242
KIEAI Instituti i Kosovës për Integrime Euro Atlantike Prishtinë 2004 DORACAKU Për përgatitjen e provimit të JURISPODENCES MANUAL FOR BAR EXAM A - PROCEDURA ADMINISTRATIVE LAZIM SALIHU I - VLEFSHMËRIA E LIGJIT 1. Nocioni, qëllimi dhe rëndësia e procedurës administrative Me dispozita (ligje, dekretligje, rregullore, vendime etj.) rregullohen shumë sjellje të personave fizikë dhe juridikë në shoqëri. Që të zbatohen këto dispozita është e nevojshme procedura përkatëse, ndërsa dispozitat të cilat e përmbajnë atë procedurë i quajmë formalo-juridike apo dispozita procedurale, ndërkaq dispozitat në të cilat është e rregulluar përmbajtja e vetë marrëdhënies juridike, që është lëndë e procedurës, i quajmë dispozita materialo-juridike. Edhe pse këto dy lloje të dispozitave (formalo-juridike dhe materialo-juridike) dallohen, prapëseprapë, ato në praktikë zbatohen bashkërisht. Për të vendosur për të drejtën apo detyrimin e caktuar të qytetarit ose të personave të tjerë, si për shembull për të drejtën e ndërtimit të ndërtesës banesore, pagimin e tatimit etj., duhet zbatuar dispozita materialo-juridike, që përmban kushtet sipas të cilave vendoset për të drejtën, përkatësisht detyrimin e caktuar. E tërë kjo procedurë e organeve të administratës zhvillohet në procedurën administrative. Me qëllim të zbatimit të drejtë të dispozitave të tilla materiale, janë përcaktuar rregullat e procedurës administrative, të cilave organet e administratës u përmbahen. Kjo do të thotë se dispozitat e procedurës administrative shërbejnë për realizimin e dispozitave materialo-juridike, ngase zbatimi i dispozitës materialo-juridike nuk mund të bëhet vetvetiu, por atëherë kur organi zhvillon procedurën dhe në bazë të procedurës të zhvilluar, me vendim konfirmon se a kanë qenë të plotësuara kushtet për fitimin e ndonjë të drejte, përkatësisht për përcaktimin e ndonjë detyrimi të përmbajtur në dispozitat materialo-juridike. Duke u nisur nga fushat e caktuara të së drejtës, procedurat ndahen në: gjyqësore (civile, penale etj.), kundravajtëse dhe administrative. Kështu, rendi dhe sistemi juridik i Kosovës përbëhet prej legjislacionit të ri (të UNMIK-ut dhe të Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes të Kosovës), por edhe prej legjislacionit të vjetër (të miratuar në periudhën e ish-Jugosllavisë socialiste, si ligje federative, republikane dhe krahinore, si dhe aktet nënligjore), që kanë qenë në fuqi më datën 22 mars 1989, e të cilat me rregulloret e UNMIK-ut nr. 1999/24 dhe 2000/59 konsiderohen ligje të zbatueshme deri në zëvendësimin e tyre me aktet normative juridike të reja. Procedura administrative përmbahet në Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative (“Gazeta zyrtare e RSFJ-së”, nr. 47/86), i cili, gjithashtu, sipas rregullores së UNMIK-ut nr. 1999/24 dhe 2000/59 “Për ligjin në fuqi në Kosovë”, konsiderohet ligj në fuqi, që do të thotë se këto rregulla të përgjithshme dhe rregullat e procedurës së veçantë për disa fusha të administratës, 579

Jurispodenca

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Jurispodenca

KIEAI Instituti i Kosovës për Integrime Euro Atlantike Prishtinë 2004

DORACAKU Për përgatitjen e provimit të

JURISPODENCES MANUAL FOR BAR EXAM A - PROCEDURA ADMINISTRATIVE LAZIM SALIHU I - VLEFSHMËRIA E LIGJIT 1. Nocioni, qëllimi dhe rëndësia e procedurës administrative Me dispozita (ligje, dekretligje, rregullore, vendime etj.) rregullohen shumë sjellje të personave fizikë dhe juridikë në shoqëri. Që të zbatohen këto dispozita është e nevojshme procedura përkatëse, ndërsa dispozitat të cilat e përmbajnë atë procedurë i quajmë formalo-juridike apo dispozita procedurale, ndërkaq dispozitat në të cilat është e rregulluar përmbajtja e vetë marrëdhënies juridike, që është lëndë e procedurës, i quajmë dispozita materialo-juridike. Edhe pse këto dy lloje të dispozitave (formalo-juridike dhe materialo-juridike) dallohen, prapëseprapë, ato në praktikë zbatohen bashkërisht. Për të vendosur për të drejtën apo detyrimin e caktuar të qytetarit ose të personave të tjerë, si për shembull për të drejtën e ndërtimit të ndërtesës banesore, pagimin e tatimit etj., duhet zbatuar dispozita materialo-juridike, që përmban kushtet sipas të cilave vendoset për të drejtën, përkatësisht detyrimin e caktuar. E tërë kjo procedurë e organeve të administratës zhvillohet në procedurën administrative. Me qëllim të zbatimit të drejtë të dispozitave të tilla materiale, janë përcaktuar rregullat e procedurës administrative, të cilave organet e administratës u përmbahen. Kjo do të thotë se dispozitat e procedurës administrative shërbejnë për realizimin e dispozitave materialo-juridike, ngase zbatimi i dispozitës materialo-juridike nuk mund të bëhet vetvetiu, por atëherë kur organi zhvillon procedurën dhe në bazë të procedurës të zhvilluar, me vendim konfirmon se a kanë qenë të plotësuara kushtet për fitimin e ndonjë të drejte, përkatësisht për përcaktimin e ndonjë detyrimi të përmbajtur në dispozitat materialo-juridike. Duke u nisur nga fushat e caktuara të së drejtës, procedurat ndahen në: gjyqësore (civile, penale etj.), kundravajtëse dhe administrative. Kështu, rendi dhe sistemi juridik i Kosovës përbëhet prej legjislacionit të ri (të UNMIK-ut dhe të Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes të Kosovës), por edhe prej legjislacionit të vjetër (të miratuar në periudhën e ish-Jugosllavisë socialiste, si ligje federative, republikane dhe krahinore, si dhe aktet nënligjore), që kanë qenë në fuqi më datën 22 mars 1989, e të cilat me rregulloret e UNMIK-ut nr. 1999/24 dhe 2000/59 konsiderohen ligje të zbatueshme deri në zëvendësimin e tyre me aktet normative juridike të reja. Procedura administrative përmbahet në Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative (“Gazeta zyrtare e RSFJ-së”, nr. 47/86), i cili, gjithashtu, sipas rregullores së UNMIK-ut nr. 1999/24 dhe 2000/59 “Për ligjin në fuqi në Kosovë”, konsiderohet ligj në fuqi, që do të thotë se këto rregulla të përgjithshme dhe rregullat e procedurës së veçantë për disa fusha të administratës, 579

Page 2: Jurispodenca

E drejta administrative deri në miratimin e legjislacionit të ri, do t’i zbatojnë në punën e tyre edhe institucionet e reja të përkohshme të vetëqeverisjes (lokale dhe qendrore) në Kosovë. Kështu, procedurën administrative e përbëjnë rregullat juridike, me të cilat rregullohet veprimi i detyrueshëm i organeve të administratës kur në çështjet administrative, drejtpërdrejt në zbatimin e dispozitave materiale, vendosin për të drejtat dhe detyrimet e personave fizikë apo juridikë. Me rregullat e kësaj procedure rregullohen: kompetenca, veprimet procesuale, të drejtat dhe detyrat e personave që marrin pjesë në procedurë, forma dhe përmbajtja e akteve me të cilat vendoset për të drejtën apo detyrimin e ndokujt, mjetet e rregullta dhe të jashtëzakonshme juridike kundër akteve të tilla dhe ekzekutimi i tyre. 2. Nocioni “çështje administrative” Para se të flasim për detyrimin për të vepruar sipas Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative (më tej: Ligji), është e nevojshme të sqarohet kuptimi i “çështjes administrative”. Sipas ligjit në fjalë (paragrafi 1 i nenit 1) procedura administrative zbatohet në çështjet administrative kur vendoset për të drejtat, detyrimet apo interesat e individëve, të personit juridik ose të palës tjetër. Shtrohet pyetja se ç’kuptojmë me shprehjen “çështje administrative”? Kësaj pyetjeje Ligji nuk i jep përgjigje të prerë, andaj në praktikë përdoret nocioni i aktit administrativ, i cili është dhënë në Ligjin për Kontestet Administrative (paragrafi 2 i nenit 6). Ligji për Kontestet Administrative, si akt administrativ e quan atë akt që është nxjerrë nga një organ i administratës në ndonjë çështje administrative dhe me të cilin vendoset mbi ndonjë të drejtë apo detyrim të një individi, të një personi juridik ose të një pale tjetër të caktuar. Nga kjo rrjedh se të gjitha punët administrative, të cilat i kryejnë organet e administratës, nuk janë edhe çështje administrative. Prandaj, për të qenë një punë administrative çështje administrative në kuptim të këtij ligji, duhet t’i ketë tri cilësi: 1) të jetë nxjerrë nga organi i administratës, 2) të jetë nxjerrë në një çështje të caktuar administrative, përkatësisht në një situatë juridike, 3) që me të vendoset për një të drejtë a detyrim të caktuar të një pale të caktuar. Përveç çështjeve administrative, organet e administratës kryejnë edhe shumë punë të tjera administrative, në mesin e të cilave dallohet grupi i madh i punëve, të cilat zakonisht quhen veprime administrative, të cilat dallohen nga çështjet administrative. Me veprime administrative nënkuptohet mbajtja e evidencave të ndryshme (kadastrale, civile, tatimore etj.) dhe lëshimi i certifikatave dhe dokumenteve të tjera (ekstrakte nga librat amë të të lindurve, të të kurorëzuarve, të të vdekurve, ekstrakte për gjendjen e pronësisë së tokës etj.). Veprimet administrative, në shumicën e rasteve, kryhen pavarësisht nga vullneti i disa personave. Kur kemi të bëjmë me dhënien e certifikatave të ndryshme dhe të dokumenteve të tjera në bazë të evidencës publike apo pas zhvillimit të procedurës, si dhe me mbajtjen e evidencave të ndryshme, personi i caktuar nuk fiton të drejta, përkatësisht detyrime. Ky është dallimi qenësor ndërmjet çështjeve administrative dhe të veprimeve administrative. Kështu, p.sh., me veprime administrative, palëve u japim dokumente të 580 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS ndryshme, të cilat u shërbejnë për të argumentuar fakte në çështjet administrative, sepse në bazë të shikimit në evidencën përkatëse apo në bazë të paraqitjes së ekstraktit nga ajo evidencë, pala dëshmon ekzistimin ose mosekzistimin e ndonjë argumenti të rëndësishëm për vendimmarrje në një çështje të caktuar administrative. II - PARIMET THEMELORE TË PROCEDURËS ADMINISTRATIVE 1. Nocioni dhe rëndësia e parimeve themelore Për zbatimin e drejtë të procedurës administrative është qenësore të kuptuarit e rëndësisë së parimeve themelore të saja, sepse është detyrë e të gjitha organeve të administratës dhe të institucioneve të tjera, kur zgjidhin çështje administrative, që, në zbatimin e normave materialo-juridike dhe të dispozitave përkatëse të procedurës administrative, të cilat rregullojnë disa çështje procesuale,

Page 3: Jurispodenca

të nisen nga parimet themelore të procedurës administrative. Njohja e parimeve themelore të procedurës administrative mundëson zbatimin e drejtë të dispozitave materialo-juridike dhe formalo-juridike. Ato duhet të jenë bazë dhe orientim për interpretimin dhe zbatimin e disa dispozitave të procedurës administrative. 2. Parimet themelore të procedurës administrative Ligji përmban dymbëdhjetë parime themelore: 1) parimi i ligjshmërisë, 2) parimi i mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve dhe mbrojtja e interesit publik, 3) parimi i efektivitetit, 4) parimi i vërtetësisë materiale, 5) parimi i dëgjimit të palëve, 6) parimi i çmuarjes së provave, 7) parimi i pavarësisë në marrjen e vendimeve, 8) parimi i së drejtës së ankimit, 9) parimi i formës së prerë të vendimit, 10) parimi i ekonomizimit të procedurës, 11) parimi për detyrimin e ofrimit të ndihmës palës së painformuar dhe 12) parimi i përdorimit të gjuhëve dhe të alfabeteve. 2.1 Parimi i ligjshmërisë Parimi i ligjshmërisë (së bashku me kushtetutshmërinë) në shoqëri shpreh idenë e “sundimit të së drejtës”, me nënshtrimin e të gjithë individëve, organeve, institucioneve dhe organizatave ndaj normave juridike. Parimi i ligjshmërisë, edhe në Kosovë, paraqet parimin themelor të sistemit të saj juridik në tërësi, pra edhe të procedurës administrative. Në kuptimin më të gjerë, ligjshmëria konceptohet si harmonizim i të gjitha akteve materiale dhe juridike me ligjin (apo me ndonjë dispozitë tjetër), si aktin më të lartë. Dallohet “ligjshmëria formale” (harmonizimi me ligjin në pikëpamje të formës të akteve juridike) dhe “ligjshmëria materiale” (harmonizimi me ligjin në pikëpamje të përmbajtjes së akteve). Parimi i lëgjshmërisë është parimi më kryesor i procedurës administrative dhe ai qëndron në detyrimin që të gjitha organet e administratës, që veprojnë në çështjet administrative, të vendosin në bazë të ligjit dhe të dispozitave të tjera të organeve shtetërore (paragrafi 1, neni 4). 581 E drejta administrative Parimi i ligjshmërisë në procedurën administrative sigurohet me anë të ankimit dhe të padisë në procedurën administrativeo - gjyqësor, si dhe me mjetet e jashtëzakonshme juridike. Kështu, instrumentet për mbrojtjen e këtij parimi janë ankimi në procedurën administrative dhe padia në procedurën administrativeo-gjyqësor. Vetëm përjashtimisht, me rregullore të UNMIK-ut apo me ligj, në rastet e caktuara, përkatësisht në çështje të caktuara administrative, mund të përjashtohet ankimi, përkatësisht kontesti administrativ. Rastet e paligjshmërisë, kryesisht, renditen në pesë grupe - shkelje: 1) jokompetenca, 2) shkelja e dispozitave të procedurës, 3) shkelja e së drejtës materiale, 4) vërtetimi i gabuar apo jo i plotë i gjendjes faktike dhe 5) paligjshmëria në qëllim apo kuptim të aktit. Vendosja jokompetente, në veçanti kur është fjala për kompetencën lëndore, shpie në përvetësim të autorizimeve të huaja. Dispozitat për kompetencën janë të natyrës imperative, andaj mospërfillja e tyre e bën veprimin e organit jo të ligjshëm. Shkelja e dispozitave për procedurën mund t’i përkasë formës së aktit apo dispozitës e cila rregullon procedurën. Shkelja e së drejtës materiale (ligjit) ekziston kur në çështjen konkrete administrative nuk janë zbatuar dispozitat e së drejtës materiale, të cilat është dashur t’i zbatojë apo kur dispozitat e tilla nuk janë zbatuar drejt. Vërtetimi jo i plotë apo i gabuar i gjendjes faktike ekziston, si edhe në procedurat e tjera, kur të gjitha faktet vendimtare (relevante) nuk janë vërtetuar në mënyrë të drejtë, përkatësisht kur nuk janë vërtetuar. Vërtetim jo i plotë i gjendjes faktike ekziston kur për këtë flasin faktet apo provat e reja. Ky është rasti edhe kur nga faktet e vërtetuara është dhënë konkluzion i gabuar. Kemi të bëjmë me joligjshmëra në qëllim dhe në kuptim kur akti është dhënë me qëllim të realizimit të qëllimit tjetër jashtë asaj që del nga ligji. 2.2 Parimi i mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve dhe mbrojtja e interesit publik Ky parim është i përmbajtur në nenin 5 të këtij ligji dhe ka të bëjë me detyrën e organeve që, me rastin e zhvillimit të procedurës dhe të marrjes së vendimit në çështje administrative, palëve t’u

Page 4: Jurispodenca

bëjnë të mundur që sa më lehtë të mbrojnë dhe të realizojnë të drejtat e tyre, të mos jetë në dëm të të drejtave të personave të tjerë dhe as në kundërshtim me interesat publike të përcaktuar me ligj. Edhe pse për realizimin e të drejtave të veta kujdeset vetë pala, roli i organit që zhvillon procedurën nuk është pasiv në të. Kështu, ai ka për detyrë që të kujdeset që pala t’i realizojë të drejtat e veta në mënyrën më të lehtë dhe të shpejtë, por të mos jetë në dëm të personave të tjerë dhe as në kundërshtim me interesat publike. Interesin publik organi e çmon në kuadër të dispozitave materiale, të përmbajtura në ligje dhe rregullore të UNMIK-ut, dhe në dispozita të tjera, me të cilat është përcaktuar ai (për shembull: siguria, rendi dhe qetësia, siguria e njerëzve dhe e pasurisë, mbrojtja e shëndetit, respektimi i kushteve në fushën e ndërtimit, ruajtja e mjedisit jetësor, mbrojtja e përmendoreve kulturore dhe historike etj.). 582 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS 2.3 Parimi i efektivitetit Ky parim obligon organet e administratës dhe institucionet e tjera që çështjet administrative t’i zgjidhin me sukses dhe shpejt. Parimi i efektivitetit nuk duhet shikuar ndaras nga parimet e tjera të procedurës administrative. Me zbatimin e këtij parimi nuk mund të lihet pasdore rëndësia e parimeve të tjera (p.sh. parimi i ligjshmërisë dhe i vërtetësisë materiale). Ky parim, bashkë me parimin e ekonomizimit (neni 13), në radhë të parë duhet të shprehet në veprimin racional dhe ekonomik të organit në procedurën administrative. 2.4 Parimi i vërtetësisë materiale Parimi i vërtetësisë materiale përbëhet në detyrimin e organit që të vërtetojë gjendjen e drejtë të çështjes. E kundërta e kësaj është parimi i së vërtetës formale, i cili realizohet me shtjellimin e disa provave (pranimi, deklarata e dëshmitarëve) pa synim për të kuptuar të vërtetën reale. Ky parim në Ligj përmendet që në nenin 7, në të cilin theksohet qysh në fillim se të gjitha faktet duhet të vërtetohen e të cilat janë me rëndësi për marrjen e vendimit të ligjshëm dhe të drejtë, duke u shtjelluar në dispozitat e tjera, si, p.sh.: - detyrimi që, para marrjes së vendimit, kanë për t’u vërtetuar në mënyrë të saktë të gjitha faktet dhe rrethanat, të cilat janë me rëndësi për të bërë të qartë çështjen dhe mbi të cilat duhet të bazohet vendimi (neni 135, paragrafi 1); - personi zyrtar, i cili e udhëheq procedurën, vendos se a duhet apo jo ta argumentojë ndonjë fakt, varësisht nga ndikimi i tij në zgjidhjen e çështjes. Sipas llojit, “natyrës” së faktit, personi zyrtar cakton se cilat prova do t’i shtjellojë (shikimi i dokumenteve, dëgjimi i dëshmitarëve, ekspertëve, shikimi në vendngjarje, marrja e deklaratave nga palët etj. (neni 160 ,paragrafi 1); - është i lejuar argumentimi se edhe dokumentet publike janë jo të vërteta apo janë të hartuar në mënyrë të pasaktë (neni 164, paragrafi 2); - personi zyrtar, i cili udhëheq procedurën, mundet, gjatë tërë procedurës ,të plotësojë gjendjen faktike dhe të shtjellojë prova edhe për ato fakte të cilat nuk janë paraqitur më herët apo ende nuk janë përcaktuar. Gjithashtu, personi zyrtar, sipas detyrës zyrtare, do të urdhërojë shtjellim të çdo prove, nëse gjen se kjo është e nevojshme për të sqaruar çështjen (neni 136, paragrafët 1 dhe 2); - organi kompetent merr vendim për çështjen që është objekt i procedurës në mbështetje të fakteve të vërtetuara në procedurë (neni 202, paragrafi 1). Shkelja e këtij parimi veçanërisht qëndron në atë se në procedurën administrative nuk përcaktohen të gjitha faktet vendimtare për zgjidhje të drejtë lidhur me çështjen konkrete administrative. Kjo shihet si në mosshtjellimin e të gjitha provave të nevojshme, ashtu edhe në “rangimin” e tyre (p.sh. këqyrja në vend, si mjet provues, shfrytëzohet në mënyrë të pamjaftueshme; miratohen mendime dhe pëlqime të organeve të tjera pa përqasjen e tyre me elementet e tjera të situatës konkrete juridike; personi zyrtar nuk është konsekuent në shtjellimin dhe në arsyetimin e provave; nuk ekzaminohen sa duhet provat sipas detyrës 583 E drejta administrative

Page 5: Jurispodenca

zyrtare etj.). Si shmangie nga ky parim Ligji ka parashikuar dy raste, në të cilat organi mund ta zgjidhë një situatë konkrete juridike drejtpërdrejt me procedurë të shkurtër (neni 141, paragrafët 2 dhe 4). Në rastin e parë parashikohet mundësia e e zgjidhjes së çështjes me dispozitë në bazë të fakteve apo rrethanave, të cilat nuk janë argumentuar ose kur provat vetëm në mënyrë direkte përcaktohen, kështu që faktet apo rrethanat duken si të vërteta, ndërsa nga të gjitha rrethanat del se kërkesa e palës do të zgjidhet pozitivisht, përkatësisht do të pranohet. Në rastin e dytë kemi të bëjmë me ndërmarrjen, në interesin publik, të masave të ngutshme, të cilat nuk mund të shtyhen, ndërsa faktet në të cilat vendimi duhet të bazohet janë të argumentuara apo, të paktën, ka mundësi a ka të ngjarë të argumentohen. 2.5 Parimi i dëgjimit të palëve Parimi i dëgjimit të palëve shihet në detyrën e organit që zhvillon procedurën që, para dhënies së vendimit, ta njohë palën me të gjitha faktet dhe rrethanat që janë me rëndësi për dhënien e vendimit, në mënyrë që pala të mund të deklarohet për ato fakte dhe rrethana. Vetëm me ligj apo me rregullore të UNMIK-ut mund të parashikohet mundësia e dhënies së vendimit pa deklarimin paraprak të palës (neni 8, paragrafi 2). Respektimi i këtij parimi merret në konsiderim prej fillimit të procedurës administrative e deri në përfundimin e tij. Ai nuk kufizohet vetëm në dëgjimin e palës mbi objektin e zhvillimit të procedurës, por përfshin edhe të drejtën e palës që të deklarohet për materialin e përgjithshëm të provave dhe të situatës juridike. Që këtë pala të mund ta realizojë, dhe që me kohë të përgatitet, është e nevojshme që me kohë të thirret në seancë, duke u shënuar lënda për të cilën thirret, si dhe veprimet që do të ekzaminohen. Parimi i dëgjimit të palëve konkretizohet në shumë nene të këtij ligji, si p.sh.: në nenin 135, paragrafi 1 (t’u bëhet i mundur palëve realizimi dhe mbrojtja e të drejtave dhe e interesave të tyre jurdike para dhënies së vendimit); në nenin 140 (është detyrë e personit zyrtar ta paralajmërojë palën për të drejtat e saj në procedurë dhe t’i tregojë për pasojat juridike të veprimeve ose pengesave që nxjerr ajo në procedurë); në nenin 143 (e drejta e palës për të marrë pjesë në procedurën ekzaminues dhe për realizimin e pikësynimit të procedurës të japë të dhëna të nevojshme dhe të mbrojë të drejtat e veta dhe interesat e mbrojtura me ligj; e drejta e palës për rrëzimin e saktësisë së pretendimeve dhe që për atë qëllim i plotëson dhe shpjegon pohimet e saja, edhe pas seancës me gojë të mbajtur me detyrimin e vënies në dukje të shkaqeve, për të cilat nuk e ka bërë këtë në seancë. Për të gjitha këto kujdeset personi zyrtar, nëpërmjet të cilit pala realizon të drejtat e tij, si pjesëmarrës në procedurë. Veçanërisht është parashikuar që organi kompetent nuk do të japë vendim para se t’i ofrojë palës mundësi që të deklarohet për faktet dhe rrethanat mbi të cilat duhet të bazohet vendimi. Në nenin 152 është parashikuar detyrimi i lënies së kohës së mjaftueshme për t’u përgatitur palët e thirrura për shqyrtim dhe për të ardhur në kohë dhe pa shpenzime të jashtëzakonshme. Sipas rregullit, ai afat është tetë ditë. Në nenin 153 është rregulluar detyrimi i dhënies për këqyrje të planeve, shkresave ose të lëndëve të tjera personave të thirrur para mbajtjes së seancës. 584 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS Shmangia nga parimi i dëgjimit të palës është parashikuar edhe në vetë ligjin. Kjo del nga dispozita e nenit 141, paragrafët 2 dhe 4, në të cilët është shtjelluar zgjidhja e çështjes administative në procedurën e shkurtër ekzaminuese. Dëgjimi i veçantë i palës nuk nevojitet kur organi vendos në procedurën e shkurtër ekzaminuese mbi bazën e të dhënave zyrtare që ka organi apo kur kemi të bëjmë me ndërmarrjen e masave në interesin publik, që nuk mund të shtyhen, ndërsa faktet mbi të cilat duhet të bazohet vendimi janë të vërtetuara apo janë bërë të besueshme. Pos kësaj, me dispozitë mund të parashikohet që çështja e caktuar administrative të mund të vendoset në procedurën e shkurtër ekzaminuese mbi bazën e fakteve apo të rrethanave që nuk janë provuar plotësisht apo me prova vërtetohen vetëm në mënyrë indirekte, kështu që faktet apo rrethanat janë bërë të besueshme. Në këto raste vetëm mund të plotësohet kërkesa e palës. Shkelja e këtij parimi shprehet në pamundësinë e palës që të deklarohet për faktet dhe rrethanat

Page 6: Jurispodenca

që janë me rëndësi për dhënien e vendimit, në veçanti në fazën e realizimit të disa mjeteve provuese (këqyrja në vend, dëgjimi i dëshmitarit, ekspertit etj.). Ky është shkak për anulimin e vendimeve të shkallës së parë. Pos kësaj, në rastin kur pala ka mundësi të deklarohet për faktet dhe rrethanat relevante, kjo konstatohet në shkresë, sepse pala, shpesh, nuk do të deklarohet për ndonjë fakt, që nuk del nga shkresat, edhe pse është dashur të bëhet kjo. 2.6 Parimi i çmuarjes së provave Parimi i çmuarjes së provave qëndron në autorizimin e personit zyrtar që, sipas bindjes së lirë, të vendosë se cilat fakte do t’i marrë si të provuara. Ky parim përfshin disa grupe autorizimesh për përsonin zyrtar i cili kryeson procedurën: * të caktojë se cilat dëshmi duhen apo nuk duhen provuar, varësisht nga ndikimi i tyre i mundshëm në zgjidhjen e çështjes; * që vet të bëjë përzgjedhjen e mjeteve provuese, duke iu dhënë, sipas rrethanave konkrete, rëndësi më të madhe apo më të vogël; * që pavarësisht, sipas bindjes së vet, t’i konsiderojë të provuara apo jo të provuara faktet e veçanta. Çdo fakt mund të provohet me të gjitha mjetet provuese. Si mjet provues mund të përdoret çdo gjë që është e përshtatshme për vërtetmin e gjendjes së çështjes dhe që i përgjigjet rastit konkret, siç janë: dokumentet, dëshmitarët, deklaratat e palëve, ekspertët, këqyrja në vendngjarje etj. Ato fakte nuk mund t’i vrojtojë të izoluara, por është i detyruar të vlerësojë në mënyrë të ndorëzjegjshme e të kujdesshme të çdo prove veç e veç dhe të të gjtha provave së bashku, si dhe në bazë të rezultatit të tërë procedurës (neni 9). Kështu, personi zyrtar nuk është i detyruar që të pranojë si provë të plotë deklaratën e dëshmitarit, të ekspertit dhe të pranojë si provë dokumentin privat, certifikatën e lëshuar sipas nenit 172 të këtij Ligji apo deklaratën e palës etj. Mirëpo, organi është i detyruar që të pranojë dokumentin publik si provë, derisa ai apo personi i interesuar në procedurën përkatës vërteton të kundërtën. Nga ky parim nuk mund të konkludohet se personi zyrtar është arbitrar në rastin e vlerësimit të provave të caktuara, sepse është i detyruar që në arsyetim të vendimit t’i vërë në dukje shkaqet që kanë qenë vendimtare në vlerësimin e provave (neni 209). Kjo është një nga të metat e shpeshta në vendimet, sepse, rëndom, arsyetimi nuk 585 E drejta administrative përmban vlerësimin e kujdesshëm të çdo prove të veçantë, si dhe lidhshmërinë e tyre të ndërsjellë. Gabimi i dytë, i cili në vlerësimin e provave bëhet shpesh, është pranimi i certifikatave të ndryshme që lëshohen sipas nenit 172 të ligjit, si dokumente publike, edhe pse ato nuk janë të tilla. Fuqia e tyre juridike është shumë më e dobët sesa e dokumenteve publike. Një situatë të ngjashme kemi edhe te deklaratat e ndryshme që palët apo pjesëmarrësit e tjerë në procedurë i japin para organeve të tjera dhe jo para organit që e zhvillon procedurën. 2.7 Parimi i pavarësisë në marrjen e vendimeve Sipas këtij parimi, personi i autorizuar i organit kompetent për zhvillimin e procedurës në mënyrë të pavarur përcakton faktet dhe rrethanat, e në bazë të fakteve dhe rethanave të vërtetuara zbaton dispozitat në rastin konkret (neni 10, paragrafi 2). Zbatimi i parimit të pavarësisë në zgjidhjen e çështjes administrarive përjashton marrjen e udhëzimeve konkrete për atë se si do të zgjidhet çështja konkrete administrative, si dhe në rastin kur eprori e ka kaluar të drejtën e dhënies së vendimit te personi zyrtar. Kufijtë e pavarësisë në marrjen e vendimeve janë të caktuara me rregullore të UNMIK-ut, me ligj dhe me dispozita të tjera. Pavarësia në zgjidhjen e çështjes është në lidhje të ngushtë me parimin e vlerësimit të lirë të provave, sepse mbi personin zyrtar duhet të ndikojë vetëm gjendja faktike e vërtetuar me zbatimin e drejtë të dispozitave. Andaj, veprimi i organit nuk do të ishte në pajtim me këtë parim, kur ky, në rastin konkret (përveç nëse kjo nuk është urdhëruar me ligj), para zgjidhjes së çështjes administrative i është drejtuar për mendim, orientim apo udhëzim cilitdo organ qoftë. Veprimi i tillë çon në mospavarësinë e organeve, që do të thotë se, në fakt, çështjen administrative nuk e zgjidh organi përkatës, por një organ tjetër. Kjo ka pasoja negative për përgjegjësinë e organeve në fushën e

Page 7: Jurispodenca

veprimit administrativ. 2.8 Parimi i së drejtës së ankimit Ankimi është mjet juridik i parashikuar në çdo sistem juridik demokratik. Me shfrytëzimin e së drejtës së ankimit mundësohet ngritja e mekanizmit të kontrollit (përkatësisht rishqyrtimit) të vendimit, me të cilën paraqitësi i ankimit nuk është i knaqur, prandaj kërkon mënjanimin apo ndryshimin në dobi të tij. Ky parim përfshihet në nenin 11 të Ligjit dhe qëndron në të drejtën e palës për ankim kundër vendimit të dhënë në shkallë të pare, nëse me të nuk është i kënaqur. E drejta e ankimit mund të kufizohet vetëm me ligj, madje vetëm atëherë kur për çështjen në fjalë është sigurar, në ndonjë mënyrë tjetër, mbrojtja e të drejtave dhe e ligjshmërisë (p.sh. në gjykatë). Pos kësaj, ankimi nuk mund të bëhet kundër organit të shkallës së parë, nëse nuk ka organ të shkallës së dytë, përveç kur kjo është parashikuar me ligj, përkatësisht tani edhe me rregullore të UNMIK-ut. Në qoftë se kundër vendimit të një organi të tillë lejohet ankimi, me ligjin me të cilin lejohet ankimi parashikohet edhe organi që do të vendosë në bazë të ankimit. Që ankimi të mund të bëhet, është e nevojshme të ekzistojë vendimi i shkallës së parë, nëse nuk është fjala për “heshtje të administratës”, kur 586 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS vendimi nuk është dhënë në afatin e parashikuar, andaj pala mund të bëjë ankim njësoj sikurse kërkesa e tij të jetë refuzuar. Për shkak se, sipas parimit të kompetencës, procedura administrative është dyshkallësh, pala nuk ka të drejtë ankimi ndaj vendimit të marrë mbi ankimin, por, sipas kushteve të parashikuara me ligj, vetëm mund të zhvillojë kontest administrativ. 2.9 Parimi i plotfuqishmërisë së vendimit Parimi i plotfuqishmërisë së vendimit është i përmbajtur në nenin 12 të Ligjit, sipas të cilit i plotfuqishëm është ai vendim kundër të cilit nuk mund të bëhet ankim dhe as të ngrihet kontesti administrativ (vendimi i formës së prerë) e me të cilin pala ka fituar të drejta të caktuara, përkatësisht me të cilin palës i janë caktuar disa detyrime. Që të dyja këto kushte duhet të plotësohen (mosmundësia që të bëhet ankim dhe ngritja e kontestit administrativ). Që vendimi të jetë i plotfuqishëm edhe në aspektin material, është e nevojshme që, pos plotësimit të kushteve për plotfuqishmërinë formale, të përmbushet edhe një kusht plotësues, i cili ka të bëjë me krijimin, përmes aktit administrativ, të ndonjë të drejte, përkatësisht detyrimi për palën. Pasojë e plotfuqishmërisë materiale qëndron në pamundësinë e organit që e ka dhënë vendimin e plotëfuqishëm që përsëri t’i hyjë zgjidhjes së tij jashtë rasteve të anulimit, prishjes apo të ndryshimit, që janë parashikuar me ligj. Kështu, plotfuqishmëria materiale e lidh (detyron) vetë organin që ka dhënë një vendim të tillë, ndërsa plotfuqishmëria formale e lidh (detyron) palën (p.sh., skadimi i afatit për ankim apo padi). 2.10 Parimi i ekonomizimit të procedurës Sipas nenit 13 të Ligjit, procedura duhet të zhvillohet shpejt dhe me shpenzime sa më të vogla dhe duke humbur sa më pak kohë për palën dhe për personat e tjerë që marrin pjesë në procedurë, por në mënyrë që të grumbullohet çdo gjë që nevojitet për vërtetimin e drejtë të gjendjes faktike dhe për dhënien e vendimit të ligjshëm dhe të drejtë. Zbatimi i këtij parimi nuk bën të jetë në dëm të realizimit të qëllimit të procedurës, në veçanti jo në dëm të parimit të vërtetësisë materiale. Në parimin e ekonomizimit janë të përmbajtura dy parime: parimi i shpejtësisë dhe parimi i kursimit. Parimi i shpejtësisë, në një mënyrë, është përfshihet nga parimi i efiktivitetit (neni 6), andaj, për këtë arsye, parimi i ekonomizmit kryesisht shpie në parimin e kursimit, përkatësisht në kërkesën që procedura të zhvillohet me shpenzime sa më të vogla dhe duke humbur sa më pak kohë, si për palën, ashtu edhe për personat e tjerë, duke përfshirë në këtë rreth edhe personin zyrtar, si dhe organin në tërësi. Shprehja e këtij parimi nuk mund të jetë e njëjtë në të gjithë lëmenjtë administrativë, përkatësisht në të gjitha lëndët administrative dhe as në të gjitha fazat e procedurës. Shikuar në tërësi, ky parim

Page 8: Jurispodenca

duhet të jetë i pranishëm në tërë procedurën administrative, sepse me zbatimin e tij më lehtë dhe më shpejt dhe me më pak shpenzime arrihet deri te qëllimi i procedurës administrative. 587 E drejta administrative 2.11 Parimi për detyrimin e ofrimit të ndihmës për palën e painformuar Ky parim, i përmbajtur në nenin 14 të Ligjit, qëndron në detyrimin e organit që zhvillon procedurën që të kujdeset që padituria dhe mosinformimi i palës dhe i personave të tjerë, që marrin pjesë në procedurë, të mos jenë në dëm të të drejtave që u takojnë me ligj atyre. Qëllimi i këtij parimi është që pala, me rastin e realizimit të të drejtave që i takojnë me ligj, të mos pësojë ndonjë dëm për shkak të mosinformimit dhe të paditurisë lidhur me të drejtat sipas procedurës administrative. Detyrimi i ofrimit të ndihmëspër palën e painformuar nuk ka të bëjë vetëm në udhëzimin e palës në pikëpamje të normave procedurale, por edhe në pikëpamje të dispozitave materiale. Gjithashtu, personi zyrtar që zhvillon procedurën është i detyruar t’i udhëzojë edhe personat e tjerë, e jo vetëm palën (p.sh. udhëzimi i dëshmitarit se cilave pyetje mund të mos u përgjigjet - neni 178, paragrafi 2; udhëzimi i dëshmitarit, ekspertit apo të interpretit për të drejtën e shpenzimeve, përkatësisht shpërblimit - 118 paragrafi 2 etj.). Zbatimi i këtij parimi nuk mund të jetë i plotë, në qoftë se veprimin e përgjithshëm nuk ia përshtat atij dhe parimeve të tjera. Pa organizim dhe pajisje të mirë të zyrave pranuese, të zyrave të vendit dhe të zyrave pritëse e të ndihmës juridike, si dhe të radhitjes adekuate të orarit të punës, nuk mund t’u ndihmohet pjesëmarrësve në procedurën administrative. 2.12 Parimi i përdorimit të gjuhëve dhe të alfabeteve Ky parim është i përmbajtur në nenin 15 të Ligjit në fjalë dhe me të palëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në procedurë u garantohet e drejta që të përdorin gjuhën e vet. Në qoftë se procedura nuk zhvillohet në gjuhën e palës, organi ka për detyrë t’i bëjë të mundur ndjekjen e zhvillimit të procedurës në gjuhën e vet. Në të vërtetë, organi ka për detyrë që ta udhëzojë palën, përkatësisht pjesëmarrësin tjetër, për përdorimin e gjuhës në procedurë, kurse në procesverbal do të shënohet se pala, përkatësisht pjesëmarrësi tjetër, është udhëzuar për këtë të drejtë dhe do të theksohet shënohet daklarata e tij lidhur me udhëzimin e dhënë. Sipas këtij parimi, palët dhe pjesëmarrësit e tjerë në procedurë, që nuk janë qytetarë të Kosovës dhe nuk zotërojnë gjuhën në të cilën zhvillohet procedura, kanë të drejtë ta ndjekin zhvillimin e procedurës me anë të interpretit (përkthyesit). 2.13 Përdorimi i shprehjes “organ” Sipas këtij Ligji (neni 16), me shprehjen “organ” që zhvillon, përkatësisht që vendos në çështjet administrative janë kuptuar organet shtetërore dhe organizatat e bashkësitë vetëqeverisëse, në qoftë se me këtë ligj nuk është caktuar ndryshe. Duke pasur parasysh dispozitat e reja të UNMIK-ut, tani me fjalën organ nënkuptohen institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes (qendrore dhe lokale) në Kosovë, andaj përdorimi i fjalës “organ” në këtë tekst, në të vërtetë, ka të bëjë me institucionet e reja të përkohshme të vetëqeverisjes në Kosovë. 588 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS III KOMPETENCA, NDIHMA JURIDIKE DHE PERSONI ZYRTAR 1. Kompetenca në procedurën administrative 1.1 Nocioni dhe rëndësia e kompetencës Kompetencë është autorizim i organeve për zgjidhje të çështjeve të cakuara juridike. Organet e administratës dhe organizatat e institucionet e tjera që ushtrojnë autorizime publike kryejnë punë të shumta dhe të ndryshme administrative (vendimmarrja administrative, veprimet administrative etj.). Të gjitha këto organe nuk mund të jenë të autorizuara që t’i zgjidhin të gjitha çështjet administrative nga lëmenjtë e ndryshëm administrativ dhe nuk mund të vendosin për të njëjtën çështje në shkallë të parë dhe në shkallë të dytë. Andaj, është e nevojshme renditja e çështjeve administrative sipas lëmenjve ( të financave, të planifikimit hapësinor, të gjendjes civile etj.), për të cilat edhe themelohen organet e administratës.

Page 9: Jurispodenca

Me themelimin e organeve të administratës përnjë lëmë apo për lëmenj të caktuar, përcaktohet paraprakisht e drejta dhe detyra e organit të caktuar të administratës për zgjidhjen e çështjeve të caktuara administrative të fushës së administratës për të cilën është themeluar. Vetëm organi kompetent është i autorizuar të vendosë për çështjen e caktuar dhe ai nuk mund të refuzojë zgjidhjen e saj. Prandaj, çdo organ është i detyruar që gjatë tërë procedurës të kujdeset sipas detyrës zyrtare, për kompetencën e vet. Kompetenca nuk mund të ndryshohet me marrëveshje të palëve apo me marrëveshje të organeve dhe të palëve. Mosrespektimi i dispozitave mbi kompetencën në procedurën administrative bën që në procedurën me rastin e ankesës së ushtruar edhe në procedurën e anulimit të vendimit sipas së drejtës së mbikëqyrjes si dhe në procedurën e shpalljes të pavlefshëm të vendimit, në veçanti t’u kushtohet kujdes atyre dispozitave dhe, varësisht nga respektimi i tyre, të vendoset për epilogun e vendimit të shkallës së parë. 1.2 Llojet e kompetencës Varësisht nga kriteret që shërbejnë për radhitjen e çështjeve të ndryshme administrative, dallohen tri lloje të kompetencave: 1) kompetenca lëndore, 2) kompetenca tokësore dhe 3) kompetenca funksionale. Kompetenca lëndore është e drejta dhe detyra e një organi që çështjet e caktuara administrative t’i zgjidhë në procedurën administrative, sepse kjo del nga kriteret, bazë e pikënisjes së të cilave është natyra e lëndës së çështjes administrative për të cilën bëhet fjalë. Kompetenca lëndore caktohet me dispozita materiale, me të cilat rrregullohet çështja përkatëse. Sipas nenit 17 të këtij Ligji, kompetenca lëndore për vendimmarrje në procedurën administrative caktohet me dispozitat me të cilat rregullohet një lëmë i caktuar administrativ apo caktohet kompetenca e organeve të caktuara. Kështu, për shembull, dispozitat për mbrojtjen në punë, marrëdhëniet e punës e caktojnë kompetencën e inspektoratit të punës, ndërsa dispozitat për urbanizmin caktojnë kompetencën e inspektoratit urbanistik. Këtë kompetencë, deri diku, e caktojnë edhe dispozitat e veçanta mbi organizimin e organeve. 589 E drejta administrative Për kufizimin e kompetencës lëndore ndërmjet organeve të administrates, ligji ka përcaktuar rregullin se për zgjidhjen e çështjeve administrative në shkallë të parë janë kompetent organet komunale të administratës, nëse me ligj nuk është caktuar kompetenca e organeve të tjera. Kompetenca tokësore caktohet sipas territorit, përkatësisht rajonit të veprimit të organit. Kjo kompetencë shënon rajonin, në të cilin organet e veçanta mund të kryejnë punë nga kompetenca e tyre lëndore. Në caktimin e kompetencës tokësore është vendimtar momenti territorial e jo lloji, përkatësisht natyra e punës. Kompetencën territoriale e kanë të gjitha organet. Kompetenca tokësore caktohet me dispozitat për ndarjen territoriale dhe me dispozita për organizmin e organeve të caktuara. Për caktimin e kompetencës tokësore Ligji vë vetëm rregullat plotësuese, të cilat zbatohen në qoftë se nuk ka një dispozitë tjetër të caktuar dhe të cila e përjashtojnë njëra- tjetrën. Ato rregulla përfshijnë: - çështjet që kanë të bëjnë me paluajtshmëritë (tokë, ndërtesat etj.), për të cilat kompetenca tokësore caktohet sipas vendit ku gjendet sendi, p.sh. lejen për ndërtim e lëshon organi komunal për ndërtimtari i komunës, në territorin e së cilës gjendet toka, si dhe lokacioni për ndërtim; - çështjet që kanë të bëjnë me zhvillimin e procedurës lidhur me veprimtarinë e ndonjë organi - sipas vendit të selisë së tyre; - çështjet që kanë të bëjnë me zhvillimin e veprimeve apo të veprimtarisë profesionale, e cila kryhet apo ka për t’u kryer në një vend të caktuar, sipas selisë së veprimit, përkatësisht vendit ku kryhet veprimtaria; - çështjet tjera sipas vendbanimit të palës, përkatësisht sipas vendit të vendqëndrimit të tij; - në qoftë se kompetenca tokësore nuk mund të caktohet sipas asnjërit kriter të përmendur, atëherë ajo caktohet sipas vendit ku është paraqitur shkaku për zhvillimin e procedurës. Ky rregull, në të vërtetë, ka karakter plotësues në krahasim me kriteret e tjera.

Page 10: Jurispodenca

Kompetenca funksionale mund të konsiderohet si një nënlloj i kompetencës lëndore, sepse ndihmon që saktësisht të përcaktohet se cilit organ, që ka kompetencë lëndore, i është vënë në kompetencë zgjidhja e një çështjeje konkrete administrative. Kjo veçanërisht ka të bëjë me rastet, të cilat nuk janë të rralla, kur në disa ligje nuk është caktuar organi që do të ishte kompetent për zgjidhje të çështjeve administrative në një lëmë konkret administrativ, p.sh në fushën e ndërtimtarisë, financës etj., por në ligje vetëm shënohet se këtë e bën “organi kompetent në komunë”, përkatësisht “organi i administratës komunale kompetent për ato çështje”. Në këto raste ndihmojnë dispozitat organizative (rregulloret për organizmin e adminstratës së UNMIK-ut, Rregullorja për Degën Ekzekutive, Rregullorja për Organizimin e Vetëqeverisjes në Komuna, statutet e komunave dhe aktet etjera komunale për organizimin e administratës komunale), nga të cilat mund të shihen si funksionet që i kryejnë këto organe, ashtu edhe fushat administrative në të cilat kryhen ato funksione. Këto dispozita përcaktojnë edhe çështjen se cili organ konkretisht do të jetë për zgjidhje të çështjeve administrative në disa fusha të jetës shoqërore, përkatësisht në to theksohet emërtimi i saktë i organit dhe 590 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS fushëveprimi i tyre. Ky lloj i caktimit të kompetencës quhet kompetencë negative, sepse asaj i referohemii kur, nga dispozita si dhe nga natyra e lëndës, nuk mund të konkludohet se cili organ ka kompetencë lëndore për zgjidhjen e një çështjeje të caktuar administrative. Në qoftë se nuk ka organ të caktuar për atë çështje administrative dhe ai nuk mund të caktohet sipas natyrës së çështjes administrative, atëherë, sipas rregullit mbi kompetencën negative, në shkallë të parë kompetent është organi komunal i administratës për punë të përgjithshme, ndërsa në nivel të Autoritetit Qendror organi për çështje të judikaturës dhe administratës. 1.3 Të përcaktuarit e kompetencës Nga kuptimi i përgjithshëm i kompetencës rrjedh se kompetenca është e drejtë dhe detyrë e një organi për të zgjidhur çështje të caktuara administrative. Sikurse që çështja e themelimit, organizmit dhe e mënyrës së punës së organeve rregullohet me dispozita, gjithashtu edhe kompetenca për çdo çështje administrative duhet të jetë e caktuar paraprakisht me dispozita. Kompetenca lëndore në procedurën administrative caktohet me dispozita, më së shpeshti, me ligjet të cilat rregullojnë një lëmë të caktua administrativ ose tërë fushën administrative. Me fjalë të tjera, kompetenca lëndore e disa organeve rregullohet me dispozitat materiale të një ose më tepër fushave të caktuara administrative. Rregullimi i çështjeve të kompetencës lëndore nuk është e nevojshme të jetëobjekt shtjellimi vetëm në dispozitat materiale, por ajo mund të rregullohet edhe me dispozitat e disa llojeve të organeve, por edhe me dispozitat organizative. Si shembull për këtë mund të shërbejnë rregulloret e UNMIK-ut përi Organizimin e Organeve dhe Zyrave të Pavarura, për Degën Ekzekutive dhe Rregullorja për Vetëqeverisjen e Komunave në Kosovë, si dhe statutet e komunave dhe rregulloret lokale të komunës që kanë të bëjnë me organizimin e organeve komunale të administratës, në të cilat janë të numëruara dhe të definuara të gjitha funksionet e organeve të Autoritetit Qendror, të organeve të institucioneve të përkohshme vetëqeverisëse dhe të pushtetit lokal dhe përcaktohet fushëveprimi i tyre nga i cili del edhe kompetenca e çdo organi të veçantë. Siç u theksua, kompetenca tokësore caktohet me dispozitat për ndarjen politiko-territoriale të komunave dhe me dispozitat për punën e disa organeve. Zakonisht, kompetenca tokësore e organeve përputhet me territorin që përfshin komuna, e cila i ka themeluar ato (organet e komunës kanë kompetencë tokësore në kuadër të rajonit të komunës, të cilat kuvendi i komunës i ka obliguar). Për këtë arsye organet e administratës duhet të kujdesen për kufijtë e komunës, e cila i ka themeluar ato. Me qëllim të respektimit të dispozitave për kompetencën, çdo organi të administratës i është lënë detyrimi që, sipas detyrës zyrtare dhe gjatë tërë procedurës, të kujdeset për kompetencën e tij lëndore dhe tokësore. Në qoftë se konstaton se nuk është kompetent për një çështje të caktuar administrative, organi është i detyruar që parashtresën e palës t’ia dorëzojë, pa shtyrje, organit

Page 11: Jurispodenca

kompetent dhe për atë ta informojë palën. Nëse nuk mund të konstatojë se cili organ është kompetent, do të nxjerrë konkluzion për hedhjen poshtë të parashtresës për shkak të jokompetencës dhe do t’ia dorëzojë palës atë. 591 E drejta administrative 1.4 Kompetenca e presupozuar (presumptive) Kompetenca lëndore për zgjidhje në procedurën administrative caktohet me dispozitat me të cilat rregullohet fusha e caktuar administrative apo caktohet kompetenca e disa organeve. Ky Ligj përmban disa rregulla mbi caktimin e kompetencës lëndore, që zbatohen në rastin kur nuk mund konkludohet me bazë për dispozitat e një fushe të caktuar administrative apo për dispozitat që kanë të bëjnë me kompetencën e disa organeve, kur nuk mund të konstatohet me saktësi se cili organ është kompetent për çështjen konkrete administrative. Andaj, një kompetencë e tillë e caktuar quhet kompetenca e presupozuar (presumptive), sepse në këtë mënyrë caktohet vetëm atëherë kur nga dispozitat materiale dhe të tjera nuk mund të përcaktohet kompetenca e organit të caktuar. Si rregull themelore për përcaktimin e kompetencës lëndore Ligji parashikon se për zgjidhjen e çështjeve administrative në shkallën e parë është kompetent organi komunal i administratës, nëse zgjidhja e atyre çështjeve nuk është në kompetencë të organeve të Autoritetit Qendror. Sipas rregullës për kompetencën negative, në rast se nga dispozitat nuk mund të caktohet kompetenca lëndore e organit për zgjidhjen e çështjeve të caktuara administrative dhe kjo nuk mund të përcaktohet as sipas natyrës së çështjes, atëherë, për një çështje të tillë administrative është kompetent organi komunal i administratës për punë të përgjithshme. Pos rregullave për caktimin e kompetencës lëndore, Ligji përmban edhe rregulla për caktimin e kompetencës tokësore, të cilat janë shtjelluar së bashku me shqyrtimin e asaj kompetence. 1.5 Kufizimi hapësinor i kompetencës Kompetenca lëndore e organit për zgjidhjen e çështjeve të caktuara administrative, si dhe për kryerjen e veprimeve të tjera zyrtare është e kufizuar në kufijtë e rajonit të saj. Përjashtimisht, në qoftë se ekziston rreziku i shtyrjes, ndërsa veprimi zyrtar duhet kryer jashtë kufijve të rajonit të organit, organi mund ta kryejë veprimin edhe jashtë kufirit të rajonit të vet, për çka është i detyruar që menjëherë ta informojë organin, në rajonin e të cilit ka ndërmarrë atë veprim. Veprimet zyrtare në ndërtesa apo në objekte e tjera në posedim të institucioneve ushtarake bëhen pas paralajmërimit paraprak të përgjegjësit të ndërtesës, përkatësisht të objektit dhe pas marrëveshjes me të. Kryerja e veprimeve zyrtare në rajonin eksteritorial (ndërtesat e zyrave të shteteve, konsullatave, përfaqësive të organizatave ndërkombëtare etj.) bëhet me ndërmjetësimin e organeve të Autoritetit Qendror (të UNMIK-ut). 1.6 Kalimi (delegimi) dhe marrja (substitucioni) e kompetencës Dispozitat për kompetencën janë të natyrës detyruese (ius cogens) dhe duhet të respektohen si nga organet që zhvillojnë procedurën administrative, ashtu edhe nga të gjithë pjesëmarrësit e tjerë në procedurë. Në mënyrë të theksuar është vënë në dukje se asnjë organ nuk mund të marrë çështjen e caktuar administrative nga kompetenca e organit tjetër dhe vetë ta zgjidhë atë, përveç në rastet kur kjo është parashikuar me 592 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS rregullore të UNMIK-ut apo me ligj dhe sipas kushteve të përcaktuara me atë rregullore apo me atë ligj. Në qoftë se me rregullore të UNMIK-ut apo me ligj është parashikuar se një çështje të caktuar duhet ta marrë ndonjë organ tjetër, atëherë e kemi rastin e marrjes (substituimit) të kompetencës nga një organ në “dobi” të organit tjetër. P.sh., nëse organi komunal i administratës nuk do t’i zbatojë ligjet dhe dispozitat e tjera, organi i Autoritetit Qendror, kompetent për sigurimin e zbatimit të tyre, është i detyruar që drejtpërdrejt apo nëpërmjet organit tjetër të autorizuar t’i zbatojë ato dispozita dhe akte të përgjithshme. Në Ligj kjo çështje është shtjelluar te “heshtja e administratës”, kur organi i shkallës së dytë mundet ta zgjidhë vetë çështjen në vend të organit të

Page 12: Jurispodenca

shkallës së parë, sepse ky nuk e ka dhënë vendimin brenda afatit të parashikuar. Edhe kalimi (delegimi) e kompetencës nga njëri organ te tjetri është i lejuar vetëm në bazë të autorizimit decidiv ligjor apo me rregullore të UNMIK-ut. Në bazë të Ligjit, organi kompetent për vendimmarrje mundet, në kushte të caktuara, ta lutë organin tjetër që, në vend të tij të ndërmarrë disa veprime. Kjo në Ligj është shtjelluar si ndihmë juridike, për çka u bë fjalë më sipër. 1.7 Konflikti i kompetencave Edhe pse kompetenca e organeve për vendimmarrje në procedurën administrative është e rregulluar me shumë dispozita (ligje dhe rregullore të UNMIK-ut për disa fusha të administratës, me dispozita për ndarjen politiko- territoriale, me dispozita për organizimin e disa organeve etj.) prapëseprapë, në praktikë ndodh që më tepër organe konsiderojnë se janë kompetent për zgjidhjen e një çështjeje administrative apo që asnjë organ nuk dëshiron ta “pranojë” kompetencën për zgjidhjen e një çështjeje konkrete administrative. Këto janë rastet që flasin për lindjen e konfliktit të kompetencave. Në të drejtën administrative konflikt i kompetencasve ndahet në konflikt pozitiv dhe negativ të kompetencave. Konflikt pozitiv kompetencash kemi atëherë kur dy apo më shumë organe shpallen kompetent për zgjidhje të një çështjeje të njëjtë administrative. Konflikt negativ kompetencash kemi në situatën kur dy apo më tepër organe refuzojnë të vendosin për një çështje të caktuar administrative. Ngritja (hapja, nisja, inicimi) e procedurës për zgjidhjen e konfliktit të kompetencave mund të bëhet me iniciativën e organit dhe në bazë të propozimit të palës së interesuar. Duke pasur parasysh rregullën se çdo organ, sipas detyrës zyrtare, kujdeset për kompetencën e vet lëndore dhe tokësore, rrjedh edhe detyrimi i organit që, posa të konstatojë jokompetencën e vet, të kërkojë konfirmimin e organit të caktuar për zgjidhjen e konfliktit të kompetencave. Propozimin për zgjidhjen e konfliktit të kompetencave e paraqet organi që ka vendosur i fundit për kompetencën e vet. Kjo ka të bëjë edhe me konfliktin negativ dhe pozitiv të kompetencave. Kur është fjala për konfliktin pozitiv të kompetencave, atëherë organi, i cili i fundit e shpall veten kompetent krahas organit që tanimë është duke vendosur për çështjen e caktuar administrative, paraqet propozim për zgjidhjen e konfliktit të kompetencave. Propozimin për zgjidhjen e konfliktit negativ të kompetencave e paraqet organi të cilit i është dorëzuar lënda nga organi që është shpallur jokompetent për atë çështje administrative. Përveç organeve, propozimin për zgjidhjen e 593 E drejta administrative konfliktit të kompetencave mund ta paraqesë edhe pala. Edhe te rastet rastet e konfliktit të kompetencave, organi është i detyruar që në territorin e vet t’i kryejë ato veprime që nuk bën të shtyhen. 2. Ndihma juridike Ndihma juridike qëndron në ndërmarrjen e disa veprimeve procedurale nga ana e organit që nuk zhvillon procedurë, por i ndërmerr ato në bazë të lutjes së organit kompetent. Organi i lutur (i porositur), në kuadër të ndihmës juridike, nuk mund ta vërtetojë gjendjen faktike në vend të organit kompetent për zhvillimin e procedurës. Ndihma juridike kufizohet në kryerjen e disa veprimeve (këqyrja në vend, dëgjimi i dëshmitarëve, ekspertiza, dorëzimi i shkresave zyrtare etj.), që kanë të bëjnë me faktet dhe rrethanat e nevojshme në procedurë. Sipas rregullit, çdo organ kryen veprime zyrtare brenda kufijve të territorit të vet. Organi i administratës, vetëm përjashtimisht, mund të kryejë një veprim juridik edhe jashtë territorit të vet, me kusht që të ekzistojë rreziku i shtyrjes dhe për këtë duhet ta informojë organin e administratës, në territorin e së cilës ka ndërmarrë atë veprim. Në qoftë se nuk ka kushte për kryerjen e një veprim të tillë, i cili duhet kryer jashtë territorit të organit të administratës që zhvillon procedurën, atëherë shfrytëzohen rregullat për ndihmën juridike. Kryerja e disa veprimeve të procedurës nga ndonjë organ, sipas lutjes (porosisë) së organit që zhvillon procedurën administrative, paraqet dhënie të ndihmës juridike në kuptim të Ligjit.

Page 13: Jurispodenca

Të kërkuarit e obligueshëm të ndihmës juridike e kemi në rastin kur, për kryerjen e disa veprimeve në procedurën administrative, që duhet të ndërmerren jashtë territorit të organit kompetent që zhvillon procedurën, ky organ i drejtohet me lutje (porosi) organit të administratës, në territorin e të cilit ka për t’u ndërmarrë veprimi. Rasti i dytë i dhënies së ndihmës juridike është të kërkimi jo i detyruar, sepse organi kompetent për zgjidhjen e çështjes administrative mundet që, me qëllim të kryerjes më të të lehtë dhe më të shpejtë të veprimit apo shmangies së shpenzimeve të panevojshme, kryerjen e disa veprimeve në procedurë t’ia besojë organit tjetër përkatës të autorizuar për ndërmarrjen e veprimit të tillë. Në rastin e dytë, në zbatimin e ndihmës juridike duhet që, si kritere, të shërbejnë arsyet e ekonomizimit dhe të racionalitetit, ndërkaq rasti i parë është pasojë që del nga zbatimi i detyrueshëm i dispozitave mbi kompetencën. Përveç dhënies së ndihmës juridike ndërmjet organeve, ndihmë juridike në procedurën administrative janë të detyruar t’i japin njëri- tjetrit edhe organet dhe subjektet e tjera, të cilat kanë autorizimin publik për vendimmarrje në çështje administrative. Përjashtimisht, organet mund të kërkojnë nga gjykatat që t’ua dorëzojnë dokumentet që u nevojiten për zhvillimin e procedurës administrative. Në qoftë se me këtë gjë nuk pengohet vetë procedura gjyqësor, gjykatat kanë për detyrë të veprojnë në bazë të kësaj kërkese. Gjykata mund të caktojë afatin, në të cilin duhet t’i kthehen dokumentet. Dhënien e ndihmës juridike organeve të huaja ligji e rregullon në veçanti. Si edhe për marrëdhëniet e tjera ndërmjet shteteve, edhe lidhur me çështjet e dhënies së ndihmës juridike vlejnë dispozitat e traktateve ndërkombëtare. 594 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS Me anë tëndihmës juridike organet duhet që, më lehtë dhe më shpejt, të zbatojnë veprime të nevojshme në procedurën administrative, pa marrë parasysh si dhe ku ato veprime duhet të kryhen. Ky është shkaku që dhënia e ndihmës juridike është detyrim i organeve. Me qëllim të sjelljes më me përgjegjësi ndaj këtij detyrimi, me ligj është caktuar edhe afati prej 30 ditëshbrenda të cilitë organi i lutur është i detyruar të veprojë sipas lutjes brenda kufijve të territorit të vet dhe fushëveprimin e vet. 3. Personi zyrtar 3.1 Nocioni person zyrtar Eprori i organit, në pikëpamje të veprimeve në procedurën administrative, ka të gjitha autorizimet që i përkasin atij organi. Kur eprori i organit, si person fizik, udhëheq procedurën dhe zgjidh çështje administrative. Ai punon në emër të organit. Në ligj nocioni “person zyrtar” përdoret në dy kuptime. Në kuptimin e parë, ky nocion përfshin eprorin e organit dhe personin zyrtar që është i autorizuar të ndërmarrë veprime në procedurën administrative para dhënies së vendimit. Kuptimi i dytë është më i ngushtë, sepse, sipas tij, personi zyrtar është punëtori profesional (nënpunësi civil) i organit të administratës të cilit eprori i organit të administratës i ka dhënë autorizime për ndërmarrjen e veprimeve në procedurën administrative deri në dhënien e vendimit. Edhe pse në kuptimin e gjerë edhe eprori i organit është person zyrtar (sepse sipas pozitës së tij në çdo kohë mund t’i ndërmarrë të gjitha veprimet në procedurën administrative, për të cilat janë të autorizuar punonjësit e organit të administratës të cilët i udhëheq), megjithatë, nocionin “person juridik” në këtë Ligj do ta përdorim në kuptimin e ngushtë, madje kryesisht për arsyen që të bëhet dallimi mes punonjësve profesionalë të organeve të administratës dhe të eprorit të organit. Pas procedurat të zhvilluar dhe vërtetimit të gjendjes faktike, vendimin në çështjen administrative e merr organi kompetent vendimmarrës, përkatësisht në të shumtën e rasteve këtë e bën eprori i cili udhëheq organin e administratës. Varësisht nga vëllimi dhe rëndësia e punëve dhe nga organizimi i brendshëm, eprori i organit ka të drejtë ta autorizojë një person tjetër zyrtar të organit që e drejton që të vendosë në çështje administrative nga llojet e caktuara të punëve. Në këtë autorizim është i përmbajtur edhe autorizimi për zhvillimin e procedurës që i paraprin zgjidhjes së çështjes administrative, përkatësisht dhënies së vendimit (neni 35). Përveç të drejtave të eprorit, i cili udhëheq organin, që të japë autorizim për zgjidhje të çështjeve

Page 14: Jurispodenca

administrative, përkatësisht për dhënie të vendimit, Ligji mundëson t’i jepet autorizim edhe ndonjë persont tjetër profesional të organit, të cilin e drejton eprori, për të ndërmarrë veprime në procedurë para dhënies së vendimit. Në rast se në këtë autorizim nuk ka kufizime për veprime të caktuara, atëherë personi i autorizuar ka të drejtë t@i kryejë të gjitha veprimet në procedurën administrative, përveç dhënies së vendimit dhe të konkluzioneve të tilla, me të cila bëhet i pamundur zhvillimi i mëtejmë i procedurës. 3.2 Përjashtimi i personit zyrtar Zhvillimi objektiv dhe i paanshëm i procedurës 595 E drejta administrative administrative kërkon nga personi zyrtar, i cili zhvillon procedurën, si dhe nga personat e autorizuar për zgjidhjen e çështjeve të caktuara administrative, plotësimin e prezumimeve të mësipërme. Gjithashtu Ligji, përveç që kërkon që personi zyrtar i autorizuar të ndërmarrë veprime në procedurë para dhënies së vendimit, ai duhet të jetë edhe profesional ( me ligj është përcaktuar që për punë në zgjidhjen e çështjeve të thjeshta administrative punëtori duhet të ketë kualifikimin e mesëm përkatës shkollor, ndërsa për punë në zgjidhjen e çështjeve të ndërlikuara administrative - kualifikimin përkatës universitar), si dhe duhet të jetë edhe i paanshëm dhe objektiv. Shkaqet për vënien në dyshim të paanësisë së personit të caktuar zyrtar në çështje konkrete administrative mund të jenë të shumta. Ato mund të shfaqen si në raport me çështjen e caktuar administrative, ashtu edhe në raport me personin zyrtar dhe disa pjesëmarrës në procedurë, në veçanti në raport me palën, si pjesëmarrëse më e interesuar në procedurë. Për shkak të mundësisë së ndikimit mbi objektivitetin dhe paanësinë e personit zyrtar, ekzistojnë arsye që përjashtojnë këtë nga zgjidhja e çështjeve konkrete administrative, të cilat ligji i klasifikon në dy grupe. Grupi i parë i arsyeve i përket përjashtimit të detyrueshëm (obligues) të personit zyrtar, ndërsa i dyti ka të bëjë me mundësinë jo të obligueshme (fakultative) të përjashtimit. Në rastin e parë, përjashtimi i personit zyrtar (përjashtimi i detyrueshëm), pa marrë parasysh se a është i autorizuar të vendosë apo të kryejë vetëm disa veprime ose të gjitha veprimet në procedurë, pos dhënies së vendimit, Ligji parashikon katër raste: 1) në qoftë se në lëndën për të cilën zhvillohet procedura është palë, i autorizuar bashkë me palën, përkatësisht bashkobligues, dëshmitar, ekspert, i autorizuar ose përfaqësues ligjor i palës; 2) në qoftë se me palën, me përfaqësuesin ose me të autorizuarin e palës është në gjini gjaku në vijë të drejtë, kurse në vijë anësore deri në shkallë të katërt përfundimisht, bashkëshort ose në gjini krushqie deri në shkallë të dytë përfundimisht, edhe atëherë kur martesa të ketë pushuar; 3) në qoftë se me palën, përfaqësuesin ose të autorizuarin e palës është në marrëdhënie të kryefamiljarit, birësuesit, të birësuarit ose të kujdestarit dhe 4) në qoftë se në procedurën e shkallës së parë ka marrë pjesë në zhvillimin e procedurës ose në dhënien e vendimit. Për arsye të lidhjes së veçantë personale të personit zyrtar me lëndën konkrete administrative, që del nga rastet e theksuara, në të gjitha këto raste parashikohet përjashtimi i detyrueshëm i personit zyrtar. Atëherë, ndërpritet procedura dhe përjashtimin lajmërohet organi kompetent vendimmarrës. Në rastin e dytë përjashtimi (përjashtimi fakultativ) mund të bëhet në qoftë se ekzistojnë rrethanat, të cilat mund ta vënë në dyshim paanësinë e personit zyrtar. Ligji nuk cakton se cilat janë ato “rrethana të tjera”, të cilat munden, por jo patjetër, të shkaktojnë përjashtimin e personit zyrtar. Në këto rrethana mund të radhiten mosdurimi personal i personit zyrtar me palën, konfliketet e tyre të ndryshme, kontestet etj. 596 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS Sipas Ligjit, në të vërtetë, është evidente se përjashtimi ka të bëjë me personin që është i autorizuar tëjapë vendim (eprori i organit, personi i autorizuar zyrtar për zgjidhjen e çështjeve administrative nga një lloj i caktuar i punëve etj.), si dhe për personat zyrtarë, të cilët janë të autorizuar të kryejnë disa veprime në procedurë. Përveç këtyre personave zyrtarë, dispozitat e Ligjit për përjashtimin në mënyrë fakultative zbatohen përshtatshmërisht edhe ndaj procesmbajtësit.

Page 15: Jurispodenca

Procedura në rastin e përjashtimit mbi bazën e ekzistimit të shkaqeve të detyrueshme duhet të zhvillohet pas lajmërimit të personit zyrtar për ekzistimin e tyre. Personi zyrtar, që do të duhej të vendostelidhur me çështjen e caktuar administrative ose të kryente ndonjë veprim në procedurë, sapo të ketë mësuar për ekzistimin e ndonjërit nga shkaqet e përjashtimit, ka për detyrë ta ndërpresë çdo punë të mëtejshme në lëndë dhe përpërjashtimin ta njoftojë organin kompetent vendimmarrës. Në qoftë se personi zyrtar konsideron se ekzistojnë rrethana të tjera, që e përligjin përjashtimin e tij, ai do ta njoftojë për këtë të njëjtin organ, duke mos e ndërprerë punën. Përjashtimin e personit zyrtar mund ta kërkojë edhe pala dhe kjo për shkaqet e theksuara të përjashtimit, si dhe kur ekzistojnë rrethana të tjera që vënë në dyshim paanësinë e tij. Në kërkesën e vet pala duhet t’i vërë në dukje rrethanat për të cilat konsideron se ekziston ndonjëri nga shkaqet e përjashtimit. Personi zyrtar, përjashtimin e të cilit e ka kërkuar pala për cilindo shkak të përmendur në këtë Ligj, nuk mundet të ushtrojë, deri në nxjerrjen e konkluzionit mbi këtë kërkesë, asnjë veprim procedural, përveç atyre që nuk mund të shtyhen. Organi kompetent vendimmarrës nxjerr konkluzion për përjashtimin. Në konkluzionin për përjashtim do të caktohet personi zyrtar që do të vendosë, përkatësisht do të ushtrojë veprime të veçanta procedurale lidhur me lëndën, në të cilën është caktuar përjashtimi. Kundër konkluzionit me të cilin caktohet përjashtimi nuk lejohet ankim. Kjo do të thotë se ankesa lejohet kundër konkluzionit me të cilën është refuzuar kërkesa e palës për përjashtim të personit zyrtar. IV - PALËT DHE PËRFAQËSIMI I TYRE NË PROCEDURËN ADMINISTRATIVE 1. Në përgjithësi për pjesëmarrësit në procedurën administrative Në procedurën administrative pjesëmarrës kryesorë janë organi dhe pala. Grupi i dytë i pjesëmarrësve (dëshmitarët, ekspertët, interpretët etj.), mund të paraqiten në procedurën administrative dhe kjo varet nga natyra dhe lloji i çështjes administrative që është objekt i procedurës administrative. Proces administrativ nuk ka, në qoftë se nuk e zhvillon organi. Me rregullat për përcaktimin e kompetencës lëndore dhe tokësore caktohet se cili organ është kompetent për vendimmarrje lidhur me të drejtat, detyrat apo interesat e individëve, të personave juridikë ose ndonjë pale tjetër. Edhe pse në Ligj, në shumë vende, theksohet se procedurën administrative e zhvillon organi, atë në të vërtetë e udhëheq personi zyrtar i organit, ndërsa në emër të organit vendim merr eprori i organit ose personi zyrtar të cilin ai e ka autorizuar për zgjidhjen e çështjeve administrative nga një lloj i caktuar i punëve. 597 E drejta administrative Rrethi i pjesëmarrësve të tjerë varet nga lloji i procedurës që zhvillohet në çështjen e caktuar administrative. Sipas rregullit, në procedurën e shkurtër ekzaminuese merr pjesë vetëm pala, përveç organit kompetent, i cili udhëheqë procedurën, ndërsa rrethi i gjerë i pjesëmarrësve, kur zbatohet procedura e veçantë ekzaminuese. Në procedurën e veçantë ekzaminuese, sipas rregullit, marrin pjesë më shumë palë, dëshmitarë, ekspertë dhe persona të tjerë, sepse mbahen seanca, bëhen këqyrje në vend dhe kryhen veprime të tjera të nevojshme procedurale. 2. Pala 2.1 Nocioni “palë” Është shumë vështirë të përkufizohet nocioni i palës në procedurën administrative, për shkak të shumëllojshmërisë së zgjidhjeve administrative në raport me nocionin e palës në procdurat e tjera. Për shkak të kësaj vështirësie, Ligji, në përgjithësi, cakton se palë është personi me kërkesën e të cilit ngrihet procedura ose kundër të cilit zhvillohet procedura, apo i cili, për mbrojtjen e të drejtave të veta ose të interesave të veta juridike, ka të drejtë të marrë pjesë në procedurë (neni 49). Nga kuptimi kështu i përcaktuar, palët në procedurën administrative radhiten në tri grupe themelore: a) pala aktive - personi sipas kërkesës së të cilit është ngritur procedura, përkatësisht personi i cili nga organi administrativ kërkon realizimin e një të drejte të caktuar; b) pala pasive - është personi kundër të cilit zhvillohet procedura, përkatësisht të cilit i përcaktohet detyrimi i caktuar;

Page 16: Jurispodenca

c) pala e rastit - është personi i cili me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të veta apo të interesave juridike ka të drejtë të marrë pjesë në procedurën administrative. Në pikëpamje të numrit të palëve dhe pozitës së tyre, procedura administrative njeh palën në çështjet njëpalëshe, në të cilat merr pjesë vetëm një palë apo më tepër palë (persona) në pozitë të njëjtë. Në qoftë se në procedurën administrative paraqiten më shumë palë me interesa të kundërta, përkatësisht nga pozita të ndryshme, atëherë është fjala për çështje kontradiktore dhe shumëpalëshe. Në rastet kur në emër të organit të pushtetit (lokal apo qendror) paraqiten organe të veçanta, rëndom në çështje kontradiktore kundrejt disa personave, atëherë të gjitha këto organe (prokurori publik, avokati publik dhe organet e tjera të pushtetit lokal dhe qendror) kanë, brenda kufijve të autorizimeve ligjore, të drejta dhe detyrime të palës (paragrafi 1 i nenit 52). Në procedurën administrative palë mund të jetë çdo person fizik dhe juridik. Palë në procedurën administrative mund të jenë edhe organet e pushtetit (lokal dhe qendror), njësia afariste e organizatës, qendra e banimit, grupi i personave e të tjerë, që nuk kanë cilësinë e personit fizik, me kusht që të jenë titullarë të të drejtave dhe të detyrimeve për të cilat vendoset në procedurën administrative. Organizata sindikale, gjithashtu, mund të jetë palë, në qoftë se procedura administrative shtrihet në ndonjë të drejtë 598 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS apo interes juridik të punëtorëve të ndërmarrjes. Organizatat shoqërore dhe shoqatat e qytetarëve, të cilat, sipas aktit të përgjithshëm, kanë për detyrë të mbrojnë të drejtat dhe interesat e caktuara të anëtarëve të tyre, me pëlqimin e anëtarëve të vet, në emër të tyre mund të parashtrojnë kërkesë që ka të bëjë me të drejta dhe interesa të tilla, si dhe të hyjnë në procedurën e ngritur me të gjitha të drejtat e palës (neni 51). 2.2 Cilësitë e përgjithshme dhe të veçanta të palës Që një palë e caktuar të mund të marrë pjesë plotësisht në procedurën administrative dhe që në atë procedurë të paraqitet dhe të veprojë si palë, duhet t’i plotësojë këto kushte: a) të ketë aftësi për të qenë palë (aftësia e palës); b) të ketë aftësinë e kryerjes së pavarur të veprimeve (aftësia procedurale) dhe c) të ekzistojë lidhja e caktuar e atij personi me çështjen konkrete administrative - me lëndën e procedurës (legjitimiteti i palës). Kjo do të thotë se pozitën e palës në procedurën administrative që zhvillohet lidhur me një çështje administrative mund ta ketë vetëm ai person që i plotëson të tria kushtet bashkërisht (kumulativisht) e jo në mënyrë alternative, përkatësisht një nga kushtet e përmendura. Meqenëse ekzistimi i palës dhe i aftësisë procedurale përcaktohet sipas kritereve të përgjithshme, këto aftësi mund të përfshihen në kuadër të cilësive të përgjithshme të palës. Përcaktimi i legjitimitetit të palës është një çështje mjaft e vështirë dhe varet nga ekzistimi i raportit të theksuar ndërmjet personit të caktuar dhe çështjes konkrete administrative, për të cilën vendoset në procedurë. Kjo është një cilësi e veçantë e palës që duhet të përcaktohet në çdo procedurë konkrete administrative dhe është e lidhur për personin e caktuar dhe për lëndën e caktuar administrative. Kjo cilësi e palës nuk mund të përcaktohet çdoherë paraprakisht, kurse ndonjëherë as gjatë procedurës, por vetëm pas përfundimit të saj. Edhe po të ekzistojë dyshimi ndaj legjitimitetit të palës, një personi të tillë duhet t’i mundësohet pjesëmarrja në procedurë, ndërsa gjatë procedurës hulumtohen dhe përcaktohen kushtet për ekzistimin e tij. 2.3 Aftësia e palës Aftësia e palës në procedurën administrative i përgjigjet aftësisë juridike, që nënkupton aftësinë që personi i caktuar mund të jetë bartës i të drejtave dhe detyrave të veta. Kjo aftësi e përgjithshme juridike, parimisht, është e barabartë për tërë fushën juridike, në veçanti për të drejtën civile dhe administrative. Aftësinë e përgjithshme juridike, po kështu edhe aftësinë e palës në procedurën administrative, e kanë të gjithë personat fizikë dhe juridikë. Kjo do të thotë se kjo aftësi fitohet që nga lindja e vetë personit fizik, përkatësisht që nga themelimi i personit juridik dhe regjistrimi i tij në organin

Page 17: Jurispodenca

kompetent apo në gjykatë. Në disa raste të pro- 599 E drejta administrative cedurës administrative kërkohet aftësia e veçantë juridike, andaj, edhe pse persona të caktuar kanë aftësi të përgjithshme juridike, ata nuk mund të jenë palë në procedurën administrative, sepse nuk kanë aftësinë e veçantë juridike për atë lloj lëndëah (p.sh. shtetasit e huaj nuk mund të jenë palë në çështje të caktuara administrative). Gjithashtu, në procedurën administrative mund të paraqiten palët të cilat nuk e kanë cilësinë e personit juridik. Kështu, palë mund të jenë edhe organet e pushtetit (lokal dhe qendror), njësia afariste, grupi i personave etj., të cilët nuk e kanë cilësinë e personit juridik. Gjithashtu, palë në procedurën administrative mund të jetë edhe organizata sindikale, në qoftë se procedura administrative shtrihet në ndonjë të drejtë apo interes juridik të punëtorëve në ndërmarrje. Me të gjitha të drejtat e palës, në procedurën administrative mund të paraqiten edhe organizatat e bashkësitë dhe shoqatat e qytetarëve, të cilat, sipas akteve të përgjithshme juridike, kanë për detyrë të mbrojnë të drejtat dhe interesat e caktuara të anëtarëve të vet, kështu që, me pëlqimin e anëtarit të vet dhe në emër të tij, mund të parashtrojnë kërkesa që kanë të bëjnë me të drejta dhe interesa të tilla, si dhe të hyjnë në procedurën e ngritur me të gjitha të drejtat e palës. Të drejta dhe detyra të palës kanë prokurori publik, avokati publik dhe organet e tjera të pushtetit lokal dhe qendror në rastet kur janë të autorizuar që në procedurën administrative të përfaqësojnë interesat shoqërore. Vëllimi i të drejtave dhe detyrave varet nga vëllimi i autorizimeve të përcaktuara me ligj. 2.4 Aftësia (Zotësia) procedurale Derisa në Ligj përcaktohet rregulla që palë në procedurën administrative mund të jetë çdo person fizik dhe juridik, ndërsa sipas kushteve të caktuara edhe subjektet e tjera (neni 50-52), aftësia e plotë procedurale varet nga mundësia që vetë pala të kryejë veprime në procedurën administrative (paragrafi 1 i nenit 53). Në të vërtetë, aftësia procedurale çdoherë parapëlqen edhe ekzistimin e aftësisë juridike, përkatësisht të aftësisë së palës. Nuk mundet dikush të jetë procesualisht i aftë e që, njëkohësisht, në përgjithësi, të mos mund të jetë palë në procedurën administrative. Është e mundshme të kemi një situatë të kundërt, ngase ndonjë person mund të ketë aftësinë e palës, por të mos ketë edhe aftësinë procedurale. Kjo do të thotë se një person i tillë është palë në procedurë, por për shkak të ekzistimit të disa shkaqeve, ai nuk mund tëi kryejë vetë veprime në procedurën administrative. Këta janë persona të cilët ende nuk janë madhorë (nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç, kur fitohet aftësia e plotë afariste procedurale), si dhe personat të cilëve u është marrë aftësia afariste (zotësia për të vepruar) (p.sh. personat mentalisht të sëmurë). Personat e tillë janë palë në procedurë, por në vend të tyre, veprimet administrative i ndërmarrin përfaqësuesit, të cilët janë të ndryshëm dhe do të shtjellohen në veçanti. 2.5 Legjitimiteti i palës Në çdo lëndë konkrete administrative organi që zhvillon procedurën është i detyruar të hulumtojë, pos ekzistimit të kushteve për aftësinë e palës dhe aftësinë procedurale të palëve në procedurë, edhe çfarë është raporti i palëve apo i palës ndaj lëndës procedurale. Ajo marrëdhënie e një personi, qoftë ai fizik a juridik, ndaj lëndës së person- 600 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS it, nga e cila dalin disa të drejta apo interesa juridike, përkatësisht ekzistimi ose mundësia e ekzistimit të ndonjë të drejte apo detyrimi, i atribuohet legjitimitetit të palës. Në procedurën administrative askush nuk mund të marrë pjesë pa autorizim në lëndën e huaj, sepse çdoherë hulumtohet se çfarë është raporti i një personi ndaj lëndës së procedurës, përkatësisht ekzistimi i legjitimitetit të palës. Në qoftë se, në vend të palës, lajmërohet një person tjetër, atëherë është fjala për përfaqësuesin ligjor apo sipas autorizimit të veçantë. Në të vërtetë, në qoftë se nuk është fjala për përfaqësuesin, ndërsa nuk mund të vërtetohet ekzistimi i interesit juridik, personit të tillë nuk do t’i lejohet pjesëmarrja në procedurën administrative.

Page 18: Jurispodenca

Derisa ekzistimi i aftësisë së palës dhe aftësisë procedurale përcaktohet sipas kritereve objektive më parë të njohura, ekzistimi i legjitimitetit të palës varet nga interesi juridik i një personi. Ai interes duhet të jetë i vërtetë dhe mund të qëndrojë në të drejtën e palës që të kërkojë ngritjen e procedurës (dhënia e lejes së ndërtimit, të letërnjoftimit etj.), kur është fjala për legjitimitetin aktiv apo është fjala për procedurën që është ngritur sipas detyrës zyrtare, në të cilën përcaktohen detyrimet për personin e caktuar (përcaktimi i detyrimeve të ndryshme tatimore etj.). Në këtë rast, pala ka tjetër pozitë dhe nuk është aktive si në procedurën që zhvillohet lidhur me kërkesën e saj, kështu që, për këtë arsye ky legjitimitet quhet legjitimitet pasiv i palës. Organi që zhvillon procedurën është i detyruar që, sipas detyrës zyrtare, të kujdeset nëse personi që paraqitet si palë gjatë tërë procedurës, a mund të jetë palë dhe nëse palën e përfaqëson ose jo përfaqësuesi ligjor. Në qoftë se gjatë procedurës pala vdes, organi mund ta pezullojë ose ta vazhdojë procedurën dhe këtë do ta vlerësojë varësisht nga karakteri i çështjes administrative, që është objekti i procedurës. Në qoftë se organi vlerëson se, sipas karakterit të çështjes ,procedura nuk mund të vazhdohet, atëherë do ta pezullojë procedurën me konkluzion, kundër të cilit lejohet ankim i veçantë. 3. Përfaqësimi i palës në procedurën administrative Siç kemi parë, palë në procedurë është edhe personi që nuk mund të kryejë veprime procedurale dhe kjo është pala e paaftë procedurale. Për palën e tillë, nëse është fjala për person fizik, veprimet procedurale i ndërmarrin, i propozojnë dhe në to marrin pjesë përfaqësuesit e tyre ligjorë. Në emër të personave juridikë, në procedurë marrin pjesë përfaqësuesit e tyre ligjorë ose përfaqësuesit e autorizuar. Ky ligj njeh edhe përfaqësuesin e palës me aftësi procedurale, i cili mund të jetë edhe ky palë, me kusht që për atë të marrë autorizim nga pala, prandaj edhe quhet i autorizuar vullnetar. Në rastet e caktuara paraqitet edhe përfaqësuesi i përkohshëm dhe përfaqësuesi i përbashkët. Të gjithë përfaqësuesit dhe të autorizuarit në procedurën administrative janë persona fizikë me aftësi veprimi, të cilët kryejnë veprime procedurale në procedurë, por jo në emër të vet dhe në llogari të palëve të cilat i përfaqësojnë. Në procedurën administrative dallohen këto lloje të përfaqësimit: 1) përfaqësuesit ligjorë ose të nevojshëm të personave me paaftësi procedurale dhe të personave juridikë; 2) i autorizuari; 601 E drejta administrative 3) përfaqësuesi i përkohshëm dhe 4) përfaqësuesi i përbashkët. 3.1 Përfaqësuesi ligjor Përfaqësuesit ligjorë veprojnë për personat që nuk kanë aftësi procedurale dhe për personat juridikë. Përfaqësuesi ligjor për palën e paaftë në aspektin procedural caktohet në bazë të ligjit apo aktit të organit kompetent të dhënë në bazë të ligjit. Në rolin e përfaqësuesve ligjorë të personave fizikë, më së shpeshti, lajmërohen në procedurat të ndryshme dhe, po ashtu ,në procedurën administrative, prindërit e fëmijëve të mitur. Ky përfaqësim ligjor mund të pushojë para arritjes së moshës madhore te rastet e lidhjes së kurorës apo të marrjes së të drejtave prindërore, ndërsa mund të vazhdohet nëse është hequr kujdesi prindëror mbi fëmijët. Në qoftë se bëhet shkurorëzimi apo anulimi i martesës, gjykata vendos se cilit prej prindërve do t’ia besojë fëmijët për ruajtje dhe edukim, kështu që në këtë mënyrë është vendosur edhe çështja e përfaqësimit të fëmijëve. Fëmijëve të mitur, të cilët nuk janë nën kujdesin prindëror, organi kompetent i pushtetit lokal për punët e kujdestarisë, cakton kujdestarin. Ky organ u cakton kujdestarin edhe personave madhorë, të cilët janë privuar tërësisht apo pjesërisht nga aftësia afariste (për të vepruar). Kujdestarët e caktuar janë përfaqësues ligjorë në procedurën administrative. Personat juridikë në procedurën administrative i përfaqësojnë përfaqësuesit e tyre ligjorë, përkatësisht përfaqësuesit. Në qoftë se përfaqësuesi, përkatësisht përfaqësuesi ligjor i personit

Page 19: Jurispodenca

juridik nuk është caktuar me ligj apo me akt të organit kompetent të pushtetit, të dhënë në bazë të ligjit, përfaqësuesi, përkatësisht përfaqësuesi ligjor, caktohet me akt të përgjithshëm normativ të personit juridik. Ndërmarrjet, si persona juridikë më të shumtë, i përfaqëson dhe i paraqet organi i vetëm afarist (drejtori etj.), përkatësisht kryetari i organit kolegjial afarist, në qoftë se me statut apo me një akt tjetër normativ të ndërmarrjes nuk është caktuar ndryshe. Përveç këtyre personave, përfaqësimin e ndërmarrjeve mund ta kryejë edhe një apo më shumë punëtorë me autorizime dhe përgjegjësi të veçanta të ndërmarrjes. Organi kompetent i kryen veprimet në procedurë nëpërmjet përfaqësuesit të caktuar me ligj. Avokatia publike përfaqëson organet e pushtetit në pikëpamje të të drejtave të tyre pasurore dhe të interesave në procedurën administrative, si dhe në procedurat e tjera. Në raste të tjera, përfaqësimin e organeve e bëjnë eprorët e organeve, përkatësisht personat e caktuar me dispozitat për themelimin dhe organizmin e organeve. 3.3 I autorizuari Pala, pra edhe përfaqësuesi i saj ligjor, kanë të drejtë të caktojnë të autorizuarin që do ta përfaqësojë në procedurë. I autorizuari nuk mundet, në vend të palës, të kryejë vetëm ato veprime lidhur me të cilat është e nevojshme që vetë pala të japë deklarata. Gjithashtu, vetëm pala mund të japë deklarata edhe në rastet e tjera krahas të autorizuarit, qoftë me vetiniciativë, qoftë me kërkesë e të organit i cili zhvillon procedurën. 602 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS Pala e pranishme, kur i autorizuari i saj jep deklarata me gojë, mundet t’i ndryshojë apo t’i revokojë ato menjëherë dhënies së tyre. Në qoftë se në deklaratat (me shkrim apo me gojë) ndërmjet palës dhe të autorizuarit të saj ka mospajtime për disa fakte, organi, duke zbatuar parimin e vlerësimit të lirë të provave (parimi i bindjes së lirë), pas vlerësimit të ndorëzjegjshëm dhe me kujdes të provave në veçanti dhe të gjithave së bashku, i merr si të vërtetuara faktet dhe deklaratat që janë në pajtim me një vlerësim të tillë. I autorizuar mund të jetë çdo person qëi ka aftësi të plotë afariste (?), përveç personave të cilët merren me pseudoavokati (personat të cilët me kompensim, pa autorizim, japin ndihmë juridike të çfarëdo lloji). Në qoftë se paraqitet në rolin e të autorizuarit, personit që merret me pseudoshkresori, organi, sipas detyrës zyrtare, do t’ia ndalojë përfaqësimin e mëtejshëm dhe për këtë menjëherëdo ta njoftojë palën. Kundër konkluzionit mbi ndalimin e përfaqësimit mund të ushtrohet ankesë e veçantë, e cila nuk e shtyn ekzekutimin e konkluzionit. Edhe avokatët janë të autorizuar të palës, por në procedurën administrative përfaqësimi i tyre nuk është i detyruar si në procedurat e tjera. Autorizimi për përfaqësim mund të jepet me shkrim dhe me gojë në procedurë verbal. Për autorizimin me gojë bëhet shënimi në lëndë. Autorizimi mund të jepet për tërë procedurën (i plotë) apo vetëm për disa veprime (i pjesshëm - paraqitja e kërkesës për ngritjen e procedurës, paraqitja e ankesës, përfaqësimi në një seancë etj.). Edhe njëri edhe tjetri autorizim mund të kufizohen në kohë. Përmbajtja, vëllimi dhe çështjet e tjera lidhur me vlefshmërinë e autorizimit, vlerësohen sipas parimeve të procedurës civile, nëse këto çështje nuk janë të rregulluara me ligj. Për dhënien e autorizimit një avokati është e mjaftueshme që pala apo përfaqësuesi i saj të nënshkruajë autorizimin. Kur autorizimi i jepet personit që nuk është avokat, është e nevojshme prania e dy dëshmitarëve, të cilët do të nënshkruajnë në autorizim. Në qoftë se autorizimi jepet në formë dokumenti privat, dhe dyshohet ndaj rregullsisë së tij, mund të kërkohet të paraqitet autorizimi i vërtetuar. Me vdekjen e palës, humbjen e aftësisë së saj procedurale apo ndërrimin e përfaqësuesit ligjor, autorizimi nuk pushon. Pasardhësi juridik (trashigimtari) i palës, përkatësisht përfaqësuesi i ri ligjor i tij, mund ta revokojë autorizimin e mëparshëm. Personi zyrtar i cili zhvillon procedurën apo kryen disa veprime në procedurë mund të lejojë, përjashtimisht, që në emër të palës, si të autorizuar të tij, të kryejnë një veprim të caktuar pa autorizim anëtarët e familjes së tij, personat në marrëdhënie pune me të apo eprorët e palës, në qoftë se fjala është për persona të njohur dhe nëse nuk ka dyshim për ekzistimin dhe vëllimin e autorizimit.

Page 20: Jurispodenca

Në qoftë se personat e tillë paraqesin kërkesë për ngritjen e procedurës apo gjatë procedurës japin deklarata në kundërshtim me deklaratën e mëhershme të palës, nga ai do të kërkohet që, brenda afatit të caktuar të paraqesë autorizimin në mënyrë plotësuese. 3.4 Përfaqësuesi i përkohshëm Organi i cili zhvillon procedurën do t’i caktojë palës përfaqësuesin e përkohshëm, në qoftë se këtë e kërkon ngutësia e lëndës dhe nëse procedura 603 E drejta administrative duhet të zhvillohet patjetër, në këto raste: - Në qoftë se pala e paaftë nga ana procedurale nuk ka përfaqësuesin e vet ligjor ose ndonjë veprim duhet të ndërmerret kundër personit vendqëndrimi i të cilit është i panjohur, e i cili nuk ka të autorizuar të vetin. Në këtë rast organi menjëherë do ta informojë për këtë organin e kujdestarisë, ndërsa kur përfaqësuesi i përkohshëm i caktohet personit vendqëndrimi i të cilit është i panjohur, ai do ta shpallë konkluzionin në mënyrën e zakonshme (afishimi në tabelën e shpalljeve etj.); - Në qoftë se ndërmarrja, organizata apo institucioni nuk e ka përfaqësuesin ligjor, përfaqësuesin dhe as të autorizuarin. Përfaqësuesi i përkohshëm për këta persona caktohet, si rregull, nga radha e personave zyrtarë të tyre dhe për këtë, madje pa shtyrje, lajmërohet ndërmarrja, përkatësisht organizata dhe institucioni; - Kur duhet të kryhet veprimi që nuk mund të shtyhet, kurse pala, përkatësisht i autorizuari apo përfaqësuesi i saj nuk mund të thirren në kohën e duhur. Për këtë gjë pala, i autorizuari ose përfaqësuesi do të njoftohen menjëherë. Personi i caktuar ka për detyrë ta marrë përsipër përfaqësimin, kurse përfaqësimin mund ta refuzojë vetëm për shkaqet që janë parashikuar me dispozita të veçanta. Përfaqësuesi i përkohshëm merr pjesë vetëm në procedurën për të cilin është i caktuar shprehimisht dhe pikërisht gjersa të mos paraqitet përfaqësuesi ligjor ose përfaqësuesi, përkatësisht vetë pala ose i autorizuari i saj. 3.5 Përfaqësuesi i përbashkët Përfaqësuesi i përbashkët, si lloj i përfaqësuesit, paraqitet kur në procedurën administrative ndeshemi me bashkësi procedurale. Procedura e bashkësisë në procedurën administrative gjen zbatim kur dy ose më tepër palë, në të njëjtën lëndë, paraqiten bashkërisht, në qoftë se me dispozitë të veçantë nuk është caktuar ndryshe. Në raste të tilla palët kanë për detyrë të theksojnë se cila prej tyre do të paraqitet si përfaqësuese e tyre e përbashkët, në qoftë se nuk kanë vendosur të caktojnë të autorizuar të përbashkët. Organi që zhvillon procedurën ka të drejtë që t’u caktojë me konkluzion palëve që në procedurë marrin pjesë me kërkesa identike të deklarojnë brenda afatit të caktuar se cila prej tyre do t’i përfaqësojë, apo të emërojnë të autorizuarin e përbashkët, me kusht që këtë të mos e ndalojë dispozita e veçantë juridike. Në qoftë se palët nuk veprojnë sipas një konkluzioni të tillë, këtë mund ta caktojë vetë organi që zhvillon procedurën, me ç’rast përfaqësuesi, përkatësisht i autorizuari i përbashkët, e mban këtë status gjithnjë gjersa palët të mos e caktojnë tjetrin. Kundër një konkluzioni të tillë palët kanë të drejtë ankimi të veçantë, por ankimi nuk e shtyn ekzekutimin. Edhe në rastin e caktimit të përfaqësuesit të përbashkët, përkatësisht të autorizuarit të përbashkët, secila palë rezervon të drejtën të paraqitet si palë në procedurë, të japë deklaratë dhe të bëjë në mënyrë të pavarur ankime si dhe të shfrytëzojë mjete të tjera juridike. 3.6 Ndihmësi profesionist Ligji parashikon institucionin e ndihmësit profe- 604 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS sionist, të cilin nuk e njeh as procedura penale, as ajo civile, por as procedurat e tjera. Ndihmësi profesionist nuk është i autorizuar dhe përfaqësues i palës, por është person profesionist, i cili palës i jep vetëm ndihmë profesionale në formë të dhënies së këshillave dhe njoftimeve. Nga një person i tillë kërkohet të ketë dije profesionale lidhur me lëndën në procedurë. Nga pozita e ndihmësit profesionist shihet se ai vepron pranë palës e jo në vend të saj, përkatësisht

Page 21: Jurispodenca

ai person nuk mund ta përfaqësojë palën. Organi që zhvillon procedurën do të lejojë, për çështjet për të cilat kërkohet dije profesionale lidhur me lëndën e procedurës, që pala të sjellë personin profesionist, ndihmësin profesionist, i cili do t’i japë njoftime dhe këshilla, me kusht që të jetë i aftë për të vepruar dhe që të mos merret me pseudoavokati. Shpenzimet e punës së ndihmësit profesionist i heq, sipas rregullit, vetë pala pranë të cilit është personi i tillë, i cili ka vepruar me thirrje të saj. VII - KOMUNIKIMI I ORGANEVE DHE I PALËVE 1. Parashtresat 1.1 Nocioni dhe llojet e parashtresave Parashtresa është një nga format e komunikimit të palëve dhe të pjesëmarrësve të tjerë me organet, si dhe arsye për komunikim të organeve me palët dhe me pjesëmarrësit e tjerë në procedurën administrative. Në bazë të këtij Ligji, me fjalën parashtresë nënkuptojmë kërkesat, formularët që shfrytëzohen për përpunimin automatik të të dhënave, propozimet, fletëparaqitjet, lutjet, ankimet, kundërshtimet dhe komunikimet e tjera, me të cilat individët ose personat juridikë, përkatësisht ndërmarrjet u drejtohen organeve (paragrafi 1 i nenit 64). 1.2 Përmbajtja dhe forma e parashtresës Çdo parashtresë duhet të jetë e kuptueshme dhe të përmbajë çdo gjë që nevojitet, që të mund të veprohet sipas saj. Ajo duhet të përmbajë sidomos: * emërtimin e organit të cilit i dorëzohet; * objektin me të cilin ka të bëjë; * kërkesën, përkatësisht propozimin; * kush është përfaqësuesi ose i autorizuar, në qoftë se ky ekziston dhe * emrin dhe mbiemrin si dhe vendqëndrimin (adresën) e paraqitësit të përfaqësuesit ose të autorizuarit. Sipas rregullit, parashtresën e nënshkruan vetë 605 E drejta administrative paraqitësi. Përjashtimisht, parashtresën mund ta nënshkruajë në vend të paraqitësit bashkëshorti i tij, njëri prej prindërve të tij, i biri ose e bija, ose avokati, i cili sipas autorizimit të palës e ka përpiluar parashtresën. Të gjithë këta persona e kanë për detyrë ta nënshkruajnë në parashtresë emrin e vet dhe ta vënë adresën e vet. Konsiderohet e rregullt parashtresa që është përpiluar në kuptim të rregullave të parashtruara,. Kur parashtresës i mungojnë disa nga elementet e parashikuara në pikëpamje të përmbajtjes ose formës, atëherë kemi të bëjmë me parashtresë jo të rregullt. Varësisht nga natyra e elementeve që i mungojnë parashtresës, është parashikuar edhe veprimi përkatës i organeve me parashtresat e tilla, të cilat do të shtjellohen në veçanti. 1.3 Dorëzimi dhe pranimi i parashtresave Parashtresat, si rregull, dorëzohen drejtpërdrejt ose dorëzohen me shkrim me anë të postës ose komunikohen me gojë në procesverbal dhe, në qoftë se nuk është parashikuar ndryshe, mund të deklarohen edhe telegrafisht. Komunikimet e shkurtëra dhe të ngutshme mund të jepen edhe nëpërmjet telefonit, në qoftë se këtë e lejon karakteri i çështjes. Është rregull që parashtresat t’i dorëzohen organit kompetent për pranimin e tyre. Mirëpo, gjithmonë këto nuk janë ato organe që janë kompetent edhe për zgjidhjen e tyre, gjë që varet nga dispozita organizative e organeve. Kështu, p.sh., në disa komuna parashtresat për të gjitha organet e administratës i pranojnë shërbimet për punë të përbashkëta të atyre organeve, zyrat e pranimit ose shërbimet e tjera të ngjashme. Gjithashtu, është rregull se parashtresat mund të dorëzohen çdo ditë pune, gjatë orarit të punës. Për parashtresat me gojë, që nuk janë të lidhura me afat ose që nuk janë të ngutshme, mund të caktohet që të dorëzohen në orët e caktuara gjatë orarit të punës. Koha për dorëzimin e parashtresave të tilla shpallet nga secili organ në lokalet e tij në një vend të dukshëm. Organi kompetent për pranimin e parashtresave, përkatësisht të komunikimit gojor ka për detyrë ta pranojë parashtresën që i dorëzohet, përkatësisht ta marrë në procesverbal komunikimin gojor. Personi zyrtar që e pranon parashtresën ka për detyrë që edhe, pas kërkesës me gojë të paraqitësit,

Page 22: Jurispodenca

t’ia konfirmojë pranimin e parashtresës (paragrafi 2 i nenit 66). Mënyra e dhënies së vërtetimit është e rregulluar me nenin 5 të udhëzimit “Për zbatimin e dekretligjit të punës së zyrës”, sipas të cilit vërtetimi i lëshohet në shenjën e vulës katërore të pranimit, në të cilën shënohet data e dorëzimit, numri në të cilin evidencohet akti, shtojcat eventuale dhe vlera e taksës. Në pikëpamje të veprimit me parashtresa, për zgjidhjen e të cilave nuk është kompetent organi të cilit i dorëzohen, përkatësisht i dorëzohen, duhen dalluar dy situata. Situata e parë paraqitet kur organi drejtpërdrejt i pranon parashtresat nga palët, qoftë parashtresat me shkrim, qoftë ato që diktohen si deklarata në procesverbal (neni 66, paragrafi 3). Në këtë rast personi zyrtar ka për detyrë ta paralajmërojë paraqitësin se ai nuk është kompetent për pranimin e parashtresës me shkrim dhe ta drejtojë te organi kompetent i pranim-dorëzimit. Në qoftë se paraqitësi, megjithëkëtë, kërkon që parashtresa e tij të pranohet, personi zyrtar ka për detyrë ta pranojë një parashtresë të tillë, por organi do të nxjerrë konkluzion, me të cilin do të refuzojë parashtresën për shkak të moskompetencës, pa 606 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS marrë parasysh që e di se cili organ është kompetent për pranimin e parashtresës, përkatësisht nuk ia dorëzon parashtresën e pranuar organit kompetent. Situata e dytë ka të bëjë me parashtresat që i pranon organi jokompetent me anë të postës (neni 66, paragrafi 4). Kur padyshim dihet se cili organ është kompetent, ai do t’ia dorëzojë parashtresën pa vonesë organit kompetent, përkatësisht gjykatës dhe për këtë do ta njoftojë palën. Në qoftë se organi që e ka marrë parashtresën nuk mund të konstatojë se cili organ është kompetent për ta shqyrtuar parashtresën, ai do të japë pa vonesë konkluzionin me të cilin do ta refuzojë parashtresën për shkak të jokompetencës dhe konkluzionin do t’ia dorëzojë palës menjëherë. Kundër konkluzionit për refuzimin e parashtresës lejohet ankim i veçantë. Kështu, në rastin kur pala insiston për pranimin e parashtresës nga organi jokompetent, me gjithë paralajmërimin e personit zyrtar, rrjedh konkluzioni për refuzimin e parashtresës për shkak të jokompetencës, edhe pse organit i është e njohur se cili organ është kompetent për pranimin e parashtresës, gjë që, në njëfarë mënyre, paraqet një lloj sanksioni, sepse pala humb kohë dhe bie në situatën që përsëri ta dorëzojë parashtresën, por tani organit kompetent apo të paraqesë ankim kundë konkluzionit me të cilin është refuzuar pranimi i parashtresës. 1.4 Mënjanimi i të metave në parashtresë Parashtresa mund të përmbajë të meta të ndryshme si në pikëpamje të formës, ashtu edhe lidhur me përmbajtjen. Të metat që nuk pengojnë veprimin në bazë të parashtresës, që e bëjnë të pakuptueshme ose jo të plotë atë , nuk mënjanohen në këtë fazë të procedurës, por më vonë, nëse paraqitet nevoja. Edhe në rastin kur vërtetohet ekzistimi i të metave të tilla formale që pamundësojnë ndërmarrjen e veprimeve të mëtejme në procedurë apo kur parashtresa është e pakuptueshme ose jo e plotë, këto nuk mund të jenë arsye për hedhjen poshtë të parashtresës, por organi ka për detyrë të veprojë në mënyrë që paraqitësi t’i mënjanojë të metat e parashtresës brenda një afati të caktuar. Kur paraqitësi i parashtresës mënjanon të metat brenda afatit të caktuar, atëherë konsiderohet se parashtresa ka qenë në rregull që në fillim. Në qoftë se paraqitësi nuk vepron ashtu dhe për këtë arsye nuk mund të veprohet në bazë të parashtresës, do të konsiderohet se parashtresa nuk është paraqitur. Për këtë organi do të nxjerrë konkluzionin, kundër të cilit mund të bëhet ankim i veçantë. Për këtë pasojë paraqitësi do të paralajmërohet posaçërisht në thirrjen për ndreqjen e parashtresës. Të metat në parashtresë mund të jenë të natyrës së ndryshme. Më së shpeshti paraqiten rastet kur pala në mënyrë joprecize deklarohet në kërkesë për të drejtën që dëshiron ta realizojë, përkatësisht kur parashtresa është e pakuptueshme. Përveç kësaj, nxjerrja e konkluzionit për përcaktimin se parashtresa as që është paraqitur mund tëpasojë edhe në rastin kur nuk mund të vërtetohet identiteti i personit në parashtresën që është dorëzuar në rrugë telegrafike ose kur është marrë komunikimi telefonik. 1.5 Veprimi në bazë të parashtresës me më shumë kërkesa

Page 23: Jurispodenca

Sipas rregullit, çdo parashtresë përmban një kërkesë. Ekziston mundësia që një parashtresë të përmbajë edhe më tepër kërkesa të ndryshme, të 607 E drejta administrative cilat, sipas natyrës së çështjes, doemos zgjidhen ndaras. Kur parashtresa përmban dy ose më tepër kërkesa të tilla, organi i cili e pranon parashtresën është i detyruar që të marrë në shqyrtim kërkesën, për zgjidhjen e së cilës është kompetent. Lidhur me kërkesën, për zgjidhjen e së cilës nuk është kompetent, organiqë e ka pranuar parashtresën vepron në kuptim të rregullave të përgjithshme për pranimin e parashtresave për të cilat nuk është kompetent, përkatësisht ia dorëzon pa vonesë kërkesën, për të cilën nuk është kompetent, organit kompetent, përkatësisht gjykatës dhe për këtë e njofton palën. Në qoftë se nuk mund të konstatohet se kush është kompetent për ta shqyrtuar parashtresën, organi do ta nxjerrë pa vonesë konkluzionin, me të cilin do ta refuzojë pjesën e parashtresës për shkak të jokompetencës. Konkluzionin do t’ia dorëzojë palës menjëherë dhe kundër tij lejohet ankim i veçantë. 2. Letërthirrja 2.1 Qëllimi, mënyra dhe koha e ftimit Të pakta janë procedurat administrative që i zhvillojnë organet e në të cilat nuk marrin pjesë më tepër persona në cilësi të ndryshme (pala, dëshmitari, eksperti etj.). Të gjithë këta persona, në faza të caktuara të procedurës, duhet të japin deklarata të ndryshmeme gojë, deklarata apo ekspertiza para organit që zhvillon procedurën. Pa pjesëmarrjen e tyre, procedura nuk mund të konsiderohet e përfunduar dhe as që mund të jepet një vendim ose konkluzion përkatës. Pjesëmarrja e tyre në procedurë sigurohet me anë të thirrjes. Mirëpo, edhe pse organi që zhvillon procedurën është i autorizuar se mund të thërrasë cilindo person, prania e të cilit është e nevojshme në procedurë, sipas vlerësimit të tij e i cili banon në rajonin e saj, prapëseprapë, ekzistojnë përjashtime. Përjashtimisht, në seancën me gojë mund të thirret personi që banon jashtë zonës së organit që zhvillon procedurën, në qoftë se me këtë shpejtohet ose lehtësohet procedura, ndërsa ardhja nuk shkakton shpenzime të mëdha ose humbje të madhe kohe për të thirrurin. Në qoftë se kushtet e cekura nuk janë plotësuar, atëherë organi shfrytëzon ndihmën juridike të organit tjetër për të kryer veprime të caktuara procedurale (marrja e deklaratave palëve etj.). Thirrja bëhet me anë të letërthirrjes. Ndonjë mënyrë tjetër e thirrjes mund të parashikohet me dispozita të veçanta. Thirrjet u dorëzohen personave të caktuar, por, përjashtimisht, ato mund të bëhet edhe përmes thirrjes publike të numrit më të madh të personave (p.sh. regjistrimi në regjistrat zgjedhorë, obliguesit tatimorë për paraqitje të fletëparaqitjeve etj.). Koha për t’iu përgjigjur thirrjes përputhet me kohën e punës së organeve. Organet janë të detyruara të organizojnë dhe kryerjen e këtyre punëve ta bëjnë sipas mënyrës dhe sipas kushteve, sipas të cilave qytetarëve dhe personave të tjerë në procedurë t’u mundësohet realizimi më i lehtë dhe më i shpejtë i të drejtave dhe detyrave. Askush nuk mund të thirret që të vijë gjatë natës, përveç në qoftë se është fjala për masa urgjente dhe që nuk mund të shtyhen. 2.2 Thirrjet dhe përmbajtja e tyre Duke pasur parasysh rëndësinë e thirrjes, ligji (neni 71) e vë në dukje hollësisht përmbajtjen e e saj. Kështu, në letërthirrje shënohet emërtimi i organit që thërret, emri dhe mbiemri dhe adresa e personit që thirret, vendi, dita, kur ka mundësi 608 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS edhe ora e ardhjes së personit të thirrur, lënda për të cilën thirret dhe në çfarë cilësie (si palë, dëshmitar, ekspert etj.), pastaj edhe cilat mjete ndihmëse dhe provuese i thirruri duhet t’i marrë me vete. Në letërthirrje duhet të theksohet nëse personi i thirrur ka për detyrë të vijë vetë ose mund ta dorëzojë të autorizuarin se do ta përfaqësojë, pastaj do të paralajmërohet se në rast pengesash për t’iu përgjigjur thirrjes, ka për detyrë ta lajmërojë organin që e ka dorëzuar thirrjen. I thirruri do të paralajmërohet, po ashtu, për pasojat, në qoftë se nuk i përgjigjet thirrjes ose nuk lajmëron se nuk ka mundësi të vijë.

Page 24: Jurispodenca

Në letërthirrjen për seancën me gojë pala mund të thirret të paraqesë prova me shkrim dhe prova të tjera, ndërsa mund të paralajmërohet se mund të sjellë dëshmitarë të cilëve ka ndërmend t’u referohet. Në qoftë se e lejon natyra e çështjes, mund t’i lihet dëshirës së personit të thirrur që në vend se të vijë vetë, ta dorëzojë, deri në ditën e caktuar, deklaratën e nevojshme me shkrim. 2.3 Detyrimi për t’iu përgjigjur thirrjes Personi i thirrur ka për detyrë t’i përgjigjet thirrjes. Në rast të pengimit (sëmundjes apo ndonjë shkaku tjetër të arsyeshëm) personi i thirrur ka për detyrë që, menjëherë pas marrjes së letërthirrjes, ta lajmërojë për këtë organin që e ka dorëzuar atë. Në qoftë se shkaku i pengesës ka lindur më vonë, atëherë e lajmëron organin për ekzistimin e saj menjëherë pasië të jetë njoftuar për këtë shkak. Se cilat janë shkaqet e arsyeshme, përveç sëmundjes, i çmon personi zyrtar, që është i autorizuar të ndërmarrë veprime në procedurë. Shkaqet e mospërgjigjes ndaj thirrjes mund të jenë të ndryshme dhe ato zakonisht janë të lidhura me rrethanat në komunikacion dhe ato të të motit (ngecjet në komunikacion, motit të lig etj.), si dhe nga problemet në familjen e ngushtë (sëmundja apo vdekja e anëtarit të ngushtë të familjes etj.). Në qoftë se personi të cilit i është dorëzuar letërthirrja personalisht nuk i përgjigjet asaj dhe mungesën nuk e arsyeton, ai mund të sillet me detyrim e, përpos kësaj, edhe të dënohet me gjobë. Këto masa mund të zbatohen me kusht që në letërthirrje të jetë theksuar se ato do të zbatohen në rast të mospërgjigjes ndaj thirrjes. Përveç këtyre masave, personi i thirrur mund të jetë i detyruar që t’i përballojë shpenzimet që janë krijuar për shkak të mospërgjigjes ndaj thirrjes. Konkluzioni për sjelljen forcërisht, për caktimin e dënimit ose për pagimin e shpenzimeve, nxirret nga personi zyrtar që zhvillon procedurën. Në qoftë se ky person njëherësh nuk është i autorizuar edhe për zgjidhjen e çështjes administrative, gjë që ndodh më së shpeshti, atëherë ai është i detyruar që konkluzionin për masat ta nxjerrë në marrëveshje me personin zyrtar të autorizuar për zgjidhjen e çështjes. Kundër këtij konkluzioni lejohet ankim i veçantë. 3. Procesverbali dhe passhënimi Zhvillimi i ligjshëm i procedurës supozon shënimin (evidentimin) me shkrim të të gjitha veprimeve juridikisht të lidhura (relevante) ose të deklaratave në çdo procedurë, pra edhe në procedurën administrative. Pa gjurmët me shkrim për disa veprime të kryera, çështja administrative nuk do të mund të zgjidhej as në shkallë të parë, aq më pak në procedurën e shkallës së dytë apo në kontestin administrativ. Këto janë vetëm disa prej arsyeve, për të cilat Ligji parashikon procesverbalin dhe passhënimet e veçanta. 3.1 Nocioni, llojet, përmbajtja dhe mënyra e 609 E drejta administrative mbajtes së procesverbalit Procesverbali është pasqyrim zyrtar me shkrim i veprimit të kryer në procedurë dhe i deklaratave të rëndësishme me gojë të palëve ose të personave të tretë në procedurë. Për seancën verbale ose për ndonjë veprim tjetër të rëndësishëm në procedurë, si dhe për deklaratat e rëndësishme me gojë të palëve ose të personave të tretë në procedurë, mbajtja e procesverbalit është i domosdoshëm. Mund të dallohen këto lloje të procesverbaleve në procedurën administrative: - procesverbali për seancën me gojë; - procesvrbali për disa veprime të rëndësishme në procedurë, të cilat kryhen jashtë seancës me gojë (marrja në pyetje e dëshmitarëve, ekspertiza, këqyrja në vend etj.); - procesverbali për pranimin e parashtresave me gojë; - procesverbali për votimin (këshillim dhe votim) etj. Si procesverbal më i rëndësishëm është procesverbali për seancën me gojë, në veçanti kur procedura zhvillohet në lëndën për zgjidhjen e së cilës janë të interesuar më tepër persona me interesa të kundërta (çështjet kontradiktore administrative). Procesverbali mund të mbahet në vazhdimësi, përkatësisht njëri pas tjetrit - në mënyrë kronologjike edhe sipas llojeve të tij, ashtu që nga shikimi dhe kontrollimi i procesverbalit të mund të kuptohet lehtë ecuria e procedurës që nga fillimi e deri në përfundimin e tij.

Page 25: Jurispodenca

Përmbajtja e procesverbalit është caktuar me Ligj (neni 75). Në procesverbal doemos shënohen: - emërtimi i organit që kryen veprimin, - vendi ku kryhet veprimi, - koha (dita dhe ora) kur kryhet veprimi, - lënda në të cilën kryhet veprimi, - emrat e personave zyrtarë, të palëve të pranishme dhe të përfaqësuesve apo të të autorizuarve të tyre. Procesverbali duhet të përmbajë saktësisht dhe shkurtimisht rrjedhën dhe përmbajtjen e procedurës së veprimit të zbatuar, me ç’rast vëmendja orientohet në atë që i përket vetë çështjes e cila është objekt i procedurës. Në qoftë se kanë qenë të përdorura disa dokumente për çfarëdo qëllimi, ato doemos vihen në dukje në procesverbal, ndërsa, sipas nevojës, edhe mund t’i bashkëngjiten procesverbalit. Deklaratat e palëve, të dëshmitarëve, të ekspertëve dhe të personave të tjerë, që marrin pjesë në procedurë e që kanë rëndësi për dhënien e vendimit, shkruhen në procesverbal sa më sakt, sipas nevojës edhe me fjalë të tyre. Në procesverbal shkruhen edhe të gjitha konkluzionet që nxirren gjatë veprimit. Me rastin e dëgjimit të dëshmitarit me anë të interpretit, theksohet se në cilën gjuhë i dëgjuari ka folur dhe kush ka qenë interpreti. Që procesverbali të pasqyrojë me besnikëri veprimet e ndërmarra dhe rrjedhën e tyre, është parashikuar të mbahet gjatë vetë ushtrimit të veprimit zyrtar. Në qoftë se veprimi nuk mund të përfundojë të njëjtën ditë, do të shkruhet çdo ditë 610 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS veç e veç në të njëjtin procesverbal ajo që është bërë atë ditë dhe kjo do të nënshkruhet në formë të rregullt. Kur ndodh ndërprerja e veprimit, shënohet ndërprerja dhe vazhdimi i tij. Me dispozita mund të caktohet që procesverbali në çështje të caktuara të mbahet në formë libri ose mjetesh të tjera të evidencës. Procesverbali duhet të mbahet në rregull dhe në të asgjë nuk bën të fshihet. Vendet që u është vënë viza deri në përfundimin e procesverbalit duhet të mbeten të lexueshme dhe ato i legalizon me nënshkrimin e vet personi zyrtar që drejton veprimin e procedurës. Personi zyrtar i cili drejton veprimin e procedurës ka për detyrë që, para se të jetë përfunduar procesverbali, t’ua lexojë atë personave të dëgjuar dhe personave të tjerë që marrin pjesë në veprimin e procedurës. Këta persona kanë të drejtë që edhe vetë ta këqyrin procesverbalin dhe të bëjnë vërejtjet e veta. Në fund të procesverbalit do të theksohet se procesverbali është lexuar dhe se nuk ka pasur asnjë vërejtje apo ,në qoftë se ka pasur të tilla, shkurtimisht do të shkruhet përmbajtja e vërejtjeve. Pastaj procesverbalin do ta nënshkruajë personi që ka marrë pjesë në veprim dhe, në fund, do ta legalizojë personi zyrtar që ka drejtuar veprimin, si dhe procesmbajtësi, në qoftë se ka pasur të tillë. Në qoftë se procesverbali përmban dëgjimin e disa personave, secili prej tyre do të nënshkruhet nën pjesën e procesverbalit ku është shkruar deklarata e tij. Në qoftë se janë bërë ballafaqime, pjesën e procesverbalit për këtë do ta nënshkruajnë personat që janë ballafaquar. Procesverbali që përbëhet nga disa fletë, këto duhet të shënohen me numra rendorë dhe secilën fletë në fund do ta legalizojë me nënshkrimin e vet personi zyrtar që drejton veprimin e procedurës dhe personi deklarata e të cilit është shkruar në fund të fletës. Plotësimet e procesverbalit të përfunduar do të nënshkruhen dhe do të legalizohen përsëri. Për personat që nuk dinë shkrim-lexim ose nuk mund të shkruajnë, do të nënshkruajë një person që di shkrim-lexim, i cili do të vërë nënshkrimin e vet. Ky nuk mund të jetë personi zyrtar që drejton veprimin e procedurës dhe as procesmbajtësi. Kur ndonjë person nuk do ta nënshkruajë procesverbalin ose largohet para përfundimit të procesverbalit, kjo do të shënohet në procesverbal dhe do të theksohet shkaku për të cilin është refuzuar nënshkrimi. Procesverbali i veçantë përpilohet kur në procedurën administrative vendos organi kolektiv; për këshillimin dhe votimin përpilohet procesverbal i veçantë. Kur në procedurën lidhur me ankimin, në shkallë të dytë është vendosur njëzëri, nuk ka nevojë të përpilohet procesverbal për këshillimin dhe votimin, po për këtë mund të vihet vetëm passhënimi në dokument.

Page 26: Jurispodenca

Përjashtimi i dytë nga rregullat që organet kolektive të përpilojnë procesverbal të veçantë për këshillim dhe votim, kur në procedurën administrative vendosin lëndë të caktuara, është ai kur në atë pozitë gjendet Kuvendi apo organi ekzekutiv i pushtetit lokal apo qendror. Edhe në këtë rast, këto organe nuk do të mbajnë procesverbal për këshillimin dhe votimin, por konkluzionin e marrë në çështjen administrative do ta shkruajë në procesverbal, ashtu sikurse konkluzionet e tjera të këtyre organeve. 3.2 Fuqia provuese e procesverbalit Procesverbali, i cili është përpiluar në pajtim me ligjin, ka forcën e dokumentit publik. Procesverbali është provë për rrjedhën dhe 611 E drejta administrative përmbajtjen e veprimit të procedurës dhe të deklaratave të dhëna, përveç atyre pjesëve të procesverbalit për të cilat personi i dëgjuar ka bërë vërejtjen se nuk janë përpiluar si duhet. Çështje tjetër është vlerësimi i vërtetësisë së deklaratave të futura, p.sh., deklaratave të dëshmitarëve, të ekspertëve dhe të personave të tjerë, si dhe të vetë palëve. E tëra kjo vlerësohet nga personi zyrtar sipas parimit të vlerësimit të lirë të provave. Procesverbali është provë se pala e caktuar (pala, dëshmitari, eksperti etj.) ka dhënë deklaratë, konstatim dhe mendim dhe se kjo është shënuar saktësisht. Edhe pse procesverbali është dokument publik, kjo nuk nënkupton se nuk mund të provohet pasaktësia e konstatimeve për rrjedhën dhe përmbajtjen e veprimit të procedurës, si dhe e deklaratave të dhëna. Lejohet të provohet pasaktësia e procesverbalit, sepse në procedurën përkatës kjo mund të bëhet edhe për dokumentet e tjera publike. 3.3 Passhënim në akt Procesverbali patjetër përpilohet në procedurën e seancës me gojë dhe për ndonjë veprim tjetër të rëndësishëm në procedurë si dhe për të gjitha deklaratat e rëndësishme me gojë të palëve dhe të personave të tretë. Kjo nuk do të thotë se veprimet e tjera më pak të rëndësishme dhe deklaratat e pjesëmarrësve në procedurë nuk duhen shënuar. Kjo bëhet me anë të passhënimit në akt. Sipas rregullit të përcaktuar në Ligj (neni 74, paragrafi 2), në vetë dokumentin vihet passhënimi: - për veprimet dhe deklaratat më pak të rëndësishme të palëve dhe të personave të tretë që nuk kanë ndikim esencial në zgjidhjen e çështjes, - për drejtimin e procedurës, - për komunikimet, - për vrojtimet zyrtare, udhëzimet me gojë dhe konstatimet dhe - për rrethanat që kanë të bëjnë vetëm me punën e brendshme të organit para të cilit zhvillohet procedura. Passhënimin e vë në dokument personi zyrtar dhe e vërteton me nënshkrim, duke shënuar datën. Përmbajtja dhe pjesët e tjera të passhënimit varen nga natyra e veprimit që duhet shënuar. Zakonisht passhënimet vihen në dokument mbi ecurinë e lëndës (dorëzimi në punë, vënia e lëndës në evidencë, afatore etj.), si dhe për ndërrimet e ndryshme në të dhënat për palët dhe personat e tjerë (ndërrimi i adresës etj.). 4. Këqyrja e dokumenteve dhe njoftimi për zhvillimin e procedurës 4.1 Këqyrja e dokumenteve Pala ka të drejtë të këqyrë dokumentet e lëndës dhe, me shpenzimet e veta, të rikopjojë dokumentet e nevojshme. Këqyrja e dokumenteve nga pala dhe kopjimi nuk janë të kufizuar në kohë, çka do të thotë se kjo mund të bëhet deri në përfundimin e procedurës. Këqyrja dhe rikopjimi i dokumenteve nuk është e drejtë vetëm e palës, por këtë të drejtë e ka edhe çdo person tjetër, i cili e bën të besueshëm interesin e tij juridik për çështjen. Këtë mund ta kërkojnë edhe personat juridikë, nëse kanë interes 612 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS të arsyeshëm. Të gjithë këta persona kanë për detyrë të arsyetojnë ekzistimin e interesit të vet juridik. Ekzistimi i interesit juridik të këtyre personave vlerësohet më gjerë, pra jo vetëm në raport me lëndën konkrete. Kur nga ana e palëve, të përfaqësuesve të tyre dhe të të autorizuarve këqyrja

Page 27: Jurispodenca

dhe kopjimi i dokumenteve bëhet, sië ndidh rëndom, me qëllim të përgatitjes për veprimet vijuese (seanca, ekspertiza), personat e tjerë, sikurse edhe palët, mund të kërkojnë kopjet e dokumenteve apo këqyrjen me qëllim të shfrytëzimit të atij materiali në procedurën tjetër. Këqyrja dhe rikopjimi i dokumenteve bëhet nën mbikëqyrje të personit të caktuar zyrtar. Kërkesa për këqyrjen dhe kopjimin e dokumenteve mund të bëhet edhe me gojë. Nga këqyrja dhe kopjimi doemos përjashtohen: - procesverbali për këshillimin dhe votimin, - referatet zyrtare, - projektet e vendimeve dhe - dokumentet e tjera që mbahen sekret, në qoftë se me këtë gjë do të zbulohej qëllimi i procedurës, apo nëse kjo do të ishte në kundërshtim me interesin publik ose me interesin e arsyeshëm të njërës palë apo të personave të tretë. 4.2 Njoftimi për zhvillimin e procedurës Të gjithë personat që kanë të drejtë të këqyrin dhe të kopjojnë dokumentet e nevojshme kanë të drejtë të njoftohen për zhvillimin e procedurës. Edhe organet e pushteti e kanë këtë të drejtë. Personat e tjerë, përveç palës, duhet ta bëjnë të besueshëm interesin e vet juridik për lëndën, ndërsa organet e pushtetit duhet të dëshmojnë interesin e tyre. Kundër konkluzionit për refuzimin e kërkesës për këqyrje a kopjim të dokumenteve ose për njoftim për zhvillimin e procedurës, lejohet ankimi i veçantë edhe kur konkluzioni nuk është dhënë me shkrim. Ankimi mund të bëhet menjëherë, përkatësisht sapo të jetë vendosur mbi kërkesën. 5. Dorëzimi 5.1 Kuptimi dhe rëndësia juridike e dorëzimit Dorëzimi është veprim i veçantë i organit, me të cilin bëhet dorëzimi i aktit me shkrim - dokumenteve (letërthirrjet, vendimet, konkluzionet dhe dokumentet e tjera zyrtare) personit që i është destinuar akti, i cili vërteton vetë dorëzimin. Qëllimi i dorëzimit është që dokumenti - akti t’i arrijë me kohë personit që i është destinuar, sepse, sipas rregullit, efekti i dokumentit është i lidhur për kohën e dorëzimit të aktit. Dokumentet të cilat nuk janë dorëzuar, sipas rregullit, nuk mund të krijojnë efekte juridike. Duke pasur parasysh rëndësinë e dorëzimit edhe në procedurën administrative, si edhe në procedurat e tjera (p.sh. penale, civile), janë parashikuar disa rregulla për dorëzimin. Rregulla themelore është se dorëzimi i bëhet personit që i është destinuar (dorëzimi personalisht), e vetëm kur kjo nuk është e mundshme, dorëzimi bëhet në mënyrë tjetër - të tërthortë. Dorëzimi i bëhet kryesisht me anë të postës apo me anë të shërbimit të veçantë ose me antë më shumë organeve (dorëzimi me anë të shërbimit korrier - zakonisht është i përbashkët për të gjitha organet e administratës komunale). Sipas rregul- 613 E drejta administrative lit, dorëzimi bëhet vetëm ditëve të punës - gjatë ditës, ndërsa për shkaqe veçanërisht të rëndësishme dorëzimi mund të bëhet edhe të dielën apo në ditë festash zyrtare, si dhe natën, në qoftë se kjo është e domosdoshme dhe nuk mund të shtyhet. Në qoftë se dorëzimi bëhet me anë të postës, atëherë mund të bëhet edhe të dielën dhe në ditë festash zyrtare. Vendi i dorëzimit, sipas rregullit, është banesa, lokali afarist ose punishtja ku punon personi të cilit duhet t’i bëhet dorëzimi, ndërsa avokatit kjo i bëhet në zyrën e tij të avokatisë. Jashtë këtyre lokaleve dorëzimi mund të bëhet, në qoftë se personit të cilit i bëhet dorëzimi e pranon dokumentin që i dorëzohet dhe, në qoftë se nuk ka lokale të tilla, personit të tillë mund t’i bëhet dorëzimi kudo që ndodhet. Nga rregullat për dorëzimin dallohen tri mënyra themelore të dorëzimit: dorëzimi i tërthortë; dorëzimi medoemos personalisht dhe rastet e veçanta të dorëzimit. 5.2 Dorëzimi i tërthortë Dorëzimi i tërthortë shfaqet në disa raste dhe për të gjitha ato duhet të plotësohen kushte të caktuara. Kur personi, të cilit duhet t’i bëhet dorëzimi, nuk gjendet në banesën e vet, dorëzimi bëhet duke ia dorëzuar letrën ndonjërit prej anëtarëve të rritur të familjes së tij e në qoftë se as këta nuk gjenden,

Page 28: Jurispodenca

atëherë kujdestarit të shtëpisë ose fqinjit, në qoftë se këta e pranojnë këtë. Anëtarët e rritur të familjes janë të detyruar ta marrin letrën, ndërsa kujdestari i shtëpisë ose fqinji nuk janë të detyruar ta bëjnë këtë pa pëlqimin e tyre. Situatë e njëjtë është kur dorëzimi bëhet në vendin e punës dhe kur nuk gjendet personi të cilit duhet t’i dorëzohet dokumenti, dorëzimi mund t’i bëhet personit që është në punë në të njëjtin vend, në qoftë se ai pranon ta marrë dokumentin. Dorëzimi mund t’i bëhet avokatit edhe duke ia dorëzuar dokumentin personit të zënë me punë në zyrën e tij. Rastet e cekura të dorëzimit të tërthortë nuk mund të përdoren, në qoftë se dokumenti duhet dorëzuar personit që në të njëjtën procedurë merr pjesë me interes të kundërt, në raport me personin që është shënuar në dokument. Kur konstatohet se personi të cilit duhet t’i bëhet dorëzimi mungon dhe se personat të cilëve mund t’u bëhet dorëzimi i tërthortë nuk mund ta dorëzojnë në kohë dokumentin, atëherë ky do t’i kthehet organit që e ka lëshuar, duke shënuar se ku ndodhet personi që mungon. Në qoftë se vendqëndrimi i personit të cilit duhet t’i bëhet dorëzimi, me gjithë kërkimet e bëra, ka mbetur i panjohur, organi që e ka lëshuar dokumentin do t’i caktojë këtij personi përfaqësuesin e përkohshëm, të cilit do t’i dorëzojë dokumentin. Në qoftë se dorëzimi nuk mund të bëhet as personalisht, as në mënyrë të tërthortë, ndërsa nuk është konstatuar se mungon personi të cilit duhet t’i bëhet dorëzimi, dorëzuesi do t’ia dorëzojë dokumentin organit kompetent të komunës, në territorin e së cilës ndodhet vendqëndrimi i personit të cilit duhet t’i bëhet dorëzimi ose postës në vendqëndrimin të tij, në qoftë se dorëzimi bëhet me anë të postës. Në dyert e banesës, të lokalit afarist ose të punishtes së personit të cilit duhet t’i bëhet dorëzimi, dorëzuesi do ta ngjesë komunikimin shkresor se 614 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS ku ndodhet dokumenti. Në komunikim dhe në vetë dokumentin, që është dashur të dorëzohet, dorëzuesi do të theksojë shkakun e dorëzimit të këtillë dhe ditën kur komunikimi është ngjitur në derë si dhe do të vërë nënshkrimin e vet. Dorëzimi i tillë konsiderohet i ekzekutueshëm kur komunikimi të ngjitet në derë. Dëmtimi ose asgjësimi i mëvonshëm eventual i këtij komunikimi nuk ka ndikim në vlefshmërinë e dorëzimit. Për dorëzimin e bërë në këtë mënyrë do të njoftohet organi që ka urdhëruar dorëzimin. 5.3 Dorëzimi medoemos personalisht Sipas rregullit, gjithmonë tentohet që dorëzimi të bëhet në mënyrën e dorëzimit adresatit (letërmarrësit) personalisht. Kur kjo nuk është e mundshme ( adresati nuk gjendet në banesë, në shtëpi, në vendin e punës, ka vendqëndrim të panjohur etj.), atëherë bëhet dorëzimi i tërthortë. Mirëpo, duke pasur parasysh rëndësinë e disa llojeve të dokumenteve (të vendimeve, konkluzioneve, të letërthirrjeve etj.), si për palën dhe mbrojtjen e interesave të tij juridike, ashtu edhe në interesin publik, dorëzimi i dokumenteve të tilla të bëhet personalisht dhe përjashtohet dorëzimi i tërthortë. Këto janë rastet e dorëzimit medoemos personalisht. Dorëzimi medoemos duhet t’i bëhet personalisht personit të cilit i destinohet dokumenti në këto tri raste: - kur një dorëzim i tillë është caktuar me ligj ose me ndonjë dispozitë tjetër, - kur që nga dita e dorëzimit fillon të rrjedhë afati që nuk mund të zgjatet dhe - kur këtë e cakton posaçërisht organi që ka urdhëruar dorëzimin. Konsiderohet se i është bërë dorëzimi presonalisht avokatit edhe me dorëzimin e dokumentit personit në punë në avokatore. Edhe në rastet e dorëzimit medoemos personalisht është e mundshme që personi të cilit duhet t’i bëhet dorëzimi personalisht të mos gjendet në banesë, në lokalin afarist, në punishte ose avokatore nuk gjenden as personat që punojnë aty. Në këtë rast, dorëzuesi është i detyruar të njoftojë se kur dhe në cilin vend mund ta gjejë adresatin, kështu që te ndonjëri prej personave me anë të të cilëve mund të bëhet dorëzimi i tërthortë (anëtari i rritur i familjes, kujdestari i shtëpisë, fqinji, punëtori që punon me adresatin etj.), do t’i lërë njoftimin shkresor që në ditën dhe në orën e caktuar duhet të jetë në banesën e vet, përkatësisht në vendin e punës për të marrë dokumentin në dorëzim.

