24
CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: [email protected] E Shtunë 31 Tetor 2020 Ç m i m i 2 0 l e k ë Zbardhet lista, 267 naftëtarë, minatorë dhe metalurgë përfitojnë pension shtesë, ja ndarja në çdo qytet të vendit ATP miraton 107 dosje për ish- pronarët, zbardhet lista me emrat që do të përfitojnë kompensim, shpërndahen 115 mln lekë Agjencia e Trajtimit të Pronave ka publikuar dje emrat e pronarëve të cilët marrin shpërblim për pronat e prekura nga ndërtimet informale. Pavarësisht problematikave të shumta që ka hasur ky institucion... Zgjerohet më tej lista e përfituesve të pagesave suplementare në radhët e personave që kanë kryer punë në miniera nën tokë, industrinë e metalurgjisë, si dhe të naftës e gazit. Përgjatë ditës së djeshme... Faqe 10 Faqe 11 Ditën e djeshme është shënuar një hap shumë i rëndësishëm në fazën e rindërtimit, ku është hapur kantieri i lagjes së parë të Tiranës. Kjo lagje e re do të jetë e lokalizuar në zonën "5 Maji" dhe është projektuar nga arkitekti i famshëm italian Stefano Boeri. Aty do të strehohen 11 mijë... Rama godet Metën e Berishën: Kanë vila në seri në bregdet, për njerëzit duan kotece e kasolle, ja ku po fokusohet rindërtimi Projektbuxheti i vitit 2021 duket optimist, por vështirë për t’u realizuar sipas parashikimeve. Menjëherë në prezantimin e planit është vënë në dukje se ky buxhet është mjaft pozitiv për sa i për- ket zhvillimit ekonomik, por opozita shpesh herë ka shfaqur pasiguritë e saj për realizimin e tij. Dje ministrja e Financave, Anila Denaj... Deputetët “gozhdojnë” Denajn, valë kritikash për ndarjen e buxhetit të ri, rezerva për shpenzimet dhe shëndetësinë Thellohet konflikti në PD, Genc Ruli i lëshon "silurin" e tretë Sali Berishës për dalje në pension, Basha i vendosur për spastrimin e partisë Ilir Meta del nga binarët, kërcënon Ramën dhe flet për trazira: Ai qen bir qeni të gjejë vrimë ku të futet, të bëjë kujdes se e zhduk për 2 minuta Basha nuk pranon listë të përbashkët kandidatësh me LSI dhe PDIU, Idrizi drejt koalicionit me Kryemadhin, ja prapaskenat Faqe 2-3 Pas rritjes së pagave për mjekët dhe infermierët, dje në Komisionin e Sigurisë është hedhur ideja për të rritur mbështetjen edhe për Policinë e Shtetit. Min- istri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ishte i pranishëm në komision, ku u diskutua projektligji për vitin 2021 për këtë ministri. Lleshaj kërkoi nga ligjvënësit rritje të pagave për uniformat blu... Buxheti, mazhoranca diskuton rritjen e pagave për policët, Lleshaj kërkesë Komisionit të Sigurisë, plotësohen kërkesat e SHISH Faqe 9 Faqe 4 Rrëzimi i dekretit për Kodin Zgjedhor duket se ka shkaktuar pasoja të forta te presidenti Ilir Meta. Rama refuzoi pazaret dhe hoqi koalicionet, por kjo gjë ka rrënuar presidentin, i cili dje u shfaq në “Zonë e Lirë” në një gjendje tepër të rëndë. Si kurrë më parë në historinë e vendit, Meta shante, kërcënonte, zihej me gazetarët dhe nuk mbante mbi supe xhaketën e presidentit. Që në nisje të emisionit presidenti dukej tepër... Rreth 90 të ngelur në veting i shpëtojnë hetimit, SPAK e BKH presin kallëzime për gjyqtarët e prokurorët, nuk ka hetime kryesisht Faqe 6 Basha: Komiteti i Ekspertëve fasadë e dështimeve të qeverisë, largimi i Edi Ramës është vulosur, asnjë formulë nuk e shpëton dot nga humbja Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë mbi situatën e rënduar në të cilën ndodhet vendi nga Covid-19. Gjatë një konference për mediat, Basha u shpreh, se numri i të prekurve është duke arritur shifra të larta, ndërsa theksoi se sistemin shëndetësor e ka kapluar kolapsi... Faqe 8 & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Nga Besi BEKTESHI Të ringjallet estrada, për të mos vdekur edhe teatri e buzëqeshur Shkodra! Një homazh për Ditën e Rilindasve bullgarë Nga Selim HOXHAJ Nga Fatos Çoçoli Diktaturë me zor? Faqe 7 Faqe 5

Thellohet konflikti në PD, Genc Ruli i lëshon silurin e

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: [email protected]

E Shtunë 31 Tetor 2020

Çmimi 20 lekë

Zbardhet lista, 267 naftëtarë, minatorë dhe metalurgë

përfitojnë pension shtesë, ja ndarja në çdo qytet të vendit

ATP miraton 107 dosje për ish-pronarët, zbardhet lista me emrat që do të përfitojnë kompensim,

shpërndahen 115 mln lekëAgjencia e Trajtimit të Pronave ka publikuar dje emrat e pronarëve

të cilët marrin shpërblim për pronat e prekura nga ndërtimet informale. Pavarësisht problematikave të shumta që ka hasur ky institucion...

Zgjerohet më tej lista e përfituesve të pagesave suplementare në radhët e personave që kanë kryer punë në miniera nën tokë, industrinë e metalurgjisë, si dhe të naftës e gazit. Përgjatë ditës së djeshme... Faqe 10Faqe 11

Ditën e djeshme është shënuar një hap shumë i rëndësishëm në fazën e rindërtimit, ku është hapur kantieri i lagjes së parë të Tiranës. Kjo lagje e re do të jetë e lokalizuar në zonën "5 Maji" dhe është projektuar nga arkitekti i famshëm italian Stefano Boeri. Aty do të strehohen 11 mijë...

Rama godet Metën e Berishën: Kanë vila në seri

në bregdet, për njerëzit duan kotece e kasolle, ja

ku po fokusohet rindërtimi

Projektbuxheti i vitit 2021 duket optimist, por vështirë për t’u realizuar sipas parashikimeve. Menjëherë në prezantimin e planit është vënë në dukje se ky buxhet është mjaft pozitiv për sa i për-ket zhvillimit ekonomik, por opozita shpesh herë ka shfaqur pasiguritë e saj për realizimin e tij. Dje ministrja e Financave, Anila Denaj...

Deputetët “gozhdojnë” Denajn, valë kritikash për ndarjen

e buxhetit të ri, rezerva për shpenzimet dhe shëndetësinë

Thellohet konflikti në PD, Genc Ruli i lëshon "silurin" e tretë Sali

Berishës për dalje në pension, Basha i vendosur për spastrimin e partisë

Ilir Meta del nga binarët, kërcënon Ramën dhe flet për trazira: Ai qen bir qeni të gjejë vrimë kutë futet, të bëjë kujdes se e zhduk për 2 minuta

Basha nuk pranon listë të përbashkët kandidatësh me LSI dhe PDIU, Idrizi drejt

koalicionit me Kryemadhin, ja prapaskenat

Faqe 2-3

Pas rritjes së pagave për mjekët dhe infermierët, dje në Komisionin e Sigurisë është hedhur ideja për të rritur mbështetjen edhe për Policinë e Shtetit. Min-istri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ishte i pranishëm në komision, ku u diskutua projektligji për vitin 2021 për këtë ministri. Lleshaj kërkoi nga ligjvënësit rritje të pagave për uniformat blu...

Buxheti, mazhoranca diskuton rritjen e pagave

për policët, Lleshaj kërkesë Komisionit të Sigurisë,

plotësohen kërkesat e SHISH

Faqe 9

Faqe 4

Rrëzimi i dekretit për Kodin Zgjedhor duket se ka shkaktuar pasoja të forta te presidenti Ilir Meta. Rama refuzoi pazaret dhe hoqi koalicionet,

por kjo gjë ka rrënuar presidentin, i cili dje u shfaq në “Zonë e Lirë” në një gjendje tepër të rëndë. Si kurrë më parë në historinë e vendit, Meta

shante, kërcënonte, zihej me gazetarët dhe nuk mbante mbi supe xhaketën e presidentit. Që në nisje të emisionit presidenti dukej tepër...

Rreth 90 të ngelur në veting i shpëtojnë hetimit, SPAK e BKH presin kallëzime për gjyqtarët e prokurorët, nuk ka hetime kryesisht

Faqe 6

Basha: Komiteti i Ekspertëve fasadë e dështimeve të

qeverisë, largimi i Edi Ramës është vulosur, asnjë formulë

nuk e shpëton dot nga humbjaKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim

Basha, ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë mbi situatën e rënduar në të cilën ndodhet vendi nga Covid-19. Gjatë një konference për mediat, Basha u shpreh, se numri i të prekurve është duke arritur shifra të larta, ndërsa theksoi se sistemin shëndetësor e ka kapluar kolapsi... Faqe 8

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Nga Besi BEKTESHI

Të ringjallet estrada, për të mos vdekur edhe teatri e

buzëqeshur Shkodra!

Një homazh për Ditën e Rilindasve bullgarë

Nga Selim HOXHAJ

Nga Fatos Çoçoli

Diktaturë me zor?

Faqe 7

Faqe 5

GAZETA SOT2 E Shtunë 31 Tetor 2020

.............

p o l i t i k e www.sot.com.al

Kryemadhi kundër Bashës: Suksese Topallit, partia e re një alternativë më shumë dhe e mirëseardhur

Thellohen përplasjet dhe divergjencat mes Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demorkatike. Gazeta e ka deklaruar se ditët e fundit marrëdhëniet mes këtyre dy forcave poli-tike janë të tensionuara, ndërkohë që një sinjal të kësaj natyre ditën e djeshme e ka lëshuar edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Kjo e fundit teksa ishte dje në një takim me strukturat e par-tisë në Pogradec, u ndal tek partia e krijuar nga ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, të cilës i uroi suksese. Madje, ndryshe nga kryedemokrati Lulzim Basha që e akuzoi Topallin se ajo është kukull e Edi Ramës dhe se është nxitur nga shefi i qeverisë për të krijuar

parti, Kryemadhi theksoi se partia e ish-kryep-arlamentares është e mirëpritur. “I uroj suksese znj. Topalli. Një alternativë më shumë, një grua më shumë, kështu që i uroj suksese në të gjithë hapat e saj. Ne jemi të hapur për të gjithë nuk është çështje e partive politike, këtu është çështja të gjithë kundër sektit të Rilindjes, pastaj partitë politike mund të përfshihen si të duan. Kodi i ri iu krijon problem partive të reja dhe atyre që duan të kandidojnë. Kodi i vjetër iu jepte mundësi partive të reja që dhe me 5000 vota apo 4500 të merrnin një vend në parlament, ndërsa me kodin e ri e kanë të pamundur”, deklaroi ajo. Më tej kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi

deklaroi se kodi i vjetër i jepte mundësi partive të reja, ndërsa ai i votuar në Kuvend, i eliminon ato. Madje, Kryemadhi pohoi se frika e Ramës ka qenë vetë ajo dhe presidenti Ilir Meta, por tani i janë shtuar dhe frikërat të tjetra, si Vene-cia. “Kudo që shkon, kudo që ndalon, dhe një kafene buzë rrugës, është i njëjti problem; “Më kanë ikur fëmijët. Me ka ngelur shtëpia bosh”. Dëgjojmë një që thotë; “jam sëmurë”, dhe min-istren; “ty do të shërojmë dhe ty jo”. Ne heqim Valdrin Pjetrin si kryetar në Shkodër, dhe vëllain e tij e kemi në SHKB. Ndaj e quajnë turp që të veshësh uniformën e dalë boje të një polici. Duhet të jesh oligark që të kesh përkëdheljen

e qeverisë. Nuk i jep as ilaçe për të sëmurët, as shërbim shëndetësor më të mirë. Kodi Zgjedhor është elementi i parë që tregon demokracinë e një vendi. Kur demokracia cenohet, nis me një Kod Zgjedhor. E keni dëgjuar se thonë që Kodi i ri Zgjedhor i jep opozitës 100 mandate. Është e vërtetë. Në qarkun e Korçës kemi marrë 19 mijë e 600 vota. Kodi i vjetër u krijon mundësi partive të reja, kandidatëve të rinj. Kodi i ri nuk i krijon asnjë lloj mundësie partive të reja, por i eliminon. LSI i jep prioritet që të shumëfishoj rezultatin me vende në Kuvend. Dëgjoja kryemi-nistrin që thotë; Luli, Mona, Meta, Luli. Sikur ka një hall të madh me ne”, nënvizoi Kryemadhi.

PD nuk pranon listë të përbashkët kandidatësh me LSI dhe PDIU, Shpëtim Idrizi drejt koalicionit

me Monika Kryemadhin, ja prapaskenat

Zgjedhjet e 25 prillit, Basha pritet të marrë në listën e PD vetëm aleatët tradicionalë

Rigels SELIMAN

Opozita e bashkuar pritet që të shkojë e ndarë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Prej disa ditësh

partitë politike kanë zbritur në terren dhe kanë ndezur “de facto” motorët e fushatës për zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa miratimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor sipas draftit të Partisë Socialiste ka shkaktuar konfuzion në radhët e opozitës joparlamentare. Kjo e fundit ende nuk e ka marrë një vendim se si do të hyjë në zgjedhjet e ardhshme, për shkak se i kishte sytë nga presidenti Ilir Meta sa i takon Kodit Zgjedhor. Por tani që presidenti Meta i ktheu ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ndërkohë që Kuvendi i Shqipërisë nuk hapi rrugë dhe e rivotoi atë sipas variantit fillestar të paraqitur nga mazhoranca, situata ka ndryshuar.

PD nuk pranon listë të përbashkët me LSI e PDIUBurime të sigurta nga selia blu i

pohuan gazetës se fakti që në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit 2021 partitë politke do të shkojnë me Kodin e ri Zgjedhor, i cili më herët është kon-testuar nga opozita dhe kreu i shtetit, ka trazuar ujërat brenda minorancës joparlamnetare. Sipas informacion-eve, mësohet se Partia Demokratike nuk pranon që të hyjë në zgjedhjet e ardhshme me listë të përbashkët kandidatësh me Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Madje, sikundër theksuan të njëjtët burime nga PD, kjo e fundit ka gjasa që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të shkojë me lista të përbashkëta me aleatët e saj tradicionalë. Në këtë kontekst, mësohet se Basha pritet të fusë në listat e PD krerët e partive aleate, si Dashamir Shehin e Lëvizjes Për Zhvillim Kombëtar, Agron Dukën e Partisë Agrare Ambientaliste, Fatmir Mediun e Partisë Republikane dhe Vangjel Dulen e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, ndërkohë që iu ka mbyllur derën Monika Kryemadhit të LSI-së dhe Shpëtim Idrizit të PDIU-së. Madje, mësohet se lideri demokrat iu ka mbajtur dorën e zgjatur për bash-

Braimllari: Pas 25 prillit LSI do sjellë ndryshimin

Sekretari i Përgjithshëm i Lëviz-jes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, është takuar ditën e djeshme me të rinjtë e Korçës, ndërsa ka ndarë detaje nga ky takim. Përmes një statusi të publikuar në rrjetet so-ciale, zoti Braimllari deklaroi dje se e ardhmja është e tyre dhe se pas 25 prillit, ata do të jenë vendimmarrësit kryesorë. Madje me batutë, ish-de-puteti i LSI thotë se këta të rinj nuk pyesin për temperaturat që tashmë në këtë qark janë të ulta. “Të rinjtë korçarë nuk pyesin për temperaturat. Ata janë në ballë të ndryshimit të Korçës, por dhe të gjithë Shqipërisë. E ardhmja është e rinisë, pas 25 prillit do jenë vendimmarrësit kryesorë”, shkruan ai. Më tej Braimllari ka tre-guar se LSI po mbështetet çdo ditë nga të rinjtë korçarë. Gjithashtu ai ka treguar se gjimnazistët aktivë që duan të punojnë dhe të jetojnë në këtë vend po bëhen pjesë e ekipit më të fortë në Lëvizjes Rinore për Integrim.

Basha tha se ka pas 90% të shqiptarëve,

reagon PezaSekretari i marrëdhënieve me

median në Partinë Socialiste, Alfred Peza ka ironizuar deklaratën e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Ba-sha i cili u shpreh ditën e djeshme se opozita aktualisht mbështetet nga 90% e shqiptarëve. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ish-depu-teti socialist Peza shkruan në nota humori se me këto llogari të Bashës do të kthejë edhe Enverin përmbys në varr. “Je i vodh përfundimisht Lulo! Nga 85% që e mbështetën më 30 qershor 2019, sot paska thënë se ka arritur që të ketë, mbështetjen e 90% të shqiptarëve. Nisur nga aftësitë e veçanta në matematikë dhe ky ritëm i paparë, aman se mos na shko më shumë se 99.99% deri më 25 prill. Jo për gjë, por veç të tjerash, do na e kthesh përmbys në varr edhe Enverin pastaj”, shkruan sekretari i marrëdhënieve me me-dian në PS, Alfred Peza.

Opozita e bashkuar duket se po shkon drejt ske-narit të grupimit në dy lista, ndërsa nuk ka ende një vendimmarrje finale për shpërndarjen e aleatëve. Por pak ditë më parë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi se në zgjedhjet e 25 prillit, Lëvizja Socialiste për Integrim do të garojë me logon e saj. “Simboli

i LSI-së nuk ikën nga fleta e votimit. Sot LSI është realitet, por është edhe një parti e majtë dhe është e panegociueshme logoja. Pastaj do ta diskutojmë me PD, me partitë opozitare, përfshirja dhe strategjitë, kjo është një fazë e dytë”, deklaroi kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

DORËZOHET KRYEMADHI: LSI NË ZGJEDHJE ME LOGON E SAJ

Gazeta ka mësuar se edhe baza demokrate është kundër futjes së Lëvizjes Socialiste për Integrim në listat e Partisë Demokratike, sa u takon zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit të vitit 2021. Madje, siç thanë të njëjtat burime të njëjtin qëndrim baza e PD ka mba-jtur edhe për Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet,

të cilën nuk e duan që të jetë pjesë e listave të Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme. Madje, sipas informacioneve një nga arsyet se përse baza nuk e do PDIU-në dhe LSI-në, është fakti ajo nuk ia kanë besën partisë së Kryemadhi dhe Idrizit, që sipas tyre, janë parti interesash dhe shkojnë nga fryn era.

EDHE BAZA DEMOKRATE KUNDËR LSI DHE PDIU NË LISTAT E PD

këpunim aleatëve të tij tradicionalë, teksa mësohet se në listat e PD, mund të pranojë që të fusë edhe 2-3 emra kandidatësh për deputetë të propozuar nga ato, duke qenë se listat janë të hapura dhe qytetarët mund të zgjedhin kë të duan, duke mos dëmtuar kështu Partinë Demokratike, pasi është garë transparente dhe fiton ai që merr më shumë vota. Kështu që në kushtet kur do të hyjnë në lista të përbashkëta dhe zgjedhjet e ardhshme nuk diktojnë që të luftosh që të hysh në lista në vendet e para, pra fituese, por mjafton të jesh në

listë të përbashkët, gjasat janë që PD të shkojë në zgjedhje vetëm me aletatët e saj tradicionalë. Megjithatë, mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht, pasi edhe kreu i PAA, Agron Duka në disa deklarata ka paralajmëruar se opozita duhet të dalë në 2 ose tre lista në zgjedhjet e ardhshme.

Idrizi drejt koalicionit me Kryemadhin

Por të ndodhur përpara kësaj situate, ku kreu i Partisë Demokra-tike, Lulzim Basha iu ka mbyllur

“derën” të paktën për momentin, Monika Kryemadhit dhe Shpëtimi Idrizit, mësohet se Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, pritet të shkojnë drejt koalicionit me njëra-tjetrën. Burime nga fronti opozitar i pohuan gazetës se PDIU dhe LSI mund të hyjnë me listë të përbashkët kandi-datësh për deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Pra, të gjitha këto zhvillime tregojnë se gjasat janë që opozita e bashkuar të shkojë në zgjedhje me dy lista.

.............GAZETA SOT E Shtunë 31 Tetor 2020 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Thellohet konflikti në PD, Ruli i lëshon "silurin" e tretë Sali Berishës për dalje në pension, Basha i vendosur për spastrimin e partisë

Ruli ia bën të qartë Berishës se ka ardhur koha të pensionohet

Shengeni Ballkanik, Rama, Vuçiç dhe Zaev bisedojnë online, ftesë zyrtare Kosovës të bëhet pjesë e bashkëpunimit

Udhëheqësit e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqe-donisë së Veriut, presidenti Aleksandar Vuçiç, kryeministrat, Edi Rama dhe Zoran Zaev, zhvilluan dje një takim përmes Zoom-it për rifillimin e nismës për bashkëpunimin e thelluar rajonal që u prezan-tua vitin e kaluar. Veprimtaritë e nismës për bash-këpunimin e thelluar rajonal u shtynë për shkak të pandemisë Covid-19 dhe zgjedhjeve në Maqedon-inë e Veriut dhe Serbi. Tre udhëheqësit ranë dakord se kriza e ka theksuar nevojën për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe integrimit ekonomik rajonal. Gjatë takimit online, Presidenti Vuçiç dhe kryeministrat, Rama dhe Zaev,

theksuan se nisma është në përputhje të plotë me Procesin e Berlinit dhe përbën një bazë të mirë për përgatitjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor për takimin e ardhshëm mbi Ballkanin Perëndimor, që do të mbahet në nëntor në Sofje. Këtë vit, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut janë bashkëkryesuese të Procesit të Berlinit. Udhëheqësit e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ranë dakord se është shumë e rëndësishme që në nismën për bashkëpunim të thelluar rajonal të marrin pjesë të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor. Ata ftuan zyrtarisht Kosovën që të bashkohet me nismën për bashkëpunim të thelluar rajonal. Ftesa vjen në

vijim të kuadrit të përcaktuar në takimin e Uash-ingtonit në shtator të këtij viti midis presidentit serb, Aleksandar Vuçiç dhe Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti. Presidenti Vuçiç dhe kryeministrat, Rama dhe Zaev ranë dakord po ashtu të ngrenë një grup të përhershëm pune, që do të përfshijë përfaqësues zyrtarë nga secili prej vendeve, me qëllim përshpejtimin e zbatimit të veprimtarive, për të cilat është rënë dakord në kuadrin e nismës së bashkëpunimit të thelluar rajonal. Udhëheqësit ranë dakord se nisma e bashkëpunimit të thelluar rajonal mund të përdoret për identifikimin e projek-teve të përbashkëta në infrastrukturë për agjendën

e zhvillimit të rajonit, në përputhje me Paketën Ekonomike e të Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Po ashtu, tre liderët u dakordësuan të thellonin bashkëpunimin dhe të linjëzojmë politi-kat në lidhje me shëndetin publik në kontekstin e luftës kundër Covid-19. Tre udhëheqësit thanë se shpresonin që, së shpejti, edhe qeveritë e Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës do të mund t’i bashkoheshin nismës. Kështu, mund të arrihet një bashkëpunim më i mirë ekonomik midis të gjitha vendeve të rajonit, çka do të sillte si rezultat rritjen e lirive, tregtisë dhe përgjithësisht, standarde më të mira jetese për të gjithë popujt e rajonit.

Kliti TOPALLI

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se do e ketë mjaftë të vështirë rikandidimin në zg-jedhjet që po vijnë. Edhe pse ai

në çdo dalje mediatike dërgon me-sazhe se do të kandidojë, presioni ndaj tij po rritet ndjeshëm. Gazeta e tha pak ditë më parë se Basha ka marrë udhëzim nga amerikanët që ta largojë nga Parlamenti dhe sipas informacioneve presionet po shtohen nga dita në ditë. Deklara-ta e Bashës në media se Berisha mund të kandidojë kudo nuk janë mirëpritur nga përtej Atlantikut, pasi për ta Berisha nuk duhet të jetë më në politikën aktive. Ai shihet si kërcënim për reformën në drejtësi dhe stabilitetin politik e për këtë arsye i është bllokuar dhe viza. Lideri demokrat po ia bën të qartë nga dita në ditë se ai e ka përmbushur misionin tij dhe duhet të mbetet president nderi apo diçka tjetër dhe jo deputet.

Reagon sërish RuliAi që ka përçuar mesazhet

është Genc Ruli. Ish-ministri në kohën e qeverisë “Berisha” duket i vendosur në atë se çfarë flet, pasi ka bërë deklaratën e tretë para-lajmëruese ndaj Berishës. Sipas Rulit, koha e tij ka mbarur dhe ai s’mund të jetë më në Parlament. “Kur i përmenda në mënyrë fig-urative që ka lavdi sa për dy jetë dhe i thosha që është një figurë që rrezaton nga ai pozicion që është, nuk është gjithmonë e nevojshme që të veshi uniformën e politikan-it. Ai ngelet gjithmonë njeriu, që sidomos e djathta tradicionale tek PD-ja ka një influencë të madhe dhe atë influencë e jep në çdo mënyrë tjetër duke dalë në tel-evizor, duke dhënë deklarime, etj, jo domosdoshmërish i duhet një xhaketë politikani, që sot e vesh edhe një politikan i ri. Ka arritur në atë pozicion që e ka të qartë që ta bëjë të lexueshme për një shumicë atje poshtë se çfarë do ai, çfarë kërkon nga ky elektorat dhe çfarë misioni do t’iu ushtrojë ky elektorat”, tha Ruli në një studio televizive. Deklaratat e tij nuk janë pëlqyer aspak nga Berisha. Madje

Frrok Çupi: Presidenti ndodhet jashtë funksionit

Publicisti Frrok Çupi, ka komen-tuar ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor pa miratimin e opozitës jop-arlamentare dhe pa pritur opinionin e Komisionit të Venecias të kërkuar nga presidenti Ilir Meta. Çupi deklaroi dje se Meta goditi në pikën më delikate, atëherë kur ishte finalizuar Kodi i ri dhe po miratohej. Sipas tij, pas ndry-shimeve në Kodin Zgjedhor, kreu i shtetit ndodhet jashtë funksionit. “Republika u vu në një dilemë mjaft të madhe që u kalua në heshtje. Njëra dilemë ishte shpërbërja e Parlamentit që nuk ndodhin dhe funksionimi i Par-lamentit. Presidenti gjeti momentin për ta goditur në pikën më delikate. Ai reagoi kur Kodi Zgjedhor po mira-tohej. Politikisht presidenti ka qenë bosh. Ka funksionuar në vakum, në paaftësi ligjore, duke qenë se nuk ka përgjegjshmëri ligjore, tashmë ndod-het jashtë funksionit”, deklaroi analisti Çupi. Presidenti bëri një luftë të fortë për Kodin Zgjedhor, por PS e refuzoi.

Beqja: Nëse pritet Venecia, nuk ka zgjedhje më 25 prill

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor duket se kanë ende hapësira për t’u përmirësuar. Ndërkohë që 2 opozitat janë shprehur kundra këtij kodi, duke e cilësuar atë të njëanshme. Deputeti i PS-së, Ilir Beqja shprehet se ajo ka ende nevojë për të ndryshuar. "Mesa unë di, ky opinion do të vijë pas disa javësh dhe nëse do të prisnim deri atëherë ajo do të thotë që Shqipëria nuk do të ketë zgjedhje në 2021. Ne bëmë zgjedhje jo normale në qer-shor 2019 dhe nëse nuk do të kishim zgjedhje në prill të 2021 do e fusnim vendin në një qorrsokak të mirëfilltë. Në momentin kur u fol për sistemin zgjedhor. Më jonormale mund të jetë vazhdimi i detyrës nga kryebashki-akja e Shkodrës. Ajo ka një mandat sot 5 vite e gjysmë. Unë me sistemin tonë zgjedhor them se duheshin disa ndryshime të tjera. Mund të hynin në fuqi në 2025. Brenda sistemit tonë rajonal proporcional kemi sërish mos-barazi. Në Kukës janë 3 mandate dhe tashmë do të votojmë për partinë dhe për individin”, tha ai.

ky i fundit e ka sulmuar Rulin disa herë. Për raportet mes tyre Ruli ka deklaruar: “Raporti im me Berishën është interesant që nga fundi i viteve ‘90 që themeluam PD-në dhe deri më sot. Nuk ka kaluar gjithmonë në një përqafim rozë, kemi qenë njerëz në pozicione mjaft kundërshtuese, ndoshta dhe agresive me njëri-tjetrin. Por, dua të them që unë në zgjedhjet, vendi-met, qëndrimet, deklarimet e mia politike, ndjesitë dhe emocionet personale të fyerjes të nxehjes që njeriu i ka dhe i ka me të drejtë, nuk i kthejmë në qëndrime poli-tike. Qëndrimet politike vijnë në momentin kur të është qetësuar dhe urtësuar mendja”.

Deklarata e Rulit nuk u pëlqye aspak nga Berisha. Ne një studio televizive ish-kryeministri reagoi mjaft ashpër ndaj tij duke dhënë sinjale se ka një krisje me ish-minis-trin e Energjisë. “Genc Ruli është një burrë i mençur, por ndonjëherë viktimë e mençurisë së tij. Ai ka thënë dy gjëra elementare që nuk afrohen kurrë me njëra tjetrën. Ngatërron karrierën me betejën. Për karrierë Berisha i ka dhënë fund një herë e përgjithmonë më 26 qershor 2013.

Të mendosh se një njeri që ka pasur 1, 2, 3 funksione qën-dron deputetë për karrierë kjo është jashtë arsyes. Beteja është tjetër. Beteja ka vazhduar dhe do vazhdojë deri në realizimin e qëllimeve të PD. Prandaj thashë Ruli është burrë i mençur, por ndonjëherë… Unë do vazhdoj betejën derisa të arrihet qëllimi. Beteja nuk do të tërhiqem kurrë”, tha ai. Pra duket se ujërat në PD janë trazuar dhe deklarata e Rulit nuk është aq e thjeshtë sa duket në pamje të parë.

JA AKUZAT E BERISHËS NDAJ RULIT

Më 6 gusht të këtij viti ishte po Genc Ruli, i cili bëri një deklaratë të fortë. Ai e tha hapur se koha e Ber-ishës ka përfunduar dhe se ai duhet të tërhiqet nga jeta aktive. “Lavdia e zotit Berisha do të mjaftonte për dy jetë, jo për një, por ai është një njeri energjik, pa diskutim. Por i takon

atij të shprehet për këtë gjë. Secili duhet të dijë ta ruajë vetë lavdinë dhe shkëlqimin e tij. Ti vendos që karriera ime politike ka qenë e vrullshme, ka kaluar në të gjitha kulmet e saj, sot është dita që unë ta mbyll, për të mos ta mbyllur të tjerët ty”, tha Ruli.

MESAZHI I PARË I RULIT

Basha në konflikt me BerishënKryedemokrati Lulzim Basha

duket se ka ndezur një konflikt të fortë me Berishën. Gazeta e rapor-toi pak ditë më parë se deklaratat e Rulit nuk janë palyer nga Berisha dhe ai i ka kërkuar llogari Bashës. Po ashtu ka këmbëngulur që të kthehen të vjetrit në PD. Mirëpo fakti që Ruli vijon me të njëjtën linjë, tregon qartë se Basha nuk po ndërhyn për ta ndalur, edhe pse Berishës deklaratat e tij nuk

i pëlqejnë. Ky është një tregues i qartë se Ruli po dërgon drejt Ber-ishës mesazhet e Bashës apo të amerikanëve. Për të qenë më qartë, amerikanët ia kanë bërë të qartë Bashës se Berisha e ka mbyllur kapitullin e tij dhe Basha po përdor metoda të tjera për t’ia dërguar. Nga ana tjetër, Basha ka refuzuar kthimin të vjetërve. Berisha e mbështeti Topallin për partinë e re, ndërsa Basha e sulmon, çka tregon se kemi një klimë tensioni në PD.

Ai ngelet gjithmonë njeriu, që sidomos

e djathta tradicion-ale tek PD-ja ka një influencë të madhe dhe atë influencë e jep në çdo mënyrë tjetër duke dalë në

televizor, duke dhënë deklarime, etj, jo do-mosdoshmërish i du-het një xhaketë poli-tikani, që sot e vesh

edhe një politikan i ri...

GAZETA SOT4 E Shtunë 31 Tetor 2020

.............

p o l i t i k e www.sot.com.al

Buxheti për vitin 2021, zbardhen prioritetet ku ka nevojë Ministria e Jashtme, ulet fondi me 130 milionë lekë

Komisioni për Politikën e Jashtme, shqyr-toi ditën e djeshme në parim projektligjin për buxhetin e vitit 2021. I pranishëm në mbledhje ishte ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj dhe përfaqësues të tjerë të lartë të ministrisë. Pas miratimit të kalendarit për “Projektligjin e Buxhetit 2021” nga ana e komisionit, Cakaj prezantoi për mbledhjen ob-jektivat kryesorë të politikës së jashtme që do të reflektohen edhe në buxhetin e vitit 2021. Si prioritet të parë ai listoi angazhimin e Shqipërisë në rajon, e cila është e ndarë në dy nivele:

ndërshtetërore dhe me shqiptarët në rajon. Si prioritet të dytë me implikime buxhetore, Cakaj përmendi procesin e integrimit europian. Ndër-sa si prioritet të tretë radhiti kryesinë shqiptare të OSBE-së e në vijim të kësaj edhe të grupit të Azisë, në periudhën pasuese; marrja e ulëses së anëtarit jo të përhershëm në Këshill Sigurimi, diaspora, punët e shërbimeve konsullore dhe diplomacia ekonomike janë prioritetet e tjera të radhitura nga ministri. Ministri raportoi se buxheti ka një shkurtesë të vogël prej 130 mil-ionë lekësh, që ai e konsideroi të kushtëzuar nga

rrethanat objektive, pandemi dhe tërmet, e jo si mungesë vëmendjeje ndaj politikës së jashtme. Sipas ministrit Cakaj, angazhimet e Shqipërisë në politikën e jashtme mbeten të pacenuara. Ndërsa deputeti i Partisë Socialiste Ervin Busha-ti, i cili ishte relator i çështjes, dha mbështetjen e tij për buxhetin e vitit 2021. Në përfundim të pyetjeve dhe diskutimeve komisioni, në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi, e miratoi në parim projektbuxhetin. Pas përfundimit të komisionit, Cakaj reagoi në një postim në rr-jetin social Facebook. “Sot, në Komisionin për

Politikën e Jashtme paraqitëm projekt-buxhetin për vitin 2021 të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe biseduam për prioritetet madhore të politikës së jashtme të Shqipërisë për vitin e ardhshëm! Përderisa ne do vazhdo-jmë të punojmë në të gjitha fushat, nga rajoni deri tek përmirësimi i shërbimeve konsullore, duhet theksuar fuqimisht se tani është koha për intensifikim maksimal të fushatës lobuese për marrjen e ulëses së anëtarit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit për periudhën 2022-2023", tha Cakaj.

