31
Klima e biznesit në Kosovë të gjeturat nga tremujori i katërt i vitit 2017 Shkurt 2018

Klima e biznesit në Kosovë të gjeturat nga tremujori i ...€¦ · Gjithashtu investitorët direkt të huaj kërkojnë informacione të tilla. Monitorimi i analizës së bizneseve

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Klima e biznesit në Kosovë të gjeturat nga tremujori i ...€¦ · Gjithashtu investitorët direkt të huaj kërkojnë informacione të tilla. Monitorimi i analizës së bizneseve

Klima e biznesit në Kosovë të gjeturat nga tremujori i

katërt i vitit 2017

Shkurt 2018

Page 2: Klima e biznesit në Kosovë të gjeturat nga tremujori i ...€¦ · Gjithashtu investitorët direkt të huaj kërkojnë informacione të tilla. Monitorimi i analizës së bizneseve

KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË

Të gjeturat nga tremujori i katërt i vitit 2017

Page 3: Klima e biznesit në Kosovë të gjeturat nga tremujori i ...€¦ · Gjithashtu investitorët direkt të huaj kërkojnë informacione të tilla. Monitorimi i analizës së bizneseve

Klima e biznesit në Kosovë të gjeturat nga tremujori i katërt i vitit 2017

Të nderuar miq dhe kolegë,

Iniciativa për fillimin e publikimit të raportit “ Monitorimi i bizneseve në

Kosovë” nga Oda Ekonomike e Kosovës, është një hap i rëndësishëm që

siguron informacione të sakta për bizneset në Kosovë dhe jashtë vendit. Kjo

do të jetë një udhëzues për komunitetin e biznesit në shtëpi dhe jashtë

vendit në lidhje më klimën e biznesit në vend.

Oda Ekonomike e Kosovës gjatë këtij studimi synon që përveç informimit të perceptimit të

komunitetit të biznesit të trendëve të bizneseve të Kosovës, gjithashtu të promovoj vlerat e biznesit

të Kosovës dhe të kontribuoj në përafrimin e tyre më vlerat Evropiane.

Oda Ekonomike e Kosovës gjatë aktivitetit të saj e ka pasur për qëllim të rrisë nivelin gjeneral të

ndërgjegjësimit të shoqërisë në lidhje në vlerën e sipërmarrësisë që Kosova posedon. Në lidhje më

ketë, rol të rëndësishëm në krijimin e vlerave të brendshme në Kosovë dhe vendosjen e tyre në

tregjet nacionale dhe internacionale e ka komuniteti i biznesit i cili ndikon në ngritjen e mirëqenies

së ekonomisë dhe shoqërisë në tërësi. Prandaj, për ngritjen e imazhit të shtetit tonë dhe për

tërheqjen e investitorëve të huaj kah format e ndryshme të partneritetit.

Ky publikim para se gjithash do t’u shpërndahet të gjitha kompanive që kanë participuar në studim,

të gjitha institucionet shtetërore, organizatat e biznesit, zyrat diplomatike, organizatat e donatorëve

dhe të gjitha grupet e interesit të cilat në mënyrë direkte dhe indirekte influencohen nga promovimi

i aktiviteteve të ekonomisë së Kosovës. Gjithashtu, ky studim do t’u shpërndahet atyre që kanë

ndihmuar në ngritjen e imazhit të Kosovës dhe vlerave të tyre në Kosovë dhe jashtë vendit.

Që nga 2013, ky studim do të ketë vend të rregullt në baza 3 mujore.

I juaji,

Safet Gërxhaliu

Kryetar

Page 4: Klima e biznesit në Kosovë të gjeturat nga tremujori i ...€¦ · Gjithashtu investitorët direkt të huaj kërkojnë informacione të tilla. Monitorimi i analizës së bizneseve

1

Përmbledhje

Oda Ekonomike e Kosovës e ka implementuar për herë të parë studimin e klimës së biznesit në

Kosovë. Informacionet që rrjedhin nga anketat iu lehtësojnë marrjen e vendimeve për njerëzit që

udhëheqin biznes dhe politikë bërësit. Gjithashtu edhe investitorët direkt të huaj kërkojnë këto

informacione. Monitorimi i analizës së bizneseve konsiderohet një burim informacioni me shumë

rëndësi në aktivitetin ekonomik të një shteti. Ato përdoren nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së

sikurse edhe në të gjitha ekonomitë e zhvilluara në të gjithë botën.

Anketat fokusohen në 4 sektorë: prodhim, ndërtim, shërbim, tregti.

Monitorimi i analizës së bizneseve mbledh informacionet nga menaxheret e bizneseve gjatë

vlerësimit të tyre për situatën ekonomike dhe në lidhje me synimet dhe pritshmëritë për të

ardhmen e afërt.

Informacionet kualitative mund të sigurohen shpejt, lehtë, dhe janë shpesh më të besueshme se

figurat sasiore.

Rezultatet sigurojnë depërtimin në tendenca, e jo në sasi. Ato plotësojnë statistikat zyrtare sasiore

të cilat dorëzohen më vonë.

Situata e përgjithshme e biznesit konsiderohet të jetë e favorshme për bizneset kosovare. Gjetjet

nga ky tremujor tregojnë se 84 përqind e kompanive vlerësojnë situatën e tyre të biznesit si të mirë

dhe të kënaqshme.

Sa i përket pritjeve për punësim për tre muajt e ardhshëm tremujori i katërt tregon një rritje të

pritjeve. Rreth 46% e bizneseve pjesëmarrëse në këtë studim pretendojnë të rrisin numrin e

punëtoreve, ky parashikim i bizneseve pritet të ndikojë edhe në zbutjen e papunësisë në nivel të

vendit. Vetëm 2% e ndërmarrjeve presin të zvogëlojnë numrin e të punësuarve. Kjo përqindje ka

mbetur konstante përgjatë gjithë vitit.

Në periudhën gjashtëmujore, bizneset presin që aktiviteti i tyre të ketë një zhvillim të favorshëm.

Rreth 66% e bizneseve të intervistuara presin që aktiviteti i biznesit të përmirësohet, ndërsa 29%

e tyre presin që gjendja të mbetet e njëjtë dhe vetëm 5% e bizneseve të anketuara konsiderojnë

se situata biznesore e tyre do të përkeqësohet.

