38
Dorëshkrime Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri Andi Rembeci & Sokol Çunga KATALOG I EKSPOZITËS KORÇË, 2011

Doreshkrime Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Doreshkrime Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri

Dorëshkrime Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri

Andi Rembeci & Sokol Çunga

KATALOG I eKSPOzITëS

KORÇë, 2011

Page 2: Doreshkrime Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri
Page 3: Doreshkrime Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri

Dorëshkrime Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri

Andi Rembeci & Sokol Çunga

KATALOG I eKSPOzITëS

KORÇë, 2011

Me bashkëpunimin shkencor tëAgamemnonas Celikas

Page 4: Doreshkrime Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri

InstItucIonet bashkorganIzuese:

Drejtoria e Përgjithshme e ArkivaveFakulteti i Historisë dhe i Filologjisë,

Departamenti i HistorisëKisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Mitropolia e Shenjtë e KorçësPrefektura Korçë

Bashkia Korçë

«DorËshkrIMe bIzantIne DHE PASBIZANTINE NË SHQIPËRI»

KATALOG I EKSPOZITËS(Korçë. 7 - 15 janar 2011)

Punuan:Andi Rembeci. Sokol Çunga

Page 5: Doreshkrime Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri

3

Përshëndetje e Drejtores së Përgjithshme të Arkivave, znj. Nevila Nika .... 4

Përshëndetje e zv/Dekanes së Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës, znj. Valentina Duka .............................................. 5

Përshëndetje e Mitropolitit të Korçës, Imzot Joan Pelushit ........................ 6

Përshëndetje e Prefektit të Qarkut Korçë, z. Andrea Mano ........................ 7

Përshendetje e Kryetarit të Bashkisë Korçë, z. Niko Peleshi ..................... 8

Parathënie .................................................................................................... 9

Dorëshkrime Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri ............................... 12

PËRMBAJTJA

Page 6: Doreshkrime Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri

4

PëRSHëNDeTJe e DReJTOReS Së PëRGJITHSHMe Të ARKIVAVe

është mëse e zakonshme që shqiptarët në përgjithësi, por korçarët në veçanti, gjithmonë të mburren me qytetin e Korçës, një nga djepet e

dijes dhe të kulturës së shqiptarëve, që me plot të drejtë rilindësi ynë, Naim Frashëri, e quan “lule”. Në kohën kur për shqiptarët bashkimi rreth një ko­mbi dhe një identiteti ishte domosdoshmëri dhe çështje ekzistence, kontribu­ti që dhanë ditunarët dhe bamirësit korçarë ishte i patjetërsueshëm. Por nuk është vetëm ky kontributi i Korçës dhe korçarëve në historinë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Në fondet e Arkivit Qendror Shtetëror ndodhen mijëra dosje, një pafundësi materialesh dokumentare që flasin për Korçën, histori­kun e saj, zhvillimin e saj si qendër tregtare dhe urbane, por, mbi të gjitha, si qendër kulturore.

është pikërisht kultura, veçanërisht ajo Mesjetare, subjekti i kësaj ekspozi­te. Bashkë me kodikët mesjetarë që vijnë nga Berati, Vlora, Gjirokastra dhe elbasani, në Fondin 488 të AQSh renditen edhe kodikët e Mitropolisë së Korçës, duke zënë një vend të veçantë për nga datimi dhe përmbajtja. Janë një pasuri kulturore që mbërriti tek ne brez pas brezi. Pak vetë kanë patur mundësinë ta shikojnë dhe ta admirojnë këtë pasuri, e aq më pak ta studiojnë. Prandaj punuam për këtë ekspozitë: pikë së pari për të afruar publikun e gjerë me të, pastaj për të nxitur specialistët në projekte studimore të së ardhmes. Këta libra në fotografi janë dëshmi e gjallë e nivelit arsimor dhe kulturor të paraardhësve, dikur e përdorur në çdo ditë të jetës së tyre. Le t’i soditim, le t’i çmojmë dhe le t’ua lëmë me respekt trashëgimi pasardhësve, ashtu siç i morëm nga paraardhësit.

