15
Aneks 1 Qëndrimi Institucional i Dhomës Kombëtare (mbi “Planin e Masave për Reduktimin e Kredive te Këqija”) Problematika e evidentuar, Angazhimet dhe Premisat: 1. Përjashtimi dhe mospjesëmarrja e plotë e DHKPGJP-së dhe anëtarësisë së saj nënjëçështje të lidhur drejtpërdrejt me profesionin e përmbaruesit dhe shërbimin ekzekutues nëtërësi 2. Evidentimi i precedentit tëmëparshëm tëpërjashtimit DHKPGJP-së nëiniciativatligjvënëse të amendimit të K.Pr.Civile në vitin 2013 dhe në vitin 2014 precedenti i imponimit tëudhëzimit 1665/2014 3. Angazhimi i menjëhershëm i DHKPGJP-së në mbrojtje të interesave të ligjshme të profesionit tëpërmbaruesit privat. 4. Pjesëmarrja e DhomësKombëtare tëPërmbaruesveGjyqësorë Privatë nëfazën e 3-të dhe finale tëReformës nëDrejtësi me ekspertët e saj dhe ndihmën e ekspertëve të “Twinning Project” dhe UIHJ (OrganizatësBotërore tëPërmbaruesveGjyqësorë Privatë) Nga Vendimi i Këshillit Drejtues të Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë (datë 14.10.2015) Të formalizojë dhe të shprehë qëndrimin e të gjithë trupës përmbarimore nëpërmjet një dokumenti formal zyrtar, i cili do të mbështetet në diskutimet dhe procesverbalin përfundimtar të zhvillimit të kësaj mbledhjeje. Ky qëndrim, pasi të formalizohet nga shkresa zyrtare e përgatitur për këtë qëllim do të dërgohet dhe mbrohet në emër të Dhomës Kombëtare përballë të gjitha institucioneve apo organizmave të përfshirë në një proces që lidhet me draftimin e kuadrit ligjor të sistemit përmbarimor në Shqipëri, apo që kanë interes për këtë proces. Qëndrimi i Dhomës Kombëtare do të jetë i njëjtë me atë që ka paraqitur në “reformën për drejtësi”, i cili është një proces që ka filluar prej 11 muajsh dhe Dhoma është pjesëmarrëse aktive, së fundi me praninë e ekspertëve të saj. Ndryshimet e pritshme ligjore të propozuara nga Dhoma për profesionin e përmbaruesit gjyqësor privat, do të marrin ekspertizën e të gjithë trupës përmbarimore, e cila do të përfaqësohet në Komisionin e Reformës për Drejtësi nga ekspertët e saj, anëtarë të DHKPGJP-së

Aneks 1 - nchb.al fileTë formalizojë dhe të shprehë qëndrimin e të gjithë trupës përmbarimore nëpërmjet një dokumenti formal zyrtar, i cili do të mbështetet në diskutimet

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Aneks 1 Qëndrimi Institucional i Dhomës Kombëtare (mbi “Planin e Masave për Reduktimin e Kredive te Këqija”)

Problematika e evidentuar, Angazhimet dhe Premisat:

1. Përjashtimi dhe mospjesëmarrja e plotë e DHKPGJP-së dhe anëtarësisë së saj

nënjëçështje të lidhur drejtpërdrejt me profesionin e përmbaruesit dhe shërbimin

ekzekutues nëtërësi

2. Evidentimi i precedentit tëmëparshëm tëpërjashtimit të DHKPGJP-së

nëiniciativatligjvënëse të amendimit të K.Pr.Civile në vitin 2013 dhe në vitin 2014

precedenti i imponimit tëudhëzimit 1665/2014

3. Angazhimi i menjëhershëm i DHKPGJP-së në mbrojtje të interesave të ligjshme të

profesionit tëpërmbaruesit privat.

4. Pjesëmarrja e DhomësKombëtare tëPërmbaruesveGjyqësorë Privatë nëfazën e 3-të dhe

finale tëReformës nëDrejtësi me ekspertët e saj dhe ndihmën e ekspertëve të “Twinning

Project” dhe UIHJ (OrganizatësBotërore tëPërmbaruesveGjyqësorë Privatë)

ANEKS 2

Nga Vendimi i Këshillit Drejtues të Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë

Privatë (datë 14.10.2015)

