40

Bsc M‹SUES P‹R CIKLIN E UL‹T

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Bsc M‹SUES P‹R CIKLIN E UL‹T

1

RAPORT PËRFUNDIMTAR I VLERËSIMIT TË JASHTËM

TË CILËSISË SË PROGRAMIT TË STUDIMIT

“Bsc MËSUES PËR CIKLIN E ULËT” NË

INSTITUCIONIN E ARSIMIT TË LARTË PRIVAT

“NËNA MRETËRESHË GERALDINË”,

BURREL

Përgatiti raportin

Dr. Valentina Haxhiymeri

Mars, 2012

Page 2: Bsc M‹SUES P‹R CIKLIN E UL‹T

2

TABELA E PËRMBAJTJES

1. KUADRI I PËRGJITHSHËM I VLERËSIMIT TË JASHTËM TË CILËSISË

1.1. Qëllimi i vlerësimit të jashtëm

1.2. Kuadri metodologjik

1.2.1. Përdorimi i raportit/materialit të vetëvlerësimit

1.2.2. Vizita në institucion/vizita në website

1.2.3. Përgatitja e raportit për rishikim dhe publikim

1.3. Vështirësite e ndeshura dhe kapërcimi i tyre

2. KONTEKSTI INSTITUCIONAL DHE MISIONI

3. STRUKTURA ORGANIZATIVE DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMIT TË STUDIMIT “Bsc

MËSUES PËR CIKLIN E ULËT”

3.1. Struktura arganizative dhe drejtimi i programit të studimit

3.2. Plani mësimor dhe programet lëndore/syllabuset

4. STAFI AKADEMIK DHE MBËSHTETËS

5. MËSIMDHËNIA DHE KONTROLLI I DIJEVE

6. KËRKIMI SHKENCOR

7. STUDENTËT

7.1. Politikat e pranimit të studentëve dhe dokumentacioni përkatës

7.2. Numri i studentëve të rregjistruar dhe kalueshmëria

7.3. Ngarkesa mësimore

7.4. Punësimi

7.5. Informimi i studentëve

7.6. Përfshirja e studentëve në sigurimin e cilësisë dhe përfaqësimi i tyre në

organet drejtuese të institucionit

8. FASILITETET, BURIMET MATERIALE, LOGJISTIKA DHE INFRASTRUKTURA

8.1. Mjediset dhe asetet e duhura për realizimin e programit të studimit

8.2. Lidhja me internetit dhe pajisjet kompjuterike

8.3. Biblioteka

9. FINANCIMI

10. MARRËDHËNIET BASHKËPUNUESE NDËRINSTITUCIONALE

11. SIGURIMI I CILËSISË SË BRENDSHME

12. KONKLUZIONE

12.1. Praktika të mira për t`u ndjekur

12.2. Aspekte për t`u përmirësuar

13. REFERENCA

Page 3: Bsc M‹SUES P‹R CIKLIN E UL‹T

3

1. KUADRI I PËRGJITHSHËM I VLERËSIMIT TË JASHTËM

1.1. Qëllimi i vlerësimit të jashtëm

Ky raport prezanton rezultatet e procesit të vlerësimit të jashtëm të cilësisë së

programit të studimit “Bsc Mësues i Ciklit të Ulët” në Institucionin e Arsimit të Lartë Privat

“Nëna Mretëreshë Geraldinë”, në Burrel, kryer nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm, në muajin

Djetor 2011, me mandat të Agjensisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë (APAAL).

Kuadri i përgjithshëm i qëllimeve të këtij procesi konvergon me misionin që ka APAAL

për:

garantimin e standardeve kombëtare në IAL-të,

sigurimin e cilësisë në akreditimin e programit të studimit,

mbrojtjen e interesave të përdoruesve (studenteve) dhe përfituesve (tregut të

punës) të programit të studimit,

shpërndarjen e informacionit të vlerësuar në mënyrë të pavarur mbi programin e

studimit,

inkurajimin e procesit të përmirësimit dhe rritjes së cilësisë së IAL.

Në këtë kontekst, procesi i vlerësimit të jashtëm i ushtruar në Institucionin e Arsimit të

Lartë Privat “Nëna Mbretëreshë Geraldinë”, në Burrel, synoi:

të egzaminojë fushat kryesore të veprimtarisë së universitetit për të përftuar

dëshmi të mjaftueshme, fakte dhe të dhëna konkrete të lidhura me cilësinë

akademike dhe institucionale,

të analizojë performancën e tyre në përputhje me standardet kombëtare dhe

perspektivën Europiane të arsimit të lartë,

të konkludojë me një gjykim të paanshëm dhe objektiv për performancën aktuale

dhe mundësitë për zhvillim që shfaq institucioni në drejtim të sigurimit të cilësisë

dhe akreditimit të programit të studimit “Bsc Mësues për Ciklin e Ulët”.

të përmbledhë rezultatet e vlerësimit të jashtëm në një raport me shkrim, për

qëllime dokumentimi dhe informimi.

1.2. Kuadri metodologjik i vlerësimit të jashtëm

Për arritjen e këtyre synimeve, grupi i vlerësimit të jashtëm hartoi një Plan Veprimi që

respekton hapat procedurialë të parashikuar nga APAAL,1 dhe direktivat Europiane për

sigurimin e cilësisë së jashtme në Arsimin e Lartë.2 Përzgjedhja procedurave dhe intesiteti i

1 Udhëzues për Vlerësimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë, AAAL (Prill,2005) 2European Association for Quality Assurance in Higher Education, Helsinki, 2009, Standards and Guidelines for

Quality Assurance in the European Higher Education Area, Part 2 “European standards and guidelines for the

external quality assurance of higher education, page 20- 22;

Page 4: Bsc M‹SUES P‹R CIKLIN E UL‹T

4

aplikimit të tyre mori në konsideratë edhe demonstrimin e aftësive të vetë universitetit për të

provuar efektivitetin e tij në procesin e sigurimit të cilësisë së brendshme.

Për të garantuar transparencën e nevojshme lidhur me qëllimet dhe procedurat e

vlerësimit të jashtëm, grupi i vlerësimit mori masa paraprake për të informuar drejtuesit dhe

administruesit e institucionit të përfshirë në vlerësim. Gjithashtu, u bë kujdes i veçantë që

metodologjia e vlerësimit të jashtëm të përshtatej jo vetëm me qëllimet e parashikuara, por edhe

me natyrën e punës së IAL-së, për të shmangur çdo interferim të mundshëm në rrjedhën normale

të jetës së saj.

Në thelb, kuadri metodologjik i përdorur për vlerësim përfshiu elemente procedurialë

standard, gjerësisht të njohura në përvojën aktuale të vlerësimit të jashtëm, si:

Përdorimi i raportit/materialit të vetëvlerësimit të IAL-së

Vizita në institucion/vizita në website

Përgatitja e raportit për rishikim dhe publikimi i variantit përfundimtar

Respektimi i hierarkisë së elementeve metodologjikë të renditur më lartë, synon që të

ndihmojë procesin e vlerësimit në tërësi për të arritur jo vetëm kriterin e vlefshmërisë,

besueshmërisë dhe dobishmërisë së tij, por edhe për të siguruar dimensionin Europian të cilësisë.

Natyrisht, çdo element në vetvete ndërthur procedura dhe mjete vlerësimi të posaçme që

kontribuojnë në arritjen e qëllimeve specifike.

1.2.1. Përdorimi i raportit/materialit të vetëvlerësimit të IAL-së

Materiali i vetëvlerësimit i përgatitur nga Institucionin e Arsimit të Lartë Privat “Nëna

Mbretëreshë Geraldinë” për cilësinë e programin e studimit “Bsc Mësues për Ciklin e Ulët”,

dërguar në APAAL, me shkresë të datës 15.08.2011, Nr. 94 Prot., përbën pikënisjen për

procesin e vlerësimit të jashtëm. Shqyrtimi i këtij materiali, pati si qëllim të lejojë vlerësuesit

që nga njëra anë, të kuptojnë sesi institucioni e sheh veten në raport me besimin publik për

standardet dhe cilësinë e programit dhe diplomës që lëshon, dhe nga ana tjetër, të ndihmojë ata

që të hedhin dritë mbi politikat dhe strategjitë formale që ky institucion implementon për të

zhvilluar dhe monitoruar efektivitetin e sistemit të sigurimit të cilësisë.

1.2.2. Vizita në institucion/vizita në website

Vizita në institucion konsiderohet “zemra” e procesit të vlerësimit të jashtëm, si për

synimet e shumfishta dhe gjerësinë e problemeve që vë në fokus, ashtu edhe për dinamikën e

metodave dhe mjeteve të parashikuara për t`u pëdorur.

Vizita në Institucionin e Arsimit të Lartë Privat “Nëna Mbretëreshë Geraldinë”, në

Burrel, u krye në datën 16.12.2011, me dijeni të drejtuesve dhe administratorëve të institucionit.

Kjo vizitë u parashikua të zgjaste një ditë sipas një plani të ngjeshur veprimtarish, të

paracaktuara në kohë e në rend, dhe të organizuara si më poshtë:

o takim me titullarë të universitetit,

o diskutim me grupin e vetëvlerësimit,

o bashkëbisedim me stafin akademik,

Page 5: Bsc M‹SUES P‹R CIKLIN E UL‹T

5

o intervistë me studentët e programit përkatës,

o vëzhgim i mjediseve të mësimdhënies dhe të nxënit,

o vizitë në sekretari, zyrën e burimeve njerëzore dhe zyrën e kurrikulave

Megjithëse ekzekutimi i këtij plani u spostua disi në kohë nga orari i fiksuar në axhendë

(për arsye të mbërritjes së grupit vlerësues me një vonesë të egzagjeruar prej dy-tre orësh), ai

arriti të përmbushej me sukses, pa cënuar rendin dhe hapësirën kohore të parashikuar për çdo

veprimtari.

Në këtë drejtim, vlen të përmendet mirëkuptimi dhe gatishmëria e treguar nga stafi dhe

studentët e IAL-së Private “Nëna Mbretëreshë Geraldinë” për të mbështetur deri në fund

veprimtaritë e grupit të vlerësimit të jashtëm të cilësisë.

Vizita në institucion krijoi mundësi të mira për grupin e vlerësimit që të vëzhgonte

mjediset akademike, të komunikonte drejtëpërsëdrejti me stafin dhe studentët e programit të

studimit të përfshirë në vlerësim dhe të siguronte informacionin e nevojshëm (sasior dhe cilësor)

për vlerësim. Qëllimi ishte që të mblidheshin fakte, dëshmi dhe të dhëna të dokumentuara për

të mbështetur procesin e analizës dhe gjykimet e vlerësimit të jashtëm.

Për aspekte të veçanta të vlerësimit apo ndonjë informacion shtesë që nuk arriti të

sigurohej brenda vizitës një ditore, grupi i vlerësimit të jashtëm ruajti komunikimin në rrugë

elektronike me një nga anëtarët e stafit të IAL-së Private, i zgjedhur si person kontakti.

Vizita në website të IAL-së Private “Nëna Mbretëreshë Geraldinë” nuk u realizua, për

shkak se institucioni ende nuk ka hapur një site, të paktën deri në momentin që u përgatit ky

draft-raport.

1.2.3. Përgatitja e raportit për rishikim dhe publikimi variantit

përfundimtar

Përgatitja e raportit përbën një procedurë me rëndësi të veçantë që synon njëherazi të

dokumentojë me shkrim rezultatet e procesit të sigurimit të cilësisë së jashtme, dhe të rrisë në

maksimum përfitimin institucional dhe publik nga ky proces.

Për këtë arsye, grupi i vlerësimit të jashtëm për programin e studimit “Bsc. Mësues i

Ciklit të Ulët” në IAL “Nëna Mbretëreshë Geraldinë”, tregoi kujdes që raporti të përmbushte

standardin për qartësi, kuptimshmëri dhe lehtësi përdorimi nga një rreth i gjërë të interesuarish

Informacioni i prezantuar në raport është organizuar në kapituj të veçantë që paraprihen

nga përshkrimi i kuadrit të përgjithshëm të vlerësimit (qëllimet, forma dhe procedurat) dhe vijon

me kapitujt e tjerë që sjellin në vëmendje të lexuesit çështjet kyç të vëna në fokus të procesit të

vlerësimit të jashtëm të cilësisë, referuar standardeve kombëtare të akreditimit të programeve të

studimit, si: konteksti i universitetit të përfshirë në vlerësim dhe misioni i tij, struktura

organizative e programit të studimit, stafi akademik, mësimdhënia dhe kontrolli i dijeve, kërkimi

shkencor, studentët, fasilitetet dhe burimet e të nxënit, sistemi i sigurimit të cilësisë së brendshme

dhe marrëdhëniet bashkëpunuese jashtë-institucionale.

Trajtimi i çështjeve është mbështetur në fakte dhe të dhëna të vjela nga vëzhgimi,

bashkëbisedimi, intervistimi dhe kqyrja e dokumentacionit përkatës. Sipas natyrës së tyre, të

Page 6: Bsc M‹SUES P‹R CIKLIN E UL‹T

6

dhënat janë kategorizuar, përpunuar, analizuar dhe paraqitur në tabela dhe grafik. Diskutimi i

tyre merr në konsideratë udhëzimet e AKAAL-së për “Indikatorët dhe kriteret e vlerësimit dhe

analizës së programeve të studimit”, si dhe standardet dhe përvojën Europiane për cilësinë në

IAL.

Bazuar në analizat sasiore dhe cilësore, raporti nxjerr në pah praktikat e mira

institucionale dhe akademike që vlejnë të propagandohen, si dhe aspektet që kanë nevojë të

zhvillohen. Në këtë mënyrë, raporti kërkon të ndihmojë që studentët, stafi akademik dhe

partnerët e tjerë të IAL-së Private të përfshirë në vlerësim, të krijojnë një tablo më të qartë rreth

përvojës dhe cilësisë së programit të ofruar, si dhe të vlerësojnë përpjekjen e tij për t`u rritur dhe

zhvilluar në përputhje me standardet dhe misionin që ka.

Raporti mbyllet me disa konkluzione që sjellin në mënyrë të përmbledhur pikat e

forta dhe aspektet që duhen përmirësuar, mbi të cilat pritet të ngrihet gjykimi i

besueshmërisë për cilësinë dhe standardet e akreditimit të programit të studimit “Bsc. Mësues

i Ciklit të Ulët” në Institucionin e Arsimit të Lartë Privat “Nëna Mbretëreshë Geraldinë”, në

Burrel.

Për të rritur vlefshmërinë e jashtme të procesit të vlerësimit dhe rezultateve të përftuara

prej tij, është parashikuar që raporti me shkrim të prezantohet paraprakisht si draft për t`iu

nënshtruar procesit të rishikimit nga ekspertë të AKAAL dhe përfaqësues të IAL-së të

përfshirë në vlerësim, sugjerimet dhe komentet e të cilëve pritet të bëhen pjesë e varianit

përfundimtar të këtij raporti.

