24
Ish-kryetari i Komisionit Qendror të zgjedhjeve, Kristaq Kume, ka dhënë dje idetë e tij se si duhet të zgjidhet problemi i fshehjes së financave nga partitë politike. Duke marrë shkas nga lobimet e PD, në një intervistë për gazetën SOT, Kume ka deklaruar se ka nevojë për ndryshime... CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected] Vetingu, komisioni hap dosjet e masave disiplinore dhe ankesave, ndërkombëtarët vënë në monitorim ILDKP, KLD dhe prokurorinë Njoftim Gazeta “SOT” kërkon gazetarë për ueb-in si dhe gazetën në sektorët Politikë, Ekonomi, Kronikë, Sociale. Të interesuarit të dërgojnë një CV në adresën elektronike [email protected]. Nr kontakti: 067 20 72 263 KRISTAQ KUME: Ja si duhet të zgjidhet problemi i fshehjes së financave nga partitë, të ketë rol prokuroria dhe jo KQZ Tirazhi 10000 kopje E Diel 18 Mars 2018 Riaktivizohet pakti i 18 majit, Rama e Basha bëhen bashkë për komisionerët e Avokatit të Popullit, nisin lëvizjet dhe për izolimin e LSI Regjisore dhe aktore Rozi Kostani pohon se bashkohet me qëndrimet e artistëve për çështjen e Teatrit Kombëtar, por dhe projektligjin. Në interv- istën për “SOT” ajo shprehet se nuk duhet shembur teatri, por kundërshton dhe projektin për godinën e re që është prezantuar... Trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi, zb- uloi dy ditë më parë listën e lojtarëve të ekipit përfaqësues që do të grumbullohen në kuadër të ndeshjes miqësore të 26 marsit ndaj Norvegjisë. Në listën e publikuar dhe në faqen... AGIM CANAJ: Panuçi nisi një revolucion të ngadaltë në Kombëtare, tani është “epoka” e tij ROZI KOSTANI: Arti dhe kultura në një situatë kaotike, Mirela Kumbaro vetëm po e thellon mungesën e transparencës Faqe 18 Faqe 20 Faqe 9 Faqe 7 & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Teatri Kombëtar në Tiranë dhe identiteti urban e historik Nga Ylber VOKSHI-YLLI Nga Riza HOXHA Nga Ilir SEFAJ Kjo klasë politike nuk di të ngrejë shtetin e së drejtës! A mbeti Kosova pa ushtri “falë” LDK?! Fillon shkrirja e LSI, partia e Monika Kryemadhit braktiset nga 31 zyrtarë për 3 muaj, edhe në Vlorë 4 këshilltarë bashkiakë bashkohen me PS Ç m i m i 2 0 l e k ë Qeveria ka filluar infiltrimin e spiunëve në ad- ministratë për të zbuluar aferat e korrupsionit. Sipas informacioneve, të gjitha ministritë kanë miratuar një rregullore përmes së cilës do të ngrihen depar- tamente të posaçme me qëllim zbulimin e rasteve korruptive. Duke qenë edhe institucioni.. Korrupsioni në administratë, qeveria ngre strukturat për infiltrimin e spiunëve, zbardhet rregullorja Faqe 6 Shpërthen sherri Basha-Kryemadhi, kreu demokrat udhëzim bazës t’i rrëmbejë militantët LSI, rrëzon zërat për koalicion Enver Hoxha në sulm ndaj të gjithëve më vitin 1965, akuza BRSS, SHBA, Gjermanisë, Italisë dhe Polonisë, kritika Titos e Hrushovit Faqe 12,13 Faqe 4 Faqe 5 Faqe 3 Zbardhen raportet e analizës në degët e PD, të gjithë në sulm kundër LSI, kërkesë Bashës të hyjë i vetëm në zgjedhjet vendore F. 2

KLD dhe prokurorinë Riaktivizohet pakti i 18 majit, Rama e Basha … · Ish-kryetari i Komisionit Qendror të zgjedhjeve, Kristaq Kume, ka dhënë dje idetë e tij se si duhet të

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: KLD dhe prokurorinë Riaktivizohet pakti i 18 majit, Rama e Basha … · Ish-kryetari i Komisionit Qendror të zgjedhjeve, Kristaq Kume, ka dhënë dje idetë e tij se si duhet të

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të zgjedhjeve, Kristaq Kume, ka dhënë dje idetë e tij se si duhet të zgjidhet problemi i fshehjes së financave nga partitë politike. Duke marrë shkas nga lobimet e PD, në një intervistë për gazetën SOT, Kume ka deklaruar se ka nevojë për ndryshime...

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected]

Vetingu, komisioni hap dosjet e masave disiplinore dhe ankesave, ndërkombëtarët vënë në monitorim ILDKP, KLD dhe prokurorinë

NjoftimGazeta “SOT” kërkon gazetarë për

ueb-in si dhe gazetën në sektorët Politikë, Ekonomi, Kronikë, Sociale. Të interesuarit të dërgojnë një CV në adresën elektronike

[email protected]. Nr kontakti: 067 20 72 263

KRISTAQ KUME: Ja si duhet të zgjidhet problemi i fshehjes së

financave nga partitë, të ketë rol prokuroria dhe jo KQZ

Tirazhi 10000 kopje E Diel 18 Mars 2018

Riaktivizohet pakti i 18 majit, Rama e Basha bëhen bashkë për komisionerët e Avokatit të Popullit, nisin lëvizjet dhe për izolimin e LSI

Regjisore dhe aktore Rozi Kostani pohon se bashkohet me qëndrimet e artistëve për çështjen e Teatrit Kombëtar, por dhe projektligjin. Në interv-istën për “SOT” ajo shprehet se nuk duhet shembur teatri, por kundërshton dhe projektin për godinën e re që është prezantuar...

Trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi, zb-uloi dy ditë më parë listën e lojtarëve të ekipit përfaqësues që do të grumbullohen në kuadër të ndeshjes miqësore të 26 marsit ndaj Norvegjisë. Në listën e publikuar dhe në faqen...

AGIM CANAJ: Panuçi nisi një revolucion të ngadaltë në Kombëtare,

tani është “epoka” e tij

ROZI KOSTANI: Arti dhe kultura në një situatë kaotike, Mirela

Kumbaro vetëm po e thellon mungesën e transparencës

Faqe 18

Faqe 20

Faqe 9

Faqe 7

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Teatri Kombëtar në Tiranë dhe identiteti

urban e historik

Nga Ylber VOKSHI-YLLI

Nga Riza HOXHA

Nga Ilir SEFAJ

Kjo klasë politike nuk di të ngrejë shtetin e së drejtës!

A mbeti Kosova pa ushtri “falë” LDK?!

Fillon shkrirja e LSI, partia e Monika Kryemadhit braktiset nga 31 zyrtarë për

3 muaj, edhe në Vlorë 4 këshilltarë bashkiakë bashkohen me PS

Çmimi 20 lekë

Qeveria ka filluar infiltrimin e spiunëve në ad-ministratë për të zbuluar aferat e korrupsionit. Sipas informacioneve, të gjitha ministritë kanë miratuar një rregullore përmes së cilës do të ngrihen depar-tamente të posaçme me qëllim zbulimin e rasteve korruptive. Duke qenë edhe institucioni..

Korrupsioni në administratë, qeveria ngre strukturat

për infiltrimin e spiunëve, zbardhet rregullorja

Faqe 6

Shpërthen sherri Basha-Kryemadhi, kreu demokrat udhëzim bazës t’i rrëmbejë militantët LSI, rrëzon zërat për koalicion

Enver Hoxha në sulm ndaj të gjithëve më vitin 1965, akuza BRSS, SHBA, Gjermanisë, Italisë dhe Polonisë,

kritika Titos e Hrushovit

Faqe 1

2,1

3

Faqe 4

Faqe 5

Faqe 3

Zbardhen raportet e analizës në degët e PD, të gjithë në sulm kundër LSI, kërkesë Bashës të hyjë i vetëm në zgjedhjet vendore

F. 2

Page 2: KLD dhe prokurorinë Riaktivizohet pakti i 18 majit, Rama e Basha … · Ish-kryetari i Komisionit Qendror të zgjedhjeve, Kristaq Kume, ka dhënë dje idetë e tij se si duhet të

2 GAZETA SOTE Diel 18 Mars 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Këshilltari demokrat, Fabian Topollaj ka ironizuar pak ditë më parë Lulzim Bashën lidhur me analizën në PD. Duke pasur parasysh raportin konfidencial të degëve të PD për zgjedhjet, ku thu-het se kritikët kanë qenë arsyeja e humbjes, Topollaj i sugjeroi Bashës me ironi që t’ia faturojë atyre edhe blerjen e votave për PS dhe LSI. “Ore kryetar, e ke që e ke në dorë këtë raportin konfidencial të de-gëve të PD për zgjedhjet, ku paska dalë që kritikët e tu paskan punuar kundër, ndaj paskemi humbur ne. Pse nuk e bën tamam dhe t’u cak-tosh atyre edhe blerjen e votave për PS dhe LSI, madje edhe përdorim-in e trafikantëve dhe të fortëve gjatë fushatës? Po deshe mund t’i faturosh atyre edhe këto dollarët që janë dërguar ne Amerikë, sepse po të bien me qafë kot fare për atë çështjen e lobimit. Vetë e bëre, vetë ia shpërndave shtypit, ndaj nuk e kuptoj”, shkruan Topollaj.

ANALIZA E HUMBJES, SULME

NDAJ BASHËS

“Pjesa më e madhe e degëve demokrate ia

ka faturuar humbjen dërrmuese që kjo parti korri në zgjedhjet e fundit, Lëvizjes Social-

iste për Integrim. Po ashtu, i njëjti burim po-hoi se në raport është paraqitur në mënyrë të detajuar edhe skema që ka ndjekur LSI

gjatë zgjedhjeve të 25 qershorit, për të cilët degët e PD kanë ngritur shqetësimin..

Kulluri: PD po merr goditje prej aventurave të Bashës

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri ka thumbuar ditën e djeshme kreun e PD, Lulzim Basha. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Kulluri deklaroi ndër të tjera se Partia Demokratike po merr kosto si pasojë e Bashës, i cili si sipas Kullurit, po vazhdon marrëveshjen e 17 majit me kryeministrin Edi Rama. “Në fillim goditën drejtuesit lokalë të Partisë Demokratike në 2014 duke mos i lejuar të kandidojnë ose ri-kandidojnë në parti! Më pas ndryshuan datën e themelimit nga 12 dhjetor 1990 në 11 dhjetor! Në vijim i goditën 90% të depu-tetëve dhe drejtuesve që fituan në bash-kitë në vitin 2015! Në fushatë zhdukën simbolet e PD nga posterat, banerat dhe flamurët duke i zëvendësuar me “republikën e re”! Por nuk u ngopën me kaq! Radhën e kishte 20 shkurti! Të gjithë heshtin! Kjo nuk është më Partia Demokratike e Shqipërisë por një aventurë e dikujt që punon për Edi Ramën”, shkruan Kulluri.

Xhaçka: Voltana Ademi nuk bëri asgjë për përmbytjet

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka reaguar dje në lidhje me përm-bytjet e ditëve të fundit të ndodhura në Shkodër. Gjatë një prononcimi, Xhaçka deklaroi se situata është krejt ndryshe nga ajo që ka paraqitur krye-tarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi. Ministrja theksoi se Forcat e Armatosura kanë qenë në terren pranë banorëve, duke i ndihmuar jo vetëm me ushqime, veshje, uji, koncentrat por edhe pastrimin e rrugëve dhe tokave bujqësore. “Ndryshe nga sa pretendo-het nga Voltana Ademi e cila nuk bëri detyrën e saj si kryetare e bashkisë por vetën ka hedhur përgjegjësinë e saj tek të tjerët. Kemi administruar të gjithë situatën në Shkodër, duke mundësuar ushqime, ilaçe. Hapjen e rrugëve për çdo vend që ka pasur probleme. Madje kemi shpërndarë ushqime për kafshët. Kryetari i bashkisë ka përgjegjësinë të administroj problemin në zonën që drejton, por nuk bëri asgjë”, deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Majlinda Bregu sulmon Bashën: Po privatizon PD, sot demokratët nuk kanë më besim tek ai, lobimi rus do ketë pasoja serioze

Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike brenda selisë blu. Gjatë një interviste televizive, Bregu sulmoi kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha sa i takon menaxhimit dhe përgjegjësive të tij në parti. Sipas saj, i vetmi qëllim i Lulzim Bashës është privatizimi i Partisë Demokratike dhe konsolidimi i një formacioni politik tërësisht të tijin pa patur nevojë as për ideologji, as për grupe mbështetëse. “I vetmi qellim i kryetarit të Partisë Demokratike është konsolidimi dhe refomartimi i një formacioni politik të tijin, tërësisht të tijin. Pa patur nevojë as për ideologji, as për grupe mbështetëse. Atij ndoshta i pëlqen pushteti që ka. Kryetari i PD-së ka pushtet, ka pushtet mediatik.

Unë jam e bindur që sot atij i intereson të ketë një grupim, apo një parti që të mos ketë asnjë lidhje me të shkuarën apo me historikun e saj. Mjafton të jetë një grup që i përgjigjet dhe nuk i krijon probleme”, deklaroi ajo. Ndërkohë, Bregu deklaroi se aktualisht Partia Demokratike është e përçarë, ndërsa theksoi se demokratët nuk kanë besim që lidershipi aktual i PD, nëse ky i fundit sipas saj, do i çojë drejt një fitoreje dhe marrjes së pushtetit. “Sot Partia Demokratike është e përçarë, sot demokratët nuk kanë besim që lid-ershipi aktual i PD, i çon drejt një fitoreje dhe një marrje të pushtetit, ky është qëllimi kryesor i një force politike. Zgjedhjet e kësaj radhe, jo vetëm që nuk respektojnë asnjë nga forumet dhe statutin

e partisë demokratike, përsëri një shkelje e re, por nga ana tjetër janë vetëm një mundësi për të prezantuar një farsë më shumë që ka ndodhur gjatë këtyre viteve”, u shpreh ajo. Nga ana tjetër, Bregu foli dhe për skandalin që ka përfshirë Lulzim Bashën lidhur me kontratat e firmosura prej tij për financimin e PD nga rusët, që lideri demokrat të sigurojë takime në SHBA. Për këtë ish-deputetja e PD i kërkoi miqësisht kryetarit të opozitës që të jetë serioz me deklaratat që bën mbi këtë çështje, sepse në të kundërt sipas saj, pasojat do të jenë serioze për Partinë Demokratike dhe për vendin. “Miqësisht do t’i këshilloja Lulzim Bashës që këtë radhë të jetë shumë serioz për atë që deklaron. Nuk dua që pasojat të bien mbi

forcën politike që sot është mjaftueshmërisht e rrudhur për t’u ndjerë shumë keq. Nuk ka gisht partia demokratike në këto vendime. Ky është një moment shumë serioz që nuk mund të kaloj me akuza për fake neës apo akuza të tjera. Është mo-ment serioz se ndodh për herë të parë, por sepse për herë të parë ka një akuze e cila e përbalt pa-drejtësisht PD-në, në pjesën me delikate që lidhet me korrupsionin në nivel të lartë, që ka të bej me financimin e partive politike. Nuk do doja as për Lulzim Bashën të dilte keq nga kjo histori, nuk do ta doja as për armikun, dëmtohet vendi, dëmtohet imazhi, dëmtohet PD, sigurisht dëmtohet edhe ai vetë. Ky është moment për të bërë transparencë njëherë e mirë”, nënvizoi ajo.

Rigels SELIMAN

Degët e Partisë Demokra-tike janë rreshtuar kundër bashkëpunimit me Lëvizjen Socialiste për Integrim në

zgjedhjet vendore të vitit 2019. Pak ditë më parë degët e PD përfunduan analizën e zgjedhjeve brenda kësaj partie, e cila u fokusua tek shkaqet që çuan Partinë Demokratike në humbjen e thellë të zgjedhjeve të 25 qershorit. Gazeta ka siguruar disa detaje nga ky raport, ku dy janë shqetësimet kryesore që kanë dominuar analizën e degëve të PD. Sipas informacioneve të gazetës, pjesa më e madhe e degëve demokrate ia ka faturuar humbjen dërrmuese që kjo parti korri në zg-jedhjet e fundit, Lëvizjes Socialiste për Integrim. Po ashtu, i njëjti burim pohoi se në raport është paraqitur në mënyrë të detajuar edhe skema që ka ndjekur LSI gjatë zgjedhjeve të 25 qershorit, për të cilët degët e PD kanë ngritur shqetësimin se partia e Kryemadhit jo vetëm që vodhi dhe bleu votat, por e goditi në mënyrë sistematike Partinë Demokratike, duke i intimiduar elektoratin e saj. Dhe për këtë arsye, mësohet se degët e Partisë Demokratike kanë theksuar në raport se janë kategorikisht kundër bashkëpunimit me Lëvizjen Socialiste për Integrim, si në marrëdhëniet aktu-ale ashtu edhe në aleancat afatgjata. Madje, sipas informacioneve mësohet se degët e PD i kanë kërkuar Bashës që të distancohet sa më shpejt nga LSI, pasi sipas tyre, ajo është një parti interesash dhe se bashkëpunimi me të e dëmton dhe thellon krizën në Partinë Demokratike. Gjithashtu, mësohet se në raport degët e PD i kanë kërkuar liderit demokrat që nëse vërtet do të bëjë një koalicioni sa i takon zgjedh-jeve të ardhshme vendore, sipas tyre, PD mund ta bëjë vetëm me aleatët tradicionalë të djathtë. Duke qëndru-ar në të njëjtën linjë, gazeta mësoi se degët e PD kanë theksuar në raport se një tjetër arsye se përse Partia Demokratike shkoi në humbje të thellë në 25 qershor ishte roli i Partisë Social-iste. Mësohet se në raport, degët kanë theksuar se socialistët përdorën gjatë fushatës administratën, ndërsa nën-

PS, baza e PD i është ankuar kreut demokrat, Lulzim Basha edhe për “Gardën e vjetër”. Sipas informa-cioneve, mësohet se në raport degët e Partisë Demokratike kanë shfaqur shqetësimin se kritikët e Bashës kanë sabotuar indirekt fushatën elektorale të 25 qershorit të vitit të kaluar, gjë që sipas saj, thelloi humbjen në zonat ku

ata ishin më parë të zgjedhur të PD-së. Ndërkohë, mësohet se një tjetër shqetësim që është theksuar në raport në lidhje me analizën e PD, është demokracia brenda selisë blu. Sipas informacioneve, në raport Bashës i është kërkuar që të lejojë demokracinë brenda Partisë Demokratike, përfshi këtu edhe legalizimin e fraksioneve.

vizuan faktin e blerjes së votave edhe nga kjo parti. Gjithashtu, mësohet se në raport thuhet se pothuajse në 90 për qind të degëve në zonat rurale, rezul-tati i dobët është ndikuar nga blerja e votës me para të pista, apo përdorimi i administratës, si për shembull presioni për ndërprerjen e ndihmës ekonomike dhe mënyra të tjera.

Degët e PD: Kritikët e Bashës sabotuan fushatën

Por përveç kritikave dhe shqetësi-meve në lidhje me rolin e LSI dhe

Baza kundër Bashës: Bashkëpunimi me LSI po falimenton partinë

Zbardhen raportet e analizës në degët e PD, të gjithë në sulm kundër LSI, kërkesë Lulzim Bashës të hyjë i vetëm në zgjedhjet vendore

Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Socialiste punuan kundër Partisë Demokratike, duke blerë dhe vjedhur votat;

Jemi kundër një bashkëpunimi me LSI; PD duhet të jetë një parti demokratike, pasi mungon

demokracia e brendshme; Disa nga ish-deputetët në zonat e tyre të mëparshme

ku ishin zgjedhur deputetë sabotuan indirekt fushatën elektorale, duke u thënë demokratëve që mos të votojnë;

Lista e kandidatëve të 25 qershorit që mban firmën e Lulzim Bashës rezulton të ketë sjellë një problem të madh, duke shkaktuar jo vetëm pakënaqësi tek votuesit, por edhe thellimin e problemeve në organiz-min dhe funksionimin e strukturave.

JA DISA NGA SHQETËSIMET QË JANË KONSTATUAR NË ANALIZËN E PD

Page 3: KLD dhe prokurorinë Riaktivizohet pakti i 18 majit, Rama e Basha … · Ish-kryetari i Komisionit Qendror të zgjedhjeve, Kristaq Kume, ka dhënë dje idetë e tij se si duhet të

GAZETA SOT E Diel 18 Mars 2018 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Në këtë takim Ba-sha ka konfirmuar

tensionin në raport me LSI. Një burim

që ishte i pran-ishëm në takim i tha gazetës se Basha u ka kërkuar degëve

që të ndezin mo-torët për zgjedhjet

vendore dhe qëllimi kryesor i tyre është të rrëmbejnë sa më

shumë militantë nga radhët e LSI dhe të PS. Në takim krerët

e degëve kanë deklaruar se shumë

militantë në zgjedhjet e 2017 u rekrutuan

nga LSI dhe Basha...

Pak ditë më parë Sekretari i Përg-jithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, dha sinjale se PD nuk është shumë mbështetëse e një koalicioni me LSI. “Ne duhet të forcojmë Partinë Demokratike dhe të kemi pushtetin vetëm, por nëse gjatë rrugës do na du-het të bëjmë koalicion, do ta bëjmë. Ka

edhe momente dallgësh. Në protestë kishim dakordësi. Asgjë nuk di të ketë ndodhur mes dy kryetarëve, por secila nga palët bën llogaritë e veta politike, pastaj do shikohen gjërat qartë kur të jemi në prag të zgjedhjeve, por deri tani nuk di të ketë ndonjë vendimmar-rje”, u shpreh ai.

RISTANI: PUSHTETIN TA KEMI VETËM

“Kemi filluar sensibilizim për anëtarët në këshil-la. Në lista do të ketë njerëz politike, që kanë edhe besnikëri politike. Në përzgjedhjen e kandidatëve do të ketë përzgjedhje edhe për kryetar bashkie, që janë më të ndryshmit, do të kenë kandidatë që LSI do të hapë spektrin, edhe nga shoqëria civile. PD mund të ketë kandidaturë tjetër ne tjetër, por mund të gjejmë edhe

një tjetër. Kandidati për Bashkinë e Tiranës, nuk kemi diskutuar me Bashën për zgjedhjet lokale. Kjo është një fazë tjetër në PD, ne kemi një strategji tjetër për fushatat zgjedhore, ne përgatitemi, pasi jetojmë në një shoqëri që ka një mentalitet primitiv, të gjitha segmentet, janë jo vetëm shumë agresivë dhe arbitrare”, tha Monika Kryemadhi pak ditë më parë.

JA ÇFARË DEKLARONTE KRYEMADHI PËR KOALICIONET Vasak: Rritje të bashkë­punimit Shqipëri­FrancëMes Shqipërisë dhe Francës

do të ketë më shumë bashkëpunim në fushën e investimeve. Me rastin e Pranverës Frankofone, Ambas-adorja e Francës Christina Vasak vizitoi qytetin Elbasanin, ku u prit nga kryebashkiaku Qazim Sejdini. Sejdini dhe Vasak diskutuan mbi mundësitë e afrimit të investitorëve të huaj në Elbasan, sidomos në zonën e ish kombinatit metalurgjik. "Në sajë të programit tonë të bashkëpunimit dhe në bashkëpunim me aleancën franceze me mjetet akoma modeste që kemi do të shohim se çfarë mund të bëjmë me tepër në këtë drejtim", tha ajo. Ndërsa kryebashkiaku Sejdini tha: "Së shpejti do të ketë një fabrikë franceze ku do të ketë rreth 180 punëtorë në metalurgji". Gjithashtu Vasak u shpreh nga Elbasani se Fran-ca mbështet Shqipërinë në fushën ë integrimit evropian. Ambasadorja e Francës ishte Elbasanin në të parën vizitë zyrtare pas rreth 30 vitesh.

Meta në Baku: Synimi kryesor integrimi

Presidenti Meta ishte folësi krye-sor në Panelin e veçantë dedikuar Ballkanit në Forumin e 6-të Global të Baku-së me temë: “E tashmja dhe e ardhmja e Ballkanit – bosht i sigurisë rajonale apo një fushë e re shahu gjeo-politik”. Në fjalën e tij Presidenti Meta theksoi se projekti ynë i përbashkët, pavarësisht ndasive dhe konflikteve të së kaluarës, është integrimi në Bash-kimin Evropian. “E ardhmja e për-bashkët e qytetarëve tanë në Ballkan, varet nga vetë vendet tona, nga aftësia jonë për t’iu përgjigjur sfidave të së ardhmes me më shumë zhvillim dhe prosperitet për popujt tanë”, nënvizoi Presidenti Meta. Gjithashtu, Presidenti Meta theksoi: “Projekti evropian, pa zgjerimin e plotë të BE-së në rajonin e Ballkanit, është një punë e papërfun-duar. Paqja, stabiliteti dhe siguria e ra-jonit të Ballkanit nuk mund të merret e mirëqenë. Rajoni ynë në të shkuarën ka përjetuar luftëra të përgjakshme sa herë që ka shërbyer si fushë beteje për interesat e fuqive të mëdha. Në fjalën e tij Presidenti Meta u ndal edhe në projektin madhor TAP, duke theksuar se realizimi i tij ka impakt strategjik për interesat ekonomike.

Lobimi i PD në SHBA, PS këmbëngul që Basha të ndiqet penalisht: Të zbardhet një orë e më parë skandali i rëndë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla përsëriti dje thirrjen që kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duhet të ndiqet penalisht për çështjen e lobimeve dhe financimit rus. Gjatë një deklarate për me-diat, Balla theksoi se qytetarët dhe eksponentë brenda PD kërkojnë të mësojnë të vërtetën se nga janë gjetur paratë për lobimin e kryer në SHBA në prag të zgjedhjeve parlamentare në 2017. “Shqiptarët duan të dinë të vërtetën. Edhe brenda Partisë Demokratike janë të shumtë

zërat publikë tashmë që kërkojnë të dinë të vërtetën. Ne duam të dimë si e ka financuar Lulzim Basha fushatën e shpifjeve dhe të nx-irjes së imazhit të Shqipërisë në institucionet dhe median amerikane. Është një dëm i madh që i është bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve, por sot është momenti që Lulzim Basha të tregojë nga i ka gjetur paratë për të paguar lobimin në Amerikë dhe cilat janë lidhjet e tij me kom-panitë ruse. Sa kohë në kontratën e deklaruar nga vetë lobisti në Departamentin Amerikan të

Drejtësisë është firma dhe numri i pasaportës së Lulzim Bashës, i takon prokurorisë ta thërrasë një orë e më parë Lulzim Bashën për të dhënë shpjegimet e nevojshme si personi kryesor i dyshuar për një sërë veprash penale, e për ta zbardhur një orë e më parë këtë skandal tepër të rëndë”, tha socialisti. Ai nënvizoi se Basha duhet të marrë të gjithë përgjegjësinë për financimin e paligjshëm në kohën e “çadrës”. Sipas tij, përfshirja e rusëve në këtë financim përbën një arsye të pashmangshme që lideri demokrat të

ndiqet penalisht. “Cila është lidhja e vërtetë mes Lulzim Bashës dhe biznesmenëve rusë që kanë në pronësi firmën Biniatta, e që kanë paguar plot 150 mijë dollarë të tjera kompanisë lobuese Muzin? Çfarë është kjo dhuratë ruse për Lulzim Bashën dhe përse i është dhënë? E çka është më e rëndësishme, çfarë i ka premtuar Lulzim Basha në këmbim biznesmenëve rusë? Vetëm Lulzim Bashës i ndodh që një biznesmen rus i paguan 150 mijë dollarë dhe “tavarish” Luli vetë nuk di gjë”, u shpreh Taulant Balla me ironi.

Shpërthen sherri Basha-Kryemadhi, kreu demokrat udhëzim bazës t’i rrëmbejë

militantët LSI, rrëzon zërat për koalicion

Demokratët nisin lëvizjet për zgjedhjet vendore

Kliti TOPALLI

Venitet bashkëpunimi mes Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Par-tisë Demokratike. Pasi

shpërtheu skandali i Saimir Tahirit, Monika Kryemadhi i shkoi në zyrë Bashës dhe u vendos që të dilnin në një front të përbashkët opozitar për gjendjen e sigurisë në vend. Por teksa Saimir Tahiri u harrua, duket se dhe bashkëpunimi mes tyre po zbehet nga dita në ditë. Sfida që të gjitha partitë kanë përpara janë zgjedhjet vendore. Për PS aty do tregohet se sa e fortë është qeveria, ndërsa për LSI në zgjedhjet vendore do varet mbijetesa. Por për Bashën janë akoma dhe më të rëndësishme, pasi nëse aty pëson disfatë, kjo do jetë hera e tretë e tij dhe po ashtu mund të sjellë fundin politik. Për këtë arsye të gjitha palët janë duke hartuar strategjitë që do përdorin dhe sinjalet e ditëve të fundit janë se marrëdhëniet mes Bashës dhe Kryemadhit janë në pikën zero. Ditën e premte Lulzim Basha mblo-dhi pasdite krerët e degëve në të gjitha qytetet e vendit. Por gazeta ka arritur të mësojë se në këtë takim Basha ka konfirmuar tensionin në raport me LSI. Një burim që ishte i pranishëm në takim i tha gazetës se Basha u ka kërkuar degëve që të ndezin motorët për zgjedhjet ven-dore dhe qëllimi kryesor i tyre është të rrëmbejnë sa më shumë militantë nga radhët e LSI dhe të PS. Në takim krerët e degëve kanë deklaruar se shumë militantë në zgjedhjet e 2017 u rekrutuan nga LSI dhe Basha ka udhëzuar që të gjithë duhet të bind-en të rikthehen në parti. Pra me pak fjalë, Basha ka udhëzuar degët që të rrudhin sa më shumë të munden LSI, pasi shihet si rival në zgjedhjet vendore dhe pak si parti aleate. Ai ka qenë i prerë në deklaratë, duke kërkuar që e gjithë anëtarësi ta ri-freskohet dhe synimi është rikthimi i militantëve të vjetër të larguar në zgjedhjet e mëparshme, shumica e të cilëve u morën nga LSI. Nga ana tjetër, ajo që e dëshmon fare qartë se lufta mes PD dhe LSI ka nisur është se të dyja palët janë skeptike për të hyrë bashkë në zgjedhje. Dje gazeta tentoi të marrë reagime nga të gjithë deputetët e PD dhe të gjithë

erdhi në një moment kur janë dhënë sinjale për një afrim mes PS dhe LSI. Media pranë Presidentit Meta kanë hedhur idenë e një koalicioni të ri PS-LSI në zgjedhjet vendore. Por këto deklarata mësohet se kanë sjellë irritim në radhët e demokratëve. Gazeta ka mësuar se baza dhe po ashtu qendra nuk i kanë mirëpritur mirë elozhet e LSI ndaj PS. Mësohet se pakënaqësitë e para lindën që kur LSI bashkoi votat me PS për ligjin vetingut në polici, ndërsa ditë

e fundit ato janë shtuar. Një burim pranë kryetari Basha i tha gazetë se ai i trembet faktit se mund të futet në kurth nga LSI. Në marrëveshjen e 18 majit me Ramën ai u dogj dhe dy-shimet janë se LSI mund ta tradhtojë. Për këtë arsye duket se demokratët kanë nisur distancimin. Zgjedhjet do të duan dhe rreth 1 vit që të vinë, por palët janë duke bërë që tani planet dhe sinjalet janë se si PS ashtu dhe PD po distancohen nga LSI, duke e lënë vetëm partinë e Ilir Metës.

refuzuan të flisnin, duke deklaruar se nuk është tani koha. Por gazeta mësoi se Basha ka udhëzuar që të gjithë që të rrinë larg deklaratave sa i takon koalicioneve me LSI. Nga ana tjetër baza ja ka bërë të artë Bashës se nuk e mbështet afrimin me LSI.

Frika e Lulzim BashësUdhëzimi i Bashës për degët

Page 4: KLD dhe prokurorinë Riaktivizohet pakti i 18 majit, Rama e Basha … · Ish-kryetari i Komisionit Qendror të zgjedhjeve, Kristaq Kume, ka dhënë dje idetë e tij se si duhet të

4 GAZETA SOTE Diel 18 Mars 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Bashkia Fier, 7 këshilltarë Bashkia Tiranë, 4 këshilltarë Bashkia Gjirokastër, 3

këshilltarë Bashkia Korçë, 4 këshilltarë Bashkia Durrës, 4 këshilltarë Bashkia Belsh, 3 këshilltarë Bashkia Vlorë, 4 këshilltarë Bashkia Lushnjë, 2 këshilltarë

JA TË GJITHA LARGIMET NGA LSI

Këshilltari i PD në Bashkinë Tiranë, Fabian Topollaj ka sulmuar ashpër pak ditë më parë kryebashkiakun Erion Veliaj. Reagimi i këshilltarit demokrat, vjen pas votimeve të disa vendimeve që u morën në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, teksa ajo që ngjalli shumë debat ishte vota pro që i bën dy këshilltarët e LSI dhe PR, sa i takon propozimeve të Veliajt. Topollaji deklaroi se Erion Veliaj është pakicë në Tiranë, ndërsa akuzoi

kryebashkiakun se i bleu dy këshilltarët. “Veliaj është pakicë në Tiranë . Ditën e djeshme, Erion Veliaj bleu dy këshilltarë të opozitës (njëri nga LSI dhe tjetri nga PR), për të miratuar vendimet e veta korruptive. Është fatkeq, sepse sado të vjedhë nuk do mund të blejë gjithë qytetarët e Tiranës, që qartazi sot janë shumicë kundër hajdutit Veliaj, i cili tani është në minorancë edhe në Këshillin Bashkiak Tiranë”, deklaroi ai.

PD: VELIAJ ËSHTË PAKICË NË TIRANË, BLEU KËSHILLTARËT

“Përkundrazi, konstatojmë se LSI ka

konsoliduar një aleancë të dyshimtë, duke marrë në mbrojtje një forcë

politike të zhytur në interesa të errë-ta antikombëtare, tanimë të faktuara

përmes lidhjeve të fshehta financiare me biznesmenë rusë...

Largimi i këshilltarëve bashkiakë në Fier, reagon PD

Partia Demokratike, dega Fier ka reaguar dje lidhur me deklaratën e katër këshilltarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, si dhe pre-tendimet e tyre të largimit nga kjo parti drejt Partisë Socialiste. Përmes një deklarate për mediat, sekretari i Partisë Demokratike, dega Fier dhe kryetari i Këshilltarëve të PD në Këshillin Bashkiak, Emiliano Mone, i cilësoi lëvizjet e këshilltarëve të LSI si klienteliste. Madje, ata i etiketuan këshilltarët e LSI si persona të mjerë, që sipas tyre, kanë shitur dinjitetin. “Ju kujtoj kolegëve këshilltarë, se ju jeni bërë pjesë tashmë e partisë të krijuar nga rusët. Këta të mjerë kanë shitur dinjitetin e tyre për të mbajtur postet e punës, të familjarëve dhe të vetes së tyre. Këta duhet të flisnin për problemet që kanë qytetarët fierak, për familjet në nevojë, për heqjen e ndihmave ekonomike, për rrugët për papunësinë etj” është shprehur krye-tari i këshilltarëve të PD, Emiliano Mone.

