28

RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Reald_vlore/RVJ Bsc... · 2016-12-07 · Page 4 HYRJE Programi i Studimit në Bsc

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Reald_vlore/RVJ Bsc... · 2016-12-07 · Page 4 HYRJE Programi i Studimit në Bsc

Page 1

RAPORT

I VLERËSIMIT TË JASHTËM

Për Programin e studimit BSc në Fizoterapi

Aplikuar nga Akademia e Studimeve të Aplikuara “REALD”, Vlorë

Eksperti i vlerësimit të jashtëm:

Prof. Dhimitraq Stratobërdha

(Tetor 2015)

Page 2: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Reald_vlore/RVJ Bsc... · 2016-12-07 · Page 4 HYRJE Programi i Studimit në Bsc

Page 2

Page 3: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Reald_vlore/RVJ Bsc... · 2016-12-07 · Page 4 HYRJE Programi i Studimit në Bsc

Page 3

RAPORT I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM

Për Programin e studimit BSc në Fizioterapi.

Tabela e të dhënave të licencimit për programin e studimit:

1 IAL Aplikues: Akademia e Studimeve të

Aplikuara “Reald”, Vlorë

2 Fakulteti që e ofron Fakulteti i Shkencave

Mjekësore

3 Urdhëri i licencimit Urdhër Nr 336, datë

13.08.2012

4 Titulli i programit të studimit: Bachelor në Fizoterapi

5 Cikli i studimit: Cikli i parë i studimit

6 Kohëzgjatja e programit të studimit: 3 vite akademike

7 Kreditet në total (ECTS): 180 ECTS

8 Forma e studimit (me kohë të plotë/të pjesshme/në distancë/):

Me kohë të Plotë

9 Gjuha (shqip/tjetër): Gjuha Shqip

10 Programi ofrohet nga institucioni Ofrohet nga Institucioni

11 Programi ofrohet në bashkëpunim me institucione të tjera

-

12 Diplomë e përbashkët (shëno emërtimin): -

13 Diplomë e dyfishtë (shëno emërtimin): -

14 Niveli në Kornizën kombëtare të kualifikimeve

6

15 Aktivizimi i programit të studimit 2012-2013

16 Brezi i parë i diplomimit të studentëve 2014-2015

etj

Shënim:

Verifikimi ligjor sipas pikave si më sipër kryhet paraprakisht nga specialist/ët e APAAL

që ndjekin këtë vlerësim

Page 4: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Reald_vlore/RVJ Bsc... · 2016-12-07 · Page 4 HYRJE Programi i Studimit në Bsc

Page 4

HYRJE

Programi i Studimit në Bsc në Fizioterapi, Akademia e Studimeve të Aplikuara “Reald”,

Vlorë (ASAR) është hapur si program Bachelor, bazuar në Urdhërin e licensimit Nr. 336,

datë 13.08.2012. Programi i Studimit në Fizioterapi, si cikël i parë studimi realizohet

nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore në tre vite akademike, me kohë të plotë, gjithësej

180 ECTS. Programi i studimit iu drejtohet kandidatëve që zotërojnë titullin e maturës i

njohur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit Shqiptar. Ky Program Studimi ka filluar në

vitin akademik 2012-2013 dhe viti akademik 2014-2015 përkon me diplomimin e brezit

të parë të studentëve. Programi i studimit është projektuar për të ofruar një formim të

specializuar me qëllim përgatitjen e specialistëve në këtë disiplinë shkencore.

Studentët e Programit të Studimit Fizioterapi duhet të fitojnë aftësi për të vlersuar

problematika të ndryshme të lidhura me rehabilitimin, planifikimin, organizmin,

vlerësimin e asistencës sipas evidencave shkencore; integrimi në punën në ekip duke

bashkëpunuar me figurat e tjera profesionale të përfshira në proçeset e asistencës.

GRUPI I VLERËSIMIT TË JASHTËM (GVJ)

Përbërja e GVJ:

1. Prof. Dhimitraq Stratobërdha…….

Më 12.10.2015 në APAAL nga Institucioni vjen shkresa Nr 99 prot, datë 08.10.2015 “Kthim përgjigje”. Në këtë shkresë, ASAR është dakord dhe nuk ka asnjë kontestim me Draft RVJ. Për këtë arsye, ky Raport merr formën përfundimtare si Raport I Vlerësimit të Jashtëm. ADMINISTRIMI I NJËSISË NË SHËRBIM PROGRAMIT TË STUDIMIT

1. Misioni/Objektivat e programit të studimit

Pjesa përshkrimore

Programi i studimit në Fizioterapi ka si qëllim të formojë profesionist me njohuri të

thella mbi anatominë njerëzore, mbi sëmundjet, dëmtimet dhe proçeset e shërimit. Në

veçanti, në formimin e Fizioterapistit, objektivat finalizohen në mënyrë të tillë që i

diplomuari të jetë në gjëndje të njohë bazat shkencore dhe përgatitjen teoriko – praktike

të nevojshme për të kuptuar fenomenet biologjikë dhe ato të trashëguara, mekanizmat

kryesore të funksionimit të organeve dhe aparateve, aspektet sociale, evoluimin e

profesionit, koncepteve kryesore të rehabilitimit dhe të metodologjive të proçeseve dhe të

asistencës së personave, principet deontologjike, juridike, mjeksore dhe ligjore të

profesionit, vlerësimi në mënyrë kritike të aspekteve klinike, edukative, sociale dhe etike

të përfshira në parandalim, në asistencë, në rehabilitimin, etj.

Studenti aftësohet në drejtimin dhe vlerësimin e ndërhyrjeve asistuese reabilituese për

garantimin e aplikimeve korrekte të përshkrimeve diagnostike dhe terapeutike, si dhe

marrjen pjesë në identifikimin e nevojave shëndetësore të individeve dhe komunitetit. Ky

proces zhvillohet në bashkëveprim dhe integrim me figura të ndryshme profesonale si në

aktivitetet shëndetësore, e fushën e didaktikës të orientuara drejt tutorazhit klinik të

studentëve. Normat didaktike të parashikura nënkuptojnë leksionet në klasë, seminaret,

Page 5: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Reald_vlore/RVJ Bsc... · 2016-12-07 · Page 4 HYRJE Programi i Studimit në Bsc

Page 5

punë grupi dhe studim individual, diskutim mbi tematikat përkatëse dhe përmbatjeve të

objektivave si dhe simulimet. Proçesi i mësimdhënies zhvillohet me mjete moderne

didaktike. Aktivitetet didaktike tradicionale bashkohen me aktivitetet e praktikës në

strukturat shëndetësore sipas marrëveshjeve të bashkëpunimit përkatës. Ky trajnim

konsiston në rritjen e përgjeshmerisë dhe autonomisë së vendimmarrjes profesionale në

fushën e disiplinës specifike.

Duhet theksuar se praktikat për programin e studimit në fizioterapi janë të një niveli

bashkohor, kjo në saj të një kabineti modern të Fizioterapisë. Në klinikë aplikohen terapi

në grupe pacientësh të drejtuara nga profesionistët e fushës të cilët mbështeten dhe nga

studentët.

Programi i studimit është projektuar dhe zhvilluar për të përmbushur nevojat e tregut

shqiptar, sidomos hapësirën jugore të vendit tonë, me figura profesionale të afta për të

punuar në sistemin shëndetësorë shqiptar dhe për ta menaxhuar atë, në gjendje për tu

përballur me realitetin tonë dhe për ta përmirësuar, duke sjellë këtu eksperiencën më të

mirë. Në këtë kuadër, programi është hartuar dhe në përputhje të plotë me misionin dhe

qëllimin e ASAR, për të kontribuar në zhvillimin e arsimit të lartë shqiptar në fusha të

ndryshme profesionale, edukimin me vlerat më të mira morale dhe shkencore, duke

siguruar në këtë mënyrë praninë e specialistëve të aftë profesionalisht dhe të pastër

moralisht në gjendje për të ecur përpara në proçesin e zhvillimit të sistemit shëndetësorë

e shoqëror në Shqipëri.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardet/kriteret Vlerësimi sipas standardeve

I - OFRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE Standardi I. 1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij.

Kriteri 3 Programet e studimeve hartohen në përputhje me qëllimet dhe misionin e institucionit;

Kriteri 4 Programet e studimeve kanë objektiva të përcaktuar qartë për formimin e studentëve në atë program, të cilët përfshijnë dijet, aftësitë dhe kompetencat profesionale që duhet të fitojnë studentët në përfundim të programit të studimit dhe që karakterizojnë profilin e programit;

Duke analizuar misionin dhe qëllimin e institucionit, shprehur edhe në rregullore dhe objektiva të dokumentuara del qartë, që Programi BSc në “Fizioterapi” është përgatitur në përputhje

me misionin dhe qëllimin, që ka ASAR, për të dhënë kontributin e vet në zhvillimin cilësor të arsimit të lartë, edukimin e vlerave më të mira profesionale e morale, pasqyrë e të cilave do të jenë të diplomuarit në fushën e fizioterapise.

