52

Revista Delirje & Edukim Nr.22

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Mjekra, simbol i “vehabizmit” apo reflektim i Traditës Profetike? ............................................................................... 39 Adem AVDIU Adem AVDIU Tirazhi: 1000 Halid ibën ABDURRAHMAN Xhabir SHEME Unejs MURATI Dr. Muhammed ba Kerim Muhammed ba AbdAll‐llah Mr. Fidan XHELILI Pastrim i shkrimeve apo i mendimeve? ................................. 36 Shtëpia e besimtarit dhe shtëpia e zullumqarit ..................... 11 Mr. Selatin MEHANI Arian KOÇI Zejd HAZIRI

Citation preview

Page 1: Revista Delirje & Edukim Nr.22
Page 2: Revista Delirje & Edukim Nr.22
Page 3: Revista Delirje & Edukim Nr.22
Page 4: Revista Delirje & Edukim Nr.22
Page 5: Revista Delirje & Edukim Nr.22

EDITORIALIZejd HAZIRIHytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm ............................... 2

Mr.Abdulmelik‐Besfort MAXHUNIGabimet më të përhapura te shqiptarët që janë në kundërsh‐tim me besimin, adhurimin dhe moralin islam ........................ 4

Mr. Fidan XHELILIParathënia e "Sunenit" të Ibën Maxhes ................................... 7

Unejs MURATIShtëpia e besimtarit dhe shtëpia e zullumqarit ..................... 11

Halid ibën ABDURRAHMANProgrami i ditës ideale në jetën e muslimanit ....................... 14

Xhabir SHEMETë njohim të Dërguarin e Allahut Muhamedin sal‐lAllahualejhi ve sel‐lem ..................................................................... 17

Dr. Muhammed ba Kerim Muhammed ba AbdAll‐llahDisa bindje të atyre që e tepruan në madhërimin e ProfetitMuhamed sal‐lAllahu alejhi ve sel‐lem .................................. 21Adem AVDIUPërgjigje të qarta ndaj dyshimeve me të cilat argumentohetlejimi i mevludit (II) ................................................................ 24

Zejd HAZIRIKoment i shkurtër i muhadithit të Medinës, Shejh Abdul‐Muhsin el‐Abbad ................................................................... 27

Abdulmuhsin Hamd el‐BedërEdhe një herë, butë o pasuesit e Sunnetit me pasuesit eSunnetit! ................................................................................ 31

Ali Hasen el‐Halebi el‐Etheri Pastrim i shkrimeve apo i mendimeve? ................................. 36Adem AVDIUMjekra, simbol i “vehabizmit” apo reflektim i TraditësProfetike? ............................................................................... 39

Dr. Abdul Kerim ibën Muhamed el‐LahimTrashëgimia në Islam (VI) ....................................................... 41

Mr. Selatin MEHANINgritja e çmimeve .................................................................. 43

PËRMBAJTJA

Kryeredaktor:

Unejs MURATI

Zv. Kryeredaktor:

Mr. Fidan XHELILIAnëtarët e revistës:

Adem AVDIUSabahudin SELIMIXheladin LEKABashkëpunëtorët:

Bali SADIKUFehmi DALIPILirim SADIKUNamik VEHAPIShuajb REXHA

Redaktor gjuhësor:

Arian KOÇI

Boton:

Shtëpia botueseAtikGjilan, Republika e Kosovës

Tirazhi: 1000

Adresa: Rr. M. Idrizi p.n 60000 Gjilan Republika e Kosovës Tel: 044 988 400E‐mail: [email protected]

Nr. i llog.: 1150‐138922‐0101‐09ProCredit Bank of KosovoSwift Code: MBKORS22Gjilan, Republika e Kosovës

NDIHMO REVISTËN

Page 6: Revista Delirje & Edukim Nr.22

A

2 Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1

Transmetohet nga sahabi Irbad ibën Sarijeh, radijAllahu anhu, i cili ka rrëfyer se “i Dërguarii Allahut njëherë na këshilloi me një këshillë prej së cilës u drodhën zemrat dhe lotuan sytë”

Ajo që shpeshherë bëhet pjesë e debatit mes musli-manëve është pyetja se çfarë përfituam sot nga hytbejae xhumasë. Por para kësaj është pyetja: Ku do ta falimsot xhumanë, te një hatib i cili ligjëron shkurt e shpejtapo diku ku së paku xhamia ka ambient të mirë, edhepse hytbeja nuk është e mirë?Pyetjet e tilla të japin të kuptosh se për shkak se për-gatitja e hatibëve është shumë e dobët dhe e cekët ngaana akademike, kjo i bën muslimanët që t’u ikinligjëratave boshe e të padobishme. Disa hatibë flasingjatë, por nuk japin asnjë mesazh; disa ia qëllojnë temëssë hytbes, por oratoria e tyre është në nivel të ulët; disaprej hytbeve janë tërësisht pa kurrfarë përmbajtjeje dhee shtyjnë muslimanin të largohet nga xhumaja bind-shëm e të thotë: “Po, hoxha foli për këtë temë!”Disa prej tyre ligjëratat i kanë bosh nga fjalët e Allahutdhe të Pejgamberit të Tij. E tërë hytbeja është filozofishterpë, e pakuptimtë, asnjë porosi nuk mbillet nëkokën e atij që ka qenë i pranishëm në xhuma. Dhemë e keqja është se ai hatib mendon se ka qenë ipërkryer apo se ndoshta nuk ka hatib si ai!Ka të atillë që as profesionalisht nuk e meritojnë të jenëhatibë sepse së pari as leximin e ajeteve nuk e bëjnë

sipas gramatikës dhe rregullave të texhvidit; ata në re-alitet as që e kuptojnë gjuhën e Kur'anit dhe të ha-dithit, andaj gabimet e tyre nëpër hytbe janë trashanikedhe kur i dëgjon gabimet të dhemb veshi ose të duketsikur dikush lëshon një zë rrëqethës në mes të njëqetësie të madhe.Disa prej tyre përmendin në gjuhën shqipe një hadithme një kuptim, kurse në arabisht lexojnë një hadithkrejt tjetër!Ka edhe të atillë që u duket vetja si në odën e burravedhe thua ti se ai është kryeplaku i katundit, ku të gjithëheshtin kur ai flet. Ai harron se karakteristika exhumasë është shumë ndryshe. Hytbeja e tij nuk duhetta vërë në gjumë xhematin, por t'ia nxjerrë gjumin, qëata t’i bëjnë sytë katër kur ligjëron ai.Disa hatibë nuk i kushtojnë rëndësi fare vetëdijes sëxhematit që kanë para vetes; disa harrojnë se para tyreka njerëz intelektualë me shkollim universitar, qëndoshta kanë lexuar libra për fe më shumë sesa vetë atahatibë.Disa prej tyre janë edhe tregues përrallash e shqiptueshadithesh e rrëfimesh të shpikura e të pabaza në fe, disaprej tyre fatkeqësisht i kemi dëgjuar edhe duke thënë

HYTBET E XHUMASË DHE

HATIBËT

Editorial

E S O T S H Ë M

Page 7: Revista Delirje & Edukim Nr.22

fjalë kufri…. la ilahe il-lallah!Ndodh që të ketë edhe prej atyre që janë më politikanësesa vetë politikanët apo më gazetarë se gazetarët. Pra,realiteti i hatibëve të sotshëm në fakt është shumë dësh-përues e pak shpresëdhënës për përmirësimin e atyre qëshkojnë në xhuma.Pak hatibë të sotshëm ndikojnë me hytbet e tyre nështimin e besimit të xhematit. Të paktë janë ata hatibëqë i kanë bërë hytbet e tyre objekt diskutimesh mesmuslimanëve deri në xhumanë e ardhshme; të paktëjanë ata hatibë që e kanë shtyrë xhematin t'i incizojnëhytbet e tyre për të përfituar nga ato hytbe edhe në tëardhmen apo për t’ua transmetuar të tjerëve që nukkanë qenë prezentë... të paktë… shumë të paktë.Realiteti është, siç e lakova edhe në fillim, se xhematiçdo xhuma mendon ku ta falë atë dhe vazhdimishtmundohet t’i ndërrojë xhamitë me shpresë se do tëketë fat për të dëgjuar diku ndonjë hytbe të mirë e tëdobishme.Pse?Ngase hatibët e tyre janë:dëshpërues, monotonë, pa mesazhe deri në javën tjetër,pa këshilla mbresëlënëse e prekëse, më shumë ofenduessesa qortues me të drejtë, pa fjalë të Allahut dhe të Pe-jgamberit të Tij, filozofë e përrallaxhi dhe jo njerëz tëargumentit nga shpallja e kështu me radhë.Këta nuk e kanë parasysh fare Traditën e Pejgamberitsal-lAllahu alejhi ve sel-lem në ligjërim. Pejgamberi ynësal-lAllahu alejhi ve sel-lem është shëmbëlltyra jonëedhe në këtë rast patjetër, pasi nuk ka kohë dhe vendkur ne nuk duhet ta marrim shëmbëlltyrën e tij simostër. Allahu thotë: “Në të Dërguarin e Allahut ka njëshembull të mrekullueshëm për atë që shpreson tek Allahudhe Dita e Fundit dhe e përmend shumë Allahun.” [1]Shumica e këtyre hatibëve e lexojnë këtë ajet nëpër hyt-bet e tyre, por e kundërshtojnë me formën e hytbes sëtyre dhe mënyrën e ligjërimit, ndërsa për bidatet në totë mos flasim (shiko librin tonë “Bidatet e xhumasë”,botuar më 2005). Tradita e Pejgamberit sal-lAllahu ale-jhi ve sel-lem në hytbet e tij ka qenë krejtësisht ndryshe.Hytbet e tij para së gjithash ishin:1- të shkurtra por përmbledhëse, sepse edhe vetë ai kathënë se prej pesë gjërave që Allahu e ka veçuar atë ngaPejgamberët e tjerë është se atij i është dhënë ligjërimime fjalë përmbledhëse.Nuk është arsyetim për hatibët se kjo ka qenë karakter-istikë vetëm e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem,pasi ne jemi nga ummeti i tij dhe hatibi hytben e tijduhet ta bëjë përmbledhëse duke e ndarë në pika dhe

me argumente sa më aluduese pa e tepruar me detajet;2-plot me këshilla e përkujtime prekëse, mbresëlënëse endikuese, ushqim i besimit të muslimanëve. Transme-tohet nga sahabi Irbad ibën Sarijeh, radijAllahu anhu, icili ka rrëfyer se “i Dërguari i Allahut njëherë na këshilloime një këshillë prej së cilës u drodhën zemrat dhe lotuansytë…” [2]3- frikësuese e kërcënuese, saqë sahabët e kanë cilësuaratë të frikshëm në hytbet e tij, sikur paralajmëronte përndonjë ushtri që ishte nisur t'i sulmonte;4- arsimim dhe shkollë, edukatë dhe mësim, urdhërimnë të mirë dhe ndalim nga e keqja. Transmetohet ngaUmmi Hisham bint Harithetu ibën Nu’man se kathënë: “E kam mësuar (suren) “Kaf, vel-Kuranil-Mex-hid” vetëm nga gjuha e Pejgamberit sal-lAllahu alejhive sel-lem, e lexonte atë në çdo xhuma në minber kur uligjëronte njerëzve.”[3]Transmetohet nga Xhabiri, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem,se Sulejk ibën Gatafani kishte ardhur në xhami teksaPejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem kishte qenëduke ligjëruar (dhe ishte ulur pa i falur dy rekate).Atëherë ai i tha: “O Sulejk! Ngrihu dhe fali dy rekate dheshpejto në to.” Pastaj tha: “Kur dikush prej jush vjen nëditën e xhumasë dhe imami ligjëron, le t’i falë dy rekatedhe të shpejtojë në to.” [4]Këto ishin disa nga karakteristikat e hytbeve të Pejgam-berit tonë, Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem,shëmbëlltyrës sonë, të cilat i kanë anashkaluar njënumër i madh hatibësh, për fat të keq. Kështu duhet tëjenë hytbet e hatibëve, së paku të pajisura me njërënnga këto veçori. E kur të ndodhë kjo, ata do të jenë mëprogresivë dhe përmirësues të gjendjes shpirtërore tëmuslimanëve, me anë të së cilës u rregullohet jeta ekësaj bote dhe e ahiretit. Përndryshe xhemati do tëvazhdojë të mendojë se si të ikë sa më shpejt nga hytbetmonotone e shterpë nga dija dhe motivi kryesor që dot'i sjellë ata në xhuma do të jetë vetëm obligueshmëria enamazit të xhumasë, por jo hytbeja prekëse dhembresëlënëse e hatibit. Mirëpo, ç’të bësh, të vërtetën kathënë Pejgamberi ynë sal-lAllahu alejhi ve sel-lem kurthotë: “Kur i jepet pozita atij që nuk e meriton, prite ki-ametin.” [5] Allahu azze ve xhel i përmirësoftë hatibët exhamive tona, ua shtoftë dijen dhe pasimin e TraditësPejgamberike në çdo sferë, edhe në mënyrën eligjërimit nëpër hytbe, amin!Allahu i dëgjon lutjet tona dhe u përgjigjet atyre!

Zejd HAZIRI Gjilan / Kosovë

3Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1

______________[1] EL-Ahzab: 21[2] Transmetoi Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe të tjerët, hadith hasen.[3] Trans Muslimi 873.[4] Trans Muslimi 875[5] Trans Buhariu 2

Page 8: Revista Delirje & Edukim Nr.22

F

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 14

PARATHËNIA

Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm All -ahut, i Cili është një, pa rival, kurse salavatet dheselamet më të mira qofshin për të Dërguarin eAll hut, Muhamedin alejssalatu vesselam, vulën ePejgamberëve, për familjen e tij të pastër, përshokët e tij dhe për të gjithë ata që ecin rrugës sëtij deri në Ditën e Kiametit.Nuk ka dyshim se çdo thirrës në rrugën e Allahutështë ballafaquar me besëtytni, injorancë dheanomali të ndryshme gjatë prezantimit të Islamit.Nuk është çudi sepse dihet që fusha e davetitështë e mbushur me gjëra të tilla, sidomos nësethirrësi në Kur'an dhe Sunnet rrjedh nga një vendqë është udhëhequr me dekada nga sistemet mëarmike të Islamit, siç janë komunizmi dheateizmi. Në mesin e vendeve që morën nasibin ekëtyre sistemeve ishte edhe Kosova, populli i sëcilës gjithmonë ka qenë si një kurban i shtrirë qëpriste të shihte vdekjen me sy.Është e natyrshme që këto sisteme të kenë krijuarnjë tërësi tiparesh të egra, me të cilat është synuar

krijimi i strukturave dhe gjeneratave kundërshtaretë Islamit nga vetë populli ynë. Një armë për luftimin e Islamit ishte largimi imuslimanëve nga dituria e Kur'anit dhe Sunnetit,duke përdorur për këtë fushatë elementet më vul-gare të mundshme, si propagandën demagogjikeme pamje dhe ngjyra të ndryshme, në shumicën erasteve në emër të "shqiptarisë".Sa herë që populli ynë në kushtet e veta modestefillonte ta përshtaste jetën islame sipas sistemit qëudhëhiqte shtetin, ende pa u adaptuar mirë hyntenë fuqi një sistem i i ri, që e privonte nga Islami,madje edhe ëndrrat dhe ndjenjat ua shkatërronte.Falë Zotit, pastaj mendimit të mirë që kishte ndajIslamit, populli musliman shqiptar arriti meperipeci që ta ruajë besimin e vet islam, traditën,nderin, miqësinë, mikpritjen etj., edhe pse memangësi dhe dobësi. Mirëpo koha ecën, prandajas ne nuk duhet të ndalemi aty ku kemi qenë.Thirrësit në Islam duhet të ndërmarrin sa më sh-pejt masat e duhura për mbrojtjen e besimit tëvëllezërve tanë muslimanë të trojeve shqiptare,duke u ofruar atyre një Islam të pastër burimor,

Falë Zotit, pastaj mendimit të mirë që kishte ndaj Islamit, populli musliman shqiptar arritime peripeci që ta ruajë besimin e vet islam, traditën, nderin, miqësinë, mikpritjen etj., edhepse me mangësi dhe dobësi.

GABIMET MË TË PËR HAPURA TE SHQIPTA RËT QË

JANË NË KUN DËRSHTIM ME BESIM IN, ADHURIMIN

DHE MORALIN ISLAM

Page 9: Revista Delirje & Edukim Nr.22

5Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1

që përfshin besimin, adhurimin, moralin dheedukatën, por mbi të gjitha pastrimin dhe dëlir-jen e besimit, bindjeve, adhurimeve të tyre ngabestytnitë, nga risitë e futura nga armiqtë e Is-lamit, sepse siç dihet efekti pozitiv mund të shi-het vetëm atëherë kur pastrohet plotësisht vendi.Pikërisht kjo temë do të nxjerrë në pah gabimetmë të njohura të shqiptarëve muslimanë, të cilatbien ndesh në mënyrë të drejtëpërdrejtë me bes-imin e pastër, me adhurimin dhe moralin islam.Këto gabime nuk janë mbledhur dhe tubuar ngalibrat, por nga vetë populli, i kemi dëgjuar nëperiudha të ndryshme kohore gjatë thirrjes-dav-etit të njerëzve në këtë fe apo jemi pyetur për togjatë ceremonive të ndryshme si vdekje, lindje,syneti, martesa, etj.E lusim Allahun e Lartmadh -ëruar që ky shkrim të sjellë dritën e vetëdijesimitpër braktisjen e këtyre gjërave.

GABIME NË KUNDËRSHTIM ME BESIMIN, ADHURIMIN DHE MORALIN

ISLAM

1 - Kërkimi i mbrojtjes, i faljes së mëkateve, ishërimit, i martesës nga të vdekurit ose therja ekurbaneve për ta, bërja tavaf rreth varreve të tyre,bërja sexhde në drejtim të tyre, të zotuarit nëemër të tyre... janë gjëra që kundërshtojnë bes-imin dhe nuk lejohet t'ia drejtojmë askujt tjetërpërveç Allahut të Lartëmadhëruar.2 - Komentimi i deklaratës islame-shehadetit "LaIlahe il-lAllah" me "nuk ka krijues tjetër pos All -ahut". Ky komentim bie ndesh me parimet e pas-tra Kur'anore dhe profetike, pasi kuptimi i vërtetëi saj është "nuk meriton të adhurohet askushpërveç Allahut".3 - Bërja e bidateve dhe shumë shirkeve me ni-jetin e ibadeteve dhe konsiderimi i tyre si mjetafrimi tek Allahu.4 - Të folurit për fenë e Allahut pa dije dhe argu-ment. Duhet ditur se çdo mendim i shprehur osefjalë e thënë pa dije dhe argument konsiderohetshpifje ndaj Allahut dhe fesë së Tij.5 - Të tepruarit në dashurinë për Pejgamberinsal-lAllahu alejhi ve sel-lem me gjëra për të cilat ainuk na ka porositur.6 - Të shkuarit te magjistarët dhe falltorët dhe tëkërkuarit ndihmë prej tyre. Të besuarit në fjalëtdhe veprat e tyre është mosbesim.7 - Dashuria për jobesimtarët, fasikët-të prishurit,bidatçinjtë dhe shoqërimi apo përkrahja e tyredhe urrejtja e besimtarëve, të devotshmëve, pa-suesve të Sunnetit dhe mosshoqërimi apo mo-spërkrahja e tyre.

8 - Praktikimi i ibadeteve dhe i çdo pune tjetërme syefaqësi, me qëllim të arritjes së lëvdatave tënjerëzve dhe dashurisë së tyre, duke harruar sepërfitimi i dashurisë së Allahut është kusht përpranimin e një vepre, kurse ai njerëzve shkak i as-gjësimit të veprave.9 - Mosmbështetja në Allahun (tevekkul) në të tëgjitha çështjet, me bindje se fuqia dhe potencialete njeriut janë të mjaftueshme.10 - Ndërtimi i teqeve dhe tyrbeve mbi varret enjerëzve, zbukurimi, stolisja, ndezja e qirinjve nëto me bindje se janë vende të bekuara dhe të pa-prekshme ose lidhja apo varja e penjve nëpërmuret e tyre me qëllim të realizimit të dëshirave.11 - Parashikimi i fatit të mirë apo të keq nëpër-mjet shtazëve apo simboleve. I ngjashëm ështëedhe parashikimi i fatit të keq nëse na pret rrugënnjë mace e zezë etj..12 - Të zotuarit apo të betuarit me emrat, simbo-let dhe famën e njerëzve të ndryshëm konsidero-het shirk, politeizëm.13 - Të besuarit se ligji i Allahut -Kur'ani dheSunneti- nuk është i nevojshëm për këtë kohë osezëvendësimi i ligjit të Allahut me ligjet e tjera tëmangëta të pjella nga logjika e prishura të jobes-imtarëve.14 - Mosfalja e namazit, refuzimi i tij,neglizhenca dhe bindja se mosfalja e tij nuk ështëgjynah i madh.15 - Akuzimi i njerëzve me mosbesim pa argu-mente dhe kushtet e parapara të vendosura ngadijetarët islamë.16 - Komentimi i emrave dhe cilësive të Allahutme komentime çoroditëse apo përngjasimi i tyreme cilësitë e krijesave, mohimi i kuptimeve tëvërteta të tyre apo krahasimi dhe shembëllimi ityre me gjëra që nuk i përkasin Lartmadhërisë sëAllahut.17 - Bindja se nuk llogaritet mëkat, bidat-risi osemosbesim fjala apo vepra e dikujt që bie ndeshme Kur'anin dhe Sunnetin, nëse nijeti i tij është ipastër.18 - Sharja e shokëve të Muhamedit sal-lAllahualejhi ve sel-lem (sahabëve) duke thënë gjëra qëkundërshtojnë drejtësinë e tyre apo përshkrimi ityre me cilësi që njollosin besimin, moralin,edukatën dhe karakterin e tyre.19 - Sharja e prijësve muslimanë, përhapja edobësive, të metave të tyre, dalja kundër tyre,akuzimi i tyre me mosbesim pa pasur dije, argu-mente dhe kushtet e parapara nga Kur'ani dheSunneti për këtë gjë.20 - Mallkimi dhe sharja e dijetarëve, e hoxhal-larëve të njohur për qëndrueshmëri në rrugën e

Page 10: Revista Delirje & Edukim Nr.22

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 16

drejtë dhe të pastër në pajtueshmëri memetodologjinë e Muhamedit alejhissalatu vesse-lam dhe shokëve të tij.21 - Bindja se lejohet vjedhja e shtetit nëse ai nuki përmbahet fesë së Allahut apo për shkak të urre-jtjes ndaj kryetarëve të shtetit.22 - Ekstremiteti dhe fanatizmi në mendime,njerëz, medhhebe, dijetarë e hoxhallarë, pa marrëparasysh faktin se çdokush e qëllon të vërtetënapo gabon. I pagabueshëm është vetëmMuhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dheshokët e tij si bashkësi.23 - Këndimi i Kur'anit për të vdekurit me paraose jo, talkini, qelimet, ilahitë etj.24 - Bindja se thirrja e njerëzve në Ditën eGjykimit do të bëhet me emrat e çdo njeriu dhenënave të tyre dhe jo me emrat e baballarëve përshkak se nëna e çdo njeriu dihet me siguri, kursebabai mund të mos jetë babai i vërtetë i tij. Kjonënkuptohet si dyshim ose shpifje në nderin e në-nave muslimane dhe kjo bindje bazohet në njëhadith të shpikur nga një jehudi.25 - Të besuarit se krishterët dhe çifutët nuk janëjobesimtarë apo nuk do të hyjnë në zjarr apo tëbesuarit se edhe kishat janë shtëpi të Allahut osemanifestimi i dhe kremtimi i festave dhe traditavetë tyre.26 - Besimi se Tevrati dhe Ungjilli nuk kanë pë-suar ndryshime dhe deformime.27 - Kremtimi dhe manifestimi në emër të Is-lamit i çdo feste apo date me rëndësi për të cilënnuk ka argument nga Kur'ani dhe Sunneti ivërtetë.28 - Shkrirja plumb njerëzve, sidomos fëmijëvenë raste tronditjesh psiqike për shkak të frikës sëmadhe etj.29- Të besuarit se syri i kaltër, patkoi, gërshërët,hudhra apo ndonjë gjë tjetër dhe varja e tyre nështëpi, automobila dhe njerëz largon syrin e keqapo shpirtrat e këqij.30 - Të besuarit se prerja e thonjve natën apo nëditë të caktuara nuk lejohet apo sjell fat të keq.31 - Besimi dhe bindja se shëndeti, udhëzimi,lumturia arrihen me para, por në realitet parajaështë mjet që ndihmon arritjen e tyre e kurrsesinuk është bazë e tyre.32 - Mosbesimi në përcaktimin e së mirës dhe sëkeqes nga Allahu.33 - Mosbesimi në Ditën e Gjykimit, dënimitdhe shpërblimit në varr, jetën në të, ringjalljen,peshimin e veprave, llogaritjen, siratin, xhennetindhe xhehennemin…etj.34 - Mosbesimi në melaike apo të besuarit semelaiket janë vajzat e Zotit.