Page 5: Klima e biznesit në Kosovë të gjeturat nga tremujori i ...€¦ · Gjithashtu investitorët direkt të huaj kërkojnë informacione të tilla. Monitorimi i analizës së bizneseve

2

Përmbajtja

Përmbledhje .............................................................................................................................................. 1

1. Hyrja dhe metodologjia ......................................................................................................................... 3

2. Rezultatet e përgjithshme ..................................................................................................................... 6

2.1. Treguesi i klimës së biznesit ............................................................................................................. 10

2.2. Indikatori i besueshmërisë (konfidencës) ........................................................................................ 11

2.3. Pamja e përgjithshme sektoriale ..................................................................................................... 12

3. Analiza Sektoriale ............................................................................................................................... 15

3.1. Prodhimi ........................................................................................................................................... 15

3.2. Sektori i ndërtimtarisë ..................................................................................................................... 16

3.3. Tregti me pakicë ............................................................................................................................... 18

3.4. Tregti me shumicë ............................................................................................................................ 19

3.5. Shërbimet ......................................................................................................................................... 20

4. Barrierat për zhvillim sektorial ........................................................................................................... 22

5. Deklarata e Përgjithshme dhe konkluzionet ....................................................................................... 25

Page 6: Klima e biznesit në Kosovë të gjeturat nga tremujori i ...€¦ · Gjithashtu investitorët direkt të huaj kërkojnë informacione të tilla. Monitorimi i analizës së bizneseve

3

1. Hyrja dhe metodologjia

Oda Ekonomike e Kosovës e kryen për herë të parë monitorimin e analizës së bizneseve për të

vlerësuar perceptimin e njësive të biznesit në lidhje me mjedisin apo klimën mbizotëruese në vend.

Informacioni që rrjedh nga studimi mund të ndihmoj për të përmirësuar vendimmarrjen për

njerëzit e biznesit dhe politikë bërësit. Gjithashtu investitorët direkt të huaj kërkojnë informacione

të tilla. Monitorimi i analizës së bizneseve është konsideruar një burim shumë i rëndësishëm

informacioni për aktivitetet ekonomike të një vendi. Ato janë aplikuar në të gjitha vendet anëtare

të BE-së, si dhe në të gjitha vendet ekonomikisht më të përparuara në të gjithë botën.

Anketat kryhen në baza 3 mujore dhe sigurojnë detaje në atë se si e perceptojnë kompanitë

situatën aktuale të biznesit dhe si i vlerësojnë pikëpamjet e bizneseve të tyre. Në këtë mënyrë, Oda

Ekonomike e Kosovës mundëson të parashikoj prirjet ekonomike.

Monitorimi i analizës së bizneseve është i dizajnuar dhe udhëhiqet nën përgjegjësinë e Odës

Ekonomike të Kosovës dhe mbështetët nga GIZ.

Në këtë cikël të anketimit 505 kompani janë intervistuar. Këto kompani janë selektuar nga listat e

siguruara nga autoritetet zyrtare të Kosovës. Participimi në anketa ka qenë vullnetar, përderisa

kualiteti i rezultateve varet nga gatishmëria e ndërmarrësve për pjesëmarrje. Intervistat janë

realizuar ballë për ballë Në fillim të Janarit 2018. Të dhënat nga këto anketa përdorën vetëm për

qëllime statistikore dhe nuk shfrytëzohen për qëllime tjera. Të dhënat individuale të marrura nga

bizneset pjesëmarrëse në këtë studim, nuk mund të përdoren për publikime tjera. Të dhënat e

mbledhura janë përpunuar dhe analizuar nga Departamenti për Analiza Ekonomike dhe Politika,

brenda OEK-ut.

Sondazhi i Monitorit të Biznesit mbledh informacione nga menaxheret e bizneseve në vlerësimin e

tyre për situatën ekonomike, për qëllimet dhe pritshmëritë për të ardhmen e afërt. Informatat

kualitative mund të sigurohen shpejt, lehtë dhe shpesh janë më të besueshme se paraqitja sasiore.

Page 7: Klima e biznesit në Kosovë të gjeturat nga tremujori i ...€¦ · Gjithashtu investitorët direkt të huaj kërkojnë informacione të tilla. Monitorimi i analizës së bizneseve

4

Anketa është e dizajnuar qe të mbledh pikëpamjet e menaxhereve të lartë në lidhje më çështjet si:

situata e biznesit, volumi i prodhimit, porositë, çmimi dhe punësimi, për të vlerësuar natyrën e

biznesit në shtet.

Pyetjet me opsione të shumëfishta për vlerësimin mbi zhvillimet në 3 muajt e fundit, vlerësimin e

situatës aktuale dhe pritjet për 3 deri në 6 muajt e ardhshëm.

Përgjigjet janë formuluar si në vijim: “rritje, ka mbetur e pandryshuar, rënie” ose “përmirësuar, e

pandryshuar, përkeqësuar”. Duke përdorur një shkallë me tre pikë për opsionet e përgjigjeve,

anketa ofron ndryshim të vogël të të dhënave. Kjo lejon që të fitohen rezultate të përfaqësuara

statistikisht edhe duke tërhequr një numër më të vogël të kompanive se sa do të ishte rasti në

pyetjet sasiore të anketës.

Për të rritur më tej përfaqësimin mostra është stratifikuar sipas sektorëve kryesore që kontribuojnë

(Prodhim (përpunimin e ushqimit, përpunimin e drurit, përpunimin e metaleve, të prodhimit,

materialeve ndërtimore), Ndërtim, tregti, me shumicë dhe pakicë, shërbimet e selektuara

(transporti, shërbimet profesionale, hotelet dhe restorantet) dhe madhësia e kompanisë (e vogël,

e mesme, e madhe ).

Një pjesë më e madhe e mostrës lidhet me kompanitë e vogla, ndërsa një pjesë më e vogël lidhet

me kompanitë e mëdha dhe të mesme. Arsyeja për këtë qëndron në atë se 98.2% e kompanive në

Kosovë janë kompani të vogla, ndërsa 1.8% të mesme dhe të mëdha.

Bujqësia nuk është përfshirë në analizë të këtyre sektorëve sepse lëvizjet janë shumë të varura nga

sezonet dhe kushtet klimatike dhe më pak në bazë të zhvillimeve ekonomike të përgjithshme.

Tabela 1 tregon pyetësorët e kompletuara në bazë të sektorëve dhe mostrës. Siç mund të shihet

nga tabela madhësia e klasave nuk është në vijë me klasifikimet standarde, por këto klasifikime

janë bërë duke marrë parasysh kontekstin e Kosovës p.sh. Një kompani e madhe është konsideruar

me 50 ose më shumë punëtorë, dhe ky klasifikim aplikohet nga Administrata Tatimore e Kosovës.