Buxheti, mazhoranca diskuton rritjen e pagave për policët, Lleshaj kërkesë Komisionit të Sigurisë, plotësohen kërkesat e SHISH

Lleshaj: Edhe policët, njësoj si mjekët dhe infermierët janë në vijën e parë

Elisjeda KIKO

Pas rritjes së pagave për mjekët dhe infermierët, dje në Komisionin e Sig-urisë është hedhur ideja

për të rritur mbështetjen edhe për Policinë e Shtetit. Ministri i Brend-shëm, Sandër Lleshaj ishte i pran-ishëm në komision, ku u diskutua projektligji për vitin 2021 për këtë ministri. Lleshaj kërkoi nga lig-jvënësit rritje të pagave për unifor-mat blu, pasi sipas tij edhe policët kanë qenë në krye të detyrës gjatë pandemisë, njësoj si bluzat e bardha. Kështu, për ministrin do të duhet që të ketë një mbështetje financiare për këtë kategori. “Pan-demia është përballuar nga dy lloj bluzash, bluzat e bardha dhe bluzat blu. Policia e Shtetit ka qëndruar nga dita e parë, jashtë në rrugë, në pikat e kalimit kufitar, duke u përballur me pandeminë. Nëse do kishte hapësirë do duhet të kishte një rritje apo trajtim financiar për këtë kategori, aq sa do të ishte e mundur”, tha ministri Lleshaj. Tashmë Komisioni i Sigurisë është duke e shqyrtuar këtë kërkesë të ministrit të Brendshëm dhe më pas do të vendosë nëse do të ketë rritje të pagave për uniformat blu apo jo.

Sektorët për mbështetjeMë tej ministri i Brendshëm,

Sandër Lleshaj renditi edhe sek-torët më të rëndësishëm ku ka nev-ojë për investim. Ai tha se siguria rrugore ka nevojë për përmirësime dhe për këtë është menduar që të përdoren të ardhurat që do siguro-hen nga gjobat. Po ashtu, Lleshaj tha se vitin e ardhshëm Policia e Shtetit do të ketë një punë më të madhe pasi është vit zgjedhor dhe kërkoi nga Kuvendi që të ketë një rritje të buxhetit në krahasim me vitin aktual. “Një pjesë të të ardhurave që sigurohen nga gjoba do të përdoren për të përmirësuar sigurinë rrugore. Kjo përdoret në shumë vende të botës. Pandemia dhe tërmeti kanë ndikuar në bux-hetin e Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit do të ketë ngarkesë të mad-he në vitin 2021 edhe për shkak të vitit zgjedhor. Sa u përket investi-meve qeveria vjen në Kuvend me

Forumi kundër Antisemitizmit, Ruçi

letër Michael PompeoKryetari i Kuvendit, Gramoz

Ruçi, i dërguar ditën e djeshme një letër falënderimi Sekretarit të Shtetit, Michael R. Pompeo, për pjesëmarrjen dhe mesazhet në Forumin Ballkanik Kundër Antisemitizmit. Ky forum u organizua nga Kuvendi i Shqipërisë, në partneritet me Lëvizjen Kundër Antisemitizmit dhe Agjencinë për Hebrenjtë të Izraelit, më 28 tetor. “Dëshiroj t’iu shpreh mirënjohjen time, të Kuvendit të Shqipërisë dhe të popullit shqiptar, për pjesëmarrjen dhe videomesazhin tuaj në Forumin Ballkanik Kundër Antisemitizmit, organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë, në partneritet me Lëvizjen Kundër Antisemitizmit dhe Agjencinë për Hebrenjtë të Izraelit, më 28 tetor 2020. Ne, shqiptarët, jemi krenarë që për rreth dymijë vjet të historisë sonë kemi pasur marrëdhënie të shkëlqyera me hebrenjtë dhe i kemi mbrojtur ata në momente të vështira të historisë së tyre”, tha Gramoz Ruçi.

Boçi akuza Ramës: Ke krijuar vetëm

pasiguri tek qytetarëtIsh-deputeti i PD, Luçiano Boçi

akuzoi kryeministrin Edi Rama se gjatë gjithë kohës së pandemisë ka sjellë vetëm pasiguri tek qytetarët. Përmes një postimi, ai tha se qeveria gjithmonë i merr vendimet në minu-tat e fundit për sistemin arsimor. “Absurdi ndjek absurdin. Rama përgjatë gjithë kohës së pandemisë ka mbjellë gjithmonë kaos dhe pasiguri. Vendimet e tij për mbyllje apo hapje, kanë qenë gjithmonë të minutës së fundit, të pastudiuara dhe shpesh herë në kundërshtim me njëra-tjetrën. Kjo sepse ai në të gjitha rastet, ose shmangu e shmang plotë-sisht detyrimet financiare, siç bëri me nxënësit e mësuesit, ose rimbursoi e rimburson fare pak, siç bëri me biznesin. Kur nuk kishte transport publik dhe Europa nuk i kishte hapur universitetet, ne i hapëm ato. Atëkohë Ramës i duheshin zgjedhjet dhe nuk pyeti për shëndetin e studentëve e të pedagogëve”, tha Boçi.

“2020 ishte viti i shtimit të kapac-iteteve të munguara për Policinë e Shtetit. U shtua numri i Policisë së Shtetit dhe disa njësi të reja. Buxheti i 2021 synon të mbajë çka është arritur. Për sa u përket shifrave, buxheti i Ministrisë së Brendshme është 20.9 miliardë lekë, me një rritje 1.5%. Policia e Shtetit ka një rritje 4%, kryesisht në shpenzime për per-sonelin. Ka ulje tek shpenzimet me 15%, por shpresojmë në rishikimin e Buxhetit në mesin e vitit 2021. Garda e Republikës

ka një rritje modeste prej 2%, e cila kryesisht është rritje në shpenzime per-soneli. Garda e Republikës për shkak të përgjegjësive të reja të marra në kuadër të garantimit të sigurisë personale të stafit, të sistemit të drejtësisë: gjykatësve, prokurorëve, magjistratëve ka pësuar një shtesë në numrin e personelit të saj dhe kjo shtesë personeli reflektohet edhe në një shtesë buxheti të Gardës. Programi i Gjendjes Civile ka një ulje prej 2%, në raport me vitin 2020”, u shpreh Lleshaj.

MINISTRI I BRENDSHËM: JA SHPENZIMET PËR POLICINË

një buxhet të reduktuar për Minis-trinë e Brendshme. Investimet do të jenë me financim të brendshëm. Kemi nevoja të mëdha për labora-torin shkencor të Policisë së Shtetit për shkak se nga aty gjenerohen provat shkencore për të gjithë pro-ceset penale. Ne po punojmë me partnerë dhe donatorë. Do duhet që financimi të kombinohet. Ka një investim për kampusin qen-dror të Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit ka nevojë për një sistem komunikimi modern”, tha Lleshaj. Më tej ministri i Brendshëm kërkoi nga Kuvendi që t’i pajisë edhe me drone si dhe me ndërtimin e një qendre trajnimi për strukturat e brendshme. Për Lleshajn, mungesa e një sistemi standard ka bërë që të mos ketë zhvillime harmon-ike. “Ministria e Brendshme po punon për të shtuar ndërveprimin

me ministritë. Emergjenca civile është njëra prej tyre. Ne kemi përgjegjësinë të zbatojmë këtë detyrim ligjor. Ne do të kujdesemi të qëndrojmë për zbatimin e këtij detyrimi ligjor ashtu si do kërkohet zbatimi i disa parametrave të tjerë. Mungesa e një sistemi standard ka çuar në zhvillime jo harmonike. Do të jetë pjesë e prioriteteve të prefektëve për vitin 2021. Minis-tria e Brendshme ka nevojë për mbështetje më të madhe. Kemi nevoja madhore për laboratorin e policisë së shtetit. Kampusi qen-dror i policisë së shtetit projekt i madh. Kemi nevojë për drone jemi shtet me polici të vogël. Ndërtimi i një qendre trajnimi për struktura të brendshme”, tha Lleshaj.

Plotësohen kërkesat e SHISHNdërkohë që ditën e djeshme

në Komisionin e Sigurisë u disku-

tua edhe për buxhetin e Shërbimit Informativ të Shtetit. Për këtë institucion diskutimet u zhvilluan me dyer të mbyllura, por sipas burimeve të gazetës, SHISH ka qenë i kënaqur me buxhetin që do i akordohet për vitin 2021, por ka pasur edhe disa kërkesa për pajis-je, të cilat janë pranuar nga ana e anëtarëve të komisionit.

“Vendi ynë është një vend që ende sfidohet nga krimi i organizuar dhe emigracioni. Na duhet të shtojmë kapacitetet. Projekte të mëdha sa i përket monitorimit të kufirit. Duhet teknologji në analizën e komu-nikimeve elektronike. Komisari-atet kanë nevoja të mëdhaja për investim ne kemi hartuar pro-jektet dhe presim financim. ne duam të ndërtojmë një qendër të madhe multifunksionale. Na duhet të shtojmë kapacitetet e trajnimit. Pikat e kalimit kufi-tar nuk janë më dinjitozet. Kjo është një çështje e ministrisë së brendshme dhe të financave. Këto janë gjërat për të cilat në të ardhmen duam mbështetje. Tani do kaloj me këto mundësi që janë dhe të adresojmë këto problematika", tha Lleshaj në Komisionin e Sigurisë.

Na duhen më shumë kapacitete

për të luftuar krimin

LLESHAJ:

.............GAZETA SOT E Shtunë 31 Tetor 2020 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Rreth 90 të ngelur në veting i shpëtojnë hetimit, SPAK e BKH presin kallëzime për

gjyqtarët e prokurorët, nuk ka hetime kryesisht

Një kallëzim i një qytetari mund të fundosë një ish-gjyqtar të korruptuar

U konfirmua në detyrë nga KPK, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin nga detyra të prokurores së Durrësit

Komisioneri Publik vijon të jetë i pakënaqur me vendimet e dhëna nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për gjyqtarët dhe prokurorët e hetuar në kuadër të procesit të vetingut. Kështu proku-rorja e Durrësit Enkeleda Osmani (Xhengo) pritet të përballet me Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pasi vendimi për konfirmimin e saj në shkallën e parë të procesit të vetingut u ankimua nga komi-sioneri publik Florian Ballhysa. Në dokumentin e ankimimit të siguruar nga gazeta, Ballhysa kërkon nga KPA të rivlerësojë punën e KPK dhe

të shkarkojë subjektin, e cila, sipas tij, nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë. Osmani (Xhengo) mori konfirmimin në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në korrik, pasi arriti të bindë trupën gjykuese se bashkëshorti i saj nuk ishte përgjegjës për të ardhurat nga punësimi në kompani private, të cilat nuk rezultonin me dokumentacion se kishin paguar tatim të mbajtur në burim apo kontribute të sigurimeve shoqërore e shëndetësore. Osmani (Xhengo) deklaroi në veting pronësinë familjare mbi një apartament në Golem,

një apartament 112 metra katrorë në Kashar/Tiranë, me vlerë 50 mijë euro blerë në vitin 2006, një llogari kursimi me vlerë 2 milionë lekë dhe dy automjete modeste, të cilat i ka blerë përmes kursimeve dhe huave e dhuratave nga personat e lidhur. Por komisioneri publik argumenton se gjatë hetimit administrativ të Komisionit, nuk janë administruar akte të cilat të provojnë ek-zistencën e burimit të të ardhurave. “Rezulton, po ashtu, se është provuar që nuk janë paguar të plota detyrimet tatimore dhe sigurimet shoqërore

për një pjesë të të ardhurave të deklaruara nga pagat e bashkëshortit të subjektit të rivlerësimit, ndërkohë, për një pjesë të tyre, detyrimet tatimore janë paguar gjatë procesit të rivlerësimit,” thuhet më tej në ankimim. Sipas komisionerit vlerësimi i komisionit për ligjshmërinë e të ardhurave të bashkëshortit të prokurores nga punësimi në privat është i pabazë dhe nuk reflekton jurispru-dencën e KPA. Për këto arsye, komisioneri kërkon ndryshimin e vendimit të KPK-së dhe shkarkimin e prokurores Osmani (Xhengo) nga detyra.

Rigels SELIMAN

Rreth 90 gjyqtarë dhe prokurorë të përjashtuar nga sistemi i drejtësisë nga organet e vetingut,

duket se po shijojnë pas asnjë problem pasuritë e tyre të vënë në mënyrë korruptive. Brukseli në çdo raport që i adreson Shqipërisë shprehet se nuk duhet të ketë vetëm largime për 15 vjet nga sistemi, por edhe hetime penale dhe pasurore për të ngelurit në veting. Por gazeta u interesua pranë Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe Prokurorisë së Tiranës, ku mësoi se të vetmit dhe që dihen që janë në proces hetimi janë 28 gjyqtarët, ndërsa për pjesën tjetër nuk ka hetime. Mirëpo nga një verifikim që ka bërë gazeta në total janë rreth 120 gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët kanë ngelur në veting, vendime këto që janë zbardhur edhe nga të dyja shkallët, sikundër është Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Kështu që referuar informacion-eve, nga SPAK dhe prokuroria për 90 prokurorë dhe gjyqtarë nuk ka hetime.

SPAK e BKH presin kallëzime për gjyqtarët

Por sipas informacioneve mësohet se arsyeja kryesore se përse nuk ka nisur ende një proces hetimor për 90 personat e përjash-tuar nga sistemi i drejtësisë është se ndaj tyre nuk ka kallëzim penal. Për 28 ish-gjyqtarët dhe proku-rorët e sidomos ata të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese që po hetohen aktualisht nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion dhe Prokurorisë ka qenë avokati Fran Dashi që ka bërë kallëzim penal pranë këtij institucioni, duke bërë që të vihet në lëvizje. Ndërkohë që mësohet se edhe për 90 prokurorët dhe gjyqtarët e ngelur në veting pritet që të ketë kallëzime penale qoftë nga qytetarë, qoftë nga KPK dhe KPA që kanë dosjet dhe janë në dijeni të batërdive të kryera prej tyre, në mënyrë që SPAK dhe Prokuroria e Tiranës, por dhe ato të rretheve të vihen në lëvizje, duke nisur hetimet. Kështu që në kushtet

Reforma në drejtësi, Gjonaj: 42 milionë euro

mbështetje nga BEReforma e sistemit të drejtësisë

është reforma më gjithëpërfshirëse e kryer në Shqipëri në 30 vitet e fundit. Kështu deklaroi dje ministrja e Drejtë-sisë, Etilda Gjonaj gjatë një aktiviteti, ndërsa theksoi se është arritur një mbështetje buxhetore nga BE me 42 milionë euro si dhe është miratuar dis-bursimi i parë prej 7 milionë euro. “Në mbështetje të Strategjisë Ndërsektori-ale të Drejtësisë dhe Planit të Veprimit, për të siguruar një sistem gjyqësor efektiv, të pavarur dhe transparent, në përputhje me praktikat më të mira europiane, kemi arritur mbështetjen buxhetore nga BE me 42 milionë euro si dhe është miratuar disbursimi i parë prej 7 milionë euro. Kontrata sektori-ale në Drejtësi me BE-në dhe procesi i disbursimit po ndiqet dhe koordinohet në mënyrë rigoroze nga Ministria e Drejtësisë, aktualisht presim mira-timin e disbursimit të këstit fiks prej 2 milionë euro dhe këstit variabël prej 6 milionë euro”, deklaroi Gjonaj.

Masat anti-Covid, KPK: Për 6 ditë mbledhjet do zhvillohen onlinePër shkak të numrit të rritur

të infektimeve nga pandemia e Covid-19 në vendin tonë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se duke filluar nga data 30.10.2020 deri në datën 6.11.2020, do kufizojë kryerjen e veprimtarisë dhe vijimin e punës vetëm në distancë (online). “KPK njofton se duke filluar nga data 30.10.2020 deri në datën 6.11.2020, do kufizoje kryerjen së veprimtarisë dhe vijimin e punës vetëm në distancë (online) nga të gjitha strukturat e KPK, me përjashtim të zyrës së arkivë- protokollit. Dëshirojmë të informojmë opinionin publik se gjatë kësaj periudhe veprimtaria e KPK do të vijojë pa ndërprerje, përmes plat-formave zyrtare online, në mënyrë që të parandalohet përhapja e mëte-jshme e infeksionit si dhe të sigurohet shëndeti i punonjësve. KPK informon se denoncimet nga qytetarët do të vijojnë të pranohen online përmes postës zyrtare elektronike”, thuhet në njoftimin e KPK.

kur të 120 gjyqtarët dhe prokurorët e ngelur në veting kanë ngelur për shkak se nuk justifikojnë pasurinë, mësohet se për 90 personat që kanë përfaqësuar togat e zeza, pritet një indicie apo një kallëzim, për të nisur ndaj tyre hetimet, në mënyrë që t’i gozhdojnë. Pra, kjo do të thotë se nuk kanë nisur kryesisht hetime, pasi Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe Byroja Kom-bëtare e Hetimit presin kallëzime për gjyqtarët e prokurorët, që të vi-hen në lëvizje. Megjithatë, mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.

Brukseli kërkon hetime për të ngelurit në veting

Mirëpo hetimin e të ngelurve në veting e kërkon me ngulm edhe

Bashkimi Europian. Ky i fundit i ka vënë disa kushte Shqipërisë që duhet t’i plotësojë për çel-jen e negociatave. Po kush janë disa nga detyrat e shtëpisë që duhen plotësuar nga Tirana zyr-tare? Kështu, një nga kushtet që Shqipëria duhet të miratojë është dërgimi pas hekurave i të ngelurve në veting dhe zyrtarët e lartë të korruptuar. Thënë ndryshe, Bruk-seli ka vënë si kusht, jo vetëm hetimin e të korruptuarave, por

dënimin e tyre. “Do të shihet nëse Shqipëria i ka zbatuar me sukses prioritetet, të tilla si: nisjen e pro-cedurave penale ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë akuzuar gjatë procesit të vetingut, një goditje të dukshme të krimit të organizuar e korrupsionit në të gjitha nivelet, duke përfshirë nis-jen e procedurave dhe plotësimin e procedimeve të para ndaj zyr-tarëve të lartë shtetërorë e poli-tikanëve”, thuhet në dokument.

Nga një verifikim i bërë nga gazeta tek të gjitha vendimet e shkarkimit të dhëna nga KPK, rezulton se pjesa më e madhe e gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë kryer deklarim të rremë, fshehje pasurie. Si-pas parashikimeve në Kodin Penal, mosdeklarimi i pasurisë apo deklarimi i rremë dënohet deri në 3 vite burg. Falsifikimi i formularit dënohet deri në 4

vite burg, ndërsa falsifikimi i dokumentit dënohet deri në 3 vite burg. Të gjithë gjyqtarët e prokurorët e shkarkuar që i kanë kryer të gjitha këto vepra pe-nale rrezikojnë deri në 17 vite burgim sapo të nisin hetimet nga SPAK. Por përveç dënimit me burg, ata rrezikojnë po ashtu që t’iu sekuestrohen pasuritë, duke hyrë në lojë këtu ligji antimafia.

JA SA BURG RREZIKOJNË TË NGELURIT NË VETING

“Puna jonë vijon sikur të ish-in hapur negociatat sepse na e kërkon domosdoshmëria për ta kthyer vendin në shtet me stand-ardet e BE-së. Qoftë vetingu qoftë kjo janë dardhë që e ka bishtin mbrapa, nuk mbaron me kaq. SPAK-u do të thërrasë ata që janë përjashtuar se nuk justifikojnë pasurinë. Po kështu rasti i paketës, nëse ata që nuk do të vërtetojnë pasurinë jo vetëm që do ta humba-sin, por do të hetohen për pastrim parash. Përpara nuk bëhej se nuk e kishim SPAK-un, nuk mund të dërgonim dosjet e atyre të KÇK-së, gjykatësve dhe prokurorëve të ko-rruptuar, që janë për të ikur, sikur është rasti i fundit, apo ka pasur raste flagrante”, deklaroi pak ditë më parë kryeministri Edi Rama.

Qeveria paralajmëron të

ngelurit në veting

Pra, kjo do të thotë se nuk kanë nisur krye-sisht hetime, pasi Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe By-roja Kombëtare e Hetimit presin kallëzime për gjyqtarët e prokurorët, që të vihen në lëvizje. Megjithatë, mbetet të shihet në ditët në vijim

se çfarë do të ndodhë më konkretisht...

GAZETA SOT6 E Shtunë 31 Tetor 2020

.............

p o l i t i k e www.sot.com.al

Hapja e negociatave me BE, Rama bisedë me presidentin e Këshillit Europian, palët optimiste për konferencën e parë qeveritare

Hapja e negociatave për Shqipërinë nga Bashkimi Europian ka ngjallur një sërë reagimesh nga faktorët ndërkombëtarë edhe ata vendas. Ndonëse disa shtete ende janë skeptike për in-tegrimin e vendit tonë, ka edhe shtete të tjera të cilat kanë dhënë mbështetjen e tyre për t’i hapur dritën jeshile Shqipërisë. Presidenti i Këshillit Europian, Michel Charles u shpreh se pret me padurim konferencën e parë ndërqeveritare, duke shtuar se solidariteti i ndërsjellë gjatë COVID-19

ka përforcuar më tej marrëdhënien BE-Shqipëri. Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” Charles ka publikuar një foto me Edi Ramën, gjatë një bisede online që ai ka zhvilluar me kryemi-nistrin shqiptar. “Në komunikim online me Edi Ramën. Presim me padurim konferencën e parë ndërqeveritare që do të mblidhet pas miratimit të kornizës negociuese. Angazhimi është i mirëpritur për reformat dhe zbatimin e BE-së. Solidariteti i ndërsjellë gjatë COVID-19 ka përforcuar më

tej marrëdhënien BE-Shqipëri”, tha Presidenti i Këshillit Europian, Michel Charles. Ndërsa kreu i qeverisë ka ndarë më tepër detaje nga biseda me Presidentin e Këshillit Europian Charles Michel. “Folëm për Konferencën e Parë Ndërqeveritare Shqipëri - BE, si hap domethënës në rrugën drejt anëtarësimit pas çeljes së negociatave; Planin Europian të Investimeve në rajonin tonë; ecurinë e Shengenit Rajonal dhe tematikën e konflikteve në zonën e OSBE. Një bashkëbisedim si gjithnjë mi-

qësor, i hapur, interesant me Presidentin e Këshillit Europian dhe mikun e çmuar, Charles Michel, një mbështetës i pakursyer i integrimit europian të Shqipërisë e të Ballkanit Perëndimor. Folëm për Konferencën e Parë Ndërqeveritare Shqipëri - BE, si hap domethënës në rrugën drejt anëtarësimit pas çeljes së negociatave; Planin Europian të Investimeve në rajonin tonë; ecurinë e Shengenit Rajonal dhe tematikën e konflikteve në zonën e OSBE. Faleminderit Merci”, shkruan Rama.

Rama godet Metën e Berishën: Kanë vila në seri në bregdet, për njerëzit duan kotecee kasolle, ja ku po fokusohet rindërtimi

Kryeministri: Rindërtimi është bërë nga buxheti i shtetit, jo nga donacionet

Elisjeda KIKO

Ditën e djeshme është shënuar një hap shumë i rëndësishëm në fazën e rindërtimit, ku është

hapur kantieri i lagjes së parë të Tiranës. Kjo lagje e re do të jetë e lokalizuar në zonën "5 Maji" dhe është projektuar nga arkitekti i fam-shëm italian Stefano Boeri. Aty do të strehohen 11 mijë banorë të cilët kanë mbetur në qiell të hapur, pasi banesat janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar. I pran-ishëm ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, i cili gjatë fjalët së tij nuk i ka kursyer thumbat për kundërshtarët e tij politikë, presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha. Për Ramën, ata kanë një seri vilash në bregdet dhe për qytetarët kërkojnë që të jetojnë në kotece dhe kasolle, duke shtuar se qeveria do të përballet me të tjera nevoja që do të kenë qyte-tarët e Durrësit dhe të Tiranës për t’u ndarë nga epoka e kaluar. “Nuk rindërtojmë sa për të futur njerëzit nëpër kasolle apo apartamente, si ato të traditës së banesave sociale të këtyre që për vete kanë vila në seri, sa në breg të detit e sa në majë të kodrës, sa pranë ujit e sa pranë diellit, ndërsa për njerëzit mjaftohen thjesht duke imagjinuar kotece dhe geto. Do të përballemi edhe me nevojën që ka Tirana, Durrësi e të gjithë zonat, për t’u ndarë përfundimisht nga epoka e kodrave me plehra. E plehrave si bashkudhëtare, si bashkëjetuese të përditshme të jetës publike, të jetës sociale të kujtdo që, sa del nga shtëpia, ka dekada e dekada që i ka plehrat pjesë të peizazhit”, tha Rama.

Fokusi i rindërtimitMë tej shefi i qeverisë tregoi edhe

se ku do të fokusohet rindërtimi. Rama tha se rindërtimi i shtëpive dhe shkollave është në fokusin kryesor të qeverisë, duke theksuar se ndërtesat që u shkatërruan nga tërmeti i 26 nëntorit do të përfundojnë së shpejti, pavarësisht situatës së rëndë të pan-demisë që është krijuar jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. “Ne do të përballemi në front edhe me sfidën e rindërtimit dhe do ta fitojmë këtë sfidë për të gjithë ata që sot pres-in të kthehen në shtëpi. Ndërkohë që kanë filluar pak nga pak, të parët të hyjnë nëpër shtëpia, për të gjithë fëm-ijët që presin të rikthehen në shkollën

Integrimi, Cakaj bisedë telefonike me homologun holandezMinistri në detyrë për Europën

dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi ditën e djeshme një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Holandës, Stef Blok. Diskutimi kryesor mes dy homologëve ishte rruga europiane e Shqipërisë. Përmes një postimi në faqen zyrtare në Face-book, Cakaj u shpreh se e informoi hollësisht Blok mbi përparimin që ka bërë Shqipëria në përmbushjen e detyrimeve të nevojshme për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. “Përkushtimi ynë është i plotë, për të mbyllur të gjitha detyrimet e nevo-jshme, për të përparuar në procesin e negociimit të anëtarësimit në Bash-kimin Europian”, u shpreh Cakaj. Më tej ministri i Jashtëm në detyrë theksoi se Holanda vlerëson pozitivisht arri-tjet e deritanishme të Shqipërisë në pesë prioritetet kyçe dhe vazhdon ta mbështesë procesin e zgjerimit të BE në Ballkanin Perëndimor. “Shqipëria do të vazhdojë vetëm përpara e drejt BE”, tha Cakaj.

Paloka akuza Ramës: Asnjë profesionist në kabinetin qeveritar

Ish-deputeti i PD Edi Paloka aku-zoi dje kryeministrin Edi Rama për situatën që po kalon vendi për shkak të pandemisë. Përmes një postimi, ai tha se qeveria nuk ka asnjë pro-fesionist në dikasterin e saj. “Të ishte ndonjë qeveri profesionistësh, hajde se edhe kuptohej, po të bëjë ironi për nivelin e profesionalizmit e të të kon-trollojë notat Rama, është e rëndë. Ne kemi në krye të qeverisë një mësues vizatimi që hiqet si gjitholog dhe e ka bërë lesh qeverinë, për ministër ekonomie (sot “rindërtimi”) kemi një mësues anglishteje, për ministre financash një shitëse sufllaqesh, për ministër të brendshëm një dallkauk që nga “gjeneral” u bë polic, ministres së vdekjes më mirë mos ja kujtosh se si e ka bërë karrierën. Po ja që këta të cilët ju çuan italianëve një pompist nafte si kryespecialist epidemiolog , tani bëjnë ironi me notat e shkollës të një epidemiologu a thua se ato e pengonin të evidentonte faktin se qeveria nuk po furnizon më spitalet me tamponë”, tha Paloka.

e tyre dhe që do të fillojnë të kthehen në shkolla që as në ëndërr nuk i kanë parë prindërit e tyre, në 26 nëntorin që vjen, do të përballemi me armikun e padukshëm përditë e përditë, duke garantuar as më shumë e as më pak, por atë që garantohet në çdo vend të botës nga pikëpamja e kujdesit shën-detësor, nga pikëpamja e aparaturave,

nga pikëpamja e shtretërve, nga pikëpamja e medikamenteve dhe gjithçkaje. Do të përballemi edhe me të ardhmen, për të cilën mendojmë edhe kur rindërtojmë”, tha Rama.

FinancimiRama tha më tej se faza e rindër-

timit është mbuluar tërësisht nga buxheti i shtetit dhe se nuk janë

“Një armik që sot e gjithë ditën mban botën në ankth e sot e gjithë ditën sprovon të gjitha qeveritë e planetit në aspektin e qeverisjes, në aspektin e dijes dhe në aspektin financiar. Janë dy goditje njëra pas tjetrës, që sot mund ta them me plot gojën, askush tjetër, marrë parasysh që e dimë se kush janë aktorët dhe faktorët në dispozicion në stolin e rezervave të politikës shqiptare, nuk do të kishte mundur dot t’i rezistonte, sikundër ne, jo vetëm po i rezistojmë, por

po i rezistojmë me forcë, me durim dhe me sukses, mund të them, ditë pas dite. COVID-i mund ta kishte përmbysur krejtësisht gjithçka. Mund të kishte detyruar Shqipërinë, duke na detyruar ne që të futeshim në një “survival mode”, të futeshim në një gjendje thjesht mbijetese të përditshme, duke i lënë mënjanë të gjitha planet e të nesërmes dhe duke harruar madje se ka të nesërme. Shtyje ta shtyjmë çdo ditë dhe nesër u bëftë më e mira”, tha kryeministri Rama.

KRYEMINISTRI: VIRUSI NA KA VËNË NË NJË SFIDË TË VËSHTIRË

Kryeministri Edi Rama u shpreh ditën e djeshme se shumë shpejt do të nisë edhe rindërtimi i Teatrit Kombëtar, në atë truall ku ka qenë. “Shumë shpejt do të fillojë dhe Teatri Kombëtar në atë truall. E siç ndodh me të gjitha punët tona, kur ato të mbyllen, nuk do të kemi nevojë të flasim, sepse ato do të flasin vetë. Por derisa ato të mbyllen do të na duhet të flasim

më shumë se ç’duhet sepse volumi i lehjeve, decibelët e lehjeve janë në rritje të vazhdueshme dhe nuk kemi se ç’bëjmë tjetër, përveçse të vazhdojmë të flasim papushim, për të ndihmuar të gjithë që të kupto-jnë të vërteta të thjeshta, për të ndihmuar që faktet të mos shkelen me këmbë dhe që realiteti pastaj të bëjë të vetën, natyrisht kur punët të kenë mbaruar”, tha Rama.

RAMA: DO NISIM RINDËRTIMIN E TEATRIT, NË ATË TRUALL KU ISHTE

përdorur donacionet që u dhanë nga vendet e Bashkimit Europian. Kryeministri tha se fondet që u dhanë nga BE për tërmetin e 26 nëntorit administrohen nga vetë ata. “Nga 26 nëntori i shkuar nuk është bërë akoma viti dhe ndërkohë, ne kemi vënë në dispozicion një financim ma-siv nga buxheti i shtetit. Gjithçka që shikoni deri më sot, shkolla, kopshte, çerdhe, shtëpi, infrastrukturë lagjesh është nga buxheti i këtij shteti. Asnjë kokërr leku akoma nga pjesa tjetër, që është një pjesë e konsiderueshme nga Konferenca e Donatorëve, për arsye të procedurave. Nuk kemi marrë asnjë kokërr leku, sepse nuk do vijë tek ne. Ato fonde që u deklaruan nga të gjithë donatorët në Bruksel, në shkurt, administrohen nga vetë ata. BE ad-ministron të vetat, Gjermania të vetat, Franca të vetat, Italia të vetat, Turqia të vetat, Emiratet të vetat etj. E natyrisht na takonte neve të ecnim më shpejt dhe kemi ecur më shpejt”, tha Rama.

.............GAZETA SOT E Shtunë 31 Tetor 2020 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Presidenti i rikthehet ligjit të referendumit: Prej 20 muajsh kemi një Parlament monopartiak, Kodi Zgjedhor bllokon integrimin

Presidenti Ilir Meta ka qenë dje i ftuar në një aktivitet ku është folur mbi rëndësinë e har-timit të një ligji për referendumet. Sot që flitet në Shqipëri nuk ka ligj të tillë dhe mbajtja e referen-dumit është pamundur. Meta e ka përkrahur këtë nismë. “Asgjë e mirë, e sigurt, afatgjatë, europiane, nuk do të ndodhë në Shqipëri, pa u miratuar ligji për referendum. Dhe pa u bërë një ndryshim në Kushtetutë që Kushtetuta nuk mund të ndrysho-het kurrsesi as nga 140 deputetë të ligjshëm, por çdo ndryshim duhet bërë me referendum. Nuk

besoj se pas 22 vitesh kemi më arsye t’i besojmë çdo politikani, përfshirë edhe presidentin aktual. Vetë Kushtetuta jonë u miratua me referendum nga populli. Precedenti i parë ishte ai i vitit 2008, i cili i dha goditje në zemër sistemit parlamentar dhe kjo na çoi nga demokracia parlamentare në demokracinë e kryetarëve. Kjo është arsyeja pse dje 97 copë deputetë refuzuan apelin e BE dhe votuan bllokimin e çeljes së negociatave jo deri më 25 prill, se është e padiskutueshme, por deri në zgjedhjet e tjera pas atyre të 25 prillit”, tha

Meta i pranishëm në një tryezë të organizuar nga shoqëria civile, të quajtur “Nisma kombëtare për Referendum”. Ai u ndal dhe te rrëzimi i dekretit për Kodin Zgjedhor të enjten. Sipas Metës, Parlamenti është monopartiak dhe se me rrëzimin e dekretit u vulos bllokimi i negociatave. “Precedenti i parë ishte ai i vitit 2008, i cili i dha goditje në zemër sistemit parlamentar e na çoi këtu në demokracinë e kryetarëve të oligarkëve. Kjo është arsyeja pse dje deputetët refuzuan kërkesën e BE dhe votuan ndryshimet. Rasti më

i fundit i shkeljes së Kushtetutës e keni të freskët, ku ndryshimet e Kushtetutës u ndërmorën gjatë imponimit të masave kundër pandemisë. Prej 20 muajsh kemi një Parlament monopartiak. S’kemi Gjykatë Kushtetuese dhe e keni parë se kujt i intereson kjo. Kur të drejtat e liritë themelore të popullit nuk respektohen nga vetë ata që kanë zgjedhur. Nuk kemi kuadër ligjor për ta bërë të aplikueshëm referendumin edhe pse është detyr-im kushtetues. Çmendet i gjithë procesi ligjvënës sikur po ndodh këto ditë”, tha ai.

