45

Revista Delirje & Edukim Nr.10

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Frytet e besimit të sinqertë dhe akideja e pastër ............... 35 Festa e të dashuruarve apo Shën Valentini ........................... 4 Qëndrimi i Islamit ndaj ambicieve të larta .......................... 13 Kritika ndaj atyre me ambicie të ulëta ................................ 27

Citation preview

Page 1: Revista Delirje & Edukim  Nr.10
Page 2: Revista Delirje & Edukim  Nr.10

EDITORIALIXheladin LekaA është kush që përvjel krahët? ........................................... 2

Unejs murati dhe Sabahudin SelimiFesta e të dashuruarve apo Shën Valentini ........................... 4

Muhamed ibën Ibrahim El HamedSi të shfrytëzohet koha? ....................................................... 8

Muhamed ibën Ibrahim El Hamed Qëndrimi i Islamit ndaj ambicieve të larta .......................... 13

Muhamed ibën Ibrahim El HamedShkaqet e arritjes së ambicies së lartë ............................... 18

Muhamed ibën Ibrahim El Hamed Shkaqet e uljes së ambicieve .............................................. 23

Muhamed ibën Ibrahim El HamedKritika ndaj atyre me ambicie të ulëta ................................ 27

Dr.Ahmed iben Uthman el‐Mezid dhe Dr. Adil iben Alij esh‐ShiddijDisa këshilla për edukimin e fëmijëve II ............................. 33

Lirim SadikuFrytet e besimit të sinqertë dhe akideja e pastër ............... 35

Muhamed ibën Ibrahim El Hamed Shejhul Islam Ibën Tejmije .................................................. 40

PËRMBAJTJA

Kryeredaktor:Zejd Haziri

Anëtarët e revistës:Unejs MuratiFidan Xhelili

Xheladin LekaBashkëpunëtorët:

Adem AvdiuMuhamed Abdullahi

Sabahudin SelimiBali Sadiku

Lirim SadikuNamik Vehapi

Redaktor gjuhësor:Arian Koçi

Redaktor Teknik:Avni G. Gashi

Ballina/Dizajni:Avni G. Gashi

Boton:Shtëpia botuese

AtikGjilan, Republika e Kosovës

Tirazhi: 1000

Adresa: Rr. M. Idrizi p.n 60000 Gjilan

Republika e Kosovës Tel: 044 988 400

e‐mail:[email protected]

Ndihmo Revistën:Nr. i llog.: 1150‐138922‐0101‐09

ProCredit Bank of KosovoSwift Code: MBKORS22

Gjilan, Republika e Kosovës

Page 3: Revista Delirje & Edukim  Nr.10

Editorial

A ËSHTË KUSH QË PËRVJEL KRAHËT?

2 Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 0

Çuditem shumë kur shoh se si njerëz të humbur, që pasojnë kotësinë dhe fëlliqësitë, kanë aqshumë vullnet dhe ambicie për të shpërndarë pisllëkun dhe fëlliqësirat e tyre, kurse në anëntjetër muslimanët, për të cilët kanë zbritur me mijëra ajete dhe hadithe, sikur nuk kanë kup-tuar asgjë nga këto ajete dhe hadithe apo kanë kuptuar dhe harruar apo, inshAllah jo, i kanëkuptuar, por i kanë hedhur pas shpine.

Jo rrallë herë kemi lexuar dhe dëgjuarnga historia islame për kolosët, perso -nat me ambicie të mbushura, të cilët

nuk e njihnin lodhjen në rrugën e Allahuttë Lartësuar. Nëse i kërkon në dituri, do t’igjesh të parët; nëse shikon kujdesin e tyre

ndaj namazit me xhemat, do t’i gjesh nësafin e parë dhe nëse i shikon në luftë përhir të Allahut, ata janë trimat dhe udhëhe-

qësit e luftës.Burra të tillë ka pasur historia islame që ngaMuhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ederi në kohën e sotme. Mirëpo ajo që bëndallimin e kohës së sotme nga e kaluaraështë fakti se tani për tani persona me am -bi cie të tilla janë të rrallë, aq të rrallë sa qësikur edhe nuk ekzistojnë fare.Gjendja e mjerueshme e umetit islam kashumë arsye, duke filluar nga sëmundja einjorancës e deri te sëmundjet e tjera, qof-shin ato në shpirt, sjellje apo ideologji emendime.Një sëmundje së cilës i kushtohet pakrëndësi është edhe sëmundja e gjumit tëthellë që ka kapluar muslimanët. Ky mje -rim dhe kjo gjendje vazhdon të përkeqëso-het sepse personi i cili është në gjumë tëthellë nuk ka mundësi të përparojë apo tëlëvizë përpara, prandaj edhe ne nuk jemiduke lëvizur, kemi mbetur të paralizuarpërpara çdo shfaqjeje, qoftë diçka që na

Page 4: Revista Delirje & Edukim  Nr.10

3Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 0

gëzon apo që na vret sytë.Çuditem shumë kur shoh se si njerëz tëhumbur, që pasojnë kotësinë dhefëlliqësitë, kanë aq shumë vullnet dhe am-bicie për të shpërndarë pisllëkun dhefëlliqësirat e tyre, kurse në anën tjetër mus-limanët, për të cilët kanë zbritur me mijëraajete dhe hadithe, sikur nuk kanë kuptuarasgjë nga këto ajete dhe hadithe apo kanëkuptuar dhe harruar apo, inshAllah jo, ikanë kuptuar, por i kanë hedhur pas sh-pine.Është edhe më keq kur në krye të karvanittë ngecjes dhe përgjumësisë gjenden shumëhoxhallarë, të cilët kanë marrë dituri nëtokat arabe në mënyrë që ta mbartin atë tepopulli i tyre. Nëse ne nuk aspirojmë të çli -rojmë Kudsin nga zullumqarët mizorë, atë -herë pse mos të aspirojmë t’i çlirojmëmu slimanët nga prangat e mëkateve? Nësene nuk kemi mundësi të largojmë nga tëtje rët brengat dhe problemet e përditsh -mërisë, atëherë pse të mos bëhemi shkak-tarë që t’ua largojmë atyre brengat atë ditëkur do të dalin para Allahut?Fushat e së keqes shtohen dita-ditës, ke-qbërësit shfaqen çdo ditë e më shumë, ku -rse ne, ata që pretendojmë përmirësimin eshoqërisë nga veset negative, në shumicëne rasteve shfaqemi sikur nuk jemi duke je-tuar me këtë popull apo sikur çdoherë ekemi të pamundur të ndryshojmë diçka nëtë mirë. Kështu shfaqemi në praktikë, edhepse teorikisht të gjithë e mohojmë një re-alitet të tillë. Por ky është realiteti, edhe psei hidhur.Mjafton që secili prej nesh të hedhë sytë nëçdo qytet të Kosovës apo edhe në rrethinëdhe të shohë pastaj përgjegjësitë e veta ndajkëtij populli të mashtruar dhe të paditurpër fenë e vet. Pastaj le të përgatitemi përpërgjigjen që do të japim para Allahut përkëtë të vërtetë që e kemi mbartur dhe nuk

ua kemi ofruar të tjerëve. Allahu i Ma -dhëruar thotë: “Dhe kur Allahu mori zo-timin nga ata që iu pat dhënë libri: qëgjithqysh t'ua publikoni atë njerëzve, e të mose fshihni, por ata e lanë pas dore atë për paksend të kësaj jete; pra, bënë punë të keqe.” AluImran 187Në Kosovë, fjala përmirësim ka kuptimshumë të gjerë. Ajo nënkupton ruajtjen efamiljeve tona nga çdo lloj rryme e rrezik-shme, pastaj përmirësimin e shkollave- ngaato fillore deri te fakultetet- përmirësimine mediumit të shkruar apo atij të folur sidhe përmirësimin e botëkuptimeve të ga -buara që kanë të tjerët ndaj Islamit tëpastër. Në të njëjtën kohë, filtrimi i këtyregabimeve duhet bërë edhe në kokën e shu -më muslimanëve, të cilët veprojnë, lodhene mundohen duke menduar se janë dukebërë mirë.Me një fjalë, fushat e përmirësimit janë tëshumta, ngase e gjithë Kosova ka nevojëpër përmirësim, mirëpo të mos harrojmë sëpari të përmirësojmë veten në çdo aspekt epastaj të kalojmë edhe te të tjerët. E, nësene e kuptojmë në mënyrë të drejtë nderine këtij amaneti që jemi duke mbartur,atëherë do na duket e lehtë çdo gjë, derisata realizojmë këtë qëllim. Mirëpo, për tëçuar në vend këtë amanet, pas ndihmës sëAllahut, duhet të kemi ambicie të lartë, ecila thyen çdo barrierë dhe është çelësi i fil-limit të punëve dhe mbarimit të tyre, mekusht që kjo ambicie të jetë e organizuardhe e koordinuar mirë.Nga Allahu e presim suksesin!

Në emër të redaksisë, Xheladin Leka

Page 5: Revista Delirje & Edukim  Nr.10

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 04

FESTA E TË DASHURUARVE APO

SHËN VALENTINI

Për këtë na ka paralajmëruar edhe Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, i cili ka thënë:“Do të pasohen ata që kanë qenë para jush pëllëmbë për pëllëmbë dhe krah pas krahu. E, nësehyjnë në vrimën e hardhucës, do të shkoni pas tyre.” Thamë: “Është fjala për çifutët dhe të kr-ishterët?” Tha “E kë tjetër?”

Falënderimi i takon Allahut, Zotit tëbotëve. Paqja dhe mëshira e Allahutqoftë mbi Muhamedin sal-lAllahu alejhi

ve sel-lem, mbi familjen, mbi shokët dhe mbitë gjithë pasuesit e tij, duke na përfshirë edhene deri në Ditën e Gjykimit.Pa dyshim se umeti islam është umeti më i mirëqë Allahu nxori mbi faqen e tokës. Islami ështëfeja që anuloi çdo fe të mëparshme. Pas shpall-jes së Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem,vetëm Islami pranohet si fe e Zotit. Allahu nëKur’an thotë: “E kush kërkon fe tjetër përveç fesëislame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet dhe ai nëbotën tjetër është nga të dëshpëruarit.” AluImran: 85Ebi Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të,transmeton nga Muhamedi sal-lAllahu alejhi vesel-lem: “Pasha Atë në dorën e të Cilit është jetaime, çdo njeri që ka dëgjuar për mua, qoftë ngaçifutët apo të krishterët dhe nuk më beson mua,vetëm se ka për të qenë prej banorëve të xhehen-nemit.”Ajeti dhe hadithi që cekëm më lart aludojnë senga njeriu pranohet vetëm Islami si fe e tij. E,nëse jo, atëherë fundi i tij është xhehenemi.Kush e pranon Islamin, ai duhet të kundërsh-tojë atë që vjen nga fetë e tjera, nga traditat dhezakonet e tyre, që e kundërshton fenë tonë të

pastër dhe fton në prishjen e moralit dhelargimin nga feja islame. Për këtë na ka parala-jmëruar edhe Muhamedi sal-lAllahu alejhi vesel-lem, i cili ka thënë: “Do të pasohen ata qëkanë qenë para jush pëllëmbë për pëllëmbë dhekrah pas krahu. E, nëse hyjnë në vrimën e hard-hucës, do të shkoni pas tyre.” Thamë: “Është fjalapër çifutët dhe të krishterët?” Tha “E kë tjetër?”Ne jemi dëshmitarë të faktit që shumë musli-manë fatkeqësisht po pasojnë armiqtë e Allahutnë traditat, zakonet, edukatën dhe moralet etyre, saqë është bërë shumë e vështirë ta dalloshmuslimanin mes të tjerëve, me përjashtim tëdisa specifikave të vogla. Kush kapet pas ligjittë Allahut, pa dyshim se krenaria i takon atij,por kur muslimanët u larguan nga ligjet e Al-lahut, mbi ta zbriti nënçmimi dhe poshtërimii tyre e tek Allahu ankohemi për këtë gjendjetë mjerueshme.Njëra prej fatkeqësive që ka goditur këtë umetështë edhe e ashtuquajtura festa e të dashuru-arve apo Shën Valentini, siç quhet sot. Kjo festëështë përhapur shumë mes myslimanëve. Ataurojnë njëri-tjetrin në këtë ditë dhe shkëmbe-jnë dhurata mes tyre, madje edhe dyqanet për-gatiten për një gjë të tillë. Prandaj, ështëob l i gim i çdo muslimani që të ketë kujdes dhet’i këshillojë të tjerët që të largohen nga kjo

ORIGJINA, SHFAQJA DHE DISPOZITA E SAJ

Page 6: Revista Delirje & Edukim  Nr.10

5Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 0

festë e ta ngremë lart personalitetin tonë si mu -slimanë.Punimi ynë do të trajtojë origjinën, shfaqjendhe demonstrimin e kësaj feste dhe dispozitate Islamit për të.

Origjina e saj

Nëse shohim librat e historisë, për këtë festëhasim disa mendime. Këto mendime apo trans-metime nuk janë të transmetuara me zinxhirëtë ngjitur e aq më pak, transmetuesit nuk janënjerëz besnik. Pra, të gjitha këto janë vetëmfjalë dhe tradita të kota. Lexo, Allahu të ruajttë,disa nga këto gjëra të kota:1. Një prift ortodoks i quajtur Valentin, që jetoinë shekullin e tretë nën perandorinë idhujtare tëmb retit Klaudius i Dytë, më 14.02.270 u ekze -kutua pasi thërriste në Krishterim dhe kjo ditë umor si festë në kujtim të tij.2. Njëri nga perandorët hetoi se fuqia e ushtarëvebeqarë ishte më e madhe, prandaj ua ndaloi ush -tarëve martesën, kurse prifti vazhdoi të lidhë kon-trata martesore fshehurazi, pastaj u zbulua dhe uburgos. Më pas u njoh me vajzën e udhëheqësit tëburgut dhe u dashurua me të. Ajo vuante nga njësëmundje dhe para se të ekzekutohej, ai i dërgoiasaj një letër me pak fjalë dashurie apo ‘letërValentini’.3. Kjo është festë e romakëve adhurues të idhujve,e cila tek ata aludon dashurin ndaj zotit të tyre,e ndërtuar mbi gënjeshtra edhe te vetë ata, e qëkanë edhe shfaqje dhe demonstrime të veçanta.Këta rreshta nuk duhet të ndikojnë te njeriu icili ka mendje të shëndoshë. Nuk po flasim përmuslimanin, prandaj nuk duhet t’ju mashtro-jnë predikuesit apo festuesit e shumtë, ngasepraktikimi i shumicës nuk aludon se ajo ështërealitet.

E dyta: Shfaqja e kësaj feste

Shfaqja më madhore e kësaj feste te romakët evjetër, të cilët njëkohësisht ishin themeluesitapo shpikësit e kësaj feste, ishte të mblidheshintë rinjtë e një fshati apo lagjeje dhe të merrnin

nga një fletë dushku e të shkruanin emrin e njëvajze të atij fshati, i hidhnin ato në një vazo,pastaj secili prej tyre tërhiqte nga një fletë dheemri i kujt i binte fati, atë femër do ta kishte tëdashur për gjithë vitin. Pastaj i dërgonin letërvajzës që i dilte emri me këto fjalë: “Në emërtë zotit Nënë jua dërgoj juve këtë kartolinë”, epas një viti përsëri përsëritej e njëjta gjë dhe endërronin të dashurën deri në fund të vitittjetër.Kur u përhap Krishterimi në Evropë, për këtëfestë u kujdesën edhe priftërinjtë, të cilët ia atri -buan këtë fesë së tyre, vetëm se ndryshuan tek-stin që duhej të shkruhej aty, duke e përpiluarnë këtë formë “Në emër të priftit Vale ntin, juadërgoj këtë kartolinë”, ngase Valentini është

simbol i të krishterëve dhe për këtë arsye edhetë rinjtë iu bashkuan Krishterimit. Kur prijësite fesë së tyre vërejtën se kjo festë e shkatërrontedhe e prishte moralin e tyre, e kundërshtuanshumë derisa e ndaluan. Por kjo festë u ringjallpas disa shekujsh dhe nuk dihet kur ka filluartë praktikohet pas ringjalljes së saj. Edhe vetëata kanë mospajtime rreth asaj se kur ka filluartë festohet kjo festë. Gjejmë disa libra të titul-luar “Librat e Valentinit”, që datojnë mes

Page 7: Revista Delirje & Edukim  Nr.10

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 06

shekujve 15 dhe 18-të.Kjo festë manifestohet me veshje me ngjyra tëkuqe, me dërgim dhuratash me po të njëjtënngjyrë. Kjo aludonte te romakët e vjetër shenjëdashurie për Zotin e tyre, që ata e adhuroninpos Allahut, e tek për ta simbolizon dashurinëmes dy të dashurve.Ata dërgonin edhe kartolina të shoqëruara mevizatimet e një fëmije të vogël me krahë, i cilimban në dorë një hark me shtizë, e kjo ështëformë e adhurimit të zotit tek romakët e vjetër,adhurues të idhujve.Gjithashtu organizonin edhe mbrëmje muzi -ko re dhe koncerte të ndryshme, ku përziheshingjinitë dhe ku bëhej mëkat ndaj Allahut. Këtoishin shfaqjet e kësaj feste të urryer.

E treta: Dispozita e saj në Islam

Sa i përket vendimit mbi të në fenë islame, nedo të sjellim në vijim fetvanë e dijetarit të nde -ruar Muhamed ibën Salih el-Uthejmin, Allahue mëshiroftë. Është pyetur Shejh ibën Uthejmini, Allahu emëshiroftë, se cili është vendimi apo dispozitae Islamit për ditën e të dashuruarve (ShënValentinin) dhe cilat janë sugjerimet e tij lidhurme këtë. Ai tha: “E para, kjo festë nuk ka bazë në këtëfe. E dyta, kjo festë fton që ta angazhojmë vetenme punë të kota e pa vlera, që është në kundër-shtim me udhëzimin e të parëve tanë (selefit).Pra, nuk lejohet që në këtë ditë të bëhemi pjesënë ceremoninë e saj, pa marrë parasysh a ështëajo pjesëmarrje në ushqim, pije, të dhuroshndonjë dhuratë apo diçka tjetër.Është obligim për çdo musliman që ta çmojëveten e tij e të mos bëhet pasues i çdo thirrësi.Nëse e shikojmë këtë festë hollësisht, dalim mekëtë rezultat:1) Në fenë islame kemi vetëm tri festa e atojanë: Fitër Bajrami, Kurban Bajrami dhe dita exhumasë. Këto na i caktoi Zoti ynë i Lartësuar

dhe janë adhurime të pastra dhe ashtu i ka sh-pallur Ai, nuk i lejohet askujt që të zgjedhëndonjë festë tjetër përveç këtyre.2) Kjo festë nuk ka bazë në fenë islame, po asnë atë të krishtere dhe çifute. Origjina e sajështë nga romakët idhujtarë e më pas prej tyree morën të krishterët e kështu me radhë. E simund të pajtohesh ti me këtë duke e ditur sakrenar je me fenë tënde?!3) Allahu i Lartësuar na e ka ndaluar që t’upërngjajmë jobesimtarëve dhe të pafetë në za-konet dhe sjelljet e tyre. Allahu i Lartësuarthotë: “E mos u bëni si ata që u ndanë dhe upërçanë pasi u patën ardhur argumentet. Ata dokenë një dënim të madh.” [1]

I Dërguari i Allahut sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “E kush i përngjan një populli, aiështë prej tyre.”[2]

Ndalimi i përngjasimit në këtë hadith ështëgjithëpërfshirës, në punë të fesë dhe dynjasë. E,si pra je i kënaqur që të kundërshtosh librin eAllahut (Kura’nin) dhe Sunnetin e të Dërguaritsal-lAllahu alejhi ve sel-lem?!4) Qëllimi i kësaj feste është përhapja e da sh -urisë mes dy të pamartuarve, pra kjo është da -shuri mes të dashuruarve, e cila të çon drejtimo ralitetit (zinasë). Për këtë arsye prijësit fe-tarë të krishterë, duke parë rrezikun që vintenga kjo festë, e ndaluan festimin e saj dhe panëse ajo ftonte në moral të ndyrë dhe të turp-shëm. 5) Kjo festë është humbje kohe dhe shpenzimi pasurisë jo në rrugë të drejtë. Ndërsa i Dër-guari i Allahut sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem kathënë: “Nuk do të përqendrohen këmbët e robitDitën e Gjykimit derisa të pyetet për pesë gjëra:jetën e tij si e ka kaluar, rininë e tij ku e ka mbu-luar, pasurinë e tij si e ka fituar dhe ku e ka harx-huar dhe çka ka punuar nga ajo që ka mësuar...”