35 - Mosbesimi në ekzistimin e xhinëve dheveprave të tyre, si fuqia, shpejtësia, ngacmimetetj.36 - Mosbesimi në ekzistimin e Dexhallit apo tëbesuarit se Dexhalli është televizori.37 - Të besuarit se shehlerët, dervishët, nuk janëtë devijuar ose ata dinë të fshihen apo ata janë mëtë udhëzuar se Pejgamberët, sahabët, dijetarët ahoxhallarët e zakonshëm që janë pjesëtarë të katërmedhhebeve të njohura.38 - Ndezja e qirinjve apo e dritës deri në mëng-jesin e 15 ditëve të para menjëherë pas vdekjes sëdikujt, me bindje se shpirti i tij e viziton shtëpinëe tij gjatë këtyre 15 ditëve.39 - Besimi se Hidri (alejhisselam) është gjallëdhe ka mundësi të paraqitet në fizionominë enjerëzve të ndryshëm.40 - Besimi se pas vdekjes shpirtrat e njerëzvetransferohen në trupat e njerëzve të tjerë, shtazëveapo bimëve.41 - Të thënët mos të kish qenë Allahu dhe filanimë kishte ndodhur kjo apo ajo. Me këtë fjalënjeriu i përshkruan rival Allahut, por duhet tëthuhet Allahu pastaj filani.42 - Të besuarit se Kur'ani i sotëm është i falsi-fikuar dhe jo i kompletuar.43 - Tallja se agjërimi i Ramazanit ka qenë triditë, por njerëzit apo shtypi i keq i asaj kohe iKur'anit kanë shkruar 30 ditë.44 - Besimi se haxhi mund të realizohet edhe nëvende të tjera pos Mekës apo shpenzimi i paravetë përgatitura për haxh për ndonjë gjë tjetër kashpërblimin e haxhit.45 - Besimi se alkooli apo vera dhe gjërat e tjeradehëse janë të lejuara.46 - Besimi se muzika është e lejuar dhe se ajoështë ushqim për shpirtin.47 - Besimi se Iblisi ka qenë melek, por pastajështë shndërruar në djall (shejtan).48 - Besimi se të marrët udhë me qëllim të vizitëssë varrit të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem është ibadet i veçantë apo porositja e haxhin-jve për përcjelljen e selamit të dikujt tek varri iPejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem49 - Prerja e kurbanit në themelin e shtëpisë,xhamisë etj., gjatë ndërtimit të tyre me bindjen seprerja e kurbanit sjell në këto gjëra bereqet.50 - Vizita e varreve në ditë dhe vende të caktu-ara, si vizita e varreve që bëhet tek ne në mënyrëfamiljare apo të organizuar vetëm për Bajrame.

Mr. Abdulmelik-Besfort MAXHUNIZerka/Jordan

Page 11: Revista Delirje & Edukim Nr.22

7Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1

PARATHËNA E

“SUNENIT”

KAPITULLI MBI PASIMIN E TRADITËS SË UDHËHEQËSVE TË DREJTË ETË UDHËZUAR

TË IBËN MAXHES

Devotshmërinë e ka përkufizuar më mirë tabi'ini i njohur Talk ibën Habibi, Allahu e mëshi-roftë, i cili thotë: "T'i nënshtrohesh Allahut me argument nga Allahu duke shpresuar shpër-blimin e Tij dhe të largohesh nga mëkati ndaj Allahut me argument nga Allahu duke iufrikësuar dënimit të Tij."

H

LIBRI MBI SUNNETIN

HADITHI NR. 42Nga Irbad Ibën Sarije transmetohet të ketëthënë: "Një ditë u ngrit i Dërguari sal-lAllahualejhi ve sel-lem dhe na këshilloi me një këshillëmbresëlënëse, prej së cilës zemrat u drodhën dhesytë u përlotën. (Dikush i tha) "O i Dërguari iAllahut! Na këshillove sikur të ishte këshilla jotee fundit. A na le pas ndonjë testament?" (I Dër-guari) Tha: "Ju këshilloj me frikërespekt (devot-shmëri) ndaj Allahut, dëgjoni dhe respektoni(udhëheqësin), edhe nëse është rob nga Abisinia(Etiopia).Pas meje do të shihni divergjenca dhekundërshtime të forta, por ju pasojeni Sunnetintim dhe të udhëheqësve të drejtë e të udhëzuar,kapuni për të me dhëmballë dhe kini kujdes

nga gjërat e shpikura sepse çdo risi është hum-bje."Hadithin e transmeton Ebu Davudi,Kitabus-suneh, hadithi nr. 4607, Tirmidhiu:Kitabul-ilm, nr. 2676, Ibën Maxheh,Kitabus-suneh, nr. 42, ndërsa hadithin esipërpërmendur me shprehjet e tij e transme-ton Ibën Maxheh.Dijetari Albani e konsideron të saktë.

HADITHI NR. 43 DHE 44Gjithashtu transmetohet që Irbad ibën Sarijetë ketë thënë: "I Dërguari sal-lAllahu alejhi vesel-lem na këshilloi me një këshillë prej së cilësrrodhën lotët dhe u drodhën zemrat. Thamë:

Page 12: Revista Delirje & Edukim Nr.22

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 18

"O i Dërguari i Allahut! Kjo është këshilla eatij që jep lamtumirën e fundit. Na porosit!" (IDërguari) Tha: "Ju kam lënë në të bardhën (epastër) ku nata e saj është si dita dhe nuk devi-jon prej saj pas meje vetëm se njeriu i shkatër-ruar. Kush prej jush do të jetojë, do të shohëdivergjenca të shumta, por ju kapuni për Sun-netin që njihni nga unë dhe nga udhëheqësit edrejtë e të udhëzuar, kapuni për të me dhëm-ballë. Respektoni udhëheqësin edhe nëse ështërob nga Abisinia sepse besimtari është modest,nga të udhëhiqet ai shkon pas."

Hadithin e transmeton Ibën Maxheh nr. 43dhe Imam Ahmedi me nr. 17142.Albani e ka cilësuar të saktë në "Sunenin" eIbën Maxhes dhe në "Es-Sahiha" (nr. 937).

Në lidhje me këtë hadith

Rreth transmetuesitIrbad Ibën Sarije es-Sulemij, Ebu Nuxhejh,Allahu qoftë i kënaqur me të, është sahabipër të cilin ka zbritur fjala e Allahut:"(Nuk ka gjynah) as për ata të cilët, kur vijnëte ti për të kërkuar kafshë shalimi e ti u thua:“Unë nuk mund t’ju siguroj kafshë shalimi”,kthehen me sytë e tyre që u rrjedhin lot,ngaqë nuk mundën të gjenin gjë për tëdhënë (në rrugë të Allahut)." (Et-Tevbe: 92)Ka hyrë në Islam që herët, saqë transmetohettë ketë thënë: "Unë isha një e katërta e Is-lamit". Jetonte në Medinë në Xhaminë e tëDërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, praishte prej banorëve të Sufes. Ka jetuar nëSham e më vonë në Hims, ku vdiq në vitin75 hixhri.

Sqarimi i hadithitNë këtë hadith shohim qartë kujdesin e tëDërguarit sal-lAllahun alejhi ve sel-lem përshokët e tij, duke i këshilluar dhe mësuar,sepse këshilla është gjallëria e zemrave të bes-imtarëve dhe u bën dobi vetëm besimtarëve,

siç na ka treguar Allahu në Kur'an: "Dhekëshilloji ata sepse këshillimi u bën dobi vetëmbesimtarëve."[1]

Përveç kësaj, kjo këshillë e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem shihet nga për-shkrimi i sahabit se ishte këshillëmbresëlënëse dhe prekëse, saqë dëgjuesve udridheshin zemrat dhe lotët u rridhnin.Jo vetëm që Pejgamberi sal-lAllahu alejhi vesel-lem kishte kujdes t'i këshillonte shokët evet, por në këtë hadith shohim që edhe atakujdeseshin që të përfitonin sa më shumënga i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lemsaqë zemrat e tyre dëgjonin para veshëve, sh-pirti i tyre drejtohej nga i Dërguari sal-lAl-lahu alejhi ve sel-lem para trupit të tyre sepseishin të bindur që i Dërguari sal-lAllahu ale-jhi ve sel-lem flet vetëm atë që i shpallet ngaAllahu, prandaj e donin atë më shumë se çdogjë tjetër në këtë botë, më shumë seprindërit, fëmijët, pasuria dhe më shumë sevetja. Ata ishin edukuar nga i Dërguari i All -ahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ishinnxënës të tij dhe dinin çfarë dhe kur tëpyesnin. Kur e panë që i Dërguari sal-lAllahualejhi ve sel-lem po i këshillonte me këtëkëshillë nga e cila rridhnin lotët dhe dridh -eshin zemrat, menduan se ishte këshilla efundit e tij, prandaj i kërkuan që t'ikëshillonte me diçka që do t'i përcillte gjatëtërë jetës, që do ta kishin para vetes sa herëqë do të gjendeshin pranë ndonjë gjendjeje tëpatejkalueshme. Kjo ishte arsyeja që i thanët'i këshillonte, t'u linte një garanci, që nësekapeshin pas saj, do të shpëtonin në këtëbotë dhe në botën tjetër.I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem edhekëtë herë i këshilloi me disa fjalë që duhet tëshkruhen me shkronja të arta, të mësohen, tëtrashëgohen dhe të përcillen brez pas brezipër shkak të domethënieve të shumta qëngërthejnë dhe nevojës së madhe që ka mus-limani në veçanti dhe shoqëria në përgjithësi.- Këshilla e parë: "Ju këshilloj me frikërespekt

______________[1] Edh-Dharijat: 55

Page 13: Revista Delirje & Edukim Nr.22

9Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1

(devotshmëri) ndaj Allahut." Kjo është këshilla që e bën njeriun të lumture krenar, të nderuar nga Allahu dhe nganjerëzit, të shpëtuar në këtë botë dhe botëntjetër: frikërespekti dhe devotshmëria ndajAllahut.Me këtë këshillë Allahu i këshillon të gjithënjerëzit në përgjithësi. Në shumë raste nëKur'an thotë: "O ju njerëz, kini frikën Zotittuaj."Me këtë këshillë u drejtohet edhe njerëzve qëishin para nesh nga ithtarët e librit (çifutëtdhe të krishterëve). Allahu thotë: "I kemikëshilluar ata që ishin para jush nga ithtarët elibrit, por edhe ju që t'i keni frikën Allahut."Allahu me këtë këshillë i këshillon në shumëajete kur'anore edhe besimtarët muslimanëduke iu drejtuar: "O ju që keni besuar, kinifrikë Allahun..."Përveç kësaj, me këtë këshillë Allahu i drejto-het edhe Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, edhe pse ai ishte më i devotshmi i tëdevotshmëve. "O ti Pejgamber, kije frikë Al-lahun..."Edhe i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lemndiqte të njëjtën rrugë dhe shpesh ikëshillonte shokët e tij me këtë këshillë që tëjenë të devotshëm ndaj Allahut. Kur shohimse sa rëndësi të madhe i ka dhënë Allahu de-votshmërisë (frikërespektit) ndaj Tij, poashtu edhe i Dërguari sal-lAllahu alejhi vesel-lem, është detyrim ta dimë se ç'është de-votshmëria në mënyrë që ta zbatojmë këtëurdhër të rëndësishëm. Devotshmërinë e kapërkufizuar më mirë tabi'ini i njohur Talkibën Habibi, Allahu e mëshiroftë, i cili thotë:"T'i nënshtrohesh Allahut me argument ngaAllahu duke shpresuar shpërblimin e Tij dhetë largohesh nga mëkati ndaj Allahut me ar-gument nga Allahu duke iu frikësuar dënimittë Tij." Kur pyetej Umeri radijAllahu anhupër devotshmërinë, thoshte: "Të kesh kujdesse si ecën në jetën tënde ashtu siç kujdeset seku e vendos këmbën e tij ai që kalon pranë

një vendi me gjemba, që të mos shpohet."-Këshilla e dytë: "Dëgjoni dhe respektoni(udh ëheqësin), edhe nëse ai është rob ngaAbisinia (Etiopia)". Islami i jep rëndësi tëmadhe unitetit dhe bashkimit sepse në të kafuqi dhe rezultat, ndërsa në përçarje dhe kaoska vetëm dobësi e dështim. Është e njohurpër pushtuesit parulla "përça dhe sundo",pasi sundimi më i lehtë që mund t'i bëhetnjë populli është kur arrin të përçash ud-hëheqësit dhe popullin. I Dërguari sal-lAll -ahu alejhi ve sel-lem i kushtonte kujdes tëveçantë bashkimit, unitetit dhe respektimittë atij që udhëheq punët e muslimanëvesepse me një hadith thotë: "Dora e Allahutështë me xhematin."Allahu thotë në Kur'an: "O besimtarë! Bind-juni Allahut, bindjuni të Dërguarit dhe atyreqë drejtojnë punët tuaja."[2]

Komentatorët e Kur'anit kanë thënë se nëkëtë ajet është përsëritur folja "bindjuni" kurështë përmendur Allahu dhe i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, që tregon se bindjandaj tyre është e pavarur dhe e lartësuar nëvetvete, ndërsa kur janë përmendur udhëhe-qësit ajo nuk është përsëritur. Ata kanë thënëse kjo aludon që bindja ndaj tyre është evarur nga bindja ndaj Allahut dhe të Dër-guarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.Nëse ajo që urdhërojnë është gjë e pëlqyerdhe e kërkuar, atëherë duhet të respektohen,mirëpo nëse urdhrat e tyre bien ndesh meligjin e Allahut, atëherë në atë që urdhërojnënuk bën t'u bindet atyre sepse nuk ka respektdhe bindje ndaj krijesës duke i bërë mëkatKrijuesit.Në këtë këshillë, duke i dhënë rëndësi tëveçantë respektimit të udhëheqësve, i Dër-guari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, merr njëshembull duke thënë se nëse udhëheqësiështë rob nga Etiopia, ju duhet ta dëgjoni.Dijetarët kanë thënë se ky shembull është përtë treguar rëndësinë e bindjes ndaj prijësvedhe jo se një rob bën që të jetë prijës i musli-

______________[2] En-Nisa: 59

Page 14: Revista Delirje & Edukim Nr.22

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 110

manëve, kur dihet se i Dërguari sal-lAllahualejhi ve sel-lem ka thënë: "Prijësit e musli-manëve duhet të jenë prej kurejshëve."-Këshilla e tretë: "Pas meje do të shihni di-vergjenca dhe kundërshtime të forta, por ju pa-sojeni Sunnetin tim dhe të udhëheqësve tëdrejtë e të udhëzuar, kapuni për të me dhëm-balla dhe kini kujdes nga gjërat e shpikurasepse çdo risi është humbje."Këtu shfaqet një mrekulli nga mrekullitë e tëDërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, i cilina tregon se do të ndodhin shumë mospaj-time mes muslimanëve. Dhe ashtu ndodhi.Muslimanët me kalimin e kohës u përçanëdhe pati luftëra të shumta mes tyre. Të flitetpër shkaqet e përçarjeve mes muslimanëveduhet të shkruhen me libra të tërë, por këtudo të përmendim vetëm dy shkaqet kryesore.I pari: Mospërfillja nga ana e muslimanëve ekësaj këshille që jemi duke elaboruar, pramoskapja e tyre për Sunnetin e të Dërguaritsal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe të udhëhe-qësve të drejtë,I dyti: Ndikimi i armiqve nga jashtë. Mirëpoi Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem nuk ela ummetin e tij pa zgjidhje. Ai nuk u tregoivetëm se do të ndodhin përçarje mes tyre,por u dha edhe ilaçin me të cilin mund t'itejkalojmë këto mospajtime. Ai u tha që i kalënë në rrugë të drejtë, të pastër si loti, tëbardhë si bora, saqë nata dhe dita e saj janëtë njëjta. Ajo është rruga e tij dhe e udhëhe-qësve të udhëzuar e të drejtë. Jo vetëm kaq,por për t'u treguar atyre rëndësinë e kapjespër Sunnetin e tij dhe udhëheqësve të drejtëpas tij i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lemu mori një shembull praktik shumë të logjik-shëm duke u thënë: "Kapuni për të me dhëm-ballë" duke përdorur mënyrën alegorike përruajtjen e mirë të një gjëje.Më pas u tha: "Kini kujdes nga gjërat e sh-pikura në fe sepse çdo risi është humbje".Këtë i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-leme përsëriste pothuajse në çdo hytbe të tij: Ai

thoshte: "Udhëzimi më i mirë është udhëzimiim dhe gjërat më të këqija janë gjërat e sh-pikura dhe çdo risi është humbje e çdo humbjetë çon në zjarr".

RezymejaNëse dëshirojmë të japim një konkluzionrreth këtij hadithi, do të shohim se i Dër-guari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në këtë ha-dith ka dhënë të gjitha sugjerimet që e bënnjë popull ngadhënjimtar dhe triumfues.Që një popull të jetë ngadhënjimtar, së pariduhet të jetë i devotshëm ndaj Krijuesit, nëmënyrë që të fitojë kënaqësinë dhe përkrah-jen e Tij. Kur e ka përkrahjen e Krijuesit,atëherë çdo përkrahje tjetër është e pavlerë.Pas kësaj duhet të jetësojë praktikën e tëDërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dheshokëve të tij duke u larguar nga çdo risi nefe. Pas kësaj ky popull duhet të jetë ibashkuar rreth një flamuri, flamurit të fjalës"La-ilahe- il-lAllah", duke respektuar prijësite vet, duke mos u përçarë dhe duke treguarpër njëri-tjetrin dashuri e respekt.Vetëm me këto këshilla do të ecë përpara, dotë jetë triumfues në këtë botë dhe faqebardhëpara Zotit në botën tjetër.Në fund, falënderimet i takojnë vetëm Al-lahut.

Mr.Fidan XHELILIAman / Jordan

Page 15: Revista Delirje & Edukim Nr.22

11Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1

SHTËPIA Shtëpia e muslimanit është ajo ku i vogli mëshirohet, rrethohet me përkujdesje, dashuri dhendjenja, është ajo ku respektohet i moshuari dhe përmendet shpesh fjala e Allahut: "Thuaj:“Zoti im! Mëshiroji ata të dy sikurse më edukuan mua kur isha i vogël.”

AAllahun e falënderojmë që na krijoi në for-mën më të mirë dhe na dha mendjen për tëmenduar. E falënderojmë gjithashtu që nadërgoi të Dërguarin e Tij që të na udhëzojëdhe na e bëri të qartë atë që duhet të mbjel-lim dhe edukojmë në shtëpitë tona.Shtëpitë e muslimanëve duhet të jenëqetësim dhe prehje për bashkëshortët,prindërit dhe edukuesit. Në shtëpinë e mus-limanit mbizotërojnë marrëdhënie shumë tëmira mes anëtarëve të saj, ngase ajo ështëndërtuar mbi bazën e urdhrave të Allahutdhe porosive të Muhamedit sal-lAllahu alejhive sel-lem. Ajo është shtëpi që rigjallëron re-spektin ndaj Allahut të Madhëruar dhekthimin tek Ai për çdo problem që ndodh në

të, ngase kështu na ka urdhëruar Allahu kurthotë: "Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje,atëherë parashtrojeni atë tek Allahu (te libri iTij) dhe tek i Dërguari.”[1]

Shtëpia e muslimanit është ajo ku i voglimëshirohet, rrethohet me përkujdesje,dashuri dhe ndjenja, është ajo ku respekto-het i moshuari dhe përmendet shpesh fjala eAllahut: "Thuaj: “Zoti im! Mëshiroji ata të dysikurse më edukuan mua kur isha i vogël.”[2]

Shtëpia e muslimanit është e dashur për çdoanëtar që ia do të mirën tjetrit ashtu si vetes,pasi Allahu na mëson kështu: "Ata u jepninpërparësi atyre para vetvetes. Kush është i ruaj-tur prej lakmisë së vet, të tillët janë të shpë-tuar.” [3]

E BESIMTARIT DHE SHTËPIA E ZULLUMQARIT

______________[1] En Nisa: 59[2] El Isra: 24[3] El Hashr: 9

Page 16: Revista Delirje & Edukim Nr.22

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 112

Në shtëpinë e muslimanit marrëdhëniet mesanëtarëve nuk ngrihen në bazë të përfitimevemateriale, por ndërtohen mbi dashurinë,fjalën e ëmbël dhe mëshirën ndaj njëri-tjetrit.Shtëpia e muslimanit është ajo ku respekto-het burri, qoftë ai i pasur apo i varfër, i së-murë apo i shëruar, i ri apo i moshuar,përgjegjësia i takon atij, ai është shtylla eshtëpisë dhe mbrojtës i saj, përgjegjës përgruan dhe fëmijët e tij nga devijimet nëdunja dhe në ahiret, e Allahu në Kuran natregon e thotë :”O ju që besuat, ruajeni vetendhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse etë cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) embikëqyrin engjëjt e rreptë e të ashpër që nuk ekundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urd-hëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar.” [4]

Shtëpia e muslimanit është vendi ku gruajanderohet dhe ka pozitë të lartë, ngase me re-spektin ndaj saj fitohet xhenneti. Allahu nëKuran thotë: “Çoni jetë të mirë me to.” [5]

Është pyetur Muhamedi sal-lAllahu alejhi vesel-lem nga një njeri, se kush është ai që unëduhet t’ia kushtoj kujdesin tim? Ai i tha:“Nëna jote.” Burri i tha: “Pastaj kush?” I thasërish: “Nëna jote.” E pyeti prapë: “Pastajkush?” I tha: “Nëna jote.”[6]

Shtëpia e muslimanit është vendi ku fjala eprindit mbrohet dhe respektohet, ku idetë etij nuk kundërshtohen, se Allahu në Kuranthotë: “Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që tëmos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni nëmënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërinprej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranëkujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of -oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyrethuaju fjalë të mira (të buta, respektuese).” [7]

Shtëpia e muslimanit është vendi ku respek-tohet musafiri dhe komshiu sepse praktiko-

het hadithi i Muhamedit sal-lAllahu alejhi vesel-lem që ka thënë: “Kush beson Allahun dheDitën e Gjykimit të nderojë musafirin. Kushbeson Allahun dhe Ditën e Gjykimit të silletmirë me komshiun.”[8]

Në shtëpinë e muslimanit padrejtësia, urre-jtja dhe zilia nuk kanë vend. Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: “Muslimaniështë vëlla i muslimanit, nuk i bën padrejtësiatij dhe prej dorës së tij janë të mbrojtur musli-manët.”[9]

Shtëpia e muslimanit është vendi ku anëtarëte saj ndihmojnë njëri-tjetrin dhe janë njëtrup i përbashkët. Muhamedi sal-lAllahu ale-jhi ve sel-lem thotë: “Muslimani për musli-manin është si një trup i vetëm, njëra pjesëforcon tjetrën.”[10]

Shtëpia e muslimanit është vendi ku të gjithëkanë të drejtat e veta, ku të gjithë gëzojnë tëdrejtën në trashëgimi dhe nuk lejohet tëanashkalohet dikush nga pjesa që Allahu kaurdhëruar të ndahet. Allahu në Kuran kathënë: “Meshkujve u takon pjesë nga pasuriaqë e lënë prindërit e të afërmit (pas vdekjes),edhe femrave u takon pjesë nga ajo që lënëprindërit e të afërmit, le të jetë pak ose shumëajo që lënë, ju takon pjesë e caktuar (ngaZoti).” [11]

E tillë duhet të jetë shtëpia e çdo muslimani,një shtëpi e ngritur mbi baza të shëndosha,ku mbretëron lumturia, dashuria dhe re-spekti.