Currikula në tërësi, syllabet dhe programet, objektivat e vendosura në to shprehin qartë synimin për të pajisur studentët, si teorikisht dhe praktikisht, me njohuritë, aftësitë dhe kompetencën profesionale të nevojshme dhe që karakterizojnë profilin e fizioterapisë. Gjatë studimeve studentet pajisen me njohuri bazë, si përbërja e trupit, mënyra e funksionimit të sistemeve të ndryshme të organizmit tonë dhe patologjitë e ndryshme, duke kombinuar këto me metodat, mënyrat e mjetet e trajtimit fizioterapeutik dhe reabilitimit, dhe duke përfshirë problematikën qysh nga i porsalinduri e deri në moshën e tretë. Synohet tek metodologjia dhe teknologjia

Page 6: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Reald_vlore/RVJ Bsc... · 2016-12-07 · Page 4 HYRJE Programi i Studimit në Bsc

Page 6

Kriteri 5 Programet e studimeve hartohen në përputhje me nevojat e tregut të punës; Kriteri 6 Programet e studimeve hartohen në përputhje me zhvillimin ekonomik të vendit.

bashkëkohore.

Nga takimet me drejtues të ASAR, e studentë që sapo ishin diplomuar e punësuar (2 studentë), e që ishin të interesuar për punësimin e kolegëve të tyre, u informuam që; njohuritë dhe aftësitë e tyre fituar nga programi i studimit ishin në përputhje me ato cka kërkoheshin në vendet e punës ku ata punonin.

Programi BSc në Fizioterapi është hapur dhe hartuar për t’iu përshtatur zhvillimit ekonomik të vendit, sidomos nevojave të pjesës jugore të vendit tonë, Vlorë, Sarandë, Fier, etj. Hartimi i tij u kondicionua me një nevojë tashmë të shoqërisë në kushtet e reja kur krahas sektorit publik shëndetësor kemi edhe atë privat qoftë ky spitalor, qoftë ambulator e pse jo deri tek qendrat fizioterapeutike e estetike ku kërkohen metoda e mjete bashkëkohore reabilituese e rekuperuese nga individë e grupe të caktuara në nevojë për fizioterapi e reabilitim.

Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.

Kriteri 1 Programet e studimeve janë përshtatur me strategjinë për zhvillim të institucionit;

Kriteri 2 Programet e studimeve të ciklit të parë synojnë pajisjen me njohuritë bazë, mbi metoda e parime shkencore të përgjithshme; Kriteri 3 Programet e studimeve të ciklit të parë synojnë dhe formimin e shprehive të veçanta në një llojshmëri të gjerë profesionesh e specialitetesh.në realizimin e misionit dhe qëllimit të institucionit;

Shqyrtimi i programit te Fizioterapisë, po kështu nga takimet me pedagogët e drejtuesit e ASAR dhe njohjen e strategjisë së këtij IAL del qartë, përshtatja e këtij programi në përputhje me strategjitë dhe objektivat afatmesme e afatgjata të Akademisë.

Referuar moduleve, syllabeve e përmbajtjes së cdo lënde që zhvillohet në ciklin e parë shikohet synimi për pajisjen e studentëve me koncepte themelore, njohuri e parime bazë të cilat trajtohen në mënyrë shkencore duke u mbështetur në literaturën bashkëkohore dhe garantuar nga pedagogë kompetentë.

Programet sipas viteve e sidomos në vitet e 2-të e 3-të japin njohuri, koncepte dhe synojnë të formojnë shprehi praktike të vecanta e të ngushta, për cdo sistem dhe sëmundje, cka shkon me misionin dhe qëllimin e institucionit, që të formojnë specialiste jo thjeshte të përgjithshëm por edhe të përballojnë nëvojat e specialiteteve të ndryshme mjekësore për fizioterapi e reabilitim,si.psh. neurologji, semundje kardiovaskulare, reumatologji,traumatologji etj.

II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE Standardi II.1 - Programet e studimeve synojnë të plotësojnë nevojat e tregut të punës.

Kriteri 1 Programet e studimeve synojnë të plotësojnë nevojat e tregut të punës, në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar; Kriteri 2 Institucioni, për vlerësimin e nevojave të tregut të punës, kryen një studim tregu, i cili përfshin:

Hartimi dhe hapja e programit të Fizioterapisë është bërë me synimin e qartë të plotësimit të nevojave që ka tregu i punës si domos në jug të vendit tonë, ku zhvillimet e viteve të fundit kanë nxjerrë më në pah nevojën për specialistë Fizioterapie e Reabilitimi. a. Mundësitë e punësimit kanë qenë të mëdha dhe

dy studentë që përfunduan vitin e fundit këtë vit

Page 7: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Reald_vlore/RVJ Bsc... · 2016-12-07 · Page 4 HYRJE Programi i Studimit në Bsc

Page 7

a. mundësitë e punësimit të studentëve në tregun vendas ose atë rajonal, kombëtar e ndërkombëtar;

b. kërkesat e punëdhënësve; c. një parashikim të përafërt për

numrin e pritshëm të studentëve që mund të regjistrohen në këtë program;

d. numrin e të regjistruarve në programe të ngjashme në institucionet simotra.

b. janë tashmë të punësuar në Vlorë.

c. Pranë Akademisë akoma nuk ka kërkesa nga

subjekte të ndryshëm për të siguruar për nevojat

e tyre specialistë të fizioterapise e reabilitimit

sepse programi është i ri.

d. Kërkesat dhe numri i studentëve ka ardhur në

rritje cdo vit.

e. Nuk ka informacion për të regjistruarit në

programet në institucione simotra.

Standardi II.2 - Programet e studimeve synojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare dhe interesave kombëtare.

Kriteri 1 Institucioni ofron programe studimesh që nuk bien ndesh me interesat kombëtare; Kriteri 2 Programet e studimeve synojnë të ndihmojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare.

Programet, syllabet duke iu referuar cdo moduli apo lënde nuk bien ndesh me interesat tona kombëtare, sovranitetin apo bashkëjetesën fetare. Duke e parë nga këndvështrimi i traditave kulturore kombëtare në ketë fushë programi i ofruar nga ASAR, për fizioterapi, nuk e përjashton atë madje mund të thuhet se ka një përshtatje dhe mbështetje shkencore e bashkëkohore të traditës krijuar në vendin tonë.

Konkluzione të GVJ: Duke analizuar misionin dhe qëllimin e institucionit, shprehur edhe në rregullore, marrëveshje dhe objektiva të dokumentuara del qartë, që Programi BSa në “Fizioterapi” është përgatitur në përputhje me misionin dhe qëllimin, që ka ASAR, për të dhënë kontributin e vet në zhvillimin cilësor të arsimit të lartë, edukimin e vlerave më të mira profesionale e morale, pasqyrë e të cilave do të jenë të diplomuarit në fushën e fizioterapise. Kurrikula në tërësi, syllabet dhe programet, objektivat e vendosura në to synojnë të pajisin studentët, si teorikisht dhe praktikisht, me njohuritë, aftësitë dhe kompetencën profesionale të nevojshme dhe që karakterizojnë profilin e fizioterapisë. Njohuritë dhe aftësitë e tyre fituar nga programi i studimit ishin në përputhje me ato cka kërkoheshi në vendet e punës ku ata punonin. Programi Ba në Fizioterapi është hapur dhe hartuar për t’iu përshtatur zhvillimit ekonomik të vendit sidomos jugun e vendit tonë, me synimin e qartë të plotësimit të nevojave që ka

tregu i punës . Kërkesat dhe numri i studentëve kanë ardhur në rritje cdo vit.

Nuk ka informacion për të regjistruarit në programet në institucione simotra.

Pranë Akademisë akoma nuk ka kërkesa nga subjekte të ndryshëm për të siguruar për nevojat e tyre specialistë të fizioterapise e reabilitimit.

Akademia ( ASAR) dhe strukturat e veta duhet të hulumtojnë më shumë në tregun dinamik të këtij specialiteti, për të pasur në cdo kohë një pasqyrë të vendeve të punës, cka shërben edhe për këshillim të karrierës së të diplomuarve.

