29
REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC OF KOSOVO QEVERIA E KOSOVËS / VLADA KOSOVA /GOVERNMENT OF KOSOVA PROCESVERBAL Mbledhja e Dytë e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës E martë, 30 qershor, ora 10.00 – 12.00 Prishtinë, Ndërtesa e Qeverisë, P-38 Morën pjesë: i. Anëtarët e KKZHE-së - Hykmete Bajrami, ministre e MTI-së – koordinatore e KKZHE-së - Memli Krasniqi, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural - Lutfi Zharku, ministër i Infrastrukturës - Arsim Bajrami, ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë - Valon Murati, ministër i Diasporës - Agim Krasniqi, zv/ministër i Financave - Lirak Çelaj, zv/ministër i Drejtësisë - Ferat Shala, zv/ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor - Alban Bokshi, këshilltar i ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale 1

mti.rks-gov.net · Web viewPak a shumë pajtohem me Ministrin Krasniqi, por ne kemi dashur që të tregojmë situatën reale të bizneseve. I’a rikujtoj edhe një herë drejtorit

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC OF KOSOVO

QEVERIA E KOSOVËS / VLADA KOSOVA /GOVERNMENT OF KOSOVA

PROCESVERBAL

Mbledhja e Dytë e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës

E martë, 30 qershor, ora 10.00 – 12.00Prishtinë, Ndërtesa e Qeverisë, P-38

Morën pjesë:

i. Anëtarët e KKZHE-së

- Hykmete Bajrami, ministre e MTI-së – koordinatore e KKZHE-së- Memli Krasniqi, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural- Lutfi Zharku, ministër i Infrastrukturës- Arsim Bajrami, ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë- Valon Murati, ministër i Diasporës- Agim Krasniqi, zv/ministër i Financave- Lirak Çelaj, zv/ministër i Drejtësisë- Ferat Shala, zv/ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor- Alban Bokshi, këshilltar i ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale- Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të

Kosovës- Safet Gërxhaliu, kyetar i Odës Ekonomike të Kosovës- Ardi Shita, sekretar gjeneral i Bordit të Guvernatorëve, Oda Ekonomike

Amerikane- Suat Berisha, nënkryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit.

Mungoi: Blerand Stavileci, ministër i Zhvillimit Ekonomik.

1

ii. Pjesëmarrës të ftuar

- Emmanuel Mitsou, president i Këshillit të Investitorëve Evropian- Samir Krasniqi, drejtor i Odes Ekonomike Gjermane- Lulzim Rafuna, drejtor i Doganave të Kosovës- Scott Cameron, USAID- Besian Mustafa, drejtor i përgjithshëm i KIESA-s, MTI- Ilir Salihu, këshilltar i lartë i ministres së MTI-së- Elmaze Pireva, MPJ- Agim Kuleta, MED

* * *

RENDI I DITËS

1. Hapja e takimit - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë

1.1 Miratimi i Rendit të ditës1.2 Miratimi i Procesverbalit të Mbledhjes së Parë të KKZHE-së

2. Themelimi i Grupeve punuese të KKZHE-së – sekretariati i KKZHE-së3. Sistemi i mbikëqyrjes së tregut në Kosovë, nevoja për rishikimin e tij -

Ministrja e MTI-së4. Ligji mbi Dhënien e Pronës Komunale në Shfrytëzim dhe Këmbim -

sfidat e komunave në implementimin e tij dhe nevoja për plotësim-ndryshimin e këtij ligji – Asociacioni i Komunave të Kosovës

5. Lista e re për mallrat e liruara nga tatimi doganor dhe mallrat me tarifë zero të tatimit doganor – AKB ka kërkuar informatë nga Ministria e Financave

6. Kostoja e shpenzimeve të transportit të mallrave të importuara (Udhëzimi Administrativ nr. 04/2014) – AKB

7. Përfshirja e klauzolave të Arbitrazhit në kontratat e prokurimit publik - Oda Ekonomike Amerikane

8. Lehtësirat për investime në hidro-energji dhe në energjinë e ripërtritshme - Oda Ekonomike e Kosovës

9. Mbyllja e takimit, caktimi i datës për mbledhjen e ardhshme të KKZHE-së - Ministrja e MTI-së

1. Hapja e takimit

2

Takimi i dytë i Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik u hap nga Znj. Hykmete Bajrami, Ministre e MTI-së, njëherësh koordinatore e KKZHE-së. Ajo iu uroj mirëseardhje të gjithë të pranishmëve dhe ritheksoi zotimin që Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës të shndërrohet në një forum shumë të rëndësishëm për formalizimin e dialogut publiko-privat në mes të institucioneve të Kosovës dhe biznesit privat.

Siç e keni parë nga agjenda e ditës së sotme, e cila është hartuar kryesisht në bazë të kërkesave nga komuniteti i biznesit, Këshilli do të diskutoj çështje të tilla që kërkojnë harmonizimin e aktiviteteve të institucioneve shtetërore me qëllim të eliminimit të barrierave dhe adresimit të sfidave të të bërit biznes që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e ambientit për biznes dhe investime në Republikën e Kosovës.

Kam kënaqësinë t’iu njoftoj që në mes të dy mbledhjeve të Këshillit, Qeveria ka miratuar konceptin për themelimin e institucionit për garantimin e kredive dhe MTI menjëherë ka formuar grupin punues për hartimin e draft-ligjit. Jam pozitivisht e befasuar me progresin që ka bërë grupi në draftimin e ligjit, duke përfituar jashtëzakonisht edhe nga përkrahja e konsulentëve të angazhuar nga USAID, përfaqësuesit e të cilit janë sot prezentë këtu dhe dëshiroj t’i falënderoj. Sapo të jetë gati, MTI do ta procedoj këtë draft-ligj në Qeveri dhe shpresojmë që ai të aprovohet nga institucionet e Kosovës gjatë tremujorit të tretë të këtij viti.

Fondi për Garantim të Kredive kapitalin fillestar do ta krijoj kryesisht nga mbështetja e donatorëve, fillimisht nga USAID, KFË, ADA dhe SECO, të cilët janë zotuar që të kontribuojnë në këtë fond rreth 15 milionë euro. Ndërsa Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka zotuar 1 milionë euro me buxhetin e vitit 2015 dhe do të vazhdoj të përkrah këtë Fond edhe gjatë viteve në vazhdim.

Fondi fillimisht do të mbuloj 50 për qind të kolateralit, i cili në mënyrë automatike do ta zbresë për 50 për qind rrezikun pretendues për bankat.

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore do të jetë një institucion i pavarur, autonom, i cili do të funksionoj në bazë të ligjeve të Republikës së Kosovës, do të ketë përgjegjësinë e plotë në bazë të ligjit për qeverisje korporative, kontabilitetin, auditimin dhe raportimin, që është pak-a-shumë analog me fondin për sigurimin e depozitave.

Ky fond, llogaritet që diku në gjashtë vitet e para do ta rrisë mundësinë për kredi të reja për rreth 360 milionë euro dhe pritet që nga këto mjete të krijohen deri në 20 mijë vende të reja të punës.

Një lajm poashtu shumë i rëndësishëm, sidmos për investitorët e huaj është se më 28 maj, Kuvendi i Kosovës, ka miratuar Ligjin për Ndryshimin dhe

3

Plotësimin e Ligjit Nr.03/L-199 për Gjykatat, përmes të cilit parashihet që në kuadër të Departamentit për Çështje Ekonomike të Gjykatës Themelore në Prishtinë të funksionoj edhe Divizioni për kontestet lidhur me investitorët e huaj, që do të ketë juridiksion për tërë territorin e Kosovës. Ky ligj do të shtoj edhe më tej sigurinë e investitorëve për të sjellur kapitalin e tyre në Kosovë. Këto dy lajme vërtetë të mira për bizneset, brenda një muaji, janë një sihariq që ky vit do të jetë vit i përmirësimit real të klimës së biznesit në Kosovë.

Kryesuesja znj.Bajrami pasi konstatoi se ekziston kuorumi e hapi edhe formalisht mbledhjen.

1.1 Rendi i ditës

Ministrja Bajrami pastaj kërkoi konfirmimin formal edhe për agjendën. Ajo i informoi anëtarët se përveç pikave të rendit të ditës që kanë arritur brenda afatit, pra deri 22 qershor, ndërkohë kemi pranuar edhe një propozim nga Oda Ekonomike e Kosovës, për të përfshirë në rendin e ditës edhe një pikë të re që ka të bëjë me Lehtësirat për investime në hidroenergji dhe në energjinë e ripërtritshme. Anëtarët e KKZHE-së e konfirmuan agjendën dhe u pajtuan që të përfhsijnë në rendin e ditës pikën e propozuar, e cila do të diskutohet pas pikës për Ligjin mbi Prokurimin Publik.