Vasili: Reforma e energjisë elektrike dëmtoi të varfrit

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka akuzuar ditën e djeshme kryeministrin Edi Rama se po godet të varfërit. Përmes një statu-si në rrjetet sociale, Vasili deklaroi se të varfërit dhe shtresat në nevojë po përballen me mbijetesën dramatike të pamundur, dhe sipas tij, kryemi-nistri rri e vështron. “Banka botërore thotë që reforma e energjisë elektrike dëmtoi të varfërit dhe kryeministri rri e vështron. Të varfërit goditen dhe nuk mbrohen fare nga qeveria. Ndihma ekonomike u hiqet pa ju dridhur dora mijëra të varfërve nga qeveria. Minimumi biologjik thënë thjesht fare minimumi i ushqimit ditor për mijëra shqiptare nuk sig-urohet nga qeveria. Nuk ulet TVSH e artikujve të shportës, thënë thjesht ushqimeve bazë për mbijetese, por është katër herë më e lartë se vendet më të fuqishme e të pasur të Europës. Të varfërit dhe shtresat në nevojë po përballen me mbijetesën dramatike të pamundur dhe kryeministri rri e vështron. Lum ai”, shkruan Vasili.

Braktisja nga këshilltarët, reagon Vasili: Shumica të larguar nga presionet e PS, i kemi përjashtuar më herët nga partia

Kreu i grupit parlamentar i LSI, Petrit Vasili ka reaguar dje për herë të parë pas largimeve të këshilltarëve të kësaj force drejt Partisë Socialiste. I ftuar në një stu-dio televizive, Vasili deklaroi se shumica e këshilltarëve janë larguar nga partia për shkak të presioneve të socialistëve. Madje, ai mohoi kategorish që këto largime të jenë bërë tani. Sipas Vasilit këto largime kanë ndodhur muaj më parë dhe tani veçse po riprodho-het një lajm i rremë nga ana e PS. Ai shtoi gjithashtu se LSI ka marrë masa dhe i ka përjashtuar më herët nga partia këta persona.

“Disa largime sporadike kanë ndodhur muaj e muaj më parë. Këto ditë është riprodhuar me regji të qeverisë. Fake News të një viti më parë ua riprunë publikut. Është njësoj si të thonë ish-deputeti Braho iku në PS. Është një fake i organizuar në mënyrë kaq të trashë sa nuk ka ku të vejë më. Nuk ka lidhje fare me aleancë, muaj më parë disa prej tyre nën presionin edhe të vendeve të punës që kishin, me kërcënimin e PS, 5-6 muaj më parë disa prej tyre në disa rrethe bënë një kompromis me PS dhe u larguan dhe janë përjashtuar dhe nga grupet tona respektive bashkiake

prej kohësh. Nuk do humbasim kohën për një fake news të paraqitur sikur ka ndodhur sot. Qeveria ka disa halle shumë të mëdha dhe përpiqet të shpërndajë dhe komplote me Rusinë, u largua një këshilltar i LSI nga filan bashki. Kanë ndodhur edhe gjëra të tjera, po të vërteta këto. Në Gjirokastër nga bashkimi i votave të LSI me PD u shkarkua kryetari i këshillit bashkiak të PS-së dhe është një kryetar i këshillit bashkiak nga opozita. Këto janë lajme të nivelit lokal, zgjidhen atje dhe nuk kanë asnjë rëndësi për situatën e vështirë në të cilën ndodhet vendi”, tha Vasili. Sakaq,

kreu i grupit parlamentar i LSI, Petrit Vasili theksoi se këto deklarata janë të fabrikuara dhe se Lëvizja Socialiste për Integrim nuk dëmtohet nga këto tymnaja. “Nuk janë deklarata, janë të fabrikuara. 6-7 muaj më parë kanë ndodhur disa largime sporadike. Ne patëm një aksion masiv së bashku me 27 janar, të gjithë e panë. Prova e një fuqie të pandryshuar të LSI vazhdon të jetë atje. Të tërë do të bëjnë punën e tyre, edhe ata që prodhojnë fake news do të bëjnë punën e tyre, edhe ne jemi të detyruar të vazhdojmë punën tonë”, u shpreh Vasili.

Rigels SELIMAN

Lëvizja Socialiste për Integrim ka nisur të shkrihet si parti. Pas Gjirokastrës, Fierit dhe Elbasanit, ditën e djeshme ka

qenë radha e këshilltarëve të Vlorës, të cilët njoftuan largimin nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Bëhet fjalë për 4 këshilltarë, të cilët kanë brak-tisur partinë që drejtohet nga Monika Kryemadhi dhe i janë bashkuar grupit të këshilltarëve të Partisë Socialiste në këtë qytet. Konkretisht, anëtarët e Këshillit Bashkiak të LSI që kanë kalu-ar tek PS janë Artimida Luci, Romana Jaho, Shkëlqim Leskaj dhe Bashkim Begaj. Madje, këtë lajm e kanë pohuar dje edhe vetë protagonistët. Gjatë një deklarate për mediat, katër këshilltarët kanë komunikuar vendimin e tyre, duke u shprehur se arsyeja e largimit është pikërisht bashkëpunimi LSI-PD, që sipas tyre, nuk ka moral pasi Basha është financuar nga biznesmenë rusë. “LSI ka humbur integritetin e saj dhe nuk mbron më interesat e njerëzve të thjeshtë por mbron interesat personale të drejtuesve dhe ish funksionarëve të lartë të saj, LSI ka kohë që ka humbur qëllimin e saj si një forcë politike nx-itëse e proceseve integruese euroat-lantike, Përkundrazi, konstatojmë se LSI ka konsoliduar një aleancë të dyshimtë, duke marrë në mbrojtje një forcë politike të zhytur në interesa të errëta antikombëtare, tanimë të faktuara përmes lidhjeve të fshehta financiare me biznesmenë rusë”, deklaruan ata. Gjithashtu, këshilltarët u shprehen kritikë për mosdistancimin e LSI-së ndaj çështjes së financimit rus të Partisë Demokratike. Madje, ata u shprehën të bindur se me Ilir Metën kryetar, LSI kurrë nuk do të merrte në mbrojtje biznesmenët rusë që finan-cojnë Bashën. “Që kur Ilir Meta është shkëputur nga LSI, partia po ikën në drejtim të paditur. Ne jemi të bindur se me Ilir Metën kryetar, LSI kurrë nuk do të merrte në mbrojtje biznesmenët rus që financojnë Lulzim Bashën. Nuk dihet se për çfarë qëllimesh dhe në këmbim të çfarë gjëje, koalicioni opozitar PD-LSI ka pranuar me bujari miliona financime nga Rusia”, janë shprehur ata. Aktualisht grupi LSI-së në Këshillin e Bashkisë së Vlorës ka mbetur vetëm me një përfaqësues. Megjithatë, mbetet për t’u parë në ditët

Fillimisht, ka qenë Tirana, qyteti që theu tabunë, në sajë të së cilës pak kohë më parë katër këshilltarë bashki-akë të Lëvizjes Socialiste për Integrim braktisën këtë parti për t’iu bashkuar socialistëve. Më pas i njëjti fenomen u spostua në Bashkinë Durrës, aty ku katër këshilltarë u larguan nga partia e Kryemadhit për t’iu bashkuar PS-së. Ndërsa dezertime nga radhët LSI-së ka pasur edhe në Bashkinë e Lushnjës, ku dy këshilltarë të kësaj partie iu bashkuan PS-së. Po ashtu,

i njëjti fenomen ka ndodhur edhe në Korçë, aty ku pak kohë më parë katër këshilltarë të LSI braktisën këtë parti për t’iu bashkuar socialistëve. Gjithashtu, edhe në Gjirokastër ka pas-ur largime nga radhët e LSI, ku janë larguar nga kjo parti tre këshilltarë për t’iu bashkuar PS. Ndërkohë që ditët e fundit janë larguar në Fier katër këshilltarë të LSI për t’iu bashkuar PS, si dhe tre këshilltarë në Belsh. Kurse dje janë larguar katër këshilltarë të LSI në Vlorë, për t’iu bashkuar PS.

në vijim nëse do ketë të tjera dezertime nga radhët e partisë së Kryemadhit.

LSI braktiset nga 31 këshilltarë brenda 3 muajve

Largimi i këshilltarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrimi nuk është i panjohur për këtë parti, pasi ky fenomen vijon të jetë prezent brenda LSI qysh prej 3 muajsh. Gazeta ka bërë një kërkim dhe rezulton se janë plot 31 këshilltarë të LSI-së, që kanë dezertuar nga partia e Kryemadhit për t’iu bashkuar Partisë Socialiste.

Këshilltarët: Me Metën kryetar, LSI s’do të merrte në mbrojtje biznesmenët rus që financojnë Bashën

Fillon shkrirja e LSI, partia e Kryemadhit braktiset nga 31 zyrtarë për 3 muaj, edhe në

Vlorë 4 këshilltarë bashkiakë bashkohen me PS

Page 5: KLD dhe prokurorinë Riaktivizohet pakti i 18 majit, Rama e Basha … · Ish-kryetari i Komisionit Qendror të zgjedhjeve, Kristaq Kume, ka dhënë dje idetë e tij se si duhet të

5,6,8,11,12,13,14,15,18,19,20,21,24

GAZETA SOT E Diel 18 Mars 2018 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Kuvendi Kombëtar i PD, zbardhen propozimet për ndryshime në statut, zbehet roli i Lulzim Bashës

Partia Demokratike më 28 dhe 29 prill do të mbledhë Kuvendin kombëtar, ku do të ndryshojë statutin dhe pritet të ketë lëvizje sa i takon poste-ve drejtuese. Basha u ka lënë detyrë degëve dhe deputetëve që të bëjnë një sërë propozimesh për ndryshimet në statut. Dje deputeti Myslim Murrizi dhe njëherësh kreu i degës së PD Lushnje, ka bërë publike propozimet e tij. Ajo që bie në sy është se kërkohet që të drejtën për të zgjedhur kandidatë në zgjedhje të mos e ketë kryetari, por gjithçka të bëhet me votim. “Kryetar seksioni, Kryetar grupseksioni, Kryetar dege, dhe Kryetari i PDSH të zgjidhen nga parimi një anëtar një votë; Kandidatët për kryetar

bashkie dhe për deputet duhet t’i nënshtrohen votës së anëtarëve të PD; Të gjithë kandidatët për të qene drejtues nga Kryetar dege, anëtar të Këshillit Kombëtar, anëtarë të kryesisë së madhe, drejtues departamentesh, kandidatë për kryetar bashkie dhe kandidatë për deputet, duhet të marrin patjetër pastërtinë e figurës së tyre tek Autoriteti i Dosjeve të Sigurimit. Kush ka qenë spiun nuk duhet të jetë më drejtues i demokratëve e as kandidat nga Partia Demokratike për deputet apo kryetar bashkie”, thuhet në propozim. Po ashtu kërkohet që kryesia e degës të jetë e përbëre vetëm nga kryetaret e grupseksioneve dhe departamentet të cilat duhet

të jenë specifike për çdo degë PD. Tjetër propozim është që kryesia qendrore e PDSH të jetë funksion-ale dhe jo më shumë se 23-25 anëtarë të cilët duhet të zgjidhen nga Kuvendi Kombëtare dhe jo nga Këshil-li Kombëtar. “Këshilli Kombëtar të zgjedhë vetëm sekretariatet dhe drejtuesit e departamenteve. Sekretari i Përgjithshëm, sekretari organizativ dhe 2 nënkryetarët të zgjidhen nga Kuvendi Kombëtar, që të jenë persona politikë me mbështetje sa më të gjere të anëtarësisë dhe jo nga Këshilli Kombëtar e nga marrëveshjet mes individëve. Kandidatët për kryetar bashkie apo deputetë duhet të shpal-len zyrtarisht 90 dite para datës së zgjedhjeve”,

thuhet më tej. Deputeti demokrat ka deklaruar se askush nuk mund të marrë karrige në PD pa dhënë kontribut. “Të llastuarit dhe të mësuarit keq që marrin pa asnjë kontribut karrige të pa merituara, i bëjnë vetëm dëm Partisë Demokratike. Kur një ditë ju ikën karrigia nga vota e demokratëve apo e qytetarëve, fillojnë të hiqen si “ viktima” se demek ju është ngrënë “ haku”. PD është parti 27 vjeçare dhe me plot kontribuues që i kanë qëndruar asaj në opozitë, se në pushtet të zënë frymën, ndaj res-pektimi i kontribuueseve bën që të mos harrojmë kurrë historikun e PD, e të sajojmë histori false me faktorë fals”, ka thënë ai dje.

Në janar të këtij viti, kryeministri i bëri një tjetër ftesë liderit të opozitës Lulzim Basha, ku kërkonte takim për të zgjedhur me konsensus kryeprokurorin e përkohshëm dhe hodhi idenë e një pakti kombëtar. Basha e refuzoi, por kur u bë mbledhja e Stabilizim Asociimit, palët ranë dakord për një pakt të tillë. Por ajo që e kundërshtonte më shumë takimin ishte LSI.

Frika e partisë së Kryemadhit është reforma zgjed-hore, Basha dhe Rama shumë shpejt mund të nisin konsultimet për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe nuk përjashtohet të futet sistemi me prim, i cili elim-inon paritë e vogla, përfshirë dhe LSI. Pra reforma zgjedhore është ajo që mund të bëjë sërish bashkë PD e PS, ndërsa kjo nuk pëlqehet aspak nga LSI.

FRIKA E LSI NGA PAKTI RAMA-BASHA

Riaktivizohet pakti i 18 majit, Rama e Basha bëhen bashkë për komisionerët e Avokatit të Popullit, nisin lëvizjet dhe për izolimin e LSI

Mazhoranca dhe opozita marrëveshje për 2 komisionerët e Avokatit të Popullit

Kliti TOPALLI

Marrëveshja e 18 majit 2017 mes kryeminis-trit Edi Rama dhe lid-erit të opozitës Lulzim

Basha duket se ekziston. Edhe pse demokratët akuzuan kryeminis-trin se ai i ngriti kurth kryetarit të tyre, ditët e fundit po jepen sinjale se në 1 vjetorin e këtij pakti, palët vijojnë të kenë koordinime mes tyre. Ditët e fundit janë dhënë mjaft sinjale se Rama e Basha po riaktivizojnë paktin e vjetër. Të enjten Kuvendi u mblodh në seancë plenare dhe mes shumë vendimesh, u përzgjodhën komi-sionerët e avokatit të popullit. Voti-mi kaloi në heshtje, ndërsa dhe emrat e përzgjedhur mbetën në hije. Por gazeta ka mësuar se PS dhe PD kanë gjetur dakordësinë në mënyrë të fshehtë mes tyre, pasi kandidatët u përzgjodhën në unison. Në seksionin për mbrojt-jen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve Kuvendi votoi me 113 vota pro, 4 kundër dhe 1 ab-stenim kandidaturën e znj. Neila Peka. Në seksionin e mekanizmit kombëtar të parandalimit të tor-turës Kuvendi, me 112 vota pro, 3 kundër dhe 2 abstenim, miratoi kandidaturën e znj. Ermonela Xhafa. Institucioni i Avokatit të Popullit ishte pjesë e marrëveshjes Rama-Basha. Atë kohë PS vendosi të emërohej Erinda Ballanca, e propozuar nga PD. Por pakti ka vijuar dhe për përzgjedhjen e komisionerëve. PS në Parlament ka vetëm 74 deputetë plus dhe 3 vota të PDIU dhe 1 të Tom Doshit, pra shkon në 78. Por zonjat kanë marrë mbi 100 vota dhe kjo është arritur falë konsensusit të PD. Ky është treguesi i parë i marrëve-shjes. Treguesi i dytë janë emrat e përzgjedhur. Zonja Ermonela Xhafa, është vajza e Muharrem Xhafës, kreu i Partisë Komuniste. Ajo momentalisht mbante postin e kryetares së Zyrës së Bash-këqeverisjes në Kryeministri. Po ashtu ajo ka punuar si këshilltare për një kohë të gjatë në Ministrinë e Drejtësisë. Emir i dytë është,

Neila Peka, e cila është nusja e djalit të Maxhun Pekës, i cili ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Kryeministri kur kryeministër ishte Sali Berisha. Pra sinjalet janë se palët kanë ranë dakord që një anëtar të jetë në një farë mënyre i mbështetur nga PS dhe tjetri nga PD. Nëse kthehemi pas në kohë, për komi-sionerët ka pasur debate shumë të forta në Komisionin e Ligjeve, por ujërat janë qetësuar dhe palët tregohet qartë se kanë gjetur uni-sionin, duke dhënë sinjale se pakti Rama-Basha funksionin dhe ka nisur të riaktivizohet.

PD-PS distancohen nga LSIBashkimi i votave për komi-

sionerët e Avokatit të Popullit është një tregues i paktit Ra-ma-Basha. Por ditët e fundit janë dhënë të tjera sinjale dhe sidomos sa i takon raporteve me LSI. Si PD ashtu dhe PS kanë filluar të distancohen dukshëm nga partia e Monika Kryemadhit. Një ditë më

Alibeja: PD po synon të vijë sa më shpejt në pushtet

Deputeti Enkelejd Alibeaj theksoi dje se ndonëse ka disa të pakënaqur në pjesën elitare të partisë, baza e saj nuk ka përçarje. Alibeaj shtoi se baza e PD kërkon sa më parë të vijë në pushtet, dhe këtë e tregoi edhe protesta e 27 janarit. “Kuvendi i Partisë mblidhet më para se Këshilli, pasi është organi më i lartë vendimmarrës. Është e udhës që të mblidhet organi vendimmarrës, pra sovrani. Pak rëndësi ka kjo në atë që quhet debat politik. Pati fjalë, disku-time jo vetëm nga Imami, por edhe nga persona të tjerë, kritikë, por edhe nga pothuaj 70 % e anëtarëve të kryesisë të zgjedhur apo jo. Të shëndetshme apo jo, kjo mbetet për t’u parë, por ishte një proces normal. Nëse kërkohet një lloj sinergjizimi i të gjitha energjive opozitare për të goditur qeverinë, dhe besoj se të gjithë ata që ishin në atë sallë apo jashtë saj, e donin këtë gjë. Tani ka ardhur momenti që të kuptohet nga të gjithë se në këtë moment prioritet është qëllimi, pra rrëzimi i qeverisë”, tha ai.

Djegia e mbetjeve, Gjiknuri i përgjigjet PDMinistri i Infrastrukturës dhe

Energjisë Damian Gjiknuri i ka kthyer përgjigje akuzave të opozitës në lidhje me impiantin e djegies së mbetjeve me prodhim energjie në Qarkun e Elbasanit. Gjatë një vizite në impi-antin e Elbasanit, Gjiknuri tha se po përdoret fjala e fundit e teknologjisë dhe nuk ka ndikime në mjedis. “Do të ishte mirë që kushdo që do të ishte i interesuar të vinte e ta vizitonte këtë impiant, ta shikonte me sytë e tij që nuk ka as emetime dhe gjithçka këtu është brenda një procesi teknologjik të mbyllur pa probleme për mjedisin. Pra, le të themi është fjala e fundit e teknologjisë, një zgjidhje jashtëzakon-isht e mirë për trajtimin e mbetjeve në Shqipëri”, tha ai. Ministri sqaroi se një impiant i tillë është duke u ndër-tuar edhe në bashkinë e Fierit, ndërsa kryeqyteti po ndërton një të tillë për të trajtuar mbetjet e veta urbane. “Një gjë e ngjashme po ndërtohet në Bashkinë e Fierit për Qarkun e Fierit. Shumë shpejt edhe Tirana po avancon me procesin e saj”, tha ai.

PS dhe PD kanë gjetur dakordësinë në mënyrë të fshehtë mes tyre, pasi kandi-datët u përzgjodhën në unison. Në sek-sionin për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve Kuvendi votoi me 113 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim kandi-daturën e znj. Neila Peka...parë gazeta publikoi një shkrim ku shumë deputetë të PS kërkonin që të mos ketë më aleancë me LSI, sidomos në zgjedhjet vendore. Në të njëjtën linjë kanë qenë dhe eksponentë të PD. Por ditët e fundit LSI duket se është parë në vështirësi të madhe. Nga njëra anë Kryemadhi i bëri një ftesë publike Bashës pak ditë më parë për të dalë bashkë në zgjedhjet vendore, ndër-sa nga krahu tjetër media pranë saj kanë folur për një aleancë me PS. Por si PD dhe PS kanë dalë kundër

dhe në një farë mënyre po e izolo-jnë LSI. Dëshmia më e qartë është pushteti vendor. PS i ka marrë LSI 31 këshilltarë bashkiakë, ndërsa Basha ka udhëzuar bazën që të rekrutojnë dhe ata sa më shumë militantë, duke e rrudhur dhe izol-uar LSI. Pakti i 18 majit qëllimin kryesor kishte natyrisht rrudhjen e LSI dhe teksa po afrojnë zgjedh-jet vendore, sinjalet janë dhënë se ajo marrëveshje po del sërish në skenë. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim.

Kryetari i KQZ, propozim i opozitës.Avokati i Popullit, propozim i opozitësReforma Kushtetuese (me fil-limin e legjislaturës së re).Reforma zgjedhore (me fillim-in e legjislaturës së re).Futja e teknologjive elektron-ike në procesin e identifikimit votimit dhe numërimit për zg-jedhjet pasuese.Reformim tërësor i sistemit të prokurimeve publike dhe au-ditimit të shpenzimeve publike.

Ja disa nga piket e paktit Rama-Basha

Page 6: KLD dhe prokurorinë Riaktivizohet pakti i 18 majit, Rama e Basha … · Ish-kryetari i Komisionit Qendror të zgjedhjeve, Kristaq Kume, ka dhënë dje idetë e tij se si duhet të

6 GAZETA SOTE Diel 18 Mars 2018

5,6,8,11,12,13,14,15,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Spartak Ngjela: Shqiptarët do të identifikohen në të gjithë Ballkanin, procesi i gjuhës shqipe do të hapet edhe në Mal të Zi

Avokati Spartak Ngjela e ndali vëmend-jen dje tek shqiptarët e shpërndarë në çdo trevë të Ballkanit Perëndimor dhe identifi-kimi i tyre. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Ngjela u shpreh se ky fillim-shekulli do të njihet si koha e madhe e shqiptarëve sepse ata do të identifikohen kudo në zonën e Ballkanit Perëndimor. Sipas tij, pas miratimit të gjuhës shqipe në Maqedoni, radhën e ka Mali i Zi. “Por çfarë do të ndodhë në Ballka-nin Perëndimor? Do të vijojë i njëjti proces: identifikimi i shqiptarëve dhe ngritja e pres-

tigjit të tyre nëpërmjet gjuhës shqipe. Në këto treva sot pritet që të identifikohen rreth 8 milionë shqiptarë. Pa llogaritur arvanitasit dhe çamët e Greqisë. Në kë kohë ka filluar e do të vijojë ngritja e dinjitetit kombëtar shqiptar në Mal të Zi. Plava Gucia dhe Tuzi janë të parat që po gjallërojnë në funksion të gjuhës shqipe. Por kështu do të vijojnë edhe Ulqini e Tivari, e bashkë me të edhe të gjithë fshatrat e shumtë shqiptarë. Por edhe shqiptarët në Podgoricë. Tani që përfundoi procesi i gjuhës në Maqedoni, sigurisht që

ky do të hapet edhe në Mal të Zi. Tharmi shqiptar shumë shpejt do të shfaqet i plotë në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Ky fillim shekulli do të hyjë në histori, pa dyshim, si koha e madhe e shqiptarëve që ka nisur, por do të vijojë edhe më me forcë në ngritje të dinjitetit, gjuhës dhe të drejtave shtet-for-muese shqiptare në të gjitha këto treva”, tha avokati. Në vijim të reagimit të tij, ai shtoi se procesi i identifikimit të shqiptarëve do të përfshijë edhe Greqinë, por sipas tij është ende në fazën e fermentimit. Dhe ky fenomen

do të marrë ngjyrimin e plotë historik dhe real, me forcën që u shfaq e po progredon në Maqedoni, kur të vijë e të shfaqet po kështu edhe në Greqi. Edhe këtu ka nisur fenomeni shqiptar, por tani për tani është ende në stadin e fermentimit. Shumë shpejt do të shohim fenomenin shqiptar edhe këtu njëlloj si në Maqedoni. Kur bota të marrë vesh se cilët janë shqiptarët, arvanitasit dhe Çamët e Greqisë, atëherë vetë historia e qytetërimit evropian do ta gjejë veten e vet realisht”, deklaroi Spartak Ngjela.

“Njësia Përgjegjëse vepron: me ndershmëri duke pasur parasysh interesat legjitim të sinjalizuesit; në mënyrë të pavarur nga pikëpamja politike dhe çdo in-fluencë tjetër e padrejtë që mund të pengojë realizimin e detyrave; duke shmangur çdo konflikt interesi të mund-shëm përpara fillimit të hetimit administrativ; duke marrë të gjitha masat e përshtatshme për të mbrojtur

dokumentacionin dhe provat lidhur me sinjalizimin nga zhdukja, fshehja, ndryshimi, falsifikimi dhe veprime të tjera, të cilat synojnë asgjësimin e tyre; duke ruajtur kon-fidencialitetin e informacionit dhe të mbrojë të dhënat në përmbajtje të çdo sinjalizimi; duke ruajtur sekretin shtetëror në përmbajtje të një sinjalizimi, në zbatim të ligjit”, thuhet në rregullore.

PARIMET E HETIMIT ADMINISTRATIV NGA ILDKPI

Korrupsioni në administratë, qeveria ngre strukturat për infiltrimin e spiunëve, zbardhet rregullorja

Ja rastet kur sinjalizuesi mund të “spiunojë” drejtpërdrejt tek ILDKP

Mimoza IBRA

Qeveria ka filluar infiltrimin e spiunëve në adminis-tratë për të zbuluar aferat e korrupsionit. Sipas in-

formacioneve, të gjitha ministritë kanë miratuar një rregullore përmes së cilës do të ngrihen departamente të posaçme me qëllim zbulimin e rasteve korruptive. Duke qenë edhe institucioni përgjegjës për këtë çështje, Inspektorati i Lartë i Dekla-rimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) urdhëroi ngritjen e këtyre strukturave, por hasi në vështirësi dhe vonesa. Mirëpo gazeta ka sigu-ruar dje një rregullore për infiltrimin e spiunëve, apo siç quhen ndryshe “bilbilfryrës”, në të gjitha ministritë, ndërsa pritet që këto grupe pune të ngrihen kudo në administratë dhe bizneset private. Rregullorja përmban 9 nene për hetimin admin-istrativ të sinjalizimit dhe mbrojtjen e konfidencialitetit në ministri, ku ndër të tjera përcaktohen edhe disa nga të drejtat e spiunëve gjatë ushtrimit të detyrës së tyre. Në rast se “bilblifryrësi” dyshon për korrup-sion, ai mund të vëzhgojë sende, vende dhe dokumentacione. “Njësia Përgjegjëse dokumenton çdo vep-rim që kryen gjatë hetimit admin-istrativ. Dokumentet e nevojshme për hetimin administrativ merren apo pranohen pa pagesë. Njësia Përgjegjëse ka të drejtë të këqyr sende, vende apo dokumentacion me qëllim fiksimin dhe dokumentimin e veprimeve apo të pasojave të vep-rimtarisë apo praktikës së dyshuar të korrupsionit. Në raste të veçanta, kur Njësia Përgjegjëse vlerëson se ekzis-tojnë rrethanat për manipulimin apo asgjësimin e dokumenteve shkresore, punonjësit bllokojnë dokumentac-ionin apo mjetet e tjera provuese”, thuhet në rregullore.

Përcaktime të tjeraPo ashtu, në rregulloren e sigu-

ruar nga gazeta janë të shpjeguara edhe disa parime që ILDKP duhet të ketë parasysh gjatë hetimit ad-ministrativ. Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasur-isë duhet të marrë të gjitha masat e përshtatshme për të mbrojtur dokumentet dhe provat që faktojnë aferën korruptive të denoncuar nga spiuni, si edhe duhet të ruajë konfidencialitetin e informacionit. Nga ana tjetër, aty theksohen edhe rastet kur sinjalizuesi ka të drejtë të “spiunojë” drejtpërdrejt rastin

korruptiv tek ILDKP. Konkretisht, “bilbifryrësi” mund të sinjalizojë veprën e dyshuar të korrupsionit kur njësia përgjegjëse nuk fillon hetim administrativ ose e mbyll këtë hetim në kundërshtim me lig-jin. “Ekziston dyshimi i arsyeshëm se pritësi i sinjalizimit në Njësinë Përgjegjëse ose persona të lidhur me të janë të përfshirë ose kanë një interes të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë, pasuror ose per-sonal, në veprimin ose praktikën e dyshuar të korrupsionit. Sipas rastit, person i lidhur ka të njëjtin kuptim me përcaktimet e bëra në ligjin për tregtarët dhe shoqëritë tregtare ose ligjin për parandalimin

Ja disa nga përcaktimet e rregullores për

infiltrimin e spiunëveObjekti: Objekti i kësaj rreg-

ulloreje është përcaktimi i rregullave për procedurën e shqyrtimit të hetimit administrativ të sinjalizimit dhe për-caktimin e mekanizmave të mbrojtjes së konfidencialitetit në zbatim të ligjit nr. 60/2016 “Për sinjalizimin dhe mbro-jtjen e sinjalizuesve”.

Kryerja e veprimeve procedur-ale: Njoftimet për veprimet proce-durale, për të cilat Njësia Përgjegjëse cakton afate, duhet të përmbajnë paralajmërimin e shprehur mbi pasojat e mosrespektimit të afatit.

Përfundimi i hetimit administra-tiv: Njësia Përgjegjëse përfundon het-imin administrativ nëse: gjatë hetimit rezulton se sinjalizimi për veprimin ose praktikën e dyshuar të korrupsionit është i bazuar, në këtë rast, Njësia Përgjegjëse njofton menjëherë organet e drejtësisë; sinjalizuesi nuk ka vepruar në kushtet e mirëbesimit, në zbatim të nenit 6, të ligjit nr. 60/2016. Në dosjen e sinjalizimit, shënohen vendimi për përfundimin e hetimit administrativ nga Njësia Përgjegjëse, i arsyetuar për të gjitha shkaqet që kanë çuar në ven-dimmarrjen përkatëse, si dhe masat e marra në lidhje me sinjalizimin.

Konfidencialiteti: Gjatë pro-cedurës së hetimit administrativ të sinjalizimit identiteti i sinjalizuesit u bëhet i ditur personave të tretë vetëm me pëlqimin e tij me shkrim. Njësia Përgjegjëse duhet të ruajë në çdo kohë në mënyrë konfidenciale informacionin e lidhur me sinjalizimin, duke mos e përhapur ose transmetuar tek persona të tretë, si dhe të mos e përdorin për qëllime të tjera, përveçse me pëlqimin me shkrim të sinjalizuesit ose për përm-bushjen e një detyrimi ligjor. Njësia Përgjegjëse në komunikimet me organ-izatën ku punon sinjalizuesi ose me çdo subjekt apo autoritet tjetër, respekton detyrimin e konfidencialitetit dhe ua komunikon informacionin e nevojshëm vetëm personave të caktuar për hetimin administrativ ose për marrjen e masave për ndjekjen e fakteve të sinjalizuara, në kuadër të një marrëveshjeje konfiden-cialiteti mes palëve.

Mbrojtja kundër hakmarrjes: Sinjalizuesi, i cili sinjalizon një veprim ose praktikë të dyshuar korrupsioni, gëzon mbrojtje ligjore ndaj çdo mase hakmarrëse të marrë ndaj tij, sipas parashikimeve të nenit 18 të ligjit nr. 60/2016, “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”.

“ Njësia Përgjegjëse doku-menton çdo veprim që kryen gjatë hetimit administrativ. Dokumentet e nevojshme për hetimin admin-istrativ merren apo pranohen pa pagesë. Çdo shkelje e detyrimit të zyrtarëve apo të organizatave private për dhënie dokumentacio-ni shkresor apo dokumenti tjetër provues përbën shkak për fillimin e procedimit ligjor në varësi të shkel-jes së konstatuar. Dokumentacioni,

në çdo rast , duhet të jetë origjinal ose i njësuar me origjinalin. Njësia Përgjegjëse ka të drejtë të këqyr sende, vende apo dokumentacion me qëllim fiksimin dhe dokumen-timin e veprimeve apo të pasojave të veprimtarisë apo praktikës së dysh-uar të korrupsionit. Dokumentimi mund të bëhet me procesverbal, me mjete të tjera fotografike e filmike apo në çdo mënyrë tjetër”, shpjeg-ohet në rregullore.

PROVAT NË HETIMIN ADMINISTRATIV

e konfliktit të interesave në ushtrim-in e funksioneve publike; ka arsye të tjera të bazuara për të dyshuar në integritetin dhe paanshmërinë e Njësisë Përgjegjëse në shqyrtimin e sinjalizimit; prova e sinjalizuesit, në lidhje me veprimin ose praktikën e dyshuar të korrupsionit, mund të

fshihet ose të shkatërrohet nga or-ganizata”, janë disa nga rastet e tjera të përcaktuara në rregullore. Sakaq, grupi i posaçëm i punës duhet të ruajë në çdo kohë konfidencialitetin e informacionit lidhur me sinjal-izimin, teksa spiuni është i mbrojtur edhe nga rastet hakmarrëse.

Qeveria ka filluar in-filtrimin e spiunëve në administratë për të zbuluar aferat e korrupsionit. Sipas informacioneve, të gjitha ministritë kanë miratuar një rregullore përmes së cilës do të ngrihen departamente të posaçme me qël-lim zbulimin e rasteve korruptive. Duke qenë edhe institucioni përg-jegjës për këtë çësht-je, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kon-trollit të Pasurive (ILD-KP) urdhëroi ngritjen e këtyre strukturave...

Page 7: KLD dhe prokurorinë Riaktivizohet pakti i 18 majit, Rama e Basha … · Ish-kryetari i Komisionit Qendror të zgjedhjeve, Kristaq Kume, ka dhënë dje idetë e tij se si duhet të

GAZETA SOT E Diel 18 Mars 2018 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

KPK për të gjithë emrat që ka në

verifikim ka kërkuar nga Këshilli i Lartë

i drejtësisë që të dorëzojë të gjithë

të dhënat që ka sa i takon masave disiplinore të ndër-

marra vitet e fun-dit, të dhënat sa i takon procesit të vlerësimit të

gjyqtarëve, por dhe dosjet sa i takon

ankesave që janë bërë ndër vite për

emrat në fjalë...

Kufi pa dogana Shqipëri-Kosovë, Vlahutin: Pas

anëtarësimit në BEAmbasadorja e Bashkimit Evro-

pian në Shqipëri, Romana Vlahutin deklaroi dje se Shqipëria dhe Kosova do të kenë një kufi pa dogana vetëm pas anëtarësimit të dy vendeve në BE. Gjatë një inspektimi të kryer në pikën kufitare të Morinit në Kukës, Vlahutin u ndal edhe tek hapja e negociatave për Shqipërinë, ku theksoi se në prill do të fillojë vlerësimi nga vendet anëtare të BE. “Në momentin që të dy shtetet do të jenë anëtare të Bashkimit Evro-pian nuk do të ketë dogana mes tyre ashtu siç nuk do të ekzistojnë doganat ndërmjet këtyre vendeve dhe vendeve të tjera anëtare. Në lidhje me hapjen e negociatave, do të ketë një paketë në muajin prill, që do të bëhet një vlerësim. Më pas në qershor të gjitha shtetet do të bëjnë vlerësimin e tyre dhe do të marrin një vendim. Shpresoj për më të mirën”, u shpreh shefja e delegacionit të BE. Në pikën kufitare Morinë-Vërmicë po aplikohet një projekt i BE për modern-izimin e saj, i cili do të lehtësojë lëvizjen nga të dy krahët.

