18

Të gjithë Oficerëve të Sigurimit - institutigap.org · Projektligji mbi Qeverinë i afrohet fazës përfundimtare Këtë vit do të fillojë vendosja e regjistruesve fiskalë

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Projektligji mbi Qeverinë i afrohet fazës përfundimtare

Këtë vit do të fillojë vendosja e regjistruesve fiskalë të parave të gatshme

Ndahen 150.000 Euro për festimin e përvjetorit të parë të pavarësisë

PTK-ja ia mësyn tregut të Shqipërisë

Ministra e Punëve të Jashtme kërkon ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurim Publik

Ndahen 360.000 Euro për qiratë e të zhvendosurve nga veriu i Mitrovicës

Demarkacioni i kufirit me Maqedoninë buxhetit të Kosovës i kushton 625.832 Euro

Qeveria nxjerr Udhëzimin Administrativ për mënyrën e përfaqësimit të komunave në Bordet e drejtorëve të

ndërmarrjeve publike

Qeveria i ndan 343.510 Euro për rregullimin e protezave të invalidëve të luftës së UÇK-së

Qeveria ul kompensimet e anëtarëve të Bordeve të ndërmarrjeve publike

Të gjithë Oficerëve të Sigurimit në kuadër të Policisë së Kosovës u ndërrohet statusi në Zyrtarë Policorë

Miratohet Plani i punës së Qeverisë për vitin 2009

Ku janë vendimet e janarit nga numri i kaluar i GAP Monitorit?

Ky është numri i dytë i Monitorit të Vendimeve të Qeverisë së Kosovës. Ky numër përmban informacione dhe analiza për 13 vendimet e Qeverisë së Kosovës, të marra gjatë katër mbledhjeve të muajit shkurt. Ky muaj ka qenë muaji kur edhe është kremtuar njëvjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Për kremtimin e kësaj dite, Qeveria e Kosovës gjatë muajit shkurt ka marrë 2 vendime ku ka formuar Komisionin për organizimin e kremtes dhe ka ndarë 150.000 Euro për këtë qëllim. Për marrjen e këtyre dy vendimeve, Qeveria është takuar tri ditë para 17 shkurtit 2009, që ka qëlluar të jetë e shtune, ditë pushimi.

Përveç që gjatë muajit shkurt Qeveria është kujdesur për kremtimin e Ditës së Pavarësisë, Qeveria ka marrë edhe 11 vendime tjera, mbi të cilat do të mund të lexoni më gjerësisht në këtë numër të GAP Monitorit. Megjithatë, në vend se të merremi kryekëput me vendimet e muajit shkurt, ne gjithashtu i kemi lëshuar një sy realizimit të vendimeve të janarit, për të cilat kemi shkruar në numrin e parë të GAP Monitorit.

Për më shumë, ne gjithashtu do të shohim se cilat vendime nuk shqyrtohen fare nga Qeveria, përkundër faktit që parashihen në planet dhe strategjitë qeveritare. Sa për ilustrim, sipas Strategjisë Legjislative të Qeverisë për vitin 2009, gjatë muajit shkurt Qeveria parashihej të miratonte 12 projektligje, por në shkurt nuk është miratuar asnjë projektligj në Qeveri.

Si gjithmonë, ju dëshirojmë lexim të këndshëm dhe ju ftojmë të na shkruani nëse keni ndonjë kritikë apo koment të përgjithshëm mbi GAP Monitorin në [email protected].

Mirë se ju gjejmë përsëri!

gap monitorshkurt 2009

Përmbajtja3

4

5

5

6

6

7

8

9

9

10

15

10

gap monitorshkurt 2009

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e saj të 54, të mbajtur më 13 shkurt 2009, me vendimin 03/54 themeloi grupin punues qeveritar për harmonizimin e qëndrimeve dhe finalizimin e Projektligjit mbi Qeverinë. Grupi Punues do të përbehet nga Zëvendëskryeministri Ramë Manaj, i cili do ta kryesojë grupin, kurse anëtarë do të jenë ministrat Arsim Bajrami (MSHP), Nekibe Kelmendi (MD), Ahmet Shala (MEF) dhe Sadri Ferati (MAPL). Projektligji mbi Qeverinë ka kaluar të gjitha fazat dhe është i gatshëm për shqyrtim nga Qeveria që nga dhjetori 2008. Vendimi 03/54 nuk jep ndonjë afat kohor se deri në çfarë date duhet që Grupi Punues ta përmbyllë punën e tij dhe ta dorëzojë projektligjin për miratim në Qeveri dhe procedim të mëtejshëm në Kuvend.

Që nga themelimi i Institucioneve të Përkohshme Vetëqeverisëse (IPVQ-ve) më 2001, ekzekutivi i vendit ka funksionuar fillimisht në bazë të Kornizës Kushtetuese dhe Rregullores së UNMIK-ut nr.2001/19 mbi degën e ekzekutivit të IPVQ-ve (e cila ka qenë e ndryshuar tetë herë). Me miratimin e ligjit të ri, Qeveria e Kosovës për herë të parë do të ketë një ligj, i cili përcakton punën, përbërjen, aktivitetet, përgjegjësitë dhe kompetencat e degës ekzekutive.

Sipas Projektligjit mbi Qeverinë,

i cili ende ndodhet në shqyrtim në Grupin Punues të Qeverisë, parashihet që në të ardhmen Qeveria të ristrukturohet. Sipas një raporti të projektit të Rishikimit Funksional dhe Organizimit Institucional të Ministrive

(FRIDOM) që mban titullin “Rishikimi i gjithë Qeverisë”, thuhet se Kosova aktualisht ka më shumë ministri sesa shtetet e tjera të vogla të BE-së, gjë që ndikon negativisht në kosto dhe koordinim të brendshëm. Andaj, në këtë raport rekomandohet që Qeveria e Kosovës të ulë numrin e ministrive duke emëruar ministra pa portofol.

Ky rekomandim i bërë nga FRIDOM është marrë parasysh gjatë hartimit të Projektligjit mbi Qeverinë. Ne e kemi siguruar një

kopje të këtij projektligji dhe në të parashihet që të emërohen edhe ministra pa portofol. Ministrat pa portofol i emëron dhe shkarkon Kryeministri, pa pasur nevojë të kërkojë leje nga Kuvendi i Kosovës. Zëvendësministrat, sipas ligjit të ri, do të emërohen vetëm në ato ministri që mbulojnë fusha të gjera të aktiviteteve dhe ministri duhet të jetë i përfshirë në rastin e përzgjedhjes së zëvendësministrit në ministrinë që ai drejton. Anëtarëve të Qeverisë nuk u lejohet që të mbajnë asnjë marrëdhënie tjetër pune publike ose private me orar të plotë. Qeveria në mbledhjet e veta do të vendosë për propozime për akte primare ligjore, për akte nënligjore, për politika/vendime dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Mbledhjet e Qeverisë të thirra nga Kryeministri apo i autorizuari prej tij kanë kuorum nëse në mbledhje marrin pjesë shumica e ministrave të Qeverisë, kurse vendimet merren me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm. Sipas kësaj rregulle, nëse marrim përbërjen aktuale të Qeverisë prej 17 ministrave, Kryeministrit dhe dy zëvendëskryeministrave, del se për të pasur kuorum të pranishëm në mbledhje duhet të jenë së paku 10 anëtarë. Në anën tjetër, për të marrë vendim mjafton që 5 prej të

Me miratimin e këtij projektligji, Qeveria

e Kosovës do të ketë më pak ministra dhe

zëvendësministra; do të ketë ministra pa portofol dhe më pak këshilltarë

politikë. Mirëpo, vështirë se këto ndryshime do të aplikohen në këtë

mandat.

3

Projektligji mbi Qeverinë i afrohet fazës përfundimtare

gap monitorshkurt2009

Në bazë të kërkesës së Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave (MEF), në mbledhjen e 56 të Qeverisë së Kosovës, u mor Vendimi 02/56 me të cilin autorizohet kjo ministri, që deri më 1 korrik 2009 të fillojë vendosjen e regjistruesve fiskal; të parave të gatshme (kesh). Ky vendim bazohet në nenin 12,6 të Ligjit 03/L-071 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi administratën tatimore dhe procedurat, ku thuhet: “ATK mund

të kërkojë që të gjitha furnizimet e bëra nga të gjithë apo lloj i caktuar i personave të tatueshëm të regjistrohen në mënyra elektronike dhe mund të vendosë specifikime për llojet e makinave elektronike, që do të përdoren për regjistrimin e tillë. Në rast të furnizimeve të bëra nga persona të caktuar të tatueshëm

duke përfshirë transaksionet, të cilat nuk janë regjistruar në mënyra elektronike, ATK mund të kërkojë që personat e tillë të tatueshëm të lëshojnë kuponë në mënyrën e parashkruar nga ATK-ja.”

