12
Aktiviteti Kutitë e misterit (Mystery Boxes) bazohet në një aktivitet të hartuar nga Brian Matthews nga Engaging Education Consultancy dhe Goldsmiths College, i cili është autori i Edukimit Angazhues (2006). Aktiviteti është zhvilluar nga ekipi i të Nxënit i Muzeut të Shkencës, si pjesë e projektit Talk Science të financuar nga BP-ja, i cili synon t'u japë mësuesve mjete dhe teknika novatore për të drejtuar diskutime bashkëkohore rreth shkencës në klasë. Projekti mbështetet në ekspertizën e Muzeut të Shkencës për zhvillimin e ekspozitave shkencore bashkëkohore, si edhe për menaxhimin e dialogut dhe debatit në Qendrën Dana të Muzeut të Shkencës, një ambient i ndërtuar për qëllime shkencore rreth temave bashkëkohore të shkencës.

Engaging Education Consultancy Goldsmiths College Edukimit ... · Aktiviteti i kutive të misterit Organizohet edhe një konferencë e simuluar shkencore për të diskutuar idetë

  • Upload
    others

  • View
    7

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Aktiviteti Kutitë e misterit (Mystery Boxes) bazohet në një aktivitet të

hartuar nga Brian Matthews nga Engaging Education Consultancy dhe

Goldsmiths College, i cili është autori i Edukimit Angazhues (2006). Aktiviteti

është zhvilluar nga ekipi i të Nxënit i Muzeut të Shkencës, si pjesë e

projektit Talk Science të financuar nga BP-ja, i cili synon t'u japë mësuesve

mjete dhe teknika novatore për të drejtuar diskutime bashkëkohore rreth

shkencës në klasë.

Projekti mbështetet në ekspertizën e Muzeut të Shkencës për zhvillimin e

ekspozitave shkencore bashkëkohore, si edhe për menaxhimin e dialogut

dhe debatit në Qendrën Dana të Muzeut të Shkencës, një ambient i

ndërtuar për qëllime shkencore rreth temave bashkëkohore të shkencës.

sciencemuseumlearning

Aktiv

iteti i k

utiv

e të

mis

terit

Broshurë udhëzimesh

www.talkscience.org.uk

Aktiviteti i kutive të misterit Organizohet edhe një konferencë e simuluar shkencore për të diskutuar idetë e grupeve të

ndryshme dhe për të ndërtuar një konsensus rreth përmbajtjes së secilës kutie, bazuar në

dëshminë e nxënësve. Nxënësit do të duan të dinë se çfarë ka në kuti, por kjo nuk zbulohet kurrë.

Kutitë janë analogji për shkencën - shkencëtarët nuk janë në gjendje t’i "hapin kutitë" për të gjetur

një përgjigje përfundimtare nëse idetë e tyre janë të sakta ose jo, por në vend të kësaj krijojnë

teori bazuar në të dhënat nga kërkimet e bëra, të cilat janë të hapura për rishikim të mëtejshëm.

Rezultatet e të nxënit

Aftësitë e përdorura: diskutimi, zhvillimi i një argumenti, vëzhgimi, negocimi dhe puna në ekip.

• Shkencëtarët krijojnë teori shkencore në bazë të provave, por nuk gjejnë përgjigje

përfundimtare.

• Njohuritë dhe idetë shkencore ndryshojnë me kalimin e kohës dhe janë të hapura për rishikim të

mëtejshëm, pasi të kuptuarit tonë mbi botën që na rrethon, evoluon.

• Shkenca është aktivitet social dhe krijues.

Kohëzgjatja e aktivitetit

Një mësim i plotë, afërsisht një orë

Grupet

Grupe prej maksimumi 3–4 nxënësish.

(Rekomandojmë 1 Kuti Misteri për klasë për 24 nxënës).

sciencemuseumlearning

Materialet në dispozicion

• Një grup prej gjashtë kutish misterioze (çdo kuti përmban një artikull të vetëm)

• CD-ja e burimeve, e cila përmban:

• Prezantimin në PowerPoint

• Fletën e vëzhgimit të nxënësve

• Fletën udhëzuese të nxënësve

Materiale shtesë të përdorura

• Fleta që ngjiten

• Markera

• Kronometër/matës kohe

• Tabelë ku mund të shkruhet, ose tabakë të bardhë (që mund të përdoren për konferencën imituese)

Përgatitja paraprake

• Përgatitni fletët e vëzhgimit A4 me fletët me ngjitje për rezultatet e grupit (Figura 1).

• Hartoni një kuadrat të madh në tabakët e bardhë, ose në tablë, për të shënuar rezultatet e klasës. Duhet

të ketë një kuadrat për secilën kuti misteri (Fig. 1).

