24
Editor in Chief: Fatmir Terziu [ Tel.: 07854224291] GAZETE E KOMUNITETIT SHQIPTAR NË BRITANINË E MADHE e-mail: [email protected] Nr. 29 MAJ 2013 NË BRENDËSI FAQE 22 FAQE 8 FAQE 16 FAQE 5 FAQE 6 Akulloret, pllumbat dhe shqiptarët e Trevisos Kreshnik Qato dekorohet me Urdhrin “Mjeshtër i Madh” Data 13 prill do ngelet një datë e pa harruar për takimin që u zhvillua në qytetin e bukur të Trevisos -Itali, mes shqiptarëve te të gjitha trevave dhe.... Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi kampionit... Presidenti Nishani dekoron Osman Halit Vatën (Pas vdekjes) me “Medaljen e Artë të Shqiponjës” E gurrta e djeshme në pamjen e sotme të Athinës Përshtypje dhe falenderime nga zemra organizatorëve dhe pjesëmarrësve në takimin e Athinës Historiku i kafenesë së parë në londër… kush ishte Pasqua Rosee?! Ne fillim te viteve ‘90 pata lexuar ne gazeten “Rilindja” te Kosoves nje shenim te....

ALBANIN NEWS MAY 2013

Embed Size (px)

DESCRIPTION

NEWSPAPER ISSUE 29 MAY 2013

Citation preview

Page 1: ALBANIN NEWS MAY 2013

Editor in Chief: Fatmir Terziu [ Tel.: 07854224291] GAZETE E KOMUNITETIT SHQIPTAR NË BRITANINË E MADHE e-mail: [email protected]

Nr. 29MAJ 2013

NË BRENDËSI

FAQE 22 FAQE 8

FAQE 16

FAQE 5

FAQE 6

Akulloret, pllumbat dhe shqiptarët e Trevisos

Kreshnik Qato dekorohet me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”

Data 13 prill do ngelet një datë e pa harruar për takimin që u zhvillua në qytetin e bukur të Trevisos -Itali, mes shqiptarëve te të gjitha trevave dhe....

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi kampionit...

Presidenti Nishani dekoron Osman Halit Vatën (Pas vdekjes) me “Medaljen e Artë të Shqiponjës”

E gurrta e djeshme në pamjen e sotme të AthinësPërshtypje dhe falenderime nga zemra organizatorëve dhe pjesëmarrësve në takimin e Athinës

Historiku i kafenesë së parë në londër… kush ishte Pasqua Rosee?!Ne fi llim te viteve ‘90 pata lexuar ne gazeten “Rilindja” te Kosoves nje shenim te....

Page 2: ALBANIN NEWS MAY 2013

Nr. 29 - MAJ 2013

2

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pranuar një tele-fonatë nga ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Ahmet Davutoğlu. Ministri Davutog-lu ka përgëzuar ministrin Hox-haj për marrëveshjen e arritur për normalizimin e marrëd-hënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Nga ana tjetër, minis-tri Hoxhaj ka falënderuar ho-mologun turk për mbështetjen që i kanë dhënë procesit të dialogut, procesit të njohjeve dhe anëtarësimit të Repub-likës së Kosovës në organizata ndërkombëtare. Dy ministrat janë pajtuar se kjo marrëveshje do të forcojë shtetësinë e

brendshme dhe pozitën ndër-kombëtare të Republikës së Kosovës, duke theksuar rëndësinë e implementimit të saj. Në këtë drejtim, Turqia ka shprehur gatishmërinë që të ndihmojë në procesin e im-plementimit të marrëveshjes. Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, po ashtu e ka falënderuar homologun turk për mbështetjen e madhe që po jep Turqia për zhvillimet në Kosovë, mbështetjen në kuadër të KFOR-it dhe EU-LEX-it, por edhe mbështetjen në fushën e zhvillimit eko-nomik, bashkëpunimit tregtar dhe shkëmbimeve në arsim, shkencë, teknologji dhe kul-turë.

Enver Hoxhaj merr mbështetjen e Turqisë

Page 3: ALBANIN NEWS MAY 2013

Nr. 29 - MAJ 2013

3

Page 4: ALBANIN NEWS MAY 2013

Nr. 29 - MAJ 2013

4Teksa linte pas fj ollat e

bardha në gri avioni “Easy Yet” në pistën e Gatwick të Londrës, dy vijëza të vockla rrezatuese u shfaqën në fi ksi-min e celularit “Blackberry’ që ishte i gatshëm në duart e mia të fi ksonte çdo detaj të kësaj udhe ajrore që kishte destina-cion Athinën. Këto dy vijëza të rrahura nga ikja e shpejtë e tymit qetësoheshin duke u pikëtakuar diku në horizont ku krahu i djathtë i avionit gati ishte këndi me të cilën ndahej shikimi i mëtutjeshëm në hapësirën e qiellit. Pas disa minutash teksa shtëpitë tipike fi lluan të merrnin forma të mirëfi llta gjeometrike, dukej se ekrani i celularit që luante rolin e kameras në këtë rast, ishte i gatshëm të fi ksonte e të mbante në trurin e tij, gjithë atë lëvizje e fi ksim të momentit. Ndërkaq udha mes ajrit herë trazohej nga ndonjë lëvizje e shkundje e lehtë mes boshllëqeve ajrore, e herë mes cikërrimave të dritëzave në krahun e djathtë të avionit, të cilin syri im e kishte gati në tërë kornizën e dritares së vogël. Dhe dritëzat e vockla që kriheshin në qelqërinë e qiellit dukej se luanin kukamshehti me retë. Retë ngatërronin herë pas here rrugën dhe dukej se me ngritjen e kësaj makine ajrore, ato nuk e kishin të lehtë të shkundeshin nga hut-imi. Hutim ky që pas tre orë e gjysëm udhëtimi do të zbriste në aeroportin e Athinës, ku fl ashet e dritëzave të ajrit do të zëvendësosheshin me fl ashit-jet fotografi ke të miqve të le-trave shqipe, Novruz Abilekaj dhe Arqile Gjata, që kishin marë detyrën të prisnin në emër të gjithë anëtarëve të shoqatës shqiptare “Vëllazëri-mi” që drejtohet nga i palod-huri Mihal Dusha. Dhe pastaj përmallimi mes miqve, mes njerëzve të mirë, të cilët kanë udhëtuar rreth 20 kilometra rrugë në një ditë pushimi dhe hallesh emigracioni, duke lënë bulat e djersës në kapitjen e zezë të asfaltit që shtrëngo-het në këtë ardhje të nxehtë të stinës, në një rrugëtim mes qyteteve të Markopulos, Ko-ropis, Spatas dhe Loutsas në lindje të Athinës qendrore, për të bërë ndalesën e tyre të res-pektit pikërisht në aeroportin

Eleft herios Venizelos, emër ky që iu ngjiz në vitin 2001 kur ai u bë mbajtësi i pavdekshëm i emrit të atij personaliteti që dha një kontribut të shquar në zhvillimin e aviacionit grek dhe të Forcave Ajrore Greke në vitin 1930.

Dhe si zakonisht syri prek të ndjeshmen, emociona-len, atë që e bën vetë syrin të notojë edhe mes lotësh ma-dhi, si arsye të pafi ksuara në shkrepjen fl ashitëse dixhitale. Dhe pastaj mes shtrëngimeve e përqafi meve miqësore, pasi lamë pas terminalin kryesor, makina e kontraktuar shket mbi asfaltin gati të zjarrtë, për të pikëtakuar në fi llim syrazi udhën dhe kapjet nxitimthi të arkitekturave që ballafaqohen me sytë gjatë tërë rrugëtimit. Ikja e syrit dhe vrapi i makinës diku gjen një prehje të shtrën-guar, ku një ‘ah’ e drejtuesit të makinës të bën të shkundesh: “Ja tha, ai, tani na duhet të mar-rim jastëkun. Kanë bllokuar rrugët kryesore se votohet ai ligji i ..., në Parlament dhe ne tani jemi gati duke ngecur për një kohë të gjatë’. Dhe që këtu e kupton atë që nuk është më vetëm duf në Athinën e duf-shme të viteve e sidomos mua-jve të fundit. Nuk është vetëm arsye e një shqetësimi të këtyre miqve që presin pak dritë për fati e tyre dhe të familjeve në udhëkryq, por edhe arsyeja vetë të mos jetë më vetëm përshpirtje. Ikje nga ajo që gatuhet pas murreve të lashta të Parlamentit grek. Ikje dhe gati ngecje në këtë rrugë ku boritë e makinave çajnë tërë hapësirën, dhe diku vetë inati prodhon edhe sharrjet e para në gjuhën e vendasve.

Ne ndjekim manovrat e djaloshit të mirë të makinës, dhe më pas edhe këshilllat e qeta e të matura të Novru-zit. Në këtë pezm është edhe

mërzitja e dhjetra të tjerëve që presin andej nga qendra e Athinës që të shtrëngojnë du-art e të shmallen përqafi mthi miqësisht me ne. E tregojnë telefonatat e shumta që herë i vijnë celularit të Arqiles, e herë telefonit të Novruzit e vetë shoferit... Unë vetëm shpall një udhëtesë tjetër përtej dri-tares. Syri më kap pamje të gurta, mermerosje tekanjoze dhe afera të lashta nën beton e gurrë. Dremitja e statujave më duket një lodhje mes lojërave të hershme të tragjikomedive greke, që ende vijnë në ditët tona sa të llastuara, aq edhe të harbuara. Aq më keq që tani janë edhe mes pretencave që cfi liten me duar shqiptarësh të mirë, të cilët i zgjasin instiktiv-isht vetë këta duar dhe i luten në heshtje vetëm Zotit.

Ikja nga kjo rrëmujë apo kaos udhëtimi mes Athinës është edhe një arsye tjetër për vegimin tashmë të zbehur, që matet me qorrëzinë e pan-dreqshme e të qëllimshme të neonëve të shkundafj etur të rrugëve. Qetësia është lart në katet e godinave ku tabelat e mëdha lajmërojnë e lajmërojnë se zyrat e ish fi rmave dhe kom-panive janë bosh, e ku thuhet e shkruhet se ka dhoma e shtëpi me qira më të reduktuar. Pastaj syri të kap disa emigrantë me ngjyrë që turren të kapin eu-ron e bukës së ditës, duke shi-tur me zor lulet kokëulura nga vapa që shtrihet në tharmin e zagushisë së gjithandejshme mes dritareve gjysëm të ha-pura të makinave që gati kapin njëra-tjetrën në një valle krize që nuk është vetëm në zyra.

Kur ora duhej të ishte des-tinacioni i fundit, para meje u shfaq Akropoli. I vendosur mbi një shkëmb të sheshtë në krye që ngrihet 150 m mbi nivelin e detit, me një sipër-faqe prej rreth 3 hektarë në

7.4 hektarë të rrethuar, pamja më ngatërrohej me ato gur-roret që shpesh Hollyvudi i ka prurë në retinë të syrit si damarë të ngurta ku bulon gjak dhe djersë. Statujat me dhe pa koka, ku përshfaqet edhe historia e lexuar dhe e fshehtë e Agamemnonit, teksa sheh vajza të bukura dhe djem të ikshëm mes vapës, rreken si karakterë që pikëtakojnë vetë kohën në të cilën shtrihet ar-syeja e rrugës së devijuar nga qendra. Rruga që ngjan me vetë emrin e tij të parë, Ce-cropia, pas emrit të Mbretit të parë legjendar, Ceoprs. Pra duket se është ringjallur në këtë gurrore legjendare vetë njeriu gjarpër, legjenda e tij që duket se pikëtakohet jo vetëm në epokën neolitike apo edhe në arsyet e dokumentuara tek banesat në Atikë nga Neoliti i hershëm, por edhe tek këta imazhe që përthyhen në reti-në. Por edhe vetë Homeri që është supozuar për t’iu referuar këtij fortifi kimi, kur ai përmend “Shtëpinë e fortë të ndërtuar prej Erechtheus” Odisea (7.81), ngjan se është bashkëudhëtar në këtë udhë, të zhurmshme, e që diku syri ndjek instiktivisht ngritjen e domosdoshme të këmbës së një qeni të madh pranë një shge të egër, gati të gjysëmçe-lur, të cilin e mban fort me lit-ar një grua tipike zonjë e Athi-nës. Pastaj zbritja kur syri të sheh disa ndërtesa me xhama ende të thyera, të udhëton larg në histori, aty ku para shek 13-të, një tërmet shkaktoi një çarje afër skajit verilindor të Akropolit dhe gati shkundi e tundi tërë zonën.

Nejse syri kaq rrok në pikëtakimin e parë. Tjetri më i ndjeshmi është ai që të bën të blesh biletën dhe të bëhesh palë e turistëve që ngjisin shkallët e vjetra në majën e

Akropolit. Aty fshihet e lexo-het qartë më pas edhe fj alia e lexuar mes vetë fi lozofi së se ‘historia përsërit vetveten”. Vërtet ndodh kështu?

E ndërsa historia lexohet dhe interpretohet, ajo që hyn e trazohet me përlotje të brend-shme shpirtërore është dashu-ria e miqve që presin të njihen e të shtrëngojnë duart, presin të përqafohen. Dhe janë Mi-hal Dusha, Andrea Zakollari, Vasilika Çupi, Fatma Tafaruçi, Myslim Maska, Murat Aliaj, Abdurahim Ashiku, Sotir Athanasiu, Xhelal Hasalla, Adem Kaseli, Kristaq Hy-solli, Eduart Konica, Gëzim Strora, Luan Xhuli, Leon Le-kaj, Left er Simoni, Spiro Qir-zidhi, Petraq Pali, Myrteza Mara, Nase Jani, Agim Basha, Shpresa Gjergji, Stefan Mar-tiko, Andrea Mero, Vasillaq Cici, Ernest Cici, Lindita S. Agolli, Miço Çanga, Liliana Dusha, Evgjeni Gjata, Niko Curri, Ikli Punovija, Ndrec Perkola, Xhemil Voka, Ylli Koxha, Hamza Alia, Sadik Maha, Alma Zekollari, Rudina Mema, Dhurata Lezo, Brikena Qama, Vaso Sterjo, Stefan Anoli, Festim Zaçe, Medi Kona, Anna Dhmerkloka, Or-land Haxhi, Mimoza Çekiçi Risto, Valentina Strakosha Seci, Ermira Ifandi, Valentina Jovani, Anthulla Tili dhe vetë ata që na shoqëruan në maki-në, e mjaft të tjerë të cilët ishte e pamundur tu mbaja mend dhe shënim emrat. Gjithësesi lista e emrave ishte aq e gjatë sa vetë salla e Kolegjit Amerikan të Athinës, ku zhvillohej eve-nimenti nisi të fl iste jo thjesht me hapësirën e saj të ngjeshur, por edhe me lëvizjet dixhitale që fi ksoheshin papushim...

Evenimenti nisi në orën e duhur....

Vazhdon numrin e ardhshëm

E gurrta e djeshme në pamjen e sotme të AthinësPërshtypje dhe falenderime nga zemra organizatorëve dhe pjesëmarrësve në takimin e Athinës

Page 5: ALBANIN NEWS MAY 2013

Nr. 29 - MAJ 2013

5Presidenti i Republikës,

Bujar Nishani i akordoi kam-pionit shqiptar të boksit për peshat super të mesme në Fed-eratën IBC, Kreshnik Qato, Urdhrin “Mjeshtër i Madh” me motivacionin: “Për talen-tin dhe kontributin e çmuar që ka dhënë dhe jep për të mbaj-tur lart jehonën e sportit shq-iptar kudo në botë”.

Në ceremoninë e dekorim-it ishin të pranishëm Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, familjarë të boksi-erit Qato, miq, drejtues të Federatës Shqiptare të Boksit, personalitete nga fusha e spor-tit dhe e kulturës.

Presidenti Nishani në fj alën e tij, u shpreh se vlerësimi që i bëhet njërës prej ikonave të sportit modern shqiptar është edhe një homazh për të gjithë ata që kanë kontribuar gjatë tërë jetës për sportin, kulturën dhe emrin e Shqipërisë.

“Është shumë e pakët sot të fl asësh, dhe të dedikosh vlerës-imin për kontributin e qindra njerëzve të tillë, sepse në këtë kontribut është shtrirë gjithë jeta e tyre. Mjaft prej këtyre ikonave të sportit sot nuk janë më midis nesh, por ajo që është shumë e rëndësishme, është se emri dhe vepra e tyre kujto-het gjithmonë. Prandaj, unë do të dëshiroja që t’ju ft oja të gjithë së bashku, që nderimin që i bëjmë Kreshnikut ta kon-siderojmë dhe si një kujtim dhe nderim të të gjithë atyre sportistëve, të cilët tërë jetën e tyre, pasionin dhe angazhimin e tyre individual, njerëzor, familjar, por dhe dhuntinë që patën, e ofruan për konsolidi-min e kulturës së kombit dhe vendit e tyre”, theksoi Presi-denti i Republikës.

Kreu i Shtetit konfi rmoi se krahas detyrave të tjera kush-tetuese, do të ketë gjithmonë si prioritet, promovimin dhe përçimin e vlerave kulturore dhe kontributit të shquar të sportistëve ndër vite.

“Kam bindjen më të palëkundur, që duke respektu-ar individët, duke respektuar jetën e tyre individuale, profe-sionale, sportive dhe njerëzore, i kemi bërë nder vendit, ima-zhit të tij, trashëgimisë që ata na kanë lënë dhe brezave të ardhshëm. Prandaj, dëshi-roj që sot të shpreh të gjithë

vlerësimin tim për këtë plejadë të madhe njerëzish të shquar, të cilët shpesh herë, me pa të drejtë, nuk vijnë në vëmend-jen e duhur të shoqërisë, dhe kjo është përgjegjësi e institu-cioneve”, u shpreh Presidenti Nishani.

Pas leximit të dekretit pres-idencial, boksieri Kreshnik Qato i shprehu mirënjohjen e tij Presidentit Nishani me këto fj alë: “Është një kënaqësi që nuk besoj se do të më vijë ndonjëherë dhe gjej rastin t’ju falenderoj, që keni organizuar së pari një takim special posa-çërisht vetëm për mua”.

