44
RE EDUKATIVE KULTURORE VISTË MUJORE FETARE SHKENCORE & QERSHOR 11 E AHIR - REXHEB 1432 6 20 JUMADA L- NR. 2 ÇMIMI 1 | | | “Vetëm Allahut i takon adhurimi i vërtetë.” Ez-Zumer: 3 KUSH PO E CENON TOLERANCËN MES QYTETËRIMEVE lfq. 2 URDHËRI NË TË MIRË DHE NDALIMI NGA E KEQJA -II- lfq. 17 MË E MIRA QË ËSHTË THENË PËR TY MOTËR lfq. 31

Revista Delirje & Edukim Nr.26

Embed Size (px)

DESCRIPTION

PËRTY MOTËR l fq.31 NGA E KEQJA -II- l fq.17 RE KUSH PO E CENONTOLERANCËN “Vetëm Allahut i takon adhurimi i vërtetë.” Ez-Zumer: 3 URDHËRI NËTË MIRË DHE NDALIMI MË E MIRA QË ËSHTËTHENË QERSHOR 11 E AHIR-REXHEB 1432 620 JUMADA L- NR.2 ÇMIMI1 | € | |

Citation preview

Page 1: Revista Delirje & Edukim Nr.26

R E E D U K A T I V E K U L T U R O R EV I S T Ë M U J O R E F E T A R E S H K E N C O R E

&QERSHOR 11 E AHIR - REXHEB 1432 620 JUMADA L- NR. 2 ÇMIMI 1| €| |

“Vetëm Allahut i takon adhurimi i vërtetë.” Ez-Zumer: 3

KUSH PO E CENON TOLERANCËNMES QYTETËRIMEVE lfq. 2

URDHËRI NË TË MIRË DHE NDALIMINGA E KEQJA -II- lfq. 17

MË E MIRA QË ËSHTË THENËPËR TY MOTËR lfq. 31

Page 2: Revista Delirje & Edukim Nr.26
Page 3: Revista Delirje & Edukim Nr.26
Page 4: Revista Delirje & Edukim Nr.26
Page 5: Revista Delirje & Edukim Nr.26

EDITORIALIAdem AVDIUKush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve ...................... 2

Lirim SADIKUVlera dhe kushtet e fjalës la ilahe il‐lAllah ............................... 4

Mr. Fidan XHELILIParathënia e ibën Maxhes Kapitulli i tetë: Të larguarit ngalogjika dhe analogjia ................................................................ 9

Muhamed el XHUHEMIEjani të emigrojmë së bashku ................................................ 14

Ebu Islam, Salih ibën Ta Ha Abdul VahidUrdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja ‐II‐ .............. 17

Dr. Abdullah bin Vekil ESH‐SHEJH Femra dhe kurthet e armikut ‐IV‐ .......................................... 24

Havla Beshir AbidinMbulesa e femrës muslimane, ibadet e jo adet .................... 26

Unejs MURATIMë e mira që është thënë për ty motër ................................ 31

Sabahudin SELIMIJeta dhe vepra e Imam Neveviut ........................................... 33

Prof.dr. Abdurrezak ibën Abdul Muhsin el‐BedërDuaja dhe realiteti i saj .......................................................... 36

PËRMBAJTJA

Kryeredaktor:

Unejs MURATI

Zv. Kryeredaktor:

Mr. Fidan XHELILIAnëtarët e revistës:

Adem AVDIUSabahudin SELIMIXheladin LEKABashkëpunëtorët:

Bali SADIKUFehmi DALIPILirim SADIKUNamik VEHAPIShuajb REXHA

Redaktor gjuhësor:

Arian KOÇI

Boton:

Shtëpia botueseAtikGjilan, Republika e Kosovës

Tirazhi: 1000

Adresa: Rr. M. Idrizi p.n 60000 Gjilan Republika e Kosovës E‐mail: [email protected]

Nr. i llog.: 1150‐138922‐0101‐09ProCredit Bank of KosovoSwift Code: MBKORS22Gjilan, Republika e Kosovës

NDIHMO REVISTËN

Page 6: Revista Delirje & Edukim Nr.26

K

2 Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1

Është për t’u pikëlluar se si bogdanianët kur flitet për gjenocidin serb mbi shqiptarët ndërshekuj menjëherë kujtojnë thëniet urrejtjen ktheje me dashuri, apo thënë ndryshe nëse tëgoditet faqja e djathtë, kthe të majtën. Ndërsa në lidhje me Perandorinë Osmane, që i shpëtoishqiptarët nga asimilimi greko-sllav, veprojnë nën parullën hobesiste homo homini lupus(Njeriu për njeriun është ujk).

Kur flitet për tolerancë ndërfetare tek shqiptarët, nukka dyshim se hulumtimi dhe debati në lidhje me këtëtematikë është burim mesazhesh plot paqe, ështëshembull që duhet ta pasojnë pa hezitim jo vetëm civ-ilizimi perëndimor, por mbarë shoqëria njerëzore. Nëtë kaluarën dhe sot, nëpër vendet e ndryshme të glo-bit, konfliktet ndërfetare e civilizuese shkaktuanluftëra me pasoja gjenocidale, të pasuara nga urrejtjeshumëdimensionale edhe pas shuarjes së konfliktevetë përgjakshme. Në të kaluarën, qytetërimet më tëfuqishme ushtarakisht kanë dominuar mbi më tëdobëtat, siç ndodhi me Trojën, Kartagjenën, An-daluzinë muslimane (Spanjën), popujt autoktonë tëAmerikës, me vendet e kolonizuara, ndërsa sot do-minimi i një qytetërimi mbi tjetrin realizohet edheme mjete të tjera përveç forcës luftarake, e cila kon-siderohet më determinuesja në mbizotërim kur hum-ben shpresat nga rrugët e tjera, si ekonomike,diplomatike, nxitja e trazirave nëpër vende tëndryshme, sidomos në ato shtete të udhëhequra ngadiktatorë të njohur etj. Aktualiteti i fillim shekullit 21po dëshmon qartë dy sfida shumë serioze me të cilatpo ballafaqohen civilizimet e ndryshme, në veçantiqytetërimi musliman në Siujdhesën Ballkanike. Këtosfida cenojnë tepër negativisht tolerancën dhe bashkë-jetesën mes qytetërimeve dhe për këtë kërkohet njëtrajtim skajshmërisht serioz i çështjes. Kjo arrihet

përmes hulumtimeve dhe analizave të thukëta nëfrymën akademike për të evituar problemet që mundtë shkaktohen nga këto sfida, të cilat janë ekstremizmifetar dhe ekstremizmi sekularist. Për këto dy ideologjisatanike ka paralajmëruar edhe ish-kryeministri bri-tanik Tony Blair me fjalët: "Sekularistët agresivë dheekstremistët janë duke i nxjerrë punë njëri-tjetrit. Sëbashku, ata paraqesin një sfidë të madhe për njerëzit efeve."[1]

Ekstremizmi fetarSa herë që diskutohet për këtë problem, opinioniështë mësuar, e në shumë raste edhe i është imponuar,se ekstremizëm fetar ka vetëm tek muslimanët, sirezultat i sëmundjes së quajtur islamofobia. Këtë së-mundje e ka ndihmuar edhe ideologjia binladeniane,për t'u sulmuar padrejtësisht mesazhi i vetëm qiellor-Islami burimor. Në këtë temë do të fokusohemi nëekstremizmin e ekspozuar nga katolikët fanatikë, tëcilët po shtegtojnë me mentalitetin bogdanian, që re-flekton jo më pak injorancë e inkuizicionizëm ide-ologjik. Ideologjia bogdaniane cenon seriozisht jovetëm tolerancën ndërfetare, por edhe ndërsektaredhe kundërshton gjithashtu sekularizmin joagresiv.Kjo ideologji duhet të ndalet dhe të mos i jepethapësirë për të ushtruar propagandën skajshmërishtdjallëzore dhe antikombëtare. Bogdanianët kohëve të

KUSH PO E CENON TOLERANCËN MES

Editorial

QYTETËRIMEVE

______________[1]Shiko Feja në periudhën e globalizmit. Gazeta Koha Ditore, 30-31 dhjetor 2010- 1, 2 e 3 janar 2011.

Page 7: Revista Delirje & Edukim Nr.26

fundit po ofendojnë ndjenjat fetare të muslimanëvenë mënyrën më hitleriane,[2] duke njollosur gjakun etë parëve tanë shqiptarë që dhanë jetën për Islamindhe me këtë akt heroik e ruajtën edhe identitetinkombëtar, siç ndodhi në Lugun e Baranit. Shqiptarëtmuslimanë luftuan heroikisht në mbrojtje të Stam-bollit. Çfarë i shtyu të luftojnë për fenë e Zotit, për Is-lamin?! Sepse e pranuan me dhunë këtë fe?! Nuk kadyshim që ishte dashuria e zjarrtë e në zemrat e tyrepër Kur’anin dhe Traditën e Profetit të mbarënjerëzimit, Muhamedit, paqja dhe bekimet e Zotit tëGjithëpushtetshëm qofshin mbi të. Është për t'uvlerësuar shkencërisht mendimi i dhënë nga shkrim-tari i njohur Sabri Godo në emisionin Opinion të ud-hëhequr nga gazetari Blendi Fevziu, ku temë debatiishte përhapja e Islamit me dhunë apo jo. Ai patdeklaruar: "Perandoria Osmane kishte kodin e qartë -nuk ka dhunë në fe- dhe për ndonjë dhunë tëushtruar nga ndonjë ushtar është e padrejtë të thuhetse Perandoria Osmane ka ushtruar dhunë në përhap-jen e fesë."[3] Edhe ipeshkvi Nikë Prela në intervistëndhënë Diturisë Islame është shprehur: "Sikur tëpërhapej Islami me dhunë, edhe kjo pakicë katolikeqë jemi do ishim bërë muslimane." Perandoria Os-mane nga faktet historike nuk njihet që ka ushtruardhunë gjenocidale, ashtu siç u ushtrua mbi musli-manët e Spanjës. Akuzat që i bëhen Perandorisë Os-mane, se ka bërë gjenocid, janë mbështetur mbipasionet e urrejtjes patologjike apo për t’u hakmarrëndaj zhvillimit ekonomik që po arrin sot Republika eTurqisë nën udhëheqjen e kryeministrit të nderuarRexhep Taib Erdogan. Këto akuza ndaj Turqisë pobëhen për ta defaktorizuar ndikimin e saj në prob-lemet konfliktuoze jo vetëm në rajonin e Lindjes sëAfërt, por në mbarë globin. Historikisht populli turkka qenë mik i shqiptarëve. Nën Perandorinë Os-mane, krahas hebrenjve, grekëve, sllavëve etj., shqip-tarët ishin ndër zotëruesit më të mëdhenj tëkapitaleve të perandorisë, ndërsa në Shqipëri ata ishinpothuajse zotëruesit e plotë të tyre. Megjithatë,Kosovën si rajoni më i zhvilluar i Shqipërisë dhe iBallkanit e shkatërruan luftërat e Austrisë, Serbisë dhe

në aleancë me ta të forcave shqiptare katolike të ud-hëhequra nga Pjetër Bogdani kundër Perandorisë Os-mane, që u zhvilluan pikërisht në këtë rajon. Mbaskësaj, edhe Shqipëria dhe shqiptarët nuk mundën tamarrin veten asnjëherë nga ky shkatërrim.[4] Ështëpër të ar dh ur turp se si disa bogdanianë përmesshkrimeve të tyre sulmojnë Turqinë, e cila është dukee përkrahur Republikën e Kosovës dhe politikënmbarëshqiptare. Me këtë politikë, Turqia argumen-ton dhe fuqizon miqësinë me shqiptarët, ndërsa bog-danianët mundohen ta helmojnë nën sloganin"armiku kryesor i shqiptarëve është Perandoria Os-mane". Kjo tezë i takon propagandës politike serbe qënga mesi i shekullit 19 dhe është përdorur për t’ifutur shqiptarët në luftë me Perandorinë Osmane saherë që një gjë e tillë i nevojitet nacionalizmit serbdhe Serbisë. Futja e shqiptarëve në luftë kundërPerandorisë Osmane konsiderohej si kusht i realizimittë programeve nacionaliste serbe.[5] Nuk duhet har-ruar beteja e Kosovës në qershor të vitit 1389, ku ush-tria e Perandorisë Osmane shpëtoi shqiptarët ngagjenocidi serb që mbizotëronte në atë kohë. Po ashtuedhe aleanca e NATO-s në vitin 1999 e shpëtoi pop-ullin shqiptar të Kosovës nga kanibalizmi milloshe-viqjan, duke e përmbyllur triumfin me ndërhyrjen etrupave ushtarake në muajin qershor. Për të bërë njëkrahasim me betejën e Kosovës të vitit 1389 dhe atëtë NATO-s më 1999, formulohet slogani sërish qer-shori për shqiptarët. Është për t’u pikëlluar se si bog-danianët kur flitet për gjenocidin serb mbi shqiptarëtndër shekuj menjëherë kujtojnë thëniet urrejtjenktheje me dashuri, apo thënë ndryshe nëse të goditetfaqja e djathtë, kthe të majtën. Ndërsa në lidhje mePerandorinë Osmane, që i shpëtoi shqiptarët ngaasimilimi greko-sllav, veprojnë nën parullën hobesistehomo homini lupus (Njeriu për njeriun është ujk).Ekstremizmi i katolikëve fanatikë duhet ndalur ngasebie ndesh me vlerat njerëzore dhe qytetëruese. Kyerupsion duhet deaktivizuar nga krateri bogdanianpër të ruajtur dhe mos cenuar tolerancën dhe bashkë-jetesën ndërfetare.

Adem AVDIU

3Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1

______________[2] Për të mos u zgjeruar nuk po i përmendim emrat dhe idetë e bogdanianëve ngase janë të njohur për lexuesit.[3] Deklarata është në mënyrë kuptimore jo tekstuale.[4] Shiko librin Skicë e mendimit politik shqiptar, faqe 58, nga dr Hysamedin Feraj.[5] Shiko Skicë e mendimit politik shqiptar, faqe 125.

Page 8: Revista Delirje & Edukim Nr.26

Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 14

NI Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem i drejtohet Ebu Hurejrës: "Këdo që takonmbrapa këtij muri duke dëshmuar la ilahe il-lAllah me bindje dhe sinqeritet nga zemrapërgëzoje me xhennet.”

VLERA DHE KUSHTET E FJALËS

Njeriu gjatë jetës së tij e dëgjon dhe eshpreh shpesh frazën la ilahe il-lAllah,shprehje për të cilën është krijuarqielli, toka dhe të gjitha krijesat. Metë Allahu i Lartësuar dërgoi Pejgam-berë, zbriti libra dhe shpalli fenë e Tij.Për shkak të saj janë vënë regjistratdhe peshoret, për shkak të saj ështëhapur tregtia me xhennetin dhe xhe-hennemin, për të janë ndarë krijesatnë besimtarë e jobesimtarë. Ajo ështëorigjina e krijimit.Ka tekst të shkurtër, me pak shkronja,është e lehtë për gjuhën dhe e rëndënë peshore.I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhive sel-lem kur tregoi për Musain tha:

"O Zot, më mëso një gjë të të përkujtojdhe të lus me të! O Musa, thuaj la ilaheil-lAllah. Tha: "Të gjithë robërit e thonëatë." Tha: "O Musa, sikur shtatë qiejtdhe çfarë ka në to, përveç Meje, dheshtatë tokat të viheshin në njërën anë tëpeshores, kurse la ilahe il-lAllah në anëntjetër, shprehja la ilahe il-lAllah do tëpeshonte më rënd.” Përmendja më emirë pra është shprehja la ilahe il-lAll -ah.I Dërguari i Allahut thotë: "Duaja mëe mirë është ajo në Arafat. Shprehja mëe mirë që kam thënë unë dhe Pejgam-berët para meje është la ilahe il-lAllahvahdehu la sherike lehu, lehul el mulkuve lehu el hamdu ve huve ala kul-li

LA ILAHE ILLALLAH

Page 9: Revista Delirje & Edukim Nr.26

5Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1

shej’in kadir.”La ilahe il-lAllah është çelësi i shtëpisësë paqes. Për këtë fjalë pyeten të parëtdhe të fundit. Kjo fjalë dallon kufrinprej Islamit, është fjala e devotshmë ri -së dhe lidhja më e fortë e njeriut meAllahun.I Dërguari i Allahut sal-lAhu alejhi vesel-lem thotë: "Kush thotë la ilahe il-lAllah dhe mohon atë që adhurohetpërveç Tij, bëhet e ndaluar pasuria dhegjaku i tij, kurse llogaria e tij i mbetetAllahut."Është fjala me të cilën Allahu dëshmoipër Veten e Tij, dëshmuan engjëjtdhe njerëzit e ditur. Allahu i Lartësuartha: "Allahu dëshmon, e po ashtu edheengjëjt, edhe njerëzit e dijes, se nuk kazot tjetër që meriton të adhurohet përveçTij." Alu Imran: 18

La ilahe il-lAllah është shkalla më elartë e besimit. I Dërguari i Allahuttha: "Imani është gjashtëdhjetë e cashkallë, më e larta dhe më mira ështëfjala La ilahe il-lAllah, më e ulëta ështëlargimi i pengesës nga rruga..."Është thirrje për të vërtetën dhe lir-imin nga shirku. Për shkak të saj ukrijuan krijesat, siç thotë Allahu iLartësuar: "Dhe Unë nuk i krijovanjerëzit dhe xhinët veçse të më adhuro-jnë Mua.” Edh Dharijat: 56Allahu i Lartësuar thotë: "Dhe nukkemi sjell ndonjë të Dërguar para teje eqë të mos e kemi frymëzuar {duke

thënë} la ilahe il-la Ene (nuk ka tëadhu ruar tjetër të merituar veç Meje),pra më adhuroni Mua të Vetëm.” ElEnbija: 25La ilahe il-lAllah është fjala e besimitdhe kush e thotë duke qenë nështratin e vdekjes e më pas vdes nëkëtë fjalë, shpirti i tij ngrihet tek Al-lahu i Lartësuar dhe hyn në xhennet. IDërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lemthotë: "Kush vdes dhe fjala e fundit e tijështë la ilahe il-lAllah, do të hyjë nëxhennet.”La ilahe il-lAllah është fjala e besimitqë ndalon mbetjen e deklaruesitpërgjithmonë në zjarr. I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "VërtetAllahu ia ka bërë haram zjarrit atë qëthotë la ilahe il-lAllah dhe që ka përqëllim Fytyrën e Allahut.”La ilahe il-lAllah është fjala e besimitpër shkak të së cilës luftuan të Dër-guarit e Allahut sal-lAllahu alejhi vesel-lem dhe ranë dëshmorë shumë sa-habë.I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhive sel-lem thotë: "Jam urdhëruar që t'iluftoj njerëzit përderisa thonë la ilaheil-lAllah Muhammeden resulullah, tëfalin namazin, të japin zekatin. Nëse ebëjnë këtë, janë ndaluar gjaku dhe pa-suria e tyre vetëm me të drejtë islamedhe se llogaria e tyre i mbetet Alla h -ut.”[1]

