18
1 Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri Mbrojtja Ndërkombëtare e Fëmijëve CRCA / DCI Shqipëri VËZHGIM Zgjedhjet Elektorale të Qershorit 2009 dhe Produkti në Përfaqësimin e Grave në Kuvendin e Shqipërisë Përgatitur nga: Etleva BISHA, MA Tiranë, Dhjetor 2010 Përgatitja dhe botimi i tij Vëzhgimi u mbështet nga:

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri ... NE ZGJEDHJET E 2009 (2).pdf · Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA) dhe autorja e këtij

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri ... NE ZGJEDHJET E 2009 (2).pdf · Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA) dhe autorja e këtij

1

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të

Fëmijëve në Shqipëri

Mbrojtja Ndërkombëtare e Fëmijëve

CRCA / DCI Shqipëri

VËZHGIM

Zgjedhjet Elektorale të Qershorit 2009 dhe Produkti në Përfaqësimin e Grave në Kuvendin e Shqipërisë

Përgatitur nga:

Etleva BISHA, MA

Tiranë, Dhjetor 2010

Përgatitja dhe botimi i këtij Vëzhgimi u mbështet nga:

Page 2: Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri ... NE ZGJEDHJET E 2009 (2).pdf · Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA) dhe autorja e këtij

2

PËRMBAJTJA

FALENDERIME fq. 3

HYRJE fq. 3

METODOLOGJIA fq. 4

PJESA I: fq. 4 - 8 VËSHTRIM MBI LISTAT E KANDIDATËVE DHE

REZULTATET E ZGJEDHJEVE

PJESA II: fq. 8 - 12 BARRIERAT QË NDESHËN GRATË PËR TU PËRFSHIRË SI KANDIDATE NË ZGJEDHJET E 2009

KONKLUZIONE fq. 13

REKOMANDIME fq. 14-15

Page 3: Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri ... NE ZGJEDHJET E 2009 (2).pdf · Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA) dhe autorja e këtij

3

FALENDERIME

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA) dhe autorja e këtij raporti dëshirojnë të falënderojnë të gjithë individët, përfaqësuese të Forumeve Politike të Grave apo gra që kandiduan në zgjedhjet e fundit elektorale të qershorit 2009, të cilat kontribuan në hartimin këtij vëzhgimi përmes opinioneve, informacioneve dhe njohurive që ndanë me hartuesen e tij. CRCA/DCI Shqipëri dhe Koalicioni për Nxitjen e Pjesmarrjes së Grave, të Rinjve dhe Minoriteteve në Politikë falenderojnë në mënyrë të veçantë Olof Palme International Center për mbështetjen disa vjeçare të programit “Promovimi i Demokracisë nëpërmjet Partive Politike në Shqipëri”

Page 4: Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri ... NE ZGJEDHJET E 2009 (2).pdf · Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA) dhe autorja e këtij

4

HYRJE

Produkt i zgjedhjeve elektorale të qershorit 2009 në aspektin e numrit të grave të zgjedhura si anëtare të Kuvendit të Shqipërisë, janë 23 deputete, të cilat përbëjnë 16 përqind të deputeteve në Kuvend.

Gjithsesi kjo përqindje e arritur mbetet larg kuotës gjinore prej 30 përqindësh të synuar gjerësisht nga lëvizja e gruas në Shqipëri. Ky vëzhgim synon të vlerësojë se sa dhe si ishte e mundur të arrihej objektivi i kuotës së përfaqësimit të grave në Kuvendin e Shqipërisë prej 30 përqindësh dhe mbi të gjitha cilët ishin faktorët që kushtëzuan përmbushjen ose jo të këtij objektivi.

Vëzhgimi është ndërtuar në dy pjesë. Në pjesën e parë shfrytëzohen të dhëna të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe analizohet se sa dhe si partitë politike kryesore respektuan detyrimet e përcaktuara në Kodin Zgjedhor për kuotën gjinore. Në pjesën e dytë ndalemi në analizën e barrierave që ndeshën gratë gjatë zgjedhjeve të 2009 e që për rrjedhojë prodhuan një përfaqësim të gruas në Kuvendin e Shqipërisë larg kuotës së synuar. Konkluzionet dhe rekomandimet në fund të kësaj analize janë konsideruar të rëndësishme me shpresën se do të kontribuojnë në përmirësime të mundshme në zgjedhje të ardhshme.