Duhet theksuar se në kët nderim që i përket z Qato, kanë meritë të vecantë edhe trajnerët e tij, sidomos z

KRESHNIK QATO dekorohet me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”

Agim Halili, një emër dhe një përkushtim i denjë. Gjithashtu duhet respektuar edhe z Ali Ahmataj si një nga meritërët.

Page 6: ALBANIN NEWS MAY 2013

Nr. 29 - MAJ 2013

6

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi Os-man Vatës (Pas vdekjes) “Medaljen e Artë të Shqipon-jës” me motivacionin: “Për kontributin patriotik, për ak-tet e trimërisë dhe sakrifi cës në mbrojtjen e ideve dhe intere-save madhore kombëtare, për aktivitetin e gjatë në shërbim të shtetit shqiptar, si dhe për rolin aktiv shoqëror e social në pajtimin e gjaqeve në zonën e Kukësit”.

Në çdo brezni e periudhë historike, Luma ka nxjerrë burra patriotë të mençur. Një nga këta burra të gjysmës së parë të shekullit që sapo kaloi ka qenë edhe Osman Haliti nga fshati Surroj i Lumës.

Osmani lindi në fshatin Surroj të Tejdrinës më 15 korrik 1888, në një familje fshatare me tradita të pasura patriotike, mençurie, kanuna-rie, bujarie e trimërie. I ati i tij, Halit Osmani ka qenë një nga krerët kryesorë të fshatit, që në bashkëpunim me Mift ar Nikën, kanë udhëhequr pop-ullin e Surrojit në luft rat pop-ullore që ka organizuar Luma kundër zaptuesve të huaj turq e serbë që nga periudha e Lid-hjes së Prizrenitmë 1878 e veçanërisht gjatë viteve 1909-1914 për çlirimin kombëtar. Lidhja shqiptare e Prizrenit, babën e tij Halit Osmanin e gjen në moshën 33 vjeçare e të dalluar në luft rat e tij bashkë me Ramadan Zaskocin, Jakup Demën, Han Mift arin e Sel-man Temën merr pjesë në vrasjen e renegatit Serb Balto Tarbolluzi.

Osmani, duke pasur më-sues patriotin e tij Ali Ba-jdanin, në vitin 1904 në vendlindje mbaron shkollën fi llore (mektëpin turqisht) me rezultate të shkëlqyera. Famil-ja duke parë aft ësitë e tij për shkollim, në vitin 1906 e dër-gon për shkollim në Prizren në shkollën e meme turke (për hoxhë), këtu pasi kryen vetëm dy klasë, për arsye ekonomike të fasmiljes dhe të fshatit për Imam, ndërpret shkollën dhe emërohet Imam në fshatin Surroj. Për rrethana të ndry-shme pas dy vjetësh largohet nga detyra fetare e fshatit dhe zgjidhet kryeplak i fshatit ku shërben disa vite me rradhë në

këtë detyrë. Osmani u rrit dhe edukua

në gjirin patriotik të Tejdrinës së Lumës me idealet e lirisë dhe të atdhedashurisë. Formimin patriotic e morri kryesisht nga i ati dhe në kuvendimet që bëheshin në odat e burrave, ku bisedoheshin për ngjarje politike, rriheshin mendime dhe shfaqeshin shqetësime për fatin e Shqipërisë

Duke e pasur të kulti-vuar që në vogëli në shpirt dashurinë për atdheun dhe urrejtjen për zaptuesit e ven-dit merr pjesë me pushkë në dorë në luft imme që ka orga-nizuar Luma kunër serbëve dhe turqve gjatë viteve 1904-1914 dhe dallohet në këto luft ime mes moshatarëve dhe luft ëtarëve për zgjuarsi dhe trimëri. Ndonëse i ri, këto luft ime e bëne të njohur em-rin e tij në të gjithë krahinën e Tejdrinës. Kryesisht nga infl u-

ence e të atit (Halitit) shtëpia e tij digjet tre herë nga turqit duke i prerë dhe arrat e misrit me kosë, dhe dy herë të tjera nga serbët. Në luft imet me turqit i vritet edhe axhë Sulë Osmani dhe në luft imet me serbët i vriten edhe dy kush-ërinjtë e tij Tahir Elezi dhe Hasan Bajrami. Osmani që nga viti 1920-1924 shërben në armën e xhandarmërisë me gradën rreshter n ëish-qarkun e Kosovës me qendër në Krumë. Në vitin 1924 Osmani përkrah Muharrem Bajraktarit ishin kundër revo-lucionit demokratiko-borgjez të Nolit. Për këtë, bashkë me disa krerë të Tejdrinës si Rex-hep Xhepën, Murat Hanin e Zenel Osmanin nga Ujmishti, arrestohen nga qeveria Noliste dhe nisen me xhandarë për t’I ekzekutuar në Tiranë. Rrugës në vendin e quajtur Mamur-ras, kacafyten me xhandarët,

ju marrin armët dhe arratisen duke u kthyer në Lumë.

Në dhjetor të vitit 1924 Osmani qe një nga ndihmësit kryesorë të Muharrem Bajrak-tarit, që ndihmoi për rikthimin e Zogut në pushtet. Përsëri që nga viti 1924-1935 shërben në armën e nderuar të xhan-darmërisë, me gradën toger në detyrën e rrethkomandantit të xhandarmërisë, duke shërbyer përkatësisht në rrethin e Tro-pojës, Pukës dhe Vlorës. Ka qenë një nga pesë ofi cerët më aktivë të xhandarmërisë që ka pasur rrethi i Kukësit, me në krye M. Bajraktari. Për shër-vime të vyera në këtë detyrë, Mbretëria Shqipater, Osman Halitin e ka dekoruar me medalje e urdhra të lartë si atë të trimërisë e lirisë.

Në dhjetorin e vitit 1934, ish-komandanti i përgjith-shëm i Xhandarmërisë dhe Adjutanti i Mbretit Zog, kolo-nel Muharrem Bajraktari, për kontradikta që pati me mbre-tin, largohet nga Shqipëria dhe emigron politikisht disa vite në Francë. Për këtë arsye, edhe Osmani, si ofi cer lumjan dhe besnik i Muharremit, nxir-ret në lirim. Që nga viti 1935-1943 qëndron pranë familjes në fshat. Duke qenë se ishte burrë zakoni dhe kanunar me emër, jepte edhe ndihmesën e tij për zgjidhjen e konfl ikteve me anë të rrugës kanunore.

Pushtimin fashist të Shq-ipërisë nga Italia, Osmani e priti me indinjatë, si çdo pa-triot e atdhetar i ndershëm shqiptar. Jo vetëm kaq, por në krye të 100 burrave surrojas grumbullohen para Prefek-turës së Kukësit (Kosovës) duke kërkuar armë për të luf-tuar pushtuesit Italianë. Kur prefekti nga ballkoni prefek-turës njoft oi poullin se Italia e pushtoi Shqipërinë dhe se duhet të shpërdaheni pranë familjes, për të bërë një orga-nizim të mëvonshëm kundër Italisë. Në këtë moment ishte i vetmi, Osman Haliti i cili nga dëshpërimi fi lloi të qante. Dikush nga ata që më vonë shërbeu si kolaboracionist me italianët i thotë “mos qaj bre burrë se Italia është lopë, dhe kemi për ta mjelë”. Për këtë rast tregonin Sul Elezi e Shaban Rustemi nga Kukësi e

pjesëmarrës të tjerë në tubim të popullit kuksian. Osmanit, Italia disa herë i bëri thirrje dhe presion të futej në shër-bim të qeverisë kuislinge, duke i ofruar detyra të rëndësishme e gradë madhore ushtarake, por jo vetëm që nuk pranoi, por propogandon kundër atyre që futeshin në shërbim të fashizmit si kolaboracionist. Në shtator 1943, bashkë me forcat lumjane të udhëhequra nga nacionalisti M. Bajrak-tari merr pjesë duke qenë në krye të popullit të Surrojit në luft imet që u kryen kundër regjimit të garnizonit Italian që ishte i dislokuar në qyte-tin e Kukësit. Ky garnizon, si kudo kapitulloi pa kushte para forcave popullore të Lumës më 9 shtator 1943. Duke qenë se ushtria gjermane nuk merrej me qeverisjen e ven-dit, dhe se vendi qeverisej nga shqiptarë në të gjitha viset e Shqipërisë etnike Kosovë-Maqedoni, regjenca shqiptare i bën thirrje Osmanit të futet në shërbimin e xhandarmërisë. Kështu, me qëllim të mirë, Os-mani e pranon këtë kërkesëpër t’I shërbyer qetësisë dhe rendit si dhe duke ndihmuar sadopak ilegalisht luft ën nacional-çlirimtare. Në nëntorin e vitit 1943 emërohet në detyrën e rrethkomandantit të xhandar-mërisë së rrethit Kukës, por nga Gestapo gjermane rapor-tohet dhe akuzohet njëkohë-sisht si përkrahës i luft ës na-cional-çlirimtare, dhe se kishte lidhje me krerë nacionalistë e komunistë të Lumës. Për këtë arsye në janar të vitit 1944 transferohet në këtë detyrë në rrethin e Gostivarit. Porsa merr detyrën atje, duke pasur me vete disa ofi cerë, nënofi -cerë dhe xhandarë Lumjanë, fi lloi të ndihmojë dukshëm luft ën nacionalçlirimtare. Këtu menjëherë liron nga burgu 15 nacionalistë e komu-nistë që kishte arrestuar kom-anda gjermane dhe ja kishte lënë në ruajtje xhandarmërisë. Ata lirohen me justifi kimin se kanë thyer burgun. Përsëri ankohet në komandën gjer-mane e cila kërkonte nëpërm-jet xhandarmërisë të merrte 29 vajza shqiptare-maqedonase nga Gostivari për të shërbyer në komandat gjermane brenda

Presidenti Nishani dekoron Osman Halit Vatën (Pas vdekjes) me “Medaljen e Artë të Shqiponjës”

Page 7: ALBANIN NEWS MAY 2013

Nr. 29 - MAJ 2013

7

dhe jashtë vendit. Osmani re-fuzon haptazi këtë kërkesë dhe të tjera që ishin në kopetencën e xhandarmërisë. Për këtë ar-sye në muajin maj të vitit 1944 arrestohet nga gjenerali i ush-trisë gjermane që ishte në Gos-tivar dhe dërgohet në burgun famëkeq të kampit të prishti-nës. Këtu Osmani keqtrajto-het poshtërisht nga gjerma-nët. Bashkëvuajtësit Sulejman Sokoli nga Bicaj ne kujtim të tij shkruan “ në kamp kam njohur Osman Halitin te cilin Gjermanët e kanë keqtrajtuar mizorisht duke e ngarëkuar dhe në karro ne vend të kalit për të pastruar mbeturinat e kampit.

Ndonëse i moshuar dhe me 300 gram bukë thatë ne ditë, ai mbante një moral të

lartë burrëror dhe neve më të rinjtë na këshillonte që të mos gjunjëzoheshim para vështirë-sive. Me ndërmjetësimin e Tahir Zëjmit nga Kosova, duke e dhënë 30 napolona ari rryshfet një ofi ceri guardian të burgut, më 15 shtator 1944 lirohet ilegalisht nga burgu me dokumente false, bashkë me sponsorizuesin e rryshfetit, myft iun patriot në Gostivar, Kadri Efendiun. Porsa vjen ne familje në Surroj, gjen të vrarë të vetmin vëlla që kishte, Ibra-himin, i cili kishte dhënë jetën në luft imet me gjermanët për çlirimin e fshatit. Osmani duke qënë se kishte ndihmuar lëvizjen për të cilin aktivitet edhe ishte burgosur dhe vrarë vëllain nga gjermanët, në vitin 1945 zgjidhet gjyqtar funk-

sionar dhe kryetar i komis-ionit te pajtimit të gjaqeve n ëish qarkun e Kukësit . Në këtë kohë ai ka dhënë një kontribut të madh në pajtimin e gjaqeve dhe të ngatërresave të popullit, duke u shquar për aft ësi dhe ndershmëri.

Megjithatë, regjimi ko-munist e pushon nga puna e gjyqtarit me motivacionin “kuadër i padëshirueshëm i pushtetit popullor”. Fill pas pushimit nga puna fi lluan ti bëhen persekutimet politike. Në fi llim te vitit 1948 Partia Komuniste, Fronti, ndan në popull teserat e frontit. Këtu Osmanit dhe bashkëshortes së tij, Selbies, nuk i jepet tesera dhe në këtë rast demaskohet publikisht para popullit për tendenca nacionaliste dhe si

person i pakënaqur nga push-teti popullor. Pas tre muajsh dënohet me punë te detyruar duke e dërguar për nxjerrje ( traversa hekurudhore) bash-kë me afro 20 persona, paria e nacionalistëve të Lumes. Kjo i bëhej atij dhe parisë së Lumës për efekt diskriminimi dhe demaskimi politik. Me ankime të vazhdueshme dhe duke paraqitur prova se kishte ndihmuar lëvizjen dhe se ishte persekutuar nga nazifashizmi dhe se vëllai i tij ishte vrarë nga gjermanët, pas një viti ju dha tesera e frontit. Por edhe pse e mori ate formalisht, gjithnjë mbeti i dyshimtë dhe i surve-juar nga regjimi i diktaturës hoxhiste. Edhe pasardhësit e Osmanit nuk i shpëtuan go-ditjes nga diktatura. Në vitin 1987 arrestohet Halit Vata ( djali i madh) dhe pas 13 mua-jsh tortura fi zike e psikologjike në hetim, me akuza false të in-skenuara, dike e akuzuar për “ tradhëti të lartë ndaj atëdheut e agjitacion e propagandë kundër shtetit”, dënohet tri herë radhazi nga Gjykata e Kukësit deri në 18 vjet burgim politik. Dënim ky, vetëm e vetëm për ta goditur si familje dhe person me reputacion në krahinën e Lumës dhe si za-konisht për të ushtruar terror psikologjik, frikë ne popull.

Si për Osmanin dhe të atin

Halitin, që të dy burra të men-çur e patriot të Lumës mbi të cilët prepotenca e heshtjes u mundua të kulmojë harresën e përherëshme për arsye bio-grafi ke të pasardhësve (!). ose kur akuzoheshin të vdekurit për antikomunizmin e të gjal-lëve! Por për fat … dhe tani në demokraci kur vlerësimet dekorime patriotësh janë bërë me shumicë, kjo familje është lënë në harresë. Ndonëse dhe dokumentat që hedhin dritë mbi patriotizmin e kësaj familjeje lumjane nuk jane të pakëta. Patriotët dhe intelek-tualët lumjanë, sheh Ali Bod-jani dhe Riza Spahia fl asin me konsideratë të veçantë për Os-man Halitin, duke e vlerësuar si një nga burrat kryesorë, të mençur dhe patriotë të Lumës. Ata thonin: “ Osman Haliti është një fi gurë komplekse e burrave të Lumës, autori-tar, administrator e ushtarak i zoti, fetar, kanunar, besnik, trim dhe bujar, që rrallëkush i kishte këto cilësi e virtyte të mira”. Osman Haliti vdes më 1 gusht 1961, në moshën 73 vjeçare, duke lënë një vend nderi në historinë e thesarin e burrave patriotë e kanunarë të Lumës. Të gjitha sa u thanë të bindin për ta rradhitur atë demokracia në mes të fi gu-rave patriotike të dalluara të Lumës, të lëna në harresë.

Page 8: ALBANIN NEWS MAY 2013

Nr. 29 - MAJ 2013

8

Ilir Seci

Ne fi llim te viteve ‘90 pata lexuar ne gazeten “Rilindja” te Kosoves nje shenim te shkurt-erenciklopedik se kafen e pare ne Evrope e ne krejt hemisfer-en perendimore ekishte hapur nje shqiptar?!

Gazeta u referohej analeve historike te Institutitte His-torise ne Beograd e kuptohet duke qene se atehere Kosova dhe territoret shqiptare at-ehere ishin pjese e RSFJ-se his-torianet jugosllave mburreshin me kete fakt. . . aty ne shkrim thuhej se kete kafene ne vitin 1652 evkishte hapur nje shq-iptar nga Tuzi me emrin Pashk Rosi. . .

Vite me vone mu dharasti te jetoj ne Londer ku pata kohe te gjurmoj mbas ke-saj te dhene. Neperlibra, neper muze, ne enciklopedine bri-tanike disa here e gjete emrin e tij kuvertete permendej ky njeri si Pasqua Rosee. . . kon-tradikta ishte se identiteti itij nuk percaktohej sakte. . . diku i thoshin armen, diku italian, diku si turk, kuptohet e paraq-isnin si grek evetem rralle ne ndonje reference permendej si shqiptar!

Permendej fakti se kishte hyre ne UK si shtetas osman i besmit kristian, qe kishte ar-dhe si ndihmesi nje tregtari anglez dhe kishte leje qen-

drimi disavjecare ne Londer. WilliamOldys (1696-1761) fl et per Pasqua Rosee-n dhe keto te dhena jane botuar ne njeliber per historikun e kafes ne Perendim. . . Aty shkruhet se si vjen ky i ri neLonder dhe hap te paren kafe pasi si dihet kafenete ne stamboll ishin shumepopullore!ka shume peripecira ne hapjen e kafes, fi llimisht ka shume dyshim semos kafj a si substance qe vjen nga Perandoria osmane “mund te jete drogeedhe ua nderron njerezve bindjet e besimin fetar”(mos harrojme eshte viti 1652!?), deri edhe fi lozofe te njohur te asaj kohe jane kunder hapjes se kesajkaf-eneje…Ne fund Pasqua Rosee ben nje gjest qe I detyron te gjithe te heshtinai nenshk-ruan nje kontrate ku thote se “Nuk ka per te ndodhe as-nje gje e keqendaj shtetasve te mbreterise dhe per kete ve garant koken time!”…nga vjen edheshenimi ne foto “…at the sign of Pasqua Rosee’s head”…nje tradite betimi dhenje me-nyre garantimi shume e lashte malesoree shqiptare!