1.2 Procesverbali

Ministrja Bajrami në vazhdim kërkoi nga të pranishmit që të bëjnë aprovimin formal të procesverbalit të Mbledhjes së Parë të KKZHE-së. Sekretariati e ka dërguar me kohë këtë dokument për rishikim tek të gjithë anëtarët dhe nuk kanë pranuar ndonjë koment. Procesverbali aprovohet pa komente.

2. Grupet punuese

Ministrja Bajrami theksoi se siç jemi pajtuar në mbledhjen e kaluar, Këshilli do të formojë disa grupe punuese për fusha të veçanta të cilat do ta ndihmojnë Këshillin përmes adresimit të çështjeve në nivel teknik dhe rekomandimit të zgjidhjeve në nivel të Këshillit dhe të Qeverisë. Ne kemi marrë propozimet nga institucionet përkatëse dhe kemi bërë propozimet për themelimin e 4 Grupeve punuese. Ajo pastaj kërkoi nga Ilir Salihu që të prezantojë propozimin për grupet.

Ilir Salihu theksoi që Këshilli në takimin e parë ka vendosur për themelimin e tri grupeve punuese, respektivisht grupin punues për çështje legjislative, dhe adresimin e ankesave të investitorëve ndaj institucioneve, grupin punues për çështje tregtare dhe adresimin e barrierave tregtare dhe grupin punues për tërheqjen dhe lehtësimin e investimeve nga diaspora në Kosovë.

4

Ndërkohë kemi marrë edhe kërkesën për themelimin e grupi tjetër, grupin punues për përmisimin e klimës së të bërit biznesit, investime publike dhe investime në infrastrukturen e cilesisë. Pra, propozimi është që të formohen katër grupe. Ne e kemi dërguar materialin lidhur me mandatin dhe përberjen e këtyre grupeve. Ideja është që këto grupe të kenë autoritet ligjorë për të kërkuar nga institucionet dhe agjencitë përkatëse të dhëna materiale dhe informata të tjera që janë të nevojshme për adresimin e qështjeve që janë në mandatin e tyre. Pra Këshilli në fakt do të funksionalizohet nëpërmes këtyre grupeve. Ideja është që çeshtjet që ngriten nga anetaret e Këshillit te diskutohen në hollësi në grupë, dhe pastaj grupet te vijnë me rekomandime konkrete në nivel të Këshillit dhe pastaj Këshilli do t’i diskutoj këto çeshtje. Do të ketë propozime për çështje konkrete, ndërkaq për çështjet të cilat nevojitet elaborat të metutjeshëm të dërgohen në nivel të qeverisë. Ideja është që për të pas një efikasitet më të lartë dhe një koordinim më të mirë një pjesë e anëtarëve të grupeve do të jenë si anetarë bërthamë të këtyre grupeve. Ju keni listen e institucioneve të cilat kemi menduar të jenë prezente në të gjitha takimet si pjesë e koordinimit. Grupet do të udhëhiqen nga ministri i linjës dhe Ministri do të përkrahet pastaj nga një sekretariat teknik që buron nga stafi aktual i ministrive të linjës dhe ky sekretariat do të bashkëpunojë me sekretariatin e Këshillit në mënyrë që të ketë një koordinim sa më të afërt mes Këshillit dhe këtyre grupeve. Ideja poashtu është që secili grup ta ketë një lloj raportuesi, p.sh. tek grupi për legjislacion dhe adresim të ankesave të investitorëve do të jetë KIESA ajo që do ta furnizoj me materiale dhe dokumente përkatësë dhe pastaj grupi do t’i shqyrtoj ato. Poashtu ne kemi menduar që këto grupe të përkrahen me ekspertë të cilët do të jenë nga USAID-i dhe donatorët tjerë. Puna e Këshillit do të varet edhe nga efikasiteti i këtyre grupeve. Keto jane propozime për grupet punuese dhe gjithçka është e hapur për sygjerime shtesë nga anëtarët e Këshillit.

Ministri Krasniqi kërkoi sqarim rreth nivelit të përfaqësimit të institucioneve në grupet punuese pasi që në dokumentin që Ministrat kanë marrë përmendet që grupet do të udhëhiqen nga Ministrat përkatës. Gjithashtu të caktohet niveli me i ulët i përfaqësimit p.sh. a do të përfaqësohen nga sekretarët e ministrive, drejtorët e departamenteve, keshilltarët politikë. Do të ishte mirë që edhe kjo çështje të definohet sot.

Ilir Salihu sygjeroi që pasi që bëhet fjalë për grupe me nivel të lartë të cilat do të trajtojnë çështje të rëndësishme, atëherë përfaqësimi duhet të ishte së paku në nivel të drejtorëve të departamenteve, por edhe këshilltarët politikë të cilët mbulojnë fusha të caktuara mund të jenë anëtarë.

Ministrja Bajrami konstatoi se të gjithë të pranishmit pajtohen me themelimin e katër grupeve:

i. Grupit punues për çështje legjislative dhe adresimin e ankesave të investitorëve ndaj institucioneve

5

ii. Grupit punues për çështje tregtare dhe adresimin e barrierave tregtare

iii. Grupit punues për përmirësimin e klimës së të bërit biznes, investime publike dhe investime në infrastrukturën e cilësisë

iv. Grupit punues për tërheqjen dhe lehtësimin e investimeve nga Diaspora në Kosovë

Ajo ftoi të pranishmit që deri më 15 korrik të bëhen emërimet e anëtarëve nga institucionet që i përbëjnë grupet.

3. Sistemi i mbikëqyrjes së tregut në Kosovë, nevoja për rishikimin e tij

Ministrja Bajrami theksoi se MTI ka në mandat lehtësimin dhe përmisimin e ambientit të biznesit dhe përpos shumë detyrave të tjera kemi marrë dhe kemi shikuar nevojën për sistemin e mbikqyrjes së tregut dhe kemi pa që në fakt ambijenti ynë i biznesit dhe sektori privat ndihet në një lloj presioni nga inspektimet e ndryshme të cilat bëhen qoftë nga institucionet që i raportojnë institucioneve lokale dhe atyre qëndrore dhe kemi sa është që këtë ta paraqesim në Këshill si një lloj problematike dhe ta shohim se çka mund të bëhet që ky sistem të thjeshtezohet dhe të jetë më efikas.

Arsyeja kryesore që na ka nxitur të përfshijmë këtë temë në agjendën e sotme janë të gjeturat e raporteve të përgatitura nga konsulentë të sponsoruar nga Banka Botërore dhe IFC - “Raporti mbi inventarin e masave inspektuese dhe trupave inspektuese në Kosovë” si dhe “Raporti mbi inventarin e Procedurave Administrative të Nivelit Qendror” të cilët konkludojnë se sistemi i përgjithshëm i mbikëqyrjes së tregut në Kosovë është mjaft kompleks, i pa-koordinuar dhe me shumë aktivitete dhe kompetenca të dublifikuara nga institucionet e ndryshme të Kosovës.

Nga këto raporte, vihet në pah se në Kosovë, janë 41 Trupa Inspektuese që i raportojnë autoriteteve të ndryshme: • 21 Trupa Inspektuese janë të organizuara si departamente/agjenci brenda ministrive të linjës; • 2 Agjenci Shtetërore (me 5 Trupa Inspektuese) funksionojnë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit; • 10 Komisione të Pavarura që janë trupa rregulluese i raportojnë Kuvendit të Kosovës (niveli qendror); si dhe janë• 6 Trupa Inspektuese që i raportojnë Komunave–niveli lokal.

Megjithatë, në përgjithësi, ambienti jo i favorshëm i të bërit biznes është një ndër pengesat kryesore në rritjen dhe zhvillimin e kompanive. Në këtë aspekt, Qeveria e Kosovës është duke i orientuar përpjekjet e saja në reformimin dhe përmirësimin e kushteve të biznesit, duke:

6

(i) zvogëluar ngarkesat rregullatore për kompanitë afariste; (ii) minimizuar diskrecionin e zyrtarëve publik; (iii) bërë transparente procedurat administrative dhe tarifat e përcaktuara për të aplikuar për leje dhe licenca; dhe(iv) duke bërë transformimin e sistemit të inspeksionit në një sistem të përgjegjshëm dhe kompetent.

Në bazë të informatave që po i marrim nga kompanitë e sektorit privat, ka rezultuar që institucionet e ndryshme shtetërore që kryejnë kontrolle dhe inspektime teknike të pa-koordinuara mes vete, të shpeshta dhe të dublifikuara. Në anën tjetër, nëse kryejmë inspektime të tregut pa bërë analiza adekuate dhe pa një infrastrukturë testuese atëherë mund të arrijmë në vendime të paqëndrueshme dhe këto mundësojnë që të bëhen një burim i korrupsionit.

