48
Kopje 1 TEMA VËSHTRIM KRAHASUES I KONTRATËS ADMINISTRATIVE NE RAPORT ME KONTRATEN PRIVATE PUNOI: EDISON JONUZI UDHEHOQI: Msc. JONIADA MUSARAJ Durrës Shtator 2013

TEMA VËSHTRIM KRAHASUES I KONTRATËS SHTRIM-KRAH · PDF filenje veprimtari te caktuar e cila duhet te kryhet ne nje menyre te parashikuar nga e drejta qe vepron ne nje shtet

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: TEMA VËSHTRIM KRAHASUES I KONTRATËS SHTRIM-KRAH · PDF filenje veprimtari te caktuar e cila duhet te kryhet ne nje menyre te parashikuar nga e drejta qe vepron ne nje shtet

Kopje

1

TEMA

VËSHTRIM KRAHASUES I KONTRATËS

ADMINISTRATIVE NE RAPORT ME KONTRATEN

PRIVATE

PUNOI:

EDISON JONUZI

UDHEHOQI:

Msc. JONIADA MUSARAJ

Durrës Shtator 2013

Page 2: TEMA VËSHTRIM KRAHASUES I KONTRATËS SHTRIM-KRAH · PDF filenje veprimtari te caktuar e cila duhet te kryhet ne nje menyre te parashikuar nga e drejta qe vepron ne nje shtet

Kopje

2

DEKLARATË STATUORE

Nën përgjegjësinë time deklaroj se ky punim është shkruar prej meje, nuk është

prezantuar asnjëherë para një institucioni tjetër për vlerësim dhe nuk është botuar i tëri

ose pjesë të veçanta të tij. Punimi nuk përmban material të shkruar nga ndonjë person

tjetër përveç rasteve të cituara dhe referuara.

Page 3: TEMA VËSHTRIM KRAHASUES I KONTRATËS SHTRIM-KRAH · PDF filenje veprimtari te caktuar e cila duhet te kryhet ne nje menyre te parashikuar nga e drejta qe vepron ne nje shtet

Kopje

3

Abstrakt

Organet e admintrates publike per te realizuar funksionet e tyre ne interes te qytetareve te nje shteti, kryejne

nje veprimtari te caktuar e cila duhet te kryhet ne nje menyre te parashikuar nga e drejta qe vepron ne nje

shtet (parimi kushtetues i shtetit te se drejtes) Me veprimtari te organeve adminstrative do te kuptojme

teresine e akteve dhe te veprimeve nepermjet te cilave formohet dhe manifestohet vullneti i adminstrates

publike, si dhe ekzekutohet ky vullnet. Kjo veprimtari administrative kryhet ne forma te ndryshme sic jane

aktet adminstrative individuale dhe kolektive, kontratat administrative/ publike dhe aktet reale. Pra

kontrata administrative eshte nje nga format e ushtrimit te veprimtarise administrative.

Por kontratat ne te cilat mund te paraqitet si pale administrata mund te jene publike sic jane kontratat

administrative ose private. Kontratat private qendrojne ne te njejten baze, si dhe kontratat ndermjet

personave private. Ato parashikohen dhe rregullohen nga normat juridike civile.

Kontratat publike ose administrative jane ceshtje te se drejtes administrtive dhe cdo gje qe ka lidhje me to

shtrihet brenda juridiksionit te seksioneve administrative te gjykatave te zakonshme. Kontratat publike dhe

private i permbahen regullave te pergjithshme.

Fjale kyce: kontrata administrative, veprimtari administrative, e drejtw administrative, kontrata publike,

kontrata private.

Abstract

Public admintrates bodies to achieve their functions in the interest of the citizens of a state, perform a

certain activity which should be carried out in a manner prescribed by the law which operates in a state

(constitutional principle of the rule of law) with the activities of administrative bodies shall mean the

totality of the acts and actions through which formed and manifested the will of the public administration,

and this will be executed. This administrative activities performed in various forms such as individual and

collective administrative acts, administrative contracts / public real acts. So the administrative contract is a

form of exercise administrative activity.

But contracts in which the parties may appear as public administration may be such as administrative or

private contracts. Private contracts remain the same basis, and contracts between private persons. They

provided and regulated by civil law norms.

Public or administrative contracts are matters of law administrtive and everything that is related to them

lies within the jurisdiction of the administrative divisions of the ordinary courts. Public and private

contracts contained general rules.

Keywords: administrative contracts, administrative activities, and administrative balanced, public

contracts, private contracts.

Page 4: TEMA VËSHTRIM KRAHASUES I KONTRATËS SHTRIM-KRAH · PDF filenje veprimtari te caktuar e cila duhet te kryhet ne nje menyre te parashikuar nga e drejta qe vepron ne nje shtet

Kopje

4

MIRËNJOHJE

Do të doja t’i shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin tim, së pari udhëheqëses shkencore,

Msc.Joniada Musaraj dhe t’a falenderoj për inkurajimin dhe ndihmën e pakursyer që më

ka dhënë për përgatitjen e këtij punimi.

Falenderime dhe mirënjohje shkojnë edhe per lektorwt e Departamentit të Administrimit

Publik, të cilët me punën dhe profesionalizmin e tyre kanë qenë vlerë e shtuar në

formimin tim profesional në këtë program master.

Së fundi, por jo nga rëndësia, falenderoj familjen time, kolegët e Fakultetit të Shkencave

Politike – Juridike, miqtë e mi, të cilët vazhdimisht më kanë mbështetur në punën time.

EDISON JONUZI

SHTATOR 2013

Page 5: TEMA VËSHTRIM KRAHASUES I KONTRATËS SHTRIM-KRAH · PDF filenje veprimtari te caktuar e cila duhet te kryhet ne nje menyre te parashikuar nga e drejta qe vepron ne nje shtet

Kopje

5

Qëllimi i punimit:

Ky punim ka pëe qëllim dhënien e kuptimit të qartë e të plotë të kontratës administrative,

cila është shtrirja e saj në legjislacionin shqiptar dhe sesi ajo trajtohet në raport me

kontratën si veprim juridik. Në brendëisa të punimit do të gjejmë të trajtuar llojet e

kontrattave administrative, vlefshmëria dhe pavlefshmëria e tyre dhe roli që ato luajnë në

ushtrimin e kopetencave të organeve të adiministratës publike.

Hipotezat:

1. Trajtimi juridik i kontratës administrative duhet të bëhet në përputhje me

legjislacionin shqiptar, dokument bazë është Kodi i Procedurës

Administrative.

2. Klasifikimi i kontratave behet nga doktrina e te drejtes se detyrimeve duke

u bazuar ne kritere te percaktuara. Këto kritere duhet të jenë të matshëm.

3. Dallimi midis kontratës administrative duhet të jetë i qartë nga kontratat e

tjera të parashikuara nga legjislacioni shqiptar.

Metodologjia

Në këtë pjesë të studimit gjendet informacion mbi modelin e studimit, burimin e të

dhënave si dhe mbledhjes dhe përpunimit të tyre.

Modeli i studimit

Ky studim bazohet në modelin e analizimit, përpunimit të të dhënave dhe nxjerrjen e

rezulateve.

Objekti

Objekti i studimit është kontrata administrative.

Instrumenti i studimit dhe analiza e të dhënave

Për mbledhjen e të dhënave do të kryhet një studim doktrinor. Analiza e parë i përket

kontratës administrative, kuptimi, vlefshmeria dhe pavlefshmëria e saj. Ndërsa analiza e

dytë i përket kontratës si veprim juridik dhe cili është raporti midis kontratës

administrative dhe kontratave të tjera.

Page 6: TEMA VËSHTRIM KRAHASUES I KONTRATËS SHTRIM-KRAH · PDF filenje veprimtari te caktuar e cila duhet te kryhet ne nje menyre te parashikuar nga e drejta qe vepron ne nje shtet

Kopje

6

TABELA E PERMBAJTIES

HYRJE

KREU I:

KUPTIMI I KONTRATES, SI VEPRIM JURIDIK

1.1 Kuptimi i kontrates ne pergjithesi------------------- fq 9

1.2 Permbajtja e kontrates ----------------------- fq14

1.3 Efektet e kontrates------------------------------fq 15

1.4 Klasifikimi i kontratave --------------------------------------fq 16

1.5 Pavlefshmeria e kontratave---------------------------------------fq 18

1.6 Zgjidhja e kontrates----------------------------------fq 20

KREU II:

KUPTIMI I KONTRATES ADMINISTRATIVE

2.1 Kontrata administrative sipas legjislacionit shqiptar--------------fq 23

2.2 Ligjshmeria e kontratave administrative----------------------- fq 24

KREU III:

TRAJTIM TEORIK I LLOJEVE TE KONTRATAVE ADMINISTRATIVE

3.1 Llojet e kontratave administrative----------------------fq 26

3.2 Disa klasifikime te kontratave administrative---------------- fq 39

3.3 Zbatimi i kontrates administrative---------- fq 39

3.4 Vlefshmeria dhe pavlefshmeria e kontrates administrative----------------- fq 41

3.5 Ndryshimi dhe shfuqizimi i kontratave administrative---------------------------fq 42

KREU IV

DALLIMI MIDIS KONTRATES ADMINISTRATIVE DHE KONTRATES PRIVATE

Konkluzione ------------------------------ fq 46

Rekomandime-------------------------------fq 47

Bibliografi------------------------------------fq 48

Page 7: TEMA VËSHTRIM KRAHASUES I KONTRATËS SHTRIM-KRAH · PDF filenje veprimtari te caktuar e cila duhet te kryhet ne nje menyre te parashikuar nga e drejta qe vepron ne nje shtet

Kopje

7

HYRJE

Parimet e shtetit te se drejtes kerkojne qe administrata shteterore te mos ushtroje

pushtetin autoritar, perveçse kur ligji e autorizon nje gje te tille. Ne mungese te nje norme

juridike qe t`i njohe asaj pushtetin autoritar, administrata shteterore i nenshtrohet te

drejtes private te pergjithshme.

Ceshtja e rendesishme eshte nese administrata publike qendron ne te njejtin pozicion,

ashtu si cdo person tjeter privat edhe ne rastet kur vepron permes te drejtes private?

Medyshja krijohet per shkak se veprimtarite administrative, qe realizohen me ndihmen

dhe ne formen e te drejtes private, mbeten pjese e administrates publike, te cilat i

sherbejne interesave te perbashketa te shoqerise.

Nje dallim ekziston midis veprimtarive te thjeshta e te pastra fiskale, kontraktuale te

administrates nga njera ane dhe atyre veprimtarive, permes te cilave ajo kryen nje

funksion publik. Ne rast se nje autoritet administrativ kryen ose merr pjese ne nje

veprimtari tregtare ne menyre qe te ruaje, te shtoje ose te shfrytezoje asetet e tij, atehere

ai eshte duke kryer nje funksion, i cili duhet te rregullohet si ne forme dhe ne permbajtje

nga e drejta private. Keshtu p.sh, nje kontrate midis nje organi administrativ, nje qendre

spitalore dhe nje subjekti privat per furnizimin me ilace ose mjete kirurgjikale eshte nje

kontrate e te drejtes private dhe nje veprimtari tregtare e organit perkates administrativ.

Administrata publike, duke kryer nje veprim te tille kontraktues, eshte subjekt i pushtetit

sovran dhe i se drejtes private ne te njejten menyre, ashtu si cdo person tjeter1.

Organet e admintrates publike per te realizuar funksionet e tyre ne interes te qytetareve te

nje shteti, kryejne nje vepritari te caktuar e cila duhet te kryhet ne nje menyre te

parashikuar nga e drejta qe vepron ne nje shtet (parimi kushtetues i shtetit te se drejtes)

Me veprimtari te organeve adminstrative do te kuptojme teresine e akteve dhe te

veprimeve nepermjet te cilave formohet dhe manifestohet vullneti i adminstrates publike,

si dhe ekzekutohet ky vullnet. Kjo veprimtari administrative kryhet ne forma te ndryshme

sic jane aktet adminstrative individuale dhe kolektive, kontratat administrative/ publike

dhe aktet reale2. Pra kontrata administrative eshte nje nga format e ushtrimit te

veprimtarise administrative.

Por kontratat ne te cilat mund te paraqitet si pale administrata mund te jene publike sic

jane kontratat administrative ose private. Kontratat private qendrojne ne te njejten baze, si

1Komentar i Kodit te Procedurave Administrative, Instituti i Studimeve Publike dhe Ligjore, Botimet

Toena, Tirane 2004, f.355

2 Kodi i Procedurave Administrative te Republikes se Shqiperise, miratuar me ligjin nr. 8485, date

12.05.1999, neni 2

Page 8: TEMA VËSHTRIM KRAHASUES I KONTRATËS SHTRIM-KRAH · PDF filenje veprimtari te caktuar e cila duhet te kryhet ne nje menyre te parashikuar nga e drejta qe vepron ne nje shtet

Kopje

8

dhe kontratat ndermjet personave private. Ato parashikohen dhe rregullohen nga normat

juridike civile.

Kontratat publike ose administrative jane ceshtje te se drejtes administrtive dhe cdo gje

qe ka lidhje me to shtrihet brenda juridiksionit te seksioneve administrative te gjykatave

te zakonshme. Kontratat publike dhe private i permbahen regullave te pergjithshme3.

Kuptimi i kontrates administrative ne thelb nuk ndryshon nga ai i kontrates midis

privateve te perkufizuar nga Kodi Civil i Republikes se Shqiperise, pervec natyres se

pasojes juridike qe sjell apo objektit te kontrates. Themi natyra juridike e pasojes qe

synojne te sjellin, sepse ne kontraten midis privateve palet synojne te krijojne, te

ndryshojne apo te shuajne nje marrdhenie juridike civile, ndersa nepermjet kontrates

administrative palet synojne te krijojne, ndryshojne apo shuajne nje marrdhenie juridike

ne fushen e se drejtes publike.

Me marrdhenie juridike ne fushen e te drejtes publike do te kuptojme ato raporte apo

marrdhenie qe krijohen midis dy ose me shume paleve ku te pakten njera pale eshte organ

i se drejtes publike, dhe keto marrdhenie rregullohen nga normat e se drejtes publike

ndryshe nga marrdheniet juridike civile qe rregullohen nga normat e se drejtes private.

Dallimi i dyte midis nje kontrate ndermjet privatesh apo e te drejtes private dhe kontrates

administrative qendron te subjektet e se drejtes qe mund te jene pale ne nje kontrate te

tille. Keshtu nese ne nje kontrate te lidhur midis privateve edhe pse palet mund te kene si

synim te realizojne nje gje ne interes te publikut, kjo kontrate nuk mund te quhet kontrate

administrative, pasi ne nje kontrate administrative duhet qe domosdoshmerisht njera pale

te jete organ i administrates publike.

Por ne literaturen juridike jane shfaqur mendime se nje kontrate administrative eshte e

mundshme edhe nepermjet dy personave private, por gjithmone nese ligji e parashikon

nje gje te tille. Ky arsyetim bazohet ne nenin 1 te Kodit te Procedurave Administrative ku

eshte parashikuar se parimet e pergjithshme te ketij kodi, me ligj mund te behen te

detyrueshme per zbatim edhe per veprimtarine e subjekteve private, kur keto veprimtari

kane efekte per interesa publike4.

3 Sadushi Sokol, E Drejta Administrative 2, botimi i trete i ripunuar, Tirane 2005, f.306

4Sadushi Sokol, E Drejta Administrative 2, botimi i trete i ripunuar, Tirane 2005, f.309

Page 9: TEMA VËSHTRIM KRAHASUES I KONTRATËS SHTRIM-KRAH · PDF filenje veprimtari te caktuar e cila duhet te kryhet ne nje menyre te parashikuar nga e drejta qe vepron ne nje shtet

Kopje

9

KREU I

KUPTIMI I KONTRATES, SI VEPRIM JURIDIK

1.1 Kuptimi i kontrates ne pergjithesi

Sipas nenit 659 te Kodit Civil: kontrata eshte veprimi juridik i duanshem me ane te te

cilit nje ose disa pale krijojne, ndryshojne, ose shuajne nje marrdhenie juridike.

Ne teorine juridike kontrata perkufizohet si pelqim i vullnetit midis te dy ose me shume

personave qe ka per qellim krijimin ,ndryshimin ose pushimin e ndonje marredhenieje

detyrimore juridike. Do te thote se kontrata eshte rezultat i deshires se paleve

kontraktuese dhe se ato ekskluzivisht e percaktojne kete deshire qe ne shkencen juridike

quhet “parimi i autonomise se vullnetit5”

Gjithashtu ne literaturen juridike gjejme edhe perkufizime te tjera, qe ne thelb jane te

njejta dhe bazohen ne perkufizimin e ligjit.

Keshtu, Mariana Tutulani e perkufizon kontraten si nje veprim juridik te dyanshem, si

nje marrveshje midis paleve e lidhur me qellim qe te sjelle pasoja juridike te caktuara,

krijimin, ndryshimin, ose shuarjen e te drejtave dhe te detyrimeve juridiko civile.

Te tjere autore e perkufizojne si nje veprim juridik te dyanshem, d.m.th. shprehja e

vullnetit te te dyja paleve per te krijuar pasoja juridike. Kontrata mund te perkufizohet si

marrveshja e dy ose me shume personave qe ka per qellim te krijoje, te ndryshoje ose te

shuaje te drejta dhe detyrime civile (marrdhenie juridike).6

Sipas Francesco Galganos kontraten mbi te gjitha e kemi pare si nje nga menyrat e fitimt

te pronesise (dhe te te drejtave te tjera reale) duke dale ne pah funksioni si instrument per

qarkullimin e te mirave materiale. Kontraten gjithashtu e kemi ndeshur si nje nga burimet

e detyrimeve, kur kemi treguar funksionin e saj si instrument, me ane te te cilit fitohet e

drejta per detyrimet e te tjereve.

Marrdhenia juridike, qe kontrata krijon, ndryshon ose shuan, duhet te jete nje marrdhenie

pasurore: d.m.th duhet te kete per objekt detyrime personale qe mund te vleresohen

ekonomikisht. Ne thelb behet fjale per nje kusht dhe nje element qe rrjedh nga fakti qe

kontrata eshte nje nga menyrat e fitimit te pronesise ose te te drejtave te tjera reale mbi

sendet ose edhe burim detyrimi ose mund te jete njekohesisht si menyre fitimi, ashtu edhe

burim detyrimi.