1.3. Vështirësitë e ndeshuara dhe kapërcimi i tyre

Pavarësisht efektivitetit të implementimit të kuadrit metodologjik të përshkruar më lartë, procesi

i vlerësimit të jashtëm të cilësisë u përball me veshtirësi në disa aspekte , si:

o IAL Private “Nëna Mbretëreshë Geraldinë” vuri në dispozicion AKAAL–së, për procesin e

vlerësimit të jashtëm, një material vetëvlerësimi në të cilin çekoheshin pikë për pikë

Standardet Kombëtare për Akreditimin e Programeve të Ciklit të Parë të Studimeve, pa

dhënë fakte, argumenta, shpjegime dhe analiza të mjaftueshme për mënyrën sesi e dinte IAL

që programi takonte këto standarde. Madje, ky material thjesht sillte në termat e

standardeve, pikat e forta të institucionit dhe programit përkatës, dhe anashkalonte pikat e

dobta dhe potencialet për zhvillim. Si rrjedhojë, grupi i vlerësimit të jashtëm e pati të

vështirë të krijonte një tablo paraprake për cilësinë reale të institucionit dhe programit të

studimit nga ku mund të referohej për të përcaktuar ndonjë prioritetet për vlerësimin e

jashtëm. Megjithatë, kjo situatë u kapërcye nga grupi i vlerësimit duke kompletuar kuadrin

metodologjik në masën që siguronte një investigim të hollësishëm të komponentëve

institucionalë dhe akademik të lidhur me cilësinë.

o Krahasuar me përvojën në vendet e zhvilluara, numri i ekspertëve të jashtëm të AKAAL –

së të përfshirë në grupin e vlerësimit të jashtëm të cilësisë së IAL–së Private, është shumë i

pakët (një ekspert për program) dhe nuk lë mundësi për shkëmbim mendimesh dhe ndarje

detyrash përgjatë procesit dhe përpilimit të raportit. Kjo situatë, krijon barrë pune që

Page 7: Bsc M‹SUES P‹R CIKLIN E UL‹T

7

përballohet me vështirësi nga një person i vetëm dhe përbën një nga arsyet për tejkalimin në

kohë të afatit të përmbylljes së raportit të vlerësimit.

2. KONTEKSTI INSTITUCIONAL DHE MISIONI

Institucioni i Arsimit të Lartë Privat “Nëna Mbretëreshë Geraldinë” në Burrel,

funksionon si i tillë, në bazë të Ligjit Nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në RSH”.

Ai ushtron veprimtarinë e tij bazuar në Udhëzimin e MASH-së Nr. 30, datë 26.09.2007 “Për

përcaktimin e procedurave dhe dokumentacionit që duhet të paraqesë subjekti juridik, për

hapjen e një institucioni privat të Arsimit të Lartë, ose programeve të studimit në ciklin e parë

dhe ciklin e dytë të studimeve”, si dhe në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.1133, datë

05.08.2008 “Për Liçensimin e Institucionit të Arsimit të Lartë Privat – Nëna Mbretëreshë

Geraldinë”.3

Përveç akteve ligjore dhe nënligjore përkatëse të Kushtetutës së Republikës së

Shqipërisë për Arsimin e Lartë, IAL Private “Nëna Mbretëreshë Geraldinë” e mbështet

veprimtarinë e saj mësimore dhe shkencore edhe në Statutin dhe Rregulloren e vetë institucionit.

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm shqyrtoi me kujdes gjithë kuadrin juridik dhe institucional

ku mbështetet veprimtaria e IAL Privat “Nëna Mbretëreshë Geraldinë” dhe konstatoi përputhje

të plotë ligjore të funksionimit.

Aktualisht, ky institucion ka nën administrim dy fakultete: Mjekësi dhe Mësuesi, ku

zhvillohen respektivisht dy programe të veçanta studimi:

1. Infermeri e përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë

2. Mësues i ciklit të ulët në Fakultetin e Mësuesisë

Në dokumentin me titull “Tregues të përgjithshëm të universitetit” institucioni deklaron

se objekti kryesor i universitetit është:

“Të sigurojë një realizim sa më cilësor të këtyre dy formimeve për të pajisur studentët

me njohuritë e nevojshme, me qëllim që të diplomuarit të përballojnë punën sa më mirë

në kushtet përkatëse të jetës praktike”

Ndërkohë, autoritetet drejtuese të institucionit shfaqin ambicjen për të zgjeruar më tej

veprimtarinë e tyre në të ardhmen. Ata shprehen se po punojnë fort për të hapur së shpejti

fakultete edhe programe të reja studimi, si: Farmaci dhe Juridik.4

Referuar Statutit të IAL-së Private “Nëna Mbretëreshë Geraldinë”, Neni 4 i tij, mësohet

se institucioni ka për qëllim:

të zhvillojë, të transmetojë dhe të mbrojë dijet me anë të procesit të mësimdhënies,

të përgatisë specialistë të lartë me formim të përgjithshëm në fushën e

infermeristikës dhe mësuesisë për ciklin e ulët,

3 Statuti i IAL-së Privat “Nëna Mbretëreshë Geraldinë”Kreu I, Dispozita e përgjithshme, Neni 1

4Minxhozi, Agim (2011) Buletin Shkencor, Nr.2/2011, Shkolla e Lartë Private ”Nëna Mbretëreshë Geraldinë”, Burrel

Page 8: Bsc M‹SUES P‹R CIKLIN E UL‹T

8

të kryejë studime dhe kërkime në fushën e shkencës së infermeristikës dhe

mësuesisë për ciklin e ulët,

të kryejë kualifikimin shkencor pasuniversitar, kurse të specializimit dhe kurse të

kualifikimit afatshkurtër dhe afatgjatë për infermierë dhe mësues të ciklit të ulët.

Në fakt, IAL Private “Nëna Mbretëreshë Geraldinë” në Burrel, sjell një kontribut të

veçantë në zhvillimin e zonës së Matit ku dhe është lokalizuar. Shërbimi që ky institucion ofron,

duket se përshtatet jo vetëm me kërkesat e të rinjve të zonës për arsim të lartë, por edhe me

nevojat e akumuluara në këtë pjesë të thellë të vendit pas viteve `90-të, për specialistë në fushën

e shërbimit të infermeristikës dhe mësuesisë për shkollën fillore.

Pikërisht, pozicioni gjeografik dhe kontributi që jep në zonën e Matit dhe përreth tij, e

bën të veçantë misionin, rolin dhe përgjegjësinë e IAL-së Private “Nëna Mbretëreshë

Geraldinë” në Burrel. Mirëpo, kjo veçanti bëhet prezente vetëm përmes bisedave me stafin

drejtues të institucionit dhe nuk gjendet e shpallur në asnjë nga dokumentet themelore të tij.

Praktika të mira për t`u ndjekur

1. Institucioni disponon dokumentacionin bazë të veprimtarisë institucionale, Udhëzimin

përkatës, Statutin dhe Rregulloren.

2. Institucioni deklaron qartë qëllimet e tij me natyrë profesionale .

3. Institucioni shpreh qartë në dokumentet e tij aspiratën për të avancuar në të ardhmen me

programe kualifikimi pasuniversitare, kurse specializimi dhe kurse kualifikimi afatshkurtra

dhe afatgjata për infermierë dhe mësues të ciklit të ulët.

4. Institucioni bën të njohur në Buletin Shkencor ambicjen e tij për të zgjeruar veprimtarinë

me programe të reja studimi, duke rritur në këtë mënyrë shërbimet ndaj komunitetit të zonës

së Matit dhe më gjërë.

Aspekte për t`u përmirësuar

1. Institucioni duhet të plotësojë të dhënat e munguara në dokumentacionet përkatëse, si më

poshtë :

a. Nr. e Lejes së MASH-së dhe datën e lëshimit të saj, në Statut, Kreu I, Dispozita

Normative, Neni 1.

b. Datën/vitin e miratimit/rishikimit të Statut dhe Rregullores së IAL.

2. Institucioni mund të marrë në konsideratë që secili nga programet e studimit të ketë

rregullore të posaçme.

3. Institucioni duhet t`i kushtojë vëmendje deklarimit të objektivit të tij kryesor, të

përshkruar në materialin me titull “Tregues të përgjithshëm të universitetit”, sepse vetëm

duke “... pajisur studentët me njohuritë e nevojshme ...” mund të rezultojë e pamjaftueshme

që “... të diplomuarit të përballojnë punën sa më mirë në kushtet përkatëse të jetës praktike”.

Page 9: Bsc M‹SUES P‹R CIKLIN E UL‹T

9

Nga kjo pikëpamje nevojitet që përveç njohurive, të përfshihet në objektiv edhe një nivel i

caktuar aftësish të nevojshme për specialitetin/profesionin përkatës.

4. Qëllimi/misioni me natyrë akademike i shpallur në dokumentet bazë të institucionit, si: “ ...

të zhvillojë, të transmetojë dhe të mbrojë dijet me anë të procesit të mësimdhënies” duket disi

i vështirë që të arrihet vetëm përmes procesit të mësimdhënies, pa përfshirë procesin e

kërkimit.

5. Qëllimi/misioni me natyrë profesionale, si: “... të përgatisë specialistë të lartë me formim

të përgjithshëm në fushën e infermeristikës dhe mësuesisë për ciklin e ulët” ka nevojë të

përplotësohet me elemente që zbërthejnë kuptimin “formim i përgjithshëm” dhe japin një ide

më të qartë rreth asaj se çfarë do të jenë të aftë të bëjnë studentët në përfundim të

programit për të qënë të suksesshëm në profesionin për të cilin diplomohen.

6. Përveç deklaratave me natyrë profesionale dhe aspiratave për të ardhmen, institucioni duhet

të përfshijë në qëllimet/ misionin e tij, edhe hollësi të tjera që nxjerrin në pah natyrën e tij të

veçantë dhe kontributin special që jep në zhvillimin e sektorit arsimor lokal dhe kombëtar.

3. STRUKTURA ORGANIZATIVE DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMIT

TË STUDIMIT “Bsc MËSUES PËR CIKLIN E ULËT”

1.1 . Struktura organizative dhe administrimi i programit të studimit

Programi i studimit “Bsc Mësues për ciklin e ulët” është nën administrimin e Fakultetit të

Mësuesisë, të ILA-së Private “Nëna Mbretëreshë Geraldinë”. Përgjegjësinë direkte për

mbarëvajtjen e këtij programi e mbajnë Departamenti i Edukimit të Përgjithshëm dhe

Departamenti i Metodikës. Në këtë proces ndihmojnë edhe njësi të tjera të fakultetit dhe IAL-së.

Struktura organizative e IAL-së që siguron cilësinë e programit të studimit “Bsc Mësues

për ciklin e ulët”, është e përbërë si më poshtë:

Oragnet drejtuese:

1. Rektorati

2. Senati akademik

3. Këshilli i Fakultetit të Mësuesisë

Autoritet drejtuese

1. Rektori i ILA-së

2. Dekani i Fakultetit të Mësuesisë

3. Përgjegjësi i Departamentit të Edukimit të Përgjithshëm / Departamentit të

Metodikës

4. Përgjegjësi i Qendrës së Kërkimit dhe Zhvillimit

Page 10: Bsc M‹SUES P‹R CIKLIN E UL‹T

10

Njësi përbërëse të IAL-së

1. Fakulteti si njësi kryesore

2. Departamenti si njësi bazë

3. Qendra e kërkimit dhe zhvillimit si njësi bazë

Nga bashkëbisedimi me autoritetet drejtuese të IAL-së dhe Fakultetit të Mësuesisë, për

aspekte të strukturës organizative dhe administrative të programit të studimit “Bsc Mësues për

ciklin e ulët”, mësohet se kjo strukturë ushtron me efikasitet kompetencat e saj, në përputhje me

Rregulloren e funksionimit të vetë fakultetit.

Por, referuar dokumentacionit për strukturën organizative të Fakultetit të Mësuesisë,

rezulton disi i paqartë pozicionimi aktual i Departamentit të Metodikës. Sipas skemës

organizative, ky departament paraqitet si njësi bazë që funksionon më vete, por nuk identifikohet

se kujt i përket si pjesë përbërëse dhe çfarë raporti ka me Deparatmentin e Edukimit të

Përgjithshëm.

Nga përcaktimi i vendit që kanë këto departamente në strukturën organizative të

Fakultetit të Mësuesisë, varet edhe përcaktimi i funksionit/rolit të tyre në administrimin e

programit të studimit të marrë në vlerësim dhe implementimit të strategjive të kërkimit në

fushën e mësuesisë së ciklit të ulët. Në këtë pikë, vlen të kujtohet parimi se “forma shoqëron

përmbajtjen”.

Megjithatë, është plotësisht e qartë që Fakulteti i Mësuesisë , si njësi kryesore e IAL-së

Private për organizimin e programit të studimit “Bsc Mësues për ciklin e ulët”, është edhe

struktura përgjegjëse që lëshon diplomën e ciklit të parë të studimeve universitare, të emërtuar:

“Bachelor” në Mësues për ciklin e ulët.

Zotëruesi i kësaj diplome cilësohet “Specialist i lartë në fushën e mësuesisë për ciklin e

ulët” 5 dhe mund të ushtrojë profesionin në këtë fushë konform ligjeve të Arsimit të Lartë dhe të

ushtrimit të profesionit të mësuesit për arsimin fillor në Shqipëri.

Lidhur me emërtimin programit të studimit “Bsc Mësues për ciklin e ulët” në IAL

Private “Nëna Mbretëreshë Geraldinë”, grupi i vlerësimit konstatoi përputhje me Udhëzimin

përkatës të MASH-së, Nr. 30, datë 29.07.2008, “Për organizimin e studimeve të larta

universitare për formimin profesional të mësuesve”, Pika 1, ku thuhet: “Institucionet e Arsimit të

Lartë organizojnë programe studimi për përgatitjen e mësuesve për arsimin fillor (cikli i ulët,

klasa 1-5) ...”

Por, lidhur me emërtimin e diplomës në përfundim të programit të studimit, vërehet se

IAL e përfshirë në vlerësim ka ruajtuar të pandryshuar emërtimin e programin e studimit,

ndërkohë që Pikës 2 e Udhëzimit të MASH-së, Nr. 30, datë 29.07.2008, “Për organizimin e

studimeve të larta universitare për formimin profesional të mësuesve”, ku thuhet se, “... Në

përfundim të tyre jepet përkatësisht diplomë e nivelit të parë, DNP në mësuesi për arsimin

fillor”, duket se nuk lë mundësi për mëdyshje ose tjetërsim të emërtimit të diplomës.

5 Dokument i IAL-së Private “Nëna Mbretëreshë Geraldinë”, me titull “Të dhëna rreth kursit të studimit Mësues i

ciklit të ulët”

Page 11: Bsc M‹SUES P‹R CIKLIN E UL‹T

11

Praktika të mira për t`u ndjekur

1. IAL Private funksionon sipas një strukture organizimi të përshkruar në

Rregulloren e Universitetit.

2. Fakulteti i Mësuesisë është njësi kryesore që lëshon diplomën në përfundim të

programit të studimit “Bsc mësues për ciklin e ulët” .

3. Pjesë përbërëse e Fakultetit të Mësuesisë është edhe QKZH.

Aspekte për t`u marrë në konsideartë

1. Ka nevojë të saktësohet pozicioni dhe roli i dy departamenteve të Fakultetit të

Mësuesisë në raport me administrimin e programit të studimit “Bsc Mësues për

ciklin e ulët”.

2. Mund të rishikohet emërtimi i diplomës përkatëse në termat e udhëzimit të

MASH-së dhe njohjes nga tregu i punës.

1.2 . Plani mësimor dhe programet disiplinore/syllabuset

Programi i studimit “Bsc Mësues për ciklin e ulët” zhvillohet në sistemin me kohë të

plotë, me kohëzgjatje 3 vite akademike, ose gjashtë semestra dhe që përfundon me realizimin e

180 krediteve. Komponentët kryesorë mbi të cilët mbështet programi i studimit janë: Plani

mësimor dhe Programet disiplinore/Syllabuset.