E katërta: Çfarë kemi obligim ne?

1) Mos ta festojmë këtë festë dhe të mos mar-______________[1] Ali Imran 105.[2] Transmeton Ebu Davudi 4033.

Page 8: Revista Delirje & Edukim  Nr.10

7Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 0

rim pjesë në ceremonitë e saj (pa marrëparasysh a është pjesëmarrja direkte apo indi-rekte). Mos t’ia urojmë njerëzve apo ta bëjmëditë të veçantë. Hoxha i islamit Ibën Tejmije, Allahu e mëshi-roftë, ka thënë: “Nëse çifutët apo të krishterëtkanë ndonjë festë, ata janë të veçantë në to, nenuk bashkohemi me ta (nuk festojmë me ta)ashtu siç nuk bashkohemi në kiblën dhe ligjete tyre.”[3]

2) Na ndalohet t’i ndihmojmë jobesimtarët apomuslimanët[4] që ta festojnë atë, pa marrë para -sysh a është kjo ndihmesë në dhurata apo nëgatimin e gjërave që e veçojnë këtë festë, sepsendalimi në bashkëpunim mes vete në mëkatedhe armiqësi është cekur në Kur’anin e Mad-hërishëm,[5] e s’ka dyshim se festimi apo ba shk -ë punimi për t’u mbajtur kjo festë është ndi -hmesë mes vete në mëkate dhe armiqësi, përarsye se kjo festë është në kundërshtim me fenëe Allahut të Lartësuar dhe Sunnetin e të Dër-guarit sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem.3) Nuk na lejohet që t’u përngjajmë pasuesvetë kësaj feste në dërgimin e trëndafilave të kuqapo në veshjen e rrobave të kuqe apo diçkatjetër që na është ndaluar t’i përngjajmë jobes-imtarëve.4) Ata që në dyqanet e tyre shesin dhurata, let’i frikësohen Allahut të Lartësuar, mos ta bëjnëkëtë ditë të veçantë, sepse ata me këtë i ndih-mojnë të tjerët në mëkat ndaj Allahut. Ta kenëtë qartë se Allahu është Furnizuesi dhe Fuqi-ploti, ajo që është tek Allahu është më e mirëdhe e amshuar, e kush lë diçka për hir të All -ahut, Allahu ia kompenson atë me diçka më tëmirë se ajo.5) Vëllezër muslimanë, është obligim për tëgjithë ne që ta kundërshtojmë këtë festë dheçdo gjë që ka të bëjë me të, e cila kundërshton

fenë tonë të pastër. Ta ndalojmë që të festohetdhe t’u tregojmë të tjerëve rrezikun që vjen ngafestimi i saj, të shpërndajmë mes vëllezërve dhemotrave muslimane ligjërata rreth ndalimit tësaj. Është obligim për çdo prind që të jetë i ku-jdesshëm ndaj fëmijëve të tij, që të mos marrinpjesë në këto lloj festash, e kjo është urdhërimnë të mirë dhe ndalim nga e keqja.Vëlla i dashur musliman, pas gjithë këtijsqarimi, ke kuptuar prejardhjen e kësaj festedhe vlerën e saj te festuesit e saj. Besoj se do tëjesh pasues i fesë tënde të pastër duke pasur përshembull të Dërguarin tonë sal-lAllahu alejhive sel-lem, duke refuzuar armiqtë e Allahut dheduke e urryer atë që e veprojnë ata, duke qenëkrenar në fenë tënde, në të cilën është e gjithëkrenaria dhe dinjiteti. Përgjigju thirrësit të All -ahut: “O populli ynë, përgjigjuni thirrësit tëAll ahut dhe besojini atij!”[6]

Si musliman, duhet ta urresh mosbesimin dhetë gjitha zakonet e tij, duke pasur gjithmonëprioritet fenë tënde. Nuk duhet të bëhesh pa-sues i atyre që e fyejnë çdo ditë të Dërguarintonë sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem. A dëshirontë jesh rob i injorancës, kur në të vërtetë je kreui së vërtetës? Kujto fjalët e Allahut të Lartësuar:“Kur thirren besimtarët për gjykim ndërmjet tyrete Allahu dhe te i Dërguari i Tij, e vetmja fjalë etyre është të thonë: “Dëgjuam dhe respektuam!”Të tillët janë ata të shpëtuarit.”[7]

Në fund, e lus Allahun e Lartësuar me emrat eTij të bukur dhe me cilësitë e Tij të larta të nabëjë prej atyre që e dëgjojnë të vërtetën dhe epasojnë atë!

Përshtaten:Unejs murati

Sabahudin Selimiwww.kulalsalafiyeen.com

______________[3] Iktidaus-Siratal mustekim 2/501.[4] Janë për qëllim ata muslimanë injorantë që e festojnë këtë festë.[5] Allahu i Lartësuar në Kuran ka thënë: “…Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në devotshmëri, e mosni në mëkate e armiqësi. Kini drojë dënimittë Allahut, se me të vërtetë Allahu është ndëshkues i fortë.” (Maide: 2)[6] Ahkaf: 31.[7] Nur: 51.

Page 9: Revista Delirje & Edukim  Nr.10

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 08

SI TË SHFRYTËZOHET

KOHA?"Njeriu duhet ta dijë vlerën e kohës dhe rëndësinë e saj, në mënyrë që të mos humbë asnjë mo-ment në diçka tjetër vetëm se në ndonjë punë që e afron te Zoti i Madhërishëm dhe duhet t’ujapë përparësi gjërave më të vlefshme nga të vlefshmet, si në fjalë ashtu edhe në vepër."

GJËRAT QË TË NDIHMOJNË TËSHFRYTËZOSH KOHËN

1Perceptimi i rëndësisë së kohës dhe vetëdijesimise ajo është e kufizuar

Nëse qëndron çështja kështu, që koha as nukshtohet e as nuk pakësohet dhe vlera e saj ështënë mënyrën se si shfrytëzohet, atëherë ështëobligim që të kemi kujdes ndaj saj dhe ta shfry-tëzojmë në formën më të mirë të mundshme.Imam Ibën Xhevziu, Allahu e mëshiroftë,thotë: "Njeriu duhet ta dijë vlerën e kohës dherëndësinë e saj, në mënyrë që të mos humbëasnjë moment në diçka tjetër vetëm se nëndonjë punë që e afron te Zoti i Madhërishëmdhe duhet t’u japë përparësi gjërave më të vlef-shme nga të vlefshmet, si në fjalë ashtu edhe nëvepër."[1]

Imam Er-Rafi'iu, Allahu e mëshiroftë, thotë:"Me të vërtetë një ditë e mbetur nga jeta përbesimtarin është prapë jetë, e cila nuk bën tënënçmohet e të mos shfrytëzohet."[2]

Një shembull arab thotë: "Isri ve kamrun leke",që do të thotë: "Ec sa e ke hënën në shërbimintënd", pra shfrytëzoje dritën e hënës për të ecurkur ajo ndriçon.

Thuhet se imam Shafiu ka thënë këto vargje:"Kur njerëzit ranë të flenë, mora lapsin timE thura një poezi nga më të mirat.A nuk është humbje që netët të kalojnë duke

mos mësuar,E ato net të konsiderohen nga jeta ime?"[3]

2Përcaktimi i qëllimit

Nuk ka diçka më të lodhur se ai i cili ecënrrugës pa ndonjë udhëzim, shëtit nga rruga nërrugë, nga vendi në vend duke mos pasurndonjë qëllim të caktuar.Nuk është dikush që e humb kohën më shumësesa një lexues që nuk ka përcaktuar një qëllim,që nuk e dallon të dobishmen nga e padobish-mja dhe lexon çfarë t’i bjerë në dorë. Këtë e bënvetëm që të kalojë kohën e jo që të ketë njësynim të caktuar, si p.sh. mësimin e ndonjëçështjeje të veçantë apo studimin e ndonjëçështjeje të caktuar, që i shërben synimeve të tijdhe në të njëjtën kohë e pasuron mendjen e tijme njohuri të reja.Gjendja e këtij lloji njerëzish që lexojnë vetëmsa për të kaluar kohën është si e atij që përdordrogë sa për të munguar nga kjo jetë apo që të

______________[1] Sajdul Hatir (1\46).[2] Vahjul Kalem (1\235).[3] Gadhau el-elbab (2\444).

Page 10: Revista Delirje & Edukim  Nr.10

9Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 0

bëhet nga bota e fantazmave.Leximi nuk peshohet me sasinë e të lexuarit, asme kohëzgjatjen e saj, por peshohet me pre-cizitetin dhe vlerën e asaj që lexohet.

Ajo që është për të ardhur keq është se shumënjerëz lexojnë çdo gjë që u bie në dorë dhemendojnë se ai lexim u mjafton për ta ushqyertrurin e tyre, por ai lexim nuk është tjetërvetëm se mpirje e kokës dhe nxitës i epshit. Kylloj leximi nuk bën dobi e as nuk është i kënd-shëm. Tek e fundit, leximi nuk është bërë përkëto gjëra, por për të përfituar atë që është esaktë, pra leximi i drejtë dhe i dobishëm ështëai lexim kur është caktuar qëllimi dhe synimi itij, sepse vetëm atëherë lexuesi e di se çfarë ështëduke lexuar, për çfarë qëllimi lexon dhe si tëlexojë."[4]

Përcaktimi i synimit të bën ta shfrytëzoshkohën më shumë dhe bën që njeriu të ecë nëkëtë botë duke qenë i udhëzuar, sepse sa herëqë ndeshet me probleme, ai di si t'u shërbejëqëllimeve të tij dhe njëkohësisht të largohet ngae kundërta e saj. Ata që nuk i përcaktojnësynimet e tyre dhe e lënë kohën të kalojë siçkalon ndaj gjërave të ngurta, prej tyre nukpritet të kemi dobi apo të bëjnë ndonjë punëgjigante. E njeriu pa synim të caktuar është sianija që lundron në det pa ndonjë drejtim tëcaktuar dhe me të luajnë valët e detit. Ajo që

vërejmë këtu është se ata që punojnë mëshumë, edhe kohë gjejnë më shumë, pasisynimet e tyre i kanë të caktuara dhe veprojnësipas asaj që ua siguron qëllimi i tyre dhe nuke kalojnë kohën në dyshime, zgjedhje ehamendësime.Sa më shumë shtohet vlera e synimit, aq mëshumë shtohet vullneti dhe forca e personit qëe ka këtë synim.Pra, përcakto synimin tënd, ec drejt tij dhe mosu mërzit nëse çdo ditë bën hapa të rinj drejt tij,sepse një ditë do të arrish me lejen e Allahut,edhe nëse është e vështirë të arrihet.

3Serioziteti dhe sinqeriteti në rrugën drejt syn-imeve

Nuk mjafton vetëm përcaktimi i qëllimit, pasiduhet të shoqërohet nga serioziteti dhe sin-qeriteti në mënyrë që të arrihet synimi nëkohën më të shkurtër të mundshme.

4Preciziteti në orare

Kjo gjë ndihmon shumë në shfrytëzimin ekohës dhe në përkryerjen e punës, sepse von-imi në kohën e caktuar të punës do të thotëhumbje e disa minutave gjatë saj. Kjo rezultonnë njërën nga këto dy gjëra: ose ngutje në punëdhe mosprecizitet në të për të zëvendësuarkohën e humbur ose do t’u merret koha oblig-

______________[1] Shiko Fejdul Hatir (3\69, 5\190-191).

Page 11: Revista Delirje & Edukim  Nr.10

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 010

imeve të tjera.

5Kujdesi nga shtyrja e punëve

Puna e shtyrë për më vonë shpeshherë nuk kry-het, por edhe nëse kryhet, rrallëherë përsosetashtu si do të ishte kryer në kohën e vet.

6Shfrytëzimi i mirë i kohës së lirë

Kjo nuk do të thotë të punojmë pa ndërprerëdhe të mos caktojmë kohë për pushim dhe re-hati, mirëpo kemi për qëllim që ta shfrytëzojmëkohën e lirë në atë mënyrë që të na bëjë më tëfortë për punë. E nëse kohën e lirë e kalojmënë përtaci dhe molisje, atëherë nuk kemi përfi-tuar nga ajo kohë dhe nuk na bën dobi nëpunë. Nëse e shfrytëzojmë kohën e lirë në diçkaqë na bën dobi, qoftë edhe ndonjë lojë e lejuarapo stërvitje e trupit që na bën më aktiv,atëherë kjo na bën dobi gjatë punës sonë. E sido të ishte puna nëse koha e lirë shfrytëzohetnë lexim apo shkrim e të ngjashme me këto,dobia e të cilave është më e madhe?Shfrytëzimi i kohës së lirë në mënyrë të mirëështë nga çështjet më të rëndësishme të jetës,për të cilën ia vlen të kujdesemi dhe të mendo-jmë, pasi një pjesë e madhe e jetës tonë kalonkot së koti, as për këtë botë e as për botën eamshueshme, sepse ne nuk dimë se si ta shfry-tëzojmë kohën e lirë ashtu si duhet.Fëmijët e kalojnë kohën e lirë duke luajturnëpër rrugë apo duke parë televizor etj., ndërsatë rinjtë dhe të moshuarit e kalojnë kohënnëpër klube, ku dëgjohen vetëm thashethemeapo polemika të padobishme.

7Të dimë si t'ia fillojmë punës

Kjo çështje është nga më të vështirat përnjeriun. Sa kohë kalon së koti, duke menduarsi të fillohet një punë? Nxënësi i dijes ose studenti dëshiron të mësojëdiçka dhe mendon gjatë me çfarë të fillojë. Aimendon të fillojë me librin e ndonjë autori apome një lëndë të caktuar, por pastaj i duket e

vështirë dhe më pas vazhdon me një tjetër dhekështu humb shumë kohë derisa të fillojë të lex-ojë me seriozitet. Shtoji kësaj edhe vështirësinëe fillimit të një pune për shkak të mospërvojësapo për shkak se njeriu transferohet ngapushimi i këndshëm në një punë të vështirë.Shërimi i kësaj arrihet me disa gjëra, ku më erëndësishmja prej tyre është të kërkojë ndihmënga Allahu i Madhëruar e më pas të konsulto-het, nëse e kërkon nevoja. Pastaj, para se të fil-lojë punën, të mendojë për gjërat më primaredhe t'i radhisë ato njëra pas tjetrës për nga vlerae tyre.Pas kësaj vendos me një vendosmëri që nuk elëkund ndonjë dyshim dhe më pas nuk ia lejonvetes që të ndryshojë atë që ka vendosur, pamarrë parasysh vështirësitë që i paraqiten.Mirëpo, ai që e sheh se fillimi për të është ivështirë dhe e sheh veten se është larg nga puna,atëherë gjëja që i bën dobi është të lexojëndonjë kapitull që nxit për në punë apo të lex-ojë ndonjë varg poezish që e nxit në seriozitetdhe që e ndihmon në kthimin e ambicieve aponë atë moment le të kujtojë frytet e seriozitetitapo të së kundërtës, përtacisë. Ai mund të ku-jtojë personalitetet e shumta që kanë qenë tëvendosur në punë dhe kanë arritur synimet etyre e kështu me radhë.Nëse fillon të punojë, vetëm se e ka kaluar njëpjesë të mirë duke u afruar kështu nga suksesisepse ky fillim e ngjall shpirtin e tij, i ngjall am-biciet e tij dhe e shtyn të jetë edhe më i vendo-sur.Pas kësaj duhet të vazhdojë me punën sepseedhe nëse është e vështirë, ajo bëhet e lehtë medurim dhe vazhdimësi, sepse vazhdimi në zba-timin e qëllimeve të jep vullnet dhe të bën tëfortë ndaj dyshimeve të kaluara dhe do tëshohësh se përmbajta e vetes është mbjellë fortnë shpirtin dhe zemrën tënde.Ajo që të nxit edhe më shumë që të vazhdoshnë punë është se puna që ke zgjedhur duhet tëjetë punë që të përshtatet ty dhe natyrës tënde,në mënyrë që ta shohësh dobinë e asaj pune,sepse shkaqet më të mëdha të plogështisë dhepërtacisë burojnë nga zgjedhja jo e përshtat-

Page 12: Revista Delirje & Edukim  Nr.10

11Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 0

shme e punës.[5

8Përqendrimi vetëm ndaj punës që je duke bërë

Ajo që ndihmon në përfitimin e kohës dhe kry-erjen e punëve është që njeriu të përqendrohetvetëm në punën që është duke bërë për mo-mentin, duke ia kushtuar tërë ambiciet e tij,duke u dhënë me tërë zemrën e tij, duke bash -kuar anën fizike dhe shpirtërore vetëm për atëpunë dhe njëkohësisht duke u larguar nga çdogjë që e dobëson dhe e largon nga ajo punë.Nëse i përmbahet kësaj, do të arrijë dëshirën etij dhe do të realizojë qëllimin e tij. E nëse jepetpas punëve që ende nuk ka ardhur koha të mer-ret me to, duke lënë anash punën që është dukebërë, me këtë veprim ambiciet i dobësohen,vendosmëria e tij zbehet, i humb koha, i pakë-sohet përsosmëria ndaj punës dhe ndoshta e lëpunën për të mos u kthyer më. E nëse nispunën pas asaj që ishte duke e bërë, atëherë nukështë i gatshëm për të dhe e bën me ambicie tëdobët dhe vullnet të paktë. E ndoshta puna etij e dytë është shkak që ka lënë të parën dheme këtë largohet edhe nga e para edhe nga edyta për shkak të shpërndarjes së ambicieve dhetë mospërqendrimit të mendjes.E në qoftë se do ta kishte mbledhur tërë forcënvetëm për punën e tij të tanishme dhe do tëkishte ecur në mënyrë të shkallëzuar hap pashapi derisa ta kishte përfunduar, e kur punës sëdytë do t’i kishte ardhur koha, do të kishte fil-luar me të me tërë ambiciet dhe vullnetin dhedo ta kishte pranuar me dëshirë dhe vendos-mëri dhe do të kishte qenë gjithnjë i gatshëm.Edhe në Kur'anin Famëlartë në shumë vendegjejmë shenja që thërrasin për këtë rregull. Al-lahu i Madhëruar thotë:"A nuk i vure re ata të cilëve u pate thënë:“Ndalni duart tuaja prej luftës, e faleni namazindhe jepeni zeqatin!” E kur iu bë atyre obligimlufta, që një grup prej tyre u frikësoheshin njerëzvesiç është frika ndaj Allahut, e edhe më fortë…"

