189
DEPARTAMENTI I DREJTËS PENALE D I S E R T A C I O N Për fitimin e gradës shkencore “Doktor” SANKSIONET PENALE NDAJ MITURVE REPUBLIKËN E KOSOVËS Kandidati Udhëheqësi shkencor Albulena HAJDARI Prof. Dr. Altin SHEGANI Tiranë, 2017

D I S E R T A C I O N Për fitimin e gradës shkencore “Doktor” · vi 3.1. Pozita e të miturve dhe sanksionet penale ndaj tyre sipas të drejtës zakonore shqiptare ..... 25

  • Upload
    vantruc

  • View
    215

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

DEPARTAMENTI I TË DREJTËS PENALE

D I S E R T A C I O N

Për fitimin e gradës shkencore “Doktor”

SANKSIONET PENALE NDAJ TË MITURVE NË

REPUBLIKËN E KOSOVËS

Kandidati Udhëheqësi shkencor

Albulena HAJDARI Prof. Dr. Altin SHEGANI

Tiranë, 2017

ii

Deklaratë e autorësisë

Deklaroj me përgjegjësi se ky punim është autorial dhe origjinal, i shkruar nga unë

personalisht, në mënyrë të pavarur dhe se i njëjti nuk është prezantuar asnjëherë para

ndonjë institucioni tjetër për vlerësim dhe se nuk është publikuar asnjëherë në tërësi ose

pjesërisht. Punimi nuk përmban pjesë të shkruara nga ndonjë person tjetër, përveç rasteve

të cituara dhe referuara.

Albulena HAJDARI

E drejta e autorit:

© Të gjitha të drejtat i takojnë autorit: Albulena HAJDARI, 2017

Falënderim

Falënderoj udhëheqësin shkencor Prof. Dr. Altin Shegani, për ndihmën dhe këshillat që

më ka dhënë në të gjitha fazat e përgatitjes së këtij disertacioni të doktoratës, pa ndihmën

e të cilit vështirësitë me të cilat do të ballafaqohesha gjatë punës do të ishin shumë më të

theksuara. Falënderoj të gjithë anëtarët e komisionit për korrektësinë e madhe që kanë

treguar në përmbylljen e suksesshme të kësaj teme. Më në fund, falënderoj edhe familjen

time, e cila më mbështeti dhe ndihmoi gjatë gjithë fazave të studimeve të doktoratës.

Këtë sukses timin ia dedikoj në radhë të parë vajzës sime Lea-s.

iii

PARATHËNIE

Kriminaliteti i të miturve është pjesë përbërëse e kriminalitetit të përgjithshëm.

Mirëpo, për shkak të moshës dhe specifikave tjera që kanë të bëjnë me të miturit në të

drejtat penale të shteteve bashkëkohore, pa marrë parasysh diversitetin e tyre, kjo

kategori kryerësish gëzon trajtim tjetër, trajtim më të butë, më të favorshëm në krahasim

me kryerësit madhorë të veprave penale. Ky trajtim është i pranishëm në lëmin e

legjislacionit penal material, procedural dhe të ekzekutimit.

Në pajtim me qasjen bashkëkohore të trajtimit të veçantë dhe më të favorshme të

kryerësve të mitur të veprave penale për shkak të karakteristikave sociologjike,

psikologjike, juridike, kriminalo – politike etj., çështja e kësaj kategorie kryerësish në

Kosovë trajtohet me ligj të veçantë, përkatësisht me Kodin e Drejtësisë për të Mitur.

Trajtimi i veçantë i të miturve është shprehur posaçërisht përmes përcaktimit të

llojeve të sanksioneve penale të cilat mund tu shqiptohen kryerësve të mitur të veprave

penale, por edhe përmes specifikimit të procedurës së shqiptimit dhe të aspekteve të

ekzekutimit të tyre. Sipas Kodit të Drejtësisë për të Mitur të Republikës së Kosovës

kryerësve të mitur të veprave penale mund tu shqiptohen masat e diversitetit (një apo më

shumë sish në kuadër të tetë llojeve të parapara të tyre), masat edukative (masat

disiplinore “qortimi apo dërgimi në qendrën disiplinore”); (masat e mbikëqyrjes së

shtuar “mbikëqyrja e shtuar nga ana e prindit, prindit adoptues apo kujdestarit;

mbikëqyrja e shtuar nga familja tjetër; ose mbikëqyrja e shtuar nga organi i

kujdestarisë”) apo (masat edukative institucionale “dërgimi i të miturit në institucionin

edukativ; dërgimi i të miturit në institucionin edukativo – korrektues apo dërgimi i të

miturit në institucionin e kujdesit të posaçëm”) apo dënimet (gjoba, urdhri për punë në

dobi të përgjithshme apo burgimi për të mitur). Siç rezulton nga zgjidhjet e përcaktuara

ligjore përparësi në shqiptimin e sanksioneve penale ndaj të miturve gjithmonë duhet

dhënë masave edukative, kurse dënimet mund të shqiptohen vetëm në rastet kur te të

miturit delikuentë janë manifestuar çrregullime të larta në edukimin e tyre dhe ato në

asnjë rast (pavarësisht peshës së veprës penale të kryer) nuk mund tu shqiptohen të

miturve të rinj (14 – 16 vjeçare). Ky Kod parashikon edhe rregulla specifike lidhur me

procedurën që zhvillohet ndaj kryerësve të mitur të veprave penale, ndër të cilat vlen të

theksohen: a) pamundësia e gjykimit të të miturit në mungesë; b) pamundësia e zhvillimit

të procedurës së të miturve pa mbrojtës; c) pjesëmarrja e prindit dhe organit të

kujdestarisë; d) mungesa e publicitetit; e) urgjenca e procedimit të çështjes etj. Specifika

ekzistojnë edhe në lidhje me çështjen e ekzekutimit të sanksioneve penale për të mitur,

dhe ato kryesisht kanë të bëjnë me: a) procesin e riedukimit (zhvillimin e procesit

arsimor, zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme zbavitëse etj.); b) ekzekutim të sanksioneve

penale në institucione të veçanta, të ndara nga madhorët; c) akordim të më shumë

benificioneve në krahasim me kryerësit madhor të veprave penale etj.

Gjatë përgatitjes së këtij punimi kam hasur në vështirësi të ndryshme. Njëra prej

këtyre vështirësive i referohet mungesës së literaturës bazë, jo vetëm të asaj në gjuhën

shqipe, por edhe në gjuhët tjera, nga se shumë nga sanksionet penale të reja (sidomos

masat e diversitetit0 të parashikuara me Kodin e Drejtësisë për të Mitur edhe në shtetet e

zhvilluara janë të datës relativisht të re. Vështirësi të mëdha kanë paraqitur edhe shumë

aspekte që i referohen praktikës gjyqësore. Megjithatë, përkundër vështirësive të

iv

shfaqura shpresoj se në këtë punim megjithatë kam arritur të shpjegoj shumicën e

elementeve të cilat i karakterizojnë sanksionet penale për të mitur.

Gjatë përgatitjes së këtij punimi kam vërejtur edhe disa të meta e zbrastësi

juridike. Këto të meta vërehen në çështjet që kanë të bëjnë me shqiptimin e dënimeve

plotësuese, sidomos kur i mituri nuk pajtohet që t’i zëvendësohet gjoba me punën në

interes të përgjithshëm; në çështjen e dhënies së një orientimi të qartë për shumë aspekte

për Të cilat zgjidhja adresohet në Kodin e Procedurës Penale apo në Ligjin për

Ekzekutimin e Sanksioneve Penale; profilizimin e të miturve gjatë ekzekutimit të

sanksioneve penale, sidomos dënimit me burgim për të mitur etj.

Ky punim bën pjesë në lëmin e shkencës juridike penale. Shpresoj të jetë një

kontribut modest për teorinë e kësaj shkence dhe për praktikën juridike penale në këtë

lëmi. Së këndejmi, punimi mund tu shërbej studentëve të fakulteteve të drejtësisë si dhe të

gjithë atyre që, në çfarëdo mënyre qoftë, merren me trajtimin e delikuentëve të mitur. Në

këtë aspekt, shpresoj që ai tu ndihmoj gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve, policëve etj.

Konsideroj se të gjithë të interesuarit mund të gjejnë diç të dobishme në shqyrtimet e

tematikave që janë bërë në kuadër të këtij punimi.

v

PËRMBAJTJA

Deklaratë e autorësisë..........................................................................................................ii Falënderim ....................................................................................................................................... ii

PARATHËNIE………………………..………………………………………...………..iii

PJESA HYRËSE

1. Arsyet e studimit të sanksioneve penale ndaj të miturve ............................................................. x

2. Qëllimi i studimit - impakti në terrenin juridik .......................................................................... xi

3. Metodologjia e studimit ............................................................................................................. xii

4. Struktura e punimit ................................................................................................................... xiii

PJESA E PARË

PANORAMA JURIDIKO-PENALE DHE KRAHASIMORE E NOMENKLATURËS SË

SANKSIONEVE PENALE NDAJ TË MITURVE

KREU I

DIMENSIONI JURIDIKO-PENAL I NOMENKLATURËS SË SANKSIONEVE PENALE

NDAJ TË MITURVE

1. Kuptimi i sanksioneve penale ndaj të miturve ............................................................................. 2

2. Elementet e sanksioneve penale ndaj të miturve ......................................................................... 4

3. Karakteristikat e sanksioneve penale ndaj të miturve ................................................................. 5

4. Qëllimi i sanksioneve penale ndaj të miturve .............................................................................. 6

5. Zgjedhja dhe shqiptimi i sanksioneve penale ndaj të miturve, personave madhor të ri dhe

madhorit për veprat penale të kryera si i mitur ................................................................................ 9

5.1. Zgjedhja dhe shqiptimi i sanksioneve penale ndaj të miturve .................................................. 9

5.2. Zgjedhja dhe shqiptimi i sanksioneve penale për të mitur personave madhor të rinj për veprën

penale të kryer si madhor i ri ......................................................................................................... 10

5.3. Zgjedhja dhe shqiptimi i sanksioneve penale për të mitur ndaj personave madhor për veprat

penale të cilat i kanë kryer si të mitur ............................................................................................ 11

6. Rregullat procedurale të gjykimit të personave madhor për veprat penale të kryera ndaj

fëmijëve ......................................................................................................................................... 12

7. Karakteristikat e të drejtës penale bashkëkohore për kryerësit e mitur të veprave penale ....... 14

8. Drejtësia restorative si qasje e re për delikuentët e mitur .......................................................... 15

KREU II

VËSHTRIM HISTORIK I SANKSIONEVE PENALE NDAJ TË MITURVE

1. Pozita e të miturve dhe sanksionet penale ndaj tyre gjatë zhvillimit historik të shoqërisë

njerëzore ........................................................................................................................................ 20

2. Pozita e të miturve dhe sanksionet penale ndaj tyre sipas akteve ndërkombëtare ..................... 23

3. Pozita e të miturve dhe sanksionet penale ndaj tyre gjatë zhvillimit historik të Kosovës ......... 25

vi

3.1. Pozita e të miturve dhe sanksionet penale ndaj tyre sipas të drejtës zakonore shqiptare ....... 25

3.2. Pozita e të miturve dhe sanksionet penale ndaj tyre në Kosovë deri në nxjerrjen e Kodit të

Drejtësisë për të Mitur të Republikës së Kosovës ......................................................................... 27

KREU III

ASPEKTE KRAHASIMIORE TË SISTEMIT TË SANKSIONEVE PENALE NDAJ TË

MITURVE

1. Sistemi i sanksioneve penale ndaj të miturve në legjislacionin penal francez .......................... 30

2. Sistemi i sanksioneve penale ndaj të miturve në legjislacionin penal shqiptar ......................... 32

2.1. Sistemi i sanksioneve penale ndaj të miturve sipas Kodit Penal.................................33

2.2. .Sistemi i sanksioneve penale ndaj të miturve sipas Kodit të Drejtësisë Penale për të

Mitur..................................................................................................................................35

4. Sistemi i sanksioneve penale ndaj të miturve në legjislacionin penal serb ............................... 41

5. Sistemi i sanksioneve penale ndaj të miturve në legjislacionin penal kroat .............................. 44

6. Sistemi i sanksioneve penale ndaj të miturve në legjislacionin penal afganistanas .................. 46

7. Sistemi i sanksioneve penale ndaj të miturve në legjislacionin penal rumun ............................ 47

PJESA E DYTË

REGJIMI JURIDIK I MASAVE DHE DËNIMEVE NDAJ TË MITURVE NË REPUBLIKËN

E KOSOVËS

KREU I

MASAT E DIVERSITETIT

1. Kuptimi i masave të diversitetit ................................................................................................. 50

2. Disa nga karakteristikat e masave të diversitetit ....................................................................... 51

3. Qëllimi i masave të diversitetit .................................................................................................. 52

4. Procedura për shqiptimin e masave të diversitetit ..................................................................... 53

5. Autoriteti për shqiptimin e masës së diversitetit ....................................................................... 54

6. Kushtet për shqiptimin e masave të diversitetit ......................................................................... 55

6.1. Kushtet për shqiptimin e masave të diversitetit të cilat ndërlidhen me peshën e veprës penale

....................................................................................................................................................... 55

6.2. Kushtet për shqiptimin e masave të diversitetit të cilat ndërlidhen me kryerësin e mitur të

veprës penale ................................................................................................................................. 56

7. Rëndësia e shqiptimit të masave të diversitetit .......................................................................... 57

8. Llojet e masave të diversitetit .................................................................................................... 59

8.5. Pranimi i punësimit apo aftësimi në një profesion adekuat me aftësitë dhe shkathtësitë e tij 61

8.6. Kryerja e punës pa pagesë në dobi të përgjithshme në pajtim me aftësitë e kryerësit të mitur

për kryerjen e punës së tillë ........................................................................................................... 62

vii

8.7. Edukimi në rregullat e trafikut ............................................................................................... 62

8.8. Këshillimi psikologjik ............................................................................................................ 62

9. Të dhënat mbi shqiptimin e masave të diversitetit në Kosovë gjatë periudhës 2008 - 2016 ..... 62

KREU II

MASAT EDUKATIVE

1. Kuptimi i masave edukative ...................................................................................................... 65

2. Elementet e masave edukative ................................................................................................... 66

3. Karakteristikat e masave edukative ........................................................................................... 66

4. Qëllimi i masave edukative ....................................................................................................... 67

5. Kohëzgjatja e masave edukative ............................................................................................... 68

6. Llojet dhe sistemimi i masave edukative ................................................................................... 69

6.1. Masat disiplinore .................................................................................................................... 70

6.1.1. Qortimi gjyqësor .................................................................................................................. 71

6.1.2. Dërgimi në qendër disiplinore ............................................................................................. 72

6.2. Masat e mbikëqyrjes së shtuar ................................................................................................ 74

6.2.1. Mbikëqyrja e shtuar nga ana e prindit, prindit adoptues apo kujdestarit ............................. 78

6.2.2. Mbikëqyrja e shtuar nga familja tjetër ................................................................................. 81

6.2.3. Mbikëqyrja e shtuar nga organi i kujdestarisë ..................................................................... 85

6.3. Masat institucionale ................................................................................................................ 88

6.3.1. Dërgimi në institucionin edukativ ....................................................................................... 90

6.3.2. Dërgimi në institucionin edukativo - korrektues ................................................................. 92

6.3.3. Dërgimi në institucionin për kujdes të posaçëm .................................................................. 95

6.4. Kriteret e përzgjedhjes me rastin e shqiptimit të masave edukative ....................................... 98

KREU III

DËNIMET NDAJ TË MITURVE

1. Kuptimi i dënimeve ndaj të miturve ........................................................................................ 100

2. Elementet e dënimeve ndaj të miturve .................................................................................... 101

3. Karakteristikat e dënimeve ndaj të miturve ............................................................................. 102

4. Qëllimi i dënimeve ndaj të miturve ......................................................................................... 103

5. Llojet e dënimeve ndaj të miturve ........................................................................................... 104

5.1. Dënimi me gjobë .................................................................................................................. 105

5.1.1. Matja e dënimit me gjobë për të mitur ............................................................................. 106

5.1.1.1. Rregullat e përgjithshme dhe të posaçme të matjes së dënimit me gjobë për të mitur ... 107

5.1.1.2. Matja e dënimit me gjobë për të mitur për veprat penale në bashkim ............................ 107

viii

5.1.2. Të dhënat mbi shqiptimin e dënimit me gjobë për të miturit ............................................ 108

5.2. Urdhri për punë në dobi të përgjithshme .............................................................................. 109

5.2.1. Të dhënat mbi shqiptimin e urdhrit për punë në dobi të përgjithshme për të miturit ........ 111

5.3. Burgimi për të mitur ............................................................................................................. 112

5.3.1. Të dhënat mbi shqiptimin e burgimit për të mitur ............................................................. 115

5.4. Dënimet plotësuese ndaj të miturve...................................................................................... 117

5.5. Masat e trajtimit të detyrueshëm ndaj të miturve ................................................................. 119

PJESA E TRETË

MJEDISI PROCEDURIAL-PENAL DHE ZBATUES I SANKSIONEVE PENALE NDAJ

TË MITURVE

KREU I

PROCEDURA PENALE NDAJ TË MITURVE

1. Kuptimi i procedurës penale ndaj të miturve........................................................................... 122

2. Karakteristikat e procedurës penale ndaj të miturve ............................................................. 123

3. Përbërja e trupit gjykues për të mitur dhe emërimi i gjyqtarëve ............................................. 124

4. Kompetenca e gjykatës në procedurën penale për të mitur ..................................................... 125

5. Arrestimi i përkohshëm, ndalimi policor dhe paraburgimi ..................................................... 126

6. Rrjedha e procedurës penale për të mitur ................................................................................ 128

6.1. Fillimi dhe zbatimi i procedurës përgatitore......................................................................... 128

6.2. Propozimi i arsyetuar i prokurorit të shtetit .......................................................................... 131

6.3. Shqyrtimi gjyqësor ............................................................................................................... 132

6.4. Mjetet juridike ...................................................................................................................... 135

7. Ndërmjetësimi në procedurën penale për të mitur ................................................................... 136

KREU II

EKZEKUTIMI I MASAVE DHE SANKSIONEVE PENALE NDAJ TË MITURVE

1. Ekzekutimi i masave të diversitetit .......................................................................................... 139

2. Ekzekutimi i masave edukative ............................................................................................... 140

2.1. Ekzekutimi i masës së dërgimit në qendrën disiplinore ....................................................... 141

2.2. Ekzekutimi i masave të mbikëqyrjes së shtuar ..................................................................... 142

2.2.1. Ekzekutimi i masës së mbikëqyrjes së shtuar nga ana e prindit, prindit adoptues apo

kujdestarit .................................................................................................................................... 142

2/2/2/ Ekzekutimi i masës së mbikëqyrjes së shtuar nga familja tjetër ....................................... 143

2.2,3. Ekzekutimi i masës së mbikëqyrjes së shtuar nga organi i kujdestarisë ............................ 145

2.3. Ekzekutimi i masave edukative institucionale ...................................................................... 145

2.3.1. Ekzekutimi i masës së dërgimit në institucionin edukativ ............................................... 146

ix

2.3.2. Ekzekutimi i masës së dërgimit në institucionin edukativo - korrektues .......................... 147

2.3.3. Ekzekutimi i masës së dërgimit në institucionin për kujdes të posaçëm .......................... 151

2.4. Ekzekutimi i dënimeve ......................................................................................................... 153

2.4.1. Ekzekutimi i dënimit me gjobë .......................................................................................... 153

2.4.2. Ekzekutimi i urdhrit për punë në dobi të përgjithshme ..................................................... 155

2.4.3. Ekzekutimi i burgimit për të mitur .................................................................................... 156

Përfundime .................................................................................................................................. 160

Shkurtesat e përdorura ................................................................................................................ 169

LITERATURA ............................................................................................................................ 170

x

PJESA HYRËSE

1. Arsyet e studimit të sanksioneve penale ndaj të miturve

Studimi i sanksioneve penale ndaj të miturve përbën tematikë me interes të

posaçëm shoqëror për shumë arsye. Ndonëse arsyet e studimit të kësaj tematike janë

shumëdimensionale, ato kryesisht përqendrohen në këto aspekte:

1. Arsyeja kryesore qëndron në atë se sanksionet penale ndaj të miturve

manifestojnë formën kryesore të reagimit të shoqërisë ndaj kryerësve të mitur

të veprave penale. Ato përmbajnë në vetën e tyre shumë specifika të cilat i

bëjnë të dallueshme në shumë aspekte nga sanksionet penale të cilat u

shqiptohen kryerësve madhor të veprave penale. Si të tilla ato janë në

vazhdimësi aktuale dhe përbëjnë materie që në koherencë meriton të

hulumtohet e studiohet.

2. Arsye tjetër e studimit të sanksioneve penale ndaj të miturve qëndron në atë

që përmes një studimi të detajuar të tyre të arrihet të nxirren në dritë

mangësitë që eventualisht i karakterizojnë aspektet e rregullimit të tyre

juridik, si dhe të ofrohen rekomandimet e qëndrueshme mbi disa nga

konceptet e mënyrës së rregullimit të tyre. Vështruar në këtë aspekt, do të

analizohet puna e gjykatave, prokurorive dhe institucioneve tjera përgjegjëse

dhe vështirësitë që ato kanë pasur në raport me trajtimin juridik penal të të

miturve.

3. Një arsye bazike e studimit të sanksioneve penale ndaj të miturve qëndron në

atë që të nxirren në dritë problemet që i shoqërojnë organet e procedurës

penale në zbatimin e procedurës për të mitur, dhe të atyre të ekzekutimit të

tyre. Qëllimi këtu është që përmes rekomandimeve konkrete të propozohen

alternativat e zgjidhjes së problemeve të shfaqura.

4. Sanksionet penale ndaj të miturve në Republikën e Kosovës janë me interes të

studiohen edhe nga fakti se ato tashmë ndodhen në një proces transformimi

dhe modifikimi të vazhdueshëm. Ato kanë pësuar transformime konkrete edhe

në kuadër të ndryshimeve që ka pësuar Kodi i Drejtësisë për të Mitur në vitin

2010. Vështruar në këtë aspekt, ato kërkohet që të elaborohen në

këndvështrimin shkencor në mënyrë që opinioni publik dhe ai profesional të

jetë sa më i familjarizuar me to.

5. Një arsye shtesë e studimit të sanksioneve penale ndaj të miturve është edhe

fakti se në lidhje me to deri më sot nuk është shkruar ndonjë punim i

mirëfilltë, në aspektin juridik penal, procedural dhe atë të ekzekutimit.

Çështjet që kanë të bëjnë me sanksionet penale ndaj të miturve aktualisht kanë

gjetur trajtimin e tyre vetëm brenda teksteve universitare përkatëse (E drejta

penale, E drejta e procedurës penale, dhe Penologjia). Së këndejmi, është

ndier nevoja e një studimi të thelluar të tyre, përfshirë aspektet kriminalo

politike.

xi

2. Qëllimi i studimit - impakti në terrenin juridik

Punimi i disertacionit të doktoratës me titull: “Sanksionet penale ndaj të miturve

në Republikën e Kosovës” përqendrohet në studimin e kuptimit, elementeve,

karakteristikave dhe qëllimit të këtyre sanksioneve penale. Ato janë trajtuar në kuadër të

këtij hulumtimi në mënyrën si janë rregulluar me Kodin e Drejtësisë për të Mitur të

Republikës së Kosovës, por edhe në mënyrën se si ato kanë qenë të rregulluara me

legjislacionin e mëhershëm të vendit, përfshirë mënyrën e adresimit të tyre në

legjislacionet penale të disa vendeve të tjera. Natyrisht, trajtimi i kësaj tematike bëhet

edhe përmes pasqyrimit të punës praktike të gjykatave dhe institucioneve tjera të Kosovës

për periudhën kohore 2008-2016.

Ndaj kriminalitetit përgjithësisht, dhe kriminalitetit të të miturve nuk ka qenë

imune asnjë shoqëri, pra as shoqëria kosovare. Si i tillë kriminaliteti ka qenë dhe do të

jetë preokupim i shoqërisë njerëzore, përfshirë Kosovën edhe në të ardhmen. Një nga

format e preokupimit të shoqërisë padyshim është edhe formësimi i reagimit ndaj tij.

Reagimi i shoqërisë kosovare ndaj kryerësve të mitur të veprave penale me sanksione

penale është madje shumë i hershëm.

Reagimi i organizuar i shoqërisë kosovare ndaj kryerësve të mitur të veprave

penale përmes sanksioneve penale ka kaluar nëpër faza të caktuara. Ky reagim është bërë

duke ia përshtatur atë kohës, rrethanave shoqërore ekonomike, politike, juridike,

kulturore, fetare etj.

Sanksionet penale përgjithësisht, përfshirë sanksionet penale ndaj të miturve në

sistemet juridike në përmasa shtetërore dhe ndërkombëtare, por edhe në Kosovë, përbëjnë

pjesën më dinamike të zhvillimit të së drejtës penale. Sistemi i sanksioneve penale ndaj të

miturve në të gjitha shtetet e botës, pra edhe në Kosovë është pikë qendrore e

preokupimit të teorisë juridike penale dhe praktikës gjyqësore, por edhe çështje interesimi

të organeve shtetërore dhe jo-shtetërore, opinionit të gjerë profesional dhe atij laik.

Qëllimi i këtij punimi të disertacionit të doktoratës është të dëshmojë se

sanksionet penale ndaj të miturve janë mjete të rëndësishme në duart e organeve

kompetente e të shoqërisë kosovare për të luftuar kriminalitetin e të miturve dhe për të

mbrojtur vlerat vitale të individit dhe shoqërisë. Në fakt, përmes këtij hulumtimi bëhet

përpjekje modeste për të vënë në dukje rëndësinë që kanë sanksionet penale për të mitur

për të rikthyer të miturit delikuent në rrugën e drejtë të zhvillimit dhe perspektivës dhe

për të parandaluar shndërrimin e tyre në recidivist.

Sanksionet penale ndaj të miturve manifestojnë efekte të shumta dhe të

llojllojshme. Këto efekte kryesisht përqendrohen në:

1. Parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit;

2. Mbrojtjen e përshtatshme të lirive dhe të drejtave të njeriut;

3. Kthimin e suksesshëm të delikuentëve të mitur në shoqëri, të riedukuar dhe të

aftë për t’u përballur me sfidat e kohës;

4. Jetësimin e qëllimit të sanksioneve penale;

5. Jetësimin e barazisë së qytetarëve para ligjit;

6. Respektimin e dinjitetit dhe personalitetit të njeriut;

7. Jetësimin e parimit të ligjshmërisë etj.

xii

3. Metodologjia e studimit

Dinamika që e ka karakterizuar transformimin e sanksioneve penale

përgjithësisht, por edhe sanksionet penale ndaj të miturve vështruar në aspektin global

dhe në kontekst të Kosovës, karakteristikat themelore të tyre, roli i madh që ato kanë në

mbrojtjen e vlerave më vitale të njeriut dhe shoqërisë etj., ka kushtëzuar që studimit të

sanksioneve penale për të mitur t’i qasemi me metodologji interdisiplinare.

Pikënisje për studimin e sanksioneve penale ndaj të miturve ka qenë metoda e

materializmit dialektik. Përmes zbatimit të kësaj metode është arritur në përfundim se

sanksionet penale ndaj të miturve nuk janë shfaqur rastësisht në shoqëri, porse të njëjtat e

kanë rrugëtimin e tyre të zhvillimit që nga e kaluara më e hershme e deri në ditët e sotme.

Në studimin e sanksioneve penale ndaj të miturve kam përdorur edhe metodën

juridike- dogmatike. Përmes kësaj metode kam arritur të përcaktoj kuptimin e

sanksioneve penale ndaj të miturve, llojet e tyre, specifikat, funksionet dhe qëllimet e tyre

të përfshira në zgjidhjet ligjore përkatëse. Kjo metodë më ka mundësuar që të analizoj

sanksionet penale ndaj të miturve gjatë fazave të caktuara të zhvillimit të shoqërisë

kosovare, de lege lata, ashtu siç ishin përcaktuar me dispozitat juridike penale të kohës,

dhe de lege ferrenda, ashtu siç duhet të jenë.

Përveç kësaj studimit të sanksioneve penale ndaj të miturve i jam qasur duke

përdorur edhe metodën historike. Përmes kësaj metode është arritur të studiohen

sanksionet penale ndaj të miturve në një periudhë të gjatë të zhvillimit të shoqërisë

kosovare, përfshirë mënyrën e rregullimit të tyre në Kanunin e Lekë Dukagjinit, Ligjin

Penal të Kosovës dhe Kodin e Përkohshëm Penal të Kosovës. Me ndihmën e kësaj

metode është bërë i mundur studimi dhe hulumtimi shkencor i sanksioneve penale ndaj të

miturve në Republikën e Kosovës, të vështruara si dukuri shoqërore dinamike të cilat i

kanë kushtëzuar kushtet dhe rrethanat e caktuara shoqërore, ekonomike, politike,

kulturore, historike, morale, fetare si dhe kushte e rrethana të tjera. Duke u bazuar në këtë

metodë studimi është arritur të kuptohet se sanksionet penale ndaj të miturve janë jo

vetëm dukuri juridike, por ato janë edhe dukuri shoqërore, të cilat ishin dhe janë të

pranishme në çdo kohë, sepse ato u shqiptuan dhe u shqiptohen çdo ditë kryerësve të

mitur të veprave penale dhe ato paraqesin mjete të domosdoshme për mbrojtjen e

shoqërisë nga kriminaliteti.

Për hulumtimin e këtij punimi të doktoratës kam përdorur edhe metodën

statistikore. Me ndihmën e kësaj metode është prezantuar vëllimi dhe dinamika e

shqiptimit të llojeve të sanksioneve penale ndaj të miturve dhe kohëzgjatja e tyre gjatë

periudhës kohore 2008-2016. Vështruar në këtë aspekt, janë shfrytëzuar të dhënat e

Këshillit Prokurorial të Kosovës, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Agjencisë së Statistikave

të Kosovës, gjykatave, prokurorive dhe institucioneve të tjera.

Meqë studimi i të gjitha rasteve të shqiptimit të sanksioneve penale ndaj të

miturve do të kërkonte një punë të madhe, e cila në të shumtën e rasteve do të mund të

kryhej vetëm nga shumë persona, ka ndikuar që të shërbehem me metodën e mostrës, me

ç’rast i kam studiuar 200 vendime të shqiptimit të sanksioneve penale ndaj të miturve në

të gjitha prokuroritë dhe gjykatat themelore të Republikës së Kosovës gjatë periudhës

kohore 2008-2016.

Për studimin e sanksioneve penale ndaj të miturve kam përdorur edhe metodën e

studimit të rasteve individuale. Me ndihmën e kësaj metode janë analizuar një numër i

xiii

konsiderueshëm i vendimeve gjyqësore të formës së prerë të cilat i kanë shqiptuar

prokuroritë dhe gjykatat themelore në nivel vendi.

Gjatë hulumtimit dhe studimit të sanksioneve penale ndaj të miturve në

Republikën e Kosovës rëndësi e veçantë i është kushtuar edhe metodës së analizës. Me

ndihmën e kësaj metode i kam bërë një analizë teksteve ligjore në të cilat janë rregulluar

sanksionet penale ndaj të miturve.

Më në fund, gjatë përgatitjes së këtij punimi kam përdorur edhe metodën e

krahasimit. Me ndihmën e kësaj metode është arritur të bëhet krahasimi i sanksioneve

penale të të miturve dhe llojet e tyre të parashikuara në legjislacionet përkatëse penale të

disa shteteve bashkëkohore.

Gjatë përgatitjes së këtij punimi kam përdorur literaturë të gjerë shkencore e

profesionale të botuar në Kosovë, Shqipëri, në Evropë dhe botë.

4. Struktura e punimit

Punimi i disertacionit të doktoratës me titull: “Sanksionet penale ndaj të miturve

në Republikën e Kosovës” përbëhet nga pjesa hyrëse, tri pjesëve, shtojcës, përfundimeve

dhe literaturës. Sistemimi i mëtejshëm i tij është bërë në kapituj, nënkapituj dhe shtesa të

tjera në të cilat janë elaboruar sanksionet penale ndaj të miturve në Republikën e

Kosovës.

Në pjesën e parë me titull “Panorama juridiko-penale dhe krahasimore e

nomenklaturës së sanksioneve penale ndaj të miturve” janë trajtuar një sërë tematikash të

shpërndara në tre kapituj.

Në kreun e parë të kësaj pjese me titull: “Dimensioni juridiko-penal i

nomenklaturës së sanksioneve penale ndaj të miturve” është trajtuar kuptimi i

sanksioneve penale ndaj të miturve, elementet e tyre, karakteristikat, qëllimi, zgjedhja

dhe shqiptimi i sanksioneve penale ndaj të miturve, personave madhor të rinj dhe

madhorit për veprat penale të kryera si i mitur dhe madhor i ri.

Në kreun e dytë me titull: “Vështrim historik i sanksioneve penale ndaj të

miturve” është pasqyruar historiku i përgjithshëm i zhvillimit të sanksioneve penale ndaj

të miturve, mënyra e rregullimit të tyre sipas akteve ndërkombëtare, sanksionet penale

ndaj të miturve gjatë zhvillimit historik të Kosovës, përfshirë mënyrën e rregullimit të

tyre sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit, Ligjit Penal të Krahinës Socialiste Autonome të

Kosovës dhe Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës.

Në kreun e tretë me titull: “Aspekte krahasimore të sistemit të sanksioneve penale

ndaj të miturve” janë trajtuar sanksionet penale ndaj të miturve sipas legjislacionit penal

të Republikës së Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë, Kroacisë, Afganistanit dhe Rumanisë.

Përmes studimit të legjislacionit përkatës penal të këtyre vendeve është arritur të nxirren

elementet e përbashkëta dhe ato që i dallojnë zgjidhjet e tyre me zgjidhjet e Kodit të

Drejtësisë për të Mitur të Republikës së Kosovës.

Pjesa e dytë e këtij punimi me titull: “Regjimi juridik i masave dhe dënimeve ndaj

të miturve në Republikën e Kosovës” përbën pjesën qendrore të tij. Kjo pjesë është ndarë

në tre kapituj në të cilët trajtohen tematikat që konsiderohen bazike në rezultatet modeste

të këtij studimi. Kjo është pjesa në të cilën tematikat e trajtuara nga aspekti teorik

gërshetohen me aspektet praktike të punës së gjykatave të Republikës së Kosovës.

xiv

Në kreun e parë të kësaj pjese me titull: “Masat e diversitetit” janë elaboruar

tematikat si në vijim: kuptimi i masave të diversitetit, elementet dhe karakteristikat e

masave të diversitetit, qëllimi i këtyre masave, kushtet për shqiptimin e tyre dhe llojet e

masave të diversitetit.

Në kreun e dytë me titull: “Masat edukative” trajtohen këto tematika: kuptimin e

masave edukative, elementet, karakteristikat, qëllimet dhe llojet e masave edukative.

Këtu i bëhet një trajtim i detajuar masave disiplinore (qortimit gjyqësor dhe dërgimit në

qendrën disiplinore), masave të mbikëqyrjes së shtuar (mbikëqyrjes së shtuar nga prindi,

prindi adoptues apo kujdestari, mbikëqyrjes së shtuar nga familja tjetër dhe mbikëqyrjes

së shtuar nga organi i kujdestarisë) dhe masave institucionale (dërgimit në institucionin

edukativ, dërgimit në institucionin edukativ korrektues dhe dërgimit në institucionin për

kujdes të posaçëm).

Në kreun e tretë me titull: “Dënimet ndaj të miturve” zënë vend trajtimi këto

tematika: kuptimi i dënimeve ndaj të miturve, elementet dhe karakteristikat e këtyre

dënimeve, qëllimi i dënimeve ndaj të miturve dhe llojet e këtyre dënimeve (dënimi me

gjobë, dënimi me urdhër për punë në dobi të përgjithshme, burgu për të mitur, dënimet

plotësuese ndaj të miturve dhe masat e trajtimit të detyrueshëm ndaj kësaj kategorie të

kryerësve të veprave penale).

Pjesa e tretë e këtij punimi me titull: “Mjedisi procedurial-penale dhe zbatues i

sanksioneve penale ndaj të miturve” është e ndarë në dy kapituj në të cilët trajtohen një

numër i konsiderueshëm tematikash me karakter procedural penal dhe të ekzekutimit.

Në kreun e parë të kësaj pjese me titull: “Procedura penale ndaj të miturve” ndër

të tjera elaborohen këto tematika: kuptimi i procedurës penale ndaj të miturve,

karakteristikat e kësaj procedure, stadet e procedurës penale ndaj të miturve, masat për

sigurimin e të miturit në procedurë penale (arresti shtëpiak, ndalimi policor dhe

paraburgimi) dhe ndërmjetësimi në procedurën penale për të mitur.

Në kreun e dytë të kësaj pjese, që është i fundit i këtij punimi me titull:

“Ekzekutimi i masave dhe sanksioneve penale ndaj të miturve” janë trajtuara tematikat në

vijim: ekzekutimi i masave të diversitetit, masave edukative (masës edukative të dërgimit

në qendrën disiplinore, masës së mbikëqyrjes së shtuar nga prindi, prindi adoptues apo

kujdestari, masës së mbikëqyrjes së shtuar në familjen tjetër dhe masës së mbikëqyrjes

së shtuar nga organi i kujdestarisë), ekzekutimi i masave edukative institucionale (masës

së dërgimit në institucionin edukativ, masës së dorëzimit në institucionin edukativ

korrektues dhe masës së dërgimit në institucionin për kujdes të posaçëm) dhe ekzekutimi

i dënimeve (dënimit me gjobë, urdhrit për punë në dobi të përgjithshme dhe burgimit për

të mitur).

1

PJESA E PARË

PANORAMA JURIDIKO-PENALE DHE KRAHASIMORE E NOMENKLATURËS

SË SANKSIONEVE PENALE NDAJ TË MITURVE

KREU I

DIMENSIONI JURIDIKO-PENAL I NOMENKLATURËS SË SANKSIONEVE

PENALE NDAJ TË MITURVE

Sanksionet penale janë mjete juridike penale me të cilat realizohet funksioni

mbrojtës i të drejtës penale, e që paraqesin bazën dhe qëllimin themelor të vetë ekzistimit

të së drejtës penale.1 Të këtij karakteri janë edhe sanksionet penale ndaj të miturve.

Sanksionet penale përgjithësisht, dhe sanksionet penale ndaj të miturve janë në

epiqendër të vëmendjes të së drejtës penale dhe të politikës kriminale. “Ato janë

preokupim kryesor i të drejtës penale nga fakti se në të gjitha rastet kur personi i caktuar

kryen vepër të rrezikshme, e cila është e kundërligjshme dhe e përcaktuar me ligj si vepër

penale, është e domosdoshme që shoqëria ndaj kryerësit të veprës së tillë të ndërmarrë

ndonjë masë, e cila ka për qëllim pengimin e kryerjes së veprës penale në të ardhmen. Në

të drejtën penale masat që shqiptohen ndaj kryerësve të veprave penale quhen sanksione

penale”.2

Rrjedhimisht, sanksionet penale janë njëra prej instituteve më kryesore të së

drejtës penale. Ato janë të ndërlidhura me të gjitha institutet tjera të së drejtës penale dhe

reciprokisht plotësojnë njëra-tjetrën në sendërtimin e qëllimeve themelore të së drejtës

penale. Në fakt, “Sanksionet penale janë pjesa më dinamike e të drejtës penale, që i

nënshtrohen vlerësimit të opinionit të gjerë publik, profesional dhe shkencor, por edhe

atij laik”.3

“Historiku i zhvillimit të së drejtës penale dhe sanksioneve penale paraqet

historikun e civilizimit, nga se sanksionet penale paraqiten krahas paraqitjes së shoqërisë

njerëzore.”4 “Kur e them këtë kam parasysh faktin se gjatë gjithë zhvillimit të shoqërisë

njerëzore ka pasur sjellje, veprime të dëmshme dhe të ndaluara të individëve ndaj të

cilëve, shoqëria e caktuar edhe me masa të caktuara represive (me sanksione penale) i ka

luftuar këto sjellje të dëmshme.”5

Vet historiku i zhvillimit të së drejtës penale nxjerr në pah të dhënën se në shek. e

XX dhe në fillim të shek. XXI ndryshimet më të mëdha në të drejtën penale, në shumë

sisteme juridike penale të botës, pra edhe në Kosovë janë shfaqur pikërisht në sistemin e

sanksioneve penale, përfshirë sanksionet penale ndaj të miturve.6 Në kuadër të këtyre

ndryshimeve janë hapur procese me rëndësi në tërë botën, por edhe në Kosovë. Këto

procese kryesisht kanë të bëjnë me pluralizmin e sanksioneve penale, të cilat tani, por

edhe në të ardhmen do të ndikojnë pashkëputshëm në vet karakterin e të drejtës penale.

Këto zhvillime, të drejtuara në gjetjen dhe avancimin e sanksioneve penale më

adekuate me qëllim të mbrojtjes së vlerave më vitale të individit dhe shoqërisë dhe

(1) Stojanović, Zoran. Krivično pravo, Opšti deo, Beograd, 2003, fq. 285. (2) Salihu, Ismet. E drejta penale, Pjesa e përgjithshme, Prishtinë, 2008, fq. 423. (3) Babić, Franjo. Kaszneno pravo, Opči deo, Zagreb, 1998, fq. 361. (4) Živanovič, Toma. Osnovni krivičnog prava, Opšti deo, Beograd, 1922, fq. 21 - 22. (5) Garson, Emil. Krivično pravo, Izvori, razvoj i sadašnje stanje, Beograd, 1926, fq. 20-21. (6) Salihu,, II, fq. 427.

2

luftimin e kriminalitetit në tërësi në shoqërinë bashkëkohore, pra edhe në shoqërinë

kosovare kanë të bëjnë me:7

1. Zhvillimin dhe forcimin e demokracisë, ndjenjës së humanitetit dhe avancimin

e vazhdueshëm të mbrojtës së të drejtave të qytetarëve;

2. Ngritjen e preventivës speciale në arritjen e qëllimit të dënimit;

3. Luftimin e gjenezës së kriminalitetit, jo vetëm luftimin e pasojave të tij;

4. Jetësimin e alternativave të dënimit me heqje të lirisë;

5. Shqiptimit më të shpeshtë të vërejtjes gjyqësore dhe dënimit me kusht;

6. Afirmimin e masave të mbrojtjes dhe punës së dobishme shoqërore;

7. Shqiptimit më të shpeshtë të dënimit me gjobë;

8. Afirmimin e masave transparente dhe sociale;

9. Afirmimin e formave të caktuara të zhdëmtimit të dëmit si sanksion penal;

10. Jetësimin e parimit të ligjshmërisë;

11. Balancimin sa më adekuat të të drejtave të kryerësit të veprës penale, të

drejtave të viktimave, shqetësimeve të shoqërisë për siguri publike,

parandalimit të krimit dhe qëllimeve të dënimit;

12. Harmonizimin e dispozitave juridike penale me konventat e direktivat

përkatëse të Këshillit të Evropës, Bashkimit Evropian, OKB-së dhe të

Gjykatës Penale Ndërkombëtare të Përhershme (Statutit të Romës) dhe akteve

tjera ndërkombëtare.

Zhvillimet që i karakterizojnë sanksionet penale ndaj të miturve manifestohen

edhe në këto drejtime:

1. Riedukimin e të miturve që kanë kryer vepër penale në mënyrë që ata në të

ardhmen të mos përsërisin sjelljet kriminale;

2. Rehabilitimin e të miturve përmes ekspertëve që punojnë nëpër institucione

edukative, shërbimin provues, organin e kujdestarisë dhe në shkolla;

3. Zhvillimin adekuat të të miturit, në kuptimin që ai të formohet dhe zhvillohet

si personalitet i cili do të respektoj sjelljet në shoqëri;

4. Mbikëqyrjen ndaj të miturit përmes përcjelljes së sjelljeve dhe aktiviteteve të

tij dhe ushtrimit të ndikimit ndaj tij në kuptim të evitimit të shkaqeve të cilat

mund të kenë ndikim negativ në sjelljen e tij;

5. Kultivimin e ndjenjës së përgjegjësisë personale të të miturit përmes

vetëdijesimit të tij që të ketë qëndrim kritik ndaj sjelljeve të tij të mëparshme,

që e kanë shtyrë atë në kryerjen e veprës penale dhe të aftësohet që sjelljet e

veta t’i rivlerësoj dhe t’i orientoj në pajtim me vlerat dhe normat e shoqërisë;

6. Avancimin e konceptit se vetëm përjashtimisht dhe në rastet ekstreme do

duhej zbatuar masat penalo juridike me të cilat i mituri ndahet nga mjedisi i

familjar dhe shoqëror.

Më në fund, duhet theksuar faktin se Kosova duhet të bëj përpjekje maksimale që

këto standarde e rregulla të reja që kanë të bëjnë me sanksionet penale përgjithësisht dhe

sanksionet penale ndaj të miturve t’i inkorporoj në legjislacionin e saj penal.

1. Kuptimi i sanksioneve penale ndaj të miturve

(7) European Commission, Study on criminal sanction legislation an practice in representative Member

States, Final Report, 2013, pg. 18. I qasshëm në: http://ec.europa.eu/justice/criminal/document/

files/sanctions_delivery_en.pdf. Shfletuar më: 20.03.2017.

3

Me sanksione penale, përfshirë sanksionet penale ndaj të miturve duhet

nënkuptuar njërën prej mjeteve të cilat i ndërmerr shoqëria, përkatësisht shteti për të

mbrojtur personat, vlerat përgjithësisht, dhe shoqërinë nga kriminaliteti.8

Zhvillimi historik i shoqërisë njerëzore është përshkuar me llojllojshmëri të

mjeteve e metodave të përdorura për luftimin e kriminalitetit. Është karakteristikë se në të

kaluarën këto mjete kanë qenë shumë të vrazhda dhe qëllimi i tyre ka qenë hakmarrja

ndaj kryerësit të veprës penale, kurse me kalimin e kohës ato kanë ardhur duke u

harmanizuar, ashtu që qëllimi i tyre tani është mbrojtja e individit dhe shoqërisë nga

kriminaliteti.9

Marrë në përgjithësi sanksionet penale paraqesin masa shtrënguese që zbatohen

me dhunë dhe paraqesin represion ndaj kryerësit të veprës penale. Me anë të sanksioneve

penale kryerësit të veprës penale i kufizohen apo i merren të drejtat, liritë dhe vlerat tjera

shumë të rëndësishme, siç janë liria e lëvizjes, pasuria etj. Ndërsa, në disa vende ku

akoma njihet si lloj i sanksionit dënimi me vdekje, kryerësit të veprës penale i merret

edhe jeta. Së këndejmi, sanksionet penale, madje edhe ato ndër më të lehtat, në një masë

janë një e keqe që e godasin personin që ka kryer vepër penale.10

Sanksionet penale përgjithësisht, dhe sanksionet penale ndaj të miturve janë mjete

ndëshkimore juridike penale dhe shtrënguese të përcaktuara me ligj, të cilat i shqipton

gjykata në procedurë gjyqësore ndaj kryerësve të veprave penale, me qëllim të mbrojtjes

së vlerave më vitale të individit dhe shoqërisë, e që kanë për efekt kufizimin ose heqjen e

lirive dhe të drejtave të caktuara, ose paralajmërimin e mundësisë së heqjes ose kufizimit

të tyre nëse përsëritet vepra penale.11

Përkundër faktit se sanksionet penale në çdo shoqëri, pra edhe në Kosovë, janë

mjete dhune me rëndësi të madhe dhe shpesh të pazëvendësueshme për luftimin e

veprave penale, prapë se prapë, ato nuk janë të gjithëfuqishme me ndihmën e të cilave

mund të zgjidhen me sukses çështjet e kriminalitetit. Pra, forca e sanksioneve penale për

të luftuar kriminalitetin është evidente, por nuk është faktor i vetëm që i shërben këtij

qëllimi.12 Në lidhje me këtë, duhet theksuar se shteti që pretendon të jetë demokratik dhe

human ndaj qytetarëve të vet, për parandalimin dhe çrrënjosjen e kriminalitetit, krahas

sanksioneve penale, duhet të disponoj dhe të ndërmarrë masa të ndryshme, siç janë

ngritja e nivelit të arsimit, kulturës dhe të vetëdijes për respektimin e ligjit, të lirive, të

drejtave, sigurisë dhe barazisë së qytetarëve në të gjitha fushat e jetës dhe një varg

masash të tjera për mirëqenien ekonomike dhe sociale të qytetarëve dhe shoqërisë së atij

vendi në tërësi.13 Këto masa sidomos do duhej akorduar ndaj të miturve, sepse efekti i

tyre parandalues në kriminalitetin e të miturve është i padiskutueshëm. Këto janë masa të

përgjithshme të cilat në një distancë të caktuar janë mjeti më efikas i parandalimit të

veprave penale. Kjo do të thotë se në shoqërinë Kosovare dhe më gjerë, përveç

sanksioneve penale me të cilat luftohet kriminaliteti ka edhe rrugë e forma tjera të

(8) Për këtë, më gjerësisht, shih: Jacob Öberg, The definition of criminal sanctions in the EU, European

Criminal Law Review 3 (2013) 273 , fq. 4-7. I qasshëm në: https://papers.ssrn.com/sol3/papers.

cfm?abstract_id=2346955. Shfletuar më: 10.03.2017. (9) Salihu, II, fq. 424. (10) Po aty, fq. 424. (11) Halili, Ragip, Penologjia, Prishtinë, 2002, fq. 65 - 66. (12) Ukaj, Bajram, Dënimet në të drejtën penale të Shqipërisë, Prishtinë, 2006, fq. 206. (13) Salihu, Ismet, II, fq. 423.

4

reagimit shoqëror përmes të cilave u jepet goditje, madje në kuptimin afatgjatë dukurive

kriminale, përfshirë ato që ndërlidhen me kryerësit e mitur.

2. Elementet e sanksioneve penale ndaj të miturve

Sanksionet penale në përgjithësi dhe sanksionet penale ndaj të miturve në veçanti

sajohen nga disa elemente themelore të tyre. Elemente të sanksioneve penale ndaj të

miturve konsiderohen:

1. Sanksionet penale ndaj të miturve paraqesin vlerësim negativ moralo-etik ndaj

veprës penale dhe kryerësit të mitur të saj. Si të tilla, janë në funksion të

luftimit të kriminalitetit të të miturve dhe pengimit që në të ardhmen të

kryejnë vepra penale.14

2. Sanksionet penale paraqesin një të keqe që e godet personin e mitur që ka

kryer vepër penale. Kjo e keqe konsiston në marrjen dhe kufizimin e të mirave

të caktuara juridike, siç janë: liria e lëvizjes, pasuria etj. Ky përbën një

element retributiv të sanksioneve penale të të miturve.15

3. Sanksionet penale ndaj të miturve kanë qëllim të caktuar, i cili dëshirohet të

arrihet me ekzekutimin e tyre. Qëllimi i përgjithshëm i sanksioneve penale

ndaj të miturve, sikundër edhe i sanksioneve penale ndaj të rriturve është

mbrojtja e shoqërisë dhe qytetarëve nga veprat penale përmes të cilave

dëmtohen dhe rrezikohen vlerat më të rëndësishme të individit dhe shoqërisë.

4. Sanksionet penale ndaj të miturve janë të përcaktuara me ligj. Ky në fakt është

parimi i ligjshmërisë së sanksioneve penale ndaj të miturve sipas të cilit nuk

mund të shqiptohet asnjë lloj sanksioni penal ndaj të miturve pa qenë ai

paraprakisht i paraparë me ligj. Sipas këtij parimi të miturit mund t’i

shqiptohet vetëm ai lloj i sanksionit penal, i cili është i paraparë me ligj për

veprën penale konkrete. Parimi i ligjshmërisë paraqet garanci dhe mbrojtje të

të miturve nga arbitrariteti eventual i organeve shtetërore. Cenimi i

ligjshmërisë së sanksioneve penale ndaj të miturve nga ana e organeve

shtetërore paraqet njërën nga shkeljet më të rënda të ligjit dhe ndaj qytetarëve

shkakton pasoja shumë të rënda, të cilat zakonisht janë të papërmirësueshme.

5. Sanksionet penale mund t’u shqiptohen vetëm të miturve që kanë kryer vepra

penale e që janë të përgjegjshëm. Përkatësisht sanksionet penale mund tu

shqiptohen vetëm atyre të miturve të cilët në kohën e kryerjes së veprës kanë

qenë të përgjegjshëm dhe të fajshëm. Kjo nga fakti se vetëm i mituri penalisht

i përgjegjshëm mund të përjetoj sanksionin penale si një të keqe e cila e godet

atë për shkak të veprës së dëmshme që e ka kryer dhe vetëm ndaj të miturit të

tillë sanksioni penal mund të ketë efekt që ai në të ardhmen të mos kryej vepra

penale.16

(14) Shih: Edward W. Hautamaki, The element of means rear in recklessness and criminal negligence, fq.

68. I qasshëm në: http://scholarship. law.duke.edu/cgi/vieëcontent.cgi?article=1561&context=dlj. Shfletuar

më: 10.03.2017. (15) Krahaso: Salihu, Ismet. & Zhitija, Hilmi. & Hasani Fejzullah., Kodi Penal i Republikës së Kosovës -

Komentar, Prishtinë, 2014, fq. 184. (16) Po aty, fq. 184.

5

6. Sanksionet penale ndaj të miturve mund t’i shqiptoj vetëm gjykata, e në rastet

e masave te diversitetit edhe prokurori i shtetit, sipas procedurës së përcaktuar

me ligj. Kjo procedurë duhet të garantojë ligjshmërinë e shqiptimit të

sanksioneve penale. Asnjë organ tjetër nuk mund të shqiptojë sanksione

penale ndaj të miturve.17

Elementet e sipërpërmendura janë të natyrës konstitutive. Kjo do të thotë se në

mungesë të cilitdo nga këto elemente nuk mund të ketë sanksion penal në kuptimin e

mirëfilltë të së drejtës penale. Nga kjo rezulton se pa përjashtim çdo sanksion penal ndaj

të miturve duhet medoemos t’i posedoj të gjitha elementet e lartcekura.

3. Karakteristikat e sanksioneve penale ndaj të miturve

Sanksionet penale ndaj të miturve të parapara në Kodin e Drejtësisë për të Mitur

të Republikës së Kosovës, sikurse sanksionet penale për të mitur të shteteve tjera, i kanë

disa cilësi të përbashkëta, të cilat ndryshe mund të përcaktohen si karakteristika të

përgjithshme të sanksioneve penale për të mitur. Në fakt, sanksionet penale për të mitur si

mjete kryesore dhe më të shpeshta të reagimit të shoqërisë ndaj kriminalitetit të të

miturve, kanë disa karakteristika themelore. Si karakteristika të tilla konsiderohen:

1. Me anë të sanksioneve penale të të miturve shoqëria mbron nga kriminaliteti i

të miturve vlerat më të rëndësishme të njeriut dhe bashkësisë shoqërore. Këto

sanksione janë dizajnuar për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e njeriut, pronën

e tij, rendin publik dhe vlerat tjera që vlerësohen të karakterit të përgjithshëm

(siguria e vendit, integriteti territorial etj.).

2. Sanksionet penale për të mitur mund t’u shqiptohen vetëm kryerësve të mitur

të veprave penale. Kjo do të thotë se sanksionit penal për të mitur çdo herë

duhet t’i paraprijë kryerja e veprës penale nga ana e të miturit. Së këndejmi,

pa kryerje të veprës penale nuk mund të autorizohet shqiptimi i kurrfarë

sanksioni penal ndaj të miturve.

3. Ndaj të miturve mund të shqiptohet vetëm ai sanksion penal i cili është

paraparë me ligj në momentin e kryerjes së veprës penale (nulla pena sine

lege). Kjo veçori e sanksioneve penale për të mitur në brendinë e saj është

sendërtim i parimit të ligjshmërisë dhe ka rëndësi të madhe për sigurinë

juridike të qytetarëve, dhe duhet ta përjashtoj mundësinë që organet

shtetërore, madje as gjyqet, kryerësit të mitur të veprës penale t’i shqiptojë

ndonjë sanksion i cili nuk është i paraparë me ligj.18

4. Sanksionet penale për të mitur mund t’i shqiptoj vetëm gjykata, në rastin e

masave të diversitetit edhe prokurori i shtetit, në bazë të procedurës së

përcaktuar me ligj, e cila ofron më së shumti garanci për marrjen e vendimit të

drejtë dhe të ligjshëm. Rrjedhimisht, gjyqtarët për të mitur, si bartës të

funksionit të gjykimit në kuadër të departamenteve për të mitur të gjykatave

themelore dhe Gjykatës së Apelit, me arsimimin e tyre juridik, trajnimet dhe

specializimet e arritura dhe përvojën e duhur që si rregull e kanë, janë më të

(17) Krahaso: Čejović, Boro, Kriviočno pravo, Opšti deo, Beorad, 1999, fq. 449. (18) Krahaso: Salihu II, fq. 426.

6

kualifikuar për t’u shqiptuar sanksione penale kryerësve të mitur të veprave

penale.

5. Me anë të sanksioneve penale kryerësve të mitur të veprave penale u merren

apo kufizohen disa nga liritë dhe të drejtat e tyre.19 Madje edhe sanksionet

penale më të lehta, siç janë masat e diversitetit, në një mënyrë ose tjetër

paraqesin një të keqe e cila e godet kryerësin e mitur të veprës penale.

6. Sanksionet penale për të mitur janë mjete juridiko-penale të karakterit

represiv, e të cilat ekzekutohen sipas detyrës zyrtare.20 Së këndejmi,

ekzekutimi i këtyre sanksioneve penale nuk i është lënë vullnetit të të miturit

ndaj të cilit ato janë shqiptuar, por kjo është detyrë që u atribuohet organeve të

autorizuara të shtetit.

7. Pluralizmi i sanksioneve penale. Në mesin e sanksioneve penale për të mitur

ligjdhënësi kosovar ka paraparë masat e diversitetit, masat edukative, masat e

trajtimit të detyrueshëm dhe dënimet (gjoba, urdhri për punë në dobi të

përgjithshme, burgimi për të mitur dhe dënimet plotësuese). “Parashikimi i

katalogut të gjerë të masave dhe dënimeve për të mitur është një

domosdoshmëri e nevojshme, nga se në këtë mënyrë u mundësohet gjykatave

që të përcaktohen për shqiptimin e llojit të caktuar të masës apo dënimit me të

cilin më së miri do të arrihet qëllimi i edukimit, rehabilitimit dhe zhvillimit të

drejtë të të miturit”.21

4. Qëllimi i sanksioneve penale ndaj të miturve

Duke u mbështetur në njohuritë se i mituri akoma gjendet në fazën e zhvillimit

dhe formësimit bio-psikik dhe social të tij dhe duke u mbështetur në njohuritë se në

zhvillimin e drejtë të tij shteti mund të ndikohet shumë, me Kodin e Drejtësisë për të

Mitur të Kosovës, ngjashëm si dhe me ligjet përkatëse penale të shteteve të tjera të

vendeve të zhvilluara të Evropës Perëndimore e më gjerë, është përvetësuar koncepti për

një trajtim të posaçëm të delikuentëve të mitur. Edhe pse është fjala për lloje të ndryshme

të masave të diversitetit, masave edukative dhe dënimeve, Kodi i Drejtësisë për të Mitur

mbështet konceptin se zbatimi i tyre synon realizimin e qëllimeve të njëjta.22 Në fakt,

Kodi i Drejtësisë për të Mitur23 në nenin 16, 19 dhe 32 ka përcaktuar shprehimisht se

qëllimi i masave të diversitetit, masave edukative dhe dënimeve (me disa nën-variante

dhe varësisht prej llojit të masës apo dënimit) është që të kontribuojë në rehabilitimin dhe

zhvillimin adekuat të kryerësit të mitur, duke ofruar mbrojtje, ndihmë dhe mbikëqyrje, si

(19) Grup autorësh: Criminal sanction, White paper on crime, Discussion Document no. 2, 2010. I qasshëm

në: http://www.justice.ie/en/JELR/White%20Paper%20on%20Crime%20Discussion%20

Document%202%20 F eb%202010- %20 Criminal%20Sanctions.pdf/Files/White%20Paper

%20on%20Crime%20Discussion%20 Document%20 2%20Feb%202010-%20Criminal%20Sanctions.pdf.

fq. 10. Shfletuar më: 11.03.2017. (20) Krahaso: Ukaj Bajram, vep. cit., fq. 207. (21) Salihu, Ismet. E drejta penale për të mitur, Prishtinë, 2005, fq. 32. (22) Po aty, fq. 23. (23) Kodi nr. 03/L-193 i Drejtësisë për të Mitur është shpallur me Dekretin nr. DL-039-2010 të Presidentit të

Republikës së Kosovës dhe ka hyrë në fuqi më 20.08.2010. i qasshëm në: https://gzk.rks-

gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2698. Shfletuar më: 11.03.2017.

7

dhe duke siguruar edukim dhe aftësim profesional, dhe duke zhvilluar përgjegjësinë e tij

personale, dhe kështu për të parandaluar recidivizmin e të miturve.

Qëllimi i tillë i masave dhe dënimeve të parapara ndaj kryerësve të mitur të

veprave penale me Kodin e Drejtësisë për të Mitur është bazuar në paragrafin 1 të nenit 5

të Rregullave të Pekinit.24 Me këto rregulla shprehimisht është paraparë se sistemi i

drejtësisë për të mitur duhet të synoj mirëqenien e të miturit, duke konsideruar që

reagimet ndaj kryerësve të mitur të veprave penale të jenë gjithmonë në përpjesëtim me

rrethanat specifike që e karakterizojnë kryerësin dhe veprën penale të kryer. Kjo dispozitë

e Rregullave të Pekinit është bërë pjesë e parimeve udhëzuese të Kodit të Drejtësisë për

të Mitur të Republikës së Kosovës i cili në paragrafin 1 të nenit 3 shprehimisht përcakton

se “Sistemi i drejtësisë për të mitur synon mirëqenien e të miturit dhe siguron që çdo

reagim ndaj kryerësve të mitur të jetë gjithmonë në proporcion me rrethanat e kryerësit

dhe veprën penale”.

Masat e diversitetit, masat edukative dhe dënimet për të mitur si qëllim të

përbashkët kanë edukimin, rehabilitimin (riedukimin) dhe zhvillimin e drejtë të

delinkuentit të mitur.

Edukimi i të miturit duhet të fokusohet në bartjen e përvojave të gjeneratave më të

vjetra në gjenerata të reja, me qëllim që të rinjtë të aftësohen për ushtrimin e veprimtarive

të dobishme për vete dhe për shoqërinë.25 Gjatë procesit të edukimit të të miturit duhet të

mundësohet që ata të fitojnë njohuri konkrete lidhur me profesione të caktuara dhe dije të

përgjithshme, të ndërtohen koncepte ndaj vlerave sociale dhe individuale. Me fjalë të

tjera, gjenerata e re duhet të aftësohet për një jetë të dobishme për vete dhe për shoqërinë.

Në procesin e edukimit rol të rëndësishëm ka familja, shkolla, mjedisi social, organizatat

e ndryshme, por kur i mituri ndodhet i izoluar nga mjedisi social për shkak të veprës

penale të kryer rol të rëndësishëm në proceset edukative të tij kanë pikërisht institucionet

penitensiare përkatëse dhe institucionet tjera.

Rehabilitimi në kuptimin e trajtimit të delinkuentit të mitur, në fakt është

riedukimi i tij. Por riedukimi gjithashtu është një lloj i edukimit. Rehabilitimi,

përkatësisht riedukimi i të miturit para së gjithash ka të bëj me evitimin e pasojave të

dëmshme të braktisjes së edukimit dhe me ndërtimin e normave pozitive të sjelljes.

Procesi i rehabilitimit të personit të mitur më së shpeshti realizohet nga ana e ekspertëve

të cilët punojnë në institucionet edukative, në shërbimin provues, organin e kujdestarisë,

dhe në shkollë, në bashkëpunim të ngushtë me prindërit e të miturit.26

Si qëllime të masave të divesritetit, masave edukative dhe dënimeve për të mitur

në Kodin e Drejtësisë për të Mitur është paraparë edhe zhvillimi i drejtë i delinkuentit të

mitur. Zhvillimi i dejtë i të miturit nënkupton krijimin e kushteve të atilla jetësore të cilat

mundësojnë që i mituri të formohet dhe zhvillohet si personalitet i cili do të respektoj

rregullat e sjelljes në shoqëri. Ky qëllim i masave dhe dënimeve ndaj të miturve është

paraparë në nenin 24 të Rregullave të Pekinit. Sipas dispozitës së tillë “Duhet të bëhen

përpjekje për t’ju siguruar të miturve, në të gjitha fazat e procedurës, një asistencë për

strehim, arsimim dhe formim profesional, punësim ose formë tjetër e ndihmës së

dobishme dhe praktike me qëllim që të lehtësohet rikthimi i tyre në shoqëri”.

(24) Rregullat e Pekinit për Administrimin e Drejtësisë për të Mitur janë miratuar nga Asambleja e

Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara me 29.11.1985. (25) Adžajlha-Dedovia, Azra. Drejtësia restorative, Sarajevë-Prishtinë, 2017, fq. 5. (26) Salihu, I, fq. 24.

8

Qëllimi i masave të diversitetit, masave edukative dhe dënimeve për të mitur

është i mundur të arrihet vetëm atëherë kur të miturve u ofrohet mbrojtje dhe ndihmë si

dhe mbikëqyrje e vazhdueshme, roli i të cilave duhet të manifestohet në aftësimin e tij

profesional dhe kultivimin e ndjenjës së përgjegjësisë personale.27

Mbrojtja dhe ndihma ndaj kryerësit të mitur të veprës penale mund të realizohet

duke ndërmarrë masa të ndryshme në drejtim të evitimit të ndikimeve të dëmshme ndaj të

miturit, si dhe në dhënien e ndihmës personave të cilët kujdesen për zgjidhjen e

problemeve lidhur me edukimin dhe zhvillimin e drejtë të të miturit. Masa të tilla janë:

ndihma në shkollimin e tij, mbikëqyrjen e edukimit të të miturit, lehtësimin e qasjes në

aftësimin profesional dhe punësimin, lehtësimin e qasjes në kujdesin e nevojshëm

shëndetësor, ndarjen e të miturit nga familja apo mjedisi tjetër social i cili ushtron ndikim

negativ në të, ndalesën e vizitave të vendeve apo mjediseve të caktuara, masave të

ndihmës sociale etj.28

Mbikëqyrja ndaj të miturit konsiston në përcjelljen e sjelljeve dhe aktiviteteve të

tij dhe ushtrimin e ndikimit ndaj tij në mënyrë që ai të shmanget nga veprimet e

dëmshme. Këtë mbikëqyrje, si rregull e ushtrojnë prindërit, kujdestarët dhe shërbimi

sprovues. Që mbikëqyrja e të miturit delikuent të jetë funksionale është e nevojshme që

ajo të ushtrohet në bashkëpunim të prindërve, organit të kujdestarisë, shkollës, shërbimit

sprovues, policisë, prokurorisë e gjykatës.

Në anën tjetër, kultivimi i ndjenjës së përgjegjësisë personale të të miturit arrihet

me vetëdijesimin e tij që të ketë qëndrim kritik ndaj sjelljeve të tij të mëparshme që kanë

ndikuar në kryerjen e veprës penale dhe të aftësohet që sjelljet e veta t’i rivlerësojë dhe t’i

orientojë në pajtim me vlerat dhe normat e shoqërisë.29 Rrjedhimisht, pa e arritur

ndjenjën që i mituri ta kuptojë se ka kryer një vepër të ndaluar, të dëmshme dhe të

pranojë fajësinë, nuk mund të pritet përmirësimi i tij. Së këndejmi, për arritjen e këtij

synimi ndaj të miturit mund të ndërmerren edhe masa të caktuara si dhe i caktohen disa

detyrime konkrete. Kështu, atij mund t’i caktohet detyrimi që t’i kërkoj falje të dëmtuarit,

të vijoj rregullisht shkollimin, të mos kontaktoj persona të caktuar që ndikojnë negativisht

në të, të mos vizitoj vendet e caktuara p.sh., lokalet e natës etj.

Dispozitat me të cilat caktohen qëllimet e masave të diversitetit, masave edukative

dhe dënimeve për të mitur kanë karakter deklarativ. Pavarësisht kësaj, konsiderohet se

dispozitat e tilla megjithatë kanë rol praktik të dyfishtë. Rëndësia e parë e këtyre

dispozitave konsiston në atë se ato i obligojnë organet e pushtetit në Kosovë që të

krijojnë kushtet e duhura për zbatimin e tyre, kurse rëndësia e dytë është se ato për

organet e procedurës penale, kryesisht për gjykatën paraqesin bazë të duhur juridike për

shqiptimin e masave dhe dënimeve të cilat janë paraparë me dispozitat përkatëse të Kodit

të Drejtësisë për të Mitur.

(27) Fox, Richard. Criminal sanctions the other end, Canberra, 1999 fq. 8. I qasshëm në:

http://www.aic.gov.au/media_library /conferences/ outlook99/fox.pdf. Shfletuar më: 12.03.2017. (28) Salihu, Ismet. I,, fq. 25. (29) Krahaso: Šeparović, Zvonimir. Vitimologija, Zagreb, 2001. fq. 13.

9

5. Zgjedhja dhe shqiptimi i sanksioneve penale ndaj të miturve, personave madhor të ri

dhe madhorit për veprat penale të kryera si i mitur

Me dispozitat përkatëse të Kodit të Drejtësisë për të Mitur të Republikës së

Kosovës është paraparë një numër relativisht i madh i sanksioneve penale për të mitur,

përkatësisht i masave të diveristetit, masave edukative dhe dënimeve të cilat mund tu

shqiptohen të miturve, personave madhor të rinj dhe madhorit për veprat penale të cilat i

kanë kryer si të mitur. Me këtë Kod gjykatave u është akorduar mundësia që personave të

tillë t’u shqiptoj atë lloj të masës së diversitetit, masës edukative apo dënimit me të cilin

konsiderojnë se më së miri do të realizohet qëllimi i edukimit, rehabilitimit dhe zhvillimit

të drejtë të tyre. Në vazhdim, në tematika të ndara, do të flitet për zgjedhjen dhe

shqiptimin e sanksioneve penale për secilën nga këto tri kategori kryerësish të veprave

penale.

5.1. Zgjedhja dhe shqiptimi i sanksioneve penale ndaj të miturve

Ndryshe nga kryerësit madhor të veprave penale ku Kodi Penal ka paraparë për

çdo vepër penale llojin dhe lartësinë e dënimit apo të sanksionit tjetër penal që të mund të

shqiptohet, ligjdhënësi kosovar nuk ka vepruar kështu për kryerësit e mitur të veprave

penale.30 Rrjedhimisht, shqiptimi i llojit të caktuar të masës së diversitetit, masës

edukative apo dënimit ndaj kryerësit të mitur në asnjë rast nuk është kushtëzuar vetëm me

natyrën dhe peshën e veprës penale. Nga ky rregull është paraparë një përjashtim është

paraparë për masën e dërgimit në institucionin edukativ korrektues dhe dënimit me

burgim për të mitur, ku përveç kushteve të tjera, për shqiptimin e kësaj mase dhe dënimit

më burgim për të mitur kërkohet që i mituri të ketë kryer vepër penale për të cilën është

paraparë dënimi më tepër se tri, përkatësisht pesë vjet burgim.

Sipas paragrafit 1 të nenit 8 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur kur ndaj të miturit

shqiptohet ndonjë masë apo dënim, gjykata në radhë të parë merr parasysh interesin më të

mirë të të miturit. Mirëpo, kjo dispozitë ligjore përcakton gjithashtu se gjykata me rastin e

shqiptimit të ndonjë mase apo dënimi ndaj të miturit duhet të marrë parasysh edhe këto

rrethana: llojin dhe peshën e veprës penale, moshën e të miturit, nivelin e zhvillimit

psikologjik, karakterin e tij dhe prirjet, motivet që e kanë nxitur atë të kryej veprën

penale, edukimin e tij, mjedisin dhe rrethanat e jetës së tij, nëse është shqiptuar masë apo

dënim më herët dhe rrethanat tjera që mund të ndikojnë në shqiptimin e masës apo të

dënimit. Për sigurimin e të dhënave lidhur me këto rrethana ligjdhënësi kosovar e ka

ngarkuar shërbimin sprovues, i cili konform paragrafit 2 të këtij neni obligohet që të

përgatis anketën e plotë sociale për të miturin. Rrjedhimisht, se çfarë mase apo dënimi

duhet shqiptuar të miturit, në përputhje me paragrafin 3 të këtij neni (neni 8), gjykata

mund të kërkoj mendimin e shërbimit sprovues. Kjo konsiderohet zgjidhje pragmatike

pasi roli i këtij shërbimi është evident edhe sa i përket përcjelljes së zbatimit të sanksionit

penal të shqiptuar ndaj të miturit.

Më në fund, duhet theksuar faktin se me rastin e zgjedhjes dhe shqiptimit të llojit

të caktuar të masës së diversitetit, masës edukative apo dënimit gjykata duhet të marr në

(30) Hoyle, Carolyn, Negotiating domestic violence: Police, Criminal Justice and victims, New York, 2000,

fq. 11.

10

konsideratë tërësinë e rrethanave të lartcekura. “Kështu, në bazë të vlerësimit të të gjitha

këtyre rrethanave personale dhe sociale të kryerësit të mitur, si dhe natyrës dhe peshës së

veprës penale, gjykata do të vendos në rastin konkret se cilin lloj të masës së diversitetit,

masës edukative apo dënimit do ta shqiptojë”.31

5.2. Zgjedhja dhe shqiptimi i sanksioneve penale për të mitur personave madhor të rinj

për veprën penale të kryer si madhor i ri

Të gjithë personat të cilët kanë mbushur moshën 18 vjeçare në të drejtën penale

konsiderohen madhorë. Në rastet kur këta kryejnë vepra penale, ndaj tyre mund të

shqiptohen të gjitha llojet e sanksioneve penale që parashihen me legjislacionin penal

ngase me mbushjen e moshës 18 vjeçare konsiderohen penalisht të përgjegjshëm.32

Mirëpo, duke u mbështetur në njohuritë shkencore, ekziston mundësia që personi edhe

pse ka mbushur moshën 18 vjeçare të mos arrijë zhvillimin dhe pjekurinë e duhur bio-

psikike dhe sociale deri në moshën njëzetenjëvjeçare. Si rrjedhojë, personat ndërmjet

moshës 18 dhe 21 vjeçare në të drejtën penale quhen persona madhor të rinj, ashtu që ky

fakt ka ndikuar që ndaj kryerësve të veprave penale të kësaj kategorie personash Kodi i

Drejtësisë për të Mitur të parasheh mundësinë e shqiptimit të sanksioneve penale për të

mitur.

Që të mund të shqiptohen sanksionet penale për të mitur ndaj personit madhor të

ri, Kodi i Drejtësisë për të Mitur në nenin 11 ka paraparë që personi i tillë në kohën e

gjykimit të mos ketë mbushur moshën 21 vjeçare, dhe që gjykata duke marrë parasysh

rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, mendimin e ekspertit lidhur me zhvillimin

psikologjik të madhorit të ri dhe interesin e tij më të mirë, si dhe të formoj bindjen se me

këto lloje të masave ose dënimeve do të arrihet qëllimi i cili do të realizohet me

shqiptimin e dënimit me burgim.

Shqiptimi i masës së diversitetit, masës edukative apo dënimit për të mitur ndaj

personave të cilët veprën penale e kanë kryer si madhor të rinj është fakultativ.33

Rrjedhimisht, Kodi i Drejtësisë për të Mitur ia ka lënë në kompetencë gjykatës që, në

varësi të rastit, dhe sipas bindjes së lirë të vendosë nëse do t’i shqiptojë dënim me burgim

apo masë të diversitetit, apo masë edukative apo dënimin me burgim për të mitur

kryerësit të veprës penale që ka cilësinë e personit madhor të ri. Me rastin e vendosjes

lidhur me këtë, gjykata duhet të marrë parasysh peshën dhe llojin e veprës penale,

rrethanat në të cilat është kryer ajo, nivelin e zhvillimit psikologjik të personit madhor të

ri të përcaktuar në mendimin e ekspertit përkatës, motivet e kryerjes së veprës dhe të

gjitha rrethanat tjera subjektive e objektive që arsyetojnë shqiptimin e masës përkatëse

apo të dënimit.

(31) Salihu, I, fq. 58. (32) Po aty, fq. 91. (33) Po aty, fq. 92.

11

5.3. Zgjedhja dhe shqiptimi i sanksioneve penale për të mitur ndaj personave madhor për

veprat penale të cilat i kanë kryer si të mitur

Kryerësit të mitur të veprës penale sanksioni penal zakonisht i shqiptohet para se

t’i ketë mbushur 18 vjet. Mirëpo mund të ndodhin raste jo të rralla kur personi i cili

veprën penale e ka kryer në moshën e miturisë, sanksioni penal t’i shqiptohet pasi t’i ketë

mbushur tetëmbëdhjetë vjet. Situata e tillë mund të paraqitet për shkak se vepra penale

është zbuluar më vonë apo për shkak se kryerësi i mitur gjatë procedurës penale i ka

mbushur 18 vjet. Në rastet e tilla shtrohet pyetja çfarë lloji të sanksionit penal gjykata

mund t’i shqiptojë personit madhor për veprën penale të cilën e ka kryer derisa ka qenë i

mitur. Këtë çështje Kodi i Drejtësisë për të mitur e ka zgjidhur në mënyrë parimore. Ndaj

personave madhor të cilët veprat penale i kanë kryer si të mitur, varësisht nëse është fjala

për të mitur nën moshën 16 apo i ka mbushur 16 vjet, shqiptohen masat e diversitetit,

masat edukative apo dënimet të cilat janë paraparë për të mitur (neni 9 dhe 10). Fakti se

vepra penale nuk është zbuluar me kohë, apo procedura penale është zvarritur, nuk guxon

ta dëmtoj kryerësin e veprës penale dhe kësisoj t’i shqiptohen sanksionet penale më të

rënda, të cilat janë paraparë për personat madhorë. Së këndejmi, personit madhor i cili

veprën penale e ka kryer si i mitur gjykata nuk mund t’ia shqiptoj sanksionet penale të

parapara për personat madhorë.34

Personi madhor i cili veprën penale e ka kryer në moshën midis 14 dhe 16 vjeç,

pra derisa ka qenë i mitur i ri, konform paragrafit 1 dhe 2 të nenit 9 të Kodit të Drejtësisë

për të Mitur mund të gjykohet për atë vepër penale vetëm nëse nuk e ka mbushur moshën

21 vjeçare dhe nëse për atë vepër penale është paraparë dënimi me burgim mbi 5 vjet. Në

këto raste gjykatës i janë lënë në dispozicion mundësi të kufizuara të shqiptimit të

sanksioneve penale personave të tillë. Në fakt, ajo ka mundësi që personit të tillë t’i

shqiptoj vetën ndonjërën nga masat edukative institucionale. Se cilën masë edukative

institucionale do ta shqiptoj gjykata e çështjes varet nga rrethanat që e karakterizojnë

rastin, lloji dhe pesha e veprës penale, mosha e të miturit, niveli i zhvillimit psikologjik,

karakteri dhe prirjet e të miturit, motivet e kryerjes së veprës, mjedisi dhe rrethanat e jetës

së tij, sjellja e kryerësit dhe qëllimi i cili duhet të arrihet me shqiptimin e masës edukative

institucionale.

Në rastet kur personi madhor gjykohet për veprën penale të cilën e ka kryer si i

mitur i rritur, Kodi i Drejtësisë për të Mitur nuk parasheh kurrfarë kufizimesh lidhur me

moshën e tij. Pra ai mund të gjykohet në çfarëdo moshe qoftë, me kushtin që të mos ketë

ardhur deri te parashkrimi i ndjekjes penale. Rrjedhimisht, konform nenit 10 të Kodit të

Drejtësisë për të Mitur personave madhor të cilët veprat penale i kanë kryer ndërmjet

moshës 16 dhe 18 vjeç, mund t’u shqiptohet çdonjëra nga masat e diversitetit, masat

edukative e dënimet për të mitur, madje përjashtimisht edhe dënimi me burgim apo

dënimi me kusht, nëse janë plotësuar kushtet për shqiptimin e tyre.

Se cilën masë të diversitetit, masë edukative, dënim për të mitur apo dënim me

burgim, dënim me kusht do ta shqiptoj gjykata e çështjes varet nga pesha e veprës penale,

koha që ka kaluar prej momentit të kryerjes së saj, sjellja e kryerësit dhe qëllimi që duhet

të arrihet me zbatimin e masës apo të dënimit. Po ashtu, konsideroj se në orientimin e saj

rreth shqiptimit të sanksionit penal në këto raste gjykata duhet të merr në konsideratë

(34) Po aty, fq. 93-94.

12

edhe kohën e gjykimit të personit dhe rrethanat tjera qofshin ato subjektive (motivin e

kryerjes) apo objektive p.sh., mënyrën e kryerjes së veprës).

6. Rregullat procedurale të gjykimit të personave madhor për veprat penale të kryera ndaj

fëmijëve

Me Kodin e Drejtësisë për të Mitur, krahas dispozitave të Kodit të Procedurës

Penale, janë paraparë një mori garancish të cilat kanë për qëllim mbrojtjen adekuate të

fëmijëve dhe të miturve, të cilët janë atakuar me veprën penale dhe atë jo vetëm gjatë

zhvillimit të procedurës penale por edhe gjatë ushtrimit të aktiviteteve të shërbimit

sprovues dhe organit të kujdestarisë. Veçmas kjo përkujdesje në mbrojtjen e fëmijës së

atakuar me veprën penale të kryer nga personi madhor është shprehur duke siguruar

mënyrë të veçantë të marrjes së deklaratave nga fëmijët, përfshirë situatat kur ai e ka

statusin e dëshmitarit dhe në përgjithësi duke pasur kujdes që gjatë veprimeve

procedurale të mos shkaktohen pasoja të dëmshme në edukimin dhe zhvillimin e personit

të ri.35

Si rregull procedura penale ndaj kryerësve madhorë të veprave penale zhvillohet

në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale. Mirëpo, në rastet kur procedura

zhvillohet për disa vepra penale të cilat i kanë kryer personat madhorë ndaj fëmijëve, me

të cilat është cenuar rëndë dinjiteti, morali dhe zhvillimi i drejtë i fëmijës, Kodi i

Drejtësisë për të Mitur ka paraparë shprehimisht se në raste të tilla, gjykimi i personave

madhorë do të bëhet nga trupi gjykues për të mitur apo nga gjyqtari për të mitur.36

Trupi gjykues për të mitur ose gjyqtari për të mitur, krahas dispozitave të Kodit të

Procedurës Penale, në rastet kur personat madhorë kryejnë disa vepra penale ndaj

fëmijëve, siç do të shihet në vazhdim, do t’i zbatojë edhe dispozitat e posaçme të Kodit të

Drejtësisë për të Mitur. Këto dispozita të posaçme janë paraparë me qëllim që gjatë

zbatimit të procedurës penale, maksimalisht të kursehet personaliteti i fëmijës, dhe atë jo

vetëm nga traumat dhe të këqijat që ka pësuar si viktimë e veprës penale por edhe në

kontekst të shmangies të pasojave të mundshme të dëmshme që mund ta përcjellin

edukimin dhe zhvillimin e tij të mëvonshëm.37

Sipas paragrafit 1 të nenit 145 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur trupi gjykues për

të mitur dhe gjyqtari për të mitur, janë kompetentë t’i gjykojnë personat madhorë për këto

vepra penale të parapara me Kodin Penal të Kosovës të cilat kryhen ndaj fëmijëve:

1. Dhunimin;

2. Kryerjen e akteve seksuale me kërcënim të nderit dhe autoritetit;

3. Sulmin seksual;

4. Degradimin e integritetit seksual;

5. Keqpërdorimin seksual të personave me çrregullime mendore ose emocionale

ose me paaftësi mendore;

6. Keqpërdorimin seksual të personave nën moshën 16 vjeçare;

7. Nxitjen e akteve seksuale ose të prekjes seksuale nga personat nën moshën 16

vjeçare;

(35) Hajdari, Azem. Sistemi i drejtësisë për të mitur, Prishtinë, 2010, fq. 193. (36) Po aty, fq. 193. (37) Hajdari, Azem. Procedura penale, Komentar, Prishtinë, 2010, fq. 792-793.

13

8. Shpërdorimin seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin ose profesionin;

9. Mundësimin e prostitucionit;

10. Keqpërdorimin e fëmijëve në pornografi;

11. Tregtimin e materialit pornografik personave nën moshën 16 vjeçare;

12. Marrëdhëniet seksuale brenda familjes;

13. Bashkëjetesën me persona nën moshën 16 vjeçare;

14. Ndryshimin e statusit familjar të fëmijës;

15. Rrëmbimin e kundërligjshëm të fëmijës;

16. Keqtrajtimin ose braktisjen e fëmijës;

17. Shkeljen e detyrimeve familjare;

18. Shmangien nga ndihma për mjete jetese;

19. Pengimin dhe mosekzekutimin e masave për mbrojtjen e fëmijëve;

20. Rekrutimin dhe regjistrimin e personave ndërmjet moshës 15 e 16 vjeçare në

konflikt të armatosur;

21. Vendosjen e skllavërisë, kushteve të ngjashme me skllavërinë dhe punës së

detyruar;

22. Trafikimin me njerëz dhe

23. Fshehjen e dokumenteve të identifikimit të viktimave të skllavërisë dhe

trafikimit me njerëz.

Duhet theksuar faktin se kur zhvillohet procedura penale për vepra penale të

kryera ndaj fëmijës, autoritetet dhe institucionet duhet të veprojnë me kujdes të posaçëm.

Në këtë aspekt duhet marrë në konsideratë dëmtimet të cilat i ka pësuar fëmija nga vepra

penale e tillë, moshën e tij, karakteristikat personale, edukimin dhe ambientin në të cilin

ai jeton, në mënyrë që ai t’i shmanget pasojave të mundshme të dëmshme për edukimin

dhe zhvillimin e tij. Që kjo të jetë e realizueshme kërkohet që marrja në pyetje e fëmijës

të bëhet me ndihmën e pedagogut, psikologut apo ndonjë eksperti tjetër.38

Konform paragrafëve 2, 3 dhe 4 të nenit 174 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur,

kur merret në pyetje si dëshmitar, fëmija ndaj të cilit është kryer ndonjëra nga veprat

penale të lartcekura, ai mund të merret në pyetje më së shumti dy herë. Kjo marrje në

pyetje, për arsyet që u theksuan më lart, duhet të zbatohet me ndihmën e pedagogut,

psikologut apo ekspertit tjetër. Fëmija ndaj të cilit është kryer ndonjëra nga veprat penale

të lartcekura mund të merret në pyetje si dëshmitar jashtë gjykatores përmes televizionit

në qark të mbyllur. Madje, për t’iu shmangur gjykatës dhe procedurave të cilat zhvillohen

në gjykatë, e cila për shkak të natyrës dhe atmosferës e cila zakonisht është e pranishme

dhe e cila mund të shkaktojë pasoja të dëmshme ndaj fëmijës, trupi gjykues mund të

vendosë që fëmija të merret në pyetje në shtëpinë e tij ose në ndonjë lokacion tjetër ku

ndodhet ai ose në qendrën për punë sociale. Edhe në këtë rast marrja në pyetje zbatohet

me ndihmën e personave profesionist. Incizimi teknik i marrjes në pyetje përmes

televizionit me qark të mbyllur, duhet të asgjësohet brenda 5 vjetëve nga hyrja në fuqi e

vendimit. “Procedura e tillë duhet të jetë konfidenciale, ashtu që incizimet e tilla është e

ndaluar që të bëhen publike pa autorizim të gjykatës. Në rast se incizimi i tillë bëhet

publik, është e ndaluar që të zbulohen të dhënat personale të cilat do të mundësonin

identifikimin e fëmijës”.39

(38) Salihu, I, fq.101-102. (39) Hajdari, Azem. E drejta e procedurës penale, Pjesa e posaçme, Prishtinë, 2013, fq. 143.

14

7. Karakteristikat e të drejtës penale bashkëkohore për kryerësit e mitur të veprave

penale

Studimet përkatëse shkencore kanë dëshmuar se personaliteti i kryerësit të mitur

të veprës penale dallon në masë të madhe nga personaliteti i kryerësit madhor. Njohuritë

shkencore po ashtu provojnë se procesi i rritjes dhe zhvillimit të personalitetit të të miturit

nuk rrjedh sistematikisht, por me kërcime. Këto kërcime kryesisht manifestohen gjatë

fazës së pubertitetit dhe adoleshencës, faza këto ku te të miturit dominojnë emocionet.

Këto dhe faktorë të tjerë bëjnë që të miturit të dallojnë shumë nga personat madhor.40

Karakteristikat në fjalë kanë ndikuar që të miturve në legjislacionin penal t’u

njihet status i veçantë. Kështu, ligjet penale që u referohen kryerësve të mitur të veprave

penale përmbajnë një numër të konsiderueshëm të zgjidhjeve ligjore për kryerësit e mitur

të veprave penale, të cilat dallohen nga zgjidhjet që u referohen kryerësve madhorë.41 Në

vazhdim do të theksohen disa nga karakteristikat e së drejtës penale bashkëkohore për

kryerësit e mitur të veprave penale.