2. Struktura akademike e Fakultetit (përgjegjës për programin e studimit)

Pjesa përshkrimore

Vlerësimi i Treguesve të matshëm:

Akademia e Studimeve të Aplikuara “Reald”, Vlorë (ASAR) si autoritete drejtuese ka:

Page 8: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Reald_vlore/RVJ Bsc... · 2016-12-07 · Page 4 HYRJE Programi i Studimit në Bsc

Page 8

Bordin Drejtues

Senatin

Rektoratin

Këshillin e Etikës

Dekanin e Fakultetit

Këshillin e Fakultetit

Akademia e Studimeve të Aplikuara “Reald”, Vlorë (ASAR) ka në përbërje:

Fakultetin e Shkencave Mjekësore, të organizuar në 4 Departamente.

1. Departamenti i Infermierisë;

2. Departamenti i Stomatologjisë

3. Departamenti i Farmacisë

4. Departamenti i Fizioterapisë

Këshilli i Fakultetit është organ kolegjial vendimmarrës i përbërë nga Dekani (kryetar),

Shefat e departamenteve, stafi me titull “Profesor” dhe një ose dy studentë. Dekani

propozohet nga rektori dhe miratohet nga bordi drejtues me një mandat 4 vjecar me të

drejtë rizgjedhje.

Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë funksionon si njësi autonome e përherëshme

që bën vlerësimin periodik të ecurisë mësimore e shkencore të ASAR.

Zyra e Këshillimit të Karrierës është pjesë e strukturës së ASAR për të dhënë ndihmesën

e vet duke bashkëpunuar me Departamentet, për informimin, orientimin dhe drejtimin e

studentëve për ceshtje që shtrohen për karrierën dhe të ardhmen e tyre. Personi

përgjegjës nuk ishte prezent.

Drejtoria e Zhvillimit të Kurrikulave dhe Dega Mësimore, funksiononte me personel të ri

duke ndjekur zbatimin e programit dhe pergatitjen e dokumentacionit përkatës në raste

rishikimi të programeve apo kur kerkoheshin të tilla nga urdhëresat e rekomandimet e

MAS.

Ka edhe persona të caktuar për punën kërkimore shkencore (Qendra kërkimore

shkencore), por më shumë kjo kryhet me grupe të caktuara nga departamentet, kur

duhej organizuar aktivitet shkencor.

Sekretaria ( zyra e regjistrimit e pranimit te studentëve) gjithashtu është pjesë e këtyre

strukturave me sekretare dhe dokumentacion sipas fakulteteve, personat qe punonin

aty ishin punësuar rishtas.

Page 9: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Reald_vlore/RVJ Bsc... · 2016-12-07 · Page 4 HYRJE Programi i Studimit në Bsc

Page 9

Figura e Dekanit ishte autoriteti më i lartë i Fakultetit.

Këshilli Shkencor përbëhet nga:

Dr. Shkenc. Antonio Picca ( Kryetar)

Dr. Shkenc. Sotira Petro ( Anëtar)

MSc Vojsava Rama ( Anëtar)

3. Personeli akademik dhe personeli mbështetës për programin e studimit

Pjesa përshkrimore

Vlerësimi i Treguesve të matshëm:

Struktura akademike e programit të studimit përbëhet nga personel akademik efektiv,

personel akademik me kontratë dhe nga personeli administrativ. Përzgjedhja e stafit

akademik bëhet nëpërmjet një proçesi të hapur dhe transparent. Bëhet kërkesa e

departamentit për pedagog, përcillet në fakultet dhe rektorat. Shpallet dhe lajmërohet

nga burimet njerzore ne Web-in e ASAR. Kandidatët dorëzojnë në Zyrën e Burimeve

Njerëzore dokumentacionin e kërkuar.

Dosja e Pedagogut duhet të përmbante:

Kurrikulum Vitae të pedagogut;

Fotokopje të noterizuar të diplomës së shkollës së lartë;

Fotokopje të noterizuar të listës së notave;

Fotokopje të noterizuar të titujve (Postmaster, PHD);

Fotokopje të noterizuar të kualifikimeve të tjera (ne rast se ka)

Artikuj të botuar, punime shkencore, etj.

Ka një sërë kriteresh vlerësimi për rekrutimin e pedagogëve, të përcaktuara qartë.

Pasi përcillen dosjet në fakultet, ato shqyrtohen nga një komision 3 vetësh. Pjesë e

përzgjedhjes është edhe intervista. Komisioni i dorëzon Këshillit të Fakultetit raportin e

vlerësimit të kandidatëve. Këshilli i fakultetit vendos dhe ja kalon propozimin me shkrim

Bordit drejtues i cili bën miratimin përfundimtar. Në zyrën e burimeve njerzore ishin

depozituar dosje të pedagogëve të brendshëm dhe të jashtëm për programin e

fizioterapisë dhe në përgjithësi përmbanin dokumentacionin e duhur, me ndonjë

mangësi të rregullueshme. Personeli administrativ në mbështetje të aktiviteteve

akademike përbëhet nga një staf i vogël, që lidhet me aspekte të ndryshme ndihmëse

ndaj aktivitetit akademik: biblioteka, informatika, infrastruktura kryesore dhe

mbështetëse, asistenca ndaj pedagogëve në realizimin e programit, etj.

Page 10: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Reald_vlore/RVJ Bsc... · 2016-12-07 · Page 4 HYRJE Programi i Studimit në Bsc

Page 10

Numri i personelit akademik për njësi bazë: Personel Akademik Efektiv (PAE) dhe

Personel Akademik me Kontratë (PAK), Personeli Administrativ (PA), titujt/gradat, etj,

nuk ka ndryshime nga ato cka raportohen në RVB në tabelat 3, 4, 5, 6.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve

III - PERSONELI I INSTITUCIONIT Standardi III.1 - Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të rekrutimit dhe vlerësimit të personelit.

Kriteri 1 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të rekrutimit të personelit në përputhje me statutin

dhe rregulloren; Kriteri 2 Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë përbën së paku 70% të personelit akademik të angazhuar për realizimin e programeve të studimeve të ciklit të parë; Kriteri 3 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të vlerësimit të personelit; Kriteri 4 Institucioni mban një bazë të dhënash të raporteve të rekrutimit të personelit, të njoftimeve për punë, etj.

Nga takimi me drejtues të institucionit, stafin akademik dhe Zyrën e Burimeve Njerëzore e Statistikës vërehet synimi për ndjekjen e

procedurave korrekte ligjore e transparente të rekrutimit. Institucioni ka përcaktuar qartë kriteret, procedurën dhe modalitete të tjera për përzgjedhjen e stafit akademik. Zyra e Burimeve Njerezore mban një bazë të dhënash, por jo të përditësuara me ndryshimet që ndodhin në cdo kohë. Të dhënat pasqyrohen në web. Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë (PAE) aktual edhe pse dominon duket se nuk përbën mbi 70 % të personelit akademik programeve të studimeve të ciklit të parë “Fizioterapi”. Vetë tabelat e RVB nuk japin të dhëna se ku punojnë full-time pedagogët. Janë përcaktuar procedura dhe janë ngarkuar komisione edhe persona përgjegjës për mënyrat e vlerësimit të personelit, duke përfshirë edhe vlerësimin nga studentët nëpermjet pyetesorëve përpara provimeve, për cdo pedagog. Zyra e Burimeve Njerezore mban një bazë të dhënash, por jo të përditësuara me ndryshimet që ndodhin në cdo kohë, të njoftimeve për punë, etj.apo ne web.

Standardi III.2 - Institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin e tij.

Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të dhënash të hollësishme për anëtarët e personelit akademik të përfshirë në program dhe të personit përgjegjës për organizimin e programit të studimit; Kriteri 2 Institucioni disponon listën e plotë të personelit akademik për secilin semestër, të personelit ndihmës mësimor-shkencor dhe atij administrativ; Kriteri 3 Institucioni publikon kriteret dhe procedurat e rekrutimit të personelit akademik;

ASAR disponon për të gjithë stafin akademik dhe administrativ dokumentacion; me CV, nivelin e kualifikimit dhe aktivitetin akademik-shkencor si për PAE dhe për PAK. Personat përgjegjës për Programin e Fizioterapisë ishin me statusin e Këshillit Shkencor të programit . Megjithatë dokumentacioni në dosje kishte pasaktësi dhe mangësi.

Institucioni disponon listën e plotë të personelit akademik për secilin semestër, të personelit ndihmës mësimor-shkencor dhe atij administrativ;

Kjo listë u vu në dispozicionin tonë dhe pasqyronte emrat e pedagogëve, lëndët apo modulet që mbulon, ngarkesën mësimore të tyre,

Page 11: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Reald_vlore/RVJ Bsc... · 2016-12-07 · Page 4 HYRJE Programi i Studimit në Bsc

Page 11

Kriteri 4 Institucioni angazhon si titullarë të lëndëve/moduleve për programet e studimeve të ciklit të parë, personel akademik që ka së paku gradën shkencore “Doktor„ ose titullin akademik “Docent„.

etj.