1.2.1. Plani mësimor

Plani mësimor i programit të ciklit të parë të studimit “Bachelor në Mësues për ciklin e

ulët” është unik për të gjitha IAL-të që zhvillojnë një të tillë. Struktura dhe përmbajtja e tij

bazohet në Udhëzimin e MASH-së, Nr. 30, datë 29.07.2008 “Për organizimin e studimeve të

larta universitare për formimin universitar të mësuesve”, fq. 29, “Plani mësimor i programit të

studimit në mësuesi për arsimin fillor”. Në këtë udhëzim paracaktohen titujt e disiplinave me

kreditet përkatëse, ngarkesa mësimore dhe shpërndarja e tyre në semestra. Pjesë e planit janë

lëndët me zgjedhje, praktika profesionale dhe në përfundim, edhe provimi i diplomës. Një vit

akademik parashikohet të jetë 30 javë. Mësimi zhvillohet 5 ditë në javë. Ditët e festave nuk

zhvillohet mësim apo provim.

Nga shqyrtimi i planit mësimor të programit të studimit “Bsc Mësues për ciklin e ulët” në

IAL-në Private “Nëna Mbretëreshë Geraldinë”, grupi i vlerësimit të jashtëm konstatoi:

Praktika të mira për t`u ndjekur

1. Hartimi i planit bazohet në kredite (ECTS). Një kredit ka 25 orë. Shpërndarja e krediteve për

çdo vit akademik është përllogaritur korrekt, me 60 kredite/vit akademik dhe në total për tre

vite, 180 kredite. Kjo e bën planin formalisht të pajtueshëm me Kartën e Bolonjës që qëndron

në themel të Sistemit të AL në Shqipëri dhe Europë.

Page 12: Bsc M‹SUES P‹R CIKLIN E UL‹T

12

2. IAL-Private është përpjekur të administrojë autonominë akademike për hartimin e planit

mësimor të programit të përfshirë në vlerësim.

3. Përmbajtja e planit mësimor merr në konsideratë nevojën për formim profesional të

studentëve dhe kërkesat aktuale të tregut të punës. Ky tipar e bën planin profesionalisht

sfidues.

4. Titujt e disiplinave/lëndëve të përfshira në plan janë rregulluar dhe kategorizuar me kujdes,

krahasuar me titujt e planit të paracaktuar në Udhëzimin përkatës të MASH-së. Ato janë

paraqitur shkurt, qartë dhe me një qasje të dukshme në traditën e arsimimit të mësuesve të

ciklit të ulët në vendin tonë, kombinuar butë me prirjen aktuale të përgatitjes së mësuesve

dhe udhëzimit të adresuar më lartë. Kjo e bën planin të dallueshëm nga të tjerët e këtij lloji,

dhe tregon se hartimi i tij mund të jetë produkt i një angazhimi të përbashkët mes trupës

akademike me përvojë të gjatë në Arsimin e Lartë dhe profesionistëve më të rinj të Arsimit

Fillor.

5. Raporti teori – praktikë (referuar disiplinave lëndore dhe praktikës

profesionale/pedagogjike të përfshirë në plan) pavarësisht se favorizon teorinë (afërsisht 81

%), duket qartë se i jep një peshë të konsiderueshme praktikës (gati 19 %). Bie në sy fakti

që numri i krediteve akorduar praktikës, rritet duke filluar nga viti i parë 10 kredite, në të

dytin 16 kredite dhe në tretin 18 kredite, duke arritur në total 34 kredite ose 750 orë gjithsej

(ose 325 orë praktikë më shumë sesa parashikon Udhëzimi Nr.30 i MASH-së).6 Pra, nga 6

semestra që parashikon plani mësimor, më shumë se një semestër është praktikë

profesionale/pedagogjike. Kjo tregon se IAL Private i jep rëndësi të mësuarit duke

praktikuar.

6. Në planin mësimor është përfshirë lënda e titulluar “Bazat e kërkimit pedagogjik” (3

kredite) 15 leksione /15 seminare që tregon se programi synon pajisjen e studentëve me

njohuri dhe aftësi të kërkimit në fushën e pedagogjisë.

7. Plani ka të përfshirë qysh në vitin e parë mësimin e anglishtes duke rritur aftësitë studentë

për të shfrytëzuar literaturë në gjuhë angleze dhe për të thelluar dijet profesionale.

8. Në përgjithësi shpërndarja e lëndëve nëpër semestra/vite respekton parimet e ndërtimit të

një plani mësimor. Ruhet hierarkia për lëndë të së njëjtës fushë dhe për lëndë të veçanta

spikat parimi linear i marrjes së dijeve.

Aspekte që duhen përmirësuar

1. Mungon miratimi i planit mësimor nga departamenti përkatës, Dekani i Fakultetit dhe

Rektori i Universitetit. Kjo e bën planit të papërshtatshëm nga ana formale për t`u zbatuar për

vitin akademik 2010-2011-2012.

2. Formati i planit mësimor ka nevojë të përplotësohet teknikisht me elementë të

domosdoshëm që e bëjnë atë të qartë edhe nga pikëpamja funksionale, si:

6 Udhëzimi i MASH-së Nr.30, date 29.07.2008 “Për organizimin e studimeve të larta universitare për formimin

universitar të mësuesve”, fq. 29-30, “Plani mësimor i programit të studimit në mësuesi për arsimin fillor”, për

praktikën shkollore parashikon 425 orë në total.

Page 13: Bsc M‹SUES P‹R CIKLIN E UL‹T

13

- Cilësimi i sistemit të studimeve (me kohë të plotë),

- Vendosja e legjendës me informacion të përgjithshëm për strukturën mësimore (si numri i

javëve për: mësim, praktikë profesionale dhe sezon provimi)

- Shtrirja e ngarkesës mësimore nëpër semestra

- Plotësimi në fund të tabelës, i totalit të orëve brenda dhe jashtë auditorit

- Totali Leksione/Seminare

- Ngarkesa mësimore javore, Etj..

3. Në plan është paraqitur totali i orëve në auditor, për çdo vit akademik, por nuk është

paraqitur tortali i orëve jashtë auditorit/puna individuale e studentit. Megjithatë, nga

përllogaritja e kryer për të zbuluar raportin mes orëve në auditor dhe orëve jashtë

auditorit/puna individuale e studentit, u zbulua se këto të fundit qëndrojnë në sasi më të

madhe sesa lejojnë udhëzimet përkatëse.7 P.sh., në vitin e parë raporti orë në auditor me orë

jashtë auditorit/individuale qëndron respektivisht 680 orë me 820 orë, duke krijuar një

diferencë prej 140 orësh ose e pëkthyer në kredite, 5.6 kredite më shumë realizohen me punë

individuale nga studentët. Në vitin e dytë, raporti është 691 me 809, duke krijuar një

diferencë prej 118 orësh, ose 4.7 kredite më shumë që realizohen jashtë auditorit. Në vitin e

tretë akademik raporti është 662 me 838, ose 176 orë, ose 7 kredite më shumë që realizohen

jashtë auditorit. Në total, në tre vite akademike, krijohet një sasi kreditesh të realizuara jashtë

auditorit prej 17.3 kredite më shumë ose 432.5 orë më shumë . Ky raport, në grafik

paraqitet si më poshtë:

Megjithëse raporti aktual favorizon në një masë të caktuar orët jashtë auditorit, grupi i vlerësimit

nuk konstaton thyerje të normave të lejuara. Por, mbase është më e efektshme që në vitin e parë,

raporti orë brenda auditorit me orë jashtë auditorit, të jetë më i ngushtë dhe në vitet e tjera të

thellohej gradualisht, duke shkuar në favor të orëve jashtë auditorit.

7Shënim: Zakonisht, gjysma e krediteve përmbushet nga puna në auditor dhe gjysma tjetër nga puna individuale e

studentit.

0

500

1000

1500

2000

2500

3000

Viti I Viti II Viti III Totali

Raporti i oreve brenda dhe jashte auditorit

Ore brenda ne auditor

Ore jashte auditoritper pune individualete studentit

Page 14: Bsc M‹SUES P‹R CIKLIN E UL‹T

14

4. Raporti i krediteve/orëve të realizuara brenda dhe jashtë auditorit rezulton i thellë për

kategori dhe lëndë të veçanta. P.sh., Gramatikë, Hyrje në gjuhësi, Drejtshkrim ka gjithsej

17 kredite ose 425 orë në total, nga të cilat 170 orë në auditor dhe 225 orë jashtë auditorit.

Matematika ka 9 kredite ose 225 orë, nga të cilat 90 orë brenda auditorit dhe 135 orë jashtë

auditorit. E kështu me radhë. Të gjitha lëndët realizohet me kredite dhe orë mësimi të shtuar

jashtë auditorit.

5. Sipas udhëzimeve të MASH-së, nuk mund të ketë modul/lëndë nën 3 kredite. Bazuar në këto

udhëzime dhe në rëndësinë që ka moduli “Didaktikë e përgjithshme”, duket e

papërshtatshme të qëndrojë me 2.5 kredite ose 62.5 orë, nga të cilat vetëm 27 orë

realizohen brenda auditorit dhe 35.5 orë mbeten për jashtë auditorit. Nga kjo pikëpamje

duhen riparë edhe modulet e tjera me kredite më pak se 2, si: Edukimi muzikor, Metodikë

bukurshkrimi, Kimi, modulet e përfshira në kategorinë Arti dhe sporti, Informatikë, etj. Nese

rritet numri i krediteve të këtyre moduleve të veçanta, atëherë ka mundësi që të balancohet

edhe raporti mes orëve brenda auditorit dhe jashtë auditorit në planin si tërësi.

6. Formati i zgjedhur për planin mësimor lejon të vëresh shpërndarjen në vite akademike të

lëndëve dhe moduleve përkatëse, madje edhe sesi vijojnë/alternohen me njëra-tjetrën nga viti

në vit, por nuk lejon të vëresh ngarkesën mësimore javore , e cila sipas rregullit nuk duhet

t`i kalojë 25 orë/javë.

7. Ka një mospërputhje mes deklarimit formal për të dhënat e kursit të studimit “Mësues për

ciklin e ulët”, pika 5 e tij, përsa i përket ndarjes së lëndëve sipas kategorive që përkojnë me

Udhëzimin e MASH-së, si: formim i përgjithshëm, formim bazë, formim special dhe me

zgjedhje, dhe pasqyrimit të tyre në planin mësimor. Është e këshillueshme që të

harmonizohet kategorizimi i lëndëve në plan me deklarimin formal nga institucioni.

8. Lëndët me zgjedhje, të cilat mungojnë në plan, duhet të konsiderohen sepse luajnë rol të

rëndësishëm në thellimin ose zgjerimin e dijeve dhe kompetecave të studentëve, duke krijuar

për ta, mundësi më të mëdha për studime shtesë dhe punësim.

9. Leksionet dhe seminaret janë veprimtaria dominuese për realizimin e të gjitha disiplinave të

përfshira në plan, pa bërë dallimin se disa prej tyre mund të kenë nevojë edhe për veprimtari

praktike / laboratorike / vrojtuese të specifikuara sipas fushës / tematikës. P.sh., edukimi

figuratv,shkencat e natyrës, didaktika e diturisë së natyrës, informatika, etj..

10. Në planin mësimor figurojnë lëndë të ndryshme që i mëshojnë fort formimit të përgjithshëm

dhe profesional, por nuk gjendet ndonjë disiplinë e veçantë që të kontribuojë drejtpërsëdrejti

në formimin etik, duke lënë mënjanë një aspekt të rëndësishëm të kompletimit të përgatitjes

së mësuesit të ardhshëm.

11. Gjithashtu, mund të përfshihet në plan si lëndë/modul më vete, një set njohurish dhe aftësish

nga fusha e edukimit special, sespe prej vitit 2003, sistemi arsimor parauniversitar në

vendin tonë funksion si arsim gjithpërfshirës. Kjo nënkupton që në shkollën e zakonshme

kanë të drejtë të arsimohen edhe nxënësit me nevoja të veçanta. Në këto kushte, të gjitha

programet universitare që përgatisin mësues, përfshi edhe ata të ciklit të ulët dhe

Page 15: Bsc M‹SUES P‹R CIKLIN E UL‹T

15

parashkollor, duhet të pajisin mësuesit e rinj me njohuritë bazë të edukimit special për t`iu

përgjigjur kërkesave të tregut të sotëm të punës.

12. Lënda e informatikes e parashikuar në plan për t`u zhvilluar vitin e tretë, ndoshta do të ishte

mirë që të zhvillohej qysh në vit të parë, me qëllim që studentët të mund t`i përdornin

njohuritë dhe aftësitë e fituara në kuadër të lëndës, në dobi të realizimit me suskes të

programit të studimit në tërësi.

1.2.2. Programet lëndore/Syllabuset

Programet lëndore / Syllabuset janë një komponent i rëndësishëm i realizimit cilësor të

programit të studimit. Si rregull, një program disiplinor hartohet nga titullari i lëndës, sipas

kritereve të caktuara dhe formatit të pranuar nga institucioni. Pasi hartohet, programi kalon për

rishikim dhe diskutim në departament, ku merr edhe miratimin për cilësinë e tij. Në fund,

programi kalon në Dekanat për të marrë vendimin për t`u ekzekutuar në auditor.

Grupi i vlerësimit mori në shqyrtim një për një programet lëndore të vëna në dispozicion

nga institucioni përmes e-mail. Gjithashtu, për të rritur ekspertizën në vlerësimin e përmbajtjes

tematike të programeve lëndore të veçanta, grupi i vlerësimit u konsultua me specialistë të

fushave lëndore përkatëse që japin mësim në programin e studimit “ Bachelor në Mësues për

arsimin fillor”, në FSHE-së, Universiteti Publik i Elbasanit.

Nga shqyrtimi paraprak i programeve lëndore, rezultoi se asnjë prej tyre nuk mban

konfirmimin institucional edhe pse shumica janë skanuar dhe më pas janë dërguar

elektronikisht për vlerësim. Analiza më e hollësishme e tyre, çoi në vlerësimet e mëposhtme:

Praktikë e mirë për t`u ndjekur

1. Institucioni disponon të gjitha programet lëndore për zhvillimin e programit të studimit.

2. Shumica e programeve ofrojnë një kuadër temash/dijesh në koherencë me fushën e

studimit dhe në përshtatje me formimin profesional të studentëve.

3. Një pjesë e programeve kanë prezantuar në mënyrë më të detajuar tematikën e tyre, duke

përfshirë çështjet dhe nënçështjet që ato ofrojnë.

Aspekte për t`u përmirësuar

1. Programet lëndore duhet të kalojnë në procedura diskutimi (për nivelin e tyre shkencor dhe

profesional) dhe miratimi institucional përpara se të vihen në zbatim.

2. Është e dëshirueshme për IAL-në Private që të punojë për të standardizuar formatin e

programeve lëndore.

3. Standardet e cilësisë kërkojnë që programi lëndor, përveç titullit të disiplinës dhe kuadrit të

përmbajtjes lëndore, të përfshijë elemente të cilët tregojnë:

- titullarin që ka përgatitur programin dhe pedagogu që është caktuar ta zhvillojë lëndën,

- kursin të studentëve të cilit i adresohet programi lëndor dhe periudha/semestri kur do të

zhvillohet,

Page 16: Bsc M‹SUES P‹R CIKLIN E UL‹T

16

- raportin e ngarkesës mësimore në auditor (leksion/seminare) dhe jashtë auditorit,

- qëllimet dhe objektivat që pritet të arrihen në përfundim të programit lëndor,

- strategjia/metodat/format e mësimdhënies me të cilat do të arrihen objektivat dhe/ose

përfshirja e teknologjive të reja në mësimdhënie/mësimnxënie/vlerësim,

- tekstet bazë /leksionet bazë/ bukleti bazë dhe literatura e rekomanduar,

- mënyrën e kontrollit të dijeve dhe vlerësimit përfundimtar

- konfirmimin nga titullari i lëndës dhe miratimin nga autoritetet përgjegjëse për cilësinë e

programit lëndor.