1. Karakteristika e parë themelore është se legjislacioni penal i shteteve

bashkëkohore parimisht përjashton përgjegjësinë penale të kryerësve të mitur

të veprave penale. Rrjedhimisht, për të miturit e rinj (14-16 vjeç) përgjegjësia

penale është përjashtuar në mënyrë absolute, pavarësisht llojit dhe peshës së

veprës penale të kryer. Një zgjidhje e tillë është përqafuar edhe në Kodin e

Drejtësisë për të Mitur të Republikës së Kosovës (paragrafi 3 i nenit 7). Kjo

dispozitë ligjore në mënyrë shprehimore ka paraparë se ndaj të miturve të cilët

nuk e kanë mbushur moshën 16 vjeçare, në kohën e kryerjes së veprës penale,

mund të shqiptohen vetëm masat e diversitetit dhe masat edukative

2. Karakteristikë e dytë themelore është se legjislacioni penal i shteteve

bashkëkohore, kur janë në pyetje kryerësit e mitur të veprave penale në

krahasim me dënimin, u jep përparësi absolute zbatimit të masave të

diversitetit dhe masave edukative. Kështu qëndron çështja edhe me Kodin e

Drejtësisë për të Mitur të Republikës së Kosovës. “Ky Kod në nenin 31 ka

paraparë se ndaj të miturve dënimi me burgim, si lloji më i rëndë i

sanksioneve penale, mund të shqiptohet vetëm, përjashtimisht, dhe atë vetëm

nëse është fjala për të mitur të rritur dhe i cili ka kryer vepër penale për të

cilën është paraparë dënimi me burgim mbi pesë vjet dhe atë në rastet kur

shqiptimi i masës edukative nuk do të ishte adekuate për shkak të peshës së

veprës penale, pasojave të saj dhe nivelit të përgjegjësisë”.42

3. Karakteristikë e tretë e legjislacionit penal të shteteve bashkëkohore është se

në procedurën penale për të mitur prokurorit të shtetit dhe gjykatave u janë

akorduar autorizime të gjera. Autorizimet që u njihen organeve të ndjekjes

penale, prokurorit dhe gjykatave konsistojnë në të drejtën e tyre që të zgjedhin

llojin e masës së diversitetit, masës edukative apo llojit të dënimeve që mund

t’u shqiptojnë kryerësve të mitur të veprave penale. Autorizimet e gjera

konsistojnë edhe në të drejtën diskrecionale të prokurorit të shtetit që të mos

filloj fare ndjekjen penale apo të heq dorë nga ajo nëse konstaton se kjo është

(40) Sahiti, Ejup. Psikologjia gjyqësore, Prishtinë, 2007, fq. 66-67. (41) Hajdari, Azem. Shkathtësitë e praktikës gjyqësore, Prishtinë, 2013, fq. 181. (42) Salihu, I, fq. 22.

15

e dobishme për risocializimin e delinkuentit të mitur. “Ndërsa autorizimet e

gjera të gjykatës konsistojnë, jo vetëm në mundësinë që ajo ka për të zgjedhur

nga një numër i madh i masave dhe dënimeve (nga tetë lloje të masave të

diversitetit, tetë lloje të masave edukative, burgimin për të mitur dhe njërën

nga disa lloje të dënimeve plotësuese), por ka edhe autorizim që masën e

shqiptuar të diversitetit apo masën edukative ndërkohë ta zëvendësojnë me

masë tjetër”.43 Rrjedhimisht, këto autorizime për organet e lartcekura të

procedurës penale i ka paraparë edhe Kodi i Drejtësisë për të Mitur i

Republikës së Kosovës.

4. Karakteristikë e katërt e legjislacioneve penale të shteteve bashkëkohore është

se për kryerësit e mitur të veprave penale kanë paraparë ekzistimin e organeve

të posaçme të jurisprudencës me detyrë luftimin e kriminalitetit të të miturve.

Kështu është vepruar edhe në Kosovë. Vështruar në këtë aspekt, në kuadër të

policisë ekzistojnë organe të posaçme për delikuentët e mitur. Në prokurori

ekzistojnë departamentet për të mitur në të cilat janë sistemuar prokuror që

ekskluzivisht merren me ushtrimin e funksioneve prokuroriale për këtë

kategori kryerësish. Po ashtu edhe në gjykatat themelore dhe Gjykatën e

Apelit ekzistojnë departamentet për të mitur, dhe në to janë sistemuar

gjykatësit për të mitur të cilët merren me gjykimin e kryerësve të mitur të

veprave penale. Në fakt, për kryerësit e mitur të veprave penale është paraparë

edhe procedurë e posaçme, e cila është adresuar në pjesën e tretë të Kodit të

Drejtësisë për të Mitur dhe ajo dallon nga procedura që zbatohet për kryerësit

madhor të veprave penale. Gjithashtu edhe çështja e ekzekutimit të

sanksioneve penale ndaj të mitur i ka specifikat e veta për dallim nga

ekzekutimi i sanksioneve penale ndaj kryerësve madhor të veprave penale.

Vlen të theksohet fakti se çështja e ekzekutimit të sanksioneve penale për të

mitur është rregulluar në pjesën e katërt të Kodit të Drejtësisë për të Mitur të

Republikës së Kosovës. Edhe këtu janë adresuar specifikat që u referohen

ekzekutimit të sanksioneve penale për të mitur.

8. Drejtësia restorative si qasje e re për delikuentët e mitur

Drejtësia restorative konsiston në restaurimin, përkatësisht riparimin e dëmit të

shkaktuar me veprën penale. Drejtësia restorative është një mënyrë e re e qasjes në të

drejtën penale, e cila ka për qëllim që në vend që të dënoj kryerësit e veprave penale,

angazhohet që të bëhet riparimi, përkatësisht kompensimi i dëmit që u është shkaktuar

njerëzve dhe marrëdhënieve të tyre. Riparimin, përkatësisht kompensimin e dëmit duhet

ta bëj fajtori, gjegjësisht kryerësi i veprës penale.44

Iniciatorët e drejtësisë restorative janë autorët Howard Zehr45, Mark Umbreit46

dhe Russell Immarigeon47 (ShBA dhe Kanada). Qëllimi i tyre ishte që përmes drejtësisë

(43) Po aty, fq. 23. (44) Po aty, fq. 27. (45) Howard Zehr (1944) është profesor i Kriminologjisë në Eastern Mennonite University në Virgjinia, i cili

konsiderohet edhe si pionier i konceptit të drejtësisë restorative. Ai me sukses udhëheqë institutin i cili

16

restorative të vijmë te pajtimi i viktimave me kryesin e krimit. Ky program i pajtimit për

herë të parë është zbatuar në Ontario, dhe për realizimin e tij kërkohej angazhimi i

ndërmjetësit. Në parim këtë program e përbënin tri faza:48

1. Faza e analizës së deliktit me viktimën dhe kryerësin e krimit;

2. Faza e njoftimit me programin e pajtimit dhe

3. Faza e apelit për ndërgjegje dhe realizim të përcaktimeve programore.

Drejtësia restorative ka bazën në konceptin se krimi atakon vlerat njerëzore dhe i

dëmton marrëdhëniet midis njerëzve. Koncepti i drejtësisë po ashtu është që dëmi i

shkaktuar nga vepra penale do duhej riparuar për aq sa kjo është e mundur. Ndërkaq,

përkrahësit e drejtësisë restorative mendojnë se nuk ka lloj të dëmit i cili në një mënyrë

apo masë nuk mund të riparohet. Kjo lloj drejtësie në mënyrë të plotë arrihet atëherë kur

në kuadër të saj përfshihen të gjithë të prekurit primar dhe bashkërisht përcaktojnë se si të

riparohet dëmi i shkaktuar nga vepra penale.49 Kjo nga fakti se drejtësia penale

përqendrohet thjeshtë vetëm në konceptin e dënimit të kryerësit, ndërsa lë anash

viktimën, përkatësisht nuk i përmbushë nevojat e atyre personave që kanë pësuar nga

vepra penale.

Koncepti i drejtësisë restorative, siç u theksua më lart, qëndron në procesin e

pajtimit të cilin e udhëheqë ndërmjetësi i angazhuar, detyra e të cilit është që në fillim t’i

kontaktoj ndaras viktimën dhe kryerësin, në mënyrë që më vonë t’i pajtoj ata për

negociata për kompensimin e dëmit si satisfaksion adekuat për viktimën, e me këtë edhe

për zgjidhjen më të shpejtë të së drejtës për viktimën. Me fjalë tjera pajtimi e ka rolin

primar, kurse kompensimi vjen vetvetiu, sepse shumë shpesh, viktima dhe kryerësi deri te

pajtimi nuk kanë pas kurrfarë marrëdhëniesh, kurse me vet aktin e pajtimit zgjidhen dhe

eliminohen tensionet emocionale, kurse kompensimi i dëmit paraqet rezultatin në vijim si

simbol i pajtimit”. Vet pajtimi nuk guxon të ngatërrohet me procedurën e rehabilitimit të

kryerësit të deliktit. Me programin e pajtimit nuk kënaqet vetëm viktima, por ai ka

rëndësi të shumëfishtë edhe për kryerësin e deliktit, por edhe për shoqërinë në tërësi,

kurse krejt kjo bëhet me qëllim të arritjes së drejtësisë. Për të qenë i suksesshëm programi

i pajtimit gjatë bisedimeve midis viktimës dhe kryerësit të krimit, është e domosdoshme

jo vetëm prezenca e personit të angazhuar për pajtim, por sipas mundësive edhe e

përfaqësuesit të komunitetit fetar, pastaj të shumë punëtorëve social dhe ekspertëve nga

fushat e ndryshme varësisht prej llojit të deliktit. Është e qartë se është e pamundur të

flitet për zbatimin e këtij programi kur është fjala për deliktet seksuale dhe deliktet e

gjakut, sepse në rastet e tilla viktimat dhe familjet e viktimave puk janë të gatshme për

këtë, për arsye të shokut emocional dhe të peshës së krimit, ashtu që ata nuk lëshohen

mban emrin e tij “Zehr Institute” i cili merret me studime nga lëmi i drejtësisë restorative. Për më shumë

vizito: http://zehr-institute.org/. Shfletuar më: 22.03.2017. (46) Mark S. Umbreit (1949) është profesor në Universitetin e Minesotas, themelues i Qendrës së Drejtësisë

Restorative dhe Arritjes së Paqes. Ai është promovuesi kryesor i drejtësisë restorative. Veprat e tij lidhen

kryesisht me çështjet e drejtësisë restorative, ndërmjetësimit dhe qasjeve tjera alternative të zgjidhjes së

çështjeve penale. Për më shumë vizito: http://www.cehd.umn.edu/ssw/rjp/. Shfletuar më: 22.03.2017. (47) Russell Immarigeon (1947) është gjyqtar. Edhe ky autor është njëri ndër ithtarët dhe promovuesit e

konceptit të drejtësisë restorative. Për më shumë vizito: http://www.livingjusticepress.org/. Shfletuar më:

22.03.2017. (48) Adžailjić-Dedović, vep., e cit. fq. 106-107. (49) Halili, Ragip, Viktimologjia, Prishtinë, 2007, fq. 156.

17

fare në bisedime dhe në pajtim me kriminelin. Pra, është e qartë se ky program është

pajtues vetëm në rastet e delikteve të padhunshme.50

Siç dihet drejtësia restorative funksionon në një mënyrë krejtësisht tjetër nga

sistemi i deritashëm penal juridik, prandaj është e qartë se nga sistemi penal juridik, edhe

nuk mund të pritet veprimi i këtillë. Ajo që të gjithë e kanë vërejtur është se kompensimi i

dëmit është i mundur pas kontratës së viktimës dhe kryerësit të krimit për shumën e atij

dëmshpërblimi e cila mund të ekzekutohet edhe përmes sistemit penal juridik. Pra,

ndërmjetësimi dhe kompensimi sipas mendimit të shumicës duhet të dallohen dhe me

këtë ndarje do të humbej ndërmjetësimi dhe pajtimi i cili realizohet përmes këtij

programi. Pa marrë parasysh përparësitë e mëdha, ndjeshmërinë dhe elasticitetin e

drejtësisë restorative, me arritjen e saj kulminante megjithatë zgjidhja permanente e

konfliktit duhet të lëviz në kufijtë ligjor. Ligji penal nënkupton zbatimin e forcës, gjë që i

jep atij karakterin e instrumentit shumë të vrazhdë. Mirëpo ky instrument është faktorë i

pashmangshëm në të gjitha rastet e shmangies nga zgjidhja e konfliktit”.51

Në fakt, edhe në të ardhmen nuk është e mundur që drejtësia restorative ta

zëvendësoj legjislacionin e deritashëm penal, sepse gjithmonë do të ketë raste kur

viktimën nuk është e mundur ta detyrojmë në bashkëpunim dhe në përgjigje për

kompensimin e dëmit nga kryerësi i veprës penale. Për këtë arsye viktima gjithmonë do

të ketë mundësi të zgjidhjes tjetër, kurse kjo mundësi është që ndaj kryerësit të zbatohet

represioni shtetëror dhe të kërkoj dënimin e tij në pajtim me zgjidhjen e paraparë me

ligj.52 Shumica e viktimave të delikteve seksuale dhe delikteve të gjakut nuk dëshirojnë

pajtim me kryerësin, sepse viktimat e pafajshme kanë qenë të ekspozuara dhunës dhe

agresionit të kryerësit me të cilin të shumtën e rasteve nuk kanë pasur gjë të përbashkët

dhe nuk i kanë kontribuar me vetëdije.53 Pikërisht për këtë arsye drejtësia restorative ka

vështirësi evidente të zbatohet në këto raste.

Ndaj të gjithë kryerësve të veprave penale, pa marrë parasysh nëse është fjala për

persona madhor apo të mitur, drejtësia restorative si koncept i ri i të drejtës penale në

këto tri dekadat e fundit, është duke u konsoliduar dhe masivizuar si zgjidhje alternative

në vend të dënimeve. Këtë koncept, edhe pse jo në masë të duhur e ka përvetësuar edhe

Kodi penal i Kosovës. Kështu p.sh., në paragrafin 3 të nenit 51 Kodi Penal i Kosovës

parasheh si detyrim bashkë me dënimin me kusht, që kryerësi të kompensoj dëmin e

shkaktuar me vepër penale. Mirëpo, për shkak të natyrës specifike të kryerësve të mitur të

veprave penale, drejtësia restorative është me interes edhe më të madh dhe me mundësi

më të mëdha të aplikimit, nga se kjo mënyrë e qasjes mundëson edukim dhe rehabilitim

edhe më të madh të të miturve dhe njëherit më lehtë akceptohet nga palët e dëmtuara nga

se është fjala për persona shumë të rinj të cilët zakonisht kryejnë vepra penale për shkak

të mungesës së duhur të përkujdesjes, mendjelehtësisë, edukimit joadekuat etj.54

Kodi i Drejtësisë për të Mitur i Republikës së Kosovës po ashtu në kuadër të

shumë zgjidhjeve të tij ka përvetësuar konceptin e drejtësisë restorative. Qasja e tillë siç

rezulton kryesisht është shprehur në kuadër të pikës 1, 2 dhe 3 të paragrafit 1 të nenit 18

në të cilat është adresuar çështja e pajtimit midis kryerësit të mitur dhe palës së dëmtuar,

(50) Ramljak, Alija & Halilović, Haris. Viktimologija, Sarajevo, 2004, fq. 299. (51) Po aty, fq. 307. (52) Shih: Lopez, Gerard. Victimologie, Paris, 1997, fq. 166-187. (53) Doerner, William & Lab, Steven. Victimology, Cineinnati, 2002, fq. 156. (54) Salihu, I, fq. 27-28.

18

duke përfshirë kërkim faljen nga i mituri ndaj palës së dëmtuar; pajtimin ndërmjet të

miturit dhe familjes së tij, e sidomos kompensimin e dëmit palës së dëmtuar.

Drejtësia restorative për kryerësit e mitur të veprave penale bazohet në disa

parime të cilat paraqesin binarët e realizimit të qëllimeve të saj. Disa nga këto parime

janë:55

1. Vepra penale konsiderohet si konflikt midis njerëzve, e jo vetëm shkelje e

ligjit;

2. Vepra penale manifeston pasoja të dëmshme për viktimat individuale,

viktimat në grup dhe kryerësit e mitur dhe krijon obligim për përmirësimin e

gjendjes;

3. Palët në përgjithësi motivohen të jenë pjesë e ndarjes së përgjegjësive

përkitazi me veprën penale, përfshirë viktimën nëse ajo akordohet,

komunitetin dhe kryerësin;

4. Motivimi i viktimës duhet të jetë i orientuar kah perspektiva, e cila më së miri

vjen në shprehje kur ka orientime për riparim të dëmit;

5. Pranimi i përgjegjësisë së kryerësit të mitur të veprës penale dhe ndërmarrja e

veprimeve për të riparuar dëmin e shkaktuar;

6. Përgjegjësia e komunitetit për mirëqenien e të gjithë anëtarëve të tij, përfshirë

këtu viktimën dhe kryerësin;

7. Vlerësimi i dinjitetit dhe vlerës për të gjitha qeniet njerëzore;

8. Restaurimi, riparimi i dëmit dhe rindërtimi i marrëdhënieve në komunitet;

9. Përfshirja aktive e komunitetit në riparimin e dëmit;

10. Procesi i drejtësisë për të mitur duhet të sigurojë mbrojtje të barabartë dhe

proces objektiv pavarësisht moshës, gjinisë, kulturës, përkatësisë etnike etj.

Këto parime rezultojnë edhe nga Rregullat e Pekinit lidhur me drejtësinë për të

mitur. Në dispozitat e këtyre rregullave, lidhur me drejtësinë restorative, është paraparë

edhe një nënkapitull me titull “Detyrimet e restitucionit dhe reparacionit, në të cilin,

midis tjerash, parashihen këto detyrime të cilat duhet të përmbushen:56

1. Autorët e veprimeve kriminale ose personat tjerë përgjegjës për sjelljen e tyre

duhet, për aq sa është e nevojshme, të riparojnë dëmin e shkaktuar viktimave,

familjeve të tyre ose personave në ngarkim të tyre. Ky riparim duhet të

përfshijë kthimin e vlerave, një shpërblim për dëmet ose humbjet e pësuara,

kompensimin e shpenzimeve të bëra për shkak të viktimizimit dhe rivendosjen

e të drejtave;

2. Qeveritë duhet t’i rishqyrtojnë praktikat, rregulloret dhe ligjet e tyre, për të

mundësuar që restitucioni të përfshihet ne vendimet e çështjeve penale;

3. Në rastet kur personat zyrtar ose gjysmëzyrtar kryejnë vepër penale,

viktimave duhet t’u sigurohet realizimi i të drejtës në restitucion nga shteti nga

i cili varen funksionarët ose nëpunësit përgjegjës për dëmet e pësuara. Në

rastin kur qeveria, nën autoritetin e së cilës është kryer vepra penale që i ka

shkaktuar dëme viktimës, nuk ekziston më shteti dhe qeveria suksesore

zyrtarisht duhet t’u sigurojnë restitucionin viktimave.

Në Kodin e Drejtësisë për të Mitur të Republikës së Kosovës, shumë nga parimet

e sipërpërmendura të drejtësisë restorative për të mitur, janë përfshirë në dispozitat e

(55) Për këtë, më gjerësisht, shih: Halili, IV, fq. 161 (56) Salihu, I, fq. 29.

19

karakterit parimor dhe në dispozitat në të cilat janë përcaktuar zgjidhje konkrete. Kështu

p.sh., si lloj i masës së diversitetit ndaj kryerësit të mitur të veprës penale në nenin 18 të

këtij Kodi është paraparë edhe kompensimi i dëmit palës së dëmtuar në bazë të

marrëveshjes së ndërsjellë ndërmjet të dëmtuarit, të miturit dhe përfaqësuesit të tij ligjor,

në përputhje me situatën financiare të të miturit. Së këndejmi, mund të konstatohet me

faktin se Kodi i Drejtësisë për të Mitur paraqet bazë relativisht solide juridike për

implementimin të drejtësisë restorative.

20

KREU II

VËSHTRIM HISTORIK I SANKSIONEVE PENALE NDAJ TË MITURVE

Përkundër faktit se për nga shkalla e rrezikshmërisë veprat penale të kryera nga të

miturit janë të njëjta, madje në disa raste edhe më të rrezikshme se veprat penale që

kryhen nga personat madhorë, megjithatë trajtimi i tyre në të drejtën penale është shumë

më i butë se ndaj kryerësve madhor të veprave penale. Ky trajtim më i butë i të miturve

është manifestuar pothuaj në të gjitha etapat e zhvillimit të shoqërisë njerëzore, dhe kjo

është kushtëzuar nga fakti se personat e mitur akoma nuk kanë arritur pjekurinë e duhur

psikofizike. Në vazhdim të këtij punimi të disertacionit të doktoratës do të bëhet orvatje

modeste që të elaborohet trajtimi që kanë pasur të miturit në të drejtën penale gjatë

zhvillimit historik të shoqërisë njerëzore në botë dhe në Kosovë, me theks të veçantë sa i

përket shqiptimit të sanksioneve penale.

1. Pozita e të miturve dhe sanksionet penale ndaj tyre gjatë zhvillimit historik të shoqërisë

njerëzore

Për shkak se personat e mitur akoma nuk e kanë arritur pjekurinë e duhur bio-

psikike, gjatë tërë historisë së njerëzimit kjo kategori e kryerësve të veprave penale ka

pasur trajtim të posaçëm, trajtim më të butë, madje edhe të privilegjuar në të drejtën

penale.57 Kështu, e drejta e vjetër kineze njihte tri faza të përgjegjësisë penale të të

miturve: a) i mituri nën moshën shtatëvjeçare ka qenë tërësisht i përjashtuar nga dënimi,

b) për të miturit prej 7-10 vjeç ishte paraparë propozimi për falje i cili i drejtohej

perandorit, dhe c) i mituri që kryente vepër penale për të cilën parashihej dënimi me

vdekje dënohej vetëm me gjobë. Në Greqinë e vjetër veprat penale të të miturve i kanë

trajtuar si dëme të shkaktuara, e nëse fëmijët janë dënuar, këtë e kanë bërë më shumë për

t’i kënaqur kërkesat e familjes së të dëmtuarit se sa me qëllim që fëmija të vuaj për

veprën e kryer.58 Në të drejtën romake fëmijët deri në moshën 7 vjeçare janë konsideruar

penalisht të papërgjegjshëm për shkak të pazhvilluesmërisë së tyre psikike dhe paaftësisë

që të kuptojnë rëndësinë morale dhe shoqërore të veprës penale.59 Sipas të drejtës romake

kategorinë e dytë e përbënin fëmijët prej moshës shatë deri në 10 vjeçare. Këta persona

vetëm përjashtimisht janë konsideruar penalisht të përgjegjshëm, nëse kanë mundur ta

kuptojnë rëndësinë e veprës penale të cilën e kanë kryer.60 Ndërsa personat prej moshës

10 deri 14 vjeçare, në të drejtën romake janë konsideruar penalisht të përgjegjshëm.61

Mirëpo, në të gjitha rastet mosha e tyre e re është marrë si rrethanë lehtësuese. Gjithashtu,

(57) Po aty, fq. 14. (58) Latifi, Vesel. Kryerësit e mitur të veprave penale dhe pozita e tyre në legjislacionin penal, E drejta, nr. 3,

Prishtinë, 1996, fq. 14-15. (59) Krahaso: Bilalli Asllan & Bahtiri, Bedri. E drejta romake, Prishtinë, 2015, fq. 503. (60) Shegani, Altin, E drejtë penale e krahasuar, Tiranë, 1999, fq. 60. (61) Ligji i XII Tabelave, i cili është nxjerrë gjatë viteve 451-450 p.e.s., në pikën XI për të miturit kishte

paraparë dënimin me rrahje dhe kompensimin e dëmit, kur i mituri ishte zënë duke vjedhur. Për këtë shih:

Skaberne, Borislav. Razvoj kaznenskega prava za mladoletnike, Zbornik znanstvenih razprav, Ljublana, fq.

206-257 dhe Latifi, Vesel. Fenomenologjia dhe struktura e delikuencës së të miturve dhe luftimi i saj në

KSA të Kosovës, Përparimi, nr. 4, Prishtinë, 1988, fq. 383.

21

si rrethanë lehtësuese është konsideruar edhe mosha e kryerësit prej 14 deri në 18 vjeçare,

e në disa raste edhe gjer në 25 vjeçare.62 Mosha e tillë e re është marrë si rrethanë

lehtësuese në rastet e vlerësimit të përgjegjësisë penale të tyre, e sidomos në rastin e

shqiptimit të sanksioneve penale, të cilat në krahasim me personat madhor kanë qenë më

të buta.

Në kohën e mesjetës nuk kanë ekzistuar dispozita të posaçme juridike për

kryerësit e mitur të veprave penale, mirëpo tortura ndaj tyre është zbatuar në përmasa më

të pakta.63 Kjo gjendje ishte rrjedhojë e faktit se mesjeta në tërësi kishte shkaktuar ngecje

të gjithanshme në zhvillimin e shoqërisë njerëzore, ngecje e cila ishte manifestuar edhe

në lëmin e sistemit të drejtësisë penale për të mitur. “Në fakt në mesjetë ndaj kryerësve të

veprave penale shqiptoheshin dënime shumë të vrazhda siç ishin: dënimi me vdekje,

torturë fizike (rrahjet, prerja e gjymtyrëve etj.), e herë-herë shqiptohej edhe dënimi me

gjobë”.64 Pavarësisht kësaj, konsiderohet se megjithatë edhe në këtë periudhë të miturit

gëzonin disa privilegje në lidhje me sanksionet penale. Kështu, tortura ndaj tyre që në

feudalizmin e hershëm aplikohej me kufizime që ishin evidente. Ndërkaq, në fazën e

mëvonshme të mesjetës, konsiderohet se kryesisht janë përvetësuar rregullat e të drejtës

romake mbi përgjegjësinë dhe ndëshkimin e kryerësve të mitur të veprave penale. Kjo do

të thotë se ndaj kryerësve të mitur të veprave penale janë shqiptuar sanksione penale më

të buta në krahasim me ato që u janë shkaktuar kryerësve madhor të veprave penale.

Pozita e kryerësve të mitur të veprave penale dukshëm është përmirësuar me

kodifikimet që u bënë në të drejtën penale në gjysmën e dytë të shek. XVIII dhe XIX.

Para së gjithash nën ndikimin e ideve të Cesare Beccaria65 (Cesare Bekaria) u caktua

mosha më e ultë dhe më e lartë e të miturve ndaj të cilëve mund të shqiptohen sanksionet

e caktuara penale, por gjithnjë më të buta se ndaj kryerësve madhor të veprave penale.

Kodi Penal i Leopoldit të Toskanës66 (1786) në dispozitat e tij, ndër të tjera përcaktoi

kritere të reja për përcaktimin e përgjegjësisë penale të të miturve. Sipas këtij kodi penal,

ndaj fëmijëve deri në moshën dymbëdhjetëvjeçare nuk ka mundur të shqiptohet kurrfarë

dënimi. Ndaj tij ka mundur të shqiptohen vetëm masat edukative. Ndaj të miturve në

moshën prej 12-14 vjeç kanë mundur të shqiptohen dënime nëse kanë qenë penalisht të

përgjegjshëm, por gjithherë janë dënuar më butë për shkak të moshës së tyre të re. Ndërsa

të miturit prej moshës 14-18 vjeç janë konsideruar gjithherë penalisht të përgjegjshëm

dhe janë dënuar, mirëpo janë dënuar më lehtë në krahasim me kryerësit madhor të

veprave penale.67

Në avancimin e pozitës së të miturve në të drejtën penale rol të rëndësishëm ka

luajtur Kodi Penal Francez i vitit 1810, i cili gjithashtu ndikoi hovshëm në zhvillimin e të

(62) Puhan, Ivo. Rimsko pravo, Beograd, 1974, fq. 467. (63) Salihu, I, fq. 14. (64) Ismajli, Hilmi & Sejdiu, Fatmir. Historia e shtetit dhe së drejtës I, Pjesa e përgjithshme, Prishtinë, 2005,

fq. 120-121. (65) Cesare Beccaria (1738 -1794) ka qenë jurist, filozof dhe politikan italian. Ai është i njohur si njëri ndër

mendimtarët të cilët me ngulm kanë bërë përpjeke që të hiqet dënimi me vdekje nga e drejta penale e

shteteve, të ndalohet tortura si dhe të jetësohet parimi i ligjshmërisë “Nullum crimen sine lege, nulla poena

sine lege”. Është autor i shumë veprave nga lëmi i drejtësisë penale, nga të cilat veçohet “Mbi krimin dhe

dënimin” 1786. (66) Leopoldi II (1747-1792) ka qenë perandor i qytetit italian të Toskanës. Ai është njohur me epitetin

“Leopoldi II, Perandori i Shenjtë Romak”. Më 1764 me urdhrin e tij nxirret Kodi Penal i cili njihej me

emrin e tij, sikurse Kodi i Napolonit, Hamurabit, Justinianit, Drakonit e të tjerë. (67) Salihu, I, fq. 14-15.

22

drejtës penale për të mitur në Evropë. Sipas dispozitave të këtij Kodi persona madhor

janë konsideruar personat prej moshës 16 vjeçare. Personat më të rinj se 16 vjeç janë

konsideruar të mitur dhe janë përgjigjur penalisht vetëm nëse kanë pasur aftësi të

kuptojnë rëndësinë e veprës dhe t’i kontrollojnë sjelljet e tyre. Mirëpo, sipas këtij Kodi

edhe në rastet kur personat e mitur janë konsideruar penalisht të përgjegjshëm, për shkak

të moshës së tyre të re, ata gjithherë janë ndëshkuar me dënime më të lehta.68 Këto

dënime kanë qenë dënime afatshkurtra me burgim dhe dënime me të holla.69 Ndërsa ndaj

të miturve të cilët nuk kanë poseduar aftësi të duhura psikike për të kuptuar rëndësinë e

veprës, ndaj tyre Kodi Penal i Francës i vitit 1810 ka paraparë masa të posaçme penalo

juridike të cilat kanë pasur për qëllim përmirësimin dhe riedukimin e të miturve. Këto

masa më vonë kanë filluar të quhen masa edukative.

Në fillim të shek. XX nën ndikimin e ideve të përfaqësuesve të shkollës

sociologjike, në ligjet penale përcaktohet një numër gjithnjë e më i madh i masave të

veçanta ndaj kryerësve të mitur të veprave penale. Nën ndikimin e këtyre ideve persona

madhor konsideroheshin kryesisht personat që kishin mbushur moshën 18 vjeçare. Në

këtë fazë zhvillimi personat deri në moshën 14 vjeçare janë konsideruar fëmijë dhe

penalisht të papërgjegjshëm. Ndërsa prej moshës 14-18 vjeç janë konsideruar të mitur.

Kështu, në dekadat e para të shek. XX në shumicën e ligjeve penale të shteteve të

Evropës, për kryerësit e mitur të veprave penale janë paraparë kryesisht masat edukative,

kurse dënimet janë paraparë vetëm përjashtimisht.

Pas paraqitjes së masave edukative si lloje të posaçme të sanksioneve penale që u

dedikohen kryerësve të mitur të veprave penale, themelohen edhe gjykata të posaçme për

të mitur. Për herë të parë një gjykatë e tillë themeluar në Çikago në vitin 1899. Më pas

gjykata të tilla për të mitur themelohen, jo vetëm në vende të tjera të Shteteve të

Bashkuara të Amerikës, por edhe në kontinente të tjera. Në Evropë gjykatën për të mitur

fillimisht e ka themeluar Anglia në vitin 1908 dhe po në të njëjtin vit edhe Rusia Cariste.

Më pas gjykata për të mitur kanë themeluar Portugalia (1911), Belgjika dhe Franca

(1912), Spanja (1918), Holanda (1921), Gjermania (1922), Italia (1922) etj. Tani pothuaj

të gjitha shtetet bashkëkohore kanë themeluar gjykata të posaçme për të mitur, apo senate

të posaçme për të mitur, të cilat merren me gjykimin e kryerësve të mitur të veprave

penale. Procedura në këto gjykata dallohet nga procedura që zhvillohet ndaj kryerësve

madhor të veprave penale.70

Në vazhdim të rrugëtimit të saj, e drejta penale për të mitur ka ecur në drejtim të

krijimit të dallimeve midis të miturve penalisht të përgjegjshëm dhe atyre penalisht të

papërgjegjshëm, dhe në drejtimin që të miturve t’u shqiptohen vetëm masat edukative.

Vështruar në këtë kontekst, mundësia e shqiptimit të dënimeve ndaj kryerësve të mitur të

veprave penale është parashikuar si mundësi vetëm për rastet e kryerjes së veprave penale

të rënda dhe atyre që tashmë konsiderohen si të mitur të rritur (16-18 vjeç).

Në gjysmën e shek. XX, posaçërisht në pjesën e dytë të tij, në një numër të

konsiderueshëm të ligjeve penale të shteteve parashihet edhe një mes-kategori midis

miturisë dhe madhorisë. Këtu është fjala për personat madhor të rinj, mosha e të cilëve

sillet midis 18-21 vjeç, e në disa legjislacione edhe deri në 23 vjeç. Këto legjislacione, në

(68) Po aty, fq. 14-15. (69) Ismajli & Sejdiu, vep. e cit. fq. 392. (70) Salihu, I, fq. 15-16.

23

kuadër të zgjidhjeve të tyre, për këtë kategori të personave parashohin mundësinë e

shqiptimit të masave edukative.

Në kushtet bashkëkohore është në zhvillim tendenca që të miturit në tërësi të

ndahen nga e drejta penale e cila u referohet kryerësve madhor të veprave penale, ashtu

që çështja e trajtimit juridik penal të tyre, në një numër të madh rastesh, po rregullohet

me ligje të veçanta. Kështu është vepruar edhe në rastin e Republikës së Kosovës, e cila

ka nxjerr ligj të veçantë për këtë kategori kryerësish të veprave penale (Kodin e

Drejtësisë për të Mitur).

2. Pozita e të miturve dhe sanksionet penale ndaj tyre sipas akteve ndërkombëtare

Në deceniet e fundit pozita dhe sanksionet penale ndaj të miturve janë zhvilluar

në drejtim të krijimit të standardeve ndërkombëtare, përmes të cilave synohet unifikimi i

legjislacioneve dhe praktikave të trajtimit të kryerësve të mitur të veprave penale. Duhet

theksuar faktin se në këtë aspekt kontribuuesit kryesor janë Organizata e Kombeve të

Bashkuara dhe Këshilli i Evropës, të cilat angazhimin e tyre e kanë konkretizuar me

nxjerrjen e një numri të konsiderueshëm të konventave e akteve tjera ndërkombëtare. Për

premisat e disa prej këtyre akteve do të flitet në vazhdim të këtij punimi.

Konventa për të Drejtat e Fëmijëve e cila vendos katër parimet bazë lidhur me

trajtimin e të miturve që bien në konflikt me ligjin, dhe atë: të drejtën e jetës, mbijetesës

dhe zhvillimit, mos diskriminimit dhe konsiderimit të interesave më të mira të tyre,

kërkon nga shtetet nxjerrjen e ligjeve të veçanta për kryerësit e mitur të veprave penale.

Në nenin 40 kjo Konventë adreson çështjen e trajtimit të fëmijëve, me ç’rast kërkon që

çdo të mituri të dyshuar, apo të akuzuar t’i sigurohet një trajtim i atillë që garanton atij

zhvillim të ndjenjës së dinjitetit dhe të vlerës së personit, dhe që përforcon tek ai ndjenjën

e respektit të tij për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të të tjerëve.71 Konventa për të

Drejtat e Fëmijës më tutje ndalon shqiptimin e dënimit me vdekje dhe dënimit me burgim

të përjetshëm ndaj të miturve, dhe kërkon që dënimi me burgim ndaj të miturve të mund

të shqiptohet vetëm, si masë e fundit dhe për një kohë sa më të shkurtër.72 Konventa po

ashtu ndalon heqjen arbitrare të lirisë ndaj të miturve dhe adreson çështjen e ndërmarrjes

së masave të ndihmës ligjore dhe akordon mundësinë për të kundërshtuar ligjshmërinë e

ndalimit të tij.

Direktivat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Parandalimin e

Delikuencës së të Miturve (Udhëzimet e Riadit)73 kërkojnë nga shtetet që të nxjerrin

strategjitë për të parandaluar të miturit që të përfshihen në kryerjen e krimeve, të

përkushtohen në zhvillimin e një sistemi efikas të drejtësisë për të mitur që garanton

politika sociale adekuate në raport me të miturit, ku procesi i risocializimit të tyre duhet

(71) Konventa për të Drejtat e Fëmijës është miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të

Bashkuara më 20.11.1989. Ky akt ndërkombëtar është i zbatueshëm drejtpërdrejt në Kosovë, sipas nenit 22

të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. E qasshme në: https://www.unicef.org/magic/media

/ndocuments/CRC_albanian_language_version.pdf. Shfletuar më: 21.03.2017. (72) Konventa për të Drejtat e Fëmijëve kërkon që aty ku shqiptohet dënimi ndaj të miturve, atyre t’u

sigurohet trajtim human, kujdesi shëndetësor, arsimimi dhe ngritje profesionale etj. (73) Udhëzimet për Parandalimin e Kriminalitetit të të Rinjve (Udhëzimet e Riadit), janë miratuar nga

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 14.12.1990. Të qasshme në:

http://www.geocities.ws/qmdfsh/Sites/Albanian/Burimi2.html. Shfletuar më: 21.03.2017.

24

të fokusohet në përfshirjen e familjes, shkollës dhe komunitetit. Vështruar në këtë aspekt,

kjo Direktivë kërkon që kujdes i veçantë t’u kushtohet fëmijëve pa shtëpi, organizatave

vullnetare që sigurojnë shërbime për fëmijë, në mënyrë që atyre t’u ofrohen ndihma

financiare dhe ndihma të tjera nga shteti, si dhe masmediave, nga të cilat kërkojnë që t’i

minimizojnë skenat e pornografisë, marrjes me drogë, degradimit të gruas etj.

Rregullat Minimale Standarde të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për

Administrimin e Drejtësisë për të Miturit (Rregullat e Pekinit), të cilat kërkojnë nga

shtetet që moshën minimale të përgjegjësisë penale për të miturit të mos e kufizojnë në

nivel shumë të ulët, të sigurojnë mirëqenien e të miturve, dhe të sigurojnë që trajtimi

juridik penal i të miturve të jetë në përputhje me peshën e veprës së kryer dhe cilësitë

personale të tij. Këto Rregulla vendosin një sërë standardesh lidhur me drejtësinë për të

mitur, si: përjashtimi i të miturit nga dënimi kapital dhe prej ndëshkimeve trupore,

trajtimin e paanshëm dhe njerëzor etj.74 Sipas këtyre Rregullave duhet inkurajuar

zbatimin e masave alternative ndaj të miturve kur vepra penale nuk është e një

rrezikshmërie të lartë.75 Më tutje këto rregulla kërkojnë që kontaktet e para të policisë me

kryerësit e mitur të veprave penale të menaxhohen në mënyrën që respekton statusin

ligjor të tyre, të promovojnë mirëqenien dhe të eliminojnë dëmet që do të mund t’u

shkaktohen atyre. Më në fund, duhet theksuar faktin se këto Rregulla kërkojnë që

procedimet që zhvillohen ndaj të miturve të kenë parasysh interesin më të mirë të tyre,

dhe që ato të kryhen në një atmosferë mirëkuptimi.76

Rregullat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen e të Miturve të

Privuar nga Liria e tyre (Rregullat e Havanës)77 të cilat kërkojnë që personat nën moshën

18 vjeçare të mos privohen lirie, përveç kur kjo determinohet si masë e fundit, me ç’rast

kërkohet që në situata të tilla çdo çështje të trajtohet si rast individual, në mënyrë që

kërkesat e tij të përmbushen në masën më të madhe të mundshme. Edhe këto rregulla

promovojnë mbrojtjen e të drejtave dhe mirëqenien fizike e mendore të të miturve, si dhe

kërkojnë që dënimi me burgim ndaj të miturve të mund të përdoret si mjet i fundit dhe

për një kohë sa më të shkurtër të mundshme. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre

rregullave i referohen çështjes së menaxhimit të ambienteve ku janë vendosur të miturit,

përfshirë shërbimet që duhet t’u ofrohen atyre. Këto rregulla i kushtojnë një rëndësi të

veçantë edhe procedurave disiplinore të të miturve, ku kërkohet që të njëjtat t’u

përshtaten kësaj kategorie kryerësish, si dhe personelit që punon me të miturit e privuar

lirie, i cili kërkohet që të jetë me përgatitje të duhur dhe i specializuar për punë me

fëmijë.

Rregullorja e Këshillit të Evropës për Masat dhe Sanksionet ndaj të Miturve

kërkon që me rastin e shqiptimit të sanksioneve penale ndaj të miturve të merren parasysh

(74) Shih: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Manual për aplikimin e alternativave

të dënimit me burgim, Tiranë, 2010, fq. 22. (75) Gashi, Rexhep, Ekzekutimi i dënimeve alternative, Prishtinë, 2013, fq. 24. (76) Për këtë, më gjerësisht, shih: Gumi, Viktor. Instrumentet ndërkombëtare për përdorimin e programeve të

drejtësisë restauruese për të miturit dhe legjislacioni shqiptar, fq. 6-7. I qasshëm në: www.gumi-

attorneys.com/.../ Drejtësia% 20restauruese% 20dhe%20t. Shfletuar më: 21.03.2017. (77) Rregullat e Havanës janë miratuar nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara më 14.12.1990. Të qasshme

në:

http://www.crca.al/sites/default/files/publications/Rregullat%20e%20Kombeve%20te%20Bashkuara%20pe

r%20Mbrojtjen%20e%20te%20Miturve%20te%20Privuar%20nga%20Liria-%20shqip.pdf. Shfletuar më:

21.03.2017.

25

interesat më të mira të tyre, që ato të jenë në proporcion me peshën e veprës penale të

kryer, si dhe që me rastin e shqiptimit të tyre të merret parasysh personaliteti i të miturit.

Dispozitat përkatëse të kësaj Rregulloreje po ashtu kërkojnë që sanksionet penale të

shqiptuara ndaj të miturve të inspektohen dhe monitorohen gjatë zbatimit të tyre. Më në

fund, duhet theksuar se kjo Rregullore kërkon qasje multidisiplinare në procesin e

trajtimit të të miturve, sidomos gjatë procesit të riedukimit të tij, i cili proces rrjedh gjatë

ekzekutimit të sanksioneve të shqiptuara ndaj tyre.

Me kontribut të veçantë në trajtimin e të miturve duhet shikuar edhe këto

rekomandime të nxjerra nga Këshilli i Evropës: Rekomandimin nr. R (87) 20 për

reagimet sociale ndaj kryerësve (shkelësve) të mitur, Rekomandimin nr. R (88) 6 për

reagimet sociale nda kryerësve të mitur të familjeve emigratore, Rekomandimin nr. Rec.

(2000) 20 për Rolin e Ndërhyrjes së Hershme Psiko-Sociale në Parandalimin e

Kriminalitetit, Rekomandimin Rec. (2003) 20 për Mënyrat e reja të Trajtimit që kanë të

bëjnë me Shkeljet e të Miturve dhe Rolin e Drejtësisë së të Miturve, Rekomandimin nr.

Rec. (2005) 5 për të Drejtat e Fëmijëve që Qëndrojnë në Institucionet Rezidenciale,

Rekomandimin nr. Rec. (2006) 2 për Rregullat Evropiane të Burgjeve dhe

Rekomandimin nr. Rec. (2008) 11 për Rregullat Evropiane për Kryerësit e Mitur në

lidhje me Dënimet dhe Masat.78

3. Pozita e të miturve dhe sanksionet penale ndaj tyre gjatë zhvillimit historik të Kosovës

Kosova në rrugëtimin e saj të zhvillimit historik përmban specifika të cilat

shprehen në të gjitha sferat e jetës. Këto specifika dhe ato që konsiderohen udhërrëfyese

të karakterit të përgjithshëm kanë manifestuar refleksionet e tyre edhe në trajtimin e të

miturve, përfshirë ato që ndërlidhen me sanksionet penale ndaj tyre. Vështruar në këtë

aspekt, në vazhdim të këtij punimi të disertacionit do të trajtohen pozita dhe sanksionet

penale ndaj të miturve sipas të drejtës zakonore shqiptare dhe sipas ligjeve në fuqi që

përfshijnë periudhën deri në nxjerrjen e Kodit të Drejtësisë për të Mitur.79

3.1. Pozita e të miturve dhe sanksionet penale ndaj tyre sipas të drejtës zakonore

shqiptare

Në kuadër të kësaj tematike bëhet orvatje modeste për ët shpjeguar faktin se cili

ka qenë trajtimi që e drejta zakonore shqiptare, e bazuar në Kanunin e Lekë Dukagjinit,80

Kanunin e Skënderbeut81 dhe kanunet tjera u kanë dhënë kryerësve të mitur të veprave

penale.

Ky shpjegim është me interes për faktin se, jo pak norma të së drejtës zakonore,

krahas të drejtës pozitive, ruhen në vetëdijen e njerëzve dhe veprojnë paralelisht me të.

(78) Sipas dispozitave të këtij Rekomandimi, të miturit duhet trajtuar me kujdes të shtuar dhe të respektohen

të drejtat e tyre. Kjo sidomos ka të bëj me të miturit ndaj të cilëve janë shqiptuar masa apo dënime. (79) Hajdari, Azem, Juvenile criminality in Kosovo, Macrothink Institute, 2015, Vol. 3, no. 1, fq. 46. I

qasshëm në: http://www.macrothink.org/journal/index.php/iss/article/view/7326/6044. Shfletuar më:

20.03.2017. (80) Shih: Kanuni i Lekë Dukagjinit, Tiranë, 1999. (81) Shih: Kanuni i Skënderbeut, Shkodër, 1993.

26

Dualizmi apo pluralizmi juridik është një realitet historik, jo vetëm për Kosovën, por

edhe për shumë vende tjera të botës.82

E drejta zakonore shqiptare (Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe Kanuni i Skënderbeut,

si burime kryesore të saj)83 përmban pak norma penale të cilat i referohen tretmanit të

kryerësve të mitur të veprave penale. Sipas mendimit tim kjo ndodh kryekëput për arsye

të realiteteve historike të kohës kur janë krijuar rregullat e së drejtës zakonore shqiptare.

Sipas normave të së drejtës zakonore shqiptare subjekt i krimit konsiderohej

personi fizik që arrin moshë e caktuar.84 Megjithatë, edhe pse mosha nuk është caktuar në

mënyrë precize, zakonisht ajo kushtëzohej me të ashtuquajturën aftësi për të mbajtur

armën.85 Konsideroj se personi ishte penalisht i përgjegjshëm nga mosha 12-15 vjeçare.

Me gjithë faktin se personi konsiderohej penalisht i përgjegjshëm, përafërsisht

nga mosha 12-15 vjeçare, e drejta zakonore shqiptare njihte person penalisht përgjegjës

vetëm të zotin e shtëpisë,86 pavarësisht se ai mund të mos kishte dijeni për veprën e kryer

dhe njerëzit e tij.

Kështu, edhe pse nuk thuhej shprehimisht, megjithatë mund të përfundohet se e

drejta zakonore shqiptare personat nën moshën 12 vjeçare i konsideronte persona të

papërgjegjshëm.87 Në këtë kontekst, kjo e drejtë personat e tillë nuk i konsideronte si

subjekt të krimit. Me rastin e kryerjes së veprës penale për këta persona rregullat e së

drejtës zakonore parashikonin përgjegjësi vetëm për të afërmit e tij meshkuj.88

Rezultatet e këtij punimi më kanë sjellë në përfundim se e drejta zakonore

shqiptare, përkundër disa orvatjeve, nuk kishte arritur të bënte ndarjen e të miturve në

kategori të posaçme dhe që për ta, në raste kur kryejnë vepra penale, të mund të ushtrohej

një tretman i duhur, qoftë edhe përmes shqiptimit të sanksioneve penale. Për më tepër,

kjo e drejtë nuk kishte arritur të parashikonte masat edukative, si sanksione që shkojnë në

funksion të ushtrimit të një tretmani të caktuar për të miturit, përkundrazi ka ndikuar që

në masë të madhe, ta largojë nga sistemi juridik institutin e përgjegjësisë personale të

personit për krimin e kryer. Kjo nga fakti se, parimisht për çdo gjë, pra edhe për veprën

penale të kryer përgjegjësia binte në të zotin e shtëpisë.89 Megjithatë, edhe sipas të drejtës

zakonore shqiptare ndaj të miturve sanksionet penale aplikoheshin më rrallë, dhe atëherë

kur shqiptoheshin merrej në konsideratë mosha e tyre e re. “Kështu, ndaj të miturve nuk

shqiptohej dënimi me vdekje”.90 Edhe me rastin e caktimit të dënimit me gjobë, të miturit

zakonisht i shqiptohej dënim më i butë.91

(82) Krahaso: Hajdari, Azem. Veprat penale me natyrë korrupsioni me një vështrim të posaçëm në Kosovë,

Prishtinë, 2003, fq. 24. (83) Omari, Luan & Hysi, Gregor etj., Historia e shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri, Pjesa I, Tiranë, 1997,

fq. 127-128. (84) Quku, Simon. Kanuni i Lekë Dukagjinit, Shkodër, 1999, fq. 96-97. (85) E drejta zakonore shqiptare, siç dihej nuk kishte ndonjë kriter të qartë sa i përket moshës për përgjegjësi

penale. Kjo nga fakti se aftësia për të mbajtur armën kryesisht varej nga zhvillimi fizik i personit, gjë që

lihej shumë anash zhvillimi shoqëror i personit si rrethanë esenciale për përgjegjësi penale. (86) Kështu, në paragrafin 775 të nyjes 112 të Kanunit të Lekë Dukagjinit thuhej: “Çka bajnë të vegjlit,

burrënimi i shpisë do ta lajë”. (87) Omari & Hysi, etj. I, vep. e cit., fq. 48. (88) Hajdari, Azem, Juvenile criminality in Kosovo, Saarbrucken, 2015, fq. 14. (89) Po aty, fq. 14 dhe Elezi, Ismet. E drejta zakonore e Labërisë në planin krahasues, Tiranë, 1994, fq. 158. (90) Elezi, Ismet. E drejta zakonore penale e shqiptarëve, Tiranë, 1983, fq. 129. (91) E drejta zakonore shqiptare njihte një numër të madh dënimesh. Këtu bënin pjesë dënimi me vdekje,

lëçitja, dëbimi jashtë vendit, djegia e shtëpisë, lënia e tokës djerrë, gjoba, lëshuarja e fishekut, dënimi me

27

Mund të përfundohet me konstatimin se e drejta zakonore shqiptare, ngjashëm si

dhe të drejtat penale të shteteve tjera të asaj kohe, nuk kishte arritur që, në kanunet që

zbatoheshin në krahina të ndryshme ku jetonin shqiptarët, të përfshinte aso dispozitash

me të cilat do të përkufizohej qartë pozita e të miturve në të drejtën penale, e në këtë

kontekst edhe tretmani që ata do të gëzonin në kuadër të sistemit juridik në përgjithësi.92

3.2. Pozita e të miturve dhe sanksionet penale ndaj tyre në Kosovë deri në nxjerrjen e

Kodit të Drejtësisë për të Mitur të Republikës së Kosovës

Literatura e shumtë e përdorur dëshmon se në Kosovë pozita penalo - juridike e të

miturve, gjatë periudhave të ndryshme të zhvillimit historik e ka ecurinë dhe specifikat e

veta të zhvillimit. Madje, mund të thuhet se, rruga e zhvillimit, në drejtim të avancimit të

pozitës penalo-juridike të të miturve, ishte jo vetëm rrugë e vështirë, por edhe komplekse.

Për pozitën penalo-juridike të të miturve deri në krijimin e Mbretërisë Serbo-

Kroate-Sllovene është bërë fjalë në kuadër të shqyrtimeve të mëhershme, andaj nuk ka

ndonjë arsye që kjo çështje të elaborohet edhe në shqyrtimet vijuese. Së këndejmi, puna

këtu, natyrisht në pasqyrime të shkurtra, do të përqendrohet, në trajtimin e tretmanit të të

miturve që nga periudha e krijimit të Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene e deri në fillim të

luftës çlirimtare në Kosovë (1998), duke pasur parasysh legjislacionin që këtu

aplikohej.93

Sipas Ligjit Penal të Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene (1929) të mitur

konsideroheshin personat prej moshës 14-21 vjeçare. Ky ligj këta të mitur i ndante në dy

grupe: të mitur të rinj (14-17 vjeç) dhe të mitur të rritur (17-21 vjeç). Të miturit e rinj

kanë mundur të jenë përgjegjës në aspektin penal po që se ishin të aftë të kuptonin peshën

e veprës së tyre dhe të silleshin sipas gjykimit të tillë.94

Sipas këtij ligji të miturve të rinj mund t’u shqiptoheshin masa të veçanta

edukative, ndërsa vetëm në raste të rralla, kur ishte fjala për recidivistë mund t’u

shqiptohej dënimi. Ndërkaq, të miturve të rritur, nëse ishin penalisht të përgjegjshëm

kishte mundësi t’u shqiptohej dënimi, me kusht që në raste të tilla për ta të aplikoheshin

dispozitat e veçanta me rastin e individualizimit të dënimit.95

Sipas Ligjit për Llojet e Dënimeve (1945) dhe ndryshimeve të tij (1946) ishte

parashikuar se personave të mitur mbi moshën 14 vjeçare, për veprën penale të kryer, në

radhë të parë, duhej shqiptuar masa edukative, ndërsa kryerësve të mitur më të vjetër se

16 vjeç, ka mundur t’u shqiptohej, ndër të tjera, edhe dënimi me vdekje, heqja nga liria

me punë të dhunshme në kohëzgjatje prej 6 muaj deri në 20 vjet, largimi me dhunë nga

vendbanimi etj.

Me Kodin Penal të Jugosllavisë (1947) personat më të rinj se 14 vjeç nuk

konsideroheshin penalisht të përgjegjshëm për veprën penale të kryer. Personat e tillë u

pllakë ose dërrasë me trup dhe ndëshkimet tjera (internimi, qortimi, vula e shenjëzimit etj.). Për këtë, më

gjerësisht shih: Halili, Ragip. Sanksionet penale sipas të drejtës zakonore në Kosovë, Prishtinë, 1985, fq.

41-144; Ismajli, Hilmi. Pleqnia në të drejtën zakonore shqiptare (tezë e doktoratës) e mbrojtur në Beograd,

1978, fq. 195-196; Statovci, Ejup. Të drejtat e liritë e njeriut dhe skllavërimi, Prishtinë, 1999, fq. 242. (92) Hajdari, X, fq. 14. (93) Hajdari, Azem. Kriminaliteti i të miturve në Kosovë, 2001-2003, Prishtinë, 2004, fq. 46. (94) Latifi, Vesel. Kriminalistika e delikuencës së të miturve, Prishtinë, 1984, fq. 47. (95) Čejović, Boro. E drejta penale, Pjesa e përgjithshme (Përkthim), Beograd, 1979, fq. 485.

28

dorëzohen prindërve ose organeve të kujdestarisë me qëllim të aplikimit të masave

edukative në entin për edukim. Personat më të vjetër se 14 vjeç deri në 18 vjeç

konsideroheshin penalisht të përgjegjshëm, nëse zhvillimi psikik i tyre mundësonte që ata

të kuptonin rëndësinë e veprës së kryer dhe pasojat e saj. Ndaj personave të tillë ka

mundur të shqiptohej dënimi me burgim por jo edhe dënimi me vdekje dhe dënimi me

burgim të përjetshëm me punë të dhunshme. Ky ligj për të miturit e papërgjegjshëm

penalisht kishte parashikuar mundësinë e shqiptimit vetëm të masave edukative.96

Kodi Penal i Jugosllavisë i vitit 1951 po ashtu kishte paraparë që ndaj të miturve

të cilët nuk janë të përgjegjshëm penalisht, të mund të shqiptoheshin vetëm masat

edukative, ndërsa ndaj atyre që kishin këtë përgjegjësi, përveç masave edukative mund të

aplikoheshin edhe dënimet, gjë që varej nga rëndësia e veprës së kryer si dhe nga fakti se,

në rastin konkret, bëhej fjalë për të mitur të rinj apo për të mitur të rritur.97

Me nxjerrjen e Ligjit Penal të RSFJ të vitit 1977 shënohet një transformim i

rëndësishëm sa i përket zhvillimit të legjislacionit penal në hapësirat e ish Jugosllavisë,

përfshirë këtu edhe Kosovën. Viti 1977, në të vërtetë ishte një vit tejet i rëndësishëm për

Kosovën, sepse tanimë Kosova kishte nxjerr Ligjin Penal të saj,98 i cili pavarësisht nga

mangësitë që kishte, arriti të rregullonte mëvetësisht shumë çështje të rëndësishme nga

lëmi i të drejtës penale. Ky Ligj në Kreun IV të tij përmbante një sërë dispozitash sa i

përket pozitës së të miturve si kryerës të veprave penale. Aty ishin përcaktuar edhe

sanksionet penale ndaj të miturve, ku bënin pjesë masat edukative dhe dënimet (dënimi

me burgim për të mitur, dënimi me gjobë, dënimi me kusht etj.). “Mirëpo, kur i bëhet një

vështrim kritik çështjes së shtruar për trajtim, studiuesi mund të vij në përfundim logjik

se vlerësimi i përgjithshëm i pozitës penalo-juridike i të miturve në Kosovë, as në atë fazë

zhvillimi, nuk mund të bëhet duke i lënë mënjanë dispozitat e Ligjit Penal të RSFJ të vitit

1977”.99

Sipas legjislacionit penal të vitit 1977 ndaj të miturve të rinj (14-16 vjeç) mund të

shqiptoheshin vetëm masat edukative. Ndaj këtyre të miturve kurrsesi nuk mund të

shqiptohej dënimi, pavarësisht se çfarë vepre penale kishin kryer. Ndaj të miturve të rritur

(16-18 vjeç) ishte parashikuar që parimisht ndaj tyre të shqiptoheshin masat edukative, e

përjashtimisht, në raste të caktuara me ligj, edhe dënimi me burgim për të mitur. Vlen të

theksohet fakti se krahas këtyre dy grupeve të të miturve ky legjislacion njeh edhe një

nënkategori të kryerësve të rinj të veprave penale, të cilët në të drejtën penale quheshin

persona madhor të rinj (18-21 vjeç), ndaj të cilëve, edhe pse janë persona madhor, ishte

parashikuar mundësia e shqiptimit të disa prej masave edukative. Sipas këtij legjislacioni,

i cili zbatohej në Kosovë, ndaj kryerësve të mitur që kishin kryer vepra penale nuk do të

mund të aplikoheshin dispozitat mbi vërejtjen gjyqësore dhe ato mbi dënimin me kusht,

pasi aplikimi i këtyre sanksioneve penale, për arsye të specifikave që kishin, ishte i

pamundur.100

Nga ajo që u theksua më lart rezulton se lidhur me tretmanin e të miturve në

Kosovë gjatë zhvillimit historik, kanë gjetur aplikim ligje e dispozita të shumta. E

(96) Srzentić, Milan & Stajić, Aleksander & Lazarević LJubiša. Krivčno pravo SFRJ, Beograd, 1978, fq.

491. (97) Krivični Zakonik sa Uvodnim Zakonom i Objašnjenjima, Beograd, 1951, fq. 7. (98) Ligji Penal i Kosovës, Përmbledhje ligjesh penale, IKJSh, Prishtinë, 1977, fq. 197. (99) Ligji Penal I RSFJ, Përmbledhje ligjesh, penale, IKJSh, Prishtinë, 1977, fq. 43-48. (100) Hajdari, VII, fq. 46.

29

përbashkët e të gjitha këtyre ligjeve është se ato, ku më shumë e ku më pak, i kanë

kushtuar vëmendje të caktuar çështjes së tretmanit të të miturve. Në këtë aspekt,

konsiderohet se disa ligje, siç ishte rasti i Ligjit Penal të vitit 1946, me zgjidhjet që

ofronte, çështjen e tretmanit të të miturve e kishte lënë në nivele jo të kënaqshme. Ky

konstatim mbështetet në faktin se ky ligj me zgjidhjet e tij kishte lejuar mundësinë që të

miturve t’u shqiptoheshin, përveç tjerash, edhe dënimi me vdekje dhe dënimi me heqje

lirie me punë të dhunshme në kohëzgjatje prej 6 muajve deri në 20 vjet. Kur kemi

parasysh shkallën e zhvillimit psikik të të miturve dhe pamundësinë e tyre që, për shkak

të moshës së re që kanë, të kuptojnë rëndësinë e veprës së kryer, konsiderohet se zgjidhjet

e ofruara, kryesisht janë mbështetur në konceptet të vjetra, të cilat, jo rrallë, nuk dallonin

moshën e miturisë nga ajo e personave të rritur, dhe çështjet tjera që determinohen nga

kjo.101

Përkundër kësaj, gjatë periudhave të ndryshme të zhvillimit historik të Kosovës

deri në fillimin e luftës çlirimtare (1998) ka pasur edhe aso zgjidhjesh të cilat, në fakt, u

kanë kushtuar vëmendje të niveleve të kënaqshme çështjes së pozitës së të miturve në të

drejtën penale. I tillë është Ligji Penal i Kosovës i vitit 1977 me të cilin, siç u theksua më

lart, përveç ndarjes së të miturve në të mitur të rinj dhe të mitur të rritur, parashihte se

ndaj të miturve të rinj mund të shqiptoheshin vetëm masat edukative, kurse ndaj të

miturve të rritur edhe burgu për të mitur. Çështje tjetër është ajo se si u aplikua ky ligj

ndaj të miturve shqiptar, sidomos kur vepra që u vihej në barrë ishte e karakterit

politik.102

(101) Po aty, fq. 46. (102) Po aty, fq. 46.

30

KREU III

ASPEKTE KRAHASIMIORE TË SISTEMIT TË SANKSIONEVE PENALE NDAJ

TË MITURVE

Në kuadër të këtij kreu bëhet orvatje për të shpjeguar llojet e sanksioneve penale

për të mitur dhe karakteristikat e tyre në mënyrën si ato janë përcaktuar me legjislacionet

penale të disa vendeve brenda Rejonit të Ballkanit, Evropës dhe më gjerë. Trajtimet e tilla

janë bërë brenda kritereve që kërkohen për punime të doktoratës.

1. Sistemi i sanksioneve penale ndaj të miturve në legjislacionin penal francez

Në Francë sanksionet penale për të mitur në radhë të parë janë parashikuar me

Kodin Penal të Francës.103 Ky Kod në nenin 122-8 të tij përcakton moshën për

përgjegjësi penale. Zgjidhjet e parapara në këtë nen përcaktojnë se personi nën moshën

10 vjeçare është penalisht i papërgjegjshëm, megjithëse ai parasheh që ndaj tyre mund të

zbatohen masat përkatës edukative. Kjo zgjidhje parimisht vlen edhe për personat nga

mosha 10-13 vjeçare. Rrjedhimisht, në mënyrë më të detajuar çështja e sanksioneve

penale ndaj të miturve në Francë është rregulluar me Kodin e Drejtësisë për të Mitur të

Francës.104

Sipas këtyre dy Kodeve të miturit që kryejnë vepra penale nga mosha 13 deri në

16 vjeçare mund të gjobiten dhe ndaj tyre mund të caktohet paraburgimi si masë për

sigurimin e prezencës së tyre në procedurë penale. Ndërsa ndaj të miturve që kanë

moshën 16-18 vjeçare mund të shqiptohet edhe burgimi për të mitur. Pavarësisht

zgjidhjes së përcaktuar, Kodet në fjalë e bëjnë më se të qartë faktin se ndaj të miturve prej

moshës 13-18 vjeç gjatë shqiptimit të sanksioneve penale gjykata duhet t’u jap përparësi

masave edukative.

Dënimin me burgim të miturit gjykata kompetentë do t’ia shqiptoj atëherë kur

konstaton se ai është i përgjegjshëm penalisht dhe kur ka kryer vepër penale të rëndë, dhe

në rrethana rënduese. Këtë dënim, në rastet kur vepra penale është kryer në rrethana

veçanërisht lehtësuese, sipas ligjdhënësit francez mund ta shqiptoj në lartësinë e gjysmës

së dënimit të parashikuar për veprën penale që është objekt gjykimi.105 Me rastin e

shqiptimit të këtij dënimi gjykata do të marr parasysh moshën e të miturit, pjekurinë

psikologjike, karakterin dhe aftësitë, edukimin, mjedisin dhe rrethanat jetësore, arsyet

dhe shkaqet e kryerjes së veprës penale, sjelljen e mëhershme të tij, sjelljen e tij pas

kryerjes së veprës penale etj.

Ndaj të miturit gjykata kompetente mund të shqiptoj edhe urdhrin për punë në

dobi të përgjithshme (komunitet), sidomos kur ai ka kryer vepër penale të lehtë dhe në

rrethana lehtësuese. Me rastin e shqiptimit të këtij dënimi gjykata do të marr parasysh po

ashtu moshën e të miturit dhe zhvillimin e tij bio-psikik.

(103) Shih: Code penal (2005). I qasshëm në: http://www.legislationline.org/documents/section/criminal-

codes/country/30. Shfletuar më: 20.02.2017. 104 Shih: Code de la Justice Penale des Mineurs, Linku: http://www.justice.gouv.fr/art_pix/cjpm300309.pdf

(105) Justice des mineurs en France, La justice pénale des mineurs, Juvenile Justice in Eastern and South

Eastern Europe. Chisinau, 14-16 September 2005, fq. 13.

31

Sipas Kodit Penal dhe Kodit të Francës ndaj të miturve nuk mund të shqiptohet

dënimi me vdekje, vërejtja e gjykatës e as dënimi me kusht.

Sipas Kodit të Drejtësisë për të Mitur të Francës gjykata kompetente ndaj të

miturit mund të shqiptojë këto masa edukative: masat disiplinore (qortimin gjyqësor),

masat e mbikëqyrjes së shtuar (mbikëqyrja e shtuar nga prindi apo kujdestari dhe

mbikëqyrja e shtuar nga shërbimet sociale) dhe masat edukative institucionale (dërgimi

në institucionin edukativo-korrektues dhe dërgimi në institucionin për kujdes të

posaçëm). Se cilën masë edukative do ta shqiptoj gjykata e çështjes varet prej rrethanave

që e karakterizojnë të miturin delikuent (mosha, gjendjet shpirtërore, niveli i

përgjegjësisë etj.) dhe rrethanat që ndërlidhen me veprën penale (llojin e veprës, peshën e

saj, motivet e kryerjes etj.). Sidoqoftë, gjykata e ka të mundur që ndaj të miturit delikuent

të shqiptoj vetëm një masë edukative apo dënim.106

Qortimi mund t’i shqiptohet të miturit që ka kryer vepër penale të lehtë dhe në

rrethana lehtësuese, si dhe kur ai nuk është recidivist. Mbikëqyrjen e shtuar nga prindi

apo kujdestari gjykata do ta shqiptoj atëherë kur vepra penale është kryer për shkak të

lënies pas dore të kujdesit nga ana e prindit apo kujdestarit, dhe kur konstatohet se ata

kanë mundësi ta shtojnë mbikëqyrjen e të miturit. Mbikëqyrjen nga ana e shërbimeve

sociale gjykata do ta shqiptoj atëherë kur konsideron se ndaj të miturit që ka kryer vepër

penale është e nevojshme të ushtrohen shërbimet përkatëse sociale. Kjo masë është e

ngjashme me masën edukative të mbikëqyrjes së shtuar nga ana e organit të kujdestarisë,

sepse edhe në rastin e kësaj mase të miturit i caktohet një punëtor social i cili në kontakt

të vazhdueshëm me të miturin duhet të siguroj riedukimin e tij, në mënyrë që ai të mos

kryej më vepër penale dhe që në të ardhmen të respektoj rregullat e sjelljes në shoqëri.107

Dërgimin e të miturit në institucionin edukativo-korrektues gjykata do të mund

t’ia shqiptoj të miturit që ka kryer vepër penale të rëndë dhe i cili ka nevojë të izolohet

nga mjedisi i tij jetësor, si një mundësi për përmirësimin dhe riedukimin e tij. Ndërkaq

dërgimi i të miturit në institucionin për kujdes të veçantë gjykata mund t’ia shqiptoj të

miturit i cili ka kryer vepër penale, por që ka probleme shëndetësore të natyrës psikike

apo fizike.108

Siç rezulton, midis zgjidhjeve të parapara me Kodin Penal përkatësisht Kodit të

Drejtësisë për të Mitur të Francës dhe atyre të përcaktuara në Kodin e Drejtësisë për të

Mitur të Kosovës dhe legjislacioneve përkatëse të Republikës së Shqipërisë, Maqedonisë,

Serbisë, Kroacisë, Afganistanit dhe Rumanisë sa i përket sanksioneve penale për të mitur

ka dallime evidente. Ky Kod nuk parasheh fare masat e dievrsitetit, nuk e parasheh fare

masën e mbikëqyrjes së shtuar nga familja tjetër, masën edukative të dërgimit në

institucionin edukativ. Po ashtu, ky Kod nuk ka bërë një rregullim të detajuar as të

sanksioneve penale të cilat i ka paraparë në zgjidhjet e tij. Mbase kjo ndodhë për shkak se

me këtë Kod është adresuar mundësia që pozita e të miturve të rregullohet me ligj të

(106) Criminal Justice Systems in Europe and North America, The European Institute for Crime Prevention

and Control, affiliated with the United Nations, Helsinki, 2001, fq. 9-10. I qasshëm në:

http://www.heuni.fi/material/attachments /heuni/profiles/6Ku1K168F/France.pdf. Shfletuar më:

18.02.2017. (107) European Union, Study on children’s involvement in judicial proceedings contextual overview for the

criminal justice phase - France, Brussels, 2014, fq. 13-14. I qasshëm në:

http://www.childreninjudicialproceedings.eu/docs/Contextual Overview/France.pdf. Shfletuar më:

05.02.2017. (108) Po aty, fq. 14.

32

veçantë, ligj të cilin përkundër angazhimeve koherente nuk kam mundur ta siguroj. Për

shkak të këtij fakti, mbase është e pamundur që sa i përket zgjidhjeve të Kodit Penal të

Francës të jepen më shumë shpjegime e të adresohen rekomandime konkrete.

2. Sistemi i sanksioneve penale ndaj të miturve në legjislacionin penal shqiptar

Çështja e sanksioneve penale ndaj të miturve në Republikën e Shqipërisë është

trajtuar në Kodin Penal dhe në Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur. Bazuar në këtë

fakt dhe meqenëse Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur edhe pse do të hyjë në fuqi tek

më 1 janar 2018 përmban një sërë risish lidhur me sanksionet penale për të mitur në

krahasim me Kodin Penal, e konsideroj të nevojshme që në trajtimet vijuese të

pasqyrohen zgjidhet e të dy këtyre kodeve.

2.1.Sistemi i sanksioneve penale ndaj të miturve sipas Kodit Penal

Sanksionet penale për të mitur në Republikën e Shqipërisë aktualisht janë

përcaktuar me Kodin Penal të vitit 1995.109 Ky Kod ka parashikuar se ndaj kryerësve të

mitur të veprave penale mund të shqiptohen masat edukative dhe dënimi me burgim për

të mitur.

Rrjedhimisht në kuadër të masave edukative Kodi Penal i Republikës së

Shqipërisë në pikën 1 paragrafin 3 të nenit 46 ka parashikuar mundësinë e shqiptimit të

vetëm një mase edukative ndaj kryerësve të mitur të veprave penale, dhe atë vendosjen e

të miturit në një institucion edukimi. Sipas zgjidhjes së parashikuar në paragrafin 1 të

këtij neni masa edukative mund t’u shqiptohet të miturve në rastet kur ata përjashtohen

nga dënimi ose të cilët për shkak të moshës nuk kanë përgjegjësi penale.110 Në të vërtetë,

sipas zgjidhjeve të përcaktuara në këtë Kod të miturit të cilët nuk kanë mbushur moshën

14 vjeçare nuk mund të ndiqen penalisht e të ndëshkohen për krimet që i kanë kryer,

pavarësisht shkallës së rrezikshmërisë shoqërore të tyre. Ndërkaq, të miturit që nuk kanë

mbushur moshën 16 vjeçare, nuk mund të procedohen e dënohen as edhe për kundërvajtje

penale.111

Vendosja e të miturit në një institucion edukimi, si masë edukative e vetme e

përcaktuar me Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë mund të shqiptohet vetëm me

vendim të gjykatës.112 Rrjedhimisht, këtë masë edukative gjykata kompetente mund ta

shqiptoj në dy raste:

(109) Shih nenin 46 dhe 51 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, Ligji nr. 7895, datë 27.01.1995. I

qasshëm në: http://www.qbz.gov.al/Kode-pdf/Kodi%20Penal-2014.pdf. Shfletuar më: 05.02.2017. (110) Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë në nenin 12 cakton dy kufij të moshës për përgjegjësi penale për

të miturit. Në paragrafin 1 të këtij neni parashihet që: “Ka përgjegjësi penale personi që në kohën e kryerjes

së krimit ka mbushur moshën 14 vjeç” ndërkaq në paragrafin 2 përcaktohet se “Personi që kryen

kundërvajtje penale ka përgjegjësi kur ka mbushur moshën 16 vjeç”. (111) Islami, Halim & Hoxha, Artan & Panda, Ilir. Procedura penale-Komentar, Tiranë, 2003, fq. 596. (112) Për këtë, më gjerësisht, shih: Mandro Arta. Drejtësia për të mitur në Shqipëri, UNICEF, fq. 16. I

qasshëm në: http://www.crca.al/sites/default/files/ publications/Drejtesia%20per%20te%20mitur.pdf.

Shfletuar më: 05.02.2017.

33

1. Kur e përjashton të miturin nga shqiptimi i dënimit me burgim për të mitur;

dhe

2. Kur i mituri ka kryer vepër penale me rrezikshmëri të pakët, apo kur ajo është

kryer në rrethana konkrete lehtësuese si dhe kur ai nuk ka qenë më parë i

dënuar për ndonjë vepër penale tjetër.

Vendosja e të miturit në një institucion edukimi mund t’u shqiptohet personave që

kanë mbushur moshën 14 deri në 18 vjeçare, përfshirë personave të cilët kanë kryer

kundërvajtje penale (mosha 16-18 vjeçare).

Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë nuk ka përcaktuar kohëzgjatjen e masës

edukative të vendosjes së të miturit në ndonjë institucion edukimi. Pavarësisht kësaj,

konsideroj se i mituri të cilit i është shqiptuar një masë e tillë mund të mbahet në

institucionin e edukimit vetëm derisa të ketë mbushur moshën 18 vjeçare.

Kjo masë edukative është sanksion penal i veçantë ndaj të miturit delikuent, por

me premisa kurative, e cila shqiptohet me qëllim të edukimit dhe riedukimit, të

socializimit dhe risocializimit, të zhvillimit të drejtë të të miturit delikuent, formësimit të

përgjegjësisë dhe ndërgjegjes së tij, me efekt për të vepruar në përputhshmëri me

rregullat ekzistuese në shoqëri dhe për t’u bërë i dobishëm për veten e tij, për familjen

dhe shoqërinë.113

Rrjedhimisht, për tu shqiptuar masa edukative vendosja e të miturit në një

institucion edukimi kërkohet të plotësohen këto kushte:

1. Që i mituri të ketë kryer vepër penale (krim ose kundërvajtje) të lehtë;

2. Që i mituri në kohën e kryerjes së veprës penale (për shkak të moshës) të mos

ketë përgjegjësi penale;

3. Që i mituri të ketë qenë penalisht i përgjegjshëm, por gjykata ta ketë

përjashtuar nga dënimi; dhe

4. Që gjykata të bindet se edhe me shqiptimin e kësaj mase kryerësit të mitur të

veprës penale do të jetësohet qëllimi i masës edukative.

Konstatimin e plotësimit të këtyre kushteve gjykata duhet ta bëj gjatë

administrimit të provave, dhe atë në bashkëveprim me ekspertin e fushës përkatëse, duke

vlerësuar çdo rast konkret dhe duke marrë parasysh rrezikshmërinë e veprës penale,

shkallën e përgjegjësisë penale të kryerësit të mitur të veprës penale, si dhe rrethanat

lehtësuese e rënduese të cilat e kanë karakterizuar rastin konkret.

Rëndësia e parashikimit dhe shqiptimit të kësaj mase edukative konsiderohet e një

rëndësie të veçantë, sepse i mituri që ka kryer vepër penale konkrete:

1. Nuk dënohet, por vendoset në një institucion të posaçëm edukimi;

2. Nuk izolohet nga mjedisi social;

3. Me metoda të avancuara edukative ndikohet në edukimin e riedukimin e tij të

mirëfilltë, socializimin dhe risocializimin, arsimimin dhe aftësimin i tij për të

ushtruar veprimtari të dobishme shoqërore dhe për t’iu shmangur ndikimeve

negative;

4. Sipas nevojës sigurohet mjekimi i tij adekuat;

5. Mundësohet korrigjimi i devijimeve të shprehura në personalitetin e të miturit

dhe orientimin e tij drejt veprimtarive të dobishme shoqërore.

(113) Ukaj, I, fq. 334.

34

Dërgimin e të miturit në institucion të posaçëm edukimi,114 e bën vullnetarisht

prindi ose kujdestari sipas urdhrit për ekzekutim të saj të lëshuar nga prokurori

kompetent. Kur nuk bëhet ekzekutimi vullnetar në datën e caktuar, ose kur i mituri nuk

ka prindër apo kujdestar, ekzekutimi bëhet nga policia e shtetit.115

Vendimi i gjykatës mbi shqiptimin e masës edukative të vendosjes së të miturit në

një institucion edukimi mund të revokohet në çdo kohë kur pushojnë së ekzistuari

rrethanat në bazë të të cilave kjo masë është shqiptuar.116 Ligjdhënësi shqiptar e obligon

gjykatën e çështjes që, pas kalimit të një viti nga plotfuqishmëria e vendimit, të marr në

shqyrtim vendimin e saj. Por, pavarësisht kësaj “Kjo nuk do të thotë se gjykata nuk

mund të marrë në shqyrtim vendimin e saj edhe para kalimit të afatit njëvjeçar. Këtë

vlerësim gjykata e bën rast pas rasti dhe gjithnjë me kërkesën e personit të interesuar ose

nëpërmjet avokatit”.117 Kjo masë mund të revokohet edhe me kërkesë të prokurorit

kompetent, por vetëm atëherë kur gjykata bindet se qëndrimi i mëtutjeshëm i të miturit në

institucion edukimi është i panevojshëm dhe i padobishëm.

Konsideroj se sa i përket masave edukative ndaj të miturve Kodi Penal i

Republikës së Shqipërisë nuk ka akceptuar zgjidhjet e rekomanduara nga shumë akte

ndërkombëtare dhe zgjidhjet që i përmbajnë legjislacionet penale të shumë vendeve

bashkëkohore. Këtu e kam fjalën për heterogjenitetin e këtyre masave dhe mundësitë që

ato ofrojnë për arritje të qëllimit të sanksioneve penale për të mitur. Në këtë aspekt,

vlerësoj të nevojshme që ligjdhënësi shqiptar në të ardhmen të nxjerr ligj të veçantë për

kryerësit e mitur të veprave penale dhe të akceptoj, të paktën, zgjidhjet që në këtë drejtim

i përmban Kodi i Drejtësisë për të Mitur i Kosovës.

Dënimi me burgim për të miturit me Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë

është adresuar në nenin 51. Marrë në përgjithësi ky lloj dënimi është shumë i ngjashëm

me dënimin me burgim që u shqiptohet kryerësve madhor të veprave penale. Ndërkaq, po

të vështrohet qëllimi që duhet të jetësohet me rastin e shqiptimit të këtij dënimi, rezulton

që ai të jetë shumë më i afërt me masën edukative të vendosjes së të miturit në një

institucion edukimi. Ky dënim mund t’i shqiptohet të miturit i cili në kohën e kryerjes së

veprës penale nuk ka mbushur moshën 18 vjeçare, dhe ai nuk mund të shqiptohet në

kohëzgjatje më shumë se gjysma e dënimit të parashikuar me ligj për veprën penale të

kryer.

Qëllimi i dënimit me burgim për të miturit të përcaktuar në Kodin Penal të

Republikës së Shqipërisë është evitimi i rrethanave, kushteve dhe gjendjeve të cilat

pengojnë zhvillimin normal (fizik dhe intelektual) të të miturit delikuent, duke e mbrojtur

atë nga ndikimet negative të mjedisit social, ndihmuar të miturin në forma të ndryshme,

aftësuar për kryerjen e ndonjë veprimtarie të dobishme, zhvilluar ndjenjën e përgjegjësisë

personale, siguruar edukimin e riedukimin e tij, korrigjuar sjelljet e dëmshme të tij,

ushtruar ndikim që ai në të ardhmen të mos kryej vepra penale etj.

(114) Në Republikën e Shqipërisë akoma nuk është ndërtuar ndonjë institucion i posaçëm edukimi në të cilin

do të mund të ekzekutohej masa e vendosjes së të miturit në një institucion edukimi. (115) Shih nenin 46 të Ligjit për Ekzekutimin e Vendimeve Penale, Tiranë, 1998. I qasshëm në:

http://www.pp.gov.al/web/ligji_nr_8331_date_21_4_1998_52.pdf. Shfletuar më: 05.02.2017. (116) Në fakt, paragrafi 4 i nenit 46 të Kodit Penal të Republikës të Shqipërisë ka përcaktuar detyrimin e

gjykatës, që pas kalimit të një viti nga dita e plotfuqishmërisë së vendimit, të marr në shqyrtim vendimin e

saj. (117) Elezi Ismet & Kaçupi, Skënder & Haxhija, Maksim. Komentar i Kodit Penal të Republikës së

Shqipërisë, Pjesa e përgjithshme, Tiranë, 1999, fq. 237.

35

Rrjedhimisht, për t’u shqiptuar dënimi me burgim për të mitur, duhet plotësuar

këto kushte:

1. Kryerësi i mitur duhet të ketë qenë i përgjegjshëm penalisht në kohën e

kryerjes së veprës penale;

2. Kryerësi i mitur duhet të ketë kryer vepër penale të rëndë dhe me rrezikshmëri

të madhe shoqërore;

3. Kryerësi i mitur i veprës penale duhet të jetë i rrezikshëm për rrethin dhe të

tjerët, po të lihej në liri;

4. Kryerësi i mitur duhet të ketë kryer dy apo më shumë vepra penale, për të cilat

është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, ose

5. Gjykata duhet të bindet se, nëse kryerësit të mitur nuk do t’i shqiptohet dënimi

me burgim për të miturit, i mituri do të përsëris veprën penale të njëjtë, ose

veprën tjetër penale më të rëndë.

Të miturit mund të përjashtohen nga dënimi me burgim për të mitur, për shkak të

rrezikshmërisë së pakët të veprës, rrethanave konkrete të kryerjes së veprës penale dhe

sjelljes së mëparshme të të miturit delikuent.118

Më në fund konsideroj se edhe lidhur me dënimin me burgim për të miturit Kodi

Penal i Republikës së Shqipërisë ka shumë mangësi,119 por edhe sa i përket specifikimit

të mundësive për shqiptim edhe të dënimeve tjera ndaj të miturve, përfshirë dënimin me

gjobë, dënimet alternative, plotësuese etj. Si duket këto kanë qenë disa nga arsyet që e

kanë determinuar ligjdhënësin shqiptar që të reflektojë në drejtim të nxjerrjes së një ligji

të veçantë me të cilin që nga 01 janari i vitit 2018 do t’i trajtojë kryerësit e mitur të

veprave penale.

2.2.Sistemi i sanksioneve penale ndaj të miturve sipas Kodit të Drejtësisë Penale për të

Mitur

Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur të Republikës së Shqipërisë i cili pritet të

hyjë në fuqi më 1 janar 2018120 përfshin zgjidhje ligjore me natyrë penale material,

procedurale dhe të ekzekutimit. Në këtë rast është fjala për zgjidhje specifike që u

referohen ekskluzivisht kryerësve të mitur të veprave penale dhe zgjidhje që paraqesin

avancim në krahasim me zgjidhjet që i përmban Kodi Penal. Vështruar në këtë aspekt, ky

Kod adreson disa nga parimet bazike të sistemit të drejtësisë penale për të mitur, siç janë:

parimi i prezumimit të pafajësisë, parimi i interesit më të lartë të fëmijës, parimi i

mbrojtjes nga diskriminimi, parimi i proporcionalitetit, parimi i përparësisë së masave

alternative të shmangies, parimi i pjesëmarrjes në procesin penal, parimi i urgjencës së

procedurës, parimi i pjesëmarrjes së detyruar të psikologut gjatë marrjes në pyetje të të

miturit etj. Në vazhdim ky Kod adreson të drejtat dhe garancitë procedurale të të miturit

në konflikt me ligjin siç janë: E drejta në mbrojtje, ndihmë ligjore dhe psikologjike,

mbrojtje të jetës private, vlerësimit individual të të miturit, në shërbime pa pagesë, të

(118) Ukaj, I, fq. 341. (119) Shih dhe krahaso: Elezi, Ismet. Komentar i shtesave dhe ndryshimeve në Kodin Penal, Tiranë, 2001,

fq. 7-8. 120 Shih: Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur, Ligji Nr. 37/2017 datë 30.03.2017, Fletorja Zyrtare e

Republikës së Shqipërisë, Nr. 92, viti 2017.

36

drejtat si viktimë e krimit etj. Në vazhdim Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur adreson

çështjen e trajnimit dhe specializimit të organeve kompetente në procesin e drejtësisë

penale për të mitur, aspektet e pozitës së të miturit në procedurë penale si viktimë dhe

dëshmitar i veprës penale, rregullat parimore të procedurës së drejtësisë për të miturit në

konflikt me ligjin, shmangien nga ndjekja penale dhe dënimit përmes masave alternative,

elementet e procesit të hetimit të të miturit në konflikt me ligjin, masat e sigurimit,

elementet e procesit ët gjykimit të të miturit në konflikt me ligjin, dënimet ndaj të

miturve, ekzekutimi i vendimeve, kushtet dhe rregullat për të miturit në mjedisin e

paraburgimit dhe burgimit, kujdesin për lirim nga JVP-ja, kujdesi, rehabilitimi

rishoqërizimi dhe çështjen e mbajtjes dhe ruajtjes së të dhënave në sistemin e drejtësisë

për të mitur.

Sipas Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur persona të mitur konsiderohen

personat midis moshës 14 – 18 vjeçare. Pra mosha minimale për përgjegjësi penale sipas

këtij Kodi është mosha 14 vjeçare. Së këndejmi, kur mosha e personit është e pamundur

të përcaktohet saktë, por ka arsye të besohet se është i mitur, ai do të konsiderohet i tillë,

deri sa të përcaktohet mosha e tij.121

Konform Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur ndaj të miturit mund të

shqiptohen këto sanksione penale: a) masat alternative (të cilat kanë qëllim shmangien

nga ndjekja penale) dhe b) dënimet.

Masat alternative kanë si qëllim shmangien e ndjekjes penale ndaj të miturve.

Këta masa mund t’i zbatojë prokurori në çdo moment derisa nuk ka filluar shqyrtimi

gjyqësor. Ai këtë do ta bëj sipas detyrës zyrtare apo me kërkesën e të miturit ose

përfaqësuesit të tij. Konform nenit 56 paragrafit 1 të Kodit të Drejtësisë Penale për të

Mitur masat alternative mund të përfshijnë: a) programet e drejtësisë restauruese dhe

ndërmjetësimin, b) këshillimin për të miturin dhe familjen, c) paralajmërimin me gojë, d)

paralajmërimin me shkrim, e) masat detyruese dhe f) vendosjen nën kujdes.

Këto masa mund të kenë si rrjedhojë kompensimin e dëmit viktimës së krimit,

kërkim-faljen, ndërmarrjen e veprimeve të pranueshme edhe nga viktima etj. Krahas

kësaj ndaj të miturit sipas nenit 68 të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur mund të

caktohen edhe këto masa detyruese: a) të kontaktojë një person të caktuar, b) të vizitoj një

vend të caktuar, c) të ndryshojë vendin e banimit, d) të largohet nga shtëpia gjatë një

periudhe të caktuar, e) të kryej një veprim të caktuar, f) të fillojë ose rifillojë studimet në

një institucion arsimor, g) të filloj të punojë, h) të kryej një program edukativ etj.

Prokurori kompetent do të mund të zbatojë një apo më shumë masa alternative

kur vlerëson se kjo është në interesin më të mirë të të miturit, por gjithnjë duke pasur

parasysh peshën e veprës penale, dënimin e parashikuar për atë vepër, moshën e të

miturit, shkallën e fajësisë, dëmin e shkaktuar, efektin frikësues të ndjekjes penale,

sjelljen e të miturit pas kryerjes së veprës penale, si dhe raportin e vlerësimit

individual.122 Rrjedhimisht, këto masa mund të zbatohen në mënyrë të veçantë nëse: a) ka

prova që provojnë dyshimin e arsyeshëm se i mituri ka kryer vepër penale për të cilën

parashihet dënimi me burgim deri në pesë vjet ose dënimi me gjobë, b) i mituri pranon

121 KDPM, neni 7, paragrafi 3. 122 Konform nenit 47 paragrafit 1 të KDPM ky raport ka të bëj me vlerësimin e nivelit të zhvillimit,

mënyrës së jetës, edukimin dhe kushtet e zhvillimit, arsimimin, gjendjen shëndetësore, mjedisit familjar

dhe kushteve tjera të të miturit, të cilat lejojnë për të vlerësuar karakteristikat e personalitetit të tij, të

sjelljes dhe nevojave të tij, përfshirë edhe nevojat e veçanta.