Institucioni ka përcaktuar qartë kriteret, procedurën dhe modalitete të tjera për përzgjedhjen e stafit akademik. Gjithcka është transparente dhe pasqyrohet ne web të ASAR. Pedagogët e përzgjedhur përfaqsonin nivel të kënaqshëm profesional, akademik e shkencor në fushën e fizioterapisë. Për drejtimet kryesore te programit ishin përzgjedhur ata me përvoje, grada shkencore e tituj akademikë Prof. e Dr, por përqindja më e madhe ishin me Master Shkencor dhe pa specialitetin përkatës ( fizioterapi apo të përafërt), cka përbën një synim në të ardhmen

për kualifikim e ndryshim pozitiv në favor të afrimit te pedagogëve specialistë të fushës dhe me tituj e grada shkencore.

Standardi III.3 - Institucioni angazhon personel ndihmës mësimor shkencor dhe administrativ për përmbushjen e misionit të tij.

Kriteri 1 Institucioni dëshmon një angazhim optimal të personelit ndihmës mësimor-shkencor për realizimin e orëve laboratorike dhe për mirëmbatjen e laboratorëve e mjediseve shkollore; Kriteri 2 Institucioni dëshmon një angazhim optimal të burimeve njerëzore për përmbushjen e objektivave të programeve të studimeve të ciklit të parë; Kriteri 3 Institucioni vë në dispozicion personel të mjaftueshëm për instruktimin, udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e studentëve në praktikën profesionale (së paku 1 tutor/instruktor për 12 studentë).

U konstatua një angazhim optimal i personelit ndihmës mësimor-shkencor për mirëmbatjen e laboratorëve e mjediseve shkollore, në vecanti për Kabinetin e Fizioterapisë, ku kujdesi për kabinetet, e aparaturat ishin shëmbullore. Personeli, të gjithë burimet njerzore ishin të angazhuar dhe me disiplinë të lartë, por me eksperiencë pune jo të gjatë dhe jo i mjaftueshëm në numër, duke krijuar kështu mundësinë për të meta në përmbushjen e objektivave të programit. Kabineti i Fizioterapisë brenda institucionit mundësonte kushte optimale për praktikat profesionale, me staf të kualifikuar e të mjaftueshëm që ndiqnin e drejtonin studentët. Po kështu me marrveshje me qendrën spitalore realizoheshin edhe ato praktika që duhen kryer në klinika ku drejtoheshin nga staf i kualifikuar. Vetë numri i kufizuar i studentëve ne kurse favorizonte mundësinë e tutorimit, duke përmbushur kriterin në fjalë.

Standardi III.4 - Institucioni angazhohet për kualifikimin e vazhdueshëm dhe të mëtejshëm të personelit të tij.

Kriteri 1 Institucioni organizon programe specifike për kualifikimin e mëtejshëm profesional të personelit akademik e të personelit mësimor-shkencor;

Kriteri 2 Institucioni disponon një bazë të dhënash të programeve të studimeve të ofruara.

Personeli akademik i brendshëm dhe personeli akademik i jashtëm janë të angazhuar në mënyrë autonome në programe specifike te kualifikimit e punes së tyre shkencore. CV e tyre paraqesin një aktivitet te kënaqshëm kualifikues dhe referimesh e publikimesh shkencore. Organizimi i Konferences Shkencore te Akademisë dhe Botimi i Buletinit Nr. 1 ( Revistës Shkencore) me ISSN është tregues për kujdesin në këtë drejtim.

Zyra e Sekretarisë disponon të dhënat e duhura për programin në tërësi dhe detaje për cdo lëndë apo modul dhe i venë në dispozicion të të interesuarve në cdo kohë.

Page 12: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Reald_vlore/RVJ Bsc... · 2016-12-07 · Page 4 HYRJE Programi i Studimit në Bsc

Page 12

Konkluzione të GVJ: Vërehet synimi për ndjekjen e procedurave korrekte ligjore e transparente të rekrutimit. Zyra e Burimeve Njerezore mban një bazë të dhënash, por jo të përditësuara me ndryshimet që ndodhin në cdo kohë. Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë (PAE) aktual edhe pse dominon duket se nuk përbën mbi 70 % të personelit akademik programeve të studimeve të ciklit të parë “Fizioterapi”. Vetë tabelat e RVB nuk japin të dhëna se ku punojnë full-time pedagogët. Pedagogët e përzgjedhur përfaqsonin nivel të kënaqshëm profesional, akademik e

shkencor në fushën e fizioterapisë, ishin përzgjedhur ata me përvoje, grada shkencore e

tituj akademikë Prof., Doktor por përqindja më e madhe ishin me Master Shkencor dhe pa

specialitetin përkatës ( fizioterapi apo të përafërt), cka përbën një synim në të ardhmen

për kualifikim e ndryshim pozitiv në favor të afrimit te pedagogëve specialistë të fushës

dhe me tituj e grada shkencore. Konferenca Shkencore e Botimi i Revistes janë

premtuese e serioze, për punën kualifikuese e shkencore.

Personeli ( ndihmës e administrativ), të gjithë burimet njerzore ishin të angazhuar dhe me

disiplinë të lartë, por me eksperiencë pune jo të gjatë, duke krijuar kështu mundësinë për

të meta në përmbushjen e objektivave të programit.

Ajo cka përbën një synim për të ardhmen është kualifikimi e ndryshimi pozitiv në favor të

afrimit te pedagogëve me kohë të plotë dhe me tituj e grada shkencore dhe trajnimi i

personelit ndihmes e administrativ.

4. Infrastruktura në funksion të programeve të studimit, logjistika dhe shërbime

të tjera ndaj komunitetit

Pjesa përshkrimore

Mjediset për Programin e studimit Grupi i Vlerësimit të jashtëm pa me kujdes ambjentet në këtë Institucion. Rezultojnë:

Salla për leksione 8 (tetë)

Klasa për seminare 15 (pesëmbëdhjetë)

Salla për aktivitete promovuese 1(një)

Salla për praktikë lëndore/ profesionale 3(tre)

Laboratorë për lëndët 6 (gjashtë)

Laboratorë informatike 1(një)

Salla interneti 1(një)

Salla për bibliotekë 1(një)

Mjedis për fotokopjime, librari etj 2(dy)

Zyrë informacioni për studentët 2(dy)

Nyje hidrosanitare 4(katër)

Mjediset për stafin:

Mjedise për Dekanin/ kancelarin 4(katër)

Zyra për sekretarinë mësimore 4(katër)

Zyra për departamentet/qëndrat kërkimore 2(dy)

Zyra për personelin akademik 1(një)

Mjediset e Akademisë/Fakultetit/Programit të Fizioterapisë ishin ato që përshkruhen në

tabelën nr 7 të RVB e cila jepte me detaje edhe kubaturën e mjediseve.

Page 13: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Reald_vlore/RVJ Bsc... · 2016-12-07 · Page 4 HYRJE Programi i Studimit në Bsc

Page 13

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve

V - INSTITUCIONI OFRON SHËRBIME DHE VË NË DISPOZICION TË STUDENTËVE BIBLIOTEKA DHE BURIME TË TJERA INFORMACIONI

Standardi V. 1- Institucioni vë në dispozicion të studentëve bibliotekën e tij.

Kriteri 1 Institucioni vë në dispozicion të studentëve tekste mësimore dhe literaturë ndihmëse të mjaftueshme në sasi dhe cilësore;

Kriteri 2 Në bibliotekë ka literaturë të mjaftueshme që e ndihmon studentin për realizimin me sukses të programit të studimit;

Kriteri 3 Në bibliotekë ka botime periodike dhe programe kompjuterike, si libraritë elektronike, të cilat përmbajnë libra apo revista shkencore të nevojshme për realizimin me sukses të programit të studimit;

Kriteri 4 Përgjegjësit e programit hartojnë një plan të detajuar për shtimin e zërave të bibliotekës në mbështetje të programit, përfshirë edhe buxhetin e planifikuar për të;

Kriteri 5 Biblioteka shpall oraret e shërbimit në përshtatje me oraret e programit të studimit dhe nevojat e studentëve.

Institucioni ka edhe bibliotekën me tituj librash e periodikësh, bashkëkohorë dhe në shërbim të programeve të universitetit. Por jo të mjaftueshëm për programin e fizioterapisë dhe që i shërbejnë vetëm formimit bazë. U panë nga ne disa libra dhe tituj të lidhur me fizioterapine e reabilitimin dhe konstatuam se ishin bashkëkohore e nga autorë seriozë të fushës. Megjithatë ato së shumti ( 90 %), ishin në italisht. Shërbimi i librarisë elektronike në mbështetje të kërkimit të periodikëve online nuk u ofrohet studentëve. Po kështu nuk u ofrohen edhe periodikë të lidhur me Fizioterapinë. Ka një plan dhe synohet për një buxhet për shtimin e zërave të bibliotekës. Biblioteka punon gjatë gjithë ditës dhe ky orar i përshtatet të gjithë studentëve. Orari është afishuar dhe lehtësisht i dukshëm.

