6
Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Mjekësisë Departamenti i Farmacisë Studenti: Zeqir KRYEZIU Prof. Ass. Kreshnik HOTI Ass. Armond DACI Prishtinë, 2015 Raporti mbi barin herbal Lënda: Farmakognozi Herba: Silybum marianum

Silybum marianum (Silymarin)

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Silybum marianum (Silymarin)

Universiteti i PrishtinësFakulteti i MjekësisëDepartamenti i Farmacisë

Studenti: Zeqir KRYEZIU

Prof. Ass. Kreshnik HOTIAss. Armond DACI

Prishtinë, 2015

Raporti mbi barin herbalLënda: Farmakognozi

Herba: Silybum marianum

Page 2: Silybum marianum (Silymarin)

Karakteristikat fizike të bimës 1

Silybum marianum është bimë barishtore njëvjeçare ose dyvjeçare, e cila rritet deri në lartësi 0.6-1.8m. Kjo bimë është antare e familjes Asteraceae/Compositae. Gjethet bazale i ka relativisht të mëdha që arrijnë gjatesinë 15.2-71.1cm, gjethet kanë vena dhe njolla të bardha dhe janë me gjemba buzëve anësore. Lulja ka ngjyrë vjollcë në të kuqe dhe periudha që bima mban lulen është prill-korrik(hemisfera veriore) dhe dhjetor-shkurt(hemisfera jugore). Edhe cipa që mbulon ftytet ka gjemba. Fryti është i formës aken.Kjo bimë në literatura të ndryshme mund te haset edhe me emrat: Cardus marianus, milk thistle, Saint Mary's thistle etj.

Fig.1.a)Lulja, kapsula, kërcelli, gjethet; b)fara

Kingdom Plantae

Subkingdom Viridaeplantae

Infrakingdom Streptophyta

Division Tracheophyta

Subdivision Spermatophytina

Infradivision Angiospermae

Class Magnoliopsida

Superorder Asteranae

Order Asterales

Family Asteraceae

Genus Silybum

Species Silybum marianum

Tabela 1. Hirearkia taksonomike e Silybum marianum (Sabir et al, 2014)

Përhapja e barit 2

Silybum marianum është bimë indigjene mesdhetare, e cila eshte e përhapur në pjesën jugore të Europës dhe në pjesën veriore të Afrikës. Pas lëvizjeve të popullsisë dhe kolonizimeve që u bënë pastaj, kjo bimë sot është e përhapur edhe në pjesët tjera të Europës, në Amerikën Veriore, Amerikën Jugore, në pjesën jugore të Australisë etj. Kjo bimë kultivohet edhe në menyrë artificiale në shumë kopshte botanike, për qëllime mjekësore dhe dekorative.

Fig 2. Përhapja e Silybum marianum në ditët e sotme në botë.

Page 3: Silybum marianum (Silymarin)

Substancat që kanë aktivitet biologjik 3

Silybum marianum përveç acideve yndyrore, karbohidrateve, steroleve dhe mineraleve, ajo përmban një përzierje të polifenoleve që me një emër quhet silymarin.Silimarina është komponente aktive e S.marianum, e cila është një përzierje e flavolignaneve (silibinë A dhe B, izosilibinë A dhe B, silikristinë, izosilikristinë, silidianinë dhe flavonoideve (taxifolinë dhe quercetinë).Flavolignanet sintetizohen në bimë me procesin e kopulimit oksidativ ndërmjet flavonoidit (taksifolinë) dhe fenilpropanoidit (alkoolit koniferil). Flavonoidet sintetizohen nga kalkonet(chalcones) te cilat si prekursor kanë malonil-CoA dhe cinamoil-CoA, kurse alkooli koniferil vie nga reduktimi i acidit cinamik, i cili percillet me hidroksilim dhe metilim (Figura 3). Taksifolina dhe alkooli koniferil shendrrohen në radikale të lira përmes peroksidazës(Figura 5), mënyra se si atakohen këto radikale përmes O-β-kopulimit varet edhe stereokimia e produktit, duke na dhënë variantet (silibin A dhe B; izosilybin A dhe B), kurse silychristina dhe silydianina vijne nga mezomerët e radikaleve te lira te taksifolines.Teknikat e ekstraktimit të silymarines nga farat e bluara të bimës mund të bëhet me aparatin Soxhlet, ku si tretës mund ta perdorim ujin e nxehtë në tempreraturë 85-100oC, por pasi këto përbërës janë dobët të tretshëm në ujë, atëherë përdoren tretësit organik: etanoli, metanoli, acetoni, acetonitrili. Ekstraktimi mund të bëhet me efikas edhe me perdorim të ultrazerit.Metodat analizuese të komponentëve të silimarinës janë: TLC, HPTLC, HPLC, UV-VIS.