Për këtë ekspozitë falënderoj ngrohtësisht bashkëorganizatorët tanë, Mitropolinë e Hirshme të Korçës, Departamentin e Historisë së Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës, Prefekturën e Qarkut Korçë dhe Bashkinë e Korçës. Me gëzim të veçantë përshëndes përurimin e kësaj ekspozite, duke uruar njëkohësisht për bashkëpunime të tjera po kaq të frytshme.

PROF. DR. NeVILA NIKA

Page 7: Doreshkrime Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri

5

PëRSHëNDeTJe e zV/DeKANeS Së FAKULTeTIT Të HISTORISë DHe FILOLOGJISë

Një ekspozitë me dokumente historike mesjetare, siç janë dorëshkrimet bizantine dhe pasbizantine që ruhen në Arkivin Qendror Shtetëror, për­

bën një ngjarje të rëndësishme historike dhe kulturore. Ajo shfaq vlerën e jashtëzakonshme që mbartin këto dëshmi shumëshekullore për historinë e popullit tonë, që nga perandorët e parë bizantinë, e deri tek patriarkët e fuq­ishëm që ushtronin veprimtarinë e tyre brenda Perandorisë Osmane; çel një dritare njohjeje me krijimtarinë e shkëlqyer të së shkuarës dhe qytetërimin e trevave Mesjetare të Shqipërisë, siç janë trevat e Korçës, Beratit, Durrësit, Gjirokastrës, Vlorës etj, depoziton një dëshmi shumë të vyer për kontributin dhe rolin aktiv të Shqipërisë ndër shekuj në krijimin e kulturave shumëshek­ullore, si ajo bizantine dhe osmane. Për më tepër, kësaj here kjo ekspozitë çelet në një nga qytetet e Shqipërisë që ka kontribuar gjerësisht në ndërtimin, shpërndarjen dhe ruajtjen e vlerave kulturore mes shqiptarëve.

Për këto arsye, dëshiroj të falënderoj ngrohtësisht Drejtorinë e Përgjith­shme të Arkivave, Mitropolinë e Hirshme të Korçës, Prefekturën e Qarkut Korçë dhe Bashkinë e Korçës, për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm që patën me ne gjatë përgatitjes së kësaj ekspozite, si dhe t’u shpreh përgëzime e mirënjohje të pafund të gjithë atyre që punuan me përkushtim e këmbën­gulje shembullore për paraqitjen e shkëlqyer të saj. Së fundmi, duke përshën­detur me nderim të veçantë pjesëmarrësit në këtë ceremoni domethënëse të përurimit të ekspozitës, shpreh bindjen se ajo do të shënojë një sukses të ri në publikimin e monumenteve të rralla të trashëgimisë sonë kulturore.

PROF. DR. VALeNTINA DUKA

Page 8: Doreshkrime Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri

6

PëRSHëNDeTJe e MITROPOLITIT Të KORÇëS

Çdo ekspozitë mbi historinë e së kaluarës bëhet si në funksion të së ta­shmes ashtu edhe në atë të së ardhmes, sepse vetëm duke u njohur mirë e

kaluara ne mund të kuptojmë të tashmen dhe mund të ndërtojmë të a rdhmen. ekspozita mbi Dorëshkrimet Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri, një vlerë jo aq shumë e njohur, është jashtëzakonisht e rëndësishme, ngaqë ato janë një burim i mrekullueshëm informacioni për historinë dhe kulturën e vendit tonë. edhe nga një vështrim përciptazi mbi këto dorëshkrime shihet niveli i lartë ekonomik dhe kulturor i qyteteve si Korça, Berati, Vlora, Du­rrësi dhe të tjera, duke na treguar se këto ishin qëndra dinjitoze të kulturës bizantine dhe jo thjesht provinca të humbura të perandorisë.