Page 29: Jurispodenca

Në qoftë se edhe tentimi i dytë i dorëzimit personalisht është i pasuksesshëm, sepse dorëzuesi nuk e ka gjetur adresatin në kohën dhe në vendin e shënuar në lajmërim, dorëzuesi vepron sipas nenit 86 të Ligjit, përkatësisht bën dorëzimin e tërthortë të dokumentit organit kompetent të komunës, në territorin e së cilës ndodhet vendqëndrimi i personit të cilit duhet t’i bëhet dorëzimi ose postës në vendqëndrimit të tij, në qoftë se dorëzimi bëhet me anë të postës. Dorëzuesi për një dorëzim të tillë, përkatësisht për dorëzimin e dokumentit e njofton adresatin duke ngjitur komunikimin shkresor në dyert e banesës, të lokalit afarist ose të punishtes. Pas këtyre veprimeve konsiderohet se dorëzimi është kryer. Dorëzimi i dokumentit përfaqësuesit ligjor, të autorizuarit ose të autorizuarit për marrjen e dokumenteve konsiderohet si dorëzim i bërë personalisht palës. 6. Rastet e veçanta të dorëzimit Në raste të veçanta të dorëzimit bien: 615 E drejta administrative 1) Dorëzimi përfaqësuesit dhe të autorizuarit ligjor.- Ky lloj i dorëzimit bëhet ashtu siç i bëhet palës. Në qoftë se pala ka më shumë të autorizuar, mjafton që dorëzimi t’i bëhet njërit prej tyre. 2) Dorëzimi të autorizuarit për pranimin e dokumenteve.- Ky lloj dorëzimit bëhet atëherë kur pala autorizon personin e caktuar të cilit duhet t’i bëhen të gjitha dërgesat për të. Organi që zhvillon procedurën, menjëherë pasi ta ketë marrë njoftimin nga pala për dhënien e autorizimit personit të caktuar për pranim të dokumenteve, që nga dita e pranimit të njoftimit, të gjitha dërgesat do t’ia dorëzojë të autorizuarit për pranimin e dokumenteve. I autorizuari për pranimin e dokumenteve ka për detyrë që secilin akt t’ia dorëzojë palës pa vonesë. I autorizuari nuk mund ta përfaqësojë palën në ndonjë veprim tjetër në bazë të autorizimit për pranim të dokumenteve. Caktimi i të autorizuarit është fakultativ, por ka raste kur mund të jetë i detyruar. Caktim të detyruar të të autorizuarit për pranim të dokumenteve kemi në këto raste: - kur personi zyrtar që drejton procedurën i urdhëron palës që për lëndën e caktuar, në kohën e caktuar, të caktojë të autorizuarin për pranim të dokumenteve, sepse dorëzimi direkt palës, të autorizuarit apo përfaqësuesit ligjor e zvarrit procedurën; - kur pala ose përfaqësuesi i saj ligjor gjenden jashtë vendit dhe nuk kanë të autorizuarin në vend, do të thirren me rastin e dorëzimit të parë, që në afatin e caktuar të caktojnë të autorizuarin për pranimin e dokumenteve, me paralajmërimin se, në qoftë se nuk vepron ashtu, të autorizuarin për pranimin e dokumenteve, përkatësisht përfaqësuesin e përkohshëm do ta caktojë sipas detyrës zyrtare, pas skadimit të afatit të caktuar; - kur disa palë që marrin pjesë bashkërisht në procedurë me kërkesa të njëjta nuk kanë të autorizuarin e përbashkët, personi zyrtar që drejton procedurën mund të caktojë cilëndo palë si të autorizuar. 3) Dorëzimi organeve të pushtetit, ndërmarrjeve dhe institucioneve.- Ky lloj i dorëzimit bëhet duke i dorëzuar dokumentin personit zyrtar, përkatësisht personit të caktuar për pranimin e dokumenteve, në qoftë se për raste të veçanta nuk është parashikuar ndryshe. Në qoftë se dorëzuesi në orarin e caktuar të punës nuk e gjen personin e caktuar për pranimin e dokumenteve, dorëzimi i dokumenteve mund t’i bëhet cilitdo person që punon në këtë organ, përkatësisht ndërmarrje apo institucion, që gjendet në lokalet e tyre. 4) Dorëzimi personave të tjerë.- Dorëzimi personave dhe institucioneve jashtë vendit dhe personave në vend që gëzojnë imunitet diplomatik, dorëzimi iu bëhet me anë të organit përkatës kompetent të UNMIK-ut, me ç’ rast zbatohen traktatet përkatëse ndërkombëtare. 5) Dorëzimi me anë të komunikimit publik-. Dorëzimi me anë të komunikimit publik zbatohet në rastet kur është fjala për një numër më të madh personash, të cilët nuk janë të njohur për organin apo që nuk dihet ku ndodhen. Në këtë rast dorëzimi do të bëhet me anë të njoftimit publik në tabelën e shpalljeve të organit që ka lëshuar dokumentin. Konsiderohet se dorëzimi është bërë pasi të kenë kaluar 15 ditë nga data e afishimit të njoftimit në tabelën e shpalljeve, në qoftë se organi që e ka lëshuar dokumentin nuk cakton ndonjë afat më të gjatë. Dorëzimi

Page 30: Jurispodenca

me anë të komunikimit publik mund të bëhet 616 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS me anë të shpalljes në gazetë, përkatësisht në mjetet e tjera të informimit publik ose në ndonjë mënyrë tjetër që praktikohet. 6) Refuzimi i pranimit. Ligji ka parashikuar rregulla të veçanta (neni 95) në rastin e refuzimit të pranimit të dokumentit. Sipas këtyre rregullave, në qoftë se personi të cilit i është dorëzuar dokumenti, përkatësisht anëtari i rritur i familjes së tij refuzon pa ndonjë arsye ligjore ta pranojë dokumentin ose këtë e bën personi që punon në atë organ, ndërmarrje dhe insititucion ose në avokatore, përkatësisht në qoftë se këtë e bën personi të cilin e kanë caktuar për pranimin e dokumenteve qendra e banimit, grupi i personave të tjerë, dorëzuesi do ta lërë dokumentin në banesë ose në lokalin ku banon personi përkatës, përkatësisht ku ai punon, ose dokumentin do ta ngjesë në derën e banesës apo të lokalit. 7) Ndërrimi i banesës.- Kur pala ose përfaqësuesi i saj ligjor gjatë procedurës ndërron vendbanimin ose banesën, ata kanë për detyrë ta njoftojnë menjëherë organin që zhvillon procedurën. Në qoftë se nuk e bëjnë këtë, ndërsa dorëzuesi, me gjithë kërkimet, nuk mund të mësojëë se ku janë shpërngulur, organi do të caktojë që të gjitha dërgesat e mëtejme në procedurë për këtë palë të bëhen duke i afishuar dokumentet në tabelën e shpalljeve të organit që zhvillon procedurën. Kur i autorizuari, përkatësisht i autorizuari për pranimin e dokumenteve ndërron gjatë procedurës vendbanimin e vet ose banesën e vet dhe nuk e njofton për këtë organin që zhvillon procedurën, dorëzimi do të bëhet sikur i autorizuari të mos ishte caktuar fare. 5.5 Fletëdorëzimi dhe gabimet në dorëzim Fletëdorëzimi është dokument me të cilin vërtetohet se dorëzimi është kryer. Atë e nënshkruajnë marrësi dhe dorëzuesi i dokumentit. Marrësi do të nënshkruajë dhe do të shënojë vetë me shkronja në fletëdorëzim ditën e marrjes. Në qoftë se marrësi nuk di shkrim-lexim ose nuk mund të nëshkruhet, dorëzuesi do ta shënojë në fletëdorëzim emrin e tij dhe ditën e dorëzimit dhe do të bëjë shënimin përse marrësi nuk e ka vënë nënshkrimin e vet. Kur marrësi refuzon ta nënshkruajë fletëdorëzimin, dorëzuesi do ta shënojë këtë në fletëdorëzim dhe do të shkruajë me shkronja ditën e dorëzimit; në këtë mënyrë konsiderohet se dorëzimi është kryer. Në qoftë se dorëzimi i është bërë ndonjërit prej personave (anëtarëve të rritur të familjes së tij, kurse në vendin e punës - personit që është në punë në të njëtin vend, personit që punon në zyrën e avokatisë), dorëzuesi do ta shënojë në fletëdorëzim personin të cilit i është dorëzuar dokumenti dhe raportin e këtij personi me personin të cilit duhet t’i bëhet dorëzimi. Dorëzimi përherë dokumentohet me anë të fletëdorëzimit, gjë që vlen edhe në procedurat e tjera. Në qoftë se fletëdorëzimi humbet a shkatërrohet, atëherë dorëzimi mund të argumentohet edhe me mjete të tjera (me dëshmitarë, me nënshkrim në dokumente të tjera etj.). Gabimet në dorëzim kanë ndikim, në qoftë se nuk mund të vërtetohet nëse personi të cilit i është dedikuar ai dokument me të vërtetë a e ka marrë dhe në cilën ditë e ka marrë. Kur kjo mund të përcaktohet, konsiderohet dorëzim në rregull, përndryshe konsiderohet se dorëzimi nuk është kryer. Si gabime në dorëzim paraqiten edhe gabimet me rastin e dorëzimit (p.sh. dokumenti i dorëzohet personit që nuk mund ta pranojë, si dhe me rastin e plotësimit të fletëdorëzimit - fletëdorëzimi i palexueshëm, dita jo e qartë e dorëzimit etj.). Në këto raste dorëzimi mund të provohet edhe me mjete të tjera, por mund të kryhet edhe dorëzimi i sërishëm, që do të ishte i drejtë dhe i sigurt. 617 E drejta administrative 7. Afatet dhe kthimi në gjendje të mëparshme 7.1 Afatet në procedurën administrative Sikurse edhe në procedurat e tjera, edhe në procedurën administrative, sipas rregullit, ndërmerren më shumë veprime, të cilat kryhen sipas një rendi të caktuar. Të gjitha veprimet që i përkasin një lënde administrative - çështjes administrative, përbëjnë një tërësi. Që të kryhen të gjitha veprimet e nevojshme duhet ditur koha për ndërmarrjen e tyre, si dhe renditja e tyre. Koha në të cilën

Page 31: Jurispodenca

mund të ndërmerren veprime në procedurë përkufizohen si afat. Me fjalë të tjera, afati mund të caktohet si interval kohe, gjatë së cilës mund të ndërmerren disa veprime në procedurë (p.sh. afati prej 15 ditësh për ushtrimin e ankesës etj.). Për numrin më të madh të veprimeve në procedurën administrative janë përcaktuar afatet. Varësisht prej mënyrës së caktimit të tyre, dallohen dy lloje të afateve: 1) afatet e caktuara me ligj apo me dispozita të tjera (ligjore) dhe 2) afatet që i cakton personi zyrtar që zhvillon procedurën, varësisht nga rrethanat e rastit dhe me kusht që afatet ligjore të mos jenë caktuar. Të gjitha afatet e caktuara me ligj janë ligjore (p.sh. afati i ankesës). Afatet që i cakton personi zyrtar, rëndom janë të lidhura me ndërmarrjen e veprimeve administrative gjatë zhvillimit të procedurës administrative (afati i seancës, dëshmimit, ekspertizës etj.). Afatet ligjore janë të pazgjatshme (prekluzive). Ato, përjashtimisht, mund të zgjaten, në qoftë se me dispozitën me të cilën janë caktuar, është parashikuar një mundësi e tillë. Afatet e caktuara zyrtarisht, përkatësisht afatet e caktuara nga personi zyrtar munden, sipas rregullit, të zgjaten sipas kërkesës së personit të interesuar (kërkimi i afatit më të gjatë për përgatitje për seancë, përkatësisht kërkesa për zgjatjen e seancës etj.). Në qoftë se ka shkaqe të arsyeshme, personi zyrtar mund të zgjatë afatin që e ka caktuar më parë. Afatet llogariten në ditë, muaj dhe vjet. Në qoftë se afati është caktuar në ditë, dita në të cilën është bërë dorëzimi ose komunikimi, përkatësisht në të cilën bie ngjarja nga e cila duhet të llogaritet kohëzgjatja e afatit, nuk llogaritet brenda afatit, por si fillim i afatit merret dita e parë e ardhshme. Afati që është caktuar në muaj, përkatësisht në vjet, përfundon me kalimin e asaj dite, muaji, përkatësisht viti, që, sipas numrit të vet, i përgjigjet ditës kur është bërë dorëzimi ose komunikimi, përkatësisht ditës në të cilën bie ngjarja, nga e cila llogaritet kohëzgjatja e afatit. Në qoftë se kjo datë nuk ekziston në muajin e fundit, afati përfundon ditën e fundit të atij muaji. Pra, konsiderohet se parashtresa është paraqitur brenda afatit, në qoftë se para se të ketë kaluar afati, ajo ka arritur në organin të cilit duhej t’i dorëzohej. Këtu është fjala për rastin e dorëzimit direkt të parashtresës. Përveç dorëzimit direkt, që kryhet gjatë orarit të punës të organeve, parashtresa mund të dorëzohet me postë të porositur ose në rrugë telegrafike. Atëherë dita e dorëzimit në postë konsiderohet si ditë e dorëzimit në organin të cilit i është drejtuar. Për personat të cilëve është hequr liria, dita e dorëzimit të parashtresave në drejtorinë ose në institucionin ku ndodhen ata, konsiderohet si ditë e dorëzimit organit të cilit i është drejtuar. Situatë e veçantë është kur organi kompetent cakton ditën në të cilën do të bëhet shqyrtimi i parashtresës dhe e thërret palën që atë ditë ta dorëzojë parashtresën. Atëherë, pala ka për detyrë që, me kohë, ta paraqesë parashtresën ose ta dorëzojë me postë 618 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS a në mënyrë tjetër, duke pasur kujdes që kjo të bëhet në ditën e caktuar në shkresa të organit i cili ka për detyrë ta marrë në shqyrtim parashtresën. Në këtë rast, me rëndësi është dita e pranimit të parashtresës nga organi dhe jo dita e dorëzimit. Lëshimi i afateve mund të krijojë pasoja të dëmshme për personat e interesuar. Në qoftë se është fjala për lëshimin e afateve ligjore (prekluzive), pasojë e rregullt është ajo se pala apo personi tjetër i interesuar përjashtohet nga kryerja e veprimit të ometuar (lëshuar). Kur edhe pas kalimit të afateve të tilla, parashtresën e dorëzon (p.sh. ankesa), organi kompetent për pranim apo për zgjidhje mbi parashtresën e refuzon këtë si të paafatshme, duke mos shqyrtuar përmbajtjen, përkatësisht arsyeshmërinë e saj. 7.2 Kthimi në gjendje të mëparshme Thelbi i këtij institucioni qëndron në mundësinë juridike të palës që të këthej të drejtën për ndërmarrjen e ndonjë veprimi në procedurë, të cilën e kishte humbur për shkak të lëshimit të afatit të dhënë procedural. Për të pasur kthim në gjendje të mëparshme kërkohet të ekzistojnë prezumime të parashikuara me ligj. Për shkak të pasojave të dëmshme, të mundshme, si apsojë e lëshimeve me rastin e kryerjes së ndonjë veprimi procedural në afatin e caktuar, është parashikuar mundësia e përdorimit të mjetit të veçantë juridik - kthimit në gjendje të mëparshme (restitutio in integrum). Palës e cila, për

Page 32: Jurispodenca

shkaqe të arsyeshme ka lënë pa kryer brenda afatit ndonjë veprim procedural dhe për pasojë të këtij lëshimi është përjashtuar nga ushtrimi i këtij veprimi, do t’i lejohet, me propozimin e saj, kthimi në gjendje të mëparshme. Kthimi në gjendje të mëparshme lejohet vetëm me propozim të palës. Propozimi për kthim mund të paraqitet në të gjitha fazat e procedurës dhe në të gjitha rastet e lëshimit të afateve. Këto zakonisht janë raste të veçanta të ndodhura në familje (vdekja ose sëmundja e rëndë e befasishme e anëtarit të familjes etj.), apo raste të fatkeqësive elementare, të pengesave të ndryshme në komunikacion etj. Zakonisht, sikurse edhe në raste të tjera të ngjashme, edhe në këto raste lejohet kthimi në gjendje të mëparshme. Përveç kësaj mundësie, kthimi në gjendje të mëparshme parashikohet edhe kur pala, për mosdije ose për pasojë të gabimit evident, e ka dorëzuar në kohë parashtresën në postë ose ia ka dorëzuar drejtpërdrejt organit jokompetent. Gjithashtu, kthimi në gjendje të mëparshme do të lejohet edhe në rastin kur pala, duke gabuar hapur, e ka kapërcyer afatin, por parashtresa, megjithatë, është pranuar prej organit kompetent jo më vonë se tri ditë pas kalimit të afatit, në qoftë se pala, për shkak të vonesës do ta humbiste ndonjë të drejtë. Në propozimin për kthimin në gjendje të mëparshme pala ka të drejtë t’i paraqesë rrethanat për të cilat ka qenë penguar që ta kryejë në afat veprimin e ometuar (lëshuar) dhe që këto rrethana t’i bëjë të paktën të besueshme. Këto rrethana i vlerëson organi kompetent. Rrethanat të cilat organi i ka vlerësuar paraprakisht si të pamjaftueshme për zgjatjen e afatit ose për shtyrjen e seancës, nuk mund të jenë vendimtare për propozimin e ri për kthim në gjendje të mëparshme. Në qoftë se kthimi në gjendje të mëparshme kërkohet për shkak se është lënë pa u paraqitur ndonjë parashtresë, propozimi duhet të shoqërohet edhe me këtë parashtresë. Pala mund të kërkojë kthim në gjendje të 619 E drejta administrative mëparshme në afat prej tetë ditësh, duke llogaritur nga dita kur ka pushuar shkaku i lëshimit dhe në qoftë se pala ka mësuar më vonë për lëshimin, atëherë nga dita kur ka marrë dijeni për këtë. Nuk mund të kërkohet kthimi në gjendje të mëparshme, po të kenë kaluar tre muaj nga data e lëshimit. Propozimi për kthim në gjendje të mëparshme i paraqitet organit pranë të cilit është dashur të kryhet veprimi i lëshuar. Ky organ vendos me konkluzion mbi propozimin. Propozimi i paraqitur jo në kohën e duhur do të refuzohet pa procedim të mëtejmë. Në qoftë se faktet, në të cilat është bazuar propozimi janë të njohura për të gjithë, organi kompetent mund të vendosë lidhur me propozimin pa deklarimin e palës kundërshtare. Mirëpo, pala kundërshtare mund të paraqesë ankim kundër konkluzionit me të cilin lejohet kthimi në gjendje të mëparshme, por vetëm nëse ky është lejuar sipas propozimit të paraqitur jo në kohën e duhur apo është i palejueshëm. Në qoftë se është refuzuar propozimi, lejohet ankimi i veçantë ,vetëm në qoftë se konkluzionin e ka nxjerrë organi i shkallës së parë. Procedura që është në zhvillim e sipër, nuk ndërpritet në rast të paraqitjes së propozimit për kthim në gjendje të mëparshme, por organi që vendos për të mundet ta ndërpresë përkohësisht procedurën, gjersa konkluzioni lidhur me propozimin të mos bëhet definitiv. Kur kthimi në gjendje të mëparshme të jetë lejuar, procedura kthehet në atë gjendje në të cilën ndodhej para ometimit, ndërsa anulohen të gjitha vendimet dhe konkluzionet që i ka nxjerrë organi lidhur me ometimin. Për shembull, në qoftë se pala e ka lëshuar afatin për ankim, ndërsa me shfrytëzimin e kthimit lejohet ankimi, organi kompetent ka për detyrë ta anulojë konkluzionin mbi lejimin e ekzekutimit, kur është fjala për vendimin e shkallës së parë, i cili ndërkohë është bërë i ekzekutueshëm, sepse nuk është paraqitur ankimi. 8. Mbajtja e rregullit Personi zyrtar që drejton veprimin e procedurës ka për detyrë të kujdeset për mbajtjen e rregullit gjatë punës. Me mbajtjen e rregullit nënkuptohet krijimi i kushteve për punë të papengueshme dhe sigurimi i raportit të nevojshëm të të gjithë pjesëmarrësve në punë ( serioziteti, korrektësia, rregullsia etj.). Që kjo të sigurohet, personi zyrtar është i autorizuar t’i paralajmërojë personat që

Page 33: Jurispodenca

pengojnë punën dhe të caktojë se çka nevojitet për të mbajtur rregull. Personat që janë të pranishëm në një veprim të tillë të procedurës, pa marrë parasysh cilësinë e tyre (palë, dëshmitarë, ekspertë etj.), nuk bën të mbajnë armë ose mjete të rrezikshme. Masa e parë për mbajtjen e rregullit është paralajmërimi, i cila mund të bëhet me gojë dhe, sipas vlerësimit të personit zyrtar, mund të futet në procesverbal. Në qoftë se paralajmërimi nuk ka ndikuar, sepse pala e paralajmëruar edhe më tej pengon punën ose sillet në mënyrë të padenjë me rastin e ushtrimit të veprimit të procedurës, personi zyrtar shqipton masën më të rëndë - largimin. Kjo masë mund t’i shqiptohet personit që merr pjesë në veprimin procedural vetëm pasi të jetë paralajmëruar më parë se do të largohet dhe pasi t’i jenë bërë të njohura pasojat juridike të kësaj mase. Personi zyrtar që drejton veprimin e procedurës do ta thërrasë personin që largohet ta caktojë të autorizuarin e vet, në qoftë se ai person është palë që nuk ka të autorizuar. Në rastin e largimit të të autorizuarit, autorizuesi i të cilit nuk është i pranishëm, ky do ta thërrasë atë person që të cak- 620 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS tojë të autorizuar tjetër. Si masë e tretë për prishjen e rendit me rastin e ushtrimit të veprimeve procedurale është parashikuar shqiptimi i dënimit me gjobë në të holla. Edhe këtë masë e shqipton personi zyrtar që drejton procedurën, por vetëm kur bëhet fjala për prishjen e rëndë të rregullit apo të sjelljes së vrazhdë, të padenjë, si edhe ndaj personit që me parashtresën e vet shkel rëndë zakonet e sjelljeve ndaj organit ose personit zyrtar që zhvillon procedurën. Personit që me parashtresën e vet shkel rëndë zakonet e sjelljeve ndaj organit, dënimin në të holla nuk ia shqipton personi zyrtar që zhvillon procedurën, por organi që zhvillon procedurën, përkatësisht eprori i atij organi apo personi që është i autorizuar për zgjidhjen e çështjes administrative. Shqiptimi i dënimit në para nuk përjashton përgjegjësinë penale ose disiplinore. Kundër konkluzionit për dënimin mund të bëhet ankim i veçantë. Ankimi kundër konkluzionit mbi dënimin për shkak të prishjes së rregullit nuk e shtyn ekzekutimin e dënimit. Kundër konkluzionit për largimin nuk mund të bëhet ankim i veçantë, por ai konkluzion mund të mohohet në ankimin kundër vendimit. VI SHPENZIMET E PROCEDURËS ADMINISTRATIVE 1. Kuptimi dhe llojet e shpenzimeve në procedurën administrative Përgatitja dhe kryerja e cilitdo veprim në procedurën administrative, si dhe kryerja e veprimeve të tjera, ndikon në krijimin e shpenzimeve të ndryshme si te organi që zhvillon procedurën, ashtu edhe te palët dhe personat e tjerë që marrin pjesë në procedurë. Duke u nisur nga parimi i ekonomizimit, duhet bërë përpjekje që shpenzimet e procedurës administrative të jenë sa më të vogla, pa marrë parasysh se kush i heq ato. Andaj, shpenzimet mund të ndahen në shpenzime të organit që zhvillon procedurën dhe në shpenzime të palës dhe të pjesëmarrësve të tjerë në procedurë (dëshmitarët, ekspertët, interpretët etj.). 2. Shpenzimet e organit dhe të palëve Në procedurën administrative, si rregull, shpenzimet e veçanta (shpenzimet e udhëtimeve të personave zyrtarë, shpenzimet për dëshmitarë, ekspertë, interpretë, këqyrje në vend etj.) i ngarkohen atij që ka shkaktuar tërë procedurën. Kjo ka të bëjë si mei procedurën që zhvillohet lidhur me kërkesën e palës, ashtu edhe me procedurën sipas detyrës zyrtare. Në të vërtetë, për procedurën që është ngritur sipas detyrës zyrtare (p.sh. kontrollimi inspeksional i veprimeve hoteliere) vlen rregulla se organi i heq shpenzimet, në qoftë se procedura ka përfunduar në favor të palës (p.sh. në qoftë se inspektori e ka ngritur procedurën kundër ndonjë personi, për shkak se konsideron se bën veprim të palejueshëm, ndërsa në fund konstaton se ai veprim, megjithatë, është i lejueshëm, dhe kjo, sipas rregullit, do të jetë shkak për ndërprerjen e procedurës, atëherë shpenzimet e palës të krijuara në një procedurë të tillë i heq organi). Kur në procedurë marrin pjesë dy ose më tepër palë me interesa të njëjta, atëherë, si rregull, çdo palë përballon vetë shpenzimet e veta (shpenzimet e ardhjes, të humbjes së kohës, shpenzimet për

Page 34: Jurispodenca

taksa, të përfaqësimit juridik dhe të ndihmës 621 E drejta administrative juridike). Në qoftë se në procedurë marrin pjesë më tepër palë me interesa të kundërta, vlen rregulla se pala që ka shkaktuar procedurën dhe në dëm të së cilës ka përfunduar procedura, ka për detyrë t’ia shpërblejë palës kundërshtare shpenzimet e arsyetuara, që janë krijuar për këtë nga pjesëmarrja në procedurë. Suksesi i pjesshëm i njërës prej palëve në kërkesën e vet, tërheq me vete të drejtën e kompensimit në përpjesëtim me pjesën e kërkesës së vet, me të cilën nuk ka pasur sukses. Edhe në procedurat në të cilat marrin pjesë më tepër persona, zbatohet parimi që pala e cila, nga neglizhenca, i ka shkaktuar palës kundërshtare shpenzime në procedurë, ka për detyrë që kësaj t’ia kompensojë shpenzimet. Me qëllim të sigurimit të pagimit të shpenzimeve të posaçme në procedurën administrative, organi që zhvillon procedurën mund të caktojë me konkluzion që pala ta depozitojë një shumë të nevojshme për mbulimin e këtyre shpenzimeve, në qoftë se procedura ngrihet me kërkesë të palës, ndërsa mund të parashikohet me siguri se do të shkaktojë shpenzime të posaçme në para në dorë (lidhur me këqyrjen në vend, ekspertimin, ardhjen e dëshmitarëve etj.). Në qoftë se pala nuk e depoziton këtë shumë brenda afatit të caktuar, organi mund të heqë dorë nga administrimi i këtyre provave ose ta pezullojë procedurën, përveç në qoftë se zgjatjen e procedurës e kërkon interesi publik. Në vendimin me të cilin përfundohet procedura, organi që e jep vendimin cakton se kush i heq shpenzimet e procedurës, shumën e tyre dhe kujt dhe në cilin afat i duhen paguar. Deri në dhënien e vendimit palët kanë të drejtë të paraqesin kërkesë për kompensim të shpenzimeve. Në vendim theksohet psaçërisht se ai që i heq shpenzimet a duhet t’ia kompensojë shpenzimet palës tjetër. Kur shpenzimet e procedurës i heqin disa persona, shpenzimet midis tyre do të ndahen në pjesë të barabarta, përkatësisht në përpjesëtim përkatës. Lidhur me shpenzimet, organi mund të nxjerr konkluzion të veçantë, në qoftë se organi nuk vendos me vendim për shpenzimet, gjë që do të vihet në dukje në dispozitiv të vendimit për çështjen kryesore. Shpenzimet e procedurës lidhur me përmbarimin i heq i përmbaruari (personi kundër të cilit zbatohet përmbarimi), sepse detyrimin e caktuar nuk e ka zbatuar. Në qoftë se këto shpenzime nuk mund të arkëtohen prej tij, ato i heq pala, me propozimin e së ciës është zbatuar përmbarimi. 3. Lirimi nga pagimi i shpenzimeve Organi që zhvillon procedurën mund ta lirojë palën nga pagimi i shpenzimeve tërësisht ose pjesërisht, në qoftë se konstaton se ajo nuk mund t’i përballojë shpenzimet pa dëmtuar ushqimin e vet të domosdoshëm dhe të familjes së tij. Organi nxjerr konkluzionin për këtë në bazë të propozimit të palës, në mbështetje të certifikatës për gjendjen pasurore të saj, të lëshuar nga organi komeptent komunal i administratës. Lirimi nga heqja e shpenzimeve ka të bëjë me lirimin nga taksat, nga harxhimet e organit që zhvillon procedurën, siç janë shpenzimet e udhëtimit të personave zyrtarë, shpenzimet për dëshmitarë, ekspertë, interpretë, këqyrje në vend, shpallje, etj., si dhe me lirimin nga depozita siguruese për shpenzimet. Organi që zhvillon procedurën mund ta prishë gjatë procedurës konkluzionin për lirimin nga heqja e shpenzimeve, në qoftë se konstaton se nuk qëndrojnë më shkaqet për të cilat pala është liruar nga heqja e shpenzimeve. Kundër konkluzionit me të cilin refuzohet kërkesa 622 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS e palës për lirimin nga heqja e shpenzimeve, si dhe kundër konkluzionit për anulimin e konkluzionit për lirim nga heqja e shpenzimeve, palët mund të bëjnë ankim të veçantë, por ky nuk e ndalon ekzekutimin e konkluzionit. VII - NGRITJA E PROCEDURËS DHE KËRKESAT E PALËVE 1. Ngritja e procedurës Procedurën administrative gjithmonë e ngre organi kompetent për zhvillimin e procedurës. Vetë dorëzimi i parashtresës së palës nuk do të thotë edhe ngritje e procedurës. Çështje tjetër është ajo

Page 35: Jurispodenca

e fillimit - inicimit të procedurës administrative. Procedura administrative mund të fillojë sipas detyrës zyrtare ose me kërkesë të palës. Sipas kësaj baze, kemi dy lloje (grupe) të procedurave administrative. Në procedurën e ngritur sipas detyrës zyrtare zbatohet parimi i ofisielitetit, ndërsa në procedurën e ngritur me kërkesë të palës zbatohet parimi i palës. 1.1 Procedura administrative sipas detyrës zyrtare Procedurën administrative sipas detyrës zyrtare do ta fillojë organi kompetent, kur këtë e cakton ligji ose dispozita e bazuar në ligj dhe kur vetë organi konstaton ose merr dijeni se, duke marrë parasysh gjendjen faktike ekzistuese, duhet të ngrejë procudurë administrativ për hir të mbrojtjes së interesit publik. Kjo do të thotë se organi ka për detyrë të ngrejë procedurën sipas detyrës zyrtare, në qoftë se janë plotësuar kushtet e parashikuara me dispozita, si dhe kur konstaton ose merr në dijeni fakte, të cilat, së bashku me dijeninë e mëhershme, çojnë në ngritje të procedurës. Në rastin e parë procedura ngrihet kur këtë e cakton ligji ose dispozita e bazuar në ligj, ndërsa në të dytin kjo varet nga konstatimi, përkatësisht marrja dijeni për disa fakte të sigurta nga organi kompetent. Gjatë ngritjes së procedurës sipas detyrës zyrtare organi kompetent merr parasysh edhe parashtresat, propozimet, fletëparaqitjet etj. të qytetarëve dhe të subjekteve të tjera juridike dhe paralajmërimet e organeve. Organi ka për detyrë t’i shqyrtojë këto parashtresa dhe t’u përgjigjet parashtresave të tyre, por ata nuk mund t’i konsiderojë palë në procedurë, veçse vetm inicues të ngritjes së procedurës administrative sipas detyrës zyrtare. Këto parashtresa nuk krijojnë detyrim për organin që të ngejë procedurën kryesisht, në qoftë se sipas gjendjes faktike ekzistuese del se nuk ka baza për ngritjen e procedurës. Për shembull, në qoftë se një qytetar paraqet ndërtimin e ndërtesës banesore, sepse konsideron se ajo është duke u ndërtuar pa leje ndërtimi, organi kompetent për punët urbanistiko-ndërtimore e informon paraqitësin e fletëparaqitjes se, për objektin në fletëparaqitje, është lëshuar leja për ndërtim, sepse këtë e ka konstatuar me kontrollimin e dokumentacionit. Në të kundërtën, i përcakton rrethanat e nevojshme për ngritjen e procedurës sipas detyrës zyrtare. 1.2 Procedura administrative sipas kërkesës së palës Procedurën administrative, në numrin më të madh të rasteve, gjithmonë e ngre organi kompetent, në qoftë se është paraqitur kërkesa e palës. 623 E drejta administrative Kështu, pra, kërkesa e palës është supozim procedural për ngritje të procedurës. Organi kompetent ka për detyrë të shqyrtojë kërkesën si në raport me paraqitësin, ashtu edhe në lidhje me përmbajtjen e saj. Këto janë kërkesa, vënia e të cilave varet nga vullneti i palëve. Në të shumtën e rasteve, fjala është për kërkesa me të cilat kërkohen leje të ndryshme (leje për ndërtim të shtëpisë, për kryerjen e ndonjë veprimtarie të lejueshme etj.), si dhe për realizimin e të drejtave (për pension, për mjekim të sëmundjes etj.). Krahas shqyrtimit të kërkesës, organi shqyrton kërkesën edhe në pikëpamje të përmbajtjes dhe të elementeve të tjera që kanë të bëjnë me të gjitha parashtresat dhe kërkesat (shënimi i organit, kërkesa, kush është përfaqësues apo i autorizuar, në qoftë se ekziston, emri dhe mbiemri, adresa etj.). Në qoftë se kërkesa nuk është e plotë, atëherë me të veprohet si edhe me parashtresat e tjera (mënjanohen të metat në afatin e caktuar etj.). Në qoftë se organi kompetent me rastin e paraqitjes së kërkesës së palës konstaton se, sipas dispozitave në fuqi, nuk ka kushte për ngritje të procedurës, do të japë për këtë konkluzion, kundër të cilit lejohet ankim i veçantë. Të gjitha këto veprime të cilat kryhen para se të lëshohet në arsyeshmërinë e kërkesës së palës, bëhen në të ashtuquajturin proces paraprak, ndërkaq, në atë, në të vërtetë, shqyrtohet rregullsia formale e kërkesës së palës. Duke pasur parasysh numrin e madh të fushave, në të cilat paraqiten lëndët administrative, janë të mundshme rastet e transformimit të procedurës së ngritur sipas kërkesës së palës në procedura që ngrhten sipas detyrës zyrtare. Ekzistojnë edhe raste që procedurat mund të ngrihen edhe sipas kërkesës së palës (p.sh. njohja e lehtësimeve tatimore, pranimi i pronësisë mbi tokën e uzurpuar etj.).

Page 36: Jurispodenca

Procedura administrative quhet e ngritur sapo organi kompetent ta ketë kryer cilindo veprim me qëllim të zhvillimit të procedurës (p.sh. thirrja e palës ose dëshmitarit me qëllim të marrjes së deklaratës). Andaj, për ngritjen e procedurës nuk është e nevojshme nxjerrja e konkluzionit të veçantë, por është e mjaftueshme që organi të ndërmarrë cilindo veprim, me qëllim të zhvillimit të procedurës në çështjen përkatëse administrative. 1.3 Bashkimi i çështjeve në një procedurë Bashkimi i çështjeve në një procedurë paraqet zbatim konkret të parimit të ekonomizimit të procedurës, sepse parashikon , në vend të zhvillimit të më shumë procedurave administrative për më tepër çështje të ndara administrative, mundësinë e zhvillimit të një procedure të vetme në kushte të caktuara. Këto kushte duhet të jenë plotësuar më parë dhe ato përmblidhen në sa vijon: - në qoftë se të drejtat dhe detyrimet e palëve bazohen në të njëjtën gjendje faktike apo të ngjashme dhe në të njëjtën bazë juridike, - në qoftë se organi që zhvillon procedurën lidhur me të gjitha lëndët ka kompetencë lëndore, - në qoftë se është fjala për të drejta apo detyrime të disa palëve. Zakonisht, si shembull për raste të tilla merret zhvillimi i procedurës së shpronësimit të tokës me qëllim të ngritjes së objekteve të mëdha investive. Në ato raste mund të udhëhiqet një procedurë e vetme, edhe pse është fjala për më shumë palë, si pronarë të tokës, sepse janë plotësuar të gjitha parakushtet për këtë (gjendja faktike është e njëjtë 624 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS dhe e përcaktuar në elaboratin e përbashkët të shpronësimit; organi i njëjtë është kompetent për të gjitha lëndët; baza juridike është e njëjtë). Këtu kemi të bëjmë me të ashtuquajturin bashkim subjektiv të çështjeve në një procedurë. Meqenëse bashkimi i çështjeve në një procedurë zakonisht bëhet kur palët lajmërohen me kërkesa të njëjta apo të ngjashme, me ligj është parashikuar që në të njëjtat kushte një ose disa palë mund të realizojnë në një procedurë disa kërkesa të ndryshme. Për shembull, një ose disa palë i paraqesin disa kërkesa organit kompetent të komunës për dhënien e pëlqimit urbanistik në një lokacion të njëjtë. Sipas rregullit, të gjitha këto kërkesa duhen zgjidhur në një procedurë të vetme, sepse nuk mund të jepen disa pëlqime urbanistike për të njëjtin lokacion. Këtu kemi të bëjmë me të ashtuquajturin bashkim objektiv i çështjeve në një procedurë. Me Ligj parashikohet mundësia e ngritjes së procedurës së vetme, edhe pse palët nuk janë të njohura për organin. Kusht për këtë është që personi ndaj të cilit është drejtuar lajmërimi publik, mund të ketë pozitën e palës dhe që të bëhet fjalë për kërkesë të njëjtë qenësore ndaj të gjithëve. Të tilla, në të shumtën e rasteve, janë thirrjet nga fusha e financave, regjistrimi në regjistrat e gjendjes civile dhe nga fusha të tjera. Kur zhvillohet një procedurë apo kur procedura është ngritur me anë të komunikimit publik, secila palë në procedurë paraqitet në mënyrë të pavarur (vetë). Për bashkimin e çështjeve në një procedurë, organi kompetent do të nxjerrë konkluzion të veçantë, kundër të cilit mund të bëhet ankim, përveç në qoftë se konkluzionin e ka nxjerrë organi i shkallës së dytë, kundër të cilit nuk mund të bëhet ankim, por mund të ngrihet kontest administrativ. 2. Ndryshimi i kërkesave Pasi të jetë ngritur procedura, deri në dhënien e vendimit në shkallë të parë pala mund ta zgjerojë kërkesën e paraqitur ose në vend të kërkesës së mëparshme të paraqesë kërkesë tjetër, pavarësisht nëse kërkesa e zgjeruar ose e ndryshuar mbështetet në të njëjtën bazë juridike, me kusht që ajo të bazohet në gjendjen faktike, që, në thelb, është e njëjtë. Shfrytëzimi i mundësisë së ndryshimit të kërkesave të palëve kontribuon në zbatimin e parimit të ekonomizimit të procedurës, sepse në vend të paraqitjes së kërkesave të reja, me kërkesat për ndryshim ato i realizojnë të drejtat e tyre në procedurën administrative, që tanimë është ngritur. Për shembull, kërkesa për realizimin e të drejtave për pension invalidor ndryshon nga kërkesa për realizimin e pensionit të pleqërisë, sepse në mënyrë plotësuese është përcaktuar stazhi pensional i nevojshëm. Në qoftë se organi që zhvillon procedurën nuk lejon zgjerimin ose ndryshimin e kërkesës, atëherë ai do të nxjerrë konkluzion për këtë, kundër të cilit lejohet ankim i veçantë.

Page 37: Jurispodenca

3. Heqja dorë nga kërkesa Heqja dorë nga kërkesa është e mundshme në të gjitha rastet kur procedura është ngritur lidhur me kërkesën e palës. Në çështjet administrative pala mund të heqë dorë nga kërkesa e vet gjatë gjithë procedurës. Për këtë, pala jep deklaratë para organit që zhvillon procedurën. Pala mund të heqë dorë nga kërkesa edhe me parashtresë. 625 E drejta administrative Derisa organi që zhvillon procedurën nuk nxjerrë konkluzion për pezullimin e procedurës, pala mund ta revokoj heqjen dorë nga kërkesa. Lidhur me heqjen dorë nga kërkesa duhet të njoftohet pala kundërshtare, në qoftë se ajo ekziston. Përjashtimisht, kur procedura të jetë ngritur me rastin e kërkesës së palës, ndërsa pala heq dorë nga kërkesa e vet, organi që zhvillon procedurën do të nxjerrë konkluzionin me të cilin pezullohet procedura. Për këtë do të njoftohet pala kundërshtare, në qoftë se ajo ekziston. Në qoftë se procedura është ngritur sipas detyrës zyrtare, organi mund ta pezullojë procedurën dhe për këtë nuk i nevojitet deklarimi i palës. Mirëpo, në qoftë se procedura në çështjen e njëjtë ka mundur të ngrihet edhe në bazë të kërkesës së palës (p.sh. procedura për njohjen e pronësisë sipas kërkesës së uzurpimit arbitrar mund të ngrihet sipas detyrës zyrtare dhe sipas kërkesës së palës), procedura do të vazhdojë, në qoftë se këtë e kërkon pala, për çka duhet të japë deklaratë në procesverbal ose të paraqesë kërkesë për këtë. Pala heq dorë nga kërkesa e vet me deklaratën që i jep organit që zhvillon procedurën. Mënyra më e përshtatshme është dhënia e deklaratës me gojë në procesverbal ose me anë të parashtresës me shkrim. Në praktikë shfrytëzohet dhënia e deklaratës me shkrim në parashtresën tanimë të paraqitur - kërkesë, që nuk është në kundërshtim me ligj. Në qoftë se pala që ka hequr dorë nga kërkesa e vet pas dhënies së vendimit të shkallës së parë, para kalimit të afatit për ankim, me konkluzionin për pezullimin e procedurës anulohet vendimi i shkallës së parë, nëse me këtë kërkesa e palës është zgjidhur pozitivisht ose pjesërisht pozitivisht. Kur pala ka hequr dorë nga kërkesa e vet pas bërjes së ankimit, por para se t’i jetë dorëzuar vendimi i nxjerrë me rastin e ankimit, me konkluzionin për pezullimin e procedurës anulohet vendimi i shkallës së parë, me të cilin kërkesa e palës është miratuar tërësisht apo pjesërisht, në qoftë se pala ka hequr dorë tërësisht nga kërkesa e vet. Pala që ka hequr dorë nga kërkesa ka për detyrë t’i heqë të gjitha shpenzimet e krijuara deri në pezullimin e procedurës, përveç në qoftë se me dispozita të veçanta nuk është caktuar ndryshe. 4. Pajtimi Pajtimi është një nga mënyrat e përfundimit të procedurës administrative sipas kushteve të caktuara. Kur në procedurë marrin pjesë dy ose më tepër palë me kërkesa të kundërta, personi zyrtar që kryeson procedurën do të angazhohet gjatë gjithë procedurës që palët të pajtohen tërësisht ose, të paktën, në disa pika kontestuese. Pajtimi mund të arrihet me nismën e personit zyrtar, i cili drejton procedurën dhe sme kërkesë të një apo të disa palëve bashkërisht. Pajtimi nuk është i kufizuar në disa faza të procedurës, por mund të bëhet gjatë tërë procedurës. Kjo do të thotë se pajtimi mund të arrihet deri sa të mos përmbarohet vendimi. Në rastin kur pajtimi bëhet pas dhënies së vendimit, në kushte të caktuara palët mund tëmerren vesh ndryshe nga ajo që është caktuar me vendim dhe për mënyrën e ekzekutimit të vendimit. Pajtimi mund të jetë i plotë dhe i pjesshëm, gjë që varet nga raporti i tij ndaj objektit të procedurës. Pajtimi i plotë çon në pezullimin e tërë procedurës, ndërsa pajtimi i pjesshëm vetëm të pjesës së procedurës që i përket objektit të pajtim- 626 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS it. Për pjesën e mbetur të çështjes kontestimore procedura vazhdon. Personi zyrtar,kujdeset sipas detyrës zyrtare për plotësimin e kushteve të pajtimit. Kur për pajtimin janë plotësuar të gjitha kushtet, ai futet në procesverbal. Pajtimi quhet i përfunduar kur palët, pas leximit të procesverbalit të pajtimit, e nënshkruajnë atë. Kopja e legalizuar e procesverbalit

Page 38: Jurispodenca

do t’u dorëzohet palëve, në qoftë se e kërkojnë këtë. Një pajtimi i tillë i përfunduar zëvendëson vendimin në procedurën administrative dhe në bazë të tij mund të ndërmerret edhe ekzekutimi, sepse pajtimi ka fuqinë e vendimit të ekzekutueshëm të dhënë në procedurën administrative. Organi para të cilit është përfunduar pajtimi do të nxjerrë konkluzionin me të cilin, sipas nevojës, do të pezullohet procedura tërësisht apo pjesërisht. Në qoftë se konkluzioni për pezullimin, përkatësisht për vazhdimin e procedurës nuk është në përputhje me pajtimin e përfunduar, kundër konkluzionit lejohet ankim i veçantë. VIII - PROCEDURA DERI NË DHËNIEN E VENDIMIT 1. Vendi dhe roli i procedurës ekzaminuese në procedurën administrative Që të mund të mirret vendimi, është e nevojshme të vërtetohen elementet e rastit konkret, përkatësisht të prokurohet lënda e nevojshme faktike. Kjo do të thotë se duhet të vërtetohen të gjitha faktet dhe rrethanat juridike relevante - edhe ato që shkojnë në favor të palës, edhe ato që janë në dëm të saj, në pajtim me parimin e vërtetësisë materiale. Prandaj, organi i cili kryeson procedurën është i detyruar që t’i vërtetojë ato sipas detyrës zyrtare, pavarësisht nëse pala u referohe atyre ose jo. Pas ngritjes së procedurës administrative rrjedh faza e dytë e saj - procedura ekzaminuese, që përfshin të gjitha veprimet dhe masat e ndërmarra prej ngritjes së procedurës administrative deri në dhënien e vendimit në çështjen administrative. Në procedurat e tjera, kjo pjesë e procedurës quhet procedura e të provuarit (në procedurën civil), përkatësisht shqyrtimi kryesor (në procedurën penale). Zhvillimi i procedurës ekzaminuese i ka dy detyra: 1) vërtetimin e të gjitha fakteve dhe të rrethanave, të cilat janë të rëndësishme për zgjidhjen e çështjes administrative, dhe 2) t’u mundësojë palëve të realizojnë dhe të mbrojnë të drejtat dhe interesat e tyre. Me qëllim të plotësimit të këtyre detyrave, personi zyrtar që zhvillon procedurën, gjatë tërë procedurës mund të sjellë prova për ato fakte të cilat më parë nuk kanë qenë të paraqitura apo ende nuk janë përcaktuar, me qëllim të plotësimit të gjendjes faktike. Personi zyrtar ka për detyrë që, sipas detyrës zyrtare, të urdhërojë paraqitjen e çdo prove, në qoftë se gjen se kjo është e nevojshme për sqarimin e çështjes. Përveç urdhrimit të paraqitjes së provave, personi zyrtar që zhvillon procedurën ka për detyrë që vetëm sipas detyrës zyrtare të prokurojë dhëna 627 E drejta administrative për faktet për të cilat evidencën zyrtare e mban organi kompetent i vendimmarrjes ose një organ, një ndërmarrja a institucion tjetër. Ky rregull është parashikuar me qëllim të përmirësimit të pozitës së palës në procedurë. Kjo në veçanti vlen për faktet nga librat amë të të lindurve, të të kurorëzuarve, të të vdekurve etj. Zbatimi i këtij rregulli kërkon më tepër kontakte me shkrim të organit dhe angazhim më të madh të personave zyrtarë dhe njëkohësisht zvogëlim të dukshëm të ardhjeve të panevojshme të qytetarëve në shërbime me qëllim të prokurimit të ekstrakteve, certifikatave, deklaratave të ndryshme etj. Zbatimi i këtij parimi nuk shkakton pasivizim të palës, posaçërisht në rastet kur procedura zhvillohet lidhur me kërkesën e tij. Në këto raste pala ka për detyrë që gjendjen faktike, mbi të cilën e bazon kërkesën e vet, ta parashtrojë në mënyrë të saktë, të vërtetë dhe konkrete. Personi zyrtar që kryeson procedurën gjatë gjithë procedurës mund ta plotësojë gjendjen faktike dhe të paraqesë prova edhe për faktet të cilat në procedurën e mëhershëm nuk janë paraqitur ose nuk janë vërtetuar ende. Në qoftë se nuk është fjala për fakte të njohura për të gjithë, pala ka për detyrë që për thëniet e veta të ofrojë prova dhe, mundësisht, t’i paraqesë ato, ndërsa kur pala nuk vepron kështu, personi zyrtar do ta thërrasë ta bëjë këtë. Mbledhjen e të dhënave për faktet për të cilat mbahet evidenca zyrtare, organi e bën drejtpërdrejt nëpërmjet personit të saj zyrtar apo me shfrytëzimin e ndihmës juridike. Gjatë zhvillimit të veprimeve procedurale, pala jep deklaratën e vet, si rregull, me gojë, ndërsa këtë mund ta bëjë edhe me shkrim. Kjo varet nga vlerësimi i palës. Përjashtimisht, në qoftë se

Page 39: Jurispodenca

është fjala për fakte të njohura për të gjithë, pala ka për detyrë që për thëniet e veta të ofrojë prova dhe, mundësisht, t’i paraqesë ato. Në qoftë se vetë pala nuk vepron kështu, personi zyrtar që kryeson procedurën do ta thërrasë ta bëjë këtë. Kur palës i është urdhëruar apo i është lejuar të paraqesë deklaratën me shkrim, për këtë arsye nuk mund t’i mohohet e drejta që deklaratën e vet ta japë edhe me gojë. Meqë në kuptim të Ligjit (neni 49), në procedurën që tanimë është ngritur, si palë mund të marrin pjesë edhe personat që dëshirojnë, me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të veta ose të interesave të veta juridike, kurse personi zyrtar që kryeson procedurën do ta studiojë të drejtën e saj për të qenë palë dhe për të do të nxjerrë konkluzion. Kundër konkluzionit lejohet ankim i veçantë. Gjithashtu, personi zyrtar që zhvillon procedurën ka për detyrë që, sipas nevojës, ta paralajmërojë palën për të drejtat e saj në procedurë dhe ta paralajmërojë për pasojat juridike të veprimeve ose të lëshimeve të saja në procedurë. 2. Llojet e procedurës ekzaminuese Procedura ekzaminuese (procedura deri në dhënien e vendimit) zhvillohet në formë të: 1) procedurës së shkurtër ekzaminuese apo 2) procedurës së veçantë ekzaminuese 2.1 Procedura e shkurtër ekzaminuese Procedura e shkurtër ekzaminues zbatohet në rastet kur për vërtetimin e fakteve dhe të rrethanave të nevojshme për zgjidhejn e çështjes 628 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS nuk nevojitet kryerja e veprimeve të veçanta (deklaratat e dëshmitarëve, prokurimi i dokumenteve, ekspertiza, seanca, këqyrje në vend etj.) Këto janë rastet në të cilat gjendja faktike është mjaft e qartë. Që të mund të bëhet dallimi se kur duhet zgjidhur çështja administrative sipas procedurës së shkurtër e kur pas zbatimit të procedurës së veçantë ekzaminuese, në Ligj janë theksuar katër raste kur organi mund të vendosë për çështjen drejtpërdrejt me procedurë të shkurtër, si: - kur pala në kërkesën e vet ka vënë në dukje fakte ose ka paraqitur prova, mbi bazën e të cilave mund të vërtetohet gjendja faktike apo në qoftë se kjo gjendje do të vërtetohet mbi bazën e fakteve të njohura për të gjithë apo të fakteve që janë të njohura për organin; - kur gjendja faktike mund të vërtetohet mbi bazën e të dhënave zyrtare që ka organi dhe nuk nevojitet dëgjimi i veçantë i palës për mbrojtjen e të drejtave apo të interesave juridike të saj; - kur me dispozitë është parashikuar që çështja mund të zgjidhet mbi bazën e fakteve apo të rrethanave që nuk janë provuar plotësisht apo me prova vërtetohen vetëm në mënyrë direkte, kështu që faktet apo rrethanat janë bërë të besueshme, ndërsa nga të gjitha ato rezulton se kërkesa e palës duhet të plotësohet; - kur është fjala për marrjen e masave të ngutshme me interes publik, të cilat nuk mund të shtyhen, ndërsa faktet në të cilat vendimi duhet të bazohet janë vërtetuar ose të paktën janë bërë të besueshme. 2.2 Procedura e veçantë ekzaminuese Sipas rregullit, procedura e veçantë ekzaminuese zbatohet kur duhet të vërtetohen faktet dhe rrethanat që kanë rëndësi për shpjegimin e çështjes apo për t’u dhënë mundësi palëve të realizojnë dhe të mbrojnë të drejtat e tyre dhe interesat juridike. Rrjedha e procedurës ekzaminuese caktohet, sipas rrethanave të rastit të veçantë, nga personi zyrtar që kryeson procedurën, duke respektuar dispozitat e këtij Ligji dhe aktet nënligjore që kanë të bëjnë me çështjen për të cilën është fjala. Në kufijtë e autorizimeve të veta, personi zyrtar që kryeson procedurën sidomos: - cakton se cilat duhet të bëhen veprime në procedurë dhe jep urdhër për zbatimin e tyre, - cakton rendin, sipas të cilit do të kryen veprimet e ndryshme dhe afatet në të cilat do të kryhen ato nëse këto nuk janë parashikuar me ligj, - cakton seancat me gojë dhe dëgjimet, si dhe çdo gjë që nevojitet për mbajtjen e tyre, - vendos se cilat prova duhet të paraqiten dhe me të cilat mjete provuese dhe - vendos për të gjitha propozimet dhe deklaratat.

Page 40: Jurispodenca

Pala ka të drejtë që në mënyrë aktive të marrë pjesë në procedurë. Ajo ka të drejtë që, deri në dhënien e vendimit, t’i plotësojë dhe t’i shpjegojë pohimet e veta dhe, në qoftë se këtë e bën pas mbajtjes së seancës me gojë, ka për detyrë ta arsyetojë pse nuk e ka bërë këtë në seancë. Organi kompetent nuk do të japë vendimin para se palës t’i jetë dhënë mundësia të deklarohet për faktet dhe rrethanat në të cilat duhet të bazohet vendimi, e për të cilat palës nuk i është dhënë mundësia të deklarohet. 629 E drejta administrative 3. Shqyrtimi me gojë Shqyrtimi me gojë paraqet një ndër veprimet më të rëndësishme në zbatimin e procedurës së veçantë ekzaminuese. Mbajtja e shqyrtimit me gojë ka dy qëllime: 1) vërtetimin e fakteve dhe 2) ofrimin e mundësive palëve që të mbrojnë të drejtat dhe interesat juridike të tyre. Në shqyrtimin me gojë më së tepërmi gjejnë zbatim parimet e procedurës administrative, duke filluar nga parimi i vërtetsisë materiale, dëgjimit të palëve, efektivitetit, ekonomizimit, përdorimit të gjuhëve e deri te parimi i dhënies së ndihmës për të tjerët. Mbajtja e shqyrtimit me gojë nuk është veprim detyrues në të gjitha lëndët, zgjidhjes së të cilave i paraprinë procedura e veçantë ekzaminuese. Në procedurat gjyqësore - penale dhe civile, mbajtja e shqyrtimit parashikohet si veprim i detyrueshëm. Në procedurën administrative, personi zyrtar i cili kryeson procedurën, me vetiniciativë apo me propozim të palës, cakton shqyrtimin me gojë dhe atë në çdo rast kur ai është i dobishëm për sqarimin e çështjeve (caktimi fakultativ). Mirëpo, nga Ligji dalin edhe rastet kur personi zyrtar është i detyruar (caktimi i detyrueshëm) të caktojë mbajtjen e shqyrtimit me gojë dhe këtë: 1) në çështjet në të cilat marrin pjesë dy a më tepër palë me interesa të kundërta, 2) kur duhet të kryhet këqyrja në vend, 3) kur duhet të bëhet dëgjimi i dëshmitarëve apo i ekspertëve. Vëllimin dhe ecurinë e shqyrtimit me gojë e cakton personi zyrtar që e kryeson procedurën dhe ai zhvillohet publikisht. Shmangie nga parimi publik Ligji (neni 150) parashikon përjashtimin e publikut gjatë shqyrtimit me gojë ose gjatë një pjese të tij në këto raste: 1) në qoftë se këtë e kërkojnë shkaqet e moralit apo të sigurimit publik, 2) në qoftë se ekziston një rrezik serioz dhe i drejtpërdrejtë i pengimit të shqyrtimit me gojë, 3) në qoftë se duhet të shqyrtohen marrëdhëniet në një familje dhe 4) në qoftë se duhet të shqyrtohen rrethanat që paraqesin sekret zyrtar, afarist, profesional, shkencor ose artistik. Për përjashtimin e publikut nxirret konkluzion, i cili duhet të jetë i arsyetuar dhe i shpallur publikisht. Gjatë komunikimit të vendimit, nuk mund të përjashtohet publiku. Gjithashtu, përjashtimi i publikut nuk ka të bëjë me palët, me të autorizuarit dhe me ndihmësit profesionalë të tyre. Gjatë përgatitjeve për mbajtjen e shqyrtimit me gojë, organi që zhvillon procedurën ka për detyrë të ndërmarrë çdo gjë që nevojitet që shqyrtimi me gojë të kryhet pa zvarritje dhe, mundësisht, pa ndërprerje dhe shtyrje. Me qëllim të sigurimit të mbajtjes racionale dhe ekonomike të shqyrtimit me gojë, organi ka për detyrë që edhe publikisht ta shpallë mbajtjen e tij. Shqyrtimi me gojë mbahet, si rregull, në selinë e organit që zhvillon procedurën dhe kur nevojitet këqyrja në vend jashtë selisë së këtij organi, shqyrtimi me gojë mund të mbahet në vendin e këqyrjes. Përveç kësaj, shqyrtimi mund të mbahet edhe në ndonjë vend tjetër, kur kjo kërkohet për shkak të pakësimit të konsiderueshëm të shpenzimeve dhe për shqyrtimin më me themel, të shpejtë ose më të thjeshtë të çështjes. 630 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS Në fillim të shqyrtimit, personi zyrtar që kryeson procedurën ka për detyrë të konstatojë se cilët prej personave të thirrur janë të pranishëm, kurse lidhur me ata që mungojnë të verifikojë nëse letërthirrjet u janë dorëzuar siç duhet. Kur ndokush prej palëve që nuk është dëgjuar ende nuk ka ardhur në shqyrtim dhe nuk është vërtetuar nëse letërthirrja i është dorëzuar siç duhet ose jo, personi zyrtar që zhvillon procedurën do ta shtyjë shqyrtimin, përveç në rastin kur shqyrtimi me gojë

Page 41: Jurispodenca

është shpallur në kohën e duhur me anë të shpalljes publike. Në qoftë se në shqyrtimin me gojë nuk vjen pala me kërkesën e së cilës është ngritur procedura, megjithëse është thirrur rregullisht, ndërsa nga gjendja e përgjithshme e çështjes mund të supozohet se pala e ka tërhequr propozimin, organi që zhvillon procedurën do ta pezullojë procedurën me anë të konkluzionit, kundër të cilit lejohet ankim i veçantë. Në qoftë se nuk mund të supozohet nëse pala e ka tërhequr ose jo propozimin ose në qoftë se procedura që ka interes publik duhet të vazhdohet sipas detyrës zyrtare, personi zyrtar, sipas rrethanave të rastit, do të zbatojë shqyrtimin pa këtë person, ose do ta shtyjë shqyrtimin. Gjatë procedurës pala paralajmërohet se mund të bëjë vërejte mbi punën që kryhet në shqyrtim, si dhe për pasojat që do të ketë nëse këtë nuk e bën, sepse, nëse nuk bën vërejtje, do të konsiderohet se nuk ka vërejtje. Organi që vendos për çështjen do t’i çmojë në shqyrtim edhe vërejtjet e bëra më vonë, në qoftë se këto mund të kenë ndikim në zgjidhjen e çështjes, si dhe në qoftë se nuk janë bërë pas shqyrtimit me qëllim të zvarritjes së procedurës. Objekti i shqyrtimit ekzaminues duhet të shqyrtohet dhe të konstatohet në mënyrë të plotë. Në qoftë se objekti nuk mund të shqyrtohet në një shqyrtim, personi zyrtar që kryeson procedurën do ta ndërpresë procedurën dhe do të caktojë sa më parë vazhdimin e saj. Me rastin e vazhdimit të shqyrtimit me gojë, personi zyrtar që kryeson procedurën do të paraqesë në vija kryesore ecurinë e shqyrtimit të deriatëhershëm. Për provat me shkrim që paraqiten më vonë nuk nevojitet të caktohet përsëri shqyrtimi me gojë, por palës do t’i jepet mundësia të deklarohet lidhur me to. 4. Çështja paraprake Me rastin e zhvillimit të procedurës, organi mund të ndeshë në ndonjë çështje, pa zgjidhjen e së cilës nuk mund të zgjidhet çështja kryesore, ndërsa kjo çështje përbën një tërësi juridike më vete, për zgjidhjen e së cilës është kompetente gjykata ose ndonjë organ tjetër (çështja paraprake). Në këto raste organi mundet, nën kushtet nga ky ligj, ta shqyrtojë vetë këtë çështje, ose ta ndërpresë procedurën gjersa organi kompetent të mos zgjidhë këtë çështje. Pas konstatimit të ekzistimit të çështjes paraprake, organi që zhvillon procedurën mund të veprojë në dy mënyra: 1) në qoftë se konstaton se çështjen paraprake mund ta shqyrtojë vetë dhe të vendosë në bazë të gjendjes në shkresa apo me zbatimin e provave të nevojshme, do të ndalet në procedurën për çështjen administrative që është objekt i procedurës dhe do të zgjidhë çështjen paraprake, 2) në qoftë se vendos që çështjen paraprake të mos e zgjidhë, por atë duhet ta vendosë organi kompetent, atëherë, deri në zgjidhjen e saj, e ndërpret procedurën me konkluzion, kundër të cilit lejohet ankim i veçantë, përveç në qoftë se konkluzionin e ka nxjerrë organi i shkallës së dytë. 631 E drejta administrative Kur organi që zhvillon procedurën vetë e shqyrton çështjen paraprake, zgjidhja e kësaj çështjeje ka efekt juridik vetëm në çështjen në të cilën kjo çështje është zgjidhur. Në çështjen e ekzistimit të veprës penale ose të përgjegjësisë penale të kryerësit, organi që zhvillon procedurën është i lidhur me aktgjykimin e formës së prerë të gjykatës penale, me të cilin i pandehuri deklarohet fajtor. Në qoftë se organi e ndërpret procedurën, ndërsa procedura për zgjidhjen e çështjes paraprake që mund të zhvillohet vetëm sipas detyrës zyrtare ende nuk është ngritur pranë organit kompetent, ai do të kërkojë që organi kompetent ta ngrejë procedurën për këtë çështje. Situatë tjetër kemi në çështjen në të cilën procedura për zgjidhjen e çështjes paraprake ngrihet me rastin e kërkesës së palës; organi që zhvillon procedurën administrative mund t’i urdhërojë me konkluzion njërës nga palët që, me qëllim të zgjidhjes së çështjes paraprake, të kërkojë nga organi kompetent ngritjen e procedurës, duke i caktuar afatin në të cilin ka për detyrë ta bëjë këtë dhe që për kërkesën e paraqitur t’i paraqesë provën, ndërsa do ta paralajmërojë palën për pasojat e ometimit. Kur ndodh ndërprerja e procedurës për shak të zgjidhjes së çështjes paraprake pranë organit kompetent, procedura e ndërprerë do të vazhdohet pasi vendimi i nxjerrë për këtë çështje të ketë marrë formën definitive. Në qoftë se kemi të bëjmë me çështjen të kompetencës gjyqësore, atëherë procedura e ndërprerë do të vazhdohet pas zgjidhjes së plotfuqime të çështjes paraprake.

Page 42: Jurispodenca

5. Të provuarit 5.1 Objekti i të provuarit dhe procedura e paraqitjes së provave Zgjidhjes së çështjes administrative i paraprin vërtetimi i të gjitha fakteve të nevojshme për të. Faktet të cilat shërbejnë si bazë për dhënien e vendimit vërtetohen me prova. Kjo bëhet me paraqitjen e veprimeve përkatëse procedurale, të cilat quhen të provuarit apo paraqitja e provave. Provat ndahen në të drejtpërdrejtae dhe të tërthorta. Të provuarit e drejtpërdrejtë kemi kur nga provat e paraqitura konstatojmë drejtpërsëdrejti ekzistimin apo mosekzistimin e ndonjë fakti. Nga provat e tërthorta së pari vërtetojmë faktin që ajo nuk është në lidhje të drejtpërdrejtë me objektin e procedurës, andaj nga ekzistimi i saj konstatojmë për ekzistim të faktit relevant juridik. Si mjet provues do të përdoret çdo gjë që është e përshtatshme për të vërtetuar gjendjet e çështjes dhe që i përgjigjet rastit të veçantë, siç janë: dokumentet, përkatësisht kopja mikrofilmike e dokumentit ose riprodhimi i kësaj kopjeje, dëshmitarët, deklaratat e palëve, ekspertët, këqyrja në vend. Nuk do të provohen këto fakte: 1) faktet e pakontestueshme, 2) faktet e njohura për të gjithë dhe 3) faktet, ekzistimin e të cilave e supozon ligji. Nëse ndonjë fakt duhet të provohet ose jo, për këtë vendos personi zyrtar që kryeson procedurën, varësisht nëse ky fakt mund të ketë ndikim në zgjidhjen e çështjes. Provat, si rregull, paraqiten pasi të jetë konstatuar ç’është kontestuese dhe ç’duhet të provohet lidhur me faktet. Në qoftë se të provuarit para organit që zhvillon procedurën është i pamundur, lidhet me shpenzime të mëdha ose me humbje të madhe kohe, të provuarit ose provat e veçanta mund të paraqiten para organit të lutur (ndihma juridike). 632 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS 5.2 Të provuarit me dokumente Dokumentet që përdoren si prova në të gjitha procedurat (penale, civile, administrative etj.) ndahen në: 1) publike dhe 2) private. Sipas Ligjit (neni 164) publik është ai dokument që i plotëson këto kushte: - të jetë në formë të rregullt, - a ketë lëshuar organi i administratës, gjykata apo organi tjetër i pushtetit në kufijtë e kompetencës së vet apo ndërmarrja dhe institucioni që kryejnë punë në bazë të autorizimeve publike. Dokumentet private i japin apo i përpilojnë personat privatë. Këto mund të jenë deklarata të ndryshme me shkrim për ndonjë ngjarje, kontratat, librat privatë afaristë, procesverbalet për ndonjë bisedë private apo marrëveshje etj. Për dallim nga dokumenti publik, saktësia e të cilit në tërësi presupozohet dhe që vlen derisa pranë organit tjetër nuk dëshmohet ndryshe, me dokumentin privat provohet, si rregull, kush është hartuesi, përkatësisht nënshkruesi, ndërsa përmbajtja e dokumentit vlerësohet sipas rregullave për vlerësimin e provave të tjera (p.sh. deklaratat e dëshmitarëve), përkatësisht sipas parimit të vlerësimit të lirë të provave. Kur në dokument diçka është prishur me vizë, është gërvishtur ose është fshirë, është vënë diçka tjetër ose në dokument ekzistojnë të meta të tjera të jashtme, personi zyrtar që kryeson procedurën do të çmojë, sipas të gjitha rrethanave, nëse me këtë dhe në ç’masë është pakësuar vlera provuese e dokumentit ose dokumenti e ka humbur plotësisht vlerën provuese për të vendosur mbi çështjen për të cilën zhvillohet procedura. Dokumentet që shërbejnë si provë paraqiten nga palët ose ato i merr organi që zhvillon procedurën. Pala e paraqet dokumentin në origjinal, përkatësisht në kopjen mikrofilmike të dokumentit ose si riprodhim të kësaj kopjeje ose në kopjen e legalizuar, ndërsa mund ta paraqesë edhe në kopjim të thjeshtë. Kur disa fakte ose rrethana janë vërtetuar më parë në shqyrtimin publik nga organi që ishte për këtë kompetent (si p.sh. letërnjoftimi, certifikata nga libri amëz), organi që zhvillon procedurën do t’i marrë këto fakte dhe rrethana si të provuara. Nëse është fjala për fitimin ose humbjen e së drejtës, ndërsa ekziston gjasa se këto fakte dhe rrethana janë ndryshuar më vonë ose ato në bazë të dispozitave të veçanta duhet të provohen në mënyrë të veçantë, personi zyrtar do të kërkojë që pala të paraqesë prova të veçanta për këto fakte dhe rrethana ose ato do t’i marrë vetë organi. 5.3 Certifikatat

Page 43: Jurispodenca

Certifikatat janë një lloj i veçantë i dokumenteve, të cilat u shërbejnë palëve për të provuar fakte të caktuara. Certifikatat nuk lëshohen vetëm me qëllim të provuari të fakteve në procedurën administrative, por edhe në procedurat e tjera. Me certifikata konstatohen apo vërtetohen fakte të caktuara, varësisht nga ajo nëse lëshohen në bazë të evidencës zyrtare apo është e nevojshme të zbatohet procedura e provave me qëllim të konstatimit të fakteve. 633 E drejta administrative Certifikatat për faktet nga evidenca zyrtare. - Këto certifikata, përkatësisht dokumente të tjera (certifikata, vërtetime etj.), organet dhe ndërmarrjet e institucionet tjera që ushtrojnë autorizime publike kanë për detyrë t’i lëshojnë në të gjitha rastet, kur për faktet e caktuara mbajnë evidencë zyrtare. Kështu, p.sh., organet dhe ndërmarrjet e institucionet që kryejnë autorizime publike mbajnë numër të madh të evidencave zyrtare: për të hyrat kadastrale të qytetarëve, lindjetn, kurorëzimet, vdekjet, të punësimin, të pensionet etj., andaj për të gjitha këto fakte, me kërkesë të palës, kanë për detyrë të lëshojnë certifikata. Me evidencën zyrtare nënkuptohet evidenca që është themeluar me dispozitë. Me qëllim të lehtësimit të pozitës së palëve, certifikatat dhe dokumentet e tjera mbi faktet për të cilat mbahet evidenca zyrtare i jepen palës me kërkesën me gojë, si rregull, në të njëjtën ditë kur ajo ka kërkuar lëshimin e certifikatës, përkatësisht të dokumentit tjetër, por jo më vonë se brenda 15 ditëve, në qoftë se me dispozitat me të cilat është themeluar evidenca zyrtare nuk është caktuar ndryshe. Palët kanë të drejtë të ushtrojnë ankim kur, në afatin e parashikuar, nuk është lëshuar certifikata (heshtja e administratës), si dhe të ngrejnë kontest administrativ. Në qoftë se organi, përkatësisht ndërmarrja apo institucioni me autorizime publike konsiderojnë se duhet refuzuar kërkesa për dhënien e certifikatës, përkatësisht të një dokumentit tjetër, kanë për detyrë të japin për këtë gjë vendim të veçantë, ndaj të cilit pala ka të drejtë të paraqesë ankim sikurse edhe ndaj çdo akti tjetër administrativ. Certifikata për faktet për të cilat nuk mbahet evidenca zyrtare. - Këtë lloj të certifikatave organet, përkatësisht ndërmarrjet dhe institucionet me autorizime publike kanë për detyrë ta lëshojnë vetëm atëherë kur kjo është caktuar me ligj. Certifikata ose një dokument tjetër i lëshuar për faktet për të cilat mbahet evidencë zyrtare, nuk e lidh (detyron) organin të cilit i është paraqitur si provë dhe i cili duhet të vendosë për çështjen. Certifikata apo një dokument tjetër i jepet palës, përkatësisht vendimi për refuzimin e kërkesës merret dhe i jepet palës brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës, ndërsa kur nuk veprohet kështu, konsiderohet se kërkesa e palës është refuzuar. 5.4 Të provuarit me dëshmitarë Si edhe procedurat e tjera (gjyqësore, e kundërvajtjes etj.), edhe procedura administrative njeh të provuarit me anë të dëshmitarëve. Dëshmitar mund të jetë çdo person që ka qenë i aftë ta vërejë faktin për të cilin duhet të dëshmojë dhe që është në gjendje që vrojtimet e veta t’i komunikojë. Personi që merr pjesë në procedurë në cilësi të personit zyrtar nuk mund të jetë dëshmitar. Çdo person që thirret si dëshmitar ka për detyrë t’i përgjigjet thirrjes dhe të dëshmojë në qoftë se me këtë ligj nuk është caktuar ndryshe. Dëshmitarët dëgjohen veç e veç, pa praninë e atyre dëshmitarëve që do të dëgjohen më vonë, ndërsa dëshmitari i dëgjuar nuk bën të largohet pa lejen e personit zyrtar që kryeson procedurën. Personi që për shkak të sëmundjes apo të paaftësisë trupore nuk mund t’i përgjigjet thirrjes, do të pyetet në banesën e vet. Kur dëshmitari nuk e zotëron gjuhën në të cilën zhvillohet procedura, do të pyetet me anë të interpretit, ndërsa kur dëshmitari është shurdhër, pyetjet do t’i bëhen me shkrim e nëse është memec, do të thirret të 634 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS përgjigjet me shkrim. Dëshmitari mund të refuzojë të dëshmojë në këto raste: 1) për çështjet e veçanta atëherë kur përgjigja do të paraqiste turp të madh, dëm të madh në

Page 44: Jurispodenca

pasuri ose ndjekje penale për të, për gjininë e gjakut në vijë të drejtë, kurse në vijë anësore deri në shkallën e tretë përfundimisht, për bashkëshortin e tij ose për gjininë e bashkëshortit deri në shkallë të dytë, përfundimisht edhe atëherë kur martesa ka pushuar, si dhe për kujdestarin ose të kujdesurin, për birësuesin apo të birësuarin, 2) në çështje të veçanta, në të cilat nuk mund të përgjigjej pa e shkelur detyrimin, përkatësisht të drejtën e ruajtjes së sekretit afarist, profesional, artistik apo shkencor, 3) për atë që pala ia ka besuar dëshmitarit si të autorizuarit të vet dhe 4) për atë për të cilën pala ose personi tjetër i është rrëfyer dëshmitarit si predikues fetar. Me qëllim të sigurisë dhe të racionalitetit në zbatimin e procedurës, në veçanti të procedurës së provave, Ligji ka përcaktuar masa që mund të zbatohen ndaj dëshmitarëve, si për ata që nuk i përgjigjen thirrjes për dëshmim, ashtu edhe për ata që i janë përgjigjur thirrjes, por refuzojnë të dëshmojnë. Konkluzionin për caktimin e dënimit me gjobë e nxjerr personi zyrtar që kryeson procedurën në marrëveshje me personin zyrtar të autorizuar për të vendosur për çështjen, ndërsa pranë organit të lutur - në marrëveshje me eprorin e këtij organi, përkatësisht me personin zyrtar të autorizuar për të vendosur në çështjet e ngjashme. Pasi t’i ketë dëgjuar dëshmitarët, personi zyrtar që kryeson procedurën mund të vendosë që dëshmitari të bëjë betimin për thënien e vet. Nuk do të betohet dëshmitari i mitur ose që nuk mund ta kuptojë në mënyrë të mjaftueshme rëndësinë e betimit. Dëshmitarët memecë që dinë shkrimlexim betohen duke e nënshkruar tekstin e betimit, ndërsa dëshmitarët e shurdhër do ta lexojnë tekstin e betimit. Kur dëshmitarët memecë ose ata të shurdhër nuk dinë shkrim-lexim, do të betohen me anë të interpretit. 5.5 Të provuarit me anë të ekspertëve Ekspertimi është një mjet provues, me ndihmën e të cilit konstatohen apo vlerësohen faktet me anë të dijes së veçantë profesionale që nuk e disponon personi zyrtar që kryeson procedurën, ndërsa ekspertët janë persona që kanë dije të posaçme profesionale të nevojshme për konstatimin ose çmuarjen e fakteve të rëndësishme për zgjidhjen e çështjeve. Për dallim prej dëshmitarëve që mund të jenë vetëm personat fizikë, ekspertë mund të jenë edhe personat juridikë. Këta, si rregull, janë ata profesionistë që, në radhë të parë, kanë autorizim për dhënie të mendimit rreth çështjeve të degës përkatëse, që caktohen sipas detyrës zyrtare ose me propozimin e palës. Eksperti mund ta refuzojë ekspertimin për të njëjtat shkaqe për të cilat dëshmitari mund ta refuzojë dëshmimin e vet. Para fillimit të ekspertimit, eksperti duhet të paralajmërohet se ka për detyrë që objektin ta shqyrtojë me kujdes dhe që në konstatimin e vet të theksojë saktësisht atë që vë re dhe që konstaton, si dhe që mendimin e vet të arsyetuar ta paraqesë në mënyrë të paanshme dhe në pajtim me rregullat e shkencës e të mjeshtërisë. Personi zyrtar që kryeson procedurën i tregon pastaj ekspertit objektet që ky duhet t’i shqyrtojë. Kur eksperti e paraqet konstatimin dhe mendimin e vet, personi zyrtar që kryeson procedurën, sikurse edhe palët, mund t’i bëjnë pyetje dhe të 635 E drejta administrative kërkojnë shpjegime lidhur me konstatimin dhe mendimin e dhënë. Ekspertit mund t’i urdhërohet të bëjë ekspertimin edhe jashtë shqyrtimit me gojë dhe mund të kërkohet që në shqyrtimin me gojë ai ta arsyetojë konstatimin dhe mendimin e vet me shkrim. Kur janë caktuar disa ekspertë, këta mund ta japin kostatimin dhe mendimin e vet bashkërisht. Në rastet kur konstatimi dhe mendimi i ekspertit nuk janë të qarta apo të plota ose nëse konstatimet dhe mendimi i ekspertëve ndryshojnë esencialisht midis tyre ose kur mendimi nuk është arsyetuar sa duhet ose nëse shfaqet dyshimi i bazuar ndaj saktësisë së mendimit të dhënë, kurse këto të meta nuk mund të mënjanohen as me ridëgjimin e ekspertit, ekspertimi do të përsëritet me ekspertë të njëjtë ose ekspertë të tjerë, ndërsa mund të kërkohet edhe mendimi i ndonjë institucioni shkencor ose profesional. Procedura administrative si lloj të veçantë të ekspertizës, si edhe procedurat e tjera, njeh interpretët të cilët pjesëmarrësve në procedurë u ndihmojnë që më lehtë të kuptohen. Këto janë rastet kur ndonjëri nga pjesëmarrësit në procedurë nuk e di gjuhën apo shkrimin në të cilën zhvillohet

Page 45: Jurispodenca

procedura apo të cilët nuk janë në gjendje që normalisht të kuptohen, për shkak të mungesave të caktuara (memec, të shurdhër etj). Meqë interpretët Ligji i vë në pozitë të njëjtë si edhe ekspertët e tjerë, është caktuar që ndaj interpretëve të zbatohen përshtatshmërisht të gjitha rregullat që zbatohen edhe ndaj ekspertëve. 5.6 Të provuarit me këqyrje në vend Këqyrja në vend është vrojtimi i drejtpërdrejtë i fakteve dhe rrethanave të rëndësishme për zgjidhjen e çështjeve nga personi zyrtar që kryeson procedurën. Andaj, këqyrja në vend konsiderohet si një nga mjetet provuese më të rëndësishme dhe më të forta. Për nevojën e të provuarit me këqyrje në vend si mjet provues, vendos, sipas bindjes së vet, personi zyrtar që kryeson procedurën. Edhe palët kanë të drejtë të jenë të pranishme gjatë këqyrjes në vend dhe ajo mund të bëhet edhe me pjesëmarrjen e ekspertëve. Këqyrja e sendit, që pa ndonjë vështirësi mund të bihet në vendin ku zhvillohet procedura, do të bëhet në atë vend, ndryshe ajo bëhet në vendin ku ndodhet sendi. Zotëruesi ose poseduesi i sendit, i lokaleve ose i tokës që duhet të këqyren ose në të cilat përkatësisht mbi të cilat ndodhen sendet e këqyrjes në vend ose nëpër të cilat nevojitet të kalohet, është i detyruar të lejojë të bëhet këqyrja në vend. Kur zotëruesi ose poseduesi nuk lejon të bëhet këqyrja në vend, do të zbatohen përshtatmërisht dispozitat e këtij ligji që kanë të bëjnë me refuzimin e dëshmimit. 5.7 Prova me deklaratën e palës Deklarata e palës është mjeti më i dobët provues i parashikuar me Ligj. Për këtë, ai përdorimin e këtij mjeti provues e kufizon, sepse personat zyrtarë që zbatojnë procedurën këtë mjet provues mund ta përdorin vetëm në raste të caktuara, si: 1) në qoftë se për vërtetimin e faktit të caktuar nuk ekziston prova direkte, 2) nëse fakti i tillë nuk mund të vërtetohet në bazë të mjeteve të tjera provuese, 3) në qoftë se është fjala për çështje me rëndësi të vogël, ndërsa faktin e caktuar do të duhej vërtetuar me anë të dëgjimit të dëshmitarit që jeton në një vend që është larg nga selia e organit, 636 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS 4) nëse për shkak të marrjes së provave të tjera, do të vështirësohej realizimi i së drejtës së palës, dhe 5) në qoftë se me ligj është caktuar që fakte të caktuara mund të provohen me anë të deklaratës së palës. Se a mund të konsiderohet si provë e besueshme deklarata e palës, e cila në rastet e përmendura mund të shërbejë si mjet provues, e vlerëson, sipas bindjes së vet të lirë, personi zyrtar i autorizuar. Para marrjes së deklaratës nga pala, personi zyrtar që kryeson procedurën ka për detyrë ta paralajmërojë palën për përgjegjësinë penale dhe materiale që rezulton nga dhënia e deklaratës së rreme. Kur ekziston dyshim i bazuar se ndonjë provë nuk do të mund të merrej më vonë ose nëse paraqitja e saj do të vështirësohej, me qëllim të sigurimit të provës, kjo provë mund të merret në çdo gjendje të procedurës e edhe para se të ngrihet procedura. Sigurimi i provave bëhet sipas detyrës zyrtare ose me propozimin e palës, përkatësisht të personit që ka interes juridik, ndërsa është kompetent organi që zhvillon procedurën. Për sigurimin e provave nxirret konkluzion i veçantë, ndërsa kundër konkluzionit me të cilin refuzohet propozimi për sigurimin e provave lejohet ankim i veçantë, i cili nuk e pezullon procedurën. IX - VENDIMET DHE KONKLUZIONET 1. Nocioni i vendimit në përgjithësi Vendimi është akt administrativ me të cilin vendoset për lëndën në procedurë, përkatësisht për çështjen kryesore. Me vendim përfundohet procedura e shkallës së parë për çështjen e caktuar administrative. Lloji i dytë i akteve në procedurën administrative janë konkluzionet. Me konkluzion vendoset për të gjitha çështjet, të cilat si dytësore paraqiten lidhur me zbatimin e procedurës e që nuk vendosen me vendim.

Page 46: Jurispodenca

Me konkluzione, në të vërtetë, drejtohet rrjedha e procedurës. Pos dallimeve në pikëpamje të fiushës për të cilën vendoset me vendim, përkatësisht me konkluzion, ekziston dallimi edhe në pikëpamje tëdhënies së tyre, sepse vendimin e merr organi, përkatësisht eprori i organit ose personi zyrtar i autorizuar për vendimmarrje, kurse konkluzionin e nxjerr personi zyrtar që kryen atë veprim të procedurës, me ç’rast është lajmëruar çështja që është objekt i konkluzionit, nëse me ligj apo me dispozitë nuk është përcaktuar ndryshe. Dallimi tjetër shihet në atë se vendimet, si rregull, kanë formën me shkrim, ndërsa konkluzionet komunikohen me gojë. Në formën me shkrim konkluzioni jepet me kërkesë të personit që mund të paraqesë ankim ose kur mund të kërkohet që ai të ekzekutohet menjëherë. 2. Llojet e vendimeve Vendimet në procedurën administrative mund të grupohen sipas kritereve të ndryshme. Zakonisht përmenden këto lloje të vendimeve. 1) vendimet juridikisht të lidhura (varura) dhe vendimet që nxirren në bazë të vlerësimit të lirë (diskrecionale), 637 E drejta administrative 2) vendimet me shkrim dhe me gojë dhe vendimet në formë të passhënimt në shkresë, 3) vendimet që i merr një organ dhe vendimet që i marrin dy apo më tepër organe në bashkëpunim, 4) vendimet e plota, të pjesshme dhe plotësuese, 5) vendimet për çështjen kryesore dhe të përkohshme, 6) vendimet që i përkasin një personi, vendimi i përbashkët dhe vendimet gjenerale. Vendimet e varura janë ato te të cilat, që më parë, është parashikuar se kanë për t’u marrë dhe se çfarë ka për të qenë përmbajtja e tyre. Kjo do të thotë se kur plotësohen kushtet për fitimin e ndonjë të drejte apo për caktimin e detyrimit, organi kompetent do të japë vendim përkatës, sepseai që më parë është i lidhur me dispozitë për një zgjidhje të tillë. Në qoftë se, p.sh., ndokush argumenton se i plotëson kushtet për lejimin e ndërtimit, atëherë për këtë do të jepet vendimi përkatës. Vendimet diskrecionale merren vetëm në çështjet administrative për të cilat kjo është parashikuar me ligj ose me dispozita të tjera të bazuara në ligj. Vlerësimi i lirë apo diskrecional ka të bëjë me autorizimin e organit për të zgjedhur midis disa alternativave, me më tepër zgjidhje që juridikisht janë të njëjta. Është rregull që vendimet të jepen me shkrim. Vendimi me gojë, përjashtimisht, mund të merret, në qoftë se kjo është mundësuar me ligj ose me dispozitë të dhënë në bazë të ligjit. Vendimin me gojë, ligji e parashikon në rastet kur kemi të bëjmë me ndërmarrjen e masave tejet të ngutshme me qëllim të sigurimit të rendit publik dhe të sigurisë apo me qëllim të mënjanimit të rrezikut direkt për jetën dhe shëndetin e njerëzve dhe të pasurisë. Një lloj të veçantë të vendimeve me gojë e përbëjnë vendimet në formë passhënimi në shkresë, e cila përbëhet vetëm nga dispozitivi, në qoftë se shkaqet janë evidente. Në qoftë se pala kërkon vendimin me shkrim, ai duhet t’i jepet. Vendimet në të shumtën e rasteve i jep një organ - individual apo kolektiv. Vendimet e përbëra ose të shumta (vendimet që jepen me bashkëpunimin e dy ose më tepër organeve) përbëhen prej dy ose më tepër akteve. Këto janë rastet e dhënies së së vendimeve : - të dy ose më tepër organeve, - dhënia e vendimit me pëlqimin paraprak të organit tjetër, - dhënia e vendimit me vërtetimin ose pëlqimin e organit tjetër, - dhënia e vendimit pas marrjes së mendimit. Kur me vendim është vendosur për të gjitha çështjet që kanë qenë objekt i procedurës, atëherë është fjala për zgjidhje të plotë, që përbëjnë rastet më të shpeshta. Për dallim nga një vendimi i tillë, ligji parashikon edhe vendimin e pjesshëm dhe plotësues. Me vendimn të pjesshëm vendosen vetëm disa prej pikave të arrira për zgjidhje të një çështjeje dhe kur kjo është e përshtatshme. Mundësia e shfrytëzimit të institucionit të vendimit të

Page 47: Jurispodenca

pjesshëm gjen zbatim kur një a më tepër palë, në një procedurë, realizojnë disa kërkesa të ndryshme. Vendimi i pjesshëm, nga aspekti i mjeteve juridike 638 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS dhe i ekzekutimit, konsiderohet si vendim më vete. Vendimi plotësues paraqitet në atë situatë procedurale kur organi kompetent nuk ka vendosur me vendim mbi të gjitha çështjet që kanë qenë objekt i procedurës, andaj atë lëshim organi e korrrigjon me vendimin plotësues, me të cilin përfshihen vetëm ato çështje që nuk janë përfshirë me vendimin e dhënë. Në qoftë se lënda është shqyrtuar sa duhet, vendimi plotësues mund të jepet pa zbatimin e përsëritur të procedurës ekzaminuese. Vendimi i pjesshëm dhe ai plotësues mund të merren kryesisht dhe me propozim të palës. Sipas çështjes kryesore dhe të disa çështjeve apo të marrëdhënieve kontestuese, vendimet ndahen në vendime për çështjen kryesore dhe vendime të përkohshme. Në qoftë se para përfundimit të procedurës vlerësohet se është e nevojshme marrja e vendimit me të cilin përkohësisht do të rregullohen çështjet apo marrëdhëniet e caktuara kontestuese, një vendimi i tillë merret si i përkohshëm dhe në të duhet të theksohet shprehimisht se ai është i përkohshëm. Organi mund të japë vendim të përkohshëm në bazë të propozimit të palës. Dhënia e vendimit të përkohshëm në bazë të propozimit të palës mund të kushtëzohet nga organi kompetent me dhënien e sigurisë për dëmin që do të mund të shkaktohej si pasojë e ekzekutimit të këtij vendimi për palën kundërshtare, po qe se kërkesa themelore e propozuesit nuk pranohet. Vendimi i përkohshëm t, nga aspekti i mjeteve juridike dhe i ekzekutimit, konsiderohesi vendim më vete. Me vendimin për çështjen kryesore që jepet pas përfundimit të procedurës, prishet vendimi i përkohshëm i dhënë gjatë procedurës. Në çështjet administrative që i përkasin një numrit më të madh personash të caktuar ka mundësi që për të gjithë ata persona të nxirret një vendim i përbashkët. Të gjithë ata duhet të përmenden në dispozitiv, ndërsa në arsyetim të vendimit duhet të vihen në dukje arsyet që kanë të bëjnë me secilin person. Në rastet kur kemi të bëjmë me çështje që i përkasin një numrit më të madh personash, të cilët janë të panjohur për organin, merren vendime gjenerale (të përgjithshme), nga të cilat duhet të konstatohet lehtë se për cilët persona bën fjalë vendimi (p.sh. qytetarët ose pronarët e pasurive në një rrugë të caktuar etj.). Secili prej këtyre personave, mund ta kundërshtojë vendimin gjeneral me ankim, me kusht që nga ankimi mund të konstatohet se vendimi i përket të ankuarit. 3. Marrja e vendimeve Vendim mund të marrin organet individuale, organet kolegjiale, organet ekzekutive, ndërmarrjet dhe institucionet, kur në kryerjen e autorizimeve të besuara publike vendosin çështje administrative. Kur çështjen administrative e vendos organi individual, vendimin në procedurën administrative e merr eprori i organit, nëse me dispozitën për organizimin e atij organi apo me dispozita të tjera të veçanta nuk është caktuar ndryshe. Një personi tjetër zyrtar, përveç eprorit, mund të japë vendim në procedurën administrative, nëse është i autorizuar për vendimmarrje në një lloji të caktuar çështjesh (ndihmësit e eprorit të organit, udhëheqësit e sektorëve të ndryshëm, drejtorët etj.). Atë autorizim e jep eprori i organit. 639 E drejta administrative Vendimin në çështjet administrative në organet kolegjiale e merr vetë organi kolegjial, në qoftë se me ligj, përkatësisht me vendim të kuvendit të komunës nuk është caktuar që kryetari i organit kolegjial të japë vendime në procedurën administrative. Organi kolegjial mundet, në bazë të ligjit, të dispozitës së bazuar në ligj apo vendimit të kuvendit të komunës ta autorizojë personin zyrtar të atij organi që të vendosë në çështjet administrative. Personi zyrtar që e ka zhvilluar procedurën, organit kompetent kolegjial i paraqet referatin dhe propozimin e vendimit, në qoftë se me dispozita të veçanta nuk është caktuar që një referat të tillë e paraqet komisioni apo një organ tjetër i administratës.

Page 48: Jurispodenca

4. Forma dhe pjesët përbërse të vendimit Çështja e formës dhe e pjesëve përbërse të vendimit ka rëndësi praktike, sepse kemi të bëjmë me një akt formal nga i cili zakonisht dalin efekte të rëndësishme juridike. Andaj, ligji shprehimisht cakton që secili vendim duhet të titullohet si i tillë, në qoftë se me dispozita të veçanta nuk është parashikuar që vendimit të mund t’i vihet edhe ndonjë titull tjetër (në vend me vendim, procedura administrative mund të përfundojë me ndonjë leje pune, leje ndërtimi, pëlqim etj.). Vendimi, si rregull, jepet në formën me shkrim, ndërsa përjashtimisht, në rastet e parashikuara me këtë ligj ose me dispozita të nxjerra në bazë të ligjit, vendimi mund të jepet edhe gojarisht. Pjesët përbërëse të vendimit janë: hyrja, pjesa urdhëruese (dispozitivi), arsyetimi, udhëzimi për mjetin juridik, emërtimi i organit bashkë me numrin dhe datën e vendimit, nënshkrimi i personit zyrtar dhe vula e organit. Në qoftë se vendimi përpunohet në mënyrë mekanogarafike, në vend të nënshkrimit dhe të vulës mund të përmbajë faksimilen. Pjesët përbërëse të detyrueshme të hyrjes janë: emërtimi i organit që jep vendimin, dispozita për kompetencën e këtij organi, emri i palës dhe i përfaqësuesit apo i të autorizuarit të saj ligjor, në qoftë se ky ekziston dhe një shënim i shkurtër për objektin e procedurës. Sipas legjislacionit aktual në Kosovë, vendimet dhe dokumentet zyrtare të lëshuara nga organet e institucioneve të përkohsme të vetëqeverisjes në Kosovë, para hyrjes, përmbajnë mbititullin e institucionit të përkohshëm vetëqeverisës, i cili figuron në pjesën e sipërme në qendër të çdo faqeje të parë të çdo vendimi apo dokumenti zyrtar në tri gjuhë, të renditura njëri nën tjetrën (anglisht, shqip, serbisht) dhe janë identik sipas formës, madhësisë dhe karakteristikave të tjera të shtypit. Me pjesën urdhëruese (dispozitivin) vendoset për objektin e procedurës në tërësi dhe për të gjitha kërkesat e palëve, për të cilat gjatë procedurës nuk është vendosur veç e veç. Pjesa urdhëruese (dispozitivi) duhet të jetë e shkurtër dhe konkrete dhe, po të jetë nevoja, mund të pjesëtohet në disa pika, si dhe mund të vendoset edhe për shpenzimet e procedurës, në qoftë se ka pasur të tilla. Kur me vendim urdhërohet kryerja e ndonjë veprimi, në pjesën udhëruese do të caktohet edhe afati kur duhet të kryhet ky veprim, ndërsa kur është parashikuar që ankimi të mos e shtyjë ekzekutimin e vendimit, kjo duhet të theksohet në pjesën urdhëruese. Arsyetimi i vendimit përmban: shtjellimin e shkurtër të kërkesës së palëve, gjendjen e vërtetuar faktike, sipas nevojës edhe shkaqet që kanë qenë vendimtare gjatë çmuarjes së provave, shkaqet për të cilat nuk është pranuar ndonjëra prej kërke- 640 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS save të palëve, dispozitat juridike dhe shkaqet të cilat, duke marrë parasysh gjendjen faktike të vërtetuar, janë marrë për bazë me rastin e marjes së vendimit sikundër është dhënë në pjesën urdhëruese. Po qe se ankimi nuk e shtyn ekzekutimin e vendimit, arsyetimi duhet të përmbajë edhe referimin në dispozitën që e parashikon këtë. Në arsyetimin e vendimit duhet të arsyetohen edhe ato konkluzione kundër të cilave nuk lejohet ankimi i veçantë. Me udhëzimin për mjetin juridik pala njoftohet nëse kundër vendimit mund të bëhet ankim ose të ngrihet kontesti administrativ ose ndonjë proces tjetër para gjykatës. Nëse kundër vendimit mund të bëhet ankim, në udhëzim theksohet se kujt i bëhet dhe kujt, në cilin afat dhe me sa taksa i dorëzohet, si dhe mund të bëhet edhe në procesverbal. Ndërkaq, kur kundër vendimit mund të ngrihet kontesti administrativ, në udhëzim theksohet se cilës gjykatë duhet t’i paraqitet padia dhe brenda cilit afat, ndërsa kur mund të ngrhtet procedura tjetër para gjykatës, përmendet gjykata së cilës mund t’i drejtohet dhe në cilin afat. Në qoftë se akti administrativ nuk përmban asnjë udhëzim për mjetin juridik, ai konsiderohet akt me të meta, andaj për palën nuk mund të krijohen kurrfarë pasojash të dëmshme. Në këtë rast pala mundet, duke vepruar sipas dispozitave, të paraqesë ankim ose brenda tetë ditësh të kërkojë nga organi që ka marrë vendimin ta plotësojë atë. Në një rast të tillë, afati i ankimit, përkatësisht i padisë gjyqësore, fillon të ecë nga dita e dorëzimit të vendimit të plotësuar. Në qoftë se në aktin administrativ është dhënë udhëzim i gabuar, gjithashtu, pala mund të veprojë sipas dispozitave në fuqi apo sipas udhëzimit të dhënë, për çka nuk mund të ketë pasoja të

Page 49: Jurispodenca

dëmshme. Po ashtu, është e mundshme që organi gabimisht ta udhëzojë palën se ka vend për ankim, edhe pse me dispozitat në fuqi kjo nuk është e mundur. Në një rast të tillë afati për ngritjen e kontestit administrativ fillon të ecë nga dita e marrjes në dorëzim të vendimit, me të cilin ankimi është hedhur poshtë, në qoftë se pala, para kësaj, nuk e ka ngritur kontestin administrativ. 5. Afati për dhënien e vendimit të shkallës së parë Me ligj janë caktuar dy afate për veprim sipas kërkesave të palëve. Afati i parë prej një muaji, në qoftë se me dispozita të veçanta nuk është caktuar një afat më i shkurtër, ka të bëjë me rastet kur para dhënies së vendimit nuk ka nevojë të zbatohet procedura e veçantë ekzaminuese, as nuk ekzistojnë shkaqet e tjera, për të cilat nuk mund të merret vendimi pa shtyrje (zgjidhja e çështjes paraprake etj.). Rasti i dytë (afati dymujor) vlen për të gjitha rastet e tjera. Në qoftë se kërkesa konkrete e palës nuk zgjidhet dhe vendimi për të nuk i dorëzohet asaj brenda afatit të caktuar, pala ka të drejtë ankimi, sikur kërkesa e saj të ishte refuzuar. Këtu kemi të bëjmë me të ashtuquajturin institucion të “heshtjes së administrates”, ndërsa është futur me qëllim të mbrojtjes së palës në procedurën administrative, sepse, në të kundërtën, organit do t’i mundësohej që me zvarritjen e panevojshme, t’u pamundësojë palëve që të realizojnë të drejtat e veta. 6. Ndreqja e gabimeve në vendim Në qoftë se në vendim janë bërë gabime në emra, numra, në shkrime ose llogaritje, si dhe pasaktësi të tjera të dukshme në vendim ose në kopjen e tij të legalizuar, gabimet e tilla organi mund t’i ndreqë me konkluzion, për çka vë shënim në origjinalin e vendimit, por po të jetë e mundur edhe në të gjitha kopjet e legalizuara që u janë dorëzuar palëve. Ndreqja e gabimit passjell efekt juridik që nga dita kur passjell efekt juridik vendimi që 641 E drejta administrative ndreqet. Kundër konkluzionit lejohet ankim i veçantë. 7. Konkluzioni Me konkluzion vendoset rreth çështjeve që kanë të bëjnë me procedurën (p.sh. konkluzioni për ndërprerjen e procedurës, konkluzioni për pezullimin e procedurës, konkluzioni për përjashtimin e publikut nga seanca me gojë, si dhe për ato çështje të cilat shfaqen si dytësore lidhur me zbatimin e procedurës, dhe që nuk vendosen me vendim, p.sh., konkluzioni për shpenzimet e procedurës, konkluzioni për lirimin nga pagesa e shpenzimeve të procedurës etj.). Me konkluzion, si rregull, drejtohet ecuria e procedurës dhe, meqë procedurën e drejton personi zyrtar, i cili në të shumtën e rasteve i kryen të gjitha veprimet procedurale deri në dhënien e vendimit, ai zakonisht edhe i nxjerr ato. Konkluzioni iu komunikohet personave të interesuar me gojë, kurse me shkrim lëshohet me kërkesën e personave që mund të bëjnë ankim të veçantë kundër konkluzionit ose kur mund të kërkohet menjëherë ekzekutimi i tij. Kundër konkluzionit mund të bëhet ankim i veçantë vetëm kur kjo është parashikuar shprehimisht me ligj. Një konkluzion i tillë duhet të jetë i arsyetuar dhe të përmbajë edhe udhëzimin për ankimin. Ankimi bëhet në të njëjtin afat, në të njëjtën mënyrë dhe i drejtohet të njëjtit organ sikurse edhe ankimi kundër vendimit. Gjithashtu, është parashikuar se konkluzionet kundër të cilave nuk lejohet ankim i veçantë, personat e interesuar mund t’i kundërshtojnë me ankim kundër vendimit, përveç në qoftë se ankimi kundër konkluzionit me këtë ligj është përjashtuar, ndërsa ankimi nuk e shtyn ekzekutimin e konkluzionit, përveç në qoftë se me ligj ose me vetë konkluzionin është caktuar ndryshe. X - MJETET JURIDIKE 1. Në përgjithësi për mjetet juridike Mjetet juridike në procedurën administrative mund të ndahen në mjete juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme. Mjete të rregullta juridike janë ankimi dhe kundërshtimi, kurse mjete të jashtëzakonshme juridike janë: përtëritja e procedurës, ndryshimi dhe anulimi i vendimit lidhur me kontestin administrativ, kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë, anulimi dhe prishja në bazë të së drejtës së mbikëqyrjes, prishja dhe ndryshimi i vendimit të formës së prerë me pëlqimin ose me kërkesën e palës, prishja

Page 50: Jurispodenca

e jashtëzakonshme dhe shpallja e vendimit si të pavlefshëm. Përveç kësaj ndarjeje, ekziston edhe ndarja e mjeteve juridike në formale dhe jo formale. Të gjitha mjetet e cekura juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme janë mjete juridike formale, ndërsa mjete juridike joformale, zakonisht, janë parashtresat, ankimet dhe propozimet. 642 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS 2. Mjetet e rregullta juridike Ankimi është mjet juridik kundër vendimit të dhënë në shkallë të parë, ndërsa kundër konkluzionit deklarohet ankim i veçantë apo në ndërlidhje të ankimit në vendim. Është rregull e përgjithshme se ankimi mund të paraqitet kundër akteve administrative të shkallës së parë, ndërsa kundër akteve administrative të shkallës së dytë nuk është i lejuar ankimi (parimi i dyshkallësisë në procedurën administrative). Të drejtë ankimi, para së gjithash, ka pala. Përveç palës, ankim mund të bëjnë prokurori publik, avokati publik dhe organet e pushtetit, kur janë të autorizuara me ligj, duke bërë këtë kundër vendimit me të cilin është shkelur ligji në dobi të personave të veçantë apo të personit juridik dhe në dëm të bashkësisë. Të drejtë ankimi Ligji u jep edhe personave të tjerë, edhe pse këtë nuk e parashikon në mënyrë direkte, por kjo mund të konkludohet në mënyrë indirekte, gjë që del nga dispozita të tjera të këtij ligji. Këta janë, para së gjithash, personat e interesuar në procedurën administrative, dëshmitarët, ekspertët, interpretët dhe personat e tjerë, kur me vendimin për çështjen kryesore është vendosur për shpenzimet e procedurës, madje vetëm në pjesën me të cilën vendoset për të drejtën e tyre. 2.1 Kompetenca për të vendosur në bazë të ankimit Me rregulloren e UNMIK-ut nr. 2000/45 “Për vetëqeverisjen e komunave të Kosovës” janë përcaktuar parimet lidhur me ankesat dhe mbrojtjen juridike. Me nenin 35 të Rregullores në fjalë parashikohet se “çdo qytetar mund të paraqesë ankesë ndaj vendimit administrativ të komunës, nëse ai apo ajo mendon se me atë vendim i janë cenuar të drejtat e tij ose të saj, ndërsa ankesa duhet t’i dorëzohet me shkrim kryeshefit ekzekutiv, brenda afatit prej një muaj, pasi paraqitësi i ankesës të ketë mësuar për vendimin. Kryeshefi ekzekutiv ekzekutiv duhet ta rishqyrtojë ligjshmërinë e vendimit si dhe procedurën administrative me të cilin është arritur ai vendim, ndërsa pala duhet të ofrojë një përgjigje të arsyeshme me shkrim brenda një muaji nga data e pranimit të ankimit”. Në qoftë se pala nuk është e kënaqur me përgjigjen e kryeshefit ekzekutiv, atëherë, sipas paragrafit 35.3 të nenit 35 të kësaj rregulloreje, parashtruesi i ankesës mund t’i drejtohet Pushtetit Qendror, i cili e shqyrton ankesën dhe vendos për ligjshmërinë e atij vendimi, ndërsa Pushteti Qëndror duhet të marrë vendim brenda një muaji nga koha e pranimit të ankesës në lidhje me vendimin, i cili duhet të arsyetohet me shkrim dhe t’i komunikohet parashtruesit të ankesës dhe kryeshefit ekzekutiv. Në qoftë se ankesa ka të bëjë me vendimin e marrë nga kryeshefi ekzekutiv apo kundër tij, është parashikuar që ankesa t’i dorëzohet kryetarit të komunës, i cili me rastin e zgjidhjes sipas një ankimt të tillë, i zbaton dispozitat e kësaj Rregulloreje ( paragrafët 35.2, 35.3 dhe 35.5 të nenit 35) që vlejnë edhe për kryeshefin ekzekutiv. Asnjë vendim administrativ nuk mund të ndërrohet në dëm të parashtruesit të ankesës, si pasojë e saj. Gjithashtu, me këtë Rregullore është përcaktuar e drejta e palës që, përveç organeve të caktuara të pushtetit, pala mund t’iu drejtohet edhe institucioneve të tjera, përkatësisht Ombduspersonit apo ndonjë gjykate. 643 E drejta administrative 2.2 Afati për paraqitjen e ankimit Afati i përgjithshëm për paraqitjen e ankimit është pesëmbëdhjetë ditë, nga dita që vendimi i dorëzohet palës. Mirëpo, me dispozita, që rregullojnë fusha të caktuara administrative, mund të parashikohet edhe afati më i shkurtër apo më i gjatë. Afati për ankim fillon të vlejë ditën e ardhshme nga dita kur akti administrativ i është dorëzuar palës. Ankimi i paraqitur pas skadimit të këtij afati konsiderohet jo me kohë dhe si i tillë hidhet poshtë me vendim.

Page 51: Jurispodenca

Mirëpo, ekzistojnë rastet kur afati për paraqitjen e ankimit nuk zbatohet dhe, në këtë mënyrë, as instituti i hedhjes poshtë të ankimit të bërë jo me kohë, gjë që ndodh në rastet kur organet kompetente nuk nxjerrin aktin përkatës administrativ në afatin e caktuar sipas kërkesës së palës. Atëherë, konsiderohet se palës akti administrativ as që i është dorëzuar dhe kjo i jep mundësi asaj që në çdo kohë, pas skadimit të afatit për nxjerrjen e aktit administrativ të paraqesë ankim (ankim kur vendimi nuk është dhënë). 2.3 Veprimi i ankimit Në pikëpamje të efektit të ankimit në ekzekutimin e vendimit ekzistojnë dy rregulla të përgjithshme. Rregulla e parë është se vendimi gjatë afatit të ankimit nuk mund të zbatohet, kurse sipas rregullës së dytë, vendimi nuk mund të ekzekutohet deri në dorëzimin e vendimit të dhënë në bazë të ankimit, me kusht që ankimi të jetë paraqitur sipas rregullit. Veprimi i këtyre rregullave dallohet në pikëpamje të vëllimit të ekzekutimit të vendimit. Në të vërtetë, derisa me zbatimin e rregullës së parë vendimi nuk mund të ekzekutohet në tërësi, me zbatimin e rregullës së dytë vendimi nuk mund të ekzekutohet vetëm në atë pjesën që është kundërshtuar me ankim (vendimi me ankim mund të kundërshtohet edhe në disa pjesë), ndërsa pjesët e tjera mund të ekzekutohen pas skadimit të afatit për ankim. Mirëpo, Ligji parashikon edhe përjashtime nga këto rregulla, përkatësisht njeh raste në të cilat vendimi mund të ekzekutohet si gjatë afatit të ankimit, ashtu edhe pasi ankimi është paraqitur në rregull. Këto raste janë: 1) kur kjo është caktuar me ligj, 2) nëse është fjala për ndërmarrjen e masave urgjente në interesin publik, që nuk mund të shtyhen, ndërsa faktet në të cilat është bazuar vendimi janë vërtetuar apo janë bërë të besueshme, 3) nëse për shkak të shtyrjes së ekzekutimit ndonjërës prej palëve do t’i shkaktohet dëm i papërmirësueshëm, në të cilin rast nga pala, në interesin e së cilës zbatohet ekzekutimi, mund të kërkohet sigurim përkatës dhe me këtë të kushtëzohet ekzekutimin. 2.4 Përmbajtja dhe dorëzimi i ankimit Përmbajtjen e ankimit Ligji e ka parashikuar në atë mënyrë që ka caktuar elementet e obligueshme dhe jo të obligueshme të tij. Elementet e detyrueshme të ankimit janë: 1) numri dhe data e vendimit që kundërshtohet, 2) emërtimi i organit që e ka nxjerrë vendimin dhe 3) në çfarë pikëpamje pala është e pakënaqur me vendimin. Nga elementet jo të detyrueshme Ligji thekson vetëm arsyetimin e ankimit. Lidhur me përmbajtjen e ankimit duhen pasur 644 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS parasysh edhe dispozitat e këtij ligji, që parashikojnë edhe përmbajtjen e parashtresës, sepse ankimi, në të vërtetë, konsiderohet si parashtresë. Andaj, ligji, duke parashikuar përmbajtjen e ankimit, nuk është nisur nga ajo që ankimi duhet të përmbajë vetëm elementet e përmendura, por ato, në të vërtetë, janë elemente shtesë të ankimit si parashtresë e veçantë. Kështu, organi, duke e vlerësuar rregullsinë e ankimit, duhet të ketë parasysh edhe përmbajtjen e parashikuar të parashtresës (p.sh. a është ankimi i kuptueshëm, a është i qartë nënshkrimi i paraqitësit të ankimit etj.), si dhe dispozitat për veprimin me parashtresat formale të parregullta. Kur është fjala për përmbajtjen e ankimit, duhet pasur parasysh edhe mundësia e ankuesit që në ankim të parashtrojë edhe fakte dhe prova të reja, që nuk janë vërtetuar apo përdorur në procedurën e shkallës së parë. Në atë rast ankuesi ka për detyrë ta arsyetojë shkakun për të cilin ato nuk i ka parashtruar në procedurën e shkallës së parë. Kur në ankim janë parashtruar fakte të reja dhe prova të reja, kurse në procedurë marrin pjesë dy ose më tepër palë me interesa të kundërta, ankimit i bashkëngjiten edhe aq kopje sa ka palë të tilla. Në këtë rast organi i dorëzon secilës palë kopjen e vendimit dhe iu lë një afat për t’u deklaruar rreth fakteve dhe provave të reja, ndërsa ky afat nuk mund të jetë më i shkurtër se tetë ditë, as më i gjatë se pesëmbëdhjetë ditë. 2.5 Puna e organit të shkallës së parë lidhur me ankimin Ligji parashikon mundësinë që mbi ankimin të vendosë, përveç organit të shkallës së dytë, edhe organi i shkallës së parë, përkatësisht organi që ka marrë vendimin që goditet me ankim, pa marrë parasysh se ankimi i paraqitet organit të shkallës së dytë. Puna e organit të shkallës së parë

Page 52: Jurispodenca

mbi ankimin çdoherë i paraprin punës së organit të shkallës së dytë, ngase organit të shkallës së parë i lihet mundësia që t’i korrigjojë gabimet e mundshme të bëra gjatë procedurës së shkallës së parë, si dhe të vërtetojë rregullsinë e caktuar formale të ankimit. Organi i shkallës së parë shqyrton nëse ankimi është i lejueshëm, i bërë në kohën e duhur dhe i bërë nga personi i autorizuar. Në qoftë se konstaton se ankimi nuk është në rregull në pikëpamje të përmbajtjes, atëherë ai do të veprojë në mënyrën siç veprohet edhe me parashtresat formale të parregullta. Kur konstaton se ankimi është i palejueshëm, i bërë jo në kohën e duhur apo nga personi i paautorizuar, ai do ta hedhë poshtë atë me vendimin e vet, kundër të cilit pala ka të drejtë ankimi. Në qoftë se organi që ka marrë vendimin konstaton se ankimi është i arsyetuar, ndërsa nuk nevojitet të zbatohet procedura e re ekzaminuese, çështjen mund ta vendosë ndryshe dhe me vendim të ri ta zëvendësojë vendimin që kundërshtohet me ankim. Kundër vendimit të ri pala ka të drejtë ankimi. Gjithashtu, nëse organi që ka marrë vendimin konstaton se me rastin e ankimit procedura e zbatuar nuk ka qenë e plotë, ndërsa kjo ka mundur të ketë ndikim në zgjidhjen e çështjes, ai mund ta plotësojë procedurën në pajtim me dispozitat e këtij ligji. Me qëllim të ekonomizimit të procedurës, Ligji organit të shkallës së parë ia ka kufizuar kohën, brenda së cilës duhet të vendosë nëse do të veprojë ose jo mbi ankimin në kufijtë e autorizimeve të përmendura. Me fjalë të tjera, organi i shkallës së parë ka për detyrë që ankimin me të gjitha shkresat që i përkasin lëndës, pa vonesë, jo më vonë se brenda pesëmbëdhjetë ditëve nga data kur e ka marrë ankimin, t’ia dorëzojë organit kompetent për të vendosur lidhur me të. 2.6 Puna e organit të shkallës së dytë lidhur me 645 E drejta administrative ankimin Në mënyrën e njëjtë dhe me autorizime të njëjta si organi i shkallës së parë, ashtu edhe organi i shkallës së dytë e vlerëson, paraprakisht, rregullsinë e ankimit, si në pikëpamje të përmbajtjes së saj, ashtu edhe në pikëpamje të lejueshmërisë dhe nëse është bërë me kohë dhe është paraqitur nga personi i autorizuar. Kjo do të thotë se edhe organi i shkallës së dytë e hedh poshtë me vendim ankimin e parregullt, kur organi i shkallës së parë e ka lënë pa e hedhur poshtë atë. Vetëm atëherë kur konstaton se ankimi është në rregull, i hyhet shqyrtimit të tij. Organi i shkallës së dytë mund ta hedhë poshtë ankimin, ta anulojë vendimin në tërësi ose pjesërisht ose ta ndryshojë atë. Duke anuluar vendimin e shkallës së pare, organi i shkallës së dytë mund të veprojë në dy mënyra: 1) ta zgjidhë vetë çështjen (vendim meritor), apo 2) t’ia kthejë lëndën organit të shkallës së parë për ri-procedim. Organi i shkallës së dytë do ta vendosë vetë çështjen në të gjitha rastet, përveç kur në procedurën e shkallës së parë faktet janë vërtetuar në mënyrë jo të plotë apo gabimisht, kur janë bërë shkelje thelbësore të rregullave të procedurës dhe kur dispozitivi i vendimit të kundërshtuar është jo i qartë apo në kundërshtim me arsyetimin, ndërsa konstaton se të metat e procedurës do t’i mënjanojë më shpejt dhe në mënyrë ekonomike organi i shkallës së parë. Në këtë rast, pas anulimit të vendimit lëndën do t’ia kthejë organit të shkallës së parë për riprocedim. Gjithashtu, kur organi i shkallës së dytë konstaton se vendimin e shkallës së parë e ka marrë organi jokompetent, pas anulimit ia kthen lëndën organit të shkallës së parë, por jo atij që e ka marrë nxjerrë vendimin, por organit kompetent. Andaj, lënda i kthehet organit të shkallës së parë për riprocedim, ndërsa në të gjitha rastet e tjera organi i shkallës së dytë e zgjidh vetë çështjen. Kur organi i shkallës së dytë vendos që, me qëllim të zgjidhjes më të shpejt dhe në mënyrë më ekonomike, lëndën t’ia kthejë organit të shkallës së parë për riprocedim, atëherë ka për detyrë që me vendim të vetin t’i vërë në dukje organit të shkallës së parë se në ç’pikëpamje duhet të plotësohet procedura, kurse organi i shkallës së parë ka për detyrë të veprojë krejtësisht sipas vendimit të shkallës së dytë dhe pa vonesë, jo më vonë se brenda 30 ditëve nga data e marrjes së lëndës, të japë vendim të ri, kundër të cilit pala ka të drejtë ankimi. Ligji parashikon rregullën që organi i shkallës së dytë, me rastin e ankimit, nuk mund ta ndryshojë vendimin në dëm të ankuesit, përveç në rastet në të cilat vendimi mund të anulohet apo të prishet

Page 53: Jurispodenca

sipas së drejtës së mbikëqyrjes, kur duhet në mënyrë të jashtëzakonshme të prishet apo të shpallet i pavlefshëm (reformatio in peius). Kjo do të thotë se palët në procedurën e shkallës së dytë nuk mund të realizojnë më pak të drejta sesa në procedurën e shkallës së parë, përveç në rastet drastike të punës jo të ligjshme të organit të shkallës së parë. Organi i shkallës së dytë do të shpallë të pavlefshëm vendimin e shkallës së parë, në qoftë se vërteton se: 1) ai është dhënë për çështjen që i përket kompetencës gjyqësore apo për çështjen për të cilën as që mund të zgjidhet në procedurën administrative, 2) me ekzekutimin e vendimit do të shkaktohej vepër e dënueshme sipas dispozitave penale, 3) ekzekutimi i vendimit fare nuk është i mundshëm, 4) është dhënë pa kërkesën e palës, në rastin kur kërkesa e palës është shkas për ngritjen e procedurës (procedura në bazë të kërkesës së palës), ndërsa pala më vonë nuk ka dhënë pëlqimin për vendim, dhe 5) përmban parregullsi të cilat me dispozitë ligjore janë parashikuar si shkak i pavlefshmërisë. 646 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS Sa i përket formës së vendimit të shkallës së dytë, ligji udhëzon që edhe ndaj tij zbatohen dispozitat e njëjta që kanë të bëjnë me vendimin në tërësi, por në arsyetim duhet të çmohen të gjitha thëniet e ankimit, ndërsa nëse ato thënie organi i shkallës së parë i ka çmuar drejt në vendimin e vet, organi i shkallës së dytë mund t’u referohet po atyre shkaqeve. 2.7 Afati për dhënien e vendimit në bazë të ankimit Duke zbatuar me konsekuencë parimin e vet të efikasitetit dhe të ekonomizimit, ligji i urdhëron organit të shkallës së dytë se ka për detyrë që, sipas ankimit, të japë vendim dhe t’ia dorëzojë palës sa më shpejt që është e mundur, e më së voni në afat prej dy muajve nga dita e dorëzimit të ankimit, ndërsa për organet e institucioneve të përkohshme vetëqeverisëse komunale, sipas rregullores “Për vetëqeverisjen e komunave” (neni 35), është përcaktuar afati prej 30 ditësh. Mirëpo, me dispozita të posaçme, përkatësisht me dispozitat që rregullojnë disa fusha administrative, mund të parashikohet edhe një afati më i shkurtër për zgjidhjen sipas ankimit, por jo edhe afat më i gjatë. Kështu, afati prej dy muajve, në të vërtetë, është afati i fundit për dhënien e vendimit sipas ankimit të palës, përkatësisht ky është afati prekluziv, i cili nuk është e mundshme të vazhdohet as me dispozita të veçanta. Në qoftë se ndodh që në këtë afat ose në afatin e veçantë më të shkurtër, organi kompetent nuk jep vendim sipas ankimit (heshtja e administratës), atëherë pala ka të drejtë të kërkojë mbrojtje pranë gjykatës kompetente me anë të kontestit administrativ. Para ngritjes së kontestit administrativ, pala do të kërkojë më parë nga organi i shkallës së dytë që në afatin plotësues prej 8 ditëve të veprojë sipas ankimit, kurse pastaj mund të poaraqesë padi në gjykatën kompetentei dhe të ngrejë kontest administrativ për shkak të “heshtjes së administratës”. Dorëzimi i vendimit të shkallës së dytë, si rregull, bëhet nëpërmjet organit të shkallës së parë, por nuk përjashtohet mundësia që organi i shkallës së dytë, vendimin e dhënë sipas ankimit, t’ia dorëzojë drejtpëdrejt edhe palës, gjë të vetë cilën do ta çmojë sipas bindjes së lirë. 2.8 Karakteri përmbarues, definitiv dhe i formës së prerë i aktit administrativ Akti administrativ (vendimi ose konkluzioni) i nxjerrë në procedurën administrative mund të ekzekutohet atëherë kur të merr formën e prerë. Vendimi i shkallës së parë merr formë të prerë: 1) me kalimin e afatit të ankimit, në qoftë se ankimi nuk është bërë, 2) me t’iu dorëzuar palës, nëse ankimi nuk është i lejueshëm, 3) me t’iu dorëzuar palës, nëse ankimi nuk e shtyn ekzekutimin, 4) me t’iu dorëzuar palës vendimi me të cilin ankimi hidhet poshtë ose refuzohet. Vendimi i shkallës së dytë, me të cilin është ndryshuar vendimi i shkallës së parë, merr formën e prerë kur t’i dorëzohet palës. Edhe në këtë vendim mund të lihet afati për ekzekutimin e ndonjë veprimi, dhe kështu ai merr formën e prerë me kalimin e këtij afati, i cili fillon të ecë prej ditës kur ky i dorëzohet palës, por nëse ky afat nuk është caktuar, vendimi merr formën e prerë pasi të kalojnë 15 ditë prej ditës kur i dorëzohet palës. 647

Page 54: Jurispodenca

E drejta administrative Bazë për ekzekutim mund të jetë edhe pajtimi, por vetëm kundër personit që ka marrë pjesë në pajtim. Konkluzioni merr formë të prerë kur kundër tij nuk mund të bëhet ankim i veçantë, por edhe tek ai kundër të cilit mund të bëhet ankimi i veçantë, ankimi nuk e shtyn ekzekutimin e konkluzionit. Kur me ligj ose me vetë konkluzionin është caktuar që ankimi e shtyn ekzekutimin e konkluzionit, konkluzioni merr formën e prerë me kalimin e afatit të ankimit kur ankimi nuk është bërë, e në qoftë se është bërë ankimi, konkluzioni merr formë të prerë me t’iu dorëzuar palës vendimin me të cilin ankimi hidhet poshtë ose refuzohet. Definitiv është ai akt administrativ kundër të cilit nuk ka mjet të rregullt juridik në procedurën administrative. Mjeti i rregullt juridik ndaj aktit administrativ nuk mund të paraqitet për shumë arsye. Në radhë të parë ato janë akte administrative të shkallës së dytë të nxjerra në bazë të ankimeve të palëve. Me akt definitiv administrativ nënkuptohen edhe aktet administrative të shkallës së parë, kundër të cilave ankimi nuk lejohet. Dhe, në fund, definitiv është edhe ai akt administrativ i shkallës së parë kundër të cilit pala nuk ka paraqitur ankim në afatin e caktuar. Andaj, momentet e marrjes së formës së prerë dhe të bërjes definitive të akteve administrative zakonisht ndodhin në të njëjtën kohë. Është i plotfuqishëm ai vendim që i përmban këto elemente: 1) që kundër tij nuk mund të paraqitet ankesë dhe as të ngritet kontest administrativ, 2) që me të ndonjë person fiton të drejta të caktuara, 3) që nuk mund të revokohet lirisht (anulohet, prishet ose ndryshohet), përveç në rastet që janë caktuar me ligj (neni 11). Vendimi me të cilin personi i caktuar nuk fiton ndonjë të drejtë paraqet akt formalisht të plotfuqishëm, ndërsa vendimi i cili i plotëson të gjitha kushtet është vendim materialisht i plotfuqishëm. Plotfuqishmëria formale do të thotë që pala kundër vendimit të plotfuqishëm nuk mund të përdorë më mjet juridik (ankim në procedurën administrative, pra as padi në kontestin administrativ). Kështu, plotfuqishmëria formale e lidh (e detyron) palën. Plotfuqishmërinë formale mund ta fitojnë vetëm ato vendime me të cilat pala ka fituar të një drejtë të caktuar. Prandaj, ato vendime metë cilat është refuzuar kërkesa e palës, nuk mund të fitojnë plotfuqishmërinë materiale, që në të vërtetë e lidh (e detyron) organin, sepse vendimin me të cilin pala ka fituar një të drejtë të caktuar, organi nuk mund ta anulojë, ta prishë apo ta ndërrojë, përveç në rastet që janë caktuar me ligj. Plotfushishmëria, si rregull, ka të bëjë me vendimin. Plotfuqishmëri mund të kenë vetëm ato konkluzione, kundër të cilave lejohet ankimi i veçantë. 3. Mjetet e jashtëzakonshme juridike 3.1 Përtëritja e procedurës Përtëritja e procedurës është një mjet i jashtëzakonshëm juridik, që mundëson përtëritje të procedurës së përfunduar me vendim, kundër të cilit nuk ka mjet të zakonshëm juridik në procedurën administrative ( që është definitiv në këtë procedurë). Procedura e përfunduar me konkluzioni apo me 648 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS pajtim, gjithashtu, nuk mund të përtëritet. Arsyet për përtëritjen e procedurës janë : 1) nëse mësohet për fakte të reja ose gjendet apo krijohet mundësia të përdoren prova të reja, të cilat vetë ose në lidhje me provat e paraqitura dhe të përdorura, do të mund të çonin në një vendim tjetër, po të ishin paraqitur ose po të ishin përdorur këto fakte ose prova në procedurën e mëparshme; 2) në qoftë se vendimi është dhënë mbi bazën e dokumentit të rremë apo të thënies së rreme të dëshmitarit apo të ekspertit ose nëse është si pasojë e ndonjë vepre të dënueshme sipas ligjit penal; 3) në qoftë se vendimi bazohet në aktgjykimin e nxjerrë në procedurën penal ose në procedurën sipas deliktit ekonomik, ndërsa ky aktgjykim është prishur me formë të prerë;

Page 55: Jurispodenca

4) nëse vendimi i favorshëm për palën është dhënë në bazë të thënieve të pasakta të palës, me të cilat organi që ka zhvilluar procedurën është vënë në lajthim; 5) nëse vendimi i organit që ka zhvilluar procedurën bazohet në ndonjë çështje paraprake, ndërsa organi kompetent këtë çështje më vonë e ka zgjidhur në pikat thelbësore të saj; 6) nëse në vendimin e dhën ka marrë pjesë personi zyrtar që, sipas ligjit, është dashur të përjashtohej; 7) nëse vendimin e ka nxjerrë personi zyrtar i organit kompetent, që nuk ka qenë i autorizuar për nxjerrjen e tij; 8) nëse organi kolektiv që ka dhënë vendimin nuk ka vendosur me përbërje të parashikuar me dispozitat në fuqi ose nëse për vendimin nuk ka votuar shumica e parashikuar; 9) nëse personit që është dashur të merrte pjesë në cilësinë e palës nuk i është dhënë mundësia të marrë pjesë në procedurë; 10) nëse palën nuk e ka përfaqësuar përfaqësuesi ligjor, ndonëse sipas ligjit është dashur ta përfaqësonte; 11) nëse personit që ka marrë pjesë në procedurë nuk i është dhënë mundësia që, sipas kushteve të parashikuara nga neni 15 i këtij Ligji, ta përdorë gjuhën e vet. Përtëritjen e procedurës administrative mund ta kërkojë pala, kurse organi që ka dhënë vendimin, me të cilin është përfunduar procedura, mund ta ngrejë përtëritjen e procedurës. Afatet për përtëritjen e procedurës janë të natyrës subjektive (një muaj mbasi të jetë marrë dijeni për arsyen e përtëritjes, përkatësisht prej ditës kur ajo arsye ka mundur të përdoret (pika 1 deri 11 të nenit 249) dhe ato fillojnë të ecin prej ditës kur vendimi është bërë definitiv, përkatësisht prej ditës së dorëzimit të tij, kurse afatet e natyrës objektive (afati prej pesë vjetësh) fillojnë të ecin prej ditës kur vendimi t’i jetë dorëzuar palës, pas kalimit të të cilit nuk mund të kërkohet përtëritja e procedurësi dhe as që mund të ngrihet kjo sipas detyrës zyrtare. Përjashtim nga ky rregull bëjnë rastet në pikat 2, 3 dhe 5 të nenit 249, kur përtëritja mund të kërkohet, përkatësisht të ngrihet edhe pas kalimit të afatit prej pesë vjetësh. Propozimi për përtëritje i paraqitet organit, që ka vendosur në shkallë të parë apo organit që ka marrë vendim me të cilin ka përfunduar procedura. Përtëritjen e procedurës administrative mund ta kërkojë pala, ndërsa organi që ka marrë vendimin, me të cilin ka përfunduar procedura, mund ta ngrejë përtëritjen e procedurës sipas detyrës zyrtare. Lidhur me propozimin vendos organi që e ka marrë vendimin me të cilin ka përfunduar procedura. 649 E drejta administrative Pas shqyrtimit nëse propozimi është bërë ose jo me kohë, nëse është bërë nga personi i autorizuar dhe nëse janë bërë të besueshme rrethanat për të cilat kërkohet përtëritja, organi kalon në vërtetimin e rrethanave, përkatësisht të provave të propozuara në pikëpamje të ndikimit të tyre në zgjidhjen çështjes konkrete. Në të vërtetë, ai konstaton nëse rrethanat, përkatësisht provat në të cilat bazohet propozimi, janë të atilla që do të mund të ndikonin në një zgjidhje tjetërfare të çështjes. Në qoftë se konstaton se rrethanat, përkatësisht provat e propozuara nuk mund të kenë ndikim për zgjidhjen e çështjes, do ta refuzojë me vendim propozimin për përtëritjen e procedurës. Një veprimi i tillë i organeve vlen vetëm në ato raste kur përtëritjen e procedurës e propozon pala apo prokurori publik. Në rast se propozimi nuk hidhet poshtë me konkluzion ose nuk refuzohet me vendim, nxirret konkluzioni për lejimin e përtëritjes së procedurës dhe caktohet vëllimi i saj. Përsëriten vetëm ato veprime në të cilat ndikon shkaku i përtëritjes. Kur për propozimin për përtëritje vendos organi i shkallës së dytë, ai do t’i kryejë vetë veprimet e nevojshme në procedurën e përtëritur, ndërsa përjashtimisht, po qe se gjen se këto veprime do t’i zbatojë më shpejt dhe në mënyrë më ekonomike organi i shkallës së parë, do t’i urdhërojë atij që ta kryejë këtë punë. Mbi bazën e të dhënave të marra në procedurën e mëparshëm dhe në procedurën e përtëritur, lënda zgjidhet në mënyrë meritore (jepet vendimi për çështjen që ka qenë objekt i procedurës). Vendimi i mëparshëm mund të mbetet në fuqi ose të zëvendësohet me një vendim të ri. Në qoftë se vendimi i mëparshëm zëvendësohet me vendim të ri, organi mund ta anulojë ose ta prishë vendimin e mëparshëm. 3.2 Ndërrimi dhe anulimi i vendimit lidhur me kontestin administrativ

Page 56: Jurispodenca

Në të njëjtën mënyrë siç i është dhënë mundësia organit të shkallës së parë që, lidhur me ankimin e palës, për t’u rehabilituar, përkatësisht për të vepruar sipas ankimit, duke zëvendësuar vendimin e vet, për shkak të gabimeve të bëra gjatë zbatimit të procedurës, po ashtu atij i jepet mundësia që, edhe me rastin e aktit kundër të cilit është ngritur kontesti administrativ, vendimin e vet ta ndryshojë ose ta anulojë. Nga kjo rrjedh se me këtë mjet të jashtëzakonshëm juridik mund të shërbehen si organi i shkallës së parë, ashtu edhe organi i shkallës së dytë. Qëllimi i këtij mjeti të jashtëzakonshëm juridik është realizimi më efikas dhe ekonomik i të drejtave dhe detyrave të palëve në procedurën administrative. Mirëpo, që organi kundër vendimit të të cilit është ngritur kontesti administrativ të mund të zbatojë këtë mjet të jashtëzakonshëm juridik, duhen plotësuar këto kushte: 1) që kundër vendimit të mund të ngrihet kontesti administrativ, 2) që kontesti administrativ të jetë ngritur me kohë, përkatësisht në afat prej 30 ditësh nga dita e pranimit të aktit definitiv administrativ, 3) që kontesti administrativ të mos ketë përfunduar, 4) që të merren në konsiderim të gjitha kërkesat e padisë, madje për ato shkaqe për të cilat gjyqi në kontestin administrativ do të mund ta anulonte një vendim të tillë dhe 5) që me ndryshimin apo anulimin e vendimit të mos preket e drejta e cilësdo palë në procedurën administrative apo e drejta e personit të tretë. 650 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS 3.3 Kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë Siç e njohin edhe procedurat e tjera (civile, penale etj.) kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë si mjet të jashtëzakonshëm juridik, me të cilin, para së gjithash, mbrohet ligjshmëria e akteve administrative, këtë mjet e njeh edhe procedura administrative. Në të vërtetë, prokurori publik , si mbrojtës i ligjshmërisë, mund të ngrejë kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë, në qoftë se konsideron se me vendim është shkelur ligji. Kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë mund të ngrihet kur janë plotësuar këto kushte: 1) në qoftë se akti administrativ është i plotfuqishëm, 2) nëse kundër tij nuk mund të ngrihet kontesti administrativ, 3) nëse mbrojtja gjyqësore lidhur me atë çështje administrative nuk është siguruar jashtë kontestit administrativ, përkatësisht në një procedurë tjetër gjyqësor. Këto kushte janë të natyrës kumulative, përkatësisht duhet të plotësohen të gjitha. Në mënyrë që kundër aktit të caktuar administrativ të mund të ngrihet kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë. Afatet në të cilat mund të shfrytëzohet ky mjet i jashtëzakonshëm juridik janë të natyrës subjektive dhe objektive. Afati subjektiv është një muaj, ndërsa afati objektiv është gjashtë muaj. Afati subjektiv fillon të ecë nga data kur akti t’i jetë dorëzuar prokurorit publik, kurse afati objektiv nga data kur ai t’i jetë dorëzuar palës, sepse të gjitha aktet administrative nuk i dorëzohen prokurorit publik. Organi kompetent, duke vendosur mbi kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, mund ta prishë vendimin e kundërshtuar ose ta refuzojë kërkesën. Kundër vendimit të dhënë në bazë të kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë nuk lejohet ankimi. Lidhur me kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë kundër vendimit të dhënë në procedurën administrative vendos organi i pushtetit qendror. Që është kompetent për çështjen për të cilën bëhet fjalë në vendim, por në qoftë se nuk ka një organ të tillë të administratës, atëherë ky do të jetë organi ekzekutiv i pushtetit qëndror. Duke u nisur nga ajo se shkelja e ligjit është e mundshme edhe në dëm të interesit shoqëror, përkatësisht interesit publik dhe në dëm të interesit privat, kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë mund ta ngrejë prokurori publik oficialisht dhe me propozim të palës. 3.4 Anulimi dhe prishja në bazë të së drejtës së mbikëqyrjes Ky mjet i jashtëzakonshëm juridik (neni 263) njeh katër raste të anulimit dhe një rast të prishjes të vendimit, që është definitiv në procedurën administrative. Kjo do të thotë se ky institucion mund të zbatohet si kundër vendimeve definitive, ashtu edhe kundër vendimeve të plotfuqishme, sepse edhe vendimet e plotfuqishme janë definitive.