Të formalizojë dhe të shprehë qëndrimin e të gjithë trupës përmbarimore nëpërmjet

një dokumenti formal zyrtar, i cili do të mbështetet në diskutimet dhe procesverbalin

përfundimtar të zhvillimit të kësaj mbledhjeje. Ky qëndrim, pasi të formalizohet nga shkresa

zyrtare e përgatitur për këtë qëllim do të dërgohet dhe mbrohet në emër të Dhomës Kombëtare

përballë të gjitha institucioneve apo organizmave të përfshirë në një proces që lidhet me

draftimin e kuadrit ligjor të sistemit përmbarimor në Shqipëri, apo që kanë interes për këtë

proces. Qëndrimi i Dhomës Kombëtare do të jetë i njëjtë me atë që ka paraqitur në “reformën

për drejtësi”, i cili është një proces që ka filluar prej 11 muajsh dhe Dhoma është pjesëmarrëse

aktive, së fundi me praninë e ekspertëve të saj. Ndryshimet e pritshme ligjore të propozuara

nga Dhoma për profesionin e përmbaruesit gjyqësor privat, do të marrin ekspertizën e të gjithë

trupës përmbarimore, e cila do të përfaqësohet në Komisionin e Reformës për Drejtësi nga

ekspertët e saj, anëtarë të DHKPGJP-së

Aneks 2 Pika 2-të e Planit të Masave

Vështrim i Detajuar

NR. Masa ligjore Komente

2 Amendime tek K.Pr.Civile 2.1 Vendosja e tarifës së suksesit për

përmbaruesit gjyqësorë (e kombinuar me

amendamente të mundshme) tek ligji “Për

shërbimin përmbarimor gjyqësor privat”.

Kjo logjikë e interesit të ngushtë vetjak,

provokon rrethin vicioz: shitblerje e

autoritetit përmbarimor-shkatërrimi i

procesit në mungesëtëgarancisë

ekonomike-çarmatim i plotë procedural

i debitorit përballë procesit-prishja e

balancës si detyrim që buron nga neni 32

i ligjit 10031.

2.2 Rishikimi i nenit 609 i K.Pr.Civile,

duke synuar vendosjen e një afati

parashkrimi (nga momenti ipërfundimit

tëprocedurës ekzekutuese)

Lidhur me tëdrejtën e debitorit për të

bërënjëkërkesëpërpavlefshmëri.

dhe/ose

Të hiqet e drejta për

tëkërkuarpavlefshmërinë e titullit ekzekutiv

nërastin kur debitori pretendon që detyrimi

ekziston nënjë masë më tëvogël, duke

hequr nga paragrafi i parë i nenit 609

shprehjen “ose ekziston nënjë masë më

tëvogël”. Ndërkohë, debitori duhet ta

pretendojëkëtë të drejtënëpërmjetnjë padie

për shkaktim dëmi.

Kjo masë praktikisht synon shmangien e

përgjegjësive qëvijnë nga njëvërtetim

detyrimi arbitrar servirur nga Banka.

Detyrimi që rrjedh nga kontrata e

kredisë nuk provohet nga një gjykim

themeli, neni 609 ështëmundësia e vetme

për debitorin, mundësi që synohet të

eliminohet

2.3Të rishikohet vazhdimësia e

procedimeve gjyqësorepërrivlerësimin e

kolateralit pas përfundimit të

ekzekutimit të tij.

Në K.Pr.Civile nuk jepet shprehimisht

çfarë ndodh nënjë proces gjyqësor lidhur

me kundërshtimin e vlerësimit të kryer nga

një ekspert i caktuar nga

përmbaruesigjyqësor, i cili vazhdon,

ndërkohë që ekzekutimi i kolateralit ka

përfunduar. Ky ështënjëshqetësim, i cili

duhet të merret në konsideratëpër t’u

rregulluar.

Shqetësim i shkaktuar nga ndryshimi i

bërë prej ligjit 122/2013, i cili sanksionoi

vetëmpërkreditë bankare vlefshmërinë

prej 20 ditësh tëmasës së pezullimit. Pas

këtij afati, përmbaruesigjyqësorështë në

kolaps procedural. I nevojshëm kthimi

ivlefshmërisë sëmasës së sigurimit për të

evituar pasojat e pariparueshme

tëpalëve nëproces.

2.4 Rishikimi i nenit 511 i K.Pr.Civile

Vendimi ilëshimit të urdhrit të ekzekutimit

duhet tëpërcaktojë që interesi kontraktor

llogaritet nga data kur urdhri i ekzekutimit

ështëlëshuar deri nëdatën e plotësimit të

detyrimit qëpërmban ky urdhër

Ky ndryshim tenton bërjen fakt të kryer

të interesave dhe kamatvonesave të

rritura nëmënyreprogresive duke

renduar pozitën e debitorit, si edhe duke

e parë si faktor pengues përpërfundimin

e dosjeve përmbarimore.

2.5Kufizimi i tëdrejtës sëkundërshtimit

të veprimeve përmbarimore,për shkak të

njoftimit tëçdo veprimi përmbarimor, si

p.sh., njoftimi ilajmërimitpër ekzekutim

vullnetar.

Cenim i hapur dhe idrejtpërdrejtë i të

drejtave themelore të debitorit, rritja e

ekspozimit ndaj arbitraritetit dhe

mosrespektimit të rregullave

procedurale nga ana e subjektit

përmbarues

2.6 Çmimi në ankande

Procesi i ankandit i ndjekur nga

përmbaruesi duhet të marrë në

konsideratëçmimet referencë tëpërcaktuara

nga autoritetet (si çmim dysheme p.sh.) dhe

çmimi ivlerësuar i kolateralit në momentin

e lëvrimit tëkredisë (si çmim tavan), duke

hequr nëkëtëmënyrë tëdrejtën e palëvepër

tëkundërshtuar vendimin e përmbaruesit.