Së këndejmi, propozoj që Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të shqyrtojë situatën aktuale në Kosovë në lidhje me inspeksionin dhe mbikëqyrjen e tregut si dhe të bëjë një diagnostifikim të situatës reale për të përcaktuar modelin më të mirë për të funksionalizuar sistemin inspektues në Kosovë në mënyrë që të përmirësohet ambienti biznesor për të gjitha kompanitë afariste që operojnë në Kosovë.

Meqë ne sot formuam Grupin Punues për Përmirësimin e klimës së të bërit biznes, investime publike dhe investime në infrastrukturën e cilësisë, propozoj që ky grup të analizoj dhe të shqyrtoj përparësitë dhe dobësitë e kornizës së tanishme ligjore dhe institucionale të sistemit inspektues në Kosovë (siç është mungesa e qartësisë së kompetencave të nivelit qendror dhe lokal, mospërputhja e ligjeve që rregullojnëi Inspektoratin dhe legjislacionin sekondar), përcaktimi i saktë i kompetencave dhe autorizimeve të trupave të ndryshme inspektuese, shmangia e aktiviteteve të dublifikuara, zbatimi i masave ndëshkuese dhe sanksioneve/gjobave, procedurat inspektuese, etj.

Presim që deri në takimin e radhës të Këshillit, Grupi punues të prezantojë të gjeturat e tij pas ekzaminimit të gjendjes aktuale në lidhje me procedurat reale administrative të trupave dhe agjencive inspektuese si dhe rekomandimet për reformimin e sistemit të mbikëqyrjes së tregut me qëllim të përmirësimit të performancës së aktorëve të përfshirë, duke marrë parasysh edhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

Për ketë pikë nuk kishte komente dhe KKZHE u pajtua që Ggrupi punues për përmirësimin e klimës së të bërit biznes, investime publike dhe investime në infrastrukturë të bëj një skanim të gjendjes dhe të vijë me propozime konkrete, deri në mbledhjen e ardhshme të KKZHE-së.

7

4. Ligji mbi Dhënien e Pronës Komunale në Shfrytëzim dhe Këmbim - sfidat e komunave në implementimin e tij dhe nevoja për plotësim-ndryshimin e këtij ligji

Sazan Ibrahimi theksoi se kjo çështje është ngritur edhe në takimin e kaluar të KKZHE-së dhe se një koncept dokument i’u është dorëzuar të gjithëve anëtarët e KKZHE-së pasi që komunat vlerësojnë se është nevojë imediate që të fillohet me plotësim ndryshimin e Ligjit për Dhënien e Pronës Komunale në Shfrytëzim dhe Këmbim.

Duhet të theksoj se komunat e Kosovës kanë konkluduar që Ligji për Dhënien e Pronës Komunale në Shfrytëzim dhe këmbim ka ndikuar në masë të madhe në mos joshjen e investimeve të investitorëve potencial vendor por edhe atyre ndërkombëtarë. Gjithashtu ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në mos zhvillimin ekonomik lokal.

Propozimi i AKK është që me qëllim të ruajtjes së interesit publik dhe pronës publike në rastet kur dhënia në shfrytëzim afagjatë bëhet nëpërmes procedurës së negociuar kërkojmë nga investitori të sigurojë garancion bankar në përputhshmeri me Ligjin për Prokurim Publik. Garancioni duhet të jetë në vlerë prej 10% të investimit të propozuar, ku si përfitues duhet të jetë autoriteti komunal dhe në rast të mos përbushjes së obligimeve kontraktuale nga ana e investitorit ku autoriteti komunal gëzon të drejtën e ekzekutimit të garancionit duke mbrojtur interesin publik. Pas negocimit me investitorin apo investitorët dhënia e pronës në shfrytëzim afatgjatë duhet të aprovohet nga kuvendi komunal si mekanizëm kryesor i funksionimit të pushtetit lokal. Nëse për çfarëdo arsye investitori dështon në kryerjen e obligimeve kontraktuale atëherë investitori duhet të kthejë pronën komunale në situatën paraprake.

Si përfundim, në përgjithësi mund të thuhet se janë vetëm dy opsione. Opsioni i parë është të vazhdohet edhe më tutje me status quo dhe opsioni i dytë është të ndryshojmë politikat ekzistuese në çështjet e lart-përmendura. Këto ndyshime në legjislacion do të sillnin një efikasitet më të madh, do të tërhiqnin më shumë investime të huaja dhe do të mundësonin zbatim më të shpejtë të projekteve. Propozim ndryshimet synojnë eliminimin e procedurave burokratike gjatë procesit të tërheqjes së investimeve private dhe në të njejtën kohë ngrisin nivelin e zhvillimit në bazë duke ofruar si mundësi për punësimin e qytetarëve të komunës. Gjithashtu me ndryshimet e propozuara synohet ngritja e nivelit të transparencës dhe llogaridhënies së procesit të dhënies së pronës së palujtshme komunale. Shpresoj se ky Këshill do të ndërmerr hapat e domosdoshëm në mënyrë që situata të ndryshojë sa ma shpejtë që është e mundur.

Ministrja Bajrami theksoi se pajtohet me z. Ibrahimi që procedurat për bartjen në shfrytëzim të pronës komunale tek investitorët e huaj të parapara me këto ligje janë shumë të pafavorshme, të gjata dhe të komplikuara. Kurse

8

bartja në shfrytëzim e pronës shoqërore tek investitorët e huaj nga ana e komunave është gati e pamundshem.

Kjo bartje mund të procedohet, vetëm pasi që së pari, të bëhet këmbimi i pronës komunale me pronën e ndonjë ndërmarrjeje shoqërore e cila është nën administrimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Kështu që, duke marr parasysh faktin që komunat nuk kanë në dispozicion prona të shumta, del që bartja në shfrytëzim e pronës shoqërore tek investitorët e huaj nga ana e komunave është e pamundshme.

Vendet fqinje me të cilat Republika e Kosovës është në garë të drejtpërdrejt për tërheqjen e investimeve të huaja kanë legjislacion më të favorshëm për bartjen e pronës shtetërore tek investitorët e huaj. Kjo për shkak se legjislacioni i vendeve fqinje të Kosovës parasheh procedura më të thjeshta për bartjen në shfrytëzim të pronës shtetërore tek investitorët e huaj dhe atë me çmime shumë simbolike, dhe pa pasur nevojë për hapjen e procedurave tenderuese.

Pasi që legjislacioni i tanishëm është pengesë serioze për tërheqjen e investimeve të huaja, MTI ka filluar procedurën e hartimit të Projektligjit për Negociata të Marrëveshjeve mbi Investimet Strategjike. Ky Projektligj pasi të hyjë në fuqi do t’i jap të drejtë Kuvendit të Kosovës që ta autorizojë Qeverinë e Kosovës që të bartë të drejtën e shfrytëzimit të pronës shoqërore tek investitorët e huaj pa pasur nevojë për hapjen e procedurave tenderuese, por me kusht që të plotësohen kriteret të cilat janë të parapara me këtë draft ligj.

Mirëpo, në mënyrë që legjislacioni i Kosovës të jetë sa ma i favorshëm për tërheqjen e investimeve të huaj, KKZHE do të angazhohet për ndryshimin dhe plotësimin edhe të Ligjit për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës Nr. 04/L-144 dhe unë propozoj që këtë çështje t’ia delegojmë Grupit punues për çështje legjislative dhe adresimin e ankesave të investitorëve ndaj institucioneve për analiza më të hollësishme dhe rekomandime të cilat do të prezantohen në mbledhjen e ardhshme të KKZHE-së. Ky propozim u aprovua nga anëtarët e KKZHE-se.

5. Lista e re për mallrat e liruara nga tatimi doganor dhe mallrat me tarifë zero të tatimit doganor

Suat Berisha theksoi se AKB me kohë ka parashtruar MF një kërkes për plotësimin e listës së re të mallrave për lirim nga tatimi doganor dhe mallrave me tarifë zero të doganës. Mirëpo meqenëse ende nuk kemi marrë ndonjë përgjigje se a është aprovuar ndonjë udhëzim shtesë rreth kësaj çështje atëherë edhe një herë e kemi persëritur me shkrim shkresën për të

9

marrë një informatë nga MF rreth lirimit të listës së mallrave nga tatimi doganor dhe nga mallrat e doganës me tarifë zero.