Shtëpia e zullumqaritShtëpia e zullumqarit është vendi kumungon ndjenja e mirë, rehatia, mëshira, kui vogli nuk e respekton të rriturin dhe i rrit-uri nuk e mëshiron të moshuarin.Ajo është shtëpia ku çdo marrëdhënie mes

______________[4] Et Tahrim: 6[5] En Nisa: 19[6] Buhariu dhe Muslimi.[7] El Isra: 23[8] Buhariu dhe Muslimi.[9] Buhariu dhe Muslimi.[10] Buhariu dhe Muslimi.[11] En Nisa: 7

Page 17: Revista Delirje & Edukim Nr.22

13Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1

anëtarëve lidhet me përfitime materiale tëkësaj bote të shkurtër: nëse ka dobi, është imirë, nëse nuk ka dobi nuk është i mirë dhesi rrjedhojë e kësaj raportet e tyre janë shumënegative dhe të neveritshme. Ky është gabimiqë mbjell padrejtësi. Shtëpia e zullumqaritështë ajo ku prindi nuk respektohet, ku kaf-sha nuk mëshirohet, ku mbizotëron ligji iforcës, që jep urdhra dhe ndalesa.Shtëpia e zullumqarit është ajo ku injorohet idobëti, nuk respektohet gruaja, nënçmohet isinqerti dhe nënvlerësohen veprat e të devot-shmit. Shtëpia e zullumqarit i ngjan shtëpisësë merimangës, në të cilën mungon çdo gjëpozitive, mungon dashuria, mungon ngrohjadhe modestia. Allahu në Kuran thotë: “Rastii atyre që zgjedhin mbrojtës të tjerë në vend tëAllahut është si rasti i merimangës, që zgjedhrrjetën e vet për shtëpi. Por shtëpia më e dobëtështë pikërisht rrjeta e merimangës. Veç sikur tadinin ata!” [12]

“Veç sikur ta dinin ata” rëndësinë e afërsisë,mëshirës, dashurisë, qetësisë, sigurisë, sin-qeritetit, ndihmës, respektit dhe devot-shmërisë!“Veç sikur ta dinin ata” rrezikun e ftohjes dhehumbjes së marrëdhënieve të mira mes burritdhe gruas, mes fëmijës dhe prindit, mesfamiljes në përgjithësi dhe komshiut!“Veç sikur ta dinin ata”, ka kuptimin të kenëdije, por për të marrë dije duhet patjetërmësim, sinqeritet, ndihmë për durim dhenamaz.“Veç sikur ta dinin ata” rëndësinë e përgjegjë-sisë që i takon burrit në shtëpinë e musli-manit, nëse me të vërtetë burri është nëgjendje të kuptojë përgjegjësinë, që ështëpërgjegjësia e kujdesit, furnizimit, mbrojtjes,marrëdhënieve të mira, qofshin ato emo-cionale apo shpirtërore ndaj prindërve, gruas,fëmijës dhe të gjithëve që jetojnë me ta.“Veç sikur ta dinin ata” se prishja e programit

familjar islam e kthen shtëpinë e muslimanitnë shtëpi merimange, ku prindi e përzë fëmi-jën nga shtëpia vetëm pse praktikon Islamin,e nënvlerëson vajzën e vet vetëm pse ajo kavënë mbulesën islame, ku fëmija vret nënëndhe babanë, ku vajza del nga shtëpia përshkak të presionit nga prindi, ku gruaja nda-het nga burri sepse nuk praktikon Islamindhe e pengon atë të mbulohet, e shumëprobleme të tjera të jetës së përditshme. Kushdëshiron që shtëpia e tij të jetë si ajo e meri-mangës?!Kush dëshiron që shtëpia e tij të jetë e brishtënë marrëdhëniet mes anëtarëve të saj?!Kush dëshiron që në shtëpinë e tij tëmungojë qetësia dhe siguria?!Shtëpia e muslimanit duhet të jetë shtëpia qëbazohet te respekti ndaj Allahut, frikë ndajTij, dashuria dhe mëshirë, vendi ku bashko-hen dashuria dhe mëshira dhe janë si njëpemë e ujitur me ngrohtësi e dashamirësi, kutrupi është lart dhe rrënjët thellë në tokë. Kytrup është i palëkundur, plot gjethe, me erëtë këndshme, me lule shumëngjyrëshe, mefryte të këndshme për shikuesit, të cilëve ushton dashuri, frikë respekt, sinqeritet dhebamirësi.Kujdes! Shtëpia jote nuk duhet të marrëmësim nga “Shtëpia e Sfidës”, e cila sjell deg-jenerim, injorancë dhe mallkim, shtëpi me tëcilën Allahu është i hidhëruar, shtëpi që nakthen mbrapa me një kulturë të ulët dhe largmodelit të popullit tonë, shtëpi ku përdhosetçdo vlerë njerëzore, ku më shumë përdoretalkool se ujë. A duhet të jetë kjo shtëpimodel për rininë tonë dhe familjet tona?!

Unejs MURATIGjilan / Kosovë

______________[12] Ankebut: 41

Page 18: Revista Delirje & Edukim Nr.22

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 114

Vepra e mirë në tërë vitin: Qëllimi i kësaj ideje është të marrësh një zarf dhe të vësh në të360 fletë, secila me nga një ide për ndonjë punë të mirë. Për çdo ditë merr nga një fletë dhepraktiko atë që shkruhet në të.

V

NË JETËN E MUSLIMANIT

Vëlla i dashur!Zgjidh një ditë nga java apo muaji dheshndërroje në program praktik duke e bërëatë ditë shembull ideal në respektimin e Al-lahut të Lartësuar.Hasan el Basriu, Allahu e mëshiroftë, kathënë: "Dynjaja është tri ditë: dita edjeshme, e cila ka kaluar me çdo gjë të saj;dita e nesërme, që ndoshta nuk do ta arrish,dhe dita e sotme, e cila është për ty. Atëherëpuno në të.”

Perspektivat

1. Qëllimi i kësaj ideje është ushtrimi përshfrytëzimin e një ditë nga java apo muaji,që pastaj ajo ditë të jetë pikënisje për shfry-tëzimin e ditëve të tjera në këtë mënyrë deri

në përfundimin e jetës.2. Për realizimin e këtij programi duhet tëjesh i lirë plotësisht nga punët dhe de-tyrimet jo të domosdoshme, duke iu përm-bajtur me seriozitet planit.3. Ky program ideal mund të përdoretqoftë edhe një ditë në muaj.4. Mund të bashkëpunosh me ndonjë vëllapër realizimin e këtij programi.5. Këshillohet që në këtë ditë të largoheshnga shoqërimi me të tjerët, në mënyrë qëprogrami të realizohet pa ndonjë mangësi.6. Është mirë sikur kjo ditë ideale të jetëndonjë ditë e vlefshme, si dita e xhuma apoe hëna ose e enjtja, ngase këto ditë kanëveçori në Islam; në ditën e hënë dhe tëenjte ngrihen veprat tek Allahu, kurse ditae xhuma është dita më e mirë e javës.

DITËS IDEALEPROGRAMI I

Page 19: Revista Delirje & Edukim Nr.22

15Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1

7. Filloje këtë program që në natën e ditësqë keni zgjedhur.8. Planifikoje mirë këtë ditë, duke shkruarpunët që do të bësh. Këto punë mund tëjenë ato që do të përmend në këtë shkriminshAllah.Rezultati i pritshëm pasi realizimit të këtijprogrami në ditën ideale është:- fitimi i sevapit për çdo punë të mirë që dotë bësh;- arritja e kënaqësisë së adhurimit të Al-lahut;- luftimi i epshit dhe shfaqja e fuqisë sëvullnetit për realizimin e këtij programi;- trajnimi për të shfrytëzuar kohën dhekalimin e saj në respektim ndaj Allahut.Ibën Mes’udi radijallahu anhu thotë: "Nukpendohem për asgjë siç pendohem përditën në të cilën perëndon dielli; jeta mëështë shkurtuar, kurse vepra ime e mirënuk është shtuar.”

Si ta fillosh këtë ditë?- Bëj nijet që natën që ta agjërosh këtë ditëdhe të falësh namaz nate.- Bjer në gjumë herët, që të mos mbeteshpa gjumë, në mënyrë që trupi të jetë i çlod-hur për të realizuar programin ditor menijet të mirë.- Merr abdest para se të flesh dhe thuajiduatë e gjumit duke iu përmbajtur etikëspara gjumit dhe gjuha të jetë në përmend-jen e Allahut derisa të të kaplojë gjumi.- Ngrihu nga gjumi gjysmë ore para daljessë agimit, duke thënë duatë e ngritjes ngagjumi.- Përdor misvakun, merr abdest dhe fali sh-pejt dy rekate, duke u kujdesur të përqen-drohesh në to dhe mos të të ikë mendjadiku tjetër, në mënyrë që të të falenmëkatet e kaluara. Pastaj fal namazin enatës, pastaj vitrin, pastaj bëj istigfar (thuajestagirull-llah) deri në ezanin e sabahut;

- kur të thirret ezani, thuaj ashtu siç thotëmuezini dhe në fund thuaj duanë e ezanit(Allahumme rabbe hadhihi…- Dil në xhami herët dhe i parfumuar dukepërmendur Allahun me duanë e daljes ngashtëpia dhe duanë e shkuarjes në xhami,duke e ndierë shpërblimin e veprave tëmira që ke bërë dhe shpërblimin e hapavepër në xhami, por mos harro të për-mendësh duanë e hyrjes në xhami dhe tëhysh së pari me këmbën e djathtë.- Pastaj fal dy rekate sunnet të sabahut dheprit duke bërë dhikër apo duke lexuarKur’an ose duke bërë dua derisa të fillojënamazi dhe kujdesu të arrish safin e parë.- Pas namazit përqendrohu te dhikri qëthuhet pas namazit dhe qëndro ulur nëvendin e faljes duke përmendur Allahunme dua të ndryshme, sidomos me lutjet emëngjesit. Qëndro kështu derisa dielli tëlindë dhe të ngrihet sa një shtizë (përafër-sisht 15 minuta pas lindjes së tij).- Pastaj fal dy rekate duke ndier shpër-blimin e Allahut, i cili është sa një haxh dhenjë umre e plotë, e plotë, e plotë.- Pastaj lute Allahun të të japë bereqet nëkëtë ditë, ashtu siç është transmetuar nësunet: "Allahumme innij es’eluke hajre ma fihadha el jevm, fet’hahu ve nasrahu ve nurehuve bereketehu ve hudahu, ve eudhu bike minsherri ma fihi ve sherri ma ba’dehu."- Pastaj dil nga xhamia duke pasur me vetenijetin e mirë dhe veprimin e punëve tëmira gjatë kësaj dite.Bëji këto punë në pjesën e mbetur të ditës,varësisht se kush të përshtatet më shumë.- Fal pesë kohët e namazit në xhami, dukeu kujdesur edhe për sunnetet para dhe pasfarzeve.- Lexo një xhuz të plotë të Kur’anit, duke emedituar atë.- Jep sadaka para ose ndonjë mall.- Ruaju nga të folurit e panevojshëm, duke

Page 20: Revista Delirje & Edukim Nr.22

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 116

e ndërruar këtë me dhikër, dëgjim Kur’aniapo të ndonjë ligjërate të dobishme etj.- Shfrytëzo kohën mes akshamit dhe jacisëpër lexim të Kur’anit, shko në ndonjë dersetj.- Vizito varrezat vetëm ose me ndonjë vëlla.-Fal dy rekate me përkushtim të plotë pasçdo abdesti.- Vizito ndonjë të afërm osendonjë vëlla që e do për hirtë Allahut.- Zgjidh dy hadithe dhemundohu t’i futësh nëpraktikë në këtë ditë, p.sh.një nga hadithet e librit"Rijadus-salihin" apo ngandonjë libër tjetër i do-bishëm.- Jepi dhuratë dikujt që edo, që ta forcosh edhe mëshumë lidhjen mes jush.- Dhuroji ndonjë cd ose fle-tushkë dikujt që e sheh seështë larg rrugës së Allahut.- Shkruaj ndonjë letër me ndonjë këshillë tëdobishme dhe dërgoje te ndonjë mik aposhok i yti, që mendon se ka nevojë për të(letër në e-mail, sms apo letër normale).- Mundohu të vizitosh një të sëmurë nëkëtë ditë, në mënyrë që të kërkojnë falje përty 70 mijë melekë.- Mos i harro duatë gjatë hyrje-daljes ngashtëpia dhe xhamia, hipja në mjetin e ud-hëtimit etj.- Shfrytëzo mundësitë e volitshme për punëtë mira në këtë ditë: buzëqeshja, selami,shkuarja në ndonjë varrim, këshillimi, fjalae mirë, ndihmesa e dikujt, largimi i brengëssë dikujt, futja e gëzimit në zemrën e musli-manit, urdhërimi për të mirë, ndalimi ngae keqja, etj.- Lexo ndonjë histori dijetari, prej së cilës tështohet vullneti për punë të mira.

- Falëndero Allahun që ta mundësoi taplotësosh këtë ditë me këto punë të mira.

Edhe dy ide për njerëzit seriozë:- Vepra e mirë në tërë vitin: Qëllimi i kësajideje është të marrësh një zarf dhe të vëshnë të 360 fletë, secila me nga një ide për

ndonjë punë të mirë. Përçdo ditë merr nga një fletëdhe praktiko atë qëshkruhet në të.- Nëse i vepron këto katërçështje në këtë ditë, do tëkesh për shpërblim xhen-netin:1. ushqye një të varfër; 2.agjëro këtë ditë; 3. vizito tësëmurin; 4. përcillxhenazen.Në fund, kam një lutje përvëllanë tim.Kush e lexon këtë shkrimdhe përfiton prej tij diçka tëmirë apo i rritet ambicia dhe

vullneti, mos të më harrojë nga duatë emira të tij, duke thënë: "O Zot, fute nëxhenet, bëje të begatë kudo që është dhejepi sukses që t'i shërbejë Islamit dhe musli-manëve derisa të të takojë Ty! O Allah,prano!Allahu të shpërbleftë për këtë dua dhe tëtakoftë ty e gjithë ajo që u lute për mua!

Halid ibën ABDURRAHMAN

Përshtatur me disa shkurtesa: Xheladin LEKA

Zurich / Zvicërr

"Dynjaja ështëtri ditë: dita e

djeshme, e cila kakaluar me çdo gjë tësaj; dita e nesërme,që ndoshta nuk do

ta arrish, dhe dita esotme, e cila është

për ty. Atëherë punonë të.”

Page 21: Revista Delirje & Edukim Nr.22

P

17Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1

18Përmend disa prej shenjave që indodhën Profetit sal-lAllahu alejhi

ve sel-lem para profetësisë. Guri i jepte selam atij sal-lAllahu alejhive sel-lem: Transmetohet nga Xhabir ibënSemura radijAllahu anhu se ka thënë: “IDërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi vesel-lem ka thënë: “Unë njoh një gur qëndodhet në Mekë, i cili para dërgimit tim(si Profet) më përshëndeste. Unë e di edhetani se ku ndodhet ai.” Mutefekun alejhi.Ëndërra e vërtetë: Transmetohet ngaAishja raijAllahu anha se ka thënë: “Gjëja

e parë që me të cilin i filloi shpallja tëDërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi vesel-lem ishte ëndërra e vërtetë...”[1]

19Kur i zbriti shpallja të Dërguarit tëAllahut sal-lAllahu alejhi ve sel-

lem?Ditën e hënë, duke u bazuar në hadithinqë transmeton Katade radijAllahu anhu,se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhive sel-lem u pyet në lidhje me agjërimin editës së hënë. Ai tha: “Në këtë ditë kamlindur dhe në këtë ditë po ashtu jam dër-

Gjëja e parë që iu shpall të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem prej Kur’anitështë fjala e Allahut të Madhëruar: “Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka), ekrijoi njeriun nga një droçkë gjaku! Lexo! Zoti yt është Bujari më i madh, i Cili, me anë tëpenës ia mësoi njeriut ato që nuk i dinte.”

TË NJOHIM TË DËRGUARIN E ALLAHUT

MUHAMEDINS A L L A L L A H U A L E J H I V E S E L L E M

MATERIAL NË FORMË PYETJE PËRGJIGJE

PJESA E DYTË

______________[1] Mutefekun alejhi.

Page 22: Revista Delirje & Edukim Nr.22

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 118

guar (si Profet dhe i Dërguar).”[2]

20Cila është gjëja e parë që iu shpalltë Dërguarit të Allahut sal-lAllahu

alejhi ve sel-lem prej Kur’anit?Gjëja e parë që iu shpall të Dërguarit tëAllahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem prejKur’anit është fjala e Allahut të Mad-hëruar: “Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cilikrijoi (gjithçka), e krijoi njeriun nga njëdroçkë gjaku! Lexo! Zoti yt është Bujari mëi madh, i Cili, me anë të penës ia mësoinjeriut ato që nuk i dinte.”[3]

Imam Neveviu (Allahu e mëshiroftë) kathënë: “Kjo është e sakta në të cilënndodhen xhumhurët e dijetarëve prej tëparëve (selefëve) dhe të mëvonshmëve(halefëve).”

21Çfarë ndodhi pas kësaj?

Shpallja u ndërpre. Dijetarët kanë rënënë kundërshtim se sa e gjatë ka qenë kjondërprerje. Ata kanë thënë gjashtë muaj,kanë thënë edhe dyzet ditë.

22Çfarë ndodhi më pas?

Pas kësaj ndërprerje, të Dërguarit të Al-lahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem i filloipërsëri shpallja.[4]

23Në ç’moshë ka qenë i Dërguari i Al-lahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem

kur i filloi shpallja prej Allahut të Lartë-suar?Ai sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka qenë

dyzet vjeç.

24Përmend shkallët e thirrjes që ndoqii Dërguari i Allahut sal-lAllahu

alejhi ve sel-lem.E para: Thirrja në fshehtësi, e cila vazh-doi tre vjet.E dyta: Thirrja haptazi, e cila vazhdoideri në fund të jetës së tij sal-lAllahu ale-jhi ve sel-lem.

25Përmend se kush ishin të parët qëpranuan Islamin.

Prej grave: Gruaja e tij, Hatixheh bintuHuvejlid radijAllahu anha.Prej burrave: Ebu Bekër es Sidiku radi-jAllahu anhu. Xhumhurët prej dijetarëvejanë të një fjale se i pari që e ka pranuarIslamin prej burrave është Ebu Bekër esSidiku radijAllahu anhu.Prej fëmijëve: Ali ibën ebi Talibi radijAl-lahu anhu.Prej robërve: Zejd ibën Harithi.

26Kush ishin njerëzit që iu përgjigjënmë shumë thirrjes së të Dërguarit të

Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem?Njerëzit që iu përgjigjën më shumëthirrjes së të Dërguarit të Allahut sal-lAl-lahu alejhi ve sel-lem ishin të dobëtit dherobërit. Ndërsa për sa i përket njerëzveme pushtet, ata nuk i linte “pozita” dhemendjemadhësia që t’i përgjigjeshin asajnë të cilën ftonte i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Ashtu siç thotëAllahu i Madhëruar në lidhje me pop-ullin e Nuhut (alejhis selam): “Ne nuk po

______________[2] Muslimi.[3] El Alak: 1-5[4] Shih hadithin të cilin e transmeton Xhabiri raijAllahu anhu dhe që është mutefekun alejhi. Aty tregohet se të Dërguarit të Allahut sal-lAllahualejhi ve sel-lem iu shpallën ajetet nga surja “El Muddeththir: “O ti, i mbështjellë (o Muhamed)! Çohu dhe paralajmëro! Zotin tënd madhëroje,petkat e tua pastroji dhe largohu nga ndyrësia (adhurimi i idhujve)!” (1-5)

Page 23: Revista Delirje & Edukim Nr.22

19Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1

shohim vetëm se ty po të ndjekin njerëzitmë të ulët.”

27Si filloi thirrja haptazi?

Filloi me shpalljen e fjalës së Allahut tëMa dh ëruar: “Dhe tërhiqja vërejtjen famil-jes dhe të afërmve të tu.”