Le te marrim ne shqyrtim supozimet se nga eshte preard-hja e pasqua Rosee-t?Se pari per armen as behet fj ale sepse emri pasqua eshte version kato-lik dhe armenet edhe pse jane kristiane por nuk e kane emrin Pashk ne kete version!Italian

po ashtu nuk ka si te jete sepse ishte nenshtetas i Perandorise Osmane edhe nese nje i huaj behej me vullnet shtetas os-man kete e bente permes kon-vertimit fetar e Pasqua Rosee gjithnje fi guron kristian!Plus qe ngaterresen me qenien Ital-ian e shkakton permendja e Raguzes si vendlindje, duke e ngaterruar Raguzen ne Dal-maci me ate ne Sicili sepse me tej thuhet :”…vinte nga katoliket-pasardhes te emi-granteve raguzas emigrante te mesjetes-qe kishin siguruar kishen e shen Dhimitrit, ne te cilen meqe ra fj ala sherbesat mbaheshin shqip”…“Catholics -- descendants of Ragusan emigrants of the Middle Ages -- had secured the former Or-thodox church of St. Deme-trius, in which church, by the way, the services had come to be held in Albanian. ” Title: Th e Birth of Yugoslavia, Vol-ume 2, Author: Henry Baer-lein…Interesant po ashtu edhe ky fakti tjeter per meshat shq-ip ne Raguze!?

Per pretendim tjeter semos eshte grek, vete greket qe synojne ta paraqesin si te ve-tin ne fakt e kaneshenuar nje vend te kapitulli ku fl itet per Pasqua Rosee thuhet “Kon-tributi i greko-shqiptareve ne Mbreterine e Bashkuar?!”, ku shkruhet si me poshtë: “Some Greco-Albanianimmigrants

that found themselves in the UK in the 1600’s were seafar-ers who hadbeen used as crew on various vessels and then unceremoniously left on the quayside aft er the journey’s end. Many were able to fi nd work ashore; one a PasquaRo-see opened the very fi rst Cof-fee House in London near St. Michael’s, Cornhillin 1652.

Th ere is a plaque on the wall to commemorate this. ”…Ne Greqi nuk njihetversion Pasqua por Paskal-is, ne fakt edhe italianet e kane ndry-she versioninPasqual-e-ino…Pasqua eshte vetem ne shqip per Pashk! Emri shkruhet ash-tu siishte rregulli i asaj kohe me germat “S” dhe “Q” sepse si germa “Sh” ashtu edhe “K” ne fakt hyjne ne perdorim mbas Kongresit te Gjuhes Shqipe te vitit 1908 neManastir…

Fakti qe nuk shenohet kombesia shqiptare esht-enje pasoje tjeter e mbrap-shtise se historise sone pasi ne ate kohe ne nukfi gurojme si “Shqiptare”-”Albanians” po me shume neper tekstet e asaj kohe jemisi “Arbane” prej nga ka shume mundesi te kete ardhe ngaterrimi me “Armenet”?!Mbetetdetyre e institucioneve dhe histori-aneve tane te gjurmojne rreth ketijkontributi e te shpalojne te verteten se kush ishte Pash Rosi!Ka dokumenete neSt-

amboll, ne Raguze, ne Londer qe vetem presin te dsalin ne drite…

Jeta e Pashk Rosit nefakt eshte mjaft interesante…20 vjet mbasi hapi kete kafene ne Londer ndahetnga Mr. Bow-man , dhe detyrohet te ike nga Anglia edhe ndalon ne Paris ku ne vitin1672 happen te paren kafe ne kete kryeqytet?! Pra mban dy rekorde i njejti-person… Ne Muzeun Britanik gjendet nje fature origjinale e shkruar me doren etij e ekspo-zuar ne stende nga koha kur kjo kafe ishte e hapur dhe ishte meshume emer ne Londer!

Kafeneja gjendet ne pjesen me te vjeter te qytetit teLon-dres dhe ka pasur kliente njer-ez me shume fame ne ate kohe mes tyre edheJohn Milton…Te gjithe keto shtete synojne ta paraqesin si te vetin pasqua-Rosee-n pervec bashkekom-basve te tij?!. . .

Ne USA deri ne vitin 1999 ka qene njefi rme e njohur kafeneje me emrin “Pasqua’ e njohur sidomos ne kon-venten kombetare te Partise Demokratike Amerikane ne vitin 1996 kur u afroi kafe fa-las gjithedelegateve…dhe kjo fi rme mbante emrin “Pasqua” pikerisht per nder te Pasqua-Rosee! ?!Ne shume vende te botes ka kafene qe mbajne em-rin e tij!A do kujtohenshqip-taret ndonjehere per te?!...

Historiku i kafenesë së parë në londër… kush ishte Pasqua Rosee?!

Page 9: ALBANIN NEWS MAY 2013

Nr. 29 - MAJ 2013

9Nga Ramiz Lushaj

1Autariati, siç na kallxon mitologjia, kishte një djalë të vetëm: Paio-

nin,[1] i lindun diku në brigje mbrojtëse e pjellore të liqe-nit të Shkodrës apo fushës së madhe e të mirë të Podgoricës.

Paioni e themelton e for-maton fi sin e vogël të paion-ëve ilir dhe ndërmerr një rrugë të gjatë deri në vijarrjedhën e Vardarit që burimon në Vru-tok të Gostivarit e derdhet në detin Egje. Ky fi s rritet shumw e shtrihet masivisht përgjatë kësaj ultine etnike shqiptare, e cila përban dy të tretat e shtetit të sotëm artifi cial të Maqedo-nisë (FYROM).

Paionët, së bashku me Dar-danët fqinjë, “në viset e Ball-kanit Qëndror ishin dy fi set më të mëdha dhe më të rëndë-sishme ilire”.[2]

Një degë gjenealogjike e fi sit të madh “Paionët e Vardarit” në rrugën e rikthim-it deri në tw fundmen rrjedhë e bashkuar e Cemit (Moraçë) i lanë historisë kombëtare shq-iptare si trashëgimtar genetik - fi sin legjendar të Kelmendit, që u shtri në dy degët e Ce-mit, në Vermosh e në Lim, nga Pështani në Nokshiq.

2Poeti i përjetshëm Homeri ishte i pari në historinë botërore që tek

kryevepra e përbotshme epike “Iliada” i zdrit kombit shqip-tar emnin dhe vendndodhjen e paionëve ilir; përcakton se jetnonin përgjatë rrjedhës së Vardarit dhe degëve të tij deri në derdhjen lumore deltore në detin Egje: “prej Aksit me rrjedhë të gjërë, me ujë shumë të mirë”, në një trevë “pjellore dhe të largët”, të madhe e të gjatë, me ngulime qytetëse e fortesa të shumta.

Në shekuj jete paionët ilirë u shtrinë deri kah lugina e Sty-monit (lumë në Bullgarinë e sotme) në kufi me fi set thrake dhe deri tek fi set qëndrestare ilire: dardanët, penestët e dasaretët.

Kur ushtria e peran-dorit Xerxi i Persisë (Kserki i Madh, v. 486-485 p.e.s) po marshonte nëpër Th erma (Selaniku i sotëm) në doku-menta shkruhet se po “kalonte nëpër territorin e paionëve”.

[3] Amydon, ma e hershmja kryeqendër paione, përmen-det tek “Iliada” e Homerit, ndoshta topografon ndokund përgjatë Vardarit nga Shkupi në Selanik. Gërmimet arke-ologjike vlerësojnë se tjetri kryeqytet i mavonshëm, Velesi (Bylazora), është në rrjedhën e mesme të Vardarit, në afri të Shkupit të sotëm, kryeqytet i Vilajetit të Kosovës.

Qysh në shek. XIII p.e.s. paionët dokumentohen të bashkalidhun në një krahinë unike e të pushtetshme teksa shkojnë deri në “Luft ën e Tro-jës”, teksa themeluan federatë [4] (shek.VI-V p.e.s), teksa kri-juan mbretërinë Paionia (shek.IV p.e.s.) tue nistue herët apo të paktën nga v. 358 p.e.s. me mbretin Agis dhe deri më 180 p.e.s. me mbretin Bastareus.[5]

Demosteni, orator e vep-rimtar politik i shquar, (v.345 p.e.s) deklaronte: “Paionët

nuk janë mësuar të binden”. Kjo qëndresë vetmohuese

dëshmohet edhe tek pasard-hësit e paionëve, tek kelmen-dasit luft arak që kulmohet në Betejën e Fushë-Dardanisë (1389), në Luft ën Austro-Otomane në Kosovë (1689) dhe në Betejën e Nokshiqit (1879-1880).

3Paionit, sipas mi-tologjisë, i lindën dy fëmijë: Tribali dhe

Skordiski, që u banë dy fi se të mëdha ilire, dy krahina të fuqishme, që u shtrinë deri në thellësi të Europës si në Aus-tri, Sllovaki, Hungari, Kroaci, Slloveni, Bosnje-Hercegovinë, etj., po i kthyen sytë e armët edhe nga jugu, drejt detit Egje, drejt drejt Paionisë, Maqedo-nisë antike, etj.

Tribalët ilirë u shtrinë në jug e perëndim të lumit Mora-va (Angrus e Brongus) etj.[6]

Skordiskët ilirë [7]që for-

muen Skordiskinë e Madhe dhe Skordiskinë e Vogël [8] e kanë emnin të prejardhun nga malet e Sharrit.

4Në ujvaren homerike ylberojnë vargje për fi -sin legjendar Paioni “që

lindi Pelagonin, shtizorin e përmendur”.[9]

Ky ishte një prijës i madh legjendar i fi sit të vet, aqsa madhështia e tij ndër dekada ia dhå emnin një fi si të fuq-ishëm: Pelagonët, të cilët for-muen një krahinë epokale e me epope: Pelagonia,[10] si pjesë gjeopolitike e krahinës, federatës, mbretërisë Paionia.

Mitologjia e lashtë ilire e paraqet Pelagonin, prijësin e madh të paionëve, si “Perëndia e Vardarit”.

Etimologjia e Pelagonit dhe e Vardarit kanw kuptim

të njëjtë: “në ecje tuj punue”. Pelagoni nw ecje si kalorës luft ëtar i rrallë dhe Vardari (Aks) në ujërrjedhën e vet natyrore. Në shekuj jetnuan të dy emnat në ecje të pandalun në tokën dhe historinë ilire.

Pelagoni thuhet se i kishte shtatë djemë: Asteropi, Aude-lioni, Pologu, Pirikmi, Agi e Riani (binjakë), Almopiani dhe katër vajza: Laeinsa, Do-beresa, Derrona, Tribalda, të cilët formuen fi se paione: Pollogi, Agriani (Ag+Riani), Almopiani, Tribaldët e Aksit, Laeinsejtë, Doberesët e Der-ronët. Nga Tribalët, që jetuan me gjak e emën në trevën ilir-iane paione, është edhe nana e Skënderbeut, shqiptarja e madhe, Vojsava Tribalda[11] nga dera princore e Pollogut.[12]

Ashtu si dikur fi si i lashtë Paoinia e lindi prijësin e madh Pelagonin edhe Kelmendi, fi s pasardhës modern, e rriti Dr. Ibrahim Rugovën, Presidentin e Kosovës martire.

PAIONËT E VARDARIT

_____________________________________________[1] Ramiz Lushaj. Nokshiqasit janë kelmendas, me prejard-

hje nga paionët. Gazeta “Zhurnal”. Shkup. 12 tetor 2012. / Ma gjanësisht për paionët do të gjeni në faqe të kësaj gazete ditore shqipe /.

[2] HPSH. Po aty. f.44 [3] Herodoti i Halikarnasit (VII, 123). Jetoi në v. 484-425

p.e.s./ ALBANIEN Schätze aus dem Land der Skipetaren “ ISBN 3-8053-0978-3 / etj.

[4] HPSH. Po aty, fq. 50[5] Ernest Babelon. “Introduction générale à l’étude des mon-

naies de l’antiquité”.ISBN-0405123485. 1979, p. 224. / D. M. Leëis, J. Boardman, S. Hornbloëer, M. Ostëald. “Th e Cambridge Ancient History” Vol. 6. 1994, p. 463 /

[6] George Grote: History of Greece: I. Legendary Greece. II. Grecian history to the reign of Peisistratus at Athens, Vol 12, 1856 / Encyclopædia Britannica: Volume 22, p. 465 /

[7] Th e Cambridge Ancient History, Volume 3, Part 2: Th e Assyrian and Babylonian Empires and Other States of the Near East, from the Eighth to the Sixth Centuries BC by John Boardman, I. E. S. Edëards, E. Sollberger, and N. G. L. Hammond, 1992, page 599, “

[8] Continuity and innovation in religion in the Roman Ëest� by R. Haeussler, Anthony C. King, Phil Andreës, 2007, ISBN 1-887829-67-9.

[9] Homerus. “Iliada”. Shqipëroi Gjon Shllaku. Onufri. Ti-ranë, 1965, f. 1-439.

[10] Edhe sot FYROM ka një rajon me emnin Pelagonia, që përfshin Manastirin etj. Ma shumë se një ndarje gjeo-ad-ministrative është një ndarje gjeo-politike e maqedonasve, që ende edhe sot, pas Marrëveshjes së Ohrit, nuk duan t’I njohin shqiptarët si shtet-formues (!).

[11] Sipas Marin Barletit, Gjon Muzakës etj[12] Pologu (i Epërm dhe i Ulët) në veriperëndim të Maqe-

donisë së sotme (FYROM), në kufi me Republikën e Kosovës, ku përfshihen qytete të mëdha si Gostivari, Tetova etj.

Page 10: ALBANIN NEWS MAY 2013

Nr. 29 - MAJ 2013

10

Page 11: ALBANIN NEWS MAY 2013

Nr. 29 - MAJ 2013

11

Kryeministri Sali Berisha ishte një nga 170 person-alitetet botërore që morën pjesë në ceremoninë e për-cjelljes së trupit të ishKryeministres britanike Margaret Th atcher. Ai vlerësoi nga Londra, fi gurën e ish-kryemi-nistres britanike, Margaret Th atcher, duke u shprehur se, “trashëgimia e saj nuk vdes kurrë”. Në një mesazh në “Facebook” , kryeministri Berisha shkroi se, “ndodhem në Londër ku erdha për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit dhe për të shprehur nderimin tim dhe të mbarë shqiptarëve për ish-kryeministren e Britanisë së Madhe, Margaret Th atcher. Lady Th atcher mbetet në histori si kryeministrja që ndryshoi më shumë vendin e vet, por dhe botën me doktrinën e saj të bazuar në lirinë e indi-vidit, tregun e lirë dhe qëndrimin e hekurt kundër regji-meve tiranike”.

“Shqiptarët dhe kombet e shtypura kanë patur tek ish-kryeministrja Th atcher miken e madhe, avokaten e pamposhtur të lirive të tyre. Në takimin tim të parë me Lady Th atcher në pranverë të vitit 1991, fj alët e para që do më drejtonte ishin: Më thuaj si po i masakron vëllezërit tuaj në Kosovë kasapi i Ballkanit, Milloshevici. Margaret Th atcher nuk jeton më, por trashëgimia e saj, theçerizmi, nuk vdes kurrë”, përfundonte mesazhi i kry-eministrit Berisha.

Kryeministri Berisha u gjend në Londër, në Britaninë e Madhe, ku mori pjesë të mërkurën e 17 Prillit, në cer-emoninë e lamtumirës për nder të ish-kryeministres Mar-garet Th atcher, ceremoni kjo që u mbajt në Katedralen St. Paul dhe u ndoq nga personalitete të larta botërorë.

Trashëgimia e Margaret Thatcher nuk vdes kurrë

Page 12: ALBANIN NEWS MAY 2013

Nr. 29 - MAJ 2013

12Nga Andi Terziu

Disa fi je të fl okëve nga koka e Franc Jozefi t të I-rë, Perandorit austriak të shekul-lit të 19 kushtuan këto ditë mbi 500 stërlina në një ank-and në Vjenë. Qimet e Peran-dorit autriak u mbajtën gjatë nga ish shërbëtori i tij si një kujtim, por që në këtë rast i dhanë atij edhe disa para. Pe-randori Franc Jozefi I-rë njihet ndryshe si Perandori austriak i Shtëpisë së Hasburgëve. Franc Jozefi , mbretëroi për 68 vite, duke shënuar udhëheqjen e tretë më të gjatë në historinë e aristokracisë evropiane. Eliza-beta, gruaja e tij, u vra me thikë në moshën 60-vjeçare nga një anarkist. Djali dhe trashëgim-tari i Franc Jozefi t dhe i Eliza-betës, Princi Rudolf, u lidh me një baroneshë 17-vjeçare dhe shokoi gjithë botën duke e vrarë atë e më pas veten. Si re-zultat, Franc Ferdinandi, nipi i perandorit u bë trashëgimtar i fronit. Në vitin 1914, Franc Ferdinandi dhe gruaja e tij, So-fi a, u vranë në Sarajevë, ngjarje kjo që u konsiderua si një prej shkaqeve të fi llimit të Luft ës së Parë Botërore.

Kur vdiq perandori austri-ak, Franc Jozefi , Abdi Toptani, Bajram Curri, Masar Toptani dhe Nexhip Basha, i dërguan një telegram ngushëllimi per-andorit të ri, në emër të kolo-nisë shqiptare të Vjenës, duke provuar se Abdi beu, sikurse miku i tij Bajram Curri, qenë disa kohë rezidentë edhe më herët atje. Në fundin e vitit 1916, gazeta “Vëllazënija” ka publikuar telegramin për falënderimin që perandori i ri i Austrisë, nëpërmjet min-istrit të Jashtëm i dërgoi Abdi Toptanit, ku shkruhej se “Pe-randori pranoi ngushëllimet nga kolonia shqiptare e Vje-nës”.