Nisa 77Pra, ata e kërkonin luftën edhe pse ishin të ur-dhëruar që t'i ndalnin duart prej luftës, por kurnuk e pranuan këshillën e Allahut, u dobësuan.Kur u erdhi puna e dytë, u dobësuan shumë.[6]

Ky kuptim shfaqet shumë qartë në fjalën e All -ahut: "Sikur t’i kishim obliguar ata: mbytnivetveten tuaj apo dilni prej atdheut tuaj, atë(obligim) nuk do ta zbatonin, me përjashtim tënjë pakice prej tyre. Po sikur të zbatonin atë qëkëshilloheshin, do të ishte më mirë për ta dhe dot’i përforconte më shumë." Nisa 66Gjithashtu: "E ata që besuan po thonë: “Përse tëmos shpallet një sure (që na e obligon luftën)?” Ekur u shpall surja e qartë dhe në të u përmendlufta, i sheh ata, të cilët kanë zemra të sëmura (tëdyshimta), të shikojnë me një shikim si të ishin nëagoni të vdekjes, më parimore për ta do të ishtenjë respekt dhe një fjalë e mirë. E kur çështja (eluftës) të jetë vendosur, do të ishte mirë për ata tëjenë besnikë ndaj Allahut." Muhammed 20-21Dijetari Abdurrahman ibën Sa'dij, Allahu emëshiroftë, kur e komenton këtë ajet kur'anorthotë: "…më parimore për ta do të ishte një re-spekt dhe një fjalë e mirë…", më parimore përta do të ishte ta zbatonin urdhrin e prerë për tadhe t'i bashkonin tërë ambiciet e tyre e të moskërkonin diçka që ishte e rëndë për ta, të gëzo-heshin me të mirat e Allahut dhe faljen e Tij. "…e kur çështja (e luftës) të jetë vendosur…",d.m.th kur u erdhi atyre urdhri seriozisht dhe iprerë."… sikur të ishin besnikë ndaj Allahut…", nëkëtë gjendje duke kërkuar ndihmën e Tij dhetë sakrifikonin në zbatimin e urdhrit të Tij."…do të ishte më mirë për ta…" sesa gjendja etyre e parë dhe kjo gjë shihet qartë nga shumëaspekte:- Njeriu është i mangët nga çdo aspekt, nuk kafuqi, vetëm se nëse e ndihmon Allahu, prandajtë mos kërkojë shtesë nga ajo që është dukevepruar.- Nëse njeriu jepet pas së ardhmes, dobësohet

______________[5] Shiko Fejdul Hatir (3\59-60).[6] Shiko "El Kavaid el hisan li tefsir el Kur'an", i dijetarit Abdurrahman Ibën Sa'di, faqe 136-139.

Page 13: Revista Delirje & Edukim  Nr.10

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 012

ndaj punës që është duke kryer dhe njëkohë-sisht ndaj punës në të ardhmen, sepse ambicietkanë kaluar në diçka tjetër dhe dihet se punaështë pasuese e ambicieve dhe vullnetit.- Njeriu që shpreson shumë në të ardhmenduke qenë përtac ndaj punës në kohën e tan-ishme i ngjan atij që zotohet se është i fuqishëmndaj gjërave që do t'i vijnë në të ardhmen. Mëmirë për të është që mos të veprojë atë që ështëzotuar dhe gjëja e duhur është që njeriu tabashkojë vullnetin, mendjen dhe shkathtësinëe tij në kohën prezente që është duke punuardhe ta kryejë punën e tij në bazë të mundësisëqë ka, pastaj sa herë që i vjen koha punës tjetër,ta pranojë atë me seriozitet, kthjelltësi dhe am-bicie të larta të bashkuara e jo të shpërndara,duke kërkuar ndihmë nga Allahu. Kjo është mëe mirë për të nëse dëshiron të jetë më i do-bishëm dhe më i suksesshëm në punët e tij."[7]

Ky rregull nuk do të thotë që të mos fillojmëme aksione të reja pune dhe t’i lëmë përgatitjetpër të ardhmen, mirëpo ky rregull më tepër nandihmon që të përgatitemi për të ardhmen,pasi kryerja e punës së tanishme të shtyn drejtasaj që t’i mbarosh punët për nesër që sot. Dr.Kenedi Osler thotë: "Rruga më e mirë për t’upërgatitur për të nesërmen është që ta përqen-drojmë mendjen dhe euforinë tonë në kryerjene punës së sotme në mënyrën më të mirë. Kjoështë rruga e vetme që të përgatitemi për tënesërmen."[8]

9Mos të zhvlerësojmë asgjë nga puna që kemibërë

Ajo që ndihmon në shfrytëzimin e kohës ështëta jetojmë kohën me punë të dobishme, edhenëse është simbolike dhe mos ta zhvlerësojmëatë që jemi duke bërë nga mundi, edhe nëseështë simbolike, siç shohim te disa, ose fillonme punë të mëdha ose e lë punën në tërësi. Kjondodh sepse ndjenjat e njeriut kanë aftësi edhetë pranojnë obligime, por edhe të largohen prejtyre. Shumë njerëz që janë seriozë në punë e

shfrytëzojnë kohën kur për pranimin e njëpune kanë ambicie dhe i sheh se për një kohëtë shkurtër kryejnë punë madhështore, por kurambiciet e tij largohen, e lë punën në tërësi.Ndërsa urtësia thotë se njeriu duhet ta shfrytë-zojë kohën edhe kur ka ambicie pune, por edhekur i mungojnë ato. Në qoftë se i vijnë ambicietpër punë, atëherë e dyfishon mundin e tij enëse i largohen ambiciet, atëherë nuk e lë pu -nën në tërësi, por është mirë të kryejë ndonjëpunë të lehtë ose të vogël.Marrja në konsideratë e këtij parimi bën dobishumë, e bën njeriun ta shfrytëzojë kohën dhee bën të gatshëm t'i kthejë ambiciet dhe forcëne tij, por njëkohësisht nuk lejon që t'i grum-bullohen punët.

10Zgjedhja e vendit të përshtatshëm

Ajo që ndihmon në kryerjen e punëve eveçanërisht ato punë që kërkojnë përqendrimtë mendjes dhe logjikës është zgjedhja e vendittë përshtatshëm, zgjedhja e një vendi ku atyzotëron qetësia, që nuk gjendet afër pamjeve qëmund ta hutojnë njeriun, pasi kjo është më eqetë për trurin dhe mendjen.Kjo nuk do të thotë që njeriu të punojë vetëmatëherë kur e ka vendin e qetë, sepse kjo nukmund të realizohet në çdo kohë. Atëherë njeriua ta lërë punën nëse s’i përshtatet vendi dhe t'ikalojë koha kot pa ndonjë dobi, me pretekstinse vendi është i papërshtatshëm? Jo, kurrë! Imençuri, edhe nëse nuk i përshtatet vendi, eshfrytëzon kohën duke vepruar diçka që i bëndobi, edhe nëse është e paktë, e shfrytëzonkohën me leximin e Kur'anit apo me përmend-jen e Allahut, ose përsërit diçka që di për-mendësh e kështu me radhë.

Shkëputur nga: “El Himetu el Alijetu” fq 244-254Muhamed ibën Ibrahim El Hamed

Përshtati me disa shkurtesa dhe ndryshime: Fidan Xhelili

______________[7] "Tejsir el Kerim Err-Rrahman fi tefsir kelamil Men-nan", nga dijetari Abdurrahman ibën Sa'di (5\33-34). [8] "Da'i el-kaleka", faqe 26.

Page 14: Revista Delirje & Edukim  Nr.10

Islami është fe e krenarisë dhe e nderit,fe e lartësisë dhe e ngritjes, e serioz ite -tit dhe e punës, nuk është fe e nën -

çmimit dhe as fe e përtacisë, vetëkënaqësisëdhe përgjumësisë.Islami nxit për ambicie të larta dhe i nxitmuslimanët të stolisen me këtë moral, dukei drejtuar ata si të arrijnë deri tek ky moral,duke u kujdesur që t’i edukojë në këtëmoral dhe duke ua treguar atyre të gjitharrugët që i shpijnë tek ai.Transmetohet nga Husejn ibën Aliu, Al-lahu qoftë i kënaqur me të, i cili thotë: “Kathënë Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: “Vërtet Allahu i do gjërat e ngrit-ura dhe ato të ndershmet, por i urrengjërat e ulëta, të neveritshme.”[1]

Ajo që vërehet në fenë islame është

që besimi dhe vepra janë çdoherë sëbashku, çdoherë përmenden së bashku nëargumentet e fesë, siç thotë Allahu i Lartë-suar: “...për veç atyre që besojnë dhe bëjnëvepra të mira: ata do të kenë shpërblime tëpandërprera.” Tin 6Dhe thotë: “...përveç atyre që besojnë dhebëjnë vepra të mira, i këshillojnë njëri-tjetrittë vërtetën e i këshillojnë njëri-tjetrit duri -min.” Asr 3Vepra është shfaqja materiale për ngritjen eambicieve në shpirt, ngase është lëvizësi se-rioz për të cilën jepen mundimet që të ar-rihet një qëllim prej qëllimeve.

Vërejmë se Islami nxit për ngritjen e qël-limeve të muslimanëve dhe kjo patjetëri ngre edhe ambiciet dhe i lartëson ngagjërat e ulëta, duke i çuar te moralet e

13Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 0

QËNDRIMI I ISLAMIT NDAJ

AMBICIEVE TË LARTA

Nga metodat me të cilat Islami i ka edukuar muslimanët për ambicie të larta është edhe nxitjae tyre që të garojnë në punë të mira, përmes të cilave arrihen gradat e larta në dynja dhe ahiret,ashtu siç i nxiti për seriozitet dhe punë dhe që ta veprojnë çdo punë me ambicie dhe vullnet.

______________[1] Shejh Albani thotë se hadithi është i vërtetë, shiko “SahihulXhami” (1886).

Page 15: Revista Delirje & Edukim  Nr.10

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 014

larta. Për këtë arsye, të gjitha argumentetnga Kur’ani dhe Sunneti i pastër thërrasinnë pastrimin e shpirtit dhe ngritjen e tij nëpërsosmërinë më të lartë. Të gjitha ndalesatqë gjenden në Kur’an dhe Sunnet në re-alitet janë ndalesa për ato gjëra që mpo -shtin shpirtin dhe e zbresin atë në shkallëtmë të ulëta. Pra, të gjitha këto që u për-mendën flasin qartë për ambiciet e larta.

Nga metodat që përdori Islami për eduki -min e muslimanëve me këtë edukatë ështëedhe drejtimi i tyre që të kërkojnë riskun elejuar përmes punës, në mënyrë qënjeriu ta ruajë veten dhe tëbëhet i pavarur nga të tjerët,ashtu siç i orientoi musli-manët që të largohen ngalypja prej njerëzve dhe indaloi ata nga kjo edu -katë e keqe, me përjash-tim të rasteve të do m o-sdoshme. Pastaj u ka treg -uar atyre se dora e lartë ështëmë e mirë sesa dora e ulët dhekështu e ndaloi atë që ka mundësi të fitojënga duart e tij që t’i shtrijë dorën dikujttjetër.Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lemthotë: “Të marrë dikush prej jush një litar etë mbledhë dru dhe ta mbrojë fytyrën (ngalypja) është më mirë për të sesa të lypë prejnjerëzve, i japin ose jo.”[2]

Po ashtu thotë: “Ai që bëhet i pavarur prejnjerëzve e pasuron Allahu, ai që kërkonnderin i jep nder Allahu, ai që e mëson vetennë durim i jep durim Allahu. Askujt s’i ështëdhënë dhunti më e gjerë sesa durimi.”[3]

Kabisate ibën el Muharik el Hilali, Allahu

qoftë i kënaqur me të, thotë: “Mbajta njëmall dhe shkova te Pejgamberi sal-lAllahualejhi ve sel-lem që të kërkoja nga ky mall.Kurse Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem më tha: "Prit derisa të na vijë sadakajae të japim."E pastaj më tha: “O Kabisa! Lypja u lejohetvetëm tre personave: atij që mbart ndonjëmall ka të drejtë të lypë, sa ta kërkojë, e pastajtë ndalet; njeriut që e ka goditur ndonjë fa t -keqësi në pasurinë e tij, edhe këtij i takonlypja, derisa të fitojë aq sa i mjafton për ush -qim; njeriut të cilin e ka kapluar varfëria dhe

për të dëshmojnë tre njerëz të mençurnga fisi i tij, se filani është i var-

fër. Edhe këtij i lejohet të lypëderisa të sigurojë ushqimin emja ftue sh ëm. Të tjerët hanëpasuri haram, që nuk utakon."[4]

Madje, Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka

porositur disa shokë të tij qëtë mos kërkojnë prej askujt

asgjë. Në “Sahihun” e Muslimitnga Auf ibën Maliku, Allahu qoftë i kë-

naqur me të, kur ia dha besën Muhameditalejhi selam me një grup shokësh të tij,Muha medi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem itregoi atij në vesh fshehurazi diçka duke ithënë: “Mos kërkoni prej njerëzve asgjë.” Epas kësaj porosie, nëse ndonjërit prej tyre ibinte shkopi në tokë, nuk kërkonte ngaaskush që t’ia afronte shkopin.”[5]

Nga metodat me të cilat Islami i kaedukuar muslimanët për ambicie të lartaështë edhe nxitja e tyre që të garojnë nëpunë të mira, përmes të cilave arrihen gra-dat e larta në dynja dhe ahiret, ashtu siç i

“VërtetAllahu i do gjë rat

e ngritura dhe ato tëndershmet, por i urrengjërat e ulë ta, të ne -

ve ritshme.”

______________[2] Transmeton Buhariu, 3/79 dhe Muslimi (1042).[3] Transmeton Buhariu 3/265 dhe Muslimi (1053).[4] Transmeton Muslimi (1044).[5] Transmeton Muslimi (1043).

Page 16: Revista Delirje & Edukim  Nr.10

15Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 0

nxiti për seriozitet dhe punë dhe që ta ve-projnë çdo punë me ambicie dhe vullnet.Nga metodat e tjera për ambicie të lartaështë edhe urdhri për xhihad, duke i nxiturshumë që të bëjnë luftë në rrugën e Al-lahut. S’ka dyshim se xhihadi është vepraserioze më e lartë, ngase në të njeriu jep sh-pirtin e tij për hir të Allahut.Në anën tjetër, Islami ka ndaluar nga përta-cia dhe dembellëku dhe ka urdhëruar që tëlargohemi nga dëfrimi, loja dhe joseri-oziteti, duke i ftuar muslimanët që të mose humbin kohën në gjëra prej të cilave nukka dobi.Islami i ka urdhëruar muslimanët që tëngrihen nga gjërat e ulëta dhe çështjet eneveritshme dhe i urdhëroi të jenë asketëndaj kësaj bote dhe të kërkojnë atë që ështëmë e vlefshme se dynjaja, ajo që mbetet dheështë e përhershme: kënaqësia e përher-shme në xhennetin e përhershëm.Nga metodat e tjera me të cilat Islami nxitpër ambicie të larta janë edhe ato gjëra qëjanë në Kur’an dhe Sunnet, ku Allahu kri-tikon koprracinë e frikën dhe lavdërontrimërinë dhe bujarinë për hir të Tij.Allahu i Lartësuar thotë: “Nuk janë tëbarabartë ata që kanë shpenzuar dhe kanëluftuar para fitores me ata që kanë shpenzuardhe kanë luftuar më pas. Ata kanë shkallë mëtë lartë, mirëpo Allahu u premton të gjithëvemë të mirën (xhennetin). Allahu e di mirë atëqë bëni ju.” Hadid 10

Nga motivimet më të mëdha për ambiciene lartë në Islam është edhe besimi i musli-manëve në kada dhe kader (caktimin) e Al-lahut. Islami urdhëroi të besosh nëkader-caktim dhe e bëri atë themel nga

themelet e besimit dhe shtyllë nga shtyllate tij.Besimi në kader të bën bujar, krenar, trimdhe durimtar duke kërkuar shpërblimatëherë kur ballafaqohesh me gjërat evështira.Besimi në kader e nxit muslimanin që tëecë me vrap, të ndryshojë gjendjen negativenë atë pozitive dhe e ndalon atë që të pikël-lohet për ato gjëra që kanë kaluar, ngase atiji takon që të shikojë të ardhmen dhe të ku-jdeset për atë që është e dobishme dhe jepfryte.Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lemthotë: “Muslimani i fortë është më i mirë dhemë i dashur për Allahun se muslimani idobët, por te të dy ka mirësi. Kujdesu për atëqë të bën dobi, mbështetu tek Allahu dhe mosu trego i paaftë. Nëse të godet diçka, mosthuaj “sikur të kisha bërë kështu do të ndodhtekështu”, por thuaj “caktimi i Allahut, çfarëdeshi bëri”, sepse (shprehja) “sikur” i hap de -rën shejtanit.”[6]

Nga metodat e tjera nxitëse për ambiciet elarta është edhe orientimi i musliamanëvepër të bërë dua. Duaja është derë e madhepër ambiciet e larta, ngase me dua shpirti injeriut rritet dhe nderohet e rritet edhe am-bicia, për arsye se ai që bën dua mbështetettek një shtyllë e fortë dhe kështu ai kërkonnga Allahu të gjitha nevojat e tij, dhekërkon ndihmën e Tij për të gjitha punët etij.Dhe përmes duasë ai ndëpren edhe lakminëqë ka ndaj pasurisë që e posedojnë të tjerët,dhe kështu shpëton të bëhet peng i tyre,lirohet nga robërimi i tyre, dhe është i qetënga lavdërimet e tyre.Nga metodat tjera të rëndësishme që islami

______________[6] Transmeton Muslimi (2664)

Page 17: Revista Delirje & Edukim  Nr.10

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 016

i nxit muslimanët për ambicie të larta, ështëedhe fakti se Allahu e ka bërë ummetinislam ummet i cili duhet të udhëheqë njerë -zimin në tokë, sepse ummeti islam ështëummeti mesatar dhe ky ummet është dësh-mitar (ditën e Kijametit) për të gjitha um-metet e tjera.Pra, kjo është përgjegjësi e madhe, amaneti lartë, i cili kërkon seriozitet, sinqeritet,vendosmëri etj. Madje, Allahu i Lartësuare ka kërcënuar ummetin islam që ai do tandërrojë atë me ndonjë popull tjetër nëseai e len udhëheqjen, dhe e lëshon amanetinqë ka. Thotë Allahu në Kur’an: “E, nëse juia ktheni shpinën dhe i largoheni Atij, Ai dot’ju zëvendësojë me një popull tjetër, i cili nukdo ta ndjekë shembullin tuaj.” Muhammed38Jeta e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ishte e mbushur me edukatë për ambi-cie të larta, ngase Muhamedi sal-lAllahualejhi ve sel-lem ishte shëmbëlltyrë në bu-jari dhe qëllime të ndershme. Ai ishtenjeriu i parë që kishte vullnetin më të lartë.Pastaj edhe shokët e tij të ndershëm, të cilëtmbartën diturinë dhe punën, saqë nëse ishikon në adhurimin e tyre do t’i gjesh ad-hurues gjatë natës, saqë pothuajse nukflinin fare.E, nëse i shikon ata në xhihad, do t’i gjeshsikur luanët të cilët, kur zemërohen, parazemërimit të tyre nuk bën punë asgjë! E,nëse i shikon ata në urtësi, do t’i gjesh sirrjedhin burimet nga gjuha e tyre. E, nësei shikon ata në dituri, do t’i gjesh më tëthelluar në kuptim dhe më të pastrit seçdokush tjetër.E, ata nuk e kanë arritur këtë vetëm atëherëkur shpirtrat e tyre janë pastruar, qëllimete tyre janë ngritur, besimi dhe bindja e tyreështë forcuar dhe kështu Allahu iu dhabereqet në jetën e tyre dhe i lavdëroi fjalët