28Përmend disa prej akuzave qëmushrikët hodhën ndaj të Dër-

guarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.a) E quajtën të çmendur.Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe thonë seai është i çmendur.”Po ashtu fjala e Tij: “Dhe thanë: O ti që tëështë shpallur përkujtimi. Me të vërtetë qëti je i çmendur.”Ndërsa Allahu i Madhëruar u kundër-përgjigjet atyre me fjalën e Tij: “Thuaj (oMuhamed): “Unë ju këshilloj vetëm një gjë:ngrihuni sinqerisht për Allahun, dy nga dyose një nga një, e pastaj gjykoni për shokuntuaj (Muhamedin) që nuk është i çmendur.Ai është dërguar vetëm që t’ju paralajmërojëpara një dënimi të rëndë.”[5]

Dhe fjala e Tij: “Pra, paralajmëro (oMuhamed), sepse ti, për dhuntinë e Zotittënd, nuk je as fallxhor, as i çmendur!”.[6]

b) E quajtën njeri të magjepsur.Allahu i Madhëruar thotë: “Mohuesitthonë: “Ju shkoni veçse pas një njeriu tëmagjepsur.”[7]

c) E akuzuan si gënjeshtar.Allahu po ashtu thotë: “Jobesimtarëtthonë: “Ky është magjistar dhe gën-

jeshtar.”[8]

d) E akuzuan se ai sal-lAllahu alejhi vesel-lem lexon përrallat e të parëve.Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe atathonë: “Këto janë përralla të popujve tëlashtë; të cilat i ka vënë t’i shkruhen e t’ilexohen atij në mëngjes e mbrëmje.”[9]

29Në cilin vend takohej i Dërguari iAllahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem

me shokët e tij në fillim të thirrjes?Ata mblidheshin në shtëpinë e El Erkamibën ebi el Erkamit.

30Kur ndodhi emigrimi i parë për nëAbisini?

Në vitin e pestë të dërgimit tëMuhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lemsi i Dërguar.

31Kush ishte shkaku i këtij emigrimi?

Ikja për të ruajtur fenë prej vendit tësprovave për në vendin e sigurisë.

32Sa ishte numri i atyre që u nisënpër emigrim?

Numri i tyre ishte katërmbëdhjetë burradhe katër gra.

33Përmend disa prej atyre që emi-gruan për në Abisini.

Prej tyre ishte Uthman ibën Affanin dhebashkëshortja e tij, Rukija, vajza e tëDërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi vesel-lem, Ebu Selemeh dhe bashkëshortjae tij Ummu Selemeh, Mus’ab ibën Ume-

______________[5] Es Sebe’: 46[6] Et Tur: 29[7] El Isra: 47[8] Sad: 4[9] El Furkan: 5

Page 24: Revista Delirje & Edukim Nr.22

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 120

jri etj.

34Sa qëndruan këta në Abisini?

Nuk qëndruan shumë gjatë, vetëm dymuaj (Shaban dhe muajin Ramazan) tëvitit të pestë të dërgimit të Muhameditsal-lAllahu alejhi ve sel-lem si Profet dhe iDërguar. Pas kësaj ata u kthyen përsëri,në të njëtin vit, në Mekë.

35Çfarë përfitojmë ne nga lejimi e tëDërguarit të Allahut sal-lAllahu

alejhi ve sel-lem ndaj shokëve të tij për tëemigruar për në Abisini?Nga kjo përfitohet legjitimiteti i emi-grimit prej vendeve të kufrit për nëvendet islame. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nukka për t’u ndërprerë emigrimi (hixhreti) de-risa të ndërpritet pendimi dhe nuk ka përt’u ndërprerë pendimi derisa dielli të lindëandej nga perëndon.”[10]

Hixhreti është dy llojesh:a) Hixhreti i cili është vaxhib.Dhe ndodh në rastin kur personi nukmund të shfaqë fenë e tij dhe as nukmund të kryejë detyrimet fetare. Allahu iMadhëruar thotë: “Kur engjëjt ua marrinshpirtrat atyre që janë keqbërës tëvetvetes,[11] u thonë: “Në ç’gjendje ishit?”[12]

Ata thonë: “Ishim të pafuqishëm nëtokë.”[13] (Engjëjt) u thonë: “A nuk ishtetoka e Allahut e gjerë që të emigronit nëtë?”[14] Por vendi i këtyre është xhehennemi,

e ku ka vend më të keq se ai!” b) Hixhreti i cili është i pëlqyeshëm.

36Cili ishte shkaku që ata u kthyenpërsëri në Mekë?

Dijetari islam Ibën Kajjimi (Allahu emëshiroftë) thotë: “Atyre u arriti lajmi sekurejshët kishin pranuar Islamin, porsekjo ishte gënjeshtër, prandaj u kthyen nëMekë. Kur ata vunë re se çështja ishtebërë edhe më e vështirë se ç’ishte në fil-lim, disa prej tyre u kthyen përsëri,ndërsa të tjerët qëndruan duke u bërëballë mundimeve të ashpra të kure-jshëve.”

37Çfarë bënë ata kur panë se lajmi qëu erdhi ishte gënjeshtër dhe se situ-

ata në Mekë ishte bërë edhe më e vështirë senë fillim?I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi vesel-lem u dha përsëri leje që të emigroninpër herë të dytë për në Abisini.

38Sa ishte numri i tyre këtë herë?

Dijetari islam Ibën Kajjimi (Allahu emëshiroftë) thotë: “Prej burrave emi-gruan tetëdhjetë e tre persona, ndërsa ngagratë tetë.” Po ashtu thuhet “se kanë qenënëntëmbëdhjetë gra”.

Përgatiti dhe përshtati: Xhabir SHEME

Lushnje/Shqipëriwww.ril-al.com

______________[10] E transmeton Ebu Daudi.[11] Duke vepruar vepra që janë shkak për zemërimin e Allahut ndaj tyre dhe duke mos emigruar te muslimanët, por duke ndenjur në mesin e jo-muslimanëve apo duke luajtur rolin e hipokritit dhe duke përkrahur jomuslimanët kundër muslimanëve. Ajeti përfshin ata që kanë qenë në këtëgjendje në kohën e Profetit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) si dhe të gjithë ata që u përputhen gjendjes së tyre në të gjitha kohët.[12] Në lidhje me fenë dhe besimin tuaj.[13] Justifikohen duke thënë se populli i vendit të tyre i pengonte ata nga besimi dhe nga pasimi i Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe se këtaishin të dobët e të pafuqishëm për të duruar shtypjet e tyre.[14] A nuk mund ta linit vendin tuaj dhe të largoheshit prej atyre që ju pengonin nga besimi në Allah dhe nga pasimi i të Dërguarit të Allahut dhetë shkonit në atë vend ku ishit të ruajtur nga idhujtarët dhe ku mund të adhuronit vetëm Allahun dhe të pasonit të Dërguarin e Tij?[15] En Nisa: 97

Page 25: Revista Delirje & Edukim Nr.22

21Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1

I

“Çelësat e fshehtësisë janë pesë dhe askush përveç Allahut nuk i di: përveç Allahut askushnuk e di se çfarë bartin femrat shtatzënë; përveç Allahut nuk e di askush se ç'do të ketë tënesërmen; përveç Allahut nuk e di askush se kur do të vijë shiu; përveç Allahut nuk e diaskush se në cilën pjesë të tokës do të vdesë njeriu dhe përveç Allahut nuk e di askush se kurdo të bëhet kiameti.”

MUHAMEDIN

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi vesel-lem e paralajmëroi ummetin e tij që tëmos binte në teprim me fjalët: "Kini kujdesnga teprimi (guluvi) në fe sepse ata që ishinpara jush i ka shkatërruar teprimi...”[1] Aikishte për qëllim ithtarët e librit (çifutëtdhe nesarët), për të cilët Allahu ka thënë:“Thuaju: O ithtarë të librit, mos e teproni nëfenë tuaj...”[2]

Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ia bërime dije ummetit të tij që të mos veprojë siata që ishin para tij dhe i ndaloi ngateprimi në lavdërim dhe kalimi i kufijve nëlartësimin e tij.Por disa grupime, rruga e të cilëve ishtelarg rrugës së drejtë të Allahut, e kundërsh-tuan të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ale-

jhi ve sel-lem në ndalesën e tij. Ata etepruan në lavdërimin e tij duke folur mepadijen e tyre dhe duke mos pasur asnjë ar-gument nga Allahu dhe i Dërguari i Tij sal-lAllahu alejhi ve sel-lem devijuan nga rrugae drejtë duke menduar se janë dukevepruar mirë.Teprim i këtij lloji janë edhe fjalët e Bure-jleviut, i cili thotë: “Vërtet i Dërguari i Al-lahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ështëpronari i tokave, pronari i njerëzve, pronarii popujve, pronari i të gjitha krijesave. Nëdorën e tij janë përkrahja dhe ndihma, nëdorën e tij janë çelësat e xhennetit dhe xhe-hennemit, ai ndihmon në botën tjetër dheështë pronari i fuqisë dhe i zgjedhjes nëDitën e Kiametit. Ai largon dhembjet dhe

______________[1] Shiko Ibën Ebi Asim, Es-Sunneh, fq. 98.[2] El-Maide: 77.

Disa bindje të atyre që e tepruan në

madhërimin e Profetit

S A L L A L L A H U A L E J H I V E S E L L E M

Page 26: Revista Delirje & Edukim Nr.22

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 122

fatkeqësitë, ai e ruan dhe e ndihmon um-metin e tij dhe vetëm drejt tij ngrihenduart për lutje.”[3][4]

Fjalë të tij janë edhe këto: “Vërtet i Dër-guari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lemështë shëruesi i sëmundjeve dhe i dhemb-jeve, i zgjidh ummetit të tij çdo problemdhe është ai që largon komplekset, i ndih-mon krijesat, ua ngre gradat, i ruan dhe indihmon dhe u largon belatë. Ai e bërizjarrin të ftohtë për Ibrahimin alejhi selam.Ai dhuron, jep, sundimi i tij është i vlef-shëm, urdhri i tij është i vazhdueshëm nëtë dyja botët.”[5]

Nuk di se çfarë la ky Burejleviu për All -ahun, Zotin e botëve!?Teprim është edhe të besuarit e disa gru-peve të humbura ekstreme se i Dërguari iAllahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem di tëfshehtën (gajbin). Këtu futen fjalët e Buse-jrit, i cili thotë: “Vërtet nga bujaria joteështë kjo botë dhe tjetra dhe nga dija joteështë dituria e Levhit dhe e lapsit.”[6]

Edhe fjalët e Burejleviut, që shprehet:“Vërtet dituria e Levhit dhe e lapsit, ajo qëka qenë dhe do të jetë, është e njëjtë ngadituria e Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.[7]

Kjo që thanë Burejleviu dhe Busajri para tijjanë teprim i shthurur sepse e llogaritën di-turinë e Levhit dhe të lapsit si pjesë të dijessë Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.Ne e kemi sqaruar që mendimi i Ehli Sun-netit është se Profeti sal-lAllahu alejhi vesel-lem nuk e di dijen e fshehtë, me për-jashtim të asaj që Allahu i Lartësuar i mësoi

(përmes shpalljes). Atë e di vetëm Allahu iLartësuar. Kemi përmendur edhe ajetetkur’anore që aludojnë për këtë dhe këtu dotë shtojmë fjalët e Profetit sal-lAllahu alejhive sel-lem për këtë çështje. Ai thotë:“Çelësat e fshehtësisë janë pesë dhe askushpërveç Allahut nuk i di: përveç Allahutaskush nuk e di se çfarë bartin femratshtatzënë; përveç Allahut nuk e di askushse ç'do të ketë të nesërmen; përveç Allahutnuk e di askush se kur do të vijë shiu;përveç Allahut nuk e di askush se në cilënpjesë të tokës do të vdesë njeriu dhe përveçAllahut nuk e di askush se kur do të bëhetkiameti.”[8]

Nëna e besimtarëve, Aishja radijAllahuanha, ka thënë: “Kush thotë se Muhamedisal-lAllahu alejhi ve sel-lem e ka parë Zotine tij vetëm se ka gabuar, pasi Ai (Allahu)thotë: “Shikimet njerëzore nuk mund taarrijnë Atë." Kush thotë se ai (sal-lAllahualejhi ve sel-lem) e di të fshehtën vetëm seka gënjyer, pasi Ai (Allahu) thotë: “Askush(në qiejt dhe tokë) nuk e di diturinë e fshe-htë përveç Allahut.”[9]

Disa nga grupimet e humbura besojnë seProfeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ështëdritë (nur) e krijuar nga drita e Allahut dhese nuk është njeri. Bindjen e tillë e kanëBurejlevitë dhe të tjerë pasues të grupeve tësufive (dervishëve).Në mesin e shkrimeve të tyre që aludojnëpër këtë janë edhe fjalët e Ahmed Jar el-Burejlevij, i cili thotë: “Allahu vërtet e kri-joi formën e Muhamedit nga drita e emrittë Tij El-Bedi’ El-Kadir dhe e shikoi atë

______________[3] Sikur ky njeri në vend të fjalës “Vërtet i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem” të thoshte “Vërtet Allahu i Lartësuar”, kuptimi i fjalisë dotë ishte i drejtë sepse të gjitha cilësitë që ka përmendur në vijim i përkasin vetëm Allahut të Lartësuar, i Cili nuk ka shokë. Ky është besimi i sufive,dërvishëve, që e cilësojnë Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem me cilësitë që i përkasin vetëm Allahut Subhanehu ve Teala. Atë që i kundërshtone etiketojnë duke thënë se ky person nuk e do Pejgamberin sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem. (sh.p.)[4] Envar Rida, fq. 240, Mekalu i’xhaz El-Burejlevij, iktebesehu ihsanun ilahij. Shiko edhe El-Burejlevije, fq 69.[5] El-Istimdad ala exhjalil-irtidad lilBurejlevij, fq. 32-33; Iktebesehu ihsanun ilahij. Shiko edhe El-Burejlevije, fq. 68.[6] Dituria e cila është shkruar në librin e Levhi Mahfudhit. (sh.p.)[7] Halisul-i’tikad lilBurejlevij, fq. 38; Iktebesehu ihsanun ilahij, referenca paraprake, fq. 87.[8] Transmeton Buhariu 13/361, hadithi nr. 7379.[9] Transmeton Buhariu 13/361, hadithi nr. 7380.

Page 27: Revista Delirje & Edukim Nr.22

23Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1

me emrin e Tij, El-Kahir, e më pas e qartë-soi me emrin e Tij, El-Letif El-Gafir.”[10]

Allahu i Lartësuar e ka përmendur nëKur’an se Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ishte njeri. Allahu i Lartësuar thotë:“Thuaj: SubhanAllah, i Lartësuar është Zotiim! Unë nuk jam tjetër veçse njeri – i Dër-guar!”[11]

Po ashtu, në suren El-Kehf, Allahu e ur dh -ëroi Profetin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tëthotë: “Thuaj: Unë jam vetëm një njeri,sikurse edhe ju, që më është shpallur se vetëmnjë Zot është Zoti juaj.”[12]

Teprim është edhe ajo që veprojnë shumënjerëz të humbur, të cilët e konsiderojnëvizitën e varrit të tij si ditë feste dhe e viz-itojnë shpesh atë ditë, i drejtohen me lutjedhe prekin muret rrethues duke menduarse kjo është mënyra se si duhet lartësuar ai.Por e vërteta është se ai lartësohet mepasimin dhe respektimin e tij, me veprimine asaj që ka urdhëruar dhe mosveprimin easaj që ka ndaluar. Profeti sal-lAllahu alejhive sel-lem e ndaloi ummetin e tij që takonsiderojë ditë feste vizitën te varri i tij,duke thënë: “Mos i shndërroni shtëpitë tuajanë varreza dhe mos e bëni varrin tim ditëfeste, por dërgoni salavat mbi mua sepsesalavatet tuaja më arrijnë nga kudo që jujeni.”[13]

Festë llogaritet çdo tubim i përgjithshëmqë përsëritet gjithmonë, çdo vit, muaj apojavë e të ngjashme me këto.[14]

Ndërsa sa i përket lutjes te varri i tij, kurndonjëri prej selefëve i jepte selam Profetitsal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe më pasdëshironte të lutej, kthehej në drejtim të

kiblës duke u lutur, ndërsa varri mbetej nëkrahun e majtë.[15]

Krahas këtij madhërimi të tepruar të Pro-fetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem nga frak-sione të ndryshme, në anën tjetër gjejmëedhe vrazhdësi ose pakujdesi ndaj hakut tëprofetësisë dhe Profetëve në përgjithësi dhendaj Profetit tonë sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në veçanti. Këtu veçojmë guximin efraksioneve në raport me profetësinë dheProfetët, të cilët i nënvlerësojnë vlerat etyre, i ulin gradat e tyre dhe ngrenë disanga prijësit e tyre mbi gradën e Profetëvealejhimus-selam. Shiat thonë se grada eimamëve të tyre është më e lartë se grada etë Dërguarve dhe melaikeve. Homeini kathënë: “Nga domosdoshmëria e medhhebittonë është se imamët tanë janë në një gradëqë nuk mund ta arrijë as meleku më i afërte as Profeti, i Dërguari...”[16]

Disa sufi ekstremë thonë për imamët e tyrese ata janë në gradë më të lartë se të Dër-guarit e Allahut.

“Vasatij-jetu Ehlis-Sun-neh bejnel-firak”Dr. Muhammed ba Kerim Muhammed ba

AbdAll-llahPërshtati me disa shkurtime: Sabahudin SELIMI

Viti / Kosovë

______________[10] El-Fetava en-nuajmijje, fq 37. Iktebesehu ihsanun ilahij, El-Burejlevije, fq. 102.[11] El-Isra: 93.[12] El-Kehf: 110.[13] Transmeton Imam Ahmedi në “Musnedin” e tij 2/367.[14] Transmeton Ebu Davudi 2/534m hadithi nr, 6042. Hadithi ka rrugë të tjera transmetimi, me të cilat ngrihet në shkallën e saktësimit.[15] Shiko librin e ibën Tejmijjes, Iktidaus-Siratil-Mustekim, 1/299.[16] El-hukumetul-Islamijje, i Homeinit, fq. 52-53. Botuar nga El-Mektebetul-Islamijje el-Kubra.

Page 28: Revista Delirje & Edukim Nr.22

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 124

Tekstet e Kur'anit argumentojnë se nuk u lehtësohet dënimi jobesimtarëve. Allahu i Mad-hëruar thotë: "Po për ata që mohuan është zjarri i xhehennemit. Ata as nuk gjykohen që tëvdesin e as nuk u lehtësohet ndëshkimi. Kështu e ndëshkojmë secilin që është shumë i pabesë.”

P

PËRGJIGJE TË QARTA NDAJ DYSHIMEVE

ME TË CILAT ARGUMENTOHET LEJIMI I

MEVLUDITP j e s a e d y t ë

DYSHIMI I DYTË

Pasi përmend thënien e Ibën Haxherit,Sujutiu thotë: “Më është paraqiturmbështetje në një bazë tjetër për këtë dhekjo është ajo që ka transmetuar Bejhekiunga Enesi radijAllahu anhu, se Pejgam-beri sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e ka bërëakikën[1] për vete pas shpalljes",[2]

megjithatë është transmetuar se gjyshi itij, Abdulmutalibi, ia ka bërë akikën Pe-jgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem nëditën e shtatë dhe akika nuk përsëritetpër herë të dytë. Nga kjo mund të aludo-het se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-

lem e ka vepruar këtë për të treguarfalënderimin për Allahun, që ka mundë-suar ekzistimin e të Dërguarit të mëshirëspër botët dhe nderim për ummetin e tij,ashtu siç ka vepruar kur ka dërguarsalavate për veten e tij. Për këtë është elejuar për ne që të shfaqim falënderimme mevludin e tij duke bashkuarvëllezërit, duke i ushqyer të tjerët dhegjëra të ngjashme...”[3]

PËRGJIGJJA NDAJ KËTIJ DYSHIMI

Ky dyshim është i shuar dhe i refuzuarpër arsye se ky hadith nuk është i vërtet-

______________[1] Akika është therja e deles kur lind fëmija, qoftë djalë apo vajzë; për djalë dy, ndërsa për vajzë një.[2] “Sunenun Kubra” nga Bejhekiu (9/500).[3] “Husnul maksed fi amelil mevlud” nga Sujutij (64-65).

Page 29: Revista Delirje & Edukim Nr.22

25Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1

uar. Imam Ahmedi thotë se ky hadithështë munker,[4] ndërsa Neveviu thotë seështë hadith i kotë (dobët). Ibën Haxherithotë: “Ky hadith nuk është i vërtetuar.”

DYSHIMI I TRETË

Sujutiu transmeton nga Hafidh Shem-sudin el Xhezerij se ka thënë në librin etij “Arefut-tarif bi mevlidin-nebij: "Ështëparë në ëndërr Ebu Lehebi pas vdekjes sëtij dhe i është thënë: “Si është gjendjajote?” Ka thënë: “Në zjarr, përveçse mëlehtësohet (dënimi) çdo natë të së hënësdhe pi mes këtyre dy gishtërinjve kaqujë”, ka bërë me shenjë sa maja e gishtit,“për shkak se kam liruar Thuvejben(robëreshë e tij) kur më ka përgëzuar përlindjen e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi vesel-lem dhe që i ka dhënë gji atij."Kur Ebu Lehebi jobesimtar, të cilinKur'ani e qorton, shpërblehet në zjarr përshkak të gëzimit për lindjen e Pejgam-berit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, si do tëjetë gjendja e muslimanit besimtar ngaummeti i Resulullahut sal-lAllahu alejhive sel-lem, i cili gëzohet për lindjen e tijdhe shpreh dashurinë dhe salavate ndajPejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem?Shemsudin ibën Nasër ed-Dimeshkijthotë: “Është vërtetuar se Ebu Lehebit ilehtësohet dënimi i zjarrit në ditën e hënëpër shkak se ka liruar Thuvejben nga gëz-

imi i lindjes së Pejgamberit sal-lAllahualejhi ve sel-lem dhe më pas ka recituar:

Kur ky jobesimtar që është qortuar E shkatërrohet në xhehennem

përgjithmonë Atij në ditën e hënë përherë

I lehtësohet dënimi nga gëzimipër Ahmedin.

E çfarë mendon për atë rob që gjithë jetën e tij

Për Ahmedin është i gëzuar e vdes besimtar?

PËRGJIGJJA NDAJ KËTIJ DYSHIMI

Së pari: Ky hadith është mursel[5] (idobët). E ka treguar Urvetu mursel dhenuk ka përmendur se kush e ka treguarkëtë hadith, ashtu siç është përmendur në“Sahih”: “Thuvejba, robëresha e EbuLehebit, që ai e liroi, i dha gji Pejgam-berit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe kurEbu Lehebi vdiq, e panë (në ëndërr) disaprej familjes së tij në gjendje tëmjerueshme dhe i thanë: “Çfarë ke ar-ritur (atje)?” Tha: “Nuk kam arritur pasjush asgjë, përveçse më jepet ujë përshkak se kam liruar Thuvejben.”[6]

Edhe sikur të jetë hadithi me sened[7] derite Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem,[8] në këtë ngjarje është përmendurëndrra me të cilën nuk argumentohet.[9]

______________[4] Hadithi munker është nga llojet e haditheve të dobëta.[5] Mursel është prej llojeve të haditheve të dobëta, pra kur tabi'ini thotë “ka thënë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem”. Me hadithe të dobëtanuk argumentohet dhe nuk lejohet që nga këto hadithe të legjitimohet diçka në fenë e Allahut dhe të nxirren rregulla dhe vendime në sheriatin islam.[6] “Sahihul Buhari” (5101) [7] Senedi është zinxhiri i përbërë nga personat që transmetojnë hadithin. [8] Disa mundohen t'i mashtrojnë të tjerët duke u thënë se hadithin e ka transmetuar Imam Buhariu rahimehullah në “Sahihun” e tij. Në realitet, në“Sahihul Buhari” hadithet që janë me sened deri tek Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem janë të vërteta, por Imam Buhariu në “Sahihun” e tij katreguar edhe hadithe me sened jo të plotë dhe disa pa sened (mualekatet e tij). Nga këto mualekate ka që janë sahih, hasen dhe daif, ndërsa ngjarja eEbu Lehebit është daif. Thënia e dijetarëve se hadithet në “Sahihul Buhari” janë të vërteta ka për qëllim ato hadithe që Buhariu i transmeton mesened deri tek Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e jo për mualekatet e tij.[9] Shiko “Fet'hul Barj” të Ibën Haxherit (9/145).