37

dhe shpjegon veprën penale në prani të mbrojtësit, c) i mituri nuk është kallëzuar për

veprën penale ose nuk është recidivist, d) i mituri, dhe, sipas rastit përfaqësuesi i tij ligjor

ose procedural japin pëlqimin me shkrim për zbatimin e shmangies, e) i mituri nuk ka

marrë pjesë më parë në një program ku të jetë zbatuar masa e shmangies nga ndjekja

penale ose e ndërmjetësimit, f) dënimi i të miturit për ato vepra penale nuk i shërben

korrigjimit të sjelljes së tij dhe g) duke mbajtur parasysh interesin më të mirë të të miturit,

shihet se nuk ka një interes publik për fillimin e ndjekjes penale ose vazhdimin e ndjekjes

penale të filluar.

Prokurori kompetent para marrjes së vendimit mbi zbatimin e masës së

shmangies, mund të kërkoj informacion nga prindërit, kujdestarët ligjor, institucionet që

kanë dijeni për veprimtarinë e të miturit, përfshirë Njësinë për Mbrojtjen e të Drejtave të

fëmijës, si dhe mendimin e ekspertit, dhe sipas nevojës edhe të të miturit. Në vazhdim do

të flitet për dy masat kryesore alternative që mund tu shqiptohen kryerësve të mitur të

veprave penale.

1. Këshillimi me të miturin dhe familjen e tij.- Kjo masë konsiston në informimin

e të miturit dhe të familjes së tij se ai ka kryer një vepër të dëmshme, të rrezikshme e cila

përbën vepër penale dhe pasojë negative për viktimën dhe komunitetin. Kjo masë ka si

qëllim edhe avancimin e mbikëqyrjes ndaj të miturit delikuent nga ana e prindit apo

kujdestarit të tij dhe ajo caktohet atëherë kur kjo vlerësohet të jetë e mjaftueshme për

riedukimin e të miturit dhe në interesin më të mirë të tij.

2. Vendosja nën kujdes e të miturit.- Kjo masë zbatohet atëherë kur kujdesi i

prindit ose kujdestarit të të miturit delikuent nuk është i mjaftueshëm për të përmbushur

qëllimin e masave detyruese dhe kur është e nevojshme kujdesi dhe mbikëqyrja e

vazhdueshme nga ana e një personi apo shërbimi të specializuar. Në këtë rast i mituri

vendoset nën kujdes të një programi edukativ ose korrigjues. Këtë masë mund ta caktoj

prokurori apo gjykata në një periudhë kohore prej gjashtë muajsh deri në dy vjet. Kjo

masë mund të zbatohet pa qenë e nevojshme të veçohet i mituri nga mjedisi i tij i

mëparshëm.

Ndaj kryerësit të mitur të veprës penale sipas Kodit ët Drejtësisë Penale për të

Mitur mund të shqiptohen edhe këto lloje të dënimeve: 1) dënimet kryesore, ku

përfshihen: a) burgimi, b) kufizimi i lirisë dhe c) gjoba, si dhe 2) dënimet plotësuese, ku

përfshihen: a) ndalimi për kryerjen e një veprimtarie, b) kryerja e një pune në interes

publik, c) përmbushja e detyrimeve të caktuara dhe d) qëndrimi në shtëpi.

1. Burgimi.- Ky dënim ndaj të miturit mund të zbatohet nëse ai ka kryer vepër

penale për të cilën minimumi i dënimit të parashikuar është shtatë vjet dhe kur ky dënim

është i nevojshëm për shkak të natyrës, rrezikshmërisë së lartë shoqërore të veprës penale

dhe shkallës së fajësisë. Lartësia e dënimit me burgim nuk mund të kalojë më shumë se

gjysma e dënimit që parashikohet për veprën penale të kryer, por jo më shumë se 12 vjet.

Me rastin e caktimit të burgimit gjykata duhet të marr parasysh rrethanat që lidhen me

shkallën e pjekurisë së të miturit dhe kohën që nevojitet për edukimin dhe formimin e tij

profesional.

2. Kufizimi i lirisë.- Ky dënim konsiston në vendosjen e të miturit në një

institucion të caktuar nën mbikëqyrje pa u izoluar nga shoqëria dhe komuniteti, me qëllim

edukimi dhe rehabilitimi përmes programeve të posaçme. Kufizimi i lirisë realizohet në

institucione me nivel të sigurisë së ultë, me numër të vogël të të miturve dhe që

mundësojnë kontaktet normale të të miturve me familjarët e tyre.

38

3. Gjoba.- Ky dënim mund të zbatohet ndaj të miturit nëse ka të ardhura monetare

nga një burim i ligjshëm dhe ai nuk mund të kalojë më shumë se gjysmën e gjobës që

mund t’i caktohet një të rrituri nën të njëjtat kushte sipas Kodit Penal.

4. Ndalimi për kryerjen e një veprimtarie.- Ky dënim konsiston në ndalimin që i

caktohet një të mituri delikuent për të kryer një veprimtari të caktuar për një periudhë

kohore nga një deri në tre vjet. Këtë dënim do ta caktojë gjykata atëherë kur çmon se ai

është i mjaftueshëm për rehabilitimin e të miturit dhe parandalimin e kryerjes së veprave

tjera penale nga ana e tij.

5. Kryerja e një pune në interes publik.- Ky dënim konsiston në vendosjen e të

miturit që të kryej një punë në interes të përgjithshëm, e cila punë mund të jetë nga 40 –

300 orë, dhe e cila nuk mund të zgjasë më shumë se katër orë në ditë. Caktimi i këtij

dënimi plotësues nuk guxon të pengoj procesin e edukimit dhe mund të shoqërohet me

detyrimin për të ndjekur një kurs profesional.

6. Përmbushja e detyrimeve të caktuara.- Ky dënim konsiston në urdhërimin e të

miturit që të përmbushë një apo më shumë detyrime të caktuara që mund të jenë: ndjekja

e një arsimimi të detyrueshëm (programi arsimimi), ndjekja të një programi të aftësimit

profesional, përmbushja e detyrimeve që rrjedhin nga marrëdhënia e punës, riparimi i

dëmit civil të shkaktuar, ndjekja e një programi rehabilitues psikologjik apo mjekësor,

mos-frekuentimi i vendeve të caktuara, mos-shoqërimi me persona të caktuar etj.

7. Qëndrimi në shtëpi.- Ky dënim konsiston në vendosjen e detyrimit të të miturit

që të mos largohet, për një periudhë të caktuar, nga banesa e tij e përhershme apo e

përkohshme ose një vend i caktuar, ku ai qëndron apo kurohet përkohësisht. Ky dënim

plotësues mund të caktohet për rastet e kryerjes së veprave penale për të cilat parashihet

dënimi me jo më shumë se pesë vite burgim dhe për një periudhë kohore nga gjashtë

muaj deri në një vit. Ai mund të zbatohet në mënyrën që nuk e pengon procesin arsimor

ose punësimin e të miturit dhe mund të mbikëqyret në mënyrë elektronike.

Ndaj të miturit mund të shqiptohet vetëm një dënim kryesor, e së bashku me të

edhe të një dënimi plotësues apo të një ose më shumë masa detyruese.

Siç duket, ky Kod përfaqëson një ligj modern që në masën më të madhe akcepton

kërkesat e akteve përkatëse ndërkombëtare për vendosjen e një sistemi modern të

drejtësisë penale për të mitur. Sidoqoftë për të parë efektet e zbatimit të tij në praktikë

duhet pritur kohë.

3. Sistemi i sanksioneve penale ndaj të miturve në legjislacionin penal maqedonas

Sanksionet penale ndaj të miturve në Republikën e Maqedonisë janë përcaktuar

me Ligjin për të Drejtat e të Miturve123 i cili ka adresuar zgjidhje specifike, të cilat

paraqesin përjashtim nga zgjidhjet që aplikohen nda kryerësve madhor të veprave penale.

Sipas këtij ligji ndaj të miturve mund të shqiptohen këto lloje të sanksioneve penale:

masat disiplinore, masat edukative dhe dënimet. Qëllimi i sanksioneve penale ndaj të

miturve është sigurimi i mbrojtjes dhe i ndihmës për të miturit.

(123) Për këtë shih: Zakon za Maloletnička Prava, 2007. I qasshëm në: https://www.google.com/

search?q=Zakon+za+maloletnicka+prava&oq=Zakon+za+maloletnicka+prava&aqs=chrome..69i57j0l2.770

9j1j7&sourceid=chrome&ie=UTF-8. Shfletuar më: 05.02.2017.

39

Si masa disiplinore të cilat mund të shqiptohen të kryerësve të mitur të veprave

penale ky Ligj ka parashikuar qortimin dhe dërgimin e të miturit në qendrën disiplinore.

Këto masa ligji në fjale i trajton si masa edukative. Këto masa mund t’u shqiptohen të

miturve në ato raste kur nuk ekziston nevoja për masa afatgjata të edukimit, riedukimit,

shërimit apo mbikëqyrjes adekuate.

Sipas nenit 33 të Ligjit për të Drejtat e të Miturve qortim mund të shqiptohet

atëherë kur tërheqja e vërejtjes nga ana e gjykatës konsiderohet të jetë masë e

mjaftueshme për arritjen e qëllimit të masave edukative. Në këtë rast i bëhet me dije të

miturit për dëmin që është shkaktuar nga veprimi i tij i paligjshëm dhe i tërhiqet vërejtja

se në rast se përsëritë veprën penale ndaj tij mund të shqiptohet sanksion tjetër penal.

Masën e dërgimit në qendrën disiplinore për të mitur gjykata do ta shqiptoj

atëherë kur çmon se ndikimi ndaj personalitetit dhe sjelljes së të miturit është e mundur të

bëhet me aplikimin e masave afatshkurtra që vlerësohen edukate për këtë qëllim. Në këto

raste gjykata e dërgon të miturin në qendrën përkatëse për një numër të caktuar orësh

gjatë ditës, në ditë festash ose në më së shumti në katër ditë feste të njëpasnjëshme, ose

në një numër të caktuar orësh gjatë ditës, por më së shumti një muaj, ose me qëndrim të

pandërprerë por në një numër orësh në një kohëzgjatje prej 1 muaji të qëndrimit të

pandërprerë në një qendër të tillë. Në qendrën disiplinore i mituri do të angazhohet në

kryerjen e punëve që i përgjigjen gjendjes posiko-fizike të tij dhe atij duhet t’i

mundësohet vijimi i shkollimit. Po ashtu, me rastin e shqiptimit të kësaj mase i mituri

mund të vihet nën mbikëqyrje të përforcuar të qendrës për një periudhë kohore deri në 6

muaj.

Në mesin e masave edukative ligjdhënësi maqedonas vëmendje të posaçme u ka

kushtuar masave të mbikëqyrjes së shtuar. Si masa të tilla ky ligjdhënës ka parashikuar

mbikëqyrjen e shtuar nga prindi apo kujdestari, mbikëqyrjen e shtuar në familjen tjetër

dhe mbikëqyrjen e shtuar nga qendra për punë sociale.

Gjykata do ta shqiptoj masën e mbikëqyrjes së shtuar nga prindi apo kujdestari

nëse prindi apo kujdestari ka bërë lëshim në edukimin e të miturit, por ai ka mundësi që

ta bëj një mbikëqyrje të tillë. Në këto raste gjykata mund t’u caktoj disa detyrime

prindërve ose kujdestarit të cilat do të efektonin në eliminimin e ndikimeve të dëmshme

ndaj tij si dhe mund t’u japë udhëzime të caktuara.

Gjykata mund ta shqiptoj masën e mbikëqyrjes së shtuar në familjen tjetër

atëherë kur konstaton se prindërit dhe kujdestari nuk kanë mundësi ta ushtrojnë

mbikëqyrjen ndaj të miturit, ose kur ajo me arsye nuk mund të pritet nga ata, p.sh., kur

ata janë alkoolist. Zbatimi i kësaj mase mund të ndërpritet atëherë kur prindërit apo

kujdestari fitojnë mundësinë për të ushtruar mbikëqyrjen e shtuar të tij, ose kur vlerësohet

se i mituri më nuk ka nevojë për mbikëqyrje të shtuar.

Mbikëqyrjen e shtuar (përforcuar) në Qendrën për Punë Sociale gjykata do t’ia

shqiptoj të miturit atëherë kur konstaton se të miturit nuk mund t’i shqiptohet as masa e

mbikëqyrjes së shtuar nga ana e prindërve apo kujdestarit e as mbikëqyrja e shtuar në

familjen tjetër. Në këtë rast i mituri vendoset nën mbikëqyrje të organit të kujdestarisë

sociale. Kohëzgjatja e kësaj mase nuk mund të jetë më e shkurtër se 1 vit dhe më e gjatë

se 3 vjet.

Me rastin e shqiptimit të masave të mbikëqyrjes së shtuar gjykata mund t’i caktoj

të miturit detyrime konkrete. Të tilla detyrime mund të jenë: kërkimfalja personit të

dëmtuar, kompensimi i dëmit, vijimi i rregullt i shkollës apo punës, mospërdorimi i

40

alkoolit apo drogës, mos kontaktimi i personave të caktuar, të kryej ndonjë punë

humanitare etj.

Në mesin e masave edukative ligjdhënësi maqedonas ka paraparë edhe masat

edukative institucionale. Si masa të tilla ky ligjdhënës ka parashikuar: dërgimin në entin

edukues dhe dërgimin në shtëpinë edukative korrektuese.

Masën e dërgimit të të miturit në entin edukues gjykata do t’ia shqiptoj të miturit

ndaj të cilit konsideron se duhet të ushtrohet mbikëqyrje e vazhdueshme nga ana e

personave profesional, me qëllim të edukimit dhe riedukimit të tyre të drejtë. Kjo masë

nuk mund të shqiptohet në kohëzgjatje më të vogël se 6 muaj dhe më shumë se 3 vjet.

Është rregull që gjykata më rastin e shqiptimit të kësaj mase nuk e cakton kohëzgjatjen e

saj, por ajo caktohet më vonë.

Dërgimin në shtëpinë edukative korrektuese gjykata do ta shqiptoj atëherë kur

konstaton se ndaj të miturit duhet të zbatohen masa afatgjate dhe të përforcuara për

edukimin dhe riedukimin e tij. Përmes kësaj mase i mituri izolohet nga mjedisi social dhe

dërgohet në shtëpinë edukative korrektuese. Me rastin e shqiptimit të kësaj mase gjykata

duhet të marr parasysh peshën e veprës penale të kryer dhe rrethanën nëse ndaj të miturit

më herët janë shqiptuar masa edukative ose dënimi me burgim për të mitur. Kjo masë

shqiptohet në kohëzgjatje prej 1 deri në 5 vjet.

Ndaj të miturit madhor (16-18 vjeç) ligjdhënësi maqedonas ka paraparë

mundësinë e shqiptimit edhe të dënimeve. Si dënime të cilat mund t’u shqiptohen të

miturve sipas nenit 43 të Ligjit për të Drejtat e të Miturve janë: dënimi me burgim për të

mitur, dënimi me gjobë, ndalesa e drejtimit të automjetit dhe dëbimi i të huajt nga vendi.

Dënimi me burgim për të mitur mund t’i shqiptohet të miturit madhor që ka

përgjegjësi penale, që ka kryer vepër penale për të cilën është parashikuar dënimi me

burgim prej të paktën pesë vjetësh dhe që veprën penale e ka kryer në rrethana

veçanërisht të rënda, si dhe kur vlerësohet se nuk do të ishte e arsyeshme të shqiptoheshin

masat edukative. Kohëzgjatja e dënimit me burgim për të mitur sillet prej një deri në 10

vite. Gjatë shqiptimit të dënimit me burgim për të mitur gjykata duhet t’i marr në

konsiderim të gjitha rrethanat rënduese dhe lehtësuese të cilat e karakterizojnë rastin

konkret.

Dënimi me gjobë po ashtu mund t’i shqiptohet vetëm të miturit madhor, që ka

përgjegjësi penale, i cili veprën penale e ka kryer me qëllim të realizimit të interesit të

caktuar pasuror, dhe kur ai ka kryer vepër penale për të cilën është parashikuar dënimi me

burgim prej së paku 3 vjetësh. Dënimi me gjobë shqiptohet në gjoba ditore që nuk mund

të jetë më i vogël se 1 dhe më i madh se 120 gjoba ditore. Karakteristikë te ky lloj dënimi

është se në rastet se i mituri nuk e paguan gjobën atëherë gjykata do të bëj zëvendësimin

e dënimit me gjobë me masën punë me interes të përgjithshëm. Në këto raste një gjobë

ditore zëvendësohet me 3 orë pune, me ç’rast numri i përgjithshëm i orëve të punës në

dobi të përgjithshme nuk mund të jetë më i madh se 100 orë pune.

Në lidhje me ndalimin e drejtimit të automjetit dhe dëbimin e të huajit nga vendi

ligjdhënësi maqedonas kërkon që të merren në konsideratë zgjidhjet e parapara me Kodin

Penal lidhur me këto dënime.

Karakteristikë e zgjidhjeve ligjore të parashikuara me Ligjin për të Drejtat e të

Miturve të Maqedonisë është se ky ligj, në krahasim me Kodin e Drejtësisë për të Mitur

të Republikës së Kosovës, nuk ka parashikuar masat e diversitetit si lloje të posaçme të

masave edukative e as masën e dërgimit të të miturit në institucionin për kujdes të

41

posaçëm. Në këtë aspekt, konsideroj se edhe ligjdhënësi maqedonas, në mbështetje të

rekomandimeve që rezultojnë nga aktet përkatëse ndërkombëtare, në kuadër të

ndryshimeve e plotësimeve që mund t’i bëhen këtij Ligji në të ardhmen do të ishte mirë

që t’i parashikoj edhe këto masa edukative, të cilat në raport me disa situata konkrete

tregohen më të përshtatshme për arritjen e qëllimit të sanksioneve penale për të mitur.

4. Sistemi i sanksioneve penale ndaj të miturve në legjislacionin penal serb

Sanksionet penale ndaj të miturve në Republikën e Serbisë janë përcaktuar me

Ligjin mbi Kryerësit e Mitur të Veprave Penale dhe Mbrojtjen Juridiko-Penale të

Personave të Mitur124 i cili ka adresuar zgjidhje specifike, të cilat paraqesin përjashtim

nga zgjidhjet që aplikohen ndaj kryerësve madhor të veprave penale. Sipas këtij Ligji

ndaj të miturve mund të shqiptohen këto lloje të sanksioneve penale: masat disiplinore,

masat edukative dhe dënimet. Qëllimi i sanksioneve penale ndaj të miturve është sigurimi

i mbrojtjes dhe i ndihmës për të miturit.

Si masa disiplinore të cilat mund t’u shqiptohen kryerësve të mitur të veprave

penale ky Ligj ka parashikuar qortimin dhe obligimet e posaçme. Këto masa Ligji në fjalë

i trajton si masa edukative. Të njëjtat mund t’u shqiptohen të miturve në ato raste kur nuk

ekziston nevoja për masa afatgjata të edukimit, riedukimit, shërimit apo mbikëqyrjes

adekuate.

Sipas nenit 13 të Ligjit mbi Kryerësit e Mitur të Veprave Penal dhe Mbrojtjen

Juridiko-Penale të Personave të Mitur, qortimi gjyqësor përbën masë që mund të

shqiptohet atëherë kur gjykata çmon se vetëm tërheqja e vërejtjes nga ana e gjykatës

është masë e mjaftueshme për arritjen e qëllimit të masave edukative. Në këtë rast i bëhet

me dije të miturit për dëmin që është shkaktuar nga veprimi i tij i paligjshëm dhe i

tërhiqet vërejtja se në rast se përsëritë veprën penale ndaj tij mund të shqiptohet sanksion

tjetër penal.

Detyrimet e posaçme (një apo më shumë sish) gjykata mund t’ia shqiptoj të

miturit kur vlerëson se ato paraqesin masa të mjaftueshme për ndikim pozitiv në sjelljen e

tij. Ligjdhënësi serb parasheh dhjetë masa të këtij lloji. Ato janë: t’i kërkoj falje të

dëmtuarit, ta kompensoj dëmin e shkaktuar, të vijoj rregullisht shkollimin, të aftësohet

për ushtrimin e profesionit të caktuar, të kryej punë në dobi të ndonjë organizate

humanitare, të përfshihet në aktivitete të caktuara sportive, të ndërpres konsumimin e

alkoolit, drogës etj., të përfshihet në grupe që merren me ushtrim të tretmanit

shëndetësor, të ndjek kurse për përfitim të aftësive profesionale dhe të mos largohet nga

vendbanimi ose vendqëndrimi i tij pa lejen e gjykatës.125 Me rastin e përzgjedhjes së

këtyre masave gjykata duhet të mbaj llogari që ato t’i përshtaten personalitetit të të

miturit dhe rrethanave ku ai jeton.

Në mesin e masave edukative ligjdhënësi serb vëmendje të posaçme u ka kushtuar

masave të mbikëqyrjes së shtuar. Si masa të tilla ky ligjdhënës ka parashikuar:

(124) Për këtë shih: Zakon o Maloletnim Učiniocima Krivičnih Dela i Krivičnopravnoj Zaštiti Maloletnih

Lica, Službni Glasnik Repubike Srbije, br. 85/2005. I qasshëm në: http://paragraf.rs/propisi/zakon

_o_maloletnim_ uciniocima_krivicnih_dela_i_ krivicnopravnoj_zastiti_ maloletnih_lica.html. Shfletuar

më: 12.02.2017. (125) Simović, Milan etj., Maloljetničko krivično pravo, Sarajevo, 2013, fq. 187-188.

42

mbikëqyrjen e shtuar nga ana e prindit apo kujdestarit, mbikëqyrjen e shtuar në familjen

tjetër dhe mbikëqyrjen e shtuar nga ana e organit të kujdestarisë.

Gjykata do ta shqiptoj masën e mbikëqyrjes së shtuar nga ana e prindit apo

kujdestarit nëse prindërit apo kujdestari ka bërë lëshim në edukimin e të miturit, por ata

kanë mundësi që ta bëjnë një mbikëqyrje të tillë. Në këto raste gjykata mund t’u caktoj

disa detyrime konkrete prindërve ose kujdestarit të cilat do të efektonin në eliminimin e

ndikimeve të dëmshme ndaj tij si dhe mund t’u japë udhëzime të caktuara.

Gjykata mund ta shqiptoj masën e mbikëqyrjes së shtuar nga familja tjetër atëherë

kur konstaton se prindërit dhe kujdestari nuk kanë mundësi ta ushtrojnë mbikëqyrjen ndaj

të miturit, ose kur ajo me arsye nuk mund të pritet nga ata, p.sh. kur ata janë alkoolist.

Zbatimi i kësaj mase mund të ndërpritet atëherë kur prindërit apo kujdestari fitojnë

mundësinë për të ushtruar mbikëqyrjen e shtuar të tij, ose kur vlerësohet se më nuk ka

nevojë për mbikëqyrje të shtuar.

Mbikëqyrjen e shtuar nga ana e organit të kujdestarisë gjykata do t’ia shqiptoj të

miturit atëherë kur konstaton se të miturit nuk mund t’i shqiptohet as masa e mbikëqyrjes

së shtuar nga ana e prindërve apo kujdestarit e as mbikëqyrja e shtuar nga familja tjetër.

Në këtë rast i mituri vendoset nën mbikëqyrje të organit të kujdestarisë sociale.

Kohëzgjatja e kësaj mase nuk mund të jetë më e shkurtër se 1 vit dhe më e gjatë se 3 vjet.

Me rastin e shqiptimit të masave të mbikëqyrjes së shtuar gjykata mund t’i caktoj

të miturit detyrime konkrete. Të tilla detyrime mund të jenë: kërkimfalja personit të

dëmtuar, kompensimi i dëmit, vijimi i rregullt i shkollës apo punës, mospërdorimi i

alkoolit apo drogës, mos kontaktimi i personave të caktuar, të kryej ndonjë punë

humanitare etj.

Në mesin e masave edukative ligjdhënësi serb ka paraparë edhe masat edukative

institucionale. Si masa të tilla ky ligjdhënës ka parashikuar: dërgimin e të miturit në entin

edukues, dërgimin në shtëpinë edukative-korrektuese dhe dërgimin në entin e posaçëm.126

Masën e dërgimit të të miturit në entin edukues gjykata do t’ia shqiptoj të miturit

ndaj të cilit konsideron se duhet të ushtrohet mbikëqyrje e vazhdueshme nga ana e

personave profesionalë, me qëllim të edukimit dhe riedukimit të tyre të drejtë. Kjo masë

nuk mund të shqiptohet në kohëzgjatje më të vogël se 6 muaj dhe më shumë se 3 vjet.

Është rregull që gjykata më rastin e shqiptimit të kësaj mase nuk e cakton kohëzgjatjen e

saj, por ajo caktohet më vonë.

Dërgimin në shtëpinë edukative-korrektuese gjykata do ta shqiptoj atëherë kur

konstaton se ndaj të miturit duhet të zbatohen masa afatgjate dhe të përforcuara për

edukimin dhe riedukimin e tij. Përmes kësaj mase i mituri izolohen nga mjedisi social

dhe dërgohet në shtëpinë edukative korrektuese. Me rastin e shqiptimit të kësaj mase

gjykata duhet të marr parasysh peshën e veprës penale të kryer dhe rrethanën nëse ndaj të

miturit më herët janë shqiptuar masa edukative ose dënimi me burgim për të mitur. Kjo

masë shqiptohet në kohëzgjatje prej 1 deri në 5 vjet.

Dërgimin e të miturit në entin për kujdes të posaçëm gjykata do ta shqiptoj

atëherë kur të miturit i nevojitet përkujdesje e posaçme për shkak të çrregullimit mendor

ose të metave fizike, dhe kur kjo është në interesin më të mirë të të miturit. Qëllimi i

kësaj mase është që të evitohen apo zbuten të metat psikike apo fizike në zhvillimin e të

miturit. Si rregull, i mituri mbetet në institucionin e tillë derisa është i nevojshëm mjekimi

dhe aftësimi i tij.

(126) Po aty, fq. 188.

43

Para shqiptimit të cilësdo nga masat edukative gjykata duhet të marr në

konsideratë cilësitë personale të të miturit, sjelljen e mëhershme të të miturit, rrethanat e

kryerjes së veprës penale, rrethanat në të cilat ka jetuar i mituri etj.127

Ndaj të miturit madhor (16-18 vjeç) ligjdhënësi serb ka paraparë mundësinë e

shqiptimit edhe të dënimeve. Kështu, konform nenit 29 të Ligjit mbi Kryerësit e Mitur të

Veprave Penal dhe Mbrojtjen Juridike Penale të Personave të Mitur ndaj të miturve mund

të shqiptohet dënimi me burgim për të mitur.

Dënimi me burgim për të mitur mund t’i shqiptohet të miturit të rritur që ka

përgjegjësi penale, që ka kryer vepër penale për të cilën është parashikuar dënimi me

burgim prej të paktën 5 vjetësh dhe që veprën penale e ka kryer në rrethana veçanërisht të

rënda, si dhe kur vlerësohet se nuk do të ishte e arsyeshme të shqiptoheshin masat

edukative. Kohëzgjatja e dënimit me burgim për të mitur sillet prej 6 muaj deri në 10 vite.

Gjatë shqiptimit të dënimit me burgim për të mitur gjykata duhet t’i marr në konsideratë

të gjitha rrethanat rënduese dhe lehtësuese të cilat e karakterizojnë rastin konkret.

Ndaj kryerësve të mitur të veprave penale sipas Ligjit mbi Kryerësit e Mitur të

Veprave Penal dhe Mbrojtjen Juridike Penale të Personave të Mitur në Serbi mund të

shqiptohen edhe masat e sigurisë. Këto masa sipas paragrafit 1 të nenit 39 të këtij Ligji

mund t’i shqiptohen të miturit të cilit i është shqiptuar masa edukative apo dënimi me

burgim për të mitur. Kështu, masa e shërimit të alkoolistëve dhe narkomanëve nuk mund

të shqiptohet pa masat edukative. Ndërkaq masa e sigurimit shoqërimi i detyrueshëm

psikiatrik mund të shqiptohet si masë e vetme.

Mund të thuhet se në Serbi ndaj të miturve fare nuk mund të shqiptohet dënimi

me burgim afatgjatë, vërejtja gjyqësore dhe dënimi me kusht të cilat në përgjithësi i njeh

e drejta penale.128 Vështruar në këtë aspekt, mund të thuhet lirshëm se ndaj të miturve në

Serbi megjithatë mund të shqiptohet edhe dënimi me gjobë dhe disa nga dënimet

plotësuese.129

Karakteristikë e zgjidhjeve ligjore të parashikuara me Ligjin mbi Kryerësit e

Mitur të Veprave Penal dhe Mbrojtjen Juridike Penale të Personave të Mitur të Serbisë

është se edhe ky ligj, në krahasim me Kodin e Drejtësisë për të Mitur të Republikës së

Kosovës, nuk ka parashikuar masat e diversitetit si lloje të posaçme të masave edukative,

e në mënyrë shprehimore as dënimin me gjobë dhe urdhrin për punë në dobi të

përgjithshme. Në këtë aspekt, konsideroj se edhe ligjdhënësi serb, në mbështetje të

rekomandimeve që rezultojnë nga aktet përkatëse ndërkombëtare, në kuadër të

ndryshimeve e plotësimeve që mund t’i bëhen këtij Ligji në të ardhmen do të ishte mirë

që t’i parashikoj edhe këto masa edukative dhe dënime, të cilat në raport me disa situata

konkrete tregohen më të përshtatshme për arritjen e qëllimit të sanksioneve penale për të

mitur.

(127) Për këtë, më gjerësisht, shih: Sekulić, Mihajlo. Maloletničko krivično pravo, Beograd, 2011, fq. 290. (128) Jovašević Dragan, Položaj maloletnika u krivičnom pravu, Niš, 2010, fq. 89. (129) Bojić, Borislav & Ahmed Ali, Abdasalam. Kivičnipravni status maloletnika u Srbiji, Beograd, 2014,

fq. 57.

44

5. Sistemi i sanksioneve penale ndaj të miturve në legjislacionin penal kroat

Sanksionet penale ndaj të miturve në Republikën e Kroacisë janë përcaktuar me

Kodin Penal ku përcaktohen edhe sanksionet penale për personat madhor. Sipas këtij

Kodi ndaj të miturve mund të shqiptohen këto lloje të sanksioneve penale: masat

disiplinore, masat edukative dhe dënimet. Qëllimi i sanksioneve penale ndaj të miturve

është sigurimi i mbrojtjes dhe i ndihmës për të miturit.

Si masa disiplinore të cilat mund t’u shqiptohen të kryerësve të mitur të veprave

penale ky Kod ka parashikuar qortimin dhe dërgimin e të miturit në qendrën disiplinore.

Këto masa Kodi në fjalë i trajton si masa edukative. Këto masa mund t’u shqiptohen të

miturve në ato raste kur nuk ekziston nevoja për masa afatgjata të edukimit, riedukimit,

shërimit apo mbikëqyrjes adekuate.130

Sipas nenit 12 të Kodit Penal të Kroacisë qortimi është masa më e lehtë që mund

të shqiptohet ndaj kryerësve të mitur të veprave penale. Këtë masë gjykata e çështjes e

shqipton atëherë kur çmon se vetëm qortimi është masë e mjaftueshme për arritjen e

qëllimit të masave edukative. “Në këtë rast i bëhet me dije të miturit për dëmin që është

shkaktuar nga veprimi i tij i paligjshëm dhe i tërhiqet vërejtja se në rast se përsëritë

veprën penale ndaj tij mund të shqiptohet sanksion tjetër penal”.131

Masën e dërgimit në qendrën disiplinore për të mitur gjykata do ta shqiptoj

atëherë kur çmon se ndikimi ndaj personalitetit dhe sjelljes së të miturit është e mundur të

bëhet me aplikimin e masave afatshkurtra që vlerësohen edukate për këtë. Në këto raste

gjykata e dërgon të miturin në qendrën përkatëse për një numë të caktuar orësh gjatë

ditës, që mund të zgjasë nga 14-30 ditë, ose me qëndrim të pandërprerë por në një numër

orësh në një kohëzgjatje prej më së shumti 3 muajsh të qëndrimit të pandërprerë në një

qendër të tillë. Në qendrën disiplinore i mituri do të angazhohet në kryerjen e punëve që i

përgjigjen gjendjes psiko-fizike të tij dhe atij duhet t’i mundësohet vijimi i shkollimit.

Krahas kësaj mase gjykata mund të shqiptoj edhe ndonjërën prej masave të mbikëqyrjes

së shtuar.

Në mesin e masave edukative ligjdhënësi kroat vëmendje të posaçme u ka

kushtuar masave të mbikëqyrjes së shtuar. Si masa të tilla ky ligjdhënës ka parashikuar:

mbikëqyrjen e shtuar nga ana e prindit apo kujdestarit dhe mbikëqyrjen e shtuar me

qëndrim ditor në një qendër kujdesi.

Gjykata do ta shqiptoj masën e mbikëqyrjes së shtuar nga ana e prindit apo

kujdestarit nëse prindërit apo kujdestari kanë bërë lëshim në edukimin e të miturit, por ata

kanë mundësi që ta ushtrojnë një mbikëqyrje të tillë. Në këto raste gjykata mund t’u

caktoj disa detyrime të veçanta prindërve ose kujdestarit të cilat do të efektonin në

eliminimin e ndikimeve të dëmshme ndaj tij si dhe mund t’u japë udhëzime të caktuara.

Mbikëqyrjen e shtuar me qëndrim ditor në një qendër kujdesi gjykata do t’ia

shqiptoj të miturit atëherë kur konstaton se atij i duhet një kujdes i posaçëm profesional

me qëllim riedukimi. Kjo masë mund të shqiptohet në kohëzgjatje prej 3 muaj deri në 3

vjet. Me rastin e shqiptimit të kësaj mase gjykata mund t’ia caktoj të miturit një apo më

shumë nga këto detyrime: kompensimin e dëmit personit të dëmtuar, vijimin e rregullt të

(130) Shih: Simovič, Dragan etj. Maloljetničko krivično pravo, Sarajevo, 2013, fq. 195. (131) Krahaso: Marina Simović, Pojam, Svrha i vrste maloljetničkih krivičnih sankcija u Federaciji Bosne i

Hercegovine. Sarajevë, 2015, fq. 151. I qasshëm në: http://www.gfpn-au.com/sites/default/files/GFPN-5-

5/GFPN_godina_5_broj_5_Marina_Simovic.pdf. Shfletuar më: 14.02.2017.

45

shkollimit, vijimin e rregullt të punës, aftësimin për ndonjë profesion të caktuar, pranimin

e punësimit, mos-shoqërimin me persona të caktuar, mos-vizitimin e lokaleve të caktuara

etj.

Në mesin e masave edukative ligjdhënësi kroat ka paraparë edhe masat edukative

institucionale. Si masa të tilla ky ligjdhënës ka paraparë: dërgimin e të miturit në entin

edukues, dërgimin në shtëpinë edukative-korrektuese dhe dërgimin në entin e posaçëm.

Masën e dërgimit të të miturit në entin edukues gjykata do t’ia shqiptoj të miturit

ndaj të cilit konsideron se duhet të ushtrohet mbikëqyrje e vazhdueshme nga ana e

personave profesionalë, me qëllim të edukimit dhe riedukimit të tyre të drejtë. Kjo masë

nuk mund të shqiptohet në kohëzgjatje më të vogël se 6 muaj dhe më shumë se 3 vjet.

Është rregull që gjykata më rastin e shqiptimit të kësaj mase nuk e cakton kohëzgjatjen e

saj, por ajo caktohet më vonë.

Dërgimin në shtëpinë edukative korrektuese gjykata do ta shqiptoj atëherë kur

konstaton se ndaj të miturit duhet të zbatohen masa afatgjate dhe të përforcuara për

edukimin dhe riedukimin e tij. Përmes kësaj mase i mituri izolohet nga mjedisi social dhe

dërgohet në shtëpinë edukative-korrektuese. Me rastin e shqiptimit të kësaj mase gjykata

duhet të marr parasysh peshën e veprës penale të kryer dhe rrethanën nëse ndaj të miturit

më herët janë shqiptuar masa edukative ose dënimi me burgim për të mitur. Kjo masë

shqiptohet në kohëzgjatje prej 1 deri në 5 vjet.

Dërgimin e të miturit në entin për kujdes të posaçëm gjykata do ta shqiptoj

atëherë kur të miturit i nevojitet përkujdesje e posaçme për shkak të çrregullimit mendor

ose të metave fizike, dhe kur kjo është në interesin më të mirë të të miturve. Qëllimi i

kësaj mase është që të evitohen apo zbuten të metat psikike apo fizike në zhvillimin e të

miturit. Si rregull, i mituri mbetet në institucionin e tillë derisa është i nevojshëm mjekimi

dhe aftësimi i tij.

Para shqiptimit të cilësdo nga masat edukative gjykata duhet të marr në

konsideratë cilësitë personale të të miturit, sjelljen e mëhershme të të miturit, rrethanat e

kryerjes së veprës penale, rrethanat në të cilat ka jetuar i mituri etj.

Ndaj të miturit madhor (16-18 vjeç) ligjdhënësi kroat ka paraparë mundësinë e

shqiptimit edhe të dënimeve. Si dënim i cili mund t’u shqiptohen të miturve sipas nenit

24 të Kodit Penal është dënimi me burgim për të mitur.

Dënimi me burgim për të mitur mund t’i shqiptohet të miturit të rritur që ka

përgjegjësi penale, që ka kryer vepër penale për të cilën është parashikuar dënimi me

burgim prej të paktën 5 vjetësh dhe që veprën penale e ka kryer në rrethana veçanërisht të

rënda, si dhe kur vlerësohet se nuk do të ishte e arsyeshme të shqiptoheshin masat

edukative. Kohëzgjatja e dënimit me burgim për të mitur sillet prej 6 muaj deri në 10 vite.

Gjatë shqiptimit të dënimit me burgim për të mitur gjykata duhet t’i marr në konsideratë

të gjitha rrethanat rënduese dhe lehtësuese të cilat e karakterizojnë rastin konkret.

Ndaj kryerësve të mitur të veprave penale sipas Kodit Penal të Kroacisë mund të

shqiptohen edhe masat e sigurisë. Këto masa sipas paragrafit 1 të nenit 27 të këtij Kodi

mund t’i shqiptohen të miturit të cilit i është shqiptuar masa edukative apo dënimi me

burgim për të mitur. Kështu, masa e shërimit të alkoolistëve dhe narkomanëve nuk mund

të shqiptohet pa masat edukative. Ndërkaq, masa e sigurimit shërimi i detyrueshëm

psikiatrik mund të shqiptohet si masë e vetme.

Kodi Penal i Kroacisë në nenin 29 ka parashikuar mundësinë që të miturit t’i

konfiskohet pasuria e fituar me vepër penale. Në këtë rast është theksuar qartë se lidhur

46

me konfiskimin e pasurisë së të miturit të fituar me vepër penale zbatohen

përshtatshmërisht dispozitat për konfiskim të pasurisë së fituar me vepër penale që vlejnë

për madhorët.

Mund të thuhet se ndaj të miturve fare nuk mund të shqiptohet dënimi me burgim

afatgjatë, vërejtja gjyqësore dhe dënimi me kusht të cilat në përgjithësi i njeh e drejta

penale.132 Vështruar në këtë aspekt, mund të thuhet lirshëm se ndaj të miturve në Kroaci

megjithatë mund të shqiptohet edhe dënimi me gjobë dhe disa nga dënimet plotësuese.133

Karakteristikë e zgjidhjeve ligjore të parashikuara me Kodin Penal të Republikës

së Kroacisë është se edhe ky Kod, në krahasim me Kodin e Drejtësisë për të Mitur të

Republikës së Kosovës, nuk ka parashikuar masat e diversitetit si lloje të posaçme të

masave edukative, masën e mbikëqyrjes së shtuar në familjen tjetër, e në mënyrë

shprehimore as dënimin me gjobë dhe urdhrin për punë në dobi të përgjithshme. Në këtë

aspekt, konsideroj se edhe ligjdhënësi kroat, në mbështetje të rekomandimeve që

rezultojnë nga aktet përkatëse ndërkombëtare, në kuadër të ndryshimeve e plotësimeve që

mund t’i bëhen këtij Kodi në të ardhmen do të ishte mirë që t’i parashikoj edhe këto masa

edukative dhe dënime, të cilat në raport me disa situata konkrete tregohen më të

përshtatshme për arritjen e qëllimit të sanksioneve penale për të mitur.

6. Sistemi i sanksioneve penale ndaj të miturve në legjislacionin penal afganistanas

Në Afganistan sanksionet penale për të mitur janë parashikuar me Kodin për të

Mitur.134 Ky shtet ka krijuar edhe gjykata për të mitur dhe atë në kuadër të çdo province.

Kodi rregullon specifikat, ndërkaq ajo çka nuk rregullohet me te për te mitur, ka lënë në

fuqi zgjidhjet ligjore që vlejnë për madhorët. Ky Kod në nenin 10 të tij përcakton moshën

për përgjegjësi penale. Zgjidhjet e parapara në këtë nen përcaktojnë se personi nën

moshën 12 vjeçare është penalisht i papërgjegjshëm, megjithëse ai parasheh zbatimin e e

masave konkrete edhe për personat midis 7-12 vjeç.

Sipas këtij Kodi të mitur konsiderohen personat prej 12-18 vjeç. Ndaj këtyre

personave mund të shqiptohen këto sanksione penale:

1. Dënimin me burgim afatgjatë, afatmesëm dhe afatshkurtër, por jo më shumë

se 1/3 (një të tretën) e afatit maksimal të zbatueshëm për të rriturit;

2. Dënimin për pagimin e dëmit viktimës;

3. Paralajmërimin për sjelljen e tij të dëmshme;

4. Mbikëqyrjen nga ana e shërbimeve sociale, dhe

5. Vendosjen e të miturit në një qendër rehabilitimi.

Dënimin me burgim të miturit gjykata kompetente do t’ia shqiptoj atëherë kur

konstaton se ai është i përgjegjshëm penalisht dhe kur ka kryer vepër penale të rëndë, dhe

në rrethana rënduese. Me rastin e shqiptimit të këtij dënimi gjykata do të marr parasysh

moshën e të miturit, pjekurinë psikologjike, karakterin dhe aftësitë, edukimin, mjedisin

(132) Krahaso: Jovašević, vep. e cit. fq. 89. (133) Krahaso: Bojić & Ahmed, vep. e cit. fq. 57. (134) Ky Kod ka hyrë në fuqi në vitin 2011. I qasshëm në: http://www.rolafghanistan.esteri.it/NR/rdonlyres

/565B6AC3-4472-4B4E-8315-987F40E280D/0/23JuvenileLaë.pdf. Shfletuar më: 15.02.2017.

47

dhe rrethanat jetësore, arsyet dhe shkaqet e kryerjes së veprës penale, sjelljen e

mëhershme të tij, sjelljen e tij pas kryerjes së veprës penale etj.

Ndaj të miturit gjykata kompetente mund të shqiptoj edhe dënimin për pagimin e

dëmit të shkaktuar viktimës, sidomos kur ai ka kryer vepër penale të rëndë dhe në

rrethana rënduese. Me rastin e shqiptimit të këtij dënimi gjykata do të marr parasysh po

ashtu moshën e të miturit dhe zhvillimin e tij bio-psikik.

Sipas Kodit për të Mitur të Afganistanit ndaj fëmijëve prej 12-18 vjeç nuk mund

të shqiptohet dënimi me vdekje, as vërejtja e gjykatës e dënimi me kusht. Sipas këtij Kodi

paralajmërimi për sjelljen e dëmshme të të miturit ka kuptimin e qortimit gjyqësor. Kjo

masë është e karakterit disiplinor dhe me të i bëhet me dije të miturit se ka kryer vepër

penale dhe se nëse vazhdon me kryerje të veprave të ngjashme, ndaj tij mund të

shqiptohet dënimi me burgim apo ndonjë masë tjetër e paraparë me ligj.

Mbikëqyrjen nga ana e shërbimeve sociale gjykata do ta shqiptoj atëherë kur

konsideron se ndaj të miturit që ka kryer vepër penale është e nevojshme të ushtrohen

shërbimet përkatëse sociale. Kjo masë është e ngjashme me masën edukative të

mbikëqyrjes së shtuar nga ana e organit të kujdestarisë, sepse edhe në rastin e kësaj mase

të miturit i caktohet një punëtor social i cili në kontakt të vazhdueshëm me të miturin

duhet të siguroj riedukimin e tij, në mënyrë që ai të mos kryej më vepër penale dhe që në

të ardhmen të respektoj rregullat e sjelljes në shoqëri.

Vendosja e të miturit në një qendër rehabilitimi bëhet me vendim të gjykatës. Deri

te shqiptimi i kësaj mase do të vijë atëherë kur gjatë zbatimit të masës së mbikëqyrjes nga

ana e shërbimeve sociale nuk është arritur të bëhet riedukimi i të miturit. Gjatë zbatimit të

kësaj mase i mituri mbyllet në një qendër rehabilitimi. Gjatë qëndrimit të tij në një qendër

të tillë, të miturit do t’i ofrohen shërbime përkatëse arsimore dhe të përgatitjes

profesionale.

Siç rezulton, midis zgjidhjeve të parapara me Kodin për të Mitur të Afganistanit

dhe atyre të përcaktuara në Kodin e Drejtësisë për të Mitur të Kosovës dhe

legjislacioneve përkatëse të Republikës së Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë dhe Kroacisë

ka dallime bukur të mëdha. Ky Kod nuk parasheh fare masat e dieversitetit, masat

edukative të mbikëqyrjes së shtuar, përjashtuar masën e mbikëqyrjes nga shërbimet

sociale, masat institucionale dhe dënimin me gjobë e me punë në dobi të përgjithshme. Po

ashtu, ky Kod nuk ka bërë një rregullim të detajuar as të sanksioneve penale të cilat i ka

paraparë në zgjidhjet e tij. Ato në shumë raste janë të mangëta dhe pa adresime të qarta.

Si rrjedhojë, edhe në raport me këtë Kod rekomandohen ndryshime evidente që do ta

përafronin atë me kërkesat e akteve respektive ndërkombëtare.

7. Sistemi i sanksioneve penale ndaj të miturve në legjislacionin penal rumun

Në Rumani sanksionet penale për të mitur janë rregulluar me Kodin Penal të këtij

vendi.135 Sipas këtij Kodi në aspektin e moshës përgjegjësia penale fillon nga mosha 14

vjeçare. Rrjedhimisht, sipas nenit 90 të këtij Kodi i mituri që ka mbushur moshën 14 deri

në 16 vjeç do të konsiderohet penalisht përgjegjës, vetëm nëse është vërtetuar se ai

veprën penale e ka kryer duke pasur aftësi dalluese. Ndërkaq, i mituri që ka mbushur

(135) Për këtë shih: Criminal Code of Romania. I qasshëm në: www.just.ro/wp-content/uploads

/2016/01/Noul-cod-penal-EN.doc. Shfletuar më: 15.02.2017.

48

moshën 16 vjeçare konsiderohet penalisht i përgjegjshëm. Sipas zgjidhjes së përcaktuar

në nenin 100 të këtij Kodi ndaj të miturve mund të shqiptohen këto sanksione penale:

masat edukative dhe dënimet. Vështruar në këtë aspekt, në zgjedhjen e sanksionit penal

ndaj të miturve gjykata do të marrë parasysh shkallën e rrezikshmërisë shoqërore të

veprës së kryer, gjendjen fizike, zhvillimin intelektual dhe moral të të miturit, sjelljen e

tij, kushtet në të cilat ai është rritur dhe jeton, si dhe çdo rrethanë tjetër që e karakterizon

personalitetin e të miturit.136

Sipas nenit 101 të Kodit Penal të Rumanisë ndaj të miturve mund të shqiptohen

këto masa edukative: a) qortimi, mbikëqyrja e shtuar në liri, pranimi në një qendër të ri-

edukimit dhe pranimi në një institut mjekësor.

Masa edukative e qortimit përbën masën më të lehtë edukative që mund t’i

shqiptohet të miturit. Përmes kësaj mase i bëhet me dije të miturit se ka kryer vepër

penale, dhe synohet që të ndikohet në të në mënyrë që ai në të ardhmen të sillet në

përputhje me rregullat ekzistuese të shoqërisë, si dhe paralajmërohet se nëse vazhdon të

kryej sërish vepër penale ndaj tij do të shqiptohet ndonjë masë më e rëndë apo dhe

ndonjëri nga dënimet e mundshme të parashikuar me ligj.

Masa e mbikëqyrjes së shtuar në liri është masë edukative e cila konsiston në

shqiptimin e mbikëqyrjes së shtuar të veçantë për të miturin për një periudhë kohore prej

1 viti. Mbikëqyrja mund t’i besohet, varësisht nga rasti, prindërve të të miturit, personit i

cili e pranon mbikëqyrjen ose kujdestarit ligjor.

Gjykata do ta shqiptoj masën e mbikëqyrjes së shtuar nga ana e prindit apo

kujdestarit nëse prindërit apo kujdestari ka bërë lëshim në edukimin e të miturit, por ata

kanë mundësi që ta bëjnë një mbikëqyrje të tillë. Në këto raste gjykata mund t’u caktoj

disa detyrime konkrete prindërve ose kujdestarit të cilat do të efektonin në eliminimin e

ndikimeve të dëmshme ndaj tij si dhe mund t’u japë udhëzime të caktuara.

Gjykata mund ta shqiptoj masën e mbikëqyrjes së shtuar në familjen tjetër atëherë

kur konstaton se prindërit dhe kujdestari nuk kanë mundësi ta ushtrojnë mbikëqyrjen ndaj

të miturit, ose kur ajo me arsye nuk mund të pritet nga ata, p.sh. kur ata janë alkoolist. Në

këto raste, ligjdhënësi kërkon që mbikëqyrja t’i besohet një familje të afërt të të miturit,

kuptohet kur ajo pranon që të bëj një mbikëqyrje të tillë. Zbatimi i kësaj mase mund të

ndërpritet atëherë kur prindërit apo kujdestari fitojnë mundësinë për të ushtruar

mbikëqyrjen e shtuar ndaj tij, ose kur vlerësohet se më nuk ka nevojë për mbikëqyrje të

shtuar.

Mbikëqyrjen e shtuar nga ana e organit të kujdestarisë gjykata do t’ia shqiptoj të

miturit atëherë kur konstaton se atij nuk mund t’i shqiptohet as masa e mbikëqyrjes së

shtuar nga ana e prindërve apo kujdestarit e as mbikëqyrja e shtuar nga familja tjetër. Në

këtë rast i mituri vendoset nën mbikëqyrje të organit të kujdestarisë sociale. Kohëzgjatja e

kësaj mase nuk mund të jetë më e shkurtër se 1 vit dhe më e gjatë se 3 vjet.137

Me rastin e shqiptimit të masave të mbikëqyrjes së shtuar gjykata mund t’i caktoj

të miturit detyrime konkrete. Të tilla detyrime mundtë jenë: mos-vizitimi i vendeve te

(136) Shih: Haines, Alina. Juvenile crime and punishment in Budapest, fq. 9. I qasshëm në:

http://www.internetjournalofcriminology.com/Haines%20-%20Juvenile%20Crime%20and%20 Punishment

%20in%20Bucharest.pdf. Shfletuar më: 15.02.2017. (137) Bucandra, Raducanju. New regulations the sanctions applicable to minors in the neë Romanian

Criminal Code, fq. 4. I qasshëm në: https://www.law.muni.cz/sborniky/dny_prava_2012/ files/

trestnepravnialternativy/RaducanuRuxandra.pdf. Shfletuar më: 16.02.2017.

49

caktuara, mos-kontaktimi i personave të caktuar, kryerja e ndonjë pune pa pagesë në një

institucion të interesit publik nga 50-200 orë, por jo më shumë se 3 orë në ditë, pas

shkollës, dhe gjatë festave. Pas shqiptimit të masës së mbikëqyrjes së shtuar, gjykata e

njofton shkollën për detyrimet e vendosura ndaj të miturit, përkatësisht për institucionin

ku ai është detyruar të bëj punën pa pagesë. Nëse i mituri ndaj të cilit është shqiptuar

masa e mbikëqyrjes së shtuar vazhdon të sillet në mënyrë të kundërligjshme, gjykata e

revokon masën e tillë dhe i shqipton atij masën e dërgimit në një qendër të ri-edukimit.

Rrjedhimisht, nëse i mituri i tillë kryen vepër penale, gjykata ndaj të miturit mund të

shqiptoj edhe dënimet përkatëse.

Masa e dërgimit në një qendër të riedukimit do të mund të shqiptohet ndaj të

miturve për të cilët masat tjera edukative janë treguar të pamjaftueshme për riedukimin e

tyre. Kjo masë shqiptohet për një periudhë për të cilën gjykata e vlerësoi të nevojshme,

por ajo mund të zgjasë atë, në parim, vetëm deri në moshën 18 vjeçare. Kjo do të thotë se

një masë të tillë gjykata mund ta zgjasë edhe pas moshës 18 vjeçare, por jo më shumë se

2 vjet.

Masa e dërgimit në një institut mjekësor mund të shqiptohet në ato raste kur i

mituri që ka kryer vepër penale lëngon nga sëmundje apo çrregullim fizik e psikik dhe

atij i nevojitet një trajtim përkatës mjekësor dhe arsimim special. Edhe kjo masë

shqiptohet për një periudhë për të cilën gjykata e vlerëson të nevojshme, por ajo mund ta

zgjasë atë, në parim, vetëm deri në moshën 18 vjeçare. Kjo do të thotë se një masë të tillë

gjykata mund ta zgjasë edhe pas moshës 18 vjeçare, por jo më shumë se 2 vjet.

Sipas Kodit Penal të Rumanisë ndaj të miturve që kanë mbushur moshën 16-18

vjeçare, mund të shqiptohet edhe dënimi me burgim dhe dënimi me gjobë.

Dënimi me burgim për të miturit do të shqiptohet vetëm atëherë kur konstatohet

se masat edukative nuk do të jetë e mjaftueshme për të korrigjuar sjelljen e të miturit dhe

kur ai ka kryer vepër penale të rëndë, dhe në rrethana që atë e bëjnë veçanërisht të rëndë.

Me rastin e shqiptimit të dënimit me burgim për të mitur, të miturve u shqiptohet dënimi i

tillë vetëm deri në ½ (gjysmën e dënimit të paraparë për veprën penale për të cilën ai

akuzohet).138 Në këto raste minimum i dënimit për veprën penale të ndëshkueshme ndaj

të miturve duhet të jetë 5 vjet. Ndërkaq për veprën penale për të cilën është parashikuar

dënimi me burgim të përjashtëm i mituri mund të dënohet me dënim me burgim prej 5-20

vjet.

Ndaj të miturve mund të shqiptohet edhe dënimi me gjobë. Ky dënim po ashtu

mund t’i shqiptohet vetëm të miturit madhor, që ka përgjegjësi penale i cili veprën penale

e ka kryer me qëllim të realizimit të interesit të caktuar pasuror, dhe kur ai ka kryer vepër

penale për të cilën është parashikuar dënimi me burgim prej së paku 3 vjetësh.

Edhe Kodi Penal i Rumanisë, në raport me të miturit, nuk ka parashikuar

mundësinë e shqiptimit të masave të diversitetit, dhe disa masa institucionale, p.sh.,

dërgimin e të miturit në institucionin korrektues, e as urdhrin për punë në dobi të

përgjithshme si lloje të posaçme të dënimeve. Së këndejmi, konsideroj se edhe

ligjdhënësi rumun, në kuadër të ndryshimeve që mund t’i bëhen këtij Kodi do duhej që të

parashikoj më shumë sanksione penale ndaj të miturve, gjithnjë duke respektuar

rekomandimet e akteve relevante ndërkombëtare.

(138) Po aty, fq. 5.

50

PJESA E DYTË

REGJIMI JURIDIK I MASAVE DHE DËNIMEVE NDAJ TË MITURVE NË

REPUBLIKËN E KOSOVËS

KREU I

MASAT E DIVERSITETIT

Masat e diversitetit janë lloj i masave alternative të cilat mund t’u shqiptohen

kryerësve të mitur të veprave penale .Këto masa janë parashikuar me akte përkatëse

ndërkombëtare (Rregullat e Tokios dhe Rregullat e Pekinit) dhe me legjislacionet penale

të një numri të konsiderueshëm të shteteve bashkëkohore. Ato, në fakt, janë masat më të

lehta të cilat mund të ju shqiptohen të miturve për të cilët në procedurë penale

konstatohet se kanë kryer vepra penale. Në vazhdim të këtij kapitulli do të trajtohen

kuptimi, qëllimi dhe çështjet tjera të cilat i karakterizojnë këto masa.

1. Kuptimi i masave të diversitetit

Masat e diversitetit janë lloji i masave alternative të cilat parashihen në të drejtën

penale bashkëkohore ndaj kryerësve të mitur të veprave penale. Këto masa i parashikon

edhe Kodi i Drejtësisë për të Mitur i Republikës së Kosovës. Masat e diversitetit

rezultojnë nga Rregullat e Tokios, në të cilat janë paraparë masat dhe sanksionet

alternative, si dhe nga Rregullat e Pekinit mbi drejtësinë për të mitur.139

Kodi i Drejtësisë për të Mitur i Kosovës nuk e bën ndonjë përkufizim të nocionit

të masave të diversitetit. Një përkufizim konciz të nocionit të këtyre masave nuk e ka

bërë as shkenca e të drejtës penale në Kosovë. Rrjedhimisht, konsideroj se në

përcaktimin e nocionit të masave të diversitetit do duhet të merren në konsideratë të

gjitha elementet që i karakterizojnë ato. Së këndejmi, sipas mendimit tim masat e

diversitetit janë lloj në vete i sanksioneve, përkatësisht masave penale juridike më të lehta

të cilat mund t’u shqiptohen të miturve të cilët kanë kryer kryesisht vepra penale të lehta,

dhe të cilat konsistojnë në përcaktimin e ndonjë detyrimi konkret ndaj kryerësve të mitur

të veprave penale, përmbushja e të cilit mund të efektojë në parandalimin e fillimit të

procedurës penale ndaj të miturve, dhe të ndihmojë rehabilitimin dhe riintegrimin e të

miturit në ambientin e tij social, si dhe të parandalojë recidivizmin tek kjo kategori e

kryerësve të veprave penale.

Këto masa konsiderohet të jenë inkorporuar në legjislacionet penale të shteteve

bashkëkohore bazuar në njohuritë e shkencës mbi njeriun, sipas të cilave mituria që

përfshinë moshën e cila korrespondon me periudhën e shkollës së mesme, përbën atë stad

zhvillimi të personalitetit njerëzor e cila, në krahasim me moshat tjera, është me e trazuar

nga ana emocionale dhe shoqërore. Si specifikë e kësaj moshe është se, adoleshentët janë

të pritur për konfliktet me prindërit, mësuesit e tyre etj. Apo siç thotë F. Dolto: “Kjo

moshë e vullnetit të pavetëdijshëm dhe e mrekullive të mëdha”,... ose, “Si një kohë e

mbushur me re, shi e diell, si një prill befasues që edhe çel gjethin edhe hera-herës të

(139) Salihu, I, fq. 33.

51

thanë me të ftohtit e zemëruar...”.140 Por, përfshirja e këtyre masave në legjislacionet

penale është edhe rrjedhojë e rekomandimeve që lidhur me to akordojnë Rregullat e

Tokios (ku janë parashikuar dënimet dhe sanksionet alternative) dhe Rregullat e Pekinit

mbi drejtësinë për të mitur. Këto masa, siç u theksua më lart, janë të përshtatshme të

shqiptohen ndaj të miturve që kanë kryer vepra penale të lehta, apo edhe vepra që mund

t’i përkasin kriminalitetit të mesëm, por të cilat janë kryer nga pakujdesia.

2. Disa nga karakteristikat e masave të diversitetit

Ngjashëm me sanksionet, përkatësisht masat tjera penale juridike edhe masat e

diversitetit i kanë karakteristikat e tyre që i bëjnë ato të llojit të veçantë. Rrjedhimisht, si

karakteristika të këtyre masave konsiderohen:

1. Mundësia e parandalimit të fillimit të procedurës penale. Zgjidhja e përcaktuar

në nenin 16 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur të Republikës së Kosovës ka

parashikuar mundësinë që ndaj kryerësit të mitur të veprës penale, në rastet

kur ai i përmbushë detyrimet e përcaktuara p.sh., ia kompenson dëmin palës

së dëmtuar, të mos fillohet fare procedura penale. “Kjo qasje përbën një

mundësi të mirë që në raport me të miturit që kryejnë vepra penale të lehta të

pengohen efektet negative, përkatësisht sigmatizimi i tyre nga veprimet e

karakterit represiv të cilat e karakterizojnë procedurën penale përgjithësisht,

përfshirë procedurën penale për të mitur”.141

2. Ndërlidhja me vepra penale të lehta. Masat e diversitetit janë paraparë që të

shqiptohen ndaj personave të mitur që kanë kryer vepra penale të lehta, për të

cilat është paraparë si dënim kryesor gjoba apo dënimi me burgim deri në 3

vite. Rrjedhimisht, lidhur me këto masa ligjdhënësi ka akorduar mundësinë

që ato t’u shqiptohen edhe të miturve që kanë kryer vepra penale për të cilat

parashihet dënimi me burgim deri në 5 vjet, por me kusht që ato të jenë kryer

nga pakujdesia.142

3. Shumëllojshmëria e tyre. Kodi i Drejtësisë për të Mitur në nenin 18 të tij ka

përcaktuar tetë lloje të masave të diversitetit të cilat prokurori i shtetit apo

gjykata mund t’ia shqiptoj kryerësit të mitur të veprës penale.

4. Autoriteti i dyllojtë i shqiptimit. Këto masa, në radhë të parë, mund të

shqiptohen nga prokurori i shtetit, ndërkaq në rastet kur çështja penale është

proceduar në gjykatë ato mund t’i shqiptojë edhe gjyqtari për të mitur dhe

trupi gjykues për të mitur.

5. Kohëzgjatja e shkurtër. Edhe pse ligjdhënësi kosovar nuk e ka përcaktuar

kohëzgjatjen e masave të diversitetit, në teorinë e së drejtës penale dhe në

praktikën e organeve të procedurës penale mbizotëron mendimi se shumica e

(140) Për këtë shih: Shërbimi Sprovues i Kosovës, Buletini, nr. 8, Prishtinë, 2007, fq. 14. I qasshëm në:

http://www.md-ks.net/repository/docs/BULETINI%20i%20SHSK%202007shqip.pdf. Shfletuar më:

02.03.2017. (141) Human Rights, A compilation of International Instruments. I qasshëm në:

https://www.amazon.com/Human-Rights-Compilation- International-Instruments/.../92, fq. 364-365.

Shfletuar më: 02.03.2017. (142) Shih paragrafin 1 të nenit 17 të KDMRK.

52

këtyre masave duhet të jenë afatshkurtra. “Lidhur me këtë, për shkak të

natyrës dhe përmbajtjes së disave nga masat e parapara të diversitetit, duhet të

theksohet se për to është dashur që me ligj të përcaktohet kohëzgjatja e

ekzekutimit të tyre. Masa të tilla të diversitetit për të cilat me Kodin e

Drejtësisë për të Mitur është dashur që të përcaktohet minimumi dhe

maksimumi i kohëzgjatjes janë: vijimi i rregullt në shkollë, pranimi i

punësimit apo aftësimit në një profesion adekuat me aftësitë dhe shkathtësitë e

tij dhe kryerja e punës pa pagesë në dobi të përgjithshme.”143 E gjithë kjo për

arsye se në punën praktike të prokurorëve dhe gjyqtarëve për të mitur

vazhdimisht ka pasur dilema lidhur me përcaktimin e kohëzgjatjes së tyre. Së

këndejmi, në mënyrë që të evitohen situatat e tilla të pakëndshme konsideroj

se rrugëzgjidhjen duhet kërkuar në konsiderimin e disa cilësive të të miturit,

siç mund të jetë niveli i shkollimit apo aftësimit profesional, dhe konsultimi

me shërbimin sprovues.

3. Qëllimi i masave të diversitetit

Qëllimi themelor i masave të diversitetit është që në të gjitha rastet e mundshme

delinkuenti i mitur të mos i ekspozohet procedurës penale, të mos stigmatizohet dhe të

mos i shqiptohen sanksione penale. Përkundrazi, me masat e diversitetit synohet që ndaj

të miturit me procedura dhe masa jo-penale të ndikohet në personalitetin e tij që të

përmirësohet, të rehabilitohet dhe kështu në të ardhmen të mos kryej sërish vepra penale.

Qëllimi i tillë mbështetet në konceptet e Rregullave të Pekinit.144

Koncepti i Rregullave të Pekinit përkitazi me masat e diversitetit është akceptuar

edhe nga Kodi i Drejtësisë për të Mitur i Kosovës. Kështu, lidhur me qëllimin e këtyre

masave ky Kod në nenin 16 të tij ka përcaktuar se “Qëllimi i masave të diversitetit është

që ta parandalojë, kur është e mundur, fillimin e procedurës ndaj kryerësit të mitur, të

ndihmojë rehabilitimin pozitiv dhe riintergimin e të miturit në bashkësinë e tij, me qëllim

të parandalimit të sjelljes recidiviste”. Siç rezulton, kjo zgjidhje ligjore ju adreson

masave të diversitetit tri qëllime themelore. Këto qëllime janë:

1. Parandalimi i fillimit të procedurës penale. Synimi kryesor që mëtohet të

arrihet përmes kësaj qasje është mbrojtja e të miturit nga përjetimet e

pakëndshme të cilat janë vazhdimisht prezente në vet natyrën e procedurës

penale.145 Lidhur me këtë në paragrafin 1 të nenit 56 të Kodit të Drejtësisë për

të Mitur është paraparë se “Për veprat penale të dënueshme me burgim prej

më pak se 3 vjet ose me gjobë, prokurori mund të vendosë të mos e fillojë

procedurën përgatitore edhe pse ekziston dyshimi i bazuar se i mituri ka kryer

vepër penale, ndërsa prokurori mendon se nuk do të ishte e përshtatshme të

zbatohet procedura kundër të miturit për shkak të natyrës së veprës penale, të

rrethanave në të cilat është kryer ajo, mungesës së dëmit të rëndë ose të

(143) Salihu, I, fq. 34. (144) Po aty, fq. 34. (145) Çollaku, Hashim. Efikasiteti i procedurës penale për të mitur dhe ruajtja e dinjitetit të të miturit,

Centrum, nr. 2, Shkup, 2014, fq. 297. I qasshëm në: http://www.centrum.mk/ëp-content/ uploads/

2015/01/15-H.%C3%87OLLAKU-CENTRUM-2.pdf. Shfletuar më 21.01.2017.

53

pasojave për të dëmtuarin, si edhe të kaluarës së të miturit dhe

karakteristikave të tij personale”.146

2. Rehabilitimi dhe riintegrimi i të miturit në bashkësinë e tij. Synimi që

pretendohet të arrihet përmes kësaj qasje është që i mituri të riedukohet dhe

aftësohet në mënyrë që të respektoj rregullat e sjelljes në shoqëri dhe të filloj

jetën normale në familjen, shkollën e lagjen e tij.147

3. Parandalimi i sjelljes recidiviste. Synimi që mëtohet të arrihet përmes kësaj

qasje është që i mituri të kuptoj efektet e dëmshme që shkaktojnë veprat

penale për vetë atë, familjen e tij dhe shoqërinë në përgjithësi. “Përvoja ka

treguar se të miturit ndaj të cilëve është shqiptuar ndonjëra nga masat e

diversitetit kanë përsëritur shumë më rrallë veprat penale, në krahasim me të

miturit ndaj të cilëve janë shqiptuar dënimet apo masat edukative”.148

4. Procedura për shqiptimin e masave të diversitetit

Është rregull që procedura për shqiptimin e masave të diversitetit të vihet në

lëvizje sipas detyrës zyrtare. Atë e fillon prokurori i shtetit, gjyqtari i vetëm gjykues apo

trupi gjykues, përmes kryetarit të tij. Secili nga këta autoritete mund ta iniciojë një

procedurë të tillë vetëm atëherë kur konstatojnë plotësimin e kushteve ligjore (për veprën

penale të kryer nga i mituri është parashikuar dënimi me gjobë ose dënimi me burgim

deri në 3 vjet, kurse në rastet e kryerjes së veprës penale nga pakujdesia për të cilën është

paraparë dënimi me burgim deri në 5 vjet, përjashtuar atyre që kanë sjellë si pasojë

vdekjen) dhe kur konsiderojnë se masat e tilla ndihmojnë rehabilitimin dhe riintegrimin e

të miturit në rrethin e tij social, ose pengojnë sjelljen recidiviste.

Që të akordojnë masa të diversitetit ndaj të miturit prokurori i shtetit, gjyqtari për

të mitur apo trupi gjykues për të mitur duhet të jenë të bindur se me shqiptimin e tyre

arrihet të realizohet qëllimi substancial i këtyre masave. Së këndejmi, prokurori i shtetit,

gjyqtari për të mitur dhe trupi gjykues për të mitur nuk janë të detyruar që ta shqiptojnë

masa të diversitetit ndaj të miturit në çdo rast kur ata kanë kryer vepra penale për të cilat

parashihet dënimi me gjobë dhe dënimi me burgim deri në 3 vjet, apo dhe në rastet e

kryerjes nga pakujdesia të veprës penale për të cilat është parashikuar dënimi me burgim

deri në 5 vite. Kështu, prokurori i shtetit do të shqiptoj masa të tilla vetëm ndaj atyre

kryerësve të mitur që janë plotësuar kushtet ligjore për të cilët konsideron se, duke marrë

parasysh personalitetin e tyre, do të mund të efektohet në rehabilitimin dhe riintegrimin e

tyre në ambientin social dhe kur beson se kështu do të parandalohet recidivizmi i tyre. Së

këndejmi, në rastet kur i mituri sillet ashtu siç është kërkuar nga prokurori i shtetit, ai nuk

e fillon fare procedurën penale, në të kundërtën e përpilon propozimin e arsyetuar dhe e

procedon çështjen në gjykatën kompetente. Po ashtu, edhe gjyqtari për të mitur apo trupi

gjykues për të mitur masat e diversitetit do t’i shqiptoj vetëm në rastet kur vjen në

përfundim se shqiptimi i tyre është në interesin më të mirë të të miturit dhe të

parandalimit të recidivizmit.

(146) Hajdari, XI, fq. 47. (147) Leinster Tom & Cobbold, Christina. Measuring diversity, fq. 3. I qasshëm në:

http://www.maths.ed.ac.uk/~tl/mdiss.pdf. Shfletuar më 21.01.2017. (148) Shih: Shërbimi Sprovues i Kosovës, Buletini, nr. 8,..., fq. 14-15.

54

Kur prokurori i shtetit, gjyqtari për të mitur apo trupi gjykues për të mitur

orientohen për zgjidhjen e çështjes penale të të miturit përmes akordimit të masës së

diversitetit, atë e shqiptojnë me aktvendim të posaçëm. Në një aktvendim të tillë duhet të

përcaktohet identiteti i të miturit, lloji i masës së diversitetit e cila i është shqiptuar atij,

kohëzgjatjen e saj, detyrimet që i caktohen të miturit, si dhe njoftimi se nëse nuk i

përmbushë ato procedura penale ndaj tij mund të fillohet, apo zhvillohet dhe se do të

mund të përballet me ndonjë masë apo dënim më të ashpër. Prokurori i shtetit, gjyqtari

për të mitur apo trupi gjykues për të mitur kur e zgjidh çështjen penale përmes shqiptimit

të masës së diversitetit, në aktvendimin mbi shqiptimin e një mase të tillë duhet të

përfshijë udhëzimin për mjetin juridik që adreson mundësinë për të propozuar prova të

reja. Marrja e formës së prerë të aktvendimit i hapë shtigjet për ekzekutim të masës së

shqiptuar të diversitetit.149

5. Autoriteti për shqiptimin e masës së diversitetit

Konform nenit 16, 73 dhe 74 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur autoriteti

kompetent për të shqiptuar masën e diversitetit ndaj kryerësve të mitur të veprave penale

në Republikën e Kosovës, siç u theksua më lart, i takon prokurorit të shtetit, gjyqtarit për

të mitur dhe trupit gjykues për të mitur.150 Ky është prokurori, apo gjyqtari, përkatësisht

trupi gjykues në ngarkim të të cilit gjendet lënda në lidhje me të cilën dyshohet apo

akuzohet një i mitur.151

Me rastin e shqiptimit të masës përkatëse të diversitetit prokurori kompetent i

shtetit, gjyqtari për të mitur apo trupi gjykues për të mitur duhet të marrin parasysh

peshën e veprës penale (vepra duhet të jetë e dënueshme me dënim me gjobë ose burgim

deri në 3 vjet, përjashtimisht kur vepra është kryer nga pakujdesia për të cilën është

paraparë dënimi deri në 5 vjet burgim), faktin e pranimit të përgjegjësisë nga i mituri për

kryerje të veprës penale, shprehjen e gatishmërisë nga ana e tij për t’u pajtuar me palën e

dëmtuar, ose dhënien e pëlqimit të të miturit, apo prindit, prindit adoptues ose kujdestarit

në emër të të miturit për të zbatuar masën e shqiptuar të diversitetit.

Gjatë shqyrtimit të çështjes së shqiptimit të masës së diversitetit, siç është

theksuar më lart, prokurori i shtetit mund të marr vendim që të mos e filloj fare

procedurën penale ndaj të miturit,152 kurse gjyqtari për të mitur ose trupi gjykues për të

mitur, pasi çështja penale të jetë proceduar në gjykatë, mund të shqiptojnë masën e

diversitetit kryerësit të mitur të veprës penale, vetëm nëse konstatojnë plotësimin e

kushteve ligjore dhe nëse vijnë në përfundim se me masën përkatëse të diversitetit mund

(149) Krahaso: Hajdari, Azem. Kodi i Procedurës penale, Komentar, Prishtinë, 2016, fq. 1133. (150) Sipas neni 12 të Ligjit nr. 03/L-199 për Gjykatat, gjyqtari për të mitur është autoriteti që i gjykon

çështjet penale për të mitur për të cilat është paraparë si dënim gjoba ose dënimi me burgim deri në 5 vjet,

kurse trupi gjykues përbën autoritetin gjyqësor që gjykon veprat penale për të cilat është paraparë dënimi

me burgim prej 5 vitesh e më shumë. Të dy këto autoritete veprojnë në kuadër të Departamentit për të

Mitur të Gjykatës Themelore. I qasshëm në: https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2700. Shfletuar

më: 05.02.2017. (151) Krahaso: Sahiti, E. & Murati R. & Elshani Xh. Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Kosovës,

Komentar, Prishtinë, 2013, fq. 1165. (152) Kjo vendimmarrje e prokurorit të shtetit është kushtëzuar nga fakti i përmbushjes së detyrimeve që

rrjedhin nga shqiptimi i masës së diversitetit.

55

t’i ndihmohet të miturit në rehabilitimin dhe integrimin e tij në bashkësinë e tij dhe nëse

vlerësojnë se masa e tillë është e përshtatshme për të penguar sjelljet recidiviste të të

miturit..153

Prokurori i shtetit, gjyqtari i vetëm gjykues apo trupi gjykues masën e diversitetit

e shqiptojnë me aktvendim të posaçëm. Aktvendimi i tillë duhet të përmbajë të dhënat që

identifikojnë personalitetin e kryerësit të mitur të veprës penale, llojin e masës së

shqiptuar, kohëzgjatjen e saj dhe të dhënat tjera të cilat i përmban çdo vendim

gjyqësor.154

6. Kushtet për shqiptimin e masave të diversitetit

Kushtet për shqiptimin e masave të diversitetit, në fakt përfaqësojnë kriteret mbi

bazën e të cilave mund të shqiptohen këto masa. Këto kushte janë përcaktuar me nenin 17

të Kodit të Drejtësisë për të Mitur dhe si të tilla ndahen në dy grupe.155

1. Kushtet që ndërlidhen me peshën e veprës penale të kryer, dhe

2. Kushtet të cilat të ndërlidhen me kryerësin e mitur të veprës penale.

Rrjedhimisht, që të mund të shqiptohen masat e diversitetit ndaj të miturit

kërkohet që të plotësohen në mënyrë të njëkohshme të dy grupet e këtyre kushteve.

6.1. Kushtet për shqiptimin e masave të diversitetit të cilat ndërlidhen me peshën e veprës

penale

Kushtet që ndërlidhen me peshën e veprës penale të kryer janë përcaktuar në

paragrafin1 të nenit 17 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur. Konform kësaj dispozite

ligjore, masat e diversitetit mund të shqiptohen ndaj të miturit i cili ka kryer vepër penale

për të cilën është paraparë si dënim kryesor gjoba ose dënimi me burgim deri në 3 vjet,

ose vepër penale të kryer nga pakujdesia për të cilën është paraparë dënimi me burgim

deri në 5 vjet, përjashtuar veprat penale të cilat kanë rezultuar me humbje të jetës së

njerëzve.156 Së këndejmi, ndaj të miturit nuk mund të shqiptohet masa e diversitetit në

rastet kur ai akuzohet për kryerje të veprës penale për të cilën është paraparë dënimi me

burgim në kohëzgjatje me më shumë se tri vjet, në rastet kur atë e ka kryer me dashje,

dhe për vepër penale për të cilën është paraparë dënimi me burgim mbi 5 vjet, në rastet

kur atë e ka kryer me dashje apo nga pakujdesia. Kjo zgjidhje ligjore e bën të qartë faktin

se mundësia e shqiptimit të masave të diversitetit është shumë e gjerë, vështruar këtë në

kontekst të numrit të veprave penale për të cilat ato masa mund të akordohen. Mendoj se

një zgjidhje e tillë është pragmatike dhe e arsyeshme, nga se në këto raste, kryesisht bëhet

fjalë për vepra penale relativisht të lehta dhe të kryera në kuadër të formës së lehtë të

fajësisë (pakujdesisë).

(153) Vendimi i tillë është kushtëzuar nga të konstatuarit e faktit të përmbushjes së kritereve ligjore për

shqiptim të masës së diversitetit dhe nga vlerësimi i interesave të të miturit për rehabilitim dhe riintegrim të

suksesshëm të të miturit në mjedisin shoqëror. (154) Krahaso: Hajdari, VI, ,fq. 149. (155) Hajdari, XI, fq. 48. (156) Po aty, fq. 49.

56

6.2. Kushtet për shqiptimin e masave të diversitetit të cilat ndërlidhen me kryerësin e

mitur të veprës penale

Kushtet për shqiptimin e masave të diversitetit që ndërlidhen me kryerësin e mitur

të veprës penale janë përcaktuar në paragrafin 2 të nenit 17 të Kodit të Drejtësisë për të

Mitur. Sipas kësaj dispozite ligjore kushte të tilla janë:

1. Pranimi i përgjegjësisë për veprën penale të kryer nga i mituri;

2. Shprehja e gatishmërisë nga i mituri që të pajtohet me palën e dëmtuar, dhe

3. Pëlqimi i të miturit ose i prindit, prindit adoptues ose kujdestarit në emër të të

miturit për të zbatuar masën e shqiptuar të diversitetit.

Mënyra si janë rregulluar kushtet për shqiptimin e masës së diversitetit të cilat

ndërlidhen me kryerësin e mitur të veprës penale, lë të nënkuptohet se masat e tilla mund

të shqiptohen vetëm nëse plotësohen në mënyrë kumulative që të tri këto kushte.

Kushti i parë i cili konsiston në faktin që i mituri duhet të pranojë përgjegjësinë

për veprën e kryer, është me rëndësi të posaçme për arritjen e efektit të duhur të masës së

diversitetit. Përkatësisht, një ndër qëllimet kryesore të masës së diversitetit është pikërisht

që të ndikohet që i mituri të vetëdijesohet, të kuptojë se ka kryer një vepër të dënueshme,

amorale e cila është e paraparë edhe me ligj si vepër penale. Nëse këtë nuk e kupton i

mituri, përkatësisht nëse nuk ndërgjegjësohet dhe nuk e pranon se ka kryer vepër penale

dhe nuk pendohet për këtë, atëherë kurrsesi nuk mund të shqiptohet asnjë lloj i masës së

divetrsitetit. Kjo qëndron kështu edhe nga fakti se nëse i mituri nuk ndërgjegjësohet dhe

nuk e pranon fajin, atëherë kjo tregon se ai me masën e dkiversitetit nuk do të

përmirësohet.157

Lidhur me kushtin e dytë, i cili konsiston në gatishmërinë e të miturit që të

pajtohet me palën e dëmtuar, me personin ndaj të cilit e ka kryer veprën penale, duhet

theksuar se pajtimi midis tyre mund të bëhet vetëm me ndihmën e ndërmjetësit.158

Çështja e ndërmjetësimit është rregulluar me ligj të veçantë159 por kjo çështje rregullohet

edhe me dispozita të veçanta të Kodit të Drejtësisë për të Mitur.160 Me Ligjin për

Ndërmjetësimin161 përcaktohen kushtet që duhet t’i plotësoj një person që të angazhohet

për ndërmjetës, autoriteti që e emëron atë, përgjegjësitë e tij, procedura e emërimit etj.162

Pajtimi me palën e dëmtuar ka rëndësi të madhe në ndërgjegjësimin e kryerësit të mitur të

veprës penale, eliminimin e ndjenjës së vetëgjyqësisë, si dhe në relaksimin e raporteve

midis të miturit dhe palës së dëmtuar, që në një numër të konsiderueshëm të rasteve ka

rëndësi kruciale për rehabilitimin dhe riintegrimin e tij.

(157) Salihu, I, fq. 36. (158) Po aty, fq. 36. (159) Kjo qasje e Kosovës është bazuar në përvojat që kanë krijuar disa nga shtetet e Evropës, siç është rasti

me Austrinë, Zvicrën etj. Me ligjet e këtyre vendeve është përcaktuar organi i cili e emëron

ndërmjetësuesin, procedura e ndërmjetësimit, kompensimi i ndërmjetësuesit etj. Në Austri ndërmjetësuesin

e emëron gjykata, ndërsa shpenzimet e ndërmjetësve në çështjet penale mbulohen nga buxheti i shtetit,

ndërkaq, në çështjet civile shpenzimet i paguajnë palët në kontest. (160) Shih nenet 14 dhe 15 të KDM. (161) Shih Ligjin nr.03/L-057 për Ndërmjetësimin. I qasshëm në: gzk.rks-gov.net/ActDetail.

aspx?ActID=2592. Shfletuar më 21.01.2017. (162) Sipas legjislacionit në fuqi të Republikës së Kosovës ndërmjetësimin, në varësi të fazës në të cilën

ndodhet zhvillimi i procedurës penale, mund ta autorizojë prokurori i shtetit, gjyqtari për të mitur apo trupi

gjykues për të mitur. Ndërkaq, ndërmjetësimin e bën ndërmjetësuesi i pavarur, i cili emërohet nga lista e

ndërmjetësuesve të përzgjedhur nga Ministria e Drejtësisë.

57

Kushti i tretë i cili duhet të përmbushet për të mundur të shqiptohet masa e

diversitetit, është që paraprakisht të merret pëlqimi i të miturit, prindit, prindit adoptues

ose kujdestarit në emër të të miturit se do të zbatohet masa e caktuar e diversitetit.163 Ky

kusht është i domosdoshëm posaçërisht nga fakti se një numër i konsiderueshëm i masave

të diversitetit në vete përbëjnë përmbushjen e detyrimeve të caktuara. Andaj, nëse nuk

ekziston gatishmëria për implementimin e masës së caktuar të diversitetit, atëherë është

iluzore që të shqiptohet kjo masë ngase nuk mund të ekzekutohet me përdorimin e

mekanizmave të dhunës, siç është rasti kur shqiptohen dënimet.164

Konform paragrafit 3 të nenit 83 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur, Shërbimi

Sprovues i Kosovës është institucioni që është ngarkuar me përgjegjësitë e përcjelljes së

zbatimit të masave të diversitetit. Sipas kësaj dispozite ligjore nëse i mituri nuk e

përmbushë detyrimin e urdhëruar si masë diversiteti, shërbimi sprovues duhet të

verifikojë faktet dhe arsyet e mos përmbushjes së detyrimit dhe për këtë e informon

organin që e ka shqiptuar masën e diversitetit dhe prokurorin kompetent. Siç rezulton, ky

informim duhet t’i bëhet prokurorit të shtetit, gjyqtarit për të mitur apo trupit gjykues për

të mitur, në varësi të faktit se cili nga këta subjekte e ka shqiptuar masën në fjalë.

Informimi i bëhet prokurorit të shtetit në mënyrë që ai, pas shqyrtimit të detajuar të

rrethanave të rastit, të mund të vendosë për fillimin e procedurës penale dhe ta përcjell

çështjen në gjykatën kompetente. Ndërkaq, informimi do t’i bëhet gjyqtarit për të mitur

apo trupit gjykues për të mitur në mënyrë që ata, pas shqyrtimit të rrethanave të rastit, të

orientohen në shqiptimin e ndonjë mase edukative apo sanksioni tjetër penal ndaj të

miturit.

7. Rëndësia e shqiptimit të masave të diversitetit

Rëndësia e shqiptimit të masave të diversitetit është e shumëfishtë. Rrjedhimisht,

shqiptimi i këtyre masave manifeston shtrirje interesi si në të drejtën e procedurës

penale,165 po ashtu edhe në të drejtën penale materiale,166 atë të ekzekutimit dhe në

politikën kriminale.167 Në të vërtetë, rëndësia e shqiptimit të masave të diversitetit ka të

bëj me faktin se përmes tyre:

1. Efektohet në zvogëlimin e numrit të lëndëve penale për të miturit të procedura

në prokurori dhe gjykata. Procedurat e zgjidhjes së çështjeve penale për të

mitur përmes masave të diversitetit janë më të thjeshta se në rastet kur ato u

nënshtrohen trajtimit të rregullt në procedurë penale, përkatësisht përmes

(163) Për këtë, më gjerësisht, shih: Doracak trajnimi për avokatët në fushën e drejtësisë për fëmijët, Prishtinë,

2012, fq. 132. I qasshëm në: http://www.oak-

ks.org/repository/docs/doracak_trajnimi_p%C3%ABr_avokat%C3%ABt_n%C3%AB__fush%C3%ABn_e

_drejt%C3%ABsis%C3%AB_p%C3%ABr_f%C3%ABmij%C3%AB_945304.pdf. Shfletuar më

21.01.2017. (164) Salihu, I,. 36. (165) Kodi i Procedurës Penale, përveç urdhrit ndëshkimor ka paraparë edhe tri mundësi të tjera të zgjidhjes

së çështjes penale jashtë shqyrtimit gjyqësor. Ato janë: pezullimi i përkohshëm i procedurës, ndërmjetësimi

dhe vendimmarrja gjatë shqyrtimit të parë të aktakuzës. (166) Për këtë, më gjerësisht, shih: Latifi V. & Elezi I. & Hysi V. Politika e luftimit të kriminalitetit,

Prishtinë, 2012, fq. 257-259. (167) Për këtë, më gjerësisht, shih: Milutinoviq, Milan. Politika kriminale, Prishtinë, 1984, fq. 321-323.

58

procedimit të tyre në shqyrtim gjyqësor. Në këto raste shkurtohen afatet

kohore të zgjidhjes së tyre. Kjo qasje në kushtet kur në gjykatat e Kosovës

presin për zgjidhje 440.832 lëndë, nga të cilat një numër i konsiderueshëm i

tyre janë me natyrë penale në ngarkim të të miturve, ka një rëndësi të madhe

kriminalo-politike.168

2. Shkurtohen shpenzimet e parasë publike të cilat në kushtet e zhvillimit të

procedurave penale të rregullta (standarde) për të mitur do të destinoheshin

për dëshmitarë, ekspertë, shpenzime paushalle etj., gjë që vlerësohet e një

rëndësie të veçantë për faktin se Kosova vazhdon të ketë një buxhet shtetëror

tejet të limituar.169

3. Mbrohet shoqëria nga kryerja e serishme e veprave penale, bazuar në faktin se

personat e mitur të akuzuar për kryerje të veprave penale në lidhje me të cilët

janë shqiptuar masat e diversitetit në praktikë shumë më rrallë vendosin të

kryejnë sërish vepra penale, në krahasim me të miturit ndaj të cilëve janë

zbatuar procedurat penale standarde, pavarësisht sanksionit penal të shqiptuar

nga gjykatat.170

4. Mundësohet pezullimi i procedurës penale, kur plotësohen kushtet e parapara

me ligj dhe të miturit mbrohen nga përjetimet e pakëndshme që janë të

pashmangshme në procedurën penale. 171

5. Efektohet në shkurtimin e kohës së arritjes së efektit të risocializimit të të

miturve. Kjo për faktin se procedura për shqiptimin e masave të diversitetit

është shumë më e shkurtër se në rastet kur hapen procedurat penale standarde.

6. Kryerësit e mitur të veprave penale motivohen që të edukohen me ndjenjën e

pranimit të përgjegjësisë penale, të penduarit për veprën e kryer, kërkim faljes

etj.172 Kjo diktohet nga fakti se masat e diversitetit mund të shqiptohen vetëm

nëse i mituri pranon përgjegjësinë penale, pendohet për krimin e kryer dhe

shprehë gatishmëri për t’u pajtuar me palën e dëmtuar. Një qasje e tillë

vepruese mund të tregohet shumë efikase në eliminimin e ndjenjës së

hakmarrjes, e cila në lidhje me disa vepra penale, siç është rasti me veprat

penale kundër jetës dhe trupit, atyre kundër integritetit seksual etj., vazhdon të

jetë prezente te një kategori e konsiderueshme e viktimave të këtyre krimeve.