Agim Krasniqi theksoi se lista e re e mallrave të liruar nga tatimi doganor është trajtuar në Ligjin për TVSH-në në Nenin 9 që ka të bëjë me lirimet në import dhe lirimet tjera speciale lidhur me importimin e mallrave përkatësisht Nenin 29 që ka të bëjë me lirimet në importim. Gjithashtu mallrat me tarifë zero doganore janë në proces të rifreskimit dhe zgjerimit të listës dhe është duke u punuar në kodin e ri doganor i cili së bashku me pakon fiskale do të hyjë në fuqi sapo të kalojë leximin e dytë në Kuvendin e Kosovës. Ne shpresojmë që kjo do të ndodhë brenda këtij muaji apo në muajt e ardhshëm. Sapo të hyj ligji në fuqi, brenda 60 ditëve do të përgatiten aktet nënligjore apo udhëzimet administrative që do të rregullojnë çështjen se cilat mallra do të jenë pjesë e listës së re për mallrat e importuara nga tatimi doganor dhe mallrat me tarifë zero të tatimit doganor. Ne planifikojmë të organizohet një takim i përbashkët me të gjitha palët e interesit për të harmonizuar kërkesat e sektorëve të ndryshëm. Është më se e qartë për të gjithë neve që në këto takime se cilat lëndë do të jenë prioritet pasi që nuk munden të gjitha mallrat të jenë pjesë e këtij ligji. Kështu që besoj se importi i mallrave të listuara do të zgjerohet me produktet bujqësore që parashihen me Ligjin për TVSH-në dhe kodin doganor. MF do të përgadis udhëzimin administrativ brenda 60 ditëve ashtu, siç kërkohet me ligj dhe do të bashkëpunojmë me juve dhe do shiqojmë se cilat produkte do të jenë pjesë e këtij Udhëzimi administrativ.

Emanuel Mitsou theksoi se çështja e produkteve të liruara nga dogana dhe TVSH-ja është një prej çështjeve që është diskutuar shumë në të kaluarën. Industria transformuese ka nevojë për lëndë të parë dhe Kosova është një prej shteteve të vetme që ka taksa për lëndë të parë. Në vendet tjera lëndë e parë dhe pjesët zëvendësuese janë të liruara nga tatimet pasi që kontributi për shtetin paguhet nepërmes transformimit të këtyre produkteve dhe daljes së këtyre produkteve në treg. Është një prej çështjeve që është diskutuar në qeverinë e kaluar, por ne kemi nevojë që kjo çështje të diskutohet edhe një herë para së të merret vendimi administrativ.

Ministrja Bajrami theksoi së pritet të ketë një rregull të përgjithshëm të politikës së re fiskale ku të gjitha makineritë të cilat prodhojnë në një far forme TVSH dhe të gjitha materialet, lënda e parë të cilat nuk prodhohen në Kosovë por hyjnë në procesin e prodhimit të lirohen nga taksat doganore edhe nga doganat, përndryshe ne si institucione jemi përgjegjës për zhvillimin e sektorit privat, mirëpo edhe për mirëqenien e qytetarëve tonë duke pasur parasysh që kemi një papunësi shumë të madhe, atëherë nuk do të dëshironim që për lëndë të parë e cila prodhohet në Kosovë të lirohen nga taksat pasi që duhet të shfrytëzohen resurset që i kemi në dispozicion dhe unë mendoj që edhe bizneset kur flasin për këtë çështje e kanë fjalën për lëndën e parë e cila nuk prodhohet në Kosovë. Përveç AKB-së të cilët bëjnë

10

kërkesa që në këtë listë të vendosen mallra, në fakt edhe ne si MTI që jemi në kontakt pothuajse në baza ditore me bizneset e ndryshme dhe saherë që shohim të arsyeshme që mallrat e tilla të futen në këtë listë për t’u përjashtuar nga taksa doganore dhe TVSH-ja, ne i përcjellim këto kërkesa tek MF ku kemi gjetur një bashkëpunim dhe një mirëkuptim nga ana e tyre dhe jemi të bindur që këto kërkesa do të përfshihen në listën e re.

6. Kostoja e shpenzimeve të transportit të mallrave të importuara - Udhëzimi Administrativ nr. 04/2014

Ministrja Bajrami vazhdoi me pikën tjetër, që ka të bëj me Koston e shpenzimeve të transportit të mallrave të importuara – kërkesa për shfuqizim të Udhëzimit Administrativ nr. 04/2014. AKB ka bërë kërkesë që të shfuqizohet ky Udhëzim dhe pasi që ky dokument është në kompetencën e MF kërkoj nga drejtori i Doganave të Kosovës që të na komentojë kërkesën e AKB-së. Z. Rafuna besoj se gjithashtu jeni të informuar që ekziston një rezulutë e Kuvendit të Kosovës, e vitit 2015 e cila kërkon që ky Udhëzim Administrativ të shfuqizohet.

Lumnije Ajdini theksoi se pas shumë takimeve që janë mbajtë gjatë vitit 2014 me bizneset në të gjitha rajonet e Kosovës është bërë sot një kërkesë zyrtare e cila i është dërguar edhe Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Mustafa dhe anëtarëve të KKZHE-së. Siç e theksoi edhe Ministrja znj. Bajrami, kjo kërkesë ka të bëjë me shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ nr. 04/2014 për përcaktimin e kostos së shpenzimit të transportit të mallrave të importuar, Udhëzim ky që është miratuar në mbledhjen e 197 të Qeverisë së Republikës së Kosovës me vendim 02.197 të datës 25.09.2014. Ne si AKB, sot para KKZHE-së dhe para Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosoves po prezantojmë këtë kërkesë për shfuqizimin e Udhëzimit në fjalë i cili siç është duke u implementuar tek bizneset po ju shkakton brishtësi si dhe jostabilitet ekonomik në vend, pasiguri të zhvillimit ekonomik, konkurencë jolojale të biznesit, humbje të tregut dhe degradim të imazhit të doganave në vend. Poashtu AKB e ka vlersuar se kjo çështje me rëndësi që i bëjnë pengesë komunitetit të biznesit dhe ekonomisë së tregut në Kosovë ashtu siç është duke implementuar nga Doganat e Kosovës. Ky UA ka shtyrë shumë biznese nga Kosova që të bëjnë ankesë, por që të gjitha ankesat janë kthyer si akvendime paushalle, duke u thirrur në atë se bizneset nuk kanë ofruar faturën e eksportuesit. Në fakt fatura e eksportuesit nuk është element i shqyrtimit në këtë rast pasi që njëherit fatura e mallit të eksportuar nuk mund të dorëzohet në anije apo në mauna për t’u transportuar pasi që shumica e bizneseve ankuese e marrin mallin nga shtetet aziatike. Ajo që e bënë rastin edhe më shqetësues është se Doganat e Kosovës sipas këtij UA rivlerësimin e transportit duhet ta bëjnë atëherë kur bizneset nuk disponojnë këto elemene, kontratën mbi transportuesin, faturën e transportit dhe instrumentin e pagesës. Këto janë tri elemente që DK ka të drejtë t’i kërkoj dhe nëse biznesi nuk i posedon këto tri elemente atëherë t’i

11

shqyrtojë gjobë. Në mungesë të këtyre të dhënave dhe shumë herë pa u indentifikuar këto të dhëna sipas këtij UA në mënyrë paushalle bëjnë rivlerësimin e shërbimit të transportit të mallrave dhe në fund janë të obliguar sipas këtij UA të lëshojnë një procesverbal për të arsyetuar rivlerësimin e shërbimit të transportit të mallrave. Domethënë sipas UA duhet të lëshohet një procesverbal të cilin bizneset asnjëherë nuk e kanë marrë. Këto rivlerësime të shërbimit të transportit të mallrave dhe rënia përmanente e vlerës së euros ndaj dollarit po shkaktojnë pabarazi në treg për kompanitë kosovare dhe në vazhdimësi humbjen e tregut në vend duke mos qenë të konkurueshme në treg. Konsiderojmë se Doganat e Kosovës duhet të krijojnë tatime gjithnjë duke u bazuar në dokumentacion e jo duke nxjerrë tatime sipas udhëzimeve fantome. Prandaj kërkojmë në mënyrë sa ma urgjente të shfuqizohet ky UA dhe të aplikohet çmimi real i transportit i cili dëshmohet me kontrata dhe fatura të transportuesve ndërkombëtarë. Për këtë pa mëdyshje kemi besimin e plotë tek anëtarët e KKZHE-së dhe Zyra e Kryeministrit që kjo kërkesë e arsyeshme nga bizneset të trajtohet dhe të shfuqizohet UA. Ky UA do të jetë së shpëjti edhe subjekt i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Ministrja Bajrami theksoi se nuk mund të pajtohet se UA në fjalë është antikushtetues pasi që për nenin 8 të Kushtetutës për rregullimin e tregut të lirë flitet për konkurencën në mes të bizneseve dhe mos ndërhyrjen e shtetit, ndërkohë kur është fjala për raportet e institucioneve shtetërore me ato private atëherë normalisht që duhet të ketë rregullativa se përndryshe sikur të gjitha bizneset të ishin të lira që të deklaronin vlerën e mallit dhe koston e mallit në kufi mund të kemi parasyshë se ç’mund të ndodhte. Ne, sot, jemi dëshmitarë që kemi një evazion fiskal i cili pothuajse është i barabartë me të hyrat e Doganave të Kosovës dhe të hyrat e ATK-së, mirëpo megjithatë ka mundësi që gjatë hartimit të akteve legjislative dhe ligjeve të bëhen gabime dhe lëshime dhe kur fillohen të implementohen të na paraqiten si pengesa dhe ne jemi këtu të gjitha ata që në bashkëpunim më përfaqësuesit e komunitetit të biznesit t’i përmirësojmë ato të cilat do të jënë në funksion të luftimit të evazionit fiskal, por edhe ne funksion të një klime më të mirë për biznes.