METODOLOGJIA

Për të përgatitur Pjesën e Parë të Vëzhgimit u përdorën të dhëna zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve: listat e kandidatëve të çdo force politike, sipas qarqeve, si dhe rezultatet specifike të arritura nga forcat politike pjesë e Kuvendit të Shqipërisë. Objekt janë pesë parti aktualisht parlamentare : PS, PD, LSI, PBDNJ, PR. Bën përjashtim dhe nuk ishte objekt i analizës PDU si një parti e krijuar pas zgjedhjeve të 2009. Për pjesën e dytë të analizës u hartuan dhe u realizuan intervista gjysmë të strukturuara me gra të zgjedhura në Forumet Politike të grave/ish kandidate të pesë partive politike ku është fokusuar analiza.

Page 5: Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri ... NE ZGJEDHJET E 2009 (2).pdf · Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA) dhe autorja e këtij

5

PJESA I: VËSHTRIM MBI LISTAT E KANDIDATËVE DHE

REZULTATET E ZGJEDHJEVE

Për të dhënë një pamje të qartë të përfshirjes së grave në listat partiake, respektimin e Kodit Zgjedhor nga partitë politike dhe rezultatin e arritur në pikëpamjen e grave të zgjedhura në Kuvendin e Shqipërisë, janë shfrytëzuar të dhëna të publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ndërkohë që pjesë e analizës janë vetëm pesë parti, tashmë parti parlamentare: Partia Socialiste: PS Partia Demokratike: PD Lëvizja Socialiste për Integrim: LSI Partia Republikane: PR Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut: PBDNJ (i) Përqindja e Kandidateve Gra në Lista sipas Partive në Nivel Kombëtar

Nr. FORCA POLITIKE

KANDIDATË GJITHSEJ

KANDIDATE GRA

% E GRAVE KANDIDATE

1 PS 143 34 24

2 PD 144 39 27

3 LSI 140 42 30

4 PR 141 37 26

5 PBDNJ 101 41 40

Në 12 Qarqe të Vendit këto parti në total kanë pasur 669 kandidatë, 193 prej të cilëve kanë qenë gra. Pra këto pesë parti kanë pasur vetëm 29%

kandidate gra në listat e tyre.

Page 6: Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri ... NE ZGJEDHJET E 2009 (2).pdf · Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA) dhe autorja e këtij

6

Siç shihet nga tabela e mësipërme jo të gjitha partitë politike (në totalin e listave të kandidatëve-12 qarqe) e kanë përmbushur detyrimin për të

pasur 30% gra të përfshira në lista. Bën përjashtim LSI që ka respektuar detyrimin prej 30 përqindësh, ndërsa PBDNJ ka pasur një numër më të ulët kandidatësh në totalin e listave të kandidatëve (101 nga 140 kandidatë që duhej të ishin në total).

(ii) Respektimi i Kuotës në tre Vendet e Para sipas Partive

QARKU KANDIDATE GRA NË TRE VENDET E PARA

PS PD LSI PR PBDNJ

Berat 1 1 1 1

Dibër 2 1

Durrës 1 1 1 1

Elbasan 2 1

Fier 1 1 1

Gjirokastër 1 1 1 1

Korcë 1 1

Kukës 1 1 1

Lezhë 1 1 1 1

Shkodër 2 2 1

Tirana 1 1 1 1

Vlorë 1

Shënim: Numrat në tabelë tregojnë numrin e kandidateve gra të forcës respektive politike në tre vendet e para në listën e qarkut Siç del qartë nga tabela e mësipërme të gjitha partitë politike kanë

shfrytëzuar në disa raste hapësirën që lë formulimi “Për çdo zonë zgjedhore, të paktën tridhjetë për qind e listës shumë-emërore dhe/ose një në tre emrat e parë të listës shumë-emërore duhet t’i përkasë secilës gjini.”

