20
BROSHURA PËR SHËNDETIN RIPRODHUES Zbulimi i hershëm dhe parandalimi i kancerit të gjirit dhe qafës së mitrës Gjej kohë. Parandalo. Jeto.

BROSHURA PËR SHËNDETIN RIPRODHUES · KANCERI I GJIRIT Ne vitin 2018, në Kosovë u regjistruan gjithsej 1,500 të personave të prekur me kancer, ku prej tyre 225 ishin pacient

  • Upload
    others

  • View
    7

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: BROSHURA PËR SHËNDETIN RIPRODHUES · KANCERI I GJIRIT Ne vitin 2018, në Kosovë u regjistruan gjithsej 1,500 të personave të prekur me kancer, ku prej tyre 225 ishin pacient

BROSHURA PËR SHËNDETIN RIPRODHUES

Zbulimi i hershëm dhe parandalimi i kancerit të gjirit dhe qafës së mitrës

BROSHURA PËR SHËNDETIN RIPRODHUES

Zbulimi i hershëm dhe parandalimi i kancerit të gjirit dhe qafës së mitrës

Gjej kohë. Parandalo. Jeto.

Page 2: BROSHURA PËR SHËNDETIN RIPRODHUES · KANCERI I GJIRIT Ne vitin 2018, në Kosovë u regjistruan gjithsej 1,500 të personave të prekur me kancer, ku prej tyre 225 ishin pacient

2

ZBULIMI I HERSHËM, SHPËTON

JETËN

Nocioni i shëndetit riprodhues të grave i referohet funksionalitetit të sistemit riprodhues, i cili përbëhet nga organet seksuale femrore të cilat mundësojnë ngjizjen, zhvillimin e fetusit, lindjen e fëmijës dhe ushqimin e fëmijës pas lindjes. Mbrojtja e shëndetit riprodhues përfshin edukimin rreth seksualitetit dhe riprodhimit, si dhe parandalimin, diagnostifikimin dhe trajtimin e sëmundjeve dhe çrregullimeve të ndryshme.

Page 3: BROSHURA PËR SHËNDETIN RIPRODHUES · KANCERI I GJIRIT Ne vitin 2018, në Kosovë u regjistruan gjithsej 1,500 të personave të prekur me kancer, ku prej tyre 225 ishin pacient

3

ZBULIMI I HERSHËM I SËMUNDJES, SHËNDET I MIRË DHE JETË E GJATË

Pa i pritur simptomat e sëmundjes, jetoni një jetë të shëndetshme. Dihet se më pak se 10% e rasteve të kancerit të gjirit janë të ndërlidhura me predispozita gjenetike, ndërsa 90% e rasteve shkaktohen nga faktorë të jashtëm, për të cilat mund të ndikoni edhe ju. Duke qenë e përgjegjshme dhe e kujdeshme për shëndetin tuaj, ju mund të e mbroni atë. Ju mund të e mbroni shëndetin tuaj në këto mënyra: duke mbajtur dietë të rregullt (zvogëlimi i marrjes së sheqerit, rritja e konsiderueshme e konsumimit të frutave dhe perimeve për marrjen optimale të vitaminave D dhe A); duke u kujdesur për peshën trupore; duke bërë aktivitete fizike të rregullta; duke moskonsumuar duhan dhe duke i u shmangur dhomave të tymosura; duke moskonsumuar alkool; duke mospërdorur substanca higjienike toksike dhe kimikate të tjera por duke u përpjekur për të i zëvendësuar me produkte organike.

Gjithashtu, ju mund të e ruani shëndetin tuaj duke bërë kontrolle të rregullta parandaluese mjekësore. Është e rëndësishme të kuptoni se është shumë e nevojshme të kryeni ekzaminime parandaluese para se të shfaqet ndonjë problem, pasi që bëhet fjalë për sëmundje që zhvillohen para shfaqjes së simptomeve.

Prandaj, kontrollet e rregullta parandaluese janë një mënyrë e besueshme dhe efektive për të ruajtur shëndetin.

Sfidat më serioze shëndetësore që lidhen me shëndetin riprodhues të grave, si në botë ashtu edhe në zonën tonë, janë kanceri i gjirit dhe kanceri i qafës së mitrës. Statistikat janë alarmante, mirëpo ajo që është e rëndësishme është që këto dy lloje të sëmundjeve malinje mund të parandalohen me anë të mënyrave të ndryshme dhe shanset janë shumë të mëdha për shërim të plotë dhe të përhershëm. Çelësin e shëndetit tuaj mbajeni në duart tuaja.

Kjo broshurë përmban informata rreth kancerit të gjirit dhe të qafës së mitrës, shkaqet e mundshme, faktorët e rrezikut, shprehitë që mund të i aplikoni për të i zvogëluar shanset e shfaqjes së këtyre sëmundjeve, metodat e zbulimit të hershëm, simptomat si dhe informata rreth kontaktit të

qendrave shëndetësore në Kosovë tek të cilat mund të bëni kontrolla rutinore.