Page 30: Revista Delirje & Edukim Nr.22

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 126

Së dyti: Nuk është vërtetuar që Thuve-jben e ka liruar Ebu Lehebi kur ka lindurPejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem,por lirimi i saj ka ndodhur para hixhretit,shumë kohë pasi i ka dhënë gji, ashtu siçështë vërtetuar në librat e historisë dhe tëbiografisë së Pejgamberit sal-lAllahu ale-jhi ve sel-lem.Së treti: Tekstet nga Kur’ani argumento-jnë qartë se veprat e jobesimtarëve janë tëasgjësuara, ashtu siç thotë Allahu sub-hanehu ve teala: "E Ne i kthehemindonjë vepre që e bënë ata dhe e bëjmëatë hi e pluhur.”[10] I Plotfuqishmi thotë:"Shembulli i veprave të atyre që mohuanZotin e tyre është si hiri, të cilin me puhie shkapërderdh era në ndonjë ditë tëstuhishme, e ata nuk mund të realizojnëasgjë nga veprat që kanë bërë. E ky ështëai dështimi i madh.”[11]

Ebu Lehebi u takon këtyre ajeteve dhenuk i bën dobi lirimi i Thuvejbes përarsye se veprat e tij janë të asgjësuara.Së katërti:Tekstet e Kur'anit argumento-jnë se nuk u lehtësohet dënimi jobesim-tarëve. Allahu i Madhëruar thotë: "Po përata që mohuan është zjarri i xhehenne-mit. Ata as nuk gjykohen që të vdesin eas nuk u lehtësohet ndëshkimi. Kështu endëshkojmë secilin që është shumë ipabesë.”[12] Ky ajet citohet edhe për EbuLehebin për shkak të kufrit të tij tëmadh, armiqësisë së tij ndaj Resulullahutsal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe keqtraj-timeve që i ka bërë atij. E si të mos jetë

kështu kur për këtë ka argument të qartë,siç thotë Allahu: "Qoftë shkatërruar EbuLehebi, e ai është shkatërruar! Atij nuk ibëri dobi pasuria e vet, as ajo çka fitoi! Aido të hyjë në një zjarr të ndezur flakë.”[13]

Me këtë sqarohet se nuk ka argument përdyshim, ngase nuk është e vërtetuar qëEbu Lehebi është gëzuar për Pejgamberinsal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe se e kaliruar Thuvejben kur ka lindur i Dërguarisal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Ai ishte ngaarmiqtë më të mëdhenj të Resulullahutsal-lAllahu alejhi ve sel-lem, prandaj ngaky dyshim nuk ka argument që lejohetmevludi. Vijon

Version i shkurtuar dhe me ndryshime e shtesa ngatema “El ihtifalu bi mevlidin-nebij sal-lAllahu ale-

jhi ve sel-lem”, e librit “El e'jadë ve etheruha alelmuslimin”, faqe 283, nga

Dr. Sulejman ibn Salim es-Suhejmi

Përgatiti versionin e shkurtuar me ndryshime e shtesa:

Adem AVDIUGjakovë / Kosovë

______________[10] El Furkan: 23.[11]Ibrahim 18[12]Fatir 36[13]Mesed 1-3

Page 31: Revista Delirje & Edukim Nr.22

27Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1

Tekstet e Kur'anit argumentojnë se nuk u lehtësohet dënimi jobesimtarëve. Allahu i Mad-hëruar thotë: "Po për ata që mohuan është zjarri i xhehennemit. Ata as nuk gjykohen që tëvdesin e as nuk u lehtësohet ndëshkimi. Kështu e ndëshkojmë secilin që është shumë i pabesë.”

I

KOMENT I SHKURTËR I MUHADITHIT TË MEDINËS, SHEJH AB

DULMUHSIN ELABBAD, RRETH FJALËS SË IMAM SHATIBIUT:

“Nuk është i nevojshëm përcaktimi i

personit që ka bërë ndonjë bidat,

nëse bidati (në fjalë) nuk është

prej bidateve të mëdha”

4- Ibën Huzejmeh rahimehullah është prejimamëve të hershëm të hadithit, autor i librittë tevhidit dhe “Sahihut” të tij, me recensimine shejh Albanit rahimehullah. Edhe ky imamkishte një ixhtihad të gabuar –sipas disa dije-tarëve- në hadithin “Allahu e ka krijuarAdemin në syretin e tij” dhe Ibën Tejmijerahimehullah ka shkruar rreth 100 faqekundër këtij alimi të madh në këtë çështje.Megjithatë ai është cilësuar si “prijësi iimamëve” nga dijetarët e hadithit (muha-dithët) dhe ishte hoxha i muhadithit të madhIbën Hibbani rahimehullah.[1]

Tani është radha për dy dijetarë të famshëm tëkëtij ummeti, të cilët na kanë lënë njëtrashëgimi sublime të dijes fetare e shkencorenga të gjitha sferat. Ata kanë lënë libra që ngashekulli i tetë hixhri, për të cilët sot e asaj

kohe të gjithë dijetarët e kërkuesit e dijes kanënevojë dhe thuajse janë të varur nga librat etyre, të cilët kanë mbushur horizontin anem-banë globit. Janë libra që rrallë të mos gjendennë ndonjë librari. Pa dyshim që kjo është prejbereqetit të Allahut, suksesit të Tij, që ia jepkujt të dojë nga robërit e Tij.Është fjala është për Neveviun dhe Ibën Hax-her el-Askalanin, Allahu i mëshiroftë. I kamsjellë këtu sepse me gjithë dijen e madhe që nakanë lënë këta dijetarë eminentë, kanë ekzis-tuar disa pasues tekesh, mendjelehtë e injo-rantë, të cilët me kapacitetin e tyre të ulët të tëmenduarit kanë nxitur për djegien e librave tëkëtyre dy dijetarëve (!) për shkak të disagjykimeve të tyre të gabuara në çështje tëakides, duke anashkaluar kështu esencën e tyretë shëndoshë, ngritjen e tevhidit, mbrojtjen

______________[1] “Err-rrisale el-mustatrefeh”, faqe 20, e Kittanit.

Page 32: Revista Delirje & Edukim Nr.22

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 128

dhe jetën për jetësimin e Sunnetit Pejgamberikdhe luftimin e bidateve dhe shirkut. Ata kanëanashkaluar tërë atë mund e përpjekje mad-hështore shkencore në fusha të ndryshme tëfesë, që e cituam lart, mund i cili ka qenë njënga frytet e ruajtjes së Hadithit Pejgamberik(siç ishin librat e Ibën Haxherit “Tehdhibut-Tehdhib” dhe “Takribut-Tehdhib”, “Feth’ulBari”, “El-isabeh fi temjiizis-sahabeh”). Qënga koha e tyre e deri më sot pa këta libra di-jetarët e hadithit dhe të shkencave të tjera nukmund të shkruajnë punimet e tyre. Nuk ka di-jetar hadithi apo kërkues dijeje që kam takuare të mos i ketë pasur para syve në tavolinat etyre librat e këtyre dijetarëve dhe madje jovetëm nga një botim të tyre, po nga të gjithabotimet që ekzistojnë. Ibën Haxheri rahime-hullah është një dijetar për të cilin janë thënëfjalë madhështore, por po ndalem vetëm tefjala e Imam Albanit rahimehullah, i cili e kapasur zakon të thotë për Ibën Haxherin: “Nuklind nëna më si Ibën Haxheri.”Nuk dua të lë pa përmendur librin e imamNeveviut rahimehullah në komentimin e“Sahihut” të Muslimit, një libër për të cilinkërkuesit e dijes sakrifikojnë shumë për ta më-suar në ligjëratat e shumta të dijetarëve tëndryshëm. Kurse kopshti i tij, “Rijadus-Sali-hin”, është një libër të cilin e njeh i madh dhei vogël, e gjen në shtëpinë e çdo muslimanidhe s’ka dijetar që nuk i ka hyrë komentimittë tij me gojë apo me shkrim. Neveviu ështëautor i shumë e shumë librave të vlefshëm dhetë përdorshëm nga dijetarët dhe kërkuesit edijes. Dhehebiu i madh në “Tedhkiretul-Huf-fadh” e ka lavdëruar Neveviun me tituj si“Imami, Hafidhi i pashembullt, Shembulli,Shejhul-Islami, dija e evlijave”….Megjithatë disa “mendjelehtë e injorantë”(është fjala për haddaditë) tentuan çrrënjosjene trashëgimisë së madhe të këtyre dy dijetarëveeminentë, mirëpo ata mbetën vetëm një ankthi shkurtër i muslimanëve, pasi dijetarët e këtij

ummeti u ngritën në mbrojtjen e kësajtrashëgimie -edhe pejgamberike, sepse dije-tarët janë trashëgues të Pejgamberit tonë sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe i zmbrapsënpretendimet e tyre qëllimkeqe. I falënderuarqoftë Allahu!Këta injorantë e qëllimkëqij u kapën pas disagjykimeve të gabuara të këtyre dy dijetarëve,posaçërisht në disa çështje të akides, edhe psedisa prej atyre gabimeve nuk kanë qenë fjalë tëtyre, por vetëm se i kanë transmetuar nga ko-mentatorët e tjerë të hershëm të haditheve(“Et-Tenbih”, faqe 5 me recensim të shejh BinBazit, Fevzanit dhe tjerë). Në bazë të kësaj,hadaditë i nxitnin njerëzit që të digjnin dy li-brat kryesorë të tyre, “Fet’hul Barin”, komentii “Sahihut” të Buhariut në 17 volume i IbënHaxherit, si dhe “El-Minhaxh”, komenti i“Sahihut” të Muslimit, gjithashtu voluminozsipas botimit, nga Neveviu.Ata u tretën me fjalët e vëllezërve të këtyre dynga dijetarët e vonshëm bashkëkohor, e prejtyre po cekim këto:1- Shejhu, Al-lameh, Hammad el-Ensarirahimehullah ka thënë: “Sikur të kisha pasurpushtet mbi atë që thotë “të mos lexohet“Fet’hul-Bari” dhe “Komenti i Neveviut Sahi-hun e Muslimit”, do ta kisha arrestuar e bur-gosur derisa të pendohet. Pa dyshim që ajofjalë del vetëm nga një mendjelehtë.”[2]

2- Kurse dijetari i madh Muhamed Salih el-Uthejmin rahimehullah është pyetur në lidhjeme këta dijetarë kështu: “Cili është qëndrimijuaj rreth disave që kritikojnë dy hafidhat(Neveviun dhe Ibën Haxherin) dhe pretendo-jnë se ata janë prej bidatçinjve? A thua gabimii dijetarit në akide – qoftë edhe nëse është ngaixhtihadi dhe te’evili- e bën atë që të kon-siderohet prej grupimeve të shpikura? A kadallim mes gabimit në çështjet teorike dhepraktike?”Shejhu i nderuar u përgjigj: “Pa dyshim se dyshejhët dhe hafizët (e hadithit, Ibën Haxheri

______________[2] El-Mexhmu’u” 2/582 të AbdulEvvel Hammad, djali i shejh Hammadit, përmes “Ed-delail el-vefijjeh”, fq. 12.

Page 33: Revista Delirje & Edukim Nr.22

29Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1

dhe Neveviu) janë prej besnikëve të moçëm eshumë të dobishëm në ummetin islam. E,nëse ka pasur prej tyre ndonjë gabim nëte‘evilin (komentim jo korrekt) e disa teksteveqë kanë të bëjnë me Cilësitë e Allahut, s’kadyshim se ajo u mbulohet atyre me të miratdhe dobitë e shumta të tyre. Mendojmë segabimet që kanë ndodhur janë vetëm si rrjed-hojë e ixhtihadit dhe te‘evilit të pranueshëm,qoftë edhe vetëm sipas mendimit të tyre. E lusAllahun e Lartësuar që ajo të jetë prej gabimittë falur dhe mirësia dhe dobia e ardhur prejtyre të jetë prej mundit të shpërblyer dhe qëpër ta të vlejë fjala e Allahut të Lartësuar: “Padyshim që veprat e mira i shlyejnë veprat ekëqija.”[3]

Ajo që mendojmë ne është se ata të dy janëprej Ehlu Sunnetit dhe Xhematit. Dhe këtë edëshmon shërbimi i tyre ndaj Sunnetit të Pe-jgamberit të Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, kujdesi i madh në pastrimin e Sunnetitnga gjërat që i atribuohen dhe puna e tyre nëverifikimin e dispozitave që nxirren nga Sun-neti. Edhe pse ata kanë kundërshtuar rrugën eEhlu Sunnetit në disa ajete dhe hadithe tëCilësive (të Allahut), ishte ixhtihad i gabuar,kështu që shpresojmë nga Allahu që t’i trajtojëata me faljen e Tij.Kurse sa i përket (pyetjes rreth) gabimit nëakide, nëse gabimi është në kundërshtim merrugën e selefit, atëherë ai është devijim pamëdyshje, porse ai që e ka bërë atë gabim nukgjykohet si i devijuar derisa t’i kumtohet argu-menti. E, nëse i kumtohet argumenti dhemegjithatë ai vazhdon në gabimin dhe devi-jimin e tij, atëherë ai është devijant në atë ku eka kundërshtuar hakun, edhe pse në çështje tëtjera është selefi.Pra, ai nuk cilësohet si bidatçi në mënyrë ab-solute, as nuk cilësohet si selefi në mënyrë ab-solute; porse cilësohet si selefi në atë që ështënë pajtim me selefin, por si bidatçi në atë që ika kundërshtuar ata, ashtu siç kanë thënë

Ehlu Sunneti për fasikun (gjynahqarin), se aiështë muëmin në atë që ka nga imani, porfasik në gjynahet që bën. Pra, as nuk i jepetcilësia absolute, as nuk i mohohet absolutësiae atributit.Kjo është drejtësia me të cilën na ka urdhëruarAllahu, përveçse nëse bidatçiu ka shkuar derinë atë masë saqë ka dalë nga feja me bidatin etij dhe në atë rast ai nuk meriton kurrfarënderi.” Këtu mbaron fjala e shejh Uthejminitnga libri i tij i “Dijes” fq. 198, përmes “Ed-de-lail el-vefijjeh”.Pra, muxhtehidi kur gabon shpërblehet dhenuk ka gjynah për të. Bazë këtu është hadithi iAmër ibën Asit radijallahu anhu në “Sahihun”e Buhariut (7/157) dhe të tjerët. Ibën Tejmije rahimehullah në “Mexhmu’ulFetava” (19/123) thotë: “Medhhebi i EhluSunnetit është se nuk ka gjynah për atë që bënixhtihad, edhe nëse gabon.”[4]

Gjithashtu thotë: “Kurse sa u përket atyre qëbëjnë ixhtihad (në ndonjë çështje të fesë),ndonjëherë ia qëllojnë e ndonjëherë gabojnë.Nëse bëjnë ixhtihad dhe gabojnë, ata kanë njëshpërblim për ixhtihadin e tyre dhe gabimi ityre është i falur. Kurse njerëzit e devijuarbëjnë bashkim të detyrueshëm mes gabimitdhe gjynahut, kështu që ndonjëherë e teprojnënë të dhe thonë (për hoxhallarët e tyre) “atajanë të mbrojtur nga gabimet (nuk gabojnë)”,por ndonjëherë tjetër shkojnë në ekstremitetintjetër duke thënë “ata kanë bërë gjynah megabimet e tyre”. Ndërsa njerëzit e dijes dhe tëimanit nuk thonë për askënd se është ipagabueshëm, as nuk e bëjnë gjynahqar (atëqë gabon në ixhtihad).” (Po aty: 35/69)

Ibën Tejmije rahimehullah e detajon edhe mëshumë çështjen e atij që bën ixhtihad dukethënë: “Pra, muxhtehidi i cili argumenton –qoftë ai ndonjë imam apo udhëheqës, dijetarapo hulumtues, studiues apo mufti ose dikushtjetër, kur bën ixhtihad duke pasur frikë Al-

______________[3] Hud: 114[4] Në librin “Kavaid fit-teamul meal-ulema”, fq. 157, i shejh AbdurRahman el-Luvajhik me recensim të Imam Bin Bazit rahimehullah, 1415 h.

Page 34: Revista Delirje & Edukim Nr.22

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 130

lahun aq sa ka mundësi, kjo është ajo që Al-lahu e ka ngarkuar dhe ai kështu konsideroheti nënshtruar ndaj Allahut, e meriton shpër-blimin nëse ka frikë aq sa duhet dhe Allahunuk e ndëshkon atë”[5]

Ashtu siç tha shejhul-Islami këtu, ixhtihadipër të cilin nuk shkruhet gjynah dhe fitohetsevapi është ai ixhtihad që bëhet nga njerëzit eixhtihadit. Sa u përket njerëzve të rëndomtë,edhe nëse ata e pretendojnë diçka të tillë, nukfuten nën atë parim të nxjerrë nga fjala pe-jgamberike sepse nuk janë të autorizuar për tëdhe qëndrimet e tyre janë të bazuara nëlogjikë e teka. Të njëjtën gjë thotë edhe Imam Shatibiurahimehullah në librin e tij “El muvafakat”(4/168). “Ixhtihadi që ndodh në sheriat ështëdy llojesh. I pari është ixhtihadi që merret nëkonsideratë, ai legjitim, i cili buron nga tëzotët e tij, të cilët e kanë pjekur atë që nevo-jitet për ixhtihad. Kurse lloji i dytë është ipakonsiderueshëm, që buron nga personi qënuk e di se çfarë duhet plotësuar për të bërëixhtihad dhe ky lloj ixhtihadi është thjeshtmendim, burimi i të cilit është pasioni, intere-sat, pasim i tekave dhe zhytje në injorancë.Çdo mendim i nxjerrë nga këto burime padyshim që nuk pranohet sepse është nëkundërshtim me të vërtetën që ka zbritur Al-lahu i Madhërishëm: “Prandaj gjykoji sipasasaj që të ka shpallur Allahu e mos ndiq dëshi-rat e tyre të kota.”[6][7]

Vërejtje: Të mos mashtrohet dikush e të thotëse ky parim vlen edhe për Sejid Kutubin dhetë tjerë si ai, ngase esenca e tij nuk ka qenëSunneti dhe udhëzimi profetik, as nuk kaqenë ndonjë muxhtehid sepse ai nuk ka qenëas dijetar e lëre më muxhtehid- sipas kriterevetë Shatibiut, që i sollëm më lart. Në fund, nuk duhet menduar se kjo që ushkrua deri tani nga qëndrimet e dijetarëve tëkonsiderueshëm të Sunetit është në përputhje

me bidatin e Muvazanes. Kurrsesi! Të gjithakëto janë parime të drejta që gjenden nëpër li-brat e dijetarëve të këtij ummeti dhe nësedikush pretendon ashtu, atëherë edhe ata dije-tarë (që kanë marrë, mësuar, ua kanë mësuartë tjerëve dhe kanë këshilluar që të mësohenlibrat e asaj elite muxhtehidësh), si Ibën Hax-heri, Neveviu, Shevkani dhe të tjerë, edhe ataatëherë na qenkan në përputhje me atë bidattë Muvazanes! Kurrsesi!E vërteta është se kjo është drejtësia dhemëshira e Ehlu Sunnetit mes tyre dhe me tëtjerët, ndryshe nga pasuesit e tekave dhe të pa-sioneve, siç thotë Shejhul Islam Ibën Tejmijerahimehullah: “Ehlu Sunneti janë më të dijsh-mit për hakun dhe më të mëshirshmit menjerëzit.”Dhe sikur të mos ishte praktikuar kjo drejtësi,atëherë sa e sa dituri, libra e dijetarë do tëishin hedhur në një qosh, kurse njohuria dhedituria do të tretej e nuk do të ishte sot nëmesin tonë. Këto çështje pas frikës ndaj Al-lahut- shtjellohen me detaje e jo gjithmonëme përgjithësime, pasi përgjithësimet siç dihetnga librat e “rregullave të bidatit”shpeshherëjanë shkak i rënies në bidat. E lus Allahun e Madhërishëm që të na furni-zojë me qëllim të mirë në kuptimin e sëvërtetës, në mënyrë që ta shohim të vërtetën sitë vërtetë e pastaj ta ndjekim atë dhe që të naruajë nga mendimet e nxjerra nga tekat dhepasionet! Allahu i dëgjon lutjet tona dhe upërgjigjet atyre.

Përgatiti: Zejd HAZIRIGjilan / Kosovë

______________[5] “Minhaxhus-Sunneh” (5/111) përmes “Kavaid fitteamul meal-ulema”, fq. 158.[6] El Maide: 49[7] Këtu mbaron fjala e Shatibiut përmes “Kavaid fit-teamul”, fq. 162.

Page 35: Revista Delirje & Edukim Nr.22

31Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1

Bojkoti që lavdërohet është ai që sjell fryte dhe jo ai që sjell prishje. Hoxha i Islamit IbënTejmije në “Mexhmu-ul Fetava” (28/173) ka thënë: “E nëse do të ndodhte që sa herë që kamosmarrëveshje mes dy muslimanëve të kishte bojkot, nuk do të mbetej vëllazëri.”

F

EDHE NJË HERË,

BUTË O PASUESIT E

SUNNETIT ME PASUESIT

E SUNNETIT!

Falënderimi i takon vetëm Allahut, nuk kaforcë dhe fuqi vetëm se me Allahun. Paqja dhenderimi i Allahut qofshin mbi robin e Tij dhetë Dërguarin e Tij, Pejgamberin tonëMuhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tijdhe mbi të gjithë ata që e ndihmuan atë.Në vijim, ata pasues të Sunnetit dhe xhematitqë merren me diturinë dhe ndjekin rrugën e tëparëve tanë të mirë janë personat që kanë mëtepër nevojë në këtë kohë që të bashkohen dhetë këshillojnë njëri-tjetrin, sidomos kur dihetse ata janë pakicë e pakicës në krahasim megrupimet e devijuara nga rruga e të parëve tanëtë mirë. Para më shumë se dhjetë vitesh, nëfundin e kohës së dy dijetarëve të nderuar, Ab-dulaziz ibën Baz dhe Muhamed ibën Uthejmin(Allahu i mëshiroftë), një pjesë shumë e vogël epasuesve të Sunnetit nisën të paralajmëroninprej disa grupimeve të devijuara nga rruga e tëparëve tanë të mirë. Kjo ishte një punë e

lavdëruar dhe e mirë, por është për të ardhurkeq që pasi ndërruan jetë dy dijetarët enderuar, disa prej këtij grupi të vogël nisën tëflisnin për disa vëllezër të tyre që janë pasues tëSunnetit dhe që thërrasin në të ashtu siç kanëqenë të parët tanë të mirë, qofshin këtë thirrësbrenda shtetit tonë apo edhe jashtë tij,megjithëse e kishin obligim ndaj atyre që tapranonin mirësinë e tyre dhe të mblidhnin for-cat që të përmirësonin, nëse vërtetohej qëkishte ndonjë gabim, dhe të mos e angazhoninveten e tyre duke bërë tubime, duke i përmen-dur ata dhe duke i ndaluar të tjerët prej tyre,por duhet të merreshin me diturinë duke më-suar vetë, duke i mësuar të tjerët dhe duke bërëthirrje në të. Kjo është metoda e saktë në për-mirësim, metoda që ka ndjekur edhe shejhuynë Abdulaziz ibën Baz, imami i pasuesve tëSunnetit dhe xhematit në kohën tonë, Allahu emëshiroftë. Ata që merren me dijen sot janë të

Page 36: Revista Delirje & Edukim Nr.22

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 132

paktë dhe është nevoja të shtohen e jo të pakë-sohen, është nevoja të bashkohen e jo të përça-hen dhe të thuhet për ta ashtu siç thonëdijetarët e gjuhës, “e vogla nuk zvogëlohet.”

