26
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: PARASHKOLLOR, GJAKOVË Punim diplome Tema: KOMUNIKIMI MIDIS PRINDËRVE, EDUKATORES DHE FËMIJËVE NË KOPSHT Mentor: Kandidatja: Prof. asc. dr. Xheladin Zymberaj Valbone Avdimetaj-Peli Gjakovë, 2017

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Peli.pdf · përgatitje akademike dhe profesionale, e punësuar për ofrimin e shërbimeve arsimore për fëmijët e moshës 0-6 vjet.4

  • Upload
    others

  • View
    5

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Peli.pdf · përgatitje akademike dhe profesionale, e punësuar për ofrimin e shërbimeve arsimore për fëmijët e moshës 0-6 vjet.4

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI: PARASHKOLLOR, GJAKOVË

Punim diplome

Tema: KOMUNIKIMI MIDIS

PRINDËRVE, EDUKATORES DHE

FËMIJËVE NË KOPSHT

Mentor: Kandidatja:

Prof. asc. dr. Xheladin Zymberaj Valbone Avdimetaj-Peli

Gjakovë, 2017

Page 2: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Peli.pdf · përgatitje akademike dhe profesionale, e punësuar për ofrimin e shërbimeve arsimore për fëmijët e moshës 0-6 vjet.4

2

Përmbajtja:

Abstrakt………………………………………………………………………...…………...…3

Hyrje……………………………………………………………………...…………………....4

Kapitulli i parë…………………………………………………………..……………………..5

1.1 Komunikimi midis prindërve, edukatores dhe fëmijëve………………………………......5

1.1.1 Sqarimi i nocioneve kryesore………………………………………………………...….5

1.1.2 Edukatorja si faktor i edukimit të fëmijëve dhe bashkëpunimi i saj me prindërit…….....6

1.2 Rëndësia e institucioneve për fëmijët e vegjël………………………………………...…..8

1.2.1 Përgaditja e fëmijës para se të shkojë në kopsht…………………………………...……9

Kapitulli i dytë………………………………………………………………………...……...10

2.1 Zhvillimi i fëmijës, nevojat dhe aftësitë e komunikimit……………………………...….10

2.1.1 Komunikimi me fëmijët, parimet dhe udhëzimet e komunikimit me ta…………….....10

2.2 Kominikimi me fëmijët, t‟i përshtatet moshës dhe të jetë i shoqërueshëm………….…….12

2.2.1 Përdorimi i gjuhës së pështatshme me fëmijët…………………………………………12

2.2.2 Inkurajimi i ndërveprimit racional………………………………………………….….12

2.2.3 Modeli i ndërveprimit………………………………………………………………….12

2.2.4 Përdorimi i efekteve speciale të mençura…………………………………………..…..14

2.3 Kominikimi për fëmijët duhet t‟iu adresohet fëmijëve…..…...……………………...…….14

2.3.1 Integrimi i komunikimit………………………………………………………………..15

2.4 Komunikimi me fëmijët duhet të jetë pozitiv dhe i bazuar në përparësi……………….……..16

Kapitulli i tretë….…………………………………………….………………………………18

3.1 Rëndësia e raportit të fëmijës me prindërit dhe edukatoren……...…………………………18

3.2 Bashkëpunimi i prindvrve me edukatoren e fëmijës së tyre ..........……………………..…....19

3.2.1 Ndërtimi i marrëdhënieve prind-edukatore……………………..…………………...…19

3.2.2 Përfitimet e fëmijës………………………………………………………………….....20

3.2.3 Përfitimet e edukatores…………….………………………………………………..….21

3.3 Komunikimi i mirë dy-anësor…………….………………………………………………..21

3.4 Strategjitë e komunikimit…………….……………………………………………………21

3.4.1 Befasojeni prindin………………………………………………………………..…….23

Përfundim………………….…………………………………………………………………..24

Literatura……………………………………………………………………………………..25

Jetëshkrimi………………………………………………………………………….………...26

Page 3: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Peli.pdf · përgatitje akademike dhe profesionale, e punësuar për ofrimin e shërbimeve arsimore për fëmijët e moshës 0-6 vjet.4

3

ABSTRAKT

Në kohët e hershme të fëmijërisë, secili moment që edukatoret dhe fëmijët ndërveprojnë

me njëri-tjetrin është mundësi që të zhvillojnë marrëdhënie pozitive. Për edukatoret është e

rëndësishme të përdorin strategji të duhura dhe të zhvilluara dhe të cilat kanë parasysh

nevojat e fëmijëve, interesat, stilet dhe aftësitë e tyre. Hulumtimet sugjerojnë se komunikimet

edukatore-fëmijë luajnë një rol domethënës duke ndikuar në zhvillimin social dhe emocional

të fëmijëve të vegjël.

Nga ana tjetër, komunikimi është një aftësi prindërore e rëndësishme. Të qenurit prind mund

të jetë një ndjenjë kënaqësie kur një marrëdhënie pozitive prind-fëmijë është e stabilizuar.

Kur jeni prind i një fëmije të vogël apo adoleshenti, komunikimi i mirë është çelës i ndërtimit

të vetëvlerësimit dhe poashtu është një respekt i përbashkët.

Page 4: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Peli.pdf · përgatitje akademike dhe profesionale, e punësuar për ofrimin e shërbimeve arsimore për fëmijët e moshës 0-6 vjet.4

4

HYRJE

Hulumtimet tregojnë se në përfshirjen e një prindi në edukim nuk përfiton vetëm fëmija

por edhe prindërit dhe edukatoret. Funksioni i një komunikimi të mirë prind-edukatore është

më shumë se thjeshtë një udhëzim për raportet e edukatores për prindin, se si sillet dhe

performon fëmija i tij në kopsht. Është me të vërtetë një partneritet i cili mundëson rrjedhjen

e informatave në të dyja anët nga edukatorja tek prindërit për arritjet e fëmijës në kopësht si

dhe nga prindi tek edukatorja për bërjen e detyrave në shtëpi.

Ajo siguron mekanizmin që edukatoret ta ftojnë dhe ta mbështesin pjesëmarrjen aktive të

prindërve në edukimin e fëmijëve në ambientin shtëpiak.

Në përgjithësi, prindërit apo kujdestarët e kanë njohurinë bazike më të mirë për fëmijën.

Është për interesin më të mirë të fëmijëve tonë që të përfitojnë përparësi të plotë nga ai

informacion si një ndihmë në kuptimin dhe vlerësimin e një fëmije. Të diturit se si një fëmijë

sillet në shtëpi dhe në kontekste tjera si sillet ai jashtë shkollës, mund t‟i ndihmojë edukatoret

që t‟i balancojnë mirë vlerësimet e tyre për fëmijët.

Komunikimi me prindërit ka një rëndësi të madhe. Edukatoret duhet të jenë të përgatitura që

të punojnë me një llojllojshmëri kujdestaresh të fëmijeve, duke filluar nga prindërit që

punojnë e deri tek kujdestari i fëmijës apo ndonjë i afërm i cili kujdeset për të. Edhe

komunikimi me fëmijët në kopsht ka rëndësi tejet të madhe sepse ai komunikim ndikon në

krijimet e koncepteve të para dhe thelbësore për jetën e tij

Në këtë temë të diplomës pra do të flitet për temën e komunikimit prind-edukatore-fëmijë, ku

do të shtjellohet rëndësia, metodat dhe strategjitë për komunikim sa më efikas dhe frytdhënës

për secilin subjekt.