Caktimi içmimeve apriori nga

përmbaruesi cenon tëdrejtën e pronës.

Kjo vlerëështë e

përcaktuarnjëanshmërisht, injoron

ndryshimin e vlerës me kalimin e kohës

dhe konsumimit të tij. Heqja e sëdrejtës

sëkundërshtimitështë privim i sëdrejtës

së pronarit për ta gëzuar sendin e tij.

Propozimtërësisht joligjor dhe

përcaktues imarrëdhënieve

tënjëanshmërisë.

Vështrim i Detajuar i Planit të Masave

Pika 2.1

Vendosja e tarifës së suksesit për përmbaruesit gjyqësorë

Në kuadër të legjilacionit shqiptar

Në referim të -nenit 515 të K.Pr.Civile, ku legjislatori qartësisht ka parashikuar: “Urdhri i

ekzekutimit vihet në ekzekutim nga shërbimi përmbarimor gjyqësor shtetëror ose privat me anë

të përmbaruesit gjyqësor...”, rrjedhimisht kuptohet se të vetmet subjekte që kanë të drejtën të

vendosin në ekzekutim një titull ekzekutiv, duke ushtruar forcën e ligjit mbi debitorin e pabindur

vullnetarisht janë përmbaruesit gjyqësorë shtetërorë ose privatë. Këtu vlen të theksohet se asnjë

autoritet tjetër nuk mund të mbartë atribute ligjore për mbledhjen e detyrimeve apo borxheve prej

subjekteve publike apo private brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Qëllimi i kësaj dispozite për të vendosur përmbaruesit gjyqësorë (privatë ose shtetërorë), këtë

autoritet publik të krijuar dhe rregulluar nga ligji, si të vetmen mundësi zgjedhjeje për një proces

ekzekutimi, lidhet më së miri edhe me parimin e barazisë së “armëve” ndërmjet palëve në një

proces të rregullt gjyqësor, vazhdimësi e të cilit konsiderohet të jetë edhe procesi përmbarimor.

Pra, sa më sipër, përmbaruesi gjyqësor e ka për detyrë ligjore ruajtjen dhe garantimin e të

drejtave themelore të debitorit përgjatë kryerjes së veprimeve detyruese dhe ekzekutuese të

procesit përmbarimor.

I udhëhequr nga parimi se një përmbarues gjyqësor privat duhet të përmbushë interesat ligjore të

kreditorit, por në çdo kohë duhet të garantojë të drejtat e debitorit, legjislatori ka parashikuar

edhe mënyrën e pagimit të detyrës që kryen ky funksionar publik.

Konkretisht, në nenet 515 dhe 525 të K.Pr.Civile, si edhe në nenet 47 dhe 48 të ligjit nr. 10031,

datë 11.12.2008 “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat” është parashikuar qartësisht

mënyra e caktimit të masës së tarifave përmbarimore si edhe mënyra e pagesës së tyre.

Duke pasur në konsideratë faktin se detyra e përmbaruesit gjyqësor privat, sa i përket aspektit

procedural, është e njëjtë dhe e detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjitha subjektet përmbaruese,

legjislatori ka vendosur tarifa të njëjta për çdo subjekt përmbarues, duke ndryshuar vetëm nga

lloji i detyrimit që ekzekutohet apo vlera e tij monetare.

Pra, përcaktimi i tarifës përmbarimore në një kornizë të përcaktueshme dhe të detyrueshme

ligjore për t’u zbatuar nga të gjithë përmbaruesit gjyqësorë privatë vendos një standard të lartë

garancie dhe pavarësie ekonomike për autoritetin publik të përmbaruesit, duke shmangur

çdo diskutim/marrëveshje ekonomike me kreditorin, çka do të dëmtonte rëndë procesin

përmbarimor.

Në vazhdimësi të parimit të garancisë ekonomike, legjislatori ka parashikuar në nenin 525 të

K.Pr.Civile se tarifa përmbarimore paguhet fillimisht nga kreditori i procesit dhe me përfundimin

e tij i ngarkohet debitorit. Parapagimi i tarifës përmbarimore detyrimisht e vendos përmbaruesin

gjyqësor në pozitat e zbatimit rigoroz të ligjit, si ndaj palës kreditore (e cila ka paguar dhe kërkon

përmbushjen e kërkesës, punën e kryer), por edhe ndaj palës debitore (pasi zvogëlon

maksimalisht mundësinë e kryerjes së veprimeve arbitrare për qëllime të ngushta ekonomike).

Arkëtimi i tarifës përmbarimore në fillim të procesit e bën të padiskutueshëm autoritetin ligjor të

përmbaruesit, për të cilin kanë nevojë të dyja palët, si kreditori ashtu edhe debitori. Një autoritet i

lëkundur apo vulnerabël ekonomikisht do të sillte si pasojë veprime të paligjshme përmbarimore

të kryera për përfitime dhe interesa të ngushta ekonomike.