Page 57: Jurispodenca

Rastet e anulimit të vendimit janë: 1) nëse vendimin e ka dhënë organi që nuk ka kompetencë lëndore, ndërsa nuk është fjala për vendimin të në kompetencën gjyqësore apo në çështjen për të cilën fare nuk mund të vendoset në procedurën administrative, sepse vendimet e tilla janë të anulueshme (mjeti i jashtëzakonshëm juridik për shpalljen të pavlefshëm të vendimit); 2) në qoftë se për të njëjtën çështje është dhënë më parë vendim i formës së prerë, në të cilin kjo çështje administrative është zgjidhur ndryshe; 651 E drejta administrative 3) nëse vendimin e ka dhënë një organ tjetër pa pëlqimin, vërtetimin, lejimin ose mendimin e organit tjetër, gjë që nevojitet sipas ligjit ose dispozitës tjetër të bazuar në ligj; 4) nëse vendimin e ka dhënë organi që nuk ka kompetencë tokësore; 5) nëse vendimi është dhënë si pasojë e detyrimit, e shtrëngimit, e shantazhit, e presionit ose e ndonjë veprimi tjetër të palejueshëm. Vendimi që është definitiv në procedurën administrative mund të prishet në bazë të së drejtës së mbikëqyrjes, nëse me të është shkelur haptazi ligji material. Në çështjet në të cilat marrin pjesë dy ose më tepër palë me interesa të kundërta, vendimi mund të prishet vetëm me pëlqimin e palëve të interesuara. Vendimin mund ta anulojë ose ta prishë, në bazë të së drejtës së mbikëqyrjes, organi i shkallës së dytë. Në qoftë se nuk ka organ të shkallës së dytë, vendimin mund ta anulojë ose ta prishë organi që, sipas ligjit, është i autorizuar të ushtrojë mbikëqyrjen e punës së organit që e ka dhënë vendimin. Organi kompetent jep vendimin për anulim e vendimit - sipas detyrës zyrtare, me kërkesë të palës dhe kërkesë të prokurorit publik, kurse vendimin për prishje - sipas detyrës zyrtare ose me kërkesë të prokurorit publik. Vendimi për anulim mund të jepet në afati prej pesë vjetësh, përveç rastit të anulimit për shkak të jokompetencës tokësore, kur aimund të jepet vetëm në afat prej një viti. Afati prej një viti vlen edhe për prishje të vendimit. Kundër këtyre vendimeve nuk lejohet ankimi, por mund të ngrihet kontesti administrativ. 3.5 Prishja dhe ndryshimi i vendimit të formës së prerë me pëlqimin ose me kërkesën e palës Kur me vendim të formës së prerë pala ka fituar ndonjë të drejtë, ndërsa organi që e ka dhënë atë konsideron se në këtë vendim nuk është zbatuar në rregull ligji material, mund ta prishë ose ta zëvendësojë vendimin për të bërë harmonizmin e tij me ligjin, vetëm nëse pala e cila në bazë të këtij vendimi ka fituar një të drejtë jep për këtë pëlqimin dhe në qoftë se me të nuk preket e drejta e personit të tretë. Pëlqimi i palës është i detyrueshëm edhe për ndryshimin në dëm të palës të vendimit të formës së prerë, me të cilin asaj i është caktuar detyrimi. Kushtet sipas të cilave mund të bëhet zbatimi i këtij mjeti të jashtëzakonshëm juridik janë: 1) të jetë fjala për vendim të formës së prerë, 2) që pala të ketë fituar me vendim ndonjë të drejtë, përkatësisht t’i jetë caktuar me të ndonjë detyrim, 3) që me vendim të mos jetë zbatuar në rregull ligji material, 4) që pala të japë pëlqimin për prishjen, përkatësisht ndryshimin e vendimit dhe 5) që me këtë të mos preket e drejta e personit të tretë. Këto kushte, gjithashtu, janë të karakterit kumulativ, për çka organi duhe të ketë kujdes rreptësisht. Me qëllim të mbrojtjes më të madhe të palëve në procedurën administrative, ligji u jep mundësi atyre që edhe ato të kërkojnë zbatimin e këtij mjeti juridik të jashtëzakonshëm, sipas kushteve të njëjta, siç mund ta bëjë organi sipas detyrës zyrtare. Prishja e aktit administrativ, me zbatimin e këtij mjeti, nuk i shfuqizon veprimet juridike që i ka prodhuar, domethënë prishja ka efekte vetëm në të ardhmen. Këtë mjet të jashtëzakonshëm juridik më së shpeshti e zbatojnë organet e shkallës së parë, kurse organi i shkallës së dytë vetëm atëherë kur ai ka 652 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS zgjidhur çështjen me vendim të vet. Kur ky organ është suprimuar ose ka pushuar të jetë kompetent

Page 58: Jurispodenca

në çështjen për të cilën është fjala, vendimin e merr organi që ishte kompetent për këtë çështje në kohën e dhënies së vendimit. Kundër vendimit të ri lejohet ankimi vetëm kur këtë e ka dhënë organi i shkallës së parë, por nëse vendimin e ri e ka dhënë organi i shkallës së dytë apo këtë vendim merr organi i shkallës së parë, ndërsa ai bëhet definitiv, kundër një vendimit të tillë nuk ka vend për ankim, veçse mund të ngrihet kontest administrativ. 3.6 Prishja e jashtëzakonshme Vendimi i ekzekutueshëm mund të prishet (vepron ex-nunc, përkatësisht prej momentit të nxjerrjes) në rastet e posaçme të rrezikimit të interesit publik, nëse kjo është e nevojshme me qëllim të mënjanimit të rrezikut të madh dhe të drejtpërdrejtë për jetën dhe shëndetin e njerëzve, për sigurinë publike, për qetësnsë publike dhe për rendin apo moralin publik ose për të mënjanuar çrregullimet në ekonomi, nëse kjo nuk do të mund të bëhej me sukses me mjete të tjera, me të cilat do të prekeshin më pak të drejtat e fituara. Vendimi mund të prishet edhe vetëm pjesërisht, në masën që nevojitet për ta mënjanuar rrezikun ose për t’i mbrojtur interesat e përmendura të përgjithshme shoqërore. Vendimin për prishjen e vendimit të ekzekutueshëm, përveç organit që e ka marrë atë, mund ta japë edhe organi i shkallës së dytë, por nëse nuk ekziston organi i shkallës së dytë, këtë mund ta bëjë organi që, sipas ligjit, është i autorizuar të ushtrojë mbikëqyrjen e punës së organit që ka marrë vendimin. Pala e cila, për shkak të prishjes së vendimit, pëson ndonjë dëm, ka të drejtën e kompensimit vetëm të dëmit real. Për të vendosur lidhur me kërkesën e kompensimit të dëmit është kompetente në shkallë të parë Gjykata Supreme në kontestin e juridiksionit të plotë, për çka përsëri do të flitet në fushën që ka të bëjë mee kontestin administrativ. 3.7 Shpallja e vendimit si të pavlefshëm Për dallim prej mjeteve juridike të jashtëzakonshme të përmendura më sipër, për zbatimin e të cilave kërkohe plotësimi i kushteve të caktuara , në këtë mjet të jashtëzakonshëm këto kushte nuk ekzistojnë. Në të vërtetë, për shkak të shkeljeve të rregullave, të cilat Ligji i numëron shprehimisht, organi kompetent, në çdo kohë, mund ta shpallë vendimin si të pavlefshëm. Shkeljet që i përmend Ligji një për një janë: - në qoftë se vendimi në procedurën administrative është dhënë në çështjen që i përket kompetencës gjyqësore ose në çështjen për të cilën fare nuk mund të vendoset në procedurë administrative, - kur vendimi me ekzekutimin e vet do të mund të shkaktonte ndonjë vepër të dëmshme sipas ligjit penal, - nëse ekzekutimi i vendimit nuk është fare i mundshëm, - kur organi e ka dhënë vendimin pa kërkesë paraprake të palës, e cila më vonë nuk e ka dhënë pëlqimin e vet për të shprehimisht ose në heshtje dhe - nëse vendimi përmban ndonjë parregullsi, e cila, sipas ndonjë dispozite ligjore, është parashikuar si shkak i pavlefshmërisë. 653 E drejta administrative Shpallja e vendimit si i pavlefshëm mund të bëhet në çdo kohë sipas detyrës zyrtare ose me propozim të palës a të prokurorit publik, ndërsa të pavlefshëm e shpall organi që e ka dhënë ose organi i shkallës së dytë, por nëse nuk ekziston organi i shkallës së dytë, këtë e bën organi që, sipas ligjit, është i autorizuar të ushtrojë mbikëqyrjen e organit që ka dhënë vendimin. Kundër vendimit me të cilin ndonjë vendim shpallet i pavlefshëm ose refuzohet propozimi i palës a i prokurorit publik për ta shpallur të pavlefshëm vendimin, ankimi është i lejueshëm. Nëse nuk ekziston organi që vendos lidhur me ankimin, kundër një vendimi të tillë mund të ngrihet drejtpërdrejt kontesti administrativ. 3.8 Pasojat juridike të anulimit dhe të prishjes Me anulimin e vendimit dhe me shpalljen e tij të pavlefshëm anulohen edhe pasojat juridike, që do të mund t’i passillte një vendimi i tillë. Me prishjen e vendimit nuk anulohen pasojat juridike që ka passjellë vendimi, por bëhet e pamundur passjellja e mëtejshme e pasojave juridike të

Page 59: Jurispodenca

vendimit të prishur. Organi që mëson për vendimin me të cilin është shkelur ligji, ndërsa shkelja mund të jetë shkak për përtëritjen e procedurës, përkatësisht për anulimin, prishjen ose ndryshimin e vendimit, ka për detyrë që për këtë gjë ta njoftojë pa vonesë organin që është kompetent për ngritjen e procedurës dhe për dhënien e vendimit. XI - EKZEKUTIMI 1. Nocioni i aktit administrativ të ekzekutueshëm Ekzekutimi është faza e fundit në procedurën administrative. Si rregull, ekzekutohet akti administrativ i nxjerrë me qëllim të realizimit të të drejtave apo të interesave të palëve ose për zbatimin e detyrimeve të tyre. Kështu, aktet administrative të nxjerra në procedurën administrative ekzekutohen pasi të kenë marrë formën e prerë, ndërsa për momentet e ekzekutimit të akteve administrative është bërë fjalë në pjesën , në të cilën u shtjelluan vendimi definitiv, formës e prerë dhe plotfuqishmëria. Mirëpo, duhet pasur parasysh se të gjitha aktet administrative nuk janë të ekzekutueshme. Kështu, p.sh., në qoftë se me aktin administrativ është refuzuar kërkesa e palës, atëherë këtu nuk ka çka të ekzekutohet. Gjithashtu, në qoftë se me aktin administrativ në çështjet administrative njëpalëshe, i është dhënë palës ndonjë e drejtë (p.sh. leja për hapjen e punëtorisë zejtare), gjithashtu, nuk ka ekzekutim, sepse kjo është në interesin e tij, për çka ai vetë do të kujdeset, pa intervenimin e organit kompetent. 2. Llojet e ekzekutimit Ekzekutimi i akteve administrative, në të vërtetë, zbatohet për të realizuar rivendikimet në para ose detyrimet jomonetare. Rivendikimet në para janë ato që përbëhen në dhënie të caktuara në formë paraje (p.sh. me aktin administrativ pala ka 654 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS për detyrë të paguajë një shumë tëcaktuar në EU, në emër të shfrytëzimit të tokës ndërtimore). Detyrimet jomonetare kanë të bëjnë me kryerjen e ndonjë veprimi apo në përmbajtjen nga kryerja e ndonjë veprimi (p.sh. inspektori i ka urdhëruar palës që në afatin e caktuar të mënjanojë të metat e vërejtura ose i ka urdhëruar palës të mos bëjë më ndonjë veprim të kundërligjshëm - puna pa leje ndërtimi etj.). Ekzekutimin me qëllim të plotësimit të detyrimeve monetare e quajmë ekzekutim gjyqësor, sepse për këtë lloj të ekzekutimit janë kompetente gjykatat, më së shpeshti ato komunale. Vlen të theksohet se nga kjo rregull ka edhe përjashtime, në të cilat edhe organet e administratës bëjnë ekzekutimin e mjeteve monetare, kur kjo është caktuar posaçërisht me dispozita. Kështu, p.sh., raste më të shpeshta, në të cilat për palët përcaktohen detyrime monetare me akte administrative, kemi në fushën e tatimeve dhe detyrimet e tilla i ekzekuton organi kompetent për çështje të tatimit. Gjithashtu, edhe në fushën e doganës, në të cilën kemi raste të panumërta të detyrimeve monetare, ku gjithashtu situata është e ngjashme. Ekzekutimin me qëllim të plotësimit të detyrimeve jomonetare e quajmë edhe ekzekutim administrativ, sepse për një ekzekutim e tillë janë kompetente organet e administratës. 3. Organet kompetente për zbatimin e ekzekutimit administrativ Siç kemi parë, ekezkutimin administrativ e zbatojnë organet e administratës. Është rregull e përgjithshme se ato janë organet që kanë vendosur në shkallë të parë për çështje të caktuara administrative. Kështu, p.sh., në qoftë se inspektori komunal ndërtimor-urbanistik i ka urdhëruar ndonjë pale rrënimin e objektit të ndërtuar pa leje dhe, nëse ai nuk vepron sipas aktit me të cilin është urdhëruar një detyrim i tillë, atëherë këtëë, gjithsesi me plotësimin e kushteve të caktuara, e ekzekuton ai inspektor. Mirëpo, ekziston mundësia që dispozita e veçantë që rregullon një fushë të caktuar të parashikojë që ekzekutimin administrativ nuk mund ta zbatojë organi i cili ka vendosur në shkallë të parë. Atëherë, ekzekutimin e zbaton organi i administratës që është kompetent për punët e administratës së përgjithshme, në territorin e të cilit gjendet vendbanimi, përkatësisht vendqëndrimi i të përmbaruarit. Kështu,, ky organ paraqitet si organ plotësues, përkatësisht organ subsidiar, kur

Page 60: Jurispodenca

është fjala për kompetencat për zbatimin e ekzekutimit administrativ. 4. Procedura dhe mënyra e ekzekutimit të akteve administrative dhe konkluzioni për lejimin e ekzekutimit Ekzekutimi zbatohet kundër personit që është i detyruar ta plotësojë detyrimin (i përmbaruari), gjë që ndodh kryesisht ose me propozim të palës, varësisht nga ajo nëse përmbarimi zbatohet në interesin publik apo në interesin e palës. Ekzekutimi gjyqësor zbatohet sipas rregullave për procedurën gjyqësore ekzekutive, ndërsa ekzekutimi administrativ sipas rregullave të këtij Ligji, në qoftë se ato, me ligj të posaçëm, nuk janë përjashtuar. Para se të fillohet ekzekutimi administrativ, organi kompetent për zbatimin e ekzekutimit administrativ nxjerr sipas detyrës zyrtare ose me kërkesë të kërkuesit të ekzekutimit konkluzionin për lejimin e ekzekutimit, me të cilin konstatohet se 655 E drejta administrative vendimi që duhet të ekzekutohet ka marrë formën e prerë dhe caktohet mënyra e ekzekutimit. Kundër këtij konkluzioni lejohet ankimi që mund t’i paraqitet organit kompetent të shkallës së dytë. Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës së ekzekutimit, Ligji detyron organet për afatin në të cilin janë të detyruara të nxjerrin një konkluzion të tillë, por vetëm në çështjet administrative, në të cilat procedura është ngritur sipas detyrës zyrtare. Ky afat është 30 ditë, llogaritur nga dita kur vendimi ka marrë formë të prerë, në qoftë se me dispozita të veçanta nuk është caktuar ndryshe. Në rastet kur ekzekutimin administrativ nuk e zbaton organi që ka nxjerrë aktin administrativ, atëherë ai në aktin administrativ e vë klauzolën se ky vendim ka marrë formën e prerë (vërtetimi i ekzekutueshmërisë) dhe ia dorëzon për ekzekutim organit kompetent, me propozimin për mënyrën e ekzekutimit të tij. Gjatë zbatimit të procedurës së ekzekutimit administrativ mund të bëhet ankim, i cili ka të bëjë vetëm me ekzekutimin, por me të nuk mund të kundërshtohet rregullsia e vendimit që ekzekutohet. Ankimi i bëhet organit kompetent të shkallës së dytë dhe në veprimin sipas këtij ankimi zbatohen rregullat mbi ankimin si mjeti i rregullt juridik dhe ky në pikëpamje të afatit për ankim (15 ditë) dhe të organit kompetent për vendosjen mbi ankimin. 5. Shtyrja dhe pezullimi i ekzekutimit Edhe në procedurën e ekzekutimit të akteve administrative Ligji njeh institucionin e shtyrjes së ekzekutimit dhe atë sipas detyrës zyrtare dhe shtyrjen e detyrueshme. E para ndodh në këto raste: 1) në qoftë se detyrimi është kryer, 2) në qoftë se ekzekutimi fare nuk është i lejueshëm, 3) në qoftë se ekzekutimi është zbatuar kundër personit që nuk ka detyrim, 4) nëse kërkuesi i ekzekutimit ka hequr dorë nga kërkesa e vet,dhe 5) nëse titulli ekzekutiv është anuluar ose prishur. Përveç kësaj, Ligji, siç u tha, njeh edhe institucionin e shtyrjes së detyrueshme të ekzekutimit administrativ . Ekzekutimi administrativ do të shtyhet në qoftë se vërtetohet se lidhur me ekzekutimin e detyrimit lejohet fillimi tij ose në vend të vendimit të përkohshëm që ekzekutohet është dhënë vendimi për çështjen kryesore, që dallohet nga vendimi i përkohshëm. Shtyrja e ekzekutimit lejohet nga organi që e ka nxjerrë konkluzionin për lejimin e ekzekutimit. 6. Mënyra e ekzekutimit administrativ Ekzekutimi administrativ zbatohet me anë të personave të tjerë ose me anë të shtrëngimit. Me anë të personave të tjerë, në qoftë se detyrimi i të pçrmbaruarit katë bëjë me zbatimin e veprimit që mund ta zbatojë edhe ndonjë person tjetër, ndërsa i përmbaruari nuk e zbaton fare ose nuk e zbaton në tërës atëi, ky veprim do të zbatohet me anë të një personi tjetër, me shpenzimet e të përmbaruarit, i cili duhet të paralajmërohet më përpara për këtë. Në këtë rast organi që zbaton ekzekutimin mund t’i urdhërojë me konkluzion të përmbaruarit që të paradepozitojë shumën që nevojitet për pagimin e shpenzimeve të ekzekutimit, ndërsa përllogaritja bëhet më vonë. Konkluzioni për depozitimin e kësaj shume është i ekzekutueshëm. Ekzekutimi me shtrëngim zbatohet në këto raste: 1) nëse i përmbaruari ka për detyrë të lejojë ose të durojë diçka, ndërsa vepron në kundërshtim me 656

Page 61: Jurispodenca

DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS këtë detyrim, 2) nëse objekt i ekzekutimit është veprimi i të përmbaruarit, të cilin në vend të tij nuk mund ta zbatojë ndonjë person tjetër. Mjetet e ekzekutimit me shtrëngim janë dënimet në të holla (EU) dhe shtrëngimi i drejtpërdrejtë. Organi që e zbaton ekzekutimin më parë do ta paralajmërojë të përmbaruarin për zbatimin e mjetit të shtrëngimit, në qoftë se detyrimin e vet nuk e përmbush brenda afatit të caktuar. Kur i përmbaruari brenda këtij afati ndërmerr ndonjë veprim në kundërshtim me detyrimin e vet, apo në qoftë se afati i caktuar kalon pa sukses, mjeti i shtrëngimit që është paralajmëruar do të zbatohet menjëher dhe njëkohësisht do të caktohet afati i ri për ekzekutimin e veprimit, duke paralajmëruar një masë tjetër më të rreptë të shtrëngimit. Mirëpo, në qoftë se ekzekutimi administrativ nuk mund të zbatohet as me anë të personave të tjerë, as me zbatimin e dënimeve në të holla, ekzekutimi, sipas natyrës së detyrimit, mund të zbatohet edhe me shtrëngim të drejtpërdrejtë, nëse me dispozita nuk është caktuar ndryshe. Kjo do të thotë se shtrëngim i drejtpërdrejtë është mjeti i fundit në ekzekutimin e aktit administrativ, gjë që është në pajtim me parimin themelor në ekzekutim se ai do të zbatohet në atë mënyrë dhe me zbatimin e atij mjeti që për të përmbaruarin është më i butë. 7. Ekzekutimi me qëllim sigurimi Për sigurimin e ekzekutimit, me konkluzion mund të lejohet ekzekutimi i vendimit edhe para se ai të ketë marrë formë të prerë, nëse pa këtë do të mund të pengohej ose do të mund të vështirësohej dukshëm ekzekutimi pasi vendimi të jetë bërë i ekzekutueshëm. Kur është fjala për detyrimet që ekzekutohen me shtrëngim vetëm me propozimin e palës, propozuesi duhet që rrezikun nga pengimi ose vështërsimi i përmbushjes ta bëjë të besueshëm, ndërsa organi mund ta kushtëzojë me dhënie të sigurimit për dëmin, i cili mund të rezultojë si pasojë e ekzekutimit për palën kundërshtare. Kundër konkluzionit të dhënë me propozimin e palës për ekzekutimin me qëllim sigurimi, si dhe kundër konkluzionit të dhënë sipas detyrës zyrtare, lejohet ankim i veçantë, ndërsa ankimi kundër konkluzionit me të cilin është caktuar ekzekutimi me qëllim sigurimi nuk e shtyn zbatimin e ekzekutimit. Ekzekutimi me qëllim sigurimi mund të zbatohet në rrugë administrative ose gjyqësore, varësisht nga lloji i vetë ekzekutimit, përkatësisht varësisht nga ajo se a është fjala për ekzekutim me qëllim të realizimit të detyrimeve në para apo të detyrimeve jomonetare. 8. Konkluzioni i përkohshëm për sigurimin Konkluzioni i përkohshëm për sigurimin zbatohet kur ekziston ose, të paktën, është bërë i besueshëm detyrimi i palës, ndërsa ka rrezik që pala e detyruar, me posedimin e pasurisë, në marrëveshje me një person të tretë ose në ndonjë mënyrë tjetër, ta pengojë ose ta vështirësojë dukshëm ekzekutimin e detyrimit përkatës, organi kompetent për dhënien e vendimit për detyrimin e palës mund të japë konkluzion të përkohshëm para dhënies së vendimit për këtë detyrim me qëllim sigurimi të ekzekutimit të detyrimit. Me rastin e nxjerrjes së konkluzionit të përkohshëm organi kompetent ka për detyrë të ketë parasysh mundësinë e zbatimit të ekzekutimit në mënyra të tjera (neni 273) dhe ta arsyetojë konkluzionin. 657 E drejta administrative Kur me vendimin e formës së prerë është vërtetuar se juridikisht nuk ekziston detyrimi i palës, për sigurimin e të cilit është dhënë konkluzioni i përkohshëm ose se në ndonjë mënyrë tjetër është vërtetuar se kërkesa për nxjerrjen e konkluzionit të përkohshëm ka qenë e paarsyetuar, propozuesi, në dobi të të cilit është dhënë konkluzioni i përkohshëm, do t’ia kompensojë palës kundërshtare dëmin që i është shkaktuar nga konkluzioni i nxjerrë, ndërsa për kompensimin e dëmit vendos organi që e ka nxjerrë konkluzionin e përkohshëm. XII. ZBATIMI I LIGJIT Zbatimi i ligjit dhe i dispozitave të tjera në të ashtuquajturat çështje administrative i nënshtrohet, në parim, dy llojeve të rregullave procedurale: të përgjithshme dhe të veçanta. Rregullat e përgjithshme administrativo-procesuale, në parim, vlejnë për të gjitha llojet e çështjeve administrative. Ato kanë karakter të rregullave të përbashkëta dhe, në tërësinë e tyre, formojnë

Page 62: Jurispodenca

regjimin juridik të procedurës së përgjithshme administrative në sistemin e dhënë shoqëror. Rregullat e veçanta administrativo-procesuale u përkasin vetëm fushave të caktuara administrative. Veçoritë e atyre fushave dhe nevoja për punë efikase në to, diktojnë edhe disa specificitete në veprimin e organeve të administratës me rastin e zbatimit të dispozitave. Kështu, veprimi i tyre u nënshtrohet normave të veçanta, që janë të ndryshme nga normat e përgjithshme të procedurës administrative. Me këtë rast, parimisht, vihet edhe raporti i rregullave të përgjithshme dhe të veçanta të përmendura: ato plotësohen, ashtu që, rregullat e përgjithshme vlejnë vetëm për çështjet e parregulluara procedurale në fusha të caktuara. Në këtë kontekst, mund të flitet për karakterin subsidiar të procedurës administrative në raport me rregullat e veçanta të procedurës administrative. Organet e Autoritetit Qendror, përkatësisht organet e institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Kosovë, të autorizuara që të kujdesen për zbatimin e dispozitave të procedurës së përgjithshme administrative, kanë për detyrë të marrin masa që personat zyrtarë, të cilët punojnë në zgjidhjen në çështjeve administrative, të njihen sa më mirë me këto rregulla. Edhe me Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë, në pjesën ku janë përcaktuar përgjegjësitë në fushën e administratës lokale (Kreu 5 paragrafi 5.2), janë parashikuar detyrat e institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes, që kanë të bëjnë, përveç tjerash, edhe me: promovimin e zhvillimit profesional të shërbimit civil komunal; mbikqyrjen e cilësisë së shërbimit komunal; gjetjen e mënyrave dhe të mjeteve për aktivitetet e trajnimit nëpër komuna; sigurimin e mbikëqyrjes ligjore dhe me këshillat për komunat etj. Gjithashtu, organi i Autoritetit Qendror, përkatësisht organi përgjegjës për administratën publike në nivelin qendror, për t’u ndihmuar organeve që punojnë në zgjidhjen e çështjeve administrative, sipas Ligjit, është i autorizuar të caktojë formularë përkatës në procedurën administrative (letërthirrjet, fletëdërgesat, procesverbalet në formë librash, vendimet, certifikatat etj.). Organet e institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes dhe organet e tjera që ushtrojnë autorizime publike, në qoftë se me ligj apo rregullore (të UNMIK-ut) nuk është caktuar ndryshe, autorizimin për ndërmarrjen e veprimeve në procedurën 658 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS administrative mund t’ua japin punonjësve që kanë përgatitje të duhur profesionale. Këto organe, të cilat, në bazë të autorizimit publik, vendosin për çështje administrative, kanë për detyrë të shpallin, në mënyrë të përshtatshme, se cilët persona zyrtarë janë të autorizuar të vendosin në çështjet administrative dhe se cilët për ndërmarrjen e veprimeve në procedurën para dhënies së vendimit. Eprori që drejton organin e administratës, ka për detyrë të kujdeset që në organin, përkatësisht në institucionin tjetër që ushtron autorizime publike të zbatohen drejtë këto rregulla, sidomos që çështjet administrative të zgjidhen në afatet e parashikuara; të kujdeset për ngritjen profesionale të punëtorëve që punojnë në zgjidhjen e çështjeve administrative dhe, të paktën një herë në vit, ta njoftojë Kuvendin e vet për punën në zgjidhjen në procedurën administrative. LITERATURA DHE BURIMET JURIDIKE: 1. Prof. Dr. ESAT STAVILECI- Hyrje në shkencat administrative, EBTMM, Prishtinë, 1997 1. Prof. Dr. ARSIM BAJRAMI - E Drejta e Kosovës në transicion - Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2002 2. Lazim Salihu - Procedura administrative në praktikë (Doracak), Zyra Juridike Ramajli & Partnerët, Prishtinë, 2003 3. Korniza Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme Kosovë - Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2001/9, 15 Maj 2001 për Kornizën Kushtetuese të Vetëqeverisjes së Përkohshme në Kosovë 4. Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2000/45 mbi vetëqeverisjen e komunave në Kosovë 5. Rregullorja e UNMIK-ut nr. 1999/1 mbi administrimin e përkohshëm në Kosovë 6. Rregulloret e UNMIK-ut nr. 1999/24 dhe 2000/59 mbi ligjin në fuqi në Kosovë 7. Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2001/19 mbi Degën Ekzekutive 8. Ligjet e zbatueshme:

Page 63: Jurispodenca

- Ligji i Procedurës së Përgjithshme Administrative - Ligji për Konfliktet Administrative - Dekretligji për Veprimtarinë e Zyrës 659 E drejta administrative B - KONTESTI ADMINISTRATIV Lazim Salihu I - NOCIONI DHE QËLLIMI I KONTESTIT ADMINISTRATIV Kontesti administrativ, në të vërtetë, është vazhdim i procesit administrativ. Kur organi kompetent e përfundon procesin administrativ dhe kjo ndodh atëherë kur nxjerr aktin administrativ definitiv, kundër të cilit pala e pakënaqur nuk ka mundësi të përdorë mjet të rregullt juridik (ankimin), atëherë lind kontesti mes saj dhe organit kompetent. Kështu, pala ka të drejtë që, në kushte të caktuara, të kërkojë që atë kontest ta zgjidhë gjykata kompetente, përkatësisht që gjykata të vërtetojë ligjshmërinë e aktit administrativ të nxjerrë, me të cilin ajo nuk është e kënaqur. Andaj, kontesti administrativ është një kontest që ka të bëjë me ligjshmërinë e aktit administrativ, që është krijuar ndërmjet palëve dhe organit kompetent pas përfundimit të procesit administrativ. Kontesti administrativ mund të lindë edhe atëherë kur organi kompetent (prokurori publik, avokati publik etj.), konsideron, sipas ligjit, se me aktin administrativ është shkelur ligji në favor të palës dhe në dëm të bashkësisë apo institucionit, andaj kërkon nga gjykata kompetente që këtë ta vërtetojë. II - LLOJET E KONTESTIT ADMINISTRATIV Ligji për Kontestet Administrative (“Gazeta zyrtare e RSFJ”, nr. 4/77), i cili, sipas rregulloreve të UNMIK-ut nr. 1999/24 dhe 2000/59 për ligjin në fuqi në Kosovë, konsiderohet ligj i zbatueshëm derisa nuk zëvendsohet me një legjislacion të ri, njeh dy lloje të kontesteve administrative: 1) kontestin për ligjshmërinë e aktit administrativ, dhe 2) kontestin ei jurisdiksionit të plotë. Mirëpo, në teori përmenden edhe ndarje të tjera të kontestit administrativ, siç janë: kontestet administrative objektive dhe subjektive apo kontestet paraprake dhe plotësuese. 1. Kontesti administrativ për ligjshmërinë e aktit administrativ Është rregull se të gjitha aktet individuale të organeve që kryejnë punë administrative, si dhe aktet individuale që i nxjerrin ndërmarrjet, institucionet dhe organizatat e tjera që ushtrojnë autorizime publike, doemos duhet të jenë të bazuara në ligj, përkatësisht në rregullore të UNMIK-ut (parimi i ligjshmërisë). Ky parim, i cili ka gjetur përdorim në të gjitha ligjet në fuqi, me të cilat rregullohet çështja e procedurave, është parashikuar edhe në procedurën administrative. Kështu, akti administrativ i nxjerrë në pajtim me këto dispozita, pa marrë parasysh nëse ato janë të natyrës formale apo materiale, konsiderohet si akt administrativ i ligjshëm. Mirëpo, me gjithë këto parime dhe përpjekje, ndodh që organet dhe subjektet e tjera, në ushtrimin e autorizimeve publike, të nxjerrin akte administrative individuale jo të ligjshme, me të cilat vendosin për të drejtat, detyrimet a interesat juridike të individëve, të personave juridikë dhe të palëve të tjera në procesin administrativ. Aktet jo të ligjshme mund të nxirren si në procesin administrativ të shkallës së parë, ashtu edhe në procesin administrativ të shkallës së dytë. Gjykatës kompetente, për këtë arsye, i është dhënë e drejta 660 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS që, kur vendos mbi padinë e palës, të vërtetojë ligjshmërinë e aktit administrativ, përkatësisht të mbrojë të drejtat e qytetarëve dhe të palëve të tjera që u janë garantuar me ligj. Gjithsesi duhet bërë dallim në pikëpamje të krijimit (lindjes) të kontestit administrativ lidhur me aktet administrative të shkallës së parë, sepse kundër tyre është e mundur të niset kontesti administrativ vetëm atëherë kur ato janë definitive, përkatësisht kur kundër tyre nuk mund të paraqitet mjeti i rregullt juridik. Andaj, në kontestet administrative për ligjshmërinë e aktit administrativ objekt kontesti është vlerësimi i ligjshmërisë së atij akti dhe jo edhe zgjidhja e çështjes administrative. Kur gjykata konstaton se akti administrativ nuk është nxjerrë në mënyrë të ligjshme, ajo vetëm do ta anulojë dhe

Page 64: Jurispodenca

do t’ia dërgojë atë organit apo subjektit tjetër që ushtron autorizime publike, për të vendosur sërish me qëllim të mënjanimit të paligjshmërive. 2. Kontesti administrativ i jurisdiksionit të plotë Për dallim nga kontesti administrativ, tek i cili objekt kontestit është ligjshmëria e aktit administrativ, në kontestin administrativ të jurisdiksionit të plotë objekt kontesti është vërtetimi në tërësi i situatës individuale juridike. Kështu, në këtë lloj kontesti administrativ, gjykata nuk kufizohet vetëm në vlerësimin e ligjshmërisë së aktit administrativ, por ka autorizime më të gjera, hyn edhe në përshtatshmërinë e tyre. Me rastin e vërtetimit të situatës së caktuar juridike individuale, gjykata mundet atë ta mbështetë, ta ndryshojë ose ta prishë, përkatësisht gjykata nuk kufizohet vetëm në anulimin e aktit administrativ dhe kthimin e tij në procedurë të sërishme në organin që e ka nxjerrë atë, por çështjen juridike e vendos vetë në meritum. Aktgjykimi i gjykatës i nxjerrë në procesin administrativ të jurisdiksionit të plotë, në tërërsi, e zëvendëson aktin administrativ që është anuluar. Mirëpo, duhet theksuar se kontesti administrativ i jurisdiksionit të plotë nuk mund të zhvillohet në të gjitha çështjet edministrative dhe për këtë në ligj ekzistojnë kushte të caktuara. Kështu, për shembull, kur gjykata gjen se akti administrativ i kontestuar duhet të anulohet, ajo, në qoftë se këtë e lejon natyra e çështjes ose në qoftë se të dhënat e procesit japin një bazë të besueshme për këtë, do të vendosë me aktgjykim për çështjen administrative. Një aktgjykimi i tillë, në përgjithësi, e zëvendëson aktin e anuluar administrativ (paragrafi 3 i nenit 42); pas anulimit të aktit jo të ligjshëm, gjykata mund të vendosë edhe për kërkesën e paditësit për kthimin e sendeve ose për dëmshpërblim, vetëm në qoftë se të dhënat e procesit japin një bazë të besueshme për marrjen e një vendimi të tillë, ngase, në të kundërtën, paditësin do ta udhëzojë që këtë kërkesë ta realizojë në seancë në një gjykatë tjetër kompetente. Ligji për Kontestet (Konfliktet) Administrative njeh disa lloje të kontestit administrativ të jurisdiksionit të plotë. I pari është ai në të cilin gjykata, pos që vlerëson ligjshmërinë e aktit administrativ, vendos edhe për dëmshpërblimin të shkaktuar me ekzekutimin e aktit administrativ ose për kthimin e sendeve të marra me ekzekutimin e aktit administrativ. Në një rast të tillë, gjykata, kur anulon aktin administrativ për shkak të joligjshmërisë së tij, është e detyruar të shqyrtojë edhe kërkesën e paditësit për dëmshpërblim ose për kthimin e sendeve të marra. Mirëpo, që gjykata të mund të hyjë në shqyrtimin e kësaj kërkese të paditësit, është e nevojshme që të dhënat e procesit të ofrojnë, për një shqyrtim të tillë, bazë të besueshme, sepse, në të kundërtën, gjykata do ta udhëzojë paditësin që kërkesën ta realizojë në seancë civile, në nj ëgjykatë tjetër të rregullt. 661 E drejta administrative Lloji i dytë i kontestit të jurisdiksionit të plotë është ai në të cilin gjykata vetë e zgjidh çështjen administrative (zgjidhja meritore). Me qëllim të shkurtimit, përkatësisht të ekonomizimit të procesit, gjykatës i është dhënë mundësia që, pas anulimit të aktit administrativ, ta zgjidhë çështjen vetë me aktgjykim, i cili e zëvendëson në tërësi aktin e anuluar. Mirëpo, edhe në këtë rast ekzistojnë kushte të caktuara që gjykata të mund të veprojë në atë mënyrë, si: 1) që natyra e çështjes ta lejojë këtë dhe 2) që të dhënat e procesit të ofrojnë një bazë të besueshme për një zgjidhje të tillë. Aktgjykimi i dhënë në këtë kontest të jurisdiksionit të plotë paraqet bazë për ekzekutim në mënyrën e njëjtë si edhe të aktit administrativ. Vlen të theksohet se ky lloj i kontestit administrativ është më efikas, sesa kontesti që kufizohet vetëm në vërtetimin dhe vendosjen për ligjshmërinë e aktit administrativ, sepse pala i realizon më shpejt të drejtat e veta, ngase çështja administrative përfundon në gjykatë dhe nuk i kthehet përsëri organit kompetent pë vendosje. Gjykata në kontestin administrativ mund ta zgjidhë vetë çështjen administrative (zgjidhje meritore) edhe në rastin e “heshtjes së administratës”. Në të vërtetë, kur organi kompetent, me kërkesë të palës, nuk nxjerr akt përkatës administrativ brenda afatit të caktuar, i cili do të duhej të ishte definitiv, pala mund të nisë kontest administrativ njësoj sikur kërkesa e tij të ishte vendosur negativisht. Atëherë, gjykata jep aktgjykimin dhe cakton afatin në të cilin organi kompetent duhet të nxjerrë aktin administrativ. Mirëpo, në qoftë se ai organ, edhe në këtë afat plotësues, nuk vepron sipas aktgjykimit, gjykata, krahas plotësimit të kushteve të caktuara, në bazë të kërkesës së

Page 65: Jurispodenca

palës, do tëmarrë vendim i cili e zëvendëson plotësisht aktin administrativ të atij organi. 3. Llojet e tjera të kontesteve administrative Përveç ndarjes së kontesteve administrative në konteste për ligjshmërinë e aktit administrativ dhe konteste për jurisdiksion të plotë, në teorinë juridike ekziston edhe ndarja në: konteste administrative objektive dhe subjektive apo në konteste administrative paraprake dhe plotësuese. Kontest administrativ subjektiv quajmë atë kontest të cilin e nis personi fizik (individi) apo personi juridik, për shkak të shkeljes së të drejtës së vet subjektive, ndërsa kontesti administrativ objektiv është ai kontest që zhvillohet për shkak të shkeljes së të drejtës objektive, përkatësisht për vërtetimin e ligjshmërisë së aktit administrativ, pa marrë parasysh se për të drejtën e kujt bëhet fjalë. Kontest administrativ paraprak e quajmë atë kontest të cilin gjykata e zgjidh, ndonëse më parë në atë çështje administrative nuk ka vepruar organi kompetent (p.sh. “heshtja e administratës”), ndërsa kontesti administrativ plotësues është ai të cilin gjykata e zgjidh pas nxjerrjes së aktit administrativ në procesin administrativ. Kështu, kontesti për ligjshmërinë e aktit administrativ, gjithmonë, është një kontest administrativ plotësues, ndërsa kontesti administrativ i jurisdiksionit të plotë mund të jetë edhe plotësues edhe paraprak. 662 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS III - OBJEKTI I KONTESTIT ADMINISTRATIV, ORGANET KOMPETENTE PËR VENDOSJE DHE KARAKTERISTIKAT E TIJ Objekt e kontestit administrativ, siç është theksuar, është vërtetimi i ligjshmërisë së aktit administrativ, me ç’rast duhet pasur parasysh se ligjshmëria e aktit administrativ mund të vërtetohet si në pikëpamje të zbatimit të së drejtës materiale, ashtu edhe në pikëpamje të zbatimit të së drejtës formale. Duke vërtetuar ligjshmërinë e aktit administrativ, gjykata kufizohet vetëm në vërtetimin e ligjshmërisë së dispozitivit të tij, gjë që do të thotë se nuk vërtetohet ligjshmëria e arsyetimit, sepse ai edhe nuk kontestohet. Ligjshmëria e aktit administrativ vërtetohet në pikëpamje të zbatimit të drejtë të dispozitave që janë zbatuar në rastin konkret (materiale dhe formale), përkatësisht të dispozitave që kanë vlejtur në kohën kur është nxjerrë akti i caktuar administrativ, me përjashtim të disa dispozitave të nxjerra më vonë, që kanë fuqinë prapavepruese. Me vërtetimin e ligjshmërisë së aktit administrativ në pikëpamje të zbatimit të së drejtës materiale, gjykata, në të vërtetë, vërteton në se akti që kontestohet me padi është fare i drejtë ose jo, përkatësisht nëse është zbatuar drejt ligji, dispozita e bazuar në ligj apo ndonjë dispozita tjetër. Mirëpo, me vërtetimin e ligjshmërisë të aktit administrativ në aspektin e zbatimit të së drejtës formale, gjykata vërteton rregullsinë e zbatimit të procesit që i ka pri nxjerrjes së aktit administrativ, posaçërisht në pikëpamje të konstatimit të drejtë të gjendjes faktike apo të nxjerrjes së drejtë të konkluzionit nga faktet që janë vërtetuar. Gjithashtu, në kuadër të vërtetimit të ligjshmërisë së aktit administrativ, gjykata vërteton edhe zbatimin e drejtë të dispozitave që kanë të bëjnë me kompetencën për zgjidhjen e çështjes administrative, pa marrë parasysh nëse është fjala për kompetencën lëndore apo për kompetencën tokësore. IV - KRIJIMI E KONTESTIT ADMINISTRATIV 1. Mundësia e krijimit së kontestit administrativ Kontesti administrativ mund të niset vetëm kundër aktteve administrative definitive, të cilat më së shpeshti janë akte administrative të nxjerra në shkallë të dytë. Kontesti administrativ mund të nisetgritet edhe kundër akteve administrative të nxjerra në shkallë të parë, por vetëm me kusht që kundër akteve të tilla të mos mund të paraqitet ankim në procesin administrativ, përkatësisht kundër të cilave nuk ka vend për ankim (neni 7). Ligji për Kontestet Administrative njeh edhe përjashtime nga rregulla se kontesti administrativ mund të niset vetëm kundër akteve administrative, në mënyrën e njëjtë siç është përjashtimi për mundësinë e paraqitjes së ankimit kundër akteve administrative të nxjerra në shkallë të parë. Në të vërtetë, në procesin administrativ një prej kushteve kryesore që ankimi mund të paraqitet kundër akteve administrative në shkallën e parë është edhe ekzistimi i aktit administrativ. Mirëpo, edhe ky

Page 66: Jurispodenca

ligj parashikon mundësinë e krijimit së kontestit administrativ edhe kur nuk ka akt administrativ, përkatësisht kur organi kompetent nuk nxjerr aktin administrativ përkatës lidhur me kërkesën e palës në shkallë të parë, si dhe lidhur me ankimin në shkallë të dytë, gjithsesi në kushtet e parashikuara në këtë ligj (nenet 8 dhe 26). 663 E drejta administrative Nga rregullat që kontesti administrativ mund të niset kundër të gjitha akteve administrative, ekzistojnë përjashtime kur ai, prapëseprapë, nuk mund të zhvillohet (neni 9), si: * kundër aktit administrativ të nxjerrë në çështjet në të cilat është siguruar mbrojtja gjyqësore jashtë kontestit administrativ; * kundër aktit administrativ të nxjerrë në çështjet në të cilat, sipas dispozitës kategorike të ligjit, nuk mund të zhvillohet kontesti administrativ, përveç kur organi, me rastin e nxjerrjes së aktit administrativ, i ka kapërcyer kufijtë e kompetencës; * në çështjet rreth të cilave drejtpërdrejt, në bazë të autorizimeve të Kornizës Kushtetuese, vendos organi përkatës i institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes të Kosovës. 2. Pala në kontestin administrativ Palë në kontestin administrativ janë paditësi dhe i padituri, por në kushte të caktuara edhe personi i interesuar. Paditës në kontestin administrativ, si rregull, është person që nuk është i kënaqur me aktin definitiv administrativ të nxjerrë në procesin administrativ. Ky person mund të jetë ose individi, ose person juridik, por mund të jetë edhe organi, personi juridik, organizata, grupi i personave, qendra e banuar etj., që konsideron se me aktin administrativ i është shkelur ndonjë e drejtë apo ndonjë interes direkt personal, i bazuar në ligj. Individi, si paditës në kontestin administrativ, konsiderohet çdo person fizik që mund të jetë palë në procesin administrativ, e këta janë të gjithë personat fizikë, pa marrë parasysh moshën (aftësia juridike), përkatësisht pa marrë parasysh se a kanë aftësi që në kontestin administrativ të paraqiten në gjykatë (aftësia procesuale). Sikurse edhe në procesin administrativ, personat fizikë pa aftësi procedurale (të mitur dhe persona të tjerë që nuk kanë aftësi procedurale) i përfaqësojnë të autorizuarit e tyre ligjorë (prindërit, kujdestarët dhe birësuesit). Paditësi, si person juridik, në kontestin administrativ konsiderohet çdo person të cilit rendi juridik ia njeh aftësinë e personit juridik, si bazë e të drejtave dhe detyrimeve të caktuara. Këta janë, në të vërtetë, të gjithë personat e regjistruar në regjistrin publik pranë organit kompetent të caktuar me dispozita përkatëse në fuqi, si dhe personat e tjerë, të cilëve sistemi juridik ua njeh cilësinë e personit juridik me vetë themelimin e tyre, pa u regjistruar në regjistrat përkatës publikë. I paditur në kontestin administrativ është subjekt që ka nxjerrë aktin administrativ, i cili mund të goditet me padi. Këta, para se gjithash, janë organe dhe zyra të pavarura të UNMIK-ut, organe të institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes (organet) dhe subjekte të tjera që ushtrojnë autorizimeve publike. Person i interesuar në kontestin administrativ është personi, të cilin anulimi i aktit të kontestuar administrativ, e dëmton drejtpërdrejt. Një person i tillë, si palë e kundërt në kontestin administrativ, merr cilësinë e palës, përkatësisht të gjitha të drejtat e palës në kontestin administrativ. Ky person në kontestin administrativ ka interes që akti i kontestuar administrativ të mbetet në fuqi. Pradaj ky gjithmonë gjendet në anën e organit, akti i të cilit kontestohet. Kështu, p.sh., në qoftë se prokurori publik nis me padi kontestin administrativ, me të cilin është shkelur ligji në dobi të ndonjë personi, ai person është palë e interesuar në kontestin administrativ, sepse do të bëjë përpjekje që një akt të tillë ta mbajë në fuqi, me qëllim 664 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS të mbrojtes së të drejtës së tij të fituar me një akti të tillë. 3. Mënyra e krijimit së kontestit administrativ - padia Kontesti administrativ niset me padi, e cila paraqitet brenda afatit prej 30 ditësh, na dita e dërgimit të aktit administrativ palës që e paraqet atë. Ky afat vlen edhe për organet e autorizuara për

Page 67: Jurispodenca

ngritje të padisë në kontestin administrativ, por nëse atyre nuk iu dërgohet akti administrativ, padinë mund t’ia paraqetë brenda afatit prej 60 ditëve, prej ditës së dërgimit të aktit administrativ, palës në favor të së cilëst është nxjerrë ai (neni 23 dhe 24). Nuk ka kontest administrativ pa padi, çka do të thotë se ai mund të niset vetëm sipas padisë së palës, por jo edhe sipas detyrës zyrtare. Padia mund të dorëzohet drejtpërdrejt ose me anë të postës. Me qëllim të lehtësimit të dorëzimit të padisë, ky ligj parashikon mundësinë që padia të deklarohet edhe me gojë në procesverbal, qoftë pranë gjykatës kompetente për zgjidhjen e kontestit administrati, qoftë pranë cilësdo gjykate tjetër të rregullt. Kjo është, në të vërtetë, mënyra e drejtpërdrejtë e dorëzimit të padisë në gjykatë, por padia drejtpërdrejt mund t’i dorëzohet gjykatës edhe në formën me shkrim. Kur padia dorëzohet me anë të postës, ajo dorëzohet si dërgesë e porositur (rekomande), sepse si ditë e dorëzimit të një padie të tillë konsiderohet dita e dorëzimit në gjykatë drejtpërdrejt, qoftë me gojë në procesverbal, qoftë me shkrim (paragrafi 1 i nenit 25). Mirëpo, as ky ligj nuk është rigoroz në pikëpamje të përmendjes së organit të cilit duhet t’i dorëzohet padia. Si edhe procedurat e tjera, edhe kjo mbron palën e painformuar, e cila nga mosdija apo pa dashje ia dorëzon padinë ndonjë organi tjetër. Kështu, nëse padia nuk i është dorëzuar gjykatës, por një organit tjetër, ndërsa i arrin gjykatës kompetente pas skadimit të afatit për paraqitjen e padisë, do të konsiderohet se është paraqitur me kohë, po qe se paraqitja e saj këtij organi ka qenë si pasojë e mosdijes apo e gabimit evident të paraqitësit (paragrafi 2 i nenit 25). Kështu, p.sh., Ligji i Procedurës së Përgjithshme Administrative përcakton detyrimin për të gjitha subjektet që vendosin çështje administrative që, pa shtyrje, ta dërgojnë padinë për krijimin e kontestit administrativ në gjykatën kompetente, nëse e marrin me anë të postës atë dhe se për këtë do ta lajmërojnë paraqitësin e saj (paragrafi 6, neni 66 i Ligjit të Procedurës së Përgjithshme Administrative). Padia doemos duhet të përmbajë (neni 27) këto të dhëna: - emrin dhe mbiemrin, profesionin dhe vendbanimin, përkatësisht emërtimin dhe selinë e paditësit, nëse është fjala për person juridik apo për një organ tjetër të autorizuar, - aktin administrativ kundër të cilit është drejtuar padia dhe në cilin drejtim dhe vëllim propozohet anulimi i aktit administrativ, - kërkesën e caktuar në pikëpamje të sendit apo të shumës së dëmit të pësuar, në qoftë se me padi kërkohet kthimi edhe i sendit ose dëmshpërblimi. Bashkë me padinë duhet të paraqitet edhe nga një kopje e padisë me shtojcën e bashkëngjitur për organin e paditur dhe për çdo person të interesuar, në qoftë se ka të tillë. 665 E drejta administrative 4. Heqja dorë nga padia Paditësi mund të heqë dorë nga padia gjithnjë gjersa të merret vendimi, në të cilin rast gjykata pezullon procedurën me vendim. Procesi do të ndërpritet edhe në rastin kur organi gjatë kontestit administrativ nxjerr një akt të ri administrativ (p.sh. e ndryshon ose e anulon aktin administrativ që ka të bëjë me kontestin administrativ - neni 26 i Ligjit të Procedurës së Përgjithshme Administrative), me të cilin ndryshohet apo lihet jashtë fuqisë akti i kontestuar administrativ apo kur, në rastin e parashikuar ngaa neni 26 i këtij ligji (heshtja e administratës), nxjerr akt të ri administrativ, ndërsa paditësi deklaron se me këtë apo me aktin e nxjerrë në mënyrë plotësuese është i kënaqur. Në rast se paditësi nuk do të ishte i kënaqur me atë akt, gjykata do ta vazhdojë procesin. Për dallim prej procesit administrativ, në kontestin administrativ gjykatës nuk i jepet mundësia të çmojë nëse do ta vazhdojë zhvillimin e kontestit, edhe pse pala ka hequr dorë nga padia, në qoftë se kjo është në interesin shoqëror, përkatësisht në interesin publik. Kjo për arsye se kontesti administrativ mund të niset dhe të zhvillohet vetëm sipas padisë së palës, por jo edhe kryesisht (sipas detyrës zyrtare) . 5. Veprimi i padisë në ekzekutimin e aktit administrativ Për dallim prej ankimit në procesin administrativ, padia në kontestin administrativ, sipas rregullit,

Page 68: Jurispodenca

nuk e ndalon ekzekutimin e aktit administrativ të kontestuar (paragrafi 1 i nenit 17). Mirëpo, ky ligj parashikon edhe rastet, si përjashtime, kur padia ka veprim të shtyshëm në pikëpamje të ekzekutimit të aktit të kontestuar administrativ. Veprimi i shtyshëm i padisë në pikëpamje të ekzekutimit të aktit administrativ mund të jetë i detyruar dhe fakultativ. Veprimin e detyruar padia e ka në rast se ekzekutimi i aktit të kontestuar administrativ paditësit do t’i shkaktonte dëm të rëndë të pariparueshëm, ndërkaq shtyrja nuk është në kundërshtim me interesin publik dhe që me shtyrje nuk do t’i shkaktohej palës kundërshtare dëm i madh i pakompensueshëm. Atëherë organi, akti i të cilit zbatohet, respektivisht organi kompetent për ekzekutim (në qoftë se është fjala për aktin e organizatës, që nuk është e autorizuar për ekzekutim), me kërkesën e paditësit, ka për detyrë ta shtyjë ekzekutimin deri në marrjen e vendimit definitiv gjyqësor. Bashkë me kërkesën për shtyrje, duhet paraqitur prova që tregon se padia është parashtruar. Për çdo kërkesë organi kompetent duhet të marrë vendim jo më vonë se tri ditë nga data e dorëzimit të kërkesës. Organi, akti i të cilit ekzekutohet, përkatësisht organi kompetent për ekzekutim, ka mundësi që, në mënyrë fakultative, por edhe për shkaqe të tjera, ta shtyjë ekzekutimin e aktit të kontestuar deri në marrjen e vendimit definitiv gjyqësor, në qoftë se këtë gjë e lejon interesi publik. VI - PROCEDURA SIPAS PADISË Duke u nisur nga specifikat e disa fazave të procesit sipas padisë, dallojmë procesin paraprak dhe të rregullt. 1. Procesi paraprak 666 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS Në këtë proces konstatohet rregullsia formale e padisë, përkatësisht nëse padia a është paraqitur në rregull në pikëpamje të përmbajtjes së saj dhe të paraqitjes brenda afatit dhe nëse është e lejueshme dhe e paraqitur nga personi i autorizuar. Prandaj, edhe procesi paraprak sipas padisë, në të vërtetë, i ka dy faza. Në fazën e parë të procesit paraprak, padia vlerësohet në pikëpamje të përmbajtjes së saj, përkatësisht nëse ajo është ose jo e plotë dhe e kuptueshme, ndërsa në fazën e dytë të procesit paraprak vlerësohet rregullsia e padisë në pikëpamje të paraqitjes së saj në kohë, të lejueshmërisë dhe nëse është paraqitur ose jo nga personi i autorizuar. Lidhur me padinë e parregullt në pikëpamje të përmbajtes së saj veprohet në të njëjtën mënyrë si me parashtresat e parregullta në procesin administrativ. Në të vërtetë, kur konstaton se padia nuk është e plotë ose është e pakuptueshme, gjykata do ta ftojë paditësin, sipas nevoje, edhe me anë të një gjykate tjetër ordinare që, brenda një afati të caktuar, t’i mënjanojë të metat e padisë, ndërkaq do ta udhëzojë se ç’duhet të bëjë dhe do ta paralajmërojë për pasojat që do të lindin, në qoftë se nuk vepron sipas kërkesës së gjykatës. Mirëpo, nëse paditësi, brenda afatit të caktuar, nuk i mënjanon të metat e padisë dhe ato janë të atilla saqë e pengojnë punën e gjykatës, kjo do ta hedhë poshtë me vendim padinë si të çrregullt, në qoftë se konstaton se akti i kontestuar administrativ është i pavlefshëm. Padia me kohë vlerësohet si në pikëpamje të paraqitjes së saj brenda afatitit të parashikuar, ashtu edhe në pikëpamje të paraqitjes së saj para kohe. Si padi me kohë konsiderohet ajo që është paraqitur brenda afatitit prej 30 ditësh, prej ditës së pranimit të aktit të kontestuar administrativ. Pra, jo me kohë është çdo padi që është paraqitur pas skadimit të këtij afati. Padi e parakohshme konsiderohet ajo padi që është paraqitur para skadimit të afatit të parashikuar për nxjerrjen e aktit definitiv administrativ, gjë që ndodh më së shpeshti te rasti i “heshtjes së administratës”. Lejueshmëria e padisë çmohet në pikëpamje të karakterit të aktit që kontestohet me të. Siç është theksuar, kontesti administrativ, me përjashtime të vogla, mund të ngrihet vetëm kundër akteve administrative, të cilat nxirren në procesin administrativ në formë të vendimeve ose të konkluzioneve. Akti administrativ i ka karekteristikat e tija të caktuara, që dalin nga përkufizimi i tij në këtë ligj (neni 6); ky, pra, është ai akt me të cilin organi a subjekti tjetër që ushtron autorizime publike vendos për ndonjë të drejtë apo detyrim tënjë personi të veçantë të caktuar ose të një personi juridik në ndonjë çështje administrative. Në qoftë se aktit i mungojnë ndonjëri nga këto elementeve, atëherë ai nuk do të mund të konsiderohet

Page 69: Jurispodenca

akt administrativ, prandaj kundër një akti të tillë nuk është e mundshme ngritja e kontestit administrativ, gjë që do të thotë se gjykata, në qoftë se has në një akt të tillë, ka për detyrë ta hedhë poshtë atë. Lejueshmëria e padisë çmohet edhe në pikëpamje të shfrytëzimit të mjetit të rregullt juridik (ankimit) në procesin administrativ. Këtu, para së gjithash, çmohet nëse kundër aktit administrativ që kontestohet me padi ka mundur të paraqitet ankesa ose jo dhe, kur ajo nuk ka mundur të paraqitet apo është paraqitur jashtë afatit, gjykata gjithashtu do ta hedhë poshtë padinë, sepse një akt i tillë administrativ nuk konsiderohet akt definitiv administrativ. Gjithashtu, lejueshmëria e padisë çmohet edhe në pikëpamje të ekzistimit të vendimit të formës së prerë, të nxjerrë në kontestin administrativ për të njëjtën çështje, kur gjykata gjithashtu do ta hedhë poshtë me vendim padinë. 667 E drejta administrative 2. Procesi i rregullt 2.1 Procesi deri në nxjerrjen e aktgjykimit Për dallim prej procesit paraprak, në të cilin çmohet rregullsia formale e padisë në kontestin administrativ, në procesin e rregullt, në të vërtetë, veprohet sipas padisë dhe vërtetohet ligjshmëria e aktit administrativ, përkatësisht vërtetohet arsyeshmëria e kërkesëpadisë dhe merret vendimi përkatës. Mirëpo, edhe në këtë fazë të procesit sipas padisë, gjykata mund të vendosë për çështje të caktuara, që zakonisht zgjidhen në procedurën paraprake, në qoftë se për një zgjidhje të tillë në atë kohë nuk ishin pjekur kushtet. Përveç kësaj, në këtë fazë të procesit gjykata mund ta anulojë aktin administrativ edhe pa ia dërguar padinë për përgjigje palës kundërshtare, nëse akti administrativ i kontestuar përmban të meta të atilla thelbësore, që e pengojnë çmuarjen e ligjshmërisë së aktit. Andaj, në qoftë se themi se procedura e rregullt sipas padisë fillon me dërgimin e padisë për përgjigje palës së paditur, atëherë çmuarja e gjykatës në pikëpamje të ekzistimit të të metave qenësore në aktin administrativ, që pengojnë çmuarjen e ligjshmërisë së aktit, do të ishte ndërfaza midis procesit paraprak dhe atij të rregullt në procesin sipas padisë. Në qoftë se gjykata nuk e hedh poshtë padinë për arsyet e përcaktuara me këtë ligj (nenet 29 dhe 30) dhe nuk e anulon aktin sipas neni 31 të këtij Ligji, gjykata do t’ua dërgojë nga një kopje të padisë, me shtojcat përkatëse, për përgjigje palës së paditur dhe personave të interesuar, po qe se ka të tillë. Palës së paditur i jepet edhe afati në çdo rast të veçantë, brenda të cilit duhet t’i përgjigjet padisë. Ky afat nuk mund të jetë më i shkurtër se 8 dhe as më i gjatë se 30 ditë. Gjithashtu, brenda afatit të caktuar pala ka për detyrë t’ia dërgojë gjykatës të gjitha shkresat që kanë të bëjnë me lëndën, por nëse pala e paditur, edhe pas kërkesës së dytë, nuk i dërgon aktet e lëndës, apo në qoftë se deklaron se nuk mund t’i dërgojë ato, gjykata do të vendosë për çështjen edhe pa akte. Në kontestet administrative gjykata vendos në seancë me dyer të mbyllura, por, përjashtimisht, mund të vendosë të mbahet edhe seanca verbale, në qoftë se konstaton se kjo është e nevojshme për një sqarim më të mirë të gjendjes, për shkak të ndërlikueshmërisë së çështjes kontestuese. Për të njëjtat shkaqe, edhe pala mund të propozojë mbajtjen e shqyrtimit verbal. Për propozimin e palës gjykata vendos sipas bindjes së lirë, çka do të thotë se propozimin mund ta miratojë apo ta hedhë poshtë. Në qoftë se kolegji kompetent vendos të mbahet shqyrtimi verbal, qoftë sipas vetë iniciativës, qoftë sipas propozimit të palës, kryetari i kolegjit do të caktojë ditën e shqyrtimit, në të cilin do të thërrasë palët dhe personat e interesuar, po qe se ka të tillë, ndërsa shqyrtimi mund të shtyhet vetëm për shkaqe të rëndësishme, për të cilën gjë vendos kolegji. Shqyrtimi drejtohet nga kryetari i kolegjit, kurse për shqyrtimin mbahet procesverbali, në të cilin përfshihen vetëm faktet dhe rrethanat thelbësore dhe dispozitivi i vendimit; procesverbali nënshkruhet nga kryetari dhe procesmbajtësi. Për dallim nga rregullat e procedurës administrative në kontestin administrativ, mungesa e palës nga seanca verbale nuk mund të çmohet si heqje dorë nga kërkesa, sepse kjo nuk e pezullon punën e gjykatës. Për shkak të mungesës së palëve nuk mund të quhet se ato kanë hequr dorë nga kërkesat e tyre, por do të lexohen parashtresat e

Page 70: Jurispodenca

668 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS tyre. Në qoftë se në shqyrtim nuk vjen as paditësi, as pala e paditur, ndërsa shqyrtimi nuk shtyhet, gjykata do ta shqyrtojë kontestin edhe pa praninë e tyre. Para mbajtjes së shqyrtimit, kolegji cakton raportuesin (relatorin) si anëtar kolegji, i cili gjatë shqyrtimit e merr i pari fjalën dhe parashtron gjendjen dhe esencën e kontestit, duke mos dhënë mendimin e vet. Pas kësaj i jepet fjala paditësit që ta arsyetojë padinë, pastaj përfaqësuesit të palës së paditur dhe personave të interesuar që t’i arsyetojnë pikëpamjet e tyre. 2.2 Mënyra e zgjidhjes së kontestit Ligjshmërinë e aktit administrativ të kontestuar gjykata e shqyrton brenda kufijve të kërkesës që përmban padia, por vetëm kur për këtë detyrohet nga shkaqet e theksuara në padi. Pas vlerësimit të ligjshmërisë së aktit administrativ të kontestuar, gjykata mund ta pranojë padinë dhe aktin administrativ të kontestuar ta anulojë apo padinë ta refuzojë si të pabazë. Padia mund të jetë e pranuar dhe akti i anuluar për të gjitha shkaqet që janë vënë në dukje si arsye për mohimin e aktit administrativ, e këto janë: - zbatimi jo i rregullt i ligjit, përkatësisht i dispozitës së bazuar në ligj apo i ndonjë dispozite tjetër të nxjerrë në bazë të ligjit. Këtu bëhet fjalë për dispozitat e karakterit material, me të cilat rregullohen fusha të caktuara administrative, përkatësisht dispozita të atyre akteve të karakterit material. Mirëpo, kur akti administrativ është nxjerrë sipas vlerësimit të lirë, në bazë të autoritimeve dhe brenda kufijve të autorizimeve të dhëna me dispozitat juridike në pajtim me qëllimin e dhënies së tyre, nuk bëhet fjalë për zbatim të parregullt të dispozitave, prandaj akti nga ky shkak nuk mund të kundërshtohet; - nxjerrja e aktit administrativ nga organi jokompetent; - zbatimi i parregullt i rregullave të procesit para nxjerrjes së aktit administrativ, në veçanti gjendja faktike e vërtetuar jo në rregull apo nxjerrja e konkluzionit nga faktet e vërtetuara jo në rregull të gjendjes faktike. Pra, akti administrativ mund të kundërshtohet si për shkak të zbatimit jo të drejtë të së drejtës materiale, ashtu edhe për shkak të zbatimit jo të drejtë të së drejtës formale (rregullat e procesit). Në rastin e anulimit të aktit administrativ, gjykata t mund t’ia kthejë lëndën organit për riprocedim ose mund ta zgjidhë vetë çështjen administrative. Kur gjykata konstaton se kontesti nuk mund të shqyrtohet në bazë të fakteve të vërtetuara në procesin administrativ, për shkak se në pikëpamje të fakteve të vërtetuara ekzistojnë kundërthënie në akte, të cilat në pikat thelbësore nuk janë vërtetuar plotësisht, kurse nga faktet e vërtetuara është nxjerrë përfundimi jo i drejtë për sa i përket gjendjes faktike ose kur konstaton se në procesin administrativ nuk janë respektuar rregullat e procdurale që do të kishin rëndësi për zgjidhjen e çështjes, gjykata do ta anulojë me aktgjykim aktin e kontestuar administrativ. Në një rast të tillë, organi kompetent ka për detyrë të veprojë ashtu sikundër është vendosur në aktgjykim dhe të nxjerrë akt të ri administrativ. 669 E drejta administrative Gjykata vetë do ta zgjidhë çështjen (vendosja meritore) në këto raste: 1) në qoftë se zhvillimi i përsëritur i procesit pranë organit kompetent do të shkaktonte për paditësin ndonjë dëm që do të ndreqej me vështirësi, 2) në qoftë se në bazë të dokumenteve zyrtare ose të provave të tjera në shkresat e lëndës është e qartë se gjendja faktike ndryshon nga ajo që është vërtetuar në procesin administrativ, 3) në qoftë se në të njëjtin kontest është anuluar një herë akti administrativ, kurse organi kompetent nuk ka vepruar plotësisht sipas aktgjykimit. Gjykata çështjen e vendos në meritum, ashtu që vetë vërteton gjendjen faktike, ndërsa mund të vërtetojë në shqyrtim ose me anë të një anëtari të kolegjit, ose me anë të gjykatës tjetër ordinare, apo me anë të organit tjetër. Në raste të tilla në shqyrtim thirret dhe pala. 2.3 Vendimi i gjykatës në kontestin administrativ Kontesti administrativ zgjidhet me aktgjykim, i cili shpallet menjëherë pas përfundimit të shqyrtimit

Page 71: Jurispodenca

verbal bashkë me arsyet më të rëndësishme. Në raste të ndërlikuara, gjykata mund të heqë dorë nga shpallja verbale e aktgjykimit, përkatësisht të aktvendimit, por jo më vonë se brenda 8 ditësh duhet të japë aktgjykimin, përkatësisht aktvendimin. Gjithashtu, kur gjykata duhet të vërtetojë një fakt të atillë për shqyrtimin e të cilit nuk nevojitet një shqyrtim i ri verbal, ndërsa shqyrtimin verbal gjykata e ka përfunduar, ajo mund të japë aktgjykimin edhe pa atë shqyrtim, por jo më vonë se brenda 8 ditësh, nga data kur ta ketë vërtetuar këtë fakt. Përveç aktgjykimeve, gjykata në kontestin administrativ merr edhe vendime në formë të aktvendimeve, në veçanti kur vendos për çështje dytësore gjatë procesit (hedhja poshtë e padisë, ndërprerja e procesit etj.). Aktgjykimi, përkatësisht aktvendimi përmban: emërtimin e gjykatës, - emrin dhe mbiemrin e kryetarit të kolegjit dhe të anëtarëve të kolegjit e të procesmbajtësit, - emërtimin e palëve dhe të përfaqësuesve të tyre, - shtjellimin e shkurtër të objektit të kontestit, - ditën kur aktgjykimi, përkatësisht aktvendimi është dhënë e shpallur, - dispozitivin, i cili duhet të jetë i ndarë nga arsyetimi, - arsyetimin dhe - udhëzimin për ankim. Aktgjykimin orgjinal, përkatësisht aktvendimin e nënshkruajnë kryetari i kolegjit dhe procesmbajtësi, ndërsa palëve këto u jepen në kopje të legalizuar. VII - KONTESTI ADMINISTRATIV NË RASTIN E HESHTJES SË ADMINISTRATËS Ashtu siç e mbron Ligji i Procedurës së Përgjithshme Administrative palën kur organi kompetent nuk nxjerr, brenda afatit të parashkuar, aktin përkatës administrativ lidhur me kërkesën në rregull të palës dhe i jep të drejtë që t’i paraqesë ankesë organit të shkallës së dytë sikurse kërkesa e tij të jetë refuzuar, ashtu edhe kyLligj i mundëson palës të ngrejë kontest administrativ. Kështu, në qoftë se organi kompetent nuk nxjerr, brenda afatit të caktuar, aktin administrativ, i cili do të duhej të ishte definitiv, përkatësisht kundër të cilit 670 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS nuk ka vend për ankim, palës i është dhënë mundësia që, për shkak të një inercioni të tillë të administratës, të ngrejë me padi kontest administrativ. Në praktikë rastet më të shpeshta të zbatimit të këtij instituti kanë qenë, kur organi i shkallës së dytë lidhur me ankimin e palës nuk ka nxjerrë aktin përkatës administrativ brenda afatit prej 60 ditësh, prej ditës së dorëzimit të saj (neni 247 i Ligjit të Procedurës së Përgjithshme Administrative), por nuk e ka nxjerrë as brenda afatitin plotësues prej shtatë ditësh prej intervenimit të palës. Mirëpo, është e mundshme që zbatimi i këtij instituti të bëhet kur “heshtë” edhe administrata e shkallës së parë (neni 218 i Ligjit të Procedurës së Përgjithshme Administrative), por vetëm atëherë kur kundër aktit administrativ të shkallës së parë ankimi nuk është i lejueshëm (për çka kemi folur te procedura administrative). Siç pamë, kontesti administrativ më së tepërmi fillon kur “hesht” administrata e shkallës së dytë dhe ky do të ishte rasti kur kundër aktit administrativ të shkallës së parë mund të paraqitet ankim. Kështu, për shembull, në qoftë se organi i shkallës së parë nuk nxjerr akt administrativ sipas kërkesës së palës brenda afatit të parashkuar, pala ka të drejtë t’i paraqesë ankim organit të shkallës së dytë dhe nga ai të kërkojë që t’i urdhërojë organit të shkallës së parë nxjerrjen e aktit administrativ përkatës ose që vetë organi i shkallës së dytë të nxjerrë aktin administrativ, në qoftë se arsyet e organit të shkallës së parë, për shkak të mosnxjerrjes së aktit, nuk janë të arsyeshme. Mirëpo, mund të ndodhë rasti, të cilin e ka vërtetuar edhe praktika, që as organi i shkallës së dytë të mos ndërmarrë kurrfarë masash me kërkesë të palës, në të cilin rast kjo mund të ngrejë kontestin administrativ, duke kërkuar intervenimin e gjykatës kompetente. VIII - MJETET JURIDIKE NË KONTESTIN ADMINISTRATIV Mjete juridike në kontestin administrativ janë mjetet e rregullta juridike dhe mjetet e jashtëzakonshme juridike. I vetmi mjet juridik i rregullt është ankimi, ndërsa ka më tepër mjete të jashtëzakonshme

Page 72: Jurispodenca

juridike. 1. Ankimi Kundër vendimit të nxjerrë në kontestin administrativ, ankimi mund të paraqitet vetëm kur kjo në çështje të caktuara është parashikuar me ligj. Pa marrë parasysh se Ligji për Kontestet Administrative nuk ka rregulluar se kush ka të drejtën e paraqitjes së ankimit ndaj vendimeve të nxjerra në kontest administrativ, duhet pasur parasysh se, në të vërtetë, procesi i ankimit është pjesë përbërëse e kontestit administrativ dhe se ankimin mund ta paraqesin të gjithë ata persona për të drejtat dhe interesat e të cilëve është vendosur në kontestin administrativ. Këta, para së gjithash, janë paditësi, i cili është i pakënaqur me vendimin e gjykatës apo me vendimin e gjykatës për refuzimin e padisë dhe organi, vendimi i të cilit në kontestin administrativ është anuluar, si dhe personat e interesuar, që mund të kenë pozitën e palës në procesin administrativ. Afati për paraqitjen e ankimit ësht 15 ditë, prej 671 E drejta administrative datë së pranimit të vendimit gjyqësor. 2. Mjetet e jashtëzakonshme juridike Mjete të jashtëzakonshme juridike janë: 1) Përtëritja e procesit, 2) Kërkesa për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor dhe 3) Kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë. Përtëritja e procesit mund të kërkohet brenda afatit prej 30 ditësh (afati subjektiv), nga data e dërgimit të vendimit kundër të cilit pala paraqet kërkesën, me kusht që atë shkak nuk ka mundur ta përdorë gjatë procesit. Pasi të kalojë koha prej 5 vjetësh, nga dita kur vendimi ka marrë formë të prerë, përtëritja nuk mund të kërkohet (afati objektiv). Përtëritjen e procesit pala mund ta kërkojë me padi, të cilën ia paraqet gjykatës kompetente për vendosje sipas padisë për përtëritje dhe kjo është ajo gjykatë që ka marrë vendimin. Gjykata do ta përtërijë procesin e përfunduar me aktgjykim apo me aktvendim në bazë të kërkesës së palës për këto shkaqe: 1) në qoftë se pala mëson për fakte të reja apo nëse konstaton ose krijon mundësi të përdorë prova të reja, në bazë të të cilave kontesti do të mund të zgjidhej në mënyrë më të favorshme për të, po të ishin shtruar ose përdorur këto fakte, përkatësisht prova në procesin e mëparshëm gjyqësor; 2) në qoftë se vendimi i gjykatës ka ardhur si pasojë e veprës penale të gjyqtarit apo të punonjësit të gjykatës ose vendimi është marrë me veprim mashtrues të përfaqësuesit ose të të autorizuarit të palës, të kundërshtarit të tij ose të përfaqësuesit apo të autorizuarit të kundërshtarit, kurse ky veprim përbën vepër penale; 3) në qoftë se vendimi është bazuar në aktgjykimin e dhënë në çështjen penale apo civile, kurse ky aktgjykim është prishur më vonë me vendim gjyqësor të formës së prerë; 4) në qoftë se dokumenti në të cilin bazohet vendimi është fals ose është ndryshuar fals apo në qoftë se dëshmitari, eksperti ose pala ,gjatë dëgjimit para gjykatës, ka dhënë deklaratë false, kurse vendimi i gjykatës është bazuar në këtë deklaratë; 5) në qoftë se pala konstaton apo krijon mundësi ta përdorë vendimin e mëparshëm të dhënë në të njëjtin kontest administrativ; 6) në qoftë se personit të interesuar nuk i është dhënë mundësia për të marrë pjesë në kontestin administrativ. Mirëpo, për shkak të rrethanave nga pikat 1 dhe 5, përsëritja do të lejohet vetëm në qoftë se pala, pa faj të vet, nuk ka pasur mundësi që këto rrethana t’i shtrojë në procesin e mëparshëm. Mbi padinë për përtëritje të procesit gjykata vendos në seancë jopublike, ndërsa për padinë për përtëritje të procesit veprohet në mënyrë të njëjtë si edhe me padinë e rregullt në pikëpamje të paraqijtes me kohë, të lejueshmërisë dhe mbi paraqitjen e saj nga personi i paautorizuar. Padia për përtëritjen e procesit duhet të përmbajë sidomos:

Page 73: Jurispodenca

- aktgjykimin ose aktvendimin e dhënë në procesin përtëritja e të cilit kërkohet, - bazën ligjore të përtëritjes dhe provat, përkatësisht rrethanat që e bëjnë të besueshëm ekzistimin e kësaj baze, 672 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS - rrethanat nga të cilat rezulton se padia është paraqitur brenda afatitin ligjor dhe me cilën gjë kjo provohet, - në cilin drejtim dhe në cilin vëllim propozohet ndryshimi i aktgjykimit, përkatësisht i aktvendimit të dhënë në proces, përtëritja e të cilit kërkohet. Kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë së vendimit gjyqësor mund të paraqitet kundër vendimeve të të formës së prerë të gjykatës. Kështu, kundër vendimit të formës së prerë të gjykatës, e cila në kontestin administrativ nuk ushtron funksionin e gjykatës më të lartë në Kosovë, prokurori publik mund t’i parashtrojë gjykatës kompetente në Kosovë kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë, në qoftë se me një vendim të tillë është shkelur ligji në fuqi, një dispozitë tjetër apo akti i përgjithshëm. Kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë prokurori publik kompetent mund ta parashtrojë kundër vendimit të kolegjit të gjykatës, i cili në kontestin administrativ ushtron funksionin e gjykatës më të lartë në Kosovë, në qoftë se me këtë vendim është shkelur ligji në fuqi, një dispozitë tjetër apo akti i përgjithshëm. IX - KARAKTERI I DETYRUESHËM I AKTGJYKIMIT Ligji për Kontestet Administrative shprehimisht përcakton se aktgjykimet e gjykatës në kontestet administrative janë të detyrueshme për organet. Kur gjykata e anulon aktin, kundër të cilit ka filluar kontesti administrativ, lënda kthehet në gjendjen në të cilën ishte para se të ishte nxjerrë akti i anuluar. Në qoftë se sipas karakterit të çështjes, që ka qenë objekt i kontestit, duhet që, në vend të aktit të anuluar administrativ, të nxirret një tjetër, organi kompetent ka për detyrë ta nxjerrë pa shtytje, jo më vonë se brenda 30 ditësh nga data e dërgimit të aktgjykimit, ndërsa organi kompetent, në këtë rast është i obliguar nga pikëpamja juridike e gjykatës, si dhe nga vërejtjet e gjykatës lidhur me procesin. Në qoftë se organi kompetent, pas anulimit të aktit administrativ e nxjerr aktin administrativ në kundërshtim me pikëpamjen juridike të gjykatës apo në kundërshtim me vërejtjet e gjykatës lidhur me procesin, kurse paditësi paraqet një padi të re, gjykata do ta anulojë aktin e kontestuar dhe, si rregull, vetë do të vendosë për çështjen me aktgjykim, ndërsa një aktgjykim i tillë e zëvendëson krejtësisht aktin e organit kompetent. Për një rast të tillë gjykata i raporton organit që ushtron mbikëqyrjen e tij. Gjithashtu, pala mund të kërkojë nga gjykata që meritorisht ta zgjidhë çështjen edhe në rastin kur organi, brenda afatit të caktuar (30 ditë), nuk nxjerr aktin e ri administrativ apo nuk nxjerr aktin në ekzekutimin e aktgjykimit të nxjerrë sipas padisë për shkak të heshtjes së administratës. Në qoftë se organi kompetent nuk e nxjerr aktin as brenda shtatë ditësh, nga dita e paraqitjes së kësaj kërkese, pala mund të kërkojë nxjerrjen e një akti të tillë nga gjykata që ka dhënë aktgjykimin në shkallë të parë. Me këtë kërkesë gjykata do të kërkojë nga organi kompetent njoftimin për shkaqet për të cilat akti administrativ nuk është nxjerrë, ndërsa organi kompetent ka për detyrë ta japë këtë njoftim menjëherë, por jo më vonë se brenda shtatë ditësh. Nëse nuk e bën këtë apo në qoftë se njoftimi i dhënë, sipas mendimit të gjykatës, nuk e arsyeton moszbatimin e aktgjykimit të gjykatës, kjo do të japë aktvendimin, i cili kre- 673 E drejta administrative jtësisht e zëvendëson aktin e organit kompetent, ndërsa këtë aktvendim gjykata do t’ia dërgojë organit kompetent për ekzekutim dhe për këtë gjë njëkohësisht do ta njoftojë organin që ushtron mbikëqyrjen. 674 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS E DREJTA EKONOMIKE

Page 74: Jurispodenca

Ferid Gjikolli Nocioni dhe objekti i së drejtës ekonomike E drejta ekonomike te ne përfshin kryesisht ate që në botë quhet e drejtë tregtare, duke inkorporuar edhe pozitën juridike të subjekteve ekonomikë. E drejta ekonomike në botë ka një domethënie tjetër nga ajo që ka te ne. Për dallim nga e drejta tregtare, e cila merret me aspektin mikroekonomik të afarizmit ekonomik - me marrëdhëniet juridiko-private në atë afarizëm, e drejta ekonomike merret me aspektin makroekonomik të afarizmit ekonomikë - planifikimin, çmimet, financat, devizat, monopolin etj. Mirëpo, as shprehja e drejtë tregtare nuk ka kuptim të njëjtë në të gjitha vendet. Kështu, në të drejtën e SHBA-së, me të drejtën tregtare, para së gjithash, nënkuptohet qarkullimi i mallit, prandaj ajo ka një kuptim më të ngushtë nga ai që këtij termi i jepet në Evropë. Megjithatë, e drejta ekonomike është një degë komplekse juridike, që merret me pozitën juridike të subjekteve ekonomikë dhe me afarizmin e tyre juridik në treg. Objekt i së drejtës ekonomike është afarizmi juridiko-ekonomik i subjekteve ekonomike, kështu që kjo e drejtë përbëhet nga pjesa statusore e së drejtës ekonomike, që merret me statusin e subjekteve ekonomike, dhe nga pjesa e së drejtës së kontratave ekonomike, e cila merret me punët e qarkullimit të mallrave dhe të ushtrimit të shërbimeve në treg. Objekti i së drejtës ekonomike është shumë i gjerë, me prirjen e zgjerimit të mëtejmë të tij në kuptimin e krijimit të një “të drejte afariste”. Burimet e së drejtës ekonomike Ekzistojnë disa burime të së drejtës ekonomike dhe këto janë: ligji dhe dispozitat nënligjore, doket tregtare (afariste), uzansat dhe kushtet e përgjithshme të afarizmit. a) Ligji dhe dispozitat nënligjore.- janë burime formale dhe heteronome (burime heteronome të së drejtës janë ato që i nxjerrin një palë subjektesh, normat e të cilave zbatohen në subjekte të tjera), të së drejtës ekonomike, në bazë të të cilëave shteti, përmes organeve të veta e rregullon juridikisht afarizmin juridiko-ekonomik, përkatësisht disa lëmenj të këtij afarizmi. Ligji është një akt i përgjithshëm juridik, të cilin e nxjerr organi i shtetit - Parlamenti në procedurë të caktuar. Ligji, së bashku me Kushtetutën, u përket burimeve të së drejtës me fuqinë më të madhe nga të gjitha burimet e tjera të shkruara. Ligjet përmbajnë norma kogente (imperative), të cilat janë të detyrueshme për subjektet ekonomike, të cilat nuk kanë mundësi t’i ndryshojnë ato me vullnetin e tyre, sepse, në lëmin e së drejtës ekonomike, me to mbrohen bazat e rregullimit shoqëror dhe ekonomik të shtetit dhe norma dispozitive, të cilat nuk janë të detyrueshme për palët, sepse ato i autorizojnë subjektet ekonomike që marrëdhënet e tyre t’i rregullojnë sipas rregullave të tyre, megjithëse ato, në mar- 675 E drejta ekonomike rëdhëniet e tyre afariste, mund t’i zbatojnë edhe këto dispozita. Dispozitat nënligjore, po ashtu, janë akte të përgjithshme juridike më të ulëta se ligji dhe ato i nxjerrin organet ekzekutive dhe administrative. Ato nxirren në formë dekretesh, rregulloresh, vendimesh, urdhëresash, aktvendimesh dhe udhëzimesh. b) Doket tregtare (afatriste)- janë burime të veçanta të së drejtës autonome ekonomike (tregtare) të cilat i krijojnë subjektet ekonomike, pavarësisht nga ligjvënësi. Doket tregtare bëjnë pjesë në burimet autonome (burimet autonome të së drejtës janë ato që i krijojnë vetë subjektet te të cilat këto burime edhe zbatohen) dhe janë burimet më të vjetra dhe të pashkruara të së drejtës ekonomike. Ato kanë lindur në praktikën e afarizmit ekonomik dhe janë në zbatim të gjerë dhe, si të tilla, janë pranuar nga subjektet e afarizmit ekonomik. Për tu zbatuar si burim, doket tregtare duhet të mos jenë në kundërshtim me rendin publik, përkatësisht me normat kogente dhe me rregullat morale, si dhe nuk mund të jenë të pakuptueshme. Doket tregtare kanë një rëndësi të madhe edhe në tregtinë ndërkombëtare, kështu që Ligji Uuniform i Hagës i vitit 1964, në nenin (...) , parashikon: “Palët kontraktuese janë të lidhura me doket, të cilat i kanë pranuar shprehimisht ose heshtazi si dhe në praktikën, e cila është dëshmuar midis tyre”.

Page 75: Jurispodenca

c) Uzansat.- janë doke tregtare të kodifikuara, të cilat i ka mbledhur dhe sistemuar një organizëm i autorizuar - Oda Ekonomike, bursa ose ndonjë organizëm tjetër profesional ekonomik. Pra, përmbajtjen e uzansave e përbejnë doket afariste-tregtare, kështu që edhe ato paraqesin rregulla të afarizmit, të cilat kanë lindur në praktikën e afarizmit, përveçse tani ato zyrtarisht janë përcaktuar nga ana e një organizmi kompetent dhe, si të tilla, janë publikuar. Sipas objektit ,uzansat mund të jenë të përgjithshme dhe të posaçme. Të përgjithshmet përmbajnë doke tregtare që vlejnë për afarizmin ekonomik në përgjithësi, kurse uzansat e posaçme vlejnë për afarzmin ekonomik në disa degë ekonomike ose në tregtinë e disa lloje të mallrave (p.sh., uzansat e posaçme për tregtinë e drithërave, uzansat e posaçme për ndërtimin, uzansat e posaçme për hotelerinë, uzansat e posaçme të porteve etj.). d) Kushtet e përgjithshme të afarizmit janë rregulla juridike të përgjithshme, siçpas të cilave janë përcaktuar paraprakisht të drejtat dhe detyrimet e palëve kontraktuese në disa kontrata të afarizmit ekonomik. Këto rregulla i përcakton njëra palë(psh. kontratat për sigurimin, kontrata për dërgiminë e energjisë elektrike etj.) ose ndonjë organizëm tjetër, p.sh. Oda Ekonomike ose ndonjë shoqatë ekonomike. Kushtet e përgjithshme afariste i përkasin të ashtuquajturës e drejtë kontraktuese ekonomike formulare, në të cilën hyjnë kontratat e ad-hezonit dhe kontratat tipike. - Kontrata e ad-hezionit(kontratë sipas pëlqimit, qasjes) është një kontratë formulare, përmbajtjen e së cilës ofertuesi i kontraktimit e ka përcaktuar paraprakisht dhe pavarësisht dhe një kontratë të tillë e oferton për ta lidhur me pranimin e të gjitha kushteve të propozuara, pa pranuar kurrfarë ndryshimesh të tyre. - Kontrata tipike është një kontratë formulare, përmbajtjen e së cilës e ka përcaktuar paraprakisht ofertuesi i saj, e cila ofrohet dhe lidhet në kushtet ashtu të tipizuar. Kjo kontratë është e ngjashme me kontratën e ad-hezionit, nga e cila dallon për aq sa ofertuesi i saj lejon disa përjashtime të kushteve të ofruara në kontratë. 676 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS Marrëdhëniet e së drejtës ekonomike me degët e tjera juridike Të drejtat kryesore, në të cilat mbështetet e drejta ekonomike dhe me të cilat ka marrëdhënie janë: e dejta civile, e drejta administrative, e drejta e punës dhe e drejta penale. E drejta ekonmike është e lidhur më ngushtë me të drejtën detyrimore, si pjesë të së drejtës civile, pasi që afarizmi juridiko-ekonomik mes subjekteve ekonomike kryhet kryesisht me kontrata juridiko-detyrimore. Marrëdhëniet që krijohen mes subjekteve ekonomike janë marrëdhënie detyrimore, çka do të thotë se në to zbatohen dispozitat e së drejtës detyrimore. E drejta administrative lidhet në disa pika me të drejtën ekonomike. Së pari, organet administrative nxjerrin disa akte nënligjore, me të cilat rregullohen çështje të caktuara të afarizmit juridikoekonomik. Së dyti, disa punë juridiko-ekonomike mund të jenë të kushtëzuara nga pëlqimi, përkatësisht leja e organit kompetent administrativ. Së treti, afarizmi jridiko-ekonomikë është nën mbikëqyrje inspektuese të organeve kompetente të administratës. Së katërti, disa çështje nga afarizmi juridiko-ekonomik zgjidhen me procedurë administrative, para organit kompetent administrativ. E drejta e punës ka lidhje me të drejtën ekonomike në pjesën që, në kuadër të së drejtës ekonomike, studion pozitën juridiko- punuese të menaxhmentit të ndërmarrjes, si bartës personal të disa punëve juridiko-ekonomike. Në anën tjetër, e drejta ekonomike, duke u shtrirë në tregun e punës, vë lidhje me të drejtën e punës, e cila i rregullon drejtpërsëdrejti marrëdhëniet në qarkullimin e fuqisë punëtore. E drejta penale është e lidhur me të drejtën ekonomike, para sëgjithash, në pikëpamje të përcaktimit të veprave penale kundër ekonomisë. Në fakt, disa veprime të veçanta në afarizmin jridikoekonomikë janë përcaktuar si vepra penale, kryerësit e të cilave i nënshtrohen përgjegjësisë penale(cenimi i barazisë në kryerjen e veprimtarisë ekonomke, krijimi i pozitës monopoliste dhe shkaktimi i çrregullimeve në treg, përdorimi i paautorizuar i firmës së huaj etj.) Zhvillimi historik i së drejtës ekonomike (tregtare) Gjurmët e para të rregullave të së drejtës tregtare i ndeshim në erën e vjetër, pastaj edhe në Mesjetë, por bazat themelore të kësaj dege të drejtësisë i gjejmë në dy aktet juridike që vlenin në

Page 76: Jurispodenca

territorin e Francës. Këto janë: Dekreti përTregtinë Tokësore i vitit 1673, i cili përmbante të drejtën tregtare, të drejtën kambiale dhe të drejtën e procedurën e falimentimit dhe Dekreti për Tregtinë Detare i vitit 1681, i cili përmbante të drejtën publike dhe private detare. Këto dy dekrete kishin rëndësi të madhe rregulluese dhe praktike. Pas triumfit të Revulucionit Borgjez Francez të vitit 1789 dhe me zhvillimin e kapitalizmit, u krijuan kushte për rregullmin e marrëdhënieve juridiko-tregtare, kështu që në vitin 1807 u nxor Kodi Tregtar Francez, i cili luajtinjë rol historik në zhvillimin e kësaj të drejteje dhe shërbeu si shembull për nxjerrjen e kodeve të tjera tegtare. Në vitin 1861 Gjermania kodifikoi të drejtën tregtare që u revidua në vitin 1897. Anglia nuk ka nxjerrë kod tregtar, por atje praktikohet e drejta e precedentëve, domethënë, rregullat juridike të krijuara në praktikën e gjykatave. Precedentët kanë përparësi ndaj ligjit të shkruar. Në SHBA në vitin 1962 u nxor Ligji Uniform për Tregtinë, i cili është i kodifikuar. Edhe Japonia në vitin 1899 nxori Kodin Tregtar, i cili ka pësuar shumë ndryshime. Subjektet e së drejtës ekonomike (tregtare) Subjekte tregtare, sipas së drejtës sonë pozitive, janë shoqëritë tregtare. Kemi pesëforma të 677 E drejta ekonomike shoqërive tregtare dhe këto janëe: biznesi individual, shoqëritë kolektive, shoqëritë komandite, shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqëritë aksionare. Këto dy të fundit janë korporata. Përveç këtyre, te ne në Kosovë, tani për tani ekzistojnë edhe dy forma të tjera të subjekteve ekonomike: ndërmarrjet publike dhe ndërmarrjet shoqërore. Ndërmarrjet publike Nuk ka një definicion për përkufizimin e ndërmarrjeve publike, ndërsa e drejta pozitive e përcakton vetëm mënyrën e themelimit të tyre, themeluesit, fushëveprimin dhe statusin e tyre. Këto ndërmarrje kryejnë veprimtari me interes të përgjithshëm dhe themelohen nga shteti. Qëllimi i themelimit dhe funksionimit është plotësimi i nevojave publike. Ky interes shfaqet në disa veprimtari: energjetikë, posttelekom, informim etj. Ato kanë cilësinë e personit juridik, pasurinë e vet dhe përgjigjen vetëm me pasuri të vet e jo edhe me pasuri të themeluesve të saj. Pozita e tyre juridike pjesërisht regullohet me Ligjin për Ndërmarrjet, kurse rregullimi detaj i tyre bëhet me dispozita të posaçme. Ndërmarrjet shoqërore Këto ndërmarrje ushtrojnë veprimtarinë e tyre me kapital shoqëror, përkatësisht me mjete shoqërore. Për dallim nga shoqëritë tregtare, ndërmarrja shoqërore nuk është e përcaktuar me formën e vetë, por me bazën e veçantë pronësore të afarizmit të vet. Për shkak se nuk ekziston titullari i pronësisë shoqërore, atëherë si bartës të ushtrimit të të drejtave, të cilat dalin nga kjo e drejtë, paraqiten të punësuarit në një ndërmarrje të tillë. Ata janë bartës të punës me mjete të afarizmit të ndërmarrjes shoqërore dhe, nga kjo bazë, janë bartës të së drejtës së qeverisjes së ndërmarrjes, e cila shprehet si vetëqeverisje, përkatësisht si vetëqeverisje e punëtorëve. Në një sistem të këtillë punëtorët nuk janë pronarë të mjeteve me të cilët punon ndërmarrja shoqërore, as veç e veç e as kolektivisht, por ata nuk janë as pronarë të kësaj ndërmarrjeje. Kjo nuk do të thotë se pozita juridike e ndërmarrjeve shoqërore, si pjesëmarrëse në qarkullimin juridik, është ndryshe nga pozita që kanë shoqëritë tregtare. Organet e ndërmarrjes shoqërore janë: Kuvendi, Bordi Drejtues, Drejtori i ndërmarrjes dhe Bordi Mbikëqyrës. Procesi i transformimit të pronës dhe privatizimi i saj Ndërmarrja shoqërore, si formë jopronësore e ndërmarrjes, nuk i përgjigjet sistemit ekonomik të mbështetur në ligjshmëritë e afarizmit të tregut, kështu që ajo tani përbën një relikt të sistemit dominant të përparshëm të afarizmit pronësor-shoqëror. Për këtë arsye rekomandohet transformimi i këtyre ndërmarrjeve shoqërore. Janë tri forma të transformimit: pronësor, statusor dhe i qeverisjes. Transformimi pronësor.- Ky transformim i ndërmarrjes shoqërore qëndron në shndërrimin e kapitalit të saj shoqëror në forma të tjera të pronësisë, përkatësisht në kalimin e mjeteve shoqërore të ndërmarrjes, në tërësi ose pjesërisht, në të drejtën pronësore të tjetrit (me shitjen e kapitalit shoqëror, me rritjen e kapitalit shoqëror, shitjen e ndërmarrjes shoqërore etj.). Ky transformim

Page 77: Jurispodenca

i ndërmarrjeve shoqërore tek ne zbatohet në mënyrën, kushtet dhe procedurën e përcaktuar me Rregulloren e UNMIK-ut për Agjencionin Kosovar të Mirëbesimit nr. 2001/12 të dt. 12.06.2002. Kjoj Rregullore parashikon modelin etransformimit - shitjen e ndërmarrjeve shoqërore. Ky model rekomandohet posaçërisht për për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Kjo 678 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS shitje zakonisht bëhet përmes ankandit publik. Transformimi statusor.- Transformimi pronësor i ndërmarrjeve shoqërore shoqërohet nga transformimi i tyre përkatës statusor në formë të ndryshimit të formës së tyre. Ndërmarrja shoqërore pronësore e transformuar e ndryshon formën e vet duke u shndërruar në njerën nga shoqëritë e kapitalit (shoqëri aksionare ose shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, varësisht nga ajo nëse ndërmarrja shoqërore bën emetimin e aksioneve apo i shet kuotat e saja). Kur ndërmarrja shoqërore transformohet në tërësi në pronësi të dikujt, atëherë kjo ndërmarrje vazhdon punën si ndërmarrje private; nëse transformimi bëhet i i pjesshëm, ndërmarrja vazhdon punën si ndërmarrje me pronësi të përzier. Transformimi i qeverisjes.- Transformimin pronësor dhe statusor të ndërmarrjeve shoqërore e shoqëron transformimi pronarëve të tyre. Sistemin e vetëqeverisjes në një ndërmarrje të tillë e zëvendëson sistemi i qeverisjes së pronarëve. Kjo do të thotë që organet e shoqërisë, në të cilën është shndërruar ndërmarrja shoqërore formohen në mënyrën dhe sipas përmbajtjes së parashikuar me ligjin për shoqëritë tregtare, si forma të ndërmarrjeve të pronarëve. Nëse ndërmarrja shoqërore është transformuar në tërësi për nga forma e pronësisë, atëherë Kuvendi i një shoqërie të tillë të krijuar themelohet si organ i pronarëve të asaj ndërmarrjeje (aksionarët, respektivisht investuesit - antarë të shoqërisë). Atributet kryesore të ndërmarrjeve Individualitetin e vet në qarkullimin juridik ndërmarrja e ndërton përmes atributeve të veta, të cilat janë: firma, selia, veprimtaria, librat e afarizmit, libri i regjistrimit dhe aktet e përgjithshme. - Firma është emërtimi nën të cilin ndërmarrja bën afarizëm. Firma është njëra nga karakteristikat e jashtme të ndërmarrjes. Firma shërben për të përcaktuar një ndërmarrjes dhe për ta dalluar atë nga ndërmarrjet e tjera. Firmën ndërmarrjes e përbëjnë shenjat, të cilat paraqesin përmbajtjen e firmës. Përmbajtja e firmës përbëhet nga shenjat të detyrueshme dhe jo të detyrueshme. Shenjat e detyrueshme në firmë janë: shenja e llojit të firmës (sh.a., sh.p.k, sh.p. etj.); emri personal i njërit prej anëtarëve të shoqërisë; shenja e veprimtarisë së firmës; emërtimi i ndërmarrjes (emri konkret i saj); selia e ndërmarrjes. Shenjat jo të detyrueshme të firmës janë: shtesat në formëi vizatimesh dhe fotografish; viti i themelimit e të ngjashme. Në firmë nuk lejohet të vihen: të dhëna të pasakta, shenja në kundërshtim me moralin, shenjat dhe simbole të shtetësisë. Firma e ndërmarrjes regjistrohet në librin e regjistrimit dhe me këtë regjistrim ajo gëzon mbrojtjen ligjore. - Selia e ndërmarrjes është element i statusit të saj dhe paraqet pikën e lidhshmërisë së një ndërmarrjeje tëë caktuar për vendin e caktuar në hapësirë. Selia e ndërmarrjes është vendi në të cilin ndërmarrja ushtron afarizmin e saj. Selia e firmës regjistrohet në librin e regjistrimeve, kështu që si seli zyrtare konsiderohet ajo që është regjistruar në librin e regjistrimeve. Selia e ndërmarrjes shënohet në firmën e ndërmarrjes. Ndërmarrja mund ta ndërrojë selinë e saj në mënyrën dhe nën kushtet e përcaktuar me aktin themelor. Ndërrimi i selisë regjistrohet në librin e regjistrimeve. Selia ka rëndësi të shumëfishtë si në aspektin fiskal, ashtu edhe në aspektin afarist, pastaj për caktimin e kompetencës vendore të gjykatës dhe të organeve administrative te konfliktet e natyrave të ndryshme; caktimin e kompetencës të organit mbikëqyrës të ligjshmërisë së afarizmit të ndërmarjes; caktimin e vendit të lidhjes së kontratës dhe caktimin e së drejtës meritore që do të zbatohet në kontratë dhe në punë të tjera juridike. 679 E drejta ekonomike - Veprimtaria e ndërmarjes nënkupton objektin e saj të afarizmit dhe, si të tillë, të regjistruar në regjistër.Veprimtaria e ndërmarrjes përcaktohet me aktin e themelimit, përkatësisht statutin e ndërmarrjes. Ndërmarrja mund të ushtrojë një ose më shumë veprimtari në përputhje me ligjin.

Page 78: Jurispodenca

Ndërmarrja, edhe pa qenë e regjistruar në libër të regjistrimit, mund të ushtrojë edhe veprimtari të tjera, në masë më të vogël, të cilat shërbejnë për ushtriminë e veprimtarive të regjistruara. Ndërmarrja mund të bëjë ndryshime përkatëse në funksion të veprimtarisë së saj. Ato ndryshime mund të jenë: vërtetimi i veprimtarisë plotësisht të re (braktisja e të gjtha veprimtarive të deriatëhershme); zgjerimi i veprimtarisë(përcaktimi i ndonjë veprimtarie të re, duke ruajtur veprimtarinë ekzistuese) dhe ngushtimi i veprimtarisë (braktisja e ndonjë veprimtarie, duke ruajtur veprimtarite të tjera), Veprimtaria e ndërmarrjes regjistrohet në librin e regjistrimit, ashtu siç ndodh edhe me çdo ndryshim të saj. - Librat e afarizmit.- Ndërmarrjet janë të detyruara t’i mbajnë librat e afarizmit, të cilat paraqesin një formë të parashikuar të evidencës uniforme dhe të evidencave të tjera lidhur me gjendjen dhe lëvizjen e pronës dhe të kërkesave (mjeteve) të kapitalit (detyrimeve sipas burimit të mjeteve) të hyrave, të dalave dhe të rezultateve të afarizmit të firmave. Këto libra kanë rëndësi të shumëfishtë: së pari, për përcjelljen dhe krahasimin e rezultateve të afarizmit; së dyti, për realizimin e mbikëqyrjes së afarizmit të firmës; së treti, si mjet dëshmie - ekstraktet e vërtetuar nga librat e afarizmit paraqesin dokumente të besueshme, në bazë të të cilave mund të kërkohet lëshimi i urdhërpagesës dhe lejimi i përmbarimit; së katërti, librat afariste kanë karakteri të dëshmive publike. Librat afariste, sipas rregullit, mbahen sipas sistemit të dyfishtë kontabël, çka do të thotë se të gjitha blerjet dhe shitjet regjistrohen njëkohsisht në shumë të njëjtë. në anën e majtë (“ka borxh) të një fature(“kontos”) dhe, në anën e djathtë, (“kërkon”) të faturës tjetër. Saldoja e të gjitha regjistrimeve në anët e majta dhe të djathta të kontove të ndryshme duhet të përputhet, çka mundëson kontrollin e lehtë të rregullsisë së regjistrimit dhe të afarizmit. Ndërmarrja është e detyruar t’i ruajë në mënyrë të rregullt librat e afarizmit dhe dokumentet e kontabilitetit, nga të cilat disa përherë, disa së paku 10 vjet, përkatësisht 5 vjet, përkatësisht 2 vjet, varësisht nga ajo se për çfarë librash a dokumentesh është fjala. - Libri i regjisrimit.- Është një libër publik që ka një rëndësi dhe rol jashtzakonisht të madh, sepse në të shënohen atributet qenësore të ndërmarrjeve; ato mund të bëhen publike dhe t’u mundësojnë kështu partnerëve afaristë të njihen me të gjitha dhënat që kanë të bëjnë me qarkullimin juridik, me partnerët afaristë insolventë, të paqenë, personat e pautorizuar etj. Andaj, libri i regjistrimit mbështetet mbi këto parime: parimin e pubicitetit (është libër publik); të unitetit (në tërë shtetin mbajtja e tyre është unike); të ligjshmërisë(shënohen vetëm të dhënat e parashikuara me ligj); obligushmërisë së regjistrimit (vlen vetëm për disa shoqëri tregtare, kurse për disa të tjera tregtare është i obligueshëm vetëm regjistrimi i emërit tregtar); të vërtetësisë(krijimi i subjektivitetit juridik); të ndërgjegjshmërisë (vërtetësia e të dhënave nga libri vlen vetëm për personat e ndërgjegjshëm) dhe të prioritetit (ndërmarrja që është regjistruar më herët gëzon mbrojtje ligjore në rast të ardhjes në konflikt rreth emërtimit të firmës, respektivisht të drejtës së përparësisë së emërtimit të firmës). - Aktet e përgjithshme të ndërmarrjeve rregullojnë marrëdhëniet organizative dhe marrëdhëniet e tjera të brendshme të subjekteve ekonomike. Ekzistojnë disa lloje të akteve të përgjithshme: statu- 680 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS ti, rregulloret dhe aktet e tjera të përgjithshme. Këto duhet të jenë në përputhje me ligjin dhe mes vete. Ruajtja e fhshehtësisë ose e sekretit afarist Çdo firmë e mirëfilltë i ka sekretet e saj afariste, të cilat duhet t’i ruajë si sekrete, nëse dëshiron të këtë sukses në ushtriminë e veprimtarisë së saj. Fshehtësinë afariste e përbëjnë disa dëshmi dhe të dhëna të përcaktuara si të tilla me vendimin të drejtorisë së firmës. Dhënia e tyre një personi të pautorizuar do të ishte në kundërshtim me afarizmin e ndërmarrjes dhe do të dëmtonte interesin dhe prestigjin e saj afarist. Si sekrete afariste nuk mund të caktohen dëshmitë dhe të dhënat të cilat, sipas ligjit, janë publike ose dëshmitë dhe të dhënat lidhur me cenimin e ligjit, dokeve afariste dhe parimeve të moralit afarist. Përfaqësuesit e shoqatës tregtare Ndërmarrjen e përfaqësojnë: përfaqësuesit, të autorizuarit dhe prokuristët. Ndërmarrjen sipas

Page 79: Jurispodenca

ligjit ose në bazë të statutit e përfaqëson drejtori, nëse me ligj nuk është parashikuar ndryshe. Drejtori i firmës është përfaqësuesi ligjor i saj dhe ai është i autorizuar që, në emër të ndërmarrjes, e në kuadër të autorizimeve të veta, të lidhë kontrata dhe të kryejë punë të tjera juridike, si dhe ta përfaqësojë ndërmarrjën para gjykatave dhe organeve të tjera. Me statut, respektivisht rregullat e ndërmarjes autorizimet e përfaqësimit mund të kufizohen: në lidhjen e kontratave të caktuara (sipas llojit apo vlerës) në kryerjen e punëve të caktuara juridike dhe në lidhjen e kontratave dhe kryerjen e punëve të tjera juridike vetëm me pëlqimin e organeve të qeverisjes. Autorizimet e përaqësuesit regjistrohen në librin e regjistrimeve. I autorizuari është personi të cilit përfaqësuesi i ndërmarrjes ia ka dhënë autorizimin për përfaqësim të ndërmarrjes. Autorizimi jepet vetëm në kuadër të autorizimeve të drejtorit dhe në formë të shkruar. Për dallim nga përfaqësuesi, i cili autorizimet për përfaqësim i merr nga ligji dhe akti i themelimit, respektivisht statuti, të regjistruar në librin e regjistrimit, - të autorizuarit i marrin autorizimet e tyre nga përfaqësuesi ndërmarrjes. Prandaj, autorizimi është dokument me shkrim për përfaqësim, të cilin pushtetdhenësi, me punë juridike, ia jep të autorizuarit. Kemi autorizime të përgjithshme dhe të posaçme, autorizime të afarizmit (të përgjithshme dhe të veçanta) dhe autorizime të përfaqësuesit tregtar (të përgjithshme dhe të veçanta). Përfaqësuesi me prokurë dhe prokuristi Ligji për Ndërmarrjet sërish adoptoi institucionin e prokurës në sistemin juridiko-ekonomik. Prokura është autorizim, përmbajtja dhe vëllimi i autorizimeve të së cilës janë të përcaktuar me ligj. Prokura është udhëheqje e punëve për tjetrin. Si formë e përfaqësimit të ndërmarrjes, prokura është autorizimi special dhe më i gjerë tregtar. Dhënia e prokurës regjistrohet në librin e regjistrimit. Bartësi i së drejtës së prokurës quhet prokurist. Prokuristi nuk ka të drejtë t’ia kalojëi prokurën një personi tjetër. Prokura mund të jetë individuale dhe kolektive. Si njëra, ashtu edhe tjetra mund t’i jepet një personi ose disa personave. Kooperativat dhe llojet e tyre Kooperativat janë formë e organizimit të personave fizikë (kooperativistët), të cilët i realizojnë 681 E drejta ekonomike interesat e tyre ekonomike, sociale dhe kulturore në bazë të parimeve të vullnetit, reciprocitetit dhe solidaritetit, si dhe të drejtave të barabarta të qeverisjes. Kemi këto lloje të kooperaivave: bujqësore, zejtare, rinore, studentore, kursimore, të konsumatorëve, banesore etj. Odat Ekonomike (Tregtare) Odat ekonomike janë asosacione të organizatave ekonomike, detyrë e të cilave është që të punojnë në përparimin e ekonomisë, si tërësi, në territorin e veprimit të tyre. Odat janë urë lidhëse ndërmjet ndërmarrjeve dhe shtetit. Oda është person juridik. Anëtarësimi është i obligueshëm. Odën e administrojnë anëtarët e saj, përmes përfaqësuesve të vet në organët e Odës. Organët e Odës janë: Kuvendi i Odës, Bordi Drejtues, Këshilli Mbikëqyrës dhe Kryetari i Odës. Oda e ka edhe sekretarin. Konkurenca e lirë Për funksionimin e tregut të lirë kërkohet që mes të subjekteve ekonomikë të kultivohet konkurrenca e lirë në treg, gjë që do të thotë se ata duhet të hyjnë në konkurrencë për të arritur fitim më të madh me anë të shitjes së prodhimeve dhe me kryerjen sa më cilësor të shërbimeve, për të përfituar sa më shumë konsumatorë dhe për të siguruar pozitë sa më të mirë në treg. Konkurrenca në treg duhet të jetë lojale, domethënë, e ndershme dhe ligjore dhe e mbështetur mbi parimet e moralit afarist dhe doket e mira afariste. Konkurrenca jolojale Konkurenca jolojale është veprimi i tregtarit ose i subjektit tjetër ekonomik që është në kundërshtim me doket e mira afariste dhe me parimet e moralit afarist, gjë që shkakton ose mund t’i shkaktojë dëme tregtarit a subjektit tjetër. Si vepra të konkurrencës jolojale konsiderohen: së pari, përdorimi i shenjave të huaja (përdorimi i emërtimit, firmës, vurratës dhe shenjave të tjeratë huaja, me të cilat krijohet ose mund të krijohet hutii për ndërmarrjen ose për disa prodhime.); së dyti, njollosja(përhapja dhe transmetimi i të pavërtetave për tregtarin tjetër); së treti, reklama

Page 80: Jurispodenca

mashtruese(shpallja ose ofrimi i mallit, duke vënë në dukje të dhënat të pavërteta për ndërmarrjen tjetër); së katërti, korruptimi për dhënien e sekretit afarist ose me dhënien, përkatësisht premtimin e dobisë ekonomike të punësuarit në ndërmarrjen tjetër; së pesti, jolojaliteti në aspektin e kushteve të shitjes(zbritja fiktive e çmimeve, fshehja e të metave të mallit etj. Konkurrenca jolojale nuk është e lejueshme, prandaj janë parashikuar masa ligjore për mbrojtjen prej saj, posaçërisht me Kodin Penal të Kosovës, i cili disa prej këtyre veprimeve i ka sanksionuar si vepra penale. Marrëveshjet monopolistike Monopoli në afarizmin ekonomik është një gjendja, në të cilën një subjekt ekonomik ose disa sish, me marrëveshje, zënë në treg vend sundues në dërgimin (livrimin) e mallit ose shërbimit të caktuar, duke përjashtuar konkurrencën nga ajo fushë. Fjala është për monopolin tregtar. Ky lloj monopoli paraqet kufizim të tregut. Për këtë arsye, ky akt ose veprim, me të cilin krijohet ose nxitet pozita monopoliste në treg, është kundërligjor. Subjekti ekonomik që vendos ose shfrytëzon një pozitë monopoliste të tillë është monopolist. Marrëveshja monopolistike është ajo që lid- 682 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS het mes dy ose më shumë subjekteve mbi kushtet e afarizmit, të cilat synojnë të pengojnë konkurrencën e lirë. Me këtë marrëveshje zakonisht bëhet ndarja e tregut, kufizohet vëllimi i prodhimit të mallit të caktuar, bëhet shpërndarja e disa burimeve të furnizimit, caktohen çmimet e shitjes, caktohet që qarkullimi i mallit të bëhet vetëm përmes subjekteve të caktuara ekonomike etj. Kjo marrëveshje është e ndaluar me ligj dhe është e sanksionuar si vepër penale me Kodin Penal të Kosovës. Masat kundër dampingut Damping do të thotë shitje e mallit në tregun e jashtëm nën çmimin e mallit të njçjtë në tregun e vendit. Pra, damping është eksportimi i mallit me çmime më të ulëta se ato në tregun e vendit. Kështu bëhet diskriminimi i blerësve në tregjet e ndryshme përmes çmimeve. Kemi edhe dampingun valutor, i cili ka të bëjë me devalvimin e valutës në përqindje më të madhe sesa ajo që do të ishte e nevojshme për përmirësimin e valutës me masa devalvuese. Luftimi i akteve spekulative në ekonominë e tregut Spekulimi është fitim i dobisë materiale të pamerituar, duke krijuar çrregullime në aspektin e furnizimit të tregut ose rritjes së paarsyeshme të çmimit. Eshtë kjo një sjellje dhe vepër e palejueshme me Kodin Penal të Kosovës. Kemi këto spekulime: së pari, fshehja e mallit; së dyti, kufizimi ose ndalja e shitjes së mallit; së treti, vështërsimi a pamundësimi i blerjes së mallit; së katërti, lidhja fiktive e kontratave; së pesti, mosrespektimi i afatit të dërgimit të mallit. Për mbrojtjen nga aktet spekulative jepet mbrojtja ligjore. Mbrojtja e pronësisë intelektuale E drejta intelektuale përfshin krijimtaritë intelektuale, e cila është produkt i krijimtarisë njerëzore. Krijimtaria intelektuale ka aplikim dhe vlerë në prodhimtari dhe në qarkullimin e disa të mirave, mallrave dhe shërbimeve. Mbrojtja e pronësisë intlektuale (industriale) ka për objekt patentat, modelet për shfrytëzim, mostrat dhe modelet industriale, vurratat e fabrikës dhe ato tregtare, vurratat shërbyese, emërtimin tregtar dhe shenjat ose emrat e prejardhjes së prodhimeve, si dhe luftimin e konkurrencës jolojale. Në kuptim të gjerë, në mbrojtjen e pronësisë interlektuale bën pjesë edhe mbrojtja e sekretit afarist. Kontrata për koncesionet Eshtë një instrument i qarkullimit juridik dhe ekonomik, me të cilën realizohet interesi publik. Këtu nuk vlen parimi i konsensualizmit dhe barazisë së palëve. Koncedenti vepron nga pozita e pushtetit publik. Dispozitat e rregullave me të cilat përcaktohet përmbajtja e kontratës koncesionare janë pjesë përbërëse të kontratës. Për këtë kontratë karakteristike është prania e elementeve juridiko-publike, sepse objekti i kontratës është me interes publik. Zgjidhja e kontesteve të shkaktuara nga realizimi i të drejtave dhe detyrimeve lidhur me palujtshmëritë është në kompetencë eksluzive të gjykatave, kurse për të drejtat dhe detyrimet e tjera mund të përcaktohet kompetenca e arbitrazhit. Fjala koncesion rrjedh nga latinishtja dhe do të thotë - leje. 683

Page 81: Jurispodenca

E drejta ekonomike Kontrata për investimin e të drejtave të pronësisë intelektuale Secila nga këto të drejta mund të jetë një kuotë (pjesë) në formë të kalimit të së drejtës ose në formë të kalimit të së drejtës së vetë shfrytëzimit, në formë licence të rëndomtë ose eksluzive. Njohja e rregullave për sigurime multilaterale të agjencisë për shtetet në zhvillim e vitit 1985 (AMSI) Grupi i Bankës Botërore (AMSI) në vitin 1985 pati marrë iniciativen që në një mënyrë të bëhet sigurimi i investimeve dhe i kapitalit të investuar në shtetet e jashtme, kështu që shumë vende në zhvillim i hynë punës për nxjerrjen e dispozitave ligjore, me të cilat rregullohet investimi i kapitalit të huaj në atë mënyrë që stimulon partnerin e jashtëm dhe mundëson të realizohen qëllimet e parashikuara me kontratë. Kjo agjenci, krahas sigurimit të investimeve, ka për detyrë që të stimulojë investimet në shtetet në zhvillim, të ofrojë shërbime të kolsantingut dhe të sigurojë informata për rendet juridike të shteteve në zhvillim. Ajo ka statusin e organizatës së pavarur ndërkombëtare, veprimtaria e së cilës është e rregulluar me konventë, me rregulla të së drejtës ndërkombëtare dhe me ligjet e shteteve anëtare dhe e ka aftësinë e plotë juridike për të vepruar. Modeli i Ligjit për Transaksionet e Siguruara Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim e ka hartuar Modelin e Ligjit për Transaksionet e Siguruara. Si mjete sigurimi për transaksionet e siguruara (kreditë dhe transaksionet e tjera të investimeve) para se gjithash, sigurohen me të drejtën e pengut mbi sende të luajtshme dhe të paluajtshme. Iniciativa për Modelin e Ligjit u mor atëherë kur ekspertët e Bankës Evropiane konkluduan se mungesa e një kuadri aktesh juridike për zbatimin e të drejtave të pengut dhe shfrytëzimin e të drejtave të tjera pronësore të mjeteve të sigurimit në shtetet e Evropës së Mesme dhe Llindore si dhe në ato të të Azisë së Mesme, po i vë seriozisht në pikëpyetje projektet investuse, në të cilat bankat marrinë pjesë. Kështu, falë kësaj, në disa shtete u nxorën ligje vendore në mbeshtetje të Ligjit Model për Transaksionet e Siguruara ( Moldavia, Hungaria, Kirgizia), kurse në të tjerat ato janë në përgaditje e sipër, (Kazakistani, Rumania, Lituania). Ligji Model para së gjithash bazohet në sistemin kontinental të së drejtës, por duke i shfrytëzuar në të njëjtën kohë edhe disa zgjidhje të sistemit anglosakson të së drejtës sa i përket taknikës afariste dhe financiare bashkëkohore, duke u mbështetur në parimin e autonomisë së palëve për rregullimin e marrëdhënieve të tyre lidhur me mjetet e sigurimit dhe të fleksibilitetit maksimal në zgjedhjen e mjeteve të sigurimit nga palët. Konventa për Ndalimin e Korrupsionit e vitit 1997 Në fund të vitit 1997 u nënshkrua Konventa nga 29 shtete anëtare të OECD-ës dhe 5 shtete joanëtare, me të cilën është parashikuar si vepër penale dhe është ndaluar dhënia e ryshfetit të punësuarëve në sektorin publik në Botën e jashtme. Konventa është në procedurë të ratifikimit. Për hartimin e kësaj Konvente është nisur nga ajo se korrupsioni, me qëllim të fitimit të punëve (investimet e huaja, marrja e koncesioneve) në botën e jashtme, nuk është një element i rëndomtë i transaksionit afarist, por vepër serioze penale. Konventa parashikon detyrimin e shteteve nënshkruese që në ligjet nacionale të parashikojnë sanksione efikase. Ministria Amerikane e Tregtisë ka llogaritur se vetëm në vitet 1994 dhe 1995 firmat amerikane kanë humbur mbi 100 kontrata në 684 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS botën e jashtme, me vlerë prej 45 miliardë dollarë, për shkak se punët ui janë dhënë konkurentëve nga shtetet e tjera, që janë shërbyer me mjete korrupsioni. QARKULLIMI I MALLRAVE DHE I SHËRBIMEVE (Kontrata e shitjes) Qarkullimi juridiko-ekonomik i mallrave dhe i shërbimeve, përkatësisht ushtrimi i veprimtarisë tregtare, që është thelbi i punëve ekonomike, realizohet me anë të kontratave, të cilat përbëjnë punët më të shpeshta juridiko-ekonomike, mbi të cilat kryesisht bazohet afarizmi ekonomik. Prandaj, kontratat jan punë (veprime) juridike, me të cilat bëhet qarkullimi i mallrave dhe i shërbimeve në qarkulliminn e mallrave. Pra, malli është send i destinuar për treg. Kontrata e shitjes

Page 82: Jurispodenca

Me kontratën e shitjes shitësi detyrohet që sendin që e shet t’ia dorëzojë blerësit, ashtu që blerësi të fitojë të drejtën e disponimit, përkatësisht të drejtën e pronësisë, kurse blerësi detyrohet që shitësit t’ia paguajë çmimin. Pra: a) detyrimet e shitësit janë: dorëzimi i sendit, përgjegjësia për të metat materiale dhepërgjegjësia për të metat juridike; b) detyrimet e blerësit janë: pagimi i çmimit dhe pranimi i sendit. Dorëzimi i sendit.- Ky është detyrimi themelor i shitësit. Shitësi është i detyruar që sendin t’ia dorëzojë blerësit në gjendje të regullt, së bashku me gjërat plotësuese, në kohën dhe vendin e parashikuar me kontratë. Pra, afatin e dorëzimit zakonisht e caktojnë palët kontraktuese. Afati i dorëzimit respektohet: së pari, me kalimin e kohës së caktuar; së dyti, me kalimin e datës së caktuar dhe së treti, në bazë të termave tregtare. Në mungesë të marrëveshjes së palëve, dorëzimi i sendit të shitur ka për t’u realizuar në vendin në të cilin shitësi, në momentin e lidhjes së kontratës, e ka pasur vendqendrimin, respektivisht vendin e selisë, kur bëhet fjalë për subjektin ekonomik. Sipas rregullit, shitësi nuke është i detyruar që sendin t’ia dërgojë blerësit, por blerësi duhet të vijë dhe ta marrë sendin me shpenzime dhe në rrezik të vet. Nëse nuk është caktuar vendi i dorëzimit, me pranimin në dorëzim të sendit nga transportuesi, dorëzimi konsiderohet i kyer. Me dërgim të sendit blerësit nënkuptohen të gjitha ato veprime të cilat shitësi është i detyruar t’i ndërmarrë sipas kontratës dhe natyrës së veprimit, në mënyrë që blerësi të mund ta pranojë sendin ( p.sh., ndarja e sendit nga masa e cila gjendet në depo, shënimi i tij, paketimi dhe thirrja që i bëhet blerësit për të ardhur në kohën dhe vendin e caktuar që ta marrë sendin etj.). Blerësi, po ashtu, sipas kontratës dhe natyrës së veprimit, duhet të kryej të gjitha veprimet, për t’i bërë të mundur shitësit ta kryejë dërgimin si dhe ta bëjë pranimin e mallit (p.sh. t’i përgjigjet ftesës së shitësit për marrjen e mallit dhe, në kohën dhe vendin e caktuar, ta dërgojë automjetin adekuat për pranimin e mallit). Detyrimi i kontraktuar i shitësit për dërgesën e mallit lidhet me rrezikun e dëmtimit të mallit dhe asgjësimin e rastsishëm të mallit që është objekt i kontratës. Deri te dorëzimi i mallit rreziku për këtë i përket shitësit, kurse nga momenti i dorëzimit, rreziku kalon te blerësi, përveç kur ky i ka pasur të ditura të metat e mallit. Varësisht nga fakti nëse afati i dorëzimit është ose jo kusht qenësor i realizimit të kontratës, dal- 685 E drejta ekonomike lojmë kontratat fikse ose strikte (kur kontrata përmban klauzolë të veçantë, sipas së cilës kontrata do të konsiderohet e shkëputur, nëse malli nuk dorëzohet brenda afatit të caktuar) dhe kontrata jo fikse ose indikative, ( te të cilat afati i përmbushjes nuk çon në shkëputje të kontratës, por paraqitja e vonesës dhe veprimit të saj është e lidhur me disa prezumime të caktuara). Pra, për t’u konsideruar një punë fikse, duhet të plotësohen këto kushte: a) afati i përmbushjes së detyrimit duhet të jetë i përcaktuar në mënyrë të rreptë (srikte) dhe b) ekzistimi i shprehjes së qartë të dëshirës së palëv që puna të konsiderohet e përpiktë ose një karakteri i tillë i punës të rrjedhë pa dyshim nga rrethanat e veçanta. Ndërkaq te punët jofikse, në rast vonëse në përmbushjen e kontratës, blerësi ka të drejtë të përdorë këto mjete juridike: të kërkojë përmbushjen e kontratës dhe kompensimin e dëmit si dhe shkëputjen e kotratës dhe kompensimin e dëmit. Si rregull, lidhen punët jofikse, kurse ato fikse janë më të rralla. Përgjegjësia e shitësit për të metat materiale të mallit Konsiderohet se të metat materiale të mallit ekzistojnë: 1. nëse malli nuk i ka cilësitë e duhura për përdorimin e tij të rëndomtë ose për qarkullim, 2. nëse malli nuk i ka cilësitë e duhura për përdorim të posaçëm, për për të cilin e ka blerë blerësi dhe të cilat kanë qenë të njohura për shitësin ose është dashur të jenë të njohura për shitësin, 3. nëse sendi nuk i ka cilësitë, respektivisht veçoritë të cilat shprehimisht ose heshtazi janë kontraktuar, respektivisht janë parashikuar me ligj dhe 4. kur shitësi e ka dorëzuar sendin që nuk është i njëjtë me mostrën ose modelin, përveç nëse

Page 83: Jurispodenca

mostra dhe modeli janë treguar sa për informim. Të drejtat e blerësit, në rast të të metave materiale të sendit, janë: të kërkojë realizimin e kontratës, shkëputjen e kontratës, uljen e çmimit dhe, në çdo rast, kompensimin e dëmit. Garancia për funksionimin normal të sendit të shitur Kjo garanci parashikohet vetëm për disa produkte teknike (makina, pajime, aparate etj.), kur shitësi i ka dorëzuar blerësit fletëgarancinë, me të cilin garanton funksionimin e drejtë dhe normal të sendit gjatë një kohe të caktuar. Blerësi ka mundësi, kur sendi nuk funksionon, të kërkojë nga shitësi ose nga prodhuesi që sendin ta rregullojë brenda një afati të arsyeshëm dhe nëse këtë nuk e bën, në vend të tij duhet t’ia dorëzojë sendin që funksionon në rregull. Përgjegjësia e shitësit për të metat juridike Shitësi ka për obligim t’i garantojë blerësit se mallin e blerë nuk do t’ia marrë askush. Mirëpo, uzansat e përgjthshme nuk parashikojnë mbrojtje nga evikcioni, kështu që, në këtë rast, zbatohen rregullat e përgjithshme të së drejtës detyrimore. Detyrimet themelore të blerësit janë: pagimi i çmimit në vendin dhe kohën e caktuar në kontratë dhe pranimi i mallit sipas kontratës. Konstatimi i sasisë së mallit dhe të drejtat e blerësit (e drejta e objeksioneve (vërejtjeve) ndaj sasisë dhe cilësisë së mallit) 686 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS Për konstatimin e sasisë së mallit janë me rëndësi mënyra, koha dhe vendi i konstatimit të sasisë. Blerësi ka të drejtë objeksioni ndaj sasisë së mallit, nëse konstaton se sasia e dërguar e tij nuk i përgjigjet sasisë së kontraktuar dhe këtë ai duhet ta bëjë me kohë dhe në mënyrë të sigurt. Mënyra e konstatimit të sasisë së mallit bëhet: me matje fizike, numërimin, krahasim të mostrave etj. Po ashtu, blerësi ka për obligim që, pas pranimit të mallit të dërguar, ta konstatojë cilësinë e tij pa u vonuar, d.m.th., nga momenti i pranimit të malli. Këtë kontroll ai mund ta bejë sipas marrëveshjes së arritur. Sipas ligjeve krahasuese, kjo bëhet me kontrollime të rëndomta: shikimi profesional, nxjerrja e mostrës, analiza kimike etj. Objeksioni ndaj cilësisë është akt i njëanshëm juridik, me të cilin blerësi i shpreh shitësit pakënaqësinë lidhur me mallin e pranuar, duke ia bërë kështu të ditur shitësit që të mos presë përmbushjen e kontratës. Formet e posaçme të kontratave të shitblerjes: sipas objektit dhe përmbajtjes. Format e veçanta sipas objektit: 1. Kontrata e shitblerjes së pajimeve investive. - Në tregtinë e jashtme, te këto kontrata vlejnë kushtet e përgjithsme, të cilat i ka nxjerrë Komisioni Ekonomik Evropian. Si rregull, këto kontrata lidhen me shkrim. Objekt kontrate janë pjesët e pajimeve investive dhe pajimet investive, si një tërësi. 2. Kontrata e shitblerjes së mjeteve transportuese. - Te këto kontrata zbatohen rregulla të posaçme. Kjo kontratë vlen për anije dhe aeroplanë. Karakteristakat e kontratës janë: dhënia e garancisë, dërgimi i pjesëve rezervë dhe aftësimi i personelit (ekuipazhit) për përdorimin e këtyre mjeteve. 3. Kontrata e shitblerjes së energjisë elektrike. - Te këto kontrata, si rregull, parashikohet forma e shkruar. Elementet qenësore të kontratës, sipas ligjit, janë: sasia, cilësia e energjisë elektrike, mënyra dhe afatet e dërgimit, vendi i shitjes së energjisë elektrike, mënyra e përllogaritjes dhe e pagesës, kohëzgjatja e kontratës, përgjegjësia për mospërmbushje të kontratës dhe rastet kur mund të kfizohet dhe ndalet energjia elektrike. Trajtat e veçanta sipas përmbajtjes: 1. Shitblerja e specifikuar. - Me rastin e lidhjes së kontrate përcaktohen sasia, lloji dhe çmimi i mallit, kurse cilësia dhe asortimani bëhe nmë vonë, sipas specifikimit që e jep blerësi. 2. Shitblerja në pritje. - Me këtë kontratë parashikohet pagimi i çmimit të mallit vetëm pas kalimit të një kohe të caktuar pas dërgimit, brenda afatit dhe në mënyrën e parashikuar në kontratë. 3. Shitblerja prenumerike ose me marrje. - Me këtë kontratë parashikohet që çmimi të paguhet paraprakisht (në total ose me këste). Zakonisht, kjo bëhet për shkak se shitësi ka nevojë

Page 84: Jurispodenca

urgjentisht për para ose kur blerësi për të nuk është mjaft i njohur ose kur nuk ka mjaft besim ndaj aftësisë paguese dhe ndërgjegjëshmërisë së tij 4. Shitblerja sipas mostrës. - Kjo kontratë parashikon detyrimin e shitësit për ta dërguar mallin sipas mostrës, të cilën e jepin njëri apo tjetri. Mostra mbyllet dhe vuloset në mënyrë të veçantë, pasi që malli duhet t’i përgjigjet plotësisht asaj. 687 E drejta ekonomike Kontrata për ndërmjetësimin Kontrata për ndërmjetësimin është kontratë e tillë e qarkullimit të mallrave, në bazë së cilës ndërmjetësuesi detyrohet që palën tjetër - komitentin ta sjellë në kontakt me ndonjë person tjetër të tretë, me qëllim që komitenti të lidhë me të ndonjë kontratë tër qarkullimit të mallrave. Është karakteristike se kjo është një kontratë e dyanshme me ngarkesë, joformale dhe, zakonisht, është kontratë sipas qasjes, kurse urdhëdhënësi detyrohet ta paguajë një provizion të caktuar për ndërmjetësim. Detyrimet e ndërmjetësuesit janë: gjetja për komintentin e vet të partnerin përkatës afarist, pra është përgjegjës për zgjedhjen e partnerit, çka do të thotë se ndërmjetësuesi është i detyruar të mbrojë dhe të ruajë,si interesat e komitentit të vet, ashtu edhe interesat e personit të tretë. Pastaj, ndërmjetësuesi ka për detyrë ta ruajë fshehtësinë afariste, domethënë, të gjithë atë që ka mësuar me rastin e lidhjes së kontratës mes komitentit dhe personit të tretë. Si detyrim i veçantë i ndërmjetësusesit është të mbajë ditarin e ndërmjetësimit. Nëse ka ndodhur lidhja e kontratës me anë të mostrave, ndërmjetësuesi ka për detyrë t’i ruajë edhe mostrat dhe të kujdeset që ato të mos ngatërohen. Ndërmjetësuesi ka të drejtën e provizionit, pa marrë parasysh nëse është lidhur kontrata ose jo. Provizioni caktohet me kontratë. Po ashtu, ai ka të drejtën e kompensimit të shpenzimeve, por vetëm nëse këto janë parashikuar shprehimisht në kontratë. Kontrata për pëfaqësimin tregtar Sipas kësaj kontrate, përfaqësuesi tregtar detyrohet që të kujdeset gjithmonë që personat e tretë të lidhin kontrata me urdhëdhënësin e tij dhe në atë kuptim të ndërmjetësojë midis tyre, si dhe, me të marrë të autorizimit, të lidhë kontrata me persona të tretë, në emër dhe për llogari të urdhërdhënësit, kurse ky i fundit detyrohet që përfaqësuesit t’ia paguajë kompensimin e caktuar (provizionin e përfaqësimit) Edhe kjo kontratë është joformale, e dyanshme me ngarkesë, e cila mund të lidhet edhe vetëm duke i dhënë urdhër përfaqësuesit tregtar. Detyrimet e pëfaqësuesit janë: që gjatë realizimit të kontratës të paraqitet si ekonomist i mirë, që t’iu përmbahet udhëzimeve të urdhërdhënësit, të lajmërojë urdhërdhënësin për të gjitha ngjarjet me rëndësi, ta mbrojë interesin e urdhërdhënësit, të ruajë fshehtësinë afariste, të mbajë librat afariste, të lëshojë vërttimin për punën e lidhur dhe t’i japë llogari urdhërdhënësit për punët e kryera. Të drejtat e përfaqësuesit tregtar janë: e drejta e provizionit; e drejta e kompensimit të shpenzimeve të veçanta; e drejta e paradhënies lidhur me shpenzimet, pasi që përfaqësimi është veprimtari që kryhet në kohë të vazhduar. Kontrata komisionare Edhe kjo kontratë është joformale, por rekomandohet të jetë e formës së shkruar. Me të një person - komisioneri detyrohet që, me kompensim (provizion), të lidhë kontratë në emër të vet dhe për llogari të tjetrit - komitentit, kurse komitenti detyrohet që komisionerit për këtë t’ia paguajë provizionin e kontraktuar. Në qarkullimin e mallrave komisonet paraqiten si komisione të shitjes, të blerjes dhe të transportit, të cilat njihen si komisione të rregullta, ku komisioneri përgjigjet vetëm për zgjedhjen e ndërgjegjëshëm të personit të tretë, me të cilin lidh kontratën, por nuk 688 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS përgjigjet për kompesimin e insolvitetit të atij personi, pra për mosrealizimin e detyrimit nga personi i tretë, për dallim prej komisionit me klauzolën star del credere, sipas së cilës komisoneri, në bazë të kontratës, do ta marrë “garanci” të llojit të vet për përmbushjen e detyrimit të personit të

Page 85: Jurispodenca

tretë: komisioneri - shitës se personi i tretë do ta paguajë çmimin, ndërsa komisioneri - blerës se personi i tretë do ta dërgojë mallin. Në këtë mënyrë komitenti e fiton debitorin solidar, përveç personit të tretë dhe ky është komisioneri qoftë shitës, qoftë blerës. Detyrimet e komisionerit janë: ta zbatojë urdhërin me kujdesin e ekonomistit të mirë, të veprojë sipas urdhërave të komitentit, t’i mbrojë interesat e komitentit, ta ruajë mallin e komitentit, ta informojë komitentin për të gjitha faktet dhe rrethanat me rëndësi lidhur me zbatimin e urdhërit të komitentit, t’i japë llogari komitentit për urdhërin e zbatuar, që t’ia dorëzojë komitentit të gjitha fitimet për punën e kryer. Të drejtat e komsionierit janë: e drejta e provizionit, e drejta e kompensimit të shpenzimeve dhe e drejta e pengut. Kontrata për kontrollin e mallrave Me këtë kontratë njëra palë - ushtruesi i kontrollit, detyrohet që profesionalisht dhe me paanësi ta bëjë kontrollin e kontraktuar të mallit dhe për këtë të lëshojë certifikatën (atestin) përkatës, kurse pala tjetër - porositësi i kontrollit, detyrohet që për kontrollin e kryer të paguajë kompensimin e kontraktuar. Objekt i kontrollit është vërtetimi i identietit të mallit (sasia, cilësia, mënyra e paketimit etj.). Eshtë kontratë joformale. Detyrimet e kontrolluesit janë: zbatimi i urdhërit të komitentit, lëshimi i cerifikatës (atestit), sigurimi dhe ruajtja e mallit që të mos ndërrohet, ruajtja e mostrës. Të drejtat e kontrolluesit janë: e drejta e provizionit, e drejta e kompensimitt të shpenzimeve, e dejta që t’i mundësohet qasja te malli që duhet kontrolluar, e drejta e shpërblimit për instruksionet që i jep komitentit, e drejta e pengut dhe e retencionit në mallin e kontrolluar për sigurimin e pagesës së shpenzimeve. Kontrolluesi ka mundësi t’i kryejë edhe këto punë: të kontrollojë dhe të marrë mallin, të kontrollojë mallin me garanci dhetë kontrollojë shërbimet. Kontrata për magazinimin e mallrave Me anë të kësaj kontrate magazineri detyrohet ta pranojë, ta strehojë dhe ta ruajë mallin, që i takon palës tjetër dhe të veprojë sipas urdhërave të saj, kurse ajo detyrohet që për këtë t’ia paguajë kompensimin e caktuar - provizionin. Kjo kontratë është reale, e dyanshme me ngarkesë. Me punët e magazinimit mund të merren vetëm subjektet ekonomike. Detyrimet e magazinerit janë: të publikojë kushtet e përgjithshme në të cilat e merr mallin për strehim dhe ruajtje, të mbajë librat afaristë, posaçërisht ditarin e magazinimit, të marrë në ruajtje dhe magazinim mallin e ofruar, nëse merret me magazinimin dhe ruajtjen e atij lloji të mallit dhe nëse nuk e ka të angazhuar ambientin e magazinës, t’ia kompensojë të gjitha dëmet komitentit, përveç atyre të cilat kanë ardhur si pasojë e të metave vetjake ose fuqisë madhore, ta shesë mallin në rast urgjence dhe rreziku nga shkatërrimi i tij dhe për këtë sa më shpejt ta njoftojë komitentin, t[ cilit t’ia lëshojë t fletëmagazinimin, nëse është fjala për magazinë publike, si dhe të veprojë sipas urdhërit të komitentit në lidhje me mallin e magazinuar, p.sh., ta sigurojë mallin, që 689 E drejta ekonomike mallin t’ia dorëzojë personit të tretë etj. Të drejtat e magazinerit janë: e drejta e provizionit për ruajtjen e mallit, e drejta e kompensimit të shpenzimeve të domosdoshme të shkaktuara nga ruajtja e mallit. Për sigurimin e të drejtave të veta, respektivisht për pagesën e provizionit dhe të shpenzimeve, magazinierit i përket e drejta ligjore e pengut dhe e retencionit të mallit të depozituar. Kemi disa magazina: magazina doganore, magazina publike, magazina e lirë doganore dhe magazina e konsignacionit. Kontrata për shpedicionin Kontrata për shpedicionin është një kontratë e tillë me të cilën shpediteri detyrohet që të ekspedojë mallin e palës tjetër - komitentit, kurse ky detyrohet që për këtë shpedituesit t’ia paguajë një provizion të caktuar. Kontrata e shpedicionit, sipas rregullit, është kontratë joformale, por në praktikë ndodh shpesh që të lidhet me shkrim, për shkak të kompeksitetit të marrëdhënieve që dalin nga kontrata për shpedicionin. Po ashtu, ajo është kontratë e dyanshme me ngarkesë dhe

Page 86: Jurispodenca

reale. Shpeditori, për transportin e një malli të caktuar, lidh në emër të vet dhe për llogari të komintentit, kontratë për transportin dhe kontrata të tjera të nevojshme për kryerjen e transportit të atij malli, si dhe kryen punë dhe veprime të tjera të zakonshme, si, psh., zhdoganimin, magazinimin, sigurimin e mallit etj. Për nga llojet, kemi shpedicionin e plotë (në rastin kur shpedituesi paraqitet si i pavarur, ashtu që përveç punëve të shpedicionit, merr përsipër edhe detyrimin që mallin ta transportojë); shpediconi jo i plotë (në rastin kur shpedituesi e merr detyrimin ta ekspedojë mallin dhe të kryejë punë të tjera të shpedicionit, por pa detyrimin që ai personalisht ta bëjë transportimin e mallit, me ç’rast ai lidh kontratë të posaçme për transportin me transportuesin e mallit. Janë të njohura edhe messhpedicioni, nënshpedicioni, shpedicioni fiks dhe grupor (i përbashkët). Detyrimet e shpedituesit janë: të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që ekspedimi i mallit të bëhet pa pengesa, t’ia marrë mallin secilit që i drejtohet për transport, ta ruajë mallin me kujdsin e ekonomistit të mirë, t’i mbrojë interesat e komitentit, të njoftojë komitentin për ecurinë e kryerjes së punës, të cilën ia ka besuar komienti. Të drejtat e shpediterit janë: e drejta e provizionit dhe e kompensimit të shpenzimeve të nevojshme dhe të dobishme për komitentin. Për sigurimin e këtyre të drejtave shpedituesi ka të drejtën e pengut dhe të retencionit në mallin e ekspedimit. Kontrata përi transportin e mallit Është kontratë me të cilën transportuesi detyrohet që të kryejë me shpërblim transportin e mallit ose të pasagjerëve nga një vend në vendin tjetër. Karakteristike te kjo kontratë është ajo që, përveç kontraktuesve, mund të paraqitet edhe personi i tretë - pranuesi i dërgesës. Kontrata për transportin është kontratë reale e dyanshme me ngarkesë. Detyra më qenësore e transportuesit është: ta pranojë mallin prej dërguesit, ta transportojë atë në vendin e kontraktuar, ta ruajë gjatë tërë kohës sa zgjatë transporti dhe t’i plotësojë urdhërat e dërguesit ose të pranuesit të mallit dhe, në fund, pas kryerjes së transportit, mallin t’ia dorëzojë pranuesit. Transporti i mallit mund të kryhet me rrugë të ndryshme, kështu që, varësisht nga lloji i transportit, ekzistojnë edhe lloje të ndryshme kontratash për transportin (kontrata për transportin 690 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS hekurullor, kontrata për transportin rrugor, kontrata për transportin detar, kontrata për transportin ajror, kontrata për transportin përme lumenjve dhe liqeneve, kontrata për transportin e udhëtarëve dhe kontrata për transportin e përzier). Për çdo kontratë të veçantë të transportit vlen regjimi i posaçëm juridik, p.sh., dispozitat e posaçme të rregullave për transportin hekurullor të mallit, kurse rregullat e përgjithshme juridike për transportimin e mallit zbatohen në çështjet të cilët nuk janë rregulluar me një regjim të posaçëm juridik. Kontrata për transportin e mallit me hekurudhë. - Kjo kontratë, përveç karakteristikave të përgjithshme të të gjitha kontratave të transportit, ka edhe ato të posaçme: hekurudha ka për obligim ta marrë mallin dhe ta kryejë transportin e tij gjithnjë kur janë plotësuar kushtet ligjore, kushtet e saj janë të njëjta për të gjithë shfrytëzuesit, është kontratë sipas qasjes. Kontrata për transportin hekurudhor merret se është lidhur, kur bëhet dorëzimi i mallit në transport dhe dorëzimi në favor të hekurudhës i fletëngarkesës së plotësuar. Detyrimet e hekurudhës janë: ta pranojë mallin për transport, të ofrojë në dispozicion vagonat, ta peshojë ose ta numërojë mallin, ta respektojë rrugën përkatëse transportuese, t’i respektojë afatet e transportit të mallit të përcaktuara me ligj, me të arritur të mallt ta njoftojë pranuesin se malli ka arritur, ta dorëzojë mallin dhe fletëngarkesën e mallt ashtu sikurse është cekur ai në të, ta ruajë mallin nga humbja dhe dëmtimi, shfrytëzuesit të transportit t’ia kompensojë dëmin që shkaktohet si pasojë e humbjes dhe asgjësimit të mallit ose tejkalimit të afateve të dërgimit. Detyrimet e dërguesit janë: ta dorëzojë mallin për transportim, ta dorëzojë fletëngarkesën e plotësuar në mënyrë të rregullt ose sipas kontratës, t’i japë udhëzime hekurudhës kur kjo është e nevojshme, t’ia paguajë hekurudhës çmimin e transportit.

Page 87: Jurispodenca

Të drejtat e hekurudhës janë: arkëtimi i çmimit të transportit, kompensimi i shpenzimeve, e drejta e pengut dh retenconit në mallin e marrë për transportim. Kontrata për transportin e mallit me linjë detare, - Me këtë kontratë anijetari detyrohet ta trasnsportojë mallin dhe pasagjerët nga porti ngarkues deri te porti i destinimit, kurse pala tjetër kontraktuese (ngarkuesi) detyrohet që anijetarit t’ia paguajë çmimin transportues. Si palë paraqiten anijetari dhe ngarkuesi, respektivisht porositësi i transportit. Kemi dy lloje të kësaj kontrate: 1. Kontrata për marrjen e anijes me qira, me të cilën jepet anija në përdorim, duke paguar qiranë, me qëllim të kryerjes së punëve të lundrimit, për kohë të caktuar, për një ose më shumë udhëtime; 2. Kontrata për punë të lundrimit, e cila ndahet në kontrata për transportin e mallit në det a në ujëra të brendshëm, kontrata për rimorkim në det a në ujëra të brendshëm dhe kontrata për punët e tjera të lundrimit. Me konratën mbi transportimin e mallit anijetari detyrohet ta transportojë mallin me anije, kurse ngarkuesi detyrohet ta paguajë çmimin e transportit. Edhe kjo kontratë është dy llojesh: kontrata për anije dhe kontrata transportuese. E para lidhet për transportim me tërë anijen ose me një hapësirë të caktuar të anijes, për një apo më shumë udhëtime ose për kohë të caktuar, sipas rregullit, në kuadër të lundrimit të lirë dhe gjithsesi duhet të lidhet me shkrim, kurse e dyta lidhet për transportim të mallrave të ndryshme, në kuadër të lundrimit në realacione linjore dhe për këtë nuk kërkohet të lidhet me shkrim, por ka të drejtë të kërkojë dëshmi me shkrim pr lidhjen e kontratës. Vend të posaçëm zë kontrata kohore për tërë anijen (tajm charter), me të cilën anijetari detyrohet që gjatë kohëzgjatjes së kontratës dhe në kufi të kushteve të kontraktuara, të transportojë mallin në rrugët dhe linjat të cilat i cakton porositësi i transportimit. 691 E drejta ekonomike Kontrata për transportimin e mallit përmes linjes detare është joformale dhe, sipas rregullit, lidhet përmes të autorizuarit dhe është e dyanshme me ngarkesë dhe reale. Detyrimet e anijetarit janë: ta aftësojë anijen për kryrjen e transportit të kontraktuar, ta njoftojë ngarkuesin që anija është e përgaditur për ngarkim, ta ngarkojë mallin në anije, nëse ndryshe nuk është kontraktuar, ta lëshojë konosmanin, ta transportojë mallin e pranuar në portin e destinacionit brenda afatit të kontraktuar. Detyrimet e ngarkuesit janë: me shpenzime të veta dhe në rrezikë të vet të sjellë mallin afër anijes, ta bëjë dorëzimin e mallit për transport në sasinë e kontraktuar, duke theksuar llojin dhe cilësitë e mallit, ta paguajë çmimin e transportit, nëse bëhet fjalë për lundrim linjor, përndryshe ta paguajë qiranë për anijen. Kontrata për transprtimin e pasagjerëve. - Me këtë kontratë anijetari merr përsipër detyrimin se do të transportojë pasagjerin në anije, kurse pasagjeri duhet të paguajë çmimin e transportit. Kontrata mund të lidhet për një kohë të caktuar ose për një numër të caktuar udhëtimesh. Është kontratë joformale, pra anijetari i jep pasagjerit biletën e udhëtimit me kërkesë të tij, e cila mund të lëshohet në emër dhe sipas prurësit. E para nuk mund t’i kalohet një personi tjetër, pa pëlqimin e anijetarit, kurse e dyta mund të kalohet, përveç kur udhëtimi tashmë të këtë filluar. Kontrata për transportimin rrugor të mallrave.- Me këtë kontratë tansportuesi detyrohet që mallin ta transportojë nga vendi i dërgimit deri në vendin e destinimit dhe atë t’ia dorëzojë pranuesit ose personit të autorizuar, kurse dërguesi detyrohet ta paguajë çmimin e transportit. Eshtë kontratë joformale, e dyanshme me ngarkesë dhe reale, kështu që ajo konsiderohet e lidhur kur palët kontraktuese pajtohen për elementet qenësore të saj. Detyrimet e transportuesit janë: ta pranojë mallin për transportim nga çdo dërgues; ta ngarkojë mallin në mjetin transportues, nëse nuk është kontraktuar ndryshe; ta mbulojë, ta lidhë mallin dhe të bëjë sigurimet e tjera të tij, nëse këto punë nuk i përkasin dërguesit; të kryejë të gjitha punët e tjera, pa të cilat transportimi nuk mund të fillojë. Fletëngarkesën e plotëson dërguesi i mallit dhe atë ia dorëzon transportuesit. Ndërkaq shkarkimin e mallit nga mjeti transportues e ka për obligim ta bëjë pranuesi i mallit.

Page 88: Jurispodenca

Të drejtat e transportuesit janë: arkëtimi i çmimit të transportit, e drejta e pengut dhe e retencionit në mall, në rast se dërguesi ose pranuesi nuk e paguan çmimin e transportit. Konrata për transportimin e mallit në komnikaconin ajror. - Sipas kësaj kontrate, transportuesi ajror detyrohet të kryejë transportimin e kontraktuar nga vendi i nisjes deri në vendin destinimit, brenda kohës së kontraktuar, kurse pala tjetër detyrohet që për këtë të paguajë çmimin e kontraktuar të transportit. Kemi transportin ndërkombëtar dhe të brendshëm, të lirë dhe të vijave të caktuara, si dhe transportin e mallrave, të udhëtarëve dhe të bagazhit. Eshtë kontratë dyanshme me ngarkesë dhe hyn në radhën e kontratave joformale. Dallojmë kontratën për transportimin ajror të mallrave me një transportim ose me më shumë transportime nga kontrata në kohë të caktuar si dhe kontratën për tërë kapacitetin e aeroplanit ose për një pjesë të tij. Këto të fundit i takojnë kontratës për komunikacionin ajror charter, për të cilën është më rëndësi numri i udhëtimeve dhe i mallit që transprtohet. Kjo kontratë duhet të lidhet me shkrim. Detyrimet e transportuesit janë: ta pranojë për transport mallin e dërguesit dhe porositësit të transportimit, nëse disponon kapacitete të nevojshme transportues; të lëshojë fletëngarkesë; të kryejë transportimin e kontraktuar në mënyrën e kontraktuar; të veprojë sipas urdhëresave të pas- 692 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS tajme të poseduesit të drejtave të transportimit ajror. Detyrimet e dërguesit janë: t’ia paguajë transportuesit çmimin transportues; t’ia paguajë të githa shpenzimet e nevojshme dhe të domosdoshme lidhur me transportiminË t’ia dorëzojë mallin në ambalazhin qëe mbron mallin në masë të duhur; gjatë kohës së transportimit duhet t’ia drëzojë transportuesit të gjitha dokumentet e nevojshëm të transportit; ta plotësojë fletëngarkesën dhe t’ia dorëzojë atë transportuesit. Kontrata për transportimin e udhëtarëve. - Me këtë kontratë transportuesi detyrohet t’i transportojë të gjithë udhëtarët, të cilët posedojnë bileta të rregullta; të lëshojë dëshminë e rregullt të udhëtimit; të shpallë orarin e transportit dhe të cekë çmimin e drejtimeve të udhëtimit. Transportuesi është përgjegjës kur nuk e kryen detyrimin e tij kontraktues dhe kur shkaktohet vdekja ose lëndimi trupor i pasagjerëve, përveç nëse dëshmon se këto kanë ardhur për pasojë të veprimit të fuqisë madhore, për fajin e personit të tretë dhe për fajin e vet udhëtarit. Udhëtari ka për obligim: ta sigurojë biletën e rregullt të udhëtimit; t’ia tregojë biletën personit zyrtar me kërkesë të tij; ta përdorë biletën vetëm për relacionin e cekur në të dhe t’i përmbahet rendit të parashikuar të udhëtimit. Kontrata për menaxhmentin Sipas kësaj kontrate, pronari i ndërmarrjes ose vetëm ndërmarrja ia beson një personi tjetër menaxhimin dhe kontrollin e afarizmit të asaj ndërmarrje për një periudhë dhe kompensim të caktuar. Menaxhimi i ndërmarrjes më së shpeshti i besohet ndërmarrjes së specializuar për llojin përkatës të veprimtarisë, pra që ofron dije dhe përvojë në fushën e planifikimit, organizimit, financave, marketingut e të ngjashme, e cila në këtë punë paraqitet si menaxhuese dhe operatore. Ndërmjet kontraktuesve krijohet marrëdhënia afariste. Kjo kontratë paraqet një mjet të përshtatshëm për sigurimin e afarizmit të suksesshëm të ndërmarrjes, kuadrot e së cilës nuk kanë përvojë dhe dije të nevojshme ose në nivel të duhur. Pra, shfrytëzohet dija dhe përvoja menaxhuese e tjetrit, e cila është e sprovuar në praktikë. Një ndërmarrjeje të tillë kështu i mundësohet shfrytëzimi i përvojës dhe dijes së huaj për menaxhim, duke u krijuar kështu kushtet për një afarizëm dhe zhvillim më të suksesshëm të saj. Me besimin e menaxhimit ndërmarrjes së njëjtë menaxhuese nga ana e një numri më të madh ndërmarrjesh krijohet një zinxhiri adekuat i ndërmarrjeve, të lidhura nga aspekti i tillë i afarizmit dhe punës, ghjë që e forcon pozitën e tyre në treg. Kohëzgjatja e kontratës është prej 2-5 vjet, me mundësi përseritjeje. Insistohet në kohëzgjatjen prej 10-20 vjet.

