37
KOLEGJI FAMA/FAKULTETI EKONOMIK STUDIMET MASTER/MENAXHEMNT LËNDA: MENAXHIMI STRATEGJIK STRATEGJIA E KOMPANISË APPLE. INC Punoi: Mentori: Arbnor Hoxhaj Dr.Sc. Venet Shala

Menaxhimi strategjik në kompaninë Apple Inc

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Menaxhimi strategjik në kompaninë Apple Inc

KOLEGJI FAMA/FAKULTETI EKONOMIK

STUDIMET MASTER/MENAXHEMNT

LËNDA: MENAXHIMI STRATEGJIK

STRATEGJIA E KOMPANISË APPLE. INC

Punoi: Mentori:

Arbnor Hoxhaj Dr.Sc. Venet Shala

Prizren, 2014

Page 2: Menaxhimi strategjik në kompaninë Apple Inc

Arbnor Hoxhaj Strategjia e kompanisë Apple Inc

© Copyright Arbnor Hoxhaj & Rilind Krasniqi, 2015

Përmbajtja e këtij punimi është totalisht autentike. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

DEKLARATË E AUTORËSISË

Unë i nënshkruari Arbnor Hoxhaj dhe deklaroj që: (1) Kjo mikrotezë përfaqëson punimin tim origjinal, përveç rasteve të citimeve dhe referencave dhe (2) Kjo mikrotezë nuk është përdorur më parë si mikrotezë apo punim Diplome në këtë Kolegj apo në Universitete të tjera.

Arbnor Hoxhaj,

Janar, 2015

2

Page 3: Menaxhimi strategjik në kompaninë Apple Inc

Arbnor Hoxhaj Strategjia e kompanisë Apple Inc

Fjalët kyqe Apple Makintosh Makintosh Portativ Apple Lisa Os X iOS X MacBook Pro iPad iPod iPhone iTune

Shkurtesat

GUI (Graphical User Interface

Lista e tabelave

Tabela 1: Matrica e analizës së konkurrencës së Apple INC

Table 2: Analiza VRIO e Apple INC

Lista e figurave

Figure 1 : Apple I.............................................................................................................................6Figure 2 : Makintoshi i parë i lansuar në vitin 1984........................................................................7Figure 3 : Makintoshi portativ i lansuar në treg në vitin 1989.........................................................8Figure 4 : Apple Newton................................................................................................................10Figure 5 : MacBook Pro.................................................................................................................12

Përmbajtja

3

Page 4: Menaxhimi strategjik në kompaninë Apple Inc

Arbnor Hoxhaj Strategjia e kompanisë Apple Inc

1. Apple Inc......................................................................................................................................5

2. Historiku i Apple Inc...................................................................................................................6

2.1. 1976-1980: Themelimi dhe inkorpotimi..............................................................................6

2.2. 1981–89: Sukesi i Makintoshit.............................................................................................8

2.3. 1990-1999: Rënia, ristrukturimi, blerjet...............................................................................9

2.4. 2006: Kthimi në profitabilitet.............................................................................................11

2.5. 2007-2010: Suksesi me telefonat mobil..............................................................................12

2.6. 2011-2012: Vdekja e Steve Jobs.........................................................................................13

3. Vizioni i Apple...........................................................................................................................14

3.1. Vizioni i Apple....................................................................................................................14

3.2. Shpjegimi i vizionit të Apple Sipas (Hamilton, 2011)........................................................14

4. Misioni i Apple..........................................................................................................................15

4.1. Misioni i Apple...................................................................................................................15

4.2. Analiza e misionit të Apple.................................................................................................16

5. Vlerat e Apple............................................................................................................................16

6. Mjedisi i jashtëm........................................................................................................................17

6.1. Analiza e jashtme e Apple..................................................................................................17

7. Analiza SWOT e Apple Inc.......................................................................................................19

8. Konkurrenca...............................................................................................................................21

9. Mjedisi i brendshëm...................................................................................................................22

9.1. Mjedisi i brendshëm i Apple Inc.........................................................................................22

10. Përfundime...............................................................................................................................23

11. Rekomandime..........................................................................................................................24

4

Page 5: Menaxhimi strategjik në kompaninë Apple Inc

Arbnor Hoxhaj Strategjia e kompanisë Apple Inc

1. Apple Inc

Apple Inc është një korporatë amerikane shumëkombëshe me seli në Cupertino, Kaliforni, e cila

projekton, zhvillon, dhe shet produkte të konsumit elektronik, programe kompjuterike, shërbime

online, dhe kompjuterë personal. Produktet më të njohura harduerike të Apple janë linja e

kompjuterëve Mac, media pllajeri iPod, telefoni i mençur iPhone, dhe tableti iPad. Shërbimet

online të kompanisë Apple përfshijnë: iCloud, iTunes Store dhe App Store. Produktet softuerike

përfshijnë sistemet operative OS X dhe iOS, media shfletuesin iTune, web brouserin Safari,

suitat kreative dhe produktive iWork dhe ILife.

Apple u themelua nga Steve Jobs, Steve Wozniak dhe Ronald Wayne më 1 Prill 1976, për të

zhvilluar dhe shitur kompjuterë personal. Ajo ishte themeluar si Apple Computer, Inc më 3 Janar

1977 dhe u riemërua si Apple Inc më 9 Janar 2007, për të pasqyruar fokusin e saj drejt konsumit

elektronik.

Apple është kompania e dytë më e madhe në botë e teknologjisë së informacionit pas

Samsung Electronics, dhe krijuesi i tretë më i madh i telefonisë celulare në botë. Më 25 Nëntor

2014 përveç që ishte korporata më e madhe në botë, Apple u bë poashtu kompania e parë

amerikane që kishte kapital mbi $ 700 miliard.

Në vitin 2014, Apple punëson 72.800 punëtorë të përhershëm me orar të plotë, mban 437

dyqane të shitjes me pakicë në pesëmbëdhjetë shtete, dhe operon me Apple Store dhe iTunes

Store, ku kjo e fundit ishte shitësi më i madh i muzikës në botë.

Të ardhurat vjetore të Apple në mbarë botën në 2014 arritën në $ 182.000.000.000 (Tetor

2014). Apple gëzon një nivel të lartë të besnikërisë ndaj brendit të vet dhe, në bazë të edicionit të

raportit Interbrand Best Global Brands, është marka më e vlefshme në botë me një vlerësim prej

$ 118.900.000.000.

Deri në fund të 2014, korporata ka vazhduar të menaxhojë kritika të konsiderueshme në

lidhje me praktikat e punës të kontraktorëve të saj, si dhe për praktikat e saj mjedisore dhe të

biznesit, duke përfshirë edhe origjinën e materialeve burimore.