Fjala La ilahe il-lAllah për banorët exhennetit është si uji i ftohtë për

______________[1] Muslimi.

Page 10: Revista Delirje & Edukim Nr.26

Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 16

banorët e dunjasë. Kush e shqiptonatë, ka mbrojtur pasurinë dhe gjakune tij.Gjëja e parë që kërkohet nga jobesim-tarët kur ftohen në Islam ështëdeklarata la ilahe il-lAllah.I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhive sel-lem, kur e përcolli Muadhin përJemen, i tha: "Ti do të shkosh te të kr-ishterët dhe çifutët. Gjëja e parë në tëcilën do t'i ftosh të jetë dëshmia la ilaheil-lAllah.”Çdokush që e thotë këtë fjalë do tashpëtojë në dunja dhe në ahiret?Përgjigjja është jo, ngase hipokritët nëçdo kohë e në çdo vend thonë la ilaheil-lAllah dhe dëshmojnë se Muhamediështë rob dhe i Dërguari i Tij, porprapë janë në fundin e zjarrit të xhe-hennemit.Allahu i Lartësuar thotë: "Pa dyshimqë hipokritët do të jenë në thellësinë mëtë madhe të xhehennemit dhe ti kurrsesinuk do t’u gjesh atyre ndihmës.” EnNisa: 145Sot është për t’u çuditur sa shpesh edëgjojmë këtë fjalë, por për disa ështëthënie e gjuhës dhe jo e zemrës, ngasezemra e tyre përgënjeshtron gjuhën etyre. Këta janë në fund të xhehenne-mit.Allahu i Lartësuar thotë: "...sepse megojën e tyre flisnin atë që nuk e kishinnë zemrat e tyre. Allahu e di mirë çfarëfshehin ata." Alu Imran: 167Allahu i Lartësuar thotë: "Ka disanjerëz që thonë: “Besojmë në Allahundhe në Ditën e Gjykimit!”, por në të

vërtetë ata nuk janë besimtarë. Ata për-piqen të mashtrojnë Allahun dhe besim-tarët, por në të vërtetë mashtrojnë vetëmvetveten, megjithëse nuk e ndiejnë." ElBekare: 8-9Ndërsa ai që thotë la ilahe il-lAllahdhe i përgjigjet kushteve të kësajthënieje, ka shpëtuar në dunja dheahiret.La ilahe il-lAllah është tarifa e xhen-netit. Kush e ka fjalën e vet të fundit,hyn në të. Kjo shprehje të shpëtonnga zjarri, të sjell faljen, është më emira e mirësive, fshin mëkatet dhegabimet, ngre peshoren përballëregjistrave të mëkateve.Kushtet e fjalës la ilahe il-lAllahKjo shprehje i bën dobi shqiptuesit tësaj vetëm me plotësimin e tetëkushteve.1- Dituria për kuptimin e kësaj shpre-hjeje duke pohuar atë që kërkon kjoshprehje me ibadetin e saj dhe dukemohuar çdo send që adhurohet meAllahunAllahu i Lartësuar thotë: "Dije se nuk ka zot tjetër të vërtetëpërveç Allahut! Kërko falje për gjynahuntënd dhe për besimtarët e besimtaret!Allahu e di se si silleni ju dhe ku qën-droni." Muhamed: 19Allahu i Lartësuar thotë:"Ata që u adhuruan në vend të Allahut,nuk do të mund të ndërmjetësojnë përaskënd, përveç atyre që dëshmuan për tëvërtetën dhe e dinë mirë (se s’ka Zottjetër të vërtetë që meriton të adhurohetveç Allahut)." Ez Zuhruf: 86

Page 11: Revista Delirje & Edukim Nr.26

7Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhive sel-lem thotë: "Kush vdes duke editur se s'ka të adhuruar me meritë posAllahut, do të hyjë në xhennet.”2- Besimi i plotë që i kundërvihetdyshimitAllahu i Lartësuar thotë: "Besimtarë tëvërtetë janë vetëm ata që besojnëAllahun dhe të Dërguarin e Tij dhepastaj nuk dyshojnë, por luftojnë nërrugën e Allahut me pasurinë dhe jetëne tyre. Këta janë besimtarë të sinqertë."El Huxhurat: 15I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhive sel-lem tha: "Çdo rob që do t’i dalëpërpara Allahut, duke dëshmuar se nukmeriton të adhurohet me të drejtë posAllahut dhe se unë jam i Dërguari iAlla hut, Allahu do ta fusë në xhen-net.”[2]

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhive sel-lem i drejtohet Ebu Hurejrës:"Këdo që takon mbrapa këtij muri dukedëshmuar la ilahe il-lAllah me bindjedhe sinqeritet nga zemra përgëzoje mexhennet.”3- Sinqeriteti që hedh poshtë shirkun,i shprehur nga fjala La ilahe il-lAllahAllahu i Lartësuar thotë: “Vetëm Al-lahut i takon adhurimi i vërtetë.” Ez-Zumer: 3 Dhe: "E megjithatë, ata qenë urdhëruarvetëm që të adhuronin Allahun mepërkushtim të sinqertë, duke qenë nëfenë e pastër (të Ibrahimit), si dhe tëfalnin namazin e të jepnin zekatin. Kjo

është feja e drejtë." El Bejine: 5 I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhive sel-lem thotë: "Më të ngriturit enjerëzve që meritojnë shefatin timDitën e Kiametit janë ata që thanë lailahe il-lAllah me sinqeritet nga zemra etyre.”4- Dashuria për këtë shprehje, për atëqë shpreh ajo dhe të kënaqurit mekëtë Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj:“Në të vërtetë, namazi im, kurbani im,jeta ime dhe vdekja ime, i përkasinvetëm Allahut, Zotit të botëve. Ai nukka asnjë ortak. Kështu jam urdhëruardhe unë jam i pari që i nënshtrohemAtij.” El En’am: 162-163

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhive sel-lem thotë: "Kush i posedon këtotri cilësi ka arritur ëmbëlsirën e imanit:të jetë për të Allahu dhe i Dërguari i Tijmë të dashur tek ai se çdo gjë, të dojëpër hir të Allahut, të urrejë të kthehet nëmosbesim pasi Allahu e shpëtoi ashtu siçurren të hidhet në zjarr.”I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhive sel-lem i foli një beduini për ligjet eIslamit, derisa beduini tha: "Për Al-lahun as nuk do t’i shtoj e as nuk dot’i pakësoj gjë kësaj që më the!"Atëherë i Dërguari i Allahut sal-lAl-lahu alejhi ve sel-lem tha: "Është i sh-pëtuar në qoftë se u tregua i sinqertë.”5- Besnikëria që pengon dyfytyrësinë,pasi ata e thonë atë me gjuhën e tyreduke mos besuar atë që shpreh ajo

______________[2] Muslimi.

Page 12: Revista Delirje & Edukim Nr.26

Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 18

Allahu i Lartësuar thotë: "Elif, Lâm,Mîm. Vërtet mendojnë njerëzit se do tëlihen të thonë “ne besojmë”, pa u vënënë provë? Ne i kemi sprovuar ata qëkanë qenë para tyre, në mënyrë qëAllahu t'i dallojë ata, që thonë tëvërtetën dhe ata që gënjejnë." El Anke-but: 1-3 Dhe: “Ka disa njerëz që thonë: “Beso-jmë në Allahun dhe në Ditën eGjykimit”, por në të vërtetë ata nukjanë besimtarë.” El Bekare: 8

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhive sel-lem thotë: "Nuk ka njeri qëthotë la ilahe il-lAllah dhe se unë jamrob dhe i Dërguari i Tij, me besnikëringa zemra, vetëm se Allahu ka për t'iabërë haram zjarrit.”6- Bindja për realizimin e të drejtavetë saj, veprave të obligueshme, me sin-qeritet ndaj Allahut duke kërkuar kë-naqësinë e TijAllahu i Lartësuar thotë: “Ndërsapërgjigjja e vetme e besimtarëve, kurthirren tek Allahu dhe i Dërguari i Tij,që ai të gjykojë midis tyre është “dëgjo-jmë dhe bindemi”. Pikërisht këta janë tëshpëtuarit.” EnNur: 51

7- Pranimi dhe dorëzimi që hedhposhtë refuzimin duke iu bindur ur-dhrave të Allahut dhe duke lënëndalimet e TijAllahu i Lartësuar thotë: "Kush i dorë-zohet Allahut, me tërë qenien e tij, duke

qenë punëmirë, ai është kapur për vegënmë të fortë. Tek Allahu do të kthehetçdo gjë.” Lukman: 22

8- Mohimi i idhujve dhe i çdo sendiqë adhurohet karshi AllahutTagut është çdo send që adhurohetkarshi Allahut, edhe nëse njeri është ikënaqur që të adhurohet nga tëtjerët.[3]

Allahu i Lartësuar thotë: “S’ka detyrimnë fe, sepse tashmë është dalluar e drejtanga e shtrembra! Ai që mohon idhujt(dhe gjithçka që adhurohet në vend tëAllahut) dhe beson në Allahun, ka sigu-ruar lidhjen më të fortë, e cila nuk kë-putet kurrë. Allahu dëgjon dhe digjithçka.” El Bekare: 256

I Dërguari i Allahut thotë: "Kush thotëla ilahe il-lAllah dhe mohon atë që ad-hurohet veç Tij, bëhet e ndaluar marrjae pasurisë dhe derdhja e gjakut të tij,kurse llogaria e tij mbetet tek Allahu."

E lusim Allahun e Lartësuar të na bëjëpronarë të kësaj fjale dhe të të kup-tuarit të saj.

Literatura:1- Kurani i Madhërishëm - Prof.Hasan I. Nahi2- El akidetu el evelen leu kenu jalemun- Salihibën Taha Abdulvahid3- La ilahe il-lAllah –Dr. Salih Fevzan

Përmblodhi dhe përshtati: Lirim SADIKUPrizren / Kosovë

______________[3] Nëse ndokush adhurohet nga të tjerët, por ai nuk është i kënaqur me këtë, atëher nuk quhet Tagut. Siç është shembulli i Isaut alejhi selam, Aliut,Hasanit, husejni radijAllahu anhum, etj.

Page 13: Revista Delirje & Edukim Nr.26

9Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1

PARATHËNA E

“SUNENIT”KAPITULLI I TETË: TË LARGUARIT NGA LOGJIKA DHE ANALOGJIA

TË IBËN MAXHES

Dituria dhe të kuptuarit e fesë është dhuntia më e madhe. Ibën Abasi radijallahu anhuthotë: "I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Kujt Allahu ia do të mirën, e bënta kuptojë fenë."

U

LIBRI MBI SUNNETIN

HADITHI NUMËR 52

Urve ibën Zubejri transmeton nga Ab -d ullah ibën Amr ibën el-Asi radijAl-lahu anhuma të ketë thënë: "Ka thënë iDërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem:"Me të vërtetë Allahu nuk e merr ditu -rinë duke e fshirë atë nga gjokset e nje r -ëzve, mirëpo me vdekjen e dijetar ëve,derisa nuk lë asnjë dijetar. Atëherënjerëzit për prijës marrin injorantët, këtainjorantë pyeten dhe japin fetva me padi-turi, duke humbur kështu veten dhe tëtjerët." Transmetojnë Buhariu (nr.100, 7307) dhe Muslimi (nr. 2673).

SHPJEGIMI RRETH TRANSMETUESVE

Hadithin e parë e transmeton Urveibën Zubejri nga Abdullah ibën Amribën el-Asi radijallahu anhuma. Urve ibën Zubejri është nga tabiinët emëdhenj, njëri nga shtatë juristët enjohur të Medinës, djali i Zubejr ibënAvamit, njërit nga sahabët më të mëd-henj dhe prej të përgëzuarve me xhen-net. Urve është djali i Esmës, vajzës sëEbu Bekrit. Kishte për teze Aishen, Al-lahu qoftë i kënaqur me të gjithë. Kalindur në vitin 23 të hixhretit dhe kavdekur në vitin 94, sipas mendimit tësaktë .[1]

______________[1] Shiko Tehdhibut-tehdhib të ibën Haxher el-Askalanit (3/92). Mueseset err-rrisale.

Page 14: Revista Delirje & Edukim Nr.26

Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 110

Abdullah ibën Amr ibën el-Asi radijal-lahu anhu është sahabi i njohur, ai qëshkroi më shumë hadithe nga i Dër-guari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Përkëtë ka dëshmuar Ebu Hurejra kurthotë: "Nuk është ndokush që katransmetuar më shumë hadithe se unëpos Abdullah ibën Amrit, sepse aishkruante ndërsa unë nuk shkruaja."Ka vdekur në vitin 65 të hixhretit nëEgjipt, sipas mendimit më të saktë.[2]

Historiku i thënies së këtij hadithiUrve ibën Zubejri thotë: "Aishja mëtha: "O biri motrës sime! Kam dëgjuarse Abdullah ibën Amri do të kalojëpranë nesh për në haxh. Takoje atëdhe pyete sepse ai ka marrë shumë di-turi nga i Dërguari sal-lAllahu alejhi vesel-lem." Urve thotë: -E takova Abdul-lahun dhe e pyeta për shumë gjëra qëai i përmendte nga i Dërguari i Allahutsal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe nëmesin e atyre gjërave përmendi edhehadithin: "Me të vërtetë Allahu nuk emerr diturinë duke e fshirë atë nga gjok-set e njerëzve…" Kur ia tregova Aisheskëtë hadith, iu duk interesant dhe nuke pranoi menjëherë dhe më tha: "A tëtha se e ka dëgjuar këtë nga i Dërguarisal-lAllahu alejhi ve sel-lem?! "Vitintjetër Abdullah ibën Amri prapë povinte për haxh dhe do të kalonte ngaMedina. Aishja i tha Urves që të dilte eta pyeste për të njëjtin hadith. Urvethotë: -E takova dhe e pyeta dhe prapëmë tregoi të njëjtin hadith. Kur i tre-gova për këtë Aishes, ajo tha: "Mendoj

se ka thënë të vërtetën sepse nuk shtoinë të asnjë fjalë e as nuk pakësoi." Nënjë transmetim tjetër Aishja thotë:"Pasha Allahun, e ka mbajtur mendAbdullah ibën Amri!"[3]

DOBITË E HADITHIT

• Kujdesi i sahabëve për hadithinNë këtë hadith shohim kujdesin eveçantë që sahabët i kushtonin hadithittë Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Aishja radijallahu anha nuk e pra-noi menjëherë, por e vërtetoi a e kishtedëgjuar Amr ibën el-Asi atë nga i Dër-guari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem apojo. Kjo metodë e të vërtetuarit të ha-ditheve konsiderohet njëra nga meto-dat e sahabëve. Njëkohësisht këtusho him edhe saktësinë dhe korrektës-inë e Amr ibën el-Asit, i cili të njëjtinhadith e kishte përsëritur pas një vitipa i ndryshuar as edhe një fjalë të ve -tme. Allahu i kishte përgatitur ata që tëjenë mbartës të këtij mesazhi hyjnortek gjeneratat e ardhshme, prandajishin shembull se si duhet të ruhet ha-dithi i të Dërguarit sal-lAllahu alejhi vesel-lem.• Vlera e diturisë dhe e dijetarëveHadithi flet për vlerën e diturisë dhetë dijetarëve dhe se për sa kohë që di-turia dhe dijetarët janë në mesin enjerëzve, ata janë të mbrojtur nga de-vijimi dhe shkatërrimi. Te popujt emëhershëm Allahu dërgonte të Dër-guar dhe Pejgamberë sa herë që shfaqej

______________[2] Shiko El-Isabe të Ibën Haxher el-Askalanit (4/`192). Darul- xhijl, botim i parë.[3] Buhariu (7308) dhe Muslimi (2763).