Page 8: Klima e biznesit në Kosovë të gjeturat nga tremujori i ...€¦ · Gjithashtu investitorët direkt të huaj kërkojnë informacione të tilla. Monitorimi i analizës së bizneseve

5

Tabela 1: Një përmbledhje e pyetësorëve duke u bazuar në sektor dhe në madhësi të kompanive

Sektorët Pyetësorët % Të vogla (0 – 9)

Të mesme (10 – 49)

Të Mëdha (> 50)

Shërbimet 131 26 94 26 11

Tregti me pakicë 188 37 156 26 6

Prodhim 95 19 34 44 17

Tregti me shumicë 62 12 30 25 7

Ndërtim 29 6 12 9 8

Gjithsej 505 100 326 105 49

Përqindja nga madhësia 59% 30% 11%

Procedura bazike për procedimin e të dhënave është llogaritja e shpërndarjes së frekuencës së

përgjigjeve, përqindjen e shpërndarjes po ashtu balancimin e përqindjes të përgjigjeve pozitive

minus negative. Balancimi mundëson përdorimin e një figure për të karakterizuar gjykime të

ndryshme të shkaktuara nga shkallë 3 pikëshe. Për më shumë anketa aplikon matjen e procedurave

në mënyrë që të përmirësojë reprezentimin e të dhënave. Rezultatet për secilin sektor janë të

peshuara në bazë të kontributit të sektorit në prodhimin e brendshëm bruto.

Tabela 2: Koeficienti

Sektorët Vlera e shtuar (pjesërisht vlerësuar)

Pesha

Prodhim 399.431 0.20

Ndërtim 398.162 0.20

Tregti me shumicë* 361.654 0.18

Tregti me pakicë* 361.654 0.18

Shërbime 511.959 0.25

Të gjitha 2032.860 1

Burimi: ASK; * Meqenëse nuk kemi mundur të sigurojmë të dhënat e sakta nga kontributi nga sektori shtijës me shumicë dhe pakicë

në tregtinë e përgjithshme kemi supozuar se kontributi i tyre është i barabartë.

Page 9: Klima e biznesit në Kosovë të gjeturat nga tremujori i ...€¦ · Gjithashtu investitorët direkt të huaj kërkojnë informacione të tilla. Monitorimi i analizës së bizneseve

6

2. Rezultatet e përgjithshme

Gjetjet nga ky tremujor tregojnë se 84 përqind e kompanive vlerësojnë situatën e tyre të biznesit

si të mirë dhe të kënaqshme. Megjithatë, 16 përqind e kompanive të intervistuara kanë deklaruar

se situata e tyre e biznesit është e pakënaqshme. Shikuar në këndvështrim të përgjithshëm, situata

e përgjithshme e biznesit konsiderohet të jetë e favorshme për bizneset kosovare.

Figura 1: Situata e biznesit është vlerësuar si (% e kompanive)

Balanca (diferenca midis vlerësimeve pozitive dhe negative të situatës së biznesit), tregon një trend

pozitiv për këtë tremujor. Nëse e krahasojmë situatën aktuale të biznesit në këtë tremujor me atë

paraprak kemi një rritje prej 2 p.p. Kjo tregon se situata aktuale e bizneseve kosovare ka pasur një

përmirësim të vogël. Tremujori i dytë i vitit 2017 ishte më optimist për këtë vit dhe aktualisht

situata ka filluar të ketë një përmirësim të lehtë pas një rënie që kishte në tremujorin paraprak.

32 3140

31 28 3139

24 21 22 2029 34 30 35 35 37

4534 39

37 40

43

4543 40

47

5150

56 65 45

51 54 46 46 4841

53 45

31 3017

2429 28

1425 29

2216

2615 16

18 18 15 14 13 16

2013TM1

2013TM2

2013TM3

2013TM4

2014TM1

2014TM2

2014TM3

2014TM4

2015TM1

2015TM2

2015TM3

2015TM4

2016TM1

2016TM2

2016TM3

2016TM4

2017TM1

2017TM2

2017TM3

2017TM4

Mirë Kënaqshëm Pa kënaqshme

Page 10: Klima e biznesit në Kosovë të gjeturat nga tremujori i ...€¦ · Gjithashtu investitorët direkt të huaj kërkojnë informacione të tilla. Monitorimi i analizës së bizneseve

7

Figura 2: Vlerësimi i gjendjes aktuale: Balanca

Sa i përket pritjeve për punësim për tre muajt e ardhshëm tremujori i katërt tregon një rritje të

pritjeve. Rreth 46% e bizneseve pjesëmarrëse në këtë studim pretendojnë të rrisin numrin e

punëtoreve, ky parashikim i bizneseve pritet të ndikojë edhe në zbutjen e papunësisë në nivel të

vendit. Mbi gjysma e bizneseve të anketuara deklaruan se do të mbajnë numrin e njëjtë të

punëtorëve. Vetëm 2% e ndërmarrjeve presin të zvogëlojnë numrin e të punësuarve. Kjo përqindje

ka mbetur konstante përgjatë gjithë vitit.

Figura 3: Pritjet e punësimit për tre muajt e ardhshëm (% e kompanive)

1 1

23

7

-1

4

25

-2

-8

1

42

19

14

1717

22

31

2123

2013TM1

2013TM2

2013TM3

2013TM4

2014TM1

2014TM2

2014TM3

2014TM4

2015TM1

2015TM2

2015TM3

2015TM4

2016TM1

2016TM2

2016TM3

2016TM4

2017TM1

2017TM2

2017TM3

2017TM4

4629

1224

3729

17 16 30 33 28 22

38 27

18 21

4233

26

46

48

62

75

6960

6068 65

60 63

64 64

57 68

74 71

55 64

68

52

6 9 13 6 410 15 19

11 4 8 14

5 4 8 8 2 2 2

2

2013TM1

2013TM2

2013TM3

2013TM4

2014TM1

2014TM2

2014TM3

2014TM4

2015TM1

2015TM2

2015TM3

2015TM4

2016TM1

2016TM2

2016TM3

2016TM4

2017TM1

2017TM2

2017TM3

2017TM4

Rritur Mbetur njejtë Zvogëluar

Page 11: Klima e biznesit në Kosovë të gjeturat nga tremujori i ...€¦ · Gjithashtu investitorët direkt të huaj kërkojnë informacione të tilla. Monitorimi i analizës së bizneseve

8

Siç shihet nga rezultati, balanca tregon një rritje të konsiderueshme në lidhje me pritjet për

punësim. Nëse krahasojmë këtë tremujor me atë paraprak pritjet janë rritur për 17 pikë përqindje.