Saimir Krasniqi theksoi se pajtohet me kërkesën e AKB-së që të mos ketë rritje të faturave dhe të pranohen faturat ashtu siç janë. Gjithashtu z. Krasniqi ka paraqitur edhe një kërkesë për MF. Administrata Tatimore kërkon që evidenca kontabël të bëhet konform rritjes administrative të çmimeve nga Doganat e Kosovës. Kjo është në kundërshtim me mbajtjen kontabël të të dhënave dhe bizneseve iu shkaktohet një kosto fiktive pasi që bizneset janë të obliguar t’i pranojnë çmimet të cilat i përcaktojnë Doganat e Kosovës. Udhëzimi duhet të shfuqizohet sepse krijohet një vakum ku hapet një obligim ku nuk dihet se kujt i‘a kemi këtë obligim, dhe kjo të përmirësohet me rastin e rimbursimit të TVSH-së.

12

Agim Krasniqi, theksoi që kërkesa e fundit duhet të shqyrtohet me ATK-në për të gjetë një zgjedhje dhe shtoi se Doganat e Kosovës duhet të kenë kujdes në vlerësime pasi që ne jemi këtu për të krijuar ambient më të mirë të biznesit dhe pajtohemi që Udhëzimi Administrativ nr. 04/2014 duhet rishikuar dhe ndoshta duhet të eliminohet krejtësisht, por për UA në fjalë Drejtori i Doganave të Kosovës do të jep përgjigje më të detajuar.

Lulzim Rafuna theksoi se kërkesa e AKB-së është e mirëseardhur edhe pse nuk është e drejtë, ne do ta shqyrtojmë mirëpo është mirë kur të përgatitet kërkesa të vendosen faktet reale ashtu siç janë. Arsyeja pse? Agim Shahini, kryetar i AKB-së gjatë vitit të kaluar ka qenë kryetar i Këshillit konsultativ të cilin e kemi pas në kuadër të Ministrisë së Financave. Ky UA është përgatitur nga Doganat e Kosovës, është prezantuar dhe është diskutuar në Këshillin konsultativ ku kanë qenë të pranishëm tre përfaqësues të biznesit OEK, AMCHAM dhe AKB e cila e ka udhëheq këshillin. Pasi që kemi diskutuar i’u kemi shpërndarë Udhëzimin përfaqësuesve të biznesit dhe kemi dhënë afat prej një muaji që të japin komente dhe të gjitha komentet e ofruara janë inkorporuar në këtë UA i cili është aprovuar në Këshillin konsultativ dhe më pas e kemi dërguar tek MF që ta procedojë në qeveri për aprovim. Kemi qenë vendi i vetëm që nuk kemi pas asnjë akt me të cilin i rregullojmë shpenzimet e transportit. Udhëzimi për shpenzime të transportit e mbron prodhuesin vendor dhe shfuqizimi i një udhëzimi të tillë e stimulon importin e mallrave ndërsa e dëmton prodhuesin vendor, sidomos kur flasim për materialet ndërtimore. Falë këtij Udhëzimi sot ekzistojnë prodhuesit e bllokave dhe të materialit tjetër ndërtimor. Ne deri tek këto të dhëna kemi ardhë në bazë të një hetimi penal ndërkombëtar për kompanitë transportuese. Më pas kemi bashkëpunuar me doganat sllovene, kroate, të Maqedonisë dhe Shqipërisë dhe i kemi harmonizuar shpenzimet e transportit dhe këto të dhëna i kemi vendos në kuadër të UA. E vetmja mangësi është që nuk e kemi paraparë munësinë e ndryshimit të kursit valutor dhe në rastet kur ka ndryshuar dollari disa kompani kanë pasur vështirësi për arsye se ne i kemi vendosur normat dhe vlerat me euro. Mirëpo, bashkë me Ministrin e Financave ne kemi krijuar grupin punues i cili është duke e shqyrtuar plotësim ndryshimin e këtij UA. Shumë shpejtë do ta kemi takimin e Këshillit konsultativ të cilin e ka caktuar ministri me datën 10 Korrik ku do të shqyrtohet ky UA dhe ndryshimi i normave. Unë sapo u informova nga Zyra ligjore e Doganave të Kosovës, që askush prej AKB-së nuk ka qenë për ta diskutuar këtë çështje, tani edhe zyrtarisht këshilltari i ministrit është informuar se ky UA nuk është bërë nga drejtori i DK, por nga Këshilli konultativ. Unë nga udhëzimet që kam marrë kam propozuar që të rregullohet kjo fushë dhe në të ardhmen të mos kemi evazion fiskal. Kështu që ne në kuadër të MF e kemi krijuar një grup punues i cili shumë shpejtë do ta shqyrtojë këtë UA që të bëhen plotësim ndryshimet por jo edhe që ta shfuqizoj këtë UA. Z. Rafuna ka premtuar se do të dërgoj tek Sekretariati i KKZHE-së një kopje të procesverbalit të Këshillit konsultativ ku është aprovuar UA.

13

Ministrja Bajrami, kërkoi që kopja e procesverbalit të këshillit konsultativ t’i përcjellet sekretariatit të KKZHE-së, i cili pastaj do ta distibuon tek anëtarët e tij me email. Gjithashtu theksoi se kur mendohet në shfuqizimin e UA nuk është menduar që të liberalizohet kjo fushë dhe të mos ketë fare rregullativë ligjore. Në fakt është menduar në përgatitjen e një tjetër UA dhe ka mundësi që ky UA të plotësohet dhe të ndryshohet, por jo edhe të hiqet plotësisht. Njejtë kemi rregullore në kuadër të CEFTA-së e deklarojnë origjinën e mallit dhe ne nuk mund t’u lejmë bizneseve që ato në bazë të dëshirës së tyre të deklarojnë se e kanë mallin prej vendeve të CEFTA-së nëe menyrë që t’i shmangen taksës doganore. Ne e dijmë në këtë rast edhe motivin e sektorit privat dhe para së gjithash jemi institucione shtetërore dhe kemi obligim edhe përbushjen e kerkesave të tjera. Meqenëse është formuar grupi punues ne shpresojmë që deri në mbledhjen e ardhshme të KKZHE-së, në fakt ta kemi plotësim ndryshimin e këtij UA meqenëse juve ju obligon edhe rezoluta e Kuvendit.

Safet Gërxhaliu theksoi se lidhur me këtë çështje ne si OEK kemi pasur takime me Doganat e Kosovës dhe është e vërtetë që kemi dhënë disa rekomandime se si duhet të ridizajnohet ky UA. Mirëpo ndjej një obligim moral të them që kjo letër që është lexuar nga AKB është e shkruar nga kompania “Besimi Com” gjegjësisht nga Izer Gashi dhe mu për këtë temë kemi biseduar disa herë me drejtorin e Doganave të Kosovës ku kanë treguar fleksibilitet, por kërkesa e jonë ka qenë të gjendet një mekanizëm që të mbrohet prodhimi vendor. Kemi pas shtatë kompani të prodhimit të materialit ndërtimor dhe pa një udhëzim të tillë ka qenë e pamundur të mbijetojnë dhe ka qenë kërkesë e jona që të gjendet një mekanizëm dhe në një fare forme të mbështetet prodhimi vendor.