Sipas nenit të lartpërmendur, Ligji e lë mundësinë e hapur që në të ardhmen të aplikohet një politikë e tillë. Andaj me këtë vendim, Qeveria vendos ta zbatojë këtë nen të Ligjit për administratën tatimore

dhe procedurat. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet MEF-i, që ka për detyrë ta nxjerrë një udhëzim administrativ deri më 1 qershor 2009, i cili do t’i përcaktojë ndërmarrjet afariste që obligohen t’i vendosin regjistruesit fiskalë; datën kur këto biznese duhet të fillojnë aplikimin e regjistruesve fiskalë;

specifikimet teknike, duke përfshirë edhe atë se sa gjatë duhet të funksionojë një regjistrues fiskalë pa rrymë; procedurat që duhet ndjekur në rast se humbin të dhënat për shkak të ndërprerjes së gjatë të rrymës apo në rrethana të jashtëzakonshme; specifikimet për memorien fiskale në të cilën do të kenë qasje vetëm personat kompetentë nga ATK-ja etj.

Siç shihet edhe nga kriteret e cekura më sipër, një nga problemet më të mëdha, që mund ta minojë këtë projekt është mungesa e energjisë elektrike. Kosova është vendi i vetëm në Evropë që ende nuk ka filluar instalimin e regjistruesve fiskalë. Zbatimi i këtij vendimi të Qeverisë do të ndikonte në arkëtimin më të madh dhe më të lehtë të tatimeve nga bizneset dhe do të zvogëlonte dëmet e shkaktuara nga ekonomia e zezë.

4

pranishmëve të votojnë për dhe për këtë të votojë edhe Kryeministri, që në raste të votës së barabartë, vota e tij llogaritet dy herë. Sipas projektligjit, Qeveria themelon trupa punuese të përhershme dhe të përkohshme dhe këta trupa mund të jenë komitete, komisione, grupe punuese, këshilla të ekspertëve dhe organe të tjera.

Sipas Rregullores së UNMIK-ut 2005/15, e cila e ndryshon dhe plotëson Rregulloren e UNMIK-ut 2001/19 për degën e ekzekutivit, parashihej që Kryeministri të emërojë deri në 12 këshilltarë politikë, kurse ministrat deri në 6 sosh. Disa nga ministritë e kanë tejkaluar numrin prej 6 këshilltarësh politikë (shih

tabelën). Aktualisht, Qeveria e Kosovës i ka të angazhuar gjithsej 126 këshilltarë politikë. Projektligji i ri përcakton se Kryeministri mund të emërojë deri në 5 këshilltarë politikë, zëvendëskryeministrat deri në 3, ministrat nga 2 deri në 4, kurse ministrat pa portofol jo më shumë se 2. Numri i saktë i këshilltarëve politikë përcaktohet nga Qeveria për çdo ministri. Në afat prej tre muajsh nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Qeveria do ta nxjerr Rregulloren e re të punës së Qeverisë, kurse në afat prej 6 muajsh do të nxjerrë aktet nënligjore që parashihen me këtë ligj. Projektligji mbi Qeverinë nuk e shfuqizon në tërësi rregulloren e UNMIK-ut 2001/19 për degën e

ekzekutivit të IPVQ-ve, mirëpo ligji do të mbisundojë këtë rregullore dhe do të përdorë edhe më tutje shtojcat e kësaj rregulloreje deri në nxjerrjen e Rregullores për Organizimin dhe Strukturimin e Qeverisë.

Nëse Projektligji mbi Qeverinë aprovohet në Kuvend, dhe nëse merren parasysh propozimet e projektit FRIDOM, Qeveria duhet ndër tjerash edhe ta zvogëlojë numrin e ministrive; të largojë disa zëvendësministra nga ministritë që nuk mbulojnë një fushë të gjerë aktivitetesh, siç është Ministra për FSK apo MAPL-ja; të largojë disa këshilltarë; si dhe të emërojë ministra pa portofol.

Këtë vit do të fillojë vendosja e regjistruesve fiskalë të parave të gatshme

Vendosja e regjistruesve fiskal do të bëhet në mënyrë graduale dhe selektive. Regjistruesit fiskalë

do të vendosen duke filluar nga 1 korriku 2009

Në mbledhjen e mbajtur më 14 shkurt 2009, tre ditë para përvjetorit të parë të pavarësisë së Republikës së Kosovës, Qeveria diskutoi vetëm për organizimin e kremtimit të festës së pavarësisë. Në këtë mbledhje u morën dy vendime: Vendimi 01/55 për themelimin e Komisionit Qeveritar për organizimin e kremtimit të Festës së Pavarësisë dhe Vendimi 02/55 për ndarjen e 150.000 € për kremtimin e kësaj feste. Komisioni Qeveritar përbëhet prej dy zëvendëskryeministrave dhe tre ministrave (Ahmet Shala, Enver Hoxhaj dhe Valton Beqiri); kurse mjetet janë ndarë nga “rezervat e paparashikuara të Qeverisë” dhe i transferohen Zyrës së Kryeministrit. Organizimi është udhëhequr nga

Zyra e Kryeministrit dhe protokolli i shtetit.

Sipas programit të prezantuar në mbledhjen e Qeverisë më 17 shkurt 2009, do të ndiqet kjo vijë e programit: në ora 11.00 do të mbahet

mbledhja solemne e Kuvendit të Kosovës, ku qytetarëve do t’i adresohen Presidenti, Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit. Në orën 12.00 nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme do të marshojnë

nëpër rrugët e të gjitha qyteteve me moton “Ecja për Pavarësi”, për të cilin qëllim janë ndarë mijëra pelerina me flamur të Kosovës. Në orën 18.00 do të mbahet koncerti i Filarmonisë së Kosovës, kurse në orën 21.00 koncert argëtues në ambient të hapur në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë. Mbyllja e programit do të bëhet me shkrepjen e fishekzjarrëve.

Ashtu siç është paraparë më këtë plan ka rrjedhur edhe organizimi ditën e 17 shkurtit 2009. Qeveria ende nuk ka ofruar një raport financiar për mënyrën e shpenzimeve të 150.000 Euro dhe ka premtuar se këtë ta bëjë në fund të prillit 2009.

gap monitorshkurt 2009

5

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 18 shkurt, e ka mbështetur kërkesën e Bordit të Post-Telekomit të Kosovës për të konkurruar për licencën e operatorit të katërt të telefonisë mobile në Shqipëri. Kjo kërkesë ishte mbështetur nga Grupi Ndërministror për Ndërmarrje Publike, që funksion pranë Ministrisë për Ekonomi dhe Financa.

PTK-ja bashkë me një grup afaristësh nga Shqipëria kishte përgatitur aplikacionin e saj për këtë licencë. Kompania që ka aplikuar për licencë quhet ACI. Është e regjistruar në Shqipëri dhe ka aktivitet afarist me pronar Petraq Shomon Kompanitë e këtij grupi investitorësh janë: PTK, Infosoft System, UNION GRUP, Albanian Drink Distribution, ACI Engineering dhe Samir Mane. Për aplikim grupi

ka ndarë 7,2 milionë Euro.PTK-ja e kishte arsyetuar

vendimin me vlerësimin që me këtë pjesëmarrje ajo e rritë vlerën e kompanisë, duke siguruar shtrirje regjionale, rritje të reputacionit dhe zhvillim strategjik për të arritur statusin e kompanisë udhëheqëse në regjion. Ndërkohë, ajo do të mbante 30 për qind të të ardhurave nga fitimet nëse fitohet licenca.

PTK-ja ia mësyn tregut të Shqipërisë

Ndahen 150.000 Euro për festimin e përvjetorit të parë të pavarësisë

Qeveria ende nuk e ka bërë publike

mënyrën e shpenzimit të 150.000 Euro

Vendimi 06/56 për ndarjen e shumës prej 360.000 Euro për banorët e zhvendosur të pjesës veriore të Mitrovicës, është vendimi i tretë me radhë i Qeverisë që merret brenda këtyre dy muajve të parë të 2009 për nevojat e banorëve të veriut të Mitrovicës. Gjatë muajit janar janë marrë dy vendime, secili në vlerë prej 100.000 Euro: për renovimin e shtëpive në lagjen “Kroi i Vitakut” dhe për renovimin e dëmeve të shkaktuara nga dhuna në pjesën veriore të Mitrovicës. Të tri vendimet së bashku kapin një vlerë prej 560.000 Euro.