Page 15: Revista Delirje & Edukim Nr.26

11Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1

nevoja për ta, mirëpo duke qenë seMuhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lemështë i Dërguari i fundit dhe pas tijnuk do të ketë Pejgamber, është më see nevojshme që njerëzit të kenë dikë qëta pyesin për çështjet e fesë sepse ështëe pamundur që të gjithë t'i dinë çësht-jet e fesë në mënyrë të thukët. Një gjëe tillë nuk është e kërkuar sepse janëdijetarët ata që e marrin përsipër këtëpërgjegjësi dhe me çiltërsinë, ndërgjeg-jen dhe sinqeritetin më të madh ikëshillojnë njerëzit, i mësojnë si të ecinrrugës që e kënaq Allahun dhe të Dër-guarin e Tij. Këtë çështje e kanë kup-tuar armiqtë e Islamit dhe me çdomënyrë e mjet mundohen të zbehinndikimin e dijetarëve në masën e gjerëmuslimane, duke shpifur e trilluarkundër dijetarëve, duke i cilësuar ata sitë shitur, dijetarë të hajzit e nifasit, di-jetarë të udhëheqësve, etj. Kur arrihetky qëllim, domethënë shkëputja e pop-ullit me dijetarët dhe zbehja e ndikimittë tyre në masë, atëherë populli pat-jetër duhet të drejtohet nga dikush dhemerr për prijës injorantë të cilët janë tëhumbur vetë dhe njëkohësisht humbinedhe të tjerët. Argumentet që flasin përvlerën e diturisë dhe të dijetarëve janëtë shumta, si në vijim:a) Allahu az-ze ve xhel-le thotë: "Dije senuk ka të adhuruar me meritë përveçAllahut! Kërko falje për gjynahuntënd..."Muhamed: 19. Imam Buhariunë koleksionin e tij autentik emërtoinjë kapitull me titullin Dituria është

para fjalës dhe veprës. Pra, dituria iparaprin fjalës dhe veprës dhe nukduhet të ketë vepër pa dituri. Gjëja mëparësore që duhet të mësohet është sesi robi ta njohë Allahun, Zotin e tij, sita veçojë në sundimin e Tij, në ad-hurimin për Të dhe t'i njohë emratdhe cilësitë e Tij, pastaj të mësojë se sita edukojë veten dhe pastaj të tjerët nëvirtytet e larta dhe të ecë rrugës së tëDërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.b) Dituria mbjell devotshmërinë dhefrikë respektin tek njeriu. Allahu thotë:"Në të vërtetë, nga robërit e Tij, Allahuti frikësohen vetëm dijetarët." Fatir: 28Gjithashtu Allahu thotë: "Ata që uështë dhënë dijenia para (shpalljes së) tij,bien në sexhde me fytyrat përtokë, kur aiu lexohet. Dhe thonë: “Qoftë i lavdëruarZoti ynë! Me të vërtetë, premtimi i Zotitështë plotësuar!” Ata bien me fytyrë për-tokë, duke qarë dhe ai (leximi iKur'anit) ua rrit përuljen." El-Isra:107-109c) Dituria dhe të kuptuarit e fesë ështëdhuntia më e madhe.Ibën Abasi radijallahu anhu thotë: "IDërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lemka thënë: "Kujt Allahu ia do të mirën, ebën ta kuptojë fenë."[4]

Edhe për vlerën e dijetarëve ka shumëargumente, ku mund të përmendim:a) Allahu i ka lavdëruar dijetarët mefjalët: "Përkundrazi! Ai (Kur'ani) ështëshpallje e qartë në zemrat e atyre, tëcilëve u është dhënë dija. Shpalljet Tonai mohojnë vetëm keqbërësit." El-Anke-

______________[4] Transmeton Tirmidhiu (nr. 2645) dhe ka thënë se hadithi është i mirë dhe autentik.

Page 16: Revista Delirje & Edukim Nr.26

Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 112

but: 49b) Dijetarët janë trashëgimtarët e Pe-jgamberëve siç ka ardhur në hadithin enjohur. c) Ngritja e gradave të dijetarëve nëmënyrë të veçantë. Allahu thotë nëKur'an: "Allahu do t’i ngrejë në shkallëtë lartë ata midis jush që besojnë dhe qëu është dhënë dija.” El Muxhadele: 11d) Vepra e dijetarit nuk ndërpritet mevdekjen e tij, ndryshe nga të tjerët,veprat e të ci ndërpriten. I Dërguarisal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Kurnjeriu vdes, i ndërpriten veprat, me për-jashtim të tri rrugëve: lëmosha rrjedhëse,dituria prej së cilës përfitohet ose ngafëmija i mirë që lutet për të."[5]

Shumë e shumë argumente të tjera tre-gojnë për vlerën e diturisë dhe të dije-tarëve, por u mjaftuam me këto për tëmos u zgjatur.

• Kujdes nga kush e merr fenëHadithi që jemi duke sqaruar tregonshumë qartë për këtë çështje, pasialudon se kur njeriu pyet atë që nuk kadituri, atëherë ai që përgjigjet e humbveten dhe të tjerët. Muslimani duhet tëketë kujdes që të mos pyesë dikë posatyre që kanë dituri të thellë, të saktëdhe që janë dëshmuar nga dijetarët emëdhenj brez pas brezi për diturinë etyre sepse ndryshe ndodh devijimi dheshkatërrimi. Allahu na ruajttë!Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem

ka thënë: "Nga shenjat e kiametit ështëtë kërkohet dituria tek të vegjlit (tenjerëzit që nuk e meritojnë)."[6]

Muhamed ibën Sirini, Allahu e mëshi-roftë, ka thënë: "Me të vërtetë kjo di-turi është fe, prandaj shikoni se ngakush e merrni fenë tuaj."[7]

Të mjaftohemi me këshillën e Allahutnë Kur'an kur thotë: "Andaj pyetni di-jetarët e Librit, nëse nuk e dini (këtë)."En-Nahl: 43 Zaten nuk kanë ardhur sprovat e një-pasnjëshme, të pakapërcyeshme dhedërmuese e shkatërruese për ummetinislam vetëm se nga largimi, injorimidhe mospërfillja e dijetarëve të mirë-filltë e të spikatur. Kërkojmë mbrojtjenga Allahu!

• Kujdes nga dhënia e fetvave pa dituriImam ibën Maxheh, autor i Sunenit,Allahu e mëshiroftë, e ka sjellë këtë ha-dith duke e vendosur nën kapitullinme titull "Të larguarit nga logjika (err-rre'ju) dhe analogjia". Lidhja e emër-timit të këtij kapitulli me hadithin edhënë qëndron në atë se kur dijetarët,të zotët e mendjes, ata të cilët e njohinKur'anin dhe Sunnetin, kur këta tëvdesin, atëherë mbeten njerëzit e padi-tur, të cilët nuk i njohin dispozitat eKur'anit, nuk e njohin Sunnetin e tëDërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.Kur pyeten nga ndokush, në mungesëtë dijes dhe frikës ndaj Allahut, atajapin fetva jo të bazuara në Kur'an dhe

______________[5] Transmeton Muslimi (nr. 1631).[6] Sahihul Xhami' (2207).[7] Muslimi në parathënie.

Page 17: Revista Delirje & Edukim Nr.26

13Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1

Sunnet, pra detyrohen të japin fetvame logjikën e tyre ashtu si ua merrmendja, mundohen të bëjnë analogjinë mungesë të njohurive rreth ajetevekur'anore dhe haditheve profetike dhekështu ndodh shkatërrimi e devijimi,Allahu na ruajttë. Hadithi pra nxit qëtë mos nxitojmë në dhënien e fetvavekur na mungojnë argumentet, të mosnxitojmë të bëjmë analogji apo melogjikën tonë të japim fetva kur nuk enjohim argumentin sepse kështuhumbim veten dhe të tjerët.Duhet ditur se dhënia e fetvave pa di-turi është e ndaluar dhe nga mëkatet emëdha. Ky veprim kthehet për të keqpër atë që jep fetva, për atë që kërkonfetva dhe njëkohësisht njolloset edheimazhi i fesë së Allahut kur fetvatë janënë kundërshtim me të.Çështjen e dhënies fetva pa dituri Al-lahu e ka konsideruar të rëndë dhe e kandaluar. Allahu në Kur'an thotë:"Kush është më keqbërës se ai që shpifgënjeshtra kundër Allahut." Es-Saff:7 Gjithashtu Allahu thotë: "Prandaj, mosthoni me gjuhët tuaja të rreme: “Kjoështë e lejueshme e kjo e ndaluar”, qëkështu të trilloni gënjeshtra për Allahun.Me siguri, ata që trillojnë gënjeshtrandaj Allahut, nuk do të shpëtojnë." En-Nahl: 116Dhe: "...dhe për çdo fjalë që ai thotë, kapranë vetes një mbikëqyrës të gatshëm(për ta shënuar atë)." Kaf: 18 Të shumta janë ajetet në këtë kontekst,

ndërsa nga hadithet e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem që tregojnëpër rrezikun e dhënies fetva pa dituridhe se kjo është e ndaluar është edhehadithi që jemi duke sqaruar:" …këta injorantë pyeten dhe japin fetvame padituri, duke e humbur kështuveten por edhe të tjerët."Gjithashtu edhe hadithet: "Kush jep fetva pa dituri, mëkati i asajvepre i takon atij që jep fetva."[8]

"Kush më atribuon mua diçka që nuk ekam thënë, lë t'ia përgatisë vetes vendinnë zjarr."[9]

Argumentet për këtë temë janë tëshumta, por u mjaftuam me këto ngafrika e zgjatjes.Allahun e lusim të na bëjë të sinqertëdhe nga kërkuesit e dijes! Allahu nafurnizoftë me devotshmëri që nandalon nga dhënia fetva pa dituri.Fjala jonë e fundit është se falën-derimet i takojnë Allahut, paqja dhemëshira e Allahut qoftë mbi të Dër-guarin e Tij.

Përgatiti:Mr. Fidan XHELILI

Aman / Jordani

______________[8] Sahihul Xhami' (6068).[9] Po aty 6161.

Page 18: Revista Delirje & Edukim Nr.26

Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 114

E J A N I T Ë

Hixhreti është pesë llojesh, ashtu siç e ka përmendur Ibën Dekik el ‘Ijd në librin IhkamulAhkam sherh Umdetul Ahkam, ku thotë: "Hixhreti i parë është hixhreti në Habeshe(Etiopinë e sotme), atëherë kur sahabët keqtrajtoheshin nga politeistët në Mekë.

FFalënderimi dhe lavdia i qoftë Allahut,kurse përshëndetjet qofshin përMuhamedin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.Hixhreti ose emigrimi rrjedh nga folja hex-here, largim, bojkotim, e cila është ekundërta e bashkimit. Thuhet për shem-bull filan popull ka bërë hixhret nga kyvend në vendin tjetër, d.m.th. ka lënëvendin e parë dhe ka shkuar në të dytin,ashtu siç ka vepruar Muhamedi sal-Allahualejhi ve sel-lem dhe shokët e tij kur bënëhixhret nga Meka në Medinë.

Hixhret (emigrim) është kur njeriu ndahetnga tjetri me trup, me gjuhë ose me zemër.Allahu i Lartësuar në rastin kur gruaja nuke dëgjon burrin thotë: "Largohuni ngashtrati...” En-Nisa: 34. Në këtë rastmosafrimi ndaj saj është për qëllim largimi

me trup. Po ashtu fjala e Allahut kur tre-gon për ankesën e Muhamedit sal-lAllahualejhi ve sel-lem tek Zoti i tij. "Dhe i Dër-guari do të thotë: “O Zoti im! Populli im eshpërfilli Kur'anin, si (diçka) të urryer.” ElFurkan: 30 Ky bojkotim i Kur’anit ështëpër qëllim me zemër dhe gjuhë.

Kurse fjala e Allahut az-ze ve xhel-le: "...dhelargohu nga ata në mënyrë të hijshme” përf-shin tri mënyrat e hixhretit, me gjuhë, trupdhe zemër, ndërsa fjala e Allahut të Lartë-suar "dhe largohu nga ndyrësia (adhurimi iidhujve)...” përfshin të gjitha mënyrat emundshme të hixhretit.

Hixhreti është pesë llojesh, ashtu siç e kapërmendur Ibën Dekik el ‘Ijd në librinIhkamul Ahkam sherh Umdetul Ahkam,

EMIGROJMËS Ë B A S H K U

Page 19: Revista Delirje & Edukim Nr.26

15Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1

ku thotë: "Hixhreti i parë është hixhreti nëHabeshe (Etiopinë e sotme), atëherë kursahabët keqtrajtoheshin nga politeistët nëMekë.

Hixhreti i dytë është nga Meka në Medinë.

Hixhreti i tretë është hixhreti i fiseve tëndryshme arabe deri tek i Dërguari sal-Al-lahu alejhi ve sel-lem, që të mësonin ligjete fesë dhe pastaj ktheheshin në vendin etyre për t’ua mësuar njerëzve.

Hixhreti i katërt është hixhreti i banorëvetë Mekës që u bënë muslimanë, të cilëtvinin te Muhamedi sal-Allahu alejhi ve sel-lem pastaj ktheheshin prapë në vendin etyre.

Hixhreti i pestë është hixhreti nga gjërat qëka ndaluar Allahu i Lartësuar.

Ky lloj i fundit hixhreti është edhe objek-tivi i këtij artikulli dhe është një thirrje përveten tonë, për vëllezërit tanë dhe përnjerëzit përreth nesh, që t'i bojkotojmëepshet, edukatën e keqe, mëkatet, t'i lëmëdhe t’i refuzojmë ato. Ky është hixhretiobligativ për ne, në çdo kohë dhe në çdovend, madje deri në Ditën e Kiametit,ngase është hixhreti nga çdo gjë që kandaluar Allahu i Lartësuar dhe i Dërguari iTij sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.

Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, në librinTarikul Hixhretejn thotë: "Hixhreti ështëdy llojesh. I pari është hixhreti me trupprej njërit vend në tjetrin dhe rregullat e tijjanë të njohura.

I dyti është hixhreti me zemër tek Allahudhe i Dërguari i Tij. Ky hixhret përmbanparafjalët prej dhe tek, kështu që njeriu bën

hixhret me zemrën e tij prej dashurisë ndajdikujt tjetër tek dashuria e Allahut, prej tëqenët rob i dikujt tjetër tek të qenët rob iAllahut, prej frikës, shpresës, mbështetjeste dikush tjetër, tek frika, shpresa, mbë sh -tetja tek Allahu, prej lutjes, kërkimit, pë r -uljes ndaj dikujt tjetër tek lutja, kërkimi,përulja ndaj Allahut.”Pastaj Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë,tregon gjendjen e robit besimtar, i ciliështë emigrues tek Allahu dhe thotë: "Ainë çdo kohë ka dy hixhrete, hixhretin tekAllahu me zemër, dashuri, robërim,mbështetje, kthim, dorëzim, frikë, shpresë,kthimi nga Ai dhe nevoja për Të në çdofrymëmarrje të tij. Dhe hixhreti tek i Dër-guari i Tij sal-lAllahu alejhi ve sel-lem nëlëvizjet e tij të jashtme dhe të brendshme,që ato të jenë në përputhje me Sunnetin etij…”

Pra, hixhreti i mbetur deri në Ditën e Ki-ametit në çdo kohë dhe në çdo vend ështëhixhreti ndaj mëkateve, gjërave të ndalu-ara, zakoneve të këqija, zakoneve të injo-rancës, dyshimeve etj. Imam Buhariu dheMuslimi, Allahu i mëshiroftë, transmetojnënga Abdullah ibën Amër ibën el Asi radi-jAllahu anhuma, se i Dërguari i Allahut kathënë: "Musliman është ai nga gjuha dhedora e të cilit kanë shpëtuar muslimanët,kurse emigrues është ai i cili largohet nga ajoqë ka ndaluar Allahu.”Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem kathënë: "Hixhreti është dy llojesh: të lëshmëkatet dhe të bësh hixhret tek Allahu dhe iDërguari i Tij. Dhe nuk do të ndërpritethixhreti derisa pendimi pranohet dhependimi vazhdon të pranohet derisa të lindëdielli nga perëndimi. E nëse lind ngaperëndimi, atëherë vuloset çdo zemër dheçfarë ka në të, dhe njerëzve u mjaftojnëveprat (d.m.th. nuk u bëjnë dobi më veprat e

Page 20: Revista Delirje & Edukim Nr.26

Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 116

mira).”[1]

Në një transmetim tjetër, një person epyeti Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem se cili hixhret është më i miri. Ai tha:"Të lësh atë që urren Zoti yt.”[2]

Dijetari i nderuar el Izz ibën Abdus-Selamnë librin Shexheretu el me’arif ve el ahvalve salihu el akvali ve el a’mal thotë se hi xh -reti është dy llojesh: hixhreti i vendbani me -ve dhe hixhreti i mëkateve dhe armiqësisë,por më e vlefshmja është hixhreti i mëkat-eve dhe armiqësisë ngase në të arrihet kë-naqësia e Rrahmanit dhe poshtërimi iepshit dhe i shejtanit.

Duhet të shpejtojmë në këtë hixhret që ekënaq Allahun, të bëjmë hixhret prej kufritdhe shirkut në iman dhe teuhid, të bëjmëhixhret prej shpikjes në fe në Sunnet dhepasim, të bëjmë hixhret prej veprave tëndaluara në veprimin e obligimeve, prejmoskujdesjes ndaj gjërave të urryera nëveprimin e punëve të pëlqyera, të bëjmëhixhret nga nxirja e fletëve tona me mëkatedhe punë të këqija në zbardhimin e tyreme adhurime dhe punë të mira, të bëjmëhixhret nga teprimi dhe neglizhimi nërrugën mesatare dhe të përmbajturit nërrugën e drejtë si dhe të bëjmë hixhret ngaçdo gjë e keqe dhe e ndyrë në çdo të mirëdhe të pastër.

Nëse hixhreti bëhet kështu, atëherë ështëargument i plotësimit të imanit dhe argu-ment i dashurisë ndaj Allahut dhe të Dër-guarit të Tij dhe me këtë mënyrë hixhretitregohet se robërimi i plotë është vetëmndaj Allahut dhe njeriu arrin mirësinë dhefiton xhennetin. Zëri që del nga gjendjadhe fjalët e tij është: "Unë do të mërgoj te

Zoti im. Me të vërtetë, Ai është i Plot-fuqishmi dhe i Urti.”

Në fund, o ti që ke vendosur të bëshhixhret tek Allahu dhe i Dërguari i Tij, kikujdes që këtë vepër ta bësh vetëm për hirtë Allahut, nëse dëshiron të arrish frytet emira në këtë botë dhe në botën tjetër,ngase Pejgamberi sal-laAllahu alejhi ve sel-lem ka paralajmëruar për këtë gjë të rëndë-sishme kur ka thënë: "Veprat janë sipasqëllimeve dhe çdokujt i takon ajo që ka përqëllim. Prandaj, kush shpërngulet (bënhixhret) për Allahun dhe të Dërguarin e Tij,shpërngulja e tij është për Allahun dhe tëDërguarin e Tij. Ndërsa ai shpërngulja e tëcilit është për të fituar disa të mira të kësajbote ose për t’u martuar me ndonjë femër,hixhreti i tij do të jetë për atë që ka bërëhixhret.”[3]

Ibën Rexhebi, Allahu e mëshiroftë, thotë:"Muhaxhir i vërtetë është ai që bën hixhrettek Allahu dhe i Dërguari i Tij. Muhaxhiripër të bërë pasuri në realitet është tregtar,kurse muhaxhiri për të martuar një vajzënë realitet është kërkues nuseje, kështu qëasnjëri prej këtyre nuk është muhaxhir ivërtetë.”Ibën Al-lan thotë: "Hixhreti i çdokujt tekAllahu dhe i Dërguari i Tij, me qëllim dhenijet, do të ketë shpërblim dhe sevap.”Lus Allahun të na japë sukses në çdo punëtë cilën e do dhe është i kënaqur prej saj!Falënderimi i takon Allahut, Zotit tëbotëve.

