11
Per test...! 01 1 INTEGRIME EKONOMIKE EVROPIANE Pytje dhe pergjigjeje

Pytje Me Pergjigjeje Ne Integrime Ekonomike Evropiane

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Ne integrime ekonomike evropiane

Citation preview

Page 1: Pytje Me Pergjigjeje Ne Integrime Ekonomike Evropiane

V.S.

Per test...!

01

1 INTEGRIME EKONOMIKE EVROPIANEPytje dhe pergjigjeje

Page 2: Pytje Me Pergjigjeje Ne Integrime Ekonomike Evropiane

Integrime ekonomike evropiane

1. Përshkruani në pika të shkurtra institucionet kryesore te BE-s?Parlamenti EvropianOrgani i vetem i zgjedhur me ane te zgjedhjeve. I ka 785 anetare te parlamentit (deputet), ka rol aktive ne hartimin e legjislacionit, posaqerisht legjislacionit qe miratohet me ane te procedures se perbashket (parlamenti se bashku me këshillin) si dhe luan rol te rendesishem sa i perket bugjetit te BE-se.Këshilli i Bashkimit EvropianOrgani me i larte vendimemarres. Perbehet prej kryetareve ose kryeministrave te sheteve anetare (këshilli evropian) si dhe prej ministrave te fushave perkatese (këshilli). Votimi zakonisht behet me unanimitet dhe me konsensus. Numri i votave ne këshill ndahet ne baze te madhesise se vendit (me se shumti vota kane Gjrmania, Franca, Italia dhe Mbreteria e Bashkuar, nga 29). Presidenca e këshillit eshte me rotacion dhe zgjat 6 muaj.Komisioni EvropianKomisioni Evropian eshte organi me i rendesishem sa i perket BE-se dhe ka karakter supranacional. Komisioni ka rol te pazevendesueshem ne inicimin e legjislacionit dhe po ashtu ka rol edhe ne mbikëqyrjen e legjislacionit, i cili ne raste te shkeljeve inicion proceduren para gjykate evropiane te drejtesise.momentalisht i ka 27 komisioner (nje per vend anetare)dhe njeri prej tyre eshte president i komisionit i cili dominohet nga parlamenti.Gjykata Evropiane e DrejtësisëGjykata Evropiane e drejtesise eshte organi kryesor i gjyqesise ne BE sa i perket qeshtjeve te bashkimit evropian. Gjykata ka dy funksione kryesore dhe ate: shenjen e vendimit meritor si dhe dhënien e opinioneve preliminare, ne rastet kur gjykatat vendore kerkoujne nje gje te tille nga GJED.Gjykata me vedimet e saja ka luajtur rol shume te rendesishem edhe si burim i te drejtes ne BE. Rastet para gjykates ngiten nga komisioni evropian apo nga shtetet anetare dhe se individet nuk kane drejte te bejne padi ne GJED>Gjykata e AuditorëvePerkunder emrit ky organ nuk ka funksion gjyqësor. Roli primar i këtij institucioni eshte rishikimi i bugjetit te BE-se dhe menyren e implementimit te këtij bugjeti. Perbehet prej 27 gjyqetareve (momentalisht), nje gjyqtar per vend anetare.

2. Cilat nga këto Institucione të BE-s kanë karakter supranacional (rrumbullakësoni) ?

Parlamenti Evropian Këshilli i Bashkimit Evropian Komisioni Evropian Gjykata Evropiane e Drejtësisë Gjykata e Auditorëve

Page 3: Pytje Me Pergjigjeje Ne Integrime Ekonomike Evropiane

3. Cilat janë institucionet financiare të BE-s, përshkruani karakteristikat themelore të tyre?

Banka Investive e BE-seFondi Investiv EvropianBanka Qendrore e BE-se

4. Si Ndahen Organizatat Ndërkombëtare? Cilat nga organizatat Ndërkombëtare janë prezentë në Kosovë?

Organizata Nderkombetare ndahen ne Ndër Qeveritare dhe Joqeveritare.Ne Kosove jane prezente te dyja keto: Nder Qeveritare (UN, OSCE, FMN, BB, etj) dhe ato joqeveritare: Kryqi i Kuq Nderkombetare (KKN), Amnesty International, e shume te tjera. Po ashtu kemi edhe organizata rajonale dhe globale.

5. Vendet e Balkanit Perendimimor janë (rrumbullaksoni)?

Sllovenia Kroacia Bosna dhe Hercegovina Shqiperia Serbia Maqedonia Rumania Mali i zi Kosova Turqia

6. Cilat nga vendet e Ballkanit Perëndimorë ka fituar Statusin e Vendit Kandidat (Shëno vendet) ?

Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi – Shqiperia e ka dorëzuar kerkesen dhe eshte ne pritje te statusit ne fjale.