Lidhja e emrit të Peran-dorit austriak me Shqipërinë është edhe një fakt me Shko-drën, me ndërtimin e Kate-drales së këtij qyteti. Një histo-ri më vete, brenda historisë së madhe të Katedrales, përbën dhe rasti i Gurash Shënkol-lit, i cili meqenëse ndodhej në Vjenë ditën e martesës së Franc Jozefi t, i shoqëruar nga disa shkodranë të tjerë, i shkoi perandorit në tryezë dhe i

kërkoi ndihmë fi nanciare për kishën e Shkodrës. Perandori i ri, jo vetëm që i dha Gurashit 150 napolona fl ori, por dhe e përgëzoi për guximin ‘tipik shqiptar’.

Emri i Perandorit Franc Jozefi lidhet edhe me Priz-renin. Një zbulim i kohëve më parë vërtetonte se vetë Perandori i kishte dhurruar Kishës së Prizrenit një pllakë

që shkruhej në shqip. Pllaka është vendosur në një organo. Dhe kjo organo ka qenë dhu-ratë e Franc Jozefi t. Dhurata është bërë në vitin 1897, kur arkipeshkëv ishte shqiptari Pashk Trokshi, i cili ka lindur në Durrës. Organo, në pjesën e poshtme të kapakut të tasti-erës, mbart pllakën ku Peran-dori i Austro-Hungarisë, Franc Jozefi , bën dedikimin e tij për

Kishën Katedrale të Prizre-nit. Dedikimi është bërë në gjuhën shqipe, mbi një pllakë bronzi, të gdhendur me dorë, në një tekst me nëntë reshta, me shkronja kapitale, të tre madhësive. Reshtin i tretë, ka përmasa më të mëdha të shk-ronjave, dhe kjo për të nxjerrë në pah Franc Jozefi n, Peran-dorin e Austro-Hungarisë, përkrahësin e arsimit dhe kul-

turës shqiptare, mbrojtës të krishterimit në Shqipëri. Tek-sti në shqipen e sotme: “Mad-hëria Perandor e mbret Zefi i parë, Perandor i Austrisë dhe Mbreti Apostolik i Hungarisë, plot hirshëm, për dhuratë Kishës Katedrale të Prizre-nit, në vitin 1897 të shërbyesit tonë.” Kjo organo ka shër-byer, për të shoqëruar korin kishtar të vajzave, të cilat kën-donin këngë fetare në gjuhën shqipe. Alfabeti i përdorur është ai i veriut, i cili përdorej prej vitesh nga françeskanët dhe jezuitët. Dedikimi në gjuhën shqipe, i organos 110 vjeçare, nga ana e Perandorit të Austro-Hungarisë, Franc Jozefi t, është një nga sfi dat që i bëhej autoriteteve turke dhe elementëve antishqiptarë të kohës. Teksti është shkruajtur me mjaft hijeshi, nga ndonjë gdhendës, ndoshta vendës apo austriak, pra pllaka mund të jetë gdhendur në fabrikën e prodhimit të pianove në Vje-në, ose në Prizren, i cili ka pa-sur një artizanat tepër të zhvil-luar në atë kohë, gdhendës dhe punues të mrekullueshëm të argjendarisë. Në se teksti është shkruajtur në Vjenë, shkrimi në gjuhën shqipe, do të jetë bërë nën konsulencën e alban-ologëve vendës ose të shqip-folësve, si nxënës apo studentë shqiptarë që ndodheshin për studime në Austri.

Por jo vetëm kaq lidhjet e Perandorit austriak me shq-ipërinë dhe shqiptarët kanë qenë të dukshme. Kjo fl et edhe me faktin kur një patriot i madh shqiptar si Elez Isufi u dekorua për merita të veçanta luft e nga perandori i Austro-Hungarisë Franc Jozefi me titullin e lartë “Franc Jozef-Orden”.

Kjo tregon se në kohën kur shqiptarët ishin të pushtuar nga austro-hungarezët dhe i shikonin ata si shpëtimtarë, mjaft shqiptarë, paria e kohës, kanë qarë me lot ikjen nga kjo botë të Perandorit zanafi llës të kësaj dinastie të gjatë austri-ake. Ndërkohë sot edhe disa fi je fl okësh të Franc Jozefi t të I-rë marrin formën e një vlere në ankand. Kështu është kur edhe qimet e kokës kushto-jnë para. Mos vallë vetë kjo ‘mesele’ ka kushtuar sa qimet e kokës?

Disa fi je fl oku të Franc Jozefi t I kushtuan 500 stërlina

Page 13: ALBANIN NEWS MAY 2013

Nr. 29 - MAJ 2013

13

Page 14: ALBANIN NEWS MAY 2013

Nr. 29 - MAJ 2013

14

Intervistoi Fatmir Terziu

Para disa ditësh trokiti në redaksinë tonë në Londër, avokati shqiptar, Dr Hysni Bytyçi, autor i disa librave në shqip. Biseda jonë ishte rreth krijim-tarisë. Më pas rreth jetës dhe veprës së tij. Në një kafe në Londrën veriore, pasi pimë kafenë për herë të parë me zotin Bytyçi, ai pranoi që të rrëfente për ne pikëpamjet, idetë dhe jetën e fatin e tij. Kështu ne iu drejtuam me disa pyetje që zbuluan ashpërsinë e tij të kritikës ndaj situatës në Kosovë. Gjithësesi ne sjedhim mendimin e zotit Bytyçi…

Ç’janë vitet 80-të në syrin tuaj si dëshmitar okular nga Beogradi?Viteve 80-ta kur shvillohej

nje luft ë e ashpër antishqip-tare në Serbi ( Jugosllavinë) e atëhershme, kur të gjitha vlerat kombëtare-shqiptare u merrshin nëpër këmbë, kur shtypi i atëhershëm ishte plot e përplot me shkrime antishqiptare, nuk munda të heshti edhe pse ishte rrezik me e ngrit zërin dhe fi llova një aktivitet të bujshëm duke zhveshur me fakte ato shkrime antishqiptare.

A keni material për këto vite?Këto punime janë te

mbledhura në librin që është botuar në vitin 1991 me titull: “Pregaditu për luft ë, nëse do paqë.”

A keni patur pasoja me shkrimet tuaja?Prej shkrimeve të mija, të

parat në shtypin jugosllav, e tërë kohën kam qenë i kër-cënuar me letra anonime e telefonata, nëse nuk e mbylli gojën do të më shkatërrojnë mua me tërë familjen. Disa herë kam qenë i thirrur edhe te organet e sigurimit shtetëror.

E kam pritur një atentat të tillë, kam mendue se do të ndodhë në rrugë, diku në qytet dhe pak a shumë kam tentuar të jem në vigjilence në këtë drejtim. Por kur nuk kam

pritur që atentati do të ndod-hë brenda në banesën time. Pra ndodhi e kundërta, ndo-dhi aty ku nuk është pritur, ku kam qënë njëqind përqind i befasuar.

A mund të na thoni më shumë për këtë atentat?Më datën 16 mars 2000,

pas orës 20:30 pesë gjashtë herë më ka thirr dikush në telefonin tim fi ks, por kur jam lajmërue, nuk ka patur përgjigje. Ma në fund më kan thirr në mobile, por prapë askush nuk është lajmërue kur e kam marrë telefonin. Pas 2-3 minutash dikush i ka ra ziles së derës dhe shoqja e ime është shkue te dera. Ajo ka pyet kush është? Përgjigjja ka qënë “fqiu Vllada”. Neve vërtetë e kemi patur një fqinj me emër Vllada dhe shoqja e ka hapur derën. Kanë hyrë 4 persona me maska, dy e kanë sulmue shoqen në koridor dhe dy janë ardhur në dhomë te unë më kanë sulmue shtaz-arisht, ku ma kan thye kafk ën dhe atëherë çdo lëvizje e imja ka përfundue. Më kan lidhur për radiatori me konop që e kishim patur me veti dhe kan shkue.

Çfarë ndodhi më pas me ju?Jam dërgue në spital në

gjendje kome. Mjekiu që më ka operuar i ka këshilluar fëmijët e mij që të pregatiten për varrim, se edhe ai nuk ka qenë i sigurt çka do të ndodhë

me mua. Deri sa kam qëndrue në spital, Amnesti Interna-tional ka dërguë një faks të një organizate humanitare në Beograd ku thuhej: “Pytenei mjekun a mundet që zotëri By-tyçi ti përballojë udhëtimit me helikopter se kemi sigurar një helikopter ambulance ta dër-gojmë në Beograd me trans-ferue Hysniun me familje, sepse qendrimi i tij atje ma tej nuk është i sigurt...”

Si rodhën ng jarjet më tej?Mua më erdhi shumë keq

prej mjekut, i cili më kishte këthyer prej te “vdekurve” në jetë, pasi që ai kishte dëshirë fazën e parë të mjekimit me e krye vetë, vendosa që të qën-droj në spital deri të mbaroja mjekimin e kësaj faze. Pasi jam dal nga spitali, jam thirr në ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar, ku kam biseduar me autoritetet diplomatike të MB dhe pasi që është ar-dhë në Beograd përgjigja nga Qeveria që zotit Bytyçi me familje ju ka lejue azili politik në MB, ku më kanë thanë tani pregadit per udhëtim vetëm na trego datën dhe kohën në cilin aeroport do të mbërrijsh. Unë gjindëm në MB prej katër shtatorit të vitit 2000.

Pse organizatat humanitare ishin të interesuara për jetën tuaj?Meqësnëse shtroni këtë py-

etje, pse organizatat humanita-re kanë qenë aqë të interesuara për nxjerrjen e familjes sime nga Beogradi, përgjigjja është

se unë në kohë shumë të gjatë kam bashkpunue me këto or-ganizata humanitare. Të gjithë të burgosurit të ashtuqujtur burgosje politike, shërbimet e mija profesionale kanë qenë gratis. Kjo ka qenë arsyeja, pse u interesuan aqë shumë për mue dhe famijen time.

Si ju duket g jendja politike tani në Kosovë?I nderuar zoti Terziu, tani

si që kërkuat, pak a shumë të mirrem me situatën në Kosovë, di të them faktet dhe jo shtirrjet. Kam luft ue me penë, që Kosova te bëhet shtet i pavarur. Në dhjetor të vitit 1991 është botue një shkrim i imi në shtypin kosovar se nuk kemi tjeter rrugë përveç me i kapë armët, se nuk ka liri pa luft ue. Në 1994 ka qënë tjetri shkrim me titull: Me serbët mund të bisedojmë vetëm më armë në krah... E kam ditur se pa luft ë nuk ka liri, e kam para-shikue se Kosova ma së pari do të bëhet shtet i pavarur e pastaj bashkim me Shqipërinë. Bile e kam patur një shkrim me titull: 4 + 1 + 1 = 1. Ku janë dhanë shpjegimet se në ish Jugosllavinë në 4 njësi jeto-nin shqiptarët [Kosovë, Serbi, Maqedoni, Mali Zi] plus shq-iptarët në Shqipëri dhe plus shqiptarët e Çamërisë duhet të bashkohen me një shtet. Kjo gjindet edhe në materia-lin e doktoraturës sime. Pro-fesor Skënder Begeja, njëri prej anëtarëve të komisionit, më pyeti: “Po si me e realizue këtë?”. Unë u përgjigja: “Me luft ë.”

Jeni shumë kritik me situatën në Kosovë. A mund të na thoni pse?Mirëpo unë nuk e kam

pritur një situatë të tillë në Kosovë. Kam menduar se vër-tet do ta krijojmë një shtet de-mokratik të vërtetë. Nuk kam pritur kaq urrejtje që kanë shq-iptarët ndaj serbëve, romëve, goranëve etj. Kam menduar se shteti do të funksiononte

si në tërë botën demokratike. Sot në Kosovë kemi ma shumë se 1000 vrasje, prej 1999 deri tani, të pa zbuluara, sot në policinë e Kosovës vidhen 48 kilogram drogë dhe një sasi bukur e madhe parash. Bëhet vjedhja, mu tek ata që duhet me e ndjek hajnijën, duhen zbulue vjedhjet, vrasjet, djeg-jet e krimet e tjera. Sot në Kosovë bëhet një luft ë politike e fëlliqët, nuk zgjidhën fj alët, nuk konsiderohet partija tjetër si rival politik, por si armik ma i madhi që egziston. Disa rej atyre që e udhëheqën luft ën bënë pasuri me vlerë disa mil-ionash EURO, blejnë aparta-mente në Dubai dhe Montek-arlo, kurse nje numër jo i vogël i familjeve jetojnë nga ndihma sociale 45 EURO në muaj. Një shtresë pasurohet e tjetra varfërohet. Papunësia sipas disa të dhanave arrin 60%, pra një përqindje e lartë e popul-latës janë papunë.

Ju si mendoni se duhet vepruar?Shteti duhet të funk-

sionojë e jo të kemi kuazi shtet. Kosova është sot shtet i pavarur dhe sovran, por në realitet ma shumë shtetësi ka patur Kosova kur ka qënë Krahinë Autonome Socialiste me Kushtetutë të vitit 1974, se kjo që ka tani. Tani të huajt janë më shumë të implikuar në politikën Kosovare se që kanë patur para 20 viteve au-toritetet e Serbisë apo të Ju-gosllavisë. Shteti sovran ka ushtrinë e vetë, Kosova nuk ka, shteti sovran nuk ka gov-ernator te huajin, Kosova ka, shteti sovran e ka gjykatën e pavarur, Kosova i ka një numër të konsiderueshëm gjy-qëtarësh të huaj, shteti sovran është sovran në tërë teritorin, kosova sot nuk e ka...

Sidoqoft ë ky është fi l-limi dhe kthim prapa nuk ka, edhe pse dikush ka nostalgji të vjetrën, pra atë pushtet social-ist dhe atë ‘liri-autonomi’ nën pushtim serb. A jeni dakort me këtë?

Po, sigurisht kjo gjë është e vërtetë se kthim mbrapa ma nuk ka dhe shpresoj se gjërat do të rregullohen dikur, pas shiut pritet dielli apo jo, siç thotë një fj alë e urtë popullore.

Doktor Hysni Bytyçi kritik i ashpër i situatës në Kosovë

Page 15: ALBANIN NEWS MAY 2013

Nr. 29 - MAJ 2013

15

Kisha kaluar disa herë pranë vendit special ku ga-ronin kuajt në Doncaster të Jorkshires në Angli, por kur nuk kisha pikasur atë që poeti i mirënjohur i asaj zone, Har-old Massingham, njeriu i artë i poezisë nga Mexborough, më thoshte gjatë atij takimi për poezinë. I ulur në një kafene të vogël të Barnslit, ndërsa dëg-joja nga Ian Morrison, miku im anglez, historinë e mina-torëve të asaj zone, të fi ksuar në muzeum dhe në hollet e Bashkisë, ai që do ta ngacmon-te më shumë punën e poezisë ishte Egon Eshani, përkthyesi i socialit, pasi nuk hezitoi të më prezantonte me poetin Harold Massingham, të njohur edhe si njeriu që mbajti gjallë për më shumë se 30 vjet me fj alëkryqe gazetat britanike. I njohur me pseudonimin “Mass” ai ishte gjithashtu edhe ndërtuesi dhe eksperimentuesi i puzlave me kuaj në shah. Por jo vetëm kaq, teksa lamë kafenë atë ditë Prilli të vitit 2002, pranë ven-dit të gjelbër të Donkasterit ku ishin gati kuajt për garat e tyre të sezonit, ai u ndal dhe si dikur kur kaubojsit amerikanë ndinin trokthin e kuajve nga drithmat e tokës, ai bëri veshët pipëz dhe foli: “Ja kjo është poezia, e ndjeni? Ndijeni!”

Ne pamë njëri-tjetrin në sy. Poeti që kishte dhënë lek-sione për poezinë në auditoret e Universitetit të Mançesterit dhe njeriu i mirë që u fl iste me poezi gjithë miqve, babai i katër fëmijëve, që u lind e u rrit në Mexborough, dhe studioi në shkollën me emër, Mexbor-

Vargëritmi i jetëpoezisë së Grigor Jovanit

ough Grammar School, tash-më bëhej mjaft i çuditshëm me ‘trokthe’ kuajsh në barin jeshil e të butë dhe aspak të paktën në asfalt, të maste ritmin e tyre e të na shprehej se kjo ishte poezia.

Duke ndjekur pikëlidhjetKur unë i kërkova sërrish

të rivizitonim një javë më pas garat e më të rrinjve, unë gati isha i përhumbur të mësoja garimin dhe tërë lidhjen meta-forike të poezisë që më citonte ai në tërë këtë lidhje poetike me këtë garë kuajsh. Ai kështu më kishte frymëzuar mendjen time të lexoja objektin dhe subjektin, veprimin dhe rit-min, ngasjen dhe qasjen e tërë metafi zikën me të cilën njeriu hynte e lidhej vargëritmi me poezinë e jetës. Kështu e lexo-ja dhe unë para disa kohësh pikërisht ën Gushtin e vitit 2008-të, poezinë e Grigor Jo-vanit, teksa shihja tek poezia

e tij ‘imazhin dhe balancën vendlindje-vendndodhje’. Dhe atëherë kërkoja një pikëtakim, ndoshta ashtu siç poeti anglez Massingham, më kishte vënë në vëmendje ‘pikëtakimin’ e ritmit të garuar nga kuajt me ritmin e lëvizjes metafi zike që sedërtohej nga vargu imagji-nar. Dhe jo më kot Grigor Jovani sillte mes “Kantina e verërave” një bërthamë për një libër që të ridimensiononte legjendën e fi sit duke rilexuar pikërisht këtë lidhje me kuajt: “Vramë kuajt. Të mos na vdis-nin urije fëmijët.

Shembëm shtëpitë. Të iknim sa më larg/dhe të shpë-tonim./Dogjëm këngët e Lindjes dhe të Vdekjes sonë,/me shpresën e marrë: të mos kujtonim !/Prapëseprapë, fëmijët fi lluan të na vdisnin./Ia behën kuajt nga legjendat. I përkëdhelnim,/na shtynë./Erërat këndonin mitet e harru-ara. Prej tyre/dolën të vdeku-

rit tanë dhe na pështynë./U mblodhën më pleqtë. Hodhën themele të reja./Nëpër Lindjet dhe Vdekjet u dëgjuan përsëri/këngët e këtu e një mijë vjetëve./Të vdekurit, kokëu-lur, morën udhën sërisht/drejt katakombeve të tyre të fund-jetëve./Vetëm fëmijët tanë të vdekur nuk u ngjallën./Siç duket, nuk na falën.” ( Jovani, Kantina e verërave).