Page 89: Jurispodenca

Kontrata për licencën Me këtë kontratë, dhënësi i licencës detyrohet t’ia kalojë marrësit të licencës, në tërësi ose pjesërisht, të drejtën e shfrytëzimit të shpikjes, patentës, përvojës dhe dijes teknike, vurratës, mostrës ose modelit, kurse fituesi i licencës detyrohet që për këtë t’ia paguajë atij një kompensmin të caktuar. Pra, licenca është formë juridike e kalimit të autorizimit për shfrytëzimin - përdorimin e objektit të drejtës së pronësisë industriale, psh., kalimin e së drejtës së shfrytëzimit të modelit të mbrojtur, patentës, vurratës mallore ose shërbyese, dijes dhe përvojës. Te kalimi i së drejtës së pronësisë 693 E drejta ekonomike industriale ndodh kalimi vetëm i asaj të drejte, kurse me licencë kalohet vetëm njëra prej autorizimeve të përmbajtura në të drejtën e pronësisë industriale - autorizimi për shfrytëzimin e objektit të asaj të drejte, ndërsa vetë ajo e drejtë i mbetet pronarit të saj. Kjo kontratë lidhet në kohë të pacaktuar ose të caktuar prej 5 deri 10 vjet. Kontrata e licencës (licenca e kontraktuar) është formale dhe ajo mund të jetë e rëndomtë, eksluzive dhe e përzier. Licenca e rëndomtë i jep shfrytëzesit të drejtën e shfrytëzimit objektit të licencës në përputhje me kontratën , por dhënësi i licencës e ruan të drejtën që licencën për të njejtin objekt t’ua japë personave të tjerë, përkatësisht ruan të drejtën që shfrytëzojë vetë atë. Licenca eksluzive i jep shfytëzuesit të drejtën eksluzive të shfrytëzimit të objektit të asaj licence, ashtu që dhënësi i licencës nuk ka të drejtë që licencën për të njëjtin objekt t’ua japë personave të tjerë dhe e as ka të drejtë ta shfrytëzojë vetë objektin e licencës. Licenca e përzier është ajo me të cilën shfrytëzuesit të licencës i jepet e drejta eksluzive e objektit të licencës në një rajon, kurse joeksluzive në rajonin tjetër. Nëse në kontratën për licencën nuk është përcaktuar lloji i licencës, atëherë konsiderohet se kemi të bëjmë me licencë të rëndomtë. Kontrata për know-how-in Know-how-i është grup dijesh dhe përvojash të caktuara, të zbatueshme në një lëmë të teknikës dhe afarizmit në përgjithësi dhe është produkt i praktikës afariste amerikane, kurse sot është pranuar në tërë botën e afarizmit. Me kontratën e know - how-it njëra palë detyrohetë ta kalojë dijen apo përvojën afariste në pikëpamje të teknikës a teknologjisë si dhe dijenë afariste dhe financiare te pala tjetër, kurse kjo detyrohet që asaj, për këtë, t’ia paguajë shpërblimin e kontraktuar, në bazë të shfrytëzimit të fshehtësisë afariste. Know - how-i nuk është rregulluar drejtpërdrejti dhe shprehimisht me ligj, prandaj përmbajtja e tij nuk është përcaktuar saktësisht. Se çka do të thotë know-how është një çështje faktike, sepse përmbajtja e tij mund të jetë e ndryshme rast pas rasti, varësisht në cilën lëmë paraqitet. Në këtë kuptim, know-how-in rregullisht e përbejnë fshehtësit e prodhimit, dokumentacionet teknike, recepturat, udhëzimet për punë, skicat, shemat, rregullat nga përvoja etj. Këto janë dije dhe përvoja të cilat atyre që i zotërojnë ato u sjellin përparësi përkatëse para konkurentëve, që nuk i kanë këto dijeni dhe përvoja. Know - how-i i caktuar i mundëson poseduesit të dijë se si duhet të bëhet diçka në prodhim ose në afarizëm në përgjithësi. Know - how-i ka lindur në lëmin e teknikës (know - how-i teknik) dhe zhvillimin e tij në fillim e ka përfaqësuar përcjellësin e domosdoshëm të shpikjes së patentuar. Më vonë ai ka fituar përmbajtje më të pasur dhe kuptim më të gjerë, duke i tejkaluar suazat të aplikimit të tij në lëmin e teknikës, kështu që ka filluar të paraqitet si faktor i rëndësishëm në afarizmin ekonomikë, në kuptimin më të gjerë të fjalës. Në këtë mënyrë është sajuar edhe know - how-i afarist, i cili është i domosdoshëm për organizimin e punës dhe të afarizmit, afarizmin financiar, afarizmin komercial, marketingun, arsimimin e kuadrove në lëmin e afarizmit e të ngjashme. Kjo punë juridike nuk e gëzon mbrojtje të drejtpërdrejtë juridike, siç është rasti me shpikjen e patentuar, por ai, në disa përmbajtje, mbrohet veç e veç në bazë të fshehtësisë afariste të ndërmarrjes. Eshtë kontratë formale. Kontrata për lizingun Eshtë një kontratë, sipas së cilës dhënësi i lizingut detyrohet që shfrytëzuesit të lizingut t’ia dorëzojë për shfrytëzim të përkohshëm ndonjë send (ose grup sendesh), kurse ky detyrohet që 694

Page 90: Jurispodenca

DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS dhënësit t’ia paguajë kompensimin e caktuar, me të drejtën që shfrytëzuesi i lizingut, pas skadimit të afatit të lizingut ta blejë atë send ose ta vazhdojë lizingun. Objekt të lizingut janë rendom sendet (pajisjet, pajimet, automjetet etj.). Dhënësi i lizingut, përveç dorëzimit të sendit, ka për obligim edhe mirëmbajtjen, remontin, aftësimin e kuadrit të shfrytëzuesit të lizingut. Rëndësi të madhe ka lizingu financiar, i cili mundëson kreditimin për furnizimin e sendit të caktuar. Kemi disa lloje të lizingut dhe këto sipas natyrës së objektit të lizingut: - lizingun e sendeve të konsumueshme - automjetet, aparatet të amvisnisë, - lizingun investues, që jepet në formë të pajimeve (makinave investive), - lizingun e sendeve të luajtshme dhe të paluajtshme dhe - lizingun e sendeve të përdorura. - Lizingu sipas kohëzgjatjes: - afatshkurtër dhe - afatgjatë. - Lizingu sipas pozitës së dhënësit të lizingut: - lizingu që e realizojnë shoqëritë e lizingut, - lizingu i koncerneve dhe - lizingu i prodhuesit financiar. Kontrata për franshizingun Është një kontratë me të cilën midis dy subjekteve ekonomik vendoset marrëdhënia afariste për një kohë më të gjatë, gjatë së cilës dhënësi i franshizës i jep pranuesit të saj një grup të caktuar të shërbimeve afariste dhe të drejtave të mbrojtura, të cilat pranuesi i fanshizës ka të drejtë t’i shfrytëzojë në afarizmin e vetë, në kushtet saktësisht të përcaktuara e me kompensim të kontraktuar. Objekt të franshizës mund të jenë: emri tregtar, vurrata mallore ose shërbyese ose ndonjë shenjë e jashtme, dija dhe përvoja teknike ose afariste, shkollimi i kuadrove të pranuesit të franshizës, konsultimet përkatëse gjatë afarizmit në bazë të franshizës etj. Franshizën, rëndom, ua japin subjekteve të tjera ekonomike firmat e suksesshme, të cilat janë të njohura në treg për malra ose shërbime të caktuara (franshiza prodhuese, tregtare ose afariste). Në këtë mënyrë. krijohet një zinxhir i tërë subjektesh ekonomike të lidhur me të njëjtin dhënës të franshizingut, të cilat punojnë në mënyrë të pavarur, por që njihen në mënyrë unike në treg. Franshizingu afarist më së shpeshti paraqitet në hotelieri, p.sh. : zinxhri e hoteleve të cilët punojnë nën një markë të njohur të hotelit - Sheraton, Hilton, Holidey-Inn, Intercontinental etj.); në shërbimet hoteliere, p.sh., Mc Donald’s, Maxim, Moule de Gateau etj.; në industri, p.sh. Coca Cola etj.; në rrjetin e stacioneve të benzinës, pastrimit kimik, tregtisë së automobilave etj. Dhënia e franshizës shoqërohet edhe nga investimet adekuate të kapitalit në afarizmin e pranuesit të franshizingut. Kjo kontratë përmban në vete shumë elemente të kontratave të tjera: kontratës për licencën, kontratës për know - how-in, kontratës për përfaqësimin, kontratës për punën, kontratës për shitjen, kontratës për veprën, kontratës për shoqërinë, kontratës për shërbimet, kontratës për qiranë. Kontrata për faktoringun Kontrata për faktoringun paraqet një punë të tillë kredituese - bankare me të cilën klienti i bankës detyrohet të kalojë në bankë (faktorin) kërkesat ekzistuese ose kërkesat e ardhshme që 695 E drejta ekonomike përmban kontrata për shitjen e mallit, respektivisht të kryejë shërbime që lidhen me blerësin, respektivisht shfrytëzuesin e shërbimeve, kurse banka detyrohet që me provizion dhe kompensim të shpenzimeve, t’i inkasojë kërkesat dhe, eventualisht, të garantojë inkasimin, si dhe dhe të kreditojë klientin. Faktori mund t’i ofrojë klientit të tij edhe shërbime të tjera përkatëse: bën marketingun, hulumton bonitetin e partnerëve potencialë të komitentit, udhëheq kontabilitetit, drejton kontestet etj. Në bazë të kontratës për faktoringun, komitenti detyrohet t’i kalojë në bankë të gjitha kërkesat e veta

Page 91: Jurispodenca

të cilat i ka ndaj partnerëve në një rajon të caktuar në momentin e lidhjes së kontratës dhe të cilat krijohen gjatë kohës sa zgjat ajo ( i ashtuquajturi cesion global i kërkesave), kështu që banka e merr rolin e kreditorit sipas atyre kërkesavem për t’i realizuar ato ndaj debitorëve të komitentit. Komitenti ka të drejtë të kërkojë nga banka që prej vlerës së kërkesave të kaluara të paguajë një përqindjs së caktuar - diskontin (kamatat e paarritura, shpenzimet e veta dhe provizionin e vet), në momentin e cedimit të kërkesës, me çka banka e krediton komitentin e vetë. Kjo përqindje në praktikë sjellet prej 10-25%, varësisht nga shkalla e rrezikut për faktorin. Kontrata rëndom lidhet me afat të gjatë, por ka të bëjë me kërkesa me afat më të shkurtër të arrijtjes (deri në 180 ditë). Kreditimi bëhet për plasmanin e mallit. Kontrata për forfetingun Kontrata për forfetingun pëbën një punë të tillë bankare tek e cila banka (forfetuesi) e blen nga komitenti i saj kërkesën e paarritur në të holla, me një diskont të caktuar, me të cilin ngarkohet ai dhe heqë dorë nga regresi ndaj shitësit të një kërkese të tillë, nëse kjo kërkesë mbetet e papaguar nga personi i tretë. Marrëdhënia e forfetingut vendoset mes komitentit dhe bankës me kontratën në fjalë e cila bën pjesë në kontratat e paemëruara të përziera, kontratat autonome të afarizmit ekonomik. Kjo kontratë përdoret sidomos në afarizmin ndërkombëtar ekonomik ,si punë në të cilën marrinë pjesë eksportuesi, si komitent, banka e tij dhe importuesi, si debitor i eksportuesit, por në këtë punë mund të marrë pjesë edhe banka e importuesit, e cila quhet bankë korresponduese. Forfetingu ka të bëjë me kërkesat që arrijnë për një afat më të gjatë (mbi 180 ditë) në punët afatgjata ekonomike, p.sh., livrimi i pajimeve industriale, kryerja e punëve investuese në botën e jashtme etj. Pra, me këtë kontratë komitenti detyrohet t’ia kalojë bankës kërkesën e caktuar, kurse banka detyrohet ta marrë dhe ta blejë atë kërkesë prej komitentit, duke ulur vlerën e kërkesës për aq sa është diskonti i kontraktuar. Banka merr përsipër rrezikun në rast mosrealizimi të kërkesës dhe për këtë nuk ka të drejtën e kompensimt nga komitenti. Kontrata për tajm-sheringun Kontrata për tajm-sheringun (kontratë për shfrytëzimin kohor të objekteve turistike) është një kontratë, me të cilën shfrytëzuesi i së drejtës fiton të drejtën e shfrytëzimit kohor të objektit turistik ( në kuadër të një numri të caktuar vitesh dhe javësh gjatë vitit), në përputhje me destinimin e tij dhe ai, krahas detyrimit që organizatës së tajm-sheringut t’ia paguajë çmimin për atë shfrytëzim kohor, merr përsipër edhe shpenzimet e mirëmbajtjes së objektit të shfrytëzuar. Pra, kontrata lidhet nga ana e dy subjekteve për shfrytëzimin kohor të objektit turistik (apartamentet, dhomat, bungalovët, vilat, garazhet, spirancat e jahtave dhe barkave etj.) prej 5 deri 99 vjet, një ose dy herë në vit, për l ose 2 javë. Shrytëzuesi i së drejtës së shfrytëzimit kohor nuk bëhet pronar i objektit turistik, por e fiton të 696 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS drejtën e plotë të shfrytëzimit dhe të disponimit në përputhje me kontratën. Në anën tjetër, ky është i detyruar të paguajë një shumë të caktuar të hollash (çmimin), para se të fillojë nga shfrytëzimi i objektit, dhe shpenzimet periodike të mirëmbajtjes në vazhdim. Mirëpo, në lidhje me këtë kontratë janë të mundshme edhe aranzhmane rë ndryshme kreditore. Organizata e tajm-sheringut ka për detyrë që mjetet e marra nga shfrytëzuesi i objektit turistik t’i shfrytëzojë për destinime përkatëse dhe ato kanë karakter të mjeteve investuese: investime në ndërtimin, adaptimin, rikonstruktimin e objektit turistik. Kontrata për kooperimin afatgjatë Lidhet me qëllim të avancimit të ndarjes së punës dhe të specializimit të prodhimtarisë dhe paraqet një formë shumë racionale të afarizmit dhe të punës së përbashkët mes palëve kontraktuese, por edhe mes shtetesh të ndryshme, si dhe është një formë shumë e përshtatshme e prodhimtarisë komplekse. Kooperimi, sipas rregullit, mund të bazohet në kooperimin e ndërsjellë, kështu që palët kontraktuese e caktojnë lirisht objektin e kontratës. Objekt i kontratës së kooperimit mund të jenë punët e ndryshme, si: prodhimtaria e përbashkët, përpunimi produkteve të caktuara, shitja e përbashkët, furnizimi i përbashkët me pajime dhe teknologji, me materiale,

Page 92: Jurispodenca

me lëndë dhe asortimene të prodhimit, shfrytëzimi i përbashkët i licencës, punët e projektimit, investimit, montimit etj. Për rëndësinë e kësaj kontrate flet edhe iniciativa e Komisionit të Kombeve të Bashkuara për Evropën, i cili qysh në vitin 1976 nxori rregullat udhëzuese për lidhjen e kontratave të kooperimit afatgjatë prodhues. Kjo kontratë është formale dhe duhet të lidhet me shkrim. Kontrata për bashkëpunimin tekniko-afarist Bëhet me qëllim të ushtrimit të përbashkët dhe më të lehtë të veprimtarisë ekomike mes personave juridikë dhe personave të tjerë. Për t’u lidhur kjo kontratat duhet të plotësohen këto prezumime: që bashkëpunimi të bazohet në arritjet moderne teknike, që ndërrmarrja ekonomike e vendit të jetë e përshtatshme për bashkëpunim tekniko-afarist, që të sigurohet aspekti ekonomik dhe përsosmëria e prodhimtarisë. Me këtë kontratë partnerët obligohen të ndërmarrin reciprokisht një sërë veprimesh kontraktuese, sipas kushteve të përcaktuara me kontratë dhe sipas marrëveshjes së caktuar lidhur me realizimin e bashkëpunimit tekniko-afarist. Kontrata është formale dhe lidhet me shkrim, në kohë të caktuar ose të pacaktuar. Me kontratë caktohet objekti i saj - punët që do të kryhen bashkarisht, afati - i caktuar ose pacaktuar, afati i renoncimit, të drejtat, detyrimet dhe mënyra e kompensimit të shpenzimeve të përbashkëta. Kontrata për angazhimin e kapaciteteve turistike Kjo kontratë, e cila ndryshe quhet edhe kontratë për alotmanin, është një kontratë e tillë me të cilën hotelieri detyrohet që, gjatë një kohe të caktuar (p.sh., 1 vit) t’ia lërë në dispozicion agjencisë turistike një numëri të caktuar shtretërish në objektin e caktuar, t’u ofrojë shërbime hoteliere personave që i dërgon agjencia dhe t’ia paguajë atij një provizion të caktuar. Me këtë kontratë agjencia turistike detyrohet të përkushtohet që t’i plotësojë kapacitetet e angazhuara të hotelierit ose ta lajmërojë me kohë atë se nuk është në gjendje ta bëjë një gjë të tillë si dhe t’ia paguajë 697 E drejta ekonomike çmimin për shërbimet e ofruara, nëse i ka shfrytëzuar kapacitetet e angazhuara hoteliere. Kontrata për sigurimin dhe risigurimin Me këtë kontratë kontraktuesi i sigurimit detyrohet që, në bazë të parimit të reciprocitetit dhe të solidaritetit, të bashkojë një sasi të mjeteve në bashkësinë e sigurimit, kurse bashkësia e sigurimit detyrohet që, nëse ndodh ngjarja që përbën rasti të sigurimit, t’ia paguajë të siguruarit ose ndonjë personi tjetër kompensimin ose shumën e kontraktuar ose të bëjë diç tjetër. Polica e sigurimit është dëshmi mbi lidhjen e kontratës së sigurimit dhe ajo i përmban të gjitha elementet e kontratës. Palë në këtë kontratë është kompania e sigurimeve dhe kontraktuesi i sigurimit. Kontrata e sigurimit është një kontratë e dyanshme me ngarkim, formale dhe sipas qasjes. Kontrata konsiderohet e lidhur kur palët e nënshkruajnë policën e sigurimit ose fletëmbulesën, e cila e zëvendëson përkohsisht atë. Në policë shënohen elementet qenësore të kontratës së sigurimit dhe ajo paraqet dëshmi të lidhjes së kontratës. Polica duhet të përmbajë këto të dhëna: palët kontraktuese, sendin a personin e siguruar, rrezikun e përfshirë me sigurimin, kohëzgjatjen e sigurimit dhe afatet e mbulesës, shumën e sigurimit, preminë, datën e lëshimit, nëshkrimin e palëve. Detyrimet e të siguruarit janë: ta bëjë pagesën e premisë brenda afatit të parashikuar në kontratë, t’i paraqesë rrethanat për vlerësimin e rrezikut, të lajmërojë siguruesin për ndryshimet e rrezikut, të marrë masa, sa është e mundur, për të penguar shkaktimin e dëmit, ta lajmërojë siguruesin brenda një afat sa më shkurtër për ndodhjen e rastit të siguruar. Detyrimet e siguruesit janë: ta njoftojë të siguruarin për kushtet e sigurimit, t’ia dorëzojë atij policën e sigurimit, t’ia kompensojë dëmin kur ndodh rasti i siguruar, të bëjë pagimin e shpenzimeve të detyrueshme dhe të domosdoshme. Kontrata për ndërtimin Kryerësi i punëve - ndërtimtari me këtë kontratë detyrohet që personit - investuesit ose porositësit të objektit ndërtimor, t’ia ndërtojë objektin ndërtimor ose të ndërmarrë disa punë ndërtimore në objektin ekzistues ndërtimor, me qëllim të rinovimit, përmirësimit ose adaptimit të

Page 93: Jurispodenca

tij, kurse pala tjetër detyrohet t’ia paguajë çmimin përkatës. Kjo kontatë është formale dhe lidhet me shkrim. Në teori dhe në praktikë kjo kontratë paraqitet në kuptimin e gjerë dhe të ngushtë të saj. Në kuptimin e gjerë, kjo kontratë përfshin këto punë: hartimin e programeve investuese dhe dokumentacionit teknik për objekte dhe punë; kryerja e të gjitha llojeve të punëve ndërtimore gjeologjike, minerare, hidroteknike dhe punëve të tjera të ngjashme; kryerja e të gjitha llojeve të punëve rreth instalimit, montimit, demontimit, mirëmbajtjes dh remontit të objekteve industriale; lëshimi në qarkullim i pajimeve dhe objekteve të ndërtuara; hartimi i planeve për objekte komplete dhe livrimi i pajimeve për ato objekte (inxhinjeringu); ushtrimi i mbikëqyrjes gjatë kryerjes së punimeve në objekte; dhënia e ndihmës profesionale në afarizmin e objeteve ndërtimore dhe kryerja e punëve të tjera lidhur me kryerjen e punimeve investive në botën e jashtme. Në kuptimin e ngushtë, kjo kontratë përfshin këto punë: kryerjen e e punëve ndërtimore, zejtare, të montimit dhe punëve të tjera të lidhura me to si dhe kryerjen e punëve përfundmtare. Kjo kontratë është formale dhe lidhet me shkrim. Detyrimet e ndërtimtarit janë: kryerja e punimeve në bazë të kontratës, dorëzimi i objektit, kryerja 698 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS e punimeve sipas projektit kryesor, respektimi i normave teknike dhe standardeve të ndërtimrarisë, paraqitja e fillimit dhe e sigurimit të punimeve, mbajtja e ditarit të ndërtimit. Detyrimet e porositësit të punimeve janë: pagimi i çmimit, pranimi i punimeve të kryera, sigurimi i dokumentacionit, mbikëqyrja e punimeve. Kontrata për veprën e autorit (botimit) Sipas kontratës për botimin e veprës, autori merr përsipër detyrimin që t’ia dorëzojë botuesit veprën e tij me qëllim të publikimit, duke ia kaluar atij tërësisht ose pjesërish ushtrimin e së drejtës së autorit, kurse pala tjetër - botuesi, detyrohet që veprën ta shumëzojë, ta publikojë në mënyrë të rendomtë dhe autorit t’ia paguajë shpërblimin e kontraktuar - honorarin e autorit. Objekt i kontratës konsiderohet vetë publikimi i veprës, e cila pasqyrohet dhe realizohet sipas kontratës së autorit dhe botuesit. Si vepër e autorit nënkptohen: krijintaria përkatëse, krijimtaria me përmbajtje shpirtërore, krijimtaria që ka formë të caktuar, krijimtaria origjinale. Detyrimet e autorit janë: t’ia dorëzojë në dorëshkrim veprën botuesit, t’ia kalojë botuesit plotësisht a pjesërisht ushtrimin e së drejtës së autorit, të mbrojë botuesin nga evkcionet, në rast se botuesi e humb veprën, t’ia dorëzoj kopjen e saj. Detyrimet e botuesit janë: botimi dhe shumëzimi i veprës, pagimi i honorarit të autorit, dorëzimi i ekzemplarëve gratis autorit, informimi i autorit për shitjen e ekzemplarëve. Kjo kontratë është formale, e dyanshme me ngarkesë, kurse elementet qenësore të saj janë: objekti i kontratës, kohëzgjatja e kontratës dhe shpërblimi. Punët bankare Afarizmi bankar është veprimtari e veçantë ekonomike, objekt themelor i së cilit është qarkullimi i parasë, por ai përmban edhe disa punë të ngjashme. Punët bankare i kryejnë bankat, por ato mund t’i kryejnë edhe organizatat e tjera financiare, në kushte të caktuara. Banka është person juridik dhe ajo themelohet si shoqëri aksionare. Afarizmi bankar zhvillohet mes bankës dhe klientve të saj, që janë persona fizikë dhe juridikë. Kemi banka të specializuara për llojet e caktuara të punëve bankare (psh. depozitore, të pengut, hipotekare, eksportuese etj. Llojet e punëve bankare Të gjitha punët bankare mund të ndahën sipas asaj se çfarë është pozita e bankës në punë të caktuara bankare, në relacion me klientin e saj. Sipas këtij kriteri kemi ndarjen e punëve bankare në punë aktive, pasive dhe neutrale. Në punët aktive bëjnë pjesë punët kredituese, kur banka ka pozitën e kreditorit. Në punët pasive bëjnë pjesë depozitimet bankare, kur banka është debitore e klientit të saj. Ndërkaq, në punët neutrale bëjnë pjesë punët shërbyese bankare, kur banka nuk është as keditore e as debitore i klientit të saj. Kontrata për depozitat financiare Kontrata për depozitat financiare është një kontratë me të cilën banka detyrohet që të pranojë,

Page 94: Jurispodenca

kurse depozituesi të depozitojë në bankë një shumë të caktuar të hollashe. Në këtë punë banka është depozitar. Me këtë kontratë banka e fiton të drejtën t’i disponojë të hollat e depozituara. Banka i hap llogarinë përkatëse klientit të vet, në dobi, respektivisht në barrë të të cilit regjistro- 699 E drejta ekonomike hen kërkesat, respektivisht borxhet lidhur me atë punë. Kemi depozitat e të hollave pa afatizim, kur, me kërkesë të klientit, banka është e detyruar t’ia kthejë depozituesit të hollat e depozituara. Krahas kësaj, kemi depozitimin e të hollave me afatizim, ku klienti mund t’i disponojë mjetet e depozituara pas afatit të kontraktuar. Detyrimet e bankës janë: ta hapë llogarinë, të bëjë regjistrimin në dobi dhe në ngarkim të klientin, të bëjë pagesa nga llogaria, të lajmërojë për gjendjen në llogari dhe të paguajë kamatën. Depozitat e kursimit Depozita e kursimit është shuma e të hollave të cilën kursimtari- depozituesi ia dorëzon bankës për kursim në kushtet e kontraktuara. Kemi deponitat pa afatizim dhe të afatizuara. Banka paguan mbi depozitat kamatën e kontraktuar ose të përcaktuar me ligj. Për depozitën banka ia lëshon depozituesitt librezën e kursimit, ndërsa me pranimin e të hollave nga ana e bankës lidhet kjo kontratë e cila është kontratë reale. Regjistrimet e vërtetuara në librezë të kursimit janë provë e pagesës dhe tërheqjes së të hollave, në raportin midis bankës dhe depozituesit. Kontrata për llogarinë rrjedhëse Kontrata për llogarinë rrjedhëse është ajo kontratë në bazë së cilës banka detyrohet që një personi t’i hapë llogari të veçantë dhe përmes saj t’i pranojë pagesat dhe të bëjë arkëtimin në kuadër të mjeteve të tij dhe kredisë së lejuar. Banka ka të drejtë të llogarisë provizionin për shërbimet e kryera, që i përfshin kjo kontratë, si dhe shpenzimet e posaçme të krijuara lidhur me ato shërbime. Për çdo ndryshim banka është e detyruar të lëshojë certifikatën për gjendjen ekzistuese dhe atë t’ia dorëzojë klientit, i cili ka të drejtë të shfaqë objeksionet e veta brenda afatit të parashikuar ose brenda 15 ditësh, kur ky afat nuk është përcaktuar. Certifikata e llogarisë mund të kontestohet brenda afatit prej një viti, për shkak të gabimeve me shkrim dhe lëshimeve në përllogaritje ose për shkak të dyfishimit të shfirave etj. Kontrata për sefin Kontrata për sefin është një kontratë sipas së cilës banka detyrohet t’ia lërë sefin në dispozicion shfrytëzuesit për një periudhë të caktuar, kurse shfrytëzuesi detyrohet që për këtë t’ia paguajë bankës kompensimin e caktuar. Fjala “sef ” rrjedhë nga fjala angleze “safe”, që do të thotë “i sigurt, i mbrojtur, i ruajtur mirë”. Në sef vendosen sende të çmueshme, letra me vlerë, por kursesi sende që paraqesin rrezik. Sendet ruhen në trezor ose në kaseta. Sefi ka vetëm një çëlës, të cilin e mbanë shfrytëzuesi i tij. Punët bankare kredituese Kontrata e kredisë Me këtë kontratë banka detyrohet që shfrytëzuesit të kredisë t’ia lërë në dispozicion një shumë të caktuar të të hollave, në kohë të caktuar ose të pacaktuar, me destinim ose pa destinim të caktuar, kurse shfrytëzuesi detyrohet t’ia paguajë bankës kamatën e kontraktuar, kurs shumën e marrë t’ia kthejë asaj në kohën dhe mënyrën e përcaktuar në kontratë. Sipas Ligjit për Marrëdhëniet Detyrimore, me kontratën e kredisë përcaktohet shuma dhe kushtet e dhënies, shfrytëzimit dhe 700 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS të kthimit të kredisë. Kjo kontratë është formale, sipas qasjes, e dyanshme me ngarkesë, intuitu personae, pa marrë parasysh mjetet e sigurimit, të cilat e shoqërojnë si mjete shtesë, sepse si mbulesë themelore shërben besimi {latinisht “credo” - të besohet, besimi) ndaj personit të cilit i jepet kredia dhe aftësisë së tij kredituese. Kemi disa lloje të kredisë: sipas destinimit - investive, konsumuese, financiare etj.; sipas afatit të pagesës - kredi afatshkurtëra (deri në një vit), kredi afatmesme (deri në pesë vjet) dhe kredi afatgjata (më tepër se pesë vjet). Detyrimet e kreditorit janë: së pari, që, në mënyrën dhe kushtet e parapara në kontratë, t’ia lërë në dispozicion shfrytëzuesit të kredisë shumën e të hollave të caktuar me kontratë; së dyti, të mbajë

Page 95: Jurispodenca

përgjegjësi për vonesën e kryerjes të detyrimit të parë. Detyrimet e shfrytëzuesit të kredisë janë: që kredinë e fituar ta shfrytëzojë sipas destinimit; së dyti, të paguajë kamatën për shfrytëzimin e kredisë; së treti, që, në mënyrën dhe nën kushtet e kontraktuara, ta kthejë shumën e të hollave që është objekt i kontratës së kredisë. Kontrata për kredinë në bazë të lënies peng të letrave me vlerë Shfrytëzuesi i kredisë depoziton në bankë letrat me vlerë për ruajtje dhe sigurimin e kredisë, kështu që kjo kredi bën pjesë në radhën e kredive të mbuluara. Letra me vlerë mbetet në pronësi të shfrytëzuesit dhe fati i saj varet nga pagesa e kredisë. Detyrimet e bankës janë: të sigurojë ruajtjen me kujdes të letrave me vlerë, të ushtrojë të drejtat dhe detyrimet që dalin nga letra (pagesën e kamatave të arritura dhe të gjitha shumat e tjera që burojnë nga e drejta e letrave me vlerë, sapo ato të kenë arritur për pagesë); t’ia lërë në dispozicion depozituesit shumat e paguara në bazë të letrave me vlerë; t’ia kthejë depozituesitt letrat me vlerë, nëse ai i kërkon ato, (por mund të merren vesh që për të mos i kthyer ato dhe të blehen nga banka); ta lajmërojë depozituesin për çdo kërkesë të shfaqur nga personat e tretë lidhur me letrat me vlerë. Nëse ndodh që depozituesi nuk e kthen kredinë në afatin e parashikuar, letra e depozituara me vlerë do t’i shërbejnë bankës për kompensimin e kërkesës së saj ndaj depozituesitt, si debitor jo i rregullt. Punët e veçanta kredituese - Kreditë e akceptuara. - Me këtë kontratë banka detyrohet që ta bëjë akceptimin (pranimin) e kambialit që i ofron klienti i saj dhe kalon tek ajo, ahtu që, si akceptuese, banka pranon ta paguajë kambialin në momentin e arritjes së tij për pagesë. Kambialin e akceptuar klienti i bankës mund ta përdorë në mënyra të ndryshme, pra ta eskontojë tek e njëjta bankë ose te një bankë tjetër, për të marrë para në dorë apo për ta paguar mallin e blerë ose për të kryer shërbime të tjera, nëse atë e indoson mbi kreditorin e vet. Ajo obligohet me kontratë që për klientin e vet të sigurojë mbulesën më së largu në momentin e arritjes së kambialit. - Kreditë ramburse. - Këto kredi janë një lloj kredish akceptuese që i lejohen importuesit për pagesën e vlerës së mallit, në bazë të dokumenteve të mallrave. Te kjo kredi, e cila shpesh shfrytëzohet në tregtinë ndërkombëtare, importuesi i jep urdhër bankës së vet që ajo vetë (rambursi direkt) t’i lejojë kredinë ramburse, duke i akceptuar importuesit kambialin që tërhiqet në të. Kambialin e akceptuar banka ramburse ia dërgon bankës së eksportuesit, me urdhrin që t’ia dorëzojë importuesit atë vetëm pasi t’i pranojë nga ai të gjitha dokumentet e mallrave dhe dokumentet e tjera (rëndom, fletëngarkesën ose ndonjë dokument tjetër mallor ose me vlerë), me të cilat vëreteton se është ekspeduar mallit i kontraktuar. Eksportuesi kam- 701 E drejta ekonomike bialin mund ta eskontojë dhe të realizojë me të pagesën e tij ose të paguajë pasi kambiali të ketë arritur. Kjo është kredi afatshkurtër. - Kreditë e avalit. - Këto kontrata janë të ngjashme me kreditë akceptuese, me dallimin se te këto kontrata banka nuk e akcepton, por e avalon kambialin, të cilin e ka lëshuar klienti i saj, pra, banka është vetëm garant kambialor dhe quhet avalist. Eshtë, po ashtu, kredi afatshkurtër. - Kreditë e skotnos - Sipas këtyre kontratave, poseduesi i letrës së caktuar me vlerë ia shet atë bankës kreditore, para se ajo të ketë arritur për pagesë, duke ulur një pjesë të vlerës së tyre, pra duke zbritur diskontin. Si objekt të skontos. sipas rregullit, paraqiten letrat me vlerë të paarritura, siç janë: kambiali, çeku, varranti, fletobligacionet etj., por, përjashtimisht, ato mund të jenë qenë edhe të gjitha kërkesat e paarritura. Banka mundet që kërkesat e marra për lejimin e kredisë së skontos t’ia shesë një banke tjetër (rëndom bankës qendrore) dhe ky veprim quhet reskontim, por edhe mund t’i paguajë ato në momentin e arritjes. Po ashtu, edhe këto kredi janë kredi afatshkurtëra. - Kredia e lombardit. - Sipas kësaj kontrate, e cila ka klauzolën për kalim (indosimin e pengut), në bankë depozitohen sende të çmueshme, si: flori, stoli të ndryshme dhe letra me vlerë; kjo kontratë duhet të lidhet me shkrim, kurse në përmbajtjen e saj duhet të futen të dhënat lidhur

Page 96: Jurispodenca

me sendet e çmueshme dhe letrat me vlerë. Banka ka të drejtë t’ia japë këto sende një banke tjetër, veprim ky që quhet relombardim. Në bazë të kësaj kontrate banka detyrohet që të lejojë kthimin e sendeve dhe letrave me vlerë pas pagesës së kredisë. - Kreditë revalvuese ( nga lat.: qarkullim, lëvizje, përseritje).- Ndryshe quhen kredi rotacioni. Janë kredi financiare dhe mund të shfrytëzohen shumfish brenda një afati të caktuar kohor dhe deri në limitin e caktuar. Kreditë revalvuese janë të tilla që mundësojnë përseritjen automatike pas shfrytëzimit të kredisë deri në limitin e caktuar. Pra, specifika më e rëndësishme e këtyre kredive është se këto përseriten, d.m.th. pas kthmit të kredisë shfrytëzuesi fiton të drejtën që nën kushtet e njëjta përseri ta shfrytëzojë kredinë deri në limitin e caktuar, përkatësisht derisa të skadojë afati i kontraktuar. Numri i përsëritjes së kredisë, sipas rregullit, kontraktohet paraprakisht. Automatizmi i përsëritjes me arritjen e limitit bën që, p.sh., ndërmarrjes importuese të mos i lejohet kredia në tërë shumën, por deri në një limit (kuota e importimit njëmujor), mirëpo sipas sistemit revolving, transha e re aktivizohet automatikisht kur paraprakja është shfrytëzuar për pagesë. - Kreditë vinkulare (Lat. për të lidhur).- Janë një lloj kredish të cilat banka ua lejon eksportuesve në bazë të mallit që shërben si mjet sigurimi. Për dallim nga kreditë ramburse, kreditë vinkulare shfrytëzohen për eksportimin e mallrave, të cilat transportohen me komunikacion rrugor. Në bazë të kontratës së lidhur për kredinë vinkulare, banka i ofron menjëherë në dispozicion shitësit të mallit, si shfrytëzues i kredisë, një sasi të caktuar të hollash, si rregull, më pak se çmimi i shitjes i mallit, me kusht që shitësi t’ia dorëzojë kopjen e fletëngarkesës dhe dokumentet e tjera të parashikuara në kontratë. Në fletëgarkesë banka vinkulare cilësohet si dërguese e mallit, kurse pranuese cilësohet banka korresponduese ose shpeditori në vend të importuesit. Banka korresponduese, përkatësisht shpeditori nuk mund t’i kalojë te blerësi dokumentet mallore, të cilat i ka pranuar nga banka vinkulare, përderisa ky nuk e paguan çmimin e shitjes- “pagesa sipas dokumenteve”. Punët shërbyese bankare Akreditivi Akreditivi është një instrument pagese, me të cilin banka akredituse (banka e lëshimit) detyrohet 702 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS që, sipas urdhërit të komitentit, në bazë të dokumenteve të prezentuara në përputhje me kushtet e kontraktuara (apo pa dokumente), të kryejë pagesën ose të autorizojë bankën tjetër (banka korresponduese) që t’ia bëjë pagesën personit të tretë (shfrytëzuesit të akreditivit) ose me urdhërin e saj (kalimi i urdhërit) ose sipas urdhërit të komitentit, vetë ajo ose me ndihmën e bankës tjetër, të paguajë, të akceptojë ose ta blejë kambialin e tërhequr prej shfrytëzuesit të akreditivit, me kusht që të jetë vepruar në përputhje me akreditivin e hapur të bankës së lëshimit (bankës akreditive). Akreditivi është një punë komplekse bankare, në të cilën marrin pjesë së paku tre persona (shpesh edhe katër): urdhërdhënësi për hapjen e akreditivit (blerësi i mallit - importuesi në shitblerjen ndërkombëtare, investitori i punëve etj.); banka akredituese (sipas rregullit, në vend të urdhërdhënësit e hap akreditivin në emër të vet dhe për llogari të urdhërdhënësit); shfrytëzuesi i akreditivit - shitësi i mallit, eksportuesi-shitësi në shitblerjen ndërkombëtare, kryerësi i punëve etj.) Në këtë punë shpesh merr pjesë edhe banka tjetër (ndërmjetësuse-korresponduese) me seli në vendin e shfrytëzuesit, e cila mund të ketë rol të ndryshëm, por më së shpeshti paraqitet në rolin e bankës avizuese (banka e cila lajmëron shfrytëzuesin që në llogari të tij është hapur akreditivi te banka akreditive), te banka e konfirmimit, e cila, përveç bankës akreditive, e merr përsipër detyrimin e pavarur dhe të drejtpërdrejt të pagesës së akreditivit të shfrytëzuesit të akreditivit (debitor solidar). Kemi disa lloje të akreditivit dokumentar: - Akreditivi i revokuar dhe ai i parevokuar.- I pari është akreditivi që nuk e lidhë bankën ndaj shfrytëzuesit, pra të cilin banka në çdo kohë mund ta ndryshojë a ta revokojë me kërkesë të urdhërdhënësit, kurse i dyti është ai të cilin banka nuk mundet as ta ndryshojë, as ta revokojë gjatë kohës sa vlen ai;

Page 97: Jurispodenca

- Akreditivi i konfirmuar dhe ai i pakonfirmuar.- Kjo ndarje bëhet në raste të tilla kur pagesa bëhet përmes bankës korresponduese dhe jo përmes bankës së lëshimit të akreditvit. - Akreditivi i kalueshëm dhe ai i pakalueshëm.- I kalueshëm është ai akredtiv tek i cili shfrytëzuesi i tij mund t’i japë urdhër bankës (akreditive a të konfirmimit) që t’ia bëjë pagesën shfrytëzuesit tjetër ose shfrytëzuesve të tjerë. Kalimi i akreditivit bëhet në tërësi apo pjesërisht, natyrisht, vetëm nëse ky kalim është parashikuar shprehimisht; në të kundërtën, sipas regullit, akreditivi është i pakalueshëm. - Akreditivi i ndashëm dhe ai i pandashëm.- Akreditivi i ndashëm është një lloj i tillë i akreditivit, një pjesë të të cilit shfrytëzuesi mund ta shfrytëzojë derisa t’i paguhet në tërësi shuma e shënuar në akreditiv, kurse tek akreditivi i pandashëm shfrytëzuesi duhet ta shfrytëzojë përnjëherë pagesën e shumës së shënuar në akreditiv. Kontrata për garancitë bankare Garancitë bankare shërbejnë për sigurimin e përmbarimit të detyrimeve të kontraktuara dhe sigurimin nga rreziqet e tjera komerciale në vend , por më tepër në tregtinë e jashtme dhe ato paraqesin daklaratën e bankës, me të cilën ajo merr përsipër detyrimin ndaj pranuesit të garancisë se brenda afatit të arritjes do ta përmbushë ndonjë detyrim të debitorit, nëse klienti i saj nuk do të mund ta përmbushte detyrimin e vet, por duke bërë këtë kur përmbushen kushtet e parashikuara në garanci. Funksioni i garancisë bankare nuk është përmbushja e detyrimit në vend të debitorit nga ana e bankës, por pranimi i rreziqeve të ndryshme, kur ndonjë punë nuk zhvillohet në rethana dhe 703 E drejta ekonomike mirëbesim normal. Në krahasim me mjetet e tjera të sigurimit, garancitë bankare kanë përparësi të dukshme, sepse janë mjete shumë efikase të sigurimit. Me garanci bankare realizohet një shkallë më e lartë e sigurisë së kreditorëve, që ndikon dukshëm në stabilizimin e marrëdhënieve në tregun ndërkombëtar, sepse konsiderohet se bankat, si profisoniste dhe ekonomiste për nga zanati, nuk do të marrin përsipër detyrime për të cilat nuk ekzistojnë kushtet maksimale të mbulesës kundruall të githa rreziqeve. Prandaj, nga sigurimet reale, ky është ndër mjetet më të përshtatshme, sepse nuk angazhon mjete të caktuara materiale dhe nuk kufizon qarkullimin e tyre, kurse, në anën tjetër, ky është edhe në aspektin juridik dhe ekonomik mjeti më i sigurt ndër mjetet e tjera prsonale të sigurimit. Elementet qenësore të garancive bankare janë: caktimi i bankës së urdhërdhënësit dhe kreditorit (shfrytëzuesit të garacisë), caktimi i punës që sigurohet me garanci, shuma e të hollave që duhet të shënohet në garanci, afati i kohëzgjatjes së garancisë, vendi dhe data e lëshimit të garancisë, nënshkrimi i personit të autorizuar të dhënësit të garancisë. Garancia bankare rëndom krjohet në lidhje me përmbajtjen e ndonjë kontrate (si, p.sh., kontratës së shitjes, kontratës për ndërtimin), sikurse e dhe kontrata themelore. Me kontratën për garancinë bankare krijohen tri marrëdhënie: marrëdhënia e urdhërdhënësit dhe bankës, marrëdhënia e kreditorit dhe e debitorit dhe marrëdhënia mes bankës dhe shfrytëzuesit të garancisë. Kemi disa lloje të garancive bankare që paraqiten në praktikë, si: garancitë bankare për kthimin e avansit, që paraqiten në të gjitha kontratat në të cilat jepet avansi, por më së shpeshti te kontrata për dërgimin e pajimeve me kredi; garancitë bankare për licitime, sipas të cilave banka detyrohet që investuesit (shfrytëzuesit të garancisë bankare) t’i paguajë një shumë të caktuar të hollash, në rast se pjesëmarrsi në licitim e ndryshon ose e revokon ofertën e tij gjatë kohës së licitimit ose nuk pranon të lidhë kontratë në pajtim me ofertën, të cilën e kishte bërë gjatë licitimit dhe të cilin investitori e kishte pranuar; garancitë bankare për kryerje të mirë të punëve, sipas të cilave banka detyrohet t’ia paguajë garancinë personit të tretë, nëse dhënësi i shërbimeve nuk i plotëson në mënyrë cilësore dhe të regullt detyrimet e veta të përcaktuara në kontratën themelore. Lëshimi i fletoblgacioneve bankare Fletobligacionet janë letra të shtypura, të cilat lëshuesi detyrohet që personit i cili është i shënuar në fletobligacion ose sipas urdhërit të tij, përkatësisht sipas prurësit të fletobligaconit, duhet t’ia

Page 98: Jurispodenca

pagajë në ditën e caktuar shumën e caktuar të fletobligaconit, përkatësisht shumën e kuponit në radhën e punëve bankare afatgjata, për shkak se afati i kërkesave te fletobligacionet është më i gjatë se një vit. Me lëshimin e fletobligacioneve zakonisht bëhet mbledhja e mjeteve të lira financiare, ashtu që lëshuesi do t’iu dorëzojë fletobligacionet vetëm atyre personave të cilët kanë paguar shumën e caktuar të të hollave, kurse banka detyrohet që shfrytëzuesit të këtij dokmenti t’ia paguajë në afatin e caktuar shumën nominale, që është përcaktuar në letër, së bashku me kamatën e caktuar në lidhje me kontratën ose me kontratë. Fletobligacionet mund të lëshohen me emër, sipas urdhërit a sipas prurësit. Këto duhet të përmbajnë: shënimin se janë fletobligacion; firmën, emrin dhe selinë e lëshuesit, respektivisht emrin dhe mbiemrin e shënuesit, regjistruesit të fletobligaconit; konstatimin se fletobligacioni është sipas prurësit; shumën e të hollave që është parashikuar dhe që është e shënuar në fletobligacion; afatet e pagsës së shumës së tërësishme dhe kamatës; vendin dhe datën e lëshimit si dhe numrin e serisë; faksimilin e nënshkrimit të personave të autorizuar, që bëjnë lëshimin e fletobligacioneve nga një pjesë etj. Kurse fletobligacioni që paguhet në këste përbëhet nga dy pjesë: vetë fletobliga- 704 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS cioni dhe talloni që i përmban kuponat e kamatës (anuitetet). Banka, me rastin e lëshimit të fletobligacionit, mund të paraqitet në tri situata të ndryshme: si komisionare - të lëshojë fletobligacionet në emër të vetin dhe për llogari të huaj, si përfqësuese - të lëshojë fletobligacionet në emër dhe për llogari të huaj, dhe kur banka lëshon fletobligacionet në emër dhe për llogari të veten. Bursat Bursat janë organizata të specializuara të tregut, të cilat themelohen si shoqëri aksionare për dhënien e shërbimeve lidhur me qarkullimin e mallrave, letrave me vlerë dhe metaleve të çmueshme si dhe të hollave. Bursat janë institucione të vjetra të së drejtës tregtare, të cilat janë paraqitur qysh në shekullin XV. Konsiderohet se bursa e parë është themeluar në Anvers, në vitin 1460, e pastaj në Londër, në vtin 1570 etj. Bursa është një vend a hapësirë e posaçme e tregtimit ku takohen afaristët dhe pesona të tjerë në kohë të caktuar, në mënyrë që në kushte të caktuara të lidhin ndonjë kotratë për shitje në lëmin e afarizmit a objektit të punës së bursës. Në bursa tregtohet me të holla zhirale - kambiale, çeka, fletaksione dhe me letra të tjera me vlerë, me deviza, kapital, flori dhe metale të tjera të çmueshme, me mallra dhe derivate financiare (material tregu). Bursat dallohen nga format e tjera të tregut, për shkak se në to, sipas rregullit, nuk ekspozohet malli, por shitja bëhet në bazë të mostrave ose modeleve dhe në bazë të strandardeve të caktuara. Bursat kanë rëndësi të madhe juridike dhe ekonomike dhe luajnë rolin e rregulluesit të tregut, sepse në to tregtohen, në sasi të mëdha, mallra dhe materiale të tjera të tregut, për të cilat çmimet formohen në bursa dhe çdo ditë pune dhe se kështu hartohen listat e kurseve (çmimeve), të cilat dëshmojnë lëvizjen e çmimeve për çdo ditë, me veçanti. Ato kanë rëndësi të madhe për formimin e çmimeve, prandaj thuhet me të drejtë se bursat janë barometër i tregut. Kemi bursa të produkteve (mallrave), në të cilat shiten lloje të ndryshme të produkteve industriale dhe bujqësore, siç janë: drithërat, tekstili, vaji, metalet ( bakri, plumbi, alumini etj.); bursa efektive (financiare), në të cilat shiten dhe blehen efekte të ndrysme tregtare, siç janë: kambiali, çeku, fletaksionet etj., por tregtohen edhe të holla dhe metale fisnike dhe bursa të përziera, në të cilat tregtohen të gjitha llojet e materialeve të tregut (mallra, letra me vlerë etj.). Letrat me vlerë Kuptimi dhe karakteristikat. - Letrat me vlerë janë dokumente të shkruara, me lëshimin e të cilave krijohet detyrimi me shprehje të njëanshme të vullnetit. Pra, letra me vlerë është dokument i shkruar, me të cilin lëshuesi i saj detyrohet ta plotësojë detyrimin e regjistruar në atë dokument të poseduesit ligjor të saj. Poseduesi ligjor i letrës me vlerë ka të drejtë të kërkojë prej lëshuesit të saj të përmbushë detyrimin e shënuar në atë letër me vlerë. Kemi letra me vlerë veç e veç (kambiali) dhe serike (aksioni). Detyrimi që përmban letra me vlerë krijohet kur lëshuesi i saj ia dorëzon atë shfrytëzuesit. Letrat me vlerë i lëshojnë personat fizikë

Page 99: Jurispodenca

dhe juridikë (çeku, kambiali), kurse fletëobligacionet dhe aksionet vetëm personat juridikë, ndërkaq disa të tjera vetëm subjektet ekonomike (letrat tregtare, dërgesat tregtare, efektet tregtare, konosmani etj.) Letrat me vlerë lëshohen në përputhje me dispozitat e përgjithshme ligjore 705 E drejta ekonomike (LMD) dhe në harmoni me dispozitat e posaçme ligjore (LK dhe LÇ). Letra me vlerë mund të përmbajë elementet qenësore të përcaktuara me dispozitat e përgjithshme ligjore (cilësimin e llojit të letrës me vlerë, shënimet për lëshuesin e saj, cilësimin se për kënd lëshohet, detyrimin që del nga letra me vlerë, shënimet për kohën dhe vendin e lëshimit dhe nënshkrimin e lëshuesit të letrës me vlerë etj.). Me dispozita të veçanta ligjore mund të përcaktohen edhe elemente të tjera qenësore për disa letra të posaçme me vlerë, të cilat duhet t’i përmbajë ajo. Dokumenti që nuk përmban elementet qenësore, kështu të përcaktuara, nuk konsiderohet letër me vlerë. Letra me vlerë ka rëndësi të posaçme në afarizmin ekonomik si nga aspekti i sigurimit (grumbullimit) të mjeteve të nevojshme për afarizëm (p.sh. lëshimi i fletaksioneve, fletobligacioneve etj.) , ashtu edhe nga aspekti i qarkullimit të mallrave (p.sh.,bartja e fletëmagazinës, konosmanit, fletëngarkesës etj.) Këto janë të rëndësishme edhe si mjete pagese (p.sh. dërgesa tregtare) dhe si mjete të sigurimit të kërkesës (p.sh. kambiali). Karakteristikat e përgjithshme juridike të letrave me vlerë janë: çdo letër me vlerë është dokument i shkruar (dokument në aspektin fizik); në pikëpamje të letrës me vlerëm ekziston e drejta mbi letrën (e drejta pronësore mbi letrën me vlerë, e drejta e pengut mbi letrën me vlerë dhe e drejta që përmban letra); të drejtat që përmban letra me vlerë janë të natyrës juridiko - civile, kryesisht të natyrës pasurore; e drejta që përmban letra me vlerë është e inkorporuar në vetë letrën, kështu që kjo e drejtë mund të realizohet vetëm me ekzistimin dhe posedimin e letrës nga e cila del ajo e drejtë. - Llojet e letrave me vlerë: Kemi disa lloje të letrave me vlerë, si: me emër, sipas urdhërit dhe sipas prurësit. Letër me vlerë me emër është ajo, me rastin e lëshimit të së cilës përcaktohet dhe saktësohet shfrytëzuesi duke theksuar emrin e tij në vetë letrën. Debitori gjithnjë është në dijeni se kush është kreditori i së drejtës që përmban letra. Kjo letër kalohet me cedim dhe indosim gjë që e vështirëson qarkullimin e saj, por njëherësh krijon siguri në qarkullim. Letra me vlerë sipas urdhëresës është ajo letër me rastin e lëshimit të së cilës përcaktohet me emër shfrytëzuesi i saj, përveçse ky është i atorizuar që, me urdhëresën e tij, ta caktojë një person tjetër si shfrytëzues të saj. Ky autorizim i shfrytëzuesit të parë mund të jetë i përcaktuar në bazë të vetë ligjit, p.sh. çeku, kambiali. Kjo letër kalohet me indosim. Letra me vlerë sipas prurësit është ajo letër në të cilën nuk është përcaktuar emri i shfrytëzuesit. Çdo posedues i saj trajtohet edhe si shfrytëzues i saj. Letra me vlerë sipas prurësit mund të jetë edhe ajo letër që përmban klauzolën - “ i paguhet prurësit”. Po ashtu, edhe në bazë të vetë ligjit, p.sh., çeku me emër, i cili i përmban theksimin “ose prurësit”. Kalimi është i thjeshtë -. “prej dore në dorë”. Kambiali dhe llojet e kambialit Kambiali është letër me vlerë që i jep të drejtë poseduesit të tij të kërkojë pagesën e shumës së të hollave që është cekur në të. Kambiali është letër me vlerë, tipike sipas urdhërit. Kemi kambialin vetjak dhe të tërhequr ose të trasuar. Kambiali vetjak është një kambial sipas të cilit lëshuesi i tij detyrohet që t’ia paguajë personalisht remitentit shumën e cekur në kambial, duke bërë këtë brenda afatit të caktuar ose, sipas urdhërit të tij, ndonjë personi tjetër. Te ky kambial paraqiten vetëm dy persona: lëshuesi i kambialit - trasanti dhe beneficari ose remitenti - shfrytëzuesi i kambialit. 706 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS Kambiali i trasuar (trahere) me tërheqje është një letër me vlerë, me të cilën lëshuesi i saj (trasanti) i jep urdhër personit të dytë (trasatit) që në kohën e arritjes së kambialit t’i paguajë personit të

Page 100: Jurispodenca

tretë (remitentit) ose, sipas urdhërit të tij ,shumën e të hollave që është shënaur në kambial. Kambiali përmban këto elemente qenësore: cilësimin se është kambial, urdhëresën e pakushtëzuar, emrin e atij që duhet ta kryejë pagesën (trasatit), përcaktimin e arritjes së pagesës, vendin ku duhet të kryhet pagesa, emrin e atij të cilit ose sipas urdhërit të të cilit duhet të kryhet pagesa (remintentit), përcaktimin e ditës dhe vendit të lëshimit të kambialit dhe nënshkrimin e atij që e ka lëshuar kambialin (trasantit). Karakteristikat e kambialit janë: është dokument rreptësisht formal; është punë abstrakte juridike; obligimet kambialore janë të natyrës solidare, sepse të gjithë nënshkruesit i përgjigjen poseduesit të kambialit për pagesën e tij; obligimet e nënshkruesve të kambialit janë të mëvetësishme dhe vlefshmëria e njërit prej tyre nuk është në varësi nga detyrimi i të tjerëve; objekt i detyrimit kambialor mund të jenë vetëm të hollat dhe jo edhe malli ose diçka tjetër. Veprimet kambialo-juridike Veprimet kambialo juridike mes pjesëmarësve në kambial krijohen në një sërë punësh juridike, të cilat lindin gjatë kohës sa vlen kambiali. Veprimet themelore të kamkbialt janë: lëshimi i kambialit; kalimi i kambialit (indosimi); avalimi i kambialit; Paraqitja i kambialit; akceptimi i kambialit (pranimi për pagesë nga trasati); pagesa e kambialit; protestimi i kambialit; notifikimi i kambialit dhe regresimi te kambiali. Lëshimi i kambialit Lëshimi i kambalit qëndron në atë që lëshuesi i tij e vë nënshkrimin në vendin e caktuar në ballinën e kambialit. Lëshuesi i kambialit (trasanti), me vënien e nënshkrimit të vet në kambial, bëhet debitor kambialor. Kambiali mund të lëshohet vetëm në formën e caktuar, ashtu që më parë duhet t’i përmbajë të gjitha elementet e parashikuara me ligj. Nëse mungon njëri prej elementeve të kërkuara të kambialit, ai nuk mund të këtë vlerë. Kambiali lëshohet: me shikim, në kohë të caktuar në shikim, në kohë të caktuar prej ditës së lëshimit dhe në ditën e caktuar. Janë jovalide kambialet në të cilët arritja është përcaktuar ndyshe, si dhe kambiali me më shumë arritje. Kambalin mund ta lëshojë vetëm personi që ka aftësinë e të vepruarit. Kambiali plotësohet me rastin e lëshimit të tij dhe në atë moment në të shënohën elementet qenësore. Por, kambiali mund të lëshohet, edhe pse në momentin e lëshimit nuk shënohen elementet qenësore. Në të vërtetë, kur lëshuesi i kambialit vetëm e nënshkruan blanketin kambialor ose kur trasati vetëm e vë nënshkrimin në kambial, atëherë kemi të ashtuquajturin blanko kambial. Kalimi (indosimi) i kambialit Kalimi ose indosimi është një deklaratë e poseduesit të kambialit, sipas së cilës ai kërkesën e vet kambialore e kalon mbi një person tjetër. Personi që e bën kalimin quhet indosant (dorëzan), kurse personi mbi të cilin kryhet kalimi quhet indosatar. Bartja zakonisht shkruhet në shpinën e kambialit ose në fletën e cila është e lidhur për të - në alonzh dhe atë duhet ta nënshkruajë 707 E drejta ekonomike indosanti. Secili kambial, edhe atëherë kur shprehimisht nuk është trasuar sipas urdhërit, mund të kalohet në bazë të indosamentit. Kambiali, në të cilin trasanti ka shkruar fajlët: “jo sipas urdhërit” ose një shprehje tjetër, që ka domethënie të njëjtë, mund të kalohet vetëm në formë dhe me efekt të kalimit të rëndomt (cesion). Kambiali mund të kalohet (indosohet) edhe mbi vetë trasatin qoftë të jetë akceptuar ose jo, mbi trasantin ose mbi ndonjë obligues tjetër. Këta persona mund të indosojnë kambialin edhe më tutje . Indosamenti duhet të jetë i pakushtëzuar dhe çdo kusht që do të vihej do të konsiderohej sikur të mos jetë shkruar. Indosamenti i pjesshëm është jovalid. Indosanti përgjigjet që kambiali do të akceptohet dhe paguhet. Akceptimi i kambialit Akceptimi i kambialit është deklaratë e trasatit që pranon urdhërin e lëshuesit të kambialit (trasantit) që kambialin ta paguajë brenda afatit të arritjes. Trasati mbi nënshkrimin e vetë e vë fjalën: “e pranoj” “e pranuar” “e akceptojë” e të ngjashme, që kanë domethënie të njëjtë. Me vënien e nënshkrimit trasati bëhet akceptues dhe dorëzan kryesor kambialor. Akcepti mund të jetë i plotë -

Page 101: Jurispodenca

kur trasati e merr përsipër detyrimin për të paguar në tërësi kambialin ose i pjesshëm - kur trasati pranon pagesën e pjesshme të kambialit. Deri në momentin e akceptimit të kambialit, dorëzan kryesor kambialor është trasanti (lëshuesi i kambalit), kurse pas nënshkrimit - akceptanti. Akcepti eziston vetëm te kambiali i trasuar dhe ai nuk mund të kushtëzohet. Efekti i kambialt të akceptuar qëndron në atë se trasati që bëhet akceptant detyrohet që, brenda afatit të arritjes, të paguajë shumën e kambialit. Poseduesi i kambialit ka për detyrë që për pagesën e kambialit t’i drejtohet së pari akceptantit. Paraqitja dhe pagesa e kambialit Detyrimi kambialor pushon, sipas rregullit, me pagesën e tij. Poseduesi i kambialit është i detyruar që t’ia paraqesë kambialin për pagesë debitorit kambialor ditën e arritjes ose më së voni në njerën nga dy ditët e ardhshme që pasojnë ditën e arritjes (paraqitja e kambialit). Te kambiali i trasuar debitor kryesor kambialor është akceptanti, kurse te kambiali vetjak trasanti, të cilëve kambiali iu paraqitet së pari për pagesë. Nëse ata e paguajnë kambialin, atëherë detyrimi kambialor pushon edhe ndaj të gjithë nënshkruesve të tjerë të kambialit. Kjo është e ashtuquajtura pagesë e rregullt. Kur debitori kambialor e kryen pagesën e kambialit, ai ka të drejtë të kërkojë që poseduesi i kambialit t’ia dorëzojë shkresën kambialore si dhe ta vërë konstatimin në kambial se ky është paguar. Poseduesi i kambialit nuk ka të drejtë ta refuzojë pagesën e pjesshme të kambialit. Kambiali me të parë është i pagueshëm në momentin e paraqitjes, e cila bëhet brenda afatit prej një viti, nga dita e lëshimit, nëse trasanti këtë afat nuk e shkurton ose nuk e zgjat. Arritja e kambialit në kohë të caktuar me të parë llogaritet si sipas ditës së akceptimit, ashtu edhe sipas ditës së protestimit. Kambiali që u referohet një ose më shumë muajve të plotë nga dita e lëshimit ose nga shikimi arrin ditën përkatëse të muajit në të cilin duhet të bëhet pagesa. Kur kambiali është i pagueshëm ditën e caktuar në vendin ku nuk vlen kalendari që vlen në vendin e lëshimit, atëherë ditëe arritjes konsiderohet dita e caktuar sipas kalendarit që vlen në vendin e pagesës. Intervenimi kambialor është një veprim i tillë sipas të cilit një person ( intervenienti) e akcepton kambialin ose e paguan atë në vend të ndonjërit prej debitorëve të kambialit. Protestimi i kambialit është një veprim kambialor që ndërmerret për t’i ruajtur të drejtat kam- 708 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS bialore të poseduesit të kambialit dhe ai ngrihet te gjykata kompetente, nëse refuzohet akceptimi a pagesa e tij nga personat të cilëve u paraqitet për akceptim ose për pagesë. Notifikimi i kambialit është, po ashtu, një veprim kambialor me të cilin lajmërohen debitorët kambialorë se poseduesi i kambialit ka bërë protestimin e kambialit te gjykata dhe ftohen ata të bëjnë përmbushjen e detyrimit kambialor. Regresimi kambialor është një veprim i tillë kambialor që ka të bëjë me kërkesën që secili nga debitorët të paguajë shumën kambialore, nëse kambiali nuk është paguar ose akceptimi i kambialit është refuzuar. Parashkrimi i kërkesave kambialore Parashkrimi kambialor rëndom ndodh brenda afateve të shkurtëra. Secila padi kambialore kundër akceptuesve parashkruhet në afat prej tre vjetësh, duke llogaritur nga dita e arritjes. Padia kundër indosantëve dhe kundër trasantit parashkruhet një vit pas ngritjes së protestës. Më në fund, paditë e disa indosantëve kundër të tjerëve, si dhe padia e indosantëve kundër trasantëve parashkruhen n brend një afati gjashtëmujor, duke filluar nga dita kur indosanti e ka blerë kambialin ose kur ka qenë i paditur. Ndërprerja e parashkrimit ka efekt vetëm kundër atij ndaj të cilit është ngritur padia ose është ndërmarrë një veprim tjetër, me të cilin ndërpritet parashkrimi. Çeku Çeku është një letër me vlerë, lëshuesi i të cilit i jep urdhër pa kusht trasatit (bankës) që t’ia paguajë remitentit ose vetë trasantit shumën e caktuar nga mbulesa e tij te banka. Çeku është dokument i shkruar rreptësisht formal, i cili përmban elementet qenësore, siç janë: cëlësimi se

Page 102: Jurispodenca

është çek, urdhëresa e pakushtzuar për pagesën e shumës së caktuar të të hollave, emri i atij që duhet ta kryejë pagesën (trasatit), vendi ku duhet të kryhet pagesa, përcaktimi i ditës dhe vendit të lëshimit të çekut dhe nënshkrimi i atij që e ka lëshuar çekun (trasantit). - Paraqitja dhe pagesa e çekut.- Paraqitja e çekut për pagesë bëhet me të parë, pra sipas shikimit. Pasi që është i pagueshëm me të parë, çeku duhet t’i parashtrohet trasatit për pagesë. Paraqitja duhet të bëhet brenda afateve të parashikuara në ligj, p.sh. : nëse çeku është lëshuar dhe është i pagueshëm në vendin e njëjtë brenda vendit tonë, ai duhet të paraqitet për pagesë në afatin prej 8 ditësh; nëse vendi i lëshimit dhe vendi i pagimit janë të ndryshme, çeku duhet të paraqitet në afatin prej 15 ditësh; çeku i lëshuar në ndonjë shtet evropian afatin e pagesës e ka 20 ditë, por duhet paguar në vendin tonë, kurse afati i pagesës prej 4o dtësh është në rast se çeku është lëshuar në vendet mesdhetare, jashtë Evropës dhe në vendet e Detit të Zi dhe të Azisë së Mesme; afati prej 70 ditësh parashikohet për pagesën e çekut, i cili është lësuar jashtë Evropës, që duhet të paguhet në vendin tonë. Afatet llogariten nga dita e cila në çek është shënuar si ditë e lëshimit të çekut. - Llojet e çeqeve.- Çeku pagues, sipas të cilit pagesa bëhet me para në dorë; çeku me virman (përllogaritës) shërben për pagesa jo me para në dorë, por për formës kontabël; çeku i kufizuar, po ashtu, nuk paguhet me para në dorë, kurse quhet kështu sepse ka dy vija paralele diagonale në ballinën e tij; çeku certifikues, sipas të cilit banka vërteton se trasanti tek ajo ka mbulesë dhe se pjesa përkatëse e kësaj mbulese është rezrvuar për pagesën e këtij çeku; çeku i 709 E drejta ekonomike udhëtarëve u jepet personave që gjenden në rrugë, për të blerë mallra ose për të paguar shërbime; çeku akreditv përdoret me rastin e blerjes së produkteve të ndryshme dhe çeku dokumentar, i cili mund të paguhet vetëm me kusht kur bankës i paraqiten disa dokumente mallore të caktuara. - Ngjashmërit dhe dallimet mes kambialit dhe çekut.- Së pari, kambiali është para së gjithash mjet kredie, respektivisht mjet i sigurimit për kërkesa, kurse çeku është mjet pagese; së dyti, kambiali, përveç në bankë, mund të tërhiqet edhe te ndonjë person tjetër si trasat, kurse çeku mund të tërhiqet vetëm në bankë; së treti, kambiali duhet të këtë mbulesë në kohën e arritjes, kurse çeku në kohën e lëshimit; së katërti, kambiali mund të arrijë edhe në afate të tjera, kurse çeku vetëm me të parë dhe së pesti, kambiali nuk mund të revokohet, kurse çeku mund të revokohet në kushtet e caktuara ligjore (kur skadon afati i pagsës). - Parashkrimi i çekut.- Afatet e parashkrimit të çeku janë mjaft të shkurtëra. Padia regresive e poseduesit të çekut kundër indosantëve, trasantëve dhe debitorëve të tjerë parashkruhet brenda gjashtë muajve, pas skadimit të afatit për paraqitje. Paditë e ndërsjella regresive të debitorëve të tjerë të çekut parashkruhen gjithashtu brenda një afati gjashtëmujor, por duke llogaritur nga dita kur debitori e ka paguar çekun ose, nëse këtë nuk e ka bërë, nga dita kur ka qenë i detyruar ta paguajë atë. Qarkullimi i pagesave dhe qarkullimi i brendshëm i pagesave Me qarkullim të brendshëm të pagesave nënkuptohet qarkullimi i të hollave dhe i letrave me vlerë, i cili kryhet përmes bankave dhe organizatave të tjera financiare. Qarkullimi i brendshëm i pagesave përfshin pagesat që kryhen ndërmjet pjesëmarrësve të vendit të këtij qarkullimi, përmes llogarive (kontovo) që i mbajnë bankat përkatëse. Për qarkullimin e brendshëm të pagesave kërkohet që të dy shfrytëzuesit e kësaj mënyre të pagesës, d.m.th., kreditori dhe debitori, ta kenë të hapur llogarinë rrjedhëse ose xhirollogarinë te realizuesi i urdhërit të pagesës. Kjo është një pagesë pa para në dorë, e cila quhet pagesë me virman, sepse kryhet me urdhër virmani, si instrument pagese. Subjekt të qarkullimit të brendshëm të pagesave janë bartësit e qarkullimit të pagesave dhe pjesëmarrësit e qarkullimit të pagesave. Bartësit e qarkullimit të pagesave janë bankat dhe organizatat e tjera financiare, kurse pjesëmarrësit në të janë shfrytëzues të shërbimeve, të cilat i kryejnë bartësit e qarkullmit të pagesave, siç janë: shoqëritë tregtare, persona të tjerë juridikë dhe qytetarët. Qarkullimi i pagesave të brendshme bëhet kryesisht pa para në dorë, kurse me para në dorë në

Page 103: Jurispodenca

ekonomi bëhet në raste të posaçme, për shkak të joracionalietit dhe kjo ndodh vetëm te pagesat e imëta ditore që u bëhen qytetarëve. Instrumentet e pagesave pa para në dorë Instrumentet e pagesave pa para në dorë janë: urdhëri me virman ose urdhëri për kalim, çeku, instrumentet e përllogaritjes, instrumentet kredituese etj. Urdhëri me virman është një instrument i pagesës pa para në dorë, me të cilin debitori e urdhëron me shkrim bankën kompetente që nga xhirollogaria e tij të kalojë në xhirollogarinë e kreditorit shumën e caktuar të të hollave. Urdhëri me virman për pagesë jepet në formularin përkatës dhe duhet të përmbajë këto të dhëna: firmën dhe numrin e xhirollogarisë së dhënësit të urdhërit 710 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS (debitorit); firmën dhe numrin e xhirollgarisë së kreditorit; dhënien e shumës së të hollave me destinim, shenjën dhe qëllimin e destinimit; vendin dhe datën e lëshimit të urdhërit; nënshkrimin dhe vërtetimin e urdhërit. Urdhëri për pagsë përpilohet në pesë kopje të njëjta. Këto janë: urdhëri për regjistrim, raporti për ngarkimin e debitorit, udhëri për lejimin e rritjes së mjeteve në llogarinë e kreditorit, lajmin-raporti për lejimin e kreditorit dhe vërtetimi që i lëshohet debitorit se e ka kryer pagesën. Urdhëri akceptues është një instrument i pagesave, por në praktikë është edhe instrument i sigurimit të pagesave të ardhshme. Për këtë arsye në praktikë shfrytëzohet dhënia blanko e urdhërit të akceptuar, pa e përmendur datën e lëshimit dhe shumën e të hollave, e cila është borxh. Ky instrument pagese nuk është letër me vlerë, nuk mund të kalohet dhe është i parevokushëm, si dhe paraqet deklaratë të debitorit e cila përmban urdhërin për kalimin e mjeteve nga xhirollogaria e tij në llogarinë e kreditorit j dhe për marrjen e detyrimit për pagesë, të cilën e nënshkruan dhe vërteton keditori dhe që i dërgohet bankës më së largu deri në ditën e arritjes së kërkesës për pagesë. Instrumentet përllogaritëse janë: urdhëri për kompensim, urdhëri për asignim ose cesion. Instrumente kredituese mund të jenë të shumllojshme. Këto janë: kambiali me akceptim, indosimi i kambialit, akreditivi me afat të shtyrë të pagesës etj. Qarkullimi i pagesave me botën e jashtme Qarkullimi i pagesave me botën e jashtme përfshin të gjitha pagesat mes subjekteve vendore të qarkullimit të pagesave dhe subjekteve të qarkullimit të pagesave në shtete të tjera. Qarkullimi i pagesave me botën e jashtme mund të realizohet vetëm përmes bankava të autorizuara. Qarkullim i pagesave me botën e jashtme bëhet me transfer devizash, me anë të kompensimit, me anë të kliringut dhe me anë të formave të tjera të pagesave. Nocioni dhe llojet e devizave Me devizë nënkuptohen në veçanti kërkesat në botën jashtme në çfarëdoqoftë valute dhe mbi cilëndo bazë. Këto zakonisht janë kërkesa afatshkurtëra. Sipas rregullit, të gjitha pagesat ndërkombëtare bëhen me deviza. Janë disa lloje devizash, si: deviza konvertibile dhe jokonvertibile, deviza transferzibile dhe jo transferzibile, deviza të klirinigut dhe të jokliringut. Devizat konvertibile janë ato që nund të konvertohen (shndërrohen) pa kurrfarë kufizimesh në cilëndo devizë tjetër ose në flori, kurse e kundërta e tyre janë devizat jokonvertibile. Devizat transferzibile janë deviza që mund të përdoren për pagesë jo vetëm në shtetin ku janë në përdorim, por edhe në shtete të tjera (devizat e “forta”), kurse e kundërta e tyre janë dvizat jotransferzibile, që njihen me emrin si deviza të “buta”, sepse mund të përdorën vetëm në shtetin ku janë mjet pagese. Devizat e kliringut janë deviza transferi i të cilave bëhet përmes kliringut, kurse devizat jo të kleringut janë deviza transferi i të cilave bëhet me anë të pagesës së lirë. Valuta Me nocionin valutë nënkuptohen kartmonedhat. Kjo është monedhë e huaj efektive, përveç të hollave të jashtme të farkuara, të cilat sipas ligjit konsiderohen si metal i çmuar. Devizat përfshi- 711 E drejta ekonomike

Page 104: Jurispodenca

jnë edhe nocionin e valutës. Ndërmjet tyre dallimi qëndron në faktin se deviza është kërkesë afatshkurtër në ndonjë xhirollogari të caktuar, kurse valuta është monedhë letre ose monedhë e metaltë, me përjashtim të monedhës së florinjtë. Të gjitha pagesat ndërkombëtare, sipas rregullit, paguhen me deviza. Format e pagesave në botën e jashtme Qarkullimi i pagesave në botën e jashtme mund të jetë pagesë e lirë devizore, pagesë kliringu dhe me anë të kompensimit etj. Pagesa e lirë devizore rëndom kryhet mes subjekteve të qarkullmit të pagesave në shtetet të cilat posedojnë valutë konvertibile. Mjetet e lira devizore janë të lëvizshme. Ato mund të shfrytëzohen pa kufizime, domethënë, pagesa e lirë është si në shtetin ku kanë lindur obligimet, ashtu edhe në shtete të tjera. Pagesa realizohet në saje të përllogaritjes devizore - përmes xhirollogarive, të cilat i mban banka e një shteti te banka korresponduese në shtetin tjetër. Kliringu Kliringu (anglisht “clearing” - përllogaritje, kompensim i kërkesave dhe i borxheve).- Kryhet në bazë të marrëveshjes mes dy shteteve. Për kliring kërkohet që: kërkesat të jenë financiare, të jenë të ndërsjella, të arritshme dhe likuide. Kemi kliringun e njëashëm ose të dhunëshëm, i cili zbatohet nga ana e një shteti për subjektet e veta të qarkullimit të pagesave; kliringun bilateral ose dypalësh ( mes dy shtetesh, me marrëveshje); kliringu multirateral ose shumpalësh ( mes disa shtetesh). Me marrëveshje të kliringut përcaktohet valuta përllogaritëse. Kliringu mund të jetë mallor, i cili përfshin pagesat nga qarkullimi i mallrave; jo mallor, që përfshin pagesat në qarkullimin e shërbimeve; i përzier, që përfshin pagesat në qarkullimin e mallrave dhe kryerjen e shërbimeve dhe total, që përfshin të githa pagesat ndërmjet subjekteve në shtetet të cilat kanë lidhur mes tyre marrëveshjen e kleringut. Kliringu i njëanshëm mund të jetë: i njëanshëm i dhunshëm dhe njëanshëm kontraktues. I pari ka të bëjë me kliringun që i referohet punës vetëm me subjektet e qarkullimit të pagesave të një shteti dhe për këtë mund të thuhet se është masë e dhunshme dhe se me këtë, të gjithë importuesit e mallrave si debitorë, por edhe të gjithë kreditorët në këto punë obligohen t’i realizojnë pagesat përmes bankës së autorizuar në shtetin e tyre. I dyti është një lloj i tillë kleringu përmes të cilit bëhet kompensimi në bazë të marëveshjes së dy shteteve. Me këtë marrëveshje ato obligohen që kreditorët dhe debitorët nga këto shtete të gjitha pagesat e tyre të ndërsjella t’i realizojnë me anë të kleringut. Pagesa bëhet me valutë vendore. Përparësia e këtij kleringu qëndron në faktin se pengohet derdhja e devizave nga një shtet në shtetin tjetër, se pagesa ëstë e lehtë dhe se marrëdhënia debitor - kreditor janë rëndom të drejtpeshuara. Letrat mallore me vlerë - Fletëmagazinimi është një letër me vlerë, të cilin e lëshon lënësi i mallit, si dëshmi se e ka pranuar mallin përkatës për ruajtje, gjë që e obligon magazinierin se, pas skadimit të ruajtjes, mallin t’ia dorëzojë poseduesit të kësaj letre me vlerë. Fletëmagazinimi përmban të dhënat për lënësin e mallit, përshkrimin e veprimeve manipulative me qëllim të ruajtjes së mallit gjatë magazinimit, të dhënat e tjera nga kontrata për magazinimin e mallit, numrin e fletë- 712 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS magazinimit nga libri amë i magazinës dhe shifrën e magazinës ku është lënë malli për ruajtje, të dhënat për sigurimin e mallti, të drejtat e magazinerit në lidhje me mallin, vendin dhe datën e lëshimit të ftetëmagazinimit s dhe nënshkrimin e magazinierit. Fletëmagazinimi bën pjesë në grupin e letrave tradicionale me vlerë prezantuese, sepse dorëzimi i fletëmagazinimit në tërësi e zëvendëson dorëzimin faktik të mallit gjatë kalimit të pronësisë së mallit. Lëshohet vetëm në një ekzemplar, por përbëhet nga dy pjesë, të cilat janë të ngjitura, por që mund të ndahen lehtë. Njëra pjesë quhet dëftesë, kurse tjetra varrant dhe përdoret për lënien peng të mallit të magazinuar me qëllim të kredive dhe huave të marra. Fletëmagazinimi është një letër me vlerë sipas urdhërit dhe kalohet në mënyrë të thejeshtë - dy pjesët së bashku ose secila pjesë veç e veç. - Fletëngarkesa është një letrër me vlerë dhe shërben si dëshmi e lidhjes së kontratës për

Page 105: Jurispodenca

transportimin e mallit, e cila lëshohet në komunikacionin hekurudhor, rrugor, në transportin ajror, por mund të lëshohet në vend të konosmanit në transportin ujor me anije në ujërat e brendshme. Në të gjitha degët e komunikacioit fletëngarkesa në radhë të parë lëshohet si dëshmi e rëndomtë, por mund të lëshohet edhe si fletëngarkesë bartëse e cila është letër me vlerë. Lëshohet në disa kopje për persona të ndryshëm dhe për funksione të ndryshme. Dërguesi i mallit është i detyruar që për çdo dërgesë të dorëzojë fletëngarkesën e plotësuar në formularin e transportuesit.. Me vërtetimin e fletëngarkesës me vurratë të transportuesit vërtetohet se është lidhur kontrata për transportim dhe se transportuesi ka pranuar mallin për transportim. Kemi dy lloje fletëngarkesash: fletëngarkesa e rëndomtë, e cila quhet e pakalueshme dhe e shoqëron mallin gjatë transportit dhe fletëngarkesa e kalueshme, e cila është edhe letër mallore me vlerë, që mund të shfrytëzohet për hapjen e akreditivit. Kjo fletëngarkesë është mbi prurësin dhe kalohet me dorëzim të thjeshtë të saj; shërben si dëshmi si për pronësi të mallit. Kalimi i saj është i lejueshëm. - Dëshmitë në transportin e kombinuar të mallit janë letra mallore me vlerë, që kanë gjetur përdorim te transportimi i kombinuar - ai i brendshëm dhe ndërkombëtar, gjatë zhvillimit, përsosjes dhe formave të kooperimit dhe integrimit, sidomos me zhvillimin e kontenjerizmit. Dëshmia “Network” , te transportimi i kombinuar, parashikon përgjegjësinë për humbjen ose dëmtimin e barrës sipas rregullave të konventës përkatëse. Fletëngarkesa “swichback” për transportin e kombinuar parashikon përgjegjësinë në pajtim me rregullat e Hagës lidhur me përgjegjësinë e transportuesit në linja detare. Fletëngarkesa e drejtpërdrejtë, krahas transportit të pandërprerë, mund të shfrytëzohet dhe te transporti i kombinuar. - Konosmani është dëshmi e lëshuar nga anijetari për ngarkesën në bazë të kontratës për transportim të mallit me linjë detare. Në këtë mënyrë vërtetohet se ai ka pranuar mallin e cekur në këtë dëshmi dhe detyrohet që ta transportojë atë në portin e destinimt. Në bazë të kësaj dëshmie të konosmanit, pranuesit i dorëzohet malli në portin e shkarkimit ose në ndonjë port tjetër gjatë rrugës. Konosmani është letër me vlerë që kalohet. Poseduesi i tij ka të drejtën e pronës mbi mallin dhe me anë të konosmanit ka mundësi të bëhet konstituimi i pengut. Lëshimit të konosmanit i paraprin kontrata për transportin, pra pa kontratë të lidhur konosmani nuk mund të lëshohet. Konosmanin, sipas rregullit, duhet ta lëshojë anijetari, pa marrë parasysh se a e transporton mallin me anije të vet apo me anije të huaj. Konosmani duhet të përmbajë: firmën dhe selinë e anijetarit; emrin dhe të dhënat e tjera për identitetin e anijes; firmën e ngarkuesit; shenjën sipas “urdhërit”; portin, respektivisht venddecidimin ose kohën kur ky vend i decidimit do të përcaktohet; sasinë e barrës sipas numrit të një- 713 E drejta ekonomike sive (copëve); peshën, vëllimin ose masën e barrës, llojin e saj dhe shenjën që gjendet në të ose në ambalazh sipas dukjes së jashtme, dispozitat për transportimin (çmimin transportues) vendin dhe ditën e ngarkesës dhe të dhënies së konosmanit. Konsmanin e nënshkruan personalisht anijetari ose ndihmësi i tij. Kemi disa lloje të konosmanit: i ngarkuar; i pranuar për ngarkim; i drejtpërdrejtë; i pastër dhe i papastër; grupor etj. Konosmani shërben si dëshmi për ekzistimin dhe përmbajtjen e kontratës për transportimin e mallit dhe dëshmi se anijetari e ka pranuar mallin, ashtu siç është shënuar në konosman. Letrat legjitimuese - Letrat legjitimuese paraqesin dëshmi me shkrim për një obligim të caktuar për lëshuesin e tyre, por në të cilat nuk është caktuar kreditori, kështu që mund t’i kalohen një personi tjetër. Pra, ato shërbejnë vetëm për legjitimimin e kreditorit ndaj debitorit. Këto letra mund të jenë të ndryshme, si, p.sh., biletat e transportit hekurudhor, të teatrit dhe biletat, triskat dhe dëshmitë e ngjashme etj. - Shenjat legjitimuese shërbejnë vetëm si dëshmi se kush është kreditor në marrëdhëniet detyrimore me rastin e dhënies së shenjës legjitimuese, p.sh. letrat e garderobave e të ngjashme, të

Page 106: Jurispodenca

cilat shpërndahen zakonisht në copa letrash, metalesh, ose materialesh të tjera, në të cilat është shtypur numri i sendit të lënë për ruajtje. - Polica e sigurimit paraqet dëshmi që lëshohet me rastin e lidhjes së kontratës për sigurimin. Ajo përmban këto elemente: palët kontraktuese, sendin e siguruar, rrezikun e përfshir me sigurim, kohëzgjatjen e sigurimit dhe afatin e mbulesës, shumën e sigurimit ose shenjën se është sigurimi i pakufizuar, preminë e sigurimit a kontributin, datën e lëshimit të policës dhe nënshkrimin e palëve kontraktuese. - Kartela kredituese është dëshmi në bazë të së cilës poseduesi i saj është i autorizuar të kërkojë te shitësit e caktuar ose të dhënësit e caktuar të shërbimeve t’i jepet malli i caktuar ose t’i kryhen shërbime të caktuar, kurse këta janë të detyruar që ato t’i kryejnë. Kartela nuk mund të kalohet dhe ajo i ka tri funksione themelore: funksionin pagues, funksionin kreditues dhe funksionin e këmbimit. 714 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS E DREJTA EKONOMIKE Asllan Baruti I. SHOQËRITË TREGTARE Çështjet që kanë të bëjnë me shoqëritë tregtare, si shoqëri fitimprurësë, që nga themelimi e deri të pushimi i ekzistimit të tyre, duke përfshirë këtu format e organizimit, administrimin dhe funksionimin e shoqërive tregtare, si dhe të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e organeve, përkatësisht të themeluesve - aksionarëve të tyre etj., rregullohen me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2oo1/6, dt. 8.2. 2001, për Shoqëritë Tregtare (më poshtë: Rregullore për Shoqëritë Tregtare). Me hyrjen në fuqi të kësaj Rregulloreje, të gjitha subjektet ekzistuese ekonomike në Kosovë, me përjashtim të ndërmarrjeve shoqërore dhe publike, detyrohen ta harmonizojnë organizimin e tyre me dispozitat e saj. Gjithashtu, në përputhje me po këto dispozita, duhet të bëhet edhe themelimi i subjekteve të reja ekonomik në Kosovë. Kjo Rregullore nuk zbatohet për ndërmarrjet ekzistuese shoqërore dhe publike, ngase administrimi i ndërmarrjeve shoqërore, me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 1999/1, dt. 25 qershor 999 (e ndryshuar dhe e plotësuar më vonë) për Autoritetin e Administratës së Përkohshme në Kosovë, i kalon në kompetencë UNMIK-ut, ndërsa ndërmarrjet publike vazhdojnë të administrohen edhe më tutje sipas legjislacionit të zbatueshëm në Kosovë . Domethënë, me këtë Rregullore rregullohen vetëm çeështjet e shoqërive tregtare private, fitimprurëse. Ndërkaq, regjistrimi i shoqërive tregtare, të regjistruara përkohësisht, në përputhje me rregulloren e UNMIK-ut nr. 2000/8, datë 29.02.2000, për Dispozitën për Regjistrimin e Përkohshëm të Biznesit në Kosovë, si dhe regjistrimi i shoqërive të reja tregtare rregullohen me Urëdhëresën Administrative të UNMIK-ut, nr. 2002/22, datë 11.10.2002, për Zbatimin e Rregullores së UNMIK-ut nr.2001/6 datë 08.02.2001, për Shoqëritë Tregtare. l. PËRKUFIZIMI DHE LLOJET E SHOQËRIVE TREGTARE Shoqëri tregtare është çdo person (fizik ose juridik) ose grup personash që merren me tregti, përkatësisht që ushtrojnë veprimtari ekonomike (pra, jo vetëm tregtare) me qëllim fitimi. Veprimtari tregtare konsiderohet prodhimi dhe qarkullimi i mallrave dhe ushtrimi i shërbimeve në treg nga shoqëritë tregtare me qëllim fitimi, pavarësisht nëse ky qarkullim është deklaruar shprehimisht ose jo. Shoqëritë tregtare mund të ushtrojnë çdo veprimtari ekonomike të lejuar me ligj. 2. LLOJET E SHOQËRIVE TREGTARE DHE KARAKTERI I TYRE TREGTAR Llojet e shoqërive tregtare janë: biznesi individual, shoqëria kolektive, shoqëria komandite, shoqëria aksionare dhe shoqëria me përgjegjësi të kufizuar. Këto dy të fundit (shoqëria aksionare 715 E drejta ekonomike dhe ajo me përgjegjësi të kufizuar) janë korporata. Karakteri tregtar i një shoqërie përcaktohet nga forma ose objekti i saj.

Page 107: Jurispodenca

Bizneset individuale, shoqëritë kolektive, shoqëritë komandite, shoqëritë aksionare dhe shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar janë tregtare për shkak të formës së tyre, pavarësisht se çfarë objekti kanë, prandaj ato, pikërisht për këtë arsye, themelohen në çdo lëmë ekonomik, pra jo, siç u tha më lart, vetëm në atë tregtar. Ndonëse anëtarët e organit kompetent drejtues dhe nëpunësit e shoqërive tregtare përpiqen maksimalisht për të përmbushur qëllimet e shoqërisë së tyre, megjithatë, asnjëri prej tyre nuk përgjigjet për veprimet ose mosveprimet e veta, po qe se vendimi i marrë për të vepruar ose për të mos vepruar del nga shoqërimi i të dhënave të arsyeshme dhe lidhet me pikësynimet dhe qëllimet e shoqërisë tregtare përkatëse në mënyre racionale. 3. BIZNESI iNDIVIDUAL 3.l.Përgjegjësia e pronarit Personi fizik i cili ushtron veprimtari tregtare në mënyrë të mëvetësishme, pra jo si përfaqësues ose si nëpunës i një shoqërie tregtare, vepron si biznes individual, përkatësisht si ndërmarrje afariste individuale. Ky lloj i biznesit mund të ushtrohet vetëm nga personi fizik e jo edhe nga personi juridik. Personi fizik, i cili ushtron veprimtari tregtare si një biznes individual, përkatësisht si një ndërmarrje afariste individuale mban përgjegjësi për të gjitha borxhet e krijuara gjat ushtrimit të kësaj veprimtarie me tërë pasurinë e tij, pa kufizime. Pikërisht për këtë, pasuria e pronarit të biznesit individual që ai e përdor me qëllim të ushtrimit të veprimtarisë tregtare, nuk mund të ndahet nga gjykata ose nga organi i arbitrazhi në çfarëdo procedure: gjyqësore, të arbitrazhit, të falimentimit ose të ekzekutimit të vendimit nga pasuria të cilën ai e përdor për qëllime personale, shtëpiake ose familjare. Vetëm përjashtimisht, kjo pasuri mund të ndahet në njërin nga rastet vijuese: - kur marrëveshja, në të cilën bazohet nxjerrja e padisë përkatëse, e parashikon një gjë të tillë; - kur paditësi bie dakord më vonë për këtë; - kur Rregullorja ose Ligji për ekzekutimin e vendimeve ose për falimentimin parashikon përjashtimin e një pjese të caktuar të pasurisë. 3.2.Statusi juridik i biznesit individual Biznesi individual nuk është person juridik, pavarësisht nga regjistrimi, pasja e një licence (lejeje) ose emri tregtar. 3.3. Regjistrimi i emrave tregtarë Personi fizik i cili merret me tregti në formen e një biznesi individual detyrohet që, në dokumentacionin e regjistrimit, të parashikuar me legjislacionin përkatës të zbatueshëm në Kosovë, të regjistrojë të gjitha emrat tregtarë, të cilët ai i përdor gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij tregtare. Në rastet kur, pas parashtrimit të kërkesës së regjistrimit, ai përdo emr të tjerë tregtarë, detyrohet, gjithashtu, që edhe këta emra t`i paraqesë në deklaratën e regjistrimit. Regjistrimi i një emri tregtar, në mënyrën e sipërpërmendur, nuk krijon të drejtë marke tregtare, ndonëse përdoruesi i një emri tregtar (që është regjistruar) gëzon të drejtën e përparësisë mbi atë 716 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS emër tregtar ndaj të gjithë përdoruesve të tjerë (të paregjistruar ose të regjistruar më pas me këtë emërtim). Gjykata mund t`i lejojë përdorimin e emrit tregtar (të regjistruar ose të paregjistruar) një përdoruesi të mëvonshëm, pasi që, paraprakisht, një të drejtë të tillë t’ia ketë pranuar përdoruesit të parë, i cili e ka regjistruar këtë emër tregtar. 4. SHOQËRIA KOLEKTIVE 4.l. Natyra e shoqërisë kolektive, përgjegjësia e ortakëve Shoqëria kolektive është shoqëri tregtare, e cila themelohet me bashkimin e dy ose më shumë personave fizikë a juridikë (ose të kombinuar) me qëllim të ushtrimit të një veprimtarie tregtare, me firmë të përbashkët dhe me përgjegjësi kolektive dhe individuale. Personat e bashkuar në këtë mënyrë, me qëllim të themelimit të shoqërisë kolektive, quhen ortakë “të pakufizuar”. Shoqëria konsiderohet e themeluar nga vetë ekzistenca e një bashkimi të tillë, pavarësisht nëse ortakët e formalizojnë shoqërinë me anë të regjistrimit, marrëveshjes me shkrim ose në ndonjë mënyrë tjetër. Domethënë, formalizimi i themelimit të shoqërisë kolektive në njërën nga këto forma (me

Page 108: Jurispodenca

regjistrim, marrëveshje me shkrim etj.) është i natyrës fakultative e jo i asaj obligative. Shoqëria kolektive nuk është person juridik, por ajo mund të lidhë kontrata (të krijojë të drejta dhe detyrime ) në qarkullimin juridik, të ketë pasurinë e saj (me të cilën i përballon këto detyrime) dhe të padisë ose të paditet në emër të saj, si dhe në emër të ortakëve të saj, me ç`rast ortakët, për borxhet dhe detyrimet e tjera të shoqërisë, përgjigjen si me pasurinë e përbashkët të shoqërisë, ashru edhe me pasurinë e tyre private. Ndërkaq, e gjithë ajo që u tha më sipër për pronarët e biznesit individual e që ka të bëjë me pamundësinë e ndarjes së pasurisë së pronarit të biznesit individual (në atë për ushtrimin e veprimtarisë tregtare dhe atë për qëllime personale, shtëpiake ose familjare) dhe me regjistrimin e emrave të tyre tregtarë, vlen njëlloj edhe për shoqëritë kolektive. 4.2. Marrëveshja e shoqërisë kolektive Marrëveshja me shkrim nuk është akt i domosdoshëm për themelimin e shoqërisë kolektive, ndonëse ortakët e kësaj shoqërie, po qe se këtë e dëshirojnë, mund ta lidhin një të tillë. Në rastin kur lidhet marrëveshja me shkrim, ajo i detyron vetëm ortakët - palë të marrëveshjes, e jo edhe ortakët të cilët nuk janë palë të saj. Parimisht, paletë në marrëveshjen e shoqërisë kolektive kanë të drejtë dhe mund të ndryshojnë çdo dispozitë të Rregullores së UNMIK-ut për Shoqëritë Tregtare, që ka të bëjë me marrëdhëniet mes ortakëve, por jo edhe ato dispozita që kanë të bëjnë me të drejtat e palëve të tjera joortake. Kështu pra, çdo dispozitë e Rregullores, e përfshirë në kapitujt III dhe IV, e cila përmban frazën “përveç rastit kur parashikohet ndryshe në marrëveshjen e shoqërisë” ose ndonjë frazë tjetër të ngjashme, paraqet rregull jodetyruese, përkatësisht “përjashtuese” dhe, si të tilla, këto dispozita mund të ndryshohen me marrëveshje të shoqërisë të lidhur me shkrim nga ortakët, si palë të saj, ndërsa dispozitat e tjera, të cilave u mungon kjo frazë, paraqesin rregulla detyruese dhe ato nuk mund të ndryshohen me këtë marrëveshje. Megjithatë, dispozitat jo të detyrueshme të Rregullores për Shoqëritë Tregtare zbatohen si rregulla detyruese në rastet: - kur ortakët nuk e zbatojnë marrëveshjen; - kur marrëveshja është e paefektshme ose - kur marrëveshja nuk rregullon çështjen për të cilën lind konflikti. 717 E drejta ekonomike Në këto tri raste, dispozitat jo të detyrueshme ose “përjashtuese” të Rregullores në fjalë, paraqesin rregulla detyruese për ortakët si palë të marrëveshjes. 4.3. Kompetencat përfaqësuese të ortakëve Secili nga ortakët e pakufizuar të shoqërisë kolektive është përfaqësues i ortakëve të tjerë të shoqërisë për ushtrimin e punëve të zakonshme tregtare të shoqërisë dhe secili ortak ka kompetenca që ortakëve të tjerë të shoqërisë t`u krijojë obligime monetare lidhur me veprimtarinë e zakonshme tregtare të shoqërisë. Veprimtaria e zakonshme tregtare e shoqërisë nënkupton vetëm ato veprime në kuadër të veprimtarisë së shoqërisë me të cilat shoqëria merret. Çdo marrëveshje tjetër e ortakëve që është në kundërshtim me këto kompetenca është e paefektshme ndaj personave të tretë joortakë, por e efektshme midis ortakëve të shoqërisë. 4.4. Administrimi i shoqërisë kolektive Mosmarrëveshjet eventuale që mund të lindin midis ortakëve të shoqërisë kolektive për çështje që kanë të bëjë me shoqërinë kolektive, zgjidhen me shumicë të thjeshtë votash, po qe se në marrëveshjen e shoqërisë kolektive nuk është parashikuar ndryshe. Votimi mund të bëhetme çfarëdolloj metode (mënyre) me kusht që me të të gjithë ortakëve të shoqërisë t’u sigurohet një njoftim i arsyshëm për votimin lidhur me çështjen e caktuar. Të gjithë ortakët e shoqërisë kolektive gëzojnë të drejtë të barabartë vote dhe administrimi, përveç rastit kur në marrëveshjen e shoqërisë parashikohet ndryshe. Megjithatë, me këtë marrëveshje mund të krijohen klasa të ndryshme ortakësh, mund t’u jepen atyre të drejta të ndryshme votimi dhe mund t`i mohojnë një ortaku të drejtën për të votuar ose për të marrë pjesë në një mënyrë tjetër në administrimin e shoqërisë. Natyra e veprimtarisë tregtare e shoqërisë nuk mund të ndryshojë pa pëlqimin e të gjithë

Page 109: Jurispodenca

ortakëve. 4.5. Ndarja e fitimit dhe përgjegjësia për humbjet Çdo fitim i shoqërisë kolektive ndahet ndërmjet ortakëve të saj në pjesë të barabarta, së paku një herë në vit, përveç rastit kur parashikohet ndryshe në marrëveshjen e shoqërisë. Çdo ortak i shoqërisë kolektive është i detyruar të japë kontributin e tij për përballimin e barabartë të humbjeve që rrjedhin nga ushtrimi i veprimtarisë tregtare të shoqërisë, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në marrëveshjen e shoqërisë. Çdo ortak i shoqërisë kolektive është i detyruar të japë kontributin e tij të nevojshëm për të mbuluar humbjet (sapo këto humbje t`i bëhen të ditura ndonjërit prej ortakëve) ndërkaq me rastin e prishjes së shoqërisë, të gjithë ortakët duhet të japin kontribute të barabarta për përmbushjen e kërkesave të personave të tretë dhe për mbulimin e shpenzimeve në një mënyrë tjetër, po qe se me marrëveshjen e shoqërisë nuk parashikohet ndryshe. 4.6. Të drejtat dhe detyrimet e ortakëve ndaj njëri - tjetrit Përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në marrëveshjen e shoqërisë, ortakët ndaj njëri- tjetrit kanë këto të drejta dhe detyrime: 718 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS - që të mos i bëjnë konkurrencë veprimtarisë tregtare të shoqërisë; - që të mos jenë njëkohësisht ortakë ose aksionarë në një shoqëri tjetër tregtare, e cila është në konkurencë me shoqërinë kolektive; - që të mos mbajnë pozitë drejtuese ose të kryejnë shërbime administrative në një shoqëri tregtare, e cila është në konkurencë me shoqërinë kolektive, duke pasur parasysh se si “pozitë drejtuesë” ose “kryerje e shërbimeve të administrimit” në një shoqëri tregtare konsiderohen rastet kur ortaku merr vendime ose ushtron ndikim në marrjen e vendimeve lidhur me veprimet e shoqërisë tregtare konkuruese; - që të veprojnë në mirëbesim ndaj ortakëve të tjerë, duke përfshirë detyrimin e dhënies së informacionit, ruajtjen e fshehtësisë, shmangien e konflikteve të interesit dhe mosshfrytëzimin e mundësive tregtare të shoqërisë; - që t`i kompensojnë ortakët e tjerë për dëmet e shkaktuara dhe fitimet e humbura, si rrjedhojë e shkeljes së detyrimeve të tij ndaj ortakëve të tjerë; - që interesat e tij fitimprurëse në shoqëri, duke përfshirë edhe të drejtat e tij për ndarjen e fitimit në shoqëri, të mund t`ia kalojë një personi të tretë vetëm me pëlqimin e të gjithë ortakëve të tjerë. Një person mund të bëhet ortak në shoqërinë ekzistuese vetëm me pëlqimin unanim të të gjithë ortakëve të kësaj shoqërie. Pranimi i një ortaku të ri nuk ndikon në vazhdimësinë e shoqërisë. Çdo ortak i ri i shoqërisë kolektive ekzistuese merr përsipër përgjegjësitë e kësaj shoqërie në mënyrë të barabartë me të gjithë ortakët ekzistues, duke përfshirë edhe përgjegjësitë e mëparshme, të krijuara para ardhjes së tij në këtë shoqëri. Çdo marrëveshje tjetër, e kundërt me këtë, është e paefektshme ndaj personave të tretë, por e efektshme (e vlefshme) ndërmjet ortakëve të shoqërisë kolektive. Ortaku që jep dorëheqje ose largohet në një mënyrë tjetër nga shoqëria kolektive, mbetet edhe më tutje përgjegjës për borxhet e shoqërisë, të krijuara para datës së dorëheqjes ose të largimit të tij nga shoqëria në një mënyrë tjetër. 4.7. Pasuria e shoqërisë kolektive Shoqëria kolektive mund të zotërojë pasuri me emrin me të cilin ajo ushtron veprimtarinë tregtare ose me çdo emër me të cilin është e regjistruar në përputhje me Urdhëresën Administrative të UNMIK-ut, nr.2002/22, datë 11.10.2002, për Zbatimin e Rregullores së UNMIK-ut, nr. 2001/6, për Shoqëritë Tregtare ose me ndonjë rregullore tjetër të zbatueshme në Kosovë. 4.8. Shpërbërja (prishja) e shoqërisë kolektive Përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në marrëveshjen e shoqërisë, shoqëria kolektive shpërbëhet (prishet):

Page 110: Jurispodenca

- me vdekjen e ndonjërit prej ortakëve; - me dorëheqjen ose përjashtimin e një ortaku nga shoqëria; - me likuidimi ose falimentimin e ndonjerit prej ortakëve që është person juridik; - me kalimin e afatit të caktuar në marrëveshjen për themelimin e shoqërisë ose - kur veprimtaria tregtare e shoqërisë bëhet e paligjshme. Me vdekjen e një ortaku që është person fizik ose me likuidimin e cilitdo ortak që është person 719 E drejta ekonomike juridik, e tërë pasuria e shoqërisë i nënshtrohet procedurës së përcaktuar me ligj për përcaktimin e statusit ose për caktimin e pasurisë së ortakut të vdekur a të likuiduar. Përveç kësaj, ortakët e mbetur në shoqëri mund të bien dakord që, në marrëveshje me gjykatën a me një administrues tjetër të punëve ose të pasurisë së ortakut të vdekur ose të likuiduar, të themelojnë një shoqëri të re. Me shpërbërjen (prishjen) e shoqërisë, ortakët gjithashtu mund të bien dakord për cedimin (kalimin) e interesave pasurore të ortakut në pasurinë e shoqërisë. Përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në marrëveshjen e shoqërisë, konsiderohet se ortaku ka dhënë dorëheqje nga shoqëria kolektive, kur: - ortaku nuk paguan me kohë kontributin ndaj shoqërisë; - ortaku informon ndonjë ortak tjetër se ai jep dorëheqje nga shoqëria; - ortaku kërkon vullnetarisht mbrojtjen formale nga kreditoret e tij ose gjykohet i paaft për të shlyer borxhet sipas ligjeve të falimentimit ne fuqi; - ortaku që është shoqëri aksionare apo formë tjetër e korporatës likudohet. Me shpërbërjen (prishjen) e shoqërisë kolektive nuk shuhen kërkesat (pretendimet) e kreditorëve (si persona të tretë) ndaj ortakëve të kësaj shoqërie dhe as kërkesat e ortakëve (brenda shoqërisë) ndaj njëri-tjetrit. 4.9. Likuidimi vullnetar i shoqërisë kolektive Shoqëria kolektive mund të likuidohet me vullnetin e ortakëve të saj, përkatësisht me shumicë të thjeshtë votash të tyre, po qe se në marrëveshje të shoqërisë nuk parashikohet ndryshe. Procedura e likuidimit zbatohet në përputhje me dispozitat e ligjit në fuqi për falimentimin. Sipas këtyre dispozitave, ortakët emërojnë si likuidues një person të tretë të painteresuar, po qe se në marrëveshje të shoqërisë nuk parashikohet ndryshe. Ky likuidues merr titull mbi pasurinë e shoqërisë, me qëllim që të zbatojë procedurën e likuidimit dhe merr të gjitha kompetencat e ortakëve. Likuiduesi ka të drejtë të marrë në posedim të gjitha librat e llogarive dhe të dhënat e shoqërisë. Likuiduesi ka për detyrë që, brenda një afati prej njëzet e një ditësh, nga dita e emërimit të tij, të vendosë: - se a ishtë shoqëria praktikisht në gjendje të paguante, përkatësisht a kishte ajo aftësi paguese në kohën kur ai filloi të verpojë si likuidues, - se shitja e pasurive të shoqërisë a mund të sjellë të ardhura të mjaftushme për përmbushjen e kërkesave të vlefshme të të gjithë kreditorëve. Në qoftë se likuiduesi vlerëson paaftësinë e shoqërisë për të paguar, në kohën kur ai filloi të veprojë si likuidues ose pamjaftueshmërinë e mjeteve, që do të fitoheshin nga shitja e pasurisë së shoqërisë, për përmbushjen e kërkesave të vlefshme të të gjithë kreditorëve, ai do të fillojë menjëherë procedurën e falimentimit në përputhje me Ligjin për falimentimin. Në qoftë se likuiduesi nuk është në gjendje të marrë vendimet e sipërpërmendura ose nuk i merr ato brenda afatit të caktuar prej njëzet e një ditësh, nga dita e emërimit të tij si likuidues, çështja e likuidimit i kalohet për gjykim gjykatës kompetente ose organit tjetër kompetent për gjykimin e rasteve të falimentimit. Ne rast se likuiduesi vlerëson se shoqëria është e aftë për të paguar në kohën kur ai filloi të veprojë si likuidues ose që shitja e pasurisë së shoqërisë mund të nxjerrë fitime të mjaftushme për përmbushjen e kërkesave të vlefshme të të gjithë kreditorëve, likuduesi, jo më vonë së tridhjetë 720 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS ditë pas ditës së emërimit të tij, do të publikojë në Gazetën Zyrtare të Kosovës, në gjuhën shqipe,

Page 111: Jurispodenca

serbe dhe angleze, një njoftim mbi emërimin e tij si likuidues, të ngjashëm me njoftimin publik fillestar që kërkohet të publikohet nga likuiduesi në procesin e falimntimit. Njoftimi duhet të deklarojë shprehimisht se kreditorët e shoqërisë mund të kërkojnë përmbushjen e kërkesave të tyre nga ortakët individualë të shoqërisë. Pas publikimit të këtij njoftimi fillestar, likuiduesi do të hartojë një listë të të gjithë pasurisë së shoqërisë dhe do të zbatojë procedurën e likuidimit në përputhje me ligjin dhe rregullat për falimentimin, me kusht që likuiduesi të mos ketë “kompetenca përjashtuesë.” Këto kompetenca nënkuptojnë kompetencat për shpalljen e veprimeve tregtare mashtruese ose të paramenduara në dëm të kreditorëve, me qëllim të kërkimit të rikthimit të pasurisë ose të parave të përdorura në këtë veprim tregtar. 5. SHOQËRIA KOMANDITE 5.l.Themelimi, përgjegjësia e ortakëve Shoqëria komandite është shoqëri tregtare e përbërë nga të paktën një ortak “i pakufizar” (komplementar) dhe një ortak “i kufizar” (komanditor). Ortakët “e pakufizar” mbajnë përgjegjësi të pakufizuar për detyrimet e shoqërisë komandite, ndersa ortakët “e kufizar” mbajnë përgjegjësi deri në kufirin e kontributit të tyre të investuar në shoqërinë komandite. Ortakët (“e kufizuar”dhe “të pakufizar”) të kësaj shoqërie përgjigjen edhe në mënyrë tjetër të parashikuar në Rregulloren për Shoqëritë Tregtare. Dispozitat e Rregullores për Shoqëritë Trektare (Kapitulli II) të cilat kanë të bëjnë me shoqëritë kolektive, zbatohen përshtatëshmërisht edhe për shoqëritë komandite dhe ortakët e saj “të pakufizar”, përveç rastit kur me dispozitat e po kësaj Rregulloreje (Kapitulli V) të cilat kanë të bëjnë me shoqëritë komandite, nuk parashikohet ndryshe. Prandaj, në këtë pjesë të tekstit do të bëhet fjalë vetëm për çështjet karakteristike, si veçori të shoqërive komandite, e jo edhe për çështje të tjera të përbashkëta për të dyja këto shoqëri (kolektive dhe komandite) ngase për to u bë fjalë në pjesën e tekstit që u kushtohet shoqërive kolektive. Shoqëria komandite themelohet me regjistrimin e aktit të themelimit të shoqërisë komandite në agjencinë e autorizuar për regjistrimin e shoqërive tregtare. Agjencia lëshon certifikatën e regjistrimit, si provë të pakontestushme për themelimin e shoqërisë komandite. Në qoftë se akti i themelimit nuk regjistrohet si i tillë, konsiderohet se shoqëria komandite nuk është themeluar dhe, në ketë rast, të gjithë personat që kanë investuar kapital ose janë lidhur në një mënyrë tjetër me qëllim të zhvillimit të një tregtie të përbashkët, janë ortakë “të pakufizar” dhe, si të tillë, mbajnë përgjegjësi të pakufizuar. Ortak “i pakufizuar” ose “i kufizuar” në shoqërinë komandite mund të jetë çdo person (fizik ose juridik). Në qoftë se ortaku i vetëm “i pakufizuar” në shoqërinë komandite është person juridik, ai duhet të themelohet duke u regjistruar në mënyrë të ligjshme, përkatësisht në përputhje me ligjin në fuqi. Akti i themelimit i shoqërisë komandite duhet të përfshije emrin e plotë dhe adresën e vendbanimit të secilit ortak “të pakufizuar” që është person fizik, si dhe emërtimin dhe selinë e secilit ortak që është person juridik. Shoqëria komandite duhet të mbajë listën e ortakeve “të kufizuar” dhe shumën e kontributit të tyre të investuar në shoqërinë komandite. Informacionet lidhur me këto të dhëna mund të jepen pa pëlqimin e ortakut “të kufizuar” vetëm sipas urdhërit të gjykatës ose në një mënyrë tjetër të 721 E drejta ekonomike parashikuar me ligj. Çdo ortak “i kufizuar” detyrohet që derdhjen e plotë të kontributit të tij ta bëjë jo me vonë së ditën e regjistrimit të aktit të themelimit të shoqërisë komandite. Në qoftë se ortaku i kufizuar nuk e bën këtë derdhje brenda këtij afati, ortaku”i pakufizuar”, në emër të shoqërisë komandite dhe në emër të të gjithë ortakëve “të kufizuar” të saj, mund të hapë një proces gjyqësor për të detyruar ortakun “e kufizuar “që të bëjë pagesën e kontributit të tij në shoqërinë komandite. Ortaku “i kufizuar” që nuk e ka paguar kontributin e tij në shoqërinë komandite deri në ditën e regjistrimit të aktit të themelimit të saj, mban përgjegjësi ndaj shoqërisë komandite për të gjitha shpenzimet

Page 112: Jurispodenca

që ka bërë ajo ose ortakët e saj (“të pakufizuar” ose “të kufizuar”) duke përfshirë edhe shpenzimet për shërbime ligjore. Kapitali themeltar i shoqërisë komandite përbëhet nga kontributet e ortakëve “të pakufizuar” dhe të kufizuar” të investuar në këtë Shoqëri. Ortakët “e kufizuar” detyrohen: - të derdhin kontributin e tyre në shoqërinë komandite, në përputhje me marrëveshjen për themelimin e saj; - të mos jenë aktivë në ushtrimin e veprimtarisë së përditshme dhe në administrimin e veprimtarisë tregtare të shoqërisë komandite; - të mos paraqiten ndaj personave të tretë si ortakë “të pakufizuar” ose si të autorizuar për të detyruar shoqërinë komandite. Ortakët “e kufizuar”, të cilët i shkelin detyrimet e sipërpërmendura dhe detyrimet tjera që dalin nga dispozitat e Kapitullit V të Rregullores për Shoqëritë Tregtare, që kan të bëjnë me shoqëritë komndite, mbajnë përgjegjësi për borxhet e shoqërisë komandite sikur të ishin ortakë “të pakufizuar”. Ortakët “e kufizuar” nuk mund ta detyrojnë shoqërinë komandite, prandaj kreditorët nuk mund të mbështeten në përfaqësimin e tyre ortakëve “të kufizuar”) për t`i krijuar detyrime, përkatësisht përgjegjësi kësaj shoqërie. Mirëpo, në qoftë se ortaku “i kufizuar” merret me veprimtari tregtare me qëllim të krijimit të detyrimit për shoqërinë komandite, kjo e fundit mund t`i miratojë këto veprime. Në qoftë se shoqëria komandite nuk i miraton këto veprime, ortaku, “i kufizuar” mban përgjegjësi personale ndaj kreditorit dhe kreditori nuk ka të drejtë të padisë shoqërinë komandite. Përjashtim bën rasti kur shoqëria komandite, me dashje ose nga pakujdesia, i ka lënë të kuptojë kreditorit se ortaku “i kufiuar” ka qenë i autorizuar të detyrojë shoqërinë komandite. Në komunikim me personat e tretë, duke përfshirë edhe ortakët “e kufizuar” të cilët më vonë dëshirojnë të aderojnë në shoqëri, shoqëria komandite paraqitet me emrin (firmën) e saj, e cila detyrimisht përfshin emrin e shoqërisë komandite, emrin e së paku një ortaku “të pakufizuar” si dhe fjalët “shoqëri komandite”. Po këto të dhëna përfshihen edhe nga marrëveshja dhe statuti i shoqërisë komandite, nga shenjat e saj, nga memorandumi - kokat e shkresave dhe akteve të tjera me të cilat emërtimi i shoqërisë komandite u paraqitet personave të tretë. 5.2. Administrimi i shoqërisë komandite Shoqëria komandite administrohet vetëm prej ortakëve “të pakufizuar”. Ortakët “e kufizuar” nuk mund të marrin pjesë në administrimin e shoqërisë komandite. Nuk konsiderohet se ortaku “i kufizuar” “merr pjesë në administrim” vetëm nga fakti se ai është i punësuar ose ka lidhur një kontratë me shoqërinë komandite ose pse ai është ndërmarrës i ndonjë veprimi për zbatimin ose mbrojtjen e të drejtave të ortakëve “të kufizuar”. 722 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS Ortakët “e kufizuar” nuk mbajnë përgjegjësi ndaj ortakëve “të kufizuar” për pasojat e krijuar nga veprimi ose mosveprimi i tyre (ortakëve “të pakufizuar”) në qoftë se marrja e vendimit për të vepruar ose mosvepruar bazohet në të dhëna të arsyeshme dhe, në mënyrë logjike, lidhet me krijimin e fitimit të shoqërisë komandite. 5.3. Kalimi i interesave në shoqëritë komandite Ortaku “i kufizuar” mund t`i kaloje interesat (të drejtat) e tij në shoqërinë komandite vetëm me miratimin (pëlqimin) e të gjithë ortakëve “të pakufizuar”, përveç rastit kur parashikohet ndryshe në marrëveshjen e shoqërisë komandite. Kalimi i të drejtave në shoqërinë komandite përfshin edhe kalimin e të gjitha detyrimeve të ortakut “ të kufizuar” në shoqërinë komandite. Ortakët “e pakufizuar” të shoqërisë komandite janë të detyruar që, sipas urdhërit të gjykatës ose të një organi tjetër të autorizuar me ligj, t`i mundojnë ortakut “të kufizuar” të shoqërisë komandite kalimin e interesit të tij te një person tjetër. Personi i siguruar, të cilit ortaku “i kufizuar” i ka dhënë mjet sigurimi mbi një interes të shoqërisë komandite, gëzon të gjitha të drejtat e ortakut “të kufizua” pasi që, për këtë mjet sigrimi, të ketë njoftuar shoqërinë komandite. Me vdekjen e ortakut “të kufizuar”, i cili është person fizik, interesi i tij i kufizuar në shoqërinë

Page 113: Jurispodenca

komandite u kalon trashëgimtarëve të tij, përveç rastit kur parashikohet ndryshe në marrëveshjen e shoqërisë. Me shpërberjen, falimentimin ose likuidimin e ortakut “të kufizuar”, i cili është person juridik, kalimi i interesit të këtij ortaku”të kufizuar” bëhet në përputhje me dispozitat sipas të cilave është bërë shpërbërja, falimentimi ose likuidimi. 5.4. Shpërndarja e fitimit dhe mbulimi i humbjeve Në shoqërinë komantite fitimi shpërndahet dhe humbjet mbulohen në mënyrë të barabartë ndërmjet ortakëve “të kufizuar” dhe “të pakufizuar”, përveç rastit kur parashikohet ndryshe në marrëveshjen e shoqërisë komandite. 5.5. Shpërbërja (prishja ) dhe falimentimi Shoqëria komandite shpërbehet (prishet) në momentin kur ajo, në përbërje të saj, nuk ka të paktën një ortak “ të pakufizuar” dhe një ortak “të kufizuar”. Ortaku “i kufizuar” nuk ka të drejtë ta shpërbëjë shoqërinë komandite, përveç rastit kur parashikohet ndryshe në marrëveshjen e shoqërisë. Me likuidimin e pasurisë së shoqërisë komandite, pasuria neto e shoqërisë, e mbetur pas përballimit të të gjitha detyrimeve të saj, u shpërndahet në mënyrë të barabart të gjithë ortakëve “të kufizuar” dhe “të pakufizuar”, përveç rastit kur parashikohet ndryshe në marrëveshjen e shoqërisë komandite. 6. K O R P O R A T A T 6.l. Koncepti i korporatave Korporatë është shoqëria tregtare (aksionare ose me përgjegjësi të kufizuar) kapitali themeltar i së 723 E drejta ekonomike cilës ndahet në një numër të caktuar aksionesh me të njëjtën vlerë nominale. Aksionarët e korporatës nuk mbajnë përgjegjësi për detyrimet e saj. Ata përgjigjen për detyrimet e korporatës vetëm deri në kufirin e vlerës së kontributit të tyre të investuar në kapitalin themeltar të korporatës. Korporata është person juridik. Ajo mund të ketë (zotërojë) pasuri në emër të vet. Pasuria e korporatës është e veçantë, përkatësisht e ndarë nga pasuria e themeluesve dhe e aksionarëve të korporatës. Korporata përgjigjet për detyrimet e veta me tërë pasurinë e saj. Korporata nuk përgjigjet për detyrimet e themeluesve ose të akionarëve të saj. Aksionarët fillestarë, të cilët nënshkruajnë aksione për korporatën, por nuk e derdhin kontributin e tyre në kapitalin themeltar të korporatës, janë bashkarisht dhe individualisht përgjegjës për detyrimet e korporatës. Aksionet e korporatës mund të përfaqësohen dhe evidentohen nga një dokument që u lëshohet aksionarëve, me regjistrimin në librat e llogarive të korporatës ose me anë të marrëveshjes së lidhur ndërmjet aksionarëve, në rastin kur korporata themelohet si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar. Një korporatë mund ta themelojnë një ose më shumë persona fizikë ose juridikë dhe të zotërojnë aksionet e saj. 6.2. Shoqëria aksionare dhe shoqëria me përgjegjësi të kufizuar Koorporata mund të jetë shoqëri aksionare ose shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, varësisht nga përcaktimi në statutin e saj dhe në emërtimin e korporatës. Shoqëri aksionare quhet korporata, pronarët (aksionarët) e së cilës mund t`i transferojnë (kalojnë, bartin) aksionet e tyre pa miratimin (pëlqimin) e aksionarëve të tjerë ose të shoqërisë. Shoqëria aksionare, në përputhje me kushtet e parashikuara me ligj, mund të bëjë një ofertë publike një numri të pakufizuar të personave të tretë për nënshkrimin dhe pagimin e aksioneve të saj. Shoqëria aksionare mund të ketë numër dhe kategori të ndryshme aksionarësh. Ajo duhet të hartojë raporte dhe të bëjë publikime në përputhje me ligjin. Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar quhet korporata, aksionet e së cilës shpërndahen vetëm ndërmjet themeluesve të saj ose ndërmjet personave të tjerë të përcaktuar paraprakisht. Domethënë,

Page 114: Jurispodenca

shoqëria me përgjegjësi të kufizuar nuk bën ofertë publike për regjistrimin dhe pagimin e aksioneve dhe as nuk u ofron (në ndonjë mënyrë tjetër) këto aksione një numri të pakufizuar aksionarësh. Numri i aksionarëve në shoqërinë me përgjegjësi të kufizuar (për dallim nga shoqëria aksionare) është i kufizuar. Ky numër nuk mund të jetë më i madh se 50 (pesëdhjetë). Në të kundërtën, po qe se ky numër i aksionarëve në shoqërinë me përgjegjësi te kufizuara tejkalohet, duhet që një mbledhje e përgjithshme e aksionarëve të kësaj shoqërie, brenda një viti nga data e tejkalimit të tij: - të marrë vendim për riorganizimin (shndërrimin) e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar në shoqëri aksionare; - të bëjë ndryshimet përkatëse në dokumentet (aktet) e themelimit të saj dhe - të bëjë regjistrimin e këtyre ndryshimeve në përputhje me ligjin. Në qoftë se shoqëria me përgjegjësi të kufizuar, brenda këtij afati njëvjeçar, nuk vepron sipas kërkesave të mësipërme, mund të likuidohet me procedurë gjyqsore, me kërkesë të personave të interesuar (që kanë interes juridik). Aksionari i shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar, i cili dëshiron t`i shesë aksionet e tij, detyrohet që 724 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS ato së pari t`ua ofrojë aksionarëve të tjerë brenda shoqërisë ose vetë shoqërisë e, pastaj, ato mund t`ua shesë personave të tretë jashtë shoqërisë, por gjithmonë me pëlqimin e shoqërisë, përveç rastit kur parashikohet ndryshe në statutin ose rregulloret e shoqërisë. 6.3. Dokumentet (aktet) e themelimit të korporatës Dokumentet (aktet) e themelimit të korporatës janë: marrëveshja e themeluesve të korporatës, statuti i korporatës dhe rregulloret e korporatës. Marrëveshja e themeluesve të korporatës përmban dispozita për: - llojet e aksioneve që emetohen nga korporata; - shpërndarjen e këtyre aksioneve ndërmjet themeluesve dhe - të drejtat dhe detyrimet e themeluesve lidhur me themelimin e korporatës. Marrëveshja e themeluesve për themelimin e korporatës quhet e lidhur ditën e nënshkrimit të saj nga themeluesit dhe mbetet në fuqi deri në ditën e përmbushjes së detyrimeve nga themeluesit për dhënien (derdhjen) e kontributeve në kapitalin themeltar të korporatës. Statutin e korporatës e miraton mbledhja themeluese. Ky autorizim duhet të përfshihet në marrëveshjen e themeluesve . Statuti, si akt themeltar i korporatës, përmban të paktën dispozita për: - emërtimin (firmën) e korporatës; - llojin (formën) e organizimit të korporatës, varësisht nga ajo se a është organizuar si shoqëri aksionare apo si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar; - selinë me adresë të plotë të korporatës; - zyrat dhe degët përfaqësuese, po qe se ka të tilla; - përiudhën e kohëzgjatjes së korporatës, e cila mund të jetë edhe për një kohë të pacaktuar; - qëllimin e themelimit të korporatës, që në përgjithësi mund të përshkruhet si “për çdo qëllim aktiviteti tregtar të ligjshëm”; - llojin e aksioneve të autorizuara për emetim, vlerën e tyre nominale, numrin dhe të drejtat e zotëruesve të tyre; - kapitalin themeltar të korporatës, të shprehur në numrin e aksioneve të vlerës së përcaktuar nominale; - numrin e drejtorëve, emrat dhe adresat e anëtarëve të bordit (kshillit) drejtues fillestar, përveç rastit kur shoqëria me përgjegjësi të kufizuar, në përputhje me nenin 34.2 të Rregullores për Shoqëritë Tregtare, ka më pak se 20 aksionarë, në ç` rast ajo mund të mos ketë bord drejtues, funksionet e të cilit i ushtron mbledhja e përgjithshme e aksionarëve; - emrat dhe adresat e themeluesve të korporatës dhe - procedurën për ndryshimin e rregulloreve. Përveç dispozitave të sipërpërmendura, statuti i korporatës mund të përbëjë edhe dispozita të tjera të cilat nuk janë në kundërshtim me Rregulloren për Shoqëritë Tregtare, si dhe dispozita që

Page 115: Jurispodenca

përcaktohen nga po kjo Rregullore. Përveç marrvëshjes së themelusve dhe statutit të korporatës, themelusit e saj mund të miratojnë edhe rregullore me të cilat, në mënyrë specifike, përcaktohen marrëdhëniet ndërmjet aksionarëve, bordit drejtues, nënpunësve të korporatës, si dhe rregullohen në mënyrë më të detajuar aktivitetet e korporatës. Me rregullore gjithashtu mund të përcaktohet procedura e mbledhjeve dhe ajo e njoftimeve. Bordi drejtues dhe nënpunësit e korporatës duhet detyrimisht të veprojnë në përputhje me statutin dhe rregulloret e korporatës. 725 E drejta ekonomike Statuti dhe rregulloret e korporatës kanë fuqi juridike dhe fuqi zbatuese të një kontrate të lidhur ndërmjet korporatës, aksionarëve të saj dhe drejtorëve. Ndryshimet e statutit bëhen në përputhje me kërkesat procedurale të përcaktuara me Rregulloren për Shoqëritë Tregtare, duke pasur parasysh interesat e pakicës së aksionarëve. Korporata konsiderohet e themeluar në momentin e pranimit të dokumenteve (akteve) të themelimit për regjistrim nga Zyra e Regjistrimit të Ndërmarrjeve Afariste dhe Emrave të Tyre, të themeluar me Urdhëresenë Adminstrative nr.2002/22, datë 11.10.2002, për Zbatimin e Rregullores së UNMIK-ut nr.2001/6 për Shoqëritë Tregtare. 6.4. Kapitali themeltar Kapitalin themeltar të korporatës e përbën vlera e përgjithshme nominale e aksioneve të emetuara fillimisht nga korporata, në përputhje me dokumentin (aktin) e themelimit. Kapitali themeltar paraqet vlerën minimale të pasurisë së korporatës, e cila (pasuri) gjithmonë duhet të mbetet në korporatë (të jetë e pranishme në korpurat) më qëllim të përballimit të detyrimeve të korporatës ndaj kreditorëve të saj. Ai (kapitali themeltar i korporatës) krijohet nga kontributet fillestare të aksionarëve (aksionet fillestare). Në qoftë se këto aksione fillestare shiten mbi vlerën e tyre nominale, korporatës i zmadhohet vlera monetare e kapitalt të saj themeltar. Kapitalit themeltar për shoqëritë aksionare duhet të jetë të paktën 25.000 (njëzet e pesë mijë) _, ndërsa për Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar të paktën 2.500 (dy mijë e pesëqind) _. Kjo vlerë e kapitalit themeltar, në të dyja këto raste, mund të shprehet, si ekvivalent, në çdo valutë tjetër që është e ligjshme në Kosovë, në kohën e investimit të kapitalit themeltar fillestar nga aksionarët. Për themelimin e bankave, institucioneve financiare dhe organizatave të sigurimit, të cilat organizohen si korporata, vlera minimale e kapitalit themeltar mund të përcaktohet ndryshe me ligje dhe rregullore të tjera, nga përcaktimet e parashikuara në Rregulloren për Shoqëritë Tregtare. Pesëdhjetë për qind e vlerës minimale të kapitalit themeltar të korporatës aksionarët ia paguajnë korporatës para regjistrimit të saj, ndërsa pjesën tjetër të papaguar të vlerës minimale të kapitalit themeltar, të deklaruar në aktin e themelimit, aksionarët do t`ia paguajnë korporatës brenda afatit njëvjeçar, nga dita e regjistrimit të korporatës. Në qoftë se ndonjëri nga aksionarët, brenda këtij afatit njëvjeçar, nuk e ka derdhur kontributin e tij në kapitalin themeltar të korporatës, me dokumentet e themelimit të korporatës mund të parashikohet që, për këtë mospagës, të caktohet gjoba përkatëse. Aksionarët e shoqërisë aksionare nuk mund të bëjnë asnjë ofertë publike për nënshkrimin e aksioneve, derisa të mos jetë paguar plotësisht kapitali themeltar. Asnjë aksionar nuk mund të lirohet nga detyrimi për pagesën e aksioneve, përveç rastit kur një gjë e tillë lejohet nga gjykata me vendim të saj. 6.5. Zmadhimi i kapitalit themeltar Kapitali themeltar i korporatës zmadhohet: - me rritjen e vlerës nominale të aksioneve ose - me emetimin e aksioneve shtesë ( të reja). Për zmadhimin e kapitalit themeltar të korporatës vendos, me vendim të veçantë, mbledhja e përgjithshme e aksionarëve, në përputhje me nenin 35 të Rregullores për Shoqëritë Tregtare, përkatësisht me dy të tretat e aksioneve të paraqitura në mbledhje. Kapitali themeltar i korporatës mund të zmadhohet vetëm pasi të jenë bërë të gjitha pagesat e

Page 116: Jurispodenca

kontributeve të aksionarëve, ashtu siç parashikohet në dokumentet e themelimit. Me statut të korporatës, aksionarëve mund t`u jepet e drejta e parablerjes së aksioneve shtesë (të 726 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS reja) të emetuera nga korporata. Kjo e drejtë e parablerjes mund t`u jepet vetëm aksionarëve të cilët zotërojnë aksione me të drejtë vote. Së bashku me njoftimin për mbajtjen e mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve, në rendin e ditës të së cilës do të jetë çështja e zmadhimit të kapitalit themeltar të korporatës, dërgohen detyrimisht edhe këto informacione: - arsyetimi për nevojën e zmadhimit të kapitalit themeltar të korporatës, me vlerën e propozuar për zmadhimin e këtij kapitali; - projekti për ndryshimet e statutit të korporatës lidhur me zmadhimin e kapitalit themeltar të saj, - shpjegimi për numrin e aksioneve shtesë (të reja) që do të emetohen ose për zmadhimin e vlerës nominale të aksioneve ekzistuese, varësisht nga mënyra e zmadhimit të kapitalit themeltar; - llogaritja e aksioneve të emetuera më parë dhe të drejtat e aksionarëve lidhur me aksionet shtesë (të reja) që do të emetohen dhe - propozimi i datës për fillimin dhe mbarimin e periudhës së registrimit për aksionet shtesë (të reja) të emetuara. Në qoftë se njoftimet për mbajten e mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve, në rendin e ditës të së cilës ka hyrë edhe çështja e zmadhimit të kapitalit themeltar të korporatës, i mungon ndonjëra nga informacionet e sipërpërmendura, çdo vendim i kësaj mbledhjeje, për zmadhimin e kapitalit themeltar, mund të bëhet i pavlefshëm. Menjëherë pas zmadhimit të kapitalit themeltar, përkatsisht pas emetimit të aksioneve shtesë (të reja) ose pas ndryshimit të vlerës nominale të aksioneve ekzistuese, detyrimisht duhet të ndryshohet dhe plotësohet statuti i korporatës, në tekstin e të cilit do të inkorporohen ndryshimet lidhur me zmadhimin e kapitalit themeltar të saj. Me ligjet ose rregulloret me të cilat rregullohen bankat, organizatat financiare ose ato të sigurimit (të cilat organizohen si korporata) mund të parashikohet një procedurë tjetër për zmadhimin e kapitalit themeltar të tyre, e ndryshme nga procdura për shoqëritë tregtare, që parashikohet me Rregulloren për Shoqërite Tregtare. 6.6. Zvogëlimi i kapitalit themeltar Kapitali themeltar i korporatës zvogëlohet në rastin kur vlera e pasurisë neto e korporatës, pas vitit të dytë ose viteve të tjera vijuese financiare, zvogëlohet dhe bie nën vlerën minimale të kapitalit themeltar fillestar. Me ketë rast korporata detyrohet të njoftojë ( të shpallë) dhe të rregjistrojë zvogëlimin përkatës të kapitalit të saj themeltar. Në qoftë se vlera e pasurisë neto e korporatës, e përcaktuar në përputhje me Rregulloren në fuqi për llogaritë, është më e vogël se minimumi i kapitalit themeltar fillestar, i parashikuar për shoqëritë aksionare - të paktën 25.000 (njëzet e pesë mijë) _ e për shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar të paktën 2.500 (dy mijë e pesëqind) _, korporata likuidohet, përveç rastit kur mund të investohet një kapital i ri i mjaftueshëm, të paktën në masën e minimumit të parashikuar të kapitalit themeltar. Kapitali themeltar i korporatës mund të zvogëlohet me vendim të mbledhjes së përgjithsme të aksionarëve. Kapitali themeltar i korporatës zvogëlohet: - me zvogëlimin e vlerës nominale të aksioneve ose - me zvogëlimin e numrit të aksioneve, duke tërhequr një pjesë të aksioneve të saj të mbetura. Në qoftë se, me gjithë detyrimin që të njoftojë (shpallë) zvogëlimin e kapitalit të saj themeltar, 727 E drejta ekonomike korporata, përkatësisht mbledhja e përgjithshme e aksionarëve nuk vendos të zvogëlojë këtë kapital ose në një mënyrë tjetër nuk përmbush kërkesat për sigurimin e vlerës minimale të kapitalit

Page 117: Jurispodenca

themeltar, konsiderohet se mbledhja ka pranuar paaftësinë paguese të korporatës dhe ka vendosur të bëjë likuidimin e saj. Në këtë rast gjykata, në bazë të kërkesës së ndonjërit nga kreditorët e korporatës, mund të zhvillojë ndaj saj procedurën e falimintimit dhe të shpallë atë të falimentuar. Vendimi për zvogëlimin e kapitalit themeltar të korporatës miratohet në po atë procedurë e cila zbatohet për zmadhimin e kapitalit themeltar të saj. Në qoftë se, pas kalimit të afatit tremujor, nga dita e publikimit të vendimit të korporatës për zvogëlimin e kapitalit të saj themeltar, nuk i dorëzohen korporatës aksionet e tërhequra, ato (aksionet ) bëhen të pavlefshme. 6.7. Themeluesit e korporatës Themeluesit e korporatës janë personat të cilët marrin përsipër detyrimin për themelimin e korporatës. Për këtë qëllim ata lidhin ndërmjet tyre një marrëveshje me shkrim, me të cillen përcaktohet: - procedura për thmelimin e korporatës; - përgjegjësitë e themelusve ndaj personave të cilët kanë nënshkruar aksionet fillestare të korporatës dhe - përgjegjësitë e thmeluesve ndaj personave të tretë për detyrimet e krijuara para themelimit të korporatës. Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje nga themeluesit, çdo person që vepron si themelues i pranon përgjegjësitë e tij (themeluesit) si ndaj themeluesve të tjerë të korporatës, përkatësisht nënshkruesve të aksioneve, ashtu edhe ndaj personave të tretë jashtë korporatës. Gjatë procesit të themelimit të korporatës, themeluesit e saj duhet të veprojnë në mirëbesim dhe të kenë gjithmonë parasysh interesin më të mirë të korporatës. Themelusit e korporatës mbajnë përgjegjësi kolektive dhe individuale për detyrimet që lindin gjat themelimit të korporatës dhe para regjistrimit të saj. Për këto detyrime të themeluesve, korporata përgjigjet vetëm në rastin kur mbledhja e përgjithshme e aksionarëve më vonë i miraton veprimet e tyre (themeluesve) nga të cilat dalin këto detyrime. Themeluesit, si aksionarë fillestarë, nuk mund të gëzojnë të drejta dhe privilegje të cilat nuk i gëzojnë as aksionarëtë e tjerë të së njëjtës kategori. Ata, si aksionarë të korporatës, që i takojnë së njëjtës kategori të aksionarëve, janë plotësisht,të barabartë në realizimin e të drejtave, detyrimeve dhe përgjegjësive, pa marr parasysh se a janë themelues apo aksionarë të cilët më vonë kanë aderuar në korporatë. Prandaj, themeluesit, si të tillë, pas themelimit të korporatës, nuk kanë kurrfarë roli tjetër në administrimin e korporatës që dallon në të mirë të tyre, nga roli i aksionarëve të mëvonshëm të së njëjtës kategori. Korporata nuk mund të krijojë ndonjë “mbledhje të themeluesve”, ndonjë “bord të themeluesve” ose ndonjë organ tjetër të ngjashëm. Përkundrazi, anëtar i organeve në fjalë ose nënpunës i korporatës mund të jetë çdo aksionar (pa marrë parasysh nëse është apo jo themelues) dhe secili prej tyre mund të zotërojë një shumicë aksionesh. 6.8.Të drejtat dhe detyrimet që dalin nga aksionet Aksionet e korporatës mund të emetohen vetëm në formë të regjistruar. Korporata nuk mund të ndalojë ose të kufizojë të drejtën e aksionarëve për lënien peng të aksioneve të korportës. 728 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS Aksionari gëzon të drejtën e votimit, me rastin e vendosjes për lënien peng të aksioneve, përveç rastit kur në marrëveshjen e pengut parashikohet ndryshe. Korporata mund t`i lërë peng aksionet e saj vetëm në rastet kur: - aksionet e lëna peng janë shlyer plotësisht ; - numri i përgjithshëm i aksioneve të vetë korporatës, të lëna peng korporatës, nuk përfaqësojnë më shumë se dhjetë për qind të kapitalit themeltar të korporatës dhe - marrëveshja e pengut miratohet nga bordi drejtues. Korporata nuk mund t`i lërë peng aksionet e veta të paemetuera. Me statut të korporatës mund të parashikohet emetimi i kategorive të ndryshme të aksioneve dhe, në përputhje me të drejtat dhe detyrimet e aksionarëve të parashikuara nga neni 32 i Rregullores për Shoqëritë Tregtare, mund të përcaktohen të drejtat e secilës kategori të aksionarëve lidhur me votimin, dividentin, shpërndarjen e pasurisë me shpërbërjen (prishjen) e korporatës ose çështje të

Page 118: Jurispodenca

tjera. Me statut të shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar mund të kufizohet numri i aksioneve, vlera e përgjithshme nominale e aksioneve ose numri maksimal i votave që mund të ketë një aksionar. 6.9.Regjistri i aksionarëve Korporata detyrohet që, jo më vonë se një muaj pas regjistrimit të saj, të krijojë dhe të mbajë një regjistër të aksionarëve, i cili do të ruhet në vendin e përcaktuar me statut të korporatës. Regjistri i aksionarëve duhet të përmbajë: - numrin rendor të çdo aksioni të regjistruar dhe emrin e çdo aksionari, me datën e fitimit të aksionit prej tij; - kalimin (trensferimin) e aksioneve nga njëri aksionar tek aksionari tjetër; - emërtimin (firmën) dhe selinë (adresën) e aksionarëve që janë persona juridikë, ashtu siç janë regjistruar; - vendin e rezidencës (vendbanimit) së aksionarëve që janë persona fizikë; - të dhënat që ka korporata për personat të cilët e kanë njoftuar atë se kanë të drejta të siguruara në aksione, duke theksuar se a kanë apo jo ata të drejtën e votës për këto aksione; - numrin e aksioneve në pronësi të secilit aksionar, si dhe - të dhëna të tjera. Për mbajtjen e regjistrit të aksionarëve, korporata mund të ngarkojë një bankë, një depozitmarrës ose ndonjë agjent tjetër të autorizuar me ligj për mbajtjen e tij. Regjistri i aksionarëve mbahet ( ruhet) në selinë kryesore të korporatës në Kosovë ose në selinë kryesore të agjentit në Kosovë, të angazhuar për mbajtjen e regjistrit. Mbajtësit e regjistrit të aksionarëve detyrohen që aksionarëve, pengmarrësve të aksioneve dhe aksionarëve të emëruar t`u lejojnë shikimin në këtë regjistër. Mbajtësi i regjistrit të aksionarëve detyrohet që, me kërkesë të tyre, t`u japë të dhëna nga regjistri çdo aksionari, përfaqësuesit të autorizuar të cilitdo aksionar ose të cilitdo person që ka interesa të siguruara në aksionet e korporatës. Të dhënat në regjistër të aksionarëve duhet të regjistrohen jo më vonë se tri ditë, nga dita kur transferuesi ose marrësi i aksionit ose i ndonjë interesi mbi të (aksionin) i dorëzon sekretarit të korporatës, përkatësisht agjentit të angazhuar nga korporata për mbajtjen e regjistrit të aksionarëve: - certifikatat e aksioneve që mbajnë nënshkrimin e transferuesit dhe të dhënat të cilat trensfer- 729 E drejta ekonomike uesi ia ka transferuar marrësit të aksioneve në fjalë ose - në rastin e aksioneve të paçertifikuara, një deklaratë të bërë nga transferuesi në të cilën ai deklarohet se i ka transferuar marrësit interesin e tij në aksionet e paçertifikuara. Në qoftë se sekretari i korporatës ose agjenti i saj nuk regjistron ose refuzon të regjistrojë një të dhënë të tillë në regjistrin e aksionarve, detyrohet që, brenda afatit prej pesë ditësh nga dita e kërkesës, t`i dërgojë personit që ka kërkuar regjistrimin shpjegime për refuzimin e këtij regjistrimi. Personi i pakënaqur me refuzimin e regjistrimit të të dhënave në regjistrin e aksionarëve mund të bëjë një kërkesë në gjykatën përkatësë. Në qoftë se gjykata vendos se regjistrimi është dashur të bëhet, sekretari ose agjenti detyrohet ta bëjë menjëherë regjistrimin. Ndërkaq, po qe se refuzimi fillestar për të bërë regjistrimin shkakton përfshirjen e personit në shpërndarjen e dividenteve, korporata duhet t`i japë dividentin këtij personi. Në qoftë se refuzimi fillestar shkakton mosparaqitjen e tij në mbledhjen e aksionarëve në rrethana të përshtatshme, gjykata mund t`i urdhërojë korporatës të mbajë përsëri mbledhjen e aksionarëve. Megjithatë, personat në fjalë në asnjë mënyrë nuk mund të përfitojnë në qoftë se ata i kanë paraqitur sekretarit apo agjentit një certifikatë të aksionit e cila përmban: - nënshkrimin e transferuesit i cili nuk është krejt identik me nënshkrimin e tij të paraqitur (deponuar) në regjistër ose - një nënshkrim të bërë në gjuhë të paqartë për transferimin. 6.l0.Të drejtat dhe detyrimet e aksionarëve Të drejtat e aksionarëve janë:

Page 119: Jurispodenca

- të marrë një pjesë të tëpricës (si divident) të fituar nga korporata ( neni 38.l. i Rregullores për Shoqëritë Tregtare - Shpërndarja e fitimit) në qoftë se mbledhja e përgjithshme e aksionarëve e deklaron dividentin dhe nëse i lejon korporatës ndarjen e tij (dividentit ) të cilin ajo edhe e paguan; - të marrë pjesë në shpërndarjen proporcionale “pro-rata” të pasurisë neto të korporatës me rastin e likuidimit të saj, në përputhje me ligjin dhe rregulloret për falimentimin, pengun dhe paaftësinë për të paguar: - të marrë aksione falas me rastin e zmadhimit të kapitalit themeltar të shoqërisë aksionare në mënyrë që zmadhimi i kapitalit themeltar të mos zvogëlojë vlerën e interesave të tyre në korporatë; - e drejta e parablerjes së aksioneve të emetuara nga korporata, përveç rastit kur parashikikohet ndryshe nga statuti i saj; - t’ua lërë trashëgim të gjitha aksionet ose një pjesë të tyre personave fizikë dhe juridikë, përveç rastit kur parashikohet ndryshe nga statuti i shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar; - të shesë ose në një mënyrë tjetër t’ua transferojë aksionet personave fizikë dhe juridikë, përveç rastit kur parashikohet ndryshe nga statuti i shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar; - të marrë pjesë në të gjitha mbledhjet e përgjithshme të aksionarëve dhe të votojë në mënyrë të rregullt me rastin e vendosjes për çështje nga kompetenca e saj, përveç kur parashikohet ndryshe nga statuti për kategori të veçanta aksionarësh; - të marrë të gjithë informacionin publikë të nxjerrë nga korporata lidhur me veprimtarinë e saj, duke përfshirë të drejtën e marrjes së dëftesave financiare dhe dokumenteve të tjera, të parashikuara në Rregulloren për Shoqëritë Tregtare dhe në statutin e korporatës. Me statut të korporatës mund të kufizohet: - numri i aksioneve të cilin mund ta zotërojë një aksionar; 730 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS - vlera e përgjithshme nominale e aksioneve dhe - numri maksimal i votave që mund t`i ketë një aksionar. Përveç të drejtave të sipërpërmendura, me statut të korporatës mund të parashikohen edhe të drejta të tjera për aksionarët. Aksionet e së njëjtës kategori kanë të drejta të njëjta. Aksionarët detyrohen që aksionet e nënshkruara t`i paguajnë (shlyejnë) në përputhje me marrëvëshjen në fuqi për nënshkrimin e aksioneve, Rregulloren për Shoqëritë Tregtare dhe dokumentet (aktet) e themelimit të korporatës. Konfliktet që mund të lindin ndërmjet aksiorarëve, ndërmjet aksionarëve dhe korporatës, ndërmjet aksionarëve dhe nëpunësve e drejtuesve të korporatës do të zgjidhen nga gjykata kompetente. Megjithatë, me statut, dokument (akt) tjetër të themelimit ose me marrëveshjen për nënshkrimin e aksioneve, mund të parashikohet që këto mosmarrëveshje të zgjidhen nga arbitrazhi privat ose me metoda të tjera alternative për zgjidhjen e konflikteve. 6.11.Mbledhja për themelimin e korporatës Mbledhja e themelimit është hap themelor për formimin e korporatës. Mbledhja e themelimit e korporatës mund të punojë dhe, për çështjet nga kompetenca e saj, mund të vendosë në mënyrë të vlefshme, po qe se në mbledhje janë të pranishëm personalisht ose të përfaqësuar nga përfaqësuesit e tyre të autorizuar, të gjithë themeluesit e korporatës të përcaktuar në marrëveshjen e themelimit të saj. Kryesuesi i mbledhjes zgjidhet me shumicë votash të themeluesve. Mbledhja e themelimit unanimisht vendos: - për themelimin e korporatës dhe - për miratimin e statutit të saj. Mbledhja e themelimit me shumicë të thjeshtë votash vendos: - për zgjedhjen e nëpunësve të korporatës, në përputhje me statutin e saj; - për zgjedhjen e anëtarëve të bordit drejtues fillestar; - për miratimin e vlerësimit të kontributeve në natyrë dhe

Page 120: Jurispodenca

- për miratimin e kapitalit themeltar - fillestar. 6.l2. Administrimi i korporatës Funksionet e administrimit në shoqëritë aksionare ndahen ndërmjet mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve, bordit drejtues dhe nëpunësve të saj. E njëjta gjë vlen edhe për shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar, të cilat kanë njëzet ose më shumë aksionarë. Në rastin kur numri i aksionarëve të kësaj shoqërie është më i vogël se njëzet, me statut të shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar mund të parashikohet mundësia e administrimit të shoqërisë pa bord drejtues, në ç`rast mbledhja e përgjithshme e aksionarëve i ushtron edhe funksionet e bordit drejtues. 6.l3. Mbledhja e përgjithshme e aksionarëve Mbledhjen e përgjithshme të aksionarëve e përbëjnë të gjithë aksionarët të cilët, si të tillë, janë rregjistruar në regjistrin e korporatës tridhjetë ditë para ditës së caktuar për mbajtjen e mbledhjes. Mbledhja e përgjithshme e aksionarëve është organi më i lartë drejtues i korporatës, i cili ka në 731 E drejta ekonomike kompetencë ekskluzive të tij këto çështje: - ndryshimet e statutit të korporatës (për të cilat vendos me shumicë votash “pro” të shumicës së të gjitha aksioneve të emetuara - fillestare dhe shtesë. Në rastet kur ndryshimi i propozuar i statutit është i pafavorshëm për një kategori të veçantë aksionesh, ndryshimi miratohet me shumicë votash të kategorisë në fjale të aksionarëve); - zmadhimin ose zvogëlimin e kapitalit themeltar të korporatës ( për të cilin vendos me dy të tretat e aksioneve të paraqitura në mbledhje); - konsolidimin e aksioneve të emetuara e të pashlyera (për të cilin vendos me dy të tretat e aksioneve të paraqitura në mbledhje); - “ndarjen “e aksioneve të emetuara e të pashlyera ose emetimin e aksioneve shtesë - të reja (për të cilat vendos me dy të tretat e aksioneve të paraqitura në mbledhje); - emërimin dhe shkarkimin e antarëve të bordit drejtues të korporatës (të cilat bëhen me shumicë të thjeshtë votash të aksioneve të praqitura në mbledhje); - nxjerrjen e rregulloreve të reja ose ndryshimin e rregulloreve ekzistuese (për të cilat vendoset me shumicë të thjështë votash të aksioneve të paraqitura në mbledhje); - likuidimin e korporatës dhe përbërjen e këshillit të likuidimit (për të cilat vendoset me dy të tretat e aksioneve të paraqitura në mbledhje); - vendosjes për zbatimin e ligjeve të falimentimit ose të paaftësisë paguese (për të cilat vendoset me dy të tretat e aksioneve të paraqitura në mbledhje) dhe - caktimin e ekspertit kontabël të jashtëm të korporatës (i cili bëhet me shumicë të thjeshtë votash të aksionëve të paraqitura në mbledhje). Marrja e vendimeve për çështjet që janë në kompetencë eskluzive të mbledhjes së përgjithshme të aksionareve, të përcaktuar me Rregulloren për Shoqëritë Tregtare dhe statutin e korporatës, nuk mund t`i kalohen në kompetencë bordit drejtues ose nëpunësve të korporatës. Korporata mund të veprojë edhe në rastin kur mungon pëlqimi për kërkesat nga njoftimi për mbajtjen e mbledhjes së përgjithshme, me kusht që të sigurojë pëlqimin unanim të aksionarëve të saj të regjistruar në dokumentin që përmban nënshkrimet e të gjithë aksionarëve. Korporata mban detyrimisht një mbledhje të përgjithshme të aksionarëve, brenda një afati prej nëntëdhjetë ditësh nga dita e mbylljes së vitit fiskal të korporatës (mbledhja e rregullt). Të gjitha mbledhjet e tjera të korporatës janë mbledhje të jashtëzakonshme dhe mund të thirren nga nëpunësit e korporatës, nga shumica e anëtarëve të bordit drejtues ose nga aksionarët të cilët zotërojnë jo më pak se njëzet për qind të aksioneve me të drejtë vote, të emetuara e të pashlyera të korporatës. Korporata detyrohet që, të paktën tridhjetë ditë para ditës së mbajtjes së mbledhjes së përgjithshme (të rregullt) ose të jashtëzakonshme, të njoftojë për këtë secilin aksionar në adresën e tij të shënuar në regjistrin e aksionarëve. Njoftimi përmban kohën dhe vendin e mbajtjes së mbledhjes dhe rendin e ditës të saj, në të cillin përfshihen çështjet nga kompetenca eksluzive e mbledhjes së përgjithshme, e përcaktuar me nenin 35.2 të Rregullores për Shoqëritë Tregtare. Për

Page 121: Jurispodenca

mbledhjet e jashtëzakonshme të aksionarëve, propozuesi i mbledhjes duhet që, në njoftimin e tij për mbajtjen e mbledhjes, ta propozojë gjithsesi rendin e ditës. Njoftimi për mbajtjen e mbledhjes u dërgohet: të gjithë aksionarëve të zakonshëm, të cilët i kanë paguar të gjitha kontributet për aksioet e tyre të nënshkruara; secilit nëpunës të korporatës, secilit anëtar të bordit drejtues dhe aksionarëve të preferuar me të drejtë vote. Krahas këtij njoftimi, shoqëria aksionare duhet të nxjerrë edhe një noftim publik, i cili, jo më vonë se njëzet e një ditë para ditës së caktuar për mbajtjen e mbledhjes, duhet të publikohet në 732 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS një gazetë në qarkullim të përgjithshëm në Prishtinë, Kosovë, në gjuhët: shqip, serbisht dhe anglisht. Njoftimi duhet të përmbajë kohën dhe vendin e mbajtjes së mbledhjes, si dhe rendin e ditës të saj. Ky njoftim, në dukje, nuk duhet të jetë ma i voglë së dhjetë për qind e fletës së shtypur. Mbledhja e përgjithshme e aksionarëve nuk mund të vendosë për çështje që nuk janë përfshirë në rendin e ditës, përveç rastit kur për këto çështje vendoset në mbledhje në të cilën janë të pranishëm aksionarët e regjistruar, të cilët përfaqësojnë të gjitha aksionet e korporatës me të drejtë vote. Të gjitha vendimet e marra në një mbledhje të tillë, edhe kur njoftimi nuk është bërë si duhet, janë të vlefshme dhe kanë efekte ligjore. Mbledhja e aksionarëve mund të mbahet në çfarëdo vendi në Kosovë ose në ndonjë vend të përcaktuar në statutin e korporatës. Mbledhja e aksionarëve nuk mund të punojë dhe, për çështjet nga kompetenca e saj, nuk mund të marrë vendime të vlefsheme, në qoftë së në mbledhje nuk është e pranishme, personalisht ose me prokurë, një shumicë e nevojshme. Quhet se kjo shumicë është e pranishme, në qoftë se janë të regjistruar si të pranishëm, personalsiht ose të përfaqësuar me prokurë, aksionarët që përfaqësojnë të paktën tridhjetë e tre për qind të aksioneve të korporatës me të drejtë vote, përveç rastit kur parashikohet ndryshe nga statuti i korporatës. Konsiderohet se aksionari ose përfaqësusi i tij me prokurë është i regjistruar si i pranishëm në mbledhje, në qoftë se ai tregon, e korporata verifikon, se është i regjistruar në mënyrë të duhur në regjistrin e aksionarëve të paktën tridhjet ditë para lajmërimit të ditës së mbajtjes së mbledhjes. Mbledhja do të shtyhet po qe se shumica e mjaftushme nuk paraqitet mbrenda një kohe të arsyshme nga koha e parashikuar. Në rastin e shtyrjes së mbledhjes, korporata do të thërrasë një mbledhje tjetër, brenda afatit njëmujor nga data e thirrjes së mbledhjes së shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit. Mbledhja thirret me dërgimin e një njoftimi të ri. Për këtë mbledhje, shumica duhet të përbëjë njëzet e pesë përqind të aksioneve të përgjithshme të korporatës me të drejtë vote. Në mbledhjen e aksionarve, me rastin e votimit, një aksionar ka të drejtën e një vote për secilin aksion që ai zotëron ose përfaqëson në bazë të prokurës ose në një mënyër tjetër. Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar mund të ndryshojë me statut të saj këtë kërkesë, por votat e asnjërit prej aksionarëve nuk mund të zvogëlohen pa pëlqimin e tij. Secili aksionar, emri i të cilit është regjistruar në regjistrin e aksionarëve, tridhjetë ditë para datës së thirrjes së mbledhjes së aksionarëve, mund të marrë pjesë në këtë mbledhje personalisht ose përmes një përfaqësuesi të rregullt me prokurë 6.l4.Bordi drejtues Çdo shoqëri aksionare dhe çdo shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me të paktën njëzet aksionarë, duhet të emërojë dhe të ketë një bord drejtues. Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar, me më pak se njëzet aksionarë, mund të prashikojë me statutin e saj që ajo të administrohet pa bord drejtues. Në këtë rast funksionet e bordit drejtues do të ushtrohen nga mbledhja e përgjithshme e aksionarëve. Bordi drejtues është përgjegjës për veprimtarinë e korporatës. Përveç rasteve kur parashikohet ndryshe me statut ose rregullore të korporatës, e duke përjashtuar çështjet të cilat janë në kompetencë eskluzive të mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve (neni 35.2.i Rregullores për Shoqëritë Tregtare) bordi drejtues ka kompetencë eskluzive që: - të punësojë dhe të shkakrojë nga puna nënpunësit e korporatës; - të miratojë të gjitha marrëveshjet dhe angazhimet e korporatës; - të mundësojë që korporata të blejë aksionet e veta; 733

Page 122: Jurispodenca

E drejta ekonomike - të mundësojë që korporata të marrë borxhe të konsiderueshem nëpërmjet huave ose emetimit të fletobligacioneve dhe instrumenteve të tjera të konvertueshme të borxhit; - të përcaktojë rrogat e nënpunësve të korporatës; - të përcaktojë mënyrën e administrimit të çdo teprice; - të mbikëqyrë zbatimin e ligjit në fuqi nga korporata lidhur me standardet e llogarive. Në rastin e shoqërisë aksionare, bordi drejtues i saj ka edhe këto kompetenca eskluzive: - të sigurojë që, të paktën një herë në vit, nga një ekspert kontabël i pavarur, të bëhet një kontroll financiar mbi librat e llogarive dhe të dhënave të shoqërisë, i cili do t`i dërgohet mbledhjes së përgjithshme të akksionarëve dhe t`i mundësohet secilit drejtor dhe nëpunës që të njihet me këtë raport; - të sigurojë përgatitjen e pavarur të një raporti vjetor, i cili përmban një deklaratë të kontrollit financiar për gjendjen financiare të shoqërisë, të një raporti nga nëpunësit, lidhur me gjendjen e veprimtarive dhe të dhëna të tjera që kërkohen nga statuti, rregulloret ose ligji. Raporti nënshkruhet nga kryetari i bordit dhe të paktën një drejtor tjetër dhe u shpërndahet drejtorëve, nëpunësve dhe aksionarëve. Anëtarë të bordit drejtues mund të jenë vetëm personat fizikë, duke përfshirë nëpunësit dhe aksionarët, të cilëve një e drejtë e tillë nuk mud t’u kufizohet as me statut. Nëpunësit dhe aksionarët mund të jenë edhe drejtorë. Anëtarët e bordit drejtues, individualisht, nuk mund të detyrojnë korporatën ndaj personave të tretë, ndonse korporata mund t`i miratojë me vonë veprimet juridike të anëtarit të bordit drejtues, me të cilat (veprime) krijohen këto detyrime, në qoftë së këto veprime janë brenda kompetencave të korporatës. Korporata mund të ketë vetëm një bord drejtues. Organe të tjera me të larta se bordi drejtues (me përjashtim të mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve) nuk mund të krijohen as nga dokumentet (aktet) e themelimit, as nga mbledhja e përgjithshme e aksionarëve. Kompetencat që i rezervohen bordit drejtues nuk mund t`i kalohen mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve ose nëpunësve, përveç rastit kur një gjë e tillë parashikohet nga statuti ose rregulloret. Bordi drejtues mund të formojë nënkomisone këshilldhënëse për ta ndihmuar atë në ushtrimin e funksioneve të tij. Këto nënkomisione nuk mund të kenë ose të ushtrojnë asnjë nga kompetencat e bordit drejtues. Numri i drejtorëve përcaktohet nga statuti i korporatës. Shoqëria aksionare nuk mund të ketë më pak se tre drejtorë. Mbajtja e mbledhjeve të bordit drejtues dhe plotësimi i vendeve të lira të anëtarëve të bordit drejtues, të zbrazura në kohën ndërmjet dy mbledhjeve të përgjithshme të aksionarëve, rregullohen me statut ose rregullore të tjera. Me statut ose rregullore të tjera përcaktohen kushtet për dhënien e dorëheqjes, për shkarkimin ose ndërrimin e drejtorit. Drejtori detyrohet të ketë mirëbesim ndaj korporatës, në përputhje me kërkesat e përcaktuara me ligj. Ky detyrim përfshin: detyrimin për të vepruar në mirëbesim dhe në përfitim të të gjithë korporatës; detyrimin që të ushtrojë kompetencat vetëm për qëllimet e duhura; detyrimin për të shqyrtuar në mënyrën e duhur çështjet për të cilat do të merret një vendim; detyrimin për të shmangur konfliktet aktuale ose potenciale të interesave të tij personale dhe atyre të korporatës dhe detyrimin për të ushtruar kujdes dhe aftësi në përmbushjen e funksioneve të tij. Asnjë drejtor nuk mund të mbajë përgjegjësi për ndonjë veprim ose mosveprim të tij, po qe se ky veprim ose mosveprim kryhet në mirëbesim dhe është i bazuar në informacione dhe analiza të arsyeshme, racionalisht të lidhura me qëllimet e korporatës. 734 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS 6.l5. Nëpunësit Nëpunësit e korporatës i emëron bordi drejtues i saj. Numri i nëpunësve të korporatës caktohet në statut. Ky numër nuk mund të jetë me i vogël se dy. Në shoqërinë me përgjegjësi të kufizuar një nëpunës ( person fizik) mund të kryejë më shumë se një funksion.