Muhamed el XHUHEMI

Përshtati me disa shkurtesa dhe ndryshime:Xheladin LEKA

Zyrih / Zvicër______________[1] Transmeton Ahmedi dhe e ka konsideruar të mirë Albani[2] Transmeton Ahmedi dhe e ka saktësuar Albani[3] Muttefekun alejhi

Page 21: Revista Delirje & Edukim Nr.26

17Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1

Por nëse në mendjen e tij mbizotëron ndonjë fraksion i keq, thashetheme e fitne, atëherë aido t’i thërrasë njerëzit në humbje dhe mendon se është duke vepruar mirë.

K

URDHËRIMI PËR TË MIRË DHE NDALIMI NGA E KEQJA

II

Këto janë disa çështje besimi në të cilatka mësim, këshilla dhe shembuj. Jeminë çështjen e tridhjetë e shtatë ngaçështjet e besimit dhe pikërisht në urd-hërimin për të mirë dhe ndalimin nga ekeqja me sinqeritet të plotë.Robër të Allahut, nëse ne urdhërojmëpër të mirë dhe ndalojmë nga e keqjanë bazë të mundësive që kemi, ështëobligim të kemi parasysh këto rregulla.

Rregulli i parë: DituriaËshtë e domosdoshme të kesh njohurirreth së mirës që urdhëron dhe së keqesqë ndalon. Po ashtu është e domos-doshme të kesh parasysh kategorinë e

atij që urdhëron për të mirë dhe endalon nga e keqja, ngase Allahu iLartësuar ka thënë: “Thuaj: “Kjo ështërruga ime: të ftoj drejt Allahut me dituritë plotë, unë dhe çdokush që më pasonmua. I përlëvduar qoftë Allahu; unë nukjam prej idhujtarëve!” Jusuf: 108Ai që thërret tek e mira dhe ndalon ngae keqja me padituri do të bëjë mëshumë dëm se dobi.

Rregulli i dytë: Butësia dhe urtësia menjerëzitNëse ne urdhërojmë për të mirë dhendalojmë nga e keqja, duhet të sillemimirë dhe butë me njerëzit. Allahu i

Page 22: Revista Delirje & Edukim Nr.26

Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 118

Lartësuar thotë: “Në sajë të mëshirës sëAllahut, u solle butësisht me ta (oMuhamed). Sikur të ishe i ashpër dhe ivrazhdë, ata do të largoheshin prej teje...”Alu Imran: 159Po ashtu Allahu i Lartësuar thotë:“Tashmë ju ka ardhur një i Dërguar ngagjiri juaj. Atij i vjen rëndë për gjynahetqë bëni ju, jua dëshiron të mirën megjithë zemër që ju të shkoni rrugës sëdrejtë dhe është i butë e i mëshirshëm mebesimtarët.” Et-Tevbe: 128Allahu i Lartësuar kur e dërgoi Musaindhe Harunin te Faraoni u tha: “Flitiniatij fjalë të buta, se ndoshta kujtohet afrikësohet!.” Ta Ha: 44I Dërguari ynë sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: “Nuk ekziston mirësia-butësianë diçka dhe të mos e hijeshojë atë dhenuk ekziston ashpërsia në diçka dhe tëmos e shëmtojë atë.”[1]

I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lemgjithashtu thotë: "Vërtet Allahu është ibutë dhe e do butësinë në të gjitha gjëratdhe jep për butësinë çfarë nuk jep përashpërsinë.”[2]

O thirrës në Islam, përgëzoni e mosarmiqësoni dhe kini kujdes nga ashpër-sia, kini kujdes nga tekfiri i musli-manëve, ngase ai që i thotë vëllait të vetkafir, ajo fjalë do të kthehet te njëri ngaata të dy. Thirrësi në rrugën e Allahutqë urdhëron për të mirë dhe ndalonnga e keqja duhet të jetë pasues i Tra-ditës Profetike dhe të jetë i butë menjerëzit.Sufjan eth-Thevrij, Allahu e mëshiroftë,

ka thënë: “Nuk urdhëron në të mirëdhe ndalon nga e keqja vetëm se ai teki cili gjenden këto tri cilësi: urdhëronme butësi dhe ndalon me butësi; urd-hëron me drejtësi dhe ndalon medrejtësi dhe urdhëron me dituri dhendalon me dituri."

Rregulli i tretë: DurimiAllahu i Lartësuar, kur e urdhëroi tëDërguarin e Tij sal-lAllahu alejhi vesel-lem që ta paralajmëronte dhe tathirrte popullin e tij në adhurimin eAllahut, e porositi duke i thënë: “O ti imbështjellë (o Muhamed)! Çohu dhe par-alajmëro! Zotin tënd madhëroje, petkat etua pastroji dhe largohu nga ndyrësia(adhurimi i idhujve)! Mos jep gjë, mesynimin që të marrësh më shumë dhe përhir të Zotit tënd, duro.” El-Mudde-ththir: 1-7Nëse thirrësi në rrugën e Allahut, qëurdhëron për të mirë dhe ndalon nga ekeqja, keqtrajtohet nga gjuha dhe dorae të tjerëve, duhet të bëjë durim përAlla hun. Ashtu siç i tha Llukmani birittë tij: “O djali im, kryeje namazin, urd-hëroje të mirën, pengoje të keqen dhebëhu i durueshëm për çfarëdo që tëgodet!” Lukman: 17Allahu i Lartësuar gjithashtu i tha tëDërguarit të Tij sal-lAllahu alejhi vesel-lem: “Duroji llomotitjet e atyre dhelargohu nga ata në mënyrë të hijshme!”El-Muzzemmil: 10

Rregulli i katërt: Mundësia______________[1] Transmeton Buhariu.[2] Transmeton Buhariu.

Page 23: Revista Delirje & Edukim Nr.26

19Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1

Ai që urdhëron për të mirë dhe ndalonnga e keqja, urdhëron dhe ndalon nëbazë të mundësisë e njohurive që ka.Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu nuk engarkon askënd përtej fuqisë që ka...” El-Bekare: 286. Ndërsa i Dërguari sal-lAl-lahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “...e nësenuk mundet (ta ndryshojë të keqen medorë apo me fjalë), atëherë e urren mezemrën e tij e kjo është pjesa më e ulët eimanit.”[3] Kjo na argumenton qartë seai që urdhëron në të mirë dhe ndalonnga e keqja urdhëron dhe ndalon nëbazë të mundësisë dhe fuqisë që ka.

Rregulli i pestë: Dobitë dhe dëmetËshtë e domosdoshme në urdhëriminpër të mirë dhe ndalimin nga e keqjaqë të shikohen dobitë dhe dëmet qëvijnë pas saj. Nëse pas urdhrit për tëmirë dhe ndalimit nga e keqja vjendëm më shumë se dobi, atëherë duhettë ndalemi. Ndërsa nëse pas urdhrit përtë mirë dhe ndalimit nga e keqja kadobi ummeti musliman, atëherë vazh-dojmë duke urdhëruar për të mirë dheduke ndaluar nga e keqja.Robër të Allahut! Përqendrohuni mene që ta mësojmë sinqeritetin në urd-hërim për të mirë dhe ndalim nga ekeqja nga ky njeri musliman i cili erdhinga skajet e qytetit duke nxituar, nëmënyrë që ta urdhëronte popullin e tijpër të mirë dhe ta ndalonte nga ekeqja, duke flijuar shpirtin e tij përkëtë. Allahu e ka përshkruar kështu ng-jarjen e tij në Kur’an, e cila do të lexo-

het deri në Ditën e Kiametit. Allahu iLartësuar i tha të Dërguarit tonë sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: “Përmenduatyre”, që do të thotë: -O i Dërguari i Al-lahut, përkujtoja popullit tënd, i cili tëpërgënjeshtroi, shembullin- “e banorëve tëqytetit, kur u erdhën të Dërguarit.” Dy tëDërguar “që ata i quajtën gënjeshtarë.”Pra, filluan t’i quajnë gënjeshtarë. “Pas-taj i përforcuam të Dërguarit me një tëtretë.” I përforcuam dy të parët me një tëDërguar të tretë. “E ata thanë.” Pra, tëDërguarit i thanë popullit të tyre: “Ne,me të vërtetë, jemi dërguar te ju!”D.m.th. ne jemi dërguar nga Zoti juaj, iCili ju krijoi dhe urdhëroi që vetëm Atëta adhuroni, i Cili nuk ka shok.“Banorët u thanë: “Ju jeni vetëm njerëzsi ne.” Jasin: 13-15 D.m.th. si Allahu jushpalli juve shpallje kur jeni njerëz sine? Sikur të ishit vërtet të Dërguar, dotë ishit melaike! Ky ishte një dyshim ishumë popujve gënjeshtarë. Gjithmonëçuditeshin dhe thoshin: -A ka sjellë Al-lahu njeri si të Dërguar?!Allahu i Lartësuar ka thënë: “Sepse kurtë Dërguarit e tyre sillnin prova të qarta,ata thoshin: “Vallë, vdekatarë-njerëz sine do të na udhëheqin?” Et-Tegabun: 6Po ashtu thotë: “Njerëzit nuk i pengoiasgjë të besojnë, kur u erdhi shpallja,përveçse thënies: “A mos vallë, Allahu kasjellë si të Dërguar një njeri?” El-Isra: 94Dyshimi i njerëzve: Sikur Allahu tëdëshironte të sillte një të Dërguar ngamelaiket te njerëzit, do ta dërgonte, pori dërgoi njerëz që t’u flasin dhe ta përc-

______________[3] Transmeton Muslimi (175), shiko Sahihul-Xhami’ (6250).

Page 24: Revista Delirje & Edukim Nr.26

Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 120

jellin shpalljen, në mënyrë që ta kupto-jnë atë që ua përcjellin.Allahu i Madhëruar vazhdon duke natreguar ngjarjen e tre të Dërguarve.“(Banorët u thanë të Dërguarve) ...e iGjithëmëshirshmi nuk ju ka shpallurasgjë; ju vetëm gënjeni”. Ata (të Dër-guarit) u përgjigjën: “Zoti ynë e di që nejemi vërtet të Dërguar te ju dhe kemi de-tyrë vetëm që të shpallim qartë." Jasin:15-17Thirrësi në rrugën e Allahut nëse epason Profetin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe është i sinqertë në Allahungjatë thirrjes së tij, atëherë nuk frikëso-het. I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem nuk ka pasur tjetër obligim vetëmse të thërrasë qartazi, as thirrësit nukkanë pasur tjetër obligim vetëm se tëthërrasin të tjerët qartazi, pa marrëparasysh a u përgjigjen njerëzit apo jothirrjes së tyre. Vazhdon tregimi: “Banorët thanë: “Neparandjejmë fatkeqësi nga ju”, -ju kon-siderojmë si një shenjë e keqe. “Nëse nuktërhiqeni, do t’ju gurëzojmë dhe me sig-uri do t’ju godasë një dënim i dhemb-shëm prej nesh”. Ata (të Dërguarit) upërgjigjën: “Fatkeqësia që ju ndollët,mund të vijë vetëm nga vetja juaj. Vallëpër shkak se po ju këshillojmë, na kër-cënoni?!" D.m.th. na konsideroni ne sinjë shenjë e keqe, ngase ne ju thërrasimnë adhurimin e Allahut dhe në xhennet,gjerësia e të cilit është sa qiejt dhe toka?“Ju jeni popull që kaloni çdo lloj kufiri.”Jasin: 18-19

Dhe kështu banorët e këtij vendidëshiruan t’i vrasin të dërguarit. Njënjeri besimtar dëgjoi për lajmin dheerdhi nga skajet e qytetit me nxitim, siçe ka përshkruar Allahu në Kur’an: “Dhenga skajet e qytetit erdhi një njeri, dukenxituar dhe tha: “O populli im, ndiqnitë Dërguarit!” Jasin: 20. Shikoni këtënjeri besimtar, i cili erdhi duke nxituardhe duke u kujdesur për thirrjen nërrugën e Allahut. Tha: -O populli im,pasoni të Dërguarit, pasoni ata që nukkërkojnë kompensim, të Dërguarit juthërrasin që të adhuroni Allahun, juthërrasin të lini shirkun dhe adhurimine idhujve, nuk ju kërkojnë pasuri përthirrjen e tyre. Ata nuk ju bëjnë thirrjepër ndonjë parti, as për ndonjë kom-bësi dhe as për ndonjë fanatizëm. Paso-jini ata që nuk kërkojnë kompensimnga ju dhe janë të udhëzuar, ngase iudhëzuari i thërret njerëzit në ud-hëzim, ndërsa i humburi i thërretnjerëzit në humbje. Nëse thirrësi ështëi udhëzuar në rrugën e drejtë, ka njo-huri nga libri i Allahut dhe Sunneti iProfetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lemduke pasuar rrugën e sahabëve, atëherëi thërret njerëzit në udhëzim, në rrugëtë drejtë.Por nëse në mendjen e tij mbizotëronndonjë fraksion i keq, thashetheme efitne, atëherë ai do t’i thërrasë njerëzitnë humbje dhe mendon se është dukevepruar mirë. Më pas u tha atyre: “Përse të mos e ad-huroj Atë, i Cili më ka krijuar e tek i

Page 25: Revista Delirje & Edukim Nr.26

21Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1

Cili do të ktheheni të gjithë?" Jasin: 22 Ai që më krijoi meriton të adhurohetdhe për këtë nuk i lejohet asnjë krijeseqë t’i bëjë ibadet dikujt tjetër pos Al-lahut. Allahu ka thënë: “Dhe tek Ai dotë ktheheni.” El-Bekare: 245, që t’idënojë ata që bënë keq, sipas veprave tëveta e, për t’i shpërblyer ata që bënëmirë, me shpërblimin më të mirë.Më pas u tha atyre: “Vallë, përse duhettë adhuroj zota të tjerë përveç Tij?" Kjoështë pyetje në formën mohuese dheqortuese. “Nëse i Gjithëmëshirshmi do tëdëshironte të më godiste me ndonjë tëkeqe, ndërmjetësimi i atyre (zotave) nukdo të më sillte kurrfarë dobie e as që do tëmund të më shpëtonin.” Jasin: 23.D.m.th. ata idhuj që ju adhuroni nukkanë asgjë në dorë. Nëse Allahu iLartësuar dëshiron të më godasë mendonjë fatkeqësi, këta idhuj nuk do tëmund të më shpëtojnë. “Atëherë, unë dotë isha me siguri në humbje të dukshme.”Jasin: 24 “Unë i kam besuar Zotit tuaj.” E thakëtë burrërisht para masës, nuk e fshehuimanin e tij. “Andaj, më dëgjoni!” Jasin:25. Disa dijetarë kanë thënë se këtofjalë ua ka thënë të Dërguarve: -Unë ikam besuar Zotit tuaj, i Cili ju dërgoi,atëherë më dëgjoni o të Dërguar nëmënyrë që të dëshmoni për mua paraAllahut në Ditën e Kiametit. Disa tëtjerë kanë thënë: -Me këto fjalë iu drej-tua popullit të tij, i cili qe ngulitur nëkufrin e vet me inat. Pasi e shprehuhaptazi imanin e tij, populli e dënoi

ashpër duke e gurëzuar dhe duke egoditur me këmbë derisa ndërroi jetë.Edhe pse ata e goditnin, ai nuk ndalejduke thënë: -O Allahu im, udhëzojepopullin tim ngase ata janë injorantë. Idoli fryma e fundit duke e thirrur pop-ullin e tij. Pasi vdiq iu tha atij: “Hyr nëxhennet.” Pra, Allahu i tha atij hyr nëxhennet dhe pasi hyri, gjeti aty mirësipa fund. Atëherë tha siç e ka për-shkruar Allahu në Kur’an: “Ai tha: “Ah,sikur ta dinte populli im, se si më faliZoti im dhe më bëri të nderuar!” Jasin:26-27. Ibën Abbasi radijAllahu anhuka thënë: “E ka këshilluar popullin e tijsa ishte në këtë jetë me fjalët: “O pop-ulli im, ndiqni të Dërguarit!” Dhe pasvdekjes së tij me fjalët: “Ai tha: “Ah,sikur ta dinte populli im, se si më faliZoti im dhe më bëri të nderuar!”Qëllimi i tij ishte që sikur populli i tijtë kishte mundësi ta kuptonte se nëçfarë mirësie dhe në çfarë shpërblimimadhështor kishte arritur ai, kjo do t’iorientonte ata në pasimin e të Dër-guarve. Allahu e mëshiroftë dhe qoftë ikënaqur me të për interesimin e tij tëmadh që populli i tij të udhëzohej -edhe pse e vranë-, por ai megjithatëdëshiroi sa ishte gjallë dhe i vdekur qëata të udhëzoheshin.Allahu subhanehu ve teala e dënoi pop-ullin e tij, që përgënjeshtroi të Dër-guarit dhe vrau lajmëtarin e tyre.Allahu thotë: “Por pas (vdekjes së) tij,Ne nuk i dërguam kurrfarë ushtrie ngaqielli (si dënim) popullit të tij dhe as që

Page 26: Revista Delirje & Edukim Nr.26

Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 122

kishte nevojë për të Dërguar.” Jasin: 28.Në komentimin e ajetit është thënë seAllahu nuk dërgoi më në popullin e tijtë Dërguar që t’i thërrisnin ata sërishnë besim ngase Allahu ua bëri të qartaargumentet dhe prapë në ta nuk kishtehajër.Është komentuar gjithashtu se Allahunuk zbriti ndonjë ushtri nga qielli përt’i dënuar ata, ngase për Allahun punëtjanë shumë të lehta. Ai dërgoi vetëmXhibrilin alejhi selam dhe ai lëshoivetëm një zë dhe vdiqën të gjithë. Alla -hu thotë: “(Mjaftoi për t’i dënuar ata)vetëm një zë i tmerrshëm, pas të cilit ushuan përnjëherësh.” Jasin: 29