7. Viktimat e krimit motivohen që në koordinim me organet e procedurës penale

të ngritin nivelin e komunikimit me kryerësit e mitur të veprave penale në

synimin e tyre për të realizuar më lehtë kompensimin e dëmit të shkaktuar nga

vepra penale. Në rastin e shqiptimit të masave të diversitetit vjen deri te

(168)Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Raporti statistikor i gjykatave, Vjetori 2015, Prishtinë, 2016. I qasshëm

në: http://www.gjyqesori-rks.org/sq/kjc/report/list/1. Shfletuar më 22.01.2017. (169) Ky buxhet në vitet e fundit, edhe pse ka shënuar rritje, nuk tejkalon më shumë se një 1.5 miliard Euro

për vit. (170) Hajdari, IX, fq. 591. (171) Shërbimi Sprovues i Kosovës, Buletini, nr. 8,.., fq. 15. (172) Në bazë të analizave dhe rezultateve të publikuara nga Shërbimi Sprovues i Kosovës rezulton se të

gjithë të miturit dhe prindërit e tyre kanë bërë kërkim-faljen, kanë kompensuar dëmin palës së dëmtuar,

kanë pranuar sugjerimet dhe këshillat në rregullat e trafikut publik, vijimin e rregullt në shkollë, pranimin

në aftësimin profesional etj.

59

realizimi i kërkesave pasurore juridike të viktimave të krimit më shpejt, më

lehtë dhe në mënyrën që kënaq më shumë palët procedurale penale.173

8. Llojet e masave të diversitetit

Llojet e masave të diversitetit paraqesin kontingjentin e masave të cilat prokurori i

shtetit, gjyqtari për të mitur apo trupi gjykues për të mitur mund t’ia shqiptojnë kryerësit

të mitur të veprës penale. Se cili lloj i masës së diversitetit do t’i shqiptohet të miturit

varet nga vlerësimi që e bënë autoriteti që i shqipton ato përkitazi me arritjen e qëllimit të

masave të tilla. Vështruar në këtë aspekt vlerësoj se peshë duhet të ketë edhe lloji i veprës

penale të kryer dhe rrethanat e kryerjes së saj, përfshirë rrethanat që lidhen me kryerësin e

mitur (forma e fajit, motivi, qëllimi etj.). Sipas nenit 18 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur

ndaj kryerësit të mitur të veprës penale për të cilën është paraparë dënimi me gjobë ose

dënimi me burgim deri në 3 vjet, apo deri në 5 vjet për rastet e veprave penale të kryera

nga pakujdesia, përjashtuar veprat penale me pasojë vdekjen dhe që janë plotësuar

kriteret e përcaktuara në paragrafin 2 të nenit 17 të këtij Kodi mund të shqiptohen këto

lloje të masave të diversitetit:

1. Pajtimi në mes të kryerësit të mitur dhe palës së dëmtuar, duke përfshirë edhe

kërkim faljen nga i mituri ndaj palës së dëmtuar;

2. Pajtimi ndërmjet të miturit dhe familjes së tij;

3. Kompensimi i dëmit palës së dëmtuar në bazë të marrëveshjes së ndërsjellë

ndërmjet të dëmtuarit, të miturit dhe përfaqësuesit të tij ligjor, në përputhje me

situatën financiare të të miturit;

4. Vijimi i rregullt në shkollë;

5. Pranimi i punësimit apo aftësimi në një profesion adekuat me aftësitë dhe

shkathtësitë e tij;

6. Kryerja e punës pa pagesë në dobi të përgjithshme në pajtim me aftësitë e

kryerësit të mitur për kryerjen e punës së tillë. Kjo masë mund të shqiptohet

me pëlqimin e të miturit në kohëzgjatje prej 10 deri në 60 orë;

7. Edukimi në rregullat e trafikut, dhe

8. Këshillimi psikologjik.

Prokurori i shtetit, gjyqtari për të mitur apo trupi gjykues për të mitur, kryerësit të

mitur të veprës penale mund t’ia shqiptoj një apo më shumë masa të diversitetit. Ata do të

shqiptojnë më shumë masa të diversitetit gjithnjë kur konsiderojnë se kjo është në

interesin më të mirë të të miturit. Kështu, p.sh., krahas masës së vijimit të rregullt në

shkollë, të miturit mund t’i shqiptohet edhe masa e edukimit me rregullat e trafikut.

Mirëpo, që të mund të shqiptohen bashkërisht këto dy masa të diversitetit duhet të vihet

në përfundim se i mituri që, në rastin konkret, e ka cilësinë e kryerësit të veprës penale,

ka probleme me vijueshmërinë e shkollës si dhe të jetë fjala për kryerjen e veprës penale

nga kapitulli i veprave penale kundër sigurisë në komunikacionin publik. Megjithatë, në

çdo situatë organi kompetent, me rastin e shqiptimit të masës përkatëse duhet të ketë në

konsideratë arritjen e qëllimit të masës së tillë.174

(173) Krahaso: Hajdari, Azem. Conditional release of convicted persons in Kosovo, International Journal of

Research in Humanities and Social Studies, Vol. 3, Issue 7, Hyderabad, 2016, fq. 34. (174) Hajdari, XI, fq. 52.

60

8.1. Pajtimi në mes të kryerësit të mitur dhe palës së dëmtuar, duke përfshirë edhe

kërkimfaljen nga i mituri ndaj palës së dëmtuar

Këtë masë të diversitetit prokurori i shtetit, gjyqtari për të mitur apo trupi gjykues

për të mitur do ta shqiptoj atëherë kur, pas analizimit dhe vlerësimit të rastit, konstaton

ekzistim të raporteve acaruese (konfliktuoze) midis palës së dëmtuar dhe kryerësit të

mitur të veprës penale, apo dhe familjes së tij, që kanë rrjedhur me të kryer të veprës

penale. “Synimi i kësaj mase është arritja e pajtimit midis kryerësit të mitur të veprës

penale dhe palës së dëmtuar, me tendencën që të sanohen për të evituar hasmëritë

eventuale të cilat do të mund të rezultonin në një hakmarrje të mundshme, të kryerjes së

ndonjë vepre penale në këtë rast nga i dëmtuari ndaj të miturit. Për arritjen e këtij synimi

prokurori i shtetit, gjyqtari për të mitur apo trupi gjykues për të mitur do të angazhoj një

ndërmjetës të pavarur, i cili bazuar në përvojën e tij do t’u ndihmonte atyre që të

mundësojnë zgjidhjen e çështjes penale në rrugë jashtëgjyqësore”.175 Në përputhje më

zgjidhjen e përcaktuar nga ligjdhënësi kosovar (e manifestuar edhe në vetë emërtimin e

masës) prokurori i shtetit, gjyqtari për të mitur apo trupi gjykues për të mitur, me rastin e

shqiptimit të kësaj mase mbesin të obliguar që t’i imponojnë të miturit kërkim faljen ndaj

të dëmtuarit.176 “Kërkim falja nënkupton pendimin për veprën penale të kryer,

vetëdijesimin, ngritjen e nivelit të përgjegjësisë, gatishmërinë për të ndërtuar paqe etj.

Ndërkaq, të pranosh kërkim faljen do të thotë gatishmëri për të mos bërë gabimin e

kryerësit. Së këndejmi, kërkim falja është gatishmëri për ndërtim paqeje me moshatarët e

tij. Në këto raste, kërkohet që këtë gatishmëri ta kenë edhe prindërit e kryerësit të mitur

dhe palës së dëmtuar dhe kështu t’i motivojnë fëmijët e tyre për të harruar të kaluarën dhe

shmangur përsëritjen e veprave penale. Të kërkosh falje në kohën kur më së shumti u

mungon njerëzve është me vlerë të madhe”.177

8.2. Pajtimi ndërmjet të miturit dhe familjes së tij

Këtë masë të diversitetit prokurori i shtetit, gjyqtari për të mitur apo trupi gjykues

për të mitur mund ta shqiptojë atëherë kur konstaton se fakti i kryerjes së veprës penale

ka rezultuar në përkeqësim evident të marrëdhënieve midis të miturit dhe familjes së tij.

Shkalla më e lartë e këtij përkeqësimi është ajo që ka rezultuar me ndërprerje totale të

komunikimit midis këtyre dy akterëve. Kjo gjendje mund të shoqërohet edhe me

dukurinë e ikjes nga shtëpia, braktisjes së shkollimit etj., rrethana këto që lënë pasoja të

paparashikueshme për të ardhmen e të miturit të tillë. Duke i pasur parasysh këto pasoja,

dhe me qëllimin që kryerësit e mitur të veprave penale të rehabilitohen dhe riintegrohen

në shoqëri, ligjdhënësi kosovar e ka paraparë mundësinë e shqiptimit të një mase të tillë.

Përmes masës së pajtimit ndërmjet të miturit dhe familjes së tij synohet që të rivendosen

marrëdhëniet midis tyre, të vendoset dialogu dhe kështu të rihapen shtigjet e drejta, të

(175) Hajdari, Albulena dhe Krasniqi, Milot. Ndërmjetësimi si qasje e re e zgjidhjes alternative të çështjeve

penale, Avokatura, nr. 13, Prishtinë, 2012, fq. 129-130. (176) Shih: Aktvendimin PM. nr. 116/2014 të Gjykatës Themelore në Prizren. Përmes këtij aktvendimi, kjo

gjykatë të miturit B.H. nga Prizreni ia ka shqiptuar masën e diversitetit Pajtim në mes të kryerësit të mitur

dhe palës së dëmtuar, duke përfshirë edhe kërkimfaljen nga i mituri ndaj palës së dëmtuar , me ç’rast të

dëmtuarin G. M. për realizimin e kërkesës pasurore-juridike e ka udhëzuar në kontest civil. (177) Shërbimi Sprovues i Kosovës, Buletini, nr. 8,…, fq. 14.

61

cilat do të garantonin perspektivën më të mirë për të miturit problematikë. Kjo për faktin

se mjedisin familjar për të miturin nuk mund ta zëvendësoj asnjë mjedis tjetër pavarësisht

rëndësisë që mund të ketë ai në shoqëri. Kjo vlerësohet imediate, edhe për faktin se pa një

pajtueshmëri funksionale midis këtyre dy akterëve asnjëri nga ta nuk mund të ushtrojnë

rolin që kanë në realizimin e kësaj përgjegjësie (detyre).

8.3. Kompensimi i dëmit palës së dëmtuar në bazë të marrëveshjes së ndërsjellë ndërmjet

të dëmtuarit, të miturit dhe përfaqësuesit të tij ligjor, në përputhje me situatën financiare

të të miturit

Përmes kësaj mase prokurori i shtetit, gjyqtari për të mitur apo trupi gjykues për

të mitur përcakton detyrimin ndaj të miturit që t’ia kompensoj dëmin e shkaktuar me

vepër penale personit të dëmtuar. Lartësia e dëmit që detyrohet ta kompensoj i mituri

caktohet në marrëveshje të ndërsjellë ndërmjet të dëmtuarit, të miturit dhe prindit apo

kujdestarit të tij.178 Në këtë rast duhet të merret në konsideratë gjendja financiare e të

miturit. Kjo do të thotë se këtë masë të diversitetit autoriteti kompetent mund t’ia shqiptoj

vetëm të miturit i cili ka pasuri të vetën, por duke u kujdesuar që lartësia e kompensimit

të mos e rrezikoj gjendjen e tij financiare. Në fakt, përmes kësaj mase synohet të ndikohet

edhe në eliminimin e fenomenit të vetëgjyqësisë, i cili në lidhje me disa vepra penale

akoma paraqet rrezik permanent të shfaqjes.

8.4. Vijimi i rregullt në shkollë

Këtë masë të diversitetit prokurori i shtetit, gjyqtari për të mitur apo trupi gjykues

për të mitur do t’ia shqiptoj kryerësit të mitur të veprës penale i cili ka probleme me

vijimin e rregullt të shkollimit. Në fakt këtu duhet të jetë fjala për të mitur i cili e ka

braktisur shkollimin ose i cili largohet në mënyrë të vazhdueshme nga orët mësimore, dhe

ekziston bindja se kryerja e veprës penale është edhe rezultat i mos-vijimit të rregullt,

përkatësisht braktisjes së shkollimit. “Si rregull, kjo masë e diversitetit do të shqiptohet

atëherë kur besohet se vijimi i rregullt i shkollës do të kontribuonte që i mituri i tillë

sërish të mos kryej vepër penale”.179

8.5. Pranimi i punësimit apo aftësimi në një profesion adekuat me aftësitë dhe

shkathtësitë e tij

Këtë masë të diversitetit prokurori i shtetit, gjyqtari për të mitur apo trupi gjykues

për të mitur do t’ia shqiptoj kryerësit të mitur të veprës penale atëherë kur konstaton se

punësimi apo aftësimi i tij në një profesion të caktuar që i përgjigjet shkathtësive të tij, do

të kontribuoj që i mituri në të ardhmen të mos kryej sërish vepër penale.

(178) Hajdari, XI, fq. 68-69. (179) Salihu, I, fq. 49.

62

8.6. Kryerja e punës pa pagesë në dobi të përgjithshme në pajtim me aftësitë e kryerësit të

mitur për kryerjen e punës së tillë

Këtë masë të diversitetit prokurori i shtetit, gjyqtari për të mitur apo trupi gjykues

për të mitur do t’ia shqiptoj kryerësit të mitur të veprës penale atëherë kur vjen në

përfundimin se kryerja e punës në dobi të përgjithshme do të efektojë në drejtimin që ai

në të ardhmen të mos kryej vepër penale tjetër. Për shqiptimin e kësaj mase kërkohet

dhënia e pëlqimit nga ana e të miturit, ngase në të kundërtën nuk është e pritshme që ajo

të zbatohet dhe të arrihen efektet e synuara. Në këto raste, në varësi të rrethanave të rastit,

kryesisht të atyre me natyrë subjektive, i mituri mund të detyrohet për të kryer punë në

dobi të përgjithshme në një kohëzgjatje prej 10 deri në 60 orë.

8.7. Edukimi në rregullat e trafikut

Këtë masë të diversitetit prokurori i shtetit, gjyqtari për të mitur apo trupi gjykues

për të mitur, si rregull, do t’ia shqiptoj të miturit i cili ka kryer vepër penale kundër

sigurisë në trafikun publik, deri te e cila ka ardhur për shkak të mosnjohjes së rregullave

të trafikut publik. Natyrisht, që të shqiptohet një masë e tillë është e nevojshme që

subjekti që e shqipton atë të krijoj bindje se me edukimin e të miturit me rregullat e

trafikut do të ndikohet që ai në të ardhmen të mos përsëris kryerjen e tyre.

8.8. Këshillimi psikologjik

Këtë masë të diversitetit prokurori i shtetit, gjyqtari për të mitur apo trupi gjykues

për të mitur do t’ia shqiptoj kryerësit të mitur të veprës penale te i cili është konstatuar

ekzistenca e problemeve të caktuara që ndërlidhen me adaptimin e tij në mjedisin social

(familje, shkollë, ka strese, probleme në të folur etj.180 Me këshillime të tilla, të karakterit

të posaçëm, synohet t’i ndihmohet të miturit në tejkalimin e problemeve ekzistuese, dhe

në këtë mënyrë të efektohet në edukimin, riedukimin dhe zhvillimin e drejtë të tij.

9. Të dhënat mbi shqiptimin e masave të diversitetit në Kosovë gjatë periudhës 2008 -

2016

Që nga rezultatet modeste të këtij punimi të disertacionit të doktoratës të nxirren

përfundime të qëndrueshme, dhe të adresohen rekomandime konkrete dhe të përdorshme

për institucionet përkatëse shtetërore (prokuroritë dhe gjykatat) dhe shoqërinë në tërësi

është parë e nevojshme që të hulumtohet e studiohet puna e prokurorive dhe gjykatave në

lidhje me shqiptimin e masave të diversitetit për periudhën kohore që përfshinë dhjetë

vitet e fundit (2007-2016). Kjo konsideroj të jetë periudhë e mjaftueshme që do t’i

shërbej këtij qëllimi Prezantimi i punës së prokurorisë së shtetit dhe gjykatave në lidhje

me shqiptimin e masave të diversitetit nuk ka qenë çështje aspak e lehtë. Kjo për faktin

se lidhur me punën e tyre, sa i përket shqiptimit të këtyre masave gjatë periudhës

(180) Po aty, fq. 50.

63

hulumtuese nuk ekzistojnë të dhëna të mirëfillta të publikuara. Këtu mendohet në të

dhëna që do të pasqyronin, jo vetëm numrin e shqiptuar të tyre në pikëpamje të

tërësishme, por sidomos llojin e masës së shqiptuar. Të dhënat e tilla në mënyrë të

detajuar nuk janë pasqyruar e publikuar as në kuadër të raporteve të cilat lidhur me punën

e prokurorive dhe gjykatave i publikon Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Këshilli

Gjyqësor i Kosovës. Në mbështetje të këtij fakti, në tabelën vijuese do të prezantohen të

dhënat e përgjithësuara lidhur me dinamikën e numrit të rasteve për të cilat janë shqiptuar

masat e diversitetit të publikuara nga Ministria e Drejtësisë, Këshilli Prokurorial i

Kosovës dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës për periudhën kohore 2007-2016.181

Tabela nr. 1 - Të dhënat mbi dinamikën e shqiptimit të masave të diversitetit nga

prokuroritë dhe gjykatat e Kosovës gjatë periudhës 2007-2016

Nr. rendor Viti Numri

1. 2007 131

2. 2008 168

3. 2009 234

4. 2010 243

5. 2011 458

6. 2012 317

7. 2013 399

8. 2014 421

9. 2015 433

10. 2016 447

Gjithsej 3251182

Ndërkaq në tabelën vijuese do të prezantohet numri i masave të divesitetit të

shqiptuara ndaj të miturve në nivel të prokurorive themelore dhe gjykatave themelore të

Republikës së Kosovës gjatë periudhës 2007-2016.

Tabela nr. 2 - Të dhënat mbi shqiptimin e masave të diversitetit nga prokuroritë

themelore dhe gjykatat themelore të Kosovës gjatë periudhës 2007-2016

Nr. rendor Subjekti që e ka shqiptuar masën e diversitetit Numri

1. Prokuroritë themelore 2067

2. Gjykatat themelore 1184

Gjithsej 3251

(181) Shih: Regjistrat penale të gjykatave themelore të Kosovës për periudhën 2007-2016. (182) Për këtë shih: Ministria e Drejtësisë, Buletini, nr. 6, Prishtinë, 2007, fq. 16, Agjencia e Statistikave të

Kosovës, Statistikat e Jurisprudencës për persona të mitur për vitet 2008-2016 në: http://ask.rks-

gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/sociale/jurisprudenca; Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Raportet

statistikore të gjykatave, vjetorët 2008-2016 në: http://www.gjyqesori-rks.org/sq/kjc/page/index/2 dhe

Këshilli Prokurorial i Kosovës, Raportet mbi gjeografinë kriminale për vitet 2014-2016 në:

http://www.kpk-rks.org/raporte/82/raportet-vjetore/82.

64

Sipas këtyre të dhënave, gjatë periudhës 2007-2016 prokuroritë dhe gjykatat

themelore të Kosovës ndaj kryerësve të mitur të veprave penale kanë shqiptuar 3251

masa të diversitetit. Burimet e përdorura provojnë se prokuroritë themelore gjatë

periudhës hulumtuese kanë shqiptuar numër më të madh të masave të diversitetit se sa

gjykatat. Sipas burimeve të tilla prokuroritë themelore kanë shqiptuar masa të diversitetit

ndaj të miturve në 2067 raste, kurse gjykatat themelore në 1184 raste.183 Kjo gjendje ka

qenë e pritshme duke pasur parasysh qëllimin sublim të këtyre masave, mos-fillimin e

procedurës penale ndaj të miturit. Numri i masave të diversitetit rezulton të jetë për 5614

raste më i vogël se numri i masave edukative dhe dënimeve që gjatë periudhës

hulumtuese ua kanë shqiptuar të miturve gjykatat themelore të Republikës së Kosovës.

Ana e mirë e këtyre të dhënave është se përjashtuar vitet 2012 dhe 2013 gjatë të gjitha

viteve tjera vërehet një trend i rritjes së numrit të masave të diversitetit të shqiptuara ndaj

të miturve, e cila mbase është pasojë e shtimit të numrit të veprave penale të kryera nga të

miturit, gjë që vërehet edhe në raport me sanksionet tjera penale të shqiptuara kësaj

kategorie të kryerësve të veprave penale. Duke pasur parasysh qëllimin e sanksioneve

penale ndaj të miturve, konsideroj se gjendja lidhur me shqiptimin e sanksioneve penale

ndaj të miturve do duhej të kishte një rrjedhë paksa më ndryshe, e atillë që do të shprehej

me një dominim të masave të diversitetit ndaj masave edukative dhe dënimeve. Për këtë,

me gjasë ka ndikuar fakti i mungesës së eksperiencës, por edhe mungesa e nivelit të

duhur të profesionalizmit të prokurorëve e gjyqtarëve. Së këndejmi, konsideroj se në të

ardhmen prokuroritë e gjykatat themelore të Kosovës do duhet që ndaj kryerësve të mitur

të veprave penale të shqiptojnë më shpesh masa të diversitetit, kurse më rrallë sanksione

të tjera. Natyrisht, që kjo të ndodhë kërkohet që të punohet më tepër në ngritjen e

performacës profesionale të prokurorëve e gjyqtarëve, sepse kështu më lehtë realizohen

qëllimet e sanksioneve penale ndaj të miturve.

Të dhënat e përdorura, siç u theksua më lart, nuk pasqyrojnë llojin e masave të

diversitetit të cilat ndaj të miturve gjatë periudhës hulumtuese i kanë shqiptuar

prokuroritë themelore dhe gjykatat themelore të Republikës së Kosovës. Bazuar në këtë

fakt, pasqyrimin e këtyre të dhënave e kam bërë mbi bazën e 200 vendimeve

(aktvendimeve e aktgjykimeve) të shqiptuara të cilat i kam studiuar. Rrjedhimisht, nga ky

numër i rasteve rezulton se në 34 prej tyre prokuroritë dhe gjykatat themelore kanë

shqiptuar masa të diversitetit. Në kuadër të këtyre rasteve dominon masa e diversitetit e

pajtimit në mes kryerësit të mitur të veprës penale dhe palës së dëmtuar dhe kërkim faljes

së të miturit ndaj të dëmtuarit, e cila përfaqësohet me 16 raste, pastaj vjen masa e vijimit

të rregullt në shkollë e cila përfaqësohet me 9 raste, masa e kompensimit të dëmit me 4

raste, masa e kryerjes së punës pa pagesë me 4 raste dhe masa e pajtimit ndërmjet të

miturit dhe familjes së tij me një rast. Kjo mënyrë e vendimmarrjes ka rezultuar të jetë

adekuate pasi në mesin e të miturve të studiuar vetën ndaj njërit prej tyre është revokuar

masa e shqiptuar e diversitetit.

(183) Po aty.

65

KREU II

MASAT EDUKATIVE

Në epiqendër të të gjitha llojeve të masave dhe dënimeve që mund të shqiptohen

ndaj kryerësve të mitur të veprave penale në Kodin e Drejtësisë për të Mitur të

Republikës së Kosovës, janë pikërisht masat edukative. Kjo arsyetohet nga fakti se me

këto masa mundësohet që të ushtrohet më mirë rehabilitimi, mbrojtja, ndihma dhe

edukimi ndaj të miturve, madje në të shumtën e rasteve pa i izoluar nga mjedisi i tyre

social (familja, lagja, shkolla etj.)184 Koncepti dhe qëllimi i këtillë është përcaktuar

shprehimisht në nenin 19 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur, në të cilin thuhet: “Qëllimi i

masës edukative është që të kontribuojë në rehabilitimin dhe zhvillimin adekuat të

kryerësit të mitur, duke ofruar mbrojtje, ndihmë dhe mbikëqyrje, duke siguruar edukim

dhe aftësim profesional, duke zhvilluar përgjegjësinë e tij personale dhe kështu duke

ndaluar sjelljen recidiviste”. Duke pasur parasysh këtë rol, në vazhdim të këtij hulumtimi

të disertacionit të doktoratës do të bëhet fjalë për kuptimin e këtyre masave, elementet

dhe karakteristikat e tyre, qëllimin dhe llojet e tyre dhe të dhënat ekzistuese lidhur me

këto masa.

1. Kuptimi i masave edukative

Masat edukative janë lloj i veçantë i sanksioneve penale të cilat mund t’u

shqiptohen kryerësve të mitur të veprave penale. Ato kanë përparësi në shqiptim në

krahasim me çdo sanksion tjetër penal,185 dhe ato përjashtojnë aplikimin e dënimit me

burgim për të mitur.186 Këto masa përbëjnë llojin kryesor të sanksioneve penale ndaj të

miturve që u shqiptohen kësaj kategorie të kryerësve të veprave penale, dhe si të tilla

gjenden në krye të agjendës së Kodit të Drejtësisë për të Mitur të Republikës së Kosovës.

Kjo qasje arsyetohet me faktin se me ndihmën e këtyre masave ushtrohet ndikim

substancial në rehabilitimin, mbrojtjen, ndihmën dhe edukimin e të miturve delikuent.187

Masat edukative janë sanksione penale të lehta. Ato paraqesin masat e vetme,

krahas masave te diversitetit, që mund t’u shqiptohen të miturve të rinj (14-16 vjeç), dhe

sanksione kryesore që preferohet tu shqiptohen të miturve madhor (16-18 vjeç). Si të

tilla, kryesisht janë të përshtatshme për ata kryerës të mitur të veprave penale tek të cilët

nuk është manifestuar ndonjë shkallë e lartë e devijimit social.

Rrjedhimisht, për shkak të karakteristikave që kanë, masat edukative si sanksione

penale ndaj të miturve dominojnë jo vetëm në agjendat legjislative, por edhe në punën

praktike të gjykatave në Kosovë dhe vendet tjera bashkëkohore. Ky koncept i dominimit

ka bazën në përmbajtjen e tyre të përcaktuar me ligj, dhe në rëndësinë që ato kanë në

planin e luftimit të kriminalitetit të të miturve, por sidomos në realizimin efikas të

(184) Salihu, I, fq. 39. (185) Millutinović, Nataša. Maloletnička krivično zakonodavstvo Srbije i Crne Gore i Evropska Konvencija

o Zaštiti Ljudskih Prava i Osnovnih Sloboda i Drugi Pravni Standardi, Zlatibor, 2004, fq. 264. (186) Obretković, Milan. Pravni status maloletnih prestupnika izmedju pravdeiI socialne zaštite, Beograd,

1993, fq. 77. (187) Hajdari, XI, fq. 53.

66

procesit të risocializimit dhe riintegrimit të të miturve që kanë kryer vepra penale në

shoqëri.

2. Elementet e masave edukative

Nga përkufizimi që u është bërë masave edukative rezulton se ato përbëhen nga

këto elemente:

1. Vlerësimi negativ nga opinioni i gjerë. Sipas brendisë së tyre masat edukative,

si dhe sanksionet tjera penale, paraqesin vlerësim negativ ndaj veprës penale

dhe personit që e ka kryer atë;188

2. Qëllimi i masave. Masat edukative kanë si qëllim edukimin, përkatësisht

riedukimin e të miturit dhe parandalimin e kryerjes së veprave penale të tjera;

3. Kriteret e shqiptimit. Masat edukative mund të shqiptohen vetëm ndaj të

miturve që kanë kryer vepër penale dhe që kanë arritur moshën për përgjegjësi

penale. Këto masa mund t’u shqiptohen të miturve nga mosha 14-18 vjeçare;

4. Për disa prej këtyre masave ligjdhënësi nuk ka caktuar afat, siç është rasti me

qortimin gjyqësor, për të tjerat, afati i kohëzgjatjes së tyre sillet nga 1 muaj

(dërgimi në qendrën disiplinore), 2 vjet masat e mbikëqyrjes së shtuar, e deri

në 5 vjet (dërgimi në institucionin edukativo-korrektues).

5. Këto masa janë të përcaktuara me ligj. Kjo do të thotë se gjykata mund t’u

shqiptoj të miturve që kanë kryer vepra penale vetëm masat edukative të cilat

shprehimisht janë paraparë në Kodin e Drejtësisë për të Mitur. Kjo është në

përputhje të plotë me parimin e ligjshmërisë të sublimuar në maksimën e

njohur latine “Nulla poena sine lege”.

3. Karakteristikat e masave edukative

Masat edukative si lloje të posaçme të sanksioneve penale manifestojnë disa

karakteristika të cilat ato i bëjnë të dallueshme prej dënimeve dhe sanksioneve penale të

tjera.189 Si karakteristika të masave edukative konsiderohen.

1. Organi që i shqipton. Këto masa mund të shqiptohen vetëm nga gjykata

kompetente, dhe atë vetëm ndaj të miturve që kanë kryer vepra penale;190

2. Zbatimi i detyrueshëm. Këto masa zbatohen me detyrim, në rastet kur nuk

kemi zbatim të vullnetshëm të tyre;

3. Kufizueshmëria e të drejtave dhe lirive themelore. Disa prej tyre, siç janë

masat edukative institucionale, bëjnë kufizimin e disa të drejtave dhe lirive të

të miturve;

(188) Ky vlerësim është i karakterit etiko-moral ndaj veprës penale dhe kryerësit të mitur të saj. (189) E vetmja karakteristikë e përbashkët e masave edukative me dënimet është se ato përputhen sa i përket

faktit se në të dy rastet kemi të bëjmë me masa shtrënguese të karakterit shtetëror. (190) Asnjë organ tjetër shtetëror nuk ka mandate për të shqiptuar masat edukative ndaj të miturve, pra as

prokurori i shtetit. Krahaso: Peza, N. & Elezi I. & Gjika, G.r etj. E drejta penale e Republikës Popullore

Socialiste të Shqipërisë (Pjesa e përgjithshme), Tiranë, 1982, fq. 289.

67

4. Bazuar në faktin se vendosja e tyre në një institucion nënkupton edhe

respektimin e regjimit që ai aplikon në veprimtarinë e tij;191

5. Kategoria e kryerësve të veprave penale ndaj të cilëve mund të shqiptohen.

Këto masa mund t’u shqiptohen vetëm kryerësve të mitur të veprave penale të

cilët përjashtohen nga shqiptimi i dënimit ose kur kjo bëhet për shkak të

moshës së tyre (14-16 vjeç);

6. Karakteri fakultativ i shqiptimit. Kjo do të thotë se gjykata kompetente nuk

është e detyruar që çdo të mituri për të cilin plotësohen kushtet ligjore për

shqiptimin e tyre t’ua shqiptoj ato. Kur gjykata vlerëson se është në interesin

më të mirë të të miturit që të mos i shqiptohen masat edukative ajo nuk ua

shqipton atyre ato;

7. Mbikëqyrja e zbatimit. Këto masa i nënshtrohen mbikëqyrjes së gjykatës.

Kështu, gjykata është e detyruar që sipas detyrës zyrtare të kujdeset që

ekzekutimi i masave të tilla të reflektoj në kuptim të realizimit të qëllimit të

tyre;192

8. Revokueshmëria e vendimit gjyqësor mbi shqiptimin e masës edukative.

Aktvendimi i gjykatës mbi shqiptimin e masës edukative mund të revokohet

në çdo kohë kur pushojnë rrethanat mbi bazën e të cilave janë shqiptuar ato.

Revokimi mund të bëhet ex officio (kryesisht) ose me kërkesë të palës së

interesuar (p.sh., prindit të të miturit) ose personit përgjegjës të institucionit ku

bëhet ekzekutimi i masës përkatëse;193

9. Mungesa e pasojave juridike. Masat e shqiptuara edukative nuk manifestojnë

kurrfarë pasoje juridike për të miturin ndaj të cilit janë shqiptuar ato. Kështu,

të miturit ndaj të cilëve janë shqiptuar këto masa nuk regjistrohen fare në

regjistrin e personave të ndëshkuar;194

10. Kodi i Drejtësisë për të Mitur ka paraparë gjithsej tetë masa edukative, të cilat

i ka ndarë në masa disiplinore, masa të mbikëqyrjes së shtuar dhe masa

institucionale.

4. Qëllimi i masave edukative

Si çdo lloj tjetër i sanksioneve penale, edhe masat edukative kanë qëllim të

caktuar. Qëllimi i masave edukative në aspektin e përgjithshëm është po ai qëllim që në

fakt i karakterizon edhe sanksionet tjera penale që u referohen të miturve. Ky qëllim

është mbrojtja e shoqërisë nga kriminaliteti. Megjithatë, si çdo lloj tjetër i sanksioneve

penale, edhe masat edukative i karakterizon qëllimi i ashtuquajtur specifik i tyre. Ky

qëllim është kontribuimi në rehabilitimin dhe zhvillimin adekuat të kryerësit të mitur të

(191) Krahaso: Elezi, & Kaçupi .& Haxhia, vep. e cit, fq. 230; Muçi, Sh. E drejta penale (Pjesa e

përgjithshme, Tiranë, 2007, fq. 261. (192) Për disa prej masave edukative ( siç është rasti me mbikëqyrjen e shtuar nga ana e organit të

kujdestarisë) parashihet detyrimi i organeve përkatëse që ta informojnë gjykatën në periudha të caktuara

kohore lidhur me ekzekutimin e vendimit gjyqësor. (193) Krahaso: Turkeshi, Enkelejda. Masat edukative të parashikuara në Kodin Penal dhe zbatimi i tyre në

Shqipëri, Revista Shqiptare për Studime Ligjore, Vol. 4, nr. 1, Tiranë, 2011. I qasshëm në:

http://www.ajls.org/doc/4_ETurkeshi_Takimi_V.pdf, fq. 34. Shfletuar më: 21.02.2017. (194) Po aty, fq. 34.

68

veprës penale. Ky qëllim arrihet duke i ofruar mbrojtje të miturit, ndihmë dhe

mbikëqyrje, duke i siguruar atij edukim dhe aftësim profesional si dhe duke ia zhvilluar

ndjenjën e përgjegjësisë personale. E gjithë kjo ka si qëllim të fundit që i mituri, pas

zbatimit të masës së shqiptuar edukative të fillojë të sillet në përputhje me rregullat

ligjore, dhe në instancë të fundit, të evitohet mundësia që ai të shndërrohet në

recidivist.195

Masat edukative konsiderohen masat themelore në kuadrin e masave dhe

dënimeve të zbatueshme ndaj të miturve.196 Së këndejmi, për arritjen e qëllimit të tyre

shtrohet e nevojshme që t’i kushtohet kujdes gjetjes së masës përkatëse edukative me

qëllim të mbrojtjes sa më të mirë të të miturve. Kjo qasje mundëson që ata gjatë

qëndrimit nëpër institucione të veçanta të zhvillojnë ndjenjën e përgjegjësisë personale

dhe të bëhen qytetar të disiplinuar që respektojnë ligjin dhe normat morale të shoqërisë, e

jo të shndërrohen në recidivistë.197 Për arritjen e këtyre qëllimeve rol të rëndësishëm ka

personeli i institucioneve ku bëhet ekzekutimi i këtyre masave.198

5. Kohëzgjatja e masave edukative

Në lidhje me kohëzgjatjen e masave edukative ligjdhënësi kosovar ka vendosur

dy standarde.

1. Për masa të caktuara siç është rasti me qortimin gjyqësor, Kodi i Drejtësisë

për të Mitur nuk përcakton kurrfarë afati. Kjo arsyetohet me faktin se në këtë

rast është fjala për masë që ka karakter të njëkohshëm, tërheqje të vërejtjes për

sjellje të keqe dhe për të ndikuar pozitivisht ndaj të miturit që ai në të ardhmen

të ketë sjellje të mira. Këtij standardi i përket edhe masa edukative e dërgimit

në institucionin për kujdes të posaçëm;

2. Për masat tjera edukative ka përcaktuar limitin e fundit të kohëzgjatjes së tyre.

Kështu, për masën e dërgimit në qendrën disiplinore është përcaktuar periudha

kohore prej më së shumti 1 muaj, me detyrimin që i mituri në atë qendër të

qëndroj më së shumti 4 orë në ditë, ose më së shumti 4 ditë gjatë festës

shkollore apo shtetërore, deri në 8 orë në ditë. Për masat e mbikëqyrjes së

shtuar limiti më i gjatë kohor i shqiptimit të tyre është deri në 2 vjet.

Ndërkaq, për masat edukative institucionale ligjdhënësi ka përcaktuar këto limite

kohore të kohëzgjatjes së tyre:

(195) Hajdari, XI, fq. 53-54. (196) Leka, Adrian. Alternativat e dënimit në Shqipëri vështrim krahasues me Republikën e Maqedonisë dhe

Republikën e Kosovës, Disertacion i doktoratës, Tiranë, 2015, fq. 164. I qasshëm në:

http://www.doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2015/11/Doktoratura-Adrian-Leka-Fakulteti-i-

Drejtesise-Departamenti-i-se-Drejtes-Penale.pdf. Shfletuar më: 21.02.2017. (197) Hajdari, Azem. E drejta e procedurës penale e të miturve (me Ligjin Penal për të mitur), Prishtinë,

2005, fq. 74. (198) Në Raportin e Progresit për Kosovën të vitit 2008 është kërkuar që të shtohen kapacitetet dhe të ngriten

cilësitë e shërbimeve për të mitur. Po ashtu, kërkohet profilizimi i njësive që merren me delikuentët e mitur

në polici, prokurori e gjykata. Për këtë, më gjerësisht, shih: Raporti i Progresit për Fëmijë, Vëllimi IV,

Strategjia dhe plani nacional i veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës 2009-2013, Zyra

e Kryeministrit e Republikës së Kosovës, Prishtinë, 2008, fq. 38-39. Tashmë kjo qasje ka gjetur zbatimin e

saj në të tri këto hallka të pushtetit.

69

1. Masa e dërgimit në institucionin edukativ mund të shqiptohet në kohëzgjatje

deri në 2 vite;

2. Masa e dërgimit në institucionin edukativ korrektues mund të shqiptohet në

kohëzgjatje deri në 5 vjet, dhe

3. Masa e dërgimit në institucionin për kujdes të e veçantë, siç u theksua më lart,

shqiptohet në kohëzgjatje të pacaktuar, me mundësi revokimi kur pushojnë

kushtet që kanë diktuar shqiptimin e saj.

Qasja që ka akceptuar ligjdhënësi kosovar në lidhje me përcaktimin e

kohëzgjatjes së masave edukative vlerësohet të jetë e drejtë, dhe atë si sa i përket

përcaktimit të kohëzgjatjes së tyre, po ashtu edhe sa i përket dallimeve që ka vendosur në

kuptim të kohëzgjatjes së afateve për lloje konkrete të këtyre masave.

Kodi i Drejtësisë për të Mitur i Republikës së Kosovës duke përcaktuar vetëm

limitet e fundit të kohëzgjatjes së masave edukative ua ka bërë të qartë gjykatave faktin

se ato mund t’i shqiptojnë masat e tilla vetëm deri në kohëzgjatjen e specifikuar. Në këtë

rast, atyre u është lënë mundësia që në varësi të vlerësimit që i bëjnë rastit konkret, të

shqiptojnë atë kohëzgjatje që e vlerësojnë të jetë e mjaftueshme për arritjen e qëllimit të

këtyre masave, por vetëm deri në kufirin e fundit të parashikuar për kohëzgjatjen e tyre.

Rrjedhimisht, ligjdhënësi kosovar u ka dhënë autorizime gjykatave që, në varësi të

suksesit të arritur, të revokojë masat e shqiptuara edhe para se të ketë kaluar koha për të

cilën ato janë shqiptuar.199 Sidoqoftë, me Kodin e Drejtësisë për të Mitur është

parashikuar se kohëzgjatja e masës edukative në asnjë rast nuk duhet të kalojë afatin

maksimal të dënimit me burgim të paraparë për veprën penale.200 Kështu, nëse dënimi me

burgim për veprën penale për të cilën akuzohet një i mitur është parashikuar dënimi me

burgim deri në një vit, atij masa edukative e dërgimit në institucionin edukativ nuk mund

të kalojë këtë kohëzgjatje (1 vit).

6. Llojet dhe sistemimi i masave edukative

Masat edukative të cilat mund t’ua shqiptoj gjykata kryerësve të mitur të veprave

penale janë përcaktuar me paragrafët 1-4 të nenit 20 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur.

Sipas zgjidhjeve të përcaktuara në këto dispozita ligjore gjykata kompetente ndaj

kryerësve të mitur të veprave penale mund të shqiptoj këto lloje të masave: qortimin

gjyqësor, dërgimin në qendrën disiplinore; mbikëqyrjen e shtuar nga prindi, prindi

adoptues ose kujdestari; mbikëqyrjen e shtuar nga familja tjetër; mbikëqyrjen e shtuar

nga organi i kujdestarisë, dërgimin në institucionin edukativ, dërgimin në institucionin

edukativ korrektues dhe dërgimin në institucionin për kujdes të posaçëm.

Këto lloje të masave edukative, bazuar në kriteret e vendosura për shqiptimin e

tyre dhe karakteristikat specifike që ato përfaqësojnë, ligjdhënësi kosovar i ka sistemuar

(199) Kjo mënyrë veprimi mund të jetë e përshtatshme p.sh., të rastet e shqiptimit të masës së dërgimit të të

miturit në institucioni edukativ, por nuk është e përshtatshme për shumicën e masave edukative, siç është

rasti me masat e mbikëqyrjes së shtuar apo atë të dërgimit në institucionin për kujdes të posaçëm të cilat

gjykata i shqipton duke mos caktuar kohëzgjatjen e tyre. Por duhet ditur se limitet e fundit edhe për këto

masa duhet medoemos të respektohen. (200) Shih paragrafin 5 të nenit 20 të KDM.

70

në tri grupe themelore: masat disiplinore, masat e mbikëqyrjes së shtuar dhe masat

institucionale.

Kështu, në kuadër të masave disiplinore janë përfshirë:

1. Qortimi gjyqësor, dhe

2. Dërgimi në qendrën disiplinore;

Në kuadër të masave të mbikëqyrjes së shtuar janë përfshirë:

1. Mbikëqyrja e shtuar nga prindi, prindi adoptues ose kujdestari;

2. Mbikëqyrja e shtuar nga familja tjetër, dhe

3. Mbikëqyrja e shtuar nga organi i kujdestarisë.

Ndërkaq, në kuadër të masave institucionale janë përfshirë:

1. Dërgimi në institucionin edukativ;

2. Dërgimi në institucionin edukativ-korrektues, dhe

3. Dërgimi në institucionin për kujdes të posaçëm.

Dy grupet e para të masave edukative, masat disiplinore dhe masat e mbikëqyrjes

së shtuar, ekzekutohen në liri. Ndërsa masat institucionale ekzekutohen duke e veçuar të

miturin nga mjedisi i tij i mëparshëm familjar dhe social, duke e vendosur në institucionet

e caktuara edukative. Së këndejmi, për shkak të natyrës dhe qëllimit të tyre, me masat

institucionale kryerësit të mitur të veprës penale i merret liria e lëvizjes.201

6.1. Masat disiplinore

Masat disiplinore shqiptohen kur gjykata konstaton se ndaj kryerësit të mitur të

veprës penale mund të arrihet efekti i edukimit me masa afatshkurtra, veçanërisht nëse

vepra është kryer nga pamaturia apo pakujdesia.202 Këtu është fjala zakonisht për të

miturit të cilët kryejnë vepra penale për shkak të mungesës së përgjegjësisë personale për

veprimet e tyre te të cilët nuk është zhvilluar ndjenja për domosdonë e respektimit të

disiplinës shoqërore. Zbatimi i këtyre masave supozon se delikuenti i mitur jeton në

mjedisin shoqëror i cili i bën të mundshëm zhvillim dhe edukim të drejtë, kështu që nuk

është e domosdoshme të shqiptohet ajo masë edukative e cila do ta ndante të miturin nga

mjedisi ku jeton. Veçmas sërish po theksojmë se këto masa do të shqiptohen nëse gjykata

konstaton se nuk është e nevojshme të shqiptohen masa edukative afatgjata.203

Edhe pse ligjdhënësi nuk e thekson, këto masa edukative mund të shqiptohen

vetëm në rastet e kryerjes së veprave penale të lehta dhe kur te i mituri nuk është

manifestuar nivel i lartë i devijimit të tij në aspektin edukativ e social. Në situata të tilla,

gjykata gjithnjë duhet të orientohet drejt masave apo sanksioneve tjera, të cilat vlerësohen

më të përshtatshme për riedukimin dhe risocializimin e të miturit.

Me Kodin e Drejtësisë për të Mitur të Republikës së Kosovës parashihen dy lloje

të masave disiplinore të cilat gjykata mund t’ua shqiptoj kryerësve të mitur të veprave

penale. Këto masa janë: qortimi gjyqësor dhe dërgimi në qendrën disiplinore.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe Këshillit Gjyqësor të

Kosovës gjatë periudhës 2007-2016 gjykatat themelore të Kosovës ndaj kryerësve të

(201) Salihu, I, fq. 40. (202) Shih paragrafin 2 të nenit 20 të KDM. (203) Salihu, I,, fq. 40.

71

mitur të veprave penale kanë shqiptuar gjithsej 1098 masa disiplinore, nga të cilat në 985

raste është shqiptuar qortimi gjyqësor dhe në 113 raste dërgimi në qendrën disiplinore.

6.1.1. Qortimi gjyqësor

Qortimi gjyqësor është masa më e butë në kuadrin e masave disiplinore, masave

edukative dhe sanksioneve penale të parapara për të miturit që mund t’i shqiptohet

kryerësit të mitur të veprës penale. Konform paragrafit 1 të nenin 21 të Kodit të

Drejtësisë për të Mitur gjykata e shqipton masën e qortimit gjyqësor kur masa e tillë

konsiderohet e mjaftueshme dhe në interes të të miturit për të ndikuar pozitivisht në

sjelljen e tij.

Me anë të kësaj mase gjykata e qorton delikuentin e mitur, ia tërheq vërejtjen atij

se ka kryer vepër penale të cilën shoqëria në aspektin social dhe etik e vlerëson si

negative, të keqe, të dëmshme, dhe që në të ardhmen të mos kryej vepra penale të tjera.204

“Me rastin e shqiptimit të kësaj mase, gjykata ia bën me dije të miturit dëmin që ka

shkaktuar me veprën penale, dhe në të njëjtën kohë ia tërheq vërejtjen se nëse në të

ardhmen sërish kryen vepër penale, ndaj tij do të shqiptohet një masë apo dënim më i

rëndë”.205 Pra që të mund të shqiptohet qortimi gjyqësor, gjykata duhet të formojë

bindjen se vetëm qortimi do të arrijë qëllimin e sanksioneve penale për të mitur,

përkatësisht preventivën speciale (që ai në të ardhmen të mos kryej vepër penale tjetër).

Në brendinë e tij, qortimi gjyqësor është qortim serioz që i bëhet kryerësit të mitur

të veprës penale, dhe i tërhiqet vërejtja që në të ardhmen të përmirësojë sjelljen e tij, të

sillet në përputhje me rregullat ligjore e morale të shoqërisë.

Qortimi gjyqësor parimisht mund t’i shqiptohet të miturit të ri dhe të rritur.

Mirëpo, zbatimi i kësaj mase është i kushtëzuar me qëllimin e përgjithshëm të masave

edukative disiplinore. Përkatësisht, kjo masë shqiptohet nëse gjykata konstaton se ndaj të

miturit nuk është e nevojshme të shqiptohet ndonjë masë edukative afatgjate.206

Në vazhdim, në tabelë të veçantë do të prezantohen të dhënat lidhur me

shqiptimin e qortimit gjyqësor ndaj të miturve nga gjykatat e Kosovës gjatë periudhës

2007 - 2016.

Tabela nr. 3 - Të dhënat mbi shqiptimin e masën e qortimit gjyqësor të gjykatave të

Kosovës gjatë periudhës 2007-2016.

Nr. rendor Periudha kohore Numri

1. 2007 – 2016 985207

(204) Shih Aktvendimin PM. nr. 198/2013 të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Me këtë aktvendim kjo

gjykatë i ka shqiptuar të miturit A.S. nga Prishtina masën e qortimit gjyqësor, me ç’rast atij ia ka tërhequr

vërejtjen se nëse kryen sërish vepër penale, atij do t’i shqiptohet një masë apo dënim më i rëndë. (205) Shih paragrafin 2 të nenit 21 të KDM. (206) Salihu, I, fq. 41. (207) Shih raportet mbi punën e gjykatave të: Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Këshillit Gjyqësor të

Kosovës dhe evidencat penale të prokurorive e gjykatave themelore të Kosovës për periudhën 2007-2016.

72

Sipas këtyre të dhënave gjykatat e Kosovës gjatë periudhës 2007-2016 ndaj

kryerësve të mitur të veprave penale kanë shqiptuar gjithsej 985 qortime gjyqësore. Këto

të dhëna vlerësohen relativisht të larta dhe brengosëse për shoqërinë kosovare. Kjo për

faktin se ato pasqyrojnë një nivel relativisht të lartë të të miturve të cilët gjatë periudhës

hulumtuese kanë manifestuar sjellje devijante. Sipas të dhënave të përdorura numri më i

lartë i qortimeve gjyqësore është shqiptuar gjatë vitit 2012 dhe atë në 228 raste, kurse

numri më i vogël në vitin 2011 në 41 raste. Po ashtu, këto të dhëna dëshmojnë se numrin

më të madh të qortimeve gjyqësore gjatë periudhës hulumtuese e ka shqiptuar Gjykata

Themelore e Prishtinës dhe atë në 419 raste, kurse më së paku një masë të tillë e ka

shqiptuar Gjykata Themelore e Mitrovicës në 27 raste. Shkaqet pse Gjykata Themelore e

Prishtinës ka shqiptuar numrin më të madh të qortimeve gjyqësore duhet kërkuar në

nivelin e lartë të popullimit të Rajonit të Prishtinës, lëvizjet e mëdha dhe të

pakontrolluara të popullsisë që janë shprehur pas luftës në këtë Rajon, ekzistimin e

mentaliteteve të ndryshme, punën e dobët të organeve të policisë dhe akterëve që kanë

përgjegjësi rritjen dhe edukimin e fëmijëve etj. Kurse shkaqet e shqiptimit të numrit më

të vogël të qortimeve gjyqësore nga Gjykata Themelore e Mitrovicës kryesisht ndërlidhen

me faktin e vështirësive që e kanë përcjellë punën e kësaj gjykate, që nga shpallja e

pavarësisë së vendit (2008).208

Në mesin e lëndëve të studiuara (200) rezultojnë 12 raste të shqiptimit të masës së

qortimit gjyqësor. Studimet e zhvilluara përkitazi me këto lëndë dëshmojnë se kjo masë

edukative e karakterit disiplinor është shqiptuar në të gjitha rastet ndaj të miturve që kanë

kryer vepra penale të lehta, sidomos vjedhje, lëndime të lehta, pjesëmarrje në rrahje,

delikte në komunikacion etj. Rezultatet e këtij punimi dëshmojnë për dy raste kur të

miturit ndaj të cilëve është shqiptuar qortimi gjyqësor kanë kryer sërish vepër penale dhe

ndaj tyre janë shqiptuar masat edukative institucionale. Në 12 lëndët e zgjidhura me

qortim gjyqësor të miturit e rinj përfaqësohen me 9 raste, kurse të miturit e rritur vetëm

me 3 raste. Kjo do të thotë se gjykatat këtë masë edukative, për shkak të specifikave të

saj, më shumë kanë preferuar t’ua shqiptojnë të miturve të rinj se sa atyre të rritur.

6.1.2. Dërgimi në qendër disiplinore

Dërgimi në qendrën disiplinore përfaqëson llojin e dytë të masës edukative të

cilën Kodi i Drejtësisë për të Mitur e ka sistemuar në kuadër të masave disiplinore. Kjo

masë është e karakterit institucional dhe ekzekutohet në institucionin e posaçëm edukativ

për të mitur. Konform paragrafit 1 të nenit 22 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur gjykata e

shqipton masën e dërgimit në qendrën disiplinore, kur masa e tillë konsiderohet e

mjaftueshme dhe në interesin më të mirë të të miturit për të ndikuar pozitivisht në sjelljen

e tij.209 “Rrjedhimisht, këtë masë gjykata do t’ia shqiptoj kryerësit të mitur të veprës

penale kur formon bindje se vepra e kryer është kryesisht rezultat i mendjelehtësisë dhe

(208) Gjykata Themelore e Mitrovicës për disa vite me radhë e ka zhvilluar veprimtarinë e saj në Vushtrri, në

kushte shumë të rënda dhe pa staf të kompletuar. (209) Shih Aktvendimin PM. nr. 133/2013 të Gjykatës Themelore në Gjilan. Me këtë aktvendim, kjo gjykatë

i ka shqiptuar të miturit F.H. nga Gjilani masën edukative disiplinore të dërgimit në qendrën disiplinore, me

kohëzgjatje prej 1 muaji, deri në 4 orë në ditë. Kjo masë, në mungesë të qendrës përkatëse disiplinore, është

autorizuar të ekzekutohet në Shkollën “Selami Hallaqi” në Gjilan.

73

pakujdesisë, dhe se me trajtim afatshkurtër por intensiv të karakterit disiplinor, mund të

ndikohet me sukses në personalitetin e të miturit dhe sjelljet e tij”.210

Masa e dërgimit të të miturit në qendrën disiplinore konsiston në dërgimin e

kryerësit të mitur të veprës penale në një qendër që ka premisat e karakterit disiplinor, të

themeluar enkas për këtë qëllim, për një kohë të caktuar në mënyrë që të ndikohet

pozitivisht në përmirësimin e sjelljeve të tilla.211 Në qendrën disiplinore zhvillohet

veprimtaria edukative-pedagogjike dhe arsimore me qëllim që në të ardhmen të

zhvillohet ndjenja e përgjegjësisë personale për sjelljet e tij. Gjatë qëndrimit në qendrën

disiplinore, krahas trajtimit edukativ-pedagogjik, i mituri duhet të angazhohet edhe në

aktivitete të dobishme. Këto aktivitete mund të jenë të karakterit kulturor (përfshirja në

grupe letrare), sportiv (përfshirja në ekipe të basketbollit, futbollit etj.), apo edhe të

ndonjë karakteri tjetër (përfshirja në punëtori, aksione të pastrimit të ambientit shkollor

etj.). “Aktivitetet në të cilat angazhohet i mituri duhet të t’i përshtaten moshës,

shkathtësive dhe interesave të tij me qëllim të zhvillimit të ndjenjës së përgjegjësisë”.212

Me Kodin e Drejtësisë për të Mitur janë paraparë dy forma të mundshme të

zbatimit të kësaj mase. Rrjedhimisht, sipas paragrafit 2 të nenit 22 të këtij Kodi gjykata

mund ta dërgoj të miturin në qendrën disiplinore:

1. Më së shumti për 1 muaj, deri në 4 orë në ditë, ose

2. Më së shumti 4 ditë gjatë festës shkollore ose shtetërore, deri në 8 orë në ditë.

Se cilën nga këto forma të kësaj mase disiplinore do ta shqiptoj gjykata varet nga

rrethanat e rastit, dhe interesat më të mira të të miturit. Në fakt, është obligim i gjykatës

që në të dy këto forma të kësaj mase, të caktoj numrin e orëve që duhet i mituri të qëndroj

në qendrën disiplinore.

Me rastin e shqiptimit të kësaj mase edukative gjykata duhet të ketë parasysh që

kjo të mos ketë pengesë që i mituri të mungojë nga vijimi i shkollës apo nga puna.213 Kjo

masë disiplinore vlerësohet e përshtatshme t’u shqiptohet të miturve të rinj, por edhe të

miturve të rritur.

Në vazhdim, në tabelë të veçantë do të prezantohen të dhënat lidhur me

shqiptimin e masës së dërgimit në qendrën disiplinore ndaj të miturve nga gjykatat e

Kosovës gjatë periudhës 2007-2016.

Tabela nr. 4 - Të dhënat mbi shqyrtimin e masës së dërgimit në qendrën disiplinore të

gjykatave të Kosovës gjatë periudhës 2007-2016.

Nr. rendor Periudha kohore Numri

1. 2007 – 2016 113214

Sipas këtyre të dhënave gjykatat e Kosovës gjatë periudhës 2007-2016 ndaj

kryerësve të mitur të veprave penale kanë shqiptuar gjithsej 113 masa të dërgimit në

qendrën disiplinore. Këto të dhëna vlerësohen relativisht të pakta në krahasim me

(210) Salihu, I, fq. 41. (211) Shërbimi Sprovues i Kosovës, Buletini, nr. 8,..., fq. 17. (212) Salihu, I, fq. 41. (213) Shih paragrafin 3 të KDM. (214) Shih raportet mbi punën e gjykatave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Këshillit Gjyqësor të

Kosovës dhe evidencat penale të prokurorive e gjykatave themelore të Kosovës gjatë periudhës 2007-2016.

74

vëllimin e shqiptimit të masës së qortimit gjyqësor, por megjithatë sërish brengosëse për

shoqërinë kosovare. Kjo për faktin se përmes tyre dhe sanksioneve tjera të shqiptuara

kryerësve të mitur të veprave penale, siç u theksua më lart, prezantohet një nivel

relativisht të lartë i të miturve që gjatë periudhës hulumtuese kanë kryer sjellje devijante.

Sipas të dhënave të përdorura më së shumti masa të dërgimit në qendrën disiplinore janë

shqiptuar gjatë vitit 2012 dhe atë në 33 raste, kurse numri më i vogël në vitin 2011 në

vetëm 4 raste. Po ashtu, këto të dhëna dëshmojnë se numrin më të madh të masës së

dërgimit në qendrën disiplinore gjatë periudhës hulumtuese e ka shqiptuar Gjykata

Themelore e Prishtinës dhe atë në 57 raste, kurse më së paku një masë të tillë e ka

shqiptuar Gjykata Themelore e Mitrovicës në 3 raste. Shkaqet pse Gjykata Themelore e

Prishtinës ka ardhur në situatë për të shqiptuar numrin më të madh të masës së dërgimit

në qendrën disiplinore duhet kërkuar shkallën e lartë të popullimit të Rajonit të Prishtinës,

gjendjen ekonomike të varfër prej nga vijnë shumica e miturve të përballur me këtë masë,

si dhe rrethanat tjera që janë theksuar në elaborimet e masës së qortimit gjyqësor. Kurse

shkaqet e shqiptimit të numrit më të vogël të masës së dërgimit në qendrën disiplinore

nga Gjykata Themelore e Mitrovicës kryesisht ndërlidhen, siç u theksua më lart, me

faktin e vështirësive që e kanë përcjellë punën e kësaj gjykate, që nga shpallja e

pavarësisë së vendit (2008).215

Në mesin e lëndëve të studiuara (200) rezultojnë 2 raste të shqiptimit të masës së

dërgimit në qendrën disiplinore. Studimet e realizuara në këto lëndë dëshmojnë se kjo

masë edukative e karakterit disiplinor në të dy rastet është shqiptuar në lidhje me kryerjen

e veprës penale të vjedhjes, dhe se në të dy rastet kryerësit kanë qenë të mitur të rritur dhe

të gjinisë mashkullore.

6.2. Masat e mbikëqyrjes së shtuar

Masat e mbikëqyrjes së shtuar janë masat edukative që zënë vend qendror në

sistemin e sanksioneve penale për të mitur të Republikës së Kosovës. Këto janë masat më

të rëndësishme edukative, masat që më së shpeshti shqiptohen në praktikën gjyqësore

ndaj kryerësve të mitur të veprave penale. Këto masa për nga natyra dhe përmbajtja e tyre

vlerësohet të jenë shumë të përshtatshme për realizimin e konceptit të luftimit të

kriminalitetit të të miturve, pa u privuar i mituri nga liria. Ky koncept është adresuar

shprehimisht në fjalinë e dytë të paragrafit 3 të nenit 23 të Kodit të Drejtësisë për të

Mitur, në të cilin thuhet se: “Këto masa shqiptohen ndaj të miturit interesat e të cilit nuk

kërkojnë izolimin nga mjedisi i tij i mëparshëm dhe mbahen me masë afatgjate që të

miturit i ofron mundësinë e edukimit, rehabilitimit apo trajtimit”.

Gjykata ia shqipton kryerësit të mitur të veprës penale masat e mbikëqyrjes së

shtuar atëherë kur vlerëson se është e nevojshme që t’i tërhiqet vërejtja lidhur me sjelljen

e tij të keqe. Me këto masa, të cilat si rregull shqiptohen për një periudhë kohore

afatshkurtër apo relativisht afatgjate, synohet të ndikohet në edukimin, rehabilitimin dhe

trajtimin e tij duke mos e larguar fare atë nga mjedisi jetësor i mëparshëm.

Për shqiptimin e masave të mbikëqyrjes së shtuar duhet të plotësohen kritere të

caktuara. Kritere të shqiptimit të këtyre masave konsiderohen:

(215) Shih fusnotën 204.

75

1. Ekzistimi i nevojës për tërheqje të vërejtjes së të miturit. Para shqiptimit të

masave të mbikëqyrjes së shtuar gjykata duhet të ketë vlerësuar ekzistimin e

nevojës që të miturit që ka kryer vepër penale t’i tërhiqet vërejtja me anë të

masës edukative. Në këtë raste, atij duhet t’i tregohet, t’i bëhet me dije, se me

sjelljen e tij ka kryer vepër të dëmshme e cila me ligj është parashikuar si

vepër penale, dhe se sjelljet e tilla të tij nuk do të tolerohen në të ardhmen;

2. Ekzistimi i nevojës për riedukim dhe zhvillim të drejtë të të miturit. Po ashtu,

para shqiptimit të masave të mbikëqyrjes së shtuar gjykata duhet të ketë

vlerësuar ekzistimin e nevojës për edukimin dhe riedukimin e të miturit që ka

kryer vepër penale. Në këto raste, gjykata e çështjes vjen në konkludim se ky

proces mund të realizohet suksesshëm duke mos e izoluar, përkatësisht larguar

të miturin nga mjedisi i tij familjar e social (lagjja);

3. Ekzistimi i mundësisë që i mituri të përmirësoj sjelljet e tij përmes

programeve konkrete. Këtu është fjala për programe afatshkurtra apo afatgjata

të cilat duhet të ushtrohen nga familjarët apo rrethi tjetër i subjekteve brenda

mjedisit social të të miturit, të cilat kanë qëllim parësor përmirësimin e

sjelljeve të tij, atyre sjelljeve që kanë determinuar atë të kryej vepër penale.

4. Ekzistimi i nevojave për arsimim dhe aftësim profesional. Në këto raste është

fjala për vlerësim nga ana e gjykatës të ekzistimit të nevojave të avancimit të

nivelit arsimor apo profesional të tij, si parakusht dhe mundësi që ai të

braktisë sjelljet e këqija dhe të orientohet në rrugën e zhvillimit dhe

perspektivës.216

Përparësia e masave edukative të mbikëqyrjes së shtuar në krahasim me masat

institucionale dhe burgun për të mitur, konsiston në faktin se masat me të cilat të miturit i

merret liria dhe dërgohet në institucione shkaktojnë edhe pasoja të dëmshme.

Përkatësisht, ndarja e të miturit nga mjedisi i tij familjar dhe shoqëror në të cilin jeton dhe

vendosja e tij në mjedisin e ri, zakonisht në mjedisin e mbyllur, tek ai shkakton trauma të

caktuara të cilat më vonë mund të paraqesin pengesë në risocializimin e tij. Për këtë

arsye, siç theksuam edhe më parë, në politikën bashkëkohore kriminale të luftimit të

delikuencës së të miturve, përparësi u jepet atyre masave edukative me të cilat ndaj të

miturit ushtrohet ndikim edukues, pedagogjik dhe arsimor, pa e ndarë të miturin nga

mjedisi familjar dhe shoqëror.217

Për nga natyra dhe përmbajtja e tyre, masat edukative janë të përshtatshme ndaj

atyre delikuentëve të mitur të cilët për shkak të moskujdesit dhe mbikëqyrjes së duhur të

prindërve dhe të njerëzve që janë të obliguar me ligj ta kryejnë këtë detyrë, është

shkaktuar braktisja e edukimit. Kësisoj vepra penale shfaqet si pasojë e lënies pas dore të

edukimit dhe mbikëqyrjes së duhur të të miturit.218

Meqë me ekzekutimin e masave të mbikëqyrjes së shtuar i mituri nuk privohet

nga liria, gjykata këto masa do t’i shqiptoj nëse konstaton se familja dhe rrethi tjetër

social në të cilin i mituri jeton, janë të përshtatshme për edukimin dhe zhvillimin e tij të

drejtë. Me anë të këtyre masave të mbikëqyrjes së shtuar duhet të kompensohen lëshimet

në edukimin e të miturve nga ata të cilët janë të obliguar që t’i edukojnë këta persona.219

(216) Hajdari, XI, fq. 55. (217) Salihu, I, fq. 43. (218) Po aty, fq. 43. (219) Po aty, fq. 43.

76

Këto masa, në varësi të rastit, e sidomos të nevojave që ka i mituri mund të shqiptohen në

kohëzgjatje prej 3 muaj deri në 2 vjet.

Siç është theksuar më lart, Kodi i Drejtësisë për të Mitur ka paraparë tri lloje të

masave të mbikëqyrjes së shtuar: a) mbikëqyrjen e shtuar nga ana e prindit, prindit

adoptues ose kujdestarit të të miturit, b) mbikëqyrjen e shtuar nga familja tjetër dhe c)

mbikëqyrjen e shtuar nga organi i kujdestarisë.

Përmes masave edukative të mbikëqyrjes së shtuar ligjdhënësi kosovar ka krijuar

parametrat përkatës ligjor përmes të cilëve synohet që të ushtrohet përkujdesja dhe

mbikëqyrja më e madhe ndaj të miturit nga ana e prindit, prindit adoptues, kujdestarit dhe

personave të tjerë, dhe kështu të sigurohet edukimi, rehabilitimi dhe zhvillimi i drejtë i tij.

“Për t’u realizuar ky qëllim, personave të cilët i ekzekutojnë këto masa gjykata u jep

udhëzime përkatëse dhe njëherit i urdhëron ata që t’i përmbushin detyrimet e caktuara.

Mirëpo, qëllimi i këtyre masave nuk është që vetëm të tjerët të ushtrojnë mbikëqyrjen

ndaj të miturit, por që edhe vet i mituri në të ardhmen të ketë kujdes më shumë për sjelljet

e veta”.220 Vështruar në këtë kontekst, konform paragrafit 1 të nenit 26 të Kodit të

Drejtësisë për të Mitur “Gjatë shqiptimit të ndonjërës nga tri masat e mbikëqyrjes së

shtuar, gjykata mund të shqiptojë po ashtu një ose më shumë detyrime të veçanta, kur

konstaton se kjo është e domosdoshme për ekzekutimin e suksesshëm të masës”. 221

Masat edukuative të cilat në përmbajtjen e tyre përcaktojnë edhe përmbushjen e

detyrimeve të caktuara nga ana e të miturit i njohin pothuajse të gjitha të drejtat penale

për të mitur të shteteve të zhvilluara të Evropës. Detyrimet e këtilla i njohin p.sh.,

Gjermania, Austria, Zvicra, Holanda etj. Mundësia e përcaktimit ët detyrimeve ndaj

delikuentëve të mitur, gjykatave u krijon mundësi më të mëdha për shqiptimin e masave

edukative. Masat edukative me të cilat përcaktohen detyrime të posaçme për delikuentët e

mitur i rekomandojnë edhe Rregullat e Pekinit.222

Sipas paragrafit 2 të nenit 26 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur, krahas masave të

mbikëqyrjes së shtuar gjykata të miturit mund t’ia shqiptojë një apo më shumë nga këto

tetë lloje të detyrimeve të veçanta:

1. Personalisht t’i kërkoj falje palës së dëmtuar. - Ky detyrim konsiston në

përcaktimin e obligimit ndaj të miturit që ai personalisht t’i kërkoj falje

personit i cili ka pësuar ndonjë dëm nga kryerja e veprës penale që është

objekt procedimi. Qëllimi i këtij detyrimi është ndërgjegjësimi i të mituri për

të pranuar faktin e kryerjes së veprës penale dhe për të shprehur gatishmërinë

e tij që të përmirësoj sjelljet e tij në mënyrë që në të ardhmen të mos kryej

sërish vepra penale;

2. Palës së dëmtuar t’ia kompensoj dëmin në pajtim me gjendjen financiare të të

miturit. - Ky detyrim konsiston në përcaktimin e obligimit ndaj të miturit që të

dëmtuarit t’ia kompensoj dëmin që ia ka shkaktuar me kryerjen e veprës

penale. Këtë detyrim gjykata do të mund t’ia caktoj të miturit vetëm atëherë

kur ajo konstaton se i mituri ka para apo pasuri të veten. Kjo do të thotë se i

mituri që nuk ka para ose pasuri të veten, me këtë detyrim gjykata nuk mund

(220) Po aty, fq. 48. (221) Obligimet e posaçme gjykata do t’ia caktojë të miturit nëse konstaton se me to do të realizohet më me

sukses qëllimi i masave edukative. (222) Salihu, I,,fq. 48.

77

ta ngarkojë. Natyrisht, gjykata nuk do duhej t’ia caktoj të miturit këtë detyrim

edhe në rastet kur përmbushja e tij do ta rrezikonte ekzistencën e të miturit;

3. Të vijoj rregullisht shkollimin. - Ky detyrim konsiston në përcaktimin e

obligimit të të miturit nga ana e gjykatës që ai në të ardhmen të vijoj

rregullisht shkollimin. Këtë detyrim gjykata do t’ia caktoj të miturit në rastet

kur ajo konstaton se mosvijimi i rregullt i shkollimit ka qenë njëri nga faktorët

determinues në kryerjen e veprës penale. Qëllimi i këtij detyrimi është ndikimi

tek i mituri që ai në të ardhmen të mos kryej sërish vepër penale;

4. Të pranoj punësimin ose të aftësohet për një profesion i cili i përshtatet

shkathtësive dhe aftësive të tij. - Ky detyrim konsiston në përcaktimin e

obligimit ndaj të miturit nga ana e gjykatës që ai të pranoj punësimin ose

aftësimin profesional. Ky detyrim mund t’i caktohet të miturit vetëm atëherë

kur i mituri ka mundësi dhe tregon gatishmëri për të pranuar një punësim,

përkatësisht aftësim të tillë. Gjykata do duhej caktuar këtë detyrim kur

rrethanat e rastit e bindin atë se përmes tij do të arrihet të nxirret i mituri nga

rruga e krimit. Obligim i gjykatës në këtë rast është vlerësimi i interesave të të

miturit, interesave shoqërore (parandalimi i recidivizmit), por edhe hulumtimi

i tregut të punës në përputhje me aftësitë dhe shkathtësitë që ka i mituri

delikuent, gjë e cila në situatën aktuale që mbretëron në Kosovë, nuk është

problem që zgjidhet lehtë;223

5. Të përmbahet nga çfarëdo kontakti me individ të caktuar që mund të kenë

ndikim negativ tek i mituri. - Ky detyrim konsiston në përcaktimin e obligimit

ndaj të miturit që ai të largohet nga kontaktet me personat të cilët kanë

ushtruar ndikim negativ në sjelljen e tij. Këtë detyrim gjykata do t’ia caktoj të

miturit atëherë kur ajo konstaton se i mituri shoqërohet me një rreth të

personave problematikë dhe me sjellje devijante, rreth ky i cili ka ndikim që i

mituri të kryej vepër penale. Ky zakonisht është rrethi i atyre personave me të

cilat është shoqëruar i mituri më herët e të cilët vazhdojnë të merren me

kryerje të veprave penale të ndryshme. Se cili është ai rreth i personave duhet

të përcaktohet në aktvendimin mbi shqiptimin e masës përkatëse të

mbikëqyrjes së shtuar.

6. Të pranojë këshilla psikologjike. - Ky detyrim konsiston në përcaktimin e

obligimit të të miturit që t‘i nënshtrohet trajtimit përkatës psikologjik. Këtë

detyrim gjykata mund t’ia caktoj të miturit vetëm atëherë kur vjen në

përfundim se për edukimin dhe rehabilitimin e drejtë të të miturit është e

domosdoshme që ai t’i nënshtrohet një trajtimi të posaçëm. Në rastin konkret,

i mituri delikuent duhet të këshillohet nga ekspertë të psikologjisë, dhe qëllimi

këtu duhet të jetë ofrimi i ndihmës së të miturit për zgjidhje të problemeve të

caktuara, të cilat mund të kenë shprehur refleksionet e tyre në veprimtarinë

kriminale të tij. Problemet mund të kenë të bëjnë me mjedisin familjar,

shkollor, shoqëror, me çështje të komunikimit etj.;224

7. Të mos vizitoj vende ose mjedise të caktuara që mund të kenë ndikim negativ

tek i mituri. - Kjo masë konsiston në përcaktimin e obligimit të të miturit që të

rezervohet nga vizitimi i vendeve, përkatësisht mjediseve të caktuara. Këtë

(223) Hajdari, XI, fq. 69. (224) Po aty, fq. 69.

78

detyrim gjykata mund t’ia caktoj të miturit pasi të ketë ardhur në përfundim se

ai më parë ka vizituar vende apo mjedise problematike, dhe se ato vende kanë

pasur ndikim në kryerjen e veprës penale nga ana e tij. Vende të cilat

ndikojnë negativisht tek i mituri mund të jenë lokalet ku konsumohet alkooli

ose droga, vendet ku luhen lojërat e fatit, ku ushtrohet prostitucioni etj. Ndërsa

mjedise të cilat mund të kenë ushtruar ndikim negativ ndaj të miturit janë

p.sh., rrethi i shoqërisë së tij të cilët nuk vijojnë shkollimin, persona të cilët

kanë sjellje devijante, apo të cilët më parë kanë qenë të dënuar etj.;

8. Të përmbahet nga përdorimi i drogës dhe alkoolit. - Ky detyrim konsiston në

përcaktimin e obligimit ndaj të miturit që të rezervohet nga përdorimi i

alkoolit dhe drogës. Këtë detyrim gjykata mund t’ia shqiptoj të miturit që

është alkoolist apo narkoman, tek i cili varësia nga alkooli apo droga ka qenë

faktori kryesor që ka detërminuar kryerjen e veprës penale. Mirëpo, kjo nuk

do të thotë se ky detyrim nuk mund t’i caktohet edhe të miturit delikuent që

nuk ka varësi nga këto mjete dehëse, por që i konsumon ato, e që kanë pasur

ndikim në kryerjen e veprës penale.

Përmbushjen e këtyre detyrimeve e mbikëqyr shërbimi sprovues në bashkëpunim

me organin e kujdestarisë, policinë dhe prokurorin të cilat kohë pas kohe e informojnë

gjykatën e cila i ka caktuar detyrimet e tilla.

Me rastin e caktimit të këtyre obligimeve të parapara me ligj, gjykata posaçërisht

do t’ia bëj me dije të miturit se në rast të mos përmbushjes së tyre, masa e shqiptuar e

mbikëqyrjes së shtuar mund të zëvendësohet me lloj tjetër të masës edukative.225

Konform paragrafit 3 të nenit 28 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur varësisht prej

suksesit ose mossuksesit apo vështirësive të shfaqura gjatë ekzekutimit të masës së

shqiptuar të mbikëqyrjes së shtuar, gjykata në çdo kohë mund t’ia ndërpresë apo

ndryshojë detyrimet e veçanta që i janë shqiptuar të miturit.

Kohëzgjatja e përmbushjes së këtyre detyrimeve nuk është përcaktuar me ligj.

Mirëpo, nga natyra dhe përmbajtja e tyre rezulton se këto obligime mund të zgjasin më së

tepërmi brenda afatit të cilit i është shqiptuar masa e caktuar e mbikëqyrjes së shtuar.226

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe Këshillit Gjyqësor të

Kosovës gjatë periudhës 2007-2016 gjykatat themelore të Kosovës ndaj kryerësve të

mitur të veprave penale kanë shqiptuar gjithsej 4282 masa të mbikëqyrjes së shtuar, nga

të cilat në 2866 raste është shqiptuar mbikëqyrja e shtuar nga ana e prindit, prindit

adoptues ose kujdestarit, në 411 raste mbikëqyrja e shtuar nga familja tjetër dhe në 1005

raste mbikëqyrja e shtuar nga organi i kujdestarisë Ndërkaq, në mesin e 200 lëndëve të

studiuara masat e mbikëqyrjes së shtuar përfaqësohen me 128 raste. Për aspektet

specifike të këtyre masave do të flitet në vazhdim të këtij disertacioni të doktoratës.

6.2.1. Mbikëqyrja e shtuar nga ana e prindit, prindit adoptues apo kujdestarit

Mbikëqyrja e shtuar nga ana e prindit,227 prindit adoptues228 apo kujdestarit229

përfaqëson masë edukative që me të drejtë është radhitur në kuadër të masave të

(225) Salihu, I,, fq. 51. (226) Po aty, fq. 51.

79

mbikëqyrjes së shtuar. Qëllimi i kësaj mase është që të shtohet mbikëqyrja në jetën dhe

sjelljet e të miturit nga ata të cilët sipas ligjit janë të obliguar që të kujdesen për edukimin

dhe zhvillimin e drejtë të tij.230 Së këndejmi, gjykata do ta shqiptoj këtë masë edukative

të mbikëqyrjes së shtuar, nëse prindi, prindi adoptues apo kujdestari e kanë lënë pas dore

mbikëqyrjen dhe edukimin e të miturit, edhe pse kanë pasur mundësi dhe aftësi për

mbikëqyrjen e të miturit, mirëpo janë treguar të pakujdesshëm ndaj mbikëqyrjes së tillë

dhe kur masa e tillë është në interesin më të mirë të të miturit.231

Vështruar në kontekst të zgjidhjes së përcaktuar në paragrafin 1 të nenit 23 të

Kodit të Drejtësisë për të Mitur rezulton se për shqiptimin e masës edukative të

mbikëqyrjes së shtuar nga ana e prindit, prindit adoptues apo kujdestarit duhet të

plotësohen dy kushte:

1. Kryerja e veprës penale nga i mituri për shkak të mos ushtrimit të mbikëqyrjes

dhe edukimit nga ana e prindit, prindit adoptues apo kujdestarit, dhe

2. Të konstatuarit e faktit se prindi, prindi adoptues apo kujdestari i të miturit

kanë mundësi dhe aftësi që të ushtrojnë suksesshëm mbikëqyrjen dhe

edukimin e të miturit.232

Për shqiptimin e kësaj mase edukative këto dy kushte duhet të plotësohen në

mënyrë kumulative. Së këndejmi kjo masë edukative nuk mund të shqiptohet në rastet

kur p.sh., kryerja e veprës penale nga ana e të miturit nuk rezulton të jetë rrjedhojë e

lënies pas dore të mbikëqyrjes apo edukimit të të miturit, apo kur kryerja e veprës është

pasojë e këtij fakti, por konstatohet se prindi, prindi adoptues apo kujdestari nuk mund ta

ushtrojnë mbikëqyrjen apo edukimin e të miturit për shkak të varfërisë ekstreme në të

cilën jetojnë, apo kur ata janë alkoolist, narkoman, bixhozxhinj etj.

Në rastet kur shqiptohet kjo masë, i mituri mbetet na familjen e vet. Mirëpo,

gjykata i obligon prindërit, adoptuesin apo kujdestarin që në të ardhmen të kujdesen më

tepër për të miturin dhe të shtojnë mbikëqyrjen ndaj sjelljeve të tij.233 Vështruar në këtë

kontekst, dhe me qëllimin që i mituri të braktisë rrugën e krimit, ligjdhënësi kosovar me

paragrafin 2 të nenit 23 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur i ka dhënë autorizime gjykatës

që t’i ndihmoj prindit, prindit adoptues apo kujdestarit duke u dhënë atyre udhëzime të

nevojshme lidhur me mënyrat e shtimit të mbikëqyrjes dhe edukimit të të miturit.

Konform kësaj zgjidhjeje ligjore, me qëllim të arritjes së këtij synimi, përkatësisht shtimit

të kujdesit për të miturin dhe ndikimin pozitiv ndaj tij gjykatës i është akorduar

autorizimi që edhe të urdhëroj prindin, prindin adoptues apo kujdestarin për përmbushjen

e detyrave të caktuara, të cilat u janë caktuar atyre me rastin e shqiptimit të kësaj mase

(227) Prind në kuptim të paragrafit 1 të nenit 99 të Ligjit nr. 2004/32 për Familjen, konsiderohet babai dhe

nëna e tij biologjike. (228) Prind adoptues konsiderohet personi që ka birësuar një person të mitur. Fjalor i shqipes së sotme,

Tiranë, 2002, fq. 24. (229) Kujdestar është personi i cili është i ngarkuar me ligj që të kujdeset, për një të mitur, që ta rritë e ta

ndihmoj atë, të kujdeset për pasurinë e tij deri sa ai të arrijë moshën madhore ose të përmbushen kushtet

para ligjit. Po aty, fq. 625. (230) Hajdari, XI, fq. 60. (231) Salihu, I, fq. 44. (232) Kjo mundësi dhe aftësi duhet të konstatohet si në aspektin e kushteve materiale dhe rrethanave tjera

objektive, ashtu edhe në aspektin e rrethanave subjektive (kanë kapacitete njerëzore e nivel të mjaftueshëm

edukimi), përfshirë anën morale të prindit, prindit adoptues apo kujdestarit. (233) Salihu, I, fq. 44.

80

edukative.234 Në mënyrë që të mos ketë dilema të caktuara, kërkohet që urdhrat e tillë të

specifikohen qartë në aktvendimin mbi shqiptimin e kësaj mase.

Duhet theksuar faktin se kjo masë edukative nuk mund të zgjasë më pak se 3 muaj

dhe më shumë se 2 vjet. Me qëllim të realizimit të suksesshëm të kësaj mase, konform

paragrafit 3 të nenit 23 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur është akorduar mundësia që

gjykata kompetente të urdhëroj shërbimin sprovues që të verifikoj ekzekutimin e masës

dhe t’i ofrojë ndihmën e nevojshëm prindit, prindit adoptues apo kujdestarit. Vështruar në

këtë aspekt, gjykata mund të urdhëroj shërbimin sprovues që këtyre personave t’u japë

këshilla pedagogjike mbi mënyrën e ushtrimit të edukimit të të miturit delikuent, kurse ky

i fundit është i detyruar që t’i përmbushë të gjithë urdhrat dhe të ofrojë çdo ndihmë për të

cilën ka vendosur gjykata e çështjes.235

Prindi, prindi adoptues apo kujdestari janë të obliguar që të respektojnë urdhrat

dhe udhëzimet e gjykatës e cila e ka shqiptuar këtë masë edukative. Gjithashtu, prindi dhe

personat tjerë janë të obliguar që t’i mundësojnë shërbimit sprovues ta verifikojë

ekzekutimin e masës në rastet kur verifikimi i tillë urdhërohet nga gjykata.236

Rezultatet modeste të këtij punimi provojnë se masa edukative e mbikëqyrjes së

shtuar nga prindi, prindi adoptues apo kujdestari ka dominuar në praktikën e punës së

gjykatave të Kosovës të cilat i kanë zbatuar procedurat penale ndaj të miturve. Se cili ka

qenë vëllimi i shqiptimit të kësaj mase do të pasqyrohet në tabelën vijuese.

Tabela nr. 5 - Të dhënat mbi shqiptimin e masës edukative të mbikëqyrjes së shtuar nga

ana e prindit, prindit adoptues apo kujdestarit të gjykatave të Kosovës gjatë periudhës

2007-2016.

Nr. rendor Periudha kohore Numri

1. 2007-2016 2866237

Sipas këtyre të dhënave gjykatat themelore të Kosovës gjatë periudhës 2007-2016

kanë shqiptuar gjithsej 2866 masa edukative të mbikëqyrjes së shtuar nga ana e prindit,

prindit adoptues apo kujdestarit. Këto të dhëna dëshmojnë se këto masa më së shumti

janë shqiptuar gjatë viteve 2009 dhe 2013, kurse më së paku në vitet 2010 dhe 2012.

Shkaqet e kësaj gjendjeje nuk dihen, por besohet që kjo të jetë kushtëzuar nga niveli i

lëndëve për të mitur që janë proceduar në gjykatat themelore përkatëse. Të dhënat e

përdorura provojnë se gjatë periudhës hulumtuese në shqiptimin e masës edukative të

mbikëqyrjes së shtuar nga ana e prindit, prindit adoptues apo kujdestarit prin Gjykata

(234) Urdhrat mund të jenë të natyrave të ndryshme. Kështu p.sh., prindi, prindi adoptues apo kujdestari

mund të urdhërohet që të kontaktoj rregullisht arsimtarin kujdestar të fëmijës, në mënyrë që në vazhdimësi

të njihet me përparimet e të miturit rreth vijimit të rregullt të shkollës ose në mësime. (235) Shih Aktvendimin PM. nr. 115/2014 të Gjykatës Themelore në Prizren. Me këtë aktvendim, kjo

gjykatë të miturit L.N. nga Prizreni ia ka shqiptuar masën e mbikëqyrjes së shtuar nga ana e prindit, prindit

adoptues ose kujdestarit, me ç’rast atij ia ka caktuar këto detyrime: të përmbahet nga çfarëdo kontakti me

individ të caktuar që mund të kenë ndikim negativ ndaj të miturit, të pranojë të aftësohet në ndonjë

profesion që i përshtatet shkathtësive dhe aftësive të tij, dhe personalisht t’i kërkoj falje palës së dëmtuar A.

K. të cilit me veprimet e tij të paligjshme i ka shkaktuar lëndim të lehtë trupor. (236) Salihu, I., fq. 44. (237) Shih raportet vjetore mbi punën e gjykatave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe Këshillit

Gjyqësor të Kosovës për periudhën 2007-2016.

81

Themelore e Prishtinës me 1231 raste, kurse ngec Gjykata Themelore Mitrovicës me 124

raste. Shkaqet janë identike me ato që janë pasqyruar në kuadër të masave edukative

disiplinore.

Meqenëse Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës në

raportet e tyre të punës të dhënat e tilla i kanë pasqyruar në mënyrë të përgjithësuar,

elaborimi i disa aspekteve që lidhen ke këtë masë dhe të miturit të cilëve u është

shqiptuar ajo do të bëhet mbi bazën e të dhënave të studiuara në cilat janë pasqyruar në

aktvendimet me të cilat është shqiptua masa e tillë. Në studim, në mesin e 200 vendimeve

gjyqësore, ku janë përfshirë 128 aktvendime mbi shqiptimin e masave të mbikëqyrjes së

shtuar, janë studiuar 88 aktvendime mbi shqiptimin e masës së mbikëqyrjes së shtuar nga

ana e prindit, prindit adoptues apo kujdestarit. Siç rezulton në mesin e këtyre

aktvendimeve të studiuara (88) të miturit e rinj përfaqësohen me 48 raste, kurse të miturit

e rritur me 40 raste. Kjo e dhënë bën të konkludohet se gjatë periudhës së përfshirë në

hulumtim të miturit e rinj (14-16 vjeç), në krahasim me të miturit e rritur (16-18 vjeç) në

8 kanë qenë më të pranishëm në kryerjen e veprave penale, ku mos mbikëqyrja dhe

edukimi i tyre nga ana e personave që kanë obligim ligjor përkujdesjen për ta, vlerësohet

të ketë qenë shkaktari kryesor në kryerjen e veprave penale. Rezultatet e këtij hulumtimi

provojnë se në 83 raste kjo masë është shqiptuar ndaj të miturve meshkuj dhe vetëm në 5

raste ndaj të miturve femra. Kjo e dhënë është në përputhje të plotë me të dhënat e

përgjithshme mbi kriminalitetin me pasqyrim gjininë. Shkaqet e kësaj gjendjeje duhet

kërkuar në një përkujdesje më të madhe që kanë prindërit ndaj femrave, por edhe në

ndjeshmërinë më të madhe të ekspozimeve negative të personave të kësaj gjinie. Studimi

vë në dukje se në mesin e 88 aktvendimeve të studiuara vetëm në 3 raste është

manifestuar fenomeni i recidivizmit. Kjo e dhënë dëshmon për faktin se një përkujdesje

më e avancuar ndaj personave të mitur do të ketë efekt në çrrënjosjen e shprehive

negative të të miturve. Sipas aktvendimeve të studiuara lidhur me këtë masë rezulton se

ajo është shqiptuar kryesisht për rastet e veprave penale kundër pasurisë, pjesëmarrjes në

rrahje, veprave penale kundër sigurisë në trafikun publik, përdorim të pijeve narkotike

etj. Kjo praktikisht është edhe kategoria e veprave penale që dominojnë në mesin e

kryerësve të mitur të veprave penale. Më në fund, duhet theksuar faktin se në 9 raste

gjykatat e kanë revokuar aktvendimin mbi shqiptimin e kësaj mase edukative. Deri te kjo

gjendje rezulton të ketë ardhur për shkak të problemeve të cilat janë manifestuar gjatë

ekzekutimit të kësaj mase në kontekst të avancimit të mbikëqyrjes dhe edukimit nga ana e

prindit, prindit adoptues apo kujdestarit. Siç rezulton avancimi i mbikëqyrjes ndaj të

miturit nuk ka shënuar trendët e dëshiruara tek disa familje ku dy prindërit janë të

punësuar, ku prindërit janë me gjendje të vështirë ekonomike, janë persona që

konsumojnë alkoolin etj.

6.2.2. Mbikëqyrja e shtuar nga familja tjetër

Mbikëqyrja e shtuar nga familja tjetër është masa e dytë edukative e mbikëqyrjes

së shtuar e cila mund t’i shqiptohet kryerësit të mitur të veprës penale.238 Këtë masë të

mbikëqyrjes së shtuar gjykata do të mund ta shqiptojë vetëm pasi të ketë vlerësuar

plotësimin e kushteve të përgjithshme për shqiptimin e masave të mbikëqyrjes së shtuar,

(238) Shih nenin 24 të KDM.