Page 123: Jurispodenca

Detyrat e secilit nëpunës përcaktohen në statut, rregullore ose udhëzime të veëanta të bordit drejtues. Çdo korporatë detyrimisht emëron një sekretar, i cili, përveç tjerash, ka për detyrë veçanërisht: mbajtjen e regjistrit të aksionarëve; të bëjë njoftimet e nevojshme; të mbajë procesverbalet e nevojshme dhe të dhënat e tjera; të siguruojë mbajtjen dhe zhvillimin (si duhet) të mbledhjeve të përgjithshme të aksionarëve dhe të mbledhjeve të këshillit drejtues; të vëproje si përfaqësues i shoqërisë për marrjen e njoftimeve. Të gjithë nëpunësit e korporatës kanë të njëjtat detyrime, sikurse dhe anëtarët e bordit drejtues të saj. Asnjë nëpunës nuk mban përgjegjësi për ndonjë veprim ose mosveprim të tij, po qe se ky veprim ose mosveprim kryhet në mirëbesim dhe është i bazuar në informacione dhe analiza të arsyeshme, racionalisht të lidhura me qëllimet e korporatës. Nëpunësit e korporatës mund të hyjnë në marrëveshje me persona të tretë në emër të korporatës, në qoftë se: - marrëdhënia e korporatës me një palë të tretë kreditore lind në rrjedhën e zakonshme të aktivitetit të korporatës; - marrëdhënia e nëpunësit të korporatës me palën e tretë kreditore nuk ka të bëjë me marrëdhënie personale dhe - veprimi individual kryhet në rrjedhën e zakonshme të veprimtarisë së korporatës. Nëpunësi i korporatës detyrohet që bordit drejtues të tij t`i paraqesë çdo interes financiar që ai mund të ketë me: - konkurentët afaristë të korporatës; - kreditorët kryesorë të korporatës; - furnizuesit kryesorë të korporatës me mallra ose shërbime; - klientët kryesorë të korporatës. “Interesi financiar” i një nëpunësi nënkupton çdo lidhje pronësie, pa kufizime, që ka nëpunësi ose ndonjëri nga anëtarët e rrethit të tij të ngushtë familjar, me ndonjë nga konkurentët, kreditorët, furnizuesit ose klientët kryesorë të korporatës, të cilat ( lidhje) mund t’i shkaktojnë favorizime ndonjërit prej tyre nga marrëdhëniet që nëpunësi ka me korporatën. Informacionin lidhur me interesin financiar nëpunësi detyrohet ta japë në kohën kur merret në punë nga korporata ose në kohën kur lind interesi financiar. Mosdhënia eventuale e këtij informacioni shkakton përgjegjësinë personale të nëpunësit ndaj korporatës deri në masën e dëmit aktual të pësuar nga korporata, si pasojë e mosinformimit. Nëpunësit e korporatës kurrsesi nuk duhet të marrin pjesë në veprimtari e cila është në konkurrencë direkte me vprimtarinë tregtare të korporatës, përveç rastit kur parashikohet ndryshe nga statuti, rregulloret ose kontrata e punësimit. Nëpunësi që i bën konkurrencë veprimtarisë tregtare të korporatës, mban përgjegjësi personalisht për dëmet që i shkakton korporatës me këtë konkurrencë. Çdo nëpunës i korporatës mund të mbajë njëkohësisht më shumë se një pozitë në korporatë, përveç rastit kur parashikohet ndryshe nga statuti ose rregulloret e korporatës. Megjithatë, në shoqërinë aksionare, asnjë person nuk mund të ketë (të mbajë) njëkohësisht funksionin e nëpunësit më të lartë të shoqërisë dhe funksionin e mbikëqyrësit të financave të shoqërisë. 735 E drejta ekonomike Statuti, regullorja ose bordi drejtues i korporatës mund t`iu ngarkojë nëpunësve çdo detyrë që lidhet me korporatën, me përjashtim të detyrave të drejtorëve, që paraqesin kompetenca ekskluzive dhe të patjetërsueshme të bordit drejtues, të parashikuara nga neni 3l.I. i Rregullores për Shoqëritë Tregtare. 6.l6. Shpërndarja e fitimit të korporatës Llogaritja e fitimit dhe e humbjes, me qëllim të dhënies së deklaratave financiare, bëhet në bazë të rregulloreve mbi standardet llogaritare në fuqi. Në rastet kur korporata, sipas rregullave dhe rregulloreve që parashikojnë shpërndarjen e dividentit, realizon fitim, pas pagesës së taksave, asaj (korporatës) i mbetet në pronësi “teprica” dhe korporata mund ta përdorë atë sipas vendimit të bordit drejtues.

Page 124: Jurispodenca

Teprica u shpërndahet aksionarëve nga bordi drejtues në mënyrë të barabartë për çdo aksion të së njëjtës kategori (“dividenti”). Dividenti mund të shlyhet, edhe pse ai është deklaruar nga bordi drejtues, vetëm në rastet kur: - statuti i korporatës e lejon këtë shprehimisht ; - korporata ka aftësi paguese edhe pas shlyerjes së dividentit; - dividenti në tërësinë e tij mund të paguhet nga teprica; - kapitali themeltar është shlyer plotësisht dhe - shlyerja e dividentit nuk do të zvogëlojë kapitalin themeltar. Me “aftësi paguese” nënkuptohet mundësia e korporatës për shlyerjen e plotë të borxheve të saj të arritshme për t`u paguar dhe pasja e një teprice në fletën e bilancit të kontrollit të fundit financiar. “Paaftësia paguese” nënkupton të kundërtën e aftësisë paguese. Në qoftë se korporata, e cila ka aftësi paguese, me shlyerjen e dividentit sillet në gjendje të paaftësisë paguese, dividenti do të përcaktohet në përputhje me standardet llogaritare në fuqi. Shlyerja e dividentit, në kundërshtim me rastet dhe mënyrën e përmendur më sipër, ka si pasojë kthimin e vlerës monetare të paguar në emër të dividentit, nga secili aksionar që aktualisht ka marrë dividentin. Bordi drejtues mund të shpallë divident të çfarëdo sasie të ligjshme, përveç rastit kur parashikohet ndryshe në statut ose rregulloret e korporatës. Dividenti mund të paguhet vetëm në valutën që është e ligjshme në Kosovë. Aksionarët e regjistruar në regjistrin e aksionarëve, të paktën tridhjet ditë para ditës së mbajtjes së mbledhjes së bordit drejtues, në të cilën është shpallur dividenti, quhen “aksionarë dividenti të regjistruar” dhe, si të tillë, ata kanë të drejtë të marrin dividentin. 6.l7.Likuidimi i korporatës Korporata e themeluar sipas Rregullores për Shoqëritë Tregtare mund t`i përmbyllë punët e saj me likuidim. Likuidimi mund të jetë vullnetar dhe jovullnetar. Likuidimi vullnetar zbatohet: - në bazë të vendimit të mbledhjes së përgjishme të aksionarëve dhe - pas përfundimit të përiudhës kohore për të cilën është themeluar korporata ose për arsye të tjera të përcaktuara shprehimisht në statutin ose në rregulloret e saj. 736 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS Likuidimi jovullnetar zbatohet: - në bazë të vendimit të gjykatës dhe - në zbatim të ligjeve ose rregulloreve për falimentimin. Likuidimi vullnetar zbatohet në përputhje me dispozitat e Rregullores për Shoqëriit Tregtare, ndërsa likuidimi jovullnetar në përputhje me dispozitat e Ligjit të falimentimit dhe të ligjeve të tjera. Prandaj, në vijim, së pari do të bëhet fjalë për dispozitat e Rregullores për Shoqëritë Tretare, të cilat zbatohen me rastin e likuidimit vullnetar të korporatës e pastaj për dispozitat e Ligjit nr.2003/4, datë 14.04.2003, për Likuidimin dhe Riorganizimin e Personave Juridikë në Falimentim, të cilat zbatohen me rastin e likuidimit jovullnetar të korporatës. Me rastin e likudimit të korporatës në mënyre vullnetare, formohet këshilli i likuidimit të cilin e emëron mbledhja e përgjithshme e aksionarëve. Ky këshill i ka kompetencat e administrimit të të gjitha organeve të korporatës: të mbledhjes së përgjithshme të aksionareve, të bordit drejtues dhe të nëpunësve të saj. Mënjëherë pas formimit të tij, këshilli i likuidimit depoziton njoftimin për likuidimin vullnetar të korporatës pranë Zyrës se Regjistrimit të Ndërmarrjeve Afariste dhe Emërave. Në qoftë se ky njoftim nuk është depozituar dhe nuk është shpallur publikisht të paktën tridhjet ditë para kryerjes së ndonjë shitjeje të pasurisë së korporatës nga këshilli i likuidimit, siç prashikohet në Rregulloren për Shoqëritë Tregtare, shitja mund të deklarohet e pavlefshme nga gjykata, në baze të kërkesës së ndonjë kreditori të pashlyer. Njoftimi duhet të shpallet publikisht në gjuhën shqipe, sërbishte dhe angleze dhe duhet të ketë

Page 125: Jurispodenca

këtë përmbajtje: - njoftimin që mbledhja e përgjitshme e aksionarëve ka vendosur të likuidojë pasuritë e korporatës dhe të përmbyllë punët e saj; - datën e këtij vendimi; - vendimin se ku duhet të depozitohen pretendimet (kërkesat) e kreditorëve,dhe - deklaratën se shitja e pasurive të korporatës në dobi të kreditorëve nuk mund të bëhet para se të kalojnë tridhjet ditë nga data e shpalljes së këtij njoftimi. Këshilli i likuidimit gjithashtu duhet t`u dërgojë njoftim me shkrim të gjithë kreditorëve të njohur të korporatës dhe t`i lejojë palët e siguruara që t`i marrin pasuritë, të cilat janë mjet sigurimi. Në qoftë se korporata zotëron pasuri, mbi të cilën palët e siguruara kanë një interes të siguruar, këshilli i likudimit duhet t`u japë pasurrinë palëve të siguruara. Pala e siguruar do të shesë ose në një mënyrë tjetër do të disponojë pasurinë, në përputhje me ligjet në fuqi për transaksionet e siguruara. Në qoftë se shitja ose mënyra tjetër e disponimit sjell të ardhura meëtë mëdha nga ato që korporata i detyrohet palës së siguruar, pala e siguruar duhet t`ia këthejë këtë tepricë këshillit të likuidimit. Këshilli i likudimit,mbrenda një afati prej tridhjet ditësh nga data e formimit të tij, duhet t`i ketë kontrolluar librat e llogarisë dhe dokumentet e tjera të korporatës, si dhe të ketë përpiluar inventar të pronave të saj dhe listën e borxheve të saj. Këshilli i likuidimit, gjithashtu, duhëe, të përcaktojë një mënyrë të arsyeshme nga ana tregtare për shitjen e pasurive të korporatës, kohën dhe vendin e shitjes. Shitja mund të jetë publike ose private dhe mund të bëhet në çdo mënyrë të arsyeshme nga ana tregtare. Korporata detyrohet që personave të interesuar t`u ofrojë mundësinë për inspektimin (kontrollimin) e inventarit të pasurisë dhe të listës së borxheve, të paktën tëtë orë në ditë, për pesë ditë të punës, para ditës së shitjes. Këshilli i likuidimit, brenda një afati prej tridhjetë ditësh nga data e formimit të tij, do të bëjë publikimin e një lajmërimi, me masë jo më të vogël se gjysma e faqes, në një gazetë me qarkullim të përgjithshëm në Kosovë, në gjuhën shqipe, serbishte dhe angleze. Lajmërimi duhet të përmbajë: 737 E drejta ekonomike firmën e korporatëse (dhe të gjitha emrat e tjerë tregtarë, të cilët dihen se janë përdorur nga korporata); njoftimin lidhur me kohën dhe vendin e shitjes publike ose kohën pas së cilës do të fillojë shitja private; vendndodhjen e inventarit të pasurisë; listën e borxheve, si dhe një deklaratë me të cilën përcaktohet koha se kur mund të bëhet kontrolli i inventarit të pasurisë dhe i listës së borxheve. Lajmërimi gjithashtu duhet t` i udhëzojë kreditorët e supozuar ose palët e tjera të interesuara për mënyrën e paraqitjes së ankesave të tyre. Këshilli i likuidimit nuk mund të shlyjë asnjë nga pretendimet (kërkesat) që nuk është përfshirë në listën e borxheve. Këshilli i likuidimit duhet të vërtetojë vlefshmërinë e çdo pretendimi (kërkese) para se ta përfshijë atë në listën e borxheve. Në rastet kur këshilli i likuidimit refuzon ankesat e pretenduesve në listën e borxheve, pretenduesit mund t`i drejtohen gjykatës për të kundërshtuar këtë refuzim. Këshilli i likuidimit nuk mund të shlyjë datën e shitjes të shpallur publikisht. Ai mund të caktojë një datë tjetër për shitjen, po qe se shitja nuk përfundon në datën e shitjes, të shpallur publikisht. Këshilli i likuidimit do t`i shpërndajë të ardhurat nga shitja e pasurive të korporatës, në përputhje me prioritetet e shpërndarjes të përcakuar me Ligjin nr. 2003/4, datë 14.04.2003, për Likuidimin dhe Riorganizimin e Personave Juridikë në Falimentim. II. LIKUIDIMI DHE RIORGANIZIMI I PERSONAVE JURIDIKË NË FALIMENTIM Çështjet që kanë të bëjnë me likuidimin jovullnetar të korporatave dhe të personave të tjerë juridik rregullohen me Ligjin nr. 2003/4, datë 14.04.2003, për Likuidimin dhe Riorganizimin e Personave Juridik në Falimentim (më poshtë: Ligji për Likuidimin) dhe me Rregullat e Zbatimit të Qeverisë së Kosovës. Për objekt të rregullimit të tij, Ligji për Likuidimin ka përcaktimin e kushteve dhe të procedurave

Page 126: Jurispodenca

për likuidimin dhe riorganizimin e personave juridikë në falimentim, të drejtat dhe detyrimet e tyre, si pjesmarrës në këto procedura, si dhe të drejtat dhe detyrimet e personave të tjerë, të prekur nga një procedurë e tillë. Sipas Ligjit për Likuidimin, debitor (detyrës) në procedurën e falimentimit mund të jetë çdo person juridik, me përjashtim të: agjencisë qeveritare, biznesit individual, kompanive të sigurimit, institucioneve financiare, siguruesve të pensioneve dhe ndërmarrjeve në pronësi shoqërore dhe publike, ndërkaq gjykatë kompetente për shqyrtimin e rasteve të falimentimit është Gjykata Ekonomoke e Qarkut (më poshtë: Gjykata). Kundër vendimeve përfundimtare të kësaj Gjykate, që kanë të bëjë me çështjët vendimtare të administrimit të rastit të falimentimit, mund të ushtrohet ankesë, e cill nuk e ndërpren ose nuk ndikon në administrimin e rastit, po qe se Gjykata Supreme nuk urdhëron ndryshe. 1. FILLIMI I PROCEDURËS SË FALIMENTIMIT Procedura, përkatësisht rasti i falimentimit pranë Gjykatës fillon me paraqitjen e kërkesës me shkrim nga debitori, kreditori ose grupi i kreditorëve, përmbajtja e së cilës përcaktohet nga Qeveria e Kosovës (më poshtë: Qeveria) me Rregullat e saj të zbatimit (më poshtë: Rregullat e zbatimit). Debitori mundëtë paraqesë kërkesë për fillimin e rastit të falimentimit vetëm me pëlqimin e bordit 738 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS të drejtorëve, përkatësisht të organit udhëheqës, në përputhje me statutin, dokumentin e themelimit ose me marrëveshjen e ortakërisë, po qe se ai (debitori) është insolvent (pa aftësi paguese) që nënkupton plotësimin e kushteve të përcaktuara me nenin 7.3 (b) të Ligjit për Likuidimin. Sipas kësaj dispozite, debitori është insolvent: - kur ai nuk ka arritur ta paguajë borxhin brenda afatit prej së paku 60 ditësh, nga data e arritjes së tij për pagim; - kur shuma përgjithshme e borxhit, të cilit i ka kaluar afati i pagesës prej 60 ditësh, tejkalon shumën prej 5000 _ dhe - kur ai në përgjithësi nuk i paguan borxhet e tij brenda afatit të caktuar. Nga ana tjetër, kreditori ose grupi i kreditorëve mund të paraqesin kërkesë për fillimin e rastit të falimentimit kundër një debitori të zgjedhur po qe se: - debitori nuk i paguan kreditorit (kreditorëve) kërkues borxhin e arritur për pagesë edhe pas kalimit të afatit prej së pak, 60 ditësh, nga data e arritjes së tij për pagesë; - shuma e përgjithshme e borxhit të çdo kreditori, të cilit (borxh) i ka kaluar afati i pagesës prej 60 ditësh, tejkalon shumën prej 2000 _; - borxhi nuk është i kushtëzuar as nuk varet nga kontesti i mirëbesimit dhe - debitori në përgjithësi muk i paguan borxhet e tij brenda afatit të caktuar. Gjykata mund të prezumojë se debitori nuk i përmbush (shlyen) borxhet e tij të arritura brenda afatit të caktuar, në qoftë se kreditori paraqet prova të vlefshme, me te cilat provon se borxhi i tij i veçantë nuk është paguar brenda këtij afati. Megjithatë, prezumimi i tillë mund të rrëzohet po qe se ofrohen dëshmi të kundërta. 1.1. Forma dhe përmbajtja e kërkesës Kërkesa e paraqitur nga më shumë se një kreditor nuk mund të tërhiqet pa pëlqimin e të gjithë kreditorëve kërkues. Kërkesa mund të tërhiqet deri në momentin kur ajo (përkatësisht rasti i falimentimit ) të pranohet nga Gjykata dhe vetëm atëherë kur Gjykata vërteton se tërheqja nuk e dëmton pasurinë. Kërkesa paraqitet në formë të shkruar, me përmbajtje të përcaktuar me Rregullat e zbatimit. Kërkesës i bashkëlidhet deklarimi i debitorit se ajo (kërkesa) është përpiluar në përputhje me dispozitat përkatëse të Ligjit për Likuidimin, të cillt kanë të bëjnë me pëlqimin e bordit të drejtorëve ose të organit udhëheqës, si parakusht për paraqitjen e saj (neni 7.3 (a) dhe se debitori është insolvent (neni 7.3 (b). 1.2. Njoftimi i regjistrimit Gjykata e njofton Zyrën e Regjistrimit të Ndërmarrjeve Afariste dhe të Emrave Tregtarë të tyre

Page 127: Jurispodenca

(më poshtë: Zyra e regjistrimit) dhe Zyrën e Regjistrimit të Pengjeve, për hapjen dhe mbylljen e procedurës (rastit) të falimentimit, në përputhje me procedurat për sigurimin e informimit, të përcaktuara me Rregullat e ekzekutimit (përmbarimit). Gjykata do ta regjistrojë kërkesën menjëherë pas pranimit të saj, pavarësisht nëse ka apo jo kërkesa ndonjë të metë dhe shënon kohën dhe datën e regjistrimit në ballinë. Datë e regjistrimit të kërkesës është “data e paraqitjes së kërkesës”, ndërsa datë e marrjes së vendimit nga Gjykata për pranimin e kërkesës për fillimin e procedurës së falimentimit është “data e pranimit të rastit”. Në rastet kur kërkesa paraqitet nga debitori, vendimi për pranimin e saj do të merret nga Gjykata, 739 E drejta ekonomike po qe se: - kërkesa i plotëson të gjitha kushtet ligjore ose - paraqitësi i kërkesës i ka mënjanuar të gjitha të metat ligjore dhe i ka bashkëlidhur kërkesës të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, brenda afatit të caktuar nga Gjykata. Në rastet kur kërkesa paraqitet nga kreditori, vendimi për pranimin e saj do të merret nga Gjykata, në qoftë se: - debitori, brenda afatit të caktuar, nuk ka ushtruar kundërshtim kundër kërkesës së kreditorit ose - Gjykata merr vendim, me të cilin e hedh poshtë kundërshtimin e kreditorit. Ndërkaq, në rastet kur : paraqitësi i kërkesës nuk e ka paraqitur kërkesën në formë të shkruar dhe me përmbajtje të përcaktuar në Rregullat e zbatimit (neni 8); debitori nuk ia ka bashkëlidhur kërkesës deklaratën, nga e cila del se kërkesa është bërë me pëlqimin e bordit drejtues, organit udhëheqës, në përputhje me statutin, dokumentet e themelimit ose marrëveshjen e ortakërisë (neni 7.3 (a); debitori nuk ka dhënë prova se është insolvent (neni 7.3 (b); paraqitësit e kërkesës nuk u përmbahen ligjeve ose Rregullave të zbatimit, - Gjykata , brenda afatit prej 3 ditësh, nga data e paraqitjes së kërkesës, mund të marrë vendim, me të cilin do t`i përcaktojë saktë të metat dhe do të kërkojë nga paraqitësi i kërkesës që t`i mënjanojë ato brenda afatit prej 7 ditësh, nga data e paraqitjes së kërkesës. Në qoftë se paraqitësi i kërkesës nuk i mënjanon të gjitha këto të meta brenda këtij afati, Gjykata do ta hedhë poshtë kërkesën ose, me lutje të paraqitësit të kërkesës, të parashtruar brenda po këtij afati, Gjykata do të lejojë një afat plotësues, jo më të gjatë se 5 ditë. Afati plotësues lejohet për shkak të ndërlikueshmërisë së rastit ose për arsye të tjera qenësore. 1.3. Kundërshtimi i kërkesës Kundër kërkesës së regjistruar të kreditorit, të cilën Gjykata, së bashku me një njoftim për regjistrimin e saj, ia dërgon debitorit, jo më vonë se 1 ditë, nga regjistrimi i kërkesës, debitori ka të drejtën e paraqitjes së kundërshtimit me shkrim, jo më vonë se 5 ditë, nga pranimi i njoftimit për regjistrimin e kërkesës. Kundërshtimi, me provat e paraqitura nga palët, do të shqyrtohet nga Gjykata në seancën e saj, që do të mbajë jo më vonë se 7 ditë, nga data e pranimit të kundërshtimit. Për ditën, orën dhe vendin e mbajtjes së seancës, Gjykata do t`i njoftojë të gjitha palët e interesuara, së paku 3 ditë para mbajtjes së saj. Në këtë seancë, Gjykata do të marrë vendim për hedhjen poshtë të kërkesës, në qoftë se: - Gjykata nuk është kompetente; - kërkesa për fillimin e procedurës së falimentimit është paraqitur nga personat juridikë që nuk mund të jenë debitorë të falimentimit (neni 4) ose kërkesa nuk është e formës së shkruar (neni 8); kërkesa nuk është paraqitur nga debitori, kreditori ose grupi i kreditorëve (neni 7.2 ); kërkesës i ka munguar pëlqimi i bordit të drejtorëve ose i organit udhëheqës (7.3 (a) dhe kërkesa është paraqitur nga debitori që nuk është insolvent (neni 7.3 (b); - nuk janë plotësuar kushtet e përcaktuara me Rregullat e zbatimit (neni 8 dhe 9) dhe nuk janë mënjanuar të metat lidhur me njoftimin e Zyrës së regjistrimit dhe Zyrës së pengjeve për hapjen dhe mbylljen e procedurës së falimentimit (neni 11); - debitori tashmë i është nënshtruar procedurës së falimentimit;

Page 128: Jurispodenca

- kërkesat e kreditorve kërkues janë përmbushur plotësisht, që nga koha e sancës kryesore, dhe 740 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS se, për këtë përmbushje, ekzistojnë dëshmi të mjaftueshme; - kërkuesi nuk ka zotësi për të vepruar; - kërkuesi nuk ka paguar taksat e regjistrimit, të parashikuara me ligjin e zbatueshëm. Në vendimin me shkrim të Gjykatës, me të cilin hidhet poshtë kërkesa, përmenden arsyet e hedhjes poshtë, duke iu referuar dispozitave përkatëse të Ligjit për Likuidimin. Nga një kopje e këtij vendimi u dërgohet kërkuesit dhe debitorit. Gjykata me vendim miraton ose hedh poshtë kërkesën, jo më vonë se 5 ditë, nga dita e mbajtjes së seancës gjyqësore. 1.4. Sanksionet për kërkesat e palejueshme Në qoftë se konstaton se kërkesa e kreditorit është paraqitur për shkaqe të palejueshme, Gjykata mund ta detyrojë kreditorin, si paraqitës të kësaj kërkese, që ta shpërblejë debitorin për dëmin e shkaktuar. Ndërkaq, në rastin tjetër, kur Gjykata konstaton se debitori ka paraqitur kërkesë për një qëllim të padrejtë, përkatësisht me qëllim që të mashtrojë, shpërdorojë ose korruptojë Gjykatën ose kreditorët, Gjykata mund ta ndëshkojë debitorin ose anëtarët e veçantë të menaxhmentit të debitorit ose të organit drejtues, në përputhje me dispozitat e kreut 11 të Ligjit për Likudimin, që kanë të bëjë me përgjegjësitë civile dhe penale. 1.5. Pasojat e pranimit të rastit Pas pranimit të rastit, Gjykata i ndërrmerr këto veprime: - emëron administratorin, në përputhje me nenin 17 të Ligjit për Likudimin; - cakton kohën, datën dhe vendin e mbajtjes së seancës së parë të kreditorëve, jo më vonë se 15 ditë, pas datës së pranimit të rastit; - njofton për emërimin e administratorit dhe për seancën e parë të kreditorëve, në mënyrën e përcaktuar me Rregullat e zbatimit. Pas caktimit të seancës së kreditorëve, brenda afati prej 10 ditësh, nga data e caktimit të kësaj seance, Gjykata mund të caktojë një seancë paraprake gjyqësore, në të cilën do të shqyrtohej gjendja e rastit të falimentimit dhe rezultatet e seancës së kreditorëve. Në seancën përgatitore mund të thirret, për të qenë i pranishëm, debitori ose përfaqësuesi i tij. 1.6. Deklarimi i qëllimit për riorganizim të debitorit Pa marrë parasysh se kush e ka filluar procedurën, përkatësisht rastin e falimentimit (debitori apo kreditori) debitori mund t`i parashtrojë Gjykatës një deklaratë për qëllimin e organizimit të tij, jo më vonë se 20 ditë, nga data e pranimit të rastit. Në qoftë se debitori, brenda këtij afati, nuk e bën një gjë të tillë, atëherë administratori (kur beson se riorganizimi është i mundëshëm) mund të paraqesë deklarimin paraprak të qëllimit për riorganizim, jo më vonë se 5 ditë, pas datës së parashikuar për paraqitjen e deklarimit të qëllimit për riorganizim nga debitori. Përveç deklarimit paraprak të qëllimit për riorganizim, administratori mund të paraqesë edhe deklarimin përfundimtar të këtij qëllimi, brenda afatit prej 15 ditësh, pas mbylljes së seancës së parë të kreditorëve. Së bashku me deklarimin e qëllimit për riorganizim, debitori ose administratori do të dorëzojë planin e riorganizimit, në formë të shkruar dhe me përmbajtje të përcaktuar nga Rregullat e zbatimit. 741 E drejta ekonomike Në rastet kur deklarimi nuk paraqitet fare nga debitori apo administratori ose kur ai paraqitet, por jo me kohë, do të fillojë procedura e likuidimit, në përputhje me kreun 9 të Ligjit për Likuidimin. Pavarësisht nga qëllimi i deklaruar i debitorit për riorganizim, administratori i emëruar në mënyrë të rregullt, sipas dispozitave të Ligjit për Likuidimin, do të mbetet në detyrë. Administratori mund t`i angazhojë punëtorët e debitorit dhe anëtarët e menaxhmentit të vazhdojnë punën për debitorin nën mbikëqyrjen e tij. Kundër deklarimit të qëllimit për riorganizim qoftë paraprak apo përfundimtar, të paraqitur nga administratori, nuk i lejohet e drejta e kundërshtimit asnjë personi.

Page 129: Jurispodenca

Procedura për riorganizim të debitorit shndërrohet në likuidim (kreu i 9) në rastet kur debitori, me gjithë paraqitjen e qëllimit të tij për riorganizim, nuk është në gjendje të marrë konfirmimin e planit për riorganizim ose kur është i paaftë për riorganizim. Ky shndërrim i procedurës bëhet pas paraqitjes së kundërshtimit me shkrim kundër deklarimit të qëllimit për riorganizim nga debitori, brenda afatit prej 15 ditësh pas paraqitjes së tij. Ky kundërshtim mund të paraqitet nga administratori, çdo kreditor, grupi i kreditorve ose personi tjetër i cilli ka interes juridik. Për kundërshtim vendoset në procedurën e parashikuar me Rregullat e zbatimit. 2. ADMINISTRATORI DHE BORDI I KREDITORËVE 2.1 Emërimi i Administratorit Administratori emërohet nga Gjykata, jo më vonë se dy ditë pas datës së pranimit të rastit. Para kësaj date Gjykata mundet, sipas detyrës zyrtare ose me kërkesë të palëve, të emërojë një administrator të përkohëshëm, kur për këtë ekziston nevoja e ngutshme për mbrojtjen e pasurisë nga dëmet ose disponimet e palejueshme ose kur ekzistojnë rrethana të tjera që kërkojnë një emërim të tillë të ngutshëm. Kreditorët, kërkesat e të cilëve arrijnë shumën prej 60 ose më shumë për qind (%) të shumës së përgjithëshme të borxhit të papaguar të debitorit (qoftë të siguruar ose të pasiguruar) munden, në çdo kohë, para fillimit të seancës së parë të kreditorëve, t`i paraqesin kërkesë me shkrim Gjykatës për zëvëndësimin e administratorit të parë me një administrator të zgjedhur nga ata (kreditorët) me kusht që administratori t`i plotësojë kushtet e parashikuara me nenin 18 të Ligjit për Likuidimin, sipas të cilit administratori duhet të jetë kompetent, person i ndershëm dhe pa konflikt interesi, si dhe t`i plotësojë kualifikimet e veçanta të përcaktuara me Rregullat e zbatimit. Gjykata do ta emërojë administratorin e zgjedhur, jo më vonë se 2 ditë pas paraqitjes së kërkesës, në përputhje me procedurat e licencimit, të përcaktuara me Rregullat e zbatimit. 2.2. Shpërblimi dhe shpenzimet e Administratorit Shpërblimi dhe shpenzimet e administratorit paguhen nga burimet në para të debitorit ose nga të ardhurat e realizuara me shitjen e pasurisë së tij, duke respektuar rendin e përparësisë, të përcaktuar me nenin 66 të Ligjit për Likuidimin. Në rastet kur debitori nuk ka ose ka pak pasuri, e cila nuk mjafton për përballimin e shpenzimeve të tilla, administratori do të paguhet nga fondi i veçantë, i përcaktuar me Rregullat e zbatimit. Shuma e shpërblimit duhet te jetë e mjaftueshme, në mënyrë që funksioni i administratorit të jetë tërheqës për personat kompetent. Mënyra e caktimit të shpërblimit të administratorit dhe afatet kohore të pagesës së tij përcaktohen me Rregullat e zbatimit. 742 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS 2.3. Autorizimet e Administratorit Përveç të drejtave, të përcaktuara me dispozitat e Ligjit për Likuidim dhe Rregullat e zbatimit, administratori ka sidomos këto të drejta: - të marrë menjëherë në posedim pasurinë e debitorit; - të thërrasë seancen e kreditorve dhe ta kryesojë atë; - të fillojë dhe të vazhojë procedurat gjyqësore dhe administrative që kanë të bëjnë me realizimin e të drejtave të debitorit; - të shërbejë si përfaqësues i autorizuar zyrtarisht me pasurinë e debitorit; - të punësojë dhe, me pëlqim të Gjykatës, të mbikëqyrë punën e të punësuarve, vartësve dhe ekspertëve për administrimin e drejtë të rastit; - të mbyllë llogarinë bankare të debitorit dhe të hapë llogarinë e veçantë të falimentimit në bankën e lejuar nga Gjykata; - të bëjë pagesën e kreditorëve, sipas kërkesave të miratuara, dhe - të detyrojë debitorin apo përfaqësuesin e caktuar të menaxhmentit të debitorëve, të paraqitet dhe të ndihmojë në marrjen e inventarit të pasurisë së debitorit. 2.4. Raportimi për shkaqe Administratori ka për detyrë ta rrisë vlerën e pasurisë, ta mirëmbajë dhe ta mbrojë atë, të kryejë

Page 130: Jurispodenca

shpejt dhe në mënyrë të bindshme zgjidhjen e rastit, dhe, kur është e duhur, ta administrojë biznesin e pasurinë. Me Rregullat e zbatimit administratorit mund t`i caktohen detyra të veçanta. Administratori do t`i dërgojë Gjykatës, jo më vonë se 30 ditë nga data e emërimit të tij, një raport të shkurtër me përmbajtje, e cila do të përfshijë: - përshkrimin e shkaqeve primare ose të rrethanave që shpijnë në vështirësi financiare të debitorit dhe - deklaratën lidhur me atë se a beson administratori se ka mundësi të arsyeshme për një riorganizim të suksesshëm. Raporti ka karakter informativ, prandaj përfundimet e tij nuk kanë efekt juridik. Raporti do t`u vihet në dispozicion për shikim debitorit, kreditorëve dhe personave të tjerë, me kerkesë të tyre. 2.5. Statusi, përgjegjësia dhe garancia e administratorit Në ushtrimin e funksionit të tij, administratori është i pavarur dhe ka të drejtë të padisë në emër të tij. Ai nuk mban përgjegjësi personale për humbjet e krijuara, përkatësisht për pasojat ose dëmet që dalin nga vendimet e marra ose nga veprimet a mosveprimet e tij, po qe se ai ka treguar kujdes dhe zell të zakonshëm në kryerjen e detyrave nga fushëveprimi i tij, në përputhje me Ligjin për Likuidimin. Administratori detyrohet: - që me kohë dhe me kujdesin e ekonomistit të mirë t`i përmbushë detyrimet e tij, në përputhje me Ligjin për Likuidimin; - që brenda afatit prej 2 ditësh, nga data e emërimit të tij, të depozitojë një shumë parash në Gjykatë ose të japë një oblogacion (shuma e të cilëve përcaktohet me Rregullat e zbatimit) si garanci për kryrjen e plotë të detyrave. Depozita do të kthehet apo obligacioni do të anulohet 743 E drejta ekonomike pas kryerjes së kënaqshme të detyrave nga administratori; - që për punën e tij t`i paraqesë Gjykatës raport mujor, përmbajtja e të cilit për caktohet me Rregullat e zbatimit. 2.6. Kundërshtimi, anëkesa dhe kërkesa me dhunë Debitori, kreditori ose çdo person tjetër fizik a juridik, që ka interes juridik, ka të drejtë: - të paraqesë kundërshtim me shkrim kundër çdo veprimi të administratorit, me përjashtim të veprimeve, të cilat ndërmerren gjatë rrjedhës normale të afarizmit të debitorit ose - të paraqesë kërkesë për përmbarim të dhunshëm të çdo veprimi të detyruar, të ndërmarrë nga administratori në përputhje me Ligjin e Likuidimit. Për kundërshtimin ose kërkesën për përmbarim të dhunshëm vendoset sipas procedurave të përcaktuara me Rregullat e zbatimit. 2.7. Shkarkimi i administratorit Gjykata, me vetinciativë ose sipas kërkesës me shkrim të debitorit ose të cilitdo kreditor a të vetë administratorit, nga e cila (kerkesë) provohet shkaku i mjaftueshëm, mund të shkarkojë administratorin dhe, në vend të tij, të emërojë administratorin e ri. Administratori i shkarkuar do të bashkëpunojë me administratorin e ri lidhur me dorëzimin e regjistrave, bartjen e llogarive dhe aspektet e tjera të pranim-dorëzimit. Kriteret, në bazë të të cilave vërtetohet ekzistimi i shkaqeve të mjaftueshme për shkarkim, përcaktohen me Rregullat e zbatimit. Bordi i kreditorëve 2.8. Bordi i kreditorëve Bordi i kreditorëve përbëhet nga së paku 3, por jo më shumë se 5 kreditorë, të cilët emërohen nga gjiri i kreditorëve që kanë kërkesa më të mëdha të siguruara ose pjesërisht të siguruara dhe të cilët dëshirojnë të vëprojnë si anëtarë të bordit të drejtorëve. Në qoftë se numri i kreditorëve që duan të vëprojnë si anëtarë të bordit drejtues bie nën 3, atëher nuk themelohet bordi i kreditorëve. Bordi i kreditorëve ka këto të drejta dhe detyrime: - të marrë kopjen e raportit mujor nga administratori, në të njëjtën kohë kur e merr edhe

Page 131: Jurispodenca

Gjykata; - të pranojë njoftime për veprimet e Gjykatës, lidhur me propozimet dhe kërkesat të cilat ndikojnë thelbësisht në të drejtat e kreditorëve; - të thërrasë debitorin ose përfaqësuesin e tij që t`u përgjigjet pyetjeve që kanë të bëjnë me kreditorin; - të ndërmarrë veprime për anulimin e transaksioneve, të parashikuara në nenin 50 të Ligjit për Likuidim; - t`u dërgojë informacionet e pranuara kreditorëve të cilët nuk janë anëtarë të bordit të kreditorëve, dhe - të drejta dhe detyrime të tjera të parashikuara shprehimisht ose në mënyrë të nënkuptuar me Ligjin për Likuidimin ose me legjislacionin e nxjerrë në përputhje me të. Mbledhjet e kreditorëve dhe të bordit të kreditorëve mbahen sipas proceduarave të përcaktuara 744 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS me Rregullat e zbatimit. 3. PASURIA E FALIMENTIMIT Pasuria e falimentimit formohet në momentin e regjistrimit të kërkesës së falimentimit dhe përbëhet: - nga e gjithë pasuria e debitorit në kohën e paraqitjes së kërkesës si dhe - nga e gjithë pasuria e mbledhur nga administratori në emër të debitorit, gjatë rrjedhjes së procedurës ose rrjedhjes normale të biznesit. Pasuria e falimentimit përbëhet, por nuk kufizohet vetëm në to, nga: - e gjithë pasuria e luajtshme, e paluajtshme, matriale dhe jomateriale, kudo që gjendet, qoftë në administrim të debitorit, qoftë të personave të tretë; - kërkesat dhe vëprimet juridike të debitorit ndaj personave të tretë; - fitimet nga të ardhurat që arkëtohen prej transfereve të pandershme a të privilegjuara; - trashëgimet dhe fondet e tjera të pranuara brenda 6 muajve nga data e paraqitjes së kërkesës; - qiratë, të ardhurat dhe fitimet që dalin nga përdorimi i të drejtës së pronësisë mbi pasurinë ose nga veprimet e biznesit të debitorit dhe - të drejtat kontraktuese, licencat ose të drejtat e tjera të përcaktuara me dispozitat në fuqi. Në pasurinë e falimentimit nuk përfshihen “Mjetet e pensioneve ose “ Të Drejtat e fituara”, të përcaktuara me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2002/35, për Pensionet në Kosovë. 3.1. Kufizimet e kalimit të pasurisë Që nga data e paraqitjes së kërkesës për falimentim e deri në emërimin e administratorit, ndalohet shitja, disponimi, kalimi dhe dhënia me qira e pasurisë së debitorit, duke përfshirë çdo kalim për përmbushjen e detyrimeve ekzistuese ose krijimin e pengjeve a të hipotekave kundër pasurisë së debitorit, pa vendim të gjyqit. Të njëjtat ndalesa vlejnë edhe pas emërimit të administratorit, me përjashtim të shitjes ose kalimit të pasurisë gjatë rrjedhës normale të biznesit, kur biznesi vazhdon të funksionojë. 3.2. Sekuestrimi, vulosja dhe marrja e pasurisë së debitorit Menjëherë pas emërimit të tij nga Gjykata, administratori do t`i ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme për gjetjen, sekuestrimin, vulosjen, ruajtjen dhe mbrojtjen e pasurisë së debitorit. Në këtë drejtim administratori ka këto të drejta dhe detyrime: - t`i shesë mallrat që prishen shpejt, në përputhje me procedurat e parashikuara në nenin 62 (a) të Ligjit për Likuidimin; - të shesë pasurinë, mirëmbajtja e së cilës kërkon shpenzime të mëdha, në përputhje me procedurat e parashikuara në nenin 62 (b); - ta njoftojë personin e tretë, tek i cili ndodhet në administrim pasuria e debitori, për marrjen e pasurisë së debitorit, të cilën ai e posedon ose, sipas gjykimit të tij, përkohësisht ta lërë pasurinë te personi i tretë, në rast se pasuria është fizikisht e sigurt dhe është e asyeshme të veprohet kështu; - t`i njoftojë gjykatat kompetente për sekuestrimin, vulosjen ose marrjen e pasurisë së debitorit, e cila gjindet jashtë Kosovës. 745 E drejta ekonomike

Page 132: Jurispodenca

3.3. Inventarizimi i pasurisë Brenda afatit prej 45 ditësh nga emërimi i tij, administratori klasifikon dhe bën inventarizimin fizik të pasurisë, sipas procedurave të inventarizimit, të përcaktuara me Rregullat e zbatimit. Këtë afat, me kërkesë të administratorit, Gjykata mund ta zgjasë në rastet veçanërisht të rëndësishme, të komplikuara ose kur ekzistojnë rrethanat e arsyeshme për këtë. 3.4. Pasuria në tranzit Në qoftë se, në kohën e paraqitjes së kërkesës për falimentim, mallrat që i janë shitur debitorit janë në tranzit, përderisa debitori ende nuk është pronar i tyre, shitësi i mallrave mund të kërkojë nga debitori kthimin e mallrave, me kusht që të gjitha shpenzimet e kthimit t`i heqë shitësi dhe, ky i fundit, t``ia kthejë debitorit çdo paradhënie të marrë nga ai. Nga ana tjetër, administratori mund ta marrë mallin e dërguar dhe, nga pasuria, t`i paguajë të gjitha shumat e papaguara. 3.5. Agjencia dhe prona e mbajtur në emër të personave te tretë Në rastet kur debitori është agjent, përkatësisht ndërmjetësues i personit të tretë dhe, si i tillë, i autorizuar për pranimin ose shitjen e pronës së personit të tretë, personi i tretë mund të heqë dorë nga kontrata me agjencinë dhe të kërkojë nga debitori (agjenti, përkatësisht ndërmjetsuesi) kthimin e pronës e cila mbahet në administrim nga debitori, duke i paraqitur administratorit kërkesë me shkrim për kthimin e pronës. Në qoftë se në kohën e paraqitjes së kërkesës për kthimin e pronës nuk është e mundur të kthehet e gjithë prona ose një pjesë e saj, personi i tretë ka të drejtë të paraqesë ankesë dhe të kërkojë kundërvlerën e pronës, në masën e çmimit të kontraktuar dhe, kur ky çmim nuk është e mundur të përcaktohet, vlen çmimi i shitjes në kohën e paraqitjes së kërkesës. 4. PUSHTETI ADMINISTRATIV 4.1 Moratoriumi dhe ndërprerja e të gjitha veprimeve Prej datës së pranimit të rastit të falimentimit ndërpriten të gjitha kërkesat, procedurat dhe çdo veprim tjetër që kanë për qëllim përmbushjen e kërkesave të kreditorëve nga debitori, të tilla si: - proceset gjyqësore dhe veprimet tjera për arkëtimin ose përmbushjen e kërkesave për borxhe, tatime, ndëshkime a çfarëdo detyrimi tjetër që rrjedh para datës së paraqitjes së kërkesës, me përjashtim të procedurave të paraqitjes së ankesave të përcaktuara në kreun 9 të Ligjit për Likuidimin, që ka të bëjë me likuidimin; - çdo veprim për krijimin, ndryshimin, rritjen, përmirësimin ose zbatimin e pengut a të hipotekës në pasuri të debitorit ose kundër tij dhe - çdo veprim për realizimin, marrjen ose shitjen e çdo pasurie të debitorit të vënë nën hipotekë ose për ushtrimin e kontrollit mbi pasurinë e tij. Moratoriumi nuk zbatohet: - për veprimet e drejtuara kundër personave të tretë ose dorëzanëve jodebitorë; - për veprimet e drejtuara kundër ortakëve me përgjegjësi të kufizuar, kur debitori është 746 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS shoqëria me përgjegjësi të pakufizuar ose të kufizuar dhe kur procedurat nuk drejtohen kundër pronës të përfshirë në pasurinë e debitorit; - për kompensimin e ndërsjellë ndërmjet debitorit dhe kreditorit (neni 49 i Ligjit për Likuidimin); - për procedurat penale kundër debitorit, organeve të tij udhëheqëse, punëtorëve ose menaxhmentit; - për procedurat rregullative ose veprimet, lidhur me parandalimin ose zhdëmtimin e dëmit të shkaktuar me rrënimin e shëndetit, sigurisë ose ambienti; - për inspektimet dhe kërkesat për inspektim të bëra nga mbajtësit e hipotekave të regjistruara ose pengjeve të plota (të përsosura). 4.2 Mbrojtja adekuate Poseduesi i hipotekës dhe i pengut të plotë (të përsosur) përkatësisht kreditori i siguruar gëzojnë mbrojtje gjyqësore, në rastet dhe në mënyrën e parashikuar në nenin 34 të Ligjit për Likuidimin, sipas të cilit: 1. Poseduesi i hipotekës së regjistruar mbi pasurinë e paluejtshme, përkatësisht poseduesi i pengut

Page 133: Jurispodenca

të regjistruar mbi pasurinë e luajtshme që janë kolateralë të moratoriumit, ka të drejtën e mbrojtjes përkatëse të interesit të tij të siguruar në ato pasuri, me qëllim të ruajtjes së gjendjes dhe të vlerës së pasurisë, siç ishte në kohën e paraqitjes së kërkesës. 2. Kreditori i siguruar mund t`i paraqesë kërkesë me shkrim Gjykatës për dhënien e një mbrojtjeje plotësues, në rastet kur pasuria, e cila është objekt i hipotekës së regjistruar ose i pengut të përsosur ( të plotë) nuk është e mbrojtur në mënyrë përkatëse. Kjo kërkesë mund të bashkohet me kërkesën për ndërprerjen e moratoriumit të parashikuar në nenin 36 të Ligjit për Likuidim. 3. Lidhur me këtë kërkesë Gjykata do të marrë vendim jo më vonë se 20 ditë pas paraqitjes së saj. Në mungesë të kërkesës, moratoriumi do të pushojë për aq kohë sa është e domosdoshme që kreditori të ushtrojë të drejtat e tij në pasurinë e siguruar. 4. Si mbrojtje përkatëse, Gjykata mund të urdhërojë lehtësitë që kanë të bëjnë me kompensimin (për shkak të rënies së vlerës së pasurisë) deri në nivelin e kësaj rënieje; me dëmshpërblimet për humbjet; me përmbushjen e kërkesave nga paratë e realizuara nga shitja, përdorimi ose tjetërsimi i kolateralit etj. 4.3. Ndërprerja e moratoriumit Moratoriumi ndërpritet nga Gjykata, me kërkesën me shkrim të kreditorit të siguruar në rastet kur: - interesi i kreditorit të siguruar nuk mund të mbrohet në mënyrën përkatëse; - vlera e pasurisë është më e vogël se shuma e përbashkët e interesit të siguruar, pengjeve ose pengndaljeve dhe kjo pasuri nuk është e rëndësishme për riorganizim. Moratoriumi ndërpritet nga Gjykata me vendim, jo më vonë se 20 ditë nga data e paraqitjes së kërkesës me shkrim nga kreditori i siguruar për ndërprerjen e moratoriumit. Në mungesë të kërkesës, moratoriumi do të pushojë për aq kohë sa është e domosdoshme që kreditori t`i ushtrojë të drejtat e tij në pasurinë e siguruar. 747 E drejta ekonomike 4.4 Ndërprerja e afateve kufizuese Të gjitha afatet kufizuese për ndërmarrjen e veprimeve juridike kundër debitorit, të ndërprera me moratorium, rifillojnë kur moratoriumi pushon së zbatuari. 4.5. Shërbimet publike Gjatë procedurës së falimentimit debitorit nuk mund t`i shkurtohet e drejta e furnizimit me korent, gaz natyror, ujë, shërbime telefonike etj. nga ndërmarrjet publike për shkak të mospagimit të borxheve të krijuara nga debitori para fillimit të kësaj procedure. Ndërkaq, administratori detyrohet ta bëjë pagesën për shërbimet e ofruara, pas fillimit të procedurës së falimentimit, duke depozituar, për këtë qëllim, një shumë të caktuar parash, sipas kërkesës së ndërmarrjes publike, në një bankë komerciale. 4.6. Trajtimi i kontratave të papërmbushura Në rastet kur kontratat e lidhura nuk janë përmbushur, administratori mund t`i refuzojë ose t’i pranojë ato sipas procedurës për refuzimin ose pranimin e kontratave, të përcaktuar me Rregullat e zbatimit. Përndryshe, debitori është i detyruar që të bashkëpunojë me administatorin dhe, në përputhje me kontratën e lidhur me të, t`i ofrojë shërbime profesionale. 5. PARAQITJA E KËRKESAVE 5.1. Regjistrimi dhe llogaritja e kërkesës Të gjithat kërkesat paraqiten dhe regjistrohen në përputhje me dispozitën e nenit 42 të Ligjit për Likuidimin dhe me Rregullat e zbatimit. Kërkesat me shkrim, me provat përkatëse, i paraqiten Gjykatës jo më vonë se 60 ditë pas pranimit të rastit. Kërkesat e paraqitura më parë (gjatë procesit zyrtar të regjistrimit të kërkesave) konsiderohen valide, në qoftë se ato në pjesën më të madhe përputhen me kërkesat e Ligjit për Likuidimin ose me Rregullat e zbatimit. Po qe se nuk janë të tilla, ato mund të ripërtrihen, pasi të vihen në përputhëshmëri me Ligjin për Likuidimin dhe Rregullat e zbatimit.

Page 134: Jurispodenca

Kërkesat përfshijnë: borxhin kryesor; kamatat e akumuluara në shkallën e kontraktuar deri në datën e paraqitjes së kërkesës; shpenzimet e procedurës civile dhe të përmbarimit deri në datën e pranimit të rastit, nëse kështu është kontraktuar nga palët kontraktuese, si dhe pagesat e tjera të parashikuara me kontratë. Minimumi i informacionit të kërkuar për provën e kërkesës, procedurat për llogaritjen, pranimin dhe regjistrimin në Gjykatë dhe krijimi i regjistrit të kërkesave, përcaktohen me Rregullat e zbatimit. 5.2. Kërkesat e siguruara Kërkesat mund të jenë të siguruara dhe të pasiguruara. Kur të ardhurat e krijuara, ose të ardhurat që vlerësohen se do të krijohen nga shitja ose kalimi i pronës së siguruar, janë të pamjaftueshme për përmbushjen e plotë të kërkesës përkatëse të siguruar, pjesa që vlerësohet se ka mbetur e 748 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS papërmbushur, konsiderohet kërkesë e pasiguruar. Gjykata do t`i dërgojë administratorit një kopje të regjistrit të kërkesave,jo më vonë se 10 ditë, nga data e pranimit të kërkesës së fundit. Administratori do të shqyrtojë vlefshmërinë, vazhdimin dhe prioritetin e kërkesave të paraqitura, si dhe të çdo pengu të plotë ose hipoteke të regjistruar dhe, kur gjen arsye të duhura, paraqet kundërshtim përkatës. Regjistri i kërkesave u vihet në dispozicion për inspektim: debitorit, çdo kreditori dhe personi të interesuar. Për kundërshtimin e paraqitur me kohë (brenda afatit prej 30 ditësh, nga data e pranimit të kërkesës së fundit kundër provës së kërkesës) Gjykata do ta njoftojë kreditorin e prekur me kundërshtim dhe do të caktojë seancën gjyqësore, e cila do të mbahet jo më vonë se 7 ditë, nga dita e paraqitjes së kundërshtimit. Për kundërshtimin Gjykata do të marrë vendim jo më vonë se 2 ditë, nga data e mbajtjes së seancës. Nëse Gjykata, brenda këtij afati, nuk merr vendim, konsiderohet se kundërshtimi është hedhur poshtë dhe se kërkesa është miratuar. 5.3. Lista përfundimtare e kërkesave Pas zgjidhjes së të gjitha kundërshtimeve, administratori do të përpilojë dhe, jo më vonë se 10 ditë, nga dita e zgjidhjes së kundërshtimeve, do t`i dërgojë Gjykatës listën përfundimtare të kërkesave, në të cilën, përveç tjerash, përfshihet shuma dhe statusi i kërkesave, në përputhje me nenin 66 të Ligjit për Likuidimin. Lista përfundimtare e kërkesave do t`i dërgohet debitorit dhe bordit të kreditorëve, por në rastet kur nuk ka bord të formuar, lista u dërgohet kreditorëve që posedojnë 10 kërkesat më të mëdha të pasiguruara. 5.4. Kompensimi i kërkesave Kompensimi i kërkesave të ndërsjella ndërmjet debitorit dhe kreditorit lejohet vetëm në rastet dhe në mënyrën e përcaktuar në nenin 49 të Ligjit për Likuidimin, sipas të cilit, kërkesat e ndërsjella që kanë ekzistuar brenda afatit prej 6 muajsh, para datës së paraqitjes së kërkesës, kompensohen dhe nuk do të përfshihen në pasurinë e falimentimit ose në procesin e regjistrimit të kërkesave, me kusht që njoftimi me shkrim i kompensimit t`i jetë dërguar Gjykatës para datës së fundit për dorëzimin e kërkesave. Ndërkaq, kërkesat që janë paraqitur para datës së dërgimit të kërkesës, nuk mund të kompensohen me kërkesat që janë paraqitur pas datës së paraqitjes së kërkesës. 6. VEPRIMET E ANULIMEVE 6.1. Anulimi i bartjeve të caktuara Gjyjkata mund të anulojë transferet e debitorit, të bëra gjat një viti paraprak, nga data e parashtrimit të kërkesës dhe transferet e bëra pas datës së parashtrimit të kërkesës, nësë vertetohet se bartjet e tilla: - ishin bërë nën vlerën reale; - kanë zvogëluar aktivet e përgjithëshme të pasurisë së debitorit; - ishin ndërmarr me qëllim të dëmtimit të interesave të kreditorëve; - kanë ndodhur pas datës së paraqitjes së kërkesës dhe para emërimit të administratorit. “Transferi”, në kuptimin e sipërpërmendur, nënkupton çdo mënyrë (të drejtpërdrejt ose tërtho- 749

Page 135: Jurispodenca

E drejta ekonomike razi) të tjetërsimit, shitjes, këmbimit, dhurimit, derdhjes së mjeteve, disponimit, dhënies peng ose vënies së hipotekës ose të drejtat e tjera. Procedura e anulimit të transfereve përcaktohet me Rregullat e zbatimit, duke pasur parasysh interesat e pasurisë dhe nevojën e trajtimit të drejtë të kreditorëve, parashikuar nga neni 50.3 (a) dhe (b) të Ligjit për Likuidim 7. RIORGANIZIMI 7.1. Plani i riorganizimit Riorganizimi i debitorit bëhet në bazë të planit të riorganizimit, i cili detyrimisht duhet të jetë në formë të shkruar dhe në përputhje të plotë me dispozitat e nenit 51-59 të Ligjit për Likuidimin dhe me Rregullat e zbatimit, me të cilat përcaktohen metodat e riorganizimit. Plani i riorganizimit paraqitet nga: - debitori; - administrastori; - kreditorët që posedojnë së paku 30% të kërkesave të siguruara; - kreditorët që posedojnë së paku 30% të kërkesave të pasiguruara ose - personat që posedojnë së paku 30% të kapitalit në pronësi të debitorit (në formë të aksioneve ose në formë tjetër të ngjajshme). Plani i riorganizimit miratohet nga Gjykata jo më vonë se 60 ditë, nga data e pranimit të rastit. Ky afat mund të zgjatet nga Gjykata edhe për 30 ditë, në rastet kur për këtë ekzistojnë rrethana të përshtatëshme. Mbi 90 ditë afati mund të zgjatet vetëm me pëlqimin unanim të kreditorëve të siguruar, të bordit të kreditorëve dhe, në rastet kur nuk ka bord të kreditorëve, të kreditorëve që posedojnë 10 kërkesa më të mëdha të pasiguruara. Shpenzimet lidhur me hartimin dhe dërgimin e planit të riorganizimit, në rastet kur ai nuk propozohet nga administratori ose debitori, përballohen nga propozuesi, ndërkaq, në rastet kur ai propozohet nga këta të fundit (administratori ose debitori ) shpenzimet në fjalë përballohen nga pasuria dhe hyjnë në kategorinë e shpenzimeve dhe në rendin e prioriteteve të përcaktuara në nenin 65.1 (b) (5). 7.2. Metodat e riorganizimit Metodat e riorganizimit caktohen me Rregullat e zbatimit 7.3. Përmbajtja e planit të rioranizimit Plani i riorganizimit duhet të përmbajë të gjitha elementet dhe kriteret e përcaktuara me nenin 54 të Ligjit për Likuidimin. Ai duhet të përmbajë informacione të mjaftueshme, në bazë të të cillave kreditorët do të përcaktoheshin, me rastin e votimit. 7.4. Seanca e planit të riorganizimit Shqyrtimi i planit të riorganizimit dhe votimi nga kreditorët bëhet në seancën gjyqësore, e cila caktohet jo më vonë se 30 ditë, nga data e paraqitjes së tij. Procedurat për këtë seancë përcaktohen me Rregullat e zbatimit, ndërsa e drejta e votës, mënyra e votimit, konfirmimi i planit, pasojat 750 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS e konfirmimit, zbatimi dhe mbikëqyrja e planit, si dhe çështjet e tjera lidhur me të, përcaktohen në nenet 56 dhe 57 të Ligjit për Likuidimin. Seanca gjyqësore për shqyrtimin e planit të riorganizimit dhe votimin për të zgjat, në parim, një ditë, ndërsa, përjashtimisht, kjo seancë zgjat më shumë se një ditë, në rastin kur zgjatja miratohet nga Gjykata, me propozim të kreditorëve të siguruar dhe të pasiguruar, të pranishëm në seancë, të cilët kanë votuar për zgjatjen e seancës më shumë se një ditë. Plani i konfirmuar i riorganizimit e ka forcën juridike të kontratës së re dhe, si i tillë, i detyron të gjithë pjesmarrësit e tij që t`i përmbushin kërkesat e përfshira në të. 7.5. Shkelja e planit të konfirmuar Për moszbatimin e dispozitave të planit të konfirmuar të riorganizimit, çdo kreditor ose person tjetër i prekur nga ky moszbatim, mund t`i paraqesë Gjykatës njoftim për shkeljen e planit në fjalë. Pas pranimit, Gjykata do t`i dërgojë njoftimin debitorit dhe administratorit jo më vonë se 5

Page 136: Jurispodenca

ditë, nga dita e pranimit të njoftimit dhe do të caktojë seancën për këtë çështje jo më vonë se 10 ditë nga dita e paraqitjes së njoftimit. Pas konstatimit të shkeljes së planit të konfirmuar të riorganizimit, Gjykata: - urdhëron me vendim mënjanimin e shkeljes, brenda afatit të caktuar qartë, pas kalimit të të cilit (po qe se shkelja nuk mënjanohet ) rasti mund të shndërrohet në likuidim; - merr vendim për shndërrimin e rastit në likuidim ; - i lejon debitorit të paraqesë amendamente në plan, të cilat miratohen në po atë procedurë në të cilën miratohet plani sipas Ligjit për Likuidimin; - merr çfarëdo vendimi tjetër për mënjanimin e shkeljes, në përputhje me Ligjin për Likuidimin a ligjin tjetër në fuqi. 7.6. Shndërrimi në likuidim Gjykata merr vendim për fillimin e procedurës së likuidimit, në përputhje me kreun 9 të Ligjit për Likuidimin, në këto raste: - kur nuk është paraqitur asnjë plan i riorganizimit, brenda afatit prej 60 ditësh, nga data e pranimit të rastit, përkatësisht, brenda kohëzgjatjes së po këtij afati edhe për 30 ditë, të parashikuar në nenin 51.4 të Ligjit për Likuidimin; - kur nuk është konfirmuar asnjëri nga planet e paraqitura të riorganizimit, pas përfundimit të seances për shqyrtimin e planit dhe votimin e kreditorve për të, në përputhje me nenin 55 të Ligjit për Likuidimin; - kur debitori nuk vepron në përputhje me kërkesat e planit të konfirmuar të riorganizimit; - kur nuk është propozuar asnjëri nga vendimet e parashikuara në nenin 58 të Ligjit për Likuidimin; - kur debitori, brenda afatit prej 20 ditësh, nuk ia paraqet Gjykatës deklaratën për qëllimin e riorganizimit, në përputhje me nenin 15 të Ligjit për Likuidimin; - kur debitori nuk bashkëpunon me administratorin ose bordin e kreditorve, përkatësisht nuk u përgjigjet kërkesave të arsyeshme për informim; - kur debitori nuk u përmbahet vendimeve të Gjykatës;- kur debitori kërkon që likuidimi të fillojë dhe nuk ka plan konkurues të propozuar nga personi tjetër. Me shndërrimin e rastit në likuidim, në përputhje me nenin 59 të Ligjit për Likuidimin, hiqet moratoriumi për të drejtat e kreditorve të siguruar për ushtrimin e të drejtave të tyre në pronën e 751 E drejta ekonomike siguruar. 8. LIKUIDIMI 8.1. Shitja e pasurisë Procedura e shitjes së pjesshme ose totale të pasurisë së debitorit zhvillohet nga administratori ose nga një person i emëruar nga ai ose nga një ekspert i punësuar, nën mbikqyrjen e plotë të administratorit, në përputhje me dispozitat e kreut 9 të Ligjit për Likuidimin. Shitja do të bëhet me ankand ose me negociata të drejtpërdrejta, përveç rastit kur Gjykata lejon ndonjë mënyrë tjetër. Në qoftë se fillimi i procedurës së likuidimit është rezultat i shndërrimit të procedurës së riorganizimit, atëherë administratori ka të drejtë ta shesë pronën e siguruar, vetëm me pëlqimin me shkrim të kreditorit, kërkesa e të cilit është e siguruar me pronë. Në qoftë se procedura e likuidimit fillon drejtpërsdrejti, atëherë administratori ka të drejtën ekskluzive të shitjës së pronës së siguruar të paluajtshme, brenda afatit prej 90 ditësh, nga data e pranimit të rastit, përkatësisht të pronës të luajtshme, brenda afatit prej 60 ditësh. Me këtë rast, moratoriumi i të drejtave të kreditorëve të siguruar, për ushtrimin e të drejtave të tyre mbi pasurinë e siguruar, i parashikuar në nenin 33 Ligjit për Likuidimin, nuk do të zbatohet, përkatëshisht moratoriumi do t`i hiqet, pa qenë nevoja që, për këtë, Gjykata të marrë vendim. Shitja e pronës së siguruar nga administratori, pas heqjes së moratoriumit, bëhet vetëm me pëlqimin me shkrim të kreditorit, kërkesa e të ciliit është e siguruar me pronë. Procedura e shitjes përcaktohet me Rregulla të zbatimit.

Page 137: Jurispodenca

8.2. Braktisja Prona me vlerë të parandësishme ose prona që paraqet barrë të rëndë për pasurinë mund të braktiset nga administratori pas regjistrimit të vendimit gjuqësor për miratimin e braktisjes. Pas braktisjes, prona pushon të jetë pjesë e pasurisë dhe kreditorët e siguruar mund t`i realizojnë me detyrim të drejtat e tyre ndaj pronës, në përputhje me ligjin e zbatueshëm. Njoftimi dhe mundësia për të kundërshtuar braktisjen rregullohen me procedurat e përcaktuara të shitjes me negociata të drejtpërdrejta. 8.3 Shitja e jashtëzakonshme e pasurisë Duke i zbatuar dispozitat e nenit 60 të Ligjit për likuidimin, që kanë të bëjnë me shitjen e pasurisë dhe Rregullat e zbatimit, shitja e jashtëzakonshme e pronës nga administratori do të bëhet në rastet: - kur prona përbëhet nga mallrat që prishen shpejt, për ç`arsye edhe propozohet shitja e tyre, administratori e njofton njëanshëm “ex parte” me “Njoftimin urgjent për shitjen e propozuar të mallrave që prishen shpejt”. Në qoftë se Gjykata, brenda afatit prej 2 ditësh, nga dita e njoftimit, nuk i përgjigjet administratorit, përkatësisht nuk merr vendim për shtyrjen e shitjes së propozuar, administratori mund të fillojë shitjen; - kur shpenzimet e mirëmbajtjes së pronës janë të mëdha dhe, për këtë arsye, propozohet shitja e saj, administratori do ta njoftojë Gjykatën njëanshëm “ex parte” me “Njoftimin urgjent për shitjen e mallrave për shkak të shpenzimeve të mdha”. Në qoftë se Gjykata, brenda afatit prej 752 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS 5 ditësh, nga dita e njoftimit, nuk i përgjigjet administratorit, përkatësisht nuk merr vendim për shtyrjen e shitjes së propozuar, administratori mund të fillojë shitjen. 8.4. Të ardhurat nga shija ose përdorimi i pasurisë Fitimet e realizuara nga shitja ose shfrytëzimi i pasurisë janë pjesë e pasurisë që mbrohen dhe llogariten nga administratori. Të drejtatë nga këto fitime, që dalin nga pengu, pengndalja, hipoteka ose ndonjë interes tjetër i siguruar, realizohen në përputhje me ligjin e zbatueshem. 8.5. Shpenzimet e shitjes Fitimet e realizuara nga shitja e pronës që nuk i nënshtrohet interesit të siguruar do të përdoren, së pari, për mbulimin e shpenzimeve të shitjes e, pastaj, pjesa e mbetur, do të shpërndahet, në përputhje me prioritetet e caktuara në nenin 65 të Ligjit për Likuidimin. Fitimet e realizuara nga shitja e pronës, që i nënshtrohet interesit të siguruar, do të përdoren, së pari, për mbulimin e shpenzimeve të shitjes, pastaj për përmbushjen e kërkesave të siguruara, në përputhje me prioritetet e tyre të përcaktuara me ligjin e zbatueshem dhe, së fundi, pjesa e mbetur, do të shpërndahet në përputhje me prioritetet e caktuara në nenin 65 të Ligjit për Likuidimin. 8.6. Caktimi i prioriteteve Në të gjitha rastet e likuidimit, kërkesat e kreditorëve përmbushen sipas kategorisë, me rendin e prioritetit vijues: a) Kërkesat e siguruara, pa shpenzimet e arsyeshme të shitjes, në përputhje me nenin 64.2 të Ligjit për Likuidimin; b) Kërkesat prioritare, duke përfshirë: - shpenzimet gjyqësore; - shpenzimet e administratorit; - shpërblimin e administratorit; - shpenzimet administrative të nevojshme për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e pasurisë, duke përfshirë shpenzimet për veprimet e vazhdueshme të debitorit, pas datës së paraqitjes së kërkesës; - shpenzimet e riorganizimit (në rast të riorganizimit); - financimin e riorganizimit dhe kredisë (në rast të dështimit të riorganizimit); - pagesat dhe shpenzimet e personave të angazhuar gjatë kohës së administrimit të rastit dhe - shpenzimet e bordit të kreditorëve. c) Kërkesat e preferuara, për nëpunësit e papaguar, para kërkesave (kufizuar për pagat dymujore)

Page 138: Jurispodenca

dhe meditjet ( për person); ç) Kërkesat e pasiguruara, duke përfshirë kërkesat për pagat që nuk i nënshtrohen trajtimit të prioritetit të lartë; d) Kërkesat e pronarëve të debitorit, aksionarëve, anëtarëve themelues, pjesëmarrësve. Në çdo kategori, kërkesat e siguruara do të përmbushen në përputhje me prioritetet e tyre të përcaktuara me ligjin e zbatueshëm , ndërsa kërkesat e pasiguruara do të përmbushen në bazë “prorata”. 8.7. Përmbushja e kërkesave 753 E drejta ekonomike Kërkesat përmbushen (paguhen) me rendin e prioriteteve sipas kategorisë, të paraqitura më sipër, në përputhje me nenin 65 të Ligjit për Likuidimin. Kërkesat që i përkasin kategorisë pasuese të prioritetit më të ulët përmbushen (paguhen) vetëm për përmbushjen e plotë dhe të të gjitha kërkesave të kategorisë paraprake më të lartë të prioritetit. Në rast se burimet janë të pamjaftueshme për përmbushjen (pagimin) e të gjitha kërkesave të kategorisë së caktuar, kërkesat e kësaj kategorie përmbushen në përpjesëtim me shumën e çdo kërkese. Procedurat për përmbushjen (pagimin) e kërkesave përcaktohen me Rregullat e zbatimit. Kërkesat e paraqitura me vonesë, pas kalimit të afatit të parashikuar për paraqitjen e tyre, mund të përmbushen (paguhen) pas plotësimit të të gjitha kërkesave të paraqitura me kohë, vetëm në rastet kur shkaqet e vonesës janë mjaft të arsyeshme. 8.8. Fondet rezervë Mjetet financiare ose pasuria tjetër e mbetur pas përmbushjes (pagimit) të kërkesave në mënyrën e sipërpërmendur mund të vihen mënjanë, në një fond të veçantë në Gjykatë ose të caktohet një përfaqësues ligjor a kujdestar për përmbushjen (pagimin ) e: - kërkesave kontestuese, ende të pazgjidhura nga Gjykata; - kërkesave që duhen të bëhen për shumat që u nënshtrohen pagesave ose riblerjes, kur kërkohet paraqitja e një dokumenti, certifikate interesi ose dividenti, të tilla siç janë: letrat me vlerë të konvertueshme, fletëobligacionet ose instrumentet e tjera të ngjashme: - shpenzimeve të ardhshme, lidhur me mirëmbajtjen e pronës së caktuar; - kërkesave të ardhshme që me siguri do të krijohen, por që, në kohën e shpërndajres së propozuar ose konfirmimit të planit, ato janë të pasigurta. 9. MBYLLJA E RASTIT 9.1. Raporti përfundimtar Administratori detyrohet që Gjykatës t`i paraqesë raportin përfundimtar. Raporti paraqitet pas përmbushjes së planit, në rastin e riorganizimit ose pas pagimit të kërkesave, në përputhje me shpërndarjen e propozuar, të miratuar në rast të likuidimit. Përmbajtja e raportit përfundimtar, shpërndarja dhe procedura për zgjidhjen e kundërshtimeve përcaktohen me Rregullat e zbatimit. 9.2. Mbyllja e rastit Rasti mbyllet me paraqitjen e kërkesës në Gjykatë për mbylljen e rastit. Kërkesa paraqitet: - nga administratori, në procedurën e likuidimit, pasi shpërndarja të jëtë plotësuar ose, në pjesën më të madhe të saj, është realizuar dhe pas miratimit të raportit përfundimtar nga Gjykata; - nga administratori ose propozuesi i planit, në procedurën e riorganizimit, pasi dispozitat e planit të jenë zbatuar ose, në pjesën ma të madhe, të jenë realizuar dhe pas miratimit të raportit përfundimtar nga Gjykata. 754 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS Rasti mbyllet me kërkesë të administratorit, në çdo fazë të procedurës, kur vërtetohet se resurset nga pasuria janë të pamjaftueshme për mbulimin e shpenzimeve të kërkesave prioritare, sipas prioriteteve të përcaktuara me nenin 65 të Ligjit për Likuidimin. Menjëherë pas vërtetimit të këtij fakti, administratori mund t`i paraqesë për miratim Gjykatës raportin përfundimtar dhe, pas

Page 139: Jurispodenca

miratimit të tij, Gjykata do të marrë vendim për mbylljen e rastit. Në qoftë se asnjëri nga kreditorët nuk ka paraqitur kërkesë, brenda aftit prej 60 ditësh, nga data e pranimit të rastit, të përcaktuar me nenin 42 të Ligjit për Likuidimin, administratori mundet, me konstatimin e këtij fakti, menjëherë t`i paraqesë Gjykatës për miratim raportin përfundimtar dhe, pas miratimit të tij, Gjykata do të marrë vendim për mbylljen e rastit. 9.3. Pasojat e mbylljes së rastit Gjatë lkuidimit, pas mbylljes së rastit, debitori, në pikpamje ligjore, konsiderohet i shpërbërë. Gjykata do të marrë vendim për mbylljen e rastit dhe shpërbërjen e kompanisë jo më vonë se 5 ditë, pas mbylljes së rastit. Gjykata gjithashtu mund të marrë vendim për heqjen e emrit të kompanisë së shpërbërë nga regjistri i bizneseve aktive.Në rast riorganizimi, pas mbylljes së rastit, debitori konsiderohet financiarisht i rimëkëmbur dhe mund të vazhdojë veprimtarinë e tij afariste pa kufizime a mbikëqyrje të mëtejshme. 9.4. Shlyerja e borxheve Pas mbylljes së rastit, të gjitha borxhet e papaguara nga debitori, që rrjedhin para datës së kërkesës, shuhen në bazë të ligjit dhe çdo veprim për arkëtimin e borxheve të tilla (të shuara) është i ndaluar, përveç rastit kur Gjykata, lidhur me borxhet që duhen kthyer, në përputhje me planin e konfirmuar të organizimit, nuk urdhëron që ato të kthehen. Kjo nuk ka të bëjë dhe nuk ndikon fare në detyrimet që rrjedhin, në përputhje me kontratën e dorëzanisë, të lidhur ndërmjet debitorit dhe palëve të treta ose pjesëmarrësve me përgjegjësi të pakufizuara të debitorit, në rastet kur debitori është shoqëri me përgjegjësi të pakufizuar ose shoqëri me përgjegjësi të kufizuar. 9.5. Lirimi i administratorit Pas miratimit të raportit përfundimtar, Gjykata merr vendim: - për lirimin e administratorit nga detyra e tij e mëtejme, lidhur me rastin, me përjashtim të zbatimit të shpërndarjeve përfundimtare nga administratori, që kanë mbetur ende të pazbatuara; - për miratimin e pagimit përfundimtar të çdo takse administrative ose shpenzimi, kur është e përshtatshme; - për lirimin nga çdo dorëzani ose depozitë, të mbajtur për sigurimin e kryerjes së saktë të detyrave. Për shkeljet eventuale të dispozitave të Ligjit për Likuidimin, parashikohen dënime përkatëse me gjobë dhe burgim, në përputhje me kreun 11 të Ligjit për Likuidimin, i cili ka të bëjë me përgjegjësitë civile dhe penale. 755 E drejta ekonomike III. KOOPERATIVAT BUJQËSORE Me qëllim të zhvillimit të bujqësisë dhe rritjes së produktivitetit të punës së bujqve në Kosovë, me Ligjin për Kooperativat e Bujqve, nr.2003/9 ( më poshtë: Ligji) të shpallur me Rregullorene UNMIK-ut, nr. nr.2003/21, datë 23 06.2003, për Shpalljen e Ligjit të Miratuar nga Kuvendi i Kosovës për Kooperativat Bujqësore, rregullohet rithemelimi dhe puna e kooperativave të bujqve në Kosovë. Sipas këti Ligji, Kooperativë e Bujqve (më poshtë: kooperativa) është një entitet ligjor, jofitimprurëse, e krijuar nga personat fizikë dhe juridikë, të cilët detyrimisht duhet të jenë bujq, të cilët, me pronat e tyre private, kontribuojnë në kapitalin aksionar të Koopërativës. Kooperativa ofron shërbime për anëtarët e saj dhe, së paku, 75% i qarkullimit bruto të kooperativës rrjedh nga aktivitetet e anëtarëve të saj. Për anëtarët e saj, kooperativa ushtron shërbime që kanë të bëjë me: - furnizimin me impute (matriale) dhe makineri, të domosdoshme për aktivitetet bujqësore të anëtarëve të saj; - grumbullimin e prodhimeve prjë anëtarëve të saj, për t`i shitur në gjendje natyrore ose të përpunuara; - kryerjen, në të mirë të anëtarëve të saj, të shërbimeve të domosdoshme për aktivitetet e tyre bujqësore; - blerjen e makinerisë për përdorim të përbashkët nga anëtarët e saj, për nevojat e tyre bujqësore dhe

Page 140: Jurispodenca

- përmbushjen e aktiviteteve në përgjithësi, në emër të anëtarëve të saj, që zgjerojnë aktivitete e tyre bujqësore dhe vetëm për qëllime të aktiviteteve bujqësore. Kooperativa përbëhet nga anëtarët e saj , përkatësisht perasonat që janë bujq dhe kanë kontribuar në kapitalin aksionar. Anëtarët e kooperativës zotohen se do të kryejnë aktivitetin e caktuar bujqësor në një kooperativë të vetme. Bujk, në kuptim të Ligjit, është personi fizik, i cili kryen një aktivitet bujqësor, si aktivitet të tij kryesor profesional ose personi juridik, i cili kryen një aktivitet bujqësor, si aktivitet të tij të vetëm. 1. REGJISTRIMI Të gjitha kooperativat ekzistuese dhe kooperativat që do të themelohen në Kosovë, pas hyrjes në fuqi të Ligjit, duhen detyrimisht të regjistrohen në Zyrën e regjistrimit të ndërmarrjeve afariste dhe emrave tregtarë të tyre (më poshtë: “Zyrja e regjistrimit”). Bazë për regjistrimin e tyre është Ligji. Vetëm pas këtij regjistrimi, kooperativa fillon së ekzistuari. Aktivitetet e kooperativës së regjistruar mund të jenë vetëm aktivitetet e përcaktuara në Ligj dhe në statutin e kooperativës, përmbajtja dhe forma e të cilit (statutit) përcaktohet nga Ministria e Bujqësis, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (më poshtë:”Ministria”). Kooperativa humb statusin e kooperativës bukqësore, po qe se statuti i saj nuk është në përputhje me Ligjin dhe udhëzimet administrative. 2. FEDERATA 756 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS Federata e Kooperativave të Bujqve të Kosovës ( më poshtë: “Federata”) është organ profesional, që vepron i pavarur dhe themelohet nga vetë Ligji. Statuti i Federatës, i cili duhet të jetë në përputhje me Ligjin dhe udhëzimet administrative të Ministrisë, të nxjerra në përputhje me Ligjin, miratohet nga Kuvendi i Federatës, me pëlqim paraprak të Ministrisë. Antarësimi i kooperativave dhe i Bashkësive të Kooperativave në Federatë bëhet mbi baza vullnetare. Mjetet e Federatës krijohen nga anëtarësia e anëtarëve dhe kontributet e kooperativave dhe të bashkësive të tyre, kuota e të cilave caktohet nga Kuvendi i Përgjithëshëm. Shuma e tyre përbën të hyrat e Federatës. Veprimtaria, të drejtat dhe përgjegjësitë e Federatës përcaktohen me statut të saj. 3. KUSHTET PËR THEMELIMIN Kooperativa themelohet nga së paku 10 bujq, që janë nënshkrues të detyrimeve. 4. KUVENDI THEMELUES Kuvendi themelues miraton statutin e kooperativës. Në qoftë se statuti është nënshkruar nga themeluesit më parë (para mbajtjes së Kuvendit themelues) dhe të gjithë anëtarët kanë kontribuar në kapitalin e përgjithëshëm, nuk është e nevojshme të mbahet Kuvendi themelues. 5. PERSONI JURIDIK Pavarësisht nga anëtarët e saj, Kooperativa i ka të gjitha të drejtat dhe detyrimet e personit juridik. Ajo ka pronën dhe detyrat e caktura të saj. Është përgjegjëse për pronën e saj dhe për çdo vëprim të kryer në emër të saj. 6. TË DREJTAT DHE DETYRIMET E ANËTARËVE TË KOOPERATIVËS Anëtari i kooperativës gëzon të drejtën e : - shfrytëzimit të shërbimeve të kooperativës, varësisht nga lloji i aktivitetit për të cilin është anëtarësua; - pjesëmarrjes në seancën e Kuvendit të përgjithshëm, me të drejtë vote, pa marrë parasyesh numrin e aksioneve që ka në pronësi; - merrjes së lëvërdisë së llogaritur, në bazë të kontributit të paguar në kapitalin aksionar, në masën e përcaktuar me statut; - marrjes së pagesës nga kooperativa, në proporcion me aktivitetet e realizuara me kooperativën ; - shitjes ose të transferit të aksionev të tij, në përputhje me dispozitat e Ligjit dhe të statutit të kooperativës ; - marrjës së vlerës nominale të aksioneve të tij pas përfundimit të anëtarësisë, me kusht që humbjet

Page 141: Jurispodenca

e akumuluara të mos tejkalojnë fondet rezervë dhe të mos ketë kufizime të tjera, të përcaktuara në Ligj dhe në statutin e kooperativës. Anëtari i kooperativës detyrohet: 757 E drejta ekonomike - të zhvillojë aktivitetet e tij vetëm me kooperativën e bujqve, gjatë periudhës jo më të shkurtër se 3 vjet të njëpasnëshme në llojet e aktiviteteve për të cilat anëtari është zotuar, në përputhje me statutin e kooperativës; - të kontribuojë në kapitalin aksionar në përpjesëtim me zotimin e tij për aktivitet dhe të paguajë aksionet e veta, në përputhje me kërkesat ligjore dhe kërkesat e parashikuara me statut, ose të blejë një numër të aksioneve të nevojshme për zotimin e tij për aktivitetë; - të mbajë përgjegjësi për borxhet e kooperativës deri në shumën që është e barabartë me kontributin e tij të investuar në kapitalin aksionar, në rast të paaftësisë paguese. Statusi i anëtarit të kooperativës fitohet: - gjatë themelimit të koopërativës, me nënshkrimin e kërkesës për anëtarësim, me nënshkrimin e statutit apo me pjesëmarrjen në kuvendin themelues, në të cilin miratohet statuti; - pas themelimit të kooperativës, përmes kërkesës për anëtarësim dhe deklaratës për pranimin e statutit të kooperativës, me të cilat nënshkruesi i pranon të gjitha të drejtat dhe detyrimet e anëtarit të kooperativës. Për pranimin e anëtarit të ri vendos Këshilli drejtues, me vendim të vëçantë, brenda afatit prej 30 ditësh, nga dita e pranimit të kërkesës. Kundër vendimit me të cilin refuzohet kërkesa për anëtarësim në kooperativë, mund t`i paraqitet anëkesa Kuvendit të përgjithshëm. Kooperativa mban regjistrin e anëtarëve të kooperativës, në të cilin paraqitet numri i aksioneve, në pronësi të secilit anëtar, si dhe regjistrin e çdo transferi të aksioneve. Statuti i anëtarit të kooperativës humbet me: - tërheqjen e anëtarit nga kooperativa; - përjashtimin e anëtarit nga kooperativa; - shuarje apo braktisje të veprimtarisë bujqësore të anëtarit që është person juridik; - vdekjen e anëtarit dhe - prishjen e kooperativës, sipas kushteve, mënyrës dhe afateve të përcaktuara me Ligj. 7. KAPITALI AKSIONAR Kooperativa nuk mund të themelohet e as të ekzistojë pa kapital aksionar. Kapitali i kooperativës përbëhet nga kontributet e anëtarëve të kooperativës dhe mund të jetë i ndryshueshëm. Zvogëlimi i kapitalit aksionar është i ndaluar me Ligj, në rast se zvogëlimi i tij bie në një masë më të vogël se gjysma e kapitalit aksionar më të lartë që nga themelimi i kooperativës. 8. KONTRIBUTET KAPITALE - AKSIONET Kontributet kapitale mund të jenë në para në dorë ose në natyrë. Kontributi në aktivitet, sipas Ligjit, është i ndaluar. Kontributi në natyrë i investuar gjatë themelimit të kooperativës, vlerësohet me rastin e nënshkrimit të statutit nga anëtarët themelues ose nga Kuvendi themelues, me rastin e miratimit të statutit, ndërsa vlerësimi i kontributit në natyrë gjatë punës së kooperativës, bëhet nga Kuvendi i përgjithshëm. Anëtarët e kooperativës mbajnë përgjegjësi individuale dhe të përbashkët ndaj personave të tretë për pranimin e vlerësimit të kapitalit në natyrë, i cili ndryshon nga vlerat e caktuara nga kontrolluesi i jashtëm financiar. 758 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS E drejta e anëtarit merr formën e aksioneve. Kapitali ndahet në një numër të caktuar të aksioneve me të njëjtën vlerë nominale prej 10 EURO. 9. KUVENDI I PËRGJITHSHËM

Page 142: Jurispodenca

Kuvendi i Përgjithshëm është organi më i lartë i kooperativës. Ai punon dhe, për çështjet nga fushëveprimi i tij, vendos në mbledhje të rregullta ose të jashtëzakonshme. Mbledhja e rregullt e Kuvendit të Përgjithshëm vendos për çështjet të cilat nuk janë në kopetencë të mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit Përgjithshëm ose të organeve të tjera të kooperativës. Këshilli Drejtues, duke iu referuar nenit 12 të Ligjit, thërret mbledhjen e Kuvendit të Përgjithshëm, së paku një herë në vit ose në rastin kur llogaritë e përkohshme tregojnë humbje. Kuvendi i Përgjithshëm mund të thirret edhe nga 25% e anëtarëve të kooperativës. Mbledhja e jashtzakonshme e Kuvendit të Përgjithshëm vendos mbi amendamentet e statutit. Procesverbalet e mbledhjeve të Kuvendit të Përgjithshëm regjistrohen në mënyrë kronologjike në regjistrin i cili mbahet në zyrën e regjistarave të kooperativës. 10. KONTROLLUESI I JASHTËM FINANCIAR Ministria er Ekonomisë dhe Financave autorizon individë të kualifikuar që të punojnë si kontrollues të jashtëm financiarë dhe i cakton ata të bëjnë kontrollin vjetor financiar për çdo kooperativë, i cili (kontrolli) përfshin verifikimet dhe ekzaminimet e parashikuara nga neni 11 të Ligjit. Shpenzimet e kontrollës financiare përballohen nga Ministria për Ekonomis dhe Financa. 11. KËSHILLI DREJTUES Këshilli Drejtues është organ drejtues i kooperativës, me të gjitha të drejtat drejtuese (menaxhuese) të cilat i ushtron në të mirë të kooperativës, brenda kufijve të qëllimeve të kooperativës, me përjashtim të ç;shtjeve nga kompetenca e organeve të tjera të kooperativës dhe kufizimeve ligjore në fuqi. Këshilli Drejtues ka këto të drejta: - shqyrton dhe analizon llogaritë vjetore të kooperativës dhe Kuvendit të Përgjithshëm të Kooperativës, i propozon miratimin e tyre; - zgjedh dhe shkarkon kryetarin, nga gjiri i anëtarëve të Kshillit Drejtues; - cakton anëtarin e kooperativës, i cili do të plotësojë vendin e lirë të anëtarit të Kshillit Drejtues; - thërret mbledhjet e Kuvendit të Përgjithshëm të Kooperativës dhe përcakton rendin e ditës së tyre; - emëron drejtorin e kooperativës; - pranon dhe largon anëtarin dhe - lejon huatë, sigurimet reale, garancitë dhe sigurimin e borxheve për personat e tretë. Kshillit Drejtues përbëhet prej së paku 3, por jo më shumë se 9, anëtarëve, të cilët emërohen me statut ose nga Kuvendi Themelues, me rastin e themelimit të kooperativës ose nga Kuvendi i Përgjithshëm, në mbledhjen e tij të rregullt, për një periudhë prej së paku 3, por jo më shumë se 6 vjet. Anëtar i Kshillit Drejtues: 759 E drejta ekonomike - mund të jetë perconi i cili, gjatë kohës sa është anëtarë i Kshillit Drejtues, nuk mban përgjegjësi për ndonjë borxh ndaj kooperativës dhe nuk është i dënuar për ndonjë delikti ekonomik ; - nuk mund të jetë bashkëshorti-ja, prindërit ose fëmijët e anëtarit të Kshillit Drejtues; - nuk mund të jetë punëtori i kooperativës; - duhet të jetë mbi moshën 18 vjeç. Anëtari i Kshillit Drejtues nuk ka të drejtë të huazojë ose të sigurojë garanci nga kooperativa për përfitime personale. Ai është përgjegjës personalisht për mospërmbushjen ose shkeljen e detyrimeve të tij ndaj kooperativës ose personave të tretë. Mbledhjet e Kshillit Drejtues i thërret kryetari me vetëinciativë ose me kërkesë të 1/3 së anëtarëve të Kshillit Drejtues Vendimet dhe procesverbalet e Kshillit Drejtues regjistrohen në mënyrë kronologjike në regjistat të cilat mbahet në zyrën e regjistarave të kooperativës. 12. KRYETARI

Page 143: Jurispodenca

Kryetari ka të drejtë të: - përfaqësonjë kooperativën në rast të padive; - zbaton të gjitha vendimet e Kshillit Drejtues, me përjashtim të atyre që i janë besuar drejtorit dhe - kontrollon punën e drejtorit. Kryetari mban përgjegjësi ndaj kooperativës ose personav të tretë për shkeljen e detyrave të tij. 13. DREJTORI Drejtori është përgjegjës për drejtimin (menaxhimin) e përditshëm të kooperativës. Drejtori: - nuk mund të jetë anëtar i kooperativës; - do të ketë kontratë të punës të lidhur me kooperativën; - nuk duhet të jetë i dënuar për vepra penale kundër ekonomise; - nuk mund të ushtrojë, njëkohësisht, edhe ndonjë veprimtari konkurente për veprimtarinë që ushtron kooperativa. Funksionet e drejtorit përcaktohen me statut të kooperativës. 14. TË ARDHURAT NETO DHE HUMBJET Të ardhurat vjetore neto të kooperativës ndahen në bazë të rendit vijues të prioriteteve: - 5% në fondin e rezervës së domosdoshme; - 5% në fondin e rezervës për kompensimin e aksioneve të anëtarëve që tërhiqen nga kooperativa; - shumat e parashikuara me statut të kooperativës për fondin rezervë; 760 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS - shumat e nevojshme për pagimin e interesit mbi kapitalin e paguar të anëtarëve të koperativës; - shumat për pagesën e anëtarëve të kooperativës, në përpjesëtim me aktivitetet e tyre në kooperativë; - shumat e mbetura në llogarinë e tepricës dhe humbjeve të akumuluara ose në fondet e tjera që duhet të ruhen si rezervë. Humbjet vjetore të kooperativës barten në llogarinë e tepricave dhe të humbjeve të akumuluara. Kur kooperativa del me humbje, anëtarët e saj nuk kanë të drejtën e asnjë lëverdie, mbi çfardo baze qoftë ajo: të aksioneve, të ndarjes së fondeve rezervë a të ndonjë pagese ose interesi tjetër. 15. PASURIA NETO - HUMBJET E AKUMULUARA Në rastet kur pasuria neto e kooperativës, për shkak të humbjeve, bie nën shumën e gjysmës së kapitalit më të lartë aksionar, të pranuar që nga themelimi i kooperativës, mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Përgjithëshëm të Kooperativës vendosë për likuidimin e kooperativës ose për mbajtjen e saj. Në qoftë se mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Përgjithëshëm të Kooperativës vendos që kooperativa të mbahet, anëtarët e kooperativës do të kontribuojnë me shumën e nevojshme për arritjen e masës së pasurisë neto të kooperativës në së paku gjysmën e kapitalit aksionar më të lartë të arritur që nga themelimi i kooperativës. Në mungesë të vendimit të Kuvendit të Përgjithshëm të Kooperativës, pala e pakënaqur ose e interesua, ka të drejtë t`i drejtohet gjykatës kompetente me kërkesë për likuidimin e kooperativës, mbi të cilën (kërkesë) vendos Gjykata. 16. LIKUIDIMI. Kooperativa likuidohet:: - me kalimin e kohës për të cilën është themeluar, kur kooperativa themelohet për një kohë të caktuar ose me shuarjen e vëprimtarisë për të cilën është themeluar, po qe se mbledhja e jashëtzakonshme e Kuvendit të Përgjithshëm nuk përcaktohet për ndonjë veprimtari të re; - me heqjen dorë nga statuti i kooperarivës së bujqve, të miratuar me vota unanime të anëtarëve të kooperativës në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Përgjithshëm; - me vendim gjyqësor, kur numri i anëtarëve të kooperativës bie nën 10, përkatësisht nën minimumin ligjor të domosdoëshëm për themelimin e kooperativës ose kur mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Përgjithshëm nuk merr vendim për likuidimin e kooperativës ose për mbajtjen e saj (për shkak të zvogëlimit të pasurisë neto të kooperativës nën gjysmën e kapitalit më të lartë aksionar të pranuar që nga themelimi i koopërativës) ose kur kooperativa kryen

Page 144: Jurispodenca

aktivitete, të cilat nuk janë të lejuara me ligj ose kur kapitali nuk është i ndarë në aksione, në përputhje me Ligjin. Gjatë periudhës së likuidimit kooperativa ruan subjektivitetin e saj juridik vetëm për qëllim likuidimi. Në rastet kur likuiduesit nuk emërohen nga gjykata, ata emërohen nga Kuvendi i Përgjithshëm i Kooperativës. Pasuria neto e kooperativës (e cila mbetet pas përballimit të detyrimeve ndaj të gjithë kreditorëve dhe pas pagimit të kontributeve anëtarëve të kooperativës) nuk do t`u ndahet anëtarëve të kooperativës. Kjo pasuri do t`i kalohet një kooperative tjetër ose bashkësisë së kooperativave bujqësore ose një organizate tjetër ligjore të kooperativave së bujqve. Kur kooperativa likuidohet për shkak të falimentimit, zbatohen dispozitat e ligjit për falimentimin 761 E drejta ekonomike dhe jo dispozitat e Ligjit. 16. BASHKIMI - NDARJA Një ose më shumë kooperativa të bujqve mund të bashkohen në një kooperativë ekzistuese të bujqve ose ( në rastin kur janë dy ose më shumë kooperativa) mund të themelojnë një kooperativë të re të bujqve. Gjithashtu një kooperativë e bujqve mund të ndahet ne dy kooperativa të bujqve, duke i kaluar interesat e saj te një kooperativë ekzistuese e bujqve ose një kooperativë e re e bujqve. Në rastet kur kooperativa e bujqve pushon së ekzistuari për shkaqet e sipërpërmendura, pasuria e kooperativës u kalohet trashëgimtarëve juridikë të saj. 17. BASHKËSITË E KOOPERATIVAVE TË BUJQVE Bashkësia e kooperativave të bujqve (më poshtë: Bashkësi) është person juridik i themeluar nga dy apo më shumë kooperativa, me qëllim të zgjerimit të aktivitetit të tyre. Ato, me vendimin për bashkimin e tyre, bashkojnë të mirat matriale dhe të drejtat e tyre në bashkësi, me qëllim të ushtrimit të veprimtarisë së caktuar. Si e tillë, Bashkësia regjistrohet në Zyrën e regjistrimit. Vendimi për bashkim merret nga Këshilli drejtues i kooperativës dhe për ketë njoftohet Kuvendi i Përgjithshëm në mbledhjen e tij të rregullt. Në rastet kur kontributet e kooperativave të investuara në Bashkësi, dedikohen për disa veprimtari të caktuara, me vendimin për bashkim duhet të përcaktohen saktësisht këto veprimtari. Organet qeverisëse të Bashkësisë përbëhen nga përfaqësuesit e kooperativave anëtare, të caktuara nga këshillat drejtuese i tyre. 19. SUBVENCIONET DHE KOMPANITË E BASHKUARA Kooperativa e bujqve mund të jetë pronare e aksioneve, përkatësisht aksionare e një shoqërie tregtare, me anë të blerjes së aksioneve të saj ose me anë të kontributit të kooperativës, të investuar në kapitalin aksionar të kësaj shoqërie. Kjo shoqëri tregtare, anëtare e së cilës bëhet kooperativa, mund të jetë vetëm shoqëri me përgjegjësi të kufizuar dhe jo, pra, edhe shoqëri me përgjegjësi të pakufizuar. IV. AKTIVITETET E JASHTME TREGTARE Ligj i zbatueshëm në Kosovë, me të cilin rregullohen aktivitetet e jashtme tregtare, është Ligji nr. 2002/6, për Aktivitetet e Jashtme Tregtare, i shpallur me Rregulloren e UNMIK-ut nr.2003/15, datë 12.05.2003, për shpalljen e Ligjit të miratuar nga Kuvendi i Kosovës për Aktivitetet e Jashtme Tregtare dhe aktet normative nënligjore, të parashikuara me këtë Ligj, me të cilat, përveç tjerash, sigurohet zbatimi i kërkesave dhe i standardeve të Organizatës Botërore të Tregtisë dhe të Bashkimit Evropian. Ligjit për Aktivitetet e Jashtme Tregtare (më poshtë: Ligji) dhe akteve normative nënligjore të sipërpërmendura u detyrohen të gjitha subjektet publike dhe tregtare në Kosovë, si dhe personat e tjerë që ushtrojnë veprimtari tregtare, përkatësisht komerciale me jashtë. 762 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS Për çështjet e parashikuara në dispozitën e nenit 74 të Ligjit, Qeveria e Kosovës (me poshtë:

Page 145: Jurispodenca

Qeveria) detyrohet të realizojë një kooperim të ngushtë me UNMIK-un, gjë që është thanë shprehimisht në po këtë dispozitë të po këtij Ligji. Objekt i rregullimit të këtij Ligji është përcaktimi i parimeve themelore të tregtisë me jashtë; përcaktimi i kushteve, mënyrës dhe procedurave për ushtrimin e punëve të importit dhe eksportit; masat e veçanta tregtare për importin dhe eksportin e mallrave si dhe çështjet e tjera lidhur me aktivitetin e jashtëm tregtar të Kosovës. 1. PARIMET THEMELORE TË TREGTISË ME JASHTË 1.1 Parimi i tregtisë së lirë Parim themelor i tregtisë me jashtë është parimi i tregtisë së lirë, i cili nënkupton ushtrimin e aktiviteteve tregtare me jashtë, pa kurrfarë restrikcionesh, ndalimesh ose kundërshtimesh. Njëkohësisht, sipas këtij parimi, nuk mund të dëmtohet ose të kundërshtohet aftësia apo e drejta e asnjërit rezident ose jorezident për të marrë pjesë në aktivitetet tregtare me jashtë ose të merret me këto aktivitete. Masa të tilla nuk mund të vihen nga asnjëri autoritet (organ) publik dhe me asnjë akt normativ, përveç rastit kur një gjë e tillë parashikohet ose lejohet me Ligj. Në këtë rast Qeveria do të (ose mundet) kur për këtë të paraqitet nevoja, të miratojë një akt normativ për përcaktimin e një mase të tillë restriktive, me kusht që çdo masë e tillë (restriktive) të jetë në përputhje me kriteret e përcaktuara me nenin 4 të Ligjit. Për zbatimin e masave restriktive i vetëmi organ publik kompetent është Ministria er Tregtisë dhe e Industrisë ( më poshtë: MTI) ndonse këto kompetenca ajo mund t`ia delegojë (në tërësi ose pjesërisht) një organi tjetër publik, por gjithmonë duke i siguruar këtij organi që këto kompetenca t`i ushtrojë në përputhje të plotë me ligjin dhe aktet e tjera normative të zbatueshme në Kosovë. Në rastet kur sipas Ligjit apo ndonjë akti tjetër normativ, të nxjerrë në përputhje me Ligjin, kërkohet importi ose eksporti për zbatimin a kryerjen e një traksaksioni të importit ose të eksportit, organi përkatës lejedhëns i lëshon lejen e kërkuar paraqitësit përkatës të kërkesës, po qe se ajo (kërkesa) nuk refuzohet në përputhje me kushtet, mënyrën dhe afatet e parashikuara me nenet 6.3, 6.4 dhe 6.5 të Ligjit. Leja e importit ose e eksportit, e lëshuar në përputhje me këto dispozita të Ligjit, është e patjetërsueshme dhe nuk lejohet që ajo t`i kalohet një personi tjetër. Me aktin normativ të organit kompetent mund të caktohen kuotat për aktivitetet tregtare me jashtë vetëm në rastet kur një gjë e tillë lejohet shprehimisht me Ligj apo me një akt tjetër normativ. Kuota e caktuar në këtë mënyrë nuk zbatohet, në qoftë se, sipas rrethanave të caktuara, praktikisht, është e mundur që të arrihet i njëjti qëllim, përmes detyrimit të pagesave shtesë të llogaritura në mënyrë të arsyeshme. Personi, të cilit i është lejuar një kontigjent i kuotës për import ose eksport, nuk ka të drejtë që lejen t`ia kalojë një personi tjetër ose t`i lejohet këtij të fundit përdorimi i saj. 1.2. Parimi i trajtimit vendor Parim tjetër i tregtisë me jasht është trajtimi vendor i mallrave të importuara . Sipas këtij parimi, po qe se me Ligj ose me një akt tjetër normativ të bazuar në Ligj, në mënyrë 763 E drejta ekonomike të veçantë, nuk është parashikuar ndryshe, Kosova u jep mallrave të importuara po atë trajtim të cilin u jep prodhimeve vendore, përkatësisht trajtim i cili për mallrat e importuara nuk është më pak i favorshëm se trajtimi i dhënë prodhimeve të ngjajshme vendore, e që kanë të bëjnë, sidomos, me shkallën e shfrytëzimit të të gjitha taksave dhe tarifave të tjera të brendshëme dhe me trajtimin që ndikon në shitjen, blerjen, transportimin, përpunimin, shpërndarjen ose shfrytëzimin e mallrave. 1.3. Trajtimi i kombit më të faovorizuar Ndërkaq, parim vijues për mallrat e importuara, është trajtimi i kombit më të favorizuar. Në rastet kur ligji ndërkombëtar kërkon që Kosova të respektojë një marrëveshje ndërkombëtare të dyanëshme ose të shumanëshme, e cila obligon që Kosovës t`i jepet tretmani i kombit më të favorizuar për importimin e mallrave që kanë prejardhje nga rajoni apo rajonet e jashtme, atëherë Kosovës do t`i jepet trajtimi i kombit më të favorizuar për importimin e mallrave të tilla, përveç

Page 146: Jurispodenca

rastit kur shprehimisht parashikohet ndryshe me Ligj ose me një akt tjetër normativ, të lejuar me po këtë Ligj. Kur importimi i mallit lejohet në bazë të trajtimit të kombit më të favorizuar, Kosova i jep importit të këtij malli trajtimin i cili është i barabartë me trajtimin më të favorizuar, të cilin Kosova ia jep çdo lloji të ngjajshëm të mallit me përiardhje nga çdo rajon i jashtëm. Përparësitë, privilegjet ose imunitetet që Kosova i jep çdo malli të importuar, do t`i japë, drejtpërsëdrejti dhe në kushte të njëjta, edhe çdo malli të ngjajshëm që gëzon të drejtën e trajtimit të kombit me të favorizuar. Në qoftë se trajtimi i kombit më të favorizuar kërkohet nga ndonjë dispozitë detyruese e një marrëveshjeje të dyanshme ose të shumanshme të zonës së lirë doganore ose të unionit doganor ose me një marrëveshje të tillë të përkohshme, që ka për qëllim mbështetjen dhe formimin e zonës së lirë tregtare ose të unionit doganor, do të zbatohen këto marrëveshje dhe jo dispozitat e Ligjit ose të aktit tjetër normativ, që kanë të bëjnë me trajtimin e kombit më të favorizuar. Sidoqoftë, mallrat që inportohen në Kosovë detyrimisht duhet t`i përmbushin kërkesat dhe standardet teknike për mallrat e importuar, të përcaktuara me Ligj dhe marrëveshjet përkatëse ndërkombtare, sidomos të atyre që kanë të bëjnë me kushtet sanitare dhe fitosanitare, me normat teknike dhe standardet e prodhimit. Normativat për zbatimin e kërkesave të parashtruara në kushtet, normat dhe standardet e sipërpëmendura, do të nxirren nga Qeveria, në përputhje me Ligjin 2. LEJET E IMPORTIT 2.1. Rregulla e përgjithshme-Lista e importeve të kontrolluara Për importin e mallrave në Kosovë, në parim, nuk nevojitet, prandaj edhe nuk kërkohet, leje ose ndonjë licencë e llojit tjetër, nga cilido organ publik. Përjashtimisht, leja kërkohet për importin e mallrave të përcaktuara në Listën e importeve të kontrolluara, të nxjerrë nga Qeveria. Në këtë Listë përcaktohen saktësisht llojet dhe kategoritë e mallrave, për importin e të cilave është e nevojshme leja. Kjo ngase, me kontrollimin e importit të mallrave të tillë, synohet arritja e qëllimeve vijuese: - të mbrohet nga rreziqet e mundshme ambienti, jeta dhe shëndeti i njerëzve, bimëve dhe kafshëve; 764 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS - të mbrohet rendi dhe morali publik; - të parandalohen shkeljet e të drejtës së pronës intelektuale; - të mbrohen konsumatorët nga praktikat e rrejshme dhe mashtruese; - të zbatohen dispozitat e marrëveshjeve ndërkombtare të cilat e detyrojnë Kosovën t`i zbatojë ato; - të zbatohen kufizimet për transaksionet e importimeve që kanë të bëjnë me arin; - të sigurohet zbatimi i duhur dhe caktimi i barabartë ndërmjet furnizuesve, përkatësisht importuesve, të kuotave të importit të vendosura në Kosovë për importin e mallrave të caktuar; - të sigurohet, në përputhje me nevojat e Kosovës, furnizimi më i mirë dhe shpërndarja e barabartë e mallrave të nevojës së parë, siç janë: mallrat e rralla në tregjet botërore ose në atë të Kosovës dhe që këto mallra t`i nënshtrohen kontrollave të eksportit qeveritar në rajonin e jashtëm të origjinës së mallit të tillë. 2.2. Kriteret për marrjen e lejes së importit Kriteret e nevojshme për marrjen e lejes së importit për çdo lloj ose kategori të mallrave, të përfshirë në Listën e kontrollit të importit, përcaktohen me akt normativ nga Qeveria ose, me kërkesë të saj, nga një apo më shumë organe publike. Këto kritere duhet të janë transparente (të qarta dhe të domosdoshme për arritjen e qëllimeve të sipërpërmendur) dhe jo diskriminuese (ndonëse, për arritjen e po këtyre qëllimeve) mund të përcaktohet që leja e importit për llojin e veçantë të kategorisë ose të llojit të mallit do t`i jepet vetëm poseduesit të licencës së veprimtarisë relevante. Importimi i çdo lloji apo kategorie të mallit nuk mund të kufizohet as nga Qeveria, as nga ndonj organ tjetër publik (me përjashtim të rasteve të parashikuara nga neni 18 i Ligjit, i cili bën fjalë për importet e ndaluara) para se të jenë përmbushur kriteret e lejes së importit dhe para së të jetë miratuar dhe zbatuar procedura për lëshimin e saj.

Page 147: Jurispodenca

2.3. Importet e ndaluara Qeveria mund të ndalojë importimin e kategorisë apo të llojit të mallit, të përfshirë në Listën e importeve të importuara, në qoftë se qëllimet e parashikuara në nenin 16 (a)- (e) të Ligjit, mund të arrihen (në mënyrë të arsyeshme) vetëm me ndalimin e importit të një malli të kategorisë ose të llojit të till. Në qoftë se importimi i një kategorie ose llojit të mallit është i ndaluar, asnjë personi, ndërmarrjeje ose kompanie publike nuk do t`i lejohet që të importojë mallra të tillë. Importimi i mallit të tillë mund të lejohet nga organi publik vetëm nëse importi i tillë: - është i qartë dhe i domosdoshëm për organin publik që ai të kryejë funksionin e tij legjitim publik; - nuk do të përdoret ose përfshihet në asnjë mënyrë në zhvillimin e cilitdo aktivitet komercial ose ekonomik. 2.4. Kufizimet për shfrytëzimin ose disponimin Në qoftë se për arritjen e qëllimit të caktuar është qartë e nevojshme, leja e importit mund të përmbaj kushte të cilat kufizojnë përdorimin ose disponimin e mallit të importuar. 765 E drejta ekonomike 2.5. Lejet për transportet e shumfishta Një leje e importit (në përputhje me qëllimin që synohet të arrihet me përfshirjen e mallit përkatës në Listën e importeve të kontrolluara) i lejon poseduesit të saj ( lejes) importimin e sasisë së mallit përkatës, të përcaktuar sakëtësisht në çdo kohë, me transporte (dërgesa) të shumëfishta, brenda një kohe të caktuar, jo më të gjatë se një vit. 2.6. Importet jokomerciale dhe përjashtimet e tjera Në rastet kur, realisht, nuk rrezikohet qëllimi që synohet të arrihet me importimin e mallrave të kategorisë ose të llojit nga Lista e importeve të kontrolluara, Qeveria mund të nxjerrë akt normativ, me të cilin përjashton importet e mallrave që i nënshtrohen lejes së importit, po qe se këto importe janë të vogla dhe jokomerciale. Çdo akt i tillë normativ do të përcaktojë kriteret transparente, objektive dhe jodiskriminuese që duhet të plotësohen për t’u kualifikuar një përjashtim i tillë. Në qoftë se kategoria dhe lloji i mallit gjindet në Listën e kontrollit të importit, Qeveria mund të nxjerrë akt normativ, me të cilin lejohet importimi i mallit përkatës, pa ndonjë leje importi, nën këto kushte: - kur qartë thekesohet se importi i mallit përkatës nuk do të futet në tregun e zakonshëm të Kosovës ose - kur qëllimi përkatës, i përcaktuar në nenin 16 të Ligjit, mund të arrihet nësojë, me disa mjete të tjera efektive. Kjo posaçërisht vlen për mallrat të cilat hynë në zonën e lirë, mallrat e importuara, sipas procedurave të veçanta doganore, për përpunim, mallrat e importuara sipas fletëobligacioneve doganore. 2.7. Përputhshmëria me kërkesat e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) Përgatitja, miratimi dhe zbatimi i të gjitha kërkesave për leje të importit, kriteret dhe procedurat duhet të jenë detyrimisht në përputhje me dispozitat e Marrëveshjes së OBT- ës mbi Procedurat e Licencimit të Importeve që merrën me licencim joautomatik. 3. MASAT E VEÇANTA TREGTARE Masat e veçanta tregtare janë: tarifat tatimore anti-doping, masat kundërvepruese dhe masat mbrojtëse. 3.1. Tarifat tatimore anti-doping Qeveria, në bashkërendim të ngushtë me UNMIK-un, përgatit, miraton dhe zbaton një akt normativ, me të cilin parashikohet vendosja e tatimeve anti-doping për importet e kategorisë apo llojit të veçantë të mallit, që ka prejardhje nga një rajon i veçantë i jashtëm, po qe se vërtetohet se: - mallrat e importuara nga jashtë janë duke u futur në trgun e Kosovës nën vlerën e tyre reale dhe - importimi i tillë i mallrave është duke shkaktuar ose rrezikon t`i shkaktojë dëm matrial indus- 766

Page 148: Jurispodenca

DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS trisë ekzistuese vendore që prodhon mallra të ngjashme ose që realisht vonon themelimin dhe ngritjen e një industrie të tillë vendore. Akti normativ me të cilin vendosen tatimet anti-doping duhet të jetë, detyrimisht, në përputhje të plotë me kërkesat e Marrëveshjes për Implementimin e Nenit VI të Marrëveshjes së Përgjithshme mbi Tarifat dhe Tregtinë të OBT-ës të vitit 1994. Para miratimit të këtij akti normativ, as Qeveria dhe asnjë organ publik nuk mund të vendos taksa tatimore anti-doping ose masa të tjera anti-doping mbi asnjë mall të importuar. 3.2. Masat kundërvepruese Qeveria, në bashkërendim të ngushtë me UNMIK-un, përgatit, miraton dhe zbaton një akt normativ, me të cilin parashikohet vendosja e taksave kundërvepruese për importet e kategorisë apo llojit të veçantë të mallit, që ka prejardhje nga një rajon i veçantë i jashtëm, po qe se vërtetohet se: - mallrat e tilla po përfitojnë nga një subvencion i cili, sipas Marrëveshjes së OBT-ës për Subvencionet dhe Masat Kundërvepruese, është i dënueshëm ose i ndaluar dhe - si pasojë e një volitshmërie të tillë, importet e mallrave të tilla janë duke shkaktuar ose rrezikojnë t’i shkaktojnë dëme matriale industrisë vendore, e cila prodhon mallra të ngjajshme ose që realisht vonon themelimin dhe ngritjen e një industrie të tillë vendore. Akti normativ me të cilin vendosen taksat kundërvepruese duhet të jetë, detyrimisht, në përputhje të plotë me kërkesat e Marrëveshjes për Subvencionet dhe Masat Kundërvepruese të OBT-ës. Para miratimit të këtij akti normativ, as Qeveria dhe asnjë organ tjetër publik nuk mund të vendosë taksa kundërvepruese mbi asnjë mall të importuar. 3.3. Masat mbrojtsëe Qeveria përgatit, miraton dhe zbaton një akt normativ, me të cilin parashikohet vendosja e taksave mbrojtëse për importet e kategorisë apo llojit të veçantë të mallit, pa marrë parasyesh prejardhjen, po qe se vërtetohet se: - mallrat e tilla janë duke u inportuar më sasi të mëdha dhe - këto sasi janë duke shkaktuar ose rrezikojnë t’i shkaktojnë dëme matriale industrisë vendore, e cila prodhon mallra të ngjashme ose mallra drejtpërdrejt konkuruese. Akti normativ me të cilin vendosen taksat mbrojtëse duhet të jetë, detyrimisht, në përputhje të plotë me kërkesat e Marrëveshjes së OBT-ës për mbrojtjen . Para miratimit të këtij akti normativ, asnjë masë mbrojtëse nuk mund të vendoset mbi asnjë mall të importuar. 4. MASAT E TJERA QË NDIKOJNË NË MALLRAT E IMPORTUARA 4.1. Masat kufitare për mbrojtjen e pronës intelektuale në kufi Masat kufitare për mbrojtjen e pronës intelektuale në kufi përcaktohen nga Qeveri me akt normativ, i cili duhet të jetë në përputhje me nenin 26 të Ligjit . Ky akt normativ, i cili duhet të miratohet në bashkërendim të ngushtë me UNMIK-un, mundëson ndërmarrjen e masave detyruese ligjore në kufi për mbrojtjen e të drejtave të një personi ose të një ndërmarrjeje mbi pronën intelektuale, të shkelura me inportimin e mallrave që shkelin këto të drejta. 767 E drejta ekonomike Me këtë akt normativ përcaktohet procedura që u mundëson titullarve të të drejtave të tilla që të realizojnë bashkëpunim me MTI-në dhe organet doganore në Kosovë për realizimin e këtyre të drejtave në kufi. Me këto masa detyruese do t`u jepet mundësia organeve doganore që t`i konfiskojnë dhe të disponojnë mallrat me të cilat shkilen këto të drejta. Përveç kësaj, me një akt të tillë normativ do të përcaktohet procedura lidhur me mallrat me shenjë tregtare të falsfikuar dhe me produktet e falsifikuara të së drejtës së autorit. Me këtë akt, gjithashtu, do të përcaktohet mbrojtja përkatëse procedurale e cila siguron që asnjë person, ndërmarrje ose organ publik të mos ketë mundësi të pengojë ose të keqpërdorë tregtinë e ligjshme. Aktet normative të sipërpërmendura duhet të jenë, detyrimisht, në përputhje me kushtet e Marrëveshjes së OBT-së për Aspektet Përkatëse të Tregtisë të të Drejtave Intelektuale. 5. PARIMET THEMELORE PËR EKSPORTIMIN E MALLRAVE

Page 149: Jurispodenca

5.1. Trajtimi i kombit më të favorizuar Trajtimi i kombit më të favorizuar përcaktohet në rastet kur ligji ndërkombëtar kërkon që Kosova të respektojë një marrëveshje ndërkombëtare të dyanshme ose të shumanshme, e cila obligon që Kosovës t`i jepet tretmani i kombit ma të favorizuar për eksportimin e mallrave të destinuara për një rajon apo rajone të jashtme të veçanta. Atëherë Kosovës do t`i jepet trajtimi i kombit më të favorizuar për eksportin e mallrave të tilla, përveç rastit kur shprehimisht parashikohet ndryshe me Ligj ose me një akt tjetër normativ, të lejuar me po këtë Ligj. Kur eksportimi i mallit lejohet në bazë të trajtimit të kombit më të favorizuar, Kosovës i jepet ky trajtimi, i cili është i barabartë me trajtimin e kombit më të favorizuar, që i jepet Kosovës për çdo lloj të ngjajshëm të mallit, pa marrë parasyesh destinimin. Përparësitë, privilegjet ose imunitetet që Kosova i jep çdo malli të eksportuar, do t`i japë drejtpërsëdrejti dhe në kushte të njëjta edhe çdo malli të ngjajshëm që gëzon të drejtën e trajtimit të kombit me të favorizuar. Në qoftë se trajtimi i kombit më të favorizuar kërkohet nga ndonjë dispozitë detyruese e një marrëveshjeje të dyanshme ose të shumanshme të zonës së lirë doganore ose të unionit doganor ose me një marrëveshje të tillë të përkohshme, që ka për qëllim mbështetjen dhe formimin e zonës së lirë doganore ose të unionit doganor do të zbatohen këto marrëveshje, e jo dispozitat e Ligjit ose të aktit tjetër normativ, që kanë të bëjnë me trajtimin e kombit më të favorizuar. Edhe mallrat që eksportohen nga Kosova, sikundër ato që importohen në Kosovë, detyrimisht duhet t`i përmbushin kërkesat dhe standardet teknike për mallrat e eksportuar, me të cilat sigurohet se mallrat që eksportohen nga Kosova nuk janë të një cilësie të dobët. Për arritjen e këtij qëllim, Qeveria mund të nxjerrë një apo më shumë akte normative, me të cilat parashikohet që disa lloje a kategori të mallrave të caktuara të përcillen me cetifikatë përkatëse, me të cilën dëshmohet se ato mallra janë në përputhje me normat e caktuara teknike, me kushtet e caktuara sanitare, fitosanitare dhe standarde të prodhimeve. Këto kërkesa vlejnë në mënyrë të njëjtë për të gjithë prodhuesit dhe eksportuesit përkatës dhe zbatohen në mënyrë jodiskriminuese. 6. LEJET E EKSPORTIT 6.1. Rregull e përgjithshme- Lista e eksporteve të kontrolluara Për eksportin e mallrave nga Kosovë, në parim, nuk nevojitet, prandaj edhe nuk kërkohet, leje ose ndonjë licencë e llojit tjetër, nga cilido organ publik. Përjashtimisht, leja kërkohet për 768 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS eksportin e mallrave të përcaktuara në Listën e eksporteve të kontrolluara, të nxjerrë nga Qeveria. Në këtë Listë përcaktohen saktësisht llojet dhe kategoritë e mallrave, për eksportin e të cilave është e nevojshme leja. Kjo ngase, me kontrollimin e eksportit të mallrave të tillë, synohet arritja e qëllimeve vijuese: - të ndalohet shkelja e të drejtave mbi pronën intelektuale; - të zbatohen kufizime për transaksionet e eksporteve që kanë të bëjë me arin; - të mbrohen llojete e rrezikuara të bimëve dhe kafshëve; - të mbrohen artikujt që konsiderohen si thesarë kombëtar dhe që kanë vlerë të njohur dhe të rëndësishme artistike, historike apo arkeologjike; - të zbatohen dispozitat detyruese të marrëveshjeve ndërkombtare; - të zbatohen masat që janë në mënyrë të qarët dhe qenësisht të domosdoshme për konservimin e burimeve të shterueshme natyrore, por vetëm nëse këto masa shoqërohen me kontrollin e rëndësishem qëveritar ndaj prodhimeve të vendit dhe konsumimit të këtyre resurseve; - të zbatohen masat e përkohshme me qëllim të sigurimit të furnizimit përkatës minimal të tregut të vendit me artikuj ushqimorë bazikë dhe themelorë ose me mallra të tjera vitale. Megjithkëtë, kufizimet e eksporteve për qëllime të tilla do të lejohen vetëm në rastet kur provohet në mënyrë të qartë se masa e tjera të mundshme janë joadekuate ose jopraktike; - të sigurohet zbatimi i duhur dhe caktimi i barabartë në masën e eksportuesve të kontigjenteve të vendosura nga shteti i huaj ose rajoni i jashtëm me importe të mallrave të tilla. 6.2. Kriteret e nevojshme për marrjen e lejes së eksportit Kriteret e nevojshme për marrjen e lejes së eksportit për çdo lloj ose kategori të mallrave, të

Page 150: Jurispodenca

përfshirë në Listën e kontrollit të eksportit, përcaktohen me akt normativ nga Qeveria, e cilado të themelojë ose do të kërkojë nga një apo më shumë organe publike që të vendosin kritere të cilat duhet t`i përmbushë paraqitësi i kërkesës për të marrë lejen e eksportit për një mall të tillë. Këto kritere duhet të jenë transparente (të qarta dhe të domosdoshme për arritjen e qëllimeve të sipërpërmendur) dhe jodiskriminuese (ndonëse për arritjen e po këtyre qëllimeve) mund të përcaktohet që leja e eksportit për llojin ose kategorinë e veçantë të mallit do t`i jepet vetëm poseduesit të licencës së veprimtarisë relevante. Eksportimi i çdo lloji apo kategorie të mallit nuk mund të kufizohet nga Qeveria, (me përjashtim të rasteve të parashikuara nga neni 32 i Ligjit, i cili bën fjalë për eksportet e ndaluara) para se të jenë përmbushur kriteret e lejes së eksportit dhe para së të jetë miratuar dhe zbatuar procedura për lëshimin e saj. 6.3. Eksportet e ndaluara Qeveria mund të ndalojë shprehimisht eksportimin e kategorisë apo të llojit të mallit, të përfshirë në Listën e eksporteve të kontrolluara, në qoftë se qëllimet e parashikuara në nenin 30 (a)- (g) të Ligjit, mund të arrihen (në mënyrë të arsyeshme) vetëm me ndalimin e eksportit të një malli të kategorisë ose të llojit të tillë. Në qoftë se eksportimi i një kategorie ose llojit të mallit është i ndaluar (qoftë parimisht ose në një shtet apo rajon të caktuar saktësisht) asnjë personi, ndërmarrjeje ose kompanie publike nuk do t`i lejohet që të eksportojë mallra të tillë. Eksportimi i mallit të tillë nga organi publik mund të lejohet vetëm nësë eksporti i tillë: - është i qartë dhe i domosdoshëm për organin publik që ai të kryejë funksionin e tij legjitim 769 E drejta ekonomike publik; dhe - nuk bëhet në mbështetje të ndonjë veprimtarie komerciale ose ekonomike. 6.4. Kufizimet për përdorimin ose disponimin e mallrave të eksportuara Në qoftë se për arritjen e qëllimit të caktuar është qartë e nevojshme, leja e eksportit mund të përmbajë kushte të cilat kufizojnë përdorimin ose disponimin e mallit të eksportuar. 6.5. Lejet për transporte të shumfishta Një leje e eksportit (në përputhje me qëllimin që synohet të arrihet me përfshirjen e mallit përkatës në Listen e eksporteve të kontrolluara) i lejon poseduesit të saj ( lejes) të eksportojë sasinë e përcaktuar saktësisht të mallit përkatës, në çdo kohë dhe me transporte (dërgesa) të shumëfishta, brenda një kohe të caktuar, jo më të gjatë se një vi. 6.6. Transportet jokomerciale dhe përjashtimet e tjera Në rastet kur, realisht, nuk rrezikohet qëllimi që synohet të arrihet me eksportimin e mallrave të kategorisë ose të llojit të mallit nga Lista e eksporteve të kontrolluara, Qeveria mund të nxjerrë akt normativ, me të cilin përjashton eksportet e mallrave që i nënshtrohen lejes së eksportit, po qe se këto eksporte janë të vogla dhe jokomerciale. Çdo akt i tillë normativ do të përcaktojë kriteret transparente, objektive dhe jodiskriminuese që duhet të plotësohen për t’u kualifikuar një përjashtim i tillë. 7. MASAT E TJERA QË NDIKOJNË NË MALLRAT E EKSPORTUARA 7.1 Masat kufitare të pronës intelektuale Masat kufitare të pronës intelektuale përcaktohen nga Qeveria me akt normativ, i cili duhet të jetë në përputhje me nenin 37 të Ligjit. Ky akt normativ mundëson ndërmarrjen e masave mbrojtëse në kufi, me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të një personi ose të një ndërmarjeje mbi pronën intelektuale, të shkelura nga eksportimi i mallrave. Me këtë akt normativ përcaktohet procedura, e cila u mundëson titullarve të të drejtave të tilla që të realizojnë bashkpunim me MTI-në dhe organet doganore në Kosovë për realizimin e këtyre të drejtave në kufi. Me këto masa detyruese do t`u jepet mundësia organeve doganore që t`i konfiskojnë dhe të disponojnë mallrat me të cilat shkilen këto të drejta. Përveç kësaj, me një akt të tillë normativ do të përcaktohet procedura lidhur me mallrat me markë tregtare të falsfikuar dhe prodhimet e së drejtës së autorit të plagjietuar si dhe mbrojtja

Page 151: Jurispodenca

përkatëse procedurale e cila siguron që asnjë person, ndërmarrje a organ publik të mos ketë mundësi të pengojë tregtinë e ligjshme. Aktet normative të sipërpërmendura duhet të jenë, detyrimisht, në përputhje me kërkesat e konventes së OBT-ës për Aspektet Përkatëse të Tregtisë të të Drejtave të Pronës Intelektuale. 8. E DREJTA PËR IMPORT DHE EKSPORT 770 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS 8.1 Importet dhe eksportet jokomerciale Çdo banor rezident ose jorezident ka të drejt që të importojë dhe eksportojë, për qëllime jokomerciale, mallra që nuk i nënshtrohen kërkesës për leje. Qeveria mund të përcaktojë kushtet me të cilat rregullohen aftësitë e rezidentëve dhe të jorezidentëve për importimin (neni 21 i Ligjit) dhe eksportimin (neni 37 i Ligjit) pa leje, për qëllime jokomerciale, të mallit i cili, përndryshe, u nënshtrohet kushteve për leje të importit. 8.2 Importet dhe eksportet komerciale Në rezident, i cili është regjistruar në regjistrin e ndërmarrjeve afariste në Kosovë dhe që ka të drejtë të ushtrojë veprimtari komerciale (tregtare) automatikisht fiton të drejteë të importojë ose të eksportojë mallra në sasi komerciale dhe për qëllime komerciale. Kjo e drejtë varet nga masat kufizuese dhe ushtrohet në përputhje me këto masa të përcaktuara me Ligj. Këtë të drejtë të importimit dhe të eksportimit të mallrave në sasi komerciale ose për qëllime komerciale nuk e kanë banorët jorizidentë, si dhe një rezident i cili nuk është regjistruar në regjistrin e ndërmarrjeve afariste ose nuk ka të drejtë të merret me veprimtari komerciale (tregtare). V. INVESTIMET E HUAJA 5.l. Trajtimi kombëtar i investimeve të huaja Të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me investimet e huja në Kosovë, janë të rregulluara me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 200l/3 për Investimet e Huaja në Kosovë, datë 12. janar 200l. Me këtë Rregullore investimeve të huaja u është dhënë po ai trajtim, të cilin e kanë edhe investimet e vendit, që do të thotë se në realizimin e të drejtave, detyrimeve dhe të përgjegjësive investitorët e huaj janë, pa asnjë dallim, plotësisht të barabartë me investitorët vendës. Domethënë, investimeve të huaja u është dhënë trajtim kombëtar (njënacional) që nga themelimi i tyre deri në momentin kur ato pushojnë së ekzistuari, duke i përfshirë kushtet e organizimit, të afarizmit, të transferimit të pasurisë, të blerjes së pasurisë së paluajtshme jobujqësore, të mbrojtjes së aksionarëve, të tatimimit, të themelimit të ndërmarrjeve varëse (degë dhe zyra përfaqësimi) të zbatimit të ligjit etj. 5.2. Kërkesa për depozitim Me qëllim të mbledhjes së të dhënave statistikore dhe të identifikimit të investitorëve të huaj dhe të natyrës së investimeve të tyre, investitorët e huaj deponojnë pranë Administratës së Përkohshme në Kosovë një deklaratë e cila, për nga kërkesat, nuk ndryshon nga deklarata e deponuar nga shoqëritë tregtare vendëse. Qëllimi tjetër i deponimit të një deklarate të tillë është që investitorëve të huaj t’u jepet mundësia që ata të përfitojnë nga statusi i tyre i investitorit të huaj. 5.3. Veprimtaria sektoriale e investimeve të huaja dhe kufizimi në investimet e huaja 771 E drejta ekonomike Investitorët e huaj mund të kenë pronësi dhe kontroll të plotë mbi shoqëritë tregtare vendëse në të gjithë sektorët e ekonomisë së Kosovës, me përjashtim të sektorëve strategjik ose sektorëve të tjerë specifikë, me ç`rast detyrohen (si edhe shoqëritë tregtare vendëse) t`i paraqesin kërkesë për licencim Administratës së Përkohshme të Kosovës. Kjo ngase investitorët e huaj nuk mund të kenë më tepër se 49% të pronësisë ose të kontrollit mbi shoqëritë tregtare vendëse që janë prodhues ose shpërndarës të produkteve ushtarake. Ky është i vetmi kufizim. 5.4. Mbrojtja e investimeve të huaja nga marrjet

Page 152: Jurispodenca

Parimisht, investimet e huaja nuk mund të jenë objekt i marrjes nga Administrata e Përkohshme në Kosovë ose pasuesi i saj. Përjashtimish, mund të ndodhë një gje e tillë, por vetëm me kompensim - shpërblim real të tregut. Administrata e Përkohshme në Kosovë mund të zbatojë një marrje të tillë ndaj një investimi të huaj vetëm në qoftë se marrja: - kryhet për qëllime të rëndësishme publike; - është mënyrë me e lehtë për të përmbushur një qëllim të rëndësishëm publik; - shoqërohet nga kompensimi i menjëhershëm, i përshtatshëm dhe i efektshëm për investitorin e huaj. Investitori i huaj, investimi i të cilit ka qenë objekti i marrjes, ka të drejtë të kërkojë një shqyrtim të menjëhershëm gjyqëor ose administrativ ose një shqyrtim nga autoritete të tjera kompetente, në përputhje me Ligjin. Në qoftë se, pas shqyrtimit, kërkesa e investitorit të huaj miratohet, autoriteti që shqyrton rastin çmon vlerën e kërkesës dhe urdhëron pagesën (kompensimin) e saj brenda një afati të caktuar. Kompensimi duhet të jetë i barasvlefshëm me vlerën reale të tregut të investimit të huaj menjëherë pas marrjes së tij. Kompensimi bëhet në një valutë të lejueshme për pëdorim dhe ky(kompensim, përveç vlerës reale të investimit të marrë, përfshin edhe kamatën (interesin) me përqindje LIBOR (kursi i ofruar nga Interbankë në Londër) vjetore për periudhën prej ditës së marrjes së investimit të huaj deri në ditën e pagesës së plotë të kompensimit. 5.5. Zhdëmtimi për humbjet e jashtëzakonshme Në rastet kur investimet e huaja pësojnë humbje nga lufta ose konflikte të tjera ushtarake, revolucioni, situata të jashtëzakonshme, konflikte ose revolta civile a nga situata të tjera të ngjashme me këto, ato gëzojnë të njëjta të drejta dhe mbrojtje ligjore, sikurse edhe shoqëritë tregtare vendëse. 5.6. Garanci për përdorimin e pakufizuar të të ardhurave Investitorëve të huaj u garantohet e drejta e pakufizuar e përdorimit të investimeve të tyre dhe të fitimit të krijuar nga ato për çdo qëllim të ligjshme (të lejuar nga ligji). Të gjitha fitimet e ligjshme të realizuara nga investimi i huaj gjatë ushtrimit të veprimtarisë së caktuar, mund të mbahen nga investitori i huaj, pas pagesës së tatimeve dhe detyrimeve të tjera ose të pëdoren, sipas dëshirës së tij, për çdo gjë (qëllim) tjetër, përfshirë këtu edhe transferimin e të ardhurave në vendin e investitorit të huaj ose konvertimin në një valutë tjetër në çdo treg vendës ose të huaj. Investimet e huaja i kanë po ato të drejta të cilat i kanë edhe shoqëritë tregtare vendëse lidhur me hapjen e llogarive bankare, valutën në të cilën hapen dhe veprojnë këto llogari dhe transferimin e lirë të fondeve të fituara ligjërisht, pavarëisht nga burimi dhe pa vonesë në Kosovë dhe jashtë saj. 5.7. Mbrojtja nga abuzimet e pronësisë intelektuale 772 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS Administrata e Përkohshme në Kosovë dhe pasuesit e saj janë të detyruar që me përpikëmëri të zbatojnë legjislacionin në fuqi dhe konventat ndërkombëtare që kanë të bëjnë me mbrojten e markës (firmës) të drejtën e autorit dhe të patentës. 5.8 E drejta për t`u njohur me informacione publike Është e drejtë e pamohueshme e çdo investitori të hauj që të njihet drejtpërdrejt dhe hapur me të gjitha ligjet dhe vendimet e gjykatave ose organeve të tjera gjyqësore dhe me çdo informacion tjetër publik që ka një lidhje racionale me interesat e tyre investuese. 5.9 Mbrojtja nga zbatimi prapaveprues i ligjeve më pak të favorshme Ligjet, rregulloret, udhëzimet ose aktet e tjera juridike me fuqi ligjore, me të cilat rregullohen kushtet më pak të favorshme për investimet e huaja se ato që ekzistonin në momentin e kryerjes së investimit të huaj, nuk mund të kenë fuqi prapavepruese. 5.10 Ndalimi i favorizimit dhe diskriminimit Asnjë zyrtar, agjenci, ligj ose autoritet tjetër ligjore nuk mund të diskriminojë (favoriziojë ose disfavorizojë) investitorët e huaj nga një vend i vaçantë ose t` u japë trajtim special investitorëve të huaj në bazë të vendit të tyre të origjinës ose kombësisë. 5.11 Zbatimi i ligjeve në Kosovë

Page 153: Jurispodenca

Në Kosovë për investimet e huaja zbatohen po ato ligje të cilat zbatohen për shoqëritë tregtare vendëse, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me: - kërkimin e licencave ose lejeve të tjera për kryerjen e veprimtarive të vaçanta ekonomike; - mbajtjen e librave të veprimtarisë ekonomike dhe regjistrimet, në përputhje me standardet e kontabilitetit; - kërkesat për sigurimin; - tatimin. 5.12. Aderimi me parimet etike të veprimtarisë ekonomike nvestitorët e huaj detyrohen që t`i zbatojnë parimet e sanksionuara në: - Konventën për Pastrimin e Parave, Kontrollin, Sekuestrimin dhe Konfiskimin e të Ardhurave nga Veprimtaria Kriminale (Këshilli i Evropës, Strasburg, 8 Korrik 1990); - Konventën për Luftën kundër Mitëdhënies Nëpunësve të Qeverive të Huaja në Transaksionet Ndërkombëtare Tregtare (Organizata për Zhvillimin dhe Bashkëpunimin Ekonomik, Paris, 12 Nëntor 1997); - Konventën Penale për Korrupsionin (Këshilli i Evropës, Strasburg, 17 Janar 1999); - Konventën Civile për Korrupsionin (Këshilli i Evropës, Strasburg, 4 Nëntor 1999); Shkeljet eventuale të parimeve nga këto konventa mund të shkaktojnë moslejimin e vazhdimit të veprimtarisë tregtare në Kosovë. 5. 13 Puna dhe punësimi 773 E drejta ekonomike Të punësuarit tek investitorët e huaj, pavarësisht nga kombësia, i nënshtrohen legjislacionit në fuqi në Kosovë. Marrëdhëniet e punës ndërmjet investitorëve të huaj dhe punonjësve të tyre themelohen dhe rregullohen me marrëveshjet e tyre të punës, të cilat nuk mund të vendosin standarde me të ulëta se kërkesat e detyrueshme të Kosovës. Investitorët e huaj kanë të drejtë: - të punësojnë persona juridikë dhe fizikë, vendës e të huaj, për kryerjen e investimeve të tyre dhe të veprimtarisë së tyre ekonomike; - të punësojnë menaxherë dhe personelë të çdo shtetësie. 5.14 Zgjidhja e mosmarrëveshjeve në investim Në përputhje me legjislacionin në fuqi, gjykatat në Kosovë janë kompetente për zgjidhjen e mosmarëeveshjeve tregrare që mund të lindin gjatë investimit të huaj, po qe se palët në një investim të huaj nuk janë marrë vesh ndryshe, fjala vjen, që mosmarrëveshjet të zgjidhen nga një arbritrazh i caktuar dhe në procedurë të caktuar. Vendimet e gjykatës, përkatësisht të arbritrazhit, janë përfundimtare dhe të zbatueshme, pa mundësi të shqyrtimit ose të ankimit tjetër, natyrisht, nëse palët, me marrëveshje të lidhur ndërmjet tyre, parashikojnë një rregullim të tillë. 774 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS P R O J E K T L I GJ I PËR NDËRMARRJET NË KOSOVË*) *) Edhe pse Projektligji për Ndërmarrjet në Kosovë (më poshtë : Projektligji), ende ndodhet në procedurë të miratimit, domethënë, ende nuk është në fuqi, por pritet që së shpejti të miratohet, e shoh të udhës dhe të arsyeshme që në këtë moment, së paku të përpiqem t’i vë në dukje vetëm disa nga zgjidhjet më të rëndësishme të këtij Projektligj, të cilat ndryshojnë nga zgjidhjet e Rregullores në fuqi të UNMIK-ut për Shoqëritë Tregtare, nr. 2001/6, datë 08.02.2001 (më poshtë: Rregullorja). I.