Shqipëria, partneri i privilegjuar për

sipërmarrjet italianeKompanitë italiane e konsiderojnë

Shqipërinë një partner të privilegjuar, jo vetëm për afërsinë gjeografike, por edhe për lidhjet historike dhe kultu-rore, të cilat lehtësojnë mirëkuptimin reciprok. Në një intervistë, Drejtoresha e Agjencisë Italiane të Tregtisë, Elisa Scelsa, tha se misioni i sipërmarrjeve në Tiranë në fakt ka përfaqësuar një rast të rëndësishëm për thellimin e mundësive tregtare dhe investimeve të ofruara nga tregu shqiptar, edhe në kuadrin e një partneriteti publik-privat. “Pjesëmar-rësit, kompani individuale dhe shoqata të kategorisë, kanë pasur mundësinë të marrin një sërë informacionesh mbi ekonominë dhe klimën e biznesit në Shqipëri, perspektivat dhe strategjitë e përgjithshme dhe sektoriale të zh-villimit për periudhën afatmesme dhe afatgjatë”, deklaroi ajo. Ky informacion sipas Scelsa, erdhi falë bashkëpunimit dhe pjesëmarrjes së administratës kom-petente dhe dëshmive të sipërmarrjes në panelet mbi sektorët fokus infrastruk-turën, energjinë dhe mjedisin, bujqësinë dhe përpunimin ushqimor.

Dashamir Shehi: PD të sqarojë të vërtetën e lidhjeve me rusët, lobingjet jashtë vendit të ndalohen me ligj

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Dashamir Shehi, i cili njëkohësisht është edhe një ndër aleatët e Partisë Demokra-tike në politikë, kërkoi dje nga Lulzim Basha që të sqarojë plotësisht çështjen e lobingut në SHBA dhe pjesën e financimit rus. Gjatë një prononcimi për mediat, Shehi u shpreh kategorikisht kundër lobingut, pasi sipas tij ndikon negativisht në politikën shqiptare duke e korruptuar. Për këtë arsye ai theksoi se do ishte shumë mirë nëse lobingu do të

ndalohej me ligj. “Përderisa ka diskutime përreth kësaj teme, kjo punë duhet sqaruar plotësisht. Unë nuk i dua lobingjet, kjo është një lloj ndërhyrje në politikën shqiptare, e ko-rrupton politikën. Kështu që unë do të isha që t’i ndalonim me ligj. Lobimi do para, paratë e Shqipërisë shpeshherë janë të pista”, u shpreh aleati i Bashës. Më tej, ai e ndali theksin edhe tek lëvizja e kritikëve të Lulzim Bashës dhe largimi i gardës së vjetër. Për Shehin, kreu demokrat duhet të hapë partinë, duke bërë

pjesë të saj edhe të larguarit nga zgjedhjet e 25 qershorit 2017. “Për mua duhet të jenë pjesë e Partisë Demokratike. Është më mirë që të jenë brenda Partisë Demokratike sesa t’i përzëmë ne jashtë apo ata të tjerët të tentojnë të bëjnë një forcë tjetër. Kështu që unë do të këshilloja të hapim partinë edhe për njerëz që mendojnë ndryshe nga kryetari do të jetë në të mirë të të gjithë lëvizjes opozitare. Të kemi një statut më liberal, të hapur dhe demokratik. Një gjë e tillë do t’u bënte mirë të gjitha palëve”, deklaroi

Dashamir Shehi. Sakaq, kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që kreu i LZHK i bën thirrje Lulzim Bashës të japë sqarime për lobimin në Uashington. Edhe katër ditë më parë po ashtu gjatë një interviste televizive, Shehi kërkoi më shumë transparencë për këtë çështje. “Përsa i përket lobimit rus, unë i kërkoj Bashës të jetë më transparent, s’kemi asgjë për të fshehur. I kam kërkuar Bashës të jetë më transparent dhe më i vendosur dhe ta mbyllim këtë mu-habet”, tha Dashamir Shehi.

Kliti TOPALLI

Procesi i vetingut ka fill-uar të ngjallë ankth në radhët e gjyqtarëve dhe të prokurorëve. Për anëtarët

e Gjykatës së Lartë dhe të Kus-htetueses procedurat pothuajse kanë përfunduar dhe po bëhen ver-ifikimet e fundit, ndërkohë që është thelluar procesi për kategoritë e tjera. Një ditë më parë KPK nisi verifikimin për 36 kryetarë proku-rorish dhe gjykatash në rrethe, ndërsa mësohet se për emrat që po kalojnë në sitë po kontrollohen të gjitha dokumentet që ndodhen në KLD apo në Prokurorinë e Përg-jithshme. Një burim i tha gazetë se KPK për të gjithë emrat që ka në verifikim ka kërkuar nga Këshilli i Lartë i drejtësisë që të dorëzojë të gjithë të dhënat që ka sa i takon masave disiplinore të ndërmarra vitet e fundit, të dhënat sa i takon procesit të vlerësimit të gjyqtarëve, por dhe dosjet sa i takon ankesave që janë bërë ndër vite për emrat në fjalë. Po ashtu e njëjta kërkesë ka shkuar dhe për Ministrinë e Dre-jtësisë, ku dhe asaj i janë kërkuar të dhëna mbi inspektimet që ka bërë në gjykata dhe në prokurori. Ministria është institucioni që merret me masat disiplinore dhe mësohet se ajo ka dorëzuar çdo lloj informacioni që ka sa i takon abuzimeve që janë bërë në drejtësi. Po ashtu, pranë saj ka pasur me qindra ankesa nga qytetarët, ku dhe ato i janë vënë në dispozicion komisionit. E njëjta gjë ka ndodhur dhe me Prokurorinë e Përgjithshme sa i takon prokurorëve. Për KPK ka shumë rëndësi të shihet karriera në vijim e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas raporteve ndër vite të KLD, rezulton se për gjyqtarët ka pasur rreth 2.5 mijë ankesa në total dhe bëhet fjalë për rreth 150 emra. Për të gjithë këta janë depozituar fakte dhe dokumente, pasi pretendohet se kanë dhënë vendime aspak të drejta. Një numër i ngjashëm ank-esash ka qenë dhe për prokurorët. Një burim nga komisioni i vetingut i tha gazetës se pikërisht këto ankesa kanë fundosur shumë emra, pasi kjo ka shtyrë komisionerët që të thellojnë hetimet për ata gjyqtarë apo prokuror që ka numër të madh denoncimesh.

përqendruar sytë vetëm te anëtarët e vetingut, pasi në lupë janë dhe institucionet e tjera mbështetëse. Sipas informacioneve, Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive, Drejtoria e Pastrimit të Parave, Drejtoria e Informacionit të Klasifi-kuar, Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Prokuroria e Përgjithshme, janë që të gjithë në monitorim. Që të gjitha këto institucione kanë rol thelbësor në procesin e vetingut dhe ekziston rreziku që aty të ndodhin manip-ulime me të dhënat. ILDKP kon-trollon pasurinë në bashkëpunim me Drejtorinë e Pastrimit të Parave.

DSIK bën verifikimin e pastërtisë së figurës. Ndërsa KLD dhe Prokuroria e Përgjithshme janë institucionet që bëjnë verifikimin paraprak të vendimeve të gjyqtarëve dhe të prokurove, po ashtu dhe përgatisin dosjen me të gjitha të dhënat për ta. Një burim i tha gazetës se që të gji-tha këto dikastere janë në vëzhgim gjatë gjithë kohës nga ndërkom-bëtarët, në mënyrë që të shmanget çdo lloj shkelje apo tentative manip-ulimi. ONM deri më tani ka treguar se nuk toleron asnjë shkelje dhe kjo do të thotë se largimet në drejtësi janë çështje ditësh.

Roli i ONMNë procesin e vetingut një rol

shumë të rëndësishëm kanë dhe ndërkombëtarët. Pak ditë më parë u shkarkua një komisioner falë punës së ONM. Por gazeta ka mësu-ar se ndërkombëtarë nuk i kanë

ONM monitorimi të gjitha institucioneve mbështetëse në veting

Vetingu, komisioni hap dosjet e masave disiplinore dhe ankesave, ndërkombëtarët vënë

në monitorim ILDKP, KLD dhe prokurorinë1. Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar, në

bashkëpunim me grupin e punës, brenda 60 ditëve nga konstituimi i grupit të punës, verifikon nëse informacioni është i saktë dhe nëse subjekti i rivlerësimit ka kontakte të papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar ose me persona të dyshuar të krimit të organizuar. Në përfundim të afatit 60-ditor, Drejtoria e

Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar mund t’i kërkojë Komisionit një zgjatje 30-ditore të afatit të verifikimit, në rast se është kërkuar informacion nga shtete të tjera.

2. Brenda 10 ditëve nga përfundimi i kontrollit, Dre-jtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar, pas përgatitjes nga grupi i punës të dokumentit/raportit, ia paraqet atë Komisionit.

1. Procedura e vlerësimit kryhet në përputhje me legjislacionin që rregullon statusin e gjyqtarëve ose prokurorëve, për aq sa është i zbatueshëm.

2. Organi përkatës i vlerësimit të aftësive profesionale rishikon dokumentet ligjore të përpiluara nga subjekti i rivlerësimit gjatë periudhës objekt i rivlerësimit. Organi, në përfundim të shqyrtimit të dokumenteve

ligjore të përzgjedhura nga vetë subjekti i rivlerësimit, sipas shtojcës 4, si dhe të 5 dokumenteve të tjera ligjore, të përzgjedhura sipas një sistemi objektiv dhe rastësor, përgatit një raport të hollësishëm dhe të arsyetuar. Ky raport i paraqitet Komisionit, menjëherë, por jo më vonë se 90 ditë nga dita e depozitimit të formularit të vetëvlerësimit profesional.

PROCEDURA PËR KONTROLLIN E FIGURËS

PROCEDURA PËR VLERËSIMIN E AFTËSISË PROFESIONALE

Page 8: KLD dhe prokurorinë Riaktivizohet pakti i 18 majit, Rama e Basha … · Ish-kryetari i Komisionit Qendror të zgjedhjeve, Kristaq Kume, ka dhënë dje idetë e tij se si duhet të

8 GAZETA SOTE Diel 18 Mars 2018

5,6,8,11,12,13,14,15,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ndizen debatet pas arrestimit të kryebashkiakut të Lezhës, demokratët thirrje Markut të nisë hetimet ndaj Tahirit, LSI pozicionohet krah PD

Arrestimi i kryebashkiakut të djathtë të Lezhës, Fran Frrokaj ka ndezur klimën politike në vend. Kështu pas deklaratës së bërë nga kreu demokrat Lulzim Basha, ka ardhur një tjetër re-agim nga radhët e PD. Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi lëshoi dje akuza të drejtpërdrejta ndaj kryeprokurores Arta Marku. Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, Bylykbashi i bëri thirrje të drejtpërdrejtë kryeprokurores Arta Marku që të nisë menjëherë hetimet ndaj Saimir Tahirit për veprën penale korruptive të shitblerjes së votës. “Krimi on-shore dhe prokurorja guaskë. Arta Marku, Prokurorja Provizore duhet të nisë

hetimin e Saimir Tahirit, ish-kreu i PS për Tiranën, për veprën korruptive të shitblerjes së votës. Ha-bilajt deklarojnë në dhjetor 2013 që Sajmir Tahiri ka shpenzuar së paku 5 milionë euro në fushatë zgjedhore. Fushata zgjedhore para dhjetorit 2013 ishte ajo e zgjedhjeve të qershorit të atij viti. Në janar 2014, Habilajt deklarojnë se është bërë masakër, janë blerë të gjitha votat. E nëse blen kaq shumë, edhe fiton. Këto deklarime janë të regjis-truara në Prokurorinë e Catania, në Itali”, tha ai. Më tej deputeti demokrat paraqet edhe rezultatin e zgjedhjeve përgjatë pesë viteve të fundit. Sipas Bylykbashit nëse prokurorja nuk do nis një hetim,

atëherë ajo nuk është gjë tjetër veçse një guaskë në shërbim të kryeministrit. “Në fushatën e 2013 që përmendin Habilajt, PS e qarkut Tiranë me në krye Tahirin, kërceu nga 140.000 vota në 2011 në 199.000 vota në 2013 për të rënë në 130.000 në 2015 (të gjithë e dinë që Saimiri nuk e honeps Erionin dhe as gur për të çarë kokën nuk i jep, jo më para). Një kërcim i paprecedent me plot 59.000 vota që nuk kishte ndodhur kurrë më parë në Tiranë dhe askund tjetër që vetëm shitblerja e votës dhe përfshirja e bandave e justifikojnë. Të shohim a do ta hetojë prokurorja këtë korrupsion politik me paratë e krimit on-shore, vendali, apo është proku-

rore guaskë që aktivizohet vetëm me telefonatë të kryeministrit”, u shpreh Bylykbashi. Por reagime ka pasur edhe në radhët e LSI për arrestimin e kryebashkiakut të Lezhës. Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se gjithë kjo valë arrestimesh nuk po bëhet nga shteti por nga pushteti.“Kur policia e zgjedhur nga pushteti, të heton, arreston dhe të (para) gjykon publikisht, drejtësia e ligjit nuk ekziston! Edhe si-kur argumentet e policisë politike të jenë 100% të vërteta, ato prapë quhen politike dhe të njëanshme. Kështu ndodh kur sundon pushteti dhe jo shteti!”, u shpreh ish-ministri.

Kreu i PD, Lulzim Basha dje nga selia blu duke u ndalur tek puna e Komisionit Hetimor që do ngrihet të hënën për çështjen Tahiri, deklaroi para mediave se PD do të hetojë të gjitha institucionet. “Ne do të hetojmë si dhe pse ndodhi që e gjithë kupola e poli-cisë u kthye në organizatë kriminale dhe askush në qeverisje nuk reagoi? Si dhe pse ndodhi që, megjithë

informimet e shumta për përfshirjen e Saimir Tahirit në trafikun e drogës, asnjë institucion shtetëror nuk e vuri atë para përgjegjësisë? Si dhe pse ndodhi që vendi u mbulua me drogë sheshit dhe asnjë institucion shtetëror nuk reagoi dhe nuk bëri asnjë përpjekje për ta ndaluar?”, u shpreh kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dje nga selia blu para mediave.

Çështja “Tahiri”, kreu i PD: Ne do të hetojmë të gjitha institucionet

Arrestimi i Fran Frrokajt alarmon PD, Basha akuza qeverisë e policisë, zbarkon me urgjencë në Lezhë

Basha: Ne kërkojmë që hetimi të jetë transparent, jopolitik dhe i paanshëm

Endri ARIZI

Arrestimi i kryetarit të Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj ka sjellë dje rea-gime në radhët e Partisë

Demokratike. Ka qenë vetë kreu demokrat Lulzim Basha, ai që ka reaguar për arrestimin e kryebash-kiakut të djathtë të Lezhës. Pas mbledhjes së mbajtur me anëtarët e Komisionit Hetimor të çështjes Tahiri, Basha, gjatë një deklarate për mediat, theksoi se Partia Demokra-tike shpreson që Frrokaj të jetë i pa-fajshëm. Basha tha gjithashtu se PD kërkon që hetimi të jetë transparent dhe jopolitik. Sakaq, kreu demokrat hodhi dhe akuza ndaj policisë dhe qeverisë. Ai tha se shqiptarët meri-tojnë një drejtësi të pastër dhe jo të drejtuar ndaj një krahu politik në favor të një krahu tjetër. “Sot dua t’u them të gjithë shqiptarëve se ne shpresojmë dhe urojmë që Fran Fr-rokaj të jetë i pafajshëm. Qëndrimi im dhe i Partisë Demokratike është i pandryshuar, të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit, nga qytet-arët e thjeshtë tek politikanët më të lartë. Por ne kërkojmë që hetimi të jetë transparent, të jetë jopolitik dhe i paanshëm. Shqiptarët meritojnë një drejtësi të pastër dhe profesionale dhe jo një drejtësi të kapur dhe të ndikuar nga axhenda politike për drejtësi sele-ktive të drejtuar ndaj një krahu politik në favor të një krahu tjetër”, tha Basha.

Kreu demokrat: Presion politik për të mbyllur çështjen “Tahiri”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në deklaratën e mbajtur para mediave tha ndër të tjera se po bëhet presion i madh politik për të mbyllur çështjen “Tahiri”. Në kuadër të Komisionit Hetimor që PD ka ngritur për këtë çështje, Basha i bëri thirrje të hapur prokurorisë që të bëjë punën dhe të hetojë grupin kriminal “Habilaj-Tahiri”. “Paralelisht me punën e këtij komisioni, prokuroria duhet të bëjë punën e saj për të hetuar grupin kriminal “Habilaj-Tahiri” dhe të gjithë policët dhe bashkëpunëtorët e tjerë politikë dhe jopolitikë të këtij grupi të rrezikshëm. Duhet ta bëjë në mënyrë të paanshme dhe të pandikuar. Po bëhet presion shumë i madh politik

për të mbyllur çështjen “Tahiri””, tha Basha. Por kreu demokrat nuk u ndal me kaq. Ai tha se drejtësia nuk mund të jetë selektive pasi para drejtësisë përveç ish-ministrit Saimir Tahiri duhet të dalin edhe një sërë kryebash-kiakësh socialist. “Nuk mund të ketë drejtësi selektive. Nuk mund të ketë drejtësi, nëse Tahiri, Dako, Gjiknuri, Ahmetaj, Sejdini dhe një grusht krye-bashkiakësh të korruptuar dhe zyrtarë të lartë të korruptuar të kësaj qeverie nën akuza për vepra të rënda penale, nuk do të dalin para drejtësisë”, u shpreh kreu demokrat, Lulzim Basha.

Basha zbarkon në Lezhë Kryetari demokrat, Lulzim Ba-

sha dje pas deklaratës së bërë nga selia blu në lidhje me çështjen e ar-restimit të kryebashkiakut të djathtë

Bashkia Lezhë: Arrestimi i Frrokajt, për konsum politik

Nënkryetarja e Bashkisë së Lezhës, Alfrida Marku ka dalë dje në një deklaratë për shtyp për arrestimin e kryetarit të bashkisë, Fran Frrokajt, i cili u arrestua dy ditë më parë së bashku me 11 të tjerë, lidhur me abuzimin e me tjetërsimin e pronave në bregdet. Ajo e ka cilësuar arrestimin e Frrokajt si vep-rim politik nga ana e kreut të shtetit Edi Rama. “Ne mbesim të shqetësuar për mënyrën sesi një hetim administrativ, i drejtë në thelbin e tij, u ndërtua dhe po përdoret për konsum publik dhe politik. Fran Frrokaj është dhe mbetet kryetari legjitim, i zgjedhur, i kësaj bashkie-deri në provën e kundërt. Në të njëjtën kohë, unë dua të bëj me dije se as bashkia Lezhe dhe as drejtuesit e saj–nuk i kanë tagret ligjore dhe as të drejtat për të konsumuar veprën penale për të cilën kryetari dhe nënk-ryetari i saj janë akuzuar, ndaluar dhe kaluar në proces gjykimi. Në emër të bashkisë Lezhë unë dua të besoj se integriteti i gjykatës do të triumfoje mbi interesa të ngushta palësh dhe mbi arrivizma politike të gjithkujt”, tha ajo.

Belind Këlliçi: Arrestimi i kryebashkiakut

të Lezhës, politik Kreu i Forumit Rinor të Partisë

Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar dje lidhur me arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj. Përmes një deklarate publike Këlliçi e cilësoi arrestimin e Frrokajt një vepër politike nga ana e kryem-inistrit Edi Rama. “Para drejtësisë të gjithë duhet të jenë të barabartë, pa asnjë diskutim! Kush shkel ligjin duhet të përballet me të, por ky nuk është rasti i drejtësisë shqiptare. Dje është ndaluar nga policia e ‘Rilind-jes’ kryetari i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj. Se si qëndron e vërteta, jam i bindur që do të zbardhet hap pas hapi, por a ka njeri mbi tokë që i be-son një drejtësie që vepron në mënyrë selektive e nën urdhrat e Edi Ramës? Prej vitesh që në kohën kur drejtonte Bashkinë e Tiranës, në prokurori flenë dosjet e lidhjeve të Edi Ramës me krimin e organizuar”, tha ai.

“Të nderuar përfaqësues të medias, bashkëqytetarë. Bashkë me anëtarët e Komisionit Hetimor për çështjen “Tahiri” kemi kryer sot kon-sultën e parë që i paraprin takimit të parë të Komisionit Hetimor ditën e hënë. Në rastin e Saimir Tahirit ra shteti, pushuan së ekzistuari të gjitha institucionet ligjzbatuese në

vend. Qëllimi i Komisionit Hetimor është të zbardhë çfarë ndodhi dhe pse ndodhi, për të mos lejuar kurrë më që shteti të kapet nga krimi dhe të kthehet në zgjatim të trafikantëve të drogës dhe të grupeve kriminale të krimit të organizuar”, deklaroi kreu demokrat Lulzim Basha dje para mediave.

BASHA: NË RASTIN E ISH-MINISTRIT TË BRENDSHËM RA SHTETI

Fran Frrokaj, u nis menjëherë drejt qytetit të Lezhës së bashku me de-putetët Edi Paloka, Flamur Noka dhe Aldo Bumçi. Kreu i Partisë Demokra-tike gjatë vizitës në Lezhë u takua fillimisht me strukturat e PD në këtë qytet. Ndonëse nuk u dhanë detaje nga mbledhja u mësua se në fokus të bisedës ishte arrestimi i kryebashkia-

kut Frrokaj. Madje u mësua se Basha ripërsëriti para strukturës të njëjtin mesazh që përcolli nga selia blu. “PD kërkon zbatimin e standardit se të gjithë duhet të jenë të barabarte para ligjit. Është e rëndësishme që të mos këtë drejtësi selektive, në funksion të një axhendë politike të caktuar”, tha Basha para strukturës së PD në Lezhë.

Sot dua t’u them të gjithë shqiptarëve se ne shpresojmë dhe urojmë që Fran Frrokaj të jetë i pa-fajshëm. Qëndrimi im dhe i Partisë Demokratike është i pandryshuar, të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit, nga qytetarët e thjeshtë tek politi-kanët më të lartë...

Page 9: KLD dhe prokurorinë Riaktivizohet pakti i 18 majit, Rama e Basha … · Ish-kryetari i Komisionit Qendror të zgjedhjeve, Kristaq Kume, ka dhënë dje idetë e tij se si duhet të

GAZETA SOT E Diel 18 Mars 2018 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Duhet të mendo-

het dhe të gjenden mekanizma të cilat ta bëjnë realisht të mundshme trans-parencën e buri-

meve të financim-it. Por se cilat janë këto mekanizma,

këto duhet të jenë pjesë e diskutimit në

tavolina të ndryshme.

Diskutime që tashmë kanë

filluar..

Lobimet e PD, Kristaq Kume: Ja si duhet të zgjidhet problemi i fshehjes së financave

nga partitë, të ketë rol prokuroria dhe jo KQZIsh-kryetari i Komisionit Qendror

të zgjedhjeve, Kristaq Kume, ka dhënë dje idetë e tij se si duhet të zgjidhet problemi i fshehjes së

financave nga partitë politike. Duke marrë shkas nga lobimet e PD, në një intervistë për gazetën SOT, Kume ka deklaruar se ka nevojë për ndryshime të shumta ligjore. Nga ana tjetër ai ka kërkuar që të ketë një rol më të gjerë prokuroria, pasi sot është në dorë të KQZ të bëjë të gjitha verifikimet. Kume kërkoi që përpara se të imple-mentohet teknologjia në zgjedhje, ajo të testohet në disa zona.

-Prej më shumë se një viti është ngritur Komisioni i Reformës Zgjed-hore, por mbledhjet e tij kanë qenë të pakta. Si e shihni punën e komisionit deri më sot?

Pasi konsumoi disa muaj pa asn-jë aktivitet, së fundmi komisioni ka miratuar platformën e punës së tij dhe po ashtu filloi edhe seancat dëgjimore me aktorë të ndryshëm të shoqërisë civile. Deri tashti janë bërë dy seanca të tilla dhe në rast se komisioni do të vazhdojë me këtë ritëm unë shpresoj se do të arrihet në qëllimin për të cilin ai është ngritur. E rëndësishme është që dakordësia e shprehur prej anëtarëve të këtij komisioni, me miratimin e platformës së punës, përkufizohet me rezultate. Është për të përshëndetur kjo dakordësi, duke iu referuar problematikave që përmban platforma. Sepse ndër këto problematika bëjnë pjesë dhe ato të cilat kohë më përpara kanë qenë objekt deklaratash të palëve politike për t’i pranuar ose mos t’i pranuar si të tilla. Por tashmë palët politike kanë rënë dakord që të trajtojnë edhe problemin e përdorimit të teknologjisë së informacionit në procesin zgjedhor. Edhe krijimin e kushteve të favorshme ligjore dhe infrastrukturore për të bërë të mundur votimin e shqiptarëve që banojnë jashtë territorit të vendit, pa qenë e nevojshme që të vinë në Shqipëri. Ashtu sikurse në seancën kur miratuan platformën të dy bash-këkryetarët deklaruan se: “Komisioni është i gatshëm që të trajtojë jo vetëm çështje që kanë të bëjnë vetëm me re-komandimet e dhëna nga vëzhguesit ndërkombëtarë por edhe çdo problem tjetër”. Një qasje e tillë ndaj detyrave dhe problematikave që merr përsipër të zgjidhë ky komision, për mendimin tim, është përgjigja më e mirë e kërkesave të bëra deri sot për atë që reforma të mos jetë vetëm një ndryshim i kozmetikave të ligjit aktual por trajtimin e çështjeve në themel. Këto janë qëndrime të deklaruara. Por sesa dhe sesi këto do të realizohen është mirë të presim.

-A mendoni se në zgjedhjet vendore do të shkohet me një kod të ri elektoral apo politika do vijojë ta zvarrisë procesin?

Unë nuk mund të para-shikojë se çfarë do të bëjnë. Por ajo që deri më tani kam vënë re është se e gjitha çfarë ata kanë

“Teknologjia në zgjedhje të futet pasi të jetë testuar më parë”

bërë deri më sot tregon qartë se janë në nivelin e përgjegjësisë për detyrën që kanë marrë. Gjithmonë kam para-sysh këtu deklarimet e Komisionit për Reformën Zgjedhore. Natyrisht për t’iu përgjigjur pyetjes tuaj duke marrë parasysh punën e komisionit, por edhe deklaratat politike, është e vështirë të thuash se e gjitha kjo është fjalë dhe vetëm fjalë dhe nuk ka asgjë konkrete. Pra duke parë edhe njëherë atë ç’kanë bërë këto kohët e fundit dhe jo të gjithë aktivitetin e këtij institucioni sepse një pjesë të madhe të kohës ky institucion e ka përdorur pa asnjë lloj efektiviteti, mund të them që situata ka ndryshuar.

-A ka ende kohë për të implemen-tuar teknologjinë në zgjedhje?

Në qoftë se zgjidhja e këtij prob-lemi do të jetë në përputhje me atë që rekomandohet, pra rekomandohet edhe nga ndërkombëtarët dhe nga ata të cilët janë specialistë të fushës dhe nëse kalohet në fazat e pilotimit të për-dorimit të kësaj teknologjie dhe këtu kam parasysh jo atë votimin elektron-ik që realizohet nëpërmjet internetit, por përdorimin e mundësive që jep kjo teknologji për të miradministruar pro-cesin dhe votën e shqiptarëve, atëherë ne i kemi të gjitha mundësitë për ta implementuar teknologjinë në zgjedh-jet e ardhshme. Pilotimi i përdorimit të kësaj teknologjie në zgjedhjet e ardhshme, për organet e qeverisjes vendore dhe sipas rezultateve apo problematikave që mund të shfaq ky pilotim të merret vendimi për atë se çfarë mund të bëhet në zgjedhjet e ardhshme për Kuvendin e Shqipërisë.

-A duhet të ndryshojë apo jo sis-temi zgjedhor?

Shprehja e ndryshimit të sistemit zgjedhor është shumë e gjerë. Por në pak mundësi për ta trajtuar në dy tre fjalë, për mua duhet të bëhet gjet-ja e zgjidhjeve ligjore, të cilat do të bëjnë të mundur barazinë më të madhe të votës. Pra nëse do të ruhet po ky sistem proporcional rajonal, kjo mund të realizohet me ndryshimet në Kodin Zg-jedhor, duke zvogëluar numrin e zonave zg-jedhore ose

duke shtuar një zonë zgjedhore të tretë në listën korrektuese kombëtare ose të gjendet zgjidhja tek formulat që për-doren për të realizuar këtë objektiv. Në këtë mënyrë do mund t’i përgjigjemi jo vetëm kërkesës së partive të vogla por edhe kërkesave të elektoratit, i cili voton dhe vota në shumicën e rasteve nuk konvertohet. Madje në seancën e fundit të komisionit zoti Dashamir Shehi e kërkoi një gjë të tillë duke iu referuar ndërkombëtarëve. Por në gjykimin tim kjo është një zgjidhje që kërkon dakordësi midis partive politike dhe jo me ndërkombëtarët.

-Ditët e fundit ka pasur debate sa i takon lobimeve të PD në SHBA. Si mund të zgjidhet problemi i mung-esës së transparencës së financimit të partive?

Ky është një problem, i cili po qe se do t’i referohesh legjislacionit shqiptar, mund të përgjigjemi që legjislacioni nuk e lejon një gjë të tillë. Që do të thotë në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë është e shkruar që: “Partitë politike janë të detyruara të bëjnë transparente financat e tyre”. Në Kodin Zgjedhor dhe në ligjin për partitë politike po ashtu ka dispozita të veçanta, të cilat detyrojnë partitë politike që të japin informacion të plotë për burimet e financimit të tyre. Ashtu sikurse legjislacioni ka përcaktuar dhe institucionet, që është KQZ, që ka detyrën që të monitorojë dhe të audi-tojë financat. Pra në aspektin formal po të ulesh dhe të lexosh të krijohet përshtypja se trupa legjislative është përpjekur që ta trajtojë dhe të zgjidhi këtë problem. Megjithatë nuk mjafton! Duhet të mendohet dhe të gjenden

mekanizma të cilat ta bëjnë re-alisht të mundshme trans-

parencën e burimeve të financimit. Por se cilat janë këto mekaniz-ma, këto duhet të jenë pjesë e disku-timit në tavolina të ndryshme. Dis-kutime që tashmë kanë filluar. Kjo për faktin se kësh-tu siç është zgjidhur

sot kjo çështje, kjo nuk mjafton. Kjo

sepse po t’i

referohemi një fakti të thjeshtë del që: Nëse t’i nuk tregon dhe nuk je korrekt në deklaratë si subjekt politik, kryetari subjektit politik nuk pëson asnjë gjë dhe e pëson vetëm finan-cieri dhe e dyta subjekti e shumta që pëson është se paguan një gjobë apo ndryshe ca pare. Pra është një gjobë që subjekti nuk e ka problem që ta paguaj. Kurse gjëja tjetër kundër është se ligji ndonëse e ngarkon KQZ-në me detyrën që të monitorojë procesin, nga ana tjetër nuk i jep mbështetje për ta kryer këtë detyrë. Ky komision është i detyruar që të thërrasë audit për të kryer detyrën që ai vetë ka. Edhe bile edhe financat e partive politike nuk i ka Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Pra për mua formalisht ndonëse kri-johet përshtypja se kemi zhvillime shumë të mira, realisht kemi pengesa dhe zgjidhje jo të mira. Të cilat iu kanë dhënë mundësi partive politike që financat të mos t’i bëjnë transpar-ente. Ashtu sikurse dhe nëqoftëse do të pranojmë, në kushte ideale se e kemi të zgjidhur këtë problem, prapë kjo nuk do të mjaftonte sepse shpesh mund të ndodh që e gjithë kjo mund të realizohet si produkt i një veprimtarie të jashtëligjshme. Siç është rasti i parave të pista, të cilat bëj çfarë të duash nuk i deklaron njeri. Pra është e domosdoshme që institucio-net ligjzbatuese të sensibilizohen në maksimum për të ndjekur këtë lloj veprimtarie. Pra kërkohet një frymë e përgjithshme ku pjesë e të cilës mund të jetë dhe shoqëria civile. Dhe një gjë të tillë unë e kam kërkuar në Komi-sionin e Reformës Zgjedhore që të jetë e drejtë me ligj që dhe shoqëria civile të monitorojë financat dhe burimet

financiare të partive politike. Dhe nëse bëhet një gjë e tillë, të mos bëhet vetëm në fushatë por gjatë gjithë vitit. Pra të punohet në krijimin e objektivit të një platforme me pjesëmarrje të aktorëve nga më të ndryshëm, publik dhe jop-ublik, në luftën ndaj këtij fenomeni, i cili nuk prek vetëm fushatat zgjedhore por është prezent gjatë gjithë kohës.

-A duhet të ketë kufizime të lobi-meve të partive jashtë vendit?

Ligji është shprehur qartë në lidhje me mundësitë që kanë partitë politike për të përdorur financa që vijnë si rezultat i mbështetjeve të partive simotra. Pra ligji ashtu sikurse ka ndaluar se cilat janë rastet kur nuk mund të përdoren ndihmat nga institucionet e huaja, për mendimin tim është e udhës që të trajtohet në mënyrë më të shprehur, më eksplic-ite dhe të saktë edhe se çdo të thotë ndalim i përdorimit të parave që vijnë nga donatorë të huaj apo dhe nga shqiptarët. Është e nevojshme që kjo të jetë e të mirëtrajtohet në ligj. Nat-yrisht nuk ka pse themi se duhet të ndalohet me ligj që partitë politike të mos shfrytëzojnë këtë mundësi që jep lobimi. Pasi kjo është një gjë që ndodh në gjithë botën. Ashtu sikurse nuk jam dakord dhe për atë që fushatat zgjedhore të realizohen vetëm me para publike dhe të mos lejohet përdorimi i parave nga donatorë të tjerë. Jo, mundësitë le të jenë. Por ligji duhet të jetë shumë i saktë, me atë se cilat prej këtyre dhe në ç’kushte këto burime duhet të përballen nga partitë politike. Qofshin të brendshme apo të jashtme. Por këto burime duhet të ndiqen edhe nga organet ligjzbat-uese, kryesisht prokuroria, për të hetuar dhe për të identifikuar rastet kur ka shpërdorime. Gjë që kam dëgjuar se i është kërkuar që ta bëj KQZ-ja këtë gjë. Dhe për mua kjo gjë është e gabuar. Është e pamundur të zgjidhet problemi vetëm duke përmirësuar dhe duke e çuar ligjin në ideal fare. Sepse problemi është shumë kompleks.

-A mendoni se reforma në dre-jtësi do të zgjidhë dhe problemin e shit-blerjes së votës?

Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë dhe Kodi Penal ka sot të klasifikuara si vepra penale shkelje të shumta të proceseve zgjedhore. Midis tyre shit-blerja e votës. Dhe unë po them që nuk ka asnjë rast të veprave penale që prekin proceset zgjedhore që të jenë shpënë deri në fund nga organet kompetente. Aktualisht sot në Prokurori janë të denoncuara mbi 100 raste të shit-blerjes së votës dhe ne nuk kemi dëgjuar asnjë rast të ketë kaluar në gjykatë. Kurse reforma në drejtësi midis të tjerave përveç ndal-imit të shit-blerjes së votës është se do të japi dhe efekte të mirëzhvillimit dhe mirëadministrimit të proceseve zgjedhore.

-Mendoni se reforma në dre-jtësi do jap rezultate në pastrimin e gjyqësorit nga të korruptuarit?