Përmes Vendimit 06/56, Qeveria ka vendosur t’u paguajë qiranë të zhvendosurve nga pjesa veriore, të cilët nga frika dhe presioni janë detyruar t’i lëshojnë shtëpitë e tyre në veri të Mitrovicës dhe janë vendosur në jug apo në pjesë të tjera të Kosovës. Pagesa e qirasë

do të bëhet për 12 muaj të vitit 2009, me nga 100 € për familje. Mjetet për këtë qëllim merren nga “shpenzimet e paparashikuara” dhe transferohen për administrim nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës, komunë kjo e obliguar ta zbatojë këtë vendim.

Sipas përllogaritjeve del se me këto mjete mund të bëhet pagesa e qirasë për 300 familje. Kurse sipas Halit Beranit, Kryetar i KMDLNJ-së për Mitrovicë, nga veriu i Mitrovicës janë të zhvendosura 1564 familje, kurse mjetet e ndara nga Qeveria del se mund të shërbejnë vetëm për 19% të familjeve të zhvendosura.

Sipas zyrtarëve përgjegjës në Komunën e Mitrovicës, ndarja e mjeteve dhe përzgjedhja e familjeve do të bëhet në bazë të konkursit, i cili

pritet të shpallet së shpejti nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës. Në konkurs do të përcaktohen edhe kriteret e përzgjedhjes së familjeve përfituese dhe dëshmitë që duhet t’i paraqesin ata. Përparësi

do të kenë familjet me kushte më të rënda ekonomike. Zbatimi i këtij vendimi me siguri që do të shkaktojë probleme dhe pakënaqësi tek familjet, të cilat nuk do të mund të përfitojnë nga ky vendim.

1564 familje janë të zhvendosura nga veriu i Mitrovicës, kurse 360.000 Euro të ndara do të

mund t’i mbulojnë qiratë për vetëm 300 familje

gap monitorshkurt 2009

Ndahen 360.000 Euro për qiratë e të zhvendosurve nga veriu i Mitrovicës, por nuk do të përfitojnë të gjithë

6

Me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ), Qeveria e Kosovës përmes Vendimit 02/54 vendos që në Strategjinë Legjislative të Qeverisë për vitin 2009 të inkorporohet edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit

për prokurimin publik. Për zbatimin e këtij vendimi obligohet Zyra për Shërbimet e Ndihmës Juridike në kuadër të ZKM-së. Vendimi nuk përcakton afat kohor se kur ky projektligj do të arrijë në Qeveri për aprovim dhe procedim në Kuvend. Sipas përfaqësuesve të MPJ-së,

pasi që janë vërejtur probleme me zbatimin e Ligjit aktual për Prokurorim Publik dhe pasi që kur ky ligj është miratuar më 2003, nuk janë paraparë furnizimet dhe blerjet jashtë vendit. Si rezultat, MPJ-ja ka kërkuar ndryshimin e Ligjit sa i

përket këtyre çështjeve: blerjes së zyrave për ambasada; rregullimin e marrjes me qira të banesave dhe objekteve që do të shërbejnë për përfaqësi diplomatike dhe konsullore; furnizimin ma material të ndryshëm për funksionimin e këtyre përfaqësive etj.

Deri më tani, dhjetë misionet diplomatike jashtë vendit, nuk kanë mundur ta zbatojnë me përpikëri Ligjin për prokurimin publik, pasi që nuk ka qenë e mundur të përdoren formularët e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik. Për marrjen me qira të objekteve aktuale të dhjetë përfaqësive diplomatike, sipas MPJ-së, është gjetur një zgjidhje duke ju përshtatur ligjeve të vendeve ku kanë operuar këto misione. Mirëpo, për shkak të problemeve me Ligjin, zyrat e marra me qira nuk kanë mundur të pajisen me inventar të nevojshëm dhe janë jo funksionale.

Zyra për Shërbimet e Ndihmës Juridike pranë kryeministrin thotë se pasi që MPJ nuk ka përcaktuar afat kohor për projektligjin, atëherë si datë e fundit për përgatitjen e këtij projektligji mbetet dhjetori i 2009.

Ministra e Punëve të Jashtme kërkon ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurim Publik

Ligji aktual i Prokurimit Publik nuk mund të përdoret për blerjet e pronave për ambasada, pagesën e qirasë apo blerje të ngjashme. MPJ gjatë blerjeve nuk ka mundur që ta përdorë këtë ligj deri më tani.

Sipas Propozimit gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës (“Pakoja e Ahtisaarit”), Qeveria e Kosovës është e obliguar që në marrëveshje me Maqedoninë ta zgjidhë problemin e kufirit në mes këtyre dy shteteve. Kontesti rreth 2.500 hektarëve në kufi me Maqedoninë ekziston që nga viti 2001, kur Maqedonia nënshkroi marrëveshjen me Serbinë mbi këtë tokë, pa praninë e Kosovës. 150 km të vijës kufitare të Kosovës me Maqedoninë kanë mbetur të pa shënjuara që nga viti 1991, kur ish RSFJ e Maqedonisë fitoi pavarësinë.

Komisioni qeveritar për demarkacion të kufirit në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë është formuar më 27 mars 2008, me Vendimin e Qeverisë 06/13. Kryetar i Komisionit është zgjedhur Bekim Qollaku, kurse anëtarë

janë Xhafer Tahiri, Behar Selimi, Murat Meha dhe Asllan Pushka. Në prill 2008, nënshkruhet marrëveshja me Republikën e Maqedonisë për demarkacion të kufirit. Në mbledhjen e 25 të Qeverisë, të mbajtur më 3 korrik 2008,

me vendimin 06/25 Qeveria miraton planin financiar të shpenzimeve të përcaktuar nga Komisioni qeveritar për demarkacion. Me këtë vendim obligohet që MEF-i të bart shumën e kërkuar tek ky komision. Vendimit nuk i është bashkangjitur plani financiar, i cili miratohet. Gjithashtu, me vendim nuk ceket shuma e mjeteve që do të ndahen nga kategoria

e mjeteve rezervë të MEF-it. Sipas planit financiar që kemi siguruar, Komisionit për demarkacion të kufirit, Qeveria për vitin 2008 ia ka ndarë 346.556 euro.

Gjatë vitit 2008, është përfunduar pjesa më e madhe e punimeve dhe pa u shënuar kanë mbetur edhe 15 hektar tokë në Debellde, për të cilat Maqedonia është shprehur se i takojnë asaj. Për përfundimin e punëve gjatë 2009, Qeveria e Kosovës përmes vendimit

03/56 ka ndarë edhe 279.276 euro, të cilat do të përdoren për kompensimin e punës së anëtarëve të Komisionit; pagesat për punët e kryera nga kompania “GEOPROJECT”; incizimin aerofotogrametrik etj. Gjithsej, demarkacioni i vijës kufitare me Maqedoninë buxhetit të Kosovës do t’i kushtojë 625.832 Euro.

gap monitorshkurt 2009

7

Demarkacioni i kufirit me Maqedoninë buxhetit të Kosovës i kushton 625.832 Euro

Edhe këtë vit do të vazhdojë punën

Komisioni për Demarkacionin e Kufirit

Kosovë-Maqedoni

gap monitorshkurt 2009

Në mbledhjen e saj të 56 më 18 shkurt 2008, Qeveria e Kosovës e ka miratuar Urdhëresën Administrative 3/2009 për mënyrën e përfaqësimit të komunave në bordet e drejtorëve të ndërmarrjeve publike (NP-ve). Ky ligj u procedua duke u bazuar në nenin 42 të Ligjit për ndërmarrjet publike, ligj i cili është pjesë e Pakos së Ahtisaarit dhe është miratuar në procedurë të përshpejtuar në Kuvendin e Kosovës më 13 qershor 2008.

Ligji për ndërmarrjet publike përcakton NP-të qendrore dhe NP-të lokale. Ligji përcakton edhe rregullat e monitorimit, përfaqësimit, matjes së efektshmërisë, mënyrën e krijimit të NP-ve të reja dhe privatizimit të atyre ekzistuese. Sipas Ligjit, NP qendrore janë 8: KEK, PTK, KOSTT, RTK, Hekurudhat e Kosovës, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, Kompania për Menaxhimin e Deponive, NPH

Ibër Lepenc. Në anën tjetër, NP lokale janë 24. Sipas nenit 16 të Ligjit për NP-të, Bordi i drejtorëve i një NP-je lokale përbëhet nga pesë anëtarë, ku katër drejtorë zgjidhen në një mbledhje të aksionarëve në përputhje me Ligjin për Shoqëritë Tregtare, kurse drejtori i pestë që zgjidhet nga katër anëtarët e bordit, do të shërbejë si Kryeshef Ekzekutiv i Bordit të drejtorëve të një NP-je.