Rrëzimi i dekretit për Ko-din Zgjedhor duket se ka shkaktuar pasoja të forta te presidenti Ilir Meta. Rama

refuzoi pazaret dhe hoqi koalicionet, por kjo gjë ka rrënuar presidentin, i cili dje u shfaq në “Zonë e Lirë” në një gjendje tepër të rëndë. Si kurrë më parë në historinë e vendit, Meta shante, kërcënonte, zihej me gazetarët dhe nuk mbante mbi supe xhaketën e presidentit. Që në nisje të emisionit presidenti dukej tepër i acaruar, ndërsa emisionin e nis me sulme e kërcënime ndaj Ramës, pasi u shfaq në studio deklarata e Ramës nga Parlamenti ku e pyeste nëse do të bëhet mbret apo dëshmor. “Kam paralajmëruar miqtë dhe armiqtë e Shqipërisë, kodet e këtij nuk i llogaris fare. Ky është një zero me hiç. Për dy minuta mbaroj punë me të po të dua. Ai të ketë kujdes se ka 4 vjet, 5 vjet që provokon vendin tonë, vë në diskutim në mënyrën më tradhtare kufijtë e Kosovës, bën lojë për të ngatër-ruar Shqipërinë me vendet e tjera, për ta futur si sanduiç, sa andej sa këtej. Zotëri, ka ardhur momenti që këtu do të ketë një ndarje përfundimtare midis shqiptarëve dhe shqipfolësve, midis patriotëve dhe tradhtarëve, midis të shiturve dhe atyre që duan Shqipërinë. Kjo që ka thënë ai është një gabim shumë i madh se unë e kam lajmëruar që në Pogradec. Më dëgjo me vëmendje”, tha Meta. Por retorika e kreut të shtetit u rëndua akoma dhe më shumë më tej. Ai e cilësoi Ramën si një qen bir qeni, ndërsa e kërcënoi se do e bëjë që të mos gjej vrimë miu ku të futet. “Prandaj nuk del në studio ai, çuni i Kristaqit, pse partizan ishte ai? Se ka varur Havzi Nelën, kur firmosi. Duhet ti kemi gjërat e qarta. Kodet e tij nuk i llogaris, është zero me hiç, duhet të ketë kujdes që provokon kombin. Ka ardhur momenti të ketë ndarje përfundimtare mes patriotëve dhe tradhtarëve dhe kjo që ka thënë ai është gabim i madh. I them ti je pinok, jo Pinocet, jam Ilir Meta jam nga Skrapari ta dish mirë e kushdo tjetër. Të më thotë mua dësh-mor i kombit ai qen bir qeni. Vojo Kushi është president sot. Kam atë fuqi që e bën atë të mos ketë vrimë në Shqipëri ku të rri. Fuqia ime është populli, që po vuan", tha Meta.

Kërcënimet e MetësPresidenti ju kthye sulmeve ndaj

Soros duke pretenduar se kemi të

Tetori rozë, Balla takim me gratë socialiste

Në kuadër të Tetorit rozë, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë So-cialiste, Taulant Balla zhvilloi dje një takim me gratë socialiste në Elbasan. Gjatë fjalës së tij, Balla tha se është e nevojshme të rrisim ndërgjegjësimin për t’i sjellë në vëmendje çdo gruaje rëndësinë që ka depistimi i hershëm i një sëmundje që nëse kapet herët, mposhtet. Ai u bëri një apel të gjithë grave socialiste të Elbasanit që gjatë gjithë këtij muaji të trokasin dhe t’i dërgojnë një mesazh çdo gruaje të Elbasanit dhe t’i kërkojnë të bëjë de-pistimin sa më parë. "Ky muaj duhet të jetë një muaj i një fushate aspak politike, por një muaj sensibilizimi urgjent në çdo familje të Elbasanit, ku ka një vajzë, një grua, një nënë një motër që të shkojnë të gjitha pranë Spitalit të Elbasanit, pranë Poliklin-ikave dhe Qendrave Shëndetësore për të bërë kontrollin e domosdoshëm që shpëton jetë. Këtë vit shumë do të thonë është COVIDI nëpër këmbë dhe nuk do të shkojnë të bëjnë kontrollin e nevojshëm. Nuk kemi asnjë ditë për të humbur”, tha ai.

Rama e Meta reagojnë për tërmetin në TurqiPolitika shqiptare ka reaguar

dje për tërmetin në Turqi. Kryemi-nistri Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan se ndihet i trishtuar dhe i keqardhur. “Trishtim e keqardhje për goditjen nga tërmeti në Turqi e Greqi dhe lutje për vik-timat e solidaritet vëllazëror me familjet e tyre. Në këtë ditë kaq të zymtë, biseda mes udhëheqësve të dy vendeve një dritë mirësie mes të dy popujve dhe shprese për të nesërmen e vet Europës”, shkruan Rama. Por nuk mungoi as reagimi i presidentit Ilir Meta. “Thellësisht i tronditur nga tërmeti që goditi këtë mesditë ishullin grek të Samosit dhe preku rëndë edhe qytetin e Iz-mirit. Lëkundjet e tërmetit u ndjenë në 4 shtete, më së shumti në Turqi e Greqi, por edhe në Bullgari deri edhe në Shqipëri. Ky është një moment solidariteti njerëzor dhe reflektimi për t'u qëndruar pranë familjeve të viktimave dhe autoriteteve të Turqisë dhe Greqisë”, tha Meta.

Meta del nga binarët, kërcënon Ramën dhe flet për trazira: Ai qen bir qeni të gjejë vrimë ku të futet, të bëjë kujdes se e zhduk për 2 minuta

Presidenti shfaqet i rënduar në studio, sulme dhe kërcënime pafund

bëjmë me një puç ndërkombëtar. Ai kërcënoi disa herë me shpërndarje Parlamenti, ndërsa e cilësoi si këlysh blloku. “Kjo ishte për ti bërë të qa-rtë se ai bën i fortë me shqiptarët duke shpërdorur mbipushtetet që i ka vjedhur, i ka grabitur, më an-tikushtetuese, etj., por meqë thotë dëshmor, ai është një këlysh blloku

“Mua të më thotë ai dëshmor, ai qen bir qeni. Ai që thotë Vojo Kushi. Vojo Kushi është president sot, janë 10 milionë shqiptarë Vojo Kush. Këtë ta dish ti dhe ata maska-renj, diplomatë kingfilmat e tu që vë në telefon që ti thonë Presidenti mbasi Venecia thotë Ardian Dvorani shkatërroi

Gjykatën Kushtetuese, ti thonë, prano ti këtë se ndryshe do dalësh kundër nesh. I thuaji Sorosit të vijë të bëjë investime. Të zmbrapsë Sorosi Shqipërinë për llogari të veta, kjo nuk ndodh. Ta kam thënë para dy vjetësh, se keni 5 vjet që mbani peng këtë vend e këtë shtet. Pikë”, tha ai.

PRESIDENTI SULMON NDËRKOMBËTARËT

që ka të bëjë me një President nga Skrapari, e para. E dyta, ta dëgjojë ai dhe shqiptarët, po i them sot mos guxo të provokosh trazira në Shqipëri siç ke bërë për këto vite për llogari të Sorosit dhe për llogari të miqve të tu serbë. Nuk ke të bësh me Ilir Metën, por me 10 mln shqiptarë”, tha ai. Më tej Meta përmendi edhe rastin e Allende në Kili, ndërsa thek-soi se shteti është marrë peng nga një bandë, që kontrollohet nga Sorosi. “Unë kam kaq fuqi, sa Rama të mos ketë fuqi se te cila vrimë të shkojë. Në

studio askush nuk thotë të vërtetën. Edi Rama është kthyer në palë arm-iqësore ndaj popullit shqiptar. Roli im është t’i dal për zot Kushtetutës dhe pluralizmit politik. Rama është ai që ka dëbuar të rinjtë nga vendi, që iu thotë gjeneralëve të ushtrisë mos shkoni tek presidenti, i bie që shteti është marrë peng nga një bandë që kontrollohet nga Sorosi. Do e kisha për kënaqësi të bija dëshmorë kombi. Është koha që fatet t’i marrë në dorë populli”, tha Meta. Po ashtu ai kërcë-noi dhe ndërkombëtarët.

“Tani e para njëherë që të frikësohet luani nga lepuri kjo nuk ndodh, e para. E dyta, lepurin e kanë kapur në çark dhe nuk i thotë dot popullit shqiptar që unë jam peng. Ia kam thënë edhe më përpara që aq trim sa Izetbegoviçi nuk është. Ish-presidenti i Bosnjë-Hercego-vinës dhe kur e kapën serbët peng në aeroportin e Sarajevës, i bënë një tradhti kombëtare kur u kthye nga

Portugalia, edhe i vunë pistoletën tek koka dhe i thanë se nuk pranoi mar-rëveshje në Portugali zotëri thuaji atij zv/presidentit që t’i tërheqë këta. E lidhën. I tha jam Presidenti i Bosn-je-Hercegovinës. I thanë President ku je. Po tha Unë jam peng tha ju vazh-doni luftën. Ata nuk e vranë sepse do ta bënin pesë herë më shumë hero. Kjo meriton një duartrokitje për atë burrë shteti”, tha ai.

META: NUK TREMBET LUANI NGA LEPURITani e para njëherë që të frikësohet luani nga lepuri kjo nuk ndodh, e para. E dyta, lepurin e kanë kapur në çark dhe nuk i thotë dot popullit shqiptar që

unë jam peng. Ia kam thënë edhe më përpa-ra që aq trim sa Izet-begoviçi nuk është...

GAZETA SOT8 E Shtunë 31 Tetor 2020

.............

p o l i t i k e www.sot.com.al

Fatmir Mediu: Edi Rama kundër integrimit në BE, refuzimi i Venecias tregues i qartë, injoroi paktin e 5 qershorit

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Me-diu, ka zhvilluar një takim me koordinatorët e kësaj partie në njësinë 7 në Tiranë. Kryetari Me-diu, në fjalën e tij vuri në dukje krizën e vendit në raport me BE për shkak të qeverisjes së kryemi-nistrit Rama. Ndër të tjera, Mediu përmendi edhe refuzimin e pritjes së vendimit të Komisionit të Venecias për Kodin Zgjedhor. “Këmbëngulja e Ramës për të mos pritur opinionin e Komisionit të Venecias, tregon që ai është kundër rrugës së integrimit të shqiptarëve. Komisioneri për Zgjer-

imin kërkoi që Komisioni i Venecias të vlerësojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor të miratuar në mënyrë të njëanshme nga Edi Rama, duke shkatërruar të gjithë procesin për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Komisioni i Venecias apo ekspertë të OSBE/ODIHR që ishin parashikuar në marrëveshjen mes pozitës dhe opozitës, kishin autoritetin për të gjykuar sesa në përputhje me kriteret e Kopenhagenit do të ishin ndryshimet. Dhe nëse do të kishte mendime të kundërta, ata do të ishin fjala e fundit, gjë që e injoroi tërësisht

Edi Rama. Por kush ju thotë juve që politika është e keqe, tentojnë t’u mbajnë larg. Kush ju thotë mos u merrni me politikë, apo mos votoni, kërkon t’u kontrollojë. Pavarësisht nga ngjyra politike, duhet të dalim në një qëndrim që u shërben interesave të vendit”, u shpreh Mediu. Ndërkohë, reagime pati dje dhe nga aleati tjetër i PD, Agron Duka, kryetar i Partisë Agrare Am-bientaliste. Përmes një postimi në “Facebook” ai u shprehet se në 25 prill do të kërkohet më shumë se një mandat në qarkun e Durrësit dhe misioni i

kësaj partie është të përdorë votën për reforma që u vijnë në ndihmë fermerëve. “Në 25 Prill 2021 do të kërkohet më shumë se një mandat në qarkun e Durrësit! Misioni politik i PAA është të përdorë votën mbështetëse për reforma që lehtësojnë dhe përmirësojnë jetën e fermerëve, që ju sigurojnë atyre mundësi reale të rritjes së të ardhurave që të ndalet braktisja e vendit. Nuk mund të ketë Shqipëri europiane pa standarde europiane për gjysmën e Shqipërisë që punon dhe jeton në zonat rurale“, shprehet Duka.

Lulzim Basha: Komiteti i Ekspertëve fasadë e dështimeve të qeverisë, largimi i Ramës është

vulosur, asnjë formulë nuk e shpëton dot

Kreu i PD kritika ministres Manastirliu: Do vendosë kush jeton e kush vdes

Sidorela BRAÇJA

Kryetari i Partisë Demokra-tike, Lulzim Basha, ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë mbi situatën e

rënduar në të cilën ndodhet vendi nga Covid-19. Gjatë një konference për mediat, Basha u shpreh, se numri i të prekurve është duke arritur shifra të larta, ndërsa theksoi se sistemin shëndetësor e ka kapluar kolapsi. Duke folur për Komitetin Teknik të Ekspertëve, kryedemokrati Ba-sha e cilësoi si: "Fasadë që mbulon dështimet e Ramës". "Ai grup po vepron si fasadë për dështimet e Ramës, ka dështuar në menaxhimin e krizës, arsyet ua shpjegova në fillim. S'ka pasur plan të ndihmojë sistemin, por është fshehur dhe vijon të fshihet ndërkohë që vjedh paratë e shqiptarëve", tha Basha. Kjo gjendje tha ai, ka vetëm një përgjegjës dhe ai është kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij, ndërsa theksoi se këtë qeveri, shqiptarët do ta rrëzojnë me votë duke mos përjashtuar kështu edhe rikthimin e protestave. 25 prillin, kryedemokrati Basha e sheh si ditën që kryeministri Rama "do të marrë hakun që meriton" dhe se largimi i tij është i pashmangshëm. “Nuk ka formulë ta ndalë ndrys-himin. 90% e shqiptarëve duan ndry-shimin dhe do bëjmë gjithçka që ky ndryshim të vijë me kosto sa më të ulët për shqiptarët. Rama nuk do ketë më mundësi të tallet me shqiptarët pas 25 prillit. Për shqiptarët kjo është e vendosur hakun do ta marrë, mirë do të ishte ta marrë me votë. Por sido që të jetë, në 25 prill shqiptarët do të çlirohen nga Rama, nga ky makth. Në 25 prill do të nisë një ndryshim i vërtetë për gjithë njerëzit. Sesi qysh tek është në dorën tonë, në dorën e atyre që duan ndryshimin që janë një shumicë absolute përtej partive poli-tike. Por që është i pashmangshëm, largimi i tij në 25 prill është i vulosur nga shqiptarët”, u shpreh Basha.

Deklaratat e Manastirliut Po ashtu, kryetari i Partisë

Demokratike ka folur edhe mbi deklaratën e Ministres së Shëndetë-sisë Ogerta Manastirliu, e cila nga Kuvendi ka deklaruar se: "Nëse do të ketë mbingarkesë të spitaleve do të përzgjidhen ata që do të trajtohen". Basha thotë se kjo, është tregues i

Murrizi thirrje Lleshajt: Harroje të intimidosh deputetët me policiSeanca e djeshme plenare nuk

ka kaluar pa debate mes politi-kanëve të pranishëm. Në fjalën e tij deputeti i opozitës së re, Mys-lym Murrizi iu drejtua ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj për të cilin theksoi se veprimi që ka bërë kundrejt deputetëve duke iu sjellë policinë dhe i gjobitur në dalje të ob-orrit të Kuvendit të Shqipërisë, sipas tij, është akt i turpshëm. “Dy fjalë për ministrin e Brendshëm. Tre ministra në tridhjetë vite kanë tentuar të bë-jnë paradë dhe shou me deputetët. Dy kanë ikur si sëpata pa bisht, njëri që donte të hiqte xhamat e makinave në oborr të Kuvendit, tjetri që bënte videoklip duke gjëmuar makinën e Kodhelit gjasme nuk kishte rrip dhe akti i turpshëm i juaji i ministrisë ishte ndëshkimi i prurjes së policisë si në kohë të monizmit para depu-tetëve, jeni shumë të vegjël për ta bërë këtë dërdëllisje, si ti si shoferi i Eskobarit”, deklaroi Murrizi.

Gjoni akuza Lleshajt: Policia nuk është

e jotja, mos ofendoniDeputeti i opozitës së re, Ralf

Gjoni i ka kërkuar dje kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi që të marrë masa për ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj sipas të cilit gjuha e përdorur ndaj deputetit Myslim Murrizi nuk duhet lejuar. “Ti nuk mund të përdorësh më fjalën polic, por oficer policie për të treguar respekt ndaj tyre që po sakrifikojnë për ato rroga qesharake. Nuk i ka hije parlamentit që të durojë këto lloj dërdëllisje. Lleshaj policia nuk është e jotja. Nuk përdor dot fjalën Polic, por oficer policie për të treguar respekt. Mos e përdorni fjalën polic në formë denigruese”, deklaroi ai. Por Ruçi i tërhoqi vërejtje edhe vetë Gjonit. “Merre mbrapsht këtë fjalë. Mos spekuloni me të drejtën për të marrë fjalën 3 minuta për pro-cedurë”, deklaroi Ruçi. Ndërkohë, gjatë seancës së sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë ka pasur debate të ashpra mes deputetit Ralf Gjoni dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

qartë që kjo qeveri ka vjedhur tak-sat e shqiptarëve dhe se paratë që duhet të shkonin për të trajtuar të së-murët nga Covid-19, po vidhen. “Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë dhe njerëzit përgjegjës për këtë situatë janë dyfish fajtorë. Nuk kanë marrë asnjë masa për t’i përpara situatës, ndonëse kanë qenë të paralajmëru-ar nga ekspertët, opozita, ndonëse OBSH ka lëshuar udhëzime për të marrë masa paraprake. Si rezultat i kësaj numri i infektimeve është shtuar shumë më shumë, sesa nëse situata do të mbahej nën kontroll, e

do të bëheshin mbi 2 mijë testime. Së dyti, ata janë faktorë për fshehjen e të vërtetës”, tha Basha. Po ashtu ai kërkoi që qeveria të zbatojë pro-gramin demokrat. “Kjo është dita e zezë, për të cilën Rama duhet të kishte përdorur paratë. Testime mbi 2 mijë në ditë, rritja e kapaciteteve spitalore, rimbursimi i ilaçeve për të sëmurët me Covid, mund të ishin financuar dhe të çonin në uljen e numrit të të infektuarve dhe viktimave. Rama i

ka paratë, por zgjedh t’i vjedhë. Prej dy javësh po i ikën përgjegjshmërisë dhe mundohet ta zhvendosë debatin. Pse kemi ardhur në këtë pikë? Sepse paratë që duhet të shkonin për të trajtuar të sëmurët me Covid i kanë vjedhur. Kush iep të drejtën Ramës dhe kukullave të tij të vendosin se kush duhet të trajtohet e kush jo. A ka krim më të madh ndaj shqiptarëve? Të vendosësh kush do të jetojë, e kush do të vdesë”, theksoi Basha.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi përmes një postimi në “Facebook” ka ngritur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se, ky i fundit po mashtron shqiptarët se nuk panë atë që panë dhe nuk dëg-juan atë që dëgjuan nga ministrja e tij e Shëndetësisë. Ndër të tjera, Bardhi thotë se deklarata e ministres është reflektim i situatës ku e ka zhytur Rama

vendin. “Edi Rama është gjithmonë gati për të mbrojtur krimin dhe korrup-sionin. Ajo çfarë ka thënë ministrja e Shëndetësisë është reflektim i situatës ku e ke zhytur Edi Rama vendin. Vetëm për të mos hequr dorë nga vjedhja me inceneratorët, koncesionet e tenderat Edi Rama i ka lënë shqiptarët të vetëm përballë krizës shëndetësore dhe asaj ekonomike”, shkruan Bardhi.

BARDHI: DEKLARATA E MINISTRES, REFLEKTIM I SITUATËS REALE

Pas akuzave të ngritura nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mbi deklaratën e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në Kuvend, mbi përzg-jedhjen e pacientëve që do trajto-hen nga Covid-19, ka ardhur edhe reagimi i Kryeministrit Edi Rama. Përmes një postimi në “Facebook” Rama shkruan se, Basha nxori nga konteksti fjalën e ministres. Kryeministri Rama, thekson se Basha, Kryemadhi dhe Meta janë njësoj si ish-kryeministri Sali Ber-isha. “Sipas Lulzim Bashës, i cili e ka lëshuar krejt frerin e gjuhës dhe vetëm shan, shpif, e akuzon çdo ditë prej paaftësisë, Ogerta Manastirliu, “kjo kriminele e pash-pirt”, paska thënë që pacientët do u përzgjedhkan se “kush do kurohet e kush jo”! As e ka thënë, as ka dashur të thotë, veçse mbroni vet-en edhe të tjerët”, shprehet Rama.

Rama i përgjigjet Bashës: Nxore nga

konteksti fjalën e ministres

Rama nuk do ketë më mundësi të tal-let me shqiptarët pas 25 prillit. Për

shqiptarët kjo është e vendosur hakun do ta marrë, mirë do të ishte ta marrë me votë. Por sido që të jetë, në 25 prill shqiptarët do

të çlirohen nga Rama, nga ky makth...

.............GAZETA SOT E Shtunë 31 Tetor 2020 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Bujqësia i rezistoi pandemisë, Çuçi: Eksportet u rritën me 17%, vitin që vjen reduktojmë kostot për fermerët, nafta me 80 lekë

Bujqësia është i vetmi sektor që i rezistoi krizës që solli pandemia dhe qeveria do e ketë prioritet për 2021. Pavarësisht izolimit që pësoi vendi ynë dhe ato fqinje, eksportet nuk janë ndalur, madje kanë regjistruar rritje të konsid-erueshme gjatë këtyre muajve. Ditën e djeshme ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, vizitoi në Lushnje dy nga pikat e grum-bullimit që eksportojnë produkte bujqësore në disa shtete europiane, nga ku vuri në dukje se eksporti ka regjistruar 17% rritje të vlerës në 9 mujorin e 2020. Sipas tij, kjo tregon se ky është

një nga sektorët që kontribuoi më shumë në ekonomi gjatë pandemisë, prandaj dhe qeveria ka menduar që në 2021 të jetë një nga prioritetet që do të ndihmojë në rritjen ekonomike. “Është një ditë e zakonshme, por është plot me produkte bujqësore që presin të shkojnë për eksport. Jam shumë i kënaqur si Ministër i Bujqësisë që ek-sportet, sidomos të fruta-perimeve, kanë pësuar një rritje të ndjeshme gjatë vitit 2020. Vetëm për nëntë mujorin e këtij viti eksporti i fruta-perimeve është rritur me 18% në sasi dhe dh 17% në vlerë. Kjo është një shifër e konsiderueshme duke mar-

rë parasysh që jemi në një vit me kufizime për shkak të pandemisë”, tha Çuçi. Më tej ai shtoi, që përveç vijimësisë programeve me BERZH, qever-ia do të vërë në zbatim edhe lehtësira të shumta fiskale për fermerët. Këtu ministri bëri me dije se duke filluar nga viti i ardhshëm fermerët do të shfrytëzojnë 10 milionë dollarë nga buxheti i shtetit për të përfituar naftë falas. Ndërsa për përdorime të tjera shtesë ai tregoi se vitin që vjen çmimi i naftës do të reduktohet dhe kjo kategori do mund ta blejë vetëm me 80 lekë litrin. “Në vitin 2021 me buxhetin e ri të shtetit ne kemi planifi-

kuar 10 milionë dollarë për t’iu dhënë fermerëve naftë pa taksa. Nëse sot fermerët e marrin naftën me 160 lekë litri, do ta marrin me 80 lekë/litri”, tha ministri Çuçi. Sakaq, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, produktet bujqësore më të eksportuara gjatë këtij 9 mujori nga Shqipëria drejt vendeve të Europës janë pjepër e shalqi, domate, kastraveca, speca dhe zarzavate të tjera. Për investimet në pikat e grumbullimit nga viti 2013 e deri më sot janë 123 përfitues të fondeve qeveritare apo europiane me një shumë totale 20.8 milionë euro.

Esmeralda HIDA

Projektbuxheti i vitit 2021 duket optimist, por vështirë për t’u realizuar sipas parashikimeve. Menjëherë në prezantimin e

planit është vënë në dukje se ky buxhet është mjaft pozitiv për sa i përket zh-villimit ekonomik, por opozita shpesh herë ka shfaqur pasiguritë e saj për re-alizimin e tij. Dje ministrja e Financave, Anila Denaj, ka qenë e pranishme në Komisionin e Ekonomisë, ku ka dis-kutuar lidhur me shpenzimet vjetore dhe borxhin publik për 2021. Ministrja tregoi se qeveria ka programuar shpen-zime më të larta për 2021 pothuajse në të gjitha zërat si dhe rritje ekonomike në 5.5%. Pikërisht këto pika kanë sjellë reagime negative nga anëtarët e komisionit. Ishte i pari Anastas Angjeli, i cili shfaqi pakënaqësi në lidhje me shpenzimet. Sipas tij, qeveria duhet të tregohet e kujdesshme sepse rritja e shpenzimeve në këtë ritëm është një risk më vete, nëse nuk shoqërohet më rritje të të ardhurave. “Niveli i shpenzi-meve është shumë më i lartë edhe se viti aktual por edhe se vitet e shkuar, marrë shembull nga viti 2017-2019. Nga ana tjetër ne synojmë të kemi një rritje ekonomike në 5.5%. Por me këtë ritëm shpenzimesh zor se do të kapim rritjen ekonomike të planifikuar. Me përqen-drimin tek rindërtimi dhe pandemia qeveria ka marrë disa risqe që do të jenë pozitive nëse realizohen, prandaj duhet të përmirësojmë të ardhurat, që do të thotë; përmirësimi i sistemit fiskal, formalizmi i tregut duhet të mbeten kryesorë”, tha ai. Të njëjtat kritika ka shprehur edhe deputetja Edlira Hyseni, e cila e shikon të pamundur realizimin e planit për 2021. Sipas saj, shpenzimet përveç se janë rritur në ritme të shpejta nuk janë akorduar për zërat që ka tani nevojë ekonomia. Sakaq ajo shtoi që shpenzime më të larta duhet të ketë arsimi, shëndetësia dhe sektori privat. “Ky projektbuxhet duket si i çdo viti normal. Pra a nuk duhet të ketë përsh-krime dhe ndarje specifike që do jenë për paketa dhe përballimin e covid? A nuk janë të larta investimet në këtë situatë që jemi, pasi rrjedhimisht do të rrisin deficitin buxhetor? Fondin më të lartë e ka infrastruktura, ndërsa arsimi dhe bujqësia janë nga fundi. Keni ulur investimet për shëndetësinë, kur në fakt duhet të kishit vlera të përcaktuar

MFE: Investimet në arsimin profesional do

nxisin punësiminNë projektbuxhetin e vitit 2021

për mbështetjen e arsimit profesion-al janë akorduar 3.3 miliardë lekë. Drejtor i Përgjithshëm i Politikave të Arsimit Profesional dhe Punësimit në Ministrinë e Financave dhe Ekon-omisë, Astrit Kuka i pranishëm në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik bëri të ditur se, qeveria ka vendosur të rrisë inves-timet në shkollat profesionale për të nxitur kështu zgjerimin e tregut të punës. “Fondi në total për zhvillimin e arsimit profesional është 3.3 miliardë lekë, ku pjesa më e madhe do të shkojë për përmirësimin e kurrikulave. Ka patur një përmirësim të dukshëm gjatë viteve të fundit sa i takon cilësisë së mësimdhënies, ku janë trajnuar rreth 600 mësues. Është përmirësuar edhe kurrikula e këtyre shkollave me qëllim përshtatjen më shumë me kërkesat në tregun e punës. Ndër ob-jektivat kryesore është rritja e numrit të të punësuarve pas diplomimit dhe lidhja e tyre me bizneset”, u shpreh ai.

Arsimi buxhetin më të ulët, asnjë shpenzim për

mësimin onlinePër vitin e ardhshëm buxheti

i arsimit do të rritet me 0.9%, duke mbetur ende larg synimit për të mbërritur në 5% të PBB-së. Ministria e Financave është shprehur se arsimi do të është një nga prioritetet për 2021, por me sa duket risi e vetme do të jetë rritja e pagave për mësuesit. Sipas të dhënave të bëra publike nga Ministria e Financave, krahasuar me një vit më parë ky buxhet ka pësuar një rritje vetëm me 0.9%, pasi konkretisht për vitin 2021 janë parashikuar të shpen-zohen 42.2 miliardë lekë në total, nga 41.9 miliardë lekë që ka qenë në vitin 2020. Në buxhet shuma më e madhe është parashikuar të investohet për arsimin 9-vjeçar në një shumë rreth 22.8 miliardë lekë. Nga ana tjetër në projektbuxhet nuk tregohet ndonjë vlerë e caktuar që do të shkojë për mësimin online dhe që sigurisht do të ketë kosto shtesë në xhepat e stu-dentëve që po rikthehen në shtëpitë dy ditë para nisjes së vitit të ri akademik.

Deputetët “gozhdojnë” Anila Denajn, valë kritikash për ndarjen e buxhetit të ri, rezerva për shpenzimet dhe shëndetësinë

Hysenaj: Shpenzimet për trajtimin e Covid duhet të jenë fond më vete

vetëm për shpenzimet prej pandemisë. Duhen edhe investime më sektorin privat”, deklaroi ajo.

Shpjegimi i DenajtPër t’u përgjigjur replikave të

anëtarëve, Denaj tregoi se, fokusi i qeverisë do të jetë rindërtimi, turizmi dhe shëndetësia. Ndërsa shtoi pa-varësisht se dy zërat e fundit kanë më pak buxhet se disa zëra të tjerë do të investohet në mënyra të tjera. Sipas saj shpenzimet kaq të larta do mund të përkthehen në rritje ekonomike nëse nuk do kemi mbyllje të dytë, duke theksuar këtu se sipas FMN in-vestimet në infrastrukturë do tërheqin dhe investitorë të huaj. “Shpenzimet

buxhetore për këtë vit janë programuar me rritje nominalë rreth 8 miliardë, do të vijojnë të mbështesin sektorët prior-itarë si: arsimi, shëndetësia, bujqësia, infrastruktura, si dhe mbështetjen e plotë të procesit të rindërtimit nga tërmeti i 26 nëntorit. Të marra së bashku këto shpenzime garantojnë stimuj pozitivë për rritjen ekonomike të vendit në periudhën 2021-2023 e përtej duke gjeneruar njëkohësisht punësim të qëndrueshëm. Investimet në infrastrukturë mund të kthehen në 2.2 për qind në rritje ekonomike që e kemi diskutuar edhe FMN për të tërhequr investime të huaja, pasi në qoftë se nuk përfundojnë këto projekte

Gjatë fjalës së saj në Komisionin e Ekonomisë, de-putetja Edlira Hysenaj, gjykoi se qeveria ka dhënë më shumë buxhet për vitin e ardhshëm në disa zëra dytësorë për gjendjen ku jemi sot dhe ka minimizuar shpenzimet në zëra të tjerë të rëndësishëm. Këtu ajo përmendi Min-istrinë e Jashtme, që sipas saj i është akorduar një nivel i

ulët investimesh, që pa kuptuar mund të pengojë procesin e integrimit në BE. “Vë re këtu që keni përcaktuar shpen-zime të larta për disa ministri të tjera dhe shumë pak për Ministrinë e Jashtme, a nuk mendoni se ky investim i ulët do të ndikojë në procesin që e kemi në program atë të integrimit të vendit në BE”, u shpreh Hysenaj.

SHUMË PAK BUXHET PËR MINISTRINË E JASHTMEHYSENAJ:

“Qeveria shqiptare për vitin 2021 synon që niveli i borxhit publik t’i rikthehet trajektores rënëse, në një vlerë rreth 78.6% të PBB-së nga rreth 80.9% që pritet në vitin 2020, parametër ky, në përputhje me përcaktimet ligjore. Objektivi madhor i qever-isë për konsolidim fiskal ose thënë ndryshe të uljes së borxhit publik, konsiston në disa aspekte kyçe si: Deficiti fiskal prej 6.5% e PBB, në ulje krahasuar me të pritshmërinë e 2020 prej 6.8% të PBB; Balanca Primare edhe pse e parashikuar në vlerën -3.9% të PBB në 2021, është sërish me ulje krahasuar me nivelin e pritshëm prej -4.6% të fundvitit 2020. Difer-enca midis investime publike dhe deficit fiskal rikthehet në shifra pozitive që në vitin e ardhshëm 2021”, deklaroi dje ministrja.

Në 2021, borxhi publik do t’i kthehet rënies

DENAJ:

as investitorët nuk tërhiqen”, tha ajo. Sakaq, sipas saj do të realizohet edhe rritja e të ardhurave. Duke përmendur këtu se, mirë administrimi i taksës së pasurisë dhe shlyerja e mos akumulimi i detyrimeve të prapambetura gjatë vitit të ardhshëm, janë dy detyrat kryesore të vendorëve, me qëllim rritjen e të ard-hurave, performancës dhe shërbimeve ndaj qytetarëve. Sipas saj, ka bashki që kanë ecur mirë në këto dy drejtime dhe ka të tjera që janë shumë pas. Lidhur me detyrimet e prapambetura të bashkive, të cilat në 6 mujor arrijnë në 8.7 miliardë lekë, u vu në dukje se duheshin shlyer më parë.