L-Phe Acidi cinamikp-Acidi kumarik

CoA ligaza

Kalkone sintaza

Taksifolina

Acidi kafeik

SAM

Acidi ferulik

Alkooli koniferil

NADPH

O2

3x malonil CoA

SCoA

CoAS

PAL

COOH COOH COOH

O2

NADPH

COOH

COOH

CH2OH

Cinamoil CoA

O2

Figura 3. Sinteza e prekursorëve të perberesve te silimarinës

Page 4: Silybum marianum (Silymarin)

Taksifolina Alkooli koniferil

**

Fig.5. Radikalet e lira të formuara nga peroksidaza. Vendet në të cilat mund të mbetet elektroni i paçiftëzuar gjatë rezonancës te molekules, në ato vende mund të bëhet atakimi.5

Metabolizmi i Silimarinës 6

Silibina si përbërësi kryesor i silimarinës kalon nëpër dy faza të biotransformimit pasi ajo arrin në mëlçi. Ajo metabolizohet nga sistemi enzimatik CYP2C8.Faza I: formohen metabolitët silibina-orto-demetiluar (shumicë) dhe monohidroksi-silibinë/dihidroksisilibinë (pakicë).

*

200

400

600

800

1000

0

0 2.5 5 7.5 10 12.5 15 17.5

Taksifolinë(3.76)

Silikristinë(5.96)

Silidianinë(6.88)

Silibinë A (11.31)Silibinë B (11.79)

Izosilibinë A (13.27)

Izosilibinë B (13.59)

Fig.4. HPLC-Kromatogrami i përbërësve të silimarinës 4

Faza II: në këtë fazë ndodhin reaksione të shumfishta të konjugimit duke përfshirë formimin e silibinë-monoglukoronatit, silibin-diglukoronatit, silibin-monosulfatit dhe silibin-diglukoronat-sulfatit (komponimi i fundit eleminohet me bilë).

Përdorimi tradicional dhe evidencat për përdorim

Silybum marianum është perdorur në mjekësinë tradicionale si mbrojtës kundër helmimeve (kafshimit të gjarpërit, pickimit të insekteve, kërpudhave helmuese, alkoolit etj.), kundër hepatiteve dhe çrregullimeve të fshikzës biliare. Në Mjeksinë Tradicionale Kineze (MTK) është përdorur për të forcuar gjendjen shëndetësore të trupit të njeriut (fortifying yin) e cila dobësohet kur kemi inflamacione hepatike.Rrënjët e saj janë përdorur si suplement ushqimor. 7,14

Page 5: Silybum marianum (Silymarin)

Grada Kuptimi

A Evidencë e fortë pozitive shkencore

B Evidencë pozitive shkencore

C Evidencë e paqartë shkencore

D Evidencë negative shkencore

F Evidencë e fortë negative shkencore

B Cirrhozë

B Diabet (tip 2)

B Nefropati diabetike

B Sëmundje kronike të mëlçisë

C Hepatit viral akut

C Simptoma alergjike nazale

C Helmim me Amanita phalloides

C Kancer

C Nivel i lartë kolesteroli

C Dëmtim i mëlçisë nga barnat dhe toksinat

C Sëmundje neurodegjenerative

C Osteoartrit

C Dispepsia

F Beta-talasemi (çrregullim gjenetik)