Nga perkufizimi i ligjit per kontraten del se nje kontrate mund te lidhet per te krijuar

detyrime, pra nje marrdhenie juridike detyrimi. Ajo mund te lidhet edhe per te ndryshuar

nje marrdhenie juridike detyrimi ekzistuese, si dhe per te shuar nje marrdhenie

ekzistuese.

5 Galgano Francesco - Diritto Privato (Settima edizione) Casa Editrice Dott.Antonio Milani, 1992.

6 Sallabanda Andon - E drejta e detyrimeve (pjesa e pergjithshme), 1962.

Page 10: TEMA VËSHTRIM KRAHASUES I KONTRATËS SHTRIM-KRAH · PDF filenje veprimtari te caktuar e cila duhet te kryhet ne nje menyre te parashikuar nga e drejta qe vepron ne nje shtet

Kopje

10

Ne Kodin Civil te RSH, jane parashikuar shprehimisht nje sere kontratash, qe ne

dokrinen e te drejtes se detyrimeve njihen si kontrata tip ose te emertuara, por njerezit

mund te lidhin edhe kontrata qe nuk jane parashikuar shprehimisht ne ligj, megjithate ato

jane te vleshme ne qoftese nuk vijne ne kundershtim me parimet e pergjithshme te se

drejtes dhe me interesat e paleve. Krahas kontratave tipike, subjektet mund te lidhin edhe

kontrata te perziera. Kontrata te perziera jane ato kontrata qe kane ne permbajtjen e tyre

elemente nga dy ose me shume kontrata.

Kontrata ashtu si e kemi pare, eshte marrveshja “e dy ose me shume paleve”. Ajo eshte

dypaleshe, kur palet jane dy e domosdoshmerisht dy, si ne rastin e kontrates se shitjes ose

ne kontraten e qirase.

Kontrata eshte shume paleshe, kur palet mund te jene me shume se dy, si ne kontraten e

shoqerise, te shoqates, te koncesionit, ku ajo mund te formohet edhe nga dy pale, por

mund te formohet edhe nga shume pale (mijera bile edhe miliona siç ndodh ne shoqerite

aksionere).

Megjithate duhet te theksojme se koncepti i paleve se kontrates nuk perputhet me ate te

personit, sepse me pale duhet te kuptojme qendren e interesave; çdo pale e kontrates

mund te formohet nga shume persona, si ne rastin ne te cilen bashkepronaret shesin ose

japin me qira sendin e perbashket.

Ne strukturen e kontrates gjejme elemente qe jane thelbesore, te domosdoshme per

ekzistencen e cdo kontrate; nese mungon njeri prej tyre kontrata eshte e paafte te sjelle

pasoja. Ato jane nje ose me shume subjekte, vullneti, nje forme e shfaqjes se vullnetit dhe

shkaku. Keto duhet te gjenden ne te gjitha kontratat, ndersa te tjerat kerkohen vetem per

disa prej tyre. (Per veprimet juridike pasurore ne pergjithesi kerkohet edhe objekti.)

Prania e nje nga keta kater element te detyrueshmem te nje kontrate, del nga permbajtja

e nenit 63 te Kodit Civil.

Vullneti i paleve eshte perputhja e shfaqjes ose e deklarimit te vullnetit te çdonjeres prej

tyre. Kontrata eshte e lidhur vetem ne qofte se arrihet perputhja e plote midis deklarimeve

te vullnetit te ardhuara nga palet e ndryshme kontraktuese. Palet duhet te jene te lira ne

shfaqjen e vullnetit sepse perdryshe ajo eshte e pavleshme.

Shfaqja e vullnetit behet ne nje forme te caktuar, te kerkuar nga ligji ose kur ligji nuk

parashikon nje forme te caktuar, per shprehjen e vullnetit vepron parimi i lirise se

formes, ne kuptimin qe lihet ne zgjedhje te paleve, forma e shfaqjes se tij. Ne lidhje me

formen e lidhjes se kontrates mund te themi se ajo lidhet ne menyre te shprehur ose te

heshtur; rasti i pare ndodh kur vullneti i paleve deklarohet me shkrim ose me goje ose me

çdo shenje tjeter. Rasti i dyte ndodh kur vullneti i paleve, ose i njeres prej tyre, nuk

deklarohet, por nxirret nga sjellja e tyre (i ashtuquajturi veprim konkludues).

Page 11: TEMA VËSHTRIM KRAHASUES I KONTRATËS SHTRIM-KRAH · PDF filenje veprimtari te caktuar e cila duhet te kryhet ne nje menyre te parashikuar nga e drejta qe vepron ne nje shtet

Kopje

11

Kur flasim per forme te detyrueshme ligjore, kontrata duhet te jete formale, e tille qe

forma e saj kerkohet per efekt vleshmerie, ose provueshmerie7.

Forma thuhet ne veprimet solemne kerkohet “ad substantiam”, pra per vleshmeri ne rastet

qe ligji kerkon nje forme te vecante te shprehjes se vullnetit, si element thelberor i

veprimit juridik, qe pasjell pavleshmeri ne te kundert.

Ndersa kur forma e shkruar kerkohet “ ad probationem” ( per provueshmeri), kontrata

eshte e vleshme, por mbetet e perjashtuar prova me deshmitare.8

Kur ligji nuk parashikon nje forme te caktuar atehere vepron parimi i lirise se formes, cka

do te thote qe shprehja e vullnetit mund te behen me cdo forme.

Konkretisht sipas nenit 80 te Kodit Civil: “Veprimi juridik mund të kryhet me shkrim, me

gojë dhe me çdo lloj shfaqje tjetër të padyshimtë të vullnetit”. Mungesa e formes se

shkruar te veprimit juridik, ne kushte kur nga te gjitha provat e paraqitura ne nje gjykim

del qarte marredhenia juridike e krijuar mes paleve, nuk mund te coje ne konkluzionin e

pabazuaeshmerise ne ligj te kerkimit.9

Me shprehje shfaqje tjeter e padyshimte e vullnetit’ do te nenkuptojme pikerisht shfaqjen

e vullnetit me veprime konkludente ose heshtje. Jane pikerisht nenet 669 dhe 676 te K.C

edhe keto dy forma te shfaqjes se vullnetit. Ne doktrinen juridike eshte i diskutueshem

rregulli: “kush hesht nuk thote asgje”. Sipas A.Nuni, heshtja ne vetvete nuk eshte

manifestim vullneti e afte te krijoje nje veprim juridik. E kunderta mund te ndodhe kur

nje marreveshje e meparshme e paleve i atribuon heshtjes nje kuptim pozitiv ose negativ,

dhe kjo ndodh p.sh. nese palet bien dakort me marrveshje qe moskthimi i gazetes do te

shprehte vullnet per te aderuar ne oferten e abonimit.

Vullneti i paleve mund te formohet ne te njejten kohe, (kur palet shkojne te noteri dhe

lidhin kontraten). Por deklarimi i vullnetit te paleve mund te behet , ashtu siç ndodh

shpesh, edhe ne faza te ndryshme, ne kete rast te fundit, shfaqja e vullnetit merr emra te

ndryshme, te propozimit dhe te pranimit.

Propozimi eshte deklarimi i vullnetit te atij qe merr iniciativen e lidhjes se kontrates.

Pranimi eshte deklarimi i vullnetit qe marresi i propozimit i drejton nga ana e tij

propozuesit. Marresi i propozimit, eshte, natyrisht i lire qe te pranoje ose jo propozimin;

kjo liri e tij perben aspekin negativ te autonomise kontraktore. Ai mund t`i pergjigjet

negativisht propozimit, ose mund edhe te mos i pergjigjet fare, pa shpjeguar arsyet e

mospranimit.

7Nuni Ardian – Hyrje ne te Drejte Civile, Tirane 2006.

8 Po aty

9 Vendim Nr 1938, date 17.07.2012, Gjykaka e Apelit Tirane.

Page 12: TEMA VËSHTRIM KRAHASUES I KONTRATËS SHTRIM-KRAH · PDF filenje veprimtari te caktuar e cila duhet te kryhet ne nje menyre te parashikuar nga e drejta qe vepron ne nje shtet

Kopje

12

Pranimi vlen si i tille vetem ne qofte se eshte i gjithi ne perputhje me propozimin e bere,

por ne qofte se nuk eshte i tille (p.sh marresi i propozimit pergjigjet se deshiron ta bleje

sendin, por me nje çmim te ndryshem), ka vleren e nje propozimi te ri dhe kerkon

pranimin e propozuesit fillestar.

Propozimi kontraktor mund t`i drejtohet nje personi te caktuar por mund te marre edhe

formen e nje propozimi ose te nje oferte publike; ne nje rast te tille, çdokush mund t`i

shprehe propozuesit pranimin e tij, duke krijuar efektin e lidhjes se kontrates ne

momentin ne te cilin propozuesi vihet ne dieni per pranimin.

Nga propozimi i vertet kontraktor , qofte ky propozimi i drejtuar nje personi, qofte

drejtuar publikut, eshte e nevojshme te dallojme ftesen e thjeshte per te lidhur kontrate.

Eshte i tille nje deklarim qe nuk permban te gjithe ekstremet kryesore te kontrates qe do

te lidhet. Nje shkrese e thjeshte ku thuhet “shitet” e vendosur ne nje shtepi, ose

lajmerimet publike qe nuk permendin çmimin e sendit qe kerkohet te shitet, sigurisht nuk

detyrojne ate qe aspiron te jete shites; keto vlejne vetem si nje ftese drejtuar publikut, per

te formuluar propozimet kontraktore ose per te filluar tratativat per shitje. Ne te njejtin

perfundim arrihet edhe kur ekstramet esenciale te kontrates qe do te lidhet.

Elementi tjeter i kontrates eshte shkaku, i cili eshte funksioni ekonomiko-social i aktit te

vullneti apo siç njihet ndryshe justifikimi i autonomise private.

Keshtu p.sh shkaku i shitjes ose funksioni ekonomiko-social i kesaj kontrate eshte

shkembimi i nje sendi me çmimin. Ketu pronesia e sendid kalon jo vetem per arsye

subjektive, sepse keshtu kane dashur kontraktuesit, por edhe per nje arsye tjeter, te fundit,

objektive qe transferimit te sendit nga shitesi tek bleresi i korrspondon detyrimi i ketij te

fundit per te paguar cmimin e shitjes. Transferimi i pronesise se sendit ose detyrimi i

pagimit te çmimit jane justifikim i njeri tjetrit: i pari justifikon shpenzimet e parave te

bleresit, i dyti justifikon faktin qe shitesi zhvishet nga pronesia e sendit10

.

Kontratat tipike, pikerisht sepse jane te parashikuara dhe te rregulluara nga ligji, kane te

gjitha nje shkak ( i ashtuquajturi shkak tipik), per to nuk shtrohet problemi, per te

vertetuar nese kane ose jo nje funksion ekonomiko-social, pasi eshte zgjidhur pozitivisht

nga ligji.

Por problemi i shkakut shtrohet per kontratat jo tipike ose jo te emertuara, te cilat nuk

jane te parashikuara nga ligji. Per keto kontrata, kur shtrohet problemi i vleshmerise se

tyre, si pasoje e mungeses se shkakut, gjykata duhet te vertetoje “nese realizojne

drejteperdrejte interesa qe sipas rendit juridik meritojne te mbrohen”

Shpesh, ashtu siç eshte verejtur, kontrata jo tipike rezulton nga kombinimi ne nje kontrate

te vetme te shume kontratave tipike, duke pare kete fenomen nga pikepamja e shkakut,

10Semini-Mariana E Drejta e Detyrimeve, Tirane 2002.

Page 13: TEMA VËSHTRIM KRAHASUES I KONTRATËS SHTRIM-KRAH · PDF filenje veprimtari te caktuar e cila duhet te kryhet ne nje menyre te parashikuar nga e drejta qe vepron ne nje shtet

Kopje

13

flitet per nje kontrate me nje shkak te perbere ose miks. Ndryshe nga kontratat me nje

shkak te perbere jane kontratat e lidhura.

Ketu nuk ka nje kontrate te vetme, por shume kontrata te koordinuara. Secila prej tyre

ruan shkakun e vete, edhe ne qofte se ato ndermjet tyre synojne te realizojne, midis te

njejtave pale, te njejtin operacion ekonomik social kompleks.

Kriteri dallues nuk eshte ai formal, i unitetit ose i shumellojshmerise se dokumenteve

kontraktore. Nje kontrate e vetme mund te rezultoje nga nje tekst i njejte qe bashkon

shume kontrata. Kriteri dallues eshte thelbesor, percaktohet nga njesimi ose

shumellojshmeria e shkaqeve.

Nga kushti i shkakut rrjedh edhe papranushmeria e kontratave abstrakte, pra qe prodhojne

efekte te drejteperdrejta nisur vetem nga vullneti i paleve, pavaresisht nga ekzistenca e

nje shkaku, qofte ky shkak tipik ose qe i korespondon nje tipi kontraktor

Kjo nuk do te thote qe duhet patjeter nje nga tipet e parashikuara ne ligj, por qe

permbajtja e saj te jete ne pajtim me ligjin, me parimet politike te shtetit, me rregullat e

moralit, si dhe me interesat e paleve.

Ne lidhje me objektin qe formon lenden e kontrates, sipas nenit 678 te Kodit Civil ai,

duhet te jete i ligjshem, i mundshem, i percaktuar ose qe mund te percaktohet11

.

Pra, qe me lidhjen e kontrates duhet te dihet objekti, karakteristikat e tij, sasia, cilesia,

lloji, permasat, kufinjte e te tjera.

Gjithashtu kontrata duhet ta kete lenden ose permbajtjen e saj te percaktuar ose te

percaktueshme. Permbajtja e kontrates eshte e percaktuar qe ne momentin e lidhjes se

kontrates, kur objekti apo pembajtja e saj kane te gjitha karakteristikat e nevojshme per ta

individualizuar ate. Ndersa e percaktueshme permbajtja e kontrates eshte atehere kur me

lidhjen e saj jane caktuar kushtet sipas te cilave permbajtja e detyrimit dhe e kontrates do

te percaktohet me vone, ose kur varet nga natyra e kontrates.

Mjaft legjislacione, midis tyre edhe Kodi yne Civil, parashikojne qe objekti i kontrates

duhet te jete i mundshem, sepse kontrata perdryshe eshte e pavleshme. Ne doktrinen

juridike shqiptare eshte shfaqur mendimi se konktrata eshte e pavleshme vetem ne rastet

qe objekti i saj eshte i pamundshem perpara lidhjes se kontrates, ndersa nese behet i

pamudshem pas lidhjes se saj kemi te bejme me ndryshim te kushteve te saj.12

11 Francesco Galgano- Diritto Privato

12 Andon Sallabanda- E drejta e detyrimeve (pjesa e pergjithshme) 1962

Page 14: TEMA VËSHTRIM KRAHASUES I KONTRATËS SHTRIM-KRAH · PDF filenje veprimtari te caktuar e cila duhet te kryhet ne nje menyre te parashikuar nga e drejta qe vepron ne nje shtet

Kopje

14

Pamundesine e kemi dy llojesh:

Pamundesi fizike per shembull, kur nuk ekziston sendi, kur sendi qe eshte objekt i

kontrates, digjet ose shkaterrohet;

Pamundesi juridike, per shembull, kur sendi eshte i perjashtuar nga qarkullimi civil, ose

perjashtohet me vone prej tij.

Ne literaturen juridike jane shfaqur mendime se krahas pamundesise fizike dhe juridike,

pamundesia mund te jete edhe objektive, kur kontrata nuk ka permbajtje apo lende dhe

subjektive, qe ndodh kur permbajtjtja e kontrates eshte objektivisht e mundshme, por per

debitorin konkret eshte e pamundshme, sepse nuk i ka aftesite fillestare, qe ndodh qe ne

castin e lidhjes se kontrates, ose e mevonshme, qe ndodh kur ne castin e lidhjes se

kontrates kjo e fundit ka qene potencialsht e mundshme per tu permbushur, por ne castin

e ekzekutimit te detyrimit permbushja behet e pamundur.13

1.2 Permbajtja e kontrates

Permbajtjen e kontrates e perben detyrimi i debitorit per te kryer nje veprim te caktuar

(dorezimi i nje sendi te caktuar ose kryerja e nje pune te caktuar) dhe e drejta e kreditorit

per te kerkuar te kryhet ose te mos kryhet veprimi i caktuar. Kontrata krijon detyrime ne

pajtim me permbajtjen e saj d.m.th ne pajtim me cfare eshte parashikuar ne kontrate nga

vete palet. Palet kur lidhin kontraten merren vesh mbi kushtet qe duan te permbahen ne

kontrate. Por per disa nga kushtet e kontrates palet duhet te merren vesh per tu quajtur

kontrata e lidhur.

Keshtu sipas nenit 676 te Kodit Civil, kontrata quhet e lidhur kur palet jane marre vesh

per kushtet thelbesore qe jane te domosdoshme per lidhjen e saj. Por pervec kushteve

thelbesore, ne kontrate gjejme edhe kushte zakonshme, si dhe kushte te rastit.14

Por cili eshte kuptimi i ketyre koncepteve juridike? Kushtet thelbesore jane ato

kushte te cilat jane absolutisht te domosdoshme dhe te kerkueshme per lidhjen e nje

kontrate te caktuar Mungesa qofte edhe e njerit prej tyre e bene kontraten te pavleshme.

Legjislacioni yne civil nuk ka ndonje dispozite qe te tregoje shprehimisht se cilat jane

konkretisht kushtet thelbesore te pergjithshme per te gjitha llojet e detyrimeve dhe te

kontratave.

Por sipas doktrines tone juridike, kushte thelbesore do te konsiderohen ato qe

parashikohen shprehimisht nga ligji, si dhe ato te caktuara me marrveshje te paleve. Nje

kusht thelbesor universal qe takohet ne cdo kontrate eshte objekti, sepse pa objekt nuk

mund te kete kontrate, sepse ai eshte nje nga elementet e saj.