Page 7: Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri ... NE ZGJEDHJET E 2009 (2).pdf · Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA) dhe autorja e këtij

7

PS e ka shfrytëzuar në pesë qarqe, konkretisht: Dibër, Korçë, Kukës, Lezhë, Shkodër; PD në pesë qarqe: Berat, Dibër, Gjirokastër, Kukës, Vlorë; LSI në pesë qarqe: Durrës, Elbasan, Fier, Korçë, Vlorë; PR në pesë qarqe: Dibër, Elbasan, Shkodër, Tiranë, Vlorë; PBDNJ në katër qarqe: Elbasan, Fier, Korçë, Vlorë. Rrjedhojë e kësaj hapësire është mungesa e grave kandidate në tre vendet e para të listave në qarqet e specifikuara në tabelë. (iii) Vështrim tek Tre Vendet e Para në Listat Partiake

QARKU KANDIDATE GRA NË TRE VENDET E PARA

Të para në listë

Të dyta në listë

Të treta në listë

Berat 1 3

Dibër 2 1

Durrës 2 2

Elbasan 1

Fier 1 2

Gjirokastër 1 4

Korcë 1 1

Kukës 3

Lezhë 2 2

Shkodër 1 1 2

Tiranë 1 3

Vlorë 1

Siç vihet re lehtësisht: 6 gra kandidate në vendet e para, katër prej të cilave fituese

përfaqësuese të dy partive të mëdha;

Page 8: Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri ... NE ZGJEDHJET E 2009 (2).pdf · Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA) dhe autorja e këtij

8

9 gra kandidate të renditura të dytat në lista, katër prej të cilave

fituese, përfaqësuese të dy partive të mëdha; 23 gra kandidate të renditura të tretat në lista, vetëm 6 prej tyre

fituese, përfaqësuese të partive të mëdha; (iv) Kandidatet Fituese sipas Qarqeve dhe Forcave Politike

QARKU KANDIDATE GRA FITUESE

GJITHSEJ

PS PD SHËNIM

Berat 1 1 PD nuk kishte kandidate grua në tre vendet e para

Dibër PS dhe PD nuk kishin kandidate grua në një prej tre vendeve të para

Durrës 3 2 1

Elbasan 3 2 1

Fier 2 1 1

Gjirokastër 1 1 PD nuk kishte kandidate grua në tre vendet e para

Korcë 3 2 1

Kukës PS dhe PD nuk kishin kandidate grua në një prej tre vendeve të para

Lezhë 1 1 PS nuk kishte kandidate grua në tre vendet e para

Shkodër 2 2 PS nuk kishte kandidate grua në tre

Page 9: Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri ... NE ZGJEDHJET E 2009 (2).pdf · Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA) dhe autorja e këtij

9

vendet e para

Tirana 6 3 3

Vlorë 1 1 PD nuk kishte kandidate grua në tre vendet e para

Nga tabela e mësipërme mund të nxjerrim se: Kapacitetin më të madh fitues e kanë dy partitë e mëdha, të cilat në

të gjitha qarqet me përjashtim të qarkut të Kukësit arrijnë të fitojnë tre e më shumë kandidatë.

Mungesa e grave kandidate në tre vendet e para të listës në pesë

qarqe: Berat (PD), Gjirokastër (PD), Lezhë (PS), Shkodër (PS) dhe Vlorë (PD), është përkthyer ne pesë gra më pak të zgjedhura si

deputete. Qarqet që kanë numër të vogël kandidatësh: Dibra dhe Kukësi

ndikohen shumë më tepër se qarqet e tjera nga mos respektimi i kuotës për tre vendet e para, sepse edhe partitë e mëdha politike nuk arrijnë të marrin më shumë se tre kandidatë, pra automatikisht gratë janë të përjashtuara nga mundësia për tu zgjedhur në Kuvend.