5

Page 6: Menaxhimi strategjik në kompaninë Apple Inc

Arbnor Hoxhaj Strategjia e kompanisë Apple Inc

2. Historiku i Apple Inc

2.1. 1976-1980: Themelimi dhe inkorpotimi

Apple u themelua më 1 Prill të vitit 1976 nga Steve Jobs, Peter Wozniak dhe Ronald Wayne për

të shitur APPLE I .1 APPLE I ishte një grup pajisjesh për kompjuter personal i projektuar me

dorë nga Peter Wozniak dhe për herë të parë iu prezantua publikut në Homebrew Computer

Club.2 APPLE I u shit asokohe si një pllakë amë (Motherbard) dhe jo siç njihet sot një kompjuter

personal.3 APPLE I u lansua në treg në vitin 1976 dhe kishte çmimin 666,66 $.

Figura 1: Apple I

APPLE II gjithashtu u shpik nga Peter Wozniak dhe u prezantua më 16 Prill 1977 në

edicionin e parë të West Coast Computer Faire. Ndryshonte nga konkurentët e tij madhor TRS-

80 dhe Commodore PET, për shkak të arkitekturës së hapur. APPLE II përdorte kasetën e

zakonshme për ruajtje, e cila më vonë u zëvendësua me përdorimin e një Disku Floppy 5 ¼ inç

dhe një disku që quhej DISC II.5 Apple II u zgjodh të jetë një platformë desktopi për aplikacionin

a parë “killer application” të botës së biznesit VISICALC, një program fletëpërhapës

(spreadsheet program). VISICALC krijoi tregun për Apple II dhe ishte një arsye më shumë që iu

dha konsumatorëve për t’a blerë APPLE II.6 Para VISICALC Apple ishte në vendin e tretë në

raport me konkurrentët Commodore dhe Tandy.7

6

Page 7: Menaxhimi strategjik në kompaninë Apple Inc

Arbnor Hoxhaj Strategjia e kompanisë Apple Inc

Figura 2: Makintoshi i parë i lansuar në vitin 1984

Kah fundi i viteve të 70’ Apple kishte një staf të përbërë prej disa dizajnerëve dhe një linjë

të prodhimit. Në Maj të vitit 1980 kompania prezantoi Apple III, në përpjekje për të konkurruar

me Microsoft dhe IBM në tregun global.8 Jobs dhe disa punonjës të tjerë të Apple, duke përfshirë

Jeff Raskin, vizituan XEROX PARC në Dhjetor 1979 për t’a parë XEROX ALTO. XEROX i

mundësori tre ditë inxhinierëve të Apple që të kenë qasje në fasilitetet e PARC në këmbim të

blerjes së 100.000 aksioneve të Apple me çmim 10$ për aksion. Jobs ishte i bindur se të gjithë

kompjuterët e ardhshëm do të përdornin GUI (Graphical User Interface) dhe filloi zhvillimin e

GUI për APPLE LISA.9

Më 12 Dhjetor 1980 aksionet e Apple u rritën në 22$ për aksion duke gjeneruar kapital më

shumë se çdo kompani dhe krijoi mbi 300 milionerë brenda kompanisë, kjo e cila ndodh për herë

të parë në botën e biznesit.10

2.2. 1981–89: Suksesi i Makintoshit

Apple filloi të punonte me Apple Lisa në vitin 1978. Në vitin 1982 Jobs u tërhoq nga projekti

LISA për shkak të grindjeve të brendshme. Ai mori projektin me kosto të ulët të Jeff Raskin, i

cili quhej, Makintosh. Kjo bëri që të fillonte një garë ndërmjet ekipit të projektit LISA dhe ekipit

të projektit Makintosh. LISA e fitoi garën në vititn 1983 dhe u bë kompjuteri i parë personal që

iu shit publikut me GUI, por dështoi për shkak të çmimit të lartë dhe numrit të kufizuar të

softuerëve.11

Në vitin 1984 Apple lanson Makintoshin. Ishte kompjuteri i parë që u shit pa gjuhë

programuese.12 Debutimi i tij u bë nga një reklamë e famshme televizive e cila kushtoi

1.500.000$. Ajo u drejtua nga Ridley Scott dhe u transmetua gjatë tremujorit të tretë të Super

Bowl XVIII më 22 Janar 1984.13 Kjo reklamë njihet si çasti vendimtar i sukesit të kompanisë

7

Page 8: Menaxhimi strategjik në kompaninë Apple Inc

Arbnor Hoxhaj Strategjia e kompanisë Apple Inc

Apple dhe një kryevepër.14 Makintosh u shit mirë në fillim, por më vonë shitja e tij ra për shkak

të çmimit të lartë dhe softuerëve të kufizuar. Fatin e Makintoshit e ndryshuan futja e

LaserWriter, printerit të parë me laser PostScript dhe PageMaker, një paketë e hershme botuese e

desktopit. Makintoshi ishte veçanërisht i suksesshëm në treg për shkak të aftësive të tij të

avancuara grafike.

Figura 3: Makintoshi portativ i lansuar në treg në vitin 1989

Në vitin 1985 filloi një luftë e madhe për pushtet ndërmjet Jobs dhe John Sculley (CEO), i

cili ka dy vjet që u punësua në kompaninë Apple.15 Bordi i drejtorëve të Apple udhëzoi Sculley

t’a përmbante Jobs-in dhe t’a kufizonte qasjen e tij në shitjen e produkteve të paprovuara. Jobs

në vend se t’ia vë veshin Sculley, ai u përpoq që t’a largojë nga posti që e kishte në Apple.

Sculley kuptoi se Jobs donte t’a organizonte një të ashtuquajtur “grusht shteti” brenda kompanisë

Apple dhe kërkoi një mbledhje të jashtëzakonshme të Bordit të Drejtorëve, në të cilën mbledhje

bordi mbajti anën e Sculley dhe shkarkoi Jobs-in nga detyrat menaxheriale.16 Jobs dha dorëheqje

nga Apple dhe themeloi kompaninë Next. Inc. po të njejtin vit.17

Makintoshi Portativ u prezantua në vitin 1989 dhe u projektua të jetë po aq i fuqishëm sa ai

desktop, por peshonte 7.5 kg dhe kishte jetëgjatësi të baterisë rreth 12 orë. Pas Makintoshit

Portativ Apple prezantoi PowerBook në vitin 1991. Të njejtin vit Apple prezantoi Sistemin 7, një

version i ri i sistemit operativ, me ngjyra dhe me aftësi të reja. Kjo ishte baza arkitektonike e

MAC OS deri në vitin 2001. Sukesi i PowerBook dhe produkteve të tjera solli deri te rritja e të

ardhurave. Për një kohë të caktuar Apple kishte një strategji tepër të mirë duke lansuar produkte

të reja vazhdimisht dhe duke gjeneruar të ardhura nga ky process. Revista MACADICT e quajti

periudhën midis viteve 1989-1991 si “periudhën e artë” të Makintoshit.