7. Cilat jane Traktatet e BEE-s dhe Cilat jane Traktatet e BE-s?BEE-së; Traktati per Thengjill dhe Qelik, Traktati per Komunitetin Evropian, EURO Atomi, Single European Act,.BE: Traktati për Unionin Evropian,

8. Përshkruani në pika të shkurtra rrethanat më të rëndësishme që kanë ndikuar në formulimin e qartë të asaj që quhet Ideja Për ‘Evropën e Bashkuar’?

Ideja per evropen e bashkuar ka eksistuar shume vite para krijimit te Bashkimit Evropian. Sidoqofte si rrethana me e rendesishme qe ka luajtur rol ne formulimin e idese per evropen e bashkuar ka luajtur Lufta e Dyte boterore dhe vuajtjet dhe shkaterrimet te cilat i ka perjetuar posaqerisht evropa gjate kesaj lufte. E gjitha ka filluar me qellim te futje ne kontrolle te dy industrive te cilat kane luajtur rolin kyq ne furnizimin e makinerise luftarake te Gjermanise, ate te qelikut dhe thengjillit. Krejt ka

Page 4: Pytje Me Pergjigjeje Ne Integrime Ekonomike Evropiane

filluar me 1951 kur edhe per here te pare u nenshkrua edhe traktati pe thengjill dhe qelik suksesi i te cilit prodhoi efekt ne fushat e tjera ‘spillover effect”. Po ashtu duhet te theksohet edhe roli i Adenauerit (kancelarit Gjerman) i cili po ti pranonte propozimet e Stalinit ne fillim te 50-ve sigurisht se Evropa nuk do te ishte kjo qe eshte sot.

9. Parlamenti Evropian – roli dhe kompetencat?Parlamenti evropian luan nje rol te rendesishem ne formimin e politikave evropiane. Po ashtu duhet te theksohet edhe fakti se parlamenti eshte organi i vetem i zgjedhur nga populli ne BE, dhe ne baze te kesaj ka rol shume te rendesishem edhe ne aspektin e demokracise. Parlamenti Evropian nuk eshte menduar te jete ky qe eshte sot ne kohen kur eshte themeluar dhe ne baze te kesaj edhe kompetencat e tij kane evoluar gjate kalimit te kohes. Kompetencat me te rendeshime te PE-se jane ne fushen e Legjislacionit, Aprovimin e Bugjetit te BE-se, Anetaresimit te Vendeve te reja, ne Emerimin e Komisionit (por jo edhe ne propozimit e tij), si dhe ka disa kompetenca ne fushen e mbikeqyrje.

10. Cili nga institucionet e Bashkimit Evropian ka kompetencat më të gjera

vendimmarrëse? Arsyetoni pse?Keshilli Evropian dhe Keshilli (i ministrave) ka kompetencat me te gjera ne vendimemarrje. Arsyeja per kete mund te spjegohet me faktin se Shtetet anetare ende nuk jane te gatshme qe ti transferojne shume pergjegjesi ne Institucionet e BE-se. Permes marrjes se vendimeve ne Keshill shtetet anetare (posaqerisht ato me te rendesishmet) kane me shume mundesi te kontrollojne vendimemarrjen ne BE. Kjo mund te spjegohet edhe me menyren e vendimemarrjes.

11. Cilat janë kriteret e Kopenhagës (1992)? Përshkruaj shkurtimisht kriterin e katërt ?

Kriteret e Kopenhages jane: Kriteri Politik, Kriteri Ekonomik dhe Aqcuis Communautaire (AC).Kriteri i katert: Marrja e obligimeve të anëtarësimit dhe qëllimeve politike ekonomike dhe të unionit monetar (dmth që nga v. 1993 kush dëshiron të bëhet anëtar duhet ti përmbush obligimet për ta ndëruar valutën kombëtare me EURO, e që nuk ka qen kusht më heret Britania, Danimarka dhe Suedia nuk janë pjesë e Eurozonës

12. Qëllimi i krijimit të Bashkimit Evropian ?Qellimi i krijimit evropian (nese eshte fjala per Bashkimin Evgropian e jo per Komunitetin Evropian, Bashkimi Evropian u Kriju me 1993) mund te pershkruhet me se miri ne nenin 2 te TEU. Ky nen

13. Pershkruani shkurtimisht procesin e antarësimit të njërit nga vendet a ballkanit perendimor në BE?

Page 5: Pytje Me Pergjigjeje Ne Integrime Ekonomike Evropiane

Procesi i anëtarësimit të vendeve të BE-së është paksa më i veqantë, ku kjo veqanti përshkruhet edhe me procesin e stabilizim asocimit, që është i veqantë për vendet e ballkanit përendimor. Pas kësaj vendi aplikon për anëtarësim ku e merr statusin e kandidatit, Këshilli Evropian dhe Parlamenti (procedura bashkë vedosëse) në bazë të rekomandimit të Komisionit vendosin.