13 Semini-Mariana E Drejta e Detyrimeve, Tirane 2002.

14 Shih Po aty

Page 15: TEMA VËSHTRIM KRAHASUES I KONTRATËS SHTRIM-KRAH · PDF filenje veprimtari te caktuar e cila duhet te kryhet ne nje menyre te parashikuar nga e drejta qe vepron ne nje shtet

Kopje

15

Pra, si konkluzion, meqenese kushtet thelbesore vec objektit nuk jane te dhena njehere e

pergjithmone per te gjitha kontratat, legjislacioni yne civil nuk i ka parashikuar ne

menyre taksative. Por ato parashikohen ne dispozitat qe kane te bejne me kontratat e

vecanta. Duhet te theksohet se kushte thelbesore mund te jene edhe ato qe ndonese nuk

parashikohen nga ligji arrihen me marrveshje te paleve.

Nocioni i “kushteve te pergjishme” i korespondon atij te kushteve thelbesore te nje

kontrate. Megjithate ne praktiken tregtare “kusht i pergjithshem” perdoret me teper per

kontratat tip ose standart, qe hartohen nga pala me e fuqishme ekonomikisht ose nga ajo

pale qe ushtron nje aktivitet tregtar ne nje drejtim te caktuar dhe per nje kohe relativisht

te gjate.

Kushte te zakonshme konsiderohen ato kushte qe ndeshen ne lloje te caktuar kontratash.

Keto kushte parashikohen me norma lejuese ose dispozitive. Kjo do te thote qe edhe kur

palet nuk i kane parashikuar ne marrveshjen e tyre, ato do te konsiderohen te mireqena,

sepse parashikohen nga ligji. Si kusht tipik te zakonshem mund te permendim nenin

805/2, i cili parashikon se qiramarresi eshte i detyruar te beje ndreqjet e zakonshme te

sendit, pervec rasteve kur ne kontrate eshte parashikuar ndryshe, pra, palet ne nje rast

konkret mund te shmangen nga norma dispozitive.

Kushte te rastit quhen ato kushte qe nuk jane as te zakonshme as thelbesore, por gjenden

ne kontrate se nje gje e tille e kane parashikuar palet, per shembull, afati ne nje kontrate

te huase. Por si kushte te rastit pranohen edhe ato qe jane ne kundershtim me kushtet e

zakonshme. Kjo ndodh atehere kur norma juridike lejon shprehimisht qe palet te

parashikojne kushte te ndryshme nga ato qe permban vete norma juridike.

1.3 Efektet e kontrates

Kontrata sjell keto efekte apo pasoja per palet:

a. Duke qene nje veprim juridik i dyanshem kontrata i sjell pasojat juridik per te

dyja palet qe e lidhin ate. Ajo ka forcen e ligjit per palet njelloj per te gjithe

personat qe marrin pjese ne te, kuptohet ne ato kufinj dhe permasa qe i jep vete

kontrata;

b. Palet nuk kane te drejte te heqin dore prej kontrates dhe prej detyrimeve qe

rrjedhin prej saj pa pelqimin e te dyja paleve;

c. Nje kontrate nuk mund te beje kreditor apo debitor pa perqimin e tij nje person te

trete. Perjashtimisht ne nenin 691 te Kodit Civil, thuhet se kontrata ka efekte

juridike ndaj personave te trete vetem ne rastet e parashikuara ne ligj;

d. Ka edhe raste kur kontrata sjell pasoja edhe per persona te tjere qe nuk kane qene

pale ne lidhjen e kontrates, per shkak se keta persona bazazohen juridikisht me

palet. P.sh kontrata e lidhur mund te kete efekt per trashegimtaret, kur njera nga

palet vdes dhe trashegimtari ze vendin e saj. Ato do te pergjigjen per deryrimet ne

pjese te barabarta, gjithmone brenda pjeses qe trashegojne.

Page 16: TEMA VËSHTRIM KRAHASUES I KONTRATËS SHTRIM-KRAH · PDF filenje veprimtari te caktuar e cila duhet te kryhet ne nje menyre te parashikuar nga e drejta qe vepron ne nje shtet

Kopje

16

Neni 692 parashikon, qe efektet juridike te kontratave shtrihen edhe ne trashegimtaret me

titull universal, pervec kur ne kontrate parashikohet ndryshe.

1. Kontrata i detyron palet jo vetem per ate sa eshte parashikuar ne te, por edhe per

cdo pasoje tjeter juridike qe rrjedh nga ligji apo nga zakonet tregtaren, ndonese

nuk eshte parashikuar shprehimisht ne kontrate;

2. Kur njerez nga palet i njihet e drejta te terhiqet nga kontrata, ajo mund ta ushtroje

kete te drejte derisa kontrata nuk ka filluar nga zbatimi i saj. Ne te kundert,

terheqje te njeanshme te nga kontrata pa shkaqe te arsyeshme dhe pa pasoja

juridike per palet nuk ka (neni 696. i Kodit Civil), perjashtimisht kontratat me

karakter te vazhdueshem ose periodik.15

1.4 Klasifikimi i kontratave

Jo per cdo kontrate zbatohen te njejtat rregulla, prandaj duhet bere dallimi midis llojeve

te kontratave. Ndarja e kontratave ne lloje te ndryshme behet e nevojshme per shkak se

ne disa raste, per lloje te ndryshme kontratash zbatohen parime te ndryshme.

Klasifikimi i kontratave behet nga doktrina e te drejtes se detyrimeve duke u bazuar ne

kritere te percaktuara. Keshtu, bazuar ne keto kritere kontratat klasifikohen:

Kontratat e njeanshme dhe te dyanshme. Kjo ndarje e kontratave ne kontrata te

njeanshme dhe te dyanshme eshte bere duke pasur parasysh permbajtjen e kontrates.

Kontrata e njeanshme eshte kontrate ku vetem njera pale kontraktuese eshte e detyruar qe

te kryeje ndonje prestim, do te thote se njera pale ka vetem te drejta dhe pala tjeter ka

vetem detyrime. Mos te harrojme se te gjitha kontratat jane ne fakt dypaleshe, por te

kontrata e njeanshme e kemi fjalen vetem per detyrimin, per te cilin eshte e detyruar

vetem njera pale16

.

Kontratat e dyanshme jane ato kontrata ne te cilat te dyja palet kontraktuese fitojne njera

ndaj tjetres edhe te drejta edhe obligime. Te keto kontrata e drejta e njeres pale

kontraktuese i pergjigjet detyrimit te pales tjeter dhe e kunderta, te drejtes se pales tjeter i

pergjigjet detyrimi i te pares.

Kontratat me shperblim dhe kontratat pa shperblim. Kjo ndarje ne kontrata me

shperblim (oneroze) dhe kontrata pa shperblim zakonisht bazohet ne faktin se pala

kontraktuese, qe ka ndonje dobi nga kontrata, i jep pales ndonje kompesim, vlere te

caktuar apo jo. E para quhet kontrate me kundervlere kurse e dyta pa kurrfare kundevlere.

Per kete arsye quhen edhe bamirese.

15 Po aty

16 Mehdi Hetemi- Detyrimet dhe kontratat

Page 17: TEMA VËSHTRIM KRAHASUES I KONTRATËS SHTRIM-KRAH · PDF filenje veprimtari te caktuar e cila duhet te kryhet ne nje menyre te parashikuar nga e drejta qe vepron ne nje shtet

Kopje

17

Kontrata me shperblim apo kompesim te kundervleres jane ato kontrata ku njera pale

fiton ndonje dobi, por si ekuivalence te saj duhet t`i ktheje pales tjeter kompesimin e

caktuar, cka do te thote se ketu deri diku duhet te ekzistoje nje barazpeshe ne mes te

paleve kontraktuese ne aspektin e perfitimit nga kjo kontrate. Kurse kontratat pa

shperblim sic quhen edhe lukrative jane ato kontrata te cilat nuk e detyrojne palen e cila

ka perfituar (ka pasur dobi) qe te ktheje kundervleften. Keto kontrata ne praktike jane me

te rralla ne krahasim me kontratat me shperblim. Si kontrata pa shperblim eshte kontrata

e dhurimit.

Kontratat aleatore dhe komulative. Kontrata aleatore (apo si i quajme ndryshe kontrata

ne jete) jane ato kontrata te te cilat ne kohen e lidhjes se tyre nuk dihet se si do te

perfundoje marredhenia e veprimeve reciproke te paleve kontraktuese, sepse as e dime se

cila prej paleve do te jete debitore, pasi kjo varet zakonisht nga ndonje ndodhi e

ardhshme. Ketu kemi p.sh. kontraten mbi sigurimin, kontratat mbi lojrat e fatit, kontratat

mbi kushtin (p.dh ne garat e notit kush do te zere vendin e pare).

Kontratat kumulative jane ato kontrata ne te cilat ne momentin e lidhjes se tyre dihen

detyrimet e paleve kontraktuese, si dhe relacioni ne mes te objektit te kontrates dhe

prestimeve te tyre. Do te thote keto nuk gjenden nen hijen e pasigurise, paqartesise, por

keto kontrata hyjne ne grupin e kontratave me ngarkese dhe ne teori quhen edhe kontrata

ekuivalente. Kjo ndarje eshte me interes, ne rast te ekzistences se demtimit mbi gjysmen

(Laesio anormis), sepse nese kjo ndodh (kontrata kumulative), kontrata mund te anullohet

me kerkesen e pales se demtuar, e cila nuk e ka marre as gjysmen e vleres per ate qe i ka

dhene pales tjeter ne emer te detyrimit. Kurse kontratat aleatore nuk i njohin keto

institucione te demtimit mbi gjysmen, duke e ditur natyren e tyre. Te keto te fundit

kontrata nuk mund te anullohet vetem per ate se pala ka marre me pak se gjysmen e

vleres (apo edhe asgje) nga ajo qe ka dhene, prandaj ndryshe quhen edhe kontrata te

fatit17

.

Kontratat konsensuale, reale dhe formale. Kontrata konsensuale jane ato kontrata per

lidhjen e te cilave nuk nevojitet asnje forme e vecante, pervec harmonizimit te deshires se

paleve kontraktuese.

Kontratat reale jane nje lloj i kontratave formale, sepse per ekzistencen e kontrates nuk

mjafton vetem arritja e pelqimit, por eshte e nevojshme edhe dorezimi i sendit. Pasi te

dorezohet sendi, natyrisht do te jete arritur pelqimi i paleve kontraktuese, dhe ky

konsiderohet momenti i lidhjes se kontrates.

Keto kontrata i ka njohur edhe e drejta e vjeter romake. Mirepo, e drejta bashkohore

duket se gjithnje e me shume eshte duke e leshuar mendimin lidhur me kontratat reale.

Thuhet se nuk ka arsye qe kontrata reale te ndahen nga kontratat konsensuale. Mirepo, ne

anen tjeter mund te konstatojme se vetedija juridike eshte ende e forte qe te kuptohet se te

17 Po aty

Page 18: TEMA VËSHTRIM KRAHASUES I KONTRATËS SHTRIM-KRAH · PDF filenje veprimtari te caktuar e cila duhet te kryhet ne nje menyre te parashikuar nga e drejta qe vepron ne nje shtet

Kopje

18

disa marredhenie mund te kuptohet se ekziston kontrata pa u dorezuar sendi. Prandaj nuk

ka efekt qe ne menyre artificiale te nderpritet forma e kontratave reale.

Kontratat formale, jane ato kontrata per ekzistencen e te cilave kerkohet respektimi i disa

formave te caktuara (p.sh jane te lidhura me shkrim apo te vertetohen te ndonje organ si

p.sh ne gjyq). Ekzistenca e tyre nuk prezumohet por kjo duhet te thuhet shprehimisht se

kontrata e tille eshte kontrate formale. Do te thote se per keto kontrata nuk mjafton arritja

e perputhjes se vullnetit(mutum consensus), por kjo deshire apo vullnet i perputhur duhet

te shprehet ne forme te vecante sic parashikon ligji. Respektimi i kesaj forme te parapare

me ligj eshte kusht qenesor per ekzistencen e kontrates dhe madje kontrata mund te

shpallet nul. Edhe ligji ne menyre urdheruese shpreh se “kontrata duhet te jete perpiluar

me shkrim”, apo “nese kontrata nuk eshte e perpiluar me shkrim nuk prodhon efekte

juridike”.

Kontratat e emertuara dhe te paemertuara, apo tipike dhe jotipike. Kontrata tipike

apo te emertuara jane ato kontrata qe parashikohen dhe rregullohen shprehimisht nga

ligji.

Kontrata jotipike apo te paemertuara jane ato kontrata qe nuk parashikohen dhe nuk

rregullohen shprehimisht nga ligji. Per natyren dhe vecorite e ketyre lloj kontratash kemi

folur me lart, keshtu qe nuk e shohe me vend te perserise te njejtat gjera.

Kontrata kryesore dhe kontrata aksesore (plotesuese). Kontrate kryesore eshte kontrata qe

ekziston e pavarur nga ndonje detyrim tjeter. Kontrata aksesore eshte kontrata me ane te

se ciles sigurohet ekzekutimi i nje kontrate tjeter qe eshte kryesore. Pa qenien e nje

kontrate kryesore nuk mund te kemi kontrate aksesore. Kontrata aksesore lidhet dhe

varet nga kontrata kryesore, prandaj kur kontrata kryesore nuk eshte e vlefshme dhe ajo

aksesore nuk eshte e vlefshme. Kontrata aksesore mund te lidhet njekohesisht me

kontraten kryesore ose mund te lidhet edhe pas kontrates kryesore. Ajo mund te te beje

pjese ne kontraten kryesore (te jete ne te njejten dokument shkresor), por mund te behet

edhe si kontrate e vecante18

.

1.5. Pavleshmeria e kontratave

Ne lidhje me pavleshmerine e kontratave, duhet te theksojme se ne ligj nuk gjejme nje

rregullim te shprehur, por persa kohe ato jane veprime juridike, atehere do te zbatohen

dispozitat mbi pavleshmerine e veprimeve juridike te cilat parashikohen ne Kodin Civil

ne nenet 92-111 si dhe ne dispozitat 115 e vijues te Kodit te Procedurave Administrative.

Neni 92 dhe 93 i Kodit Civil parashikon:

Veprimet juridike të pavlefshme nuk krijojnë asnjë pasojë juridike.

Të tilla janë ato që:

a) vijnë në kundërshtim me një dispozitë urdhëruese të ligjit;

18 Sallabanda Andon - E Drejta e Detyrimeve (pjesa e pergjithshme), 1962.

Page 19: TEMA VËSHTRIM KRAHASUES I KONTRATËS SHTRIM-KRAH · PDF filenje veprimtari te caktuar e cila duhet te kryhet ne nje menyre te parashikuar nga e drejta qe vepron ne nje shtet

Kopje

19

b) kryhen për të mashtruar ligjin;

c) kryhen nga të mitur nën moshën katërmbëdhjetë vjeç;

ç) bëhen në marrëveshje të palëve pa patur për qëllim që të sjellin

pasoja juridike (fiktive ose të simuluara)

Kur veprimi juridik është bërë me qëllim për të mbuluar një veprim juridik tjetër, ky i

fundit është i vlefshëm në qoftë se përmbush gjithë kushtet e nevojshme për vlefshmërinë

e tij Veprimi juridik fiktiv ose i simuluar nuk dëmton personat e tretë të cilët në

mirëbesim kanë fituar të drejta në bazë të tij.

Nenent 115 dhe 116 te Kodit te Procedurave Administrative parashikon:

Pavlefshmëria e akteve administrative, në kuptimin e këtij Kodi, paraqitet në format e

mëposhtme:

a) akte administrative absolutisht të pavlefshme (akte të nxjerra në kundërshtim flagrant

me ligjin);

b) akte administrative relativisht të pavlefshme (akte të nxjerra në kundërshtim me ligjin)

Aktet administrative do të quhen absolutisht të pavlefshme, në kuptimin e këtij Kodi, në

rastet e mëposhtme:

a) kur akti është nxjerrë nga një organ administrativ I paidentifikuar

b) kur akti është nxjerrë nga një organ administrativ në kapërcim të kompetencave të tij

ligjore;

c) kur akti është nxjerrë në kundërshtim me formën dhe procedurën e kërkuar nga ligji.

Pra per te konstatuar ose shpallur te pavlefshem nje kontrate administrative, do t’i

referohemi dispozitave te Kodit Civil ne lidhje me pavlefsmerine e veprimit juridik si dhe

dispozitave te Kodit te Procedurave Administrative ne lidhje me pavlefshmerine e akteve

administrative.

Ne Kodin Civil ne nenet 681-689, parashikohen rregullat per interpretimin e kontratave,

te cilat kane nje rendesi te madhe edhe kur flasim per kontrata, sepse nje kontrate duhet te

interpretohet domethene te kuptohet apo te sqarohet permbajtja e saj ne menyre qe ajo te

jete e zbatueshme dhe te sjelle pasoja per palet.

Keshtu gjate interpretimit te kontrates duhet te verehet se cili ka qene qellimi i vertete

dhe i perbashket i paleve, pa u kufizuar vetem ne kuptimin e mirefillte te fjaleve dhe per

kete duhet te vleresohet sjellja e tyre ne teresi para dhe pas perfundimit te kontrates. Palet

ne interpretimim e kontrates duhet te udhehiqen nga parimi i mirebesimit.

Kushtet e kontrates duhet te interpretohen njeri me tjetrin, duke i dhene secilit kuptimin

qe del nga e gjithe marrveshja. Ne rast paqartesish ose dyshimesh, kushtet e vecanta

duhet te interpretohen ne ate kuptim sipas te cilit ato do te sillnin efekt per palet dhe jo

sipas atij kuptimi qe nuk do te shkaktonte asnje pasoje juridike. Kur per njerin nga

kushtet mund te merren dy ose me shume kuptime, ai do te interpretohet sipas praktikes

se vendit kur eshte lidhur kontrata.

Page 20: TEMA VËSHTRIM KRAHASUES I KONTRATËS SHTRIM-KRAH · PDF filenje veprimtari te caktuar e cila duhet te kryhet ne nje menyre te parashikuar nga e drejta qe vepron ne nje shtet

Kopje

20

Kur kemi te bejme me nje fjale qe mund te nenkuptohet me dy kuptime, duhet te merret

ai kuptim qe i pershtatet kontrates dhe natyres se saj.