8

Page 9: Menaxhimi strategjik në kompaninë Apple Inc

Arbnor Hoxhaj Strategjia e kompanisë Apple Inc

2.3. 1990-1999: Rënia, ristrukturimi, blerjet

Apple mendoi se seria Apple II ishte shumë e shtrenjtë për t’u prodhuar kështuqë vazhdoi me

modifikimin e makintoshit.18 Në vitin 1990 Apple lansoi Maktinosh LC. Apple ndaloi shitjen e

Apple IIE në vitin 1993. Pas suksesit të Macintosh LC, Apple paraqiti Centris Line.

Konsumatorët mbetën të hutuar sepse nuk e kuptonin dallimin midis këtyre dy modeleve.19 Gjatë

viteve të 90’ Apple eksperimenoti me një numër të madh të produkteve duke përfshirë kamerat

digjitale, lojërat portative Audio-CD dhe pajisje televizive.

Microsoft vazhdoi të fitonte një pjesë të tregut me Windows duke u fokusuar në shitjen e

kompjuterëve me çmim të lirë, kurse Apple iu jepte konsumatorëve një eskperiencë të një niveli

të lartë inxhinierik, por me një çmim më të kushtueshëm.20 Apple paditi Microsoft për përdorimin

e GIU të njejtë me Apple Lisa në kompjuterët e Microsoft.21 Padia u zvarrit për vite të tëra derisa

në fund u parashkrua. Njëkohësisht një numër i madh ngjarjesh ciklike ndikuan në njollosjen e

reputacionit të Apple. Kjo shtyu shkarkimin e Sculley, i cili u zëvendësua me Michael Spindler.22

Në fillim të viteve të 90’, Apple zhvilloi platformën alternative për Makintoshin të quajtur si

A/UX. Apple kishte filluar të eksperimentojë lidhur me krijimin e një portali Mac-Online e cila u

quajt E-World dhe u zhvillua në bashkëpunim me America Online si një alternative miqësore për

t’i prezantuar shërbimet online të Apple siç ishte CompuServe. Platforma Makintosh po bëhej e

vjetëruar, për shkak se shumë softuerë ishin projektuar direkt në pajisjet harduerike. Përveç

këtyre Apple po ballafaqohej me OS/2 dhe UNIX. Platforma Apple kishte nevojë për ndryshime

të mëdha në mënyrë që t’a kthejë imazhin që e kishte.23

Në vitin 1994 Apple hyn në një aleancë me IBM dhe NOKIA me qëllim të krijimit të një

platformë të re kompjuterike e cila u quajt The Power PC Reference Platform që konsistonte me

përdorimin e harduerit të IBM dhe Motorolla-s dhe me përdorimin e softuerit të Apple. Kjo

platformë u supozua se do t’a mundte edhe Microsoft-in në treg. Të njejtin vit Apple prezantoi

Power Makintosh, kompjuteri i parë i Apple që përdorte procesorin e Motorollës.24

9

Page 10: Menaxhimi strategjik në kompaninë Apple Inc

Arbnor Hoxhaj Strategjia e kompanisë Apple Inc

Në vitin 1996, Michael Spindler u zëvendësua nga Gil Amelio si CEO. Gil Amelio bëri

shumë ndryshime në Apple, duke përfshirë shkurtimet e gjëra.25 Pas dyshimeve të shumta për t’a

përmirësuar MAC OS, së pari në projektin Taligant, pastaj me Copland dhe Gerschwin, Amelio

vendosi t’a kthente Steve Jobs në kompani si këshilltar.26 Më 9 korrik, 1997, Amelio u largua nga

bordi i drejtorëve, për shkak të humbjeve financiare.27 Gjatë kësaj periudhe Jobs veproi si një

CEO i përkohshëm. Ishte kjo koha kur Steve zbuloi aftësinë a jashtëzakonshme dizajnuese të

Jonathan Ive, dhe këta të dytë punuan bashkarisht për rindërtimin e imazhit të kompanisë

Apple.28

Figura 4: Apple Newton

Në vitin 1997, Jobs deklaroi se Apple do të punonte bashkarisht me Microsoft për zhvillimin

e verzioneve të reja të Microsoft Office pasiqë Microsoft kishte bërë investime mbi

150.000.000$ në Apple.29 Më 10 nëntor, 1997, Apple prezantoi Apple Online Store, e cila kishte

për qëllim ndërtimin e një strategjie të re të prodhimit.30 Më 15 Gusht 1998 Apple prezantoi një

brez të ri kompjuterësh Makintosh 128: The I-MAC. Ekipi i I-MAC udhëhiqej nga Ive, cili më

vonë projektoi edhe I-POD dhe I-PHONE.31 I-Mac ishte një teknologji moderne dhe kishte një

dizajn unik. Në 5 muajt e parë u shitë rreth 800.000 njësi.32

2.4. 2006: Kthimi në profitabilitet

Pas disa viteve të zhvillimit më 24 Mars 2001 u lansua në treg Mac OS X. Mac OS X kishte për

qëllim të kombinonte stabilitetin, besueshmërinë dhe sigurinë e Unix. Për të ndihmuar

përdoruesit të migrojnë nga Mac OS 9, sistemi i ri operativ lejonte përdorimin e aplikacionit OS

9 brenda Mac OS X si një mjedis klasik. Kjo do të thotë që përdoruesit tani ishin në gjendje të

vazhdojë punën me aplikacionet e tyre të vjetra.33

10

Page 11: Menaxhimi strategjik në kompaninë Apple Inc

Arbnor Hoxhaj Strategjia e kompanisë Apple Inc

Në Worldwide Developers Conference më 6 qershor, 2005, Jobs njoftoi se Apple do të

fillojë prodhimin e Intel të bazuar në kompjuterët Mac në vitin 2006. Më 10 janar 2006,

MacBook Pro i ri dhe iMac u bënë kompjuterët e parë Apple që përdornin Core Duo CPU të

Intel. Më 7 gusht 2006 Apple e bëri kalimin në çipat e Intel për të gjithë linjën e prodhimit Mac

një vit më herët se sa që u paralajmërua. Power Mac, iBook dhe PowerBook ishin gjatë

tranzicionit; Pro Mac, MacBook, dhe MacBook Pro u bënë pasardhësit e tyre përkatës. Më 29

Prill 2009, Wall Street Journal raportoi se Apple kishte ndërtuar ekipin e vet të inxhinierëve për

të projektuar mikroprocesorë. Apple gjithashtu paraqiti Boot Camp më 2006 për të ndihmuar

përdoruesit të instalojnë Windows XP apo Windows Vista në Intel-Macs-at e tyre së bashku me