Hoxha i Islamit Ibën Tejmije në “MexhmuulFetava”(28/51) thotë: “Dhe e dini se prej rreg-ullave bazë, edhe të fesë, është bashkimi i zem-rave, i fjalës dhe përmirësimi mes njëri-tjetritsepse Allahu i Lartësuar thotë: “Kijeni frikë Al-lahun dhe përmirësoni gjendjen tuaj.” Dhethotë: “Kapuni fort pas litarit të Allahut që tëgjithë dhe mos u përçani.” Si dhe: “Dhe mos ubëni si ata që u përçanë dhe kishin mosmar-rëveshje pasi u erdhi atyre e qarta, ata kanëdënim të madh.” Ka edhe shembuj të tjerë qëurdhërojnë për bashkim dhe bashkëpunim dheqë ndalojnë nga mosmarrëveshja dhe përçarja.Ata që e kanë këtë bazë janë pasuesit e xhe-matit, kurse ata që dalin nga kjo bazë janë pa-suesit e grupimeve.”

Në lidhje me këtë temë kam shkruar njëbroshurë me titull: “Butë o pasuesit e Sunetitme pasuesit e Sunetit”, e cila është botuar nëvitin 1424 sipas hixhretit (2003), më pas nëvitin 1426h (2005) e më pas është botuar edhenë “Mexhmu kutub we resail” (6/281-327) nëvitin 1428h (2007). Në të kam përmendurshumë argumente prej Kur’anit, Sunnetit dhefjalëve të dijetarëve të Sunnetit dhe kjobroshurë pas parathënies ka përmbledhur këtotematika: Mirësia e të shprehurit dheqartësimit, Ruajtja e gjuhës nga fjalët vetëm senë mirësi, Paragjykimi dhe spiunimi, Butësia,Pozita e pasuesve të Sunnetit ndaj dijetarit nësegabon se ai arsyetohet dhe nuk mënjanohet eas nuk bëhet bidatçi, Sprova e mënjanimit dhepërfoljes prej disa nga pasuesit e Sunnetit nëkëtë kohë dhe rruga e shpëtimit prej saj, Risiae sprovimit të njerëzve me persona, Parandal-imi nga sprova e përfoljes dhe e bërjes bidatçiprej disa nga pasuesit e Sunnetit në këtë kohë.

Është për të ardhur keq që kohët e funditgjërat u keqësuan më shumë dhe shigjetat janë

drejtuar kundër disa pasuesve të Sunnetit,duke i përfolur dhe duke i konsideruar sibidatçinj dhe pasojat që rrjedhin prej kësaj sibojkotimi. Përsëriten po ato pyetje: Çfarëmendon për filanin që e ka bërë bidatçi filani?A ta lexoj librin e filanit që e ka bërë bidatçi fi-lani?

Disa nxënës të vegjël thonë: Çfarë qëndrimi kendaj filanit të cilin e ka bërë bidatçi filani? Dheduhet patjetër që të kesh një qëndrim, sepërndryshe të bojkotojnë! Çështja rëndohetedhe më shumë kur këto gjëra ndodhin nëvendet e Evropës apo në vende të tjera kunxënësit që pasojnë Sunnetin janë shumë tëpaktë dhe kanë nevojë shumë të madhe që tëmarrin dije të dobishme dhe të shpëtojnë ngasprova e bojkotimit si shkak i pasimit të verbërnë përfolje (xherh). Kjo metodë është përafër-sisht si metoda e Ihvanul Muslimin, për tëcilën themeluesi i tyre ka thënë: “Njerëzitduhet t’i përgjigjen thirrjes suaj, por ju mosshkoni tek askush...sepse e gjithë mirësia gjen-det këtu, kurse të tjerat nuk shpëtojnë ngaproblemet.” (“Mudhekirat ed-DawE ve ed-Daijeh” 232) Hasen el-Bena gjithashtu kathënë: “Pozita jonë ndaj thirrjeve të tjera qëkanë dalë në këtë kohë, të cilat kanë përçarëzemrat dhe kanë shpërndarë mendimet, ështëqë t’i peshojmë me peshoren e thirrjes sonë:ato që përputhen me të, mirë se të vijnë, kursenga ajo që e kundërshton atë ne jemi tëpastër.” (“Mexhmuil Resail Hasen el-Bena”:240)Do jetë më mirë për këta nxënës që në vend qëtë merren me këtë fitne, të merren me leximine librave të dobishëm të Ehli Sunnetit, sido-mos librat e dijetarëve bashkëkohorë, si: “El-Fetava” të hoxhës tonë Abdulaziz ibën Baz,“El-Fetava” të komisionit të përhershëm të fet-vave, librat e hoxhës Ibën Uthejmin etj., sepsedo të përfitonin dije të vyer dhe do të ruheshinnga thashethemet dhe nga gibeti i vëllezërve tëtyre prej Ehli Sunnetit. Ibën Kajimi në librin“El-xhevabul kafi” (203) ka thënë: “Është përtë ardhur çudi me personin i cili e ka të lehtë

Page 37: Revista Delirje & Edukim Nr.22

33Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1

të ruhet që të hajë nga mishi i ndaluar apo zul-lumi, imoraliteti, vjedhja, pirja e alkoolit aposhikimi i haramit etj., por e ka të rëndë që tëruajë gjuhën e tij. Sheh dikë që tregohet megisht për fenë e tij, për zuhdin dhe adhurimine tij, por ai flet fjalë që e hidhërojnë Allahundhe nuk u vë rëndësi atyre fjalëve dhe prej tyrei ulen gradat më shumë sesa largësia mes lind-jes dhe perëndimit. Mund të shikosh një per-son i cili është i ruajtur nga gjërat e prishuradhe zullumi, por gjuha e tij shpif ndaj nderit tëtë gjallëve dhe të të vdekurve dhe ai nuk e kaproblem atë që flet.”

E nëse gjendet ndonjë fjalë prej pasuesve tëSunnetit diku e përgjithshme dhe diku më ehollësishme, duhet të mendohet mirë dheduhet që fjalën e përgjithshme ta kthejmë tefjala më e shtjelluar sepse Ibën Umeri, Allahuqoftë i kënaqur prej tij, ka thënë: “Mosparagjyko për ndonjë fjalë që del prej vëllaittënd besimtar vetëm se për mirë, përderisa tigjen vend për mirë në atë fjalë.” E ka përmen-dur këtë edhe imam Ibën Kethiri në shp-jegimin e tij të sures El-Huxhuratë. Hoxha iIslamit Ibën Tejmije në librin “Err-Rredu alaEl-Bekrij ” (324) ka thënë: “Është e ditur sefjala e shtjelluar e hedh poshtë atë që është epërgjithshme dhe shprehja e qartë është mëparësore se aludimi.” Dhe ka thënë në librin“Es-Sarimul Meslul” (2/512): “Nëse merrennga medhhebet e fukahave fjalët epërgjithshme pa u kthyer tek ato fjalë që janëtë sqaruara dhe te bazat e tyre, kjo të shpie nëmedhhebe të prishura.” Në librin “El-xhevabusahih” 4/44 ka thënë: “Është detyrë që të shp-jegohet fjala e folësit me fjalët e tij dhe të mer-ret fjala e tij nga çdo anë e të dihet zakoni i tijse çfarë ka për qëllim dhe çfarë ka dashur tëthotë, nëse thotë diçka.”Duhet ditur se si ata që sqarojnë gabimet edheata të cilëve u janë sqaruar gabimet nuk janë tëpagabueshëm dhe askush prej tyre nuk shpë-ton prej gabimit. Ajo që kërkohet është përsos-mëria, por nuk mund të bëhemi asketë ndajasaj që ka më pak mirësi dhe ta shpërfillim,

nuk mund të themi ose përsosmëri ose hum-bje, ose dritë të plotë ose errësirë. Përkundrazi,edhe drita e zbehtë ruhet dhe luftohet që tashtojmë atë, edhe nëse nuk arrijmë dot dyndriçues, njëri është më mirë se errësira. Al-lahu e mëshiroftë shejhun tonë Abdulaziz ibënBaz, i cili e kaloi jetën e tij duke mësuar,punuar, duke mësuar të tjerët dhe duke bërëthirrje dhe ishte prej atyre që u jepte kurajë di-jetarëve dhe nxënësve të dijes që të mësonindhe të thërrisnin të tjerët.

Unë e kam dëgjuar personalisht dukekëshilluar njërin prej dijetarëve me këto gjëradhe ai u arsyetua duke thënë se këtë gjë nuk edon dijetari. Ai, Allahu e mëshiroftë, i tha:“Miop është më mirë sesa qorr”, d.m.th. ajo qënuk arrihet e gjitha nuk lihet e gjitha. Më mirëme shikim të dobët sesa i verbër fare. Hoxhaynë e ka humbur shikimin e tij rreth moshësnjëzetvjeçare, porse Allahu ia zëvendësoi meshikimin e urtësisë me të cilën u bë i njohur tetë afërmit dhe tek ata që e kishin larg. Hoxha iIslamit Ibën Tejmije në “Mexhmu-ul Fetava”(10/364) ka thënë: “Nëse nuk arrihet drita epastër, saqë nuk mund të ketë vetëm se dritëqë nuk është e pastër dhe njerëzit mbeten nëhumbje, nuk duhet të shahet personi dhe tëndalohet prej dritës së zbehtë, me përjashtimtë rastit kur arrihet te drita që nuk ka zbehtësi.Në të kundërt sa e sa u larguan prej saj dhe ularguan fare prej dritës?!” Kjo ngjan me fjalën edisa njerëzve: E vërteta është një e vetme dhenuk shpërbëhet, prandaj ose merreni të gjithënose lëreni të gjithën. Ta marrësh të gjithënështë e drejtë, por ta lësh të gjithën është ekotë; kush ka diçka prej së vërtetës këshillohetqë ta mbajë atë dhe të mundohet që të marrëatë që i mungon prej së vërtetës.

Bojkoti që lavdërohet është ai që sjell fryte dhejo ai që sjell prishje. Hoxha i Islamit IbënTejmije në “Mexhmu-ul Fetava” (28/173) kathënë: “E nëse do të ndodhte që sa herë që kamosmarrëveshje mes dy muslimanëve të kishtebojkot, nuk do të mbetej vëllazëri.” Gjithashtu

Page 38: Revista Delirje & Edukim Nr.22

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 134

ai ka thënë (në 28/206): “Bojkotimi ndryshonsipas personit që i bëhet bojkoti, sipas forcësapo dobësimit të tij, apo shumimit të tyre dhepakësimit të tyre në numër, pasi qëllimi i bo-jkotit është edukimi i personit që i bëhet bo-jkoti dhe që njerëzit e tjerë të mos bëhen si ai.Nëse dobia është më e madhe, në mënyrë qëbojkoti ndaj tij ta pakësojë të keqen që gjendettek ai dhe ta frikësosh atë, atëherë bojkotiështë i lejuar. Por nëse as atij që i bëhet bojkote as të tjerët nuk frikësohen, përkundrazi shto-het e keqja e tyre, dhe ai që e bën bojkotinështë i dobët dhe dihet mirë që bojkoti shkak-ton pasoja të rënda më shumë se përmirësim,atëherë bojkoti nuk lejohet.” Ai shton dhethotë: “E pasi ta mësoni këtë, dijeni se bojkotii lejuar është prej punëve për të cilat ka urd-hëruar Allahu dhe i Dërguari i tij (është ad-hurim) dhe duhet që bindja të jetë e sinqertëpër Allahun dhe në përputhshmëri me urdhrine Tij, të jetë bojkot i sinqertë vetëm për Al-lahun dhe i saktë, kurse ai që bën bojkot si pa-sojë e epshit apo bën bojkot për të cilin nukështë i urdhëruar, ai është jashtë asaj që thamë.Sa e sa vepra veprohen si pasojë e epshit dukepretenduar se është bindje ndaj Allahut!”Dijetarët kanë përmendur se nëse ndonjëri prejdijetarëve gabon, nuk pasohet në atë gabim,por as që hidhet poshtë, por ai gabim falet përshkak të shumë punëve të mira të tij, siç kathënë edhe hoxha i Islamit Ibën Tejmije në“Mexhmu-ul Fetava” (3/349). “(Ata që kanëgabuar) Nëse nuk e vejnë gabimin e tyre sibazë, në mënyrë që të dallojnë me të prej xhe-matit islam, duke krijuar dashuri dhe urrejtje,atëherë është prej gabimeve dhe Allahu i Lartë-suar ua fal besimtarëve gabimet e këtij lloji. Siky shembull u ka ndodhur shumë prej tëparëve tanë të mirë. Prej imamëve të tyre kafjalë që i kanë thënë sipas ixhtihadit,megjithëse ato bien në kundërshtim me atë qëka ardhur në Kur’an dhe Sunnet. Në pozitë tëkundërt është ai që krijon dashuri dhe urrejtjerreth atij gabimi dhe përçan xhematin e musli-manëve.” Imam Dhehebiu në librin “SijeruA’lam en-Nubela” (14/39) ka thënë: “Nëse për

çdo gabim të ndonjë dijetari në bazë të ixhti-hadit të tij në çështjet dytësore, gabim që falet,ne do ta bënim atë bidatçi dhe do ta bojko-tonim, nuk do të shpëtonte prej nesh as IbënNasër, as Ibën Mendeh e as ai që është më lartse ata. Allahu është Ai që i drejton krijesat e Tijnë të vërtetën, Ai është mëshiruesi më i madhdhe prej Tij kërkojmë mbrojtje prej pasimit tëepshit.” Ai më pas ka shtuar (në 14/376):“Nëse këdo që do të gabonte në ixhtihadin etij duke e pasur besimin e pastër dhe duke umundur që të pasonte të vërtetën do tahidhnim poshtë dhe do ta konsideronimbidatçi, shumë pak prej imamëve do të shpë-tonin prej nesh. Allahu i mëshiroftë që tëgjithë me mirësinë dhe bujarinë e Tij!” IbënXhevzi ka përmendur se nuk duhet të jetëpasimi i epshit në bërjen e xherhit. Ai thotë nëlibrin e tij “Sajdul Hatir” (143): “Kam takuardijetarë me gjendje të ndryshme në gradat edijes dhe më i dobishmi prej tyre për muaishte ai që punonte me dijen e tij, edhe nësedikush tjetër ishte më i ditur se ai. Gjithashtujam shoqëruar me një grup dijetarësh të ha-dithit që dinin përmendësh, por ata ishin tol-erant ndaj gibetit dhe e konsideronin si “xherhve ta’dil”... Kam takuar Abduwvehab el-En-matij, i cili ishte sipas rregullave të selefit dhes’kam dëgjuar në mexhliset e tij gibet...” Nëlibrin e tij “Telbis Iblis” (2/689) ai thotë: “Dheprej hileve të shejtanit ndaj atyre që merren mehadithin është të përfolurit e njëri-tjetrit, nëmënyrë që të shprehin mllefin e tyre duke ekonsideruar atë si “xherh”, të cilën e kanë për-dorur të parët tanë të mirë të këtij umeti nëmënyrë që të mbronin fenë, por Allahu i di mësë miri qëllimet.” E nëse kjo ka ndodhur nëkohën e Ibën Xheuzit, i cili ka ndërruar jetë nëvitin 597 hixhri, si do jetë puna me ata që je-tojnë në shekullin e 15 hixhri?

Kohët e fundit është botuar një libër i do-bishëm me titull “Sqarimi se si duhet të sillemindaj atij që gabon prej pasuesve të Sunnetitdhe xhematit”, me autor shejh Muhamed ibënAbdullah el-Imam nga Jemeni. Përmbajtjen e

Page 39: Revista Delirje & Edukim Nr.22

35Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1

këtij libri e kanë pranuar pesë dijetarë të Je-menit. Ky libër ka përmbledhur shumë fjalëvetë dijetarëve të Ehli Sunnetit, si nga të hersh-mit ashtu edhe nga bashkëkohorët, sidomos tëhoxhës së Islamit Ibën Tejmijes dhe imam IbënKajimit, Allahu i mëshiroftë. Ky libër është sikëshillë për pasuesit e Sunnetit që të tregohentë sjellshëm mes tyre. Unë kam shfletuarshumë tematika të këtij libri dhe kam përfituarnë lidhje me disa thënie dhe vendin se ku t’igjeja, si thënie të dy imamëve, Ibën Tejmijesdhe Ibën Kajimit, të cilat i kam përmendur nëkëtë temë. Unë këshilloj që të lexohet ky libërdhe të përfitohet prej tij. Prej gjërave të miraqë ka përmendur në këtë libër (në faqen 170)veçoj: “Mund të bëhet dikush xherh (të për-flitet për gabimet e tij) prej dikujt që është idenjë për kritikën që bën prej Ehli Sunnetit,por bëhet shkak që të përhapet fitnja e bo-jkotit, përçarjes dhe përplasjes, derisa mund tëarrihet deri në luftë mes Ehli Sunnetit. E nësendodhin gjëra të këtilla, kuptohet që "xherhi"çoi deri në fitne, prandaj është obligim që tërishikohet mënyra e të përfolurës dhe mirësitëapo pasojat dhe se si duhet ta mbajmë të vazh-dueshme vëllazërinë, të ruajmë davetin dhe tërregullojmë gabimet, pasi nuk është e saktëkëmbëngulja në atë mënyrë dmth xherhi, e cilana solli pasoja.”

Nuk ka dyshim se edhe dijetarët e tjerë dhenxënësit e dijes kanë ndier atë që kanë ndierkëta vëllezër nga Jemeni dhe lëndohen prejkësaj përçarjeje e mosmarrëveshjeje dhe dëshi-rojnë që t'i këshillojnë vëllezërit e tyre në atëqë vëllezërit e Jemenit u treguan më të shpejtë,Allahu ua shpërbleftë me të mira. Ndoshtaedhe kjo këshillë ka një pjesë prej fjalës së Pe-jgamberit, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: “Bes-imi i Jemenit dhe urtësia e jemenasve.”Transmetuar nga Buhariu (3499) dhe Muslimi(188). Gjithashtu shpresojmë që kjo këshillëprej vëllezërve të Jemenit ta arrijë qëllimin eshkrimit dhe shpërndarjes së saj dhe nuk besojqë ndonjëri prej pasuesve të Sunnetit është prokëtij lloj xherhi si dhe të jetë i preokupuar që

ta vazhdojë sepse është mënyrë që nuk sjellfryte, por vetëm armiqësi dhe urrejtje mes pa-suesve të Sunnetit dhe ngurtësim të zemrave.Nuk ka të mbaruar çudia e një të “mençuri”, senë kohën që perëndimorët punojnë për tëshkaktuar prishje në dy vendet e shenjta, esidomos në prishjen e moralit në seminarin etyre ne Xhide, të cilën e quajtën me të padrejtë“Seminari i Hadixhes, bijës së Huvejlidit” përtë cilën kam shkruar edhe një material metemën “Nuk është e drejtë që emri i Hadixhes,bijës së Huvejlidit, të jetë temë e prishjes sëgruas” dhe them në këtë kohë të ketë prej pa-suesve të Sunnetit që merren me njëri-tjetrinduke folur dhe ndaluar të tjerët prej tyre.

E lus Allahun e Lartësuar që të bëjë të mundurqë të gjithë pasuesit e Sunnetit në çdo venddhe kohë të kapen pas Sunnetit dhe të tregojnëvëllazëri mes tyre si dhe të bashkëpunojnë nëmirësi dhe devotshmëri e të largojnë çdo gjë qëështë shkak përçarjesh apo mosmarrëveshjeshmes tyre! E lus Allahun e Lartësuar që t'ua bëjëtë mundur të gjithëve muslimanëve që ta kup-tojnë fenë dhe të tregohen të qëndrueshëm nëtë vërtetën! Paqja dhe nderimi i Allahut qof-shin mbi Pejgamberin tonë Muhamed, mbifamiljen e tij dhe shokët e tij.

Abdulmuhsin Hamd el-Bedër16/1/1432h-22/12/2010 Medine / Arabia Saudite

Përshtati: Ebul Harith Abdurrahman RAMA

08.02.1432 h -12.01.2011Durrës / Shqipëri

Page 40: Revista Delirje & Edukim Nr.22

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 136

Pasha Allahun e Madhëruar, në emër të të Cilit betohemi, nuk e them kot, por duhet të ven-dosim barrierat kundër atyre që e teprojnë në fe, kundër atyre që i bëjnë njerëzit qafirë, tëcilët hapën dyert për nxjerrjen e ligjeve kundër “çdo armiku të pafavorshëm të fesë”, që ecilësojnë pastaj Islamin si fe ekstremiste dhe muslimanët si terroristë, duke mos bërë dallimemes tyre. E gjithë kjo ka ardhur si rezultat i veprave të këqija të tyre. Kjo u bë pengesë e pa-thyeshme e thirrjes së vërtetë islame dhe shkaku kryesor i shtimit të dhunës dhe shtypjes ndajmuslimanëve dhe i shkatërrimit të pozitës dhe forcës së tyre.

n

PASTRIM ISHKRIMEVE APO I

MENDIMEVE?