82

kur konstaton se prindi, prindi adoptues apo kujdestari i të miturit janë të paaftë që ta

ushtrojnë mbikëqyrjen dhe avancuar edukimin e të miturit,239 dhe kur vlerëson se

shqiptimi i saj përputhet me interesat më të mira të të miturit.240 Rrjedhimisht, këtë masë

gjykata mund ta shqiptojë atëherë kur konstaton se prindi, prindi adoptues apo kujdestari

nuk mund ta ushtrojnë mbikëqyrjen e shtuar për shkaqe objektive (janë të sëmurë,

punojnë jashtë vendit, janë në vuajtje të dënimit me burgim etj.), apo për shkak të

rrethanave të tyre personale dhe mënyrës së jetesës nuk mund të pritet se do ta ushtrojnë

këtë mbikëqyrje (nëse njëri apo dy prindërit janë alkoolist, narkoman, apo merren me

prostitucion etj.).241

Konform zgjidhjes së përcaktuar në paragrafin 1 të nenit 24 të Kodit të Drejtësisë

për të Mitur për shqiptimin e kësaj mase duhet të plotësohen këto kushte:

1. Që prindi, prindi adoptues apo kujdestari i të miturit të jenë të paaftë për ta

ushtruar mbikëqyrjen dhe për ta zhvilluar edukimin e drejtë të tij. Për

konstatimin e këtij fakti gjykata duhet të ketë dëgjuar prindin, prindin

adoptues apo kujdestarin e të miturit dhe të ketë administruar provat e

nevojshme që adresojnë qartë situatën dhe gjendjen e këtyre personave, të

cilët sipas ligjit janë të detyruar të përkujdesen për fëmijët e tyre;

2. Që të ketë konstatuar faktin se familja tjetër ka mundësi ta ushtrojë

mbikëqyrjen e të miturit. Kjo çështje duhet të vërtetohet përmes provave

konkrete të cilat pasqyrojnë gjendjen ekonomike të familjes së tillë, mënyrën e

jetesës së tyre, nivelin arsimor dhe rrethanat tjera të rëndësishme të cilat duhet

të konsiderohen me rastin e shqiptimit të kësaj mase;

3. Që familja tjetër vullnetarisht ta pranojë nën mbikëqyrje të miturin. Ky fakt

bën me dije se gjykata nuk mund ta detyrojë familjen tjetër që të ushtrojë

mbikëqyrjen e të miturit që nuk është fëmijë i tyre;

4. Që shqiptimi i masës në fjalë të jetë në interesin më të mirë të të miturit. Ky

interes më i mirë duhet të vlerësohet mbi bazën e përfitimeve që në aspektin e

edukimit pritet të arrijë i mituri i vendosur nën këtë masë.

Për shqiptimin e kësaj mase kërkohet të plotësohen këto kushte në mënyrë

kumulative. “Gjykata kompetente, duke marrë parasysh propozimin e shërbimit sprovues,

e cakton familjen në të cilën do të vendoset i mituri ndaj të cilit është shqiptuar masa e

mbikëqyrjes së shtuar nga familja tjetër. Para se t’ia dërgojë gjykatës propozimin,

shërbimi sprovues e analizon personalitetin e të miturit dhe strukturën sociale dhe

psikologjike të familjes në të cilën do të vendoset ai. Nën kushte të njëjta, përparësi i

jepet familjes me të cilën i mituri është në lidhje farefisnore apo është i lidhur

emocianalisht.242

(239) Shih Aktvendimin PM. nr. 05/2016 të Gjykatës Themelore në Prizren. Me këtë aktvendim, kjo gjykatë

ia ka shqiptuar të miturit E. K. nga Prizreni nga arsyeja se prindërit e tij jetojnë jashtë vendit (në Gjermani),

me ç’rast e ka detyruar të miturin që të përmbahet nga çfarëdo kontakti me individ të caktuar që mund të

kenë ndikim negativ tek i mituri dhe të pranoj të aftësohet në një profesion i cili i përshtatet shkathtësive

dhe aftësive të tij. Në këtë rast, mbikëqyrja i është besuar xhaxhait të tij B.H. nga Prizreni pasi është

konstatuar se ai ka mundësi dhe aftësi për ta ushtruar mbikëqyrjen dhe edukimin e të miturit. (240) Kjo masë e mbikëqyrjes së shtuar, siç do të shihet më poshtë, shqiptohet relativisht rrallë, dhe se edhe

kur gjykata e shqipton atë, mbikëqyrjen e shtuar e ushtron zakonisht ndonjë familje e afërt e të miturit. (241) Hajdari, XI, fq. 63. (242) Salihu, I, fq. 45.

83

Konform dispozitave të nenit 95 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur shërbimi

sprovues dhe familja tjetër në të cilën i mituri do të vendoset nënshkruajnë marrëveshje

me shkrim që i rregullon të drejtat dhe detyrimet e përbashkëta. Vështruar mbi këtë bazë,

nëse gjykata urdhëron verifikimin e ekzekutimit të kësaj mase edukative, familja në të

cilën është vendosur i mituri, është e obliguar që t’i lejoj shërbimit sprovues të verifikojë

ekzekutimin e saj. Gjatë verifikimit të mbikëqyrjes së ekzekutimit të kësaj mase, familjes

ku është vendosur i mituri, shërbimi sprovues duhet t’i ofrojë ndihmën e nevojshme me

qëllim që edukimi dhe mbikëqyrja ndaj të miturit të ushtrohet me sukses.243

Gjatë ekzekutimit të kësaj mase edukative, i mituri mban lidhje të përhershme me

familjen e tij, përveç kur gjykata kompetente urdhëron ndryshe në bazë të propozimit të

shërbimit sprovues. Është rregull që kontaktet e tilla të ndërpriten atëherë kur familja

biologjike e tij ka probleme të natyrave të ndryshme p.sh., (prindërit e tij merren me

prostitucion), të atilla që reflektojnë ndikim të dëmshëm dhe atë evident në realizimin e

programit të mbikëqyrjes dhe edukimit të të miturve të tillë nga familja tjetër.

Masa edukative e mbikëqyrjes së shtuar nga familja tjetër, sikurse masa e

mbikëqyrjes së shtuar nga prindi, prindi adoptues apo kujdestari mund të zgjasë më së

paku 3 muaj dhe më së tepërmi 2 vjet. “Kjo masë do të pushojë së ekzekutuari kur

rrethanat në familjen në të cilën është vendosur i mituri kanë ndryshuar në atë masë saqë

ekzekutimi i masës së tillë bëhet i vështirë, mbase edhe i pamundur. Kjo situatë mund të

paraqitet në rastet kur familja tjetër shndërrohet në familje me probleme të mëdha sociale,

kur personave të cilëve u është besuar mbikëqyrja e shtuar fillojnë të merren me

prostitucion, drogë etj. Në këto raste, gjykata mund të urdhërojë ndërrimin e vendit ku

është vendosur i mituri, dhe t’ia besoj mbikëqyrjen e shtuar një familjeje tjetër. Kjo masë

do të përfundojë edhe atëherë kur prindi, prindi adoptues apo kujdestari i të miturit vijnë

në situatë që vetë ta ushtrojnë mbikëqyrjen e shtuar ndaj fëmijës së tyre, apo kur

rezultatet e rehabilitimit tregojnë se nevoja për mbikëqyrje të shtuar nuk ekziston më.

Kështu, ekzekutimi i kësaj mase do të përfundojë në rastet kur p.sh., prindi natyral

kthehet nga bota e jashtme dhe ai vetë është i aftë që të ushtrojë mbikëqyrjen e shtuar për

të miturin delikuent. Në këto raste gjykata e zëvendëson masën e mbikëqyrjes së shtuar

nga familja tjetër me masën e mbikëqyrjes së shtuar nga prindi, prindi adoptues apo

kujdestari. Ekzekutimi i kësaj mase, si rregull, përfundon edhe me kalimin e kohës për të

cilën është shqiptuar.

Konform paragrafit 3 të nenit 24 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur gjykata ka

autoritetin ta urdhërojë shërbimin sprovues që të verifikojë çështjen e ekzekutimit të

masës së mbikëqyrjes së shtuar nga familja tjetër, si dhe t’i ofrojë familjes që e kryen

mbikëqyrjen çdo ndihmë që për këtë vlerësohet e nevojshme.

Rezultatet modeste të këtij punimi provojnë se masa edukative e mbikëqyrjes së

shtuar nga familja tjetër është shqiptuar në masë shumë të vogël nga gjykatat e Kosovës

të cilat i kanë zbatuar procedurat penale ndaj të miturve. Se cili ka qenë vëllimi i

shqiptimit të kësaj mase do të pasqyrohet në tabelën vijuese.

(243) Po aty, fq. 45-46.

84

Tabela nr. 6 - Të dhënat mbi shqiptimin e masës edukative të mbikëqyrjes së shtuar nga

familja tjetër të gjykatave të Kosovës gjatë periudhës 2007-2016.

Nr. rendor Periudha kohore Numri

1. 2007-2016 211244

Sipas këtyre të dhënave gjykatat themelore të Kosovës gjatë periudhës 2007-2016

kanë shqiptuar gjithsej 211 masa edukative të mbikëqyrjes së shtuar nga familja tjetër.

Nga këto të dhëna rezulton se kjo masë më së shumti është shqiptuar gjatë viteve 2009

dhe 2013, kurse më së paku në vitet 2008 dhe 2014. Shkaqet e kësaj gjendjeje nuk dihen,

por besohet që kjo të jetë kushtëzuar nga niveli i lëndëve për të mitur që janë proceduar

në gjykatat themelore përkatëse, apo që janë bartur nga vitet paraprake. Të dhënat e

përdorura provojë se gjatë periudhës hulumtuese edhe në shqiptimin e masës edukative të

mbikëqyrjes së shtuar nga familja tjetër prinë Gjykata Themelore e Prishtinës me 79

raste, kurse ngec Gjykata Themelore Mitrovicës me 18 raste. Shkaqet janë identike me

ato që janë pasqyruar në kudër të masave edukative disiplinore. Këto të dhëna provojnë

se kjo masë edukative e mbikëqyrjes së shtuar është shqiptuar shumë herë më pak se dy

masat tjera të mbikëqyrjes së shtuar. Ky fakt bën të konkludohet se në lidhje me masat e

mbikëqyrjes së shtuar nuk ka një disponim të gjyqësorit kosovar sa i përket shqiptimit të

masës së mbikëqyrjes së shtuar nga familja tjetër, por nuk ka asnjë disponim efektiv të

familjes së të miturit për t’u pajtuar që mbikëqyrja dhe edukimi i të miturit t’i besohet

familjes tjetër245 dhe po ashtu ka një mungesë interesimi të familjeve tjera për të marrë

nën mbikëqyrje dhe edukim të miturit delikuent.

Meqenëse në raportet e Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe Këshillit

Gjyqësor të Kosovës të dhënat lidhur me sanksionet penale ndaj të miturve janë

pasqyruar në mënyrë të përgjithësuar, elaborimi i disa aspekteve që lidhen ke këtë masë

dhe të miturit të cilëve u është shqiptuar ajo do të bëhet mbi bazën e të dhënave të

studiuara në cilat janë pasqyruar në aktvendimet me të cilat është shqiptuar masa e tillë.

Në studim, në mesin e 200 vendimeve gjyqësore, ku janë përfshirë 128 aktvendime mbi

shqiptimin e masave të mbikëqyrjes së shtuar, janë studiuar 5 aktvendime mbi shqiptimin

e masës së mbikëqyrjes së shtuar nga familja tjetër. Siç rezulton në mesin e këtyre

aktvendimeve të studiuara (5) të miturit e rinj përfaqësohen me 2 raste, kurse të miturit e

rritur me 3 raste. Kjo e dhënë bën të konkludohet se gjatë periudhës së përfshirë në

hulumtim të miturit e rritur (16-18 vjeç), në krahasim me të miturit e rritur (14-16 vjeç)

kanë qenë për një rast më të pranishëm në kryerjen e veprave penale, ku mos-mbikëqyrja

dhe mosedukimi i tyre i duhur nga ana e personave që kanë obligim ligjor përkujdesjen

për ta vlerësohet të ketë qenë shkaktari kryesor në kryerjen e veprave penale. Rezultatet e

këtij hulumtimi provojnë se në 5 raste kjo masë është shqiptuar ndaj të miturve meshkuj.

Kjo e dhënë është në përputhje të plotë me të dhënat e përgjithshme mbi kriminalitetin

me pasqyrim gjininë. Shkaqet e kësaj gjendjeje duhet kërkuar, siç u theksua më lart në

një përkujdesje më të madhe që kanë prindërit ndaj fëmijëve të tyre femra, por edhe në

ndjeshmërinë më të madhe të ekspozimeve negative të personave të kësaj gjinie. Studimi

(244) Shih fusnotën 233. (245) Në fakt, në mentalitetin Kosovar akoma dominon qasja që për problemet familjare, në këtë rast për

çështjet që ndërlidhen me delikuentët e mitur të mos mësoj opinioni, sidomos të afërmit, ku edhe zakonisht

autorizohet mbikëqyrja.

85

vë në dukje se në mesin e 5 aktvendimeve të studiuara nuk ka pasuar raste të manifestimit

të fenomenit të recidivizmit. Kjo e dhënë dëshmon për faktin se një përkujdesje më e

avancuar ndaj personave të mitur do të ketë efekt në çrrënjosjen e shprehive negative të të

miturve, gjë që duket të ketë ardhur ën shprehje në raport me këtë masë edukative. Sipas

aktvendimeve të studiuara lidhur me këtë masë rezulton se ajo është shqiptuar në të pesë

rastet për kryerje të veprave penale kundër pasurisë, dhe atë vjedhje. Ky praktikisht është

edhe lloji i veprave penale që dominon në mesin e kryerësve të mitur të veprave penale.

Më në fund, duhet theksuar faktin se vetëm në 1 rast gjykatat kanë revokuar aktvendimin

mbi shqiptimin e kësaj mase edukative. Deri te revokimi i kësaj mase rezulton të ketë

ardhur për shkak të problemeve të cilat janë manifestuar gjatë ekzekutimit të saj në

kontekst të realizimit të efektshëm të mbikëqyrjes dhe edukimit nga ana e familjes tjetër.

Siç rezulton avancimi i mbikëqyrjes ndaj të miturit në rastin e theksuar nuk ka shënuar

trendët e dëshiruara tek familja të cilës i është besuar mbikëqyrja, për faktin se në atë rast

është përzgjedhur një familje e cila ka pasur probleme evidente sociale.

6.2.3. Mbikëqyrja e shtuar nga organi i kujdestarisë

Mbikëqyrja e shtuar nga ana e organit të kujdestarisë përbën masën e tretë të

mbikëqyrjes së shtuar e cila mund t’i shqiptohet kryerësit të mitur të veprës penale. Sipas

paragrafit 1 të nenit 25 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur gjykata e shqipton masën e

mbikëqyrjes së shtuar nga organi i kujdestarisë pas dëgjimit të prindit, prindit adoptues

apo kujdestarit dhe nëse pas këtij dëgjimi gjykata konstaton se personat e përmendur nuk

kanë mundësi, nuk janë në gjendje të ushtrojnë mbikëqyrjen e shtuar ndaj të miturit246

dhe kur një masë e tillë është në interesin më të mirë të të miturit. Siç rezulton, për

shqiptimin e kësaj mase edukative duhet të plotësohen tri kushte:247

1. Që gjykata të ketë marrë në pyetje prindin, prindin adoptues apo kujdestarin;

2. Që gjykata të jetë bindur se prindi, prindi adoptues apo kujdestari nuk janë në

gjendje të ushtrojnë mbikëqyrjen e shtuar ndaj të miturit delikuent, dhe

3. Krijimi i bindjes së gjykatës se shqiptimi i kësaj mase është në interesin më të

mirë të të miturit.

Për shqiptimin e kësaj mase këto kushte duhet të plotësohen në mënyrë

kumulative. Kjo masë, sikurse edhe dy masat tjera të mbikëqyrjes së shtuar është e atillë

që i mundëson të miturit që edhe më tutje të mbetet në mjedisin e tij familjar, përkatësisht

ai mbetet pranë prindit, prindit adoptues apo kujdestarit të tij.

Për ekzekutimin e kësaj mase, konform nenit 99 të Kodit të Drejtësisë për të

Mitur kompetenca i është akorduar organit të kujdestarisë. Ky organ menjëherë pas

marrjes së aktvendimit për shqiptimin e kësaj mase edukative e cakton zyrtarin përgjegjës

(246) Shih Aktvendimin PM. nr. 67/2015 të Gjykatës Themelore në Pejë. Këtë aktvendim, kjo gjykatë ia ka

shqiptuar të miturit G.K. nga Peja, pasi ka konstatuar se prindërit e tij nuk janë në gjendje të ushtrojnë

mbikëqyrjen dhe edukimin e të miturit, dhe se këtë mbikëqyrje, për shkak të nevojës së ushtrimit të një

mbikëqyrjeje profesionale, nuk ka mundur ta ushtrojë as familja tjetër. Në këtë rast i mituri është detyruar

që të vijoj rregullisht shkollimin dhe të mos vizitoj lokalet ku konsumohen pije të ndaluara (alkool, drogë

etj.). Pas pranimit të aktvendimit mbi shqiptimin e kësaj mase Organi i kujdestarisë në Pejë i ka caktuar të

miturit zyrtarin përgjegjës për t’u kujdesur për mbikëqyrjen dhe edukimin e tij. (247) Hajdari, XI, fq. 65.

86

të cilit i bartet përgjegjësia për realizimin e mbikëqyrjes së shtuar dhe për këtë e njofton

gjykatën që e ka shqiptuar këtë masë.

Në procesin e ekzekutimit të kësaj mase edukative organin e kujdestarisë sociale

kërkohet që ta ndihmojnë gjykatat, prokuroria, shkollat dhe institucionet tjera. Ato duhet

t’i ofrojnë bashkëpunim koherent me qëllim që të arrihet të realizohen qëllimet e një

mase të tillë.248 Organi i kujdestarisë sociale, me ndihmën dhe bashkëpunimin me

subjektet e sipërpërmendura, e merr përsipër që të kujdeset për edukimin dhe riedukimin

e të miturit. Kompetenca dhe obligimet e organit të kujdestarisë sociale ndaj delikuentit të

mitur, të cilat, siç theksuam më lart, realizohen edhe me bashkëpunimin dhe ndihmën e të

tjerëve, janë të gjera.249 Në paragrafin 3 të nenit 25 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur

janë përcaktuar detyrat të cilat duhet të përmbushen gjatë fazës së ekzekutimit të kësaj

mase edukative. Konform kësaj dispozite ligjore, me rastin e shqiptimit të kësaj mase,

gjykata mund t’ia caktojë këto detyra organit të kujdestarisë:

1. Mbikëqyrjen e edukimit të të miturit. - Kjo mbikëqyrje mund t’i referohet

vijimit të rregullt të shkollimit, përmirësimit të suksesit në lëndët mësimore,

përmirësimit të sjelljes në shkollë, përfshirjes në aktivitete sportive apo

kulturore etj.;

2. Lehtësimit të qasjes në aftësimin profesional dhe punësimin. - Ky detyrim

mund të ketë të bëj me hulumtimin e tregut të punës, sigurim të informatave

për vendet e lira të punës që i përshtaten përgatitjes së tij, ofrimin e

informatave për profesionet që vlerësohen të përputhshme me interesat e të

miturit dhe vënien në kontakt, përfshirë dhënien e ndihmës me institucionet

përkatëse që zhvillojnë programe të aftësimit profesional etj.;

3. Sigurimit të largimit të të miturit nga çfarëdo ndikimi negativ. - Ky detyrim

mund të ketë të bëj me shmangien nga lokalet ku konsumohet alkooli,

zhvillohet prostitucioni, apo ku qëndrojnë personat që merren me sjellje

devijante etj.

4. Lehtësimit të qasjes në kujdes të nevojshëm mjekësor. - Ky detyrim mund të

ketë të bëj me vënie të kontaktit dhe realizimit të kontrolleve përkatëse

mjekësore të cilat janë në funksion të kurimit të ndonjë sëmundjeje me të cilën

përballet i mituri, shërim të dhëmbëve etj.;

5. Ofrimit të zgjidhjes së ndonjë problemi që mund të shfaqet në jetën e të

miturit. - Ky detyrim mund të ketë të bëj me sanimin e marrëdhënieve me

shokët e tij të shkollës, lagjes, me personat nga rrethi i familjes etj.

6. Detyrime të tjera që gjykata i çmon se do të ishin në interesin më të mirë të të

miturit. - Këto detyrime mund të kenë të bëjnë me motivim të pjesëmarrjes së

të miturit në ndonjë aktivitet të pastrimit të mjedisit shkollor, në ndonjë garë

sportive apo kulturore etj.

Nëse gjatë ekzekutimit të kësaj mase edukative paraqiten probleme të caktuara,

është detyrim i prindit, prindit adoptues apo kujdestarit të të miturit që lidhur me to ta

informojë organin e kujdestarisë. Pas marrjes së informatave të tilla, organi i kujdestarisë

duhet të ndërmarrë veprimet përkatëse të cilat i konsideron të përshtatshme për evitimin e

(248) Shih paragrafin 1 të nenit 100 të KDM. (249) Salihu, I, fq. 47.

87

problemeve të tilla, dhe për to e informon gjykatën e cila e ka shqiptuar këtë masë.250

“Pavarësisht këtij fakti, konform paragrafit 4 të nenit 25 të Kodit të Drejtësisë për të

Mitur organi i kujdestarisë është i detyruar që t’i raportoj gjykatës e cila e ka shqiptuar

masën e mbikëqyrjes së shtuar nga ana e organit të kujdestarisë përkitazi me ekzekutimin

e vendimit gjyqësor së paku çdo 3 muaj”. Në fakt, kohëzgjatja e kësaj mase edukative të

mbikëqyrjes së shtuar, si dhe dy masave tjera të mbikëqyrjes së shtuar, nuk mund të jetë

më e shkurtër se 3 muaj dhe më e gjatë se 2 vjet.

Rezultatet modeste të këtij punimi provojnë se masa edukative e mbikëqyrjes së

shtuar nga organi i kujdestarisë është shqiptuar në masë relativisht të shpeshtë nga

gjykatat e Kosovës të cilat i kanë zbatuar procedurat penale ndaj të miturve. Se cili ka

qenë vëllimi i shqiptimit të kësaj mase do të pasqyrohet në tabelën vijuese.

Tabela nr. 7 - Të dhënat mbi shqiptimin e masës edukative të mbikëqyrjes së shtuar nga

organi i kujdestarisë të gjykatave të Kosovës gjatë periudhës 2007-2016.

Nr. rendor Periudha kohore Numri

1. 2007 – 2016 1205251

Sipas këtyre të dhënave gjykatat themelore të Kosovës gjatë periudhës 2007 –

2016 kanë shqiptuar gjithsej 1205 masa edukative të mbikëqyrjes së shtuar nga organi i

kujdestarisë. Këto të dhëna dëshmojnë se kjo masë më së shumti është shqiptuar gjatë

viteve 2009 dhe 2013, kurse më së paku në vitet 2008 dhe 2014. Shkaqet e kësaj

gjendjeje nuk dihen, por siç u theksua më lart, besohet që kjo të jetë kushtëzuar nga niveli

i lëndëve për të mitur që janë proceduar në gjykatat themelore përkatëse, apo që janë

bartur nga vitet paraprake. Të dhënat e përdorura provojnë se gjatë periudhës hulumtuese

edhe në shqiptimin e masës edukative të mbikëqyrjes së shtuar nga organi i kujdestarisë

prinë Gjykata Themelore e Prishtinës me 411 raste, kurse ngec Gjykata Themelore

Mitrovicës me 76 raste. Shkaqet janë identike me ato që janë pasqyruar te masat

edukative disiplinore. Këto të dhëna provojnë se kjo masë edukative e mbikëqyrjes së

shtuar është shqiptuar më pak se masa e mbikëqyrjes së shtuar nga prindi, prindi adoptues

apo kujdestari dhe më shpesh se masa e mbikëqyrjes së shtuar nga familja tjetër. Ky fakt

bën të konkludohet se gjatë periudhës hulumtuese, në lidhje me masat e mbikëqyrjes së

shtuar më shumë kanë dominuar kushtet që kanë favorizuar masën e mbikëqyrjes së

shtuar nga ana e prindit, prindit adoptues apo kujdestarit, dhe më pak ato që kanë

kushtëzuar shqiptimin e masës së mbikëqyrjes së shtuar nga organi i kujdestarisë, e

shumë më pak ato që ndërlidhen me masën e mbikëqyrjes së shtuar nga familja tjetër, gjë

që edhe është pritur.

Meqenëse në raportet e Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe Këshillit

Gjyqësor të Kosovës të dhënat lidhur me sanksionet penale ndaj të miturve janë

pasqyruar në mënyrë të përgjithësuar, elaborimi i disa aspekteve që lidhen ke këtë masë

dhe të miturit të cilëve u është shqiptuar ajo do të bëhet mbi bazën e të dhënave të

studiuara të cilat janë pasqyruar në aktvendimet me të cilat është shqiptua masa e tillë. Në

(250) Për këtë, më gjerësisht, shih publikimin: Juvenile intensive supervision, Program summary, Office of

Juvenile Justice and Delinquency Prevention, Washington, 2012, fq. 76. (251) Shih raportet vjetore mbi punën e gjykatave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe Këshillit

Gjyqësor të Kosovës për periudhën 2007-2016.

88

studim, në mesin e 200 vendimeve gjyqësore, ku janë përfshirë 128 aktvendime mbi

shqiptimin e masave të mbikëqyrjes së shtuar, janë studiuar 55 aktvendime mbi

shqiptimin e masës së mbikëqyrjes së shtuar nga organi i kujdestarisë. Siç rezulton në

mesin e këtyre aktvendimeve të studiuara (55) të miturit e rinj përfaqësohen me 24 raste,

kurse të miturit e rritur me 31 raste. Kjo e dhënë bën të konkludohet se gjatë periudhës së

përfshirë në hulumtim të miturit e rritur (16-18 vjeç), në krahasim me të miturit e rinj

(14-16 vjeç) kanë qenë për shtatë raste më të pranishëm në kryerjen e veprave penale, ku

mos mbikëqyrja dhe mos edukimi i tyre i duhur nga ana e personave që kanë obligim

ligjor përkujdesjen për ta, vlerësohet të ketë qenë shkaktari kryesor në kryerjen e veprave

penale.. Rezultatet e këtij hulumtimi provojnë se në 53 raste kjo masë është shqiptuar

ndaj të miturve meshkuj dhe vetëm në dy raste ndaj të miturve femra. Kjo e dhënë është

në përputhje të plotë me të dhënat e përgjithshme mbi kriminalitetin me pasqyrim gjininë.

Shkaqet e kësaj gjendje duhet kërkuar, siç u theksua më lart në një përkujdesje më të

madhe që kanë prindërit ndaj femrave, por edhe në ndjeshmërinë më të madhe të

ekspozimeve negative të personave të kësaj gjinie. Studimi vë në dukje se në mesin e 55

aktvendimeve të studiuara në tri raste është shfaqur fenomeni i recidivizmit. Kjo e dhënë

kërkon shtimin e përkujdesjes ndaj personave të mitur në mënyrë që te ta të çrrënjosjen

në tërësi shprehitë negative. Sipas aktvendimeve të studiuara lidhur me këtë masë

rezulton se ajo është shqiptuar për kryerje të veprave penale të vjedhjeve, pjesëmarrjes në

rrahje, veprave penale kundër sigurisë në trafikun publik, posedim të paautorizuar të

armëve etj. Më në fund, duhet theksuar faktin se vetëm në 2 raste gjykatat kanë revokuar

aktvendimin mbi shqiptimin e kësaj mase edukative. Deri te revokimi i kësaj mase

rezulton të ketë ardhur për shkak të problemeve të cilat janë manifestua gjatë ekzekutimit

të saj, e të cilat janë manifestuar në mosrespektim të detyrimeve të vendosura nga ana e

organit të kujdestarisë. Prandaj, konsiderohet se për aq sa respektimi i detyrimeve të

vendosura nuk shënon ngecje, për aq do të ketë sukses në ekzekutimin praktik të kësaj

mase.

6.3. Masat institucionale

Masat institucionale janë lloji më i rëndë i masave edukative. Me masa

institucionale kryerësi i mitur i veprës penale privohet nga liria dhe vendoset në

institucione të posaçme të edukimit dhe rehabilitimit. Këto masa u shqiptohen të miturve

ndaj të cilëve duhet ndërmarrë masa më afatgjata me qëllim të edukimit, riedukimit dhe

trajtimit, mjekimit të tyre, si dhe në rastet kur është i domosdoshëm veçimi i tyre nga

mjedisi ku jetojnë.252

Për shqiptimin e masave edukative institucionale duhet të plotësohen dy kushte:

1. Ekzistimi i nevojës ë domosdoshme që ndaj delikuentit të mitur të ndërmerren

masa afatgjata të edukimit, riedukimit apo mjekimit. Kjo nevojë determinohet

nga fakti se këtu është fjala për ata të mitur te të cilët është manifestuar

shkallë e lartë e devijimit në edukimin e tyre, rrethanë kjo që tregon se

edukimi dhe zhvillimi i drejtë i tyre nuk mund të realizohet me aplikimin e

masave edukative afatshkurtra. Në fakt, këtu zakonisht është fjala për të mitur

(252) Salihu, I, fq. 51.

89

të cilëve më parë u janë shqiptuar masa tjera edukative, por të cilat nuk kanë

dhënë efekte të duhura;

2. Mjedisi social ku ka jetuar i mituri të ketë ushtruar ndikim të dëmshëm në

sjelljet e të miturit. Ky fakt determinon nevojën që ky ndikim negativ të

eliminohet. Që kjo të ndodhë i mituri duhet të ndahet (izolohet) për një kohë

relativisht të gjatë nga ai mjedis.

Këto dy kushte për shqiptimin e masave edukative institucionale, në mbështetje të

rekomandimeve të Rregullave të Pekinit mbi Drejtësinë për të Mitur i ka akceptuar edhe

Kodi i Drejtësisë për të Mitur i Republikës së Kosovës. Ky Kod në paragrafin 4 të nenit

20 të tij përcakton se gjykata i shqipton këto masa në rastet kur konstaton se është i

nevojshëm veçimi afatgjatë i të miturit nga mjedisi i mëparshëm, me qëllim që të miturit

t’i ofrohet mundësia e edukimit, riedukimit dhe trajtimit. Për shqiptimin e këtyre masave

këto dy kushte duhet të plotësohen në mënyrë kumulative. Ndërkaq se cila masë

edukative institucionale do të shqiptohet në rastin konkret varet nga vlerësimi që ua bën

gjykata interesave më të mira të të miturit.

Meqenëse është fjala për masa që mision të tyre kanë edukimin dhe riedukimin e

mjekimin e të miturit është më se e qartë se institucionet ku bëhet ekzekutimi i tyre duhet

t’i plotësojnë një sërë kushtesh të karakterit teknik, organizativ e profesional. Në ato

institucione duhet të ketë profesionist të aftësuar (edukatorë, psikologë, punëtor social,

mjekë etj.), programe konkrete dhe të avancuara të riedukimit dhe trajtimit dhe kapacitete

teknike që mundësojnë arritjen e qëllimeve të përcaktuara. “Me rastin e shqiptimit të

këtyre masave gjykata duhet të formojë bindje se është e nevojshme që i mituri të veçohet

nga mjedisi i mëparshëm, ngase pa veçimin e tij nuk do të ishte e mundur ta arrihet

riedukimi, trajtimi dhe zhvillimi i drejtë”.253

Është rregull parimor i akceptuar nga Rregullat e Pekinit mbi Drejtësinë për të

Mitur se para shqiptimit të masave edukative institucionale gjykata duhet të ketë parasysh

dy kufizime të rëndësishme. Kufizimi i parë ka të bëj me atë se shqiptimi i masave të tilla

përmes të cilave veçohet i mituri nga mjedisi i tij i mëparshëm duhet të jetë mjet i fundit,

dhe atë pasi të jenë shterur të gjitha mundësitë tjera. Kjo do të thotë se ndaj të miturit

delikuent paraprakisht duhet të zbatohen të gjitha llojet tjera të masave edukative që janë

më të lehta, ose dhe kur vlerësohet se në rastin konkret nuk është e mundur të zbatohet

masa tjetër. Kufizimi i dytë lidhur me masat edukative institucionale konsiston në faktin

se këto masa duhet të shqiptohen për një afat kohor sa më të shkurtër të mundshëm.

Në paragrafin 4 të nenit 20 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur janë parashikuar tri

lloje të masave edukative institucionale: dërgimi në institucionin edukativ, dërgimi në

institucionin edukativo-korrektues dhe dërgimi në institucionin për kujdes të posaçëm.

Vlen të theksohet fakti se, në përputhje me paragrafin 5 të nenit 7 të Kodit të

Drejtësisë për të Mitur kur gjykata e shqipton masën e dërgimit në institucionin edukativ

apo atë të dërgimit në institucionin edukativo-korrektues në kohëzgjatje deri në 2 vjet, ajo

mund të pezulloj ekzekutimin e tyre dhe të shqiptojë dënimin me kusht në pajtim me

kriteret e përcaktuara në Kodin Penal të Kosovës.

Sipas rezultateve modeste të këtij punimi gjykatat themelore të Kosovës gjatë

periudhës 2007-2016 kanë shqiptuar gjithsej 264 masa edukative institucionale. Këto të

dhëna dëshmojnë se këto masa në kuadrin e masave edukative janë masat që janë

shqiptuar më së paku. Ky fakt dëshmon se, rastet e devijimit në edukim e të miturit

(253) Po aty, fq. 52.

90

delikuent që kanë pasur nevojë për trajtim afatgjatë kanë qenë shumë më të pakta se te

rastet e devijimeve të lehta të cilat kanë kërkuar trajtim afatshkurtër të të miturve

delikuent. Siç rezulton, gjykatat e Kosovës më së shumti masa edukative institucionale

kanë shqiptuar gjatë viteve 2008 dhe 2014, kurse më së paku gjatë viteve 2007 dhe 2015.

Shkaqet e kësaj gjendjeje, me gjasë, duhet kërkuar në nivelin në rritje që ka shënuar

kriminaliteti i të miturve nëpër ato vite, por edhe në nivelin e bartjes së lëndëve të të

miturve nga vitet paraprake.

6.3.1. Dërgimi në institucionin edukativ

Masa e dërgimit në institucionin edukativ është masa e parë edukative e karakterit

institucional të cilën e ka parashikuar Kodi i Drejtësisë për të Mitur.254 Këtë masë

edukative gjykata ua shqipton atyre delikuentëve të mitur në rastet kur konstaton se

edukimi dhe riedukimi i tyre nuk mund të realizohet pa ndarjen (veçimin) e plotë nga

mjedisi ku jetojnë, dhe nëse është e nevojshme që ndaj tyre të ndërmerren masa afatgjata

dhe sistematike edukative, riedukuese dhe të mjekimit.255 Krahas kësaj, për shqiptimin e

kësaj mase edukative duhet të plotësohen edhe kushtet e posaçme të cilat i cakton

ligji”.256 Si kushte për shqiptimin e masës edukative të dërgimit në institucionin edukativ,

konform paragrafit 1 të nenit 27 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur konsiderohen:

1. Ekzistimi i nevojës për veçimin e plotë dhe afatgjatë të të miturit nga mjedisi i

tij i mëparshëm;

2. Ekzistimi i nevojës për mbikëqyrje të plotë të të miturit nga edukatorët

adekuat, si parakusht që atij t’i ofrohet mundësia e duhur e edukimit,

riedukimit, rehabilitimit dhe zhvillimit të drejtë, dhe

3. Ekzistimi i interesit më të mirë të të miturit, vështruar në kontekst të realizimit

të qëllimit të sanksioneve penale për të mitur.

Në institucionin edukativ i mituri duhet t’i nënshtrohet një kujdesi të posaçëm,

dhe atë si sa i përket arsimimit të përgjithshëm, po ashtu edhe atij profesional, por edhe

zhvillimit të shprehive të punës.

Sipas paragrafit 2 të nenit 27 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur kohëzgjatja e

masës edukative të dërgimit të institucionin edukues nuk mund të jetë më e shkurtër se 3

muaj dhe më e gjatë se 2 vjet. Kohëzgjatjen e kësaj mase e cakton gjykata me aktvendim

të posaçëm. Se në çfarë kohëzgjatje do të shqiptohet kjo masë varet nga vlerësimi që i

bën gjykata e çështjes rastit konkret, vështruar kjo në kontekst të kritereve të përcaktuara

ligjore. Pavarësisht kohëzgjatjes për të cilën është shqiptuar masa e dërgimit në

institucionin edukativ, ajo duhet të konsistojë në qëndrim të pandërprerë të të miturit në

institucionin edukativ.

Nëse masën edukative të dërgimit në institucionin edukativ gjykata e ka shqiptuar

në kohëzgjatje prej më shumë se 6 muaj, ajo konform paragrafit 5 të nenit 128 të Kodit të

(254) Shih nenin 27 të KDM. (255) Shih Aktvendimin PM. nr. 52/2014 të Gjykatës Themelore të Prishtinës. Me këtë aktvendim, kjo

gjykatë ia ka shqiptuar të miturit M. V. Nga Prishtina në kohëzgjatje prej një viti. Në këtë rast, në mungesë

të institucionit të posaçëm edukativ të krijuar për këtë qëllim, kjo masë është autorizuar të zbatohet në

Gjimnazin ”Sami Frashëri” në Prishtinë. Në rastin konkret është urdhëruar Shërbimi Sprovues i Kosovës që

të përcjell ekzekutimin e kësaj mase. (256) Salihu, I, fq. 53.

91

Drejtësisë për të Mitur çdo gjashtë muaj detyrohet të shqyrtojë arsyeshmërinë e

ekzekutimit të saj, dhe në varësi të vlerësimit të gjendjes vendos që të vazhdojë apo

ndalë ekzekutimin e saj ose të zëvendësojë atë me ndonjë masë edukative më të lehtë. Në

fakt, në raste të caktuara (që konsiderohen përjashtim) gjykata, konform paragrafit 6 të

nenit të njëjtë të këtij Kodi mundet që këtë masë edukative ta zëvendësojë edhe me masë

më të rëndë edukative.257

Rezultatet modeste të këtij punimi të disertacionit të doktoratës provojnë se masa

e dërgimit në institucionin edukativ gjatë periudhës hulumtuese është shqiptuar relativisht

shpesh nga gjykatat e Kosovës të cilat i kanë zbatuar procedurat penale ndaj të miturve.

Se cili ka qenë vëllimi i shqiptimit të kësaj mase do të pasqyrohet në tabelën vijuese.

Tabela nr. 8 - Të dhënat mbi shqiptimin e masës së dërgimit në institucionin edukativ të

gjykatave të Kosovës gjatë periudhës 2007-2016.

Nr. rendor Periudha kohore Numri

1. 2007-2016 49258

Sipas këtyre të dhënave gjykatat themelore të Kosovës gjatë periudhës 2007-2016

kanë shqiptuar gjithsej 49 masa edukative të dërgimit në institucionin edukativ. Nga këto

të dhëna rezulton se kjo masë më së shumti është shqiptuar gjatë viteve 2008 dhe 2014,

kurse më së paku në vitet 2007 dhe 2015. Shkaqet e kësaj gjendjeje nuk dihen, por siç u

theksua më lart, besohet që kjo të jetë kushtëzuar nga niveli i lëndëve për të mitur që janë

proceduar në gjykatat themelore përkatëse, apo që janë bartur nga vitet paraprake. Të

dhënat e përdorura provojë se gjatë periudhës hulumtuese në shqiptimin e masës së

dërgimit në institucionin edukativ prinë Gjykata Themelore e Prishtinës me 14 raste,

kurse ngec Gjykata Themelore Mitrovicës me 2 raste. Shkaqet janë identike me ato që

janë pasqyruar te masat edukative disiplinore dhe ato të mbikëqyrjes së shtuar. Këto të

dhëna dëshmojnë se kjo masë edukative institucionale është shqiptuar më pak se masa

institucionale e dërgimit në institucionin edukativo-korrektues, por më shpesh se masa e

dërgimit në institucionin e posaçëm. Ky fakt bën të konkludohet se gjatë periudhës

hulumtuese, në lidhje me masat edukative institucionale më shumë kanë dominuar

rrethanat që kanë kushtëzuar shqiptimin e masës së dërgimit në institucionin edukativo-

korrektues, dhe shumë më pak për masën e dërgimit në institucionin edukativ, e akoma

më pak të dërgimit në institucionin e posaçëm, gjë që edhe është pritur.

Meqenëse në raportet e Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe Këshillit

Gjyqësor të Kosovës të dhënat lidhur me sanksionet penale ndaj të miturve janë

pasqyruar në mënyrë të përgjithësuar, elaborimi i disa aspekteve që lidhen ke këtë masë

dhe të miturit të cilëve u është shqiptuar ajo do të bëhet mbi bazën e të dhënave të

studiuara të cilat janë pasqyruar në aktvendimet me të cilat është shqiptuar masa e tillë.

Në studim, në mesin e 200 vendimeve gjyqësore, ku janë përfshirë 20 aktvendime mbi

shqiptimin e masave edukative institucionale, janë studiuar 5 aktvendime mbi shqiptimin

e masës së dërgimit në institucionin edukativ.

(257) Një vendimmarrje e tillë e gjykatës mund të rezultojë vetëm atëherë kur gjatë shqyrtimit të kësaj mase

gjykata gjen se i mituri nuk i ka përmbushur detyrimet e posaçme të parapara me nenin 26 të këtij Kodi,

p.sh., nuk e ka vijuar rregullisht shkollimin, ka vizituar vende të cilat i është ndaluar që t’i vizitoj etj. (258) Shih fusnotën 233.

92

Nga aktvendimet e përfshira në studim në një rast kishim të bënim me shqiptim të

kësaj mase për të mitur të rinj, kurse në katër raste të tjera me shqiptimin e kësaj mase për

të miturit e rritur. Ky fakt dëshmon se grup-mosha e të miturve të rritur ka qenë ajo që

gjatë periudhës hulumtuese është ballafaquar më shumë me këtë masë, dhe kjo për arsye

se te ata më shumë kanë dominuar rrethanat që kanë determinuar shqiptimin e saj, e

sidomos ato që ndërlidhen me nivelin relativisht të lartë të çrregullimit në edukatën e

tyre. Rezultatet e këtij hulumtimi provojnë se në të pesë rastet kjo masë është shqiptuar

ndaj të miturve meshkuj. Kjo e dhënë është në përputhje të plotë me të dhënat e

përgjithshme mbi kriminalitetin me pasqyrim gjininë. Shkaqet e kësaj gjendjeje duhet

kërkuar, siç u theksua më lart në një përkujdesje më të madhe që kanë prindërit ndaj

femrave, por edhe në ndjeshmërinë më të madhe të ekspozimeve negative të personave të

kësaj gjinie. Studimi vë në dukje se në mesin e pesë aktvendimeve të studiuara nuk ka

pasur shfaqje të fenomenit të recidivizmit. Kjo e dhënë dëshmon për faktin se një

përkujdesje më e avancuar ndaj personave të mitur gjithmonë ka efekt në çrrënjosjen e

shprehive negative të të miturve, gjë që duket të ketë ardhur në shprehje edhe sa i përket

kësaj mase edukative. Sipas aktvendimeve të studiuara lidhur me këtë masë rezulton se,

ajo në tri raste është shqiptuar për kryerje të veprës penale të vjedhjes, kurse në dy rastet

tjera për kryerje të veprave penale të ndërlidhura me narkotikët. Në lidhje me këtë masë

sa i përket rasteve të studiuara nuk ka ardhur në shprehje në asnjërin prej tyre fakti i

revokimit të masës së shqiptuar. Kjo do të thotë se procesi i riedukimit të kryerësve të

mitur që ndërlidhen me këtë masë ka rrjedhur mirë dhe pa ndonjë problem.

6.3.2. Dërgimi në institucionin edukativo - korrektues

Dërgimi në institucionin edukativo-korrektues përfaqëson masën e dytë sipas

radhës që është sistemuar në kuadër të masave edukative institucionale.259 Kjo njëherit

përfaqëson masën më të rëndë brenda grupit të masave edukative institucionale dhe

masave edukative në përgjithësi. “Marrë në përgjithësi, shqiptimi i kësaj mase, në një

mënyrë ose tjetër, ndërlidhet me nevojat që mund të ketë i mituri delikuent për riedukim,

përkatësisht trajtim të specializuar”.260

Për shqiptimin e masës së dërgimit në institucionin edukativo-korrektues,

konform paragrafit 1 të nenit 28 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur duhet të plotësohen

këto kushte:

1. Kryerja e veprës penale të dënueshme prej më shumë se 3 vjet,261

2. Ekzistimi i nevojës për edukim të specializuar dhe afatgjatë, dhe

3. Ekzistimi i interesit më të mirë të të miturit.

Për shqiptimin e kësaj mase edukative institucionale këto kushte duhet të

plotësohen në mënyrë kumulative. Natyrisht, me rastin e vlerësimit nëse do të shqiptojë

këtë masë edukative institucionale gjykata veçanërisht do të marrë në konsideratë peshën

(259) Shih nenin 28 të KDM. (260) Hajdari, XI, fq. 73. (261) Zgjidhja ligjore e specifikuar në paragrafin 1 të nenit 28 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur vë në dukje

faktin se kur i mituri akuzohet për kryerje të veprës penale për të cilën është paraparë dënimi me burgim

deri në 3 vjet atij nuk mund t’i shqiptohet masa e dërgimit në institucionin edukativo-korrektues.

93

e veprës penale të kryer dhe rrethanën nëse të miturit më parë i është shqiptuar ndonjë

masë edukative apo dënimi me burgim për të miturit.

Rrjedhimisht, gjykata do të shqiptojë këtë masë edukative të karakterit

institucional nëse është fjala për delikuent të mitur me çrregullime të rënda në lëmin e

edukimit,262 dhe për ata që kanë kryer vepra penale të rënda, e që janë recidivistë.263

Konform paragrafit 1 të nenit 113 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur ekzekutimi i

masës edukative të dërgimit të të miturit në institucionin edukativo-korrektues bëhen në

institucionin edukativo-korrektues të themeluar me këtë qëllim. Kjo dispozitë ligjore e

bën të qartë faktin se institucioni i tillë duhet të jetë i karakterit gjysmë të hapur apo të

hapur.

Institucioni edukativo-korrektues ku ekzekutohet kjo masë edukative është i atillë

që i përshtatet personalitetit të të miturit dhe nevojave të tij. Në të duhet të qëndrojnë

vetëm kryerësit e mitur të veprave penale. Aty të miturit duhet të ndahen në grupe në

përputhje me moshën e tyre,264 zhvillimin mendor dhe karakteristikat tjera dhe në

përputhje me kërkesat e programit edukativo-arsimor. Këtu është fjala për institucione të

cilat i karakterizon fakti i mbajtjes së një regjimi të posaçëm, në të cilat përveç edukimit

dhe rehabilitimit, organizohet edhe arsimimi i përgjithshëm dhe profesional i të miturve

dhe aftësimi i tyre për ushtrimin e profesioneve të caktuara pasi që ata të dalin nga

institucioni edukativo-korrektrues.

Dërgimi në institucionin edukativo-korrektues nuk mund të zgjasë më pak se 1 vit

dhe më tepër se 5 vjet. Edhe këtu, si te masa e mëparshme e dërgimit në institucionin

edukativ, është fjala për qëndrimin e pandërprerë të të miturit në institucionin edukativ.265

Natyrisht, kohëzgjatjen e kësaj mase e cakton gjykata në aktvendimin me të cilin e

shqipton atë. Rrjedhimisht, gjykata që e ka shqiptuar masën e tillë ka obligim që çdo 6

muaj të rishqyrtojë aktvendimin e vet dhe varësisht prej suksesit të ekzekutimit do të

vendosë nëse do të vazhdojë ekzekutimin e saj, apo do ta zëvendësoj atë me masë tjetër

edukative më të lehtë ose do të ndalë ekzekutimin e mëtejshëm të saj. Pavarësisht kësaj,

edhe pse me ligj nuk është parashikuar shprehimisht, konsideroj se ekzekutimi i kësaj

mase nuk mund të ndalet para se të kaloj një vit të qëndrimit të të miturit në institucionin

edukativo-korrektues.266

Rezultatet modeste të këtij punimi provojnë se masa edukative e dërgimit në

institucionin edukativo-korrektues gjatë periudhës hulumtuese është shqiptuar në raste

relativisht të shpeshta nga gjykatat e Kosovës të cilat i kanë zbatuar procedurat penale

(262) Shih Aktvendimin PM. nr. 18/2013 të Gjykatës Themelore në Prizren. Me këtë aktvendim, kjo gjykatë

u ka shqiptuar të miturve E. Sh. dhe B. K. masën edukative të dërgimit të të miturit në institucionin

edukativo korrektues në kohëzgjatje prej 3 vjetëve, kurse të dëmtuarën V. K. për realizimin e kërkesës

pasurore-juridike e ka udhëzuar në kontest civil. Kjo masë është shqiptuar për shkak se të dy të miturit në

bashkëveprim me njëri tjetrin kanë kryer tri vepra penale të vjedhjes së rëndë (vjedhje të stolive të arit në

shumë prej 6300 Euro). Në këtë rast gjykata ka konstatuar se tek të miturit ka çrregullime të larta të nivelit

të edukimit, ashtu që riedukimi i tyre është i mundur vetëm përmes vendosjes së tyre në një institucion të

karakterit korrektues, dhe me një përkujdesje e mbikëqyrje të një stafi të specializuar. (263) Salihu, I, fq. 54. (264) Grupi edukativ përbëhet me më së shumti 20 të mitur dhe një edukator të veçantë. Ata duhet të

përfshihen në aktivitete të shumta psiko-fizike për të ruajtur shëndetin e tyre dhe duhet t’u mundësohet që

së paku të kalojnë 3 orë në ditë jashtë lokaleve të mbyllura, kuptohet brenda kohës së lirë që ata kanë me

programin e institucionit. (265) Salihu, I, fq. 55. (266) Po aty, fq. 55.

94

ndaj të miturve. Se cili ka qenë vëllimi i shqiptimit të kësaj mase do të pasqyrohet në

tabelën vijuese.

Tabela nr. 9 - Të dhënat mbi shqiptimin e masës edukative të dërgimit në institucionin

edukativo-korrektues të gjykatave të Kosovës gjatë periudhës 2007-2016.

Nr. rendor Periudha kohore Numri

1. 2007 – 2016 196267

Sipas këtyre të dhënave gjykatat themelore të Kosovës gjatë periudhës 2007 -

2016 kanë shqiptuar gjithsej 196 masa edukative të dërgimit në institucionin edukativo -

korrektues. Këto të dhëna dëshmojnë se kjo masë më së shumti është shqiptuar gjatë

viteve 2008 dhe 2014, kurse më së paku në vitet 2007 dhe 2015. Shkaqet e kësaj

gjendjeje nuk dihen, por siç u theksua më lart, besohet që kjo të jetë kushtëzuar nga niveli

i lëndëve për të mitur që janë proceduar në gjykatat themelore përkatëse, apo që janë

bartur nga vitet paraprake. Të dhënat e përdorura provojnë se gjatë periudhës hulumtuese

në shqiptimin e masës edukative të dërgimit në institucionin edukativo - korrektues prinë

Gjykata Themelore e Prishtinës me 87 raste, kurse ngec Gjykata Themelore Mitrovicës

me 11 raste. Shkaqet janë identike me ato që janë pasqyruar te masat edukative

disiplinore dhe ato të mbikëqyrjes së shtuar. Këto të dhëna dëshmojnë se kjo masë

edukative institucionale është shqiptuar më së shpeshti në mesin e masave edukative

institucionale. Ky fakt bën të konkludohet se gjatë periudhës hulumtuese, në lidhje me

masat edukative institucionale më shumë kanë dominuar rrethanat që kanë kushtëzuar

shqiptimin e masës së dërgimit në institucionin edukativo - korrektues, dhe shumë më

pak për masën e dërgimit në institucionin edukativ, e akoma më pak të dërgimit në

institucionin e posaçëm, gjë që edhe është pritur për shkak të veçorive që i karakterizojnë

këto masa edukative.

Meqenëse, siç u theksua më lart, në raportet e Agjencisë së Statistikave të

Kosovës dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës të dhënat lidhur me sanksionet penale ndaj të

miturve janë pasqyruar në mënyrë të përgjithësuar, elaborimi i disa aspekteve që

ndërlidhen me këtë masë dhe të miturve të cilëve u është shqiptuar ajo do të bëhet mbi

bazën e të dhënave të studiuara të cilat janë pasqyruar në aktvendimet me të cilat është

shqiptua masa e tillë. Në studim, në mesin e 200 vendimeve gjyqësore, ku janë përfshirë

20 aktvendime mbi shqiptimin e masave edukative institucionale, janë studiuar 12

aktvendime mbi shqiptimin e masës së dërgimit në institucionin edukativ.

Nga aktvendimet e përfshira në studim në pesë raste ishin përfshirë të mitur të

rinj, kurse në shtatë rastet tjera të miturit e rritur. Ky fakt dëshmon se këto dy grup-mosha

të të miturve gjatë periudhës hulumtuese pothuaj në masë gati identike janë ballafaquar

me këtë masë, dhe se të dy këto grupe të të miturve kryesisht janë përfshirë në kryerjen e

veprave penale, ku si shkaktar ka qenë niveli relativisht i lartë i çrregullimit në edukatën e

tyre. Rezultatet e këtij hulumtimi provojnë se në 11 raste kjo masë është shqiptuar ndaj të

miturve meshkuj, kurse vetëm në një rast ndaj të miturve femra. Kjo e dhënë është në

përputhje të plotë me të dhënat e përgjithshme mbi kriminalitetin me pasqyrim gjininë.

Shkaqet e kësaj gjendjeje duhet kërkuar, siç u theksua më lart, në një përkujdesje më të

(267) Shih fusnotën 233.

95

madhe që kanë prindërit ndaj femrave, por edhe në ndjeshmërinë më të madhe të

ekspozimeve negative të personave të kësaj gjinie. Studimi vë në dukje se në mesin e

aktvendimeve të studiuara nuk ka pasur shfaqje të fenomenit të recidivizmit. Kjo e dhënë

dëshmon për faktin se një përkujdesje më e avancuar ndaj personave të mitur do të ketë

efekt në çrrënjosjen e shprehive negative të tyre, gjë që duket të ketë ardhur në shprehje

edhe sa i përket kësaj mase edukative. Sipas aktvendimeve të studiuara lidhur me këtë

masë rezulton se ajo në shtatë raste është shqiptuar për kryerje të veprës penale të

vjedhjes, në dy raste tjera për kryerje të veprave penale të ndërlidhura me narkotikët, në

dy raste për kryerje të veprave penale kundër integritetit seksual dhe në një rast për

kryerje të veprës penale të vrasjes. Në lidhje me këtë masë, në rastet e studiuara nuk ka

ardhur në shprehje në asnjërin prej tyre fakti i revokimit të masës së shqiptuar. Kjo do të

thotë se procesi i riedukimit të kryerësve të mitur që ndërlidhen me këtë masë kryesisht

ka rrjedhur mirë dhe pa ndonjë problem.

6.3.3. Dërgimi në institucionin për kujdes të posaçëm

Dërgimi në institucionin për kujdes të posaçëm përfaqëson llojin e tretë të masave

institucionale të cilat mund t’u shqiptohen kryerësve të mitur të veprave penale. Kjo masë

është e karakterit mjekësor - psikologjik. Ajo shqiptohet me qëllim të mjekimit dhe

aftësimit të kryerësit të mitur të veprës penale, i cili ka të meta fizike e psikike,

gjegjësisht me qëllim të evitimit, ose zbutjes së të metave të tilla. Pavarësisht kësaj, është

më se e qartë se edhe kjo masë ka si qëllim të vetin edhe ndikimin edukativ ndaj

delikuentëve të mitur.268

Kjo masë edukative Kodi i Drejtësisë për të Mitur e ka adresuar në nenin 29. Kjo

nuk paraqet ndonjë risi për faktin se një masë të tillë e njohin pothuaj të gjitha

legjislacionet penale të shteteve bashkëkohore. Natyrisht, në legjislacionet e shteteve të

ndryshme ajo posedon emërtime të llojllojshme, siç mund të jetë: dërgimi në entin e

posaçëm për mjekim dhe aftësim, dërgim në entin për aftësim, dërgim në entin e posaçëm

etj.

Gjykata mund ta shqiptojë masën e dërgimit në institucionin e posaçëm në vend të

masës së dërgimit në institucionin edukativ ose institucionin edukativo - korrektues me

rekomandimin e ekspertit përkatës.269 Së këndejmi, kjo masë është e natyrës subsidiare,

ngase shqiptohet në rastet kur dy masat tjera institucionale nuk mund të shqiptohen për

shkak të specifikave të përmendura të delikuentëve të mitur.

Për shqiptimin e masës së dërgimit në institucionin e posaçëm duhet të plotësohen

këto kushte:

1. Që i mituri të ketë kryer vepër penale;

2. Ekzistimi i nevojave që ndaj delikuentit të mitur të ndërmerren masa konkrete

të edukimit, riedukimit dhe mjekimit;

(268) Hajdari, XI, fq. 75. (269) Kjo do të thotë se për të mundur gjykata me shqiptuar masën e dërgimit në institucionin e posaçëm

duhet të plotësohen kushtet për shqiptimin e ndonjërës nga dy masat tjera edukative të karakterit

institucional, por që masat e tilla nuk mund të shqiptohen për shkak të specifikave të cilat e karakterizojnë

delikuentin e mitur.

96

3. Ekzistimi i nevojave që ndaj delikuentit të mitur të ndërmerren masa të

përkujdesjes së posaçme për shkak të çrregullimit mendor ose të metave

fizike, dhe

4. Ekzistimi i interesit më të mirë të të miturit.

Siç rezulton, gjykata do t’ia shqiptojë të miturit delikuent këtë masë edukative

institucionale i cili ka çrregullime apo ngecje në zhvillimin fizik dhe psikik.270 Të tillë

mund të janë: të shurdhët, të verbërit, shurdhmemecët, invalidët neurotikë me ngecje në

zhvillim psikik apo të cilët kanë çrregullime të theksuara psikike etj.

Për shkak të qëllimit të kësaj mase e cila, siç u theksua më lart, aplikohet me

qëllim që të evitohen apo të zbuten të metat fizike e psikike në zhvillimin e të miturit,

parimisht kohëzgjatja e ekzekutimit të kësaj mase nuk është caktuar me ligj. Mirëpo,

sipas fjalisë së fundit të nenit 29 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur, gjykata e cila e ka

shqiptuar këtë masë, është e obliguar që çdo gjashtë muaj të rishikojë nevojën për

qëndrimin e mëtejshëm në institucionin e kujdesit të posaçëm. Në veçanti gjykata e

rishqyrton nevojën e qëndrimit të mëtejshëm në institucionin për kujdes të posaçëm kur i

mituri arrin moshën 18 vjeçare.271

I mituri mbetet në institucionin e kujdesit të posaçëm derisa është i nevojshëm

mjekimi dhe aftësimi i tij. Siç u theksua më sipër, gjykata e përcjell ekzekutimin e kësaj

mase dhe në bazë të suksesit të arritur nxjerr vendim për ndaljen e mëtejshme të

ekzekutimit. Mirëpo, me qëllim që të mos keqpërdoret kjo masë nga ana e gjyqeve dhe në

pajtim me parimin e ligjshmërisë disa ligje penale të shteteve bashkëkohore, shprehimisht

parashohin se kjo masë mund të zgjasë më së tepërmi deri në 3 vjet.272 Edhe ne jemi të

mendimit se në aspektin e legalitetit dhe për t’u evituar keqpërdorimet, autorizimet dhe

voluntarizmi eventual i organeve të jurisprudencës, është dashur të përcaktohet

maksimumi i kohëzgjatjes së kësaj mase edhe në Kodin e Drejtësisë për të Mitur.273

Rezultatet modeste të këtij punimi provojnë se masa edukative e dërgimit në

institucionin e posaçëm gjatë periudhës hulumtuese është shqiptuar në raste relativisht të

rralla nga gjykatat e Kosovës të cilat i kanë zbatuar procedurat penale ndaj të miturve. Se

cili ka qenë vëllimi i shqiptimit të kësaj mase do të pasqyrohet në tabelën vijuese.

Tabela nr. 10 - Të dhënat mbi shqiptimin e masës së dërgimit në institucionin e posaçëm

të gjykatave të Kosovës gjatë periudhës 2007 - 2016.

Nr. rendor Periudha kohore Numri

1. 2007 – 2016 19274

(270) Shih Aktvendimin PM. nr. 88/2014 të Gjykatës Themelore të Gjilanit. Me këtë aktvendim, kjo gjykatë

ia ka shqiptuar të miturit V. M. nga Gjilani. Në këtë rast, delikuenti i mitur është obliguar që të qëndroj në

Entin Special në Shtime për trajtim të posaçëm, pasi ai lëngonte nga sëmundje psikike e cila sipas

konstatimit të mjekut psikiatër ka ndikuar në kryerjen e veprës penale dhe se ai paraqet rrezik që edhe në të

ardhmen të vazhdojë me kryerje të veprave penale. (271) Salihu, I, fq. 56. (272) Këtë kohëzgjatje e parasheh edhe Kodi Penal i Sllovenisë (neni 81). Shih: Penal Code of the Republic

of Slovenia. I qasshëm në: http://www.wipo.int/edocs/lexdocs/laës/en/si/si046en.pdf. Shfletuar më:

15.02.2017. (273) Salihu, I, fq. 56. (274) Shih fusnotën 247.

97

Sipas këtyre të dhënave gjykatat themelore të Kosovës gjatë periudhës 2007 -

2016 kanë shqiptuar gjithsej 19 masa edukative të dërgimit në institucionin e posaçëm.

Këto të dhëna provojnë se kjo masë më së shumti është shqiptuar gjatë viteve 2013 dhe

2016, kurse më së paku në vitet 2007 dhe 2009. Shkaqet e kësaj gjendjeje nuk dihen, por

siç u theksua më lart, besohet që kjo të jetë kushtëzuar nga niveli i lëndëve për të mitur që

janë proceduar në gjykatat themelore përkatëse, apo që janë bartur nga vitet paraprake.

Të dhënat e përdorura vërtetojnë se gjatë periudhës hulumtuese në shqiptimin e masës

edukative të dërgimit në institucionin e posaçëm prinë Gjykata Themelore e Prishtinës

me 5 raste, kurse ngec Gjykata Themelore Mitrovicës me 1 rast. Shkaqet janë identike me

ato që janë pasqyruar te masat edukative disiplinore dhe ato të mbikëqyrjes së shtuar.

Këto të dhëna provojnë se kjo masë edukative institucionale është shqiptuar më së paku

në mesin e masave edukative institucionale. Ky fakt bën të konkludohet se numri i të

miturve që kanë kryer vepra penale të cilët kanë pasur probleme shëndetësore të

karakterit psikik apo fizik, e të cilët janë gjykuar nga gjykatat e Kosovës ka qenë

relativisht i vogël. Ky fakt, nuk i liron autoritetet përgjegjëse që në raport me të miturit që

mund të kenë probleme të kësaj natyre të mos avancojnë kujdesin ndaj tyre.

Meqenëse në raportet e Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe Këshillit

Gjyqësor të Kosovës, siç u theksua më lart, të dhënat lidhur me sanksionet penale ndaj të

miturve janë pasqyruar në mënyrë të përgjithësuar, elaborimi i disa aspekteve që lidhen

me këtë masë dhe të miturit të cilëve u është shqiptuar ajo do të bëhet mbi bazën e të

dhënave të studiuara të cilat janë pasqyruar në aktvendimet me të cilat është shqiptuar

masa e tillë. Në studim, në mesin e 200 vendimeve gjyqësore, ku janë përfshirë 20

aktvendime mbi shqiptimin e masave edukative institucionale, janë studiuar 3

aktvendime mbi shqiptimin e masës së dërgimit në institucionin e posaçëm.

Nga aktvendimet e përfshira në studim në të tri rastet kishim të bënim me

shqiptim të kësaj mase për të mitur të rritur. Ky fakt dëshmon se kjo kategori e kryerësve

të mitur ka qenë më e atakuar nga çrregullimet shëndetësore, të cilat kanë ushtruar

ndikimin e tyre në kryerjen e veprave penale. Rezultatet e këtij hulumtimi provojnë se në

të tri rastet kjo masë është shqiptuar ndaj të miturve meshkuj. Kjo e dhënë është në

përputhje të plotë me të dhënat e përgjithshme mbi kriminalitetin me pasqyrim gjininë.

Shkaqet e kësaj gjendjeje duhet kërkuar, siç u theksua më lart në një përkujdesje më të

madhe që kanë prindërit ndaj femrave, por edhe në ndjeshmërinë më të madhe të

ekspozimeve negative të personave të kësaj gjinie. Studimi vë në dukje se në të tri rastet

kemi pasur të bëjmë me kryerje të veprës penale të vjedhjes dhe me kryerës me

çrregullime mendore, trajtimi i të cilëve ka zgjatur mesatarisht prej 1 vjet e tetë muaj.

Sipas rezultateve të këtij punimi në mesin e tri aktvendimeve të studiuara nuk ka pasur

shfaqje të fenomenit të recidivizmit. Kjo e dhënë dëshmon për faktin se një përkujdesje

më e avancuar ndaj personave të mitur do të ketë efekt në çrrënjosjen e shprehive

negative të të miturve, gjë që duket të ketë ardhur në shprehje edhe sa i përket shqiptimit

dhe ekzekutimit të kësaj mase edukative. Në lidhje me këtë masë, sa i përket rasteve të

studiuara nuk ka ardhur në shprehje në asnjërin prej tyre fakti i revokimit të masës së

shqiptuar. Kjo do të thotë se procesi i riedukimit të kryerësve të mitur që ndërlidhen me

këtë masë ka rrjedhur kryesisht mirë dhe pa ndonjë problem.

98

6.4. Kriteret e përzgjedhjes me rastin e shqiptimit të masave edukative

Për kryerësit e mitur të veprave penale janë paraparë një numër relativisht i madh

i masave edukative. Fryma që e karakterizon Kodin e Drejtësisë për të Mitur dhe

zgjidhjet përkatëse të përfshira brenda tij vënë në dukje faktin se organeve të procedurës

penale, veçanërisht gjykatave u janë akorduar mundësi të gjera që në rastet konkrete të

shqiptojnë atë lloj të masës edukative me të cilën më së miri realizohet qëllimi i edukimit,

riedukimit, rehabilitimit, shërimit dhe zhvillimit të drejtë të të miturit, si dhe mbrojtja,

ndihma, aftësimi profesional dhe kultivimi i ndjenjës së përgjegjësisë personale.

Prej tetë llojeve të masave të diversitetit dhe tetë llojeve të masave edukative që

njihen në Kodin e Drejtësisë për të Mitur, në raste konkrete gjykata do të shqiptoj atë lloj

të masës së diversitetit apo të masës edukative me të cilën mendon se më së miri arrihet

edukimi, riedukimi dhe zhvillimi i drejtë i të miturit,275 përkatësisht atë masë për të cilën

mendon se përputhet me interesat më të mira të të miturit.

Ndryshe nga kryerësit madhor të veprave penale, ku kodi penal ka paraparë për

çdo vepër penale llojin dhe lartësinë e dënimit, apo të sanksionit tjetër penal që mund të

shqiptohet, kështu nuk ka vepruar me kryerësit e mitur të veprave penale. Përkatësisht,

shqiptimi i llojit të caktuar të masës së diversitetit apo të masës edukative ndaj delikuentit

të mitur në asnjë rast nuk është kushtëzuar vetëm me natyrën dhe peshën e veprës penale.

Nga ky rregull një përjashtim i vogël është paraparë për masën e dërgimit në

institucionin edukativo - korrektues, ku përveç kushteve tjera, për shqiptimin e kësaj

mase kërkohet që i mituri të ketë kryer vepër penale për të cilën është paraparë dënimi me

burgim më tepër se 3 vjet. Përkundrazi, për të gjitha llojet tjera të masave edukative, Kodi

i Drejtësisë për të Mitur përcakton vetëm kriteret themelore dhe rregullat e përgjithshme

të cilat gjykata duhet t’i ketë parasysh me rastin e individualizimit të masave

edukative.276

Rrjedhimisht, me rastin e shqiptimit të masës së diversitetit apo masës edukative

prokurori i shtetit dhe gjykata duhet të marrin në konsideratë: llojin dhe peshën e veprës

penale, moshën e të miturit, nivelin e zhvillimit psikologjik, karakterin e tij dhe prirjet,

motivet që e kanë nxitur të kryej vepër penale, edukimin e gjertanishëm të tij, mjedisin

dhe rrethanat e jetës së tij, nëse i është shqiptuar masë apo dënim më herët dhe çdo

rrethanë tjetër e cila mund të ndikojë në shqiptimin e masës. Siç duket këtu kemi të bëjmë

me rrethana personale (që i përkasin personalitetit të të miturit), familjare e shoqërore. Në

bazë të vlerësimit të këtyre rrethanave gjykata duhet të vendos se në rastin konkret cilën

masë të diversitetit apo edukative do t’ia shqiptojë të miturit.

Në rastet kur i mituri ka kryer dy apo më shumë vepra penale në bashkim, ndërsa

për ato vepra mund të shqiptohen masat edukative, për të gjitha ato vepra penale gjykata

do të shqiptoj vetëm një masë edukative. Pra, gjykata nuk cakton për çdo vepër penale të

kryer masë të posaçme edukative. Në mënyrë të njëjtë gjykata do të veproj edhe në rastet

kur i mituri ka kryer vepër penale tjetër para ose pas shqiptimit të masës edukative.

Rezultate modeste të këtij punimi provojnë se në mesin e 162 aktvendimeve të

studiuara me të cilat janë shqiptuar masat e diversitetit dhe masat edukative gjykatat kanë

marrë në konsideratë mesatarisht 8 kritere mbi bazën e të cilave e kanë mbështetur

vendimmarrjen e tyre. Në këto raste puna e gjykatës është ndihmuar shumë nga Shërbimi

(275) Salihu, I, fq. 57. (276) Po aty, fq. 57.

99

Sprovues i Kosovës dhe organi i kujdestarisë sociale, të cilat e kanë ndihmuar gjykatën

në sigurimin e të dhënave të nevojshme (personale, familjare, sociale etj.) për të miturin

përmes anketave sociale dhe mënyrave tjera të punës së tyre.

100

KREU III

DËNIMET NDAJ TË MITURVE

Siç është theksuar më lart, masat e diversitetit dhe masat edukative janë

sanksionet penale kryesore të cilat në të shumtën e rasteve u shqiptohen kryerësve të

mitur të veprave penale. Mirëpo, meqenëse një luftë e suksesshme kundër kriminalitetit të

të miturve nuk është e mundur vetëm përmes shqiptimit të këtyre masave, në shkencën e

të drejtës penale dhe në praktikën gjyqësore është formësuar bindja për domosdonë e

shqiptimit edhe të dënimeve ndaj të miturve. Në këtë aspekt sidomos ka ndikuar fakti i

përsëritjes së veprave penale nga një numër i caktuar i të miturve ndaj të cilëve më parë

janë shqiptuar masat e diversitetit dhe ato edukative, por edhe fakti se te disa të mitur

është fjala për shkallë të atillë të devijimeve në edukim, e cila kërkon medoemos trajtim

afatgjatë dhe intensiv për edukimin dhe riedukimin e tyre. Përveç kësaj, për t’u realizuar

preventiva gjenerale dhe speciale kundër kriminalitetit, imponohet domosdoja që në disa

raste ndaj kryerësve të mitur të veprave penale të reagohet me aso sanksione penale të

cilat janë më të rrepta se masat edukative dhe të cilat kanë karakter të dënimit. Për këto

dhe arsye të tjera me Kodin e Drejtësisë për të Mitur është paraparë mundësia që ndaj

kryerësve të mitur të veprave penale të shqiptohen edhe dënimet. Në vazhdim të këtij

kapitulli, do të flitet për kuptimin e dënimeve ndaj të miturve, elementet, karakteristikat,

qëllimet dhe llojet e tyre.

1. Kuptimi i dënimeve ndaj të miturve

Marrë në përgjithësi, dënimi është sanksion penal të cilin e shqipton gjykata pas

zhvillimit të procedurës së përcaktuar me ligj, ndaj kryerësve të veprave penale penalisht

të përgjegjshëm dhe të fajshëm me qëllim të luftimit të kriminalitetit, mbrojtjes së vlerave

më vitale të njeriut dhe shoqërisë në tërësi, i cili konsiston në marrjen ose kufizimin e të

drejtave të caktuara kryerësit të veprës penale për veprën penale të kryer.277

Kodi i Drejtësisë për të Mitur i Republikës së Kosovës nuk e përcakton kuptimin

e dënimit. Përkundër kësaj, në përputhje me qasjen teorike që mbretëron në të drejtën

penale për të mitur, edhe në relacion me këtë kategori kryerësish, dënimi konsiderohet

sanksion penal të cilin e shqipton gjykata pas zhvillimit të procedurës së përcaktuar me

ligj, ndaj kryerësve të mitur të veprave penale që janë të përgjegjshëm dhe të fajshëm me

qëllim të luftimit të kriminalitetit, mbrojtjes së vlerave individuale dhe shoqërore,

edukimit, rehabilitimit e zhvillimit të drejtë të të miturit, i cili konsiston në marrjen apo

kufizimin e të drejtave të caktuara të kryerësit të mitur të veprës penale.

Mirëpo, derisa dënimi marrë në përgjithësi konsiderohet mjet kryesor në luftën

kundër kriminalitetit,278 këtë epitet megjithatë nuk e ka në relacion me kryerësit e mitur të

veprave penale. Kjo për faktin se në të drejtat penale bashkëkohore, përfshirë të drejtën

(277) Salihu, II, fq. 432. (278) Dënimi është lloji më i vjetër i sanksioneve penale. Deri në fund të shek. XIX ai ka qenë i vetmi

sanksion penal. Edhe sot, edhe pse të drejtat penale bashkëkohore njohin një numër relativisht të madh të

sanksioneve penale, prapë se prapë dënimi edhe sot është sanksioni kryesor që u shqiptohet kryerësve të

veprave penale.

101

penale të Republikës së Kosovës epitetin e sanksioneve penale kryesore ndaj të miturve e

kanë masat edukative. Ndërkaq, dënimi mbetet alternativë e fundit, i cili mund të

shqiptohet vetëm në rastet e kryerjes së veprave penale shumë të rënda dhe kur në

zhvillimin e personalitetit të të miturit janë shënuar nivele të larta të çrregullimit

edukativ, dhe kur kjo vlerësohet të jetë në interesin më të mirë të të miturit.

2. Elementet e dënimeve ndaj të miturve

Elementet e dënimeve ndaj të miturve kanë burimin në nocionin e dënimit. Këto

elemente nuk kanë ndonjë dallim nga elementet e dënimeve në përgjithësi. Rrjedhimisht,

si elemente të dënimeve ndaj të miturve konsiderohen:

1. Sipas brendinë së tij, dënimi paraqet vlerësim negativ moralo - etik ndaj

veprës penale dhe kryerësit. - Në fakt, pavarësisht qëllimit që ka dënimi në të

drejtën penale për të mitur, ai megjithatë paraqet një të keqe që i shkaktohet të

miturit për veprën penale të kryer. Konsiderohet kështu sepse me anë të

dënimeve të miturit delikuent i merret liria e lëvizjes, pasuria etj.279

2. Dënimet duhet të jenë rrjedhojë e veprës penale të kryer. - Kjo do të thotë se

dënimi në procedurën penale për të mitur mund të shqiptohet vetëm nëse

kryerësi i mitur ka kryer vepër penale.

3. Dënimet duhet të jenë të përcaktuara me ligj. - Kjo do të thotë se i mituri nuk

mund të dënohet për një vepër e cila para se të kryhet nuk është përcaktuar me

ligj si vepër penale. Ky element është në përputhje me parimin e ligjshmërisë

“Nulla poena sine lege”.

4. Dënimet kanë qëllim të caktuar. - Qëllimi i dënimit ndaj të miturve parasë

gjithash është edukimi, riedukimi, zhvillimi i drejtë i të miturit dhe mbrojtje e

interesave më të mira të të miturit, por edhe mbrojtja e shoqërisë nga

kriminaliteti.

5. Dënimet mund t’u shqiptohen vetëm kryerësve të përgjegjshëm të veprave

penale. - Rrjedhimisht, dënimi në procedurën penale për të mitur mund t’i

shqiptohet vetëm të miturit që ka mbushur moshën 16 vjeçare dhe që është i

fajshëm për veprën me të cilën ngarkohet. “Pra, pa përgjegjshmëri dhe fajësi

nuk ka as ndëshkueshmëri – dënueshmëri”.280

6. Dënimet mund t’i shqiptoj vetëm gjykata sipas procedurës së përcaktuar me

ligj.- Kjo procedurë, në relacion me të miturit, duhet të garantojë rregullsinë e

shqiptimit të dënimit. Ky element i dënimeve e bën të qartë faktin se asnjë

institucion tjetër shtetëror nuk mund të shqiptoj dënime ndaj kryerësve të

mitur të veprave penale.

Elementet e lartcekura të dënimeve ndaj të miturve janë të natyrës konstituive.

Kjo do të thotë se në mungesë të vetëm njërit prej tyre nuk mund të ketë dënim në

kuptimin e mirëfilltë të së drejtës penale. Nga kjo rezulton se pa përjashtim çdo dënim

duhet doemos t/i posedoj të gjitha elementet e lartcekura.

(279) Krahaso: Stojanović, Zoran. Krivično pravo, Opšti deo, Beograd, 2003, fq. 228. (280) Ukaj, I, fq. 212.

102

3. Karakteristikat e dënimeve ndaj të miturve

Duke u nisur nga elementet konstitutive dhe efektet e dënimit, në teorinë e së

drejtës penale janë përcaktuar edhe disa karakteristika, apo tipare që duhet të përmbushen

me rastin e shqiptimit dhe zbatimit të tij. Këto tipare themelore të dënimit përgjithësisht,

dhe të dënimeve ndaj të miturve konsistojnë në sa vijon:

1. Dënimi duhet të jetë personal. - Kjo do të thotë se dënimi përgjithësisht, si dhe

në raport me të miturin duhet të godasë vetëm kryerësin e veprës penale, por

jo edhe personat tjerë. Kështu, dënimet që mund t’i shqiptohen kryerësit të

mitur të veprës penale nuk mund të godasin prindërit e tij. Kështu, p.sh.,

dënimi me gjobë mund t’i shqiptohet të miturit vetëm nëse ai ka pasuri të

vetën. Pra ai nuk mund të godasë pasurin e prindit të tij.

2. Dënimi duhet të jetë human. - Kjo do të thotë se dënimi nuk guxon të paraqet

mundim apo përbuzje të delikuentit të mitur, si dhe nuk guxon të dëmtojë

shëndetin e tij.

3. Dënimi duhet të jetë legjitim. - Dënimi është legjitim vetëm nëse gjykata e

shqipton atë lloj dhe lartësi të dënimit, i cili është i domosdoshëm për arritjen

e qëllimit të tij të përcaktuar me ligj. “Lidhur me këtë është mjaft impresiv

konstatimi vijues: “Një represion që nuk është i preokupuar me risocializimin

e delikuentit bën një punë të kotë dhe johumane”. Kështu, nëse dënimet

shqiptohen në kuptim të hakmarrjes e urrejtjes ndaj delikuentit, atëherë ato

dënime nuk janë legjitime, dhe në brendinë e tyre janë edhe kundërligjore”.281

4. Dënimi duhet t’i godasë njësoj kryerësit e mitur të veprave penale. - Ky tipar i

dënimit, në fakt konsiston në realizimin e parimit të barazisë së qytetarëve

para ligjit e gjykatës, dhe në realizimin e politikës ndëshkuese unike.282 Ky

tipar implikon në vete kërkesën që kryerësit e mitur të veprave penale identike

të dënohen me dënime identike, për aq sa kjo do të ishte në funksion të

realizimit të qëllimit të dënimit të përcaktuar në Kodin e Drejtësisë për të

Mitur.

5. Dënimi duhet të jetë i ndarë. - Dënimi është i ndarë nëse ai mund të shqiptohet

në masën më të vogël apo më të madhe, varësisht nga pesha e veprës penale,

rrethanat në të cilat është kryer, rrezikshmërisë së kryerësit, interesit më të

mirë të të miturit dhe kërkesave për zhvillim të drejtë të tij.

6. Dënimi duhet të jetë i revokueshëm. - Dënimi është i revokueshëm atëherë kur

ai, në rast se është shqiptuar në kundërshtim me ligjin, për shkak të lajthimeve

të gjykatës apo provave të rrejshme, mund të abrogohet. Në Kodin e

Drejtësisë për të Mitur ka shumë zgjidhje ligjore që adresojnë çështjen e

revokimit të sanksioneve penale për të mitur, përfshirë në mënyrë të veçantë

dënimet.

7. Dënimi duhet të jetë i përmirësueshëm.- Dënimi është i përmirësueshëm

atëherë kur ai, në rast se është marrë në kundërshtim me ligjin apo për shkak

(281) Salihu, I, fq. 434. (282) Kjo çështje është posaçërisht e rëndësishme në të drejtat penale bashkëkohore, sepse në legjislacionet

penale në fuqi sanksionet penale, në kuadër të tyre edhe dënimet, janë ashtu të parapara sa që gjykatave u

japin autorizime të mëdha lidhur me zgjedhjen e llojit dhe masës së dënimit që mund t’i shqiptohet

kryerësit të mitur të veprës penale.

103

të lajthimeve të gjykatës apo provave të rrejshme, mund të përmirësohet. Kodi

i Drejtësisë për të Mitur përmban shumë zgjidhje që mundësojnë përmirësimin

e dënimeve ndaj të miturve, dhe atë sidomos dënimit me gjobë, burgim por

edhe të dënimeve të tjera.

4. Qëllimi i dënimeve ndaj të miturve

Dënimet e parapara për të mitur, edhe pse përmbajnë premisa represive, kanë

qëllim të njëjtë si edhe masat edukative, që të sigurojnë edukimin, rehabilitimin dhe

zhvillimin e drejtë të tyre.283 Qëllimi i këtillë i dënimeve në mënyrë të përgjithësuar është

specifikuar në paragrafin 1 të nenit 8 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur, ku specifikohet

se me rastin e vendosjes nëse ndaj të miturit do të shqiptojë dënimin, gjykata në radhë të

parë merr parasysh interesin më të mirë të të miturit. Krahas këtij fakti, gjykata me rastin

e shqiptimit të dënimit ndaj të miturit duhet të marrë në konsideratë edhe llojin e veprës

penale të kryer, peshën e saj, moshën e të miturit, nivelin e zhvillimit psikologjik,

karakterin e tij dhe prirjet, motivet që e nxitën atë të kryej veprën penale, edukimin e tij

në atë fazë, mjedisin dhe rrethanat e jetës së tij, nëse është shqiptuar masë apo dënim më

herët dhe rrethanat tjera që mund të ndikojnë në shqiptimin e llojit dhe lartësisë së

dënimit.

Përveç qëllimit të edukimit, rehabilitimit dhe zhvillimit të drejtë të të miturit i cili

synohet të arrihet me anë të dënimeve, njëherit me anë të dënimeve kihet për qëllim të

ushtrohet edhe efekti i preventivës speciale dhe gjenerale. Kodi i Drejtësisë për të Mitur

shprehimisht nuk e parasheh arritjen e qëllimit të preventivës speciale dhe gjenerale të

dënimeve, mirëpo nga natyra e tyre rezulton se me to synohet që të ndikohet që të

miturve të cilëve u shqiptohen dënimet të mos kryejnë sërish vepra penale, si dhe në

formë të kanosjes të ndikohet ndaj të miturve të tjerë që të mos kryejnë vepra penale.284

Për sa i përket gjobës, ligjdhënësi konform paragrafit 1 të nenit 30 të Kodit të

Drejtësisë për të Mitur, e ka bërë të qartë faktin se ky lloj dënimi mund t’i shqiptohet

vetëm të miturit i cili ka mjete për të paguar gjobën e tillë. Qëllimi edukativ i këtij dënimi

mund të reflektohet përmes faktit se me pagimin e gjobës të miturit i merret një shumë e

parave dhe kështu në një masë ai privohet nga të mirat materiale të cilat ndikojnë në uljen

e standardit të tij. Privimi nga një pjesë e të mirave materiale të tij dhe ulja e standardit do

të ndikojnë në ndërgjegjësimin e tij, të kuptojë se ka kryer një vepër të ndaluar, të

dëmshme dhe nëse në të ardhmen kryen sërish vepër penale do t’i shqiptohet masa apo

dënimi më i rëndë.

Sa i përket dënimit me urdhër për punë në dobi të përgjithshme, ligjdhënësi ka

përcaktuar se gjykata mund ta urdhëroj të miturin të kryej punë në dobi të përgjithshme

pa pagesë për një afat të caktuar prej 30 deri në 120 orë.285 Rrjedhimisht, edhe përmes

punës në dobi të përgjithshme pa pagesë në mënyrë indirekte ushtrohet ndikim edukativ

ndaj delikuentit të mitur, në kuptimin që të ndërgjegjësohet se ka kryer vepër penale,

vepër të dëmshme dhe se në të ardhmen nëse sërish kryen vepër penale do të mund t’i

shqiptohet lloj më i rëndë i dënimit.

(283) Salihu, I, fq. 66. (284) Po aty, fq. 66. (285) Shih paragrafin 2 të nenit 31 të KDM.

104

Dënimi me burgim për të mitur, sikurse dënimi me burgim në përgjithësi

konsiston në privimin e lirisë. Pavarësisht këtij fakti, dënimi me burgim për të mitur, për

sa i përket brendisë dhe qëllimeve të tij, dallohet në masë të konsiderueshme nga dënimi

me burgim që shqiptohet ndaj kryerësve madhor të veprave penale. Qëllimi i dënimit me

burgim për të mitur në esencë është i njëjtë me qëllimin e masave edukative. Qëllimi këtu

është që ndaj të miturit të ushtrohet ndikim edukativ dhe që t’i afrohet mbrojtje e ndihmë

në zhvillimin e drejtë të tij. Në fakt, sipas nenit 32 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur

qëllimi i burgimit për të mitur është që të kontribuohet në rehabilitimin dhe në zhvillimin

e kryerësit të mitur, veçanërisht në edukimin e të miturit, edukimin e specializuar, aftësitë

profesionale dhe në zhvillimin e duhur personal. Përveç kësaj, konform kësaj zgjidhjeje

ligjore qëllimi i burgimit për ët mitur është edhe të ndikoj pozitivisht në të miturin

përmes mbrojtjes, ndihmës dhe mbikëqyrjes për të parandaluar recidivizmin.

Nga kjo dispozitë ligjore rezulton se burgimi për të mitur njëjtë sikurse edhe

masat edukative, ka për qëllim që kryerësit e mitur të veprave penale të mbrohen, t’u

jepet ndihmë, të ushtrohet mbikëqyrja ndaj tyre, t’u ndihmohet në aftësimin profesional

dhe në zhvillimin e ndjenjës së përgjegjësisë personale, dhe të sigurohet edukimi,

riedukimi dhe zhvillimi i drejtë i tyre.286 Krahas këtyre qëllimeve, burgimi për të mitur ka

edhe qëllim të posaçëm që dallon nga masat edukative. Ky qëllim i burgut për të mitur

konsiston që me anë të këtij dënimi të posaçëm, ndaj delikuentit të mitur të ushtrohet

ndikim i sforcuar në mënyrë që ai në të ardhëm të mos kryejë vepër penale. Edhe pse nuk

thuhet shprehimisht në dispozitën e përmendur, burgimi për të mitur ka për qëllim që të

ndikojë edhe ndaj të miturve të tjerë që të mos kryejnë vepra penale. Së këndejmi,

burgimi për të mitur ka për qëllim preventivën individuale dhe atë të përgjithshme.287

5. Llojet e dënimeve ndaj të miturve

Konform paragrafit 2 të nenit 7 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur, ndaj kryerësve

të mitur të veprave penale mund të shqiptohen këto lloje të dënimeve:

1. Gjoba;

2. Urdhri për punë në dobi të përgjithshme, dhe

3. Burgimi për të mitur.

Rrjedhimisht, sipas nenit 38 dhe 39 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur, përveç

dënimeve të lartcekura ndaj kryerësve të mitur të veprave penale mund të shqiptohen

edhe këto lloje të dënimeve e masave të posaçme:288

1. Dënimet plotësuese, dhe

2. Masat e trajtimit të detyrueshëm.

Në vazhdim të këtij kapitulli do të flitet veç e veç për secilin prej këtyre llojeve të

dënimeve e masave të posaçme të cilat mund tu shqiptohen kryerësve të mitur të veprave

penale. Trajtimi i këtyre çështjeve, përveç pasqyrimeve teorike do të shtrihet edhe në

dimensionin praktik. Në aspektin praktik shtjellimi do të fokusohet në prezantimin e të

dhënave të përgjithshme mbi dënimet e shqiptuara ndaj të miturve nga gjykatat themelore

(286) Ukaj, Bajram. Sanksionet penale ndaj të miturve në Ligjin Penal për të Mitur të Kosovës të vitit 2004,

E drejta, nr. 1-2, Prishtinë, 2008, fq. 109. (287) Salihu, I, fq. 67. (288) Shala, Afrim. Hyrje në të drejtën penale, Gjilan, 2013, fq. 150.

