Upload
others
View
14
Download
1
Embed Size (px)
Citation preview
GUIDË
PERDJA E SYRIT
DHE MJEKIMI I SAJ
PËR PACIENTIN
KATARAKTA
Të nderuar pacientë,
Nëse tek ju është diagnostikuar perdja e syrit (e quajtur edhe
katarakta), nuk është një shkak për të humbur kurajon, në sajë të
mundësive të sotme për ta mjekuar atë. Besojmë që tashmë e
dini që operacioni perfaqëson të vetmen mundësi mjekimi për
të rivendosur aftësinë tuaj të shikimit.
Operacioni zakonisht bëhet në mënyrë ambulantore (pra nuk
ka nevojë të qëndroni në spital, por menjëherë pas ndërhyrjes ju
mund të ktheheni në shtëpi). Ndërhyrja kirurgjike për largimin e
kataraktës paraqet zakonisht një ndërhyrje të vogël kirurgjike,
që kryhet pa dhimbje dhe gati në të gjitha rastet kalon pa kom-
plikime.
Kohën për operacion e përcaktoni ju vetë (në marrëveshje me
mjekun tuaj të syve apo të shtëpisë). Kur kuptoni se aftësia juaj
e shikimit nuk mjafton më për të kryer punët e përditshme, si
për shembull dhënia e automjetit, leximi, etj., atëherë për ju ka
ardhur koha për operacion.
Në këtë broshurë ne ju informojmë në mënyrë të detajuar për
perden e syve dhe mundësitë aktuale të mjekimit.
Klinika Gjermane e Syrit,
Prishtinë.
2
INFORMACIONE TË PËRGJITHSHMEPËR PERDEN E SYRITÇfarë është perdja e syrit?
Perdja e syrit është një mjegullim i lentes së syrit, që çon në
uljen e tejdukshmërisë së saj, duke e pakësuar kështu në
mënyrë të vazhdueshme aftësinë e të parit. Ju vini re që po
shikoni si nëpërmjet një perdeje të hollë, e cila trashet gjithnjë
e më shumë. Lentja e syrit ka të njëjtin funksion si lentja e
aparatit fotografik. Ajo shërben për thyerjen e rrezeve të dritës,
në mënyrë që rrezet të bien në retinë, dhe fotografia që e
shohim të jetë e qartë. Por mjegullimi i lentes bën të ndryshojë
rruga e rrezeve. Njerëzit e prekur nga katarakta, në stadin e
vonshëm mund të dallojnë vetëm dritën.
FOTO: Rënia e dritës tek lentja e kthjellët.
Vendi i qartësisë
më të madhe
të shikimit në retinë
• Rritja e ndjeshmërisë ndaj dritës së fortë
• Zvogëlimi i kontrastit
• Çrregullimi i njohjes së ngjyrave
• Zvogëlimi i qartësisë së shikimit
KARAKTERISTIKAT E KATARAKTËS
3
SUPOZIME TË GABUARA Nuk është e vërtetë që:
• Perdja e syrit është një sëmundje infektive
• Në perden e syrit rritet një lëkurë mbi syrin
• Perdja e syrit zhvillohet nga mbingarkimi i syve
• Perdja e syrit mund të korrigjohet me ndihmën e një pale syzeve të reja
Shkaqet për paraqitjen e perdes së syve janë të shumë-
llojshëm. Shkaku më i shpeshtë është i kushtëzuar nga mosha
dhe lidhet me ndryshimet në metabolizmin e thjerrëzës.
Prandaj, kur flitet për sëmundjen e perdes së syrit, zakonisht
bëhet fjalë për një perde të moshës. Zakonisht preken per-
sonat mbi moshën 55-60 vjeçare.
FOTO: Rënia e dritës tek lentja e mjegulluar
SHKAKTARËT E SËMUNDJESSË PERDES SË SYRIT
4
SHKAKTARËT TJERË
Perdja e syrit nuk mund të shërohet me medikamente dhe as
me syza. Meqënëse ajo ndryshon cilësitë optike të syrit, në
stadin e hershëm, përkohësisht mund të arrihet një përmirësim
i pamjes, duke ndryshuar dioptrinë e syzeve. Mirëpo, kjo është
një zgjidhje e përkohshme, pasi në stadet e mëvonshme syzet
nuk do të ndihmojnë në përmirësimin e pamjes. Pra, ndërhyrja
kirurgjike është e vetmja mundësi e mjekimit që mundëson
suksesin e plotë.