Page 10: Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri ... NE ZGJEDHJET E 2009 (2).pdf · Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA) dhe autorja e këtij

10

PJESA II: BARRIERAT QË NDESHËN GRATË PËR TU PËRFSHIRË SI KANDIDATE NË ZGJEDHJET E 2009

Kjo pjesë synon të identifikojë pengesat kryesore që ndeshën gratë në zgjedhjet e përgjithshme të 2009, e që nuk mundësuan një përfaqësim më të lartë të tyre në Kuvendin e Shqipërisë. Analiza ndalet specifikisht në tre prej elementëve që lidhen drejtpërdrejtë me kandidimin: (i) sistemin

elektoral- për të vlerësuar ndikimin e tij mbi nivelin e përfaqësimit të grave në Kuvendin e Shqipërisë; (ii) mekanizmat e brendshëm partiak të përzgjedhjes së kandidatëve/kandidateve për deputetë që në parim duhet tu krijojnë aspirantëve për kandidatë hapësirat e nevojshme për t’ua garantuar këtë të drejtë; (iii) ambicia individuale- që lidhet drejtpërdrejtë me kandidaten. (i) Sistemi Elektoral Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009 në Shqipëri u zbatua për herë të parë sistemi proporcional rajonal. Sipas këtij sistemi Kuvendi i Shqipërisë do të formësohej përmes deputetëve fitues të dalë nga listat partiake në bazë të përqindjeve të marra nga forca politike respektive/koalicioni në 12 Qarqe të vendit. Ky lloj sistemi në fakt përforcon tendencën e votuesve shqiptarë, të cilët në masën dërmuese votojnë për forcën politike dhe jo për individët-kandidatë. E parë në këndvështrimin e grave kandidate-pavarësisht nga forca politike që përfaqësojnë- sistemi proporcional rajonal me lista te mbyllura e bën më të favorshëm kandidimin e tyre. Në zgjedhje të mëparëshme elektorale lidershipi i Partive Politike ka sjellë shpesh si argument për të justifikuar numrin e vogël të grave kandidate në zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri tendencën e votuesve, veçanërisht në zonat rurale të vendit, për të votuar më shumë kandidatët burra. Sistemi proporcional rajonal për vetë karakteristikat e tij, duke orientuar votën e zgjedhësve nga forca politike dhe jo aq nga kandidatët e përfshirë në listat partiake, e kalon peshën e “përgjegjësisë” së kandidimit të grave nga zgjedhësi tek vetë forca politike.

Page 11: Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri ... NE ZGJEDHJET E 2009 (2).pdf · Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA) dhe autorja e këtij

11

Nga ana tjetër sistemi proporcional rajonal favorizon gratë kandidate

edhe në një këndvështrim tjetër: në sistemin mazhoritar- ku kandidatët e partive të ndryshme garonin drejtpërdrejt në një zonë të caktuar elektorale, nga ku përcaktohej edhe kandidati fitues- një nga arsyet që e stepte aspiranten grua për të kandiduar drejtpërdrejtë ishin burimet financiare që ajo duhej të kishte/siguronte për një fushatë tejet impenjative. Tashmë, sistemi proporcional lehtëson këtë aspekt shumë të rëndësishëm, pasi barra e financimit bie më shumë mbi forcën politike

apo një grup kandidatësh të saj.

Ndërkohë një tjetër element ligjor, tashmë, i vinte në ndihmë rritjes së numrit të grave në Kuvendin e Shqipërisë: KODI ZGJEDHOR. Ky Kod Zgjedhor, i miratuar me ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008, në nenin 67 të tij « Lista e kandidatëve të partive dhe koalicioneve të partive”, pika 5, specifikonte: “Për çdo zonë zgjedhore, të paktën tridhjetë për qind e listës shumë-emërore dhe/ose një në tre emrat e parë të listës shumë-emërore duhet t’i përkasë secilës gjini.” Sistemi i kuotës në thelb synon të garantojë zgjedhjen e grave në pozicione të rëndësishme politike duke bërë realitet pjesëmarrjen dhe përfshirjen e gruas në vendimmarrje.