Figura 4: Pritjet për punësim: Balanca

Si gjithmonë, komuniteti i biznesit në Kosovë synon të jetë optimist. Në periudhën gjashtëmujore,

bizneset presin që aktiviteti i tyre të ketë një zhvillim të favorshëm. Rreth 66% e bizneseve të

intervistuara presin që aktiviteti i biznesit të përmirësohet, ndërsa 29% e tyre presin që gjendja të

mbetet e njëjtë dhe vetëm 5% e bizneseve të anketuara konsiderojnë se situata biznesore e tyre

do të përkeqësohet. Megjithatë, pritjet janë rritur në mënyrë të konsiderueshme krahasuar me

tremujorin e tretë të vitit 2017, respektivisht 25 p.p. Pritjet për situatën e biznesit në 6 muajt e

ardhshëm janë rritur më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

40

20

-2

18

33

18

2

-3

19

29

20

8

32

23

10

13

35

27

15

32

2013TM1

2013TM2

2013TM3

2013TM4

2014TM1

2014TM2

2014TM3

2014TM4

2015TM1

2015TM2

2015TM3

2015TM4

2016TM1

2016TM2

2016TM3

2016TM4

2017TM1

2017TM2

2017TM3

2017TM4

Page 12: Klima e biznesit në Kosovë të gjeturat nga tremujori i ...€¦ · Gjithashtu investitorët direkt të huaj kërkojnë informacione të tilla. Monitorimi i analizës së bizneseve

9

Figura 5: Pritjet për gjendjen e biznesit në 6 muajt e ardhshëm (% e kompanive )

Këto të gjetura reflektohen edhe tek balanca e cila tregon një trend në rritje. Bazuar në këto

rezultate rritja pritet të jetë prej 30 p.p., kështu situata biznesore në 6 muajt e ardhshëm pritet të

ketë një përmirësim të konsiderueshëm.

Figura 6: Pritjet për 6 muajt e ardhshëm - Balanca

78

5640

6858

5034

43 36

52

35 50

58 45 39

56 61 48

41

66

17

31

45

2533

41

55 41 47

42

56 39

35 46

50

38 32 47

50

29

513 15

6 11 9 11 16 17 6 10 11 7 9 10 5 7 5 9 5

2013TM1

2013TM2

2013TM3

2013TM4

2014TM1

2014TM2

2014TM3

2014TM4

2015TM1

2015TM2

2015TM3

2015TM4

2016TM1

2016TM2

2016TM3

2016TM4

2017TM1

2017TM2

2017TM3

2017TM4

Përmirësohet Mbetet e njejtë Përkeqësohet

73

44

25

62

47

41

2427

19

46

25

43

51

36

27

51 54

43

31

61

2013TM1

2013TM2

2013TM3

2013TM4

2014TM1

2014TM2

2014TM3

2014TM4

2015TM1

2015TM2

2015TM3

2015TM4

2016TM1

2016TM2

2016TM3

2016TM4

2017TM1

2017TM2

2017TM3

2017TM4

Page 13: Klima e biznesit në Kosovë të gjeturat nga tremujori i ...€¦ · Gjithashtu investitorët direkt të huaj kërkojnë informacione të tilla. Monitorimi i analizës së bizneseve

10

2.1. Treguesi i klimës së biznesit

Treguesi i klimës është një matës për aktivitetin ekonomik në vend. Është mesatarja aritmetike

ndërmjet situatës dhe treguesit të pritjeve. Treguesi i klimës është mesatarja e balancës së

vlerësimit të situatës aktuale dhe pritjeve për gjashtë muajt e ardhshëm. Ai rregullon pritjet me

vlerësimin aktual të situatës. Për shembull, kur pritjet janë se situata do të mbetet e njëjtë dhe

vlerësimi i situatës aktuale është i keq në këtë rast mesatarja tregon se klima do të jetë negative.

Për shembull, kur pritjet janë se situata do të mbetet e njëjtë dhe vlerësimi i situatës aktuale është

i mirë atëherë mesatarja tregon se klima do të jetë pozitive. Kjo përshtat pritjet nga një pozicion i

mirë fillestar. Treguesi i klimës së biznesit manifestohet me një përmirësim në këtë tremujor,

përkatësisht në numra me rreth 15 p.p. Duket se ambienti i biznesit në Kosovë ka filluar të prodhojë

kushte të favorshme dhe të qëndrueshme për ndërmarrjet e Kosovës.

Figura 7: Klima e biznesit në Kosovë

37

2324

35

23 2224

12

6

24

15

23

35

26

22

34

38 37

26

41

2013TM1

2013TM2

2013TM3

2013TM4

2014TM1

2014TM2

2014TM3

2014TM4

2015TM1

2015TM2

2015TM3

2015TM4

2016TM1

2016TM2

2016TM3

2016TM4

2017TM1

2017TM2

2017TM3

2017TM4

Page 14: Klima e biznesit në Kosovë të gjeturat nga tremujori i ...€¦ · Gjithashtu investitorët direkt të huaj kërkojnë informacione të tilla. Monitorimi i analizës së bizneseve

11

2.2 Indikatori i besueshmërisë (konfidencës)

Ndërkohë që treguesi i klimës së biznesit fokusohet në situatën e fitimit të ndërmarrjeve (aktuale

dhe të pritshme), treguesi i konfidencës (indeksi i konfidencës) vë më shumë theks në aktivitetin e

biznesit (aktual dhe të pritur) pavarësisht sa është fitimprurës. Treguesi i konfidencës është

përdorur gjerësisht në analizën ekonomike të Komisionit Evropian dhe është në dispozicion për të

gjitha shtetet anëtare të BE.

Në fillim të vitit 2017 ky tregues filloi të rritet dhe ashtu vazhdoi deri në tremujorin e tretë, ku në

këtë tremujor pati një rënie prej 10.2 p.p, mirëpo ky trend nuk vazhdoi edhe më tutje pasi që në

tremujorin e katërt shënoi një rritje të lehtë prej 3.8 p.p.