Studime i këtyre dorëshkrimeve, ashtu si i çdo aspekti të historisë, duhet të paraqesë realitetin ashtu siç është, me tërë bukurinë, madhështinë dhe dobësitë që ato mund të kenë. Sepse kam përshtypjen, që shpesh herë, kur flitet rreth këtyre dorëshkrimeve nuk është dhënë një informacion i plotë, sa që nganjëherë është vështirë të kuptohet se për çfarë po bëhet fjalë, madje duket sikur të ishin bërë vetvetiu. është folur shumë pak për autorët, qofshin edhe anonimë, akoma edhe më pak për frymën që i frymëzonte ata, si edhe për ambientin e tyre fetaro­kulturor ku ata jetonin. Kisha Orthodhokse, e cila ishte krijuesja e këtyre, për arsye të ndryshme, përmendej fare pak ose aspak, duke u lënë pothuajse në hije. Duke i paraqitur në këtë formë ne i cungojmë vetë vlerat e këtyre dorëshkrimeve. Jam i gëzuar sepse kohët e fundit shihet një qasje më realiste dhe më shkencore ndaj tyre.

Dua të falenderoj në mënyrë të veçantë Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, jo vetëm për organizimin e ekspozitës, por edhe për punën e ku­jdeshme dhe të rëndësishme të mirëmbajtjes së tyre. Gjithashtu, dua të fale­nderoj Departamentin e Historisë së Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në Universitetin Shtetëror të Tiranës, Prefekturën e Qarkut të Korçës, Bashkinë e Korçës, si edhe të gjithë ata që ndihmuan në këtë organizim. Korça është një qytet i rëndësishëm për kulturën shqiptare dhe qytetarët e saj janë shumë të ndjeshëm për çdo veprimtari kulturore. Hapja e një ekspozitë të tillë në qytetin tonë përbën jo vetëm një ngjarje kulturore, por është edhe një nderim për kontributin e madh të kësaj treve në hartimin dhe ruajtjen e këtyre doku­menteve kaq të rëndësishëm.

Imzot JOAN PeLUSHI

Page 9: Doreshkrime Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri

7

PëRSHëNDeTJe e PReFeKTIT Të QARKUT KORÇë

Për të ndriçuar plotësisht lashtësinë dhe zanafillën e një vendi, krahas ar­gumenteve të tjera, shërben edhe ekzistenca e burimeve dokumentare të

shkruara, një element historik me shumë rëndësi për vetëdijen e sotshme his­torike dhe qytetare. Për publikun e gjerë ekspozita e dorëshkrimeve bizantine dhe pasbizantine është një pjesë e asaj vetëdijeje të prekshme të shqiptarëve që na bën të ndjehemi krenarë për të shkuarën. Korçarët, në veçanti, me plot të drejtë mund të krenohen për kontributin që kanë dhënë paraardhësit e tyre në zhvillimin shoqëror, kulturor dhe historik të Shqipërisë.

Përmend këtu një shembull të spikatur, Kodikun e Korçës dhe të Selas­forit, i cili përmban informacion për një territor mjaft të gjerë, siç është Vos­kopoja, Vithkuqi, Opari, Përmeti dhe Devolli. Ai pasqyron zhvillim shoqëror, ekonomik, arsimor, kulturor e fetar të Korçës, si dhe paraqet marrëdhëniet e komunitetit ortodoks brenda vendit dhe me komunitetet e vendeve fqinjë. Ky kodik filloi të shkruhej në shekullin e XVII, konkretisht në vitin 1676, në kohën kur kryepeshkop i Justinianës së Parë të Ohrit ishte zoti Parthen nga Korça, dhe më pas u bë objekt studimi për mjaft hulumtues, si brenda, edhe jashtë vendit, mes të cilëve përmendim Thimi Markon, Thimi Mitkon, Mi­hal Gramenon, Anthim Aleksudhin, Henrik Gelzenin, etj. Vlerat historike të kodikut qëndrojnë në radhë të parë në shënimet kronikale, letrat, testamentet dhe aktet e shumëllojta që zbulojnë aspekte të ndryshme të jetës shoqërore e kulturore të. Po ashtu, del në dritë jeta e pasur me veprimtari ekonomike, shoqërore dhe kulturore e qytetit të Korçës dhe e trevave të saj, për të cilën flasin disa monumente të artit kishtar, si kisha e Shën Mërisë në Maligrad të Prespës së Vogël me afresket e saj, kisha e Ristozit në Mborje, etj. Përmes këtij kodiku dalin në pah mjeshtërit e punimit të afreskut, të gurit, përpunimit të metalit, marrëdhëniet tregtare me krahinat e Shqipërisë së mesme, por edhe jashtë vendit, etj.