Mac OS X.34

Suksesi i Apple gjatë kësaj periudhe ishte e dukshme në çmimin e saj të aksioneve. Në fillim

të 2003 dhe 2006, çmimi i aksioneve të Apple u rrit më shumë se dhjetëfish, nga 6 $ për aksion

në mbi 80 $. Në Janar të vitit 2006, tregu i Apple tejkaloi atë të Dell. Që nga viti 2001,

dizajnuesit e Apple braktisën përdorimin e plastikës së tejdukshme me ngjyrë që u përdor për

herë të parë në G3 iMac. Ndryshimi dizajnik filloi me përdorimin e titanit të pasuruar me

strukturën e bardhë polikarbonat dhe të sheshtë.35

2.5. 2007-2010: Suksesi me telefonat mobil

Gjatë fjalimit të tij kryesor në Macworld Expo më 9 janar 2007, Jobs njoftoi se Apple Computer,

Inc nga ky moment do të jetë e njohur si "Apple Inc. sepse kompania kishte zhvendosur theksin e

saj nga kompjuterat në pajisje të lëvizshme elektronike. Në këtë ngjarje edhe u prezantua iPhone

dhe Apple TV. Një ditë më pas, aksionet e Apple u rritën në $ 97,80. Në Maj, çmimi i aksioneve

të Apple kaloi shifrën 100 $. Apple arriti sukses të gjerë me produktet e saj iPhone, iPod Touch

dhe iPad. Për më tepër, deri në fillim të vitit 2007, janë regjistruar mbi 800.000 përdorues të

Final Cut Pro.36

Më 16 dhjetor, 2008, Apple njoftoi se viti 2009 do të jetë viti i fundit që korporata do të

marrë pjesë në Macworld Expo, pas pjesëmarrjes 20 vjeçare, dhe se zëvendës president i lartë i

Product Marketing Philip Schiller do të japë fjalimin kryesor në vend të Jobs.37

Më 14 Janar 2009, Jobs njoftoi se ai do të marrë një pushim gjashtëmujor mjekësor deri në

fund të Qershorit të vitit 2009 dhe do të kalojë kohën duke u fokusuar në shëndetin e tij. Në e-

11

Page 12: Menaxhimi strategjik në kompaninë Apple Inc

Arbnor Hoxhaj Strategjia e kompanisë Apple Inc

mail, Jobs deklaroi se "kurioziteti mbi shëndetin tim personal, vazhdon të jetë një zbavitje jo

vetëm për mua dhe familjen time, por për të gjithë të anëtarët e tjerë në Apple, si dhe,"shpjegoi

se pushimi do t’i lejojë kompanisë "të përqëndrohet në dhënien e produkteve të

jashtëzakonshme."

Figura 5: MacBook Pro

Pas disa vitesh spekulime Apple prezantoi më 27 Janar 2010 tabletin e njohur si iPad. iPad

kishte të njejtin sistem me prekje sikurse iPhone dhe shumë App të iPhone ishin të ngjajshme me

ato të iPad. Apple gjithashtu prezantoi iPhone 4 i cili përbëhej nga videothirrjet dhe nga një

dizajn krejtësisht i ri. Ajo gjithashtu modifikoi iPod-in duke lansuar në treg iPod Nano, iPod

Touch me Facer Time dhe iPod Shuffle. Më 20 tetor, Apple modifikoi laptopat e tyre MacBook

Air, aplikacionin Suite iLife, dhe zbuloi Mac OS X Lion, versionin e fundit të Mac OS X.38

Në Tetor 2010 aksionet e Apple u rritën në 300$ për aksion.39

2.6. 2011-2012: Vdekja e Steve Jobs

Më 6 janar 2011, kompania hapi Mac App Store, platformë e shpërndarjes së softuerit dixhital e

ngjajshme me atë ekzistues IOS App Store. Krahas subjekteve të tilla si Atari dhe Cisco

Systems, Apple u shfaq në dokumentarin Something Venture e cila dha premierën në vitin 2011

dhe hulumtoi epokën tre-dekadëshe që çoi në krijimin dhe dominimin e Silicon Valley.40

Më 17 janar 2011, Jobs njoftoi se ai do të marrë një tjetër pushim mjekësor, për një periudhë

të pacaktuar, dhe do të përqëndrohet në shëndetin e tij. Zyrtari më i lartë operativ Tim Cook

supozoi se Jobs do të mbetej ende “i përfshirë në vendimet e rëndësishme strategjike për

kompaninë”. Apple ishte brendi më i njohur në botë. Në qershor 2011, Jobs çuditërisht doli në

12

Page 13: Menaxhimi strategjik në kompaninë Apple Inc

Arbnor Hoxhaj Strategjia e kompanisë Apple Inc

skenë dhe prezantoi iCloud, një shërbim online për muzikë, dhe fotografi e cila zëvendësoi

aplikacionin MobileMe.41

Ky ishte produkti i fundit që e prezantoi Steve Jobs. Është argumentuar se Apple ka arritur

efikasitet të tillë në zinxhirin e saj të furnizimit dhe se kompania operon si një monopson dhe

mund të diktojë kushtet për furnizuesit e tij. Në Korrik të vitit 2011, për shkak të krizës

ekonomike, rezervat financiare të Apple ishin shkurtimisht më të mëdha se ato të Qeverisë së

SHBA.42

Më 24 gusht 2011, Jobs dha dorëheqjen nga funksioni i tij si CEO i Apple. Ai u zëvendësua

nga Tim Cook dhe Jobs u bë kryetar i Apple. Para kësaj, Apple nuk ka pasur kryetar, në vend të

kryearit kishte dy drejtorë, Andrea Jung dhe Arthur D. Levinson, kjo vazhdoi kështu derisa

Levinson u bë Kryetar i Bordit në Nëntor. Më 5 Tetor 2011, Apple njoftoi se Jobs kishte vdekur,

duke shënuar fundin e një epoke për Apple Inc. Vazhdimi i parë i madh i punës së Jobs nga

Apple ka ndodhur më 19 Janar 2012, kur Phil Schiller paraqiti iBooks TextBooks për iOS dhe

iBook Author për Mac OS X në New York.43 Jobs kishte deklaruar në testamentin e tij se ai

donte të rizbulojë industrinë e teksteve shkollore dhe arsimit.

Nga viti 2011-2012 Apple lansoi në treg iPhone 4S dhe iPhone 5, me kamera të

përmirësuara dhe me një “asistent inteligjent softuerik” i quajtur Siri dhe të dhënat burimore të

iCloud, brezin e tretë dhe të katërt të iPad, iPad Mini me një ekran 7.9 inç. Kët produkte ishin

tepër të suksesshme. iPhone 5 u lansua në treg më 21 Shtator 2012 dhe menjëherë kishte mbi 2

milion kërkesa për blerje, gjithashtu më 3 Nëntor 2012 u lansua brezi i katërt i iPad-iPad Mini.

13

Page 14: Menaxhimi strategjik në kompaninë Apple Inc

Arbnor Hoxhaj Strategjia e kompanisë Apple Inc

3. Vizioni i Apple

Është veçanërisht e rëndësishme për menaxherët e një firme që të bien dakord lidhur me vizionin

e kompanisë të cilën ajo synon ta arrijë në periudhë afatgjatë. Vizioni i kompanisë duhet të

përgjigjet në pyetjen themelore: "Çfarë duam të bëhemi?" Vizioni i qartë siguron zhvillimin e një

deklarate gjithëpërfshirëse të misionit (David, 2011).