14. Çka paraqet Konventa për Qymyr dhe Çelik?Kjo konventë paraqet themelimin e komunitetit-tregut të përbashkët pët thëngjill dhe qelik. Kjo konventë ka parapa treg, objektiva si dhe institucione të përbashkëta për vendet nënshkruese. Qëllimi i kësaj marrëveshje ka qenën zgjerimi ekonomik, zhvillimi si dhe rritja e punësimit me qëllim të rritjes së kualitetit të jetesës.

15. Kur u nënshkrua marrëveshja për themelimin e BE –së?Me 1992 ne Maasticht, dhe vendi i fundit qe e ka ratifikuar ka qene Gjermania pas procesit ne Gjykaten Kushtetuese.

16. Cilat janë tri komponentet e BE –së ?Komponenta e Komunitetit (Komisioni Evropian) (Shtylla e 1-re)Komponenta per Politike te Perbashket te Jashtme dhe te Sigurise (Shtylla e 2-te), dhe Komponenta per Bashkepunim ne Fushen e Policise (Shtylla e 3-te)

17. Sa është numri i vendeve anëtare të BE – së? Përshkruaj shkurtimisht valët e zgjerimit?

Momentalisht BE ka 27 anëtarë. Fillimisht kanë qenë 6 anëtarë që e kan themeluar, Franca, Gjermania, Luksemburgu, Belgjika, Holanda dhe Italia. Më pas me 1973 u bashkua Mbretëria e Bashkuar, Irlanda dhe Norvegjia, më pas Greqia (1981), Spanja dhe Portugalia (1986), pastaj Austria, Finlanda dhe Suedia (1995). Në vitin 2004 ka ndoshur ai që quhet Zgjerimi i Madh ku BE-së iu bashkuan, Çekia, Sllovenia, Sllovakia, Polonia, Estonia, Hungaria, Latvia dhe Lituania. Me vonë ajo që quhet zgjerimi i hershëm (jo i menduar mirë) me 2007 Bullgaria dhe Rumania.

18. Cilat janë angazhimet e BE – së në Kosovë?BE në Kosovë mometalisht është e angazhuar me misionin më të madh të saj, EULEX, mision për metorim dhe monitorim në fushën e sundimit të ligjit, po ashtu edhe me Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Evropian (ish Agjencia për Rindërtim) si dhe po ashtu edhe me projekte binjakëzimi të financuara nga BE. Këto janë angazhimet më të theksuara të BE-së në Kosovë.

19. Përshkruani në pika të shkurtra idenë për themelimin e Bashkimit Evropian?

Page 6: Pytje Me Pergjigjeje Ne Integrime Ekonomike Evropiane

BE u inicua fillimisht me idenë e formimit të një lloj federate/konfederate, mirëpo për shkak të mosgatishmërisë së shteteve anëtare për transferimin e përgjegjësive në institucionet supranacionale atëher kjo kjo nuk u plotësue sidoqoftë u prezentuan shume risi, si p.sh qytetaria (shtetësia) Evropiane, Politika e Përbashkët e Jashtme dhe e Sigurisë, etj. Të gjitha këto nën moton Union sa më i Afërt (ever closer union).

20. Cilat janë kriteret themelore për themelimin e një organizate ndërkombëtare?Kriteret themelore për themelimin e një organizate ndërkombëtare janë: anëtarësia, Statuti (ose traktati i cili parasheh arritjen e objektivave të caktuara).

21. Çka i parapriu Bashkësisë Ekonomike Evropiane (1958)?BEE-së i parapriu traktati për thengjill dhe qelik si dhe teknokratët e përfshirë në këtë projekt si Rober Shuman. Suksesi i këtij traktati prodhoi të ashtuquajturin efektiv spërkatës ‘spillover effect’.

22. Cilat janë kushtet për anëtarësim në BE?Duhet të jetë pjesë e kontinetit evropian. Të respektojë parimet e demokracisë, respektoj të drejtat e njeriut dhe liritë themelore si dhe sundimin e ligjit, ti plotësojë kriteret e Kopenhagës si dhe të hamonizojë legjislacion me legjislacionin e BE-së.

23. Cilat nga këto Institucione të BE-s kanë karakter supranacional (rrumbullakësoni) :

Parlamenti Evropian Këshilli i Bashkimit Evropian Komisioni Evropian Gjykata Evropiane e Drejtësisë Gjykata e Auditorëve

24. Kur dhe si është përcaktuar perspektiva e Ballkanit Perëndimor në BE:Në vitin 2003 në Samiti e Selanikut u përcaktua perspektiva e Ballkanit përendimor në BE. kJo u rikonfirmua me anë të deklaratës së Këshillit në dhjetor 2007 ku thuhet se e ardhmja e Ballkanit Përendimorë është në BE.

