13
SHQIPERIA NE NATO Organizata e Traktatit te Atlantikut te Veriut

Shqiperia ne nato

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Shqiperia ne nato

SHQIPERIA NE NATO

Organizata e Traktatit te Atlantikut te Veriut

Page 2: Shqiperia ne nato

• Te kuptojme se cfare eshte Nato.

• Te mesojme se cfare ben NATO.• Te njihemi me menyren e

funksionimit te NATOS.• Te ndergjegjesohemi per rolin

qe luan NATO ne shoqeri.• Te vleresojme “ndihmen” qe jep

NATO .• Te njihemi me koston financiare

te NATO-s .

OBJEKTIVAT

Page 3: Shqiperia ne nato

• Ne shpesh nuk i kushtojmë rëndësi faktit se mund të ecim lirisht në një mjedis të sigurtë dhe të qëndrueshëm ekonomikisht. Siguria në të gjitha zonat e jetës së përditshme është çelësi i mirëqenies sonë.

ZBULONI NATON

MBROJTJA E NJEREZVE

Page 4: Shqiperia ne nato

• Meqenëse natyra e kërcënimeve ndryshon, ashtu duhet të ndryshojnë edhe metodat për ruajtjen e paqes. NATO po orienton edhe një herë aftësitë për mbrojtje në drejtim të kërcënimeve të sotme. Ajo po adapton forcat dhe po zhvillon përpjekje shumëkombëshe për të bërë negociata me terrorizmin, shtetet e falimentuara dhe kërcënimet e tjera të sigurisë,si armët e shkatërrimit në masë.

LUFTA NDAJ KERCENIMEVE TE REJA

Page 5: Shqiperia ne nato

• Vendoja e dialogut dhe kooperimi janë vendimtare, për marrëdhëniet për paqe dhe mirëkuptim të mëtejshëm ndërkombëtar. NATO-ja siguron një mundësi të vetme për vendet anëtare dhe partnere për t’u këshilluar në lidhje me problemet e sigurisë, për të krijuar besim dhe për një periudhë afatgjatë, ndihmon në parandalimin e konfliktit. Nëpërmjet bashkëpunimit praktik dhe iniciativave shumëpalëshe,vendet po vënë në jetë së bashku sfida të reja të sigurisë.

FORCIMI I PARTNERITET-EVE

Page 6: Shqiperia ne nato

• Dobitë e stabilitetit mund të gëzohen njëheri nga shumë palë. Është vendimtare që të stabilizohen rajonet ku tensionet kërcënojnë sigurinë. Ja pse NATO merr përsipër një rol aktiv në operacionet e administrimit të krizës, në bashkëpunim me organizatat e tjera ndërkombëtare.

NDERTIMI I PAQES DHE I STABILITETIT

Page 7: Shqiperia ne nato

VENDET ANETARE DHE PARTNERE

• Shqiperia, Belgjika,Bullgaria , Kanadaja, Kroacia , Rep. Ceke, Danimarke,Estonia, Franca , Gjermania, Greqia,Hungari, Islande , Itali , Letoni, Letuani, Luksmburg,Hollande, Norvegji, Poloni, Portugali, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja,Turqia, Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara,Armenia, Austria, Azerbaixhan,Bjellorusia, Bosnja-Hercegovina, Finlanda, Gjeorgjia, Irlanda,Kazakistani, Rep. e Kirkizise,Malta, Moldavia, Mali I Zi,Rusi, Suedi , Serbi , Zvicra,Taxhikistan, Maqedoni,Turkmenistan, Ukraina,Uzbekistani,Algjeri, Egjipt, Izrael, Jordani, Mauritania,Maroku , Tunizia,Bahrejn, Kuvajt,Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Page 8: Shqiperia ne nato

• Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut është një nga institucionet ndërkombëtare më të mëdha të botës. Ajo është një aleancë politike dhe ushtarake e cila mbledh së bashku 28 vende anëtare nga Europa dhe Amerika e Veriut. Këto vende mblidhen për t’u këshilluar dhe për të bashkëpunuar në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes. Për këtë, NATO siguron një lidhje unike në mes të këtyre dy kontinenteve për bashkëpunim politik dhe siguri.

CFARE ESHTE NATO ?

Page 9: Shqiperia ne nato

• NATO është e angazhuar për mbrojtjen e anëtarëve të saj, nëpërmjet mjeteve politike dhe ushtarake. Ajo inkurajon gjithashtu këshillimin dhe bashkëpunimin me vendet që nuk marrin pjesë në NATO në një shkallë të gjerë të fushave që kanë të bëjnë me sigurinë, si reforma e mbrojtjes dhe ruajtja e paqes. Nëpërmjet diskutimeve të saj dhe partneriteteve, NATO-ja kontribuon që të parandalojë konfliktet brenda dhe jashtë kufijve të vendeve anëtare. Ajo nxit vlerat demokratike dhe është e angazhuar për zgjidhjen në mënyrë paqësore të mosmarrëveshjeve. Në qoftë se përpjekjet diplomatike dështojnë, ajo ka kapacitetin ushtarak të nevojshëm për të ndërmarrë administrimin e krizës dhe operacionet për ruajtjen e paqes, vetëm ose në bashkëpunim me vendet e tjera dhe organizatat ndërkombëtare. NATO ka gjithashtu një dimension të tretë i cili qëndron në veprimtari në fushën e planifikimit të gjendjes së jashtëzakonëshme (emergjencës) civile, duke ndihmuar aleatët dhe partnerët për t’i bërë ballë katastrofave, ashtu si edhe për të nxitur bashkëpunimin në fushën e shkencës dhe të ambientit.