4. Disa programe lëndore, si: Edukimi figurativ, Edukimi muzikor, Anglisht, etj., bëjnë një

ekspoze të përmbledhur të temave mësimore, shpesh duke renditur aq tema sa janë

parashikuar për leksione. Ka raste, kur numri i temave rezulton më i pakët sesa numri i

leksioneve të parashikuara në planin mësimor. Këto programe, sikurse të tjerat, duhet të

kompletohen me tërë elementet e përmendura më sipër dhe të paraqesin temat dhe cështjet

mësimore në mënyrë të plotë.

5. Edhe programi lëndor/syllabusi i praktikës pedagogjike paraqet problematikë të ngjashme

me programet e tjera, dhe nuk prezanton se cilat janë qëllimet dhe objektivat, metodologjia e

punës për realizimin e objektivave, kontolli i aftësive për praktikim, vlerësimi i vazhdueshëm

dhe vlerësimi përfundimtar. Megjithatë, përmes diferencimit të tematikës mësimore të

programit lëndor të praktikës për vitin e parë, të dytë dhe të tretë, mund të dallosh se kjo

veprimtari progreson gradualisht duke kaluar nga vëzhgimi i orientuar tek praktikimi i

pavarur.

4. STAFI AKADEMIK DHE MBËSHTETËS

Numri i stafit që jep mësim në programin e studimit “Bsc Mësues i ciklit të ulët”, është 23

pedagogë (M –15 ; F –8 ). Nga ky staf 11 pedagogë janë të brendshëm në institucion, dhe 7 janë

të jashtëm. Lidhur me kualifikimet, rezulton se vetëm 3 pedagogë kanë titullin Prof.Dr., 1 ka

titullin Prof.As.; 2 mbajnë gradën Dr. dhe 1 pedagog kanë kryer studimet Master Shkencor. Një

pjesë janë në kualifikim e sipër. Të paraqitura në tabelë, të dhënat lidhur me stafin mësimdhënës

paraqiten si më poshtë:

Pedagog Me kohë të plotë Me kohë të pjesshme

Gjithsej

23

Femra

8

Gjithsej

11

Femra

2

Gjithsej

12

Femra

6

Tab.1. Numri i stafit akademik që zhvillon mësim në programin e studimit “Bsc Mësues për

ciklin e ulët”, IAL-Privat “Nëna Mbretëreshë Geraldinë’, Burrel

Page 17: Bsc M‹SUES P‹R CIKLIN E UL‹T

17

Nga të dhënat e mësipërme vërehet se raporti pedagog i brendshëm me pedagog të

jashtëm, rezulton me një diferencë shumë të vogël, një më tepër pedagog të jashtëm sesa të

brendshëm. Si rregull, raporti duhet të shkojë në favor të numrit të pedagogëve të brendshëm.

Të dhënat lidhur me cilësinë/kualifikimin e stafit, paraqiten si më poshtë:

Ped.gjithsej Prof.Dr. Prof.As.Dr. Dr. Msc. Të tjera

23

100 %

11 me kohë

të plotë

3

13 %

3 me kohë

të plotë

1

4.3 %

0 me kohë

të plotë

1

4.3 %

0 me kohë

të plotë

2

8.6 %

0 me kohë

të plotë

15

69.8 %

8 me kohë

të plotë

Tab.2. Kualifikimi i stafit akademik që zhvillon mësim në programin e studimit “Bsc Mësues i

ciklit ë ulët”, në IAL-Privat “Nëna Mbretëreshë Geraldinë”, Burrel

Referuar të dhënave të paraqitura në tabelë/diagram, lidhur me nivelin e kualifikimit të

stafit akademik të angazhuar për të dhënë mësim në programin e studimit të marrë në vlerësim,

vërehet se profesorati me tituj “Profesor”, “Profesor i asociuar” dhe gradën “Doktor i

shkencës” përbën 21,6 % të totalit të stafit ose rreth 1/5 e stafit (sipas të dhënave të pasqyruara

në “Tabeleën e stafit akademik, 2011-2012”, të vënë në dispozicion nga vetë IAL Private gjatë

vizitës në institucion). Nga këta, 13% janë pedagogë të brendshëm dhe 8.6% janë pedagogë të

jashtëm. Nga bashkëbisedimi me drejtuesit e IAL-Private u mësua se shumica e pedagogëve që

rezultojnë pa grada, janë në proces për të rritur shkallën e kualifikimit.

Stafi akademik sipas niveleve te kualifikimit

Prof.Dr.

Prof.As.Dr.

Dr.

MSc

Pakualifikuar

Page 18: Bsc M‹SUES P‹R CIKLIN E UL‹T

18

Çështja e kualifikimit të stafit duket se përbën edhe një nga prioritetet e zhvillimit të

IAL-Private. Në këtë kuadër, institucioni informon se ka zhvilluar kualifikime tematike në

adresë të stafit akademik dhe personelit ndihmës lidhur me përdorimin e teknologjive të reja në

procesin e mësimdhënies, të nxënit, vlerësimit, si dhe administrimit të programeve të studmit.

IAL-Private angazhon personel ndihmës të mjaftueshëm për realizimin e laboratoreve,

zhvillimin e praktikave profesionale dhe mirëmbajtjen e mjediseve mësimore.

Praktike e mirë për t`u ndjekur

1. IAL – Private ka si pjesë të startegjive të zhvillimit arritjen e standardit për cilësinë

e stafit.

2. IAL-Private zhvillon me stafin akademik, kualifikime tematike me bazë

institucioni.

3. IAL-Private ka në dispozicion personel ndihmës të mjaftueshëm.

Aspekte për t`u zhvilluar ose konsideruar

1. Të zhvillohen strategji të rekrutimit të stafit të ri me nivele më të larta kualifikimi.

2. Të krijohet suport i nevojshëm për kualifikim të stafit jo vetëm me bazë

institucioni por edhe më gjërë.

3. Të zhvillohen qasje startegjike për zhvillimin e stafit duke i lidhur nevojat e

kualifikimit të tyre me qëllimet strategjike të institucionit.

4. Të krijohen mundësi formale dhe sistematike të zhvillimit të stafit përmes

shkëmbimit të përvojës së mirë brenda dhe jashtë institucionit.

5. MËSIMDHËNIA, TË NXËNIT DHE KONTROLLI I DIJEVE

Në opinionin e grupit të vlerësimit, cilësia e mësimdhënies, të nxënit dhe kontrollit të

dijeve është e lidhur ngushtë me nivelin e kualifikimit të stafit. Referuar dokumenteve

përkatëse të IAL-Private mësohet se nga 40 lëndë që përmban programi i studimit në tre vite,

vetëm 7 prej tyre mbulohen me staf të kualifikuar. Pjesa tjetër mbulohet nga një staf i

pakualifikuar mjaftueshëm ose që mund të jetë në proces kualifikimi. Të paraqitura në diagram,

këto të dhëna ofrojnë një pamje si më poshtë:

Page 19: Bsc M‹SUES P‹R CIKLIN E UL‹T

19

Sikurse vërehet nga diagrama, më pak se çereku i programit mësimor mbulohet me staf të

kualifikuar. Pjesa më madhe e tij ose më shumë se treçereku, mbulohet me staf të pakualifikuar

mjaftueshëm/përshtatshëm. Kjo situatë vë në dyshim arritjen e Standardit III/2, të deklaruar në

materialin e vetëvlerësimit të IAL-Private për programin e studimit “Msc Mësues për ciklin e

ulët”, fq.4, ku shprehimisht thuhet:

Kriteri 4 Institucioni “Nëna Mbretëreshë Geraldinë” angazhon si rregull

titullarë të lëndëve ato që kanë së paku gradën “Doktor”.

Në praktikën e përditshme, procesi i mësimdhënies në programin e studimit “Bsc

Mësues për ciklin e ulët” është i organizuar sipas kursit/grupeve të studentëve. Një kurs e

zhvillon mësimin në godinën e lokalizuar në Burrel dhe kursi tjetër në godinën e lokalizuar në

Bulqizë.

Në fakt, grupi i vlerësimin vizitoi vetëm godinën e lokalizuar në Burrel dhe për çështje të

ndryshme të cilësisë së mësimdhënies, të nxënit dhe kontrollit të dijeve, mori në shqyrtim planin

mësimor të degës, si dhe të dhënat e grumbulluara nga takimi i zhvilluar me stafin, dhe nga

intervista/pyetësori i kryer me studentët që ndjekin programin përkatës të studimit në Burrel.

Shqyrtimi i planit mësimor tregoi se format kryesore të mësimdhënies janë: leksionet,

seminaret dhe praktika pedagogjike. Mirëpo, burime nga stafi treguan se një nga format e tjera të

mësimdhënes eshtë edhe veprimtaria laboratorike e cila nuk ka gjetur pasqyrim në planin

mësimor të degës.

Në përgjithësi, raporti leksion / seminar duket i përshtatur me natyrën e lëndëve. Por,

ka raste që duhen rishikuar, p.sh., në kategorinë “Arti dhe sporti” (50 L / 30 S) dhe

“Didaktikë” (48 L / 24 S) të parashikuara për t`u zhvilluar vitin e dytë, i është dhënë prioritet

leksioneve krahasuar me seminaret. Ndërsa në disiplinën “Njohuri loje” dhe “Informatikë”,

dukuria arrin kulmin, me një raport befasues 20 L/ 0 S dhe 18 L / 0 S.

Mbulimi i programit me staf akademik

Lende/Module tembuluara me staf tekualifikuar

Lende/Module tembuluara me staf tepakualifikuar

Page 20: Bsc M‹SUES P‹R CIKLIN E UL‹T

20

Këto lëndë nuk mund të konceptohen pa seminare/vëzhgime/praktikë, p.sh., si mund të

mësohet informatika pa praktikuar në kompjuter?! E njëjta pyetje mund të shtrohet edhe për:

Edukimi fizik, muzikor, figurativ dhe njohuri loje.

Nga biseda me stafit akademik dhe intervista me studentët e programit të studimit të

marrë në vlerësim, mësohet se metodat kryesore të përdoruara në zhvillimin e leksioneve dhe

seminareve synojnë të vendosin studentët në qendër. Këto metoda priren të ndërthurin ligjëratën

e pedagogut me pjesmarrjen interaktive të studentëve, nxitjen e tyre për të shtruar probleme, për

të ngjallur diskutime dhe debate për çështje të ndryshme të mësimit dhe praktikës. Gjithashtu,

stafi akademik angazhon studentët në punë me grupe / detyra individuale të lidhuara me qëllimet

dhe natyrën profesionale të programit të studimit, produktet e të cilave shërbejnë si dëshmi të

arritjes së qëllimeve të të nxënit.

Në mbështje të procesit të mësimdhënies dhe të nxënit, stafi akademik ka përgatitur

leksione të posaçme sipas lëndës/modulit për t`u përdorur nga studentët në vend të tekstit

bazë. Leksionet janë të shtypura dhe ofrohen në formë dispencash. Stafi sqaron se përmbajtja e

leksioneve është strukturuar në atë mënyrë që u vjen në ndihmë studentëve, duke e bërë më të

lehtë procesin e të nxënit të tyre dhe duke krijuar mundësi më të mëdha për arritje të larta.

Unanimisht, stafi deklaron se ka vënë në dispozicion të studentëve edhe materiale të tjera si

literaturë ndihmëse, por kjo çështje nuk konfirmohet në programet lëndore të përgatitura prej

tyre. Ndërsa studentët informojnë se tekstet janë të pakta dhe shumica e lëndëve mbështeten në

leksione me shkrim.

Përgjatë procesit të mësimdhënies stafi akademik dhe personeli ndihmës, shpjegon se

përdor një bazë materiale dhe tekniknologjike bashkëkohore si, mjete e paisje laboratorike,

mjete audiovizive, etj., (shih Fasilitetet, burimet materiale etj.).

Vlerësimi i arritjeve të studentëve është gjithëvjetor dhe realizohet i ndërthurur me

proceduarat e të nxënit. Vlerësimi përfundimtar lidhet me natyrën e lëndës dhe kryesisht

zhvillohet me shkrim. Institucioni konfirmon se për vlerësimin përfundimtar të lëndës, përdoren

teste të sekretuara, cilat lexohen elektronikisht dhe lejojnë studentët që të informohen

individualisht dhe në kohë të shpejt për rezultatet e vlerësimit të tyre. Për rastet e ankimimit të

studentëve lidhur me vlerësimin, njësitë përgjegjëse të institucionit respektojnë me korrektësi

procedurat e shpallura në Rregulloren e IAL-së Private.

Shkalla e kalueshmërisë së studentëve rezulton shumë e lartë dhe mbetjet në provim

janë të pakta.

Praktika profesionale/pedagogjike përbën një nga format e mësimdhënies dhe të nxënit

që siguron qasjen e studentit me profesionin. Në programin e studimit të marrë në vlerësim,

praktika pedagogjike realizohet në grupe të vogla me nga 4-5 studentë të cilët atashohen pranë

një mësuesi-mentor të kualifikuar dhe me përvojë në profesion. Nga ana tjetër, institucioni

siguron tutorimin e grupeve të studentëve me një pedagog të aftë në fushën e metodologjisë dhe

mësimdhënies në ciklin e ulët. Praktika profesionale përfshin orë vëzhgimi, praktikim të

pjesshëm dhe praktikim të plotë nga ana e studentëve të degës. Institucioni nuk ka një

Page 21: Bsc M‹SUES P‹R CIKLIN E UL‹T

21

udhëzues për praktikën pedagogjike të studentëve që të orientojë ata në faza të ndryshme

praktikës (vëzhgimi, mësimdhënia e pjesshme, mësimdhënia e plotë).

Vlerësimi i studentëve për aftësitë praktike bëhet hap pas hapi sipas qëllimeve të

programit duke përfshirë edhe shqyrtimin e dokumentacionit që shoqëron praktikimin e

studentëve nga viti i parë deri në të tretin. Stafi dhe studentët dëshmojnë se dokumenti bazë i

praktikës është Ditari i mësimdhënies. Në vlerësim marrin pjesë mësuesi-mentor, pedagogu-

tutor dhe vetë studenti – praktikues. Nuk është plotësisht e qartë sesi vlerësohet studenti-

praktikues lidhur me detyrat e fazës së vëzhgimit, sepse mungojnë listat e kontrollit për

qëllime vëzhgimi e praktikimi.

Praktika të mira për t`u ndejkur

1. Metodat e mësimdhënies priren të vendosin studentin në qendër. Leksionet dhe seminaret

inkurajojnë pjesmarrjen interaktive të studentëve, në diskutime dhe debate për çështje të

ngritura nga mësimi ose nga detyrat studimore vetjake ose në grup.

2. Në procesin e mësimdhënies, të nxënit dhe kontrollit të dijeve, stafi akademik përdor

materiale dhe teknologji bashkëkohore .

3. Kontrolli i dijeve bazohet në vlerësimin e detyrave studimore gjithëvjetore dhe në

provimin përfundimtar.

4. Vlerësimi studentëve në provimet me shkrim realizohet i sekretuar, duke siguruar

objektivitet në vendosjen e notës.