Page 154: Jurispodenca

DISPOZITAT E PËRGJITHSHME 1. Fusha e veprimit të Projektligjit dhe llojet e Ndërmarrjeve Për dallim nga Rregullorja, e cila emërtohet “Rregullorja për shoqëritë tregtare”, Projektligji emërtohet “Ligji për ndërmarrjet”. Në këtë Projektligj nocioni “ndërmarrje” përdoret si nocion i përgjithëshëm për të tria format e organizimit të subjekteve ekonomike -tregtare: për ndërmarrësit, ortakëritë dhe shoqëritë. Mund të thuhet se këto forma të orga-nizimit në projektligj, për nga përmbajtja, kanë mbetur po ato që ishin të përcaktuara në Rregullore. Ndryshimi është vetëm i natyrës terminologjike, ngase në vend të termit “biznes individual”, të përdorur në Rregullore, Projektligji e përdor termin “ndërmarrës”; pastaj, në vend të termit “shoqëri kolektive”, Projektligji e përdor termin “ortakëri e pakufizuar” dhe, në fund, në vend të termit “shoqëri komandite”, Projektligji e përdor termin “Ortakëri e kufizuar”. Ndërkaq, emërtimet “shoqërive aksionare” dhe “shoqërive me përgjegjësi të kufizuar” kanë mbetur të pandryshuara, kështu që edhe në Projektligj, sikundër në Rregullore, përdoren po këto emërtime, edhe pse Projektligji këto dy shoqëri nuk i quan shprehimisht “korporatë”, siç ndodh, përndryshe, në Rregullore. Përsa i përket veprimtarisë së ndërmarrjeve, edhe në Projektligj mbetet përcaktimi nga Rregullorja, sipas të cilit “ndërmarrja mund të ushtrojë çdo aktivitet të përcaktuar me statut që nuk është i ndaluar me ligj “, duke mos kushtëzuar që ky aktivitet të jetë fitimprurës, siç kushtëzon, përndryshe, Rregullorja. 2. Dokumenti (akti) i themelimit Si dokument, përkatësisht akt i themelimit të ortakërisë dhe të shoqërisë, të formës së shkruar, Projektligji e parashikon vetëm statutin e jo, pranë tij, edhe marrëveshjen, siç parashikon Rregullorja. Është ky një thjeshtësim me të cilin Projektligji mënjanon dyfishimin e panevojshëm të dokumenteve të themelimit (përafërsisht me të njejtën përmbajtje), në njërën anë, dhe kundërthëniet, eventuale, që mund të ndodhin mes tyre, në anën tjetër. 3. Personaliteti juridik Sipas Projektligjit, të gjitha ortakëritë dhe shoqëritë (me përjashtim të ndërmarrësve), kanë status të personit juridik, të cilin e fitojnë në datën e regjistrimit të tyre në Zyrën e Regjistrimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi për regjistrimin, i cili mbetet i pandryshuar edhe pas miratimit të 775 E drejta ekonomike Projektligjit, përkatësisht hyrjes së tij në fuqi. Përkundër kësaj, sipas Rregulloren, status të personit juridik kanë vetëm korporatat (pra, shoqëritë aksionare dhe shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar) e jo edhe ortakëritë (shoqëritë kolektive dhe shoqëritë komandite), duke përfshirë këtu edhe bizneset individuale, pa marrë parasysh se a janë regjistruar ato apo jo. 3. Ligji i zbatueshem Ligj i zbatueshëm, sipas Projektligjit, është një ligji në të cilin ndërmarrja e ka zyrën e saj qendrore, përkatësisht selinë e saj, e jo vendin ku ndërmarrja e ushtron veprimtarin e saj. Domëthënë, kemi të bëjmë me parimin e vendit të selisë ( jo, pra, ai i vendit të ushtrimit të veprimtarisë), ngase, me këtë u mundësohet organeve kompetente të kenë më shumë kontroll dhe mbikëqyrje mbi punën e ndërmarrjeve. 5. Përgjegjësia e anëtarëve themelues Miratimi i veprimeve të anëtarëve themelues, të kryera para themelimit të ortakërisë ose të shoqërisë, përkatësisht para fitimit të statusit të personit juridik të shoqërisë, me Rregullore kushtëzohet me miratimin e mëvonshëm të tyre nga mbledhja e përgjithshme aksionarëve. Ndërkaq, me Projektligj këto veprime shndërrohen (me automatizëm) në të drejta dhe detyrime të ortakërisë ose të shoqërisë, sapo ato të kenë fituar statusin e personit juridik. Në rastin kur themeluesit nuk i përmbushin fare detyrimet e tyre për pagimin e kontributeve (në para ose në natyrë) ose vonohen në këtë përmbushje, atëherë ata përgjigjen solidarisht dhe individualisht ndaj shoqërisë për dëmin e shkaktuar. Dëmshpërblimi realizohet me ngritje të padisë pranë gjykatës kompetente nga përfaqësuesi ligjor i ndërmarrjës ose (kur plotësohen kushtet e

Page 155: Jurispodenca

caktuara) nga ortakët, aksionarët ose nga kreditorët, brenda afatit prej 3 vjetësh, nga data e regjistrimit të ndërmarrjes. 6. Emri i regjistruar i ndërmarrjes Projektligji i thjeshton dukshëm dispozitat e Rregullores që kanë të bëjnë me regjistrimin e emrave të ndërmarrjes. Me Projektligj kërkohet që, gjatë ushtrimit të veprimtarisë tregtare, me emër (firmë) të sigurohet individualizimi i ndërmarrjes dhe dallimi i saj nga ndërmarrjet e tjera, në njerën anë, dhe pamundësia që të dhënat që përmban emri ta çorientojnë publikun lidhur me veprimtarinë e ndërmarrjes. 7. Përfaqësimi Ndërmarrjet përfaqësohen nga përfaqësuesit ligjorë të tyre, në përputhje me Projektligjin dhe statutin e tyre. Përfaqësues ligjor të ortakërive janë ortakët e pakufizuar, ndërkaq të shoqërive një apo më shumë drejtorë menaxhues. Këta përfaqësues janë të detyruar që gjithmonë t`i respektojnë kufizimet e autorizimeve të tyre, të parashikuara me statut apo me vendim të organit kompetent të ndërmarrjes. Megjithatë, këto kufizime (edhe kur janë të njohura) nuk kanë efekt (nuk vlejnë) për person- 776 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS at e tretë, me përjashtim të rastit kur ndërmarrja provon se personi i tretë kishte dijeni për këto kushtëzime ose kur kjo dijeni, për shkak të rrethanave, nuk mund të mohohet. Veprimet e përfaqësuesit ligjor, me të cilat tejkalohet objekti i veprimtarisë së ndërma-rrjes, janë të zbatueshme për ndërmarrjen, me përjashtim të rastit kur tejkalojnë autorizimet e dhëna ose të lejuara me ligj. Ndërmarrja nuk mban përgjegjësi, nëse provon se personi i tretë ka pasur dijeni për veprimin e përfaqësuesit ligjor, me të cilin është tejkaluar objekti i veprimtarisë ose nuk mund të mohohet dijenia për shkak të rrethanave të qarta. Me këtë rast, njohja e statutit në vetvete nuk paraqet provë të mjaftueshme. Formë ligjore e autorizimit është prokura. Me të prokuristi (i pajisuri me prokurë) nuk mund të autorizohet për ushtrimin e të drejtave dhe marrjen përsipër të detyrimeve , të cilat me Projektligj i janë dhënë në kompetencë bordit drejtues të shoqërisë. Prokura është e plotëfuqishme, përkatësisht prodhon efekt juridik pas regjistrimit të saj në regjistër. Ajo nuk mund t`i kalohet personit të tretë nga prokuristi, por mund të revokohet në çdo kohë dhe pa kurrfarë arsyetimi nga prokurëdhënësi. 8. Detyrimi i mirëbesimit (fiduciar) Gjatë ushtrimit të të drejtave të tyre të anëtarësisë, ortakët, anëtarët dhe aksionarët janë të detyruar të marrin parasyesh në mënyrë të duhur (të përshtatshme) interesat e ndërmarrjes dhe të ortakëve, anëtarëve ose të aksionarëve të tjerë. Po ky detyrim vlen edhe për anëtarët apo drejtorët menaxhues dhe anëtarët e bordit drejtues dhe bordit mbikëqyrës. Përveç tyre, Projektligji parashikon disa detyrime fiduciare të veçanta, si: anëtarët dhe aksionarët kanë të drejta dhe detyrime të njëjta në rrethana (situata) të njëjta dhe trajtohen në mënyrë të barabartë, po qe se me ligj apo statut nuk parashikohet ndryshe; të drejtat e informimit të ortakëve të tjerë -jomenaxhues, të anëtarëve dhe aksionarëve nga ortakët, anëtarët dhe drejtorët menaxhues, për punën e ndërmarrjes; përgjegjësitë e anëtarëve dhe aksionarëve, drejtorëve menaxhues dhe anëtarëve të bordit drejtues për detyrimet e ndërmarrjes, me të tërë pasurinë e tyre, në rast të abuzimit të formës ligjore të shoqërisë; ndalimi i konkurrencës dhe sekretet (fshehtësitë) tregtare. Së fundi, personi i autorizuar, për të përfaqësuar ose mbikëqyrur ndërmarrjen, nuk mund të lidhë kontratë ose të hyjë në mërrdhënie të tjera me shoqërinë, përveç kur për këtë janë dakord ortakët e tjerë, anëtarët e tjerë ose organi menaxhues ose mbikqyrës i ndërmarrjes. 9. Pjesëmarrja e punonjësve Projektligji, për dallim nga Rregullorja, e cila nuk parasheh një mundësi të tillë , përcakton mënyrën dhe rastet e formimit të Këshillit të punonjësve dhe të drejtat dhe detyrimet e tyre. Njëkohësisht përcakton edhe pjesëmarrjen e punonjësve në bordin drejtues dhe në këshillin mbikëqyrës. E gjithë kjo në përputhje me legjislacionin përkatës evropian në fuqi.

Page 156: Jurispodenca

II. NDËRMARRËSI Me Projektligj parashikohen dy lloje të ndërmarrësve, si persona fizikë: ata, veprimt-aria e pavarur ekonomike e të cilëve kërkon një organizim të zakonshëm tregtar dhe, për këtë, i nënshtrohen detyrimit të regjistrimit në Zyrën e regjistrimit dhe ata, veprimtaria e pavarur ekonomike e të cilëve, për shkak të vëllimit të tyre, nuk kanë nevojë për një organ-izim të zakonëshëm tregtar 777 E drejta ekonomike dhe, për këtë, nuk i nënshtrohen detyrimit të regjistrimit. Kufiri i vëllimit të veprimtarisë së pavarur ekonomike, sipas të cilit kërkohet regjistrimi i ndërmarrësit, do të caktohet nga Ministria e Tregtisë me rregullore të saj të veçantë. Përndryshe, ndërmarrësi e humb statusin e tij të ndërmarrësit, po qe se e ndërpret ose është i detyruar të ndërpresë veprimtarinë, me ç`rast fshihet nga regjistri. III. ORTAKËRITË DHE SHOQËRITË 1.Koncepti i përgjithshëm Përderisa Rregullorja ortakëri i quan shoqëritë kolektive (të themeluara nga vetëm një lloj ortakësh “të pakufizuar”) dhe shoqëritë komandite (të themeluara nga dy lloje ortakësh: “të pakufizuar” ose komplementarë dhe “të kufizuar” ose komanditorë), Projektligj këto shoqëri i quan: të parat (ato kolektive) ortakëri të pakufizuara, ndërkaq të dytat (ato komandite) shoqëri të kufizuara. Ortakëritë themelohen nga dy ose ma shumë persona, ndërsa shoqërive Projektligji u jep mundësi të themelohen jo vetëm nga dy ose më shumë persona, por edhe nga një person i vetëm ( shoqëri njëanëtarëshe ose njëpersonale). Si ortakëritë, ashtu edhe shoqëritë, sipas Projektligjit, janë persona juridikë dhe këtë cilësi e fitojnë ditën e regjistrimit të tyre në Zyrën e regjistrimit. Duhet të vihet në dukje se, sipas Rregulloren, këtë status (të personit juridik) e kanë vetëm shoqëritë, pra jo edhe ortakëritë. 2. Ortakëria e pakufizuar a) Struktura financiare Me Projektligj parashikohet detyrimi i ortakëve themelues (fillestarë) që, me statut të ortakërisë, të përcaktojnë kapitalin themeltar të ortakërisë, i cili mund të jetë: me para në dorë (kesh), në natyrë (sende), në të drejta, punë dhe shërbime. Kapitali themeltar i ortakërisë, përkatësisht kontributet e ortakëve: në natyrë, të drejta, punë dhe shërbime vlërësohet me marrëveshje të përbashkët të të gjithë ortakëve dhe shprehet në të holla. Në qoftë se marrëveshja nuk arrihet, në këtë rast vlerësimi bëhët nga një ekspert i caktuar nga gjykata. Raporti i ortakëve ose i ekspertit vlerësuese, detyrimisht i dorëzohet Zyrës së regjistrimit, së bashku me të dhëna e tjera të nevojshme. Ndërkaq, tërheqja e kontributit, kalimi (transferimi) i tij ose lënia peng mund të bëhet vetëm me pëlqimin e të gjithë ortakëve, gjë që është krejtësisht e natyrshme, ngase, në të kundërtën, ortakëria do të mbetej pa pasuri (kapital). Ortakët kanë të drejtën e pjesëmarrjes së barabartë në shpërndarjen e fitimit dhe shlyerjen e humbjeve, po qe se me statut nuk parashikohet ndryshe. b) Anëtarësia Në rast të vdekjes së një ortaku, ortakëria e pakufizuar vazhon me trashëgimtarët e ortakut të vdekur, po qe se një gjë e tillë është parashikuar me statut dhe pranohet nga trashëgimtarët. Kur ortakëria e pakufizuar themelohet për një kohë të pacaktuar, ortaku mund të tërhiqet në mënyrë të njëanshme, me paralajmërim me shkrim, brenda afatit të paralajmrimit prej 6 muajsh, 778 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS para përfundimit të vitit të punës, po qe se me statut nuk është parashikuar ndryshe. Ortaku që largohet nga ortakëria e pakufizuar ka të drejtë të marrë prej ortakëve të mbetur atë që do ta kishte marrë, sikur ortakëria e pakufizuar të ishte shpërndarë në kohën e largimit të ortakut. Ortaku mund të përjashtohet nga ortakëria e pakufizuar në qoftë se ai, me qëllim ose nga neglizhenca, nuk i kryen detyrat e caktuara me statut ose është pamundësuar kryerja e tyre. Në

Page 157: Jurispodenca

këto raste, megjithatë, shpërndarja e ortakërisë së pakufizuar bëhët me vendim të gjykatës, në bazë të ankesës së paraqitur nga njëri prej ortakëve. c) Shpërndarja dhe likuidimi Ortakëria e pakufizuar shpërndahet: me përfundimin e kohës për të cilën është themeluar; me vendim të ortakëve; me falimentim; me vendim të gjykatës, në rastet e caktuara me ligj dhe në rastin kur ortakëria e pakufizuar, brenda 2 vjetësh, nuk ushtron asnjë aktivitet tregtar. Largimi i vetëm një ortaku nuk shkakton shpërndarjen e ortakërisë së pakufizuar, po qe se me statut nuk është parashikuar ndryshe. Pas shpërndarjes, ortakëria e pakufizuar likuidohet. Likuidimi nuk zbatohet në qoftë se ortakët vendosin që llogaritë e ortakërisë së pakufizuar të rregullohen në një mënyrë tjetër dhe nëse kundër ortakërisë së pakufizuar nuk është hapur procedura e falimentimit. Dispozitat e Projektligjit që kanë të bëjnë me likuidimin, ndryshojnë nga ato të Rregullores, ngase Projektligji parashikon rregullat për likuidim të rregullt dhe me procedurë të përshpejtuar të likuidimit, ndërkaq që Rregullorja (kur është fjala për likuidimin jovullnetar) i referohet Ligjit për Falimentimin. Dallimi kryesor është se likuidimi kryhet nga ortakët, përkatësisht nga likuidatori që emërohet nga ata, por, nëse ortakët nuk e emërojnë likuidatorin, atëherë likuidatori emërohet nga gjykata, me kërkesë të njërit prej ortakëve. Kufizimet eventuale të kompetencave të likuidatorit nuk kanë kurrfarë ndikimi (pasoje) për personat e tretë. Në qoftë se nga pasuria e ortakërisë së pakufizuar nuk mund të shlyhen detyrimet ndaj kreditorëve, ortakët mbajnë përgjegjësi kolektive dhe individuale për përmbushjen e tyre, në përpjesëtim me dytyrimin e tyre për mbulimin e humbjeve. Me përfundimin e procedurës së likuidimit, ortakëria e pakufizuar, me kërkesë të likuidusit, çregjistrohet (fshihet) nga regjistri. 4. Ortakëria e kufizuar Këtu bëhët fjalë vetëm për ortakët “e kufizuar” e jo edhe për ata “të pakufizuar”, ngase, për këta të fundit zbatohen dispozitat e Projektligjit, që kanë të bëjë me ortakëritë e pakufizuara, po qe se me po këto dispozita nuk është parashikuar ndryshe. Është detyrim i ortakut “të kufizuar” që të gjitha kontributet e tij t`ia kalojë, përkatësi-sht transferojë ortakërisë së kufizuar para regjistrimit të saj. Përjashtim bën vetëm rasti kur me statut parashikohet ndryshe. Çdo marrëveshje e ortakëve, që e liron një ortak “të kufizuar” nga detyrimi i pagimit të kontributit të tij ose e shtyn afatin e pagesës, është i pavlefshëm për kreditorët. Gjithashtu, i pavlefshëm ndaj kreditorëve është edhe zvogëlimi i kontributit, përderisa ai nuk është regjistruar, përveç rastit kur kreditori ka pasur dijeni për këtë zvogëlim. Edhe nëse zvogëlimi është regjistruar, ky është i pavlefshëm kundrejt pretedimeve të kreditorëve, të cilat ekzistonin në kohën e regjistrimit. Nëse ortakut “të kufizuar” i kthehet kontributi, ky quhet kontribut i papaguar për kreditorët. E njëjta gjë vlen edhe në rastin kur ortaku “i kufizuar” merr pjesën e fitimit, ndonëse, për shkak të humbejeve, pjesa e tij e kapitalit (e kontributit) është zvogëluar në krahasim me shumën e caktuar me marrëveshje ndërmjet ortakëve. 779 E drejta ekonomike IV. SHOQËRITË AKSIONARE DHE SHOQËRITË ME PËRGJEGJËSI TË KUFIZUAR 1. Themelimi Projektligji parashikon mundësinë e themelimit të dy llojeve të shoqërive aksionare: - shoqëritë aksionare me themelim të njëkohshëm ose simultan dhe - shoqëritë aksionare me themelim të njëpasnjëshëm ose suksesiv. Shoqërit aksionare me themelim të njëkohshëm janë ato shoqëri themelusit e të cilave i porosisin me parapagim dhe i blejnë të gjitha aksionet pa ofertë publike (prospekt ose shpallje) para regjistrimit të shoqërisë. Këto shoqëri as nuk i regjistrojnë aksionet e tyre në bursë, as nuk tregtojnë me to në tregun e letrave me vlerë. Megjithatë, aksionet mund të transferohen lirisht (përkatësisht të kalohet e drejta e pronësisë mbi to), jasht tregut të letrave me vlerë. Këto shoqëri quhen shoqëri aksionare të hapura. Ndërkaq, po qe se ky transfer i lirë i aksioneve (përkatësisht i kalimit të së drejtës së pronësisë mbi to) jashtë tregut të letrave me vlerë përjashtohet, atëherë këto

Page 158: Jurispodenca

shoqëri quhen shoqëri aksionare të mbyllura. Shoqëritë aksionare me themelim të njëpasnjëshëm janë ato shoqëri themeluesit e të cilave bëjnë ofertë publike (prospekt ose shpallje) për t`u parapaguar për aksione. Këto shoqëri ose i regjistrojnë aksionet e tyre në bursë, ose përdorin ndërmjetës financiarë (bankat, shoqëritë e shërbimeve financiare, agjentët ndërmjetës) ose mjete të tjera njoftimi dhe publiciteti për shitjen e aksioneve (shoqëritë publike, shoqëritë e listuara në bursë). Themelimi i njëpasnjëshëm i shoqërisë aksionare, sipas Projektligjit, nuk do të jëtë i mundshëm përderisa të mos rregullohet me Rregullore të Ministrisë së Tregtisë. Projektligji, gjithashtu, parashikon mundësinë e themelimit të shoqërive aksionare me një aksionar dhe, në këtë drejtim, vendos rregulla të reja ( që i mungojnë Rregullores), të cilat janë në përputhje me legjislacionin përkatës evropian. Kështu, aksionari i vetëm detyrohet që, para regjistrimit të shoqërisë aksionare, t`i paguajë të gjitha kontributet (në para dhe në natyrë) ose, në të kundërtën, të sigurojë një garanci të përshtatshëm për këtë dhe t`i paraqesë Zyrës së regjistrimit një certifikatë relevante, së bashku me kërkesën për regjistrim. Projektligji shprehimisht ndalon që shoqëria aksionare me një anëtar të themelojë shoqëri të tjera. Për sa u përket shoqërive me përgjegjësi të kufizuar, Projektligji, sikundër edhe Rregullorja, e kufizon numrin e anëtarëve të tyre në 50. 2. Kapitali themeltar Kapitali themeltar i nevojshëm për themelimin dhe fillimin e punës së shoqërive, në Projektligj, për dallim nga Rregullorja, nuk është caktuar në mënyrë fikse. Mundësia e një përcaktimi të tillë i kalohet Ministrisë së Tregtisë që ajo ta bëjë këtë me rregullore të saj, varësisht nga ajo se a do të jetë themelimi i shoqërisë aksionare i njëkohshëm (simultant), apo i njëpasnjëshëm (suksesiv). E njëjta gjë vlen edhe për shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar, për themelimin e të cilave kapitali themeltar nuk mund të jetë më i vogël se shuma e përcaktuar me Rregullore. Përsa i përket kontributit minimal në të holla të çdo aksionari në shoqërinë aksionare, ai është ekuivalenti i shumës 500 euro, ndërsa në shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar ai nuk mund të jetë më i vogël se shuma e përcaktuar në regulloren e Ministrisë së Tregtisë. Kontributet e aksionarëve, në të dyja këto shoqëri, mund të jenë: në para, në natyrë (sende) dhe 780 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS në të drejta që mund të shprehen në të holla. Kontributet nuk mund të përbëhen në punë dhe shërbime. Vlerësimi i kontributeve në natyrë, sipas Projektligjit, bëhet nga një a më shumë ekspertë të pavarur, të caktuar nga gjykata kompetente, të cilët hartojnë një raport para regjistrimit të shoqërisë. Ndërkaq, sipas Rregullores, këtë vlerësim e bën mbledhja e përgjithshme e aksionarëve. 3. Aksionet Aksionet si letra me vlerë, karakteristike për shoqëritë tregtare, llojet e tyre, të drejtat që dalin nga to, transferi (tregtimi) i tyre, si dhe çështjet e tjera, në Projektligj janë të rregulluara në mënyrë më gjithpërfshirëse dhe më në detaje, sesa në Rregullore. Me qenë se aksionet do të jenë objekt i rregullimit edhe i Ligjit për letrat me vlerë, pastaj i ligjit përkatës, me të cilin do të rregullohet tregtimi i tyre në tregun e letrave me vlerë (në bursë), komentet më të përafërta për aksionet, si letra të korporatave do të jepen, padyshim, pas miratimit të tyre. 5. Organet e shoqërisë Organet e shoqërisë aksionare, sipas Projektligjit, janë: Kuvendi i Përgjithëshëm, si mbledhje e përgjithshme e aksionarve dhe, varësisht nga statuti: a) Bordi Drejtues, si organ i vetëm administrativ, i cili e kryen funksionin e administrimit dhe të mbikëqyrjes (sistemi njëdrejtimësh) ose b) Bordi Mbikëqyrës dhe drejtorët administrues, të cilët i ndajnë ndërmjet tyre funksionet mbikëqyerse dhe administruese-menaxhuese (sistemi dydrejtimësh). Është e drejtë e shoqërisë aksionare që, me statut të saj, vetë të përcaktohet për njërin nga këto sisteme. Organet e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar janë:

Page 159: Jurispodenca

- Mbledhja e Përgjithshme dhe - Drejtorët Menaxhues. Në rast se shoqëria me përgjegjësi të kufizuar ka më shumë se 50 punonjës, atëher ajo themelon Bordin Drejtues ose Bordin Mbikëqyrës, varësisht nga përcaktimi i saj se a do ta zgjedhë administrimin njëdrejtimësh ose dydrejtimësh. Nga kjo që u tha më sipër del se struktura, forma dhe themelimi i organeve të shoqërive me Projektligj ndryshojnë dukshëm nga ato të përcaktuara me Rregullore. 6. Shpërndarja dhe likuidimi (përveç Falimentimit) Rastet e shpërndarjes së shoqërive aksionare dhe të atyre me përgjegjësi të kufizuar, të parashikuara me Projektligj (pa marrë parasyesh se për cilën prej tyre është fjala), janë të njëjta. Nga to vlen të përmendet rasti kur aksionarët, si “pronarë” të shoqërisë, kanë të drejtën e shpërndarjes së shoqërisë me vullnetin e tyre (të shprehur në vendimin e kuvendit të përgjithshëm) dhe rasti kur shoqëria shpërndahet përkundër vullnetit të aksionarëve (me vendim të gjykatës ose të Zyrës së Regjistrimit). Shpërndarja e shoqërisë i nënshtrohet regjistrimit në Zyrën e regjistrimit, që paraqitet nga drejtori menaxhues ose nga gjykata, sipas detyrës zyrtare (ex officio), kur shpërndarja bëhët me vendim të saj. 781 E drejta ekonomike Pas shpërndarjes, shoqëria likuidohet, përveç rastit kur ndaj shoqërisë është hapur procedura e falimentimit. Likuidimi zbatohet me procedurë të zakonshme (likuidimi i zakonshëm) dhe me procedurë të përshpejtuar (likuidimi i përshpejtuar). Pas përfundimit të likuidimit, shoqëria çregjistrohet (fshihet) nga regjistri. 6. Grupimet e ndërmarrjeve Në këtë pjesë të Projektligjit jepen përkufizimet për “ndërmarrjen mëmë” dhe për “ndërmarrjën filial”, pastaj për “ndërmarrjen amë me shumicë aksionesh” dhe për “ndërmarrjen amë me një pjesë të konsiderueshme aksionësh”. Përcaktohen, gjithashtu, të drejtat dhe përgjegjësitë e ndërmarrjës mëmë dhe të ndërmarrjës filial. E gjithë kjo në përputhje me legjislacionin përkatës evropian. 7. Ndërmarrjet publike Projektligji i përkufizon këto ndërmarrje si shoqëri që kryejnë veprimtari tregtare me interes të përgjithshëm ekonomik, ku të gjitha aksionet (në mënyr të drejtpërdrejtë ose të tërthortë) mbahen nga autoriteti qendror. Për themelimin dhe funksionimin e këtyre ndërmarrjeve, ligj i zbatueshëm është Projektligji, sipas të cilit, ato do të organizohen si shoqëri aksionare, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar ose ortakëri (të kufizuara ose të pakufizuara). Duhet të kihet parasysh se këto ndërmarrje nuk janë fare të rregulluara me Rregullore. 8. Ristrukturimi i ndërmarrjeve Me termin “ristrukturim” Projektligji nënkupton çështjet statusore të ndërmarrjeve, siç janë: bashkimi, ndarja dhe transformimi i ndermarrjeve. Edhe këto çështje me Projektligj janë rregulluar në përputhje me legjislacionin përkatës evropian. V. DISPOZITAT PENALE Projektligji, për dallim nga Rregullorja, i parashikon edhe dispozitat penale, me të cilat, për mosrespektim të akëcilës prej tyre, përcakton përgjegjësinë për vepra penale dhe kundërvajtje administrative. VI. DISPOZITAT KALIMTARE DHE TË FUNDIT Me këto dispozita parashikohet zgjidhja, sipas së cilës ndërmarrjet ekzistuese do ta vazhdojnë veprimtarinë e tyre, në mënyrën dhe sipas kushteve të vlefshme në kohën e regjistrimit të tyre dhe detyrohen që, brenda afatit prej një viti, nga dita e hyrjes në fuqi të Projektligjit, ta harmonizojnë organizimin dhe funksionimin e tyre me dispozitat e Projektligjit. Si pasojë e një mosharmonizimi të tillë vjen çregjistrimi (fshirja) e tyre nga regjistri, pas përfundimit të procedurave të likuidimit. Natyrisht, nëse ndërmarrjet ekzistuese riorganizohen si shoqëri, ato detyrohen të paraqesin provë në regjistër të Zyrës së regjistrimit për sigurimin e kapitalit themeltar, në përputhje me dispozitat e

Page 160: Jurispodenca

Projektligjit. 782 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS 783 E drejta ekonomike E DREJTA EVROPIANE Prof. Dr. Blerim REKA E DREJTA DHE GJYQËSIA E UNIONIT EVROPIAN HYRJE Periudha pas Luftës së Dytë Botërore në Evropë nxori në sipërfaqe një fenomen të ri juridik: supranacionalitetin legal. Filloi të krijohej dhe të funksiononte një e drejtë që dallonte nga e drejta klasike shtetërore, sepse ajo as nuk krijohej, as nuk implementohej vetëm nga shteti, por nga një organizatë mbishtetërore në krijim. Filloi të zbatohet një legjislacion i ri dhe të funksionojë një gjyqësi e re brenda kornizës evropiane. Fillimisht, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, (e Këshillit të Evropës), inauguroi jo vetëm katalogun e të drejtave dhe të lirive të garantuara të njeriut, por edhe mekanizmin e mbrojtjes së tyre kundër shtetit që i shkel ato. Kështu, periudha deklarative e mbrojtjes ndërkombëtare të të drejtave të njeriut u pasua edhe nga periudha përmbaruese. Edhe shtetet - deri dje subjekte të pacenueshme të së drejtës ndërkombëtare - filluan të nxirren para gjyqësisë ndërkombëtare, për çështjet të cilat deri dje konsideroheshin “të brendshme” dhe zgjidheshin brenda juridiksionit gjyqësor vendës. Më vonë, në vitin 1963, me rastin e parë gjyqësor “Van den Loss”, Gjykata Evropiane e së Drejtës, një gjykatë tjetër supranacionale, filloi një praktikë tjetër gjyqësore, brenda së cilës edhe shtetet anëtare të Unionit Evropian mund të ishin subjekte të vendimeve të saj gjyqësore. Ky fenomen i ri juridik evropian, me kohë krijoi standarde të caktuara juridike për vendet që donin t’ui bashkoheshin këtyre strukturave integruese evropiane. Disa shtete madje dokumentet e tilla juridike evropiane filluan t’i inkorporojnë edhe si pjesë e sistemit të tyre juridik të brendshëm, me çka filloi i ashtuquajturi “internalizim” i së drejtës evropiane. Edhe Kosova, si në “Preambulën”, ashtu edhe në pjesën normative të “Kornizës Kushtetuese”, (neni.5.7.), njohti jo vetëm karakterin e ligjit të aplikueshëm të konventave kryesore evropiane, por, po ashtu, përcaktoi edhe detyrimin për harmonizimin legjislativ të legjislacionit kosovar me standardet e legjislacionit të Unionit Evropian. Ndërkaq bazuar në këtë dispozitë kushtetuese, në mars të vitit 2003, në Kosovë, filloi zbatimi i të ashtuquajturit “mekanizëm përcjellës” për procesin e stabilizim-asocimit, si një rrugë alternative e harmonizimit të legjislacionit të Kosovës me të drejtën e UE- së. Prandaj, shtjellimi i njohurive themelore për juristët kosovarë, (kandidatë të provimit të jurisprudencës), për të drejtën dhe gjyqësinë e Unionit Evropian, është vetëm një ndihmesë modeste për aftësimin e tyre në përputhje me standardet juridike të Unionit Evropian. Për dallim nga teksti i së drejtës evropiane i botimit të parë, (2001), ky i fundit përmban edhe risitë që sjell për të drejtën e Unionit Evropian, “Kushtetuta për Evropën, e aprovuar më 18 qershor të vitit 2004., (hyrja në fuqi e së cilës pritet pas ratifikimit nga ana e 25 vendeve anëare t Unionit Evropian). 785 E drejta e unionit evropian 1. KONCEPTET THEMELORE TË SË DREJTËS DHE TË GJYQËSISË SË UE-së 1.1.Ç’ është e drejta e Unionit Evropian? E drejta e Unionit Evropian është një degë e re, multidisiplinare dhe dinamike e së drejtës. Natyra e saj juridike mbetet objekt kundërshtimesh , sipas të cilave: “nuk kemi të bëjmë me të drejtën e UE-së”, por më tepër me “politikën dhe institucionet e UE-së”. Mirëpo, mendojmë se ajo, megjithatë, mbetet njëra ndër degët më të reja të teorisë dhe të praktikës juridike. Qoftë si degë e shkencës juridike, qoftë si e drejtë pozitive, ajo ka specifikat e saj, që e dallojnë nga degët e tjera të së drejtës. Rreth saj edhe sot e kësaj dite ka konfuzion dhe mungesë dijeje të përgjithshme. Madje kontestuesit e karakterit juridik të kësaj dege të së drejtës, bazuar në parimet klasike mbi të drejtën shtetërore, sipas së cilës e drejta është “një sistem rregullash shoqërore të sanksionuara

Page 161: Jurispodenca

nga shteti”, konsiderojnë se e drejta e UE-së nuk do të mund të quhej e drejtë, sepse ato nuk i nxjerr dhe nuk i sanksionon shteti, por një organizatë ndërkombëtare e karakterit rajonal. Mirëpo, siç do të shihet në shtjellimet vijuese, pikërisht institucionet ligjvënëse dhe procedurat legjislative - vërtet specifike, janë themelet e ligjëvënies në UE. Folsom, me të drejtë tërheq vërejtjen se “pa njohjen e këtyre dy themeleve ligjvënëse të UE-së, është i pamundur formimi i juristit të UE-së”. Thelbi i të kuptuarit të kësaj dege të së drejtës qëndron në fenomenin e supranacionalitetit juridik. Supranacionaliteti apo mbishtetërorja, si një autoritet ndërkombëtar që mund të imponojë vullnetin e tij edhe ndaj shteteve sovrane dhe të pavarura, mbeti njëra ndër çështjet më të diskutuara në teorinë e së drejtës së UE-së. Autorët ishin ndarë sa i përket (mos)ekzistimit të së drejtës së UE-së, si një e drejtë supranacionale. Kritikuesit e supranacionalitetit dhe, rrjedhimisht, të së drejtës së UE-së u përkisnin ithtarëve të doktrinës klasike, sipas së cilës UE- ja nuk është shtet, pra, nuk ka as sovranitetin legjitim që buron nga demokracia përfaqësuese prandaj, në mungesë të “demosit” dhe si pasojë e këtij deficiti demokratik, as që mund të nxjerrë, aq më pak ta implementojë, të drejtën. Ndërkaq, mbrojtësit e supranacionalitetit, në përgjithësi, dhe të legjimitetit të së drejtës së UE-së, në veçanti, hedhin poshtë doktrinën klasike të sovranitetit të tipit të Westphalisë, me arsyetimin se ndërkohë, ndryshimet e përgjithshme imponuan edhe rinovimin e konceptit klasik të demokracisë së bazuar ekskluzivisht në demos, duke ofruar, pos këtij, edhe legjitimitetin “elitist”, “konkurrues” , “pluralist” apo atë “etatik”, (si një legjitimitet bashkëhor i ndërvarur nga më shumë aktorë dhe më shumë nivele të vendosjes), si bazë për nxjerrjen e së drejtës së UE-së. Pa marrë rolin e arbitrit midis këtyre dy doktrinave dhe duke pasur parasysh edhe vetë kontradiktat e supranacionalitetit ende të papërfunduar të UE-së, përgjigjen do të mund ta nxjerrim nga praktika ndërkombëtare e gjysmës së dytë të shekullit XX. Atëherë filloi të krijohej për herë të parë një “sovranitet” mbikombëtar a supranacional, të cilit i nënshtrohen detyrimisht shtetet anëtare të tij. Me fjalë të tjera, traktatet themeltare të UE-së, si burime kryesore juridike apo i ashtuquajturi “legjislacion i parë i UE-së” janë drejtpërdrejt të zbatueshme në territorin e shtetit - anëtar, pa nevojën e aplikimit të masave- shtesë administrative. Ato, pra, bëhen pjesë e së drejtës kombëtare të atij vendi me faktin e nënshkrimit dhe të ratifikimit të traktatit. Kështu, e drejta e Unionit Evropian bëri një përjashtim nga doktrina klasike e sovranitetit shtetëror, duke krijuar precedentin e një sovraniteti mbishtetëror. Si pasojë, rregulloret e UE-së zbatohen drejtpërdrejt në shtetet anëtare, edhe pse ato nuk i kanë miratuar në parlamentet e tyre kombëtare. UE- ja kështu anashkaloi parlamentet kombëtare në disa fusha, me çka “cenoi” idenë tradicionale të sovranitetit. Shembulli i Britanisë së Madhe është mjaftë ilustrativ. Kur ajo, në vitin 1972, përgatitej t’i bashkohej BEE- së, sikurse edhe çdo shtet tjetër, edhe ajo pranoi detyrimin që dispozi- 786 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS tat e traktatit (atëherë të Romës, të vitit 1957) duhej t’ i implementonte në të drejtën e vet të brendshme, sepse kështu e kërkonte obligimi i “legjislacionit të parë”. Sado që ky fenomen është relativisht i ri dhe ky proces i ndërtimit të këtij sovraniteti supranacional është ende i brishtë, ai e shpjegon thelbin e natyrës juridike të së drejtës së UE-së. Pra, mund të thuhet se Unioni Evropian, në përgjithësi, dhe e drejta e tij, në veçanti, paraqesin shembullin e tërheqjes së sovranitetetve kombëtare në të mire të një “sovraniteti” mbikombëtar. Pra, edhe e drejta e UE-së është një sistem i normave juridike. Por ato, për dallim nga degët e tjera të së drejtës, nuk i nxjerr një shtet, por një entitet supranacional, i përbërë prej disa shtetesh që vullnetarisht kanë hequr dorë prej një pjese të sovranitetit të tyre shtetëror, në të mirë të krijimit të një sovraniteti mbishtetëror. Kjo përmasë supranacionale e UE-së çon edhe në përkufizimin e së drejtës së tij si sistem normash të sanksionuara nga autoriteti mbishtetëror, të cilat detyrimisht i zbatojnë personat fizikë, juridikë dhe vetë shtetet anëtare, (të cilat edhe vetë kanë kaluar pjesërisht sovranitetin e vet mbi këtë autoritet). Vetë karakteri sui generis i Unionit Evropian, si një organizatë supranacionale, parapërcakton edhe specifikën dhe shumëdimensionalitetin e kësaj të drejte, si një degë e veçantë nga degët e tjera klasike të së drejtës. Fakti se kjo e drejtë nuk është e drejtë e një shteti, por e drejtë e një krijese

Page 162: Jurispodenca

supranacionale, mbase, e vështirëson cilësimin e mirëfilltë juridik të saj. Kjo, ndërkaq, nuk do mund t’i marrë asaj elementet juridike, ndonëse të llojit të vet. Unioni Evropian nuk është shtet; ai nuk ka as kushtetutë e as ligje, por ka akte të tjera juridike me fuqi kushtetuese dhe ligjore, si traktatet themeltare dhe rregulloret që luajnë rolin e instrumenteve konstitucionale dhe legale për Unionin e pesëmbëdhjetë vendeve anëtare. Kjo, në përputhje me kriteret dhe termat klasike juridike dhe sidomos sipas doktrinës tradicionale të sovranitetit shtetëror, ndoshta edhe mund të duket një non sens, por ky realitet i ri në marrëdhëniet ndërkombëtare, në të cilin vetë shtetet heqin pjesërisht dorë nga sovraniteti i vet kombëtar, në të mirë të një sovraniteti supranacional, po jeton tash një gjysmë shekull, madje me tendencat më të reja, si: monedha unike evropiane, qytetari/ shttësia e UE-së, Kushtetuta e UE-së, federata evropiane, e të ngjashme. Fundja, edhe “Kushtetuta për Evropën”, përdor termin “e drejta e Unionit”, (neni 10), brenda së cilës përfshihen: “Kushtetuta dhe ligjet e miratuara nga institucionet e Unionit”. Siç do të shohim në shtjellimet e mëvonshme, këto institucione kryesore të UE-së, edhe sipas Kushtetutës për Evropën, (neni.18 pika.2), janë të njëjta me ato që përcaktoheshin nga traktatet themeltare të UEsë, pra: 1. Këshilli Evropian; 2. Këshilli; 3. Komisioni Evropian; 4. Parlamenti Evropian dhe 5. Gjykata Evropiane e së Drejtës 1.2.Ç’është Gjyqësia e Unionit Evropian? Një element identifikues i së drejtës së UE-së, pa dyshim, është gjyqësia e UE- së, të cilën e përbëjnë: Gjykata Evropiane e së Drejtës, (ECJ) dhe prej vitit 1988 edhe Gjykata e Instancës së Parë (ICF). Që të dyjat përbëjnë “degën gjyqësore” të UE-së, që është e pavarur dhe e veçantë nga katër institucionet politike të UE-së, (Këshilli Evropian, Këshilli, Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian). Siç u tha edhe në shtjellimet e mëparshme, Gjykata Evropiane e së Drejtës 787 E drejta e unionit evropian kishte rolin primar në krijimin e sistemit juridik të UE-së dhe ,në veçanti, në inaugurimin e së ashtuquajturës “doktrinë të efektit të drejtpërdrejtë” të së drejtës së UE-së, me të cilën obligonte vendet anëtare t’ i zbatonin drejtpërdrejt, pa përjashtim, rregullat juridike të UE-së në territorin e vet. Shumë autorë, (si: Koopmans, Alter, Meunier, etj.) e vlerësojnë këtë gjykatë si “hero të integrimit evropian”, sepse praktika e saj gjyqësore, që nga fillimi i viteve gjashtëdhjetë e këndej, imponoi zbatimin e detyrueshëm të së drejtës së UE-së si një të drejtë supranacionale. Prandaj edhe “case- law” janë një burim i rëndësishëm i së drejtës së UE-së, për çka do të bëhet fjalë në veçanti në shqyrtimet e mëvonshme mbi burimet e së drejtës së UE-së. Derisa Traktetet themeltare rretrgullojnë në vija të përgjithshme Gjykatën Evropiane të së Drejtës, Statuti i kësaj gjykate dhe Rregullorja e saj e punës përcaktojnë rregullat e detajizuara mbi statusin e saj, komptenecat, përbërjen, proicedurat para saj, mjetet juridike, etj. (Titujt: I- IV; nenet: 1-57 të Statutit të GJED dhe Kapitujt: I- XI të Rregullores së punës së GJED). 1.2.1. Kompetencat, Përbërja dhe Procedurat para Gjykatës Evropiane të së Drejtës Gjykata Evropiane të së Drejtës është kompetente që si degë gjyqësore e UE- së: A. Të vendos në kontestet gjyqësore midis: 1. Institucioneve të UE-së dhe shteteve anëtare të UE-së, 2. Individëve nga vendet anëtare të UE-së dhe punëdhënësve të tyre, si dhe 3. Vendos në çështjet e tjera gjyqësore; B. Të jep mendime lidhur me kompatibilitetin e akteve juridike të UE-së me traktatatet themeltare të UE-së. Pra, siç mund të shihet, Gjykata Evropiane e së Drejtës ka dy funksione: 1. Funksionin gjyqësor, si një lloj “gjykate supreme” e UE-së, (meqë CFI është gjykata e së drejtës së UE-së e shkallës së parë) dhe 2. Funksionin e një gjykate kushtetuese të UE-së.

Page 163: Jurispodenca

Mund të thuhet se Gjykata Evropiane e së Drejtës është institucioni qendror gjyqësor, i cili ndikoi në krijimin e kësaj dege të veçantë të së drejtës dhe, në përgjithësi, në zhvillimin e një sistemi të veçantë juridik të UE-së. Me ndryshimet e protokollit të Statutit të ECJ-së, në vitin 1988, (Titulli IV, nenet:44-55), themelohet edhe Gjykata e Instancës së Parë, (ICF), kështu që sot në UE kemi dyshkallshmërinë gjyqësore. Deri në zgjerimin e parë lidor të UE- së: nga 15 në 25 vende antare, (1 maj 2004), ECJ përbëhej prej 15 gjyqtarëve, nga një të zgjedhur nga çdo shtet anëtar, (me mandat 6-vjeçar), si dhe nga 8 avokatë të përgjithshëm, pesë prej të cilëve i emërojnë shtetet më të mëdha të UE-së, kurse 3 të tjerë të tjerët. (Titulli I, nenet: 1-8 të Statutit të ECJ). Pas këtij zgjerimi, çdo vend anëtar do të ketë nga një gjyqtar në Gjykatën Evropiane të së drejtës me çka numri i përgjithshëm i gjyqtarëve do të arrij në 25 sish. Në debatet e viteve të fundit për reformimin e sistemit gjyqësor të UE-së, propozohej krijimi i një gjykate të re të shkallës së parë për aksion të drejtpërdrejtë, kurse ECJ të transformohej në Gjykatë të Lartë të së Drejtës Evropiane (EHCJ), si dhe të themeloheshin 4 gjykata rajonale të UE-së. Mirëpo Traktati i Amsterdamit nuk lejoi ndryshime në strukturën ekzistuese gjyqësore të UE-së, pra mbetën: Gjykata Evropiane e së Drejtës (ECJ) dhe Gjykata e Instancës së Parë (CFI). Pas hyrjes në fuqi të Traktatit të Amsterdamit, vetë Gjykata e së Drejtës e UE-së kishte propozuar të ardhmen e këtij institucioni, me dokumentin e quajtur “E ardhmja e sistemit gjyqësor të Unionit Evropian”, me të cilin ishin propozuar ndryshime në procedurat gjyqësore, në kuptim të thjeshtimit të procedurave që nga faza e parë e procedimit gjyqësor. Ndërkaq, në konferencën ndërqeveritare të UE-së gjatë vitit 2000 në prag të Samitit të UE-së në 788 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS Nicë, njëri prej drejtimeve të propozuara të reformimit institucional ishte edhe ai që kishte të bënte me Gjykatën Evropiane të së Drejtës. Projekti i Traktatit për krijimin e “Kushtetutës për Europën”, (teksti i të cilit u miratua me konsensus nga Konventa Europiane, me 13 qershor dhe 10 korrik të vitit 2003, ndërkaq u aprpvua nga ana e Këshillit Evropian me 18 Qershor të vitit 2004), përcakton se Gjykata e së Drejtës së UE-së do të përfshijë: * Gjykatën e Lartë dhe * Gjykatat e specializuara. (neni 28) Përbërja, organizimi dhe procedurat para Gjykatës Evropiane të së Drejtës dhe para Gjykatës së Instancës së Parë rregullohen me Statutin dhe Rregulloren e punës së tyre. Këto gjykata përbëhen nga gjyqtarët, avokatët gjeneral, si dhe nga administrata gjyqësore, apo siç quhet regjistri.(nenet: 1- 16 të Statutit të ECJ). Për tu nxjerr në rast para këtyre gjykatave, nevojitet kërkesa me shkrim, (aplikacioni) drejtuar regjistrit gjyqësor. (neni 19 i Statutit të ECJ). Kjo kërkesë duhet të përmbajë: emrin e aplikuesit dhe adresën e tij të përhershme, emrin e palës kundër të cilës ushtrohet aplikacioni, objekti apo lënda e kontestit si dhe arësyetimin e bazës mbi të cilën mbështetet kërkesa për tu inicuar procedura gjyqësore para ECJ. (neni 38 i Rregullores së Punës së ECJ). 1.2.2. Juridiksioni i Gjykatës Evropiane të së Drejtës (ECJ) Juridiksioni i ECJ shtrihet në tri fusha kryesore: E para, që njihet edhe si “procedim i infingjmentit”, në të cilën ECJ mund të inicojë aksionin kundër shteteve anëtare, për të vërtetuar nëse ato i përmbushin ose jo detyrimet e veta që dalin nga Traktati i UE-së dhe nga legjislacioni i tij; E dyta, që është kompetencë e ngjashme me juridiksionet e gjykatave kushtetuese në shtetet sovrane, e ky është shqyrtimi i “kushtetushmërisë” apo interpretimi juridik që i bëhet legalitetit të akteve që miratohen nga organet e UE-së, si: Këshilli, Komisioni Evropian ose Parlamenti Evropian, në përputhje meTraktatin e UE-së. E treta, e cila tashmë u shqyrtua në shtjellimet e mësipërme që kishin të bënin me “vendimet preliminare” të ECJ-së në raport me vendimet gjyqësore të gjykatave kombëtare të shteteve anëtare. Ndërkaq, procedura para Gjykatës Evropiane të së Drejtës, ndonëse jo e zakonshme për një procedurë gjyqësore dhe madje më e komplikuar nga ato që zhvillohen para gjykatave kombëtare, shkurtimisht mund të përmblidhet në pesë faza kryesore.

Page 164: Jurispodenca

Kur një rast vjen para ECJ-së, kjo Gjykatë e UE-së e procedon atë në një procedurë të përcaktuar qartë si vijon: 1. Me të pranuar të rastit në këtë Gjykatë, caktohet një avokat i përgjithshëm dhe një gjyqtarraportues, të cilët duhet të mbledhin informatat që lidhen me rastin në fjalë, si dhe të bëjnë përgatitjet e domosdoshme për fazat e mëvonshme procedurale; 2. Pas kësaj, mbahet një dëshmi publike (“public hearing”), brenda së cilës avokatët që përfaqësojnë palët kontestuese paraqesin pikëpamjet e tyre me gojë. Brenda kësaj dëshmie publike, avokatët e përgjithshëm dhe gjyqtarët atyre u bëjnë pyetje, që lidhen me rastin në shqyrtim; 3. Pas dëshmisë, avokati i përgjitshëm ia përpilon një raport gjyqtarit raprtues, ku paraqiten pikëpamjet e tyre, nëse rasti ka të bëjë me të drejtën e UE-së, dhe sugjerojnë gjykimin e tyre; 4. Mbi bazën e këtij raporti të avokatit të përgjithshëm, gjyqtari raportues ia paraqet projektvendimin gjykatës; 5. Në fund Gjykata merr vendimin, në të cilin secili gjyqtar shpreh mendimin e vet rreth tij, kurse vendimi përfundimtar i Gjykatës merret me shumicën e thjeshtë të votave të gjyqtarëve të 789 E drejta e unionit evropian ECJ-së. Këtu vlen një rend specifik i votimit: gjyqtarët më të rinj votojnë të parët, kurse të fundit votojnë gjyqtarët e vjetër. (Brenda një periudhë prej afër gjysmë shekulli: 1970- 94, numri i rasteve të paraqitura për shqyrtim para ECJ-së ishte shumëfishuar, madje nga 79 sosh në vitin 1970, në 279 në vitin 1980; 384 sosh në vitin 1990 dhe 354 në vitin 1994.). 1.2.3. Procedurat para Gjykatës Evropiane të së Drejtës Sa i përket procedurës para Gjykatës Evropiane të së Drejtës, ajo mund të jetë dy llojëshe: me gojë dhe me shkrim, (neni 18 i Statutit të ECJ). Procedura me shkrim konsiston në kërkesën me shkrim, (aplikimin para ECJ); në komunikimin me shkrim të palëve me institucionet e UE- së, vendimet e të cilave kontestohen në këtë procedurë gjyqësore; pastaj në deklaratat me shkrim të palëve; mbrojtjen me shkrim, përgjigjet si dhe në dokumentet e ndryshme me shkrim që prezantohen gjatë kësaj procedure. (Titulli II, Kaptina 1, nenet: 37-44 i Rregullores së Punës së ECJ). Procedura me gojë, ndërkaq përmban veprimet orale procedurale para kësaj gjykate siç janë: leximi i raporteve të paraqitura nga gjyqtarët raprotues; dëshmitë para kësaj gjykate, (hearing); dëshmitë dhe prezantimet e ekspertëve, si dhe këshillat e mbrojtësve. Në procedurën gjyqësore para Gjykatës Evropiane të së Drejtës, shtetet dhe institucionet e UEsë përfaqësohen nga agjenti i emëruar për secilin rast në veçanti; palët nga një avokat mbrojtës, (neni 17 i Statutit të ECJ). Statusin e njejtë të avokatit mbrojtës të palës në këtë procedurë gjyqësore e kanë edhe profesorët univetsitar- shtetas të shtetit anëtar të UE- së. Gjykata Evropiane e së Drejtës vendos në seancë të mbyllur, (neni 27 par.1. i Rregullores së Punës së ECJ, të vitit 1991, të ndryshuar në vitin 1995 dhe 1997; OJ 1991 L 17, p.6. me amendamenetet e 21 Shkurtit 1995, OJ 1995 L 44, p.61 dhe me amendamentet e 11 marsit 1997, OJ 1997 L 103, p.1). Mund të votojë vetëm gjyqtari i cili ka qenë prezent në procedurën gojore, (neni 27 par.2.) Vendimi merret me shumicë votash në formë aktgjykimi, (neni 27 par. 3 i Rregullores së Punës së ECJ dhe neni 15 i Statutit të ECJ), dhe ky vendimgjyqsor është valid vetëm nëse për të votonin: së paku tre nga pesë gjyqtarët në kolegjin e të pestëve; rrespektivisht së paku pesë nga shtatë gjyqtarët në kolegjin e të shtatëve. (Me zgjerimin e UE- së në 25 shtete antare, nga 1 maji i vitit 2004, pritet që edhe ky numër i votave të ndryshojë). Vendimi gjyqësor i ECJ përmban: deklarimin se është vendim i ECJ, datën e marrjes së tij, emrin e kryetarit dhe të gjyqtarëve që morrën pjesë në vendosje gjyqsore, emri i avokatit gjeneral, emri i regjistrit, (administratorit gjyqsor), përshkrimi i palëve, emri i agjntit, deklarata mbi formën e urdhërit, përmbledhja e fakteve, deklarata se është dëgjuar me gojë avokati gjeneral, bazat e marrjes së vendimit si dhe vetë vendimi. (neni 63, Kaptina IV e Rregullores së Punës së ECJ). Për dallim nga sistemi gjyqësor i shteteve sovrane, në gjyqësinë e UE- së mjetet juridike që mund ti ushtrojnë palët kundër vendimeve gjyqësore të Gjykatës së Instancës së Parë, (CFI) apo kundër Gjykatës Evropiane të së Drejtës, (ECJ) ndryshojnë. Kundër vendimit gjyqësor të Gjykatës së Instancës së

Page 165: Jurispodenca

Parë lejohet ankesa, si mjet i rregullt juridik, (Titulli IV, nenet: 110-123 të Rregullores së Punës), por jo edhe kundër vendimit të Gjykatës Evropiane të së Drejtës, e cila siç u tha është instanca më e lartë gjyqësore. Duke ushtruar ankesën kundër Gjykatës së Instancës së Parë, pala e pakënaqur mund të kërkoj nga Gjykata Evrpiane e së Drejtës që ta hedh poshtë plotësiht apo pjesërisht, vendimin gjyqësor paraprak të Gjykatës së Instancës së Parë. (neni 113 par.1. i Rregullores së Punës). Ndërkaq si mjet i jashtëzakonshëm juridik në sistemin gjyqësor të UE- së dhe atë vetëm përjashtimisht lejohet kërkesa për rishqyrtimin përjashtimor të procedurës, (Kapitulli VI I rregullores së Punës së ECJ) dhe atë nga pala e tretë, e cila kosideron se me atë vendim gjyqësor i është 790 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS prekur ndonjë interes e ajo nuk ka marrë ojesë gjatë procedurës. Në këtë kërkesë pala e tretë duhet të specifikoj vendimin gjyqësor që kontestohet, deklaratën pse vendimi i tillë gjyqësor konsidrohet nga ajo si prejudikues, si dhe arësyet për shkak të të cilave pala e tretë nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në procedurën gjyqësore nga e cila ishte marrë vendimi i tillë gjyqësor. (neni. 97 i Rregullores së Punës së ECJ). Kjo është në pika të shkurtëra procedura e rregullt gjyqësore para ECJ. Mirëpo me Statustin dhe Rregulloren e Punës së ECJ përcaktohen edhe procedura të veçanta (Titulli III i Rregullores së Punës së ECJ) para kësaj gjykate. Të tilla janë: 1. Procedura për suspendimin e veprimeve apo të përmbarimit dhe rreth masave tjera të përkohshme, (nenet: 83-90); 2. Procedura e interevenimit, (neni 93) 3. Procedura rreth çështjeve preliminare, (nenet: 91-92); 1.2.4. Procedura rreth çësthjeve preliminare Një rëndësi të veçantë për ndërtimin e një sistemi gjyqësor të Unionit Evropian kishte dhe ka instituti i vendimeve preliminare të Gjykatës Evropiane të së Drejtës. Me dispozitat e Traktatit, (nenin 234; ish-neni 177) rregullohet procedura e marrjes së vendimit preliminar nga kjo Gjykatë. Në fakt, kjo dispozitë e Traktatit themeltar të UE-së rregullon marrëdhëniet midis sistemeve juridike kombëtare të shteteve anëtare dhe të atij të Unionit Evropian. Në veçanti kjo rregullon relacionet e gjyqësisë së një shteti anëtar me atë të Gjykatës Evropiane të së Drejtës. Sipas kësaj dispozite të Traktatit themeltar, Gjykata e së Drejtës e UE-së do të ketë juridiksion për të marrë vendim preliminar në çështjet që kanë të bëjnë me: a) Interpretimin e Traktatit themeltar të UE-së; b) Interpretimin e validitetit të akteve të institucioneve të UE-së dhe të Bankës Qendrore Evropiane, c) Interpretimin e statuteve të organeve që themelohen me aktet e Këshillit. Nëse njëra nga çështjet e lartpërmendura do të shtrohej para ndonjë gjykate të shteteve anëtare, atëherë ajo Gjykatë do të kërkonte nga Gjykata e së Drejtës e UE-së një vendim preliminar (paraprak). Kur një çështje është shtruar para gjykatës së shtetit anëtar, ndërkaq kundër vendimit të asaj gjykate kanë shteruar mundësitë e ushtrimit të mjeteve juridike, gjykata e atij vendi anëtar do ta shtronte rastin para Gjykatës Evropiane të së Drejtës së UE-së. Me një fajlë, thelb i “vendimeve preliminare” të Gjykatës të së Drejtës së UE-së është që të krijohet një mekanizëm përmes të cilit gjykatat e vendeve anëtare dhe ajo e UE-së do të angazhoheshin për të gjetur zgjidhje në rastet kur e drejta e UE-së bie ndesh me të drejtën kombëtare të vendit anëtar të UE-së. Pas ndryshimeve të Traktatit të Amsterdamit (1997), përcaktohen tri tipe të procedurave të vendimeve preliminare: E para, mbase edhe më e përgjithshmja, është procedura e vendimeve preliminare, që është dhënë në (nenin 234 të) Traktatit dhe kjo procedurë zbatohet ndaj të gjitha kërkesave që kanë të bëjnë me shtyllën e parë ose me Tregun e Përbashkët të UE-së. Meqë për shembujt nga praktika gjyqësore e Gjykatës të së Drejtës së UE-së në një fushë të cenimit të rregullave që mbrojnë Tregun e Përbashkët të UE-së, si: konkurrenca jolojale dhe monopolizmi, u bë fjalë më sipër, nuk ka nevojë të ndalemi më gjatë në tipin e parë të procedurës së marries së vendimeve preliminare. 791

Page 166: Jurispodenca

E drejta e unionit evropian E dyta, është procedurë e re e vendimeve preliminare, e cila zbatohet ndaj shtyllës së tretë: gjyqësisë dhe punëve të brendshme. Më konkretisht, kjo procedurë lidhet me dispozitat e Traktatit, (nenet 61- 69 të titullit të ri IV), që kanë të bëjë me vizat, azilin, imigracionin dhe çështje të tjera që lidhen me qarkullimin e lirë të personave. E treta, është, po ashtu, një procedurë e re dhe zbatohet për një pjesë të shtyllës së tretë, si në bashkëpunimin policor dhe gjyqësor në çështje penale (PJCC). Kjo procedurë e re u inaugura me nenin 35 të Traktatit themeltar të Mastrihtit dhe u modifikua me Traktatin pasues të Amsterdamit. (Ndër shembujt e shumtë nga praktika gjyqësore e ECJ-së, lidhur me procedurat e vendimeve preliminare, po cekim këtu vetëm disa sosh: Case 246/80, C. Broekmeulen v. Huisarts Registratie Commissie[1981]ECR 2311, [1982]1 CMLR 91; Cases: 28-30/62, Da Costa en Schaake NV, Jakob Meijer NV and Hoechst-Holland NV v. Nederalndse Belastingadmiministratie[1963]ECR 31,[1963]CMLR 224; Case 283/81, Srl CILFIT and Lanificio di Gavardo SpA v. Ministry of Health [1982] ECR 3415, [1983] CMLR 472; etj.) 2. SISTEMI JURIDIK I UE-së Gjatë shqyrtimeve të deritashme, u përmend disa herë nocioni: sistem juridik i UE-së. Lidhur me këtë çështje shtrohen disa pyetje: a mund të flitet vërtet për një sistem juridik të veçantë të UEsë? Nëse po, në çka bazohet dhe si implementohet ai në praktikë? Këto pyetje diskutohen me prej dekadash brenda qarqeve jo vetëm juridike, por edhe politike evropiane, shpesh edhe në formë replikash dhe kundërshtimesh të hapta pro et contra njërit apo qëndrimit tjetër. Nëse i kthehemi edhe një herë zhvillimit historik të UE-së, madje nga Bashkimi Evropian për Thëngjill dhe Çelik (ECSC), me Traktatin e Parisit të vitit 1951; pastaj edhe nga dy të tjerat që u krijuan me Traktatin e Romës së vitit 1957, (BEE dhe EVROATOM) do të shihet se deri te Traktati i Mastrihtit më tepër kishim një bashkësi ekonomike evropiane, sesa një union politik evropian. Traktati i Mastrihtit i vitit 1991 (1993) mbi Unionin Evropian vetëm hapi një faqe të re të një integrimi më të avancuar institucional të ish-BEE- së, me elemente edhe të një unioni të mundshëm politik e të sigurisë, kurse këtë proces e thelloi më tutje edhe Traktati i Amsterdamit i vitit 1997 (1999). Me dy traktatet e fundit të UE-së vetëm u formalizua procesi i unifikimit juridik të BEE-së, i filluar në vitin 1986- 87, me miratimin e Aktitit Unik Evropian, (SEA). Revidimi më radikal juridik i Traktatit të Romës të BEE- së u bë më Traktatin e Mastrihtit, me të cilin ishin zgjeruar autorizimet e UE-së ndaj shteteve anëtare; ishin forcuar tendencat federaliste në UE dhe ishin zgjeruar fushat për të cilat UE- ja kishte kompetencë eksluzive, si: politika sociale, zhvillimi, mbrojtja e mjedisit jetësor, hulumtimi shkencor- teknik, aftësimi i kuadrove, politika e vizave, arsimi, mbrojtja e konsumatorëve, komunikacioni, infrastruktura, energjetika, kultura dhe industria. Me gjithë këtë, kundërshtarët e idesë së ekzistimit të një sistemi juridik të UE-së paraqesin argumentin se UE- ja, megjithatë, ende nuk e ka cilësinë e personit juridik, por traktatet ndërkombëtare me shtetet e tjera joanëtare, në emër të UE-së, i lidh Këshilli. Ndërkaq, ithtarët e idesë për ekzistimin e sistemit juridik të UE-së paraqesin argumentet e procesit historik të unifikimit të së drejtës së UE-së. Disa prej tyre theksojnë edhe ekzistimin e “hierarkisë së normave të komunitetit”. Sipas tyre, ishin tri faza kyçe ato që krijuan sistemin e veçantë juridik të UE-së: - e para, që konsistonte në harmonizimin e akteve juridike të shteteve anëtare me të drejtën e UEsë; 792 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS - e dyta, që konsistonte në unifkimin e së drejtës së shteteve anëtare me të drejtën e UE-së; - e treta, që rezultoi me krijimin e së drejtës origjinare të UE-së, e cila sot ka një regjistër impozant burimesh vetjake juridike, të cilat do të shtjellohen më hollësisht në kreun e veçantë mbi burimet e së drejtës së UE-së. Në favor të sistemit juridik të UE-së është edhe vëllimi mjaft i dendur i akteve të veçanta juridike, që i ka nxjerrë deri më tash UE-ja, duke filluar nga: “Libri i bardhë” (në pesë vëllime), i nxjerrë në vititn 1984- 85, i cili përmban mbi 300 akte juridike të BEE- së lidhur me masat që duhen zbatuar për të funksionuar tregu i brendshëm evropian deri në fund të vitit 1992; pastaj rregulloret, drejtpërdrejtivat

Page 167: Jurispodenca

dhe vendimet e UE-së. Gjithashtu, si argument pro ekzsitimit të sistemit juridik të UE-së jepet edhe struktura e veçantë e vendimmarrjes me organet e posaçme dhe me mënyrën e marrjes së vendimeve nga Këshilli, Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian. Ndonëse shumica e vendimeve merret me konsensus, pra edhe me mundësinë e paraqitjes së vetos nga ndonjë anëtar i UE-së, gjithnjë e më tepër, sidomos pas Traktatit të Mastrrihtit, të Amsterdamit dhe atij të Nicës, zgjerohet rrethi i fushave për të cilat vendimi mund të merret edhe me shumicë votash. Në këtë kontekst përmendet edhe argumenti i implementimit, pra, i zbatimit të detyrueshëm të së drejtës së UE-së në territorin e shteteve anëtare përmes zbatimit drejtpërdrejt, sidomos pas praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane të së Drejtës, nga fillimi i të gjashtëdhjetave. Një tjetër argument për ekzistimin e sistemit juridik të UE-së ofrohet edhe me të ashtuquajturin “regjistër të klauzolave të ndaluara”, që nuk lejohen të stipulohen (njihen) nga shtetet anëtare, nëse ato cenojnë parimet dhe dispozitat e traktateve të UE-së, në dëm të konsumatorëve apo nëse me to krijohen pozita monopoliste në tregun e përbashkët evropian. Kjo ndalesë e përgjithshme që nga Traktati i Romës mbi BEE, i vitit 1957, ishte operacionalizuar më tutje gjatë tri dekadave pasuese: 1957- 87 me të ashtuquajturat “Regjistra të tip- përjashtimeve”, që botohen në Fletoren Zyrtare të BEE- së, në pajtim me të cilat kushte apo klauzola kontraktuese të ndaluara eliminohet mundësia e shkeljes së traktateve të BEE-së ose interesave të qarkullimit të lirë në tregun evropian. 2.1. Parimet e së drejtës së UE-së Mbi çfarë parimesh mbështetet kjo e drejtë? Janë bërë mjaft ndarje të parimeve të së drejtës së Unionit Evropian. Po veçojmë vetëm tri ndarjet kryesore të parimeve të kësaj të drejte. A. Sipas njerës ndarje, parimet e së drejtës së UE-së ndahen në dy grupe kryesore. 1. Në kategorinë e parë të parimeve, të përgjithshme, hyjnë: PARIMET E PËRGJITHSHME TË SË DREJTËS NDËRKOMBËTARE PUBLIKE Këtu bëjnë pjesë parimet bazë të së drejtës ndërkombëtare në përputhje me Kartën e OKB-ës dhe dokumenteve të saj, të cilat merren për bazë edhe në të drejtën e UE-së. Të tilla janë: - Parimi i vetëvendosjes, - Parimi i sovranitetit, - Parimi i integritetit territorial, - Parimi i mospërzierjes në punët e brendshme të shteteve, - Parimi i bashkëpunimit midis shteteve, - Parimi i respektimit të të drejtave dhe të lirive themelore të njeriut, 793 E drejta e unionit evropian - Parimi i mosdiskriminimit: etnik, racor, fetar, etj. 2. Në kategorinë e dytë të parimeve hyjnë: PARIMET E VEÇANTA TË SË DREJTËS SË UEsë. Këto janë, pra, ato parime që kanë të bëjnë me vetë të drejtën e UE-së dhe të tilla janë parimet mbi të cilat edhe ngrihet e drejta e UE-së: - Parimi i legjitimitetit, - Parimi i legalitetit, - Parimi i supsidiaritetit dhe - Parimi i proporcionalitetit. B. Një ndarje tjetër e parimeve të së drejtës së UE- së është ajo në: PARIMET - KUSHTE Në këtë grup të parimeve bëjnë pjesë kryesisht kushtet apo kriteret që përcaktohen nga ana e UE- së për shtetet- pretendente për anëtarsim. Ato kryesisht do të mund të grupzoheshin në tri parime-kushte: - Parimet e kompatibilitetit politik, (stabiliteti politik, demokracia, të drejtat e njeriut etj.), - Parimet e kompatibilitetit ekonomik, (ekonomia e tregut, transparenca), - Parimet e kompatibilitetit juridik, (kompatibiliteti i legjislacionit kombëtar me atë të UE-së), Për nga rëndësia, për të drejtën e Unionit Evropian prin grupi i dytë i parimeve, sepse ato përfaqësojnë

Page 168: Jurispodenca

kategorinë “më juridike” të parimeve të kësaj dege të së drejtës së UE-së. Kjo ngase e ato janë parime specifike që vlejnë vetëm për të drejtën e UE-së, gjë që dallon atë nga degët e tjera të së drejtës. Të tilla parime kryesore të së drejtës së UE-së janë: Legjitimiteti, Legaliteti, Subsidiariteti dhe Proporcionaliteti. 2.1.1. Legjitimiteti Njëra prej çështjeve, ndoshta, më të diskutuara në teorinë e së drejtës së UE-së është problemi i legjitimitetit të kësaj të drejte. Jo pak autorë e kontestojnë “legjitimitetin demokratik” të kësaj të drejte, me argumentimin se, pos Parlamentit Evropian, organet e tjera vendimmarrëse të UE-së nuk zgjidhen, por emërohen. Ndërkaq, sikundër dihet, sistemi politik evropian bazohet në modelin tradicional të demokracisë përfaqësuese. Si të realizohet ky parim i legjitimitetit demokratik, përkatësisht përfaqësues politik edhe në UE? Apo: nga e nxjerr legjitimitetin kjo e drejtë e UE-së? a) nga baza demokratike, që rrjedh nga përfaqësimi i votuesve, pra nga legjitimiteti demokratik, (faktori: demos) apo b) nga baza shtetërore, që rrjedh nga fakti i përfaqësimit të shteteve anëtare, apo, sipas Dellorit, i ashtuquajturi legjitimitet etatik, (faktori: shtetet anëtare). Deri në konsolidimin e kësaj strukture të re integruese evropiane, ajo e nxirrte legjitimitetin e vet kryesisht nga vullneti i shteteve për të transferuar aq pjesë të sovranitetit të tyre kombëtar në strukturat e reja në krijim të BEE-së, sa ata ishin të gatshëm dhe sa ata vetë e konsideronin të nevojshme. Me fjalë të tjera, kohezioni ekonomik evropian krijoi kushtet për një integrim më të fuqishëm dhe për një centralizim të sovranitetit të tillë supranacional. Kjo u arrit vetëm pas hyrjes në fuqi të Traktatit të Mastrihtit. Pra, shtrohet problemi i të ashtuquajturit “deficit demokratik”, i “deficitit të kontrollit” dhe “deficitit të transparencës” në procedurat legjislative të UE-së. Ose: nga e nxjerr legjitimitetin demokratik kjo e drejtë, nëse ajo kryesisht bazohet mbi të ashtuquajturin legjitimitet etatik? 794 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS Kundërshtarët e këtyre kritikave, si kundërargumente për ekzistimin e legjitimitetit demokratik të së drejtës së UE-së, theksojnë: 1. Mbajtjen e zgjedhjeve të drejtpërdrejta për Parlamentin Evropian, si provë të dhënies së legjitimitetit demokratik akteve juridike të nxjerra prej tij; 2. Transparencën dhe publicitetin gjatë vendosjes me rastin e miratimit të legjislacionit të UE-së, me faktin e publikimit të tyre në Fletoren Zyrtare të UE-së Ndërkaq, kritikuesit shtrojnë kundërargumentet që provojnë se, megjithatë, organi kryesor vendimmarrës në UE nuk është Parlamenti i zgjedhur në zgjedhje të drejtpërdrejta, me votën e qytetarëve të UE-së, por Këshilli, si një institucion ndërqeveritar, i pajisur kryesisht me legjitimitetin etatik, pra të shteteve anëtare. Është vështirë të merret roli i arbitrit midis argumenteve dhe kundërargumenteve për (mos)ekzistimin e legjitimitetit demokartik të së drejtës së UE-së. Konsiderojmë se që të dyja argumentet kanë peshën e vet, ngase edhe vetë natyra e UE-së është e pashpjegueshme sipas doktrinës klasike politike të sovranitetit kombëtar shtetëror dhe të së drejtës që buron prej tij. Si e drejtë e re në zhvillim e sipër, që ende nuk ka mbushur as gjysmë shekulli të ekzistimit të vet, për të ende nuk mund të jepen vlerësime të prera. 2.1.2. Legaliteti Nëse legjitimiteti i saj (demokratik) mbetet çështje e hapur, çka mund të thuhet për legalitetin si parim i së drejtës së UE-së? Për të plotësuar këtë kusht, pra që e drejta e UE-së të jetë e mbështetur mbi një bazë legale, duhen plotësuar këto kushte: 1. Kushtet (kërkesat) substanciale, që janë: - Të brendshme dhe bazohen në dispozitat e traktatit themeltar të UE-së, si burim fundamental juridik për rregulloret dhe aktet e tjera juridike që i nxjerrin organet e UE-së. Shtetet anëtare, prandaj, detyrohen të njoftojnë komisionin për hartimin e masave interne që mendojnë t’ i zbatojnë

Page 169: Jurispodenca

në territorin e vet, në mënyrë që UE-ja të ketë një pasqyrë mbi legjislacionin në hartim e sipër të shteteve dhe kompatibilitetin e tyre me të drejtën e UE-së. Shkelja e këtij kushti ishte sanksionuar edhe me vendimet e Gjykatës Evropiane të së Drejtës, në rastin kur Gjermania kishte tentuar të zbatonte masat e saj interne për hyrjen e punëtorëve dhe azilkërkuesve të huaj në territorin e vet. (case: Germany v. Commission, 281,285,287/1987;1988) - Të jashtme, të cilat nënkuptojnë aspektet e aktivitetit ndërkombëtar të UE-së, të limituara me traktatin e UE-së, në pjesën për politikën tregtare, si, bie fjala , miratimi i masave antidamping etj. Edhe lidhur me këtë kusht-kërkesë, ECJ me vendimin e saj gjyqësor në “Erta case” rikonfirmoi kompetencën ekskluzive të BEE-së në fushën e tregtisë së jashtme të saj me partnerët jashtë BEE- së, me çka kufizoi të drejtën dhe kompetencën e shteteve anëtare që të ndërmerrnin aksion të pavarur ndërkombëtar në fushat që cenojnë politikën e përbashkët të BEE- së. 2. Kushtet procedurale, janë grupi i dytë i kushteve që duhen plotësuar në mënyrë që e drejta e UE-së të ketë themelin legal. Ato nuk i përkasin përmbajtjes pak a shumë politike e juridike, çfarë ishin kërkesat substanciale, por më tepër procedurës dhe strukturës së vetë aktit juridik të UE-së. Në këtë kuptim, qenësore është që çdo akt juridik i UE-së, qoftë ky rregullore, drejtpërdrejtivë a vendim, duhet çdoherë të përmbajë arsyetimin, se në çka ishin bazuar me rastin e nxjerrjes së tyre dhe referimin në traktatin e BEE-së. 795 E drejta e unionit evropian 2.1.3. Subsidiariteti Nga fillimi i të tetëdhjetave, parimi i subsidiaritetit ishte temë e pashmangshme e debateve juridike dhe politike evropiane. Për të parën herë ky përmendet në vitin 1975, në Mendimin e Komisonit mbi Unionin Evropian, kurse në Aktin Unik Evropian, të vitit 1987, vetëm në fushën e mbrojtjes së ambientit jetësor. Ndërkaq, gjatë negociatave të Mastrihtit, subsidiariteti a, siç quhej, “koncepti S” ishte shfrytëzuar për të luftuar zbehjen e federalizimit të UE-së. Prandaj në Traktatin e Mastrihtit (neni 3b), ky parim federalist bëhet parim themelor i UE-së, sipas të cilit del detyrimi që të veprojë brenda kufizimeve të përcaktuara me këtë traktat. Në fushat që nuk bien brenda kompetencave të tij eksluzive, UE mund të ndërmarrë aksion në përputhje me parimin e subsidiaritetit vetëm nëse: - kjo nuk mund të arrihet me sukses nga vetë shteti anëtar dhe - do të mund të arrihej më me sukses nga UE.. Pra, siç mund të shihet nga një formulim i tillë i supsidiaritetit, ekzistojnë dy limite që e kufizojnë zbatimin e parimit të supsidiaritetit: a) Të kufizuarit vetëm në pushtetin e përcaktuar të UE-së në fushat e përcaktuara me traktat dhe b) Në fushat e tjera jashtë kompetencave të pushtetit të përcaktuar me traktat vetëm përjashtimisht, nëse shtetet anëtare nuk ia dalin që me sukses të zgjidhin atë çështje dhe kur UE-ja ka mundësi që vetë ta zgjidhë atë me më shumë sukses. Me fjalë të tjera, subsidiariteti, si parim, është inkorporuar me qëllim të realizimit sa më efikas të qëllimeve të UE-së, përmes instrumenteve të veta juridike. Është e pakontestueshme kompetenca ekskluzive e UE-së në fushat që ia garanton traktati i UEsë dhe në ato fusha nuk lejohet kurrfarë ndërhyrjeje a interference e shteteve anëtare, p.sh., në fushën e: - qarkullimit të lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe të personave brenda UE-së; - politikën e përbashkët tregtare; - politikën e përbashkët të transportit; - politikën e përbashkët bujqësore; - politikën e peshkimit të UE-së.. Në praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane të së Drejtës, si në rastin gjyqësor “Erta”, ECJ kishte vendosur “mbi kompetencën ekskluzive të BEE- së që prekludon subsidiaritetin”. Sipas këtij vendimi gjyqësor të ECJ- ës: - BEE- ja dhe shtetet e saj anëtare nuk mund t’ i konkurrojnë njëra- tjetrës në legjislacion, në fusha të njëjta dhe

Page 170: Jurispodenca

- kur BEE- ja nxjerr rregulloren për një fushë, shtetet anëtare nuk mund të nxjerrin ligjet e veta që mund të jenë në kolizion apo në kundërshtim me këtë rregullore. Prandaj, në marrëveshjen ndërinstitucionale të vitit 1993 për procedurën e implementimit të parimit të subsidiaritetit, kërkoheshin detyrime nga Parlamenti Evropian, nga Këshilli dhe nga Komisioni Evropian për përcjelljen e kësaj fushe. Mirëpo, subsidiariteti është diçka më shumë se problemi i kompetencave ndërmjet UE-së dhe anëtarëve të saj. Ky parim ka të bëjë kryesisht me inaugurimin, pas Traktatit të Mastrihtit, jo aq të parimit të përcaktimit të kompetencës për të vendosur në një çështje, sa të parimit të funksionit primar rregullativ të UE-së. Me fjalë të tjera, ky parim përcakton supremacinë e së drejtës së UE-së kundrejt të drejtave të shteteve anëtare. E pamë se Gjykata Evropiane e së Drejtës kishte vendosur në fillim të viteve gjashtëdhjetë mbi zbatimin e drejtpërdrejtë të së drejtës së BEE-së në territorin e shteteve anëtare të saj. Kjo edhe e bëri atëherë BEE-në të dallohej nga organzitat ndërqeveritare, duke i dhënë asaj një natyrë speci- 796 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS fike supranacionale. Me fjalë të tjera, që atëherë ishte inauguruar supremacioni i së drejtës së BEE- së ndaj të drejtave të shteteve anëtare. Pra, po krijohej një sistem i veçantë juridik i BEEsë, i bazuar në traktatin themeltar të BEE- së dhe shtetet të cilat e kishin nënshkruar atë, i kishin kaluar mbi organizatën, atëherë në krijim, suprancaionale - BEE, pjesët e sovranitetit të tyre, duke pranuar kështu detyrimin që edhe do t’i zbatonin pa kundërshtim aktet juridike të kësaj organizate në territorin e vet shtetëror. ECJ, pra, kishte marrë qëndrimin e prerë se të gjitha gjykatat e shteteve anëtare duhet patjetër të zbatojnë drejtpërdrejt, pa kusht dhe menjëherë, dispozitat e së drejtës së BEE- së në territorin e shtetit të tyre. Parimin e Subsidiaritetit e përcakton shprehimisht si njerin nga parimet themlore të së drejtës së UE-së edhe “Kushtetuta për Evropën”, (neni 9 pika 3). 2.1.4. Proporcionaliteti Ky parim, në një mënyrë, është një korreksion i zbatimit të parimit të supsidiaritetit - pa kufizime. Sipas parimit të proporcionalitetit, në të gjitha rastet kur UE-ja intervenon për të rregulluar juridikisht një fushë të caktuar, ky aksion evropian “nuk duhet të shkojë përtej asaj që është e domosdoshme për t’ i arritur qëllimet e traktatit themeltar”. Pra, vetëm ku është “e domosdoshme” dhe kur kjo “kërkohet”, si një masë e nevojshme e përcaktuar me të drejtën e UE-së, për ta rregulluar më mirë, por gjithnjë duke qenë në përpjesëtim midis masës së përdorur dhe qëllimit që dëshirohet të arrihet me atë masë. Me një fjalë, ky parim mëton të baraspeshojë masën me efektin e saj dhe të reduktojë deri në minimum efektet eventuale negative me zbatimin e parimit të subsidiaritetit. Prandaj, në përputhje me parimin e proporcionalitetit, këto masa të UE-së mund të ndërmeren në fushën që është në kompetencë të shteteve anëtare vetëm nëse: identifikohet një interes relevant për këtë; ekziston vlerësimi paraprak i peshës së këtij interesi; realizimi i këtij interesi nuk mund të arrihet ndryshe dhe kur për këtë vendoset nga një trup zyrtar dhe me një vendim publik (gjykata). Edhe “Kushtetuta për Evropën”, (neni 9 pika 4), e përcakton parimin e proporcionalitetit si njërin nga parimet themelore të së drejtës së Unionit Evropian. 2.2. Burimet e së drejtës së UE-së 2.2.1. Nocioni dhe specifikat Me gjithë kontestimet teorike që i bëhen së drejtës së UE-së dhe natyrës së saj “jojuridike”, rrjedhimisht edhe burimeve të saj, studimet e viteve të fundit gjithnjë e më tepër po konfirmojnë se dhe ky autoritet supranacional nxjerr akte juridike, kompatibile me burimet e degëve të tjera të së drejtës. Vetëkuptohet se e drejta e UE-së nuk i ka burimet e së drejtës që i kanë degët e tjera të së drejtës, por burimet e saj të veçanta. Zaten, specifika e së drejtës së UE-së pasqyrohet edhe në burimet specifike që i ka kjo degë e së drejtës. E drejta e Unionit Evropian, si një “e drejtë shumështresore”, që krijohet nga aktorë dhe nivele të ndryshme shtetërore e mbishtetërore, ka edhe burime pak më të veçanta se degët e tjera të së drejtës. Ato dallojnë nga burimet klasike të së drejtës për aq sa dallon edhe vetë e drejta e UE-së nga degët klasike të së drejtës. Ky dallim i burimeve të së

Page 171: Jurispodenca

drejtës së UE-së ka të bëjë si me veçantinë e burimeve të saj materiale dhe formale, ashtu edhe me vetë llojet e tyre. 797 E drejta e unionit evropian Kështu, sipas skemës klasike të dualitetit të burimeve të së drejtës, ato ndahen në: - burime materiale (apo burime-fakte), që janë forcat shoqërore apo shkaqet që e determinojnë lindjen dhe zbatimin e një të drejte dhe - burime formale (apo burime-akte), që janë vetë normat juridike të detyrueshme për të gjithë. Shtrohet pyetja se ç’është atëherë burimi material dhe ç’është burimi formal i së drejtës së UEsë? Ndonëse, siç u tha shumë herë, ndonëse UE- ja nuk është as shtet dhe as e drejta e saj është e drejtë shtetërore, megjithatë, mund të thuhet se: 1. Burim material i së drejtës së UE-së, (si burim- fakt), është vetë procesi i integrimit evropian, fillimisht ai ekonomik e më vonë edhe ai politik. Pra, është vetë vullneti i shteteve anëtare të kësaj krijese të re integruese evropiane për të kaluar mbi këtë organizatë supranacionale pjesë të sovranitetit të vet shtetëror. Burimi material është vetë ekzistimi i UE-së - sot, përkatësisht i BEE- së - dje, si një realitet shoqëror e politik mbishtetëror. Kjo strukturë e re shoqërore supranacionale, që ekziston prej gati gjysmë shekulli, është, pra, burimi material i së drejtës së UE-së. 2. Burim formal i së drejtës së UE-së, (si burim-akt), është vetë norma juridike, të cilën e nxjerrin organet dhe institucionet e kësaj strukture integruese supranacionale. Këto norma nuk i nxjerr shteti, por kjo krijesë e re mbishtetërore. Dallimi i burimeve formale të së drejtës së UE-së nga skema klasike e burimeve formale (kushtetuta, ligji, aktet nënligjore), qëndron në atë se UE- ja nuk nxjerr as kushtetutë, as ligje, por akte juridike krejtësisht të tjera, si: rregullore, drejtpërdrejtiva, rekomandime, pa harruar këtu as traktatet themeltare, që miratohen në konferencat ndërqeveritare të UE-së. 2.2.2. Klasifikimi Janë bërë shumë ndarje të burimeve formale të së drejtës së UE-së. Por, para se të kalojmë në shtjellimin e tyre, mbase do të ishte me vend të bëhet edhe një paraklasifikim i të gjitha akteve të UE-së: I. Për nga obligushmëria juridike, në: A. Burime “juridike”, si norma juridike obligative dhe B. Burime “jojuridike”, ku do të hynin të gjitha aktet e UE-së, që nuk kanë obligueshmëri juridike, por janë më tepër akte të karakterit politik. Në këtë kategori do të hynin: 1. Rezolutat, (p.sh. të Parlamentit Evropian), 2. Deklaratat (p.sh. të Këshillit), 3. Raportet, (p.sh. të PE apo të Komisionit Evropian); II. Për nga rëndësia politike: - Burime fundamentale, (traktatet themeltare të BEE/ UE-së) dhe - Burime të tjera; III. Për nga rëndësia “konstitucionale”: - Burime “kushtetuese”, (traktatet themeltare të BEE/UE-së, deri në miratimin e “Kushtetutës së UE-së dhe, pas miratimit të saj,- vetë Kushtetuta e UE-së) dhe - Burime “ligjore”, (rregulloret); IV. Për nga niveli detyrimor- juridik: - Legjislacioni i parë, (traktatet themeltare të BEE/UE-së), 798 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS -Legjislacioni i dytë, (rregulloret; Libri i Bardhë, Tip-përjashtimet; drejtpërdrejtivat; rekomandimet, vendimet; mendimet), - Praktika gjyqësore e ECJ. Siç mund të shihet nga një klasifikim i tillë i burimeve formale të së drejtës së UE-së, burimi fundamental, kryesor politik, bazik, domethënë, “kushtetues” i së drejtës së UE-së, që njëkohësisht

Page 172: Jurispodenca

është legjislacioni i parë i saj për nga obligueshmëria juridike, është traktati themeltar i BEE- së / UE-së. Mirëpo një kualifikim i tillë teorik për këtë kategori “konstitucionale” të burimeve juridike të UE-së, si traktate themeltare, ekzistonte deri në vitin 2003. Me përfundimin e punës së Konventës Evropiane, e cila miratoi projektin e “Kushtetutës për Evropën”, pritet që, me të miratuar të kësaj Kushtetute të Unionit Evropian, si burim kryesor i së drejtës së UE-së do të jetë vetë kjo Kushtetutë. Me fjalë të tjera, si “legjislacion i parë i UE-së”, pas miratimit të saj do të jetë Kushtetuta e UE-së. Ndërkaq, si legjislacion i dytë, më tepër i karakterit “ligjor”, sipas klasifikimit ende në fuqi, (pra ende pa hyrë në fuqi Kushtetuta e UE-së), mbetet rregullorja. Mirëpo pritet që pas miratimit të Kushtetutës së UE-së edhe këto të pësojnë ndryshime cilësore. Akti më i lartë konstitucional i UE-së, nga hyrja në fuqi, pritet të inaugurojë edhe “ligjet e UE-së” (neni 32), si burime me rëndësi kyçe juridike. Deri në hyrjen në fuqi të Kushtetutës së UE-së, rregullorja megjithatë mbetet legjislacion i parë i Unionit Evropian. Mirëpo, po të njëjtën peshë, ndonëse në këtë klasifikim është dhënë i fundit, ka edhe praktika gjyqësore e Gjykatës Evropiane të së Drejtës. V. Sipas klasifikimit në “Projketkushtetutën për Evropën”, (nenet: 33-36), ndërkaq, si burime të së drejtës së UE-së përcaktohen: 1. Akte legjislative - Ligjet evropiane, - Ligjet- kornizë evropiane, 2. Aktet jo legjislative, 3. Rregulloret e deleguara, 4. Aktet implementuese. Megjithatë, deri në hyrjen në fuqi të Kushtetutës së Unionit Evropian, në shtjellimet e mëtutjeshme do t’u përmbahemi burimeve të së drejtës së Unionit Evropian, të përcaktuara me dokumentet themelore juridike në fuqi- traktatet themeltare të UE-së. 2.2.3. Legjislacioni i parë Kur flasim për legjislacionin e parë të UE, kryesisht nënkuptojmë traktatet e saj themeltare. Por, në kuptimin e burimit të së drejtës së UE-së, duhen dalluar dy lloje traktatesh: 1. Traktatet themeltare të UE-së 2. Traktatet që UE- ja i lidh me palët e treta. 799 E drejta e unionit evropian Këto të dytat nuk e kanë rëndësinë, peshën dhe rolin e traktateve themeltare, por më tepër janë marrëveshje ndërkombëtare që UE- ja i lidh me palët e treta. Zakonishtn ato mund të jenë me karakter tregtar a kooperimi rajonal, (p.sh. me vendet e Mesdheut); me karakter bilateral a multilateral, (p.sh., me: WTO, OECD, OKB etj.) ose marrëveshje të UE-së mbi statusin apo anëtarsimin e anëtarëve të rinj në UE, (p.sh., statusi para-anëtarësimit, statusi i stabilizim-asocimit etj. apo pranimi në anëtarësi ). Prandaj, do të përqendrohemi vetëm te traktatet themeltare të BEE/UE-së, si bruime kryesore të së drejtës së UE-së. Janë pesë traktate themeltare në historikun gati gjysmëshekullor të këtij integrimi supranacional evropian: 1. Traktati i Parisit mbi Bashkimin Evropian për Thëngjill dhe Çelik (ECSC) i vitit 1951, (1952); 2. Traktati i Romës mbi Bashkimin Ekonomik Evropian dhe mbi EVROATOM-in i vitit 1957,(1958); 3. Traktati i Mastrihtit mbi Unionin Evropian i vitit 1991 (1993) (TEU); 4. Traktati i Amsterdamit i vitit 1997 (1999)(ToA) dhe 5. Traktati i Nicës, i vitit 2001, (2003). Këto traktate janë traktate bazë dhe akte më të larta juridike të UE- së, të cilave iu nënshtrohen të gjitha aktet e tjera juridike të saj. Për ta përgatitur përmbajtjen e një traktati të UE-së, zakonisht thirren konferenca ndërqeveritare, të përfaqësuara nga ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare; po ashtu, merr pjesë edhe Komisioni Evropian. Në këto konferenca së pari përgatiten dhe diskutohen

Page 173: Jurispodenca

çështjet midis ekspertëve e pastaj projekti i traktateve nga niveli i ekspertëve kalon në nivelin e miratimit politik në Këshillin Evropian. Si u zhvillua ky proces? 1. Fillimisht, puna brenda këtyre konferencave ndërqeveritare nis me grupin përgatitor të përfaqësuesve të qeverive të secilit shtet anëtar, të cilët në takimet e tyre të rregullta shtrojnë dhe diskutojnë të gjitha çështjet që lidhen me konferencën ndërqeveritare. Zakonisht, këtë grup e përbëjnë përfaqësuesit e përhershëm të shteteve anëtare në Bruksel. 2. Niveli i dytë i punës në këto konferenca ndërqeveritare është ai i Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, i përbërë nga ministrat e jashtëm dhe ministrat për çështje Evropiane. Ata, në mbledhjet e tyre mujore, i diskutojnë politikisht çështjet e përgatitura nga grupi përgatitor. 3. Pastaj, Këshilli Evropian merr vendimet përfundimtare, në përbërje të shefave të shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të UE-së. 4. Në fund, si rezultat i këtyre konferencave ndërqeveritare, traktati themeltar i UE-së, pas nënshkrimit nga vendet anëtare, shkon pastaj në ratifikimin kombëtar, në parlamentet nacionale dhe vetëm pas ratifikimit nga të gjitha vendet anëtare, hyn në fuqi. Si rezultat i këtyre konferencave ndërqeveritare qenë miratuar: Traktati i Romës, Akti Unik Evropian, Traktati i Mastrihtit, ai i Amsterdamit dhe i Nicës. Këso konferencash ndërqeveritare ishin mbajtur, pra, në një cikël disavjeçar dhe në përfundimin e tyre, ishin miratuar traktatet themeltare. Pra, sado që janë gjithnjë e më të shpeshtë zërat për “një Kushtetutë evropiane”, aktualisht, traktatet themeltare të BEE/UE-së mbeten ende “kushtetuta” të UE-së. Ato kanë rëndësinë dhe rolin e aktit më të lartë politik, kushtetues e juridik për UE- në, ashtu çfarë e kanë kushtetutat në shtetet kombëtare. Si burim themelor juridik, traktatet themeltare janë akti më i lartë organik e kushtetues i UE-së nga i cili rrjedhin aktet e tjera juridike të saj. Prandaj këto quhen traktate 800 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS themeltare. Prandaj, traktatet themeltare të UE-së, quhen edhe “kushtetuta” të UE-së, sepse paraqesin aktin më të lartë politik, juridik e kushtetues të saj. Ato janë akte themelore juridike dhe konstitucionale për UE- në. Traktatet themeltare paraqesin themelin juridik të UE-së, me të cilin përcaktohen bazat e: - Parimeve të UE-së, - Organizimit të saj të brendshëm, - Struktutës organike dhe institucionale të saj, - Të drejtat, detyrat dhe kompetencat e organeve të saj. Nga traktatet themeltare të UE-së burojnë dhe prej tyre nxirren aktet e tjera juridike të UE-së, të cilat çdoherë duhet të jenë në pajtim me dispozitat e traktatit themeltar. Por, traktati themeltar i UE-së nuk përcakton detyrime vetëm për organet dhe institucionet e UE-së, as vetëm për individët e shteteve anëtare të tij, por edhe për vetë shtetet nënshkruese të këtyre traktatave themeltare. Prandaj, jo pa arsye, siç u tha edhe në shtjellimet e mëparshme, nuk lejohet dhe është e ndëshkueshme ndërmarrja e masave a veprimeve nga cilido shtet, nëse kjo bie ndesh apo shkel parimet dhe dispoziatat e traktateve themeltare. Jo pa arsye ato quhen “legjislacion i parë”, parësor, kushtetutues. Ky dimension i veçantë konstitucional i traktateve themeltare buron nga vetë mënyra e nxjerrjes së tyre. Për dallim nga legjislacioni i dytë, që nxirret në procedurë të rregullt nga organet e UE-së, traktatet themeltare nxirren në një procedurë të jashtëzakonshme, në konferencat ndërqeveritare të UE-së, të cilave i paraprin një proces disavjeçar i negociatave në nivel të ekspertëve dhe hartimi i shumë versioneve të harmonizuara para se projekti i trakatit të marrë miratimin politik në Samitin e Këshillit Evropian të shefave të shteteve e të qeverive të shteteve anëtare të UE-së. Pra, ashtu si në nivelin shtetëror, kushtetutat miratohen për periudha më të gjata kohore, po kështu edhe aprovimi i traktateve themeltare të UE-së ndodh: një herë në gjashtë vjet (1951-57); 35 vjet (1957-91), gjashtë vjet, (1991-97), apo katër vjet (1997-2001) . Meqenëse traktatet themeltare janë dokumente vëllimore juridike me mijëra e mijëra faqe tekst, metodologjia e studimit të traktateve themeltare është si vijon: - Përcjell kronologjikisht vazhdimësinë e instituteve të rregulluara me traktate,

Page 174: Jurispodenca

- Vërej ndryshimet prej traktati në traktat, - Ndrysho dispozitat vetëm aty ku ka risi cilësore. 2.2.4. Traktati i Parisit mbi Themelimin e Bashkësisë Evropiane për Thëngjill dhe Çelik (ECSC, 1951) Ky ishte traktati i parë themeltar, me të cilin u vunë bazat e integrimit institucional evropian. Në fakt, Traktati i Parisit ishte materializim i idesë së Shumanit për themelimin e Bashkësisë Evropiane për Thëngjill e Çelik, projekt ky që, siç parashihej atëherë, do të duhej të përfundonte së realizuari deri në vitin 2002. Pra, siç mund të shihet, vetëm edhe një vit na ndan nga realizimi përfundimtar i këtij projekti embrional të integrimit institucional evropian. Traktatin e kishin nënshkruar 6 shtete: Franca, Gjermania, Italia dhe vendet e Beneluksit: Holanda, Belgjika dhe Luksemburgu. Traktati i Parisit përcaktonte themelimin e Bashkësisë Evropiane për Thëngjill e Çelik. Ky entitet, siç përcaktohej, duhej të udhëhiqej nga katër institucionet e përcaktuara me traktat: 1. Autoriteti i lartë. Ky ishte organi më i lartë i CSCE-së, i përbërë nga 9 të emëruar nga qeveritë 801 E drejta e unionit evropian e shteteve nënshkruese. Autoriteti kishte pushtetin më të lartë vendimmarrës dhe ekzekutiv, pra, me një fjalë, ai kishte rolin që ka sot Komisioni Evropian. 2. Asambleja ishte organi përfaqësues i delegatëve të parlamenteve kombëtare të shteteve nënshkruese dhe kishte më tepër rol dhe pushtet mbikëqyrës sesa vendimmarrës. Ajo ishte paraprijëse e Parlamentit të sotëm Evropian. 3. Këshilli ishte organi ndërqeveritar i CSCE-së, sepse përbëhej nga përfaqësues të qeverive kombëtare të shteteve nënshkruese. Ai kishte rol këshilldhënës dhe më pak vendimmarrës. Këshilli më tepër luante rolin e një harmonizuesi të aktiviteteve të shteteve anëtare dhe të autoritetit të lartë. 4. Gjykata e së Drejtës, si organ gjyqësor i saj. Nga një skemë e shkurtër e kompetencave dhe strukturës së parë institucionale të CSCE-së, sipas Traktatit të Parisit të vitit 1951, del se me traktatin e parë themeltar dominonin tendencat supranacionale, të mishëruara në pushtetin më të lartë të Autoritetit të Lartë; mbizotëronte fryma federaliste, meqë autoriteti i lartë si organ më i lartë i kësaj krijese ishte mbi Këshillin, si organ ndërqeveritar. Struktura e vetë tekstit të Traktatit të Parisit ishte e ndarë në: preambulën, (me parimet themelore); titujt; kapitujt dhe nenet. Në preambulën e Traktatit të Parisit, 1951, veçohen këto parime themelore: 1. Qasja evropiane, 2. Zhvillimi ekonomik evropian mbi baza të përbashkëta dhe solidare, 3. Ngritja e standardit jetësor, 4. Zgjidhja dhe zëvendësimi i rivaliteteve të vjetra ndërevropiane, 5. Themelimi i Bashkësisë Ekonomike Evropiane në trajtën e ECSC-së. Nga titujt e Traktatit, kryesorët ishin: Titulli I, (Themelimi -neni 1); Detyrat (neni.2); Institucionet (neni 3); Ndalesa e kufizimeve tregtare brenda ECSC-së (neni 4); Statusi i personit juridik (neni 6); Titulli II, (Organet, kompetencat, vendosja -nenet 7- 45); Aktet juridike, (neni 14-15); Vendimet; Rekomandimet; Mendimet; Titulli III, (Dispozitat sociale dhe ekonomike -nenet 46-56; 59-75). 2.2.5. Traktati i Romës mbi BEE dhe Evroatom-in, (EEC,1957) Pas Traktatit të Parisit, në Konferencën ndërqeveritare të Mesinës, në vitin 1955, ishte arritur marrëveshja për të shkuar drejt integrimit më të thelluar dhe më të gjerë ekonomik. Si qëllime kryesore të këtij plani ishin përcaktuar: 1. Themelimi i Bashkësisë Ekonomike Evropiane, 2. Integrimi më i fuqishëm ekonomik evropian, 3. Krijimi i Tregut të Përbashkët Evropian, 4. Zhvillimi i Harmonizuar i Aktiviteteve Ekonomike, 5. Heqja e barrierave doganore dhe zbatimi i doganave të përbashkëta. Pra, si qëllim ishte vënë integrimi ekonomik evropian, por jo edhe ai politik. Struktura organizative e BEE-së, sipas Traktatit të Romës, ndryshonte nga ajo që ishte përcaktuar me Traktatin e

Page 175: Jurispodenca

parë të Parisit, gjashtë vjet më parë. Kështu, sipas Traktatit të Romës, përcaktoheshin këto organe: 1. Asambleja, 2. Gjykata e së Drejtës e BEE- së, (këto dy organe mbeteshin të përbashkëta dhe ndaheshin midis ECSC-së dhe BEE- së), 3. Këshilli i Ministrave, (organ i ri i BEE- së i veçantë nga ECSC-ja), 4. Komisioni, (organ i ri në vend të autoritetit të lartë të ECSC-së). 802 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS Për dallim nga tendecat supranacionale dhe federaliste të Trakatit të Parisit të vititi 1951, me Traktatin e Romës inaugurohen elemente dhe tendenca ndërqeveritare, sepse Këshilli i Ministrave bëhet organi më i lartë vendimmarrës, ndërkohë që me Traktatin e Parisit kishte vetëm një rol këshilldhënës; Komisioni nuk ka më pavarësi të njëjtë legjislative e ekzekutive, siç e kishte autoriteti i lartë. Po ashtu, bëhet një baraspeshë e pushtetit dhe kompetencave midis Këshillit dhe Komisionit. Reformimin më të thellë të këtij Traktati themeltar e kishte bërë: Akti Unik Evropian (SEA), i vitit 1987, prandaj edhe konsiderohej si një “minitraktat” themeltar. Ky akt përbënte revizionin e parë dhe më të rëndësishëm të Traktatit të BEE- së. Ai inauguroi reformën substanciale dhe esenciale institucionale të BEE- së. SEA krijoi edhe bazën ligjore për bashkëpunimin politik evropian. Ai formalizoi edhe de jure Këshillin Evropian, si organ të BEE- së. Akti Unik Evropian, po ashtu, i dha emërtimin zyrtar Parlamentit Evropian si dhe vendosi si objektiv kryesor krijimin e tregut të përbashkët evropian. Gjithashtu SEA zgjeroi dukshëm fushat, në të cilat mund të vendosej me shumicë votash në Këshill, si dhe i dha një rol më aktiv dhe më të qartë Komisionit Evropian. Me fjalë të tjera, Akti Unik Evropian riforcoi elementet e humbura supranacionale dhe federaliste të BEE- së, që i kishte Traktati i Parisit i vitit 1951. 2.2.6. Traktati i Mastrihtit mbi UE- në, (TeU, 1991/ 93) Ky proces reformues jo vetëm juridik, por edhe i mbarë ish- BEE- së, vazhdoi duke u kurorëzuar në fillim të të nëntëdhjetave në Konferencën ndërqeveritare të Mastrihtit. Pas negociatave në nivel të Konferencës ndërqeveritare, në Këshillin Evropian në Luksemburg, në vitin 1991 ishte prezentuar Projekti i Traktatit të ri mbi UE-në, i cili do të aprovohej dhe do të nënshkruhej në Samitin e shefave të shteteve dhe të qeverive të shteteve anëtare, (prej 9 deri më 10 dhjetor të vitit 1991), në Mastriht, ndërkaq u shpall në Fletoren Zyrtare të UE-së në vitin 1992. Traktati i Mastrihtit hyri në fuqi më 1 nëntor të vitit 1993, pas ratifikimit nga ana e parlamenteve kombëtare të shteteve anëtare. Në rrafshin politik e të sigurisë, UE- ja, edhe pas Mastrihtit, ende nuk krijoi një identiteti të fuqishëm evropian, pra, ende nuk u arrit një union politik. Mastrihti, ndërkaq, inauguroi fuqishëm unionin ekonomik. Për herë të parë në UE ishte realizuar një centralizim i llojit të vet monetar dhe ekonomik. Qëllimi i Mastrihtit ishte vënia e UE-së nën një kornizë unike institucionale. Ky dimension i fuqishëm i centralizimit monetar brenda UE-së, duket se kishte qenë bazë e strukturimit të vetë Traktatit të Mastrihtit. Kjo, me sa duket, u realizua me Traktatin e Mastrihtit, i cili edhe në titullin e tij quhej: Traktati mbi Unionin Evropian. Çka përbënte Traktati i Mastrihtit mbi Unionin Evropian? Cila ishte struktura e Traktatit të Mastrihtit? Traktati i Mastrihtit përbëhej prej titujve dhe prej një sërë protokollesh shtesë (të viteve: 1992-97). Titujt kryesorë të Traktatit të Mastrihtit janë: - Dispozitat e përbashkëta, të cilat nuk ndryshojnë Traktatin e BEE- së, - Dispozitat që ndryshojnë dispozitat e Traktatit të Parisit, (ECSC), të BEE- së dhe të EVROATOM- it, pra duke iu referuar shtyllës së parë: (“tri komunitetet evropiane”), - Titulli që konstituon shtyllën e dytë, “CFSP”, apo Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Mbrojtjes, - Ttitulli që konstituon shtyllën e tretë, “JHA”, apo ndryshe çështjet e Drejtësisë dhe Punët e Brendshme dhe - Dispozitat përfundimtare.

Page 176: Jurispodenca

803 E drejta e unionit evropian Titulli I .- Dispozitat e përbashkëta Ky titull përmban qëllimet dhe parimet themelore të Unionit Evropian, si: 1. Progresi Substancial Ekonomik dhe Social, 2. Krijimi i Hapësirës Evropiane pa Kufij, 3. Kohezioni Social dhe Ekonomik, 4. Themelimi i Unionit Ekonomik dhe Monetar (EMU), 5. Krijimi i Valutës Unike Evropiane, 6. Krijimi i Identitetit Ndërkombëtar të Unionit, 7. Qytetari i Unionit Evropian, Titujt II- IV.- Janë dispozitat e Traktatit që ndryshojnë traktatet e Parisit dhe të Romës mbi CSCE dhe EEC, të njohura si shtylla e parë, apo “tri komunitetet”. Traktati i Mastrihtit tash përcakton: - Orarin konkret për krijimin e EMU-së (Unionin Monetar Evropian), EMI (Instituti Monetar Evropian) dhe ECB (Banka Qendrore Evropiane), - Fusha të reja të kompetencës në UE, - Themelon konceptin e Qytetarit të UE-së, - Krijon Ombdusmanin Parlamentar, - Themelon Komitetin e Rajoneve, - Themelon Gjykatën e Auditorëve. Titulli V.- Inauguron dy shtylla të reja të UE-së: CFPS dhe JHA: Shtyllën e dytë (ose Politika e Përbashkët e Jashtme dhe e Sigurisë e UE-së, (CFSP) dhe Shtyllën e tretë (ose Punët e Brendshme dhe Gjyqësia). 1. Politika e Përbashkët e Jashtme dhe e Sigurisë, në përputhje me qëllimet e përcaktuara (në nenin J.1), do të realizohet përmes: - Aksionit të përbashkët - Shumicës së kualifikuar të votave dhe - Asocimit të plotë të Komisionit. Në dispozita e përbashkëta të Traktatit të Mastrihtit thuhet: “Qëllimet që ia përcaktoi vetes Unioni është afirmimi i identitetit të vet në skenën ndërkombëtare, sidomos përmes zbatimit të politikës së përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë, e cila përfshin në afat të caktuar edhe politikën e përbashkët të Mbrojtjes”. (ne.B). Në fakt, forcimi i mbrojtjes së përbashkët të UE-së është risia kryesore e Traktatit të Mastrihtit. Siç do të shihet në shtjellimet e mëvonshme, brenda kësaj shtylle të dytë do të funksionojë edhe posti i Sekretarit të Përgjithshëm të UE-së për Politikë të Jashtme, ndërkaq që, sa i përket aspektit të sigurisë së përbashkët, janë në vijim diskutimet për krijimin e të ashtuquajturave forca evropiane: EUROCORPS. 2. Çështjet e Drejtësisë dhe Punët e Brendshme (JHA), është një shtyllë e re, e treta, të cilën e inauguroi ky traktat. Ideja e Traktatit të Mastrihtit ishte, pra, që të krijohet një kohezion më i madh brenda UE-së dhe një unitet më i lartë në UE në fushën e gjyqësisë dhe të punëve të brendshme. Një konkretizim praktik i funksionimit të kësaj shtylle ishte i ashtuquaujturi: “urdhër arresti evropian”, (EAW), i cili hyri në fuqi me 1 janar të vitit 2004, me të cilin obligohen shtetet nënshkruese anëtare të UE-së që të arrestojnë kriniminelët e vendeve anëtare të UE-së në territorin e shteteve të tjera antare për vepra të rënda penale, si: vrasje, terrorizëm, lëndime të rënda trupore, dhunime, plaçkitje të armatosura, rrëmbime etj. 804 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS 2.2.7. Traktati i Amsterdamit, ToA, (1997/99) Qëllimet e Konferencës Ndërqeveritare të vititi 1996, që i parapriu Traktatit të Amsterdamit, ishin mjaft modeste: të çohej më tutje reforma e filluar e UE-së, në Mastriht, por pa ndryshime radikale. Kjo reformë e UE-së ishte fokusuar në tri fusha, të njohura edhe si “Çështjet e Amsterdamit”:

Page 177: Jurispodenca

1. Numri dhe përbërja e Komisionit Evropian; 2. Ripeshimi i votave në Këshillin e Ministrave; 3. Zgjerimi i mundshëm i vendosjes me shumicën e kualifikuar të votave. Pas 15 muaj negociatash, Traktati i Amsterdamit u nënshkrua në vitin 1997, kurse hyri në fuqi më 1 maj të vitit 1999. Cila ishte struktura e Traktatit të Amsterdamit? Edhe për nga struktura, Traktati i Amsterdamit duket se ishte më i thjeshtë nga ai i Mastrihtit, për të cilin madje thuhej se ishte njëri prej traktatave më vëllimore në botë. Po ta thjeshtonim tërë Traktatin e Amsterdamit, në thelb, aty do të mund të veçonim 3 pjesë kryesore: - E para, e cila përmban amendamentet substanciale ndaj Traktatit të Mastrihtit dhe ndaj ish- traktatave të mëparshme të BEE- së, - E dyta, që, po ashtu, përmban amendamentet, por jo thelbësore, ndaj traktatave të mëparshme, por më tepër thjeshtëzonte strukturën e Traktatit dhe - E treta, që përmban dispozitat e përgjithshme dhe përfundimtare, si, bie fjala, mënyrën dhe instrumentet e ratifikimit. Duket se Traktati i Amsterdamit ndryshimet më të mëdha i ka bërë në shtyllën e tretë, pra në çështjet e drejtësisë dhe të punëve të brendshme, madje duke përcaktuar si qëllim të lartë: punësimin dhe hapësirën e lirisë, të sigurisë, të drejtësisë dhe sundimit të ligjit dhe të të drejtave të njeriut. Njëherësh, Traktati i Amsterdamit këto i normativizoi, si parakusht edhe për anëtarsimin eventual të shteteve që pretendojnë integrimin në UE. Sa i përket shtyllës së tretë, Traktati i Amsterdamit inkorporoi ndryshimet e bëra në fushën e qarkullimit të të huajve brenda UE-së me Marrëveshjen e Shengenit, të nënshkruar qysh në vitin 1985, por që kishte hyrë ne fuqi në vitin 1995, duke e bërë pjesë integrale të Traktatit. Ajo rregullon çështjet e vizave, azilit, emigrimin dhe bashkëpunimin juridik e gjyqësor. Ndryshimet e tjera që vlejnë të veçohen në Traktatin e Amsterdamit janë: barazia e mashkullit dhe femrës, mbrojtja e nivelit të lartë të mjedisit jetësor etj. Traktati i Amsterdamit përcaktoi 5 qëllime kryesore: 1. Të vendosë punësimin dhe të drejtat e qytetarëve në thelbin e UE-së; 2. Të mënjanojë të gjitha pengesat e lirisë së lëvizjes dhe të forcojë sigurinë dhe të luftojë krimin Brenda UE-së, 3. T’i japë Evropës një zë më të fuqishëm në punët botërore dhe 4. Ta bëjë shumë më efikase strukturën institucionale të UE-së, sidomos lidhur me zgjerimin e Unionit, 5. Të forcojë konceptin e qytetarit të UE-së. . Në fushën sociale, me Traktatin e Amsterdamit rikonfirmoheshin të gjitha detyrimet e traktatave të mëparshme, lidhur me të drejtat sociale, duke iu shtuar atyre edhe dy risi - amendamente: 1. Mosdiskriminimin në punë dhe 2. Barazinë më të madhe në mes të mashkullit dhe femrës në punë. 805 E drejta e unionit evropian Sa i përket sigurisë dhe luftës kundër krimit, traktati i Amsterdamit synonte të krijonte një hapësirë evropiane për qarkullimin e lirë të njerëzve, mallrave dhe të kapitalit, por edhe të garantojë sigurinë për të gjithë qytetarët, duke luftuar të gjitha format e krimit të organizuar, trafikimit të narkotikëve dhe të terrorizmit. Prandaj, Traktati u adresohet këtyre çështjeve në disa dispozita të reja, të cilat përcaktojnë themelimin e një rrjeti statistikor dhe dokumentues dhe hulumtues evropian të krimit ndërkufitar për pesë vjetët e ardhshëm. Në këtë mënyrë, Traktati u garanton qytetarëve nivelin e lartë të sigurisë me këto masa: - Bashkëpunimin më të ngushtë midis policive kombëtare dhe autoriteteve doganore me Europolin dhe rrjetin policor evropian, - Bashkëpunimin më të ngushtë midis të gjitha policive kombëtare dhe midis autoriteteve gjyqësore në luftimin dhe parandalimin e racizmit, ksenofobisë, terrorizmit dhe të krimit të organizuar, krimit kundër fëmijëve dhe trafikimit të narkotikëve,

Page 178: Jurispodenca

- Fillimin e hetimeve të përbashkëta në rastet specifike për llojet e caktuara të krimeve, - Krijimin e ekipeve të përbashkëta për luftë kundër krimeve, - Ekstradimin më të lehtë të kriminelëve midis shteteve anëtare dhe - Standardet e përbashkëta minimale për rregullat dhe për ndëshkimet për krimin e organizuar, terrorizmin dhe trafikimin e narkotikëve brenda UE së. Me Traktatin e Amsterdamit, mbrojtja e mjedisit bëhet një prej qëllimeve kryesore të UE-së, duke përcaktuar disa shkallë të mbrojtjes së tij, si dhe duke vendosur cilësi të re të jetës dhe të ambientit jetësor. Po ashtu, ky traktat përcaktoi eliminimin e kufijve kombëtar dhe forcimin e kufijve të brendshëm të UE-së. Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Shengenit, në vitin 1985, që hyri në fuqi në vitin 1995, kjo Marrëveshje u inkorporua në Traktatin e Amsterdamit. Lidhur me këtë, Traktati përcaktoi bashkëpunimin midis 13 shteteve nënshkruese të Shengenit, duke vendosur atë brenda kornizës legale dhe institucionale të UE-së. Komiteti Ekzekutiv i Shengenit zëvendësohet nga Këshilli i Ministrave, kurse Sekretariati i Shengenit inkorporohet në Sekretariatin e Përgjithshëm të Këshillit. Mirëpo, Traktati i Amsterdamit ia njeh natyrën e veçantë Britanisë së Madhe dhe Irlandës, që nuk e kanë nënshkruar Shengenin, por duke iu lejuar atyre të zgjedhin përparësitë e tij dhe lejoi aranzhmane speciale për Danimarkën. Ndërkaq, nëse Marrëveshja e Shëngenit pranohet, ajo duhet pranuar tërësisht nga secili shtet që planifikon të anëtarësohet në UE. Përfundimisht, Traktati i Amsterdamit kërkon prej Këshillit të Ministrave që brenda 5 vjetëve, nga hyrja në fuqi e këtij Traktati, të miratojë masat për sigurimin e lirisë së lëvizjes së personave dhe të heqë kontrollet kufitare. Mirëpo, çka ndodh me kufijtë e jashtëm të UE-së, bie fjala, lidhur me emigrimet, azilkërkuesit, etj? Traktati i Amsterdamit, siç u tha edhe më sipër, mëton të krijojë një hapësirë evropiane të lirisë, të sigurisë dhe të drejtësisë brenda UE-së. Brenda 5 vjetëve, nga hyrja në fuqi e këtij Traktati, shtetet anëtare duhet të ndërmarrin këto masa: a. Heqjen e të gjitha kontrolleve të njerëzve brenda kufijve të brendshëm të UE-së, b.Vendosjen e standardeve dhe procedurave të përbashkëta për kontrollin e njerëzve; rregullat e përbashkëta për viza dhe listat e përbashkëta për shtetin joanëtar, (shteteasit e të cilit patjetër duhet të kenë vizat); formatin unik të vizave; përcaktimin e kushteve në të cilat shtetasit e shteteve joanëtare do të jenë të lirë të udhëtojnë brenda UE-së për tre muaj. Traktati i Amsterdamit përcaktoi kategorinë e qytetarit të UE-së, që është një status personal që i mundëson gëzimin e të drejtave civile dhe politike. Koncepti i qytetarit është i lidhur edhe me konceptin e shoqërisë. Por dilema që shtrohet ndër autorët aktualë të teorisë së të drejtës së UEsë është: “A ekziston një përkufizim për modelin evropian të shoqërisë? A janë qytetarët e 806 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS shteteve kombëtare evropiane edhe qytetarë të Evropës? Dhe, së fundi, a ekziston “identiteti evropian”?” Ndërkaq, jashtë këtyre observimeve filozofike, në rrafshin juridik, “qytetari i UE-së”, si institut juridik, është krijuar me Traktatin e Mastrihtit, me të cilin njihet e drejta e të gjithë qytetarëve të UE-së të votojnë dhe të paraqiten si kandidatë në zgjedhjet lokale në të gjitha shtetet anëtare, si dhe për vendet në Parlamentin Evropian. Sipas Traktatit, çdo person që ka shtetësinë e shtetit anëtar do të jetë edhe qytetar i UE-së. Po ashtu, çdo qytetar i UE-së e ka të drejtën e peticionit para Parlamentit Evropian dhe të kërkesës para Ombdusmanit evropian. Ai, po ashtu, ka të drejtë t’i shkruajë çdo instituucioni të UE-së dhe secili shtet duhet t’ i respektojë këto parime. Inovacionet e Traktatit të Amsterdamit në fushën e politikës së përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë ishin: 1. Së pari, politika e përbashkët e Jashtme dhe e Sigurisë, sipas Traktatit të Amsterdamit, bazohet mbi parimin e integritetit territorial dhe është në përputhje me parimet e Kartës së OKB-së. 2. Shtetet anëtare duhet të thellojnë bashkëpunimin e ndërsjellë dhe të zhvillojnë forma të reja të solidaritetit politik të ndërsjellë.