Page 5: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Peli.pdf · përgatitje akademike dhe profesionale, e punësuar për ofrimin e shërbimeve arsimore për fëmijët e moshës 0-6 vjet.4

5

KAPITULLI I PARË

1. 1 KOMUNIKIMI MIDIS PRINDËRVE, EDUKATORES DHE

FËMIJËVE

Komunikimi me familjet rreth fëmijëve është një pjesë e rëndësishme e përgjegjësve të

personelit mësimor. Të gjitha familjet shqetësohen për fëmijët e tyre dhe duan që fëmijët e

tyre të mësojnë të lumtur e me plot sukses. Cikli parashkollor shënon përjetimin e parë të

fëmijës larg familjes. Anëtarët e familjes dëshirojnë të dinë ecurinë e fëmijës. Personeli

mësimor dëshiron të diskutojë aktivitetet e fëmijës, përparësitë, dobësitë dhe problemet e

tjera shqetësuese me familjet, në mënyrë që aktivitetet dhe konceptet të përforcohen në

shtëpi.1

Në vitet parashkollore ka rëndësi që familjet dhe shkollat të komunikojnë hapur dhe lirisht

lidhur me fëmijët dhe aktivitetet. Shkolla dhe familja janë të lidhura ngusht me njëra-tjetrën.

Sa më i mirë të jetë komunikimi në mes tyre, aq më shumë do të ndihmohen fëmijët në

përjetimet e tyre të para mësimnxënëse. Nuk është gjithëmonë e lehtë të gjesh kohë për

komunikim në programin e ngjeshur ditor, por kur mësuesit e konsiderojnë komunikimin si

sukses të fëmijëve, ai bëhet pjesë e aktiviteteve ditore.

1.1.1 Sqarimi i nocioneve kryesore

Përcaktimi i nocioneve bazë, që kanë të bëjnë me problemin studimor, paraqet një çështje

kyçe, e cila orienton semantikisht përmbajtjen e punës studimore. Një gjë e tillë është e

nevojshme, për shkak të mundësisë që gjatë përdorimit të këtyre nocioneve në përmbajtjen e

këtij punimi, këtyre termave, mund t‟u jepen kuptime të ndryshme dhe jo adekuate. Saktësimi

teorik i nocioneve kyçe, mundëson tejkalimin e paqartësive dhe kuptimin më të thellë të

problemit të trajtuar.

Komunikim: nënkupton veprimin e shkëmbimit të informacioneve apo lajmeve. Për më

tepër, në veçanti nënkupton lidhjen në mes njerëzve apo vendeve.2

1 A. Coughlin, Pamela, A. Hansen, Kirsten dhe Kaufmen, Roksane, “Programi “Step by Step” për arsimin

parashkollor”, Fondacioni “Soros”, 1994, f. II-6 2 www.google.com

Page 6: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Peli.pdf · përgatitje akademike dhe profesionale, e punësuar për ofrimin e shërbimeve arsimore për fëmijët e moshës 0-6 vjet.4

6

Bashkëpunim: Ky nocion, është sinonim i një pune të përbashkët për të kryer një punë apo

për të arritur një rezultat.

Bashkëpunimi edukatore-prind: Nënkupton ndërveprimin mes institucionit parashkollor

dhe familjes, gjegjësisht edukatores dhe prindit, në mënyrë të vazhdueshme, përmes

alternativave të ndryshme të bashkëpunimit konkret, i cili reflekton direkt në zhvillimin e

fëmijës e njëkohësisht edhe në realizimin e punës më cilësore të institucionit. Të dy faktorët

bashkëpunues kanë detyrat dhe përgjegjësitë e veta edukative e zhvillimore si dy subjekte

kryesore për edukimin dhe zhvillimin e fëmijës.3

Edukimi parashkollor: Ky nocion i referohet edukimit në fëmijërinë e hershme, gjegjësisht

edukimit të fëmijëve të moshave 0-6 vjet. (Kjo është, sipas standardeve të edukimit

parashkollor në Kosovë, sepse ky nivel edukimi, në shumë vende nënkupton edukimin e

moshave, 0-8 vjet).

Qëllimi i shërbimeve të edukimit parashkollor është që të promovojë zhvillimin e

përgjithshëm të fëmijëve, duke i ndihmuar ata. për të marrë qëndrimet dhe kompetencat që do

të lehtësojnë suksesin e tyre si nxënës, si individë dhe duke u mundësuar atyre që të

integrohen gradualisht në shoqëri.

Edukator/e: personi i kualifikuar sipas dispozitave të ligjit mbi arsimin parauniversitar, me

përgatitje akademike dhe profesionale, e punësuar për ofrimin e shërbimeve arsimore për

fëmijët e moshës 0-6 vjet.4

1.1.2 Edukatorja si faktor i edukimit të fëmijëve dhe bashkëpunimi i saj

me prindërit

Rëndësia e pakontestueshme e bashkëpunimit edukator - prind është konfirmuar edhe me

Ligjin për Edukimin Parashkollor, ku ky bashkëpunim është përcaktuar si një ndër parimet

kryesore të këtij niveli të edukimit. Prandaj, funksionimi i këtij komponenti, gjatë realizimit

të punës me fëmijët e moshës parashkollore, është obligim i secilit institucion parashkollor në

përgjithësi, dhe i secilës edukatore në veçanti.

3 Plakolli, Zehrie dhe Aliu-Gashi, Mevlude, “Bashkëpunimi edukator-prind në institucionet parashkollore”,

Instituti Pedagogjik i Kosovës, Prishtinë, 2016, f. 12 4 Po aty,

Page 7: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Peli.pdf · përgatitje akademike dhe profesionale, e punësuar për ofrimin e shërbimeve arsimore për fëmijët e moshës 0-6 vjet.4

7

Alternativat e bashkëpunimit me prindër, janë specifike për secilin vend, për secilën shoqëri

dhe për secilën kulturë të familjes, kurse edukatorja, gjatë praktikës së bashkëpunimit, duhet

t‟i ketë parasysh këto specifika. Mirëpo, janë edhe disa strategji universale të komunikimit

me fëmijët dhe të cilat ndikojnë në krijimin e disa vetive, po ashtu universale, të cilat vlejnë

për të gjithë fëmijët e të gjitha shoqërive dhe kulturave. Disa prej tyre mund të jenë edhe:5

Mbledhje periodike të prindërve në ambientin e kopshtit, ku bashkëbisedohet për

temat rreth funksionit dhe programit të kopshtit dhe informatat e përgjithshme për

fëmijët.

Konsultime të shkurtëra, të përditshme me edukatoren, kur prindërit sjellin ose marrin

fëmijët e tyre nga kopshti duke këmbyer informata reciproke rreth fëmijës.

Takime të posaçme, individuale të prindërve me edukatoren (dhe sipas nevojës), ku u

jepet mundësia të dyve që të japin mendime dhe vlerësime që kanë të bëjnë me

zhvillimin e fëmijës.

Kontakte telefonike ose përmes adresave elektronike me prindin, në rast se ka diç më

specifike për të cilën duhet të dijë prindi.