Page 4: BROSHURA PËR SHËNDETIN RIPRODHUES · KANCERI I GJIRIT Ne vitin 2018, në Kosovë u regjistruan gjithsej 1,500 të personave të prekur me kancer, ku prej tyre 225 ishin pacient

4

KANCERI I GJIRITNe vitin 2018, në Kosovë u regjistruan gjithsej 1,500 të personave të prekur me kancer, ku prej tyre 225 ishin pacient me kancer të gjirit. Kanceri i gjirit është një nga sëmundjet më serioze, më e rënda dhe më e zakonshme e grave në mbarë botën. Edhe burrat përballen me këtë sëmundje, por gratë kanë më shumë gjasa të vuajnë, diku rreth 100 herë më shumë. Rreziku i sëmundjes rritet dukshëm pas moshës 40 vjeçare, por sëmundja mund të shfaqet edhe më herët. Edhe pse kjo është një sëmundje që nuk mund të parandalohet, ne mund të bëjmë përpjekje të përbashkëta për ta zbuluar atë në kohë dhe për të e trajtuar me sukses.

FAKTORET QË SHKAKTOJNË KANCERIN E GJIRIT

Nuk ka të dhëna të sakta që tregojnë shkaktarin e kancerit të gjirit, por mjekësia thotë që gratë që nuk lindin fëmijë, gratë që e lindin fëmijën e tyre të parë pas moshës 35 vjeçare, gratë që nuk ushqejnë fëmijët me gji, dhe gratë që tashmë kanë operuar njërin gji (me rrezik deri në 5 herë për gjirin tjetër) kanë një rrezik të konsiderueshëm në rritje të zhvillimit të kësaj sëmundje. Faktorë të tjerë të rrezikut janë:

• Mosha e pleqërisë - gratë mbi 50 vjeç,

• Predispozita gjenetike - nëse të afërmit e ngushtë kanë pasur raste të kancerit të gjirit

• Ndryshimet e hershme në gji,

• Menstruacionet e hershme - para moshës 12,

• Kalimi i vonshëm në menopauzë - pas moshës 50 vjeçare,

• Stresi,

• Mënyra jo e shëndetshme e jetesës – ushqimi jo i duhur, peshë të tepruar, konsumimi i alkoolit, pirja e duhanit, aktivitet i pamjaftueshëm fizik etj.

SIMPTOMET

Kanceri i gjirit në fazën fillestare është pa asnjë simptomë. Çelësi për trajtimin e tij të suksesshëm është zbulimi i hershëm përmes kontrolleve të rregullta parandaluese. Është e nevojshme të kontaktoni URGJENTISHT mjekun tuaj nëse vini re:

• Ndryshim në madhësinë në njërin gji,

• Ndryshim i ngjyrës dhe pamjes së lëkurës së gjirit, sidomos nëse është e ngjashme me paraqitjen e lëvozhgës portokalli,

• Paraqitje e ndonjë lëngu nga thithkat nëse nuk jeni duke ushqyer me gji,

• Thithka e tërhequr,

• Ënjtje e vazhdueshme e gjirit,

• Prania e një gjëndrre në gji ose ndërsqjetull,

• Dhimbje e papritur në gji që nuk kalon ose vrimë patetike.

Page 5: BROSHURA PËR SHËNDETIN RIPRODHUES · KANCERI I GJIRIT Ne vitin 2018, në Kosovë u regjistruan gjithsej 1,500 të personave të prekur me kancer, ku prej tyre 225 ishin pacient

5

VETE-EKZAMINIMI

Çdo grua pas moshës 20 vjeçare, duhet të bëj një vetë-ekzaminim të gjirit të saj një herë në muaj, procedurë që zgjatë rreth dhjetë minuta. Rekomandohet që procedura të kryhet në fund të ciklit menstrual (nga dita e tretë deri në ditën e pestë pas përfundimit të ciklit menstrual). Gratë në menopauzë duhet të kontrollohen çdo muaj, në të njëjtën datë.

Si të kontrolloni gjinjtë tuaj?

1. INSPEKTIMI

Filloni duke u shikuar në pasqyrë me shpatullat prapa dhe me duart në ije. Ngrijini duart lart në një pozicion të drejtë dhe fokusohuni në pasqyrë dhe shikoni nëse vëreni ndonjë devijim në paraqitjen e gjirit derisa ndryshoni pozicionin e krahut.

Mundohuni të dalloni diçka të pazakontë në pamjen e strukturës së lëkurës ose të gjirit (rrudhosje të lëkurës, gropëza, ose fryrje të lëkurës; ndryshim të pozicionit të thithkave ose thithka të futura brenda në vend që të jenë të dala; skuqje, dhembje, enjtje ose puçra).