Niveli i shpenzimeve është shumë më i lartë edhe se viti aktual, por edhe se vitet e shkuar, marrë shembull nga viti 2017-2019. Nga ana

tjetër në synojmë të kemi një rritje ekonomike në 5.5%. Por me këtë ritëm shpenzimesh zor se do të kapim rritjen ekonomike të planifikuar...

GAZETA SOT10 E Shtunë 31 Tetor 2020

.............

p o l i t i k e www.sot.com.al

Frika e një izolimi të dytë, shqiptarët rrisin me 291 milionë euro kursimet, shifër rekord në 10 vitet e fundit

Shqiptarët rritën me 291 milionë euro kursim-et nga fillimi i pandemisë. Izolimi i parë i vendit për shkak të shpërthimit të koronavirusit i gjeti të papërgatitur financiarisht shqiptarët. Kështu, duke qenë se vendi është ende nën ndikimin e pandemisë qytetarët i druhen një mbyllje të dytë prandaj dhe kanë rritur vlerën e depozitave të tyre. Sipas të dhënave, të publikuara së fundmi nga Banka e Shqipërisë bëhet e ditur se vetëm në 6 muaj shqiptarët i kanë rritur me 291 milionë euro kursimet. Sipas Bankës ky është niveli më

i lartë i kursimeve të depozituara nga qytetarët në 10 vitet e fundit. “Depozitat bankare shënuan tjetër rritje të ndjeshme për muajin shtator, duke vijuar një tendencë të qëndrueshme kursimi, e cila është konstatuar që pas fillimit të pandemisë së Covid-19. E ardhmja e pasigurt po nxit kursimtarët të lënë para mënjanë për kohë të vështira. Që nga fundi i muajit shkurt, stoku i depozitave në vend është rritur me 291 milionë euro, pra +3.5% më shumë. Rritja është shumë më e fortë, nëse krahasohet me të njëjtën periudhë të një viti më

parë, kur nga shkurti 2019 deri në shtator 2019, kursimet u rritën me vetëm 6.5 miliardë lekë, ose gati 6 herë më pak. Sipas të dhënave historike të Bankës së Shqipërisë, kjo është rritja më e lartë për periudhën kohore në referencë, që nga viti 2011”, thuhet në raportin e BSH. Ndërkohë, studimet për situata të tilla në të shkuarën sugjerojnë se në kohëra krizash ekonomike, fatkeqësish natyrore apo epidemish, mund të priten ndryshime struk-turore në sjelljen e ekonomive familjare. Efekti i pasigurisë për të ardhmen mund të mbizotërojë

atë të rënies së të ardhurave në ecurinë e pritshme të kursimeve; kjo nënkupton se individët mund të priren edhe më shumë drejt kursimit, duke ulur më tej konsumin. Duke llogaritur edhe depozitat që nuk përfshihen në përkufizimin e parasë së gjerë, totali i depozitave bankare në Shqipëri arriti në rreth 1.25 trilionë lekë, ose rreth 10 miliardë euro. Depozitat që nuk përfshihen në përkufizimin e parasë së gjerë të Bankës së Shqipërisë janë ato me maturim mbi dy vjet, si dhe depozitat e qeverisë qendrore.

ATP miraton 107 dosje për ish-pronarët, zbardhet lista me emrat që do të përfitojnë

kompensim, shpërndahen 115 mln lekë

ATP vijon me kompensimin e ish-pronarëve

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka publikuar dje emrat e pronarëve të cilët marrin shpërblim për pro-

nat e prekura nga ndërtimet infor-male. Pavarësisht problematikave të shumta që ka hasur ky institucion si pasojë e mbylljes së zyrave për shkak të koronavirusit si dhe pakënaqësive të shumta nga qytetarët, ka vendosur të vijojë punën sipas programit të përcaktuar në fillim të vitit. Kështu ditën e djeshme përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare ATP bëri me dije se, janë shqyrtuar kërkesat për 107 pronarë, të cilët përfitojnë nga fondi për kompensim të pronave që preken nga ndërtimet informale. Sipas këtij njoftimi, pronarët përfitojnë nga kësti i parë, i dytë, i tretë, i katërt dhe i pestë 70% të vlerës në total, të për-caktuara nga Këshilli i Ministrave për këtë zë. “ATP publikon njoftimin për shpërndarjen e fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale. Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton se, më datë 30.10.2020, ka përfunduar procesin e shqyrtimit për 107 kërkesa, të cilat përfitojnë këstin e parë, të dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë të kompensimit në të holla në një total prej 70% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse”, thuhet në njoftim. Sakaq ATP bën me dije se shuma që do të shpërndahet në total për të pesta këstet dhe për të 107 përfituesit i kap vlerat e 150 milionë lekëve dhe do të kalojë menjëherë në llogarinë e tyre bankare.

JA LISTA ME PRONARËT QË PËRFITOJNË NGA FONDI I KOMPENSIMIT1. Sami Hoxha, Tiranë2. Ahmet Kruja, Tiranë3. Xhemal Kruja, Tiranë4. Bashkim Kruja, Tiranë5. Aurela Mjeshtri, Tiranë6. Eda Mahmuti, Vlorë7. Bujar Kreshpa, Tiranë8. Felatun Karaiskaj, Elbasan9. Osman Abazi, Tiranë10. Reshit Abazi, Tiranë11. Musa Abazi, Tiranë12. Hariz Abazi, Tiranë13. Enver Abazi, Tiranë14. Mediha Shima, Tiranë15. Hasan Derja, Tiranë16. Hamdi Bakalli, Tiranë17. Kujtim Bakalli, Tiranë18. Veli Abazi, Tiranë

19. Meriban Bakalli, Tiranë20. Sherife Hoxha, Tiranë21. Razie Raufi, Tiranë22. Yllka Gjergji, Tiranë23. Dorina Ferazoviçi, Tiranë24. Edlir Mumajesi, Tiranë25. Ferdinand Strugu, Elbasan26. Sanije Bakalli, Elbasan27. Lumnije Geca, Tiranë28. Fjoralba Sorra, Vlorë29. Sami Hyka, Tiranë30. Piro Kokalari, Vlorë31. Zamira Vyshka, Elbasan32. Edlir Mumajesi, Tiranë33. Lorenc Hastopalli, Elbasan34. Zamira Vyshka, Elbasan35. Kumeri Balla, Tiranë36. Fahrie Hasanaj, Tiranë

37. Elona Mema, Tiranë38. Hysen Saraçi, Tiranë39. Ingrit Demneri, Tiranë40. Suela Demneri, Tiranë41. Ismete Hyka, Tiranë42. Bardhyl Berberi, Tiranë43. Fatmir Murthi, Tiranë44. Edlir Mumajesi, Tiranë45. Myrteza Gjashta, Tiranë46. Vera Koçi, Tiranë47. Sami Hyka, Tiranë48. Sami Hyka, Tiranë 49. Sami Hyka, Tiranë50. Sami Hyka, Tiranë51. Sami Hyka, Tiranë52. Isuf Skilja, Elbasan53. Hasan Derja, Tiranë54. Musa Abazi, Tiranë

55. Hasan Derja, Tiranë56. Musa Abazi, Tiranë57. Rezart Kthupi, Tiranë58. Spartan Kashuta, Tiranë59. Rezart Kthupi, Tiranë60. Refik Abazi, Tiranë61. Hatixhe Balla, Tiranë62. Hariz Abazi, Tiranë63. Enver Abazi, Tiranë64. Razie Raufi, Elbasan65. Sherife Hoxha, Tiranë66. Reshit Abazi, Tiranë67. Sami Hyka, Tiranë68. Kujtim Bakalli, Tiranë69. Refik Abazi, Tiranë70. Hatixhe Balla, Tiranë71. Hariz Abazi, Tiranë72. Enver Abazi, Tiranë

73. Razie Raufi, Tiranë74. Sherife Hoxha, Tiranë75. Reshit Abazi, Tiranë76. Kujtim Bakalli, Tiranë77. Osman Abazi, Tiranë78. Shefki Njuma, Tiranë79. Osman Abazi, Tiranë80. Veli Abazi, Tiranë81. Veli Abazi, Tiranë82. Mediha Shima, Tiranë83. Indrit Banka, Tiranë84. Erjon Bilali, Tiranë85. Bujar Kreshpa, Tiranë86. Mediha Shima, Tiranë87. Erjon Bilali, Tiranë88. Indrit Banka, Tiranë89. Indrit Banka, Tiranë90. Aida Gashi, Elbasan

91. Lorenc Hastopalli, Elbasan92. Aida Gashi, Elbasan93. Kumeri Balla, Tiranë94. Meriban Bakalli, Tiranë95. Kumeri Balla, Tiranë96. Meriban Bakalli, Tiranë97. Hamdi Bakalli, Tiranë98. Sami Hyka, Tiranë99. Lorenc Hastopalli, Elbasan100. Hamdi Bakalli, Tiranë101. Neritan Bablusha, Elbasan102. Lorenc Hastopalli, Elbasan103. Besim Sauku, Tiranë104. Lorenc Hastopalli, Elbasan105. Refat Kreka, Tiranë106. Shefki Njuma, Tiranë107. Sami Hyka, Tiranë

“Fondi financiar që shpërndahet nga ATP për këto 107 kërkesa, është në vlerën: 115, 015, 330,51 lekë. Të dhënat në lidhje me pasuritë që kompensohen dhe mbi gjeneralitetet e subjekteve përfitues jepen në listën bashkëlidhur këtij njoftimi. Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim”, theksohet në njoftim.

Shqyrtimi i kërkesaveSakaq ATP bën të ditur se janë

shqyrtuar më shumë kërkesa nga të cilat 107 prej tyre rezultuan në për-puthje të plotë me ligjin. Sipas ATP kërkesat janë shqyrtuar me kujdes nga personeli i çdo zyre të ATP. “Për 107 kërkesat e mësipërme, ka rezul-tuar se dokumentacioni i tyre është në përputhje me kriteret e përcak-tuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 383, datë 19.05.2010 "Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kom-

pensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale", i ndryshuar. Procesi i shqyrtimit të këtyre kërkesave dhe i shpërndarjes së fondit të kompen-simit është bazuar në ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje", i ndryshuar, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 383, datë 19.05.2010 "Për përcak-timin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë

për pronarët e pasurive të palua-jtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale", i ndrysh-uar”, thuhet në njoftim. Gjithashtu Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton se, më datë 24/09/2020, ka përfunduar procesin e shqyrtimit administrativ të disa aplikimeve për kompensim financiar me kërk-esë të veçantë, të paraqitura nga subjektet e interesuar, të cilët dis-ponojnë vendime përfundimtare që u kanë njohur të drejtën e kom-pensimit të pronës. “Aktualisht ka përfunduar shqyrtimi administra-tiv i 2 aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, për të cilat ATP ka miratuar me vendim pranimin e këtyre kërke-save/aplikimeve, pasi kanë rezul-tuar të jenë në përputhje të plotë me kriteret e përcaktuara në nenin 17, pika 2, të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe për-fundimin e procesit të kompen-simit të pronave”, në Kreun IV të VKM nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfun-dimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, i ndryshuar. Njëkohësisht bëjmë me dije se, nga përfundimi i trajtimit të këtyre 2 aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, Buxhetit të Shtetit i kursehet në to-tal një fond në vlerën 15.886.482,60 lekë”, thuhet në njoftim.

.............GAZETA SOT E Shtunë 31 Tetor 2020 11

e k o n o m i www.sot.com.al

Zbardhet lista, 267 naftëtarë, minatorë dhe metalurgë përfitojnë

pension shtesë, ja ndarja në çdo qytet

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraISSH publikon listën e radhës me emrat që përfitojnë pension suplementar

Zgjerohet më tej lista e përfi-tuesve të pagesave suple-mentare në radhët e per-sonave që kanë kryer punë

në miniera nën tokë, industrinë e metalurgjisë, si dhe të naftës e gazit. Përgjatë ditës së djeshme Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka detajuar listën me 267 pensionet dhe shtesat e llogaritura në zbatim të ligjit për këtë çështje. Për secilin prej përfituesve që është pjesë e listës së detajuar në vijim të shkrimit bëhet me dije se paratë do t’u kalojnë menjëherë në llogaritë e tyre bankare ose pranë qendrës më afërt ku kanë dorëzuar dokumentet, sipas njëjësisë që i mb-ulon. Ekspertët e ISSH-së bëjnë me dije se punonjësit e këtij institucioni po vijojnë me procedurat për llog-aritjen e shtesave dhe pensioneve suplementare për mijëra kërkesa të tjera të depozituara pranë ISSH-së. “Përfitimi, sipas përcaktimeve në ligjin Nr. 29/2019, jepet me kërkesën e të interesuarit, i cili e paraqet atë pranë agjencisë së sigurimeve shoqërore të vendbanimit të tij, ose pranë sporteleve të shërbimit në ato bashki ku ndodhet vendbanimi i përhershëm i personit, së bashku me dokumentacionin përkatës, sipas përcaktimeve të vendimit të Këshillit të Ministrave dhe rregulloreve të ISSH-së”, konfirmojnë autoritetet e Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Referuar ligjit të miratuar në vitin 2019, të drejtën e trajtimit me pension

suplementar e gëzojnë edhe të gjithë ish-punonjësit, të cilët kanë punuar në industrinë e naftës e të gazit, në profesione e punë të përcaktuara në pasqyrën nr. 1, “Punë, që hyjnë në kategorinë e parë”. Po ashtu kanë të drejtë që të marrin pension për shkak të profesionit edhe ish-punonjësit, të cilët kanë punuar në industrinë e naftës e të gazit, në profesione e punë të përcaktuara në pasqyrën nr. 2, “Punë, që hyjnë në kategorinë e dytë dhe personeli inxhiniero-teknik, që ka punuar në ndërmarrjet e sistemit të naftës, sipas listës së

miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave. Ndër të tjera theksohet se, kategoria tjetër që trajtohet me pensione të kësaj kategorie janë edhe ish-punonjësit, të cilët kanë punuar në metalurgji në profesione, punë dhe ndërmarrje, sipas përcaktimeve në krerët III, VIII e XII, të pasqyrës nr. 1, të vendimit përkatës të Këshillit të Ministrave, “Për ndarjen e punëve në kategori për efekt pensioni”.

Shtesa mbi pensionin bazëSipas ligjit, shtesë mbi pensionin

e pleqërisë dhe mbi pensionin e invaliditetit, mund të përfitojnë

ish-punonjësit, sipas përcaktimeve në ligjin për trajtimet suplementare, të cilët kanë përfituar pension ple-qërie ose do të plotësojnë kushtet për të përfituar pension pleqërie, sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Repub-likën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Shtesën mbi pension e përfitojnë të gjithë personat që kanë jo më pak se 6 vite në profesionet dhe punët e përcaktuara në këtë ligj; Gjithashtu shtesën mbi pension e përfitojnë edhe personat që marrin pension sipas ligjit nr. 150/2014 “Për pensio-

net e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, kur data e lindjes së të drejtës për pension është deri më 31.12.2014. Për të përfituar pension për shkak të profesionit, personat që plotësojnë kushtet sipas ligjit, në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse të sigurimeve shoqërore, plotësojnë dhe dorëzojnë në struk-turat vendore të Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara ose në agjencitë lokale të sigurimeve shoqërore kërkesën për caktim pen-sioni sipas formatit të miratuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, të shoqëruar me: Fotokopjen e do-kumentit të identifikimit, i nënsh-kruar nga vetë personi; Vërtetimin e zyrës së Gjendjes Civile në rast të ndryshimit të gjeneraliteteve; Librezën e punës të plotësuar në të gjitha rubrikat sipas llojit të punës; Vërtetimin për bazën e vlerësuar për periudhat e punësimit nga data 1.1.1994 deri në datën e ndërprerjes së marrëdhënieve financiare nga puna ose vetëpunësim; Vërtetimin e posaçëm të konfirmimit të llojit të punës në profesionet e vështira, sipas përcaktimeve në këtë ligj dhe në vendimin nr. 526, datë 20.12.1958, të Këshillit të Ministrave, “Për ndar-jen e punëve në kategori, për efekt pensioni”, i lëshuar nga ndërmarrja ku personi ka qenë i punësuar, kur subjekti është aktiv ose nga doku-mentacioni arkivor i sigurimeve shoqërore.

BULQIZËBujar HotiGezim Shyti

MAT Murat BardhiMit'hat MetaFlamur Kozi

DURRËSDile OsmaniNysret HyskaRrapi KolaShaban FaqolliHatixhe LylaGani HoxhaBallun EminiIsmet XhaferriGjergj KaçorriZenel AllaIbrahim OsmaniFozi KodraShan DervishiIslam BruçiFlora Hysenbelli Josif KondakçiuQerim Nika KRUJË Ndre MuçaMuharrem KabiliNaim Allçiu

ELBASAN Islam ShimaMustafa Eshja

FIERJazo HodajÇizo Caushaj

Izet HaziziGezim MukajZeqo HarunajPetrit BarjamajAgron ÇelajBashkim CanajHasllan FetahuDhionis ÇeçoSazan MetajAvni HoxhajSami GremiKlement LutajKujtim NebiajPeti ÇapoSulejman AhmetiLuto PelanajAstrit ÇelajAstrit SulajDhoksi MustaMuharrem MuhametajYlli XhafajEdvika GermauMynyr ShehuBaki BeqirajLumturi GoxhajNazmi AlushajNiko BregasiHalil MemushajRako LlambroAriste DevijaZyni HilajElmas BaçjaFeti DurajVangjel PriftiKujtim Saliaj

Palush JanoArqile DhanaBarjam RastiVido BashaAgron JanjiPetrit SaliajKudret GogaPëllumb KapajIlmi VeliajVera ValbonaKostandin ThanasiMiti ShkurtiNovrus HazizajVasillaq LlupiZeni KodheliAndrea ShytermejaLavdosh KananajAzis MarrajFatos HasanajNesti VangjeliShpresa GropaVasillaq HarisiLlazar PriftiUmberto RrapiSkënder ÇelaVasil BabeVasil PipaMikail BoçovaAsqeri KallashiPandeli NdiniKondil ÇombiNovruz HasanajNamik MetajSafet BullaIlir Bare

Përparim MuçajVilson GogaFatmir KamberajOllga GjiniFiqirete HyskaGjinovefa PriftiMustafa HykajToli JaniRamadan LevenajBerti ÇorapeIdajet MamoAriste SaliajGogo ZisoVllasi PriftiAndon SeminiPetref BeqirajJoti GogaRakip SulejmaniHiqmet MeliMemli KaroqjaAstrit HodajJorgo VizaniAstrit ShametajBilbil HasanbashajRauf JaupajDrita BuziVito HallanjakuLuiza OmariGëzim CanajNovrus ZykaXhezmi HajdiniKajmak FejzullaBashkim GjataResmi SulejmaniSkënder Duraj

Çelo MuçajPëllumb KripaRina BinxhoQani AgajPëllumb MuharemiBektash RrapajAjet BreguVasil LeçoSabri ElmaziKujtim MuratajAgron LamajFlamur MënajKujtim PashollariJonus AhmetajFeçor MuratiIsuf MollajVeli ShahinajHysen IsmailajBaki RapajNazmi AlushajJanaq ZonjaYlli GjishtiHajet AgallijaAstrit KapoIdajet HoxhajTomor GoxhajVeis NuhajBukuroshe AhmetajBaki GropaBabaçe MuskajRamadan RukoFlamur MustajBaftjar SufkaJorgaq PriftiEnver Shahu

Vasil GogaThoma PriftiPasho ÇepeleSabaudin BegajOsmën XhelaSabri HaziziQemal KararajKujtim Spahiu

LUSHNJEAndrea KoçiPetraq BardhoHajredin KoboçiThemi MileXhevdet ÇimoTrifon KondakçiuRamis HasallaRrahim SinaMustafa PirraVasil Lala

MALLAKASTËR Lamtumir MetajFiqiri AlimerkajBrahim SulajSabri SulajBatjar SkënderajShahin MuçajFatmir BeqajAgur AliajKamber LikajBarjam GoxhajXhemal MalajLefteri ZvirinaRabushe AliajLule SulajNeta Kapaj

Sadete SakajAjet ÇelajHair HeqimajXhevaire ÇelajBektash Skënderaj

GJIROKASTËR Rahim Koko

KORÇË Jovan KoliPavllo BaboNiko BegolliThoma NastoBujar DuleHydri Veizi

LEZHË Ndue GjokaFadil Dema Nikoll Ndoj

MIRDITË Vasil NdrecaNikoll KolaLeke GjomarkajGjon LugjaNikoll GjociLlesh GjetaLlesh LleshajAlqi TabakuLazdër GjetaniTereze Lleshaj

TIRANËGëzim PaneVladimir MetaniRobert MamaAgron Deliaj

VLORË Xhezmi Salia

Petref KoshenaThoma NakaLefter IsmailajBrahim IsufiDemir KoçirajGazi JonuzajShemsi RrapiKastriot ZanajSokrat IdrizajIdris IsufajMidat BegajAstrit RefatiAndrea DupiKaliro HoxhaThodhori ÇaçiDife SullajPëllumb MuçajBahir HyskajNovrus MalajSherije JahajFitim KalemajQederi RakipajBexhet AliajSimon RanxhaGëzim MuçajLavdosh PashajYlli ArapajNexhat MetajKostandin KarajaniLuan OsmënajPërparim ShkurtajAgim DukaGëzim MustafaHaki RrokajBashkim Pashaj

JA EMRAT QË PËRFITOJNË TRAJTIM SUPLEMENTAR

GAZETA SOT12 E Shtunë 31 Tetor 2020

.............

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Tërmeti shkund Turqinë, qindra të plagosur dhe disa viktima,

lëkundjet shembin pallate e shtëpi

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraZona e Izmirit në kaos, tërmeti shkakton panik te qytetarët

Sonila ELEZI

Turqia është përballur ditën e djeshme me një situatë të frikshme ndërkohë që vendi është tronditur nga

një tërmet i fuqishëm. Tërmeti i fuqishëm ka goditur brigjet turke të Egjeut dhe veriun e ishullit grek Samos, ndërkohë që epiqendra ka qenë provinca Izmir në Turqi. Ndër-kohe që të dhënat e mësipërme janë marrë nga Qendra e Vëzhgim-it Gjeologjik Amerikan (USGS), Turqia ka raportuar një magnitudë më të ulët të tërmetit, saktësisht 6.6, ndërsa Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare tha se tërmeti kishte magnitudë prej 6.9 shkallësh me një epiqendër 13 kilometra në verilindje të ishullit grek të Samos. Turqia ka raportuar vdekjen e të paktën 12 personave dhe plagosjen e 120 të tjerëve në Izmi. Sakaq, agjencia e katast-rofave në vend ka deklaruar se më shumë se 200 persona pësuan lëndime. Nga ana tjetër, edhe në ishullin Samos janë raportuar dy të vdekur dhe tetë të plagosur. Viktima në Greqi kanë mbetur dy fëmijë të cilët janë zënë poshtë nga një mur i shembur. Viktimat janë 15 dhe 17 vjeç, në fshatin Vathi të Samos. Epiqendra e tërmetit ka qenë afër sipërfaqes së tokës, çka ka shkaktuar edhe një mini cunami që ka përmbytur Izmirin dhe Samos. Sipas USGS thellësia

Dalin detaje të reja mbi autorin e sulmit në Francë

Greqia goditje Turqisë: Agresiviteti u pa në sulmin ndaj perëndimit

Ngjarja e cila ndodhi të enjten në një katedrale në Francë, sulm i cili përfundoi me vdekjen e tre personave tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, ndërkohë që dje kanë dalë në dritë detaje të reja. Autori me sa duket ka hyrë në Francë nga Italia duke pasur me vete do-kumente identifikimi të kryqit të kuq italian dhe ka ndërruar rrobat në një stacion treni për të kryer më pas sulmin. Ai është një shtetas i Tunizisë, 21 vjeçar, i identifikuar si Brahim Aous-saoui, ka bërë të ditur gjykatësi

francez në luftën kundër terror-izmit Jean Francois-Rishaire. Rishaire ka thënë se i dyshuari kishte mbërritur në Itali përmes ishullit Lampeduze gjatë 9 shtatorit, dhe më pas kishte vazhduar rrugëtimin për në Paris më 9 tetor. Aouissaoui nuk ishte në listën e militantëve të dyshuar nga Tunizia dhe nuk ishte i njohur nga shërbimet e zbulimit francez. Sulmi po tra-jtohet si një akt terrorizmi dhe Franca ka ngritur alarmin e saj të sigurisë kombëtare në nivelin më të lartë.

Ndërkohë që Shtetet e Bash-kuara janë duke nxitur vendet anëtare të NATO-s që të punojnë me Turqinë me shpresën e elimin-imit të ndarjeve pas afrimit të An-karasë me Rusinë, pritshmëritë janë që edhe pse anëtare e NA-TO-s Greqia të shfaqë probleme në këtë drejtim. Greqia, e përf-shirë në një mosmarrëveshje të vazhdueshme me Turqinë mbi të drejtat dhe burimet në Mesdheun lindor, ka vendosur vazhdimisht forcat e saj detare në gatishmëri javët e fundit. “Turqia është bërë gjithnjë e më e sigurt në vetvete.

Shoqëruar me një element në rritje të retorikës agresive, një qëndrim konfrontues dhe pozi-cioni politik revizionist”, tha të enjten Ministri Grek i Mbrojtjes Kombëtare Nikos Panagiotop-ulos, gjatë një bisede virtuale të organizuar nga Fondi Marshall Gjerman. “Vjen momenti, që diç-ka duhet të bëhet. Për fat të keq, kjo do të thotë që ndonjëherë du-het të jesh jo shumë i sjellshëm,” tha ai. Panagiotopulos dhe të tjerë thonë se agresiviteti i ri u pa qartë të mërkurën, kur presidenti turk sulmoi perëndimin dhe Francën.

BE ndan rreth 11 milionë euro në mbështetje të Kosovës

Bashkimi Evropian gjatë muajit tetor ka dhënë 29 kontrata me vlerë prej 10.8 milionë eurosh në mbështetje të sektorit privat të Kosovës dhe për përmirësimin e qasjes në tregun e punës, për rri-tjen e perspektivave të punësimit për të rinjtë, gratë dhe grupet e pa-favorizuara. Projektet e siguruara mbështesin edhe edukimin gjatë fëmijërisë së hershme përmes ndërtimit të gjashtë kopshteve të reja. “Fusha të tjera të mbështet-jes përfshijnë infrastrukturën rrugore dhe mbështetjen e bin-jakëzimit për zbatimin e direk-

tivës së BE-së për shërbimet duke iu ndihmuar bizneseve dhe konsumatorëve të Kosovës. Kjo asistencë e BE është pjesë e zarfit të Instrumentit për Ndihmën e Para-Anëtarësimit 2016, shuma totale e të cilit është 71 milionë euro”, thuhet në njoftimin për media. Udhëheqës i Zyrës së BE në Kosovë, Tomas Szunyog shpre-hu kënaqësinë për mundësinë e dhënies së kontratave. Instrumenti për Ndihmën e Para-Anëtarësimit është instrumenti kryesor finan-ciar që siguron mbështetjen e BE për Ballkanin.

Tajvani shembull, 200 ditë pa asnjë

infektimi të ri me Covid-19

Shtetet e BE vendosin për shpërndarje

korrekte të vaksinës

NATO dhuron 60 respiratorë për

Maqedoninë e VeriutMinistri i Shëndetësisë së Maqe-

donisë së Veriut, Venko Filipçe, së bashku me Ministren e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, Ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani morën pjesëditën e djeshme në marrjen në dorëzim të donacionit të NATO me 60 respiratorë me vlerë 1.4 milion euro. Filipçe theksoi se simboli i kësaj krize shëndetësore është solidariteti. Ai tha se të gjitha vendet i kanë treguar njëri-tjetrit se çfarë do të thotë të ndihmosh.

Vendet me shumicë myslimane në protesta kundër Francës Virusi, grupi i Punës i Shtëpisë së Bardhë kërkon masa më agresive

e lëkundjeve ka qenë 10 kilometra, ndërsa sipas zyrtarëve turq ajo ka qenë 16 kilometra. Në Izmir, qyteti i tretë më i madh i Turqisë me gati tre milion banorë, shumë njerëz dolën në rrugë në panik dhe frikë pas goditjes së tërmetit. Rreth 20 ndërtesa u shembën. Lëkundjet e tërmetit raportohet se janë ndjerë në Athinë, Shqipëri, Maqedon-inë e Veriut e Bullgari. Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, ka bërë të ditur se gjashtë ndër-tesa janë shembur në dy lagje të ndryshme të Izmirit, derisa krye-tari i kësaj komune Tunc Soyer ka dhënë të dhëna tjera, 20 ndërtesa të shembura në këtë provincë. Një person ka humbur jetën kur u zhyt

në ujë derisa tre tjerë vdiqën nën rrënojat e ndërtesave të shem-bura. Ajo çfarë ka tërhequr më shumë vëmendjen veç filmimeve të ndërtesave që shembeshin dhe panikut të përgjithshëm, ishin pamjet e filmuara në bregun detar të Izmirit, ku dhjetëra anije të pe-shkimit lëkundeshin sikur të ishin të punuar nga letra, për shkak të dallgëve që ishin shkaktuar si pasojë e dridhjeve. Në Seferihis-ar rrugët janë mbuluar nga uji e qytetarët vraponin nëpër zona më të sigurta, për faktin se nga njëra anë rrezikoheshin nga shembja e ndërtesave dhe nga sasia e madhe e ujit që shkatërronte gjithçka para vetes. Ekipet e shumta të shpëtimit

kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndihmuar qytetarët, e në veçanti ata që kanë ngecur nën rrënojat e ndërtesave të shembura.

Dëshmitë Një dëshmi rrëqethëse ka

qenë ajo e një prej të mbijetuarve në Izmir i cili është detyruar të hidhej nga banesa, ndërkohë që ajo po shembej. “U hodha jashtë në sekondën e fundit, e më pas pallati ra. Ishte një grua e moshuar në godinë, por e shpëtuam, arriti të dilte. Në godinën ngjitur me timen vazhdojnë përpjekjet për të nxjerrë jashtë njerëzit”, u shpreh ai. Një tjetër rast është ai i një personi i cili ka ngelur nën rrënoja dhe ka shkruar mesazh ku kërkonte ndihmë. “Na ndihmoni. Nuk mar-rim dot frymë. Ju përgjërohem”, ka shkruar ai, ndërsa personi të cilit i është drejtuar mesazhi i ka kërkuar adresën në mënyrë që të lokalizimi i tij të jetë më i lehtë. Kryetari i Bashkisë së Izmirit, Tunc Sojer e pranoi se ka njerëz nën rrënoja, por numri i saktë i tyre nuk dihet ende. Ndërkohë guver-natori i qytetit deklaroi se aktual-isht janë nxjerrë nga rrënojat 70 persona. Raportet e deritanishme tregojnë se vetëm një person është nxjerrë për momentin i gjallë nga gërmadhat. Dëmet materiale janë të shumta. Ndërkohë, kujtojmë se një tërmet i fuqishëm që ka godi-tur Izmirin në vitin 1999, ka lënë afërsisht 17 mijë persona.

Ndërsa shumë vende të botës po përpiqen që të mbajnë nën kon-troll valën e dytë të pandemisë, Tajvani ka shënuar 200 ditë rad-hazi pa asnjë rast. Rasti i fundit që ishulli me 23 milionë banorë raportoi me koronavirus ishte në 12 prill, të dielën e Pashkëve. Që nga dita e përhapjes së pande-misë e deri këtë të enjte, Tajvani ka konfirmuar vetëm 553 raste, ku 55 prej tyre ishin transmetime lokale. Ndërkohë shumë vende në BE janë drejt kolapsit.

Liderët e Bashkimit Evropi-an kanë rënë dje dakord për një shpërndarje korrekte të vaksinës kundër koronavirusit mes shteteve të BE-së, kur vaksina të jetë në dispozicion. “Ne kemi rënë dakord për të garantuar një shpërndarje korrekte mes shteteve anëtare në rastet e kontratave të nënshkru-ara nga Komisioni dhe atyre që shpresojmë të nënshkruhen në javët në vijim”, ka thënë kreu i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Qëndrimi i Francës anti islamik i ditëve të fundit ka shkaktuar që dhjetëra mijëra myslimanë në Bang-ladesh, Pakistan, Liban, në territoret Palestineze, dhe vende tjera arabe, të protestojnë kundër presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili ka mbrojtur të drejtën e publikimit të karikaturave të profetit Muhamed në Francë. Demonstratat në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, ishin të dhunshme pasi rreth 2,000 njerëz u përpoqën të marshonin drejt Ambas-adës Franceze, por ndaj tyre ndërhyri policia, duke përdorur gaz lotsjellës dhe duke rrahur protestuesit me shkopinj. Turmat e protestuesve, varën foto-grafinë e Macronit në një mbikalim të autostradës dhe e goditën atë me këpucë. Disa demonstrues u plagosën në përleshjet me policinë.

Sipas VOA, anëtarët e grupit të punës të Shtëpisë së Bardhë janë duke bërë presion për masa agresive për të frenuar përhapjen e virusit. Shtetet e Bash-kuara kanë konfirmuar më shumë se 8.9 milion raste me COVID-19 dhe kanë regjistruar më shumë se 228,000 vdekje deri të premten, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. “Ne vazhdojmë të shohim një përhapje të pandërprerë dhe të gjerë në komunitete në pjesën qendrore të vendit. Kjo do të kërkojë masa agresive për të kontrolluar si përhapjen e padukshme nga rastet pa simptoma, ashtu edhe rastet me simptomat”, thuhet në një raport të grupit të punës drejtuar njërit prej shteteve. Të paktën shtatë shtete amerikane raportuan rritje rekord një-ditore të rasteve të enjten.