Page 18: Revista Delirje & Edukim  Nr.10

17Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 0

dhe veprat e tyre, saqë u bënë prijës të ud-hëzuar dhe ndriçues që bënin dritë.Nga metodat e tjera me të cilat Islami idrejton muslimanët në ambicie të lartaështë edhe turpi, ngase turpi është prejshkaqeve të mëdha që ndihmon për arritjene ambicieve dhe e nxit njeriun të zbukuro-het me çdo gjë të bukur dhe të largohet ngaçdo gjë e neveritshme.Nga gjërat e çuditshme të cilat tregojnë përambicie të larta në Islam është edhe fjala eMuhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, seAllahu e do teshtitjen dhe e urren kur di -kujt i hapet goja.Transmeton Buhariu nga Ebu Hurejra, Al-lahu qoftë i kënaqur me të, se Muhamedisal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Al-lahu i Lartësuar do që dikush të teshtijë,por urren kur dikujt t'i hapet goja. Prandaj,kur dikush prej jush teshtin dhe thotë el-hamdulilah, e ka obligim çdo musliman qëe dëgjon që t'i thotë: jerhamukallah" Sa ipërket hapjes së gojës, sigurisht se ajo ështëprej shejtanit. Prandaj, kur dikujt prej jushi hapet goja, le ta kthejë atë mbrapa sa tëmundet, ngase kur ndonjëri prej jush hapgojën shejtani qesh me të.”[7]

Teshtitja është dridhje nervore, e cila të ng-jall vullnetin dhe punën, ndërsa vullnetidhe puna janë nga ambiciet e larta psikikedhe trupore. E kundërta ndodh me hapjene gojës, ngase ajo është shfaqje e lodhjesdhe përtacisë dhe anim i nervave për pu -shim dhe rehati, duke e ndalur trupin tëlëvizë për punë dhe prodhim. E gjithë këtogjëra ulin ambiciet.Për këtë arsye, Muhamedi sal-lAllahu alejhive sel-lem ka treguar se hapja e gojës ështënga shejtani, d.m.th. vepër e cila e kënaq

shejtanin. Këtë gjë e ka treguar Muhamedisal-lAllahu alejhi ve sel-lem për t’u larguarnga ajo dhe e ka paralajmëruar muslimaninqë mos të bëhet pre e cytjeve zmbrapsëse tëshejtanit.Pasi teshtitja e cila nuk është sëmundje-aludon në një lëvizje nervore e cila ngjallzgjimin dhe vullnetin dhe ndodh vetvetiupa dëshirën e njeriut, është obligim për atëqë teshtin të thotë “elhamdulilah”, ngaseteshtitja është dhunti e cila i erdhi nga Al-lahu, që ta ngrejë atë dhe t’i japë vullnet atijpër punë dhe ishte obligim për secilin që edëgjon t’i bashkëngjitet me gëzim për këtëmëshirë që i erdhi nga Allahu dhe të bëjëdua për të duke i thënë “jarhamukallah”. Pasi hapja e gojës ishte gjëja kryesore epërtacisë dhe dembellëkut dhe ulje e ambi-cieve, Islami i orientoi muslimanët që tëndalin hapjen e gojës sa të kenë mundësi.Përfundimisht themi se feja islame është fee përsosur dhe e lartë, fe e udhëzimit dhe engritjes. Kjo fe i udhëzon mendjet në atogjëra që ajo i anashkalon apo i lë mangët.Po ashtu, Islami e forcon vendosmërinë enjeriut që të veprojë vepra madhështoredhe e nxit atë që të mundohet t’i përsosëveprat e tij deri në maksimum.E, nëse shohim nga ndonjëri nga musli-manët dobësi në vendosmëri apo ambicietë vogla, duhet të dihet se feja është e pasurnga këto mangësi dhe këto mangësi Islamiua dedikon atyre të cilët kanë ngecur.

Shkëputur nga: “El Himetu el Alijetu” fq 119-127Muhamed ibën Ibrahim El Hamed

Përshtati me disa shkurtesa dhe ndryshime: Xheladin Leka

______________[7] Transmeton Buhariu 7/124.

Page 19: Revista Delirje & Edukim  Nr.10

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 018

SHKAQET E ARRITJES SË

AMBICIES SË LARTË

...prej shkaqeve të arritjes së ambicieve të larta është edhe ambienti plot vlera në të cilën zhvill -ohet njeriu, ambient me dijetarë, punëtorë të palodhshëm, me luftëtarë të pakursyer në ngritjene fesë.

Ambicia e lartë ka shkaqe të ndry shme,të cilat mundësojnë arritjen e saj. Ekzis-tojnë metoda, mënyra dhe forma të

ndryshme që ndihmojnë gjithashtu në arritjene saj. Prej shkaqeve dhe motiveve të shumta qënxisin në arritjen e ambicieve, po theksojmëdisa prej tyre:

1NATYRA E NJERIUTDisa njerëz janë krijuar nga natyra e tyre am-biciozë në kuptimin pozitiv, njerëz me vullnettë madh, që kurrë nuk kënaqen me pak, tëcilëve gjërat e vogla kurrë nuk u hy në në sy. Atagjithmonë mundohen për më të mirën, më tëdobishmen, më të suksesshmen... në realitet

mendja e tyre kurrë nuk ndalet së menduari përsukseset dhe aspiratat e mëdha. Historia islameështë e stërmbushur me njerëz të tillë, ndër taedhe Umer ibën Abdulazizi, i cili ka thënë:“Unë kam një shpirt ambicioz, që kurrë nukndalej së me n duari për udhëheqje. Kur e arritaatë, ambicia u përqendrua në halifat. E, kur earrita edhe këtë, atëherë ajo u përqendrua nëarritjen e xhenetit.”[1]

2NDIKIMI I PRINDËRVE DHE ROLI ITYRE NË EDUKIMIN E MIRËFILL TË

Ndikimi i dy prindërve në edukim është shumëi madh, pasi ata janë prej faktorëve kyç nëngritjen e ambicieve te fëmijët, nga se duke

______________[1] “Ujjun el-ahbar 1/231.

Page 20: Revista Delirje & Edukim  Nr.10

19Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 0

qenë ata shembull në të mirë, aktiv në edu -kimin e fëmijëve me anë të virtyteve të larta,duke ua mësuar të mirën dhe duke i larguar ngatiparet e këqija dhe veprat e shëmtuara. Kjondikon në mënyrë direkte në ava ncimin e fëmi-jëve. Kështu që fëmijët, me lejen e Allahut,gjithmonë mësohen për më të mirën, më tëlartën, më të vlefshmen dhe kë shtu vi shen merrobat e moralit më të lartë, ndë rkohë që i ur-rejnë tiparet e ulëta dhe të shëmtuara. Është epadiskutueshme devotsh më ria e pri ndërve, fry -ti i së cilës kaplon edhe fëmijët, madje ky ështëfaktori më i madh në avancimin e tyre, sepseata gjithmonë synojnë tejkalimin e prindërvetë tyre për devotshmëri dhe punë të hajrit. E,nuk ka argument më të fortë për këtë sesaedukata e muslimanëve tanë të parë, të mirë, tëcilët nxorën gjeneratat më të ndershme, dije-tarët e luftëtarët më gjigantë të të gjitha koh ë -rave dhe pas çdo dijetari apo luftëtari të ma dhka qëndruar një baba i madh apo nënë e pa lo -dhshme, të cilët e kanë pasur frikë Allahun.

3ZHVILLIMI NË NJË SHOQËRI MEPLOT VLERA

Gjithashtu, prej shkaqeve të arritjes së ambi-cieve të larta është edhe ambienti plot vle ra nëtë cilën zhvillohet njeriu, ambient me dijetarë,punëtorë të palodhshëm, me luftëtarë të paku -rsyer në ngritjen e fesë. Të gjitha këto stimulo-jnë dhe lëvizin vullnetin e njeriut, derisa ai happas hapi t'i realizojë qëllimet plot me vlera.

4EKZISTIMI I MËSUESVE SHËMBËLLTYRË PËR TË TJERËT

Këta mësues kurrë nuk e largojnë nga me ndjapërgjegjësinë e madhe që mbartin dhe ia kuj-tojnë vetes amanetin e madh. Ata janë mësuesme vizion, me vullnet të lartë, me diapazon tëgjerë, me moral të mirë, mësues të cilët mbartindije dhe urtësi, durim dhe trimëri, kanë shpir-tra të ndershëm dhe tolerantë. Pra, ndikimi dheroli i tyre në edukim është i pakrahasueshëmdhe nuk është punë e lehtë, sepse secili prej tyredu het të sakrifikojë vetveten, me të gjitha atovirtyte që përmendëm, për të ndikuar te nxë -nësit e tyre, për t'i formuar ata derisa t'u tregojë

shtegun e drejtë dhe të jetë ciceroni perfektdrejt ambicieve të larta dhe moralit të nder-shëm. Mësuesi i tillë është çelësi i punëve të haj -rit, vazhdimisht i nxit ata për dituri, i in k u rajonnë kërkime, i drejton nga mendimi më i qëlluardhe kur ata gabojnë, ai sillet butë me ta dhe ilavdëron për mundin që bëjnë kur ia qëllojnëtë saktës. Me anë të kësaj vepre, ai tregohet mo -dest dhe nxënësit e kuptojnë se qëllimi i tijkryesor është ngritja e dijes dhe vetëdijes sënxënësve dhe kurrë nuk mërzitet nëse ndodhqë ndonjë nxënës i tij për një çështje të tregohetmë i ditur se ai. Kjo arrihet për shkak se ai kazemër të gjerë, aspiratat e tij janë të larta, sepseqëllimi i tij është përmirësimi, largimi i injo-rancës e mashtrimeve, punon për ahiret dheështë i vetëdijshëm se shpërblimi për punën ekryer- duke nxjerrë gjenerata që e pasojnë atënë dije dhe në përhapjen e saj- është shpërblimi madh, i vazhdueshëm dhe vetëm Allahu e dimadhështinë e tij.

5 ORIENTIMI I DREJTË DHE KONSIDERATA NDAJ NDJENJAVE

Edhe kjo çështje luan rol të madh në ngritjen eambicieve dhe synimeve të ndershme, sepse sh-pirtrat e njerëzve ndryshojnë; secili anon nganatyrshmëria e tij dhe prirja e njerëzve është endryshme, ashtu siç janë të krijuar. Ka njerëzqë kanë vullnet të lartë e dëshirë të fuqishmepër të arritur diçka, mirëpo nuk orientohendrejt. Në vend që dikush të bëhet mostër përtë mirë, ai bëhet kriminel, përhap kaos në tokë,u bën zullum njerëzve dhe e tërë kjo për shkakse nuk është orientuar nga e mira, nuk ështëorientuar nga e moralshmja, nuk është i drej-tuar që njerëzve t’u sjellë vlera. Ka disa të tjerë,të cilët orientohen te ndonjë fushë për të cilënnuk kanë prirje, që nuk i shkon për shtatnatyrës së tij, prandaj ai rrjedhimisht kurrë nukkorr sukses e as nuk zbulon gjë. Mirëpo, nësenjeriu ndjek prirjen e tij dhe orientohet nga ajoqë i përshtatet natyrës së tij, ai do të jetë korrësi sukseseve. Megjithatë, kjo nuk do te thotë senëse ne nuk dallohemi me ndonjë punë të mirëapo se nuk zbulojmë diçka, nuk vlejmë përasgjë.

Page 21: Revista Delirje & Edukim  Nr.10

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 020

6 MEDIATPa dyshim se mediat luajnë një rol të rëndë-sishëm dhe kanë ndikim në orientimin e nje -rëzve. Nëse ato nuk janë në duar të sigurta, nukudhëhiqen me urtësi, nuk janë pishtarë të ud-hëzimit, nuk ngrenë flamurin e vlerave, nuk embrojnë shoqërinë nga faktorët e degjenerimit,atëherë ato më mirë të mos ekzistonin. Mirëpo,nëse ndodh e kundërta, pra janë shëmbëlltyrëpër inkurajim në punë të hajrit, atëherë janëtepër të dobishme! Për mediat do të flasim mëgjerësisht, me lejen e Allahut, në numrat e ar -dhshëm të revistës sonë.

7 BESIMI I SHËNDOSHËBesimi i shëndoshë është çështja më e rëndë-sishme esenciale, detyrimi më i madh përnjeriun, shkak i fitores, i triumfit, i pushtetitdhe i bashkimit. Ai i ruan njerëzit nga kaosidhe devijimi, u ofron atyre qetësim shpirtërordhe trupor, i shtyn drejt seriozitetit në çdo çë -shtje dhe u jep jetë fisnike. Ai ndikon në mora -lin e njerëzve dhe është themeli i saj, sepsemo ralet e ndershme nuk qëndrojnë pa besimtë shëndoshë, kurse lajthitja apo devijimi nëvlera është zakonisht pasojë e lajthitjes në be -sim. Ky besim, ata që e mbartin atë i urdhëronnë të mirë dhe i ndalon nga çdo e keqe, i urd-hëron që të jenë të drejtë, i ndalon nga zullumi,i urdhëron në aspirata të larta dhe i largon ngatë ulëtat. Për këtë arsye, mbartësit e besimit tëshëndoshë, të cilët janë Ehli Sunneti dhe Xhe-mati, janë njerëzit më të zgjedhur, më me vlerë.Ata kanë çdo virtyt të lavdërueshëm që ekzistondhe janë larguar nga çdo cilësi e shëmtuar qëekziston. Ehli Sunneti janë njerëzit që i kush-tojnë më tepër rëndësi Kur’anit dhe Sunnetit,më të nënshtruarit ndaj teksteve të sheriatit,njerëzit që më së shumti i respektojnë të parëttanë të mirë. Ata janë më të drejtët, më mesa-tarët, ata kanë besnikëri shkencore, moral tëlartë dhe diapazon të gjerë. Ata janë njerëzit ethirrjes në Allahun, njerëzit e luftës në rrugë tëAllahut, ata thërrasin vazhdimisht në të mirëdhe ndalin nga e keqja. Të tillët janë ata qëbashkojnë dijen dhe veprën, bashkojnë mëshi -rën dhe butësinë, bashkojnë insistimin dhe rig-

orozitetin kur është e nevojshme, ata bëjnë ba - shkimin mes citateve të fesë dhe janë më tëdistancuarit nga debatet e kota. Këta janë nje -rëzit më të arsyeshëm, që i pranojnë arsyet, janënjerëzit më të kthyeshëm në të vërtetën, nukngurrojnë të dëgjojnë të vërtetën e as nuk hez-itojnë nga pranimi i saj, përkundrazi, gjokset etyre janë të hapura për të. Ata janë njerëzit meambiciet më të larta dhe prej shenjave më tëdukshme të ambicieve të larta tek ata është ku-jdesi i tyre i madh në kërkimin e dijes dhepërhapjen e saj mes njerëzve. Nuk ka argumentmë të fuqishëm për këtë sesa gjendja e dije-tarëve të hadithit, të cilët e kanë lidhur ditënme natën në kërkimin e dijes, kanë përshkuarhapësira të mëdha me një ambicie të pashterur,me shpirtra te palodhshëm, kurrë nuk janë kë-naqur me pak dhe kanë vazhduar kështu gjersa

Allahu e ka ruajtur me ta këtë fe. Ata kanëhequr ligësinë e ekstremizmit dhe keqintepre-timet e të devijuarve, saqë sheriati ynë me anëtë punës së tyre të palodhshme ka vazhduar tëjetë i freskët duke u transmetuar brez pas brezi,duke dalë nga burimi i pastër dhe i kthjellët.Hoxha i Islamit, Ibën Tejmije, Allahu e mëshi-roftë, kur flet për dijetarët e hadithit dhe tregonpër metodat e tyre në argumentimin e fesë,ndër të tjera thotë: “...të gjitha këto metoda tëdijetarëve të hadithit janë më të zgjedhurat, mëkonçizet; ata janë njerëzit me mendje të shën-

Page 22: Revista Delirje & Edukim  Nr.10

21Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 0

doshë, më të drejtit në analogji, më të qëlluaritnë mendime, më të drejtët në fjalë, me men -dimet më të qëlluara, më të fuqishmit në arg - ume ntim, më të fortët në polemika, mëvi z i o narët, inspirimi i tyre është më i besu e sh -mi, ata janë ligjëruesit më të mirë dhe njerëzitqë kanë ndërgjegje dhe shije më të mirë.”[2]

8 FUQIA E IMANIT NË ALLAHUN EMADHËRISHËM

Besimi në Allahun e Madhërishëm është motivimë madhështor i ambicies dhe shkaku i parë indershmërisë së saj, pasi besimi në Allahunshtyn drejt ngritjes dhe trimërisë, fton për seri-ozitet, është shkaku më i madh në lehtësimin epunëve dhe me anë të tij arrihet bereqeti nëjetë. Besimtarët, siç thotë Ibën Tejmija, Allahue mëshiroftë, kanë bereqet të madh sepse përkohë të shkurtra realizojnë vepra të shumëfishtadhe arrijnë njohuri të bollshme, në krahasimme të tjerët, të cilët kanë nevojë për kalimin eshekujve dhe brezave.[3] Pa dyshim që ky ështënjë realitet i provuar, sepse imani i shëndoshë,i fortë, fuqizon të kuptuarit, shton dijen dhebindjen, jep bereqet në vepra edhe nëse janë tëpakta, jep bereqet në kohë edhe nëse ajo ështëe shkurtër. Dhe sa herë që dobësohet vullneti irobit, atë e ringjall ky iman i sinqertë me fuqinëe zemrës, të cilën e pasojnë veprat e gjymtyrëve.