Page 6: BROSHURA PËR SHËNDETIN RIPRODHUES · KANCERI I GJIRIT Ne vitin 2018, në Kosovë u regjistruan gjithsej 1,500 të personave të prekur me kancer, ku prej tyre 225 ishin pacient

6

3. NDËRSQJETULLAT

Duke shtypur lëkurën me majat e gishtërinjve, me kujdes ekzaminoni ndërsqjetullat, ku gjatë kësaj procedure i kontrolloni nyjet limfatike.

Të gjitha këto procedura mund të i kryeni edhe gjatë dushit, pasi gjithë procesin do të u a lehtësojë sapuni. Është shumë e rëndësishme prekja e gjinjëve në pozicione të ndryshme (duke qëndruar dhe shtrirë), sepse ndryshimi mund të jetë i shprehur në një pozicion dhe jo i dukshëm në tjetrin. Vetëekzaminimi duhet të jetë i rregullt dhe i detajuar. Ju duhet menjëherë të raportoni ndonjë ndryshim të zbuluar rishtaz në strukturën e gjirit ose të lëkurës tek mjeku juaj.

2. PREKJA

Hapi i ardhshëm është kontrollimi i lëkurës dhe strukturës së gjirit përmes prekjes me gishtërinjtë në një pozicion ngritur dhe shtrirë. Kur kontrolloni gjirin e djathtë – dorën e djathtë ngritni mbi kokë, derisa me dorën e majtë prekni gjirin. Kur kontrolloni gjirin e majtë, dorën e majtë ngritni mbi kokë derisa me dorën e djathë prekni gjirin. Duke shtypur rrethore në drejtimin e orës, me anë të tre gishtave, prekni çdo pjesë të strukturës së gjirit. Në fund, përpiquni të bëni një shkarkim si një shtyrje. Shfaqja e ndonjë lëngu jashtë periudhës së ciklit është një sinjal për kontroll mjekësor të detyrueshëm.

Pas kësaj, me presione të shkurtra/prekje të gishtërinjve, duhet të kontrollohet i tërë supi, qafa dhe pjesa rreth kockave kryesore.

SËMUNDJA NUK ZGJEDH

MOSHË, ORIGJINË DHE NIVEL TË

ARSIMIMIT. MUND T’I NDODHËGJITHKUJT.

Page 7: BROSHURA PËR SHËNDETIN RIPRODHUES · KANCERI I GJIRIT Ne vitin 2018, në Kosovë u regjistruan gjithsej 1,500 të personave të prekur me kancer, ku prej tyre 225 ishin pacient

7

EKZAMINIMI KLINIK

Ekzaminimin klinik e kryen mjeku. Me anamnezë të mirë, palpimi i gjirit dhe i sqetullës zbulon një përqindje të madhe të kancerit të gjirit. Është e rëndësishme që çdo grua pas moshës 30 vjeçare të kryejë ekzaminim klinik të paktën një herë në vit.

EKZAMINIMI KLINIK

DUHET TË DINI QË SHUMICAE NDRYSHIMEVE QË NDJENI

GJATË VETË-EKZAMINIMIT NUKDO TË THOTË QË KENI KANCER.

POR, PËR SHKAK TË RREZIKUT PËR JETË QË KJO SËMUNDJE SHKAKTON,

ËSHTË E RËNDËSISHME TË TREGOHENI TË KUJDESSHME

DHE TË RAPORTONI ÇDONDRYSHIM TE MJEKU

PA U VONUAR.

Për vetë-ekzaminimin e gjirit, nuk keni pse të shqetësoheni me teknika speciale. Gjëja më e rëndësishme është që të gjeni kohë të njihni pamjen normale dhe strukturën e gjinjve tuaj - p.sh. derisa bëni gjëra rutinë si dush, duke u veshur, duke u shikuar në pasqyrë, etj. Kjo njohje do të ju ndihmojë të dalloni ndryshimet dhe simptomat e pazakonta.

Page 8: BROSHURA PËR SHËNDETIN RIPRODHUES · KANCERI I GJIRIT Ne vitin 2018, në Kosovë u regjistruan gjithsej 1,500 të personave të prekur me kancer, ku prej tyre 225 ishin pacient

88

MAMOGRAFIJA

Mamografia, si një metodë diagnostikuese, shërben për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit kryesisht tek gratë që janë në rrezik nga prekja e kësaj sëmundje të cilat janë mbi moshën 40 vjeçare.

Me anë të mamografisë, është e mundur të diagnostifikohet kanceri deri në dy vjet para se kjo sëmundje të rritet dhe të sulmoj personin. Me anë të inçizimit radioskopik të strukturës së gjirit, mund të zbulohen ndryshime të vogla dhe ende të padukshme në gji, të cilat nuk mund të zbulohen me ndonjë metodë tjetër.