Absolutisht po që do e pastrojë! Intervistoi: Endri Arizi

Page 10: KLD dhe prokurorinë Riaktivizohet pakti i 18 majit, Rama e Basha … · Ish-kryetari i Komisionit Qendror të zgjedhjeve, Kristaq Kume, ka dhënë dje idetë e tij se si duhet të

10 GAZETA SOTE Diel 18 Mars 2018

e k o n o m i www.sot.com.al

Kreu i AKEP: Që mbi një operator të vendosen detyrime rregullatore, duhet të jetë OFNT

Ilir Zela nuk heq dorë nga favorizimi i Albtelekom: Një asimetri e caktuar, për një kohë të kufizuar, mund të jetë një masë rregullatore proporcionale për tregunAutoriteti i Komunikimeve

Elektronike vazhdon t’i qëndrojë idesë së rikthim-it asimetrisë së tarifave

të terminimit në tregun e telefonisë celulare, në favor të operatorit Al-btelekom. Kreu i AKEP, Ilir Zela lë të hapur këtë mundësi në një intervistë për mediat. “AKEP do t’i qëndrojë parimit që ka avancuar prej vitesh, që gjendja e preferuar për tarifat e terminimit është sime-tria e plotë. Kjo lidhet me nxitjen e konkurrencës në treg. Megjithatë, unë mendoj, mbështetur edhe në analizat e stafit të AKEP, se, edhe për shkak të situatës që kemi në treg, me largimin e “Plus“ (që deri në largim kishte një asimetri); edhe për shkak të faktit se mënyra si është zbatuar asimetria në të shkuarën ka qenë e disbalacuar dhe ka punuar me shpejtësi të ndryshme për operatorë të ndryshëm; por, lidhur edhe me pjesët e tregut që operatorët kanë tani, ne mendojmë se një asimetri e caktuar, për një kohë të kufizuar, mund të jetë një masë rregullatore proporcionale për tregun”, deklar-oi Zela, duke shtuar se kjo është pikëpamja e tij, e mbështetur në analizat e tij dhe në dokumentet e përpunuar nga stafi i AKEP.

Tarifat on net-offKreu i AKEP, Ilir Zela pranoi

më tej se edhe tema për tarifat on net-off net është diskutuar. Sipas tij, mënyra si është aplikuar mund të kishte qenë më e kujdesshme,

FMN te Tatimet, ja masat për futjen e biznesit të vogël në TVSH

Banka Botërore: Urbanizimi në Shqipëri nuk i ka shërbyer rritjes

Drejtoresha e Përg-jithshme e Tatimeve, Vasilika Vjero, priti në një takim dre-jtues të misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të cilët ndodhen në një vizitë në vendin tonë, në kuadër të monitorimit pas përfundimit të marrëveshjes. Misioni i FMN, i kryesuar nga Anita Tu-ludhar, si dhe nga përfaqësues të tjerë të lartë, vlerësoi perfor-mancën e deritanishme të ad-ministratës tatimore, rezultatet e arritura nga aksioni Anti in-formalitet, por edhe përpjekjet që po bëhen për të rritur bazën

e tatimpaguesve, si dhe cilësinë e shërbimit. Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Vje-ro e njohu FMN me projektet kryesore që janë duke u zbat-uar, siç është fiskalizimi, rritja e numrit të pagesave që do të realizohen në rrugë elektron-ike, si një mënyrë për të ulur kontaktin e tatimpaguesve me administratën tatimore, por edhe për të kursyer kohë e para. Vëmendje iu kushtua edhe masave që po ndërmerr administrata tatimore për përf-shirjen e biznesit të vogël në skemën e TVSH.

Shqipëria, ndryshe nga ven-det e Europës dhe Azisë (ECA) me ekonomi në proces tranzicio-ni, duket se nuk ka përfituar nga urbanizimi. Banka Botërore, në një analizë të posaçme për efe-ktet që po jep urbanizimi i shpe-jtë në qytetet “motorë të rritjes”, gjeti se ekonomia e Shqipërisë nuk ka përfituar. Zonat urbane kanë ndikuar në më pak se 50% në rritjen e PBB-së së vendit më 2016, por në vendet të tjera të urbanizuara të rajonit, kanë kontribuar në mbi 90% të rritjes ekonomike. Studimet e Bankës Botërore kanë gjetur

dy modele të kundërta të ur-banizimit në vendet në zhvillim. Disa qytete po rriten në popullsi dhe po bëhen qendra e aktivi-tetit ekonomik, ndërsa pjesa më e madhe e qyteteve të tjera po pakësohet. Qytetet në vendet në zhvillim të rajonit luajnë rol themelor në ekonomitë e ven-deve të tyre. Ato kontribuojnë afërsisht në 70% të totalit të prodhimit ekonomik dhe rreth 70% të PBB-së për këto vende, përveç Shqipërisë. Popullsia e Shqipërisë është përqendruar në rajonin e qendrës, Tiranë – Durrës.

Financimet e hidrocentraleve, kryeson BERZH me 61 impiante

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillimi është financuesi më i madh i hidrocentraleve në Ballkan, duke mbështetur një total prej 61 impiantesh me 126 milionë euro, 29 prej tyre brenda zonave të mbrojtura, ose zona të rrezikuara të biodiversitetit të pranuara ndërkombëtarisht. Në këtë përfundim arrin një studim i CEE Bankëatch Network, i cili mbulon Shqipërinë, Bos-nje-Hercegovinën, Bullgarinë, Kroacinë, Kosovën, Maqedon-inë, Malin e Zi, Serbinë dhe

Slloveninë. Sipas studimit, megjithëse banka ka qenë më e kujdesshme vitet e fundit, ende po konsideron financi-min e impianteve të reja edhe në vendin tonë. BERZH është banka udhëheqëse ndërkom-bëtare që administron një studim mjedisor dhe social për kaskadën e Skavicës, çka sipas autorëve të studimit do të thotë se kjo bankë mund të financojë hidrocentralin nëse studimet tregojnë se projekti mund të bëhet sipas standar-deve të saj, ndërsa kredia do të jetë së paku 202 milionë euro.

Kompanitë që ofrojnë shërbimin me roje private, si dhe shoqërimin e vlerave monetare, nuk kanë shpëtuar as këtë vit nga problemati-ka e përplasjes me institucionet pranë Komi-sionit të Prokurimit Publik. Në harkun e dy muajve janë bërë të paktën 164 ankesa vetëm për shërbimin me roje private, ndërkohë që shifra është shumë më e lartë, nëse shtojmë këtu edhe shoqërimin e vlerave monetare. Praktika e ankesave për këtë treg ka të paktën tre vjet që është kaq evidente dhe Agjencia e Prokurimit Publik, së bashku me Komisionin e Prokurimit Publik kanë hartuar çdo mbyllje viti nga një udhëzues me rekomandime për mënyrën sesi duhet të zbatohet procedura, si duhet të parashikohen fondet e një seri sqa-

rimesh të tjera. Rezultati? Ankesat sa vijnë e janë më të mëdha vit pas viti. Kompanitë par-ashtruan në seri disa arsye të këtij fenomeni dhe pika e takimit të tyre lidhet me specifi-kimet favorizuese që bëhen nga autoritetet kontraktore për disa operatorë dhe përjashtimi për të tjerë. Institucione të ndryshme kanë“të preferuar” të ndryshëm. “Kur hapet procedura, ne dorëzojmë të gjithë ofertat tona. Problemi nuk qëndron te ligjet, pasi ato janë të plota dhe saktësojnë edhe mënyrën sesi duhet të hartohen preventivat dhe çdo detaj tjetër, por institucione të ndryshme zbatojnë standarde të ndryshme. Pra mbi të njëjtin kuadër hartohen specifikime që favorizojnë një operator dhe përjashtojnë disa të tjerë. Deri diku është një

sjellje klienteliste që vazhdon prej vitesh. Kjo është arsyeja pse pastaj ka ankesa të shumta në Komisionin e Prokurimit Publik”, thanë burime pranë kompanive të sigurimit fizik. Të njëjtat nënvizojnë se, edhe pse APP dhe KPP kanë hartuar udhëzues, në shumicën e rasteve, ai nuk merret parasysh nga autorite-tet kontraktore. Një pjesë e mirë e atyre që hartojnë dokumentet në këto institucione, sipas përfaqësuesve të kompanive të sigurimit fizik, nuk kanë njohuritë e duhura mbi kuad-rin ligjor, duke krijuar amulli pas amullie me procedurat që shpallin dhe që pastaj zvarriten nëpër procedura ankimi. Zgjidhja? Operatorët kanë vetëm një sugjerim për dhënien fund të kësaj situate që përsëritet prej vitesh.

Shërbimi me roje private më problematiku në KPP, 164 ankesa për tenderët në 2 muaj

pasi që mbi një operator të vendosen detyrime rregullatore, duhet që patjetër të jetë operator me fuqi të ndjeshme në treg. Zela vlerëson se sipas analizës, jo të gjithë operatorët janë gjetur me fuqi të ndjeshme në

treg, ndërsa masa rregullatore ka shkuar për të gjithë operatorët. Kjo sipas tij nuk është në përputhje me praktikat më të mira rregullatore. Duke qenë se Albtelekom nuk është OFNT në tregun me pakicë, mund të përjashtohet nga detyri-mi i mosdiskriminimit të tarifave on net-off net. Zela pranon se ky argument meriton konsideratë, siç mund të jetë edhe fakti që masa e mosdiferencimit nuk është masa e vetme që jep rezultatin e dëshiru-

ar për të mos pasur diskriminim. “Mendoj se ka masa më elegante, në nivel të tregjeve të shumicës që japin rezultate të dëshiruara edhe në shërbimet me pakicë, pa qenë i detyruar rregullatori të ndërhyjë direkt në tregjet e pakicës. Nëse do të ekzistojë një instrument efikas në nivel shumice, për të mos pasur sjellje strategjike, me diferencime on net-off net, atëherë nuk do të ishte e nevojshme të ndërhynim në tregun me pakicë. Masat në nivel shumice

që përdoren nga rregullatorët e ven-deve që kanë pasur probleme të tilla janë testet e çmimeve grabitqare dhe shtrydhjes së marzhit ex ante”, vijoi kreu i AKEP. Megjithëse është pothuajse e paprecedent që, për një operator të pranishëm në treg prej rreth 10 vjetësh, si Eagle Mobile, të lejohet ende një asimetri në tarifat e terminimit, për Zelën mund të duket kështu, por shembuj të tillë ka dhe jashtë Shqipërie. “Mund të duket kështu, por ka shembuj që asimetria për një periudhë kohore aplikohet dhe kjo njihet edhe në dokumentet e BEREC, një instrument i Komisionit Europian. Por, nuk është vetëm kjo që mund të duket e pashembullt. E pashembullt mund të duket edhe që tarifat on net të operatorëve të caktuar kanë qenë jashtëzakonisht të ulëta. E pashembullt mund të jetë që një sasi e konsiderueshme e të ardhurave të operatorëve celu-larë gjenerohen nga trafiku hyrës ndërkombëtar. Kjo është e ardhur jo e qëndrueshme dhe e ekspozon industrinë ndaj rrezikut në një masë të pakrahasueshme me asnjë vend tjetër. Ndaj flas për një kompleks faktorësh dhe masash rregullatore, për të cilat duhet të vendosim në mënyrë të balancuar”, tha Zela, duke këmbëngulur se gjithçka është e hapur për diskutime dhe kënd-vështrime të ndryshme, por se nuk do të hiqet dorë nga vendimmarrja për hir të këtyre diskutimeve apo pikëpamjeve divergjente.

Ka shembuj që asimetria për një periudhë kohore

aplikohet dhe kjo njihet edhe në do-

kumentet e BEREC, një instrument i

Komisionit Europi-an. Por, nuk është

vetëm kjo që mund të duket e pashem-bullt. E pashembullt mund të duket edhe

që tarifat on net të operatorëve të

caktuar kanë qenë jashtëzakonisht të

ulëta...

Page 11: KLD dhe prokurorinë Riaktivizohet pakti i 18 majit, Rama e Basha … · Ish-kryetari i Komisionit Qendror të zgjedhjeve, Kristaq Kume, ka dhënë dje idetë e tij se si duhet të

5,6,8,11,12,13,14,15,18,19,20,21,24

GAZETA SOT E Diel 18 Mars 2018 11

C M Y K

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

“Negociatat e emrit të Maqedonisë, plumb në zarf për ministrin Kotzias

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraQeveria greke alarmohet nga kërcënimi dhe thirrjet për dhunë ushtarake

Andi LAMKO

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias është bërë përsëri objektiv i një kërcënimi të ri të per-

sonave të panjohur, disa ditë para vizitës së tij në Shkup për zgjidhjen e çështjes së emrit të ri të Maqedonisë. Sipas informacioneve që publikon e përditshmja “Ta Nea”, atij i është dër-guar më poste një plumb i mbësht-jellë me një letër kërcënuese, e cila ju referohet negociatave për emrin e asaj që sot ende quhet ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë. “Sidomos për ata që vënë nënshkrimin e tyre në shitjen e Maqedonisë sonë, ka vetëm një rrugë: do të zhdukim familjet e tyre, nga më i vogli tek më i madhi”, thuhet ndër të tjera në letrën kërcënuese, e cila përfundon me thirrjen që u bëhet forcave greke të Sigurisë dhe Ushtrisë që të mos iu binden urdhrave, por të shkojnë në Parlament dhe t’i fshijnë të gjithë, për të ndaluar “shitjen” e vendin tek NATO dhe BE. Ngjarja është mbaj-tur e fshehtë për gati pesë ditë, pasi organet greke të rendit kanë kryer hetimet dhe analizat laboratorike të objekteve kriminale. Ato thonë se bëhet fjalë për një plumb të armëve kundërajrore.

Letra e dytë në një muajKjo është hera e dytë prej shkur-

tit të kaluar që ndaj ministrit të Jashtëm grek janë dërguar letra me plumba dhe kërcënime të tjera. Në letrën e shkurtit shkruhej: “Ne kemi të gatshëm tri plumba, për ty dhe familjen tënde. Një për çdo Maqedon”. Kërcënimi i fundit vjen gjithashtu dy ditë para protestës së

Ahmeti: Ligji për gjuhët plotëson Marrëveshjen e Ohrit

Pacolli: Deputetët e Listës Serbedo e votojnë demarkacionin

Lideri i partisë kryesore shqiptare të Maqedonisë, BDI, Ali Ahmeti theksoi dje në një takim me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Charles Garrett, rëndësinë e reformave për ngritjen e profilit të pa-kicave etnike në Maqedoni, aktivitetet politike në vend dhe rajon, ligjin e gjuhëve, dhe integrimin euro-atlantik të Maqedonisë. “Me miratimin e Ligjit për përdorimin e gju-hëve rrumbullakohet pjesa normative e Marrëveshjes së Ohrit, e cila garantohet nga BE,

SHBA, NATO dhe OSBE. Sho-qëria dhe liderët politik duhet të vazhdojnë me përkushtim drejt miratimit dhe zbatimit të reformave sistemore si dhe të arrihet kompromisi dinjitoz me Greqinë për çështjen e emrit”, thuhej në deklaratën e BDI mbi takimin. Ahmeti tha më tej se nga suksesi i realizimit të këtyre çështjeve, varet edhe rruga e dëshiruar e Maqedonisë drejt BE dhe NATO-s, e cila sipas tij që do të mundësonte paqe të qën-drueshme, siguri dhe mirëqenie ekonomike për qytetarët.

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli tha dje në një deklaratë është i bindur se jo vetëm Adem Hoxha, por e gjithë Lista Serbe do ta votojë demarkacionin me Malin e Zi në seancën e së martës, megjithëse partia më e madhe serbe e Kosovës tha një ditë më parë se nuk i intereson një çështje si Demarkacioni. Ndonëse aktualisht është jashtë vendit, Pacolli tha se deri më tani gjithçka shkon në rregull me deputetët e pakicave. Minis-tri serb në Qeverinë e Kosovës,

Dalibor Jevtiç ka deklaruar për mediat se Lista Serbe nuk do ta votojnë marrëveshjen e kufirit Kosovë- Mal i Zi. Por, kjo deklaratë nuk po ia mbush syrin, kreut të AKR, i cili tha se deklaratat janë sajesa të me-diave të Beogradit. “Me Listën Serbe ka qenë pothuajse krejt në rregull unë besoj se kjo është vetëm për shkak të medieve të Beogradit sepse gjithçka ka qenë në rregull. Unë prapë po rezervohem që sot të flas më kryeministrin. Ai di gjithçka unë nuk di asgjë”, thotë Pacolli.

Vuçiç: BE të kushtëzojë vizat e Kosovës me asociacionin

Presidenti i Serbisë ka kri-tikuar dje në një fjalim qasjen e BE ndaj dialogut Kosovë-Ser-bi, duke thënë se për të është shumë e rëndësishme krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe (AKS) dhe se BE duhet t’ia kishte vendosur si kusht qeverisë së Kosovës, më herët se demarkacioni i kufirit. “Më shumë se pesë vjet u përpo-qëm në çdo mënyrë që të arrijmë një mirëkuptim dhe ta zgjidhim nyjën e Kosovës. Ka pesë vjet që dikush nuk dëshiron që kjo gjë të ndodhë. Ne nuk besojmë se

shqiptarët do të bëjnë ndonjë gjë për të mirën e Serbisë. Po të dëshi-ronte BE të formohej AKS, po të dëshironte bashkësia ndërkom-bëtare, kushti i tyre për liberal-izimin e vizave për kosovarët do të ishte formimi i AKS dhe jo demarkacioni me Malin e Zi”, tha kryetari i Serbisë, duke shtuar se marrëveshja e Brukselit në gjashtë nga 15 pikat parasheh krijimin e Asociacionit së Komunave me shumicë serbe. Presidenti serb më tutje deklaroi se do të vazhdojë bi-sedimet me shqiptarët për gjetjen e kompromisit.

pritur në Athinë kundër negociat-ave për emrin me Maqedoninë,e cila ashtu si protesta e muajit të shkuar thekson qëndrimin radikal të shumicës së grekëve në lidh-je me tolerimet ndaj fqinjit të tyre. Burimet pranë ministrisë së Jashtme greke thanë se Kotzias ka deklaruar që kërcënimet nuk do të ndërpresin vrullin e tij në zgjidhjen e këtij problemi që mban të kom-plikuara marrëdhëniet midis dy vendeve për më shume se 27 vjet. Në nivel qeveritar dhe me ndërm-jetësimin e BE, qeveritë e dy ven-deve janë shprehur optismiste dhe kanë avancuar në negociatat e tyre, ndërsa është Maqedonia është tre-guar më e gatshme me plotësimin e kërkesave paraprake të heqjes së referencave të Aleksandrit të Madh, si figurë vetëm e Shkupit. Athina i ka përshëndetur tolerimet,

por ende kërkon që pikat kryesore të ndryshimeve të mbështeten me ndryshime në kushtetutë, me qël-lim heqjen e çdo hije dyshimi për qëllime irredentiste e territoriale.

Negociatat, në fazën finaleNë artikullin e saj mbi çështjen,

“Ta Nea” thotë se negociatat ndodhen tashmë në fazën përfundimtare dhe marrëveshja dypalëshe mund të pa-raqitet në parlamentin grek në mesin e prillit ose ditët e para të majit. Nga ana tjetër, portali “hellas-journal”, citon burime amerikane që kanë nën-vizuar se synimi i Uashingtonit është përshpejtimi i procedurës, që gjithçka të ketë përfunduar deri në muajin qershor. “Ta Nea” citon burime diplo-matike, sipas të cilave Athina promov-on dy prej emrave, nga pesë që janë hedhur në tavolinë. Këto dy emra janë “Nova Makedonia” (Maqedonia e Re) dhe “Gorna Makedonia” (Maqedonia e

Thaçi-Vuçiç, më 23 mars në Bruksel për

energjinë e AsociacioninUdhëheqësit e Kosovë dhe të

Serbisë prite të takohen në fund të javës së ardhshme në Bruksel në përpjekje për të arritur marrëve-shje për energjinë, asociacionin, lirinë e lëvizjes dhe për Urën e Ibrit në Mitrovicë. Thaçi dhe Vuçiç pritet të dakordohen të paktën për energjinë dhe asociacionin. Burimet thonë se Vuçiç ka refuzuar çfarëdo marrëveshje me Kosovën për energjinë pa u zbatuar pajtimi për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Helmimi i spiunit, Rusia dëbon 23

diplomatë britanikëRusia do të dëbojë 23 diplomatë

britanikë në kulmin e tensioneve për sulmin me agjent nervor të një ish-spi-uni dhe vajzës së tij në Britaninë e Madhe. Veprim vjen si kundërpërg-jigje ndaj vendimit të Britanisë për të dëbuar 23 diplomatë rusë. Ministria e Jashtme e Rusisë në një deklaratë të cituar nga AFP tha se stafi diploma-tik britanik duhet të dëbohej brenda një jave. Pas helmimit marrëdhëniet mes Londrës dhe Moskës kanë shkuar në pikën më kritike.

Mirazaynov: “Noviçok” mund ta kenë dhe të tjerë

Shkencëtari rus që fillimisht ka punuar në zhvillimin e agjentit nervor që besohet se është përdorur për të helmuar ish-spiunin rus në Britani, thotë se edhe shtetet tjera mund të kenë prodhuar mostra të substancës. Në një intervistë Vil Mirazaynov, i cili ka emigruar në SHBA, thotë se e ka publikuar formulën e agjentit nervor, të njohur si “Noviçok”, në një libër në gjuhën angleze të publikuar në 2008. “Britanikët kanë mundur ta kenë sintetizuar atë sipas formulave që unë kam publikuar në libër”, thotë ai.

Dy partitë më të mëdha anti-sistem të Italisë, Lega dhe Lëvizja 5-Yje mund të vijnë së shpejti në pushtet me një koalicion mes tyre, pas një kthese të papritur politikash që po shqetëson Brukselin. Megjithë ndryshimet e thella ideologjike mes eu-ro-skeptikëve të Legës dhe lëvizjes anti-stabiliment 5-Yje, zyrtari i vjetër i të parës Fabrizio Nusca, tha se aleanca ia vlen të provohet. “Ka shumë ngjashmëri në platformat tona, kemi të përbashkëta, nëse arri-jmë të gjejmë pika të tjera bashkëpunimi, mund të realizohet”, tha ai, duke shtuar se ata kishin marrë sinjalin e pritur për aleancë nga votuesit e tyre. Si Lega dhe 5-yje ndajnë bashkë pikëpamjet kritike ndaj ish-qeverisë së qendrës së majtë të drejtuar nga Matteo Renzi e më pas nga Paolo Gentiloni.

Ish-zv.drejtori i shkarkuar i FBI tha dje se pres-identi Donald Trump e kishte larguar për të prishur hetimet e ndërhyrjeve ruse në fushatën e SHBA. An-drew McCagbe, i cili gjithmonë kishte pasur fërkime me presidentin, u shkarkua një ditë më parë, disa ditë para se të dilte në pension. McCabe ka qenë një halë e vjetër në syrin e Trump pasi e shoqja e tij ka kandiduar si demokrate ndërsa ai vetë ka punuar me hetimet e skandalit të email-eve të Hillary Clinton. Në deklaratën e gjatë pas shkarkimit, MCCabe tha: "Prej një vit e gjysmë familja ime dhe unë kemi qenë objekt i sulmit të vazhdueshëm ndaj reputacionit tim dhe shërbimit ndaj vendit. Presidenti bënte thirrje për shkarkimin tim e madje për të më hequr të drejtën e pensionit pas më shumë se 20 vjet shërbim”.

AITALI, BISEDIME KOALICIONI MES POPULISTËVE LEGA - 5-YJE MCCABE: TRUMP MË SHKARKOI PËR TË PRISHUR HETIMIN RUS

Sipërme), të artikuluara vetëm në tra-jtën sllave dhe pa përkthim. Të njëjtat burime thonë se pala greke preferon emrin “Gorna Makedonia”. Ministri i jashtëm grek mbërrin në Shkup të enjten, më 22 mars, por gazeta thotë se propozimet e Athinës i janë dërguar paraprakisht palës maqe-donase. Ministria e jashtme greke nuk pranoi të komentojë informacionet e mësipërme dhe as iu përgjigj pyetjes nëse propozimet greke i janë dërguar Shkupit. Ndërkaq, burimet kanë thënë se për palën greke, ndryshimi i kushtetutës së Maqedonisë është një kusht për finalizimin e marrëveshjes Athinë – Shkup për çështjen e emrit. Gazeta greke nuk ka lënë jashtë vëmendjes edhe zhvillimet e fundit lidhur me ligjin për përdorimin e gju-hës shqipe, për të cilin thotë se këto mund influencojnë edhe negociatat për emrin, pasi “shqiptarët e atjeshëm theksojnë se nuk ndihen maqedonas”.

Ngjarja është mbaj-tur e fshehtë për gati pesë ditë, pasi or-ganet greke të rendit kanë kryer hetimet dhe analizat labora-torike të objekteve kriminale. Ato thonë se bëhet fjalë për një plumb të armëve kundërajrore...

Page 12: KLD dhe prokurorinë Riaktivizohet pakti i 18 majit, Rama e Basha … · Ish-kryetari i Komisionit Qendror të zgjedhjeve, Kristaq Kume, ka dhënë dje idetë e tij se si duhet të

12 GAZETA SOTE Diel 18 Mars 2018

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

s p e c i a l e www.sot.com.al

Enver Hoxha në sulm ndaj të gjithëve më 1965, akuza BRSS, SHBA, Gjermanisë, Italisë dhe Polonisë, kritika Titos e Hrushovit

Enver Hoxha në vitin 1965 nisi një valë sulmesh ndaj të gjithë shteteve të fuqishme në botë. Gazeta zbardh

pjesën e tretë të bisedës s137 tij me kryeministrin kinez Çu En Lai, ku shihet se si diktatori shqiptar sulmon Bashkimin Sovjetik, SHBA, Italinë, Poloninë apo dhe Gjermaninë. Po ashtu nuk ka kursyer sulmet ndaj Nikita Hrushov dhe Titos.

Hoxha: Amerikanët po përpiqen të dëmtojnë objektivin francez të ringjalljes së aleancave të vjetra me vendet evropiano-lindore, qendrore dhe juglindore, dhe në të njëjtën kohë e lidhur ngushtë me Bonin për “luftën kundër komunizmit”. Aktualisht por në fakt Franca po përpiqet të krijojë një dominancë të sajën. Kjo është dhe arsyeja e avancimeve Goliste drejt vendeve të demokracive pop-ullore, me anë të dhënies së huave dhe zhvillimit të marrëdhënieve kulturore me to. Nga ana tjetër amer-ikanët po përpiqen të mbrojnë dhe të forcojnë aksin Bon-Uashington, të forcojnë marrëdhëniet me Bash-kimin Sovjetik në mënyrë të BRSS të ndjekë kursin amerikan dhe mos të bëhet aleat me Francën. Në këtë situatë, opinionet e vendeve të tjera të NATO nuk do të merren fare në konsideratë me përjashtim të Lon-drës dhe Bonit. Cilado parti që të jetë në pushtet në Britani, do të vazhdojë balancimin tradicional të politikave që si zakonisht do të anohet drejt favorizimit të SHBA. Tradita,historia apo interesi i aleanca vetë vjetra e ka bërë Britaninë gjithmonë aleate të SHBA,edhe pse kontradiktat mes tyre ekzistojnë dhe do të vazhdojnë të ekzistojnë. Në të njëjtën kohë, di-hen qëllimet e qeverisë revanshiste të Bonit, e cila lufton për domin-im në Evropë, për sofistikimin e armëve të saj bërthamore dhe për t’u dukur si aleati më i parë në krah të SHBA në NATO. Gjermania Perën-dimore kërkon të gëlltisë republikën demokratike gjermane dhe të riv-endosë kufijtë e Rajhut të Tretë. Ajo kërkon aleanca të reja dhe kërcënon nisjen e konfliktit bërthamor sa herë e konsiderojnë të nevojshëm part-nerët e saj. Prandaj Boni është arma kryesore mbështetëse e SHBA dhe përpiqet të mos prishë marrëdhëniet me vendet e tjera përfshi dhe De Gol, apo vendet e demokracive socialiste. Me aq sa mund ta gjykojmë situatën, koalicioni imperialist në Evropë nuk është ende gati për të shkuar në luftë. Së pari çështja franceze ka tronditur ekuilibrat dhe do të duhet ca kohë për ta rivendosur, dhe së dyti, kapitullimi i revizionistëve sovjetikë dhe i satelitëve të tyre në Evropën lindore po krijon një peizazh të ri për imperialistët. Ata kanë tani më shumë shpresë dhe mundësi për koalicione. Ata nuk do t’i lënë pa shfrytëzuar këto momente deh do të nisin aventura të reja ose konflikte të armatosura. Ne kemi arritur në konkluzionin se një re e zezë është ngritur mbi Evropën, mbi konti-nentin që tashmë është kthyer në parkun e lodrave të imperialisto-re-vizionistëve dhe intrigat e tyre. Por megjithatë mes tyre ka kontradikta të thella, edhe pse këto nuk mund të çojnë në një atmosferë revolu-cioni. Ndërsa në lidhje me situatën brenda kampit revizionist, mund të thuhet se uniteti politiko-ekonomik është dobësuar, edhe pse ekziston formalisht. Pakti i Varshavës është ende në fuqi por ne mendojmë se tashmë është kthyer vetëm në një “mburojë” formale. Revizionistët sovjetikë do të vazhdojnë ta përdor-

Diktatori shqiptar akuza sovjetikëve për bashkëpunim me SHBA

e aleancës. Në fjalë të tjera, te këto vende mbizotëron ligji i xhunglës. Natyrisht kjo thellon kontradiktat dhe i demaskon ato. Marrëdhëniet ekonomike mes vendeve revizioniste dominohen nga Bashkimi Sovje-tik, edhe pse jo si më parë. BRSS dominon ekonomitë më të dobëta të partnerëve, të cilat për momentin nuk mund të çlirohen për t’u shkëpu-tur prej tij. Ky është dhe burimi i presionit të BRSS ndaj tyre, në një marrëdhënie në fakt kapitaliste dhe skllavërues. Gjithkund shihen presione, shantazhe dhe kërcënime. Me përjashtim të Bashkimit Sovje-tik, i cili tanimë po i ruan më mirë rublat e tij, asnjë nga vendet e tjera revizioniste nuk udhëhiqet nga pari-mi ndërkombëtar i ndihmës ekono-mike. Por përkundrazi ata në mënyrë kapitaliste mendojnë si të përfitojnë sa më shumë nga njëra-tjetra. Çdo lëvizje e tyre ekonomike shihet vetëm me syrin kapitalist. Kriza ekonomike që ka kapur Bashkimin Sovjetik nuk i lejon atij të ndihmojë më vendet aleate, të cilat gjithashtu janë në krizë të thellë. Prandaj e vetmja mënyrë për to është të prano-jnë kapitalin e huaj, atë amerikan, francez, anglez apo gjerman. Huat e tyre kanë nisur të depërtojnë dhe të shumëfishohen si ushujzat, brenda ekonomive të Bashkimit Sovjetik dhe vendeve të tjera të Lindjes. Bashkë me këtë vjen dhe influenca politike, degjenerimi i sistemit dhe përmbysja politike dhe ushtarake e vendeve, të

cilat pak nga pak bëhen të varura nga imperialistë të ndryshëm dhe kthehen në zonat e tyre të influencës.Natyrisht që kjo thellon kontradiktat dhe redukton dominimin ekonomik e politik të BRSS. Kjo i varfëron vendet dhe polarizon forcat reak-sionare, duke favorizuar kushtet e revolucionit. Armiqësia e tyre kundër marksizëm-leninizmit dhe kundër dy partive tona është e vendosur. Liderët imperialistë dhe revizionistë e kanë kristalizuar rrugën e tyre anti-marksiste. Duket se linjat e tyre

të orientimit vijnë nga kongreset e 20-të, 21-të dhe 22-të të BRSS. Ata po zbatojnë linjën sovjetike në unitet për të shkatërruar marksizëm-len-inizmin. Gjatë kësaj linje sigurisht që ka tendencat të ndryshme, të cilat po bëhen gjithnjë e më të dukshme. Kjo vjen nga anësitë e udhëheqësve, presioni i borgjezisë, rezistenca ndaj partisë dhe faktorë të tjerë.

Taktikat e revizionistëveNë luftën për të arritur objektivat

e tyre anti-marksiste, revizionistët modernë po shfaqin disa karakteris-

Në luftën për të arri-tur objektivat e tyre anti-marksiste, re-vizionistët modernë po shfaqin disa kar-akteristika specifike. Titistët po ndjekin një rrugë të për-caktuar e të hapur drejt kapitalizimit, në unitet me borgjezinë dhe me imperial-izimin amerikan. Por në fakt klani titist nuk mund të konsidero-het si maja e re-vizionizmit modern...

in Paktin pikësëpari për të forcuar hegjemoninë e tyre ushtarake dhe për të mbajtur nën kontroll ushtritë e partnerëve të tyre, duke i dominuar ata me ndihmën e kërcënimit të per-ceptuar ndaj anëtarëve të paarmato-sur të Paktit. Ata do ta përdorin atë për të ndërhyrë si grup nëse ndonjë nga partnerët ndryshon politikat e tij. BRSS e përdor gjithashtu aleancën si një treg për të shitur armatimet e saj pro mbi të gjithë për t’i mbajtur nën kontroll. Kjo situatë politike pa stabilitet, në një kohë marrëdhëniesh të shumëfishta diplomatike me SHBA, konsiderohet nga vendet e tjera si një mbrojtje nga kërcënime të jashtme, por ne mendojmë se mes tyre nuk ka harmoni dhe unitet, por vetëm pakënaqësi dhe mosbesim. Në marrëdhëniet e tyre me imperialistët, sovjetikët kanë një tendencë të sig-urohen se çdo gjë që arrihet të marrë vulën e tyre dhe pjesa tjetër e kampit pranon në heshtje. Por ka dhe një tendencë tjetër (thuajse në të gjitha vendet revizioniste) të mos pranojnë diktatin sovjetik dhe të shikojnë çështjet nga pikëpamja e tyre apo të veprojnë në nivel qeveritar kombëtar, pran në fjalë të tjera të refuzojnë ose sabotojnë urdhrat sovjetikë, duke dëmtuar hegjemoninë e tyre.

GjermaniaÇështja gjermane është ngritur

lart si diçka e një rëndësie të madhe politike e ushtarake. Ata hiqen se kanë një mendim të unifikuar mbi të, por kjo nuk është e vërtetë pasi secili kërkon ta zgjidhë sipas mënyrës së tij. Të gjitha këto manovra bien në kurriz të Republikës Demokratike Gjermane. Thirrjet e sekretarit gjer-man të partisë Valter Ulbricht për takime të Paktit të Varshavës nuk po merren parasysh. Asnjë nuk mendon për mbrojtjen e Gjermanisë Lindore, por të gjithë kanë frikë nga beteja e luftës. Gomuaka përpiqet të vendosë kushte kapitulluese ndaj Berlinit, për sa kohë qe vendet imperialiste pranojnë vijën e ndarjes. Sovjetikët dhe të tjerët janë të interesuar në zgjidhjen e çështjes gjermane, por mendimi ynë është se Gjermania po përdoret nga sovjetikët për pazare dhe shantazhe mes imperialistëve dhe revizionistëve modernë. Ky është një tjetër faktor që thellon kontradiktat mes revizionistëve dhe dobëson pozitën e tyre. Ata po demaskohen vazhdimisht. Ndërsa marrëdhëniet mes revizionistëve dhe vendeve borgjeze të botës, nuk po ndjekin një kurs të unifikuar. Se-cili prej tyre ka tendencë të punojë sipas interesave të veta kombëtare. Secili kërkon të sigurojë përfitimet e veta ekonomike, politike apo të prestigjit, duke shkelur mbi parimet

Page 13: KLD dhe prokurorinë Riaktivizohet pakti i 18 majit, Rama e Basha … · Ish-kryetari i Komisionit Qendror të zgjedhjeve, Kristaq Kume, ka dhënë dje idetë e tij se si duhet të

GAZETA SOT E Diel 18 Mars 2018 13

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

s p e c i a l e www.sot.com.al

Enver Hoxha në sulm ndaj të gjithëve më 1965, akuza BRSS, SHBA, Gjermanisë, Italisë dhe Polonisë, kritika Titos e Hrushovit

Diktatori shqiptar akuza sovjetikëve për bashkëpunim me SHBA

tika specifike. Titistët po ndjekin një rrugë të përcaktuar e të hapur drejt kapitalizimit, në unitet me borgjezinë dhe me imperializimin amerikan. Por në fakt klani titist nuk mund të konsiderohet si maja e revizionizmit modern. Ndoshta revizionistët më ekstremë tashmë janë komunistët italianë ose ndryshe “Toliatistët”. Meqenëse nuk janë në pushtet në vendin e tyre ata i kanë vënë vetes rolin zbatimit të revizionizmit gërmë për gërmë, që çon në likuidimin total të demokracisë së proletariatit dhe

përpjekjes revolucionare. Ata po përpiqen të zhdukin kontradiktat me social-demokratët dhe të bashkohen me ta dhe me borgjezinë. Revizion-istët italianë duan të shkojnë përtej titistëve në shkeljen e parimeve dhe në përshpejtimin e degjenerimit të tyre, duke menduar se m und të arrijnë më shpejt rezultateve poli-tikat poli-centriste. Ndërsa qasja e revizionistëve polakë është një strategji demagoge që përpiqet të na bindë të zbusim polemikat, dhe se ata janë të pavarur nga sovjetikët.