9 TË KËSHILLUARIT ME NJERËZ TËMENÇUR DHE PUNËTORË

Të këshilluarit është një çështje shumë mad-hështore dhe me peshë të rëndë, saqë Allahuazze ve xhel i ka lavdëruar besimtarët të cilëtkëshillohen në mes tyre, ku thotë: “Edhe ata qëi përgjigjen thirrjes së Zotit të tyre dhe e falin na-mazin rregullisht dhe ata që konsultohen mes vetepër punë të përbashkëta, e nga ajo që Ne ua japimata e shpërndajnë.” Shura 38 Dhe gjithashtu e ka urdhëruar Pejgamberin eTij sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, me gjithë me -nç urinë, urtësinë, pozitën e tij të lartë, që mosta anashkalojë të këshilluarit, duke i thënë: "e

konsultohu me ta në të gjitha çështjet.” Alu imran109.Për këtë arsye, ai konsultohej shumë me shokëte tij në çështjet e dynjasë. Pra, i mençuri dhemendjemprehti, i cili ka ambicie dhe entuzi-azëm të lartë, nuk ndalet vetëm në mendimine vet, por konsultohet me të mençurit e tjerë,të cilët kanë mendje të shëndoshë dhe përvojëtë gjatë, që bashkojnë diturinë me punën,këshillën me fenë. Të këshilluarit me të mençu-rit bashkon dijen, zgjeron largpamësinë, ia lar -gon njeriut mashtrimin me vetveten dhe i hapatij dyert e hajrit, kurse anashkalimi i të kë -shilluarit dhe këshillimi jo me njerëzit e duhurështë argument i mashtrimit dhe shenjë e injo-rancës. E njëjta gjë është edhe kur këshi llohemime pesimistët, sepse prej tyre nuk rrjedh gjëtjetër përveç përtacisë, nënçmimit, mospara -shikimit të gjërave ashtu siç duhet, pra ajo përtë cilën jemi duke folur, ulja e entuziazmit dhee ambicieve të larta.

10 PRANIMI I KRITIKËS ME VENDKur kritika vjen prej një kritiku largpamës,këshilluesi të sinqertë, i cili me këshillën e tijka për qëllim përmirësimin dhe të mirën, atë -herë njeriu duhet ta hapë gjoksin e tij dhe tapranojë atë pa kurrfarë hezitimi, sepse kjo ështëshenjë e shpirtit të dëlirë, zemërgjerësisë dhepo zitës së lartë. Në të njëjtën kohë, kjo nxit dheështë shkak për ngritjen e ambicieve, entuzi-azmit dhe formimit të vlerave dhe ngritjes drejtlartësive.

11 ÇILTËRSIA E VAZHDUESHMEDHE LARGIMI NGA DYFYTYRËSIA

Pa dyshim se kjo lë gjurmë të lavdëruara, sepseçiltërsia e çon njeriun nga veprat e mira dhealu don se ai ka një të kaluar të mirë dhe vlera.E tërë kjo është arritur nga ambiciet dhe pje -kuria e tij, me anë të çiltërsisë, të qenët i hapur,transparent. Si pasojë e kësaj, vlera e njeriut dhepozita e tij ngrihen, kurse jeta e tij është më emirë dhe me më pak probleme. Me anë të

______________[2] “Nakdul-Mantik” fq. 7-8.[3] “Nakdul-Mantik” fq. 8.

Page 23: Revista Delirje & Edukim  Nr.10

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 022

çiltërsisë, transparencës, besueshmërisë, ndër -gje gjja e njeriut gjithmonë është e paqtë, bes -nike te të tjerët, njerëzit janë të qetë nga ai, bilepërmendet për të mirë, gjithmonë kthehen tekai dhe çdo përgjegjësi njerëzit ia besojnë atij pae kërkuar ai fare këtë. Kur njeriu është i tillë, ipastër nga dyfytyrësia, i hapur me njerëzit, uado të tjerëve të mirën ashtu siç ia do vetvetesdhe i sheh frytet e këtyre virtyteve në jetën epërditshme, pastaj këto fryte e motivojnë atëqë të jetë edhe më ambicioz edhe më entuziast,nje ri me aspirata të pashtershme.

12 TË KUJTUARIT E AHIRETIT DHEILUZIONET E SHKURTRA

Të kujtuarit e ahiretit është ndër stimuluesit mëtë mëdhenj të ambicies, ndër motivet më fla-grante për seriozitet dhe përpjekje. Kur nje riuti bie ndër mend se qëndrimi në këtë botë ështëi shkurtër dhe kalon shpejt, ai e kupton se kjobotë është mbjellje për ahiret, është shansi përpërfitimin e veprave të mira, ndë r kohë që nukharron as të mirat e pashtershme të xhenetitdhe ndëshkimin e dhimbshëm të xhehennemit.Kjo bëhet shkak që njeriu të jetë asket në tëmirat e kësaj bote, nuk jeton në iluzione, e ndalveten nga epshet dhe ia shton vetes vullnetinpër vepra të mira. Tra nsmetohet nga Umeri, Al-lahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem i ka thënë: “Bëhu nëdynja si të jesh i huaj apo kalimtar rasti.” NdërsaUmeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, thoshte:“Kur të vijë nata, mos e prit agimin dhe kur tëgdhijë dita, mos e prit mbrëmjen. Shfrytëzojeshëndetin tënd për sëmundjen tënde dhe jetëntënde për vdekjen tënde.”[4]

13 KRAHASIMI I VLERAVE DHE IÇËSHTJEVE TË DYNJASË

Njeriu, sa u përket vlerave dhe devotshmërisë,duhet të shikojë ata që janë më lart se ai, sepsekjo është shkak që e nxit për më të mirën, mëtë devotshmen, e inkurajon atë që të jetë memoral më të mirë, e nxit që të bëhet më i di-jshëm, të jetë më aktiv, më fisnik, më i devot-

shëm, më i ditur, që të bëjë më shumë ibadet.Mirëpo nëse në çështjet e devotshmërisë dhevlerave ndalet dhe shikon ata që janë më poshtëse ai, atëherë kjo vetëm se do ta zmbrapsë atëdhe do t’ia ulë ambiciet e vullnetin. Ndërsa sau përket çështjeve të dynjasë, si: pozitës, famës,pasurisë, shëndetit e gjërave të tjera, atëherë letë shikojë ata që janë më poshtë se ai. Kjo nukështë porosia e ndonjë njeriu të rëndomtë, porështë porosia e Pejgamberit tonë, të cilin e kamësuar vetë Krijuesi ynë, Allahu i Madhër-ishëm. Dhe e mira tjetër e kësaj, shumë e rën -dë sishme për muslimanin, është se ajo i kujtonnjeriut shumë të mira dhe dhunti të Allahut, tëcilat ai i gëzon pa kurrfarë mundi e lodhjeje,duke e shtyrë atë që të jetë falënderues ndaj Zo -tit të tij.

14 MEDITIMI I VAZHDUESHËM PËRHISTORINË E PEJGAMBERIT TONË

Historia e Pejgamberit tonë është e mbushurme ndodhi motivuese, të cilat ngjallin ambi-cien dhe zgjojnë vendosmërinë. Jeta e Pejgamb er it sal-lAllahu alejhi ve sel-lemështë e st ë r mbushur me përpjekje, durim, ven-dosmëri dhe aspirata të larta. Nuk është për t’uhabitur nga kjo gjë, pasi ai është zotëria injerëzimit, i zgjedhuri i Allahut nga të gjithakrijesat e Tij, ai është shëmbëlltyra e të gjithëneve. Për këtë shkak, kur Allahu e dërgoi atë siPejgamber, që t’i nxjerrë njerëzit nga errësira nëdritë, nga adhurimi i krijesave në adhurimin eZotit të krijesave, ai filloi të mbjellë te njerëzitparimet e krenarisë dhe fisnikërisë, sakrifikoigjithçka për të ngjallur ambiciet e njerëzve, përt’i larguar ata nga nënçmimi dhe degjenerimiqë i kishte kapluar në atë kohë. Ai u tregua ipalodhshëm derisa i nxori ata në lartësinë e për-sosmërisë, e cila nuk heq dorë nga dyert e vler-ave dhe nuk e shtrin dorën vetëm se në çështjetmadhore. Shkëputur nga: “El Himetu el Alijetu” fq 135-201

Muhamed ibën Ibrahim El HamedPërshtati me disa shkurtesa dhe ndryshime:

Zejd Haziri

______________[4] Transmeton Buhariu 7/170, Bejhakiu 3/369, ibnul Mubarek në “ez-Zuhd” (13) dhe ibën Hibani (698).

Page 24: Revista Delirje & Edukim  Nr.10

23Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 0

SHKAQET E ULJES SË

AMBICIEVEIbën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: "Sa njerëz i kanë bërë të vuajnë fëmijët e tyre?Në dynja ishin gjëja më e shtrenjtë, por ata neglizhuan amshueshmërinë, nuk i edukuan, indihmuan në egot e tyre duke pretenduar se po i nderojnë ata, ndërsa në realitet i kanëposhtëruar apo mëshiruar fëmijët, u kanë bërë padrejtësi dhe i humbën shanset që të përfitojnëprej fëmijëve të tyre, duke e humbur fatin e tyre në dynja dhe ahiret.

Shkaqet e uljes së ambicieve janë tëndryshme dhe sillen mes individit eshoqërisë si dhe mes ngritjes në shk -

allët e përsosmërisë dhe shkallëve të mirë-sisë. Realiteti është se ka përzierje messhkaqeve të uljes së ambicieve dhe shfaqjevetë tyre, se shumica e shfaqjeve llogaritenshkaqe dhe shumica e shkaqeve llogaritenshfaqje në të njëjtën kohë dhe për këtëarsye nuk do të përmendet në këtë shkrimajo që është përmendur më herët në temëne shfaqjeve të ambicies, me përjashtim tëasaj që është e domosdoshme.Nga shkaqet e uljes së ambicieve janë:

1 NATYRSHMËRIA E NJERIUTKa njerëz të cilët nga natyrshmëria e tyre

kanë ambicie të ulët, dëshirë për përjetsh -m ëri në tokë, anim nga rehatia e butësiadhe angazhim me çështjet e vogla e të liga.Këta njerëz nuk nxitojnë në kërkimin e për-sosmërisë dhe nuk i bëjnë shkaqet të cilatua ngrenë ambiciet dhe ua lartësojnë poz-itën, saqë e jetojnë tërë jetën pa lëvizur faree pa bërë asnjë hap para, madje nuk ngri-hen as një shkallë lart. Përkundrazi, ndodhqë të zbresin poshtë e më poshtë në humn-erë.

2 EDUKATA FAMILJAREEdukata familjare ka një rol të madh në ud-hëzimin e fëmijëve, qoftë rol pozitiv aponegativ, prandaj shtëpia është shkolla e parëpër fëmijët. Para se ta edukojë shkolla aposhoqëria, ai merr edukatë prej shtëpisë dhe

Page 25: Revista Delirje & Edukim  Nr.10

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 024

familjes, saqë fëmija është borxhli ndaj pri -ndërve në sjelljen e tij të mirë, ashtu siçkanë prindërit përgjegjësi të madhe përfëmijën e tyre nëse ai devijon apo bën prob-leme.[1]

Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:"Sa njerëz i kanë bërë të vuajnë fëmijët etyre? Në dynja ishin gjëja më e shtrenjtë,por ata neglizhuan amshueshmërinë, nuk iedukuan, i ndihmuan në egot e tyre dukepretenduar se po i nderojnë ata, ndërsa nërealitet i kanë poshtëruar apo mëshiruarfëmijët, u kanë bërë padrejtësi dhe i hum-bën shanset që të përfitojnë prej fëmijëve tëtyre, duke e humbur fatin e tyre në dynjadhe ahiret. Nëse mediton për shkatërrimine fëmijëve, do të shohësh se shumica e kanënga baballarët e tyre."[2]

Sa njerëz i edukojnë fëmijët e tyre me trem-bje, frikë, panik, trishtim, madje i frikëso-jnë nga vampirët dhe djajtë në mënyrë qëtë ndalen nga lojërat e tyre. Më e keqjaështë se i frikësojnë nga mjekët apo mësue-sit dhe nga kjo fëmija rritet frikacak, madjefrikësohet edhe nga hija e tij apo nga njëgjë prej së cilës nuk duhet të frikësohet.Sa e sa njerëz i edukojnë fëmijët e tyre nëluks, në mendjemadhësi e nervozizëm, saqëfëmija rritet i llastuar dhe i begatuar, pre -okupimi i tij i vetëm është vetvetja dhe nukmerakoset për të tjerët e as që pyet përvëllezërit e tij muslimanë, nuk shoqërohetme ta në gëzime dhe nuk merr pjesë nëpikëllimet e tyre.Kjo edukatë është ajo që e shkatërron fis-nikërinë, e vret përqendrueshmërinë dhe embulon zemërgjerësinë dhe trimërinë.Sa e sa njerëz nuk i edukojnë fëmijët e tyrenë çështjet primare, por i edukojnë njësojsi edukohen të vjetrit. Ata preokupohen për

fëmijët e tyre vetëm për ushqimin dhe ve -sh mbathjen e tyre dhe u përgjigjen në çdodëshirë të tyren, por përveç këtyre gjëraveas që u shkon mendja për ta. Për pasojë,fëmija rritet me ambicie dhe edukatë tëulët.Ka njerëz të kundërt me ata që u për-mendën, që tregohen të ashpër më tepër seç’duhet me fëmijët e tyre, i rrahin ata përçdo gabim dhe ekzagjerojnë në qortimin etyre për çdo gjë të madhe a të vogël. Ka prejtyre që tallen me fëmijët e as që i llogarisinata për diçka.Ka prej njerëzve që nuk interesohen të bise-dojnë me fëmijët e tyre e as që preokupo-hen t'u mësojnë atyre edukatën e të foluritdhe metodën e tij, as që i dëgjojnë ata kurflasin, nuk u përgjigjen pyetjeve të tyre,përkundrazi i përgënjeshtrojnë ata nëse tre-gojnë diçka dhe i ndalin nga të folurit. Kanjerëz që e tejkalojnë në koprraci ndajfëmijëve dhe ndodh që janë neglizhentëndaj nevojave të domosdoshme të tyre,edhe pse kanë mundësi t'i përmbushin ato,saqë i bëjnë ata të ndiejnë mungesë dhenevojë për disa gjëra. Ndodh që fëmijët etyre të kërkojnë pasuri në çfarëdo mënyre,qoftë me vjedhje, duke u kërkuar njerëzveapo me anë të shoqërisë së dëmshme.Ka njerëz që i privojnë fëmijët nga afërsia,mëshira e dashuria ndaj tyre, saqë ndodhqë ata ta kërkojnë një gjë të tillë edhe jashtështëpisë.Me të vërtetë këta shembuj të edukatës janëndryshues mes fëmijëve dhe krenarisë sh-pirtërore, të cilën e pason forca e zemrësdhe shkathtësia.Ndodh që këto gjëra bëhen shkak i lindjessë frikës në shpirtrat e tyre dhe ata trashë-gojnë nënçmimin, poshtërimin, turpin e

______________[1] Shih "Ahlakuna el-ixhtimaije" të dr. Mustafa es-Sibai, fq. 155; dhe "Nadhretul usretil muslimeh", të dr. Muhamed es-Sibag, fq. 154. [2] Shih "Tuhfetul meudud fi ahkami el-meulud", të Ibn Kajimit, fq. 146-147.

Page 26: Revista Delirje & Edukim  Nr.10

25Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 0

madh dhe humbjen e vetëbesimit.[3]

Me të vërtetë që edukata e dobishme lëgjurmë në dashuri, e cila e shuan diçka prejvështirësive, kurse urtësia është shembull nëvështirësi dhe është ajo që u duhet pri -ndërve, pra lutja e fëmijës për ta me fjalët:"Zoti im, mëshiroji prindërit e mirë ashtusiç më edukuan ata përderisa isha i vogël"[4]

Përveç kësaj, fëmijët trashëgojnë nga pri n -dërit e tyre natyrshmërinë ashtu siç i trashë-gojnë përngjasimin me ta. Për këtë arsyekanë thënë: "Nëse do fëmijë të drejtë, zgji -dhi atij prindër të shëndoshë dhe të fortë." Poeti arab në pasqyrimin e fëmijës së tijthotë: E njoh prej tij gjumin e pakëte mangësinë në kokën e tij më pak se në kokëntime.[5]

Adij ibën Ruka'a ka thënë:Kualitetin e njeriut ia ruajnë fëmijët e tij e të tjerët vdesin, kurse ai është në mes të tëgjallëve.[6]

Nëse prindi është pa edukatë, me ambicietë ulët, këto gjurmë do të mbarten edhe tefëmijët në përgjithësi.

3 RRETHI DHE SHOQËRIA Këto dy çështje kanë rëndësi të madhe nëngritjen dhe uljen e ambicieve. Kjo mundtë jetë shkak në ngritjen e njeriut, pormund të jetë plotësisht edhe në të kun -dërtën. Çështja e këtyre është si çështja ebimëve: bima në tokën e keqe vazhdon nëkëtë gjendje derisa dobësohet e vdes, ndërsanë tokë të mirë rritet e zhvillohet dhe prejsaj del çdo e mirë. Allahu i Madhëruarthotë: "Vendi i mirë nxjerr bimë të mira melejen e Zotit, e ajo që është prishur nuk nxjerr

tjetër përveç të prishurës." A'raf 58 Ashtu është edhe njeriu nëse rritet në njëshoqëri të shëndoshë, nga shtëpia e mirë,nga një shoqëri prej së cilës dalin mirësitë,nga shkolla e cila angazhohet me fenë dhemoralin e nxënësve, të cilën e qeveris feja evërtetë. Ai fëmijë do të ketë një zhvillim tëmirë, do të edukohet mirë. E nëse jo, tëpaktën nuk do të ketë ambicie të ulët dhenuk do të marrë drejtim të keq, prej të cilitnuk ka dobi.[7]

4 PAKËSIMI I EDUKATORËVE TËMIRË DHE MËSUESVE SHEMBUL

LORËKjo pikë është nga shkaqet më të mëdha tëuljes së ambicieve, saqë të vjen keq përpakësimin e edukatorëve të mirë dhe më-suesve përkujtues e shembullorë, të cilët iedukojnë fëmijët në marrjen e edukatave të

larta e madhështore.Ka mësues të cilët nuk kanë preokupim

______________[3] Shih "Et-taksir fi terbijetil euladil medhahir – subulul vekajeti ve ilaxh", të El-Katib, fq. 9-38 dhe "Ahta fi edebil muhadetheti vel mexhalis" të El-Katib, fq 41-44. [4] Shih "Hajatul umeh", fq. 25, dhe "Sa'adetul udhma", fq. 99, nga Muhamed el-Hadir Husejn .[5] Shih "El-Ahlak" nga Ahmed Emin, fq. 43.[6] Po aty, fq. 43.[7] Shih "Ujunul ahbar", 1/233.

Page 27: Revista Delirje & Edukim  Nr.10

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 026

tjetër vetëm se të kryejnë mësimin, pa ma -rrë parasysh udhëzimin, edukimin dhe për -kujtimin e fëmijëve. Ka prej tyre që japinmësim me përtaci, sikur të jetë më simi njëkodër në supet e tij prej së cilës dëshiron tëlehtësohet, saqë mësimi e humb esencën evet dhe dobia e tij pakësohet për nxënësit,të cilët nuk gjejnë përkrahje, zemër tëmëshirshme e shpirt prindëror që uaripërtërijnë krenarinë dhe suksesin e tyre.Në mesin e tyre gjen që kanë ndjenja e per-sonalitet të dobët, ulje të ambicieve, para -gjykim të ngushtë, i edukojnë nxënësit nëkoprraci, dobësi, e pasim të verbër. Nga kjoedukatë del një gjeneratë frikacake me imu-nitet të dobët, që pajtohet me poshtërimindhe nuk mund të kalojnë asnjë pengesë.