Kur kemi te bejme me kontrata standart ose tip, te formuluara nga njera prej paleve,

atehere kushtet e pergjithshme te parashikuara ne te jane te efektshme edhe per palen

tjeter, ne qofte se ne momentin e lidhjes se kontrates kjo e fundit eshte kuptuar ose duhej

te kuptohej me nje perkujdesje te zakonshme nga ana e saj. Me perkujdesje te zakonshme

do te kuptojme jo vetem nje vemendje dhe perqendrim normal ne studimin e permbajtjes

dhe te kushteve e kontrates, por edhe nje nivel normal te njohurive dhe te dienive te

personit per kushtet e kontrates dhe permbajen e saj. Perseri ne kete kategori kontratash

nuk kane efekt ato kushte te cilat jane ne dobi te atij qe e ka pergatitur kontraten dhe ne

dem te pales tjeter, pervec rasteve kur palet i kane parashikuar ne kontrate shprehimisht.

Ne rast dyshimi kontrata do te interpretohet ne favor te pales qe ka kontraktuar detyrimin

dhe gjithmon kunder atij qe ka kontraktuar te drejten. Kur me gjithe rregullat e

mesiperme, perseri permbajtja e kontrates mbetet e erret, e paqarte ajo do te merret ne

kuptimin me pak te renduar per te detyruarin, ne qofte se eshte pa shperblim dhe ne

kuptimin qe realizon perputhjen e interesave te paleve, ne qofte se eshte me sherblim19

.

1.6 Zgjidhja e kontrates

Nese shohim per shembull dispozitat e Kodit Civil, qe rregullojne kontraten e trasportit

dhe ate te spedicionit, veme re, se nuk sanksionojne ne menyre te shprehur rregulla per

rastet e zgjidhjes se ketyre kontratave, keshtu qe ne kete rast referimi do te behet ne

dispozitat qe rregullojne zgjidhjen e kontrates ne pergjithesi.

Ne lidhje me zgjidhjen e kontrates, duhet te theksojme se ne doktrine dhe ne praktiken

gjyqesore dallohen perdorimi i termave: terheqje, revokimi, si dhe heqja dore nga

kontrata.

Por cili eshte kuptimi i ketyre termave? Terheqja nga permbushja e kontrates eshte

veprimi juridik i njeanshem qe mund te ushtrohen nga sejcila nga palet, kur kjo gje eshte

e parashikuar nga ligji, ose me marrveshje te paleve.

Terheqja nga ekzekutimi i kontrates zakonisht parashikohet ne kontrate apo ne ligj me

dispozita lejuese, si nje mundesi qe i njihet njeres pale apo pales tjeter dhe eshte ne

vleresimin e saj ta zgjedhe si alternative apo jo.

Ne Kodin Civil, gjejme nje shembull te parashikimit te konceptit te terheqjes nga

kontrata. Keshtu ne kontratat me karakter te vazhdueshem ose periodik, palet mund te

terhiqen nga kontrata edhe pasi ka filluar zbatimi i saj, por kjo terheqje nuk ka efekt

juridik per vepromet qe jane kryer, ose qe jane duke u kryer.

19 Semini-Mariana E Drejta e Detyrimeve, Tirane 2002.

Page 21: TEMA VËSHTRIM KRAHASUES I KONTRATËS SHTRIM-KRAH · PDF filenje veprimtari te caktuar e cila duhet te kryhet ne nje menyre te parashikuar nga e drejta qe vepron ne nje shtet

Kopje

21

Me zgjidhje te kontrates do te kuptojme nderprerjen e plote te ekzekutimit te saj me

marrveshje nga te dyja palet ose me vendim te gjykates ne kushtet e parasikuara nga ligji.

Zgjidhja e kontrates ndryshon nga terheqja nga ekzektutimi i kontrates apo heqja dore

prej saj, sepse:

a. Zgjidhja eshte nje veprim juridik i dyanshem qe ka nevoje per shfaqjen e vullnetit te te

dyja apo te gjitha paleve kontraktore. Ndersa terheqja nga ekzekutimi i kontrates apo

heqja dore prej saj eshte nje veprim i njeanshem;

b.Zgjidhja e kontrates mund te behet me marrveshje te paleve ose me vendim te gjykates,

ndersa terheqja nga ekzekutimi i kontrates mund te behet vetem me marrveshje.

Zgjidhja e kontrates zbatohet kryesisht per kontratat e dyanshme dhe mund te vije si

rezultat i terheqjes se dyanshme te paleve nga ekzekutimi i metejshem i kontrates me

marrveshje ose si sanksion i mosekzekutimit te detyrimit nga pala debitore. Zgjidhja ne

kete rast behet me vendim te gjykates mbeshtetur ne kerkesen e pales debitore.

Praktika gjyqesore deshmon se zgjidhja e kontrates nuk quhet vullnetare apo me

marrveshje, kur behet vetem nga njera prej paleve, pavaresisht se ajo mud te kete nje

shkak te perligjur me kontrate a ligj.

Pasojat e zgjidhje se nje kontrate jane.

a. Kontrata nuk mund te zgjidhet , ne qofte se mospembushja e detyrimit te njeres

pale eshte e nje rendesie minimale krahasuar me interesat e pales tjeter.

b. Palet kontraktuese merren duhet te merren vesh shprehimisht per rastet kur

kontrata do te zgjidhet per mospermbushje te nje detyrimi konkret;

c. Zgjidhja e kontrates per shkak mospermbushje detyrimi ka efekt prapaveprues,

pervec rastit te kontratave me ekzekutim te vazhduar ose periodik, per te cilat

zgjidhja e kontrates nuk shtrihet mbi veprimet e kryera me pare.

d. Zhgjidhja e kontrates, edhe sikur te jete realizuar me marreveshje te paleve, nuk i

paragjykon te drejtat e fituara nga personat e trete, me perjashtim te efekteve te

regjistrimit te kerkeses per zgjidhjen e kontrates;

e. Ne kontratat e ndersjellta, cdo pale mund te refuzoje permbushjen e detyrimit, ne

qofte se pala tjeter nuk e ka perbushur ate ose, nuk pranon te permbushe

njekohesisht detyrimin, me perjashtim te rastit kur nga palet eshte e parashikuar

keshtu ose del nga natyra e kontrates, nga e cila rezulton se per palet ekzistojne

afate te ndryshme per shlyerjen e detyrimeve.

f. Ne kontratat me ekzekutim periodik , ose me ekzekutim t shtyre, ne qofte se

ngjarjet e jashtezaonshme ose te paparashikuara e bejne detyrimin e njerez pale

teper te rende per tu pembushur pala e ngarkuar me kete detyrim mund te kerkoje

zgjidhjen e kontrates. Duhet patur parasysh se zgjidhja nuk mund te kerkohet ne

qofte se barra e papritur eshte pjese e riskut normal te kontrates. Pala e kundert se

ciles i kerkohet zgjidhja e kontrates mund ta shmange ate duke ofruar qe te

ndryshoje kushtet e kontrates ne menyre te drejte.

Page 22: TEMA VËSHTRIM KRAHASUES I KONTRATËS SHTRIM-KRAH · PDF filenje veprimtari te caktuar e cila duhet te kryhet ne nje menyre te parashikuar nga e drejta qe vepron ne nje shtet

Kopje

22

Ne Kodin Civil parashikohet edhe pezullimii kontrates, i cili o zakonisht ndodh per keto

shkaqe:

a. Per shkak te nje mundesie te rende fizike ose materiale ne afesite e veta per

permbushjen e detyrimit;

b. Per shkak te nje pamundesie te rende te aftesive monetare paguese te saj;

c. Per shkak te menyres me menyres me te cilen pergatitet per te filluar ose vazhduar

zbatimin e kontrates.20

20 Semini-Mariana E Drejta e Detyrimeve, Tirane 2002.

Page 23: TEMA VËSHTRIM KRAHASUES I KONTRATËS SHTRIM-KRAH · PDF filenje veprimtari te caktuar e cila duhet te kryhet ne nje menyre te parashikuar nga e drejta qe vepron ne nje shtet

Kopje

23

KREU II

KUPTIMI I KONTRATES ADMINISTRATIVE

2.1 Kontrata administrative sipas legjislacionit shqiptar

E drejta administrative e Republikes se Shqiperise nuk ka dhene deri tani ndonje

perkufizim te kontratave administrative, pasi nuk e ka studiuar ne vecanti koncetin per to.

Kuptimi per kontratat eshte nxjerre nga trajtimi qe i eshte bere pergjithesisht veprimit ose

aktit administrativ, pa arritur ne ndonje shtjellim te aspektit metodologjik shkencor dhe te

parashikimit te vecante ligjor.

Koncepti i kontatave administrative eshte trajtuar vazhdimisht nga shkenca e te drejtes

adminstrative e vendeve te tjera. Aktualisht, ne te drejten shqiptare, nuk ka ndonje ligj te

vecante qe te rregulloje ne vecanti kontratat administrative. Ato jane koncepte te reja

juridike qe trajtohen per here te pare ne teorine e te drejtes tone administrative ne

pergjithesi dhe te aktit administrativ ne vecanti21

.

Sipas nenit 6 te ketij Kodi: “Kontrata administrative do të quhen ato marrëveshje, ku të

paktën njëra nga palët, është organ i administratës publike dhe të cilat synojnë të

krijojnë, të ndryshojnë ose të anulojnë marrëdhënie juridike në fushën e së drejtës

publike”.

Sipas te drejtes administrative italiane, perkufizohen si kontrata administrative apo te

administrimit publik ato kontrata publike qe lidhen ndermjet organeve te administrates

publike apo midis tyre dhe subjekteve private, dhe te cilat karakterizohen nga mungesa e

barazise midis paleve kontraktuese, ndryshe nga kontratat midis privateve. Ne fakt vetem

njeri prej tyre, pikerisht organi administrativ ka nje pozite superiore ne krahasim me

kontraktuesin tjeter (qofte ky nje person privat apo nje organ tjeter administrativ i nje

niveli me te ulet)22

.

Sipas te drejtes administrative shqiptare, kontrata administrative quhen ato marrveshje,

ku te pakten njera nga palet eshte organi i administrates publike dhe qe synojne te

krijojne, te ndryshojne ose te anulojne nje marredhenie juridike ne fushen e te drejtes

publike, apo si nje marrveshje, nepermjet se ciles krijohet, modifikohet ose shuhet nje

marrdhenie juridike e se drejtes publike23

.

21 Sadushi Sokol, E Drejta Administrative 2, botimi i trete i ripunuar, Tirane 2005, f.312

22Giannini Massimo Severo, Il pubblico potere. Stati e amministrazioni pubbliche, Il Mulino, Bologna,

1986. f.145

23 Shih. Komentar i Kodit te Procedurave Administrative, Instituti i Studimeve Publike dhe Ligjore,

Botimet Toena, Tirane 2004, f. 357-358

Page 24: TEMA VËSHTRIM KRAHASUES I KONTRATËS SHTRIM-KRAH · PDF filenje veprimtari te caktuar e cila duhet te kryhet ne nje menyre te parashikuar nga e drejta qe vepron ne nje shtet

Kopje

24

Kodi njeh disa lloje kontratash administrative, te cilat rregullojne marredhenie qe nuk

jane te reja per fushen e se drejtes, sepse jane zbatuar edhe me pare. Megjithate, keto tipe

kontratash nuk jane trajtuar si pjese perberese e se drejtes administrative. Kontrata te tilla

jane: sipermarrja e puneve publike; prokurimi i puneve publike; prokurimi i sherbimeve

publike; licensimi i lojerave te fatit; kontratat e furnizimit te vazhdueshem; kontaktimi i

sherbimeve te subjekteve private ne rastet e fatkeqesive natyrore etj.

2.2 Ligjshmeria e kontratave administrative

Kodi i Procedurave Administrative nuk parashikon ndonje kerkese te pergjithshme

detyruese ose rekomanduese rreth formes qe duhet te kete nje kontrate administrative. E

vetmja kerkese eshte ne rastet e mosparashikimit me ligj te ndonje forme tjeter kontrate,

atehere eshte e kuptueshme se forma duhet te jete me shkrim. Ne rast se nje kontrate

administrative nderhyn ne te drejtat e paleve te treta, atehere miratimi i nje pale te tille

duhet te merret patjeter me shkrim, gjithashtu, leja, ose miratimi i autoritetit me te larte

administrativ duhet te merret per nje kontrate, ne rast se leja, pelqimi ose miratimi mund

te kishin qene te nevojshme, kur autoriteti do te kishte nxjerr nje akt administrativ ne

vend te nje kontrate24

.

Parashikimi i kufinjve te arsyeshem dhe ligjor ne nje kontrate administrative nuk lejon

devijimin e qellimit qe ajo ka ne te vertete ne nje aspekt te ngushte fitimprures. Kerkesa e

ligjshemrise imponon percaktimin e kufinjve te tille.

Prandaj si te gjitha aktet e tjera administrative, nje kontrate administrative duhet te kete

dhe mbeshtetjen e saj ne ligj. Shkaku i ligjshem ne te cilen mbeshtetet detyrimi midis

paleve ne kontraten administrative perben ashtu si ne kontraten e se drejtes private, nje

nga elementet kryesore per lidhjen dhe vleshmerine e kontrates.

Nuk eshte e nevojshme qe pushteti administrativ, per te kontraktuar te jete dhene

shprehimisht nga ligji. E rendesishme eshte qe ky pushtet t`i kete bazat e veta ne ligj dhe

te mos jete i ndaluar prej tij. Ne kete kontekst, ligji nuk do te thote vetem ligji baze, po ne

pergjithesi nenkupton legjislacionin administrativ, ligjet e zakonshme, po aq sa edhe

parimet e pergjithshme te se drejtes. Nuk kerkohet qe ligji te ndaloje shprehimit berjen e

nje kontrate, por mjafton qe nje ndalim i tille te vije nga qellimi dhe kuptimi i vete ligjit.

Nje kontrate nenkuptohet si e ndaluar, ne rast se ligji kerkon shprehimisht qe ndonje nga

parashikimet e saj mund te permbushet ose permes nje drejtimi, ose urdhri te shkruar te

autoritetit administrativ, ose permes nje akti administrativ.

Nje organ administrativ do te kontraktoje me nje subjekt tjeter te se drejtes nepermjet nje

kontrate administrative, ne ato raste qe nga natyra dhe fryma e ligjit pranohet nje forme e

tille dhe rregullimi i kesaj marrdhenie nepermjet aktit administrativ do te konsiderohej i

tepert ose i pamundur. Ky eshte koncepti qe duhet patur per kontratat administrative.

24 Po aty

Page 25: TEMA VËSHTRIM KRAHASUES I KONTRATËS SHTRIM-KRAH · PDF filenje veprimtari te caktuar e cila duhet te kryhet ne nje menyre te parashikuar nga e drejta qe vepron ne nje shtet

Kopje

25

Pra, nuk eshte e thene se kontratat administrative jane vetem ato te cituara me siper dhe

qe jane parashikuar shprehimisht ne Kodin e Procedurave Administrative, pasi nevojat e

shoqerise mund te sjellin ne te ardhem edhe lloje te tjera kontratash, te cilat eshte e

pamundur te parashikohen te gjitha ne ligj. Kuptimi i drejte per diskrecionin, zgjidh edhe

medyshjen qe mund te kete nje organ gjate ushtrimit te veprimtarise adminstrative25

.

Ne lidhje me kuptimin dhe permbajtjen e konceptit te kontrates administrative, ajo nuk

ndryshon nga kuptimi i kontrates qe parashikohet ne Kodin Civil. Edhe ligji Nr.9643,

datë 20.11.2006, “per prokurimin publik”, i cili parashikon dy nga llojet e kontratave

administrative ,siç jane prokurimi i puneve publike dhe prokurimi i sherbimeve publike,

ne nenin 60 te tij sanksionon se:

“Pa cenuar dispozitat e këtij ligji dhe ndonjë dispozitë tjetër të zbatueshme nga autoriteti

kontraktor, kontratat e prokurimit rregullohen nga dispozitat e Kodit Civil”.

Mendoj se parashikimi i mesiperm vlene per te gjitha llojet e kontratave administrative,

bazuar edhe ne parimin e zbatimit te ligjit me analogji, ne rastet kur kemi vakum ligjor ne

rregullimin e marrdhenieve shoqerore te caktuara. Keshtu ne çdo rast duhet te kemi te

qarte kuptimin dhe permbajtjen e kontrates ne pergjithesi, kjo edhe si domosdoshmeri e

faktit qe nuk ka nje ligj qe te rregulloje ne menyre te hollesishme kontraten

administrative.

25 Po aty

Page 26: TEMA VËSHTRIM KRAHASUES I KONTRATËS SHTRIM-KRAH · PDF filenje veprimtari te caktuar e cila duhet te kryhet ne nje menyre te parashikuar nga e drejta qe vepron ne nje shtet

Kopje

26

KREU III

TRAJTIM TEORIK I LLOJEVE TE KONTRATAVE

ADMINISTRATIVE

3.1Llojet e kontratave administrative

Gjate ketij punimi, kontraten administrative e kemi perkufizuar si një marrëveshje

nëpërmjet së cilës krijohet, modifikohet apo shuhet një marrëdhënie juridike e së drejtës

publike.

Ne lidhje me kontratat administrative eshte vete Kodi Procedurave Administrative, qe

rendit por jo ne menyre ezauruese nje sere kontratash qe lidhin organet e administrates

publike dhe qe jane kontrata administrative. Sipas nenit 151 te K.Pr.Administrative do te

konsiderohen kontrata administrative:

a) sipërmarrjet e punëve publike;

b) prokurimi i punëve publike;

c) prokurimi i shërbimeve publike;

ç) licencimi i lojërave të fatit;

d) kontratat e furnizimit të vazhdueshëm;

dh) kontraktimi i shërbimeve të subjekteve private në rastet e fatkeqësive natyrore.

Ne lidhje me kuptimin dhe permbajtjen e ketyre kontratave, Kodi i Procedurave

Administrative nuk parashikon gje, por referimi do te behet ne cdo rast ne ligjet e tjera

apo akte te tjera normative qe i parashikojne dhe i regullojne keto kontrata.

Ne kete punin une do te trajtoj vetem kontraten e prokurimit te puneve publike dhe te

sherbimeve publike qe rregullohen nga ligji nr. 9643, datë 20.11.2006 “Per prokurimin

publik”. Ky ligj ka per objekt percaktimin e rregullave qe do te zbatohen per prokurimet e

mallrave, te puneve dhe te sherbimeve nga autoritetet kontraktore.