Por ata janë në fakt armiqtë më brutalë të marksizëm-leninzimit. Revizionistët e tjerë evropianë, me gjithë nuancat e tyre të ndryshme të cilat dallohen më shumë te Ulbricht e Kadari, ndjekin në masa të ndrys-hme kursin sovjetik, duke i shpallur luftë marksizëm-leninizmit dhe dy partive tona. Vetmja tërheqje për ta është rubla e cila financon aktivitete e tyre anti-marksiste e anti-socialiste. Revizionistët sovjetikë po pësojnë disfata të shumta. Qëndrimet tona parimore i kanë dëmtuar ata dhe kanë bllokuar aktivitetet e tyre sub-versive. Ne kemi penguar rrugën e tyre tradhtare revizioniste dhe jemi kthyer në një fener ndriçues për masat komuniste që ato të shohin të vërtetën për marrëveshjet mes revizionistëve sovjetikë dhe imperi-alistëve amerikanë. Që prej kongresit të tyre të 20-të sovjetikët morën frerët në dorë dhe ishin të bindur se nuk do të hasnin pengesa në tradhtinë e tyre dhe se rruga e tyre do të triumfonte. Por revizionizmi e mban të keqen e tij me vete, pasi ai ka dobësuar Bashkimin Sovjetik duke e vënë në mëshirën e klasës së re borgjeze dhe gjithnjë e më shumë të varur nga kapitalizmi ndërkombëtar.

Akuza HrushovitKur revizionistët sovjetikë kon-

frontohen me disfatën e madhe ata zgjedhën të keqen më të vogël dhe eliminuan një vit më parë ideologun e tyre Nikita Hrushov, duke i hedhur të gjitha fajet mbi të. Duke forcuar marrëdhëniet e tyre me amerikanët ata po kapitullojnë çdo ditë e më shumë. As largimi i Hrushovit nuk i ka forcuar, por përkundrazi i ka diskredituar. Tani ata po përpiqen të mbledhin bashkë ato që prishi Hrushovi, duke krijuar njëfarë uniteti për t’u përballur me katastrofën që

i pret. Kjo u duk dhe në takimin e Moskës ku ata po përpiqeshin të hartonin një platformë të përbash-kët ideologjike për situatën e re, por tashmë aleatët e tyre janë bërë të pavarur. Nocionet vjetra sovjetike të “bashkë-ekzistencës paqësore” apo të “botës pa luftëra dhe armë” nuk i beson më njeri. Kjo duket në luftërat në Vietnam, Kongo, Laos. Amerikanët i kanë detyruar sovje-tikët të mbështesin masa diplomatike të natyrës imperialiste. Sovjetikët janë duke luajtur me zjarrin kur mendojnë se mund të përfshijnë në luftë Kinën, duke e rrethuar atë me armiq, si India, prandaj ne duhet të shkatërrojmë këto planet sa janë ende të hershme. Qëndrimi parimor i partisë së Kinës ndaj sovjetikëve në takimin e ardhshëm të Moskës do të ketë efekte kolosale në botë. Ne duhet të përdorim çdo mundësi që imperialistëve t’ju djegë toka nën këmbë. Është e qartë se objektivi kryesor i imperializmit amerikan dhe i revizionizmit sovjetik është nisja e një lufte në Azi, për ta transferuar më pas drejt Kinës dhe vendeve të tjera socialiste. Ata po përdorin të gjitha mjetet me reaksionarët indianë që ata të përsërisin sulmin e armatosur kundër KInës. Nga ana tjetër impe-rializmi amerikan po forcon lidhjet me Japoninë, në mënyrë që tambajë nën kontroll dhe kur të jetë nevoja ta shtyjë drejt agresionit. Për këtë amerikanët po bashkëpunojnë me Britaninë,ish-kolonitë e cilës në Azi janë në rrezik. Në këtë situatë në shikojmë me admirim dhe besim në suksesin e saj, politikat e drejtat Kinës që kanë afruar me të dhe vende si Indonezia, Pakistani,Nepali, Burma, Afganistani e të tjera, sidomos ato ku imperializmi amerikan ka kryer agresione. Ne besojmë se nga ana

jonë, duhet të intensifikojmë fushatën e propagandës e demaskimit të impe-rializmit luftë nxitës amerikan dhe të revizionistëve modernë sovjetikë. Ne duhet të intensifikojmë sulmet ndaj çdo aleance dhe marrëveshjeje që ata arrijnë, duke u bërë thirrje popujve të tyre të ndalojnë agresionin amerikan, këtë hitlerizëm tëri që kërcënon botën me zjarr dhe çelik. Ne admirojmë rezistencën heroike të Vietnamit të Jugut i cili me ndihmën tuaj po lufton kundër imperializmit mesjete të pabarabarta. Ne do t’ju ndi-hmojmë me të gjitha ato që kemi,pasi lufta juaj është lufta jonë, është lufta e socializmit kundër imperializmit e lakejve të tyre. Populli vëllazëror vietnamez meriton çdo mbështetje të mundshme. Imperializmi amerikan ka përdorur madje gazra helmuese kundër luftëtarëve në Vietnamin e Jugut,ndërsa ka bombarduar vazh-dimisht Veriun. Prandaj është detyra revolucionare e të gjithë popujve të mbrojnë kauzën e popullit vëlla vietnamez, në mënyrë që ata të dalin fitimtarë. Në mbyllje dua të përsëris se ashtu siç kemi deklaruar edhe ju,ne duhet të forcojmë mbrojtjen dhe armatimet për betejat që na presim. Të gjithë marksistët e botës e vlerësojnë përpjekjen e madhe të partisë dhe qeverisë së Kinës, dhe këtë t’ua shpjegojnë dhe të tjerëve, pra se fitorja jonë dhe e Kinës së shokut Mao Ce Dung, është fitorja e mark-sizëm-leninzimit dhe e proletariatit ndërkombëtar. Këto ishin fjalët tona të fundit mbi subjektet, për ju pop-ulli vëlla kinez, për partinë tuaj dhe shokun Mao. Ju falënderoj shoku Zhu Enali dhe shokët e tjerë kinezë për vëmendjen që treguat,edhe ju kërkoj falje për fjalimin e gjatë. Ju lodha.

Çu En Lai: Faleminderit për opinionet tuaja të gjithanshme, jeni ju që u lodhët.

Hoxha: Propozoj që ta mbyllim këtë sesion dhe të marrim diçka për të ngrënë, jashtë protokollit.

Çu En Lai: Së pari dua të them se ndjehemi shumë të lumtur që vijmë për herë të dytë në Shqipëri. Dua të falënderoj partinë shqiptare dhe popullin tuaj për mikpritjen e ngrohtë. Kjo mikpritje na bëri shumë përshtyp-je dhe është një tregues i miqësisë mes dy popujve,partive dhe vendeve tona, e cila bëhet gjithnjë e më e fortë dhe më e pathyeshme. Përfitoj nga rasti për të falënderuar komitetin qendror dhe shokun Enver Hoxha për demon-strimin e kësaj miqësie mes nesh. Dua të falënderoj gjithashtu shokun Hoxha për demonstrimin që bëri dje në shp-jegimin e opinioneve dhe aktiviteteve në lidhje me problemet në vendin tuaj dhe në arenën ndërkombëtare. Sot ne duam të prezantojmë pikëpamjet tona mbi çështjet, edhe pse do të ndryshoj pak radhën e tyre. Në fillim do të mbuloj çështjet ndërkombëtare dhe më pas ato të bashkëpunimin mes dy vendeve tona. Opinionet e dy partive e qeverive tona mbi çështjet kryesore të arenës ndërkombëtare janë në përputhje të plotë. Këtu e kam fjalën për luftën kundër imperializmit me në krye atë amerikan, kundër revizionizmit modern me në krye atë sovjetik dhe kundër reaksion-arë vetë vendeve të tjera, me qëllim formimin e një fronti të përbashkët të popujve revolucionarë të botës. Nuk ka dyshim se ku front duhet të ketë në bërthamë grupet e majta të vendeve socialiste dhe të lëvizjes komuniste, pra partitë marksiste-len-iniste. Forcat e përpjekjes socialiste kërkojnë paqen dhe demokracinë në botë, në favor të socializmit dhe popujve të botës,në dëm të imperial-istëve e revizionistëve.

Gjermania Perëndimore kërkon të gëll-tisë republikën demokratike gjermane dhe të rivendosë kufijtë e Rajhut të Tretë. Ajo kërkon aleanca të reja dhe kërcënon nisjen e konfliktit bërtham-or sa herë e konsiderojnë të nevo-jshëm partnerët e saj. Prandaj Boni është arma kryesore mbështetëse e SHBA dhe përpiqet të mos prishë mar-rëdhëniet me vendet e tjera përfshi dhe De Gol, apo vendet e demokracive so-cialiste. Me aq sa mund ta gjykojmë sit-uatën, koalicioni imperialist në Evropë...

Page 14: KLD dhe prokurorinë Riaktivizohet pakti i 18 majit, Rama e Basha … · Ish-kryetari i Komisionit Qendror të zgjedhjeve, Kristaq Kume, ka dhënë dje idetë e tij se si duhet të

14 GAZETA SOTE Diel 18 Mars 2018

5,6,8,11,12,13,14,15,18,19,20,21,24

k r o n i k e www.sot.com.al

Greqi, gjenden 2 adoleshentet shqiptare të zhdukura

Dv ajza shqiptare të cilat ishin zhdukur prej disa ditësh dhe ishin shpallur të zhdukura, më konkretisht në datën 12 mars, në Dylësi të Greqisë, janë gjetur ditën e djeshme nga policia e shtetit helen. Mësohet se ato janë identifikuar me emrat Denisa, 16 vjeç dhe Emanuela, 17 vjeç, të cilat kishin disa ditë që nuk kontaktonin me familjarët. Ato ndodheshin në zonën Danagra, vetëm pak kilometra larg banesës së tyre. Pasi u gjetën, ato u dërguan në rajonin e policisë në Kalkidha, ku dhe deklaruan se ishin ndihmuar nga një mik i tyre mbi të cilin rëndon edhe një akuzë. Dy ditë më parë, nëpërmjet telefonit,dy vajzat kishin njoftuar policinë se ishin mirë, por nuk dëshironin të ktheheshin pranë familjes. Ato deklaruan se i kishin kërkuar 19-vjeçarit t’i ndihmonte, pasi kishin probleme familjare. Ndërkohë që nego-ciatorët e policisë, i kanë bindur nëpërmjet telefonit të miturat, se duhet të ktheheshin pranë familjes dhe se shërbimet shtetërore do të gjenden pranë familjes, për t’i mbështetur ato.

Vlorë, i bie vetrata e xhamit në kokë, vdes 67-vjeçari

Një person ka humbur jetën pasi vetrata e xhamit të një pallati në katin e dytë i ra në kokë, duke rezultuar fatal për jetën e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, në lagjen “28 nëntori”, në afërsi të Kishës Ortodokse. Gjatë gjithë ditës së djeshme në qytetin e Vlorës ka pasur erëra të forta dhe dëmtime. Ndërkohë që nga kjo ngjarje ka mbetur Ramadan Kaçi, 67 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital. Era e fortë ka bërë që vetrata e xhamit të shkëputet nga lartësia, duke shkaktuar tragjedinë. Policia u bën thirrje të gjithë banorëve që të jenë shumë të kujdesshëm gjatë lëvizjes së tyre në këmbë, biçikletë apo automjete, si dhe të evitojnë lëvizjet e tyre të panevojshme deri në qetësimin e situatës meteorologjike. Policia e Vlores gjen rastin t’u bëjë thirrje të gjithë banorëve që të jenë shumë të kujdesshëm gjatë lëvizjes së tyre në këmbë, biçikletë apo automjete, si dhe të evitojnë lëvizjet e tyre të panevojshme deri në qetësimin e situatës meteorologjike.

Dhunuan dhe grabitën të miturin, kapen autorët

Një person në moshë të mitur, është dhunuar dhe grabitur nga tre djem, në bashkëpunim me njeri tjetrin. Ngjarja ka ndod-hur gjatë pasdites së djeshme, e premte, në Shkodër. Në afërsi të një bar-restoranti, në lagjen “Ndoc Mazi”, tre 17-vjeçarë kanë goditur me grushte dhe i kanë vjedhur me dhunë një varëse floriri adoleshentit me inicialet V. Rr., 15 vjeç, banues në fshatin Rranxa, Vau i Dejës. Si të dyshuar për ngjarjen pas denoncimit të bërë nga i mituri, policia e qytetit veriorë arrestoi shtetasit me inicialet M. Sh., 17 vjeç, banues në lagjen “Ndoc Mazi”, Xh. M., 17 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili” si dhe shtetasin me inicialet Gj. K., 17 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku” Shkodër. Tre të rinjtë në fillim e kanë kërcënuar duke i thënë që ti jepnin varësen dhe atij nuk do ti ndodhte gjë, por pas rezistencës së 15-vjeçarit, ata ja morën varësen duke e dhunuar. Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Dërguan ilegalisht 1 mijë persona në Angli, Amerikë dhe Kanada, goditen 7

grupe falsifikimi, arrestohen 39 persona

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraTrafikantët merrnin 7000 euro për në Angli dhe 25-30 mijë dollarë për në Kanada dhe SHBA

Elvis MYRTA

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokuroria e Kri-m e v e t ë R ë n d a

lëshuan 51 urdhra arresti ndaj një rrjeti trafikantësh ndërkombëtarë që dër-gonin shtetas shqiptarë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Angli. Agjencitë hetuese amerikane u sollën një ank-esë autoriteteve tona pasi shumë shtetas shqiptarë kishin hyrë në territorin e SHBA-ve. Pas kësaj ankese menjëherë Krimet e Rënda nisën hetimet, dhe këto hetime përfunduan me ar-restimin e 39 personave dhe shpalljen në kërkim të 12 të tjerëve, 2 prej të cilëve janë shtetas bullgarë. Burimet bëjnë me dije se 12 të shpal-lurit në kërkim janë persona që nuk janë rezidentë në vendin tonë.

Hetimet Përmes fa ls i f ik imi t

të dokumenteve, rrjeti i trafikantëve ka trafikuar mbi 1000 shtetas shqiptarë. Ndërkohë që burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se një pjesë e emigrantëve të paligjshëm ka dyshime se nuk kanë mbërritur në des-tinacionin për të cilin kanë paguar, por janë braktisur nga trafikantët në vendet e Amerikës Latine. Hetimet kanë zbuluar se trafikantët shfrytëzonin disa agjenci në Tiranë dhe Lezhë për prerjen e biletave të udhëti-mit për qëllime turistike, dhe më tej sapo mbërrin në vendet e Bashkimit Europi-an, qytetarëve të interesuar për të emigruar në Amerikë, Kanada dhe Angli ju jepe-shin dokumente të tjera të falsifikuara së bashku me një biletë të re. Ndërkohë që trafikantët i merrnin personave të cilët ishin të interesuar të shkonin në këto vende rreth 7 mijë paund për në Angli dhe për në SHBA dhe Kanada, shu-mat varionin nga 20 deri në 30 mijë dollarë. Menjëherë pasi gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masat e arrestit në mungesë, forcat operacionale kanë nisur aksionin në të gjithë vendin për kapjen e të kërkuarve. Operacioni është zhvilluar në disa qytete, kryesisht në Lezhë, Shkodër, Tiranë, Dibër, Kukës dhe Korçë, gjatë të cilit janë arrestuar 39 persona. Gjatë opera-cionit i cili zgjati afro 12 orë në pranga ranë, Ard-

ian Corri, 47 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Tiranë; Luan Qyryku, 60 vjeç, banues në Tiranë; Eno Muçollari, 57 vjeç, banues në Tiranë; Ardian Gurakuqi, 58 vjeç, lindur në Elbasan e banues në Tiranë; Zaim Hy-senbelliu, 57 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë; Arben Kajaçi, 49 vjeç, lindur e banues në Tiranë. Genci Osmanaj, 49 vjeç, lindur e banues në Tiranë; Oltjan Seranji, 33 vjeç, lindur në Përmet e banues në Tiranë; Tanush Prenga, 48 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Laç; Liri Muçollari, 55 vjeçe, lindur në Çorovodë e banuese në Tiranë; Fuat Zaimi, 51 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Tiranë; Nikolin Priska, 49 vjeç, banues në Tiranë; Ylb-er Rama, 44 vjeç, lindur në Dibër e banues në Tiranë; Haki Tarja, 50 vjeç banues në Tiranë; Bedri Bendaj, 55 vjeç, lindur në Berat, e banues Tiranë; Erenik Avdyli, 30 vjeç banues në Tiranë; Nik Bushi, 65 vjeç, lindur e banues në Shkodër; Kolë Vushaj, 49 vjeç, banues në Malësi të Madhe; Besnik Vuçaj, 49 vjeç, lindur në Shkodër, por rezident në Irlandë; Alfred Kalaj, 32 vjeç, banues në Malësinë e Madhe; Mhill Zefi, 42 vjeç, banues në Shkodër; Nosh Volaj, 45 vjeç, banues në Malësi e Madhe; Prel Gjelaj, 54 vjeç, banues në Malësi e Madhe; Sokol Duli, 49 vjeç, banues në Lezhë; Euglen

Dushku, 32 vjeç, banues në Lezhë; Leonora Dushku, 33 vjeçe, banuese në Lezhë; Roza Frroku, 40 vjeçe, lin-dur në Fier e banuese në Lezhë; Blerim Brahimi, 36 vjeç, banues në Lezhë; Luigj Shtinja 52 vjeç, banues në Kurbin; Esat Cakoni, 52 vjeç, banues në Kurbin; Fa-tos Muja, 48 vjeç, banues në Kukës; Kreshnik Muja, 35 vjeç, banues në Kukës; Ar-tur Karaj, 43 vjeç, banues në Krujë; Kristian Zallinaj, 21 vjeç, banues në Shkodër si dhe Mensur Selami, 53 vjeç, lindur e banues në Dubrovë, Peshkopi. Gjithashtu si bash-këpuntorë të këtij grupi krim-inal u arrestuan dhe 4 efek-tivët e policisë doganore në Qafë-Thanë dhe Hani Hotit. Efektivët e arrestuar nuk regjistronin personat që ka-lonin në pikat kufitare ku ata punonin. Efektivët e arrestuar janë, Çelnik Maksuti, 53 vjeç, lindur e banues në Pogra-dec me detyrë kontrollor në P.K.K. Qafë Thanë; Ilir Ismaili, 32 vjeç, lindur e banues në Pogradec, me detyrë kon-trollor në Qafë Thanë; Erjon Maxhari, 28 vjeç, lindur e banues në Pogradec, me de-tyrë kontrollor në Qafë Thanë si dhe Gjokë Ujkaj, 46 vjeç, lindur e banues në Shkodër, me detyrë kontrollor në Hani i Hotit Shkodër.

Skema e trafikimit Po l i c i a e S h t e t i t ,

nëpërmjet një konference për shtyp bëri të ditur disa detaje në lidhje megaoper-acionit kundër trafikimit të

jashtëligjshëm të shtetasve shqiptarë drejt SHBA-së, Kanadasë dhe Anglisë. Kreu i policisë së shtetit, Ardi Veliu, zbardhi skemën e përdorur nga trafikantët, itineraret e ndjekura, si dhe pagesën që i merrnin çdo klandestini. Policia e Shtetit dhe Prokuroria për Krimet e Rënda goditën një rrjet të trafikimit të paligjshëm të gati 1 mijë shqiptarëve drejt Anglisë, SHBA-ve dhe Kanadasë. Detajet e megaoperacionit të zhvilluar pas një hetimi disamujor të strukturave shqiptare në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese partnere si edhe Europol e Interpol u bënë të ditura nga kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. “Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se 7 grupe të strukturuara kriminale, të cilat oper-onin në Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Britani, Irlandë, ShBA e Kanada, kanë mundësuar kontra-bandimin e rreth 1 mijë shtetas shqiptarë në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar, ShBA-ve dhe Kanadasë. Për çdo person paguhej nga 7 000 paund për në Mbretërinë e Bashkuar dhe nga 25 000 deri në 30 000 dollarë për në ShBA dhe Kanada. Pjesëtarët e këtyre grupeve kriminale përmes veprimeve aktive ndih-monin shtetasit shqiptarë të interesuar për të emigru-ar në mënyrë të paligjshme

drejt vendeve të mësipërme, duke falsifikuar dokumenta udhëtimi dhe identiteti të vendeve të BE-së. Ata për-dornin itineraret, Shqipëri-Itali-Mbretëri e Bashkuar; Shqipëri-Francë-Mbretëri e Bashkuar; Shqipëri-Bull-gari-Belgjikë-Republika Domenikane – SHBA / Kanada; Shqipëri-Span-jë-Amerika Latine-SHBA/Kanada”, u shpreh Veliu. Sipas tij, për llogari të këtij hetimi, Gjykata për Krimet e Rënda ka lëshuar 51 fletë arresti, nga të cilat 39 janë ekzekutuar dhe 12 të tjerë

janë shpallur në kërkim. “Gjithashtu janë arrestuar edhe 4 punonjës të Policisë së Shtetit, me detyrë kon-trollorë në Pikat e Kalimit Kufitar, Hani i Hotit dhe Qafë Thanë, të cilët kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer regjistrimin e shtetasve të kontrabanduar në pikat e kalimit kufitar, në kundërshtim me ligjin”, u shpreh Drejtori i Policisë së Shtetit. Ndërkohë që hetimet për këtë procedim penal vijojnë në lidhje me persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Trafikantët shfrytëzonin disa agjenci në Tiranë dhe Lezhë për prerjen e biletave të udhëtimit për qëllime turistike, dhe më tej sapo mbërrin në vendet e Bashkimit Europian, qytetarëve të interesuar për të emigruar në Amerikë, Kanada dhe Angli ju jepeshin dokumente të tjera të falsifikuara së bashku me një biletë të re...

Page 15: KLD dhe prokurorinë Riaktivizohet pakti i 18 majit, Rama e Basha … · Ish-kryetari i Komisionit Qendror të zgjedhjeve, Kristaq Kume, ka dhënë dje idetë e tij se si duhet të

5,6,8,11,12,13,14,15,18,19,20,21,24

GAZETA SOT E Diel 18 Mars 2018 15

k r o n i k e www.sot.com.al

“Hetimet, abuzimin e pronave në “Ranën e Hedhun” e denoncuan 2 banorë

Kanë qenë dy qytetarë të thjeshtë banorë të zonës ato që zbuluan skandalin e abuzimit të pronave në zonën e “Ranës së Hedhun”. Pjetër Prela dhe Gjek Celaj dy banorë të zonës pronarë të disa tokave në malin e Shëngjinit dhe malin e Rencit, kuptuan që po bëheshin persona që nuk kishin qenë asnjëherë banorë në këtë zonë, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve. Men-jëherë pas kësaj në policinë e Lezhës mbërritën nga këto dy persona dy denoncime një në korrik të 2017 dhe një në shtator të 2017. Në dëshmitë e tyre dy denoncuesit hidhnin dyshime se pas kësaj skeme mashtrimi fshihen zyrtarë të lartë të qarkut të Lezhës. Menjëherë pas denoncimit

prokuroria nisi hetimet për rastin. Dyshimet e dy denoncuesve rreth 8 muaj më parë çuan në zbu-limin e një abuzimi e skandali të madh, pasi rreth 258 mijë m2 tokë ishin tjetërsuar nga ranishte e pemëtore në tokë bujqësore. Për këtë abuzim prokuroria lëshoi plot 23 urdhër arresti, dhe u arrestuan të gjithë zyrtarët e Bashkisë Lezhë me kryetarin e saj. Dy ditë më parë në sajë të operacionit “Ranishtja” 4 në pranga përfunduan 12 zyrtarë të kësaj bashkie, mes të cilëve krye-bashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj, zëvendësin e tij, Enver Hafizi, kreun e Këshillit të qarkut, Gjon Ndoka si dhe drejtoreshën e hipotekës, Gjelina Baca. Ndërsa 11 persona të tjerë janë

shpallur në kërkim, personat në kërkim janë zyrtarë dhe qytetarë që dyshohet se kanë fituar prona në mënyrë abuzive. Të gjithë këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kundërshtim të plotë me kërkesat e ligjit 7501, si dhe akteve ligjore e nënligjore të dala në zbatim të tij kanë administruar, konfirmuar dhe dërguar për regjis-trim dokumentacion të falsifikuar në përmbajtje dhe formë, për pasuri që janë në fakt tokë pyll, ranishte, shkurre, shkëmb, dhe jo tokë bujqësore. Ndërkohë kujtojmë që vetëm 3 javë më parë, min-istri i Brendshëm bëri paralajmërim nga qyteti i Lezhës që të gjithë abuzuesit e pronave në bregdet do të goditen dhe do marrin dënimin e merituar.

Zjarr në banesë, asfiksohen 2 të moshuar dhe zjarrfikësi

Paraditen e sotme në lagjen Nr.17 është përfshirë nga flakët një apartament në qytetin bregdetar, ndërsa janë lënduar dhe ndodhen në gjendje të rëndë një çift të moshuarish që ndodheshin në banesë dhe zjarrfikësi, që i shpëtoi. Të lënduar janë çifti i të moshuarve Gëzim dhe Mënyre Tafaruci rreth 70 vjeç, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal Durrës dhe punonjësi i zjarrfikëses Arjan Kertusha. Ndërkohë që në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën ndodhet dhe zjarrfikësi që shpëtoi të moshuarit. Zjarrfikësi i asfiksuar u fut tre herë në banesë për të nxjerrë dy të moshuarit, ndërsa në fund mbeti dhe vetë i asfiksuar. Ndërhyrja punonjësve të tjerë të zjarrfikëses, por edhe banorëve të zonës shpëtoi dy të moshuarit dhe punonjësin, të cilit iu dha me shpejtësi ndihma e parë. Policia ka nisur hetimet, ndërsa nga të dhënat e para raportohet se zjarri ka rënë për shkak se burri i moshuar kishte harruar cigaren ndezur në banesë.

Vrau vjehrrën, 21-vjeçarja në dilemë për rritjen e foshnjes

Kapen me kokainë, pranga shqiptarit dhe gruas italiane

Një shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane, pasi i janë gjetur 40 gramë kokainë dhe disa doza hashashi. Në pranga përfundoi pronari i lokalit të natës “L’assassino në rrugën Boito të Savona, shqiptari Indrit Kadrimi, 49 vjeç dhe gruaja e tij italiane Barbara Longo, 45 vjeçe. Në lokalin e natës krahas lëndës narkotike të ndarë në doza gati për shitje, policia gjeti edhe materiale për paketim, peshore dhe produkte që shërbenin për ambalazh. Operacioni u kurorëzua dy ditë më parë, duke çuar në arrestimin e dy bashkëshortëve. Por ndërsa Kadrimi përfundoi në qeli, gru-aja e tij do të hetohet në gjendje të lirë. Sipas karabinierëve 49-vjeçari kishte kohë që mbahej në vëzhgim pasi dyshohej se merrej me trafikimin e lëndëve narkotike. Sipas policisë italiane shqiptare shiste drogën klientëve të tij në lokalin e natës që kishte në pronësi. Lidhur me aktivitetin e të dy-shuarve, hetimet janë në vijim për të zbuluar përfshirjen e persona të tjerë në këtë aktivitet të paligjshëm.

Vlorë/ Vret kushëririn me sëpatë në sy të djalit 7-vjeçar se i qëlloi qentë me shkop

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraViktima doli të kullosë dhentë, kur u qëllua për vdekje nga djali i xhaxhait

Elvis MYRTA

Një krim horror ësh të shënuar në orët e para të ditës së djeshme,

ku kushëriri ka vrarë me sëpatë kushëririn e tij. Ng-jarja ka ndodhur në fsha-tin Gumenicë të Selenicës, Vlorë, ku është gjetur i pajetë rreth 500 metër larg banesës së tij Arben Ve-shaj, 37 vjeç. Burime nga policia bëjnë me dije se pas një konflikti për motive të dobëta, Dilaver Veshaj, 40 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar fillimisht me pistoletë djalin e xhaxhait dhe më pas e ka qëlluar atë me sopat në kokë. Ngjarja e rëndë mëso-het se ka ndodhur në sy të djalit 7 vjeçar të viktimës. Pas krimit 40-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes por ai është vënë në prangat e policisë në kohë rekord. Pas arrestimit 40 vjeçari, i tronditur ka deklaruar se e vrau për vetëmbrojtje sepse donte ta vriste, por pa dhënë të tjera shpjegime rreth asaj çfarë ndodhi. Familjarët e viktimës kanë deklaruar përpara uniformave blu të qytetit bregdetar që nuk kanë pasur konflikte me autorin. Babai i viktimës ka thënë se djali i tij kishte dalë në mëngjes për të shkuar të kulloste dhitë. “Djali ishte me nipin 7-vjeçar, fillimisht është qëlluar me plumb dhe pastaj me sëpatë. Nuk kemi pasur konflikte. Djali po shkonte me dhi. Kishte nja 300 dhi. Rreth orës 7:10 ka ndodhur ngjarja, erdhi poli-cia në kohë shumë të shpejtë dhe korrekte dhe e arrestoi Dilaverin”, është shprehur babai i viktimës. Ndërsa xhaxhai i viktimës, Sotir Ve-shaj ka dëshmuar se ngjarjen e kishin mësuar nga djali i tij 7-vjeçar, i cili ka shkuar i tmerruar në shtëpi. "Ngjarjen e kemi mësuar nëpërmjet djalit të tij që është 7 vjeç. Ai ka qenë prezent kur e ka qëlluar. Ata kanë dalë për të nxjerrë bagëtitë për në mal me gjithë djalin. I

janë vërsulur qentë, viktima është mbrojtur nga qentë duke i qëlluar me shkop. Ai më pas ka nxjerrë pistoletën duke e qëlluar dhe e ka goditur 2-3 herë me sëpatë në sy të djalit. Ekspertiza ka gjetur gëzhojat. Nuk di të kenë pasur probleme me njëri-tjetrin. Nuk kanë pasur asnjëherë problem pronësie", tha Sotir Veshaj, duke shtu-ar se autori nuk ka pasur as probleme mendore. Ai kërkoi drejtësi për vrasjen e nipit të tij. Ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbard-hjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa po merret në pyetje autori i krimit për motivet që e çuan në vrasjen e kushëririt të tij me sëpatë.

NgjarjaMëngjes i i d i tës së

djeshme do ishte një trag-

jedi e vërtetë për familjen Veshaj, ku 37-vjeçari Arben Veshaj do të vritej në mënyrë horror nga kushëriri i tij në sy të djalit 7 vjeç. Si çdo ditë rreth orës 7 të mëngjesit Arbeni doli për të kullotur dhentë së bashku me djalin e tij të vogël, vetëm 500 m larg nga banesa e tij, ai do të sulmohej nga qentë e kus-hëririt të tij. Për ti larguar nga vetja, djali dhe bagëtitë që ai shoqëronte i godet ato me një shkop. Të gjithë këtë skenë e ka parë autori i krimit makabër, kushëri-ri i tij, 40-vjeçari Dilaver Veshaj. Pas një debati mes tyre, 40-vjeçari qëllon me pistoletë në drejtim të kus-hëririt dhe djalit të tij të mitur. Pasi dëgjoi krismën e armës viktima u struk së bashku me djalin për t’iu

shmangur plumbave, por ai nuk është mjaftuar me kaq. 40-vjeçari ka marrë sëpatën dhe ka shkuar në drejtim të 37-vjeçarit dhe e ka qëlluar atë për disa herë, duke e masakruar në sy të djalit të tij të mitur. 7-vjeçari pas këtij momenti ka vrapuar drejt shtëpisë i terrorizuar dhe ka lajmëruar familjarët që kanë vrarë babanë, duke treguar se kush është autori. Babai i viktimës ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ka parë trupin e pa jetë të djalit 37-vjeçar. Ai ka kërkuar ndihmën e fqinjëve, të cilët menjëherë kanë lajmëruar policinë. Uniformat blu të Vlorës kanë shkuar në kohë rekord në fshatin Gumenicë, ku kanë bërë të mundur ar-restimin e autorit të krimit makabër.

Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në sy të djalit 7 vjeçar të viktimës. Pas krimit 40-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes por ai është vënë në prangat e policisë në kohë rekord. Pas arrestim-it, 40 vjeçari, i tronditur ka deklaruar se e vrau për vetëmbrojtje sepse donte ta vriste, por pa dhënë të tjera shpjegime rreth asaj çfarë ndodhi...

Marjana Cmeta, nusja që helmoi me fostoksinë vjehrrën e saj Lirije Lami, 48 vjeçe, gati një vit më parë është transferuar në burgun e grave “Ali Demi” në kryeqytet, aty ku dje ajo ka pasur edhe vizitën e saj të parë. Burime pranë burgut thanë se prindërit i kanë çuar 21-vjeçares për të takuar foshnjën e saj 6-muajshe. Mësohet se ajo ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike e ka shpërthyer në lot në momentin e takimit me të bijën. Edhe pse me një peshë të rëndë mbi supe, Marjana ka marrë në krahët e saj foshnjën, e ka ushqyer me gji, por pas 1 ore ato të dyja janë ndarë. Teksa ndodhej në qeli, punonjësit e burgut i kanë sqaruar se ligji e lejonte të rriste foshnjën brenda këtyre ambienteve, por Marjana është shfaqur e pavendosur. Ajo ka kërkuar kohë, e ia ka besuar të voglën prindërve. Të njëjtat burime, thonë se e reja nuk është lënë në një qeli të veçantë, për të shmangur ndonjë tentativë të mundshme vetëvrasjeje. Për momentin ajo ka kërkuar vetëm një kartë telefoni që të mund të pyesë për të bijën.

Page 16: KLD dhe prokurorinë Riaktivizohet pakti i 18 majit, Rama e Basha … · Ish-kryetari i Komisionit Qendror të zgjedhjeve, Kristaq Kume, ka dhënë dje idetë e tij se si duhet të

16 GAZETA SOTE Diel 18 Mars 2018

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Kjo klasë politike nuk di të ngrejë shtetin e së drejtës!