Shumica e anomalive të treguara nga mamografia nuk janë domosdoshmërisht kancer i gjirit, mirëpo, nëse anomalitë shfaqen, pacienti do të këshillohet të e bëjë një mamografi tjetër pas një kohe dhe ekzaminim të gjirit me ultrazë. Ekzaminimet shtesë do të

Page 9: BROSHURA PËR SHËNDETIN RIPRODHUES · KANCERI I GJIRIT Ne vitin 2018, në Kosovë u regjistruan gjithsej 1,500 të personave të prekur me kancer, ku prej tyre 225 ishin pacient

9

SHËRIMI

Për një rezultat më të mirë, është shumë e rëndësishme të zbuloni sëmundjen në kohë dhe të filloni trajtimin e duhur, i cili vendoset nga mjeku juaj.

PARANDALIMI

Pas moshës 20 vjeçare, çdo grua duhet të bëjë kontroll të rregullt

mujor të gjirit.

Nga mosha 30 deri në 40 vjeç kërkohet një ekzaminim klinik i gjirit një herë

në vit. Me rekomandimin e një mjeku, kryeni një ekzaminim të gjirit me ultrazë

Prej moshës 40 vjeç dhe më shumë, mamografia kërkohet të bëhet

një herë në dy vjet.

tregojnë se anomalia e vërejtur mund të jetë në fakt një ind i gjirit normal ose ind beninj i gjirit. Nëse pas kontrollave shtesë konfirmohet një ndryshim i ri i dyshimtë në gjinjë, sygjerohet të bëhet biopsi e indeve.

EKZAMINIMI ME ULTRAZË

Ekzaminimi me ultrazë i gjirit është një metodë e ekzaminimit që bëhet për gratë më të reja se 40 vjeç, gratë shtatzëna dhe kur gjetjet mamografike janë të paqarta. Kjo metodë e ekzaminimit është plotësisht e padëmshme për shëndetin.

BIOPSIJA Nëse ndonjë nga metodat e mësipërme ka zbuluar anomali, biopsia përcakton nëse është një ndryshim malinj ose beninj. Biopsia është një procedurë për të marrë një mostër fluide nga një nyje ose të një nyje të tërë që dërgohet pastaj për analizë.

TUMORËT MARKER

Tumor markerët në fillimin e zhvillimit të sëmundjes nuk janë të besueshëm, por kanë një rol shumë të rëndësishëm në planifikimin dhe monitorimin e suksesit të terapisë.

Page 10: BROSHURA PËR SHËNDETIN RIPRODHUES · KANCERI I GJIRIT Ne vitin 2018, në Kosovë u regjistruan gjithsej 1,500 të personave të prekur me kancer, ku prej tyre 225 ishin pacient

SHKAKTARËT

Kanceri i qafës së mitrës shkaktohet nga Human Papilloma Virus (HPV). Ky virus transmetohet seksualisht nga personi i cili tashmë është infektuar. Mënyra më e mirë për të zvogëluar rrezikun e marrjes së këtij virusi është të praktikoni marrëdhënie seksuale të sigurta, duke përdorur kondom ose mbrojtje mekanike. Shumica e grave të infektuara me HPV nuk vërejnë ndonjë simptomë. HPV zhvillohet në periudhën prej 6 deri në 24 muaj. Virusi mund të jetë në trupin tuaj në formë të fshehur dhe mund të ndikojë në zhvillimin e tumorit pas shumë viteve. Prandaj është shumë e rëndësishme që rregullisht të bëni Papanikolau test (PAPA test). Ky test zbulon ndryshimet e qelizave të qafës së mitrës para se ato të bëhen kancerogjene. Nëse i trajtoni

Në të vërtetë nuk është argëtuesetë presësh në ekzaminime parandaluese.

Por, imagjinoni një person që tashmë është diagnostikuar me kancer - nëse ajo do të mund

të kthente kohën prapa dhe të bëjë një kontrollë parandaluese që do të rrisë ndjeshëm shanset e saj për

shërim ose madje do të parandalojë atë për të marrë kancer - sa do të ishte e gatshme të presë për një

kontroll? A do ta gjente ajo kohën për ta bërë atë? Mos prisni ta gjeni veten në atë situatë. Dikush do të jepte

gjithçka në botë për shansin që ju keni.

EKZAMINIMI NË KOHË, MUND TË PARANDALOJË SHFAQJEN

E KËTIJ KANCERI.

ZBULIMI I HERSHËM I SËMUNDJESËSHTË ÇELSI I SHPËTIMIT

10

KANCERI I QAFËS SË MITRËSMASA PARANDALUESE TË PËRHAPJES

Kanceri i qafës së mitrës është kanceri i dytë më i zakonshëm tek gratë pas kancerit të gjirit. Është një tumor malinj që ndodh në pjesën e mitrës e kthyer nga ana e vaginës kështu që është lehtësisht i arritshëm dhe mund të diagnostikohet me metoda të thjeshta dhe pa dhimbje. Në botë, rreth 500,000

gra preken nga kjo sëmundje, ku më shumë se gjysma e tyre humbin jetën. Në Evropë rreth 60,000 gra janë diagnostifikuar me kancer të qafës së mitrës në vitin 2018. Statistikat për pasojat e kancerit të qafës së mitrës nuk do të ishin aq shqetësuese nëse gratë bëjnë ekzaminime gjinekologjike rregullisht, pasi që ky kancer zbulohet shumë lehtë dhe trajtohet me sukses nëse diagnostikohet në një fazë të hershme para të përparojë. Gjithashtu, është e rëndësishme të mbani në mend se në shumicën e rasteve ky kancer zhvillohet shumë ngadalë, ku ndryshimet zhvillimi zgjatë për një kohë pre (8 – 10) vite, gjë që lë hapësirë për të reaguar me kohë.