Vrasja e ‘kuajve’ të poez-isë së Jovanit kishte edhe një lidhje tjetër me poeziën e ‘Doomsday’ të Harold Mass-ingham, me një arguritëm më të tendosur që lidhej pikër-isht me atë që e dallon këtë poet, ‘shkelmin kalorësiak’, nëse metafora në këtë rast do të cipëzonte atë membramë që godet vargu i Jovanit, mes dhimbjes së shkaktuar nga qe-veritë, nga ato që kuajt i kanë përdorur njësoj ashtu si në poezinë e Harold Massing-ham, për ti kalëruar dhe për t’ua kalëruar, dhe ndoshta ash-tu siç edhe ‘legjenda e fi sit’ nga Jovani rilexohet në këtë pikë. Kështu poezia e tillë largon atë tipologji sarkastike dhe afron atë nënqeshje të përbuzjes po-etike mes vargut, artit të fj alës. Por në këtë pikë natyrshëm duhen më shumë prova që fl a-sin në lidhjen e kësaj poezie të krijuar në truallin helen nga një poet shqiptar, me poezinë britanike të krijuar në një bangë shkolle nga Harold Massingham me poetin e lau-

ruar Ted Hughes. Retorika që Harold Mass-

ingham përdor në poezitë e tij të tre vëllimeve të publikuar më parë edhe në Th e New Yorker, por edhe në tre vëlli-met e tij të vlerësuara; “Black Bull Guarding Apples”. Lon-don: Longmans. 1965; “Frost Gods”, MacMillan, 1972 dhe “Sonatas & Dreams”, Little-wood Arc, 1992, thuajse është një pikëlidhje si fi llim me mjaft krijime poetike të Grig-or Jovanit. Poezi të tilla si “Të pyes” janë jo vetëm retorikë poetike e mirëfi lltë, por edhe një lidhje me trokthin ritmik të pulsuar nga ‘garë-ritmi i kuajve’ që diktonte për vite me radhë poeti britanik. Në këtë rast Jovani shkruan: “Kur ke shëtitur zemrën time,/ç’i do të tjerat udhëtime?!”, duke na dhënë pikërisht shkurt e saktë tërë atë botë që ai referon dhe me të cilën ndërlidh të refero-jë. Në këtë botë është edhe më i dashuri i tij, që i jep forcë e besim, ritëm e vargëritëm jete, dhe ai e sheh këtë tek ‘Babai’: “Më caktoi zëvëndësin e tij/në kantinën e verërave,/pa dyer dhe dritare./Çakërqejf, mes erërave,/u përfj et për fare.”

Metafi zika e jëtës së JovanitMetafi zika e jëtës së Jova-

nit është një lidhje tjetër. Ai në këtë pikë sjell poezi të tilla që nuk njohin vargëmoshë, pra plakje:

Vijon në faqen 17

Page 16: ALBANIN NEWS MAY 2013

Nr. 29 - MAJ 2013

16

Data 13 prill do ngelet një datë e pa harruar për ta-kimin që u zhvillua në qytetin e bukur të Trevisos -Itali, mes shqiptarëve te të gjitha trev-ave dhe përfaqsues të ardhur nga Qeveria e Kosovës dhe nga Ambasada e Republikes Kosovës në Romë.

Treviso është një qytet i bu-kur, me disa gjëra të veçanta që nuk i hasë në qytete tjera. Aty, bie fj ala ka shumë zezak... si është e mundur?! Nuk e di por kjo më bëri shumë përshtypje! Ka të veçantë akulloren! E, akulloret janë të famëshme në gjithë Italinë , por shijen dhe përbërjen e tyre me të gjitha llojet e frutave e çokollatave. Kjo vjen ndoshta nga qumshti, apo punimi që u bëhet sepse kane nje shije veqantë... Besojë se qarkullimin(“xhiron”) më të madhe nga turistët, këto vende e bëjnë me akulloren, sikurse Treviso, ashtu edhe Venecia, Conegliano, Oderza,… dhe gjithe ajo zonë. “Maqedonia “ është akullorja më e preferuar, të pakten për mua! Kjo është një akullore me të gjitha llo-jet e frutave të ngrira e sipër mbuluar me akullore me shi-jen e “vaniljes”. Trevizo është e njohur dhe për mjelmat e zeza të cilat notojnë gjatë lumit, që përshkon qytetin me një kre-nari kaçake, pa u përzjer me mjelmat e bardha. Nga dritarja e hotelit ku na kishin vendosur neve të ft uarve, ndiqja rrugen e mjelmave dhe zbrita poshte duke ecur dhe unë bri mjel-mave… Njëra nga ato, ajo më e madhja që edhe udhëhiqte, herë pas here me shikonte, si te thuash me një llojë “mendje-

madhësie”, por pa mu ndar…! Ndiqja me sy e më dukej se po qëndronin aty bri meje , me dëshiren se donin të “fl isnin” me mua! Ndiesi e kotë, por nganjherë, kotësirat të nxjer-rin në brigje të çuditëshme. I ndiqja buzë ujit, duke kaluar nëpër qemeret e urave të shumta. Qyteti im, Berati, ka trashëguar vetëm uren e ngurtë të KURT PASHES (Ura e Gorices që i themi sot). Befas ja behën pëllumbat si nje re. Ç’pëllumba ka ky qytet, por jo ama si Venecia! Venecia është gjë tjetër! Venecia është ëndërr e magji! Venecia të mban pezull…!

Një pëllumb i bardhë u ul në doren time! Ndjeva një dridhje të lehtë! Shenja e Paqes…! E Lirisë…! Po gu-giste në doren time! Më shi-hte drejt në sy, e dukej sikur më thoshte: hiqe trishtimin! Ti jeton në një vend të lirë e paqësor, ashtu dhe fëmjt e e tu! Edhe në Shqipërinë tënde dhe në Kosovën martire, që Ti e do aq shumë, është liria tani drejtë demokracisë, drejtë të ardhmes, drejt Paqes e lumtur-isë po shkojnë... Nuk ka dhe s’do ket më kurrë as diktaturë, e as luft ra të reja…

Pëllumbi gugaste në doren time…. Mjelmat e zeza kishin ndaluar sikur po më prisnin dhe më shikonin me xhelozi. Vërtetë unë po i ndiqja ato, po çdesha me pellumbin? E shtriva pëllëmben sikur t’i epja leje: “Hë, fl uturo e kënaqu në hapsirë! Je i lire! Dhe, ai u nis duke rrahur krahët. Mora frymë thellë, duke e ndjekur deri larg, në frymën e Lirisë...

Kur hyra në sallen e mbushur plotë e përplotë nga shqiptar të të gjitha trevave, që kishin ardhur dhe nga qytete të tjera të Italisë, disi ndjehë-sha me e lehtësuar! Takime me shumë, mall me miq të rinjë dhe të vjetër... Shoqata ILIR-IA, është nga shoqatat më të vjetra dhe më aktive në Italin e veriut… Ajo nuk e ka nda-lur ritmin për asnjë cast, për tu ndenjur afër problemeve te emigranteve, apo per te festuar bashke me ta festat tona tradi-cionale. Ka ditur ta ruaj me dinjitetin më të madh indetite-tin dhe imazhin e fi gurës së shqiptarit. Edhe Komuna dhe prefektura duke pare punen e tyre u ka dhënë përkrahje me të plotë në çdo kërkesë që kan bërë. Kryesija e kësajë shoqate, e ka bërë me kohë bashkimin kombëtar. Dhe me këtë moto vazhdon të shkoj dhe më an-tarsinë e madhe që ka rreth vetes. Kryetarja, një vajzë, e re e bukur (bukuri e zgjua-resi Shkodrane), doktoresha Ermira Zhuri, me profesion avokate, është e kudo gjindur dhe në dipozicion të halleve të shqiptarëve. Nënkryetari i parë, profesori , gazetari dhe publicisti z. Beqir Cikaqi, nga Th eranda, është një nga orga-nizatoret e shumë aktiviteteve. Po kështu Mumini, nënkry-etari tjetër, nga Shkupi, i gjen-dur për çdo hallë e nevojë që i kërkohet nga emigrantet. Pra, ja dhe e bukura e kësaj Shoqate që mban një emër të shenjtë, emrin e ILIRISË... Bashkimi Kombëtar me tre përfaqsues të sajë ardhur nga tre trevat e Atdheut tonë…

Ky tubim, me pjesëmarje të gjerë nga qytete të Italisë se veriut, ngelet një datë e rëndë-sishme për problemet që u shtruan, dhe arsyja e ardhjes së personaliteteve nga Kosova dhe Ambasada e Kosoves në Romë, sepse zgjidh shumë probleme që përballohen në të përditëshmen emigrantet. Për-faqsuesit e ardhur nga Kosova, ishin z. Mentor Borovci, Dre-jtor i Departamentit Ligjor në Ministrine e Diaspores, z. Ruzhdi Halili, Këeshilltar në Zyren e Kryeministrit ( Zyra për planifi kim strategjik), z. Avni Dervishi, këshilltar i Kombëve të Bashkuara në Programin për , dhe Petrit Prekazi, Konsull në Amba-sadën e Republikës Kosovës në Romë. Ishte me të vërtet emocionante mënyra e komu-nikimit më të ardhurit që me thjeshtësin e tyre, kërkuan nga vet të pranishmit të dëgjo-nin hallet dhe kërkesat e tyre, pengesat apo kërkesat që kan. Kryesija e Shoqatë ILIRIA, u ndau sejcilit të pranishem ko-pje me Konceptin për Draft -Strategjinë për Diasporën dhe Mërgatën 2013-2018. Ky draft ka dalë nga puntoria e pare e grupeve punuese për hartimin e strategjisë për dia-sporën Organizuar nga Minis-tria e Diaspores dhe përkrahur nga zyrat e UNDP dhe IOM Kosovë. Kuvendi i Republikës së Kosovës, në bazë te nenit 65(1) të Kushtetutës së Re-publikës së Kosovës, miratoi Ligjin per diasporën dhe mër-gatën.

Në këtë bashkëbisedim mes pjesëmarrësve në sallë, ku

pati shumë propozime, kërke-sa, mendime, etje... u la hapur që të gjithë pjestarët e diaspo-ras kosovare, kudo që jan në shtetin Italian, mbasi ta lexoj-në DRAFIN, me emaile(postë elektronike), të dërgojn sygjer-imet apo propozimet e tyre në ambasadë, Konzullit z. Petritt Prekazi, në Ministrin e Dia-spores te juristi Mentor Boro-vci, apo te këshilltari Kryemi-nistrit Ruzhdi Halili.

Urime nga zemra Qeverisë Kosovës, Ministrisë diasporës, që ka vetëm pesë vjet shtet, dhe i qendron aq afër bijëve të vet, që e ndijen aq afër dorën e shtetit më të ri në botë. Për të ndihmuar problemet e emigranteve të vet dhe për te lehtësuar këto probleme, u diskutua dhe ngritja e një Konsullate për veriun, ku nga gjithë të pranishmit në sallë u propozua që kjo konsullate të jetë me qender në Treviso, meqë përqindja me e madhe e kosovarëve është në këë qytet e në rrethinë dhe qytetet e tjera të veriut, plus ka nja Shoqatë si ILIRIA të konsoliduar dhe shumë aktive që vepron prej shumë vitesh me sukses.

….Për skjarime të mëtejshme

për Draft -Strategjisë…drej-tohuni në emailet e Minis-trisë Diasporës, Ambsadeës Kosoves në Romë,apo Shoqa-ta Iliria( [email protected], gjegjësisht tel. +39 34 83262107; +39 3293270628 ose +39 389 8423382; këtë duhet ta bëjnë Kryesitë e Shoqatave aktive këtu në Itali).

Vitore Stefa LekaTrieste -Itali

Akulloret, pllumbat dhe shqiptarët e Trevisos(Nga takimi me Diasporën në Itali)

Page 17: ALBANIN NEWS MAY 2013

Nr. 29 - MAJ 2013

17

duan…”.Pra, duket qartë se Shq-

ipëria dhe Greqia, janë ato dy gjëra që lindin në pikëtakimin nënë dhe grua, duke argumen-tuar me fj alën dhe fuqinë e saj. Ambienti “fshat” dhe e pathë-na tjetër për dytësoren duket se plotësohen me grupfj alën “merakun njëlloj/ ma duan”.

Poetika “koktale”Dhe e gjitha ngjan me atë

fuqi që ndërmori poetika e quajtur “koktale” aty nga fi l-limi i viteve 80-të, që më pas u bë një frymëzim për muzikën “koktale” të atyre viteve në Perëndim, ku “Adam Ant”, “Haircut 100” dhe “Duran Duran” ishin shijet parësore. Dhe unë e shoh këtë në këtë poezi të krijuar me një entu-ziazëm. Unë isha 16 vjeç kur “Hand in Glove”, e para këngë e krijuar nga Smiths u lëshua për publikun. Ndoshta isha paksa në dilemën e asaj kohe, që dihet për arsyet e saj, të mësoja përmendësh dhe ta këndoja jashtë publikut, ashtu me fj alë tymçe, pa lidhje, pa kuptim në mendjen time, se vinte nga një gjuhë tjetër dhe çuditërisht më dukej se fl iste shqip në çdo detaj të saj. Atë çudi sot e gjej në këtë poezi që fl et në gjuhën time, por që vjen e gatuar për çdo gjuhë. Poezia e Grigor Jovanit është e lehtë dhe e kapshme. E pan-garkuar. E motivuar, tamam ashtu si atëherë, pra kur audi-enca e turbullonte krijimtarinë e Morriseyt. Ndoshta jo si në

atë ritëm me të cilin poeti nga Mexborough ritmonte tërë ditëjetësinë e tij deri sa u fi k mes artit të pavdekshëm të fj alës.

Gjithashtu në këtë senti-ment është diçka tjetër që më bën të jem entuziast. Është pikëtakimi që unë zbuloj në logjikën e fj alës për të ndërtuar poetiken, gjuhën e saj të komu-nikimit dhe interpretimit. Ky poet, është një sentiment shq-iptar. Ai ka një takt që ndërmer eksperiencën kombëtare po aq edhe mendimin kombëtar dhe i monton ato në një pikëtakim të njëjtë duke i farkëtuar gati njësoj. Ai i bën ato nga imagji-nare të shikueshme dhe nga vlera të mbivlershme. Ndërsa Jovani shkruan për të sqaruar siglën lidhëse midis dy fi guri-nave, poezia natyrshëm vjen në trajta të ndjeshme më tej, edhe pse ripërsëritja kryhet si një rit jetësor, fakt logjik dhe tepër prekës që paralidhet me nënën dhe detyrim ndaj saj: “Nëna që më bëri burrë me trahana/gërryen varfërinë/si mulliri./Ndërkaq ime shoqe zbukuro-het përditë,/i ndrin syri grek,/si ulliri./E ndjej se nënës i dety-rohem më shumë,/e lodha një jetë,/ajo manare./Greqia i ng-jan shtëpisë sime në fshat,/me nënën Shqipëri/në dritare.”

Pa u larguar nga tradita, aspak në kuptimin e kthimit “të kokës prapa”, por duke bërë paralelizmin fi gurative në kohë dhe në vend, elementi jetik i hapësirës siguron vazhdimësi të lejueshme debati në mendje,

mesin e “Fjalës së Lirë”, krijim-taria zë vendin e saj, respektiv-isht vendi dhe hapësira është prezente, prekëse dhe inkura-juese. Por më tej është edhe lajtmotivi tipik i disa poezive si “Në rrugë”, “Frymëzimi” dhe “Gravura”, që me buku-rinë e tyre të detyrojnë këtë ngacmim. Tek “Në rrugë”, por-tretizimi i përditësisë siparë-zon letën personale aq bukur dhe thjesht, sa është vështirë të gjesh vend dhe kuadrat tjetër poetik të tillë:/“U shkëmbeva në rrugë/me jetën time./E shkurtër siç qe,/rëndësi nuk i dhashë./U ktheva t’i fl as,/kur m’u kujtua./Humbi mes tur-mës,/më s’e pashë.”

Në disa poezi të krijuara kohët e fundit dhe të hed-hura në “Klubin e gazetarëve”, natyrshëm edhe përpos ko-menteve dhe analizave për poezinë e Jovanit prej penës së Myrtajt, Hyzotit, Lifschin, Dukës, Gjozës, Lazrit, Bacel-lit, Abilekës e ndonjë tjetri që të më falë për moskujtesën, duket se kemi pikasur njësoj atë që ky poet e ka domethë-nëse. Lirikat dhe veçanërisht ato, është vështirë t’i lartësosh në krijimtarinë e tij, sepse ato janë lirika të shkruara dhe shprehura natyrshëm. Por kjo është vetëm një pjesë e histo-risë, pjesa tjetër lidhet me kri-jimtarinë tjetër të tij. Vazhdi-mi, ose pjesa tjetër është ajo që Myrtaj thotë “ëmbëlsia, që unë nuk e them për shaka, ardhka paskëndaj…”.

Ndoshta është ajo ëm-bëlsi që vetë Jovani e shpreh tek “Meraklinjtë”, në mos gabohem:/“Poezia është një grua lozonjare./Naimi, Las-gushi, Migjeni,/pas tyre mijra të tjerë/syrin ia vunë./Aty nga fundi i meraklinjve/dhe unë./Poezia është një grua lozon-jare./Krihet me erën,/vrapon mbi kuaj,/me tram./Po a mund t’i bie në sy/kështu siç jam?” (Londër, gusht 2008)

E duke marë shkas nga vetë vargu i tij shkruar vite më parë, në atë kohë kur unë nisa të rilexoja poezinë e Jovanit, ku ai shprehet se “Poezia është një grua lozonjare./Krihet me erën,/vrapon mbi kuaj”, natyr-isht them se nuk kisha gabuar të sillja ritmin metrik të Mu-zave që lekturonte britaniku Harold Massingham.