Ministri Krasniqi theksoi se ky forum është shumë i rëndësishëm pasi që krijon mundësinë që të kemi diskutim të hapur dhe të drejtpërdrejtë për t’i trajtuar të gjitha temat, veçanërisht ato të cilat i konsideron sektori privat, por para së gjithash për t’i kontribuar një fryme konstruktive të bashkëpunimit dhe koordinimit deri në arritjen e pajtimit të mundshëm për çështjet e caktuara. Është shumë me rëndësi që në komunikimet tona qoftë ato të shkruara apo në prezantimet këtu të kemi një nivel të komunikimit ku kualifikimeve problematike ju ikim. Mendoj se secila temë qoftë edhe kur është e pavend duhet të trajtohet këtu, nëse është kërkesë e biznesit. Mendoj se edhe bash kur është komplet iracionale, e na e dijmë se kemi edhe të tilla, është mirë të trajtohet dhe të diskutohet dhe pastaj të vijmë deri te një përfundim. Por, me shumë respekt për komunitetin e biznesit dhe posaçërisht për AKB-në me të cilët kemi pas bashkëpunim në forma të ndryshme viteve të fundit, mendoj se kualifikimet ishin absolutisht jashtë vendit, si “antikushtetuese”, “antiligjore”, “bllokues”, “pengues” dhe unë për një moment nuk e dija për kë ishte fjalë, a po flasim për Doganat e Kosovës apo për një entitet që ka ardhë me ngulfatë bizneset e Kosovës dhe me i

14

shkele të gjitha ligjet që ekzistojnë në këtë vend, që nuk besoj se është rasti. Ne të gjithë jemi për ekonomi të tregut të lirë dhe shyqyr që e kemi me Kushtetutë këtë rregullim. Por, ekonomia e tregut të lirë nuk nënkupton anarki, një treg libertarian ku nuk ka asnjë rregullativë. P.sh. nëse ne e shfuqizojmë totalisht këtë UA dhe po flasim pikërisht për importet nga shtetet aziatike dhe 90% prej Kinës, ne e dijmë se për çfarë kompanie bëhet fjalë dhe kush do e merr përgjegjësinë për evazionin fiskal. Kush e merr përgjegjësinë kur faturat prej kompanive kineze i kemi free sepse thonë se transporti është i përfshirë në koston e blerjes, atëherë normalisht që do të kemi evazion fiskal. Kush e merr përgjegjësinë për evazion fiskal dhe për dëmtimin e drejtpërdrejtë të prodhuesit vendor. Është i njëjti rast si në importin e veturave, ku Doganat e Kosovës e kanë një katalog të vlerësimit të veturave dhe mos ta kishin pas atë katalog unë jam i bindur që gjysma e të hyrave që inkasohen nag Doganat e Kosovës nga importi i veturave nuk kishin me ekzistue, sepse importuesit do të kishin marrë makinën e 40.000,00 eurove me një fakturë fiktive të 5.000,00 eurove dhe po të ndodhte kjo normalisht që do të kishim evazion fiskal. Ne e kemi obligim të krijojmë një balancë. Unë nuk jam kundër importit dhe mendoj se ne duhet të krijojmë kushte për të gjithë afaristët, por është ndoshta prioriteti ynë themelor që në kuadër të ekonomisë së tregut të lirë të krijojmë masa balancuese të cilat nuk dëmtojnë prodhuesit vendorë. Sepse në fund të fundit prodhuesit vendorë janë ato të cilët do të gjenerojnë vende të reja të punës dhe zhvillim ekonomik. Në këtë drejtim duke mos mohuar legjitimitetin e AKB-së mendoj se ka hapësirë për ridizajnim dhe mendoj që pikërisht pikat të cilat i theksoi drejtori i Doganave të Kosovës janë ato të cilat duhet të shqyrtohen. Meqenëse shumica e tregtisë bëhet më valutën dollarit atëherë ne duhet të gjejmë një formë se si të reagojmë kur ka fluktuime në tregun e valutave, por pa rregullativë ne krijojmë anarki dhe jo treg normal siç e kanë vendet e tjera.

Lumnije Ajdini theksoi se është e vërtetë se AKB vitin e kaluar e ka drejtuar Këshillin konsultativ dhe unë personalisht kam marrë pjesë në shumicën e mbledhjeve dhe kemi pas bashkëpunim shumë të mirë. Mirëpo, këtë që e lexova sot është kërkesë nga anëtarësia e AKB-së dhe gjithashtu nuk pajtohem me kryeatrin e OEK-ut z. Gërxhaliu i cili tha se kërkesa vjen nga kompania “Besimi Com”. AKB në tre muajt e fundit ka pas takime me bizneset nga të gjitha ragjionet e Kosovës ku kemi edhe zyret tona, p.sh. në rajonin e Ferizajt, Prizrenit dhe të Gjilanit dhe të gjitha këto shqetësime kanë qenë të adresuara në AKB të cilat ne edhe do t’i dëshmojmë. Pak a shumë pajtohem me Ministrin Krasniqi, por ne kemi dashur që të tregojmë situatën reale të bizneseve. I’a rikujtoj edhe një herë drejtorit të Doganave të Kosovës që ne gjithmonë kur kemi pas ndonjë pengesë kemi pas takime të vazhdueshme me këtë institucion për zgjidhjen e problemeve, por nuk pajtohem me Ministrin Krasniqi i cili tha se nese vjen malli prej Kinës, atëherë i kemi ‘free’ taksa, por kjo nuk lejohet se i kemi tri komponente, kontratën mbi transportuesin, faturën e transportit si dhe instrumentin e

15

pagesës. Unë tani me shumë përgjegjësi po e them se ne këtë letër e kemi prezantuar ashtu siç e kanë paraqitur anëtarët, prodhuesit e Kosovës. Kërkojmë që mos të neglizhohet dhe mos të keqkuptohet se ndoshta është interes i një kompanie. AKB i ka pas gjithmonë kërkesat dhe ankesat e të gjithë komunitetit të biznesit në përgjithësi. Ne kemi marrë pjesë në takimet e Këshillit konsultativ, por kërkojmë që ankesat e bizneseve të mos zvarriten.

Ministrja Bajrami kërkoi zotimin e institucioneve që janë përgjegjëse për secilën prej zgjedhjes së problematikave që në mbledhjen e ardhshme të na raportojnë për zgjidhjen e problemit. Ky është forum i hapur dhe pikërisht është bërë që të promovohet dialogu mirëpo të shkojmë në funksion të asaj që t’i shtojmë vlerë diskutimit.

Samir Krasniqi theksoi që çështja e transportit duhet të diskutohet në detaje dhe ka vend për përmirsime. Sa i përket mbrojtjes së prodhuesit vendor përmenden edhe prodhuesit e materialeve ndërtimore dhe dua të potencoj që me rritjen e bazës doganore të transportit nuk i kemi ndihmuar prodhuesit vendorë sepse u kemi marrë më shumë para, edhe pse ato do t’i rimbursojnë nga ATK, atëherë duhet të korrespondojnë. Për të mbrojtur prodhuesin vendor ka elemente tjera, mund të diskutojmë se çfarë taksash dhe akcizash paguajnë prodhuesit vendorë dhe të shikojmë t’i lirojmë ato dhe atëherë ne do të jemi konkurent. Ka shumë hapësirë dhe ne mund të ulemi e të bisedojmë se si t’i ndihmojmë prodhuesit vendorë.

Agim Krasniqi theksoi se është marrë zotimi për rishikimin e Udhëzimi Administrativ nr. 04/2014 dhe në takimin e radhës do të njoftoheni me propozimet të cilat do t’i shqyrtojmë bashkarisht.

Lulzim Rafuna theksoi se është i hapur që edhe në të ardhmen të vazhdojë ky bashkëpunim me odat të cilat janë të mirëseardhura që të diskutojnë për problemet që kanë. Sa i përket bizneseve mund të them se këtë vit kemi rënie të ankesave, vitin e kaluar kemi pasur 800, ndërsa këtë vit i kemi 600 dhe për 200 e kemi zvogëluar numrin e ankesave dhe kjo tregon nivelin e zhvillimit tonë.Sa i përket kërkesës që përmendi Z. Krasniqi ajo është shumë me vend. Ajo që fakturat që janë origjinale dhe që tregojnë vlerën reale të transaksionit mos me i nguc, që ne jemi duke avancuar dita ditës se vetem 8% të mallrave prej 100% të importuara ne ua kontestojmë vlerën. Nga këto 8%, 90% vijnë nga vendet aziatike. Bizneset sot shumë kanë avancuar dhe shumica prej tyre i deklarojnë vet vlerën reale të mallit mirëpo fatkeqësia është që ne ende po gjejmë disa biznese që tentojnë ta fshehin vlerën reale.

Ministrja Bajrami kërkoi që të mbyllet kjo pikë me pajtimin që MF bashkë me Doganat e Kosovës deri në mbledhjen e ardhshme të bashkëpunojnë ngushtë me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit dhe ta bëjnë rishikimin e këtij UA në mënyrë që në mbledhjen e ardhshme të raportojnë si problem të

16

zgjidhur dhe mos të kërkojmë që të hapim tema të tjera të diskutimit rreth këtij UA.

7. Përfshirja e klauzolave të Arbitrazhit në kontratat e prokurimit publik

Ministrja Bajrami vazhdoi me pikën tjetër të agjendës të prozuar nga Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës në lidhje me përfshirjen e klauzolave të Arbitrazhit në kontratat e prokurimit publik. Ajo fillimisht kërkoi nga përfaqësuesi i AmCham që të paraqes kërkesën e tyre.