Figura 8: Konfidenca e bizneseve në Kosovë

25.5

10.5

0.6-1.5

14.412.4

6.8

-2.2

6.3

19.3

10.5

-9.5

22.8

16.1

10.7

5.5

21.3

25.4

15.2

19

2013TM1

2013TM2

2013TM3

2013TM4

2014TM1

2014TM2

2014TM3

2014TM4

2015TM1

2015TM2

2015TM3

2015TM4

2016TM1

2016TM2

2016TM3

2016TM4

2017TM1

2017TM2

2017TM3

2017TM4

Page 15: Klima e biznesit në Kosovë të gjeturat nga tremujori i ...€¦ · Gjithashtu investitorët direkt të huaj kërkojnë informacione të tilla. Monitorimi i analizës së bizneseve

12

2.3 Pamja e përgjithshme sektoriale

Në këtë seksion janë analizuar përgjigjet për tri pyetje të përbashkëta sipas sektorëve. Tabela 3

përshkruan informacionin mbi balancën, përkatësisht diferencën ndërmjet përgjigjeve pozitive

(situata e biznesit / punësimi do të përmirësohet / rritet) dhe negative (gjendja e biznesit /

punësimi do të përkeqësohet / zvogëlohet) të gjitha të peshuara sipas tabelës 2. Siç mund të

vërehet nga tabela 3 kompanitë në sektorin e tregtisë me pakicë dhe të atij me shumicë janë më

pak të kënaqura me gjendjen aktuale të biznesit, ndërsa sektori i ndërtimit pasuar nga ai i prodhimit

janë sektorët ku kompanitë janë më të kënaqura, kjo kënaqëshmëri e tyre pasqyrohet nga kushtet

e mira klimatike gjatë kësaj periudhe të vitit. E këto rezultate po ashtu tregojnë një situatë të mirë,

sepse si prodhimi ashtu edhe sektori i ndërtimit janë sektorët që kontribojnë më së shumti në

rritjen ekonomike.

Sa i përket pritjeve lidhur me punësimin në tre muajt e ardhshëm, sektori i tregtisë me pakicë ka

pritjet më të ulëta, pra pritjet e tyre nuk janë aq premtuese, ndërsa prodhimi është sektori më

optimist, pasuar nga sektori i ndërtimit. Për 6 muajt e ardhshëm, tregtia me pakicë është përsëri

njëri nga sektorët me pritjet më të ulëta, edhe pse jo shumë më keq në krahasim me referencën

për tre muajt e ardhshëm. Sektorët me pritjet më të larta janë shërbimet, ndërtimi, prodhimi dhe

tregtia me shumicë.

Tabela 3: Të gjeturat për të gjithë sektorët në tre tregues të përbashkët të monitorimit

Të dhëna më të hollësishme jepen në Figurën 4, 5 dhe 6.

Nd

ërti

m

Pro

dh

im

Treg

ti

me

pak

icë

Treg

ti

me

shu

mic

ë

Shër

bim

e

Bal

anca

e pes

hu

ar

Situata aktuale

Ne e vlerësojmë situatën

aktuale si: të mirë, të

kënaqshme, pakënaqshme

42 31 0 12 21 22

Pritjet për 3 muajt e

ardhshëm

Numri i të punësuarve në 3

muajt e ardhshëm do të: rritet,

mbetet i njëjtë, bien

42 59 25 44 31 32

Pritjet për 6 muajt e

ardhshëm

Situata e biznesit në 6 muajt e

ardhshëm do të: përmirësohet,

mbetet e njëjtë, përkeqësohet

58 53 41 51 71 61

Pesha 0.2 0.2 0.18 0.17 0.25

Page 16: Klima e biznesit në Kosovë të gjeturat nga tremujori i ...€¦ · Gjithashtu investitorët direkt të huaj kërkojnë informacione të tilla. Monitorimi i analizës së bizneseve

13

Figura 9 tregon se më pak të kënaqur me gjendjen aktuale të biznesit janë kompanitë që veprojnë

në sektorin e tregtisë me pakicë, pasuar nga sektori i tregtisë me shumicë. Situata aktuale e biznesit

shumë më e mirë është - sipas kompanive të intervistuara - në sektorin e ndërtimit dhe prodhimit

(shih Figurën 9).

Figura 9: Vlerësimi i situatës së biznesit (% e kompanive)

Sa i përket pritjeve sektoriale për punësim në tre muajt e ardhshëm, mbi 60% e kompanive në

sektorin e prodhimit presin që të rrisin numrin e punëtorëve. Nga ana tjetër, një përqindje e lartë

e kompanive (69%) që operojnë në sektorin e tregtisë me pakicë presin që punësimi të mbetet i

njëjtë, pasuar nga sektori i shërbimeve me 65%. Kompanitë që operojnë në sektorin e ndërtimit,

respektivisht 10% e tyre presin të ulin numrin e punonjësve gjatë tre muajve të ardhshëm.

Megjithatë, pritjet që punësimi të bjerë kapin një përqindje në mes 2-10 përqind të kompanive në

të gjithë sektorët. Pra, në total, perspektiva e punësimit në të ardhmen e afërt është mesatarisht

pozitive.

29 30

52

41 38

42

52

38

49 45

29

18

10 10

17

Tregti me pakicë Tregti me shumicë Ndërtim Prodhim Shërbime

Mirë Kënaqshëm Jo kënaqshëm

Page 17: Klima e biznesit në Kosovë të gjeturat nga tremujori i ...€¦ · Gjithashtu investitorët direkt të huaj kërkojnë informacione të tilla. Monitorimi i analizës së bizneseve

14

Figura 10: Pritjet për punësimit për tre muajt e ardhshëm

Ndërsa lëvizim tek një pyetje për një kohë më të gjatë (gjashtëmujore), pritjet për perspektivën e

biznesit krahasuar me tremujorin e mëparshëm janë përmirësuar. Megjithatë, perspektivat më të

mira për 6 muajt e ardhshëm janë vërejtur nga sektori i prodhimit ku afër 80% e kompanive të

intervistuara të këtij sektori presin që gjendja e biznesit të përmirësohet, pasuar nga sektori i

shërbimeve dhe ndërtimit, më pak optimistë janë sektorët e tregtisë me pakicë dhe shumicë. Sa i

përket parashikimit të pafavorshëm, pra se situata e biznesit do të përkeqësohet, sektori i tregtisë

me pakicë respektivisht 12% e kompanive që operojnë në këtë sektor kanë pritshmëri për një

zhvillim të pafavorshëm.