Robër të Allahut, shembujt dhemësimet që nxjerrim nga kjo ngjarjejanë si vijon:E para: Besëtytnitë dhe parandjenja efatkeqësive janë shirk dhe njëheraziështë cilësi e femohuesve dhe jobesim-tarëve.Shiko popullin e këtij fshati, që ishtefemohues, se çfarë u thanë të Dër-guarve: “Banorët thanë: “Neparandiejmë fatkeqësi nga ju.” Pra, përshkakun tuaj. Shiko gjithashtu popullin e Faraonit,kur i vinte ndonjë e mirë : “... Atathoshin: “Këtë e kemi merituar! E kur igodiste ndonjë e keqe, atë e merrnin si

ogur të zi që vinte prej Musait dhe pop-ullit të tij.” El-A’raf: 131. Pra, merrninsi ogur të zi Musain dhe ata që e pa-sonin atë.Gjithashtu populli i Salihut i thanë atij:“...Ne kemi ogur të keq prej teje dhe atyreqë janë me ty.”(En-Neml: 47. Pra, ata ikonsideronin si ogur të zi.I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lemthotë: “Oguri (parandjenja për diçka tëmirë apo të keqe) është shirk, oguri ështëshirk dhe nuk ka njeri që nuk bie në të,por Allahu e largon atë me tevekkul(mbështetje në Allahun).”[4]

Gjithashtu ka thënë: “Nuk është prejnesh kush bën ogur ose kërkon t’i bëhet(nga të tjerët), kush parashikon (gjërat)ose kërkon t’i parashikohen (nga tjerët),kush bën magji ose kërkon t’i bëhet magji(nga tjerët). Ai që shkon te parashikuesi(falltori)[5] dhe i beson në atë që thotëvetëm se e ka mohuar atë që i ështëzbritur Muhamedit sal-lAllahu alejhi vesel-lem.”[6]

Gjithashtu ka thënë: “Nuk ka mbartjetë sëmundjeve (vetëm se me lejen e Al-lahut), nuk ka ogur, nuk ka ogur nga sh-pendët dhe nuk ka ogur nga muajiSafer.”[7][8]

Nuk i përket muslimanit të parandiejëfatkeqësi për asgjë. Nëse i shkonmendja ndonjëherë, le t’i mbështetetAllahut dhe le të vazhdojë atë që ka

______________[4] Sahih Et-Tirmidhij.[5] Nga më të njohurit në Kosovë është Burdushi, i cili po mashtron nevojtarët duke u mbështetur në petkun e Islamit dhe hoxhëllarëve, por realishtështë një gënjeshtar që përmes gënjeshtrave që i thonë shejtanët e tij përfiton të mira materiale. Sikur ai realisht do të mund të shëronte njerëzit, dotë shëronte vëllanë e tij, që e mban të mbyllur në kafaz. Shkuarja tek ai dhe te çdokush tjetër të ngjashëm me të është shirk dhe mohim i asaj që iështë shpallur të Dërguarit tonë sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. O robër të Allahut, mbështetjuni Allahut dhe kërkoni shërim në mënyrë të ligjshme ejo përmes shejtanëve, qofshin ata nga njerëzit apo xhinët (sh.p.).[6] Sahih El-Xhami’ (5311).[7] Safer është njëri nga muajt sipas kalendarit hënor.[8] Sahih El-Xhami’ (7407).

Page 27: Revista Delirje & Edukim Nr.26

23Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1

pasur për të bërë, por nëse kthehet ngapuna e tij për shkak të ndonjë parand-jenje, vetëm se ka bërë shirk.E dyta: Thirrësi në rrugën e Allahut dotë shpërblehet për thirrjen e tij edhenëse thirrjes së tij nuk i përgjigjetaskush. E tij është që të bëjë të qartë tëvërtetën dhe të urdhërojë në të mirëdhe të ndalojë nga e keqja, pa marrëparasysh a i përgjigjen njerëzit apo jo.Ai pa dyshim është i shpërblyer tek Al-lahu, ndërsa pranimi nga të tjerët dheudhëzimi është në dorën e Allahut, iCili është i vetëm. Shikojeni këtë njeribesimtar, i cili e thirri popullin e tijdhe nuk besoi askush prej tyre, pormegjithatë atij iu tha “hyr në xhennet”.Shumë thirrës urdhërojnë për të mirëdhe ndalojnë nga e keqja, por nëse gje-jnë kundërshtim nga njerëzit e lënëkëtë gjë. Jo o vëllezër muslimanë,bëhuni të qëndrueshëm dhe urdhëronipër të mirë e ndaloni nga e keqja ashtusiç jemi urdhëruar me Kur’an dhe Sun-net dhe bëni durim.E treta: Vdekja është e vërtetë dhegjithsesi të gjithë do të vdesin, por nëçfarë gjendjeje do të vdesim? A do të tëzërë vdekja duke falur namaz, duke lex-uar Kur'an apo duke urdhëruar për tëmirë dhe ndaluar nga e keqja? Apo dotë të zërë vdekja duke mos falur namazdhe duke i lënë anash urdhrat e Al-lahut? Shikoni o robërit e Allahut, vdiqky njeri, ky musliman thirrës (nërrugën e Allahut), por vdiq duke urd-hëruar për të mirë dhe duke ndaluar

nga e keqja dhe hyri në xhennet.Shikoni edhe popullin e tij, edhe atavdiqën, por vdiqën duke përgën-jeshtruar të Dërguarit dhe duke bërëkufër, vdiqën në shirkun e tyre dhepërfunduan në zjarr përvëlues.Allahu i Lartësuar thotë: “Çdo shpirt dota shijojë vdekjen. Shpërblimet do t’uplotësohen vetëm në Ditën e Kiametit...”Alu Imran: 185Bëhu i kujdesshëm o rob i Allahut, nëmënyrë që të të vijë vdekja duke qenënë adhurim ndaj Tij. Nëse të shkonmendja ta lësh namazin, thuaji vetes:-O shpirti im, sikur vdekja të vijë nëkëto momente, çfarë do t’i thuashZotit tënd? Nëse dëshiron të kërkoshndihmë ose shërim nga i vdekuri (var-rezat në tyrbe), thuaji vetes: -O shpirtiim, sikur vdekja të trokasë në derëntënde në këtë moment, çfarë do t’ithuash Zotit tënd? Nëse dëshiron tëmarrësh kamatë, thuaji vetes: -O sh-pirti im, sikur vdekja të zbresë mbi tynë këtë moment, çfarë do t'i thuashZotit tënd në Ditën e Kiametit?

E lusim Allahun e Madhërishëm, Zotine Arshit madhështor, që të na vdesë nedhe ju me iman!Ahsenul-Bejan min mevakif Ehlul-Iman

Ebu Islam, Salih ibën Ta Ha Abdul Vahid

Përshtati: Sabahudin SELIMIViti / Kosovë

Page 28: Revista Delirje & Edukim Nr.26

Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 124

EEdukimi i shëndoshë është mburojë prej çrregullimeve që kanë kapluar shoqëritë dhe ështëmbrojtje prej mendimeve të devijuara.

FEMRA-IV-

OBLIGIMI YNË

E përmbledhim këtë, lexues të nderuar,duke përmendur çështjet në vijim: E para: Të mburremi me këtë fe. “E mos udobësoni (fizikisht) dhe mos u dëshpëroni(shpirtërisht) derisa ju jeni më të lartit, poqe se jeni besimtarë të sinqertë.” Alu Imran139Ka përfunduar koha e turpit dhe e frikëspse jemi pjesëtarë të fesë islame dhe ka fil-luar koha e sinqeritetit dhe e shfaqjes sësaj. Na brengos fakti se disa fëmijë mysli-manësh kanë marrë rrugën e shfrenimitndërkohë që shumë njerëz që i kanëstërmbushur vendet e amoralitetit dhekanë arritur kulminacionin e mëkateve

kanë filluar të kthehen në fenë e Allahut.E dyta: Të furnizohemi me dituri të saktëtë jurisprudencës islame. Nuk ka asgjë mëtë fortë sesa posedimi i argumentit tëndritshëm e të qartë. Me diturinë e ju-risprudencës islame njeriu zbulon lajthit-jet e humbësve dhe devijimin e tyre.E treta: Shfletimi i librave të Perëndimitdhe të Lindjes që paraqesin gjendjen eshoqërisë së tyre. Këta kanë filluar të thër-rasin aty-këtu pasi kanë provuar mjerim edegjenerim për shkak të shfrenimit dhelargimit nga feja e tyre.E katërta: Të kemi sinqeritet dhe vendos-mëri në edukimin e djemve dhe vajzavetona.[1]

“Çdokush nga ju është përgjegjës dhe______________[1] Transmetojnë Buhariu (Fet’h 13/111) dhe Muslimi (1829).

Page 29: Revista Delirje & Edukim Nr.26

25Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1

çdokush nga ju do të japë llogari përpërgjegjësinë e tij.” Edukimi i shëndoshë është mburojë prejçrregullimeve që kanë kapluar shoqëritëdhe është mbrojtje prej mendimeve të de-vijuara.E pesta: Të kemi njohuri për sekularizminnga librat dhe shkrimet e tyre dhe t'utërheqim vërejtjen njerëzve prejmashtrimit dhe lajthitjës së tyre. Duhet tasqarojmë rrezikun e tyre për popullin dhefenë tonë, të përmendim metodat që kanëplanifikuar ata në vendet islame dhe qëmund t'i përdorin edhe në vendet e tjera.E gjashta: Ta kthejmë popullin nga dije-tarët dhe thirrësit që t'i njohin mendimetdhe qëndrimet e tyre, në mënyrë që tëlargohen nga hilet e atyre që dëshirojnëdevijimin e të rinjve. Po e përfundojmë këtë shkrim dukeparaqitur disa propozime.1- Publikimi i njohurive islame në planprogramet mësimore për femrat.Ka kaluar një kohë e gjatë e ne nuk kemimundur të nxjerrim plan program mësi-mor për femrat.2- Hapja e qendrave të kulturës islame, tëcilat kujdesen për të drejtat e femrës nëIslam, për obligimet e saj dhe që t'usqarohet keqtrajtimi i femrës në Lindjedhe Përmendim në mënyrë që t'ukundërvihemi dyshimeve të atyre qëdëshirojnë degjenerimin e femrës.Nuk është mirë që të vonohet dhe të mosfutet kjo metodë në shkolla dhe univer-sitete.[2]

3 - Duhet të zgjidhet çështja e punësimittë gruas pas një studimi të thelluar nganjerëz që kanë njohuri dhe përvojë nëfushën e arsimit, të cilët mburren me fenë

e tyre dhe kanë njohuri në jurisprudencënislame.4- Ka ardhur koha që të hapet një univer-sitet i cili harton projekte që i përshtatenkësaj gjinie dhe na largon nga kundërsh-timet në shoqërinë tonë.5- Puna e grave nuk është një detyrë epastër administrative, por është e lidhurme personalitetin dhe rolin e saj nëshoqëri dhe përshtatshmërinë e saj. Ngakëtu duhet studiuar ky subjekt me anë tësheriatit dhe interesit të ummetit.6- Heqja e afateve në arsimimin e femrëspër arsye se ky sistem ka ndikim negativpër femrën dhe nuk do të thotë se çdo gjëqë praktikohet te meshkujt duhet të prak-tikohet edhe te femrat.7- Duhet të rishikohet çështja e punësimittë femrës. Nuk është e drejtë që ajo tëlargohet nga shtëpia në orët e para tëmëngjesit dhe të mos kthehet deri nëmbrëmje, ashtu siç nuk është e drejtë qëajo të punojë mbi dymbëdhjetë orë. Çfarëpengese ka nëse i caktohet femrës gjysmëorari punësim dhe paga të jetë në raportme punën? Çfarë pengese ka nëse i jepetfemrës leje e paguar para dhe pas lindjesqë të kujdeset për fëmijën e saj?Ka shumë familje ku janë të punësuaredhe burri edhe gruaja, ndërkohë që kaedhe të tjera ku nuk është i punësuar as-njëri.Për këtë mund të debatohet, por mekushtin që të mos e barazojmë femrën memashkullin në sistemin e punësimit.

"El-Mer'etu ve kejdul e'da"Dr. Abdullah bin Vekil ESH-SHEJH

Përshtati: Eshrefedin ISMAJLIViti / Kosovë

______________[2] Siç kërkohet hyrja e lëndës fetare në shkollat publike (sh.p.).

Page 30: Revista Delirje & Edukim Nr.26

Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 126

ÇAllahu i Madhërishëm dëshiroi për femrën muslimane që ajo të jetë e pastër dhe e mbrojtur,e ngritur dhe e ndershme, e ruajtur dhe fisnike. Mbulesa është adresa e besimit (të femrës)dhe dëlirësia e moralit, është shenjë dalluese nga të pamoralshmet.

E FEMRËS MUSLIMANE, IBADET E JO ADET

Çrregulluesit dhe thirrësit gjoja për çlirimin efemrës janë përpjekur vazhdimisht që tazhveshin femrën muslimane nga turpi dhembulesa, duke përdorur metoda djallëzore, dukepropaganduar se shkaku i mospërparimit të sajështë mbulesa, pastërtia dhe turpi. Ata thonë senëse femra dëshiron përparim dhe qytetërim,atëherë nuk kërkohet nga ajo gjë tjetër përveçsetë heqë petkun e besimit, të pastërtisë e të turpitdhe në këtë mënyrë do ta gjejë veten në krye. Pore vërteta që shkëlqen çdoherë është se moszbu-limi i trupit, mbulesa dhe turpi janë në vetveteadhurim ndaj Zotit të gjithësisë dhe dëgjuesh-mëri ndaj të Dërguarit të Tij sal-lAllahu alejhi vesel-lem. Allahu i Madhërishëm dëshiroi për femrën mus-limane që ajo të jetë e pastër dhe e mbrojtur, engritur dhe e ndershme, e ruajtur dhe fisnike.Mbulesa është adresa e besimit (të femrës) dhedëlirësia e moralit, është shenjë dalluese nga tëpamoralshmet. Sa më e kujdesshme të jetë mus-limania në të mbuluarit e vetes, aq më tepër i

shton kënaqësinë vetes dhe afrohet me Zotin esaj, duke u respektuar dhe nderuar edhe nganjerëzit. E pastra dhe e ndershmja nuk lejon qënjë sy i huaj të shikojë ndonjë pjesë të trupit tësaj dhe ta njollosë atë, pasi shikimet mëkatarendytin trupat, ndërsa muslimania nuk pranongjë tjetër përveç pastërtisë.I Dërguari i Zotit sal-lAllahu alejhi ve sel-lemthotë: "Gruaja është avret[1] dhe kur del (ngashtëpia), atë e vëzhgon shejtani."[2]

Argumentet e obligueshmërisë së mbulesës dhekushtet e saj

Allahu i Lartësuar thotë: "O gratë e Pejgamberit,ju nuk jeni si asnjë grua tjetër, nëse keni kujdes dheruheni, andaj mos u llastoni në të folur e të lakmojëai që në zemrën e tij ka sëmundje dhe thoni fjalë tëmatura. Dhe rrini në shtëpitë tuaja e mos e shfaqnibukurinë tuaj ashtu siç shfaqej në injorancën e her-shme, faleni namazin, jepeni zekatin dhe respekto-jeni Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Allahu do (përju) o familja e shtëpisë (së Pejgamberit) që ta largojë

______________[1] Avret do të thotë pjesë e turpshme, që nuk lejohet të shfaqet para të huajve. E ka cilësuar i Dërguari i Zotit gruan me këtë emër për të sqaruar seajo nuk duhet ta shfaqë trupin e saj dhe se njerëzit duhet t'i ruajnë shikimet e tyre dhe jo të shikojnë aty ku nuk është e lejuar për ta (sh.p.). [2] Transmeton Tirmidhiu

MBULESA

Page 31: Revista Delirje & Edukim Nr.26

27Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1

ndytësinë e mëkatit dhe t'ju pastrojë tërësisht."El-Ahzab: 32-33Dhe: "O ti i Dërguar, thuaju grave të tua, bijave tëtua dhe grave të besimtarëve, që të lëshojn mbulesëne tyre (të kokës)përreth trupit sepse kjo është më afërqë ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mosofendohen. Allahu i fal gabimet e kaluara, Ai ështëMëshirues." El-Ahzab: 59Ndërsa i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi vesel-lem thotë: "Dy lloje (njerëzish) nga banorët ezjarrit s'i kam parë (ende): njerëz të cilët në duart etyre mbajnë shkopinj si bishtat e lopëve me të cilat igodasin njerëzit dhe gra të veshura të zhveshura,[3]

përdridhen dhe i bëjnë (njerëzit) të dridhen (ngaprovokimi i epshit të tyre), kokat e tyre janë si gun-gat e deveve të dobëta. Nuk kanë për të hyrë nëxhennet dhe as që do ta ndiejnë aromën e tij, edhepse aroma e tij ndjehet nga një largësi e madhe."[4]

Në këtë hadith ka profetësi dhe paralajmërimpër shfaqjen e njerëzve mizorë dhe zullumqarë,të cilët i godasin dhe i rrahin njerëzit meshkopinj, si dhe për shfaqjen e lakuriqësisë, e cilasot është e pranishme kudo.