Ne kuptim te ketij ligji, nga interpretimi ne teresi i dispozitave te tij mund te themi se

kontratat e prokurimit publik jane ato kontrata nepermjet te cilave nje organ i

administrates publike siguron mallra dhe sherbime qe i nevojiten per te plotesuar interesat

e popullsise.

Page 27: TEMA VËSHTRIM KRAHASUES I KONTRATËS SHTRIM-KRAH · PDF filenje veprimtari te caktuar e cila duhet te kryhet ne nje menyre te parashikuar nga e drejta qe vepron ne nje shtet

Kopje

27

Lidhja e nje kontrate administrative ndryshe nga nje kontrate e se drejtes private, kalon

nepermjet nje procerure te caktuar ligjore, e cila eshte e detyrueshme te zbatohet me

perpikmeri sepse ne te kundert kjo do ta bente kontraten te pavleshme.

Hartimi, lidhja, si dhe negocimi i kontratave administrative, si ato te lidhura sipas te

drejtes private apo nga e drejta publike, kerkon qe kjo te kryhet sipas nje procedure

administrative qe zhvillohet ne disa faza te cilat jane26

:

Faza e pare, e cila ka te beje me evidentimin e nevojave qe ka administrata publike per

mallra dhe sherbime te ndryshme, per realizimin e funksioneve te saj ne dobi te publikut.

Ne lidhje me kete organet e administrates publike kane nje shkalle te larte vetegjykimi

apo kane diskrecion ne kuptimin qe jane vete ato qe vleresojne rast pas rasti nese duhet te

hyjne ne nje marrdhenie kontraktore me subjekte te tjere per te siguruar ato per cka kane

nevoje. Keshtu mund te themi se jo vetem per kontratat e prokurimeve te puneve dhe

sherbimeve publike por te gjitha kontratat administrative lidhen sipas nje parimi qe eshte

ai i autonomise se vullnetit apo lirise kontraktuese te organeve te administrates publike ne

kuptimin qe ato jane te lira te hyjne ne marrdhenie kontraktore sa here qe e cmojne27

.

Kjo autonomi, manifestohet se pari ne ate qe organet administrative jane te lira te lidhin

kontrata administrative, dhe se dyti ne ate qe jane plotesisht te lira te percaktojne

permbajtjen e kontrates, si dhe ne perzgjedhjen e kontraktuesit. Projekti per te lidhur

kontraten eshte per me shume nje akt i njeanshem i organit administrativ dhe konsiston

ne nje skeme te kontrates tip ne te cilen vullneti i privatit nuk manifestohet. Nje shembull

te kontrates tip te miratuar nga Keshilli i Ministrave eshte ajo e miratuar me vendimin

Nr.8, datë 04.02.2011, “Per miratimin e modelit te kontrates se sherbimit ujesjelles-

kanalizime, sipas tekstit qe i bashkalidhet ketij vendimi dhe eshte pjese perberese e tij”

Kjo kontrate tip si rregull duhet te parashikoje ne menyre precize pershkrimin per

kontraktuesin tjeter te ardhshem, kushtet me te cilat eshte e gatshme te hyje ne

marrdhenies kontraktore organi administrativ, pershkrimin e puneve, veprave,

furnizimeve te kerkuara, etj.

Faza e dyte eshte ajo e perzgjedhjes se kontraktuesit: organet admistrative, ne ndryshim

nga privatet nuk mund te zgjedhin ne menyre te lire kontraktuesin tjeter, por per ta

individualizuar eshte i detyruar te ndjeki nje ose me shume procedura, sipas ligjit per

prokurimin publik28

.

26

Giannini Massimo Severo, Il pubblico potere. Stati e amministrazioni pubbliche, Il Mulino, Bologna,

1986. f.145

27 Po aty

28 Po aty

Page 28: TEMA VËSHTRIM KRAHASUES I KONTRATËS SHTRIM-KRAH · PDF filenje veprimtari te caktuar e cila duhet te kryhet ne nje menyre te parashikuar nga e drejta qe vepron ne nje shtet

Kopje

28

Faza e trete eshte ajo e lidhjes se kontrates, ne te cilat si rregull kur nje nga nje nga

kontraktuesit eshte organ i administrates publike, ai duhet te veproje gjithmon ne menyre

te shkruar, ne nje nga keto forma: forme publike, domethene nepermjet noterit, Forma

publike administrative e cila eshte nje format me te ndjekura ne te gjithe boten, sipas te

ciles akti mbahet jo nga noteri por nga nje zyrtar i vete administrates, ose nepermjet nje

shkrese te nenshkruar nga secila pale. Lidhja ne nje forme te shkruar eshte e

domosdoshme, nese kontrata eshte lidhur sipas te drejtes private, por nuk eshte e

domosdoshme kur ekziston nje procesverbal ku eshte pasqyruar procedura qe eshte

ndjekur ne nje ankan publik apo shpallje private.

Faza e fundit eshte ajo e miratimit te kontrates, nga organi kompetent i cili percaktohet

rast pas rasti nga ligji i cili niset nga rendesia e kontrates, keshtu sa me e rendesishme

eshte nje kontrate qe lidhet, aq me i larte eshte rangu i organit qe e miraton ate. Ketu

theksojme se kontrata e lidhur ne perputhje me procedurat e mesiperme thuhet se eshte

perfekte, pra eshte e vleshme, por se ajo nuk mund te ekzekutohet deri sa nuk eshte

miratuar nga autoriteti kompetent. Nje shembull te tille e perbejne rastet e miratimit te

kontratave koncensionare nga Keshillli i Ministrave edhe pse procedurat dhe

nenshkrimin e kontrates e bene Ministri perkates ne kompetence te te cilit eshte fusha e

veprimtarise se dhene me koncension29

.

Sipas ligjit per prokurimet publike, organet e administrates publike per nevojat e tyre

mund te lidhin keto lloj kontratash administrative qe jane:

a. "Kontratat e konsulencës" te cilat janë kontratat për shërbime konsulence, të një

natyre intelektuale dhe këshilluese, duke përjashtuar llojet e tjera të shërbimeve,

ku mbizotërojnë aspektet fizike të veprimtarisë.

b. "Kontratat publike" janë kontratat me shpërblim, të lidhura nëpërmjet shkëmbimit

të komunikimit me shkrim, ndërmjet një apo më shumë operatorëve ekonomikë

dhe një ose më shumë autoriteteve kontraktore, që kanë si objekt kryerjen e

punimeve, furnizimin e mallrave dhe shërbimeve, në përputhje me këtë ligj.

c. "Kontratat publike për shërbime", te cilat janë kontratat publike që kanë objekt

kryerjen e shërbimeve. Kontrata publike, që ka si objekt mallra dhe shërbime,

vlerësohet si "kontratë publike për shërbime", nëse vlera e shërbimeve në kontratë

tejkalon atë të mallrave në të njëjtën kontratë. Kontratat publike, që kanë objekt

shërbimet, por që përfshijnë edhe punime të lidhura në mënyrë dytësore me

objektin kryesor të kontratës, vlerësohen "kontrata publike për shërbime".

d. "Kontrata publike furnizimi", te cilat janë kontratat publike, që kanë objekt

blerjen, blerjen me pjesë ose me këste, qiranë me ose pa mundësi blerjeje të

mallrave. Një kontratë publike, që ka objekt furnizimin me mallra dhe që përfshin

në mënyrë dytësore edhe vendosjen dhe instalimin, vlerësohet si "kontratë

publike furnizimi", nëse vlera e mallrave e tejkalon vlerën e vendosjes apo

instalimit.

e. "Kontratat për punë publike" janë kontratat publike, që kanë objekt realizimin,

projektimin dhe realizimin e punimeve apo të punës ose realizimin me çfarëdo

29 Po aty

Page 29: TEMA VËSHTRIM KRAHASUES I KONTRATËS SHTRIM-KRAH · PDF filenje veprimtari te caktuar e cila duhet te kryhet ne nje menyre te parashikuar nga e drejta qe vepron ne nje shtet

Kopje

29

mjeti të një pune, që përputhet me kërkesat e përcaktuara nga autoriteti

kontraktor.

Shpenzimet per te lidhur keto kontrata, administrata publike i perballon me fondet

publike te perbehen nga:

a. çdo vlerë monetare e Buxhetit të Shtetit, e përcaktuar për përdorim në prokurimet

publike;

b. çdo vlerë monetare e buxhetit vendor, e përcaktuar për përdorim në prokurimet

publike.

c. fonde ndihmë ose kredi, të dhëna nga donatorë të huaj, sipas një marrëveshjeje

ndërkombëtare, të cilat kërkojnë vetëm zbatimin e procedurave të këtij ligji;

d. të ardhura nga shteti, ndërmarrjet lokale, shoqëritë tregtare dhe entet e tjera, ku

shteti zotëron shumicën e aksioneve ose të kapitalit.

Kontratat jane akte te dyashme te cilat kane minimalisht dy pale. Ne kontratat

administrative njera nga palet eshte nje organ i administrates publike. Por ne kontratat e

prokurimeve te puneve dhe te sherbimeve publike pergjithesisht organet administrative

hyjne ne marrdhenie me persona privat te cilet i sigurojne kesaj te fundit nevojat e saj.

Sipas ligjit “per prokurimin publik”, autoriteti kontraktor është çdo ent, që i nënshtrohet

këtij ligji për zbatimin e kontratave të tij publike. Këto ente janë:

a. institucionet kushtetuese, institucionet e tjera qendrore, institucionet

qendrore të pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore;

b. çdo ent:

c. i) themeluar për të ndjekur një interes të përgjithshëm dhe me karakter

joekonomik apo tregtar;

ii) i cili ka personalitet juridik;

iii) i financuar kryesisht nga shteti, autoritetet rajonale apo vendore, ose nga ente

të tjera publike apo i administruar prej tyre ose me një bord administrativ, manaxherial

apo mbikëqyrës, ku më shumë se gjysma e anëtarëve të tyre emërohen nga shteti,

autoritetet rajonale ose vendore apo nga entet e tjera publike;

d. organizatat e formuara nga një ose disa nga këto autoritete apo nga një ose

disa nga këto organe publike;

e. çdo ent tjetër publik.

Me siper gjate ketij trajtimi kemi thene se per kontratat administrative eshte karakteristike

mungesa e barazise midis paleve kontraktuese, ndryshe nga kontratat midis privateve,

sepse vetem njeri prej tyre, pikerisht organi administrativ ka nje pozite superiore ne

krahasim me kontraktuesin tjeter (qofte ky nje person privat apo nje organ tjeter

administrativ i nje niveli me te ulet.

Sa me lart ne ligjin per prokurimit publik parashikohet "E drejta ekskluzive",(neni 3/15) e

cila është një e drejtë, që i garantohet vetëm një autoriteti kontraktor ose një bashkimi të

Page 30: TEMA VËSHTRIM KRAHASUES I KONTRATËS SHTRIM-KRAH · PDF filenje veprimtari te caktuar e cila duhet te kryhet ne nje menyre te parashikuar nga e drejta qe vepron ne nje shtet

Kopje

30

tyre, sipas legjislacionit në fuqi, te cilet që janë në gjendje të përjashtojnë çdo autoritet

tjetër kontraktor nga sigurimi i shërbimeve të njëjta.

Nga ana tjeter paraqitet si pale "Kontraktuesi", "furnizuesi" dhe "sipërmarrësi i shërbimit"

te cilet jane çdo person fizik, juridik apo ent publik ose grup personash dhe/ose organesh

të tilla, që ofrojnë në treg sipërmarrjen e një ose disa punëve, furnizimin me mallra ose

shërbime.

Keta ndryshe quhen edhe "Operatorë ekonomikë" te cilet janë të gjithë kontraktuesit,

furnizuesit dhe sipërmarrësit e shërbimeve, pa bërë dallim ndërmjet tyre.

Me siper thame se lidhja e nje kontrate administrative kalon ne disa faza .

Faza e pare eshte ajo e evidentimit te nevojave per furnizime me mallra dhe sherbime nga

organet e administrates publike, per te realizuar funksionet e saj, per te permbushur

nevojat e popullsise.

Ne lidhje me kete faze ne nenin 12 te ligjit per prokurimet publike parashikohet se

autoriteti kontraktor është përgjegjës për prokurimin e fondeve publike, që i janë vënë në

dispozicion, në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe të akteve nënligjore, të nxjerra në

zbatim të tij.

Nga interpretimi i kesaj dispozite rezulton ajo qe trajtuam me siper, qe administrata

publike ka diskrecion ne vleresimin e rasteve kur do te kryeje nje shpenzim te caktuar per

nevojat e funksionimit te tyre, nepermjet perdorimit te fondeve publike, por edhe se ato

jane te kufizuara nga parimi ligjshmerise, sipas te cilit veprimtaria e administrates

publike duhet te jete ne perputhje me ligjin (ligji ne kuptimin e gjere te tij, si cdo akt

normativ) i cili percakton kufinjte e veprimtarise se saj.

Theksojme se administrata publike ka diskrecion vetem kur ligji autorizon nje gje te tille,

si dhe kur ka nje vakum ligjor ne rregullimin e marrdhenieve shoqerose te caktuara. Sipas

Kodit te Procedurave Administrative me pushtet diskrecial të administratës publike do të

kuptohet e drejta e kësaj të fundit që të ushtrojë autoritet publik për realizimin e një

qëllimi të ligjshëm, qoftë edhe pa autorizim të shprehur të ligjit.

Faza e dyte eshte ajo e perzgjedhjes se kontraktuesit, ku organet admistrative, nuk mund

te zgjedhin ne menyre te lire kontraktuesin tjeter, por per ta individualizuar jane te

detyruara te ndjekin nje ose me shume procedura, sipas ligjit per prokurimin publik.

Keshtu sipas ligjit te sipercituar me procedurat përzgjedhëse të prokurimit, do te

kuptojme procedurat e ndërmarra nga autoritetet kontraktore për përzgjedhjen e fituesve

për kontratat publike për mallra, punë dhe shërbime.

Sipas nenit 3 te ketij ligji procedurat e prokurimeve publike jane sipas rastit:

a. “Procedurë e hapur" e cila është procedura, përmes së cilës çdo operator

ekonomik i interesuar mund të dorëzojë një ofertë.

Page 31: TEMA VËSHTRIM KRAHASUES I KONTRATËS SHTRIM-KRAH · PDF filenje veprimtari te caktuar e cila duhet te kryhet ne nje menyre te parashikuar nga e drejta qe vepron ne nje shtet

Kopje

31

b. “Procedurë e kufizuar" është procedura, përmes së cilës çdo operator ekonomik

mund të kërkojë të marrë pjesë, por vetëm operatorët ekonomikë të përzgjedhur

nga autoriteti kontraktor mund të dorëzojnë oferta.

c. “Procedurë me negocim" është procedura, përmes së cilës autoriteti kontraktor i

përzgjedh vetë operatorët ekonomikë dhe negocion kushtet e kontratës me një ose

më shumë prej tyre.

d. "Kërkesë për propozim" është procedura me negocim dhe pa njoftim publik, ku

autoriteti kontraktor kërkon oferta nga një numër i kufizuar operatorësh

ekonomikë të përzgjedhur prej tij dhe i vlerëson ato në bazë të çmimit.

Procedura e hapur mund të përdoret për të gjitha kontratat, ndersa procedura e kufizuar

mund të përdoret atëherë kur është e domosdoshme të bëhet dallimi ndërmjet fazës së

përzgjedhjes, ku trajtohet kualifikimi i kandidatëve dhe fazës së përcaktimit të kontratës

fituese, ku shqyrtohet oferta. Dallimi ndërmjet procedurës së hapur dhe procedurës së

kufizuar bëhet sipas përcaktimit në rregullat e prokurimit.

Autoriteti kontraktor procedurën e hapur, procedurën e kufizuar dhe konkursin e

projektimit, e perdor për kontratat mbi kufirin e ulët monetar. Ndersa procedura me

negocim përdoret vetëm në rrethana të veçanta, ne perputhje me rregullat e prokurimit

publik.

Autoriteti kontraktor mund të përdorë procedurën me negocim, me ose pa shpallje

paraprake dhe kërkesën për propozime për kontratat me vlerë më të ulët se kufiri i ulët

monetar.

Ndersa për blerjet me vlerë të vogël, nën kufirin e ulët monetar, të mallrave, shërbimeve

apo punëve, autoritetet kontraktore mund të përdorin procedura të thjeshtuara, të

përcaktuara në rregullat e prokurimit publik. Me lart trajtuam rastet kur administrata

publike perdor njeren apo tjetren procedure, ndersa kuptimin e tyre, si dhe menyren e

zhvillimit te seciles procedure e japin nenet 30-35, si me poshte:

Procedura e hapur është procedura e preferuar në prokurimet.

Ne kete procedure autoriteti kontraktor boton një njoftim, në përputhje me nenin 38 dhe

39 të këtij ligji, i cili përmban një përshkrim të objektit që do të prokurohet dhe rregullat

e veçanta procedurale.

Keshtu autoriteti kontraktor, që kryen procedura prokurimi për kontrata publike me anë të

procedurës së hapur, të kufizuar ose me negocim, ose kur fillon procedurën konkurs

projektimi, bën njoftimin publik për kryerjen e llojit përkatës të prokurimit publik.

Njoftimet për prokurimet me vlerë mbi kufijtë e lartë monetarë, botohen në Buletinin e

Njoftimeve Publike dhe në të paktën një gazetë me shpërndarje në Europë.

Njoftimet për prokurimet me vlerë nën kufirin e lartë monetar, por mbi kufirin minimal

monetar botohen në Buletinin e Njoftimeve Publike.

Page 32: TEMA VËSHTRIM KRAHASUES I KONTRATËS SHTRIM-KRAH · PDF filenje veprimtari te caktuar e cila duhet te kryhet ne nje menyre te parashikuar nga e drejta qe vepron ne nje shtet

Kopje

32

Të gjitha njoftimet e prokurimeve shpallen në faqen e internetit të Agjencisë së

Prokurimit Publik. Çdo noftim duhet te perfshije të gjitha informacionet që i lejojnë

operatorëve ekonomikë të vendosin nëse do të marrin pjesë apo jo në procedurat e

prokurimit. Në njoftimin për procedurë të hapur duhet të përcaktohen edhe vendi, adresa

dhe afati i fundit kohor, ku e kur do të dërgohen ofertat, si dhe gjuha ose gjuhët në të cilat

duhet të hartohen ofertat. Në njoftim duhet të përcaktohen edhe mënyra dhe kushtet për

marrjen e dokumenteve të tenderit. Pas marrjes se njoftimit publike të gjithë ofertuesit e

dorëzojnë ofertën e tyre, përkatësisht, ofertën ekonomike, ofertën teknike dhe provën për

përmbushje të kritereve përzgjedhëse, sipas kërkesave të ketij ligji.