Në mbledhjen e 39 më 8 tetor 2008, Qeveria ka marrë Vendimin 10/39 me të cilin miraton strukturën pronësore për gjashtë NP lokale të menaxhimit të mbeturinave. Me këtë vendim përcaktohen fletaksionet e komunave në këto gjashtë ndërmarrje për menaxhimin e mbeturinave, kurse në anën tjetër fletaksionet llogariten në bazë të klientielës që ka një NP lokale në çdo komunë, si për shembull, në NP “Pastrimi”, Prishtina ka 73,1% fletaksione, Fushë Kosova 5,6%,

Kastrioti 3%, Hajvalia 2,2%, Lypjani 3,4%, Podujeva 7,1%, Graçanica 2,3% dhe Drenasi 3,1%. Vlen të theksohet se sipas Urdhëresës administrative të Qeverisë nr.3/2009, ndërmarrja Pastrimi operon në “tetë komuna” dhe si komuna llogariten edhe Hajvalia e Graçanica. Graçanica parashihet që të shndërrohet në komunë brenda vitit 2009, ashtu siç është propozuar me Pakon e Ahtisaarit, kurse Hajvalia nuk është dhe nuk parashihet që të bëhet komunë por është pjesë e Komunës së Prishtinës.

Urdhëresa administrative për mënyrën e përfaqësimit të komunave në bordet e drejtorëve të ndërmarrjeve publike cakton mënyrën e përfaqësimit të komunave në bordet e NP-ve që veprojnë në dy e më shumë komuna. Tabela në vijim pasqyron NP-të lokale, përqindjen e fletaksioneve, komunat aksionare dhe pjesëmarrjen në borde.

Qeveria nxjerr Udhëzimin Administrativ për mënyrën e përfaqësimit të komunave në Bordet e drejtorëve të ndërmarrjeve publike

8

Gjatë Hulumtimeve të Institutit GAP, të bëra në 26 komuna të Kosovës, në periudhën shtator 2008 – mars 2009, komunat janë të prira që të kritikojnë Ndërmarrjet publike rajonale për problemet me papastërti të rrugëve, ujësjellës etj. Komunat i shohin

këto ndërmarrje si struktura jashtë ndikimit të tyre dhe për problemet me ujësjellës dhe mbeturina ato ua lënë fajin ndërmarrjeve të cilat operojnë në nivel rajonal. Por, komunat përmes Komisioneve komunale të aksionarëve emërojnë një drejtor në Bordin e

drejtorëve të NP-së së caktuar lokale dhe përmes tij mund të kërkojnë llogari për funksionimin e NP-së. Për këtë, nuk qëndron arsyetimi se për problemet me mbeturina dhe ujësjellës, fajin e kanë NP-të e jo komunat.

* Përfaqësohen me rotacion çdo gjashtë muaj.** Qeveria nuk përdor emërtime të njëjta për komunat në vendimet e saj. Në vendimin 10/39 shkruhet Kastriot, kurse në urdhëresën 3/2009 shkruan Obiliq. E njëjta ndodh edhe për komunën Drenas/Gllogoc.

gap monitorshkurt 2009

Me kërkesë të Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK (SHIL e UÇK), Qeveria me Vendimin 03/53 ndan mjete financiarë në vlerë prej 343.510 Euro për rregullimin e protezave të anëtarëve të kësaj shoqate. Këto mjete sigurohen nga “shpenzimet e paparashikuara” të Qeverisë dhe i barten programit “Trajtimi mjekësor jashtë vendit” të Ministrisë së Shëndetësisë. Për zbatimin e këtij vendimi obligohet Ministra e Shëndetësisë dhe Ministra e Ekonomisë dhe

Financave. Me këtë mjete do të behët trajtimi mjekësor për 80 persona.

Sipas SHIL të UÇK, kjo shoqatë gjatë vitit 2008 ka bërë tetë kërkesa

në ministri të ndryshme për ndarjen e 512.000 Euro për nevojat e invalidëve të UÇK-së. Kërkesat

e kësaj shoqate bazohen në kërkesat individuale të anëtarëve të shoqatës. Gjatë vitit 2008, Qeveria ka ndarë 150.000 Euro për nevojat e 25 invalidëve të luftës. Gjithashtu, me plan të punës së MPMS-së, parashihet që të vazhdohen kontratat me “Banjën e Kllokotit” dhe “Banjën e Pejës” me qëllim të dërgimit në rehabilitim të invalidëve të luftës së UÇK-së, ku vetëm vitin e kaluar Qeveria ka financuar 900 persona për rehabilitim në këto banja.

Qeveria i ndan 343.510 Euro për rregullimin e protezave të invalidëve të luftës së UÇK-së

Me këtë mjete do të behët trajtimi mjekësor

për 80 persona.

Në mbledhjen e 56, të mbajtur më 18 shkurt 2008, Qeveria përmes Vendimit 07/56 miratoi rregullat mbi lartësinë e kompensimit të anëtarëve të bordeve të ndërmarrjeve publike qendrore. Sipas këtij vendimi, kompensimi do të bëhet duke u bazuar në këto tri kategori: kategoria e parë përfshin Bordin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, atë të PTK-së dhe të KEK-ut; në kategorinë e dytë përfshihen Bordi i Hekurudhave të Kosovës dhe ai i Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (OSTT); kurse në kategorinë e tretë hyjnë bordet e ndërmarrjeve qendrore të ujit,

ujitjes dhe hedhurinave. Ndarja e ndërmarrjeve publike në tri kategori është bërë duke u bazuar në

aktivitetin e ndërmarrjeve, rëndësinë e tyre dhe të hyrat që gjenerojnë.

Para këtij vendimi, anëtarët e bordeve të ndërmarrjeve publike janë kompensuar financiarisht nga një vendim i marrë në mars 2005 nga Agjencioni Kosovar i Mirëbesimit (AKM). Sipas vendimit të mëhershëm të AKM-së, kompensimet për anëtarët e bordeve kanë qenë më të mëdha, ku një kryetar i bordit të ndërmarrjeve nga kategoria e parë ka marr pagë 1000 € në muaj dhe 100 € shtesë për çdo takim, kurse anëtarët kanë marrë 800 Euro pagë dhe 100 Euro për çdo takim të bordit.

Qeveria ul kompensimet e anëtarëve të Bordeve të ndërmarrjeve publike

Kryesuesit e bordeve të PTK-së, KEK-ut dhe

Aeroportit do të marrin një kompensim maksimal mujor prej 850 Euro. Para këtij vendimi ata merrnin nga 1000 në muaj, dhe

100 në mbledhje

9

gap monitorshkurt 2009

Kompensimet e pagave do të bëhen në këtë mënyrë:

Më 20 shkurt 2008, Kuvendi i Kosovës, në procedurë të përshpejtuar, ka miratuar Ligjin për policinë, ligj ky i paraparë me Pakon e Ahtisaarit. Ligji ka hyrë në fuqi më 15 qershor 2008, pas dekretimit nga Presidenti. Sipas këtij ligji, Shërbimi Policor i Kosovës nga 15 qershori 2008 emërtohet vetëm si Policia e Kosovës (PK). Ligji përcakton edhe gradat dhe funksionet e zyrtarëve policorë, ku sipas nenit 58,1 Zyrtarë Policorë të nivelit operativ janë i) zyrtari policor praktikant dhe ii) zyrtari policor.

Megjithatë, askund në ligj nuk

parashihej funksioni i Oficerëve të Sigurimit të PK-së. Sipas zëdhënësit të Policisë – Arbër Bekaj, në Polici janë të punësuar mbi 500 Oficerë Sigurimi, të cilët nuk e kanë statusin e Zyrtarit Policor, por nuk kanë të drejtë të bartin armë. Për ta zgjidhur statusin e tyre, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të 19 gushtit 2008, mori Vendimin 04/30 që të gjithë Oficerët e Sigurimit ta merrnin statusin e Zyrtarit Policor. Oficerët e Sigurimit të PK-së kanë kryer trajnime për aftësim, por jo një program të plotë, ashtu siç i kërkohet një rekruti për Zyrtar Policor. Për

këtë qëllim, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 6 shkurtit 2009 e ndryshoi Vendimin 04/30. Me Vendimin e ri parashihet që ndryshimi i statusit nga Oficer Sigurimi në Zyrtar Policor duhet të bëhet në përputhje me procedurat e rekrutimit të PK-së. Oficerët e Sigurimit, para se të ndërrojnë statusin e tyre në Zyrtarë Policorë, duhet të kryejnë trajnime shtesë në Shkollën Policore në Vushtrri, trajnime të cilat, sipas zëdhënësit të policisë, janë duke u mbajtur në këtë shkollë.