Page 11: BROSHURA PËR SHËNDETIN RIPRODHUES · KANCERI I GJIRIT Ne vitin 2018, në Kosovë u regjistruan gjithsej 1,500 të personave të prekur me kancer, ku prej tyre 225 ishin pacient

11

këto ndryshime me terapi të përshtatshme dhe me kohë, ju mund të parandaloni fillimin e kancerit të qafës së mitrës.

FAKTORET QË SHKAKTOJNË KANCERIN E QAFËS SË MITRËS

Faktorët më të rëndësishëm që kontribuojnë në zhvillimin e kancerit të qafës së mitrës janë sistem imunitar i dobët, pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit, infeksione të tjera seksualisht të transmetueshme, përdorimi i kontraceptivave hormonal, pagjumsia, jeta jo e rregullt. Për më tepër, fillimi i marrdhënieve seksuale në moshë të hershme, ndërrimi i partnerëve seksualë, numri i madhë i partnerëve seksuale të partnerit tuaj kontribuojnë në transmetimin e infeksionit HPV.

SIMPTOMET

Edhe pse nuk ka simptoma të qarta, trupi dërgon disa sinjale që tregon se po zhvillohet një tumor të rrezikshëm. Për fat të keq, këto sinjale shpesh neglizhohen nga gratë dhe konsiderohen të padëmshme, mirëpo qëndrimi i tillë mund të u kushtojë me jetë. Simptomat që tregojnë kryesisht kancerin e qafës së mitrës janë hemorragji vaginale pas marrëdhënieve seksuale, hemorragji ndërmenstruale apo post menopauzike,  rrjedhje vaginale të ujshme me rrema gjaku me erë të rëndë, si dhe dhimbje të fundit të barkut gjatë marrëdhënieve seksuale. Kjo sëmundje gjithashtu ka simptoma të dhimbjes së kockave, dhimbja e shpinës së poshtme, ënjtja e këmbëve, humbja e oreksit, humbja e papritur e peshës, ndjenja e përgjumjes dhe nervozës etj.

DIAGNOSTIFIKIMI

Metodat diagnostike për zbulimin e hershëm të kësaj sëmundje janë shumë të sakta, të thjeshta dhe japin rezultate të shpejta dhe të besueshme. Ekziston një kombinim i dy llojeve të ekzaminimeve: ekzaminimi kolposkopik dhe testimi i Papanikolau (PAPA testi) të cilat së bashku arrijnë besueshmërinë e rrezultateve deri në 98%. Ekzaminimi i rregullt rrit shanset që sëmundja të zbulohet në një fazë më të hershme. Trajtimi i hershëm është më i lehtë dhe më i suksesshëm sesa trajtimi që që fillon më vonë. Prandaj, për të u mbrojtur nga kjo sëmundje, është e rëndësishme të kryeni ekzaminime të rregullta vjetore gjinekologjike, në mënyrë që të parandaloni, pa pritur asnjë simptomë, pasi me fillimin e simptomave trajtimi bëhet i vështirë dhe i pasigurt.

këto ndryshime me terapi të përshtatshme dhe me kohë, ju mund të parandaloni fillimin e kancerit të qafës së mitrës.

FAKTORET QË SHKAKTOJNË KANCERIN E QAFËS SË MITRËS

Faktorët më të rëndësishëm që kontribuojnë në zhvillimin e kancerit të qafës së mitrës janë sistem imunitar i dobët, pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit, infeksione të tjera seksualisht të transmetueshme, përdorimi i kontraceptivave hormonal, pagjumsia, jeta jo e rregullt. Për më tepër, fillimi i marrdhënieve seksuale në moshë të hershme, ndërrimi i partnerëve seksualë, numri i madhë i partnerëve seksuale të partnerit tuaj kontribuojnë në transmetimin e infeksionit HPV.

Ekzaminimi i rregullt rrit Ekzaminimi i rregullt rrit shanset që sëmundja të shanset që sëmundja të

zbulohet sa më shpejt që të zbulohet sa më shpejt që të jetë e mundur.jetë e mundur.

Trajtimi i hershëm është më Trajtimi i hershëm është më i lehtë dhe më i suksesshëm i lehtë dhe më i suksesshëm

se ai që fillon më vonë.se ai që fillon më vonë.