Si rregull ne njoftimin perkates parashikohet edhe nje afat maksimal brenda te cilit

operatoret ekonomik duhet te paraqesin ofertat e tyre. Vetem pas mbarimit te ketij afati

autoriteti kontraktor hap ofertat, verifikon kualifikimet apo mangësitë e ofertuesve, në

bazë të kritereve të përcaktuara në ligj dhe përzgjedh kontratën fituese, pas krahasimit të

ofertave, bazuar në kriteret e përcaktuara shprehimisht ne nenin 53 te ligjit. Procedura e

kufizuar përdoret nga autoriteti kontraktor për të kryer një prokurim që çon në dhënien e

ndonjë kontrate publike.

Ajo perdoret ne rastet kur:

a) malli, shërbimi ose puna përkatëse, për shkak të karakterit të tij/tyre shumë të

ndërlikuar ose të veçantë, mund të furnizohen, sigurohen ose ekzekutohen nga operatorë

ekonomikë, të cilët kanë kapacitetin e duhur teknik, profesional ose financiar;

b) është ekonomikisht më e leverdishme për autoritetin kontraktues, fillimisht, të

shqyrtojë kapacitetin dhe kualifikimet e operatorëve të interesuar ekonomikë dhe më pas

të ftojë ata që kanë kualifikimet minimale specifike të caktuara të paraqesin ofertat.

Edhe në procedurën e kufizuar autoriteti kontraktor boton një njoftim, sipas kerkesave te

ligjit, i cili përmban:

a) një përshkrim të objektit të kontratës që do të prokurohet;

b) një tregues të kritereve përzgjedhëse, sipas neneve 45 e 46 të këtij ligji;

c) një ftesë, për të shprehur interesin për pjesëmarrje në procedurën e prokurimit.

Ashtu si dhe ne rastin e procedures se hapur edhe ne kete procerure autoriteti kontraktor

përzgjedh kandidatët, në përputhje me kriteret e përcaktuara në dispozitat e ligjit, vetem

pas mbarimit të afatit kohor të shpallur për paraqitjen e kërkesave për pjesëmarrje. Më

pas autoriteti kontraktor dërgon ftesën për ofertë për kandidatët e përzgjedhur duke u

kërkuar atyre të paraqesin ofertat, brenda nje afati kohor te caktuar. Vetem pas mbarimit

të afatit kohor për dorëzimin e ofertave, autoriteti kontraktor hap ofertat dhe përcakton

kontratën fituese.

Page 33: TEMA VËSHTRIM KRAHASUES I KONTRATËS SHTRIM-KRAH · PDF filenje veprimtari te caktuar e cila duhet te kryhet ne nje menyre te parashikuar nga e drejta qe vepron ne nje shtet

Kopje

33

Rastet kur autoriteti kontraktor mund te perdori proceduren me negocim, me shpallje

paraprake te njoftimit jane te percaktuar taksativisht ne nenin 32 te ligjit. Keshtu kur

vlera e kontratës së prokurimit është më e lartë se kufiri i ulët monetar, autoriteti

kontraktor mund të përdorë procedurën me negocim, me shpallje paraprake të njoftimit të

kontratës ne raste qe:

a) në përgjigje të një procedure, të hapur ose të kufizuar, të gjitha ofertat janë të

pavlefshme apo nuk përmbushin kërkesat e dispozitave ligjore kombëtare dhe për sa kohë

që në kontratë nuk është bërë ndonjë ndryshim thelbësor, sipas përcaktimeve në rregullat

e prokurimit publik;

b) natyra e punëve, mallrave ose shërbimeve, apo rreziku i lidhur me to nuk lejon

përcaktimin paraprak të çmimit të plotë dhe, në veçanti:

i) në rastet e kontratave për shërbime, veçanërisht për shërbime intelektuale, si psh

shërbimet, që kanë të bëjnë me projektimin e punëve, për sa kohë natyra e shërbimeve

është e pamundur të përcaktohet me saktësi të pranueshme, që të lejojë përzgjedhjen e

ofertës më të mirë, në përputhje me procedurat e tenderit, të hapur ose të kufizuar;

ii) në rastet e kontratave për punë kërkimore, eksperimentimi ose zhvillimi, por jo me

qëllime përfitimi apo rimbursimi të kostove të kërkimit e të zhvillimit. Ndersa kur vlera e

kontratës është nën kufirin e ulët monetar, autoriteti kontraktor mund të përdorë

procedurën me negocim, me shpallje paraprake të njoftimit, sa herë e gjykon të

nevojshme, me kusht që të respektohen parimet e trajtimit të barabartë, proporcionalitetit

dhe transparencës.

Autoriteti kontraktor negocion me ofertuesit, për t'i përshtatur ofertat e tyre me kërkesat e

përcaktuara në njoftim, me specifikimet dhe dokumentet shtesë, nëse ka të tilla, për të

përzgjedhur ofertën më të mirë.

Ai duhet të sigurojë nje trajtim të barabartë për të gjithë ofertuesit gjatë zhvillimit të

dialogut individual me secilin prej tyre. Asnjë informacion diskriminues apo që mund t'u

sjellë avantazhe disa ofertuesve mbi të tjerët nuk duhet të bëhet i njohur.

Gjithashtu autoriteti kontraktor mund të marrë masa që procedura me negocim të kryhet

në faza të ndryshme, duke zbatuar kriteret e vlerësimit, të shpallura në njoftim apo në

specifikime, për reduktimin e numrit të ofertave që duhen negociuar. Ky opsion, nëse

përdoret, duhet të shpallet në njoftim ose në specifikime.

Nje tjeter procedure per prokurime publike eshte procedura me negocim, pa shpallje

paraprake të njoftimit, sipas te ciles autoriteti kontraktor, për kontratat me vlerë mbi

kufirin e ulët monetar, mund ta përdorë vetëm në rrethana të veçanta, në përputhje me

rregullat e prokurimit publik, gjithmon nese perdorimi i saj nuk çone në shmangien e

konkurrencës ose në diskriminimin e kandidatëve.

Page 34: TEMA VËSHTRIM KRAHASUES I KONTRATËS SHTRIM-KRAH · PDF filenje veprimtari te caktuar e cila duhet te kryhet ne nje menyre te parashikuar nga e drejta qe vepron ne nje shtet

Kopje

34

Kjo lloj procedure mund të përdoret për të gjitha llojet e kontratave publike si më poshtë:

a) kur nuk është paraqitur asnjë ofertë apo kërkesë e përshtatshme, në përgjigje të

procedurës së hapur ose të kufizuar dhe për sa kohë që në kushtet fillestare të kontratës të

mos jetë bërë asnjë ndryshim thelbësor;

b) kur për arsye që lidhen me të drejtat ekskluzive ose të drejtat e autorit, kontrata nuk

mund të ekzekutohet përveçse nga një operator i vetëm ekonomik;

c) kur ka një nevojë urgjente, për shkaqe jashtë kontrollit apo parashikimit të autoritetit

kontraktor, që kanë të bëjnë me fatkeqësi natyrore dhe kur afati kohor limit për

procedurën e hapur, të kufizuar apo me negocim, me shpallje paraprake të njoftimit, nuk

mund të realizohet.

Rrethanat e krijuara, për të justifikuar urgjencën, në asnjë rast nuk duhet të shkaktohen

nga autoriteti kontraktor dhe në asnjë rast nuk duhet të përdoren të për justifikuar

realizimin e investimeve komplekse, të cilat zgjasin më shumë se një vit buxhetor.

Po ashtu procedura me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit, mund të përdoret për

kontratat e mallrave, te puneve dhe te sherbimeve publike, ne keto raste:

a) në rast se mallrat e kërkuara janë prodhuar vetëm për qëllime kërkimi, eksperimentimi,

studimi ose zhvillimi. Këtu nuk përfshihen prodhimi me shumicë, për qëllime tregtare

apo për të mbuluar shpenzimet e kërkimit e zhvillimit;

b) për lëvrime shtesë nga furnizuesi i mëparshëm, për zëvendësimin e pjesshëm të

lëvrimeve normale ose instalimeve apo si shtesë të mallrave, instalimeve ekzistuese, pasi

ndryshimi i furnizuesit do ta detyrojë autoritetin kontraktor të kërkojë mallra me

karakteristika të ndryshme teknike, që mund të rezultojnë në papajtueshmëri dhe në

vështirësi të mëdha teknike për vënien në punë apo mirëmbajtjen e tyre. Kontrata shtesë,

në këtë rast, duhet të nënshkruhet brenda një afati 3-mujor nga përfundimi i kontratës

kryesore.

c) për punë apo shërbime shtesë, të cilat nuk kanë qenë të përfshira në kontratën

fillestare, por që, për shkak të rrethanave të paparashikuara, janë bërë të domosdoshme,

me kusht që t'i jepen operatorit ekonomik, që realizon këto ndërtime apo shërbime, si dhe

kur vlera e punës dhe/ose shërbimeve shtesë nuk e tejkalon 20 për qind të vlerës së

kontratës fillestare:

i) kur ndërtimet apo shërbimet suplementare nuk mund të ndahen nga kontrata fillestare,

pa shkaktuar vështirësi të mëdha, teknike e ekonomike, për autoritetin kontraktor;

e) kur këto ndërtime e shërbime, edhe pse të ndara nga kontrata fillestare, janë të

domosdoshme për përmbushjen e saj.

d) për ndërtime apo shërbime të reja, që kanë të bëjnë me përsëritjen e ndërtimeve apo të

shërbimeve të ngjashme, që i janë besuar një operatori ekonomik, të cilit autoriteti

kontraktor i ka akorduar kontratën fillestare, me kusht që këto ndërtime ose shërbime të

Page 35: TEMA VËSHTRIM KRAHASUES I KONTRATËS SHTRIM-KRAH · PDF filenje veprimtari te caktuar e cila duhet te kryhet ne nje menyre te parashikuar nga e drejta qe vepron ne nje shtet

Kopje

35

përputhen me projektin bazë, për të cilin është shpallur fitues i kontratës fillestare me

procedurën e hapur ose të kufizuar. Përdorimi i mundshëm i kësaj procedure duhet të

përfshihet në njoftimin e kontratës fillestare dhe autoriteti kontraktor duhet të vlerësojë

koston e përgjithshme të përllogaritur të ndërtimeve ose shërbimeve në vijim. Procedura

e mësipërme mund të përdoret vetëm brenda 3 viteve nga lidhja e kontratës fillestare. Në

çdo rast shtesa e kontratave nuk duhet të kalojë vlerën 20 për qind të vlerës së

përgjithshme të kontratës fillestare.

Nje tjeter proceruere e ndjekur nga autoriteti kontraktor mund të jete procedura e

kërkesës për propozim, për kontrata me vlerë nën kufirin e ulët monetar. Në bazë të kësaj

procedure, autoriteti kontraktor kërkon oferta nga një numër i kufizuar operatorësh

ekonomikë të zgjedhur prej tij, ose mund të përdorë komunikimin elektronik sipas ligjit

dhe i vlerëson ato në bazë të cilësisë dhe çmimit.

Për këtë përzgjedhje kërkohen të paktën 5 oferta, përveç rasteve kur kjo është e

pamundur, për arsye teknike ose për mungesë të konkurrencës. Por kjo procedurë nuk

duhet të përdoret për të shmangur procedurat konkurruese të prokurimit.

Procedura e fundit qe mund te perdore nje autoritet kontraktor eshte konkursi i

projektimit, te cilin autoriteti kontraktor mund ta organizojë konkurs për kontrata me

vlerë mbi kufijtë minimalë monetarë për shërbimet.

Kjo procedure mund të organizohet:

a) si pjesë e një procedure, që shërben për përcaktimin e një fituesi të një kontrate

shërbimi publik;

b) për përfitimin vetëm të projektit kundrejt shpërblimit monetar.

Ne lidhje me rregullat e zhvillimit te kesaj procerure, duhet qe autoriteti kontraktor që

ndërmerr një konkurs projektimi, te njoftoje qëllimin e prokurimit me anë të botimit të

njoftimit për pjesëmarrje në konkurs.

Rregullat e konkursit u komunikohen të gjithë të interesuarve, që kërkojnë të marrin pjesë

në të. Pjesëmarrja në konkurs mund të kufizohet në një numër kandidatësh të

përzgjedhur, në bazë të kritereve të qarta dhe jodiskriminuese, që u janë bërë të njohura të

gjithë personave të interesuar, me kusht që numri i kandidatëve të ftuar, sipas

përcaktimeve në rregullat e prokurimit, të jetë i mjaftueshëm për të siguruar një

konkurrim të drejtë.

Per secilen nga procedurat e pershkruara me siper autoriteti kontraktor, kur perzgjedh

fituesit me te cilet do te lidhi kontraten, duhet te kete parasysh parimet e perzgjedhjes te

cilat jane, mosdiskriminimi dhe trajtimi i barabartë i ofertuesve ose kandidatëve;

Page 36: TEMA VËSHTRIM KRAHASUES I KONTRATËS SHTRIM-KRAH · PDF filenje veprimtari te caktuar e cila duhet te kryhet ne nje menyre te parashikuar nga e drejta qe vepron ne nje shtet

Kopje

36

transparenca në procedurat e prokurimit; barazia në trajtimin e kërkesave dhe të

detyrimeve, që u ngarkohen ofertuesve ose kandidatëve.

Pasi ka perzgjedhur fituesin, autoriteti kontraktor kalon ne fazen tjeter qe eshte ajo e

lidhjes se kontratave. Keshtu, brenda 10 ditëve nga njoftimi i fituesit, autoriteti kontraktor

dërgon një njoftim në Agjencinë e Prokurimit Publik për botimin në Buletinin e

Njoftimeve Publike. Njoftimi përmban minimalisht këtë informacion:

a) emrat e ofertuesve pjesëmarrës;

b) vlerat e ofertave;

c) emrat e ofertuesve të skualifikuar dhe arsyet e skualifikimit;

d) emrin e ofertuesit të suksesshëm dhe vlerën e ofruar prej tij.

Me pas autoriteti kontraktor dhe ofertuesi fitues nënshkruajnë kontratën brenda 30 ditëve

nga shpallja në Buletinin e Njoftimeve Publike. Kjo periudhë nuk duhet të tejkalojë afatin

e vlefshmërisë së ofertës, të përcaktuar në njoftimin e kontratës ose në dokumentet e

tenderit.

Kontrata hyn në fuqi kur nënshkruhet nga ofertuesi fitues dhe nga autoriteti kontraktor.

Kur ofertuesi fitues nuk arrin të nënshkruajë kontratën ose nuk bën sigurimin e kontratës,

kur një gjë e tillë kërkohet, autoriteti kontraktor bën konfiskimin e sigurimit të ofertës

dhe përzgjedh ofertuesin e renditur i dyti në listën e tenderëve të përzgjedhur, që kanë

mbetur, nëse diferenca ndërmjet ofertës së kualifikuar në vendin e parë dhe të dytë do të

jetë jo më e madhe se vlera e sigurimit të ofertës. Kjo nuk cenon të drejtën e autoritetit

kontraktor, sipas kufizimeve te percaktuara shprehimish ne nenin 24 te ligjit, për të

refuzuar të gjitha ofertat e mbetura dhe për të anuluar procedurën e prokurimit. Lidhja e

kontrates nuk mund te behet para perfundimit te afatit te njoftimit te klasifikimit apo para

se te kete perfunduar shqyrtimi administrativ sepse ne te kundert eshte absolutisht e

pavleshme.

Gjithashtu kufizime te tjera ne lidhjen e kontrates jane ato te parashikuara nga ligji Nr.

9367, datë 7.4.2005, “Per parandalimin e konfliktit te interesave ne ushtrimin e

funksioneve publike”. Te vepruarit ne kundershtim me kete ligj e bene kontraten

absolutish te pavleshme.

Keshtu sipas ketij ligji, i cili përcakton rregulla të detyrueshme për t'u zbatuar, çdo

institucion publik, ndalohet te lidhe kontrata me:

a) personat fizik, sipas rastit, në kuptimin civil ose tregtar, kur ai përkon me një person,i

cili është zyrtar në funksionet e përcaktuara ne kete ligj;

b) shoqërite tregtare, ortakërit ose shoqërit e thjeshta, në lidhje me të cilën zyrtari, që u

përket kategorive të përmendura ne piken e mesiperme, zotëron, në mënyrë aktive ose

pasive, aksione ose pjesë në kapital në çfarëdo sasie.

Kur zyrtari është në funksionin e kryetarit ose nënkryetarit të bashkisë, komunës ose

këshillit të qarkut, të anëtarit të këshillit përkatës ose është zyrtar i nivelit të lartë drejtues

Page 37: TEMA VËSHTRIM KRAHASUES I KONTRATËS SHTRIM-KRAH · PDF filenje veprimtari te caktuar e cila duhet te kryhet ne nje menyre te parashikuar nga e drejta qe vepron ne nje shtet

Kopje

37

i një njësie të qeverisjes vendore, sipas kuptimit relativ të këtij termi për këto njësi,

ndalimi i kontratave, sipas shkronjave "a" dhe "b" , zbatohet vetëm në rastin e lidhjes së

kontratave me bashkinë, komunën ose qarkun, ku ushtron funksionet zyrtari, si dhe në

rastin e lidhjes së kontratave me institucione publike, në varësi të bashkisë, komunës ose

qarkut. Për këta zyrtarë dhe për kufizimin e kësaj pike, në kuptim të shkronjës "b",

ndalimi zbatohet për çdo sasi të zotërimit të aksioneve ose pjesëve në kapital dhe për çdo

nivel të ardhurash të përgjithshme bruto vjetore të shoqërisë.