Në më shumë së 95% të të gjithë rasteve, aftësia e pamjes
përmirësohet në mënyrë të konsiderueshme. Shumica e
pacientëve janë të entuziazmuar nga rezultati i shpejtë dhe i
mirë i operacionit, aq sa që më pas nuk mund të kuptojnë
hezitimin e tyre fillestar.
• Anomalitë e lindura apo të trashëguara
• Si komplikim i sëmundjes së diabetit(sëmundjes së sheqerit)
• Infeksionet e rënda të brëndisë së syrit
• Çrregullimet e metabolizmit
• Lëndimet e syrit me mjete të topitura apo të mprehta(Katarakta traumatike)
Ndërhyrja kirurgjike
është e vetmja mundësi e mjekimitqë mundëson suksesin e plotë
MUNDËSITË E MJEKIMIT
5
PËRJASHTIMEPër të patur një pamje të qartë, atëherë duhet që edhe pjesët e
tjera të syrit të jenë të shëndosha, pra të mos kenë sëmundje.
Në formimin e pamjes së qartë, përveq lentes, marrin pjesë
edhe sipërfaqja e syrit apo kornea, trupi qelqor, retina, nervi
optik, rrugët optike që vazhdojnë në sistemin nervor dhe vetë
sistemi nervor qëndror. Prandaj, rezultatet mund të jenë më të
kufizuara nëse një pacient është prekur nga ndonjë sëmundje
tjetër e syrit, si:
• Sëmundja e degjenerimit të makulës (apo e plakjes së pikës qëndrore të pamjes)
• Sëmundja e diabetit
• Sëmundja e tensionit të rritur të syrit apo glaukomës
• Sëmundjet tjera të nervit optik, retinës apo sistemit nervor qëndror
Nëse në rastet e sipërpërmendura rekomandohet një operacion
i perdes, ju duhet të dini mundësitë e kufizuara të rezultatit për
shkak të sëmundjes tjetër, dhe për këtë mund të konsultoheni
me mjekun tuaj të syrit.
Madhësia e një lenteje
artificiale ndaj një centi
6
VLEN TË NJIHETSi është prognoza e një operacioni të tillë?Në sajë të operacionit, në kushtet paraprake përkatëse, mund te arrihet një qartësi më e madhe e shikimit.
A operohen të dy sytë në të njejtën kohë?Si rregull, operohet vetëm një sy; në rast të një operacioni pa komplikime të syrit të parë, syri i dytë mund të operohet brenda javës.
A jam tepër i moshuar për një operacion?Jo! Teknologjia e avancuar e operacionit dhe ndërhyrja me anestezi lokale, mundëson që personi të operohet pa marrë parasysh moshën e tij/saj.
A është ndërhyrja kirurgjike me dhimbje?Në sajë të narkozës lokale (anestezisë lokale) syri dhe rrethina e tij bëhen gati krejt e pandjeshëm, kështu që ju vetë mund të ndjeni prekjen por jo dhimbjen.
Sa kohë zgjatë operacioni?Operacioni zgjatë afërsisht 15 deri 30 minuta.
A ndodhë që syri ta nxjerrë l entën artificiale?Lenta artificiale përbëhet prej materialit inert dhe jo të dëmshëm për organizmin dhe syrin. Prandaj, reaksione të nxerrjes pothuajse nuk ndodhin.
A ndjehet lenta intraokulare (artificiale) në sy?Jo. Ndryshe nga lenta kontakte e syrit, lenta artificiale (intrakulare)brenda në sy nuk jep ndjeshmërinë e një trupi të huaj.
Kur do të shërohet plotësisht syri im?Procesi i shërimit, është më i rëndësishëm në 3-4 ditët e para. Pas kësaj periudhe, trajtimi vazhdon edhe për 3-4 javë, por ju mund t’iu ktheheni punëve tuaja të përditshme. Natyrisht, ekzistojnë disa kufizime për punë të rënda, derisa të përfundojë proçesi i shërimit të plotë.