Page 12: BROSHURA PËR SHËNDETIN RIPRODHUES · KANCERI I GJIRIT Ne vitin 2018, në Kosovë u regjistruan gjithsej 1,500 të personave të prekur me kancer, ku prej tyre 225 ishin pacient

12

TESTIMI PAPANIKOLAU (PAPA testi)

Testi i Papanikolaut (PAPA testi) është një ekzaminim gjinekologjik i shpejtë dhe pa dhimbje gjatë të cilit merret strisho cervikale, e cila dërgohet në laborator ku analizohet me mikroskop në kërkim të qelizave të çrregullta të cilat mund të shkaktojnë kancer. Koha optimale për marrjen e mostrës është mesi i ciklit menstrual (10-20 ditë pas ditës së parë të periudhës së fundit). Kjo metodë pothuajse gjithmonë, nëse bëhet një herë në vit, tregon ndryshime para se të zhvillohet kanceri. Bërja e kontrolleve në kohë, identifikon ndryshimet në qelizat e qafës së mitrës dhe monitorimi dhe terapia mund të fillojnë para se këto ndryshime të kalojnë në tumor dhe të shmanget zvhillimi i kancerit të qafës së mitrës. Të gjitha gratë nga mosha 25 dhe 65 vjeçare duhet të bëjnë një PAPA test vjetor, përveç nëse gjinekologu vlerëson ndryshe. Nëse në rrezultatet e dy PAPA testeve vjetore të njëpasnjëshme nuk shihen qelliza të çrregullta në qafën e mitrës, ky ekzaminim është i mjaftueshëm për të përsëritur pas 3 deri në 5 vjet.

Rezultatet e PAPA testit mund të jenë normale ose tregojnë shkallën e infeksionit të pranishëm.

Rezultati I dhe II është një shenjë se ekziston displazi e butë ose e moderuar që mund të zhduket spontanisht pa trajtim.

Rezultati III tregon një gjendje të displazisë mesatare ose të rëndë, e cila tregon fillimin e infeksionit dhe praninë e ndryshimeve premalignant në qeliza. Nëse nuk trajtohen,

ndryshime të tilla mund të përkthehen në kancer të qafës së mitrës.

Rezultatet e testit IV dhe V tregojnë praninë e qelizave kancerogjene në shtupë, e ndjekur nga teste shtesë: ekzaminimi kolposkopik, biopsia, etj.

Page 13: BROSHURA PËR SHËNDETIN RIPRODHUES · KANCERI I GJIRIT Ne vitin 2018, në Kosovë u regjistruan gjithsej 1,500 të personave të prekur me kancer, ku prej tyre 225 ishin pacient

13

LBC TEST dhe HPV TEST

Testi LBC (Liquid based citology) është, në të vërtetë një version i përmirësuar i PAPA testit - i ashtuquajtur PAPA testi me bazë të lëngshme që ndryshon nga PAPA testi klasik me metodologjinë e vendosjes dhe shpërndarjes së shtupës në laborator, duke përmirësuar ndjeshëm besueshmërinë e rezultateve të testit, duke zvogëluar numrin negativ te rrejshëm, mundëson analizën pasuese të të njëjtes mostër shtupë që nuk ishte e mundur në testin klasik PAPA, mundësuan përpunimin e testit HPV nga e njëjta shtupë, etj. Nëse testi LBC është pozitiv, gruaja referohet për kolposkopi dhe biopsi eventuale të qafës së mitrës.

Testi HPV analizon praninë e papillom-virusit njerëzor. Rezultati pozitiv i testit HPV nuk do të thotë se ju tashmë keni kancer ose do ta keni atë. Rezultati i mësipërm vetëm konfirmon që ju keni infeksion tw HPV-sw dhe në varësi të llojit të virusit, mund të jeni në rrezik të rritur të zhvillimit të kancerit tw gjirit dhe kancerit të qafës së mitrës. Në varësi të rezultateve të testit HPV, gjinekologu referon gruan për ekzaminime të mëtejshme, të cilat mund të përfshijnë një test të përsëritur tw HPV-sw, PAPA test dhe kolposkopi.

EKZAMINIMI KOLPOSKOPIK

Në rast të ndryshimeve serioze ose dyshimeve në rezultatet e PAPA testit, bëhet një kolposkopi. Ekzaminimi kolposkopik kryhet duke përdorur një mikroskop (kolposkop) që i jep gjinekologut mundësinë të shohë qafën e mitrës me një rritje deri në 40 herë dhe në mënyrë të detajuar te kontrolloj ndryshimet që ndoshta mund të ekzistojnë në të. Nëse zbulon ndonjë anomali, mirren mostrat e indeve të vogla (biopsi) të cilat shqyrtohen në laboratorin patogjenologjik.

SHËRIMI

Trajtimi i kancerit të qafë së mitrës varet se në cilën fazë është sëmundja. Në rastet e zbulimit të hershëm të qelizave të çrregullta, është e mundur që kanceri plotësisht të parandalohet.

13

Kanceri i qafës së mitrës është 100% i shërueshëm, me kusht që të zbulohet në

një fazë të hershme.