Ardi Shita theksoi se është hera e dytë që AMCHAM vjen me kërkesë në KKZHE të cilën e kemi paraqitur herën e parë së bashku me OEK. Sa për informatë, AmCham dhe OEK qe një kohë e kanë të zhvilluar sistemin e arbitrazhit dhe i kanë funksionalizuar tribunalet e arbitrazhit. Dy tribunale të arbitrazhit funksionojnë me përkrahjen e USAID-it, të cilin publikisht dëshiroj ta falënderoj. USAID-i ka dhënë një kontribut jo vetëm financiar por edhe nëpërmes ekspertizës në themelimin e këtyre dy tribunaleve, trajnimin e arbitrave, por edhe në procesimin e rasteve të para. Kemi vendimet e para prej këtyre tribunaleve të arbitrazhit, kemi vendimet e para që janë ekzekutuar prej gjykatave dhe tani e kemi në funksion sistemin e përmbaruesve privat që po e komplimentojnë këtë sistem alternativ i cili mundet shumë shpejtë me u përmbarue dhe me i lirue gjykatat e Kosovës prej lëndëve të tepërta që i kanë. Nuk ka asnjë pengesë ligjore që me u vendos klauzolat e arbitrazhit në një kontratë, qoftë ajo me shtetin në këtë rast në proces të prokurimit publik ose me u vendos mes kompanive tjera private. Edhe në Kosovë në disa lloje të kontratave, KRPP në forma standarde që i ka të zhvilluara veçse i ka të përfshira klauzolat e arbitrazhit, por të cilat nuk janë të sakta dhe nuk janë mirë të definuara dhe vijmë në një situatë të klauzolës patologjike ose një klauzole e cila nuk përcakton saktë nëse është gjykata apo arbitrazhi kompetent dhe kjo mundet me nxjerrë probleme në procedurat e zbatimit të asaj klauzole të arbitrazhit. Ligji për investimet e huaja ju ofron në mes të tjerave kompanive të huaja të cilat marrin pjesë edhe në proceset prokuruese në Kosovë qasje edhe në arbitrazhet ndërkombëtare, por pse atëherë kompanitë vendore mos me pasë qasje në arbitrazhet vendore nëse e konsiderojnë një gjë të tillë të dobishme për ta. Të gjithë do të ishin përfitues nëse mendojmë koston e arbitrazhi. Kostoja e arbitrazhit është më e lartë se e gjykatës por nëse e shikojm vlerën e kohës në para atëherë është më e ultë. Nuk ka nevojë as ndryshim të ligjit, nuk ka nevojë as nxjerrje të ligjeve të reja për shkak se Ministria e Drejtësisë në vitin 2008 e ka nxjerrë Ligjin për Arbitrazhin qe funksionon në mënyrë perfekte dhe është një prej ligjeve që nuk kemi asnjë pengesë në zbatim. Sistemi i përmbarimit ekziston dhe çka duhet të bëhet është se KRPP-ja në format standarde të kontratave me lejuar alternativën e arbitrazhit ku palët kanë me pas mundësi me zgjedhë nëse

17

dëshirojnë që në rast se lind ndonjë kontest ai kontest të zgjidhet në gjykatë apo në ndonjërin prej arbitrazheve që operon në Kosovë. I kemi dy arbitrazhe në Kosovë dhe ato të paraqiten në mënyrë të barabartë në kontratë që palët të kenë mundësi të zgjedhin. Si pikë më e rëndësishme kamata ndëshkuese ndaj cilës do palë që mundet m’u aplikue si rezultat i shkeljes së kontratës zvogëlohet për shkakun se kontesti nuk merr pesë vjetë m’u zgjedh por zgjidhet për maksimum 4-5 muaj, dhe arbitrazhi nuk ka shkallë të dytë, shkallë të tretë, por është mekanizëm efektiv që e përdorë gjithë bota perëndimore dhe të gjithë përfitojmë. KRPP me një vendim shumë të thjeshtë me një rishikim të kontratave mundet me përfshi një klauzolë me të cilën u mundësohet palëve që të zgjedhin nëse duan të shfrytëzojnë arbitrazhin dhe nëse nuk duan prapë mund të shkojnë në gjykatë.

Agim Krasniqi tregoi se Ligji mbi Prokurimin Publik është në plotësim ndryshim. Qëllimi është që të eliminohen zbrazëtirat që janë manifestuar nga ligji paraprak. Ky ligj do të harmonizohet me direktivat e BE-së që pjesë e ndryshimeve është edhe kjo që u diskutua më parë dhe vendosja e bazës ligjore në mënyrë elektronike. Unë nuk e shoh asnjë problem që një klauzolë e tillë të përfshihet në kontratat ne mes të qeverisë dhe operatorëve ekonomik. Është çështje tjetër procedurat e prokurimit, por unë po besoj se brenda këtij ligji do të shiqohet dhe do të rregullohet kjo çështje. Përfaqësuesit e KRPP-së nuk janë të pranishëm në takim, por ne do të sigurojmë që kjo cështjë të shqyrtohet dhe përfshihet në Ligjin e ri mbi Prokurimin Publik.

Ardi Shita tha se nuk është e nevojshme që kjo të përfshihet në ligj. Nëse dy palë dëshirojnë të vendosin klauzolën e arbitrazhit nuk ka asnjë pengesë, po pse jo nëse edhe në ligj thuhet se palëve do t’ju ofrohet mundësia e zgjidhjes së kontesteve të tyre përmes mekanizmave alternativ. Ne nuk e kemi përfaqësuesin e KRPP-së këtu por z. Safet Hoxha është person i cili ka bashkëpunim të mirë me shumë palë të cilët kërkojnë takim me të, por ndoshta nëse KKZHE e jep si instruksion që të rishikohet ajo kontratë dhe të shtohet një paragraf në lidhje me arbitrazhin dhe krejt kjo zgjidhet shumë shpejtë pa pasur nevojë për ndërhyrje tjera.

Ministrja Bajrami theksoi se në aspektin ligjor nuk ka ndonjë pengesë që klauzola e arbitrazhit të parashihet në kontratat publike të lidhura në mes të Qeverisë dhe operatorëve ekonomik, por këtu duhet të theksojmë se legjislacioni në fuqi nuk lejon që mekanizmi i arbitrazhit të përdoret për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të cilat krijohen gjatë procedurave të prokurimit publik kështu që unë propozojmë që kjo çështje t’i delegohet Grupit punues për çështje legjislative dhe ankesa të investitorëve ndaj institucioneve për analiza më të hollësishme dhe rekomandime të cilat do të prezantohen në mbledhjen e ardhshme të KKZHE-së.

18

Ministri Murati theksoi se ndoshta do të ishte mirë që sekretariati i KKZHE-së ta dërgojë si kërkesë tek KRPP-ja për të na informuar se përse nuk e kanë vendosur këtë paragraf në kontratat e gjerëtanishme. Në rast se ata kanë një arsyetim tjetër atëherë të kalojë tek grupi dhe pastaj të trajtohet më seriozisht. Mendoj se në këtë fazë na nevojitet vetëm një informatë se pse diçka që nuk është problematike me ligjin të mos jetë pjesë e procedurave të lidhjes së kontratave.

Anëtarët e KKZHE-së u pajtuan me propozimin e Z. Murati që sekretariati i KKZHE-së të kontaktojë formalisht KRPP-në dhe në rast se kjo e fundit nuk pajtohet dhe ka argumente kundër atëherë çështja të trajtohet në Grupin punues për Legjislacion.

8. Lehtësirat për investime në hidro-energji dhe në energjinë e ripërtritshme

Ministrja Bajrami prezantoi pikën tjetër të rendit të ditës, të propozuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, për lehtësirat për investime në hidroenergji dhe në energjinë e ripërtitshme.

Safet Gërxhaliu tha se kemi pasur takime me Doganat e Kosovës dhe ATK-në dhe kërkesa është shumë e thjeshtë. Në pajisjet e importuara për turbina për prodhim të hidroenergjisë paguhet doganë dhe akcizë prej 26,5% dhe kërkesa e gjashtë investitorëve që janë në Kosovë është që kjo çështje të zbatohet ashtu siç e zbatojnë vendet e rajonit dhe kërkohet një prolongim i akcizës dhe TVSH-së deri në funksionalizim të këtyre kapaciteteve prodhuese. Besoj që kërkesa është e argumentuar sepse në Kosovë flitet shumë për problemin e energjtikës dhe që energjia alternative është një burim i pakontestuar. Në radhë të parë është një segment i cili mund të jetë atraktiv për investitorët e huaj dhe ata vendorë dhe besoj se me një vendim të Kryeministrit apo të Ministrit të Financave për prolongim të pagesës të këtyre obligimeve kishte me qenë një përmirësim i ambientit të të bërit biznes në Kosovë. Janë tri dukuri që përcjellin këtë proces dhe besoj se ndërlidhen me krejt ne këtu. E para është kërkesa për prolongim të TVSH-së dhe akcizës, e dyta është që të krijohet një one stop shop ku të gjitha aktivitet sa i përket këtij sektori do të harmonizohen që të mos ketë diskrepancë që një Agjenci të lëshoj lejen për shfrytëzim për 99 vite ndërsa një Agjencion tjetër për 5-10 vite dhe e treta ka të bëjë me mundësinë e gjetjes alternative të financimit të këtyre projekteve ku e dijmë që vet nga bankat komerciale është e pamundur të implementohen. Prandaj substanca e kërkesës është prolongimi i akcizës dhe TVSH-së për këto kompani deri sa të fillojnë prodhimin.