Është e qartë që ky sistem elektoral dhe Kodi Zgjedhor favorizojnë përfaqësim më të lartë të grave në Kuvendin e Shqipërisë, sikurse është e qartë që ky sistem ia lë barrën e përgjegjësisë së përfaqësimit/mos-përfaqësimit/përfaqësimit jo të plotë të grave në Kuvendin e Shqipëri, partive politike. (ii) Partia Politike Pyetja që ngrihet tashmë është : ”a gjetën hapësira brenda partisë politike gratë që kishin ambicien për të kandiduar, apo u ndeshen me pengesa që e bën ambicien e tyre të pamundur apo të vështirë?” Për ti dhënë përgjigje kësaj pyetje është e domosdoshme të analizohen mekanizmat partitë politike kanë përdorur për të përzgjedhur kandidatët për deputetë në përgjithësi dhe gratë, në veçanti.

Page 12: Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri ... NE ZGJEDHJET E 2009 (2).pdf · Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA) dhe autorja e këtij

12

Në parim, në praktikën e partive politike në këtë drejtim ekzistojnë dy modele. Modeli i parë: ka të bëj me ekzistencën e rregullave të qarta, të detajuara, të mirë-përcaktuara dhe të njohura, të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë. Rregulla që ndiqen njësoj, pavarësisht se kush e drejton forcën politike. Modeli i dyte: rregullat nuk janë të qarta ose nuk ekzistojnë, madje edhe kur rregullat egzistojnë ato nuk zbatohen. Vendimin e merr lidershipi partiak. Besnikëria ndaj liderit është një faktor i rëndësishëm në përzgjedhje. Këto dy modele kanë një ndikim të rëndësishëm në aspektin e përzgjedhjes së kandidatëve. Nëse zbatohet modeli i parë, gratë janë realisht të avantazhuara, sepse procedurat e përzgjedhjes së kandidatëve janë të institucionalizuara dhe gratë që aspirojnë të kandidojnë kanë mundësinë të ndërtojnë strategjinë për të kandiduar. Në modelin e dytë vendimet merren nga një numër i kufizuar elite, ku gratë janë në minorancë (Kryesitë e partive politike në nivelin qendror kanë një numër të kufizuar të grave, të zgjedhura si anëtare të tyre). Është më se e dallueshme që modelet në thelb kanë të bëjnë me nivelin e demokracisë

së brendshme brenda forcës politike. Cili prej modeleve ka mbizotëruar në partitë pjesë e kësaj analize në zgjedhjet e vitit 2009? Intervistat tregojnë për një mekanizëm pothuajse të njëjtë të përdorur në përzgjedhjen e kandidatëve: Propozimet, në shumicën e rasteve, kanë dalë nga degët e partive në nivel lokal, por vendimin përfundimtar, shpesh të ndryshuar (në kandidatë apo renditje kandidatësh në listë) e ka marrë lidershipi në nivelin qendror, pra një grup i ngushtë drejtuesish politik në nivelin qëndror-ku gratë janë në minorancë, mekanizëm ky që i përafrohet modelit të dytë të shpjeguar pak më lartë, model i cili nuk i krijon hapësirë grave që aspirojnë të kandidojnë (madje jo vetëm atyre) për të avancuar në ambicjen e tyre. Intervistat dëshmojnë gjithashtu për mungesë të rolit të Forumeve partiake të Grave në procesin e hartimit/miratimit të listave të kandidatëve. Figura të njohura të Forumeve Politike nuk u përfshinë në ato lista, akoma më shumë Forumet nuk kanë mundur të propozojnë e aq më shumë të lobojnë për të patur një numër më të madh grash të përfshira në listat e kandidatëve. Mediat në periudhën e hartimit të listave të

Page 13: Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri ... NE ZGJEDHJET E 2009 (2).pdf · Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA) dhe autorja e këtij

13

kandidatëve shumë shpesh bën publike këtë mungesë hapësire. Një tjetër fenomen që vihet re qartazi është fakti që Kryesitë e partive u kanë imponuar kandidaturat e grave degëve lokale. Emrat e grave që kishin lidhje reale me qarkun respektiv ishin listuar në pjesët jo fituese të listës. Njëri prej produkteve të modelit përzgjedhës të zbatuar në partitë politike është mos-përmbushja e objektivit të pritshëm të kuotës 30% të përfaqësimit të grave në Kuvendin e Shqipërisë. Një tjetër efekt i këtij modeli të përsëritur tashmë nga partitë politike në përzgjedhjen e kandidatëve vihet re mbi vetë Forumet e Grave të Partive