Në kuadër të Kodit Global të Ekzekutimit të Detyruar

(si produkt i mundësisë ndërkombëtare të qeverisjes së mirë, parimeve të sigurisë juridike

transparencës, Shtetit të së Drejtës dhe të Drejtave të Njeriut)

Vullneti dhe dakordësia e perbashket e demokracive perendimore shprehet tek Kodi Global mbi

ekzekutimin e detyruar, “Global Code of Enforcement-May 2015” Pjesa I-parimet themelore,

neni 5 “Tarifat e ekzekutimit” i cili përcakton shprehimisht:

“Tarifat e shërbimit përmbarimor paguhen nga debitorët, por ato parapaguhen fillimisht nga

kreditorët, përveç rasteve përjashtimore të ligjit (veçanërisht për rastet e pagimit të detyrimeve

ushqimore për rritjen e fëmijëve). Në rastet kur debitorët janë insolvabël, kostot e tarifave

përballohen nga kreditorët.

Nëse gjykata vendos se kreditorët kanë abuzuar me të drejtën e tyre për të kërkuar ekzekutim

përmbarimor, ajo mund t’i detyrojë kreditorët të paguajnë jo vetëm tarifat përmbarimore, por

edhe humbjet e pësuara të debitorëve prej procesit përmbarimor.Shtetet duhet të sigurojnë që të

vendoset një sistem tarifash apo kostosh që paguhen për shërbimin e detyrueshëm përmbarimor

dhe këto tarifa duhet që të jenë fikse, të parashikuara, transparente dhe të arsyeshme”.

Ky parim, ashtu sikurse i gjithëKodi Global mbi Ekzekutimin e Detyrueshëm, po ratifikohet nga

të gjitha shtetet dhe anëtarësitë e UIHJ-së (Organizata Botërore e Funksionarëve Gjyqësorë),

anëtare e së cilës është edhe Shqipëria, me DHKPGJP-në.

Në kuadër të Planit të Propozuar të Masave (dhe efektit asgjesues të shërbimit të

përmbarimit gjyqësor)

Vendosja e tarifës së suksesit të përmbaruesit gjyqësor (e kombinuar me amendamente të

mundshme) tek ligji “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat”, në vlerësimin e DHKPGJP-

së do të rezultonte shkatërrim tërësor për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat në Republikën

e Shqipërisë.

Përcaktimi i tarifës përmbarimore, në formën e një tarife suksesi, do të krijonte fenomenin e

shitblerjes së autoritetit përmbarimor gjatë zhvillimit të procesit dhe nuk do të ekzistonte më

qetësia ekonomike, e cila krijon sigurinë ligjore për të kryer apo për të përfunduar me sukses

veprimet procedurale përmbarimore.

Mënyra e pagesës me tarifë suksesi është artikuluar në mënyrë të përsëritur edhe më parë nga

kreditori bankar i përfaqësuar nga Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB).

Argumentet e prezantuara nga ky grup interesi, të cilat janë po ashtu edhe argumentimet e

lobuara të këtij materiali planveprues, nuk shkojnë më tej sesa shfaqja e një pragmatizmi të

drejtpërdrejtë dhe të ngushtë interesi, ku kërkohet të shmanget pagimi dhe investimi ekonomik

për punën e përmbaruesit gjyqësor privat, edhe pse kjo ngarkesë-pagesë në fund të procesit nuk

është e kreditorit, por e debitorëve.

Pra, kreditori nuk ka asnjë kosto në këtë proces, nëse ai zhvillohet ligjërisht në të gjitha fazat e

tij, pasi koston e bart vetë shkaktuesi i procesit, debitori. Këtu duhet theksuar fakti se ky grup

interesi (kreditori bankar), kryen një biznes të qartë fitimprurës, i cili (si çdo sipërmarrje),

sigurisht që parashikon risqet e veta që në krijimin e tij, aplikimin e kredidhënies, ndjekjen e saj,

por po kështu edhe insolvabilitetin e debitorëve nëse bëhet fjalë për një shërbim që kërkon

parapagimin tarifor, siç është edhe shërbimi përmbarimor privat apo shtetëror. Vetë “risku” i

insolvabilitetit të debitorëve është thjesht çështje e kredidhënies fillestare dhe e “skanimit” të

mangët të gjendjes së klientëve apo kredimarrësve fillestarë, nëse procesi përmbarimor

zhvillohet sipas ligjit.

Ligji ka parashikuar veprime të qarta për përmbaruesin gjyqësor, i cili kërkon sekuestron mbi

pasuritë e debitorëve dhe nëse ky proces rezulton pa sukses kur përmbushet i plotë me të gjithë

hapat ligjore, sigurisht që barra e kostos bie dhe duhet t’i mbetet kreditorit, ashtu sikurse barra e

punës që duhet kryer dhe i mbetet përmbaruesit gjyqësor.