Takime informuese me specialistët e fushës së arsimit parashkollor, në të cilat

shqyrtohen temat që u interesojnë prindërve.

Bisedat konkrete me prindin, për çdo nevojë urgjente

Edukatorja si ekspert i punës, bartë përgjegjësinë për funksionimin e duhur të këtij

bashkëpunimi. Ajo është kompetentja që bartë informacionet e identifikuara rreth fëmijës te

prindi dhe ajo e cila kërkon informata nga ai.6

Nga qasja serioze dhe e qëlluar ndaj çështjes së bashkëpunimit me prindër, varet edhe suksesi

i përgjithshëm i punës së institucionit parashkollor, dhe i edukatores në veçanti.

Bashkëpunimi edukatore - prind, mund të jetë i suksesshëm, vetëm kur të dy palët,

vazhdimisht përcjellin dhe kontribuojnë në rritjen dhe zhvillimin e gjithanshëm të fëmijës.

Meqenëse bashkëpunimi me prindër, nuk është aspak i thjeshtë dhe duhet të jetë shumë

përmbajtësor dhe i efektshëm, si kriter kyç i një bashkëpunimi të tillë duhet të jetë

5 Plakolli, Zehrie dhe Aliu-Gashi, Mevlude, “Bashkëpunimi edukator-prind në institucionet parashkollore”,

Instituti Pedagogjik i Kosovës, Prishtinë, 2016, f. 15 6 Po aty, f. 16

Page 8: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Peli.pdf · përgatitje akademike dhe profesionale, e punësuar për ofrimin e shërbimeve arsimore për fëmijët e moshës 0-6 vjet.4

8

përshtatshmëria me kulturën familjare. Edukatorja duhet ta njohë dhe ta respektojë

mentalitetin dhe nivelin intelektual të prindit-familjes së fëmijës.

Një komunikim i tillë (edukator-prind), ia lehtëson shumë punën me fëmijët vet edukatores,

dhe prindërve u mundëson një trajtim të nevojshëm e adekuat ndaj fëmijës së tyre. Si e tillë

(edukatorja e përgatitur profesionalisht), inkurajon të gjithë prindërit për bashkëpunim e

informim reciprok rreth fëmijës dhe ky reciprocitet patjetër që do të sigurojë ,,përfitime” për

fëmijën, prindin dhe vet institucionin parashkollor.

Pra, angazhimi i prindërve, është një element shumë domethënës, për institucionin

parashkollor. Mirëpritja, duhet të fillojë, që në takimin e parë të tyre, me edukatoren-

institucionin. Prindërit, duhet të konsiderohen si specialistë, për fëmijët e tyre dhe si

pjesëmarrës aktiv në procesin e zhvillimit dhe të edukimit të këtyre fëmijëve. Prandaj është e

preferuar që të gjitha institucionet parashkollore, ta vlerësojnë dhe ta institucionalizojnë,

partneritetin ,,edukator–prind”.7

1.2 RËNDËSIA E INSTITUCIONEVE PËR FËMIJËT E

VEGJËL

Përpos familjes, për zhvillimin gjuhësor, intelektual, motorik dhe social të fëmijës rol të

veçantë luajnë institucionet parashkollore. Këto janë të rëndësishme për të gjithë fëmijët.8

Në raste optimale prindërit dhe institucionet parashkollore ndikojnë në të mësuarit e

njëkohshëm apo paralel të dy apo më tepër gjuhëve dhe të normave kulturore, të cilat

ndikojnë pozitivisht në integrimin dhe në zhvillimin e fëmijës. Këto institucione i përkrahin

prindërit, roli i të cilëve, megjithatë, mbetet qendror.

Me rëndësi të madhe janë institucionet jashtëfamiljare, sepse fëmijët e moshës së re mësojnë

shpejt dhe i formojnë kompetencat e tyre themelore, siç janë: përceptimi, fantazia, të

menduarit, afërsia sociale si dhe shkathtësia trupore.

7 Vadahi, 2002, f. 94

8 Selimi, Naxhi, “Bazat e integrimit parashkollor”, ISEAL, Zvicërr, 2012, f. 37

Page 9: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Peli.pdf · përgatitje akademike dhe profesionale, e punësuar për ofrimin e shërbimeve arsimore për fëmijët e moshës 0-6 vjet.4

9

Pra, çerdhja dhe grupi i lojës, të cilat do t‟i paraqesim më poshtë, janë faktorë vendimtarë për

fazat e mëvonshme të të mësuarit.

1.2.1 Përgatitja e fëmijës para se të shkojë në kopsht

Në ditët apo javët e para në kopsht fëmija mund të ketë vështirësi me mjedisin e ri. Ai është

mësuar që gjithmonë të jetë pranë nënës së tij dhe e ka të vështirë të ndahet prej saj. Mirëpo,

kjo situatë nuk zgjatë shumë, sepse fëmija shpejt gjen shokë dhe shoqe me të cilët fillon të

luajë.

Procedura e adaptimit të fëmijës në kopsht zakonisht zgjatë dy javë. Gjatë këtyre dy javëve

përgatitet si prindi ashtu edhe fëmija. Nëse prindërit e sjellin fëmijën e parë në kopsht,

atëherë menaxherja e kopshtit merret shumë edhe me ta, duke ua treguar mjedisin, lojërat,

trajtimin e fëmijëve të tyre, etj.

Kalimi i fëmijës prej familjes në kopsht paraqet, pra, një ndryshim mjedisi. Për prindërit gjatë

fazës së parë ndoshta është vështirë ta lënë fëmijën në kopsht duke qarë.9 Disa prindër

brengosen dhe ndiejnë keqardhje kur e zgjojnë fëmijën në mëngjes në vend se ta lënë të flejë

sa të dojë. Një numër prindërish për herë të parë përjetojnë diçka të tillë. Ata mendojnë se

janë duke i dhënë fëmijës obligime që në moshë foshnjore. Pavarësisht kësaj bindjeje, fëmija

që shkon në kopsht ka shumë përparësi, qoftë për sa i përket gjuhës, qoftë për sa u përket

sjelljeve shoqërore. Përpos kësaj, ai ndihet i lumtur dhe do të ketë vetësiguri kur të shkojë në

ente parashkollore.

9 Selimi, Naxhi, “Bazat e integrimit parashkollor”, ISEAL, Zvicërr, 2012, f. 41

Page 10: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Peli.pdf · përgatitje akademike dhe profesionale, e punësuar për ofrimin e shërbimeve arsimore për fëmijët e moshës 0-6 vjet.4

10

KAPITULLI I DYTË

2.1 ZHVILLIMI I FËMIJËS, NEVOJAT DHE AFTËSITË E

KOMUNIKIMIT

Kur është fjala për zhvillimin e fëmijës, theksi më i madh vëhet në kontekstin se cilët

fëmijë rriten dhe zhvillohen në ambientin e brendshëm të shtëpisë së tyre dhe gjithashtu në

ambiente të jashtme të shoqërisë dhe kulturës rreth tyre.10

Kur flasim për fëmijët, është thelbësore të kujtojmë moshën e tyre dhe shkallën e zhvillimit.

Aftësitë njohëse, emocionale, fizike dhe sociale të fëmijëve zhvillohen gjatë tërë jetës së tyre.