Por pavarësisht përcaktimeve në pikat 1 dhe 2 të këtij neni, nuk mund të lidhet kontratë

ndërmjet institucionit publik, në të cilin ushtron funksionet zyrtari dhe çdo institucioni

publik, në varësi të këtij institucioni nga njëra anë, dhe një personi fizik, civil ose tregtar,

ose person juridik, si dhe çdo ortakëri ndërmjet këtyre personave, nga ana tjetër, kur:

a. zyrtari ka kompetencë thelbësore dhe përcaktuese në vlerësimin e ofruesve dhe të

ofertave dhe përcaktimin e termave të kontratës;

b. zyrtari ka interesa privatë, sipas përcaktimeve të nenit 37 të Kodit të Procedurave

Administrative dhe/ose të nenit 709 të Kodit Civil. Megjithate nga ndalimet e

permendura me siper, përjashtohen rastet kur lidhja e kontratës:

a) ka të bëjë me punësimin e vetë zyrtarit në institucion publik ose me statusin e tij ligjor;

b) ka të bëjë me marrjen nga zyrtari të një shërbimi, që ofrohet nga institucioni publik ose

organizmat dhe subjektet e krijuara a nën kontrollin e institucionit publik, kur këto

shërbime janë të parashikuara në objektin e veprimtarisë së institucionit publik, si dhe me

kushtin që shërbimi nuk i jepet zyrtarit në mënyrë favorizuese apo si trajtim preferencial

në raport me të tjerët;

c) bazohet në ligje të veçanta, për qëllime publike, ose për trajtime të posaçme të

kategorive të ndryshme të zyrtarëve;

ç) është e domosdoshme për kryerjen e funksionit publik dhe nuk ka alternativë tjetër; Ne

kete rast institucioni publik, që lidh kontratën, sipas ligjeve dhe akteve nënligjore që

rregullojnë funksionimin e tij, kërkon pëlqimin e institucionit më të afërt epror dhe

njofton Inspektoratin e Lartë dhe e bën këtë kontratë publike në mungesë të institucionit

apo kur marrja e pëlqimit bie ndesh me parimin e pavarësisë së institucioneve.

d) ka të bëjë me një dhuratë, favor ose trajtim preferencial, në çdo rast pa

kundërshpërblim, që subjektet e përcaktuara në pikën 1 shkronjat "a" dhe "b" dhe në

pikën 2 të këtij neni, bëjnë në favor të një institucioni publik.

Për anëtarin e organit të një autoriteti rregullator ose të mbrojtjes së konkurrencës,

përfshirë Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Zëvendësguvernatorin dhe anëtarët e

Këshillit Mbikëqyrës të saj:

a) ndalohet lidhja e kontratave ndërmjet këtij zyrtari, qoftë si person civil ose fizik

tregtar, si dhe çdo personi, në raport me të cilin zyrtari ka interes privat sipas

Page 38: TEMA VËSHTRIM KRAHASUES I KONTRATËS SHTRIM-KRAH · PDF filenje veprimtari te caktuar e cila duhet te kryhet ne nje menyre te parashikuar nga e drejta qe vepron ne nje shtet

Kopje

38

percaktimeve te ligjit, nga njëra anë dhe operatorëve-subjekteve tregtare, që

ushtrojnë veprimtari në sferën e juridiksionit ose të ndikimit të këtij autoriteti, nga

ana tjetër; Interesat privatë të zyrtarit janë ata interesa që përputhen, përmbajnë,

bazohen ose burojnë nga:

i) të drejta dhe detyrime pasurore të çdo lloj natyre;

ii) çdo marrëdhënie tjetër juridiko-civile;

iii) dhurata, premtime, favore, trajtime preferenciale;

iv) negocime të mundshme për punësim në të ardhmen nga ana e zyrtarit gjatë

ushtrimit të funksionit apo negocime për çdo lloj forme tjetër marrëdhëniesh me interes

privat për zyrtarin, pas lënies së detyrës, të kryer nga ai gjatë ushtrimit të detyrës;

v) angazhime në veprimtari private me qëllim fitimi ose çdo lloj veprimtarie,

që krijon të ardhura, si dhe angazhime në organizata fitimprurëse dhe jofitimprurëse,

sindikata ose organizata profesionale, politike, shtetërore dhe çdo organizatë tjetër;

vi) marrëdhënie:

i) familjare apo të bashkëjetesës;

vii) të komunitetit;

viii) etnike;

ix) fetare;

x) të njohura të miqësisë apo të armiqësisë;

xi) angazhime të mëparshme, nga të cilat kanë buruar ose burojnë interesa të

përmendur në shkronjat e mësipërme.

b) përjashtohen nga ky ndalim kontratat që lidhen me marrjen e shërbimeve nga ana e

zyrtarit ose e personave të lidhur nga këta operatorë dhe furnizimet që personat e lidhur

mund t'u japin këtyre operatorëve, por me kusht që shërbimi nuk i jepet zyrtarit ose

personave të lidhur me të ose furnizimi i këtyre të fundit nuk bëhet në mënyrë apo trajtim

të veçantë ose individualisht preferencial, për shkak të kësaj lidhjeje, në raport me

përfituesit dhe/ose klientët e tjerë.

Nëse një kontratë lidhet në përputhje me këtë lejim, kërkohet gjithnjë paraprakisht

moskundërshtimi i entit rregullator përkatës, bazuar në një kërkesë zyrtare dhe të

argumentuar, si dhe kontrata bëhet kurdoherë publike nga vetë enti rregullator. Mungesa

e një përgjigjeje brenda 30 ditëve nga ana e entit rregullator konsiderohet

moskundërshtim.

Ne lidhje me fazen e katert, ne te cilen kalon lidhja e nje kontrate administrative, qe eshte

ajo e miratimit te saj nga nje organ kompetent me i larte se organi qe ka ndjekur

proceduren dhe ka nenshkruar kontraten, ky ligj nuk e parashikon shprehimisht nje gje te

tille, por ne cdo rast duhet te behet referimi tek ligjet apo aktet e tjera normative te cilave

iu nenshtrohet nje organ i administrates publike, pasi ato mund ta parashikojne nje gje te

tille.

Page 39: TEMA VËSHTRIM KRAHASUES I KONTRATËS SHTRIM-KRAH · PDF filenje veprimtari te caktuar e cila duhet te kryhet ne nje menyre te parashikuar nga e drejta qe vepron ne nje shtet

Kopje

39

3.2 Disa klasifikime te kontratatve administrative

Kontrata administrative te bashkerenduara jane ato qe behen midis autoriteteve te te

njejtit rang ose edhe midis personave private, persa i tekon detyrave e te drejtave te tyre

publike. Te tilla, p.sh. jane kontratat e dy ose me shume autoriteteve administrative per

shpalljen e nje partneriteti, per financimin e nje shkolle, per mirmbajtejn e urave ose

rrugeve te perbashketa etj. Ne fakt kontratat e bashkerenduara kane te bejne me ato

marrdhenie, te cilat perfshihen ne fushen administrative, por qe mund te rregullohen nga

nje akt publik.

Nje kontrate vartese (e quajtur edhe kontrate e dores se dyte) behet midis paleve, te cilat

qendrojne ne pozitat e eprorit dhe te vartesit midis tyre, si p.sh. administrat publike nga

njera ane dhe qytetari ose ndonje person tjeter ligjor vartes nga ana tjeter. Nje kontrate e

tille behet nen ushtrimin e nje gjykimi te nje autoriteti zyrtar. Keshtu permes nje kontrate

vartese autoritetit publik kryen te njejten gje qe do te kishte realizuar me anen e nje akti

administrativ. Sidoqofte, organi administrativ ka nevoje per perdorimin e kesaj kontrate,

per arsye se nje veprim i njeanshem, ne formen e nje akti administrativ, nuk konsiderohet

nga rrethanat si i mjaftueshem ose i nevojshem per rregullimin e ceshtjes konkrete. P.sh.

kontratat per dhenien e sipermarrjes per ndertime.

Kontratat vartese mund te konceptohen edhe si kontrata kompormisi ose kontrata te

ndersjellta. Nje kontrate e tille behet per te levizur nje pasiguri ligjore ose faktike mbi nje

ceshtje permes leshimeve te ndersjellta te paleve, ne rast se autoriteti administrativ ne

gjykimin e tij vlereson se berja e kontrates eshte e dobishme ose e pershtatshme per kete

gje.

Permes nje kontrate te ndersjellte, palet ne kontrate bien dakort qe te kryejne detyrime te

ndersjellta. Autoriteti administrativ eshte i detyruar te parashikoje nje dobi ose nje

sherbim, ne rast se dobia ose sherbimi i parashikuar nga qytetari pajtohet me nje qellim te

caktuar te rene dakort ne kontrate, i ploteson funksionet publike dhe eshte gjithashtu i

arsyeshem dhe korrespondon me ndihmen e dhene nga autoriteti administrativ.

Mosekzistenca e ndonje prej ketyre kushteve sjell nulitetin e kontrates se ndersjellte30

.

Nje tjeter klasifikim i kontratave eshte ai ne kontrata administrative aktive, kur kontrata

sjell nje te hyre apo te ardhur per shtetin dhe pasive kur sjellin nje shpenzim.

3.3 Zbatimi i kontrates administrative

Per nga vete natyra e nje kontrate administrative, sic jane edhe ato te prokurimit te

puneve dhe sherbimeve publike, ku sic e kemi analizuar me siper ne keto kontrata palet

pergjithesisht nuk jane ne pozita te barabarta, nisur nga parimi prevalimit te interesit

publik mbi ate privat, ligji i njeh administrates publike autoritet, per te kushtezuar

zbatimin e kontrates.

30 Po aty

Page 40: TEMA VËSHTRIM KRAHASUES I KONTRATËS SHTRIM-KRAH · PDF filenje veprimtari te caktuar e cila duhet te kryhet ne nje menyre te parashikuar nga e drejta qe vepron ne nje shtet

Kopje

40

Keshtu autoriteti kontraktor mund të caktojë kushte të veçanta për zbatimin e kontratës,

për aq kohë sa ato janë të ligjshme dhe të përfshira në njoftimin e kontratës ose në

dokumentet e tenderit dhe me kufizimin qe duhet të kenë natyrë jodiskriminuese dhe të

jenë në përputhje me objektin e kontratës.

Palet ne nje kontrate administrative duhet te zbatojne disa rregulla, te cilat parashihohen

nga neni 60, i ligjit “per prokurimin publik”, si me poshte:

a. Kushtet e kontratës, të lidhur sipas këtij ligji, nuk ndryshojnë nga ato të

përshkruara në dokumentet e tenderit dhe në ofertën fituese.

b. Kushtet e kontratës, duhet të përmbushen në mirëbesim nga palët.

c. Pa cenuar dispozitat e këtij ligji dhe ndonjë dispozitë tjetër të zbatueshme nga

autoriteti kontraktor, kontratat e prokurimit rregullohen nga dispozitat e Kodit

Civil.

Ne tjeter çeshtje qe shtrohet eshte ajo e “nënkontraktimit”. Nenkontraktimi nenkupton qe

nje nga palet e kontrates, e cila ka marre persiper detyrimin per te dhene dicka apo per te

kryer dicka, mund te hyje ne marrdhenie kontraktore me te tretet, nepermjet te cileve

mund te permbushe detyrimin e saj, ne kontraten e pare. Ne keta raste, per çdo parregullsi

apo dem qe mund te shkaktoje nenkontaktori ndaj pales tjeter te kontrates, pergjegjes

eshte subjekti qe eshte pale ne kontraten administrative dhe jo nenkontraktori,

marrdheniet e te cilit me kete te fundit rregullohen nga kontrata qe eshte lidhur midis

tyre.

Theksojme se e drejta e nenkontraktimit eshte nje e drejte qe i takon çdo pale te nje

kontrate administrative, vetem ne rastet kur ligji e parashikon shprehimisht nje te drejte te

tilla, ose kur vete palet e parashikojne shprehimisht ne kontrate.

Ajo qe eshte e diskutueshme eshte natyra e kontrates qe lidhet nga subjekti juridik qe

eshte pale ne nje kontrate administrative dhe nenkontraktorit. Shtrohet pyejta nese kjo

kontrate do te konsiderohet nje kontrate midis privateve dhe do t`i nenshtrohet vetem

rregullave te se drejtes civile apo do te konsiderohet edhe kjo nje kontrate administrative?

Mendoj se kjo kontrate ka natyren e nje kontrate midis privatesh pasi qe te jemi perpara

nje kontrate administrative duhet qe te pakten njera nga palet te jete organ i administrates

publike, por kjo eshte e diskutueshme ne rastet qe ne kete nenkontrate, njera nga palet

eshte organ administrativ.

Sipas ligjit te sipercituar autoriteti kontraktor, në njoftimin e kontratës ose në dokumentet

e tenderit, u kërkon ofertuesve të tregojnë në ofertat e tyre përqindjen e kontratës, që ata

mendojnë të nënkontraktojnë te palët e treta, si dhe nënkontraktorin e propozuar. Kjo

përqindje e caktuar për nënkontraktim duhet të jetë në përpjesëtim me vlerën e kontratës

dhe nuk duhet të tejkalojë 40 për qind të vlerës së përgjithshme të kontratës.

Page 41: TEMA VËSHTRIM KRAHASUES I KONTRATËS SHTRIM-KRAH · PDF filenje veprimtari te caktuar e cila duhet te kryhet ne nje menyre te parashikuar nga e drejta qe vepron ne nje shtet

Kopje

41

Autoriteti kontraktor miraton nënkontraktorët e mundshëm përpara lidhjes së

nënkontratës me operatorin ekonomik fitues të kontratës publike, në përputhje me

dispozitat e ligjit.

Dispozitat e këtij neni nuk prekin përgjegjësitë kryesore të operatorit ekonomik ndaj

autoritetit kontraktor, për të cilin nënkontraktorët mbeten palë e tretë, kundrejt

marrëdhënies kontraktuale ndërmjet operatorit ekonomik dhe nënkontraktorëve të tij/saj

dhe duke e lënë operatorin ekonomik kryesor përgjegjës për zbatimin e të gjithë

kontratës, pavarësisht se një pjesë e saj zbatohet nga nënkontraktorët.

3.4 Vleshmeria dhe pavleshmeria e kontratave administrative

Ashtu si nje akt administrativ edhe kontrata administrative mund te jete e vleshme, e

anulueshme dhe e pavleshme. Njo kontrate eshte efektive dhe sjell pasoja ligjore, si dhe

nje akt administrativ i tille, derisa te anulohet nga gjykata me kerkese te njeres pale31

.

Nje kontrate administrative qofte e bashkerenduar ose dhe kontrate e dores se dyte, eshte

e pavleshme, ashtu sic do te ishte e pavleshme nje kontrate private sipas legjislacionit

civil. Keshtu p.sh., nese njera nga palet ne kontrate nuk eshte kompetente per shkak se

eshte i mitur ose te paaftesise mendore; nese nje pale mban rezerve mendore soe mungese

serioze ose mban sekret dicka lidhur me synimin, kur shprehja e deshires nga ana e njerez

pale eshte e shrirur ose ne rast se ajo nuk bene nje sprehje serioze te deshires; kur kemi

shkelje te formes se kerkuar nga ligji.

Pavlfeshmeria e kontrates mund te jete e plote ose e pjesshme. Nuliteti i pjesshem i nje

kontrate mund ta quaje ate teresisht te pavleshem, nese kontrata nuk mund te qendroje pa

pjesen e pavleshme. Perderisa kontratat e pavleshme nuk hyjne ne fuqi, as palet as

ndokush tjeter nuk mund te mbeshteten ne to. Megjithate kur ne baze te nje kontrate te

pavleshme nje pale e ka kryer pjesen e vet te kontrates, asaj i jepet e drejta e kompensimit

per demin qe mund t`i jete shkaktuar32

.

Pra te njejtat rregulla qe veprojne per pavleshmerine e aktit administrativ, do te zbatohen

edhe per kontratat administrative.

Gjithashtu te njejtat rregulla, qe veprojne ne percaktimin e pavleshmerise se kontratave

ne te drejten private, do te zbatohen pothuajse edhe te ne drejten administrative33

.

31 Shih. Komentar i Kodit te Procedurave Administrative, Instituti i Studimeve Publike dhe Ligjore,

Botimet Toena, Tirane 2004.

32 Po aty

33 Po aty

Page 42: TEMA VËSHTRIM KRAHASUES I KONTRATËS SHTRIM-KRAH · PDF filenje veprimtari te caktuar e cila duhet te kryhet ne nje menyre te parashikuar nga e drejta qe vepron ne nje shtet

Kopje

42

3.5 Ndryshimi dhe shfuqizimi i kontratave administrative

Pas berjes se nje kontrate administrative, rrethanat ose kushtet sipas te cilave eshte

perpiluar mund te ndryshojne aq shume, sa qe permbushja e kontrates behet e pamundur

ose e paarsyeshme per ndonjeren nga palet e kontrates. Per t`i bere balle situatave te tilla,

teoria e se drejtes administrtive zbaton doktrinen e pengimit (prishjes), e cila con ne

percaktimin e kontrates.

Ligji frances e ka shtjelluar parimin e imprevision, sipas te cilit administrata mund te

detyroje palen tjeter qe, te vazhdoje dhe ta perfundoje pjesen e vet te kontrates per

kompensimin e ndonje humbje qe mund te jete shkaktuar gjate procesit. Ligji gjerman

nuk ndjek kete model ne menyre te prere, megjithate mund te re disa aspekte nga ky

parim. Ne kete rast, ai parashikon ndryshimin e kontrates sipas kushteve. Ne qoftese nje

ndryshim i tille nuk realizohet, atehere edhe kontrata eshte e paracaktur qe te prishet. Ne

ligjin gjermar nuk ka ndonje detyrim, si ne rastet e ligjit francez, qe kontrata te

permbushet ne rast e administratat e konsideron nje kryeje te tille te nevojshme per

interesin publik. Ligji gjerman nuk i jep pushtet te pergjithshem admimistrates, si ne

ligjin francez. Per te ndryshuar kuhtet e kontrates sa here qe ajo e sheh te nevojshme per

interesin publik. Kushtet per ndryshimin jane rreptesisht te diktuara nga ligji34

.

Legjislacioni yne permban elemente si te drejtes gjermane ashtu dhe te asaj franceze.