Page 179: Jurispodenca

3. Unioni duhet të jetë i gatshëm t’u përgjigjet detyrimeve humanitare dhe paqeruajtëse. Madje, për këtë janë pajtuar edhe shtetet tradicionalisht neutrale të UE-së. 4. Traktati i Amsterdamit sjell inovacione edhe në procesin e vendimmarrjes, duke përcaktuar: a. punën në strategjinë e përbashkët, b. drejtimet e përgjithshme të politikës së jashtme, c. aksionin e përbashkët dhe d. pozitat e përbashkëta. Traktati përcakton që UE-ja të përfaqësohet në politikën e jashtme, ndryshe nga periudha e kaluar, madje nga: - Kryesia e Këshillit, - Komisioni Evropian, - Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit, i cili do të veprojë si përfaqësues i lartë i UE-së për politikën e përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë. Në gjyqësinë e UE-së, sipas Traktatit të Amsterdamit, Gjykata e së Drejtës e UE-së merr përgjegjësinë drejtpërdrejte për të siguruar respektimin e të drejtave të njeriut, në përputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, të vitit 1950, por, po ashtu, ka edhe juridiksion në fushën e emigracionit, vizave, azilit, kalimit të kufijve dhe në bashkëpunimin penalo-juridik. 2.2.8.Traktati i Nicës, (2001) Në Nicë të Francës, Këshilli Evropian, në dhjetor të vitit 2000, në konferencën ndërqeveritare që ishte konvokuar me qëllim të ristruktuimit të UE- së në prag të zgjerimit të parë lindor, kishte paraqitur për miratim dy dokumente themeltare: 1. Traktatin e ri Themeltar të UE-së dhe 2. Kartën Themelore të UE-së për të Drejtat e Njeriut. Traktati i Nicës ishte aprovuar në shkurt të vitit 2001, ndërkaq pas referendumit të Irlandës, në qershor të vitit 2001, në të cilin, mbi gjysma e popullsisë i tha- jo, ratifikimit të këtij Traktati, çështja e hyrjes në fuqi e Traktatit të Nicës ishte vërë në pikëpyetje. Mirëpo krerët e UE-së, me gjithë “jo- në” irlandeze, këmbëngulin që ky Traktat të miratohet nga shtete anëtare, ashtu siç 807 E drejta e unionit evropian është, pra pa ndryshime dhe, si i tillë, edhe të ratifikohet nga parlamentet kombëtare, ndërsa hyrja në fuqi e këtij Traktati u zhbllokua pas ratifikimit edhe nga Irlanda në fillim të vitit 2003. Traktati i Nicës inauguroi një sërë ndryshimesh në mekanizmin vendimarrës, me qëllim të adpatimit në rrethanat e reja, kur UE- ja, nga 15 do të funksiononte si organizatë e 25 shteteve antare. 2.2.9. Legjislacioni i dytë i UE-së Pos traktateve themeltare, të cilat, siç u pa, janë vërtet burimi kryesor, themelor dhe korniza juridike e të gjitha burimeve të tjera të UE-së, për çka jo pa arsye quhen edhe “kushtetuta të UEsë”, e drejta e UE-së ka edhe burime të tjera juridike. Madje vetë Traktati (në nenin 249) numëron një për një këto tipe të legjislacionit të komunitetit evropian, siç quhet ndryshe, “legjislacion i dytë”. Këtë legjislacion e miratojnë, (vetë apo në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në procedurat legjislative të UE-së): Këshilli, Komisioni dhe Parlamenti Evropian. Traktati, si legjislacion i dytë i UE-së, përcakton: 1. Rregulloren, 2. Drejtpërdrejtivën, 3. Vendimin, 4. Rekomandimin dhe 5. Mendimin. Këtij paragrafi të Traktatit themeltar të UE-së, ne do t’ia shtonim edhe një burim fort të rëndësishëm: 6. Vendimet Gjyqësore të Gjykatës Evropiane të së Drejtës. 2.2.10. Rregullorja Rregullorja është i vetmi burim nga kategoria e të ashtuquajturit legjislacion i dytë i UE-së, që ka zbatim të përgjithshëm, pra që obligon të gjitha shtetet anëtare. Madje, ajo fare lehtë do të mund të quhej edhe “legjislacion i parë”, meqë e vetmja nga të gjitha burimet juridike të UE-së, pos

Page 180: Jurispodenca

traktateve themeltare, ka fuqinë më të lartë obliguese dhe ekzekutive juridike. Kjo ngase rregullorja është drejtpërdrejt e zbatueshme sapo të jetë publikuar në Fletoren Zyrtare të UE-së. Hyrja në fuqi e rregullores precizohet në vetë tekstin e saj, në të cilin saktësisht theksohet data e hyrjes në fuqi. Me një fjalë, rregullorja në të drejtën e UE-së ka rolin që ka ligji në të drejtën shtetërore, pra, ajo është një akt i përgjithshëm juridik. Prandaj, edhe me rregullore zakonisht normohen masat e zbatimit të përgjithshëm dhe, si të tilla, janë masa normative abstrakte, sepse nuk i drejtohen ndonjë subjekti të caktuar, por rrethit më të gjerë të përgjithshëm të detyruesve. Ato, pra, janë drejtpërdrejt të zbatueshme në territorin e vendit anëtar. Rasti i Britanisë së Madhe është mjaft ilustrativ. Kur ajo në vitin 1972 përgatitej t’ i bashkohej BEE- së, anëtarësimi i saj tërhiqte edhe pranimin e detyrimeve të përcaktuara me Traktatin e Romës të vitit 1957, që në rrafshin juridik nënkuptonte implementimin e dispozitave të Traktatit në të drejtën e saj të brendshme. Kjo atëherë hapi debatet dhe polemikat midis pozitës dhe opozitës britanike, sepse anëtarësimi i saj në BEE në rrafshin legjislativ nënkuptonte që rregulloret e BEE- së do të bëheshin ligje në Britaninë e Madhe, pa asfarë masash a pa ndonjë miratim paraprak të Parlamentit të Britanisë së Madhe, (ndërkaq që drejtpërdrejtivat, si akt më i ulët juridik i BEE- së, do të implementoheshin në legjislacionin e brendshëm pas një procedure miratuese). Prandaj, me ligjin e saj mbi BEE- në, përcaktohej: “Të gjitha këtyre të drejtave, autorizimeve, detyrimeve dhe kufizimeve të krijuara me Traktatin e BEE- së, të cilat duhet të jenë në pajtim me Traktatin, pa fuqizim tjetër të mëtejshëm, 808 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS u jepet efekt ligjor dhe në Britaninë e Madhe ato janë ligje të zbatueshme.Deri më sot, UE-ja ka miratuar mijëra rregullore nga fushat, ndër më të ndryshmet, të cilat, pas miratimit, bëhen pjesë e sistemit legjislativ kombëtar të shteteve anëtare dhe, si të tilla, edhe norma imperative të çdo shteti, të cilave nuk mund t’ u bishtnohet, por u duhet përmbajtur dhe duhen zbatuar me përpikëri. Praktikisht, organet e UE-së, pra, miratojnë rregulloren e caktuar, kurse shtetet anëtare duhet t’ i përmbahen dhe ta zbatojnë atë, duke inkorporuar si pjesë të legjislacionit të vet pozitiv, ndërkaq ,në rast të shkeljes së rregullores prej një shteti të caktuar, Gjykata Evropiane e së Drejtës, përmes vendimit gjyqësor, e detyron atë shtet që ta zbatojë atë drejtpërdrejt në territorin e vet, pa asfarë masash të tjera paraprake administrative. Nga praktika gjyqësore, bie fjala, është i njohur rasti para ECJ-ës: “Variola Case”(Case: 34/73), në të cilin Gjykata Evropiane e së Drejtës ishte pyetur nga gjykatat kombëtare nëse dispozitat e rregulloreve mund të inkoporoheshin apo të hynin në rendin juridik të shteteve anëtare përmes masave interne dhe përgjigjja e ECJ-ës kishte qenë si vijon: Zbatimi i drejtpërdrejtë i rregullores nënëkupton që hyrja në fuqi dhe zbatimi i saj është i pavarur nga çfarëdo mase e së drejtës kombëtare. Shtetet detyrohen të mos i bëjnë obstruksione zbatimit të rregulloreve dhe të rregullave të tjera të së drejtës së UE-së, si dhe të mos ndërrmarin kurrfarë masash, që mund të ndikojnë në jurisidiksionin e kësaj gjykate. Kur flasim për rregulloret e UE-së, duhet thënë se deri më tash janë bërë disa përpjekje për një kodifikim a përmbledhje të të gjitha rregulloreve të UE-së, sidomos për ato që kanë të bëjnë lidhur me mbrojtjen e tregut të përbashkët evropian si dhe me unifikimin e rregullativës doganore. Kështu,në vitin 1985 ishte nxjerrë i ashtuquajturi “Libri i Bardhë”, i cili përmbante të gjitha masat legjislative që duhej t’i inkorporonin vendet anëtare në legjislacionet e veta kombëtare, me qëllim të realizimit të projektit të tregut të përbashkët evropian dhe mbrojtjes së tij. Në këtë kontekst të harmonizimit dhe unifikimit legjislativ në nivel të UE-së, në vitin 1994 ishte nxjerrë Kodi Doganor, brenda të cilit ishin harmonizuar të gjitha legjislacionet doganore të vendeve anëtare në një tekst unik, si kornizë unike ligjore për procedurat e importit dhe të eksportit të UE-së. 2.2.11. Direktiva Për dallim nga rregullorja, drejtpërdrejtiva nuk është akt i përgjithshëm juridik i UE-së, respektivisht nuk ka veprim dhe nuk krijon detyrime të përgjithshme për një rreth të pacaktuar subjektesh, por është akt juridik individual, cili i drejtohet subjektit të përcaktuar saktësisht dhe u lejohet shteteve që vetë të zgjedhin mënyrën e zbatimit të saj. Obligueshmëria e saj, siç mund të shihet, për dallim nga rregullorja, është më e ulët dhe madje edhe mund të jetë objekt i masave interne të shtetit anëtar që, siç u pa edhe në rastin e Britanisë së Madhe, mund të ishin objekt i procedurave

Page 181: Jurispodenca

dhe masave shtesë implementuese të vendit anëtar e jo drejtpërdrejt të zbatueshme, si traktatet themeltare dhe si rregulloret e UE-së. Pse u lejua kjo në UE? Drejtpërdrejtivat vendosin politikën e UE-së, duke iu lënë, pra, vendeve anëtare që atë ta implementojnë në mënyrën më të përshtatshme, sipas sistemeve të veta juridike.Arsyeja qëndron në faktin se, pas ingerencave aq të mëdha detyruese që iu dhanë rregullores dhe më herët, siç e pamë, traktatave themeltare, dy këto dispozita të natyrës Jus Cogens, pra të zbatimit imperativ, ekzistonte frika e shfaqjes së ndonjë pakënaqësie të shteteve anëtare ndaj një legjsilacioni të tillë aq strikt të UE-së, i cili do të mund t’i kthehej si bumerang tërë procesit të krijimit të legjislacionit të UE-së. Prandaj, ishte drejtpërdrejtiva ajo që, në njëfarë mënyre, zbuti rigjiditetin e detyrimeve ligjore të UE-së, duke fleksibilizuar të drejtën e saj, por njëkohësisht, duke ruajtur zhvillimin progresiv të UE-së, pa thyerje të mëdha politike. Drejtpërdrejtiva deri te Traktati i Mastrihtit, madje as që publikohej në Fletoren Zyrtare të UE-së. Drejtpërdrejtiva shfrytëzohet rëndom nga Komisioni Evropian për të legalizuar një 809 E drejta e unionit evropian veprim të caktuar politik të UE-së. Ajo është instrument kyç i Komisionit Evropian në procedurat e vendosjes së marrëdhënieve institucionale me vendet joanëtare që pretendojnë të anëtarsohen në UE. Kështu, bie fjala, Komisoni Evropian, me drejtpërdrejtivën e shtatorit të vitit 1999, kishte vendosur që të fillonin negociatat për statusin e stabilizim- asocimit me Maqedoninë. 2.2.12.Vendimi Edhe vendimi është një akt individual juridik i UE-së, i cili detyron vetëm atë të cilit i drejtohet. Vendimet i merr Komisioni Evropian dhe ai, po ashtu, publikohet në Fletoren Zyrtare të UE-së. 2.2.13.Rekomandimi- Mendimi Asnjëri prej tyre nuk ka fuqi obliguese juridike, por ato janë më tepër një lloj udhëzimesh të përgjithshme të vijave të caktuara të zbatimit të politikës së UE-së në fusha të caktuara. Disa i konsiderojnë edhe si “burime interpretuese” të së drejtës së UE-së, sepse, në fakt, ato,duke interpretuar dokumentet bazë juridike të saj, udhëzojnë, rekomandojnë dhe shprehin mendime për çështje të një fushë të caktuar të UE-së. Mirëpo, ato janë, po ashtu, dokumente mjaft të hapura për gjykatat kombëtare, të cilat u referohen atyre në raste paqartësie. Edhe ato i lëshon Komisioni Evropian, i cili madje lëshon edhe udhëzime politike për çështje a probleme të caktuara nga fushëveprimi i tij. 2.2.14. Praktika gjyqësore e GJED Siç u tha edhe në shqyrtimet e mësipërme, institucioni ndoshta kyç i UE-së, i cili ruajti forcën kohezive të tij dhe çoi përpara të drejtën e UE-së, ishte pa dyshim Gjykata Evropiane e së Drejtës. Është kështu sepase ajo, nga fillimi i viteve gjashtëdhjetë, ishte promotori që implementonte edhe praktikisht të drejtën e UE-së, e cila deri atëherë qe kuptuar nga shtetet anëtare si diçka e padetyrueshme për ta, përkatësisht si një normë që nuk duhej zbatuar detyrimisht në territorin e tyre. Apo,siç do të vlerësonte ish-kryetari i Komisionit Evropian, Zhak Dellor: “Gjykata Evropiane e së Drejtës kontribuoi shumë në krijimin e një korpusi të rregullave të komunitetit evropian”. Me rastet e para gjygjësore, siç ishin: Loos, në vitin 1963, pastaj Reuners, në vitin 1974, Defrene, në vitin 1975, Zaire, në vitin 1986 dhe shumë të tjera, ECJ vendosi qartë shtyllat e një sistemi jo vetëm legjislativ të UE-së, por edhe të mbarë sistemit unikat juridik të saj, në përgjithësi. ECJ, me këto vendime gjyqësore, promovoi autoritetin e saj të pakontestueshëm dhe e bëri drejtpërdrejt të zbatueshme të drejtën e UE-së edhe në territorin e shteteve anëtare, pa kurrfarë mase paraprake administrtive. Si rodhi ky proces unikat ligjvënës? Ç’ është doktrina e efektit të drejtpërdrejtë? Kjo doktrinë e re e së drejtës supranacionale evropiane u ngrit në bazë të praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane të së Drejtës, (“Case- Law”) në fillim të viteve gjashtëdhjetë. Thelbi i kësaj praktike gjyqësore qëndronte në të ashtuquajturën doktrinë të efektit të drejtpërdrejtë të së drejtës së BEE-së mbi të drejtave kombëtare të shteteve anëtare. Me fjalë të tjera, me vendimet e para gjyqësore të Gjykatës, nga viti 1963 e këndej, u imponua detyrimi absolut për shtetet anëtare që në territorin e tyre të zbatojnë këto vendime gjyqësore të BEE- së pa kurrfarë kufizimesh a masash të tjera administrative, qoftë edhe kur vendimi gjyqësor është kundër shtetit ku ai duhet zbatuar. Kjo

Page 182: Jurispodenca

praktikë gjyqësore e ECJ-së inauguroi atëbotë doktrinën e re, atë të efektit të drejtpërdrejtë të normave juridike të UE-së. 810 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS Rasti i parë gjyqësor që inauguroi këtë dokrinë të re të efektit të drejtpërdrejtë të së drejtës së BEE- së, ishte rasti Van Gend en Loos (case: 26/62; 1963 ECR 1, CMCRLOS). Shkurtimisht, në këtë rast gjyqësor, kompania holaneze ,,Van Gend en Loos,, kishte importuar substanca kimike nga Gjermania në Holandë. Por Holanda e kishte ngarkuar atë me dogana në kundërshtim me nenin 12 të Traktatit të BEE-së. Prandaj, kjo kompani ishte ankuar në Dutch Tarif Commisie (Komisoni Holandez i Doganave), i cili e kishte paraqitur rastin në Gjykatën Evropiane të së Drejtës (ECJ), duke kërkuar sqarime për dy pyetje themelore: - nëse (neni 12) i TBEE-së ka zbatim të drejtpërdrejtë në territorin e një shteti anëtar? - nëse shtetasit e tyre, bazuar në këtë dispozitë të traktatit të BEE- së, mund të kërkojnë mbrojtje gjyqësore të të drejtave të tyre para ECJ-së? - Gjykata Evropiane së Drejtës (ECJ), në vendimin e saj lidhur me këtë rast, kishte konstatuar se BEE-ja po konstituonte një rend të ri juridik të së drejtës ndërkombëtare, i cili u kufizonte sovranitetin shteteve anëtare të saj; - Subjekt i këtij rendi të ri juridik nuk janë vetëm shtetet anëtare, por edhe individët e tyre - Pavarësisht nga legjislacionet kombëtare, e drejta e BEE- së imponon detyrime për individët, por edhe i mbron të drejtat e tyre; Traktati i BEE- së, prandaj, impononte detyrime si për shtetet anëtare, ashtu edhe për individët dhe për institucionet e BEE- së. Prandaj, mund të thuhet se rasti gjyqësor “Van Gen en Loos” ishte kthesa që promovoi konceptin e zbatimit drejtpërdrejt të normave juridike të BEE- së në shtetet anëtare dhe, përgjithësisht, për ngritjen e një sistemi sui generis juridik të BEE- së. Së bashku me rastet e tjera pasuese gjyqësore (case: Reuners, 2/74; Defrene 43/75; Zaera 12/8), doktrina e efektit të drejtpërdrejtë të së drejtës së BEE- së në territorin e shtetit të saj anëtar, kumtoi dy mesazhe të rëndësishme politike: - Së pari, ndërkombëtarizoi zbatimin e drejtpërdrejtë të traktateve themeltare të BEE- së në nivel kombëtar, duke fuqizuar kështu drejtpërsëdrejti normën e traktatit të BEE- së në shtetet anëtare dhe - Së dyti, kjo doktrinë e efektit të drejtpërdrejtë të së drejtës së BEE- së, po ashtu, forcoi tendencat federaliste brenda BEE- së. Mirëpo, a do të thotë se kjo doktrinë e efektit të drejtpërdrejtë mund të zbatohet në çdo situatë apo për zbatimin e saj duhen plotësuar disa parakushte? Janë katër kushte për zbatimin e drejtpërdrejtë të traktatit të BEE-së në shtetin anëtar: 1.Ndalesa e qartë dhe e pakushtëzuar për shtetin anëtar që të pengojë zbatimin e drejtpërdrejtë të normave të këtij traktati në territorin e atij shteti; 2.Detyrimi negativ, pra të përmbajturit e shtetit anëtar nga kufizimi i zbatimit të drejtpërdrejtë të traktatit të BEE- së në atë shtet; 3. Ndalesa e çfarëdo rezervash nga shteti anëtar që mund të pengojnë zbatimin e drejtpërdrejtë dhe 4. Zbatimi i drejtpërdrejtë i traktatit të BEE- së në shtetin anëtar nuk është i varur nga asnjë masë implementuese e atij shteti. Në përputhje me doktrinën e efektit të drejtpërdrejtë ishte edhe dimensioni i supremacisë së vendimeve gjyqësore të Gjykatës Evropiane të së Drejtës, me të cilat “invalidoheshin” ligjet kombëtare të shteteve anëtare, nëse ishin në konflikt me të drejtën e BEE- së. Vendimet e Gjykatës Evropiane të së Drejtës janë drejtpërdrejt të zbatueshme në shtetet anëtare, nëse kanë të bëjnë me këto fusha të përcaktuara në traktatet themeltare: 811 E drejta e unionit evropian - Mosdiskriminimin sa i përket shtetësisë; - Rregullat mbi unionin e lirë doganor;

Page 183: Jurispodenca

- Mosdetyrimi i brendshëm doganor; - Moskuotimi tregtar në tregun e brendshëm; - Mosdiskriminimi midis shtetasve të ndryshëm të Unionit nga monopolet shtetërore; - Mosdisksriminimi nacional i lirisë së lëvizjes dhe i punësimit; - Liria e dhënies së shërbimeve jashtë kufijve kombëtarë dhe trajtimi kombëtar i tyre; - Pagesat valutore dhe transferi i kapitalit; - Ndalesat diskriminuese në transport; - Trajtimi i barabartë, pagesa e njëjtë për punën e njëjtë; - Mosdiskriminimi në pjesëmarrjen në kapitalin e ndërmarrjeve. Gjykata Evropiane e së Drejtës ishte njëri ndër katër institucionet më të vjetra dhe njëri nga organet e para të integrimit institucional evropian, i cili qe themeluar me Traktatin e Parisit të vitit 1951. Ndërkohë, kompetencat dhe fushëveprimi i saj vazhdimisht ishin avancuar deri në traktatet e fundit themeltare të Mastrihtit dhe të Amsterdamit. Në vitin 1988, Gjykatës Evropiane të së Drejtës i bashkohet edhe CFI a Gjykata e Instancës së Parë, e cila gjykon rastet në shkallë të parë, ndërkaq ECJ mbetet gjykatë e shkallës së dytë e UE-së dhe instanca më e lartë gjyqësore e saj. Gjykata përbëhet nga gjyqtarë dhe nga avokatë të përgjithshëm të zgjedhur nga shtetet anëtare të UE-së, për çka do të bëhet fjalë më shumë në shtjellimet rreth procedurës para ECJ-ës. Do të përqendroheshim vetëm në disa raste gjyqësore të kësaj Gjykate, për të parë më mirë se sa të detyrueshme ishin dhe janë vendimet e kësaj Gjykate për shtetet anëtare të UE-së. Kuptohet, nuk do të shtjellojmë të gjitha vendimet e deritashme gjyqësore të ECJ-së dhe as të gjitha fushat me të cilat ato u morën, por do të marrim vetëm një fushë, si shembull ilustrimi, për të parë efektin praktik të vendimeve gjyqësore të ECJ-ës për shtetet anëtare të UE-së. Bie fjala, të marrim vetëm shkeljet e Tregut të Përbashkët Evropian, një vlerë kjo posaçërisht e mbrojtur në UE. Po t’i analizojmë masat, veprimet dhe praktikën monopoliste të kompanive të ndryshme evropiane në këtë treg, do të shohim se Gjykata Evropiane e së Drejtës mori një sërë vendimesh gjyqësore ndëshkuese jo vetëm kundër shteteve anëtare, por edhe kundër ndërmarrjeve private të tyre, që kishin shkelur normat juridike të UE-së në këtë fushë. Pos në rrafshin politik, brenda të cilit Komisioni Evropian mund të ndërmarrë hetime të detajizuara kundër shteteve të dyshuara për cenim të tregut të përbashkët evropian me sjelljet monopoliste dhe konkurrencë jolojale apo me praktikën damping të tyre, në rrafshin gjyqësor, kundë një praktike të të tillë të palejueshme tregtare merret edhe Gjykata Evropiane e së Drejtës. E tërë praktika gjyqësore e kësaj Gjykate, në rastet e monopolizimit dhe të konkurrencës jolojale në Tregun e Përbashkët Evropian, është përqendruar në dy drejtime kryesore: a. Në të parin bëjnë pjesë të gjitha vendimet gjyqësore të kësaj Gjykate, që merren me kufizimin e palejueshëm të konkurrencës së lirë në Tregun e Përbashkët Evropian dhe b. Në të dytin, që u referohet marrëveshjeve monopoliste për dominimin e pjesëve a të tërë tregut të përbashkët evropian me mallra a shërbime të caktuara. (Nga moria e vendimeve gjyqësore të ECJ, po veçojmë këtu vetëm disa më karaktersitike: “Chima Chapei Budera, (1969); “Brasserie de Haesht”, (1967); “Henkel Colgate”, (1972); “Colotrans”(1969); “AEF Chemia Farma”, (1969); “Grunding”, (1970); “Omega”, (1970); “Covention Faiance”, (1964); “Julien Van Katwijak, (1970); “Transecean”, (1967); “Agfa Gevaert”, 1970; ECJ: L-no.23/1967;L-no.69/1969;L- 812 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS no.195/1969; L-no.14/1972;L-no.192/1969;L-no 41/1969; L-no242/1970; L-no.147/1970; Lno. 163/1967; L-no147/1970, etj). E përbashkëta e këtyre vendimeve gjyqësore të Gjykatës Evropiane të së Drejtës ishte ajo se, me gjithë faktin se ECJ ishte një gjykatë jonacionale, por supranacionale, ajo imponoi zbatimin drejtpërdrejt të së drejtës së UE-së dhe në çështjet konkrete të lartpërmendura ndëshkoi rastet e ndarjes së Tregut të Përbashkët Evropian, të monopolizimit të tij, të marrëveshjeve mbi kufizimin e qarkullimit të lirë tregtar në të përmes konkurrencës jolojale etj. Në të gjtha vendimet e tilla gjyqësore, ECJ pati dy mesazhe të përgjithshme dhe të përbashkëta juridike për cenuesit e së drejtës së

Page 184: Jurispodenca

UE-së dhe të tregut unik evropian: 1) I shpalli të pavlesfshme të gjitha kontratat e tilla afariste ndërmjet ndërmarrjeve të ndryshme evropiane, të drejtuara nga arritja e qëllimeve të ndaluara me të drejtën e UE-së, duke shpallur njëkohësisht pavlefshmërinë juridike të marrëveshjeve të tilla, 2) Shqiptoi dënime, të cilat për kohë kur ishin dhënë, silleshin diku prej 1000 - 1.000.000 EQY, varësisht nga pesha, serioziteti i cenimit të Tregut të Përbashkët Evropian dhe nga pasojat që kishin krijuar cenimet e tilla të këtij tregu për mbarë UE-në. Ndërkaq, rasti i parë gjyqësor në Gjykatën Evropiane të së Drejtës kundër një qeverie të një vendi anëtar ishte aktgjykimi i kësaj Gjykate kundër shtetit të Greqisë dhe dënimi i saj me 20.000 _ në ditë, derisa Qeveria e saj të mos mbyllte vendin e plehrave në ishullin Kreta, meqë Athina zyrtare, tetë vjet nuk e kishte zbatuar urdhërin e kësaj Gjykate të vitit 1992, që kërkonte respektimin e rregullave të UE-së që kishin të bënin me mbrojtjen e mjedisit jetësor. 2.3. Hyrja në fuqi, shpallja e akteve juridike të UE-së Derisa traktatet themeltare hyjnë në fuqi brenda afatit të caktuar nga nënshkrimi dhe pas ratifikimit të tyre nga shtetet anëtare nënshkruese, rregullorja hyn në fuqi në datën e shënuar në vetë rregulloren. Rregulloret, meqë kanë zbatim të drejtpërdrejt në shtetin anëtar, ato zbatohen drejtëpërsëdrejti në territorin e shtetit anëtar dhe nuk kërkojnë masa shtesë administrative të shtetit për t’i fuqizuar ato. Ndërkaq, te të gjitha aktet e tjera, (si bie fjala direktiva), hyrja në fuqi, pos që është e shënuar në vetë tekstin e saj, i lejon një fleksibilitet shtetit anëtar që të pranojë masa administrative për fuqizimin e tyre në shtetin anëtar dhe zbatimin brenda territorit të vet. Derisa më parë, në Fletoren Zyrtare të UE-së, (OJ) shpalleshin vetëm traktatet themeltare dhe rregulloret, pas Aktit Unik Evropian të vitit 1987 dhe sidomos pas Traktatit të Mastrihtit, të vitit 1992, në Fletoren Zyrtare të UE-së shpallen edhe: direktivat, rekomandimet dhe mendimet. Projekti i “Kushtetutës për Evropën”, ndërkaq, përcakton se “ligjet evropiane dhe ligjet- kornizë evropiane duhet të nënshkruhen nga ana e Presidentit të Parlamentit Evropian dhe nga ana e Presdentit të Këshillit të Ministrave”, (neni. 38 pika.1.), ndërkaq “rregulloret dhe vendimet evropiane, të cilat nuk janë specifikuar se kujt i adresohen ,duhet të nënshkruhen nga ana e kryetarit të instituciobnit të UE-së që e miraton atë” (neni 38. pika.2.). 813 E drejta e unionit evropian 3. PROCESI LEGJISLATIV NË UE: GJASHTË PROCEDURAT E MIRATIMIT TË SË DREJTËS SË UE-së 3.1. Evoluimi historik i procedurës legjislative brenda BEE/UE-së Sipas Traktatit të Romës, Parlamenti Evropian nuk kishte ndonjë pushtet legjislativ, por përgatitjet dhe konsultimet i bënte Komisioni, ndërkaq i miratonte Këshilli. Thjesht, procedura legjislative sipas Traktatit të Romës, fillonte me fazën e parë: hartimin e projektit nga ana e Komisionit, i cili pastaj zhvillonte diskutime dhe këshillime me grupet evropiane, në mënyrë që në fazën e dytë në nivel të KOREPER- it dhe të Këshillit, pasi PE vetëm konsultohej, Këshilli merrte vendimin e fundit. Kjo procedurë injoruese e PE, u ndryshua me Aktin Unik Evropian, duke e ngritur rolin e PE- së, në procedurën legjislative dhe duke vendosur sistemin e shumicës së kualifikuar të votave, si mekanizëm vendimmarrës në Këshill. Dhe, derisa faza e parë nuk pëson ndonjë ndryshim cilësor, në fazën e dytë, propozimit të Komisionit tash i bashkohet edhe qëndrimi ( jo, si më parë, vetëm këshilla ) i PE-së, i cili pastaj shkon në Këshill. Pas kësaj, Këshilli arrin në pozicionin e përbashkët, të cilin ia kthen PE- së. Në traktatet e mëvonshme ky inkuadrim më i fuqishëm dhe substancial i PE- së në procedurën legjislative është gjithnjë e më i dukshëm, sidomos me bashkëvendosjen, e cila u inaugurua me Traktatin e Mastrihtit dhe u modifikua me atë të Amsterdamit, ndërkaq propozohet të zgjerohet edhe më tepër me Traktatin e ri themeltar, që pritet të dalë nga Konferenca e fundit Ndërqeveritare e UE-së, (e vitit 2000), për reforimin institucional para zgjerimit. Me këtë procedurë legjislative, Parlamenti Evropian është bërë njëri prej tre protagonistëve kryesorë ligjvënës në UE. 3.2. Procedurat kryesore legjislative në UE Pasi shpjeguam evoluimin historik të ecurisë së miratimit të akteve juridike brenda BEE- së gjatë

Page 185: Jurispodenca

këtij gjysmë shekulli të fundit, këtu do të paraqesim procedurat kryesore legjislative, secila prej të cilave veçohet për nga roli dhe autorizimet vendimmarrëse të tre protagonistëve kryesorë: Këshillit, Komisionit dhe Parlamentit Evropian. Në Unionin Evropian njihen gjashtë procedura legjislative: 1. Komisioni vepron vetë, 2. Këshilli dhe Komisioni veprojnë vetë, 3.Këshilli dhe Komisioni veprojnë në konsultim me PE (procedura konsultative), 4. Këshilli dhe Komisoini veprojnë në bashkëpunim me PE (procedura e bashkëpunimit), 5. Këshilli, Komisioni dhe PE bashkëvendosin (procedura e bashkëvendosjes), 6. Këshilli, Komisioni dhe pëlqimi i PE-së (procedura e pëlqimit). 3.2.1. PROCEDURA E PARË: Komisioni vepron vetë Kjo është procedurë e rrallë në UE. Në përputhje me Traktatin, Komisioni ka vetvetiu pushtet të nxjerrë legjislacionin pa ndonjë intervenim nga institucione të tjera, sidomos në fushat, si: fuqizimi i direktivave, vendimeve që kanë të bëjnë me relacionet financiare midis shteteve, pastaj lidhur me konkurrencën në tregun e telekomunikimeve, etj. 3.2.2. PROCEDURA E DYTË: Këshilli dhe Komisioni veprojnë vetë 814 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS Kjo procedurë zbatohet në disa fusha, për të cilat Këshilli dhe Komisioni mund të ndërmarrin aksione pa ndonjë intervenim nga PE. Sidomos kjo ndodh në fushat, si: lëvizja e lirë e punëtorëve, e kapitalit, e politikës ekonomike dhe e politikës tregtare. 3.2.3. PROCEDURA E TRETË - KONSULTATIVE: Këshilli, Komisioni në konsultim me PE Siç dihet, procesi legjislativ më herët kishte përqendruar pushtetin legjislativ te Këshilli dhe Komisioni Evropian, kur Komisioni propozonte masat, ndërsa Këshilli duhet t’i votonte, përkatësisht t’i miratonte ato në formë norme juridike. Ndërkaq, roli i Parlamentit Evropian ishte vetëm këshilldhënës, pra konsultativ. Dhe, kjo ka mbetur edhe sot në disa fusha, në të cilat roli i PE- së ende është vetëm konsultativ, pra ai vetëm këshillohet para se Këshilli t’i miratojë masat e propozuara nga Komisioni Evropian. Sidomos kjo vlen për të drejtën për të votuar dhe për të kandiduar në zgjedhjet lokale: të drejtat qytetare, çështja e tatimit indirekt, vizat, azili, luftimi i formave të ndryshme të diskriminimit etj.. 3.2.4. PROCEDURA E KATËRT- E BASHKËPUNIMIT: Këshilli, Komisioni në bashkëpunim me PE Gjatë tri dekadave të fundit, Parlamenti Evropian kishte vetëm një rol konsultativ në procesin legjislativ të UE-së. Mirëpo, pas ndryshimeve që solli Akti Unik Evropian (SEA, 1987) dhe sidomos pas Traktatit të Mastrihtit dhe të Amsterdamit, roli i PE- së filloi të avancohet, kurse pozita e tij ligjëkrijuese të forcohet, duke i dhënë atij edhe dimensionin e bashkëpunimit me Këshillin dhe Komisionin Evropian. Sipas Traktatit (neni 252), kjo procedurë e bashkëpunimit të Këshillit dhe Komisionit me PE është si vijon: 1. Këshilli, duke vepruar sipas propozimeve të Komisionit dhe pas marrjes së mendimit nga PE, miraton POZICIONIN E PËRBASHKËT 2. Ky pozicion i përbashkët i komunikohet PE- së, i cili njihet me arsyet e marrjes së këtij pozicioni. PE ka 3 muaj afat që të deklarohet rreth këtij pozicioni të përbashkët. Nëse brenda këtij afati 3-mujor nuk deklarohet, Këshilli përfundimisht miraton aktin në përputhje me pozicionin e pëbashkët 3. Nëse PE REFUZON pozicionin e përbashkët me shumicë absolute votash të deputeteve të vet, atëherë Këshilli mund ta miratojë aktin vetëm përmes konsensusit. PE brenda tre muajve mund të propozojë edhe amendamentet e veta. 4. Ndërkohë, Komisioni, brenda afatit prej 1 muaji nga paraqitja e amendamentet nga PE, duhet të shprehë mendimin rreth këtyre amendamneteve. Pas kësaj, Këshilli mund të miratojë amendamentet me konsensus. 5. Këshilli, duke vepruar me shumicë të kualifikuar votash, mundet pastaj të miratojë propozimin

Page 186: Jurispodenca

e riekzaminuar nga Komisioni brenda 3 muajve, në rastet kur PE refuzon pozicionin e përbashkët ose kur paraqet amendamentet e veta. 6. Periudha e referuar prej tre muajve mund të zgjatet më së shumti edhe për një muaj, sipas marrëveshjes së përbashkët të Këshillit dhe PE. Siç mund të shihet, kjo procedurë i jep një rol më të madh PE- së në procesin legjislativ në UE, sepse krijon efektin e “dy leximeve”. Ndonëse është e ngjashme me procedurën e bashkëvendosjes, dallimi midis tyre është thelbësor. PE me këtë procedurë të bashkëpunimit ende nuk kishte kompetencën e (bashkë)vendosjes, por vetëm mundësinë e bashkëpunimit. Në procedurën e 815 E drejta e unionit evropian bashkëpunimit, me gjithë avancimin e funskionit legjislativ të PE- së, fjala e fundit ,megjithatë, ende i mbetej Këshillit. Mirëpo, siç do të shihet në shtjellimet e procedurës së bashkëvendosjes, Këshilli dhe Parlementi Evropian vendosin bashkërisht. Mund të përfundohet se procedura e bashkëpunimit ishte risia më e madhe konstitucionale në sistemin e Komunitetit Evropian 3.2.5. PROCEDURA E PESTË- E BASHKËVENDOSJES: Këshilli, Komisioni dhe PEbashkëvendosin, (Procedura sipas nenit.251 të TEU) Traktati i Mastrihtit inauguroi edhe një procedurë të re dhe mjaft komplekse, e cila forcon më tutje pushtetin legjislativ të PE- së. Ajo u modifikua më pas me Traktatin e Amsterdamit, ndërkaq me propozimet më të reja të reformës institucionale të UE-së, nga Konferenca e fundit Ndërqeveritare, e vitit 2000, në Nicë propozohet zgjerimi i mëtejmë i fushave të zbatimit të kësaj procedure. Traktati i Amsterdamit e bëri këtë procedurë “rregull të përgjithshme”. Kjo procedurë ka dy faza, brenda të cilave bëhen “dy lexime”: - “Leximi i parë”, brenda të cilit Komisioni Evropian ia kalon Këshillit dhe Parlamentit Evropian propozimin e një akti ligjor. PE, me shumicën e thjeshtë të anëtarëve të saj, mund ta amendamendojë propozimin e parë. Në përputhje me këtë amendament, Komisioni Evropian modifikon propozimin e parë, kurse Këshilli e modifikon atë duke marrë pozicioni të përbashkët, me konsensus apo madje me shumicën e kualifikuar të votave. - “Leximi i dytë”, kur ky pozicion i përbashkët i Këshillit pastaj i kalohet Parlamentit Evropian. Tash çdo amendamendim i mëtejmë i tekstit mund të miratohet vetëm me shumicën absolute të anëtarëve të PE- së. Pastaj Komisioni dhe Këshilli i shqyrtojnë sërish amendamentet e propozuara nga PE dhe, nëse nuk pajtohen me to, atëherë kërkohet gjetja e kompromisit, përmes të ashtuquajturit Komision i pajtimit. Kjo procedurë legjislative, pra, mundëson bashkëvendosjen e Këshillit, të Komisionit dhe të PEsë në nxjerrjen e akteve juridike të UE-së. Qëllimi i kësaj procedure është, arritja e tekstitbashkërisht të miratuar. Parlamenti Evropian kërkon nga Komisioni Evropian hartimin e propozimeve të cilat Parlamenti i konsideron të rëndësishme. Me fjalë të tjera, PE fiton edhe të drejtën e iniciativës legjislative përmes Komisionit Evropian. Me paraqitjen e propozimit nga Komisioni Evropian: PE- së dhe Këshillit, ky i dyti, siç u tha, vendos për pozicionin e përbashkët vetëm pas marrjes së mendimit të PE- së. Pastaj pozicioni i përbashkët i miratuar i kthehet PE- së për “lexim të dytë”, pas të cilit PE mund ta miratojë, të formulojë ndryshimet ose edhe të refuzojë pozicionin e përbashkët me shumicën absolute të deputetëve të tij. (Llogaritet se me këtë procedurë të bashkëvendosjes, pas hyrjes në fuqi të Traktatit të Mastrihtit, pritej të miratoheshin, brenda vitit, të rreth 80 për qind të akteve juridike të UE-së. Është interesant se ky avancim i rolit legjislativ të PE-së hasi në aprovim nga opinioni publik i qytetarëve të vendeve anëtare të UE-së: në vitin 1991, mbi 65 për qind të të anketuarve ishin deklaruar për procedurën legjislative të bashkëvendosjes së PE- së dhe Këshillit, ndërkaq vetëm 15 për qind prej tyre kishin qenë kundër). Pra, nëse do të mund të skiconim këtë procedurë të bashkëvendosjes së Këshillit, PE- së dhe të Komisionit në miratimin e legjislacionit të UE-së, ajo do të mund të dukej si më poshtë: 1. Propozimet e Komisionit Evropian i dërgohen bashkërisht Këshillit dhe PE. Këshilli, duke

Page 187: Jurispodenca

816 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS vendosur me shumicë të kualifikuar votash, pas marrjes së mendimit nga PE, mund të miratojë aktin juridik, nëse PE nuk paraqet ndërkohë asnjë amendament ndaj propozimit të Komisionit. 2. Në të kundërtën, Këshilli miraton pozicionin e përbashkët, i cili i komunikohet PE, duke e njoftuar atë tërësisht për arsyet e marrjes së atij pozicioni. 3. Nëse brenda tre muajve, nga marrja e pozicionit të përbashkët, nuk ka kundërshtime ose nuk paraqiten amendamente, akti juridik do të miratohet në përputhje me pozicionin e përbashkët. 4. Nëse PE refuzon me shumicë absolute të votave të deputeteve të vet poziconin e përbashkët, akti juridik nuk mund të miratohet. 5. Nëse PE propozon amendamente ndaj pozicionit të përbashkët me shumicën absolute të votave të deputetëve të vet, atëherë ky amendament iu shpërndahet Këshillit dhe Komisionit, të cilët detyrohen të japin mendimin e tyre lidhur me të. 6. Nëse brenda tre muajve Këshilli miraton me shumicë të kualifikuar votash të gjitha amendamentet e propozuara nga PE, akti do të miratohet në formë pozicioni të përbashkët. Në të kundërtën, nëse Këshilli nuk i miraton amendamentet e PE-së, atëherë Kryetari i Këshillit dhe Kryetari i PE- së thërrasin mbledhjen e Komitetit Konsultativ brenda gjashtë javëve. Komiteti konsultativ ka numër të barabartë të përfaqësuesve të Këshillit dhe të PE- së dhe ata duhet të arrijnë një marrëveshje. - Nëse pas gjashtë muaj konsultimesh, Komiteti Konsultativ miraton tekstin e përbashkët, atëherë në periudhën e ardhshme gjashtëjavore Këshilli, me shumicë të kualifikuar dhe PE me shumicë absolute të votave të deputetëve të tij, duhet ta miratojnë aktin juridik në përputhje me tekstin e përbashkët. Nëse njëri prej tyre dështon në miratimin e këtij akti, ai nuk mund të miratohet. - Gjithashtu, nëse Komiteti Konsultativ nuk arrin të miratojë një tekst të përbashkët, akti i propozuar nuk mund të miratohet. - Afatet e referuara prej tre muajsh dhe gjashtë javësh mund të zgjaten më së shumti edhe për një muaj, respktivisht dy javë. Edhe në këtë procedurë kemi “dy lexime” nga PE- ja: - i pari është kur PE ja i jep mendimin e vet Këshillit, para miratimit të pozicionit të përbashkët, dhe - i dyti është ai kur Këshilli nuk miraton amendamentet e PE-së gjatë leximit të parë. 3.2.6. PROCEDURA E GJASHTË- E PËLQIMIT, ( Këshilli, Komisioni, me pëlqimin e PEsë). Kjo procedurë është thjeshtim i të gjitha procedurave të mësipërme. Këshilli vendos vetëm pas pëlqimit të PEsë, prandaj akti juridik mund të miratohet vetëm pasi të jetë miratuar bashkërisht nga Këshilli dhe PE. Westlake këtë procedurë të pëlqimit dhe përgjithësisht rolin e PE-së në këtë procedurë e përshkruan me fjalët: “Ajo i mundëson PE një pushtet të pakufizuar të zvarritjes dhe një pushtet absolut të refuzimit”. Procedura e pëlqimit është inauguruar me Aktin UNIK Evropian SEA në fusha të rëndësishme, si: zgjerimi i anëtarsisë së UE-së, lidhur me marrëveshjet asociuese, pastaj lidhur me masat e kohezionit social dhe ekonomik etj, 817 E drejta e unionit evropian LITERATURA: 1. Paul Craige & Grainne de Burca: “EU Law”, (Oxford, 1998) 2 Paul Craige & Graine de Burca: “Evolution of EU Law”, (Oxford, 1999, pg. 181-183). 3 Ralph H. Folsom: “European Union Law”, (St. Paul, 1999) 4. P.J.G.KAPTEYN & P. VerLoren van THEMAAT: “Introduction to the Law of the European Communities”, (London, 1998) 5. Bernard RUDDEN & Deick WYAT:”Basic Community Laws”, (Oxford, 1994) 6. Simon HIX: “The Political System of EU”, (St. Martrin Press, 1999) 7. Philip THODY: “An Historical Introduction to the EU”, (London, 1997) 8. European Union Law, (Edited by Frank Emmert, Kluwer Law International, , The Hague, 1999)

Page 188: Jurispodenca

9. Blerim REKA: “ E DREJTA E UNIONIT EVROPIAN”, (Prishtinë 2000) 10. Blerim REKA: “UNMIK as an International Governance with Post- War Kosova; NATO’ s Intervention, UN Administration, Kosovar Aspirations”, (Logos A, Shkup, 2003) 11 . Arta IBRAHIMI: “Institucionet Politike të UE- së; Komisioni Evropian”, (Logos A, Shkup, 2003) 12 . Blerim REKA- Arta Ibrahimi: “Studime Evropiane 1 & 2”, (Universiteti i Evropës Juglindore, Tetovë, 2004) 13 . “The Constitution for Europe”, (Adopted by consensus bythe European Convention on 13 June and 10 July 2003, and approved by European Council, 18 June 2004) 818 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS KËSHILLI I EVROPËS DHE MBROJTJA E TË DREJTAVE TË NJ ERIUT Mr.sci Gjylieta Mushkolaj I. THEMELIMI DHE ORGANIZIMI Këshilli i Evropës është organizata më e vjetër politike e kontinentit të Evropës. U themelua pas Luftës së dytë Botërore, më datën 5 maj 1949, kur qeveritë e dhjetë shteteve evropiane u takuan në Londër me një mision të madh: që vrasjet, shkatërrimet dhe vuajtjet e njerëzve të mos përsëriten “kurrë më”. Nga një organizatë e përbërë prej dhjetë anëtarësh, Këshilli i Evropës është zhvilluar sot në një organizatë të vërtetë ndërqeveritare gjithevropiane, me dyzet e pesë shtete anëtare dhe me një shtet, Monakon, që pret anëtarësim. Të gjitha shtetet anëtare e kanë për obligim që lirinë, dinjitetin njerëzor dhe mirëqenien e individit ta kenë parim bazë të veprimit të pushtetit. Sot, Këshilli i Evropës, si organizatë ndërqeveritare, personifikon zotimin e përbashkët të rreth 800 milion evropianëve për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit. Kosova është e lidhur ngushtë me Këshillin e Evropës, me gjithë satusin final të pazgjidhur. Jo vetëm prania e Zyrës së Këshillit të Evropës, e hapur në Prishtinë me vendim të Komitetit të Ministrave, por edhe ndërtimi i sistemit të ri juridik të Kosovës është i bazuar në instrumentet e Këshillit të Evropës. Gjithashtu, ka një rëndësi të veçantë edhe pjesëmarrja, si anëtar vëzhgues, i Asociacionit të Komunave të Kosovës në Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale. 1. OBJEKTIVAT Objektivat e Këshillit të Evropës, si organizatë ndërqeveritare, edhe sot janë po aq të rëndësishme dhe relevante, sikurse edhe para gati pesëdhjetë vjetësh, kur kjo organizatë u themelua: - të mbrojë të drejtat e njeriut, demokracinë pluraliste dhe sundimin e ligjit; - të avancojë vetëdijen dhe të inkurajojë zhvillimin e identitetit dhe diversitetit kulturor të Evropës; - të gjejë zgjidhje për problemet, me të cilat ballafaqohet shoqëria evropiane, (si: diskriminimi i minoriteteve, ksenofobia, jotoleranca, mbrojtja e mjedisit jetësor, klonimi i njeriut, sida, droga, krimi i organizuar etj.); - të ndihmojë në konsolidimin e stabilitetit evropian, duke mbështetur reformën politike, legjislative dhe kushtetuese. 2. VEPRIMTARIA: Këshilli i Evropës merret me programe të ndryshme nga fusha e të drejtave të njeriut, siç janë: 819 Këshilli i evropës dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut - mbrojtja e të drejtave civile dhe politike nëpërmjet mekanizmit të procedurës individuale të ankesave, të cilat, lidhur me shkeljet e të drejtave të njeriut, mund të shqyrtohen nga Gjykata për të Drejtat e Njeriut; - mbrojtja e të drejtave ekonomike dhe sociale nëpërmjet sistemit të monitorimit dhe të përgatitjes e të paraqitjes së raporteve për obligimet e shteteve, si dhe nëpërmjet sistemit të ankesave kolektive; - mbrojtja e personave të privuar nga liria nëpërmjet sistemit të vizitave nga ana e Komitetit për Parandalimin e Torturës dhe të Ndëshkimeve ose

Page 189: Jurispodenca

Trajtimeve Çnjerëzore a Poshtëruese; - mbrojtja e të drejtave të minoriteteve; - puna drejt barzisë së gruas dhe burrit; - ndërmarrja e veprimeve kundër racizmit, ksenofobisë, antisemitizmit dhe jotolerancës; - puna në bashkëpunimin e ngushtë me mediat, lidhur me çështjet që kanë të bëjënë me lirinë e shprehjes dhe çështje të tjera të të drejtave të njeriut; - avancimi i vetëdijes për të drejtat e njeriut dhe inkurajimi i arsimimit për të drejtat e njeriut nëpër shkollla dhe midis grupeve profesionale; - puna me organizatat dhe institucionet e të drejtave të njeriut (ombudspersonat, komisionet nacionale për të drejtat e njeriut etj.). 3. ORGANET 4.1. Komiteti i Ministrave është organ vendimmarrës i Këshillit të Evropës. Ai përbëhet nga ministrat e jashtëm të dyzet e pesë shteteve anëtare ose nga përfaqësues të tyre diplomatikë të akredituar në Strasbur. Duke u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, shtetet marrin përsipër obligimin t’i pranojnë parimet e sundimit të ligjit dhe të drejtën e qytetarëve të tyre për të drejtat dhe liritë fundamentale. Gjithashtu, ato marrin përsipër obligimin që të bashkëpunojnë në mënyrë të sinqertë dhe efektive për të arritur një unitet më të madh dhe për të ndihmuar përparimin ekonomik dhe social. Secili shtet anëtar është përgjegjës për respektimin e këtyre zotimeve. Komiteti i Ministrave siguron që shtetet të respektojnë zotimet e veta. Në rast të ndonjë shkeljeje serioze, Komiteti i Ministrave mund të suspendojë përfaqësimin e shtetit anëtar përkatës, ta thërrasë atë që të heqë dorë nga anëtarësia apo madje edhe të vendosë pushimin së qeni anëtar i Këshillit të Evropëd të atij shteti. Komiteti i Ministrave siguron zbatimin e konventave dhe marrëveshjeve midis shteteve anëtare. Ky është sidomos kritik kur është fjala për tekstet që kanë të bëjënë me të drejtat e njeriut (më i rëndësishmi prej të cilëve është Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, pastaj Karta Sociale Evropiane, Konventa Evropiane për Parandalimin e Torturës dhe Konventa Kornizë për Mbrojtjen e pakicave kombëtare), duke përcaktuar makinerinë mbikqyrëse. Përgjegjësia e Komitetit të Ministrave ndaj Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut e pasqyron rëndësinë e kësaj Konvente, që është gur themeli i sistemit evropian të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Duke i mbikëqyrur shtetet anëtare në ekzekutimin e aktgjykimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Komiteti i Ministrave luan rol thelbësor në ruajtjen e kredibilitetit të këtij sistemi, që është unik në botë. 820 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS 4. 2. Asambleja Parlamentare është organ këshilldhënës i Këshillit të Evropës. Ajo është asambleja më e vjetër ndërkombëtare parlamentare, e përbërë nga anëtarët e parlamenteve të zgjedhur në mënyrë demokratike. Anëtarët e Asamblesë Parlamentare zgjidhen nga ana e parlamenteve të shteteve anëtare, nga radhët e anëtarëve të vet. Secili shtet, varësisht nga madhësia e popullsisë, përfaqësohet nga delegacioni që përbëhet nga 2 deri në 18 anëtarë. 4.3 Kongresi i Autoriteteve Rajonale dhe Lokale të Evropës është organ konsultativ që i përfaqëson autoritetet lokale dhe rajonale. Ky organ i Këshillit të Evropës ka një rol të veçantë në Kosovë. Që në fillim të vendosjes së Misionit të Kombeve të Bashkuara, Kongresi është pjesë e prezencës ndërkombëtare në Kosovë. Veprimtaria e Kongresit në Kosovë përfshin: - ndihmën për të rekrutuar administratorë ndërkombëtarë për tridhjetë komunat e Kosovës; - ndihmën për të hartuar tekstet ligjore për komunat dhe zgjedhjet; - vëzhgimin e zgjedhjeve komunale; - bashkëpunimin me Komisionin e Venedikut për të studiuar statusin e përkohshëm të Kosovës, bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244; - organizimin e vizitave për Presidentin e Kongresit dhe sigurimin e dialogut me përfaqësues të

Page 190: Jurispodenca

UNMIKut, të OSBEsë, si dhe institucionet vendore të pushtetit; - mbështetjen e iniciativave të Komunave të Kosovës; - ndihmën e OSBE-së për ndërtimin e institutit trajnues të qeversisjes lokale. II. KONVENTA EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT 1. NATYRA JURIDIKE E KONVENTËS Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore është arritja më e madhe e Këshillit të Evropës. Është hapur për nënshkrim në Romë më datën 4 nëntor 1950 dhe ka hyrë në fuqi në shtator të vitit 1953. Ndryshe nga Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut, edhe pse e hartuar sipas modelit të saj, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut jo vetëm që e ka formuluar katalogun e të drejtave të njeriut, por edhe e ka siguruar sistemin e kontrollit për zbatimin e saj. Në të vërtetë, qëllim i Këshillit të Evropës ishte që me këtë Konventë të bëhen hapat e parë për zbatimin e të drejtave të caktuara, të konstatuara me Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut të vitit 1948. Sipas së drejtës ndërkombëtare, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut është marrëveshje ndërkombëtare. Është hartuar, është lidhur dhe është ratifikuar sipas praktikës dhe rregullave që vlejnë për marrëveshjet ndërkombëtare. Megjithatë, kjo është vetëm njëra anë e saj. Dispozitat që i rregullojnë garancitë e të drejtave materiale të njeriut, pra thelbi i Konventës, i ngjanë katalogut kushtetues të të drejtave të njeriut. Që të dy këto aspekte të Konventës duhen marrë në konsideratë së bashku, edhe pse aspekti “kushtetues” i Konventës, me kalimin e kohës, është bërë dominant. Kjo sidomos bie në sy kur i shikojmë parimet e interpretimit. Në të drejtën klasike ndërkombëtare, marrëveshjet ndërkombëtare zakonisht interpretohen, duke u fokusuar në mënyrë të kufizuar dhe strikte në interpretimin e obligimeve të shteteve (travaux préparatories). Përkundrazi, mënyra e interpretimit të dispozitave të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut i ngjan plotësisht interpretimit që e bëjnë gjykatat nacionale. Këtu merren parasysh edhe zhvillimet e shoqërisë moderne, kështu që 821 Këshilli i evropës dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut Konventa shikohet si një “instrument i gjallë”. Kjo është gjithashtu një veçori tjetër e karakterit kushtetues të Konventës. 2. PËRMBAJTJA E KONVENTËS a) Historiku i zhvillimit Sipas Konventës së vitit 1950, në rastet kur shtetet kontraktuese kishin pranuar të drejtën individuale të ankesës, parashtruesit individual të ankesës (individët, grupet e individëve ose organizatat joqeveritare) mund të parashtronin ankesa kundër shteteve kontraktuese për shkeljet e pohuara të të drejtave të siguruara me Konventë. Në fillim, ankesat kalonin nëpër shqyrtimin paraprak të Komisionit që e përcaktonte pranimin e tyre. Nëse ankesat konsideroheshin të pranueshme dhe nuk ishte arritur ndonjë zgjidhje miqësore për rastin, Komisioni e përpilonte raportin, në të cilin i parashtronte faktet, por edhe shprehte mendimin lidhur me anën ligjore të rastit. Raporti i dërgohej Komitetit të Ministrave. Në rastet kur shteti i paditur e kishte pranuar jurisdiksionin e obligueshëm të Gjykatës, Komisioni ose cilido shtet kontraktues i interesuar kishte në dispozicion periudhën prej tre muajsh, pasi që raporti t’i dorëzohej Komitetit të Ministrave, brenda së cilës mund t’i dorëzonte rastin Gjykatës për vendosje përfundimtare dhe juridikisht të detyrueshme. Individët nuk kishin të drejtë t’ia paraqitnin rastet Gjykatës. Nëse rasti nuk i paraqitej Gjykatës, Komiteti i Ministrave vendoste se a kishte pasur shkelje të Konventës dhe, në rastet kur ishte e përshtatshme, i siguronte satisfaksion viktimës. Komiteti i Ministrave ishte gjithashtu përgjegjës për mbikëqyrjen e ekzekutimit të aktgjykimeve të Gjykatës. b) Zhvillimet e mëpastajme - Protokollet Që nga hyrja në fuqi e Konventës, janë miratuar 12 protokolle të saj. Protokollet nr. 1, 4, 6 dhe 7 të Konventës i shtuan edhe më tutje të drejta dhe liri katalogut të siguruar me Konventë, derisa Protokolli nr. 2 ia njohu Gjykatës pushtetin për të dhënë mendime këshilldhënëse. Protokolli Nr. 9 iu mundësoi parashtruesve individual të ankesave që t’i paraqesin rastet e tyre para Gjykatës,

Page 191: Jurispodenca

nëse shteti i paditur ishte ratifikues i Protokollit dhe një gjë e tillë pranohej nga Komisioni i Kontrollit. Me Protokollin nr. 11 u ristrukturua makineria e zbatimit të Konventës. Protokolli nr. 12 e ndalon plotësisht diskriminimim, për ndryshim nga teksti bazë i Konventës që e ndalon diskriminimin në mënyrë të limituar, respektivisht vetëm sa i përket gëzimit të të drejtave të tjera, mbrojtja e të cilave sigurohet me Konventë. Protokollet e tjera kanë të bëjënë me organizimin dhe procedurën para institucioneve të parashikuara në Konventë. 3. GJYKATA E RE EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT a) Periudha tranzitore Më datën 11 maj 1994, Protokolli nr. 11 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut u hap për nënshkrime. Me këtë protokoll kërkohej ratifikimi nga të gjitha shtetet kontraktuese të Konventës dhe hyri në fuqi një vit pas ratifikimit të fundit të depozituar, më 1998. Po atë vit, më datën 31 tetor 1998, në pajtim me këtië Protokoll, Gjykata e vjetër pushoi së funksionuari dhe më 1 nëntor, filloi së funksionuari Gjykata e re Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Megjithatë, sipas Protokollit 11, ishte përcaktuar që Komisioni duhet të vazhdonte së funksionuari edhe për një vit, 822 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS (deri më datën 31 tetor 1999), për t’u marrë me rastet që ishin proklamuar të pranueshme para datës së hyrjes në fuqi të Protokollit 11. b) Organizimi i Gjykatës Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e themeluar në bazë të Konventës së ndryshuar dhe të plotësuar me Protokollin nr. 11, përbëhet nga numri i barabartë i gjyqtarëve me numrin e anëtarëve të shteteve kontraktuese të Konventës. Gjyqtarët zgjidhen nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës me mandat gjashtëvjeçar. Mandati i gjysmës së gjyqtarëve të zgjedhur në zgjedhjet e para skadon pas tri vjetësh, në mënyrë që të sigurohet që mandati i gjysmës së gjyqtarëve të përtrihet çdo tri vjet. Mandati i gjyqtarit gjithashtu skadon pasi që ata ta arrijnë moshën 70 vjeç. Gjykata Plenare e zgjedh Kryetarin e Gjykatës, dy nënkryetarë dhe dy kryetarë të sektorëve për periudhën prej tri vjetësh. Sipas Rregullave të Gjykatës, gjykata është e ndarë në katër sektorë, përbërja e të cilëve është e fiksuar për tri vjet dhe është e balancuar në pikëpamje gjeografike dhe gjinore, si dhe ka parasysh sistemet e ndryshme juridike të shteteve kontraktuese. Secili sektor kryesohet nga kryetari, ndërsa dy nga kryetarët e sektorëve janë njëkohësisht nënkryetarë të Gjykatës. Kryetarët e sektorëve ndihmohen dhe, kurdo që është e nevojshme, zëvendësohen nga nënkryetarët e sektorëve. Secili sektor ka në përbërje të vet nga një komision prej tre gjyqtarëve, të cilët zgjidhen për një mandat dymbëdhjetëmujor. Komisionet janë shumë të rëndësishëm për strukturën e re të Gjykatës, meqenëse janë përgjegjëse për punën e filtrimit, i cili në të kaluarën bëhej nga Komisioni. Brenda çdo sektori, mbi baza të rotacionit, janë themeluar dhomat e përbëra nga shtatë anëtarë, njëri nga të cilët është kryetar sektori dhe tjetri gjyqtar i zgjedhur nga shteti, për të cilin bëhet fjalë në rastin e caktuar. Nëse ky i fundit nuk është anëtar i sektorit, atëherë shërben si anëtar ex officio i Dhomës. Anëtarët e sektorit që nuk janë anëtarë të plotë të Dhomës, janë antëtarë alternativë të saj. Dhoma e Madhe, e përbërë nga shtatëmbëdhjetë gjyqtarë, themelohet për një periudhë trivjeçare. Përveç Kryetarit, nënkryetarëve dhe kryetarëve të sektorëve, që janë anëtarëve ex officio, ajo formohet në baza të rotacionit nga dy grupe, që ndërrohen çdo nëntë muaj. Këto grupe përbëhen nga anëtarë të zgjedhur, në mënyrë që të krijojnë baraspeshë gjeografike dhe t’i reflektojnë traditat e ndryshme juridike. c) Procedura para gjykatës Secili shtet kontraktues ose individ që pohon se është viktimë e ndonjë shkeljeje të Konventës (ankesë individuale), ka mundësi të parashtrojë drejtpërdrejt ankesë para Gjykatës në Strasburg, me të cilën deklaron se njëri nga shtetet kontraktuese të Konventës e ka shkelur ndonjë të drejtë të siguruar me Konventë.

Page 192: Jurispodenca

Procedura para Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut është publike. Parimisht, marrja në pyetje e palëve është publike, nëse Dhoma ose Dhoma e Madhe nuk vendos ndryshe në rast të rrethanave të jashtëzakonshme. Gjithashtu janë publike edhe ankesat dhe dokumentet e tjera që i janë paraqitur Regjistrit të Gjykatës nga palët. Parashtruesit individual të ankesave mund të parashtrojnë ankesa individualisht, megjithëqë përfaqësimi juridik rekomandohet, madje edhe kërkohet me rastin e marrjes në pyetje ose pasi që të deklarohet ankesa e pranueshme. Këshilli i Evropës e ka themeluar një skemë të ndihmës juridike për parashtruesit e ankesave që nuk kanë mundësi të sigurojnë përfaqësim juridik. 823 Këshilli i evropës dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut Gjuhë zyrtare të Gjykatës janë anglishtja dhe frëngjishtja, por ankesat mund të hartohen në njërën nga gjuhët zyrtare të shteteve kontraktuese. Pasi ankesa të jetë deklaruar e pranueshme, duhet të përdoret njëra nga gjuhët zyrtare të Gjykatës, përveç nëse Kryetari i Dhomës ose ai i Dhomës së Madhe e autorizon vazhdimin e përdorimit të gjuhës, në të cilën është hartuar ankesa. 4. PROCEDURA PËR PRANIMIN E ANKESËS ç) Kriteri i pranimit Procedura e ankesës, e përcaktuar me Protokollin 11 të Konventës, për herë të parë në historinë e të drejtës ndërkombëtare, themelon të drejtën e individit t’i bëj shtetet përgjegjëse para Gjykatës ndërkombëtare për shkeljet e paraqitura të obligimeve të tyre ndërkombëtare. Asnjëherë më parë dhe asnjë procedurë tjetër ndërkombëtare nuk u lejonte individëve qasje të drejtëpërdrejtë në një gjykatë ndërkombëtare, me pushtet, që jep aktgjykime juridikisht të obligueshme në të drejtën ndërkombëtare. Aktgjykimet e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut ekzekutohen nga Komisioni i Ministrave. Sipas nenit 34 të Konventës, e drejta e ankesës individuale është tani pjesë e detyrueshme e Konventës, megjithqë ajo mbetet opcionale për territoret e jashtme, “për marrëdhëniet ndërkombëtare të të cilave përgjegjës është shteti”. Jurisdiksioni i Gjykatës është i kufizuar. Ankesat mund të merren në konsideratë vetëm nëse i plotësojnë kriteret e pranimit të përcaktuara me nenin 35 të Konventës. Shkurtimisht, kriteret që domosdo duhet t’i plotësojë një ankesë janë si më poshtë: - Të parashtrohet nga personi i autorizuar; - Të ketë të bëjë me çështjen e rregulluar me Konventë; - Të ketë të bëjë me periudhën brenda të cilës shteti është i obliguar t’i përmbahet konventës; - Të ketë të bëjë me jurisdiksionin për të cilin shtrihet Konventa; - Të parashtrohet pas shterimit të të gjitha mjeteve juridike të brendshme; - Të jenë shtruara të gjitha argumentet e Konventës në gjykatat e brendshme; - Të parashtrohet brenda 6 (gjashtë) mujash, nga dita e shfrytëzimit të mjetit të fundit juridik të brendshëm. Duhet theksuar se neni 34 jo vetëm që parashikon detyrimin e shteteve që t’u lejojnë individëve të parashtrojnë ankesa para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e e Nnjeriut, por edhe i detyron ato “që në asnjë mënyrë të mos e pengojnë ushtrimin efektiv të kësaj të drejte”. Kështu, p.sh., në rastin Akdivar v. Turke, Gjykata me aktgjykim ka konstatuar që: Është me rëndësi parësore veprimi efektiv i sistemit të peticionit individual, i parashikuar me nenin 25 të Konventës, ((tani ky është neni 35), që parashtruesit apo parashtruesit potencialë të ankesës, të kenë mundësi të komunikojnë lirisht me Komisionin, (tani, Gjykatën), pa iu nënshtruar asnjë forme të presionit nga ana e pushtetit që të heqin dorë apo ta ndryshojnë ankesën e tyre. Në këtë rast, parashtruesit e ankesës ishin marrë në pyetje nga policia lidhur me ankesën që ia kishin parashtruar autoriteteve të Strasburg-ut, madje në disa raste, marrja në pyetje edhe ishte filmuar. Nga ata ishte kërkuar që të nënshkruanin deklarata, me të cilat mohohet se i kishin parashtruar ankesë Gjykatës. Gjykata konkludoi se me atë rast ishte shkelur neni 34, pa marrë parasysh faktin se parashtruesit e ankesës ia kishin arritur që t’i drejtohen Gjykatës përkundër sjelljës së atillë të pushtetarëve turq. Megjithkëtë, në rastin Aydin v. Turkey, Gjykata ka theksuar nevojën për provë konkrete dhe të pavarur të ndërhyrjes së pushtetit. (Komisioni kishte konstatuar

Page 193: Jurispodenca

se ekzistonte shkelja e nenit 34 në bazë të faktit se pushtetarët turq nuk ia kishin arritur të sig- 824 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS uronin asnjë arësyetim të besueshëm për kontaktet që i kishin bërë me parashtruesen e ankesës dhe antarët e familjes së saj.) Me këtë rast, Komisioni kishte marrë vendim, sipas të cilit, në ato rrethana, nuk ekzistonte një evidencë e mjaftueshme për të lejuar mundësinë që të konkludohet se: pushtetarët ta kenë kërcënuar ose ta kenë shqetësuar parashtruesen e ankesës ose anëtarët e familjes së saj lidhur me rrethanat që ne i kemi shqyrtuar, për ta shtrënguar atë që të heqë dorë apo ta ndryshojë ankesën ose që të kenë ndërhyrë në ndonjë mënyrë tjetërr në ushtrimin e së drejtës së saj për peticion individual. Në rastin Cruz Varas v. Sweden, Gjykata ka marrë vendimin, sipas të cilit mossuksesi i pushtetarëve që të veprojnë në përputhje me Rregullën 39 të indicies, nuk mund të barazohet me shkelje të nenit 34. ( Rregulla 39 përcakton se Gjykata apo, kur është më e përshtatshme, Kryetari i saj, mund t’ua përcaktojë palëve cilëndo masë të përkohshme, miratimi i së cilës duket i dëshirueshëm për interesin e palëve apo për mbarëvajtjen e rregullt të procedurës.) ç) RATIONE PERSONAE — Kush kundër kujt mund të parashtroj ankesë Parashtruesi i ankesës.- Sipas Konventës, ankesat mund të parashtrohen nga “cilido person, organizatë joqeveritare ose grup individësh”, që paraqet se është viktimë e shkeljes (neni 34 i Konventës). Kjo do të thotë se Konventa i përfshin personat fizikë, duke i përfshirë këtu fëmijët dhe personat e tjerë pa zotësi për të vepruar, (rasti X and Y v. The Netherlands), pa marrë parasysh se a përfaqësohen ose jo nga prindërit e tyre, su dhe grupet e njerëzve, personat juridikë, siç janë kompanitë, (rasti The Sunday Times v. The United Kingdom), organizatat joqeveritare, (rasti Open Door and Dublin Well Woman v. Ireland), institucionet fetare, (rasti Canea Catholic Church v. Greece) dhe partitë politike, (rasti Liberal Party v. The United Kingdom). Shumë nga vendimet kyçe të Komisionit dhe të Gjykatës kanë qenë dhe janë rezultat i rasteve të inicuara nga kompanitë komerciale, lidhur me veprimtaritë e tyre komerciale. Për të filluar procedurën para Gjykatës, individët a personat juridik, nuk është e domosdoshme të jenë shtetas të ndonjë shteti antar të Këshillit të Evropës, (rasti Ahmed v. Austria). Megjithatë, kjo mund të jetë me rëndësi lidhur me të drejtat e tyre substanciale, sipas nenit 1 të Protokollit 1, (rasti Gasus Dosier- Und Fördertechnik GmbH v. The Netherlands). Ata nuk është e domosdoshme të jenë themeluar (është fjala këtu për personat juridikë) apo të jenë banorë në territorin e tij, madje as të jenë fizikisht të pranishëm atje. Madje, nuk është e domosdoshme që ta kenë vizituar atë shtet ndonjëherë. Nëse janë të pranishëm, nuk është e domosdoshme të jenë aty në mënyrë të ligjshme, sipas të drejtës nacionale, (rasti D. v. The United Kingdom). Parashtruesit e ankesës nuk mund të jenë anonimë, por ata kanë të drejtë të kërkojnë që emri i tyre të mbetet në konfidencë, megjithqë duhet t’i zbulohen shtetit kundër të cilit bëhet ankesa. Ankesat nuk mund të bëhen nga organet e pushtetit komunal, siç janë komunat ose nga krijesat e tjera shtetërore. Çështja se çka e përbën një organizatë shtetërore nuk është gjithmonë e qartë. Në rastin Holy Monasteries v. Greece është konstatuar se pasi që parashtruesit e ankesës nuk e kanë ushtruar pushtetin shtetëror, ata nuk mund të konsiderohen si krijesa shtetërore. Me atë rast Gjykata kishte gjykuar se ata ishin nën mbikëqyrjen shpirtërore të ipeshkvit lokal dhe jo nën mbikqyrjen e shtetit. Parashtruesit grupor të ankesave. - Të drejtë për të parashtruar ankesë kanë edhe organizatat joqeveritare dhe grupet e individëve. Kjo i përjashton këshillat e pushtetit komunal, por nuk i përjashton politikanët në cilësi individuale ose partitë politike, (Liberal Party v. The United Kingdom 825 Këshilli i evropës dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe rasti The United Communist Party of Turkey and Others v. Turkey). Konventa nuk e njeh akcio popularis, domethënë, ankesën e parashruar nga personat e interesuar që nuk janë vetë viktimë e shkeljës, (X. v. Austria). Si rrjedhojë, organizatat joqeveritare ose grupet

Page 194: Jurispodenca

e individëve nuk mund të parashtrojnë ankesë, thjesht, për të kontestuar një veprim konkret të ndërmarrë nga shteti, si çështje të tyre parimore. Rregulla 45 (2) kërkon që ankesat e parashtruara nga organizatat joqeveritare ose grupet e individëve të jenë të nënshkruara nga personat e autorizuar për ta përfaqësuar organizatën ose grupin. Në rastet kur grupi nuk ka bazë juridike, (pra kur nuk ka cilësi të personit juridik), Gjykata kërkon që ankesa të jetë e nënshkruar nga të gjithë antarët. Nëse një shoqatë profesionale parashtron ankesë në ëmër të antarëve të saj, (d.m.th., jo si viktimë e shkeljës së të drejtave të saj), ajo duhet të identifikojç antarët viktimë të shkeljes dhe duhet të paraqesë vërtetim që është e autorizuar t’i përfaqësojë ata. Nëse nuk ia arrin që të identifikojë antarët, ankesa do të konsiderohet anonime dhe do të hidhet poshtë. Organizatat sindikale dhe organizatat joqeveritare nuk mund të parashtrojnë ankesa në emër të antarëve të vet, por ato mund të parashtrojnë ankesa kundër veprimeve të sindikatës (rasti Swedish Engine Drivers’ Union v. Sweden) ose vetë organizatës. Kuptohet, ato kanë mundësi t’i përfaqësojnë antarët e vet. Viktima. - Neni 34 përcakton që parashtruesi i ankesës domosdo duhet të argumentojë se është “viktimë e shkeljës”. Ekzistojnë tri lloj viktimash: aktuale, potenciale dhe indirekte. Vikltimat aktuale.- Viktimë aktuale është ai person që tashmë është afektuar nga shkelja e pohuar. Me këtë rast nuk është e domosdoshme që të paraqiten fakte për dëmin e shkaktuar. Kjo çështje ka të bëjë me nenin 41. Në rastin Modinos v. Cyprus, vetë ekzistenca e ligjeve që ndalojnë aktet homoseksuale midis personave madhorë, me pëlqimin e tyre, është konkluduar si fakt që e bën parashtruesin e ankesës viktimë, edhe pse ai ende nuk ishte ndjekur konform ligjit dhe qeveria e kishte bërë të qartë se nuk do të përdorte atë ligj. Viktimat potenciale.- Viktimë potenciale është ajo që është në rrezik të jetë drejtëpërdrejt e afektuar nga një ligj apo akt administrativ. Raste klasike janë rastet e individëve që janë të kërcnuar të përjashtohen nga vendi nga ana e autoriteteve të emigracionit, veprime këto që ende nuk janë ndërmarrë. Raste të tjera janë, p.sh., dispozitat e ligjeve të sukcesionit, që kanë të bëjënë me fëmijët jolegjitim që ende nuk janë në gjendje të trashëgojnë ose legjislacioni që lejon dënime fizike të fëmijës, i cili në të vërtetë nuk është dënuar, (rasti Campbell And Cosans v. The United Kingdom). Viktimat indirekte.- Viktimë indirekte është ajo që drejtpërdrejt afektohet nga shkelja që i bëhet drejtpërdrejt një personi tjetër. P.sh. antarët e familjes të ndonjë personi të burgosur, të deportuar ose të vrarë, (rasti Abdulaziz, Cabales and Balkandali v. The United Kingdom). ç) Pala kundër së cilës parashtrohet ankesa Palë të Konventës janë vetëm shtetet, ndaj vetëm shtetet palë të konventës mund të bëjnë shkelje. Në rastet kur një sërë organesh shtetërore janë përgjegjëse për shkelje, nuk është e domosdoshme të identifikohet se cili nivel i shtetit është përgjegjës, për t’u përmbushur kjo kërkesë, (rasti Foti and Others v. Italy). Ankesat nuk mund të parashtrohen lidhur me sjelljen e personave ose institucioneve private dhe Gjykata vazhdimisht e përsërit faktin se ajo nuk është “gjykatë e shkallës së katërt,” pra nuk mund të veprojë si gjykatë e apelit ndaj vendimeve të gjykatave nacionale, (rasti Winterwerp v. The 826 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS Netherlands). Megjithatë, kjo nuk do të thotë se veprimet apo mosveprimet e aktorëve joshtetëror janë plotësisht jasht fushëveprimit të juridiksionit të Konventës. Shtetet duhet të sigurojnë që liritë dhe të drejtat e mbrojtura me Konventë janë të garantuara në mënyrë efektive, (rasti Young, James and Webster v. The United Kingdom). P.sh. ,në rastin Plattform Ärtze fur das Leben v. Austria, Gjykata ka konstatuar që shtetet domosdo duhet të ndërmarrin masa të përshtatshme për t’i mbrojtur demostruesit nga ndërhyrja e personave privat, që kanë për qëllim të prishin mbarëvajtjen e demostratave. ç) RATIONE TEMPORIS - Kufizimet kohore me rastin e parashtrimit të ankesave Sipas nenit 35, ankesat duhet të parashtrohen brenda gjashtë muajsh, nga dita e marrjes së

Page 195: Jurispodenca

vendimit përfundimtar nga autoriteti nacional. Gjykata mund t’i shqyrtojë vetëm ankesat që pohojnë se shteti i ka shkelur obligimet e veta të përcaktuara me Konventë. Shtetet mund të trajtohen përgjegjëse vetëm për shkeljet që janë bërë pasi që ato i kanë marrë përsipër këto obligime, do të thotë pasi ta kenë ratifikuar Konventën. d) RATIONE LOCI - Vendi ku është bërë shkelja Shtetet mund të jenë përgjegjëse vetëm për shkeljet që bëhen brenda jurisdiksionit të tyre. Gjithçka që ndodh në territorin e tyre, natyrisht, që ndodhë brenda juridikionit të tyre. Mirëpo, të gjitha ngjarjet që ndodhin jashtë territorit të tyre nuk janë automatikisht jashtë juridiksionit të tyre. Në rastin Piermont v. France, Gjykata ka konstatuar se nuk kishte ndodhur shkelje e nenit 2 të Protokollit 4, meqenëse Polinezia frënge duhet shikuar si territor i veçantë sipas nenit 5 (4) të Protokollit 4. Komisioni kishte konstatuar se përjashtimi i një individi nga ambasada nuk përbën shkelje të nenit 3 të Protokollit 4, meqenëse ambasada nuk konsiderohet “territor” sipas qëllimeve të asaj dispozite, (rasti V. v. Denmark), derisa refuzimi i vizës nga ana e zyrës diplomatike jashtë vendit është çështje brenda juridiksionit të shtetit, (rasti Amkrane v. The United Kingdom). Test vendimtar për juridiksionin është fakti nëse ushtron ose jo shteti de facto kontroll mbi ngjarjet në fjalë. Në rastin Loizidou v. Turkey, Gjykata ka konstatuar që Turqia mund të ushtronte kontroll efektiv mbi rajonin e Qipros Veriore dhe prandaj mund të jetë përgjegjëse për shkeljet që janë bërë atje, me gjithë faktin se ai territor ishte jashtë territorit shtetëror turk. dh) RATIONE MATERIAE - Lidhur me çka mund të parashtrohet ankesa Që nga momenti kur Protokolli 11 ka hyrë në fuqi, shtetet nuk kanë më mundësi të përjashtojnë të drejtën e individit për të parashtruar ankesë lidhur me cilindo protokoll që ato e kanë ratifikuar. Sipas sistemit të vjetër, një gjë e këtillë nuk ishte e garantuar. Gjykata mund t’i shqyrtojë vetëm ankesat lidhur me liritë dhe të drejtat që i përfshin Konventa. Meqenëse Gjykata nuk mund t’i gjykojë çështjet që janë plotësisht jashtë sferës së Konventës; është me rëndësi që të studiohet me vëmendje Kapitulli 12, në mënyrë që të vendoset nëse çështja për të cilën parashtrohet ankesa është e arsyeshme. 4. SHTERJA E MJETEVE JURIDIKE VENDORE Shterimi i mjeteve juridike vendore është një ndër aspektet më të rëndësishme procedurale. Sipas nenit 1 të Konventës, shtetet janë të obliguara të sigurojnë liritë dhe të drejtat e përcaktuara me të, për çdo person mbrenda juridiksionit të vet. Ky obligim nënkupton ekzistimin e bazës juridike për t’i siguruar ato të drejta. Ky obligim fundamental, i përcaktuar me nenin 1, është i ngritur në 827 Këshilli i evropës dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut nivel më të lartë me nenin 13, i cili kërkon që “ëdokush, kur i shkilen liritë dhe të drejtat e përcaktuara me këtë Konventë, do të ketë mundësi të parashtrojë mjete juridike para organeve të pushtetit nacional...”. Me këto dispozita nënvizohet se përgjëgjësia parësore për sigurimin e këtyre të drejtave qëndron mbi institucionet shtetërore. Roli i Gjykatës Evropiane është vetëm të intervenojë në rast se shteti palë e Konventës dështon ta bëj këtë gjë. Nga kjo rrjedh se ankesat nuk duhet t’i parashtrohen gjykatës para se të shterojnë të gjitha mjetet juridike të brendshme. III. TË DREJTAT E MBROJTURA ME KONVENTË DHE ME PROTOKOLLET E SAJ 1. OBLIGIMET NEGATIVE DHE POZITIVE TË SHTETEVE Neni 1 përcakton se shtetet do t’i sigurojnë, secilit brenda juridiksionit të vet, të drejtat dhe liritë e përcaktuara me Konventë. Edhe pse shkelja e nenit 1 nuk mund të jetë bazë për t’iu ankuar Gjykatës Evropiane, ky nen duhet të shqyrtohet në hollësi me rastin e çdo ankese, meqenëse me këtë nen shteteve u përcaktohen obligime negative dhe pozitive. Shteteve u ndalohet të ndërhyjnë në të drejtat dhe liritë e mbrojtura, përveç në rastet kur vetë Konventa e lejon një gjë të tillë. Megjithatë, disa të drejta, siç janë ato të përcaktuara me nenin 3, janë absolute dhe shtetet në asnjë rrethanë nuk kanë të drejtë të përdorin torturën ose ndëshkimet a trajtimet çnjerëzore a poshtëruese, përmes asnjë organi shtëtror. Disa të drejta dhe liri të tjera mund të kufizohen dhe

Page 196: Jurispodenca

një veprim i tillë të arsyetohet, por barra i mbetet shtetit për të arsyetuar një kufizim të tillë. P.sh., sipas nenit 8, shteti nuk mund të ndërhyjë në jetën e familjes dhe secila ndërhyrje automatikisht do të konsiderohet shkelje e Konventës, nëse nuk arsyetohet sipas nenit 8, paragrafit 2. Për Gjykatën Evropiane është joqenësore se cili organ shtetëror ka bërë shkelje të Konventës. Nëse del nga legjislacioni i brendshëm se institucioni i paditur është institucion shtëtëror, për veprimet e atij institucioni është automatikisht përgjegjës shteti. Nëse shteti është i obliguar të sigurojë ndonjë gjë, siç është p.sh. arsimimi sipas Protokollit 1, neni 2, ai nuk mund të lirohet nga ky obligim, duke ia deleguar këtë ndonjë institucioni privat. Prandaj, ai mbetet drejtpërdrejt përgjegjës për sjelljet e institucionit privat dhe shkeljet e mundshme të Konventës me përdorimin e masave të caktuara disiplinore në shkolla private, (rasti Costello-Roberts v. The United Kingdom. Përgjegjësitë e shtetit sipas nenit 1 nuk kanë për qëllim vetëm ta obligojnë shtetin të përmbahet nga ndërhyrja në jetën private dhe familjare të personit. Në rastin Marckx v. Belgium, Gjykata kishte konstatuar që, përveç këtij obligimi parësor negativ, ekzistojnë edhe obligime pozitive të natyrshme për respektimin efektiv të jetës familjare. Në atë rast kjo do të thoshte se mungesa e njohjes së barazisë së plotë të fëmijës së lindur nga prindër të pamartuar nga ana e legjislacionit belg, ishte shkelje e nenit 8. Neni 1 i obligon shtetet të sigurojnë që ligjet e tyre, të cilat mundësojnë sjellje që mund të shkaktojnë shkelje të Konventës, të shpallen të paligjshme. Në rastin Young James and Webster v. United Kingdom, Gjykata kishte konstatuar se ishte bërë shkelje e nenit 11, i cili përcaktonte të drejtën për të mos iu bashkuar sindikatave, nëse ligji lejonte përjashtim nga puna për një refuzim të tillë. Shteti ishte përgjegjës për faktin se ligji i tij i brendshëm e konsideronte të ligjshëm përjashtimin e atillë nga puna. Se a kërkon neni 1 që një sjellje e tillë e paligjshme të konsiderohet 828 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS shkelje civile apo penale, varet nga natyra e rastit. Në rastin X. & Y. v. Netherlands, Gjykata ka konstatuar që sanksioni civil ishte i pamjaftueshëm për t’i mbrojtur të drejtat e e personit të moshës madhore me të meta nervore, që kishte qenë viktimë e sulmit seksual. Obligimi pozitiv për të siguruar që të drejtat dhe liritë e mbrojtura me Konventë i gëzojnë të gjithë personat brenda juridiksionit të shtetit nuk plotësohet vetëm duke siguruar që legjislacioni i brendshëm është në përputhje me Konventën. Ky obligim qëndron edhe në në atë që shteti të sigurojë që individët të kenë qasje efektive në gjykatë, nëse të drejtat dhe liritë e tyre kontestohen, e në raste të caktuara individëve duhet t’u sigurohet edhe ndihma juridike, nëse është e domosdoshme. Megjithatë, në përgjithësi, shteti nuk mund të konsiderohet përgjegjës për aktet e individëve privatë. Një vrasje a plaçkitje e paparashikuar, e bërë nga ndonjë kriminel, nuk mund ta bëjë shtetin të përgjigjet në bazë të nenit 2 ose 8 ose të nenit 1 të Protokollit 1. Por, shteti duhet të ndërmarrë të gjitha masat e duhura për të siguruar që individët privatë të mos i shkelin të drejtat e mbrojtura të të tjerëve. Në rastin Plattform Ärtze fur das Leben v. Austria, Gjykata kishte vendosur që shteti domosdo duhet të ndërmarrë hapa të nevojshëm, në mënyrë që të pengojë demonstruesit kundërshtarë të ndërhyjnë në demonstrata paqësore. Në rastin Osman v. The United Kingdom, Komisioni kishte konstatuar që shteti e ka për obligim të ndërmarrë masa të përshtatshme për të mbrojtur fëmijën në rrezik nga mësuesi me çrregullime mentale, si dhe në rastin K.L. and Others v. The United Kingdom Komisioni, kishte konstatuar që ta pranojë rastin nën nenin 3 dhe që kishte të bënte me dështimin e pushtetit lokal për të mbrojtur fëmijët e keqtrajtuar nga prindërit e tyre. 2. E DREJT NË JETË Neni 2 i përcakton obligim pozitiv shtetit që të mbrojë të drejtën për jetë dhe gjithashtu e siguron listën e plotë të situatave kur vrasja mund të lejohet. Me fjalë të tjera, me këtë nen individi mbrohet nga marrja arbitrare e jetës nga ana e shtetit, por me këtë nen nuk vëhet jashtë ligjit dënimi gjyqësor me vdekje. Për ta përmirësuar këtë gjë, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës në vitin 1985 e ka miratuar Protokollin nr. 6, me të cilin anulohet dënimi me vdekje në kohë paqeje.

Page 197: Jurispodenca

Asambleja Parlamentare vazhdon të paraqetë propozime për ndalim të plotë të dënimit me vdekje si në kohë paqeje, ashtu edhe në kohë lufte. Gjykata Evropiane i ka pranuar disa ankesa që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtës për jetën, sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njerut. Shembujt më të këqinj të marrjes së paarsyeshme të jetës paraqiten gjatë kohës së luftës dhe gjatë trazirave qytetare; në të kaluarën kanë kjo ka shkaktuar konteste gjyqësore ndërshtetërore nën Konventën Evropiane. Në rastin gjyqësor të filluar nga Qiproja kundër Turqisë, pas intervenimit turk në pjesën veriore të Qipros, në korrik dhe gusht të vitit 1974, Komisioni kishte konstatuar që atje ishin bërë vrasje të paligjshme në shkallë të gjerë, vendim ky që ishte mbështetur pa rezervë nga Komiteti i Ministrave. Në rastin tjetër gjyqësor McCann and others v. The United Kingdom, Gjykata kishte konstatuar se vrasja e tre terroristëve, anëtarë të IRA-s, të dyshuar në pjesëmarrje në misionin e vendosjes së një bombe, paraqet marrje të paarsyeshme të jetës. Derisa Gjykata kishte refuzuar padinë se vrasjet ishin të paramenduara, ajo e kishte kritikuar kontrollin dhe organizimin e veprimit të forcave të sigurimit. 829 Këshilli i evropës dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut 3. NDALIMI I TORTURËS DHE I NDËSHKIMEVE A TRAJTIMEVE ÇNJERËZORE DHE POSHTËRUESE Neni 3, me të cilin ndalohet tortura dhe ndëshkimet e trajtimet çnjerëzore dhe poshtëruese, paraqet një të drejtë të patjetërsueshme sipas nenit 15 të Konventës. Sikurse edhe te neni 2, Gjykata në një nga aktgjykimet e saj, (rasti Ahmed v. Austria), kishte konsideruar se “ky nen ruan një ndër vlerat themelore të shoqërive demokratike të Këshillit të Evropës, ndaj duhet të interpretohet në mënyrë precize. Ndërsa tortura dhe trajtimi çnjerëzor nënkuptojnë sulm fizik dhe dhunë të panevojshme, trajtimi poshtërues nënkupton sjelljen që ka për qëllim ta bëjë viktmën të vuajë dhe të poshtërohet. Në rastin gjyqësor Ireland v. The United Kingdom, Gjykata kishte konstatuar se keqtrajtimi domsodo duhet: të përmbajë së paku një shkallë minimale mizorie, në mënyrë që të përfshihet me nenin 3. Për nga natyra e gjërave, vlerësimi i këtij minimumi është shumë relativ, pra ky varet nga rrethanat e rastit, si: kohëzgjatja e trajtimit, efektet e tij fizike dhe psikike, ndërsa në disa raste edhe nga gjinia, mosha dhe gjendja shëndetësore e viktimës. Më tutje, Gjykata i kishte përkufizuar këto tri kategori të keqtrajtimit si më poshtë: Tortura: trajtim i paramenduar çnjerëzor, që shkakton vuajtje serioze dhe mizore. Trajtimi çnjerëzor: trajtim që shkakton vuajtje fizike dhe mentale. Trajtimi poshtërues: trajtim që i ngjall viktimës ndjenjë të frikës, ankthit dhe të inferioritetit, që e poshtëron viktimën dhe mund ta shkatërrojë rezistencën fizike dhe morale të saj. Sa i përket ndëshkimit trupor, Gjykata ka konstatuar që ndëshkimi trupor, si pjesë e dënimit penal, është i barabartë me ndëshkimin poshtërues, ndaj edhe me të bëhet shkelje e nenit 3. a) Kushtet gjatë mbajtjes në burg Neni 3 paraqet një obligim shumë më të madh për shtetet sa u përket të burgosurve, sesa vetëm thjesht përmbajtja nga ndëshkimi fizik. Edhe në rastet kur të burgosurit janë totalisht jokooperativ, shteti nuk lirohet nga obigimi i vet i parashikuar nga neni 3. Përveç kësaj, shtetet e kanë për detyrë që të shqyrtojnë në mënyrë të vazhdueshme përgatitjen dhe organizimin e burgjeve, në mënyrë që të sigurojnë shëndetin dhe mirëqenien e të burgosurve, në pajtim me “kërkesat e rregullta dhe të arsyeshme të mbajtjes në burg”. Gjykata është treguar e aftë që të dënojë në mënyrë të drejtpërdrejtë sjelljen e policisë nacionale, në rastet kur të burgosurit janë ankuar për keqtrajtim. Në rastin Ribitsch v. Austria, parashtruesi i ankesës kishte argumentuar që ishte goditur nga policia, derisa mbahej në paraburgim, në mënyrë që të shtrëngohej të pranonte veprën për të cilën ishte akuzuar. Qeveria nuk kishte kontestuar se z. Ribitsch i kishte marrë plagët derisa ishte në paraburgim. Në këtë rast, Gjykata kishte konkluduar se ishin shkelur të drejtat e parashtruesit të ankesës konform nenit 3, meqenëse Qeveria e Austrisë nuk kishte qenë në gjendje të siguronte asnjë arsyetim bindës për plagët që i kishte

Page 198: Jurispodenca

marrë parashtruesi i ankesës. Gjykata kishte theksuar që: Sa i përket personit të privuar nga liria, çdo përdorim i forcës fizike, që nuk ishte bërë në mënyrë strikte i domosdoshëm për shkak të sjelljës së tij, e cenon dinjitetin njerëzor dhe, në parim, është shkelje e të drejtës së parashikuar me nenin 3 të Konventës. 830 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS 5. E DREJTA PËR LIRI DHE SIGURI TË PERSONIT Kjo e drejtë është e mbrojtur me nenin 5 të Konventës. Rastet më të hershme të paraqitura në Strasburg, kishin të bënin me mbrojtjen e të drejtës për liri dhe siguri. Nga 10.000 rastet e para, gati një e treta vinin nga individët e privuar nga liria. Neni 5 ka të bëjë me mbrojtjen e lirisë fizike dhe, në veçanti, me lirinë nga arresti apo ndalimi (burgosja arbitrare). Me këtë dispozitë garantohen të drejtat e caktuara procedurale, si e drejta për t’u informuar menjëherë për arçsyen e arrestit, e drejta për të dalë para gjyqtarit pa vonesë, si dhe e drejta për një procedurë përmes së cilës gykata me shpejtësi mund të vendosë lidhur me ligjshmërinë e arrestit, ndalimin (burgosjen) apo vazhdimin e ndalimit. Komiteti për parandalimin e torturës, gjatë vizitave që u bëri shteteve, nuk ka ngurruar asjëherë që t’i theksojë këto të drejta procedurale jo vetëm sa i përket mbrojtjes jurdike apo mungesës së kësaj mbrojtjeje, por edhe sa i përket zbatimit të ligjit në praktikë. Shembujt e rasteve më të rëndësishme të konstatuara sipas nenit 5 janë si më poshtë: - BOZANO V. FRANCE, 1986.- Sipas vendimit të Gjykatës, rrethanat në të cilat është bërë arresti dhe deportimi i ankuesit nga Franca në Zvicër, e bëjnë arrestin të paligjshëm dhe në kundërshtim me të drejtën për siguri të personit. - BROGAN AND OTHERS V. THE UNITED KINGDOM, 1988. - Sipas vendimit të Gjykatës, mbajtja e parashtruesit të ankesës, sipas legjislacionit mbi parandalimin e terrorizmit për periudhën që i tejkalon 4 ditë, pa konstatuar fare ligjshmërinë e ndalimit, e shkel të drejtën e personit që pa vonesë dhe menjëherë të merret në pyetje nga gjyqtari. - DE WILDE, OOMS AND VERSYP V. BELGIUM, 1970/71. - Sipas vendimit të gjykatës, procedura që u ishte lejuar parashtruesve të ankesës për të kontestuar ligjshmërinë e ndalimit të tyre, nuk iu kishte mundësuar atyre që si duhet dhe me te gjithat garancitë e nevojshmne t’i përdornin mjetet juridike përkatëse për ta kontestuar privimin e tyre të gjatë nga liria, prej shtatë muaj deri në një vit e nëntë muaj. 6. E DREJTA PËR GJYKIM TË DREJTË DHE TË PAANSHËM E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm si në procedurën civile, ashtu edhe në atë penale, është e garantuar me nenin 6 të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut. Është kjo e drejta për shkeljen e së cilës parashtruesit e ankesës para Gjykatës Evropiane më së shumti ankohen. Koncepti i gjykimit të drejtë dhe të paanshëm përbëhet nga shumë elemente. Thelbi i kësaj të drejtë qëndron në “gjykimin e drejtë, të paanshëm dhe publik, brenda kohës së arsyeshme dhe nga ana e gjykatës së pavarur dhe të paanshme, të krijuar me ligj.” Neni 6 gjithashtu përmban: - parimin e prezumimit të pafajsisë derisa fajësia të vërtetohet me prova, - të drejtën e të pandehurit të disponojë një kohë dhe mjete adekuate për ta përgatitur mbrojtjen, - të drejtën që të mbrohet personalesht ose të ketë ndihmë juridike, - të drejtën që të ftojë dëshmitarë, si dhe - të gëzojë pa pagesë ndihmën e përkthyesit, nëse është e nevojshme. Një çështje e rëndësishme për Komisionin dhe Gjykatën, që nga fillimi i punës, ka qenë kohëzgjatja e procedurës civile dhe procedurës penale në shtetet anëatre të Këshillit të Evropës. Një 831 Këshilli i evropës dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut numër shumë i madh vendimesh kundër shteteve anëtare kishte të bënte më çështjen e kohëzgjatjes së procedurave. Me këtë rast është me rëndësi të përmendet Italia, si një vend të cilit, për të ndalur fluksin e ankesave para Këshillit të Evropës lidhur me kohëzgjatjen e procedurës, i është dashur të shqyrtojë një numër dispozitash të Kodit të Procedurës Civile dhe të Kodit të

Page 199: Jurispodenca

Procedurës Penale. Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut siguron mbrojtje të mëtejshme të rëndësishme për çështjen e gjykimit të drejtë dhe të paanshëm. Neni 13 parashikon të drejtën e pçërdorimit të mjetit efektiv juridik për shkeljet e paraqitura të Konventës. Në fakt, nëse nuk ekziston mundësia për mjet efektiv juridik në të drejtën e brendshme, kjo gjë mjafton për të konsiderohet se ekziston shkelje e Konventës. Shteti kontraktues i Konventës Evropiane domosdo duhet të sigurojë mundësinë e shfrytëzimit të mjeteve juridike efektive për shkeljet e pohuara të Konventës. Të drejtat e tjera, që janë të lidhura me çështjen e gjykimit të drejtë, janë këto: * Neni 7 - liria nga legjislacioni penal prapaveprues, * Protokolli nr. 7, neni 2 - e drejta e ankesës në çështje penale, * Protokolli nr. 7, neni 3 - kompensimi për dënimin e gabueshëm dhe * Protokolli nr. 7, neni 4 - e drejta e personit për të mos u gjykuar ose dënuar dy herë për veprën e njëjtë penale. Shembujt më të rëndësishëm të rasteve të konstatuara sipas nenit 6 janë këto: KONIG V. GERMANY, 1978 - Gjykata mori vendim lidhur me shkeljet që kishin të bënin me kohëzgjatjen e procedurës në kontestin për heqjen e të drejtës për të udhëhequr klinikën dhe për të ushtruar profesionin e mjekut, procedurë që kishte zgjuar gati 10 vjet në të njëjtën shkallë. MILASI V. ITALY, 1987 - Kontesti kishte të bënte me kohëzgjatjen e procedurës penale prej dhjetë vjetësh në të njëjtën shkallë. AIREY V. IRELAND, 1979 - Gjykata kishte marrë vendim, sipas të cilit parashtruesit të ankesës iu kishte mohuar e drejta për qasje efektive në gjykatë, meqenëse asaj nuk i ishte siguruar ndihma e avokatit në procedurën e ndarjes, atëherë kur kjo gjë ishte më se e nevojshme. ALLENET DE RIBEMONT, 1995 - Me aktgjykim, gjykata konstatoi që disa deklarata publike të bëra nga Ministri i Punëve të Brendshme dhe nga disa zyrtarë të lartë të policisë rreth fajësisë së parashtruesit të ankesës, derisa ai ishte i ndaluar, përbënin shkelje të parimit të prezumimit të pafajsisë. 7. LIRIA E SHPREHJES, MENDIMIT, E NDËRGJEGJES DHE E RELIGJIONIT Liria e shprehjes, e mbrojtur me nenin 10 të Konventës, konsiderohet si një ndër shtyllat e demokracisë. Ajo është kusht qenësor për gëzimin e shumë lirive dhe të drejtave të tjera dhe është shprehje e realizimit të lirisë së mendimit, ndërgjegjes dhe religjionit, liri këto të mbrojtura me nenin 9. Në aktgjykimin e rastit Handyside v. The United Kingdom, të vitit 1976, Gjykata evropiane e përkufizon lirinë e shprehjes në këtë mënyrë: “Liria e shprehjes u referohet jo vetëm informacioneve apo ideve që pranohen pozitivisht ..., por edhe atyre që fyejnë, alarmojnë ose e shqetësojnë Shtetin ose ndonjë pjesë të popullsisë... Kjo do të thotë se çdo “formalitet”, “kusht”, “restriksion” apo dënim i përcaktuar në këtë sferë, domosdo duhet të jetë në përpjesëtim me qëllimin legjitim që dëshirohet të arrihet”. Gjykata Evropiane ka gjykuar shumë raste që kishin të bënin me këtë të drejtë. Një ndër rastet më të famshme ishte rasti Sunday Timesv v. The United Kingdom i vitit 1979. Ky rast kishte të bënte 832 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS me ndalesën nga gjykata të publikimit të një artikulli në gazetën Sunday Times, derisa gjykimi ishte duke vazhduar. Artikulli kishte të bënte me zbulimin e faktit se shumë foshnja vuanin nga defekte të lindjes, meqenëse nënat e tyre gjatë shtatzënësisë kishin marrë ilaçin thalidomide. Gjykata Evropiane kishte konstatuar me aktgjykim se ndalesa e botimit ishte shkelje e lirisë së shprehjes, meqenëse artikulli i Sunday Times-it ishte me interes publik legjitim dhe se publiku kishte të drejtë ta dinte përmbajtjen e tij, edhe pse gjykimi ishte duke vazhduar. Për shkak të këtij aktgjykimi, e drejta angleze që e rregullonte çështjen e mosbindjes ndaj gjykatës ishte ndryshuar. Rastet e tjera që kishin të bënin me lirinë e shprehjes përfshijnë: - Humbjen e disa të drejtave nga fusha e lirisë së shprehjes, të përcaktuara në Belgjikë për kolaboracion me forcat okupuese, (De Beckker v. Belgium, 1962); - Kritika dy gjyqtarëve të jurisë në Greenland, Danimarkë (Barfod v. Denmark, 1989);

Page 200: Jurispodenca

- Shpifjet ndaj nëpunësve publikë në Islandë, (Thorgeir Thorgeirson v. Iceland, 1992); - Restriksionet në dhënien e këshillave agjencive në Irlandë lpër sigurimin e informacioneve për gratë shtatzëna lidhur me mundësitë e abortit në Britani të Madhe, (Open Door and Dublin Well Woman v. Ireland, 1992); - Refuzimi i dhënies së lejës një kompanie që merrej me elektronikë që t’i shfaqte publikut një program nga një televizion i huaj, i marrë me antenë satelitore private, (Autronic AG v. Switzerland, 1990); - Dënimi penal për fyerjen e Qeverisë për shkak të shkuarjes së një artikulli, me të cilin vëmendja e publikut është përqëndruar në vrasjet dhe sulmet e bëra nga grupe të armatosura mbi qytetarët baskë. Në artikull ishte pohuar që këto grupe ishin duke vepruar pa u ndëshkuar fare dhe se Qeveria ishte përgjegjëse për këtë gjë, (Castells v. Spain, 1992). Megjithatë, Konventa përcakton që liria e shprehjes përmban edhe detyra dhe përgjegjësi dhe mund t’u nënshtrohet kufizimeve të ndryshme, “të domosdoshme për shoqërinë demokratike”. Gjykata Evropiane në mënyrë strikte i ka zbatuar këto kufizime. Për shembull, në rastin Handyside v. The United Kingdom, të vitit 1976, Gjykata kishte konstatuar që shteti kishte pasur arsye për ta ndaluar publikimin “The Little Red School Book,” një libër arsimi seksual, që konsiderohej “publikim i pahijshëm”, duke pasur parasysh efektet që mund t’i kishte te lexuesit e rinj. 8. E DREJTA E ARSIMIT E drejta e arsimit është përcaktuar me nenin 2 të Protokollit 1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe rëndësia e kësaj të drejte është vërtetuar edhe me aktgjykimin e rastit Kjelsden, Busk and Pedersen v. Denmark (1976), në të cilin theksohet shprehimisht se “arsimi është qenësor për ruajtjen e ‘shoqërisë demokratike’...” Në kuadër të kësaj të drejte, një ndër rastet më të njohura të konstatuara nga Gjykata Evropiane e të drejtave të njeriut ishte Cambell and Cosans v. The United Kingdom,1982, që kishte të bënte me rrahjen e nxënësve në shkollat shtetërore. Gjykata Evropiane, jo vetëm që kishte konstatuar që rrahja ishte kundër të drejtave të prindërve që fëmijët e tyre të edukohen sipas bindjeve të tyre filozofike, por edhe kishte konstatuar që përjashtimi nga shkolla i njërit prej fëmijëve, që kishte refuzuar ta pranonte rrahjen, ishte shkelje e të drejtës së tij për arsim. Rezultat i këtij aktgjykimi ishte heqja e dënimit trupor në shkollat shtetërore në Britani të Madhe. Një rast tjetër i konstatuar nga Gjykata në vitin 1967, “Rasti gjuhësor i Belgjikës”, kishte të bënte me diskriminimin për sa i përket mundësisë së shkolllimit fillor të fëmijëve frankofonë, të cilët nuk mund të shkolloheshin në gjuhën frenge në rajonet e tjera të afërta. Në fushën e arësimit, çështje të ndryshme janë shqyrtuar nga Këshilli i Evropës, duke përfshirë: 833 Këshilli i evropës dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut - Dhunën dhe zgjidhjen e konflikteve në shkolla; - Maltretimin në shkolla; - Edukimin për tolerancë dhe mirëkuptim reciprok; - Historinë pa urrejtje - parandalimin që historia të keqpërdoret për të inkurajuar ndjenja të nacionalicmit antagonist dhe superioritet kulturor dhe racor; - Arsimimin për mirëkuptim ndërkulturor; - Arsimimin për vlera demokratike; -Gjuhët moderne për komunikim. Në këtë kontekst, Këshilli Evropian ka miratuar një varg masash, me të cilat është njour dhe është pranuar rëndësia e arsimit në shkollë dhe jashtë saj. Rëndësi veçanërisht të madhe në këtë drejtim i kushtohet punës në arsimimin për të drejtat e njeriut. 9. E DREJTA E SHFRYTËZIMIN TË PAPENGUAR TË PASURISË Një prej çështjeve më të vështira, me të cilën janë ballafaquar kohët e fundit shtetet e Evropës Lindore dhe Qendrore, është çështja e restituimit të pronës dhe nevoja që të merren parasysh kërkesat e ndryshme të ts drejtës së pronësisë. Neni 1 i Protokollit nr. 1 të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut e mbron të drejtën e shfrytëzim të papenguar të pasurisë a të drejtën e pronësisë.

Page 201: Jurispodenca

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut i ka konstatuar një mori rastesh që kanë të bëjnë me aspekte të ndryshme të fushës së të drejtës së pronësisë. Këtu më poshtë do të numrohen disa nga rastet më të njohura të shqyrtuara nga Gjykata: - Rasti HOLY MONASTERIES V. GREECE, 1974, që kishte të bënte me marrjen e pronës së kishës greke dhe shndërrimin e saj në pronë shtetërore; - Rasti LITHGOW AND OTHERS V. UNITED KINGDOM, 1986 që kishte të bënte me kompensimin e pronarëve të aksioneve për pronën e nacionalizuar; - Rasti LOIZIDOU V. TURKEY, 1995, që kishte të bënte me restriksionet në qasjen ndaj pronës në Qipron Verior; - Rasti DARBY V. SWEEDEN, 1990, që kishte të bënte me obligimin për t’i paguar tatim kishës; - Rasti INZE V. AUSTRIA, 1987, që kishte të bënte me dhënien e një ferme fëmijës legjitim, duke diskriminuar fëmijën e lindur jashtë martesës. 10. E DREJTA E ZGJEDHJEVE TË LIRA Një ndër qëllimet qendrore të Këshillit të Evropës është që të mbrojë dhe të avancojë demokracinë pluraliste. Pa zgjedhje të lira, nuk mund të ketë demokraci. Në rastin Mathieu Mohin and Clerfayt v. Belgium, konstatuar nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në vitin 1987, Gjykata e kishte interpretuar në këtë mënyrë të drejtën e zgjedhjeve të lira: “E drejta e zgjedhjeve të lira ka një rëndësi parësore ..., meqenëse e mbron parimin karakteristik të demokracisë.” Që të dy këta organizma - Gjykata Evropiane dhe Komisioni Evropian për të Drejtat e Njeriut e kanë theksuar rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të lira në intervale të arsyeshme dhe me votim të fshehtë, (Protokolli Nr. 1, neni 3). 834 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS 11. E DREJTA E PUNËS Neni 1 i Kartës Sociale Evropiane përcakton se shtetet palë domosdo duhet “të pranojnë si një prej qëllimeve dhe përgjegjësive të tyre parësore, arritjen dhe ruajtjen e një niveli mundësisht sa më të lartë të punësimit, duke synuar arritjen e punësimit të plotë.” Shumica e dispozitave të kësaj Karte kanë për qëllim të mbrojnë jo vetëm të drejtën e punës, duke përfshirë edhe ndihmën për ngritje profesionale, por gjithashtu edhe kushtet në të cilat njerëzit punojnë dhe në të cilat ata janë të punësuar. Këto përfshijnë: - Neni 2, par. 1: Orët e arsyeshme ditore dhe javore të punës; - Neni 2 par. 2: Festat publike me pagesë; - Neni 2, par. 3: Pushimin vjetor me një minimum prej dy javësh; - Neni 2, par.5: Pushimin javor; - Neni 3: Rregullat e sigurisë dhe shëndetësisë në punë; - Neni 3 i Protokollit shtesë: Pjesëmarrjen në përcaktimin dhe në përmirësimin e kushteve të punës dhe mjedisit të punës; - Neni 4: Kompensimin e drejtë, duke përfshirë të ardhurat e njëjta (për gra dhe burra), për punë me vlerë të njëjtë, shkallë më të lartë kompensimit për punë jashtë orarit dhe të drejtën për një afat të arsyeshëm të njoftimit për ndërprerje të punësimit dhe - Neni 1, par.4 dhe nenet 9, 10 dhe 15, par 1: Ndihmën për ngritje profesionale. Duhet theksuar se Karta Sociale Evropiane parashikon edhe mbrojtje të veçantë për kategoritë e caktuara të punëtorëve që janë në pozitë më të disfavorshme dhe më të dobët në tregun e punës.Me të, një mbrojtje e veçantë u është siguruar fëmijëve (neni 7). Me Kartën Sociale Evropiane, mosha minimale për t’u pranuar në punë përcaktohet mosha 15 vjeç dhe një moshë më e pjekur për punët që konsiderohen të rrezikshme dhe të dëmshme për shëndetin. Komiteti i Pavur i Ekspertëve këtë dispozitë të Kartës e ka interpretuar ashtu që të kuptohet se puna nuk bën t’i privojë fëmijët nga shkollimi, se fëmijët gjatë periudhës së shkollimit nuk duhet të punojnë më gjatë se gjysma e pushimit shkollor dhe se numri i orëve të punës gjatë vitit shkollor duhet të jetë i limituar shprehimisht. Më tutje, Karta Sociale Evropiane garanton paga dhe pagesa të

Page 202: Jurispodenca

drejta për punëtorë të rinj dhe fillestarë në punë, të drejtën e pushimit minimal vjetor me pagesë prej 3 javësh për punëtorë nën 18 vjeç dhe ndalon, me disa përjashtime, punën e natës për punëtorët më të rinj se 18 vjeç. Neni 15 i Kartës Sociale parashikon një mbrojtje të veçantë edhe për persona të hendikepuar, duke i ndihmuar ata të bëhen pjesë e fuqisë punëtore nëpërmjet trajnimit profesional dhe rehabilitimit. Karta Sociale siguron mbrojtje të veçantë edhe për nënat, në mënyrë që të garantoj barazinë midis burrit dhe të gruas, duke përcaktuar me nenin 8 minimumin prej 12 javësh të pushimit të lindjes me pagesë. Sipas Kartës Sociale të reviduar, kjo periudhë është zgjatur në 14 javë. Me nenin 18 dhe 19, Karta Sociale evropiane i rregullon edhe të drejtat e punëtorëve migrues, të cilët në të shumtën e rasteve janë të diskriminuar në punësim. Me këto dispozita rregullohen të drejtat e punëtorëve migrues në çështjet, si: kompensimi, kontratat kolektive dhe tatimet, me ç’rast ata nuk mund të diskriminohen në raport me punëtorët vendas. Këshilli Evropian e ka miratuar edhe një Konventë për të mbrojtur punëtorët migrues, Konventën Evropiane për Statusin Juridik të Punëtorëve Migrues, që ka hyrë në fuqi më datën 1 maj 1983. Dispozitat e kësaj Konventë përfshijnë aspektet qenësore të gjendjes juridike të punëtorëve migrues dhe, në veçanti, pranimin në punë, lejet e punës dhe të qëndrimit, bashkimin e 835 Këshilli i evropës dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut familjes, vendosjen, kushtet e punës dhe të drejtat sindikale, transferin e kursimeve, sigurimin social dhe kthimin në vendlindjet e tyre. 12. E DREJTA E MBROJTJES SOCIALE Karta Sociale Evropiane përban një numër dispozitash, me të cilat rregullohen aspekte të ndryshme të së drejtës së mbrojtjes sociale, si : * Të drejtën e mbrojtjes shëndetësore ; * Të drejtëm e sigurimit social dhe * Të drejtën e ndihmës sociale dhe shëmdetësore si dhe të shërbimeve sociale. E drejta e mbrojtjes shëndetësore. - Sipas interpretimit të Komitetit të Pavarur të Ekspertëve, neni 11 i Kartës Sociale Evropiane parashikon se është detyrë e shteteve që të krijojnë përkujdesje shëndetësore për tërë popullatën. Kjo, sipas tyre, përfshin mbrojtje të veçantë për nënat, fëmijët dhe për personat në moshë të thyer, parandalimin dhe diagnostifikimin e sëmundjeve, ndërtimin e një sistemi për arsim shëndetësor dhe programe adekuate të vaksinimit. E drejta e sigurimit social. - Neni 12 i Kartës Sociale Evropiane kërkon nga shtetet që të themelojnë dhe të mbajnë sistem të sigurimit social dhe të bëjënë përpjekje për ta avancuar atë në nivel më të lartë. Këshilli Evropian ka ndërtuar edhe mekanizma të tjerë për të inkurajuar shtetet që të ndërtojnë sisteme adekuate të sigurimit social. Instrumentet më të rëndësishme në këtë drejtim janë: Kodi Evropian i Sigurimit Social, i nënshkruar me 16 prill 1964, që ka hyrë në fuqi nga data 17 mars 1968, dhe Konventa Evropiane për Sigurim Social me Marrëveshjen Suplementare për zbatimin e saj. 13. MBROJTJA E TË DREJTAVE TË PAKICAVE KOMBËTARE Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut siguron mbrojtje minimale për pakicat kombëtare. Në tekstin e saj, pakicat kombëtare vetëm përmenden në pjesën me të cilën rregullohet mbrojtja nga diskriminimi (neni 14). Megjithatë, Këshilli i Evropës, që në ditët e hershme të tij, në një numër rastesh e ka rishikuar çështjen e pakicave kombëtare. Ky interes i Këshillit të Evropës është avancuar sidomos në dhjetëvjeçarin e fundit. Sot, mbrojtja e pakicave kombëtare është çështje qendrore e Këshillit të Evropës. Ndaj, një ndër aktivitetet e rëndësishme të kësaj organizate ndërqeveritare është edhe zhvillimi i standardeve ndërkombëtare, juridikisht të detyrueshme për shtetet anëtare. Një ndër arritjet më të mëdha të Këshillit të Evropës në këtë drejtim është Konventa Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, e miratuar m datën 10 nëntor 1994 nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës. Konventa Kornizë u hap për nënshkrime më datën 1 shkurt 1995 dhe hyri në fuqi më datën 1 shkurt 1998. Edhe pse kjo Konventë nuk është instrumenti i parë i Këshillit të Evropës për mbrojtjen e pakicave

Page 203: Jurispodenca

kombëtare, kjo është më gjithpërfshirësi në këtë fushë. Më herët, në tetor të vitit 1992, brenda kornizës institucionale të Këshillit të Evropës, është miratuar Karta Evropiane për Gjuhët Rajonale dhe Minoritare. Me këtë Konventë inkurajohen shtetet palë që të mbrojnë gjuhët rajonale dhe minoritare, megjithëse nuk u siguron asnjë mbrojtje atyre që i flasin ato gjuhë. 836 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS Konventa Kornizë për Mbrojtjen e Minoriteteve është instrumenti i parë multilateral, juridikisht i detyrueshëm, që i dedikohet mbrojtjes së pakicave kombëtare. Me këtë dokument bëhet e qartë që mbrojtja e minoriteteve është pjesë integrale e mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Për nga natyra e vet, Konventa Kornizë dallon nga konventat e zakonshme. Në njërën anë, ajo është Konventë, meqenëse është instrument juridikisht i obligueshm i të drejtës ndërkombëtare. Në anën tjetër, termi “kornizë” tregon që parimet e përfshira në këtë instrument nuk janë drejtpërdrejt të zbatueshme në vendimet juridike të brendshme të shteteve kontraktuese, por duhet të zbatohen nëpërmjet legjislacionit nacional dhe politikës së përshtatshme qeveritare. Natyra specifike e këtij instrumenti përpunohet në pjesën e dytë të Konventës Kornizë, që kryesisht përfshin dispozita të tipit programor. Përveç Preambulës, Konventa Kornizë përmban 32 nene dhe është e ndarë në 5 pjesë. Kjo Konventë nuk e bën përkufizimin e termit “pakicë kombëtare”, meqenëse në këtë fazë ishte e pamundur të arrihej pajtueshmëria midis shteteve anëtare të Këshillit të Evropës për të përkufizuar se çka nënkuptohet me termin “pakicë kombëtare”. Në pjesën e parë shtrohen parimet e përgjithshme, duke përfshirë parimin që mbrojtja e pakicave kombëtare dhe e personave që u takojnë pakicave kombëtare është pjesë mbrojtjes ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Në këtë pjesë gjithashtu përcaktohet që secili person që i takon ndonjë pakice kombëtare është i lirë të zgjedhë që të trajtohet apo jo si pjesëtar i pakicës kombëtare dhe, me këtë rast, i është e garantuar të mos jetë i diskriminuar nga një gjë e tillë. Pjesa e dytë është pjesa më e rëndësishme operative e Konventës Kornizë, meqenëse përfshin dispozita që përcaktojnë parime më specifike. Këto parime përfshijnë një spektër të gjerë të çështjeve, si: - Mosdiskriminimin; - Përparimin e barazisë efektive; - Përparimin dhe ruajtjen e kulturës, religjionit, gjuhës dhe traditave; - Lirinë e tubimit, organizimit kolektiv, të shprehjes, mendimit, ndërgjegjes dhe religjionit; - Qasjen në media dhe përdorim të tyre; - Arsimin; - Kontaktet dhe bashkëpunimin ndërkufitar; - Pjesëmarrjen në jetën ekonomike, kulturore dhe sociale; - Ndalimin e asimilimit të dhunshëm. Pjesa e tretë përfshin dispozita të ndryshme rreth interpretimit dhe zbatimit të Konventës kornizë. Pjesa e katërt i përmban dispozitat për monitorimin e zbatimit të Konventës Kornizë. Pjesa e pestë përmban dispozita përfundimtare, të modelit të konventave dhe marrëveshjeve të tjera të lidhura brenda kornizës institucionale të Këshillit të Evropës. 837 Këshilli i evropës dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut Literatura në gjuhën shqipe që gjendet në QJK: Gruda, Zejnullah: Mbrojtja ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut I-II, 2000 Gruda, Zejnullah: Mbrojtja ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut I-II, 2000 Komiteti Shqiptar Helsinkit, Të Drejtat e Njeriut, një sfidë e përhershme për Këshillin e Evropës Novicki, Marek Antoni: Gurët Udhërrëfyes, Jurisprudenca e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut Kompilacion aktgjykimesh të Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut Dokumente të Këshillit të Evropës:

Page 204: Jurispodenca

Këshilli i Evropës, Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 1990 Council of Europe, Protokolli Nr. 11 i Konventes për Mbrojtjen e të Drejtave të njeriut dhe Lirive Themelore Këshilli i Evropës, Karta Sociale Evropiane dhe Protokolli saj suplementar Këshilli i Europës, Konventa Evropiane për Parandalimin e Torturës, të Trajtimit Johuman ose Degradues dhe të Dënimit, 1987 Council of Europe, Introduction to the Framework Convention for the Protection of National Minorities (Albanian translation ), 1998 Këshilli i Europës, Rregullat evropiane të burgut Informacionet per Keshillin e Evropës që gjenden në Internet në gjuhën shqipe: http://www.coe.int/al/portal/default.aspçL=AL http://www.echr.coe.int/BilingualDocuments/ApplicantInformation.htm#Albanian 838 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS Mbrojtja ndërkombëtare e të drejtave të njeriut Mr.sc Iliriana Islami- 1. Kuptimi themelor i të drejtave të njeriut Lënda “Të drejtat e njeriut” shtron shumë çështje, që nuk janë as të thjeshta, as të qarta. Të drejtat e njeriut, për nga natyra e tyre, janë politike dhe, si të tilla, kërkojnë vullnet politik për t’i zbatuar dhe qasje kritike publike për t’i njohur dhe për t”i mbrojtur. Shtetet kanë për detyrë të qeverisin sipas rregullave ligjore dhe t’i respektojnë të drejtat dhe liritë e çdo qytetari. Nga ana tjetër, qytetarët duhet të jenë përherë vigjilentë dhe të insistojnë për transparencë dhe përgjegjësi nga ana e Qeverisë. Në kuptimin më të përgjithshëm, të drejtat e njeriut kuptohen si e drejtë personale. Është kërkesë e secilit që të ushtrohet e drejta deri në atë shkallë sa të mos pengohet tjetri për të ushtruar të drejtën e vet. E drejta është imanencë e qenies njerëzore, që plotëson përditshmërinë njerëzore dhe është esenciale për ta mbajtur njeriun gjallë në mënyrë të njëjtë sikurse edhe shëndeti. Pra, mund të thuhet se të drejtat e njeriut apo kërkesa ligjore e secilit njeri ekziston nga vetë fakti i të qenit qenie njerëzore - viza -viz shtetit. Themeli filozofik i konceptit të të drejtave të njeriut paraqitet në demokracinë liberale të Evropës Perëndimore, traditë e cila ngërthen në vete filozofinë greke, romake, traditën Judo-Kristiane, Humanizmin dhe Reformizmin si dhe periudhën e Iluminizmit. Ndërkaq, demokracitë parlamentare të Evropës Perëndimore janë trashëgimtare të drejtpërdrejta të kësaj tradite. Shtetet të cilat kanë trashëguar këtë filozofi politike e kanë përhapur traditën edhe në pjesët e tjera të botës. Disa e kanë absorbuar një pjesë të saj, po në shkallë të ndryshme dhe në tërësi të pakomplementuar. Konceptin themelor të të drejtave të njeriut mund të paraqesim ne mënyrë më të thjeshtuar, si vijon: 1. Individi gëzon një autonomi të gjerë të të drejtave, të përcaktuara me ligj. 2. Të drejtat e individit mund të cenohen vetëm nga autoritetet publike, (agjentët shtetërorë), të cilët ushtrojnë funksione publike për shtetin dhe në emër të shtetit. 3. Nëse, pra, autoritetet publike, (agjentët shtetërorë), cenojnë të drejtat e njeriut, atëherë individi ka të drejtën e kërkesës së plotfuqishme për realizimin e së drejtës, (ankesës), së tij. Individi kërkesën mund ta bëjë përmes mjeteve efektive juridike, që i duhen dhënë atij për realizim e së së drejtës së tij. Konceptin e tillë të thjeshtuar mund ta ilustrojmë me një shembull praktit, duke bërë dallimin ndërmjet veprimeve të tjera dhe akteve, të cilat konsiderohen shkelje a ndërhyrje në të drejtat e 839 Mbrojtja ndërkombëtare e të dejtave të njeriut njeriut. P.sh., personi A ushtron të drejtën e pronësisë mbi pronën e tij, pra ushtron të gjitha të mirat dhe interesat qe rrjedhin nga prona e tij. Personi B, i cili eshte fqinj i personit A e pengon atë vazhdimisht, duke i thënë: “Tani e tutje nuk mund të kalosh në pjesën lindore të rrugës, sepse më

Page 205: Jurispodenca

pengon për të dalë në pjesën kryesore të rrugës”. (Pjesa kryesore e rrugës është e ngjitur me tokën e fqinjit A dhe fqinji B nuk ka rrugëdalje tjetër). Shtrohet pyetja se a trajtohet çështja e sipërpërmëndur si cenim i të drejtave të njeriut? (Përgjigjja: Nuk shtrohet drejtpërsëdrëjti si cenim i të drejtave të njeriut; këto janë konteste civile ndërmjetë dy individëve (personave), të cilat zgjidhen në gjykatë. Po në rast se individi nuk do të ketë mundësi ankese, për shkak se nuk ka qasje në gjykatë apo sepse kontestet e tilla nuk i zgjidh gjykata ose kërkesa refuzohet a priori, në mungesë të personelit, apo me justifikime të tjera, atëherënjë çështje tillë shtrohet si cenim i të drejtave të njeriut. Në rastin e dytë, tek e njëjta situatë, personi B, përveç që e kërcnon fqinjin, ai më pas edhe e vret atë. Tani shtrohet pyetja se si mund të bëhët dallimi i të drejtave të njeriut nga vepra penale e cila ekziston në këtë rast.? Edhe të drejtat e njeriut, edhe vepra penale kanë në vetvete elementin e keqbërjes. Akti kriminal është akt i kryer nga një a më shumë persona dhe ai është i dëmshëm për shoqërinë dhe ndalohet me ligjet e brendshme të një shteti. Ndërkaq, cenimi i të drejtave të njeriut bëhet nga shteti nëpërmjet agjentëve të tij, (siç janë: policia, forcat e aramatosura dhe çdo person tjetër që vepron në emër të autoritet shtetëror), kundër individit. Në rastin e tretë, oficeri policor, sapo lajmërohet se fqinji ka vrarë fqinjin, menjëherë ia vë prangat personit B dhe e dërgon në një vend të mbyllur për tri ditë. Në këtë rast shtrohen çështjet e cenimit, apo ndërhyrjes në të drejtat e njeriut, pasi që personit B nuk i bëhet e ditur menjëherë se cila vepër i ngarkohet. (Standardet ndërkombëtare kërkojnë që personi të njoftohet për veprën e cila i ngarkohet dhe udhëzohet për të drejtat që i takojnë). Po ashtu, shtrohet këtu edhe çështja e qëndrimit në qeli për tri ditë, pa kontaktuar me avokatin dhe organin kompetent. Më sipër thamë se, kur individi kryen vepër penale, ai arrestohet, akuzohet për veprën e kryer dhe gjykohet në gjykatë. Mirëpo, kush e gjykon shtetin, apo agjentët e tij, për cenim të të drejtave të njeriut? Edhe në këto raste gjykata bën ndriçimin e rastit dhe ajo ëdoherë dhe në çdo rast konsiderohet mbrojtëse tradicionale e lirive dhe të drejtave të njeriut. Nëse në Gjykatë bëhet ndriçimi i rasteve, atëherë a mund ta gjykojë gjyqtari, p.sh., Presidentin apo Kryeminsistrin e vendit? Po, gjithsesi. Prandaj, është e domosdoshme që pushteti shtetëror i shtetit të ndahet në Qeveri (ekzekutivi), që si organ duhet të jetë i ndarë prej Parlamentit (legjislativit të shtetit), gjë që ndikon në pavarësinë e gjykatave (gjyqësori). Pra, pushteti nuk është i përqendruar te një person a organ, gjë që bën të mundshëm që secili të jetë i barabartë para ligjit. Ky është thelbi i procesit demokratik. Në fakt, edhe në kohën e paraqitjes së saj (1215), Magna Karta Libertatum ka pasur një qëllim - kufizimin e pushtetit të monarkut dhe krijimin e barazisë formale. Mirëpo, nëse nuk ekziston kjo ndarje e pushtetit, atëherë kush mund ta gjykojë një shtet të tillë? 840 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS Në situatën e tanishme nuk ka mjete për fuqizimin e së drejtës ndërkombëtare përmes një procesi ligjor. Kombet e Bashkuara mund t’i imponojnë, përmes Asamblesë së Përgjithshme, sanksione ekonomike një vendi. Pra gjeinden metoda të tjera të cilat nuk përfshijnë intervenimin me forca të armatosura, po nëse shkelja e këtyre të drejtave vazhdon deri në skajshmëri, atëherë mund të ndërmerren edhe hapat e tillë. Qeveritë e shteteve tanimë janë duke u vetëdijësuar se duhet të adoptojnë një standard të mirë për respektimin e të drejtave të njeriut. Në të kundërtën, niveli i ulët i respektimit të të drejtave të njeriut është shumë i turpshëm për qeveritë. Një pasqyrë e tillë dëmton keq imazhin e një vendi; i sjell dëme biznesit dhe kjo bën që standardi i mirëqenies së atij vendi të jetë i ulët. E gjithë kjo shtronl nevojën për një vetëdijsim të popullatës lidhur me këtë fushë. Që të krijohet një vetëdijësim i tillë Konferenca Botërore në Vienë paraqiti sloganin: Të Drejtat e Njeriut - Njihi, Kërkoji dhe Mbroji! Edukimi i popullatës, informimi i saj për atë që ndodh brenda dhe anekënd botës, e vë në

Page 206: Jurispodenca

vështirësi shtetin për të mohuar me kredibilitet që të ketë qenë i njohur me standardet e tilla dhe kjo bën që komuniteti ndërkombëtar të veprojë. 2. Intervenimi i Bashkësisë Ndërkombëtare për shkak të shkeljeve fundamentale të të drejtave të njeriut Bashkësia ndërkombëtare ka bërë përpjekjet e para që të legjitimojë ndërhyrjen ndërkombëtare në rastet kur shteti cenon rëndë të drejtat e individëve, të cilët gjenden nën pushtet të tij, posaçërisht kur persekutoheshin grupe të caktuara etnike. Prandaj, që nga shekulli i nëntëmbëdhjetë, e drejta ndërkombëtare ka zhvilluar doktrinën e legjitimitetit të “intervenimit humanitar” në rastet kur shteti kryente veprimet më të tmerrshme ndaj subjekteve të tij, sidomos kur ato ishin aq të rënda sa edhe konsideroheshin të paimagjinueshme për “vetëdijen e njerëzimit”. Edhe pse qëndrimi sipas të cilit “sovraniteti i pakufizuar” qëndronte si koncept themelor në raportet mes shteteve, intervenimet e para nga bashkësia ndërkombëtare në raste të tilla ndikuan që koncepti i “sovranitetit absolut” të shtetit të zbehet, kur shtrohej çështja e shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut. Interevnimi është përdorur në disa raste kundër Perandorisë Osmane: më 1827, kur ndodhnin masakrat mbi popullin grek; intervenimi është përdorur edhe kur 12.000 kristianë ishin masakruar nga trupat jo të rregullta otomane në territorin e sotëm të Bullgarisë. Qysh atëherë politikani liberal Gladstone i Britanisë së Madhe “pati sukses në promovimin e disenjimit të politikës së jashtme për mbështetjen e lirisë së popullit të Bullgarisë”. Mendohej se ky proces duhej të respektohej, por edhe të praktikohej, mirëpo ai ecte shumë ngadalshë Pas Luftës së Parë Botërore, u lidhën disa traktate për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve me Lidhjen e Kombeve, si garantuese e tyre. Lidhja e Kombeve kishte përqendrim të vazhdueshem në çështjet humanitare si dhe në disa aspekte të të drejtave të njeriut. Ndërkaq, akt i vërtetë ndërkombëtar për të drejtat e njeriut të asaj kohe konsiderohet Konventa kundër Skllavërisë e vitit 1926, e cila hyri në fuqi një vit më pas. 841 Mbrojtja ndërkombëtare e të dejtave të njeriut Sidoqoftë, Lidhja e Kombeve nuk mundi të punonte shumë në krijimin e standardeve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sepse ende ishin mjaft të zëshme forcat që ishin për një zbatim të rreptë të doktrinës së “sovranitetit nacional”, gjë që përjashtonte mundësinë e gjykimit dhe të kritikës së trajtimit të grupeve të ndryshme nga qeveritë e tyre. Doktrina e “sovranitetit nacional” u shkonte për shtat: SHBA-së ku në atë kohë dominonte diskriminimi racial, dhe BRSS-ës, që ishte një shtet totalitar, policor. Nga ana tjetër, një pjesë e madhe e shteteve të Evropë Perëndimore kishin kolonitë e tyre nëpër pjesë të ndryshme të botës. Një ambient i tillë ndërkombëtar ngadalësonte çdo zhvillim të shpejtë të proceseve në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Doktrina e rreptë e “sovranitetit nacional”, bënte të pamundur çfarëdo kritike të ligjeve në fuqi të shtetit, me të cilat bëhej shkelja e këtyre të drejtave. Formalisht, ato konsideroheshin të paligjshme, prandaj edhe nuk pati ndonjë ndërhyrje (intervenim) gjatë persekutimit të armenëve nga Turqia dhe as të hbrenjve nga ana e Rusisë. Gjatë këtyre ngjarjeve, për fat të keq, deklaratat politike ishin mjeti i vetëm i reagimit. Ndërsa tani, zhvillimi i të drejtës ndërkombëtare po shkon drejt gjetjes së formave të reja dhe konsolidimit të mekanizmave dhe koordinimit të tyre në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Një synim i tillë i OKB-ës u bë realitet pas Luftës së Ftohtë, duke mos përjashtuar këtu as intervenimin, si mjet i fundit. Këtë e dëshmoi edhe intervenimi në Kosovë në bazë të faktit se “ ishin shkelur të drejtat fundamentale të njeriutr”, se “emergjenca dhe katastrofa humanitare” kërkojnë veprime të shpejta për “parandalim të konfliktit” dhe “ndërhyrje për zgjidhjen e tij” . Prandaj, mund të thuhet se mbrojtja ndërkombëtare e të drejtave të njeriut shërben për të garantuar të drejtat individuale, që janë “praktike dhe efektive” dhe jo “teorike apo iluzore”. 3. Standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut nga viti 1945 Mbrojtja ndërkombëtare e të drejtave të njeriut pësoi transformim rrënjësor pas Luftës së Dytë Botërore, pas tragjedisë së paparë që kishte përjetuar një numër i madh popujsh. Pas përfundimit

Page 207: Jurispodenca

të Luftës, Fuqitë Fituese u përcaktuan të hartojnë koncepte të reja të së drejtës ndërkombëtare, për të bërë sa më pak të mundshme përsëritjen e gjërave të tilla. Në këtë drejtim u krijuan mekanizmat e parë, përkatësisht organizatat e para ndërqeveritare, siç janë: Kombet e Bashkuara, Këshilli i Evropës dhe Organizata e Shteteve Amerikane. Karta e OKB-ës përcakton qëllimin dhe objektivat, pushtetin dhe strukturën organizative. Në mes tjerash ,sa i përket qëllimit të Organizatës, neni 1(3) përcakton: Promovimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe të lirive fundamentale për të gjithë, pa dallim përkatësie racore, të seksit, gjuhës a religjionit. Edhe pse Karta e OKB-ës është një traktat ndërkombëtar, sipas së drejtës ndërkombëtare, dhe ka statusin e traktatit multilateral. Të drejtat dhe liritë fundamentale u përmblodhën dhe u formuluan në aktin e parë të nxjerrë nga OKB-ja në formë të Deklaratës Universale, e cila u nxor më 842 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS 1948. Njëherësh, me nxjerrjen një e akti të tillë, adoptohet edhe normativizimi i universalitetit të të drejtave të njeriut. Dokumenti i tillë u quajt “Deklaratë”, duke konsideruar se nuk tentohej krijimi i ligjeve të reja, por deklarimi se të drejtat e njeriut kane ekzistuar dhe janë njohur edhe me herët në të drejtën ndërkombëtare, por janë cenuar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në të njëjtën kohë, edhe pse Deklarata kishte një rëndës fundamentale, ajo u përket “ligjeve të buta”, d.m.th., nuk ka mekanizëm të obligueshëm për shtetet. Prandaj, Komisioni për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara menjëherë vazhdoi punën në hartimin e dy pakteve, në mënyrë që ato të bëhen juridikisht të obligueshme për shtetet anëtare të OKB-ës. Si përfundim, më 1954 ato ishim të gatshme dhe pritej ratifikimi i tyre nga ana e shteteve. Njëri pakt kishte të bënte me të Drejtat Civile e Politike dhe Pakti tjetër kishte të bënte me të Drejtat Ekonomike Sociale e Kulturore. E gjithë kjo ka ndikuar që përmes traktateve multilaterale, shtetet sovrane të detyrohen të sigurojnë respektimin e të drejtave të njeriut brenda territorit të tyre, por edhe më gjerë. Pra, Paktet e sipërpërmednura përcaktojnë obligimet e shumë qeverive lidhur me veprimin dhe mosveprimin e tyre, por edhe limitet e shtrirjes së ushtrimit të pushteti shtetëror nga ana e tyre. Nga e gjithë kjo rezulton se doktrina e “sovranitetit nacional” është kufizuar në dy aspekte: 1. Mënyra si i trajton një shtet qytetarët e vet është një çështje legjitime e së drejtës ndërkombëtare; 2. Tani ekziston një standard më superior, i themeluar nga vetëdija e përgjithshme, që mund të përdoret për gjykimin e ligjeve nacionale dhe sjelljeve aktuale të shteteve sovrane brenda territorit të tyre, gjatë ushtrimit të pushtetit të brendshëm; 3. Mund të konsdierohet se ligji ndërkombëtar po rangohet në hierarkinë e ligjeve, ndoshta edhe mbi “kushtetutat nacionale” Me rëndësi të veçantë është fakti se të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si asnjëhërë më parë në historinë e njerëzimit, nuk trajtohen si çështje të sovranitetit të brendshëm të shteteve. Ato tanimë përcaktohen me akte të ndryshme të organizatave ndërkombëtare dhe mbrohen prej tyre. 4. Traktatet ndërkombëtare si burim i së drejtës së brendshme Kur një shtet është palë e së drejtës ndërkombëtare në bazë të traktatit ndërkombëtar, i cili ka hyrë në fuqi pas nënshkrimit dhe ratifikimit, shtrohet pyetja si mund të bëhen dispozitat e një traktati të tillë pjesë e së drejtës së brendshme të këtij shteti? Kjo pyetje nxjerr në shesh raportin ndërmjet ligjit të brendshëm dhe atij ndërkombëtar, që çdoherë ka ngjallur debate të thella dhe të gjata mes pasuesve të dy shkollave të ndryshme, të cilët anojnë nga qasja “moniste”, përkatësisht nga qasja “dualiste”. Dualistët shohin të drejtën e brendshme dhe atë të jashtme si dy të drejta të veçanta dhe të ndara, të cilat kanë burime të ndryshme, rregullojnë fusha dhe raporte të ndryshme, të cilat janë të ndryshme edhe në thelbin e tyre. Sipas tyre, në gjykatat e vendit e drejta ndërkombëtare është 843 Mbrojtja ndërkombëtare e të dejtave të njeriut inferiore ndaj së drejtës së vendit. Po sipas tyre, nëse e drejta ndërkombëtare bëhet pjesë e së

Page 208: Jurispodenca

drejtës së vendit, ajo bëhet pjesë e saj vetëm sepse inkorporimi i saj është vendosur sipas së drejtës së brendshme. Zakonisht, e drejta ndërkombëtare bëhet pjesë e së drejtës së brendshmë duke nxjerrë ligje të veçanta nga ana e Parlamenit të atij shteti dhe duke harminizuar atë me standardin ndërkombëtar. Një ligj i tillë është “Human Rights Act” i nxjerrë nga Britania e Madhe. Monistët, në anën tjetër, konsiderojnë se ekziston vetëm një sistem, duke konsideruar se e drejta ndërkombëtare është superiore dhe përfaqëson rregullat më të larta të një sistemi, të cilat ia bëjnë të pamundur shtetit shmangien nga obligimi për të zbatuar ligjin ndërkombëtar në nivel të vendit. Në rast se e drejta ndërkombëtare inkorporohet në të drejtën e brendshme të një shteti, pa nxjerrë paraprakisht një legjislacion specifik, pjesët të cilat në mënyrë eksplicite duhet të hyjnë në fuqi njihen si “vetekzekutuese”. Kushtetutat e disa shteteve mundësojnë që disa dispozita të së drejtës ndërkombëtare të jenë vetekzekutuese. Disa shtete kanë shkuar edhe me larg dhe ato jo vetëm e kanë bërë të drejtën ndërkombëtare vetekzekutuese, por për nga rangimi, e konsiderojnë atë superiore ndaj të gjithë legjislacionit të së drejtës së brendshme. Nëse shohim të drejtën e zbatueshme në Kosovë, sipas Rezolutës 1244, Kornizës Kushtetuese, Rregullores 24, 25 të UNMIK-ut, do të vëmë re se e drejta ndërkombëtare është e aplikueshme në të drejtën tonë dhe ka efekt të drejtpërdrejtë. Këtë mund ta shohim sipas ilustrimit që vijon LIGJI I ZBATUESHËM DHE TË DREJTAT E NJERIUT Hierarkia e ligjeve në Kosovë, sipas Administratës Civile të Kombeve të Bashkuara KËSHILLI I SIGURIMIT TË KB, REZOLUTA # 1244 UNMIK/REG/2000/59 - MBI LIGJIN E ZBATUESHËM NË KOSOVË LIGJI Ushtrimi i funksionit publik 1.1 RREGULLORJA E UNMIK-ut Instrumentet subsidiare LIGJET më 1989 [Kushtetuta 1974 dhe PNCP?] KEDN PNCP PNESK 844 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS [Në ushtrimin e funksioneve publike nga zyrtarët publik, standardet e të drejtave të njeriut duhet të respektohen] S’KA DISKRIMINIM Ndalimi i diskriminimit arbitrar Përjashtime nëse ka zbrazëti në ligjin ‘89: 1989 - 1999 Ligji nëse është në harmoni me standardet për të drejtat e njeriut 1.4 në rastet penale: LIGJI 1989 - 1999 Dispozita më të favorshme sipas ligjit ‘89-99 KAPITULLI 1.1 Përjashtim kapitujt (1.2) dhe (1.4) KAPITULLI 1.3 E mbështetur nga kapitulli1.4 KEDN-Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut PNCP- Pakti Civil dhe Politik PNESK-Pakti Ekonomik Social dhe Kulturor

Page 209: Jurispodenca

5. Mekanizmat rajonalë të mbrojtjes së të drejtave të njeriut Përpos mekanizmave ndërkombëtarë të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, nëse flasim për fazën e realizimit konkret, kemi edhe mekanizma rajonalë. Për arritjet në mbrojtjen e të drejtave të njeriut duhet të përqendrohemi në Kshillin e Evropës dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kjo Konventë është një mekanizëm efektiv që i jep mundësi individit të ballafaqohet me Qeverinë e shtetit për shkak të ligjeve diskriminuese apo për zbatimin e tyre diskriminues nga 845 Mbrojtja ndërkombëtare e të dejtave të njeriut shteti përkatës. Konventa është pjesë e domosdoshme në kuadër të kushteve për anëtarësim në Kshillin e Evropës. Pranimi i Konventës, e drejta e peticionit individual dhe juridiksioni i Gjykatës Evropiane janë obligim politik për anëtarësimin në Këshill. Anëtarësimi në Këshillin e Evropës është rritur dukshëm që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik dhe RFJ. 6. Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut Statuti i Këshillit të Evropës kërkon që çdo anëtar i saj “të pranojë parimet e sundimit të së drejtës, pra palët marrin përsipër detyrimin që, brenda juridiksionit të tyre, të sigurojnë të drejtat dhe liritë e individëve, të parashikuar në Konventë “. Prandaj, mbrojtja e të drejtave të njeriut është një çështje fundamentale në rolin e Këshillit të Evropës. Konventa ndahet në dy pjesë: pjesa e parë numëron të drejtat substanciale të mbrojtura nga traktati, ndërsa pjesa e dytë shqyrton çështjet procedurale, siç janë krijimi dhe përbërja e Gjykatës Evropiane dhe rregullat e paraqitjes së ankesave. Si e tillë, Konventa edhe më tej mbetet instrumenti më i avancuar i këtij lloji. Ajo ka gjeneruar jurisprudencën më të sofistikuar dhe më të detajizuar. Kontributi i Konventës është i padiskutueshëm sa i përket jurisprudencës së mbrojtjes ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Po ashtu, ajo ka bërë edhe interpretimin e të drejtave të veçanta, të cilat i mbron dhe ka zhvilluar konceptet kyçe të zbatimit të përgjithshëm, p.sh., pariminin e proporcionalitetit, pastaj i ka dhënë kuptimin termit “e drejtë” dhe ka bërë një zhvillim në qasjen e interpretimit të traktateve për të drejtat e njeriut, në pergjithësi. Konventa ka kontribuar, po ashtu, edhe në fusha të tjera të së drejtës ndërkombëtare, posaçërisht sa i përket të drejtës dhe mënyrës së funksionimit të gjykatave ndërkombëtare. 7. Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut Ekzistimi i Gjykatës mbështetet në nenin 19 të Konventës, sipas të cilit, krijimi i Gjykatës mundësohet në mënyrë që të “sigurohet mbikëqyrja” e detyrave të shteteve që kanë sipas Konventës dhe protokolleve shtesë. Funksioni i Gjykatës është të pranojë ankesat, të vendosë nëse ato janë ose jo të aplikueshme dhe, nëse po, vendos për çështjen kryesore. Vendimet gjyqësore janë të detyrueshme. Për më tepër, marrja e vendimit lidhur me cenimin e Konventës i mundëson Gjykatës, (sipas nenit 41), të urdhërojë shtetin t’i paguajë aplikantit kompensimin e arsyeshëm dhe shpenzimet. Administrimi i punës së Gjykatës është përgjegjësi primare e Kryetarit, në mungesë të të cilit, kjo i kalon zëvendësit të tij. Numri i gjyqtarëve në Gjykatë është aq sa është edhe numri i shteteve të cilat e kanë ratifikuar Konventën. 846 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS Gjyqtarët zakonisht zgjidhen për një periudhë gjashtëvjeçare, me mundësi rizgjedhjeje. Sidoqoftë, ata duhet të pensionohen në moshën 70 vjeç. 8. Proceduara e paraqitjes së aplikacionit Sipas nenit 24, çdo palë mund të paraqesë aplikacion kur konsideruar se i është cenuar e drejta e parashikuar në Konventës dhe duke u nisur nga fakti se Konventa është ratifikuar nga shteti përkatës. Sipas nenit 25 të Konventës, aplikuesi ose aplikuesit potencialë kanë mundësi të komunikojnë lirisht me Komisionin, pa qenë subjekte, në çfarëdo forme, të presionit nga autoritetet apo të shtërnguar të terheqin a të ndryshojnë ankesën e tyre. a). Shterimi i mjeteve efektive juridike sipas ligjeve të vendit

Page 210: Jurispodenca

Paraqitja e padisë mund të bëhet vetëm pasi pala t’i ketë shteruar të gjitha mjetet efektive sipas legjislacionit vendor. Sipas nenit 1 të Konventës, shtetet kanë për obligim të sigurojnë të drejtat dhe liritë e të gjitha subjekteve brenda juridiksionit të tyre. Ky obligim përfshin detyrën që shteti të sigurojë një kornizë ligjore për të mbrojtur këto të drejta. Obligimi fundamental sipas nenit 1 është argumentuar me nenit 13, i cili kërkon: “Secili person, të cilit i janë cenuar të drejtat dhe liritë e përcaktuar në Konventë, duhet të ketë mjet efektiv për mbrojtjen e tyre para autoritetit të vendit”. Këto dispozita nënvizojnë përgjegjësinë primare të institucioneve shtetërore për të mundësuar sigurimin dhe gëzimin e të drejtave të të gjithëve që përfshihen në juridiksionin e tyre. Ndërkaq, Gjykata Evropiane është aty që të intervenojë, kur mbrojta në shtetin përkatës ka dështuar. Neni 35 përmban rregullat e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare, sipas të cilave procedura nuk mund të inicohet para tribunalit ndërkombëtar para se të provohet çdo mundësi sipas të drejtës së vendit. Prandaj Gjykata mund të merret me çështjen pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet efektive të vendit. Kjo dispozitë është hartuar në mënyrë që, së pari, shteteve t’u jepet mundësia për ta zgjidhur çështjen sipas së drejtës së tyre; së dyti, t’u jepet mundësia praktike gjykatave të vendit për t’i administruar provat faktike në mënyre normale dhe, së treti, të ulet ngarkesa e Gjykatës Evropiane. - Mjetet juridike duhet te jenë efektive, (jo rekomandime nga Bordi i Vizitorëve, Ombudsmani etj.). - Mjetet juridike duhet të jenë pjesë e procesit normal, duke përfshirë përdorimin normal të mjetit juridik, pra duhet të shfrytëzohen vetëm mjetet e rregullta juridike, (p.sh., kërkesa ex gratia për kompensim të dëmit a për rishqyrtim të procedurës nuk konsiderohen mjete të rregullta juridike). - Nëse ka më shumë se një mjet efektiv juridik, nga individi nuk kërkohet të provojë më shumë se një nga ato mjete. b). Afati gjashtëmujor Koha e paraqitjes së kërkesës fillon të ecë nga dita e marrjes së vendimit përfundimtar në procesin e shterimit të mjeteve efektive të vendit në lidhje me çdo ankesë. Pra, kjo është dita në të cilën aplikanti ose avokati i tij janë informuar për vendimin final. Në fakt, merret data e njoftimit 847 Mbrojtja ndërkombëtare e të dejtave të njeriut të avokatit, sepse aplikanti mund të jetë i informuar më vonë. Nëse nuk ka mjete efektive juridike, afati ecën nga data e aktit ose e mosveprimit apo nga data e njohjes së atij akti ose nga koha e paraqitjes së mjetit efektiv nga ana e aplikantit. Rrethanat e veçanta që suspendojnë afatin. - Vetëm rrethanat e forcës madhore (vis major) mund ta suspendojnë ecjen e afatit. - Sëmundja dhe gjendja jo e mirë psiike nuk janë pranuar si kriter për suspendimin e afatit. - Izolimi i personit nuk është element i mjaftueshëm që të suspendojë afatin, përveç në rastet kur provohet që kontakti me jashtë ka qenë i pamundur. - Mosnjohja e Konventës është rrethanë e pamjaftueshme për të suspenuar afatin. - ç) Paraqitja e ankesës Paraqitja a aplikacioni mund të bëhet me letër ose me fax. Në mënyrë që të pengohet ecja e afatit sipas rregullës së afatit gjashtëmujor, çfarëdo letre preliminare duhet të përmbajë një paraqitje të shkurtër të fakteve dhe ankesën, në mënyrë që përmbajtja e saj të jetë e dukshme. Ndërsa aplikacioni relevant dhe i plotë që pason më vonë duhet të përmbajë të gjithë dokumentacionin relevant, (kopjet - jo origjinalin, posaçërisht kopjet e vendimeve gjyqësore në gjykatën e vendit, që kanë të bëjnë me mjetet juridike të përdorura). Paraqitja e aplikacionit të plotë nuk duhet të kalojë afatin gjashtëjavor, i cili është përcaktuar për shkaqe praktike, duke penguar procedurën e regjistrimit. Përfaqësuesi ligjor duhet të ketë autorizim të nënshkruar nga aplikanti, i cili autorizon avokatin për përfaqësim para Komisionit. d). Ndërhyrja në të drejta duhet të jetë e bazuar