Si Prefekt i Qarkut të Korçës dhe si qytetar i saj, vlerësoj hapjen e kësaj ekspozite dhe kam besim se Korça, me kulturën dhe qytetarinë që e karak­terizon, do të vazhdojë të kontribuojë në fushë të kulturës edhe ndër brezat që do të vijnë.

ANDReA MANO

Page 10: Doreshkrime Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri

8

PëRSHëNDeTJe e KRyeTARIT Të BASHKISë KORÇë

Jam i nderuar që marr pjesë në këtë veprimtari kushtuar vlerave të besimit dhe dijes, të përcjella përmes kodikëve të shenjtë, deri në ditët tona.Në sajë të mendimit dhe dijes, dy prej variablave më mistike që udhëtojnë

në kohë dhe shumëfishohen në shumë e shumë mendje njerëzore duke sjellë zhvillim, ne sot jetojmë në një botë rrethuar me informacion dhe që nuk do të ishte e njëjtë pa përpjekjet biblike të paraardhësve tanë, që nxitën zhvillimin, duke dokumentuar dhe përcjellë besimin dhe dijen që ndriçon shpirtin dhe mendjen njerëzore.

Nëse kthehemi prapa në kohë, nuk e ekzagjerojmë po të themi se kodikët ndryshuan tërësisht përdorimin e fjalës së shkruar. Ata përfaqësojnë mënyrën më kompakte dhe eficiente të ruajtjes së informacionit, duke çelur një fazë të re në shpërndarjen e njohurive dhe të informacionit, duke i hapur rrugën shtypshkrimit e komunikimit modern.

Kodikët e Shqipërisë përbëjnë një fond me rëndësi botërore për historinë e zhvillimit të letërsisë së vjetër biblike, liturgjike dhe agjiografike. Ata, kro­nologjikisht, ndjekin njëri­tjetrin gjatë 13 shekujve me rradhë, prej shekullit të 6­të deri në shekullin e 18­të, dhe përfaqësojnë një testament të urtësisë dhe besimit, që plotëson ndërgjegjen dhe konstitucionin shpirtëror të një po­pulli me dijen dhe përvojën e çmuar njerëzore.

Këta libra të vjetër, ofrojnë një model të rrugës nëpër të cilën eci krishteri­mi në vendin tonë, dhe tregojnë se si u transmetua besimi dhe dija nga njëra gjeneratë në tjetrën. Roli i Kishës Ortodokse në Shqipëri për këtë proces është i pazëvendësueshëm.

Si enciklopedi të vërteta të mendimit të krishterë, kodikët e Shqipërisë janë përmendore të kulturës dhe qytetërimit në trevat tona dhe mbajnë vulën e hapësirës ku kanë jetuar shqiptarët dhe të parët e tyre.

Respekti ynë sot u kushtohet mendjeve të ndritura, që ditën të ruajnë dhe të transmetojnë vlerat e besimit, jetës dhe shoqërisë shqiptare në shekuj!