10

Të gjithë Oficerëve të Sigurimit në kuadër të Policisë së Kosovës u ndërrohet statusi në Zyrtarë Policorë

Në mbledhjen e 53 të Qeverisë, të mbajtur më 6 shkurt 2009, përmes vendimit 02/53 u miratua Plani Vjetor i Punës së Qeverisë për vitin 2009. Plani i Qeverisë për vitin 2009 përfshin aktivitetet njëvjeçare të Zyrës së Kryeministrit dhe 17 ministrive të Qeverisë së Kosovës. Afatet kohore të përcaktuara në plan të punës janë të përshkruara

në tremujorë (K1 – K4). Përveç afateve kohore, Plani i Punës

përmban edhe buxhetin për realizimin e çdo aktiviteti, dokumentet referuese, palët e

përfshira dhe rreziqet eventuale.Më poshtë po i listojmë disa

nga planet më të rëndësishme që parashihen të realizohen gjatë vitit 2009:

Ministritë me problemet më të mëdha, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Shëndetësisë, kanë

paraqitur një plan të dobët për vitin 2009

Miratohet Plani i punës së Qeverisë për vitin 2009

Procedimi i 110 projektligjeve për miratim në Kuvend; • Nënshkrimi i një memorandumi mirëkuptimi në mes Zyrës së Kryeministrit dhe Ministris së • Integrimeve Evropiane të Shqipërisë; themelimi i Institutit për Hulumtime dhe Studime Gjinore; krijimi i lidhjeve më të forta me mërgatën kosovare; Organizimi i studimit të fizibilitetit.•

Zyra e Kryeministrit

Ndryshimi dhe plotësimi i Kornizës së Kurrikulit të Ri të Kosovës;• Programe arsimore për fëmijët e mërgatës; • Rishikimi i Ligjit të Arsimit Profesional; • Formimi i Këshillit Nacional për Arsim Joformal; • Licencimi i institucioneve që ofrojnë arsim joformal; • Aplikimi i Grandeve për zhvillimin e shkollave;• Funksionalizimi i Qendrës për Orientim në Karrierë; • Rishikimi i Ligjit të Arsimit të Lartë dhe Ligjit për arsimin fillor dhe të mesëm; • Akreditimi i Universitetit të Prishtinës dhe institucioneve private të arsimit të lartë; • Hartimi i programit kombëtar të shkencës; nxjerrja e një reviste shkencore me recension ndërkombëtar, etj•

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

gap monitorshkurt 2009

11

Implementimi i planit të veprimit për decentralizim; • Mbështetja në krijimin e komunave të reja; • Hartimi i një doracaku për matjen dhe vlerësimin e performancës së komunave; • Krijimi i një baze të të dhënave dhe statistikave të komunave; • Monitorimi i azhurnimit të uebfaqeve komunale; • Mbikëqyrja e formimit të komiteteve konsultative me qytetarë dhe komiteteve komunale të sigurisë së • komuniteteve; Procedimi i Projektligjit për menaxhimin e pronës komunale dhe Projektligjit për emrat e vendbanimeve • në Komuna, etj.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal

Kompletimi i bazës ligjore (ndryshim të ligjeve, procedimi i tri ligjeve të reja, nxjerrja e urdhëresave • administrative);Rehabilitimi i sistemeve të ujitjes;• Themelimi i Kadastrës së Vreshtarisë dhe Verërave, si dhe Themelimi i Laboratorit të Enologjisë;• Inspektimi i mullinjve dhe furrave të bukës, inspektimi i prodhuesve të pijeve alkoolike dhe joalkoolike, • inspektimi i prodhuesve dhe përpunuesve të duhanit.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Ndërtimi i objektit për strehimin e viktimave të trafikuara;• Ndërtimi i burgut për dëshmitarë të mbrojtur;• Ndërtimi i objektit të burgut me siguri të lartë.•

Ministra e Drejtësisë

Përgatitja për hartimin e buxhetit të Kosovës për 2010, si dhe Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve 2010-• 2012;Projekt hulumtues mbi procesin e inflacionit në Kosovë dhe projekt hulumtues mbi investimet në • Kosovë;Fillimi i menjëhershëm i hartimit të marrëveshjeve për eliminimin e tatimeve të dyfishta;• Krahasimi i legjislacionit doganor si dhe i akcizave të vendit me ato të regjionit dhe të UE-së;• Krijimi i Njësisë për kontrollin e brendshëm të financave publike;• Mbledhja e të hyrave nga TVSH-ja në import, akciza dhe obligimet doganore bazuar në projeksionet • aktuale të MEF për vitin 2009 në shumë prej 663 milionë € ta cilat janë subjekt i rishqyrtimit nga MEF-i.Bashkëpunimi me doganat e rajonit, duke aspiruar statusin e anëtarit në Organizatën Botërore të • Doganave;Themelimi i Njësisë së Avokatit të Tatimpaguesve;• Themelimi i Njësisë së Hetimeve;• Themelimi i Njësisë së Interpretimeve Tatimore;• Themelimi i Njësisë për Matjen e Kualitetit të Kontrolleve;• Funksionalizimi i arkave fiskale.•

Ministria e Ekonomisë dhe Financave

Zhvillimi i trajnimit të anëtarëve të FSK-së, si dhe punonjësve të ministrisë;• Themelimi i Qendrës së Trajnimit dhe Doktrinës;• Tabelat e regjistrimit të automjeteve të FSK dhe ministrisë;• Blerja e pajisjeve për mënjanimin e mjeteve shpërthyese (77.150€); pushkë (465.000€); pistoleta • (275.000€); municion (1.250.000€);Vënia në funksion e sistemit të menaxhimit të aseteve të logjistikës së MFSK/FSK-së.• Hartimi i Strategjisë së FSK-së.•

Hartimi i Dokumentit të “Bilancit të Energjisë 2008” dhe hartimi i dokumentit “Parashikimi i Kërkesës për • Energji 2010”;Hartimi i Planit Nacional të Efiçiences së Energjisë, dhe ngritja e Agjencisë për Efiçiencë të Energjisë;• Ngritja e bazës së të dhënave për bilanc dhe statistika energjetike;• Zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë në ndërtesat e institucioneve publike;• Ndërtimi i sistemit të auditimit energjetik në Kosovë; • Krijimi i databazës së vendbanimeve në zonat minerare;• Themelimi i Shërbimit Gjeologjik të Kosovës;• Përpilimi i Hartës së Rrezikut Zismik për Kosovën;• Hartimi i ligjeve bazike dhe akteve nënligjore.•

Ministria e Energjisë dhe Minierave

Eliminimi i kolizionit të ligjeve të MMPH-së me ligjet tjera;• Hartimi i strategjive, si: strategjia për biodiversitet, strategjia për mbeturina, strategjia për ajrin; strategjia • për ujëra; strategjia për planifikim hapësinor; strategjia për vendbanime joformale; strategjia për banim; strategjia për ndërtim; hartimi i planit hapësinor për zonat e veçanta;Funksionalizimi i inspektoratit në fushën e ndërtimit, planifikimit hapësinor, ujit dhe mjedisit;• Krijimi i rrjetit për monitorimin e cilësisë së ajrit;• Ndërtimi i impianteve për sterilizimin e mbeturinave infektive;• Ndërtimi i objektit për ruajtjen e përkohshme të mbeturinave të rrezikshme;• Rregullimi i shtratit të lumit “Mirusha” në Gjilan; të lumit “Klina” në Skenderaj dhe lumit “Tërstena” në Vushtrri.•

gap monitorshkurt 2009

Ministria e Forcës së Sigurisë

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Ndërtimi i Objektit të Teatrit dhe Operës;• Ndërtimi i Muzeut Bashkëkohor;• Kthimi i Thesarit Arkeologjik dhe Etnologjik dhe vendosja e tyre e përhershme në Muzeun e Kosovës, si dhe • kthimi i dokumentacionit në Institutin për Mbrojtje të Monumenteve të 426 objekteve;Restaurimi dhe Konservimi i Kalasë së Prizrenit;• Vazhdimi i punimeve në palestrat sportive;• Vazhdimi i angazhimeve rreth rregullimit të menaxhimit zyrtar/institucional të Shkollës së Skijimit në • Brezovicë;Krijimi i ligave sportive shkollore;• Funksionalizimi i Mjekësisë Sportive, si dhe funksionalizimi i sektorit antidoping.•

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

12

Realizimi i strategjisë nacionale për integrimin e komuniteteve RAE;• Realizimi i projekteve që kanë të bëjnë me kthimin dhe kthim të qëndrueshëm;• Puna e përbashkët me Zyrat Komunale për Kthim dhe ndërtimin e bazës së të dhënave statistikore për • procesin e kthimit;Përpilimi dhe publikimi i një buletini, DVD-ve, broshurave me të cilat do të informohen qytetarët me • aktivitetet e ministrisë.