5. Kalueshmëria është në nivele të larta. Mbetjet janë të pakta.

6. Praktika profesionale realizohet sipas Sistemit të Mentorimit.

Aspekte që duhen përmirësuar

1. Të punohet për të siguruar standardin për mbulimin e lëndëve, (veçanërisht leksioneve) me

staf të kualifikuar me të paktën gradën “Doktor”.

2. Të pasqyrohet në planin mësimor “puna praktike/laboratorike” si formë e mësimdhënies

që praktikisht ushtrohet përkrahë formave të tjera: leksione dhe seminare.

3. Të përmirësohet raporti leksion-seminar-praktik/laborator për lëndë të veçanta të cilat

kërkojnë domosdoshmërisht praktikim të njohurive.

4. Përveç leksioneve të shtypura që ndihmojnë studentët në procesin e të nxënit, duhet të

përfshihen domosdoshmërisht tekste bazë dhe literaturë ndihmëse , me qëllim që të

zgjerojnë mundësitë e studentit në kërkim të dijes dhe të inkurajojnë ata që marrin përsipër

përgjegjësinë për të nxënit e tyre. Kjo bën dallimin mes “nxënësit” dhe “studentit”.

5. Të përgatitet një udhëzues për praktikën pedagogjike që orienton studentët, mentorët dhe

turorët me qëllimet e praktikës në faza të ndryshme, si dhe siguron detyra dhe lista kontrolli

për vlerësimin e aftësive dhe kompetencave profesionale.

6. Të krijohet një sistem me bazë departamenti për vlerësimin e brendshëm të

mësimdhënies. Është e rëndësishme që departamenti të vlerësojë sistematikisht gjendjen e

mësimdhënies nga stafi që drejton dhe të hartojë strategji për zhvillimin e nevojave të tyre.

Page 22: Bsc M‹SUES P‹R CIKLIN E UL‹T

22

6. KËRKIMI SHKENCOR

Sipas Kartës së Bolonjës dhe Standardeve të Bashkimit Evropian, kërkimi shkencor duhet

të jetë pjesë integrale e misionit të IAL-së për të avancuar dijen në fushat përkatëse dhe për të

prodhuar zgjidhje në dobi të komunitetit dhe tërë shoqërisë.

Nga kjo pikëpamje, pritet që përmes kërkimit, IAL- Private “Nëna Mbretëreshë

Geraldinë”, të kontribuojë në zgjerimin e bazave teorike dhe shërbimit praktik në industrinë e

edukimit, si dhe të sigurohet që studentët që ndjekin programin e studimit “Bsc në Mësues për

ciklin e ulët” të zhvillojnë aftësitë e nevojshme të kërkimit që mundësojnë zgjidhje të sukseshme

në praktikën shkollore.

Egzaminimi i fushës së kërkimit në IAL-Private nga grupi i vlerësimit të jashtëm tregoi

se është ngritur një strukturë e posaçme e emërtuar “Qendra e kërkim – zhvillimit” (QKZH)

cila inkuadron në vetvete dy sektorë:

Sektori i shkencave infermieristike

Sektori i shkencave pedagogjike

Performanca e kërkimit në sektorët përkatës të QKZH-së, ka gjetur shprehje në disa drejtime, si:

Botimin e Buletinit Shkencor,

Botime të teksteve mësimore nga pedagogët e lëndëve,

Aktivitete shkencore si: konferenca dhe seminare,

Pjesmarrje e stafit në aktivitete shkencore brenda dhe jashtë vendit,

Lidhja e kërkimit me procesin mësimor dhe përfshirja e studentëve në detyra studimore,

Përgatije programesh të reja studimit në fusha të lidhura me potencialet e institucioni,

projekte të përbashkëta studimi me shoqata joqeveritare/qeveritare në dobi të komunitetit.

Praktikë e mirë për t`u ndjekur 1. Institucioni ka ngritur një strukturë të posaçme për kërkimin shkencor të emërtuar

“Qendra e kërkim-zhvillimit” (QKZH).

2. Performanca shkencore e QKZH ka gjetur shprehje kryesisht në fushën e botimeve dhe

aktiviteteve shkencore.

Aspekte që duhen përmirësuar

1. QKZH duhet të hartojë strategji të kërkimit shkencor konform vizionit të IAL-së Private, si

dhe të zhvillojë mekanizmat e nevojshëm që mundësojnë zbatimin me sukses të këtyre

strategjive.

2. Të përvijohet stafi i kërkimit sipas sektorëve të veçantë, dhe të mundësohet kualifikimi i

tyre për të shndërruar QKZH –në “laborator” të aplikimit të ideve të reja, të zbulimit të

Page 23: Bsc M‹SUES P‹R CIKLIN E UL‹T

23

mundësive dhe të ofrimit të zgjidhjeve të nevojshme që ndihmojnë shkollën dhe sjellin

progres në shoqëri.

3. Të përgatitet Rregullorja e Veprimtarisë/Funksionimit të QKZH-së ku të parashikohen

procedura të qarta për mbrojtjen e punës intelektuale, transferimin e dijeve, mbështetjen,

nxitjen dhe shpërblimin e kërkuesve të suksesshëm.

4. Të inkurajohet kërkimi i përbashkët ndër-universitar për probleme të ngjashme që

shqetësojnë vendin tonë ose rajonin e gjërë.

5. Të punohet për të siguruar qasje drejt veprimtarive dhe projekteve në fushën Europiane

të kërkimit.

7. STUDENTËT

7.1. Politikat e pranimit të studentëve dhe dokumentacioni përkatës

Pranimet në ciklin e parë të studimeve “Bsc Mësues për ciklin e ulët” në IAL – Private

“Nëna Mbretëreshë Geraldinë” në Burrel, janë bërë në përputhje me Ligjin Nr. 9741, datë

21.05.2007 “Për arsimin e lartë në RSH” i ndryshuar dhe aktet nënligjore në fuqi.

Institucioni nuk ka kritere të veçanta për përzgjedhjen e kandidatëve për studentë.

Struktura përkatëse e IAL-Private disponon dokumentacion të rregullt për çdo student

të regjistruar në programin e studimit “Bsc Mësues për ciklin e ulët”. Gjithashtu, kjo strukturë

disponon statistika vjetore për numrin e të regjistruarve në këtë program, tërheqjet nga programi

dhe largimet para përfundimit të tij.

Lidhur me dokumentacionin, grupi i vlerësimit të jashtëm konstatoi me personelin

përgjegjës për sekretarinë dhe mori në shqyrtim dosjet e pranimit të studentëve të regjistruar në

programin e studimit, regjistrat e klasës, proces verbalet e provimeve dhe regjistrin

themeltar të tij.

Procedura e vlerësimit u bazua në përzgjedhjen e rastësishme të 5 emrave të studentëve

nga regjistri i klasës, dhe më tej u bë verifikimi i tyre në proces verbal, në dosjen e pranimit dhe

regjistrin themeltar. Procesi verifikues konstatoi rregullsi të dokumentacioneve tek të pestë

emrat e studentëve të përzgjedhur në mënyrë të rastësishme. Vlerësimi në proces verbal i të pestë

studentëve përputhej me vlerësimin në regjistrin themeltar. Dosjet e pranimit të studentëve ishin

të emërtuara me korrektësi dhe përmbanin dokumentacionin e nevojshëm për studentët që

ndiqnin programin e studimit.

Mirëpo, në ndonjë rast u vu re se dosjet e studentëve që kanë transferuar studimet nuk

kanë konfirmimin e regjistrimit nga universiteti pritës.

Ndërsa regjistri themeltar rezulton i plotësuar me shkrim dore dhe i mungojnë disa

elemente sigurie, si: vija e kuqe që shënon fundin e numrit të studentëve të regjistruar sipas vitit

akademik të caktuar.

7.2. Ngarkesa mësimore

Page 24: Bsc M‹SUES P‹R CIKLIN E UL‹T

24

Për të vlerësuar ngarkesën mësimore në auditor të studentëve të programit të studimit

”Bsc Mësues për ciklin e ulët”, grupi i vlerësimit mori në shqyrtim planin mësimor dhe orarin

mësimor.

Nga shqyrtimi i planit mësimor vërehet se nuk janë paraqitur detaje për ngarkesën

mësimore javore brenda dhe jashtë auditorit. Por pavarësisht kësaj, duke njohur totalin e orëve

mësimore në auditor për çdo vit akademik që ka 30 javë mësim, mund të llogaritet në parim

ngarkesa mësimore javore brenda në auditor. Kështu, në vitin e parë të studimit (680 orë

mësimore në auditor/ në 30 javë = 22.6 orë /javë) në vitin e dytë të studimit (691 orë mësimore

në auditor/në 30 javë = 23 orë/në javë) dhe vitin e tretë të studimeve (662 orë në auditor/në 30

javë = 22 orë/ në javë) ose mesatarisht 22.5 orë mësimore /në javë.

Shqyrtimi i orarit mësimor tregoi praktikisht se shpërndarja e ngarkesës mësimore në

pesë ditët e javës nuk krijon mbingarkesë për studentët.

7.3. Punësimi

Nga shqyrtimi i materialit të vetëvlerësimit, mësohet se IAL-Private “Nëna Mbretëreshë

Geraldinë” kryen studime për tregun rajonal të punësimit të mësuesve të ciklit të ulët duke

evidentuar kërkesat e punëdhënesve dhe duke parashikuar mundësitë për punësim të studentëve

të degës përkatëse.

Duke çmuar këtë angazhim të institucionit, grupi i vlerësimit të jashtëm u interesua që të

kuptonte si vepron konkretisht institucioni për të arritur standardin për studimin e tregut të

punës. Nga bashkëbisedimi me drejtuesit dhe administratorin e IAL-Private, u mësua se studimi

për tregun rajonal të punësimit realizohet në bashkëpunim me DAR/ZAR, në Burrel, Mat.

Rezultatet e studimit të fundit të institucionit për çështje të punësimit lokal në arsim, tregojnë se

punësimi është vështirësuar për disa arsye, si:

Migrimi i popullatës nga zonat e thella në qytet/kryequtet ka çuar në uljen e numrit të

nxënësve dhe reduktimin e numrit të shkollave,

Prodhimi me sasi të madhe dhe pa kriter i mësuesve për ciklin e ulët ka rritur konkurencën

e punësimit,

Mjaft mësues të punësuar që rezultojnë të pakualifikuar mjaftueshëm për vendin e punës,

janë duke ndjekur arsimin e lartë me kohë të pjesshme,

Njohja e vështirësive të punësimit vendos përpara IAL-Pirvate kërkesa më të larta për sigurimin

e cilësisë së programit të studimit dhe arritjen e standardeve në përgatitjen e mësuesve të rinj,

duke konkuruar tregun e punës me cilësinë e diplomës që lëshon.

7.4. Informimi i studentëve

Institucioni deklaron në materialin e vetëvlerësimit se informon studentët në mënyrë të

detajuar për programin e studimit, organizimin, kohëzgjatjen, etj.. dhe mundësitë e punësimit.

Nga intervista me studentët e degës u konstatua se ata zotëronin informacion të

mjaftueshëm për programin e studimit, për rregulloren e IAL-së, të drejtat dhe detyrat. Nga ana

Page 25: Bsc M‹SUES P‹R CIKLIN E UL‹T

25

tjetër, studentët sqaruan se çdo pedagog bën prezent programin mësimor të lëndës, me

leksionet/tekstin, literaturën ndihmëse, detyrimet lëndore, etj.. si dhe mënyrën e vlerësimit.

Stafi drejtues informon se po siguron një sistem informimi elektronik përmes të cilit të

përcillet në mënyrë të personalizuar tek çdo student, njoftimi për vlerësimin/notën që ai ka marrë

në provim. Ndërkohë, studentët e intervistuar konfirmuan se njoftimi për vlerësimet në provim

bëhet nga sekretaria dhe jo nga pedagogu i lëndës. Për vlerësimet e kontestueshme, studenti ka

drejtë të ndjekë procedurat e ankimimit.

Për të siguruar standardin për kujdesin ndaj studentit, institucioni ka angazhuar një anëtar

nga personeli akademik me cilësinë kujdestar klase. Kujdesi ndaj studentëve kryesisht ka të

bëjë me ndjekjen e progresit të tyre.

Studentët të cilët arrijnë rezultate të larta dhe mesatare mbi 8 e lartë, institucioni i

mbështet duke akorduar gjysmë burse studimi.

Studentët e intervistuar komentuan me entuziazëm marrëdhënien me stafin akademik dhe

e përshkruan atë si të komunikueshëm dhe mbështetës. Stafi ndjek një politikë të hapur

komunikimi me studentët të mbështetur edhe me numra telefoni dhe adresë e-mail.

7.5. Përfshirja e studentëve në sigurimin e cilësisë dhe përfaqësimi i tyre në

organet drejtuese të institucionit

Institucioni përdor mënyra të ndryshme për përfshirjen e studentëve në sigurimin e cilësisë,

si:

Me anë të përfaqësimit të tyre në strukturat drejtuese të institucionit,

Duke ruajtur një komunikim gojor të përhershëm mes stafit akademik dhe studentëve për

të marrë prej tyre feedback për mbarëvajtjen programit të studimit dhe çështje që lidhen me

ngarkesën mësimore, programet lëndore, organizimin e mësimit, leksionet, tekstet, literatura

ndihmëse, praktikat pedagogjike, etj..

Përmes anketimit merren vlerësime dhe mendime për përmirësimin në vazhdimësi të

veprimtarisë mësimore.

Megjithë përvojën pozitive të institucionit në përfshirjen e studentëve në sigurimin e cilësisë,

grupi i vlerësimit të jashtëm këshillon se ka ende për të bërë, veçanërisht për të rritur vetëdijen

e vetë studentëve për t`u bërë më aktiv në dobi të progresit arsimor dhe qytetar.

Praktikë e mirë për t`u ndjekur

1. Institucioni disponon dokumentacion të rregullt për studentët e regjistruar në programin e

studimit “Bsc Mësues për ciklin e ulët”.

2. Nuk konstatohet mbingarkesë të orëve mësimore në auditor (gati 22.5 orë në javë).

3. Institucioni siguron informacion për mundësitë dhe vështirësitë që ka zona lidhur me

punësimin e studentëve pas diplomit për mësues në arsimin fillor.

4. Institucioni po përgatit aplikimin e sistemit elektronik të informimit të studentëve.

Page 26: Bsc M‹SUES P‹R CIKLIN E UL‹T

26

5. Institucioni kujdeset për studentët, kryesisht për progresin e tyre dhe përdor mekanizma

shpërblimi që nxisin studentët të arrijnë rezultate të larta.

6. Në sytë e studentëve stafi perceptohet si i komunikueshëm , mbështetës dhe mendje

hapur.

7. Institucioni përpiqet të përfshijë studentët në procesin e sigurimit të cilësisë në shumë

mënyra (përfaqësim, bashkëbisedim, anketim).

Aspekte për t`u përmirësuar

1. Institucioni duhet të plotësojë dosjen me vërtetimin përkatës për studentët që kanë

transferuar studimet në universitete të tjera.

2. Institucioni duhet të angazhohet për të rritur elementet e sigurisë në regjistrin themeltar të

notave.

3. Ndërkohë që redukton ndjeshëm mbingarkesën e orëve mësimore brenda auditorit,

institucioni duhet të bëj kujdes për të shmangur mbingarkesën e orëve jashtë auditorit të

cilat kanë të bëjnë me punën studimore individual të studentëve.

4. Institucioni duhet të punojë ngushtë me studentët për t`i bërë më aktiv në dobi të progresit

të arsimit të lartë.