Me rritjen dhe pjekurinë e tyre, nevojat, aftësitë, intereset dhe sfidat e tyre ndryshojnë.

Vitet më të hershme të fëmijës janë ndër kohërat më kritike në zhvillimin njerëzor.11

2.1.1 Komunikimi me fëmijët, parimet dhe udhëzimet e komunikimit me

ta

Kur është fjala te komunikimi me fëmijët duhet të kemi parasysh aftësi të ndryshme dhe

nevojat në shkallë të ndryshme, dhe për më tepër, ai komunikim duhet të ketë në qendër

fëmijën dhe moshën që ai ka. Komunikimin cilësor e mbështesin programe zhvillimore të

cilat tashmë ekzistojnë dhe prioritete për t‟iu adresuar nevojave dhe kompetencave të

veçanta. 12

Këto mund të ndryshojnë sipas: nevojës për të ndihmuar fëmijën në mësimin kur dhe si t‟i

pastrojë duart në mënyrë të duhur; rëndësisë që secili duhet të trajtohet me respekt; si të

shmanget shfrytëzimi i njerëzve dhe abuzimi; bërja gati për shkollë; të qenurit i shëndoshë;

apo të jenë të gatshëm për raste urgjente.

Fëmijët të cilët nuk ndihen se janë të dashur, të sigurtë dhe me vetbesim, apo të cilët nuk kanë

aftësi kopjuese të shëndosha, do të kenë vështirësi më të mëdha në arritjen e njohurive dhe

gjithashtu do të kenë vështirësi edhe në lulëzimin fizik.

10

Kolucki, Barbara dhe Lemish, Dafna, “Komunikimi me fëmijët”, UNICEF, 2011, f. 15 11

Po aty, 17 12

Po aty, f. 27

Page 11: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Peli.pdf · përgatitje akademike dhe profesionale, e punësuar për ofrimin e shërbimeve arsimore për fëmijët e moshës 0-6 vjet.4

11

Figura 1. Karakteristikat kryesore të zhvillimit (Vitet e hershme: nga lindja deri në 6 vjeç)13

Njohëse E sjelljes/Fizike Shoqërore/Emocionale Nevojat e komunikimit

- Përvoja e re për çdo gjë:

format, ngjyrat, njerëzit,

kafshët, zërat, ritmet,

vendet

-Zhvillimi i gjuhës

-Zhvillimi i vetëdijes dhe

ndjeshmërisë në

ndryshimet në gjini, racë,

paaftësi dhe qëndrimet

shoqërore

-Vështirësi në dallimin e

fantazisë nga realiteti dhe

vështirësi në kuptimin e

rastësisë (që një

gjë/veprim drejton tek një

tjetër)

-Përqëndrimi në aspekte

konkrete të realitetit

(çfarë mund të shoh unë,

të dëgjoj dhe të prek)

-Vështirësi në kuptimin e

kodeve dhe sustave të TV

-Rritja e vetëdijes së

gjinisë dhe

“ndryshimeve” të tjera

-Të mësuarit duke bërë

dhe duke luajtur

-Të mësuarit përmes

përsëritjeve dhe rutinës

-Zhvillimi i aftësive

motorike – nga zvarritja

në ecje, vrapim,

hulumtim i ambientit

-Zhvillimi i aftësive të

mira motorike në gishta

që lehtësojnë pavarësinë

dhe të mësuarit (p.sh,

prerja, ngjyrosja, lidhja,

larja)

-Të mësuarit për të

shprehur dhe kontrolluar

ndjenjat

-Të përjetuarit e

emocioneve të reja dhe

shpesh të frikshme

-Zhvillimi nga varësia e

plotë tek të tjerët në

ndarjen dhe autonominë

-Evoluimi i vetëdijes së

emocioneve të veta dhe

të tjerëve

-Rritja në kuptimin se të

tjerët mendojnë dhe

ndihen ndryshe

-Luajtja me të tjerët, të

mësuarit për të zgjedhur

konfikte shumë të

thjeshta dhe për të

bashkëpunuar

-Shfaqja e shenjave të

ndjeshmërisë, pro-

shoqërisë dhe sjelljeve

për ndihmë

-Ta dinë se janë të dashur

dhe të sigurtë

-Të zhvillojnë ndjenja

pozitive për vetveten dhe

të tjerët

-Të dijnë së vargu i

emocioneve dhe frikave

që i kanë janë normale

-Të ndihen mirë për

mësimet dhe përvojat e

reja

-Të zhvillojnë

elasticitetin e të mësuarit

“kthehu prapa” dhe të

mundohen të japin

ndihmë

13

Kolucki, Barbara dhe Lemish, Dafna, “Komunikimi me fëmijët”, UNICEF, 2011, f. 18

Page 12: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Peli.pdf · përgatitje akademike dhe profesionale, e punësuar për ofrimin e shërbimeve arsimore për fëmijët e moshës 0-6 vjet.4

12

2.2 KOMUNIKIMI PËR FËMIJËT, T’I PËRSHTATET MOSHËS

DHE TË JETË I SHOQËRUESHËM

Fëmijët kanë të drejtë për një komunikim të qartë dhe tema të jetë e përqëndruar tek

fëmijët (jo temë për të rritur). Fëmijët, në faza të ndryshme kanë nevoja dhe interese shumë të

ndryshme dhe mësojnë në mënyra të ndryshme nga mediat apo materiale të ndryshme. Kjo

nënkupton që fëmijët kanë nevojë për një llojllojshmëri përmbajtjesh dhe fushash të

materialeve. Është kruciale të mbahet në mend se vetëm personazhet që i duan fëmijët ose

gjërat e tjera që ata i pëlqejnë, siç janë filmat vizatimor apo komikë, nuk paraqet diçka “të

përshtatshme për ata” automatikisht.

Më poshtë do t‟i japim disa sugjerime se si të veprohet me fëmijët.

2.2.1 Përdorimi i gjuhës së përshtatshme për fëmijët14

Kjo mund të kthehet në komunikim në shumë mënyra, përfshirë:

Për fëmijët nga lindja deri në moshën 6 vjeçare, të përdorim gjuhë të thjeshtë me fjalë

përshkruese dhe të ndjeshme, përsëritje, ritëm dhe këngë, e poashtu edhe personazhe

kafshësh apo njerëzish

Për fëmijët nga lindja deri në 6 vjeç, përdorimi i ritmit, gjëegjëzave, rrotullimi i

gjuhës dhe shakatë e thjeshta që ta bëjnë përmbajtjen sa më tërheqëse që të jetë e

mundur

Krijimi i komunikimit që i fton fëmijët të shohin, imagjinojnë, dëgjojnë dhe të

krijojnë gjëra për të cilat ata nuk kanë menduar më parë

2.2.2 Inkurajimi i ndërveprimit racional

Komunikimi ndërveprues ndodh kur fëmijët janë të motivuar që të angazhohen më shumë

dhe të marrin pjesë në një tregim të caktuar. Komunikimi pjesëmarrës, ashtu si edhe edukimi

pjesëmarrës, është më shumë fëmijë-shoqërues, duke iu ofruar fëmijëve mundësinë që të

angazhohen në mënyrë logjike, fizike dhe emocionale, veçanërisht kur e krahasojmë atë me

format didaktike të komunikimit.