Page 14: BROSHURA PËR SHËNDETIN RIPRODHUES · KANCERI I GJIRIT Ne vitin 2018, në Kosovë u regjistruan gjithsej 1,500 të personave të prekur me kancer, ku prej tyre 225 ishin pacient

14

REKOMANDIM

�� �Secila vajzë/grua pas moshës 20 vjeçare, duhet të bëjë ek-zaminime të rregullta gjine-kologjike, ose ekzaminime 3 vite pas fillimit të mar-rëdhënieve seksuale.

�� �Bëni të paktën një herë në vit, PAPA testin dhe kontrollin kolposkopik.

�� �Kryeni marrëdhënie seksuale të mbrojtura.

�� �Një grua mes moshës 25 dhe 69 vjeç duhet të kryejë një ekzaminim gjinekologjik të paktën një herë në vit.

Page 15: BROSHURA PËR SHËNDETIN RIPRODHUES · KANCERI I GJIRIT Ne vitin 2018, në Kosovë u regjistruan gjithsej 1,500 të personave të prekur me kancer, ku prej tyre 225 ishin pacient

15

DISA NGA REZULTATETREZULTATET E ANKETËS SË SHËNDETIT RIPRODHUES

ECMI Kosovo në kuadër të projektit CARES- Veprimet ndërkufitare në sektorin e shëndetit riprodhues, gjatë muajit maj dhe qeshor ka kryer një studim mbi shëndetin riprodhues në mënyrë që të marrin informacion të besueshëm në lidhje me gjendjen e shëndetit riprodhues të popullatës femërore të rajoneve të synuara në projekt, ndërgjegjësimin për rëndësinë e shëndetit parandalues, reagimet dhe shprehitë që gratë kanë në atë fushë. Anketimi u krye në pesë komuna në Kosovë, ku në këtë projekt ishin këto komuna të synuara: Peja, Gjakova, Istogu, Klina dhe Deçani mostra e te anketuarve ishe 1,950. Pyetësori përfshinte: gra të punësuara dhe të papuna, pjestare të komuniteteve pakicë, gra që jetojnë në zona rurale dhe urbane, të moshave të ndryshme. Gjithashtu, kampioni përfshinte në mënyrë të barabartë gra të punësuara dhe të papuna, ndërsa më numrin më të madh të të anketuarve ishin gra të pa martuara dhe më arsim të mesëm.

Të anketuarit treguan që ata ishin mjaft të informuar për shëndetin riprodhues por që nuk kishin dëshirë të kryejnë ekzaminime parandaluese dhe rrallë vizitojnë një gjinekolog. Rreth këtyre problemeve informohen në qendrat shëndetësore ose në internet.

Vizita Gjinekologjike

Kontrrolli i ultrazërit të gjirit

më pak se një vit 1 vit më parë2 vite më parëmë shumë se 2 viteasnjëherë

Ekzaminimet parandaluese

po, më shumë se një herëpo, një herëjo asnjëherë

PAPA testi

më pak se një vit1 vit më aprë2 vite më parëmë shumë se 2 viteasnjëherë

Një herënë vitë

Një herënë dy vite

Sipasnevojës

Kur kam komplikime

shëndetësore

Një herënë 3-5 vite

0

10

20

30

40

50

4%5%

17%

29%

45%

31%

21%

48%

58%

9%

9%

11%

13%

Page 16: BROSHURA PËR SHËNDETIN RIPRODHUES · KANCERI I GJIRIT Ne vitin 2018, në Kosovë u regjistruan gjithsej 1,500 të personave të prekur me kancer, ku prej tyre 225 ishin pacient

16

Rezultatet e hulumtimit tregojnë qartë një rrezik jashtëzakonisht të lartë për shëndetin e përgjithshëm, ndaj të cilës është e ekzpozuar kjo popullatë duke pasur parasysh që kanceri i gjirit dhe qafës së mitrës mund të trajtohen më sukses, me kusht që ato të zbulohen në fazat fillestare, gjë që për fat të keq nuk është duke u perdorur mjaftueshëm nga të anketuarat. Kur simptomat e sëmundjes bëhen të dukshme, sëmundja tashmë është e avancuar dhe trajtimi është i vështirë dhe i pasigurt.

Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme të bëhen ekzaminime të rregullta vjetore parandaluese të cilat, nëse janë të favorshme, mund të jenë më pak të shpeshta me kërkesë të mjekëve.

Vizita Gjinekologjike

Kontrrolli i ultrazërit të gjirit

më pak se një vit 1 vit më parë2 vite më parëmë shumë se 2 viteasnjëherë

Ekzaminimet parandaluese

po, më shumë se një herëpo, një herëjo asnjëherë

PAPA testi

më pak se një vit1 vit më aprë2 vite më parëmë shumë se 2 viteasnjëherë

Një herënë vitë

Një herënë dy vite

Sipasnevojës

Kur kam komplikime

shëndetësore

Një herënë 3-5 vite

0

10

20

30

40

50

4%5%

17%

29%

45%

31%

21%

48%

58%

9%

9%

11%

13%

SHPREHITË DHE BESIMET TË CILAT NUK

NA SHERBEJNË PËR TË MIRË, DUHET T’I

NDRYSHOJMË

PREMTONI VETES KONTROLLA TË RREGULLTA VJETORE PËR

PARANDALIMIN E KANCERIT TË GJIRIT DHE QAFËS SË MITRES, SI INVESTIM

PËR NJË TË ARDHME MË TË GJATË DHE TË SIGURTË.