Silimarina shfaq efekt hepatoprotektiv përmes veprimit antiviral, anti-inflamator, antioksidant dhe imunomodulator në mëlçi dhe qelizat imune.Silibina si një komponim me pjësemarrje të madhe në silimarin, tregon veti hepatoprotektive përmes mekanizmave: 1)Regjenerues të qelizave të melçisë dhe veshkave (stimulon ARN polimerazën I ADN-të varur dhe përmes saj sintezen e proteinave).2) Citoprotektiv – kur hyn në interaksion me përbërësit e membranave. 8

Inhibon lipoperoksidimin në eritrocite dhe hepatocite.Mbron qelizat nga radikalet e lira biologjike duke e zvogëluar stresin oksidativ.(psh. Silidianina kur vepron përmes caspazës 3 dhe mbron qelizat nga radikalet O2

-) 9

Silimarina mbron hepatocitet nga toksina e kërpudhes Amanita phalloides (α-amanitinë), duke e bllokuar pranimin e saj nga hepatocitet (inhibim kompetitiv). 10

Silimarina mbron nga hepatotoksiciteti dhe nga nefrotoksiciteti me acetaminofen me efektin e saj antioksidant dhe anti-inflamator. 11

Poashtu është demostruar me eksperiment se mbron glomerulin dhe tubulet renale nga dëmtimi prej cisplatinës (antikancerogjen-kemoterapi) 12

Silimarina inhibon rrugën e 5-lipooksigjenazës e cila do të bënte që fibroza e vazhduar në pacientët me sëmundje kronike të mëlçisë të kalonte në cirrhozë. 13

Izosilibina A vepron si agonist i receptorëve PPARγ - receptor bërthamor14,

15 . Përmes ketyre receptoreve ndikon në metabolizmin i lipideve dhe karbohidrateve.

Ligandet e ketyre receptoreve stimulojne qelizat që të trasnkriptojne faktorët që lidhen me receptorët steroid, retinoid dhe të tiroksinës. Agonistët e këtyre receptorëve rrisin marrjen e glukozës duke ndikuar tek transporti membranor i saj dhe rrisin ndjeshmerinë e qelizës ndaj insulinës, gjë që tek diabeti tip II mungon.Lufton kunder Hepatit C, duke inhibuar NS5B polimerazën, dhe arrin efektin antiviral duke bllokuar penetrimin e virusit në qelizë dhe përhapjen e tij. 17

Tabela 2. Evidencat e perdorimit 18

Page 6: Silybum marianum (Silymarin)

Referencat

1) http://wiki.bugwood.org/Silybum_marianum2) Trease and Evans Pharmacognosy 15th ed; Part 6; Ch. 30; 4153) AbouZid S. Silymarin, Natural Flavonolignans from Milk Thistle; Ch. 12; 255-2614) http://www.mdpi.com/antioxidants/antioxidants-02-00023/article_deploy/html/

images/antioxidants-02-00023-g002-1024.png5) http://pubs.acs.org/doi/abs/10.1021/jo40113776) Brahmachari, G., Bioactive Natural Products-Chemistry and Biology, Ch.8, 2177) https://www.youtube.com/watch?v=lzo0OHQg_tc8) Atta-ur-Rahman, Studies in Natural Products Chemistry, 1st ed(2013), Ch. 14, 4789) http://www.ncbi.nlm.nih.gov/m/pubmed/16444663/10) http://toxsci.oxfordjournals.org/content/91/1/140.full11) http://tih.sagepub.com/content/early/2013/10/25/0748233713502841.abstract?rss=112) http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/864965313) http://www.pharmacologyweekly.com/articles/Milk-Thistle-protects-liver-failure14) http://www.ncbi.nlm.nih.gov/m/pubmed/24597776/15) http://www.ncbi.nlm.nih.gov/m/pubmed/12500431/?i=2&from=

%2F11121836%2Frelated16) http://www.liversupport.com/fortifying-yin-chinese-secrets-for-battling-chronic-liver-

disease/17) http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/2051298518) http://www.mayoclinic.org/drugs-supplements/milk-thistle/evidence/hrb-20059806