14

Kolucki, Barbara dhe Lemish, Dafna, “Komunikimi me fëmijët”, UNICEF, 2011, f. 29

Page 13: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Peli.pdf · përgatitje akademike dhe profesionale, e punësuar për ofrimin e shërbimeve arsimore për fëmijët e moshës 0-6 vjet.4

13

Edhe pse komunikimi i bazuar në teknologji siç është interneti apo shkrimi i mesazheve,

është i dizajnuar në mënyrë specifike të jetë ndërveprues, ndërveprimit gjithashtu mund t‟i

shtohen edhe mediat tradicionale siç janë librat, lojërat, kënga, radioja dhe televizori. Sa më

shumë që ne i ftojmë fëmijët ta shprehin vetveten, t‟i përdorin lëvizjet e trupit, të mendojnë

në mënyrë kritike dhe të kërkojnë rezultate përfundimtare, aq më shumë i afrohemi

komunikimit të vërtetë pjesëmarrës.

2.2.3 Modeli i ndërveprimit

Kjo mund të përkthehet në komunikim përmes shumë mënyrave, përfshirë ato më poshtë:15

Të ftuarit e një musafiri apo personazhi të diskutojë drejtpërdrejt me fëmijët, t‟u bëjë

atyre pyetje dhe t‟iu ipet kohë e mjatueshme për t‟u përgjigjur

T‟i ftojmë në këndim, ushtrime, lëvizje, vallëzim dhe sjellje të tjera me mimikë

Të krijojmë pyetje dhe t‟iu themi fëmijëve t‟i shkruajnë ato dhe në fund të

komunikimit me ta të përfshihen në aktivitete ndërvepruese (shkrim, vizatim, marrja e

një fotoje, etj.)

Përfshirja e komenteve spontane nga fëmijët që inkurajon shumë përgjigje, dhe jo

vetëm një përgjigje

Ushtrimi i parimit “secili të mësoj një person”, ku fëmijët inkurajohen të “shkojnë të

mësojnë dikë tjetër për diçka të cilën ata vetë e kanë mësuar shumë mirë”

15

Pugh, G dhe De’Ath, E, “Të punuarit drejt partneritetit në vitet e hershme”, Londër, National Children’s Bureau, 1989, f. 31

Page 14: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Peli.pdf · përgatitje akademike dhe profesionale, e punësuar për ofrimin e shërbimeve arsimore për fëmijët e moshës 0-6 vjet.4

14

2.2.4 Përdorimi i efekteve speciale të mençura

Mësimi dhe argëtimi vjen nga një tregim i mirë dhe personazhe të mira. Efektet speciale janë

zhvilluar që të bëjnë të veçantë diçka që ishte e zakonshme. Në ditët e sotme të kulturës

komerciale televizive, hapësira e shpejtë, ndryshimi i vazhdueshëm i kornizave, pikselëve

dhe mijëra efekteve vizuele dhe auditoriale, janë norma dhe shpesh mund të shpërqendrojë

nga mesazhi i rëndësishëm.16

Disa hapa si të vëhet kjo në praktikë janë:

Përdorimi vetëm i efekteve speciale vizuele apo dëgjimore për të mësuar ose

theksuar një mesazh kyç apo aspekt tjetër relevant të një mesazhi

T‟i testojmë së pari të gjitha komunikimet për t‟u siguruar që mesazhi është i qartë

dhe me temë të caktuar

Eksperimentimi me komunikim që është me kohë të ngushtë dhe që kërkon reflektim

2.3 KOMUNIKIMI PËR FËMIJËT DUHET T’IU ADRESOHET

FËMIJËVE

Hulumtimet nga fusha e shëndetësisë, vlerave ushqyese, psikologjisë, zhvillimit të

fëmijës dhe antropologjisë, ndërmjet tjerave, dëshmojnë se të gjitha aspektet e zhvillimit të

fëmijëve janë të ndërlidhura. Zhvillimet fizike, sociale, emocionale dhe të njohjes janë të

lidhura në mënyrë të pandarë. Një fëmijë mund të jetë i zgjuar, por të jetojë në neglizhencë

16

Kolucki, Barbara dhe Lemish, Dafna, “Komunikimi me fëmijët”, UNICEF, 2011, f. 31

Page 15: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Peli.pdf · përgatitje akademike dhe profesionale, e punësuar për ofrimin e shërbimeve arsimore për fëmijët e moshës 0-6 vjet.4

15

dhe abuzim. Një fëmijë mund të jetë i ushqyer mirë, por të jetë i uritur për dashuri. Një fëmijë

mund të jetë i dashur, por mund të jetë i brisht fizikisht dhe emocionalisht.

Komunikimi që balancon dhe i cili jep vëmendje plotësuese të gjitha nevojave të tyre

zhvillimore më së miri iu shërben fëmijëve, duke filluar që nga fëmijëria.17

2.3.1 Integrimi i komunikimit

Kjo mund të përkthehet në komunikim përmes shumë mënyrave, përfshirë modelimin në

mënyra të ndryshme të kopjimit me një çështje të vetme. Për shembull, në komunikimin për:

Imunizim – përfshinë mënyra përmes së cilave fëmijët mund ta qetësojnë veten (të

mendojnë gjëra të lumtura , ta shtrydhin një lodër, të këndojnë një këngë) për të pasur

shëndet, vetrespekt dhe elasticitet emocional

Pastrimi i duarve – përdorni një këngë që zgjatë dy herë sa kënga e ditëlindjes,

numëroni fjalët në secilin gisht (duke përdorur fjalë si para/pas, lartë/poshtë; përdorni

fjalë interesante dhe fjalë që japin inkurajim si “të lumtë” apo „çdo bakterie është

zhdukur”) për të shtyrë në shëndet të mirë, higjienë, parapërgatitje shkollore, vetbesim

Vlera ushqyese - përdorni një fjali të tillë si “ të hamë një ylber ushqimesh që të na

bëjë të fortë dhe të mençur” për të stimuluar shëndet, vlera ushqyese, parapërgatitje

shkollore, vetëbesim

Komunikimi për fëmijët duhet të jetë një model pozitiv për kujdestarët dhe në përgjithësi për

të gjithë të rriturit që ndërveprojnë me fëmijët. Kjo gjithëmonë është e rëndësishme, por

sidomos duhet të jetë kështu në rrethanat kur fëmijët jetojnë në kushte të vështira.

17

Kolucki, Barbara dhe Lemish, Dafna, “Komunikimi me fëmijët”, UNICEF, 2011, f. 32

Page 16: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Peli.pdf · përgatitje akademike dhe profesionale, e punësuar për ofrimin e shërbimeve arsimore për fëmijët e moshës 0-6 vjet.4

16

2.4 KOMUNIKIMI ME FËMIJËT DUHET TË JETË POZITIV

DHE I BAZUAR NË PËRPARËSI

Komunikimi i bazuar në përparësi më tepër duhet të fokusohet në portretizim dhe

theksimin e përparësive dhe potencialit tek çdo fëmijë sesa në fokusimin tek dobësitë apo

problemet. Duke përdorur këtë parim, qëllimi është që jo vetëm të mësohet por edhe të

zhvillohet elasticiteti dhe kapaciteti për bashkëpunim.18

a) Ndërto vetëbesim si dhe kompetenca: një fëmijë me vetbesim jo vetëm që mund të mësojë

më mirë po ka shumë gjasa të dëshirojë të mësojë më shumë. Në shumicën e zhvillimeve të

komunikimit dhe veçanërisht në atë të fëmijëve, fokusimi është në rritjen e vetëdijes dhe

krijimin e aftësive. Megjithatë, kur fëmijët vazhdimisht shohin se vlerësohen dhe janë të

rëndësishëm, ata mësojnë të ndërtojnë një bazë për mendimin kritik dhe një dashuri të

përjetshme për mësim.