NIKO PeLeSHIKryetar i Bashkisë Korçë

Page 11: Doreshkrime Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri

9

PARATHëNIe

Dorëshkrimet bizantine dhe pasbizantine të Fondit 448 që ruhen në AQSh përbëjnë një nga pasuritë më të mëdha dokumentare të ndodhura sot

në Shqipëri. Janë një koleksion prej pak më shumë se 100 kodikësh, më i hershmi i të cilëve daton në shekullin VI pas Krishtit (i mirënjohuri Kodiku i Purpurt i Beratit nr. 1), kurse më i voni në gjysmën e parë të shekullit XVIII (Kodiku i Fierit nr. 100, vitet 1819 ­ 1843). Në këta kodikë, pjesa më e ma­dhe e të cilëve kanë përmbajtje ungjillore, teologjike dhe filozofike, pasqy­rohet realiteti i viseve shqiptare gjatë periudhave të zhurmshme historike të dy perandorive, asaj Bizantine dhe asaj Osmane. Qytetet më në zë të arbërve të Mesjetës dhe të shqiptarëve të periudhës së Rilindjes evropiane, Berati, Voskopoja, Korça, Gjirokastra, Përmeti, Vlora, Durrësi, etj., ishin jo vetëm pjesë e territoreve të kontrolluara nga Perandoritë, por edhe qendra aktive të jetës politike, ekonomike dhe kulturore. Këtë na e dëshmojnë më së miri monumentet që kanë trashëguar këto qytete, mes tyre edhe kodikët bizantinë dhe pasbizantinë. Këto vise dhe banorët e tyre nuk ishin thjesht statistika në regjistrat e Perandorive, por ishin pjesë e gjallë e zhvillimit. Përmes studimit dhe paraqitjes shkencore të këtyre burimeve dokumentare, identiteti kozmo­polit i zotëruesve të tyre duket qartë: një pasaportë kulturore e padiskutu­eshme që e rendit këtë vend dhe këtë popull mes kombeve të tjerë evropianë pa anësi, pa e paragjykuar, pa i dhënë asnjë privilegj që nuk i takon.

Falenderojmë bashkëorganizatorët e kësaj ekspozite, Drejtorinë e Përgji­thshme të Arkivave, Departamentin e Historisë dhe Fakultetin e Historisë dhe Filo logjisë të Universitetit të Tiranës, Mitropolinë e Hirshme të Korçës, Prefe kturën e Qarkut Korçë dhe Bashkinë e Korçës për mirëbesimin që tre­guan, duke na besuar një pjesë jo të vogël të përgjegjësisë së kësaj ekspozite.

ANDI ReMBeCI SOKOL ÇUNGALektor i Paleografisë Arkivist/Paleograf dhe Historisë së Bizantit në Arkivin Qendror Shtetërornë Universitetin e Tiranës

Page 12: Doreshkrime Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri
Page 13: Doreshkrime Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri

Dorëshkrime Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri

Page 14: Doreshkrime Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri

12

1. Kodiku i Beratit nr. 1 (Beratinus Purpureus)Dyungjillësh, shek. VI, pergamenë e pur­purt, 190 fletë, ≈ 215 x 230 mm, 2 kolona, 17 reshta për kolonë. Shkruesi: anonim.

2. Kodiku i Beratit nr. 2 (Aureus Anthimi)Katërungjillësh, shek. IX, pergamenë e pur­purt me nuanca të forta blu, 420 fletë, ≈ 230 x 185 mm, 1 kolonë, 17 reshta. Shkruesi: anonim.

3. Kodiku i Beratit nr. 3Ungjilltar, shek. IX, pergamenë, 144 fletë, 265 x 170 mm, 2 kolona, 25 reshta për kolo­në. Shkruesi: anonim.

Page 15: Doreshkrime Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri

13

4. Kodiku i Beratit nr. 4Katërungjillësh, shek. XII, pergamenë 236 fletë,

207 x 160 mm, 1 kolonë, 25 reshta. Shkru esi: anonim.

Page 16: Doreshkrime Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri

14

5. Kodiku i Vlorës nr. 5Katërungjillësh, shek. XII, pergamenë,

308 fletë, 230 x 180 mm, 1 kolonë, 22 re shta. Shkruesi: anonim.

Page 17: Doreshkrime Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri

15

7. Kodiku i Beratit nr. 8Ungjilltar, shek. XII, pergamenë, 348 fletë, 265 x 210 mm, 2 kolona, 20­23 reshta për kolonë. Shkruesit: anonimë.