105

të Kosovës gjatë periudhës 2007-2016 dhe në elaborimin e këtyre dënimeve që do të ketë

bazën në metodën e mostrës. Kështu, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të

Kosovës dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës gjatë periudhës hulumtuese gjykatat

themelore në shkallë vendi kanë shqiptuar gjithsej 1136 dënime, nga të cilat 499

aktgjykime dënuese dhe 637 dënime për punë në dobi të përgjithshme. Të dhënat e

përdorura nuk pasqyrojnë numrin e aktgjykimeve liruese dhe refuzuese. Sipas këtyre të

dhënave gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar gjithsej 121 dënime me gjobë, 211 dënime

me burgim, 637 urdhra për punë në dobi të përgjithshme dhe 167 dënime alternative.

Ndërkaq, hulumtimi do të fokusohet në elaborimin e të dhënave të 18 aktgjykimeve të

shqiptuara, nga të cilat 6 i referohen dënimit me burgim, 5 dënimit me gjobë, 4 dënimit

për punë në dobi të përgjithshme dhe 3 dënimeve alternative.

5.1. Dënimi me gjobë

Dënimi me gjobë është dënim i karakterit pasuror i cili konsiston në vendosjen e

detyrimit të kryerësit të veprës penale që brenda një afati të caktuar të paguaj një shumë

të hollash në llogari të shtetit.289 Në mesin e dënimeve kryesore, dënimi me gjobë

përfaqëson lloj të lehtë të dënimeve. Dënimi me gjobë është veçanërisht i përshtatshëm

për rastet e kryerjes së veprave penale të lehta, mirëpo në mënyrë restriktive mund të

zbatohet edhe në rastin e kriminalitetit të mesëm.290 Dënimi me gjobë është duke u

shqiptuar në përmasa të larta veçanërisht në vendet e zhvilluara ekonomikisht. Kështu,

sipas të dhënave statistikore, nga i tërë numri i dënimeve të shqiptuara, dënimi me gjobë

në Francë është shqiptuar në 32% të rasteve, në Finlandë 67%, Danimarkë 75%, Suedi

68%, Austri 70%, Gjermani më tepër se 80% etj.291

Dënimi me gjobë përbën njërin prej dënimeve i cili, përveç ndaj madhorëve,

mund të shqiptohet edhe ndaj kryerësve të mitur të veprave penale”. Ky lloj dënimi ndaj

të miturve ka filluar të masovizohet pas vitit 1980. Në atë kohë është konstatuar se është

e paarsyeshme që ky lloj i dënimit pasuror të mos aplikohet edhe për rastet e delikuentëve

të mitur të cilët kanë të ardhurat e tyre ose posedojnë pasuri nga e cila mund të paguajnë

gjobën. Dënimin me gjobë për të mitur e parashohin edhe Rregullat e Pekinit”.292

Duke u mbështetur në trendët bashkëkohore të trajtimit penalo-juridik të

delikuentëve të mitur dhe në veçanti në Rregullat e Pekinit, edhe Kodi i Drejtësisë për të

Mitur i Republikës së Kosovës e parasheh dënimin me gjobë. Ky Kod në zgjidhjet e tij i

parasheh kushtet mbi bazën e të cilave ky lloj dënimi mund t’u shqiptohet kryerësve të

mitur të veprave penale. Rrjedhimisht, konform paragrafit 3 të nenit 7 dhe paragrafit 1 të

nenit 30 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur, me rastin e shqiptimit të dënimit me gjobë

gjykata duhet të marrë parasysh:

(289) Shih Aktgjykimin PM. nr. 256/2013 të Gjykatës Themelore të Prishtinës. Me këtë aktgjykim kjo

gjykatë e ka obliguar të miturin R.H. nga Prishtina që të paguaj shumën prej 1.300 Euro në afat prej 15

ditësh në buxhetin shtetëror. Ky dënim është shqiptuar për shkak të kryerjes së veprës penale blerja,

posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge. (290) Salihu, I, fq. 455. (291) Salihu, & Zhitija, & Hasani, vep. e cit. fq. 198. (292) Salihu, I, fq. 68.

106

1. Moshën e kryerësit të mitur të veprës penale. - Dënimi me gjobë mund t’i

shqiptohet vetëm të miturit që ka mbushur moshën 16 vjeçare. Pra ky lloj

dënimi nuk mund t’u shqiptohet të miturve të rinj (14-16 vjeç).

2. Posedimin e mjeteve, pasurisë vetjake nga ana e të miturit. - Që gjykata të

mund të shqiptojë dënimin me gjobë ndaj të miturit të rritur kërkohet që ai të

ketë pasurinë apo paratë e veta për të paguar gjobën. Ky kusht ka si qëllim të

vetin që dënimi me gjobë të mos godas asnjë person tjetër, përfshirë prindërit

e tij.

3. Gjendjen pasurore të të miturit. - Me rastin e shqiptimit të dënimit me gjobë

gjykata duhet të marrë në konsideratë gjendjen financiare të të miturit dhe në

veçanti lartësinë e të ardhurave të tij personale, të ardhurat tjera, si dhe

pasurinë dhe detyrimet.293 Kësisoj, gjykata nuk mund të caktojë lartësinë e

gjobës më të madhe se pasurinë të cilën e posedon i mituri, e bile as në

lartësinë me pagesën e të cilës do të mund të rrezikohej ekzistenca e të miturit

dhe perspektiva e tij (p.sh., krijimi i vështirësive për të vijuar shkollimin).

4. Qëllimin e sanksioneve penale ndaj të miturve. - Qëllimi i sanksioneve penale

ndaj të miturve, pra edhe i dënimeve, përfshirë dënimin me gjobë është

edukimi, rehabilitimi dhe zhvillimi i drejtë i kryerësit të mitur të veprës

penale. Së këndejmi rezulton konstatimi se për të mundur të shqiptohet dënimi

me gjobë, gjykata duhet të formojë bindje se dënimi i këtillë do të ketë efekt

edukativ ndaj të miturit.

Në aktgjykimin me të cilin kryerësit të mitur të veprës penale i shqiptohet dënimi

me gjobë gjykata e përcakton, përveç lartësisë, edhe afatin për pagesën e gjobës, i cili nuk

mund të jetë më i shkurtër se 15 ditë e as më i gjatë se 3 muaj. Sidoqoftë, me paragrafin 3

të nenit 30 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur, ligjdhënësi ka ofruar mundësinë që në

rrethana që vlerësohen të arsyeshme gjykata të mund të lejojë pagesën e gjobës në këste

por jo më gjatë se dy vjet.294 Megjithatë, kur i mituri nuk dëshiron apo nuk mund të

paguaj gjobën, gjykata me pëlqimin e personit të dënuar, mund të zëvendësoj gjobën me

urdhër për punë në dobi të përgjithshme që nuk pengon vijimin e rregullt të shkollës dhe

aktivitetet tjera të punës.

5.1.1. Matja e dënimit me gjobë për të mitur

Për matjen e dënimit me gjobë të shqiptuar ndaj të miturit vlejnë rregulla të

caktuara. Këto rregulla janë të karakterit të përgjithshëm, të posaçëm, dhe të atilla që i

referohen matjes së këtij dënimi për rastet e kryerjes së veprave penale në bashkim.

(293) Konform paragrafit 2 të nenit 30 të KDM dënimi me gjobë ndaj të miturit varion nga 25 deri në 5.000

Euro. Shih: Haxhimusa, Rexhep & Kabashi, Ismet. Komentar për Ligjin Penal për të Mitur, Prishtinë,

2011, fq. 4. (294) Pagesa me këste e gjobës vlerësohet të jetë e përshtatshme për rastet kur i mituri është i punësuar dhe

pranon të ardhura mujore, por edhe për raste të tjera p.sh., kur i mituri ka në pronësi shtëpi, banesa apo

lokale nga të cilat pranon të ardhurat e qirasë, që janë të karakterit mujor.

107

5.1.1.1. Rregullat e përgjithshme dhe të posaçme të matjes së dënimit me gjobë për të

mitur

Dënimi me gjobë të miturit i shqiptohet në shumë të caktuar të parasë, në të

njëjtën formë si dhe kryerësve madhor të veprave penale. Kjo do të thotë se me rastin e

caktimit të këtij lloji të dënimit gjykata duhet t’i marrë parasysh të gjitha rrethanat

lehtësuese dhe rënduese të cilat ndërlidhen me veprën penale dhe kryerësin e mitur, por

gjithnjë duke pasur në konsideratë qëllimin e dënimeve ndaj të miturve. “Mirëpo, për

dallim nga dënimi me gjobë, që është paraparë për personat madhorë, minimumi dhe

maksimumi i këtij lloji dënimi për personat e mitur është dukshëm më i ulët. Kështu,

sipas paragrafit 2 të nenit 30 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur minimumi i dënimit me

gjobë për të mitur është 25 Euro, ndërsa maksimumi 5.000 Euro”.295 Ky minimum dhe

maksimum i dënimit me gjobë ndaj të miturve, në fakt paraqet rregullin e posaçëm të

matjes së këtij lloji të dënimit. Të gjitha rregullat tjera për matjen e dënimit që vlejnë për

madhorët, aplikohen përshtatshmërisht edhe ndaj të miturve.

5.1.1.2. Matja e dënimit me gjobë për të mitur për veprat penale në bashkim

Çështja e matjes së dënimit me gjobë për veprat penale në bashkim nuk është

rregulluar në Kodin e Drejtësisë për të Mitur të Kosovës. Kjo është një zbrazëti juridike e

cila duhet të zgjidhet me rastin e rishikimit që do t’i bëhet këtij kodi në të ardhmen.296

Mirëpo, përkundërt kësaj zbrazëtie juridike, mendojmë se nuk do të jetë në kundërshtim

me frymën e dispozitave parimore të Kodit të Drejtësisë për të Mitur të Kosovës nëse në

rastet kur i mituri kryen dy apo më shumë vepra penale së bashku, gjykatat të veprojnë në

dy mënyra:297

1. Mënyra e parë është nëse gjykata konstaton se për dy apo më shumë vepra

penale duhet shqiptuar dënimin me gjobë, do ta shqiptojë një dënim me gjobë

sipas rregullave të përgjithshme për matjen e dënimit për veprat penale në

bashkim.

2. Mënyra e dytë është nëse konstaton se për njërën vepër penale në bashkim

duhet të shqiptohet dënimi me gjobë, kurs për veprën tjetër masa edukative,

për të gjitha veprat penale në bashkim duhet të shqiptojë dënimin me gjobë

ose masën edukative. Së këndejmi, gjykata nuk mund të shqiptojë për njërën

vepër dënimin me gjobë e për tjetrën masën edukative. Një zgjidhje e tillë

është paraparë kur gjykata duhet të vendosë për veprat penale në bashkim,

nëse do të shqiptojë burgimin për të mitur apo masën edukative.298 Me rastin e

vendosjes nëse do të shqiptojë dënimin me gjobë ose masën edukative, për

(295) Salihu, I, fq. 69. (296) Kosova ka miratuar Projektkodin e Drejtësisë për të Mitur. Me këtë Kod parashihen disa ndryshime të

rëndësishme në lidhje me trajtimin e të miturve në procedurë penale, dhe se me hyrjen në fuqi të këtij Kodi

do të pushojë të vlejë Kodi i Drejtësisë për të Mitur i cili është aktualisht në fuqi. Ky akt është publikuar me

datë 23.01.2017 dhe është i qasshëm në: http://www.kuvendikosoves.org/?cid=1,194,1032. Shfletuar më:

25.03.2017. (297)Salihu, I, fq. 69. (298) Shih paragrafin 1 të nenit 37 të KDM.

108

gjykatën është vendimtare se me cilën prej tyre do të arrihet efekti më i mirë i

edukimit dhe rehabilitimit të delikuentit të mitur.

5.1.2. Të dhënat mbi shqiptimin e dënimit me gjobë për të miturit

Rezultatet modeste të këtij punimi provojnë se dënimi me gjobë gjatë periudhës

hulumtuese (2007-2016) është shqiptuar në raste relativisht të shpeshta nga gjykatat e

Kosovës të cilat i kanë zbatuar procedurat penale ndaj të miturve. Se cili ka qenë vëllimi i

shqiptimit të këtij dënimi do të pasqyrohet në tabelën vijuese.

Tabela nr. 11 - Të dhënat mbi shqiptimin e dënimit me gjobë të gjykatave të Kosovës

gjatë periudhës 2007 -2016.

Nr. rendor Dënime me gjobë Numri

1. 2007-2016 121299

Sipas këtyre të dhënave gjykatat themelore të Kosovës gjatë periudhës 2007-2016

kanë shqiptuar gjithsej 121 dënime me gjobë ndaj kryerësve të mitur të veprave penale.300

Ky është dënimi që, më së paku është shqiptuar ndaj të miturve dhe ai në mesin e

dënimeve përgjithësisht të shqiptuara ndaj kryerësve të mitur të veprave penale

përfaqësohet me 10.65%. Sipas këtyre të dhënave ky dënim më së shumti është shqiptuar

gjatë viteve 2014 dhe 2015, kurse më së paku në vitet 2008 dhe 2010. Shkaqet e kësaj

gjendjeje nuk dihen, por edhe këtu besohet që kjo të jetë kushtëzuar nga niveli i lëndëve

për të mitur që janë proceduar në gjykatat themelore përkatëse, apo që janë bartur nga

vitet paraprake, për të cilat gjykatat kanë mundur të shqiptojnë dënime të këtij lloji. Të

dhënat e përdorura provojë se gjatë periudhës hulumtuese në shqiptimin e dënimit me

gjobë prinë Gjykata Themelore e Prishtinës me 38 raste, kurse ngec Gjykata Themelore

Mitrovicës me 4 raste. Shkaqet janë identike me ato që janë pasqyruar tek masat

edukative. Këto të dhëna dëshmojnë se ky lloj dënimi është shqiptuar relativisht shpesh.

Ky fakt bën të konkludohet se numri i të miturve që kanë kryer vepra penale për të cilat

gjykatat kanë qenë të autorizuara të shqiptojnë dënimin me gjobë ka qenë relativisht i

shpeshtë. Më në fund, nga të dhënat e përdorura rezulton se dënimi me gjobë në 32 raste

është zëvendësuar me urdhrin për punë në dobi të përgjithshme dhe në 44 raste të tjera

me masa edukative joinstutucionale. Deri te ky zëvendësim vlerësohet të ketë ardhur me

qëllimin që i mituri të rezervohet sa më shumë nga goditjet në pasurinë e tij, të cilat është

vlerësuar se mund ta rrezikojnë ekzistencën apo perspektivën e tij.

Meqenëse në raportet e Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe Këshillit

Gjyqësor të Kosovës të dhënat lidhur me sanksionet penale ndaj të miturve janë

pasqyruar në mënyrë të përgjithësuar, elaborimi i disa aspekteve që lidhen ke këtë lloj

dënimi dhe të miturit të cilëve u është shqiptuar ai, do të bëhet mbi bazën e të dhënave të

pasqyruara në aktvendimet me të cilat është shqiptuar ky lloj dënimi. Në studim, në

mesin e 200 vendimeve gjyqësore, ku janë përfshirë 18 aktgjykime mbi shqiptimin e

(299) Shih fusnotën 247. (300) Shih regjistrat penale në lidhje me lëndët penale të të miturve të gjykatave themelore të Kosovës gjatë

periudhës 2007-2016.

109

dënimeve, janë studiuar 6 aktgjykime me të cilat është shqiptuar dënimi me gjobë. Nga

aktgjykimet e përfshira në studim në të gjitha këto raste gjykatat i kishin dënuar të miturit

e rritur. Kjo është kështu për faktin se dënimet sipas Kodit të Drejtësisë për të Mitur nuk

mund t’u shqiptohen të miturve të rinj (14-16 vjeç). Rezultatet e këtij punimi provojnë se

në 5 raste ky dënim është shqiptuar ndaj të miturve meshkuj, kurse vetëm në një rast ndaj

të miturve femra. Kjo e dhënë është në përputhje të plotë me të dhënat e përgjithshme

mbi kriminalitetin me pasqyrim gjininë. Shkaqet e kësaj gjendjeje duhet kërkuar, siç

është theksuar më lart, në një përkujdesje më të madhe që kanë prindërit ndaj femrave,

por edhe në ndjeshmërinë më të madhe të ekspozimeve negative të personave të kësaj

gjinie. Studimi vë në dukje se në 3 raste kemi pasur të bëjmë me kryerje të veprës penale

të vjedhjes, në dy me kryerje të veprës penale kundër sigurisë në trafikun publik, dhe në

një rast për kryerje të veprës penale shitblerje e paautorizuar e narkotikëve. Sipas këtij

studimi në mesin e gjashtë aktgjykimeve të studiuara vetëm njëri prej kryerësve rezulton

të ishte recidivist. Ky fakt kërkon shtimin e përkujdesjes ndaj personave të mitur, në

mënyrë që të çrrënjosjen shprehitë negative me të cilat në disa raste ballafaqohen të

miturit.

5.2. Urdhri për punë në dobi të përgjithshme

Urdhri për punë në dobi të përgjithshme është lloji i dytë i dënimeve i cili mund

t’u shqiptohet kryerësve të mitur të veprave penale që është paraparë në Kodin e

Drejtësisë për të Mitur.301 Përmes këtij lloji të dënimit, konform trendëve bashkëkohore,

është bërë një hap i rëndësishëm në humanizimin e të drejtës penale. Është kështu sepse

ky lloj dënimi nuk e izolon kryerësin e veprës penale, nuk ia merr atij lirinë e lëvizjes.

Urdhri për punë në dobi të përgjithshme është dënim i karakterit subsidiar, është

zëvendësim i dënimit me burgim apo me gjobë. “Përkatësisht, qëllimi i dënimit për punë

në dobi të përgjithshme është që kryerësi ti veprës penale, në vend se të dënohet me

burgim apo me gjobë, t’i caktohet detyrimi që brenda afatit të caktuar të kryej një punë në

interes të përgjithshëm pa pagesë. Qëllim të njëjtë ka edhe për kryerësit e mitur të

veprave penale”.302 Ky qëllim është përcaktuar në paragrafin 1 të nenit 31 të Kodit të

Drejtësisë për të Mitur, në të cilin shprehimisht thuhet “Me pëlqimin e të miturit gjykata

mund të zëvendësojë masën e shqiptuar edukative institucionale deri në 3 vjet, burgimin e

të miturit deri në 2 vjet dhe gjobën me urdhër për punë në dobi të përgjithshme.

Siç rezulton, për shqiptimin e urdhrit për punë në dobi të përgjithshme duhet të

plotësohen këto kushte:

1. Kryerësi i veprës penale të jetë i mitur i rritur;

2. Kryerësi i mitur i veprës penale duhet të ketë qenë i përgjegjshëm për veprën

në kohën e kryerjes së saj;

3. Gjykata kryerësit të mitur të veprës penale duhet t’i ketë shqiptuar masën

edukative institucionale deri në tre vjet, burgimin për të mitur deri në dy vjet

apo dënimin me gjobë;

(301) Urdhri për punë në dobi të përgjithshme është dënim alternativ që në Kosovë është paraparë edhe me

Kodin Penal dhe si i tillë mund të shqiptohet edhe për kryerësit madhor të veprave penale. (302) Salihu, I, fq. 71.

110

4. Të ekzistojë një vlerësim nga raporti i shërbimit sprovues që sugjeron

shqiptimin e këtij dënimi, dhe

5. Të jepet pëlqimi i të miturit se ai akordohet që t’i shqiptohet ky lloj dënimi.

Puna në dobi të përgjithshme, si lloj i dënimit alternativ, është i datës relativisht të

re. Në kontinentin e Evropës për herë të parë është paraparë në legjislacionin penal të

Danimarkës në vitin 1974. Më pas, këtë lloj dënimi e kanë përvetësuar edhe shumë shtete

të zhvilluara të Evropës, siç është: Franca, Finlanda, Çekia, Suedia, Anglia, Irlanda e

Veriut etj.303.Gjithashtu, puna në interes të përgjithshëm është paraparë edhe në Shtetet e

Bashkuara të Amerikës.304

Në Kosovë puna në dobi të përgjithshme për kryerësit e mitur të veprave penale

ka filluar të aplikohet në vitin 2000.305 “Ky lloj dënimi fillimisht është shqiptuar nga

gjykatat e Mitrovicës në bashkëpunim me organizatën joqeveritare Terr de zom (Terres

des hommes). Si rrjedhojë, prej fillimit të vitit 2000 e deri në fund të muajit prill të vitit

2004, ndaj tridhjetë kryerësve të mitur të veprave penale në Kosovë është shqiptuar

urdhri për punë në dobi të përgjithshme. Sipas përvojave të arritura, shumica e këtyre të

miturve, të cilëve u është shqiptuar ky lloj dënimi, me sukses e kanë kryer punën e

caktuar dhe njëherit është realizuar efekti edukativ, bazuar në faktin se shumica e tyre

nuk kanë kryer sërish vepra penale.306

Urdhrin për punë në dobi të përgjithshme gjykata e shqipton me vendim të

posaçëm. Në këto raste ajo mund ta urdhërojë të miturin që të kryej punë në dobi të

përgjithshme pa pagesë për një afat të caktuar prej 30 deri në 120 orë. Në aktgjykimin e

saj gjykata e cakton periudhën brenda të cilës duhet të kryhen orët e caktuara të punës, e

cila periudhë nuk guxon të jetë më e gjatë se 1 vit.307 Se çfarë pune do t’i caktohet të

miturit që të kryej vendos shërbimi sprovues. Ky shërbim e cakton edhe organizatën

specifike për të cilën personi i dënuar do të kryej punë në dobi të përgjithshme, vendin

dhe ditët e javës kur do të kryhet puna dhe mbikëqyr kryerjen e punës në dobi të

përgjithshme.308

Puna në dobi të përgjithshme është në interes të kryerësit të mitur të veprës penale

dhe të shoqërisë. Është në interes të të miturit ngase për te është më lehtë të punojë se të

privohet nga liria me burgim për të mitur apo me masën institucionale. Veçmas për të

(303) Salihu, II, fq. 481. (304) Në fillim në shtetet ku është paraparë puna në interes të përgjithshëm si lloj i dënimit alternativ,

aplikimi i tij është bërë në mënyrë selektive dhe eksperimentale me një rreth të ngushtë të njerëzve dhe të

vendit, dhe pastaj është zgjeruar në tërë vendin. (305) Arsyeja e inaugurimit të urdhrit për punë në dobi të përgjithshme është determinuar nga fakti se në

dekadat e fundit të shek. XX dhe fillimet e shek. XXI jo vetëm që u konsolidua në shtetet e Evropës

Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe u masovizua. Kështu p.sh., në vitin 1997 në

Angli janë shqiptuar 47.120 dënime me punë në interes publik, në Holandë 15.896 etj. (306) Salihu, I, fq. 71. (307) Shih Aktgjykimin PM. nr. 313/2011 të Gjykatës Themelore të Pejës. Me këtë aktgjykim, kjo gjykatë ia

ka shqiptuar të miturit Sh.K. nga Peja, me ç’rast e ka detyruar atë që të kryej punë në dobi të përgjithshme

pa pagesë në kohëzgjatje prej 100 orëve në Qendrën Rajonale për Aftësime Profesionale në Pejë. Krahas

punës pa pagesë e cila ka konsistuar në rregullim të ambientit të jashtëm dhe të brendshëm të këtij

institucioni, ai ka ndjekur edhe kursin për saldues, ku edhe ka marrë edhe certifikatën përkatëse të aftësimit

profesional. (308) Punët të cilat kryerësi i mitur i veprës penale detyrohet t’i kryej mund të jenë p.sh., të pastrojë rrugët,

parqet e qytetit, të kujdeset për persona të moshuar apo të sëmurë, të punojë në ndonjë shoqatë humanitare

etj.

111

miturin puna në interes të përgjithshëm mund t’ia krijoj apo shtojë shprehitë e punës dhe

aftësitë profesionale. Njëherit me këtë lloj të dënimit, kryerësi i mitur i veprës penale nuk

i ekspozohet elementeve represive të dënimit me burgim të cilat janë të pashmangshme

dhe kësisoj ushtrohet edhe ndikim edukativ ndaj tij. Në anën tjetër, ky lloj dënimi është

edhe në interes të shoqërisë, ngase kryhet një punë e dobishme dhe njëherit kursehen

shpenzime të cilat zakonisht shkaktohen gjatë mbajtjes së burgimit apo masës edukative

institucionale.309

Mirëpo, nëse pas kalimit të periudhës së caktuar i mituri nuk e kryen punën në

dobi të përgjithshme ose punën e tillë në dobi të përgjithshme e kryen vetëm pjesërisht,

gjykata urdhëron ekzekutimin e masës edukative institucionale ose burgimit për të mitur

në kohëzgjatje proporcionale, duke marrë parasysh kohëzgjatjen e punës në dobi të

përgjithshme që është kryer. Ndërkaq, në rastet që ndërlidhen me dënimin me gjobë,

gjykata urdhëron pagesën e gjobës në përpjesëtim me kohëzgjatjen e punës në dobi të

përgjithshme e cila nuk është kryer.310

5.2.1. Të dhënat mbi shqiptimin e urdhrit për punë në dobi të përgjithshme për të miturit

Rezultatet modeste të këtij punimi provojnë se urdhri për punë në dobi të

përgjithshme gjatë periudhës hulumtuese (2007-2016) është shqiptuar në raste që

vlerësohen madje shumë të shpeshta nga gjykatat e Kosovës të cilat i kanë zbatuar

procedurat penale ndaj të miturve, përkatësisht është shqiptuar më shpesh se çdo lloj

tjetër i dënimeve ndaj kësaj kategorie të kryerësve të veprave penale. Se cili ka qenë

vëllimi i shqiptimit të këtij dënimi do të pasqyrohet në tabelën vijuese.

Tabela nr. 12 - Të dhënat lidhur mbi shqiptimin e urdhrit për punën në dobi të

përgjithshme të gjykatave të Kosovës gjatë periudhës 2007-2016.

Nr. rendor Urdhri për punë në dobi të përgjithshme Numri

1. 2007-2016 637311

Sipas këtyre të dhënave gjykatat themelore të Kosovës gjatë periudhës 2007-2016

kanë shqiptuar gjithsej 637 urdhra për punë në dobi të përgjithshme ndaj kryerësve të

mitur të veprave penale.312 Ky është dënimi që ka dominuar në mesin e dënimeve të

shqiptuara ndaj të miturve dhe ai në kuadër të dënimeve të shqiptuara përgjithësisht

përfaqësohet me 56.07 %. Në këtë shkallë të pjesëmarrjes së dënimit me urdhër për punë

në dobi të përgjithshme ka ndikuar edhe fakti se një numër relativisht i madh i masave

institucionale, dënimit me gjobë e dënimit me burgim për të mitur ndërkohë janë

zëvendësuar me këtë lloj dënimi. Se cili ka qenë numri i këtyre zëvendësimeve nuk dihet,

pasi të dhënat ekzistuese nuk i pasqyrojnë ato. Sipas të dhënave të përdorura ky dënim

më së shumti është shqiptuar gjatë viteve 2007 dhe 2010, kurse më së paku në vitet 2009

(309) Salihu, I, fq. 72. (310) Shih paragrafin 4 të nenit 31 të KDM. (311) Shih raportet vjetore mbi punën e Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe Këshillit Gjyqësor të

Kosovës për periudhën 2007-2016. (312) Shih fusnotën 296.

112

dhe 2011. Shkaqet e kësaj gjendjeje nuk dihen, por edhe këtu besohet që kjo të jetë

kushtëzuar nga niveli i lëndëve për të mitur që janë proceduar në gjykatat themelore

përkatëse, apo që janë bartur nga vitet paraprake, për të cilat gjykatat kanë mundur të

shqiptojnë dënime të këtij lloji. Këto të dhëna provojnë se gjatë periudhës hulumtuese në

shqiptimin e urdhrit për punë në dobi të përgjithshme prinë Gjykata Themelore e

Prishtinës me 226 raste, kurse ngec Gjykata Themelore Mitrovicës me 86 raste. Shkaqet

janë identike me ato që janë pasqyruar tek masat edukative. Të dhënat e përdorura

provojnë se ky lloj dënimi është shqiptuar relativisht shpesh në krahasim me dënimet

tjera. Ky fakt bën të konkludohet se numri i të miturve që kanë kryer vepra penale për të

cilat gjykatat kanë qenë të autorizuara të shqiptojnë dënimin me urdhër për punë në dobi

të përgjithshme kanë qenë më të shpeshta se në rastet e dënimeve të tjera.

Bazuar në faktin se në raportet e Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe

Këshillit Gjyqësor të Kosovës të dhënat lidhur me sanksionet penale ndaj të miturve janë

pasqyruar në mënyrë të përgjithësuar, elaborimi i disa aspekteve që lidhen ke këtë lloj

dënimi dhe të miturit të cilëve u është shqiptuar ai do të bëhet mbi bazën e të dhënave të

cilat janë pasqyruar në aktgjykimet me të cilat është shqiptuar dënimi i tillë. Në studim,

në mesin e 200 vendimeve gjyqësore, ku janë përfshirë 18 aktgjykime mbi shqiptimin e

dënimeve, janë studiuar 4 aktgjykime mbi shqiptimin e dënimit me urdhër për punë në

dobi të përgjithshme. Nga vendimet gjyqësore e përfshira në studim në të gjitha këto raste

gjykatat i kishin dënuar të miturit e rritur. Kjo është kështu për faktin se dënimet sipas

Kodit të Drejtësisë për të Mitur nuk mund t’u shqiptohen të miturve të rinj (14-16 vjeç).

Rezultatet e këtij punimi provojnë se në 3 raste ky dënim është shqiptuar ndaj të miturve

meshkuj, kurse vetëm në një rast ndaj të miturve femra. Kjo e dhënë është në përputhje të

plotë me të dhënat e përgjithshme mbi kriminalitetin me pasqyrim gjininë. Shkaqet e

kësaj gjendjeje duhet kërkuar, siç është theksuar më lart, në një përkujdesje më të madhe

që kanë prindërit ndaj femrave, por edhe në ndjeshmërinë më të madhe të ekspozimeve

negative të personave të kësaj gjinie. Studimi vë në dukje se në tri raste kemi pasur të

bëjmë me kryerje të veprës penale të vjedhjes, dhe një rast me kryerje të verës penale

shitblerje e paautorizuar e narkotikëve. Sipas këtij studimi në mesin e kryerësve të mitur

të dënuar me këtë lloj dënimi nuk kishte asnjë recidivist. Kjo e dhënë dëshmon për faktin

se një përkujdesje më e avancuar ndaj personave të mitur gjithnjë do të ketë efekt në

çrrënjosjen e shprehive negative të të miturve, gjë që duket të ketë ardhur në shprehje

edhe sa i përket rasteve të shqiptimit dhe ekzekutimit të këtij lloji të dënimit.

5.3. Burgimi për të mitur

Burgimi për të mitur është lloji më i rëndë i dënimit i cili mund t’u shqiptohet

kryerësve të mitur të veprave penale. Me këtë lloj dënimi të miturit i merret liria e

lëvizjes. Burgimi për të mitur mund të shqiptohet vetëm përjashtimisht dhe për llojet e

veprave penale shumë të rënda dhe nëse plotësohen kushtet të cilat janë paraparë në

mënyrë taksative në Kodin e Drejtësisë për të Mitur.313 Rrjedhimisht, konform nenit 33 të

(313) Shih Aktgjykimin PM. nr. 5/2014 të Gjykatës Themelore në Prizren. Këtë aktgjykim, kjo gjykatë ia ka

shqiptuar të miturit E.G. nga Prizreni, me ç’rast e ka dënuar atë me dënim me burgim për të mitur në

kohëzgjatje prej 3 vjetëve. Ky dënim është shqiptuar për shkak të kryerjes së veprës penale keqpërdorim

113

këtij Kodi gjykata mund të shqiptojë dënimin me burgim për të mitur vetëm nëse

konstaton plotësimin e këtyre kushteve:

1. Kryerësi i veprës penale të jetë i mitur i rritur (16-18 vjeç);

2. Kryerësi i mitur i veprës penale duhet të ketë qenë i përgjegjshëm për veprën

në kohën e kryerjes së saj,314

3. Vepra penale e kryer nga i mituri duhet të jetë e dënueshme me dënim me

burgim mbi 5 vjet;

4. Vepra penale e kryer të ketë shkaktuar pasoja shumë të rënda, të cilat të

ndërlidhura me nivelin e përgjegjësisë së kryerësit të mitur nuk do të ishte

adekuate të shqiptohet masë edukative apo ndonjë lloj tjetër i dënimit.

Për të mundur të shqiptohet dënimi me burgim për të mitur këto kushte duhet të

plotësohen në mënyrë kumulative. Në kuadër të këtyre kushteve, për shkak të specifikave

të personalitetit të të miturit, të cilat dukshëm dallojnë nga personat madhorë, çështja e

përgjegjësisë së të miturit duhet të shpjegohet më hollësisht. Siç rezulton nga kushti i

fundit, burgimi për të mitur është dënim subsidiar, që do të thotë se shqiptimi i tij është

gjithherë fakultativ. Kjo do të thotë se kur janë përmbushur kushtet e sipërpërmendura,

gjykata mundet, por nuk është e obliguar, të shqiptojë burgimin për të mitur.

Në aktgjykimin në të cilin shqiptohet dënimi me burgim për të mitur, gjykata

është e obliguar të konstatojë të gjitha kushtet që janë përmbushur për shqiptimin e tij.

Krahas kësaj, meqë mundësia e shqiptimit të këtij dënimi është fakultativ edhe në rastet

kur janë përmbushur kushtet e parapara në ligj, gjykata është e obliguar që në aktgjykim

të arsyetojë edhe motivet që e kanë shtyrë që të mos e shqiptojë masën edukative por

burgimin për të mitur.315

Me rastin e shqiptimit të burgimit për të mitur gjykata duhet të ketë në konsideratë

nevojën e arritjes së qëllimit të tij. Kjo do të thotë se gjykata do të mund ta shqiptojë këtë

lloj dënimi vetëm atëherë kur konsideron se kjo është mundësia e vetme që vlerësohet e

përshtatshme për riedukimin e të miturit. Se çka është qëllim i burgimit për të mitur

përcaktohet në nenin 32 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur. Rrjedhimisht, sipas zgjidhjes

së përcaktuar në këtë dispozitë ligjore “Qëllimi i burgimit për të mitur është që të

kontribuohet në rehabilitimin dhe në zhvillimin e kryerësit të mitur, veçanërisht në

edukimin e të miturit, edukimin e specializuar, aftësitë profesionale dhe në zhvillimin e

duhur personal. Përveç kësaj, burgimi për të mitur duhet të ndikojë pozitivisht në të

miturin përmes mbrojtjes, ndihmës dhe mbikëqyrjes për të parandaluar recidivizmin”.

Sipas paragrafit 2 të nenit 34 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur, minimumi i

kohëzgjatjes së burgimit për të mitur është 6 muaj, kurse maksimumi 5 vjet.316 Mirëpo,

në vazhdim të kësaj dispozite ligjore është paraparë se gjykata mund të shqiptojë dënimin

me burgim për të mitur në kohëzgjatje deri në 10 vjet. Megjithatë, që gjykata të mund të

seksual me personin nën moshën 16 vjeç. Me aktgjykimin e tillë kjo gjykatë e ka udhëzuar të dëmtuarën

B.L. nga Dragashi që kërkesën pasurore-juridike ta realizoj në kontest civil. (314) Te personat e mitur përgjegjësia penale së pari bazohet në përcaktimin e shkallës së zhvillimit mendor

lidhur me mundësinë e kuptimit të rëndësisë së veprës së tij dhe kontrollimit të sjelljeve të veta. Vetëm pas

kësaj gjykata duhet të merret me konstatimin e shkallës së fajësisë, nëse i mituri e ka kryer veprën penale

me dashje apo nga pakujdesia. (315) Salihu, I, fq. 74-75. (316) Burgimi për të mitur mund të shqiptohet vetëm në muaj dhe vite të plota, por nuk mund të shqiptohet

më pak se 6 muaj e as më tepër se 10 vjet. Kështu, ai mund të shqiptohet në kohëzgjatje prej nëntë muajve

apo një vit e dy muaj.

114

shqiptojë burgimin për të mitur në periudhë kohore mbi 5 vjet e deri në 10 vite burgim

kërkohet që i mituri të ketë kryer vepra penale të rënda, të dënueshme me burgim

afatgjatë, ose kur i mituri ka kryer së paku dy vepra penale në bashkim, kur secila prej

tyre është e dënueshme me burgim prej më së paku 10 vjet.

Minimumi i kohëzgjatjes prej 6 muajve të burgimit për të mitur konsiderohet i

domosdoshëm që të mund të ndërmerren masat përkatëse për edukimin, riedukimin dhe

aftësimin profesional. Ndërsa maksimumi i përgjithshëm i kohëzgjatjes prej 10 vjetësh

është masa më e lartë e këtij lloji dënimi me të cilin konsiderohet se mund të arrihet

qëllimi i burgimit për të mitur për rastet shumë të rënda të veprave penale dhe shkallës së

lartë të devijimit të të miturit. Lidhur me maksimumin më të lartë të burgimit për të mitur

deri në 10 vjet, duhet të theksohet se me të para së gjithash shprehet funksioni i

preventivës gjenerale i këtij dënimi, ngase edukimi dhe rehabilitimi i të miturit nuk

kërkon një kohëzgjatje kaq të lartë.317

Me rastin e matjes së dënimit me burgim për të mitur, gjykata është e kushtëzuar

nga maksimumi i dënimit i cili është i paraparë për atë vepër penale.318 Andaj, dënimi

me burgim për të miturit nuk mund të shqiptohet në kohëzgjatje më të lartë se dënimi me

burgim i paraparë për atë vepër penale. Në anën tjetër, nëse p.sh., për një vepër penale

është paraparë dënimi me burgim gjer në 15 vjet, burgimi për të mitur nuk mund të

shqiptohet në kohëzgjatje më të madhe se maksimumi i burgimit për të mitur, do me

thënë jo më tepër se 5 vjet. Vetëm në raste të veçanta, që janë përjashtim kur i mituri

kryen vepër penale për të cilën parashihet dënimi me burgim afatgjatë, apo kur i mituri

kryen dy apo më shumë vepra penale në bashkim, ku secila prej tyre është e dënuar me

më shumë se 10 vjet atij mund t’i shqiptohet dënimi mbi 5 vjet e deri në 10 vite burgim.

Minimumi i posaçëm i paraparë për veprën penale të caktuar, nuk e obligon

gjykatën me rastin e matjes së burgimit për të mitur. Kështu, p.sh., nëse për veprën penale

të kryer është paraparë minimumi i dënimit me burgim prej pesë vjetësh, të miturit për atë

vepër mund t’i shqiptohet burgimi për të mitur në kohëzgjatje më të shkurtër se pesë vjet,

por jo më pak se 6 muaj. Zgjidhja e këtillë i bën të mundshme gjykatës që të miturit t’i

shqiptojë dënim më të lehtë se kryerësit madhor të veprës penale.319

Krahas këtyre rregullave të përgjithshme, me rastin e matjes së burgimit për të

mitur, gjykata është e obliguar që të marr parasysh edhe dy grupe të rrethanave të

posaçme. Së pari gjykata është e detyruar të marrë parasysh shkallën e zhvillimit

shpirtëror të të miturit,320 dhe kohën e cila nevojitet për edukimin, riedukimin, arsimimin

dhe aftësimin e tij profesional.321

Me rastin e matjes së burgimit për të mitur për veprat penale në bashkim janë të

mundshme disa situata. a) Nëse i mituri i rritur kryen shumë vepra penale në bashkim dhe

nëse gjykata konstaton se për çdo vepër penale duhet të shqiptohet burgimi për të mitur,

(317) Salihu, I,, fq. 77. (318) Gashi, Rexhep. Kodi i Drejtësisë për të Mitur i Kosovës (rëndësia, risitë dhe ndryshimet më të

rëndësishme), E drejta, nr. 3, Prishtinë, 1996, fq. 31. (319) Salihu, I, fq. 77-78. (320) Shkalla e caktuar e zhvillimit shpirtëror përcaktohet në bazë të përgjegjësisë dhe fajësisë. Mirëpo,

shkalla e zhvillimit shpirtëror të të miturit, në asnjë rrethanë, nuk mund të njëjtësohet me shkallën e

zhvillimit shpirtëror të personit madhor. (321) Aftësimi profesional është një nga mënyrat më të rëndësishme të riedukimit të delikuentit të mitur,

ngase ky lloj aftësimi në masë të madhe i bën të mundshme të miturit që pasi ta kryej dënimin me sukses të

integrohet në jetën në liri.

115

do ta masë dënimin sipas çmuarjes së lirë, brenda suazave të përgjithshme të minimumit

dhe maksimumit të përgjithshëm të atij dënimi. Siç shihet, gjykata në rastet e tilla nuk i

zbaton rregullat mbi matjen e dënimit për veprat penale në bashkim, të parapara për

kryerësit madhor, dhe nuk e cakton dënimin për çdo vepër penale veç e veç, por sipas

bindjes së lirë cakton vetëm një dënim-burgimin për të mitur për të gjitha veprat penale

në bashkim. Në rastet kur gjykata kryerësit të mitur i shqipton burgimin për të mitur për

shumë vepra penale në bashkim, nuk vlen rregulla se për veprën e caktuar nuk mund të

shqiptoj burgun për të mitur në kohëzgjatje më të lartë se maksimumi i dënimit të

paraparë për atë vepër penale. Zgjidhja e këtillë është e kuptueshme, andaj gjykata nuk do

të mund të obligohet që ta respektojë maksimumin e dënimit të paraparë për atë vepër; b)

Nëse gjykata konstaton se për veprat penale në bashkim që i ka kryer i mituri i rritur, për

disa vepra penale duhet shqiptuar burgimin për të mitur, ndërsa për veprat penale tjera

masat edukative, për të gjitha ato vepra penale në bashkim do të shqiptojë vetëm një lloj

të masës edukative ose dënimin me burgim për të mitur.322 Pra në këto raste gjykata nuk i

jep përparësi shqiptimit të burgimit për të mitur, por përkundrazi nëse ka baza minimale

që të shqiptohet masa edukative, në pajtim me tërë konceptin e të drejtës penale

bashkëkohore dhe me parimet e Rregullave të Pekinit, përparësi do të ketë masa

edukative;323 c) Edhe në rastet kur gjykata konstaton se i mituri para ose pas shqiptimit të

masës edukative apo burgimit për të mitur ka kryer ndonjë vepër penale, gjykata nuk i

zbaton rregullat mbi matjen e dënimit për veprat penale në bashkim, por masën edukative

apo burgimin për të mitur e mat sipas bindjes së lirë.

Personi i dënuar me burgim për të mitur mund të lirohet me kusht nëse e ka

mbajtur së paku një të tretën e dënimit të shqiptuar. Kështu, i mituri i dënuar me burgim

për të mitur në kohëzgjatje prej 3 vjetësh, do të mund të lirohet me kusht nëse ai ka

mbajtur të paktën 1 vjet burgim.324 Në rastet kur lejohet lirimi me kusht, gjykata ndaj të

miturit të dënuar mund të shqiptojë masën e mbikëqyrjes së shtuar nga prindi, prindi

adoptues apo kujdestarit apo organit të kujdestarisë. Në këto raste masa e tillë duhet

shqiptuar në kohëzgjatje që nuk tejkalon ditën e përfundimit të dënimit të shqiptuar.

Kështu, nëse të miturit të dënuar i ka mbetur për mbajtje edhe një vit i dënimit me burgim

për të mitur, kohëzgjatja e masës së mbikëqyrjes së shtuar nuk mund të jetë më e gjatë se

një vit.325 Parimisht, gjykata mund të revokojë lirimin me kusht nëse gjatë kohës së

lirimit me kushti mituri kryen vepër penale për të cilën mund të shqiptohet burgimi për të

mitur prej së paku 6 muajve.

5.3.1. Të dhënat mbi shqiptimin e burgimit për të mitur

Rezultatet modeste të këtij punimi provojnë se burgimi për të mitur gjatë

periudhës hulumtuese është shqiptuar në raste relativisht të shpeshta nga ana e gjykatave

të Kosovës gjatë periudhës 2007-2016. Se cili ka qenë vëllimi i shqiptimit të këtij dënimi

do të pasqyrohet në tabelën vijuese.

(322) Shih nenin 37 të KDM. (323) Salihu, I, fq. 79.

(324) Hajdari, XI, fq. 90.

(325) Kjo formë e mbikëqyrjes së shtuar ndaj të miturve që u është mundësuar lirimi me kusht, mendohet të

jetë si formë e ndihmës në mënyrë që të miturit t’i ndihmohet që sa më lehtë të përfshihet në jetën në liri.

116

Tabela nr. 13 - Të dhënat mbi shqiptimin e burgimit për të mitur të gjykatave të Kosovës

gjatë periudhës 2007-2016.

Nr.

rendor

Periudha kohore Burgimi për të mitur Dënime

përgjithësisht

1. 2007-2016 211 1136326

Sipas këtyre të dhënave gjykatat themelore të Kosovës gjatë periudhës 2007 –

2016 kanë shqiptuar gjithsej 211 dënime me burgim ndaj kryerësve të mitur të veprave

penale.327 Ky është dënimi që është shqiptuar relativisht shpesh nga gjykatat e Kosovës

dhe ai përfaqësohet me 18.58%. Kjo shkallë e pjesëmarrjes relativisht është në përputhje

me kërkesat e ligjdhënësit të specifikuara në Kodin e Drejtësisë për të Mitur dhe frymën e

tërësishme që e karakterizon këtë Kod. Sipas këtyre të dhënave ky dënim më së shumti

është shqiptuar gjatë viteve 2014 dhe 2016, kurse më së paku në vitet 2008 dhe 2012.

Shkaqet e kësaj gjendjeje nuk dihen, por edhe këtu besohet që kjo të jetë kushtëzuar nga

niveli i lëndëve për të mitur që janë proceduar në gjykatat themelore përkatëse, apo që

janë bartur nga vitet paraprake, për të cilat gjykatat kanë mundur të shqiptojnë këtë lloj

dënimi. Të dhënat e përdorura provojnë se gjatë periudhës hulumtuese në shqiptimin e

burgimit për të mitur prinë Gjykata Themelore e Prishtinës me 68 raste, kurse ngec

Gjykata Themelore Mitrovicës me 7 raste. Shkaqet janë identike me ato që janë

pasqyruar tek masat edukative. Këto të dhëna provojnë se ky lloj dënimi është shqiptuar

në raste më të pakta në krahasim me dënimet tjera, por jo sa i përket rasteve të shqiptimit

të dënimit me gjobë. Ky fakt bën të konkludohet se numri i të miturve që kanë kryer

vepra penale të rënda (për të cilat është paraparë dënimi me burgim të përjetshëm ose dy

e më shumë vepra penale në bashkim), për të cilat gjykatat kanë qenë të autorizuara të

shqiptojnë dënimin me burgim kanë qenë më pak të shprehura në krahasim me veprat

penale tjera që i ka kryer kjo kategori kryerësish për të cilat gjykatat i kanë shqiptuar

dënimet tjera marrë së bashku.

Diktuar nga fakti se në raportet e Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe

Këshillit Gjyqësor të Kosovës të dhënat lidhur me sanksionet penale ndaj të miturve janë

pasqyruar në mënyrë të përgjithësuar, elaborimi i disa aspekteve që lidhen ke këtë lloj

dënimi dhe të miturit të cilëve u është shqiptuar ai do të bëhet mbi bazën e të dhënave të

cilat janë pasqyruar në aktgjykimet me të cilat është shqiptuar dënimi i tillë. Në studim,

në mesin e 200 vendimeve gjyqësore, ku janë përfshirë 18 aktgjykime mbi shqiptimin e

dënimeve, janë studiuar 8 aktgjykime mbi shqiptimin e dënimit me burgim për të mitur.

Nga vendimet gjyqësore të përfshira në studim në të gjitha këto raste gjykatat i kishin

dënuar të miturit e rritur. Kjo është kështu për faktin se dënimet sipas Kodit të Drejtësisë

për të Mitur nuk mund t’u shqiptohen të miturve të rinj (14-16 vjeç). Rezultatet e këtij

punimi provojnë se në shtatë raste ky dënim është shqiptuar ndaj të miturve meshkuj,

kurse vetëm në një rast ndaj të miturve femra. Kjo e dhënë është në përputhje të plotë me

të dhënat e përgjithshme mbi kriminalitetin me pasqyrim gjininë. Shkaqet e kësaj gjendje

duhet kërkuar, siç u theksua më lart, në një përkujdesje më të madhe që kanë prindërit

ndaj femrave, por edhe në ndjeshmërinë më të madhe të ekspozimeve negative të

(326) Shih fusnotën 307.

(327) Shih fusnotën 296.

117

personave të kësaj gjinie. Studimi vë në dukje se në dy raste kemi pasur të bëjmë me

kryerje të veprës penale të vrasjes së rëndë, në katër rastet tjera me kryerje të verës penale

të vjedhjes grabitqare dhe grabitjes, kurse në dy raste për vepra penale të dhunimit

seksual. Sipas këtij studimi në mesin e kryerësve të mitur të dënuar me këtë lloj dënimi

katër nga ta ishin recidivistë. Kjo e dhënë dëshmon për faktin e vendimmarrjes së drejtë

që kanë zbatuar gjykatat e vendit me rastin e orientimit të tyre për shqiptim të dënimit me

burgim për të mitur. Kjo njëherit duhet të jetë si sinjal i shoqërisë që procesit të

riedukimit të të miturve (në rastet kur ata janë dënuar me burgim) dhe ndihmës pas-

penale të tyre t’u kushtohet kujdes më i madh në të ardhmen, në mënyrë që shkalla e

recidivizmit të të miturve të zvogëlohet, e në perspektivë edhe të eliminohet.

5.4. Dënimet plotësuese ndaj të miturve

Dënimet plotësuese janë lloje të posaçme të sanksioneve penale të cilat u

paraqitën si rezultat i njohurive se dënimet kryesore nuk mund të jenë të vetmet mjete

efikase ndaj të gjithë kryerësve të mitur të veprave penale. Për këtë arsye në të drejtën

penale u formësua mendimi se, krahas dënimit duhet paraparë edhe sanksione të tjera

penale të karakterit komplementar, plotësues, me të cilat do të bëhej i mundshëm

parandalimi më efektiv i kriminalitetit të të miturve dhe risocializimi i të miturve të

dënuar më burgim.328

Dënimet plotësuese janë dënime specifike që në shumë aspekte dallohen nga

dënimet kryesore dhe alternative. Këto dënime janë konstruktuar në atë mënyrë që të

mund të shqiptohen vetëm krahas dënimeve kryesore, me përjashtim të dënimit me gjobë

i cili mund të shqiptohet edhe si i vetëm por edhe krahas dënimit me burgim.329

Me anë të dënimeve plotësuese, kryerësit të veprës penale pasi ta mbajë dënimin i

merren apo kufizohen disa të drejta për një kohë të caktuar. Ky koncept i aplikimit të

dënimeve plotësuese ndaj personave madhorë, me disa përjashtime dhe përshtatje të

natyrës së personalitetit të të miturit, është akceptuar edhe në të drejtën penale për të

mitur të shteteve bashkëkohore.330 Këtë koncept e ka akceptuar edhe Kodi i Drejtësisë për

të Mitur i Republikës së Kosovës. Kështu, në nenin 39 është paraparë shprehimisht se në

rastet “Kur gjykata e konsideron të arsyeshme mund të shqiptojë dënimin plotësues në

pajtim me nenet 62-72 të Kodit Penal të Kosovës”.331

Me nenin 62 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës janë paraparë nëntë dënime

plotësuese të cilat mund t’u shqiptohen kryerësve të veprave penale. Këto dënime janë:

heqja e të drejtës për t’u zgjedhur; urdhri për kompensimin e humbjes apo dëmit; ndalimi

i ushtrimit të funksioneve në administratën publike dhe në shërbimin publik; ndalimi i

ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës; ndalimi i drejtimit të automjetit, marrja

(328) Salihu, I, fq. 83-84. (329) Dënimi me gjobë për nga përmbajtja dhe natyra e tij është dënim bivalent. Ai në të drejtën penale

konsiderohet si dënim kryesor dhe plotësues. (330) Salihu, I , fq. 84. (331) Në dispozitat e neneve 54-63 të Kodit Penal të Kosovës janë paraparë kushtet të cilat duhet të

plotësohen për shqiptimin e dënimeve plotësuese, përmbajtja dhe kohëzgjatja e tyre.

118

e lejes së vozitjes, konfiskimi, urdhri për publikimin e aktgjykimit, dhe dëbimi i të huajit

nga territori i Republikës së Kosovës.332

Dispozita e nenit 39 e Kodit të Drejtësisë për të Mitur është e karakterit blanket.

Ajo e autorizon gjykatën që të shqiptoj ndaj kryerësve të mitur të veprave penale të nëntë

dënimet plotësuese të lartcekura të cilat janë paraparë për personat madhor. “Mirëpo, në

lidhje me këtë dispozitë të Kodit të Drejtësisë për të Mitur, e cila e parasheh mundësinë e

shqiptimit të të gjitha dënimeve plotësuese edhe për personat e mitur, duhet theksuar se

aplikimi i tërësishëm i kësaj dispozite do të ishte në kolizion të drejtpërdrejtë me tërë

konceptin dhe parimet në të cilat është ndërtuar Kodi i Drejtësisë për të Mitur, e sidomos

nëse merret parasysh personaliteti i të miturit dhe natyra e disa prej këtyre dënimeve

plotësuese. Së këndejmi, në nenin 39 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur është dashur të

parashihen shprehimisht, siç ka vepruar Kodi Penal i Sllovenisë (paragrafi 3 i nenit 72)

dhe Ligji mbi Gjykatat për të Mitur (neni 30), se cilat lloje të dënimeve plotësuese të

parapara për kryerësit madhor të veprave penale mund t’u shqiptohen edhe të miturve.

Andaj, kjo është një zbrazësi ligjore e këtij Kodi e cila mund të shkaktojë dilema në

praktikën gjyqësore dhe pasoja të rënda ndaj të miturve. Së këndejmi, dispozita e nenit 39

të Kodit të Drejtësisë për të Mitur duhet të plotësohet dhe saktësisht të parashihet se cilat

lloje të dënimeve plotësuese të parapara për kryerësit madhorë, mund tu shqiptohen edhe

kryerësve të mitur të veprave penale.333

Mbështetur në konceptin mbi të cilin është ndërtuar Kodi i Drejtësisë për të Mitur,

e sidomos duke marrë parasysh personalitetin e të miturit dhe natyrën, qëllimet dhe

esencën e dënimeve plotësuese, konsideroj se gjykatat e Kosovës mund t’u shqiptojnë të

miturve vetëm këto katër lloje të dënimeve plotësuese:

1. Ndalimin e drejtimit të automjetit;

2. Marrjen e sendit;

3. Urdhrin për kompensimin e humbjes apo dëmit, dhe

4. Dëbimin e të huajit nga territori i Republikës së Kosovës.

Së këndejmi, konsideroj se pesë dënimet tjera plotësuese të parapara me Kodin

Penal të Kosovës për kryerësit madhor të veprave penale, për shkak të natyrës dhje

përmbajtjes së tyre, si dhe për shkak të personalitetit të të miturit dhe synimeve që

synohen të arrihen me to, kurrsesi nuk duhet t’u shqiptohen delikuentëve të mitur, ngase

disa prej tyre mund të ushtrojnë ndikim negativ në procesin e edukimit, riedukimit,

risocializimit dhe zhvillimit të drejtë të tyre.

Rrjedhimisht, për të mundur gjykata të shqiptojë njërin nga katër llojet e

dënimeve plotësuese kryerësit të mitur të veprës penale duhet të plotësohen këto kushte:

1. Kryerësi i veprës penale të jetë i mitur i rritur (16-18 vjeç);

2. Kryerësi i mitur i veprës penale duhet të ketë qenë i përgjegjshëm për veprën

në kohën e kryerjes së saj,334

3. Gjykata duhet të miturit t’i ketë shqiptuar njërin nga tri llojet e dënimeve për

të mitur (gjobën, punën në dobi të përgjithshme, burgimin për të mitur), apo

(332) Arsyet kryesore të marrjes apo kufizimit të disa të drejtave të personave të dënuar përmes shqiptimit të

dënimeve plotësuese konsistojnë në sigurimin e parametrave që garantojnë ushtrimin e disa detyrave e

profesioneve shtetërore e publike nga personat me të kaluar të pastër dhe parandalimin e recidivizmit. (333) Salihu, I., fq. 84.

(334) shih fusnotën 310.

119

4. Gjykata duhet t’i ketë shqiptuar të miturit dënimin me kusht, qortimin

gjyqësor apo lirimin nga dënimi.

Konform nenit 39 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur, përmbajtja, kohëzgjatja dhe

mënyra e ekzekutimit të dënimeve plotësuese për të miturit është e njëjtë si dhe për

personat madhor, gjë që nuk e konsideroj zgjidhje të qëlluar për shkak të shumë

specifikave që i karakterizojnë personat e mitur. Sidoqoftë, kjo është një zgjidhje që

duhet respektuar nga gjykatat përderisa ekziston si e tillë.

Raportet përkatës të Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe të Këshillit

Gjyqësor të Kosovës nuk përmbajnë fare të dhëna lidhur me numrin e dënimeve

plotësuese të shqiptuara ndaj të miturve nga gjykatat e Kosovës për periudhën 2007-

2016. Së këndejmi, për pasqyrimin e këtyre të dhënave jam shërbyer me regjistrat penale

të shtatë gjykatave themelore që veprojnë në Kosovë. Sipas këtyre regjistrave, gjatë

periudhës hulumtuese këto gjykata kanë shqiptuar gjithsej 167 dënime plotësuese ndaj

kryerësve të mitur të veprave penale. Sipas këtyre të dhënave këto dënime përfaqësohen

në masën e përgjithshme të dënimeve të shqiptuara me 14.70 %. Të dhënat e përdorura

dëshmojnë se në 112 raste këto dënime janë shqiptuar krahas dënimit me burgim për të

mitur, dhe në 55 raste të tjera krahas dënimit me gjobë. Studimi vë në dukje faktin se këto

dënime në 66 raste janë shqiptuar përkitazi me kryerje të veprave penale të vjedhjeve, në

57 raste në lidhje me veprat penale kundër sigurisë në komunikacionin publik dhe në 42

raste për veprat penale kundër jetës dhe trupit, kryesisht për lëndime trupore. Rezultatet e

këtij punimi provojnë se dënimet plotësuese ndaj të miturve gjatë periudhës së përfshirë

në hulumtim në të gjitha rastet janë shqiptuar ndaj të miturve madhor, gjë që është në

përputhje të plotë me zgjidhjet e parapara me Kodin e Drejtësisë për të Mitur, i cili në

mënyrë eksplicite ndalon mundësinë që dënimet të mund të shqiptohen ndaj të miturve të

rinj. Gjithashtu, ky studim vë në dukje se në 158 raste dënimet plotësuese janë shqiptuar

ndaj të miturve të gjinisë mashkullore dhe vetëm në 9 raste ndaj të miturve që i përkasin

gjinisë femërore. Kjo gjendje ndërlidhet gjithsesi me nivelin, madje shumë më të pakët të

pjesëmarrjes së femrave të mitura në kryerjen e veprave penale në Kosovë gjatë

periudhës 2007-2016.

5.5. Masat e trajtimit të detyrueshëm ndaj të miturve

Në shkencën e kriminologjisë flitet shumë për ndikimin e sëmundjeve dhe

çrregullimeve mentale, si dhe të drogës dhe alkoolit në sjelljet delikuente të njerëzve. Të

gjitha këto trajtohen si faktor që kanë ndikim të fuqishëm si në kriminalitetin e

madhorëve, po ashtu edhe të miturve.335 Madje në disa raste, te disa persona me paaftësi

mendore dhe varësi nga droga e alkooli, këto situata janë shkaktarë kryesorë të kryerjes

së veprës penale.336 Për të evituar rrezikun që personat e këtillë në të ardhmen të kryejnë

vepra penale, është parë e domosdoshme që krahas dënimit të shqiptohet edhe masa e

trajtimit, mjekimit të detyrueshëm. Ndërsa, ndaj personave tërësisht të papërgjegjshëm

për shkak të çrregullimeve mendore, shqiptohen vetëm masat e trajtimit të

(335) Halili, Ragip. Kriminologjia, Prishtinë, 2008, fq. 362. (336) Statistikat zyrtare të krimit nuk japin të dhëna për lidhjet ndërmjet përdoruesve të drogës dhe të alkoolit

dhe krimit, por praktika gjyqësore sjell raste të shumta të lidhjes ndërmjet veprave penale me përdorim

dhune dhe drogës ose alkoolit. Hysi, Vasilika. Kriminologjia, Tiranë, 2010, fq. 373.

120

detyrueshëm.337 Mundësia e shqiptimit të masave të trajtimit të detyrueshëm ndaj

kryerësve madhor të veprave penale është paraparë me nenet 87-91 të Kodit Penal.

Sipas Kodit Penal të Kosovës masat e trajtimit të detyrueshëm nuk janë sanksione

penale, por janë masa të posaçme, masa “sui generis” të karakterit mjekësor, të cilat,

konform paragrafit 1 të nenit 88 të këtij Kodi, mund t’u shqiptohen vetëm kryerësve të

veprave penale më paaftësi mendore, me aftësi esencialisht të zvogëluar mendore dhe në

varësi nga droga dhe alkooli. Për shkak të natyrës dhe qëllimeve të tyre, masat e trajtimit

të detyrueshëm në Kodin Penal janë tërësisht të ndara nga sistemi dhe llojet e

sanksioneve penale.

Me anë të masave të trajtimit të detyrueshëm ndaj kryerësve të veprave penale me

çrregullime mendore ose në varësi të drogës dhe alkoolit, të drejtat penale bashkëkohore

kanë për qëllim që të kontribuojnë në rehabilitimin, mjekimin e personave të këtillë dhe

që të evitojnë rrezikun e recidivizmit, që sërish të mos kryejnë vepra penale.338 Qëllimi i

tillë është paraparë shprehimisht në paragrafin 1 të nenit 38 të Kodit të Drejtësisë për të

Mitur. Në këtë dispozitë thuhet se “Qëllimi i masës së trajtimit të detyrueshëm është që të

kontribuojë në rehabilitimin e të miturit dhe të parandalojë rrezikun nga recidivizmi”.

Konform paragrafit 1 të nenit 38 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur masat e

trajtimit të detyrueshëm ndaj të miturve shqiptohen në pajtim me dispozitat e Kodit

Penal. Me këto dispozita janë rregulluar parimet, qëllimet, kushtet dhe llojet e shqiptimit

të masave të trajtimit të detyrueshëm.339 Nga kjo rezulton se personave të mitur të cilët në

kohën e kryerjes së veprës penale kanë qenë me çrregullime mendore apo në varësi të

drogës apo alkoolit, sikundër edhe për personat madhorë, ndaj tyre mund të shqiptohen

masat e trajtimit të detyrueshëm të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, edhe në Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës është paraparë

procedurë e veçantë gjyqësore për shqiptimin e tyre.340 Është rregull parimor që këto

masa gjykata t’i shqiptojë duke marrë parasysh personalitetin e të miturit, llojin dhe

intensitetin e çrregullimit mendor të tij dhe kërkesat e Kodit të Drejtësisë për të Mitur që

kanë të bëjnë me shqiptimin e masave edukative dhe dënimeve për të mitur.

Në Kodin Penal të Republikës së Kosovës parashihen tri lloje të masave të

trajtimit të detyrueshëm të cilat mund të shqiptohen ndaj kryerësve të veprave penale,

përfshirë delikuentët e mitur. Këto masa janë:

1. Trajtimi detyrueshëm psikiatrik me ndalim në institucionin e kujdesit

shëndetësor;

2. Trajtimi i detyrueshëm psikiatrik në liri, dhe

3. Trajtimin me anë të rehabilitimit të detyrueshëm të personave të varur nga

droga ose alkooli.

Konform paragrafit 4 të nenit 38 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur gjykata do t’ia

shqiptoj kryerësit të mitur të veprës penale masën e trajtimit të detyrueshëm vetëm pas

konsultimit me shërbimin sprovues, organin e kujdestarisë dhe ekspertët përkatës. “Kjo

zgjidhje vlerësohet pragmatike për faktin se shërbimi sprovues dhe organi i kujdestarisë

kanë autorizime ligjore të definuara qartë në rastet kur kemi të bëjmë me kryerës të mitur

të veprave penale, ushtrimi i të cilave lehtëson vendimmarrjen e gjykatës. Kurse,

(337) Salihu, I, fq. 86. (338) Po aty, fq. 86. (339) Shih nenet 87-91 të KPRK. (340) Shih nenet 503-518 të KPPRK.

121

konsultimi me ekspertin përkatës është i pashmangshëm për faktin se është jashtë aftësive

të gjyqtarit që të mund të vlerësojë shkallën e atakimit të trurit të të miturit nga sëmundja

e caktuar shpirtërore ose droga dhe alkooli”.341

Konform paragrafit 5 të nenit 38 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur “Masat e

trajtimit të detyrueshëm nuk mund të shqiptohen në të njëjtën kohë me masën

disiplinore”. Kjo dispozitë ligjore e bën të qartë faktin se ndaj personave me përgjegjësi

të zvogëluar, apo personave të varur nga droga ose alkooli, masa e trajtimit të

detyrueshëm mund shqiptohet në rastet kur të miturit i është shqiptuar masa e diversitetit,

masa edukative të mbikëqyrjes së shtuar, masat edukative institucionale, dënimi apo

lirimi nga dënimi. Ndërsa kur i mituri kryen vepër penale në gjendje tërësisht të

papërgjegjshme për shkak të çrregullimeve apo sëmundjes mendore, atëherë ndaj tij

mund të shqiptohet vetëm masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik.342

Më në fund, duhet theksuar faktin se për të gjitha çështjet tjera lidhur me kushtet

për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm ndaj të miturit, përmbajtjen dhe

kohëzgjatjen e saj, aplikohen dispozitat e neneve 87-91 të Kodit Penal të Kosovës.

Ekzekutimi i kësaj mase bëhet në institucion të kujdesit të posaçëm.

Rezultatet e këtij punimi provojnë se gjykatat themelore të Kosovës gjatë

periudhës 2007-2016 ndaj të miturve kanë shqiptuar masat e trajtimit të detyrueshëm në

19 raste. Kjo shifër përputhet plotësisht me 19 rastet e dërgimit të të miturve në

institucionin e posaçëm. Studimi vë në dukje se këto masa janë shqiptuar në 3 raste ndaj

kryerësve të mitur me çrregullime mendore , kurse në 16 raste ndaj kryerësve të mitur të

veprave penale të varur nga droga dhe alkooli. Ky fakt tregon për nivelin relativisht të

madh të të miturve që në Kosovë e konsumojnë drogën dhe alkoolin, dhe për ndikimin që

këto substanca kanë ushtruar në paraqitjen e kriminalitetit të të miturve gjatë periudhës së

hulumtuar. Kjo gjendje duhet të merret seriozisht nga autoritetet përgjegjëse të shtetit në

mënyrë që të sajojnë programe adekuate të cilat do të ishin në funksion të luftimit më të

efektshëm të dukurisë së alkoolizmit dhe narkomanisë në mesin e të rinjve.

(341) Hajdari, XI, fq. 97.

(342) Salihu, I, fq. 87.

122

PJESA E TRETË

MJEDISI PROCEDURIAL-PENAL DHE ZBATUES I SANKSIONEVE PENALE

NDAJ TË MITURVE

KREU I

PROCEDURA PENALE NDAJ TË MITURE

Në kuadër të këtij kapitulli trajtohen disa çështje të karakterit parimor dhe konkret

të procedurës penale për të mitur. Këto, në fakt janë çështje që adresojnë aspekte të

caktuara të tretmanit të të miturve në sistemin procedural penal të Kosovës. Ky tretman,

siç do të shihet në vazhdim, i vë të miturit në një pozitë që është më e favorshme se sa e

kryerësve madhorë të veprave penale. Kjo qasje vlerësohet të jetë e arsyeshme

mbështetur në elementin moshë, por edhe në një sërë specifikash tjera që i karakterizojnë

personat e mitur. Trajtimi i tematikave të përfshira në këtë kapitull do të bëhet mbi bazën

e specifikave mbi të cilat është ndërtuar procedura penale në Republikën e Kosovës.

1. Kuptimi i procedurës penale ndaj të miturve

Procedura penale ndaj të miturve është tërësi veprimesh procedurale penale të

cilat i ushtrojnë subjektet e procedurës penale me qëllim të zbardhjes së veprës penale për

kryerjes e të cilës akuzohet i mituri.343 Ajo studion organizimin dhe kompetencat e

gjykatave të cilat gjykojnë çështjet penale për të mitur, organizimin dhe kompetencat e

prokurorisë së shtetit në çështjen e ndjekjes dhe hetimit të veprave penale të të miturve,

pozitën (të drejtat dhe detyrimet) e të miturit, mbrojtësit të tij, të dëmtuarit, dëshmitarëve,

ekspertëve, stadet e zhvillimit të kësaj procedure, mjetet juridike dhe ndërmjetësimin në

procedurën penale për të mitur.

Veprimet procedurale penale të cilat e karakterizojnë procedurën penale për të

mitur janë të atilla që, në substancë rregullohen me Kodin e Procedurës Penale të

Kosovës, ndërkaq specifikat e saj adresohen me Kodin e Drejtësisë për të Mitur.

Meqenëse Kodi i Drejtësisë për të Mitur është ligj i karakterit specifik, është e qartë se ai

do të ketë përparësi në aplikim sa i përket kryerësve të mitur të veprave penale, në

krahasim me çdo ligj tjetër në të gjitha çështjet, përfshirë ato procedurale, të cilat ai i

rregullon. Së këndejmi, kur ndonjë çështje nuk gjen rregullimin e saj, sa i përket

procedurës penale do të aplikohen përshtatshmërisht dispozitat e Kodit të Procedurës

Penale. Bazuar në natyrën e këtij punimi, tematikat e trajtuara në këtë kapitull kryesisht

do të elaborohen mbi bazën e zgjidhjeve që i parasheh ky ligj (Kod) specifik.

(343) Krahaso: Hajdari,mVI., fq. 123-124; Sahiti, Ejup & Murati, Rexhep. E drejta e procedurës penale,

Prishtinë, 2013, fq. 425-426.

123

2. Karakteristikat e procedurës penale ndaj të miturve

Duke u bazuar në dispozitat penale me të cilat rregullohen çështjet penale që kanë

të bëjnë me të miturit, mund të konkludohet se si veçori të procedurës penale e cila

zhvillohet ndaj kësaj kategorie të kryerësve të veprave penale janë:

1. Fillimisht duhet sqaruar se procedura penale ndaj të miturve zbatohet ndaj

personave që kanë kryer vepër penale si të mitur (moshat 14-18 vjeç) dhe të

cilët në kohën e fillimit të procedurës, apo të gjykimit nuk kanë mbushur

moshën 21 vjeçare. Në këtë rrjedhë, duhet sqaruar se disa nga dispozitat e

Kodit të Drejtësisë për të Mitur aplikohen edhe në procedurën ndaj madhorit i

cili në kohën e gjykimit nuk ka mbushur moshën 21 vjeçare, me ç’rast gjykata

duke marrë parasysh personalitetin e tij dhe rrethanat nën të cilat e ka kryer

veprën penale, mund të caktojë masë edukative. Po ashtu, është e nevojshme

të theksohet fakti se në qoftë se gjatë zhvillimit të procedurës penale personi i

caktuar nuk i ka pasur 14 vjet, procedura penale pushohet me aktvendim

ngase personat e tillë, sipas Kodit Penal nuk konsiderohen penalisht

përgjegjës;344

2. I mituri nuk mund të gjykohet në mungesë. Në këtë rrjedhë, nëse i mituri i

thirrur me rregull nuk paraqitet në shqyrtim dhe mungesën nuk e arsyeton,

gjyqtari për të mitur lëshon urdhërarrestin ose e shtyn shqyrtimin dhe

urdhëron që i mituri të shoqërohet në gjykatore në seancën e radhës;345

3. Në procedurë penale kundër të miturit karakteristikë është paraqitja e prindit

dhe organit të kujdestarisë. Kështu, sipas zgjidhjeve të dhëna në Kodin e

Drejtësisë për të Mitur prindi, prindi adoptues dhe kujdestari i të miturit kanë

të drejtë ta shoqërojnë të miturin në të gjitha procedurat gjyqësore. Ata mund

të detyrohen të marrin pjesë në procedurë nëse çmohet të jetë në interes të të

miturit. Sa i përket organit të kujdestarisë, ligjdhënësi ka paraparë që

prokurori i shtetit ta njoftojë atë kurdoherë që fillon procedurën penale ndaj të

miturit, kurse gjyqtari për të mitur varësisht nga situata konkrete, mund të

lejojë pjesëmarrjen e përfaqësuesit të autorizuar të organit të kujdestarisë gjatë

ndërmarrjes së veprimeve në procedurën përgatitore si dhe e thërret atë në

shqyrtim gjyqësor. Në çdo rast, organi i kujdestarisë merr pjesë në procedurë

me qëllim që të njoftohet me rrjedhën e procedurës, por ai ka të drejtë të bëj

edhe propozime dhe të paraqesë fakte e prova të rëndësishme për marrjen e

vendimit gjyqësor;346

4. Mbrojtja në procedurë penale për të mitur është e obligueshme. Ky obligim

shtrihet që nga fillimi e deri në përfundim të procedurës penale. Së këndejmi,

në rastet kur i mituri, përfaqësuesi ligjor ose anëtari i familjes së tij nuk

angazhojnë mbrojtës, gjyqtari për të mitur ose organi kompetent që e zbaton

procedurën, emëron një mbrojtës sipas detyrës zyrtare me shpenzime publike.

Po kështu, edhe nëse i mituri mbetet pa mbrojtës gjatë rrjedhës së procedurës

penale dhe ai nëse nuk mund të sigurojë tjetër mbrojtës, gjyqtari për të mitur

ose organi kompetent që e zbaton procedurën emëron një mbrojtës sipas

(344) Hajdari, II, fq. 778. (345) Po aty, fq. 778. (346) Po aty, fq. 779.

124

detyrës zyrtare me shpenzime publike. Rrjedhimisht, i mituri duhet të

njoftohet për të drejtën në mbrojtës me shpenzime publike që me rastin e

marrjes në pyetje për herë të parë. Po ashtu, duhet theksuar faktin se të miturin

mund ta përfaqësojë vetëm mbrojtësi i regjistruar në Odën e Avokatëve të

Kosovës;347

5. Në procedurë penale për të mitur askush nuk mund të lirohet nga detyra për të

dëshmuar mbi rrethanat që vlerësohen të nevojshme për konstatimin e

zhvillimit psikologjik të të miturit, për njohjen e personalitetit të tij dhe

kushteve në të cilat ai jeton;348

6. Në procedurë penale për të mitur nuk ka publicitet. Për dallim nga procedura

penale për të rritur, procedura penale për të mitur zhvillohet pa të

ashtuquajturin publicitet të përgjithshëm. Mirëpo, publiciteti i kufizuar është i

mundshëm. Së këndejmi, trupi gjykues për të mitur mund të lejojë që në

shqyrtim gjyqësor të asistojnë ekspertët dhe personat tjerë që merren me

mirëqenien dhe edukimin e të miturve ose me luftimin e sjelljeve kriminale të

të miturve, përfshirë këtu edhe punëtorët shkencorë. Kur trupi gjykues

vlerëson se në rastin e caktuar, prezenca e personave të cilët përfaqësojnë të

ashtuquajturin publicitet të kufizuar, është e dëmshme për interesat e të

miturit, ai mund të urdhërojë që nga seanca gjyqësore të largohen të gjithë

personat ose personat e caktuar, me përjashtim të prokurorit të shtetit,

mbrojtësit, përfaqësuesit të organit të kujdestarisë dhe përfaqësuesit të

shërbimit sprovues. Megjithatë, në raste të jashtëzakonshme trupi gjykues për

të mitur mund të urdhërojë që edhe prindi, prindi adoptues ose kujdestari të

largohen nga seanca e shqyrtimit gjyqësor, por kjo mund të bëhet vetëm në

rastet kur ka arsye të besohet se ndërmarrja e kësaj mase është në interesin më

të mirë të të miturit;349

7. Procedura penale për të mitur zhvillohet me urgjencë.350 Sipas Kodit të

Drejtësisë për të Mitur autoritetet ose institucionet që marrin pjesë në

procedura gjyqësore që kanë të bëjnë me të miturit, si dhe personat dhe

institucionet tjera nga të cilët kërkohen njoftime, raporte e mendime janë të

obliguara që të veprojnë shpejtë dhe pa vonesa të pa arsyeshme, (paragrafi 1 i

nenit 40 i KDM). Në këtë aspekt, gjyqtari për të mitur e njofton kryetarin e

gjykatës për çdo shtyrje ose ndërprerje të shqyrtimit gjyqësor, kurse ky i

fundit detyrohet t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme që në kohën më të

shkurtë të mundshme, të eliminohen shkaqet të cilat kanë sjellë deri të shtyrja

ose ndërprerja e procedurës.

3. Përbërja e trupit gjykues për të mitur dhe emërimi i gjyqtarëve

Sipas paragrafit 1 të nenit 51 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur trupi gjykues për

të mitur në gjykatën e shkallës së parë (gjykatës themelore) dhe trupi gjykues për të mitur

(347) Për këtë, më gjerësisht, shih: Hajdari, Azem. XI, fq. 106-108. (348) Hajdari, Azem. II, fq. 779.

(349) Po aty, fq. 779-780.

(350) Hajdari, Azem. E drejta e procedurës penale e Maqedonisë, Prishtinë, 2004, fq. 225.

125

në gjykatën e shkallës së dytë (Gjykatës së Apelit), me përjashtim të kolegjeve në

Gjykatën Supreme të Kosovës, përbëhet nga një gjyqtar për të mitur351 dhe dy gjyqtarë

porotë.352 Gjyqtari për të mitur gjithnjë është kryetar i trupit gjykues.

Në rastet e vendimmarrjes në kolegj, kolegji për të mitur i Gjykatës Supreme të

Kosovës përbëhet nga tre gjyqtarë, nga cilët së paku njëri duhet të jetë gjyqtar për të

mitur. Në këtë gjykatë në rast se hapet shqyrtimi, atëherë ajo do të gjykojë në trup

gjykues të përbërë nga dy gjyqtarë profesional dhe tre gjyqtarë porotë.

Që dikush të emërohet për gjyqtar për të mitur, sipas legjislacionit në fuqi,

parashihet që t’i plotësojë të gjitha kushtet të cilat kërkohet për emërim të gjyqtarit në

përgjithësi. Mirëpo, bazuar në specifikat që e karakterizojnë procedurën penale për të

mitur, me rastin e caktimit të një personi për gjyqtar për të mitur, kërkohet që ai të ketë

përvojë të gjatë në ushtrimin e funksionit të gjyqtarit dhe që ajo përvojë të jetë vlerësuar

si e avancuar. Po ashtu, me rastin e emërimit të gjyqtarëve porotë, zakonisht kërkohet që

personi i tillë të vijë nga radha e profesorëve, arsimtarëve, edukatorëve, punonjësve

socialë, pedagogëve dhe personave tjerë që kanë përvojë në edukimin e fëmijëve.

Gjyqtarët porotë që marrin pjesë në trupin gjykues për të mitur preferohet të jenë të

gjinive të ndryshme.353 Siç u theksua më lart, kushtet për emërimin e gjyqtarëve për të

mitur janë identike me ato të emërimit të gjyqtarëve tjerë. Po ashtu, edhe sa i përket

shkarkimit dhe përjashtimit të gjyqtarëve, ligjdhënësi ka përcaktuar kritere të njëjta me

ato të gjyqtarëve në përgjithësi.

4. Kompetenca e gjykatës në procedurën penale për të mitur

Vlen të theksohet fakti se kompetenca lëndore e gjykatës në procedurë penale për

të mitur rregullohet me dispozita të përgjithshme të Kodit të Procedurës Penale dhe të

Ligjit për Gjykatat.354 Në procedurën penale për të mitur, konform paragrafit 1 të nenit 52

të Kodit të Drejtësisë për të Mitur, siç është theksuar më lart, prokurori mund të pezullojë

ndjekjen penale dhe të shqiptojë masën e diversitetit nëse i mituri pranon përgjegjësinë

për veprën penale, nëse shprehë gatishmëri që të pajtohet me palën e dëmtuar si dhe kur

ka pajtueshmëri nga ana e të miturit, prindit, prindit adoptues apo kujdestarit për t’u

zbatuar një masë e tillë. Që kjo të mund të ndodhë kërkohet që i mituri të jetë i akuzuar

për vepër penale për të cilën është paraparë dënimi me gjobë ose dënimi me burgim deri

në 3 vjet, ose 5 vjet në rast se ai atë vepër e ka kryer nga pakujdesia. Mbi bazën e këtyre

kritereve, masën e diversitetit mund ta shqiptojë edhe gjyqtari për të mitur. Në rast të

(351) Gjyqtari për të mitur është gjyqtar profesional i emëruar me dekret të Presidentit, i caktuar për të

ushtruar funksionin e gjykimit në Departamentin për të Mitur të Gjykatës Themelore apo Gjykatës së

Apelit. Ata i cakton Kryetari i gjykatës përkatëse. (352) Gjyqtarët porotë janë gjyqtarë të cilët përfshihen në trupat gjykuese për gjykimin e të miturve, karriera

profesionale e të cilëve nuk është ushtrimi i funksionit të gjyqtarit. Ata zakonisht caktohen nga rrethi i

profesorëve, pedagogëve, edukatorëve, punëtorëve sociale, psikologëve etj., pra nga ai brez personash që

kanë përvojë të gjatë në edukimin dhe arsimimin e fëmijëve. Ata caktohen nga lista e gjyqtareve porotë të

cilët zgjedhen nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.. (353) Hajdari, V, fq. 72. (354) Ky konstatim vlen si për kompetencën e gjykatës themelore, ashtu edhe të Gjykatës së Apelit dhe

Gjykatës Supreme. Për këtë shih nenin 11, 18 dhe 22 të Ligjit nr. 3/L-199 për Gjykatat.

126

shqiptimit të masës së diversitetit pushohet çdo procedurë që është duke u vazhduar ndaj

të miturit.355

Kompetenca e gjykatës themelore në procedurën penale për të mitur është

identike me kompetencën që është adresuar për madhorët. Së këndejmi, kjo gjykatë ka

kompetencë:356

1. Të gjykojë gjitha çështjet penale për të mitur në shkallë të parë;

2. Të ofroj ndihmën juridike penale ndërkombëtare dhe të vendos mbi pranimin

e vendimeve të gjykatave të huaja;

3. Të vendos për çështje tjera të parapara me ligj.

Ndërkaq, konform paragrafit 1 të nenit 53 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur,

gjykata e shkallës së dytë (Gjykata e Apelit) është kompetente:

1. Të vendosë mbi ankesën kundër vendimit të trupit gjykues për të mitur të

shqiptuar në shkallë të parë, përkatësisht nga gjykata themelore;

2. Të vendosë mbi ankesën kundër vendimit të prokurorit;

3. Të vendosë mbi ankesën kundër vendimit të gjyqtarit për të mitur; dhe

4. Të vendosë mbi rastet tjera të parashikuara me ligj.

Kompetenca territoriale është rregulluar ndryshe në krahasim me procedurën

penale për të rritur. Në të vërtetë për zhvillimin e procedurës penale për të mitur përparësi

i jepet vendbanimit të të miturit. Kështu, sipas paragrafit 1 të nenit 54 të Kodit të

Drejtësisë për të Mitur për zhvillimin e procedurës penale për të mitur sipas rregullit

kompetente është gjykata në territorin e të cilës është adresa e përhershme e vendbanimit

të të miturit. Pavarësisht kësaj, në rastet kur i mituri nuk ka vendbanim të përhershëm,

ose kur adresa e tij është e panjohur kompetente për gjykimin e të miturit mbetet gjykata

e vendqëndrimit të tij. Konsiderohet se një zgjidhje e tillë është paraparë, duke u bazuar

në kriteret e mbrojtjes së interesave më të mira të të miturit. Kjo ngase gjykata ku e ka

vendbanimin i mituri është gjithnjë më afër mundësisë, që në mënyrë më të plotë, t’i

mbledhë të dhënat mbi personalitetin e të miturit si dhe ta njohë mjedisin jetësor të tij.

Megjithatë, përkundër faktit se kur është në pyetje kompetenca territoriale, përparësi i

jepet gjykatës ku e ka i mituri vendbanimin, gjegjësisht gjykatës ku ai e ka

vendqëndrimin, me paragrafin 3 të nenit 54 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur, është

paraparë mundësia që në rastet kur vlerësohet se procedura do të zhvillohet më lehtë në

gjykatën në territorin e të cilës është kryer vepra penale që procedura të zhvillohet para

asaj gjykate.

5. Arrestimi i përkohshëm, ndalimi policor dhe paraburgimi

Arrestimi i përkohshëm, ndalimi në polici dhe paraburgimi si masa të sigurimit të

prezencës së të miturit në procedurë penale urdhërohen si masa të fundit dhe atë për një

kohë sa më të shkurtër të mundshme. Arrestimi i përkohshëm dhe ndalimi në polici, si

rregull zbatohen nga policia në mbështetje të urdhrit të lëshuar nga gjyqtari për të mitur,

në përputhje me kushtet e parapara me Kodin e Procedurës Penale. Këto masa nuk mund

të zgjasin më shumë se 24 orë, ashtu që pas kalimit të kësaj periudhe, policia ose duhet ta

lirojë të miturin ose duhet që rastin t’ia procedojë gjyqtarit për të mitur të gjykatës

(355) Hajdari, VI, fq. 127-128. (356) Hajdari, Azem. E drejta e procedurës penale, Pjesa e përgjithshme, Prishtinë, 2014, fq. 108.

127

kompetente, i cili konform Kodit të Procedurës Penale, mund të marrë aktvendim mbi

caktimin e paraburgimit.357

Paraburgimi mund të caktohet atëherë kur plotësohen kushtet e parapara për

caktimin e paraburgimit në procedurën penale e cila zbatohet ndaj të rriturve, dhe nëse

masat tjera për sigurimin e prezencës së të miturit në procedurë vlerësohen të

pamjaftueshme për të siguruar prezencën e të miturit të tillë në gjykatore, për të

parandaluar kryerjen e serishme të veprës penale dhe për të siguruar zbatimin e

suksesshëm të procedurës.358 Paraburgimin e cakton gjyqtari për të mitur, mirëpo para se

të marrë një vendim të tillë ai duhet të shqyrtojë se masat tjera të parapara për sigurimin e

prezencës së të miturit të pandehur në procedurë (p.sh., thirrja) apo masat tjera të cilat

kanë të bëjnë me vendosjen e të miturit në strehimore, ose në institucionin edukativ apo

të ngjashme, me vendosjen e të miturit nën mbikëqyrje të organit të kujdestarisë ose

transferimin e të miturit në familje tjetër, kur është e nevojshme ndarja e të miturit nga

ambienti i tij jetësor ose për t’i ofruar ndihmë, mbrojtje apo strehim mund të urdhërohet

si alternativë paraburgimi. Në çdo rast aktvendimi mbi caktimin e paraburgimit duhet të

përfshijë një shpjegim të arsyetuar për pamjaftueshmërinë e alternativave të tilla kundrejt

paraburgimit.359

Në bazë të aktvendimit të gjyqtarit për të mitur, i mituri i pandehur mund të

mbahet në paraburgim për një periudhë kohore maksimale prej 1 muaji, duke llogaritur

nga dita kur ai është arrestuar. Pas këtij afati i mituri mund të mbahet në paraburgim në

bazë të aktvendimit të kolegjit për të mitur mbi vazhdimin e paraburgimit. Ky vazhdim i

paraburgimit mund të bëhet për një periudhë shtesë prej 2 muajsh, por në raste të tilla

kërkohet që kolegji në prani të të miturit, mbrojtësit të tij dhe prokurorit ta rishikojë

aktvendimin në fjalë brenda 1 muaji nga dita e marrjes së tij. Ky rishikim është paraparë

me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të të miturit, në mënyrë që ai të mbahet në

paraburgim vetëm në situatat kur kjo paraqitet e domosdoshme. Të miturit mbahen në

paraburgim në qendrën e paraburgimit të ndarë nga të paraburgosurit madhorë.

Megjithatë, në rastet kur konsiderohet të jetë në interes të të miturit ai mund të mbahet në

paraburgim edhe në institucionin edukativo-korrektues. Me lejen e gjyqtarit për të mitur,

të miturin e paraburgosur mund ta vizitojnë të afërmit e tij e me kërkesën e mjekut edhe

persona tjerë. Po ashtu, i mituri i paraburgosur mund të mbajë korrespondencë dhe

kontakte tjera me personat jashtë institucionit të paraburgimit me lejen dhe nën

mbikëqyrjen e gjyqtarit për të mitur. Nën kushte të caktuara ligjore, kur kjo konsiderohet

e dëmshme për zhvillimin e procedurës, të miturit mund t’i ndalohet përkohësisht

dorëzimi ose pranimi i dërgesave si dhe kontakti me personat tjerë, por kjo duhet të jetë

përjashtim. Sidoqoftë, nuk mund të ndalohet dërgimi i kërkesave, ankesave dhe

komunikimi i të miturit me mbrojtësin e tij. Ndaj të miturit të padisiplinuar mund të

shqiptohet dënimi disiplinor i cili konsiston në ndalimin e pranimit të dërgesave apo të

korrespondencës. I mituri mbahet në paraburgim i ndarë nga personat e rritur. Mirëpo

nëse është në interes të të miturit, gjyqtari për të mitur mund të vendosë që ai të qëndrojë

në institucion edukativo korrektues. Derisa mbahet në paraburgim i mituri, konform

(357) Hajdari, IV, fq. 129. (358) Sipas të dhënave të Shërbimit Korrektues të Kosovës në fund të vitit 2016 në Qendrën Korrektuese në

Lipjan kishte 41 të mitur nën masën e paraburgimit. Për këtë shih Raportin e këtij institucioni mbi

ekzekutimin e dënimeve dhe masave për të mitur për vitin 2016. (359) Hajdari, VI, fq. 129.