Figura 11: Pritjet për gjendjen e biznesit për 6 muajt e ardhshëm (% e kompanive)

28

49 52

61

33

69

46

38 37

65

3 5 10

2 2

Tregti me pakicë Tregti me shumicë Ndërtim Prodhim Shërbime

Rritet Mbetet i njëjtë Zvogëlohet

53 56 65

79 71

35 39 28

18 29

12 5 7 3 -

Tregti me pakicë Tregti me shumicë Ndërtim Prodhim Shërbime

Përmirësohet Mbetet e njejtë Zhvillim i pafavorshëm

Page 18: Klima e biznesit në Kosovë të gjeturat nga tremujori i ...€¦ · Gjithashtu investitorët direkt të huaj kërkojnë informacione të tilla. Monitorimi i analizës së bizneseve

15

3. Analiza Sektoriale

3. 1 Prodhimi

Sektori prodhues inë Kosovë vazhdon të ketë një nivel të ulët të aftësisë konkurruese e kjo kryesisht

për shkak të faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm. Pjesëmarrja e sektorit të prodhimit në GDP-

i është e krahasueshme me disa vende të rajonit, por duke marrë parasysh nevojat e zhvillimit,

duke përfshirë nevojën për të krijuar vende pune, është e ulët. Gjetjet e paraqitura në Figurën 12

tregojnë se aktiviteti prodhues gjatë tre muajve të fundit në 57% të kompanive është rritur, ndërsa

në 8% të rasteve ka rënë dhe ka mbetur i pandryshuar në 33% të kompanive prodhuese. Vetëm 2

përqind e kompanive pjesëmarrëse në këtë hulumtim deklaruan se nuk ushtronin aktivitet

prodhues në Kosovë, por jashtë vendit.

Figura 12: Prodhimi në 3 muajt fundit (% e kompanive)

Rreth 75% e kompanive në sektorin e prodhimit presin që të rrisin linjat e tyre prodhuese në tre

muajt e ardhshëm; 19% presin që niveli i prodhimit të mbetet i pandryshuar dhe vetëm 4 %

deklaruan se presin që aktivitetit i tyre prodhues të bie. Kështu, perspektiva e përgjithshme e

biznesit për tre muajt e ardhshëm duket të jetë optimiste. (Figura 13).

57

33

8 2

Rritur Virtualisht ka mbetur ipandryshuar

Ka rënë Nuk prodhojnë në Kosovë

Page 19: Klima e biznesit në Kosovë të gjeturat nga tremujori i ...€¦ · Gjithashtu investitorët direkt të huaj kërkojnë informacione të tilla. Monitorimi i analizës së bizneseve

16

Figura 13: Pritjet për prodhim në tre muajt e ardhshëm (% e kompanive)

3.2 Sektori i ndërtimtarisë

Rezultatet e paraqitura në figurën 14 tregojnë se kompanitë në sektorin e ndërtimit konsiderojnë

se zhvillimi i aktivitetit të biznesit të tyre në 3 muajt e fundit është rritur (27%); 52 përqind e

kompanive të ndërtimit treguan se situata e biznesit ka mbetur e pandryshuar dhe rreth 21% e

bizneseve pjesëmarrëse në këtë studim kanë deklaruar se aktiviteti i tyre i biznesit është

përkeqësuar. Rezultatet pozitive ishin për shkak të kushteve atmosferike të mira gjatë fundit të

vitit 2017.

75

19

4

2

Rritet

Virtualisht do të mbetet i pandryshuar

Bie

Nuk prodhojnë në Kosovë

Page 20: Klima e biznesit në Kosovë të gjeturat nga tremujori i ...€¦ · Gjithashtu investitorët direkt të huaj kërkojnë informacione të tilla. Monitorimi i analizës së bizneseve

17

Figura 14. Zhvillimi i biznesit në tre muajt e fundit (% e kompanive)

Mbi 40% e kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit potencuan se shfrytëzojnë nën 51% të

kapaciteteve të tyre, gjë që është shqetësuese pasi që ato shfrytëzojnë shumë më pak kapacitetet

sesa realisht kanë potencial. Përqindje të njëjtë ndajnë kompanitë respektivisht 17% të cilat

deklaruan se shfrytëzojnë 51-60% dhe 71-80% të kapaciteteve. Vetëm 4% e kompanive

participuese në këtë studim deklaruan se shfrytëzojnë 91 deri 100% të kapaciteteve.

Figura 15. Shfrytëzimi i kapaciteteve

27

52

21

Rritur Ka mbetur i pandryshuar Ka rënë

41

17

14

17

7

4

Below 51%

51-60%

61-70%

71-80%

81-90%

91-100%

Page 21: Klima e biznesit në Kosovë të gjeturat nga tremujori i ...€¦ · Gjithashtu investitorët direkt të huaj kërkojnë informacione të tilla. Monitorimi i analizës së bizneseve

18

3.3 Tregti me pakicë

Rreth 44% e kompanive të sektorit të tregtisë me pakicë kanë deklaruar se aktiviteti i tyre i biznesit

në tre muajt e fundit ka mbetur i njëjtë. Përmirësim në aktivitetin biznesor kishin 29 përqind e

kompanive të këtij sektori dhe 27 përqind e kompanive deklaruan se u përballën me vështirësi.

(shih figurën 16)

Figura 16: Zhvillimi i biznesit në tre muajit e fundit (%)

Sektori i tregtisë me pakicë është optimist rreth pritjeve në lidhje me performancen biznesore.

Rreth 61% e kompanive presin që aktiviteti i tyre i biznesit të rritet, 31% presin që të mbetet i

pandryshuar dhe vetëm 8% presin të përkeqësohen.

Figura 17: Pritjet në lidhje më aktivitetin e biznesit në tre muajt e ardhshëm (% e kompanive)

29

44

27

Përmirësuar Ka mbetur i pandryshuar Përkeqësuar

61

31

8

Rritet

Mbetet i pandryshuar

Zvogëlohet

Page 22: Klima e biznesit në Kosovë të gjeturat nga tremujori i ...€¦ · Gjithashtu investitorët direkt të huaj kërkojnë informacione të tilla. Monitorimi i analizës së bizneseve

19

3.4 Tregti me shumicë

Rreth 13% e tregtarëve me shumicë konsiderojnë se zhvillimin i biznesit të tyre gjatë tre muajve të

fundit është përkeqësuar. Bazuar në përgjigjet e kompanive të anketuara të këtij sektori rreth 43%

e tyre potencuan se nuk kishin ndryshim në gjendjen e tyre. Aktiviteti biznesor ishte përmirësuar

dukshëm gjatë 3 muajve të fundit tek 44% e kompanive.

Figura 18: Zhvillim i biznesit në tre muajt e fundit (% e kompanive)

Që aktiviteti biznesor të përmirësohet presin rreth 59% e kompanive që operojnë në këtë sektor,

ndërsa 34% nuk parashikojnë ndonjë ndryshim në gjendjen e tyre. Vetëm 7% e respondentëve

presin një përkeqësim në aktivitetin e tyre përkatës.