Agim Krasniqi theksoi se ne sapo u informuam për këtë kërkesë dhe se duhemi më mirë të informohemi dhe që në takimin e radhës të KKZHE-së të

19

përgatisim një përgjigje rreth kësaj çështje. Ai u zotua që bashkë me ATK-në dhe Doganat e Kosovës do të përgatisin materialin.

Ministrja Bajrami theksoi se Kosova është nënshkruese e traktatit për energji dhe ne kemi marrë obligimet që të përmbushim kuotat e energjisë së ripërtritshme andaj që ky është edhe një obligim shtetërorë të cilin ne e kemi edhe para komitetit ndërkombëtarë dhe kërkesa juaj është në fakt në linjë meqë ne të krijojmë kushte të favorshme për energji të ripërtritshme. Meqenëse kërkesa nuk është komplet përjashtim i këtye mjeteve themelore, por është prolongim konsiderojmë që është një kërkesë e arsyeshme.

Lulzim Rafuna i informoi të pranishmit që këto pajisje i nënshtrohen tatimit doganor dhe TVSH-së e jo akcizës. Ligji për TVSH-në lejon shtyrjen deri në gjashtë muaj dhe atë e bënë ATK-ja. Ndërsa sa i përket ligjit për tatim doganor ai nuk parasheh shtyrjen dhe mund ose të lirohet ose jo, por jo edhe të shtyhet. Kështu që besoj z. Gerxhaliu kërkesa duhet të shkoj në atë linjë që të hyjë tek lirimet duke pas parasysh që nuk e prish tregun dhe nuk kemi ndonjë humbje buxhetore pasi që janë pajisje shumë të rralla që vijnë në vendin tonë, por përfitimet janë shumë më të mëdha sesa fitimet në kufi. Ai më tej shtoi se ne kishim prit që meqenëse kjo është makineri dhe do të prodhojë energji për të cilën ne marrim tatimet si shtet dhe ne kërkojmë që kjo të lirohet nga tatimi doganor nëse nuk është e paraparë të lirohet me pakon e re fiskale. Atëherë meqenëse ju jeni në kontakt të drejpërdrejtë me komisionin për buxhet dhe financa i cili po përgatitë amandamentet e fundit për pakon e re fiskale propozimi im në fakt kishte me qenë që të lirohet nga taksat doganore.

Emanuel Mitsou, theksoi se Kryesueja sapo përmendi atë që ai do të thoshte. Siç e përmendëm edhe në fillim të këtij takimi makinat duhet të lirohen nga tatimi doganor, makinat japin vlerë të shtuar dhe kjo vlerë vjen nëpërmes taksave dhe punësimit. Unë gjithashtu mendoj që ky Këshill duhet të adresojë çështjet ku ne nuk kemi mungesë të legjislacionit ose të legjislacionit plotësues, por është shumë me rëndësi të fokusohemi në implementimin e legjislacionit. Mund t’iu them se ne si kompani private kemi humbur seriozitetin e njësive të biznesit para aksionarëve dhe bordit të drejtorëve pasi që ne nuk mund të u japim një pasqyrë të qartë të së ardhmes. Ne nuk kemi mundësi të mbështesim buxhetin para bordit tonë. Ky është një problem madhor për ne. Qasja e ministrave dhe e drejtorëve është shumë e mirë dhe unë mund, p.sh. të takoj z. Rafuna kur të dua por implementimi i ligjeve është ajo çka mungon. Në disa raste ka mungesë të përgjegjësisë në disa nivele të administratës. Në disa raste ne i diskutojmë gjërat disa herë, por pastaj asgjë nuk ndodhë. Mendoj se një pjesë të madhe të kohës të këtij Këshilli duhet t’ia dedikojmë kësaj. P.sh. sot patëm çështjet që u ngritën dhe këtë e kemi parë edhe në të kaluarën. Një vendim i papritur i një agjencioni i prek direkt të gjitha bizneset. Është thënë se nuk ka kohë për konsultime dhe se vendimi

20

është arbitrar. Kjo e mbyt sektorin privat. Dhe kjo është diçka që nuk është ilegale por nuk është e bërë mirë. Kështu që nëse e shikojmë legjislacionin ne kurrë nuk do të arrijmë atje, dhe në fund të ditës znj. Ministre qeverisja është duke u kërkuar në këtë rast. Kur është rasti të merren vendime atëherë të merren vendimet. Kur ligji parasheh diçka atëherë ajo duhet të implementohet. Duhet tju tregoj për çështjen e cila është duke u diskutuar edhe me BE-në, p.sh. kemi produkte të cilat jane duke e humbur kuantitetin, evaporimin, evaporimi është pjesë e kuantitetit të produktit. Kjo është sipas acquis së BE-së, dhe kjo është pjesë se si funksionon tregu në përgjithësi. Dhe ne çka bëjmë ne themi e vendosim në administratë dhe ditën tjetër është jashtë. Dhe ne presim prapë. Dhe çka bëhet me investitorin privat në këtë rast, a ka ai kosto apo jo. Investitori privat kërkon ta dijë se cilat janë rregullat e lojës dhe pastaj ai vendos se a do të rrij apo të largohet. Investitori privat sot është duke vuajtur për këtë. Ai më tej shtoi se Këshilli i Investitorëve Evropian (KIE) prezanton kompanitë evropiane me asete disa miljardëshe dhe është një zë i fuqishëm dhe unë mendoj se sektori privat mund të vendosë se si dëshiron të organizohet.

Ministrja Bajrami tha se është krijuar përshtypja që në këtë Këshill kaq të rëndësishëm për zhvillim ekonomik ne po shiqojmë të bëjmë një legjislacion perfekt. Në fakt të gjitha pikat që u diskutuan, ligje dhe udhëzime administrative u diskutuan pikërisht nga këndëvështrimi i implementimit. Nuk e di se si është krijuar përshtypja që ne po kërkojmë që të bëjmë legjislacion perfekt. Ne e dijmë që njëra nga barrierat është diskrecioni i tepërt nga zyrtarë të ndryshëm nga zyrat qoftë nga niveli qendror, apo ai lokal dhe ne po mundohemi që të krijojmë mekanizma që në fakt të gjithë të implementojmë ligjin. Sa i përket asaj që ne të kemi një këshill të investitorëve, vërtetë që ne si Qeveri e Republikës së Kosovës mendojmë që investitorët të mos i ndajmë në ata evropian, aziatik, amerikan, mirëpo të kemi një këshill të investitorëve të huaj dhe ju si përfaqësues të investitorëve duhet të përfaqësoni interesat e të gjithë investitorëve, sepse në qoftë se jeni në fushën e ndërtimtarisë, materialeve ndërtuese atëherë të gjithë keni barrierat e njejta nëse jeni nga Turqia, Amerika Latine apo Evropa. Barrierat janë të njejta sepse legjislacioni është i njejtë dhe me zyrtarët doganor dhe zyrtarët e ATK-së dhe të inspeksionit janë po ata të njejtit të cilët i takoni kështu që kërkoj mirëkuptimin e juaj dhe kërkoj me ngulm që përfaqësuesit e komunitetit të biznesit rreth kësaj tavoline të paktën të përfaqësojnë interesat e komplet bizneseve dhe mos të përfaqësojnë asnjëherë interesat e kompanive të caktuara.

9. Mbyllja e takimit, caktimi i datës për mbledhjen e ardhshme të KKZHE-së

Ministrja Bajrami propozoi që mbledhja e ardhshme e KKZHE-së të mbahet me datën 8 shtator. Kishte me qene mire të mbahet edhe më herët, por

21

besoj se grupet punuese kanë mjaftë tema dhe pres që të gjitha grupet punuese të vijnë me zgjidhje konkrete në mbledhjen e ardhshme.

Anëtarët e KKZHE-së u pajtuan që takimi i radhës të mbahet me 8 shtator, në ora 10.00 në sallën P38.

Ministrja Bajrami shtoi se meqenëse anëtarët e KKZHE-së kanë edhe angazhime jashtë shtetit është pothuajse e pamundshme t’i kemi të gjithë ministrat prezentë. Ajo çka ne propozojmë si sekretariat është që në rastet kur një ministri e caktuar propozon një temë por nuk mund të jenë të jenë prezent në datën kur e kemi caktuar mbledhjen e KKZHE-së, tema e propozuar do të largohet nga rendi i ditës në qoftë se nuk kanë përfaqësues të denjë për ta trajtuar atë pikë përndryshe mbledhjet do të mbahen, sepse po provuam që të gjithë të jenë prezentë atëherë ne do të kemi prolongime të pa arsyeshme.KKZHE poashtu vendosi që deri më datën 25 gusht të propozohen temat për rendin e ditës së takimit të radhës së KKZHE-së.

22