5 MJETET E INFORMIMITMjetet e informimit kanë një rol të rrezik-shëm në edukim, duke qenë se ka një masëtë madhe bindjeje dhe shkëmbim mendi -mesh. Media ka një rol të veçantë në lar -gimin e rolit familjar dhe atij shkollor. Kurkëto mjete e humbin rrugën e drejtë, i dër-gojnë njerëzit në humnerë dhe bëhen ini-ciues të shkatërrimit dhe prishjes, shkolladegjenerimi dhe vrasje morali e burrërie.Ky është një shkak i madh i cili prin nëuljen e ambicieve.

6 PREOKUPIMI PËR GRUAN DHEFËMIJËT

Gruaja mund të jetë sprovë për burrin e saj,mund ta pengojë nga ibadeti, kërkimi idijes dhe i gjërave të larta. Kjo vjen si shkaki pakësimit të fesë, i kërkesave të shumta tësaj apo si poshtërim i burrit të saj.

Gjithashtu fëmijët mund të jenë sprovë dhefatkeqësi për prindin. I sheh ata se si frikë-sohen për fëmijët, janë të kujdesshëm përsigurinë e tyre në të ardhmen, madje frikë-sohen për humbjen e tyre edhe pasi këtavetë të kenë vdekur. E nëse ata devijojnë,mos pyet për vuajtjen dhe lodhjen e babait!Allahu ka thënë të vërtetën kur thotë: "Oju që keni besuar, s'ka dyshim se prejbashkëshortëve dhe fëmijëve tuaj keni armiq,prandaj ruajuni prej tyre" Tegabun 14Gjithashtu thotë: "...dhe dijeni se pasuriadhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë për ju."Enfal 28I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi vesel-lem, ka thënë: "Me të vërtetë fëmija ështëkoprraci, frikë, injorim dhe depozitim."[8]

Një njeri, duke iu kthyer së kaluarës, kur edëgjoi gruan e tij në epshet e saj, thotë: E dëgjova gruan në egot e saj derisa mëktheu i nënçmuar si rob robi.Nëse i shkon asaj pasi i ke blerë një buqetëtë përqafon, të puth apo të liron.[9]

Shkëputur nga: “El Himetu el Alijetu” fq 67-71Muhamed ibën Ibrahim El Hamed

Përshtati me disa shkurtesa dhe ndryshime:Namik Vehapi

______________[8] Shih "El-Ahlak", fq. 48-49.[9] Transmeton Hakimi 3/296, Tabaraniu në “El-Kebir” 24/241 me nr. (614) dhe e saktësoi shejh Albani në “Sahihul xhamiu” (1990) .

Page 28: Revista Delirje & Edukim  Nr.10

Mosangazhimi për ambicie tëlarta është diçka e urryer, ecje engadalshme dhe e pakuptimtë,

vepër jo e pëlqyer, që nuk u takon njerëzvetë ndershëm dhe nuk u përshtatet njerëzvetë logjikshëm. Njerëzit gradohen në bazë tëambicieve të larta të tyre.

Pra, kush nuk ka ambicie është njeri mevlera të ulëta, pengues në thirrje, i dësh-përuar në jetë, jostabil në moral, ambiciete tij i ruan për vete, mendja e tij fokusohetnë ushqime dhe veshje e gjëra të tilla.Ndërsa për ngritjen e ambicieve as që men-don, bile as nuk e sheh veten në një situatë

27Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 0

KRITIKA NDAJ ATYRE ME

AMBICIE TË ULËTAKemi të atillë që kërkojnë dituri, e arrijnë atë, por jo që të bëhen të ditur e që të largojnë in-jorancën nga vetja e tyre, madje as që të përfitojnë për veten e tyre, mirëpo qëllimi i tyre ështëmë i madh që të pajisen me një diplomë dhe përmes saj të gjejnë një vend pune. Ata pretendojnëse kur të punësohen, do të arrijnë krenarinë apo do të sigurojnë edhe të ardhmen e tyre dhe dotë kenë jetë të lumtur

Page 29: Revista Delirje & Edukim  Nr.10

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 028

të tillë.Kjo ishte pasqyra e vdekjes së ambicieve tekata të cilët kanë cilësi të ulëta, që e bëjnëposeduesin e saj objekt kritikash dhekëshillash. Er Rrafiju, Allahu e mëshiroftë,thotë: “Dobësia apo ulja e ambicieve e zbretnjeriun në gradën e kafshëve, të cilave nuku intereson diçka më shumë se ushqimi,vendstrehimi, dëfrimi, shumimi ose që tëjenë të dobishme, përveç mishit, lëkurës eleshit. Apo ndoshta edhe si bimët, përveçseprej tyre kemi përfitime të tjera.”[1]

FORMAT E MANIFESTIMIT TË AMBICIEVE TË ULËTA:

1. AMBICIET E ULËTA NËKËRKIMIN E DITURISË

Ka njerëz që nuk kërkojnë diturifare, që nuk rendin pas arritjes sëasaj që është e domosdoshme për

ta, edhe pse kanë mundësi.

Kemi të atillë që kërkojnë dituri, e ar-rijnë atë, por jo që të bëhen tëditur e që të largojnë injo-rancën nga vetja e tyre,madje as që të përfito-jnë për veten e tyre,mirëpo qëllimi i tyreështë më i madh qëtë pajisen me njëdiplomë dhe përmessaj të gjejnë një vendpune. Ata pretendojnëse kur të punësohen, dotë arrijnë krenarinë apo dotë sigurojnë edhe të ardhmen e

tyre dhe do të kenë jetë të lumtur.Kemi të atillë që kërkojnë dituri që të bara-zohen me shokët, të polemizojmë me taapo të kundërshtojnë dijetarët, për t’i la -rguar sytë e njerëzve nga ata.Ndërsa dëshira e atij që ka ambicie të lartaështë të përfitojë sa më shumë dituri dhepërmes saj të fitojë edhe nderin edhe re-spektin.

Mirëpo ambiciet e ulëta në kërkimin e di-turisë shfaqen edhe te disa kërkues dijeje,të cilët kanë xhelozi në mënyrë të padrejtëdhe jolegjitime.

2. PËRTACIA NË THIRRJEN NË FE

Kjo është e keqja më e madhe dhedemonstrimi më i ulët. Sa musli-manë sot kanë njohuri islame dhe

janë adekuatë për thirrje në fe, duke bërëmirë për muslimanët? Sa e sa thirrës nërrugën e Allahut dobësohen shpirtërishtdhe ndryshojnë në sprovat e para që bien

mbi ta, qoftë nga fjalët e njerëzve apomospranimi i fjalës së tyre te të

tjerët, apo edhe sprova tëtjera me të cilat thirrësi në

rrugën e Allahut patjetërduhet të ballafaqohet?Ku janë këta në pasi -min e Pejgamberëve,dijetarëve dhe thirrësvetë sinqertë?

Apo ndoshta harruan sepremtimi i Allahut pat-

jetër që do të jetë për tësinqertët?

Allahu është afër atyre që e ndih-

“Dobësiaapo ulja e ambicieve e

zbret njeriun në gradën ekafshëve, të cilave nuk u intere-son diçka më shumë se ushqimi,

vendstrehimi, dëfrimi, shumimi oseqë të jenë të dobishme, përveçmishit, lëkurës e leshit. Apo

ndoshta edhe si bimët, përveçseprej tyre kemi përfitime

të tjeraa.”

______________[1] “Vahjul Kalemi”, nga Mustafa Sadik er Rrafiju 3/379.

Page 30: Revista Delirje & Edukim  Nr.10

29Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 0

mojnë fenë e Tij, e lartësojnë dhe sakrifiko-jnë për të.

3. IKJA NGA PËRGJEGJËSIA

Shohim shumë njerëz që i ikin për -gjegjësisë dhe kjo pa dyshim ështëambicie e ulët e tyre. Ata e shfaqin

ik j en nga përgjegjësia në forma të ndry -shme:

a. Justifikimet e shumta me arsyetimin sekanë angazhime të shumta apo edhe dukepretenduar se nuk ka shumë seriozitet nëkëtë vepër.b. Braktisja e të tjerëve, ku shohim njerëzqë nuk bëjnë vepra që përmenden, por nukmjaftojnë as me kaq mirëpo shohim se ibraktisin edhe ata që mundohen të vepro-jnë dhe më e keqja duke i frikësuar dhe de-moralizuar edhe ata që mundohen të bëjnëdiçka për fenë e Allahut. Për ta Allahu nëKur’an thotë: “Ata që vetë janë koprracë dheurdhërojnë njerëzit për koprraci.” Nisa 37

4. KOPRRACIA

Koprracia demonstrohet si shkak ifrikës së njeriut nga varfëria dhenga kjo pastaj lind natyrshëm edhe

kujdesi për grumbullimin e madh të pa-surisë. Kjo i tejkalon pastaj të gjitha kufijtë,saqë njeriu bëhet aq dorështrënguar, saqënuk jep asgjë në rrugën e Allahut.Shohim njerëz që e ndalojnë dorën e tyrenë të dhënët për Allahun dhe në rrugë tëhajrit, por shpenzojnë shumë në rrugët qëshpien në epshe dhe mëkate.Koprraci është larg Allahut, larg njerëzve,larg xhennetit dhe afër xhehenemit.E sa shohim të atillë që janë koprracë në

pasurinë e tyre, e më e keqja është se sho -him të atillë që janë koprracë edhe në di-turinë e tyre.

5. NGARKIMI ME ATË QË NUK ITAKON

Sa e sa njerëz nuk janë stabilë në gje -ndjen e tyre dhe nuk ua pret me ndjaçdo herë njëlloj. E gjithë kjo ndodh

për shkak se janë ngarkuar me atë që nuku takon dhe nuk e përballojnë dot.Disa herë i sheh me moralin dhe edukatëne të devotshmëve, e pas një kohe i sheh memoralin dhe petkun e injorantëve dhe më -ka tarëve.Herë pas here i shohim se u pëlqen një di-jetar dhe mundohen të bëhen si ai, e herëntjetër u pëlqen një lojtar apo aktor dhe dë -shiron të bëhet si ai.E muslimanit të sinqertë nuk i takon të jetëi tillë apo të jetë lodër e epsheve dhe eufo -rive të kohës.

6. MARRJA ME ATË QË NUK SJELLASGJË DHE LARGIMI NGA AJO QË

DUHET PASUAR

Nga shfaqjet e ambicieve të ulëtaështë marrja apo veprimi me atëqë nuk i takon dhe nuk i sjell

dobi asgjë njeriut.E gjithë kjo punë madhore e humb shumëherë njeriun, pasi ai humb pasurinë dhejetën e tij.E pa dyshim se kjo tregon njeriun me am-bicie të ulëta, mendjelehtë dhe pasues tëepsheve.Pa dyshim se njeriu, kur nuk e shfrytëzonkohën në atë që duhet, që e ka obligim dheqë i sjell dobi në dynja dhe në ahiret, ai gjen

Page 31: Revista Delirje & Edukim  Nr.10

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 030

kohë ta shfrytëzojë atë në atë që nuk iduhet, madje gjen kohë të përgojojë edhevëllanë e vet dhe të merret me thashethemedhe përgojime.

7. MARRJA ME GJËRAT E KOTADHE PUNËT E URRYERA

Kështu veprojnë disa të rinj, të cilëtjetojnë pa asnjë qëllim, pa ambiciedhe vepra.

Allahu na ruajtë nga kjo gjendje! Ështëmjerim për ta ngase qëllimet e tyre janë tëfokusuara në veshje, mjete udhëtimi, dë gj -im lajmesh, shikim i ndeshjeve sportive apoqëndrim në rrugë ose pjesëmarrja në lojëratë ndryshme.

8. PREOKUPIMI ME GJËRAT EKALUARA DHE LARGIMI NGA

VEPRAT

Ka njerëz që ndalen në të kaluarën,duke kujtuar mangësitë e tyre dheanashkalojnë të ardhmen dhe atë

që i pret.Pa dyshim se kjo vepër e humb njeriun dheambiciet e tij, duke e shkëputur atë nga eardhmja, e cila vjen dhe e zë duke menduarpër të kaluarën.Kështu pra shejtani luan me të, i kalon jeta,i vjen vdekja dhe atë e gjen të humbur nëgjërat që nuk i sjellin dobi.Arritja e mirësive nuk realizohet duke men-duar për të kaluarën apo duke lotuar dhevajtuar atë që ka ikur, por duke marrë seri-ozisht çdo hap të jetës dhe të përparimit.Kjo e fundit është e lavdëruara dhe ajo qëkërkohet nga muslimani, që të ketë ambicie

të larta.

9. FJALË SHUMË, PUNË PAK

Kjo është gjendja e shumë të rinjvedhe e shoqërisë sonë, e cila e kalonpjesën më të madhe të kohës në fo-

rume dhe lojëra të kota. Nga ana tjetër,njerëzit ankohen për gjendjen ku ndodhen,duke kundërshtuar të tjerët dhe duke folurçdo herë për gjëra të mëdha dhe duke mosu angazhuar asnjëherë për to.Dijetari Muhamed el Hader Husejn, Al-lahu e mëshiroftë, thotë: “Nëse sheh njëpopull që në mëngjes dhe mbrëmje flasinpër gjëra të larta dhe nuk i sheh duke umunduar asnjë hap drejt gjërave të larta,dije se krenaria nuk u takon atyre. Ata osejanë në një realitet tjetër nga ai i të devot-shmëve ose janë larguar nga rruga e vërtetë.

10. ANKESAT E SHUMTA TENJERËZIT

Në ditët e sotme, shumë njerëzankohen te të tjerët, duke ulurpersonalitetin e vet para tyre,

ma dje nuk mbetet asnjë kategori njerëzishte të cilët nuk janë ankuar. Njerëz të tillëankohen për varfërinë, fëmijët, gruan, bleg-torinë, punën, udhëheqësinë, shëndetindhe shokët.E gjithë kjo aludon për një personalitet tëulët të tij, shpirtligësi dhe dobësi në mbart-jen e obligimeve. Një njeri i tillë çdoherëështë objekt i papëlqyer te njerëzit, dukepërgë nje sh truar fjalët e tij. Ka të tillë që gë-zohen kur sho hin dikë në këtë gjendje.E gjithë kjo vepër mu slimanin e bën të

Page 32: Revista Delirje & Edukim  Nr.10

31Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 0

dobët, negli zhent, du ke mosu munduar që të plotësojëveten dhe përmirësimine gjendjes së tij.Muslimanit stabil nuki takon një gjë e tillë,ai duhet të jetë i du-rueshëm duke mos uankuar për gjëra tëvogla dhe për gjendjen etij t’i ankohet vetëm Al-lahut.

11. PASTAJSHMËRIA DHE VONESA

Kjo është një gjendje prej së cilës janëtë paktë ata që shpëtojnë, me për-jashtim të atyre që i ka mëshiruar

Allahu dhe atyre që kanë ambicie të lartadhe shpirt të edukuar.Shohim shumë njerëz që mbeten në fatke-qësinë e tyre dhe në pastajshmërinë e pe -ndimit. Ka njerëz që punët e sotme i lënëpër nesër duke thënë pastaj e duke u kaluarjeta në këtë gjendje. Pra, pastajshmëria dhevonesa janë gjëra të urryera, që burojnë ngadëshirat e dobëta dhe ambiciet e ulëta,zymtimi i shpirtit dhe shoqërimi me për-tacët. Kjo çështje pa dyshim që lë gjurmënegative në dynja dhe në ahiret, ështëshkaktare e nënçmimit, e përjashtonnjeriun nga shpërblimet, bëhet shkaktare ezhytjes në mëkate, pendim të ngadalshëmdhe vepra të pakta.

12. KRENARIA ME PRI NDËRITAPO EDHE MBË SHTETJA TE

GJYSH ËRIT E TYRE

Dikush ka prindër apo paraardhësme meri ta dhe shu më të dit ur,mirëpo në vend që t’i ndjekë ata

në proceset e ngritjes së nivelit tëtij, ai mbe tet shumë poshtë tyre

dhe mja ftohet duke ulavdëruar me ta.

13. DËSHPËRIMI NËPËRMIRËSIM

Në këtë gjendje janëzhytur një numëri madh njerëzish,

të cilët si pasojë e mëkateve të tyrejanë të dëshpëruar në përmirësimin egjendjes së tyre, saqë disa prej tyre mendo-jnë se përmirësimi është i pamundur.E gjithë kjo gjendje tregon ambicie të ulëta,nënçmim të vetes dhe dobësi në balla fa -qimin e sprovave dhe fatkeqësive.Kjo nuk i takon një muslimani të vërtetë,ngase muslimani nuk i humb shpresat ngamëshira e Allahut dhe shikimi i tij nukështë i shkurtër saqë të mbështetet nëshkaqet ekonomike, por shikimi i tij duhettë sillet çdo herë rreth zemrës, e cila shkaqeti sheh tek Ai i Cili i sjell shkaqet (Allahu),duke kërkuar zgjidhje, i bindur se Allahupas çdo vështirësie sjell lehtësim.

14. MENDJEMADHËSIA DHEKRYELARTËSIA

Është cilësi që Islami e lufton shumëashpër, e refuzon logjika e shëndoshëdhe natyrshmëria e çdo njeriu.

Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem kathënë: “Nuk hyn në xhennet ai i cili në zem-rën e tij ka mendjemadhësi sa grimca e ato -mit.” I tha një njeri: “Nëse një njeri kadë shirë të ketë rroba dhe këpucë të bukura?”Tha: “Allahu është i bukur dhe e do të buku -rën, mendjemadhësia është refuzimi i së

“Nuk hyn në xhen-net ai i cili në zemrën etij ka mendjemadhësi sa

grimca e ato mit.”

Page 33: Revista Delirje & Edukim  Nr.10

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 032

vërtetës dhe nënçmimi i njerëzve.”[2]

Pra, mendjemadhësia është refuzim i re-alitetit dhe nënçmim i njerëzve. Ajo shfaqetme mburrje ndaj vetes, duke mos pranuarkritika, këshilla e duke e shikuar veten seështë më meritor tek Allahu sesa të tjerët.

15. URREJTJA

Ka njerëz të cilët e kanë këtë cilësi tëerrësuar dhe nuk njohin rrugën efaljes e as të shtrirjes së dorës. Nëse

për një çështje të vogël u bien në qafë tëtjerëve dhe më pas krijojnë urrejtje, nukkanë mundësi të largohen nga kjo urrejtje,edhe nëse kalon një kohë e gjatë.Pra, kjo është shfaqja e ambicieve të ulëtate njeriu i cili e ka këtë cilësi.