8. FASILITETET, BURIMET MATERIALE, LOGJISTIKA DHE

INFRASTRUKTURA

8.1. Mjediset dhe asetet e duhura për realizimin e programit studimor

Grupi i vlerësimit të jashtëm vizitoi godinën qëndrore të IAL-Private “Nëna Mbretëreshë

Geraldin” në Burrel dhe nga kqyrja e hapësirave të brendshme të saj, konstatoi se godina është e

bollshme, e mirëorganizuar dhe e përshtatshme për funksionimin normal të një institucioni të

arsimit të lartë.

Megjithëse pjesërisht mungonin orientimet specifike në koridore (legjenda, shigjeta,

etj.) të gjitha sallat dhe zyrat ishin të emërtuara sipas funksionit të tyre akademik,

administartiv, etj..

Të shoqëruar nga administratori i institucionit dhe anëtarë të tjerë të stafit drejtues dhe

administrativ, grupi i vlerësimit të jashtëm u përqëndrua në vëzhgimin e mjediseve të

përcaktuara për zhvillimin veprimtarive mësimore me studentët e programit të studimit “Bsc

Mësues për ciklin e ulët”.

Nga vëzhgimi i shoqëruar u konstatua se IAL-Private ka vënë në dispozicion të realizimit

të këtij programi studimi, mjedise mësimore, administrimi dhe shërbimi, si më poshtë:

disa klasa të pajsura me projektor,

tre laboratorë (të gjuhës, biologji-kimisë, fizikës),

një sallë me kompjutera (tip i vjetër dhe ende të pa instaluar),

bibliotekën (ku shkruhet viti III infermieri),

një sallë provimi,

Page 27: Bsc M‹SUES P‹R CIKLIN E UL‹T

27

sekretarinë dhe zyra të tjera.

Në opinionin e grupit të vlerësimit këto mjedise janë të pajisura me mjete të përshtatshme

dhe kontribuojnë për realizimin e programit “Bsc Mësues për ciklin e ulët”, por ato nuk mjaftojnë

për përmbushjen e të gjitha aspekteve praktike të lidhura me natyrën profesionale të kësaj dege.

Në këtë kontekst, grupi i vlerësimit rekomandon krijimin e laboratorëve/kabineteve të artit –

vizatimit, punës së dorës, muzikës.

Një çështje tjetër që duhet konsideruar nga institucioni, është marrja e masave të

nevojshme për sigurimin e ngrohjes së mjediseve ku zhvillohet mësimi. Megjithëse, drejtuesit e

institucionit shpjeguan se sistemi i ngrohjes funksionon me orar, studentët treguan se klasat janë

shumë të ftohta dhe ngrohësit nuk punojnë. Sigurimi i ngrohjes merr më tepër rëndësi për

institucionin kur mendon se ai lokalizohet në një nga zonat e vendit që shquhet për mot të ftohtë

në stinën e dimrit. Në këtë rarst, sigurimin i mjediseve të ngrohta përbën një domosdoshmëri për

funksionimin normal të mësimit.

8.2. Lidhja me internetin dhe pajisjet kompjuterike

IAL-Private disponon akses në internet për stafin dhe administratën. Ndërkohë, është

në përfundim të projektit për krijimin e një salle interneti për studentët. Grupi i vlerësimit të

jashtëm u njoh me përgatitjet e institucionit dhe planifikimin se ku do të ngrihej kjo sallë. Sipas

shpjegimit të administratorit, salla e internetit do të lokalizohet në katin e parë, në mjediset jashë

godinës së universitetit, me qëllim që të krijojë akses për shumicën e studentëve.

8.3. Biblioteka Në mjediset e institucionit funksionon një bibliotekë e thjeshtë , me hapësirë të

konsiderueshme, me disa vende për frekuentim dhe një kompjuter. Nga stafi mësohet se

biblioteka ka një fond të vogël librash, kryesisht në gjuhën shqipe që shërbejnë si literaturë

ndihmëse për programet studimore që zhvillohen në IAL-Private.

Praktika për t`u ndjekur

1. Institucioni disponon një godinë të bollshme, të organizuara mirë dhe të

përshtatshme për funksionimin si IAL.

2. Institucioni ka krijuar një mjedis që reflekton vlera edukative, estetike dhe

informuese.

3. Institucioni ka siguruar akses në internet për stafin dhe administartën.

4. Institucioni është duke përfunduar projektin për krijimin e sallës së internetit për

studentët.

5. Institucioni ka në mjediset e brendshme të tij një bibliotekë që shërben si burim i

rëndësishëm në procesin e të nxënit të studentëve.

Page 28: Bsc M‹SUES P‹R CIKLIN E UL‹T

28

Aspekte për t`u përmirësuar

1. Këshillohet që të sigurohen etiketa/shenjues për të lehtësuar orientimin në

koridoret dhe hapësirat e tjera të godinës së IAL-Private.

2. Rekomandohet që të krijohen laboratore/kabinete të artit (vizatim, punë dore,

muzik) për realizimin me suskses të qëllimeve të programit të studimit ”Bsc Mësues

për ciklin e ulët”.

3. Sugjerohet të përmirësohet sistemi i ngrohjes për të siguruar konfortin e nevojshëm

për studentët.

4. Rekomandohet që të rritet fondi i librave të bibliotekës, duke përfshirë edhe fondin e

librave on-line, si dhe të përmirësohet hapësira e brendshme e saj, duke synuar

rritjen e kapaciteteve për shfrytëzim/frekuentim nga ana e studentëve dhe stafit.

9. FINANCIMI

IAL-Private “Nëna Mbretëreshë Geraldinë” ka autonomi financiare.

10. MARRËDHËNIET BASHKËPUNUESE NDËRINSTITUCIONALE

IAL – Private “Nëna Mbretëreshë Geraldinë” ka krijuar një klimë të brendshme

bashkëpunimi që konsiston në harmonizimin e kryerjes së detyrave dhe përgjegjësive

akademike, administrative dhe institucionale.

Gjithashtu, IAL-Private ka mardhënie bashkëpunimi në nivel lokal me institucione publike

dhe jo publike, si dhe aktorë të ndryshëm të biznesit. Ndër më të spikatuarat në këtë drejtim,

është mardhënia bashkëpunuese me DAR, Burrel që mundëson realizimin e praktikave

profesionale për degën e mësuesisë për ciklin e ulët.

Nga ana tjetër, IAL-Private dëshmon se ka marrëdhënie bashkëpunimi të frutshme me

institucione homologe brenda vendit, si Universiteti i Tiranës, Universiteti i Shkodrës, etj..

Praktika të mira për t`u ndjekur

1. Institucioni ka krijuar klimë të brendshme bashkëpunimi.

2. Institucioni ka ndërtuar bashkëpunim me institucione të ndryshme në nivel lokal, përfshi

dhe DAR, Burrel.

3. Institucioni dëshmon se ka marrëdhënie bashkëpunimi me institucione homologe, UT

dhe USH.

Aspekte për t`u përmirësuar

1. Institucioni duhet të zgjerojë marrëdhëniet bashkëpunuese me një numër më të madh

institucionesh homolege brenda vendit.

Page 29: Bsc M‹SUES P‹R CIKLIN E UL‹T

29

2. Institucioni duhet të intensifikojë marrëdhëniet bashkëpunuese me institucione jashtë

vendit, duke synuar mobilitetin e pedagogëve, zhvillimin e projekteve të përbashkëta të

kërkimit, përafrimin e programeve të studimit në kuadër të fushës Europiane të AL.

11. SIGURIMI I CILËSISË SË BRENDSHME

Sigurimi i cilësisë së brendshme përbën një kërkesë institucionale që ndihmon IAL-në

të shohë veten se si po punon për të përmbushur misionin e saj, çfarë gjërash shkojnë mirë në

veprimtarinë e përditshme dhe çfarë duhet të përmirësohet në të ardhmen, për të konkuruar me

suskses në tregun e punës.

Nga kjo pikëpamje, sigurimi i cilësisë së brendshme konsiderohet një çështje serioze

dhe me rëndësi jetike për IAL-në. Praktika bashkëkohore e arsimit të lartë ka treguar se

garantimi i cilësisë kërkon një anagazhim institucional strategjik dhe të vazhdueshëm.

Duke iu kthyer çështjes tonë lidhur me vlerësimin e sistemit të sigurimit të cilësisë së

brendshme të IAL-Private “Nëna Mbretëreshë Geralidinë”, grupi i vlerësimit të jashtëm

konstatoi se ky proces tashmë është themeluar, por ende nuk është ngritur një strukturë e

posaçme brenda institucionit që të ketë publikuar një strategji të caktuar, të ketë deklaruar

procedura dhe instrumenta të qarta, dhe të ketë marrë përsipër kryerjen e vlerësimeve periodike,

objektive dhe të adresuara me plane të përpikta veprimi. Kjo situatë cënon cilësinë e vetë

procesit të sigurimit të cilësisë.

Nga ana tjetër, shqyrtimi i përmbajtjes së produktit të vetëvlerësimit të IAL-së Private,

për vitin akademik 2010-2011 (kopje e vetëvlerësimit, dorëzuar në AKAAL, me shkresë të datës

15.08.2011) tregoi se në brendësi të tij është përfshirë një rang i gjërë informacioni i lidhur me

standardet dhe cilësinë, por me një theks të dukshëm tek arritjet, pa takuar problemet. Kjo

mënyrë e raportimit të rezultateve/konkluzioneve të vetëvlerësimit, mund të ngrejë dyshime mbi

aftësinë e institucionit për të njohur pikat e tij dobta dhe potencialet për ndryshim.

Përveç se ekspozon arritjet në termat e standardeve, dokumenti që raporton rezultatet e

vetëvlerësimit të programit të studimit “Bsc Mësues për ciklin e ulët”, lë në mjegull indikatorët

real të këtyre arritjeve, si dhe procedurat e përdorura për monitorimin e tyre. Ky fakt

mund të lëkund besimin për vlefshmërinë e jashtme të procesit të vetëvlerësimit.

Praktika të mira për t`u ndjekur

1. Institucioni ka themeluar procesin e vlerësimit të cilësisë së brendshme si një ndër

hapat drejt arritjes së standardeve dhe cilësisë për akreditimin e programeve të

studimit.

2. Stafi akademik, administrativ dhe studentët e IAL-Private tregojnë se janë të

vetëdijshëm për rëndësinë e sigurimit të standardeve dhe cilësisë për akreditim.

Page 30: Bsc M‹SUES P‹R CIKLIN E UL‹T

30

Aspekte për t`u përmirësuar

1. Rekomandohet që të ngrihet një strukturë e posaçme për sigurimin e cilësisë së

brendshme të institucionit, e cila ndjek një politik të caktuar, ka strategji të qarta,

procedura standarde dhe instrumentet e duhura për monitorimin, ruajtjen dhe

përmirësimin e cilësisë.

2. Rekomandohet krijimi i një sistemi koherent për sigurimin e cilësisë në nivel

universiteti, fakulteti, departamenti, programi studimor dhe kursi.

3. Këshillohet që institucioni të adaptojë modele të standardizuara për raportimin e

rezultateve të procesit të vetëvlerësimit institucional dhe akademik me qëllim që të

rrisë vlefshmërinë e jashtme dhe bobinë për përdorim publik.

12. KONKLUZIONE

Ky raport përshkruan të dhënat e grumbulluara nga vlerësimi i jashtëm i komponentëve

kryesor të sigurimit të cilësisë së programit të studimit “Bsc Mësues për ciklin e ulët” të IAL-

Private “Nëna Mbretëreshë Geraldinë”, Burrel. Tërësia e të dhënave të grumbulluara u shqyrtua

nga perspektiva e arritjes së standardeve shtetërore për programet e studimit të ciklit të parë dhe

u prezantuan në RVJ duke përdorur metodën SWOT të analizës që ndihmon të evidentohen lehtë

pikat e forta, dobësitë, mundësitë dhe këcënimet që mund të vënë në rrezik sigurimin e

standardeve dhe cilësisë.

Analiza SWOT për implementimin e programit të studimit

Pikat e forta

1. Institucioni disponon dokumentacionin bazë të veprimtarisë institucionale, Udhëzimin

përkatës, Statutin dhe Rregulloren.

2. Institucioni deklaron qartë qëllimet e tij me natyrë profesionale .

3. Institucioni shpreh qartë në dokumentet e tij aspiratën për të avancuar në të ardhmen me

programe kualifikimi pasuniversitare, kurse specializimi dhe kurse kualifikimi afatshkurtra

dhe afatgjata për infermierë dhe mësues të ciklit të ulët.

4. Institucioni bën të njohur në Buletin Shkencor ambicjen e tij për të zgjeruar veprimtarinë

me programe të reja studimi, duke rritur në këtë mënyrë shërbimet ndaj komunitetit të zonës

së Matit dhe më gjërë.

5. IAL Private funksionon sipas një strukture organizimi të përshkruar në Rregulloren e

Universitetit.

6. Fakulteti i Mësuesisë është njësi kryesore që lëshon diplomën në përfundim të programit të

studimit “Bsc mësues për ciklin e ulët” .

7. Pjesë përbërëse e Fakultetit të Mësuesisë është edhe QKZH.

Page 31: Bsc M‹SUES P‹R CIKLIN E UL‹T

31

8. Hartimi i planit bazohet në kredite (ECTS). Një kredit ka 25 orë. Shpërndarja e krediteve për

çdo vit akademik është përllogaritur korrekt, me 60 kredite/vit akademik dhe në total për tre

vite, 180 kredite. Kjo e bën planin formalisht të pajtueshëm me Kartën e Bolonjës që qëndron

në themel të Sistemit të AL në Shqipëri dhe Europë.

9. IAL-Private është përpjekur të administrojë autonominë akademike për hartimin e planit

mësimor të programit të përfshirë në vlerësim.

10. Përmbajtja e planit mësimor merr në konsideratë nevojën për formim profesional të

studentëve dhe kërkesat aktuale të tregut të punës. Ky tipar e bën planin profesionalisht

sfidues.

11. Titujt e disiplinave/lëndëve të përfshira në plan janë rregulluar dhe kategorizuar me kujdes,

krahasuar me titujt e planit të paracaktuar në Udhëzimin përkatës të MASH-së. Ato janë

paraqitur shkurt, qartë dhe me një qasje të dukshme në traditën e arsimimit të mësuesve të

ciklit të ulët në vendin tonë, kombinuar butë me prirjen aktuale të përgatitjes së mësuesve

dhe udhëzimit të adresuar më lartë. Kjo e bën planin të dallueshëm nga të tjerët e këtij lloji,

dhe tregon se hartimi i tij mund të jetë produkt i një angazhimi të përbashkët mes trupës

akademike me përvojë të gjatë në Arsimin e Lartë dhe profesionistëve më të rinj të Arsimit

Fillor.

12. Raporti teori – praktikë (referuar disiplinave lëndore dhe praktikës

profesionale/pedagogjike të përfshirë në plan) pavarësisht se favorizon teorinë (afërsisht 81

%), duket qartë se i jep një peshë të konsiderueshme praktikës (gati 19 %). Bie në sy fakti

që numri i krediteve akorduar praktikës, rritet duke filluar nga viti i parë 10 kredite, në të

dytin 16 kredite dhe në tretin 18 kredite, duke arritur në total 34 kredite ose 750 orë gjithsej

(ose 325 orë praktikë më shumë sesa parashikon Udhëzimi Nr.30 i MASH-së).8 Pra, nga 6

semestra që parashikon plani mësimor, më shumë se një semestër është praktikë

profesionale/pedagogjike. Kjo tregon se IAL Private i jep rëndësi të mësuarit duke

praktikuar.