Puna e kryer në një proces ligjor dhe korrekt përmbarimor s’mund të ekuivalentohet asnjëherë

me rezultatin e pritshëm dhe të dëshiruar nga kreditorët, pasi puna e kryer përmbarimore

sipas ligjit, hapave proceduralë dhe ushtrimit profesional të detyrës publike, nuk ka asnjë

lidhje me rezultatin final: ka sukses apo jo përmbushja e dëshirës së kreditorit.

Si shembull tipik janë me qindra raste të sotme të debitorëve që s’kanë asnjë pasuri të luajtshme

apo të paluajtshme, vlera monetare apo aktivitet tregtar, tek i cili përmbaruesi gjyqësor mund të

ushtrojë kompetencat e veta ligjore, duke sekuestruar asetet e tyre.

Përmbaruesit në këto raste kërkojnë, kryejnë me dhjetëra veprime shkresore, ligjore dhe praktike

dhe pavarësisht nga këto, nuk nxjerrin asnjë rezultat të pritur apo të dëshiruar nga kreditorët, për

shkaqe të pavarura nga puna e tyre, ku në shumicën e tyre, spikasin: kolateralet fiktive, debitorët

anonimë apo debitorët e larguar që nuk kanë asnjë pasuri.

Puna e përmbaruesit në të tilla raste, edhe pse e kryer me zell dhe ligjërisht, sipas nocionit “tarifë

suksesi”, do të duhej të mos paguhej fare, pasi ajo nuk solli produktin e pritshëm për kreditorët.

Por, tarifa përmbarimore në parim logjik dhe juridik s’mundet të jetë një tarifë që varet nga

kënaqësia e përmbushur e kreditorëve, por vetëm nga korrektesa e përmbushjes së detyrimeve të

përcaktuara dhe procedurale ligjore, të cilat për vetë faktin se vlerësohen aq të qarta dhe të

detyrueshme për t’u kryer, paguhen paraprakisht, e për pasojë bartin edhe pasoja penale e civile

për moskryerjen apo keqkryerjen e tyre nga përmbaruesi gjyqësor.

Ligji është i qartë në këtë drejtim: incentivat e përmbaruesit janë vetëm hapat e detyruar

proceduralë.

Të njëjtat argumente janë prezantuar edhe nga specialistët/konsulentët financiarë të Bankës

Botërore, të cilët përpiqen ta justifikojnë kthimin e tarifës përmbarimore në tarifë suksesi për të

nxitur (ndikuar) përmbaruesin gjyqësor që të veprojë më shpejt ndaj debitorit. Në fakt, ky

argument dhe kjo logjikë veprimi “minon” procesin e rregullt përmbarimor dhe hedh poshtë të

gjitha përpjekjet e legjislatorit për të krijuar pavarësinë ekonomike dhe garancinë ligjore të

përmbaruesit gjyqësor, si rrjedhojë e të cilave garantohet një proces i rregullt përmbarimor për

palën debitore.

Ndikimi që synon të vendoset tek përmbaruesit gjyqësorë nëpërmjet tarifës së suksesit, ka edhe

një rrezik të dukshëm po aq sa madhor: kjo do ta vendoste subjektin përmbarimor në “llogoren

sulmuese”, në të njëjtat pozita me kreditorin, përballë një debitori të dobët dhe tërësisht të

pambrojtur proceduralisht.

Ky është rasti të theksojmë se përmbaruesi gjyqësor nuk duhet të bëhet palë me kreditorin apo

me debitorin e procesit, sikurse mund të ndodhë lehtësisht nëse përmbaruesit do t’i mohohet, pa

fajin e tij, suksesi i arritur proceduralisht sipas ligjit, kur/nëse nuk do të paguhej për shkak të

paaftësisë paguese të debitorit.

Nëse përmbaruesi gjyqësor privat do të përpiqej njëkohësisht për të ekzekutuar paralelisht si

detyrimin e kreditorit, po aq sa për të arkëtuar “tarifën e suksesit”, atëherë nuk mund të flasim

më për garanci procedurale dhe zbatim të paanshëm të dispozitave ligjore.

Rastësi ose jo, ky propozim për ndryshimin e mënyrës së pagesës së shërbimit përmbarimor si

edhe propozimet e tjera bashkëngjitur tij vijnë dhe prezantohen nga specialistët e Bankës

Botërore nën emërtimin ose qëllimin madhor për ndikim dhe përmirësim në ulje të kredive me

probleme në Shqipëri. Në fakt, këto duket dhe janë të njëjta me propozimet e drejtpërdrejta dhe

të përsëritura të Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB), të kryera edhe më parë.

Sikurse edhe më parë, në vitin 2013, kur vetëm me nismën e AAB-së u kryen ndryshimet

drastike në K.Pr.Civile me justifikimin e “thjeshtimit të procedurave të ekzekutimit të

kolateralit”, duket se sërish, sot, AAB-ja kërkon të gjejë një “fajtor” për numrin e lartë të kredive

me probleme në vendin tonë (mbi 22%), megjithëse është pikërisht ky kreditor, i cili ka përfituar

më shumë nga shërbimi përmbarimor gjyqësor privat këto 5 vite.