Më e rëndësishme se çka fëmijët kanë nevojë të mësojnë është se çka mund të jenë ata.

Vetëbesimi promovon aftësi kopjuese, gjetje të zgjidhjeve dhe potencial të plotë të secilit

pjesëtar që i përket situatës të tyre. Vetbesimi shfaqet në personat elastik të cilët tregojnë

shkathtësi, të kujdesshëm, optimist, të vendosur dhe kreativë.19

Ndërtimi i vetbesimit dhe i kompetencave tek komunikimi mund të shpjegohet në disa

mënyra:

Përdorimi i tregimeve, fjalëve, mjeteve vizuele dhe modeleve që krijojnë besim dhe

gjithashtu kompetenca duke përfshirë gjuhën e cila e mbështetë vetëbesimin (“ jam

shumë krenare që qëndrove larg atyre pulave”, “Shiko sa mirë i pastrova duart”

Përfshirja e ideve rreth “gjërave të vogla që mund t‟i ndihmojnë fëmijët për ta bërë

një ndryshim”, veçanërisht në komunikimin me fëmijët në rastet urgjente ( p.sh. të

dijnë çka të marrin me vete kur të dalin nga shtëpia, ta mbajnë mend adresën e tyre)

Prezentimi i mënyrave përmes së cilave fëmijët çdo ditë mbështesin njëri-tjetrin

përmes fjalëve të thjeshta, veprave, lojës dhe mësimit

18

Kolucki, Barbara dhe Lemish, Dafna, “Komunikimi me fëmijët”, UNICEF, 2011, f. 36 19

Pugh, G dhe De’Ath, E, “Të punuarit drejt partneritetit në vitet e hershme”, Londër, National Children’s Bureau, 1989, f. 43

Page 17: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Peli.pdf · përgatitje akademike dhe profesionale, e punësuar për ofrimin e shërbimeve arsimore për fëmijët e moshës 0-6 vjet.4

17

Duke i mësuar ata ta falenderojnë njëri-tjetrin që “janë fëmiu më i mirë”, pavarësisht

rrethanave jetësore

b) Fëmijët, ashtu si edhe të rriturit, më së miri mësojnë nga shikimi dhe dëgjimi i

vazhdueshëm i veprimeve apo mënyrave të mendimit të cilat ne do të donim që ata t‟i marrin

si “model‟, megjithëse pjesa më e madhe e komunikimit shfaqin modele negative, me një

mesazh të shkurtër në fund që mos të veprojnë ashtu siç është shfaqur.

Në vend që t‟iu thuhet fëmijëve çka të mos bëjnë dhe t‟iu portretizohet vetëm vetë problemi,

është më tepër efektive të portretizohen modele pozitive të cilat do t‟i donim që t‟i bëjnë ata

(siç është të qenurit zemërgjerë, i drejtë, i sinqertë, i interesuar dhe përgjegjës) për t‟i

përforcuar veprimet dhe mendimet pozitive.

Për ta përkthyer në komunikim modelimin pozitiv ekzistojnë disa mënyra, përfshirë:

Në vend se fëmijët të jenë të përfshirë në sjellje të rrezikshme dhe duke i vuajtur

pasojat (p.sh. ndezjen e një shkrepseje dhe të digjen), duhet t‟iu tregojmë atyre të

ndërmarrin veprim pozitiv për ta parandaluar lëndimin (p.sh. kur e shohim një kuti të

shkrepsave, ta diskutojmë nëse duhet të largohemi nga to apo t‟i tregojmë një të

rrituri, të bëjmë diçka që i parandalon ata nga lëndimi)

Në vend se të përshkruhen situata apo pamje të frikshme, t‟iu tregojmë fëmijëve

mënyra përmes së cilave ata mund ta ndihmojnë veten në momente kur kanë frikë (të

flasin me një të rritur të cilit i besojnë, ta këndojnë një këngë, të mendojnë për një

moment të lumtur, etj.)

T‟iu japim fëmijëve një model që t‟i mobilizojnë komunitetet e tyre (p.sh. në ndonjë

rrugë ku mbeturinat janë të shpërndara, t‟i mësojnë edhe të tjerët që t‟i grumbullojnë

në një vend; apo ndonjë person i cili nuk sheh mirë ta mësojnë si ta kalojnë rrugën në

mënyrë të sigurtë duke dëgjuar me kujdes zërat nga të dy anët dhe përballë tij)

Të rriturve t‟iu japim një model dhe t‟ua dëshmojmë se si fëmijët mund të mësojnë pa

masë nga burimet e kufizuara

Page 18: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Peli.pdf · përgatitje akademike dhe profesionale, e punësuar për ofrimin e shërbimeve arsimore për fëmijët e moshës 0-6 vjet.4

18

KAPITULLI I TRETË

3.1 RËNDËSIA E RAPORTIT TË FËMIJËS ME PRINDËRIT

DHE EDUKATOREN

Raporti i mirë i fëmijës me prindërit dhe edukatoren ndikon që ai të ndihet i kënaqur. Mu

për këtë arsye është shumë me rëndësi që prindërit dhe edukatorja ta përmbushin rolin e tyre

edukativ dhe ta nxisin fëmijën që t'i përforcojë dhe t'i zgjerojë aftësitë gjuhësore dhe

sociale.20

Kjo arrihet, kur fëmija ka mundësi të vizitojë vende të volitshme për të fituar

përvojë, si, për shembull:

kopshtin zoologjik për fëmijë

teatrin e fëmijëve

vende të përshtatshme në natyrë

bibliotekat për fëmijë

vende të tjera atraktive që e vlen të vizitohen

Kjo vlen sidomos atëherë, kur kushtet e banimit nuk ofrojnë mundësi për frymëzime dhe

përjetime të volitshme për fëmijën.

20

Selimi, Naxhi, “Bazat e integrimit parashkollor”, ISEAL, Zvicërr, 2012, f. 35

Page 19: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Peli.pdf · përgatitje akademike dhe profesionale, e punësuar për ofrimin e shërbimeve arsimore për fëmijët e moshës 0-6 vjet.4

19

3.2 BASHKËPUNIMI I PRINDËRVE ME EDUKATOREN E

FËMIJËS SË TYRE

Një ndër veçoritë më të rëndësishme të një bashkëpunimi të frytshëm të prindërve me

edukatoren e fëmijës është kur komunikimi mes tyre nuk kufizohet ose nuk reduktohet në

informata dhe situata të rastit dhe sipërfaqësore për fëmijën, por zhvillohet në mënyrë

partneriteti dhe është transparent.21

Një bashkëpunim i tillë nuk bën të reduktohet vetëm në dorëzimin e ndonjë fletushke

informative, e cila, për shkaqe gjuhësore, ndoshta nuk kuptohet ose nuk lexohet fare.