Standardi V. 2- Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë dhe mjedise të përshtatshme mësimore dhe për formimin praktik.

Kriteri 1 Institucioni dëshmon se ka në sasi të mjaftueshme: laboratorë, klasa, zyra, studio e mjedise të tjera me pajisje elektronike dhe të teknologjisë së

informacionit, për realizimin e programit tëstudimeve;

Kriteri 2 Pajisjet e mjediseve mësimore janë të përshtatshme për mësimdhënie në përputhje me qëllimet e programit;

Kriteri 3 Laboratorët përmbajnë aparaturat dhe mjetet e nevojshme për plotësimin e kërkesave të programeve të studimeve;

Kriteri 4 Institucioni, në varësi të programeve të studimeve që ofron, ka së paku një laborator.

Kriteri 5 Institucioni, në varësi të programeve të studimeve, disponon kompjutera në laboratorët e teknologjisë së informacionit, të pajisur me programe profesionale si programe për statistikë,

Institucioni ka në sasi të mjaftueshme: laboratorë, klasa, zyra, studio e mjedise të tjera me pajisje elektronike, të teknologjisë së informacionit, për realizimin e programit të

studimeve. vlen të përmendet Kabineti e Fizioterapise. Pajisjet e mjediseve mësimore janë të përshtatshme për mësimdhënie në përputhje me qëllimet e programit; Vlen të përmendet Kabineti i Fizioterapise sidomos me aparaturat moderne, pajisjet tek Laboratorët , pajisjet me mulazhe, mikroskope, ishin më se të mjaftueshëm për plotësimin e kërkesave të programeve të studimeve; Ka më shumë se një laborator dhe funksionalë

e të pajisur.

Ka laborator dhe sallë interneti, për studentët dhe po mendohet edhe më tej për modernizimin e universitetit. Ofrohet aty 24 orë internet.

Kabineti i Fizioterapisë brenda Institucionit

Page 14: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Reald_vlore/RVJ Bsc... · 2016-12-07 · Page 4 HYRJE Programi i Studimit në Bsc

Page 14

linguistikë, arkitekturë, inxhienieri, ekonomi, mjekësi, programestimulimi për shkencat sociale etj.

Kriteri 6 Institucioni garanton, me kapacitetet që zotëron ose në bashkëpunim me institucione dhe subjekte të tjera, që mjediset janë të mjaftueshme për zhvillimin e praktikave profesionale.

mundësonte kushte optimale për praktikat profesionale, me staf të kualifikuar e të mjaftueshëm që ndiqnin e drejtonin studentët. Po kështu me marrveshje me qendrën spitalore realizoheshin edhe ato praktika që duhen kryer në klinika .

Konkluzione të GVJ: Institucioni ka edhe bibliotekën me libra e periodikë, por jo të mjaftueshëm, literaturë bazë dhe që i shërben vetëm formimit bazë. Ato të lidhur me fizioterapine, konstatuam se ishin bashkëkohore e nga autorë seriozë të

fushës. Megjithatë ato së shumti (90 %), ishin në italisht. Mungonin tekste në shqip dhe në anglisht.

Shërbimi i librarisë elektronike në mbështetje të kërkimit të periodikëve online nuk u ofrohet studentëve. Po kështu nuk u ofrohen edhe periodikë të lidhur me Fizioterapinë.

Biblioteka punon gjatë gjithë ditës dhe ky orar i përshtatet të gjithë studentëve.

Për plotësimin e kërkesave të programit të studimeve, Institucioni ka në sasi të mjaftueshme: laboratorë, klasa, zyra, studio e mjedise të tjera me pajisje elektronike dhe të teknologjisë së informacionit, pajisur me mulazhe, mikroskope, dhe sidomos kabineti Fizioterapisë.

4. Financimi dhe menaxhimi i burimeve financiare

Pjesa përshkrimore

ASAR nuk ka financues të jashtëm, ajo financohet nga themeluesit e saj Shoqëria ESKELD dhe bordi i drejtuesve lejon kalimin e fondeve nga shoqëria në ASAR. Akademia ka një projekt buxhet 5 vjecar i cili përditësohet vit pas viti, duke shtuar burimet financiare sipas nevojave koherente si psh: rritja e numrit të studentëve kërkon rritjen e stafit të brendshëm dhe jashtëm duke rritur shpenzimet në rroga dhe njëherësh ato për kërkim shkencor e kualifikim të këtij stafi. Si vlera që zenë pagat e stafit, ashtu edhe shpenzimet për kanceleri, bibliotekë, konferenca, bursa studimi, energji elektrike, ujsjellës, transport dhe karburant ( si pjesë e vlerësimit të kostos së studentit) kanë pësuar ndryshime vit pas viti.

Ato ishin pasqyruar edhe në RVB tek pjesa të ardhurat dhe financimet e ndryshme në vitet e fundit (Tabelat 8 dhe 9).

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve

II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE Standardi II.5 - Institucioni vlerëson dhe dokumeton gjendjen e tij financiare.

Kriteri 1 Institucioni bën një auditim të përvitshëm (të jashtëm ose të brendshëm) të situatës financiare të tij;

Kriteri 2 Në raportin e auditit paraqiten të gjitha detyrimet financiare, pagat e personelit, shpenzimet operative, etj; Kriteri 3 Raporti i auditit

Institucioni ka kryer auditim te brendshëm të situatës financiare. Institucioni analizon treguesit e monitorimit të zbatimit të politikës financiare për cdo vit akademik dhe ja paraqet atë Bordit Drejtues.

Në raportin e auditit paraqiten detyrimet financiare, pagat e personelit, shpenzimet operative, etj. Rezultatet e raportit janë bërë të njohura nëpërmjet mbledhjeve të hapura me pedagogët dhe studentët në qeverinë studentore.

Raporti I auditit, sic edhe paraqitet nga RVB edhe

Page 15: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Reald_vlore/RVJ Bsc... · 2016-12-07 · Page 4 HYRJE Programi i Studimit në Bsc

Page 15

përmban një pasqyrë të qartë të granteve të huaja të përfituara dhe kontratave të shërbimeve të lidhura në funksion të realizimit të programeve të studimeve të ciklit të parë.

pse kontrollon të gjithë zërat e buxhetit,( të ardhurat dhe shpenzimet), pasqyron vetëm tarifat para dhe gjatë shkollimit dhe nuk përmban një pasqyrë të qartë të granteve të huaja të përfituara dhe kontratave të shërbimeve të lidhura në funksion të realizimit të programeve të studimeve të ciklit të pare.

VI - BURIMET FINANCIARE DHE VLERËSIMI FINANCIAR Standardi VI.1 - Institucioni harton një raport financiar të kostove të programeve të studimeve.

Kriteri 1 Institucioni harton një raport financiar që përmban një pasqyrë tëhollësishme financiare

të të ardhurave nga tarifat e shkollimit dhe kontributeve të tjera financiare për studentët ose ndarjen e burimeve financiare;

Kriteri 2 Institucioni dokumenton raportet financiare për tri vitet e kaluara akademike;

Kriteri 3 Institucioni dëshmon një qëndrueshmëri financiare përgjatë kohës së zhvillimit të programit të studimit dhe se ka kapacitete financiare të mjaftueshme për përmirësimin e situatës financiare dhe gjenerimin e të ardhurave të domosdoshme në të ardhmen.

Institucioni harton raporte financiare të hollësishme të të ardhurave nga tarifat e shkollimit, por nuk paraqet detajim të kontributeve të tjera financiare

për studentët ose ndarjen e burimeve financiare; Eshtë pasqyruar kjo për cdo vit por vetëm në përqindje Paga/Shpenzime/Investime. Institucioni dokumenton raportet financiare për vitet e kaluara akademike. 4 raporte financiare u raportuan që jane hartuar qysh nga hapja e institucionit. Në këto vite të funksionimit ASAR ka treguar qëndrueshmëri financiare, duke përballuar me sukses shpenzimet e nevojshme per gjithë aktivitetin e institucionit dhe mbështetja financiare, eksperienca e aftësitë menaxhuese të drejtuesve janë faktorë pozitivë për qëndrueshmëri e përmirësim financiar në të ardhmen.