3.1. Vizioni i Apple

"Njeriu është krijuesi i ndryshimit në këtë botë. Si i tillë ai duhet të jetë mbi sistemet e

mësipërme dhe strukturat, dhe jo në varësi të tyre."

3.2. Shpjegimi i vizionit të Apple Sipas (Hamilton, 2011)

Apple jeton këtë vizion përmes zhvillimi të teknologjive për konsumatorët dhe korporatat. Apple

nuk bën thjeshtë një deklaratë. Ajo e jetëson atë duke u siguruar që punonjësit e saj të kuptojnë

vizionin dhe të përpiqen për të arritur atë. Ajo ka krijuar një sistem që siguron ndërveprimin e

qetë dhe të lirshëm të konsumatorëve. Ajo i ka vënë vetes objektiva për të ecur përpara

vazhdimisht; duke zbatuar strategjitë për përmbushjen e këtyre objektivave; duke siguruar

marketing të duhur, struktura financiare dhe operacionale për zbatim të këtyre strategjive.

14

Page 15: Menaxhimi strategjik në kompaninë Apple Inc

Arbnor Hoxhaj Strategjia e kompanisë Apple Inc

4. Misioni i Apple

“Cili është biznesi ynë?” Është sinonim i pyetjes “Cili është misioni ynë?” Misioni i përgjigjet

pyetjes se “Pse ekzistojmë ne?” Kjo është ajo që e dallon një biznes nga një tjetër. Ajo i

përgjigjet pyetjes “Cila është puna jonë?”

Misioni i qartë është thelbësor për krijimin e objektivave në mënyrë efektive dhe për formulimin

e strategjive (David, 2011).

4.1. Misioni i Apple

Apple projekton Macs, kompjuterët më të mirë personal në botë, së bashku me OS X, iLife,

iWork, dhe softuerë profesional. Apple udhëheq revolucionin dixhital në muzike me iPod dhe

iTune. Apple shpiku telefonin e mençur revolucionar iPhone dhe App Store, kurse kohëve të

fundit ka prezantuar iPad-in e tij magjik i cili përcakton të ardhmen e mediave celulare dhe

pajisjeve kompjuterike.

4.2. Analiza e misionit të Apple

Sipas (Studymode, 2013) Apple kryesisht ështe duke u fokusuar në komponentët e mëposhtëm të

të misionit të tij:

1. Apple nuk e vlerëson shqetësimin e punonjësve të saj ose klientëve të saj dhe tregun e

synuar. Apple është një kompani teknologjike e cila krenohet me vetën e saj në ofrimin e

lehtësirave për përdorimin e mjeteve elektronike në mënyrë efikase në drejtim të

sistemeve softuerike. Për shkak të kësaj është më e rëndësishme për Apple që misioni të

përqëndrohet në komponentët si filozofinë e kompanisë, vetë-konceptet dhe teknologjitë

aktuale. Këto aspekte të Apple janë ato që e bënë atë të suksesshëm.

2. Apple ndezi revolucionin e kompjuterit personal në vitet 1970 me Apple II dhe rizbuloi

kompjuterin personal në vitet 1980 i cili quhej Makintosh. Sot, Apple vazhdon të ofrojë

risi me sistemin operativ OS X. Apple gjithashtu drejtoi revolucionin dixhital në muzikë

me iPod dhe iTune.

3. Misioni i Apple përfshin vetëm përshkrimet e produkteve dhe shërbimeve dhe

teknologjive.

4. Misioni i Apple është disi i pazakontë. Është më shumë një histori e shkurtër se sa një

përmbledhje e korporatave me qëllim të përgjithshëm. Ajo ka megjithatë një tabllo e cila

15

Page 16: Menaxhimi strategjik në kompaninë Apple Inc

Arbnor Hoxhaj Strategjia e kompanisë Apple Inc

tregon se nga erdhi Apple, sa larg ka shkuar ajo, dhe ku është duke vazhduar të shkojë.

Por, për një kompani të tillë me reputacion mund të jetë i dobishme shqetësim rreth

imazhit publik.

5. Vlerat e Apple

Vlerat e Apple janë: cilësia, standardet dhe parimet që kompania beson se do ta ndihmojnë atë

dhe punonjësit e saj të kenë sukses.

Vlerat e identifikojnë Apple si kompani unike. Këto janë vlera që i rregullojnë sjelljet e Apple në

biznes:

1. Ndjeshmëria ndaj konsumatorëve,

2. Kontributi pozitiv social,

3. Inovacioni,

4. Vizioni,

5. Performanca individuale,

6. Puna ekipore,

7. Cilësia/Shkëlqyeshmëria,

8. Shpërblimi individual,

9. Menaxhimi i mirë.

16

Page 17: Menaxhimi strategjik në kompaninë Apple Inc

Arbnor Hoxhaj Strategjia e kompanisë Apple Inc

6. Mjedisi i jashtëm

Qëllimi i auditimit të jashtëm është zhvillimi i një liste të caktuar të mundësive nga të cilat mund

të përfitojë një kompani dhe faktorëve që duhet t’u shmanget.

6.1. Analiza e jashtme e Apple

Mjedisi i jashtëm përcakton gjendjen aktuale të Apple. Inc dhe ndihmon që t’i analizojmë

faktorët a mundshëm ekonomik, politik, social dhe teknologjik që mund të ndikojnë në Apple.

6.1.1. Analiza PESTL e Apple. Inc.

a. Faktorët politik

Siç u theksua në (CNetnews 2012) Apple. Inc thuhet se 52% të fitimeve të biznesit të tij i ka nga

jashtë SHBA deri në vitin 2007. Për shkak të marrëdhënieve të këqija ndërkombëtare, luftërave

dhe terrorizmit ndikuan në strategjinë e Apple Inc. Apple Inc prodhon një numër të madh të

produkteve të saj jashtë SHBA, si në Çeki, Irlandë, Kinë dhe Kore. Marrëdhëniet e këqija

politike mes SHBA dhe pjesës tjetër të botës kanë dhënë rezultate të këqija për Apple Inc

(CNetnews, 2012).

b. Faktorët ekonomik

Kriza globale ekonomike ka pasur ndikim të madh në Apple Inc. Rritja e normës së inflacionit

shkoi lartë dhe u rrit edhe niveli i papunësisë në vend, dhe produktet e Apple Inc u panë si

produkte luksoze, dhe konsumatorët kishin më pak pritje për ta. Ndërsa vlera e dollarit vazhdonte

të luhatej, ndikim i keq në produktet e Apple Inc vazhdonte, megjithatë kompania bleu monedha

të huaja dhe në këtë mënyrë, minimizoi efektet ekonomike të kompanisë. Kështu, Apple Inc.

vazhdoi rritjen e të ardhurave në tregun global.

c. Faktorët social

Gjatë gjithë historisë së Apple Inc, dy faktorë kanë qenë gjithmonë dominues cilësina dhe

dizajnimi i produktit. Globalizimi luant një rol shumë të rëndësishëm në produktet e Apple.