4443

13

Përmirësuar Ka mbetur i pandryshuar Përkeqësuar

Page 23: Klima e biznesit në Kosovë të gjeturat nga tremujori i ...€¦ · Gjithashtu investitorët direkt të huaj kërkojnë informacione të tilla. Monitorimi i analizës së bizneseve

20

Figura 19: Pritjet e aktivitetit biznesor në tre muajt e ardhshëm (% e kompanive)

3.5 Shërbimet

Në vitet e fundit, zhvillimi i sektorit të shërbimeve kishte një efekt të rëndësishëm në ekonominë

e vendit, kryesisht duke mbyllur deficitin e madh tregtar dhe duke reduktuar problemet e tjera

strukturore në ekonomi, veçanërisht papunësinë. Nga evidenca e marrë nga kompanitë që

operojnë në këtë sektor mbi 80 përqind e kompanive deklaruan se gjendja e biznesit në tre muajt

e fundit ose është përmirësuar ose ka mbetur e pandryshuar; rreth 17 përqind e kompanive nuk

ishin të kënaqura me aktivitetin e tyre biznesor në tre muajt e fundit. (shih Figura 20).

Figura 20: Situata e biznesit në tre muajt e fundit (% e kompanive)

59

34

7

Rritet

Mbetet i pandryshuar

Zvogëlohet

31

52

17

Përmirësuar Ka mbetur i pandryshuar Përkeqësuar

Page 24: Klima e biznesit në Kosovë të gjeturat nga tremujori i ...€¦ · Gjithashtu investitorët direkt të huaj kërkojnë informacione të tilla. Monitorimi i analizës së bizneseve

21

Sa i përket qarkullimit në tre muajt e ardhshëm, 34 përqind e kompanive deklaruan se qarkullimi

në tre muajt e ardhshëm do të mbetet i pandryshuar, një zhvillim të favorshëm presin të kenë rreth

63% e bizneseve të anketuara dhe vetëm 3% presin një përkeqësim të aktivitetit biznesor. Kështu,

perspektiva e përgjithshme e këtij sektori për tre muajt e ardhshëm duket të jetë optimiste.

Figura 21: Pritjet e aktivitetit biznesor në tre muajt e ardhshëm (% e kompanive)

63

34

3

Rritet

Mbetet i pandryshuar

Zvogëlohet

Page 25: Klima e biznesit në Kosovë të gjeturat nga tremujori i ...€¦ · Gjithashtu investitorët direkt të huaj kërkojnë informacione të tilla. Monitorimi i analizës së bizneseve

22

4. Barrierat për zhvillim sektorial

Një kapitull i pyetësorit është fokusuar në identifikimin e pengesave më të cilat kompanitë

ballafaqohen. Siç mund të vërehet nga figura 17 mungesa e mjeteve financiare është pengesa

kryesore që përballen bizneset dhe kjo është më e theksuar në sektorin e shitjes me shumicë,

pakicë dhe në sektorin e prodhimit. Kjo barrierë kryesore ka qenë prezente që nga fillimi i këtij

studimi dhe përsëri po vazhdon të jetë, arsyeja e kësaj është mungesa e një variteti burimesh të

financimit. Përqindja e firmave që përdorin kredi bankare komerciale për financim është shumë e

lartë në krahasim me vendet rajonit. Megjithatë, financimi është përdorur më shumë për kapital

qarkullues, dhe firmat u ankuan në konsultime me ekipet anketuese për mungesën e qasjes në

fondet e investimeve apo në ato të kapitaleve. Siç është e përbashkët në shumicën e vendeve në

zhvillim, firmat më të vogla në Kosovë mund të përballen me sfida më të mëdha në qasjen në kredi,

përveç asaj që ngarkohen me tarifa më të larta interesi, e kanë të vështirë të përmbushin kërkesat

për kolateral, raporte financiare, biznes plane dhe dokumente të tjera të nevojshme. Është

preferencë e bankave për t'u dhënë hua firmave të mesme dhe të mëdha e të audituara për shkak

se rreziku i kreditimit është më i vogël, prandaj norma e kredive jo-përformuese në Kosovë është

relativisht shumë e ulët. Normat e larta të interesit, vonesat në pagesa nga konsumatorët,

mungesa e stafit të kualifikuar, janë konsideruar si pengesa tjera të rëndësishme më të cilat

përballen bizneset kosovare.

Ndër barriera të tjera bizneset e kanë cilësuar ekonominë informale, koston e lartë të energjisë

elektrike, mungesën e profesionalizmit në institucione publike, procedurat doganore dhe fuqia

blerëse e vogël si pengesa tjera që ndikojnë në aktivitetin e tyre.

Page 26: Klima e biznesit në Kosovë të gjeturat nga tremujori i ...€¦ · Gjithashtu investitorët direkt të huaj kërkojnë informacione të tilla. Monitorimi i analizës së bizneseve

23

Figura 22: Barrierat e të bërit biznes sipas të gjithë sektorëve

Në këtë seksion janë të analizuara 4 top barrierat e të bërit biznes për tremujorin e katërt të vitit

2017 në bazë të madhësisë së bizneseve. Bazuar në këto të dhëna mund të konkludojmë se

bizneset e vogla në sektorin e tregtisë me pakicë janë ato që përballen më shumë me këto barriera

e sidomos me mungesën e mjeteve financiare ku 75 kompani nga gjithsej 146 të kësaj kategorie

kanë pohuar se e kanë këtë problem. (Shih tabelën)

41

34

30

24

20

18

12

11

11

8

59

66

70

76

80

82

88

89

89

92

Mungesa e mjeteve financiare

Konsumatorët nuk paguajnë në kohë

Norma e lartë e interesit

Mungesa e personelit të kualifikuar

Mungesa e porositjeve

Vështirësi në marrjen e kredive

Mungesa e hapësirës dhe mjeteve

Kapacitete teknike të vogla

Barriera tjera

Kostoja e punës

Po Jo

Page 27: Klima e biznesit në Kosovë të gjeturat nga tremujori i ...€¦ · Gjithashtu investitorët direkt të huaj kërkojnë informacione të tilla. Monitorimi i analizës së bizneseve

24

Barrierat Të vogla (0-9)

Të mesme (10-49)

Të mëdha (50 e më shumë)