Teatri Kombëtar në Tiranë dhe identiteti urban e historik

duket se është e aftë të marrë pushtet vetëm për të pasuruar familjen e saj. Aq sa edhe vetë e ka pranuar ritualin e ndërrimit të pushteteve pa i sjellë asnjë të mirë shumicës së shqiptarëve, po vetëm duke rritur pabarazinë dhe mjerimin për shumicën e shqiptarëve të mbetur në kufijtë e këtij “gjysmë shteti”, që ka mundur të ngrejë kjo klasë politike. Tamam ajo arrin të ngrejë sa herë vjen në pushtet një model korrupsioni galopant. Aq sa tashmë, ne shqiptarët nuk po i besojmë asnjë partie politike, edhe pse kemi 129 të tilla, që deri tani kanë mundur të ngrenë një “gjysmë shteti” butaforik. Aq butaforik, sa kjo klasë politike nuk lë fjalë pa sharë kundër-shtarin, edhe kur mund të arrijë ndonjë sukses. Siç ndodhi pak ditë më parë, kur policia arriti të kapë 613 kilogramë kokainë në Durrës. Po sërish kryetari i PD-së në mënyrën më para-doksale theksoi: “Mafia ka lidhje me politikën dhe ka pushtuar policinë. Tani rreziku është ekzistencial për shoqërinë, pasi krimi dhe paratë e krimit janë futur në ekonomi”. Po e vërteta është se një gjë e tillë nuk ndodhi as sot, as dje, po prej vitesh. Dhe pjesëmarrës në futjen e krimit në ekonomi është e gjithë klasa politike. Ndaj politikanët tanë më mirë të hes-htin se të shajnë njëri tjetrin. Ata, populli i ka sharë prej kohësh. Ndërsa për çfarë po ndodh në luftën kundër drogës, ndihma dhe kontributi i miqve tanë ndërkombëtarë nuk mohohet nga asnjëri. Ndërsa këta politikanët tanë më mirë të heshtin e të mos artikulojnë vetëm të shara për njëri-tjetrin, pasi tashmë gjithë shqiptarët e dinë mirë se çfarë ka ndodhur gjatë këtyre 30 viteve. Për këtë, shembuj ka mjaft, bile shumë

Nga Riza HOXHA

Nëse shqiptarët e kanë mendjen e ngritur për të ikur, kjo është “meritë” e

një klase politike krejtësisht klienteliste, që po na sundon prej afro 30 vitesh, edhe pse deri tani ka arritur të ngrejë vetëm një “gjysmë shteti”, që vetëm na turpëron, ndërsa na ka lënë shumë larg shtetit të së drejtës, të cilin të gjithë e ëndërrojmë. Është kjo arsyeja që sot, ne shqiptarët kemi një shtet me një mijë probleme, që edhe kur jemi të gjithë së bashku nuk e dimë se kur mund t’i zgjidhim. Aq të tromaksur jemi, sa sot vetë ne shqiptarët e shpotitim shtetin tonë se është tamam një “gjysmë shtet”, pa u bërë qoftë edhe një herë një shtet tamam. Një e vërtetë e dhimbshme dhe reale, por pa mundur të ndëshkojmë qoftë edhe një prej shkaktarëve të kësaj gjendjeje groteske.

Kjo klasë politike tashmë na e ka bërë të qartë se as nuk ia ka idenë se si ngrihet një shtet i së drejtës, të cilin e ëndërrojnë të gjithë shqiptarët prej afro 30 vitesh. Një realitet i zymtë që është vështirë të përmirësohet nga kjo klasë politike.

Duam apo s’duam, ne shqiptarët e dimë se të gjithë drejtuesit vendosen nga partia që ka fi-tuar zgjedhjet. Kështu ka qenë dje, kështu është edhe sot. Pa asnjë ndryshim. Vetëm mashtrimi që kryen klasa politike ka ndryshuar. Është bërë më finok, me synimin për të na mbushur më lehtë mendjen se sa shumë ndryshime po vijnë. Ndërsa ne e shohim qartazi se si është instalu-ar haptazi një pushtet krejtësisht familjar dhe shërbëtor vetëm i familjes në pushtet. Ndërsa ne të tjerët vetëm votojmë që të instalohet një herë në 8 vjet, pushteti sa i njërës, aq edhe i tjetrës familje. Po gjithsesi mbetet një pushtet i familjes, asnjëherë pushtet i shqiptarëve.

Tashmë kjo klasë politike që ne kemi, deri tani na ka treguar se vetëm shtet nuk di të bëjë. Paçka se është e majtë, apo e djathtë. Secila

të rëndë. Ndërsa në krye të këtyre shembujve qëndron Gërdeci.

Secila sapo vjen në pushtet, nis e organizon konkurse, të cilat i fitojnë birbot e saj, që janë me 2 - 3 diploma, po që nuk kanë asnjë shok kursi, pasi diplomat thjesht i kanë blerë në tregun e lirë shqiptar, i përmbytur me diploma, çmimi i të cilave tashmë ka rënë ndjeshëm.

Përmes të tilla konkurseve groteske, kla-sa politike arrin të katapultojë në karrigen e pushtetit dhe në politikë lloj-lloj birbosh të saj, që s’kanë as din, as iman. Ndërsa shqiptarëve të lodhur nga varfëria u thotë: Ja, këta janë fituesit e konkurseve.

Për çfarë na shohin sytë, tashmë është e ditur se pse shqiptarët nuk i besojnë kësaj klase politike, që me konkurset që organizon, kërkon siç thotë populli, “të lajë m..tin me sh…rrë”. Po, ama jo t’i mbushë mendjen popullit tashmë të stërvarfëruar se po bën diçka në favor të tij.

Konkurset për çdo lloj vendi pune, kur të gjithë shohim se si është ndërtuar një sistem i gjithi familjaro – klientelist, i shërbejnë klasës politike si mbulesë të lloj-lloj pisllëqeve që kryen nga dita në ditë. Aq sa tashmë askush nuk beson se do të mund të shkatërrohet sis-temi mbrojtës i klasës politiko- klienteliste. Tashmë e dimë se këta farë politikanësh që kemi, nuk vendosin në krye të punëve special-istët militantë, por pjesëtarë të familjes, edhe pse mund të jenë gjysmë analfabetë. Për këtë i shfrytëzojnë edhe konkurset sa herë vijnë në pushtet. Është kjo arsyeja që te ne ndodh që më të pakënaqurit janë militantët e partisë. Jo, pse nuk janë fitues, po sepse shohin se fitues

janë gjysmëanalfabetët e familjes. “Këta po na turpërojnë edhe ne militantëve”, thonë ata të zemëruar me oligarkët që kanë pushtuar gjithë politikën shqiptare.

Të zemëruarit që braktisen sa herë partia vjen në pushtet, pranojnë se as partia e tyre nuk ia ka idenë si mund të ngrihet shteti i së drejtës, ndaj hedhin romuze, ndaj militantëve të partisë kundërshtare që presin hyrjen nëpër konkurse për llogari të partisë se tyre, sapo të vijë në pushtet. Të zemëruarit që tani kanë nisur të bëjnë llogari, pasi kaloi një vit i man-datit të dytë të “Rilindjes”. Ndaj që tani ka nisur të ngrihet rradha nga kundërshtarët që janë të papunë dhe presin ngritjen në pushtet të grupit familjar të tyre në zgjedhjet e vitit 2021. Një ecuri groteske e këtij lloj shteti që kanë mundur të ngrenë këto 129 partitë që ne i kemi nëpër këmbë prej afro 30 vitesh. Ndaj dhe shumica e shqiptarëve sheh vetëm të largohet, pasi ka humbur të gjithë shpresën se një ditë do të mund të ngremë një tamam shtet të së drejtës.

Është kjo arsyeja që sot shumica e shqiptarëve nuk po u beson as konkurseve, që në shumicën e rasteve janë mjaft groteske e na sjellin në krye të punëve vetëm pjesëtarë të famil-jes. Të paktën të na sillnin militantë të partisë në pushtet do të ishte gjysma e së keqes. Sepse tamam, tamam është e dukshme se po përhapin dhe po shtrijnë të keqen, antimoralin dhe veset e tjera më të këqija, që po shkaktojnë një fluks të madh të largimit nga trojet e të parëve të shu-micës së shqiptarëve. Sepse deri tani, kjo klasë politike na e ka bërë të qartë se nuk ia ka idenë e ngritjes së shtetit të së drejtës.

Nga Ylber VOKSHI-YLLI*

Shumë herë kam tentu-ar të jem indiferent në ndodhitë hapësinore dhe urbane në terr-

itoret tona në Shqipëri dhe Kosovë, por në disa raste është e pamundur pasi ka tendenca ekstremisht të rrezikshme, të iniciuara nga disa grupe interesi të përkrahura nga poli-tikëbërësit që janë në pushtet. Ata, të verbëruar nga përfitimet materiale nuk respektojnë as rregullat elementare njerëzore, e për normat dhe standardet urbanistike, as që i vlerësojnë, siç ve-prohet në tërë botën e civilizuar, në mbrojtjen dhe kultivimin e identitetit urban e historik, shumë të rëndësishëm për ne shqiptarët.

I tillë është edhe rasti me polemikat mes komunitetit artistik të Tiranës dhe ministres së Kulturës, gjegjësisht Qeverisë Shqiptare lidhur me funksionimin e Teatrit Kombëtar në Tiranë, ku ndër të tjera parashihet edhe dislokimi i kësaj trupe profesionale në një lokacion tjetër (Turbina), deri sa të rrënohet dhe të ndërtohet godina e re bashkëkohore e teatrit. Në pamje të parë, asgjë të keqe nuk duket se ka në këtë ten-dencë, por problemi është shumë më i ndërlikuar dhe duhet gjithsesi ndaluar kjo iniciativë, për të mirën e të gjithë ne që jetojmë dhe veprojmë në këto hapësira.

Deklaratën e tillë të ministres Kumbaro e konfirmon edhe kryeministri Rama, i cili me deklaratat skandaloze luan rolin e shpëtimtarit të jetës teatrore në Tiranë, duke propozuar për të shembur godinën ku Teatri Kombëtar zhvillon

aktivitetet artistike që nga viti 1945. Për të nuk ka rëndësi fare se ky objekt për këto 73 vite ka krijuar identitetin urbanistik dhe historik, dhe si i tillë nuk guxon të shembet apo të zhduket nga memoria historike, nga rrënjët e të kulturës më të freskët që ka kultivuar populli shqiptar me shekuj.

Kjo është qasje tërësisht e gabuar e z. Rama, aq më shumë kur ky i përket botës artistike dhe duhet të dijë se çka është identiteti urban dhe historik, i cili më së miri dokumentohet me objekte arkitektonike, të cilat të gjitha shoqëritë e civilizuara i ruajnë si “sytë e ballit”, për të argumentuar ekzistencën tonë për gjeneratat e ardhshme. Më duhet të citoj një njohës të mirë të kësaj problematike serioze: “Kjo mënyrë e veprimeve në të njëjtën kohë shkatërron edhe trashëgiminë e qytetit, e cila rrënjësisht ndikon në identitetin e qytetit, pasi gjeneratat e reja as që e dinë se nga i kanë rrënjët nga kanë ardhur”.

Ne, këto vlera po propozojmë t’i rrënojmë, ashtu siç janë zhdukur shumë objekte historike, si ishte rasti më i freskët i rrënimit të stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, i cili ishte nën mbrojtjen e shtetit, por për z. Rama ky fakt nuk ishte i rëndë-sishëm, e ky veprim në një shtet serioz do të duhej të kualifikohej si vepër penale. Në cilat ujëra të turbullta janë duke na çuar këta individë? A pak ishin ato shekuj sundimi, kur të huajt me të gjitha mjetet e luftuan identitetin tonë, ekzistencën dhe frymimin tonë në këto territore, duke ushtruar terror shtetëror me shembjen dhe përvetësimin e objekteve të ndryshme domethënëse, me zhbër-jen apo zhdukjen e varrezave familjare, me mos trashëgiminë e mbiemrave dhe njëherësh zhbërjen e trungut familjar, e shumë metoda tjera perfituese me të vetmin qëllim, zhdukjen e identitetit historik dhe urban të popullit Shqiptarë në këto hapësira.

E sot në dekadën e dytë të shekullit 21 kemi kësi tendencash të hapura nga individë dhe grupe interesi, për të zhdukur të kaluarën tonë. Nuk du-het t’i lejohet askujt që për interesa të ndryshme të veprojë kështu. Së fundmi, kjo çështje sank-sionohet edhe me Kushtetutën e Shtetit Shqiptar, të cilën jemi të obliguar ta respektojmë. Tiranës, si kryeqytet i shtetit i duhet padyshim një teatër i ri kombëtar, i cili do t’i plotësojë kërkesat e një kryeqyteti mbi gjashtëqind mijë banorësh, kurse ekonomia e tregut dhe lëvizjet e reja kulturore imponojnë krijimin e teatrove të tjera alternative, si ato private, eksperimentale etj. Nëse do të ishte respektuar zhvillimi policentrik urban i Tiranës, atëherë lokacionet e të gjitha këtyre objekteve te-atrore do të ishin shpërndarë në kryeqytet, për t’u mbuluar në mënyrë të barabartë kjo veprimtari, ushqim shpirtëror i kulturës tonë.

Për fat të keq, Tirana zhvillim policentrik urban nuk ka ende. Të gjitha përmbajtjet urbane dëshirohet të vendosen në qendër. Kjo duhet kuptuar se është e pamundur, edhe pse leverdia materiale është më joshëse, e ky është edhe inter-esi primar i disave në pushtet, duke anashkaluar interesat primare të shoqërisë dhe shtetit. Pas hulumtimeve dhe analizave profesionale si dhe diskutimeve gjithëpërfshirëse, objekti i Teatrit Kombëtar, pas rinovimit mund të shndërrohej në “Muze Kombëtar të Teatrit”, ku do të prezantohej historiku i teatrove tona nga antikiteti, në qendrat ilire si Apoloni, Butrint, Bylis (Hekal), Sofratikë (pranë Gjirokastrës), Dyrrahu (Durrësi) etj., deri në ditët sotme, me teatrot e shumta që veprojnë në Shqipëri. Kjo është një pasuri e rrallë kulturore me të cilën duhet të mburremi dhe ta kultivojmë edhe në të ardhmen.

Ndoshta kjo është koincidencë, por një ten-

dencë të ngjashme ka pasur edhe në Kosovë. Para disa viteve, biznesmeni kosovar Behgjet Pacolli e proklamoi idenë për ta “ndihmuar” shtetin tonë me ndërtimin e një teatri të ri mu në vendin ku edhe sot gjendet Teatri Kombëtar i Kosovës. Lai-kët pa hezitim, me naivitet përkrahën këtë ide joshëse, derisa u bë publik projekti që parashihte ndërtimin e teatrit në kuadër të një rrokaqielli shumëkatësh (kulle), i cili parashihej të ndërto-hej në lokacionin ku gjendet teatri aktual e për këtë duhej rrënuar (shembur) teatrin ekzistues. Për çudi nuk kishte reagime publike së paku të komunitetit artistik. Kisha një reagim të ashpër publik se si po tentohet të zhduket identiteti ur-ban dhe historik i Prishtinës. Nuk jam në dijeni përse nuk u realizua ky projekt, por me siguri kishte mos pajtime biznesore, se sa për identitet urban apo historik askush nuk brengoset edhe sot në Kosovë. Përndryshe nuk do të lejohej që ikona e hotelerisë prishtinase hotel “ILIRIA” të zhduket nga faqja e dheut, kur u rindërtua hoteli “Swiss Diamond” i Pacollit.

Apeloi te të gjithë kokat e kthjellëta intel-ektuale shqiptare të reagojnë në këto veprime për të mirën e të gjithë neve dhe gjeneratave të ardhme. Komuniteti artistik i Tiranës së bashku me intelektualët e pavarur,posaçërisht arkitektët dhe urbanistët e kryeqytetit, që me forcën e ar-gumenteve profesionale t’iu kundërvihen këtyre tendencave shumë të rrezikshme të pushtetarëve aktualë. Askush nuk ka të drejtë të veprojë kësh-tu si po vepron klasa aktuale politike në Shqipëri, me zhdukjen e shumë objekteve të rëndësishme historike, njëherazi neglizhimin e identitetit ur-ban dhe historik në Shqipëri e Kosovë.

*Ish-Kryetar i Këshillit për Planifikim Hapësinor të Kosovës (KPHK)

Page 17: KLD dhe prokurorinë Riaktivizohet pakti i 18 majit, Rama e Basha … · Ish-kryetari i Komisionit Qendror të zgjedhjeve, Kristaq Kume, ka dhënë dje idetë e tij se si duhet të

GAZETA SOT E Diel 18 Mars 2018 17

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

A mbeti Kosova pa ushtri “falë” LDK?!

2018-ta, viti i Ali Demit dhe antifashistit çam

cave kombëtare, që në fakt ishte kërkesë e pakicës serbe, mbështetej edhe nga part-nerët strategjikë të vendit, dhe e gjithë kjo, në këmbim të votës për krijim e Ushtrisë së Kosovës. Sado irracionale që ishte, në fakt kjo kërkesë po i hapte rrugë një procesi shumë të rëndësishëm në përpjekjet tona për shtetndërtim.

Dihet se sipas Planit të Ahtisaarit, i cili është integruar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, vendet e rezervuara për pakicat do të vlenin për dy mandate, ndërsa më pas ato do të shndërrohen në vende të garan-tuara. Mirëpo, kur kihet parasysh fakti se po bëhej fjalë për një vendim kaq të rëndë-sishëm për vendin, vazhdimi edhe për një mandat i vendeve të rezervuara për pakicat kombëtare, e të cilin e përkrahte kryeministri i vendit, e që në atë kohë ishte Hashim Thaçi ishte tejet i akseptueshëm.

Sidoqoftë, në opinionin publik kishin dalë zëra se kjo ide nuk gjente përkrahje nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa

Nga Ilir SEFAJ

Në pranverën e 2014-ës ishte aktual-izuar më shumë se kurrë debati rreth mundësisë së shndërrimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të

Armatosura të Kosovës. Në një dokument ek-skluziv, që kishte arritur ta siguronte një gazetë ditore e vendit nga Këshilli Ndërinstitucional për Rishikimin e Sektorit të Sigurisë që funk-siononte në kuadër të zyrës së ish-kryeministrit Hashim Thaçi, thuhej se për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, qeverisë së vendit i kërkohej të bënte disa kompromise me të të ashtuquajturit “miq ndërkombëtarë”.

Ish-kryeministri i asaj kohe, tashmë presidenti i vendit, Hashim Thaçi shumë shpejt kishte bërë me dije se njëri nga këto të ashtuquajtura kompromise që duhej të bënte vendi për formimin e ushtrisë, ishte që pakicave kombëtare t’i vazhdoheshin edhe për një mandat vendet e rezervuara në Parlamentin e Kosovës. Kjo kërkesë e paki-

Mustafa. Pra, sipas asaj që thuhej në atë kohë e që me gjasë po del të jetë e vërtetë, Isa Mustafa ishte kundërshtari më i fuqishëm i kësaj inici-ative, e cila në njëfarë mënyrë kundërshtohej edhe nga Lëvizja Vetëvendosje!

Kujtojmë se pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, që ishte mbajtur në prillin e 2014-ës, në të cilën ishte disku-tuar rreth mundësisë së krijimit të Forcave të Armatosura të Kosovës, Ismet Beqiri i LDK-së dhe Visar Ymeri i Vetëvendosjes, kishin dalë kategorikë kundër vazhdimit të vendeve të rezervuara për pakicat, ndërsa Adem Grabovci nga PDK dhe Ardian Gjini nga AAK-ja kishin dalë pro këtij vendimi, duke shpjeguar se dobia që do të sillte voti-mi i shndërrimit të FSK-së në FAK, ishte e madhe në krahasim me dëmin që do të sillte vazhdimi edhe për një mandat i vendeve të rezervuara për pakicat kombëtare që zhvillojnë veprimtari politike në Republikën e Kosovës.

Sidoqoftë, kaluan vite e vite dhe deba-

ti për mundësinë e krijimit të ushtrisë së Kosovës përplaset herë në njërin e herë në vendin tjetër, ndërkaq zgjidhja për këtë temë kaq të rëndësishme ende nuk duket në hori-zont. Gjithashtu, jemi dëshmitarë se kohëve të fundit pati një përplasje rreth ushtrisë së Kosovës mes kryeministrit aktual të vendit, Ramush Haradinaj dhe deputetit të LDK-së, Arben Gashi.

Kryeministri Haradinaj ia tha troç depu-tetit Gashi se ishte pikërisht hezitimi i partisë së tij që Kosova mbeti pa ushtri. Në gjithë këto akuza e kundër-akuza, kuptohet se qytetari i rëndomtë është vështirë t’i jep emër e mbiemër arsyes që edhe pas kaq vitesh të transformimit të TMK-së në FSK, Kosova vazhdon të mbetet pa ushtri, ngase siç dihet pak mund të flitet për parime në politikën e Kosovës.

Megjithatë këtë dileme ‘hamletiane’ do ta zgjidhë vetë deputeti i LDK-së, Arben Gashi, i cili në një studio televizive, indirekt do ta pranojë së partia e tij e la Kosovën pa ushtrinë e saj, dhe vërtetë kjo është e turpshme.

Nga Hyqmet ZANE

Vitet kanë bërë punën e tyre dhe sot jo shumë njerëz e dinë se cili është

Ali Demi. Emri i tij është i shkruar në një hyrje lagjeje në Tiranë apo në një emër shkolle dhe shpesh thuhet se “jam apo po shkoj tek Ali Demi”. Por se cili është dhe çfarë ka bërë ky njeri që u përmendka me një emër të shkruar me gërma të kuqe, pak vetë e dinë. Që në fillim do të thoja se ai është i pari i rënë në luftën antifashiste që u shpall “Hero i Popullit” me vendim qeveritar të kohës pas luftës për shkak të kontributeve që ai ka dhënë si antifashist.

Shumë më pak vetë e dinë se ky “Hero i Popullit” që luftoi me armë në dorë kundër fashizmit, ishte nga Filati i Çamërisë, si shumë e shumë djem të kësaj krahine që u bënë pjesë e luftës kundër pushtuesit. Në këtë vit kur Ali Demi mbushi 100 vjet nga lindja e tij më 18 janar 1918, askush nuk u kujtua të thoshte një fjalë të vetme kujtimi apo nderimi. Jo për ta uruar për datëlindjen se ai nuk rron më, por për t’i thënë ca fjalë si “lum nana çame që të lindi”. Por edhe për ta nderuar si personalitet i luftës antifashiste që u vra në përpjekje me fashistët më 19 dhjetor 1943, domethënë 75 vjet më parë.

Janë dy data jubilare që meritojnë të risil-len në kujtesë për ta konsideruar këtë vit 2018, si viti i Ali Demit dhe i antifashistëve çamë që luftuan kundër nazifashizmit. Nuk mund të them se kush e ka përgjegjësinë e një nderimi të tillë, por për Shoqatën Çamëria do ishte vlerë e madhe që ky vit të kishte këtë emërtesë dinji-toze. Opinioni kombëtar vërtet do të mirëpriste këtë gjë edhe si një tërheqje vëmendje për atë të quajturin Komiteti i Veteranëve të Luftës që kanë harruar të thonë një herë të vetme një

fjalë në të vërtetën e pjesëmarrjes së çamëve në këtë luftë antifashiste, por më shumë se kaq, zhurmat e bëra nga qarqet antishqiptare greke për të ashtuquajturin “bashkëpunimin e komunitetit çam me pushtuesit gjermanë” gjatë Luftës II Botërore, janë zërat që meritojnë përgjigje dinjitoze. Fakti që grekët kërkojnë të justifikojnë genocidin ndaj popullsisë së pam-brojtur dhe të paarmatosur, ndaj fëmijëve dhe pleqve, grave dhe burrave në Çamëri më 27 qershor 1944 dhe më pas deri në të ashtuqua-jturin “zgjidhja përfundimtare” me ndihmën e britanikëve, sigurisht nuk mund të justifikojë masakrat ndaj popullatës çame.

Mbi të gjitha, fakti që komunitetit çam ka një “Hero të Popullit” si Ali Demi dhe dëshmorë si Bido Sejko, Muharrem Myrtezai, Ibrahim Hallumi, Hysen Vejselit etj që dhanë jetën së bashku me atë të partizanëve grekë në Qafat e Qeramicës, dëshmon për të vërtetat historike që nuk ka President grek apo ministër i jashtëm i Athinës apo kushdoqoftë ai që ta shkelë me këmbë. Ato të kujtojmë 55 të vrarët në luftën e vërtetë frontale të bërë në zonën e Konispolit emrat e të cilëve janë të shkruara në kujtesën historike të luftës antifashiste të shqiptarëve.

Dua të them se nderimet që bëhen në varre-zat e dëshmorëve të kombit si ceremoni zyrtare për të nderuar të rënët që i shërbyen kombit dhe dhanë jetën për lirinë e atdheut, nuk mund të jenë si një ditë për të bërë lajm se si nderoi mazhoranca apo se si nderoi opozita.

Më shumë se kaq, ata djem dhe vajza që prehen pranë monumentit “Nënë Shqipëri” janë bij të këtij populli, nga Shqipëria, nga Kosova dhe Çamëria. Si pjestar i komunitetit çam do të dëshiroja shumë që ta lexoja emrin Ali Demi në një pllakë varri në këtë vend ku prehen heronjtë dhe ti vendosja një tufë lule apo ti bëja një nder-im këtij biri të Çamërisë, edhe si përfaqësuesi më i lartë në luftën antifashiste.

Për shumë arsye dhe me një qëllim të madh,

do të doja që i pari kryeministri dhe pas tij krye-tari i veteranëve të luftës, edhe me mbështetjen e shoqatës Çamëria, të merrnin nismën që eshtrat e “Heroit të Popullit” Ali Demi të merren nga Vlo-ra dhe të sillen në Tiranë, pikërisht aty ku është vendi i heronjve, sepse Ali Demi i përket gjithë kombit dhe bashkë me të edhe komunitetit çam. Po cili është Ali Demi?

Ali Demi lindi në Filat, në 18 janar të vitit 1918, ku përfundoi edhe shkollën fillore. Në vitin 1927, nëpërmjet një burse studimi që jepte Mbretëria e Ahmet Zogut, ai vazhdoi studimet në konviktin “Çamëria” të Sarandës, ku kishte filluar të frekuentohej nga fëmijë çamë të cilët mësonin në gjuhën amëtare. Ishte ky një kontribut i mirë për të cilën atdhetari MuSa Demi “Nderi i Kombit” tregonte kujdes të veçantë për djemtë çamë.

Më pas, ai ndoqi për katër vjet gjimnazin në Gjirokastër, ku organizoi edhe shoqatën “Skënderbeu” dhe “Qepa”. Pas ngjarjeve të kryengritjes së Fierit, një vit më vonë, bashkë me shokët e tij Themo Vasi dhe Njazi Demi, Ali Demi organizoi revoltën e nxënësve për kushtet jetesës, por Ministria e Arsimit i përjashtoi të tre nga shkolla. Pas kësaj ngjarjeje, u regjistrua në Liceun e Shtetit në Tiranës, ku sot është gjimnazi “Qemal Stafa” dhe bashkë me të dhe me Vasil Shanton anëtarësohet në Grupin Komunist të Shkodrës. Me përfundimin e studimeve, u bë punonjës provizor në Post-Telegrafën e Tiranës.

Në fillim të luftës italo-greke, Ali Demi u angazhua në batalionin shqiptar “Tomorri” dhe shkoi në front, por qëllimi i tij ishte organizimi i sabotimit të kësaj lufte. Ai ishte një nga or-ganizatorët e manifestimit të madh antifashist në Tiranë.

Më 7 prill të vitit 1942 bie në sy të spiunëve të kuesturës, të cilët e arrestuan dhe torturuan. U dënua me 23 vjet burg. Në shtator të vitit 1942 u organizua demonstrata e madhe e grave dhe e popullit të Tiranës para burgut, ku u vra edhe Mine Peza. Atje ai organizoi hapjen e kanalit

nga të burgosurit politik dhe më 29 prill të vitit 1943, në tentativën e dytë për arratisje Ali Demi ia arriti qëllimit.

Më tej, për të filloi një jetë e re si komisar i batalionit “Çermenika” ku mori pjesë në disa aksione. Pas një udhëtimi të gjatë në malet e Çermenikës, në vitin 1943, Ali Demi arriti në Vlorë në kohën e vështirë të luftës, ku u caktua sekretar organizativ dhe më pas sekretar politik i Komitetit të Partisë së Qarkut të Vlorës, një nga qarqet më të mëdha të luftës së frontit antifashist. Në 19 dhjetor të vitit 1943, në një bazë të Kaninës së Vlorës, u rrethua nga pushtuesit dhe u qëllua për vdekje. Ali Demi vdiq, në moshën 25-vjeçare.

Në 5 korrik të vitit 1945 u shpall “Hero Kombëtar” nga Këshilli Antifashist Nacional-Çlir-imtar, me motivacionin “Udhëheqës dhe punëtor i palodhur, shembull heroizmi dhe obligacioni të pashoq gjatë luftës nacional-çlirimtare. Ishte dhe mbetet një nga figurat më të shquara të brezave të sotëm dhe të së ardhmes së popullit shqiptar”.

Më tej, u dekorua nga Presidiumi i Kuven-dit Popullor me dekoratat: “Urdhëri i Flamurit”, “Medalja e çlirimit”,” Medalja e Trimërisë”,” Medalja e Kujtimit”. Emrin e Ali Demit e mbajnë shkolla të ndryshme në Shqipëri, veçanërisht në Tiranë dhe në Vlorë, si edhe në institucione të ndryshme kombëtare. Në përkujtimin e veprës së tij janë ngritur disa buste.

Epilog Jo shpesh thuhet se një batalion antipush-

tues në Çamëri ka mbajtur emrin “Ali Demi”. Pikërisht për këto merita dhe për këto kontrib-ute, ky “Hero i Popullit” vazhdon të na bëjë nder edhe pas 75 vjetësh që të jemi krenar për kon-tributet e djemve të Çamërisë në luftën e popullit shqiptar dhe atij grek kundër nazifashizmit. Besoj se kryeministri ynë do t’i ketë në memo-rien e tij këto fakte kur të takojë kryeministrin grek apo si selam për presidentin e Greqisë dhe ministrin Kotzias që nuk do që në tekstet shkollore të përmendet emri Çamëri.

Page 18: KLD dhe prokurorinë Riaktivizohet pakti i 18 majit, Rama e Basha … · Ish-kryetari i Komisionit Qendror të zgjedhjeve, Kristaq Kume, ka dhënë dje idetë e tij se si duhet të

18 GAZETA SOTE Diel 18 Mars 2018

5,6,8,11,12,13,14,15,18,19,20,21,24

k u l t u r e www.sot.com.al

“Është një situatë absurde, që askush nuk po pyet më për artistët se në çfarë derexheje jemi”

Arti dhe kultura në një situatë kaotike, Kumbaro vetëm po e

thellon mungesën e transparencës

ROZI KOSTANI: ROZI KOSTANI:

Regjisore dhe aktore Rozi Ko-stani pohon se bashkohet me qëndrimet e artistëve për çështjen e Teatrit Kom-

bëtar, por dhe projektligjin. Në interv-istën për “SOT” ajo shprehet se nuk duhet shembur teatri, por kundër-shton dhe projektin për godinën e re që është prezantuar. Kostani shpreh keqardhjen që artistët flasin dhe duket se askush nuk po dëgjon për kërkesat e tyre. Një situatë absurde sipas saj, ku Ministria e Kulturës ka jo pak përgjegjësi. Për regjisoren dhe aktoren e njohur ka qenë e gabuar që ministria nuk zhvilloi takime me artistët më parë për projektligjin e artit dhe të merrte mendimet e tyre, duke shtuar se shihet qartë që po thellohet mungesa e transparencës. Në lidhje me projektin e teatrit të ri që është prezantuar disa ditë më parë, sipas saj nuk po mendohet për teatër por ngjan si për një qendër tregtare. E gjitha situatë deri tani me protes-tat dhe kundërshtimet e artistëve sipas regjisores dhe aktores Rozi Kostani tregon se janë në një kaos dhe zëri i tyre nuk po dëgjohet. Dra-ma “Gishti” e ka rikthyer këtë herë në skenën e teatrit si aktore Rozi Kostani. Protagoniste në një dramë shqiptare, aktorja pohon se flitet për një temë universale dhe nuk është vetëm për Ballkanin. Vepra sjell një këndvështrimi femëror mbi pasojat e pasluftës në përditshmërinë e jetës së dy grave. Një nga traumat shoqërore më të dhimbshme dhe më të thella të trazirave të pasluftës çështja e personave të zhdukur sipas saj është tematizuar në dramën “Gishti”.

-Drama “Gishti” po vijon për publikun në skenën e teatrit. Ju si protagoniste në shfaqje këtë herë vini si Zoe. Me regjinë e Bojana Lazic vepra sjell një këndvështrimi femëror mbi pasojat e pasluftës në përditshmërinë e jetës së dy grave. Si protagoniste në vepër, si ka qenë impakti i publikut?

Drama “Gishti” ka disa javë që po jepet në skenën e teatrit. Ka qenë një impakt shumë i mirë i publikut. Në fillim kanë ardhur edhe me jo pritshmëri të lartë për shfaqjen, me-qenëse është një tematikë pas lufte, por në fund kanë dalë duke qarë nga salla. Pritshmëria e publikut ka ndryshuar në fund të shfaqjes, dhe janë shprehur se kanë parë një teatër ndryshe, një shfaqje të vërtetë. Jemi ndjerë mirë si aktore, sepse kemi marrë opinione shumë pozitive për këtë dramë. Gjithçka që unë të isha pjesë e kësaj drame nisi kur u çelën audicionet në Teatrin Kombëtar Ek-sperimental “Kujtim Spahivogli”. U futa në audicion. Këtë dramë unë e kisha lexuar para dy vitesh dhe t’ju

them të drejtën nuk është se më pati lënë shumë përshtypje, sepse më duk një vepër që ishte për luftën, në vepër vjehrra me një nuse. Pra si fillim nuk më ishte dukur se qe një vepër me atraksion për mua. Por më pas kur unë u futa në audicion dhe fitova, dhe vepra filloi dhe u zbulua nga unë, puna vijoi bashkë me regjisoren, pati një impakt shumë të fuqishëm tek unë si aktore kjo vepër e Doruntina Bashës. Në vepër trajtohet jeta e dy femrave në një rreth vicioz imagjinar, që ato e kishin ndërtuar nga mosbe-simi i vdekjes së djalit dhe burrit të saj në luftë. Zhdukja e tyre në luftë, që personazhi im Zoe nuk arrin dot ta pranoi, ajo ka ndërtuar një realitet tjetër sikur ata do të vijnë. Në datën 10 qershor të çdo viti ato të dyja përgatisin një darkë dhe e lënë në shtëpinë e tyre, presin të vijë burri dhe djali. Por kjo nuk ndodh kurrë. Nusja e shtëpisë tashmë e ka kuptuar këtë gjë dhe do ta zgjojë për të thënë, që kjo gjë nuk ndodh dhe duhet ta pranosh që djali ka vdekur dhe duhet të vazhdosh jetën.

-Regjisorja ka pohuar se kjo dramë nuk është ekskluzive vetëm për Ballkanin, por një temë plan-etare...

Ndaj u shpreha se ne me punë e zbuluam veprën, ajo kalon përtej luftës së Kosovës. E them këtë sepse zhdukja e personave mund të ndodhë kudo në botë. Autorja se ka mbajtur ngjarjen për Kosovën, sepse nuk për-mendet asnjëherë lufta apo Kosova në dramë. Vepër me temë universale sepse merret me përditshmërinë, dhe me dhimbjen e madhe të një gruaje ose të një nëne kur humbet fëmi-jën. Dhe se si e percepton ajo këtë humbje, këtë zhdukej më saktë. Një vepër në teatër, që do të vijojë deri mbrëmjen e së dielës.