Ministria për Komunitete dhe Kthim

Hartimi i 9 projektligjeve;• Përgatitja e strukturës së re organizative të Policisë së Kosovës;• Forcimi i policisë në komunitete;• Hartimi i planeve operative për parandalimin e aksidenteve dhe hartimi i strategjisë për siguri në • shkolla;Hartimi i këtyre strategjive: strategjisë nacionale dhe planit të veprimit për luftimin e krimit të • organizuar; strategjia dhe plani i veprimit kundër terrorizmit; strategjia dhe plani i veprimit për veprimin e policisë në komunitet për parandalimin e krimit; ndryshimi i strategjisë nacionale dhe hartimi i planit të veprimit për menaxhimin e integruar të kufijve;Sigurimi i pajisjeve për personelin kompetent për luftimin e trafikimit me narkotikë;• Formimi i njësisë K9 për policinë kufitare;• Ndërtimi i Qendrës për Azil-kërkues;• Ndërtimi i depos për vendosjen e mjeteve piroteknike dhe eksplozive;• Ndërtimi i objektit shtesë të qendrës për trajnim dhe edukim të zjarrfikësve; • Krijimi i sistemit on-line për gjendjen civile dhe për regjistrimin e automjeteve;• Krijimi dhe funksionalizimi i Agjencionit për Regjistrim Civil;• Pajisja e qytetarëve me libreza dhe targa të automjeteve me mbishkrimin e Republikës së • Kosovës;Themelimi i Institucionit për Edukim të Lartë në fushën e Sigurisë Publike dhe Studimet e • Sigurisë.

Hartimi i legjislacionit primar dhe sekondar, si Projektligji i punës (tre mujori i parë 2009); projektligji • për organizimin sindikal (tre mujori i dytë 2009); projektligji për grevat (tre mujori i fundit 2009);Themelimi dhe funksionimi efikas i divizionit për zbatimin e ligjeve, dhe krijimi i Komisionit qeveritar • dhe ministror për zbatimin dhe kolizionin e ligjeve;Kompletimi i Qendrës Rekreative të fëmijëve në Nashec;• Ndërtimi i shtëpisë për personat e moshuar në Gjilan;• Ndërtimi i tri objekteve të Qendrave për Punë Sociale;• Ndërtimi dy zyreve komunale të punësimit;• Nxitja e punësimit përmes të realizimit të Projektit “Pyllëzimet vjeshtore 2009”;• Realizimi i projektit Punësimi Sezonal i Studentëve në Tregun Gjerman të Punës;• Realizimi i projekteve për punët publike në tërë Kosovën;• Këshillimi i 200 nxënësve për orientim në karrierë përmes një pilot projekti të financuar nga • UNDP, ku njëkohësisht do të kryhet praktika në ndërmarrje.

gap monitorshkurt 2009

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

Ministria e Punëve të Brendshme

13

Anëtarësimi në FMN dhe Bankë Botërore, si dhe në organizatat tjera financiare ndërkombëtare;• Marrëdhëniet speciale me SHBA-të (në bashkëpunim me drejtorinë përkatëse);• Hartimi i Rregullores për Shërbim të Jashtëm dhe Rregullores për Shërbim Konsullor;• Avancimi i procesit të integrimit në NATO;• Hulumtimi i procedurave të anëtarësimit në institucionet financiare ndërkombëtare, si në Bankën • Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim;Hulumtimi i procedurave për anëtarësim në OBT;• Hulumtimi i procedurave të anëtarësimit në institucionet politike ndërkombëtare, si për shembull • në Kombet e Bashkuara dhe të tjera;Hartimi i strategjive për tërheqjen e investimeve të huaja;• Koordinimi i procedurave për nënshkrimin e marrëveshjeve ndërkombëtare;• Inicimi i marrëveshjeve dypalëshe për heqjen e vizave;• Përpilimi i strategjisë për inicimin e procedurave në fushën e marrëveshjeve shumëpalëshe.•

Ministria e Punëve të Jashtme

gap monitorshkurt 2009

14

Fillimi me implementimin e Ligjit për sigurimet shëndetësore menjëherë pas aprovimit;• Realizimi i objektivave të mijëvjeçarit (ulja e vdekshmërisë së foshnjave, përmirësimi i shëndetit • të nënës, etj);Formimi i një master plani të objekteve të institucioneve shëndetësore.•

Ministria e Shëndetësisë

Krijimi i Laboratorit Qendror për Metrologji;• Hartimi i Strategjisë për Zhvillimin e sistemit të metrologjisë për periudhën 2009-2012;• Integrimi i turizmit kosovar në organizatat ndërkombëtare turistike;• Mbikëqyrja dhe inspektimi i sektorit të naftës dhe derivateve të saj, sektorit të produkteve • ndërtimore dhe sektorit të hotelerisë dhe turizmit;Miratimi i strategjisë për zhvillimin e sferës së pronësisë intelektuale në Kosovë 2009-2014.• Përcjellja dhe monitorimi i zbatimit të marrëveshjes CEFTA;• Përgatitja për fillimin e bërjes së kërkesës për anëtarësim në OBT;• Ngritja e bazës institucionale për mbrojtjen e konsumatorit;• Organizimi dhe pjesëmarrja në panairet ndërkombëtare për promovimin e produkteve • kosovare;Organizimi i tryezës së industrisë.•

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Zbatimi i Strategjisë për reformën e Administratës Publike;• Arkivimi elektronik i dokumenteve shtetërore;• Implementimi i Strategjisë së e-qeverisjes.•

Ministria e Shërbimeve Publike

Vazhdimi i projektit për zgjerimin e rrugëve magjistrale Fushë Kosovë-Sllatinë-Komoran-Arllat; • dhe Prishtinë-Shkabaj-Milloshevë (31 milion €);Ndërtimet e rrugëve të reja (23 milion €);• Rehabilitimi i rrugëve ekzistuese (22 milion €);• Ndërtimi e rehabilitimi i rrugëve lokale (12 milion €);• Mirëmbajtja dhe ndërtimi i urave (12 milion €);• Mirëmbajtja e rrjetit të rrugëve (8 milion €):• Sinjalizimi i rrugëve dhe eliminimi i pikave të zeza (2.5 milion €);• Hartimi i projektit zbatues për autostradën Prishtinë-Hani i Elezit, zgjedhja e metodës adekuate • të financimit; fillimi i ndërtimit të segmentit të parë të autostradës Morinë-Merdare;Zbatimi i takografit digjital;• Përmirësimi i infrastrukturës dhe rritja e kapaciteteve në Aeroportin Ndërkombëtar të • Prishtinës;Krijimi i Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave;• Përmirësimi dhe ngritja profesionale e sistemit të kontrollit teknik të automjeteve;• Angazhimi rreth marrjes së kodit shtetëror për shërbimet telefonike dhe kodit shtetëror për • shërbimet e internetit;Krijimi i kushteve për tregti elektronike, prokurorim elektronik dhe aplikim të nënshkrimit • elektronik;Zhvillimi i infrastrukturës së të dhënave hapësinore kombëtare NSDI;• Krijimi i Sistemit të Arkivimit Digjital.•

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomit

Plani i Punës së Qeverisë 2009 është një dokument voluminoz dhe planet e punës dallojnë në metodologjinë e hartimit nga ministria në ministri, kurse në shumë aktivitete nuk janë paraparë afatet kohore dhe shpenzimet buxhetore. Qeveria nuk e ka publikuar planin e punës me arsyetimin se ai është voluminoz dhe nuk mund të plasohet si i tërë në internet apo të botohet, mirëpo ky plan nuk do të dilte aq voluminoz nëse do të përdorej një

metodologji më e mirë e pasqyrimit të aktiviteteve në tabela, ngase ndodh që në një faqe të vetme të paraqitet vetëm një fjali.

Shumë ministri, në aktivitet e tyre kanë përfshirë edhe deklarata të misionit të tyre të punës. Nuk ka një harmonizim në mes të aktiviteteve të ministrive, siç është për shembull plani për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën Botërore të Tregtisë, në kuadër të cilit edhe MPJ-ja edhe MTI-ja kanë paraparë aktivitete.

MASHT-i dhe MFS-ja kanë përdorur një metodë më të mirë dhe më përmbajtjesore të pasqyrimit të aktiviteteve. Dy sektorët më problematikë në Kosovë mbeten shëndetësia dhe gjyqësori, kurse ministritë përgjegjëse për këto dy fusha nuk kanë paraqitur një plan se si të tejkalohen problemet e shumta në këto fusha. Ministritë për çdo tremujor do të raportojnë tek Kryeministri për zbatimin e planit të tyre të punës.

gap monitorshkurt 2009

Ku janë vendimet e janarit nga numri i kaluar i GAP Monitorit?