7
OPERACIONI I PERDES SË SYRITOperacioni i perdes së syrit përfshinë dy veprime kryesore —
• Veprimi i parë (Fakoemulsifikimi) —
Thërrmimi dhe largimi i thjerrëzës së mjegulluar
• Veprimi i dytë —
Vendosja e thjerrëzës artificiale (thjerrëza intraokulare)
Procesi i fakoemulsifikimit kryhet me anën e një sonde
milimetrike e cila punon në bazë të ultratingullit. Kjo proçedurë
mundëson një plagë thelbësisht më të vogël operacioni se sa
mënyrat e mëparshme të operimit, duke arritur kështu një
kohë më të shpejtë të shërimit.
Lenta e mjegulluar
Lenta e shëndoshë
8
VEPRIMI I PARËFAKOEMULSIFIKIMI
Gjatë fakoemulsifikimit bëhet vetëm një prerje e vogël prej 1.5 – 3 milimetra.
• Hapet kapsula e përparme e lentes
• Bërthama më e fortë e lentes copëtohet, imtësohet dhe thithet me anën e ultratingullit
Njëkohësisht syri mbushet me një tretësirë sterile, për të
zëvendësuar lëngun e hequr nga syri. Në këtë proçedurë
moderne, qesja e kapsullës, një ind që rrethon dhe e mbron
lenten, ruhet pjesërisht.
Thithja e lentes
së thërmuar
Thërmimi i lentes
së mjegulluar
9
VEPRIMI I DYTËIMPLANTIMI I LENTES ARTIFICIALE (LENTJA INTRAOKULARE)
Përmes prerjes së vogël (afërsisht 3mm) tani një lente e vogël
artificiale prej materiali të butë, e palosur, mund të shtyhet
brenda në qesen boshe të kapsulës së lentes. Këtu flitet për
ashtuquajturën ‘lente intraokulare’. Kjo ka një diameter prej
11–13 mm dhe zakonisht është e punuar prej një materiali të
butë akryli apo silikoni.
Lenta hapet pastaj në brendësinë e syrit, ku ajo fiksohet
me ndihmën e mbajtësve të vogla elastike. Sa më e vogël
të jetë prerja, aq më e qëndrueshme është mbyllja e plagës.
Hapja minimale zakonisht nuk duhet qepur fare dhe ajo
mbyllet vetvetiu.
Lente të ngurta (lente jo palosëse), prodhohen prej
polimetilmetakrilatit. Përdorimi i lenteve të ngurta është
pakësuar kohët e fundit, për shkak të avantazheve të
sipërpërmendura të lenteve palosëse.
Vendosja e
lentes palosëse
10
Lenta e vendosur artificiale duhet të zëvendësojë lenten
e hequr, prandaj para operacionit bëhen matje speciale,
kështu që forca e përthyerjes së lentes që do të vendoset
të përcaktohet sa më saktë.
Njerëzit që mbajnë syza kanë avantazhin që në të ardhmen
mund të heqin dorë nga xhamat e trashë. Edhe tek miopët
(shkurtpamësia) ose te hipermetropia (largpamësia), trashësia
e xhamave të syzeve tuaja pas operacionit, mund të zvogëlohet
në mënyrë të konsiderueshme. Në shumë raste mbajtja
e syzeve gjatë ditës – për të parë në largësi – do të bëhet e
panevojshme. Nëse është e nevojshme, pas një muaji, bëhet
edhe korrigjimi i përshtatshëm me syza për të maksima-
lizuar shikimin.
Megjithatë, ju duhet të kuptoni që esenca e intervenimit është
largimi i perdes. Ndërsa, nëse dëshironi t’i shmangeni mbajtjes
së syzave, atëherë mund të bëhet implantimi i thjerrëzave
speciale (ReSTOR, Torike, etj.), apo mund të aplikohet metoda
BIOPTICS (ku pas largimit të perdes, mund të largohet edhe
dioptria e mbetur me ndërhyrje me lazer).
Dy veprime kirurgjike
për një shikim më të mirëdhe një jetë më të rehatshme
11
Perdja e mëvonshme e syrit do të thotë mjegullimi i kapsullës
së mbetur pas operacionit të kataraktit. Shkaku kryesor i
mjegullimit të perdes së mëvonshme të syrit është rritja
e qelizave të epitelit të mbetur në kapsullën e lentes. Si pasojë
e kësaj rritjeje mund të ketë mjegullime. Këto mjegullime mund
të mjekohen me anën e një lazeri special, YAG-laser, me anë
të një proçedure të thjeshtë dhe pa dhimbje, që realizohet
në dhomën e ekzaminimit.
Mjekimi i perdes së mëvonshme (kataraktës sekondare) bëhet —
• Në mënyrë ambulantore (po ashtu nuk ka nevoje të mbyllet syri pas ndërhyrjes)
• Pa hapjen e syrit
• Me anën e lazerit special – YAG-laser
Materiali dhe dizajni i lenteve moderne intraokulare si dhe
zhvillimi i mëtejshëm i teknikave operative reduktojnë në masë
të konsiderueshme shfaqjen e perdes së mëvonshme të syrit.
Pacientët janë aq të entuziazmuar
nga rezultati i shpejtë, saqë
nuk mund të kuptojnë
hezitimin e tyre fillestar
PERDJA E MËVONSHME E SYRIT
12
A JANË TË MUNDSHME KOMPLIKIMET DHE ÇRREGULLIMET GJATË SHËRIMIT
Si në çdo ndërhyrje tjetër operative ekziston mundësia
e komplikimeve gjatë operacionit dhe në fazat e mëvonshme
të shërimit, por ato janë fare të pakta. Shumica e operacioneve
kalojnë krejt pa komplikime, pasi intervenimi kryhet me
metodë të avancuar në një sistem të mbyllur, d.m.th. pa hapje
të madhe dhe qepje të syrit. Në raste të rralla mund të pasojnë:
• Një rritje e tensionit të brendshëm të syrit (Glaukoma)
• Mjegullimet e kornesë
• Ndjeshmëria e rritur ndaj dritës
• Edema e makulës
• Rënia e bërthamës së thjerrëzës në vitreus
• Hemorragji
• Infeksione
• Shkarje të retinës
13
Ju mund të përgatiteni kështu —• Ju lutemi të bisedoni me mjekun tuaj të syve për të gjitha
paqartësitë. Nëse jeni të pasigurtë mbani shënime.
• Në ditën e operimit, normalisht, nuk ka nevojë të hiqni dorë
nga ushqimi. Nëse ju, si diabetik, në ditën e operacionit nuk
mund të merrni ushqim si zakonisht, atëherë bisedoni me
mjekun e familjes për pirjen e barnave që ulin sheqerin
në gjak.
• Merrni mendikamentet tuaja si zakonisht (insulinën, ilaqet
e zemrës, të hollimit së gjakut, etj.). Nëse pini ilaqe për hollimin
e gjakut, atëherë konsultohuni me mjekun e familjes, me
mjekun e syve, ose me kirurgun e syve për mënyrën e
mëtejshme të veprimeve, pasi mund të ketë nevojë për
ndërprerjen e marrjes së këtyre ilaçeve disa ditë para
operacionit.
• Mbani në kohën e operacionit veshje të rehatshme
(mundësisht me mëngë të shkurta)
• Mos mbani bizhuteri
• Përpara operacionit bëni një dush apo një banjo të plotë
dhe lani edhe flokët tuaja
• Mos mbani karfica flokësh, por mund të përdorni rrjetë
flokësh
• Në ditën e operacionit mos bëni makijazh të fytyrës
Si zhvillohet dita e operacionit?
Para ndërhyrjes kirurgjikale, në syrin tuaj do të hidhen pika
për zgjerimin e bebzës. Në sallën e operacionit ju merrni
pastaj një anestezi lokale, kokërdhoku i syrit tani është pa dhimbje.
DITA E OPERACIONIT
14
Tensioni i juaj i gjakut kontrollohet gjatë tërë operacionit
në mënyrë të vazhdueshme.
Ndërhyrja zgjat afërsisht 15 deri 30 minuta. Pas kësaj syri
i operuar, si rregull, lyhet me pomadë dhe vendoset një kapak
mbrojtës i syrit.
Në orët e para pas operacionit, personi shoqërues është
i mirëpritur. Pastaj kaloni ditën me qetësi në shtëpi.
Çfarë duhet të kini parasysh pas operacionit!
Për të përjashtuar të gjitha rreziqet që mund të ndikojnë në
shërimin e plagës, duhet të kini parasysh, udhëzimet qe vijojnë:
Edhe në një prerje të vogël vetëmbyllëse, syri në javët e para,
ende nuk ka forcën rezistuese të tij normale. Për këtë arsye,
nuk do të hiqni fashimin dhe nuk do të fërkoni syrin. Kushtëzuar
nga mbyllja e njërit sy, të pamurit tridimensional (Stereo) është
i pamundur.
Pas operacionit normalisht nuk ka dhimbje. Nëse keni dhimbje,
merrni një ilaç të lehtë kundër dhimbjes. Por, në çdo rast
ju lutemi informoni mjekun tuaj, sidomos në rast të dhimbjeve
të forta.
Një ditë pas operacionit mjeku juaj i syrit do të heq fashimin.
Njëkohësisht ju merrni udhëzime për mjekimin e syrit tuaj në
ditët dhe javët në vijim.
15
UDHËZIME PËR SHËRIM TË SHPEJTË• Shkoni në vizitat pasoperative për tu konsultuar
me okulistin tuaj.
• Merrni medikamentet dhe pikat e syrit sipas udhëzimeve.
• MOS ngrini pesha të rënda (me shumë se 15 kg)
në ditët e para.
• MOS e drejtoni vetë automobilin gjatë procesit të shërimit.
• Shmangni për të paktën tre muaj fërkimet dhe shtypjet në sy.
• Mund të bëni dush, banjo dhe të rruheni. Por kini kujdes që
as sapuni dhe as shampoja të mos bien në sy.
• MOS lexoni më shumë sa është nevojshme.
• Ju mund të shihni televizion, por pa e lodhur syrin.
• Puna me kompjuter është e mundshme, por edhe kjo
të bëhet në mënyrë të kufizuar.
• Llojet e sportit, si noti, zhytja, ecja me bicikletë duhet
të shmangen në fazën e shërimi.
• MOS u përkulni, më mirë përuluni në gjunjë për të
ngritur sende dhe për të lidhur këpucët tuaja.
• Në rast çrregullimesh të shërimit (skuqja e re e syrit
të operuar, dhimbje ose e një keqësimi të shikimit)
informoni, ju lutemi, menjëherë mjekun tuaj.
16
Të nderuar pacientë,
Ne shpresojmë që me këtë broshurë ju kemi dhënë një
pasqyrë të vogël për sëmundjen e perdes së syrit dhe
mjekimit të saj. Nëse keni pyetje tjera, ne do t’iu përgjigjemi
me dëshirë në një bisedë konsultative.
Do të ishte mirë në rast se ne mund t’ju hiqnim pak frikën
për operacionin e nevojshëm. Mënyra operative moderne,
tërësia e instrumenteve moderne me një teknikë të lartë dhe
kontrollet mikroskopike, e bëjnë shumë të sigurtë operacionin
e kataraktës dhe çojnë në një përmirësim të shpejtë të aftësisë
së të parit. Prandaj rreziku për ndonjë komplikim të rëndë
është jashtë mase i ulët. Dhe si shumë pacientë të tjerë, edhe
ju do të konstatoni se sa pozitivisht ndikon kjo ndërhyrje në
jetën tuaj të përditshme dhe ju mund të merreni përsëri me
gjëra për të cilat ju duhet të hiqnit dorë për një kohë të gjatë.
Klinika Gjermane e Syrit,
Prishtinë.
17
Ndjehuni të lirë të bisedoni
me mjekun tuaj të syve
për të gjitha fazat e operacionit.
SHËNIME PËR PACIENTIN
18
19
NË INTERNET
Mbi ekipin e mjekëve, shërbimet specifike,
si dhe teknologjinë në Klinikën Gjermane të Syrit,
vizitoni:
www.kgjs.al
DHE MJEKIMI I SAJKATARAKTA
Adresa
Hygeia Hospital Tirana Sh.a.
Km 01 i rrugë dytësore të autostradës Tiranë - Durrës, Tiranë
Telefon: +355 4 23 88 931
E-mail: [email protected]
www.kgjs.al