Kushtet e mbulesës1. Duhet të mbulojë tërë trupin përveç fytyrësdhe duarve.[5]

I Dërguari i Zotit sal-lAllahu alejhi ve sel-lemështë shprehur: "Oj Esma, kur gruaja arrinmoshën madhore, nuk bën që të duket prej sajpërveç kësaj", dhe bëri me shenjë nga fytyra dheduart (e tij)."[6]

2. Nuk duhet të jetë zbukurim në vetveteI Lartësuari thotë: "…të mos zbulojnë stolitë etyre…" En-Nur: 31Si dhe: "Dhe qëndroni në shtëpitë tuaja e mos eshfaqni bukurinë tuaj ashtu siç shfaqej në injo-rancën e hershme." El-Ahzab: 33

3. Nuk duhet të jetë e tejdukshme e tij, edhe psearoma e tij ndihet nga një largësi e I Dërguari i Zotit sal-lAllahu alejhi ve sel-lemthotë: "Do të ketë në fund të ummetit tim gra tëveshura të zhveshura, kokat e tyre do të jenë si gun-gat e deveve të dobëta. Mallkojini ato sepse ato janëtë mallkuara!" Ndërsa në një transmetim tjetërqëndron: "Nuk kanë për të hyrë në xhennet dhe asqë do ta ndiejnë aromën madhe."[71]

4. Duhet të jetë e gjerë dhe jo e ngushtë, që tëmos ekspozojë asgjë nga trupi i sajUsame Ibën Zejdi thotë: "Më dhuroi i Dërguarii Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem një kibtijjetë dendur, nga ajo që ia kishte dhuruar atij Dih-jetul Kelbij dhe unë pastaj ia dhurova atë gruassime. Më pyeti i Dërguari i Allahut sal-lAllahualejhi ve sel-lem: "Pse nuk të shoh që e vesh kibtij-jen?"[8] Thashë: -Ia kam dhuruar gruas sime, o iDërguar i Allahut. Ai tha: "Atëherë urdhëroje që tëveshë nën të një fustë[9] sepse unë frikësohem që t'ishfaqet asaj forma e eshtrave të saj".[10]

5. Nuk duhet të jetë e parfumuarI Dërguari i Zotit sal-lAllahu alejhi ve sel-lemthotë: "Çdo grua që parfumohet dhe kalon pranëburrave, në mënyrë që ata ta ndiejnë aromën e saj,

______________[3] Janë të veshura dhe të zhveshura (në të njëjtën kohë) për shkak të rrobave të tyre të holla dhe të tejdukshme, përmes të cilave duket trupi brenda(sh.p.). [4] Sahihul Xhami', pjesa 2/3799[5] Fytyra dhe duart lejohen të mos mbulohen. Ajo që shumë femra muslimane praktikojnë sot në botën arabe dhe joarabe, duke mbuluar edhefytyrën dhe duart, nuk është obligative (sipas shumicës dërrmuese të dijetarëve), por është sunnet dhe e pëlqyer, sidomos në ditët e sotme kuramoraliteti, lakuriqësia, sytë e së keqes dhe të shkatërrimit i sheh kudo. Mbulimi i fytyrës në arabisht njihet me shprehjen "nikab" (ferexhe). Meqëjemi te ferexheja, nuk dua të flas për padrejtësitë, diskriminimin, shkeljen flagrante të të drejtave të njeriut në disa vende evropiane dhe së fundi nëFrancë apo edhe kundërshtimin e kushtetutës së këtyre vendeve nga vetë këto vende në rastin e ndalimit të ferexhesë. Këtë shkelje dhe diskriminime vëren dhe e kupton kushdo që di pak për të drejtat e njeriut dhe lirinë e besimit dhe të manifestimit të tij, por më intereson të theksoj dhe të sqarojse mbulesa (hixhab në arabisht) ndryshon nga nikabi (burka apo ferexheja), e cila po ndalohet në këto shtete "demokratike". Çudia më e madhe ështëse në shtetin tonë më të ri "demokratik", i cili mundohet të jetë kopje e vendeve të mëdha, ndalohet mbulesa (hixhabi) nëpër shkollat fillore dhe tëmesme, duke u argumentuar me veprimin e këtyre shteteve, ndërkohë që ato shtete bëjnë diçka krejt tjetër nga kjo që bëjnë pushtetarët e shtetit mëtë ri "demokratik" në Evropë. Ferexheja nuk është hixhab, por ndalimi i secilës prej tyre nuk është tjetër vetëm se diskriminim dhe racizëm, adresa esë cilës është sulmi dhe lufta ndaj Islamit dhe muslimanëve (sh.p.). [6] Transmeton Ebu Davudi[7] Transmeton Muslimi[8] Rrobë që e përdornin banorët e Egjiptit (sh.p.). [9] Fustë është një këmishë e brendshme për gra.[10] Transmeton Ahmedi, Bejhekiu dhe Ebu Davudi

Page 32: Revista Delirje & Edukim Nr.26

Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 128

është lavire."[11]

Nga Musa bin Jesari transmetohet nga EbuHurejra, se një grua kishte kaluar pranë tij (tëfundit), ndërsa aroma e (parfumit të) saj ndihej(larg) dhe ai i tha asaj: "Oj robëresha e Zotit, përnë xhami je nisur?" Ajo i tha se po. Ai i tha: "A jeparfumuar?" Ajo ia ktheu se po. Atëherë i tha:"Kthehu dhe lahu sepse unë kam dëgjuar tëDërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lemduke thënë: "Nuk ka grua që del (nga shtëpia) përnë xhami e parfumuar dhe Allahu t'ia pranojë na-mazin e saj, derisa të kthehet në shtëpinë e saj dhetë lahet."[12]

I Dërguari i Zotit gjithashtu thotë: "Nëse delndonjëra prej jush në xhami, atëherë mos t'i afrohetparfumit (d.m.th. të mos parfumohet)."[13]

6. Nuk duhet t'i ngjajë rrobave të meshkujveE ka mallkuar i Dërguari i Allahut "burrin qëvesh rroba si të femrave dhe gruan që vesh rroba sitë mashkullit." [Ebu Davudi, Ibën Maxhe dheAhmedi]I ka mallkuar gjithashtu i Dërguari i Zotit sal-lAllahu alejhi ve se-lem "përngjasuesit (burra) megratë dhe përngjasueset (gra) me burra". [Buhariu]Profeti i Zotit salAllahu alejhi ve selem thotë:"Tre (persona) nuk hyjnë në xhennet dhe nuk ishikon (ata) Zoti në Ditën e Gjykimit: tëpadëgjueshmin ndaj prindërve, gruan që përngjanme meshkujt dhe dejuthin ."[14][15]

7. Nuk duhet t'i përngjajë veshjeve të jobesim-tarëveAllahu i Madhërishëm thotë: "Pastaj, Ne të vumëty në një rrugë të drejtë të fesë, pra ti ndiqe atë e mosndiq dëshirat e atyre që nuk dinë ."[16] El-Xhathije:18Dhe: "…E nëse shkon pas dëshirave të tyre pasi të

kanë ardhur argumente të qarta, ti nuk do të keshprej Allahut ndihmës dhe as mbrojtës." Err-Rra'd:37I Dërguari i Zotit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem sh-prehet: "Njeriu do të jetë (Ditën e Gjykimit) meatë që do."[17]

Besimtarja sigurisht që ka dëshirë të ngjallet menënat e besimtarëve (gratë e të Dërguarit tëZotit), Zoti qoftë i kënaqur me to. 8. Nuk duhet të jetë veshje fameKjo do të thotë se nuk duhet të jetë tërheqëse përsyrin për shkak të dallimit të saj në ngjyrë apoformë nga veshjet e njohura në atë vend. I Dër-guari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë:"Kush vesh veshje fame në këtë dunja, do ta veshëAllahu atë me petkun e nënshtrimit Ditën eGjykimit, pastaj do ta djegë atë."

Për femrën lejohet veshja e mëndafshit, siçthuhet në hadithin e Abdullah Ibën Amrit, i cilithotë: "Doli para nesh i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe në njërën dorëkishte rrobë mëndafshi, kurse në tjetrën ar. Dhetha: "Këto të dyja janë të ndaluara (haram) përmeshkujt e ummetit tim, por të lejuara për femrat ekëtij ummeti."[19]

URTËSIA E MBULESËS

Allahu Fuqiplotë ka urdhëruar në Kur'anin Fis-nik që femrat të mbulohen dhe të qëndrojnë nështëpitë e tyre (vetëm kur dalja jashtë është enevojshme) si dhe ka paralajmëruar ngalakuriqësia dhe provokimi i meshkujve, për t'imbrojtur femrat dhe meshkujt nga çrregullimetdhe shkatërrimet.

______________[11] Transmeton Nesaiu, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu [12] Transmeton El-Bejhekiu[13] Transmeton Muslimi[14] Dejuth quhet ai që e sheh të keqen në familjen e vet dhe nuk ka xhelozi dhe nuk i ndryshon gjërat. Me fjalët "nuk hyjnë në xhennet dhe nuk ishikon Allahu në Ditën e Gjykimit", në hadithin në fjalë qëllimi është se nuk hyjnë në të në kohën kur hyjnë banorët e tij, edhe pse më vonë (pasdënimit) mund të hyjnë, përderisa janë muslimanë (sh.p.). [15] El-Hakimi, Bejhekiu dhe Ahmedi[16] Qëllimi me "ata që nuk dinë" janë jobesimtarët, pasi ajeti flet për besimin dhe jobesimtarët me mosdijen dhe injorancën e tyre si dhe për pasimine epshit dhe dëshirave, duke vazhduar në besimin e tyre të kotë dhe në mohimin e Zotit të Vërtetë (sh.p). [17] Muttefekun alejhi[18] Ebu Davudi dhe Ibën Maxheh[19] Ibën Maxheh

Page 33: Revista Delirje & Edukim Nr.26

29Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1

I Lartësuari thotë: "O gratë e Pejgamberit, ju nukjeni si asnjë grua tjetër, nëse keni kujdes dhe ruheni,andaj mos u llastoni në të folur e të lakmojë ai qënë zemrën e tij ka sëmundje dhe thoni fjalë tëmatura. Dhe qëndroni në shtëpitë tuaja e mosshfaqni bukurinë tuaj ashtu siç shfaqej në injo-rancën e hershme, faleni namazin, jepni zekatindhe respektoni Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Al-lahun do (për ju) o familja e shtëpisë (së Pejgam-berit) që ta largojë ndytësinë e mëkatit dhe t'jupastrojë tërësisht." El-Ahzab 32-33

I Lartësuari në këtë ajet i ka ndaluar gratë e tëDërguarit të Tij, njëkohësisht nënat e besim-tarëve, gratë më të ndershme dhe më të pastra,që të llastohen me zë (për t'i provokuarmeshkujt) duke zbutur dhe zbukuruar zërin, nëmënyrë që të mos e shtyjë kjo atë që në zemrën etij ka sëmundje drejt amoralitetit duke menduarse ato me këtë zë miratojnë një gjë të tillë. I kaurdhëruar gjithashtu që të qëndrojnë në shtëpiduke mos dalë ashtu siç ishte zakon në injo-rancën e hershme (para Islamit), duke shfaqurbukurinë dhe pjesët e turpshme të trupit, sikoka, fytyra e zbukuruar, qafa, gjoksi, duart,këmbët dhe kështu me radhë, ngase kjo sjell çr-regullim dhe shkatërrim të madh dhe nxitje tëepshit të meshkujve drejt amoralitetit. Nëse Zotii Gjithëfuqishëm i paralajmëron nënat e besim-tarëve nga këto gjëra, duke qenë ato më të nder-shmet dhe më të pastrat, atëherë gratë e tjerakanë më shumë nevojë për këtë paralajmërimdhe ndalim ngase edhe frika për të rënë nëamoralitet është më e madhe. Për përfshirjen e tëgjitha grave në këtë dispozitë më së miri dësh-mon fjala e Allahut në këtë ajet: "Dhe faleni na-mazin, jepeni zekatin dhe respektojeni Allahun dhetë Dërguarin e Tij ."[20] El-Ahzab: 33. Këto urd-hëresa në këtë ajet janë për të gjitha gratë. Ajeti tjetër thotë: "…E nëse kërkoni prej tyre

(grave të të Dërguarit) ndonjë send, kërkojeni atëpas perdes sepse kjo është më pastër për zemrat tuajadhe të tyre." El-Ahzab: 53Në këtë ajet vërejmë shumë qartë obliguesh-mërinë e të mbuluarit të grave (nga meshkujt)dhe ruajtjen e pjesëve të turpshme ndaj tyre.Zoti i Lartë sqaron se mbulesa është më e pastërpër zemrat e burrave dhe të grave dhe më e sig-urt për mosrënien në amoralitet dhe shkaqet etij. Gjithashtu thotë: "O ti i Dërguar, thuajugrave të tua, bijave të tua dhe grave të besimtarëveqë të lëshojn mbulesën e tyre (të kokës)përreth trupitsepse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janërrugaçe) e të mos ofendohen. Allahu fal gabimet ekaluara, Ai është Mëshirues." El-Ahzab: 59

Veçoritë e mbulesës1- Mbulesa vjen nga turpiTurpi i femrës muslimane duhet ta shtyjë atë qëtë mbulojë trupin e saj dhe të mos e shfaqë përkëdo. I Dërguari i Zotit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Turpi dhe besimi janë dy gjëra të pan-dara, nëse njëra largohet, largohet edhe tjetra."[21]

Kush e ka të mbushur zemrën me besim, do tëketë ruajtje, turp dhe siguri.2- Mbulesa vjen nga dëlirësia Dëlirësia është nga cilësitë dhe frytet e besimit.Allahu Fuqiplotë thotë: "…kjo është më afër qëato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendo-hen…" El-Ahzab 59. Mbulesa është pra shpalljedhe shenjë e dëlirësisë dhe e pastërtisë së asaj që emban atë.3- Mbulesa vjen nga besimiBesimtarja patjetër duhet t'u përgjigjet dhe nën-shtrohet urdhrave të Zotit të saj, që thotë:"Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre,të ruajnë pjesët e turpshme (të trupit) të tyre, të moszbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të duk-shme, le të vënë shamitë mbi kraharorin e tyre dhetë mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç bur-

______________[20] Ajeti flet për femrat në përgjithësi e në veçanti për gratë e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, siç shihet në citimin e tij të mëhershëm nëpo të njëjtën faqe, ku ajeti është shkruar i plotë (sh.p.). [21] Sahihul Xhami', p.1/3200

Page 34: Revista Delirje & Edukim Nr.26

Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 130

rave të tyre, baballarëve të vet ose baballarëve tëburrave të vet, djemve të vet ose djemve të burravetë vet, vëllezërve të vet, apo djemve të vëllezërve tëvet, djemve të motrave të veta, ose grave të tyre (që upërmendën) dhe robëreshave të cilat i kanë nëpronësinë e tyre, ose shërbëtorëve nga meshkujt tëcilët nuk ndiejnë nevojë për femra, ose fëmijët qënuk kanë arritur pjekurinë për gra. Le të mos kër-casin me këmbët e tyre për të zbuluar fshehtësinënga stolitë e tyre. Pendohuni të gjithë te Allahu obesimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim!" En-Nur:31Mbulesa buron nga besimi sepse Zoti i thërret(në këtë ajet) gratë me zërin dhe thirrjen më tëlartë, që është thirrja e besimit. "O ti i Dërguar,thuaju grave të tua, bijave të tua dhe grave të bes-imtarëve, që të lëshojn mbulesën e tyre (të kokës)për-reth trupit …" [el-Ahzab: 59], ndërsa edhe këtuvërejmë se i thërret me thirrjen më të lartë dhemë të ngritur, duke i cilësuar me cilësinë e bes-imit.4- Mbulesa vjen nga xheloziaTë jesh xheloz për nderin dhe familjen është ngacilësitë e besimit. Atë që nuk ka xhelozi i Dër-guari i Zotit e ka cilësuar me shprehjen "ed-de-jjuth". I tillë është ai që s'e ka problem kush hyndhe kush del në familjen e tij. Aliu radijAllahuanhu në një rast pat thënë: "Kam dëgjuar qëgratë tuaja përzihen me të huajt (jobesimtarë)nëpër tregje. A nuk jeni xhelozë?! Nuk ka mirësite ai që nuk ka xhelozi (për familjen e tij)."5- Mbulesa vjen nga pastërtiaPastërtia e shpirtit dhe e trupit janë mburojë përfemrën muslimane. Allahu i Lartësuar thotë: "Ogratë e Pejgamberit, ju nuk jeni si asnjë grua tjetër,nëse keni kujdes dhe ruheni, andaj mos u llastoninë të folur e të lakmojë ai që në zemrën e tij ka së-mundje…" El-Ahzab: 32Gjithashtu thotë: "…E nëse kërkoni prej tyre

(grave të të Dërguarit) ndonjë send, kërkojeni atëpas perdes, sepse kjo është më pastër për zemrattuaja dhe të tyre." El-Ahzab: 53Allahu është Ai i Cili ka krijuar trupat dhe zem-rat tona dhe është më i Dituri për atë që i pas-tron ato. "A (thoni) se nuk di Ai që ka krijuar, kurdihet se Ai është më i Njohuri (për çdo gjë) dhe më iDituri?" El-Mulk: 146- Mbulesa vjen nga devotshmëria:Kujdesi dhe ruajtja (e kufijve të Zotit) e shndër-ron femrën muslimane në një person të sinqertëdhe të kujdesshëm, që e ka frikë Zotin dhedënimit të Tij dhe përpiqet të arrijë kënaqësinë eZotit, kështu që ajo kujdeset edhe për veshjen esaj në mënyrë që të jetë ashtu siç do Zoti, meveshjen e devocionit, emblema e besimtares.Allahu thotë: "…Dhe petku i devotshmërisë, aiështë më i miri." El-A'raf: 267- Mbulesa është mbrojtjeI Dërguari i Zotit sal-lAllahu alejhi ve sel-lemthotë: "Çdo femër që e heq petkun e saj në shtëpi tëhuaj, Allahu e largon nga ajo mbrojtjen e Tij."[22]

Mbulesa pra vjen nga turpi, dëlirësia, besimi, xh-elozia, pastërtia, devotshmëria dhe është mbro-jtje. Ajo femër që mban këtë veshje me këtoveçori është e domosdoshme të respektohet dhetë nderohet sepse kjo është ajo që respektonnjerëzoren dhe shpirtëroren, që është kulturë dheedukatë njerëzore, kurse lakuriqësia është pra-pambetje, përngjasim me kafshët dhe dalje jashtënatyrës dhe edukatës njerëzore.[23]

Havla Beshir AbidinBota e femrës muslimane

Përshtati: Mr. Selatin MEHANIAman / Jordani

______________[22] Sahihul Xhami', p.1/2708[23] Kam dëgjuar të thonë se mbulesa islame është prapambetje, ngecje dhe kthim në kohërat e lashta, në kohën e gurit, por asnjëherë në librat e his-torisë së njerëzimit s'kam lexuar që njerëzit në kohën e gurit janë veshur në tërësi apo kanë pasur mbulesë islame. Ata që na kthejnë në kohën e guritmë saktë janë pikërisht këta që thërrasin për zhveshje, lakuriqësi dhe liri të plotë të (mos)veshjes, vetëm se dallimi mes kohës së gurit dhe kohësmoderne është se në atë kohë nuk janë veshur në mungesë të veshjes, ndërsa sot kjo bëhet për shkak të mungesës së turpit dhe edukatës njerëzore(sh.p).

Page 35: Revista Delirje & Edukim Nr.26

31Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1

MMotër e nderuar dhe e respektuar, dëgjo fjalën më të mirë që është thënë për ty nga Allahudhe i Dërguari i Tij sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.