Vijon nga faqja 15

“Në vendin tim njerëzit nuk plaken,/jetojnë të rinj gjer në të 70-tat./Nga një sëmundje që nuk njohin,/papritmas vde-sin./Ndërmjet,/i kthehen disa herë fi llores,/por s’e mbaro-jnë,/në klasë mbesin.” Duke udhëtuar me vargëritmin e tij gjithëpërfshirës ai kështu sti-leton edhe natyrën e rrethna-jën e saj, duke ristruktuar mes fj alës poetike edhe atë lidhje të hershme të natyrës dhe komu-nikimit mes saj. ai vë në këtë ritëm vargu edhe elementë fl uturakë, si tek poezia ‘Zogj’, ku retorika është arsye: “- Ç’farë shkruan? - më pyetën/ca njerëz profanë. Kush dreqin e di,/si më gjetën./- Vargje! - u thashë. Kurse ata:/- Ç’janë ato? - ripyetën./- Vargjet... janë, si të thuash,/zogj... I viza-ton në letër,/pastaj... cicëro-jnë./- Lëreni, dreqin! Është i marrë!/Dhe njerëzit rrinë dhe e dëgjojnë (!)”

Tjetra ëhstë ajo që kam ni-sur kohë më parë në leximin e poezisë së Jovanit, kur kërkoja pikëtakimin me të. Është fj ala për pikëtakimin tipik të poetit Grigor Jovani, i cili vjen mi-tik në poezinë e tij. “Familja” është një kornizë e përzgjed-hur poetike. Flet qartë me gjuhën e saj dhe komunikon lirshëm me imazhet e sodi-tura. Një pikëtakim tipik ku elementi femëror, nënë e grua, paralelizon po aq fuqishëm, balancën vendlindje dhe vendndodhje. Një mit që ngri-het dhe lartësohet fuqishëm si një parantesë për atë që shpesh Ballkani e ka të thekur tek “na-cionalizmi” folklorik dhe “di-nastia” patriotike në të shkruar dhe folur. A nuk ka me qindra këngë ballkanase, që nisen nga motivi familiar të mitizojnë natyrën, gjeografi në, fi zion-ominë njerëzore dhe rrethna-jën ku lindim dhe jetojmë? Jovani del nga këto kuadratura ballkanase dhe krijon anën pikëtakuese Perëndimore, duke sfi duar parësoren dhe duke i dhënë shans dytësores logjike të kryej pikëtakimin.

“Familja” është një model në këtë shtrim: “Shqipëria më ngjan me nënën në fshat,/kurse Greqia/me gruan./Ndo-nëse mes tyre kaq të ndryshme janë,/merakun njëlloj/ma

duke të paraprirë me imazhin e nënës, apo edhe më tej.

Disintermenti mag jikDuke iu larguar kësaj tema-

tike në vazhdimin e poezive të Jovanit shihet disintermenti (zhgroposja) magjik (e) që fi gurohet në disa detaje. Tek poezia “Zjarri” autori e sjell këtë disinterment magjik nga fi gura e përkryer e talentes shqiptare, legjendës femërore të muzikalitetit shqip, duke zhgroposur gjithë vlerat dhe ndriçuar artistikisht detajet. Duke përshkruar kronologji-në artistike, racionimi i Jovanit e gatuan fi gurën e Teft a tashko Koços, si një magji jetike. Pra “Zjarri” kushtuar Teft a Tashko Koços vjen i tillë: “Era u tër-bua. Të rrëmbeu zërin,/dogji pyjet./Qetësi. Duartrokitje. Pastaj/sytë e tu./Kishin shpë-tuar nga zjarri/yjet.”

Në këtë motiv, si një frymëzim nga vizioni vjen edhe një pjesë e mirë e kri-jimtarisë poetike të Jova-nit. “Plepat” kushtuar V. Mios, vjen pikërisht nga ky frymëzim: “Plepat mërziten/kur i vizitojnë pulëbardhat./Shkundin mbi liqen/push dhe gjethishte./Pastaj vjen Van-gjushi/me penel dhe bojra,/për ta bërë liqenin/siç ishte.”

Dhe në vazhdim duket se plotësohet edhe me poezinë tipike “Poetët”, që natyrshëm gatuhet me sensin e pamores, apo edhe të njhurisë imazhore të krijuar në mendje nga njo-huria dhe leximi për temën. “Poetët” i kushtohet poetëve por me një imazh të një poeti të shquar grek, Kariotaqi, i cili siç thotë autori, u vetëvra në rini të tij, në një çast depre-sioni: “Verërave, kur shkoj në Prevezë,/nëpër rrugicat e ngushta më ndjek/hija e Kari-otaqit./Për diçka kërkon të më pyesë,/për sytë melankolikë të Migjenit,/më duket./Ngaqë s’i shpëton vetmisë së tij/ndër-ron mendje në çast/dhe zh-duket.”

Poezia e Grigor Jovanit, përveçse ka fi tuar admiri-min e lexuesve, është nderuar edhe me çmime të mirëfi lltë letrarë. Por kjo nuk është e vetmja arsye që më ngacmoi të ndërmarë analizën time dhe leximin për së dyti të poezisë së Grigor Jovanit. Ndërsa në

Vargëritmi i jetëpoezisë së Grigor Jovanit

Page 18: ALBANIN NEWS MAY 2013

Nr. 29 - MAJ 2013

18

Nga Fahri Xharra

“Edhe Krishti ne na thënteUnë jam grek, eni pas meje,Do t’i themi pa mblidh mente,Se shqiptari s’vjen pas teje…”Petro Nini Luarasi (1865-1911)

E përjetuam edhe një ditë të Vi-dovdanit! Dikur në qershorin e vitit të largët 1389 në fushën e gjerë të Kosovës u ballafaquan ushtria turke dhe ajo ballkanase. Aso kohe ishte një vasalitet ndaj Turqisë, por kur Car Llazari rebelohet së bashku me shqip-tarët, boshnjakët, bullgarët dhe hun-garezët; pos dhjetëra mijëra të vrarësh në të dy anët e humbi kokën edhe Car Llazari me të birin. Dikur vonë serbët e shenjtëruan Carin dhe me shenjtërim-in e tij, Kosova fi lloi të bëhet vend i ma-nipulimeve historike dhe trashëguese. Më e freskëta është ajo e Millosheviqit kur karrierën e tij prej diktatori e fi lloi mu këtu.

Por ç`ndodhi në anën tjetër, në anën turke?

Sulltan Muradi i u mbyt nga Milesh Kopili (Millosh Obiliqi, Milod Ko-bila). Sipas analizave historike dhe gjeo-luft arake më të reja vrasja ishte or-ganizuar nga i biri Bajaziti I, mbasi që ky Bajazidi në të njëjtën kohë likuidoi edhe të vëllanë Jakubin. Të nesërmen u kurorëzua si Sulltan Bajaziti I. Trupi i pajetë i Sulltan Muratit I u dërgua me shpejtësi në Bursa të Turqisë,dhe u var-ros në Mausoleun e madh të Sulltanëve . Për arsye të procesit të balsamimit iu hoqën nga trupi organet e brendshme dhe ato u groposën në fshatin e sotëm Mazgit.

Sulltan Bajaziti pasi që e siguroi fronin dhe u martua me të bijën e Car Llazarit Princeshën Olivera, një vit më vonë e rregulloi varrin e dytë të babait të tij.Sulltan Murati I pra i ka dy varre, një në Çekirge të Bursas, ku pushon trupi i tij i balsamosur dhe tjetrin vetëm me të brendshmet e trupit të tij në Kosovë. Juridikisht varri është vendi ku prehet trupi apo hiri i një individi të vdekur. Nuk ka shënime as nga Egjip-tianët, as nga Asyret, as nga Babilona-sit, as nga Aztekët e as nga të tjerët që një i vdekur të ketë pasur dy varre, e më së paku ndonjë mbret.

Ka kaluar shumë kohë, 623 vjet dhe historia është shkruar ndryshe e ndry-she, por varri i Sulltanit dhe monumen-ti i Bezistanit të Car Llazarit palosin ditët, vitet, shekujt në fushën e Kosovës që frymëzojnë po me kaq ndryshime të mëdha aspiratat për Kosovën.

Derisa Serbët e quajnë Kosovën djepi i serbizimit, turqit po e marrin si simbol të ekzistimit turk në Evropë.

Po,ne shqiptarët ku mbesim?Të shkojmë më tutje me analizë

të kësaj ngjarjeje që aq shumë po na turbullon edhe so e kësaj dite. Mos të harrojmë se ishte një luft ë më e madhe për të penguar osmanët që t`a shtrijnë trupin e tyre prej aziatike në këto toka të buta ballkanike: Luft a e Maricës (Bulgaria e sotme) në vitin 1371 ! Por ajo luft ë nuk kremtohet nga Bullgarët , por vetëm shënohet si një ditë e ndry-shimit të Historisë.

Festimi i Vidovdanit në Kosovë e ka një arsye,por jo për qështje fetare. Ser-bia me këtë ditë donë që t`i orkestron ritualet e saja të cilat nën petkut e fesë i përmbushë “obligimet” e veta ndaj gënjeshtrave historike për një “ bash-kësi të imagjinuar”. Ishte viti 1899, kur autonomistët serbë dhe Kisha e tyre u pajtuan që Vidovdani të mbetët një shenjë për të paqenën. Ata që be-sojnë në besime të kota, kur ta lexojnë historinë e tyre e gjejnë Vidovdanin të “rëndësishëm” për shumë arsye. Er-rësira që bie asnjëherë nuk i ndihmon dritës që të ndriçon sa do pak shpirtin e djegur mbas fantazmave të paramen-duara të së kaluarës. E dini: Kjo ditë është zgjedhur për të shpallur luft ëra. Ballkani mban në mend në mënyrë gjarpërore ashtu në gjatës, që s`ka të ndalur kërkesa për Vidovdana dhe për humbjen e së vërtetës historike me krijimin e tensioneve të cilat ndjellin vetëm kob.

Vidovdani dhe Jerusalemi i Serbisë?Qytetarët e Serbisë kurrsesi të nda-

hen nga dëshira e tyre dhe të bëjnë dal-limin në mes të kryqit të tyre dhe lirisë së shpirtit të tyre nga verbimi asfi k-sues i ndjenjave të tyre të gurosura në imagjinatën e tyre të tokave të huaja. Rikujtimi i historisë në mënyrën serbe është një ndalje e zemrës e një civilizimi që kurr nuk mundën t` arrijnë.

Përrallat gjallërohen edhe nga turq-it, që nuk e kanë aspak për nderë të zhytën edhe ata në rrugën gjarpërore të pa fund të “kujtimit” dhe “rikujtimit” të asaj që ishte vetëm një turp i së kalu-arës së tyre. Por sa i gjallë është miti për Sulltan Muratin në Turqi? “Është mjaft i njohur, Beteja e Fushë-Kosovës është luft a më e rëndësishme që ka bërë Per-andoria Osmane Me këtë luft ë ne fi tu-am betejën me Evropën”, thonë turqit. Një llogaritje e gabuar e tyre; me Bete-jën e Kosovës nuk fi tohet Europa.

Kush e vrau sultan Muratin?Th jesht, siç ndodhë në Perandori-

në Otomane, atë e vrau i biri Bajaziti. Kemi pak raste në historinë e Europës kur i biri e vret të atin ,apo i ati të birin për pushtet? Pse Bajazidi, e vrau të vël-lain Jakupin.? Sepse ai ishte dëshmitarë i një tradhëtije familjare e sëmuar për pushtet.

Të dy komandantët e Betejës u shenjtëruan , sepse të dytë vdiqën në betejën e Kosovës. Njëri i shenjtërua pas pak vjetësh, Llazari, ndërsa Mura-tin e shenjtëroi koha dhe legjendat për vrasjen e tij. Janë kaq të shumta këto legjenda, sa studjuesve, në mungesë të dokumenteve që lipset ta përshkruanin ngjarjen, ashtu siç ka ndodhur, u është dashur të hamendësojnë mes fj alësh e faktesh. Sepse të vërtetën e fundit duket se e ka marrë në varr përgjithmo-në. Por të gjitha historitë dhe legjendat kanë një pikë të përbashkët: “Fitorja e shenjtë” !

Vijnë korbat të festojnë “ditët” e tyre në tokë e e huaj. E ne bëjmë “se-hir”. Iu shkojmë pas. Po pse? Na bren-gosë neve historia e jonë? Apo jemi robër të ndjenjave tona ? Sa qesharake dhe artifi ciale aq edhe injorante dhe vetëvrasëse? Kujt i shërben,ky qëndri-mi i ynë? A mos po futemi përditë e më tepër në vorbullën marramendëse, dre-jt vrimës së zezë ,së cilës nuk i bën ballë askushi e asgjë? Me 29 Qershor, 1444, gati 568 vjet te shkuara Gjergj Kasteri-ot-Skenderbej ne krye te arbëroreve, e zhvilloi Betejën e Dibrës, ku e shpartal-loi ushtrinë osmane. Pse ne nuk e ku-jtojmë këtë ditë? Beteja e Torviollit, e njohur edhe si Beteja e Dibrës së ulët, u zhvillua më 29 qershor të 1444 në Shqipëri. E vogël kjo? E jona dhe për krenarinë tonë. E jona që i tregon botës se kush ishim dhe për çka frymonim.

Po shpallja e Autonomisë e vitit 1844 nga Dervish Cara ?

Në Kosovë nuk ka lidhje të thella midis Turqisë dhe nesh. Varri i Sulltan Muatit ,nuk është lidhësja e të mbajtu-rit në robëri. Në Gjakovë është varri i Maxharr Pashës dhe ushtarëve të tij ,që i lanë eshtrat buzë Lumit Krena, në kohë kur deshën ta fi kin dritën e

Lidhjes së Gjakovës. Aty është varri ,ai ruhet si tregues serioz: se mos gaboni të shkelni mbi ne, se kështu do ta gjeni amshimin tuaj!

“Jemi mbledhur për të kujtuar një personalitet që ishte shumë i rëndë-sishëm. Sulltan Murati ishte i gatshëm të luft onte në çdo kohë dhe zhvilloi 37 luft ëra dhe e fundit ishte ajo në Kosovë, ku ishte një luft ë për ekzis-tencë”( Pushtimi quhet ekzistencë? F.Xh.), ka deklaruar Altepe (Kryetar i Bursës, Turqi). Mos more? Të kreno-hemi edhe me fi toret e Sulltan Fati-hut II, që e shkrumboi Shqipërinë pas vdekjes së Skënderbeut?

Derisa serbët e “krijojnë “ historinë e tyre në Mitin e Kosovës; ne jemi aq solidarë sa që deklarojmë haptas se me turqit e kemi gjakun e përzier. “Ky vend fl et (Tyrbja e Sulltan Muratit F.Xh) për historinë tonë dhe ky vend fl et se ne si dy popuj kemi familje të përziera dhe gjakun e përzier tash e 622 vjet dhe falë tij (Sulltan Muratit) ne sot jemi besim-tarë myslimanë shumicë”.( Myft iu Tër-nava2011). S`iu vjen pak, së paku pak keq që të mohojmë vetveten? Pse ore më bën vëlla me turkun? Ne nuk jemi turq! Krahasoni fj alët e kryepeshkopit Irinej, me këto të kryemyft iut të mysli-manëve në Kosovë. Larg jemi, larg jemi nga atdhedashuria.

Ç ka mendojnë të tjerët për ne?“Kur nisa të interesohesha për kul-

turën tuaj në momentin që u emërova Ambasador në Shqipëri, nisa të lexoj poezi shqiptare të përkthyera në ang-lisht. Një nga ato ishte poezia e zotit Fatos Arapi e titulluar “Sulltan Mu-rati dhe shqiptari”. Me pak vargje ajo ishte kaq dramatike, e arrirë dhe tejet emocionuese dhe që shpreh shumë më shumë nga çfarë kam lexuar në vite, pra fi snikërinë e kërkesës për liri. Dhe nëse nuk e keni lexuar, shkoni dhe lexojeni. Kur betohesha si ambasador në De-partamentin Amerikan të Shtetit për-ballë qindra njerëzve, duhet të mbaja një fj alim të cilin e mbyllja duke cituar poezinë e zotit Arapi. Edhe pse 99% e audiencës ishte amerikane, njerëzit në auditor po qanin, kaq prekëse është ajo poezi. (Ish-Ambasadori Withers)

Po unë? Po ti? Po na?Sulltan Murati është një fi gurë

historike që mund t’ia gjesh vendin në kohë dhe në hapësirë, kurse shqip-tarit nuk i vihet asnjë emër, shqiptari është i përjetshëm, shpirti i lirisë që ai po kërkonte është i përjetshëm. Ja pse është e rëndësishme kultura dhe nuk ka rëndësi se çfarë vështirësish duhet të përballohen për aq kohë sa ekziston ai shpirt për të kërkuar liri për një jetë më të mirë, për të qenë ai që je.- përfundon ambasadori i SHBA, Withers.

Kosova, vend i vidovdanëve dhe sulltanmuratëve!

Page 19: ALBANIN NEWS MAY 2013

Nr. 29 - MAJ 2013

19

Nga Fritz Radovani

Se ku e kam gjetë këte Shkodren e “Lirë”... as unë nuk e dij!

Edhe në kjoft ë se gjithë Shqipnia e pranon fj alen “Shqipni e Pavarun”, kur dy të tretat e Saj janë edhe sot të zaptueme, në se jo ushtarakisht, ato s’ janë të Pavaruna mendsisht...Shkodra duhet të pranojmë se nuk e di a i bahen sot 12 muej e “Pavarun”, nga pushtuesit “kulturorë”!