16. PËRGJIMI I GABIMEVE TË TËTJERËVE DHE GËZIMI PËR TO

Fatkeqësia e muslimanëve të sotëmështë se mundohen të zbulojnë gabi -met apo mëkatet e njerëzve. Kur

dëgjojnë diçka të keqe për dikë, kënaqendhe e përhapin me të madhe, ndërsa kurdëgjojnë për diçka të mirë, mundohen taana shkalojnë, madje edhe mos ta përme -ndin fare.Kjo është vepra më e urryer, cilësia mëneveritëse dhe poseduesi i tyre është njeriumë i dobët shpirtërisht dhe më i ulëtimoralisht dhe nga aspekti i ambicieve.Ibën Hibani, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Ekush merret me mangësitë e të tjerëve dukei harruar mangësitë e veta, i verbohet ze -mra, i dobësohet trupi, duke justifikuarmangësitë e vetes së tij, Më i dobëti nga

njerëzit është ai që përgjon gabimet e tëtjerëve, por edhe më i dobët se ky është aiqë i përgjon të tjerët në ato gjëra që i bënedhe vetë.”[3]

I mençur është ai që merret me mangësitëe veta dhe synon përmirësimin e vetes. E,nëse sheh mangësi te vëllezërit e tij, shpej-ton me këshilla dhe përmirësime larg kri-tikave dhe refuzimit. Atij që gëzohet me gabimet e të tjerëve ithuhet: Mos u gëzo, se patjetër do të ga-bosh edhe ti një ditë e të tjerët do të gëzo-hen me ty.Këto ishin disa momente ku shfaqet njeriume ambicie të ulëta. Allahu na bëftë prejatyre që kanë ambicie të larta në rrugë tëAllahut!

Shkëputur nga: “El Himetu el Alijetu” fq 25-64Muhamed ibën Ibrahim El Hamed

Përshtati me disa shkurtesa dhe ndryshime: Unejs Murati

______________[2] Transmeton Muslimi 91.[3] “Revdatul-Ukala”, fq. 125.

Page 34: Revista Delirje & Edukim  Nr.10

33Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 0

21. Nëse dëshiron që femiu yt të jet besnikdhe i sinqert, ruaju e mos e mbjell frigennë zemren e tij.22. Bëhu ti besnik dhe i sinqert, ashtu qëfëmiu yt të mësoj besnikerinë edhe sin-qeritetin prej teje.23. Mesoja ati besnikerin dhe emanetin.24. Provoje besnikerin e femiut tendë dukemos e hetuar ai.25. Kalite femiun tendë me durim ashtu qët'mos jet i ngutshem , e një gjë të tillëmundë ta arritesh duke e ushtruar atë meagjerim dhe punë të cilat kan nevoj për

sabër dhe durim.26. Behu i drejtë mes femijeve tu, ngase kjoështë mënyra më e mirë që t'ua mesoshatyre drejtesin.27. Sqaroja femijëve tu rrezultatet negativetë cilat jan si rrjedhoj e tradhetis, mash tri -mit, vjedhjes dhe genjeshtres.28. Nese femiu yt tregon trimeri në disaraste, lavdroje atë dhe shperbleje për këtëqëndrim të tij, dhe mësoje atë se trimeriështë që të punosh atë që është e vërtetedhe e domosdoshme.29. Mos u bë i ashpër e që ashpersia dhe

Behu i drejtë mes fëmijëve tu, ngase kjo është mënyra më e mirë që t'ua mësosh atyre drejtësinë.

M O R A L I - E T I K A

DISA KËSHILLA PËREDUKIMIN E FËMIJËVE II

Page 35: Revista Delirje & Edukim  Nr.10

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 034

vrazhdesia e jote ti qojë femiet e tu drejtëfrigës dhe genjeshtrës.30. Bëre femiun tënd që të dojë modestin,butesin dhe të largohet nga mendjemadhe-sia.31. Mësoje femiun tënd se njerzit dallohenmes vete me devotshmeri dhe punë të mira,e jo me prejardhje dhe pasuri.32. Mesoja femiut tënd se përfundimi i mi-zoris është i dhëmbëshem, dhe se tiraniasjell shkatërrim dhe lufte mes miqeve, dhese genjeshtra e mashtrimi të qojnë drejtshkatërrimit.33. Mësoja fëmiut tënd dallimin mes gjer-ave të cilat mund të jenë të panjohura tekai, si dallimin mes trimërisë dhe shfrenimit,turpit dhe ndruajtjes, mes modestisë dhepëruljes, mes menquris dhe tradhetise-mashtrimit.34. Mësojau femijeve tu mikpritjen bujarindhe fisnikerin, të jesh i butë, besnik dhe isjellshem në shtëpin tënde, dhe t'jesh be-mirës ndaj të tjerve.35. Kurr mos e the premtimin tënde eposa qërisht me fëmijët tu, ngase një gjë etillë ngulit thellë në zemrat e tyre vlerëndhe rëndësinë e mbajtjes së premtimit.36. Përshëndeti femijët e tu me selam, (mepërshëndetjen islame, esselamu alejkum verahmetullahi ve berekatuhu, d.m.th. paqja ,shpëtimi, mëshira dhe bereqeti i Allahutqofte mbi ju).37. Mos i shplo vendet e turpshme parafëmijëve tu dhe mos e asgjëso një gjë tëtillë.38. Sillu mirë me fqinjët e tu.39. Mësoja fëmijut tënd obligimet që kandaj fqiut, dhe rrezikun që e pret nese silletkeq dhe e mundon atë.40. Sillu mirë ndaj prindërve tu dhe bëhubëmirës ndaj tyre, mbaje lidhjen farefis-nore, dhe shoqëroj fëmijët tu gjatë vizitave

të tilla.41. Mësoj fëmijët tuaj se njerëzit e dojnëfëmijun e edukuar i cili nuk i dëmton tëtjerët.42. Shkruaj femiut tënd ndonjë letër qëngërthen në vete, sjellje këshilla dhe porosi.43. Sqaroja femiut tënd se disa sjellje-gjestejanë të refuzuara tërsishtë, duke u'a përku-jtuar atij shkakun e një refuzimi të tillë.44. Ulu ndonjeher me femijet e tu dhe lexodiqka prej edukatës dhe sjelljeve pejgam-berike, e më pas pyeti ata se qfarë kanë për-fituar, por nëse deshiron, ti mund tëndëgjosh, ndërsa ndonjëri prej fëmijëvelexon.45. Këshilloje femiun tënd fshehurazi, emos e qorto atë para tjereve.46. Sa të kesh mundësi mos e fajeso atë.47. Kërko leje prej fëmiut tënd nëse dëshi-ron të hysh tek ai, ngase kjo është mënyramë e mirë për mësimin e saj (të kërkuaritleje).48. Mos mendo që fëmiju yt të kuptoj përtë parën herë atë çfarë kërkon prej tij, All -ahu, subhanehu ve te'ala thotë: "Urdhërofamiljen tende të fale namaz, edhe ti zbatojeatë…" Tahe 13249. Mos harro të besh "BISMILAH - Meemrin e Allahut" para ushqimit, me ze tëndegjueshum e po ashtu edhe "ELHAM-DULILAH- TË FALENDEROJMËPËR QDO TË MIRË VETËM TY OALLAH", pas ushqimit.50. Anashkaloj disa gabime të fëmijut tënd,e mos e bejë gjoksin tënd depot të gabi -meve të femijëve tu.

Shkëputur nga libri: "Mi'etun we thelathune fikreh fi terbijeti essigar"

Shkroi:Dr.Ahmed iben Uthman el-Mezid dhe dr.Adil iben

Alij esh-Shiddij.Përshtati:

Bali Musli Sadiku

Page 36: Revista Delirje & Edukim  Nr.10

35Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 0

Besimi është mirësi e madhe nga Allahu iLartësuar. Kur zë vend në zemër, e ndryshonatë. Besimi pra ia ndryshon njeriut fjalët dheveprat, madje ai i ndryshon atij krejt qëllimine jetës.

Vëllezër besimtarë! Besimi nuk ështëme pretendime e as me hamendje.Besimi është fjalë dhe pohim me

gjuhë, bindje dhe vërtetim me zemër dhepunë e veprim me gjymtyrë. Besimi shtohetkur njeriu bën punë të mira dhe pakësohetkur bën punë të këqija. Ai dallon nga njëbesimtar te tjetri.Allahu i Lartësuar thotë: “Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, zemrat etë cilëve, kur përmendet Allahu, fërgëllojnë dhekur u lexohen shpalljet e Tij, u forcohet besimidhe vetëm te Zoti i tyre mbështeten, ata qëfalin namazin dhe japin prej asaj që Ne uakemi dhënë. Njëmend, ata janë besimtarë tëvërtetë. Ata do të kenë shkallë përnderimi teZoti i tyre, falje dhe furnizim bujar (nëxhenet).” Enfal: 2-4

Besimi është mirësi e madhe nga Allahu iLartësuar. Kur zë vend në zemër, e ndry shonatë. Besimi pra ia ndryshon njeriut fjalët dheveprat, madje ai i ndryshon atij krejt qël-

FRYTET E BESIMITTË SINQERTË DHEAKIDEJA E PASTËR

Page 37: Revista Delirje & Edukim  Nr.10

36

limin e jetës.Vëllezër besimtarë! Nëpërmjet besimit njer -iu arrin dobi të shumta, si në këtë botëashtu edhe në botën tjetër. Prej këtyre do-bive përmendim:

1. Qetësia dhe siguria: Qetësinë dhe sigurinënuk e gëzon askush përveç besimtarëve.All ahu i Lartësuar thotë: “Sa për ata që besojnë dhe nuk e molepsin bes-imin e tyre me padrejtësi (idhujtari), pikërishtatyre u takon siguria dhe ata janë të ud-hëzuar.” En’am: 82

2. Jetesa e mirë dhe rehatia e zemrës: Këto igëzon vetëm ai që është besimtar. Allahu iLartësuar thotë: “Cilindo mashkull apo femër që kryen vepratë mira, duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmëqë të kalojë jetë të bukur dhe do ta shpërble-jmë sipas veprave më të mira, që ka bërë.”Nahl: 97“Ata që besojnë dhe zemrat e të cilëve, kur

përmendet Allahu, qetësohen. Vërtet, zemratqetësohen me përmendjen e Allahut!” Rrad:27

Për këtë arsye, disa nga njerëzit e mirë kanëthënë: “Sikur ta dinin mbretërit dhe djemtëe tyre se çfarë të mirash përjetojmë dhendiejmë nga besimi (imani), si qetësi e re-hati, do të na luftonin me shpatat e tyre.”

3. Shejtani nuk ka pushtet mbi besimtarët esinqertë:Allahu i Lartësuar thotë: “Sepse, në të vërtetë, djalli nuk ka kurrfarëpushteti mbi ata që besojnë dhe mbështetentek Zoti i tyre. Pushteti i djallit është vetëmmbi ata që i binden atij dhe adhurojnë zotatë tjerë veç Allahut.” Nahl: 99-100

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 0

Page 38: Revista Delirje & Edukim  Nr.10

37

4. Allahu i Lartësuar u garanton besimtarëvembrojtje dhe siguri:Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu, në të vërtetë, i mbron besimtarët. Ainuk i do tradhtarët mohues.” Haxh: 38Allahu i Lartësuar thotë: “Pa dyshim, miqtëe Allahut nuk do të kenë arsye për t’u frikësuardhe as për t’u dëshpëruar. (Të tillë janë) ataqë besojnë dhe që (i) frikësohen (Allahut).”Junus: 62-63Allahu i Lartësuar në hadithin kudsij kathënë:“Kush e armiqëson një të dashurin Tim, Unëatij i kam shpallur luftë.”Buhariu, 20/158-6021

5. Shpërblimi i madh dhe përgëzimi që aigjen në Ditën e Gjykimit: Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu do t’u japë shpërblim të madh besim-tarëve.” Nisa: 146

“Jepu lajmin e mirë besimtarëve, se Allahu ka(përgatitur) për ata dhunti të madhe!”Ahzab: 48

6. Vëllazëria e sinqertë dhe bashkimi: Këtë nuk e gëzon kush tjetër përveç besim-tarëve. Allahu i Lartësuar thotë: “Në të vërtetë, besimtarët janë vëllezër.” Hux-hurat: 10

I Dërguari i Allahut sal-Allahu alejhi ve sel-lem ka thënë:“Muslimani është vëlla i muslimanit.” Buh -riu /8/309-2262, Muslimi /12/426-4650I Dërguari i Allahut sal-Allahu alejhi ve sel-lem ka thënë:“Vërtet besimtarët ndërmjet tyre janë si njëndërtesë, ku të gjitha pjesët e shtrëngojnë

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 0

Page 39: Revista Delirje & Edukim  Nr.10

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 038

njëra-tjetrën”, dhe bashkoi gishtërinjtë e tij.”Buhariu /2/289-459“Shembulli i besimtarëve është si shembulli injë trupi, nëse ankohet një pjesë (gjymtyrë),ankohet i tërë trupi...” Muslimi /12/468-4685

Vëllezër besimtarë!Ka njerëz që pretendojnë se besojnë, por nëtë vërtetë nuk janë besimtarë. Në lidhje meta, Allahu i Lartësuar thotë: “Ka disa njerëz që thonë: “Besojmë në Al-lahun dhe në Ditën e Gjykimit!”, por në tëvërtetë ata nuk janë besimtarë. Ata përpiqentë mashtrojnë Allahun dhe besimtarët, por nëtë vërtetë mashtrojnë vetëm vetveten, megjit -hëse nuk e ndiejnë. Në zemrat e tyre ka njësëmundje, të cilën Allahu ua shton. Ata i pretnjë dënim i dhimbshëm për shkak të hipo -krizisë së tyre.” Bekare: 8-10

Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar nuk i lanjerëzit pa i sprovuar. Ai i sprovon ata nëmënyrë që të dallohet i sinqerti në besimine tij prej atij që është dyfytyrësh, hipokrit.Allahu i Lartësuar thotë:“Vërtet mendojnë njerëzit se do të lihen të

thonë “Ne besojmë”, pa u vënë në provë?! Nei kemi sprovuar ata që kanë qenë para tyre,në mënyrë që Allahu të dallojë ata që thonëtë vërtetën dhe ata që gënjejnë.” Ankebut: 2-3 Pikërisht, kur vjen sprova e Allahut, atyvihet në dukje besimi i besimtarit dhe hipo -krizia e dyfytyrëshit. Në lidhje me këtë popërmendim disa shembuj. Për sa i përketqëndrimit të besimtarëve të sinqertë, Al-lahu i Lartësuar thotë:“Ndërsa përgjigjja e vetme e besimtarëve, kurthirren tek Allahu dhe i Dërguari i Tij, që aitë gjykojë midis tyre, është: “Dëgjojmë dhebindemi”. Pikërisht këta janë të shpëtuarit.”Nur 51

Allahu i Lartësuar për qëndrimin ehipokritëve gënjeshtarë tha: “Ata (hipokritët) thonë: “Ne besojmë në Al-lahun dhe në të Dërguarin dhe (u) bindemi(atyre).” Pastaj disa prej tyre shmangen sepsenuk janë besimtarë aspak. Dhe kur thirrentek Allahu (Libri i Tij) dhe i Dërguari i Tij,që ai të gjykojë midis tyre, një grup nga atakthejnë kurrizin. Por nëse e drejta është nëanën e tyre, ata vijnë përulshëm. A mos kanësëmundje në zemrat e tyre apo dyshojnë? Apokanë frikë se mos Allahu dhe i Dërguari i Tijdo t’u bëjnë padrejtësi?! Jo, por pikërisht atajanë të padrejtët.” Nur: 47-50Allahu i Lartësuar thotë: “Po kur u thuhet atyre: “Ejani tek ajo që kashpallur Allahu dhe tek i Dërguari”, i shehhipokritët se si largohen prej teje me neveri.”Nisa: 61Le të shohim se cili është qëndrimi i bes-imtarëve të sinqertë dhe qëndrimi i hipo -kritëve gënjeshtarë gjatë zbritjes së Kurani,gjatë leximit apo dëgjimit të tij.Besimtarëve ua shton edhe më tepër bes-imin, i përgëzon dhe i lumturon zbritja eKuranit, leximi dhe dëgjimi i tij, ndërsahipokritëve gënjeshtarë ua shton edhe mëtepër mllefin dhe ndyrësinë në zemrat etyre.Allahu i Lartësuar tha:“Kur shpallet ndonjë sure, disa prej atyre (qëkanë dyshim dhe hipokrizi) thonë: “Kujt prejjush do t’ia shtojë besimin kjo sure?” Për sa upërket besimtarëve, atyre (kjo sure) ua shtonbesimin dhe ata gëzohen. E sa u përket atyreqë kanë sëmundje në zemrat e veta, ajo uashton edhe më dyshimin që kanë dhe vdesinsi mohues.” Nur: 124-125

Shiko dallimin e qëndrimit të besimtarëvetë sinqertë dhe qëndrimin e hipokritëvegënjeshtarë në fushëbetejë, atëherë kur jo -

Page 40: Revista Delirje & Edukim  Nr.10

39Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 0

be simtarët bashkohen nga të gjitha anët përt'i luftuar muslimanët, kur zemrat dridhen,sytë lotojnë dhe armët ngrihen.Qëndrimi i besimtarëve të sinqertë është siçthotë Allahu i Lartësuar:“Kur besimtarët e vërtetë panë ushtrinë ealeatëve, thanë: “Kjo është ajo që na ka prem-tuar Allahu dhe i Dërguari i Tij; sigurisht,premtimi i tyre u vërtetua!” Kjo ua forcoiatyre besimin dhe përuljen.” Ahzab: 22Ndërsa qëndrimi hipokritëve gënjeshtarëështë siç thotë Allahu i Lartësuar për ta:“Por hipokritët dhe ata me zemra të sëmurae të dobëta thanë: “Allahu dhe i Dërguari iTij nuk na kanë premtuar asgjë, pos ma -shtrimit!” Dhe një grup prej tyre tha: “Obanorët e Jethribit, s’ka qëndrim këtu për ju,prandaj kthehuni!” Një grup tjetër nga atakërkoi leje prej të Dërguarit duke thënë: “Nëtë vërtetë, shtëpitë tona janë të pambrojtura!”Por ato nuk ishin të pambrojtura. Ata doninvetëm të iknin.” Ahzab: 12-13Robër të Allahut!Kështu ndikon besimi kur zë vend në zem-rën e besimtarit. Nëse Allahu e sprovon atë,ai nuk bie, por e kalon sprovën. E, nësebesi mtarët copëtohen me sharrë, ndahen nëdysh apo iu largohet mishi nga eshtrat përsë gjalli me krehër hekuri, ata nuk largohenprej besimit dhe drejtësisë që njohën ngaKur’ani dhe i Dërguari sepse nuk ka pasdrejtësisë vetëm se humbje, pasi haku ështërealitet dhe duhet pasuar.Besimi është mirësi e madhe nga Allahu iLartësuar. Ai ndryshon zemrat, fjalët, ve -prat, qëllimin, ndryshon edhe njeriun erëndomtë, që pason kënaqësitë e dynjasëdhe nuk lodhet pas dynjasë, natën dheditën. Kur besimi zë vend në zemrën e tij,e bën atë një njeri të ri, e bën të shohë lart,pasi më herët ishte prej atyre që shikoninposhtë këmbëve të tyre, drejt epsheve dhe

kënaqësive të kësaj bote. Falë imanit, aiduket sikur shikon drejt Firdeusit, xhe netit,shikon drejt shoqërisë dhe shoqërimit metë Dërguarin e Allahut sal-Allahu alejhi vesel-lem dhe shoqërimit me njerëzit e mirëe të sinqertë dhe dëshmorët. Sa sho qëri emirë janë ata! Allahu i Lartësuar ua kujtonbesimtarëve mirësinë e besimit duke thënë:“Ata e quajnë si favor për ty që kanë pranuarIslamin. Thuaju: “Mos e quani si favor përmua se keni pranuar Islamin; përkundrazi,Allahu ju ka dhuruar mirësi dhe ju ka ud-hëzuar në besim, nëse ajo që thoni është evërtetë!” Huxhurat: 17Po ashtu, Allahu i Lartësuar kërkon që bes-imtarët t'i jenë mirënjohës Atij për faktinqë ua zbukuroi besimin në zemrat e tyre.Allahu i Lartësuar ka thënë:“Por Allahu jua ka bërë të dashur besimindhe jua ka zbukuruar atë në zemrat tuaja.”Huxhurat: 7Ky është qëndrimi i parë nga qëndrimet eimanit, i cili na tregon se njeriu, para se t’ifutet imani në zemër, ishte kërkues e lak-mues i kësaj bote dhe rob i kënaqësive dheepsheve, por kur i hyri imani në zemër dhee përvetësoi atë, ai ndryshoi dhe u bë njeritjetër dhe i ri, u bë kërkues i xhenetit,gjerësia e të cilit është sa toka e qielli, u bërob i Zotit të qiejve dhe tokës.