Përkundrazi, prindërit duhet:

të kërkojnë biseda, me ç‟rast mund të flasin mbi zhvillimin gjuhësor dhe social të

fëmijës,

të pyesin për shembuj konkretë dhe forma të ndryshme të cilat praktikohen në kopsht

apo në grup loje dhe të cilat mund të praktikohen nga prindërit në familje,

të ofrojnë shembuj dhe ide të veta, të cilat do të zgjojnë interes te fëmija, do t‟u

përgjigjen preferencave të fëmijës etj.

Hapa të këtillë jokonvencionalë janë të vlefshëm në radhë të parë për fëmijën, kurse më

pastaj edhe për prindërit dhe për edukatoren. Pjesëmarrja aktive e prindërve në proceset

mësimore dhe edukative pa dyshim paraqet një ndihmesë të rëndësishme dhe të frytshme për

fëmijën. Prandaj, ndihmesa e tillë gjithsesi e vlen që të shfrytëzohet në mënyrë aktive, sepse

kështu do të përforcohet bashkëpunimi mes prindërve dhe edukatores. Pra, në këtë mënyrë

mundësohet zhvillimi i një bashkëpunimi të sinqertë, pa paragjykime, me plot respekt e i

gjallë, i cili, në fund të fundit, është në interes dhe në të mirë të të gjithëve.

3.2.1 Ndërtimi i marrëdhënieve prind-edukatore22

Komunikimi efektiv është thelbësor për ndërtimin e partneritetit shkollë-familje. Kjo konsiston

në themelimim e të gjitha formave të përfshirjes së familjes në edukim.

21

Selimi, Naxhi, “Bazat e integrimit parashkollor”, ISEAL, Zvicërr, 2012, f. 36 22

http://www.readingrockets.org/article/building-parent-teacher-relationships

Page 20: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Peli.pdf · përgatitje akademike dhe profesionale, e punësuar për ofrimin e shërbimeve arsimore për fëmijët e moshës 0-6 vjet.4

20

Në komunikimet pozitive prind-shkollë përfitojnë prindërit. Mënyra në të cilën shkollat

komunikojnë dhe ndërveprojnë me prindërit ndikon në nivelin dhe cilësinë e përfshirjes së

shtëpisë së prindërve me mësimin e fëmijëve të tyre. Për shembull, shkollat të cilat

komunikojnë lajme të këqija për performancën e fëmijëve, më shpesh se ta pranojnë sjelljen e

mirë të tyre, do ta dekurajnë përfshirjen e prindit, duke i bërë ata prindër të ndihen se nuk mund

t‟i ndihmojnë fëmijët e tyre në mënyrë efektive.

Prindërit gjithashtu përfitojnë duke qenë të përfshirë në edukimin e fëmijëve të tyre sepse

marrin ide nga shkolla se si t‟i ndihmojnë dhe t‟i mbështesin ata, dhe duke mësuar më shumë

nga programi i shkollës dhe si funksionon ai.

Kur komunikojmë me prindërit duhet t‟i kemi parasysh ankesat tona të cilat ndahen në tri

kategori dhe të cilat ndikojnë në mënyrën se si prindërit marrin pjesë. Për shembull, a po

komunikoni për:

Aktivitetet e mësimit në klasë?

Arritjet e fëmiut?

Si prindërit mund të ndihmojnë në shtëpi që fëmiu i tyre të mësojë?

3.2.2 Përfitimet e fëmijës

Ekzistojnë dëshmi të konsiderueshme të cilat tregojnë që me përfshirjen e prindit përfitojnë

fëmijët. Janë disa përparësi për fëmijët kur prindërit përshihen: iu rrisin motivimin për

mësim, përmirësojnë sjelljen, frekuentim më i rregullt në shkollë, dhe qëndrim më pozitiv

ndaj detyrave të shtëpisë dhe shkollës në përgjithësi.

Page 21: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Peli.pdf · përgatitje akademike dhe profesionale, e punësuar për ofrimin e shërbimeve arsimore për fëmijët e moshës 0-6 vjet.4

21

3.2.3 Përfitimet e edukatores

Hulumtimet tregojnë së përfshirja prindërore mund t‟i lirojë edukatoret të fokusohen më

shumë në detyrën e tyre si mësues të fëmijëve. Gjithashtu, duke pasur më shumë kontakt më

prindërit, edukatoret mësojnë rreth nevojave të fëmijës dhe ambientit shtëpiak, se cilat

informacione mund t‟i përdorin për t‟i plotësuar ato nevoja të fëmijëve. Prindërit të cilët janë

të përfshirë kanë tendencë të kenë një mendim më pozitiv për edukatorët, gjë e cila rezulton

në përmirësimin e gjendjes morale të tyre.

3.3 KOMUNIKIM I MIRË DY-ANËSOR

Komunikimi i mirë dy-anësor në mes familjeve dhe shkollave është i domosdoshëm për

suksesin e fëmijëve. Jo befasisht, hulumtimet tregojnë se sa më shumë që prindërit dhe

edukatorët i ndajnë informacionet relevante me njëri-tjetrin për fëmijën, aq më të pajisur do

të jenë të dy palët që fëmija të bëhet i arritur.

Mundësitë për komunikimin dy-anësh përfshijnë:

Konferencat e prindërve

Organizatat prind-edukator ose këshillet e komunitetit të shkollës

Dosjet javore apo mujore të punës së fëmijëve që ata t‟i dërgojnë në shtëpi për t‟i

shikuar prindi dhe që ai t‟i komentojë ato

Thirrjet telefonike

E-mail-et ose webfaqja e shkollës

3.4 SRATEGJITË E KOMUNIKIMIT

Kontakti personal, përfshirë konferencat, vizitat në shtëpi, thirrjet telefonike, duket të jenë

forma më efektive e komunikimit dhe poashtu mund të jetë edhe më e familjarizuar.

Megjithatë, stabilizimi i komunikimit efikas shkollë-shtëpi është bërë më kompleks me

Page 22: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Peli.pdf · përgatitje akademike dhe profesionale, e punësuar për ofrimin e shërbimeve arsimore për fëmijët e moshës 0-6 vjet.4

22

ndryshimin e shoqërisë. Diversiteti i madh në mes të familjeve nënkupton që nuk është e

mundur të mbështetemi në një metodë të vetme të komunikimit që do t‟i arrinte të gjitha

shtëpitë me një porosi. Është thelbësore që një llojllojshmëri strategjishë, e përshtatur me

nevojat e familjeve të caktuara dhe orareve të tyre, të jetë e përfshirë brenda një plani të

përgjithshëm.

Disa nga strategjitë përfshijnë:

Revistat prindërore

Qendrat e hapura vjetore

Vizitat shtëpiake (aty ku aplikohen)

Thirrjet telefonike

Kalendaret vjetore të shkollës

Revistat lokale shtesë

Gjyshërit e vitit apo ditët e “personave të veçantë”

Webfaqja për shkollën

Punëtoritë për prindërit

Komunikimet që fokusohen tek baballarët gjithashtu edhe për nënat

Strategjitë e komunikimit efikas përfshijnë:

Nisjet: edukatorët duhet të nisin kontaktin sapo të dinë cilët studentë do të jenë në

klasën e tyre vitin e ardhshëm. Kontakti mund të fillojë me një thirrje telefonike apo

me një letër të dërguar në shtëpi me të cilën edukatori ua prezanton veten prindërve të

fëmijës dhe i baraspeshon pritjet.