Në vitin 1911 Dedë Gjo’ Luli ngriti Flamurin mbi lamen e Gjakut të Djelmëve të Hotit, pa i marrë leje as turqëve dhe as malazezëve, kur Shqip-tarët që kemi nder permendore mbas një viti kerkonin që të “shpallemi shtet nën varsinë e turqëve” e sa e sa “ideve” të tjera, per të cilat u derdhë shumë gjak, edhe pse Ata që kerkuen “Liri dhe Pavarsi” u vranë tradhëtisht nga veglat anadollake, tue fi llue nga Luigj Gurakuqi, i cili nxori patllaken në go-dinen e Vlonës në diten e 28 Nandorit 1912, dhe u tha të pranishëmëve: “Pa u ngritë sot Flamuri, asnjë nuk dalim të gjallë nga kjo shtëpi!” pikrisht, kur Ismail Qemali, po ngurronte me dalë në balkon me vue Flamurin e Pavar-sisë, sepse u kishte premtue turqëve “se do të ruejnë kontrollin e tyne në tokat Shqiptare”. E këte veper sa Atdhetare aq Burrnore të Gurakuqit, e persëriti në 1995 në Teatrin “Migjeni” të Shko-dres, At Konrrad Gjolaj, në Pervjetorin e “Hyllit të Dritës” kur tha: “Ismail Qemal beg frikacaku...”, ashtu si kishte shkrue atëherë Revista, se edhe këte sot shumica e Shqiptarëve nuk do ta dinte. Askush nuk zen me gojë Memorandu-min e Gerçës të fi rmosun nga Burrat e Malësisë, vetem pse Emnat e Tyne ishin Katolikë, dhe se Ky Memorandum u ba me nisiativen e Imz. Lazer Mjedjes e At Mati Prennushit, bashkpuntorit Dedë Gjo’ Lulit në Maje të Bratilës, dhe jo t’ atyne “frikacakëve” që u atribohet nga pseudohistorianët “prof. dr” fallsifi ka-torë sot.

Në vitin 1957 – 58 studjuesi i njohun shkodranë Gjush Sheldija, rreshton në një studim të Tij datat kronologjike dhe disa shenime histor-ike të sakta nga viti 635 para Krishtit. Janë lëshue i madh e i vogel tue kopjue në atë studim, madje edhe tue marrë edhe “tituj e grada shkencore” nga ata shenime të Tija, po askush nuk ka bur-rni me e permendë as me zanë me gojë emnin e Gjush Sheldisë, e pse? – Edhe ky katolik Shkodret! I ndjeri Gjush e pat guximin me thanë se ky material i punuem në 1957 asht bazue në arki-vat e Kryeipeshkëvisë Metropolitane të Shkodres dhe Dioqezat Sufragane,

arkiva të cilat, edhe ata mbas vitit 1967 u “administruen” nga “kryetari i komis-ionit përzgjedhjes leteraturës fetare dhe kishtare Jup Kastrati” i cili, i vodhi dhe plotsoi koleksionin e plaçkitun të At Justin Rrotës, bashkë me “tituj dhe dekorata” të dhana nga Ramiz efendi Alia, si shperblim i poshtersisë së tij. Jupi fi lloi botimet e tyne me emnin e vet e sot zen vend ngjitë me ish ofi cerin shpifes të sigurimit të shtetit anadol-lakun Rakip Beqja, në faqe të parë të revistës “Drita Islame”, vetem pse ma-terialet e këtyne shpifësëve agjentë me mllef të madh kanë shkrue kunder Klerit Katolik që e vodhën, po dhe At-dhetarëve Katolikë që vranë!

Kjo ngjet pikrisht në prag të 100 vjetorit të Pavarsisë së 1912...

Po rreshtoj disa data të nxjerruna nga studjuesi Gjush Sheldija:

1858 - Hidhet guri i parë i themelit të Katedrales së Shkodres.

1858 - Kushë Micja çelë shkollën për vajza shkodrane.

1859 - Lindë në Shkodër poeti i Rilindjes Filip Shiroka.

1859 - Th emelimi i Seminarit Pap-nuer të Shkodrës me nxanësat: Prengë Doçi, Ndue Bytyçi.

1860 - Lindë në Shkodër artisti pik-tor Kolë Arsen Idromeno.Vdiq me 12. XII. 1919.

VIII.1861- Françeskanët ngrisin Kuvendin e tyre në Shkodër.

2.1866 - Lindë në Shkodër poeti e shkrimtari Dom Ndre Mjedja.

1871 - Zef Jubani Ndokillia boton disa rapsodi shqiptare.

10.1874 - Çelet shkolla e Shirokës nga Dom Zef Ashta.

7.1875 - Th emelohet Kuvendi i Françeskanëve në Gjuhadol.

X.1877 - Jezuitët çelin Kolegjen Saveriane në Shkodër.

2.1878 - Malet e Veriut protestojnë kundër qeverisë së Athinës për çështjen e Epirit.

4.1878 - Th emelohet “Lidhja e Prizrenit”.

1878 - Lidhja e Prizrenit proteston me memorandum kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit.

Shkodra proteston pranë Kon-gresit të Berlinit për shkëputjen e Pod-goricës, Tivarit, Plavës dhe Gucisë.

18.6.1878 - Mirdita, Malsia e

Lezhës dhe Lura i luten Kongresit të Berlinit me i dhanë autonominë.

13.7.1878 - Traktati i Berlinit i lëshon Malit të Zi, Ulqinin e Tiva-rin, Plavë, Guci e Triepsh dhe Greqisë një pjesë të Epirit. 11.1878 - Nga frika qeveria turke rrethon Shkodrën me 20.000 ushtarë.

2.1879 - Lindë në Shkodër patrioti dhe shkrimtari Luigj Gurakuqi.

1879 - Ushtritë malazeze thehen keqas nga vullnetarët shqiptarë që mbrojnë Plavë e Guci.

1899 Imzot Prengë Doçi, Abat i Mirditës themelon në Shkodër Shoqninë Letrare “Bashkimi”.

28.6.1897 - Murgeshat Stigmatine çelin kopshtin për fëmijë të vogjël me drekë, falas.

1902 - Shkolla françeskane jep mësimet në gjuhën shqipe.

1904 - Lush Kola nga Barbullushi mëson në fshatin e tij. Pse përhapë ide-na nacionale, pushohet nga puna.

1907 - Th emelohet azili i jetimëve nga motrat Saleziane në Shkodër; ma vonë dhe i pleqve të vorfën

1908 - Shkodra merr pjesë në Kon-gresin e Monastirit ku dergohen: At Fishta, Gurakuqi, Dom Ndre Mjedja, Mati Logoreci, Hilë Mosi.

- Krijohet klubi “Gjuha Shqipe” në Shkodër.

1909 - Del në Shkodër gazeta “Koha” e “Bashkimi”. Kërkohet nga Shkodra njohja zyrtare e kombit, e ar-simit të detyrueshëm, shërbimi ushta-rak në vend, e një sundimtar i përgjith-shëm shqiptar...

24.7.1910 - Xhavid Pasha me 20 taborre (batalione) vjen me shtrue Shkodrën.

1910 - Luft ë në Kaçanik ndermjet shqiptarëve dhe turqve. Kryengritje e Malsisë së Madhe.

26.7.1910 - Shefqet Turgut Pasha vjen në Shkodër me shtrue Malsinë. Luft ime të përgjakshme në Qafë t’Agrit e në Qafë Shtamë të Shalës ndermjet Dukagjinasve dhe ushtrisë turke.

1911 - Plasë kryengritja e Malsisë së Madhe, në Kastrat.

6.4.1911 - Dedë Gjo’ Luli ngulë në Bratile në majë të Deçiqit fl amurin kombëtar dhe Malsia e Madhe luft on për pavarësi e liri.

18.5.1911 - Kryengritësit shqiptarë

PARA 100 VJETËSH E KA THANË I NDJERI MARK KAKARRIQI…Në 100 vjetorin e Shkodres së Lirë…

i përgjegjen Shefqet Turgut Pashës se nuk përulen e se ata, do të luft ojnë tue derdhë gjakun deri në fi timin e plotë të lirisë.

23. 6. 1911 – Memorandumi i Ger-çes, drejtue Fuqive të Mëdha.

5.7.1911 - Kryengritje e përgjith-shme kunder Turqisë për liri.

X. 1912 - Nisë rrethimi i Shkodres nga malazezët.

28.11.1912 - Shkodra merr pjesë me Luigj Gurakuqin në Shpalljen e Pa-varësisë Shqiptare në Vlonë, në Qever-inë e përkohshme nën kryesinë e Ismail Qemalit e Don Nikoll Kaçorrit.

30.1.1913 - Esad Pashë Toptani shtin e vret trathtisht Hasan Riza Pashën, dalëzotës i Shkodrës, që donte me ngritë fl amurin shqiptar në kështjellë e në kumbonare të Katedral-es së Shkodrës.

23.4.1913 - Esad Pasha ia shet Shkodrën malazezve për dy milion fl orinta, të cilët futen në qytet në tre drejtime: nga Taraboshi, nga Fusha e Shtojit e nga Bardhanjorët.

14.4.1913 - Malazezët djegin Paza-rin e Shkodrës, mbasi e grabitën dhe dalin këtej tue ia lëshue vendin në dorë t’ushtrisë nderkombëtare (austriake, italiane, franceze, angleze, gjermane).

13.6.1913-Naltohet në kështjellën Rozafat të Shkodrës Flamuri Kom-bëtar Shqiptar, dhe atdhetari Karlo Suma mban fj alimin.

7.1913 - Esad Pasha shpallet sun-dues i Shqipnisë së Mesme. (Nenvizi-met F.R.)

1913, Në Vjenë z. Mark Kakarriqi, deklaron: “Shkodranët do të vazh-dojmë luft en per Liri, kur të vriten të gjithë Burrat, luft en do ta vazhdojnë Gratë...”

Sot në prag të 100 vjetorit të Shko-dres së “Lirë”, kur shoh perditë e ma t’ ashper luft en ndaj Kulturës së Veriut, Historisë së Lavdishme të Trojeve Shq-iptare, perpjekjet dhe kambnguljen e “prof. dr. e akademikëve” me fshi nga Ajo Histori e lavdishme Emnat e nderuem të Atdhetarëve, dijetarëve, luft arëve, klerikëve, intelektualëve të Veriut dhe Gjuhës së Shenjtë të Tyne, Gegënishtes...apo si e quejtën anadol-lakët komunistë “Gjuha e Krishtit”, edhe pse Shkodranët kam besim se edhe në të ardhmen e ndritun tek e cila do të shpresojmë, Ata do t’a vazhdojnë luft en e Tyne, po kur të mbarohen Bur-rat...

Po persërisë, të Ndjerin Mark Ka-karriqi:

“Luft en per Gegënishte... do ta vazhdojnë Gratë Burrnesha Shko-drane!”

Melbourne, 2013

Page 20: ALBANIN NEWS MAY 2013

Nr. 29 - MAJ 2013

20

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mbajti një lig jëratë në Univer-sitetin e Oxford-it në Britaninë e Madhe, me temën “Rruga e Kosovës në shtet ndërtim dhe e ardhmja e saj evropiane”.

Presidentja Jahjaga u mirëprit nga drejtuesit e shkol-lës për qeverisje Balvanik të Universitetit të Oxford-it, dhe lig jërata e saj u përcoll nga një numër studentësh dhe profe-sorësh në mesin e të cilëve edhe studiuesit e mirënjohur britan-ikë, Noel Malcolm dhe James Pettifer.

Në përfundim të lig jëratës Presidentja Jahjaga u përg jig j edhe në pyetjet e studentëve për zhvillimet në Kosovë dhe për proceset nëpër të cilat po kalon vendi.

Në vazhdim po e botojmë të plotë fj alën e presidentes Jah-jaga.

Jam e nderuar që sot në këtë Universitet shumë pres-tigjioz, të njohur në botë, të bashkëbisedojë me ju të nde-ruar pjesëmarrës dhe me ju studentë, që më sillni sërish në botën akademike, në ditët më të dashura të rinisë, por në një periudhë që për mua dhe vendin tim, ishte e rëndë dhe përplot sakrifi ca.

Kjo botë e studentit, pjesës më vitale të një shoqërie, dhe avangardës së saj, është bota e nxënies së dijes, e ngarendjes për të bashkuar realitetin me imagjinatën, e hyrjes në jetën reale– përplot vullnet, entuzi-azëm dhe dijeni për ta bërë atë më të qëndrueshme dhe më të mirë.

Kjo është bota juaj – dhe e ardhmja mbetet në duart tuaja.

Jam e nderuar që sërish jam në Mbretërinë e Bash-kuar, pas më pak se një viti kur mora pjesë në hapjen e Lo-jërave Olimpike të Londrës, në njërën prej ceremonive më madhështore të organizuara ndonjëherë në historinë e kë-tyre Lojërave. E nderuar se rik-thehem sërish në vendin që ka ndihmuar Kosovën në histori-në e saj më të re – të çlirimit të saj dhe të shtetndërtimit të saj. Dhe besoj se do të jetë përkrah nesh edhe në rrugëtimin tonë drejt të ardhmes.

E kuptoj se shumica prej jush, e njihni vendin tim dhe popullin tim, jo vetëm përmes pamjeve të televizioneve dhe të mediave në përgjithësi – që kanë pasqyruar dhunën, vua-jtjet dhe ikjet nga represioni si dhe rëniet e ngritjet – por e njihni edhe përmes miqve tuaj studentë nga Kosova, që mund t’i keni zënë gjatë viteve të studimeve. E njihni edhe përmes përpjekjeve tona për të dëshmuar se jemi një shtet me synime të qarta dhe me vizion të caktuar për të qenë pjesë e botës së lirë.

Luft ërat në Ballkan kanë histori të gjatë dhe ato mund të jenë nxitur, si kudo tjetër në botë, për shkaqe të ndryshme dhe synime territoriale. His-toria e Ballkanit është përplot episode të dhunës, të konfl ik-teve dhe të luft ërave të përg-jakshme që kanë mbjellur urre-jtjen mes njerëzve dhe ndasitë e thella. Por Ballkani tani, më shumë se dhjetë vjet pas, është më ndryshe, më i përmbled-hur – me vizionin për të ardh-men pavarësisht shkëndijave të kohëpaskohshme si pasojë e dallimeve mes popujve.

Ballkani sot nuk është ai i dekadës së fundit të shekullit XX – ai është më i pasur me një shtet të ri, që po rikthehet në vlerat evropiane pas periud-hash të mëdha largimi.

Ju mund të keni mësuar për Kosovën si shtetin më të ri në hartën e Evropës, një shtet i vogël, i dalë nga luft a që la pas me mijëra njerëz të vrarë dhe qindra e mijëra shtëpi të shkatërruara, jetë të rrënuara - por një shtet që ka rigjetur forcën për të tejkaluar dhimb-jen dhe urrejtjen.

Vendi im është shtet si çdo shtet tjetër në Evropë – i ndër-tuar pas dekada dhune dhe vuajtje - që po provon të sigu-roj vendin e merituar në mesin e kombeve të botës, së bashku

me gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor që, siç përshk-ruhet, ndodhet në pragun e Evropës.

Kosova është shtet jo më shumë se pesë vjet. Për nëntë vjet të plota, përpara shpal-ljes së pavarësisë më 2008, Kosova është drejtuar nga misionet ndërkombëtare që e kanë ndihmuar të rindërto-het dhe të rimëkëmbet. Ajo ka kaluar fazat e emergjencës dhe të rindërtimit më shpejt se sa vendet e tjera të dala nga luft a, megjithëse vazhdimësia e pranisë civile e ushtarake ndërkombëtare ka qenë më e gjatë dhe më e fuqishme. Zhvillimi demokratik i saj është i ndërlidhur me fakto-rin ndërkombëtar dhe vetë deklarata e pavarësisë së saj është një sukses i përbashkët me të dhe me sakrifi cën e gjen-eratave të tëra.

Ndihma ndërkombëtare për Kosovën, që prej fushatës ajrore të NATO-s më 1999, që largoi dominimin e shtetit serb mbi vendin tim, dhe deri në shpalljen e pavarësisë së tij, ka qenë domethënëse, për të gjitha fazat e zhvillimit de-mokratik.

Të gjitha vendet që kanë kaluar periudhën e luft ës kanë nevojë për ndihmë të jasht-me, për t’u konsoliduar dhe për të nxitur demokracinë e brendshme. Për të ndërtuar institucione funksionale dhe për të zhvilluar konceptin e jetës politike. Ndihma e jashtme është jetike për t’i dhënë shtysë edhe rimëkëm-bjes ekonomike, por kur ajo është më e gjatë dhe jo shumë e strukturuar bëhet pengesë e zhvillimit të një vendi dhe të shoqërisë së tij. Kjo ndihmë e jashtme duhet të shndërrohet në investime afatgjata duke e ndihmuar përmirësimin e mjedisit për bizneset dhe duke krijuar klimën e favorshme për

futjen e kapitalit të huaj, në të kundërtën rrezikon të shndër-rohet në problem afatgjatë për vendin që përfi ton, dhe e pa-mundëson rrugën e tij të për-parimit.

Ndërtimi i shtetit të Kosovës ka qenë i ngadalshëm dhe i rëndë. Ka kaluar nëpër proces të bisedimeve dhe të negociatave, të udhëhequra edhe nga OKB-ja, rezultati përfundimtar i të cilit nuk është mirëpritur nga të gjithë. Pavarësia e Kosovës, e shpallur më 2008, është sfi duar edhe në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, që i ka dhënë vulën e legjitimitetit të saj. Kjo rrugë e gjatë e përfundimit të një projekti të rëndësishëm në Ballkan, ka siguruar paqen dhe stabilitetin dhe i ka ha-pur rrugën e përparimit e të demokratizimit të të gjithë rajonit.

Të nderuar pjesëmarrës,Të dashur studentë,Demokracia është proces

që zhvillohet dhe ajo kërkon gjithëpërfshirje dhe angazhim të plotë të të gjitha niveleve në shoqëri, gjithashtu kërkon një lidership të fuqishëm e të gux-imshëm, llogaridhënës dhe të përgjegjshëm.