-Po flitet shumë për Teatrin Kombëtar. Ju gjatë kësaj kohe keni qenë duke u marrë edhe me shfaqjen e re, por cili është qëndrimi juaj si regjisore dhe aktore?

Ashtu si thatë dhe ju unë gjatë kësaj kohe kam qenë duke u marrë me shfaqjen e re në teatër. Puna me provat, premiera dhe netët e shfaq-jes në teatër. Nuk kam qenë shumë aktive në mbledhjet që janë bërë për teatrin. Por me atë që tha kryeminis-tri para disa ditësh, na la pa folur. Madje nuk folën dhe ata që ishin të ftuar gjatë prezantimit të projektet për Teatrin e ri Kombëtar. Pra është marrë një vendim i prerë prej tij. Por unë jam që të mbahet ndërtesa e Teatrit Kombëtar mos të shembet, të rikonstruktohet, edhe pse kam dëgjuar që thonë se nuk mund të ndodhë kjo, atëherë nëse shembet të bëhet identike nga e para ashtu siç ka qenë. Ne kishim një referencë

të brezave, mos ta humbim traditën e teatrit. Të qëndrojë të paktën dhe si një muze i teatrit shqiptar, mund të jetë dhe funksionale që ta dimë ne nga ku e kishte prejardhjen ky teatër. Mos të jetë një projekt si ai që pamë, dukej si një qendër tregtare në atë zonë. Ai projekt me atë godinën e teatrit që u prezantua mua m’u duk si një qendër tregtare. Por edhe pse ne artistët flasim, janë vendime të marra deri tani nuk na kanë dëgjuar.

-Një çështje tjetër që po kundër-shtohet jo pak Ministria e Kulturës është dhe projektligji për artin dhe kulturën. Tashëm i publikuar dhe në faqen zyrtare të ministrisë, por që nga artistët më herët u kërkua pezullimi i tij. Ka mungesë konsul-timi me artistët, që më pas iu dre-jtuan me disa kërkesa ministrisë. Sa shqetësuese është për ju?

Unë jam dakord me të gjithë ar-tistët që janë ngritur për këtë çështje, pjesë e tyre jam dhe unë. Gjykoj që ishte një projektligj absurd për mua. Mes të tjerave aty flitej, që parashi-kohet që institucionet publike dhe private financohen njësoj nga shteti, jemi në të njëjtat kushte siç ndodhi me arsimin. Imagjino tani kur fon-det për teatrin janë aq të vogla, aq të ulëta dhe të hiqen edhe ato pak para dhe të shkojnë te privatët kjo do të sjellë shumë probleme. Sigur-isht që para hartimit duhej të kishte konsultuar me grupet e interesit, të merreshin mendimet, të diskutohej.

Por tani ministria e hedh projektligjin në faqen zyrtare dhe thotë dhe pret mendime e sugjerime. Pse nuk e bëri që në fillim konsultimet me grupet e interesit? Pse munguan diskutimet me artistët dhe të merrnin parasysh dhe kërkesat tona? Këtë duhet të thotë ministria. Nuk dimë më se çfarë të flasim, sepse shumë po themi dhe askush nuk po dëgjon. Ajo që unë shikoj është një situatë absurde, që askush nuk po pyet më për artistët se në çfarë derexheje jemi. Takime me artistët dhe jo të merret vesh projek-tligji në fund kur ka mbaruar dhe të thotë pres vërejte në faqen zyrtare.

-Para disa ditësh Ministria e Kul-turës në faqen zyrtare bëri publike dhe projektet fituese për 2018. Por dhe këtë vit kur u shpallën nuk u bë me dije buxheti dhe bordi, që u mor me seleksionimin e projekteve. Ju dhe më herët keni kërkuar transpar-encë por ka munguar?

Ministria e Kulturës nuk ka qenë dhe vijon të mos jetë transparente për asgjë. Unë nuk kam çuar projekt këtë vit, sepse ishte një kusht për projekte dhe për Vitin e Skënderbeut, dhe unë nuk kisha një projekt të tillë. Dhe këtë vit kemi vetëm thjesht shpallje projektesh si fitues dhe as buxhete as kush i seleksionoi. Pra ministrja Kumbaro vetëm po thellon dhe më shumë mungesën e transparencës.

-Akuzat dhe kundërshtimet e artistëve vijojnë ndaj Ministrisë së Kulturës, por në komision të medias kur ka qenë e ftuar për çështje të ndryshme, ministrja ka theksuar jo pak investimet që janë bërë, përmen-det mes tyre dhe teatri “Turbina”. Sa shërben për ju si artiste “Turbina”?

“Turbina” nuk mund të jetë zëvendësues e Teatrit Kombëtar, një sallë shtesë po, edhe pse tani ministrja e tha që është e tillë, pra salla shtesë. E dini se si është kjo punë, të vrasin natën dhe të qajnë ditën. Nuk merret vesh se çfarë ndodh. Dëgjojmë deklarata dhe qëndrime ku atë që thonë tani s’e thonë më vonë. Të gjitha këto i sjell mungesa e transparencës që ka qenë dhe vazhdon në Ministri të Kulturës. Ka protesta të artistëve, probleme me institucionet e artit, probleme me ligjin e artit, një sit-uatë kaotike. Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë, vetëm shikojmë që merren vendime.

-Pse e quani situatë kaotike?Është një kaos. Ne si artistë jemi

në një kaos, jemi pa status të artistit, pa mbrojtje. Ne jemi në një pikë që arti dhe artisti nuk ka qenë ndonjëherë më keq. Ne çfarë do ti themi apo të kemi kërkesa për artin te ministrja e Kul-turës ajo do bëjë atë që është vendosur.

Intervistoi: Julia VRAPI

Është një kaos. Ne si artistë jemi në një kaos, jemi pa status të ar-tistit, pa mbro-jtje. Ne jemi në një pikë që arti dhe artisti nuk ka qenë ndonjëherë më keq. Ne çfarë do ti themi apo të kemi kërkesa për artin te ministrja e Kulturës ajo do bëjë atë që është vendosur...

Page 19: KLD dhe prokurorinë Riaktivizohet pakti i 18 majit, Rama e Basha … · Ish-kryetari i Komisionit Qendror të zgjedhjeve, Kristaq Kume, ka dhënë dje idetë e tij se si duhet të

5,6,8,11,12,13,14,15,18,19,20,21,24

GAZETA SOT E Diel 18 Mars 2018 19

k u l t u r e www.sot.com.al

Në Panairin e Librit në Lajpcig ministrja e Kulturës Mirela Kumabro pohoi se letërsia është e vetmja hapësirë ku njerëzit e kulturave dhe kombë-sive të ndryshme i bashkon bashkë thelbi njerëzor, thelbi që na bën të lirë, është vendi i lirisë së brendshme të secilit prej nesh, pavarësisht vendit ku jemi rritur. “Pikërisht se letërsia nuk bazohet në numra, në shifra, në fakte reale, po tek e bukura në ndjenja, në përjetime dhe në mendimet e individit, i jep vlerë të veçantës, unikes, së papërsëritshmes. Ndaj nuk mund të kishte urë më të mirë lidhëse, mes nesh se letërsia”, tha ministrja e Kulturës. Me praninë e Michael Roth, Ministër Shteti për Europën, shkrimtarit Christoph Ransmayr, si dhe ministrave të kulturës të disa vendeve të Ballkanit dhe përfaqësuesve më të rëndësishëm të rrjetit “Traduki”, ministrja Kumabro tha se ky rrjet ia ka dalë ta krijojë këtë hapësirë lirie mes vendeve, këtë hapësirë vlerash njerëzore ku secili respektohet në veçantinë e tij, në thelbin e individualitetit që është gjuha. ““Tradukistani”, kjo tokë e përkthimit, ka arritur të vendosë rregull në kullën e Babelit, duke u dhënë rëndësinë e duhur përkthimit dhe përkthy-esve. “Traduki” ka arritur të krijojë në këto dhjetë vite një familje ku fliten dhjetë gjuhë të ndryshme e ndjehet vlerësimi për secilën prej tyre, ku bëjnë pjesë katërmbëdh-jetë vende po ku asnjëra nuk mban kreun e tjetra bishtin, ku tavolinat e diskutimit janë të rrumbullakëta dhe të gjithë kanë të drejtën e fjalës. “Traduki” ka qenë dhe mbetet për ne paradhoma e Bashkimit Europian, një model interimi ku shtete që tashmë janë në Bashkimin Europian, madje dhe në krye të strategjisë dhe politikës së këtij organizmi, si Gjermania, gjejnë gjuhën e përbashkët të bashkëpunimit edhe me shtete aspirantë për në BE, si Mali i Zi, Bosnja, Maqedonia, Serbia apo Shqipëria”, vijoi ministrja Mirela Kumbaro. Gjatë fjalës së saj Kumbaro tha se në filozofinë e bashkëpunimit për “Traduki”-n, nuk mund të ketë një komunitet me të panjohur, me të panjohurin nuk ka të shkuar, nuk ka të ardhme, ka vetëm shkëmbim interesash në të tashmen. “Për të pasur ko-munitet jetëgjatë duhet të njohim të shkuarën e gjithsecilit me qëllim që të planifikojmë bashkë të ardhmen, dhe vetëm përmes shkëmbimit kulturor, përmes letërsisë mund të arrihet kjo njohje. Një njohje që nuk nënkupton lartësimin e vlerave unike në historinë e gjithsecilit, lëvdimin e rrënjëve të lashta e të pastra, nuk nënkupton ngritjen e idhujve dhe shpikjen e heronjve mbrojtës të qytetërimit të gjithsecilit, por nënkupton zbulimin e atyre vler-ave që kemi të përbashkëta në thelbin tonë njerëzor, nënkupton gjetjen e pikëtakimeve të historive tona në shekuj”, cilësoi më tej ministrja e Kulturës.

Regjisori Lorin Terezi: Jemi në konkurrim zyrtar, pjesëmarrja e rëndësishme

Historia në “Tirana, 100 km”Filmi u realizua si një projekt, që

ka mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. Projekti me shtëpinë kinematografike "Movi(e) On" rikthen në film aktorin e njohur Ardian Cerga, për të vijuar dhe me të tjerë emra. Aktori Ardian Cerga njihet për aktivitetin e tij ndër vite me role në kinematografinë shqiptare. Rolet e tjera interpretohen nga Anila Balla dhe Kastriot Shehi në filmin “Tirana, 100 km”. Jeta e luksit për Lindën që interpretohet nga Anila Balla merr fund kur Stefani, që luhet nga aktori Ardian Cerga, biznesmen i suksesshëm vdes. E gjendur e papër-gatitur në një atmosferë armiqësore, ajo kthehet në vendin e lindjes. Por, me ç’duket, fshati ka mbetur ashtu

siç ajo e ka lënë, bashkë me rrugët, njerëzit dhe familjen. Dëshmitare e mjerimit, pa e kaluar pragun e shtëpisë, ajo riniset drejt kryeqytetit, 100 kilometra larg. Bashkëskenarist dhe regjisor Lorin Terezi vlerëson dhe anën artistike në këtë projekt. ““Tirana 100 km” është një histori nga realiteti i përditshëm dhe është përshtatur duke u bërë pak më ar-tistike. Në film trajtohet fenomeni i femrës dhe rrënimin e saj”, vijon regjisori. Në filmi një tjetër per-sonazh ai që luhet nga Kastriot She-hi vjen si një nga miqtë e ngushtë të biznesmenit Stefan. Ai bën detyrat nga më të rëndomta për të mbijetuar në vendin e punës, por që sigurisht nuk është në pozitat e Stefanit nuk ka mirëqenien e tij.

Lajpcig, Kumbaro: Nuk mund të kishte urë

më të mirë lidhëse se letërsia

“Tirana, 100 km”, në garë për filmin më të mirë në “Northern

Virginia International Film Festival” Julia VRAPI

Filmi “Tirana, 100 km” me regji nga Lorin Terezi do të jetë përfaqësimi shqiptar në fes-tivalin ndërkombëtar vjetor

të filmit në Virginia, SHBA. Festivali zhvillohet nga data 1 deri më 14 të muajit që vjen dhe “Tirana, 100 km” është në garën zyrtare për çmimin filmi më i mirë i huaj. “Tirana, 100 km” është projekti i fundit në kine-matografi i regjisorit Lorin Terezi, me producent Artan Malaj, nga Mailuki Films. Skenari është shkruar nga Lorin Terezi në bashkëpunim me aktoren Anila Balla, e cila është pro-tagoniste në filmin “Tirana, 100 km”, që u shfaq premierë vitin që kaloi. Regjisori Lorin Terezi në lidhje me pjesëmarrjen në këtë festival shpre-het entuziast dhe pohon se filmi do të vijojë udhën dhe në konkurrime të tjera. “Filmi u seleksionua në garën zyrtare për çmimin filmi më i mirë në SHBA në Northern Virginia International Film Festival. Por pas këtij festivali po gjatë muajit që vjen është pranuar dhe nga Milledgeville & Eatonton Film festival. Filmi e ka nisur udhën në festivale dhe beso-jmë që do të vijojë dhe më tej dhe pjesëmarrje të tilla janë shumë të rëndësishme për ne”, pohon regjisori Terezi. Premiera e filmit të shkurtër “Tirana, 100 km” ishte shtatorin e vitit që shkoi. Xhirimet e filmit janë zhvilluar në qytetin e Tiranës dhe një pjesë e tyre dhe në Spaç, në një shtëpi mes malesh. Regjisori Lorin Terezi është i njohur për projektet e tij edhe në fushën e teatrit. Por duket se këtë herë vëmendja e tij ka qenë te një projekt kinematografik, që erdhi për publikun me titullin “Tirana, 100 km”. Filmi me skenar nga Lorin Terezi dhe Anila Balla sjell një histori shqiptare, duke përcjellë mesazhe për shoqërinë. Regjisori Terezi filmin “Tirana, 100 km”, e realizoi si projekt me shtëpinë kinematografike "Movi(e) On". Ky film, i cili ishte premierë në muajin shtator të viti që shkoi, për publikun ka bërë bashkë emra artistësh, që janë vlerësuar në jetën artistike.

“Urat e muzikës tradicionale”, në skenën e Vlorës

Komedia “Boeing Boeing”, sonte në skenën e Durrësit

“Urat e muzikës tradicion-ale”, një koncert i dedikuar këngës dhe muzikës tradicionale greke u shfaq për publikun dhe në skenën e teatrit “Petro Marko” në qytetin e Vlorës. Pas koncertit për publikun në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse në Tiranë, ishte publiku në Vlorë që ndoqën interpretimin e dy artistëve të njohur, mezzo sopranos Vikena Kamenica dhe tenorit grek Stav-ros Salabasopoulos. Një koncert me kompozimet më të njohura të autorëve shqiptarë dhe grekë, por nuk munguan edhe duetet mes dy artistëve. Dy artistët mezzo

sopranoja Vikena Kamenica dhe tenori grek Stavros Salabosolop-ulos performuan këngë solo dhe në duete, si në gjuhën shqipe ashtu edhe në atë greke. Koncerti solli emrat e njohur të kompozitorëve grekë, si Theodorakis, Hajidakis, etj, dhe të muzikës shqiptare, ve-prat muzikore e këngët shkruar nga Prenk Jakova, Avni Mula dhe Rexho Mulliqi, ekzekutuar nga Orkestra e TOB nën dre-jtimin e dirigjentit grek Elefthe-rios Kalkanis. Drejtoresha e TOB Zana Çela u shpreh se arti dhe kultura gjithmonë kanë gjetur të përbashkëta të dy popujve.

Komedia “Boeing Boeing" shfaqet sonte në sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Aventurat dashurore të beqarit francez Bernard me stjuardesat e tij bukuroshe vijnë në komed-inë me autor Marc Camoletti, përkthyer me mjeshtëri nga Nasi Lera. Regjisori Kiço Londo ka zgjedhur kastin e aktorëve Amos Muji Zaharia, Rudina Dembacaj, Gentian Zenelaj, Alesia Xhema-laj, Andia Xhunga dhe Linda Jarani. Tri stjuardesa njëra më e bukur se tjetra, një franceze një gjermane dhe një amerikane, secila duke besuar se është e

fejuara e Bernardit. Më parë Bernardi ka ditur t’i xhonglerojë këto gra, falë zotërimit të orarit të detajuar të fluturimeve të tyre. Kur situata ndryshon dhe të tria gratë e tij mbërrijnë në apartament në të njëjtën ditë, Bernardi me ndihmën e shokut të tij Robert lufton me të gjitha mënyrat, që ato të mos e marrin vesh të vërtetën. Bernard e mban njërën në ajër, njërën në tokë dhe tjetrën të varur. Komedia fillon në momentin kur fati i sjell të gjithë personazhet në të njëjtin vend, pikërisht në shtëpinë e Ber-nardit. Ai arrin të dal nga situata falë mikut të tij, Robert.

Voskopoja, në veprimtarinë “Një pasdite në muze”

Muzeu Historik Kombëtar organizoi veprimtarinë “Një pasdite në muze” me temë “Voskopoja”. Referuan rreth kësaj teme dr. Dorian Koçi, drejtor i Muzeut Historik Kom-bëtar dhe Vojsava Kumbul-la, drejtoresha e shkollës së mesme “Isa Boletini” në Vorë. Voskopoja është një prej fsha-trave, ku kultura, tradita dhe peizazhi unifikohen në mënyrë harmonike për t'i dhënë asaj vlera turistike të përhershme. Fshati është i njohur për qytet-ërimin e tij shumëshekullor, peizazhin mahnitës, kishat dhe

afresket e shumta, të cilat bartin në vetvete një trashëgimi të çmuar kulturore. Pikërisht këto vlera artistike dhe arkitektonike të servirura në kishat e shumta të fshatit janë të pasura me imazhe të pikturave murale e ikonave, që shpalosin para turistëve fshatin, i cili dikur qëndronte në listën e qyteteve më të rëndë-sishme të Ballkanit. Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr. Dorian Koçi, referoi temën “The-sare kulturore nga Voskopoja në Muzeun Historik Kombëtar”, ku trajtoi disa objekte të artit post-bizantin nga Voskopoja.

Jeta e luksit për Lindën që interpretohet nga An-ila Balla merr fund kur Stefani, që luhet nga aktori Ardian Cerga, biznesmen i suksesshëm vdes. E gjendur e papërgatitur në një atmosferë arm-iqësore, ajo kthehet në vendin e lindjes. Por, me ç’duket, fshati ka mbetur ashtu siç ajo e ka lënë, bashkë me rrugët, njerëzit dhe familjen...

Page 20: KLD dhe prokurorinë Riaktivizohet pakti i 18 majit, Rama e Basha … · Ish-kryetari i Komisionit Qendror të zgjedhjeve, Kristaq Kume, ka dhënë dje idetë e tij se si duhet të

20 GAZETA SOTE Diel 18 Mars 2018

5,6,8,11,12,13,14,15,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

Tekniku i njohur analizon lëvizjet e fundit në Kombëtare dhe ekuilibrat e rinj të krijuar në Superiore

Panuçi nisi një revolucion të ngadaltë në Kombëtare, tani është “epoka” e tij

AGIM CANAJ: AGIM CANAJ:

Trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi, zbuloi dy ditë më parë listën e lojtarëve të ekipit për-faqësues që do të grumbullo-

hen në kuadër të ndeshjes miqësore të 26 marsit ndaj Norvegjisë. Në listën e publikuar dhe në faqen zyrtare të FSHF-së, bie në sy fakti se nuk janë ftu-ar disa lojtarë që janë pjesa bërthamë e skuadrës kuqezi, ndërsa janë ftuar për herë të parë disa lojtarë të rinj, madje për herë të parë u ftuan dy lojtarë të kampionatit shqiptar si Enis Gavazaj i Skënderbeut dhe Kristal Abazaj i Luftëtarit. Pra Panuçi kthen sytë edhe nga kampionati shqiptar dhe po u jep një shans lojtarëve të rinj të tregojnë vlerat e tyre në një ndeshje ndërkom-bëtare. Në një vend ku të gjithë bëjnë trajnerin, opinionistin e specialistin dhe ku specialistët e mirëfilltë lihen në hije, gazeta “SOT” intervistoi njërin prej teknikëve të njohur të kampionatit shqiptar, Agim Canaj, ndoshta njohësi më i mirë i futbollit vendas për shkak të eksperiencës së gjatë të tij në drejtimin e shumë skuadrave. Në listën e Panuçit tekniku Canaj sheh një revolucion të ngadaltë, që synon krijimin e një grupi që trajnerit italian i duhet për ndeshjet e ardhshme zyrtare. Madje Canaj thotë se tani fillon tamam “epoka Panuçi”, pasi deri tani ai punoi me grupin e De Biazit. Në këtë intervistë nuk mungon as analiza e kujdesshme për ekuilibrat e rinj të krijuar në Superiore, “arratinë” e Skënderbeut në kryesim, dhe dueli i zjarrtë i mbijetesës midis Vllaznisë e Teutës, apo dhe mundësitë e përmirësimit të arbitrimit.

Panuçi erdhi këtë herë me surpriza të shumta në listën e tij të lojtarëve. Ka prurje të reja, madje edhe të ftuar nga kampionati shqiptar. Cili është mendi-mi juaj për listën e lojtarëve të ftuar?

Ka rëndësi të thuhet se Panuçi e mori Kombëtaren gjysmë të gatshme, pra të ndërtuar. Gjeti një ekip të cilin De Biazi e kishte krijuar dhe konsoliduar në rrugëtimin e tij, por tani Panuçi po kërkon të bëjë diçka ndryshe dhe këto lëvizje të fundit mund të shihen si hapi i parë i ndryshimit. Si duhet ta kup-tojmë këtë? Miqësoret, siç është dueli me Norvegjinë, shërbejnë për ndeshjet zyrtare dhe sfidat zyrtare vijnë shpejt. Në këto lëvizje unë shoh një tentativë për të krijuar një grup të profilit të tij si trajner, pra tani e tutje do të ndihet “era Panuçi”. Personalisht nuk jam i surpri-zuar, sepse këta elementë që ai ka ftuar, qoftë dhe nga kampionati shqiptar, janë elementë të spikatur dhe është me rëndësi që ai t’i provojë, t’u japë një shans e pse jo t’i ftojë dhe në ndeshjet zyrtare nëse ata bindin në fushë. Tra-jneri po synon të krijojë konceptin e tij të lojës. Një grup i caktuar lojtarësh është i disponueshëm për ndeshje të caktuara dhe kjo është normale. Ka zg-jedhje që krijojnë frymë grupi. Nga ana tjetër, ne duhet të kuptojmë se çfarë ka synuar Panuçi gjatë këtyre muajve dhe si shembull mund të marrim ndeshjen

miqësore me Turqinë. Ai synon një lojë më agresive dhe grumbullon lojtarë që kanë intuitë në sulm. Mos harrojmë: ne kemi vuajtur shumë edhe më parë për lojtarin sulmues, apo daljen te goli. Këtë problem e kemi pasur në vazhdimësi, por tani gjërat janë pozitive dhe kanë ndryshuar për mirë. Trajnerit i del për detyrë ta pasurojë kontigjentin me prurje të reja dhe me lojtarë që i shër-bejnë objektivit të tij. Fundja, edhe vetë Panuçi ka deklaruar se dëshiron të përballet dhëmb për dhëmb edhe me rivalë shumë të mëdhenj.

A duhet të pranojmë në këtë moment se ftesa për lojtarë të kam-pionatit do të thotë se po kthehet vëmendja nga kampionati shqiptar? Apo, këto janë thjesht zgjedhje të mo-mentit bazuar në cilësitë individuale të lojtarëve?

Qëndrojnë të dyja, por më shumë duhet të besojmë intuitën e trajnerit për t’u dhënë shans lojtarëve që pretendojnë të luajnë në ekipin kom-bëtar. Ne nuk mund të flasim vetëm për Sabjen Lilajn, që është lojtar i sprovuar, me eksperiencë tashmë dhe një futbollist që e ka treguar veten në skuadrat ku ka luajtur përfshi dhe në ndeshjen miqësore me Turqinë fund-vitin e kaluar. Ndërsa Abazajn unë do ta quaja “këmbanë alarmi”, këtë herë në sensin pozitiv, pasi tregon se një lojtar kualitativ mund të marrë ftesë në Kombëtare, por për të rritur cilësitë e tij, ai duhet të bëjë një zgjedhje të mirë për vazhdimësinë. Te Korça do të ketë mundësinë të luajë në nivel më të lartë, por nëse Skënderbeu penalizohet, atëherë Abazaj duhet të shkojë jashtë, në një kampionat të huaj, pasi kampi-onatet jashtë, duhet ta pranojmë, janë më cilësorë se kampionati ynë. Që të rrisin performancën këta futbollistë e kanë të domosdoshme eksperiencën jashtë vendit dhe kështu ka ndodhur më parë me të gjithë lojtarët që janë pjesë e përfaqësueses si Cikalleshi, Balaj etj. Ne e dimë cakun e kampi-onatit shqiptar, prandaj eksperienca jashtë është vendimtare për të qenë në Kombëtare.

Ka dhe lojtarë të rinj të ftuar nga kampionatet e tjera, një ndër ta Bujar Lika, vjen për herë të parë. Si duket pista zvicerane dhe jo vetëm

po ndiqet nga Panuçi njësoj sikurse dhe De Biazi. A besoni se ne ende varemi nga lojtarët e rinj shqiptarë që luajnë jashtë?

Kombëtarja është niveli më i lartë dhe lojtarët duhet të jenë më të mirët. Ekipi po bën një transformim cilësor. Ne nuk kemi njohjet e duhura për shumë elementë të rinj, por jam i sigurt se këta futbollistë meritojnë vëmendje. Kombëtarja është një zëvendësim brezash, ajo ka nevojë vazhdimisht për lojtarë të rinj dhe freskim të grupit. Kombëtarja është skuadër që kërkon shumë kualitet, por edhe një gërshetim të lojtarëve me eksperiencë, atyre me-satarë dhe të rinjve. Rëndësi ka që të gjenden lojtarët e duhur për të realizuar objektivat.

A mund të quhen këto lëvizje të Panuçit një revolucion në Kombëtare?

Është fillimi i një transformimi, më parë ai nuk kishte kohë ta bënte këtë. Kur erdhi gjeti një grup të ndërtuar nga De Biazi dhe zhvilloi ndeshjet e mbetura eliminatore të Botërorit me grupin që ishte. Tani ai po bën lëvizjet e tij, pra është koha e tij dhe kjo duhet parë si një transformim i ngadaltë i grupit, le të themi një revolucion i ngadaltë. Thuhet që u la Memushaj jashtë, por shumë prej këtyre elementëve ai do t’i ftojë në ndeshjet zyrtare të vjeshtës. Në këtë moment ai ka vëmendjen tek të rinjtë, për të parë aftësitë e tyre dhe të zgjedhë grupin e tij për ndeshjet zyrtare.

Kampionati këtë edicion është bërë interesant jo për titullin, pasi nuk ka rivalitet për kreun, por për vendin e dytë që të çon në Europa League. Janë 6 ekipe për këtë po-zicion. Si njohës i kampionatit, si e shihni fundin e garës?

Rivaliteti është i madh pikërisht mes këtyre skuadrave, pasi Skënder-beu është aq i shkëputur në kryesim sa nuk ka rivalitetin e të tjerave. Në këtë këndvështrim, Skënderbeu nuk ka pasur luhatje në ecurinë e tij, por në të njëjtën kohë nuk ka pasur as konkur-rencë. Ai diti të ruajë balancën e duhur në garë dhe e ka bërë si duhet punën e tij. Klasifikimi e tregon më qartë këtë, sepse ndodhet shumë pikë para. Për kushtet e kampionatit tonë dhe gjend-jen e skuadrave, kjo diferencë është shumë e madhe, prandaj i mëshoj idesë

se rivalët e Skënderbeut janë më të dobët, nuk kanë pasur qëndrueshmëri në ecurinë e tyre. Këtë dobësi mund ta shpjegojmë me lëvizjet që ata kanë bërë, sidomos Kukësi e Partizani që shi-heshin në fillim si konkurrentë të fortë. Pati afrime e largime të shumta dhe kur bën lëvizje të tilla vuan dhe pasojat. Kjo ka sjellë, për mendimin tim, edhe këto diferenca jo normale mes kryesuesit të garës, Skënderbeut, dhe rivalëve të tij. Dua të veçoj këtu, madje të përgëzoj, Laçin, i cili ka bërë një skuadër shumë të mirë dhe që ka nxjerrë në pah një grup të suksesshëm. Laçi, në fakt, ka shfrytëzuar maksimalisht grupin. Në 3-4 kampionatet e fundit Kukësi e Parti-zani kanë qenë pretendentë, ruajnë një farë stature, por këtë edicion bënë lëviz-je jo të goditura. Sidomos te Kukësi, i cili bëri shumë largime dhe ka ardhur në situatën kur nuk ka më pretendime për titullin. Edhe pse matematika i mban në garë për titullin, vetë ata e dinë që ky kampionat është mbyllur, prandaj objektiv është vendi i dytë.

Vllaznia e Teuta janë në garë mbi-jetese. Njëra prej tyre do të shoqërojë Lushnjën. Kë shihni më të përgatitur për të qëndruar në Superiore?

Është ende herët, është shpejt për ta thënë dhe eksperienca nuk ma lejon të them njërën ose tjetrën. Vllaznia ka grup më të mirë për momentin, edhe psikologjikisht qëndron më lart dhe në ndeshjet e fundit është konstatuar ky fakt. Por të dyja skuadrat duhet të bëjnë maksimumin për të përm-bushur objektivin e tyre. Ka shumë pak kohë dhe pikët janë të limituara. Sa më shumë ikin ndeshjet, aq më e vështirë bëhet. Teuta do ta ketë të vështirë ta konkurrojë Vllazninë, por në futboll ndodhin edhe të papritu-rat. Unë shpresoj që të qëndrojë në kategori ekipi më i mirë, ai që gabon më pak. Në fakt, të vjen keq kur sheh këto dy skuadra me emër të madh në kampionat që të ndodhen në këto pozita, por futbolli i tillë është. Ka një problem, me Lushnjën, e cila ka dalë dhe nuk ka motivim. Problemi është se të gjitha skuadrat që shkojnë të luajnë me Lushnjën e shohin si mundësi për të marrë pikë. Shpresojmë që gara deri në fund të ruajë seriozitetin që të mos ketë devijime anësore e të papëlqyeshme.

Kampionati ynë ka treguar në këtë fazë që aleancat e dëmtojnë im-azhin e garës. A do ta vuajmë sërish këtë fenomen?

Rivaliteti midis vendit të dytë dhe të shtatë është aq i fortë sa e heq mundësinë e krijimit të aleancave në garë, pavarësisht se ky fenomen në kampionatin tonë (dhe jo vetëm) ka ekzistuar. Shqetësimi lind nëse krijohen diferenca me pikë ndërmjet këtyre skuadrave që rivalizojnë për vend të dytë. Duhet pasur kujdes që të kemi një garë të ndershme dhe që të mos ketë debate për ekipin që bie nga kategoria apo për atë që siguron pjesëmarrjen në Europa League.

Së fundi, deshëm mendimin tuaj për atë që po ndodh me arbitrimin në futbollin tonë. Thuajse të gjithë trajnerët e klubet kanë ankesa. Nuk e di nëse kjo vjen nga paaftësia, apo ndoshta një orkestrim në nivel koman-dues. Cili është opinioni juaj për këtë fenomen?

Në gjykimin e ndeshjeve ka shumë të rinj dhe është fakt që po bëhet një transformim, ose një zëvendësim i “bilbilave të vjetër” me të rinj. Person-alisht nuk e fsheh që kam parë dhe paaftësi, por edhe gjëra që nuk janë normale e bëhen në dritë të diellit, siç ishte një penallti e dhënë në Laç, ku gjyqtari ishte fare pranë aksionit e jep një penallti që nuk ekzistonte. Por ky debati për vendimet e arbitrave nuk është i ndezur vetëm tek ne. Në ndeshjen mes Çelsit e Barcelonës nuk u dha një penallti fare e hapur, por nuk mund të themi se gjyqtari ishte i “ork-estruar”. Pra, polemika do të ketë dhe si shembull tjetër mund të jap atë midis Paokut e Aekut, ku pati dhe trazira për një vendim të arbitrit. Unë kam qenë vetë në stol dhe e di mirë emocionin e çdo vendimi që mund të marrë arbitri. Çfarë duhet të bëjmë? Të mendojmë për rrugët që mundësojnë një arbitrim sa më profesionist dhe larg komenteve negative apo ndërhyrjeve të llojeve të ndryshme. Ne duhet të punojmë si ta përmirësojmë e jo si ta dëmtojmë arbitrimin, se gjyqtari është element thelbësor në lojën e bukur të futbollit.

Intervistoi: Adriatik BALLA

“Është fillimi i një transformimi, më parë ai nuk kishte kohë ta bënte këtë. Kur erdhi gjeti një grup të ndërtuar nga De Biazi dhe zhvilloi ndeshjet e mbetura elimina-tore të Botërorit me grupin që ishte. Tani ai po bën lëvizjet e tij, pra është koha e tij dhe kjo duhet parë si një transformim i ngadaltë i grupit, le të themi një revolu-cion i ngadaltë...”

Page 21: KLD dhe prokurorinë Riaktivizohet pakti i 18 majit, Rama e Basha … · Ish-kryetari i Komisionit Qendror të zgjedhjeve, Kristaq Kume, ka dhënë dje idetë e tij se si duhet të

5,6,8,11,12,13,14,15,18,19,20,21,24

GAZETA SOT E Diel 18 Mars 2018 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Dalipi “ndez” Partizanin: Flamurtari na motivon, duam vendin e dytë

Tirana fitoi me Tomorin me rezu-ltatin 2-1, duke marrë një trepikësh me mjaft vlerë për vazhdimësinë dhe duke bërë një hap të mirë për objek-tivin e saj madhor të ngjitjes në Supe-riore. Pas ndeshjes trajneri brazilian i Tiranës, Ze Maria, tha se e kënaqte rezultati, tri pikët e marra, por aspak loja e skuadrës së tij. “Jam i lumtur për ekipin tonë, jo për atë që ka bërë Byli-si. Po mendoj punën time, për ekipin tim. Nuk isha i kënaqur me ekipin, pasi luajtëm shumë keq në pjesën e parë, nuk ishim të përqendruar, sido-mos në 30 minutat e para. Jemi një ekip që duam të fitojmë kampionatin, nuk mund të luajmë në këtë mënyrë. Ndaj bëra zëvendësime”, theksoi Ze Maria pas ndeshjes për TVSH.