Tregti me pakicë

Mungesa e mjeteve financiare 75 8 2

Konsumatorët nuk paguajnë në kohë 39 3 2

Norma e lartë e interesit 48 7 2

Mungesa e personelit të kualifikuar

16 7 2

Tregti me shumicë

Mungesa e mjeteve financiare 14 12 5

Konsumatorët nuk paguajnë në kohë 14 14 4

Norma e lartë e interesit 9 8 4

Mungesa e personelit të kualifikuar

9 8 2

Ndërtim

Mungesa e mjeteve financiare 2 4 3

Konsumatorët nuk paguajnë në kohë 4 6 4

Norma e lartë e interesit 3 3 3

Mungesa e personelit të kualifikuar

5 7 2

Prodhim

Mungesa e mjeteve financiare 17 24 8

Konsumatorët nuk paguajnë në kohë 8 24 10

Norma e lartë e interesit 10 18 6

Mungesa e personelit të kualifikuar

8 15 7

Shërbime

Mungesa e mjeteve financiare 18 3 1

Konsumatorët nuk paguajnë në kohë 23 5 2

Norma e lartë e interesit 14 4 3

Mungesa e personelit të kualifikuar 18 5 3

Page 28: Klima e biznesit në Kosovë të gjeturat nga tremujori i ...€¦ · Gjithashtu investitorët direkt të huaj kërkojnë informacione të tilla. Monitorimi i analizës së bizneseve

25

5. Deklarata e Përgjithshme dhe konkluzionet

Për këtë studim të monitorimit të bizneseve është mbledhur informacion nga menaxheret e

bizneseve për vlerësimin e situatës ekonomike, për synimet dhe pritjet e tyre për të ardhmen e

afërt. Rreth 505 kompani janë intervistuar në sektorin e prodhimit, ndërtimit, shërbimeve dhe

tregtisë. Gjetjet kryesore të nxjerra nga ky studim janë se, siç janë të kualifikuara nga kompanitë

në mbulimin e sektorëve, gjendja e përgjithshme e biznesit konsiderohet të jetë e favorshme për

bizneset kosovare. Kompanitë në sektorin e tregtisë me pakicë dhe të atij me shumicë janë më pak

të kënaqura me gjendjen aktuale të biznesit, ndërsa sektori i ndërtimit pasuar nga ai i prodhimit

janë sektorët ku kompanitë janë më të kënaqura, kjo kënaqshmeri e tyre pasqyrohet për shkak të

kushteve të mira klimatike gjatë kësaj periudhe të vitit. E këto rezultate po ashtu tregojnë një

situatë të mirë, sepse si prodhimi ashtu edhe sektori i ndërtimit janë sektorët që ndikojnë më së

shumti në rritjen ekonomike.

Sa i përket pritjeve lidhur me punësimin në tre muajt e ardhshëm, sektori i tregtisë me pakicë ka

pritjet më të ulëta, pra pritjet e tyre nuk janë aq premtuese, ndërsa prodhimi është sektori më

optimist, pasuar nga sektori i ndërtimit. Mbi 60% e kompanive në sektorin e prodhimit presin që

të rrisin numrin e punëtorëve. Nga ana tjetër, një përqindje e lartë e kompanive (69%) që operojnë

në sektorin e tregtisë me pakicë presin që punësimi të mbetet i njëjtë, pasuar nga sektori i

shërbimeve me 65%. Megjithatë, pritjet që punësimi të bjerë kap një përqindje në mes 2-10

përqind të kompanive në të gjithë sektorët. Pra, në total, perspektiva e punësimit në të ardhmen

e afërt është mesatarisht pozitive.

Pritjet për gjendjen e biznesit për gjashtë muajt e ardhshëm: janë përmirësuar për perspektivën e

biznesit krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Megjithatë, perspektivat më të mira për 6 muajt

e ardhshëm janë vërejtur nga sektori i prodhimit ku afër 80% e kompanive të intervistuara të këtij

sektori presin që gjendja e biznesit të përmirësohet, pasuar nga sektori i shërbimeve dhe ndërtimit,

më pak optimistë janë sektorët e tregtisë me pakicë dhe shumicë.

Një e gjetur e rëndësishme që është evidencuar nga ky studim lidhur me shfrytëzimin e

kapaciteteve është se mbi 40% e kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit potencuan se

shfrytëzojnë nën 51% të kapaciteteve të tyre, gjë që është shqetësuese pasi që ato shfrytëzojnë

Page 29: Klima e biznesit në Kosovë të gjeturat nga tremujori i ...€¦ · Gjithashtu investitorët direkt të huaj kërkojnë informacione të tilla. Monitorimi i analizës së bizneseve

26

shumë më pak kapacitetet sesa realisht kanë potencial. Vetëm 4% e tyre deklaruan se shfrytëzojnë

91 deri 100% të kapaciteteve.

Përveç analizave të përgjithshme dhe të detajuara sipas sektorëve, ky studim gjithashtu ka

vlerësuar edhe barrierat e bizneseve. Nga të dhënat e mbledhura është konstatuar se mungesa e

mjeteve financiare është pengesa kryesore që përballen bizneset dhe kjo është më e theksuar në

sektorin e shitjes me shumicë, pakicë dhe në sektorin e prodhimit. Normat e larta të interesit,

vonesat në pagesa nga konsumatorët, mungesa e stafit të kualifikuar, janë cilësuar si pengesa tjera

të rëndësishme më të cilat përballen bizneset kosovare.

Ndër barriera të tjera bizneset e kanë cilësuar ekonominë informale, koston e lartë të energjisë

elektrike, mungesën e profesionalizmit në institucione publike, procedurat doganore dhe fuqinë

blerëse të vogël si pengesa tjera që ndikojnë në aktivitetin e tyre.

Si konkluzion, partneriteti i shtuar mes komunitetit të biznesit dhe qeverisë, respektivisht mes

Odës Ekonomike të Kosovës dhe Ministrisë së Financave dhe orientimi i kësaj të fundit në favor të

bizneseve ka krijuar një ambient më të mirë dhe më të favorshëm të të bërit biznes në vend.

Page 30: Klima e biznesit në Kosovë të gjeturat nga tremujori i ...€¦ · Gjithashtu investitorët direkt të huaj kërkojnë informacione të tilla. Monitorimi i analizës së bizneseve

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018

Oda Ekonomike e Kosovës

Page 31: Klima e biznesit në Kosovë të gjeturat nga tremujori i ...€¦ · Gjithashtu investitorët direkt të huaj kërkojnë informacione të tilla. Monitorimi i analizës së bizneseve

Rr. Nëna Terezë, Nr.20

10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

[email protected], www.oek-kcc.org