Konkluzione të GVJ: Institucioni ka kryer auditim te brendshëm të situatës financiare. Kryen auditim vjetor të brendshëm, sipas zërave në pasqyrat financiare. Institucioni harton raporte financiare të hollësishme të të ardhurave nga tarifat e shkollimit, por nuk paraqet detajim të kontributeve të tjera financiare për studentët ose ndarjen e burimeve financiare; Eshtë pasqyruar kjo për cdo vit por vetëm në përqindje Paga/Shpenzime/Investime. Institucioni ka aftësi menaxhuese dhe dëshmon një qëndrueshmëri financiare përgjatë kohës së zhvillimit të programit të studimit dhe se ka kapacitete financiare të mjaftueshme për përmirësimin e shërbim dhënies, si dhe rritjes së numrit të përfituesve të shërbimit në të ardhmen.

V. Sistemi i Brendshëm i Sigurimit të Cilësisë

Pjesa përshkrimore

Vlerësimi i Treguesve të matshëm:

Sigurimi i Cilësisë në ASAR realizohet në disa forma. Që në vitin e parë akademik, janë aplikuar mekanizmat e sigurimit të cilësisë duke iu referuar “Udhëzimeve mbi Ngritjen dhe Funksionimin e Sistemit të Brendshëm të Cilësisë në IAL” të MASH. NJBSC ka përpunuar një set kriteresh orientuese që lehtësojnë vlerësimin e cilësisë procesit mësimor. Këto kritere janë aplikuar nga cdo Fakultet në ASAR dhe ndihmojnë

Page 16: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Reald_vlore/RVJ Bsc... · 2016-12-07 · Page 4 HYRJE Programi i Studimit në Bsc

Page 16

përmirsimin e cilësisë procesit mësimor dhe bashkëpunimin staff -student. NJBSC bën monitorimin periodik të kurrikulës së programit të studimit.

Të dhëna për anëtarët e NJSBC ishin po ato që përmban edhe tabela nr.10 e RVB

Forma kryesore e vlerësimit të ecurisë së programeve të studimit, zhvillohet nëpërmjet marrjes së vlerësimit të studentëve për procesin mesimor dhe stafin akademik. Ky proces realizohet në rrugë institucionale, për çdo program studimi dhe çdo lëndë, nëpërmjet plotësimit nga ana e tyre të formularëve të veçantë për cdo lëndë, ku shprehen për cilësinë e organizimit dhe zhvillimit të procesit mësimor, metodologjitë e mësimdhënies, infrastrukturën mësimore e laboratorike, impenjimin e stafit akademik, literaturen e përdorur etj.

Plotësimi i formularëve është një proces individual dhe zhvillohet në kushtet e anonimatit të plotë për studentin që e plotëson. Ai kryhet pas përfundimit të mesimdhënies të çdo lënde dhe përpara zhvillimit të provimit të saj. Te dhënat e mbledhura nga Njësia e Sigurimit të Cilësisë përpunohen dhe rezultatet e vlerësimit të brendshëm të cdo programi studimi, u bëhen të njohura dhe shqyrtohen nga Fakultetet dhe Departamentet e me staffin akademik. Po kështu u transmetohen edhe organeve drejtuese. Çdo vit zhvillohen disa mbledhje të tyre objekt i të cilave është edhe përmirësimi i vazhdueshëm i cilësise së procesit mësimor në të gjitha aspektet e tij. Këto analiza zhvillohen kryesisht në përfundim të cdo semestri dhe të vitit akademik dhe në përfundim të tyre formulohen edhe politikat dhe masat përkatëse për përmiresimin e procesit akademik dhe të rezultateve të tij. Nje formë tjetër e organizuar dhe institucionale e marrjes se opinionit të studentëve është zhvillimi i mbledhjeve herë pas here me studentët e çdo programi studimi. Këto mbledhje zhvillohen me studentet e të gjitha viteve. Ato shërbejnë për monitorimin në kohë reale nga ana e institucionit të procesit mësimor, vlerësimin në proces te cilësisë se mësimdhënies, evidentimin e problematikave që mund të lindin dhe përcaktimit të masave e rrugëve për zgjidhjen e tyre. Zhvillimi i procesit mesimor monitorohet sistematikisht edhe nga pikepamja formale. Ai kryhet nga Sekretaria mësimore dhe i raportohet strukturave të interesuara përkatëse. Në vlerësimin e fundit janë anketuar 60 studentë. Problematika e nxjerrë u është bërë e ditur të gjitha strukturave sic u tha edhe më sipër. Ky proces lehtësohet nga fakti që antarët e NJSBC janë full-time në institucion dhe pjesë e fakulteteve e departamenteve përkatëse.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve

II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE Standardi II.3 - Institucioni, për akreditimin e programeve të studimeve, përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e tyre.

Kriteri 1 Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve;

Kriteri 2 Institucioni e përfshin këtë informacion në vetëvlerësimin institucional; Kriteri 3 Institucioni publikon rezultatet e pritshme, rezultatet e vlerësimit dhe rezultatet që synon të arrijë;

Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve; Janë aplikuar mekanizmat e sigurimit të cilësisë duke iu referuar “Udhëzimeve mbi Ngritjen dhe Funksionimin e Sistemit të Brendshëm të Cilësisë në IAL” të MASH. Institucioni e përfshin këtë informacion në vetëvlerësimin institucional.

Te dhënat e mbledhura nga Njësia e Sigurimit të Cilësisë përpunohen dhe

Page 17: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Reald_vlore/RVJ Bsc... · 2016-12-07 · Page 4 HYRJE Programi i Studimit në Bsc

Page 17

Kriteri 4 Institucioni, për kryerjen e vlerësimit, përdor metoda të tërthorta ose të drejtpërdrejta: Të tërthorta:

a. Sondazhe: të studentëve që ndjekin programet e studimeve, të të diplomuarve;

b. Sondazhe të vlerësimit të didaktikës, kurrikulës, të mësuarit;

c. Pyetje konceptuale; d. Intervista; e. Etj.

Të drejtpërdrejta:

a. Teste të standardizuara kombëtare/ndërkombëtare (p.sh. provimi i shtetit për profesionet e rregulluara);

b. Dëgjime në auditor; c. Vlerësimi me nota/pikë; d. Testime paraprake dhe

përfundimtare; provime për module, praktikë;

e. Vlerësimi i detyrave të kryera nga studentët (detyra kursi për të analizuar të kuptuarit konceptual, provimet, referatet);

f. Vëzhgime gjatë kryerjes së ushtrimeve/praktikës;

g. Etj.

rezultatet e vlerësimit të brendshëm të cdo programi studimi, u bëhen të njohura dhe shqyrtohen nga Fakultetet dhe Departamentet e me staffin akademik. Po kështu u transmetohen edhe organeve drejtuese dhe ndihmojnë ato për zhvillimin e politikave e strategjive të reja të zhvillimit të institucionit

Institucioni, për kryerjen e vlerësimit, përdor metoda të tërthorta ose të drejtpërdrejta:

Sondazhe: të studentëve që ndjekin

programet e studimeve, të vlerësimit të didaktikës, kurrikulës, të mësuarit; pyetje konceptuale; Teste të standardizuara kombëtare Dëgjime në auditor;Vlerësimi me nota/pikë; Testime paraprake dhe përfundimtare; provime për module, praktikë; Vlerësimi i detyrave të kryera nga studentët. Vëzhgime gjatë kryerjes së praktikës; Informacioni i marë është përdorur për hartimin e vlerësimit të brendshëm, është bërë transparent edhe për studentët dhe stafin akademik.

VIII - INSTITUCIONI GARANTON SIGURIMIN E CILËSISË Standardi VIII.1 - Institucioni garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e programeve të studimeve.