Këtu duhet të përmendim dhe të theksojmë se ndryshimet e kryera në K.Pr.Civile me ligjin

122/2013 në më shumë se gjysmën e tyre kishin të bënin thjesht dhe vetëm me kufizimin e të

drejtave të debitorëve shqiptarë, duke specifikuar tekstualisht rastin e kreditorëve bankarë në

procesin përmbarimor.

E njëjta situatë paraqitet të jetë edhe në këtë rast, pasi në çdo propozim për amendim të

dispozitave të K.Pr.Civile, kërkohet dhe synohet që: ose të hiqen, ose të kufizohen të drejtat

e palëve debitorebrenda një procesi të ekzekutimit të detyrueshëm përmbarimor.

Pika 2.2

Rishikimi i nenit 609 i K.Pr.Civile

duke synuar:

- vendosjen e një afati parashkrimi (nga momenti i perfundimit te procedures ekzekutuese)

lidhur me te drejten e debitorit per te bere nje kerkese per pavlefshmeri

dhe/ose

- Heqjen esë drejtës për të kërkuar pavlefshmërinë e titullit ekzekutiv në rastin kur debitori

pretendon që detyrimi ekziston në një masë më të vogël, duke hequr nga paragrafi i parë

i nenit 609 shprehjen “ose ekziston në një masë më të vogël”. Ndërkohë, debitori duhet ta

pretendojë këtë të drejtë nëpërmjet një padie për shkaktim dëmi.

Është më se e dukshme dhe e qartë se:

Me anë të këtij propozimi, synohet të kushtëzohet e drejta e debitorit për të kundërshtuar për

shkaqe ligjore ekzistencën e detyrimit që rrjedh nga titulli ekzekutiv apo për të kërkuar

korrigjimin e vlerës së tij.

Një ndryshim i tillë do t’i hiqte debitorit çdo mundësi për t’u mbrojtur nga papërgjegjshmëria e

kreditorit në lëshimin e vërtetimit të detyrimit që rrjedh nga kontrata e kredisë bankare. Detyrimi

që rrjedh nga një titull ekzekutiv kontrate kredie bankare, nuk verifikohet nga një proces

gjyqësor themeli përpara nisjes së procedurës përmbarimore, por thjesht provohet në mënyrë të

njëanshme nga ana e vetë kreditorit. Ndaj, edhe mundësia e vetme që ka debitori për t’u mbrojtur

nga një detyrim i shtuar në vlerë apo kur nuk ekziston fare, duke disponuar mbi procesin

përmbarimor, shprehet vetëm në nenin 609 të K.Pr.Civile.

Pika 2.3

Rishikimii vazhdimësisë së procedimeve gjyqësore për rivlerësimin e kolateralit pas

përfundimit të ekzekutimit të tij.

Në K.Pr.Civile nuk jepet shprehimisht çfarë ndodh në një proces gjyqësor lidhur me

kundërshtimin e vlerësimit të kryer nga një ekspert i caktuar nga përmbaruesi gjyqësor, i cili

vazhdon, ndërkohë që ekzekutimi i kolateralit ka përfunduar. Ky është një shqetësim, i cili duhet

të merret në konsideratë për t’u rregulluar.

Kjo problematikë e prezantuar dhe e konstatuar me të drejtë sot/tani, nuk ka ekzistuar para vitit

2013, pasi kjo është rrjedhojë e drejtpërdrejtë e ndryshimit të bërë në nenin 610 të K.Pr.Civile,

me ligjin nr. 122/2013, kur vetëm për rastin e kredive bankare nëse gjykata vendos masën e

pezullimit të ekzekutimit, ajo ka një afat vlefshmërie vetëm për 20 ditë. Kalimi i afatit 20-

ditor e vendos në kolaps procedural përmbaruesin gjyqësor, pasi procedura përmbarimore

ecën, ndërkohë gjykata vijon hetimin gjyqësor brenda kohës së arsyeshme dhe nga e cila

(ose përgjatë saj) mund të rrjedhë një vlerë e ndryshme çmimi për sendin e sekuestruar, i

cili edhe mundet të jetë shitur...?!

Ky është një shembull konkret i “bumerangut juridik”, ku ndryshimet e pamenduara, të

paprofesionalizuara, të njëanshme dhe të imponuara nga një grup interesi apo interes i caktuar, u

votuan nga ligjvënësit, të cilët sot duhet të bëjnë prapë ndryshim.

Pra, sot është inevojshëm kthimi i vlefshmërisë së masës së sigurimit, e cila duhet të mbajë të

ngrira veprimet përmbarimore mbi sendin dhe të mos kryhen veprime, të cilat shkaktojnë pasoja

të pariparueshme për palët në proces (kreditor, përmbarues dhe debitor).

Pika 2.4

Rishikimi i nenit 511 i K.Pr.Civile. (Vendimi i lëshimit të urdhrit të ekzekutimit duhet të

përcaktojë që interesi kontraktor llogaritet nga data kur urdhri i ekzekutimit është lëshuar deri

në datën e plotësimit të detyrimit që përmban ky urdhër).