Page 17: BROSHURA PËR SHËNDETIN RIPRODHUES · KANCERI I GJIRIT Ne vitin 2018, në Kosovë u regjistruan gjithsej 1,500 të personave të prekur me kancer, ku prej tyre 225 ishin pacient

1717

INFORMATA KONTAKTUESE PËR SHTËPITË E SHËNDETIT

KOMUNAT INSTITUCIONET KONTAKTETGjakovë Shtëpia e shëndetit +383 (0) 390 324 234Pejë Shtëpia e shëndetit +383 (0) 39 421 418

Klinika gjinekologjike +383 (0) 39 431 315Istog Shtëpia e shëndetit +383 (0) 49 766 518Klinë Shtëpia e shëndetit +383 (0) 39 471 102Deçan Shtëpia e shëndetit +383 (0) 44 125 293

17

Page 18: BROSHURA PËR SHËNDETIN RIPRODHUES · KANCERI I GJIRIT Ne vitin 2018, në Kosovë u regjistruan gjithsej 1,500 të personave të prekur me kancer, ku prej tyre 225 ishin pacient

181818

Page 19: BROSHURA PËR SHËNDETIN RIPRODHUES · KANCERI I GJIRIT Ne vitin 2018, në Kosovë u regjistruan gjithsej 1,500 të personave të prekur me kancer, ku prej tyre 225 ishin pacient

PROJEKTI CARES – AKTIVITETET NDËRKUFITARE NË SEKTORIN E SHËNDETIT RIPRODHUES(CROSS-BORDER ACTIONS IN THE REPRODUCTIVE HEALTH SECTOR)

Kjo broshurë është përgatitur në kuadër të projektit “Aktivitetet Ndërkufitare në Sektorin e Shëndetit Riprodhues CARES” Qëllimi i këtij projketi është përmirësimi i cilësisë së shërbimeve të shëndetit riprodhues dhe informimit të qytetarëve rreth rëndësisë së veprimeve parandaluese për ruajtjen e shëndetit riprodhues.

Ky projekt 18 muajsh implementohet në Mal të Zi dhe Kosovë*, aktivitetet kryesore të këtij projekti përfshijnë prokurimin e pajisjeve për qendrat shëndetësore, organizimin e fushatave promovuese për parandalimin e kancerit të gjirit dhe qafës së mitrës, ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e kontrollave rutinore, publikime të ndryshme mbi këto tema, bashkëpunimin ndërkufitar etj.

Ky projekt zbatohet nga FORS Montenegro së bashku me Qendrën Evropiane për Çështje të Minoriteteve Kosovë (ECMI Kosova). Si përfitues direkt të këtij projekti janë shteti i Kosovës dhe Malit të Zi , specifikisht komunat Andrijevica, Berane, Bijelo Polje, Gusinje, Petnjica, Plav, Kolasin Mojkovac dhe Rozhaj në Mal të Zi dhe komunat Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Gjakovë në Kosovë.

Me anë të përpjekjeve të përbashkëta dhe projekteve si CARES, mundohemi të përmirësojmë infrastrukturën mjekësore për luftën kundër sëmundjeve malinje të gjirit dhe sëmundjeve të qafës së mitrës, mirëpo në të njëjtën kohë ngrisim vetëdijen e grave për rëndësinë e kontrollave parandaluese të cilat ndikojnë në shëndetin riprodhues.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi - Kosovë 2014-2020.

*Ky shëmim nuk paragjykon statusin e Kosovës dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të drejtësisë lidhur me deklaratën kosovare të pavarësisë.

Për më shumë informacione rreth projektit mund të kontaktoni:

ECMI KosovoTel.:+383 (0)38 224 473

Address: Str. Zahir PajazitiNr. 20, Apt, 5 10000 Prishtinë, Kosovë

mail: [email protected]

Page 20: BROSHURA PËR SHËNDETIN RIPRODHUES · KANCERI I GJIRIT Ne vitin 2018, në Kosovë u regjistruan gjithsej 1,500 të personave të prekur me kancer, ku prej tyre 225 ishin pacient

20

Broshura u përgatit me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e broshurës është përgjegjësi e vetme e Qendrës Evropiane për Çështje të Minoriteteve në Kosovë (ECMI Kosova) dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si pasqyrim i pikëpamjeve të Bashkimit Evropian

Gjej kohë. Parandalo. Jeto.

EUROPEAN CENTRE FOR MINORITY ISSUES KOSOVO

Projekt i nansuarnga Bashkimi Evropian