CFARE BEN NATO ?

Page 10: Shqiperia ne nato

• Çdo vend anëtar ka një delegacion të përhershëm në selinë politike qendrore të NATO-s në Bruksel. Ai është i kryesuar nga një ambasador i cili përfaqëson qeverinë e tij në konsultimet e Aleancës dhe në procesin e marrjes së vendimeve. Këshilli i Atlantikut të Veriut është organizmi më i rëndësishëm për marrjen e vendimeve politike brenda Organizatës. Ai takohet në nivele të ndryshme dhe kryesohet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s i cili ndihmon anëtarët që të arrijnë marrëveshjet sipas çështjeve kryesore. Të gjitha vendimet brenda secilit nga komitetet e NATO-s bëhen nëpërmjet konsensusit. Pra një “vendim i NATO-s” është shprehja e vullnetit të përgjithshëm të të gjithë vendeve anëtare. NATO ka shumë pak forca të përhershme, të vetat. Kur vendoset të bëhet një operacion nga Këshilli I Atlantikut të Veriut, anëtarët japin kontributin e tyre në forca mbi bazë vullnetare. Këto forca kthehen në vendet e tyre menjëherë sapo përfundohet misioni. Ky është roli i strukturës së komandës ushtarake, të bashkërendisë dhe të drejtojë këto operacione. Kjo strukturë gjendet në selinë qendrore dhe në bazat e vendosura në vendet e ndryshme anëtare. Aktivitetet e përditshme të NATO-s, strukturat civile dhe ushtarake dhe programet e investimit për sigurinë, financohen nëpërmjet buxheteve të përbashkëta, për të cilat qeveritë anëtare kontribuojnë në pajtim me një formulë shpenzimesh të vendosur bashkërisht.

SI FUNKSIONON NATO ?

Page 11: Shqiperia ne nato

• Anëtarësimi i shumëpritur i Shqipërisë në NATO, veç përfitimeve në fushën politike, nxjerr në pah edhe disa kosto jo të vogla, sidomos për buxhetin. Për të përmbushur kriteret e anëtarësimit në NATO, Qeveria shqiptare është detyruar që në 4 vjet të rrisë me mbi dy herë shpenzimet për sektorin e mbrojtjes, nga 11.5 miliardë lekë që ishin në vitin 2005, në 25.3 miliardë në buxhetin e 2009. Para që kanë shkuar për pagat e ushtarakëve, blerje mallrash dhe shërbimesh, si dhe investime për të modernizuar infrastrukturën ushtarake. Të dhënat zyrtare tregojnë se shpenzimet për ushtrinë po shndërrohen në një nga zërat më me peshë të buxhetit, duke marrë çdo vit rreth 2 për qind të produktit të brendshëm. Fatura pritet të jetë e lartë edhe për dhjetëvjeçarin e ardhshëm. Një studim I institutit për konsultime ekonomike dhe juridike ka llogaritur se deri në vitin 2020 Shqipërisë do i duhet të investojë në total edhe mbi 3 miliardë euro të tjera për sektorin e mbrojtjes, shifër që përbën gati 37 për qind të PBB-së aktuale të vendit. Shqetësimi më i madh në rastin e Shqipërisë, sipas disa ekspertëve, ka të bëjë me peshën e madhe që zënë shpenzimet e detyruara për mbrojtjen ndaj të ardhurave që mbledh qeveria në buxhet për shkak të evazionit të lartë fiskal. Për vitin 2010 shpenzimet për mbrojtjen do të marrin rreth 7.5 për qind të totalit të të ardhurave, një barrë jo e vogël për një vend, i cili ka nevoja emergjente për investime edhe në sektorë të tjerë kyç, si infrastruktura apo dhe shëndetësia e arsimi. Në fund të fundit edhe ngjarjet historike kanë kosto.

KOSTOJA FINANCIARE E NATOS

Page 12: Shqiperia ne nato

• Ne perfundim te ceshtjes shfaqem me qendrimin tim pro NATOS. Eshte simbol I demokracise dhe eshte ne funksion te demokracise dhe popullit shqiptar. NATO eshte forca ose e thene me mire partneri me I mire ne situata te veshtira. Sigurisht qe shumica e shqiptareve bazohen vetem mbi perfitimet qe do te marrin nga kjo organizate,(perfitime te cilat nuk po I shohin ne horizont). Problemi qendron ne ceshtjen e sensibilizimit sepse jam shume I sigurte se ne qofte se shqiptaret do ti njihnin me mire perfitimet qe vine nga NATO , do ta perkrahnin me shume ate.

OPINIONI IM

Page 13: Shqiperia ne nato

• LENDA : HISTORI• PUNOI : DEMIR MYRTOLLARI• KLASA : XII – 2

• Bibliografia : • INFORMACIONI ESHTE MARRE

NGA LIBRA SENSIBILIZUES TE NATOS DHE NGA FAQE TE NDRYSHME NE INTERNET.

SHQIPERIA NE NATO