Një ndryshim i tillë do të ishte me vlerë dhe do t’i vinte në ndihmë procesit përmbarimor, vetëm

nëse gjykata do të detyrohej të përcaktonte llogaritjen e interesit si edhe duke treguar se cili

interes duhet të merret për bazë: interesi kontraktor apo ai ligjor.

Përpjekja e ndërmarrë me këtë propozim/ndryshim synon të bëjë fakt të kryer përllogaritjen e

interesave dhe kamatëvonesave të aplikuara rëndom nga kreditorët bankarë në mënyrë të

pandalshme dhe tejet të rënda për palët debitore. Të ashtuquajturat “vërtetime detyrimi” që

lëshohen nga kreditorët bankarë në mënyrë të pakontrolluar gjyqësore, shpeshherë janë bërë

pengesë për mbylljen dhe përfundimin e dosjeve përmbarimore. Rrjedhimisht, nga kjo praktikë e

ndjekur nga kreditorët debitorët kanë vetëm një mundësi për t’u mbrojtur, atë të ofruar nga neni

609 i K.Pr.Civile.

Pika 2.5

Kufizimi i të drejtës së kundërshtimit të veprimeve përmbarimore, për shkak të njoftimit të

çdo veprimi përmbarimor, si p.sh., njoftimi i lajmërimit për ekzekutim vullnetar.

E drejta e kundërshtimit të veprimeve përmbarimore e parashikuar nga neni 610 i K.Pr.Civile

është një e drejtë procedurale dhe lidhet drejtpërdrejt me subjektin përmbarimor, për sa i përket

zbatimit të ligjit dhe afateve nga ana e tij. Ky propozim i parashtruar duket tërësisht në cenim të

të drejtave themelore të debitorit, duke e ekspozuar këtë të fundit ndaj arbitraritetit apo gabimeve

procedurale që mund të shkaktohen nga subjekti përmbarues.

Pika 2.6

Çmimi në ankande. (Procesi i ankandit i ndjekur nga përmbaruesi duhet të marrë në

konsideratë çmimet referencë të përcaktuara nga autoritetet (si çmim dysheme p.sh.) dhe çmimi i

vlerësuar i kolateralit në momentin e lëvrimit të kredisë (si çmim tavan), duke hequr në këtë

mënyrë të drejtën e palëve për të kundërshtuar vendimin e përmbaruesit gjyqësor).

Përcaktimi i kufijve të çmimit të sendit apriori nga përmbaruesi gjyqësor do të cenonte rëndë të

drejtën e pronës që gëzon debitori mbi sendin e tij, të garantuar nga Kushtetuta e Republikës së

Shqipërisë.

Më qëllim që të garantohet e drejta e pronës në të gjitha elementet e saj, legjislatori ka

parashikuar se në rast të kryerjes së veprimeve ekzekutive përmbarimore mbi sendin e

sekuestruar debitorit, medoemos duhet të përcaktohet vlera që ky send ka në tregun e lirë në

momentin e sekuestrimit.

Paragjykimi që synohet të vendoset për vlerën maksimale të sendit e kushtëzon këtë vlerë në

mënyrë të njëanshme me çmimin e pranuar nga vetë kreditori në momentin e dhënies së kredisë

bankare, porse kjo vlerë nuk prezumohet të jetë e njëjtë pas disa vitesh.

Përveç shkaqeve të njëanshmërisë nuk duhet apo mundet të anashkalohet fakti i ndryshimeve që

pëson tregu i shitjes së pasurive të luajtshme apo të paluajtshme me ndryshimin e kontekstit

kohor, si edhe konsumimi i sendit ndërmjet/përgjatë viteve.

Propozimi për t’i hequr të drejtën e kundërshtimit të vlerës së sendit kreditorit sërish cenon rëndë

të drejtën e pronarit për të gëzuar (përfituar) sendin e tij. Ndaj, kjo ndërhyrje e propozuar për

nenin 564 të K.Pr.Civile është tërësisht e pavend dhe aspak ligjore, pasi krijon raporte

njëanshmërie të dukshme në barazimin e të drejtave midis palëve të procesit.

ANEKS 3 Një model suksesi nga rajoni dhe një qasje e izoluar nga realiteti

shqiptar

Sugjerime për zgjidhjen e situatës me “kreditë e këqija” / “Podgorica”, si model suksesi

nga rajoni dhe një qasje e izoluar nga realiteti shqiptar

Në rajon njihet fenomeni apo modeli Podgorica si një model suksesi për uljen e kredive tëkëqija

nga niveli 22% nënjë nivel prej17%. Ky model suksesi nuk i referohet në thelb ligjit të ri të

falimentit, por monitorimit të rreptë të bankave dhe konsensusit tëpërgjithshëm.

Konsensusi i përgjithshëmnënkuptonpjesëmarrjen e tëgjithë aktorëve tërëndësishëm që mund

dhe duhet të japin kontribut.