Në disa revista të botuara në dy vendet eshenjta kam lexuar një artikull të vogël,ku jepeshin edhe fjalët e disa thirrësve qëmerrnin pjesë në supoziumin “PolemikëAtdhetare”. Aty flitej për formimin e një“komisioni për pastrimin e librave” qëpërmbajnë tekfir të tepruar dhe që gjen-den në bibliotekat e këtyre dy vendeve.Ky ishte një lajm përgëzues dhe ma hapigjoksin sepse pashë që tani kishin vendo-sur të vinin dorë në vendin e plagës dhekishin konstatuar burimin e dhembjeve.Mirëpo kjo rregullore duhet të shikohet emeditohet mirë në disa detaje, të cilat dot’i paraqesim në vazhdimësi.1. Kam pasur shpresë që kjo rregullore

do të ishte më e hershme, që do t’i para-printe -në bazë të asaj se “mbrojtja ështëmë e mirë sesa shërimi”- shpërndarjes sëkëtyre mendimeve të kota e të shtrem-bëruara, mirëpo ka qenë caktimi i Al-lahut dhe Ai vepron çka të dojë.Falënderimi i takon Allahut që tani pondreqet kjo mangësi.Unë kam bërë thirrje për atë që është mëe madhe se kjo, në themel, në librin timme titull “El-exhvibetu el-mutelaimeh”, icili është botuar para disa vitesh. Atykam thënë (faqe 37): “Kemi shpresuar…paraqitjen e qartësimeve dhe fetvave ndajlibrave të bidatxhinjve, partiakëve, tekfir-save, librat dhe ligjëratat e të cilëve

Page 41: Revista Delirje & Edukim Nr.22

37Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1

mbushin muret e bibliotekave dhe pr-ishin mendjet e të rinjve dhe të rejave.”Kam folur edhe kundër atyre që kanëshfaqur mendimet e tyre te rinia nëpërgjithësi duke pretenduar se ato janëmendime të vërteta, që përmbajnë kon-sensuse, por në realitet ishin mendime tëgabuara e të fëlliqura. Falënderimi i takon Allahut të Lartësuarqë u arrit kjo marrëveshje dhe u bë kytakim, i cili e lidh të mirëntek e mira dhe bashkon tëqëlluarën me të qëllu-arën.2. Grumbullimi dhendalimi i librave kamundësi që ta shtyjëndonjë grup të caktuarnjerëzish që të rendin nëkërkimin e tyre, t’i lexo-jnë dhe të zgjerohen përtë mësuar shkaqet evërteta (!) të ndalimit tëtyre, por kjo ka mundësitë shkaktojë reagimin ekundërt, bazuar në rreg-ullën “çdo e ndaluar është e kërkuar”,duke i hedhur baltës ujë siç thuhet.3. Grumbullimi dhe ndalimi i librave nëkohën e zhvillimit teknologjik dhe inter-netit në vetvete nuk ka rezultat të madhdhe dobi të shumta, pasi e gjithë bota sotështë bërë mos të them “fshat i vogël”,por dhomë e vogël.Atë që ndalon, do ta shohësh brendaditës ose të nesërmen në shumë faqe in-terneti. Kjo mund të jetë fillimi i njëçështjeje dhe jo mbarimi dhe nuk është emundur ta ndalosh atë.4. Më me vlerë është zbulimi i gënjesh-

trave dhe kotësive të këtyre librave,kundërshtimi i dyshimeve infektuese, sh-fuqizimi i mendimeve të kota që fshihennë to me argumente të forta studimore,jo me mendjelehtësi ose me shfuqizim tëpërgjithshëm.5. Patjetër që pas këtij pastrimi duhet tëofrohet e ëmbla. Është obligim i domos-doshëm që këta libra të zëvendësohen mevepra të vërteta studimore, të cilat të

drejtojnë në metodën e EhliSunnetit për kundërsh-timin e të devijuarve dhekundërshtuesve të metodësselefite nga radhët e havar-ixhëve dhe murxhiave.Duhet përkujtim dhe vëre-jtje ngase rreziku nga tek-firsat që e teprojnë në feështë shumë më i madhsesa rreziku i murxhiave tëhumbur, por në të dyja katë këqija.Ky përkujtim dhe vërejtjeduhet dhënë pas meditimitnë pika të përpikta, pasi

bindja e tekfirit realizohet duke e tepruarnë fe dhe me teprimin e tyre mendojnëse afrohen tek Allahu me gjakderdhje.Kush i ka këto ide është i bindur se ështënë të vërtetën në veprat e tij, edhe nëseato janë shkatërrime, vrasje apo sh-përthime!Kurse pala e kundërt- mëkatarët dhe ataqë kanë bindje të irxhaut (në vepra)-ndiejnë vetëm mëkatin në mosrespek-timin e urdhrit të Allahut.Por nuk është vetëm ndjenja e tyre se ibëjnë mëkat Allahut, mirëpo gjendja etyre në ato mëkate paraqet ilustrim se

Çdo njeri syçelëdhe largpamës i

sheh pasojat e kësajfatkeqësie shumë tëqartë dhe nuk është

nevoja të ketëqartësim të shumtë

dhe sqarim tëtepërt.

Page 42: Revista Delirje & Edukim Nr.22

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 138

rreziku më i madh i tyre nuk ka mundësitë dalë dhe të rritet aq shumë sa t’iatribuojnë diçka fesë së Allahut, ngasethjesht janë mëkatarë dhe asgjë mëshumë. Ndërsa ummeti sot ankohet nga këto dygrupime, mirëpo ankesa nga tekfiri itepruar është më e madhe dhe më shqetë-suese.

Aktualiteti dëshmonÇdo njeri syçelë dhe largpamës i sheh pa-sojat e kësaj fatkeqësie shumë të qartëdhe nuk është nevoja të ketë qartësim tëshumtë dhe sqarim të tepërt.Këtë çështje e vërtetojnë edhe më shumëpërgjigjet e pyetjeve vijuese:Cili është mendimi që vret popullin dheështë prezent në mesin e tij?Cili është mendimi që i nxit jomusli-manët kundër muslimanëve dhe i dobë-son ata? Cili është mendimi nga i cili po e pësojnëtë gjithë- udhëheqësit dhe të udhëhe-qurit, populli dhe persona të caktuar?Cili është mendimi që u kthye në referimstudimor nga shumt të rinj, që bëri“drejtues injorantë” mendjelehtëtimagjinues dhe të pakualifikuar, dukelënë anash dijetarë të përpiktë, hoxhallarëtë mëdhenj e të moralshëm?Cili është mendimi që ndau vëllanë ngavëllai, prindërit nga fëmijët, burrin ngagruaja dhe e gjithë kjo fatkeqësisht nëemër të fesë? Allahu na ruajttë nga ky ek-stremizëm, nga kjo paturpësi, se padyshim feja nga e gjithë kjo vallahi ështëe pastër!Pasha Allahun e Madhëruar, në emër tëtë Cilit betohemi, nuk e them kot, por

duhet të vendosim barrierat kundër atyreqë e teprojnë në fe, kundër atyre që ibëjnë njerëzit qafirë, të cilët hapën dyertpër nxjerrjen e ligjeve kundër “çdoarmiku të pafavorshëm të fesë”, që e cilë-sojnë pastaj Islamin si fe ekstremiste dhemuslimanët si terroristë, duke mos bërëdallime mes tyre. E gjithë kjo ka ardhursi rezultat i veprave të këqija të tyre. Kjo u bë pengesë e pathyeshme e thirrjessë vërtetë islame dhe shkaku kryesor ishtimit të dhunës dhe shtypjes ndaj mus-limanëve dhe i shkatërrimit të pozitësdhe forcës së tyre. E lus Allahun që ta qartësojë të vërtetëndhe ta ngrejë lart, ta nënçmojë të kotëndhe ta ulë poshtë si dhe t’i udhëzojë ataqë janë të humbur nga rinia e musli-manëve, që ata të kthehen në rrugën edrejtë të mesme, pa teprim dheneglizhencë, pa shtesë dhe lënie mangët,pa havarixhët e neveritshëm e të urryerdhe pa murxhiat e degjeneruar!

Falënderimi i takon Allahut, Zotit tëbotës!

Ali Hasen el-Halebi el-EtheriBurimi: www.alhaleby.com

Përshtati:Unejs MURATIGjilan / Kosovë

Page 43: Revista Delirje & Edukim Nr.22

39Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1

Sot, atyre që mbajnë mjekra u thonë vehabi ose binladenianë. A kanë të drejtë të akuzojnëkështu këdo që ka mjekër? Pse vallë këta njerëz ende vazhdojnë të jenë të robotizuar ngapropaganda e stërmbushur me gënjeshtra, mashtrime e manipulime?

k

SIMBOL I “VEHABIZMIT” APOREFLEKTIM I TRADITËS

PROFETIKE?

MJEKRA

Kohët e fundit ata që mbajnë mjekra janëvënë në shënjestër kudo që udhëtojnë dheshumica e njerëzve i sheh me syrin e urrejtjes.Burim i kësaj urrejtjeje pa dyshim u bë 11shtatori 2001, kur e gjithë bota ishte dësh-mitare e terrorit të vërtetë që ndodhi ndaj dykullave binjake. Sipas gjykimeve zyrtare,prapa tyre qëndron organizata terroriste e AlKaidës, ndërsa sipas disa analistëve perëndi-morë dhe atyre lindorë prapa këtyre sulmeveqëndrojnë lozha sekrete, të cilat e përdorënpër të realizuar planet e tyre në rrafshinglobal për përfitime politike dhe ekonomike.Këto gjykime njihen edhe si ide konspira-cioni që mbjellin frikë, dyshime dheparagjykime të tmerrshme te popullata ethjeshtë. Sido që të jetë, këto sulme janë ter-

roriste dhe ata që qëndrojnë prapa tyre dheautorët e vërtetë të këtij sulmi do t’i zbulojë eardhmja; nëse jo në këtë jetë, pa dyshim nëDitën e Kiametit. Por urrejtjen kundërdjemve me mjekër po e ushqejnë edhe sul-met e tjera terroriste kamikaze që ndodhinnëpër vende të ndryshme në emër të Islamit.Por kjo fe është larg veprimeve të tilla djallë-zore. Përderisa ujku ishte i pastër nga gjaku iProfetit Jusuf, paqja dhe bekimet e Zotit qof-shin mbi të, Islami është edhe më i pastërnga gjakderdhjet që po shkaktohen nga vam-pirizmi binladenian. Ideologjia binladenianenëpër disa libra, media dhe filma dokumen-tarë etiketohet edhe si vehabizëm dhe kyterm sipas tyre përfaqëson rrugën dhemësimet e dijetarit islam të shekullit 18,

Page 44: Revista Delirje & Edukim Nr.22

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 140

Muhamed ibën Abdulvehabit. Në realitet, di-jetari Muhamed ibën Abdulvehab, Zoti imadhërishëm e mëshiroftë, ka qenë pasues idrejtë i mësimeve dhe parimeve autentike tëfesë islame dhe nuk ka bërë thirrje për idedhe mendime që dërgojnë në radikalizëm tëçoroditur. Këtë e dëshmon trashëgimia e tijintelektuale e reflektuar në librat e tij tëmrekullueshëm. Sot, atyre që mbajnë mjekrau thonë vehabi ose binladenianë. A kanë tëdrejtë të akuzojnë kështu këdo që ka mjekër?Pse vallë këta njerëz ende vazhdojnë të jenëtë robotizuar nga propaganda e stërmbushurme gënjeshtra, mashtrime e manipulime? Nenuk e mohojmë se binladenianët kanëmjekra, porse jo çdokush që mban mjekërështë pasues i ideologjisë terroriste. Në kohëne Jugosllavisë moniste thuhej se jo çdokushqë mban mjekër është marksist. Personat që itakojnë kulturës religjioze të qytetërimitislam dhe që janë larg bindjeve të djallëzuaraekstremiste, nëse respektojnë urdhrin përmjekrën, me këtë veprim kanë reflektuarmesazhin e gjithë Profetëve e në veçantiporosinë e Profetit të fundit dhe të mbarënjerëzimit, Muhamedit, paqja dhe bekimet eZotit qofshin mbi të gjithë Profetët. Njerëz-imi është i obliguar të zbatojë mesazhin eZotit dhe ata që shprehin revoltë kundër rev-elatës së Mbretit të mbarë krijesave do të jenëtë humbur dhe lufta e tyre pa dyshim do t’usjellë poshtërimin e dekadencën, ashtu siç indodhi faraonit. Meqë amshueshmëria ështëjeta për të cilën duhet të punojmë për të tri-umfuar, atëherë rruga e vetme për të arritursuksesin madhështor është implementimi ishpalljes qiellore, e finalizuar nga Kur’ani dheTradita Profetike. Sa bukur shprehet shkrim-tari i madh, akademiku Rexhep Qosja në ro-manin e tij Bijtë e Askujt (1/227-228):“Njohja e të vërtetave dhe të drejtave(hyjnore) në tokë na e bën të mundshëmtakimin dhe bisedën me Zotin”. Kjo mo-tivon të mençurin që të respektojë me

dashuri fjalët hyjnore dhe dihet që Zoti kaporositur në mënyrë urdhërore përmes Pro-fetit të Tij të fundit që besimtarët të mbajnëmjekër, prandaj ata që e zbatojnë këtë porositë shenjtë reflektojnë Traditën Profetike dhenuk duhen shikuar me syrin e urrejtjes nësejanë larg terrorizmit. Nëse gjykimi bazohetvetëm në dukje, duke anashkaluar bindjet, aigjykim është i padrejtë dhe padrejtësia nukmund të shoqërojë ndërgjegjen. Pasuesit eideologjisë binladeniane nuk duhet t’ikundërshtojmë pse mbajnë mjekër, por sepsepasojnë rrugën e satanizuar me bindje dhevepër. Prej tyre ka që nuk e respektojnë nëpraktikë mjekrën! Kush ka bërë besëlidhjenme Zotin duke thënë deklaratën islame lailahe il-lallah muhammedun resulullah - nukka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut,Muhamedi është i Dërguari i Tij, duhet t'imbrojë me dashuri të gjitha parimet fetare,edhe nëse nuk i praktikon. Ai duhet të sh-prehë respekt ndaj atyre që e zbatojnë fenëdrejt, pa keqkuptime e larg ideologjive të de-monizuara. Këtë besëlidhje vetëm të sin-qertët dhe të ndërgjegjshmit e mbrojnë mexhelozi dhe dashuri të vullkanizuar, por këtëndërgjegje, sinqeritet dhe dashuri e cenon in-joranca dhe shoqëria me ata që janë bërë pio-nierë të djallit të mallkuar dhe synojnëzhdukjen e dritës së Islamit. Ky synim nukdo të arrihet kurrë, ashtu siç nuk mund të er-rësohet drita e diellit me frymën e gjithënjerëzimit. Ata që reflektojnë dritën e udhëz-imeve kur’anore dhe porosive profetike, tëcilët janë respektues në praktikë të mjekrës,nuk duhen ngatërruar me pasuesit e tarikat-eve sufiste apo me ideologjinë shi’ite(rafidizmin), ngase jo çdokush që mbanmjekër pason drejt mësimet e Profetit tënjerëzimit, Muhamedit, paqja dhe bekimet eZotit qofshin mbi të.

Adem AVDIUGjakovë/Kosovë

Page 45: Revista Delirje & Edukim Nr.22

41Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1

Argument për këtë kusht është fjala e Allahut të Lartësuar: "...E nëse janë dy (motra) e mëshumë, atëherë atyre u takojnë dy të tretat e pasurisë...''

A

TRASHËGIMIA NË

ISLAM

TEMA E NJËMBËDHJETËTRASHËGIMTARËT E NJË TË KATËRTËS

SË PASURISË

Ata janë dy llojesh:1. Bashkëshorti (burri)2. Bashkëshortja (gruaja) apo bashkëshortet(gratë).[1]Kushtet e bashkëshortit për të trashëguar një tëkatërtën (e pasurisë):Për të arritur këtë ka vetëm një kusht prezent, qëështë prezenca e anës degëzore, të cilët janë fëmi-jët e gruas, pa marrë parasysh a janë meshkuj apofemra, të shkallës së njëjtë apo më të largët, njëapo më shumë, nga i njëjti bashkëshort apo tjetër.Argument për këtë kusht është fjala e Allahut tëLartësuar: "...E nëse ato (bashkëshortet-gratë) kanëfëmijë, atëherë juve (bashkëshortit-burrit) ju takonnjë e katërta e pasurisë... ''[2]Kushtet e bashkëshortes apo bashkëshorteve përtë trashëguar një të katërtën e pasurisë:[3]Për të arritur këtë ka vetëm një kusht mosprezent(mohues), që është mosprezenca e anës degëzore,

të cilët janë fëmijët e bashkëshortit, pa marrëparasysh a janë meshkuj apo femra, të shkallës sënjëjtë apo më të largët, një apo më shumë, nga enjëjta bashkëshorte apo tjetra.Argument për këtë kusht është fjala e Allahut tëLartësuar: ''...Atyre (bashkëshorteve) u takon një ekatërta e pasurisë, nëse ju nuk keni fëmijë...''[4]

TEMA E DYMBËDHJETËTRASHËGIMTARËT E NJË TË TETËS SË

PASURISË

Ata që trashëgojnë një të tetën janë bashkëshortjaapo bashkëshortet. Për të arritur këtë ka vetëmnjë kusht prezent, që është prezenca e anës degë-zore, të cilët janë fëmijët e bashkëshortit, pamarrë parasysh a janë meshkuj apo femra, tëshkallës së njëjtë apo më të largët, një apo mëshumë, nga e njëjta bashkëshorte apo tjetra.Argument për këtë kusht është fjala e Allahut tëLartësuar: "E nëse ju (bashkëshortët-burrat) kenilënë fëmijë, atëherë atyre (bashkëshorteve-grave) utakon një e teta e pasurisë...''[5]

______________[1] Nëse burri është i martuar më shumë se një herë, por maksimumi që mund të ketë janë katër gra. (sh.p)[2] En-Nisa: 12.[3] Nëse janë më shumë se një bashkëshorte, atëherë ato e ndajnë një të katërtën e pasurisë mes tyre në mënyrë të barabartë, por nëse është vetëm njëbashkëshorte, atëherë ajo e merr një të katërtën të plotë. (sh.p)[4] En-Nisa: 12.[5] En-Nisa: 12.

VI

Page 46: Revista Delirje & Edukim Nr.22

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 142

TEMA E TREMBËDHJETËTRASHËGIMTARËT E DY TË TRETËS SË

PASURISË

Ata janë katër persona që duhet të plotësojnëkushtet paraprake si vijon:1 - Bijat2 - Bijat e të birit3 - Motrat e plota4 - Gjysmëmotrat (nga babai).Kushtet e bijave për të trashëguar dy të tretat epasurisë:Për të arritur këtë ka dy kushte:1 - Mosprezenca e vëllait të saj, pa marrë parasysha është vëlla i plotë apo gjysmëvëlla (vëlla nganëna apo nga babai). Argument për këtë kushtështë fjala e Allahut të Lartësuar: "Allahu ju urdh -ëron për (çështje të trashëgimisë) fëmijët tuaj: birit itakon aq sa u takon dy bijave ...”'[6]Të argumentuarit me këtë ajet është si vijon: All -ahu caktoi që vajza të ketë gjysmën e asaj që merrdjali. Kjo është e përgjithshme dhe përfshingjendjen e saj nëse është vetëm me vëllezërit e sajgjithashtu përfshin gjendjen e saj nëse është memotrat e saj.2 -Të jenë dy bija e më shumë. Argument përkëtë kusht është se Pejgamberi sal-lAllahu alejhive sel-lem u dha dy bijave të Sa'd ibën Rebij dy tëtretat e pasurisë.Kushtet e bijave të birit për të trashëguar dy tëtretat e pasurisë:[7]Për të arritur këtë ka tre kushte:1 - Mosprezenca e anës degëzore, e atij që ështëmë parësor se ato, pa marrë parasysh a është biri itë vdekurit apo biri i të birit, një apo më shumë,meshkuj apo femra.Argument për këtë kusht është ixhmai (konsen-susi) i dijetarëve.2 - Mosprezenca e vëllait të tyre qoftë ai i plotëapo gjysmëvëlla (nga babai) apo djalë i xhaxhaittë tyre, që janë në të njëjtën shkallë.Argument për këtë kusht është fjala e Allahut tëLartësuar: "Allahu ju urdhëron për (çështje tëtrashëgimisë) fëmijët tuaj: birit i takon aq sa utakon dy bijave..."[8] Të argumentuarit me këtëajet është si vijon: shprehja veled (fëmijë) në ajetështë në mënyrë të përgjithshme, përfshin atë qëka këtë cilësi, prandaj fëmijët e bijve (janë fëmijëqë) i përfshinë kjo cilësi.3 - Të jenë dy e më shumë. Argument për këtëkusht është i njëjti argument tek bijat.[9]

Kushtet e motrave të plota për të trashëguar dy tëtretat e pasurisë:Për të arritur këtë ka katër kushte:1- Mosprezenca e anës degëzore, që janë fëmijëtapo fëmijët e bijve.Argument për këtë kusht është ixhmai (konsen-susi)i dijetarëve.2 - Mosprezenca e anës bazore nga radha emeshkujve.Argument për këtë kusht është fjala e Allahut tëLartësuar: "Kërkojnë përgjigjen tënde. Thuaju: "Al-lahu ju përgjigjet për çështjen e kelale-s.[10] Nësevdes një njeri që nuk ka fëmijë, por ka motër..."[11]Të argumentuarit me këtë ajet është si vijon: Nëajet është kushtëzuar që në çështjen e kelale-s mo-trat trashëgojnë dy të tretat e pasurisë, prandajmotrat nuk e trashëgojnë këtë përmasë nëse ështëprezent babai apo gjyshi (të cilët janë ana bazore).3 - Mosprezenca e vëllait të plotë.Argument për këtë kusht është fjala e Allahut tëLartësuar: "E nëse janë trashëgimtarët vëllezër emotra, atëherë mashkullit i takon aq sa u takon dyfemrave (motrave)..."[12]Të argumentuarit me këtë ajet është si vijon: nëajet është përmendur trashëgimia e përbashkëtmes meshkujve dhe femrave dhe motrave nuk uështë caktuar përmasë e veçantë kur kanë vëllezër.Kjo aludon se ato nuk marrin përmasë të caktuarnë prezencën e meshkujve, por vetëm kur janë pavëllezër.4 - Të jenë dy a më shumë.Argument për këtë kusht është fjala e Allahut tëLartësuar: "...E nëse janë dy (motra) e më shumë,atëherë atyre u takojnë dy të tretat e pasurisë...''[13]Kushtet e gjysmëmotrave (nga babai) për tëtrashëguar dy të tretat e pasurisë:Për të arritur këtë ka pesë kushte, katër kushtet qëu përmendën më lart për motrën e plotë dhe 5 - Mosprezenca e vëllezërve dhe motrave tëplotë. Argument për këtë kusht është ixhmai (konsen-susi) i dijetarëve për shkak se vëllezërit e plotëjanë më parësorë se gjysmëvëllezërit sepse janë mëafër të vdekurit me dy afërsi, me afërsinë e babaitdhe afërsinë e nënës, kurse gjysmëvëllezërit (ngababai) kanë vetëm një afërsi, afërsinë e babait.Vijon

"El-Feraid" Dr. Abdul Kerim ibën Muhamed el-LahimPërmblodhi dhe përshtati: Namik VEHAPI

Gjakovë / Kosovë______________[6] En-Nisa: 11.[7] Transmeton Imam Tirmidhiu në "Sunenin" e tij, libri i trashëgimive, kapitulli trashëgimia e dy bijave 3/38/2172 dhe Imam Ibën Maxhe në"Sunenin" e tij, libri i trashëgimive, kapitulli i trashëgimisë së fëmijëve 2/908/2720, kurse shejh Albani e ka cilësuar hasen (të mirë). Shih "SunnenTirmidhi", me nr. hadithi 2092 dhe "Sunnen Ibn Maxhe", me nr. hadithi 2720.[8] En-Nisa: 11.[9] Hadithi i mësipërm.[10] Është ai që nuk ka prindër e as fëmijë që e trashëgojnë. (sh.p)[11] En-Nisa: 176.[12] En-Nisa: 176.[13] En-Nisa: 176.