.............GAZETA SOT E Shtunë 31 Tetor 2020 13

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Zgjedhjet në SHBA, fushata fokusohet te shtetet vendimtare, kandidatët nuk ndalin akzuat e sulmet ndaj njëri-tjetrit

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraJa situata e fushatës së zgjedhjeve në SHBA

Sonila ELEZI

Kandidatëve për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit u ka ngelur shumë pak kohë në dispozicion deri

të martën, ndaj po përpiqen të bëjnë më të mirën në mënyrë që të bindin sa më shumë votues. Kandidatët po i përqendrojnë përpjekjet e tyre të fushatës në katër shtete me rëndësi vendimtare. Presidenti Trump ka bërë me dije se fushata e tij e ngelur do të përfshijë Miçiganin, Minesotan dhe Uiskonsin, ndërsa ish-nënpresidenti Joe Biden do të bëjë fushatë në Mine-sota, Uiskonsin dhe Iova. Përkatësisht këto shtete kanë këto vota elektorale: Miçigani 16, Minesota dhe Uiskonsin kanë nga 10, dhe Iova 6. Për sa i përket tubimeve të mbajtura në Florida, ish zëvendës presidenti dhe kandidati demokrat Joe Biden ka akuzuar pres-identin Trump se është duke krijuar kushte të favorshme për infektimin e shumë personave. “Presidenti nuk po përhap vetëm koronavirusin. Ai po përhap përçarje dhe mosmarrëve-shje”, është shprehur Biden në një tubim të mbajtura me makina, tubim që u ndërpre nga reshjet e shiut. Në fjalimin e tij në Tampa, presidenti tha se vendi do të kishte një vaksinë për COVID-19 brenda disa javëshduke premtuar se të moshuarit do të jenë të parët që ta merrnin atë. Kjo mesa duket është edhe një mënyrë që Trump po përdor për përthithjen e sa më shumë votave, duke qenë se në Florida, njerëzit mbi moshën 65

OBRM-PDUKM: Me Zaevin drejt skenarit të Lombardisë

Franca pranë mbylljes totale, parisienët ia mësyjnë dyqaneve

Partia opozitare maqe-donase OBRM-PDUKM, sërish e ka akuzuar pushtetin për menaxhimin me pandeminë. Nga kjo parti thonë se Maqedo-nia me Zoran Zaevin dhe Venko Filipçen shkon drejt skenarit të Lombadisë. “Në ditën e fundit janë regjistruar 862 të infektuar të rinj dhe 14 të vdekur, ndërsa numri i rasteve aktive është rritur në rreth 8500. Pohimet se janë të përgatitur për valën e vjeshtës, ndërsa janë mbushur kapacitetet spitalore, thuajse gjithë sistemi shëndetësor është në kaos, për

shkak të keqmenaxhimit me gjendjen”, thonë nga OBRM-PDUKM. Nga kjo parti shtojnë se me numra të tillë Maqedonia është vazhdimisht në statistikat e zeza, ndërsa autoritetet shën-detësore nuk ndjejnë përgjegjësi. Nga ana tjetër, Ministri i Shën-detësisë Venko Filipçe, ka bërë thirrje që qytetarët t’i mbajnë maskat në ambiente të hapura, në mënyrë që sipas tij, të ulet numri i rasteve me koronavirus. Filipçe thotë se vjen periudha kur moti po ftohet, ndërsa ajri do të jetë i ndotur nga ngrohja me dru.

Që dje, në Francë kanë hyrë në fuqi masat e reja mbrojtëse për parandalimin e infektimeve masive nga koronavirusi. Në këto masa përfshihen mbyllja, kryerja e punës nga shtëpia dhe dalja nga shtëpia në raste emergjente. Për shkak të mbylljes, në dyqane gjatë të enjtes janë krijuar kolona të gjata. Produktet më të kërkuara ishin letra e tualetit dhe ngjyra për printer dhe pajisje tjera elektron-ike që ndihmojnë në kryerjen e punëve nga shtëpia. Kryeministri francez Jean Kastex, tha se shkol-lat do të mbesin të hapura, por që

nxënësit nga mosha 6-vjeçare e lartë, do të detyrohen të mbajnë maska. Qytetarët do të mund të largohen nga shtëpitë e tyre për blerje të artikujve të ndryshëm ushqimor, kur i dërgojnë fëmijët në shkollë apo shkojnë në punë apo edhe kur shkojnë në spital e farmaci. Gjithashtu do të kenë të drejtë të nxjerrin për shëtitje kafshët shtëpiake, por edhe kjo dalje është e kufizuar në vetëm një orë në një distancë prej vetëm një kilometër larg shtëpisë. Në funeral do të lejohen vetëm 30 persona.

Kosova me shifra alarmantë, IKShPK: Respektoni masat

Instituti Kombëtar i Shën-detit Publik të Kosovës ka bërë më dije ditën e djeshme se bren-da 24 orëve në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testu-ar gjithsej 1.608 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 418 raste pozitive. Gjithashtu janë rapor-tuar edhe katër persona të cilët kanë humbur jetën, ndërkohë që numri total i rasteve pozitive është 19.328 raste nga 92.706 per-

sona të dyshuar në total. Deri sot në Kosovë janë shënuar gjithsej 678 raste të humbjes së jetës si shkak i virusit. IKShPK u ka bërë thirrje qytetarëve që të respekto-jnë masat mbrojtëse ndaj COV-ID-19. “Virusi është kudo. Virusi vret. Ju lutemi përmbajuni reko-mandimeve, mos e nënvlerësoni virusin. Pakujdesi na dërgon shumë shpejt në mbingarkesën e Institucioneve shëndetësore dhe shtimin e rasteve fatale. Rekomandimet tashmë janë njëlloj në mbarë botën: MASKA, DISTANCA”, thuhet në reagim.

Hoti: Shuarja e Task-forcës nuk do të ndikojë te vizat

SHBA, Walmart heq armët nga

raftet e dyqaneve

Vdes ish-kryeministri i Turqisë,

Mesut YilmazIsh-kryeministri i Turqisë,

Mesut Yilmaz, vdiq të premten në Stamboll, bëri të ditur familja e tij. Yilmaz, 73 vjeç, vdiq në spi-tal, ku po trajtohej për kancer të mushkërive. Zyra e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, e cilësoi Yilmazin si "një nga figurat më të shquara të jetës politike në Turqi". Yilmaz ishte ministër i Jashtëm gjatë viteve 1980 dhe tri herë kryeministër gjatë viteve 1990.

Kosova do të përdorë BB për të siguruar vaksinat Azerbajxhani e Armenia në rrugë të mbarë, fillojnë bisedimet

vjeç këtë vit mund të përbëjnë rreth një të tretën e atyre që votojnë për president. Në çdo zgjedhje që nga viti 1996, kandidati që ka fituar Floridën ka fituar presidencën. Fituesi atje merr 29 nga 270 votat elektorale të nevojshme për të siguruar fitoren e zgjedhjeve.

Veteranët zgjedhin TrumpVeteranët e ushtrisë amerikane

kanë prirjen të votojnë për repub-likanët në zgjedhjet presidenciale dhe një shumicë e tyre ka të ngjarë ta bëjë këtë përsëri këtë vit. Një sondazh i fundit i portalit “Military Times” tregon se 52% e veteranëve planifikojnë të mbështesin Presidentin Donald Trump në këto zgjedhje. Sipas një artikulli të VOA, të dy kandidatët kanë qëndrime të ndryshme për çështje të ndryshme të politikës së jashtme. Në një plan të

përgjithshëm, ndarja mund të shihet në doktrinën "Amerika e Para" të Presidentit Trump dhe nga ana tjetër, të përqafimit që zoti Biden i ka bërë një politike për bashkëpunim më të madh ndërkombëtar. Dallimi i parë përfshin faktin që Biden është i bindur në ndërhyrjen e rusëve në zgjedhjet e kaluar dhe madje është shprehur së do të përballet me Putin lidhur me këtë, ndërsa Trump i ka hedhur posh-të përfundimet në të cilin kanë dalë agjencitë amerikane të zbulimit se Rusia ndërhyri në zgjedhjet 2016 duke kërkuar fitoren e Trumpit. Presidenti e ka quajtur çështjen që çoi në ngritjen e akuzave që synonin shkarkimin e tij një mashtrim e gjueti shtrigash. Vënia si përparësi e interesave amerikane nga zoti Trump ka çuar në heqjen dorë nga disa angazhime ndërkombëtare

sikurse largimi nga Marrëveshja e Parisit për Klimën, vendimi për të shkurtuar fondet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë lidhur me mënyrën e trajtimit nga ana e saj të koronavirusit si dhe tërheqje nga mar-rëveshja tregtare e vendeve të Trans-paqësorit. Zoti Biden ka mbështetur si marrëveshjen e Parisit ashtu edhe atë të Transpaqësorit gjatë periudhës që shërbente si Nënpresident. Në rast fitoreje në zgjedhjet e 3 nëntorit ai ka bërë të ditur se do të rivendoste lidhjet me këto organizma si dhe është angazhuar për të kontribuar sërish me fonde ndaj OBSH-së.

Kryeministri i Kosovës Av-dulla Hoti deklaroi se task forca e policisë e shkrirë pak ditë më parë nuk do të ndikojë në ngadalësimin e procesit të liber-alizimit të vizave. Sipas tij, kjo do të përshpejtojë rrugën drejt heqjes së vizave për Kosovën. “Nuk ka asnjë lidhje me çështjen e liberalizimit të vizave. Përkun-drazi, kanë për të çuar drejt hapjes së rrugës që të shkojmë më shpejt drejt liberalizimit të vizave”, ka thënë Hoti.

Walmart, kompania më e madhe e shitjeve në botë, hoqi këtë javë armët e zjarrit dhe muni-cionet nga raftet e dyqaneve amer-ikane, për të mbrojtur klientët dhe punonjësit, ndërkohë që tensionet në të gjithë vendin janë rritur. Kjo masë, e njoftuar nga kompania, vjen disa ditë para zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, ndër-sa shumë njerëz shqetësohen se rezultati mund të kontestohet ose të shkaktojë dhunë.

Ministrja e Financave të Kosovës, Hykmete Ba-jrami ka bërë me dije se janë në negociata intensive me Bankën Botërore në mënyrë që të hyjnë në një projekt të sigurimit dhe financimit të vaksinës anti COVID-19 kur ajo të jetë gati. Këtë deklaratë min-istrja Bajrami e dha në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ku u miratua Projektbuxheti për vitin 2021. “Kur të furnizohen për shumë vendet tjera në mesin e tyre do të jetë edhe Republika e Kosovës”, shpjegoi ministrja Bajrami, e cila u bëri me tëj thirrje qytetarëve që të respektojnë masat anti COVID-19. Ministrja e Financës u shpreh gjithashtu se një mbyllje e dytë e Kosovës do të ishte shkatërruese dhe fatale për ekonominë e vendit.

Dhënies fund të luftimeve në zonën e Nagorno Karabakut, ka mundësi tu vijë fundi, kjo pasi Ar-menia dhe Azerbajxhani kanë filluar bisedimet në Gjenevë, me ndërmjetësimin ndërkombëtarë. Të dy vendet kanë caktuar tre armëpushime, mirëpo asn-jërit nuk i janë përmbajtur. Bisedimet po ndërmjetëso-het nga Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, shtete që kryesojnë të ashtuquajturin Grup të Minskut të Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE). Grupi ka thënë se në takimin e Gjenevës do të merren të gjithë hapat e nevojshëm për të arritur një zgjidhje paqësore të konfliktit. Dhuna që ka shpërthyer së fundmi ka rritur frikën se mund të zgjerohet dhe në të mund të përfshihen edhe dy aleatët kryesorë të Azerbajxhanit, Turqia dhe Rusia.

Në fjalimin e tij në Tam-pa, presidenti tha se vendi do të kishte një vaksinë për COVID-19 brenda disa javësh-duke premtuar se të moshuarit do të jenë të parët që ta merrnin atë. Kjo mesa duket është edhe një mënyrë që Trump po përdor për përthithjen e sa më shumë votave...

GAZETA SOT14 E Shtunë 31 Tetor 2020

.............

k r o n i k e www.sot.com.al

“Sipas burimeve, ky grup i struk-turuar kriminal konkretisht aku-

zohet për disa krime si vrasje, plagos-je, vjedhje, trafik droge si dhe janë autorë të masakrës së ndodhur në 11 shtator 2017 në Lushnje, ku humbën jetën personat J. Hoxha dhe S. Latifi...

“Boom” vjedhjesh, grabitet me thyerje kasaforta e një lokali në Kukës, në Roskovec vidhet me armë zjarri një dyqan

Ky muaj ka përfunduar me identifikimin e dy rasteve të reja, të veprës penale “Vjedhja” në qytetet Kukës dhe Fier, teksa në pranga kanë rënë dy per-sona dhe po punohet për identifikim e dy të tjerëve. Konkretisht një rast është evidentuar mbrëmjen e datës 29 në Kukës teksa dy vëllezër R. H., 30 vjeç, dhe E. H., 21 vjeç kanë rënë në pranga pasi kanë vjedhur kasafortën e një lokali duke marrë një sasi të konsiderueshme parash. Policia njofton se gjatë kontrollit në banesë, vëllezërve iu është gjetur dhe një sasi lënde narkotike. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës, pas njoftimit të marrë për vjedhjen me thyerje të një kasaforte në një lokal në qytetin e Kukësit, kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen e ngjarjes. Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas punës së miror-

ganizuar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: R. H., 30 vjeç, banues në Kukës dhe E. H., 21 vjeç, banues në Kukës vëllezër. Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se në datën 29.10.2020, gjatë natës, kanë vjedhur me thyerje një lokal në qytetin e Kukësit, ku kanë thyer kasafortën dhe kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash. Gjatë kontrollit të ush-truar nga Policia, në banesën e tyre u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 23 doza me lëndë narkotike cannabis sativa. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve””, deklaron poli-cia. Ndërkohë, një grabitje tjetër është evidentuar pasditen e djeshme në Roskovec. Sipas informacion-eve paraprake nga policia, rreth orës 14:35, zonja me

iniciale D.V., ka njoftuar se në dyqanin e saj me arti-kuj të ndryshëm në qytetin e Roskovecit, dy persona të paidentifikuar, dyshohet se nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri, i kanë marrë një çantë me sendet e saj personale dhe disa bizhuteri që ishin mbi banak dhe janë larguar. Policia me marrjen e njoftimit ka mbërritur në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe po vijon krehjen e zonës për kapjen e autorëve. Ndërsa, grupi hetimor vijon me këqyrjen e kamerave dhe sekuestrimin e provave që do të çojnë në identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre. Gjatë këtij muaji tentativat për vjedhje dhe grabitjet kanë dominuar, në disa qytete të vendit tonë, teksa disa prej këtyre tentativave kanë qenë terrorizuese për banorët, e ndërsa në shumicën e rasteve është vënë në rrezik edhe jeta e tyre.

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraPër autorët tashmë verdiktin final do e ndërmarrë GJKKO

Albiona LIPO

SPAK ka mbyllur dje hetimet për dosjen e grupit të strukturuar kriminal me person-

at e përfshirë, L. Haxhiu, O. Bylbyli dhe A. Kaloshi. Sipas burimeve, ky grup i strukturu-ar kriminal konkretisht aku-zohet për disa krime si vrasje, plagosje, vjedhje, trafik droge si dhe janë autorë të masakrës së ndodhur në 11 shtator 2017 në Lushnje, ku humbën jetën personat J. Hoxha dhe S. Latifi. Gjithashtu sipas burimeve, ata akuzohen edhe për tentativën e vrasjes së nipit të Aldo Bares, Xh. Shkurtit. Të akuzuar për këtë seri veprimtarish krim-inale, dje Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim dosjen në ngarkim të tyre. Konkretisht, sipas dosjes hetimore, L. Hax-hiu akuzohet për “Krijim i grupit të strukturuar kriminal” dhe për “Vrasje me paramen-dim për hakmarrje e mbetur në tentativë” ndaj Xh. Shkur-ti, që është edhe nipi i Aldo Bares, i cili njihen si një nga kapobandat e Lushnjes. Hax-hiu, gjithashtu akuzohet për vrasjen e 2 personave, konk-retisht të Z. Latifit, J. Hoxhës dhe për tentativën e vrasjes së M. Xhepaxhiu dhe B. Turkut, ngjarje e ndodhur në 11 shtator 2017. Ndërkohë, O. Bilbili aku-zohet gjithashtu për tentativën e vrasjes së nipit të Aldo Bares dhe për pjesëmarrje në grup kriminal. Sipas dosjes, Bilbili akuzohet edhe për vrasjen e Z. Latifit dhe J. Hoxhës. Po të një-jtat akuza rëndojnë edhe ndaj të akuzuarit tjetër A. Kaloshit, i cili ka qenë pjesë e grupit krim-inal të L. Haxhiut dhe O. Bilbilit. Kaloshi gjithashtu akuzohet për tentativën e vrasjes së Xh. Shkurtit, nipit të Aldo Bares dhe për pjesëmarrje në grup krimi-nal, në vijim të akuzave, Kaloshi

akuzohet edhe për vrasjen e Z. Latifit dhe J. Hoxhës.

Dinamika e ngjarjesNgjarja e rëndë nga vras-

ja e dyfishtë e dy të rinjve J. Hoxha dhe Z. Latifi në tetor të 2017, ka tronditur jo vetëm qytetin e Lushnjës, por edhe mbarë opinionin publik. Grupi hetimor ka dalë në përfundi-min se vrasja e dyfishtë e të rinjve në Lushnje, ka qenë e mirëmenduar nga dy aten-tatorët, L. Haxhiu dhe shoku i tij O. Bilbili. Sipas grupit të hetimit, L. Haxhiu fillimisht ka qëlluar në drejtim të tavolinës ku po qëndronin viktimat Latifi e Hoxha dhe i plagosuri Xhepaxhiu. Pasi i qëllon me

breshëri automatiku dy të rin-jtë, trupat e të cilëve u gjendën shumë pranë një automjeti tip “Fiat Punto” në pronësi të Xh. Shkurtit, Haxhiu futet brenda lokalit. Ky ka qenë momenti ku shumë dëshmitarë okularë, kanë dalluar autorin e dyshuar të kësaj masakre, si L. Haxhiu. Por ngjarja nuk përfundoi me kaq. 25-vjeçari, duke mendu-ar se brenda lokalit gjenden pjesëtarët e tjerë të grupit, nxiton drejt tij. I dyshuari L. Haxhiu së bashku me mikun e tij O. Bilbili kanë hyrë brenda lokalit, mesa duket me qëllim-in për të vrarë Xh. Shkurtin e S. Xhelilin. Në ato momente Z. Latifi, i cili kishte mbetur i

SPAK mbyll hetimet ndaj tre të fortëve të Lushnjes, shkon në gjykatë dosja për masakrën e 2017, ja për çfarë akuzohen

plagosur ka qëlluar me pisto-letë në drejtim të atentatorëve, por pa rezultat. Me të dalë nga lokali, si kundërpërgjig-je, mbi trupin e Z. Latifit dy autorët derdhën 35 plumba pohojnë hetuesit. Dëshmitarët saktësojnë se ngjarja mund të kishte marrë të tjera përmasa nëse nuk do të kishin mbaru-ar plumbat e automatikut të 25-vjeçarit L. Haxhiu. Krimi makabër ndodhi shumë pranë Komisariatit të Policisë Lush-nje. Duhet të theksojmë se plagosja e nipit të Aldo Bares në 2016 Xh. Shkurti, në një lokal në Lushnje dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të zhvilluar mes L. Haxhiut, ngjarje për të cilën ky i fundit është dënuar në mungesë me 18 vite burgim. Ndërsa, babai i L. Haxhiu, Q. Haxhiu gjatë një interviste për mediat tha se konflikti mes djalit të tij dhe nipit të Aldo Bares nisi për një ofendim, që sipas tij Xh.Shkurti i bëri djalit të tij L. Haxhiut. Si-pas deklaratave të Q. Haxhiut, sherri nisi për makinën e L. Haxhiut, për të cilën Xh. Shkur-ti i kishte kërkuar llogari ku i kishte gjetur paratë për ta blerë.

Dhunë ndaj ish-bashkëshortes dhe kalim emigrantësh, arrestohen dy të rinjPolicia e Shkodrës ka arrestuar dje një 29-vjeçar, pasi ishte

shpallur në kërkim për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, si dhe një 25-vjeçar të akuzuar për dhunë në familje. “Kapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Arrestohet në flagrancë një 25-vjeçar, për dhunë në familje. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Dre-jtorinë Vendore të Policisë Shkodër kanë kapur dhe ndaluar shtetasin N. P., 29 vjeç, banues në Shkodër, i shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër kanë arrestuar në flagrancë shtetasin T. L. 25 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij”, deklaron policia.

Thyente masën e arrestit për të përndjekur 15-vjeçaren, arrestohet i riu

Një 21-vjeçar është arrestuar dje në Krujë pasi përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një 15-vjeçare. Nga ana tjetër është arrestuar një 17-vjeçar në Durrës pasi dhunonte gjyshin e tij. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin D. S., 17 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gjyshit të tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin S. D., 21 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, i cili ishte me masën “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Arrestimi i tij u bë pasi ka shkelur masën e sigurisë dhe në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase të mitur 15 vjeçe”, deklaron policia.

Vrasje dhe organizatë kriminale, OFL godet dy të dënuar

Operacioni Forca e Ligjit iu është drejtuar dje me formularë për deklarimin e burimeve të pasurisë dy personazheve të njohur të botës së krimit. “Vijon pa ndër-prerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Q. A.(M.), banues në Peshkopi, i dënuar në Itali për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Vjedhja me armë”; Z. A., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim”, deklaron policia.

.............GAZETA SOT E Shtunë 31 Tetor 2020 15

k r o n i k e www.sot.com.alk r o n i k e www.sot.com.al

“Konkretisht, një shpërthim me tri-tol ka ndodhur pak pas mesnate,

në shtëpinë e gazetarit të News 24 në Lezhë, E. Ndreka. Sipas informacionit paraprak nga policia, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 00:30, në fshatin Balldre, në pjesën e jashtme...

Të shpallur në kërkim për plagosje të rëndë dhe kërcënim me jetë për të dhënë dëshmi të rreme, në pranga 2 persona

Një 36-vjeçar në Tiranë i shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje është arrestuar dje te sheshi “Shqiponja". "Shërbimet e Komisari-atit të Policisë Nr. 1 Tiranë, bazuar në informacio-net e marra në rrugë operative për një shtetas të shpallur në kërkim që lëvizte në këmbë tek sheshi “Shqiponja”, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale kanë kapur dhe ndaluar shtetasin M. H., 36 vjeç, banues në Tiranë", thuhet në njoftimin për shtyp nga policia. Sipas policisë, plagosjen ai e ka bërë në dhjetor të vitit 2019. "Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 6, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit "Arrest në burg" në mungesë, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje”,

sepse në dhjetor të vitit 2019, në Astir, ka plagosur me sende të forta shtetasin I. L", thuhet në njoft-imin për shtyp nga policia. Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. Ndërkohë po ditën e djeshme është arrestuar edhe një 46-vjeçar i identifikuar me iniciale L.Z. (P) nga Berati, i shpallur në kërkim, pasi i shkrumboi pronën një banori dhe më pas e kërcënoi me jetë që të jepte dëshmi të rreme. “Policia e Beratit vijon punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Në një aksion të fundit, policia ka kapur dhe ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja për deklarim a dëshmi të rreme”. Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komis-ariatin e Policisë Berat, në vijim të punës për

kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim: L. Z. (P.), 46 vjeç, banues në lagjen “Çlirim”, Berat. Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat ka caktuar ndalimin e tij, për veprën penale “Kanosja për deklarim a dëshmi të rreme”. Ky shtetas ka qenë në proces gjyqësor për shkatërrim prone me zjarr dhe në datën 28.10.2020 ka kanosur shtetasin A. B., në mënyrë që ky i fundit të deklaronte dëshmi të rreme para organeve të drejtësisë”, thuhet në njoftimin për shtyp nga policia. Ndërkohë, ma-terialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraSasia e tritolit ka qenë e vogël e për pasojë ka shkaktuar vetëm dëme materiale

Albiona LIPO

Dita e djeshme ka qenë tronditëse për dy banorë të qyteteve Lezhë

dhe Vlorë po ashtu edhe për familjarët e tyre pasi disa të panjohur kanë vendosur sasi tritoli në hyrje të banesave. Konkretisht, një shpërthim me tritol ka ndodhur pak pas mesnate, në shtëpinë e gaze-tarit E. Ndreka. Sipas infor-macionit paraprak nga poli-cia, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 00:30, në fshatin Balldre, në pjesën e jashtme të hyrjes së shtëpisë, teksa fatmirësisht ka shkaktuar vetëm dëmtime materiale në derën e madhe të oborrit. Kjo pasi lënda plasëse ka qenë në një sasi të vogël. "Më datë 30.10.2020, rreth orës 00:30, në fshatin Balldre, Lezhë, në pjesën e jashtme të hyrjes së banesës së shtetasit E. N, ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale", deklaron policia. I tronditur nga ky incident gazetari mësohet të ketë deklaruar se nuk di ku të drejtojë gishtin për fajtorin, por dyshon se kjo ka të bëjë me profesionin, ndërsa përveç tij, shpërthimi ka tronditur edhe familjarët. Në shtëpi ai mësohet të ketë qenë me bashkëshorten, prindërit në moshë të thyer dhe 2 vajzat e tij, të cilat kanë filluar të qajnë pas shpërthimit. "Mbrëmë rreth orës 12 e 30 të mëngjesit ka ndodhur një shpërthim pranë portës së banesës time. Një shpërthim tritoli sipas ekspertëve të policisë. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale në portën e banesës. Nuk di të drejtoj gishtin nga një person por shpresoj që policia dhe drejtësia të zbardhë dhe të shkojë drejt zbardhjes. Dua të falënderoj policinë e cila

u tregua mjaft e gatshme për të zbardhur ngjarjen. Prindërit janë në moshë janë të dy profesionistë, unë prej vitesh ushtroj profesionin e gazetarit e vetmja indicie mund të jetë puna që bëj, por s’di të drejtoj gishtin pasi çdo ditë unë jam në terren. Kjo ngjarje është mjaft e rëndë dhe do të doja që çdo koleg ta mendojë si për vete, pasi në shtëpi jetoj me babin, mamin, bashkëshorten dhe 2 vajzat. Tronditja ishte e madhe vajza fillo të qante në mesnatë pasi shpërthimi ishte i rëndë”, mësohet të ketë thënë ai. Sipas burimeve në zonë janë sekuestruar disa kamera sigurie të cilat mendohet se kanë filmuar një autoveture

nga i cili ka dalë një person dhe ka vendosur lëndën shpërthyese dhe është lar-guar, por deri më tani në lidhje me ngjarjen nuk ka asnjë person të shoqëruar si të dyshuar.

Tritol edhe në VlorëNdërkohë, në orët e para

të mëngjesit të djeshëm i është vënë tritol shtëpisë së një 69-vjeçari të identifikuar më iniciale T. Banushaj. Si-pas informacionit paraprak nga policia sasia e tritolit ka qenë e vogël, teksa më pas është vendosur në derën e jashtme të shtëpisë duke shkaktuar vetëm dëme ma-teriale. Sipas policisë një sasi e vogël lëndë plasëse i është vënë në pjesën e

Rikthehet tritoli në vend, dy shpërthime gjatë natës në Lezhë dhe Vlorë, policia në kërkim të autorëve

jashtme të shtëpisë. "Më datë 30.10.2020, rreth orës 03:16, në lagjen Hajro Çakërri, Vlorë, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit Xh. B., 69 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale", thotë policia. Pas këtij incidenti tronditës i moshuari mëso-het të ketë deklaruar se nuk ka pasur konflikte të mëparshme dhe as nuk ka me askënd. Ndërkaq ka shtuar se në fillim ai bashkë me të shoqen ka menduar se ishte tërmet. "Ishim në gjumë ora 3 pa 10 pa çerek. Dëgjojmë krisma, e zhurma dinamiti. U ngritëm obobo tërmet i them gruas. Dal shikoj asgjë nuk kishte. Dol komshinjtë asnjëri nuk kishte ashtu. Marr prozhek-torin dhe s’kishte asgjë. Më tha gruaja dil njëherë e shiko te komshiu. Dola dhe i thashë grua kjo qenka dasma jonë. Dikush mund të më ketë ndonjë borxh, por jo unë njeriu. Unë jetoj vetëm me gruan fëmijët i kam të shpërndarë", tha ai. Ndërkohë, autori nuk është identifikuar ende, ndërsa grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Aksident me vdekje në Divjakë, automjeti përplas motorin

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin Divjakë-Çermë. Sipas policisë, një automjet ka përplasur një motor dhe si pasojë e përplasjes ka ndërruar drejtuesi i këtij të fundit, 27-vjeçari I.K. Ndërsa dje, policia ka arrestuar 46-vjeçarin e identifikuar me iniciale A.Sh, i cili drejtonte automjetin tip ”Benz”. “Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 46 vjeç, banues në Divjakë, pasi rreth orës 23:15, në aksin rrugor Divjakë-Çermë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi I. K., 27 vjeç, banues në Çermë, dhe si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 27-vjeçari. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, thuhet në njoftimin për shtyp nga policia.

Korçë, bashkëpunoi me dy transportues klandestinësh, bie në pranga 23-vjeçari

Një 23-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar dje nga Policia e Korçës pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me dy transportues klandestinësh. “Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Komis-ariatin e Policisë Kolonjë, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 23.09.2020, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim K. T., 23 vjeç, banues në fshatin Milec, Kolonjë. Shtetasi i mësipërm rezulton të jetë bashkëpunëtor i dyshuar i dy shtetasve F. K., 22 vjeç dhe R. B., 25 vjeç (të arrestuar në flagrancë), të cilët u kapën nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Eçmenik, duke transportuar me mjetin tip “Volkswagen”, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së”, deklaron policia.

Automatik e municion luftarak, kontrolli policor në banesë “fundos” 51-vjeçarin

Policia e Durrësit ka arrestuar dje një 51-vjeçar pasi gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur 1 armë zjarri au-tomatik, 4 krehra dhe 70 fishekë. “Forcat Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që disponojnë armë zjarri në banesë, në bazë të informacioneve të sigu-ruara në rrugë operative, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në një banesë në lagjen nr. 16, Durrës dhe si rezultat kanë goditur një rast të armëmbajtjes pa leje. Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi D. R., 51 vjeç, banues në Durrës. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri automatik, 4 krehra dhe 70 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, deklaron policia.

GAZETA SOT16 E Shtunë 31 Tetor 2020

.............

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Nga Fatos ÇOÇOLI

“Fshehja e informa-cionit është thelbi i tiranisë. Kon-trolli i rrjedhës

së informacionit është mjeti i diktaturës”- Winston Churchill

Nga një aradhe e plotë kumtuesish mendimesh në gazeta dhe televizione po for-mulohet një akuzë e pranisë së një sistemi diktatorial tek ne. Nëse elementë të autokracisë (mbizotërimit të mendimit dhe vullnetit të një njeriu të vetëm në drejtim) tek ne ka plot, jemi larg me vite dritë nga një sistem i mirëfilltë diktatorial, ku mendimi i lirë perse-kutohet dhe burgoset. Sigurisht që e drejta e qytetarëve për një vështrim të qartë të mënyrës se si shpenzohen paratë e tyre si taksapagues është shkelur dhe gati asnjëherë respektuar si duhet, me tendera të shumtë jo transparentë, me vendime të marra përpara garës së trukuar. Kjo është arsyeja pse në dhënien e 1. 8 miliardë eurove të buxhetit të shtetit leje për kryerje shër-bimesh dhe ndërtimesh të formës së partneritetit publik-privat (PPP-të e famshme) gjatë periudhës mars 2017- shtator 2018, nuk pati asnjë kompani të huaj serioze dhe me emër që të paraqitej në këto ankande shtetërore. Për të arritur në kulmin e groteskut dhe papërgjegjshmërisë në dhjetor

Nga Selim HOXHAJ*

1 Nëntori festohet çdo vit, si Dita e Rilin-dasve bullgarë. Kjo festë kombëtare i kushtohet punës së mendimtarëve, shkrimtarëve, arsimtarëve, luftëtarëve

për çlirimin kombëtar dhe të gjithë atyre që kanë ruajtur ndër shekuj vlerat shpirtërore të kombit bullgar. Për herë të parë u festua në Plovdiv në vitin 1909. Qëllimi i kremtimit të saj është për të mbajtur gjallë veprën e Shën Ivan Rilski, vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi, Gjon Ekzarku, Patriarku Euthymius, heron-jtë e Rilindjes Bullgare-Paisii Hilendarski, Sofroniy Vrachanski, Georgi Rakovski, Petar Beron, Lyuben Karavelov, Vasil Levski, Hristo Botev, Grigor Parlichev, etj. mendimtarëve të cilët frymëzuan popullin bullgar për arritjen e pavarësisë dhe zhvillimin e tij.

Më 13 dhjetor 1922, Asambleja Kombëtare miratoi një ligjin, sipas të cilit: “1 nëntori të festohet si një festë kombëtare e bullgarëve të merituar. Të bëhet një festë kombëtare e përhershme në kujtim të të gjithë punëtorëve për shtetasin bullgar dhe fuqizimin e pros-peritetin kulturor arsimor… ”. Propozimi për këtë festë u bë nga qeveria e Aleksandër Stam-boliskit më 31 tetor 1922. Iniciatori i ndryshimit ishte ministri i atëhershëm i Arsimit Kombëtar, Stojan Omarçevski. Më 1 nëntor 1923, me dekret të Car Boris III, u shpall një Festë Kom-bëtare. Që nga viti 1945, festa u ndalua nga autoritetet komuniste, por kjo ditë u ruajt në kujtesën e popullit bullgar. Më 28 tetor 1992, me miratimin nga Asambleja e 36-të Kombëtare, tradita e festës rifillon dhe tani 1 Nëntori është një homazh i përvitshëm për bijtë bullgarë të cilët dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për të ruajtur identitetin, gjuhën dhe kulturën e popullit bullgar.