Fig.1

Hapi 1

Hyrje: 25–30 minuta

Diapozitivët 1, 2 dhe 3 në PowerPoint

Fig. 2: Nxënësit i shkruajnë hemandësimet e tyre më të

mira në fletët e vogla ngjitëse.

Jepini secilit grupi një kuti misteri, një fletë që shpjegon se cilët hapa duhet të ndiqen prej tyre

dhe një fletë ku të mbajnë shënim konstatimet, ku janë ngjitur edhe fletët e vogla ngjitëse.

Grupet kanë 2-3 minuta në dispozcion për secilën kuti për të:

• Gjetur se çfarë ka brenda kutisë pa e hapur atë.

• Bërë shënime në fletën e vëzhgimit ku justifikohen vendimin e marra.

• Identifikojnë idenë e tyre më të mirë (bazuar në vëzhgimet e tyre) në lidhje me atë që

përmban kutia, të cilën ata e shënojnë në letërn ngjitëse (shih Fig. 2).

sciencemuseumlearning

Pyetje që mund t’i përdorni me nxënësit:

• Çfarë materiali mendoni se ka brenda në kuti?

• Sa hapësirë zë lënda brenda kutisë?

• Si lëviz lënda brenda kutisë?

• Çfarë forme mendoni se ka lënda?

• A mund ta vizatoni pamjen që mendoni se ka lënda?

Aktiv

iteti i k

utiv

e të

mis

terit

Pasi të kenë kaluar 3-4 minuta, ndalojini grupet dhe kërkojuni atyre t’ia kalojnë kutinë grupin

ngjitur. Përsëriteni këtë aktivitet derisa të gjitha grupet t’i kenë hulumtuar të gjashta kutitë.

Hapi 2

Aftësitë dhe qasjet e përdorura nga

nxënësit në këtë aktivitet: 5–10 minuta

Diapozitivi 4 në PowerPoint:

Kërkojuni nxënësve që të reflektojnë mbi aktivitetin:

• Jepini klasës 2 minuta kohë për të shkruar sa më shumë nga aftësitë dhe qasjet e

përdorura për të identifikuar se çfarë ka në secilën kuti.

• Shkruajini sugjerimet e tyre në tabelën e bardhë ose në tabakun e madh.

Lista duhet të përfshijë sa më shumë nga sa më poshtë sa të jetë e mundur:

sciencemuseumlearning

Pyetje të menjëhershme për t’u ardhur në ndihmë nxënësve për të

përgatitur listën përfshijnë:

• Si e morët vendimin përfundimtar se kutia është e mbushur me x material?

(njohuritë paraprake)

• A punoi ndokush në heshtje? (diskutimi)

• A i hetuat të gjitha kutitë në të njëjtën mënyrë? (qasja sistematike)

• Si i morët vendimet lidhur me idetë e grupit tuaj? (negocimi, arsyetimi, diskutimi)

• A sugjeroi ndokush ndonjë ide që testuar? (hipoteza, testimi, nxjerrja e

përfundimeve)

• A u munduat ta krijoji në kokën tuaj idenë se çfarë kishte brenda kutisë?

(imagjinata, vizualizimi, kreativiteti)

Aktiv

iteti i k

utiv

e të

mis

terit

Shpjegoni se si lista paraqet atë që ne e njohim si

mënyrën në të cilën punojnë shkencëtarët:

• Shkencëtarët propozojnë ide dhe i testojnë ato.

• Diskutimi është pjesë jetike e shkencës.

• Shkenca është si sociale edhe krijuese.

Hapi 3

Konferenca mbi Kutinë e Misterit: 15 minuta

Diapozitivi 5 i PowerPoint-it

Tani nxënësit kalojnë në një hap tjetër ndërsa po përpiqen të gjejnë se çfarë ka secila prej kutive

duke organizuar një konferencë imituese shkencore. Ky aktivitet u bën atyre të mundur që të

krahasojnë hamendësimet më të mira të njëri-tjetrit (bazuar në vëzhgimet e tyre) dhe t’i

justifikojnë këto hamendësime, kur kërkohet.

• Kërkojini një individi nga secili grup që të ngjisë fletushkat e vogla në kuadratet përkatëse në

diagramin më të madh (shihni Fig. 3).

• Përgjidhni një shembull ku shumica e grupeve kanë mbërritur në të njëjtin përfundim, ose në një

përfundim të ngjashëm.

Shpjegoni se ka marrëveshje ndërmjet grupeve të ndryshme lidhur me përmbajtjen e kutisë. Pa e

hapur kutinë, klasa mund të ndihet në mënyrë të arsyeshme e sigurt për përgjigjen “korrekte”.

• Zgjidhni një shembull të kundërt, p.sh. ku janë sugjeruar forma ose materiale të ndryshme.

• Kërkojuni grupeve me ide të kundërta të parashtrojnë provat e tyre.

• A janë provat e një grupi më bindës se provat e grupeve të tjera?