128

paragrafit 3 të nenit 67 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur, kur kjo vlerësohet e nevojshme

dhe në përputhje me moshën, gjininë dhe personalitetin e tij, duhet t’i ofrohet ndihma e

nevojshme sociale, edukative, profesionale, psikologjike, mjekësore dhe fizike. I mituri,

përveç përjashtimeve të përcaktuara me ligj, nuk mund të mbahet në paraburgim më

shumë se 12 muaj. Po ashtu, duhet theksuar faktin se organet procedurale kanë obligim

që të veprojnë me urgjencën më të madhe të mundshme, në rastet kur është në pyetje

gjykimi i të miturit të paraburgosur.360

6. Rrjedha e procedurës penale për të mitur

Procedura penale për të mitur vihet në lëvizje posa të paraqitet supozimi se është

kryer vepra penale, qëllimi i të cilës është konstatimi i faktit se a është kryer vepra penale

dhe kush është i mituri që e ka kryer atë vepër. Ajo iniciohet nga prokurori i shtetit në

bazë të kallëzimit penal të policisë apo të personave tjerë të autorizuar ose kur kjo

mësohet nga burime tjera. Me dëshirën që të arrihet deri te shqiptimi dhe ekzekutimi i

sanksionit penal adekuat, në procedurë penale të të miturve ndërmerren një mori

veprimesh nga organet shtetërore dhe subjektet tjera procedurale. I tërë ky aktivitet

zhvillohet gradualisht, duke kaluar prej një instance në tjetrën. Së këndejmi, procedura

penale për të mitur kalon nëpër disa faza. Secila fazë e ka qëllim e vet të drejtpërdrejtë i

cili në realitet ndihmon në realizimin e qëllimit përfundimtar të procedurës penale për të

mitur.361

Procedura penale për të mitur përbëhet prej: procedurës përgatitore, shqyrtimit

gjyqësor, procedurës lidhur me mjetin juridik dhe ekzekutimit të sanksionit penal.

6.1. Fillimi dhe zbatimi i procedurës përgatitore

Siç është theksuar më lart, procedura penale ndaj të miturit vihet në lëvizje nga

ana e prokurorit të shtetit. Ai e bën këtë në bazë të kallëzimit penal të policisë, kallëzimit

penal të personave të tjerë si dhe kur për kryerjen e veprës penale nga i mituri,

informacionet prezantohen nga burime të tjera, por të cilat besueshëm dëshmojnë këtë

fakt. Në fakt, inicimin e procedurës penale ndaj të miturit mund ta kërkojë edhe i

dëmtuari. Ai në këto raste paraqet propozim për fillimin e procedurës penale. Këtë

propozim ia paraqet prokurorit të shtetit brenda afatit prej 3 muajsh nga dita kur kanë

mësuar se është kryer vepra penale.362

Si rregull, prokurori i shtetit është i obliguar që ta filloj ndjekjen penale, në çdo

rast, kur merr informacion se i mituri ka kryer vepër penale.363 Megjithatë, konform

paragrafit 1 të nenit 56 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur, prokurorit të shtetit, kur janë

në pyetje veprat penale të dënueshme me burgim prej më pak se 3 vjet ose me gjobë, i

është lënë mundësia që të vendosë të mos e filloj procedurën përgatitore edhe pse

ekziston dyshimi i bazuar se i mituri ka kryer veprën penale. Këtë mundësi do ta

(360) Po aty, fq. 129 . (361) Hajdari, V, fq. 121-122. (362) Hajdari, XI, fq. 123. (363) Çollaku, Hashim. Roli i prokurorit të shtetit në procedurën penale, Prishtinë, 2013, fq. 162.

129

shfrytëzojë prokurori i shtetit, kur vlerëson se në rastin konkret, nuk do të ishte e

përshtatshme të zbatohet procedura ndaj të miturit për shkak të natyrës së veprës penale,

të rrethanave në të cilat është kryer ajo, mungesës së dëmit të madh ose të pasojave për

viktimën si dhe të kaluarës së të miturit dhe të karakteristikave të tij personale.

Gjithashtu, sipas paragrafit 2 të nenit 56 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur,

prokurorit të shtetit i është lënë mundësia që të vendosë të mos e filloj procedurën penale

ndaj të miturit edhe në rastet kur i mituri kryen vepër penale të re, derisa ndaj tij është

duke u ekzekutuar dënimi ose masa edukative për veprën penale të kryer më parë. Një

mundësi të tillë do ta shfrytëzojë prokurori i shtetit nëse vlerëson se duke marrë parasysh

peshën e asaj vepre si dhe dënimin ose masën e cila ekzekutohet, nuk do të ishte e

arsyeshme zhvillimi i procedurës dhe shqiptimi i sanksionit penal për atë vepër penale.

Në raste të tilla, pra kur prokurori i shtetit vendosë të mos e filloj procedurën përgatitore,

ai për këtë e njofton organin e kujdestarisë.364

Për të vërtetuar rrethanat të cilat kanë të bëjnë me natyrën e veprës penale,

rrethanat në të cilat është kryer ajo, mungesën e dëmit të theksuar ose të pasojave për

viktimën si dhe të kaluarën e të miturit dhe të karakteristikave të tij personale, prokurori i

shtetit mund të kërkojë nga Shërbimi Sprovues që të zhvillojë një anketë sociale me të

miturin. Anketa sociale duhet të përfshijë të dhënat për moshën e të miturit dhe

zhvillimin psikologjik të tij, biografinë, rrethanat familjare dhe rrethanat në të cilat jeton i

mituri, nivelin shkollor, shkallën e edukatës, kushtet nën të cilat është kryer vepra penale

si dhe të dhëna tjera relevante.365

Nëse anketa sociale për një apo më shumë arsye nuk mund të përfundohet para se

të merret vendimi mbi përshtatshmërinë e fillimit të procedurës përgatitore, prokurori i

shtetit të dhënat e lartcekura i siguron duke shfrytëzuar mundësi të tjera, në veçanti duke

konsultuar drejtpërdrejti shërbimin sprovues.

Prokurori i shtetit e fillon procedurën përgatitore me aktvendim. Në aktvendim

shënohen të dhënat personale të të miturit, koha e fillimit të procedurës përgatitore,

përshkrimi i veprës penale, emërtimi ligjor i saj, rrethanat dhe faktet që arsyetojnë

dyshimin e bazuar për veprën penale, provat dhe informatat e mbledhura si dhe të dhënat

për ndonjë dënim ose masë të shqiptuar më parë ndaj të miturit. Prokurori i shtetit, pa

vonesë një kopje të aktvendimit për fillimin e procedurës ia dërgon gjyqtarit për të mitur.

Prokurori i shtetit, duke pasur parasysh natyrën, rrethanat dhe rëndësinë e veprës penale

si dhe arsyet që lidhen me të miturin, me pëlqimin e të dëmtuarit mund të pezullojë

ndjekjen për vepër penale të dënueshme me gjobë ose me burgim deri në 3 vjet, nëse i

mituri zotohet se do të sillet siç është urdhëruar nga prokurori i shtetit dhe se do të

përmbushë detyrimet e caktuara që pakësojnë ose mënjanojnë pasojat e dëmshme të

veprës penale.366

Në procedurën penale ndaj të miturit duhet të vërtetohet ekzistimi i veprës penale

dhe fakti se a është i mituri i pandehur kryerës i asaj vepre, në mënyrë që po që se

vërtetohen këto çështje, t’i shqiptohet sanksioni adekuat. Rrjedhimisht, edhe veprimtaria

e procedurës përgatitore është orientuar në këtë aspekt. Në këtë procedurë, kur është e

nevojshme, gjykata mund të ndërmarrë veprime me qëllim të vërtetimit të shkallës së

përgjegjësisë penale të të miturit. Në këtë rrjedhë, sipas paragrafi 1 të nenit 58 të Kodit të

(364) Sahiti & Murati, vep. e cit. fq. 431. (365) Hajdari, V, fq. 123-124. (366) Hajdari, VI, fq. 132.

130

Drejtësisë për të Mitur, gjyqtari për të mitur do të emërojë ekspertë përkatës të shëndetit

mendor, kur vlerëson se është e nevojshme të vërtetohet gjendja e shëndetit mendor të të

miturit, qoftë në kohën e kryerjes së veprës penale ose të konstatojë aftësinë e të miturit

për t’u gjykuar, por mund të kërkojë që njëkohësisht të konstatohen që të dyja këto

aspekte. Gjyqtari për të mitur caktimin e kësaj detyre e bën kryesisht ose me kërkesën e

prokurorit të shtetit, të mbrojtësit, prindërve, prindërve adoptues ose kujdestarit. Në çdo

rast kërkohet që kontrolli të realizohet në ambient të përshtatshëm dhe konfidencial.

Mendimi dhe konstatimi i ekspertit për shëndetin mendor të të miturit është konfidencial

dhe ai mund t’u bëhet i dituar vetëm gjykatës dhe palëve.

Gjatë rrjedhës së procedurës përgatitore gjyqtari për të mitur duhet t’i garantojë të

drejtat e të miturit. Ai me qëllim të mbrojtjes më të mirë të interesave të të miturit, në

procedurën përgatitore mund të lejoj pjesëmarrjen e mbrojtësit, prindit, prindit adoptues

dhe të kujdestarit të të miturit. Personat në fjalë mund të bëjnë propozime dhe t’i

parashtrojnë pyetje personit që është duke u marrë në pyetje, qoftë si dëshmitar apo

ekspert. Gjyqtari për të mitur mund të lejoj që në këtë procedurë, gjatë marrjes në pyetje

të të miturit, të marrë pjesë edhe përfaqësuesi i organit të kujdestarisë, i cili gjithashtu

mund të bëj pyetje dhe propozime të caktuara. Në rastet kur shtrohet e nevojshme i mituri

mund të merret në pyetje me ndihmën e këshilltarit, i cili merret me mbikëqyrjen e

fëmijëve ose të ndonjë profesionisti tjetër të kualifikuar, pedagogut, psikologut,

defektologut etj.367.

Gjatë procedurës përgatitore i mituri ose i dëmtuari mund të kërkojë marrjen e

ndonjë prove konkrete. Prokurori i shtetit do të marrë provën e tillë nëse ekziston rreziku

i humbjes së saj, ose kur prova e tillë arsyeton lirimin e të miturit nga paraburgimi si dhe

kur ekzistojnë shkaqe tjera të arsyeshme për marrjen e provës.

Procedura përgatitore e filluar duhet të ketë rrjedhën e vet përfundimtare. Në këtë

rrjedhë, konform paragrafit 1 të nenit 60 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur, prokurori i

shtetit e pushon procedurën përgatitore kurdo që nga provat e mbledhura konstaton se:

1. Nuk ka dyshim të bazuar se i mituri ka kryer veprën penale të caktuar;

2. Ka kaluar afati i parashkrimit të ndjekjes penale;

3. Vepra penale është përfshirë me amnisti dhe falje;

4. Kur për vepra penale të dënueshme me burgim prej më pak se 3 vjet ose me

gjobë prokurori i shtetit mendon se nuk është e përshtatshme që të zbatohet

procedura ndaj të miturit për shkak të natyrës së veprës penale, të rrethanave

në të cilat është kryer ajo, mungesës së dëmit të rëndë ose të pasojës për

viktimën, si dhe të kaluarës së të miturit dhe të karakteristikave të tij personale

dhe

5. Kur ekzistojnë rrethana tjera që e pengojnë ndjekjen.

Për pushimin e procedurës përgatitore prokurori i shtetit duhet ta njoftojë

menjëherë gjyqtarin për të mitur. Për ndërmarrjen e një veprimi të tillë, prokurori i shtetit

pa vonesë e informon edhe të miturin, përveç në rastet kur nuk janë ndërmarrë akoma

veprime në procedurë përgatitore.368

Ligjdhënësi ka paraparë mundësinë që në raste të caktuara të mund të vijë deri te

pezullimi i procedurës përgatitore. Deri te kjo situatë mund të vie në rrethanat kur:

(367) Po aty, fq. 133. (368) Po aty, fq. 133.

131

1. I mituri pas kryerjes së veprës penale vuan nga ndonjë çrregullim ose paaftësi

e përkohshme mendore ose nga ndonjë sëmundje tjetër ose

2. Kur ekzistojnë rrethana tjera të cilat përkohësisht e pengojnë ndjekjen me

sukses të të miturit të pandehur (është fshehur).

Me rastin e pezullimit të procedurës përgatitore, prokurori i shtetit mban shënime

në procesverbal mbi kohën dhe arsyet e pezullimit.

Prokurori i shtetit 15 ditë para se ta përfundojë procedurën përgatitore, e njofton

mbrojtësin e të miturit për qëllimin e tillë. Gjatë kësaj periudhe mbrojtësi mund të

parashtrojë kërkesë për marrjen parasysh të fakteve dhe provave të reja. Kur prokurori i

shtetit miraton kërkesën e tillë, procedura përgatitore po ashtu mund të përfundohet. Në

këtë rrjedhë, nevojitet të bëhet njoftim i ri lidhur me përfundimin e procedurës. Nëse

mbrojtësi nuk parashtron kërkesë procedura përfundohet brenda afatit që u është

komunikuar palëve. Nëse procedura përgatitore ka përfunduar prokurori i shtetit nuk merr

fare parasysh kërkesën e mbrojtësit për shqyrtim të fakteve e provave të reja.369

Prokurori i shtetit, në rastet kur procedura përgatitore nuk përfundon brenda

periudhës prej 6 muajve, pasi të vlerësojë të nevojshme mund t’i dorëzojë gjyqtarit për të

mitur lutje të arsyetuar me shkrim për vazhdimin e procedurës përgatitore.

Siç mund të rezultojë, prokurori i shtetit e përfundon procedurën përgatitore kur

çmon se çështja është sqaruar mjaft në mënyrë që të paraqesë propozimin e arsyetuar te

trupi gjykues për të mitur ose gjyqtari për të mitur për shqiptimin e masës edukative ose

të dënimit.

6.2. Propozimi i arsyetuar i prokurorit të shtetit

Pas përfundimit të procedurës përgatitore prokurori i shtetit paraqet propozimin e

arsyetuar në mënyrë që çështja penale të kaloj në gjykatë. Prokurori i çështjes përmes

propozimit të arsyetuar, si rregull kërkon shqiptimin e masës edukative ose të dënimit

kundër të miturit të akuzuar. Propozimi i arsyetuar si akt akuzues është rezultat i

zhvillimit të procedurës përgatitore ose rezultat i faktit se prokurori i shtetit konsideron se

informacionet me të cilat disponon për veprën penale dhe për të miturin e pandehur

paraqesin bazë të mjaftueshme për paraqitjen e propozimit.370

Propozimi i arsyetuar është akt formal procedural i cili i paraqitet gjykatës nga

ana e prokurorit të shtetit në formë të shkruar, ose përjashtimisht duke e shënuar në

procesverbal të shqyrtimit gjyqësor, kur vjen deri te zgjerimi ose ndryshimi i propozimit

gjatë kësaj faze të procedurës.

Sipas paragrafit 2 të nenit 63 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur propozimi i

arsyetuar duhet të përfshijë: të dhënat personale të të miturit (emrin dhe mbiemrin,

moshën, klasën në të cilën vijon mësimin etj.), përshkrimin e veprës penale, emërtimin

ligjor të veprës penale me përcaktimin e dispozitave të Kodit Penal, provat të cilat

tregojnë se i mituri ka kryer veprën penale, rezultatet e ndonjë ankete sociale të zbatuar

nga Shërbimi Sprovues dhe propozimin për shqiptimin e masës edukative ose dënimit

ndaj të miturit.

(369) Hajdari, XI, fq. 133. (370) Hajdari, VI, fq. 134.

132

Propozimi i arsyetuar i dërgohet gjykatës kompetente (gjyqtarit për të mitur) në

kopje të mjaftueshme. Së bashku me propozimin, gjykatës së çështjes i dërgohet edhe

lënda e kompletuar, përfshirë të dhënat e grumbulluara gjatë zhvillimit të procedurës

përgatitore.

6.3. Shqyrtimi gjyqësor

Shqyrtimi gjyqësor përfaqëson fazë të veçantë të procedurës penale për të mitur

në të cilën gjykata pas shqyrtimit të gjithanshëm të provave, duhet të vendosë për

arsyeshmërinë e propozimit të arsyetuar të prokurorit të shtetit. Së këndejmi, sipas

paragrafit 1 të nenit 69 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur, gjyqtari për të mitur pas

pranimit të propozimit të arsyetuar, mund të merr aktvendim për hedhjen e propozimit të

parashtruar apo për transferin e çështjes në ndonjë gjykatë tjetër. Një aktvendim të tillë

gjyqtari për të mitur mund ta marr atëherë kur çmon se vepra me të cilën është ngarkuar i

mituri, nuk paraqet vepër penale, kur ekzistojnë rrethanat të cilat përjashtojnë

përgjegjësinë penale, kur ka kaluar afati i parashkrimit apo kur vepra është përfshirë me

amnisti ose falje apo ekzistojnë rrethana tjera të cilat e pengojnë ndjekjen, kur nuk ka

prova të mjaftueshme që mbështesin dyshimin e bazuar se i mituri ka kryer veprën penale

me të cilën ngarkohet, kur propozimi nuk është ngritur nga prokurori kompetent i shtetit

dhe kur çmon se gjykimi i veprës penale është në kompetencë të gjykatës tjetër. Nëse

gjyqtari për të mitur nuk merr aktvendim për hedhjen e propozimit ose transferin e

çështjes në gjykatë tjetër, ai do të caktojë shqyrtimin gjyqësor brenda 8 ditëve nga dita e

pranimit të propozimit.371

Rrjedhimisht, trupi gjykues për të mitur mund të pushojë procedurën e shqyrtimit

gjyqësor dhe të shqiptojë masën e diversitetit, nëse i mituri pranon përgjegjësinë penale

për veprën e kryer dhe kur shpreh gatishmëri që të pajtohet me palën e dëmtuar. Para se

të marrë një masë të tillë trupi gjykues për të mitur dëgjon të miturin, prindin e tij, prindin

adoptues, kujdestarin dhe mbrojtësin.372

Para se të caktojë ditën e mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, gjyqtari për të mitur

duhet t’i bëj përgatitjet e nevojshme. Në këtë rrjedhë, ai duhet t’i marrë të gjitha masat e

duhura për mbledhjen e provave të nevojshme. Pasi t’i ketë bërë përgatitjet e nevojshme

ai jep urdhër me të cilin cakton datën, orën dhe vendin ku do të mbahet seanca për

shqyrtim gjyqësor. Shqyrtimi gjyqësor si rregull mbahet në selinë dhe lokalet e gjykatës.

Megjithatë, në raste të caktuara seanca mund të mbahet edhe në lokale të tjera.

Në kuadër të përgatitjeve që bëhen për shqyrtim gjyqësor thirret i mituri,

mbrojtësi i tij, prokurori dhe i dëmtuari (pa këta persona nuk mund të mbahet fare

shqyrtimi gjyqësor). Përveç këtyre personave në shqyrtim gjyqësor ftohet edhe prindi,

prindi adoptues ose kujdestari, përfaqësuesi i organit të kujdestarisë dhe përfaqësuesi i

Shërbimit Sprovues (mosardhja e tyre nuk është pengesë për mbajtjen e shqyrtimit

gjyqësor. Në fakt për në shqyrtim gjyqësor ftohet edhe përkthyesi, dëshmitarët373 dhe

ekspertët e propozuar nga palët. Me rastin e dërgimit të thirrjes për shqyrtim gjyqësor të

(371) Sahiti & Murati,. vep. e cit., fq. 436. (372) Po aty, fq. 436. (373) Për rolin e dëshmitarit në zbardhjen e çështjes penale, më gjerësisht, shih: Sahiti, Ejup. Dëshmia e

dëshmitarit si provë në procedurë penale, Prishtinë, 1993, fq. 135-167.

133

miturit, duhet pasur kujdes që atij t’i lihet kohë e mjaftueshme për mbrojtje, së paku 8

ditë prej ditës kur e pranon thirrjen. Të gjithë personat që thirren për shqyrtim gjyqësor në

thirrje njoftohen për pasojat procedurale të mosardhjes.374

Sipas paragrafit 1 të nenit 71 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur, kur gjykohet i

mituri, publiku përjashtohet nga shqyrtimi gjyqësor. Pavarësisht kësaj, trupit gjykues për

të mitur megjithatë i është ofruar mundësia që të lejoj që në shqyrtim gjyqësor të marrin

pjesë ekspertë dhe persona të tjerë, të cilët profesionalisht trajtojnë mirëqenien dhe

edukimin e të miturve ose luftimin e sjelljeve kriminale të të miturve.375 “Gjatë seancës

gjyqësore trup23i gjykues për të mitur mund të urdhërojë që të gjithë personat ose

personat e caktuar të largohen nga seanca me përjashtim të të miturit, prokurorit,

mbrojtësit, përfaqësuesit të organit të kujdestarisë dhe përfaqësuesit të Shërbimit

Sprovues. Në fakt, trupi gjykues për të mitur mund të urdhërojë që prindi, prindi adoptues

ose kujdestari të largohen nga shqyrtimi gjyqësor vetëm në rrethana të jashtëzakonshme,

nëse ka arsye për të besuar se kjo është në interesin më të mirë të të miturit”.376

Gjyqtari për të mitur, me propozimin e palëve, por vetëm në situata shumë

specifike mund të vendosë që shqyrtimi gjyqësor i caktuar të shtyhet për një ditë tjetër.

Për çdo shtyrje apo ndërprerje të shqyrtimit gjyqësor, gjyqtari për të mitur duhet ta

njoftojë kryetarin e gjykatës, duke ia paraqitur arsyet për këtë. Më tutje, nëse prokurori i

shtetit tërhiqet nga ndjekja para fillimit të shqyrtimit gjyqësor, gjyqtari për të mitur

njofton personat e thirrur në shqyrtim gjyqësor për ndërmarrjen e veprimit të tillë nga ana

e prokurorit.377

Palët dhe i dëmtuari në thirrjen për shqyrtim gjyqësor njoftohen për pranimin e

fajësisë së të miturit, nëse ka ardhur deri te një situatë e tillë, ndonëse në procedurën

penale për të mitur “fakti i pranimit të veprës penale” duhet të merret me shumë kujdes

dhe rezervë.

Si parakusht për mbajtjen e shqyrtimit gjyqësor në procedurën penale për të mitur

paraqitet prania e subjekteve themelore të procedurës penale dhe e mbrojtësit. Në këtë

rrjedhë, nëse në shqyrtim gjyqësor nuk vjen prokurori i shtetit shqyrtimi gjyqësor duhet të

shtyhet. Nëse i mituri i cili është thirrur me rregull nuk paraqitet në shqyrtim dhe

mungesën nuk e arsyeton, siç është theksuar më lart, gjyqtari për të mitur lëshon

urdhërarrestin ose e shtynë shqyrtimin dhe urdhëron që i mituri të shoqërohet në gjykatë

në seancën e ardhshme. Ndaj të miturit të padisiplinuar mund të caktohet paraburgimi,

por kjo duhet të bëhet brenda suazave të ligjit dhe vetëm në rastet e shkeljeve të rënda të

rregullave që kanë të bëjnë me disiplinën në shqyrtim gjyqësor. Nëse mbrojtësi i thirrur

me rregull nuk vjen në shqyrtim gjyqësor ose pa lejen e gjyqtarit për të mitur e braktisë

seancën, shqyrtimi ose do të shtyhet ose do të sigurohet mbrojtës tjetër, kur kjo është e

mundur. Në këtë rast mbrojtësi mund të ngarkohet me shpenzimet e procedurës të cilat i

ka shkaktuar. Gjykata, varësisht nga situata, mund të vendosë që dëshmitarët dhe

ekspertët që mungojnë pa arsye menjëherë të shoqërohen, ose që shqyrtimi gjyqësor të

filloj edhe pa praninë e tyre. Në këto raste, gjatë shqyrtimit gjyqësor vendoset se për

shkak të mungesës së dëshmitarit ose ekspertit a duhet të ndërpritet apo shtyhet shqyrtimi

(374) Hajdari, V, 125. (375) Për këtë, më gjerësisht, shih: Sahiti, Ejup. Procesi i të provuarit në procedurë penale - mundësitë dhe

vështirësitë, E drejta nr. 3, Prishtinë, 1996, fq. 39-40. (376) Hajdari, VI, fq. 136. (377) Po aty, fq. 136.

134

gjyqësor. Edhe dëshmitari edhe eksperti për mospërgjigje në ftesë mund të ngarkohet me

shpenzimet që i ka shkaktuar dhe mund të dënohet edhe me të holla.378

Në procedurën penale për të mitur aplikohen përshtatshmërisht dispozitat e Kodit

të Procedurës Penale lidhur me drejtimin e shqyrtimit gjyqësor, procesverbalin dhe

zhvillimin e shqyrtimit gjyqësor.

Është e rëndësishme të theksohet se trupi gjykues për të mitur nuk është i lidhur

me propozimin e prokurorit të shtetit me rastin e marrjes së vendimit të tij lidhur me

llojin e masës ose dënimit që do të shqiptohet. Në procedurë për të mitur sipas paragrafit

3 të nenit 70 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur, po ashtu aplikohet ndryshimi dhe

zgjerimi i akuzës. Megjithatë, trupi gjykues për të mitur është i autorizuar të marrë

vendim madje edhe nëse prokurori i shtetit nuk ka ndryshuar propozimin e tij ose nëse

nuk ka përgatitur propozim të ri, në bazë të gjendjes faktike e cila ka ndryshuar në

shqyrtim gjyqësor.379

Në rast se i mituri përgjigjet për vepra penale në bashkim, pa marrë parasysh se

kur konstatohet se janë kryer ato, para ose pas shqiptimit të masës edukative apo dënimit

me burgim për të mitur, gjykata i shqipton të miturit vetëm një masë edukative ose vetëm

dënimin me burgim për të mitur.

Vendimet në procedurë penale për të mitur jepen në formë të aktvendimit dhe

aktgjykimit. Me aktvendim në procedurë penale për të mitur zgjidhen si çështjet

procedurale ashtu edhe çështja kryesore. Në këtë rrjedhë, me aktvendim vendoset kur:

1. Pushohet procedura penale. - Deri te pushimi i procedurës penale mund të vie

atëherë kur prokurori i shtetit tërhiqet nga propozimi i arsyetuar, kur i mituri

për të njëjtën vepër penale është gjykuar me vendim të formës së prerë ose

është liruar nga ndjekja penale, kur ka kaluar afati i parashkrimit ose vepra

është përfshirë me amnisti apo falje, kur vepra me të cilën është ngarkuar i

mituri nuk paraqet vepër penale, kur ekzistojnë rrethanat që përjashtojnë

përgjegjësinë penale si dhe kur nuk është provuar se i mituri ka kryer veprën

penale me të cilën është ngarkuar. Këto janë situata kur procedura penale për

të mitur pushohet me aktvendim, por për të cilat në procedurë për personat

madhorë vendoset me aktgjykim refuzues ose aktgjykim lirues, dhe

2. Kur trupi gjykues shqipton masën edukative, masën e trajtimit të detyrueshëm

ose dënimin plotësues. Në dispozitivin e aktvendimit shënohet vetëm masa që

shqiptohet, por i mituri nuk shpallet fajtor për veprën penale të përshkruar në

propozimin e prokurorit të shtetit. Në këto raste, në arsyetimin e aktvendimit

bëhet përshkrimi i veprës penale dhe i rrethanave që e arsyetojnë aplikimin e

masës së shqiptuar, (paragrafi 3 i nenit 73 i KDM). Gjykata vendosë me

aktgjykim kur të miturit ia shqipton dënimin, (paragrafi 4 i nenit 73 i KDM).

Aktgjykimi merret konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale me të

cilat rregullohet aktgjykimi dënues. Në aktgjykim, përveç të dhënave të cilat i

përmban aktgjykimi dënues në procedurën penale të rregullt përfshihet edhe

urdhri për shqiptimin e trajtimit të detyrueshëm për rehabilitimin e kryerësve

të mitur të varur nga droga ose alkooli, kur janë në pyetje persona me këto

varësi si dhe dënimi alternativ kur gjykata ka shqiptuar dënimin e tillë.

(378) Po aty, fq. 137. (379) Po aty, fq. 137.

135

Gjykata mund të urdhërojë të miturin që të paguaj shpenzimet e procedurës penale

dhe të plotësojë kërkesën pasurore-juridike vetëm kur të miturit i shqipton dënimin.

Ndërsa, në rastet kur të miturit i shqiptohet masa edukative, shpenzimet e procedurës

paguhen nga mjetet buxhetore, kurse për realizimin e kërkesës pasurore-juridike i

dëmtuari udhëzohet në kontest civil. Mirëpo, nëse vlerësohet se i mituri ka të ardhura të

veta financiare ose pronë, gjykata mund të urdhërojë që i mituri t’i paguaj shpenzimet e

procedurës si dhe të përmbushë kërkesën pasurore-juridike edhe në rastin kur atij i është

shqiptuar masa edukative.380

Mungesa e publicitetit në procedurën penale kundër të miturit përfshinë edhe

momentin e shpalljes së vendimit gjyqësor. Në të vërtetë, në kuadër të kësaj procedure,

publikisht mund të shpallet vetëm ajo pjesë e vendimit për të cilin ekziston leja, por duke

pasur kujdes që të mos përmendet emri i të miturit dhe të dhënat tjera në bazë të të cilave

mund të konkludohet se për cilin të mitur është fjala. Këto ndalesa janë paraparë në

interes të të miturit dhe kjo me qëllim që aq sa është e mundur, të mos dëmtohet e

ardhmja e tij. Gjithashtu, duhet theksuar se në procedurën penale kundër të miturve

aktvendimi, përkatësisht aktgjykimi duhet të përpilohet me shkrim brenda 8 ditëve nga

dita e shpalljes së tij, kurse në raste që vlerësohen të ndërlikuara brenda 15 ditësh nga dita

e shpalljes së tij..

6.4. Mjetet juridike

Edhe në procedurën penale për të mitur, ngjashëm si dhe në procedurën penale të

përgjithshme hasen mjetet juridike. Ato edhe në këtë procedurë janë të rregullta dhe të

jashtëzakonshme. Mjet i rregullt juridik është ankesa.381 Sipas paragrafit 1 të nenit 77 të

Kodit të Drejtësisë për të Mitur personat e autorizuar për paraqitjen e ankesës mund të

paraqesin atë kundër aktvendimit mbi shqiptimin e masës së diversitetit, aktvendimit për

pushim të procedurës në shqyrtim gjyqësor, aktvendimit për shqiptimin e masës

edukative, aktgjykimit mbi shqiptimin e dënimit dhe aktgjykimit apo aktvendimit për

shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm, brenda afatit prej 8 ditëve nga dita e

pranimit të aktvendimit ose aktgjykimit. Rrjedhimisht, duke pasur parasysh interesat e të

miturit dhe për dallim nga procedura penale që zhvillohet për persona të rritur, me

paragrafin 2 të nenit 77 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur është paraparë mundësia që

mbrojtësi, prokurori i shtetit, bashkëshorti, prindi, prindi adoptues ose kujdestari, i afërmi

i gjakut në vijë të drejtë në çfarëdo shkalle, vëllai dhe motra të mund të ushtrojnë ankesë

edhe kundër dëshirës së të miturit.

Karakteristikë e veçantë e procedurës penale për të mitur është se i mituri nuk

mund të heqë dorë nga e drejta e tij në ankesë. Rrjedhimisht, ankesa e paraqitur kundër

aktvendimit me të cilën është shqiptuar masa edukative e mbajtjes në institucion e

pezullon ekzekutimin e masës së tillë. Sidoqoftë gjykata mund të vendosë të ekzekutojë

masën edukative pavarësisht nga ankesa, nëse vjen në përfundim se kjo është në interesin

më të mirë të të miturit, por këtë ajo mund ta bëj vetëm pasi ta ketë dëgjuar të miturin,

(380) Po aty, fq. 138. (381) Për këtë, me gjerësisht, shih: Shala, Afrim. Ankesa kundër aktgjykimit në procedurën penale të

Republikës së Kosovës, Prishtinë, 2010, fq. 85-95.

136

prindin e tij, prindin adoptues apo kujdestarin.382 Sidoqoftë Gjykata e Apelit edhe në

procedurën penale për të mitur ka autoritetin që në varësi të gjendjes që e karakterizon

rastin konkret, vendimin e gjykatës së shkallës së parë ta vërtetojë, ndryshojë apo anulojë.

Parimisht, vendimet e tilla Gjykata e Apelit i merr në përputhje me rregullat e

përgjithshme që vlejnë lidhur me këto çështje në procedurën që zhvillohet për persona të

rritur. Veçoria e kësaj procedure këtu qëndron në faktin se Gjykata e Apelit mund të

ndryshojë vendimin kundër të cilit është ushtruar ankesa dhe të shqiptojë masë më të

rëndë vetëm nëse një gjë të tillë e ka kërkuar prokurori i shtetit me ankesën e tij. Po ashtu,

Gjykata e Apelit mund të shqiptojë burgimin për të mitur përkundër asaj që këtë nuk e ka

bërë gjykata themelore, por vetëm nëse ajo mban shqyrtim. E njëjta mundësi është

paraparë edhe në rastin kur Gjykata e Apelit shqipton ndonjë masë edukative

institucionale. Pra, edhe në këto raste, për të ardhur deri te kjo situatë, Gjykata e Apelit

duhet të mbaj shqyrtim gjyqësor.

Përmbajtja e ankesës dhe bazat për paraqitjen e saj janë të njëjta si në procedurë

penale që zbatohet për persona të rritur.

Si mjete të jashtëzakonshme juridike edhe në procedurën penale për të mitur janë:

rishikimi i procedurës penale, kërkesa për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit dhe

kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë. Në këtë rrjedhë, ngase kemi të bëjmë me çështje

thuajse identike, dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të cilat rregullojnë çështjen e

rishikimit të procedurës penale të përfunduar me aktvendim të formës së prerë dhe ato

mbi kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë, zbatohen përshtatshmërisht për rishikim të

procedurës penale ndaj të miturit, e cila është pushuar në shqyrtim gjyqësor, me

aktvendim të formës së prerë me të cilin është shqiptuar masa edukative ose aktgjykim të

formës së prerë me të cilin është shqiptuar dënimi dhe për kërkesën për mbrojtjen e

ligjshmërisë. Në anën tjetër, kërkesa për zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit është

paraparë si mundësi për t’u ushtruar vetëm kundër aktgjykimit të formës së prerë me të

cilin është shqiptuar dënimi, përkatësisht aktvendimit të formës së prerë me të cilin është

shqiptuar masa edukative.

7. Ndërmjetësimi në procedurën penale për të mitur

Ndërmjetësimi është institucion i të drejtës penale që mundëson zgjidhjen

alternative të çështjeve penale ndërmjet subjekteve të së drejtës në rrugë

jashtëgjyqësore.383 Në fakt, ndërmjetësimi, i cili në vete ngërthen drejtësinë

dëmshpërblyese paraqet një lloj më vete të procedurës alternative që shënon tendencë

zhvillimi, të thuash, në mbarë botën e qytetëruar.384 Përmes këtij instituti realizohet

drejtësia restorative, përkatësisht zgjidhja e konflikteve me pasojë veprën penale pa u

ballafaquar palët me procesin e gjykimit. Ndërmjetësimi ka qëllim t’u ndihmojë palëve

që të arrijnë zgjidhje funksionale të cilat janë në të mirë të interesave të tyre të

(382) Po aty, fq. 139. (383) Hajdari, Albulena § Krasniqi, Milot. Ndërmjetësimi si qasje,..., fq. 129-130. Në fakt, ndërmjetësimi si

instrument i zgjidhjes së çështjes penale zbatohet jo vetëm në praktikat jashtëgjyqësore, por edhe brenda

sistemit të drejtësisë penale. (384) Në shumë vende të botës ndërmjetësimi ka bazë ligjore në legjislacionin e të miturve ose Kodin Penal.

Shih: Latifi, Vesel & Elezi, Ismet & Hysi, Vasilika. Politika e luftimit të krimit, Tiranë, 2012, fq. 187.

137

përbashkëta, të zvogëloj shtrirjen e konflikteve midis palëve, të përmirësoj komunikimin

midis tyre dhe të nxitë zhvillimin e proceseve të perspektivës për ta. Në fakt,

ndërmjetësimi është negocimi midis palëve me përfshirjen e një personi të tretë -

ndërmjetësuesit, i cili përmes qëndrimeve neutrale u tregon palëve se mosmarrëveshja

është e tyre dhe se ata janë të zotët për zgjidhjen e konfliktit.385 Ndërmjetësimi

shpeshherë përshkruhet si rruga e krijimit shkallë – shkallë të rendit dhe bashkëpunimit

midis palëve. Kështu, në qoftë se të gjitha çështjet që janë pjesë e konfliktit zgjidhen

përmes ndërmjetësimit, ka më shumë të ngjarë se ajo që është arritur dhe përfunduar, do

t’i rezistojë testit të kohës, Siç rezulton, në procedurën e ndërmjetësimit kryerësi i veprës

penale dhe viktima me vullnetin e tyre të lirë arrijnë marrëveshje lidhur me konfliktin

ekzistues dhe për dëmin e shkaktuar me vepër penale. Ndërmjetësimi si formë e zgjidhjes

së konflikteve ndërmjet viktimës dhe kryerësit të veprës penale ka gjetur mbështetje edhe

në rekomandimet e Këshillit të Evropës dhe të Kombeve të Bashkuara.386

Ndërmjetësimi, përveç në procedurën penale që zhvillohet ndaj madhorëve

aplikohet edhe në procedurën penale për të mitur. Mirëpo, për dallim nga neni 232 i

Kodit të Procedurës Penale, i cili mundësinë e aplikimit të procedurës për ndërmjetësim

për personat madhor e kufizon për vepra penale të ndëshkueshme me gjobë ose me

burgim deri në 3 vjet, Kodi i Drejtësisë për të Mitur nuk e përcakton as llojin e veprës

penale, e as lartësinë konkrete të sanksionit penal si element për të propozuar

ndërmjetësimin. Këtë ia lë në vlerësim prokurorit, gjyqtarit për të mitur ose trupit gjykues

për të mitur. Në të vërtetë, nëse prokurori i shtetit, gjyqtari për të mitur apo trupi gjykues

për të mitur vlerësojnë të përshtatshme procedurën për ndërmjetësim mund ta propozojnë

atë. Ata do ta adresojnë çështjen për ndërmjetësim duke pasur parasysh natyrën e veprës

penale, rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, historinë e të miturit, mundësinë e

kthimit të raporteve normale në mes të miturit dhe palës së dëmtuar, mundësinë e

zvogëlimit të dëmit palës së dëmtuar, mundësinë e rehabilitimit të të miturit dhe

riintegrimin e tij në shoqëri.

Para se të shkojë në procedurën e ndërmjetësimit prokurori dhe gjyqtari për të

mitur, në pajtim me Ligjin për ndërmjetësimin, duhet t’i njoftoj palët për parimet dhe

rregullat e ndërmjetësimit si dhe procesin e efektet ligjore të marrëveshjes që arrihet

përmes ndërmjetësimit. Pëlqimi i palëve (të pandehurit dhe të dëmtuarit) për

ndërmjetësim shënohet në procesverbal. Procedura e ndërmjetësimit nuk mund të zgjasë

më shumë se 90 ditë nga dita kur prokurori apo gjyqtari ka nxjerr aktvendimin për

emërimin e ndërmjetësit.387

Konform nenit 82 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur procedura e ndërmjetësimit

përfundohet atëherë kur:

1. Është kryer me sukses ndërmjetësimi;

2. Ka kaluar afati prej 90 ditësh;

3. Ndërmjetësuesi konsideron se vazhdimi i procedurës së ndërmjetësimit nuk

është i mundur ose është i paarsyeshëm, ose

4. I mituri ose pala e dëmtuar deklarojnë se dëshirojnë ta ndërpresin

ndërmjetësimin.

(385) Hadari, II., fq. 606. (386) Sahiti & Murati,. vep. e cit. fq. 328. (387) Po aty, fq. 430.

138

Rrjedhimisht, kur ndërmjetësimi nuk ka sukses prokurori, gjyqtari për të mitur ose trupi

gjykues për të mitur i cili e ka propozuar ndërmjetësimin, rifillon procedurën e pezulluar

nga momenti i pezullimit të saj. Ndërkaq, kur ndërmjetësuesi ka sukses, me aktvendim

ndërpritet procedura penale ndaj kryerësit të mitur të veprës penale. Për një vendim të

tillë të marrë prokurori i shtetit apo gjyqtari për të mitur duhet t’i njoftojë palët e përfshira

në ndërmjetësim.

Sipas paragrafit 8 të nenit 81 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur procedura e

ndërmjetësimit për të mitur është pa pagesë për palët. Kjo do të thotë se në procedurën

penale për të mitur, varësisht nga ajo se kush e ka urdhëruar ndërmjetësimin, i paguan

Këshilli Gjyqësor i Kosovës apo Këshilli Prokurorial i Kosovës.

139

KREU II

EKZEKUTIMI I MASAVE DHE SANKSIONEVE PENALE NDAJ TË MITURVE

Siç është theksuar më lart, në Kosovën e pasluftës (pas vitit 1999) janë bërë

reforma të thella në lëmin e sistemit të drejtësisë për të mitur, përkatësisht në çështjet që

ndërlidhen me trajtimin e kryerësve të mitur të veprave penale. Ky trajtim, i cili

akordohet me Kodin e Drejtësisë për të Mitur, përfshinë si aspektet penale materiale,

edhe ato procedurale dhe të ekzekutimit të sanksioneve penale.

Bazuar në faktin se për aspektet penale materiale e procedurale penale është bërë

fjalë më lart, në trajtimet vijuese do të elaborohen tematikat të cilat u referohen çështjeve

të ekzekutimit të masave dhe dënimeve ndaj të miturve.

1. Ekzekutimi i masave të diversitetit

Çështja e ekzekutimit të masave të diversitetit, si llojet e masave më të lehta të

cilat mund tu shqiptohen kryerësve të mitur të veprave panele, është rregulluar me nenin

83 të Kodit të Drejtësisë për të mitur. Natyra që i karakterizon ato sikur ka determinuar

faktin e rregullimit të tyre me vetëm tri paragrafë të këtij neni. “Në kuadër të këtyre

paragrafëve specifikohet autoriteti të cilit i është besuar ekzekutimi i tyre, mbikëqyrja e

ekzekutimit dhe çështja e informimit në rastet kur i mituri nuk i përmbushë detyrimet e

përcaktuara me masë diversiteti”.388

Rrjedhimisht, sipas paragrafit 1 të nenit 83 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur

autoriteti për të ekzekutuar masat e diversitetit i është akorduar shërbimit sprovues. Ky

institucion do të fillojë me ekzekutimin e këtyre masave vetëm pasi të ketë pranuar

aktvendimin dhe materialet tjera nga prokurori i shtetit apo gjykata e cila e ka shqiptuar

masën përkatëse të diversitetit (kompensimin e dëmit, vijimin e rregullt të shkollimit,

pranimin e punësimit, kryerjen e punës pa pagesë etj.).389 Shërbimit sprovues i është

akorduar mandati i ekzekutimit të masave të diversitetit edhe për shkak të rolit që ai ka

edhe sa i përket propozimit për shqiptim të masës përkatëse.

Krahas përcaktimit të autoritetit që e bën ekzekutimin e masave të diversitetiut,

ligjdhënësi kosovar me dispozitën e paragrafit 2 të nenit 83 të Kodit të Drejtësisë për të

Mitur e ka përcaktuar edhe autoritetin mbikëqyrës të ekzekutimit të këtyre masave. Këtë

autoritet kjo dispozitë ligjore ia përcakton subjektit që i ka shqiptuar ato. ”Kështu, nëse

masën përkatëse të diversitetit e ka shqiptuar prokurori i shtetit, atij i takon detyra që të

merret me mbikëqyrjen e zbatimit të masës. Në rast se atë e ka shqiptuar gjyqtari për të

mitur, ky autoritet i takon atij personalisht”.390 Mbikëqyrja është e rëndësishme për shkak

se përmes saj vërtetohet fakti i zbatueshmit së masës së diversitetit, përkatësisht nivelit të

(388) Hajdari, Azem. XI, fq. 213-214.

(389) Secili nga këto autoritete (prokurori e gjykata) duhet që shërbimit sprovues t’ia përcjellin, përveç

aktvendimit mbi shqiptimin e masës së diversitetit, edhe çdo informacion tjetër që vlerësohet i nevojshëm e

që ndërlidhet me të miturin dhe lehtëson zbatimin efikas të masës së shqiptuar. (390) Hajdari, XI, fq. 214.

140

zbatimit së saj dhe efektet që ajo i ka manifestuar në raport me qëllimin e këtyre

masave.391

Në praktikë mund të ndodhin raste kur i mituri nuk i përmbushë detyrimet e

caktuara si masë diversiteti. Kështu, nëse vërtetë vjen deri te një situatë e tillë, konform

paragrafit 3 të nenit 83 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur, shërbimi sprovues është i

detyruar që për atë ta njoftojë autoritetin që e ka shqiptuar masën e diversitetit. Në fakt,

nëse masën e diversitetit e ka shqiptuar gjyqtari për të mitur, informimi lidhur me

moszbatimin e detyrimit duhet t’i bëhet atij dhe prokurorit kompetent të shtetit. Në rast se

masën e ka shqiptuar prokurori i shtetit, informimi për këtë fakt duhet t’i bëhet vetëm atij

si organ që e ka shqiptuar masën. Qëllimi pse në çdo rast të mos përmbushjes së

detyrimeve të caktuara të masës së diversitetit duhet të informohet prokurori kompetent i

shtetit lidhet me faktin se atij sipas ligjit, i takon autoriteti që të vendosë se çfarë do të bëj

në lidhje me rastin konkret (do të procedojë tutje çështjen ose do ta pushojë atë).

Natyrisht, shërbimi sprovues, në çdo rast konkret, duhet të ketë durimin ashtu që

informimin për moszbatim të detyrimeve të caktuara si masë diversiteti ta bëj vetëm pasi

t’i ketë vërtetuar mirë faktet në terren, përfshirë edhe arsyet e mos përmbushjes së

detyrimeve.392

2. Ekzekutimi i masave edukative

Me Kodin e Drejtësisë për të Mitur janë përcaktuar disa parime të përgjithshme

mbi bazën e të cilave do të duhej mbështetur gjatë zbatimit të masave edukative. Këto

parime do duhej kuptuar si rregulla orientuese për të pasur në konsideratë ecurinë e

zbatimit të këtyre masave. Si parime të tilla konsiderohen:

1. Parimi i mbikëqyrjes së zbatimit të masës edukative. - Mbikëqyren e bën

gjykata e cila e ka shqiptuar masën edukative.

2. Parimi i ushtrimit të përgjegjësive nga autoriteti kompetent gjatë ekzekutimit

të masës edukative. - Ky autoritet i takon shërbimit sprovues në territorin e të

cilit i mituri e ka vendbanimin e tij të përhershëm.

3. Parimi i respektimit të dinjitetit dhe personalitetit të të miturit dhe i përshtatjes

së mënyrës së zbatimit të masës edukative të të miturit. - Ky parim është në

funksion të krijimit të parakushteve që sigurojnë inkurajim në zhvillimin fizik,

moral dhe intelektual të të miturve.

4. Parimi i përshtatjes së mënyrës së zbatimit të masës edukative personalitetit të

të miturit. - Ky parim siguron ekzekutimin e masës edukative mbi bazat e

programit të trajtimit individual të të miturit.

Masat edukative ndaj të miturve duhet të zbatohen në përputhje më programin e

trajtimit individual dhe ai patjetër duhet t’i përshtatet vetive dhe cilësive të personalitetit

të të miturit. Ky program duhet të jetë i mbështetura në të arriturat e shkencës, praktikës

dhe dijes bashkëkohore lidhur me ekzekutimin e masave edukative. 393 Programet

(391) Siç dihet, qëllimi i masave të diversitetit është që të parandalojë, kur është e mundur, fillimin e

procedurës ndaj kryerësit të mitur, të ndihmojë rehabilitimin pozitiv dhe riintegrimin e të miturit në

bashkësinë e tij, me qëllim të parandalimit të sjelljes recidiviste. Shih nenin 16 të KDM. (392) Hajdari, XI, fq. 114-115. (393) Halili, II, fq. 258.

141

individuale duhet të jenë të mbështetura në vrojtimet dhe observimet gjithëpërfshirëse të

veçorive të të miturit, llojin e veprës penale, faktorët që kanë ndikuar në kryerjen e veprës

penale, nivelin arsimor, kushtet familjare etj.394

Masat edukative ndaj të miturve ekzekutohen pasi vendimi i gjykatës mbi

shqiptimin e tyre të ketë marrë formën e prerë, si dhe pasi të jetë konstatuar fakti se nuk

ka pengesa juridike për ekzekutimin e tyre. Me qëllim të mbrojtjes së të drejtave dhe

mirëqenies së të miturit, gjykata kompetente gjatë ekzekutimit të masës edukative

përkatëse mund të shqiptojë ndonjërën nga këto masa konkrete: vendosjen e të miturit në

strehimore, vendosjen e të miturit në institucione edukative ose vendosjen e të miturit nën

mbikëqyrje të organit të kujdestarisë apo në familjen tjetër etj.

2.1. Ekzekutimi i masës së dërgimit në qendrën disiplinore

Dërgimi në qendrën disiplinore, siç është theksuar më lart, është masë edukative e

karakterit disiplinor, e cila mund t’u shqiptohet kryerësve të mitur të veprave penale të

lehta, të cilat ata i kanë kryer nga mendjelehtësia dhe pakujdesia, dhe për të cilët

konstatohet se me një trajtim afatshkurtër mund të ndikohet pozitivisht në personalitetin

dhe sjelljet e tyre.

Konform paragrafit 1 të nenit 89 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur masa e

dërgimit në qendrën disiplinore ekzekutohet në institucionin e posaçëm edukativ. Në fakt,

ligjdhënësi ka autorizuar mundësinë që kjo masë edukative, përveç në qendra disiplinore

të mund të ekzekutohet edhe në kuadër të institucioneve edukative arsimore ose në

kuadër të institucioneve dhe shërbimeve të ndryshme për mbrojtje sociale. Në

institucionin e posaçëm edukativ apo institucionet tjera përkatëse organizohet veprimtari

përkatëse edukative, pedagogjike e arsimore, si dhe veprimtari kulturore e zbavitëse me

qëllim që te i mituri të zhvillohet ndjenja e përgjegjësisë individuale për sjelljet e tij.395

Siç dihet në Kosovë deri më sot nuk është themeluar asnjë qendër disiplinore që për

mision do të kishte ekzekutimin e masave të shqiptuara të dërgimit në qendrën

disiplinore. Në mungesë të një qendre të tillë ekzekutimi i kësaj mase është bërë kryesisht

nëpër shkolla e konvikte të nxënësve.

Është rregull parimor që i mituri të cilit i është shqiptuar masa edukative e

dërgimit në qendrën disiplinore të dërgohet menjëherë në qendrën përkatëse për

ekzekutim të masës. Për dërgimin e të miturit në qendrën disiplinore përgjegjësi e veçantë

i është akorduar prindit, prindit adoptues apo kujdestarit të të miturit. “Në fakt, këta janë

personat të cilët detyrohen që të sigurojnë vizitat e rregullta të të miturit në qendrën

disiplinore. Vështruar në këtë aspekt, ata duhet të përgatisin një orar të vizitave të

rregullta në qendrën disiplinore apo institucionet tjera përkatëse si dhe duhet të kujdesen

e angazhohen për respektimin e orarit të realizimit të tyre.”396 Së këndejmi, për aq sa i

mituri nuk paraqitet në kohën e përcaktuar në qendrën disiplinore ose kur i ndërprenë

vizitat e rregullta, qendra disiplinore, konform paragrafit 2 të nenit 90 të Kodit të

(394) Programi individual duhet të përfshijë mjetet motivuese për vijim të shkollimit, aftësim profesional,

kyçje në aktivitete të lira, avancim të kontakteve me prindër e persona të tjerë që janë me rëndësi për

ndikimin edukues ndaj të miturit etj. (395) Qendrat disiplinore dhe institucionet e veçanta themelohen në qendrat komunale e rajonale. (396) Hajdari, XI, fq. 224.

142

Drejtësisë për të Mitur menjëherë duhet ta njoftojë gjykatën kompetente. Në këto raste,

gjykatës kompetente i njihet e drejta që të ndryshojë vendimin e saj në lidhje me këtë

masë, duke shqiptuar ndonjë masë tjetër edukative, ose duke ndërmarrë ndonjë vendim

tjetër p.sh., vendosjen e të miturit në strehimore të veçantë.

Në lidhje me dërgimin e të miturit në qendrën disiplinore duhet theksuar faktin se

qendra disiplinore është e obliguar që t’i ruaj të gjitha shënimet lidhur me ekzekutimin e

kësaj mase. Qëllimi i ruajtjes së këtyre shënimeve është që të njëjtat, nëse kërkohen për

inspektim, t’i dorëzohen gjykatës apo shërbimit sprovues kompetent. Inspektimi i këtyre

të dhënave zakonisht bëhet në rastet kur ka informata se i mituri nuk është paraqitur në

kohë të caktuar në qendër apo kur ai i ka ndërprerë vizitat e tij të rregullta.

2.2. Ekzekutimi i masave të mbikëqyrjes së shtuar

Siç është theksuar më lart, masat e mbikëqyrjes së shtuar janë masa jashtë

institucionale të cilat zbatohen relativisht shpesh në praktikën gjyqësore të vendeve

bashkëkohore. Për vet natyrën e tematikave që përfshihen në këtë kapitull, në vazhdim do

të flitet veç e veç për çështjet bazike të cilat i referohen fushës së ekzekutimit të këtyre

masave.

2.2.1. Ekzekutimi i masës së mbikëqyrjes së shtuar nga ana e prindit, prindit adoptues apo

kujdestarit

Siç është theksuar më lart, masën e mbikëqyrjes së shtuar nga ana e prindit,

prindit adoptues ose kujdestarit gjykata do ta shqiptojë atëherë kur i mituri kryen sjellje

delikuente për shkak të lënies pas dore të edukimit dhe kujdesit të prindit apo kujdestarit.

Si rrjedhojë, përmes kësaj mase kërkohet që të shtohet mbikëqyrja në jetën dhe sjelljet e

të miturit nga ata të cilët sipas ligjit janë të obliguar të kujdesen për edukimin dhe

zhvillimin e drejtë të tij. Këtu është fjala për situata të cilat pamëdyshje provojnë faktin se

këta persona kanë kapacitete për ta rikthyer të miturin në rrugën e zhvillimit të drejtë dhe

prosperitetit të tij.397

Ekzekutimi i masës së mbikëqyrjes së shtuar nga ana e prindit, prindit adoptues

ose kujdestarit konform nenit 91 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur fillon nga momenti

kur ata pranojnë aktvendimin e formës së prerë me të cilin është shqiptuar kjo masë.

“Prindërit apo kujdestari kanë për detyrë t’i kushtojnë kujdes të përhershëm dhe të plotë

edukimit të personave të mitur, t’i zbatojnë urdhrat dhe udhëzimet e gjykatës dhe organit

të kujdestarisë dhe të ndërmarrin masa që parandalojnë ndikimin e dëmshëm ndaj

personit të mitur”.398

Rrjedhimisht, gjykata me aktvendimin mbi shqiptimin e kësaj mase mund të

vendosë detyrime konkrete për prindin apo kujdestarin që të ndërmerr ose kryej disa

aktivitete dhe veprime me qëllim të eliminimit të disa ndikimeve negative, e posaçërisht

të pengimit të disa sjelljeve e veprimeve devijante të të miturit ndaj të cilit është shqiptuar

kjo masë edukative. “Kjo posaçërisht ndodh kur prindërit ose kujdestari kanë lënë pas

(397) Salihu, I, fq. 43 – 44. (398) Halili, II, fq. 160.

143

dore kujdesin, ushqimin, mbikëqyrjen dhe shërimin e personit të mitur. Nga ana tjetër,

vërtetohet se sjellja delikuente dhe kriminale e të miturit është rezultat i lënies pas dore të

këtyre obligimeve.399

Me paragrafin 2 të nenit 92 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur ligjdhënësi, përveç

tjerash e ka adresuar edhe çështjen e verifikimit të zbatimit të masës së mbikëqyrjes së

shtuar nga ana e prindit, prindit adoptues ose kujdestarit. Për të verifikuar zbatimin e

kësaj mase përgjegjësia i është akorduar shërbimit sprovues. Ai mund ta bëj verifikimin

kur një gjë e tillë është kërkuar nga gjykata. Gjykata do të mund të kërkoj verifikimin e

zbatimit të saj çdoherë kur ka dilema rreth mbarëvajtjes së mbikëqyrjes.

Prindi, prindi adoptues ose kujdestari dhe shërbimi sprovues kanë për detyrë që

herë pas here ta informojnë gjykatën për ecurinë e zbatimit të kësaj mase, respektivisht

për përparimin që është shënuar në ekzekutimin e saj. “Po që se gjatë zbatimit të kësaj

mase lindin konflikte, mosmarrëveshje dhe konteste të caktuara midis prindërve,

prindërve adoptues ose kujdestarit të të miturit dhe shërbimit sprovues atëherë këtë

konflikt e zgjidh gjykata kompetente”.400

E tërë veprimtaria që zbatohet gjatë ekzekutimit të masës së mbikëqyrjes së shtuar

nga ana e prindit, prindit adoptues ose kujdestarit është në funksion të shënimit të

përparimit në edukimin dhe riedukimin e të miturit.401 Së këndejmi, nëse gjatë

ekzekutimit të kësaj mase konstatohen mos përmbushje të detyrimeve nga ana e të

miturit,402 me propozimin e shërbimit sprovues, ose me iniciativën e vet, në varësi të

shkallës së mos përmbushjes së tyre, problemeve të shfaqura në arritjen e suksesit të

pretenduar apo suksesit të arritur, gjykata mundet që masën e shqiptuar ta suprimojë ose

ta zëvendësojë me ndonjë masë tjetër edukative.

2/2/2/ Ekzekutimi i masës së mbikëqyrjes së shtuar nga familja tjetër

Siç është theksuar më lart, masën e mbikëqyrjes së shtuar nga familja tjetër

gjykata do ta shqiptoj atëherë kur plotësohen kushtet e përgjithshme për ushtrimin e

mbikëqyrjes së shtuar, dhe nëse konstatohet se prindi i të miturit, adoptuesi ose kujdestari

janë të paaftë që ta ushtrojnë këtë mbikëqyrje dhe kur kjo masë është në interesin e të

miturit. “Paaftësia e prindit, prindit adoptues ose kujdestarit mund të jetë e natyrës

psikike (p.sh., çrregullimet e thella psikike), fizike (p.sh., paralizat e ndryshme), por

paaftësia mund të ketë të bëj edhe me prezencë të sëmundjeve të tjera, ajo mund të ketë të

bëj me dukurinë e alkoolizmit, narkomanisë dhe dukurive tjera patologjike”.403

Konform paragrafit 1 të nenit 94 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur me rastin e

shqiptimit të masës së mbikëqyrjes së shtuar nga familja tjetër gjykata kompetente ka për

detyrë të bashkëpunoj me shërbimin sprovues. Ajo do të caktojë familjen në të cilën do të

vendoset kryerësi i mitur i veprës penale sipas propozimit të dhënë pikërisht nga ana e

këtij shërbimi. Natyrisht, para se të ofrohet një propozim i tillë, është detyrë e shërbimit

(399) Po aty, fq. 161. (400) Shih paragrafin 2 të nenit 92 të KDM. (401) Hajdari, XI, fq. 227. (402) Detyrime të tilla mund të jenë: kërkimfalja ndaj palës së dëmtuar, kompensimi i dëmit, vijimi i rregullt

i shkollimit, pranimi i punësimit, pranimi i këshillave pedagogjike etj. Për mos përmbushje të tyre duhet të

informohet gjykata që e ka shqiptuar masën e tillë edukative. (403) Halili, II, fq. 261.

144

sprovues që të analizoj personalitetin e të miturit dhe strukturën sociale dhe psikologjike

të familjes në të cilën ai do të vendoset.404 “Nuk përjashtohet mundësia që shërbimi

sprovues të jep propozime për më shumë familje për zbatimin e masës në fjalë, ashtu që

në këto raste është gjykata ajo që do të marrë vendimin se cilës familje do t’i besohet

mbikëqyrja”. Në situata të tilla gjykata duhet të vendosë mbi bazën e preferencave që

ekzistojnë për njërën apo tjetrën familje.405 Në fakt, kur familjet e propozuara kanë

kushte të njëjta, gjykata duhet dhënë përparësi familjes me të cilën i mituri është në

marrëdhënie farefisnore apo është i lidhur emocionalisht.406 Motivi i kësaj zgjidhjeje

ligjore është i ndërlidhur drejtpërsëdrejti me qëllimin e masave edukative.

Edhe me rastin e shqiptimit të kësaj mase, gjykata përcakton obligime dhe detyra

të caktuara për zbatimin e masave konkrete ndaj personit të mitur. Këto detyrime i

caktohen familjes në të cilën do të vendoset i mituri, dhe ato kryesisht kanë të bëjnë me

edukimin, shkollimin dhe mbikëqyrjen e personit të mitur. Detyrimet e tilla caktohen në

marrëveshjen të cilën duhet ta nënshkruajnë shërbimi sprovues me familjen në të cilën do

të vendoset i mituri. “Me këtë marrëveshje, po ashtu rregullohet edhe çështja e bartjes së

shpenzimeve të vendosjes, ushqimit dhe shpenzimeve tjera që shkaktohen gjatë kohës së

qëndrimit të personit të mitur në familjen tjetër”.407

Familja në të cilën vendoset i mituri duhet t’i lejoj shërbimit sprovues që të

verifikojë ekzekutimin e mbikëqyrjes së kësaj mase, gjithnjë kur një verifikim i tillë

urdhërohet nga gjykata. Çështja e verifikimit të ekzekutimit të masës së mbikëqyrjes së

shtuar në familjen tjetër duhet të urdhërohet zakonisht në rastet kur ka informacione që

tregojnë për mosrespektim të detyrimeve të përcaktuara me marrëveshje nga ana e

familjes në të cilën është vendosur i mituri.

Gjatë ekzekutimit të masës së mbikëqyrjes së shtuar nga familja tjetër të miturit,

si rregull, duhet t’i mundësohet që të mbaj lidhje të përhershme me familjen e tij.

Vështruar në këtë aspekt, prindërit mund të korrespondojnë me fëmijën e tyre, ta

vizitojnë, t’i dërgojnë dhurata etj. “Rrjedhimisht, gjykata kompetente mund të vendosë të

mos i lejoj kontaktet e tilla vetëm në rastet kur pritet se ato do të ndikonin dëmshëm te i

mituri, e sidomos kur prindërit e tij janë narkomanë, alkoolistë, lëngojnë nga ndonjë

sëmundje e rëndë psikike etj.408

Gjykata kompetente sipas detyrës zyrtare apo në bazë të propozimit të shërbimit

sprovues mund të urdhëroj ndërrimin e familjes për të miturin, nëse rrethanat e asaj

familje ndryshojnë në atë masë sa që ekzekutimi i suksesshëm i masës bëhet i pamundur

apo i vështirë. Kjo situatë imponohet në rastet kur familja e tillë vie në gjendje të rëndë

sociale, apo personat që e kanë nën mbikëqyrje të miturin bëhen narkomanë, alkoolistë

etj. Natyrisht, në varësi të rrethanave që e karakterizojnë rastin konkret gjykata mund ta

zëvendësoj masën e mbikëqyrjes së shtuar nga familja tjetër edhe me ndonjë masë tjetër

edukative, siç mund të jetë ajo e dërgimit në institucionin edukativ.

(404) Në këto raste shërbimi sprovues ka për detyrë që ta studioj në thellësi personalitetin e të miturit, në

mënyrë që procesi i adaptimit të tij në atë familje dhe ai i risocializimit të rrjedhë pa ndonjë pengesë. Në

këtë rrjedhë propozimi i këtij shërbimi duhet të orientohet drejt një familje që ka gjendje të mirë sociale dhe

që ka kapacitete pedagogjike e kapacitetet tjera për ta ushtruar me sukses mbikëqyrjen e të miturit. (405) Hajdari, XI, fq. 229. (406) Kështu, në vendi të një familje tjetër të panjohur për të miturin, përparësi duhet dhënë familjes së dajës

së të miturit, por gjithnjë kur kemi të bëjmë me kushte të njëjta sociale, apo të gjendjes psiko-fizike të tyre. (407) Halili, II, fq. 161. (408) Hajdari,XI, fq. 231.

145

2.2,3. Ekzekutimi i masës së mbikëqyrjes së shtuar nga organi i kujdestarisë

Masën e mbikëqyrjes së shtuar nga organi i kujdestarisë, siç është theksuar më

lart, gjykata do ta shqiptojë pas dëgjimit të prindit, prindit adoptues ose kujdestarit, dhe

nëse pas këtij dëgjimi gjykata konstaton se personat e përmendur nuk kanë mundësi, nuk

janë në gjendje ta ushtrojnë mbikëqyrjen ndaj të miturit të tillë edhe nëse kjo masë është

në interesin më të mirë të të miturit.

Për ekzekutimin e kësaj mase, konform paragrafit 1 të nenit 99 të Kodit të

Drejtësisë për të Mitur është i autorizuar organi i kujdestarisë në territorin e të cilit

ndodhet vendbanimi i të miturit. Ky organ ka për detyrë që menjëherë pas pranimit të

aktvendimit mbi shqiptimin e masës së tillë të caktoj zyrtarin përgjegjës dhe për këtë fakt

e informon gjykatën e çështjes. Ky zyrtar gjatë ekzekutimit të masës në fjalë është i

detyruar që t’i kryej të gjitha obligimet me të cilat e ka ngarkuar organi i kujdestarisë

sociale dhe gjykata kompetente. Këto detyrime mund të kenë të bëjnë me lehtësimin e

qasjes në aftësimin profesional dhe punësimit, largimin e të miturit nga çdo lloj ndikimi

negativ, lehtësimin e qasjes në kujdes të nevojshëm mjekësor, ofrimin e zgjidhjeve të

mundshme të ndonjë problemi që është shfaqur në jetën e të miturit etj. “Personi zyrtar

është i obliguar që personalisht dhe me rregull të mbaj kontakt me personin e mitur, të

organizoj biseda, vizita dhe mënyra tjera të përshtatshme të ndikimit dhe të

mbikëqyrjes”.409

Gjykatat, prokuroria, shkollat dhe institucionet tjera kanë përgjegjësi ligjore që të

ndihmojnë dhe bashkëpunojnë me organin e kujdestarisë gjatë kohëzgjatjes së

ekzekutimit të kësaj mase edukative. Po ashtu, edhe prindi, prindi adoptues ose kujdestari

i të miturit kanë detyrime që ta informojnë organin e kujdestarisë për çfarëdo pengese që

ata mund të jenë ndeshur gjatë ekzekutimit të kësaj mase.

Rrjedhimisht, organi i kujdestarisë është i detyruar që pa vonesë ta informojë

gjykatën që e ka shqiptuar këtë masë për çdo mos përmbushje të detyrimeve nga ana e të

miturit. Mos përmbushja e detyrimeve mund të ketë të bëj me mos kërkim të faljes nga i

mituri personit të dëmtuar, mos kompensim të dëmit, mos vijim të rregullt të shkollimit,

mos pranim të këshillave pedagogjike etj.410 Krahas kësaj, organi i kujdestarisë sociale

duhet ta informojë gjykatën kompetente edhe për pengesat eventuale të cilat mund të jenë

shfaqur gjatë ekzekutimit të kësaj mase edukative. Mos përmbushja e detyrimeve

konkrete mund të ketë efekt të atillë që imponon domosdonë që gjykata të pushoj

ekzekutimin e kësaj mase, ose ta zëvendësoj atë me ndonjë masë tjetër edukative.

2.3. Ekzekutimi i masave edukative institucionale

Masat institucionale si lloji më i rëndë i masave edukative konsistojnë në

vendosjen e të miturit delikuent për një kohë relativisht të gjatë në institucione të

posaçme të edukimit dhe rehabilitimit. Këto masa u shqiptohen të miturve ndaj të cilëve

duhet të ndërmerren masa afatgjata me qëllim të edukimit, riedukimit apo trajtimit,

mjekimit të tyre, si dhe në rastet kur është i domosdoshëm veçimi i tyre nga ambienti

(409) Halili, II, fq. 262. (410) Hajdari, XI, fq. 234.

146

familjar, shkollor apo social.411 Në vazhdim, do të bëhet fjalë për aspektet e ekzekutimit

të këtyre masave, përkatësisht të masës së dërgimit në institucionin edukativ, masën e

dërgimit në institucionin edukativo-korrektues dhe masën e dërgimit në institucionin për

kujdes të posaçëm.

2.3.1. Ekzekutimi i masës së dërgimit në institucionin edukativ

Siç është theksuar më lart, dërgimi në institucionin edukativ u shqiptohet

kryerësve të mitur të veprave penale ndaj të cilëve duhet të ndërmerren masa afatgjata të

edukimit, të cilët kërkojnë një mbikëqyrje të plotë të institucionit të veçantë nga personeli

përkatës.

Ekzekutimi i kësaj mase edukative bëhet në institucione të veçanta edukative të

cilat ndërtohen për këto qëllime, ose në kuadër të institucioneve ekzistuese edukative, si

në: konvikte, shtëpi të nxënësve dhe institucione të ngjashme, ku edhe ashtu gjenden të

mitur dhe të rinj të cilët qëndrojnë aty gjatë kohës së arsimimit dhe shkollimit të tyre.412

Institucioni edukativ i ofron personit të mitur kushtet themelore për shkollim,

arsimim e ngritje profesionale si dhe kushte tjera të nevojshme për zhvillimin dhe

formimin e tij. Të gjitha këto aktivitete kanë për qëllim ndryshimin e sjelljeve,

qëndrimeve dhe evitimin e disa shprehive dhe sjelljeve devijante të tij. Personat e mitur të

cilët janë vendosur në këto institucione, këtë masë e mbajnë në kushte të njëjta me të

miturit tjerë të moshës së tyre të cilët gjenden në këto institucione edukative. Për arsyet e

vendosjes së të miturit në këto institucione njoftohet vetëm drejtori i institucionit

edukativ dhe edukatori përgjegjës i të miturit. Kjo është përcaktuar në këtë mënyrë me

qëllim që të evitohen paragjykimet eventuale ndaj të miturit delikuent nga ana e

personelit apo të miture të tjerë, që në kushte të caktuara mund të manifestonin efekte

negative në procesin e risocializimit të të miturit të tillë.413

Dërgimi në institucionin edukativ ekzekutohet nën mbikëqyrjen dhe kujdesin e

drejtpërdrejtë të shërbimit sprovues. Institucioni edukativ është i detyruar që në lidhje me

ndryshimet dhe ecurinë e procesit të riedukimit dhe përmirësimit të personit të mitur ta

informojë gjykatën në mënyrë që ajo të ketë mundësi të ndërmarrë masa në drejtim të

ndërprerjes së kësaj mase apo zëvendësimit të saj me ndonjë masë tjetër. Institucione të

tilla nuk ka në të gjitha shtetet dhe në të gjitha rajonet brenda shtetit. Institucione të tilla

nuk ka as në Kosovë. Në mungesë të këtyre institucioneve ekzekutimi i kësaj mase

edukative zakonisht bëhet në konvikte, internate e qendra shkollore.414 Vendosja e të

miturve delikuentë në këto qendra e shkolla zakonisht hasë në vështirësi të shumta, pasi

ato nuk dëshirojnë që në gjirin e vet të kenë të mitur problematikë dhe delikuentë.

Prandaj kjo masë në praktikën gjyqësore zakonisht shqiptohet më rrallë se masat tjera

edukative.

(411) Këtu është fjala për masa të cilat rezultojnë me privim të të miturit nga liria e lëvizjes. (412) Halili, II, fq. 264. (413) Hajdari, XI, fq. 242. (414) Halili,, II, fq. 264.

147

Konform nenit 111 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur, shërbimi sprovues është i

autorizuar për të urdhëruar të miturin që të paraqitet në institucionin edukativ.415 Për

realizimin e këtij qëllimi, nga ana e këtij shërbimi të miturit i caktohet një person i cili të

miturin e vendosur në këtë masë e transporton deri në institucionin edukativ. Së

këndejmi, nëse ekzekutimi i masës nuk mund të fillojë ose të vazhdojë për shkak se i

mituri refuzon të zbatojë masën edukative apo arratiset, shërbimi sprovues duhet që për

këtë menjëherë të informojë gjykatën kompetente dhe stacionin kompetent policor të cilët

obligohen t’i ndërmarrin të gjitha masat ligjore që të miturin ta transportojnë në

institucionin edukativ.416 Natyrisht, mënyra e dërgimit të të miturit në institucionin

edukativ nuk guxon të cenojë dinjitetin e tij.

Të dhënat e përdorura provojnë se gjatë periudhës hulumtuese 2007-2016 në

Kosovë shërbimi sprovues ka siguruar ekzekutimin e të gjitha rasteve (49 sish) për të cilat

gjykatat e vendit kanë shqiptuar masën e dërgimit në institucionin edukativ.417 Në

mungesë të institucioneve të posaçme të themeluara enkas për këtë qëllim, të miturit ndaj

të cilëve është shqiptuar kjo masë edukative janë dërguar nëpër konvikte, shkolla e

qendra tjera në ekzekutim të saj. Në këto institucione, këta të mitur i kanë përcjellë edhe

probleme evidente të vendosjes dhe adaptimit pasi përgjegjësit e tyre me vështirësi kanë

pranuar këta të mitur në mesin e tyre, e po ashtu edhe vetë procesi i riedukimit të tyre

është përcjellë me shumë probleme. Kjo për faktin se për të miturit delikuentë nuk janë

krijuar programe të veçanta të edukimit, ndërkaq për shkak të çrregullimit të sjelljeve të

tyre, ata kanë hasur në vështirësi evidente të përshtatjes me moshatarët e tyre të cilët nuk

kanë pasur probleme në aspektin e edukimit të tyre. Për rrjedhojë, në 16 raste të miturit

delikuent i kanë braktisur këto institucione, ashtu që gjykata është dashur që ndaj tyre të

caktoj masa tjera edukative. Duke pasur parasysh këtë gjendje shtrohet e nevojshme që në

Kosovë, në të ardhmen e afërt të ndërmerren masat e duhura që do të mundësonin

ngritjen e këtyre qendrave të veçanta edukative, në të cilat do të punësoheshin pedagogë,

psikolog e personel tjetër profesionist, i cili do të merrej ekskluzivisht me trajtimin e të

miturve delikuent të vendosur në këto qendra. Ato qendra do duhej të krijonin programe

të mirëfillta që u përshtaten nevojave të këtyre të miturve dhe që do të mundësonin

arritjen e qëllimit të kësaj mase edukative.

2.3.2. Ekzekutimi i masës së dërgimit në institucionin edukativo - korrektues

Siç është theksuar më lart, masa edukative e dërgimit në institucioni edukativo-

korrektues shqiptohet ndaj të miturit i cili ka kryer vepër penale të dënueshme me burgim

prej më së paku 3 vjet, dhe ndaj të cilit ka nevojë të ndërmerren masat të edukimit të

specializuar dhe afatgjatë, që kërkojnë angazhim dhe mbikëqyrje të plotë nga ana e

personelit adekuat të institucionit edukativo-korrektues, dhe kur masa e tillë vlerësohet të

jetë në interesin më të mirë të të miturit.

(415) Për Shërbimin Sprovues të Kosovës, më gjerësisht, shih: Gashi, Rexhep. Shërbimi Sprovues i Kosovës,

historiku, fushëveprimi, organizimi dhe aktiviteti i tij, E drejta, nr. 3-4, Prishtinë, 2008, fq.8-11. (416) Maloku, Liridon. Ekzekutimi i masave edukative. Justicia, nr. 1, Prishtinë, 2012, fq. 338. I qasshëm në:

http://jus.igjk.rks-gov.net/690/1/Ekzekutimi%20i%20masave%20edukative_shqip%2C%20nr.%2027.pdf.

Shfletuar më: 10.02.2017. (417) Raport mbi veprimtarinë e Shërbimit Sprovues të Kosovës për vitet 2007-2016, datë 19.01.2017.

148

Konform paragrafit 1 të nenit 113 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur masa

edukative e dërgimit në institucionin edukativo-korrektues ekzekutohet në institucionin e

posaçëm të themeluar enkas për këtë qëllim. Ky institucion i ekzekutimit të kësaj mase

duhet të jetë i tipit gjysmë të hapur dhe të hapur. Është rregull determinues që në

institucion edukativo-korrektues femrat të cilat i nënshtrohen kësaj mase të vendosen në

sektorin e femrave, kurse madhorët dhe të miturit të cilët mbushin moshën 18 vjeçare të

cilët i nënshtrohen kësaj mase edukative, po ashtu duhet të vendosen në sektorin e

veçantë, ndaras nga të miturit tjerë (atyre që u takojnë grup moshave 14-18 vjeç).418

Në institucionin edukativ-korrektues të miturve delikuentë duhet tu sigurohet

mbrojtje, ndihmë dhe mbikëqyrje, me qëllim të edukimit, arsimimit dhe zhvillimit të tyre

të drejtë. Në anën tjetër, në këtë institucion mund të ndërmerren edhe masa përkatëse

disiplinore me qëllim të pengimit të aktiviteteve delikuente të personave të mitur. Së

këndejmi, gjatë kohës së qëndrimit në institucionin edukativo-korrektues të miturve duhet

t’u sigurohet arsimimi fillor dhe aftësimi profesional, mbajtja e lidhjeve me familjen dhe

kyçja aktivitete kulturore e zbavitëse.419 Kur në institucionin e tillë nuk ka kushte për

zhvillim të arsimimit të lartë, të miturve duhet siguruar mundësi që ata të vazhdojnë

shkollimin edhe jashtë institucionit, përmes zbatimit të mbikëqyrjes dhe kontrollit.420

Sipas paragrafit 1 të nenit 14 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur gjykata

kompetente me shkrim e urdhëron të miturin që të paraqitet në institucionin edukativo-

korrektues për ekzekutimin e masës edukative korrektuese. Në këtë rast ajo e specifikon

një ditë të veçantë kur i mituri duhet të përmbushë obligimin në fjalë. Afati brenda të cilit

gjykata duhet ta caktoj ditën e paraqitjes së të miturit në institucionin edukativo-

korrektues nuk mund të jetë më i shkurtër se 8 ditë dhe më i gjatë se 15 ditë nga dita e

nxjerrjes së urdhrit për dërgim të të miturit në institucionin e tillë. Në këto raste, gjykata e

informon institucionin edukativo-korrektues për datën kur i mituri duhet të paraqitet në

institucion dhe ia dërgon atij vendimin e formës së prerë së bashku me të dhënat

personale për të miturin të mbledhura gjatë zbatimit të procedurës penale ndaj tij. Nëse i

mituri i thirrur me rregull nuk paraqitet vullnetarisht në institucionin edukativo -

korrektues, atëherë gjykata u jep urdhër organeve kompetente që personin e mitur ta

sjellin me dhunë. Natyrisht, mënyra e sjelljes së të miturit në institucionin edukativo-

korrektues nuk duhet të cenojë dinjitetin e tij. Kjo do të thotë se ai nuk duhet të sillet i

prangosur.

Kur i mituri pranohet në institucionin edukativo-korrektues ai vendoset në zyrën

pranuese. Në atë zyrë së pari konstatohet identiteti i tij, arsyeja e shqiptimit të masës dhe

organi që e ka shqiptuar masën edukative, e më pas ai i nënshtrohet kontrollit

mjekësor.421 Të gjitha këto të dhëna duhet të evidencohen në regjistrin e pranimit. Më

pastaj, i mituri dërgohet në sektorin e kontrollimit personal, ku mund të mbahet deri në

60 ditë. Gjatë kohës së qëndrimit në këtë sektor në raport me të miturin duhet të

zhvillohen aktivitete të shumta, të cilat janë në funksion të njohjes dhe studimit të

personalitetit të tij. Kjo njohje e personalitetit të të miturit shërben për t’u mundësuar

hartimi i programit përkatës të trajnimit të të miturit gjatë kohës së ekzekutimit të kësaj

(418) Shih paragrafët 2 dhe 3 të nenit 113 të KDM. (419) Qëllimi i aktiviteteve arsimore, kulturore e zbavitëse është krijimi i shprehive pozitive të të miturve. (420) Hajdari, XI, fq. 244. (421) Kontrolli mjekësor duhet të bëhet brenda 24 orëve nga koha e arritjes së të miturit në institucionin

edukativo-korrektues.

149

mase edukative.422 Programi i tillë duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe i përshtatur

personalitetit të të miturit dhe kushteve teknike e kadrovike me të cilat disponon

institucioni edukativo-korrektues.423

Të miturit në institucionin edukativo-korrektues duhet të ndahen në grupe

edukative, në harmoni me moshën e tyre, zhvillimin mendor dhe karakteristikat tjera,

përfshirë veçoritë e programit të individualizuar. Grupet punuese, si rregull, nuk mund të

kenë më shumë se 20 të mitur dhe një edukator të veçantë.

Gjatë kohës së qëndrimit në institucionin edukativo-korrektues i mituri gëzon këto

të drejta: a) të drejtën që të ushtrojë në mënyrë të vazhdueshme për të ruajtur shëndetin e

tij; b) të kalojë së paku 3 orë në ditë jashtë lokaleve të mbyllura gjatë kohës së lirë; c) të

merret me aktivitete fizike e sportive; d) të vijoj shkollimin dhe aftësimin profesional, e)

të vizitohet së paku një herë në javë minimum deri në 1 orë nga prindi i tij, prindi

adoptues, kujdestari, bashkëshorti, fëmija, fëmijët e adoptuar dhe nga të afërmit tjerë të

gjakut në vijë të drejtpërdrejtë pa kufi ose në vijë anësore deri në shkallën e katërt; f) të

vizitohet së paku një herë në muaj nga persona të tjerë të cilët nuk ndikojnë negativisht në

ekzekutimin e masës; g) të drejtën në pushim ditor dhe javor në pajtim me dispozitat e

Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale,424 h) në pushim vjetor prej 30 ditësh, të

cilin me leje të institucionit korrektues mund ta shfrytëzoj edhe jashtë lokaleve të

institucionit edukativo-korrektues; në pushim shtesë deri në pesëmbëdhjetë ditë;425 i) në

ushqim në tri racione në ditë; j) në pranimin e korrespodencës dhe pakove ushqimore e

higjienike etj.

Personat e mitur, gjatë qëndrimit në institucion janë të detyruar të punojnë me

qëllim që të krijojnë shprehi pune dhe të aftësohen për jetë të pavarur, pas daljes nga

institucioni. Në këtë rast, kur kemi të bëjmë me të mitur që nuk janë përfshirë në procesin

e mësimit dhe shkollimit, ata mund të angazhohen në orar të plotë të punës.426

Ndaj të miturve të padisiplinuar mund të shqiptohen masat përkatëse disiplinore.

Këto masa, konform paragrafit 1 të nenit 122 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur duhet të

shqiptohen me zbatim të përshtatshëm të dispozitave përkatëse të Ligjit për Ekzekutimin

e Sanksioneve Penale. Edhe pse Kodi i Drejtësisë për të Mitur nuk i specifikon masat që

mund t’u shqiptohen të miturve të padisiplinuar, ky Kod megjithatë e bën më se të qartë

faktin se ndaj të miturit nuk mund të shqiptohet izolimi në qeli të veçantë si masë

disiplinore. Sidoqoftë, ligjdhënësi ka autorizuar mundësi që i mituri që bën shkelje

disiplinore të mund të vendoset në njësi të veçantë të institucionit edukativo-korrektues,

si dënim disiplinor, nën kushtet vijuese: a) periudha e vendosjes në njësinë e veçantë nuk

mund të kalojë 15 ditë; b) i mituri nuk mund të vendoset i vetmuar në njësinë e veçantë;

c) i mituri ka të drejtë të kalojë së paku 3 orë jashtë lokaleve të mbyllura gjatë kohës së

lirë dhe të pranojë vizita; d) i mituri duhet të mundësohet të ketë qasje në tekste mësimore

dhe libra të tjerë, dhe e) i mituri duhet të vizitohet nga zyrtari mjekësor dhe edukatori një

(422) Programi i trajnimit duhet të përgatitet nga ekspertët përkatës të angazhuar enkas për këtë qëllim dhe

nga institucioni edukativo-korrektues. (423) Hajdari, XI, fq. 248.

(424) Shih nenet 90-92 të Ligjit nr. 04/L-149 për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale. I qasshëm në:

https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=8867. Shfletuar më: 12.02.2017.

(425) Këtë pushim mund ta lejoj drejtori i institucionit edukativo-korrektues, dhe ai mund të akordohet për

sjellje të mirë të të miturit në institucionin edukativo-korrektues, për suksesin e treguar në shkollim apo

aftësim profesional etj.

(426) Halili, II, fq. 265-266.,

150

herë në ditë dhe dy herë në javë nga drejtori i institucionit edukativ korrektues.

Rrjedhimisht, ndaj të miturit që ka bërë shkelje disiplinore brenda institucionit edukativo-

korrektues mund të shqiptohen këto masa disiplinore: qortimi, heqja e benificionit të

caktuar, urdhri për kompensim të dëmit dhe vendosja e të miturit në njësi të veçantë të

institucionit edukativo-korrektues.

Siç dihet kohëzgjatja e kësaj mase nuk caktohet nga gjykata, por varësisht nga

suksesi në procesin e riedukimit dhe riintegrimit të personave të mitur atyre edhe mund

t’u ndërpritet kjo masë edukative korrektuese. Ndërprerja zakonisht bëhet nëse vërtetohet

se është arritur qëllimi i përmirësimit dhe riedukimit ose kur kjo masë nuk ka efekt, andaj

duhet të zëvendësohet me ndonjë sanksion tjetër.

Të dhënat e siguruara nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, përkatësisht Qendra

Korrektuese në Lipjan nuk pasqyrojnë numrin e tërësishëm të të miturve të cilët gjatë

periudhës 2007-2016 kanë qenë në ekzekutim të masës së dërgimit në institucionin

edukativo - korrektues.427 Këto të dhëna, me rastin e sigurimit të të cilave kemi hasur në

shumë vështirësi, pasqyrojnë vetëm numrin e personave të cilat kanë qenë në ekzekutim

të kësaj mase në fund të vitit 2016. Sipas këtyre të dhënave në fund të këtij viti në

Qendrën Korrektuese në Lipjan kishte gjithsej 40 të mitur ndaj të cilëve ishte shqiptuar

masa e dërgimit në institucionin korrektues. Sipas këtyre të dhënave në ekzekutim të

kësaj mase ishin 22 të mitur të rritur dhe 18 të mitur të rinj. Në mesin e 40 të miturve të

cilët ndodheshin në ekzekutim të masës së dërgimit në institucionin edukativo-korrektues

39 ishin të gjinisë mashkullore, kurse vetëm njëri prej tyre ishte i gjinisë femërore. Të

miturit që ndodheshin në ekzekutim të masës së dërgimit në institucionin edukativo-

korrektues ishin të dënuar për vjedhje të rënda, vrasje, tentim vrasje, grabitje, lëndime të

rënda trupore, keqpërdorime seksuale, rrezikim trafiku etj.428 Këto të dhëna plotësisht

përputhen me raportin e monitorimit gjashtëmujor mbi ekzekutimin e masave dhe

dënimeve për të miturit në Qendrën Korrektuese në Lipjan të realizuar në fund të vitit

2016 nga KOMF (Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve).429 Ky raport vë

në dukje parregullsi konkrete gjatë ekzekutimit të kësaj mase edukative. Kështu, ai

prezanton fakte se kjo masë, në kundërshtim me zgjidhjet ligjore dhe me shkelje të të

drejtave elementare të të miturve, ekzekutohet në institucion të tipit të mbyllur,430 se

programi i trajtimit të të miturve nuk i është përshtatur qëllimit të masës, por i njëjti më

shumë i ngjason një programi të institucioneve të tipit të mbyllur;431 të miturve nuk u

është mundësuar të vijojnë shkollimin në shkollat publike jashtë institucionit, ndërkohë

që në institucionin e tillë ka mungesë të madhe të stafit edukativ (punëtorëve socialë,

(427) Sipas të dhënave të pasqyruara më lart, gjykatat e Kosovës gjatë periudhës 2007 -2016 ndaj kryerësve

të mitur të veprave penale kanë shqiptuar gjithsej 196 masa të dërgimit në institucionin edukativo-

korrektues. Këto të dhëna, diktuar nga burimet e përdorura, nuk pasqyrojnë ecurinë e ekzekutimit të këtij

numri masash të shqiptuara. (428) Qendra Korrektuese në Lipjan, Raport statistikor mbi ekzekutimin e masave dhe dënimeve për të

miturit, datë 12.01.2017. (429) Shih Raportin e specifikuar: Raporti i monitorimit gjashtëmujor mbi ekzekutimin e masave dhe

dënimeve për të miturit në Qendrën Korrektuese në Lipjan. I qasshëm në: http://www.komfkosova.org/wp-

content/uploads/2016/11/Raporti-i-monitorimit-te-QKL_KOMF1.pdf. Shfletuar më: 12.02.2017. (430) Pavijoni ku bëhet ekzekutimi i kësaj mase edukative është i rrethuar me tela gjembor në lartësi deri në

4 metra dhe i mbyllur me derë elektrike, e cila mund të hapet vetëm nga zyrtarët korrektues (431) Qendra Korrektuese në Lipjan shkel të drejtat e fëmijëve. I qasshëm në: http://lajmi.net/qendra-

korrektuese-ne-lipjan-shkel-te-drejtat-e-femijeve/. Shfletuar më: 12.02.2017.