8. Kodiku i Beratit nr. 9Ungjilltar, shek. XII, pergamenë, 142 fletë, 315 x 240 mm, 2 kolona, 24 reshta (zako­nisht) për kolonë. Shkruesit: anonimë.

6. Kodiku i Vlorës nr. 7Ungjilltar, shek. XII, pergamenë, 284 fletë, 270 x 210 mm, 2 kolona, 21 reshta për kolo­në. Shkruesi: anonim.

Page 18: Doreshkrime Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri

16

9. Kodiku i Vlorës nr. 10Katërungjillësh, shek. XIV, pergamenë, 305

fletë, 284 x 210 mm, 1 kolonë, 21 re shta. Shk­ruesi: Minai.

Page 19: Doreshkrime Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri

17

10. Kodiku i Vlorës nr. 11Ungjilltar, shek. XII, pergamenë, 254 fletë, 315 x 250 mm, 2 kolona, 16 reshta për kolo­në. Shkruesi: anonim.

11. Kodiku i Beratit nr. 13Ungjilltar, shek. XII, pergamenë, 320 fletë, 357 x 280 mm, 2 kolona, 22 reshta për kolo­në. Shkru esi: anonim.

12. Kodiku i Beratit nr. 15Katërungjillësh, shek. X, pergamenë, 356 fletë, 210 x 170 mm, 1 kolonë, 17 reshta. Shkruesi: anonim.

Page 20: Doreshkrime Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri

18

13. Kodiku i Beratit nr. 16Ungjilltar, shek. XIII, pergamenë, 161 fletë, 275 x 190 mm, 1 kolonë, 13­14 reshta për kolonë. Shkruesi: anonim.

14. Kodiku i Beratit nr. 17Veprat e Apostujve, shek. X, pergamenë, 99 fletë, 220 x 160 mm, 1 kolonë, 17 reshta. Shkruesi: anonim.

15. Kodiku i Beratit nr. 18Psalmet e Davidit, shek. XI, pergamenë, 175 fletë, 285 x 235 mm, 1 kolonë, 17 re­shta. Shkruesi: anonim.

Page 21: Doreshkrime Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri

19

16. Kodiku i Beratit nr. 20Martirizime dhe jetë shenjtorësh, shek. XI, pergamenë, 184 fletë, 285 x 220 mm, 2 ko­lona, 34 reshta për kolonë. Shkruesi: anonim.

17. Kodiku i Beratit nr. 21Ungjilltar, viti 1181, pergamenë, 40 fletë, 215 x 160 mm, 1 kolonë, 20 reshta. Shkru­esi: ...murgu dhe dhjaku i padenjë Joaniku.

18. Kodiku i Beratit nr. 22Ungjilltar, shek. XIII, pergamenë, 172 fletë, 260 x 195 mm, 2 kolona, 23 reshta për kolo­në. Shkru esi: anonim.

Page 22: Doreshkrime Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri

20

19. Kodiku i Beratit nr. 23Hirmolog (muzikë bizantine), viti 1292, letër, 159 fletë, 230 x 142 mm, 1 kolo­në. Shkru esi: Mihail Slavopuli nga fshati Kreasnik.

20. Kodiku i Beratit nr. 24Ungjilltar, shek. XIII, pergamenë, 252 fletë, 290 x 226 mm, 2 kolona, 27 reshta për kolo­në. Shkruesi: anonim.

21. Kodiku i Beratit nr. 25Homeli nga Etërit e Kishës, fillimi i shek. X, pergamenë, 503 fletë, 300 x 205 mm, 2 kolona, 32 reshta për kolonë. Shkruesit: anonimë.

Page 23: Doreshkrime Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri

21

22. Kodiku i Beratit nr. 26Katërungjillësh, viti 1312, pergamenë, 184 fletë, 180 x 130 mm, 1 kolonë, 19 reshta. Shkruesi: anonim.

23. Kodiku i Beratit nr. 27Homeli të Joan Gojartit për Ungjillin sipas Mateut, shek. IX, 194 fletë, 320 x 220 mm, 1 kolonë, 31 reshta. Shkruesi: anonim.