Page 47: Revista Delirje & Edukim Nr.22

M

43Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1

Me të vërtetë ligji i Zotit është supremdhe përfshin të gjitha çështjet e jetës. Përçdo çështje ose problem jetësor përgjigjene suksesshme dhe më të mirën, e cila ishëron këto çështje, do ta gjesh në Librine Zotit dhe në Traditën e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Allahu i Lartë-suar thotë: “Sot ua përsosa fenë tuaj, eplotësova dhuntinë Time ndaj jush dhezgjodha që Islami të jetë feja juaj.”[1]

Muslimani e ka për obligim që çdo prob-lem ta kthejë te ligji suprem i Zotit, i cili isqaron atij të vërtetën nga e kota, të saktënnga gabimi dhe e drejton për tek ajo që

është e dobishme për të. Nga dhuntitë mëtë mëdha të Zotit është që Ai ka vendosursi peshore mes Tij dhe krijesave drejtësinë,zaten qiejt dhe toka janë krijuar vetëmmbi këtë parim. I Lartmadhëruari thotë:“Vërtet Allahu urdhëron për drejtësi dhebamirësi…”[2]

Nëse Allahu Fuqiplotë që është mbi shtatëqiejt urdhëron për diçka, muslimanëtobligohen ta zbatojnë urdhrin e Tij, ta re-alizojnë dhe të punojnë për implemen-timin e tij në të gjitha çështjet e tyre. Zotiu ka caktuar rrugën e drejtë krijesave të Tijpër lehtësimin e transaksioneve dhe

ÇMIMEVENgritja e çmimeve pa dyshim që është një nga këto probleme dhe është shumë më rëndësi përt’u diskutuar, sidomos në këto kohëra kur është shfaqur kjo “epidemi e madhe”, e cila kapasur pasoja për jetët e shumë njerëzve dhe i ka shtyrë të bëjnë shumë mëkate dhekundërvënieve duke u munduar që të arrijnë riskun e tyre.

Ngritja e

______________[1] El-Maide: 3[2] En-Nahl: 90

Page 48: Revista Delirje & Edukim Nr.22

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 144

veprimin e anëve pozitive me njëri-tjetrin.Në të kundërtën, kur njerëzit kundërshto-jnë urdhrat e Tij, veprojnë në kundërsh-tim me ligjin e Tij, gjenden në problemetë mëdha dhe në mesin e tyre shfaqenshenjat e mizorisë dhe tiranisë dhepërhapen armiqësitë dhe urrejtjet. Ngritjae çmimeve pa dyshim që është një ngakëto probleme dhe është shumë mërëndësi për t’u diskutuar, sidomos në këtokohëra kur është shfaqur kjo “epidemi emadhe”, e cila ka pasur pasoja për jetët eshumë njerëzve dhe i ka shtyrë të bëjnëshumë mëkate dhe kundërvënieve duke umunduar që të arrijnë riskun e tyre.[3]

Ngritja e çmimeve ka shkaqe të shumtadhe të ndryshme, ndër të cilat mund tëveçoj:- Së pari: Shtimi i mëkateve dhe ikundërvënieve si dhe largimi i njerëzvenga feja. Ky është shkaku kryesor përshfaqjen e kësaj epidemie. Dihet qëmëkatet shkaktojnë shkatërrimin e të kor-rave dhe gjallesave si dhe përhapjen e çr-regullimeve në tokë dhe det. I Lartësuarithotë: “Janë shfaqur të zeza (bela, skamje,katastrofa…) në tokë e në det për shkak tëveprave të njerëzve (të këqija), e që ta përje-tojnë një pjesë të asaj (të keqeje) që e bënë,ashtu që të tërhiqen (nga veprat e liga).”[4]

Thotë po ashtu: “Çfarëdo e keqe që mundt’ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja(të këqija), e për shumë të tjera Ai fal.” [5]

Allahu i Gjithëfuqishëm i sprovon robërite Tij për shkak të disa mëkateve që bëjnë,

në mënyrë që të kenë kujdes dhe ta lloga-risin veten. I Dërguari i Zotit sal-lAllahualejhi ve sel-lem thotë: “O ju muhaxhirë![6]

Për pesë gjëra sprovuese unë lutem që të mosi arrini (në kohë): Nuk është shfaqurimoraliteti te një popull, derisa e kanë bërëpublik (imoralitetin e tyre), përveçse ështëpërhapur në mesin e tyre kolera dhe së-mundje (të tjera) që nuk kanë qenë prezentete paraardhësit e tyre të mëhershëm. Nuk ekanë pakësuar matjen dhe peshoren[7]

përveçse i ka kapluar thatësia, vështirësitë nëfurnizim dhe padrejtësia e udhëheqësve ndajtyre. Nuk e kanë ndaluar dhënien e zekatittë pasurisë së tyre përveçse u është ndaluaruji nga qielli dhe sikur të mos ishin shtazët,nuk do t’u binte shi. Nuk e kanë prishurbesëlidhjen e Allahut dhe të të Dërguarit tëTij përveçse i ka nënshtruar Allahu ndajarmikut të tyre të jashtëm, të cilët u kanëmarrë diçka që ishte në dorën e tyre. Dhenuk e kanë lënë udhëheqësit e tyre gjykiminme librin e Zotit (azze ve xhel-le) duke mose studiuar atë që ka zbritur Zoti, përveçse uka sjellë Zoti telashet me njëri-tjetrin.”[8]

A e kanë parë njerëzit këtë hadith mad-hështor, në të cilin i Dërguari i Allahutsal-lAllahu alejhi ve sel-lem u sqaronshkaqet dhe pasojat e mëkateve të mëdha,të cilat nuk sjellin asnjë të mirë përnjerëzit, përkundrazi, sjellin atë që ata nuke duan dhe nuk e pëlqejnë.- Së dyti: Lakmia (e tepërt) për pasurinëdhe dëshira për shtimin e saj. Dashuriapër pasurinë dhe pakujdesia në përfitimine saj qoftë edhe me rrugë dhe metoda të

______________[3] Shembulli më i mirë për këtë është ajo që ndodhi para pak ditësh në Tunizi, ku situata tejkaloi çdo kufi, duke shkuar deri te protestat dhe revoltapopullore, e cila shkaktoi vdekjen e dhjetëra njerëzve dhe ende nuk është ndalur (e nëse ndalet, kush e di se ku tjetër do të fillojë). Gjithçka filloi ngapakënaqësia ndaj rritjes së çmimeve dhe solli rrëzimin e qeverise dhe rebelimin mbarëpopullor kundër udhëheqjes së vendit. Ndoshta ka pasur edheshkaqe dhe arsye të tjera. (sh.p)[4] Err-Rrum: 41[5] Esh-Shura: 30[6] Emigrantet Mekas te cilet emigruan ne Medine[7] D.m.th. mashtrimin dhe matjen e sendeve gjatë shitblerjes. (sh.p)[8] Trans Bejhekiu dhe Hakimi, kurse Albani e saktëson në “Sahihul Xhami”, nr. 7978.

Page 49: Revista Delirje & Edukim Nr.22

45Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1

ndaluara- është e dukshme për të gjithë,veçanërisht me përhapjen e transaksioneveme kamatë dhe përzierjen e hallallit meharam. I Gjithëfuqishmi thotë: “Dhe edoni pasurinë me dashuri të tepruar.”[9]

Kur dominon kjo te njerëzit, atëherëproblemi është shumë i rrezikshëm dhe nëshumë çështje pasoja është kundërshtimi iligjit të Zotit të Madhërishëm. I Dërguarii Zotit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë:“Për Zotin, nuk është varfëria ajo që ia kamdrojën për ju, por frikësohem se do t’ju hapetdunjaja (t’ju hyjë në zemër dhe të jepeni passaj) ashtu siç iu hap atyre që ishin para jush,do të garoni për të ashtu siç garuan ata dhedo t’ju shkatërrojë ashtu siç i shkatërroiata.”[10]

- Së treti: Manipulimi i tregtarëve dhe imonopolistëve[11] me artikujt për të cilëtnjerëzit kanë nevojë. Kjo bëhet duke i rez-ervuar dhe fshehur artikujt me qëllimin engritjes së çmimeve (në një kohë të cak-tuar) për të arritur një përfitim më tëmadh. Ky veprim është i dëmshëm përnjerëzit dhe veçanërisht për të varfrit dhenevojtarët, prandaj është i ndaluar (nëIslam) sepse është zullum i qartë dhe Al-lahu ka urdhëruar që t’i shmangemi. Al-lahu thotë në hadithin kudsij: "O robërit emi! Unë ia kam ndaluar padrejtësinë VetesSime dhe e kam bërë të ndaluar edhe nëmesin tuaj, prandaj mos bëni padrejtësi.."[12]

Ndërsa i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk ka besim (të plotë) as-njëri prej jush përderisa të mos dëshirojë përvëllanë e tij atë që dëshiron për veten etij.”[13] Kush është besimtar i sinqertëështë e domosdoshme dhe obligim që të

mos i ngushtojë vëllezërit e tij duke undaluar atyre mirësitë e Zotit me monop-olizimin e artikujve për të cilët ata kanënevojë.- Së katërti: Pakësimi i sasive të disa ar-tikujve të domosdoshëm nga ana e disashteteve eksportuese. Po flasim për atogjëra që u nevojiten njerëzve. Pakësimi iartikujve të eksportuar bëhet për shkak tëngritjes së çmimit për importuesin dhe aidetyrohet që ta ngrejë çmimin edhe përtregtarët për arsye të përfitimit më tëmadh. Kështu veprojnë edhe tregtarët dhenë këtë mënyrë artikulli kalon nga njëdorë në tjetrën derisa kur të arrijë tek kon-sumatori e dobëson atë për shkak tëmungesës së artikullit dhe çmimit të lartëtë tij. Nga këto shkaqe që përmendëm dhenga të tjera bëhet e qartë pasoja e shtrenj-timit të çmimeve për njerëzit dhe shtetet.Duhen kundërshtuar manipuluesit dheduhet punuar kundër monopolit të tyreme artikujt e domosdoshëm, pa të cilatnjerëzit nuk mund të jetojnë.

ISLAMI DHE NGRITJA EÇMIMEVE

Islami në sistemin e tij financiar parashehdhe pranon pronësinë private përderisarrugët e përfitimit janë të ligjshme. Ai pra-non lirinë e veprimit në pasuri përderisaky veprim përkon me shpirtin e sheriatitdhe përderisa interesi i personit nuk shkelinteresin e shoqërisë. Por nëse ndodhinpadrejtësi apo tirani nga ana e personitapo komunitetit, atëherë sistemi islamzotëron masa preventive me të cilat garan-

______________[9] El-Fexhr 20.[10] Muttefekun alejhi[11] Monopolizimi është fshehje e artikullit derisa prania e tij në treg të jetë e paktë, në mënyrë që të shitet me çmim më të lartë. Më vonë do tëflasim për të. (sh.p.)[12] Muslimi[13] Muttefekun alejhi

Page 50: Revista Delirje & Edukim Nr.22

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 146

ton ndaljen e çdonjërit te kufijtë e tij dhepengimin e kujtdo që joshet drejt shkeljessë këtyre kufijve.Islami ka vendosur rregullat e domos-doshme dhe të nevojshme për ruajtjen ebalancës mes personit dhe shoqërisë, ud-hëheqësit dhe të udhëhequrve. Tekstetkur’anore dhe fjalët profetike ndalojnë ngatirania dhe çrregullimet, mashtrimet dhemanipulimet, nga mangësitë dhe teprimet.Në dritën e këtyre rregullave, fjalët e tëdashurit të Zotit kanë qenë të qarta -kurkemi të bëjmë me çështjen e caktimit tëçmimeve-, duke sqaruar kështu rëndësinëe caktimit të kufijve të domosdoshëm meqëllim të mosshtrenjtimit të artikujve përnjerëzit dhe të mosmanipulimit nga ana etregtarëve dhe lakmitarëve. Shtrenjtimi është një problem që kërkontrajtim të fortë dhe qasje serioze nga ana eudhëheqësisë së shtetit, në mënyrë qëgjërat elementare dhe të domosdoshme tënjerëzve të jenë të ruajtura dhe garantuara.Kjo mund të arrihet vetëm me një studimtë thukët të arsyeve të shtrenjtimit dhemënyrës së trajtimit me anë të rrugëve tëligjshme, larg padrejtësisë dheparagjykimit. Imponimi i çmimeve (nga udhëheqësitshtetërorë) është “bllokim i preteksteve”(për padrejtësi), kur dihet se “bllokimi ipreteksteve” (sedd edh-dherai arab)[14]

është nga argumentet e legjislacionit islamdhe bazë nga bazat e tij. “Sedd edh-dherai” d.m.th. ndalimi i disa gjërave tëlejuara në esencë nëse ato shpijnë në diçkatë dëmshme, kur dihet se ajo që shpien teke ndaluara është e ndaluar. Lënia e

njerëzve të lirë në shitblerje dhe në cak-timin e çmimeve (sipas dëshirës) ështëdiçka e lejuar në esencë, por nëse kjo (liri)shpie në shfrytëzim, lakmi apo manipulimme gjërat e domosdoshme të njerëzve,atëherë në bazë të këtij rregulli sheriatik(sedd edh-dherai) merren masat paran-daluese dhe detyrohen tregtarët me njëçmim të caktuar për artikujt e tyre.Ndoshta dikush mund të thotë se caktimii çmimeve (nga organet shtetërore) ështëkufizim i të drejtave të tregtarëve në shit-blerje dhe këtu ka dëm për ta, ndërkohëqë dëmi është i refuzuar në Islam. Atëherëthemi: Dëmi që mund të vijë nga manip-ulimi i tregtarëve me çmimet e artikujveështë më i madh sesa dëmi që vjen nga de-tyrimi i tyre që të shesin me një çmim tëcaktuar dhe nuk ka dyshim se dëmi më imadh duhet të largohet me dëmin më tëvogël.

RASTET KUR UDHËHEQËSISHTETI MUND TË NDËRHYJË NË

CAKTIMIN DHE IMPONIMIN EÇMIMEVE

1- Nevoja e njerëzve për artikullin: Nësenjë artikull është i nevojshëm apo i do-mosdoshëm për njerëzit dhe pa të nuk iadalin dot, atëherë udhëheqësi ndërhynë nëcaktimin e çmimit të atij artikulli, nëseekziston frika se tregtarët mund ta shfrytë-zojnë nevojën e njerëzve për atë artikulldhe t’ia ngrenë çmimin. Caktimi içmimeve në këtë rast është shërim i mirë inevojave të njerëzve. Hoxha i Islamit IbënTejmijje thotë: "Ajo për të cilën njerëzit

______________[14] “Sedd edh-dherai” (arabisht) d.m.th. ndalimi i disa gjërave të lejuara nëse ato shpijnë në diçka të ndaluar dhe këtë (ndalim) mund ta bëjë ud-hëheqësi musliman nëse e sheh të arsyeshme apo të nevojshme dhe nëse interesi i përgjithshëm e kërkon. Janë të obliguar ta bëjnë këtë edhe njerëzitnëse kanë dijeni se një veprim i caktuar (i cili në esencë është i lejuar) mund të përfundojë me ndonjë veprim të ndaluar apo krim, p.sh.: nuk i lejohetshitësit të rrushit t’ia shesë rrushin dikujt nëse ai e di se blerësi me rrushin e blerë do të prodhojë pije alkoolike, edhe pse shitja e rrushit është e lejuarnë esencë. (sh.p).

Page 51: Revista Delirje & Edukim Nr.22

47Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 1

kanë nevojë nuk bën të shitet përveçse meçmimin e njëjtë (në treg). Nëse nevoja përshitblerjen e tij është e përgjithshme,atëherë e drejta (e saj) është e Zotit." Kapër qëllim me fjalën “është e drejtë eZotit” ajo që ne sot e quajmë interes ipërgjithshëm dhe nuk ka dyshim se sig-urimi i interesave të përgjithshme ështëmë parësor sesa interesat personale dheambiciet individuale.

2 - Në rast monopoli: Kjo bëhet nësebllokohet artikulli i nevojshëm dhe nukshitet me qëllim të ngritjes së çmimit nënjë kohë të caktuar. Kjo pa dyshim seështë e ndaluar në Islam. I Dërguari i Al-lahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë:“Nuk monopolizon përveçse ndonjë gabim-tar.”[15]

Rregullat e përgjithshme të Islamit kanëardhur për të sjellë drejtësi dhe lehtësimpër njerëzit , eliminim të vështirësive edëmeve si dhe largim të vuajtjeve.3 - Në rast kufizimi: Kjo ndodh kur disashtete apo rrethe shoqërore e kufizojnëshitjen e disa artikujve të nevojshëm (aponjë sasi të caktuar të prodhimit sh.p) tenjerëz të caktuar pa marrë parasysh nësekjo sjell dobi apo dëm për konsumatorët.Në këtë rast disa shitës arrijnë ta kufizojnëshitjen dhe bëjnë kontrollimin e saj nëllogari të blerësve. Për këtë hoxha i IslamitIbën Tejmijje thotë: "…por edhe mëshumë se kjo është kur njerëzit “bëhenbesnik” në mosshitjen e ushqimeve apo ar-tikujve të tjerë përveçse personave të cak-tuar, në mënyrë që ata pastaj ta shesin atë.Në këtë rast është obligim (fetar) caktimi i

çmimeve (nga organet shtetërore), që tëmos shesin përveçse me çmimin e njëjtëdhe të mos blejnë pasuritë e njerëzvepërveçse me çmimin e njëjtë (të ngjashëmme tregun), prandaj caktimi i çmimeve nëraste si ky është obligim pa asnjëmëdyshje."[16] Kjo që ka thënë hoxha i Is-lamit është shumë e saktë, sepse caktimi içmimit në këtë rast është mënjanim ipadrejtësisë dhe largim i dëmit nganjerëzit.

4 - Në rast bashkëpunimi (të tregtarëve):Kjo ndodh kur bëhet organizimi i treg-tarëve dhe arrihet marrëveshje mes tyre qëçmimet e disa artikujve t’i kenë nën kon-troll duke i ndryshuar ato sipas tekave tëtyre, në mënyrë që të kenë fitim të madhdhe e kundërta, kur blerësit bashkohendhe bëjnë marrëveshje që ndonjë artikullta blejnë vetëm me një çmim të caktuar(që e caktojnë vetë), në mënyrë që t'ushkaktojnë shitësve humbje. Për këtë arsyenë raste të tilla duhet imponuar çmimi përshkak të mënjanimit të dëmeve dhe qëçmimet të mos bëhen mjet loje. Rregulli ipërgjithshëm për caktimin e çmimeve(nga ana e organeve shtetërore) thotë: Çdoherë kur te tregtarët mbisundon lakmia, ikaplon pasioni dhe i kontrollon egoizmi,kur ndodhin manipulime dhe shfrytëzime,atëherë bëhet obligim (fetar) për udhëhe-qësit që të ndërhyjnë duke caktuar çmimete artikujve.

______________[15] Trans Muslimi[16] Kjo po ashtu ndodh kur tregtarët bëjnë marrëveshje me shtresën e të pasurve që artikuj të caktuar mos t’ua shesin të tjerëve dhe në këtë rast atapremtojnë se do ta blejnë atë artikull me çmim më të madh, nëse artikulli është i limituar dhe i nevojshëm, prandaj bëhet kjo marrëveshje ndërmjettyre që ai artikull t’i shitet vetëm shtresës së pasur ngase në këtë mënyrë të varfrit nuk mund ta blejnë dhe do të ketë mjaftueshëm për të pasurit.(sh.p).

Page 52: Revista Delirje & Edukim Nr.22

Dëlirje&Edukim | S H K U R T 2 0 1 148

SI NDËRHYN UDHËHEQËSI MUSLIMAN NË IMPONIMIN EÇMIMEVE NË MËNYRË TË

DREJTË, QË TË MOS KETË DËMPËR SHITËSIT APO BLERËSIT?

- Së pari: Udhëheqësi ndihmohet nga per-sona që kanë përvojë, si tregtarët (edrejtë), ekonomistët etj., në caktimin eçmimit të përshtatshëm, në mënyrë qëçmimi të mos jetë në dëshirën e njërës apotjetrës palë, të mos kënaqë dhe realizojëvetëm nevojat e shitësve apo blerësve, portë jetë i kënaqshëm për të dyja palët, dukemos i shkaktuar dëm as shitësit por edheduke mos qenë i paarritshëm dhe i pakap-shëm për blerësit. Kjo do të thotë seçmimi duhet të plotësojë nevojat e secilëspalë dhe të jetë i drejtë duke qenë fitim-prurës për shitësit dhe i arritshëm dhe imundshëm për blerësit. Kushtëzimi i im-ponimit të çmimit të drejtë (sipas rreg-ullave islame) është një çështje edomosdoshme ngase imponimi i çmimitbëhet për mënjanimin e dëmeve dhepadrejtësisë, prandaj nuk bën që ai nëvetvete të jetë i padrejtë dhe i dëmshëm.

- E dyta: Kontrollimi i çmimeve ështëshumë i rëndësishëm kur kihet parasysh seshumë tregtarë në shumë raste manipulo-jnë me çmimet duke u përpjekur që tëkenë përfitime të shumta. Nëse shteti cak-ton persona për kontrollimin dhe moni-torimin e tregut dhe çmimeve të artikujve,atëherë çdo gjë mund të jetë nën kontrolldhe nuk mbetet shans dhe as mundësi përtregtarët që të manipulojnë me çmimetdhe artikujt dhe në këtë mënyrë nuk do tëketë dëme dhe as probleme për tregtarëtdhe për furnizimin e njerëzve me artikujt

e nevojshëm dhe të domosdoshëm. Nëraste të tilla udhëheqësi cakton edhendëshkime edukative në bazë të asaj që aie sheh të arsyeshme dhe frytdhënëse, pordënimet duhet të rezultojnë me dobi përinteresat e përgjithshme.Në bazë të kësaj që thamë, mund të kon-kludojmë se imponimi i çmimit ndodhnëse realizohen dy kushte:I pari: Që shkaku i rritjes së çmimit (ngaana e tregtarëve) të jetë si rezultat i kërke-save të shumta dhe nevojës së madhe përartikullin si dhe mungesa e tij në treg.I dyti: Që nevoja e njerëzve (për ar-tikullin) të jetë e madhe dhe epërgjithshme.Sa herë që interesat e njerëzve dhe për-fitimi i tyre është i përgjithshëm dhe jopersonal, atëherë duhet që çmimi të jetë icaktuar nga organet kompetente. Kjogjithsesi mund të ndryshojë mendryshimin e kohërave dhe vendeve dhezbatimi i saj bëhet sipas gjendjes së tregutdhe përpjekjeve të tregtarëve për të manip-uluar çmimet. Por nëse nevojat e njerëzvejanë plotësuar dhe është arritur interesidhe përfitimi i përgjithshëm pa impon-imin e çmimeve, atëherë nuk është nevojapër një imponim të tillë. Kur kjo nevojënuk është plotësuar dhe mbi popullinështë shtuar padrejtësia dhe kur blerja eartikujve të nevojshëm bëhet e paarrit-shme, atëherë bëhet obligim për udhëhe-qësit shtetërorë që të ndërhyjnë dhe tëcaktojnë çmimet në mënyrë të drejtë dhefitimprurëse për të dyja palët (shitësit dheblerësit).

Përmblodhi dhe përshtati: Mr. Selatin MEHANI

Aman/Jordan