MË E MIRA QË ËSHTË THËNË PËR TY

MOTËRMe të vërtetë falënderimi i takon vetëm Allahut.Prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Paqja dhemëshira qoftë mbi të dashurin dhe të Dërguarin eTij, Muhamedin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, mbifamiljen e tij dhe mbi shokët e tij në përgjithësi. Për çdo motër që beson në Allahun dhe Ditën eFundit.Për çdo motër që dëshiron shpëtim dhe shpresonfitore dhe qetësim.Për çdo motër që ka përqafuar metodën ethjeshtësisë duke mos u mashtruar pas fjalëve tëbukura.Për çdo motër që do të dijë obligimet e të tjerëvendaj saj dhe të saj ndaj të tjerëve.Për çdo motër që ëndërron të arrijë nderin dhemoralin më të lartë, që të jetë edukuese dhe për-mirësuese e gjendjes.Kështu flet libri i Allahut, që thotë vetëm tëvërtetën, dhe Sunneti i të Dëguarit të Tij, që e

zbukuron atë të vërtetë me urtësi dhe butsi.Motër e nderuar dhe e respektuar, dëgjo fjalën mëtë mirë që është thënë për ty nga Allahu dhe iDërguari i Tij sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.

1Më i miri prej jush tek Allahu është më i devot-shmiAllahu në Kur’an thotë: "Më i devotshmi prej

jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumëAtij.” El Huxhurat: 13I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lemthotë: "Me të vërtetë gratë janë binjake të burrave.”

2Vepra dhe shpërblimeAllahu në Kur’an thotë: "Dhe Zoti iu përgjigj

lutjes së tyre: “Unë nuk do t’ia humb mundin askujtnga ju që ka bërë vepra, qoftë mashkull apo femër. Jujeni njëlloj (në shpërblim).” Alu Imran: 195

3Pronësia dhe fitimiAllahu në Kur'an ka thënë: "Meshkujt do të

kenë pjesë prej asaj që kanë punuar e po ashtu edhe

Page 36: Revista Delirje & Edukim Nr.26

Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 132

femrat do të kenë pjesë prej asaj që kanë punuar.Kërkoni prej Allahut nga mirësitë e Tij." En Nisa:32

4Pjesë nga trashëgimiaAllahu në Kur'an thotë: "Meshkujve u takon

pjesë nga ajo që ua kanë lënë prindërit dhe të afër-mit, por edhe femrave u takon pjesë nga ajo që uakanë lënë prindërit dhe të afërmit qoftë ajo pak aposhumë, si pjesë e caktuar dhe e detyruar." En Nisa: 7

5Të mbrojtura nga shpifjetAllahu në Kur'an thotë: "Vërtet, ata që përgojo-

jnë gratë e ndershme, zemërdëlira e besimtare, janë tëmallkuar në këtë botë dhe në tjetrën; për ata kadënim të madh." En Nur: 23

6E drejta për martesë Al-lahu në Kur'an thotë: "Dhe një prej shenjave të

Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja,që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jushdashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja,për njerëzit që mendojnë." Err Rrum: 21Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë:"Kjo botë është tregti dhe tregtia më e mirë është gru-aja e ndershme."[1]

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem kathënë: "Gruaja që ka bereqetin më të madh është ajoqë ka mehrin më të ulët."[2]

7Obligueshmëria e marrjes së pëlqimit nga femrapër martesën e sajMuhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka

thënë: "Nuk martohet e veja derisa të konsultohetdhe nuk martohet virgjëresha derisa të merretpëlqimi i saj." I thanë: "O i Dërguar i Allahut, e ciliështë pëlqimi i saj?" Tha: "Heshtja."[3]

8Mospengimi i femrës në martesëAllahu në Kur'an thotë: "Mos i pengoni ato që

të martohen përsëri me burrat e tyre, nëse merrenvesh me të mirë." El Bekare: 232Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë:"Nëse ju vjen dikush dhe ju kërkon martesë, jeni të

kënaqur me fenë e tij, me moralin e tij, atëherë mar-tojeni. Nëse nuk e bëni këtë, atëherë do të keni sprovatë shumta dhe do të përballeni me probleme tëshumta."[4]

9DrejtësiaAllahu në Kur'an thotë: "Nëse keni frikë se nuk

bëni drejtësi ndaj jetimeve, atëherë martohuni meato gra që ju pëlqejnë: me dy, me tri apo me katër; e,nëse frikësoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj tëgjithave njësoj, atëherë mjaftohuni me një grua oseme atë që e keni në pushtetin tuaj." En Nisa: 3Allahu në Kur'an thotë: "Ju nuk do të mund të sil-leni drejt midis grave tuaja, edhe sikur të dëshironi.Andaj, mos anoni krejtësisht vetëm nga njëra, duke elënë tjetrën si të varur." En Nisa: 129

10MbrojtjaAllahu në Kur'an thotë: "Sa u përket grave

që ju i druheni mosbindjes dhe sjelljes së keqe ngaana e tyre, këshillojini, (e, nëse kjo s’bën dobi) mos ipranoni në shtrat dhe (në fund) i rrihni ato(lehtas).Por, nëse ato ju binden, atëherë mos indëshkoni më." En Nisa: 34Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë:"Kush i ka dy gra dhe anon ka njëra më shumë, dovijë Ditën e Gjykimit me njërën pjesë të anuar."[5]

Më e mira që është thënë për ty motër"Darul Watan"

Përshtati: Unejs MURATI

______________[1] Transmeton Muslimi.[2] Transmetojnë Ahmedi dhe Hakimi.[3] Mutefekun alejhi.[4] Transmeton Tirmidhiu, Albani e ka bërë të mirë.[5] Transmetojnë Ahmedi, Ebu Davudi, Nisaiu. Albani e ka cilësuar të vërtetë.

Page 37: Revista Delirje & Edukim Nr.26

33Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1

FDijetarët janë njerëzit më të dashur për të tjerët dhe kjo është një nga shenjat e kësaj bote qëtregon se Allahu është i kënaqur me ta, ashtu siç thotë në Kur’anin Famëlartë: “Në të vërtetë,atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i Gjithëmëshirshmi do t’u dhurojë dashuri.” Merjem:96

JETA DHE VEPRA E

Falënderimi i takon vetëm Allahut tëLartësuar, i Cili në librin e Tij madhësh-tor ka thënë: “Allahu do t’i ngrejë nëshkallë të lartë ata midis jush që besojnëdhe që u është dhënë dija. Allahu di çdo gjëqë punoni.” El-Muxhadele: 11. Salavatetdhe selamet qofshin mbi të Dërguarintonë sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, mbifamiljen e tij të pastër, mbi shokët e tij tësinqertë dhe mbi të gjithë ata që pasuandhe e pasojnë rrugën e tij me mirësi derinë Ditën e Gjykimit. Pa dyshim se Al-lahu do t’i lartësojë në grada të larta ataqë besojnë dhe në veçanti ata që janëshkaktarë që besimtarët ta mësojnë fenëdhe besimin e tyre ashtu siç janë urd-hëruar. Sigurisht që meritën më të madhepër këtë e kanë dijetarët, përtëritësit e

Sunnetit të Profetit sal-lAllahu alejhi vesel-lem. Dijetarët janë njerëzit më tëdashur për të tjerët dhe kjo është një ngashenjat e kësaj bote që tregon se Allahuështë i kënaqur me ta, ashtu siç thotë nëKur’anin Famëlartë: “Në të vërtetë, atyreqë besojnë dhe bëjnë vepra të mira, iGjithëmëshirshmi do t’u dhurojë dashuri.”Merjem: 96 Ndër veprat më të dashurapër Allahun është mësimi dhe përhapja efesë së Tij. Profeti sal-lAllahu alejhi vesel-lem ka thënë: “Kur Allahu e do njënjeri, e thërret Xhibrilin dhe i thotë: -Unë edua filanin, duaje edhe ti. Dhe Xhibrili edo këtë njeri. Pastaj thërret në qiell dhethotë: -Allahu e do filanin, dojeni edhe ju.Dhe e duan atë banorët e qiellit. Pastajbëhet i pranuar në Tokë.”[1]

IMAM NEVEVIUT

______________[1] Transmetojnë Buhariu (3209) dhe Muslimi (2637).

Page 38: Revista Delirje & Edukim Nr.26

Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 134

Një nga këta dijetarë, i cili vuri në dis-pozicion tërë jetën e tij në shërbim tëkësaj feje dhe ishte shumë i pranuar ngatë tjerët, është edhe Imam Neveviu,All ahu e mëshiroftë. Kjo është arsyeja psenga të tjerët quhej Gjallërues i Fesë, edhepse ai e urrente një cilësim të tillë ngamodestia që kishte.Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë,lindi në muajin Muharrem të vitit 631hixhri në fshatin Neva, i cili gjendet nëSirinë e sotme. Prindërit e tij ishin musli-manë të mirë dhe të sinqertë në adhu ri -min e Allahut subhanehu ve teala. Si çdodijetar tjetër, edhe Neveviu, Allahu emëshiroftë, që në fëmijërinë e tij u dalluanga të tjerët. Interesimi i tij për fenë eAllahut lindi që nga fëmijëria e tij. Dije-tari i nderuar Jasin ibën Jusuf njëherëkaloi nga fshati ku jetonte Neveviu dhepa se fëmijët nuk e donin në lojërat etyre, prandaj ai largohej prej tyre dukeqarë dhe fillonte të lexonte Kur’an. Pasi epa këtë ngjarje, shkoi te babai i Neveviutdhe e këshilloi që ta angazhonte nëkërkimin e diturisë. Dhe babai i tijkështu veproi.Që në moshën dhjetëvjeçare filloimësimin e Kur’anit përmendësh dhe lex-imin e librave të fikhut në prezencën edisa dijetarëve në fshatin e tij.Në vitin 649h, i shoqëruar nga i ati,shkoi në qytetin e Damaskut në mënyrëqë të vazhdonte mësimet në njërën ngashkollat e atij qyteti, që quhej Darul-Ha-dith, e cila ishte ngjitur me xhaminë enjohur Mesxhid El-Emevij.Dy vjet më vonë, po nën shoqërimin e tëatit, mori rrugën për në haxh. Më pas ukthye në Damask duke vazhduar

kërkimin e diturisë dhe u thellua në tëderisa i kaloi të gjithë moshatarët dhe ubë shembull për të gjithë.Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë, qënga fillimi i kërkimit të diturisë kishtehequr dorë nga kënaqësitë e kësaj bote;hante pak dhe thjesht, vishej me rroba tëthjeshta e të lira, nuk ishte i martuar dheas që mendonte për një gjë të tillë, ngasedashuria dhe kënaqësia që gjente nëkërkimin e diturisë e bëri t'i harrojë kë-naqësitë e shumta të kësaj bote.Kjo e bëri Imam Neveviun të jetë shem-bull për të tjerët në dituri, frikë ndajAllahut dhe adhurim të Tij, në urdhërpër të mirë dhe ndalim nga e keqja, dukefilluar nga udhëheqësit e deri tek njerëzitmë të thjeshtë.Jeta e tij në kërkim të diturisë pas ven-dosjes në Damask mund të karakterizo-het nga tri gjëra. E para: Ishte i përpiktë dhe i zellshëm nëkërkimin e diturisë. Që herët ai kërkoidituri nga të gjitha disiplinat e fesë. Nëkërkimin e saj gjente kënaqësi dhe gëzimsi askund tjetër. Ai ishte i përpiktë nëlexim dhe në mësim përmendësh- kishtemësuar përmendësh librin Et-Tenbihvetëm për katër muaj e gjysmë. DijetariIbrahim ibën Ahmed el-Magribi e kishtebërë lexues të tij në ligjëratat që mbante.Po ashtu ishte mësimdhënës në shkollënDarul-Hadith el-Eshrefij-je dhe nëshkolla të tjera. E dyta: Ishte i palodhur në kërkimin editurisë. Nxënësi i tij, Alauddin ibën el-Attar, ka treguar se Imam Neveviu kishtendjekur edhe dymbëdhjetë ligjërata nëditë, që përfshinin të gjitha disiplinat që inevojiten një kërkuesi diturie. Ai mbante

Page 39: Revista Delirje & Edukim Nr.26

35Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1

përherë shënime që kishin të bënin meligjëratat.E treta: Shkroi libra që kur ishte tridhjetvjeç, saktësisht në vitin 660h. Allahu iLartësuar i dha begati në kohën e tij dheai shkroi libra të mëdhenj, saqë pothuajsenuk gjendet shtëpi muslimani që nuk eka një nga librat e tij, siç janë Rijadus-Salihin, Sherh Sahihul-Muslim dhe Er-bein En-Nevevij-je (dyzet hadithet eimam Neveviut). Pothuajse këta librajanë librat më të përhapur në botën is-lame si në gjuhën arabe edhe në gjuhë tëtjera. Dy prej tyre fatmirësisht janë përk-thyer edhe në gjuhën tonë.Dijetarët, Allahu i mëshiroftë, kanë thënëse ajo që ka bërë të përhapen kaq shumëlibrat e Imam Neveviut është sinqeriteti itij i pastër në shkrimin e tyre. E lusimAllahun që të na bëjë edhe ne të sinqertë!Disa nga librat e tij 1) Kitabul-Mexhmu’2) Sherh Sahihul-Muslim3) Rijadus-Salihin4) Erbein En-Nevevijje5) Et-Tibjan fi adabi Hameletil-Kur’an6) Tehdhibul-Esmai vel-Lugat7) Revdatut-Talibin ve umdetul-Muftin.Disa nga mësuesit e tij 1) Abdurr-Rrahman ibën Ibrahim ibënSiba’ El-Fezari2) Is’hak ibën Ahmed El-Magribij3) Ibrahim ibën Musa El-Makdisij thumeDimeshkij4) Ibrahim ibën Isa El-Muradij El-En-delusij thume Misrij thume Dimeshkij.5) El-Aziz ibën Muhamed ibën Abdul-Muhsin El-Ensarij El-Hamudij Esh-Shafi’ij6) Abdurr-Rrahman ibën ebi Umer

Muhamed ibën Ahmed ibën Kudame El-Makdisij.Disa nga nxënësit e tij1) El-Hafidh Xhemalud-Din El-Miz-zi2) Reshidud-Din El-Hanefij3) Ebul-Abbas Ahmed ibën Fereh El-Ish-bilij4) Bedrud-Din ibën Xhema’ah 5) Alaud-Din ibën El-Attar.Vdekja e tijImam Neveviu, Allahu e mëshiroftë, ukthye në vitin 676h në vendlindjen e tij,në fshatin Neva, ku u sëmur dhe vdiq më24 Rexheb të po atij viti. Edhe pse jeta etij ishte shumë e shkurtër, vetëm dyzet epesë vite, ai la pas një thesar të madh di-turie nga i cili përfitojnë muslimanët qënga vdekja e tij deri në ditët tona dhe dotë përfitojnë me lejen e Allahut edhe ataqë do të vijnë pas nesh, deri në ditën kurdo të ringjallemi. Nuk na mbetet tjetërvetëm se ta lusim Allahun e Lartësuar mecilësitë e Tij të Larta dhe me emrat e Tijtë bukur që ta mëshirojë Imam Neveviunme Mëshirën e Tij të pafund dhe të nabashkojë me të në xhennetet e Tij. Aiështë i Plotfuqishëm për çdo gjë.Lutja jonë e fundit është falënderimi itakon Allahut, Zotit të botëve.

Sabahudin SELIMI

Page 40: Revista Delirje & Edukim Nr.26

Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 136

DDua është kur njeriu lutet me zemër dhe ndien nevojë gjatë lutjes së tij për Allahun, si përtë mirat fetare edhe ato të dunjasë dhe për të gjitha çështjet e tjera, në mënyrë që zemra tëkthehet nga Allahu azze ve xhel-le. Njeriu duhet të tregohet i varfër, nevojtar dhe i përulur,i kthyer tek Allahu duke kërkuar strehim tek Ai.

DUAJA

Duaja është fjalë arabe që ka kuptim tëqartë dhe argumentim të mirëfilltë. Ështëinfinitiv i foljes dea-jeduu- dua’en, që kakuptim kërkimi apo lutjeje. Thuhet deahu- e ka lutur atë dhe ka kërkuar prej tij.Mund të themi se duaja sipas kuptimit lek-sikor apo etimologjik ka kuptimin ekërkimit.Përkufizimi më i mirë që mund t'i bëhetduasë në terminologjinë e sheriatit ështëpërkufizimi i shejhul Islam ibën Tejmijesrahimehullah, i cili thotë: "Duaja ështëkërkimi i asaj që i bën dobi thirrësit si dhekërkimi i zbulimit të asaj që mund t'i sjellëdëm atij apo pengimi i saj.”[1]

Medito për këtë përkufizim përmbledhës.Duaja është kërkim, lutje dhe kthim tek

Allahu ose kërkim i lidhur ngushtë me tëmirat, kërkim i tyre duke qenë i etur për todhe i kujdesshëm në arritjen e tyre apokërkim mbrojtjeje nga të ligat apo largim ityre para se të të godasë e keqja apo ngritjedhe largim i saj nëse të ka goditur. Ështëvërtetuar në hadith të vërtetë se Pejgamberisal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë:"Duaja të bën dobi në atë që ka zbritur (tëka goditur) dhe në atë që ende nuk kazbritur.”[2]

Duaja largon atë që ka zbritur, kurse atë qëende nuk ka zbritur e pengon. Është vërte-tuar prej Muhamedit sal-lAllahu alejhi vesel-lem se ka thënë: "Nuk e ndryshonkaderin (asgjë tjetër) përveç duasë.”[3]

Dihet se duaja është prej kaderit (përcak-

D H E R E A L I T E T I I S A J

______________[1] Mexhmuu el-Fetava ( 10/10), shiko Bedaiu el-Fevaid (3/835), botim i Daru alemu el-Fevaid.[2] Transmeton Hakimi (1/670) prej ibën Umerit, ndërsa Albani këtë hadith e ka cilësuar si të mirë në Sahihu el-Xhami (5721).[3] Transmetojnë Ahmedi (5/280) dhe ibën Maxheh (90), ndërsa dijetari i madh, Albani rahimehullah, e ka cilësuar këtë hadith si të mirë-hasen nëEs-Sahihah (154).