Në një moment krize poli-tike në vendin tim, unë kam marrë detyrën e Presidentit të Kosovës, duke kaluar nga institucioni më i besueshëm ndër të gjithë qytetarët e ven-dit tim - nga Policia e Kosovës. Brenda dy vjetëve kam takuar liderë botërorë, me të cilët kam folur jo vetëm për sfi dat e vendit tim – por edhe për gjithë proceset nëpër të cilat po kalon bota. Kosova nga një vend që ka prodhuar krizë, po shndërrohet ngadalë në një vend që po kontribuon në zgjidhjet globale.

Ky është një fi llim i ri për shtetin tim, një sfi dë e re në skenën ndërkombëtare dhe

test që kemi kaluar nëpër pro-cesin e shtetndërtimit tonë.

Republika e Kosovës është shtet qytetar, që barazinë mes njerëzve, tolerancën dhe mirëkuptimin e ka ngritur në vlerë të shoqërisë së saj. Është shtet që diverstitetin etnik, kulturor e fetar e ka mishëruar në Kushtetutën e tij. Një vend që po mëton ta ndërtojë të ar-dhmen, pa e harruar të kalu-arën e rëndë.

Po takohem me ju sot, këtu në Oxford, në kohën kur në vendin tim po bëhen përpjekje për të shtrirë dorën e mirëkup-timit ndërmjet qytetarëve të bashkësive të ndryshme et-nike. Në kohën kur mosbesi-min, që e ka mbjellur një peri-udhë e historisë së dhunshme, po provojmë ta tejkalojmë duke kërkuar mënyra të bash-këjetesës dhe të bashkëpun-imit.

Po takohemi së bashku pikërisht në kohën kur dialo-gun e brendshëm me qytetarët tanë po e zhvillojmë për të për-çuar porositë se Kosova është vend i mundësive të mëdha. E kaluara nuk mund të na mbajë peng të ardhmen të cilën e kemi të përbashkët dhe të për-caktuar në mesin e kombeve të lira. Shqiptarët në Kosovë janë shumica dhe të gjitha komu-nitetet e tjera, qofshin serbë, turq, boshnjakë, malazezë, romë, ashkalinj, egjiptas e go-ranë, janë pjesë e pandashme e shoqërisë sonë.

Ky multikulturalizëm e ka ndihmuar Kosovën në thellimin e tolerancës dhe të mirëkuptimit, të respektimit dhe të bashkëpunimit, duke dhënë shembull të mirë jo vetëm në Ballkan. Institu-cionet e Kosovës sot janë gjithëpërfshirëse, me njerëz të të gjitha komuniteteve, që e shohin Kosovën si vendin e tyre.

Pavarësia e Kosovës asn-jëherë nuk ka qenë kërcënim për asnjë qytetar të vendit, por një mundësi më e madhe e zh-villimit dhe përparimit. Ajo asnjëherë nuk ka qenë pengesë për asnjë marrëdhëniet mes popujve dhe mes shteteve, por një urë e fuqishme e lidhjeve dhe një garant i sigurisë dhe paqes.

Republika e Kosovës është

Presidentja Jahjaga mbajti një ligjëratë në Universitetin e Oxford-it

Page 21: ALBANIN NEWS MAY 2013

Nr. 29 - MAJ 2013

21

promotor i fqinjësisë së mirë dhe kontribuese në stabilite-tin rajonal. Ne kemi ndërtuar politika të bashkëpunimit me të gjitha vendet e rajonit dhe i jemi përgjigjur çdo ft ese për të kontribuuar në vendosjen e urave lidhëse mes qytetarëve tanë.

I kemi dhënë fund luft ës dhe ideve të hegjemonive në Ballkan. I kemi dhënë fund ndarjeve dhe rivizatimit të ku-fi jve në cilëndo pjesë të Ball-kanit dhe ne sot po fl asim për shtetet e rajonit që synojnë të ardhmen më të mirë për qytetarët. I kemi dhënë fund periudhave të dhunës dhe dialogun e marrëveshjet mes nesh, vendeve të vogla të Ball-kanit, i kemi parë si rrugën e vetme për të gjetur zgjidhjet e përbashkëta.

Ballkani Perëndimor është pjesë e pandashme e Evropës dhe ai do të jetë aty, me ndih-mën e BE-së, sërish.

Rajoni i Ballkanit Perën-dimor sot ka nevojë për më shumë mirëkuptim dhe bash-këpunim dhe më shumë an-gazhim të të gjitha vendeve të tij, dhe duke e ndihmuar njëri tjetrin mund të ecim në rrugën e integrimeve evropiane.

Por me ju sot këtu do të ndajë edhe sfi dat dhe prob-lemet me të cilat ne përbal-lemi në rrugën tonë edhe të shtetndërtimit por edhe të integrimeve, dhe nuk do t’i fsheh ato.

Marrëdhënia jonë me Re-publikën e Serbisë është ende marrëdhënie e ft oft ë dhe e papërfunduar. Ne nuk kemi një marrëveshje të përbashkët që do të na ndihmonte në ven-dosjen e paqes dhe të mirëkup-timit, në vendosjen e respektit të ndërsjellë si dy shtete të pa-varura dhe sovrane.

Kemi hyrë në dialog, pas vitesh të bisedimeve, për të gjetur zgjidhje të pranueshme për qytetarët nga të dyja anët e kufi rit, që do të lehtësonte jetën e tyre. Në një dialog që lehtësohet nga BE-ja dhe mbështetet fuqishëm nga SHBA-ja, por që nuk prek më statusin e Kosovës. Dia-logu për ne është mënyra më e mirë për të gjetur zgjidhjet e përbashkëta dhe marrëveshja e arritur është marrëveshje

mbi parimet e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet nesh, ndërmjet dy shteteve që kanë kaluar nëpër një periudhë të rëndë.

Por, gjithnjë përderisa mar-rëdhënia jonë të jetë ndërtuar mbi mosbesim dhe në dallime të thella, ne do të vazhdojmë të mbajmë peng gjithë rajonin e në veçanti qytetarët tanë. Dhe gjithnjë përderisa kjo marrëdhënie të jetë e padefi n-uar, e paqartë dhe e parespekt, ne nuk do të arrijmë mar-rëveshje dhe as që do të mund të përparojmë në rrugën e in-tegrimeve evropiane. Jo sepse Evropa nuk do të na dojë, por sepse pengesat që do t’i shtro-jmë njëri tjetrit në rrugën për-para do të jenë të pakalueshme dhe do të rikthejnë përplasjet e nxisin reagime të grupeve të ndryshme.

E përmenda se demokracia kërkon lidership dhe njerëz që mendojnë për vendin e tyre dhe për të ardhmen e qytetarëve të tyre. Një të ar-dhme që është ndryshe prej të sotmes dhe që nuk e bartë përgjegjësinë për problemet e të sotmes mbi supet e gjenerat-ave të reja.

Prandaj në përgjigje të kësaj nevoje dhe të mbështetjes së proceseve që ojnë drejt për-mirësimit të jetës së qytetarëve tanë, e normalizimit të mar-rëdhënieve mes dy shteteve tona, në shkurt të këtij viti kam takuar Presidentin e Re-publikës së Serbisë, Tomislav Nikoliq.

Sado i vështirë dhe i rëndë, ndonjëherë edhe i papërbal-lueshëm, takimi ynë, shënon

hapin e parë që presidentët e të dyja vendeve kanë bërë për të mundësuar suksesin e dia-logut. Por për të gjithë - gjërat kanë qenë të qarta:

Proceset në Kosovë janë të pakthyeshme dhe të panegoci-ueshme. Synimet territoriale për cilëndo pjesë të territorit të vendit tim janë të papran-ueshme. Ne i kemi dhënë të gjithë qytetarëve të drejtën në një autonomi komunale, bazuar në Kushtetutë dhe në ligjet e Kosovës. Kjo e drejtë ka nënkuptuar edhe krijimin e komunave të reja, atje ku ka një shumicë të komuniteteve jo shqiptare. Kosova nuk mund të lejojë shkatërrimin e të arriturave të deritashme dhe në veçanti nuk mund të ndryshojë realitetin e një ven-di shumëkulturor. Ajo është sovrane në të gjitha pjesët e saj, edhe në komunat në veri të vendit. Është shtet i të gjithë qytetarëve të saj, kudoqofshin ata, brenda kufi jve të përcak-tuar të tij.

Të dashur studentë dhe të nderuar pjesëmarrës,

Integrimi i Kosovës dhe i gjithë Ballkanit Perëndimor në BE varet prej vetë nesh. Prej vullnetit dhe angazhimit tonë për të dëshmuar se jemi pjesë e pandashme e Evropës dhe e vlerave të saj. Rruga e secilit shtet të Ballkanit drejt BE-së është individuale dhe e pan-dalshme, pavarësisht penge-save të tashme. Kjo rrugë është e qartë për Kosovën, dhe qytetarët e saj janë të bashkuar pavarësisht dallimeve të tyre etnike, rreth synimit për in-tegrim. Por kjo rrugë kërkon

edhe gjuhën e përbashkët të 27 vendeve anëtare të BE-së, 5 nga të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Kjo epokë e re e zhvillimit kërkon bashkëpunimin tonë dhe një lidership të fuqishëm për t’i dhënë shtysë integrimit të rajonit në BE. Dhe ky është shans i mirë tani për ta bërë hapin e duhur, që gjeneratat e ardhshme të mos na gjyko-jnë për mos guximin tonë dhe veprimet e pamatura tona. In-tegrimi në BE nënkupton më shumë se përmbushje të stan-dardeve të kërkuara, sepse ato janë për hirë të zhvillimit tonë.

Ai nënkupton gatish-mërinë tonë për të ndryshuar vetveten dhe për ta përshta-tur atë me vlerat më të larta. Nënkupton vullnetin tonë për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve tanë. Por mbi të gjitha nënkupton gatishmëri-në tonë për të bashkëpunuar në nivel rajonal në fusha të ndryshme, në përpjekjet e për-bashkëta për të zhvilluar eko-nomitë tona, dhe në veçanti në fushën e sigurisë për të luf-tuar krimin e organizuar, kor-rupsionin dhe krimet e tjera.

E duam një Ballkan të bashkuar – në procesin e in-tegrimeve evropiane dhe në të gjitha proceset e tjera. Një ra-jon që së bashku do ta ndërto-jë të ardhmen evropiane të tij!

Në vendin tim, ne sot po përballemi me një prej sfi dave më të mëdha – me korrup-sionin - një prej armiqve më të mëdhenj të zhvillimit të shoqërisë. Kjo luft ë po bëhet tani më e fuqishme dhe më e drejtpërdrejt. Ne nuk kemi

zgjidhje të tjera përveç fi tores mbi këtë të keqe. Kosova nuk është shembull i së keqes në Ballkan, por po shndërrohet në një shembull të përpjekjeve të parreshtuara për ta mposh-tur një armik që mund ta shkatërrojë atë – korrupsionin e krimin e organizuar. Dhe këtë luft ë kundër dukurive negative në shoqërinë tonë do ta fi tojmë, për hir të gjenerat-ave të reja dhe për hir të të ar-dhmes së tyre.

Unë jam vënë në ballë të përpjekjeve për të luft uar korrupsionin, duke e krijuar Këshillin Kombëtar Kundër Korrupsionit, një mekanizëm gjithëpërfshirës dhe që po jep rezultat. Jam vënë në ballë të luft ës kundër korrupsionit sepse fuqia e shtetit tonë dhe e shpirtit të shoqërisë sonë është më e madhe se sa ajo e këtyre dukurive negative.

Të dashur studentëPërpara se ta përfundojë

këtë ligjëratë dua të ndajë me ju edhe një moment tjetër të shoqërisë të cilën e përfaqësoj. Unë jam femra e parë presi-dente në historinë e gjithë ra-jonit. Një shembull i shoqërisë sime, që ka kaluar periudha të vështira të historisë së saj, të cilësuar shumë shpesh edhe si shoqëri patriarkale. Jam një grua në krye të shtetit të ri të Kosovës, që po tejkalon bar-rierat e gjinisë, duke njohur vlerat e femrës në shoqëri. Në shtetin tim, femra është e për-faqësuar në të gjitha nivelet e tij, qoft ë në legjislativ dhe ekzekutiv.

Barazia gjinore nuk duhet të jetë më çështje e diskutu-eshme dhe globale. Ajo është e drejtë njerëzore dhe më shumë se kaq - një mirënjohje për rolin e femrës në shoqëri dhe një respekt për vlerat e saj. E drejta e saj për të jetuar dhe për të qenë e barabartë është e drejtë e patjetërsuar. Nuk do të ketë zhvillim të asnjë shoqë-rie pa njohjen e kësaj të drejte njerëzore.

Të nderuar pjesëmarrës,Ju falënderoj për vëmend-

jen tuaj dhe uroj që ky fund vit akademik të jetë i suksesshëm për ju. Jam e gatshme që t’ju përgjigjem disa prej interesi-meve tuaja.

Page 22: ALBANIN NEWS MAY 2013

Nr. 29 - MAJ 2013

22

Page 23: ALBANIN NEWS MAY 2013

Nr. 29 - MAJ 2013

23

KOHA E LIRË

Nga Th oma Nika

Pas 52 ditësh lundrim, brigjet e Sarandës i ka prekur nje dite gushti 2008 kjo anije antike. Gjithçka e saj ka qene e veçante: nga ndertimi, tek lundertaret qe e vinin ate ne levizje duke u dhene lopat-ave, tek imitimi i veshjes dhe sjelljes se detareve, a thua vi-nin nga koherat antike. Edhe emri i saj “Argos”, gjithashtu antikitet sillte. “Argo” nuk solli turistë te huaj ne Sarande, por solli ndjesi dhe imazhe të vërteta e të përngjashme me ato të liburneve të kohës së il-irëve. E nisur nga qyteti grek i Vollos 52 ditë më parë, ajo ka mbritur në portin e Sarandë, ku mberritja e saj është përjet-uar si një ngjarje që ka hyrë në historinë e dy qyteteve breg-detare. Këto kanë qenë edhe fj alët e para që u ka thënë au-toriteteve portuale dhe atyre vendore kapiteni i saj, Apos-tolos Kurtis. “Kemi patur të

njëjtët mbretër, Piron dhe të njëjtët heronj si Skënderbeun. Pak çaste para ankorimit është zbritur nga direkët e anijes antike fl amuri tipik i anijes antike, për t’ua bërë dhuratë autoriteteve të qevrisjes ven-dore të Sarandës. Kështu e ka kërkuar tradita e njohur e ekuipazhit, që në çdo port ekuipazhi le fl amurin e anijes. “Është i 24-ti fl amur ky që ju japim juve”-ka thënë kapiteni Kurtis. Në territorin e portit kanë nxituar te jene edhe qin-dra qytetarë kurreshtarë dhe pushues, ndërkohë që mjaft të tjerë e kanë ndjekur an-

korimin e anijes “Argo” nga plazhet publikë që rrethojnë gjirin e Sarandes. Kapiteni i “Argo” ka dalë në kalatë duke mbajtur në dorë edhe një plat-formë dërrase, si për të bin-dur se gjithçka në anijen që ai komandon ishte e bërë prej druri, deri tek gozhdët që nuk janë metalike, por të drunjta. Me teknikën e pirografi së në atë mostër druri është shkruar “Summer 2008”, por “Argo” na thonë se është konstruktuar 6 vjet më parë. “Anija jonë është ndërtuar me 2500 pjesë të til-la-shpjegon kapiteni. Me këto i bashkuam dërrasat e “Argo”-s. Tregon se është bërë e tëra nga dru pishe dhe valanidhi. Druri u përpunua e dha ani-jen, ndërsa një tufë gjethesh prej pishave dhe valanidhit që u përdor, zenë vend në di-rekun e kiçit të anijes. Vollos është qyteti i lindjes së saj dhe udhetimi drejt Sarandes ka qene i pari udhëtim i saj jashtë Greqisë. Lundertareve te saj

iu desh të përballonin në 52 ditë udhëtim drejt Sarandës, dhe kjo kosniderohet një ng-jarje që do të hyjë në historinë e lundrimeve të anijes antike, ashtu si edhe ne historine e dy qyteteve bregdetare, që u ft ua të binjakëzohen mes tyre, por qe kjo nuk ka ndodhur ende, megjithese kane kaluar pese vite qe atehere. “Këtu gjetëm njerëz me ngrohtësi dhe që e njohin historinë e tyre e kup-tojnë se udhëtimi ynë sjell kontakte kulture, paqeje dhe miqësie. Nuk do ta harrojmë as ne, ashtu si ju, pasi kjo është ngjarje që përsëritet pas 3500 vjetësh”-do te shprehej atehere nenkryetari i Bashkise se Vo-los, qe shoqeronte kete lun-drim drejt brigjeve te Sarandes. Bashkiaku i Vollos ka dhuruar një medaljon me imazhin e gdhendur të anijes “Argo”, për të zënë vend në zyrën e krybe-bashkiakut të Sarandës, për të kujtuar lundërtarët e anijes an-tike, që preku Sarandën e veres

2008. Një prej rremëtarëve u shpreh se në këtë lundrim të parë jashtë vendit të tyre erd-hën duke përshkruar largësinë Korfuz-Sarandë për 7 orë. Por janë ndjerë njësoj si në vendin e tyre dhe me njerëz të njëjtë. “Për udhëtimin tonë ky është stacion i madh-tha marinari Stefanos”. Për atë vizita në Shqipëri ka disa mesazhe: që dy popujt tanë tashmë prej vitesh jetojnë së bashku dhe duhet të vazhdojnë me të njëjtën mënyrë. Surpriza ishte se mes 25 çift eve të rre-mëtarëve në “Argo”, tre prej tyre ishin femra. Spria është një prej tyre. -Jam krenar që gjendem në vendin tuaj, t’ju nderojmë e të na nderoni-u shpreh ajo.-Për fat të keq, patëm mjaft vështirësi rrugës, por ia arritëm qëllimit. Filipi thotë se është reporter në ani-jen “Argo” dhe fl iste i kënaqur, pasi ngjarje si kjo e detaje të tjera njerëzore, kalojnë nga shkrepja e aparatit të tij.

Kur anija antike “Argo” preku brigjet e Sarandës

Page 24: ALBANIN NEWS MAY 2013

Nr. 29 - MAJ 2013

24