Tek materiali shpjegues bashkangjitur planit të veprimit citohet se: “baza e çdo sistemi ligjor

ështënjë ekzekutim eficent dhe i drejtë”.

Pra, edhe pse bankat e njohin rëndësinë primare të ekzekutimit, hartimi i plan-veprimit i lëjashtë

debatit përmbaruesitgjyqësorë. Me emërtesën “banka”nënkuptohet edhe ekspertiza e

konsulentëve të BankësBotërore.

Këtu vlen të theksohet: “Nuk mund të materializohet dhe kanalizohet nëmënyrën e duhur vullneti

politik nëseçështja mbetet të diskutohet dhe vendoset nga sistemi bankar, si i vetmi grup

interesi.

Kjo qasje kontradiktore nga ana e bankave është thelbi i pretendimeve të tyre tëdobëta,

periferike, të pabazuara dhe plot “non-sense”, por gjithsesi të rrezikshme dhe serioze në terma

të pasojave që mund të sjellin.

Ky plan-masash është nëkundërshtim total edhe tëidesë apo filozofisë tëpërcjellë nga shefi i

misionit të FMN-së nëShqipëri z. Nadeem Ilahi, i cili kundërshtoi izolimin e problemit

dhekërkimin e së keqes tek tëgjithë aktorët, jo vetëm tek ekzekutimi.

Qasja e izoluar e problemit jep zgjidhje të izoluar dhe fiktive ose thëne qartë e lë të pazgjidhur

problemin, por kësaj here me një kosto dhe barrë të rëndë në dëm të sistemit të ekzekutimit dhe

të të gjithë debitorëve si palë të procesit.

Modeli “Podgorica” orienton që monitorimi i rreptë i bankave është faktor suksesi dhe nëkëtë

drejtim masat për të cilat autoritetipërgjegjësështë Banka Qendrore janë të paorientuara

strategjikisht, në kuptim të:

Strategjisë sëpërcaktuar të kredive me probleme

Mungesës së objektivave operacionale

Eliminimit nëmënyrë sistematike dhe të organizuar të problemit, ku parësore do të duhet

të jetëkërkesa e bankave kupër çdo kredimarrës do të duhet të bëhet një analizë e kthimit

tëkredisë së tij, probabilitetit dhe mundësisë që kanë ato (kreditë) për t’u kthyer.

Në mungesë tënjë analize të tillë të detajuar, qëështëkërkesë e domosdoshme dhe detyrim për

bankat, problemi nuk mund t’i delegohet asnjë shkaku tjetër, aq më pak, përmbarimitgjyqësor.

Ligjet dhe rregulloret e trajtimit të kredive me probleme ishin në themel të adresimit dhe uljes

reale të të tyre, referuar modelit “Podgorica”, si shkaqe dhe alternativa tëvërteta rikuperimi.

Referuar këtij rasti kaq tëprekshëm dhe real adresimi,që i është bërë problemit tek materiali

shpjegues bashkangjitur planit të masave, tek 2 faktorë të cilët pretendohen të jenë: pengesat

ligjore ekzekutuese dhe direktivat e DhomësKombëtare.Kjo, tingëllon dhe rezulton epërciptë, e

pambështetur nga pikëpamja argumentuese ligjore dhe veçanërisht nga benefitet praktike që

mund të sjellë.

Ilustrimi me poshtë pranëvendos 2 modele qasjesh rreth problemit të “kredive tëkëqija”, qasja e

izoluar e sëcilës duke përsëriturvetëmpërmbaruesin, ekzekutimin si faktorështytës, kontraston

hapur dhe dukshem me qasjen e vërtete, reale, që konsiston në: një analizë nëtërësi dhe

kompleksitet faktorësh, nga ato me influencuesit (faktori specifik bankar) tek ato më pak

ndikuesit -duke qenë shumë larg sëvërtetës dhe duke sjellë mëpas dështimin e strategjive

tëpërpiluara sipas këtij modeli.

Qasje e plotë e problemit

- Faktorët makroekonomikë

- Faktorët specifikë bankarë

(Rritja e shpejtë e kreditimit, monitorimi i rreptë i bankave tregtare veçanërisht për dokumentacionin shoqërues të kredidhënies (bilancet e dyfishta dhe kolateraleve fiktiv), sistemi monitorues i riskut, interesat bankare,auditimi, cilësia e portofolit të kredive, përqendrimi i kredidhënies ne sektore specifike, mungesa e diversifikimit te portofolit, mungesa e trajnimit të punonjësve bankarë, analiza e kthimit të kredisë dhe planit të detajuar të kthimit të kredisë)

- Faktorët socialë, politikë, juridikë

- Pasojat e krizës financiare

Qasje e izoluar e problemit

Faktori juridik i ekzekutimit

Ekzekutimi i detyruar

Mungesa e incentivave të përmbaruesve privatë

Rregullimi i dobët i përmbaruesve privatë

Trajnimi i përmbaruesve privatë

Problematika lidhur me direktivat e Dhomës Kombëtare të përmbaruesve gjyqesorë privatë

Tiranë më 06.11.2015