Ashtu sikurse bota sot nuk mund të paramendohet pa pajisje, njashtu tregu ndërkombëtar nuk

17

Page 18: Menaxhimi strategjik në kompaninë Apple Inc

Arbnor Hoxhaj Strategjia e kompanisë Apple Inc

mund të paramendohet pa Apple. Gjithashtu, fuqia blerëse e Apple Inc është rritur në tregjet e

ndryshme nëpër botë dhe blerjen e produkteve të luksit është rritur, si për iPhone, iPod dhe për

teknologjinë më të fundit iPad. Posedimi i këtyre produkteve është konsideruar si simbol i

statusit të lartë në shoqëri dhe kjo ndikoi në shitjen e shpejtë dhe të menjëhershme të Apple. Një

tjetër ndikim i madh social për produktet e Apple Inc është rritja e shpejtë e industrisë së

muzikës, e cila ndikoi në rritjen e tregjeve kibernetike.

d. Faktorët teknologjik

Apple Inc ka investuar kryesisht në kërkime dhe zhvillimin e produkteve të tij dhe në këtë

mënyrë, produktet e Apple janë në krye të produkteve të reja inovative. Teknologjia ka

ndryshuar shpejt. Treg për të është bërë gjigant, dhe ka shtuar gjithnjë e më shumë konkurrencën

dhe në këtë mënyrë. Ndryshimi teknologjik ka ndikuar në ciklin e jetës së produkteve duke

shkurtuar atë në mënyrë drastike. Kjo ndikoi që Apple Inc. të ketë avantazhin e futjes së

produkteve të reja në treg.

e. Faktorët legal

Nokia ka ngritur padi të shumta kundër Apple Inc, duke pretenduar shkeljen e 13 patenteve

shtesë nga iPhone, iPad dhe iPod touch. Gjithashtu dhe në Kinë Apple Inc ka luftuar betejën për

të drejtën e saj për markën iPad.

18

Page 19: Menaxhimi strategjik në kompaninë Apple Inc

Arbnor Hoxhaj Strategjia e kompanisë Apple Inc

7. Analiza SWOT e Apple Inc

Analiza SWOT paraqet Fuqinë-Strength, Dobësinë-Weakness, Mundësinë-Opportunity dhe

Kërcënimin-Threat, për një organizatë të caktuar. Analiza SWOT mund të ndihmojë në

formulimin e një strategjie për biznes dhe gjithashtu mund të ndihmojë në analizimin e mjedisit

të brendshëm (Fuqia & Dobësia) dhe mjedisit të jashtëm (Mundësive& Kërcënimeve).

a. Fuqia (Pikat e forta)

Sipas (Wharton, 2012) pika më e forte e Apple Inc është avantazh i saj teknologjik mbi

konkurrentët e saj. IPhone, ka qenë një sukses i madh dhe ka qenë lidhur me pozitën në shoqëri

në shumë vende. ITunes doli të jetë një burim i mrekullueshëm për gjenerimin e të ardhurave.

Një pike tjetër e forte për organizatën është se për çdo softuer që Apple Inc prodhon, ajo

prezanton harduerin e saj. Produktet e Apple Inc janë klasifikuar si artikuj luksi, pra prodhimet e

saj të përmbushin të gjitha kërkesat e konsumatorëve, kështu që produktet konkurrente nuk janë

më një konkurrencë. E një tjetër avantazh i habitshëm është projektimi i produkteve të Apple, të

cilat janë shumë të thjeshta për t'u përdorur. Kërkimi dhe zhvillimi i super dedikuar

departamentit të tij për prodhim janë pikat e forta kryesore të Apple Inc.

b. Dobësia (Pikat e dobëta)

Dobësitë janë të metat që janë pengesë për realizimin e qëllimeve biznesore. Marrëdhënia më e

dobët me tregun në krahasim me Microsoft është me siguri një disavantazh i Apple Inc. Një pikë

tjetër e dobët mund të jetë ciklin shumë i shkurtër i jetëgjatësisë së produkteve, e cila nënkupton

se departamenti për kërkim dhe zhvillim duhet të financohet vazhdimisht, dhe për këtë nevojitet

kapital i madh. Apple Inc ka një prani shumë të ulët në reklama, dhe gjithashtu ajo ka okupim

shumë të vogël të tregut në krahasim me rivalin e tij kryesor Microsoft. Kjo çon në faktin se

shumica e tregut të Apple Inc ishte jashtë SHBA.

c. Mundësitë

Sipas (Marketingteacher, 2012) mundësitë mund të ndikojnë si në të tashmen poashtu edhe në të

ardhshmen e një organizate. Mundësitë e Apple Inc. janë prezantimi i sa më shumë kompjuterëve

të rinjë personal. Mundësi e dytë është popullsia e botës e cila është në rritje me një ritëm të

shpejtë dhe në këtë mënyrë, kjo hap front për shumë tregje të reja, dhe fuqia blerëse e njeriut

19

Page 20: Menaxhimi strategjik në kompaninë Apple Inc

Arbnor Hoxhaj Strategjia e kompanisë Apple Inc

kohëve të fundit është rritur në mënyrë drastike, kjo ka ndikuar ndjekjen e trendeve dhe ndikimi I

trendeve ka ndikuar në blerjen e produkteve të Apple Inc. Apple Inc gjithashtu ka pasur rritje në

shitjet online. Produktet e tilla si iPhone kanë krijuar një seri të re të konsumatorëve potencial të

cilët mund të synohen në të ardhmen dmth konsumatorë të rinjtë të cilët kanë mani për produktet

e reja teknologjike (MarketingTeacher.com 2012).

d. Kërcënimet

Në vitet e fundit, Apple Inc kishte shumë konkurrentë, veçanërisht në fushën e laptopëve, si Dell,

Sony, HP, dhe Toshiba. Shumë konsumatorë tani shkarkojnë muzikë falas në vend se të blejnë

atë në iTunes dhe ky mund të jetë një kërcënim tjetër. Produkti i shtrenjtë shtë në vetvete i

kërcënuar, nëse ka zëvendësues në një çmim më të ulët në dispozicion. Qëndrimi i gjatë i

produktit gjithashtu mund t’a dëmtojë atë. Windows 7 është duke e domonuar tregun e

softuerëve dhe sa më shumë që zhvillohet ajo paraqet një kërcënim për Apple Inc.

20

Page 21: Menaxhimi strategjik në kompaninë Apple Inc

Arbnor Hoxhaj Strategjia e kompanisë Apple Inc

8. Konkurrenca

Strategjitë konkurruese të një firme janë të fuqishme kur ato pozicionojnë pikat e forta të kompanisë kundër dobësive të konkurrencës. Kjo sigurisht se kërkon njohjen e pikave të dobëta dhe të forta të konkurrencës.