Në këtë 1 Nëntor 2020, një homazh i madh shkon për përfaqësuesin e spikatur të aspirat-ave të popullit ndaj lëvizjes nacionalçlirimtare bullgare, murgun Athos Paisii Hilendarski. Ai përshkruan historinë e popullit bullgar, historikisht vërteton të drejtën e tyre për liri dhe ngjall impulse patriotike dhe luftarake në bashkatdhetarët e tij. Në 1762 ai shkroi veprën e tij të famshme "Histori Sllavo-Bullgare". Libri është një lloj thirrje drejtuar bullgarëve për ndërgjegjësim kombëtar dhe luftë kundër skllavëruesve otomanë. Ndjekësi i zellshëm i Paisi Hilendarski ishte Sofroniy Vrachanski, autori i librit të parë të shtypur në Bullgari, botuar në 1806 me titull "Javore". Ai bën thir-rje që arsimi, adhurimi dhe letërsia të jenë në

Diktaturë me zor?

Një homazh për Ditën e Rilindasve bullgarë

2018, ku një kompanie private shqiptare që kishte marrë një çikë si shumë tendera në vitet e fundit, iu tha: “Shiko, shko gjej në Amerikë një kompani ndërtimi që të jetë sa për emër dhe të fitosh tenderin me të, se ty me nuk ta japim dot me letrat e tua”. U tha dhe u bë. Kompania DH Albania, e paraqitur si një filial i një kompanie ndërtimi amerikane në Shtetin e Delaware (shteti i vetëm në SHBA që shërben si parajsë fiskale për kompanitë e brendshme, pasi nuk ka taksa mbi kapitalin) u paraqit nga kompania shqiptare dhe fitoi dy tendera me vlerë tërësore prej 30 milionë eurosh. Ndërkohë kjo kompani rezultoi me dokumenta të falsifikuar! Kjo po, ishte kapje e plotë e shtetit. Sërish shumë larg shtetit diktatorial. Ishte ky skandal që detyroi drejtuesin e qeverisë të zëvendësonte gjysmën e kabinetit dhe jo protestat studentore të po dhjetorit 2018. Erdhën njerëz të rinj në ministri ekonomike qendrore të Shtetit, një zv.kryeministër dhe një ministre e Financave, që sollën pastërtinë, profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre. Dhe kështu, forcuan shpresën e ne qytetarëve për më mirë, pasi piktori nuk ngeli vetëm. Prapë ngeli autoriteti i padiskutueshëm (deri në tavanin e plotë autokratik) i njëshit të qeverisë, por kurrsesi

i krahasueshëm me “paradhomën e Gëbelsit” (shprehje e kthyer proverbiale në botë, për të karakterizuar diktaturën naziste që kërkonte të hiqej si ushtrim i vullnetit të lirë të popullit gjer-man). Nga janari 2019, punë të mira janë bërë për të sjellë përgjegjshmëri dhe transparencë në administrimin e parave të taksapaguesve. Janë disiplinuar disi (dukej e paimagjinueshme në shtator 2018) PPP-të, pavarësisht se vendi po vuan rendjen e marrë pas tyre dy vjet më parë dhe pagesat e kripura (112 milionë euro për vitin e ardhshëm) që jemi të detyruar të bëjmë si buxhet shteti, për shkak të kësaj marrëzie. Administrimi tatimor është bërë më i përgjegjshëm dhe abuzimi me detyrimet e shtetit dhe evazioni janë kufizuar në kufijtë e së mundshmes, duke patur ende një administratë tatimore thellësisht të lidhur me mijëra fije me pagesat nën dorë të sipërmarrjeve dhe me mjeshtra e mjeshtre me përvojë shumëv-jeçare në njohjen e shtigjeve për shmangien e taksave. Administrata tatimore po bëhet gjithnjë e më shumë dixhitale, si rruga e vetme për të ulur korrupsionin dhe abuzimin brenda saj. Buxheti i vitit 2021 po provon të kënaqë 16 mijë mjekë e infermierë me 40 për qind më shumë paga mujore nga 1 janari 2021. Po provon të ndihmojë

edhe 35 mijë arsimtarë jo-universitarë me 15 përqind më shumë pagë mujore po nga 1 janari 2021. Po ndihmon edhe 97 mijë bujq e fermerë të regjistruar me NIPT, që të blejnë me 40 për qind më pak naftën për punët në bujqësi. Ka dhe shumë sprova të tjera për të treguar ky buxhet i përgatitur mes mangësive madhore nga dëmet e tërmetit dhe të pandemisë së Koronavirusit, duke filluar me investimet më të larta publike në 10 vitet e fundit. Kjo panoramë nuk flet për as prag diktature, as vendosje të këtij sistemi. Ndjesinë sikur gjoja jemi në diktaturë po provojnë të na e fusin me zor në nën-ndërgjegjen tonë vetëm diskurset e përditshme pa bukë të pseudo-ana-listëve dhe qarjehallësve televizivë. Si një helm metodik dhe i ngadaltë, gjithnjë i pranishëm në mediat e financuara dhe mbajtura me paratë e atyre që kanë vjelë shtetin tonë si lopë race, në dobi vetëm të pasurimit vetjak. Nga kjo vjelje mbi 20-vjeçare, asnjë prej vjelësve dhe të majmurve me paratë publike që duhej të shkonin për shër-bime për ne qytetarët, nuk e ka problem të mbajë 120 gazetarë dhe 30 pseudo-analistë sharlatanë në rolin e gjithologëve në 10 nga televizionet më të ndjekura të vendit. Dhe rinis kështu me vrull mundimi sizifian me goditje të përqëndruar, për instalimin me zor (vetëm në nën-ndërgjegjen tonë) të diktaturës. Një sipërmarrje e kotë, pse qytetarët tani nuk janë më as syleshë, as edhe e shikojnë më shumica politikën, si mjetin e vetëm të punësimit të tyre apo të fëmijëve të tyre.

gjuhën e folur bullgare në mënyrë që ato të jenë të arritshme për të gjithë duke synuar të ndërtojë një vetëdije të qëndrueshme të kom-bësisë bullgare midis njerëzve.

Një homazh i madh shkon për Ivan Vazov, "patriarku i letërsisë bullgare", një akademik i Akademisë Bullgare të Shkencave dhe ministër i Arsimit Publik nga 7 shtator 1897 deri më 30 janar 1899. Një homazh shkon për Vasil Levskin ideologun gjenial dhe strate-gun politik të lëvizjes çlirimtare bullgare; për Hristo Botevin, poetin, publicistin dhe revolucionari dhe mbështetësin e flaktë të idesë së bashkimit të të gjithë popujve ball-kanas në një bashkim vëllazëror; për dr. Peter Beron-autorin e abetares së parë bullgare; për ikonografin e shquar Zaharij Zograf

dhe shumë botues të librave, njerëz të penës, mendimtarë dhe frymëzues të Rilindjes Kombëtare Bullgare dhe të ndërgjegjes qyte-tare. Ndër veprimtarët e shquar të Rilindjes Bullgare, janë dhe luftëtarët për liri, mijëra luftëtarë të njohur dhe të panjohur, aktivistë dhe vojvodë të lëvizjes së organizuar revolu-cionare, siç janë: Haxhi Dimitër dhe Stefan Karaxha, Panajot Volovi dhe shumë të tjerë. Ndër iluministët më të mëdhenj shpirtërorë të popullit bullgar janë dhe shkrimtarët e poetët bullgarë Petko Sllavejkov, Penço Sllavejkov, Pejo Javorov, Dimko Debeljanov, Hristo Smirnenski, Simeon Radevi, Nikolla Va-pçarov, Dimitër Talev etj. Janë gjithashtu dhe mijëra murgj, mësues, historianë, të cilët jetën dhe veprimtarinë e tyre ia kushtuan zgjimit dhe përparimit të popullit. Në këtë mënyrë, 1 Nëntori është kthyer në një nga ditët më të festuara të shpirtit dhe vetëdijes bullgare, është bërë simbol i zgjimit shpirtëror, që fillon me lëvizjet e fuqishme për pavarësi kishtare dhe arsim të ri bullgar gjatë epokës së Rilindjes Bullgare. Këto lëvizje kontribuan në luftrat e popullit bullgar për pavarësi poli-tike. Të gjithë klerikët, mësuesit, veprimtarët shoqërorë dhe revolucionarët punuan për pavarësinë fetare, arsimuese, kulturore dhe politike të bashkatdhetarëve të vet. Më 1 Nën-tor çdo bullgar, pavarësisht nga fakti se ku ndodhet – në atdhe ose diku nëpër botë- bën bilancin e vet se cili është kontributi i tij për ruajtjen e shpirtit bullgar. Iluministët dhanë shembullin e vet, kurse brezat e sotëm kanë detyrën ta ruajnë atë që është arritur dhe ta çojnë më tej, sepse vetëm lartësimi shpirtëror mund ta ruajë identitetin e popujve.

Prej 13 vitesh jepet çmimi “Ithtari i iluministëve bullgarë” për studiues, autorë, të kulturës dhe traditës bullgare. Akademiku Georgi Markov, studiuesi i historisë bullgare është mbajtës i çmimit “Ithtari i iluministëve bullgarë”-2019. Ai thotë se: “Për mua bota shpirtërore është më e rëndësishme se sa ajo materiale, sepse bota materiale është diçka që kalon, ajo nuk është e përjetshme. Unë gëzohem shumë se tani përsëri u bë traditë festimi i Ditës së Rilindasve bullgare. Pa ta ne nuk do të mund mbijetonim si popull, sepse ne bullgarët jemi të prirë për t’u asimiluar. Në saje të iluministëve tanë ne ndihemi si një popull i tërë me një histori shumëshekullore dhe prandaj e kemi të drejtën e një të ardhmeje më të mirë si komb. Unë gë-zohem se ne, pasuesit e të ashtuquajturave “il-uministë”, jemi trashëgimtarë të stërgjyshërve tanë, të cilët në kohërat e vështira kanë pasur optimizëm historik”.

Kur përkujtojmë veprimtarët e shquar të Rilindjes Kombëtare Bullgare, mendja na shkon edhe tek veprimtarët e Rilindjes Kom-bëtare Shqiptare, tek ideologët dhe veprimtarët e shquar të cilët u ndikuan nga Rilindja Bull-gare si: Naum Veqilharxhi, Zef Jubani; aktiv-istët e Komitetit të Stambollit dhe të Lidhjes së Prizrenit, si vëllezërit Abdyl, Naim e Sami Frashëri, Kostandin Kristoforidhi, Jani Vreto, veprimtarët e shoqatave kulturoro-arsimore të kolonisë shqiptare në Bullgari (“Dëshirës” në Sofje), Rumani dhe Egjipt, patriotët dhe demokratët e shquar nga fillimi i shekullit të 20-të, si Ismail Qemali, Fan Noli, Bajo Topulli, Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina etj.

Në këtë 1 Nëntor, në këtë ditë të Festës Kombëtare të popullit bullgar nuk mund të lëmë pa përmendur marrëdhëniet e mira që kanë ekzistuar dhe ekzistojnë edhe sot midis dy qeverive dhe popujve tanë. Bullgaria ka qënë nder vendet e para që ka njohur pavarësinë e Shqipërisë në vitin 1912.

Ja si shkruan organi i qeverisë së për-kohshme të Ismail Qemalit “Përlindja e Shqipërisë” më 6 nëntor 1913: “Me kënaqësi të jashtëzakonshme po shënojmë se shteti i parë i cili tregoi një miqësi të vërtetë ndaj Shqipërisë është Bullgaria. Në fakt që në Konferencën e Londrës ajo u shpreh në dobi të Shqipërisë edhe para Fuqive të Mëdha. Populli shqiptar nuk do të harrojë kurrë se si Shqipëria ishte dhe vazhdon të përkrahet nga Bullgaria në një moment kur populli shqiptar ka nevojë për përkrahje...”

*Konsull Nderi i Republikës së Bullgarisë në Shqipëri

Ndër veprimtarët e shquar të Rilindjes Bullgare, janë dhe luftëtarët për liri, mi-jëra luftëtarë të njohur

dhe të panjohur, aktivistë dhe vojvodë të lëvizjes së organizuar revolucionare,

siç janë: Haxhi Dimitër dhe Stefan Karaxha, Panajot

Volovi dhe shumë të tjerë...

.............GAZETA SOT E Shtunë 31 Tetor 2020 17

www.sot.com.alk o m e n t e & a n a l i z e

Nga Luan SHTËPANI

Ka kohë që jam në dilemë se duhet apo jo të shkruaj këto rreshta për sindikatat botërore. Por, më në fund vendosa, që nëpërmjet këtij shkrimi, opinioni të

njihet me kontributin dhe bëmat e tyre. Që në fillim dua të sqaroj se ka patur dy etapa krejt të ndryshme në këndvështrimin tim. E para ka të bëjë me mbështetjen e madhe që sindikatat amer-ikane AFL-CIO dha në fillimet e demokracisë dhe sindikatat e tjera ndërkombëtare. Ndihmë e vyer për punonjësit e Shqipërisë të cilët po orientoheshin nga sindikatat botërore se si duhet të mbrojnë të drejtat e tyre duke u bashkuar në sindikata. Pati një mbështetje të fuqishme ligjore dhe logjistike. Në një farë mënyre, sindikatat shqiptare ishin të mbrojtura ndërkombëtarisht. Në fillimet e demokracisë shumë delegacione sindikale shqiptare iu drejtuan Rinasit për të ud-hëtuar drejt simotrave demokratike. Pa asnjë par-agjykim, aleatët sindikalë ndërkombëtarë pritën sindikalistët e ardhur nga Shqipëria me shpresë se ata do të ishin “gardianët” e punonjësve dhe se e gjithë veprimtaria e tyre do të ishte në shërbim të tyre. Por, ngjarjet që rrodhën më pas treguan se me përjashtime krerët sindikalë harruan lek-sionet që morën duke e përqëndruar vëmendjen tek ana ekonomike. Është folur shumë këto ditë për shuma parash dhe asete të sindikatave që as më kanë interesuar dhe as më interesojnë. Sepse edhe kur kam qenë zëdhënës i dy grupimeve dhe kryeredaktor i gazetave tashmë të mbyllura

jo për financa “Sindikalisti” e “Pasqyra”, puna ime ka qenë e përqëndruar tek lëvizja sindikale. Kam punuar me devotshmëri dhe me ndershmëri gjithashtu, jo për “kultin e individit” duke marrë një rrogë modeste sa ç’është sot paga minimale (me dhe pa sigurime shoqërore) dhe kjo është lehtësisht e vërtetueshme. Kam shkruar për gjëra që di dhe jo për ato pronësore të sindikatave, sepse as i di dhe as më kanë interesuar. Përsa i përket lëvizjes sindikale kam qenë dhe do të mbetem kritik dhe me detaje, sepse di shumë që prej vitit 1991. Po ashtu, nga shumë personazhe të sindikalizmit kam marrë informacionin e nev-ojshëm nëpërmjet intervistave dhe kujtimeve të tyre, përsa i përket asaj që ka ndodhur në gjithë këto vite me avokaten e punonjësve. Si gazetar në shumë gazeta të përditshme dhe në TV me detyra ose jo, kam përcjellë me shqetësim zërin e sindikalistëve dhe të punonjësve i bindur tek “pushteti i punëtorëve” që unë i cilësoj dhe dua që të jenë sindikatat. Shpeshherë kam pësuar zhgënjime nga mbrojtësit e punonjësve, sepse ata ishin dhe janë të fragmentarizuar dhe të përçarë, dje dhe sot. Shumë vonë kam kuptuar duke qenë pjesë e gazetarisë sindikaliste, se qëllimi i tyre nuk kishte në themel zgjidhjen e problemit, por përfitimin nga kuotizacioni. Për të mos u ndalur tek opinioni im për gjendjen që ndodhen sindikatat sot, dua të radhis disa rreshta për sindikatat botërore të cilët i kanë dhënë godit-jen më të rëndë dhe fatale lëvizjes së punëtorëve në Shqipëri. Trishtuese. Drejtuesit e tyre dhe kur vijnë në Shqipëri si përfill njeri. Mbyllen në

salla, vazhdojnë demagogjinë e radhës. Japin leksionet e para 30 viteve. Ikin pa lënë gjurmë. Flasin për mbështetje, por kurrë nuk kanë marrë iniciativën të trokasin në dyert e pushtetit dhe opozitës për sindikalizmin. Ka dy arsye. Ose kanë informacion që si pret njeri, ose janë të zhgënjyer nga sindikatat shqiptare. Se s’ka si kuptohet që drejtuesja e (ITUC) Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave të vijë në kongrese të grupimeve sindikale, të mbajë fjalime dhe të largohet nga Shqipëria si një qytetare e thjeshtë apo turiste?!!!

Ma keq akoma. A kanë sy këta botërorët apo europianët që shikojnë në seminare jashtë vendit po të njëjtat fytyra. Gjithologë për shumë fusha, apo kështu ju intereson që të përgatisin leksionin e radhës me qëllime përfitimi ekono-mik. Sipas informacioneve që kam dhe për 5 Euro të papaguara si kuotë ndërkombëtare, sindikatat botërore kanë lënë jashtë sallave të mbledhjes drejtues të sindikatave shqiptare. Pra para, para, para! Gjithçka në funksion të saj dhe karrierës. Zgjedhjet e fundit për kreun e Konfederatës Botërore të Sindikatave treguan se sa pis është bërë sindikalizmi botëror. Luftë për të qëndruar në krye, për karrierë, e përfitime, intriga dhe takime të fshehta për të mundur kundërshtarin. Në lojë agjentura, e lloj lloj skenarësh. Sot në botë ka një konfederatë botërore sindikatash e një europiane. Të dyja janë në një konflikt të heshtur mes tyre. Po ashtu, po lindin lloj lloj grupimesh rajonale me tendenca nacionale dhe fetare. Kësaj po i shtohet dhe shoqëria civile. Pra një çoroditje e vërtetë. Ajo që më bën të

Konfederata Ndërkombëtare e Sindikatave dhe Sharan Burrow, ja përse duhet të

shpallen “non grata” e punëtorisë shqiptare

Nga Besi BEKTESHI

Kur them "Estrada" e kam fjalën për trupat fantastike të "Varietesë" kudo në

Shqipërinë e dikurshme, por dhe mbas diktaturës, të cilat mbushnin sallat e teatrove dhe pallateve të sportit apo kudo ku jepnin shfaqe. Hu-mori mbushte sallën dhe ishte një madhështi përballje me spektatorin. Kudo në Shqipëri, por unë e kam fjalën për kryeqendrën e humorit që është Shkodra. Edhe unë kam idenë që "Estradën" e kanë vdekur. Biles kam bërë dhe shkrimin me të tillë titull. Mbijetoi dhe disa vite për inerci me një humor fantastik në demokraci, por sidomos vitet e fundit, si nga bashkitë dhe shteti sot absolutisht armiqësor me artin dhe trajtimin e tij "Varieteja" mori fund. E kjo është padrejtësi. Kjo vdekje e "Estradës", po shkatërron dhe Teatrin e Dramës. Por arti nuk është gjallesë e tipit që vdes dhe nuk kthehet më. Humori dhe arti i tij në Shkodër, kanë bërë sikur kanë vdekur në periudha të ndryshme, por pastaj si "feniksi" janë ringjallur për të bërë ako-ma më shumë humor. Sot qyteti i madh i humorit dhe "Estradës" ose Shkodra, ka paradoksin dhe trishtimin, për të mos bërë (pasur) një trupë "Varieteje" që trashëgon "Estradën" e regjimit, por dhe komedinë urbane të para viteve 1944 në qytetin e madh tradicional të së "qeshurës" dhe batutës fantastike. Tjetër është "komedia", por absolutisht tjetër gjë dhe trashëgimi tjetër, është "Estrada". Ajo ka mbushur plot sallën e "Migjenit" dhe Teatri Migjeni nuk nënkupton vetëm trupën e dramës. Përkundrazi, salla plot si në diktaturë dhe demokraci është absolutisht e stërmbushur nga "Estrada" e Shkodrës, pa i

hequr aspak asgjë lavdisë së dramës dhe kome-disë si moment shfaqe e spektatori të shumtë. E kanë pothuaj vdekur Estradën, por nuk ka vdekur akoma Shkodra dhe humori i saj. Nuk kanë vdekur njerëzit që mund të shkruajnë dhe vendosin në vendin e duhur "Variete-në" shkod-rane, që mbush sallën e Migjenit. Mirëpo kush janë konceptet që akoma pengojnë ringjalljen e Estradës apo trupës së vërtetë të Varietes-ë në Shkodër? Thjesht mungesa e parave nga bashkia? Jo nuk besoj. Më tepër është qëllim i keq abandonimi i Estradës së kulturës teatrale dhe fitimtare në sallën Migjeni në kushtet kur teatri, drama dhe komedia, janë në krizë të përbotshme dhe nuk mbushin sallën ashtu si-kund me faj ndodh dhe në Shkodër. Në qytetin e madh të humorit nuk duan që salla e Migjenit të mbushet plot dhe të bëhet humor. Dikush aty, ka mendjen për keq, për të ndërprerë ciklin e ripërtëritjes së humorit në trupën e varietesë. Duan ta largojnë nga teatri me zor. Mjaftohen me pensionimin e të fundmëve aktorë të es-tradës profesioniste si Zyli, Zefi, Besa, Drandja dhe... Kjo tani është jo qytetare, jo shkodrane dhe aspak miqësore me artin në Shkodër. Sigur-isht që është punuar me dramën. E një gjë e mirë që është bërë qëndron në faktin se "partitë" nuk janë futur më në sallë. Por drama nuk mbush sallën e Migjenit. Nuk e mbush pra. Nganjëherë mbase, por shumicën e rasteve absolutisht jo. Me ftesa dhe me miq nuk mbushet salla. Nuk funk-sionon më kështu. E drama apo teatri i saj, merr të gjitha fondet e kulturës pothuaj, duke lënë pa gjë, muzeun, galerinë, "Pjetër Gacin", Qendrën e Fëmijëve pjesërisht ku punon i madhi Kujtim Alia si pjesë e trashëgimisë së madhe të këngës dhe folkut qytetar dhe krahinor shkodran, por dhe edukimit të fëmijëve. Unë e kam fjalën që duhet ringjallur Varieteja apo Estrada, por nuk e pres nga bashkia e sotme që është e "vdekur

për vete". Vijnë regjisorë ngado (mirë boll thonë në Shkodër) marrin lekët, bëjnë punë, por nuk mbushin sallën. Ose ditën e parë (prapë ftesa) dhe pastaj hapen dyert dhe pse bileta e shkretë është 300-500 lek. Vendosen drama të painteres për publikun, pa prekjen e jetës dhe kritikën e kohës, nuk ka në shumicë dramë shqipe (nuk ka fare pothuaj) dhe pastaj nuk ka as spektator. Nuk del dot një regjisor (as skenarist) i madh që prek qytetin më vënien në skenë të problemeve të tij (spektatorit pra) dhe kohës që kalojmë për të bërë dhe ndryshimin në sallë. Sepse kam përshtypjen se punohet për një lagje, një rrugicë një komunitet, një sektor qytetar dhe jo për "të tanë Shkodrën". Shkodrën pra, atë multi relig-jionaren, me shumë lagje, me shumë rrugica. Jo vetëm me intrigat dhe barsoletat e një lagje, sepse nuk mbushet arti në sallën e madhe të tij, por duhen dhe intrigat dhe barsoletat e lagjes tjetër... Përfundimi është se as kjo pjesë nuk të vjen pastaj (kur shumica nuk interesohet) sepse e shikon veten jo kaq të përfaqësuar si Shkodër e gjitha. Është një "sektarizëm" kulturor pa kuptim. Dikush i thotë - pamundësi intele-ktuale të spektatorit gjithëpërfshirës, por e ka gabim, shumë gabim për të mos e konsideruar faj. Për të mos thënë pastaj se nuk shkonte dikur (diktaturë dhe pse super të mirë) arti si organizatë partie dhe akoma më kot sot, kur mendohet dhe punohet me "vetulla, qerpikë apo dhe thonj" të lym politikisht. Boll maaaaaaa, jashtë politika (partia) nga arti, sepse i bën dëm të madh. Drama dhe teatri i saj, kanë aktorë të mirë, kanë fytyra dhe aktrim të mirë, por ka diçka në drejtim: ose nuk të kuptojnë ose të refuzojnë, kur nuk e mbush dot sallën dhe në kohë përballje me tregun. Po e lëmë marrëzinë e pandemisë por... Administratorët e artit, dre-jtuesit kanë dy detyrime: të jenë të kuptueshëm dhe të parefuzueshëm në art. Por nuk besoj se

kjo administratë, ky mentalitet dhe kjo kohë ta realizojë këtë gjë në Teatrin Migjeni. E kuptoj se nuk është faji i shumë njerëzve aty, por ajo që mbetet është salla bosh dhe pse përpjekjet janë në mënyrën e tyre, të shumta. Një nga zg-jidhjet është ringjallja e Estradës. Varietesë, së qeshurës, ironisë dhe batutës shkodrane me fuqi dhe modernitet. Larg banales dhe larg sundimit politik të teksteve dhe influencave. Të angazhim-it të vjetërve dhe të sjelljes të së rinjve që mund të merren pa shikuar biografitë politike dhe lag-jeve të ndryshme të qytetit. Të hapjes së dyerve të njerëzve me vullnet që të vetëm duan të mbajnë humorin gjallë, duke ardhur dhe nga jashtë apo duke qenë këtu dhe që ju pengohet hyrja. Si ka qenë teatri dramës një elitokraci ashtu dhe Estrada ka sunduar sallën e Migjenit si një elitë e jashtëzakonshme e humorit shqiptar. Mund të ndahen fondet dhe përdoret dhe vullnetarizmi e identifikohen me anën e konkurseve elementët e rinj. Por dikush (një bord apo një këshill njerë-zish të Shkodrës kulturore) duhet të përpiqet të ringjallë "Estradën" që kjo pastaj të shpëtojë dhe Teatrin e Dramës nga karriget bosh që ka. E këtë e vërtetojnë dy apo tre shfaqe Varieteje qoftë dhe të një lartësie jo kaq të madhe, që salla është plot (njerëzit janë të etur) kur një dramë përpara kishte vetëm ftesa e karrige bosh, e për këtë gjë janë fotot, janë biletat dhe janë pamjet e sallës. Estrada nuk e ndan qytetin në lagje dhe modele të tjera kot. Ajo bashkon dhe kuptohet nga të gjithë. Njerëzit e humorit në Shkodër janë "engjëj" të zbutjes së shpirtit dhe të së qeshurës. Ata nuk i shikojnë as nga partia, as religjioni as nga lagjja. Ata përbëjnë dhe madhështinë e qytetit që i ka humbur humori i kultivuar dhe paraqitur në sallën e Migjenit. Tashmë është një turp pa variete "Estradë" dhe në shuarje fare të saj. Duhet kthyer që të shpëtojë dhe teatri dhe sidomos të buzëqeshë Shkodra.

Duhet ringjallur estrada, për të mos vdekur edhe teatri e buzëqeshur Shkodra!

ndjehem keq janë sindikatat ndërkombëtare që nuk u interesuan kurrë se kush e drejton propagandën sindikaliste. Apo i kanë manipu-luar “shëtitësit turistë” me avion nga njëri shtet në tjetrin? Sindikatat botërore përjashtuar ato amerikane e kanë treguar në gjithë këto vite se janë varrmihësit e sindikalizmit në Shqipëri. Ata që mbrojnë gjoja në emër të sindikaliz-mit sindikatat në Shqipëri, nuk janë gjë tjetër vetëm disa sekserë të grumbullimit të kuotave të anëtarësisë.

Në një farë mënyre, sindikatat shqiptare ishin

të mbrojtura ndërkom-bëtarisht. Në fillimet e

demokracisë shumë deleg-acione sindikale shqiptare iu drejtuan Rinasit për të udhëtuar drejt simotrave

demokratike. Pa asnjë par-agjykim, aleatët sindikalë

ndërkombëtarë pritën sindikalistët e ardhur nga Shqipëria me shpresë se

ata do të ishin “gardianët” e punonjësve dhe se e

gjithë veprimtaria e tyre do të ishte në shërbim të tyre...

GAZETA SOT18 E Shtunë 31 Tetor 2020

.............

Por e keqja më e madhe tek publiciteti, që nuk i bën vetë Qendra Kombëtare e

Kinematografisë. QKK nuk i bën publicitet prodhimit të filmit të vet. Nuk kanë treguar

interes për ta bërë këtë pavarësisht...

k u l t u r e www.sot.com.al

Regjisorët shprehen me kritika për mungesën e shfaqjes së filmit

Mungon publicitetiDuke u ndalur për çfarë ndodh

me televizionet në vend regjisori Artan Maku thotë se janë bërë si një barrierë për filmat shqiptarë për fëmijë. “TVSH është bërë barrierë për filmin e ani-muar, madje të gjithë televizionet. Nëse do të vijojë kjo situatë është shumë problem. Filma të animuar po bëhen, por vetëm në dëshirat që ka kryetari i QKK ose dëshirat që janë në interesat personale të buxhetit”, thotë ai. Por dhe regjisori Bertrand Shijaku shprehet se sot filmi i animuar promovohet vetëm nga krijuesit. Sipas tij, filmat duhet të shfaqen dhe në RTSH sepse janë prodhuar me paratë e taksapaguesve shqiptarë. “Ne i promovojmë vetë si krijues filmat, sepse nga institucionet nuk tregohet vëmendje. Në RTSH nuk shfaqen filmat shqiptarë të animuar. Filmat tanë duhet të shfaqen në tel-evizionin publik, sepse janë filmat me taksapaguesit shqiptarë. Ministria duhet të bëjë presion tek RTSH bashkë më QKK, që të shfaqen filmat e animuar shqiptarë”, thotë regjisori Shijaku. Në

reagimin e tij regjisori Bertrand Shijaku ndalet dhe tek Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit. Sipas duhet të tregohet vëmend-je dhe për filmat, që janë prodhuar pas viteve ’90. Regjisori thotë se Arkivi i Filmit ka shfaqur filma, por i ka me selektim. “Arkivi i shfaq sipas dëshirës. Filmat nuk janë prodhuar deri në vitet ’80, por janë prodhuar dhe në vitin 2000. Pas vitit 2000 janë prodhuar rreth 40 fil-ma shqiptarë të animuar”, thotë regjisori Bertrand Shijaku. Pak ditë më parë edhe autori i animacionit Stefan Taçi tha se në Shqipëri ka shumë vështirësi për këto realizime. Sipas tij, në vendin tonë në ekranet e televizioneve mungon filmi i animuar shqiptar. “Për ne ka rëndësi që shfaqen filmat, sidomos kur bëhet fjalë për kryeqytete të Evropës si Vjenë, Paris, e uroj të ndodhi edhe në vende të tjera, sepse këtu televizionet tona i kanë dënuar me vdekje. Vend tjetër për tu shfaqur nuk ka”, tha Taçi. Në historinë e kinematografisë shqiptare, viti 1975 shënoi një sukses të ri, u prodhua i pari film multiplikativ shqiptar (teknika e kartonave) “Zana dhe Miri”.

Margariti: Rindërtimi i monumenteve të kulturës

prioritet në 2021

Regjisorët: Filmi i animuar shqiptar nuk promovohet nga institucionet,

mungesë respekti edhe për krijuesitJulia VRAPI

Promovimi i filmit të animuar shqiptar nuk ka vëmendje nga institucionet tona, por dhe tel-evizionet nuk e transmetojnë.

Kështu shprehen regjisorë të njohur të filmit të animuar në vendin tonë, ku sipas tyre mungon interesi për këto prodhime. Në reagimet e tyre regjisorë të filmit të animuar shqiptar shprehen me kritika jo vetëm për Ministrinë e Kul-turës, por dhe për Qendrën Kombëtare të Kinematografisë. Të gjendur në këtë situatë regjisorë të animacionit thonë se duhet të ketë promovim të filmit të ani-muar shqiptar, dhe respekt për krijuesit. Regjisori i njohur Artan Maku, i cili prej vitesh zhvillon dhe festivalin “Anifest” në vendin tonë në qytete të ndryshme thotë se Ministria e Kulturës nuk tregon interes për ti ndihmuar. “Nëse Ministria e Kulturës do ta promovonte do ti kishte dhënë dhe buxhet festivalit, por nuk dha. Ministria thotë që i jep aktiviteteve, dhe aktivitetit për fëmijë këtë vit nuk i dha fare buxhet. MK nuk bën promovimin, e ka në propagandë por nuk bën. Po të shi-koni aktivitetet që ka ministria i ka për të rritur, për fëmijët ia ka lënë bashkive të ndryshme. Ne nuk kemi respekt për filmin e animuar, nuk tregohet vëmend-je për filmin shqiptar. Mungesë respekti për krijuesit që janë të përkushtuar”, thotë regjisori Artan Maku në reagimin e tij. Regjisori Artan Maku, të keqen për çfarë ndodh me filmin e animuar e shikon dhe te mungesa e publicitetit nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë në vendin tonë. Në reagimin e tij duke folur për këtë problem regjisori Artan Maku thotë se tek ne mungon ajo që ai e quan edukimi për prodhimin e filmit të animuar shqiptar. “Ne nuk kemi edukatë për te fëmijët tani që ne ti edukojmë me prodhimin shqiptar, ku prodhimi shqiptar është film edukativ dhe është argëtues. Por e keqja më e madhe tek publiciteti, që nuk i bën vetë Qendra Kombëtare e Kinematografisë. QKK nuk i bën publicitet prodhimit të filmit të vet. Nuk kanë treguar interes për ta bërë këtë pavarësisht, që thonë se ne e adhurojmë filmin e animuar, por asnjë ndryshim nuk ka pasur në QKK”, thotë regjisori Maku.

Ikona "Mbledhja e Kryeëngjëjve" nga kisha e Shën Mërisë

“Boeing Boeing” këtë fundjavë për publikun në Teatrin Veror

I ko n a " M b l e d h j a e Kryeëngjëjve" vjen nga kisha e Shën Mërisë në Voskopojë dhe është pikturuar nga Kon-standin Hieromonaku. Muzeu i Artit Mesjetar shkruan se në të shfaqen dy kryeëngjëjt në pozicion ballor, duke mbajtur në mes medaljonin me figurën e Krishtit Emanuel. “Ikona është mbuluar me shtresë dylli mbi vernikun origjinal për konservim provizor. Kjo shtresë u largua në mënyrë mekanike me bisturi dhe me ndihmën e mikroskopit ste-reoskopik. Më pas u përdor

tretës eter petroleum. Verniku u largua me kompresa etan-oli. Në fund u bënë ritokime estetike dhe vernikimi i ri”, shkruan Muzeu i Artit Mes-jetar. Muzeu në Korçë është një vend mes modernes e të vjetrës, i cili, brenda ambientit të tij bashkëkohor, mban ende të gjallë frymën bizantine. I ndërtuar në vitin 1980 dhe rindërtuar në 2016, brenda muzeut gjenden më shumë se 7.000 vepra arti dhe objekte kulturore, kryesisht ikona si edhe punime druri, guri, metali dhe tekstili.