13. Në planin mësimor është përfshirë lënda e titulluar “Bazat e kërkimit pedagogjik” (3

kredite) 15 leksione /15 seminare që tregon se programi synon pajisjen e studentëve me

njohuri dhe aftësi të kërkimit në fushën e pedagogjisë.

14. Plani ka të përfshirë qysh në vitin e parë mësimin e anglishtes duke rritur aftësitë studentë

për të shfrytëzuar literaturë në gjuhë angleze dhe për të thelluar dijet profesionale.

15. Në përgjithësi shpërndarja e lëndëve nëpër semestra/vite respekton parimet e ndërtimit të

një plani mësimor. Ruhet hierarkia për lëndë të së njëjtës fushë dhe për lëndë të veçanta

spikat parimi linear i marrjes së dijeve.

16. Institucioni disponon të gjitha programet lëndore për zhvillimin e programit të studimit.

Shumica e programeve ofrojnë një kuadër temash/dijesh në koherencë me fushën e

studimit dhe në përshtatje me formimin profesional të studentëve. Një pjesë e programeve

8 Udhëzimi i MASH-së Nr.30, date 29.07.2008 “Për organizimin e studimeve të larta universitare për formimin

universitar të mësuesve”, fq. 29-30, “Plani mësimor i programit të studimit në mësuesi për arsimin fillor”, për

praktikën shkollore parashikon 425 orë në total.

Page 32: Bsc M‹SUES P‹R CIKLIN E UL‹T

32

kanë prezantuar në mënyrë më të detajuar tematikën e tyre, duke përfshirë çështjet dhe

nënçështjet që ato ofrojnë.

17. Institucioni ka si pjesë të startegjive të zhvillimit arritjen e standardit për cilësinë e stafit. Në

këtë kuadër, janë zhvilluar kualifikime tematike me bazë institucioni, me stafin akademik.

18. Institucioni ka në dispozicion personel ndihmës të mjaftueshëm.

19. Metodat e mësimdhënies priren të vendosin studentin në qendër. Leksionet dhe seminaret

inkurajojnë pjesmarrjen interaktive të studentëve, në diskutime dhe debate për çështje të

ngritura nga mësimi ose nga detyrat studimore vetjake ose në grup. Në procesin e

mësimdhënies, të nxënit dhe kontrollit të dijeve, stafi akademik përdor materiale dhe

teknologji bashkëkohore . Kontrolli i dijeve bazohet në vlerësimin e detyrave studimore

gjithëvjetore dhe në provimin përfundimtar.

20. Vlerësimi studentëve në provimet me shkrim realizohet i sekretuar, duke siguruar

objektivitet në vendosjen e notës. Kalueshmëria është në nivele të larta. Mbetjet janë të

pakta.

21. Praktika profesionale realizohet sipas Sistemit të Mentorimit.

22. Institucioni ka ngritur një strukturë të posaçme për kërkimin shkencor të emërtuar

“Qendra e kërkim-zhvillimit” (QKZH). Performanca shkencore e QKZH ka gjetur shprehje

kryesisht në fushën e botimeve dhe aktiviteteve shkencore.

23. Institucioni disponon dokumentacion të rregullt për studentët e regjistruar në programin e

studimit “Bsc Mësues për ciklin e ulët”.

24. Nuk konstatohet mbingarkesë të orëve mësimore në auditor (gati 22.5 orë në javë).

25. Institucioni siguron informacion për mundësitë dhe vështirësitë që ka zona lidhur me

punësimin e studentëve pas diplomit për mësues në arsimin fillor.

26. Institucioni po përgatit aplikimin e sistemit elektronik të informimit të studentëve.

27. Institucioni kujdeset për studentët, kryesisht për progresin e tyre dhe përdor mekanizma

shpërblimi që nxisin studentët të arrijnë rezultate të larta.

28. Në sytë e studentëve stafi perceptohet si i komunikueshëm , mbështetës dhe mendje

hapur.

29. Institucioni përpiqet të përfshijë studentët në procesin e sigurimit të cilësisë në shumë

mënyra (përfaqësim, bashkëbisedim, anketim).

30. Institucioni disponon një godinë të bollshme, të organizuara mirë dhe të përshtatshme

për funksionimin si IAL.

31. Institucioni ka krijuar një mjedis që reflekton vlera edukative, estetike dhe informuese .

32. Institucioni ka siguruar akses në internet për stafin dhe administartën.

33. Institucioni është duke përfunduar projektin për krijimin e sallës së internetit për

studentët.

34. Institucioni ka në mjediset e brendshme të tij një bibliotekë që shërben si burim i

rëndësishëm në procesin e të nxënit të studentëve.

35. Institucioni ka krijuar klimë të brendshme bashkëpunimi.

Page 33: Bsc M‹SUES P‹R CIKLIN E UL‹T

33

36. Institucioni ka ndërtuar bashkëpunim me institucione të ndryshme në nivel lokal, përfshi dhe

DAR, Burrel.

37. Institucioni dëshmon se ka marrëdhënie bashkëpunimi me institucione homologe , UT dhe

USH.

38. Institucioni ka themeluar procesin e vlerësimit të cilësisë së brendshme si një ndër hapat

drejt arritjes së standardeve dhe cilësisë për akreditimin e programeve të studimit.

39. Stafi akademik, administrativ dhe studentët e IAL-Private tregojnë se janë të vetëdijshëm

për rëndësinë e sigurimit të standardeve dhe cilësisë për akreditim.

Pikat e dobëta

1. Deklarimi i qëllimeve/misionit me natyrë akademike dhe profesionale të shpalluara në

dokumentacionet e institucionit lidhur me programin e studimit të marrë në vlerësim, duken

të paplota dhe lënë të kuptohet se ka paqartësi përsa i përket idesë se cfarë do të jenë të aftë

të bëjnë studentët në përfundim të programit për të qënë të sukseshëm në tregun e punës.

2. Mungon një rregullore e posacme për programin e studimit që parashikon tërë procedurat e

zbatimit të tij.

3. Pozicioni dhe roli i dy departamenteve në përbërje të fakultetit të mësuesisë rezulton i

paqartë në raport me administrimin e programit të studimit “Bsc Mësues për ciklin e ulët”

4. Mungon miratimi i planit mësimor nga Dekani i Fakultetit dhe Rektori i Universitetit, duke

e bërë planin një dokument të papërshtatshëm nga ana formale për t`u zbatuar për vitin

akademik 2010-2011-2012.

5. Formatit të planit mësimor ekzistues i mungojnë elemente teknike të domosdoshme nga

pikpamja funksionale.

6. Raporti i krediteve/orëve të realizuara brenda dhe jashtë auditorit rezulton i thellë për

kategori dhe lëndë të veçanta. P.sh., Gramatikë, Hyrje në gjuhësi, Drejtshkrim ka gjithsej

17 kredite ose 425 orë në total, nga të cilat 170 orë në auditor dhe 225 orë jashtë auditorit.

Matematika ka 9 kredite ose 225 orë, nga të cilat 90 orë brenda auditorit dhe 135 orë jashtë

auditorit. E kështu me radhë. Të gjitha lëndët realizohet me kredite dhe orë mësimit të

shtuara jashtë auditorit! Ndërkohë specifika e disa lëndëve mund të diktojë më shumë orë në

auditor sesa jashtë saj, ndërsa disa lëndë të tjera, mund të kenë nevojë për t`u realizuar me më

shumë orë jashtë auditorit.

7. Ka një mospërputhje mes deklarimit formal për të dhënat e kursit të studimit “Mësues për

ciklin e ulët”, pika 5 e tij, përsa i përket ndarjes së lëndëve sipas kategorive, dhe kategorive të

përshkruara në Udhëzimin përkatës të MASH-së, si: formim i përgjithshëm, formim bazë,

formim special dhe me zgjedhje, dhe pasqyrimit të tyre në planin mësimor. Ndërsa lëndët

me zgjedhje mungojnë.

8. Programet lëndore/syllabuset e disa prej disiplinave janë të paplota përsa i përket elementeve

standarde, titullari i lëndës, ngarkesa mësimore, qëllimet, tekstet bazë dhe liretura shtesë, etj..

Në veçanti, syllabusi i praktikës pedagogjike paraqet problematikë në prezantimin se cilat

Page 34: Bsc M‹SUES P‹R CIKLIN E UL‹T

34

janë qëllimet dhe objektivat, metodologjia e punës për realizimin e objektivave, kontolli i

aftësive për praktikim, vlerësimi i vazhdueshëm dhe vlerësimi përfundimtar.

9. Institucioni nuk ka një strategji të dokumentuar të rekrutimit të stafit të ri dhe qasje të

bazuara në studimin e nevojave të stafit ekzistues për kualifikim dhe zhvillim profesional.

10. Një pjesë e konsiderueshme e lëndëve mbulohen nga një staf me nivel minimal të

kualifikimit për mësimdhënien në AL. Nga 23 pedagogë në total, 2 janë MSc dhe 15 të

pakualifikuar mjaftueshëm ose pa kualifikim përkatës.

11. Në shumicën e rasteve konstatohet se studentët pajisen me leksione të përgatitura nga

pedagogët dhe mungojnë tekstet bazë dhe literatura ndihmëse.

12. QKZH nuk ka një rregullore të funksionimit të saj dhe institucionin nuk disponon një

strategji të dokumentuar të kërkimit shkencor dhe të mekanizmave të posacëm që

mundësojnë zbatimin me sukses të këtyre strategjive.

13. Ruajtja dhe administrimi i dokumentacionit të studentëve shënon raste që tërheqin

vëmendjen për parregullsi në veçanti në sigurimin e dëshmisë që provon se studenti i

transferuar po vijon studimet në një universitet tjetër, si dhe në aplikimin e elementeve të

sigurisë në regjistrin themeltar të notave.

14. Mjediset mësimore të Institucionit të parashikuara për realizimin e programit studimor “Bsc

në Mësuesi për ciklin e ulët”, rezultojnë me mungesë të laboratoreve të tilla si: laboratori i

punës së dorës/artit, edukimit muzikor, edukimit figurativ/hapësinor, të cilat konsiderohen të

rëndësishme për zhvillimin lëndëve që sigurojnë aftësimin praktik dhe profesional të

studenteve të kësaj dege.

15. Fondi i librave në biliotekën e universitetit rezulton i pakët krahasuar me kërkesat që

parashikon realizimi me sukses i një programi universitar të studimit.

16. Rrjeti on-line i komunikimit ende nuk është në funksion, duke kufizuar mundësitë e

studentëve dhe stafit për të pasur akses në botën e gjërë të komunikimit dhe informimit

elektronik.

17. Institucioni ka marrëdhënie bashkëpunimi të kufizuara, kryesisht brenda rajonit dhe

perqark tij.

18. Mungon një strukturë e posaçme për sigurimin e cilësisë së brendhsme të institucionit dhe

programeve të studimit, që ndjek një politik të caktuar, ka strategji të qarta, procedura

sistematike dhe instrumente për monitorimin, ruajtjen dhe përmirësimin e cilësisë.

Kërcënimet

1. Mungon miratimi i planit mësimor nga departamenti përkatës, Dekani i Fakultetit dhe

Rektori i Universitetit. Kjo e bën planit të papërshtatshëm nga ana formale për t`u zbatuar për

vitin akademik 2010-2011-2012 dhe rrezikon cilësinë e zbatimit të tij.

2. Format që dominojnë mësimdhënien e programit të studimit Bsc në Mësuesi për ciklin fillor

rezultojnë të jenë leksionet dhe seminaret, duke përjashtuar format e tjera si, veprimtari

praktike / laboratorike / vrojtuese, të cilat konsiderohen të domosdoshme për realizimin

e disa lëndëve specifike si: edukimi figurativ, shkencat e natyrës, didaktika e diturisë së

Page 35: Bsc M‹SUES P‹R CIKLIN E UL‹T

35

natyrës, informatika, etj.. Kjo situatë rrezikon të cënojë ushtrimin praktik të studentëve në

disiplinat përkatëse të zhvillimit profesional.

3. Lënda e informatikes është parashikuar në plan për t`u zhvilluar vitin e tretë, duke kufizuar

mundësitë e studentëve që t`i përdornin njohuritë dhe aftësitë e fituara në kuadër të lëndës,

në dobi të realizimit me suskes të programit të studimit në tërësi.

4. Në planin mësimor nuk figuron disiplina e formimit etik të mësuesit të ciklit fillor, dhe

ndonjë lëndë/modul ose një set i integruar njohurish nga fusha e edukimit

special/gjithpërfshirës që konsiderohet i domosdoshëm për mësuesin e sotëm, ndërkohë që

sistemi parauniversitar në vendin tonë funksionon si arsim gjithpërfshirës. Kjo situatë

rrezikon të cënojë përgatitjen e mësuesve të rinj me kompetecat që kërkon tregu i punës për

të pranuar dhe integruar nxënësit me AK në klasat e shkollës së rregullt.

5. Mungesa e nje strukture të posaçme të sigurimit të cilësisë priret që të interferojë në

qëllimet e institucionit për të siguruar standardet dhe cilësinë e programeve të studimit.

Oportunitetet

1. Përveç deklaratave me natyrë profesionale dhe aspiratave për të ardhmen, institucioni ka

mundësi që të përfshijë në qëllimet/ misionin e tij, edhe hollësi të tjera që nxjerrin në pah

natyrën e tij të veçantë dhe kontributin special që jep në zhvillimin e sektorit arsimor

lokal dhe kombëtar.

2. Institucioni ka mundësi që të sigurojë projekte të përbashkëta të kërkimit ndër-

universitar për probleme të ngjashme që shqetësojnë rajonin ku ai ëstë lokalizuar apo më

gjërë. Gjithashtu, institucioni ka mundësi që të sigurojë qasje drejt veprimtarive dhe

projekteve të fushës Europiane të kërkimit.

3. Institucioni ka potenciale që të organizojë trajnime profesionale në bashkërendim me

punëdhësit rajonalë dhe të përgatisë një raport analitik për masën e përfitimeve nga

marrëveshjet kontraktuale në funksion të realizimit të programit të studimit.

4. Institucioni ka mundësi për të krijuar një strukturë të posaçme për sigurimin e cilësisë së

brendshme, si dhe të përmirësojë dhe pasurojë instrumentet që marrin pjesë në procesin e VB

dhe përgatitjes së raportit përfundimtar. Disa universitete në vendet e zhvilluara kanë

përfshirë një guidë të posacme që udhëheq GVB në praktikën vlerësuese dhe hartimin e

raportit të vlerësimit të brendshëm. Kjo guidë konsiderohet si instrumenti bazë që siguron

standardet e kërkuara për vetë procesin e VB dhe kontribuon në rritjen e vlefshmërisë së

jashtme dhe besueshmërisë së rezultaeve të këtij procesi. Në këndvështrimin e GVJ, do të

ishte e dëshirueshme për IAL-në Private që në të ardhmen të përgatiste një

guidë/udhërrëfyes që instalon në vetvete standardet e procesit të VB.

5. Institucioni ka mundësi që sigurojë etiketa/shenjues për të lehtësuar orientimin në

koridoret dhe hapësirat e tjera të godinës së IAL-Private, si dhe të përmirësojë sistemin e

ngrohjes për të siguruar konfortin e nevojshëm për studentët e tij.

Page 36: Bsc M‹SUES P‹R CIKLIN E UL‹T

36

Rekomandimet

1. Rekomandohet fort që Institucioni të plotësojë të dhënat e munguara në dokumentacionet

përkatëse, si më poshtë :

a. Nr. e Lejes së MASH-së dhe datën e lëshimit të saj, në Statut, Kreu I, Dispozita

Normative, Neni 1.

b. Datën/vitin e miratimit/rishikimit të Statut dhe Rregullores së IAL.