• Ofrojeni kutinë në fjalë nëpër klasë për t'u rishikuar.

• Thojuni grupeve se mund ta ndryshojnë mendjen (ose jo) në dritën e provave dhe ideve të

reja.

• Përdorni shembuj të tjerë të ideve të ngjashme, ose të kundërta, nëse keni kohë.

Shpjegoni se ky është i ngjashëm me procesin se si shkencëtarët shqyrtojnë punën e njëri-tjetrit në

konferencat shkencore – bërja publike e punës është pjesë e kontrollit të cilësisë së

shkencëtarëve.

sciencemuseumlearning

Aktiv

iteti i k

utiv

e të

mis

terit

Fig. 3 Një grafik i plotësuar në konferencën simuluese.

Hapi 4

Çfarë ka brenda kutive? 5 minuta

Përgjigja është ... ju nuk e dini, dhe nuk mund t’ua thoni!

Pse...?

Kutitë janë analogji e shkencës ...

Shumica e shkencëtarëve do ta pranojnë që, edhe pse kërkojnë të vërtetën, ata

nuk e dine, ose nuk e krijojnë të vërtetën. Ata propozojnë dhe testojnë teoritë

ekzistuese duke ditur se provat e ardhshme mund të çojnë në rafinim, rishikim,

apo edhe refuzim të teorive të sotme ...

Megjithatë, ne mund të arrijmë përfundimet më të mira të mundshëm bazuar

në dëshmitë më të plota dhe moderne që janë në dispozicion.

Dr Bruce Railsback, University of Georgia

Për shembull, është shumë e vështirë që ne të kuptojmë ndonjëherë plotësisht origjinën e

universit, por të kuptuarit rreth tij do të evoluojë me hulumtimet e ardhshme dhe përparimet

teknologjike.

Megjithatë, klasa do të krijojë ide më të mira lidhur me çfarë ka brenda kutive. Testimi i mëtejshëm

dhe provat e reja mund të nënkuptojnë që edhe idetë më të mira duhet të rishikohen.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ne nuk i pranojmë disa teori shkencore sikur ato të jenë faktike;

shumë teori janë vërtetuar shumë mirë deri në atë pikë sa askush nuk i kundërshton më ato, p.sh.

ekzistenca e gravitetit, ose që Toka rrotullohet rreth Diellit.

Hulumtimi shkencor udhëhiqet nga sfida e gjetjes së “asaj që gjendet brenda kutisë”.

sciencemuseumlearning

Aktiv

iteti i k

utiv

e të

mis

terit

Diapozitivët 6 dhe 7 të PowerPoint-it

Përdorni citimet e Popper-it, Einstein-it dhe Railsback-ut në prezantimin në PowerPoint për ta

mbështetur këtë hap.

Asnjëherë mos i hapni kutitë!

“Të mosditurit” mund të jetë frustrues, por ai e përforcon analogjinë dhe e bën aktivitetin të

paharrueshëm.

Shtrirja e mëtejshme

• Modelimi shkencor. Kërkojuni nxënësve që të provojnë idetë e tyre më të mira në fillim. Do

t’ju duhen disa kuti bosh, peshore matëse dhe një sërë materialesh për të futur në kutitë e

zbrazëta.

• Reflektimi personal. A kanë ndryshuar mendimet e nxënësve të “shkencës” nëpërmjet këtij

ushtrimi? Lejojini nxënësit të reflektojnë mbi perceptimin e tyre mbi shkencën më parë, dhe

më pas përsëriteni aktivitetin.

• Çështjet sociale dhe etike. Kërkojuni nxënësve të diskutojnë në grupe të vogla se si çështjet

sociale dhe etike mund të ushtrojnë ndikim mbi kërkimin shkencor. A mund të ketë ndikim

burimi i financimit mbi gjetjet e hulumtimit? A mund të ketë presion nga qeveria, industria,

ose shoqëria për të gjetur rezultatet e dëshiruara?

• Rishikimi i ideve shkencore. Kërkojuni nxënësve të kërkojnë shembuj të rasteve kur

shkencëtarët i kanë rishikuar idetë e tyre me kalimin e kohës, p.sh. struktura e atomit.

• Shkenca në lajme. Eksploroni nivelin e sigurisë që i bashkëlidhet informacionit që i

komunikohet publikut si “fakt shkencor” - çfarë shkalle skepticizmi, nëse ka, është e

përshtatshme kur lexoni kërkimet shkencore? Kërkojuni nxënësve të shkruajnë se cilët

elementë duhet të marrin parasysh kur vendosin nëse një studim shkencor është i një

standardi të lartë, p.sh. madhësia e mostrës, kush e ka kryer studimin, financimin etj..

Diferencimi

• Mbështetini nxënësit në aktivitetin kryesor duke pasur në dispozicion kuti bosh, metra për

peshim dhe një sërë materialesh në dispozicion të procesit të testimit.