Matrica e analizës së konkurrencës së Apple Inc është e paraqitur në Tabelën 1.

Analiza e konkurrencës Apple Microsoft Dell Samsung Nokia

Faktorët kritik të suksesit

S. Vl. Rez. Vl. Rez. Vl. Rez. Vl. Rez. Vl. Rez.

Lokacioni i shitoreve 0.10 4 0.40 3 0.30 2 0.20 2 0.20 3 0.30

Profiti financiar 0.12 4 0.48 4 0.48 2 0.24 2 0.24 2 0.24

Besnikëria e konsumatorëve

0.10 4 0.40 2 0.20 2 0.20 3 0.30 3 0.30

Depërtimi në treg 0.11 3 0.33 4 0.44 2 0.22 4 0.44 3 0.33

Reklamat 0.07 3 0.21 4 0.28 2 0.14 3 0.21 3 0.21

Verieteti i produkteve 0.09 2 0.18 3 0.27 3 0.27 4 0.36 4 0.36

Pjesa e tregut 0.11 2 0.22 4 0.44 2 0.22 3 0.33 3 0.33

Cilësia e produkteve 0.08 4 0.32 3 0.24 4 0.32 3 0.24 2 0.16

Konkurrenca në çmim

E-Commerce

Devotshmëria e punonjësve

0.10

0.06

0.06

1

4

4

0.10

0.24

0.24

3

4

3

0.30

0.24

0.18

3

2

3

0.30

0.12

0.18

3

3

2

0.30

0.12

0.12

4

1

3

0.40

0.06

0.18

Totali 1.00 3.12 3.33 2.41 2.86 2.87

Tabela 1: Matrica e analizës së konkurrencës së Apple INC

S=sasia, Vl=vlerësimi, Rez=rezultati

21

Page 22: Menaxhimi strategjik në kompaninë Apple Inc

Arbnor Hoxhaj Strategjia e kompanisë Apple Inc

9. Mjedisi i brendshëm

Të gjitha organizatat kanë pikat e forta dhe të dobëta në fushat funksionale të biznesit. Asnjë ndërmarrje nuk është absolutisht e fortë apo e dobët në të gjitha fushat (David, 2011).

9.1. Mjedisi i brendshëm i Apple Inc

a. Mjedisi i brendshëm

Korniza VRIO

Korniza VRIO nënkupton vlerën, rrallësinë, imitueshmërinë, dhe organizimin në tërësi. Korniza VRIO është jashtëzakonisht e rëndësishme për analizën e brendshme të Apple Inc.

Burimet dhe kompetencat

Vlera Rrallësia Imitueshmëria Organizimi Avantazhi konkurrues

Brendi Po Po Po Jo I qëndrueshëm

Thjeshtësia Po Jo Jo Po I barabartëHardueri Po Jo Po Po I përkohshëmSoftueri Po Jo Jo Jo I barabartë

Table 2: Analiza VRIO e Apple INC

Figura e mësipërme tregon kornizën VRIO për Apple Inc. Për të fituar avantazh konkurrues ndaj konkurrentëve të saj Apple Inc duhet të hulumtojnë, si avantazhet e tij të brendshme poashtu edhe ato të jashtme. Avantazhet e brendshme të Apple Inc janë zhvillimi i iPhone, emërtimi i brendit të saj, dhe teknologjisë së përparuar (Applecasestudy , 2009).

Vlera

Vlera e iPhone është se ajo ka një numër të avantazheve, si teknologjinë e lartë, shpejtësinë dhe përdorimin e lehtë, të gjitha në një.

Rrallësia

Teknologji që është përdorur në bërjen e iPhone është e rrallë dhe unike, kjo është arsyeja pse ajo ka një dizajn unik, cilësi, lehtësi të përdorimit dhe pse ajo është symbol i statusit të lartë në shoqëri.

Imitueshmëria

IPhone është gati i pa imitueshëm, megjithatë ka disa telefona në treg të cilat ofrojnë disa nga karakteristikat e njëjta si të iPhone. Gjithashtu, kompanitë të cilat kanë parë të metat në zhvillimin e iPhone mund dalin me ndonjë dizajn më të mirë, i cili mund të jetë një kërcënim për

22

Page 23: Menaxhimi strategjik në kompaninë Apple Inc

Arbnor Hoxhaj Strategjia e kompanisë Apple Inc

Apple Inc p.sh. Google ka lëshuar telefonin tmobile G1, i cili mund të jetë një konkurrent për iPhone në të ardhmen (Applecasestudy, 2009).

Organizimi

Apple është përpjekur për të ruajtur emrin e saj dhe ka qenë i suksesshëm duke arritur një avantazh të madh konkurrues. Sot Apple mban një treg të madh dhe të qëndrueshëm megjithatë ajo vazhdimisht ka nevojë për të rinovuar metodat dhe teknologjitë e saj vazhdimisht në rritje.

`

23

Page 24: Menaxhimi strategjik në kompaninë Apple Inc

Arbnor Hoxhaj Strategjia e kompanisë Apple Inc

10. PërfundimeËshtë konstatuar nga analiza e menaxhimit strategjik në Apple Inc se kurrë nuk është lehtë për të konkurruar me industritë teknologjike. Ata kanë një shumë të investuar në Departamentin për Kërkim dhe Zhvillim i cili duhet të jetë aktiv në mënyrë që kompania të konkurrojë me konkurrentët e tij në industri. Apple shihet se ka punuar aq mirë dhe krejt kjo vërehet në produktet e këtij gjigandi. Derisa Apple është duke u rritur bizneset e të tjera janë duke u rritur gjitashtu dhe janë duke u përpjekur për të bërë diçka interesante për të mirën e tyre. APPLE ka nevojë për të bërë një ndryshim drastik.

11. RekomandimeStrategjia 1

Hapja e gjashtë dyqaneve kompjuterike (në të cilat nuk shiten vetëm pajisje periferike por edhe kompjuterë). Apple aktualisht ka dyqane të hapura në gjithë territorin e Shteteve të Bashkuara ku shiten vetëm mjete periferike dhe pajisje për kompjuterë.

Strategjia 2

Kontraktoje zëdhënësin e muzikës për të tërhequr gjeneratën e ardhshme që janë duke ndjekur shkollën e mesme apo kolegjin. Kjo do t’i jepte më shumë sukses dhe stil Apple Inc. Kjo gjithashtu do të ngulitet në vetëdijen e konsumatorëve dhe do të ndikojë në vendimet e tyre për blerje në të ardhmen.

Strategjia 3

Shto më shumë karakteristika për produktet aktuale për përputhshmërinë më të madhe me Wintel si softuare iTune instalimet e diskut në PC (Kjo do të kërkonte një marrëveshje me softuerin e Microsoft). Në fund të Tetorit 2003 Apple lëshoi një pako software iTune që ishte e përshtatshme për PC. Kjo do të rrisë tregun e saj në Shteteve të Bashkuara të paktën 30% për 2-3 vitet e ardhshme. Kostoja e vlerësuar nga Departamenti për Kërkim dhe Zhvillim ishte 5.000.000$.