Teatri Kombëtar Eksper-imental "Kujtim Spahivogli" këtë fundjavë sjell në Teatrin Veror të Universitetit të Arteve shfaqjen “Boeing Boeing”. Teatri shprehet se vepra do të shfaqet në orën 18:30. Komedia vepër e autorit Marc Camoletti është me regji nga Kiço Londo. Ngjarjet ndodhin në Paris në ditët e sotme. Një komedi e bujshme, në venat e së cilës rrjedh gjak si ai i komedive të Shekspirit me incidente të hareshme dhe ngatërrim identitetesh, “Boe-ing Boeing” paraqet aventurat dashurore të beqarit francez

Bernard me stjuardesat e tij bukuroshe. Tri stjuardesa njëra më e bukur se tjetra, një franceze një gjermane dhe një amerikane, secila duke besuar se është e fejuara e Bernardit. Më parë Bernardi ka ditur t’i xhonglerojë këto gra, falë zotërimit të orarit të detajuar të fluturimeve të tyre. Bazuar në një farsë klasike të shkru-ar nga dramaturgu francez, Marc Camoletti, në vitin 1960, kjo vepër arriti të rrëmbej dy çmime, Tony Award në 2008 dhe Broadway Revival Edi-cion, po atë vit.

Akademiku Shaban Demiraj, kontribut në studimet letrare

Viti 2020 shënon 100-vjetor-in e lindjes së akademikut Shaban Demiraj, dhe në këtë kuadër Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Universiteti i Tiranës dhe të tjera institucione të kërkimit shkencor në vend, kanë realizuar konferenca dhe aktivitetet të ndryshme shkencore. Qendra e Studi-meve dhe Publikimeve për Arbëreshët ka publikuar një artikull të profesor Bardhosh Gaçes, ku publikohen të dhë-na në lidhje me kontributin e Demirajt për transkriptimin e veprës së Jul Varibobës “Gjella

e Shën Mërisë”. “Gaçe thekson se akademiku ynë i çmuar Shaban Demiraj, krahas studi-meve gjuhësore, ka dhënë ndi-hmesë të veçantë edhe në studi-met letrare. Ky talent i veçantë i akademik Shaban Demiraj, u shfaq qysh në vitet ’60 të shekullit XX e vijoi edhe kohë më pas me pajisjen me shëni-me të veçanta të veprave të Naim Frashërit “Lulet e Verësë”, “Bagëti e Bujqësia”, të Sami Frashërit “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e çdo të bëhetë”, Gavril Dara i Riu “Kënga e Sprasme e Balës”, etj”, shkruan QSPA.

Rindërtimi i monumenteve të kulturës do të jetë nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Kulturës, por projektet madhore do të vazhdojnë me rikonstruksionin e Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura ( Galeria Kombëtare e Arteve). Kjo u bëhet me dije nga ministrja e Kulturës Elva Margariti në diskutimin e projektbux-hetit të vitit 2021, në Komisionin Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Në fjalën e saj ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehet mes të tjerave se projektbuxheti i 2021 duhet ti përshtatet një realiteti të ri. Sipas ministres së Kulturës viti, që po lëmë pas ka qenë i vështirë ku kanë qenë të detyruar që të ndër-presin nisma të ndryshme mbi artin dhe trashëgiminë në vendin tonë. “Po lëmë pas një vit të vështirë, shenjuar nga plagët e tërmetit dhe nga pandemia covid- 19, që na detyroi të ndërpresim shumë nisma mbi artin dhe trashëgiminë kulturore”, pohon ministrja Elva Margariti, ku në Komisionin Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik u diskutua projektbuxheti 2021. Në diskutimet e projektbuxhetit min-istrja e kulturës Elva Margariti vijon më tej se projektet madhore do të vazhdojnë, ndërsa e quajti sukses rikonstruk-sionin e Teatrit të Operës dhe Baletit. “Por nuk do të ndalim në realizimin e projekteve madhore si restaurimi, rikonstruksioni dhe rehabilitimi i hapësirave në Muzeun e Arteve të Bukura (GKA), që vjen pas për-fundimit me sukses të një prej investimeve më të mëdha të qeverisë shqiptare për artin dhe kulturën, në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit”, vijon më tej ministrja Elva Margariti. Edhe vitin që vjen do të vijojë mbështetja e artistëve, ku do të hapet sërish thirrja për projektet e ndryshme. Por sipas ministres Margariti prioritet do të jenë edhe te monumentet e kulturës në vend. “Do të vijojmë me mbështetjen e artistëve, duke hapur sërish thirrjen për vitin 2021. Ndërsa rindërtimi i monumenteve të kulturës do të mbetet një nga prioritetet tona kryesore”, pohon ministrja e Kulturës. Ndërkaq që rikonstruksioni i Teatrit të Operës dhe Baletit deri më tani është pohuar me shumë rëndësi nga ministrja e Kulturës, ku këtë sezon që nisi artistët pas tre vitesh u rikthyen në mjediset e rregulluara për të vijuara punën për aktivitetin artistik.

.............GAZETA SOT E Shtunë 31 Tetor 2020 19

k u l t u r e www.sot.com.al

Pjesa teatrore “Natën ma” që është shkruar nga Marsha Norman nis me rrëfimin e Xhesit,

e cila duhet t’i thotë së ëmës që në mëngjes do të vdesë. Xhesi është një grua e divorcuar, që

jeton me mamanë e saj. Asgjë deri tani nuk i ka ecur siç duhet, ndaj ajo ndjehet e humbur...

Vepra e autores Marsha Norman, me dy aktoret Ilire Vinca dhe Egla Ceno

Drama amerikane nga Marsha Norman fituese e çmimit “Pulitzer”, që erdhi në regjinë e aktores dhe regjisores Ema Andrea ishte me një aktrim i jashtëzakonshëm të aktores së njohur nga Kosova Ilire Vinca dhe aktores së talentuar Egla Ceno. Vepra është me muzikë nga Bojken Lako. Skenografia e veprës është realizuar nga Enio Shehi dhe identiteti vizual nga Vincen-zo Giannattasio. Më herët teatri “Metropol” shkruante se “Natën ma” është një histori me fund tragjik, por me mesazhe shumë të forta rreth jetës dhe vdekjes. “Mos e humbisni”, shprehej teatri kur kjo vepër erdhi premierë në skenën teatrore të Metropolit në Tiranë. Si regjisore dhe aktore Ema An-drea ka një aktivitet me vlerësime në jetën e saj artistike. Një nga artistet e dashura për publikun, që gjithmonë e ka vlerësuar dhe duartrokitur për atë që ka sjellë, në skenat tona teatrore. Ema An-drea është nderuar me çmime në

festivale të rajonit dhe Evropës. Në vitin 2018 u shpall aktorja më e mirë në “FIAT Festival” në Sarajevë. Ndërsa është vlerësuar me role të ndryshme në shfaqje, në “Natën ma” Ema Andrea mori vlerësimin si regjisore. Po ashtu dhe aktorja Egla Ceno është një emër i dashur për publikun, me role të ndryshme dhe që vazhdon të vlerësohet dhe duartrokitet me rolet e saj në dra-ma dhe komedi. Nga Kosova me rolet e saj, Ilire Vinca është këtë herë në dramën me regji nga Ema Andrea. Një aktore që ka marrë pjesë në festivale të ndryshme dhe që ka marrë edhe vlerësimin e kritikës dhe publikut. Nga teatri Metropol u bë me dije se “Natën ma” do të jetë sonte në Prishtinë, por gjatë kësaj kohe në Tiranë nuk kanë munguar dhe shfaqjet e tjera të këtij institucioni që janë dhënë për publikun jo në skena, por në mjedise të tjera jashtë duke iu përshtatur dhe kushteve për shkak të pandemisë.

Homazhe në nderim të kompozitorit Avni Mula,

artistët: Një figurë e madhe e artit

Drama “Natën ma” me regji nga Ema Andrea, në skenën e Prishtinës

Julia VRAPI

Drama “Natën ma” me reg-ji nga Ema Andrea këtë mbrëmje do të shfaqet në Prishtinë, në Teatrin

Kombëtar të Kosovës. Vepra te-atrore shkruar autorja e njohur Marsha Norman është me inter-pretimin e dy aktorëve të njohura. Në role kryesore në dramën “Natën ma” interpretojnë aktoret Ilire Vin-ca dhe Egla Ceno. Lajmin për këtë vepër teatrore, që do të shfaqet këtë mbrëmje në Prishtinë bëhet me dije pranë teatrit “Metropol”, por “Natën ma” është një shfaqje që ka njohur suksesin e saj që në premierën në Tiranë, në vitin 2018. Premiera u prit ngrohtë dhe me duartrokitje të shumta nga pub-liku. Shfaqja i dhuroi publikut që kishte mbushur sallën një përzierje emocionesh, ndërsa këtë ditë të fundit të muajit tetor do të jetë në skenën e Prishtinës. Vepra me regji nga Ema Andrea tregon fatin e një nëne, Thelma 50 vjeçe dhe bijës së saj Xhesit, 30 vjeçe. Pjesa teatrore “Natën ma” që është shkruar nga Marsha Norman nis me rrëfimin e Xhesit, e cila duhet t’i thotë së ëmës që në mëngjes do të vdesë. Xhesi është një grua e divorcuar, që jeton me mamanë e saj. Asgjë deri tani nuk i ka ecur siç duhet, ndaj ajo ndjehet e humbur, ku vuan njëkohësisht nga depresioni kronik. Thelma është nëna e saj, e cila duhet të përballojë depre-sionin e së bijës. Një vepër e fortë emocionale, që vjen nën konceptin e regjisores Ema Andrea, e cila njihet për zgjedhjen ndaj veprave të forta. E shkruar nga skenaristja amerikane Marsha Norman më 1983, kjo dramë ka fituar “Pulitzier” dhe është nominuar për çmime të rëndësishme. Jo vetëm në skena të ndryshme teatrore, por “Natën ma” është shfaqur dhe në festivale të ndryshme, ku është mirëpritur nga publiku me lojën e dy aktorëve të njohura. Në vitin 2018 ishte hera e parë që kjo vepër u ngjit në skenën e një teatri në Tiranë, por më parë ishte vënë në skenën teatrore të Prishtinës.

Vepër emocionuese“Natën ma" është një shfaqje

dramatike mjaft emocionuese.

Ekspozita në COD, vizitohet nga nxënës të gjimnazeve të Tiranë

Autori Rudolf Marku shpallet “Poeti Laureat” shqiptar

Në COD - Center For Openness And Dialogue po qëndron e hapur ekspozita e librave të rrallë "Verba Vol-ant, Scripta Manent - Thesare të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë", që u çel për krem-timin e 100 -vjetorit të Bibli-otekës Kombëtare. Gjatë kë-tyre ditëve nuk kanë munguar vizitorë të ndryshëm, ku COD bën me dije se interes kanë pasur dhe të rinjtë. “Interesi i brezave të rinj ndaj ekspozitës së librave të rrallë është një vlerësim tepër i veçantë për ne. COD u vizitua nga gjimnazi

"Sandër Prosi" dhe "Sinan Tafaj" si edhe nga shkolla 9-vjeçare "7 Marsi"”, shprehet COD për këtë ekspozitë. Ekspozita është or-ganizuar nga Qendra për Hapje dhe Dialog në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë dhe publiku do të mund të shohë jo vetëm botime historike, por libra të vyer që për herë të parë shohin dritën e ekspozimit. Më parë drejtori i BKSH Piro Misha u shpreh se "Verba Volant, Scripta Manent - Thesare të Bibliotekës Kom-bëtare të Shqipërisë” është një ekspozitë unikale në llojin e vet.

Rudolf Marku u shpall “Po-eti Laureat” shqiptar, një ceremo-nie që u zhvillua në Ministrinë e Kulturës. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit bën me dije se përgjatë dy viteve, 2020-2022, ai do të jetë në krye të një fushate për të promovuar poezinë shqipe. Komiteti i këtij vlerësimi e shoqëroi vendimin me motivacionin e mëposhtëm: "Ka arritur të ndërtojë një vepër të pasur dhe koherente përtej konteksteve historike, politike dhe gjeografike në të cilat ka jetuar poeti, duke shprehur me gjuhën e përshtatshme atë çka

është e qëndrueshme te njeriu. Në motivacionin për Poetin Laureat është vlerësuar edhe shërbimi i çmuar që i ka bërë ai kulturës kombëtare, duke sjelle në shqip shumë nga kryeveprat e poezisë botërore”. Rudolf Marku lindur në vitin 1952 në Lezhë, është shkrimtar e publicist shqiptar. Është fitues i çmimit "Kadare" për vitin 2015, për romanin e tij "Tre divorcet e zotit Viktor N.". Poezitë e Rudolf Markut janë përkthyer dhe botuar në shumë gjuhë të botës, duke u përfshire në disa antologji prestigjioze.

Festivali “Tirana Gate 2020”, shpallen fituesit e edicionit të gjashtë

Edicioni i gjashtë i seksionit të dytë për krijuesit e rinj, “Tirana Gate 2020” përfundoi me ndar-jen e çmimeve për fituesit në prozë, poezi dhe ese. Aktiviteti u mundësua nga Ministria e Kulturës, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe Instituti i Librit dhe i Promocionit. Juri e këtij festivali përbëhej nga shkrimtar, publicist, gazetarë si Ana Kove, Ylljet Aliçka, Arben Andoni etj. Fituesi i këtij edicio-ni në poezi u shpall Benjamin Krasniqi me “Dashuri në kohë Covid-i”, në prozë-Fatime Kalaja me “Të jetosh në pandemi” dhe

në ese u shpall fitues Alban Tufa me “Dhuratë botës një vëllim me tregime”. Ky festival tashme ka një traditë pasi zhvillohet në Shqipëri që nga viti 2015 dhe në të kanë marrë pjesë rreth 600 krijues të rinj ndër vite në prozë, poezi dhe ese. Pjesëmarrja në këtë festival ka qenë mjaftë e gjerë si nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Ky fes-tival pasi ka mbajtur seksionin e tij të parë në qershor ku arriti të organizojë edhe këtë seksion të dytë për krijues nga moshat 19 deri 35-vjeç me temë “Të jetosh në pandemi”.

Kompozitori i shquar Avni Mula u përcoll me duartrokitje për në banesën e fundit. Homazhet për nder të kompozitorit u zhvilluan dje pranë Universitetit të Arteve, ku morën pjesë personalitete të artit, politikës, miq e dashamirës. Nën melodinë e “Valsit të Lumtur-isë” dhe Marshit të Lamtumirës të luajtur nga banda e Bashkisë së Tiranës, vajza e tij sopranoja Inva Mula, shprehu mirënjohjen për ata që nderuan në këto homazhe. “Ju jam mirënjohëse, që na i bëtë këtë dhimbje më të lehtë. Këtë vend mitik, që nisi si opera ne e zgjodhëm se këtu nisi opera shqiptare, kjo është fabrika e artistëve shqiptarë. Rroftë arti, rroftë Avni Mula dhe rroftë populli shqiptar”, tha sopranoja Inva Mula. Kompozitori Robert Radoja tha se në jetën e tij Avni Mula ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm. “Shumë e vështirë për të gjetur fjalën e duhur, sepse e kam pasur mësues, prind, shok, koleg, këshilltar dhe ndihmë gjithë jetën time. Është shumë e vështirë të flasësh, të gjesh fjalën e duhur”, tha Radoja. Për drejtoreshën e Te-atrit të Operës dhe Baletit do të jetë i përjetshëm kujtimi i kompozitorit dhe baritonit Avni Mula. “Është një nga themeluesit e muzikës skenike, por ka edhe një kontribut në krijimtarinë e muzikës vokale; kënga, kantata, opereta dhe op-era. Do jetë i përjetshëm kujtimi i tij, edhe do të jetë e përjashtme dashuria që Avni Mula na ka lënë ne”, u shpreh Çela. Në homazhe ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të kolosit të muzikës dhe shtoi, se është e trishtuar që në këtë periudhë artistët nuk po mund të përcillen në banesën e fundit siç meritojnë. Për dirigjentin Zhani Ciko, Avni Mula është një figurë e madhe e artit operistik, interpret i madh i muzikës operistike, jo thjesht si artist, por edhe krijues. “Opera “Borana” dhe “Karnavalet e Korçës”, këngë koncertore, si Agimet shqiptare, një romancë sa brilante aq edhe e frymëzuar, apo edhe “Valsi i lumturisë” ka mbushur tavolinat shqiptare në përjetësi”, tha Ciko. Kompozitori Avni Mula “Nderi i Kombit” u nda nga jeta në moshën 92- vjeçare. Baritoni dhe kompozitori Avni Mula është vlerësuar dhe nderuar për krijimtarinë, që ka sjellë jo vetëm në skenën operistike, por dhe në atë të këngës në festivale të ndryshme. Karrierën artistike Avni Mula e nisi men-jëherë pas kthimit nga Moska si solist në Teatrin e Operës dhe Baletit, duke realizuar role kryesore të repertorit operistik të kohës, përmes së cilave u dallua për nivelin e lartë të zgjidhjeve muzikore-skenike. Veçohen realizimet e figurës së Figaros te “Berberi i Seviljes” të Rosinit, Gjetës tek “Mrika” e Prenk Jakovës, etj.

GAZETA SOT20 E Shtunë 31 Tetor 2020

.............

Është edhe Marash Kumbulla në formacionin e futbollistëve më të shtrenjtë të Serie A për moshën deri në 21-vjeç të publikuar nga transfermarkt. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare i cili vlerësohet 25 milionë euro nga faqja e specializuar është vendosur në qendër të prapavijës në një 11-she që ka një vlerë totale prej 468 milionë eurosh. Më i shtrenjti i këtij formacioni është shoku i repartit të Kumbullës, holandezi i Juves De Ligt që aktualisht është

i dëmtuar por që vlerësohet 70 milionë euro, i ndjekur nga Donaruma me 60 milionë euro, Hakimi e Osimhen nga 50 mil-ionë euro, Kulusevski, Zaniolo e Bastoni nga 45 milionë euro, Tonali e Leao respektivisht nga 32 dhe 28 milionë euro ndërsa vlerën më të ulët e ka Elmas me 18 milionë euro. Marash

Kumbulla i ka bërë një fillim të shkëlqyer këtij sezoni me Romën teksa ka arritur të realizo-jë dhe 2 gola një ndaj Jang Bojs në Europa League dhe një ndaj Milanit në kampionat.

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli, është ndarë i kënaqur me de-butimin te skuadra e Specias. Ismajli të mërkurën luajti nga minuta e 79-të për Specian që fitoi në udhëtim me rezultatin 2:0 ndaj Çitadelës, në kuadër të raundit të tretë të Kupës së Italisë. Ismajli ka thënë se ka marrë vlerësim pozitiv, derisa pret të debutojë edhe në kampionatin elitar të Italisë, Serie A. Is-majli skuadrës së Spezias iu bashkua në fillim të muajit shtator nga skuadra e Hajdukut të Splitit.

Sipas “dalmatinskiportal.hr”, Ismajli për shkak të problemeve me leje të punës është dashur ta prisja ndeshjen e Kupës së Italisë për ta realizuar debutimin. “Është vetëm ndeshja ime e parë zyrtare për Spezian dhe sigurisht se jam i kënaqur me paraqitjen time. Është një fillim i mbarë për mua dhe pres me hapa të sigurt

ta bëj edhe lëvizjen e radhës. Jam duke punuar maksimalisht në stërvitje dhe pres të paraqitem sa më shumë për klubin. Kam ardhur me synime të mëdha në këtë skuadër”, tha Ismajli.

MBROJTËSI/ Luajti ca minuta në Kupë, Ardijan Ismajli pret të luajë më shumë në Serinë A

VLERËSIMI/ Marash Kumbulla shpërblehet, ndër futbollistët më të shtrenjtë të moshës U-21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Vllaznia ishte një nga klubet shqiptare më të goditura nga COV-ID-19, teksa u prekën shumë lojtarë dhe zëvendëstrajneri Plori. Megjithatë, javë pas jave, kuqeblutë e mposhtën virusin e rrezikshëm dhe tashmë e kanë lënë plotësisht pas krahëve. Në Shkodër kishin mbetur edhe dy futbollistë që po luftonin me koronavirusin e ata ishin Ismael Dunga dhe Kristofer Mandi-angu, por pas ditës së djeshme edhe këta lojtarë janë vënë në dispozicion të trajnerit Tomas Bërdariç. Kështu, tekniku ka fatin e mirë të ketë grupin e plotë para fillimit të kampionatit, i cili është vendosur të startojë të mërkurën më datë katër nëntor, teksa kuqeblutë do të presin Apoloninë në Loro Boriçi.

KUPAFSHP do të bëjë zgjedhje më 14 nëntor, garojnë presidenti aktual Masllavica dhe rivalja Çuni

Adriatik BALLA

Një nga sportet më cilësore në Shqipëri, peshëngritja, ka hyrë në ethet e zgjedhjes së organeve drejtuese, por

zhvillimet e fundit në këtë komunitet e kanë kthyer shtangën dhe një herë në qendër të vëmendjes së opinion-it publik sportiv mbarëkombëtar. Natyrisht, asgjë e jashtëzakonshme nuk do të kish ndodhur nëse në garë për president nuk do të kishte shpallur në mënyrë të paralajmëruar ish-presidenti i kësaj federate, Elez Gjoza. Debatet kanë qenë të zjarrta, aq sa shumë trajnerë e sportistë kishin ngritur dyshimet e tyre, qoftë dhe për skandalet e shumta të dopingut që pati nën drejtimin e federatës prej tij. Ndërsa dje, edhe zyrtarisht, u mësua se Gjoza u përjashtua nga gara për kreun e federatës. Dhe ai që e penalizoi ishte pikërisht dopingu. “Skualifikohet kan-didatura e Gjozës për president dhe dy kandidatura për Këshill Drejtues”. Ky është lajmi që “pushtoi” ballinat e medieve sportive. Më 14 nëntor 2020, Federata Shqiptare e Peshëngritjes do të mbajë Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore, nga ku pritet të dalë presidenti i ri dhe Komiteti i ri Drejtues. Komisioni i Seleksionit të Kandidaturave ka marrë në shqyrtim të gjithë emrat e paraqitur, ku, për

postin e presidentit spikat, ndër të tjera, skualifikimi i ish-presidentit të kësaj federate, Elez Gjoza. Kështu, pas skadimit të afatit të dorëzimit të kandidaturave, që ishte 26 tetori 2020, Komisioni i Seleksionit të Kandidatu-rave ka marrë në shqyrtim të gjithë emrat e paraqitur, teksa për postin e presidentit kanë dorëzuar kandidatu-rat Eglantina Çuni, ish-presidenti Elez Gjoza dhe presidenti aktual, Theodhor Masllavica. Në përfundim të shqyrtim-it, Komisioni miratoi kandidaturën e Çunit dhe të Masllavicës, duke vijuar të skualifikojë kandidaturën e Gjozës. Sipas arsyetimit të siguruar nga RTSH Sport, Komisioni ka konstatuar se Gjoza nuk është një kandidaturë në

përputhje me kriteret statutore dhe, si e tillë, skualifikohet nga kandidimi. Në vijim të këtij arsyetimi, Komisioni i Se-leksionimit ka parashtruar edhe faktin se, nga dokumentacioni i administruar, rezulton se ish-presidenti i dorëhequr nuk përmbush kriterin e parashikuar nga neni 12/5/d. Për shkak të dopingut Shqipëria u përjashtua dy vjet nga KOKSH-i

Dopingu ishte kthyer në gangrenë të peshëngritjes për disa vite. Ishte dhe më përpara se të vinte Gjoza në krye të federatës, e vijoi dhe gjatë drejtimit të tij. dolën me doping shumica e spor-tistëve elitarë, përfshi dhe kampionen e madhe Romela Begaj. Rezultimi i një numri të madh sportistësh me

Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Profesioniste, Dritan Kadia, ishte i ftuar mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Pressing”, ku foli në lidhje me për të nisur sezonin e ri futbollistik. Të dielën nis Kupa e Shqipërisë dhe në mesjavë nis Kategoria Superiore. “Në res-pekt të tifozëve e sportistëve, që kaluan një periudhë të vështirë, u mor ky vendim i shumëpritur. U desh gjithë kjo kohë, bojkoti. Shkresa ishte dërguar prej një muaji dhe nuk kishte përgjigje. Nuk pranuam të flisnim. U ulëm në tavolinë dhe relacioni nuk ishte

lexuar, edhe pse prej një jave i ishte vënë në dispozicion”, nën-vizoi ai. Më pas komentoi Ligjin e Sponsorizimit dhe një fond që pritet ta zgjidhë situatën. “Le të mos e kthejmë kokën pas. Sot kemi një produkt, bojkoti mori fund. Kemi marrë një premtim dhe ka një akord se kërkesat janë të drejta. Kishte unanimitet të plotë dhe para dy muajsh ndosh-ta nuk e mendonte kush. Kemi kërkuar vullnet politik, sepse një ligj nuk bëhet për 24 orë. Ligji i Sponsorizimit nuk është ajo mar-rëdhënia tregtare. Bëhet fjalë për

diçka tjetër, pasi krijohet një fond që bëhet përmes sponsorizimeve. Qeveria bën ndarjen e tyre”. “Nuk ka kuptim që të flasim për diçka që ka marrë fund. 10 presidentët nuk kishin më besim dhe morën atë vendim. Ato morën edhe ko-stot përsipër. Kërkesat u dëgjuan. Bojkoti e bëri punën e vet. Forma ka qenë e duhura, edhe pse pati kundërshtime, për sa kohë nxori një produkt”, nënvizoi më tej Kadia në emisionin televiziv në fjalë, një qëndrim disi i ngjashëm në përm-bajtje me atë që pati në media edhe kreu i FSHF-së, Armand Duka.

Qëndrimi/ Kadia: Presidentëve u humbi durimi, por bojkoti e bëri detyrën

Kovidi ikën nga gjiri i Vllaznisë, shkodranët përqendrohen në kupë

Mungon stadiumi, Partizani do të luajë

me Ilirinë në Librazhd

Tirana sposton ndeshjen e saj në “Skënder Halili”

SITUATA

STADIUMI

doping gjatë periudhës së drejtimit të Federatës prej tij, që çoi në pezullimin 2-vjeçar të FSHP-së nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, e më pas në dorëheqjen e tij, kanë mjaftuar që ta cilësojnë Gjozën si të papërsh-tatshëm për të përmbushur kriterin statusor të figurës së pastër morale në fushën e sportit dhe, për rrjedhojë, ta skualifikojë atë. Ndërkaq, përsa u përket kandidaturave për anëtar të Këshillit Drejtues, janë paraqitur 11 të tilla, nga të cilat Komisioni i Selek-sionit të Kandidaturave ka miratuar 9 prej tyre. E më konkretisht atë të Arben Qafës, Baftjar Abazajt, Erjon Kanxherit, Flamur Isufit, Gerti Ka-rinës, Hektor Shaqirit, Klevis Kasos, Odise Moçkës dhe Tatjana Marashit. Ndërkaq, me të njëjtin motivacion me Gjozën, ky Komision ka skualifikuar kandidaturat e Asim Belinovit dhe Kreshnik Lekës. Nga 9 kandidaturat e miratuara për Këshillin Drejtues, vetëm 6 kandidatuat që do të marrin më shumë vota do të sigurojnë vendin e anëtarit, duke iu bashkuar kështu presidentit, që duke qenë se janë vetëm dy kandidatura, zgjidhet me një shumicë e thjeshtë. Mbetet të shihet se si do të shkojnë zgjedhjet e nëntorit në Federatën Shqiptare të Peshëngrirtjes, por favoriti kryesor për ta fituar këtë garë është presidenti aktual, Theodhor Masllavica.

Me zgjidhjen e ngërçit dhe dhënien fund të bojkotit që zgjati thuajse 2 muaj, tashmë vëmendja e klubeve shqiptare shkon te futbolli i luajtur që do të startojë sezonin e ri këtë të dielë me ndeshjet e turit të parë të Kupës së Shqipërisë. Megjithatë në një vend si ky i yni problemet nuk kanë fund asnjëherë dhe për momen-tin problemet më të mëdha lidhen me stadiumet. Duke parë gjëndjen jo të mirë të fushës së stadiumit Selman Stërmasi, Tirana me shumë mundësi sfidën ndaj Shkumbinit do ta luajë në “Skënder Halili”. Në ditët e fundit, bardheblutë janë stërvitur në fushë me bar sintetik, dhe kjo ka sjellë jo pak shqetësime për lojtarët të cilët kanë hasur probleme fizike.

Problemet me terrenet në stadiu-met e kryeqytetit si “Selman Stërmasi” dhe “Air Albania Stadium”, detyrojnë Partizanin të “shtegtojë” në Librazhd në kuadër të ndeshjes për turin e parë të Kupës së Shqipërisë ndaj Ilirisë. Stadiumi “Selman Stërmasi” do të provojë të jetë në një gjendje të mirë për ndeshjet e kampionatit i cili starton ditën e mërkurë më datë katër nëntor ndaj do të jetë i lirë nga impen-jimet e së dielës, ndërsa impianti i ri do të presë ndeshjet e Kombëtares në nëntor e më pas do t’i nënshtrohet një rregullimi të fushës. Kështu, Partizani, ka zgjedhur Librazhdin për ndeshjen e parë zyrtare, ku synon ta nisë mbarë edicionin e ri futbollistik.

Shtanga përjashton Elez Gjozën si kandidat për president të

federatës, i kujtojnë dopingun

.............GAZETA SOT E Shtunë 31 Tetor 2020 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Përfaqësuesja e Kosovës po kalon momente të vështira në këtë periudhë, si pasojë e nnjë transformimi që po pëson grupi dhe mungesën e rezul-tateve në ndeshjet e fundit. Kështu, në katër ndeshje, asnjë fitore – Kosova e ka nisur shumë keq edicionin e ri në Nations League. “Dardanët” renditen të parafundit në Grupin 3 të Ligës C, me vetëm dy pikë të grumbulluara nga dy barazime, derisa kanë pësuar dy humbje. Njëri prej barazimeve ka ard-hur kundër Greqisë, falë edhe portierit Arjanet Muriç. Ai priti një penallti dhe është më meritori që Kosova rrëmbeu një pikë, moment që është kujtuar tani edhe nga UEFA përmes një postimi në llogarinë e saj në ‘Twitter’,

PORTIERIElbasanasit i mungon qëndrueshmëria, shkodrani me probleme, e ardhmja u takon të rinjve

Adriatik BALLA

Armando Sadiku ka qenë ndër futbollistët më të mirë të viteve të fundit në Kom-bëtare, ku ka mundur të

shënojë gola me peshë dhe me vlerë sikurse ishte ai që realizoi në Europia-nin e Francës në vitin 2016, goli i parë dhe i vetëm shqiptar deri më tani në një fazë finale të një Europiani, i shënuar në ndeshjen e tretë në grup, përballë Rumanisë. Por pas Europianit Sadiku kaloi shumë peripeci me dëmtimet, por edhe me lëvizjet në shumë skuadra, duke njohur oshilacione të shumta në lojë e për pasojë duke mos pasur vijimësinë e duhur edhe në statistikat e golit, gjë që e penalizoi shumë. Sido-qoftë, sezonin e shkuar ai pati një pa-raqitje të mirë me Malagën në Ligën e dytë spanjolle, ku u dhanë shenjat e një gjallërimi, dëshmuar dhe me ftesën që pati në Kombëtare. Por edhe pse është grumbulluar, ai po merr shumë pak minuta, madje në ndeshjet e f undit nuk ka qenë fare në planet e trajnerit Reja dhe nuk është rastësi. Tekniku veteran italian e ka vënë theksin tek të rinjtë, gjë kjo që u pa si duhet në ndeshjet e tetorit kundër Kazakistanit dhe Lituanisë. Me pak fjalë, Sadiku e ka humbur prioritetin për tu ftuar në Kombëtare e për të pasur rol parësor. Tani po dalin të rinjtë, të cilët Reja i ka përzgjedhur për projektin e tij katërvjeçar.