Lus Allahun e Madhëruar të na e bëjëimanin të dashur dhe të na e zbukurojë nëzemrat tona!

Literatura:1-Kurani i Madhërishëm - Prof. Hasan I. Nahi.2- Ahsenul bejan min mevakif ehli el-iman - Salih binTaha Abdulvahid.

Përshtati: Lirim Sadiku

Page 41: Revista Delirje & Edukim  Nr.10

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 040

SHEJHUL ISLAM

IBËN TEJMIJE A L L A H U E M Ë S H I R O F T Ë

Kemi të atillë që kërkojnë dituri, e arrijnë atë, por jo që të bëhen të ditur e që të largojnë in-jorancën nga vetja e tyre, madje as që të përfitojnë për veten e tyre, mirëpo qëllimi i tyre ështëmë i madh që të pajisen me një diplomë dhe përmes saj të gjejnë një vend pune. Ata pretendojnëse kur të punësohen, do të arrijnë krenarinë apo do të sigurojnë edhe të ardhmen e tyre dhe dotë kenë jetë të lumtur

Ai ishte Tekijjud-din, Ebul-Abbas,Ahmed ibën Abdul-Halim ibënAbdus-Selam ibën Tejmije el Harr-

rrani. Lindi në vitin 661h, vdiq në vitin728 h.Ishte një imam, dijetar i madh, i cili kishtenjohuri nga të gjitha disiplinat e diturisëdhe urtësisë. Fama e tij mbuloi lindjen dheperëndimin. Fjalët e tij morën përhapje tëgjerë. Ai ishte sa një umet i vetëm në punëtë mira, ishte shembull në udhëzim dhe de-votshmëri. Për të folur në detaje për aftësitëdhe zgjuarsinë e këtij imami, na duhet kohëe gjatë, sepse aspektet madhështore nëkarakterin e tij ishin të shumta dhe është evështirë të numërohen një nga një dhe tëndalemi në secilën prej tyre.

DITURIA E TIJ

Nëse shikon diturinë e tij, e gjen si një valë

të plotë dhe det i pafund, pasi Allahu iLartësuar i dhuroi dituri të shumtë dhe tëgjithanshme.Imam Bez-zari[1] ka thënë: “Dituria e tijishte e gjithanshme, duke përfshirë njohjene shkencave të Kur’anit të Famshëm, kup-timin e hollësive të tij, mbartjen e fjalëve tëdijetarëve në komentimin e tij, argumen-timin me argumentet e tij… etj. Kur nëpraninë e tij lexoheshin ajete nga Kur’ani iMadhëruar, fillonte t’i komentonte ato.Përfundonte koha e caktuar, por ai mbetejnë komentimin e një pjese prej tyre duke isqaruar me fjalët e tij të qarta dhe kupti-mdhënëse.Kohëzgjatja e ligjëratave të tij ishte sa një ekatërta e ditës. Ai e bënte këtë me njëthjeshtësi të madhe, duke mos pasur lexuestë caktuar që i lexonte diçka të veçantë apota përgatiste më herët, që të ishte i gatshëmpër ta shpjeguar. Tek ai lexonte çdokush që

______________[1] Emri i tij i plotë është Ebu Hafs Umer ibën Alij ibën Musa el-Bez-zari, Allahu e mëshiroftë. Autori i librit “El-a’lamul Alij-je fi menakib ibën Tejmij-je”.

Page 42: Revista Delirje & Edukim  Nr.10

41Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 0

ishte i pranishëm, nga ajo që e kishte më tëlehtë, e më pas ai e sqaronte atë pjesë.Pothuajse çdo herë nuk e përfundonte sh-pjegimin e tij, por të pranishmit e kuptoninse sikur të mos mbaronte koha e zakon-shme, do të tregonte edhe gjëra të tjera qëishin të kuptimit të njëjtë me atë që ko-mentonte. Këtë ai e bënte duke parë in-teresin e audiencës.Ai ka shkruar për komentimin e fjalëve të

Allahuttë Lartë-suar “Kulh u v A l l -llahu Ehad”një vëllim tëmadh, ndërsanë komentimine ajetit “Err-Rrah-manu alel-Arshis-teva” ka shkruarrreth tridhjetë e pesëbroshura.[2] Më pas Imam Bez-zari, Allahue mëshiroftë, thotë: “Ndërsa njohja e tij përSunnetin e të Dërguarit të Allahut sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem, fjalët e tij, veprat e

tij, ngjarjet e tij, betejat e tij, njohja ethënieve të tij të vërteta nga ato të dobëtatdhe ajo që është transmetuar nga shokët etë Dërguarit sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem,fjalët e tyre, veprat e tyre, fetvatë e tyre,gjendjen e tyre, mundin e tyre që dhanë nërrugën e All ahut… ishte më e saktë se e tëtjerëve. Ai ishte më i dijshëm dhe më i sh-pejtë në tregi min e tyre, nëse kërkohej ngaai.

Pothuajse çdo herë që përme n dte ndonjë ha-

dith në shkrimete tij, në fetvatë e

tij ose argu-m e n t o n t e

me të, tre-gonte në

c i l i nlibër

gjendej, tregonte në cilin grup ha-dithesh bënte pjesë, në grupin e hadithevesahih (të vërteta) apo hasen (të mira), apondonjë grup tjetër. Gjithashtu tregonteemrin e sahabit që e kishte transmetuar ha-dithin…”[3]

Imami Bez-zari gjithashtu ka thënë: “Prej______________[2] “El-a’lamul Alij-je fi menakib ibën Tejmij-je”, fq. 22 – 23.[3] “El-a’lamul Alij-je fi menakib ibën Tejmij-je”, fq. 23 - 24.

Page 43: Revista Delirje & Edukim  Nr.10

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 042

gjërave më të çuditshme është se në sprovëne tij të parë në Egjipt, kur e burgosen dhee ndanë nga librat e tij, shkroi disa libra.Disa ishin të vegjël e disa të mëdhenj, në tëcilët përmendi çdo gjë që nevojitej të për-mendej prej haditheve, ethereve, fjalëve tëdijetarëve, emrave të transmetuesve (muha-dithinëve), emrave të shkrimtarëve dhe li-brave të tyre. Për të gjitha këto tregoi se ngakush ishin transmetuar dhe kush i kishtethënë, duke i përmendur emrat e tyre dheemrat e librave në të cilët ishin përmendur,duke treguar madje edhe pjesën në të cilëngjendeshin. Gjithçka e bëri nga mendja etij, ngase nuk kishte libra afër që t’ishikonte.”[4]

Sa u përket shkrimeve dhe fetvave të tij,është vështirë të numërohen sepse janë tëshumta, për këtë arsye është e vështirë tëgjesh dijetar në kohën tonë që nuk merrnga shkrimet e Ibën Tejmijes. Ata marrinnga fjalët e tij në të gjitha disiplinat: akide,fikh, hadith, filozofi, edukim, politikë,ekonomi, etj.

ADHURIMI I TIJ

Angazhimi i tij në adhurim ishte gjëja mëe çuditshme, sepse Allahu i kishte dhuruardurim të madh, dashuri dhe dëshirë tëflaktë për adhurim.Nxënësi i tij Ibën Kajimi, Allahu e mëshi-roftë, ka thënë: “Kam qenë një herë te She-jhul Islami Ibën Tejmije. Ai fali namazin esabahut e më pas u ul dhe përmendte Al-lahun e Lartësuar deri afër gjysmës së ditës.

Më pas u drejtua nga unë dhe më tha: “Kyështë mëngjesi im, e nëse nuk ha mëngjes,më humb forca”, ose tha fjalë përafërsishttë ngjashme. E një herë më tha: “Nuk e lëtë përmendurit e Allahut vetëm me nijet(qëllim), që të pushojë shpirti im për t’upërgatitur me këtë pushim për një adhurimtjetër”, ose tha fjalë të tjera, me të njëjtinkuptim.”[5]

CILËSITË DHE EDUKATA E TIJ

Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, lidhurme edukatën dhe bamirësinë e Ibën Tejmi-jes ndaj atyre që i bënin keq ka thënë:“Nuk kam parë askënd t’i ketë përmbled-hur (pothuajse) të gjitha cilësitë e mira siShejhul-Islami, Allahu e mëshiroftë. Disanga shokët e tij thoshin: “Dëshiroja të jempër shokët e mi ashtu si ishte ai për armiqtëe tij.”[6]

Nuk e kam parë asnjëherë duke u luturkundër asnjë armiku të tij[7], përkundrazi,lutej për ta. Një ditë shkova tek ai që tapërgëzoja për vdekjen e armikut më tëmadh të tij, i cili i kishte bërë shumë tëkëqija. Ndërsa ai më qortoi e s’më përfilli.Më pas u kthye dhe shkoi te familja e tij, ingushëlloi dhe u tha: “Prej tani e tutje unëdo të kujdesem për ju në vend të tij, çdogjë që keni nevojë për t’ju ndihmuar, do jundihmoj”, ose tha fjalë të ngjashme mekëto. Ata u gëzuan pa masë dhe u lutën përtë, e vlerësuan shumë këtë sjellje të tij. Al-lahu e mëshiroftë dhe qoftë i kënaqur prejtij!”[8]

______________[4] “El-a’lamul Alij-je fi menakib ibën Tejmij-je”, fq. 24.[5] “El-Vabilus-Saj-jib minel-Kelimit-Taj-jib”, fq. 63.[6] Sqarim: Kjo thënie na jep të kuptojmë se Shejhul-Islami, Allahu e mëshiroftë, aq i sjellshëm ishte me ata që i bënin keq, saqë të tjerët mendonin qësikur kjo sjellje të ishte mes dy shokëve të ngushtë, do të mjaftonte.[7] Është fjala për ata armiq që e kundërshtonin atë, mirëpo ishin prej myslimanëve që kishin devijuar nga rruga e Ehli Sunnetit, si mu’tezilitët, esh’aritët,maturiditët etj.[8] “Medarixhus-Salikin” 2/328-329.

Page 44: Revista Delirje & Edukim  Nr.10

43Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 0

Imam Bez-zari, Allahu e mëshiroftë, përzuhdin[9] e tij ka thënë: “Kanë rënë në paj-tim të gjithë ata që e kanë parë atë (IbënTejmijen) e në veçanti ata që e shoqëruanmë gjatë, se nuk kanë parë si ai në zuhd nëkëtë botë. Kjo u bë e njohur dhe zuri vendnë zemrën e çdonjërit, qoftë ai i afërt apo ilargët, që kishte dëgjuar për cilësitë e tij. Poedhe sikur një analfabet të pyetej, i cili je-tonte larg qytetit të Shejhul-Islamit, se kushështë njeriu më asket në këtë kohë, kushështë ai që më së shumti i refuzon të mirate kësaj bote dhe më së shumti i kërkon tëmirat e botën tjetër, ai do të thoshte: “IbënTejmija, Allahu e mëshiroftë”.[10]

Për modestinë e tij imam Bez-zari ka thënë:“Sa i përket modestisë së tij, nuk kam parëdhe nuk kam dëgjuar për ndonjërin që kajetuar në kohën e tij e të jetë si ai. Ishtemodest me të moshuarit, me të vegjlit, metë famshmit dhe jo të famshmit, më të pa-surit e devotshëm dhe të varfrit.Ai ishte gjithmonë pranë varfanjakëve tëdevotshëm, i nderonte dhe i respektonte, ibënte të ndihen të lumtur, u fliste me fjalëtë mira e të thjeshta ashtu siç u fliste të pa-surve të devotshëm. Nganjëherë i ndih-monte personalisht, duke shpresuar mekëtë afrim tek Allahu i Lartësuar.Nuk bezdisej nga ai që e pyeste apo ikërkonte ndonjë gjë, por e priste me fytyrëtë çelur dhe sjellje të mirë. Qëndronte metë derisa ai shkonte, qoftë ai i moshuar apoi mitur, burrë apo grua, i lirë apo rob, dije-tar apo analfabet, udhëtar apo vendas. Nuke kundërshtonte, nuk e shqetësonte, nuk ifliste rëndë. Përkundrazi, i përgjigjej lehtë,e bënte të kuptonte, i sqaronte ku qën-

dronte e vërteta me fjalë të lehta dhe mebutësi[11].Për bujarinë e tij imam Bez-zari thotë:“Nuk kthente pas asnjë lypës, nëse kishtemundësi ta plotësonte kërkesën e tij, qoftëduke dhënë para, rroba, libra apo diçkatjetër. Nganjëherë, kur dikush nga të varfriti kërkonte para dhe ai nuk kishte, nuk elinte të shkonte duar bosh, mirëpo i jeptediçka nga rrobat e tij (apo diçka tjetër) dheky veprim i tij njihej nga njerëzit[12]

Më ka treguar një njeri i besueshëm “seIbën Tejmije, Allahu qoftë i kënaqur prejtij, nuk kthente pas asnjë njeri që i lyptediçka nga ajo që kishte shkruar, por ithoshte që të merrte çfarë dëshironte”.Më kanë treguar se një ditë erdhi një njeridhe i kërkoi një libër që të përfitonte ngaai dhe Ibën Tejmija i tha që të zgjidhte cilinlibër të donte. Ky njeri pa në mesin e li-brave të shejhut një mus’haf (Kur’an), tëcilin shejhu e kishte blerë me një çmim tëlartë. Ai e mori atë dhe shkoi. Disa nga tëpranishmit e qortuan shejhun për këtë, porai tha: “A është mirë për mua që ta ndalojatë pasi kërkoi nga unë? Lëreni të shkojëdhe të përfitojë nga ai (mus’haf).”Shejhul-Islami, Allahu qoftë i kënaqur prejtij, ishte njeriu që i urrente shumë ata tëcilët ua ndalonin librat atyre që i kërkonin.Ai thoshte: “Nuk duhet t’u ndalohet di-turia atij që e kërkon atë.”[13]

TRIMËRIA E TIJ

Për trimërinë e tij, forcën e zemrës dhe gux-imin e tij flit sa të duash e mos ki frikë.Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

______________[9] Zuhd domethënë heqje dorë nga kënaqësitë e kësaj bote.[10] “El-a’lamul Alij-je fi menakib ibën Tejmij-je”, fq. 47- 48.[11] “El-a’lamul Alij-je fi menakib ibën Tejmij-je”, fq. 52.[12] “El-a’lamul Alij-je fi menakib ibën Tejmij-je”, fq. 65.[13] “El-a’lamul Alij-je fi menakib ibën Tejmij-je”, fq. 68.

Page 45: Revista Delirje & Edukim  Nr.10

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 044

“Pasha Allahun, nuk kam parë askënd qëka jetuar më mirë se ai, edhe pse jeta e tijkishte shumë vështirësi, ishte pa komoditetdhe jo luksoze. Me gjithë burgimet, lodhjetdhe kërcënimet që kishte, megjithatë aiprapë bënte jetë më të mirë se të tjerët,ishte zemërgjerë, zemërfortë, shpresëd-hënës, në fytyrën e tij shihej shkëlqimi i kë-naqësisë.Kur te ne frika arrinte kulmin, përkeqëso-heshin dyshimet tona dhe toka për ne bëheje ngushtë, shkonim tek ai. Vetëm shikimitek ai dhe dëgjimi i fjalëve të tij, bënte qënga ne të largohej e tërë ajo që kishim dhee tëra shndërrohej në gëzim, forcë, siguridhe qetësim.I lartësuar është Allahu që ua dëshmoirobërve të tij xhenetin para se ta takojnëAtë. Ua hapi dyert e xhenetit në botën epunës dhe u vjen atyre nga flladi, aromadhe misku i tij përderisa japin mundin etyre në kërkimin e tij dhe bëjnë gara për të.Imam Bez-zari, Allahu e mëshiroftë, kathënë: “Ka qenë Ibën Tejmija, Allahu qoftëi kënaqur prej tij, më trimi, më i gux-imshmi ndër njerëzit dhe më zemërfortë setë tjerët. Nuk kam parë askënd më zemërmë të vendosur dhe që kishte dhënë mundtë madh në luftë për hir të Allahut kundërarmiqve te Tij. Luftonte në rrugën e Al-lahut me zemrën, gjuhën dhe dorën e tij,nuk frikësohej (në luftë) për Allahun ngakërcënimi i asnjë kërcënuesi.Është treguar se Shejhul-Islam, Allahuqoftë i kënaqur prej tij, kur merrte pjesë meushtrinë e muslimanëve në luftë, ishte nëmesin e tyre si mburojë, i bënte ata tëpërqendroheshin. Nëse shihte ndonjërin

prej tyre që e kapte frika, bënte panik apodëshpërohej, e inkurajonte, e përgëzonte, ipremtonte fitore, i sqaronte vlerën e luftësdhe luftëtarëve në rrugën e Allahut dhe Al-lahu zbriste qetësinë e tij mbi ta.Kur hipte në kalin e tij, e lidhte çallmënnën mjekër dhe i kthente dy skajet e sajmbi kokë. Sillej në mesin e armikut si trimimë i madh, thërriste tekbir e kjo ishte përarmikun më e tmerrshme se një sulm i ash-për. Zhytej në mesin e armikut si një zhytësqë nuk frikësohet nga vdekja. Kanë treguarpër të se në çlirimin e Akkas kanë parë ngaai gjëra që një përshkrues i mirë nukmundë t’i përshkruajë. Ai ishte edhe shkak-tari kryesor që muslimanët e morën nënsundim këtë qytet, me punën, sugjerimetdhe strategjinë e tij[14].Këto ishin disa veti, aftësi dhe zgjuarsi ngabiografia e këtij luftëtari guximtar, porkush dëshiron të dijë më shumë për të, let’u kthehet librave që kanë përshkruar medetaje biografinë e tij.[15]

Shkëputur nga: “El Himetu el Alijetu” fq 293-300Muhamed ibën Ibrahim El Hamd

Përshtati me disa shkurtesa dhe ndryshime:Sabahudin Selimi

______________[14] “El-a’lamul Alij-je fi menakib ibën Tejmij-je”, fq. 69-70.[15] Si për shembull: 1) “El-a’lamul Alij-je fi menakib ibën Tejmij-je”, i dijetarit Umer ibën Alij ibën Musa el-Bez-zar; 2) “Esh-Shehadetuz-Zekij-je fi thenail-Eim-meti ala ibën Tejmij-je”, i dijetarit Mer-i el-Keremi el-Hanbeli.3) “Ibën Tejmij-je baithul-fikris-Selefij”, i dijetarit Muhamed Halil Herr-rras. E shumë libra të tjerë.