Një nga qëllimet kryesore të GAP Monitorit është edhe përcjellja e vazhdueshme e zbatimit të vendimeve të Qeverisë së Kosovës. Në numrin e parë kemi shtjelluar 18 vendimet e Qeverisë, të marra gjatë muajit janar.

Në këtë numër, do të provojmë të shohim se sa janë zbatuar gjer më

tani vendimet e janarit. Monitorimi i zbatueshmërisë së vendimeve do të përqendrohet në ato vendime, të cilat kërkojnë proces dhe hapa të tjerë me qëllim që të arrihet i tërë qëllimi i vendimit. Shumë nga vendimet e Qeverisë që kanë të bëjnë me legjislacionin, siç është rasti me miratimin e urdhëresave

administrative, nuk do t’i monitorojmë fare, sepse atëherë do të kalonim në monitorim e zbatueshmërisë së legjislacionit, që është një fushë në vete.

Më poshtë, po i radhisim vendimet dhe gjendjen e tanishme prej marrjes së tyre:

Ky vendim i Qeverisë, i marrë më 16 janar 2008, ka qenë në kundërshtim me qëndrimin e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës dhe me ligjet në fuqi. Megjithatë, Qeveria ende nuk i ka plotësuar tri pozitat vakante pas tërheqjes së anëtarëve ndërkombëtarë nga KELP-i. Mos funksionalizimi i KELP ka bërë që 12 nga 17 ministritë ekzistuese të funksionojnë me Ushtrues Detyre të Sekretarëve

Permanentë. Edhe pse është përfolur që postet e Sekretarëve Permanentë të shndërrohen në poste politike dhe statusi i tyre të rregullohet me Projektligjin mbi Qeverinë, një gjë e tillë nuk është përfshirë në draftin e këtij projektligji të siguruar nga Instituti GAP.

Sipas deklaratave të ministrit të Shërbimeve Publike, z. Arsim Bajrami, Qeveria planifikon ta shpërbejë KELP-in dhe në vend të

tij të formojë një komision tjetër për emërime të larta. Kjo parashihet që të bëhet me Ligjin mbi Shërbimin Civil. Andaj, sipas Ministrisë së Shërbimeve Publike, nuk do të tentohet që KELP-i të plotësohet dhe funksionalizohet fare dhe si rrjedhojë Vendimi i Qeverisë 02/50 nuk do të zbatohet. Zbatimi i një vendim të tillë do të ndikonte në politizimin e këtyre posteve dhe Shërbimit Civil nëpër ministri.

1. Vendimi 02/50 për plotësimin e pozitave vakante në KELP

Ashtu siç kemi raportuar edhe në numrin e parë të GAP Monitorit, ky vendim ka filluar të zbatohet

nga marsi 2009 dhe atë në formë retroaktive edhe për muajt janar dhe shkurt 2009.

2. Vendimi 02/51 për rritjen e pensioneve për 5 Euro dhe pagave të shërbyesve civilë për 10%

15

Pas kërkesës së Zyrës së Komuniteteve pranë Kryeministrit (ZKK), Qeveria ia lejoi kësaj zyre të rekrutojë personel shtesë. Mirëpo, deri më tani, kjo zyre, e cila ka

një buxhet prej 1 milion Euro, nuk ka rekrutuar asnjë person. Sipas drejtorit të kësaj zyre, ZKK është në proces të bërjes së hulumtimeve dhe vlerësimit të gjendjes për personel

shtesë. Mirëpo, ZKK-ja do të duhej të bënte hulumtimin dhe vlerësimin e situatës para se të kërkonte aprovimin e kërkesës për angazhim të personelit

3. Vendimi 03/49, me të cilin i lejohet Zyrës së Komuniteteve pranë Kryeministrit që të rekrutojë personel shtesë

Ky projektligj ka kaluar leximin e parë në Kuvend në seancën e 12 marsit 2009 dhe tani ndodhet për shqyrtim në Komisionin Parlamentar

për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale. Ky ligj është kritikuar nga disa deputetë me arsyetimin se ende nuk ekziston një ligj themelor

i punës, në të cilën do të mund të bazohej edhe Projektligji për punësimin e shtetasve të huaj.

gap monitorshkurt 2009

16

Ky projektligj ka kaluar leximin e parë në seancën e 12 marsit 2009 të Kuvendit të Kosovës dhe tani

ndodhet në shqyrtim në Komisionin Parlamentar për Legjislacion dhe Gjyqësi.

5. Vendimi 04/51 për miratimin e Projektligjit për Themelimin e Departamentit të Mjekësisë Ligjore

Ky projektligj ka kaluar leximin e parë në Kuvend më 12 mars 2009 dhe tani ndodhet në shqyrtim në Komisionin Parlamentar për

Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion. Brenda afatit kohor prej dy muajsh, siç parashihet me Rregulloren e

punës së Kuvendit të Kosovës, Projektligji duhet të dalë në seancë plenare për lexim të dytë.

6. Vendimi 05/51 për miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tregtinë me naftë dhe derivate të naftës

Ky projektligj i miratuar në mbledhjen e 16 janarit dhe i proceduar për lexim të parë në Kuvend në mbledhjen e 26 shkurtit 2009, është tërhequr nga

ana e Qeverisë për ripunim. Ky veprim i ngutshëm i Qeverisë ka qenë rrjedhojë e mos shqyrtimit të duhur të ligjit para aprovimit përfundimtar. Qeveria nuk ka

ndonjë plan se kur parasheh që këtë ligj ta dërgojë sërish në Kuvend për miratim dhe se a do të merret sërish vendim për të në Qeveri.

7. Vendimi 05/50 për miratimin e Projektligjit për raportimet financiare të organizatave të biznesit

8. Vendimi 06/50 për miratimin e Projektligjit për punësimin e shtetasve të huaj në Kosovë.

Ky vendim i Qeverisë ishte ndërmarrë ende pa u nënshkruar vendimi i parë 23/48. Pas publikimit të numrit të parë të GAP Monitorit dhe pas pyetjeve se pse nuk janë publikuar vendimet e Qeverisë nga mbledhjes 48, Qeveria në mars ka publikuar edhe vendimet e kësaj mbledhjeje. Ashtu siç kemi raportuar

në GAP Monitor, Qeveria i ka ndarë 25.000 Euro për shoqatën “Miqtë e Amerikës, Miqtë e Bill Klintonit”. Në anën tjetër, shoqata i ka transferuar mjetet te skulptorit nga Shqipëria, i cili e ka punuar këtë shtatore. Vendosja e kësaj shtatoreje në sheshin “Bill Klinton” parashihet të bëhet më 19 gusht 2009, ditëlindjen e ish Presidentit

Amerikan. Mbetet të shihet se a do të vendoset shtatorja në këtë datë. Pasi që Qeveria ka ndarë mjetet financiare, është e obliguar edhe ta mbikëqyrë realizimin e projektit. Instituti GAP do të raportojë për rrjedhën e këtij vendimi pas 19 gushtit 2009, për të raportuar për materializimin apo jo në praktikë të tij.

9. Vendimi 08/51 për ndryshimin e Vendimit 23/48 për ndarjen e mjeteve për shtatoren e ish presidentit amerikan Bill Klinton

Ky projektligj i miratuar në Qeveri, nuk ka arritur ta kalojë leximin e parë të seancës së 26 marsit 2009 të Kuvendit të Kosovës. Arsyetimet

e deputetëve për mos aprovim të këtij projektligji kanë qenë se me këtë ligj rrezikohet pavarësia e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,

si dhe do të hapeshin mundësi për konflikt interesi, pasi që komiteti që parashihet që të menaxhojë me tenderat përbëhet nga ministrat.