Page 211: Jurispodenca

T pabazuara konsiderohen: - Ankesa e pabazuar apo e pambështetur me materialin që dorëzohet; - Faktet ndaj të cilave ankohet, nëse nuk konsiderohen ndërhyrje në gëzimin e ndonjë të drejte; - Ndërhyrja e cila ka bazë në Konventë, por provat dëshmojnë ndryshe, ( p.sh., kur fëmija merret nga prindërit, konsiderohet ndërhyrje, mirëpo provat mbështesin qëndrimin e gjykatës së vendit se është e domosdoshme të mbrohet e drejta e fëmisjës). - Aplikanti ka pushuar te jetë viktimë e). Jokompatibiliteti Jokompatibiliteti Ratione Temporis - Kur ankesa ka të bëjë me ngjarjet të cilat janë paraqitur para se shteti kontraktues ta ketë pranuar të drëjtën e peticionit individual sipas nenit 25. Jokompatibiliteti Ratione Personae - Përfshin ankesën kundër shtetit, i cili nuk e ka nënshkruar Konventën ose Protokollin relevant, - Ankesën kundër personave për të cilët shteti nuk është përgjegjës, 848 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS - Kur aplikanti nuk është viktimë e ngjarjeve a masave mbi të cilat është e bazuar padia. Jokompatibiliteti Ratione Materiae - Kur personi bazohet në të drejtën që nuk është e përfshirë në Konventë, - Kur ankesa e personit bie jashtë konturave të të drejtave të posaçme të përfshira. 9. Kush mund të paraqesë padinë Çdo person, organizatë joqeveritare a grup individësh, të cilët konsiderojnë se janë viktima të ndërhyrjes në të drejtat e tyre apo edhe personat e tjerë, (shoku i afërm, avokati, përfaqësuesi i NGO-së që ka autorizim të veprojë, duke specifikuar vullnetin e aplikantit të përfaqësohet nga personi në fjalë). Ankesat nuk duhet të jenë anonime, por mund të kërkohet që emrat të mbeten konfidencialë, edhe pse ata duhet çdoherë t’i zbulohen shtetit përkatës. Organet komunale apo koorporatat publike, të cilat kryejnë punë zyrtare, nuk mund të paraqesin aplikacion. Konventa nuk lejon actio-popularis, pra çdoherë kërkohet që pala të jetë viktimë e drejtpërdrejtë ose e tërthortë e shtetit, si rrjedhojë e cenimit të Konventës. a) Kontaktet preliminare me Zyrën e Regjistrimit Gjykata e re ka edhe Zyrën e regjistrimit, fillimisht e përbërë nga avokatët e Komisionit të Sekretariatit dhe regjistrit të Gjykatës së vjetër. Tani Sekretariati e menaxhon aplikacionin si më poshtë: Dosja e përkohshme hapet me çdo ankesë, letër të re. Ajo i kalohet Njësisë së avokatëve që bën ekspertizën relevante qoftë gjuhësore, qoftë ligjore. Sekretariati informon aplikantin për çdo pjesë të munguar dhe, sipas rregullës së përgjithshme, rasti nuk regjistrohet përderisa nuk dërgohet i gjithë dokumentacioni. Sekretariati, po ashtu, është i autorizuar t’ia tërheqë vëmendjen aplikantit për sa u përket problemeve të pranimit. Lidhur me pikat që i paraqet Sekretariati, edhe në rastet kur aplikanti nuk pajtohet, gjithmonë duhet të kthehet përgjigjja. Për rastet e papranueshme, Komitet i përbërë prej tre anëtarëve konstaton se rasti nuk i përket kategorisë për të cilën pretendohet. b) Regjistrimi i aplikacionit dhe emërimi i raportuesit Sapo të jetë regjistruar rasti, procedura vazhdon para Komisionit. Shpejtësia me të cilën bëhet ekzaminimi i parë varet nga shteti përkatës, ( prej 3 deri në 18 asnjëherë muaj). Shqyrtohen me përparësi ato raste që kanë të bëjnë me çështje serioze të shëndetit ose me përfshirje të fëmijëve në to. Për shqyrtimin e rastit caktohet edhe një raportues, anëtar i Komisionit, i ngarkuar për paraqitje para Komisionit, kur vjen radha i ekzaminimit. Identiteti i raportuesit nuk zbulohet asnjëherë. Është raportuesi ai që, me ndihmën e avokatit i cili caktohet për rastin në fjalë nga Sekretariati, bën propozimin para Komisionit. Propozimi ka të bëjë me procedurën, vendimet dhe raportet që

Page 212: Jurispodenca

849 Mbrojtja ndërkombëtare e të dejtave të njeriut zbatohen në lidhje me rastin. c) Ekzaminimi nga Komiteti Anëtarët e Komisionit duhet të pajtohen unanimisht që propozimi të zbatohet. Nëse Komiteti nuk e pranon propozimin, atëherë ai i paraqitet njërës nga dhomat e Gjykatës, në sesion plenar. d) Ekzaminimi para Gjykatës Para Gjykatës së re, rastet të cilat nuk hidhen poshtë në Komitet ekzaminohen para njërës nga katër dhomat e Gjykatës. dh) Komunikimi me Qeverinë përkatëse Sipas procedurës së Komisionit, kur rasti i komunikohet Qeverisë përkatëse, parashtrohen pyetje rreth çështjeve kyçe. Aplikantit i dorëzohen vërejtjet e Qeverisë në mënyrë që të kthejë përgjigjen. Duhet të kundërshtohet çdo argument që ka të bëjë me kriterin e pranimit, qoftë për mosshterim të të gjitha mjeteve juridike në afatin prej gjashtë muajsh, qoftë kur nuk ka bazë në Konventë. e) Paraqitja e fakteve Gjykata është kompetente të marrë në shqyrtim provat dhe të dëgjojë dëshmitarët. Ndërkaq, në rastet kur shihet se nuk është bërë një hetim faktik relevant në nivel të vendit dhe nëse ka mosmarrëveshje për faktet themelore, Gjykata është e detyruar të dëgjojë dëshmitarët. (Rasti i Akdivarit kundër Turqisë përbën serinë e parë të rasteve që janë hetuar nga misioni për zbulimin e fakteve). ë) Shqyrtimet me gojë Kjo ndodh rrallë para Komisionit, ngaqë shumica e rasteve të pranuara nga Gjykata është vendosur në bazë të paraqitjes me shkrim nga palët. Shqyrtimet me gojë bëhen vetëm në rastet kur paraqiten fakte të reja ose kur, sipas pikëpamjeve të Qeverisë, ato kanë efekte themelore në fusha të rëndësishme të drejtësisë a të praktikës. f) Vendimi për pranim Sikurse edhe te rasti i Komisionit, kur Gjykata e deklaron rastin të papranueshëm, nuk ka dispozita për ankesë. Ndërkaq, kur rasti pranohet, marrëveshjet dhe procedura e rregullt vazhdojnë. g) Procedura e arritjes së marrëveshjes Komisioni informon të dy palët kur ua dërgon vendimin e pranimit, sipas të cilit sqaron se është në dispozicion të tyre të asistojnë në arritjen e marrëveshjes. Kur ekziston mundësia për të arritur një marrëveshje të përkohshme për çështjen kryesore, kjo u komunikohet palëve në rrugë rreptësisht konfidenciale. 850 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS Kur arrihet marrëveshja, Komisioni harton raportin që i dërgohet Komitetit të Ministrave dhe ai bëhet publik. Në përgjithës,i palëve u lihet mundësia që të rregullojnë pagesën e kompensimit si dhe vlerësimi për shpenzimet e tyre. Nëse marrveshja nuk arrihet, negociatat asnjëherë nuk bëhen publike dhe rasti vazhdon. gj) Vlerësimi meritor i vendimit Pala shtetërore ose Komisioni, në emër të aplikantit, mund të kërkojnë interpretimin e vendimit brenda tri vjetësh, nga data e dhënies së tij. Pala shtetërore ose Komisioni, në emër të aplikantit, mund të kërkojnë, po ashtu, revizionin e vendimit brenda gjashtë muajve, llogaritur nga koha kur është njohur fakti, i cili, për nga natyra e tij, ka mundur të ketë ndikim vendimtar dhe ka qenë i panjohur si për Gjykatën, ashtu edhe për palën ose Komisionin. 10. Monitorimi i ekzekutimit Sipas nenit 54, Komiteti i Ministrave e mbikëqyr ekzekutimin e vendimit gjyqësor. Roli i tij është të shohë se çfarë veprimi është ndërmarrë nga Qeveria lidhur me cenimet e tilla. Kur rasti paraqitet në agjendat e tij, ai fton shtetin që ta informojë për masat e ndërrmara dhe çështja automatikisht konsiderohet si çështje në agjendë për një interval jo me të shkurtër se gjashtë

Page 213: Jurispodenca

muaj. Kur Komiteti është i kënaqur me punën e Qeverisë, ai nxjerr rezolutën, duke shënuar pozitën dhe duke deklaruar se ka ushtruar funksionin ashtu siç është paraparë. 11. Ndihma juridike-procedura Rregullat e procedurës së Komisionit imponojnë kriterin e domosdoshëm financiar, në rast të mjeteve të pamjaftueshme. Nuk ekzistojnë rregulla të shkruara lidhur me atë se ç’ janë mjetet e pamjaftueshme, prandaj edhe Komisioni ndjek një qasje fleksibël. Për prezantim gjatë seancës së shqyrtimit, në përgjithësi, paguhen mëditja dhe shpenzimet për një përfaqësues ligjor. Në përgjithësi, aplikantëve u hiqen shpenzimet për pjesëmarrje. Aplikantëve, të cilët e perfaqësojnë veten e tyre, vetëm du t’iu rimbursohen shpenzimet. Asnjë kërkesë nuk mund të bëhet për orët në emër të mëditjeve. Aplikanti mund të përfaqësohet nga avokati ose çdo person tjetër që është banor i njërit nga shtetet anëtare të Këshillit të Evropës. 12. Interpretimi i Konventës mbi të Drejtat e Njeriut - Parimet a) Subsidiariteti Organet e Konventës janë trupa mbikëqyrës dhe subsidiarë të sistemit nacional, të cilat mbikëqyrin mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Sipas nenit 1 të Konventës, shtetet kontraktuese kanë marrë përsipër që të “sigurojnë brenda juridiksionit të tyre të drejtat dhe liritë”, të parashikuara në Konventë. Neni 13 impononon detyrimin e shtetit që të lejojë mjete juridike për ata që konsiderojnë se kanë të bëjnë me ndërhyrje në të drejtat e tyre, sipas Konventës. P.sh., gruaja, burri i së cilës është përjashtuar nga territori i shteteve sipas ligjeve të emigracionit që mund të cenojnë Konventën, duhet të ketë mjet efektiv juridik, sipas ligjit të vendit, me të cilin mund të shqyrtojë ligjshmërinë e përjashtimit të burrit të saj. Ndërkaq, sipas nenit 26, i cili kërkon shterimin e mjeteve të vendit, si 851 Mbrojtja ndërkombëtare e të dejtave të njeriut parakusht, reflekton faktin se ardhja në Strasbourg është kuptuar si mjet i fundit. b) Instanca e katërt Organet e Konventës nuk do të konstatojnë që vendimi, p.sh., besimi i fëmijës njërit prind, ka qenë, në fakt, një vendim korrekt, por do të vlerësojnë se mënyra e vendimmarrjes dhe implementimi kanë dështuar në njëfarë mënyre të mbrojnë të drejtën prindore.( P.sh., në një rast në Angli, babai ankohet se është ndërhyrë në të drejtën e tij familjare, kur fëmija i moshës 7 vjeç i është besuar për kujdestari nënës, e cila ishte norvegjeze për nga origjina dhe e cila tani jeton në Norvegji me një burrë tjetër dhe fëmijet e tij. Babai ankohet se fëmija duhej t’i ishte besuar atij dhe të jetonte në Angli së bashku me dy vëllezërit e vet më të rritur, siç ishte mësuar deri atëherë. Sipas tij, vendimi me të cilin fëmija i ishte besuar nënës, ka cenuar nenin 8 të Konventës Evropiane, “ E Dejta për Familje”. Sipas dokumentacionit dhe raporteve të studimit, të cilat ishin bërë nga zyrtarët e Mirëqenie Sociale, dilte se fëmija ishte ambientuar shumë mirë dhe kalonte shumë mirë në mjedisin e ri. Analiza më e hollësishme e nenit 8 të Konventës për të Drejtat e Njeriut interpreton se “familja” nuk ka vetëm kuptimin e të jetuarit së “bashku”, po familje konsiderohet edhe ajo kur anëtarët e familjes jetojnë në vende të ndryshme të botës. Në fakt, nga analiza e dokumentacionit të cilën e dërgoi ankuesi rezultonte se mënyra e marrjes së vendimit në instancën nacionale (vendore) ishte shumë korrekte dhe mbështetej në shumë raporte të detajizuara nga nëpunësit e Mirëqenies Sociale. Po ashtu, edhe vetë mundësia që i ishte lënë babasë për ta vizituar djalin e tij pa ndonjë pengesë, sa herë të dëshironte, përveç gjatë kohës së shkollës kur atij do t’i pengonte në mësim, tregonte se mënyra e marrjes së vendimit dhe implementimi nuk ia cenonin aspak të drejtën atënore ankuesit. Prandaj, Konventa nuk merret me ato raste kur pala është e pakënaqur me vendimin vetëm sepseai është marrë në disfavor të tij). c) Margjina e çmuarjes së lirë - e drejta e diskrecionit Interpretohet në rastet kur nuk ekziston një koncept uniform, p.sh. moral, dhe është pranuar se ka një numër zgjidhjesh ose qasjesh të mundshme në fusha të caktuara. Kontura e margjinës së çmuarjes së lirë do të ndryshojë sipas kontekstit. Sipas organeve të Konventës, e drejta e diskrecionit, me rastin e vendosjes për një çështje konkrete, duhet të jetë mjaft e gjerë, si p.sh., në fushën e sigurisë nacionale, çështjen e transseksualizmit a të AIDS-it. Në

Page 214: Jurispodenca

praktikë ky koncept përdoret si mjet që i lejon shtetit liri veprimi në vlerësimin se çfarë i nevojitet shoqërisë dhe me cilat mënyra mund të realizohen më së miri ato kërkesa. Në një mjedis multikulturor, në Evropën me tradita të ndryshme lokale, Konventa nuk mundet dhe nuk duhet të imponojë uniformitet apo njëllojtësi. ç) Konceptet autonome Gjykata mbron qëndrimin se termat e përfshirë në Konventë janë koncepte autonome dhe është e lirë të vlerësojë aplikimin e tyre në situata të veçanta, në sistemet nacionale. Kjo përfshin konceptin “e të drejtave dhe obligimeve civile”, “ngarkimin me vepër penale”, “ dëshmitarin” etj. Këto koncepte do të determinojnë konturat e së drejtës së garantuara me Konventë dhe shtetet kontrakatuese nuk mund t’i kufizojnë ato me klasifikim formal dhe përkufizime në të drejtën e vendit. 852 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS d) Efektiviteti Konventa është një sistem i mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Kjo bën që ajo të ketë rëndësi të posaçme, sepse këto të drejta janë praktike dhe efektive e jo teorike dhe iluzore. dh) Kufizimet e rrepta Sipas praktikës së rasteve a precedentit, është potencuar rëndësia e lirisë fizike të personit, kurse përjashtimet janë posaçërisht të limituara, siç janë ato që parashikohen nga neni 5 paragrafi 1. Nëse paraburgimi nuk bënë pjesë brenda kësaj kategorie, (nëse përcaktohet si kufizim) e nuk mund të arsyetohet sipas nenit 5, edhe pse qëllimi ka mundur të jetë i mirë. e) Ligjshmëria Sundimi i së drejtës është një nga parimet kyçe të Konventës, prandaj është përcaktuar që shteti mund të ndërhyje në të drejtat e njeriut a të rregulloj liritë e tyre për të vepruar për qëllime legjitime specifike, por nëse vepron, duhet të veprojë sipas ligjit. ë) Proporcionaliteti Konsiderohet interpretimi më dominant që përfshin tërë Konventën. Kërkon relacion të arsyeshëm mes qëllimit që ndiqet dhe mjeteve të përdorura. Po ashtu, përdoret si test i gjetjes së baraspeshës mes interesit të aplikantit dhe interesave të komunitetit. Shumë çështje sillen rreth konfliktit ndërmjet pozitës së individit dhe të mirave të masës së përgjithshme të shoqërisë apo, siç mund ta quajmë ndryshe, qëllim legjitim objektiv. Me anë të proporcionalitetit mund të ekzaminohet nëse individët e caktuar kanë pasur barrë më të madhe sesa ka qenë e nevojshme për të arritur qëllimin legjitim objektiv shoqëror. A thua kjo barrë, sipas së drejtës së brendshme, procedurat dhe format e ndërmarra nga shteti, kanë arritur nja baraspeshë të drejtë në raportin individshoqëri. Pasi që Konventa nuk i përcakton standardet ideale, ajo duhet t’i përgjigjet rastit konkret.( P.sh., nëse individi shpronësohet për intres të përgjithshëm shoqëror, por nëse në atë pronë nuk ndërtohet asgjë për një kohë të gjatë, shtrohet cështja e proporcionalitetit - sa është dëmtuar individi për një interes legjitim objektiv dhe a është arritur baraspesha që parashihet me Konventë ?). i) Detyrimet pozitive Dispozitat e Konventës imponojnë kryesisht detyrime negative ndaj shtetit që të rezervohet në marrjen e hapave që i cenojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Mirëpo, në praktikën gjyqësore të drejtat janë interpretuar në atë mënyrë që të imponojnë edhe detyrime pozitive ndaj shteteve. Pra, shtetet duhet të mos ndërhyjnë në të drejta, por njëherësh duhet edhe të ndërrmarrin hapa për mbrojtje e të drejtave dhe gëzimin e tyre. 13. Aplikimi ne Gjykatën Evropiane të Strasburgut. A mundemi ne në Kosovë të parashtrojmë peticione individuale? Në bazë të Ligjit të Zbatueshëm të Kosovës, Rezolutës 1244, e sipas Kornizës Kushtetuese, Rregullores 24, 25, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut është ligj i aplikueshëm në 853 Mbrojtja ndërkombëtare e të dejtave të njeriut Kosovë. Kosova ende nuk e ka nënshkruar e as ratifikuar Konventën, prandaj, parimisht, nuk ka të drejtë të paraqesë padi në Gjykatë. Mirëpo nëse bëjmë një analizë të Ligjit të Zbatueshëm

Page 215: Jurispodenca

(standardeve ndërkombëtare) dhe “juridiksionit” nga praktika gjyqësore e Gjykatës Evropiane, mund të vijmë në përfundim se, përjashtimisht, edhe ne kemi të drejtë të paraqesim padi. Pra, a duhet të paraqesim peticion individual vetëm në ato raste kur të drejtat tona, që përfshihen në Konventë, cenohen nga agjentët shtetërorë të shteteve që janë anëtare të K.E.² apo, së paku, të provojmë të paraqesim padi për çështje të caktuara, dhe t’i lihet Gjykatës Evropiane të bëjë interpretimin e rasteve konkrete? Paraqitja e padisë mund të bëhet në bazë të nenit 1 të Konventës, e cila përkufizon lidhjen që duhet të ekzistojë midis një personi dhe një shteti anëtar, me qëllim që të zbatohet Konventa. Personi në fjalë duhet të ndodhet brenda “juridiksionit “të shtetit anëtar përkatës, me ç’rast Gjykata “juridiksionin nuk e kufizon me elementin territorial”. Sipas kësaj dispozite. krijohet detyrimi i shteteve të respektojnë të drejtat e njeriut në territorin ku “ato ushtrojnë efektivisht pushtetin e tyre”, ( duhet të nënvizohet - pushtetin efektiv). Pra, detyrimi për respektimin dhe mbrojtjen e këtyre të drejtave nuk është i kufizur vetëm në territorin e Palëve të Larta Kontraktuese, (term që përdoret për shtetet që e kanë ratifikuar Konventën), por Palët e Larta Kontraktuese mund të bëhen përgjegjëse edhe për shkak të veprimeve të autoriteteve të tyre, të kryera brenda ose jashtë kufijve kombëtar, që sjellin pasoja jashtë territorit të tyre. Ky interpretim është bërë në rastin Loizdou v Turqia. Në çështjen Loizdou kundër Turqisë, ankuesja që jetonte në jug të Qipros, ankohet për mohimin e shfrytëzimit të të drejtave mbi pasurinë e saj, (neni 1 Protokolli 1), dhe ndërhyrje në këto të drejta që ajo i gëzonte në Qipron e Veriut para pushtimit turk të kësaj pjese të Qipros. Gjatë tërë procesit Qeveria turke përpiqej ta mohonte përgjegjësinë e shtetit lidhur me atë për çka ishte bërë ankesa, duke mbrojtur mendimin se forcat e saj të armatosura po vepronin në bashkëpunim të plotë me autoritetet e ashtuquajtura “të pavaruara dhe autonome të Republikës Turke të Qipros Veriore”, të cilat ishin të pavarura në administrimin dhe kontrollin e territorit. Ishte më se e qartë se ushtria, politika dhe veprimet, të cilat ushtroheshin në pjesën veriore të Qipros ishin dhe kishin të bënin drejtpërdrejt me agjentë shtetërorë të Turqisë. Prandaj në rast të ndërhyrjes në të drejtat e personave me veprime dhe politika të tilla, ato duhen përfshirë brenda “juridiksionit” të Turqisë sipas kuptimit të nenit 1 të Konventës. Si rrjedhojë, ato krijojnë përgjegjësi, përkatësisht detyrimin e Turqisë për t’i siguruar ankueses të drejtat dhe liritë e parashikuara në Konventë, duke përfshirë edhe pjesën veriore të Qipros. Pra, përgjegjësia e një Pale Kontraktuese mund të lindë edhe në ato raste, kur, si pasojë e veprimeve ushtarake, qoftë të ligjshme, qoftë të paligjshme, ajo ushtron kontroll të efektshëm në një zonë jashtë territorit kombëtar të saj. Gjykata nuk merret me çështjen nëse ushtrimi i pushtetit efektiv në një territori është i ligjshëm apo i paligjshëm, por me faktin se mbasi territori kontrollohet nga forcat e armatosura të atij shtetit, kjo krijon detyrimin për respektimin e të drejtave të njeriut në atë territor. Sipas një analogjie të tillë, në Kosovë ekziston një situatë, në të cilën forcat e KFOR -it ushtrojnë pushtet efektiv. Për më tepër, trupat e KFOR-it janë agjentë shtetërorë të shteteve anëtare të Kshillit të Evropës, të cilat janë të detyruara të respektojnë, sipas “juridiksionit”, të drejtat dhe lir- 854 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS itë e qytetarit në vendet ku ushtrojnë pushtet efektiv. Duke u nisur nga vetë Rezoluta, e cila mbështetet mbi parimet dhe qëllimet e Kartës, ndërsa, siç kemi thënë më lart, një nga qëllimet e Kartës është edhe “promovimi dhe respektimi i të drejtave të njeriut”, si dhe nga një numër faktorësh të tjerë, mund të themi se standardet ndërkombëtare aplikohen edhe ndaj KFOR-it. Nisur nga fakti se Konventa duhet të interpretohet si diçka praktike dhe efektive dhe duke mundësuar jetësimin e saj, Kshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka paraqitur padinë e parë kundër KFOR-it francez, përkazësisht rastin Behrami kundër Francës. Në këtë rast shihet se KFOR-i ka dështuar në “mbrojtjen pozitive”,si bazë për interpretimin e Konventës, të cilën e përmendem më lart. Behrami ishte baba i dy fëmijëve, të cilët kishin rënë në një fushë me bomba-kasetë të paeksploduara, që ishin hedhur nga NATO-ja gjatë kohës së bombardimeve në Kosovë, Njëri nga fëmijët kishte vdekur, ndërsa tjetri, së bashku me gjashtë shokë të tjerë, ishte

Page 216: Jurispodenca

lënduar rëndë. Përgjegjësia e KFOR-it qëndron në faktin se, edhe pse kishte qenë i njofuar për këtë fushë të minuar, nuk kishte ndërrmarrë asnjë veprim për deminimin e saj, (ndonëse sipas Rezolutës 1244, deminimi parashikohet në kuadër të paragrafit 9 (c,d,e) dhee as kishte vënë ndonjë shenjë paralajmëruese për rrezikun. Për më tepër, Gjenerali i KFOR-it, i njoftuar për këtë fushë, kishte deklaruar: “Kemi proritete të tjera”)³. Shtrohet pyetja: a duhet të shterojmë ndonjë mjet efektiv juridik para se të paraqitemi në Gjykatën Evropiane? Sipas Rregullores 2000/47, “ KFORI dhe UNMIKU, prona dhe pasuritë e tyre, janë të liruar nga çfarëdo procesi gjyqësor”.4 Kjo Rregullore, parashikon mundësinë e paraqitjes së padisë në shtetin përkatës të KFOR-it, ndërsa me nenin 7 është themeluar edhe Komisioni i Kërkesave për zhdëmtim të palëve në “rastet e dëmtimit, lëndimeve personale, sëmundjes a vdekjes”, të shkaktuara jashtë domodoshmërisë operacionale, e që është treguar jo shumë i efektshëm5. Meqenëse Konventa Evropiane kërkon dhe përcakton ( nenit 6(1) që realizimi i suksesshëm i drejtësisë dhe të drejtave të njeriut mund të arrihet vetëm përmes hyrjes ose aksesit në gjykatë, realizimi i të drejtave të njeriut në Kosovë nëpërmjet komisioneve ad hoc, nuk është zgjidhje e as realizim i mirëfilltë i drejtësisë. Nga ana tjetër edhe procedurat e komplikuara administrative për realizimin e një të drejte shkaktojnë cenim të së drejtës. Lidhur me realizimin e së drejtës në rastet e “imunitetit”, Gjykata Evropiane ka dhënë mendimin edhe në rastin e “Imunitetit të Agjencisë Evropian për Hapësirën” (ESA) nga Juridiksioni gjerman. Në këtë rast Komisioni gjeti se “pengesat juridike në paraqitjen e kontestit para Gjykatës gjermane, përkatësisht imuniteti i ESA, është i lejueshëm, përderisa sipas Konventës ekziston një mbrojtje juridike ekuivalente”. Komisioni shqyrtoi mundësinë e cenimit të nenit 6(1) të Konventës, duke potencuar se çdo kufizim i së drejtës së aksesës në gjykatë duhet të ndjekë “qëllimin legjitim dhe se duhet të ekzistojë një raport i arsyeshëm i proporcionalitetit mes mjeteve që jepen dhe qëllimeve që realizohen”. (Theksi i vënë në tekstin e proporcionalitetit). Prandaj mund të themi se qytetarët e Kosovës janë lënë pa ndonjë akses në mjet efektiv; po ashtu, edhe pa akses në mjet efektiv alternativ për realizimin e të drejtave kundër akteve të KFOR-it para gjykatave të tyre. Nëse procedurat e realizimit të drejtësisë për shterimin e mjeteve juridike janë shumë të komplikuara në shtetin që ka juridiksionin eksluziv, atëherë nuk mbetet tjetër për- 855 Mbrojtja ndërkombëtare e të dejtave të njeriut pos që Gjykata Evropiane të bëjë interpretimin e rasteve konkrete. Raste të tjera të ngjashme që mund të paraqiten në Gjykatën Evropiane janë paditë ndaj KFORit, sidomos kur nuk respektohet neni 5, që ka të bëjë me heqjen e lirisë të personit, së cilës Konventa i ka kushtuar një rëndësi të veçantë. Ndërkaq, Gjykata Evropiane ka bërë një intepretim mjaft të gjerë të nenit 5 dhe nenit 6 dhe jurisprudenca e krijuar ne këtë drejtim bën avancimin e drejtësisë në shkallë të lartë. 856 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS E DREJTA E PUNËS Adil Fetahu HYRJE Në këtë periudhë të tranzicionit, nepër të cilën po kalon Kosova, është normale të ndodhin ndryshime të shpejta të legjislacionit në të gjitha fushat. Ne, sigurisht, nuk jemi të kënaqur me dinamikën e këtyre ndryshimeve. Megjithatë, në disa segmente ka lëvizje në drejtim të miratimit të ligjeve të reja, të cilat UNMIK-u po i quan rregullore. Sa i përket konceptit të tekstit për pjesën nga E drejta e punës, lënda është konceptuar ashtu që të udhëzojë kandidatët për institutet dhe burimet kryesore: subjektet, statusin, të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë, kontratat, karakteristikat në veprimtari të ndryshme, mbrojtjen në punë organizimin sindikal. NOCIONI DHE ELEMENTET E SË DREJTËS SË PUNËS

Page 217: Jurispodenca

E drejta është një sistem i normave shoqërore, me të cilat rregullohen: statusi juridik, pozita, të drejtat, detyrimet, marrëdhëniet shoqërore, ekonomike,sociale, politike, familjare dhe marrëdhëniet e tjera ndërmjet qytetarëve dhe subjekteve të tjera, në bazë të të cilave ndërtohet dhe mbrohet rendi shoqëror i caktuar. Marrëdhëniet (juridike) ndërmjet njerëzve dhe subjekteve të ndryshme qëndrojnë në liri, të drejta, detyrime dhe përgjegjësi të caktuara me norma juridike. Ato norma përmbajnë sanksione, ndërsa shteti është faktori që siguron zbatimin e normave të së drejtës së caktuar. Për shtetin e së drejtës, e drejta njëkohësisht përbën bazen dhe kufijtë e veprimit të organeve të pushtetit shtetëror. Zbatimi (i së drejtës) qëndron në kryerjen e veprimeve të cilat i cakton (imponon) ligji ose në përmbajtjen (moskryerjen) e veprimeve të cilat ligji i ndalon. Në jurisprudencën klasike, e drejta ndahet në dy grupe normash kryesore, përkatësisht në dy degë të veçanta: në të drejtën private dhe në të drejtën publike, pastaj ato ndahen në degë të së drejtës dhe në institute juridike. Kjo ndarje bëhet në bazë të kriterit të të drejtave dhe interesave të cilat mbrohen me norma juridike. E drejta private, me të gjitha degët e saj, i rregullon dhe sanksionon marrëdhëniet ndërmjet shtetasve (qytetarëve). Ndërkaq, e drejta publike me degët e saj, i rregullon marrëdhëniet e organeve shtetërore ndërmjet tyre. Në teorinë juridike ka pikpamje dhe dilema të ndryshme se a i përket e drejta e punës së drejtës publike apo asaj private. Po ashtu, në teori shtrohet pyetja e ndryshimit ndërmjet së drejtës së punës dhe së drejtës civile. Ndonëse si aktivitet fizik dhe mendor, puna është e vjetër sa edhe vetë njeriu, e drejta e punës, me emrin e tanishëm, është një degë relativisht e re e së drejtës, e cila ka marrë karakter të përzier: edhe publik edhe privat. Po ashtu, e drejta e punës gërshetohet edhe me të drejtën civile, varësisht nga rasti dhe nga çështja konkrete. Ndodh kështu ngase disa raste e situata bien vetëm në të drejtën e punës, e disa të tjera i takojnë edhe së drejtës civile (psh. pagat, ndalesat, kreditë, dëmsh- 857 E drejta e punës përblimet). Nocioni dhe elementet e së drejtës së punës E drejta e punës është një degë e së drejtës, e cila përkufizon institute dhe përmban norma mbi: a) parimet e prgjithshme të organizimit të punës dhe rregullimit të marrëdhënies së punës; b) themelimin dhe ndërprerjen e marrëdhënies së punësË c) mbrojtjen në punë; ç) sistemin e të drejtave dhe obligimeve në punë; d) sistemin e përgjegjësisë disiplinore dhe materiale në punë; dh) realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave në punë e në lidhje me punën; e) institute të tjera në lidhje me punën dhe marrëdhëniet e punës. Institutet, standardet dhe normat e së drejtës së punës janë ndryshuar dhe avancuar gjat kohës, krahas zhvillimit dhe ndryshimeve të sistemeve shoqërore dhe ekonomike. Edhe në Kosovë, e drejta e punës ka pësuar ndryshime në etapa të ndryshme të zhvillimit, krahas ndryshimeve që janë bërë në sistemin politik dhe ekonomik. Kjo e drejtë u është përshtatur karakterit dhe kushteve të zhvillimit të marrëdhënieve në prodhim dhe tipit të pronës mbi mjetet e prodhimit. Me norma të detyrueshme të Ligjit të Punës përcaktohen elementet kryesore të së drejtës së punës, kurse me ligje të veçanta, me kontrata kolektive dhe me akte të tjera nënligjore rregullohen më hollësisht çështjet e tjera në marrëdhëniet juridike të punës. Mirëpo, shumësia e akteve, me të cilat rregullohen marrëdhëniet e punës, parashtron domosdonë e hierarkisë dhe pajtueshmërisë së akteve heteronome dhe atyre autonome, kështu që të krijohet një sistem unik i së drejtës së punës. Karakteristikë e kësaj hierarkie është se me aktet më të ulëta mund të parashikohen të drejta më të mëdha, por kurrsesi nuk mund të parashikohen të drejta më të pavolitshme për punëtorët sesa ato që janë parashikuar me aktet më të larta juridike. Subjektet e së drejtës së punës E drejta e punës, si degë e veçantë e së drejtës pozitive, është shumë konkrete, statusore, individuale, e dalluar për nga profesionet, kategoritë, hierarkia. Për nga shtrirja, ajo është shumë ekstenzive, duke përfshirë një numër të madh të punëtorëve në të gjithë sektorët dhe prek fushat politike, ekonomike, sociale, juridike, familjare etj. Megjithatë, e drejta e punës nuk i përfshin të gjitha

Page 218: Jurispodenca

punët individuale, të cilat kryhen në raporte e rrethana të ndryshme (punët e bujqëve individualë, artizanateve, tregtarëve të imët etj), por vetëm ato punë të cilat kryhen në marrëdhëniet ndërmjet punëtorëve e pundhënësve. Punëdhënësit dhe punëmarrësit janë subjekte në marrëdhëniet juridike të punës. Të drejtat, obligimet dhe përgjegjësitë e tyre janë të caktuara me shumë norma autonome dhe heteronome të së drejtës së punës. Marrëdhëniet kryesore ndërmjet punëdhënësve e punëmarrësve rregullohen me ligjet të cilat i miraton shteti dhe kjo i jep karakterin publik së drejtës së punës. Mirëpo, ato marrëdhënie rregullohen edhe me kontrata, qofshin ato kolektive ose individuale, pastaj me statute, rregullore, marrëveshje dhe vendime të dyanshme, ndonjëherë edhe të njëanshme, të palëve. Siç thotë profesori Kudret Çela (profesor i së drejtës së punës në Universitetin e Tiranës), e drejta e punës nuk është një kod ideal i drejtësisë sociale. Sepse, kjo varet nga oferta dhe kërkesa, brenda të cilave ka konflikte interesash. Prandaj, shteti krijon standarde, norma, rregulla dhe sanksione, me të cilat i rregullon marrëdhëniet ndërmjet punëtorëve e punëdhënësve dhe i mbron të drejtat dhe interesat e ligjshme të palëve në konflikt. E drejta e punës si një përmbledhje e normave juridike mbi marrëdhëniet individuale dhe ato kolektive në punë dhe nga puna, rregullon lidhjen, ndryshimin dhe ndërprerjen e marrëdhënies së 858 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS punës dhe të drejtave që burojnë nga ajo marrëdhënie. Përmbajtja e atyre marrëdhënieve shfaqet në forma, procedura dhe teknika të ndryshme. Të drejtat dhe obligimet e subjekteve nga marrëdhënia e punës janë kategori dinamike, të cilat shkojnë paralel me zhvillimin e përgjithshëm ekonomik, shoqëror, teknik, teknologjik etj. Ato të drejta dhe obligime nuk zbatohen gjithëherë me kohë dhe në mënyrën e parashikuar, prandaj edhe lindin mosmarrëveshje, kontradikta interesash dhe konteste të punës e në lidhje me punën. Rëndësia e kësaj dege të së drejtës po vjen duke u rritur. Në të gjitha fakultetet juridike mësohet si lëndë e veçantë dhe e obligueshme. Në qeveritë e gati të gjitha shteteve ekzistojnë ministri të punës, e në shumë shtete ka edhe gjykata të punës, kurse në kuadër të OKB-ës ekziston një agjenci e veçantë për këtë degë të së drejtës - Organizata Ndërkombëtare e Punës, (për këtë më gjërësisht do të bëhet fjalë më poshtë). E drejta e punës në korpusin e të drejtave dhe lirive të njeriut Rregullimi bashkëkohor i lirive dhe të drejtave të njeriut fillon me Kartën e Kombeve të Bashkuara, e nënshkruar në San-Francisko më 26 qershor 1945, e cila ka hyrë në fuqi më 24 tetor 1945, (kjo datë shënohet si Dita e Kombeve të Bashkuara). Një ndër katër qëllimet e Kombeve të Bashkuara, të përcaktuara me atë Kartë, është që të zhvillojnë bashkpunim ndërkombëtar, duke zgjidhur probleme ndërkombëtare të karakterit ekonomik, social, kulturor ose humanitar, duke nxitur dhe përkrahur respektimin e të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore për të gjithë, pa dallim race, gjinie, gjuhe ose feje, (neni 1 paragrafi 3). Në Kreun IX - Bashkëpunimi ekonomik dhe shoqëror ndërkombëtar, (neni 55-56), Karta ka përcaktuar se me qëllim që të krijohen kushtet e qëndrueshmërisë dhe mirëqenies së nevojshme, për të siguruar ndërmjet kombeve marrëdhënie paqësore e miqësore të mbështetura mbi parimin e barazisë së të drejtave dhe të vetëvendosjes së popujve, Kombet e Bashkuara janë për: a) ngritjen e nivelit të jetesës, zënien e plotë me punë, krijimin e kushteve të përparimit dhe zhvillimit ekonomik e social; b) zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare ekonomike, sociale, shëndetësore dhe problemeve të tjera të lidhura me to, për bashkëpunim kulturor e arsimor; c) respektimin e përgjjithshëm dhe efektiv të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore për të gjithë, pa dallim race, gjinie, gjuhe e feje, (neni 55). Të gjithë anëtarët (e KB- a.f.) zotohen të ndërmarrin veprime të përbashkëta ose të veçanta në bashkëpunim me këtë Organizatë ,(të KB-a.f.), për të arritur qëllimet e shpallura në nenin 55. Me Kartën e KB të drejtat e njeriut, ndër të cilat është edhe e drejta e punës, kanë marrë karakter universal ndërkombëtar, kurse tri vjetë më vonë, me Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, (10.XII.1948), vetëm sa vërtetohen e përforcohen këto të drejta e liri. Më vonë, në vitin 1966, Asambleja e Përgjithshme e KB ka miratuar edhe dy akte (pakte) të

Page 219: Jurispodenca

rëndësishme ndërkombëtare, me të cilat në mënyrë më të hollësishme janë përpunuar të drejtat dhe liritë e proklamuara në Deklaratën Univerzale. Fjala është për Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale e Kulturore dhe Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike. Të dy këto pakte kanë hyrë në fuqi në vitin 1976 dhe kanë karakter obligues për të gjitha vendet nënshkruese që të garantojnë dhe mbrojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, në mesin e të cilave është edhe e drejta për punë, paga, mosdiskriminim e çështje të tjera. Përderisa Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike merret më shumë me ato të drejta, për të drejtën e punës, Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore ka rëndësi më të madhe, sidomos nenet 6, 7, 8 të të tij. Sipas këtyre dispozitave, shtetet palë të 859 E drejta e punës Paktit njohin të drejtën për punë, e cila përfshin të drejtën që ka secili person për të fituar mundësinë të sigurojë jetesën me një punë të zgjedhur ose të pranuar lirisht; ato (shtete) marrin masa të përshtatshme për të mbrojtur këtë të drejtë. Masat të cilat do t’i marrë secili nga shtetet anëtare për të siguruar ushtrimin e plotë të kësaj të drejte duhet të përfshijnë orientimin dhe formimin teknik e profesional, përpunimin e programeve të politikave dhe të teknikave të përshtatshme për sigurimin e një zhvillimi të vazhdueshëm ekonomik, shoqëror e kulturor dhe një punësim të plotë produktiv, në kushte të atilla që t’iu garantojë individëve gëzimin e lirive themelore politike dhe ekonomike. Shtetet anëtare (palë) të këtij Pakt njohin të drejtën që ka secili person për të gëzuar kushte pune të drejta e të favorshme, të cilat sigurojnë në mënyrë të veçantë: një shpërblim të tillë që si minimum t’u sigurojë të gjithë punonjësve një page të drejtë dhe shpërblim të barabartë për punë të njëjtë, pa kurrfarë dallimi (diskriminimi); një jetë të denjë për vete dhe për familjen; sigurinë dhe higjenën e punës; mundësi të njëjta për t’u ngritur në punën e tyre deri në shkallën më të lartë; orar të kufizuar të punës; pushime me pagesë dhe shpërblime tjera. Po aty parashikohet liria dhe e drejta e punëtorëve për t’u anëtarësuar në sindikata, si dhe e drejta e sindikatave për të vepruar lirisht dhe për të formuar federata e konfederata kombëtare e ndërkombëtare. Përveç akteve të përmendura, janë miratuar edhe shumë akte - konventa e protokolle të tjera multinacionale e rajonale, me të cilat, po ashtu, garantohen dhe mbrohen të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut, të cilën e ka miratuar Këshilli i Evropës në vitin 1950, me disa amendamente të mëvonshme, jo vetëm se garanton dhe mbron të drejtat dhe liritë themelore, (para së gjithash ato civile dhe politike), por krijon edhe institucione dhe procedura për mbikëqyrjen e realizimit dhe të mbrojtjes së të drejtave (Komisioni dhe Gjykata për të Drejtat e Njeriut në Strasburg). Në bazë të dokumenteve të përmendura, janë miratuar pastaj edhe akte-konventa të tjera të veçanta, ndërsa për lëndën e drejta e punës janë me rëndësi të veçantë konventat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës dhe Karta Sociale Evropiane, Konventa për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit etj. Të gjitha ato akte i përshkon evoluimi i të drejtave natyrore të njeriut. Se sa janë popullarizuar këto akte ndërkombëtare, dëgjohet çdo ditë kur u referohen konventave edhe njerëz të cilët kurrë nuk kanë pasur rastin ta lexojnë asnjë tekst të tyre! Të drejtat e njeriut, të caktuara (e të garantuara) me dokumentet e përmendura ndërkombëtare, mund të klasifikohen në dy grupe themelore: (a) të drejtat civile e politike dhe (b) të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore - me të gjitha nënvanriantet e tyre. E drejta e punës bën pjesë në grupin e të drejtave ekonomike e sociale, por ndonjëherë gërshetohet edhe me të drejtat civile. BURIMET E SË DREJTËS SË PUNËS E drejta e punës ka dy lloje të burimeve të rregullimit: burime të jashtme (ndërkombëtare) dhe burime të brendshme (kombëtare). Kjo nuk don të thotë se këto dy lloje burimesh duhet të jenë të ndryshme. Përkundrazi, burimet e brendshme duhet të jenë në përputhje me parimet dhe standardet e burimeve të jashtme, (me konventat, protokollet, rekomandimet). Edhe harmonizimi i burimeve të brendshme gjithnjë e më tepër po bëhet kusht për pranimin dhe aderimin e shteteve në organizmat e caktuar ndërkombëtarë, si anëtare të tyre.

Page 220: Jurispodenca

860 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS Burimet e jashtme të së drejtës së punës - konventat e ONP Ndarja ndërkombëtare e punës, migrimi i fuqisë punëtore prej një vendi në tjetrin, veprimi, zhvillimi dhe përhapja e kompanive multinacionale në shtete dhe kontinente me sisteme shoqëroreekonomike dhe me shkallë të zhvillimit që ndryshon shumë prej një vendi në tjetrin, pastaj tendenca e klasës punëtore për të përmirësuar kushtet e punës dhe pozitën e vet, kanë ndikuar që, në planin ndërkombëtar, të bëhet njëfarë unifikimi i së drejtës së punës. Ky unifikim ka pasur parasysh kërkesat objektive të kohës dhe të kushteve të caktuara. Në këtë drejtim, rolin më të rëndësishëm e ka luajtur Organizata Ndërkombëtare e Punës, si asgjenci e specializuar e OKB-ës. Prej themelimit të vet, (në vitin 1919), kjo organizatë deri më tash ka miratuar më se 360 akte që i përkasin së drejtës së punës, qofshin ato konventa, rekomandime a protokolle, për çështje, veprimtari dhe fusha të ndryshme të së drejtës së punës. Këtu po përmendim vetëm disa nga konventat: 1. Konventa nr.2, në Lidhje me Papunësinë (1921), 2. Konventa nr.4 (dhe ajo nr.89 ) në Lidhje me Punën e Grave në Ndërrimin e Natës (1921, përkatësisht 1951), 3. Konventa nr.5 (dhe nr.123) për Caktimin e Moshës Minimale për Punësim në Industri dhe në Miniera (1921, repektivisht 1966), 4. Konventa nr.18 (dhe Nr.42) për Kompensimin e Punëtorëve për Sëmundjet Profesionale (1927, përkatësisht 1936), 5. Konventa nr.29 (dhe nr.105) mbi Punën e Detyruar (1932, përkatësisht 1959), 6. Konventa nr.47, për Uljen e Orëve të Punës në 40 orë në javë (1957), 7. Konventa nr.48, për Krijimin e Skemës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të Invalidëve dhe Sigurimet Sociale të të Moshuarëve, të të Vejave dhe Jetimëve (1938), 8. Konventa nr.52 (dhe nr.132) për Lejet Vjetore të Paguara (1939, përkatësisht 1970), 9. Konventa nr.6 (dhe Nr.86) për Kontratën e Punës për Punëtorët Vendas (1948, përkatësisht 1953), 10. Konventa nr.81 (dhe Rekomandimi 89) për Inspektimin e Punës në Industri e Tregti (1950), 11. Konventa nr.87, për Liritë Sindikale dhe Mbrojtjen e të Drejtave Sindikale (1950), 12. Konventa nr.88, për Organizimin e Shërbimit të Punësimit (1950), 13. Konventa nr.97, për Migrimin për Punësim (1952), 14. Konventa nr.98 ,për të Drejtën e Organizimit dhe Negociatat Kolektive (1951), 15. Konventa nr.100, për Barazinë e Pagave të Burrit dhe Gruas për Punë të Njëjta (1953), 16. Konventa nr.102 (dhe Nr.117) për Standardin Minimal të Sigurimit Social (1955, përkatësisht 1964), 17. Konventa nr.111, Kundër Diskriminimit në Punësim dhe Profesion (1960), 18. Konventa nr.122, për Politikën e Punësimit (1966), 19. Konventa nr.144, për Negociatat Tripalëshe për Zbatimin e Standardeve Ndërkombëtare të Punës (1976), 20. Konventa nr.148, për Mbrojtjen në Punë (1979), 21. Konventa nr.151, për Marrëdhëniet e Punës në Sektorin Publik (19891), 22. Konventa nr.154, për Marrëveshje Kolektive (1983), 23. Konventa nr.155, për Mbrojtjen e Shëndetit në Punë (1983), 24. Konventa nr.168, për Nxitjen e Punësimit dhe Mbrojtjen Kundër Papunësisë (1991). Përmbledhja e të gjitha këtyre akteve përbën një sistem të tërë të burimeve heteronome të së drejtës ndërkombëtare të punës, sistem ky që mund të konsiderohet si një kodeks ndërkombëtar i 861 E drejta e punës punës. Me parimet dhe normat e ktyre konventave e rekomandimeve rregullohen pothuasje të gjitha elementet më kryesore të së drejtës së punës: punësimi, mosha, kushtet e punës, orari i punës, pagat, pushimet, mbrojtja në punë, liritë dhe të drejtat sindikale, mbrojtja e veçantë e femrave,

Page 221: Jurispodenca

rinisë dhe invalidëve, mbrojtja shëndetësore, politika dhe sigurimet sociale, orientimi dhe rehabilitimi profesional e çështje të tjera. Në Asamblenë e Organizatës Ndërkombëtare të Punës marrin pjesë përfaqësuesit e punëtorëve, të punëdhënësve dhe të qeverive të shteteve anëtare. Prandaj, konventat e saj, në njëfar mënyre paraqesin kontrata kolektive ndërkombëtare tripalëshe dhe janë të obligueshme për vendet të cilat i ratifikojnë ato. Disa vende i zbatojnë ato drejtpërsëdrejti (konventat e ratifikuara), ndërsa shumica e vendeve zbatimin e bëjnë permes harmonizimit të ligjeve të brendshme me standardet dhe normat e konventave. Në Kosovë organet gjyqësore dhe organet e UNMIK-ut janë të detyruara t’i zbatojnë drejtpësëdrejti konventat ndërkombëtare, të cilat janë të përmendura në Rregulloren nr.1999/24 për Ligjin në Fuqi në Kosovë dhe ato të përmendura në Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme në Kosovë ose në ndonjë rregullore tjetër të UNMIK-ut. Përpos konventave, ONP ka nxjerrë edhe një numër të madh të rekomandimeve, si instrumente të karakterit joobligues. Me to vetëm u sugjerohet shteteve anëtare të ndërmarrin masa ligjore ose administrative për të rregulluar në mënyrë më të plotë dhe më të mirë ndonjë çështje të parashikuar në konventë. Rekomandimi praktikisht është një plotësim i konventës, por që nuk ka karakter obligues, por vetëm interpretues. Mirëpo, duke pasur parasysh subjektet të cilat marrin pjesë në miratimin e rekomandimeve, shtetet anëtare kanë njëfar obligimi moral dhe, zakonisht, edhe i zbatojnë rekomandimet. Duke marrë parasysh sistemet e ndryshme dhe shkallën e ndryshme të zhvillimit shoqëror dhe ekonomik të vendeve anëtare, është e kuptueshme se konventat, në njëfar mënyre, janë kompromis ndërmjet atyre vendeve, prandaj ato përmbajnë më pak norma kogente (të obligueshme) dhe më shumë parime, në kuadër të të cilave duhet të rregullohet e drejta e punës brenda secilit vend. Në këtë kontekst, edhe pse Kosova nuk është anëtare e OKB-ës as, pra nuk është nënshkruese e konventave ndërkombëtare, megjithatë po bëhen përpjekje që ligjet e reja të jenë në përputhje me parimet, normat dhe standardet e akteve juridike ndërkombëtare. Kjo është aq më e kuptueshme derisa Kosova, edhe ashtu, është nën administrimin e OKB-ës dhe organizma të ndryshëm ndërkombëtarë kanë zyra e përfaqësi të tyre në Kosovë. Një zyrë të tillë e ka në Prishtinë edhe Organizata Ndërkombëtare e Punës, e cila ofron ndihmë teknike e profesionale për harmonizimin e legjislacionit të punës në përputhje me konventat e ksaj organizate. Sipas statutit të ONP, shtetet anëtare janë të obliguara për çdo vit t’i paraqesin kësaj organizate raport detaj përkitazi me legjislacionin e punës dhe zbatimin e tij në praktikën kombëtare. Organizatat e punëtorëve (sindikatat) dhe organizatat e punëdhënësve mund t’i paraqesin Byrosë Ndërkombëtare të Punës kundërshtim (ankesë) kundër shtetit anëtar, i cili nuk e ka siguruar zbatimin e konventës së caktuar. Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ia ka paraqitur në vitin 1991 Byrosë Ndërkombëtare të Punës në Gjenevë një ankesë kundër RSFJ, për shkelje drastike të parimeve dhe të normave të konventave ndërkombëtare të punës në dëm të punëtorëve shqiptarë: përjashtimin në masë nga puna në bazë të diskriminimit nacional dhe politik. Pas shqyrtimit të asaj ankese, një komision i ekspertëve të Byrosë erdhi në Kosovë për të vërtetuar saktësinë e ankesës dhe gjendjen faktike. Në raportin e vet të hartuar me t’u kthyer pas vizitës në Kosovë, Komisioni kishte konstatuar dhe argumentuar se ndaj punëtorëve shqiptarë në Kosovë janë zbatuar masa diskriminuese, për të cilat duhet kompensuar dëmi i shkaktuar. Mirëpo, asokohe ‘Jugosllavia’ ishte në shpërbërje e sipër, kështu që pa u caktuar suksesori i saj, nuk mund të vazhdonte procedura mbi ankesën, ngase nuk kishte kujt t’i adresohej detyrimi. BSPK-ja dhe 862 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS Qeveria e Kosovës e kanë atë padi dhe raport si një argument të mirë për të kërkuar herëdokurë kompensimin e dëmit që u shkaktuar punëtorëve kosovarë. Nga kjo kërkesë nuk duhet hequr dorë asnjëherë, por përkundrazi, duhet të aktualizohet në mënyrë institucionale, përmes organizmave përkatëse të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare. Karta Sociale Evropiane Karta Sociale Evropiane mund të konsiderohet si një plotësim i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, për sa u përket të drejtave ekonomike e sociale të punëtorëve dhe të qytetarëve

Page 222: Jurispodenca

në përgjithësisëi. Ndonëse këtë Kartë e ka miratuar Këshilli i Evropës (në Torino, më 1961), në përmbajtjen dhe miratimin e saj ka kontribuar shumë Organizata Ndërkombëtare e Punës, me standardet që përmbajnë konventat e kësaj organizate. Karta Sociale Evropiane, si kontratë ndërshtetërore e shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, që ka hyrë në fuqi më 1965, me dy protokollet e saj (1988 dhe 1991), garanton një mbrojtje gjithpërfshirëse të të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore. Në kartë dhe protokolle janë përfshirë 23 të drejta e parime themelore, të cilat më tutje janë zbërthyer në 80 nënstandarde të atyre të drejtave si dhe obligimet e shteteve anëtare. Karta dhe sidomos Protokolli i vitit 1991, ka përcaktuar edhe mekanizmat dhe organet e kontrollit të zbatimit të të drejtave të caktuara e të pranuara nga shtetet anëtare. Karta ka përcaktuar këto të drejta themelore: 1. Të drejtën në punë, 2. Të drejtën për kushte të arsyeshme të punës, 3. Të drejtën për kushte të sigurta e të shëndosha të punës, 4. Të drejtën për pagë të drejtë, 5. Të drejtën për organizim, 6. Të drejtën për negociata kolektive, 7. Të drejtën e fëmijëve dhe të rinjve për mbrojtje të veçantë, 8. Të drejtën e grave të punësuara për mbrojtje të veçantë, 9. Të drejtën për orientimin profesional, 10. Të drejtën për arsimimin profesional, 11. Të drejtën për mbrojtjen shëndetësore, 12. Të drejtën për sigurimin social, 13. Të drejtën për shfrytëzimin e shërbimeve sociale, 14. Të drejtë për ndihmë sociale dhe mjekësore, 15. Të drejtën e personave me të meta fizike ose psikike për arsimim profesional dhe rehabilitim social, 16. Të drejtn e familjes për mbrojtje sociale, juridike dhe ekonomike, 17. Të drejtën e nënës dhe fëmijës për mbrojtje sociale dhe ekonomike, 18. Të drejtën për t’u marrë me aktivitete (punë) të paguara në territorin e palëve tjera, 19. Të drejtën e punëtorëve migrantë dhe të familjeve të tyre për mbrojtje dhe ndihmë, 20. Të drejtën e mundësisë dhe orientimit të barabartë në lëmin e punësimit dhe të profesionit, pa diskriminim në bazë të gjinisë, 21. Të drejtë për informim dhe zhvillim, 22. Të drejtë e pjesëmarrjes për caktimin dhe përmirësimin e kushteve të punës dhe të ambientit, dhe 23. Të drejtën e personave të moshuar për sigurim social. Këto të drejta e parime më tutje shkoqiten dhe zbërthehen në disa nënstandarde, të cilat i përm- 863 E drejta e punës ban teksti i Kartës Sociale Evropiane, (për t’u njohur më hollësisht me përmbajtjen e Kartës - shih tekstin autentik të Kartës dhe të protokolleve të saj ose nga libri: E drejta Ndërkombëtare e Punës, nga Hava Bujupi-Ismaili). Burimet e brendshme të së drejtës së punës Në marrëdhëniet juridike të punës, përpos ligjeve të përgjithshme (themelore) mbi marrëdhëniet e punës, aplikohen edhe ligje të veçanta për veprimtari e shërbime të veçanta, si dhe marrëveshje e kontrata kolektive e individuale, pastaj akte autonome (rregullore, urdhëresa etj.) të organeve përkatëse ose të punëdhënësve. Në kushtet aktuale, Kosova qeveriset në bazë të Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-ës, nr.1244/1999, nëpërmjet përfaqësuesit special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-ës, si autoriteti më i lartë i pushtetit ligjislativ dhe ekzekutiv në Kosovë. Në qoftë se lëmë mënjanë dispozitën e pikës 11 (j) të Rezolutës, në të cilën thuhet se ‘’Këshilli i Sigurimit vendos që përgjegjësitë kryesore të pranisë ndërkombëtare civile të përfshijnë... të mbrojë

Page 223: Jurispodenca

dhe të lartësojë të drejtat njerëzore’’, kjo Rezolutë nuk përmban asnjë dispozitë të veçantë sa i përket së drejtës së punës, prandaj as nuk praqet kurrfarë burimi të kësaj të drejte. As Korniza Kushtetuese për Vetëqevrisjen e Përkohshme në Kosovë nuk paraqet ndonjë burim të së drejtës së punës. Ajo nuk përmban asnjë normë të veçantë që i dedikohet së drejtës së punës. Në kreun e katërt, ku përcakton të drejta të veçanta për komunitetet dhe anëtarët e tyre, çështjen e punësimit e përmend në kontekst të të ashtuquajturit diskriminimi pozitiv. Kështu, në pikën 4.4.d., ka përcaktuar se “kmunitetet dhe anëtarët e tyre kanë të drejtë të gëzojnë mundësi të barabartë në lidhje me punësimin në organet publike në të gjitha nivelet”. Në pikën 4.5. (fjalia e dytë) përcakton se “institucionet e përkohshme sigurojnë gjithashtu një përfaqësim të drejtë të komuniteteve për punësimin e tyre në organet publike në të gjitha nivelet”. Vetëm këto dy fjali të njëanshme, nuk mund të jenë burim i së drejtës së punës, sado që janë burim i garancisë së trajtimit madje edhe të privilegjuar të anëtarëve të komuniteteve të pakicave kombëtare në Kosovë. Mirëpo, Korniza Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme në Kosovë mund të merret si burim i së drejtës së punës, për faktin se kur bën fjalë për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, ato i mbështetë në standardet dhe në aktet juridike ndërkombëtare, të përmendura në Kreun e tretë të Kornizës, me nëntitullin: Të drejtat e njeriut. Në atë pjesë Korniza përcakton se të gjithë personat (nuk e përdor emërtimin shtetas as qytetarë, por persona), në Kosovë gëzojnë, pa diskriminim të asnjë lloji dhe në barazi të plotë, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. - Institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes respektojnë dhe sigurojnë standardet e pranuara në arenën ndërkombëtare të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, duke përfshirë ato të drejta dhe liri të parashtruara në: (a) Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, (b) Konventën Evropiane për Mborjtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e Saj, (c) Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike të Njeriut dhe Protokollet e Saj, (ç) Konventën për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racial, (d) Konventën për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit të Gruas, (dh) Koventën për të Drejtat e Fëmijëve, (e) Kartën Evropiane të Gjuhëve Rajonale dhe Minoritare dhe (ë) Kornizën e Konventës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Minoriteteve Kombëtare. 864 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS Dispozitat për të drejtat dhe liritë e parashtruara në këto instrumente aplikohen në Kosovë drejtpërsëdrejti, si pjesë e kësaj Kornize Kushtetuese. Prej kësaj del se e drejta e punës në Kosovë sot më tepër mund të gjejë mbështetje në burimet (standardet dhe aktet) ndërkombëtare, sesa në burime të brendshme heteronome. Madje as Korniza Kushtetuese nuk mund të konsiderohet si akt i brendshëm, kombëtar i Kosovës, ngase atë nuk e ka miratuar populli as institucionet legjitime të Kosovës, por administrata ndërkombëtare, edhe pse vlen vetëm për Kosovën. Legjislacioni i punës në Kosovë Reforma e legjislacionit të punës, me një koncept të ri të marrëdhënies së punës është imponuar në procesin e përgjithshëm të reformave të nisura në Kosovë. Hartimi, miratimi dhe zbatimi i legjislacionit të punës kërkon një punë të madhe dhe aktivitet të ndërlikuar normativ të të gjithë partnerëve socialë dhe organeve shtetërore. Nuk është punë e lehtë të rregullosh, të zbatosh dhe të mbikëqyrësh të gjitha marrëdhëniet ndërmjet subjekteve të së drejtës së punës, në raportet e tyre përkitazi me punësimin, punën, marrëdhëniet e punës, mbrojtjen në punë dhe të gjitha marrëdhëniet e tjera ekonomike e sociale që lidhen me të drejtën e punës dhe ngjarjet e ndërlikuara lidhur me to. Kërkohet njohje e mirë e teknikës së hartimit të ligjeve (nomoteknika) të shkurtëra, të qarta në pikëpamje gjuhësore e logjike, të sakta, të zbatueshme për situata të ndryshme dhe të harmonizuara me dispozitat heteronome të brendshme e të jashtme. Cilësia e ligjeve nuk është vetëm kusht i rregullimit të marrëdhënieve të brendshme, por është kusht për qasje edhe në organizmat e ndryshme ndërkombëtare. Prandaj, edhe për legjislacionin e punës nuk janë të interesuar

Page 224: Jurispodenca

vetëm punëtorët e punëdhënësit, por për llojet dhe vëllimin e të drejtave, obligimeve dhe përgjegjësive të subjekteve të së drejtës së punës interesohen edhe organet e pushtetit shtetëror dhe shumë subjekte e organizma të ndryshëm ndërkombëtarë (Këshilli i Evropës, Organizata Ndërkombëtare e Punës, Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar etj.). Këta organizma ndërkombëtarë edhe ofrojnë ndihmë, qoftë financiare qoftë me ekspertë, për hartimin e ligjeve në harmoni me standardet demokratike. Ligji Themelor i Punës në Kosovë Burimi kryesor i brendshëm i së drejtës së punës në Kosovë është Rregullorja e UNMIK-ut, Nn.2001/27, dt. 8 Tetor 2001, për Ligjin Themelor të Punës në Kosovë, (në tekstin e mëtejshëm do ta quajmë vetëm: Ligji). Ky Ligj paraqet vetëm një kornizë juridike e përshtatur me parimet dhe standardet ndërkombëtare të së drejtës së punës. Në shumë segmente, ai ndryshon substancialisht nga rregullimi i mëparshëm i marrëdhënies së punës. Një rregullimi i tillë pretendon t’u shkojë përshtat nevojave dhe kërkesave të ekonomisë së tregut dhe pronarëve të kapitalit. Reforma e legjislacionit të punës është imponuar në procesin e përgjithshëm të reformave të nisura në Kosovë, kurse rregullimi i marrëdhënies së punës është një nga marrëdhëniet më kryesore në ekonomi dhe në shoqëri. Ligji ka gjithsejt 28 nene. Disa prej këtyre neneve kanë përmbajtje abstrakte dhe të panevojshme për këtë Ligj, si, bie fjala, neni 2 - ndalimi i të gjitha formave të diskriminimit; neni 4 - ndalimi i punës së dhunshme ose të detyruar; neni 5 - e drejta për organizim dhe për ujdi kolektive; neni 8 - mbrojtja nga aktet e ndikimit. Çështjet e përmendura janë shumë më hollësisht të rregulluara me aktet përkatëse ndërkombëtare, disa prej të cilave janë përcaktuar në Kornizën Kushtetuese si akte 865 E drejta e punës që zbatohen drejtpërdrejt, d.m.th.., janë bërë si burim i brendshëm juridik i së drejtës së punës. Që në fillim, (neni 1 par.2), është potencuar se me këtë Ligj nuk rregullohet marrëdhënia e punës për punët që kryhen në shërbimin publik, (administratë, shëndetësi, arsim, shkencë, kulturë etj.- a.f.), në UNMIK, në KFOR dhe në zyrat e përfaqësitë e qeverive të huaja ose të organizatave ndërkombëtare e qeveritare, (të cilat veprojnë në Kosovë-a.f.). Ndonëse secila rregullore e UNMIK-ut e potencon ndalimin e diskriminimit në fushën që rregullon, edhe ky Ligj, (neni 2 dhe neni 7), ndalon të gjitha llojet e diskriminimit në punë. Ligji përcakton se personat nën moshën 15 vjeç nuk mund të punësohen. Ndërkaq, ata nën moshën 18 vjeç mund të punësohen vetëm në punë të lehta, të cilat nuk e dëmtojnë shëndetin ose zhvillimin e tij ose nuk e pengojnë atë të ndjekë mësimin në shkollë. Ligji lejon hapësirë të gjerë të organizimit sindikal dhe organizimeve të tjerë të punëtorëve e të punëdhënësve, si dhe bashkimin dhe anëtarësimin e tyre në nivel kombëtar e ndërkombëtar, me kusht që të regjistrohen dhe të veprojnë në përputhje me ligjet në fuqi në Kosovë. Në pjesën e cila rregullon lidhjen e marrëveshjeve kolektive (neni 6), Ligji parashikon tri nivele të marrëveshjes (kontratës) së tillë: në nivel të Kosovës; në nivel të degës dhe në nivel të ndërmarrjes dhe për të tri nivelet parashikon vetëm dy subjekte kontraktuese: punëdhënësit dhe punëmarrësit, duke mos e parashikuar edhe Qeverinë si partnere ose si subjekt në marrëveshjen (kontratë) kolektive. Duke marrë parasysh se Qeveria është punëdhënës për punonjësit e shërbimeve publike, pagat e të cilëve paguhen nga buxheti, shtrohet pyetja se kush do ta lidhë kontratën kolektive me sindikatat e këtyre punonjësve? Natyrisht këtu Qeveria paraqitet në rol të dyfishtë: edhe si partner social, palëe nënshkruese e kontratës kolektive, edhe garantuese e zbatimit të ligjeve dhe kontratave. Marrëveshja duhet të jetë e shkruar dhe për një afat jo më gjat se 3 vjet. Marrëveshja kolektive regjistrohet në Ministrinë e Punës dhe ajo vlen (vetëm) për ata punëdhënës dhe punonjës të tyre të cilët marrin detyrime nga marrëveshja. Ligji nuk e sqaron se çfarë do të ndodhë me ata punëdhënës e punëtorë të cilët nuk janë të organizuar në shoqata a sindikata? Më tutje, (neni 9), Ligji përcakton se punëdhënësi dhe punonjësi janë palë (subjekte) në marrëdhënien e punës dhe jep përkufizimet se çka nënkupton me emërtimin punëdhënësi e çka me emërtimin punonjësi. Në të njëjtin nen përcakton se çka nuk konsiderohet marrëdhënie pune. Kontrata e punës lidhet në formë të shkruar, nënshkruhet nga punëdhënësi dhe punonjësi dhe mund të jetë për kohë të

Page 225: Jurispodenca

pacaktuar ose për kohë të caktuar. Kontrata duhet të përmbajë emrat dhe adresat e subjekteve, emërtimin e vendit të punës, përshkrimin e përmbajtjes kryesore të vendit të punës, orarin, fondin e orëve, fillimin, pagën themelore dhe kohëzgjatjen e kontratës. Kontrata individuale nuk duhet të përmbajë dispozita me kushte më pak të favorshme për punëtorin, sesa ato të caktuara me Ligj ose me kontratë kolektive. Kontrata e punës shkëputet për shkaqet e parashikuara me Ligj, me marrëveshjen e të dy palëve ose në mënyrë të njëanshme. Ligji numëron këto shkaqe të shkëputjes së kontratës së punës (neni 11): a) në rast të vdekjes së punëtorit, b) në bazë të marrëveshjes me shkrim ndërmjet palëve, c) në raste të rënda të sjelljes së keqe të punëtorit, d) për shkak të mospërmbushjes së kënaqshme të detyrave të punës nga ana e punëtorit, e) me skadimin e kohëzgjatjes së punësimit dhe ç) sipas fuqisë ligjore. Ligji përmend disa nga sjelljet e këqija, të cilat merren si shkak i ndërprerjes së kontratës së punës. Si rast i fuqisë ligjore konsiderohet kur punëtori, për shkaqe shëndetësore, nuk mund të kryejë më punën në të cilën është punësuar, ndërsa punëdhënësi nuk ka tjetër punë adekuate për ta caktuar. Ligji fare nuk e përmend ndërprerjen e kontratës së punës sipas fuqisë ligjore, kur punëtori mbush moshën e caktuar për pension (65 vjeç). Ndoshta për shkak se çështjen e pensionimit e rregullon një ligj tjetër. Shkëputja e kontratës së punës parashikohet edhe për shkak të ndryshimeve ekonomike, teknologjike ose organizative të ndërmarrjes, gjë që më përpara quhej tepricë teknologjike. Ligji këtu bën një kualifikim 866 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS të situatë, dhe prej kësaj nxjerr disa konsekuenca për punëdhënësin dhe “të drejta” për punëtorët. Në rast se për këto shkaqe largohen prej punës të paktën 50 punëtorë, konsiderohet si largim në shkallë të gjerë dhe në raste të tilla punëdhënsi ka disa obligime ndaj punëtorëve të tillë: duhet t’i njoftojë së paku tre muaj para ditës së shkëputjes së kontratës, ta njoftojë Entin e punësimit për këtë largim, të kufizojë punën jashtë orarit, të kufizojë pranimin e punëtorëve të rinj, të bëjë risistemim të brendshëm të punëtorëve, të ofrojë riaftësim professional, të marrë parasysh punën, efektet dhe situatën e secilit punëtor dhe, në fund, t’iu paguajë një kompensim, varësisht nga stazhi i punës, por maksimumi nuk kap shumën mbi pesë paga mujore.Në rast se punëdhënësi brenda dy vjetësh ka nevojë për punëtorë të atij profili, në kushte të kualifikimeve të njëjta, përparësi kanë punëtorët e larguar nga puna. Natyrisht, këto nuk vlejnë për rastet kur ndërmarrja shuhet në bazë të procedurës së falimentimit. Çështja e pagave, sipas Ligjit. Përcaktohet ashtu që ato të paguhen çdo muaj, personalisht ose permes transferit te banka e autorizuar, duke i dhënë punëtorit dëftesën e pagesës. Ligji parasheh pagesë të njëjtë si për femrat, ashtu edhe për meshkujt, po qe se kryejnë punë të njëjtë. Parasheh, po ashtu, mundësinë e pagës në natyrë, mirëpo kjo mënyrë e pagës, për fat të mirë, nuk është duke u praktikuar, ngase do të mund të keqpërdorej. Një dispozitë krejtësisht e pavend është ajo mbi caktimin e pagesës minimale nga ana e Ministrisë së Shërbimeve Publike. Sipas mendimit tonë, do të kishte logjikë që pagat për sektorin e shërbimit civil t’i caktojë Qeveria, ndërsa pagat për punonjësit në ekonomi të caktohen me kontrata kolektive dhe aso individuale. Për sektorin e ekonomisë Qeveria, në marrëveshje me partnerët socialë (me komunitetin e biznesit/Odën Ekonomike) dhe me sindikatën ,do të duhej të caktonte pagën minimale, ndërsa për pagat mbi ato minimale dhe shpërblimet e tjera, ekonomia të jetë e lirë t’i rregullojë vetë marrëdhëniet me punonjësit. Ligji cakton se orari i plotë i punës është 40 orë në javë. Punonjësit në poste joudhëheqëse çdo orë pune mbi 40 orë në javë, i njihet si punë jashtë orarit dhe ajo punë paguhet me rritje 20% ose kompensohet me pushim. Puna jashtë orarit nuk mund të zgjatë më shumë se 20 orë në javë apo 40 orë në muaj. Puna ndërmjet orës 22 dhe 05 konsiderohet si punë e ndërrimit të natës dhe ajo paguhet, po ashtu, e rritur për 20%. Personat nën moshën 18 vjeç ose ata me të meta apo gratë shtatzëna në muajin e tretë e tutje, nuk lejohet të punojnë më shumë se 40 orë në javë ose në ndërresën e natës. Minimumi i pushimit vjetor, me pagesë, është caktuar 18 ditë pune për çdo vit kalendarik, duke llogaritur nga një ditë e gjysmë pushim për çdo muaj kalendarik. Kjo vlen vetëm për vitet e tjera pasi që punëtori të ketë mbushur një vit kalendarik në punë, ngase për vitin e parë të punës punëtorit

Page 226: Jurispodenca

i takojnë (vetëm) 12 ditë pushimi vjetor me pagesë, përkatësisht nga një ditë pushim për çdo muaj pune. Si rregull, pushimi vjetor duhet të shfrytëzohet gjat vitit kalendarik, për të cilin jepet, por jo më vonë se deri më 31 janar të viti që pason. Nuk është e lejueshme që pushimi të kompensohet me ndonjë pagesë, përveç në rastet kur shkëputet kontrata e punës. Pushimi me pagesë i lehonisë është caktuar në minimum 12 javë pas lindjes së fëmijës. Kjo do të thotë se për kohën para lindjes nuk pranohet pushim i paguar i lehonisë. Pagesën e kompensimit për pushimin e lehonisë e bën punëdhënësi, jo më pak se dy të tretat e pages së punëtores. Për raste të tjera familjare (lindje, martesa, vdekje, e të tjera), ligji nuk e cakton pushimin, përveçse parasheh se kjo fushë rregullohet me marrëveshje ndërmjet punëdhënësit e punëtorëve. Ndërsa për pushimin pa pagesë, Ligji ia lë punëdhënësit të caktojë atë, varësisht nga nevojat e punëtorit dhe mundësitë e punëdhënësit. Punëtorit i takon kompensimi i pagës gjatë pushimit mjekësor vetëm për rastet kur ai pushim merret për shkak të fatkeqësisë në punë ose të sëmundjes profesionale. Për lëndimet ose sëmundjet e tjera që nuk janë shkaktuar në punë, punëdhënësi nuk është 867 E drejta e punës i detyruar t’i paguajë kompensimin. Përgjithësisht, ky Ligj nuk është kurrfarë arritje shkencore a profesionale dhe ka shumë zbrazëti juridike, të cilat vështirë se do të mund t’i plotësojë praktika gjyqësore e Kosovës, e cila edhe ashtu është aq e brishtë. Ligji, duke mëtuar t’i bëjë një “vardisje” ekonomisë së tregut, nuk arrin gjëkundi, vetëmse pasqyron realitetin tonë kosovar dhe, si i tillë, është i paqëndrueshëm për një kohë më të gjatë. Gjithsesi, duhet të bëhen ndryshime e plotësime substanciale ose të miratohet një ligj krejtësisht i ri, i cili do të rregullonte në mënyrë më adekuate të drejtat në punë dhe nga marrëdhënia e punës, gjithnjë duke pasur parasysh parimet dhe standardet ndërkombëtare, si minimum në këtë lëmë, por duke shkuar më tej në avancimin e atyre standardeve. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale e ka përgatitur një projekt të ri të Ligjit të Punës. Ky projekt ishte objekt debati në një tubim të mbajtur në Brezovicë më 26-27 Shkurt 2004. Në atë debat u dhanë shumë vërejtje e sugjerime, të cilat do të duhej të përfshiheshin në propozimin e ligjit gjatë procedimit të mëtejshëm deri në miratim nga Kuvendi i Kosovës. Ligji në fuqi, duke braktisur konceptin e mëparshëm të marrëdhënies statusore të punës, të garantuar nga shteti, kësaj marrëdhënie i ka dhënë karakterin kontraktues ndërmjet punëdhënësit e punëtorëve, me njëfarë mbrojtje minimale që u garantohet me ligj. Është lënë hapësirë e gjerë për rregullimin e marrëdhënies së punës me kontrata kolektive të niveleve të ndryshme, por edhe me kontrata individuale ndërmjet punëdhënësit e punëtorit. Rregullore nr. 2001/19 për Degën e Ekzekutivit në Institucionet e Vetëqeverisjes së Përkohshme në Kosovë dhe nr. 2001/36, për Shërbimin Civil të Kosovës Në legjislacionin e punës të të gjitha vendeve praktikohet që për shërbimin civil dhe sektorë të ndryshëm të shërbimeve publike të miratohen ligje të veçanta, me të cilat rregullohen marrëdhëniet e punës dhe kushtet specifike në ato lëmë. Prej kësaj ka rrjedhë edhe kategorizimi në punëtor dhe nëpunës (të administratës shtetërore), që si emërtime përdoren gati në të gjitha legjislacionet e punës të vendeve të ndryshme. Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-ës ka nxjerrë dhe ka shpallur dy rregullore dhe një urdhëresë administrative për Shërbimin Civil të Kosovës, me të cilat, në njëfarë mënyre, përcakton përbërjen, funksionimin dhe përgjegjësitë e degëve të ekzekutivit në institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes në Kosovë dhe suazat e punësimit dhe të punës në Shërbimin Civil të Kosovës. Rregullorja rr.2001/19,dt.13 Shtator 2001, ka përcaktuar degët e ekzekutivit: kabinetin e kryeministrit, ministritë, agjencitë ekzuekutive, zyrën këshilldhënëse të komuniteteve, komisionin për emërime të larta. Ndërkaq, rregullorja nr.2001/36 për Shërbimin Civil në Kosovë (22 dhjetor 2001), bashkë me Urdhëresën Administrative nr.2003/2, (dt. 25 Janar 2003), për Zbatimin e Rregullores Nr.2001/36, jep përkufizimin e nocioneve të përdorura dhe sqaron se lidhur me cilat kategori të nëpunësve civilë zbatohet kjo Rregullore. Rregullorja nuk përfshin personat e zgjedhur ose të emëruar (deputetë, ministra, këshilltarë politikë, dhe kategori të tjera të caktuara

Page 227: Jurispodenca

në atë Rregullore). Rregullorja në fjalë më tepër përcakton parimet bazë, sipas të cilave do të udhëhiqet Shërbimi Civil në punën e vet, në kontaktet me qytetarët, me kolegët, me zyrtarët, me publikun. Ato parime (neni 2) janë: trajtimi i barabartë i të gjithëve para ligjit, neutraliteti politik dhe objektiviteti, sinqeriteti, ndershmëria, transparenca, merita, mosdiskriminimi, karakteri 868 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS shumetnik Sa u përket kushteve të punësimit, avancimit, përgjegësisë disiplinore e të tjera, të nëpunësve të Shërbimit Civil, Rregullorja këtë fushë e “delegon” në akt më të ulët - urdhëresë administrative. Ajo ka përcaktuar se vendet e lira të punës plotësohen në bazë të shpalljes publike, ndërsa marrëdhënia e punës lidhet me kontratë për një periudhë kohore deri në tri vjet, me mundësi të vazhdimit të kontratës. Nëpunësit e Shërbimit Civil kanë të drejtë të jenë anëtarë të partive politike, por duhet të përmbahen nga angazhimi i tyre në aktivitetet të cilat rrezikojnë paanësinë në punë. Ata mund të jenë edhe anëtarë të sindikatave, mirëpo nëpunësit e disa shërbimeve nuk kanë të drejtë të bëjnë grevë (shërbimi policor, shërbimet emergjente, ato të burgjeve). Pjesë përbërëse e Rregullores është Kodi i Sjelljes, në të cilin janë përcaktuar rregullat e mirësjelljes së nëpunësve të shërbimit civil. Parashikohet formimi i një Këshilli të pavarur të mbikëqyrjes së shërbimit civil në nivel të Kosovës. Anëtarët e Këshillit (7 veta) i emëron PSSP në përbërje të caktuar që pasqyron karakterin multietnik. Këshilli ka kompetenca të vendosë lidhur me ankesat e paraqitura kundër organeve të cilat kanë marrë vendimin për punësimin e nëpunësve të Shërbimit Civil. Rregullorja përcakton procedurën e ankimit dhe autorizimet Këshillit. Rregullorja për Shërbimin Civil e parashikon edhe një Komision për “emërime të larta”, të cilin e emëron PSSP në përbërje prej tre anëtarëve ndërkombëtarë dhe tre qytetarëve eminentë të Kosovës, me mandat për dy vjet dhe me mundësi të vazhdimit edhe për dy vjetë tjera. Kompetenca e këtij Komisioni është emërimi i udhëheqësve në poste të larta publike. Sipas rregullit, mbledhjen e Komisionit e kryeson Kryeministri, ndërsa në mbledhje merr pjesë edhe ministri në ministrinë e të cilit duhet të shërbejë kandidati i emëruar. Vendimit të komisionit për emërime në poste të larta duhet t’i paraprijë puna e një jurie (si komision i konkursit), e cila, pas kryerjes së procedurave të caktuara dhe intervistimit të kandidatëve, ia propozon dhe rekomandon Komisionit një listë prej tre kandidatësh më të merituar, për ta ta emëruar njërin prej tyre në postin e shpallur. Shpallja e vendeve të lira të punës në Shërbimin Civil, rekrutimi, kushtet, përzgjedhja, caktimi në vende të punës, puna provuese, trajnimi, avancimi, pagat, orari i punës, pushimet mjekësore dhe pushimet e tjera, sjellja dhe përgjegjësia në punë si dhe çështje të tjera për punësim, punë dhe marrëdhënie të punës në Shërbimin civil, - janë të përcaktuara me Urdhëresën Administrative nr.2003/2, dt.25 Janar 2003, për Zbatimin e Rregullores së UNMIK-ut nr.2001/36. Urdhëresa Administrative përcakton kushtet, rregullat, procedurën e rekrutimit (punësimit), aftësimit professional, avancimit, orarin e punës, pushimet, përgjegjësinë dhe çështje të tjera lidhur me punën dhe marrëdhëniet e punës në Shërbimin Civil. Kjo urdhëresë ka karakter të aktit të përgjithshëm dhe është e detyrueshme për Shërbimin Civil të Kosovës. Si akt i përgjithshëm që përpunon zbatimin e aktit më të lartë, Urdhëresa Administrative, (siç do të duhej të vlente edhe për të gjitha ligjet dhe aktet e tjera të përgjithshme), do të duhej të ishte në harmoni dhe konsistente me aktet më të larta. Për t’u njohur dhe zbatuar kushtet specifike, të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e punonjësve në administratë, gjyqësi, arsim, shkencë, kulturë, shëndetësi, sport e veprimtari të tjera publike, duhet të lexohen dhe zbatohen rregulloret, përkatësisht ligjet përkatëse të atyre degëve e veprimtarive. Ligji për Siguri në Punë, Mbrojtje të Shëndetit të të Punësuarëve dhe Ambientit të Punës Mbrojtja në punë nënkupton tërësinë e masave dhe aktiviteteve juridike, organizative, teknike dhe shëndetësore për parandalimin e lëndimeve, aksidenteve dhe sëmundjeve profesionale në punë e në lidhje me punën. 869 E drejta e punës

Page 228: Jurispodenca

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin nr.2003/19, datë 9 Tetor 2003, për Siguri në Punë, Mbrojtje në Punë, Mbrojtje të Shëndetit të të Punësuarëve dhe Ambientit të Punës. Këtë lLgj e ka shpallur PSSP me Rregulloren nr.2003/33, dt.6.XI.2003. Qëllimi i caktuar me këtë ligj është të parandalohen lëndimet në punë, sëmundjet profesionale dhe të mbrohet mjedisi i punës. Kjo në Ligj shtrohet si detyrë e punëdhënësve dhe është pjesë integrale e organizimit dhe procesit të punës. Është caktuar kategoria e personave të cilët gëzojnë të drejtën e mbrojtjes së përgjithshme dhe asaj të veçantë në punë. Ky Ligj nuk ka të bëjë me pjesëtarët e Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK-së), Shërbimit Policor të Kosovës (ShPK-së) dhe Shërbimit të Zjarrëfikësve. Ligji ka parashikuar themelimin e Këshillit Nacional të Mbrojtjes në Punë, i cili përbëhet nga përfaqësues të shtetit (?), të punëdhënësve e të punëmarrësve. Ligji ka përcaktuar obligimet dhe përgjegjësitë e punëdhënësit (neni 2) dhe të drejtat dhe përgjegjësitë e punëtorit (punëmarrësit) (neni 3) dhe veçmas mbrojtjen e kategorive të veçanta më të rrezikuara (të rinjtë, gratë shtatzëna, personat me aftësi të kufizuara). Caktohen masa dhe krijimi i kushteve të mbrojtjes në punë nga uji, ajri, drita, zjarri, elektriciteti, zhurma, dridhjet, substancat kimike. Me akte nënligjore, në pajtim me ligjin dhe me standardet përkatëse, Ministria e Punës i përkufizon më hollësisht kushtet, masat, mënyrën dhe mjetet e mbrojtjes në punë. Ligji parashikon masa ndëshkimore (gjoba) prej 100 deri 35.000 _ për punëdhënësit të cilët nuk i zbatojnë masat e caktuara të mbrojtjes në punë. Është një risi e këtij Ligji, kur është fjala është për ndalimin dhe sanksionimin e pirjes së duhanit në lokale të mbyllura, në të cilat punojnë dy a më shumë punëtorë. Për punëdhënësit është caktuar afati prej gjashtë muajve për sigurimin e kushteve të mbrojtjes në punë, të caktuara me ligj, ndërkaq nuk është caktuar afati deri kur ministri i Punës duhet të nxjerrë aktet nënligjore nga ky lëmë. Duke marrë parasysh se ligji është shumë i mangët në përcaktimin e kushteve, mjeteve dhe standardeve të mbrojtjes në punë, është joreale të pritet kryerja e obligimit ligjor nga punëdhënësit dhe mbrojtja efikase në punë, çfarë synon ligji. Madje, edhe sikur rregullativa të ishte e kompletuar dhe perfekte, është e nevojshme të mbahen trajnime për një edukim lidhur me kulturën dhe përgjegjësinë individuale dhe shoqërore të subjekteve në marrëdhëniet e punës, për zbatimin e ligjit dhe të sistemit të mbrojtjes në punë. Ligji për Inspektoratin e Punës në Kosovë Punët e mbikëqyrjes së zbatimit të ligjit të punës dhe të ligjeve të tjera, të cilat kanë të bëjnë me marrëdhëniet në punë, kushtet e punës, mbrojtjen në punë dhe çështje të tjera në punë e në lidhje me punën, i kryen organi komptent i pushtetit shtetëror, i caktuar me ligj të veçantë - Ligji për Inspektoratin e Punës. Në lëmin e së drejtës së punës, inspektimi bëhet duke i shikuar aktet e përgjithshme dhe ato individuale, si dhe kushtet dhe mënyrën e punës së subjekteve juridike ose atyre fizike të mbikëqyrura. Inspektorët janë të autorizuar dhe të detyruar të ndërmarrin masa administrative, me qëllim që gjendjen e konstatuar dhe veprimtarinë e subjekteve të mbikëqyrura ta vënë në përputhje me ligjet dhe aktet e tjera. Në kushtet tona kosovare të tranzicionit nga një sistem në tjetrin, në prani të një vakuumi të madh juridik të rregullimit të marrëdhënieve të punës, kur të drejtat në punë dhe nga marrëdhënia e punës shkilen në mënyrat më të ndryshme, roli i Inspektoratit të Punës është edhe më i madh se në vendet me traditë të sundimit të ligjit. Nuk është e mjaftueshme vetëm të kemi institucionin e inspektoratit, por ai duhet të jetë i organizuar mirë dhe efikas. Një inspektorat efikas mund të kontribuojë shumë që puna joformale (jolegale, puna në të zezë) të vihet në binarë ligjorë. Kemi përshtypjen se Inspektorati i Punës do të gjente shkelje të ligjeve të punës te secili subjekt që do ta kontrollonte, si në sektorin shoqëror-publik, ashtu edhe në sektorin privat. Me veprime paran- 870 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS daluese dhe me një politikë adekuate ndëshkimore, Inspektorati i Punës do të kontribuonte që t’iu mbrohen të drejtat shumë punëtorëve, por edhe t’i detyronte punëtorët dhe punëdhënësit të paguanin obligimet e tyre tatimore e të kontributeve të caktuara me ligj. Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Ligjin nr.2002/9 (dt.19.12.2002) për Inspektoratin e Punës në Kosovë. Ligji është aq i shkurtër dhe i mangët, saqë vihet në dyshim nëse ia ka vlejtur fare miratimi i një ligji të tillë. Sepse, për aq sa rregullon ky ligj special, tashmë ka qenë e rregulluar edhe

Page 229: Jurispodenca

me Ligjin Themelor të Punës (neni 24-25). Sikurse edhe ligjet e tjera të Kosovës, Ligji për Inspektoratin e Punës nuk ka të bëjë me subjetet dhe vendet e punës brenda UNMIK-ut, zyrave ose misioneve të qeverive të huaja dhe organizatave qeveritare e joqeveritare, të cilat punojnë në Kosovë. Një inspektim i mirë do ishte shumë i nevojshëm edhe tek ato subjekte, ngase edhe atje ka shkelje drastike të të drejtave të punëtorëve. Mirëpo, inspektimi i atyre subjekteve është jashtë kompetencës së Inspektoratit të Punës të Kosovës. Duke përcaktuar fushëveprimin e Inspektoratit të Punës, ligji i përmendur ka përcaktuar se autoriteti i Inspektoratit të Punës do të zbatohet në mënyrë unike për të gjitha vendet e punës, pavarësisht se cilat dispozita ligjore janë në fuqi e që kanë të bëjnë me kushtet e punës, mbrojtjen në punë dhe ruajtjen e shëndetit të punëtorëve në përgjithësi. Kjo nënkupton se Inspektorati i Punës do të kontrollojë si sektorin privat, ashtu edhe atë shoqëror dhe shtetëror të ekonomisë e të shërbimeve publike. Inspektorati i Punës themelohet (është themeluar) në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. Inspektorati i Punës përbëhet nga kryeinspektori, të cilin e emëron Qeveria me propozimin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale,dhe inspektorët të cilët kryejnë funksionin e tyre në tërë (?) Kosovën. Ky Inspektorat bashkëpunon dhe nashkërendon punën edhe me inspektoratet e tjera: tatimore, shëndetësore, policinë etj. Ligji ka përcaktuar autorizimet e kryeinspektorit (neni 4) dhe të inspektorëve të punës (neni 5), për sa u përket veprimeve, kontrollit, urdhërave, vendimeve, gjobave, procedurave të ankesës, raportimeve dhe çështjeve të tjera lidhur me kontrollin e zbatimit të ligjeve në lëmin e punës. Përgjegjësia e punëtorëve dhe e punëdhënësve Marrëdhëniet e punës janë si të gjitha marrëdhëniet e tjera ndërmjet njerëzve, me të gjitha specifikat që ka. Në ato marrëdhënie lindin probleme, mosmarrëveshje, konflikte, të cilat duhet të zgjidhen sipas rregullave të caktuara. Problemet, konfliktet dhe kontestet, të cilat lindin në marrëdhëniet e punës jo vetëm shkaktojnë dëme ekonomike, por ato shpeshherë i keqësojnë dhe acarojnë edhe marrëdhëniet ndërmjet njerëzve. Përgjegjësia në punë mund të jetë përgjegjësi disiplinore dhe përgjegjësi materiale. Këto dy lloje të përgjegjësisë kanë të bëjnë me shkeljen e detyrave në punë (nga ana e punëtorit) apo me shkeljen e të drejtave të punëtorit (nga ana e punëdhënësit). Ndërmjet punëtorëve e punëdhënësve apo ndërmjet vetë punëtorëve mund të paraqiten edhe incidente të tjera me karakter kundravajtjeje, vepre penale apo delikti ekonomik, por ato nuk janë objekt i së drejtës së punës. Me fillimin e punës, punëtori merr përsipër obligime dhe përgjegjësi për kryerjen e punëve dhe të detyrave të caktuara. Përgjegjësia në punë përcaktohet me ligj, me kontratë kolektive, me akte autonome dhe me kontratën e punës. Rregullorja e UNMIK-ut nr.2001/27, për Ligjin Themelor të Punës, përgjegjësinë disiplinore e parashikon vetëm në kontekst të shkëputjes së kontratës së punës (neni 11.2). Sipas kësaj dispozite, kontrata e punës shkëputet nga punëdhënësi në rastet e rënda të sjelljes së keqe ose të përmbushjes së pakënaqshme të detyrave të punës nga punonjësi. Raste të rënda të sjelljes së keqe 871 E drejta e punës janë: kundërshtimi i paarsyeshëm për kryerjen e detyrave të caktuara me kontratën e punës; vjedhja, shkatërrimi, dëmtimi ose shfrytëzimi i paautorizuar i pasurisë së punëdhënësit; zbulimi i fshehtësive afariste; përdorimi i drogave dhe i alkoolit në punë dhe sjellja e natyrës tepër të rëndë, pas së cilës do të ishte e paarsyeshme të pritet vazhdimi i marrëdhënies së punës më tej. Ndërkaq, përmbushja e pakënaqshme e detyrave të punës përfshin sa vijon: mungesën e paarsyeshme nga puna dhe gabimet e përsëritura, të cilat, sit ë tilla (veç e veç), nuk janë të mjaftueshme për ta arsyetuar largimin nga puna, por ato me përsëritjen e shpeshtë dhe peshën e tyre çrregullojnë ecurinë normale të marrëdhënies së punës. Rregullorja nuk parashikon ndonjë procedurë as organet disiplinore për shqiptimin e masave. Parashikon vetëm se punëdhënësi do ta njoftojë punëtorin me shkrim ose me gojë për qëllimin e tij për ta ndërprerë kontratën e punës, duke i treguar shkaqet e shkëputjes së kontratës. Në rast se punëtori është anëtar i ndonjë sindikate, ka të drejtë që në takimin me punëdhënësin të jetë i pranishëm edhe një përfaqësues i sindikatës.

Page 230: Jurispodenca

Ndonëse ligji nuk e ka përcaktuar, masat disiplinore për përgjegjësinë në punë i shqipton drejtori, përkatësisht eprori. Për vërtetimin e përgjegjësisë dhe shqiptimin e masave disiplinore, mund të formohet komision i veçantë, por kjo nuk është e obligueshme sipas Ligjit në fuqi. Sikur në të gjitha aspektet, edhe në aspektin e përgjegjësisë disiplinore dhe materiale në punë, Ligji Themelor i Punës është shumë i mangët. Besojmë se këtë vit Kuvendi i Kosovës do të miratojë një ligj të ri të punës, i cili do jetë më i kompletuar. Për punonjësit e Shërbimit Civil të Kosovës, të caktuar me Rregulloren e UNMIK-ut, nr.2001/36, për Shërbimin Civil të Kosovës, në shtojcë të asaj Rregulloreje është dhënë një listë me rregullat e mirësjelljes në Shërbimin Civil. Ajo përmban 11 rregulla të mirësjelljes, me të cilat cakton standardet minimale të sjelljes së nëpunësve civilë: 1 - të kryejnë detyrat e tyre në mënyrë të arsyeshme, të ndershme, të paanshme dhe në pajtim me ligjin, 2 - të kryejnë punët në mënyrë të shpejtë, me kurtoazi, me mirësjellje, me dashamirësi dhe pa paragjykime ose neglizhencë, 3 - të mos e keqpordorin funksionin e tyre zyrtar për përfitime personale apo për përfitime të të tjerëve, 4 - mjetet publike t’i përdorin në mënyrë të ligjshme, efikase dhe vetëm sipas autorizimeve të organit të punësimit (punëdhënësit) për të cilin punojnë, 5 - nuk përdorin dhe nuk japin informata që kanë fituar në bazë të pozitës së tyre zyrtare, 6 - nuk duhet të paraqesin gabimisht apo t’i keqpërdorin informatat ose të bëjnë orvajtje për mashtrime, 7 - nuk pranojnë nga asnjë person apo subjekt tjetër të holla, dhurata, mikpritje apo ndihma lidhur me detyrat zyrtare dhe kontaktet e bëra, përveç nga organi i punësimit për të cilin punojnë, 8 - nuk duhet ta pengojnë politikën e veprimit të zyrtarëve të zgjedhur, 9 - respektojnë të drejtat dhe liritë e njeriut dhe të drejtat e komuniteteve, 10-zbatojnë udhëzimet e udhëheqësve të tyre, përveç nëse këto udhëzime janë në kundërshtim me dispozitat ligjore, të drejtat dhe liritë e njeriut ose të drejtat e komuniteteve, 11-nuk marrin pjesë në kurrfaër aktiviteti politik dhe publik që mund të rrezikojë ose që duket se mund të rrezikojë paanësinë e tyre. Urdhëresa Administrative e Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm, nr.2003/2, datë 25 Janar 2003, për zbatimin e Rregullores nr.2001/36, përmban një kapitull lidhur me sjelljen dhe disiplinën e nëpunësve të Shërbimit Civil (nenet 27-29), ndërsa në kapitullin vijues përcakton 872 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS masat dhe procedurën disiplinore për shkeljet e Kodit të sjelljes, duke e zgjeruar listën e sjelljeve për të cilat mund të shqiptohen masat e caktuara (neni 30). Parashikohen pesë lloje të masave disiplinore: vërejtja me gojë; vërejtja me shkrim; ndalesa e rritjes së rrogës deri në një vit; ulja e pozitës; ndalimi i avancimit deri në tri vjetë dhe ndërprerja e kontratës së punës. Udhëzimi parashikon edhe procedurën dhe organet disiplinore. Pavarësisht nga përgjegjësia disiplinore, puëtori mund të përjashtohet prej punës edhe në rast se, për shkak të përgjegjësisë penale, paraburgoset a shkon në vuajtje të dënimit dhe kështu, për fajin e vet, mungon nga puna. As Rregullorja për Ligjin Themelor të Punës, as Rregullorja për Shërbimin Civil nuk bëjnë asnjë fjalë për përgjegjësinë materiale të punëtorit ose punëdhënësit, prandaj kjo çështje mbetet të rregullohet me ndonjë ligj tjetër, me kontratë kolektive ose me akt autonom të punëdhënësit apo që rastet dhe kontestet e kësaj natyre të zgjidhen sipas parimeve dhe rregullave të përgjithshme të përgjegjësisë për dëmin. Sipas parimit të përgjithshëm të përgjegjësisë për dëmin e shkaktuar, përgjegjësia ekiston kur dëmi është shkaktuar me qëllim apo nga pakujdesia ekstreme. Në të drejtën e punës është e njohur edhe përgjegjësia regresive. Kjo do të thotë se kur punëtori në punë i shkakton dëm një personi të tretë, e kur atë dëm e ka paguar punëdhësi, ai ka të drejtë të kërkojë nga punëtori përgjegjës kompensimin (regresimin) e dëmit të paguar. Mbrojtja e të drejtave nga marrëdhënia e punës

Page 231: Jurispodenca

Në marrëdhëniet juridike të punës, të krijuara ndërmjet punëtorit e punëdhënësit, të dy palët marrin përsipër të drejta, obligime dhe përgjegjësi reciproke. Në ato marrëdhënie nuk zotëron gjithmonë një klimë mirëkuptimi reciprok. Si palë më e dobët në ato marrëdhënie, punëtori ballafaqohet me shkelje të shpeshta të të drejtave në punë dhe nga marrëdhënia e punës. Shkeljet më të shpeshta të të drejtave individuale të punëtorit qëndrojnë në caktimin e pagave, transferimin prej një vendi të punës në tjetrin, detyrimin për të punuar përtej orarit të punës, largimin ose përjashtimin nga puna, të drejtat e sigurimeve sociale dhe çështje të tjera, kur veprohet në kundërshtim me ligjin dhe kontratën e punës. Kështu edhe lindin mosmarrëveshjet dhe konfliktet individuale ndërmjet punëtorit kundrejt punëdhënësit apo personit të autorizuar nga punëdhënësi. Ndodh që lindin edhe mosmarrëveshje ose konflikte kolektive të një grupi a një kategorie të punëtorëve kundrejt palës tjetër (punëdhënësit). Edhe pse Ligjit Themelor i Punës parashikon gjoba të konsiderueshme për rastet e shkeljes së të drejtave të punëtorëve, kjo për shkak të mungesës së efikasitetit të organeve kompetente, fare pak ose aspak nuk është zbatuar në praktikë. Prandaj, mbetet që vetë punëtorët ose sindikatat e tyre të angazhohen për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve. Po qe se ndërmjet palëve nuk ka mirëkuptim, gatishmëri dhe vullnet të mirë për zgjidhjen paqësore të konfliktit të interesave, mbetet që realizimi dhe mbrojtja e të drejtave të kërkohet në procedurën dhe afatet e parapara me ligj dhe me kontratë kolektive apo atë individuale, para organeve të caktuara. Në këtë kptim, punëtori ka të drejtë të paraqesë kërkesë apo kundërshtim (ankim) brenda kolektivit ku punon. Kërkesa bëhet për realizimin e ndonjë të drejte, ndërsa kundërshtimi për mbrojtjen e ndonjë të drejte a për luftimin e padrejtësisë. Po qe se punëtori është i pakënaqur me vendimin e personit a të organit kompetent të punëdhësit, ai ka mundësi që realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave ta kërkojë edhe nga organet dhe institucionet jashtë kolektivit të vet: tek Inspektorati i Punës, Ombudspersoni ose te gjykata. Në raste të caktuara me kontratë, mbrojtja e të drejtave mund të kërkohet edhe përmes një arbitrazhi. Mbrojtja gjyqësore mund të kërkohet vetëm pasi që të kenë shteruar mundësitë e mbrojtjes interne tek organet e punëdhënësit. Kjo nuk ka të bëjë me kërkesën për intervenimin e Inspektoratit të Punës apo të Ombudspersonit. 873 E drejta e punës Në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, sidomos të drejtave kolektive të një numri më të madh apo të një kategorie të punëtorëve, një rol të rëndësishëm mund ta luajë edhe sindikata, kur ajo është e organizuar mirë dhe ka krijuar besim dhe prestigj te punëtorët dhe nëpunësit, por edhe te punëdhësit. Të drejtat dhe liritë sindikale Sindikatat janë organizata shoqërore të pavarura, të krijuara në bazë të vullnetit të lirë të punëtorëve. Qëllimi themelor i tyre duhet të jetë përfaqësimi dhe mbrojtja e të drejtave dhe interesave ekonomike, sociale dhe profesionale të punëtorëve, në radhë të parë të anëtarëve të vet. Sindikata zhvillon veprimtarinë e vet në përputhje me ligjet në fuqi. Sindikatat janë rezultat i industrializimit, ngase para tij nuk ka pasur palë të kundërta në marrëdhëniet e punës. Sepse, zanatliu në punëtorinë e vet, apo bujku në tokën e tij kanë qenë edhe punëtorë edhe punëdhënës (të vetvetes). Zhvillimi industrial e ka ndarë funksionin e udhëheqjes nga puna e drejtpërdrejtë dhe kështu ka krijuar kategorinë e punëdhënësve e të punëtorëve, si palë të kundërta, me interesa të ndryshme në marrëdhëniet ndërmjet tyre. Kushtet e vështira të punës dhe pozita e rëndë e punëtorëve kanë ndikuar në krijimin e sindikatave, si formë e organizuar e punëtorëve për mbrojtjen efikase të lirive, të drejtave dhe interesave ekonomike e sociale të tyre. Kështu, sindikalizmi u zhvillua në një lëvizje të gjerë pluraliste, të shumëllojshme. Organizimi dhe veprimi sindikal gjat kohës u është përshtatur kushteve dhe ndryshmeve shoqërore, ekonomike dhe politike, duke insistuar që demokracia politike të kalojë edhe në fushën ekonomike e sociale. Sindikatat organizohen mbi baza dhe në nivele të ndryshme: lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare, duke ia përashtatur organizimin një veprimi sa më efikas për arritjen e qëllimeve. Jo vetëm punëtorët i kanë sindikatat e tyre. Edhe punëdhënësit organizohen në shoqata (esnafe) me emra të ndryshëm, të veprimtarive dhe niveleve të caktuara. Në këtë mënyrë organizatat e punëtorëve

Page 232: Jurispodenca

(sindikatat) dhe organizatat e punëdhënësve bëhen partnerë socialë për të zhvilluar negociata, për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet dhe për të lidhur marrëveshje (kontrata) kolektive për sektorë, lëmenj, veprimtari dhe nivele të ndryshme. Marrëveshjet a kontratat kolektive të lidhura ndërmjet përfaqësuesve të punëtorëve dhe përfaqësuesve të punëdhënësve janë akte për marrëdhëniet kolektive të punës. Në hierarkinë juridike, ato janë nën nivelin (fuqinë) e ligjit dhe patjetër duhet të jenë në pajtim me ligjin. Ndërkaq, ato kanë fuqi mbi vendimet dhe mbi kontratat individuale, ashtu që kontrata individuale nuk bën të përmbajë kushte dhe të drejta më pak të favorshme për punëtorin se ato që i përmban kontrata kolektive. Në këtë hierarki ekziston një karakteristikë se me aktin e nivelit më të ulët mund të parashikohen të drejta më të mëdha, sesa në aktin e nivelit më të lartë, por nuk mund të parashikohen të drejta më të ulëta, më të pafavorshme për punëtorin sesa parashikon akti më i lartë. Liritë dhe të drejtat sindikale janë objekt trajtimi i shumë konventave dhe rekomandimeve të Organizatës Ndërkombëtare të Punës: Konventa nr. 87 për Liritë dhe të Drejtat Sindikale, Konventa nr.98 - për të Drejtën e Organizimit të Negociatave Kolektive, Konventa nr.154 - për Nxitjen e Marrëveshjeve Kolektive etj. Rregullorja e UNMIK-ut për Ligjin Themelor të Punës, duke i marrë standardet nga konventat ndërkombëtare, ua ka kushtuar një hapësirë të konsiderueshme lirive dhe të drejtave të organizimit dhe veprimit sindikal, negociatave dhe marrëveshjeve (kontratave) kolektive (nenet 5, 6,7, 8). Punëtorët dhe punëdhënësit kanë të drejtë të themelojnë dhe t’i bashkohen organizatës të cilën ata e zgjedhin lirisht, pa kurrfarë leje paraprake, të lidhen në federata e konfederata kombëtare e 874 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS ndërkombëtare, në pajtim me rregullat, statutet dhe vendimet e tyre. Ata i zgjedhin organet, përfaqësuesit, administratën, formulojnë programet e punës dhe zhvillojnë veprimtarinë e tyre pa pengesa. Ato, për të fituar subjektivitetin juridik, vetëm janë të detyruara të regjistrohen në Ministrinë e Punës e të Mirëqenies Sociale, duke ia bashkëngjitur kërkesës për regjistrim një kopje të statutit dhe regjistrin me adresat e personave përgjegjës për udhëheqjen dhe administrimin e sindikatës. Përfaqësuesit e sindikatave kanë një rol të rëndësishëm, por edhe përgjegjësi për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të punëtorëve. Ata duhet të zhvillojnë negociata të mundimshme me përfaqësuesit e punëdhënësve dhe të Qeverisë, derisa të arrihet marrëveshja kolektive për kontratën kolektive. Në praktikën e konfliktit të interesave ndërmjet punëtorëve e punëdhënësve, si kundërmasë e grevës është i njohur veprimi i punëdhënësve, d.m.th., i përjashtimit masiv të punëtorëve nga puna (‘lock-out’) apo mbyllja e një a më shumë fabrikave, punishteve, ndërmarrjeve. Këto veprime, edhe pse nuk janë të lejueshme, ndërmerren për të bërë presion mbi punëtorët, në mënyrë që t’i detyrojnë ata t’i pranojnë kushtet që ofrojnë punëdhënësit për marrëveshjet kolektive. Pjesëmarrja e punëtorëve në qeverisje Çështja e pjesëmarrjes së punëtorëve në qeverisje të ndërmarrjes (punëdhënësit), në teorinë dhe në praktikën e së drejtës së punës shikohet në mënyra të ndryshme. Në vende të ndryshme, kjo çështje është rregulluar në mënyra të ndryshme. Atje ku punëtorët kanë arritur një organizim të mire dhe kanë krijuar sindikata të forta, jo vetëm që kanë arritur të sigurojnë pjesëmarrje në qeverisjen e ndërmarjes, veçse të drejtat e tyre mund t’i realizojnë edhe përms sindikatës. Përfaqësuesit e zgjedhur të punëtorëve marrin pjesë në organet e menaxhimit të ndërmarrjes (këshilla, komitete, borde), kur merren vendime të rëndësishme për punën dhe zhvillimin e ndërmarrjes. Te ne, vetëm në ndërmarrjet shoqërore, të cilat funksionojnë ende punëtorët marrin pjesë në qeverisjen e tyre, ndonëse edhe në ato ndërmarrje qeverisjen ua ka uzurpuar Agjencia Kosovare e Mirëbesimit, duke “ua zënë frymën edhe punëtorëve edhe ndërmarrjeve”. Në sektorin privat, roli i punëtorëve në qeverisjen e ndërmarrjes është i papërfillshëm. Në atë sektor rolin dhe funksionin e menaxhimit dhe të qeverisjes e kanë pronarët e mjeteve të punës. Kjo do të jetë kështu një kohë, derisa bizneset të kuptojnë rolin e punëtorëve. Sepse, nuk është mire që punëtorët të eliminohen krejtësisht nga funksioni i qeverisjes. Duhet gjetur forma adekuate për pjesëmarrjen e përfaqësuesve

Page 233: Jurispodenca

të punëtorëve në qeverisjen e ndërmarrjes, sepse kjo do të ishte në interes të ndërsjellë. Sigurisht, pjesëmarrja e punëtorëve në qeverisjen e ndërmarrjeve do t’i ulte tensionet ndërmjet punëtorëve e punëmarrësve, do të ndikonte në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe do të krijonte qetësi sociale dhe kështu edhe një punë më efikase. Ka edhe mendime se pjesëmarrja e përfaqësuesve të punëtorëve në qeverisje e dobëson pozitën negocuese të sindikatave në marrëveshjet kolektive, për arsye se përfaqësuesi i tillë do të mbante anën e vendimeve të organeve të qeverisjes e jo të kërkesave të sindikatës. Natyrisht, kjo nuk duhet të jetë arsye për përjashtimin total të punëtorëve nga funksionet e qeverisjes së ndërmarrjeve, sidomos në ndërmarrjet që kanë numër më të madh të punëtorëve. E drejta e punës dhe procesi i privatizimit 875 E drejta e punës Procesi i privatizimit, si një nga reformat kryesore që po zhvillohet në vendet e tranzicionit, ka një ndikim qenësor në pozitën dhe statusin e punëtorëve e të punëdhënësve në marrëdhëniet e tyre të ndërsjella në të drejtën e punës. Me këtë proces ndërrohet struktura pronësore mbi mjetet e prodhimit dhe ndryshojnë raportet punëdhënës-punëmarrës. Punëtorët të cilët në ndërmarrjet e pronës shoqërore kanë pasur pozitë dhe status të garantuar të punëtorit të përhershëm dhe përms organeve vetëqeverisëse kanë marrë vendime të rëndësishme për tërë aktivitetin dhe shpërndarjen e fitimit, me kalimin e mjeteve në pronësi private e humbasin rolin vendimmarrës dhe statusin e garantuar të punës së përhershme. Procesin e privatizimit në Kosovë e zbaton Agjencia Kosovare e Mirëbesimit, si një organ i pavarur i UNMIK-ut. Me Rregulloren 2002/12, për Themelimin e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit janë caktuar statusi, detyrat dhe kompetencat e Agjencisë. Ndërkaq, me aktin e quajtur Politikat Operative, (që kohët e fundit është bërë shkas për ndërprerjen e procesit të privatizimit), janë përcaktuar tri modele të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore (në ndërmarrjet shoqërore këtu nënkuptoj edhe ndërmarrjet publike, pasiqë edhe ato punojnë me mjete të pronësisë shoqërore). Modeli më i preferuar i AKM-ës është i ashtuquajturi “spin-of ”. Ky model dhe kjo metodë e privatizimit nënkupton nxjerrjen e aseteve funksionale të ndërmarrjes dhe formimin e ndërmarrjes së re, e cila pastaj i shitet investitorit të interesuar. Mjetet e fituara nga shitja e ndërmarrjes së re në tender, deponohen në xhirollogari të veçantë, në një bankë të besueshme për siguri. Nga këto mjete paguhen borxhet e ndërmarrjes së vjetër dhe kërkesat eventuale pronësore. Ndërmarrja e vjetër likuidohet ose shkon në procedure të falimentimit. Politikat operative parashikojnë “spin-offin” e thjeshtë dhe atë special. “Spin-offi” special ka të bëjë me ndërmarrje të mëdha me më tepër se 1000 punëtorë, të cilat kanë një rëndësi strategjike. Shitja e ndërmarrjes me “spin-off ” të veçantë nënkupton edhe kushte specifike që kërkohen t’i përmbushë invesititori: paraqitja dhe zbatimit i planit të biznesit, mbajtja e punëtorëve në punë etj. Metoda tjetër e privatizimit, që, si duket, do të jetë metoda më e përhapur dhe do të përfshijë numrin më të madh të ndërmarrjeve shoqërore, është metoda e likuidimit ose e falimentimit të ndërmarrjes, nga e cila nuk mund të formohet një ndërmarrje e re funksionale. Pasojat e këtij modeli të privatizimit janë se të gjithë punëtorëve iu ndërpritet marrëdhënia e punës, sipas fuqisë ligjore, pa kurrrnjë garanci të ndonjë të drejte ekonomike apo sociale. Me zbatimin e kësaj metode të privatizimit, do të mbeten pa punë një numër i madh i punëtorëve të ndërmarrjeve shoqërore, të cilët, dorën në zemër, edhe ashtu nuk kanë pasur ndonjë levërdi nga kjo marrëdhënie, derisa nuk kanë marrë farë pagash për të qenë. Në modelin tjetër të privatizimit - modeli i qiradhënies afatgjatë (koncesion), numri më i madh i punëtorëve do të duhej të mbeten në punë në ndërmarrjen e dhënë me qëra, mirëpo kjo varet nga kushtet e kontraktuara ndërmjet AKM-ës dhe qëramarrësit si dhe nga suksesi i afarizmit të vetë ndërmarrjes. Me Rregulloren nr.2003/13 për Transformimin e së Drejtës së Përdorimit të Pronës së Paluajtshme Shoqërore, është parashikuar se 20% e fitimit nga shitja e ndërmarrjes shoqërore do t’iu ndahet me përparësi punëtorëve legjitim. Deri më tash punëtorët kosovarë nuk kanë marrë

Page 234: Jurispodenca

kurrfarë beneficionesh nga procesi i privatizimit. Edhe ashtu, në procesin e privatizimit punëtorët dhe pensionistët kosovarë kanë qenë më të diskriminuarit nga të gjithë punëtorët e vendeve, të cilat e kanë zbatuar privatizimin. Procesi i privatizimit në Kosovë ka filluar me shumë vonesë të pajustifikueshme; ka filluar në gjysmën e dytë të vitit 2003, ndërsa në tetor të atij viti u ndërpre, për shkak të destruksioneve të 876 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS qeverisë serbe tek organizmat ndërkombëtarë, por edhe të qëndrimit proserb të disa udhëheqësve ndërkombëtarë në Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit. Pasojat e ndërprerjes së këtij procesi do të jenë të pariparueshme, për shkak se kjo ka krijuar një pasiguri juridike për investuesit potencialë. Rregullorja, nr.2001/35, për Pensionet në Kosovë E drejta e sigurimit social, në përgjithësi, dhe e drejta e sigurimit pensional, në veçanti, kanë një trajtim të rëndësishëm në normat juridike dhe standardet kombëtare e ndërkombëtare. Kjo e drejtë është objekt garantimi edhe me kushtetuta dhe ligje sistemore, por edhe me aso të veçanta. E drejta e pensionit, si e drejtë origjinere pasurore personale, fitohet në bazë të punës individuale, ndarjes dhe deponimit në fonde të caktuara të kontributit të punëtorit e të punëdhënësit, gjatë marrëdhënies së punës, sipas kushteve të caktuara me ligj. Vala e reformave që ka përfshirë vendet në tranzicion nuk e ka lënë pa përfshirë edhe segmentin e pensioneve. Ky segment ka pësuar ndryshime radikale edhe në Kosovë. Në të vërtetë, me Rregulloren e UNMIK-ut, nr. 2001/35, për Pensionet në Kosovë, është bërë një shkëputje totale nga sistemi i mëparshëm i pensioneve. Rregullorja aplikon një sistem të sigurimit pensional qeveritar (publik) dhe privat. Ndërkaq, parashikon tri forma (shtylla) të pensioneve: - pensionin bazë, - pensionin e bazuar në kontribute të obligueshme dhe - pensionin plotësues. Dy format e para janë të obligueshme për punëtorët dhe punëdhënësit, ndërsa forma e tretë është mbi baza vullnetare. Pensioni bazë, si formë e obligueshme, u paguhet të gjithë qytetarëve të Kosovës, me banim të përhershëm në Kosovë, të cilët kanë arritur moshën 65 vjeç. Kjo moshë vlen për të dy gjinitë. Pensioni bazë paguhet nga mjetet e buxhetit të Kosovës. Administrata e pensioneve është themeluar në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. Shumën e pensionit bazë e cakton Kuvendi i Kosovës, ndërsa mjetet sigurohen në buxhetin e Kosovës. Sipas Ligjit (të Kuvendit të Kosovës), nr.2002/1, për Metodologjinë e Caktimit të Lartësisë së Pensionit Bazë në Kosovë dhe Caktimin e Datës për Sigurimin e Pensionit Bazë, kjo skemë e pensionit ka filluar të zbatohet prej 1 korrikut 2002, në shuma mujore nga 28 _ për çdo pensionist. Caktimi i kësaj shume kinse është mbështetur në vlerën e kalorisë minimale të shportës ushqimore për nevojat ditore për një person, që të arrijë 2100 kalori në ditë. Për vitin 2003 shuma e pensionit bazë ishte 35 _, ndërsa për vitin 2004 është caktuar shuma në 40 _ në muaj. Forma e dytë e obligueshme e sigurimit pensional është pensioni i kursimeve individuale. Për këtë formë të sigurimit pensional është themeluar Fondi (trusti) i kursimeve pensionale në Kosovë, si person juridik i pavarur. Detyrë themelore e Fondit është administrimi dhe menaxhimi i mjeteve në llogaritë individuale për pensionet e bazuara në kursime individuale. Fondi e ka për detyrë t’i ruajë dhe të angazhojë mjetet në investime të sigurta, me qëllim të rritjes së tyre. Rregullorja 2001/35 ka përcaktuar detyrat e Fondit, organet e qeverisjes, autorizimet, arkëtimin e mjeteve, llogaritë individuale, ruajtjen e mjeteve, kushtet e investimit të tyre, pagesën e pensioneve nga mjetet e kursimeve individuale dhe çështje të tjera të kësaj skeme. Mjetet për sigurimin pensional, sipas kësaj shtylle, arkëtohen përmes kontributeve të obligueshme. Secili punëtor i punësuar që ka 877 E drejta e punës mbushur moshën 18 vjeç duhet të paguajë 5% të rrogës së tij të tërësishme në llogari individuale

Page 235: Jurispodenca

në Fondin e pensioneve të kursimeve individuale. Po ashtu, punëdhënësi është i detyruar të paguajë 5% të nivelit të rrogës së punëtorit. Këto janë kontribute të obligueshme. Ndërkaq, edhe punëtori, edhe punëdhënsi mund të paguajnë plus 10% të shumës së rrogës së punëtorit, si kontribut vullnetar plotësues, në llogari të punëtorit. Në rast se paguhen rroga më të vogla se rroga minimale (!?), atëherë kontributi i obligueshëm për sigurim pensional paguhet në shkallën 5% të shumës së rrogës minimale. Rregullorja ka parashikuar që, në rast se rrogat paguhen në natyrë (mallra), kontributi për pension paguhet në shkallën 5% të vlerës së mallit në treg. Llogaria individuale është pronë e personave përkatës. Ajo prone nuk mund të lihet peng, të ndalet, të transferohet as të tjetërsohet në ndonjë mënyrë tjetër. Mirëpo, shfrytëzimi i mjeteve nga ajo llogari është e kushtëzuar me arritjen e moshës së pensionit. Vetëm në rast se punëtori është bërë i paaftë për punë, mjetet mund t’i tërheqë para se ta mbushë moshën e pensionit, kurse në rast të vdekjes së punëtorit, paratë nga llogaria e tij mund t’i tërheqë familja. Ministria e Financave, me miratimin e PSSP, lidh kontratë me personin juridik të autorizuar, i cili mbledh kontributet e sigurimit të obligueshëm pensioal. Kjo Ministri bën edhe kontrollin e mbledhjes së kontributeve, ashtu siç kontrollon mbledhjen e tatimit. Ndërkaq, Fondi i pensioneve me konkurs (tender) ndërkombëtar zgjedh bankën ose fondin e licencuar, i cili do t’i mbajë mjetet e grumbulluara. Rregullorja përcakton hollësisht kushet që duhet t’i përmbushë mbajtësi i mjeteve, si dhe detyrat e tij. Forma a shtylla e tretë e sigurimit pensional është një formë plotësuese vullnetare e kontributit të punëtorëve dhe punëdhënësve. Punëdhënësi mund të formojë fond plotësues pensioni për punëtorët e vet, ndërsa edhe punëtorët mund të blejnë pension plotësues nga kompania e caktuar ose t’i depozitojnë mjetet vullnetare (si kursime) te një bankë e licencuar. Pagesa e kontributeve të obligueshme për pension ka filluar të zbatohet në mënyrë të diferencuar, në dy data të ndryshme: punëdhënësit që janë agjenci shtetërore (shërbimi civil), ndërmarrje shoqërore-publike dhe kompani të mëdha me 500 e më shumë punëtorë kanë filluar të paguajnë kontribute prej 1 marsit 2002, ndërsa të gjithë punëdhënësit e tjerë dhe të vetëpunësuarit kanë filluar të paguajnë kontributet prej 1 mars 2003. Ndërkaq, kontributet vullnetare kanë mundur të paguhen edhe para këtyre datave. Pozita e pensionistëve të mëparshëm Me aktet dhe veprimet për rrënimin dhe suprimimin e autonomisë dhe organeve legale e legjitime të Kosovës, prej vitit 1989 Serbia i futi nën regjimin e masave të dhunshme të gjitha organet dhe institucionet e superstrukturës shoqërore, si dhe të gjitha ndërmarrjet ekonomike, të cilat pastaj i integroi me subjektet e Serbisë. Nga të gjjitha subjektet, në të cilat i zbatoi masat e dhunshme, Serbia plaçkiti pasurinë e tyre. Kështu ndodhi edhe me fondet e sigurimeve sociale. Në fondin e sigurimit pensional-invalidor, i cili asokohe quhej Bashkësia Vetëqeverisëse e Interesit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, Kuvendi i Serbisë më 26.XI.1990 i futi masat e dhunshme, ndërsa më 1.VI.1992 e suprimoi tërësisht atë fond. Tërë pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme dhe të gjitha të drejtat dhe detyrimet e Fondit të Kosovës i mori Fondi Republikan i Sigurimit Pensional dhe Invalidor i Serbisë. Ky Fond i Serbisë një kohë iu pagoi pensionet pensionistëve kosovarë, ndonëse me vonesa për disa muaj, ashtu që për çdo vit u mbetej borxh atyre nga dy ose tri pensione mujore. Ndërkaq, prej vitit 1998 Fondi i Serbisë e ndërpreu pagesën e pensioneve për pen- 878 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS sionistët shqiptarë, me “arsyetimin” se nuk ka mundësi të komunikimit të lirë në Kosovë. Që prej atëherë, pensionistëve shqiptarë nuk u janë paguar pensionet e tyre. Sipas evidencës së kompetentëve, në muajin dhjetor të vitit 1998 në Kosovë kanë qenë 89.135 pensionistë, prej të cilëve rreth 27.000 ishin serbë e malazez. Pensionistët shqiptarë të atëhershëm dhe ata të cilët në ndërkohë i plotësonin kushtet për pension, nuk kanë marrë pensionet e tyre të merituara. Ndërkaq, pensionistët e nacionalitetit serb e malazez të Kosovës i kanë marrë rregullisht pensionet e tyre nga Serbia, ndërsa ata që e kanë mbushur moshën 65 vjeç marrin edhe “pensionet” nga buxheti i Kosovës.

Page 236: Jurispodenca

Skema e re e caktuar me Rregulloren 2001/35 ua njeh të drejtën e “pensionit” bazë prej 1.VII.2002 të gjithë qytetarëve të Kosovës, të cilët kanë mbushur moshën 65 vjeç, pa marrë parasysh se a kanë qenë në marrëdhënie pune ndonjëherë dhe a kanë paguar kontribute apo jo. Në këtë mënyrë, jo vetëm se pensionistët e vërtetë janë dëmtuar materialisht, por shumë pensionistë invalidorë, të cilët janë pensionuar në moshë më të re, nuk e gëzojnë as këtë “të drejtë”. Sot pensionistët e moshuar dhe ata invalidorë janë kategoria më e rrezikuar dhe më e diskriminuar në Kosovë. Kontributet e tyre shumëvjeçare për pensionet janë tretur në pakthim. Në të gjitha shtetet e rajonit, në të cilat janë bërë reforma, skemat e reja pensionale janë aplikuar vetëm për pensionistët e ardhshëm, kurse pensionistëve ekzistues nuk u janë shkurtuar të drejtat e fituara, ndërkaq në Kosovë pensionistëve ekzistues u është mohuar statusi dhe u janë shkelur të drejtat e fituara të pensionit. Pushteti i UNMIK-ut e ka bërë një mëkat të madh ndaj kësaj kategorie sociale, duke mos bërë asnjë përpjekje për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të tyre. 879 E drejta e punës SHEMBUJ AKTESH JURIDIKE NGA MARRËDHËNIA E PUNËS 880 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS Shembulli i kontratës së punës Punëdhënësi _________________________ (nr.i regjistr.të subj.afariste) Data_____________ Vendi____________ Në mbështetje të nenit 10 të Rregullores së UNMIK-ut, nr.2001/27, dhe nenit____ të Kontratës (së përgjithshme-të veçantë kolekive) “Gazeta zyrtare e Kosovës” nr____., palët kontraktuese, si subjekteve të marrëdhënies juridike të punës, lidhin këtë KONTRATË PUNE E lidhur ndërmjet: (1) _____________________________________________________________ (emri, adresa dhe numri i regjistrimit të punëdhënësit) të cilin e përfaqëson_______________________________ .(në tekstin e mëtejshëm: punëdhënësi), nga njëra anë, dhe (2) ________________________________________________ (në tekstin e mëtejshëm: punëmarrësi), (emri e mbiemri, profesioni dhe adresa e punëtorit) nga ana tjetër. Neni 1 Punëdhënësi i ofron, ndërsa punëmarrësi pranon të themelojë marrëdhënie juridike të punës me punëdhënsin, për kohë të pacaktuar (alternativë: për kohë të caktuar deri më ...............), me orar të plotë (alternativë: me orar jo të plotë) të punës, nga ......orë pune në javë, dhe caktohet në vendin e punës__________________________________________________________. Punët kryesore të këtij vendi të punës janë :_______________________________________ __________________________________________________________.. (përshkrimi i shkurtër i punëve dhe detyrave të vendit të punës) Punëmarrësi është i detyruar të kryejë edhe punë të tjera, për të cilat ka përgatitje profesionale dhe aftësi pune, për të cilat e urdhëron personi i autorizuar i punëdhënësit. Neni 2 Punëmarrësi është i detyruar të fillojë punën më_______________________________________ (data, muaji, viti) Po qe se punëmarrësi nuk e fillon punën ditën e caktuar, pa e paralajmëruar punëdhënësin për arsyet, do të konsiderohet se, me dëshirën e vet, e ka shkëputur këtë kontratë në mënyrë të njëanshme. Neni 3

Page 237: Jurispodenca

Punëmarrësi do të kryejë punët dhe detyrat në 881 E drejta e punës _________________________________________ (adresa e objektit, lokacion, vendi) Punëmarrësi është i njoftuar dhe pajtohet se, gjatë kohës së punës, mund të caktohet të punojë edhe në një tjetër vend pune, sipas nevojave të procesit të punës dhe kushteve të caktuara me ligj, përkatësisht me kontratë. Neni 4 Puna provuese zgjatë deri më _______________________________________________________. (data, muaji, viti; nëse nuk parashikohet puna provuese, ky nen hiqet) Neni 5 Orari i plotë i punës efektive është 40 orë pune në javë. Gjatë javës punohet ______.ditë pune. Orari ditor i punës fillon në orën ______. dhe përfundon në orën ______ Brenda orarit ditor të punës është llogaritur edhe pauza prej ______.minutash. Punëdhënësi mund ta ndryshojë orarin ditor të punës. Neni 6 Punëmarrësi ka të drejtën e pushimit vjetor në kohëzgjatje prej ..... ditë pune, për çdo vit kalendarik të punës. Po qe se gjat vitit kalendarik punëmarrësi ka vetëm disa muaj pune, për çdo muaj pune i takon nga një ditë e gjysmë pushim. Neni 7 Paga themelore mujore (çmimi i punës) për punëmarrësin, për këtë vend pune, caktohet në shumën prej _____. (dhe me shkronja: .____________________.) euro në muaj, për normën e plotë të orarit të punës dhe rezultate të kënaqshme në punë. Për punë jashtë orarit të plotë të punës, punë gjatë ndërresës së natës ose ditëve të festave zyrtare, paga për një orë pune shtohet për 20%. Pagesa bëhet çdo muaj, për muajin paraprak, përmes xhirollogarisë së punëmarrësit, te banka e autorizuar. Përveç pagës themelore nga paragrafi i mësipërm, punëmarrësi ka të drejtën e shtesave, kompensimeve dhe pagesave të tjera që bëhen në pajtim me Ligjin dhe me kontratën kolektive. Në rastë transferimi në tjetër vend pune, realizon pagën e parashikuar për punët që i kryen në atë vend pune. Neni 8 Punëdhënësi obligohet të sigurojë dhe të zbatojë mjetet dhe masat e mbrojtjes në punë, sipas normativave dhe masave të parashikuara me ligj, me kontratë kolektive dhe me akte të tjera nënligjore. Punëmarrësi është i detyruar t’iu përmbahet masave të caktuara të mbrojtjes në punë. Neni 9 882 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS Punëdhënësi obligohet t’i paguajë të gjitha kontributet e parashikuara me ligj dhe me kontratë kolektive për sigurimn shëndetësor, pensional dhe invalidor të punëmarrësit. Neni 10 Punëdhënësi dhe punëmarrësi i pranojnë të gjitha të drejtat, obligimet dhe përgjegjësitë e caktuara me ligj, me kontratë kolektive dhe me këtë kontratë. Për kontestin eventual të moszbatimit të kësaj kontrate, palët kontraktuese e pranojnë kompetencën e Gjykatës Komunale ............................ Neni 11 Secila palë mund ta shkëputë këtë kontratë në mënyrë të njëanshme, sipas kushteve dhe rasteve të

Page 238: Jurispodenca

caktuara me Ligj dhe me kontratë kolektive, duke paralajmëruar palën tjetër së paku një muaj para se ka ndërmend ta ndërpresë kontratën. Neni 12 Në asnjë rast, dispozitat e kësaj kontrate uk mund të jenë më pak të favorshme për punëmarrësin, se dispozitat e Ligjit ose të kontratës kolektive, për sa u përket të drejtave dhe kushtevenë marrëdhënien juridike të punës. Për rastet e paparashikuara në këtë kontratë, zbatohen drejtpërdrejt dispozitat përkatëse ligjore, përkatësisht ato të kontratës kolektive. Neni 13 Palët kontraktuese janë marrë vesh edhe për këto të drejta dhe obligime të veçanta, që nuk janë në kundërshtim me dispozitat e akteve më të larta: ________________________________ ____________________________________________________________________________ ______. . Neni 14 Pasi palët kontraktuese u njoftuan për përmbajtjen e saj, kjo kontratë u nënshkrua në ..... kopje autentike, nga të cilat secilës palë i mbeten nga dy sosh. * * * Punëmarrësi, Punëdhënësi, ................. ....................... _____________ *)Kontratës së punës ndërkohë mund t’i shtohet ndonjë klauzolë, për ta ndryshuar ose plotësuar atë. Kjo bëhet me një aneks kontrate ( shih shembullin në vijim). 883 E drejta e punës Shembulli i aneksit të kontratës së punës P u n ë dh ë n ë s i (elementet e tjera si te kontrata) A N E K S I KONTRATËS SË PUNËS Kontrata e punës nr.__________lidhur më datë _______________ ndërmjet: ____________________________________________________________.,dhe (emri, adresa, numri i regjistrimit të punëdhënësit) .______________________________________________________________., (emri e mbiemri, profesioni dhe adresa e punëmarrësit) (në tekstin e mëtejshëm: k o n t r a t a), ndryshohet dhe plotësohet me sa vijon: Neni _____paragrafi _____i kontratës plotësohet, ashtu që pas presjes/pikës shtohet ky tekst:_____________________________________________________ ____________________________________________________________________ Neni _____paragrafi ____ i kontratës ndryshohet, ashtu që pas presjes/pikës.... hiqet teksti ‘__________________________________________________________ __________________________ndërsa në vend të tij shkruhet ky tekst: “_______ _____________________________________________________________________” (3) Pas nenit _______ shtohet neni i ri .___, i cili do të ketë këtë përmbajtje: ‘_____________________________________________________________________ ______________________________________________________________________ ______________________________________________________________________ (4) Ndryshimet dhe plotësimet e bëra me këtë aneks kontrate hyjnë në fuqi prej momentit të nënshrkimit të këtij aneksi nga të dy palët kontraktuese. __________________________________ ( Vendi dhe data e bërjes së aneksit) Punëmarrësi, Punëdhënësi,

Page 239: Jurispodenca

____________ .____________________ 884 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS Shembull i vendimit përshkëputjen e kontratës së punës Emri i firmës:________________ Numri:_______________________ Data....:_______________________. Vendi..:_______________________ V E N D I M (ose lajmërim) PËR SHKËPUTJEN E KONTRATËS SË PUNËS I E shkëpus kontratën e punës nr. _______datë ________________, e lidhur me Punëmarrësin .____________________________________________________________, për shkak se (të dhënat si në kontratë) ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________ .(shëno sa më detajisht shkaqet e shkëputjes së kontratës). II Në bazë të këtij vendimi (alternativë: lajmërimi) mbi shkëputjen e kontratës së punës, punëmarrësit i ndërpritet marrëdhënia e punës me punëdhënësin. Marrëdhënia e punës ndërpritet përfundimisht më datë __________________ III Kundër këtij vendimi (alternativë: lajmërimi), punëmarrësi ka të drejtë ankese (altern. -kundërshtimi), në afat prej 15 ditësh, pas marrjes në dorëzim. Ankesa/kundërshtimi i paraqitet _________________________________________________ (emërtimi i organit, të cilit i paraqitet ankesa/kundërshtimi) 885 E drejta e punës A r s y e t i m i Kontrata e punës nga pika e parë e këtij vendimi shkëputet për shkak se .________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ (shëno sa më qartë shkaqet e shkëputjes së kontratës) Me rastin e themelimit të marrëdhënies së punës, punëmarrësit i janë bërë të njohura mundësitë dhe shkaqet e parashikuara me ligj për shkëputjen e kontratës. Me veprimet e përshkruara më sipër, janë përmbushur kushtet ligjore për ndërprerjen e marrëdhënies së punës, përkatësisht për shkëputjen e kontratës së punës. Udhëzimi për ankesë: Punëmarrësi mund t’i paraqetë punëdhënësit ankesë, brenda afatit prej 15 ditësh, për mbrojtjen e të drejtave të tij, nëse konsideron se me këtë vendim i janë shkelur ato. Për punëdhënësin, _________________ U dërgohet: Punëmarrësit Kontabilitetit të punëdhënësit Arkivit të punëdhënësit 886 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS Shembulli i ankesës së punëtorit NDËRMARRJES - SHOQËRISË ______________________________________________ (emri i plotë i punëdhënësit)

Page 240: Jurispodenca

_________________________________________________ (selia e punëdhënësit) L ë n d a: Ankesa e punëmarrësit Kundër vendimit të punëdhënësit. Me vendimin (alt.lajmërimin) nr. ____datë _________, punëdhënësi në mënyrë të njëanshme e ka shkëputur kontratën e punës nr._____ datë _________, dhe më ka komunikuar ndërprerjen e marrëdhëniaës së punës përfundimisht më datë _____________ Shkëputjen e kontratës punëdhënësi e ka bërë me arsyetimin se gjoja unë paskam bërë shkelje të rëndë të obligimeve nga marrëdhënia e punës. Vendimi (lajmërimi) mbi shkëputjen e kontratës dhe ndërprerjen e marrëdhënies së punës nuk ka as mbështetje faktike, as juridike, ngase unë nuk kam kryer shkeljet që më ngarkohen, prandaj nuk qëndrojnë shkaqet dhe nuk janë përmbushur kushtet e parashikuara me ligj dhe me kontratë kolektive për shkëputjen e kontratës së punës. Në mungesë të këtyre shkaqeve dhe kushteve, ndërprerja e kontratës së punës është në kundërshtim me ligjin dhe, si e tillë, është e palejueshme në të drejtën e punës. Paligjshmërinë e shkëputjes së kntratës së punës e vërtetoj me këto fakte dhe arsye: ____________________________________________________________________________ ____________________________________________________________________________ __________ ___________________________________________ . Nga sa u tha më sipër, propozoj që të shqyrtohet kjo ankesë dhe të pranohen argumentet e theksuara në të, ashtu që vendimi (lajmërimi) mbi shkëputjen e kontratës së punës të prishet. .____________________________ P u n ë m a rr ë s i, (vendi dhe data) ___________________________________.... (emri e mbiemri/nënshkrimi) __________________________________. adresa e plotë) ________________________ *) Në rast se ankesa refuzohet shih shembullin e padisë në gjykatë. 887 E drejta e punës Shembulli i padisë GJYKATËS KOMUNALE .______________________________________________ (selia e gjykatës) ____________________________________________...... (prapë selia e gjykatës) Paditësi ____________________________________________________________ (emri e mbiemri dhe adresa e punëmarrësit) I padituri:____________________________________________________________ (emri dhe adresa e punëdhënësit; shënimet nga kontrata e punës) P A D I për anulimin e vendimit mbi shkëputjen e kontratës së punës Me vendimin e vet përfundimtar, nr._______ datë .__________, i padituri e ka shkëputur në mënyrë të njëanshme kontratën e punës, të cilën e kishte lidhur me paditësin, nr_________ datë ._________, kinse për shkak të shkeljes së rëndë të detyrave/disiplinës në punë dhe nga marrëdhënia e punës. Provë: Vendimi i të paditurit, nr.___datë._____ Kundër këtij vendimi, brenda afatit të lejuar, kam paraqitur ankesë, të cilën paditësi e ka refuzuar. Provë: - Kopja e ankesës, datë ____________. - Kopja e vendimit mbi refuzimin e ankesës, nr_________, datë _________ I padituri nuk i ka marrë parasysh argumentet e theksuara në ankesë se zënka në vendin e punës

Page 241: Jurispodenca

nuk paraqet shkelje të rëndë të detyrave as të disiplinës në punë, për të cilën do të mund të ndërpritej marrëdhënia e punës. Prandaj, propozoj që gjykata, pasi të shqyrtojë provat që ndodhen në shkresat e lëndës dhe të dëgjojë dëshmitarët e propozuar, të marrë V e n d i m (1) Vërtetohet se vendimi i të paditurit për shkëputjen e kontratës së punës së paditësit, nr._____datë _______, është i kundërligjshëm, dhe se marrëdhënia e punës paditësit nuk mund t’i ndërpritet sipas atij vendimi. (2) Detyrohet i padituri që paditësin ta këthejë në punë, brenda afatit prej 8 ditësh. (3) Detyrohet i padituri që paditësit t’ia kompensojë pagën, të cilën do ta realizonte sikur të kishte punuar, për periudhën prej_______________deri më _________, në shumën _______euro, 888 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS me kamatë ligjore ______%, prej ditës së arritjes për pagesë të secilës pagë mujore, e deri ditën e pagesës defintivive sipas këtij vendimi të gjykatës. (4) I padituri detyrohet t’ia kompensojë paditësit edhe shpenzimet e procedurës së këtij kontesti gjyqësor, në shumën .________euro, brenda afatit prej 8 ditëve, pasi ky vendim të jetë bërë i plotfuqishëm. Prishtinë, më ______________________ P a d i t ë s i, 889 E drejta e punës Literatura : - Rregullorja e UNMIK-ut, nr.2001/27, për Ligjin Themelor të Punës në Kosovë - Rregullorja e UNMIK-ut, nr.2001/36, për Shërbimin Civil të Kosovës - Urdhëresa Administrative e UNMIK-ut, nr.2003/2, për Zbatimin e Rregullores Nr.2001/36 për Shërbimin Civil në Kosovë - Rregullore e UNMIK-ut, nr.2001/35, mbi Pensionet në Kosovë, - Urdhëresë Administrative nr.2003/7, për Zbatimin e Rregullores Nr.2001/35 mbi Pensionet në Kosovë, - Ligji (i Kuvendit të Kosovës) nr.2003/19, për Sigurinë në Punë, Mbrojtjen e Shëndetit dhe Ambientit të Punës - Ligji (i Kuvendit të Kosovës) nr.2003/4, mbi Inspektoratin e Punës së Kosovës - Ligjet (e Kuvendit të Kosovës) për lëmi të veçanta, - Rregulloret e UNMIK-ut për lëmin e gjyqësisë, - Konventat Ndërkombëtare të Punës (Përmbledhje, Tiranë 1998), - Karta Sociale Evropiane, - Përmbledhje Aktesh Ndërkombëtare - Të Drejtat e Njeriut (Tiranë, 1993), - E Drejta e Punës I dhe II, nga prof.dr Kudret Çela, Tiranë 2000, - E Drejta Ndërkombëtare e Punës, nga Hava Bujupaj-Ismaili, Fakulteti Juridik Prishtinë, 2000, - Vendime e publike të praktikës gjyqësore të vendit dhe të huaj. 890 DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS DORACAK PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPODENCËS BOTUES INSTITUTI I KOSOVËS PËR INTEGRIME EURO ATLANTIKE KIEAI, Prishtinë PËR BOTUESIN Prof. Dr..Blerim REKA REDAKTORE

Page 242: Jurispodenca

Virgjina Dumnica Lektor Sabri Mehmeti Faqosja dhe Pregadtija kompjuterike Jonuz Zyberi Design i Kopertinës Rilind Reka U shtyp në shtypshkronjën RILINDJA, Prishtinë 2004