MAQEDONI

TEKNIKU

Tekniku i U-21 komenton zgjedhjet e bëra dhe përplasjet me Panuçin për Ramadanin dhe Abazajn

Bushi vjen me surpriza te Shpresat, gati gjysma e të ftuarve janë nga SuperiorjaAdriatik BALLA

Shqipëria e kuqezinjve të rinj do të ketë dy përballje të forta me Sllovakinë, në kuadër të elim-inatoreve të Europianit, një

kundërshtar direkt për vendin e dytë në grup. Trajneri i Kombëtares U-21 Alban Bushi doli dje në një konferencë për shtyp ku ka folur për takimin e radhës së përfaqësues Shpresa, por ndërkohë ka bërë publike edhe listën prej 25 emrash të skuadrës së tij. Bie në sy padiskutim rikthimi te Shpresat i dy sulmuesve, futbollistit të Grana-das në Segunda Division në Spanjë, Rei Manaj, si dhe Taulant Seferit i cili e ka lënë pas dëmtimin e rëndë dhe për të rifituar formën optimale, Jang Bojs klubi që zotëron kartonin e tij në muajin janar e huazoi te Uohlen në kategorinë e dytë në Zvicër. Janë plotë 8 lojtarë të grumbulluar nga kampionati shqiptar, ndërsa pjesë e listës është edhe mesfushori i të rinjve të Interit Armand Rada i cili pasi ka luajtur disa takime me përfaqësuesen U-19 mund të debutojë me 21-vjeçarët. Në këtë ndeshje do të ndihen munge-sat e Abazajt dhe Ramadanit të cilët janë bërë pjesë e kombëtares së madhe por edhe Fiorin Durmishaj ka mbetur jashtë, megjithatë nuk mungojnë lo-jtarët e rëndësishëm. Falë formës së mirë që kanë treguar Laçin në këtë sezon, Bushi ka grumbulluar dyshen e kurbinasve Fangaj-Kallaku ndërsa është rikthyer edhe Jurgen Bardhi i Partizanit. Por, duhet pranuar, për-faqësuesja shqiptare e 21-vjeçarëve do të ketë dy sfida mjaft të rëndë-sishme kundër Sllovakisë dhe kuqez-injtë vijnë me probleme në këto dy takime. Trajneri Alban Bushi nuk ka te disponueshëm 5 lojtarë për shkak

dëmtimi, kurse Ramadani e Abazaj janë pjesë e kombëtares A. Tekniku pranon se do kish dashur shume që këta dy të fundit t’i kishte në dispo-zicion. “Kemi disa mungesa pasi nuk kam 8 futbollistë për takimet e radhës. Selmani mund të jetë i dëmtuar dhe 2 lojtarë që ikën te Kombëtarja A bëjnë 8 lojtarë të rëndësishëm për ne. Ndeshjet me Sllovakinë janë shumë të rëndësishme për ne, pasi janë pre-tendente për vendin e dytë. A është

konsultuar Panuçi me ju? Kemi folur për Ramadanin, e dija se do ta merrte. Abazajn vendosi vetëm pardje për ta marrë, pasi ekipi i Kombëtares kishte mungesa. Më vjen keq si trajner, pasi kemi më shumë mungesa. Mendoj se tashmë Panuçi mund të kthejë kokën mbrapa, që nga portieri deri te sulmuesi”, u shpreh Bushi. Trajneri i U-21 foli edhe për rikthimin e Rei Manajt teksa u shpreh i keqardhur për dëmtimin e Musollit për të cilin

Në Kategorinë e Parë ndodhin ng-jarje nga më të ndryshmet, fenomene negative që e kanë njollosur jo pak garën, por ka dhe kërcënime të ndrys-hme që vijnë nga presidentë klubesh apo pjesëtarë stafi, për të cilat nuk mundet të heshtin organet përkatëse. Një ngjarje e tillë ndodhi dje në stadiu-min e qytetit të Peshkopisë. Kështu, ndeshja mes Korabit dhe Vllaznisë B që është luajtur ditën e djeshme në Peshkopi, ka degraduar në një sherr, ku nuk kanë munguar as kërcënimet me jetë. Trajneri i Vllaznisë B, Ervis

Kraja ka denoncuar kërcënimin e presidentit të Korabit, Fehmi Mziu drejt kapitenit të Vllaznisë B, Enis Isu-fi. Sikurse shkruajnë mediat sportive online, trajneri Kraja shprehet se nuk mund të luhet futboll normal përderi-sa ka tipa të tillë që kërcënojnë lojtarët me jetë. “Si mund të luajmë futboll, kur ky njeri futet në çdo fushë duke kërcënuar futbollistët? Sot presidenti i Korabit, më ka kërcënuar kapitenin 19-vjeçar duke i thënë ‘të fus plumbin’. Pse nuk dënohet ky person? Këtë gjë ja tregova dhe delegatit të ndeshjes e

arbitrit por unë do të shkoj edhe në Federatë të bëj denoncimin”, u shpreh trajneri Kraja. Ky nuk është rasti i parë ku shfaqet dhuna në futboll, pasi në Shqipëri po bëhen të përditshme. Pak kohë më parë trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka u kërcënua me armë, ndërkohë që Krajës i kanë çarë edhe gomat e makinës. Problemi i dhunës në kategoritë inferiore është një prob-lem i përhershëm e shqetësues dhe FSHF nuk ka mundur ta evitojë këtë, kjo dhe për shkak se impiantet tona nuk ofrojnë siguri.

SKANDALI/ Presidenti i Korabit kërcënon me “plumb kokës” lojtarin e Vllaznisë B

Tirana fiton, por Ze Maria ka vërejtje për lojën e të tijve

Shkëndija nuk mbahet, tjetër fitore që e afron

me titullin kampion

deklaroi së është një futbollist që i ka cilësitë për t’u grumbulluar edhe nga Panuçi. “Kam folur gjatë me Rein. Ka qenë gjithmonë në planet tona. Ai mban peshë të madhe si te shpresat dhe tek ekipi A. Për shumë arsye nuk ka qenë i grumbulluar. Jam i sigurt se do të bëjë më të mirën. Ka kualitet. Ka filluar të luajë dhe shpresoj që nesër të luajë dhe të jetë i gatshëm për ditën e premte”, vijoi tekniku Alban Bushi. Sllovakia ka nje skuadër kompakte dhe ka diçka më shume se Shqipëria, por nuk do ta ketë të thjeshte kundër kuqezinjve. “Kanë diçka më shumë se ne, pasi të gjithë lojtarët e Sllova-kisë kanë minuta me ekipet e tyre. Janë lojtarë formacioni. Ekipi ynë nuk ka minutat e duhura, shpresoj që sezonin tjetër të kenë minutat e duhura. Kjo mund të minimozohet”, theksoi më pas Bushi. Në listën me 25 emra që Bushi ka përzgjedhur për dy takimet kundër Sllovakisë ndodhet edhe talenti i Interit, Armand Rada. “Rada është lojtar i mirë e kemi marrë nga U-19. Mund të futet me ne”, përfundoi Bushi.

Në kuadër të javës 26 në Superiore, Partizani do të ndeshet me Flamurtarin, në një duel që duket ven-dimtar për të dyja skuadrat në rrugëtimin drejt vendit të dytë në Superiore. Në kuadër të kësaj ndeshjeje foli trajneri Klevis Dalipi. “Sigurisht që është një ndeshje shumë e vështirë duke parë se kanë një trajner shumë ta aftë dhe që e njeh mirë kampionatin shqiptar. Dua të bëj dy krahasime të cilat janë disa për nesh e disa në situatën që po kalon aktualisht Flamurtari. Vijmë nga një moment i mirë por ajo që më kënaq më shumë është loja dhe duhet të përgëzoj lojtarët që për 10 ditë kanë kuptuar atë për të cilën kemi punuar. Nga ana e Flamurtarit duhet të shfrytëzojmë këtë moment, ku

duke parë elementët që ka dhe patjetër do përdorim faktorin fushë, ku tifozët do të jenë të shumtë për të na mbështetur. Duhet të dalim në lojë dhe të arrijmë objektivin tonë, i cili është të fitojmë. Është një përballje direkte për të kaluar më lart, por nuk është ndeshja që do të vendosë sezonin. Nëse me lojën që zhvilluam në Shkodër do merrnim 3 pikë sot do ishim më lart, por loja tregon që kemi një vazhdimësi dhe shpresoj që 2 pikët që lamë në Shkodër ti marrim në vijim. Dua që skuadra të japë më të mirën sidomos në sulm pasi kam shumë besim sepse ata mund të bëjnë më tepër se aq”, u shpreh Dalipi. Më pas ai foli për formacionin dhe për objektivat e skuadrës në këtë sezon, duke mos

e fshehur që pjesëmarrja në Europa League është një objektiv madhor tashmë. “Kam një skuadër me elementë të mirë dhe them që me rikthimin e Çanit më vështirësohen zgjedhjet por them që kam lojtarë të mirë që e bëjnë mirë titullarin. Abdurrahimi bën pjesë në planet e mia pasi po bën shumë mirë por thjesht ndeshjet kanë qenë të tilla pasi janë vetëm 3 ndërrime dhe s’ka pasur mundësi. Them që nëse skuadra stërvitet mirë dhe bën mirë gjithë javën do të bëjnë mirë edhe në fushë. Kalendari sa vjen e vështirësohet por ne jemi të dënuar për të fituar dhe duhet t’i marrim ndeshjet një nga një dhe dua që në fund të sezonit të flasim për atë që duam, pjesëmarrje në kupat e Europës”, shtoi Dalipi.

Sabjen Lilaj mendon se dueli me Luftëtarin e motivon së tepërmi Skënderbeun, i cili do të kërkojë të hakmerret për rezultatin e fazës së kaluar. Për Lilajn ky është një edicion i kompletuar për shijet e tij, pasi ka njohur mjaft suksese. “Ndaj Luftëtarit një ndeshje e rëndë-sishme, ne gjithmonë hyjmë në fushë për fitore, por pas asaj ndeshje të humbur në Gjirokastër duam një hakmarrje. Për mua ky ishte edicioni më i suksesshëm në aspekt personal pasi përveç sukseseve të klubit jam shpallur dhe lojtari më i mirë i vitit. Është shpejt për të folur për titullin kampion derisa matematikisht nuk është mbyllur por duam ta mbyllim sa më shpejtë”, ka thënë Lilaj.

MESFUSHORI

Ka një skuadër futbolli në Maqe-doni që bën “ligjin” dhe është skuadër shqiptare: Shkëndija e Tetovës. Në takimin e fundit para ndërprerjes dyjavore të kampionatit maqedonas, për shkak të angazhimeve të skuad-rave përfaqësuese, Shkëndija ka regjistruar një tjetër fitore. Kuqez-injtë kanë mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Sileksin e vendit të 3-të, falë golit të shënuar nga Fazlagijk në pjesën e parë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Qatip Osmani kryeson bindshëm kampionatin në Maqedo-ni, me plot 62 pikë, 16 më shumë se Vardari i vendit të dytë. Tani tetovarët mund t’i lejojnë vetes të relaksohen gjatë ndërprerjes së kampionatit, për t’u rikthyer pastaj për sprintin final.

Sabjen Lilaj: Ndaj Luftëtarit

kërkojmë hakmarrje

“Trajneri i Kombëtares U-21 Alban Bushi doli dje në një konferencë për shtyp ku ka folur për takimin e radhës së përfaqësues Shpre-sa, por ndërkohë ka bërë publike edhe listën prej 25 emrash të skuadrës së tij...”

LISTA E U-21 Portierë: Elhan Kastrati,

Gentian Selmani, Alen Sherri. Mbrojtës- Leonardo Maloku, Shaqir Tafa, Irlian Ceka, Ardit Toli, Ardit Krymi, Abdurrahman Fangaj, Marlind Nuriu, Arijan Qollaku, Esin Hakaj, Dajan Shehi.

Mesfushorë: Armand Rada, Sherif Kallaku, Emanuele Ndoji, Jurgen Bardhi, Keidi Bare, Gledis Ndraxhi, Bardhec Bytyqi.

Sulmues: Valdrin Mustafa, Rei Manaj,Taulant Seferi, Endrti Çekiçi, Emir Sahiti

Page 22: KLD dhe prokurorinë Riaktivizohet pakti i 18 majit, Rama e Basha … · Ish-kryetari i Komisionit Qendror të zgjedhjeve, Kristaq Kume, ka dhënë dje idetë e tij se si duhet të

22 GAZETA SOTE Diel 18 Mars 2018

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Beyonce dhe Jay-Z akuzohen se kopjuan Kanye dhe Kim

1-Çekiç i madh...2-Italia, përgjysmë...3-Hetim paraprak për të njohur gjendjen, mendimet dhe qëndrimet për një problem...4-Agjencia e lajmeve egjiptiane...5-Poeti dhe shkrimtari kosovar Podrimja...6-U rrëzua...7-Markë cigareje italiane...8-Një opera nga Pjetër Maskanji...9-Legjendë, gojëdhënë...10-Organizatë Demokratike...11-Atëherëm Ital...13-Patrioti...Skëndo...14-Njëlloj si delikatesë...16-Shpellë...17-Janë me famë ato ku-baneze...18-Është kafshë shtëpijake...20-Qytet bregdetar në Francë në gjirin e Lionit...21-Qyl...22-Bëhet me thupra për rrushin e vjelur...23-Është perde në tester...24-Gaqo i muzikës...25-Ka për kryeqytet Arabia Sau-dite...26-Shëmbëlltyrë e nëj tjetri që i ngjan shumë...27-Aleksandër...ish futbollist brazilian i Milanit...29-Ish gjyqtari i futbollit...Kotherja...30-Atij nuk i dridhet bebëza e syrit...31-Burri i parë, i pashquar...33-Mjet sinjali-zues për anijet...34-Thirrjet e tifozëve në stadium...35-Organizatë terroriste baske...36-Gëlltit ose...37-Organizatë Radikale...

1-I vogli i pelës...4-Shkrimtari Gurakuqi...7-Një lule-pemë...12-Përemër vetor...13-Ish këngëtari popullor Myslym...14-Ish futbollisti shkodran Ragami...15-Ka për kryeqytet Birmania...17-Mineral me ng-jyrë të verdhë përdoret për prodhimin e H2SO4 i thonë ndryshe sulfur hekuri...18-Khajami i rubairave në inic...19-Greta e politikës...20-Ka për kryeqytet Tunizia...21-Fitim, leverdi, përfitim...22-Litar çeliku...23-Janë 114 Kapitujt e Kuranit...24-Shkrimtari Zija...25-Një ngjyrë...26-Magazinë e madhe drithi, hangar ose...27-Ato të ulen e të bisedojnë, pa fund...28-Ka qënë...29-Mal në Librazhd...30-Anita e këngës...32-Pasthirrmë dhimbjeje ose habije...33-Shpend shumëngjyrësh që gjuhet për mishin e shijshëm...34-Mjek specialist për kocka...36-Rrafshnaltë në Azinë Qëndrore...37-Nofkë e humoristit anglez Rojan Atkinson...38-Italia në tabelë...39-Kështu quhej vendi ynë...40-Lëndë e qullët që del nga kullimi i naftës përdoret për të mbajtur butë lëkurën...41-Autobuz mbi shina...

Beyonce dhe Jay-Z shumë shpejt do të nisen në turneun e përbashkët, “On The Run II”, të cilin e kanë paralajmëruar ditë më parë dhe përmes imazheve reklamuese. Mirëpo, përdoruesve të rrjeteve sociale nuk u ka ikur fakti se çifti i famshëm botëror e ka kopjuar Kanye Westin dhe gruan e tij Kim Kardashian. Në im-azhet e publikuara, Beyonce shfaqet e zhveshur teksa qëndron ulur në motoçikletë prapa bashkëshortit të saj. Kjo skenë përkujton videoklipin e Kanye West nga viti 2013, “Bound 2”, në të cilin reperi drejton motoçikletën me gruan e tij që ndodhet e zhveshur mbi të. Sidoqoftë,

në imazhet e publikuara, Beyonce dhe Jay-Z kanë qën-druar më diskretë në krahasim me Kim dhe Kanye, të cilët kanë pasur kuadro eksplicite në xhirimin e tyre. Jay-Z dhe Kanye kanë qenë miq të mirë në të kaluarën, mirëpo nuk shoqërohen prej nga koha kur West e kishte ofenduar publikisht Jay-Z, ndërsa kishte kritikuar edhe Beyoncen për një video muzikore. Në një intervistë të mëhershme, moguli 48-vjeçar i hip-hopit kishte thënë se do t’ia falte Westit të gjitha fjalët që i ka thënë për të, por jo kur përfshihet gruaja apo fëmijët e tij. Turneu muzikor i Beyonce dhe Jay-Z do të nisë këtë verë.

Italiani në Paris

Në hyrje të një hoteli të kat-egorisë së parë në Paris, ndodhet një kartelë ku shkruhet: “Flitet italisht”. Një qytetar, i cili vjen për herë të parë hyn dhe flet në italisht:

-Mirëdita zotëri!Dhe tjetri që i përgjigjet:-Mirëdita, me se mund t’ju

ndihmoj? (sigurisht në gjuhën italiane)

Qytetari vazhdon fjalën e tij pa i kthyer përgjigje sportelistit:

-Po, familja si është mirë,Sportelisti që i përgjigjet:-Familja është mirë, por ju

çfarë dëshironi konkretisht?-Unë, asgjë! Pashë jashtë

kartelën që shkruhej “Këtu flitet vetëm italisht” dhe thashë me vete, le të hyj njëherë e të bëj pak muhabet!

Gruaja tradhtare

Burri, i cili kthehet në shtëpi pasi ka harruar të marrë telefo-nin, gjen gruan të ulur në sallon ende me këmishë nate dhe e pyet i çuditur:

-E dashur, çfarë bën ende me këmishë në sallon, nuk duhej të shkoje në punë?

Gruaja e qetë i përgjigjet:-Nuk kam se çfarë të vesh.Burri tepër i sinqertë e merr

prej krahu dhe e çon në dhomën e gjumit. Pasi hap dollapin e rrobave, fillon t’i numërojë rrobat e saj:

-Shiko, sa shumë që ke. Ke një kostum ngjyrë të kuqe, një ngjyrë të verdhë, një jeshile, “Mirëdita zotëri”, një të zi, një blu….

Porosia në lokalDy miq të vjetër takohen pas

shumë kohësh me njëri -tjetrin dhe ulen në një bar. Kur vjen kamarieri i pari, i thotë

-Çfarë do të marrësh?Shoku i përgjigjet-Atë, që do të marrësh edhe ti.Dhe burri i parë bën porosinë-Atëherë, dy kafe.I dytë sërish i thotë kamarierit -Edhe unë, dy kafe do të marr.

k u l t u r e www.sot.com.al

9 8 3 6 1

3 4

1 5 7 8

4 1

9 3 4

9 2

7 9 2 1

1 4

8 2 3 7 9

7 9

2 6 5 3

2 1 8

3 1 9

5 8

6 8 4

2 6 3

4 3 8 6

1 9

6 3 5 4 2

8 7 3

6 3 5

6 4 8

6 2 1

7 8 1

3 4 8

4 9 8

7 3 6 5 2

Page 23: KLD dhe prokurorinë Riaktivizohet pakti i 18 majit, Rama e Basha … · Ish-kryetari i Komisionit Qendror të zgjedhjeve, Kristaq Kume, ka dhënë dje idetë e tij se si duhet të

GAZETA SOT E Diel 18 Mars 2018 23

20 shkurt – 20 marsPeshqit

22 nëntor-21dhjetor 22 dhjetor – 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar –1 9 shkurtUjori

23 tetor – 21 nëntorPeshorja Akrepi

Gjatë kësaj dite puna do të jetë në planë të parë dhe kjo do të jetë dita e duhur për të konsoliduar nismat tuaja. Disa objektiva janë vërtetë të mbara.

23 shattor-22 tetor

Jeni të lodhur nga rutina, por as aventurat nuk është se ju pëlqejnë shumë. Nëse nuk keni kaluar ende në veprim, ka ard-hur është momenti që ta bëni.

Virgjëresha 23 korrik – 22 gushtLuani

22 gusht-22 shtator22 maj- 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Gjatë kësaj dite duhet ti keni idetë më të qarta sa i takon një situate në dashuri, ndaj du-het të tregoni durim. Lajme të mira dhe për ata që janë vetëm.

Ju pret një ditë frenetike, e cila nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi duhet të mbani në ekuilibër edhe angazhimet profesionale edhe ndjenjat.

Mos u përfshini nga dem-belizmi, pasi do humbisni humorin. Organizoni diçka, edhe të thjeshtë me personin që keni përzemër.

Dashi Demi

Jeta private gjatë kësaj dite do të jetë disi e lëkundur nga disa pasiguri tuajat, ndaj të cilave nuk po arrini ende të ngrini krye.

21 mars 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Për ata që janë vetëm, kjo do të jetë një e diel e veçantë. Një projekt të cilin e keni shumë përzemër do të rezul-tojë shumë i suksesshëm.

Dashuria dhe sfera profe-sionale ecin me hapa paralel. Megjithatë momentalisht një lajm i papritur, mund t’i tur-bullojë të dyja fushat.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor- 22 korrik21 prill – 21 maj

Lirohuni nga ai ngërç i cili rrezikon që të ngadalësojë mendimet dhe veprimet tuaja. Vini në zbatim propozimet tuaja dhe flisni hapur me partnerin.

Amazon Prime Video bën 26 milionë abonues

Prania e Hënës në shen-jën tuaj, mund të ndikojë për të përhapur nervozizëm. Ruani qetësinë, pasi nuk ka asgjë themelore për t’u ankuar.

Horizontal

Do lëkundeni nga një siklet në dashuri, i cili në fund nuk do të rezultojë i bazuar. Ata që janë vetëm kanë në dis-pozicion një ditë të shkëlqyer.

Gjatë kësaj dite mundo-huni të organizoni sa më mirë sferën profesionale, në mënyrë që të jeni të relaksuar. Do të jeni shumë të angazhuar.

Amazon nuk i bën publik numrat e shikuesve të përmbajtjes së Prime Video, prandaj është e vështirë të dihet popul-lariteti i shërbimit. Megjithatë, Reuters ka publikuar disa dokumente të brendshme, të cilat zbulojnë se mbi 26 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara shikojnë përm-bajtje në Amazon Prime Video. Shfaqjet më të mira televizive sollën më shumë se pesë milionë njerëz në mbarë botën në shërbimin e saj të parapagimit me bazë në abonim në fillim të vitit 2017. Dokumen-tet sugjerojnë se investimet e Amazon në përmbajtjen origjinale po paguhen mirë. Dokumentet tregojnë gjithashtu se madhë-sia e audiencës në Shtetet e Bashkuara për të gjithë përmbajtjen e videos në Prime Video është rreth 26 milionë.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Qeni më i madh në botë, që pe-shon 80 kilogramë ka një trup gjigand prej dy metrave. Edhe pse është vetëm 9-muajsh, qeni gjigand Euphrates ha plot 8 pjata me ushqim qeni në ditë. Ky qen njëherësh ka arritur të futet në librin e Guiness-it si qeni më i madh në botë, ndërsa këta e ka konfirmuar edhe pronari i tij nga Salt Lake City, Jare Howser. “Askush nuk më beson kur ju them se i ka vetëm 9 muaj dhe ka këtë trup gjigand. Kur e nxjerr për shëtitje të gjithë më shikojnë çuditshëm”, ka deklaruar 41-vjeçari Howser. Euphrates kushton 5 mijë dollarë, dhe për faktin se është gjigand pronari i tij çdo ditë merr letra nga e mbarë bota, të cilët i ofrojnë shuma të ndryshme për ta shitur.

Fjalëkryq i shifruar

1-Janë kafshë ose bimë parahistorike të ngurtësuara...6-Element kimik, përbëhet nga azoti dhe hidrogjeni hyn në përbërjen e shumë kriprave...7-Pjesë e pallatit...8-Komu-niteti Europian...9-Industria Ruse...10-Mjet sinjalizues për anijet...11-Filipe...futbollisti brazilian...12-Kushtet atmosferike të një ven-di...16-Marçelo...ish futbollist kilian ka luajtur me Juven...17-Brazim në shah...18-Janë vrimat e lëkurës...19-Profil metalik...20-Shtet në Ga-dishullin Arabik me kryeqytet Doha...23-Ndaj-folje sasije...24-Përemër vetor...25-Aktori ameri-kan...Bedi...27-I thonë ndryshe zhivës...29-Takije prej cohe zakonisht e kuqe që mbajnë disa banorë të Lindjes së Mesme...30-Port në bregdetin francez me një gji të bukur...31-Një shtet gjiton me Jordaninë...32-Një shen-jë e horoskopit...33-Medikament që lufton malarjen...35-Njëlloj si egoja...36-Djall, she-jtan...37-Disponon...38-Fjalë që tregon burimin e një lajmi...39-Trupat Ushtarakë...40-Litar...41-Per-sonazh tek filmi “Tokë e përgjakur”...42-U or-vat...43-Vegël pune i axhustatorit...

1-Fukara...2-...Sharif, ish aktor i lauruar egjiptian...3-Gazeta që ke ti në dorë...4-Indus-tri Ndërtimi...5-Maja më e lartë e Himalajeve 8858 m. pa fund...8-Vendqëndrimi i ani-jeve...10-Ish futbollist gjerman Rudi...11-Inat që kalon në duf...12-Koha kur të krishterët nuk hanë mish e bulmet...13-Ish këngëtari popullor Myslym...14-Tani, siç i thonë në El-basan...15-Notë muzikore...16-Shkrimtari ko-rçar...Andoni...18-Vargmale në Kinën Perëndi-more, në veri të Himalajeve...20-Ëmbëlsirë me oriz, pa fund...21-Patrioti...Nivica...23-E preku ose e...24-Shkrimtari turk Aziz...25-Është vepër e rëndë penale...26-Markë cigareje italiane...28-Shkrimtarja Kadare...29-Njëlloj si delikatesë...31-Br me farëza të hidhura dhe djegëse përdoret në mjekësi dhe përgatisim mustardën...32-Është fshat i Vlorës...33-I thonë gjelt të detit myzeqarët...34-E shpejtë, e menjëhershme...36-Humoristi italian...Ban-fi...38-Dita që jemi...39-Kompani e telefonave celularë në Itali...40-Kidman aktorja australi-ane në inic...41-Notë në pentagram

k u l t u r e www.sot.com.al

Qeni më i madh në botë, peshon 80 kilogramë

Page 24: KLD dhe prokurorinë Riaktivizohet pakti i 18 majit, Rama e Basha … · Ish-kryetari i Komisionit Qendror të zgjedhjeve, Kristaq Kume, ka dhënë dje idetë e tij se si duhet të

24 GAZETA SOTE Diel 18 Mars 2018

5,6,8,11,12,13,14,15,18,19,20,21,24

C M Y K

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

Milani u elimin-ua nga Europa League , pas i h u m b i t ë dy

përballjet në 1/8 e finales me Arsenalin. Por në të dy ndeshjet Milani u paraqit mirë dhe në duelin e kthimit të luajtur në Londër milan-istët u penalizuan jo pak nga gjyqtari që u dha kundër një penallti të dyshimtë. Megjithatë, ecuria në kam-pionat ka qenë mjaft e mirë gjatë javëve të fundit, pasi Milani po fiton, po rritet në renditje dhe me këtë ecuri mund të pretendojë edhe zonën e katërshes së parë, pozicione që të japin të drejtën e pjesëmarrjes në Ligën e Kampioneve. Duke parë këtë ecuri të mirë, klubi ka nisur të mendojë serio-zisht që të ketë një kontratë afatgjatë me trajnerin Ivan Xhenaro Gatuzo, i cili shihet edhe si çelësi i këtij suksesi. Pra, nuk ka dyshime, Mi-lan zgjedh të vazhdojë me Gatuzon. Gjatë pauzës së kombëtareve janë fiksuar kontaktet e para zyrtare mes

Angli,Kupë/ Totenhemi shpartallon Suonsi,

kalon në gjysmëfinale

SULMUESI Nejmar ka radhitur disa arsye pse e dëshiron largimin nga Paris Saint Germain. Lajmin e publikon e përditshmja braziliane ‘UOL Esporte’, që liston 5 arsyet që e kanë motivuar sulmuesin 26-vjeçar të mendojë Rea-lin e Madridit. Në krye të listës është pikërisht numri i faulleve të pësuar, disa prej të cilëve kanë qenë shumë të dhunshëm. Në kampionatin francez Nejmar pëson rreth 5,7 faulle në një ndeshje, përballë mesatares prej 3,2 të regjistruar përgjatë 4 viteve që

performoi në Spanjë me Barcelonën. Si arsye e dytë renditet pikërisht arbitrimi në Ligën e parë. Nejmar është i bindur se është viktimë dhe i persektuar nga arbitrimi francez. Kjo është dhe arsyeja pse ai shihet shpesh herë duke protestuar në fushë. Motivi i 3-të është niveli i dobët teknik. Nejmar ka kuptuar se niveli i futbollit në Ligën e parë franceze ndryshon shumë nga ai që kishte imagjinuar, duke ulur pritshmëritë e tij për të fituar trofeun prestigjioz të “Topit të

Artë”. Arsyeja e 4-të e listuar nga e përditshmja braziliane, është gjendja e fushave në Francë. Nejmar mësohet t’i ketë komunikuar përfaqësuesve të tij se përveç “Parc des Princes”, asnjë nga fushat e tjera nuk paraqitet në gjendje të mirë, duke penguar lojën e PSG-së, që rrit dhe probabilitetin për dëmtime. Arsye e 5-të dhe e fundit është pikërisht ajo e grumbullimit. Nejmar e urren faktin se për takimet në transfertë, PSG-ja udhëton me autobus për sfidat në transfertë.

SULMUESI LA LIGA TRAJNERI

Salah, rekord i ri golash në një sezon me Liverpulin

Zidane: Emocionuese të përballesh me Juven

Sulmuesi egjiptian i Liv-erpulit, Mohamed Salah, është bërë lojtari i tretë i Liverpulit që shënon 25 gola në Premier League brenda një sezoni. Një gjë të tillë e kishte bërë Luis Suarez (31 në sezonin 2013/14), dhe Ro-bie Fëler (25 më 1994/95 dhe 28 më 1995-96). Salah këtë e arriti me golin e shënuar ndaj Uatfordit, dhe tani ka 33 gola në 41 paraqitje në të gjitha garat për Liverpu-lin. Por sulmuesi egjiptian mund ta thellojë rekordin e tij në premier League, pasi ka ende shumë ndeshje deri në fund të garës dhe në 7

Valencia ka vazhduar formën e mirë në ligë, për të rritur gjasat që të sigurojë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve. Në përballjen e sotme ndaj Alaveshit shkëlqeu sulmuesi italian, Simone Zaza, me një gol e një asistim në fitoren prej 3-1. Zaza asistoi për Rodrigon në golin e parë në minutën e 19-të, kurse shënoi në minutën e 33 pas asistimit nga Parejo. Alavesh ngushtoi epërsinë në minutën e 49-të përmes Sobrinos, kurse Laguardia shënoi autogol për rezultatin final 3-1. Valencia në vendin e tretë tani ka 59 pikë, dy më shumë se Real Madridi.

Trajneri i Realit të Ma-dridit, Zinedine Zidane, u tha gazetarëve dje se çerekfinalja e Ligës së Kampionëve me Juventusin do të jetë shumë e vështirë dhe se gjasat e kual-ifikimit janë 50-50. Juventus kërkon revanshin e finales së vitit të kaluar në “Champions” ndaj Los Blancos, ndërsa Re-ali e ka dëshirën e ngritjes së trofeut më të çmuar për klube për herë të 13-të në histori. I pyetur nëse Reali është i interesuar për ta sjellë Ne-jmarin në skuadër nga PSG-ja, Zidane tha se ai është lojtar i madh, por se nuk është një nga të tijtë. Trajneri francez po

ndeshjet e mbetura ai mund të shtojë numrin e golave të tij brenda këtij edicioni, për të lakmuar të jetë ai golea-dori më i mirë i Liverpulit.

Alavesh ndodhet në vendin e 16-të dhe ka 31 pikë. Vendin e parë e mban Barcelona, e shkëputur nga rivali më i afërt, Atletiko, me 8 pikë.

ashtu i hodhi poshtë spekuli-met se sulmuesi uellsian Ga-reth Bale është i palumtur te Real Madridi. Për Bale ka kohë që interesohet Junajtid.

Tekniku ka pjesën kryesore të suksesit të javëve të fundit dhe klubi dëshiron ta “blindojë” Gatuzon, duke i rinovuar kontratën me një pagë disa herë më të lartë

Rino Gatuzos dhe drejtuesve të Milanit për të përcaktuar detajet e kontratës së re për vazhdimësinë e trajnerit në krye të stolit kuqezi. Vetë drejtori sportiv i Milanit, Mirabelli deklaroi se nuk ka asnjë dyshim mbi faktin se Gatuzo do të qëndrojë te Milani edhe për shumë vjet, duke konfirmuar se pas pak ditëve do të realizohen dhe takimet për rinovimin e kon-tratës. Për momentin Gatuzo është i lidhur me Milanin, në bazë të një akordi që skadon në 30 qershor, i angazhuar te Milani që nga 1 korriku i

2017-ës si trajner i skuadrës së të rinjve, edhe sot Gatuzo merr të njëjtën rrogë që i ishte përcaktuar kur dre-jtonte skuadrën e “Primav-era”-s kuqezi, 120 mijë euro neto në sezon. Një shifër që vetë trajneri nuk deshi të prekej për tu përmirësuar 27 nëntorin e kaluar, kur zuri vendin e Montelës duke marrë drejtimin e skuadrës së parë. Natyrisht që në kontratën e re përmirësimi i aspektit ekonomik do të jetë i ndjeshëm. Skadenca do të fiksohet deri në 30 qershor të vitit 2020, ndërsa paga do

Milani gati kontratën me Gatuzon, do të fitojë 2 mln euro në sezon

Valencia korr tjetër fitore, lë prapa Realin

Totenhem Hotspur është skuadra e parë gjysmëfi-naliste e FA Cup, Kupës së Mbretëreshës në Angli ose siç njihet ndryshe kompeticionit më të vjetër në Botë në sportin e futbollit. Ekipi i Mauricio Poçe-tinos mund të gjejë te FA Cup shpëtimin e sezonit por edhe mundësinë më të mirë për të fituar trofe pas një thatësire që zgjat prej një dekade me Toten-hamin që në sezonin 2007-2008 triumfonte në Kupën e Ligës. Në çerekfinalen e parë të këtij edicioni “Spurs”-at mposhtën lehtësisht Suonsi brenda në Uells me rezultatin 0-3, duke prerë biletën për në gjysmëfina-le. Edhe pse rezultati flet për një

sfidë të fituar lehtë nga miqtë, Poçetino duhet të falënderojë edhe portierin holandez Vorm i cili bëri disa pritje të shkëlqyera kur rezultati ishte 0-0 dhe 0-2. Eriksen dhe Lamela ishin dy futbollistët që vendosën fatet e kësaj sfide. Në minutën e 11-të argjentinasi shërbeu mesfush-orin danez i cili në mungesë të Kane mori për dore skuadrën. Goli i parë i Eriksen erdhi pas një goditjeje shumë të bukur nga distanca të këtij të fundit. Në fundin e pjesës së parë Lamela gjeti edhe golin e dytë, ndërsa fitoren e miqve dhe kualifikimin për më tej e vulosi Eriksen në minutën e 62-të me golin e 0-3.

të jetë të paktën 2 milionë euro në sezon plus bonuset. Finalja e sezonit gjithsesi nëse arrihet një vend në Champions dhe suksesi në Kupën e Italisë mund të sjellë një rritje të mëtejshme të pagës, duke qenë se Mon-tela paguhej 3.5 milionë euro neto në vit. Gatuzo në këto muaj në stolin e Milanit ka përmirësuar ndjeshëm ren-dimentin e skuadrës edhe pse ju desh ta merrte detyrën në një moment delikat, dhe si debutues duke qenë se për të është eksperienca e parë si trajner në Serinë A. Milani ka vendosur t’i japë besim jo vetëm në bazë të rezultateve që ka arritur deri tani, por edhe sepse Gatuzo është konfirmuar para së gjithash nga vetë lojtarët që drejton. Mbështetja e tifozëve kuqezi është totale, jo vetëm për të kaluarën e tij si futbollist i Milanit, por edhe sepse me të në drejtim skuadra ka rigjetur forcën dhe kurajon. Duhet thënë se Milani do të fokusohet tashmë vetëm në kampionat dhe do të risë pretendimet e tij në këto javë të mbetura të Serisë A.

Këto janë 5 arsyet pse Nejmar dëshiron të largohet nga PSG

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTORE/ Anila DODAJ; ZV/KRYEREDAKTOR/ shef politike: Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected]

STAFI /