Politike. Këto Forume në thelb duhet të jenë organizime të grave brenda partisë dhe një mjet për ti bërë vlerat dhe aftësitë e grave më të dukshme, për të lobuar brenda forcës politike për ti bërë çështjet gjinore pjesë të agjendës politike të kësaj force, dhe specifikisht për të rritur pjesëmarrjen e grave në vendimmarrjet e rëndësishme politike. Forumet e grave duhet të jenë shkolla ku gratë e angazhuara rriten në eksperienca dhe aftësi jo thjesht për të mbështetur forcën politike, por edhe për qenë pjesë reale e elitës politike. Zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009 treguan se ato nuk mundën të ushtronin disa prej funksioneve të tyre më të rëndësishme. Pamundësia për të ndikuar në respektimin e kuotës gjinore është një tregues i saj. Intervistat nxorrën në pah faktin që Forumet politike të Grave egzistojnë

thjesht për të mbështetur forcën politike respektive. Vëmendja e lidershipit partiak ndaj këtyre Forumeve rritet në periudhën e festave, si 8 marsi, kur u duhet të dërgojnë mesazhe për votueset gra (dhe ku ka rast më të mirë se sa mesazhi të dërgohet nga një tubim grash), apo në periudhën e përgatitjes për fushatën elektorale të rradhës, ku angazhimi i grave është maksimal pavarësisht nga nën-përfaqësimi i tyre në listat e kandidatëve. Zgjedhjet elektorale të vitit 2009 forcuan edhe një tendencë të vënë re shpesh në zgjedhje të mëparshme: stigmatizimin e grave militante. Kjo

tendencë e shfaqur nga shmangia e grave me eksperiencë të gjatë brenda forcës politike nga kandidimi, e shoqëruar me mungesën e rolit

Page 14: Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri ... NE ZGJEDHJET E 2009 (2).pdf · Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA) dhe autorja e këtij

14

propozues dhe lobues të forumeve Politike të Grave në fazën e hartimit të listave të kandidatëve, dëmton ndjeshëm Forumet Politike të Grave. Së

pari sepse misioni i këtyre forumeve rezulton thjesht dhe vetëm në mbështetjen e forcës politike dhe duke qenë kështu çdo grua që është pjesë e forcës politike respektive mund të kontribuojë për të si pjesë e strukturës së organizimit të vetë forcës politike, pa pasur nevojë të ketë angazhime shtesë në një forum qoftë ky i fokusuar tek gratë. Së dyti sepse gratë që aspirojnë të avancojnë brenda forcës politike dhe në vendimmarrjet publike nuk e shohin Forumin si hapësirë që i ndihmon në avancimin e tyre. Forumi nuk ka asnjë rol lobues apo ndikues mbi forcën politike që do ti ndihmonte ato në drejtim të përmbushjes së ambicies së tyre. Këto gra duhet të identifikojnë aktorë të tjerë brenda partisë me të cilët duhet të lobojnë apo ti bëjnë pjesë të strategjisë së tyre për të avancuar. Asnjë prej Forumeve Politike të Grave nuk ka një buxhet vjetor specifik, të veçuar nga ai i partisë, madje as në buxhetin e partisë nuk ka një fond specifik për këtë forum, gjë që do ta bënte forumin më të pavarur dhe mbi të gjitha do ta ndihmonte të hartonte një agjendë të vetën të orientuar drejt funksioneve që një forum i tillë duhet të ketë dhe jo vetëm drejt funksionit të tij mbështetës i forcës politike respektive. Rezultati është i dukshëm: Forumet Politike të Grave ose nuk egzistojnë ose riorganizohen në

mënyrë të vazhdueshme në përpjekjen për të mbijetuar, por shumë shpesh riorganizimi nuk lind si përpjekje nga brenda Forumit , por iniciohet nga lidershipi partiak që edhe ka raste që emëron (!!!) drejtuesen e Forumit të Gruas.