24. Kodiku i Beratit nr. 28Martirizime dhe jetë shenjtorësh, shek. XII, pergamenë, 158 fletë, 272 x 220 mm, 1 ko­lonë, 22­27 reshta. Shkruesi: anonim.

Page 24: Doreshkrime Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri

22

25. Kodiku i Beratit nr. 30Jetë shenjtorësh të muajit nëntor, shek. XII, pergamenë, 183 fletë, 302 x 235 mm, 2 ko­lona, 40 reshta. Shkruesi: anonim.

26. Kodiku i Beratit nr. 31Jetë shenjtorësh, shek. XIII, pergamenë, 102 fletë, 225 x 173 mm, 1 kolonë, 33­37 reshta. Shkru esi: anonim.

27. Kodiku i Beratit nr. 33Tipikoja e manastirit të Shën Savës, shek. XIII, pergamenë, 142 fletë, 210 x 145 mm, 1 kolonë, 24 reshta. Shkruesi: anonim.

Page 25: Doreshkrime Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri

23

28. Kodiku i Beratit nr. 34Jetë shenjtorësh, viti 1297, 175 fletë, 255 x 175 mm, 1 kolonë, 32­34 reshta. Shkruesi: ...me dorën e Joan Halkeopuli.

29. Kodiku i Beratit nr. 35Katërungjillësh, viti 1312, pergamenë, 228 fletë, 185 x 130 mm, 1 kolonë, 26 reshta. Shkruesi: anonim.

30. Kodiku i Beratit nr. 36Ungjilltar, viti 1322, letër, 184, 300 x 215 mm, 2 kolona, 29 reshta për kolonë. Shkru­esi: anonim.

Page 26: Doreshkrime Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri

24

31. Kodiku i Beratit nr. 38Katërungjillësh, shek. XIV, letër, 241 fletë,

250 x 105 mm, 1 kolonë, 21 reshta. Shkruesi: anonim.

Page 27: Doreshkrime Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri

25

34. Kodiku i Beratit nr. 40Ligjërata dhe tregime asketike, shek. XIII, pergamenë, 122 fletë, 250 x 175 mm, 1 ko­lonë, 33 reshta. Shkruesi: anonim.

32. Kodiku i Beratit nr. 37Jetë dhe martirizime shenjtorësh, shek. XIV, letër, 398 fletë, 300 x 215, 2 kolona, 32 re­shta për kolonë. Shkruesi: anonim.

33. Kodiku i Beratit nr. 39Asketikë, shek. XIII, pergamenë, 175 fletë, 165­205 mm, 1 kolonë, 25­32 reshta. Shkru­esi: anonim.

Page 28: Doreshkrime Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri

26

36. Kodiku i Beratit nr. 45Mujore, shek. XIV, letër, 358 fletë, 295 x 215 mm, 2 kolona, 30 reshta për kolonë. Shkru­esi: aninim.

35. Kodiku i Beratit nr. 41Sinaksar i muajve shtator­korrik, shek. XIV, letër, 152 fletë, 280 x 220 mm, 1 kolonë, 29­32 reshta. Shkruesit: anonimë.

37. Kodiku i Beratit nr. 50Psalmet e Davidit, viti 1411, letër, 198 fletë, 210 x 135 mm, 1 kolonë, 24 reshta. Shkru­esi: Teodori, logotet i Beratit.

Page 29: Doreshkrime Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri

27

38. Kodiku i Beratit nr. 51Mësime të Efrem Sirianit, shek. XIV, letër, 300 fletë, 288/294 x 214/217 mm, 1 kolonë, 27 re shta. Shkruesi: anonim.

39. Kodiku i Beratit nr. 54Mujor i dhjetorit, shek. XV, letër, 181 fletë, 290 x 214 mm, 1 kolonë, 31 reshta. Shkru­esi: anonim.

40. Kodiku i Beratit nr. 55Sinaksar i muajve shtator­shkurt, shek. XIV, letër, 231 fletë, 297 x 210 mm, 1 kolonë, 34 reshta. Shkruesi: anonim.