151

psikologëve, instruktorëve profesionalë, këshillëdhënësve të tjerë etj.),432 të miturit nuk

janë përfshirë në punën me shpërblim, ndaj tyre në disa raste ka pasur përdorim të dhunës

etj.433 Vështruar në këtë aspekt, shtrohet detyrë urgjente e Ministrisë së Drejtësisë që të

ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të evituar mangësitë dhe shkeljet ligjore të

cilat e karakterizojnë veprimtarinë e Qendrës Korrektuese në Lipjan në procesin e

ekzekutimit të masës së dërgimit në institucionin korrektues.434

2.3.3. Ekzekutimi i masës së dërgimit në institucionin për kujdes të posaçëm

Siç është theksuar më lart, gjykata mund të shqiptojë masën e dërgimit në

institucionin e posaçëm në vend të masës së dërgimit në institucionin edukativ ose të

institucionit edukativo- korrektues me rekomandimin e ekspertit të mjekësisë, nëse të

miturit i nevojitet përkujdesja e posaçme për shkak të çrregullimit mendor, ose të metave

fizike435 dhe kur kjo është në interesin më të mirë të të miturit.

Kjo masë edukative ekzekutohet në institucionin e posaçëm, me ç’rast të miturit

delikuent duhet t’i sigurohen të gjitha të drejtat dhe detyrimet të cilat u garantohen të

miturve të tjerë të vendosur në këtë institucion. Në këto institucione të miturve, përveç

edukimit u sigurohet edhe tretmani përkatës shëndetësor. Institucioni ku ekzekutohet kjo

masë është institucion i mbrojtjes sociale, edukimit, arsimimit dhe mbrojtjes

shëndetësore. Ato posedojnë të gjitha kushtet të cilat garantojnë arritjen e qëllimit të kësaj

mase edukative.

Vendosjen e të miturit delikuent në këtë institucion e bën shërbimi sprovues në

bazë të vendimit të nxjerrë nga gjykata kompetente. Për këtë qëllim, ky institucion i bën

kërkesë policisë, e cila detyrohet që ta shoqëroj të miturin në institucionin e kujdesit të

posaçëm. Edhe në këto raste shoqërimi për në këtë institucion nuk duhet të bëhet në

mënyrën që cenon dinjitetin e të miturit. Ligjdhënësi e bën të qartë faktin se në

shoqërimin e të miturit për në institucionin e kujdesit të posaçëm duhet të jetë edhe

zyrtari përkatës shëndetësor.436

Kjo masë edukative mund të zgjasë derisa i mituri të mbush moshën 18 vjeçare.

Por, me lejen e drejtorit të institucionit, në raste të caktuara, sidomos me qëllim të

përfundimit të procesit të shkollimit dhe aftësimit të tij, ai mund të qëndroj edhe më

shumë.437

Nëse ekzekutimi i masës edukative të dërgimit në institucionin e kujdesit të

posaçëm nuk mund të fillojë ose të vazhdojë për shkak se i mituri refuzon të zbatojë

(432) Avokati i Popullit, Raport me rekomandime i mekanizmit ndërkombëtar për parandalimin e torturës,

nr. 1399, Prishtinë, 2016, fq. 4-5. (433) Shih: Raport i monitorimit,…, fq. 13. (434) Kështu, Ministria e Drejtësisë duhet të siguroj që ekzekutimi i masës edukative të dërgimit në

institucionin edukativo-korrektues të bëhet në institucion të tipit gjysmë të hapur apo të hapur, të mundësoj

shkollimin e të miturve nën këtë masë që të shkollohen në shkolla publike jashtë institucionit korrektues, të

mundësoj punën me shpërblim të të miturve dhe nxjerr programet trajnuese që do të ishin në përputhje me

trajtimin e të miturve në institucion të tipit gjysmë të hapur apo të hapur. (435) Këtu është fjala për persona shurdhmemec, të verbër, persona me zhvillim të vonuar psikik dhe me

çrregullime tjera mendore. (436) Shih paragrafin 2 të nenit 125 të KDM. (437) Halili, II, fq. 267.

152

masën apo arratiset, shërbimi sprovues menjëherë e njofton gjykatën kompetente dhe

stacionin policor kompetent, të cilët të miturin e transportojnë në institucion.438

Konform paragrafit 1 të nenit 26 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur institucioni i

kujdesit të posaçëm ka përgjegjësi për ta informuar shërbimin sprovues kompetent dhe

gjykatën kompetente për nivelin e përparimit të të miturit gjatë ekzekutimit të kësaj mase

edukative”. Një informim i tillë duhet të bëhet çdo 6 muaj dhe ai duhet të fokusohet në

prezantimin e informacioneve për nivelin e adoptimit të të miturit, shkallën e

përmirësimit të shëndetit, riedukimit të tij etj.”439 Së këndejmi, në varësi të rrethanave që

e karakterizojnë procesin e ekzekutimit të masës, sidomos gjatë rishqyrtimit të raporteve

të proceduara nga shërbimi sprovues, gjykata mund të vazhdojë apo pushojë ekzekutimin

e kësaj mase edukative, por edhe mund ta zëvendësojë atë me ndonjë masë tjetër

edukative.440

Të dhënat e siguruara nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale nuk

pasqyrojnë numrin e tërësishëm të të miturve të cilët gjatë periudhës 2007-2016 kanë

qenë në ekzekutim të masës së dërgimit në institucionin e posaçëm.441 Këto të dhëna, me

rastin e sigurimit të të cilave kemi hasur në shumë vështirësi, pasqyrojnë vetëm numrin e

personave të cilat kanë qenë në ekzekutim të kësaj mase në fund të vitit 2016. Sipas

këtyre të dhënave në fund të këtij viti në Institutin Special në Shtime (ISSh); Shtëpitë në

Komunitet për Personat me Aftësi të Kufizuara Mendore (ShK) në: Shtime, Ferizaj,

Kamenicë, Vushtrri, Deçan, Graçanicë dhe Shtëpinë e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara

Mendore (ShF) në Shtime kishte gjithsej 11 të mitur ndaj të cilëve ishte shqiptuar masa e

dërgimit në institucionin e posaçëm. Sipas këtyre të dhënave në ekzekutim të kësaj mase

ishin 6 të mitur të rritur dhe 5 të mitur të rinj. Në mesin e 11 të miturve të cilët

ndodheshin në ekzekutim të masës së dërgimit në institucionin special 9 ishin të gjinisë

mashkullore, kurse dy ishin të gjinisë femërore. Të miturit që ndodheshin në ekzekutim të

masës së dërgimit në institucionin e posaçëm ishin të dënuar për vjedhje, vrasje, tentim

vrasje, lëndime trupore, keqpërdorime seksuale, rrezikim trafiku etj.442

Këto të dhëna plotësisht përputhen me raportin për vitin 2016 të Qendrës

Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës mbi të drejtat e njeriut në

institucionet e shëndetit mendor.443 Ky raport vë në dukje parregullsi konkrete gjatë

ekzekutimit të kësaj mase edukative. Kështu, ai vë në dukje se në institucionet e

ekzekutimit të kësaj mase ka mungesë të kuadrit profesional, kushtet e vendosjes dhe të

ushqimit janë shumë të dobëta, mungojnë aktivitetet e rregullta dhe informimi për të

drejtat e të miturve, mungon përkujdesja e duhur shëndetësore (nuk ka psikiatër, mjek të

(438) Salihu, I, fq. 56. (439) Hajdari, XI, fq. 258. (440) Shih paragrafin 5 të nenit 128 të KDM. (441) Aktualisht në Kosovë janë 17 institucione të cilat janë të dedikuara për akomodimin e personave me

aftësi të kufizuara mendore, si dhe Instituti i Psikiatrisë Forenzike të Kosovës dhe Shtëpia e të Moshuarve

në Prishtinë në të cilën po ashtu janë të vendosur disa persona me aftësi të kufizuara mendore. Me trajtimin

e fëmijëve me çrregullime psiko-fizike merren Instituti Special në Shtime (ISSh); Shtëpitë në Komunitet

për Personat me Aftësi të Kufizuara Mendore (ShK) në Shtime, Ferizaj, Kamenicë, Vushtrri, Deçan,

Graçanicë dhe Shtëpia e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara Mendore (ShF) në Shtime. Për këtë shih: Qendra

Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Të drejtat e njeriut në institucionet e

shëndetit mendor janar-dhjetor 2014, Prishtinë, 2015, fq. 21. (442) Qendra Korrektuese në Lipjan, Raport statistikor mbi ekzekutimin e masave dhe dënimeve për të

miturit, datë 12.01.2017. (443) Po aty.

153

praktikës së përgjithshme etj.), ka manifestim të shpeshtë të rasteve të vetëlëndimeve dhe

kufizimet e të drejtave të tyre bëhen pa zbatim të procedurave përkatëse ligjore.

Vështruar në këtë aspekt, shtrohet detyrë urgjente e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies

Sociale që të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të evituar mangësitë dhe shkeljet

ligjore të cilat e karakterizojnë veprimtarinë e institucioneve ku bëhet ekzekutimi i masës

së dërgimit në institucionin e posaçëm, përkatësisht të institucioneve të përkujdesjes për

personat e mitur me probleme të shëndetit mendor e fizik.

2.4. Ekzekutimi i dënimeve

Sipas Kodit të Drejtësisë për të Mitur, ndaj personave të mitur përveç masave të

diversitetit dhe masave edukative mund të shqiptohen edhe këto dënime: dënimi me

gjobë, urdhri për punë në dobi të përgjithshme, burgimi për të mitur dhe dënimet

plotësuese. Në fakt, krahas këtyre sanksioneve penale, ndaj të miturve mund të

shqiptohen edhe masat e trajtimit të detyrueshëm. Në vazhdim të këtij punimi, për aq sa

lejojnë suazat e parapara për punime të këtij lloji do të bëhet fjalë për disa nga specifikat

dhe elementet që e karakterizojnë dënimin me gjobë, urdhrin për punë në dobi të

përgjithshme dhe burgimin për të mitur.

2.4.1. Ekzekutimi i dënimit me gjobë

Siç është theksuar më lart, dënimi me gjobë është dënim i karakterit pasuror i cili

konsiston në vendosjen e detyrimit ndaj kryerësit të mitur të veprës penale që brenda

afatit të caktuar të paguaj një shumë të hollash në dobi të shtetit. Dënimi me gjobë është

dënim i lehtë i cili është i përshtatshëm të shqiptohet për rastet e kryerjes së veprave

penale të lehta.

Lidhur me ekzekutimin e dënimit me gjobë Kodi i Drejtësisë për të Mitur bën

fjalë vetëm në nenin 131, dhe atë e trajton në kuadër të dy paragrafëve të vetëm. Përmes

këtyre dy dispozitave të këtij Kodi ligjdhënësi kosovar parasheh dy zgjidhje:

1. Në të parën, specifikon vlefshmërinë e dispozitave të Ligjit për Ekzekutimin e

Sanksioneve Penale që vlejnë për madhorët edhe për të miturit, por kërkon që

të njëjtat të zbatohen duke iu përshtatur personalitetit të të miturit dhe

rrethanave sociale e rrethanave tjera që e karakterizojnë rastin.

2. Ndërkaq në të dytën, adreson ndalimin e mundësisë së zëvendësimit të

dënimit me gjobë të shqiptuar me burgimin.

Rrjedhimisht, ekzekutimin e dënimit me gjobë ndaj të miturit mund të kalojë

nëpër dy faza:

1. Në fazën e parë ekzekutimi i këtij dënimi bëhet në të njëjtën mënyrë si edhe

për personat madhorë. Edhe në këto raste, gjykata me aktgjykim përcakton

afatin brenda të cilit i mituri duhet të paguaj gjobën, afat ky i cili nuk mund të

jetë më i shkurtët se 15 ditë dhe më i gjatë se 3 muaj.444 Kur i mituri për shkak

të rrethanave që vlerësohen të natyrshme nuk mund të paguaj përnjëherë

gjobën, gjykata konform paragrafit 3 të nenit 30 të Kodit të Drejtësisë për të

(444) Salihu, I, fq. 70.

154

Mitur mund të lejojë pagesën e gjobës në këste, por jo më gjatë se dy vjet.445

Personi i mitur të cilit i është shqiptuar dënimi me gjobë, si rregull njoftohet

se në çfarë llogarie dhe brenda çfarë afati duhet të bëj përmbushjen e këtij

obligimi.446

2. Në fazën e dytë ekzekutimi i dënimit me gjobë (kur kjo fazë determinohet)

bëhet në mënyrë të ndryshme nga mënyrat e ekzekutimit të tij që vlejnë për

madhorët. Kështu, derisa tek personat madhorë, kur i dënuari nuk e bën

vullnetarisht pagesën e shumës së caktuar si dënim, gjykata vendos për

ekzekutim të dhunshëm të dënimit. Në këto raste nga personi i dënuar me

dhunë merren të holla, gjësende të ndryshme (si vegla e aparate të ndryshme

të amvisnisë) në kundërvlerë të shumës së dënimit në të holla. E nëse personi i

dënuar nuk ka gjësende të tilla në vlerë të dënimit në të holla, gjykata mund të

vendosë që të zëvendësojë dënimin me gjobë me dënim me burgim.447

Ndërkaq, në rastet kur i mituri nuk dëshiron apo nuk mund të paguaj gjobën,

dënimi me gjobë nuk mund të zëvendësohet në dënim me burgim. Në këto

raste, kur i mituri nuk dëshiron apo nuk mund të paguaj gjobën, me pëlqimin e

tij gjykata mund ta zëvendësojë gjobën me urdhër për punë në dobi të

përgjithshme,448 por duke pasur kujdes që të mos pengoj vijimin e rregullt të

shkollës dhe aktivitetet tjera të punës. Përveç kësaj zgjidhjeje, konform

paragrafit 5 të nenit 30 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur, kur i mituri nuk

dëshiron apo nuk mund të paguaj gjobën e caktuar si dënim, si dhe nuk

pajtohet për zëvendësimin e këtij dënimi më urdhrin me punë në dobi të

përgjithshme, gjykatës i është akorduar mundësia që ta zëvendësojë dënimin

me gjobë me ndonjë masë edukative joinstitucionale.

Sipas të dhënave që i përmbajnë evidencat e gjykatave themelore të Kosovës gjatë

periudhës hulumtuese 2007-2016 prej 121 dënimeve me gjobë të shqiptuara janë

ekzekutuar 23 dënime të tilla. Në rastet tjera, (kur të miturit nuk ka dashur apo nuk kanë

mundur ta paguajnë gjobën) siç është theksuar më lart këto dënime gjykatat në 51 raste i

kanë zëvendësuar me urdhrin për punë në dobi të përgjithshme, kurse në 47 raste të tjera

me masat edukative joinstitucionale. Kjo situatë dëshmon se gjykatat e Kosovës nuk kanë

qenë shumë të vëmendshme në lidhje me plotësimin e kushteve ligjore të shqiptimit të

dënimit me gjobë ndaj të miturit. Së këndejmi, kërkohet që këto gjykata në të ardhmen të

jenë më vigjilente përballë konstatimit të kushteve ligjore mbi bazën e të cilave do të

mund ta shqiptonin këtë dënim, në mënyrë që të shmangin situatat e pakëndshme lidhur

me mënyrën e veprimit të tyre kur të miturit nuk duan apo nuk munden të paguajnë

gjobën e caktuar si dënim. Kjo për faktin se në lidhje me këtë çështje ato në praktikën e

tyre janë ballafaquar me një sërë problemesh, përfshirë ato që kanë determinuar

pamundësi të zëvendësimit të tij me dënimet e masat tjera edukative.

(445) Lidhur me ekzekutimin e dënimit me gjobë në praktikën gjyqësore nuk ka problem të veçanta kur

personi i mitur në mënyrë vullnetare e zbaton këtë dënim. Problemet zakonisht shfaqen atëherë kur i mituri

edhe pasi aktgjykimi të ketë marrë formën e prerë dhe të jetë bërë i ekzekutueshëm nuk e paguan këtë

dënim në mënyrë vullnetare. (446) Halili, II, fq. 252. (447) Po aty, fq. 252. (448) Salihu, I, fq. 70.

155

2.4.2. Ekzekutimi i urdhrit për punë në dobi të përgjithshme

Siç është theksuar më lart, urdhri për punë në dobi të përgjithshme është lloj i

posaçëm i dënimit i cili konsiston në vendosjen e detyrimit ndaj kryerësi të mitur të

veprës penale që të kryej një punë të caktuar në interes të përgjithshëm pa pagesë.

Ekzekutimi i urdhrit për punë në dobi të përgjithshme kryhet nga shërbimi

sprovues në bashkëpunim me gjykatën, e cila e ka shqiptuar këtë dënim. Rrjedhimisht,

pas shqiptimit të këtij dënimi nga gjykata, shërbimi sprovues e cakton llojin e punës të

cilën duhet ta kryej delikuenti i mitur, e cakton organizatën ku duhet ta kryej punën,

vendos për ditët e javës kur do të kryhet puna dhe mbikëqyrë kryerjen e punës.449 Kur

vlerësohet të jetë në interes të të miturit, shërbimit sprovues i është akorduar autoriteti që

të kërkoj ndihmë e bashkëpunim nga organi i kujdestarisë dhe përfaqësuesi ligjor i të

miturit. Në fakt, lidhur me këtë preferohet që gjatë tërë kohës së ekzekutimit të këtij lloji

dënimi shërbimi sprovues të bashkëpunoj me organin e kujdestarisë. Kjo qasje i

kontribuon gjetjes së zgjidhjeve më adekuate të mundshme të evitimit të problemeve

eventuale që mund të paraqiten gjatë ekzekutimit të këtij dënimi.

Me rastin e caktimit të orëve dhe ditëve në të cilat duhet të kryhet puna në interes

të përgjithshëm, shërbimi sprovues duhet të ketë kujdes që kryerja e punës së këtillë të

miturin të mos e pengoj në vijimin e rregullt të shkollës ose angazhimin në aktivitetet e

tjera të rëndësishme.450

Gjatë tërë periudhës së ekzekutimit të urdhrit për punë në dobi të përgjithshme,

zyrtarët e shërbimit sprovues, kohë pas kohe i dorëzojnë raport me shkrim gjykatës e cila

e ka shqiptuar këtë dënim dhe e njoftojnë për çfarëdo pengese eventuale të ekzekutimit të

këtij urdhri. Kështu, nëse i mituri nuk mund ta kryej punën në dobi të përgjithshme për

shkak të ndryshimit të mëvonshëm të rrethanave për të cilat i mituri delikuent nuk është

përgjegjës, shërbimi sprovues nga gjykata kërkon rishqyrtimin e urdhrit për punë në dobi

të përgjithshme.451 Në raste të tilla gjykata mund të vendosë që urdhri për punë në dobi të

përgjithshme të zëvendësohet me ndonjë masë më të lehtë.

Varësisht nga rezultatet e arritura gjykata mund të ndryshoj urdhrin për punë në

dobi të përgjithshme apo ta pushojë ekzekutimin e tij. Si rregull, gjykata mund të vendosë

për ndryshimin e urdhrit në rastet kur i mituri nuk e kryen punën në dobi të përgjithshme,

gjegjësisht kur atë e kryen vetëm pjesërisht. Në këto raste gjykata mund të vendosë që

urdhri në fjalë të zëvendësohet me ekzekutim të masës institucionale edukative ose me

burgimin për të mitur në kohëzgjatje proporcionale, duke marrë parasysh kohëzgjatjen e

punës në dobi të përgjithshme të kryer. Kurse në rastin e gjobës, gjykata urdhëron

pagesën e gjobës në përpjesëtim me kohëzgjatjen e punës në dobi të përgjithshme e cila

nuk është kryer. Ndërkaq, gjykata do të vendosë për pushimin e urdhrit për punë në dobi

të përgjithshme në rastet kur vlerëson se i mituri e ka kryer punën e tillë në tërësi, ose

edhe në rastet e kryerjes së pjesshme të punës nëse shërbimi sprovues rekomandon këtë

mundësi, duke pasur në konsideratë efektet pozitive që ka shkaktuar ndaj të miturit puna

e kryer.452

(449) Salihu, I, fq. 73. (450) Po aty, fq. 73. (451) Shih paragrafët 1 dhe 2 të nenit 133 të KDM. (452) Hajdari, XI, fq. 271.

156

Sipas të dhënave që i përmbajnë evidencat e shërbimit sprovues të Kosovës gjatë

periudhës hulumtuese 2007-2016 ka organizuar dhe mbikëqyrur ekzekutimin e urdhrit

për punë në dobi të përgjithshme në gjithsej 688 raste. Këtu janë përfshirë të gjitha rastet

në të cilat gjykatat që në fillim u kanë shqiptuar të miturve këtë lloj dënimi (637) dhe të

gjitha rastet kur gjykatat kanë bërë zëvendësimin e dënimit me gjobë me urdhrin për punë

në dobi të përgjithshme (51). Siç rezulton, në shumicën e rasteve shërbimi sprovues u ka

caktuar të miturve të dënuar me këtë dënim alternativ punë që lidhen me pastrim të

rrugëve, pastrim e mirëmbajtje të parqeve, rregullim të ambientit të brendshëm dhe të

jashtëm të institucioneve të ndryshme etj.453 Në shumicën e rasteve të këtyre dënimeve

shërbimi sprovues ka adresuar edhe çështjen e aftësimit profesional të të miturve, të cilët

edhe janë pajisur me certifikata përkatëse. Marrë në përgjithësi rastet e trajtuara nga

shërbimi sprovues kanë rezultuar të suksesshme, por në disa sosh janë manifestuar edhe

probleme evidente, të cilat përveç tjerash kanë rezultuar me mos kryerje të punës në dobi

të përgjithshme, gjë që kanë determinuar nevojën e zëvendësimit të këtij dënimi me

masa të tjera. Se cili ka qenë numri i zëvendësimit të dënimit me urdhër për punë në dobi

të përgjithshme me dënime e masa të tjera nuk disponohet me të dhëna të sakta, por ai

vlerësohet të sillet rreth 7%. Ky është një fakt, i cili shtron nevojën e ngritjes së

kapaciteteve të shërbimit sprovues të Kosovës, dhe atë si në aspektin profesional e teknik,

po ashtu edhe në aspektet tjera. Në fakt, ky shërbim duhet të jetë më aktiv në terren dhe

në komunikim me të miturit delikuent, përfaqësuesit e organizatave e institucioneve ku

bëhet ekzekutimi i urdhrit për punë në dobi të përgjithshme, me organin e kujdestarisë

sociale etj., si dhe të merret më me përkushtim me çështjet që ndërlidhen me studimin e

personalitetit të të miturit delikuent dhe rrethanave që e kanë karakterizuar jetën e tij të

mëhershme dhe aktuale, në mënyrë që përmbushja e misionit të tij të shënojë në tërësi

rezultate e pritura.

2.4.3. Ekzekutimi i burgimit për të mitur

Siç është theksuar më lart burgimi për të mitur është lloji më i rëndë i dënimit në

mesin e tri dënimeve të parapara për kryerësit e mitur të veprave penale. Ai mund të

shqiptohet përjashtimisht dhe për llojet e veprave penale shumë të rënda dhe nëse për

shqiptimin e tij plotësohen kushtet e parapara me ligj.

Në Kodin e Drejtësisë për të Mitur janë paraparë vetëm disa dispozita të

përgjithshme dhe një numër relativisht i kufizuar i dispozitave të posaçme me të cilat

përcaktohet mënyra e ekzekutimit ët burgimit për të mitur, kurse në detaje kjo çështje

është adresuar më Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale. Zgjidhja e tillë

shprehimisht është paraparë në paragrafin 2 të nenit 134 në të cilën thuhet: “Dispozitat e

Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale për ekzekutimin e dënimit me burgim

zbarohen përshtatshmërisht për ekzekutimin e dënimit me burgim për të mitur në rastet

kur nuk janë në kundërshtim me këtë Kod”.

Qëllimi i ekzekutimit të burgimit për të mitur është që të kontribuohet në

rehabilitimin dhe në zhvillimin e kryerësit të mitur, veçanërisht në edukimin e të miturit,

edukimin e specializuar, në aftësimin profesional dhe në zhvillimin e duhur personal.

(453) Shih lëndën P. nr. 313/11 të Gjykatës Themelore në Pejë dhe Buletinin nr. 5/10 të Shërbimit Sprovues

të Kosovës.

157

Përveç kësaj, burgimi për të mitur duhet të ndikoj pozitivisht në të miturin përmes

mbrojtjes, ndihmës dhe mbikëqyrjes me qëllim të parandalimit të recidivizmit.454 Për

realizimin e këtyre qëllimeve gjatë kohës së ekzekutimit të dënimit me burgim për të

mitur të miturve u ofrohet aftësim i duhur profesional, i bazuar në njohuritë e tyre,

shkathtësisë, interesimet dhe punën që është duke e kryer, 455 arsimimi përkatës dhe

ngritja e nivelit kulturor.

Burgimi për të mitur mbahet në institucionin korrektues për të mitur dhe në raste

të jashtëzakonshme, në pavijone të ndara të institucionit korrektues për persona

madhor.456 Personat e mitur të cilët mbajnë dënimin me burgim për të mitur gjatë

qëndrimit në institucion kanë të drejta dhe obligime sikurse personat madhor të dënuar

me burgim.457 Së këndejmi, mund të konkludohet se të miturit, në asnjë variant, nuk

mund t’i kufizohet ndonjë e drejtë e cila praktikisht vlen për personin madhor gjatë

ekzekutimit të dënimit me burgim.

Konform paragrafit 2 të nenit 136 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur gjatë

ekzekutimit të burgimit për të mitur personat e gjinive të ndryshme duhet të kenë ndarje

fizike, vështruar kjo në kontekst të institucioneve ku ata vendosen. Kjo do të thotë se

meshkujt i mbajnë dënimet e tyre ndaras nga femrat. “Në mungesë të institucioneve të

ndara korrektuese ligjdhënësi ka lejuar mundësinë që të miturit e dënuar meshkuj e femra

ta mbajnë dënimin me burgim në kuadër të institucionit të njëjtë, por të ndarë në pavijone

të veçanta, ku ndarja gjinore gjithsesi duhet të funksionojë”.458

Po ashtu, të miturit e mbajnë dënimin me burgim të ndarë nga personat madhorë.

Nëse i dënuari i mitur edhe pasi të ketë mbushur moshën 23 vjeçare nuk e mban në tërësi

burgimin për të mitur, i mituri dërgohet për të mbajtur pjesën e dënimit të mbetur në

institucionin korrektues në të cilin e mbajnë dënimin me burgim personat madhorë. Në

raste të veçanta, personave të dënuar të cilët kanë mbushur 23 vjet mund t’u lejohet

qëndrimi në institucionin korrektues për të mitur nëse kjo është e nevojshme për

përfundimin e përgatitjes ose aftësimit të tyre profesional, apo edhe pjesa e mbetur e

dënimit të tyre që duhet mbajtur nuk është më e gjatë se gjashtë muaj. Mirëpo, ata në

asnjë mënyrë nuk mund të qëndrojnë në institucionin korrektues për të mitur pasi të kenë

mbushur 27 vjet.459

Si rregull të miturit e mbajnë dënimin së bashku. Megjithatë, me kërkesë të të

miturit drejtori i qendrës korrektuese mund të lejoj që i mituri të ndahet nga personat tjerë

të dënuar kur çmon se shqetësimet e cekura në kërkesën e të miturit janë të arsyeshme

dhe se nuk ka mundësi të tjera për trajtimin e shqetësimeve të tij. Rrjedhimisht, kjo leje

mund të autorizohet kur kjo çmohet e nevojshme për të: a) parandaluar rrezikun për jetë

apo shëndet të të miturit apo personave tjerë, ose b) për të parandaluar kërcënimin e

(454) Salihu, I, fq. 80. (455) Bazat e trajtimit përfshijnë punën e dobishme edukative me shpërblim përkatës, lehtësimin dhe

inkurajimin e kontakteve në mes të miturve dhe botës së jashtme përmes letrave, telefonit, pranimin e

vizitave, vizitave në shtëpi, aktiviteteve sportive dhe ofrimit të kushteve të nevojshme për kryerjen e

ritualeve fetare. (456) Edhe pse ligjdhënësi nuk e thekson, përjashtimet duhet t’u referohen specifikave të veçanta të kryerësit,

llojit dhe peshës së veprës penale të kryer, apo mungesës së hapësirave në institucionin korrektues. (457) Halili, II, fq. 269. (458) Hajdari, XI, fq. 275. (459) Shih paragrafin 3 të nenit 136 të KPM.

158

sigurisë së institucionit korrektues të shkaktuar nga prania e vazhdueshme e të miturit

brendapërbrenda gjithë njerëzve të burgut.

Gjatë kohës së ekzekutimit të burgimit për të mitur të miturit mund t’i caktohet që

të kryej punë të dobishme edukative me shpërblim përkatës. Caktimi i punëve të cilat

duhet t’i kryejnë të dënuarit e mitur bëhet sipas aftësive të tyre dhe prirjeve për lloje të

caktuara të punëve dhe në pajtim me mundësitë që ekzistojnë në institucionin korrektues.

Mirëpo, orari i punës i të dënuarit të mitur duhet të caktohet në aso mënyre e cila ju

mundëson shkollimin dhe aftësimin profesional dhe t’u mbetet kohë e mjaftueshme për

edukimin fizik dhe argëtim si dhe për kryerjen e ritualeve fetare.460

Gjatë mbajtjes së burgimit për të mitur, i mituri gëzon disa të drejta më të mëdha

se personi madhor. Këto të drejta janë më të shumta veçmas në mundësitë më të mëdha

që të shoqërohet me moshatarët e vet si dhe të mbajë kontakte me botën e jashtme,

përmes letrave, telefonit, pranimin e vizitave dhe vizitave në shtëpi. Vështruar në këtë

aspekt, i mituri ka të drejtë në pushim në kohëzgjatje prej 30 ditë, dhe ai lejohet zakonisht

atëherë kur nuk mbahet mësimi. Po ashtu, i mituri nuk mund t’i nënshtrohet vetmisë si

dënim disiplinor. “Në fakt, trajtimi ndaj të miturve të dënuar gjatë ekzekutimit të dënimit

me burgim përshkohet më tepër me masa të përmirësimit, edukimit, riedukimit, të

angazhimit në punë, aktivitete edukativo-arsimore dhe sportive, gjithnjë për t’i shërbyer

qëllimit të mbrojtjes dhe ndihmës ndaj të miturve”.461

Këto karakteristika të përgjithshme të ekzekutimit të burgimit për të mitur

tregojnë se ky lloj dënimi ekzekutohet ndryshe nga dënimi me burgim për madhorët dhe

kjo mundëson në masë më të madhe edukimin, riedukimin dhe aftësimin profesional të

delikuentit të mitur.

Sikurse te rasti i masës edukative institucionale të dërgimit në institucioni

edukativo – korrektues dhe të dhënat e siguruara nga Shërbimi Korrektues i Kosovës,462

përkatësisht Qendra Korrektuese në Lipjan lidhur me ekzekutimin e dënimit me burgim

për të mitur nuk pasqyrojnë numrin e tërësishëm të të miturve të cilët gjatë periudhës

2007-2016 kanë qenë në mbajtje të këtij dënimi në institucionin edukativ korrektues.463

Këto të dhëna, me rastin e sigurimit të të cilave kemi hasur në shumë vështirësi,

pasqyrojnë vetëm numrin e personave të cilët kanë qenë në ekzekutim të këtij dënimi në

fund të vitit 2016. Sipas këtyre të dhënave në fund të këtij viti në Qendrën Korrektuese në

Lipjan kishte gjithsej 11 të mitur ndaj të cilëve ishte shqiptuar dënimi me burgim për të

mitur. Këto të dhëna provojnë se në ekzekutim të këtij dënimi të gjithë të miturit ishin

mbi moshën 16 vjeçare, dhje kjo është në përputhje me zgjidhjet e Kodit të Drejtësisë për

të Mitur i cili ka akorduar mundësi të shqiptimit të burgimit për të mitur vetëm për të

miturit e rritur. Në mesin e 11 të miturve të cilët ndodheshin në ekzekutim të burgimit për

të mitur në Qendrën Korrektuese në Lipjan 9 ishin të gjinisë mashkullore, kurse vetëm 2

(460) Salihu, I, fq. 81. (461) Xhambazi, Minire. Ekzekutimi i burgimit për të mitur, Justicia, nr.1, Prishtinë, 2012, fq. 241. I

qasshëm në: http://jus.igjk.rks-gov.net/689/1/Ekzekutimi%20i%20burgimit%20p%C3%ABr%20t%C3%

AB%20mitur_Ship,%20nr.%2018.pdf. Shfletuar më: 05.02.2017. (462) Për Shërbimin Korrektues të Kosovës shih: Gashi Rexhep, Shërbimi Korrektues i Kosovës (historiku,

fushëveprimi, organizimi) dhe struktura e personave të dënuar e të paraburgosur në institucionet

korrektuese, E drejta, nr. 2, Prishtinë, 2008. fq. 29-29. (463) Sipas të dhënave të pasqyruara më lart, gjykatat e Kosovës gjatë periudhës 2007-2016 ndaj kryerësve të

mitur të veprave penale kanë shqiptuar gjithsej 211 dënime me burgim për të mitur. Këto të dhëna, diktuar

nga burimet e përdorura, nuk pasqyrojnë ecurinë e ekzekutimit të këtij numri dënimesh të shqiptuara.

159

prej tyre ishin të gjinisë femërore. Të miturit që ndodheshin në ekzekutim të burgimit për

të mitur ishin të dënuar për vrasje, tentim vrasje, grabitje, lëndime të rënda trupore etj.464

Këto të dhëna plotësisht përputhen me raportin e monitorimit gjashtëmujor mbi

ekzekutimin e masave dhe dënimeve për të miturit në Qendrën Korrektuese në Lipjan të

realizuar në fund të vitit 2016 nga KOMF (Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e

Fëmijëve).465 Ky raport vë në dukje parregullsi konkrete gjatë ekzekutimit të dënimit me

burgim për të mitur. Kështu, ai specifikon se ky dënim, në kundërshtim me zgjidhjet

ligjore dhe me shkelje të të drejtave elementare të të miturve, ekzekutohet në institucion

të tipit të mbyllur,466 se nuk ka klasifikim funksional, përkatësisht ndarje të të miturve në

grupe, se të miturit e dënuar dhe të paraburgosur mbahen në lokale të njëjta, të miturve

nuk u është mundësuar të vijojnë shkollimin në shkollat publike jashtë institucionit,

ndërkohë që në institucionin e tillë ka mungesë të madhe të stafit edukativ (punëtorëve

socialë, psikologëve, instruktorëve profesionalë, këshillëdhënësve të tjerë etj.),467 të

miturit nuk janë përfshirë në punën me shpërblim, ndaj tyre në disa raste ka pasur

përdorim të dhunës etj.468 Vështruar në këtë aspekt, shtrohet detyrë urgjente e Ministrisë

së Drejtësisë që të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të evituar mangësitë dhe

shkeljet ligjore të cilat e karakterizojnë veprimtarinë e Qendrës Korrektuese në Lipjan, në

procesin e ekzekutimit të burgimit për të mitur, në mënyrë që të përmbushet qëllimi i

sanksioneve penale ndaj të miturve.469

(464) Shih fusnotën 438. (465) Shih fusnotën 425. (466) Pavijoni ku bëhet ekzekutimi i këtij dënimi është i rrethuar me tela gjembor në lartësi deri në katër

metra dhe i mbyllur me derë elektrike, e cila mund të hapet vetëm nga zyrtarët korrektues. Kjo përputhet

me situatën e ekzekutimit të masës së dërgimit në institucionin edukativo-korrektues, pasi edhe burgimi

për të mitur edhe kjo masë edukative ekzekutohen në objekt të njëjtë. Në këto raste nuk mund të vëresh

asnjë dallim midis të miturve të dënuar me këto dy lloje të sanksioneve penale të ndryshme. (467) Shih: Raport me rekomandime i mekanizmit ndërkombëtar për parandalimin e torturës, Avokati i

Popullit, nr. 1399, datë 20.12.2016, fq. 14-15. (468) Shih: Raport i monitorimit,…, fq. 13. (469) Ministria e Drejtësisë duhet të siguroj që ekzekutimi i burgimit për të mitur të bëhet në institucion të

tipit gjysmë të hapur apo të hapur, të mundësoj shkollimin e të miturve nën këtë masë që të shkollohen në

shkolla publike jashtë institucionit korrektues, të mundësoj punën me shpërblim të të miturve dhe të siguroj

ndarje funksionale të të miturve në grupe të të miturve.

160

Përfundime

Rezultatet modeste të punës në hulumtimin e sanksioneve penale ndaj të miturve

në Kosovë, më kanë sjellë deri te këto përfundime kryesore:

1. Sanksionet penale përgjithësisht dhe sanksionet penale ndaj të miturve, janë mjete

ndëshkimore juridike penale, shtrënguese të përcaktuara me ligj, të cilat i shqipton

gjykata në procedurë gjyqësore ndaj kryerësve të veprave penale me qëllim të

mbrojtjes së vlerave më vitale të individit dhe shoqërisë, e që kanë për efekt

kufizimin ose heqjen e lirive dhe të drejtave të caktuara, ose paralajmërimin e

mundësisë së heqjes ose kufizimit të tyre nëse përsëritet vepra penale.

2. Sanksionet penale ndaj të miturve sajohen nga disa elemente themelore. Të tilla

elemente konsiderohen: Ato paraqesin vlerësim negativ moralo-etik ndaj veprës

penale dhe kryerësit të mitur të saj, një të keqe që e godet personin e mitur që ka

kryer vepër penale, kanë qëllim mbrojtjen shoqërisë dhe qytetarëve nga veprat

penale përmes të cilave dëmtohen dhe rrezikohen vlerat më të rëndësishme të

individit dhe shoqërisë, mund të përcaktohen vetëm me ligj, mund t’u shqiptohen

vetëm të miturve që kanë kryer vepra penale e që janë të përgjegjshëm dhe ato

mund t’i shqiptoj vetëm gjykata, e në rastet e masave te diversitetit edhe prokurori

i shtetit, sipas procedurës së përcaktuar me ligj.

3. Sanksionet penale për të mitur si mjete kryesore dhe më të shpeshta të reagimit të

shoqërisë ndaj kriminalitetit të të miturve, kanë disa karakteristika themelore. Si

karakteristika të tilla konsiderohen: me anën e tyre shoqëria mbron nga

kriminaliteti i të miturve vlerat më të rëndësishme të njeriut dhe bashkësisë

shoqërore, mund t’u shqiptohen vetëm kryerësve të mitur të veprave penale, mund

të shqiptohet vetëm ai sanksion penal i cili është paraparë me ligj në momentin e

kryerjes së veprës penale (nulla pena sine lege), mund t’i shqiptoj vetëm gjykata,

në rastin e masave të diversitetit edhe prokurori i shtetit, në bazë të procedurës së

përcaktuar me ligj, e cila ofron më së shumti garanci për marrjen e vendimit të

drejtë dhe të ligjshëm, kryerësve të mitur të veprave penale u merren apo

kufizohen disa nga liritë dhe të drejtat e tyre. Janë mjete juridiko-penale të

karakterit represiv, e të cilat ekzekutohen sipas detyrës zyrtare dhe ato janë të

shumta dhe të llojllojshme (të karakterit plural).

4. Qëllimi i sanksioneve penale për të mitur është që të kontribuojë në rehabilitimin

dhe zhvillimin adekuat të kryerësit të mitur, duke ofruar mbrojtje, ndihmë dhe

mbikëqyrje, si dhe duke siguruar edukim dhe aftësim profesional, dhe duke

zhvilluar përgjgjëisnë e tij personale, dhe kështu për të parandaluar recidivizmin e

të miturve.

5. Për shkak se personat e mitur akoma nuk e kanë arritur pjekurinë e duhur bio-

psikike, gjatë tërë historisë së njerëzimit kjo kategori e kryerësve të veprave

penale ka pasur trajtim të posaçëm, trajtim më të butë, madje edhe të privilegjuar

në të drejtën penale. Kështu, e drejta e vjetër kineze njihte tri faza të përgjegjësisë

161

penale të të miturve: a) i mituri nën moshën shtatëvjeçare ka qenë tërësisht i

përjashtuar nga dënimi, b) për të miturit prej 7-10 vjeç ishte paraparë propozimi

për falje i cili i drejtohej perandorit, dhe c) i mituri që kryente vepër penale për të

cilën parashihej dënimi me vdekje dënohej vetëm me gjobë. Në Greqinë e vjetër

veprat penale të të miturve i kanë trajtuar si dëme të pësuara, e nëse fëmijët janë

dënuar, këtë e kanë bërë më shumë për t’i kënaqur kërkesat e familjes së të

dëmtuarit se sa me qëllim që fëmija të vuaj për veprën e kryer. Në të drejtën

romake fëmijët deri në moshën 7 vjeçare janë konsideruar penalisht të

papërgjegjshëm për shkak të zhvillimit të pamjaftueshëm të tyre psikik dhe

paaftësisë që të kuptojnë rëndësinë morale dhe shoqërore të veprës penale. Sipas

të drejtës romake kategorinë e dytë e përbënin fëmijët prej moshës 7 deri në 10

vjeçare. Këta persona vetëm përjashtimisht janë konsideruar penalisht të

përgjegjshëm, nëse kanë mundur ta kuptojnë rëndësinë e veprës penale të cilën e

kanë kryer. Ndërsa personat prej moshës 10 vjeçare gjer 14 vjeçare, në të drejtën

romake janë konsideruar penalisht të përgjegjshëm. Mirëpo, në të gjitha rastet

mosha e tyre e re është marrë si rrethanë lehtësuese. Gjithashtu, si rrethanë

lehtësuese është konsideruar edhe mosha e kryerësit prej 14 gjer në 18 vjeçare, e

në disa raste edhe gjer në 25 vjeçare. Mosha e tillë e re është marrë si rrethanë

lehtësuese në rastet e vlerësimit të përgjegjësisë penale të tyre, e sidomos në rastin

e shqiptimit të sanksioneve penale, të cilat në krahasim me personat madhor kanë

qenë më të buta.

6. Në kohën e mesjetës nuk kanë ekzistuar dispozita të posaçme juridike për

kryerësit e mitur të veprave penale, mirëpo tortura ndaj tyre është zbatuar në

mënyrë më të kufizuar. Kjo gjendje ishte rrjedhojë e faktit se mesjeta në tërësi

kishte shkaktuar ngecje të gjithanshme në zhvillimin e shoqërisë njerëzore, ngecje

e cila ishte manifestuar edhe në lëmin e sistemit të drejtësisë penale për të mitur.

7. Pozita e kryerësve të mitur të veprave penale dukshëm është përmirësuar me

kodifikimet që u bënë në të drejtën penale në gjysmën e dytë të shek. XVIII dhe

XIX. Para së gjithash nën ndikimin e ideve të Cezare Bekaries u caktua mosha më

e ultë dhe më e lartë e të miturve ndaj të cilëve mund të shqiptohen sanksionet e

caktuara penale, por gjithnjë më të buta se ndaj kryerësve madhor të veprave

penale. Kodi Penal i Leopold Toskanës (1786) në dispozitat e tij, ndër të tjera

përcaktoi kritere të reja për përcaktimin e përgjegjësisë penale të të miturve. Sipas

këtij kodi penal, ndaj fëmijëve deri në moshën dymbëdhjetëvjeçare nuk ka

mundur të shqiptohet kurrfarë dënimi. Kurse më vonë, ndaj kryerësve të mitur të

veprave penale si sanksione penale u parapanë masat edukative, u krijuan gjykata

për të mitur dhe u nxorën ligje të veçanta për këtë kategori kryerësish.

8. Në deceniet e fundit pozita dhe sanksionet penale ndaj të miturve janë zhvilluar

në drejtim të krijimit të standardeve ndërkombëtare, përmes të cilave synohet

unifikimi i legjislacioneve dhe praktikave të trajtimit të kryerësve të mitur të

veprave penale. Duhet theksuar faktin se në këtë aspekt kontribuuesit kryesor janë

Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Këshilli i Evropës, të cilët angazhimin e

tyre e kanë konkretizuar me nxjerrjen e një numri të konsiderueshëm të

162

konventave e akteve tjera ndërkombëtare. Të tilla akte janë: Konventa për të

Drejtat e Fëmijës, Direktivat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për

Parandalimin e Delikuencës së të Miturve (Udhëzimet e Riadit), Rregullat

Minimale Standarde të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Administrimin

e Drejtësisë për të Miturit (Rregullat e Pekinit), Rregullat e Organizatës së

Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen e të Miturve të Privuar nga Liria e tyre

(Rregullat e Havanës), Rregullorja e Këshillit të Evropës për Masat dhe

Sanksionet ndaj të Miturve dhe këto rekomandime të Këshillit të Evropës:

Rekomandimi nr. R (87) 20 për Reagimet Sociale ndaj Kryerësve (shkelësve) të

Mitur, Rekomandimi nr. R (88) 6 për Reagimet Sociale nda Kryerësve të Mitur të

Familjeve Emigratore, Rekomandimi nr. Rec. (2000) 20 për rolin e ndërhyrjes së

hershme psiko-sociale në parandalimin e kriminalitetit, Rekomandimi Rec. (2003)

20 për mënyrat e reja të trajtimit që kanë të bëjnë me shkeljet e të miturve dhe

rolin e drejtësisë së të miturve, Rekomandimi nr. Rec. (2005) 5 për të drejtat e

fëmijëve që qëndrojnë në institucionet rezidenciale, Rekomandimi nr. Rec. (2006)

2 për Rregullat Evropiane të Burgjeve dhe Rekomandimin nr. Rec. (2008) 11 për

Rregullat Evropiane për Kryerësit e Mitur në lidhje me Dënimet dhe Masat.

9. E drejta zakonore shqiptare (Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe Kanuni i Skënderbeut,

si burime kryesore të saj) përmban pak norma penale të cilat i referohen tretmanit

të kryerësve të mitur të veprave penale. Me gjithë faktin se personi konsiderohej

penalisht i përgjegjshëm, përafërsisht nga mosha 12-15 vjeçare, e drejta zakonore

shqiptare njihte person penalisht përgjegjës vetëm të zotin e shtëpisë. Kjo e drejtë

nuk kishte arritur të bënte ndarjen e të miturve në kategori të posaçme dhe që për

ta, në raste kur kryejnë vepra penale, të mund të ushtrohej një tretman i duhur,

qoftë edhe përmes shqiptimit të sanksioneve penale. Për më tepër, kjo e drejtë nuk

kishte arritur të parashikonte masat edukative, si sanksione që shkojnë në

funksion të ushtrimit të një tretmani të caktuar për të miturit, përkundrazi ka

ndikuar që në masë të madhe, ta largojë nga sistemi juridik institutin e

përgjegjësisë personale të personit për krimin e kryer. E drejta zakonore shqiptare,

ngjashëm si dhe të drejtat penale të shteteve tjera të asaj kohe, nuk kishte arritur

që në kanunet që zbatoheshin në krahina të ndryshme ku jetonin shqiptarët, të

përfshinte aso dispozitash me të cilat do të përkufizohej qartë pozita e të miturve

në të drejtën penale, e në këtë kontekst edhe tretmani që ata do të gëzonin në

kuadër të sistemit juridik në përgjithësi.

10. Literatura e shumtë e përdorur dëshmon se në Kosovë pozita penalo-juridike e të

miturve, gjatë periudhave të ndryshme të zhvillimit historik e ka ecurinë dhe

specifikat e veta të zhvillimit. Madje, mund të thuhet se rruga e zhvillimit, në

drejtim të avancimit të pozitës penalo-juridike të të miturve, ishte jo vetëm rrugë e

vështirë, por edhe komplekse.

11. Sipas Ligjit Penal të Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene (1929) të mitur

konsideroheshin personat prej moshës 14 - 21 vjeçare. Ky ligj këta të mitur i

ndante në dy grupe: të mitur të rinj (14-17 vjeç) dhe të mitur të rritur (17-21 vjeç).

Të miturit e rinj kanë mundur të jenë përgjegjës në aspektin penal po që se ishin të

163

aftë të kuptonin peshën e veprës së tyre dhe të silleshin sipas gjykimit të tillë.

Sipas këtij ligji të miturve të rinj mund t’u shqiptoheshin masa të veçanta

edukative, ndërsa vetëm në raste të rralla, kur ishte fjala për recidivistë mund t’u

shqiptohej dënimi. Ndërkaq, të miturve të rritur, nëse ishin penalisht të

përgjegjshëm kishte mundësi tu shqiptohej dënimi, me kusht që në raste të tilla

për ta të aplikoheshin dispozitat e veçanta me rastin e individualizimit të dënimit.

12. Sipas Ligjit për Llojet e Dënimeve (1945) dhe ndryshimeve të tij (1946) ishte

paraparë se personave të mitur mbi moshën 14 vjeçare, për veprën penale të kryer,

në radhë të parë, duhej shqiptuar masa edukative, ndërsa kryerësve të mitur më të

vjetër se mosha 16 vjeçare, ka mundur t’u shqiptohej, ndër të tjera, edhe dënimi

me vdekje, heqja nga liria me punë të dhunshme në kohëzgjatje prej 6 muaj deri

në 20 vjet, largimi me dhunë nga vendbanimi etj.

13. Me Kodin Penal të Jugosllavisë (1947) personat më të rinj se 14 vjeç nuk

konsideroheshin penalisht të përgjegjshëm për veprën penale të kryer. Personat e

tillë u dorëzohen prindërve ose organeve të kujdestarisë me qëllim të aplikimit të

masave edukative në entin për edukim. Personat më të vjetër se 14 vjeç deri në 18

vjeç konsideroheshin penalisht të përgjegjshëm, nëse zhvillimi psikik i tyre

mundësonte që ata të kuptonin rëndësinë e veprës së kryer dhe pasojat e saj. Ndaj

personave të tillë ka mundur të shqiptohej dënimi me burgim por jo edhe dënimi

me vdekje dhe dënimi me burgim të përjetshëm me punë të dhunshme.

14. Kodi Penal i Jugosllavisë i vitit 1951 po ashtu kishte paraparë që ndaj të miturve

të cilët nuk janë të përgjegjshëm penalisht, të mund të shqiptoheshin vetëm masat

edukative, ndërsa ndaj atyre që kishin këtë përgjegjësi, mund të aplikoheshin

përveç masave edukative edhe dënimet, gjë që varej nga rëndësia e veprës së

kryer si dhe nga fakti se, në rastin konkret, bëhej fjalë për të mitur të rinj apo për

të mitur të rritur.

15. Sipas Ligjit Penal të Republikës Federative Socialiste të Jugosllavisë të vitit 1977

ndaj të miturve të rinj (14-16 vjeç) mund të shqiptoheshin vetëm masat edukative.

Ndaj këtyre të miturve kurrsesi nuk mund të shqiptohej dënimi, pavarësisht se

çfarë vepre penale kishin kryer. Ndaj të miturve të rritur (16-18 vjeç) ishte

paraparë që parimisht ndaj tyre të shqiptoheshin masat edukative, e

përjashtimisht, në raste të caktuara me ligj, edhe dënimi me burgim për të mitur.

Vlen të theksohet fakti se krahas këtyre dy grupeve të të miturve ky legjislacion

njeh edhe një nënkategori të kryerësve të rinj të veprave penale, të cilët në të

drejtën penale quheshin persona madhor të rinj (18-21 vjeç), ndaj të cilëve, edhe

pse janë persona madhor, ishte parashikuar mundësia e shqiptimit të disa prej

masave edukative. Sipas këtij legjislacioni, i cili zbatohej në Kosovë, ndaj

kryerësve të mitur që kishin kryer vepra penale nuk do të mund të aplikoheshin

dispozitat mbi vërejtjen gjyqësore dhe ato mbi dënimin me kusht, pasi aplikimi i

këtyre sanksioneve penale, për arsye të specifikave që kishin, ishte i pamundur.

164

16. Sipas Ligjit Penal të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës të vitit 1977 (Kreu

IV) ndaj kryerësve të mitur të veprave penale mund të shqiptoheshin masat

edukative dhe dënimet (dënimi me burgim për të mitur, dënimi me gjobë, dënimi

me kusht etj.).

17. Nga vështrimi i zgjidhjeve ligjore që u adresohen të miturve me ligjet përkatëse të

disa vendeve (Francës, Shqipërisë, Maqedonisë, Kroacisë, Serbisë, Rumanisë,

Afganistanit etj.) janë konstatuar dallime evidente. Kështu, në disa prej këtyre

vendeve sanksionet penale për të mitur dhe çështjet tjera që u referohen

delikuentëve të mitur janë rregulluar në kuadër të kodeve penale (shih:

Shqipërinë, Kroacinë e Hungarinë), ndërsa disa të tjera çështjet e tilla i kanë

rregulluar me ligje të veçanta (shih: Serbinë, Maqedoninë e Afganistanin). Pastaj

në disa prej tyre janë paraparë masa shumë të kufizuara edukative për të mitur

(shih: Shqipërinë dhe Afganistanin), kurse në disa të tjera janë paraparë numër i

konsiderueshëm i këtyre masave (shih: Maqedoninë, Serbinë, Kroacinë etj.). Në

disa prej këtyre vendeve nuk është paraparë pluralizëm i dënimeve ndaj kryerësve

të mitur të veprave penale (shih: Afganistanin), kurse në disa të tjera janë paraparë

disa lloje të dënimeve për të mitur (shih: Maqedoninë, Serbinë etj.). Secila nga

këto vende, pavarësisht avancimet që kanë shënuar në legjislacionet e tyre lidhur

me pozitën e të miturve, vështruar kjo edhe në kontekst të shqiptimit të

sanksioneve penale, kanë akoma punë për të bërë në mënyrë që t’i akceptojnë

rekomandimet lidhur me pozitën e të miturve të legjislacionin penal të cilat i

parashohin aktet përkatëse ndërkombëtare.

18. Në Kosovë pozita juridike penale e të miturve është rregulluar më Kodin e

Drejtësisë për të Mitur. Ky Kod ka paraparë mundësinë që ndaj të miturve të

shqiptohen masat e diversitetit, masat edukative dhe dënimet. Masat e diversitetit

përbëjnë llojin më të lehtë të sanksioneve penale të cilat mund tu shqiptohen

kryerësve të mitur të veprave penale. Ato kanë si qëllim kryesor arritjen e

tendencës që delinkuenti i mitur të mos i ekspozohet procedurës penale, të mos

stigmatizohet dhe të mos i shqiptohen sanksione penale. Ky Kod ka paraparë tetë

lloje të masave të diversitetit dhe për shqiptimin e tyre e ka autorizuar prokurorin

e shtetit, gjyqtarin për të mitur dhe trupi gjykues për të mitur. Masat edukative

përbëjnë llojin kryesor të sanksioneve penale ndaj të miturve që u shqiptohen

kësaj kategorie të kryerësve të veprave penale. Ato kanë përparësi në krahasim

me çdo sanksion tjetër penal, dhe ato përjashtojnë aplikimin e dënimit me burgim

për të mitur. Këto masa ndahen në masa disiplinore (qortimi dhe dërgimi në

qendrën disiplinore), masa të mbikëqyrjes së shtuar (mbikëqyrja e shtuar nga ana

e prindit, prindit adoptues ose kujdestarit, mbikëqyrja e shtuar nga familja tjetër

dhe mbikëqyrja e shtuar nga organi i kujdestarisë) dhe masat institucionale

(dërgimi në institucionin edukativ, dërgimi në institucionin edukativo-korrektues

dhe dërgimi në institucionin e kujdesit të posaçëm). Dënimet (dënimi me gjobë,

urdhri për punë në dobi të përgjithshme, burgimi për të mitur dhe dënimet

plotësuese) konsiderohen sanksione penale të cilat i shqipton gjykata pas

zhvillimit të procedurës së përcaktuar me ligj, ndaj kryerësve të mitur të veprave

penale që janë të përgjegjshëm dhe të fajshëm me qëllim të luftimit të

165

kriminalitetit, mbrojtjes së vlerave individuale dhe shoqërore, edukimit,

rehabilitimit e zhvillimit të drejtë të të miturit, i cili konsiston në marrjen apo

kufizimin e të drejtave të caktuara të kryerësit të mitur të veprës penale.

19. Sipas të dhënave të përdorura gjatë periudhës 2007-2016 prokuroritë dhe gjykatat

themelore të Kosovës ndaj kryerësve të mitur të veprave penale kanë shqiptuar

3251 masa të diversitetit. Burimet e përdorura provojnë se prokuroritë themelore

gjatë periudhës hulumtuese kanë shqiptuar numër më të madh të masave të

diversitetit se sa gjykatat. Sipas burimeve të tilla prokuroritë themelore kanë

shqiptuar masa të diversitetit ndaj të miturve në 2067 raste, kurse gjykatat

themelore në 1184 raste. Kjo gjendje ka qenë e pritshme duke pasur parasysh

qëllimin sublim të këtyre masave, mos-fillimin e procedurës penale ndaj të

miturit. Numri i masave të diversitetit rezulton të jetë për 5614 raste më i vogël se

numri i masave edukative dhe dënimeve që gjatë periudhës hulumtuese ua kanë

shqiptuar të miturve gjykatat themelore të Republikës së Kosovës. Ana e mirë e

këtyre të dhënave është se, përjashtuar vitet 2012 dhe 2013, gjatë të gjitha viteve

tjera vërehet një trend i rritjes së numrit të masave të diversitetit të shqiptuara ndaj

të miturve, e cila mbase është pasojë e shtimit të numrit të veprave penale të

kryera nga të miturit, gjë që vërehet edhe në raport me sanksionet tjera penale të

shqiptuara kësaj kategorie të kryerësve të veprave penale. Duke pasur parasysh

qëllimin e sanksioneve penale ndaj të miturve, konsideroj se gjendja lidhur me

shqiptimin e sanksioneve penale ndaj të miturve do duhej të kishte një rrjedhë

paksa më ndryshe, e atillë që do të shprehej me një dominim të masave të

diversitetit ndaj masave edukative dhe dënimeve. Për këtë, me gjasë ka ndikuar

fakti i mungesës së eksperiencës, por edhe mungesa e nivelit të duhur të

profesionalizmit të prokurorëve e gjyqtarëve. Së këndejmi, konsideroj se në të

ardhmen prokuroritë e gjykatat themelore të Kosovës do duhet që ndaj kryerësve

të mitur të veprave penale të shqiptojnë më shpesh masa të diversitetit, kurse më

rrallë sanksione të tjera. Natyrisht, që kjo të ndodhë kërkohet që të punohet më

tepër në ngritjen e performacës profesionale të prokurorëve e gjyqtarëve, sepse

kështu më lehtë realizohen qëllimet e sanksioneve penale ndaj të miturve.

20. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe Këshillit Gjyqësor të

Kosovës gjatë periudhës 2007-2016 gjykatat themelore të Kosovës ndaj kryerësve

të mitur të veprave penale kanë shqiptuar gjithsej 1098 masa disiplinore, nga të

cilat në 985 raste është shqiptuar qortimi gjyqësor dhe në 113 raste dërgimi në

qendrën disiplinore. Siç rezulton, këto masa janë shqiptuar relativisht shpesh në

praktikën gjyqësore. Ato përbëjnë masat disiplinore që dominojnë pas masave të

mbikëqyrjes së shtuar. Mirëpo, duke pasur parasysh qëllimin e tyre është pritur që

të njëjtat të jenë shqiptuar më shpesh.

21. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe Këshillit Gjyqësor të

Kosovës gjatë periudhës 2007-2016 gjykatat themelore të Kosovës ndaj kryerësve

të mitur të veprave penale kanë shqiptuar gjithsej 4282 masa të mbikëqyrjes së

shtuar, nga të cilat në 2866 raste është shqiptuar mbikëqyrja e shtuar nga ana e

prindit, prindit adoptues ose kujdestarit, në 411 raste mbikëqyrja e shtuar nga

166

familja tjetër dhe në 1005 raste mbikëqyrja e shtuar nga organi i kujdestarisë

Ndërkaq, në mesin e 200 lëndëve të studiuara masat e mbikëqyrjes së shtuar

përfaqësohen me 128 raste.

22. Sipas rezultateve modeste të këtij punimi gjykatat themelore të Kosovës gjatë

periudhës 2007-2016 kanë shqiptuar gjithsej 264 masa edukative institucionale.

Këto të dhëna dëshmojnë se këto masa në kuadrin e masave edukative janë masat

që janë shqiptuar më së paku. Ky fakt dëshmon se, rastet e devijimit në edukim e

të miturit delikuent që kanë pasur nevojë për trajtim afatgjatë kanë qenë shumë

më të pakta se te rastet e devijimeve të lehta të cilat kanë kërkuar trajtim

afatshkurtër të të miturve delikuent. Siç rezulton, gjykatat e Kosovës më së shumti

masa edukative institucionale kanë shqiptuar gjatë viteve 2008 dhe 2014, kurse

më së paku gjatë viteve 2007 dhe 2015. Shkaqet e kësaj gjendjeje, me gjasë, duhet

kërkuar në nivelin në rritje që ka shënuar kriminaliteti i të miturve nëpër ato vite,

por edhe në nivelin e bartjes së lëndëve të të miturve nga vitet paraprake. Në

mesin e këtyre masave më së shumti është shqiptuar masa e dërgimit në

institucionin edukativo-korrektues (në 196 raste), pastaj masa e dërgimit në

institucionin edukativ (në 49 raste) dhe më së paku masa e dërgimit në

institucionin e posaçëm (në 19 raste). Kjo gjendje edhe është pritur duke pasur

parasysh karakterin e tyre dhe rrethanat tjera qoftë të karakterit të përgjithshëm

apo të posaçëm.

23. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe Këshillit Gjyqësor të

Kosovës gjatë periudhës hulumtuese gjykatat themelore në shkallë vendi kanë

shqiptuar gjithsej 1136 dënime, nga të cilat 499 aktgjykime dënuese dhe 637

dënime për punë në dobi të përgjithshme. Të dhënat e përdorura nuk pasqyrojnë

numrin e aktgjykimeve liruese dhe refuzuese. Sipas këtyre të dhënave gjatë kësaj

periudhe janë shqiptuar gjithsej 121 dënime me gjobë, 211 dënime me burgim,

637 urdhra për punë në dobi të përgjithshme dhe 167 dënime alternative. Ky

punim është fokusuar në elaborimin e të dhënave të 18 aktgjykimeve të

shqiptuara, nga të cilat 6 i referohen dënimit me burgim, 5 dënimit me gjobë, 4

urdhri për punë në dobi të përgjithshme dhe 3 dënimeve alternative. Edhe ky trend

i shqiptimit të dënimeve nga gjykatat e Kosovës është pritur për shkak të

specifikave që i karakterizojnë ato, por edhe për shkak të rrethanave të tjera të

karakterit të përgjithshëm dhe të posaçëm.

24. Te të miturit të cilëve u janë shqiptuar masat e diversitetit, masat edukative dhe

dënimet kanë dominuar plotësisht personat e gjinisë mashkullore, janë shënuar

dallime evidente sa i përket nivelit të dënimeve të shqiptuara ndërmjet të miturve

të rinj dhe të miturve të rritur. Sanksionet penale janë shqiptuar për shkak të

kryerjes së veprave penale kundër jetës dhe trupit, kundër pasurisë, atyre në

fushën e narkotikëve, kundër integritetit seksual, rrezikimit të komunikacionit

publik etj. Shkaqet e kësaj gjendjeje përputhen me shumë realitete që e

karakterizojnë zhvillimin e jetës në Kosovë.

167

25. Procedura penale ndaj të miturve në Republikën e Kosovës manifeston një mori

zgjidhjesh specifike, të cilat e dallojnë atë nga procedura penale që zhvillohet ndaj

personave madhor. Këto specifika kryesisht u referohen këtyre çështjeve: i mituri

në asnjë rast nuk mund të gjykohet në mungesë; në këtë procedurë pjesëmarrja e

prindit, prindit adoptues apo kujdestarit, në rastet kur kjo çmohet të jetë në

interesin e të miturit, është e domosdoshme, si dhe për zhvillimin e saj duhet

gjithnjë të njoftohet organi i kujdestarisë sociale; mbrojtja në procedurën penale

për të mitur është e obligueshme; në procedurën penale për të mitur askush nuk

mund të lirohet nga detyra për të dëshmuar mbi rrethanat që vlerësohen të

nevojshme për konstatimin e zhvillimit psikologjik të të miturit, njohjen e

personalitetit të tij dhe kushteve në të cilat ai jeton; në këtë procedurë nuk ka

publicitet dhe ajo zhvillohet me urgjencë.

26. Specifikë e procedurës penale për të mitur është se në përcaktimin e kompetencës

territoriale të gjykatës përparësi ka vendbanimi ose vendqëndrimi i të miturit që

akuzohet për kryerje të veprës penale. Kjo kompetencë është adresuar në këtë

mënyrë edhe në rastet kur i mituri është viktimë e veprës penale të kryer nga

personi madhor. Kjo qasje e ligjdhënësi ka bazën në faktin se gjykata ku e ka

vendbanimin i mituri është gjithnjë më afër mundësisë që në mënyrë të plotë, të

mbledh të dhënat mbi personalitetin e të miturit dhe ta njohë mjedisin jetësor të

tij, si dhe në kërkesën e ligjdhënësit për konsiderim të interesave më të mira të të

miturit.

27. Specifika të procedurës penale për të mitur, në krahasim me procedurën penale

për madhorët, ndër të tjera, konsiderohen edhe këto: i mituri mund të mbahet në

arrest më së shumti deri në 24 orë nga momenti i arrestimit të tij (madhorët deri

në 48 orë), paraburgimi ndaj të miturit, para ngritjes së propozimit të arsyetuar,

mund të zgjasë maksimalisht 12 muaj (madhorët deri në 18 muaj); akti me të cilin

procedohet çështja penale në gjykatë është propozimi i arsyetuar (te madhorët ai

emërtohet aktakuzë); afati i paraqitjes së ankesës kundër vendimit të gjykatës të

marrë në shkallë të parë është 8 ditë (te madhorët 15 ditë); gjykimin e të miturit e

bën gjyqtari për të mitur ose trupi gjykues për të mitur, i cili në përbërjen e tij ka

edhe gjyqtarë laikë (në rastet e gjykimit të madhorëve nuk ka gjyqtarë laikë);

fillimi i procedurës për heqjen e të drejtës për përkujdesje prindërore në rastet kur

konstatohet se prindi po i keqpërdorë së tepërmi detyrat e tij prindërore ose se po

i shkel të drejtat e fëmijës si dhe fakti se gjyqtari për të mitur duhet ta informoj në

vazhdimësi organin e kujdestarisë për të gjitha faktet dhe provat e vërtetuara në

procedurë penale, të cilat kanë kontribuar ose mundësuar kryerjen e veprës penale

nga ana e të miturit.

28. Rezultatet modeste të këtij hulumtimi provojnë se në ekzekutimin e sanksioneve

penale ndaj të miturve rol evident i është dhënë Shërbimit Sprovues të Kosovës.

Roli i këtij shërbimi kryesisht fokusohet në përcjelljen e përmbushjes së

detyrimeve të cilat së bashku me sanksionet penale u janë caktuar të miturve, me

ç’rast atij i është përcaktuar rol evident edhe në procedurat e përcaktimit të tyre.

Kjo qasje duhet vlerësuar si e qëlluar dhe e dobishme, bazuar në faktin se ajo i ka

168

kontribuar në masë të konsiderueshme uljes së nivelit të recidivizmit të të

miturve, rrethanë kjo e konstatuar në të dhënat e përdorura.

29. Edhe pse ligjdhënësi kosovar ka paraparë themelimin e disa institucioneve të

posaçme të ekzekutimit të masave edukative, në planin praktik kjo çështje ka

ngelur e papërfunduar. Kështu, në Kosovë akoma nuk është ndërtuar ndonjë

institucion i posaçëm në të cilin do të ekzekutohej masa e dërgimit në qendrën

disiplinore e as ndonjë institucion në të cilin do të ekzekutohej masa e dërgimit në

institucionin edukativ. Në mungesë të këtyre institucioneve, ekzekutimi i këtyre

masave vazhdon të bëhet në kuadër të konvikteve të nxënësve, shkollave e

qendrave ekzistuese për të rinjtë, ku procedurat e trajtimit të të miturve delikuent

hasin në probleme nga më të ndryshmet. Këto probleme, përveç mungesës së

kushteve të përshtatshme për ta, përcillen edhe me mungesë të kuadrit të

specializuar të cilët do të merreshim me riedukimin e të miturve delikuent,

përfshirë edhe mosgatishmërinë e udhëheqësve të institucione të sipërcekura për

të pranuar brenda tyre të mitur që kanë kryer vepra penale.

30. Sipas të dhënave të përdorura në fund të vitit 2016 në Qendrën Korrektuese në

Lipjan kishte 41 të mitur të paraburgosur, 40 të mitur të tjerë në mbajtje të masës

edukative institucionale të dërgimit në institucionin edukativo-korrektues dhe 11

të mitur që ishin në ekzekutim të burgimit për të mitur. Këto shifra përputhen me

koherencën e shqiptimit të këtyre masave e dënimeve ndaj kryerësve të mitur të

veprave penale gjatë viteve të përfshira në këtë hulumtim. Procesi i ekzekutimit të

këtyre masave e dënimeve vazhdon të përcillet me shumë mangësi e parregullsi.

Këto parregullsi kryesisht i referohen faktin të mbajtjes së të miturve delikuent në

institucione të tipit të mbyllur (përderisa ligjdhënësi kërkon që kjo të bëhet në

institucione të tipit gjysmë të hapur apo të hapur), mungesës së programeve

individuale të trajtimit të të miturve delikuent, mos ndarjes së të miturve në grupe

që i përgjigjen aftësive të tyre, mohimin e të drejtës për vazhdim të shkollimit të

institucione arsimore jashtë institucionit korrektues, mungesës së kuadrit të

mjaftueshëm edukativ në Qendrën Korrektuese në Lipjan, mungesa e ndërtesave

brenda kësaj qendre që do të bënte të dallueshëm një të mitur që është në

ekzekutim të një mase edukative dhe të atij që është në ekzekutim të burgimit për

të mitur etj.

169

Shkurtesat e përdorura

KDM Kodi i Drejtësisë për të Mitur,

KDPM Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur,

KPRK Kodi Penal i Republikës së Kroacisë.

KPRK Kodi Penal i Republikës së Kosovës,

KPRSH Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë,

KPRRK Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Kosovës,

LESAP Ligji për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale,

170

LITERATURA

1. Libra dhe artikuj shkencor:

Adžajlha-Dedovia, Azra, Drejtësia restorative, Sarajevë-Prishtinë, 2007.

Babić, Franjo. Kazneno pravo, Opči deo, Zagreb, 1998.

Bilalli, Asllan & Bahtiri, Bedri. E drejta romake, Prishtinë, 2015.

Bojić, Borislav & Ahmed Ali, Abdasalam. Kivičnipravni status maloletnika u Srbiji,

Beograd, 2014.

Bucandra, Raducanju. New regulations the sanctions applicable to minors in the new

Romanian Criminal Code, Bukuresht, 2012.

Čejović, Boro. I, E drejta penale, Pjesa e përgjithshme (përkthim), Beograd, 1979.

Čejović, Boro. II, Kriviočno pravo, Opšti deo, Beorad, 1999.

Çollaku, Hashim. Efikasiteti i procedurës penale për të mitur dhe ruajtja e dinjitetit të të

miturit, Centrum, nr. 2, Shkup, 2014.

Çollaku, Hashim. Roli i prokurorit të shtetit në procedurën penale, Prishtinë, 2013.

Doerner, William & Steven Lab. Victimology, Cineinnati, 2002.

Elezi, Ismet & Kaçupi, Skënder & Haxhia, Maksim. Komentar i Kodit Penal të

Republikës së Shqipërisë, Pjesa e përgjithshme, Tiranë, 1999.

Elezi, Ismet. I, E drejta zakonore e Labërisë në planin krahasues, Tiranë, 1994.

Elezi, Ismet. II, E drejta zakonore penale e shqiptarëve, Tiranë, 1983.

Elezi, Ismet. III, Komentar i shtesave dhe ndryshimeve në Kodin Penal, Tiranë, 2001.

Fox, Richard. Criminal sanctions the other end, Canberra, 1999.

Garson, Emil. Krivično pravo, Izvori, razvoj i sadašnje stanje, Beograd, 1926.

Gashi, Rexhep. I, Ekzekutimi i dënimeve alternative, Prishtinë, 2013.

Gashi, Rexhep. II, Kodi i Drejtësisë për të Mitur i Kosovës (rëndësia, risitë dhe

ndryshimet më të rëndësishme), E drejta, nr. 3, Prishtinë, 1996.

Gashi, Rexhep. III, Shërbimi Korrektues i Kosovës (historiku, fushëveprimi, organizimi)

dhe struktura e personave të dënuar e të paraburgosur në institucionet korrektuese, E

drejta, nr. 2, Prishtinë, 2008.

Gashi, Rexhep. IV, Shërbimi Sprovues i Kosovës, historiku, fushëveprimi, organizimi

dhe aktiviteti i tij, E drejta, nr. 3-4, Prishtinë, 2008.

Gumi, Viktor. Instrumentet ndërkombëtare për përdorimin e programeve të drejtësisë

restauruese për të miturit dhe legjislacioni shqiptar. I qasshëm në: http://www.gumi-

attorneys.com/downloads/Drejtesia%20restauruese%20dhe%20te%20miturit.doc.

Shfletuar më: 02.02.2017.

Haines, Alina, Juvenile crime and punishment in Budapest. I qasshëm në:

http://www.internetjournalof criminology.com/Haines%20-

%20Juvenile%20Crime%20and%20 Punishment%20in%20Bucharest.pdf. Shfletuar më:

02.02.2017.

Hajdari Azem, I, Shkathtësitë e praktikës gjyqësore, Prishtinë, 2013.

Hajdari Azem. II, Kodi i Procedurës penale, Komentar, Prishtinë, 2016.

Hajdari, Azem. III, Conditional release of convicted persons in Kosovo, International

Journal of Research in Humanities and Social Studies, Volume 3, Issue 7, Hyderabad,

2016.

Hajdari, Azem. IV, E drejta e procedurës penale e Maqedonisë, Prishtinë, 2004.

171

Hajdari, Azem. V, E drejta e procedurës penale e të miturve (me Ligjin Penal për të

mitur), Prishtinë, 2005.

Hajdari, Azem. VI, E drejta e procedurës penale, Pjesa e posaçme, Prishtinë, 2013.

Hajdari, Azem. VII, Juvenile criminality in Koosvo, Macrothink Institute, 2015, Vol. 3,

no. 1.

Hajdari, Azem. VIII, Kriminaliteti i të miturve në Kosovë, 2001-2003, Prishtinë, 2004.

Hajdari, Azem. IX, Procedura penale, Komentar, Prishtinë, 2010.

Hajdari, Azem, X Juvenile criminality in Kosovo, Lambert, Saarbrucken, 2015.

Hajdari, Azem.XI, Sistemi i drejtësisë për të mitur, Komentar, Prishtinë, 2010.

Hajdari, Azem. XII, Veprat penale me natyrë korrupsioni me një vështrim të posaçëm në

Kosovë, Prishtinë, 2003.

Hajdari Azem, E drejta e procedurës penale, Pjesa e përgjithshme, Prishtinë, 2014.

Hajdari, Albulena & Krasniqi, Milot, Ndërmjetësimi si qasje e re e zgjidhjes alternative të

çështjeve penale, Avokatura, nr.13, Prishtinë, 2012.

Halili, Ragip. I, Kriminologjia, Prishtinë, 2008.

Halili, Ragip. II, Penologjia, Prishtinë, 2002.

Halili, Ragip. III, Sanksionet penale sipas te drejtës zakonore në Kosovë, Prishtinë, 1985.

Halili, Ragip. IV, Viktimologjia, Prishtinë, 2007.

Hautamaki, Edward W. The element of means rear in recklessness and criminal

negligence, Duke Law Journal, no. 2, North Carolina, 1951.

Haxhimusa, Rexhep & Kabashi, Ismet. Komentar për Ligjin Penal për të Mitur, Prishtinë,

2011.

Hoxha, Artan & Nagan, Winston P. & Dirks, J. Paul. Strengthening the rule of law in

Albania. Impartiality, independence and the transformation of the legal profession”

Review of Central and Eastern European, no. 6, Dordrecht, 1994.

Hoyle, Carolyn. Negotiating domestic violence: Police, criminal justice and victims, New

York, 2000.

Hysi, Vasilika. I, Kriminologjia, Tiranë, 2010.

Hysi Vasilika, II, Penologjia, Tiranë, 2012.

Islami, Halim & Hoxha, Artan & Panda, Ilir. Procedura penale-Komentar, Tiranë, 2003.

Ismajli Hilmi & Sejdiu Fatmir, Historia e shtetit dhe së drejtës I, Pjesa e përgjithshme,

Prishtinë, 2005.

Ismajli, Hilmi. Pleqnia në të drejtën zakonore shqiptare (tezë e doktoratës) e mbrojtur në

Beograd, 1978.

Jovašević, Dragan. Položaj maloletnika u krivičnom pravu, Niš, 2010.

Latifi, Vesel & Elezi, Ismet & Hysi, Vasilika. Politika e luftimit të kriminalitetit,

Prishtinë, 2012.

Latifi, Vesel. I, Fenomenologjia dhe struktura e delikuencës së të miturve dhe luftimi i saj

në KSA të Kosovës, Përparimi, nr. 4, Prishtinë, 1988.

Latifi, Vesel. II, Kriminalistika e delikuencës së të miturve, Prishtinë, 1982.

Latifi, Vesel. III, Kryerësit e mitur të veprave penale dhe pozita e tyre në legjislacionin

penal, E drejta, nr. 3, Prishtinë, 1996.

Leinster Tom & Cobbold, Christina, Measuring diversity, Glasgow, 2012.

Leka, Adrian. Alternativat e dënimit në Shqipëri, vështrim krahasues me Republikën e

Maqedonisë dhe Republikën e Kosovës, Disertacion i doktoratës, Tiranë, 2015.

Lopez, Gerard. Victimologie, Paris, 1997.

172

Maloku, Liridon. Ekzekutimi i masave edukative. Justicia, nr. 1, Prishtinë, 2012.

Mandro, Arta. Drejtësia për të mitur në Shqipëri. I qasshëm në:

http://www.crca.al/sites/default/files/publications/Drejtesia%20per%20te%20mitur.pdf.

Shfletuar më: 02.02.2017.

Marina, Simović. Pojam, svrha i vrste maloljetničkih krivičnih sankcija u Federaciji

Bosne i Hercegovine, Godišnjak Fakulteta Pravnih Nauka, nr. 5, Banja Luka, 2015.

Milutinoviq, Milan. Politika kriminale, Prishtinë, 1984.

Millutinović, Nataša. Maloletnička krivično zakonodavstvo Srbije i Crne Gore i Evropska

Konvencija o Zaštiti Ljudskih Prava i Osnovnih Sloboda i Drugi Pravni Standardi,

Zlatibor, 2004.

Muçi, Shefqet. E drejta penale (Pjesa e përgjithshme, Tiranë, 2007.

Neritan, Peza & Elezi, Ismet & Gjika, Gregor et alia. E drejta penale e Republikës

Popullore Socialiste të Shqipërisë (Pjesa e përgjithshme), Tiranë, 1982.

Öberg, Jacob, The definition of criminal sanctions in the EU, European Criminal Law

Review, no. 3, Baden, 2013.

Obretković, Milan. Pravni status maloletnih prestupnika izmedju pravdeiI socialne

zaštite, Beograd, 1993.

Omari Luan § Hysi Gregor, etj., I, Historia e shtetit dhe së drejtës në Shqipëri, Pjesa I,

Tiranë, 1887.

Omari, Luan & Hysi, Gregor, etj. II, Historia e shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri, Pjesa

II, Tiranë, 1997.

Puhan, Ivo. Rimsko pravo, Beograd, 1974.

Quku, Simon. Kanuni i Lekë Dukagjinit, Shkodër, 1999.

Ramljak, Alija & Halilović, Haris. Viktimologija, Sarajevo, 2004.

Sahiti Ejup, I, Procesi i të provuarit në procedurë penale- mundësitë dhe vështirësitë, E

drejta nr. 3, Prishtinë, 1996.

Sahiti, Ejup. II, Dëshmia e dëshmitarit si provë në procedurën penale, Prishtinë, 1993,

Sahiti, Ejup. III, Psikologjia gjyqësore, Prishtinë, 2007.

Sahiti, Ejup & Murati, Rexhep & Elshani, Xhevdet. Kodi i Procedurës Penale i

Republikës së Kosovës, Komentar, Prishtinë, 2014.

Sahiti, Ejup & Murati, Rexhep. E drejta e procedurës penale, Prishtinë, 2013.

Salihu, Ismet & Zhitija, Hilmi & Hasani, Fejzullah. Kodi Penal i Republikës së Kosovës,

Komentar, Prishtinë, 2014.

Salihu, Ismet. I, E drejta penale për të mitur, Prishtinë, 2005.

Salihu, Ismet. II, E drejta penale, Pjesa e përgjithshme, Prishtinë, 2008.

Sekulić, Mihajlo. Maloletničko krivično pravo, Beograd, 2011.

Simovič, Dragan et alia. Maloljetničko krivično pravo, Sarajevo, 2013.

Simović, Milan et alia. Maloljetničko krivično pravo, Sarajevo, 2013.

Skaberne, Borislav. Razvoj kaznenskega prava za mladoletnike, Zbornik znanstvenih

razprav, Ljublana, 1989.

Srzentić, Milan & Stajić, Aleksander & Lazarević, LJubiša. Krivčno pravo SFRJ,

Beograd, 1978.

Statovci, Ejup. Të drejtat e liritë e njeriut dhe skllavërimi, Prishtinë, 1999.

Stojanović, Zoran. Krivično pravo, Opšti deo, Beograd, 2003.

Stojanović, Zoran. Krivično pravo, Opšti deo, Beograd, 2003.

173

Shala, Afrim. I, Ankesa kundër aktgjykimit në procedurën penale në Republikën e

Kosovës, Prishtinë, 2010.

Shala, Afrim, II, Hyrje në të drejtën penale, Gjilan, 2013.

Shegani, Altin. E drejtë penale e krahasuar, Tiranë, 1999.

Turkeshi, Enkelejda. Masat edukative të parashikuara në Kodin Penal dhe zbatimi i tyre

në Shqipëri, Revista Shqiptare për Studime Ligjore, Vol. 4, nr. 1, Tiranë, 2011.

Ukaj, I, Bajram. Dënimet në të drejtën penale të Shqipërisë, Prishtinë, 2006.

Ukaj, Bajram.II, Sanksionet penale ndaj të miturve në Ligjin Penal për të Mitur të

Kosovës të vitit 2004, E drejta, nr. 1-2, Prishtinë, 2008.

Xhafo, Jola. E drejta penale ndërkombëtare, Tiranë, 2012.

Xhambazi, Minire. Ekzekutimi i burgimit për të mitur, Justicia, nr.1, Prishtinë, 2012.

Živanovič, Toma. Osnovni krivičnog prava, Opšti deo, Beograd, 1922.

Zvonimir, Šeparović. Vitimologija, Zagreb, 2001.

2. Akte normative:

Code Penal of France, 2005.

Criminal Code of Romania, Law no. 286/2009.

Code de la Justice Penale des Mineurs, Linku: http://www.justice.gouv.fr/art_pix/cjpm

300309.pdf

Juvenile Code of Afganistan, 2011.

Kodi nr. 03/L-193 i Drejtësisë për të Mitur (Gazeta Zyrtare nr. 78, datë: 20.08.2010).

Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, Ligji nr. 7895, datë 27.01.1995.

Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur, Ligji Nr.37/2017, datë 30.03.2017, Fletorja Zyrtare

e Republikës së Shqipërisë, Nr.92/2017.

Konventa për të Drejtat e Fëmijës miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të

Bashkuara më 20.11.1989.

Krivični Zakonik sa Uvodnim Zakonom i Objašnjenjima, Beograd, 1951.

Ligji nr. 03/L-199 për Gjykatat (Gazeta Zyrtare nr. 79, datë: 24.08.2010).

Ligji Penal i Kosovës, Përmbledhje ligjesh penale, IKJSh, Prishtinë, 1977.

Ligji Penal i RSFJ, Përmbledhje ligjesh, penale, JKJSh, Prishtinë, 1977.

Ligjin nr. 03/L- 057 për Ndërmjetësimin (Gazeta Zyrtare nr. 41, datë: 01.11.2008).

Ligjit nr. 2004/32 për Familjen (Gazeta Zyrtare nr. 04, datë: 01.09.2006).

Penal Code of the Republiv of Slovenia, 2008.

Rregullat e Havanës, miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara,

14 dhjetor 1990,

Rregullat e Pekinit për Administrimin e Drejtësisë për të Mitur, miratuar nga Asambleja e

Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara me 29.11.1985.

Udhëzimet për Parandalimin e Kriminalitetit të të Rinjve (Udhëzimet e Riadit), miratuar

nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 14.12.1990.

Zakon o Maloletnim Učiniocima Krivičnih Dela i Krivičnopravnoj Zaštiti Maloletnih

Lica, Službni Glasnik Repubike Srbije, br. 85/2005.

174

3. Vendime gjyqësore:

Aktgjykimi P. nr. 313/11 i Gjykatës Themelore në Pejë.

Aktgjykimi PM. nr. 256/2013 i Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Aktgjykimi PM. nr. 313/2011 i Gjykatës Themelore në Pejë.

Aktgjykimi PM. nr. 5/2014 i Gjykatës Themelore në Prizren.

Aktvendimi PM. nr. 115/2014 i Gjykatës Themelore në Prizren.

Aktvendimi PM. nr. 116/2014 i Gjykatës Themelore në Prizren.

Aktvendimi PM. nr. 133/2013 i Gjykatës Themelore në Gjilan.

Aktvendimi PM. nr. 18/2013 i Gjykatës Themelore në Prizren.

Aktvendimi PM. nr. 198/2013 i Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Aktvendimi PM. nr. 5/2016 i Gjykatës Themelore në Prizren.

Aktvendimi PM. nr. 52/2014 i Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Aktvendimi PM. nr. 67/2015 i Gjykatës Themelore në Pejë.

Aktvendimi PM. nr. 88/2014 i Gjykatës Themelore në Gjilan.

4. Burime të tjera:

Agjencia e Statistikave të Kosovës, Statistikat e Jurisprudencës për persona të mitur për

vitet 2008-2016.

Avokati i Popullit, Raport me rekomandime i mekanizmit ndërkombëtar për parandalimin

e torturës, nr. 1399, datë 20.12.2016.

Criminal justice systems in Europe and North America, The European Institute for Crime

Prevention and Control, affiliated ëith the United Nations, Helsinki, 2001.

Criminal sanction, Ëhite paper on crime, Discussion Document no. 2, 2010.

European Commission, Study on criminal sanction legislation an practice in

representative Member States, Final Report, 2013,

European Union, Study on children’s involvement in judicial proceedings contextual

overvieë for the criminal justice phase - France, Brussels, 2014.

Grup autorësh, Fjalor i shqipes së sotme, Tiranë, 2002.

Human Rights, A compilation of international instruments.

Justice des mineurs en France.

Juvenile Justice in Eastern and South Eastern Europe, Chisinau, 2005.

Kanuni i Lekë Dukagjinit, Tiranë, 1999.

Kanuni i Skënderbeut, Shkodër, 1993.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Raportet statistikore të gjykatave, vjetorët 2013-2016.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Raporti statistikor i gjykatave, Vjetori 2015, Prishtinë,

2016.

Këshilli Prokurorial i Kosovës, Raportet mbi gjeografinë kriminale për vitet 2014-2016.

Ministria e Drejtësisë, Buletini nr. 5-8.

Oda e Avokatëve të Kosovës, Doracak trajnimi për avokatët në fushën e drejtësisë për

fëmijët, Prishtinë, 2012.

Office of Juvenile Justice and Delinquency Prevention, Juvenile intensive supervision,

Program summary, Washington, 2012.

175

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Manual për aplikimin e

alternativave të dënimit me burgim, Tiranë, 2010.

Portali Lajmi Net, Qendra Korrektuese në Lipjan shkel të drejtat e fëmijëve.

Qendra Korrektuese ne Lipjan, Raport statistikor mbi ekzekutimin e masave dhe

dënimeve për të miturit, datë 12.01.2017,

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Të drejtat e

njeriut në institucionet e shëndetit mendor Janar-Dhjetor 2014, Prishtinë, 2015.

Qendra Korrektuese në Lipjan, Raport i monitorimit 6 mujor mbi ekzekutimin e masave

dhe dënimeve për të miturit në Qendrën Korrektuese në Lipjan.

Raport mbi veprimtarinë e Shërbimit Sprovues të Kosovës për vitet 2007-2016, datë

19.01.2017.

Regjistrat penale në lidhje me lëndët penale të të miturve të gjykatave themelore të

Kosovës gjatë periudhës 2007-2016.

Regjistrat penale të Gjykatës Themelore të Prishtinës, Gjilanit, Mitrovicës dhe Pejës për

periudhën 2013-2015.

Shërbimi Sprovues i Kosovës, Buletini, 2007.

Zyra e Kryeministrit e Republikës së Kosovës, Raporti i Progresit për Fëmijë, Vëllimi IV,

Strategjia dhe plani nacional i veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e

Kosovës 2009-2013, Prishtinë, 2008.