Kriteri 1 Institucioni ka plotësuar standardet institucionale dhe është akredituar në nivel institucional përpara

aplikimit për akreditimin e programeve të studimeve; Kriteri 2 Institucioni përdor instrumentet e duhura për sigurimin e cilësisë; Kriteri 3 Institucioni harton një politikë të qartë dhe ndjek procedurën e vlerësimit periodik të efikasitetit të veprimtarive që kryen për sigurimin e cilësisë dhe standardeve të programeve të studimeve që ofron; Kriteri 4 Institucioni përdor mekanizma formalë për shqyrtimin, miratimin dhe mbikëqyrjen e herëpashershme të programeve të studimeve që ofron;

Mbështetur në shkresën Nr. Prot 242-2 dt 30.05.2013 të APPAL, “ Njoftim për fillimin e procesit të vlerësimit në kuadër të

akreditimit” aplikimi për vlerësim institucional është përpara vlerësimit të programeve të studimit. Institucioni me anë të metodologjisë së përdorur nga NJSBC përdor instrumentat e duhura ( ndërmjet tyre edhe SWOT analizën) për sigurimin e cilësisë mësimdhënies, cilësinë e diplomës së marë dhe cilësinë e kërkimit shkencor. Institucioni ka një politikë të qartë dhe ndjek nëpërmjet NJSBC procedurën e vlerësimit periodik të veprimtarive për sigurimin e cilësisë dhe standardeve të programit të studimeve. Institucioni ka shqyrtuar ecurinë e programit, modulet dhe syllabet dhe është në rrugën e standardizimit të këtyre të fundit. Zyra e Kurrikulës si një hallkë e

Page 18: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Reald_vlore/RVJ Bsc... · 2016-12-07 · Page 4 HYRJE Programi i Studimit në Bsc

Page 18

Kriteri 5 Institucioni synon ndërgjegjësimin e personelit të vet dhe të studentëve që ndjekin programet e studimeve që ofrohen për rëndësinë e cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në to; Kriteri 6 Institucioni harton dhe zbaton një strategji për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Strategjia, politika dhe procedurat janë publikuar.

rëndësishme në këtë proces duhet të stabilizohet me personel të kualifikuar.Nga ana e institucionit është synuar për një informim të rregullt të studentëve dhe stafit, për rëndësinë e plotësimit të cilësisë dhe standardeve si një institucion që synon tu përgjigjet standardeve dhe cilësise në arsimin e lartë shqiptar e më tej. Guidat për stafin dhe studentët janë vënë në dispozicion të tyre.

Analiza për cilësinë zhvillohen kryesisht në përfundim të semestrit dhe të vitit akademik dhe në përfundim të tyre

formulohen edhe politikat, strategjitë dhe masat përkatëse për përmiresimin e procesit akademik dhe të rezultateve të tij, dhe i raportohet strukturave të interesuara përkatëse. Strategjitë, politikat dhe procedurat janë publikuar në Planin Strategjik të Institucionit.

Konkluzione të GVJ: Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë

e programeve të studimeve;

Institucioni ka shqyrtuar ecurinë e programit, modulet dhe syllabet dhe është në rrugën

e standardizimit të këtyre të fundit. Zyra e Kurrikulës si një hallkë e rëndësishme në këtë

proces duhet të stabilizohet me personel të kualifikuar.

Institucioni ka një politikë të qartë dhe synon të ndjekë nëpërmjet NJSBC procedurën e vlerësimit periodik të efikasitetit të veprimtarive për sigurimin e cilësisë dhe standardeve të programit të studimeve. Nga ana tjetër për stafin dhe studentët janë vënë në dispozicion edhe Guidat përkatëse për të ndërgjegjësuar e informuar ata për këtë proces. Antarët e NJSBC janë vendosur rishtas, cka kërkon që në të ardhmen të konsolidohet e

stabilizohet kjo njësi.

POLITIKAT E FORMIMIT TË STUDENTËVE

VI. Programi i studimit, organizimi i tij

Pjesa përshkrimore

Vlerësimi i Treguesve të matshëm:

Programi i studimit, organizimi i tij

Programi i studimit Bachelor në Fizioterapi është hapur për herë të parë në vitin akademik 2012-2013, me një kohëzgjatje të rregullt në tre vite akademike. Kurrikulat e kursit të studimit janë ndërtuar mbi bazën e Sistemit Europian të Transferimit të Krediteve (ETCS), për një total prej 180 kredite formuese. Është respektuar norma ku një kredit ka qenë i barabartë me 25 orë mesimore.

Page 19: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Reald_vlore/RVJ Bsc... · 2016-12-07 · Page 4 HYRJE Programi i Studimit në Bsc

Page 19

1 vit akademik ka 2 semestra dhe 30 javë mësimore.1 semestër ka 15 javë mësimore.

Mësimi zhvillohet nga e hëna në të premte në orë mësimore prej 50 minutash me 10 minuta pushim ndërmjet tyre.

Programi i studimit Bachelor në Fizioterapi ka si objektiva specifike formimin e profesionistëve të cilët fitojnë njohuri specifike në shkencat rehabilituese si dhe zhvillojnë praktikat aplikuese duke u bërë, në këtë mënyrë, të aftë të ushtrojnë profesionin në të njëjtën formë dhe mënyrë sic është parashikuar nga profili profesional.

Në fund te programit të studimit, studentët duhet të përgatisin tezen e diplomës.

Çdo teze diplome ka një udheheqës shkencor i cili është specialist i asaj fushe kërkimore dhe bën pjesë njëkohësisht edhe në stafin akademik.

Emërtimi i Diplomës për programin e studimit (Bsc në Fizioterapi)

Programi i studimit në Fizioterapi garanton mundësi ndjekjeje të programeve të dytë, si dhe të Masterave ose kurseve të ndryshme të kualifikimit profesional.

Të dhënat mbi planet mësimore, sipas tabelave të rekomanduara dhe të lidhura edhe me personelin akademik përkatës ishin po ato që pasqyrohen në RVB (në Tabelat 11 dhe 12).

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve

I - PROGRAMET E STUDIMEVE TË OFRUARA Standardi I. 1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij.

Kriteri 1 Institucioni ofron programe të akredituara të studimeve, të organizuara në module dhe të vlerësuara në kredite, sipas Sistemit Europian të Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS); Kriteri 2 Sasia mesatare e krediteve të grumbulluara gjatë një viti nga një

student që ndjek një program studimi me kohë të plotë është 60 kredite;

Institucioni ofron programe të studimeve, të organizuara në module dhe të vlerësuara në kredite, sipas Sistemit Europian të Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS); cka përkon edhe me Udhëzimin nr 15 të MASH ku cdo modul, lekson, seminar, laborator, praktikë është ekuivalentuar me ECTS. Kreditet e grumbulluara gjatë një viti nga një student që ndjek një program studimi me kohë

të plotë janë 60 kredite; për 3 vjet 180 kredite

II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE Standardi II.4 - Programet e studimeve të ciklit të parë janë të detajuara dhe informuese.

Kriteri 1 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për përmbajtjen e programeve të studimeve; Kriteri 2 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për lëndët me zgjedhje apo të detyruara për semestër; Kriteri 3 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për

Institucioni ofron nëpërmjet njësisë kryesore, sekretarisë dhe stafit një informacion të detajuar për programin e Fizioterapisë. Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për lëndët me zgjedhje apo të detyruara për semestër; Ato pasqyrohen edhe në programe e syllabe. Jepet informacion i nevojshëm për ngarkesën mësimore, orët në auditor, frekuentimin/ ndjekjen e programit; dhe studentët janë të qartë, që pjesmarrja në leksione e seminare është e detyrueshme ne masën 50% dhe 75%

Page 20: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Reald_vlore/RVJ Bsc... · 2016-12-07 · Page 4 HYRJE Programi i Studimit në Bsc

Page 20

ngarkesën mësimore, orët në auditor, frekuentimin/ ndjekjen e programit; Kriteri 4 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për syllabuset e detajuara për secilën lëndë, për praktikat, ushtrimet apo orët e laboratorit, etj.

respektivisht. Japin informacionet e nevojshme edhe për

syllabuset për secilën lëndë, për praktikat,

ushtrimet apo orët e laboratorit.

Konkluzionet e GVJ: Institucioni ofron programe të akredituara të studimeve, të organizuara në module dhe të vlerësuara në kredite, sipas Sistemit Europian të Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS); cka përkon edhe me Udhëzimin nr 15 të MASH ku cdo modul, lekson,

seminar, laborator, praktikë është ekuivalentuar me ECTS. Kreditet e grumbulluara gjatë një viti nga një student që ndjek një program studimi me

kohë të plotë janë 60 kredite; për 3 vjet 180 kredite.

Japet informacion i nevojshëm për ngarkesën mësimore, orët në auditor, frekuentimin/

ndjekjen e programit; Japin informacionet e nevojshme edhe për syllabuset për secilën

lëndë, për praktikat, ushtrimet apo orët e laboratorit. Si njësia kryesore edhe vetë stafi

është i angazhuar në këtë proces.

VII. Mësimdhënia

Pjesa përshkrimore

Vlerësimi i Treguesve të matshëm:

Programi i studimit Bachelor në Fizioterapi ka si objektiv specifik formimin e profesionisteve të cilët kanë fituar njohuri specifike ne shkencat rehabilituese, praktikat aplikuese dhe janë të aftë të ushtrojnë profesionin si është parashikuar nga profili profesional dhe nga kodi deontologjik.