Pra, organi administrativ nuk mund ta konsideroje kontraten te ndryshueshme ne cdo

kohe pa vleresuar interesat publike ne teresi dhe ato te te treteve qe mund te cenohen ne

vecanti. Njekoheshisht, organit administrativ nuk i kufizohet e drejta, qe ne raste te

vecanta dhe te caktuara me ligj, te prishe ne menyre te njeanshme kontraten

administrative. Nje nga palet e kontrates administrative, per te cilen kushtet e saj jane

bere te paarsyeshme, mund t`i kerkoje pales tjeter qe ta ndryshoje kontraten. Ne rast se

pala tjeter nuk bie dakort, atehere eshte vetem gjykata qe vlereson vleshmerine e kerkeses

per nje ndryshim te tille. Kerkesat e domosdoshme per ndryshim krijohen kur kushtet

materiale per vazhdimin e kontrates kane ndryshuar pas hartimit te saj. Ndryshimet duhet

te jene te tilla, qe nuk jane marre ne konsiderate nga palet gjate berjes se kontrates dhe

sipas nje gjykimi objektiv kane qene mjaft thelbesore35

.

Ndryshimi i kontrates mund te jete i nje karakteri aq material, sa qe nuk mund te pritet qe

palet t`i qendrojne besnik fjale per fjele kontrates fillestare.

Persa i perket prishjes se kontrates adminstrative, palet duhet te bien dakort per nje gje te

tille. Ne rast se ato nuk bien dakord per nje zgjidhje te tille eshte gjykata qe vendos

perfundimisht mbi bazen e nje padie te pershtatshme te ngritur nga njera prej paleve.

34 Sadushi Sokol, E Drejta Administrative 2, botimi i trete i ripunuar, Tirane 2005, f.312

35 Komentar i Kodit te Procedurave Administrative, Instituti i Studimeve Publike dhe Ligjore, Botimet

Toena, Tirane 2004.

Page 43: TEMA VËSHTRIM KRAHASUES I KONTRATËS SHTRIM-KRAH · PDF filenje veprimtari te caktuar e cila duhet te kryhet ne nje menyre te parashikuar nga e drejta qe vepron ne nje shtet

Kopje

43

Autoritetit administrativ ndonjehere mund t`i jepet pushtet i padiskutueshem per te

prishur nje kontrate, ne rast se nje veprim i tille eshte i nevojshem, per te parandaluar ose

zhdukur ne dem serioz ndaj mbarevajtejes se pergjithshme te interesave publike. Kjo e

fundit eshte karakteristik per common law. Ne te drejten tone kemi p.sh. ligjin nr. 7971,

date 26.07.1995 “per prokurimin publik” , sipas te cilit njihet e drejta e kryetarit te entit

prokurues qe te pezulloje proceduren e prokurimit, ashtu dhe e Agjensise se Prokurimit

Publik, qe te anuloje teresisht ose pjeserisht te gjithe proceduren e ndjekur.

Pra, sikurse shihet, ligji i njeh te drejten organit te administrates per keto raste, qe, kur

nuk respektohen kerkesat e ligjit ose demtohen interesat publike ne teresi, te prishin

kontratat administrative perkatese. Per te mbrojtur me tej interesat e kontraktuesit, ligji

kerkon qe ne rast se me ligj nuk eshte e parashikuar prishja e nje kontrate, ajo duhet te

behet me shkrim dhe te jete e arsyetuar. Per me teper kontraktuesi, ne rastin kur kontrata

eshte prishur, ka te drejte te kerkoje nga pala tjeter ose nga gjykata masen e shperblimit

per demin qe mund t`i jete shkaktuar36

.

Si rregull i pergjithshem, nje kontrate duhet te imponohet vetem permes nje padie ne

gjykate, ne rast se njera nga palet nuk arrin te plotesoje deryrimet e parashikuara ne te.

Ligji nuk njeh ndonje fuqi te pergjithshme qe administrata te imponoje ne menyre te

drejteperdrejte kryerjen e kontrates. Sidoqofte palet ne kontrate mund te bien dakont , ose

t`i nenshtrohen nje detyrimi te drejteperdrejte dhe te menjehershem te kontrates.

Kontratat ndermjet shtetit dhe nje individi nuk mund te trajtohen njelloj si kontratat

ndermjet individeve. Shteti ben disa kontrata si shtet dhe si i tille, ai nuk detyrohet ose

nuk mund te detyrohet nga nje kontrate qe bie ndesh me interesin publik. Ne kete rast, ai

duhet te kete privilegjin ta kaperceje ose ta lere menjane kontraten.

Teoria e te drejtes administrative sipas common law nuk tregon qartesisht se cilat

kontrata ose cila klase e kontratave mund te kapercehen per interes publik37

.

Perkundrazi, ligji gjermar si dhe ligji francez duke bere dallimin midis kontratave private

dhe administrative parashikon nje kriter te qarte, se ne cilat kontrata shteti mund te bej

kapercime ose t`i perfundoje ne interes publik dhe parashikon nje mbrojtje te

mjaftueshme per palen tjeter kontraktuese, duke njohur te drejten e individit per te

kerkuar kompensimi per humbjen e ardhur nga nje perfundim i till.

Francesko Galgano e pranon autoritetin e shtetit mbi privatet si nje aspekt te

marrdhenieve juridike qe krijohen ndermjet tyre38

.

36 Po aty

37 Komentar i Kodit te Procedurave Administrative, Instituti i Studimeve Publike dhe Ligjore, Botimet

Toena, Tirane 2004.

Page 44: TEMA VËSHTRIM KRAHASUES I KONTRATËS SHTRIM-KRAH · PDF filenje veprimtari te caktuar e cila duhet te kryhet ne nje menyre te parashikuar nga e drejta qe vepron ne nje shtet

Kopje

44

Megjithate legjislacioni yne nuk ve ndonje kufizim ne kete drejtim persa i perket ketyre

kontratave. Kjo nenkupton se ne te gjitha kontratat qe parashikon Kodi i Procedurave

Administrative, si kontratat per prokurimet publike etj. organeve te adminstrates publike

iu perket nje pozicion favorizues dhe ato nuk detyrohen ose nuk mund te detyrohen nga

asnje kontrate qe bie ndesh me interesin publik. Prandaj, ne keto raste, ato kane

privilegjin qe te kapercejne, ose te lene menjane kontraten, por pa mohuar te drejten e

pales tjeter qe te shperblehet per demin e shkaktuar39

.

Palet ne nje kontrate te prokurimit publik kane keto detyrime ne zbatimin e kontrates:

1. Autoriteti kontraktor përcakton në dokumentet e tenderit organin ose

organet, nga të cilët kandidati ose ofertuesi mund të marrë informacionin e duhur për

detyrimet fiskale, për mbrojtjen e mjedisit, për mbrojtjen e punonjësve dhe kushtet e

punës, që janë në fuqi në Shqipëri ose në rajonin apo njësinë vendore ku do të zbatohet

kontrata.

2. Ofertuesit ose kandidatit mund t'i kërkohet të dëshmojë se gjatë hartimit të

ofertës i ka marrë parasysh detyrimet, që shoqërojnë zbatimin e kontratës, siç është

vendosur nga organet kompetente, në përputhje me pikën 1.

3. Detyrimet e përmendura në pikën 1, si dhe kushtet e parashikuara në nenin

46 të këtij ligji janë të vlefshme gjatë të gjithë periudhës së zbatimit të kontratës. Çdo

shmangie nga këto kushte apo detyrime çon në prishjen e kontratës.

38 Francesco Galgano- Diritto Privato

39 shih. Sokol Sadushi, e drejta administrative 2, botimi i trete i ripunuar, tirane 2005.

Page 45: TEMA VËSHTRIM KRAHASUES I KONTRATËS SHTRIM-KRAH · PDF filenje veprimtari te caktuar e cila duhet te kryhet ne nje menyre te parashikuar nga e drejta qe vepron ne nje shtet

Kopje

45

KREU IV

DALLIMI MIDIS KONTRATES ADMINISTRATIVE DHE KONTRATES

PRIVATE

Per te percaktuar dallimet midis kontrates administrative dhe kontrates private, nuk eshte

e mjaftueshme qe nje kontrate te quhet “administrative”, thjesht nga fakti se njera nga

palet eshte organ i administrates publike, por duhet qe palet ne kete kontrate te kene si

synim te krijojne, ndryshojne apo shuajne nje marrdhenie juridike ne fushen e se drejtes

publike. duhet qe kjo marrdhenie te rregullohet nga normat e se drejtes publike dhe jo nga

ato te se drejtes private40

.

Me lidhjen e kontratave, si përcaktimi i kushteve të përgjithshme të saj, përgjegjësitë e

palëve, mundësitë për t’u tërhequr prej saj, etj, si liri kontraktore e palëve i nënshtrohen

dispozitave përkatëse të Kodit të Civil. Pra, këto kontratat administrative kanë një

ndërthurje midis rregullave të përgjithshme të K.Pr.Administrative ashtu edhe atyre të

K.Civil.

Shkaku i ligjshëm ku është mbështetur detyrimi midis palëve në kontratën administrative

përbën, ashtu si edhe në kontrata e së drejtës private, një nga kushtet kryesore për lidhjen

dhe vlefshmërinë e tyre. Heqja dorë e autoritetit administrativ nga kontrata administrative

bëhet vetëm nëse cënohet shkaku i ligjshëm i saj. Fuqia e autoritetit administrativ për të

prishur kontratat administrative njihet atëherë kur bëhet për interes publik dhe kur ky

autoritet i njihet shprehimisht në ligj. Në të kundërt, të gjitha mosmarrëveshjet e tjera

midis paleve i nënshtrohen shqyrtimit gjyqësor, si gjithë kontratat e tjera të së drejtës

private.

Karakteristike per kontraten administrative eshte mungesa e barazise midis paleve

kontraktuese, ndryshe nga kontratat midis privateve. Ne fakt vetem njeri prej tyre,

pikerisht organi administrativ ka nje pozite superiore ne krahasim me kontraktuesin tjeter

(qofte ky nje person privat apo nje organ tjeter administrativ i nje niveli me te ulet).

Sipas doktrines te se drejtes administrative qe studiohet nga shumica e vendeve

europiane, nje kontrate administrative mund te paraqitet si nje kontrate e bashkerenduar

apo si nje kontrate vartese.

Gjithashtu keto dy kontrata dallojne edhe nga procedura:

1.Ligji mbi Prokurimin Publik kërkon që të gjitha kontratat e qeverisë të jenë paraprirë

nga reflektimi në kontratë te organeve kompetente të administrates. Përveç shprehjes se

vullnetit të institucionit të volitshëm, administrata duhet te paracaktoj përmbajtjen e

kontratës dhe procedurat që do të ndiqen në përzgjedhjen e kontraktuesit, por nuk

përmban një tregues të çmimit, duke qenë në gjendje për të rregulluar vetëm minimumin

40

Po aty

Page 46: TEMA VËSHTRIM KRAHASUES I KONTRATËS SHTRIM-KRAH · PDF filenje veprimtari te caktuar e cila duhet te kryhet ne nje menyre te parashikuar nga e drejta qe vepron ne nje shtet

Kopje

46

në rastin e kontratës aktive ose maksimumi në qoftë negative. Gjithashtu e rendesishme

eshte dhe legjitimimi i përfaqësuesit te organit qe do te lidhe kontratën. Draft kontrate

është më së shumti një akt i njëanshëm i administratës publike dhe përbëhet nga një

model i kontratës ne hartimin e së cilës pala private nuk merr pjesë. Sipas ligjit ajo duhet

të përmbajë një përshkrim të saktë të shërbimit që do t’i kërkohet kontraktuesit ne të

ardhmen, kushtet nën të cilat administrata është e gatshme të kontraktoje, përshkrimin e

punëve, mallrave ose punëve të nevojshme, gjithashtu duhet të jenë në përputhje me

dispozitat në fuqi.

2. Enti Publik, ndryshe nga sektori privat, nuk mund të zgjedhë lirisht kontraktuesin e

tyre, por për të gjetur ajo është e detyruar të ndjekë një nga procedurat e parashikuara nga

Ligji mbi prokurimet publike.

3. Ligj siguron që dhënia e kontratave në të cilën një palë eshte nje organ publik duhet

gjithmonë të jetë në formë të shkruar, në njërën nga format e mëposhtme: Forma publike,

përkatësisht me anë të zyrave noterilae ose nga një zyrtar i administratës vetë, e quajtur

noteri zyrtare, ose me shkrim private të nënshkruhet nga të dyja palët.

4. Edhe kur çmimi ne kontrate është i kenaqshem, kontrata nuk mund te kete fuqi juridike

derisa ajo te marre miratimin nga autoriteti kompetent.

Konkluzione

1. Me veprimtari te organeve adminstrative do te kuptojme teresine e akteve dhe te

veprimeve nepermjet te cilave formohet dhe manifestohet vullneti i adminstrates

publike, si dhe ekzekutohet ky vullnet. Kjo veprimtari administrative kryhet ne

forma te ndryshme sic jane aktet adminstrative individuale dhe kolektive,

kontratat administrative/ publike dhe aktet reale41

. Pra kontrata administrative

eshte nje nga format e ushtrimit te veprimtarise administrative.

2. Kuptimi i kontrates administrative ne thelb nuk ndryshon nga ai i kontrates midis

privateve te perkufizuar nga Kodi Civil i Republikes se Shqiperise, pervec natyres

se pasojes juridike qe sjell apo objektit te kontrates.

3. Koncepti i kontatave administrative eshte trajtuar vazhdimisht nga shkenca e te

drejtes adminstrative e vendeve te tjera. Aktualisht, ne te drejten shqiptare, nuk ka

ndonje ligj te vecante qe te rregulloje ne vecanti kontratat administrative. Ato jane

koncepte te reja juridike qe trajtohen per here te pare ne teorine e te drejtes tone

administrative ne pergjithesi dhe te aktit administrativ ne vecanti42

.

4. Sipas te drejtes administrative shqiptare, kontrata administrative quhen ato

marrveshje, ku te pakten njera nga palet eshte organi i administrates publike dhe

qe synojne te krijojne, te ndryshojne ose te anulojne nje marredhenie juridike ne

41 Kodi i Procedurave Administrative te Republikes se Shqiperise, miratuar me ligjin nr. 8485, date

12.05.1999, neni 2

42 Sadushi Sokol, E Drejta Administrative 2, botimi i trete i ripunuar, Tirane 2005, f.312

Page 47: TEMA VËSHTRIM KRAHASUES I KONTRATËS SHTRIM-KRAH · PDF filenje veprimtari te caktuar e cila duhet te kryhet ne nje menyre te parashikuar nga e drejta qe vepron ne nje shtet

Kopje

47

fushen e te drejtes publike, apo si nje marrveshje, nepermjet se ciles krijohet,

modifikohet ose shuhet nje marrdhenie juridike e se drejtes publike43

.

5. Karakteristike per kontraten administrative eshte mungesa e barazise midis paleve

kontraktuese, ndryshe nga kontratat midis privateve. Ne fakt vetem njeri prej tyre,

pikerisht organi administrativ ka nje pozite superiore ne krahasim me

kontraktuesin tjeter (qofte ky nje person privat apo nje organ tjeter administrativ i

nje niveli me te ulet).

Rekomandime

1. Perafrimi i legjislacionit shqiptar me rendin juridik te vendeve te zhvilluara si

Italia apo Franca, meqenese bejne pjese ne sistemin Civil Law.

2. Plotesimi i kuadrit ligjor, me konkretisht trajtimi me i gjere i kontrates

administrative ne Kodin e Procedurave Administrative. Duhet te jene te trajtuara

ceshtje te tilla si: shkaqet per zgjidhjen e kontrates administrative ne menyre te

njeanshme, pasojat qe sjell kjo zgjdihje kontrate, shkaqet e pavlefshmerise etj.

3. Studimi i kontrates administrative ne nivel krahasues nderkombetar.

4. Trajnim i vazhdueshem i nenpunesve te administrates mbi rendesine e aktit

administrativ ne pergjithsi dhe kontrates administrative ne vecanti.

43 Shih. Komentar i Kodit te Procedurave Administrative, Instituti i Studimeve Publike dhe Ligjore,

Botimet Toena, Tirane 2004, f. 357-358

Page 48: TEMA VËSHTRIM KRAHASUES I KONTRATËS SHTRIM-KRAH · PDF filenje veprimtari te caktuar e cila duhet te kryhet ne nje menyre te parashikuar nga e drejta qe vepron ne nje shtet

Kopje

48

BIBLIOGRAFIA

Sokol Sadushi, e drejta administrative 2, botimi i trete i ripunuar, tirane 2005.

Komentar i Kodit te Procedurave Administrative, Instituti i Studimeve Publike dhe

Ligjore,

Botimet Toena, Tirane 2004.

Francesco Galgano, E drejta private , Shtepia botuese Luarasi, Tirane 2006

Giannini Massimo Severo, Il pubblico potere. Stati e amministrazioni pubbliche, Il

Mulino, Bologna, 1986..

AA.VV., Pubblica Amministrazione. Rivista giuridica On line, AmbienteDiritto.it

Edizioni, 1° ed.2013

Mariana Semini, “E drejta e detyrimeve”

Ardian Nuni. Leksione te se drejtes civile, Tirane 2004, f.

Andon sallabanda – E drejta e detyrimeve (pjesa e pergjithshme)

Mehdi Hetemi- Detyrimet dhe kontratat

Kushtetuta e Republikes se Shqiperise 1998

Kodi i Procedurave Administrative RSH 1999

Kodi Civil R.SH 1994

Ligji Nr. 9643, datë 20.11.2006, ndryshuar me ligjin Nr.9800 datë 10.09.2007, ligjin

Nr. 9855 datë 26.12.2007, ligjin nr. 10170, datë 22.10.2009, ligjin nr.10 309, datë

22.07.2010, ligjin nr. 22/2012 dhe ligjin nr. 131/2012 “PËR PROKURIMIN

PUBLIK”

Ligji Nr. 9367, datë 7.4.2005 “PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË

INTERESAVE NË USHTRIMIN E FUNKSIONEVE PUBLIKE”

VENDIM Nr.8, datë 4.2.2011 “PËR MIRATIMIN E MODELIT TË KONTRATËS

TIP”

Vendim Nr 1938, date 17.07.2012, Gjykaka e Apelit Tirane.

Vendim Nr 431, date 11.10.2012, Gjykaka e Larte