Page 41: Revista Delirje & Edukim Nr.26

37Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1

timit). Allahu subhanehu ve teala ka cak-tuar për robin ndonjë gjë që e godet atëapo ndonjë gjë tjetër që gati sa nuk e kagoditur, por ajo largohet ose pengohet medua. Pra, Allahu subhanehu ve teala e bënduanë shkak të largimit të së keqes ose tëpengimit të saj dhe për këtë mund të themise duaja është kërkim i të mirave prejAllahut si dhe pengim ose largim i të këqi-jave.Nëse mediton për duatë e transmetuaraprej Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, do të shohësh se një pjesë e tyre janëkërkim i dobive: "O Zot, na jep të mira nëkëtë dunja, dhe të mira në ahiret", "O Zot,ma përmirëso fenë time që është mbrojtje eçështjes sime…", "O Zoti im, më bëj muaprej atyre që Ti i ke udhëzuar…", "O Zotiim, kërkoj prej Teje çdo të mirë...", "O Zotiynë, na jep të mira në këtë dunja…", "OZoti im, më jep mua devotshmëri…" ekështu me radhë. Me këto lutje ai kërkontë mira, kërkon prej Allahut subhanehu veteala që të dhurojë dhe lehtësojë dobi, qof-shin ato fetare ose të dunjasë. Kjo pjesë eduasë ka të bëjë me tërheqjen e të mirave. Ndërsa pjesa tjetër ka të bëjë me dëmet,me pengimin e tyre para se të ndodhin oseme largimin e tyre nëse të kanë goditur.Në shumë prej lutjeve Pejgamberike gjejmëkëtë formë: "Na ruaj prej dënimit të xhe-hennemit...", "Zoti ynë, largoje prej neshdënimin e xhehennemit…", "O Zoti im, tëlutem me anë të kënaqësisë Sate të më mbroshnga zemërimi Yt…", "O Zoti im, kërkojmbrojtje te Ti nga pamundësia dhe përta-cia…", "O Zoti im, kërkoj mbrojtje te Tinga frika dhe koprracia…", "O Zoti im,kërkoj mbrojtjen Tënde nga mërzia dhe dësh-përimi…", "O Zoti im, kërkoj mbrojtjen

Tënde nga mundimi i njerëzve dhe fundosjanë borxhe", "O Zoti im, kërkoj mbrojtjenTënde nga morali i prishur, epshet dhe së-mundjet”, e kështu me radhë lutje të cilatpërmbajnë ose largim të të ligave osepengim të tyre.Kur Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem i sillnin ndonjë të sëmurë, ai thoshte:"O Allah! Zoti i njerëzve, na e largo sëmund-jen, shëro ngase Ti je që shëron, nuk kashërim tjetër përveç shërimit Tënd, shërim qëmund çdo sëmundje.”[4]

Kur Uthman ibën el Asi, që ankohej prejdhembjeve në trupin e tij, shkoi tek Pe-jgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ai itha: "Vendose dorën në vendin ku ndiendhembje dhe thuaj tri herë bismilah (në emërtë Allahut), pastaj thuaj shtatë herë: Kërkojmbrojtje tek Allahu dhe fuqia e Tij nga ekeqja e kësaj që po ndiej dhe ia kamfrikën."[5]

Ne kemi shumë nevojë për dua në çdoçështje dhe në çdo çast të jetës. Të miratnuk mund të arrihen vetëm se me ndih-mën e Allahut dhe pëlqimin e Tij, ashtu sinuk ka shpëtim dhe mbrojtje prej dëmeve,shkatërrimit dhe të ligave vetëm se memirësinë, ndihmën dhe mbrojtjen e Al-lahut xhel-le ve ala. Kjo është duaja, ky është realiteti i saj. Re-aliteti i duasë është të luturit e Allahut dhetë kërkuarit prej Tij që të tërheqim dobitëfetare të dunjasë dhe të ahiretit si dhe tëpengojmë të ligat ose t'i largojmë ato. Siç eshohim, në të gjitha rastet kemi nevojë përAllahun subhanehu ve teala.Medito vëlla i dashur për një çështje që kashumë rëndësi dhe është e lidhur ngushtëme duanë, e cila na sqaron dhe qartësonpozitën e lartë dhe të vlefshme që ka duaja

______________[4] Transmetojnë Buhariu (5743) dhe Muslimi (2191) nga Aishja radijallahu anha.[5] Transmetojnë Muslimi (2202), Ebu Daudi (3891) dhe Tirmidhiu (2080). Dhe thotë se hadithi është i mirë. Transmeton edhe Ibën Maxhe (3522).

Page 42: Revista Delirje & Edukim Nr.26

Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 138

në fe.Fillimi i duasë është që zemra të ndiejënevojën që ka për Allahun subhanehu veteala dhe varfërinë e plotë para Tij. Prejshkaqeve të pranimit të duasë është praniae zemrës, domethënë që duaja të bëhet mezemër dhe zemra e besimtarit të jetë ekthyer nga Allahu xhel-le ve ala, siç ka ard-hur në një hadith të vërtetë. Pejgamberisal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Luteni Allahun duke qenë të bindur nëpërgjigje[6] dhe dijeni se Allahu nuk i përgjigj -et duasë së asaj zemre që është e luhatur."[7][8]

Dua është kur njeriu lutet me zemër dhendien nevojë gjatë lutjes së tij për Allahun,si për të mirat fetare edhe ato të dunjasëdhe për të gjitha çështjet e tjera, në mënyrëqë zemra të kthehet nga Allahu azze vexhel-le. Njeriu duhet të tregohet i varfër,nevojtar dhe i përulur, i kthyer tek Allahuduke kërkuar strehim tek Ai.Kështu vërehet dallimi mes nevojtarit dhetë tjerëve. Allahu në Kur'an thotë: "A ështëAi që i përgjigjet nevojtarit (të mjerit) kur aie thërret, duke ia larguar të keqen..." En-Neml 62.Zemra e nevojtarit është e pranishme dhe epërqendruar plotësisht. Nevoja, përulja dhenënshtrimi i tij ndaj Allahut xhel-le ve alajanë shumë më të mëdha sesa të atij qëështë në gjendje të mirë, jeton në mirësi,dhunti dhe begati. Kur ky i fundit i lutetAllahut, ndoshta i lëviz buzët por zemra etij nuk është e pranishme. Ndërsa zemra enevojtarit është e përqendruar plotësisht nëlutjet e veta, në kërkesën dhe domosdosh-mërinë e tij për Allahun xhel-le ve ala sidhe në mendimin e mirë që ka për Al-lahun.Shpesh njeriu nuk është serioz në dua dhe

lutjet e tij janë të pakta, ose lutet por zemrae tij është e pakujdesshme dhe e zbrazur.Shumë të paktë janë ata robër të Allahut tëcilët edhe kur janë në lumturi, dhunti dhebegati, kthehen tek Allahu me një kthim tësinqertë në lutjet dhe kërkesat e tyre.Është transmetuar prej Pejgamberit sal-lAl-lahu alejhi ve sel-lem një hadith i vërtetë,ku ka thënë: "Kush dëshiron që Allahu t'ipërgjigjet në vështirësitë dhe brengat e tij,atëherë le t'i lutet Allahut shumë kur është nëgjendje të mirë."[9]

Kthehet nga Allahu kur është në begati dhegjendje të mirë materiale, kthehet nga Al-lahu dhe shton duatë, kërkimin e mbrojtjesdhe përuljen ndaj Tij, ndërsa zemra e tijështë e pranishme gjatë lutjes dhe kërkimit,jo si ata që luten me gjuhë dhe zemrën ekanë të zbrazur.Prej urtësive që mund të përmenden këtuështë ajo që transmeton Ibën ebi Dunja nëlibrin e tij En-Nijjetu ve el-Ihlas, ku thotë:"Umer ibën Abdulazizi kaloi pranë njënjeriu që kishte një gur të vogël në dorëdhe po luante me të e thoshte: "O Zot, mëmarto me hyritë e xhennetit!" Umer ibënAbdulazizi e dëgjoi dhe i tha: "Sa keq jeduke u lutur! Ah, sikur ta hidhje gurin dhetë ishe i sinqertë në duanë tënde!" Nëse ido me të vërtetë hyritë e xhennetit, bëj duasa më shumë dhe bëhu i sinqertë në to, qëzemra jote të mos jetë e zbrazur dhe epakujdesshme ndërkohë që lutesh megjuhë.Disa njerëz i ngrenë duart e tyre në dua,por shohin në të djathtë dhe në të majtë tëgjitha lëvizjet e të tjerëve, ndërsa zemrat etyre janë të zbrazura nga duaja.Më me rëndësi në kapitullin e duasë ështëprania e zemrës dhe kthimi i saj nga Allahu

______________[6] Allahu xhel-le ve ala do t'u përgjigjet lutjeve tuaja (sh.p.).[7] Nuk i përgjigjet duasë së atij që nuk është i vendosur në atë që kërkon apo që nuk e ka zemrën të pranishme kur lutet dhe është e zënë me diçkatjetër dhe jo me lutjen e tij. Shiko Tuhveti el-Ahvedhij (9/416-417).[8] Transmetojnë Hakimi në El-Mustedrek (1/493) dhe Tirmidhiu (3479), ndërsa Albani e ka cilësuar si të mirë në Sahihu el-Xhami (245).[9] Transmetojnë Tirmidhiu (3382), Hakimi në El-Mustedrek (1/544), ndërsa Albani e ka cilësuar si të mirë në Sahihu el-Xhami' (6290).

Page 43: Revista Delirje & Edukim Nr.26

39Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 1

subhanehu ve teala, mendimi i mirë përAllahun dhe bindja në përgjigje. E themikëtë sepse disa njerëz luten në formë prove,a po u përgjigjet Allahu apo jo. Tek ai nukzë vend fjala: "Lutjuni (kërkoni) Allahutduke qenë të bindur në përgjigje".Kur zemra e njeriut është e pranishme dhee kthyer nga Allahu xhel-le ve ala, i lutetKrijuesit dhe kërkon prej Tij të mirat edunjasë dhe të ahiretit. Këtu po sjellim njëshembull sa për sqarim. Prej lutjeve tëtransmetuara është edhe ajo që gjendet nëSahihun e Muslimit, ku Pejgamberi sal-lAl-lahu alejhi ve sel-lem thotë: ”Allahu im,ma përmirëso fenë time, që është mbrojtësee çështjes sime, ma përmirëso dunjanëtime, në të cilën jetoj, ma përmirësoahiretin tim, ku është kthimi im, bëj qëjeta ime të jetë shkak për shtimin e çdo tëmire dhe bëj që vdekja ime të jetë rehatiprej çdo të keqeje!”Kur i lutesh Allahut xhel-le ve ala, përshembull me këtë lutje të rëndësishme,duhet të ndjesh se ke shumë nevojë përpërmirësimin e fesë tënde, të dunjasë dhetë ahiretit tënd dhe se përmirësimi i tyreështë në dorën e Allahut xhel-le ve ala.Udhë zimi është në dorën e Allahut,përqendrimi (në fe) është në dorën e Al-lahut, ndihma është në dorën e Tij, për-mirësimi i dunjasë, fesë dhe ahiretit ështëgjithashtu në dorën e Tij, gjithçka qëndodh në këtë gjithësi, sepse nuk kangritje, ulje, nënçmim, privilegj, dhuratëapo privim prej saj vetëm se prej Allahuttebareke ve teala. Ai është Zoti i tëgjithave, kozmosi është i Tij, vepron në tësi do Ai subhanehu ve teala, çfarë dëshironAllahu bëhet e çfarë nuk dëshiron, nukmund të ndodhë. “Atë që Allahu ua dhuron

njerëzve nga mëshira e Tij, nuk ka kush qëmund ta pengojë, e atë që ai e ndal nuk kakush që mund ta lirojë pos Tij.” Fatir 2.E tërë çështja është në dorën e Allahut sub-hanehu ve teala, fillim e mbarim, Ai jepdhe ndalon, ul dhe ngre, i vdes dhe i ngjallkrijesat. Duhet të kesh bindje të thellë dhebesim të plotë në zemrën tënde se për-mirësimi i fesë dhe i dunjasë tënde është nëdorën e Tij, prandaj kthehu tek Allahuduke kërkuar strehim dhe duke kërkuarprej tij që ta përmirësojë fenë, dunjanë dheahiretin tënd.Fillo me fenë[10] ashtu siç filloi edhe i Dër-guari ynë sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.Përmirësimi i fesë, i dunjasë dhe i ahiretitështë në dorën e Allahut xhel-le ve ala. "OZoti im, bëj që jeta ime të jetë shkak përshtimin e çdo të mire dhe bëj që vdekja ime tëjetë rehati prej çdo të keqeje!”Medito për këtë çështje të fshehur parateje. A shtohet në jetën tënde ndonjë vit? Ashkruhen për ty ditë dhe muaj apo ajo qëka mbetur është shumë e paktë? Si dëshi-ron që të jetë çështja jote në ditët që do tëvijnë? Është çështje e fshehur dhe ti nuk di asgjëpër të, mirëpo ke nevojë për Allahun sub-hanehu ve teala për përmirësimin e gjend-jes tënde sot dhe në të ardhmen.Ngrije çështjen tënde tek Allahu tebarekave teala, kërko mbrojtje të plotë prej Tij,kërko prej Tij përmirësimin e fesë dheahiretit tënd duke u kthyer plotësisht ngaAi me përulje dhe kërkim të plotë prej Tij.Ky është realiteti i duasë në sheriatin islam.Lexues të nderuar!Duaja ka pozitë të lartë në sheriatin islamdhe ne kemi nevojë për të në çdo gjë: në

______________[10] Përmirësimi i fesë është parësor, kurse kujdesi ynë për fenë nuk do të thotë largim prej kujdesit për dunjanë. Në lutjet e tjera Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "O Zoti im, mos e bëj dunjanë kulmin e ambicieve tona, as arritjen e diturisë sonë për shkak të saj.” [Transmeton Tir-midhiu (3502) dhe ka thënë se hadithi është i mirë]. Nuk ka diçka të keqe t'i kushtosh rëndësi dunjasë, mirëpo nuk duhet bërë kulmi i ambicievetona dhe qëllim të diturisë sonë.

Page 44: Revista Delirje & Edukim Nr.26

Dëlirje&Edukim | Q E R S H O R 2 0 1 140

namaz, në haxh, në agjërim, në zekat, nëçështjet e dunjasë etj. Ja disa shembuj.Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem itha Muadh ibën Xhebelit: "O Muadh! Unëtë dua. Mos e lë në fund të çdo namazi pathënë: O Zoti im, më ndihmo të të përmende të falënderoj dhe më mundëso që të të adh -uroj sa më mirë!"[11]

Mediton këtu për një gjë shumë intere-sante. Pasi u fale dhe e përfundove na-mazin tënd, kush është ai që ta mundësoikëtë namaz? Kush është ai që ta lehtësoiardhjen deri në namaz? A nuk është Al-lahu? Sahabët në poezitë e tyre thoshin:Pasha Allahun! Sikur të mos të ishte Alla -hu, nuk kishim për t'u udhëzuar as për t'ufalur e as për të agjëruar.Sikur të mos ishte Allahu, ti nuk kishe përt'u falur, nuk kishe për të agjëruar, nukkishe për të lexuar Kur’an, nuk kishe për tëardhur në xhami. Kur të përfundosh na-mazin në fund të tij e lut Allahun, xhel-leve ala: ”O Zoti im, më ndihmo të të përmende të të falënderoj dhe ma mundëso që të të ad-huroj sa më mirë”.Kërko prej Allahut subhanehu ve teala qëtë të ndihmojë në kryerjen e adhurimeve samë mirë. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi vesel-lem në një hadith tjetër thotë: "Haxhiudhe ai që bën umre janë musafirë të Allahut,(Allahu) i thirri ata dhe iu përgjigjën thirrjessë Tij. E kur ata kërkuan prej Tij, atëherë Aiiu përgjigj atyre."[12]

Medito për nevojën e haxhiut për dua dhepozitën e duasë në haxh. Haxhiu e përsërittelbijen shumë herë kur shkon për nëMekë dhe gjatë kryerjes së ceremonive tëhaxhit duke u lutur dhe duke kërkuar

mbrojtje prej Allahut subhanehu ve teala.Medito për lutjen me të cilën i drejtoheshAllahut tebareke ve teala për të të udhëzuarnë rrugën e drejtë, një lutje e cila përsëritetshtatëmbëdhjetë herë në namazet farz, kurthua në suren el-Fatiha "na udhëzo nërrugën e drejtë". Shejhul Islam ibën Tejmije rahimehullahthotë: ”Duaja më e dobishme, më me vlerëdhe më me urtësi është duaja e sures el-Fatiha: "Udhëzona (përforcona) për nërrugën e drejtë! Në rrugën e atyre të cilëve ibegatove me të mira, jo në të atyre që kundërvetes tërhoqën hidhërimin, e as në të atyre qëe humbën veten!” El-Fatiha 6-7.Nëse Allahu e udhëzon njeriun në këtërrugë, ia mundëson atij nënshtrimin ndajTij dhe largimin prej mëkateve, nuk egodet atë ndonjë e keqe as në dunja e as nëahiret.”[13]

Kërko prej Allahut xhel-le ve ala që të tëudhëzojë për në rrugën e drejtë. Po të mosdëshironte Allahu të të ndihmonte, nuk dotë udhëzoheshe në këtë rrugë dhe papëlqimin dhe ndihmën e Allahut nuk do tëpërqendroheshe në këtë rrugë. "Allahu for-con ata që besuan në fjalën e fortë (të mire)në jetën e kësaj bote edhe në boten tjetër,ndërsa mizorët Allahu i bën të humbur. Al-lahu punon çka të dojë." Ibrahim: 27.

Fikhu ed-Dua’ëProf.dr. Abdurrezak ibën Abdul Muhsin el-Bedër

Përshtati: Bali SADIKUMedinë / Arabi Saudite

______________[11] Transmetojnë Ebu Daudi (1522) dhe Nesaiu (1303), ndërsa Albani e ka cilësuar si të vërtetë në Sahih Ebi Daud (1347).[12] Transmetojnë ibën Maxheh (2893) dhe ibën Hibbani (4613) dhe Taberaniu në El-Muxhemu el-Kebir (12/422) prej ibën Umerit radijAllahuanhuma. Dijetari Albani e ka cilësuar si të mirë në Es-Sahiha (1820).[13] Mexhmuu el-Fetava (14/320).