25. Cilat nga vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar marrëveshjen për Stabilizim Asocim me BE -në?

Shqipëria, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi. Kosova ka Mekanizmin Përcjellës të Asocimit.

26. Çka kuptoni me parimin e Konsolidimit, Kushtëzimit dhe Komunikimit ?

Page 7: Pytje Me Pergjigjeje Ne Integrime Ekonomike Evropiane

Këto parimi janë prezantuar nga BE me qëllim të rritjes së kualitetit të zgjerimit. Parimi i parë i konsolidimit nënkupton konsolidimin e veprimeve të vendit kandidat dhe BE-së për anëtarësim. Kjo nënkupton që përveq vendit kandidat edhe BE duhet të jetë e gatshme për ta pranuar atë vend si dhe paraprakisht BE duhet ti përmbahet përkushtimeve të saja.Parimi i kushtëzimit nënkupton kushtëzimin e BE-së për vendin kadidat për ti plotësuar disa kushte të ckatuara me qëllim që të pranohet në BE, si p.sh, kriteret e kopenhagës, harmonizimin e legjislacionit etj. Parimi i tretë i komunikimit nënkupton mënyrën e komunikimit në mes të BE-së dhe vendit kandidat si dhe qytetarëve.

27. Parimet e lartpërmendura (Konsolidimit, Kushtëzimit, dhe Komunikimit) aplikohen në (rrumbullakëso përgjigjen e sakt):

Vendet kandidate Vendet anëtare Vendet kandidate dhe vendet anëtare

28. Përshkruani valët e zgjerimit të BE-së:Fillimisht kanë qenë 6 anëtarë që e kan themeluar, Franca, Gjermania, Luksemburgu, Belgjika, Holanda dhe Italia. Më pas me 1973 u bashkua Mbretëria e Bashkuar, Irlanda dhe Norvegjia, më pas Greqia (1981), Spanja dhe Portugalia (1986), pastaj Austria, Finlanda dhe Suedia (1995). Në vitin 2004 ka ndoshur ai që quhet Zgjerimi i Madh ku BE-së iu bashkuan, Çekia, Sllovenia, Sllovakia, Polonia, Estonia, Hungaria, Latvia dhe Lituania. Me vonë ajo që quhet zgjerimi i hershëm (jo i menduar mirë) me 2007 Bullgaria dhe Rumania.

29. A ka Kosova marrëdhënie kontraktuale me BE –në, si quhet instrumenti juridik që i garanton Kosovës qasje në procesin e Stabilizim Asocimit?

Kosova ka marrëdhënie kontraktuale me BE –në përmes Mekanizmit Përcjellës të Asocimit (STM).

30. Pjesët kryesore të Marrëveshjes së Mastrihtit janë :1) Dispozitat e përbashkëta të Marrëveshjes2) Dispozitat që kanë të bëjnë me ndryshimet e Marrëveshjes për themelimin e Bashkësisë Ekonomike Evropiane me qëllim të formimit të Unionit Evropian3) Dispozitat që kanë të bëjnë me ndryshimet e Marrëveshjes mbi themelimin e Bashkësisë Evropiane për Thëngjill dhe Çelik4) Dispozitat që kanë të bëjnë me ndryshimet e Marrëveshjes mbi themelimin e Bashkësisë Evropiane për Energji Atomike5) Dispozitat që kanë të bëjnë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë6) Dispozitat mbi bashkëpunimin në sferën e jurispodencës dhe të brendshme7) Dispozitat përfundimtare

31. Rëndësia e Marrëveshjes së Mastrihtit:

Page 8: Pytje Me Pergjigjeje Ne Integrime Ekonomike Evropiane

zhvilloi mekanizmin e tregut të brendshëm unik funksionimi i tregu unik si një treg i brendshëm i vendeve anëtare - tregu i

mallrave, shërbimeve, punës dhe kapitalit

32. „Tri shtyllat" e bashkëpunimit të përfshira në Marrëveshjen mbi Unionin Evropian janë:

1. Tri Bashkësitë Evropiane2. Bashkëpunimi në politikën e jashtme të përbashkët dhe të sigurisë3. Bashkëpunimi në sferën e jurispodencës dhe punëve të brendshme të vendeve

anëtare

33. Parlamenti Evropian - Parlamenti Evropian kryesisht ka: Ka karakter konsultativ Është i autorizuar për kontrollin e Komisionit të BEE-së nga viti 1970- për

kontrollin e të hyrave dhe të dalave