4. Vendimi 04/49 për miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Rregullatorin e Energjisë

Për realizimin e këtij vendimi, Qeveria ka formuar një komision ndërqeveritar në përbërje prej 5 vetash, i cili tanimë e ka mbajtur takimin e parë. Sipas zyrtarëve të Komunës së Mitrovicës, kjo komunë bart obligimet, prokurimin

dhe mbikëqyrjen e punimeve. Me këto mjete parashihet të rinovohen 5 shtëpi në lagjen “Kroi i Vitakut” në Mitrovicë, shtëpi këto të dëmtuara gjatë trazirave të dhjetorit 2008 në këtë qytet. Për kryerjen e punimeve, Komuna e Mitrovicës e ka hapur

tenderin, i cili do të mbyllet në fund të muajit mars. Instituti GAP do të raportojë për zbatimin në praktikë të këtij vendimi.

gap monitorshkurt 2009

17

Ky komision gjashtë anëtarësh do të menaxhojë me fondin në vlerë prej 200.000 Euro. Më 31 mars 2009, Komisioni ka shpallur konkurs përmes të cilit kërkon që mediat minoritare të aplikojnë për mjete. Sipas kushteve të konkursit, mediat duhet që të plotësojnë këto kushte: mediat konkurruese duhet të dëshmojnë se kanë programe informative, argëtuese dhe edukative për një popullatë të identifikueshme prej së paku 500 familjesh; bartësit

e frekuencave të jenë qytetarë të Kosovës dhe biznesi i tyre të ushtrohet në Kosovë dhe konform ligjeve të Kosovës; funksionojnë konform ligjit dhe Rregullores mbi Komisionin e Pavarur të Mediave, si dhe të Kodit të Mediave të Shkruara; të prezantojnë gjendjen e tyre financiare dhe të argumentojnë nevojën për fondet e kërkuara etj. Mediumet, sipas kushteve të përcaktuara në konkurs, mund të konkurrojnë me më shumë se

një projekt, por vetëm njëri projekt do të fitojë. Gjithashtu, mediumet duhet të ofrojnë dëshmi se 15% e mjeteve për realizimin e projektit do të sigurohen nga vetë mediumi. Konkursi mbetet i hapur deri më 20 prill 2009, dhe komisioni brenda 30 ditësh nga data e mbylljes së konkursit do të shpallë fituesit e fondeve. GAP do të raportojë për mbarëvajtjen e konkursit pas 20 majit 2009, ditën kur pritet shpallja e fituesve të fondit.

10. Vendimi 03/52, për themelimin e Komisionit për Menaxhimin e Fondit për Mbështetjen e Mediave Minoritare, Multietnike dhe grupeve të tjera të veçanta.

20.000 Euro të premtuara janë ndarë dhe kanë filluar punimet për renovimin e shtëpisë së dëshmorit. Sipas Shoqatës së

Vetëranëve të Luftës së UÇK - dega në Podujevë, shoqatë e cila ka kërkuar këto mjete, përfundimi i punimeve pritet të bëhet së shpejti

dhe është planifikuar edhe një manifestim ku do të ketë të ftuar edhe nga Qeveria e Kosovës.

11. Vendimi 07/51 për ndarjen e 20.000 Euro për renovimin e shtëpisë së familjarëve të dëshmorit Hasan Ramadani

12. Vendimi 06/51 për ndarjen e 100.000 € për renovimin e shtëpive të dëmtuara në lagjen “Kroi i Vitakut në Mitrovicë

Në këtë vendim, Qeveria nuk e specifikon se kush është përgjegjës për zbatim dhe se kujt duhet t’i alokohen mjetet e ndara prej Fondit Rezervë të MEF-it. Për dallim nga Vendimi 06/51, ku Qeveria ndan po ashtu 100.000 Euro dhe për rinovimin e shtëpive të dëmtuara në lagjen “Kroi i Vitakut”, për mjetet e ndara me këtë vendim (vendimin 05/49) Qeveria nuk ka formuar Grup Punues për monitorim. Megjithatë, sipas përgjegjësve në Komunën e

Mitrovicës, MEF-i i ka transferuar mjetet në fondin e Komunës së Mitrovicës. KK e Mitrovicës më herët ka formuar një Komision për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga trazirat që kanë ndodhur në pjesën veriore të Mitrovicës mu në prag të Vitit të Ri 2009. Sipas vlerësimit të Komisionit, gjatë trazirave janë dëmtuar 5 shtëpi, 4 lokale janë djegur dhe 1 person është lënduar. Punët për rinovimin e shtëpive të dëmtuara janë në përfundim e sipër dhe Komuna do ta

bëjë pagesën me kryerjen e punëve. Dëmet në mallra, të shkaktuara në 4 lokalet e djegura nuk do të mund të paguhen në tërësi, pasi që sipas deklaratave të pronarëve të dhëna në Polici, dëmet kapin shuma të mëdha, andaj Komuna do të bëjë kompensimin e dëmeve në bazë të disa vlerësimeve të veta, të cilat nuk janë shumë të qarta. Për shpenzimet e shërimit për personin e lënduar në trazira, Komuna do t’i ndajë 2.000 Euro.

13. Vendimi 05/49 për ndarjen e 100.000 Euro për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga trazirat e fundit në pjesën veriore të Komunës së Mitrovicës

GAP Monitor është publikim i përmuajshëm iInstitutit për Studime të Avancuara GAP. Ky numër është përgatitur nga:

Agron Demi, [email protected]; Rudina Heroi, [email protected];Shemsedin Aliu, [email protected] dhe Kreshnik Berisha, [email protected].

i vendimeve të Qeverisë së Kosovës

gap monitornr. 2, shkurt 2009

Instituti GAP është Think Tank kosovar, që punon në ngushtimin e hendekut në mes qeverisjes dhe qytetarëve të Kosovës, në shërbim të avancimit të shoqërisë kosovare.

Rr. Nëna Terezë 41/29, 10000 Prishtinë, Kosovë │ +381 38 224 145 │ [email protected] │ www.institutigap.org

Në muajin janar të vitit 2009, Qeveria e Kosovës ka mbajtur katër mbledhje të rregullta: mbledhjet 49, 50, 51 dhe 52. Në të katër mbledhjet janë marrë gjithsej 18 vendime: 4 vendime në mbledhjen e 49, 5 vendime në mbledhjen e 50, 7 vendime në mbledhjen e 51 dhe dy vendime në mbledhjen e 52.

1. Vendimet nga mbledhja e 53 e Qeverisë së Republikës së Kosovës, mbajtur më 6 shkurt 2009: 1.1 Vendimi 02/53 për miratimin e Planit të Punës së Qeverisë për vitin 2009; 1.2 Vendimi 03/53 për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 343.510 € për Shoqatën e Invalidëve të Luftës së UÇK për rregullimin e protezave të anëtarëve të saj; 1.3 Vendimi 04/53 për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit nr.04/30 i 16 gushtit 2008 për ndryshimin e statusit të Oficerëve të Sigurimit të Policisë së Kosovës në Zyrtarë Policorë të Policisë së Kosovës.

2. Vendimet nga mbledhja e 54 e Qeverisë së Republikës së Kosovës, mbajtur më 13 shkurt 2009: 2.1 Vendimi 02/54 për miratimin e propozimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme që në Strategjinë Legjislative për vitin 2009 të Qeverisë së Republikës së Kosovës të përfshihet edhe Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për prokurimin publik nr.2003/17 2.2 Vendimi 03/54 për themelimin e grupit punues qeveritar për harmonizimin e qëndrimeve dhe finalizimin e Projektligjit për Qeverinë.

3. Vendimet nga mbledhja e 55 e Qeverisë së Republikës së Kosovës, mbajtur më 14 shkurt 2009: 3.1 Vendimi 01/55 për themelimin e Komisionit Qeveritar për organizimin e kremtimit të Festës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës; 3.2 Vendimi 02/55 për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 150.000 € për organizimin e kremtimeve lidhur me një vjetorin e Pavarësisë së vendit.

4. Vendimet nga mbledhja e 56 e Qeverisë së Republikës së Kosovës, mbajtur më 18 shkurt 2009: 4.1 Vendimi 02/56, Miratohet propozimi për zbatimin e regjistruesve fiskal të parave të gatshme (cash), në territorin e Republikës së Kosovës; 4.2 Vendimi 03/56, Miratohet kërkesa e Komisionit Qeveritar për Demarkacion të Kufirit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 279.276 €, për vazhdimin e punëve në 2009; 4.3 Vendimi 04/56 për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 360.000 € për pagesën e qirasë për banim, për vitin 2009, në shumën nga 100 € për familje, të cilat janë të zhvendosura nga pronat e tyre në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës; 4.4 Vendimi 05/56, Miratohet kërkesa e Bordit të Drejtorëve të PTK mbi mundësinë e zgjerimit të veprimtarisë së saj edhe ën tregun e Shqipërisë – pjesëmarrjen në tenderin e katërt të telefonisë mobile në Shqipëri; 4.5 Vendimi 06/56, Miratohet udhëzimi administrativ për mënyrën e përfaqësimit të komunave në bordet e drejtorëve të ndërmarrjeve publike lokale; 4.6 Vendimi 07/56, Miratohen rregullat mbi lartësinë e kompensimit të anëtarëve të bordeve të ndërmarrjeve publike qendrore;

PËRMBLEDHJE