Afatet kohore: të rriturit duhet ta kontaktojnë njëri-tjetrin menjëherë pasi problemi të

jetë identifikuar, me qëllim që të gjendet një zgjedhje sa më shpejtë. Pritja e gjatë

mund të shkaktojë probleme të reja, ndoshta përmes frustrimit të personave të

përfshirë.

Konsistenca dhe frekuentimi: prindërit duan të marrin rezultate të vazhdueshme rreth

asaj se si fëmijët e tyre po performojnë me detyrat e tyre të shtëpisë.

Vazhdimi logjik: Si prindërit ashtu edhe edukatorët duan të shohin që pala tjetër

faktikisht do ta bëjë atë që thotë se do ta bëjë.

Page 23: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Peli.pdf · përgatitje akademike dhe profesionale, e punësuar për ofrimin e shërbimeve arsimore për fëmijët e moshës 0-6 vjet.4

23

Qartësia dhe dobia e komunikimit: Prindërit dhe edukatorët duhet t‟i kenë

informacionet që iu duhen për t‟iu ndhmuar fëmijëve, në një formë dhe në një gjuhë

që ka kuptim për ta.

3.4.1 Befasojeni prindin

Prindërit nuk janë të mësuar të dëgjojnë komente pozitive, nëse nuk i kërkojnë, nga

edukatoret për fëmijët e tyre, sidomos nga një telefonatë nga shkolla. Imagjinojeni si do të

ndiheshit, si prind, nëse do të kontaktoheshit nga një edukatore apo një drejtor i shkollës që

do t‟ju thoshte se djali apo vajza juaj po tregon rezultate të mira në shkollë, apo që fëmiu juaj

e ka tejkaluar një mësim apo një problem. Kur ju telefononi për t‟iu dhënë një lajm të mirë

prindërve, përgatituni që zëri i tyre të tingëllojë i befasuar – i befasuar në mënyrë të

kënaqshme.

Hulumtimet tregojnë se komunikimi shkollë-shtëpi është rritur në shkallë të madhe përmes

konktaktit pozitiv me telefonatat ndërmjet edukatorëve dhe prindërve. Duhet të kujtojmë, kur

një telefonatë nga shkolla përcjell lajme të mira, atmosfera në mes shtëpisë dhe shkollës

përmirësohet. Kur kemi për të dhënë një lajm të mirë, atëherë t‟ua komentojmë menjëherë

prindërve sepse marrëdhënia mes edukatorit dhe atyre do të përmirësohet edhe më shumë.

Page 24: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Peli.pdf · përgatitje akademike dhe profesionale, e punësuar për ofrimin e shërbimeve arsimore për fëmijët e moshës 0-6 vjet.4

24

PËRFUNDIM

Edukatorët dhe prindërit kujdesen për cilësinë e edukimit të fëmijëve dhe të dy palët e

duan më të mirën për ta. Megjithatë, shpesh, për shkak të presionit, apo mungesës së

informacionit të rriturit i kthejnë frustrimet e tyre nga njëri-tjetri. Kur ata kanë mundësi të

punojnë bashkë për të mbështetur rolin e tjetrit dhe të angazhohen në partneritet, atëherë

mund të ndodh bashkëpunimi i mirë.

Edhe pse kanë qëllime të përbashkëta, prindërit dhe edukatoret shpesh kanë nevoja të

ndryshme nga njëri-tjetri. Që të dytë e pranojnë se, në mënyrë që edukimi të jetë funksional,

që të dyja palët duhet ta bëjnë pjesën e vet.

Prindërit dhe mësuesit nganjëherë e sabotojnë komunikimin e tyre kur ata nuk e kuptojnë

njëri-tjetrin apo kur ndjehen se nuk po dëgjohet fjala e tyre. Kur nevojat e edukatores apo të

prindit nuk plotësohen, apo edhe kur nevojat e fëmijës nuk plotësohen, të rriturit mund ta

mbrojnë vetveten apo ta fajësojnë tjetrin.

Prindërit dhe mësuesit ndajnë shumë qëllime për fëmijët. Të dy palët duan që fëmijët të kenë

sukses, të lulëzojnë dhe të kenë rezultatete të mira në shkollë në mënyrë që të krijojnë rrugë

të duhura për suksese në të ardhmen.

Page 25: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Peli.pdf · përgatitje akademike dhe profesionale, e punësuar për ofrimin e shërbimeve arsimore për fëmijët e moshës 0-6 vjet.4

25

Literatura:

1. A. Coughlin, Pamela, A. Hansen, Kirsten dhe Kaufmen, Roksane, “Programi “Step by

Step” për arsimin parashkollor”, Fondacioni “Soros”, 1994

2. Kolucki, Barbara dhe Lemish, Dafna, “Komunikimi me fëmijët”, UNICEF, 2011

3. Plakolli, Zehrie dhe Aliu-Gashi, Mevlude, “Bashkëpunimi edukator-prind në

institucionet parashkollore”, Instituti Pedagogjik i Kosovës, Prishtinë, 2016

4. Pugh, G dhe De‟Ath, E, “Të punuarit drejt partneritetit në vitet e hershme”, Londër,

National Children‟s Bureau, 1989

5. Selimi, Naxhi, “Bazat e integrimit parashkollor”, ISEAL, Zvicërr, 2012

Të tjera:

1. www.google.com

2. www.readingrockets.org/article/building-parent-teacher-relationships

Page 26: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Peli.pdf · përgatitje akademike dhe profesionale, e punësuar për ofrimin e shërbimeve arsimore për fëmijët e moshës 0-6 vjet.4

26

Jetëshkrimi

Unë quhem Valbone Avdimetaj-Peli. Kam lindur në Pejë, më 1.4.1974, nga prindërit Brahim

dhe Sofe Avdimetaj. Shkollën fillore e kam kryer në shkollën “Xhemajl Kada” në Pejë,

ndërsa shkollën e mesme e kam kryer në gjimnazin “Bedri Pejani”, poashtu në Pejë.

Në vitin 1996 e kam përfunduar Shkollën e Lartë Ekonomike, në seksionin “Afarizmi

Financiar në Ndërmarrje”.

Në vitin 2001 jam punësuar në kopshtin e fëmijëve “Pëllumbat e Paqes”, si motër edukatore

dhe kam punuar me fëmijët e moshës 0-3 vjeç. Me këtë moshë kam punuar 10 vite.

Në vitin 2005 jam martuar me bashkëshortin Dukagjinin, me të cilin krijuam familje dhe tani

kemi dy fëmijë, Anilin 10 vjeç dhe Idilen 8 vjeç.

Duke qenë se gjashtë vitet e fundit kam punuar me fëmijët e grupmoshës 3-6 vjeç, kjo e shtoi

dëshirën tek unë që një ditë të bëhem edukatore e kualifikuar dhe për ta realizuar këtë dëshirë

timen, në vitin akademik 2013/2014 u regjistrova në Universitetin e Gjakovës “Fehmi

Agani”, në Fakultetin e Edukimit, drejtimi Parafillor.

Këtë profesion do të vazhdoj ta ushtroj me mjaftë dëshirë dhe përkushtim.