Page 30: Doreshkrime Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri

28

42. Kodiku i Beratit nr. 62Tipiko e Manastirit të Shën Savës, fundi i shek. XIII, letër, 267 fletë, 157 x 117 mm, 1 kolonë, 20­29 reshta. Shkruesi: anonim.

41. Kodiku i Beratit nr. 60Nomokanon i Manuel Malaksosit, viti 1786, 241 fletë, 220 x 160 mm, 1 kolonë, 18­24 reshta. Shkruesi: Joani, i biri i të ndjerit Gjergj.

43. Kodiku i Beratit nr. 66Nomokanon i Manuel Malaksosit, viti 1612, letër, 320 fletë, 200 x 147 mm, 1 kolonë, 17 reshta. Shkruesi: Gjinoja, prift dhe ikonom i Pogonit.

Page 31: Doreshkrime Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri

29

44. Kodiku i Beratit nr. 68Hyrje në Logjikë e Teodor Anastas Kavalio­tit, viti 1776, letër, 66 fletë, 215 x 155 mm, 1 kolonë, 24 reshta. Shkruesi: Anastas Pa-pavasilopulu nga Janina.

45. Kodiku i Korçës nr. 72Antologji muzikore, viti 1736, letër, 225 fletë, 155 x 105 mm, 1 kolonë, 11 reshta. Shkruesi: anonim.

46. Kodiku i Beratit nr. 74Fizikë dhe metafizikë e Teodor Anastas Kavaliotit, viti 1752, letër, 153 fletë, 190 x 150 mm, 1 kolonë, 26­28 reshta. Shkruesi: anonim.

Page 32: Doreshkrime Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri

30

47. Kodiku i Gjirokastrës nr. 79Katërungjillësh, shek. XIV, pergamenë,

303 fletë, 195 x 135 mm, 1 kolonë, 21 reshta. Shkruesi: anonim.

Page 33: Doreshkrime Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri

31

50. Kodiku i Përmetit nr. 81Stihirar (muzikë bizantine), shek. XII, 220 fletë, 260 x 200 mm, 1 kolonë, 24 reshta. Shkruesi: anonim.

49. Kodiku i Gjirokastrës nr. 80Liturgji hyjnore, shek. XVI­XVII, letër, 140 fletë, 150 x 105 mm, 1 kolonë, 13 reshta. Shkruesi: Mateu, murg dhe protosingjel nga Pogoni i Epirit.

48. Kodiku i Gjirokastrës nr. 75Predikime të Joan Kalekës mbi ungjijtë e të dielave, fundi i shek. XVI, letër, 431 fletë, 212 x 155 mm, 1 kolonë, 22 reshta. Shkru­esi: anonim.

Page 34: Doreshkrime Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri

32

51. Kodiku i Voskopojës nr. 84Shërbesë varrimi për priftërinjtë, viti 1738, letër, 25 fletë, 315 x 215, 1 kolonë, 23­27 reshta. Shkruesi: Nikolla, prift dhe saqe llar i Voskopojës.

52. Kodiku i Korçës nr. 92Katërungjillësh, shek. X, pergamenë, 420 fletë, 190/195 x 130/132 mm, 1 kolonë, 17 reshta. Shkruesi: anonim.

53. Kodiku i Korçës nr. 96Liturgji hyjnore, shek. XVII­XVIII, letër, 29 fletë, 197 x 145 mm, 1 kolonë, 18­20 reshta. Shkruesi: anonim.

Page 35: Doreshkrime Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri

33

54. Kodiku i Korçës nr. 93Katërungjillësh, shek. X, pergamenë, 308 fletë,

150 x 120 mm, 1 kolonë, 26 reshta. Shkruesi: anonim.

Page 36: Doreshkrime Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri

34

Kodiku i Korçës nr. 93, f 2 Letra e eusebit për Karpianin.

Hyrje për tabelat e gjegjshmërisë së Ungjijve.Tekst i shkruar në formë kryqi.

Page 37: Doreshkrime Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri
Page 38: Doreshkrime Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri