32
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME Mentori: Studentja: Prof.ass.dr. Muharrem GASHI Kristina Prendaj Gjakovë, 2018

PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...te urta e shprehje të ndryshme të cilat tregojnë kulturën dhe traditat e kësaj treve, duke e bërë kështu evidentimin e disa fjalëve

  • Upload
    others

  • View
    38

  • Download
    2

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...te urta e shprehje të ndryshme të cilat tregojnë kulturën dhe traditat e kësaj treve, duke e bërë kështu evidentimin e disa fjalëve

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA: GJUHË SHQIPE

PUNIM DIPLOME

Mentori: Studentja:

Prof.ass.dr. Muharrem GASHI Kristina Prendaj

Gjakovë, 2018

Page 2: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...te urta e shprehje të ndryshme të cilat tregojnë kulturën dhe traditat e kësaj treve, duke e bërë kështu evidentimin e disa fjalëve

2

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA: GJUHË SHQIPE

PUNIM DIPLOME

TEMA: RRETH DISA FJALËVE TË HUAJA NË TË FOLMEN E MEJËS

Komisioni:

Kryetar……………………...………………….…………………………….

Anëtar……………………...……………….………..……………………...

Anëtar……………………...……………….……….………………………

Mentori: Studentja:

Prof.ass.dr. Muharrem GASHI Kristina Prendaj

Gjakovë, 2018

Page 3: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...te urta e shprehje të ndryshme të cilat tregojnë kulturën dhe traditat e kësaj treve, duke e bërë kështu evidentimin e disa fjalëve

3

Ky Punim Diplome u mbajt me datën: ……………………….

Para komisionit vlerësues, në përbërje prej:

1________________________________________kryetar/e

2________________________________________anëtar/e

3________________________________________anëtar/e

Komisioni vlerësues, e vlerësoi punimin me notë: _________ ( )

Nënshkrimet e anëtarëve të komisionit vlerësues:

1. _______________________, kryetar/e

2.________________________, anëtar/e

3.________________________, anëtar/e

Page 4: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...te urta e shprehje të ndryshme të cilat tregojnë kulturën dhe traditat e kësaj treve, duke e bërë kështu evidentimin e disa fjalëve

4

Abstrakt

Fjalët kyçe: Mejë, evidentim, etnografi, leksik, gjuhë shqipe

Me anë të këtij punimi, synojmë që përmes vështrimëve të vëmë në dukje përdorimin e shumë

fjalëve të huaja në Mejë, dhe disa fshatrave rreth saj, po ashtu disa nga gabimet fonetike,

gramatikore dhe leksikore. Është paraqitur gjithashtu një historik i shkrutër i fshatit Mejë, si dhe

etnografia e të folurit në Mejë dhe rrethinë.

Qëllimi i këtij punimi ka qenë evidentimi çdo ditë e më shumë i huazimeve të panevojshme në

komunikimin e përditshëm, si dhe dëshira shumë e madhe për të pasur një gjuhë të pastër pa

nevojën e perdorimit të fjalëve të huaja. Në këtë studim kemi paraqitur zhvillimin historik të

huazimeve, faktorët që kanë ndikuar në futjen e fjalëve të huaja si dhe rëndësinë e pastrimit të

gjuhës shqipe. Po ashtu kemi paraqitur disa pamje të fshatit Mejë, si dhe disa këngë të vjetra të

cilat tregojnë kulturën dhe traditat e këtij fshati.

Në këtë punim kemi përdorur disa metoda si: shqyrtimi i studimeve të mëparshme për huazimet,

anketimi i disa banorëve, pastaj në vëzhgimin dhe interpretimin e folësve të këtij vendi.

Përmes këtij vështrimi, në këtë punim jemi përpjekur të sjellim një pasqyrë të qartë të disa

fjalëve të huaja me prejardhje turke dhe sllave, ndikimet e tyre në sfera të ndryshme, përdorimin

e tyre të vazhdueshëm.

Page 5: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...te urta e shprehje të ndryshme të cilat tregojnë kulturën dhe traditat e kësaj treve, duke e bërë kështu evidentimin e disa fjalëve

5

Falënderime

Në jetë gjithmonë më ka pëlqyer që të përballem me vështirësi, ndoshta për të parë se sa e fortë

jam në kapërcimin e tyre. E tillë ka qenë edhe sfida për të përfunduar me sukses studimet

bachelor. Vetëm se këtë nuk do ta kisha përballuar e vetme, pa pasur mbështetjen, ndihmën,

këshillat dhe sugjerimet e shumë personave, të cilët më kanë qëndruar pranë në këtë sfidë të

vështirë.

Mirënjohje pafund për mentorin tim, Prof. Muahrrem Gashi, i cili me udhëzimet e tij më ka

ndihmuar shumë në realizimin e këtij punimi. Do të dëshiroja t’i shprehja një falënderim dhe

mirënjohje të veçantë gjithë stafit akademik të Universitetit “Fehmi Agani”, të cilët u treguan të

palodhur në përmbushjen e programit tonë të studimeve bachelor.

Falënderimi i fundit i takon familjes time, nga të cilët kam gëzuar gjithmonë mbështetjen,

durimin dhe dashurinë e tyre.

Page 6: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...te urta e shprehje të ndryshme të cilat tregojnë kulturën dhe traditat e kësaj treve, duke e bërë kështu evidentimin e disa fjalëve

6

PASQYRA E LËNDËS:

Institucioni shkollor – Universiteti “Fehmi Agani”…………………………………....1

Komisioni vlerësues…………………………………………………………………....3

Hyrje……………………………………………………….…………….…………......7

KREU I: Përpjekjet e rilindësve për shqipen e shkruar, veprimtaria kulturore…..…....8

1.1 Përpjekjet e rilindësve për shqipen e shkruar. ……………...………………..…....8

1.2 Veprimtaria kulturore e rilindësve……….…………………………………….......9

1.3 Qëndrimi kundrejt fjalëve të huaja………………………………………………..10

KREU II: Vështrim historik dhe kulturor rreth Mejës me rrethinë …………………..11

2.1 Vështrim historik dhe kulturor mbi Mejën….....………………………………….11

2.2 Masakra e Mejës ………………………………………………………………...12

2.3 Poezi për Masakrën e Mejës………….…………………………………………....13

2.4 Analizë e disa vargjeve të poezisë………………………………………………....14

2.5 Tregim Historik nga jeta e banorëve të Mejës……………………………………..15

KREU III: Ndikimet e gjuhëve të huaja në shqipen letrare............................................16

3.1 Ndikimi i gjuhës turke në gjuhën shqipe.....………………………………….…....16

3.2 Ndikimi i gjuhës sllave në gjuhën shqipe.................................................................17

KREU IV: Rreth disa fjalëve të huaja në të folmën e Mejës…......................................18

4.1 Fjalë të huaja nga burimet turke dhe sllave në të folmën e Mejës…........................18

Fjalë turke……………………………………………………………………………....18

Fjalë sllave……………………………………………………………………..….........21

4.2 Problemet fonetike dhe gramatikore në të folmen e Mejës…........... .......................24

4.3 Pamje nga Meja..........................................................................................................25

KREU V: KREU V: Etnografia e të folurit në Mejë dhe rrethinë…………………..….26

5.1 Zakone dhe këngë tradicionale që këndohen në Mejë…………………………..…..26

5.2 Këngë tradicionale që këndohen në Mejë………………………………..……..…...27

5.3 Fjalë e shprehje nga të folmet Mejës me rrethinë………………………………..….28

5.4 Lojëra të ndryshme nga kjo trevë………………………………………………..….30

KREU VI...........................................................................................................................31

Përfundime……………………………………………….……..….….….………….......31

Literatura e shfrytëzuar…………………………….…...…….….…………….…...........32

Page 7: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...te urta e shprehje të ndryshme të cilat tregojnë kulturën dhe traditat e kësaj treve, duke e bërë kështu evidentimin e disa fjalëve

7

HYRJE

Të njohësh kulturën e gjuhës do të thotë të mos përdoresh fjalë të huaja të panevojshme.

Kjo është një nga arsyet për përzgjedhjen e kësaj teme mjaft të rëndesishme, ku po bëhen gabime

të mëdha, po bëhen herë pa vetëdije, por shpesh edhe me vetëdije, duke mënjanuar fjalët shqipe

për t’i zëvendësuar ato me fjalë të huaja në vend e pa vend apo pa nevojë.

Gjuha shqipe u ka bërë ballë huazimeve, duke e ruajtur identitetin e saj, edhe kur i mungonin

institucionet e kur shteti ishte thuajse i paqenë dhe kjo, falë përpjekjeve të folësve të fjales

shqipe, që i shndërruan këto përpjekje në simbol të qendresës për ruajtjen e qenësisë shqiptare

Synimi i këtij punimi është vështrimi dhe shqyrtimi i shumë fjalëve të huaja, të cilat përdoren në

fshatin Mejë, dhe në rrethinën e saj, duke përcaktuar kështu nivelin e përvetësimit të standardit

si dhe punën e palodhshme në mënjanimin e këtyre fjalëve, duke i vetëdijësuar banorët e këtij

fshati për përdorimin e fjalëve shqipe në vënd të fjalëve të huaja.

Në kreun e parë kjo çështje do të trajtohet, duke filluar nga përpjekjet e rilindësve për shqipen

standarde që nga periudha e përpjekjes kolektive, e cila u finalizua në Kongresin e Manastirit

(1908) prej nga doli alfabeti i sotëm. Po ashtu edhe qëndrimin kundrejt fjalëve të huaja.

Në kreun e dytë do të paraqesim një vështrim historik, kulturor dhe arsimor mbi Mejën me

rrethinë, si dhe vuajtjet dhe masakrën me të madhe e cila ndodhi në këtë trevë, në luftën e fundit.

Në kreun e tretë do të flitet për ndikimet e gjuhëve të huaja, gjegjësisht për ndikimet turke dhe

sllave në gjuhën shqipe.

Në kreun e katërt kemi paraqitur një numër të madh me fjalë të huaja turke dhe sllave te cilat

kanë një përdorim fatkeqësisht të madh në gjuhën shqipe. Po ashtu kemi paraqitur disa gabime

fonetike, gramatikore dhe leksikore.

Në kreun e pestë kemi treguar disa këngë dasmash dhe tregime të vjetra, lojëra të ndryshme, fjalë

te urta e shprehje të ndryshme të cilat tregojnë kulturën dhe traditat e kësaj treve, duke e bërë

kështu evidentimin e disa fjalëve te huaja në këto këngë.

Page 8: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...te urta e shprehje të ndryshme të cilat tregojnë kulturën dhe traditat e kësaj treve, duke e bërë kështu evidentimin e disa fjalëve

8

KREU I

1.1 Përpjekjet e rilindësve për shqipen e shkruar

Idetë dhe idealet e lëvizjes kombëtare, patriotizmi i flaktë, fryma popullore, demokratizmi,

iluminizmi revolucionar, përshkuan gjithë vepriimtarinë kulturore, letrare e artistike të Rilindjes

sonë, për gjuhën, traditat dhe kulturën kombëtare. Kjo veprimtari u shndërrua në luftë kundër

pushtuesve osmanë, kundër shovinistëve dhe fuqive imperaliste, kundër përçarjeve fetare, që

nxisnin Patriarkana greke, Vatikani dhe otomanët.

Vitet që pasuan Lidhjen Shqiptare, përbëjnë periudhën e lulëzimit të letërsisë së Rilindjes. U

organizuan shoqëri kulturore të shumta, u çelën shkollat e para në gjuhën shqipe, u botua një

numër i konsiderueshëm gazetash e revistash. Veprimtaria politike e kulturore mori përmasa të

mëdha e forma më të organizuara ndër mërgimtarët shqiptarët të Egjiptit, Rumanisë, Bullgarisë e

gjetiu, si dhe tek arbëreshët e Italisë e të Greqisë.

Goditja kryesore, ishte puna e tyre e palodhur për përhapjen e dritës së diturisë, të arsimit e

shkencës. Si iluministë të vendosur revulocionarë, ata mendonin se, pa dituri, nuk mund të viihej

në jetë as edhe një prej ëndrrave të tyre, të fitohej apo të gëzohej liria, të shpëtohej vendi prej të

këqijave. Programet e tyre ishin të një mendjeje: ata synonin një vend të qytetëruar, që do të dilte

nga errësira mesjetare-feudale, imperaliste. Arsimit e kulturës i jepnin rëndësi në kuptim të

përgjithshëm shoqëror, po sidomos duke i vlerësuar si armë të zgjimit të ndërgjegjes kombëtare,

si mjete të domosdoshme për t’i siguruar popullit një të nesërme të lumtur. Ata digjeshin prej

deshirës që ta shihnin atdheun në radhën e “kombëve të qytetëruara”, që atdheu të hynte, siç

shprehej Vretoja, në “Vavilonë të diturisë”. Veqilharxhi, në mbështetje të programit për

zhvillimin e kulturës kombëtare, kishte thënë me kohë (1846) se popujt e pakulturuar “u

përgjasin thjesht skllevërve, që punojnë çdo ditë për mirëqenien e të qytetëruarve ose të

fuqishmëve”. Karakteristikë për ta qe një tolerancë e madhe fetare. Kështu ata në programet e

tyre politike për të nesërmen e atdheut, të ishin për ndarjen e kishës nga shteti dhe të shkollës nga

feja.1

1 Historia e Letërsisë Shqiptare, Rilindja, Prishtinë, 1989. f. 96,97.98

Page 9: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...te urta e shprehje të ndryshme të cilat tregojnë kulturën dhe traditat e kësaj treve, duke e bërë kështu evidentimin e disa fjalëve

9

1.2 Veprimtaria kulturore e rilindësve

Rilindësit bënë përpjekje të mëdha që idetë e tyre të përhapeshin e të hidhnin rrënjë në truallin

popullor, të ktheheshin në armë për çlirimin e përparimin e vendit. Ata nuk iu shmangën asnjë

detyre, që do t’i sillte dobi çështjes kombëtare. Si element të parë a si hallkë kryesore të

zhvillimit të kulturës kombëtare, ata, me të drejtë, shikuan gjuhën, prandaj i dhanë aq rëndësi të

mësuarit e të shkruarit të saj, duke u mbështetur në të folurën e gjallë. Rruga për të arritur gjuhën

letrare të përbashkët zinte fill te njësimi i alfabetit, pastaj kalohej të njësimi i normës letrare,

kurse njësimi i gjuhës forconte njësinë kombëtare. Kështu rilindësit, gjuhën dhe zgjimin e

interest e të dashurisë për të, i panë së pari në plan patriotik, duke u nisur prej mendimit shkencor

se gjuha është më e para shenjë e kombësisë.

Në kohën e Rilindjes u hodhën themelet e gjuhës së sotmë letrare, u ngrit shqipja në nivelin e një

gjuhë të përpunuar të kultures, nëpërmjet zbulimit e vlerësimit të pasurive të saj, pastrimit nga

elementi i huaj gjuhësor, krijimit të fjalëve të reja, përpunimit të normave morfologjike e

sintaksore, etj. Në këtë punë u shquan mbi të tjerë Kristoforidhi, Samiu e Naimi. Pas gjuhës,

patriotët e Rilindjes, për të hedhur themelet e kulturës kombëtare, i dhanë rëndësi shkollës shqipe

si vatër e patriotizmit dhe diturisë. Përçarjet e tyre për shkollën nisën që në gjysmën e parë të

shekullit, por u deshën shumë mundime e sakrifica gjersa të arrihej në çeljen e së parës shkollë

me 1887 në Korçë. Pastaj, ndonjë tjetër shkollë hapi dyert në Kolonjë e Pogradec, në Prizeren e

gjetiu, duke e kapërcyer me heroizëm ndalimet e qeverisë turke dhe veprimtarinë e etshme

shoviniste të Patriarkanës greke, që nuk nguroi të përdorë edhe thikën e helmin kundër pionerëve

të arsimit shqiptar. Në këtë kohë u çel edhe shkolla e parë e mesme për mësues, Normalja e

Elbasanit (1909).2

Gazeta e parë shqiptare është “Shqiptari i Italisë” (L’albanese d’Italia), të cilën e drejtoi De Rada

më 1848, gazeta “Pellazgu” 1860 nga arbëreshi grek Anastas Byku, gazeta “Prizren” në vitin

1871-74 në Prizren, si dhe gazeta “Kosova” në Prishtinë më 1877- 88 në Prishtinë (të dyja këto u

botuan në turqisht dhe serbisht).

Me pas, u botuan edhe gazeta të tjera, të cilat i kushtonin një rëndësi të posaçme mbrojtjes dhe

zhvillimit të gjuhës letrare shqipe, si: “Flamuri i Arbërit” (1883-1887) dhe “Drita-Dituria”

(1884).3

2 Historia e Letërsisë Shqiptare, Rilindja, Prishtinë, 1989. f, 101-105. 3 Fadil Raka, Historia e shqipes letrare, Prishtinë, 2005. f, 175.

Page 10: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...te urta e shprehje të ndryshme të cilat tregojnë kulturën dhe traditat e kësaj treve, duke e bërë kështu evidentimin e disa fjalëve

10

1.3 Qëndrimi kundrejt fjalëve të huaja

Sipas studiuesve fjalët e huaja pasurojnë gjuhën, sipas të tjerëve ato e prishin dhe prandaj duhen

nxjerrë te gjitha nga perdorimi. Në këtë çështje duhet mbajtur një qëndrim i drejtë dhe i

mbështetur shkencërisht. Disa nga fjalët e huazuara e kanë përcaktuar tashmë vendin e tyre në

leksikun e shqipes.

Shumë fjalë të huaja janë bërë pronë e leksikut të shqipes dhe zëvendësimi i tyre me fjalë të tjera

nuk mund të bëhet më. Të tilla janë fjalët që kanë hyrë herët dhe janë përvetësuar plotësisht nga

shqipja, të cilat tashti nuk i dallojmë nga fjalët e tjera të leksikut të shqipes; baba, faqe, fis,

fytyrë, karrocë, këmbë, kusi, mjeshtër, mur, nevojë, i pastër, pemë, presh, pyll, qytet, rrugë top.

Po kështu kanë zënë vend në leksikun e gjuhës sonë edhe fjalët ndërkombëtare

(internacionalizmat). Fjalët ndërkombëtare mund t’i grupjmë sipas dy kriteresh:

a) Sipas fushës së përdorimit: më shumë fjalë ndërkombëtare ka në veprimtarinë politiko-

shoqerore; deputet, diktaturë, ideologji, klasë, kongres, kushtetutë, parti, republikë…: në fushën

e shkencës dhe të teknikës; filozofi, gramatikë, gjeografi, gjeologji, histori, mikroskop, radio,

tank, telegraf…; në fushën e artit: akuarel, art, balet, dramë, fabul, komedi, muzikë, orkestër,

peisazh, personazh, poemë, portret, roman, skenë, teatër.

b) Sipas burimit: fjalët ndërkombëtare janë kryesisht me prejardhje nga greqishtja; filozofi,

fonetikë, gramatikë, gjeografi, histori, homonim, morfologji, sinonim, sintaksë….; nga

latinishtja: kushtetutë, linguistikë, republikë, senat….; nga italishtja: kanto solo, soprano,

tenor…; nga frëngjishtja: adresë, burokrat, deklaratë, ekip….; nga anglishtja: basketboll, futboll.

Në gjuhën tonë ndodh që brenda çerdhes së fjalëve të huazuara, disa fjalë janë zëvendësuar me

fjalë shqipe, kurse disa të tjera të së njëjtës çerdhe jo, meqënëse nuk janë formuar ende fjalë

gjegjëse: nocion, nacional, e internacional janë zëvendësuar me komb, kombëtar e

ndërkombëtar, kurse nacionalist, internacionalist e nacionalizëm nuk janë zëvendësuar ende.

Disa prej fjalëve të huaja janë kufizuar në fusha të ngushta, të tjera janë zëvendësuar krejt ose po

zëvendësohen në të gjitha kuptimet, e në kuptimet themelore: abonim – pajtim (në shtyp),

abonament-pajtimtar, abrogoj- shhfuqizoj, adio – lamtumirë/mirupafshim, adapt – i

përshtatshëm, afirmoj – pohoj, aman – të lutëm, agravohet-rëndohet, angazhim-zotim,

angazhohem-zotohem, apel-thirrje, apostafat-nergut, aprovoj-miratoj, aplikoj-zbatoj, avangardë-

pararojë, brutal- i vrazhdë, decidoj-vendos, deciziv-vendimtar, dedikoj-kushtoj.etj.4

4 Leksikologjia e gjuhes shqipe. Jani Thomai. f. 265.

Page 11: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...te urta e shprehje të ndryshme të cilat tregojnë kulturën dhe traditat e kësaj treve, duke e bërë kështu evidentimin e disa fjalëve

11

KREU II: Vështrim historik dhe kulturor rreth Mejës me rrethinë

2.1 Vështrim historik dhe kulturor mbi Mejën

Fshati Mejë, është 2.5 km në jug-perëndim të qytetit të Gjakovës. Kufizohet me disa fshatra:

fshatin Madanaj, Korenicë, Orize, ndersa lumi “Trava”, ndan fshatin Mejë me fshatin Jahoc.

Pupullësia

Përbërja etnike është shqiptare, pasardhës të ilirëve, ndërsa një pjesë e vogël është e komunitetit

ashkali, romë, egjiptian etj. Për nga besimi fetar, Meja me rrethinë është me shumicë të krishterë,

mirëpo ka edhe të besimëve tjera, kryesisht besimit mysliman. Meja së bashku me rrethinë ka

rreth 4.888 banorë5

Pupullësia Gjithsej: Shqiptar, Serb, Boshnjak, Rom, Ashkali, Egjipitan, Të tjerë

MEJË 4.888 4.132 3 3 14 109 610 176

Arsimi:

Shfmu: “Luigj Gurakuqi”

Adresa: Korenicë

Komuna: Gjakovë

Historiku i shkollës: Kjo shkollë filloi punën me 01.9.1990, ku i jepet emri i atdhetarit, Luigj

Gurakuqi. Në këtë shkollë gravitojnë nxënësit e fshatrave: Korenicë, Duzhnje, Nec, Ramoc,

Çufadol dhe Orize. Në vitin shkollor 2015-16 vijojnë mësimet 121 nxënës.

Shfmu: “Ardhmëria”

Adresa: Ramoc

Komuna: Gjakovë

Historiku i shkollës: Shkolla fillore “Ardhmëria” në Ramoc, ka filluar të punojë që nga viti 1949,

fillimisht në shtëpi private të Ramocit. Emrin “Ardhmëria” e ka marrë nga propozimi i Këshillit

të Arsimtarëve dhe Këshillit të shkollës në vitin 1957. Në këtë shkollë, janë përfshirë fshatrat

Ramoc, Rrypaj, Madanaj, Mejë. Në vitin shkollor 2015-16 vijojnë mësimet 117 nxënës.

Shënim: Shumica e nxënësve të fshatit Mejë, vijojnë mësimin në Shfmu: “Ardhmëria”, Ramoc.7

5 http://www.kqz-ks.org/sq/gjakove 6 http://ask.rks-gov.net/media/1613/popullsia-sipas-gjinis%C3%AB-etnicitetit-dhe-vendbanimit.pdf 7 http://gjakovaportal.com/al/qyteti/ArtMID/517/ArticleID/3282050/Shkollat

Page 12: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...te urta e shprehje të ndryshme të cilat tregojnë kulturën dhe traditat e kësaj treve, duke e bërë kështu evidentimin e disa fjalëve

12

2.2 Masakra e Mejës

Masakra e Mejës ndodhi më 27 prill të vitit 1999. Në këtë masakër nga forcat serbe janë

masakruar shqiptarët nga Gjakova dhe rrethina e saj. Trupat e të pajetëve janë shpërndarë në

pjesë të ndryshme të Kosovës dhe Serbisë. Njësitet e ushtrisë serbe, policia dhe paramilitarët,

ekzekutuan 377 meshkuj shqiptarë. Pas luftës, gjatë 1999-2001 një pjesë e tyre është gjetur në

varreza të ndryshme masive në Kosovë dhe për të tjerët janë marrur informata se gjenden në

Serbi. Mirëpo edhe përkundër kërkesave nga Qeveria e Kosovës, të nxitura nga shoqata të

ndryshme humanitare dhe të afërmeve të të ndjerëve, organët serbe kanë zhagitur dorëzimin e

tyre. Martirëve të ramë në këtë masakër iu është ngritur, Qendra Përkujtimore 27 prilli në

“Lëndinën e Pikëllimit”, në fshatin Meje të Gjakovës. Më 18 qershor 2005 është bërë rivarrimi i

mbetjeve mortorë të 21 viktimave të masakruar.:8

Rrëfimi i Rozë Duzhmanit.

Gustin, Mikel dhe Fran Duzhmani, janë tre vëllezër të cilët lindën në datë të ndryshme, por të

përbashkët kanë datën e vdekjes. Me 27 prill, serbët ata i morën në shtëpi, gjatë kohës që nëna e

tyre kishte shtruar sofrën për të ngrënë bukë. Roza kujton me lot në sy ditën kur policia serbe ia

rrëmbeu djemtë e saj dhe nuk ia ktheu më. “Më date 27 prill, na nuk kemi ditë asgjë, kemi qenë

ka hamë bukë, veç kur na kanë hyrë 7 a 8 policë. Edhe tre djemtë m’i kanë marrë e na thanë

mbas tri orësh i kthejmë”. Duzhmani rrëfen se sa e vështirë ishte dita kur e morën lajmin për

bijtë e tyre, të cilët ishin masakruar aq keq sa që kishte qenë e vështirë edhe të identifikohen. “Ka

shku baba i vet me i marrë e ka mbetur i trishtuar. “Çka paskan bë” -tha, “veç do eshtra tha ishin,

veç mirë që po i njoh teshat”. Të voglin nuk e kishin pas prishë, se e kishin shti serbët në

frigorifer”, rrëfen ajo. Në Mejë, pranë e pranë i kanë varret Bujar Shehu dhe Milan Marku, njëri

mysliman e tjetri katolik. Meja është vend i martirëve, familjarët e të cilëve kishin vendosur që

t’i varrosnin së bashku me të dashurit e tyre në mënyrë që Komleksi Memorial i Mejës, të jetë

pritë e përjetshmë e pamposhtur për Serbinë9

8 https://telegrafi.com/behen-17-vjet-nga-masakra-e-mejes/ 9 http://www.balkanweb.com/site/kisha-shtruar-darken-iken-pa-ngrene-nena-rrefen-tmerrin-kur-serbet-i-moren-3-djemte-e-ia-vrane/

Page 13: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...te urta e shprehje të ndryshme të cilat tregojnë kulturën dhe traditat e kësaj treve, duke e bërë kështu evidentimin e disa fjalëve

13

2.3 Poezi për Masakrën e Mejës.

Me mallë zemre, o me lotë shpirti, - Për Prizren ju thanë me shkue!

unë kësaj kange, o po ja nisi! shumë kanë rreh’ e turturue

Plotë me lotë, këta sytë e mi, N’Bishtazin, o kur kanë shkue,

po i ndërroj gishtat n’këtë qifteli. Shkîjet kolonën, e kanë ndalue,

M’u kujtua, o 14 prilli (1999), m’i sh’iptarë, o ata kanë gjue’

sa kishte nis’ o kangën bylbyli, shumë traktorat i kanë shkatërrue,

e ja ndali, o shkâu – katili. plotë me njerëz, qysh kanë qillue,

Ditë pranvere e filluar, “Korbat e zi”, o i kanë rrethue,

plotë me zemër, o të pikëlluar. thonë kufini âsht ndalue!

Ishte tërbuar o shkâu i zi, Aiii, e kanë marrë gjâmën o t’tonë robnija…

ishte vërsul’ o mbi shqiptari! hajmedet, o ku na m’eten thëmija

Hajmedet, po mbledhë gra, rob e fëmijë, Kudo vajë, kudo piskamë,

po mbledhë pleqë e po mbledhë të ri: Ku t’kam babë, o ku t’kam nanë!?

prej Dobroshi e Juniku, O ku je motër, o ku je vëlla!?

Nivokazi e Molliqi, Mâ tmerrim, o për ne nuk ka!

Batushë, Shizhmon e Rracaj, Disa trupa, o t’përgjysmuar,

Sheremet, Dallashaj e Pacaj shumë pa k’âm’ e shumë pa duer,

N’shumë dredhina janë mundue, Shumë u dogjen n’flakë e n’prush,

n’këto katunde, o shpirt me p’shtue! s’ka shka bân, medet – kurkush!

Lujke shkâu, o me tradhëti, M’falni vëllazën, s’muj duroj mâ!

t’tonë me dalë, o për Shqipni! Këta shqiptarë në gjak janë lâ,

Po në Meje kur kanë mbërri, asnjëherë për né s’do t’vdesin,

Aeroplanat kanë ardhë përmbi, O n’zemra tona përjetë do t’mbesin!10

disa njerëz, o i ka damtue,

tymi e flaka, o i ka mbulue,

Muerren gjâmën, o gra e fëmijë

Britma e tyre, o n’gjynah me t’shtî.

10 Besim Abdyli, rapsod popullor, nga rrethi i Gjakovës

Page 14: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...te urta e shprehje të ndryshme të cilat tregojnë kulturën dhe traditat e kësaj treve, duke e bërë kështu evidentimin e disa fjalëve

14

2.4 Analizë e disa vargjeve të poezisë

Me mallë zemre, o me lotë shpirti

unë kësaj kange, o po ja nisi!

Plotë me lotë, këta sytë e mi,

po i ndërroj gishtat n’këtë qifteli.

Autori që në fillim të poezisë shpreh mallin e tij për njerëzit e vrarë, duke i thurur kështu këto vargje me

lot në sy, sepse vuajtjen e tij dhe dhimbjen e shpreh më së miri në këtë poezi.

po i ndërroj gishtat n’këtë qifteli. Duket se koha për të ka ndaluar, duke e numëruar edhe ndërrimin e

gishtave në qifteli e cila po i duket shumë e rëndë, duke e ditur kështu se tingujt e asaj qiftelie, po bijnë

ashtu siç ranë të gjithë dëshmorët e fshatit Mejë.

M’u kujtua, o 14 prilli (1999)

sa kishte nis’ o kangën bilbili,

e ja ndali, o shkâu – katili.

Këtu autori kujton 14 prillin, ditën më të zezë dhe muajin më të rëndë për të gjithë Mejën. Në fjalinë e

pare të këtij vargu “M’u kujtua o 14 prilli”, shihet qartë dhimbja e shpirtit të tij, duke mos dashur kurrë

ta përserisë më. Tutje përmendët “bilbili”, një zog shtegtar, i cili njihet si këngëtari më i mirë ndër të

gjithë zogjtë, por këtu autori e përdor si metaforë, duke dashur të thotë se këngën e kishin nisur shpirtërat

e të rënëve, të cilët ua ndali ky shkau katili, dhe këta ende s’kan gjetur paqë, madje disa nuk kanë as

varre për ta vizituar ndonjëherë trupin e tyre tashmë të shpërbërë.

Ditë pranvere e filluar,

plotë me zemër, o të pikëlluar.

Ishte tërbuar o shkâu i zi

ishte vërsul’ o mbi shqiptari.

Ajo çfarë dukët karakterisitke në këtë poezi, është rima e sajë e përsosur, nganjëherë të dukët

sikur e dëgjon zërin tyre dhe zërin e të gjitha nënave të cilat vazhdojnë të vajtojnë çdo 14 prill.

Pranvera sapo kishte filluar, por duket sikur ishte e shkruar që kjo pranverë të jetë e përgjakur, e

mbushur me dhimbje e më lotë. Në fund autori, vazhdimisht shpreh mllefin e tij kundër shkaut të

zi, të cilët ishin të pa mëshirshëm ndaj fëmijëve, grave apo burrave të pafajshëm. Kujtimi i tyre

do të mbesë përherë në zemrat tona, dhe këtë nuk ka armik që mund të na marrë.

Page 15: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...te urta e shprehje të ndryshme të cilat tregojnë kulturën dhe traditat e kësaj treve, duke e bërë kështu evidentimin e disa fjalëve

15

2.4 Tregim historik nga jeta e banorëve të Mejës.

Rrëfimi për “Lëndinën e Pikëllimit”

Gjatë luftës së fundit të vitëve 1998-1999, në vendin to:në ka pâsë shumë tortunë, dhu:në rrahje e

vrasje nga xhandarmëria serbe. Gjatë vitit 1999, në komuñën to:në u kânë ni polic serb, të cilin e

quanin Millotin Prashçeviq, i cili i ka bâ shumë rrahje e dhu:në në shtëpitë e atŷne personav që

kanë gjetë armë, pra ai ishte polic i cili ka ushtru dhu:në në të gjith banorët e komuñës së

Gjakovës.

Po ashtu ka rra:hë e vrâ: burra të fshatit to:në, per të cilët kishte dyshuar se janë pjesë e UÇK-së.

Një ditë të muajit prill, gjatë kalimit të Millotinit me 4 pjestarë të tjerë të xhandarmerisë serbe,

UÇK-ja, goditi veturen e tij me zolë (mjet shpërthyes), ku i la të vdekun, Millotinin me 4 pjestarë

të tjerë, pastaj kân ardh nga qyteti i Gjakovës pjestar të tjerë të xhandarmërisë serbe dhe janë

përleshur me UÇK-në, ku në këtë betejë u vranë Millotini me pjestarët e tij.

Gjatë varrimit të Millotinit, gruja e tij Dragana, tha se si hakmarrje për vrasjen e burrit të saj dhe

4 pjestarëve të tjerë në fshatin Mejë, do t’i vranin 500 shqiptarë, dhe ashtu ndodhi, me 27 prill të

vitit 1999, forcat serbe hynë në fshatin Mejë, dhe vranë e masakruan mbi 377 njerëz, ku ńer ta

kishte burra grâ e femijë. Ishte nje tmerr i madh qe ju bâ fshatit to:në me rrethinë dhe pastaj

banoret e tjerë ishin obliguar qe t’i lëshonin shtepitë e tŷne pasi xhandarmëria serbe, kishte

filluar që t’i digjte të gjitha. Vendi ku prehën eshtrat e banorëve të fshatit Mejë, quhet “Lëndina e

Pikëllimit”11

Gjatë dekadës së fundit të shekullit të kaluar në vendin tonë ka pasur shumë dhunë e vrasje nga

xhandarmëria serbe. Në luftën e fundit në Kosovë, në mënyrë të veçantë në fshatin Mejë me

rrethinë. 12

Shënim: Rrëfimi i vitit 1999, është shënuar në mënyrë autentike.

11 Ky tregim është treguar nga Mhill Prendaj, 53 vjeçar, Mejë, 2018 12 Zanoret e gjata i kemi shënuar me dy pika prapa tyre /: / si p.sh: /to:në /deri::/, /ni::/ etj Zanoret hundore me / ˆ / p.sh: sŷt, pês, zô (zëri) Zanoret e shkurtra me / ˇ/ trǔp. Grupi nd/ń/ ńihmën, bashkëtingëllorja hundore Ñ /ñ/ ñis/

Page 16: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...te urta e shprehje të ndryshme të cilat tregojnë kulturën dhe traditat e kësaj treve, duke e bërë kështu evidentimin e disa fjalëve

16

KREU III: Ndikimet e gjuhëve të huaja në shqipen letrare.

1.1 Ndikimi i gjuhës turke në gjuhën shqipe

Fjalë nga turqishtja nisen të hyjnë në gjuhën shqipe që nga shekulli XV.

Siç dihet pushtimi osman në Shqiperi zgjati pesë shekuj, deri në 1912. Fushat qe u prekën më

shumë nga turqishtja qenë urbanizmi, veshja, kuzhina, administrata etj. Më të hershme janë

huazimet leksikore në fushën e luftës dhe të veshjeve: bori, qarqaf, çorape, daulle, dyfek, fitil,

senduk, top...; pastaj vijnë fjalë edhe nga fusha tjera: baba bilbil, fodull, hake, hambar, hendek,

kafe, inat, manushaqe, pazar, penxhere, raki, sahat, tepsi xhep etj. Nëpërmjet turqishtës kanë

hyrë në shqipe edhe fjalë të ndryshme arabe ose persiane, prandaj përdoret emertimi

orientalizma. Ato që shqipja tashme i ka bërë të vetat kanë dy veçori: a) pjesa më e madhe e

turqizmave u përket fushave të levizshme, si fushës së marrëdhënieve shoqërore, ekonomike, të

administratës, të luftës, të urbanistikës, të veshjeve, të fesë, të kuzhinës, të zakoneve etj. Kanë

dalë ose po dalin shumë fjalë nga perdorimi të burimit turk e që janë zëvendësuar me ato shqipe:

aksham-i “mbremje” aman ‘pasth’ “te lutem” penxhere “dritare: sabah “mengjes” ose fjalët qe

lidheshin me shoqërinë dhe me organizimin feudal,: kajmekam-i, vali-u, xhelep-i... si dhe shumë

të tjera që janë vjetruar e janë bërë arkaizma. b) shumë fjalë me burim nga turqishtja në shqipe,

kanë marrë ngjyrim emocionues e stilistik (kryesisht keqësues) dhe, disa prej tyre përdoren si

mjete stilistikisht funksionale kryesisht për këtë ngjyrim: baballëk bejtexhi, dembel, derdimen,

dyfek, dynja, matrapaz, matrapazllej, mejhane, pazarllek, surrat, topçi yxhym... 13

Si turqizëm i parë i dokumentuar për profesorin e nderuar Eqrem Çabej, është fjala haraç, të

cilën Skënderbeu e kishte përdorur në një letër të tij. Ky dijetar e kthen në fakt supozimin e

sipërm me këto fjalë: “Turqizmat kanë hyrë në gjuhën shqipe që para nguljes së turqve në

Shqipëri.” Gjithashtu edhe studiues të tjerë përmëndin faktin se arbëreshët përdornin fjalë turke

edhe para nënshtrimit të tokave arbëreshe nga osmanët. Këta, kur emigruan në Itali, morën me

vete fjalë nga sfera e luftës (daulle, fitil, mejdan, etj.), nga petkat (çarçaf, çorape, gajtan, etj.),

nga jeta shtëpiake (penxhere, isa – hesap). Vlenë po ashtu të përmendet se ndikimi fjalëve

osmane ishte i madh, jo vetëm në të folurën, por edhe në shkrimin shqip14

13 Jani Thomai, Leksikologjia e gjuhës shqipe, Tiranë, 2002, fq. 260 14 Studime mbi leksikun dhe mbi formimin e fjalëve në gjuhën shqipe II Tiranë 1972. fq. 280

Page 17: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...te urta e shprehje të ndryshme të cilat tregojnë kulturën dhe traditat e kësaj treve, duke e bërë kështu evidentimin e disa fjalëve

17

3.2 Ndikimi i gjuhës sllave në gjuhën shqipe.

Fjalët nga sllavishtja (serbishtja dhe nga bullgarishtja) kanë hyrë në shqipe gjatë mesjetës. Fjalë

të burimit sllav kemi në bujqësi, në blegtori, në zejtari: çekiq, çudit, dobi, fllad, gostit, gozhdë,

grusht, habit, kovaç, kovë, kyç, mace, memec, oborr, pate, plaçkë etj. 15 Marrëdhëniet mes

shqiptarëve dhe sllavëve të jugut vijojnë prej afro pesëmbëdhjetë shekujsh. Ato sigurisht nuk

kanë pasur një zhvillim linear, apo me të njëjtin intensitet në kohë dhe hapsirë dhe kanë lënë

gjurmët e tyre në gjuhët përkatëse. Dhe si çdo marrëdhënie tjetër, edhe ajo mes shqiptarëve dhe

sllavëve, ka dy anë, atë të marrjes dhe atë të dhënies, ndonëse, sipas dijës së sotme, këto dy

anë paraqesin rezultate asimetrike: ndikimi sllavojugor në shqipe gjen shprehje në huazimet

relativisht të gjera sllave në leksik, në një rrjet të dendur gjurmësh sllave në toponimi, si dhe në

disa ndikime në fonetikë e në strukturën morfologjike, ndikime këto të kufizuara gjeografikisht

e pa ndonjë peshë të rëndësishme, qoftë edhe për strukturat nëndialektore të shqipes. Ndërsa

ndikimi i shqipes gjenë shprehje në ndihmesën, që ajo ka dhënë në procesin e ballkanizimit të

gjuhëve sllavo-jugore, në huazimet, në një masë të vogël në leksik dhe në ndryshime të tjera

fonetike e morfosintaksore në të folmet fqinje sllave. Pra siç dihet, ardhja e sllavëve në Ballkan

nuk ishte vetëm një ardhje e një popullsie të re, por edhe ardhja e një kulture e një organizimi të

ndryshëm nga ai i shqiptarëve, ardhja e një veshje dhe mbi të gjitha e një gjuhe të ndryshme nga

ajo e shqiptarëve. Gjuha shqipe ka rënë nën ndikimin e gjuhësor të sllavishtes, megjithë

rëndësinë e padiskutueshmë që ka kjo çështje, ne nuk do ta bëjmë objekt të posaçëm trajtimi,

pasi kjo do të na shpinte jashtë temës që po trajtojmë. Në gjuhën shqipe kanë hyrë edhe disa

prapashtesa me burim sllav, si: -ac/-ec: burrac, dorac, tullac etj.; -ash: çalash, gjumash,

kromash, qurrash etj.; -avec: burravec, grindavec, qurravec etj.; -icë: buallicë, gomaricë,

ngushticë, pakicë, shumicë etj.; -inë: luginë, rrafshinë, thartinë etj.; -nik: besnik, fisnik, petanik

etj.; -it: djesit, kopsit, radhit, rendit, ujit etj.16

15 Jani Thomai, Leksikologjia e gjuhës shqipe, Tiranë, 2002, f. 258 16 Xhelal YLLI: “Rreth vlerësimit të huazimeve sllave në gjuhën shqipe”.(“Shqipja dhe gjuhët e Ballkanit”-Konferencë

shkencore,2011 Prishtinë.

Page 18: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...te urta e shprehje të ndryshme të cilat tregojnë kulturën dhe traditat e kësaj treve, duke e bërë kështu evidentimin e disa fjalëve

18

KREU IV: Rreth disa fjalëve të huaja në të folmën e Mejës

4.1 FJALË TË HUAJA NGA BURIMET TURKE DHE SLLAVE NË TË FOLMEN E

MEJËS

Fjalët e huaja janë gjithmonë të tepërta ne komuinikim të përditshëm, të cilat tashmë janë bërë të

padurueshme. Të gjithë duhet të vetëdijësohemi kur flasim, dhe çfarë fjalë ose terma përdorim.

Pas disa shqyrtimëve që kemi bërë në Mejë, kemi zhvilluar biseda të ndryshme me banorët, po

ashtu nga e folura ime në familje apo në shoqëri, kemi arritur t’i vëmë në dukje disa fjalë të

huaja, turke dhe sllave.

Fjalë të huaja turke:

asajde. turq. ndajf. në atë drejtim, tregon vendin

aksham. turq. mbrëmje.

adalet. ndaj.turq. shumë.

aferim, pasth.turq. të lumtë.

adet. em.turq. zakon.

astar. em.turq. pëlhurë.

aman, pasth. turq. të lutem!

allahile, pasth. arab. pashë Zotin!

arnaut-i. em.turq. shqiptar (i quajtur kështu prej turqve)

ashiqare. ndajf.turq. haptas, sheshit.

axha. em.turq. xhaxhai (vëllai i babait).

avaz. em.turq. diçka që është bërë zakon; diçka e mërzitshme.

azgan. mb.turq. që ka shtatë të lartë; i shkathët; sypatrembur.

bahçe. em. turq. kopsht.

bajat. mb.turq. që e ka humbur vlerën; bukë (gjellë) bajate; është bërë i mërzitshëm.

baballëk. mb.turq. i pa të keq; shpirtmirë.

badihava, ndajf. turq. kot, kot së koti.

bajrak, em. turq. flamur.

bajraktar .m.turq. flamurtar; krushku që mban flamurin e dasmës.

bardak, em. turq. gotë..

bakllava. em.turq. embëlsirë me petë të holla.

baxhanak-u, em. turq. kunati..

bereqet, mb.turq.harmoni, (përdoret në shenjë falenderimi).

bakshish. em.turq. të holla që i jepen dikujt për shërbime të vogla.

Page 19: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...te urta e shprehje të ndryshme të cilat tregojnë kulturën dhe traditat e kësaj treve, duke e bërë kështu evidentimin e disa fjalëve

19

begenis. f.turq. kur e pelqejmë dike; tregojmë simpati.

beter, mb. turq. njeri i shëmtuar.

berber. em.turq. ai që ka për mjeshtri të rruaj flokët; të qethë.

buçuk, mb.turq.ngushtë, e ka punën buçuk, e ka punën ngushtë.

buallicë,(bullicë) em, gj. fem., (nga serbishtja) budallaçkë.

bujrum, pasth. turq. mirë se erdhe!

burek, em. turq. byrek; pite me peta të mbushura me mish.

bunar, em.turq. pus

çoban, em. turq. çoban dhensh. (Ai që ruan, që kullot dhe që mbarështon bagëtinë)

çarshi, em. turq. treg.

çakmak. em.turq. mjet i vogel xhepi për të bërë zjarr. Në disa raste përdoret edhe fjala shkrepsë.

çirak, mb. turq. ndihmës, në formë ironie gjoja ke bërë shumë (a me ke bërë çirak),

çizmë.em.turq. këpucë prej lekure.

dakik, em. turq. minutë ose çast.

dert, em. turq. shqetësim- mundim.

dogri, ndajf. gjithmonë.

dynja, em. turq. botë.

evlat, em. turq. fëmijë.

ezbel, em. turq. orator, i shkathtë nga goja.

fikall-ndajf. turq. i vetmuar.

fukarallëk. mb.turq. varfëri

gafil. ndajf.turq. në gjendje të pa pregatitur

gazep. em.turq. mundim i madh, vuajtje,

gjynah. em.turq. mëkat, gabim, dhembshuri.

haber. em.turq. lajme

hala, ndajf. turq. ende.

hasret, em. turq. djalë/vajzë e vetme si gjini apo si fëmijë.

harxh, em. turq. ushqimet që blihen për t’i përrdorur për njëkohë; bën pazarin e shtëpisë.

helbet, ndajf. turq. ndoshta, (helbet del naj sen).

hajvan.em.turq. kafshë, idiot.

hallall.turq. diÇka e lejusheme dhe drejtë, E ki halllall(e meriton)

hasm-i. em.turq. ai që është në gjak me dike për shkak vrasjeje.

hyzmeqar. turq. shërbyes, shërbëtor

hazer, ndajf. turq. gati

inxhe, em. turq. gruaja e xhaxhait.

izën, ndajf. turq. lejë për të shkuar.

Page 20: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...te urta e shprehje të ndryshme të cilat tregojnë kulturën dhe traditat e kësaj treve, duke e bërë kështu evidentimin e disa fjalëve

20

javash, ndajf. turq. ngadalë.

japi, em. turq. shtëpi.

jatagan, em. turq. pushkë.

kanop,em. (litar)

kanun, em. turq. ligj, Kanuni i Lekë Dukagjinit.

kasavet, ndajf.turq.shqetësim (i ka futë vetes kasavet).

konak, ndajf. turq. Odë, mikpritje për mysafirë.

kimet, em. turq. rëndësi, vlerë.

kismet, ndajf.turq. fat, përdoret për të uruar në të ardhmen (kësmet po martohem).

kyvet, ndajf. turq. fuqi, forcë (i ka dhonë Zoti kyvet).

mëhallë(mahallë), em. turq. lagje,

magjup, em. cigan, romë.

mesele, em. turq. tregim, ndodhi.

misit, mb. turq. përson që shkon për shkuesi.

mixhë, em. turq. xhaxhai.

nalet, em. turq. djall. dreq.

nishan, em. turq. shenjë.

oriental.mb.turq. që ka të bëjë me vendet ose me popujt e lindjes

pastërm, em. turq. mish gjedhi i konservuar për ushqim dimri.

penxhere, em. turq. dritare.

sade. turq.(kafe sade)- pa sheqer

sarillak, em. turq. sëmundja e verdhëzës.

serbez-ndajf. turq. i trimëruar.

shejtan.em.turq. djall

tavan, em. turq. pjesa e sipërme që mbulon një dhomë.

tezak, em. turq. Çuni i tezes.

vilushkë. em. turq.pirun

vesvese-sja, (turq.) dyshim; T’u ka ba vesvese.

xham, em. turq. qelq. (shqiptohet edhe gjam, gjami)

zullum, ndajf. turq. dëm, i bën zullum- i bën dëm.

Page 21: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...te urta e shprehje të ndryshme të cilat tregojnë kulturën dhe traditat e kësaj treve, duke e bërë kështu evidentimin e disa fjalëve

21

Fjalë të huaja sllave:

bollnicë. em.serb. spital

branë. em.serb. ujëmbledhës

baski. em.serb.gozhdë.

bollovanje. serb. pushim.(pushim mjeksor)

bubrekët,em.serb.veshkët,organ në trupin e njeriut.

bure. em.serb.shishe.

carinë. em.serb. doganë.

cërgash-i-em.serb. magjup.

certan,em. serb. film vizatimorë.

çikë, em. vajzë

derzhavë. em. sllav. shtet

digitron. em.serb. teledirigjues.

domacica, em. serb. zonja e shtëpisë.

frizheder. em.serb.frigorifer.

halinë. em.turq. fustan

ostallë. em.serb. tavolinë

okolinë. em.serb. rrethinë

jadranka, em. serb. sandale.

jakne, em. serb. xhaketë.

kadë. em.serb.vaskë.

kastravec. em.serb.trangull.

kauç. em. serb. divan.

kërrni. em.serb. bajame

kërrutë.(krrutë) em. serb. bastun

kfaqill. em.serb.lidhëse

kimik. em.serb. stilolaps.

kolicë. em.serb. karrocë.

kompir. em.serb.patate,(perime).

krajl. em.serb.mbret.

Page 22: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...te urta e shprehje të ndryshme të cilat tregojnë kulturën dhe traditat e kësaj treve, duke e bërë kështu evidentimin e disa fjalëve

22

krajlica. em.serb.mbretëresha.

kupatill. em. serb. banjo.

kuqnica. em.serb.fren-at.

gollub. em.turq. pëllumb

negradë. turq. shpërblim

magaricë, mb. serb. gomaricë, e sharë për femrat (prapashtesa –icë, nga serbishtja).

mast. em.serb yndyrë,mjet shërues.

mraz, ndajf. serb. i ftohtë i madh.

mrezh. em.serb. rrjetë.

opshtinë, em. serb. komuna (ka ngelë te mosha e vjetër, nuk thuhet më)

prekulicë. em.serb. rimorkio

pasoshë. em.serb pasaportë

pivë. em.serb. birrë

porez. em.serb. tatim

pegull, em. serb. hekur për hekurosje.

penzija. em.serb. pension.

pod. em.serb.dysheme, tokë.

prashak. em.serb. pluhur për tretje.

prashit. f.serb.skalit dheun.

prezore. em.serb.dritare.

puqurk. em.serb. kërpudha.

qebe. em.serb. batanije.

reshenje. em.serb. vendim.

rekë. em.serb. lumë.

raqun. serb. llogari.kupon.

rub,em.serb.leckë.

sakicë, em. serb. sopatë.

shafciger. em.serb.kacavide.

shtagë, em. serb. shkop.

shtapiq. em.serb. shkopinjë të njelmët.

Page 23: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...te urta e shprehje të ndryshme të cilat tregojnë kulturën dhe traditat e kësaj treve, duke e bërë kështu evidentimin e disa fjalëve

23

shtek. em.serb. prizë.

sjalicë, em. serb. poqë elektrik

skllopk,em.serb.ndërprerëse.

skllubë. em. serb. giliqe, që bëhen rreth syrit.

slikë. em.serb. fotografi.

stan. em.serb. banesë

smenë. em.serb.ndërrim,orar në punë.

soba. em.serb.dhomë.

spirrë, mb. serb. i/e hollë, zakonisht përdoret për të sharë.

stabilizator.em.serb.rregullator

stanica. em.serb.stacion.

stol. em.serb.ulëse e vogël, e punuar nga druri.

strujë. em. serb. rrymë.

stupc, em. serb. dru i trashë, hu.

sup. em.serb. stacion policie.

sudar. serb. ndeshje.

tanir. em.serb. pjatë.

teslicë, em. serb. sqepar.

troha/ trosha, em. serb. thërrmija.

vadit, f. serb.ujis, ujis lulet, lëshoj ujin në oborr.

ulicë. em.serb. rrugicë

upravlaÇ. em.serb. timon

zejtin. em.serb. vaj

zavodë. em.serb. enë .

zadrugë. em.serb.shitore.

zagar, em. serb.qen gjahu.

zid. em. serb. muri

Page 24: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...te urta e shprehje të ndryshme të cilat tregojnë kulturën dhe traditat e kësaj treve, duke e bërë kështu evidentimin e disa fjalëve

24

4.2 Problemet fonetike dhe gramatikore në të folmen e Mejës.

Meja, ashtu si edhe i gjithë qyteti i Gjakovës flet dialektin e gegërishtes. Më poshtë do t’i

theksojmë disa gabime fonetike, gramatikore dhe leksikore.

Ndër përdorimet më të shpeshta që bëhen në të folmen e Mejës janë:

*Përdorimi i zanores hundore â që i kundërpërgjigjet zanores ë në standard. Psh.:

nâna – nëna, hâna – hëna, dhânë – dhënë, njâni -njëri, etj.

*Ngatërrimi i bashkëtingëllores paragjuhore afrikate Ç, dhe mesgjuhorës mbyllore q. P.sh.:

çeroj - qeroj, çështje – qështje, çantë – qantë etj.

*Në të folmen e Mejës, zanorja ë shpesh na del e shkurtër, p.sh: i thǎt (i thatë), i gǎt (i gjatë).

*Monoftongimi i togjeve -ua, -ue në -u: grua/grue-gru, duar/duer-dur, ftua/ftue-ftu etj.

*Rotacizmi: syni-syri, vena-vera, zani-zëri etj.

*Asimilimi i grupeve të bashkëtingëlloreve me -mb, -nd, që dalin si: m, n,

kama-këmba, kumull-kumbull, mesa-mbesa, veni-vendi, katun–katund, huna-hunda, shnet-

shëndet etj.

*Zanoren i të shkurtër ( ĭ ) e gjejmë tek këto fjalë: mĭk, nĭp, gĭsht, bĭsht, krĭsht, trĭm,

*Po ashtu, në togjet vokalike -ie, është asimiluar në -i, p.sh: milli-mielli, dilli -dielli, etj.

Zëvendësim të bashkëtingëllores -nj me -j, ku ndodhet sidomos në fund të fjalës tek

shumësi i emrave. P.sh.: ftonj-ftoj, hunj-huj, thonj-thoj

*E folmja e Mejës ka edhe një gjatësi tjetër që paraqitet tek rrokja paraprijëse në fjalë ku ë-ja

fundore del e reduktuar psh:

patë-pa:t, fletë-fle:t, borë-bo:r, djalë – dja:lë etj.

*Raste të tilla të një hundorësie mjaft të zhvilluar, sidomos â-në, në këto fjalë: jâm, kâm, njâni

(njëri), bâni (bëri), me dhân (për të dhënë), me thân (për të thënë), me bâ (për të bërë)

*Kalimin e u në ë e hasim në disa raste, si p.sh:

lepër -lepur, petëll-petull, vetëll-vetull,hekër-hekur, flutër-flutur, i djegën-i djegur, i krehën -i

krehur etj.

*Parafjalët e gjuhës shqipe ndër, nën, në të folmen e Mejës, dëgjohen si nër, p.sh:

nër tavolinë e kishin -nën tavolinë e kishin, e kam nër men -e kam ndër mend etj.

*Kemi mjaft raste kur zanorja a kthehet në i nëpërmjet ë, p.sh.: livrit (lëviz, lëvrit).

*Forma e së ardhmes -do të del në formën -kâm me, p.sh.: Do të shkoj. Kam me shku

Page 25: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...te urta e shprehje të ndryshme të cilat tregojnë kulturën dhe traditat e kësaj treve, duke e bërë kështu evidentimin e disa fjalëve

25

4.4 Pamje nga MEJA

“Lëndina e Pikëllimit”

Page 26: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...te urta e shprehje të ndryshme të cilat tregojnë kulturën dhe traditat e kësaj treve, duke e bërë kështu evidentimin e disa fjalëve

26

KREU V: Etnografia e të folurit në Mejë dhe rrethinë

5.1 Zakone dhe këngë tradicionale që këndohen në Mejë.

1. Doket, zakonet dhe gjuha

Si çdo vend i trojeve shqiptare, edhe Meja me rrethinë i ka doket, zakonet, ceremonitë e shumta

familjare, si: këngë, valle e tradita tjera familjare, që zbatohen si të trashëguara, apo të krijuara

rishtas.

2. Me rastin e lindjes

Gëzimi më i madh në jetë është pa dyshim lindja e fëmijës në familje. Në këtë trevë lindja e

djalit ishte shumë më e gëzueshmë se sa lindja e një vajze. Kur lindte djalë zbrazej pushkë,

ndërsa lindja e vajzës përcillej me një “ishalla i përkund vëllezrit”. Pas tre muajsh, familja i

organizon një aheng ose zjafet me rastin e lindjes së femijës, ku të ftuarit, linin gjithmonë para,

duke menduar qe të rritët dhe të bëjë një jetë të lumtur.

Fejesa

Në të kaluarën në këtë trevë, fejesat janë bërë pa e pyetur djalin dhe vajzën. Fejesa është

realizuar me msit (shkues). Babai i djalit kur ka menduar të lypë nuse, së pari është interesuar që

ta gjejë njeriun e duhur për ta dërguar si msit. Fejesa përcillej me ceremoni të shkurtër të të bërit

përhajr; Përhajr që e dha çikën, përhajr e me nafak, përhajr e u trashegofshin.

Ndërsa tani ka raste të rralla që fejesa bëhet me msit, me zhvillimin e teknologjisë, tashmë të

rinjtë njihen perms rrjeteve të ndryshme sociale. Ceremonia e fejesave bëhet në hotele të

ndryshme, duke iu bashkangjitur me muzikë tradicionale shqiptare, ku të gjithë festojnë e

kërcejnë.

Kanaxheqi

Me rastin e martesës bëhen ceremoni, po ashtu edhe në familjen e vajzës, e njohur si kanaxheqi.

Natën e kanaxheqit, miqtë apo familja e dhëndrrit, i sjellin kuferat (valixhet), të cilat duhen

mbushur me çejzin e nuses. Kanaxheqi fillon me mbledhjen e bijave dhe përfundon me rastin e

nisjes së vajzës për në shtëpinë e burrit. Është përcjellë edhe me derdhje lotësh nga vajza që

martohej, po ashtu të gjithë të pranishmit, sidomos familjarët apo rrethi i saj i ngushtë, sepse ky

ishte momenti i ndarjes së përjetshme të vajzës nga familja dhe rrethi i gjerë me të cilët ishte

rritur.

Faza finale e ceremonies, është; vurja e kurorës shëjte, pra kurorëzimi i çiftit në kishë. Prifti,

është personi i vetëm zyrtar, i kishës i cili ka të drejtë ta bëjë këtë akt të kurorëzimit në kishë.

Page 27: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...te urta e shprehje të ndryshme të cilat tregojnë kulturën dhe traditat e kësaj treve, duke e bërë kështu evidentimin e disa fjalëve

27

5.2 Këngë tradicionale që këndohen në Mejë

Lulja e kuqe molle e ftue, ku i la paret qe t’i kam que.

i mur nana i qiti n’shokë me ble krahen mi kreh flokt,

i madhi zot ja nshoft ntok.

Lulja kuqe molle e ftue ku i la paret qe ti kem que.

Mi mur baba i qiti n’gji, per mi pi duhan e raki.

Zoti i madh ja baft terpi i ardht devri(vakthi) me u ba thi.

Me qu tokën me turi, me turi token me que, si traktor me livru.

Tokat tona po i doken pak dalt n’katun punoft hak e pahak.

Mori nuse ty t’kam t’mirë

veq pak vjehrren e ki t’shtirë

n’koft e shtirë bane t’urtë

qov pak herët e banja puntë,

banja puntë e mjelja gjanë

thuj nan tamlin ku me lan.

Shko e le n’dollap t’fllanikit

ti je e bija e shpijanikit

Kujtoj baba i nuses,

se ja kallem shpinë,

jo qen o jo, po ta murëm binë.

Kujtoj vllavi nuses,

se ja kallëm votrën,

jo qen o jo, po ta murëm motrën.

Kujtoj motra e nusës

se ja kallëm venin

jo meqko jo, po ta nshum renin.

Qiknis ne Kanaxheq

Unaza e arit sillet nëpër ujë,

lumja nana lumja, kan ka qu n’der t’huj.

Unaza e arit sillet nëpër gisht

lumja nana lumja, kan ka pshtet per zit.

Nusnisë

Këtij vllaut t’nuses ju gzoft zemra

na qoj nuse lis me rrema.

Lis me rrema tan degë degë

poj vjen era mollë e shegë. Molla hahet,

Shega piçet, qehrja nuses nuk po i hiqet.

Page 28: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...te urta e shprehje të ndryshme të cilat tregojnë kulturën dhe traditat e kësaj treve, duke e bërë kështu evidentimin e disa fjalëve

28

Nana nuses te bunari,

i shkiti kama ju shky fistani.

Ju shky fistani deri në gju,

nuk pat harrën me harrnu.

Mori nuse lule ftoni,

boll e pive ujtë e kronit,

ujt e kronit të ban zarar,

hajde te na se ban sefa,

ban sefa tuj nej ner hije,

te pikin bojlija per mi krye.

Shane sa ta shani e nëmne sa ta nëmni,

asht e bija e sojit synin nuk ja tremni.

Qiknisë:

Kaj moj lule lotin tamel

ku mi le baben e nanen

une i lash ne derë të shpisë

tu i kajt ku jam qejzit

C’ke Palinë që je idhnue?

Po don baba me m’martue

Pse po m’qet o babë jasht?

Kush të do si un t’kam dashtë.

Kush t’ndigon si tkam ndigue?

Kush t’punon si tkam punue.17

Ngjitet kana pika pika, edhe sonte bajrak nër qika

Ngjitet kana pika t kuqe, nesër mrama bajrak nër nuse

Ngjitet kana ma e fort se guri, sonte je te baba nesër je te burri.

17 Këto këngë janë marrë nga disa gra në moshë të shtyer.

Page 29: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...te urta e shprehje të ndryshme të cilat tregojnë kulturën dhe traditat e kësaj treve, duke e bërë kështu evidentimin e disa fjalëve

29

5.3 Fjalë e shprehje nga të folmet e Mejës me rrethinë.

Disa fjalë dhe shprehje të ndryshme që përdorën në këtë trevë:

mshele derën (apo dritaren) se përmaja na myti...(mbylle derën apo dritaren se na zuri shkuja).

u shtrina n’kauç....(u shtriva në divan).

çohu prej dvosetit… (dvoset, divan me dy ulëse).

bjerma ni krane t’dhamve...(sillma një rrëmojs, për kruarje/gërryerje dhëmbësh).

piktura n’zit asht e bukur…(piktura në mur është e bukur).

zajbanci është bre burr… (mahi/humor është bre burrë).

e zitova shpinë...(e murosa shtëpinë).

pas luftës i rash mallter shpisë....(pas luftës e bëra me llaç shtëpinë).

ma kapi vollanin prej dorës...(ma mori timonin nga dora).

vozitsha kerrin si pa kry...(e ngasja makinën si pa kokë).

kam kuqit fort...(kam frenuar fort/shumë).

kuçit bre burr...(freno bre burrë).

i kam lan në fiok… (i kam lënë në sirtar).

s’kishim as grejalic afër...(s’kishim as ngrohëse afër).

e kemi ni cev qitu/ktu...(e kemi një gyp këtu).

i patëm lonë sahanat në llavabo...(i patëm lënë pjatat në lavaman/pjatalarës).

kravatën ia dhash për dhuratë....(kollaren ia dhashë për dhuratë).

e hapëm dhenë me teslic...(e hapëm dheun me sqepar).

s’mujshim m’i hap as sjalicat...(s’mundeshim t’i hapnim as llambat/poçet elektrike).18

18 Disa nga keto shprehje janë marrë nga: dr.Fridrik Dulaj “E folmja e Rahovecit me rrethinë”.Prishtinë, 2016

Page 30: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...te urta e shprehje të ndryshme të cilat tregojnë kulturën dhe traditat e kësaj treve, duke e bërë kështu evidentimin e disa fjalëve

30

5.4 Lojëra të ndryshme nga kjo trevë

“Loja me Kapuça”

Loja luhet në mes të dy grupëve, dhe afër secilit person vëndosët një kapuç, pastaj një person nga

njeri grup duhet ta vendos kokërren e fasules (pasulit) në kapuçin e njërit nga kundërshtarët, pra

ai bën levizje të shpejta, duke i levizur kapuçat derisa e vendos kokërrën në njërin kapuç, pastaj

ai e pyet kundërshtarin se në cilin kapuç gjendët kokërra? Nëse ai nuk arrinë ta gjejë pas heres së

dytë, grupi kundërshtar humbet, dhe në këtë rast grupi fitues i këndojnë, pra duke i sharë, ose

duke kërkuar prej tyre që të bëjnë gjëra të ndryshme.

“Loja me poga”

Loja me poga(copë druri), luhet me katër persona, pra dy me dy, kështu bëhet një grup dhe poga

bëhet nga druri në formë të rrumbullakët ose katrore. Dy personat e parë nuk duhet t’i lejojnë

kundërshtarët e tjerë që ta fusin pogën në gropë, për arsye se do të humbisnin dhe në këtë mënyrë

humbin të drejtën që të luajnë dy herë radhazi.

Fjalë të urta:

Qysh asht moti kthehet gzofi

Puna e nats, gazi i ditës

Shtrije kamën sa e ki jorganin

Sot je, nesër s’je

Dita mir shihet me sabah.

Kush se ngon baben e nanen me patkoj ja mathin kamen

Flokt e gata ment e shkurtra

Shka ka shpija kallxon fëmija

Qeni qe leh nuk kafshon.

Kambana bjen për atë qe ska veshë

Kush e ka mizzen ner kapuc i djeg

Buke e krype e zemer

Guri peshon në vend të vet

Gardhi ka vesh e fusha ka sy

Hajgaja është gjymë për nime

Tu kesh e tu ta veshë

Peshku n deti ferterja ne zjarr

Shprehje të ndryshme të katolikëve të Mejës:

pasha Krishtin; Pasha Zotin, t’rujt Zoti; pasha Perenin; pashë besen e Zotit; pasha tok e qiell,

pasha naten e vorrit, pasha bukën e krypen, pasha kishë e xhami, pasha gjakun e Krishtit. pasha

kryt e fmijve, pasha naten e qirit, pasha syte e ballit e mënt e kresë

Page 31: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...te urta e shprehje të ndryshme të cilat tregojnë kulturën dhe traditat e kësaj treve, duke e bërë kështu evidentimin e disa fjalëve

31

Kreu VI PËRFUNDIME

Me këtë punim synuam që përmes disa vështrimëve dhe shqyrtimëve, të vëmë në dukje një

numër të madh fjalësh të huaja, të cilat përdoren në fshatin Mejë dhe rrethinën e saj. Gjatë

studimit vërtetuam se janë futur në gjuhën shqipe tashmë një numër i madh huazimesh. Ky fakt

sjell probleme në komunikimin e përditshëm, pasi mesazhi që përcjell folësi nuk shkon plotësisht

i qartë tek të gjithë dëgjuesit, kur folësi ndërthur gjuhën shqipe me fjalë të huaja nga disa gjuhë

të tjera, të cilat ai i njeh.

Arsyeja për përzgjedhjen e kësaj teme, për punim diplome, është dëshira shumë e madhe për t’i

vetëdijësuar banorët e fshatit tim, pra fshatit Mejë, me të cilët gjatë bisedave të ndryshme, jam

munduar t’i informojë dhe t’i bindë ata që gjuha shqipe është aq e bukur dhe aq e pasur, sa

asnjëher nuk e ka nevojën e përdorimit të fjalëve jo shqipe.

Metodat që kemi përdorur në trajtimin e çështjes sonë i kemi të mbështetura në punime, pastaj në

vëzhgimin dhe interpretimin e folësve të kësaj treve. Përveç shumë fjalëve të huaja, ajo çfarë bie

më shumë në sy, janë shumë gabime gramatikore, për të cilat ata nuk ishin fare në dijeni. Psh:

ngatërrimi i bashkëtingëllores paragjuhore afrikate Ç, dhe mesgjuhorës mbyllore q; çështje –

qështje, çantë – qantë, asimilimi i grupeve të bashkëtingëlloreve me -mb, -nd, vêni-vendi, katuń

–katund, prania e paskajores së tipit -me bâ dhe -kish pásë kânë, e shumë gabime të tjera të cilat

janë cekur me lartë.

Nga ky studim, kemi parë që Meja, ka një kulturë dhe një etnografi të lashtë dhe shumë të pasur,

me doket, zakonet, ceremonitë e shumta familjare, si: këngë, valle e tradita tjera familjare, që

zbatohen si të trashëguara, apo të krijuara rishtas, të cilat përbëjnë një pasuri më vete, këtë e

dëshmojmë me disa këngë, fjalë apo shprehje të vjetra, pastaj lojëra të ndryshme etj.

Pas të gjithë këtyre vështrimëve, vijmë në përfundim se në arealin e të folmes së Mejës, si dhe në

rrethinë të sajë, është konstatuar se ka një përdorim të konsiderueshëm të fjalëve të huaja. Janë

përdorur rreth 200 fjalë të huaja me shpjegime në gjuhën shqipe, që janë fjalë kryesisht nga

gjuha turke dhe sllave. Të gjithë kanë të drejtë t’i shprehin mendimet apo idetë e tyre, qofshin ato

në familje apo shoqëri, por askush s’ka të drejtë ta njollosë gjuhën tonë, për të cilën dhanë jetën

shumë mendimtarë, atdhetarë dhe gjuhëtar, duke flijuar kështu jetën, që ne sot të kemi lirinë dhe

gjuhën tonë, pra gjuhën shqipe.

Page 32: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...te urta e shprehje të ndryshme të cilat tregojnë kulturën dhe traditat e kësaj treve, duke e bërë kështu evidentimin e disa fjalëve

32

Literatura e shfrytëzuar

HAMITI Sami “Historia e Letërsisë Shqiptare”, Rilindja, Prishtinë, 1989

THOMAI Jani, Leksikologjia e gjuhes shqipe,Tiranë, 2006.

DULAJ Fridrik, “E folmja e Rahovecit me rrethinë”.Prishtinë, 2016

THOMAI Jani, Leksikologjia e gjuhes shqipe,Tiranë, 2002.

RAKA Fadil, Historia e shqipes letrare, Prishtinë, 2005.

SHKURTAJ Gjovalin, Kultura e gjuhes, Tiranë 2006.

“Për pastërtinë e gjuhës shqipe”. Fjalor. Tiranë,1998

“Studime mbi leksikun dhe mbi formimin e fjalëve në gjuhën shqipe II” Tiranë 1972

YLLI Xhelal “Rreth vlerësimit të huazimeve sllave në gjuhën shqipe”

ÇABEJ Eqrem, Studime Gjuhësore III,

Besim Abdyli, rapsod popullor, nga rrethi i Gjakovës

Nga interneti:

Besim Abdyli, rapsod popullor, nga rrethi i Gjakovës

http://www.kqz-ks.org/sq/gjakove

http://ask.rks-gov.net/media/1613/popullsia-sipas-gjinis%C3%AB-etnicitetit-dhe-

vendbanimit.pdf

http://gjakovaportal.com/al/qyteti/ArtMID/517/ArticleID/3282050/Shkollat

http://www.fjalori.shkenca.org

https://telegrafi.com/behen-17-vjet-nga-masakra-e-mejes/

http://www.balkanweb.com/site/kisha-shtruar-darken-iken-pa-ngrene-nena-rrefen-tmerrin-kur-

serbet-i-moren-3-djemte-e-ia-vrane/