2. Kërkohet nga Institucioni të marrë në konsideratë që secili nga programet e studimit të ketë

rregullore të posaçme.

3. Këshillohet që Institucioni t`i kushtojë vëmendje deklarimit të objektivit të tij kryesor, të

përshkruar në materialin me titull “Tregues të përgjithshëm të universitetit”, sepse vetëm

duke “... pajisur studentët me njohuritë e nevojshme ...” mund të rezultojë e pamjaftueshme

që “... të diplomuarit të përballojnë punën sa më mirë në kushtet përkatëse të jetës praktike”.

Nga kjo pikëpamje nevojitet që përveç njohurive, të përfshihet në objektiv edhe një nivel i

caktuar aftësish të nevojshme për specialitetin/profesionin përkatës.

4. Duke qënë se qëllimi/misioni me natyrë akademike i shpallur në dokumentet bazë të

institucionit, si: “ ... të zhvillojë, të transmetojë dhe të mbrojë dijet me anë të procesit të

mësimdhënies” duket disi i vështirë që të arrihet vetëm përmes procesit të mësimdhënies,

sugjerohet që të përfshihet në deklarim edhe procesi i kërkimit.

5. Referuar qëllimit/misionit me natyrë profesionale, si: “... të përgatisë specialistë të lartë

me formim të përgjithshëm në fushën e infermeristikës dhe mësuesisë për ciklin e ulët”,

sugjerohet që të përplotësohet me elemente që zbërthejnë kuptimin “formim i përgjithshëm”

dhe japin një ide më të qartë rreth asaj se çfarë do të jenë të aftë të bëjnë studentët në

përfundim të programit për të qënë të suksesshëm në profesionin për të cilin diplomohen.

6. Kërkohet që të saktësohet pozicioni dhe roli i dy departamenteve të Fakultetit të

Mësuesisë në raport me administrimin e programit të studimit “Bsc Mësues për ciklin e ulët”.

7. Sugjerohet që të rishikohet emërtimi i diplomës përkatëse në termat e udhëzimit të MASH-

së dhe njohjes nga tregu i punës.

8. Rekomandohet që formati i planit mësimor të përplotësohet teknikisht me elementë të

domosdoshëm që e bëjnë atë të qartë edhe nga pikëpamja funksionale, si:

Cilësimi i sistemit të studimeve (me kohë të plotë),

Vendosja e legjendës me informacion të përgjithshëm për strukturën mësimore (si numri i

javëve për: mësim, praktikë profesionale dhe sezon provimi)

Shtrirja e ngarkesës mësimore nëpër semestra

Plotësimi në fund të tabelës, i totalit të orëve brenda dhe jashtë auditorit

Totali Leksione/Seminare

Ngarkesa mësimore javore, Etj..

9. Këshillohet që të rishikohet raporti orë në auditor me orë jashtë auditorit për lëndë të

veçanta të planit mësimor. Ai vëren se raporti i krediteve/orëve të realizuara brenda dhe

jashtë auditorit rezulton i thellë për kategori dhe lëndë të veçanta. P.sh., Gramatikë,

Hyrje në gjuhësi, Drejtshkrim ka gjithsej 17 kredite ose 425 orë në total, nga të cilat 170 orë

Page 37: Bsc M‹SUES P‹R CIKLIN E UL‹T

37

në auditor dhe 225 orë jashtë auditorit. Matematika ka 9 kredite ose 225 orë, nga të cilat 90

orë brenda auditorit dhe 135 orë jashtë auditorit. E kështu me radhë. Të gjitha lëndët

realizohet me kredite dhe orë mësimit të shtuara jashtë auditorit! Ndërkohë specifika e disa

lëndëve mund të diktojë më shumë orë në auditor sesa jashtë saj, ndërsa disa lëndë të tjera,

mund të kenë nevojë për t`u realizuar me më shumë orë jashtë auditorit.

10. Këshillohet që të zbatohet me përpikmëri udhëzimi i MASH-së, lidhur me numrin minimal të

krediteve për një lëndë, jo më pak se 3 kredite. Bazuar në këtë udhëzim dhe në rëndësinë që

ka moduli “Didaktikë e përgjithshme”, duket e papërshtatshme të qëndrojë me 2.5 kredite

ose 62.5 orë, nga të cilat vetëm 27 orë realizohen brenda auditorit dhe 35.5 orë mbeten për

jashtë auditorit. Nga kjo pikëpamje duhen riparë edhe modulet e tjera me numër kreditesh më

pak se 2, si: Edukimi muzikor, Metodikë bukurshkrimi, Kimi, modulet e përfshira në

kategorinë Arti dhe sporti, Informatikë, etj. Nese rritet numri i krediteve të këtyre moduleve

të veçanta, atëherë ka mundësi që të balancohet edhe raporti mes orëve brenda auditorit dhe

jashtë auditorit në planin si tërësi.

11. Sugjerohet që të përmirësohet formati ekzistues i planit mësimor në mënyrë që të lejojë të

vërehet qartë jo vetëm shpërndarja ndër vite akademike e lëndëve dhe moduleve përkatëse,

apo sesi vijojnë/alternohen me njëra-tjetrën nga viti në vit, por edhe të konstatohet lehtë

ngarkesa mësimore javore, e cila sipas rregullit nuk duhet t`i kalojë 25 orë/javë.

12. Kërkohet që të harmonizohet kategorizimi i lëndëve në plan me deklarimin formal nga

institucioni. Grupi i vlerësimit të jashtëm vëren se ka një mospërputhje mes deklarimit

formal për të dhënat e kursit të studimit “Mësues për ciklin e ulët”, pika 5 e tij, përsa i përket

ndarjes së lëndëve sipas kategorive që përkojnë me Udhëzimin e MASH-së, si: formim i

përgjithshëm, formim bazë, formim special dhe me zgjedhje, dhe pasqyrimit të tyre në

planin mësimor.

13. Sugjerohet që të konsiderohen në planin mësimor lëndët me zgjedhje, të cilat mungojnë,

sepse luajnë rol të rëndësishëm në thellimin ose zgjerimin e dijeve dhe kompetecave të

studentëve, duke krijuar për ta, mundësi më të mëdha për studime shtesë dhe punësim.

14. Rekomandohet që të përfshihet në plan si lëndë/modul më vete ose i integruar, një set

njohurish dhe aftësish nga fusha e edukimit special/gjithpërfshirës, sespe prej vitit 2003,

sistemi arsimor parauniversitar në vendin tonë funksion si arsim gjithpërfshirës. Kjo

nënkupton që në shkollën e zakonshme kanë të drejtë të arsimohen edhe nxënësit me nevoja

të veçanta. Në këto kushte, të gjitha programet universitare që përgatisin mësues, përfshi

edhe ata të ciklit të ulët dhe parashkollor, duhet të pajisin mësuesit e rinj me njohuritë bazë të

edukimit special për t`iu përgjigjur kërkesave të tregut të sotëm të punës.

15. Këshillohet që programet lëndore të kalojnë në procedura diskutimi (për nivelin e tyre

shkencor dhe profesional) dhe miratimi institucional përpara se të vihen në zbatim.

Gjithashtu, është e dëshirueshme për IAL-në Private që të punojë për të standardizuar

formatin e programeve lëndore .

16. Referuar Standardeve të cilësisë, kërkohet domosdoshmërisht që programi lëndor, përveç

titullit të disiplinës dhe kuadrit të përmbajtjes lëndore, të përfshijë elemente të cilët tregojnë:

Page 38: Bsc M‹SUES P‹R CIKLIN E UL‹T

38

titullarin që ka përgatitur programin dhe pedagogu që është caktuar ta zhvillojë lëndën,

kursin të studentëve të cilit i adresohet programi lëndor dhe periudha/semestri kur do të

zhvillohet,

raportin e ngarkesës mësimore në auditor (leksion/seminare) dhe jashtë auditorit,

qëllimet dhe objektivat që pritet të arrihen në përfundim të programit lëndor,

strategjia/metodat/format e mësimdhënies me të cilat do të arrihen objektivat dhe/ose

përfshirja e teknologjive të reja në mësimdhënie/mësimnxënie/vlerësim,

tekstet bazë /leksionet bazë/ bukleti bazë dhe literatura e rekomanduar,

mënyrën e kontrollit të dijeve dhe vlerësimit përfundimtar

konfirmimin nga titullari i lëndës dhe miratimin nga autoritetet përgjegjëse për cilësinë e

programit lëndor.

17. Sugjerohet që të zhvillohen strategji të rekrutimit të stafit të ri me nivele më të larta

kualifikimi.

18. Kërkohet që të krijohet suport i nevojshëm për kualifikim të stafit jo vetëm me bazë

institucioni por edhe më gjërë.

19. Këshillohet që të zhvillohen qasje strategjike për zhvillimin e stafit duke i lidhur nevojat e

kualifikimit të tyre me qëllimet strategjike të institucionit.

20. Sugjerohet që të krijohen mundësi formale dhe sistematike të zhvillimit të stafit përmes

shkëmbimit të përvojës së mirë brenda dhe jashtë institucionit.

21. Rekomandohet që të punohet fort për të siguruar standardin për mbulimin e lëndëve,

(veçanërisht leksioneve) me staf të kualifikuar me të paktën gradën “Doktor”.

22. Këshillohet që të pasqyrohet në planin mësimor “puna praktike/laboratorike” si formë e

mësimdhënies që praktikisht ushtrohet përkrahë formave të tjera: leksione dhe seminare.

23. Sugjerohet që të përmirësohet raporti leksion-seminar-praktik/laborator për lëndë të

veçanta të cilat kërkojnë domosdoshmërisht praktikim të njohurive.

24. Përveç leksioneve të shtypura që ndihmojnë studentët në procesin e të nxënit, kërkohet që të

përfshihen domosdoshmërisht tekste bazë dhe literaturë ndihmëse, me qëllim që të

zgjerojnë mundësitë e studentit në kërkim të dijes dhe të inkurajojnë ata që marrin përsipër

përgjegjësinë për të nxënit e tyre. Kjo bën dallimin mes “nxënësit” dhe “studentit”.

25. Këshillohet që të përgatitet një udhëzues për praktikën pedagogjike që orienton studentët,

mentorët dhe turorët me qëllimet e praktikës në faza të ndryshme, si dhe siguron detyra dhe

lista kontrolli për vlerësimin e aftësive dhe kompetencave profesionale.

26. Rekomandohet që të krijohet një sistem me bazë departamenti për vlerësimin e

brendshëm të mësimdhënies. Është e rëndësishme që departamenti të vlerësojë

sistematikisht gjendjen e mësimdhënies nga stafi që drejton dhe të hartojë strategji për

zhvillimin e nevojave të tyre.

27. Rekomandohet që QKZH të hartojë strategji të kërkimit shkencor konform vizionit të IAL-

së Private, si dhe të zhvillojë mekanizmat e nevojshëm që mundësojnë zbatimin me sukses

të këtyre strategjive.

Page 39: Bsc M‹SUES P‹R CIKLIN E UL‹T

39

28. Sugjerohet që të përvijohet stafi i kërkimit sipas sektorëve të veçantë, dhe të mundësohet

kualifikimi i tyre për të shndërruar QKZH –në “laborator” të aplikimit të ideve të reja, të

zbulimit të mundësive dhe të ofrimit të zgjidhjeve të nevojshme që ndihmojnë shkollën dhe

sjellin progres në shoqëri.

29. Kërkohet që të përgatitet Rregullorja e Veprimtarisë/Funksionimit të QKZH-së ku të

parashikohen procedura të qarta për mbrojtjen e punës intelektuale, transferimin e dijeve,

mbështetjen, nxitjen dhe shpërblimin e kërkuesve të suksesshëm.

30. Sugjerohet që të inkurajohet kërkimi i përbashkët ndër-universitar për probleme të

ngjashme që shqetësojnë vendin tonë ose rajonin e gjërë.

31. Sugjerohet që të punohet për të siguruar qasje drejt veprimtarive dhe projekteve në

fushën Europiane të kërkimit.

32. Këshillohet që Institucioni të bëjë me tepër kujdes me plotësimin e dokumentacionit të

dosjes së studentëve që kanë transferuar studimet në universitete të tjera, duke siguruar edhe

konfirmimin përkatës nga universiteti pritës.

33. Rekomandohet që Institucioni të angazhohet për të rritur elementet e sigurisë në regjistrin

themeltar të notave, si p.sh., vendosja e një vije të kuqe që shënon fundin e numrit të

studentëve të regjistruar sipas vitit akademik të caktuar.

34. Rekomandohet që të krijohen laboratore/kabinete të artit (vizatim, punë dore, muzik) për

realizimin me suskses të qëllimeve të programit të studimit ”Bsc Mësues për ciklin e ulët”.

35. Sugjerohet të përmirësohet sistemi i ngrohjes për të siguruar konfortin e nevojshëm për

studentët.

36. Rekomandohet që të rritet fondi i librave të bibliotekës, duke përfshirë edhe fondin e librave

on-line, si dhe të përmirësohet hapësira e brendshme e saj, duke synuar rritjen e kapaciteteve

për shfrytëzim/frekuentim nga ana e studentëve dhe stafit.

37. Sugjerohet që Institucioni të zgjerojë marrëdhëniet bashkëpunuese me një numër më të

madh institucionesh homolege brenda vendit.

38. Sugjerohet që Institucioni të intensifikojë marrëdhëniet bashkëpunuese me institucione

jashtë vendit, duke synuar mobilitetin e pedagogëve, zhvillimin e projekteve të përbashkëta

të kërkimit, përafrimin e programeve të studimit në kuadër të fushës Europiane të AL.

39. Rekomandohet që të ngrihet një strukturë e posaçme për sigurimin e cilësisë së brendshme

të institucionit, e cila ndjek një politik të caktuar, ka strategji të qarta, procedura standarde

dhe instrumentet e duhura për monitorimin, ruajtjen dhe përmirësimin e cilësisë.

40. Këshillohet që institucioni të adaptojë një model të standardizuar të raportimit të

rezultateve të procesit të vetëvlerësimit institucional dhe akademik që nuk e lejon atë të

bjerë në një përsëritje të thatë të termave të referencës të përgatitura nga APAAL, por e

ndihmon të evidentojë me fakte konkrete, të vëzhgueshme dhe të matshme, pikat e forta dhe

të dobta të cilësisë akademike. Një mënyrë e tillë raportimi, pritet që të rrisë vlefshmërinë e

procesit të vlerësimit, besueshmërinë publike dhe bobishmërinë e përdorimit të tij nga vetë

IAL Private, në përpjekjen e vazhdueshme për të përmirësuar cilësinë dhe arritur standardet e

dëshiruara.

Page 40: Bsc M‹SUES P‹R CIKLIN E UL‹T

40

Grupi i Ekspertëve të Jashtëm

1. Dr. Valentina Haxhiymeri

REFERECA

1. Udhëzues për Vlerësimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë, AAAL (Prill,2005)

2. European Association for Quality Assurance in Higher Education, Helsinki, 2009, Standards

and Guidelines for Quality Assurance in the European Higher Education Area, Part 2

“European standards and guidelines for the external quality assurance of higher education,

page 20- 22;

3. Udhëzimi i MASH-së Nr.30, date 29.07.2008 “Për organizimin e studimeve të larta

universitare për formimin universitar të mësuesve”, fq. 29-30, “Plani mësimor i programit të

studimit në mësuesi për arsimin fillor”, për praktikën shkollore parashikon 425 orë në total.