Balaj e Cikalleshi një “bast i humbur”

Nuk është vetëm Sadiku, pasi edhe Bekim Balaj e Sokol Cikalleshi e kanë humbur orientimin e tyre në ekipin përfaqësues. Natyrisht, nuk pritet një largim i shpejtë i tyre nga ekipi kuqezi, pasi kanë ende rrugë për të bërë, por dy shtatlartët e sulmit të përfaqësueses nuk kanë pasur ato rezultate mbi të cilat ishin bërë parashikimet. Pritshmëritë kanë qenë të mëdha, por nuk kanë statistika që të bindin. Cikalleshi ka luajtur, në fakt, në nivele më të mira në Kombëtare, duke shënuar, por edhe duke bërë ndeshje me nivel që kanë pasur impakt. Balaj është shumë i fortë në lojën në ajër por edhe me këmbë,

por ai nuk ka pasur statistika aq të mira në ekip-in kuqezi. për momentin Cikalleshi është në Turqi, kurse Balaj me Shturm Grazin në Austri. Të dy e presin një ftesë nga trajneri Reja, por pak shanse kanë të luajnë titullarë, nisur dhe nga zhvillimet e fundit në Kombëtare, ku asnjëri prej tyre nuk ishte pjesë e formacionit. Ka gjasa që Reja të preferojë të rinjtë para tyre.Broja e Seferi, të rinjtë që krijojnë

më shumë raste se të vjetritNë një Kombëtare është e rëndë-

sishme që të harmonizohen repartet, por edhe mosha e lojtarëve të rinj me ata më të vjetër. E ndërsa revolucioni i trajnerit Reja planifikon “pensionin” për shumë emra në përfaqësuese, si

Valon Behrami ka një eks-periencë të madhe në shpatul-la, sidomos në Itali, aty ku ka zhvilluar shumë ndeshje. Meg-jithatë, ndjesia është gjithnjë e veçantë kur luhet një derbi, siç do të bëjë këtë javë mes-fushori me origjinë shqiptare, teksa do të jetë me fanellën e Xhenoas përballë Sampdorias. Gjithsesi, në një intervistë për Il Secolo XIX, 35-vjeçari e pra-non se ndeshja më e ndjerë ka qenë Zvicër-Shqipëri, ndërsa tregon se COVID e ka bërë më të brishtë. Keni luajtur shumë

derbi në karrierën tuaj, si është ai i Xhenoas? “Kam luajtur edhe Lacio-Roma, disa derbi të Lon-drës, por ndeshja me e ndjerë për mua ishte Zvicër-Shqipëri, por aty sigurisht jo në lidhje me qytetin siç ndodh me derbit e klubeve. Këtë të Xhenoas, është një derbi që dua ta fitoj për t’i dhënë një gëzim tifozëve”. Ek-sperienca me COVID-19? “Nuk më pëlqejnë shprehjet si “Ajo që nuk të vret, të bën më të fortë”. Nuk ndjehem më i fortë, por ndihem më i brishtë dhe nuk bëhet fjalë për problem fizik,

sepse jam stërvitur shumë mirë. Pashë frikën për diçka që nuk e njihja, ishte frika që mund të prekte fëmijët e mi, prindërit e gruan time. Më mirë unë, se atyre. Këtë mendoja gjithë kohën. Për shumë orë kam qën-druar vetëm në dhomën time, i izoluar. Kjo më ka bërë më të ndjeshëm në lidhje me vuajtjet që mund të kenë të tjerët. Kur u riktheva të stërvitesha, kisha pak dëshirë të flisja. I shikoja shokët e tjerë dhe e percepto-ja vuajtjen e tyre”, u shpreh Behrami.

Deklarata/ Behrami: Ndeshja Zvicër-Shqipëri, më emocionuesja për mua

UEFA kujton pritjen e penalltisë në Greqi nga

Aron Muriç i Kosovës

Ujkani merr “detyrën” e portierit të tretë tek Torino

Tek Lacio i tremben virusit për Strakoshën,

Muriqin e të tjerë

VLERËSIMI

SHQETËSIMI

Memushaj, Xhaka, Abrashi, Balaj, Cikalleshi, e ndoshta dhe Roshi me ndonjë tjetër, me siguri që tekniku vet-eran italian po mendon për emrat e rinj dhe një pjesë prej tyre kanë mundur të përfshihen direkt në 11-shen titullare si Bare, Uzuni, Manaj, e së fundmi dy sulmuesit, Taulant Seferi dhe Armando Broja. Ky i fundit po luan me sukses tek Viteshe në Holandë, ku ka bërë edhe gola me vlerë në ndeshjet zyrtare dhe konsiderohet sulmues me të ardhme në përfaqësuese. Mbetet të shihet perfor-manca e tij në ndeshjet e nëntorit, por për Rejën, i cili i besoi rol titullari në dy takimet e fundit, ai është “ok”. Pra Broja e ka fituar bastin e tij, ndoshta dhe Se-feri, kështu që emrat e “vjetër” si Sadiku, Balaj e Cikalleshi janë tani një “bast i humbur” në raport me të rinjtë. Broja luajti shumë mirë kundër Kazakistanit, duke krijuar plot raste dhe dha dëshmi të një lojtari në rritje, kurse Seferi ishte surprizë në formacion, pasi nuk ishte parashikuar titullar, por edhe ai krijoi raste. Pavarësisht se nuk shënuan, të dy lojtarët lanë shije të mirë dhe Reja ka pranuar që Broja e Seferi janë në planet e tij edhe në vijim. Në këtë mënyrë, Broja duket se po nxjerr “offside” Balajn dhe Cikalleshin, kurse Seferi, Manaj e ndonjë tjetër po nxjerrin në “pension” para kohe sulmuesin Armando Sadi-ku. Gjithsesi, çdo gjë do të zbardhet në duelet e nëntorit, kur të shpallet lista e të besuarve të trajnerit Edi Reja.

Lacio udhëtoi drejt Belgjikës, ndaj Klub Bryzhit, me një numër të limituar lojtarësh për shkak të dyshimeve se Imobile, Luis Alberto, Strakosha e lo-jtarë të tjerë mund të ishin të infektuar. Tashmë, e njëjta situatë vazhdon edhe për kampionatin ku kryeqytetasit këtë javë luajnë me Torinon, teksa trajneri Simone Inzagi kërkon të rikuperojë disa futbollistë. Ndaj, te Lacio sot në mëngjes, përveç stërvitjes, kanë kryer testet dhe janë duke pritur përgjigjet për të kuptuar situatën ndërsa edhe një ndeshje tjetër me numër të limituar futbollistësh do të ishte e vështirë për t’u përballuar. Meg-jithatë, e sigurt është se do të luhet dhe për momentin nuk mendohet një shtyrje e ndeshjes me Torinon.

Samir Ujkani nuk është më portieri i dytë i Torinos. Portieri kosovar tash ka përfunduar si i treti. Në fakt, në ndesh-jen e Kupës së Italisë kundër Leçes, Torino ka vendosur për portierin e dytë: bëhet fjalë për Vanja Milinkoviç-Saviç, të cilit po i beson trajneri Xhiampaolo, shkruan “toroneës.net”. Madje, portieri serb pritet të mbrojë si titullar në ndesh-jen e fundjavës ndaj Lacios në Serie A duke e pasur parasysh mungesën e titullarit të padiskutueshëm, Salvatore Sirigu. Me këtë rast, përfaqësuesit kosovar i janë zvogëluar gjasat për të mbrojtur në portën e ekipit “Granata”, në sezonin e tij të dytë në këtë klub. Në fund të edicionit, Ujkani mund të largohet nga Torino.

Revolucioni i Rejës sheh Sadikun e Balajn jashtë Kombëtares,

investohet tek Broja e të tjerë

Shqipëria ka një brez lojtarësh të mirë në kategorinë e moshave, të cilët në të ardhmen mund të shërbejnë si një bazë e mirë për ekipin kombëtar. Ndërkohë, është mbyllur të premten grumbullimi 4-ditor i dy kombëtareve të moshave U-17 dhe U-15, që i shërbeu stafeve teknike dhe sektorit të ekipeve kombëtare në FSHF për të vëzhguar nga afër disa nga lojtarët e talentuar të këtyre grupmoshave. Me Shqipërinë U-17, tekniku Elvin Beqiri kishte grumbulluar 24 futbollistë, ndërsa trajneri i Kombëtares U-15, Armand Dama kishte ftuar në përfaqësuese 23 futbollistë. Të dyja skuadrat kuqezi u grumbul-luan në kompleksin “Tropikal” në Durrës dhe përgjatë këtij grumbullimi zhvilluan disa ndeshje

miqësore. Të mërkurën në orën 11:00 u vunë për-ballë ekipi kombëtar U-15 dhe ai U-16, me këtë të fundit që u grumbullua vetëm për këtë takim. Kjo sfidë u fitua nga 15-vjeçarët e drejtuar nga trajneri Dama me rezultatin 3-2, falë dopietës së Devis Metaj dhe golit të Olsi Myrtajt. Për 16-vjeçarët e drejtuar nga tekniku Elvis Sina golat u shënuan nga Xhixha dhe Kasmollari. Ndërkaq, në orën 14:30 u përballën ekipi kombëtar U-17 me ekipin kuqezi U-18, që gjithashtu u grumbullua vetëm për këtë test. Kjo ndeshje u fitua nga përfaqësues-ja U-17 me rezultat 2-0. Për skuadrën e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri të dy golat u shënuan nga sulmuesi Rigers Hoxha. Ditë e enjte, në ambientet e “Olympic Park” në Durrës u zhvilluan edhe dy

miqësore të tjera të kuqezinjve ndaj ekipeve të Akademisë Shqiponjat. Fillimisht ekipi kom-bëtar U-17 u ndesh me ekipin e moshës U-19 të Akademisë Shqiponjat. Ndeshja nisi në orën 13:30 dhe u fitua nga kombëtarja e drejtuar nga Elvin Beqiri me rezultatin 8-3. Për kuqezinjtë shënuan Kacanolli (3), Bajraktari (2), Hoxha, Stafa si dhe një autogol. Në takimin tjetër të ditës që nisi në ora 15:30, ekipi kombëtar U-15 u ndesh me ekipin U-17 të Akademisë “Shqiponjat”. Miqësorja u fitua me nga kombëtarja kuqezi me rezultatin 2-0 me autor të golave Duro dhe Bode. Ndeshjet u ndoqën me vëmendje nga sektori i ekipeve kombëtare dhe stafet teknike të kombëtarëve të moshave për parë ecurinë e lojtarëve që premtojnë.

Mbyllet grumbullimi i moshave, spikat loja dhe rezultatet e U-17

GAZETA SOT22 E Shtunë 31 Tetor 2020

.............

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

HORIZONTAL VERTIKAL

Dua Lipa vjen me “Fever”, një bashkëpunim me këngëtaren belge Angele

1- Shkrimtari i nderuar Zija ... 2- Agjensia e lajmeve greke 3- Rendi sho-qëror, formë e organizimit të shoqërisë së një shteti 4- Frederik e Zholoi ... shkencëtar francez 5- Ngastër e mbjellë 6- Notë në pentagram 7- Shprehje algjebrike me dy terma të bashkuara me shenjat plus ose minus 8- Qoshet 9- Njëlloj si zakon apo huq 10- Asistencë sociale 11- Drejtimi, kahu, mbrapsht 13- Konstruksione betoni që përdoren për ndërtim 14- Janë si veçori dalluese 16- E porsa bërë, e freskët 17- Mjet ndriçimi 18- Ramazoti e këngës italiane 20- Një qytet në verilindje të vendit 21- Ëmbëlsirë me peta në formë trekëndëshi 22- Lloj vinçi lundrues me dy krahë 23- Njeri me teka në të ngrënë dhe në të veshur 24- I moshuar 25- Djall, shejtan 26- Ish futbollisti gjerman Rudi 27- Komunë e madhe në Mal rë Zi, kufi me Shqipërinë 29- Një nënë nga krahinat e veriut 30- Shkencëtari francez ... Kyri 31- Rikardo ... ish futbollist brazilian që ka luajtur me Realin 33- Dita që jemi sot 34- Aktori amerikan Riçard ... 35- Barelë primitive 36- Fatmiri i politikës në inic 37- Korça në makina.

1- Moment 4- Thikë në të dy anët e mprehur 7- Land në Gjermani 12- Vasili, gazetare 13- “Më mirë ai se sa nami”, thotë populli14- Fshehtas 15- Filiz i njomë që del nga trungu i pemës 17- Njëlloj si delikatesë 18- Energji Natyrore 19- Dokument që identifikon pasurinë 20- Magazinat 21- Një numër 22- Pëlhurë që përdoret për të bërë çarçafë 23- Një fshat shumë afër Tiranës 24- Një per-ime vjeshte 25- Vegël pune e axhustatorit 26- Lëndë artificiale që përdoret në vend të lëkurës për valixhe 27- Copëz dheu që del nga punimi i tokës 28- Ish volejbollistja Babuli 29- Banorë të një krahine në jug të vendit, shumës 30- Ato të Gjergj Elez Alisë, i pashquar 32- Përemër vetor 33- Ka edhe një lloj vaji të tillë për motorat 34- Qytet në Kosovë 36- Guri i mullirit 37- Ka për kryeqytet Ukraina 38- Patrioti ... Pjetër Gega 39- Fletore 40- Vagabond, njeri imoral 41- “... e Forsajtëve” një roman trilogji nga novelisti Xhon Gollsuorth.

Këngëtarja Dua Lipa ka lançuar këngën e re të titulluar “Fever”. Kënga vjen si bashkëpunim i saj me këngëtaren belge Angele. Kënga më e re e Lipës është publikuar në të gjitha platformat online të muzikës, ndërsa në Youtube ende nuk është publikuar videoklipi i saj. Xhirimet e kryera në Londër, pritet të sjellin së shpejti edhe videon e tyre në këngë. Teksti i këngës është gjysmë i kënduar në gjuhën angleze e gjysma në atë franceze. Por më parë mediat e huaja kanë shkruar se artistja i theu rregullat e caktuara kundër pandemisë COVID-19, ndaj ka ndërhyrë policia gjatë xhirimeve në Londër. Në një artikull të publikuar nga “The Sun” thuhet se vendasit e rajonit ku po xhironte

Dua ishin ankuar, pasi panë ekipin që po xhironte pa i respektuar masat. Por pas gjithë këtyre, Dua Lipa reagoi me anë të një postimi të gjatë, duke e quajtur artikullin të rremë. Dua Lipa po merr shumë vlerësime me këngët e saj. Kur ishte 19-vjeçare, publikoi këngën e saj të parë, “New Love” (2015). Përmes kësaj kënge, ajo fitoi dashurinë e shumë të rinjve në mbarë botën. Po në të njëjtin vit, ajo publikoi këngën e dytë, “Be the One”, këngë e cila e vendosi Duan në majat e top-listave britanike, si artisten më të mirë të re të vitit 2016. Më pas, Lipa nuk u ndal dhe kështu publikoi këngën e saj të radhës, në shkurt të vitit 2016, të titulluar “Last Dance”, e cila pati një sukses të madh.

Shëtitja në aeroplan

Burri i thotë bashkëshortes së tij:

-Ah Marta sa dëshiroj të hipi në një avion.

Gruaja përgjigjet:-Nuk duhet të jesh kaq i fiksu-

ar sepse kushton 10 dollarë, dhe 10 dollarë nuk janë pak.

Pasi kanë kaluar disa vite, çifti është plakur dhe sërish bash-këshorti i thotë gruas:

-Marta tani jemi tepër të vjetër, nëse nuk hipi këtë vit nuk kam për të hipur kurrë më.

Gruaja:-As që bëhet fjalë kushton

10 dollarë, dhe 10 dollarë janë 10 dollarë.

Njëri prej pilotëve i dëgjon dhe i fton në avionin e tij me një kusht, që të mos flasin asnjë fjalë. Hipin të moshuarit në avion dhe piloti fillon të bëj rrotullime tepër të vështira, por ata nuk dëgjohen. Pas disa minutash piloti i drejtohet burrit:

-Me të vërtetë të fortë, nuk keni për të më paguar asnjë dollar, por si ia bëtë që nuk folët fare?

Burri i moshuar përgjigjet:-Sapo bëmë rrotullimin e parë,

gruaja ime ra nga avioni, por unë nuk bërtita fare, sepse 10 dollarë janë 10 dollarë, jo pak.

k u l t u r e www.sot.com.al

2

9 3

2 1 5 8

6 3

8 2

7 6 9 3 4 1

1 5 6

8 5 1 3 6 2

2 3 8 9 7

5 6

7 9 1

4 2 8

8 3 5 4

3 7 6 2

6 3 8 7

8 9 3 5 1

5 7 1 4

7 8 9

3 2 1

6 7 4

3 9 7 2

7 3 4

9 6 1 8

1 4 7 2 9

4 5 2 8

5 8

Aktorja Scarlett Johansson martohet

me Colin JostYlli i filmit “Black Widow”

Scarlett Johansson është martuar me udhëheqësin e emisionit “Sat-urday Night Live”, Colin Jost. Dy-shja është martuar me një ceremo-ni të vogël. Lajmin për martesën e tyre e ka konfirmuar organizata bamirëse “Meals on Wheels”, që ka thënë se dyshja ka ndihmuar të moshuarit gjatë pandemisë së koronavirusit. Johansson dhe Jost, shkrimtar dhe komedian, nisën lidhjen para tre vjetësh dhe u fe-juan në majin e vitit 2019. Kjo është martesa e parë për Jostin, mirëpo e treta për aktoren e njohur që më parë ka qenë e martuar me aktorin Ryan Reynolds dhe biznesmenin francez Romain Dauriac, me të cilin ka një vajzë. Johansson është një prej aktoreve më të paguara në Hollywood fal roleve në “Iron Man” dhe “Avangers”.

.............GAZETA SOT E Shtunë 31 Tetor 2020 23

`

20 shkurt – 20 marsPeshqit

22 nëntor-21dhjetor 22 dhjetor – 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar –1 9 shkurtUjori

23 tetor – 21 nëntor Peshorja Akrepi

Ju duhet të zgjidhni një çështje të pazgjidhur. Mun-dohuni të afroheni me njerëz të këndshëm, të cilët do t’ju sigurojnë dhe do t’ju bëjnë të ndiheni mirë gjatë kësaj dite.

23 shattor-22 tetor

Kjo ditë mund të jetë pika e kthesës, përpiquni të organizo-heni sa më mirë, por në të njëjtën kohë gjeni kohën për relaksim. Nëse jeni shumë të lodhur nuk mund të mendoni mirë.

Virgjëresha 23 korrik – 22 gusht

Luani 22 gusht-22 shtator22 maj- 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Në nëntor do të ndiheni më të fortë se në ditët e fundit të tetorit. Sot do të keni takime, që do t’ju ndihmojnë të zgjidhni çështje profesionale që ju duke-shin të pakapërcyeshme.

Sot është një ditë pak nervoze kur mund të humbni durimin. Këshilla është ta lini të shkojë, të jeni më të qetë, sepse gjërat do të rregullohen së shpejti për ju.

Tetori ka qenë një muaj shumë i ngarkuar për ju dhe shumë prej jush ende mbartin disa probleme. Në frontin e punës duhet të tregoni shumë kujdes.

Dashi Demi

Sot do të jetë ditë shumë më e mirë se ato që keni përjet-uar, që nga fillimi i javës. Tani mund të përmirësoni situatën tuaj sentimentale, por edhe atë profesionale.

21 mars 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Pas disa problemeve sot mundohuni të jeni më të qetë dhe më optimist. Ndërkohë, shijojeni këtë ditë, e cila do të jetë perfekte për të rizbuluar emocionet në dashuri.

Sot do të keni një ditë disi të lodhshme dhe nervoze, por mos u shqetësoni se kalon shpejt. Në dashuri dikush që është vetëm do të ketë njohje të reja, që do të marrin vëmendje.

VERTIKAL

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor- 22 korrik21 prill – 21 maj Sot do të jetë një ditë e lu-

hatshme sidomos në lidhje me dashurinë. Ekziston rreziku që të ndiheni të tërhequr nga dikush, që nuk është i përsh-tatshëm për ju.

Volkswagen, sukses në tregun e

automobilave elektrikë

Sot mundohuni që të lëvizni, të merreni me punë apo dhe takime dhe do të shihni se rezultatet do të jenë të jashtëzakonshme, si në punë ashtu edhe në dashuri.

HORIZONTAL

Sot do të jetë një ditë disi e zbutur. Ju keni arritur në pikën ku duhet të bëni zgjedh-je, nuk mund të vazhdoni të vuani situata të caktuara që ju ndjekin prej kohësh.

Mundohuni të pajtoheni me situatat që kanë krijuar tension, për të rikuperuar ato marrëdhënie që ju kanë stresuar. Mos krijoni situata, që mund të sjellin shqetësime.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Fjalëkryq i shifruar

Libri komik “Black Panther” del në ankand

1- Njeri i zgjuar por dhelparak 4- Vend i rreg-ulluar para portës së shtëpisë për të ndenjur 7- Shifër ose ... 9- Sallë kumari, shumës 11- Stacioni televiziv ... Neës 13- Organizatë terroriste baske 14- Ka edhe një të tillë fetar 16- Një kryeqytet vjetër europian 18- Nofkë e humoristit italian Antonio Dekurti 19- Shkencëtarja franceze me origjinë polake Kyri 20- Koshi me thupra për rrushin e mbledhur 21- Një qytet bregdetar në jug të Italisë 22- Janku, ish-portieri i përfaqësueses sonë 23- Një nënë nga Gjirokastra 24- Vend-qendrim i anijeve 26- Skëndër Omari 27- Një fshat i thelël malor në veri të Tiranës 28- Korça në makina 29- Medikament që lufton malarien 30- Gazeta që ke në dorë 31- Fshat i Delvinës kufi me Sarandën 32- Janë 114 kapitujt e Kuranit 33- Vend poshtë shtëpisë ku rrinte më parë bagëtia 34- Piktorja Marko, e shoqja e P.Markos 35- Është kryeqyteti i Jemenit, mbrapsht 37- Në këtë çast 39- Stacioni ndërplanetar rus në ha[ësirë 40- Një lloj peshku i ujërave të kripura 42- Patrioti ... Sadria 43- Gjendje financiare dhe materiale e një vendi 46- Një poet epik grek, matematicien dhen filozof 47- Grupi drejtues i një institucioni 48- Sheshi i luftimit të gladiatorëve.

1- Janë pajisje skenike për të ofruar një mje-dis që ti afrohet vendit të ngjarjes 2- Agjencia e lajmeve greke 3- I thonë ndryshe tepsisë 4- Lumi që kalon përmes Parisit 5- Soros, pa qoshe 6- Or-vatet, përpiqet 8- Personazh te filmi “Topkë e përg-jakur” 9- Vend i hapur me mure anash oxhakut për të vënë aletet e kafes apo të rakisë 10- Plaçkë lufte, shumës 12- Prodi i politikës italiane 15- Ish-futbollisti i Tiranës Leonard ... (1984-88) por mbrapsh 17- Kafshë e egër e pyjeve tona 18- Kra-hinat, viset, trevat 20- Kryeqyteti Santiago ka për shtet ... 21- Kaull, kusht 22- Qytezë në krahinën e Korçës 24- Një shtet afrikan me kryeqytet Nairobi 25- Spiro ..., protagonist i ngjarjes së rrëmbimit të anijes luftarake, filmi “Duel i heshtur” 27- Shenjë matematike për këndet 28- Monedha e suedisë, Danimarkës, Norvegjisë 29- Vegël muzikore jofrymore 30- Kalorës në ushtrinë e sulltanit apo kalorës që mbante beu për trim 31- Lumë në veri degë e lumit Drin 32- Stacioni televiziv Al ... 33- Njëlloj si nr 9 vertikalisht 36- Këlysh qeni 38- Qytet në Itali ku zhvillohen garat e Formula uno 40- Kryeqyteti i Togos në Afrikë 41- Bija e Kelmendit 44- Një fjalë pa kuptim 45- Stacion ndërplanetar rus në hapësirë.

k u l t u r e www.sot.com.al

Libri komik “Black Panther” ka dalë në ankand, me çmim fillestarë prej 8 mijë dollarësh. Ky libër komik është i nënshkruar nga aktori Chadwick Bose-man dhe bashkë-krijuesi i librit Stan Lee. Pas vdekjes së aktorit, që luajti personazhin kryesorë tek libri komik “Black Panther” dhe bashkë-krijuesit të personazhit Stan Lee, vlera e kësaj kop-je me autografet e të dyve u rrit, shkru-an “DailyMail”. Çmimi fillestar është vendosur 8 mijë dollarë, por ekspertët mendojnë se çmimi mund të rritet deri në 25 mijë dollarë deri në fund të ankan-dit. Ofertat për këtë kopje të edicionit të parë filluan nga data 29 tetor.

Gjiganti gjerman Volkswagen, në fund të verës nisi dorëzimin e automobilave elektrikë të modelit të parë të gjeneratës së re te blerësit. Deri më tani i ka dërguar nëpër adresa të ndryshme 14.000 autom-jete, por mësohet se ka edhe 24.000 porosi. Në Volkswagen janë të lumtur me shitjet fillestare, me gjithë shtyrjen e këtij procesi për shkak të problemeve softverike. VW-ja për këtë është dashur që blerësve t’u shesë automjete me funksione të shkyçura, derisa t’i rregullojë ato. Volkswageni ka investuar shumë në zhvillimin e automobilave ele-ktrikë, siç janë ID.3 dhe SUV ID.4 si dhe modeli i paralajmëruar ID.Buzz.

GAZETA SOT24 E Shtunë 31 Tetor 2020

.............

C M Y K

SOTSOT sport www.sot.com.al

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTOR/ Kliti TOPALLI; KULTURË/Julia VRAPI; SPORT/Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected] T A F I /

Adriatik BALLA

Liverpuli është një nga skuadrat më të mira të momentit në Europë, së bashku

me Bajernin e Mynihut. Pasi fitoi Ligën e Kampioneve në vitin 2019, skuadra e trajnerit Jurgen Klop sig-uroi titullin kampion në Angli, pas afro 30 vjetësh, një eveniment ky për klubin e kuq britanik. Duhet thënë se nën trajnerin gjerman Klop skuadra e Liverpulti ka pasur një hop cilësor e të qëndrueshëm, duke sfiduar titanët e futbollit europian sikurse janë Barcelona, Re-ali apo dhe rivalët brenda Anglisë si Mançester Ju-najtid e Mançester Siti. Në këto suksese një rol të rëndë-sishëm pati edhe mbrojtësi holandez Virgjil Van Dajk, i cili dy sezone më parë u kandidua madje për “Topin e Artë”, si lojtari më i mirë në botë, por ky çmim i shkoi Lionel Mesit, për shkak se në aspektin individual argjentinasi kishte arritur më shumë, qoftë me gola, asiste dhe mundi ta çonte Barçën deri në gjysmëfina-

SHQETËSIMI/ Covid-19 ndalon kampionatin e Maqedonisë së Veriut

SULMUESI Juventusi humbi të mërkurën në xhiron e dytë të Ligës së Kampi-oneve përballë Barcelonës, 0-2, në një ndeshje ku nuk luajti keq, madje VAR ia mohoi tre gola të shënuar nga Morata, por disfata zyrtare e vë nën presion Zonjën e Vjetër të drejtuar nga trajneri Andrea Pirlo. Në këtë takim Juves i mungoi njeriu gol, domethënë Kristiano Ronaldo, që arrin ta bëjë diferencën në takime të tilla dhe këtë e ka treguar vazhdimisht gjatë karrierës së tij. por Ronaldo mungoi si pasojë e

përgjigjeve të njëpasnjëshme të testeve që e nxirrnin pozitiv me kovid. Por së fundmi mësohet se ka lajme të mira për juventinët. Kështu, Kristiano Ron-aldo edhe pse vazhdon të mbetet pozi-tiv me koronavirus mund t’i japë fund vetë-izolimit në 3 ditët e ardhshme, pasi ka një ngarkesë të ulët virale. Ron-aldo kurrë nuk ka pasur simptoma dhe ka qëndruar në karantinë për 18 ditët e fundit dhe gjatë tri ditëve të ardhshme mund të largohet nga izolimi. Sipas gazetës “Tuttosport”, protokolli i mirat-

uar nga komiteti Teknik-Shkencor në Itali lejon që njerëzit asimptomatikë me një ngarkesë të ulët virale të lënë vetë-izolimin pas 21 ditësh pasi është e pamundur që ata të infektojnë njerëz të tjerë. Megjithatë, sulmuesi i Juventusit nuk do të ishte në gjendje të zbriste në fushë derisa të ketë një test negativ të Covid-19. Në këtë sezon të Serie A me bardhezinjtë ylli portugez ka realizuar 3 gola në 2 takime ndërsa mungesa e tij është ndierë shumë në ndeshjet e fundit.

VENDIMI PORTIERI QËNDRIMI

Interi i zgjat kontratën Samir Handanoviçit

Presidenti i PSG-së, Nas-er Al Khelaifi, akuzohej se kishte dhënë ryshfet për të siguruar të drejtat televizve për Kupën e Botës 2026 dhe 2030 nga FIFA për rrjetin e tij “BeIN Sports”, duke korrup-tuar Zherom Valke (zyrtar i FIFA-s). Por sipas drejtësisë zvicerane, këto ngjarje nuk mund të provoheshin para gjykatës me dokumente. Prokuroria kërkoi 28 muaj burg për numrin 1 të PSG, por ai u shpall sot i pafajshëm. “Pas katër viteve me akuza të pabazuara, akuza të rreme dhe sulme të vazhdueshme ndaj reputacionit tim, sistemi

Interi nuk ka pasur ecurinë e duhur në këto javë të para të kampionatit ital-ian, por as në duelet e UEFA Champions League, ku në dy ndeshje mori dy barazime, pra vetëm dy pikë, një me Borusian e Munshengladba-hut e tjetrin me Shakhtarin. Ndërkohë, mësohet se Interi dëshiron ta mbajë sa më gjatë në skuadër portierin Samir Handanoviç. Drejtuesit e klubit italian kanë nisur bi-sedimet me portierin slloven për t’i vazhduar kontratën. “Zikaltrit” i kanë ofruar kon-tratë dyvjeçare Handanoviçit, që do ta mbante atë në klub

Zlatan Ibrahimoviç ka ndryshuar fytyrën e Milanit dhe i ka kthyer kuqezinjtë në një skuadër serioze, e cila ka objektiva të mëdha. Kontributi i suedezit në fushë është i madh me golat që shënon, por edhe jashtë fushës kar-akteri i tij ka zgjuar shokët e skuadrës. Dhe, kur Ibra është në moshën 39-vjeçare, e gjithë kjo nuk mund të të mos bëj përshtypje. Ndaj, së fundmi ka reaguar edhe Erling Haland. Sulmuesi i talentuar, i cili me siguri studion disa nga lëvizjet e Zllatan, shprehet se ai është 39-vjeç, por është shumë i fortë. “Kjo është çmenduri. Ai

gjyqësor më ka shpallur plotë-sisht të pafajshëm. Vendim i sotëm është një fitore”, ishte komenti i tij pasi u mësua ven-dimi i gjykatës në Belinzona.

është 39-vjeç dhe është kaq i fortë. Ky njeri nuk mund të jetë normal”, ishte komenti i Haland për paraqitjet e Zlla-tan Ibrahimoviç.

Këputi ligamentin dhe u operua, Van Dajk kthehet në fund të sezonit

deri në vitin 2024. Kontrata ak-tuale e Handanoviçit skadon në vitin 2022. Ai është pjesë e Interit, që nga viti 2012 kur u transferua nga Udineze.

Al Khelaifi shpëton nga akuzat, del i pafajshëm

Ronaldo tejkalon parashikimet, njoftohet kthimi në stërvitje

Maqedonia e Veriut ka bërë progres në futboll, dëshmuar jo vetëm me arrit-jen e përfaqësueses së saj në finalen e Divizionit D të Ligës së Kombeve, ku ka një shans për të shkuar në Europian vitin tjetër, por edhe në rang klubesh, ku krahas të tjerave ka spikatur Shkëndija e Te-tovës, skuadër shqiptare në këtë vend. Por koronavirusi është kthyer sërish në një kërcënim, ashtu siç ishte në muajt e parë kur u zbulua dhe nisi të përhapej në të gjithë botën. Sigurisht, kjo situatë nuk mund të lejë pa prekur edhe botën e futbollit, tek-sa Maqedonia e Veriut është

detyruar të ndalojë futbollin për këtë javë. Kjo ka ardhur pas ndryshimit të protokollit e kështu Federatës i është dashur të stopojë duke i shtyrë ndeshjet e kësaj fundjave për javën e ardhshme me shpresën se gjendja e vendit nuk do të rëndohet më shumë nga ana e pandemisë. Një gjendje alarmi është ndërkohë edhe në vendet e tjera europiane, e sidomos në Itali ku shumë klube kanë dhe kishin futbollistë të prekur nga koronavirusi, teksa Federata atje hoqi mundësinë edhe 1000 tifozëve të pranishëm, duke i mbyllur sërish dyert e stadi-umeve. Shumë vende po men-dojnë kthimin në karantinë.

Haland elozhe Ibrës: 39 vjeç dhe super, vetëm ai e bën

le të Champions. Van Dajk po kalonte kulmin e tij, por krejt papritur ai dëmtohet dhe nuk bëhet fjalë për dëm-tim të lehtë. Përkundrazi, është fjala për këputje të ligamentit, diçka e rëndë për një futbollist, duke iu nënsh-truar kështu në mënyrë të detyruar operacionit. Mëso-het nga mediat angleze se Virgjil Van Dijk kalon me sukses operacionin në gju pas dëmtimit të rëndë që pësoi në derbin ndaj Ever-ton pas një përplasjeje me portierin Pickford në të cilën këputi ligamentin. Kjo sit-uatë i kushtoi shumë njërit

prej mbrojtësve më të mirë në botë, i cili me siguri ka mbyllur këtë sezon futbollis-tik, ose në rastin më të mirë, mund t’ia dalë të rikthehet vetëm në ndeshjet e fundit të kampionatit. Kjo pasi dihet se probleme të tilla në lidhje me ligamentin kërkojnë të paktën gjashtë muaj kohë për t’u rikuperuar. Rikuper-im të cilin Van Dijk do ta nisë menjëherë, duke qenë gjithë kohën nën kujdesin e stafit mjekësor të klubit të Liverpul. 29-vjeçari shpre-son që të paktën të jetë gati për Euro 2020 me Holandën kompeticion që do të startojë

Mbrojtësi holandez i Liverpulit pati probleme me dëmtimin dhe operimi konfirmoi që ai do të mungojë gjatë. Liverpuli tenton të afrojë në janar Kulibalinë

qershorin e ardhshëm. Ndër-kohë, një tjetër lajm që ka lidhje me Liverpulin është ai që lidhet me objektivat e tij në treg. Referuar medieve të ndryshme sportive britan-ike, Liverpuli ka rikthyer interesimin për mbrojtësin e Napolit, Kalidu Kolibali. Si-pas mediave angleze, krerët e Liverpulit janë në kërkim të një qendërmbrojtësi pas lën-dimit të rëndë që pësoi Virgjil Van Dijk. Liverpuli thuhet se është i gatshëm të dërgojë një ofertë në drejtim të Na-polit, gjatë afatit kalimtar të janarit. Kulibali edhe në të kaluarën ka qenë i lidhur me një kalim te skuadra an-gleze, por një gjë e tillë nuk u realizua. Napoli, për ta liruar Kulibalin, po kërkon rreth 70 milionë euro. Mbetet të shihet se sa është në gjendje të paguajë Liverpuli në këtë fazë, por nevojat e skuadrës për elementë cilësorë e dety-rojnë trajnerin Klop të rrisë pretendimet edhe në treg e Kulibali është nga ata futbol-listë që do ta donin skuad-rat më të forta europiane, për shkak të performancës shumë cilësore që ai ka bërë me Napolin.