24

Page 25: Menaxhimi strategjik në kompaninë Apple Inc

Arbnor Hoxhaj Strategjia e kompanisë Apple Inc

Të dhënat:

1. Steven Wozniak and Steven Jobs were the true founders of Apple.

2. Wozniak, Stephen. "Homebrew and How the Apple Came to Be", Digital Deli. Retrieved March 2, 2007.

3. Kahney, Leander. Rebuilding an Apple From the Past, Wired, November 19, 2002.Benny Luo (September 12, 2013).

"Apple’s Third Co-Founder Ron Wayne: On Forming the Company and Working With Steve Jobs". NextShark.

4. Steven Weyhrich (April 21, 2002). "Apple II History Chapter 4". Retrieved August 18, 2008.

5. Hormby, Thomas. VisiCalc and the rise of the Apple II, Low End Mac, September 22, 2006. Retrieved March 2,

2007.

6. Bagnall, Brian (2005). On the Edge: The Spectacular Rise and Fall of Commodore. Variant Press. pp. 109–112.

ISBN 978-0-9738649-0-8.

7. Coventry, Joshua. "Apple III Chaos: What Happened When Apple Tried to Enter the Business Market". Low End

Mac. September 1, 2006. Retrieved March 2, 2007.

8. "Apple at 30 – 1976 to 1986". World of Apple. Retrieved August 12, 2008.

9. Malone, Michael S. Infinite Loop. ISBN 978-1-85410-638-4

10. Hormby, Thomas. A history of Apple's Lisa, 1979–1986, Low End Mac, October 6, 2005. Retrieved March 2, 2007.

11. Brian Harvey (1994): Is Programing Obsolete?, Electrical Engineering and Computer Sciences, University of

California, Berkeley, accessed, and archived June 14, 2013 by WebCite at http://www.webcitation.org/6HMvs40Qe

12. "Apple's 1984: The Introduction of the Macintosh in the Cultural History of Personal Computers".

13. Leopold, Todd (February 3, 2006). "Why 2006 is not like '1984'". CNN. Retrieved May 10, 2008.

14. Hormby, Thomas. Growing Apple with the Macintosh: The Sculley years, Low End Mac, February 22, 2006.

Retrieved March 2, 2007.

15. Hormby, Thomas. Good-bye Woz and Jobs: How the first Apple era ended in 1985, Low End Mac, October 2, 2006.

Retrieved March 2, 2007.

16. Spector, G (September 24, 1985). "Apple's Jobs Starts New Firm, Targets Education Market". PC Week. p. 109.

17. Hormby, Thomas. Growing Apple with the Macintosh: The Sculley years, Low End Mac, February 22, 2006.

Retrieved March 2, 2007.

18. "Apple II History Chap 11". Archived from the original on September 12, 2008. Retrieved August 12, 2008.

19. "Macintosh Performa". Vectronics Apple World. Retrieved November 29, 2010

20. "1990–1995: Why the World Went Windows". Retrieved August 12, 2008.

21. Hormby, Thomas. The Apple vs. Microsoft GUI lawsuit, Low End Mac, August 25, 2006. Retrieved March 2, 2007.

22. "Michael Spindler: The Peter Principle at Apple". Archived from the original on September 8, 2008. Retrieved

August 12, 2008.

23. "1990–1995: Hitting the Wall". Archived from the original on September 24, 2008. Retrieved August 14, 2008.

24. "Power Macintosh 6100". Retrieved August 12, 2008.

25. Chaffin, Bryan. "Former Apple CEO Gil Amelio Lands A New CEO Job | The Mac Observer", The Mac Observer,

February 6, 2001. Retrieved August 15, 2008.

25

Page 26: Menaxhimi strategjik në kompaninë Apple Inc

Arbnor Hoxhaj Strategjia e kompanisë Apple Inc

26. "Apple Computer, Inc. Finalizes Acquisition of NeXT Software Inc". Apple Inc. February 7, 1997. Archived from the

original on July 24, 2001. Retrieved June 25, 2006.

27. John Arlidge (17 March 2014). "Jonathan Ive Designs Tomorrow". Time. Time Inc. Retrieved 22 March 2014.

28. John Arlidge (17 March 2014). "Jonathan Ive Designs Tomorrow". Time. Time Inc. Retrieved 22 March 2014.

29. Microsoft and Apple Affirm Commitment to Build Next Generation Software for Macintosh Microsoft Corp., August

6, 1997.

30. Harreld, Heather. "Apple gains tech, agency customers in Next deal", Federal Computer Week, January 5, 1997.

Retrieved August 15, 2008.

31. Grossman, Lev. The Apple Of Your Ear, Time, January 12, 2007. Retrieved February 1, 2007.

32. Apple Canada Inc (January 5, 1999). "800,000 iMacs Sold in First 139 Days". Retrieved January 26, 2008.

33. "An Exclusive Look at Mac OS 9". Egg Freckles. Egg Freckles. February 24, 2014. Retrieved March 23, 2014.

34. Hesseldahl, Arik (April 5, 2006). "News Flash: Apple Introduces 'Boot Camp' To Run Windows XP on Macs".

BusinessWeek. Retrieved August 18, 2008.

35. Magee, Mike. "iMac "All-in-One" is a trinity", The Inquirer, January 26, 2002. Retrieved August 19, 2008

36. Sandoval, Greg (April 15, 2007). "Apple exhibits Final Cut Studio 2". CNET. Retrieved December 4, 2007.

37. Steve Dowling (December 16, 2008). "Apple Announces Its Last Year at Macworld". Apple Press Info. Apple Inc.

Retrieved March 23, 2014.

38. Albanesius, Chloe (October 20, 2010). "Apple Unveils iLife 11 with New iPhoto, iMovie, GarageBand". PC

Magazine (PC Magazine). Archived from the original on October 21, 2010. Retrieved October 20, 2010.

39. "Apple Shares Hit $300". Mashable. October 13, 2010. Archived from the original on October 16, 2010. Retrieved

October 13, 2010.

40. Michael Cieply (March 7, 2011). "A Film About Capitalism, and (Surprise) It’s a Love Story". The New York Times.

Retrieved November 8, 2014.

41. Helft, Miguel. "Apple Unveils ‘Cloud’ Music and Storage Service". The New York Times. June 6, 2011. Retrieved

June 7, 2011.

42. "Apple holding more cash than USA". BBC. July 29, 2011. Retrieved October 7, 2011.

43. "Apple Reinvents Textbooks with iBooks 2 for iPad – New iBooks Author Lets Anyone Create Stunning iBooks

Textbooks". Apple.com. January 19, 2012. Retrieved February 22, 2012.

26