Mungesa e forumeve te forta grave të partive politike krijon

boshllëk ne lëvizjen e gruas, në drejtim të rritjes së grave të përfshira drejtpërdrejtë në vendimmarrje, pasi kjo lëvizje kërkon koordinim përpjekjesh mes organizatave të shoqërisë civile, të cilat krijojnë presion pozitiv nga jashtë partive politike dhe të vetë forumeve të grave që duhet të ushtrojnë presion brenda partive për të arritur përfaqësimin e duhur në vendimmarrje.

Page 15: Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri ... NE ZGJEDHJET E 2009 (2).pdf · Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA) dhe autorja e këtij

15

(iii) Ambicia Individuale Ambicia individuale e grave për të kandiduar është një parakusht i rëndësishëm, por që është fortësisht i lidhur me një numër faktorësh, disa prej të cilëve i analizuam. Për të kandiduar një grua vlerëson më parë kostot që do të përballojë: kohën, energjinë, shpenzimet financiare. Ajo vlerëson se sa shanse ka për të fituar dhe padyshim që nëse sheh që modeli i përzgjedhjes (si ai që shpjeguam më lart) është i tillë që nuk e favorizon, ambicia e saj venitet. Por një kandidate grua në Shqipëri duhet të vlerësojë edhe një tjetër

kosto: atë të përpalljes me një klimë politike të ashpër ku rreziku i përbaltjes dhe paragjykimit është i lartë dhe kthehet në një tjetër faktor që frenon ambicien. Në 20 vite të një jete parlamentare pluraliste shumë të rralla kanë qenë rastet që të zgjedhurat gra të kenë lëshuar realisht mesazhe bashkëpunimi me njëra-tjetrën, pavarësisht nga partitë politike që përfaqësojnë, për të ofruar modele të një politike ndryshe, gjë që në thelb do të promovonte modelin grua në politikë tek votuesi, por edhe do të nxiste ambicien e të tjera grave të angazhuara në politikë për tu bërë pjesë aktive e vendimmarrjes. Nga intervistat vihej re një tendencë e një pjese të të intervistuarave që ta shihnin angazhimin e tyre në parti thjesht si një kontribut për forcën

politike, pa pretenduar të shkonin më tej dhe të avanconin në karrierën e tyre brenda partisë dhe në vendimmarrje publike. Kjo shkon në fakt në një linjë me faktin që në zgjedhjet e fundit p.sh (por jo vetëm në to), gratë vijuan të angazhohen maksimalisht pavarësisht nga nën-përfaqësimi i tyre në listat e kandidatëve.

Page 16: Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri ... NE ZGJEDHJET E 2009 (2).pdf · Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA) dhe autorja e këtij

16

KONKLUZIONE

Sistemi proporcional rajonal i zbatuar për herë të parë në Shqipëri në

zgjedhjet e qershorit 2009 dhe Kodi Zgjedhor krijonin kushte të

favorshme për të rritur numrin e grave të përfaqësuara në Kuvendin e Shqipërisë, madje për arritjen e një kuote shumë më të lartë nga ajo që u arrit realisht në zgjedhjet e 2009. Megjithatë formulimi jo shterues i pikës 5 të nenit 67 të Kodit Zgjedhor i la hapësirë partive politike për të mos pasur në çdo qark të paktën një grua në tre vendet e parë të listës.

Partitë politike, veçanërisht dy partitë e mëdha që kanë edhe potencialin

më të lartë për të pasur më shumë gra të zgjedhura në Kuvendin e Shqipërisë, nuk kanë pasur vullnetin e mjaftueshëm për të bërë realitet

kuotën gjinore prej 30 përqindësh. Gratë ndeshen me barriera brenda partive të tyre politike. Këto barriera

krijohen së pari nga mungesa e respektimit të standardeve demokratike të kandidimit brenda partive politike. Mungesa e këtyre standardeve në tërësi krijon barriera për individët që aspirojnë të jenë kandidatë, por për gratë pengesat janë shumë më të mëdha. Marrja e vendimeve për listat e kandidatëve nga një grup i vogël drejtuesish ku gratë janë në minorancë është barriera kryesore me të cilët ato u përballën.

Zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009 treguan se Forumet Politike të

Grave nuk mundën të ushtronin disa prej funksioneve të tyre më të rëndësishme. Pamundësia për të ndikuar në respektimin e kuotës gjinore është një tregues i saj. Ato kanë humbur forcën e tyre të dikurshme lobuese, madje edhe forcën propozuese tek vendimmarrësit kryesor të partive respektive politike. Ato janë kthyer në Forume që mbështesin partinë, dhe që nuk kanë as buxhet dhe as pa axhendë të tyre specifike.

Përveç mungesës së rregullave të qarta, të mirë-përcaktuara dhe të

zbatuara kurdoherë pavarësisht nga preferencat e lidershipit partiak, që i pengonin gratë që aspironin të kandidonin në zgjedhjet e fundit të ndërtonin një strategji lobimi e advokimi brenda partisë, të tjera arsye kanë frenuar ambicien e tyre për të avancuar si klima e ashpër dhe konfliktuale politike etj.

Page 17: Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri ... NE ZGJEDHJET E 2009 (2).pdf · Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA) dhe autorja e këtij

17

REKOMANDIME

Heqja e klauzolës “ose” në nenin 67 të Kodit Zgjedhor u heq

partive politike mundësinë për të shmangur respektimin e kuotës gjinore në tre vendet e para të listës partiake dhe rrjedhimisht rrit shanset e një numri më të madh grash të zgjedhura në Kuvendin e Shqipërisë.

Partitë politike reagojnë më shumë dhe bëjnë ndryshime kur

presioni për përfaqësim më të madh të gruas vjen nga brenda

forcës politike. Padyshim që kjo mund të ndodh kur gratë janë të organizuara në mënyrë të efektshme dhe e kane objektiv parësor përfaqësimin e tyre në strukturat brenda partisë dhe vendimmarrjet politike publike. Roli që Forumet Politike të Grave duhet të luajnë në këtë drejtim është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Por për ta pasur këtë rol këto Forume duhet të ri-gjejnë vetveten, së pari duke riformuluar qartë dhe saktë misionin e tyre dhe duke ndërtuar strategji specifike që kontribuojnë në përmbushjen edhe të këtij objektivi specifik: rritjes së numrit të grave të zgjedhura në strukturat më të larta të vendimmarrjes.

Respektimi i standardeve të demokracisë së brendshme në partitë

politike në procedurat e përzgjedhjes së kandidatëve, është një kusht i domosdoshëm për ti dhënë hapësirën e nevojshme kandidatëve aspirantë për të avancuar në ambicien e tyre. Jo vetëm Forumet Politike të Grave (brenda partisë), por edhe aktorë të tjerë të shoqërisë civile, media e më gjerë (jashtë partive politike) duhet të gjejnë rrugët e nevojshme për të ndikuar mbi partitë politike për të ndërtuar mekanizma realisht demokratikë.

Duhet të vijojnë përpjekjet e shoqërisë civile së bashku me Forumet

e Grave të Partive politike (të riorganizuara dhe të fuqizuara) për të ndryshuar perceptimin patriarkal të drejtuesve dhe anëtarëve të partive politike ne lidhje me pjesemarrjen e gruas ne politike.

Organizatave jofitmprurese mund të kontribuojnë realisht përmes

programeve specifike në drejtim të fuqizimit të grave të angazhuara

Page 18: Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri ... NE ZGJEDHJET E 2009 (2).pdf · Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA) dhe autorja e këtij

18

politikisht e për të nxitur ambicien e tyre për të kandiduar, dhe nga ana tjetër duhet të ndikojnë mbi partitë politike që ta trajtojnë seriozisht çështjen e përfaqësimit të grave.

Roli i votuesve: partitë politike synojnë gjithnjë të përmbushin

nevojat dhe ti përgjigjen tendencave te votuesve. Nëse ata identifikojnë se zgjedhësit e konsiderojnë barazinë gjinore në politikë si të rendësishme ato bëjnë gjithshka për të provuar se forca e tyre politike e garanton një gjë të tillë. E thënë shkurt edukimi i

votuesve, kontribuon edhe në sjelljen e partive politike kundrejt respektimit të kuotës gjinore.