Aktiviteti i mësimdhënies në këtë program studimi bazohet në rregulloren e brëndëshme dhe në programimin e lëndëve sipas planit mësimor. Brenda programeve është e përcaktuar nëndarja e krediteve dhe e kohëve didaktike në format e ndryshme të

aktiviteteve të mësimdhënies, si më poshtë: Leksion: Përcaktohet trajtimi i një argumenti specifik i identifikuar nga një titull dhe që bën pjesë në kurrikula-n formuese të parashikuar për Programin e Studimeve, i kryer nga një pedagog mbi bazën e një kalendari të përcaktuar, dhe j’u jepet studentëve të regjistruar rregullisht në një vit të caktuar të kursit. Ato janë interaktive dhe 50% është pjesmarrja e studentit e detyrueshme. Seminari Seminari është një aktivitet didaktik që shqyrton e sqaron njohuritë teorike të mara në auditor nga studentët dhe që detyron studentët të kenë pjesëmarrje në masën 75%. Nëse ka mungesa mund të bëhet shlyerja e tyre përpara shpalljes së sezonit provimeve. Laboratori: Nëpermjet tyre fitohen shprehitë e nevojshme praktike dhe përvehtësojne programin përkatës. Rezultatet e punës në laborator paraqiten në formë raporti dhe mbrohen nga studentët. Realizimi i tyre është i detyrueshëm, në të kundërt studenti nuk hyn në provim. Praktika: Praktika profesionale, në institucion ( laboratore e kabinete) dhe institucione të tjera, sipas marrveshjeve me to, zhvillohet cdo vit akademik. Ajo ndihmon në vendosjen në

Page 21: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Reald_vlore/RVJ Bsc... · 2016-12-07 · Page 4 HYRJE Programi i Studimit në Bsc

Page 21

situatë profesionale studentin dhe i jep mundësi përshtatjes së tij me problemet, aparaturat dhe mjediset ku do të punojë në të ardhmen. Detyrë kursi: Janë fillesat e kërkimit shkencor, ku ata nëpërmjet punës së tyre shprehin mendimet e tyre duke ngritur hipoteza, mbrojtjen ose rrëzimin e tyre nëpërmjet argumentimeve, dhënien e rekomandimeve etj. Literatura: Pedagogu përvec atyre cka u prezanton studentëve i orienton me literaturën përkatëse, për të thelluar më tej njohuritë. Provimi është pjesë e vlerësimit zhvillohet në fund të semestrit, me shkrim i sekretuar. Më pas mblidhen të gjithë pikët e grumbulluara dhe del vlerësimi përfundimtar. Didaktika Tutorale Aktivitetet Didaktike Tutorale përbëjnë një formë didaktike ndërvepruese të përqëndruar në aktivitetet profesionalizuese dhe të adresuar një grupi të vogël studentësh; një aktivitet i tillë didaktik koordinohet nga një Tutor, detyra e të cilit është që t’u lehtësojë studentëve që i janë besuar mësimnxënien e njohurive, përftimin e aftësive, marrjen e shembull të sjelljeve të duhura, pra të gjitha kompetencat e nevojshme në ushtrimin e profesionit.

Ngarkesa totale në auditor për Format e mësimdhënies është dhënë jo e plotë nga institucioni në RVB ( Tabela 13). Krahasuar me të dhënat e planeve mësimore për programin e studimit (tabela 11) ku të dhënat që jepen janë të detajuar drejtë dhe plotë..

Format e kontrollit të njohurive përfshijnë: ndjekjen e lëndës dhe pjesmarrjen aktive, plotësimin e detyrimeve (laboratorike, detyrave të kursit), testimet gjatë vitit dhe provimin përfundimtar ku përqindjen më të madhe 80% të pikëve I jepen provimit përfundimtar.

Aktivizimi i studentëve në punime e projekte shkencore është dhënë nga institucioni (në RVB tab 15) në rang IAL, fakulteti , departamenti, gjë që flet për fillesa të punës shkencore në fushën e fizioterapisë.

VIII. Studentët

Pjesa përshkrimore

ASAR organizon pranë Zyrës së Pranimit dhe Regjistrimit procesin e aplikimit dhe regjistrimit te kandidateve ne programet e ndryshme te studimit konform udhezimeve te ardhur nga MAS dhe rregulloren e brendëshme te Institucionit per tarifat e studimit per vitin akademik ne fuqi. ASAR përpiqet nëpërmjet politikave si IAL të përthithë studentë sa më të mirë nëpërmjet bursës së studimit. Informacioni i nevojshëm jepet pranë Zyrës Informacionit, sekretarive dhe Web-it të ASAR.

ASAR shpall hapjen e proçedurës së pranimit të kërkesave të kandidatëve që dëshirojne të vazhdojnë studimet në programet e studimit të Mjekësisë në bazë të kriterereve të pranimit të tyre.

Tregues të matshëm:

Bazuar në rregullore për tu rregjistruar në Programin BSc Fizioterapi duhet që studenti të paraqesë pranë Zyrës së Pranimit dhe Regjistrimit dokumentat si më poshtë:

a) Origjinalin e dëftesës së arsimit të mesëm të kryer , certifikaten e notave;ose Fotokopje të noterizuar

b) Dokument identifikimi lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile, karte identiteti (fotokopje) apo pasaporte;

c) 2 fotografi

Page 22: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Reald_vlore/RVJ Bsc... · 2016-12-07 · Page 4 HYRJE Programi i Studimit në Bsc

Page 22

Plotësohet formulari I rregjistrimit dhe të gjitha këto përbëjnë dosjen e rregjistrimit në ASAR. Bashkëngjitur vendoset edhe kontrata e nënshkruar nga student nga e cila burojnë të drejtat dhe detyrimet e cdo studenti. ASAR ka vendosur edhe kritere për studentë të huaj.

Sekretaria mësimore disponon të dhënat për ecurinë akademike të studentëve që nga pranimet deri në diplomim.

Gjithesej për tre vite akademike, që nga viti 2012 kur është hapur programi ka 34 studentë respektivisht sipas viteve: viti i I-rë ka 9 studentë, viti i II-të 11 studentë dhe viti i III-të ka 14.

Të dhëna për punësimin e studentëve.

Janë punësuar për të ushtruar specialitetin e fizioterapisë 2 studentë të sapodiplomuar në këtë institucion, të dy në sektorin privat.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve

IV - INSTITUCIONI MBRON TË DREJTAT E STUDENTËVE Standardi IV.1 - Institucioni ndjek një politikë të mirëpritjes së studentëve të rinj.

Kriteri 1 Pranimi në ciklin e parë tё studimeve bëhet në përputhje me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore në fuqi. Kriteri 2 Institucioni i Arsimit të Lartë propozon kritere të veçanta për përzgjedhjen e kandidatëve, të cilët kanë mbaruar Maturën Shtetërore, për t’u pranuar në ciklin e parë të studimeve.

Pranimi në ciklin e parë tё studimeve bëhet në përputhje me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore në fuqi. Nuk ka kritere te vecanta pranimi.

Standardi IV.2 - Institucioni informon studentët në lidhje me politikat e punësimit.

Kriteri 1 Studentët informohen në mënyrë të detajuar për programin e studimit, organizimin dhe kohëzgjatjen e programit të studimeve; Kriteri 2 Studentët vlerësojnë pedagogun e çdo lënde, në përfundim të semestrit; Kriteri 3 Studentëve u ofrohet shërbimi i këshillimit të karrierës; Kriteri 4 Studentët informohen mbi mundësitë për punësim pas diplomimit në këtë program studimi.

Studentët informohen në mënyrë të detajuar për programin e studimit, organizimin dhe kohëzgjatjen e programit të studimeve; Studentët para cdo provimi të një lënde vlerësojnë pedagogun me pyetsor standard anonimë.

Studentëve në cdo kohë u ofrohet këshillimi i karrierës, edhe individualisht edhe në mbledhjet e tyre dhe pranë Zyrës për Këshillimin e Karrierës, por vetë informacioni është i pakët.

Ka një informacion të dendur që e kanë studentët në fushën e Fizioterapise, mbi mundësitë e punësimit si brenda dhe jashtë vendit sidomos në Evropë por jo në rrugë institucionale.

Standardi IV.3 - Institucioni disponon statistika në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin programet e studimeve të ciklit të parë.

Page 23: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Reald_vlore/RVJ Bsc... · 2016-12-07 · Page 4 HYRJE Programi i Studimit në Bsc

Page 23

Kriteri 1 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e të diplomuarve, në ciklin e parë;

Kriteri 2 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e studentëve të regjistruar në programet e studimeve të ciklit të parë, tërheqjet nga programi, si dhe largimet para përfundimit të programit apo mospërfundimin me sukses të vitit akademiknë të cilin zhvillohet programi i studimeve;

Kriteri 3 Institucion disponon të dhëna për ecurinë e studentëve gjatë zhvillimit të programit të studimeve që nga pranimi, deri në diplomim.

Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e të diplomuarve, në ciklin e parë;

Institucioni disponon pranë zyrës së sekretarisë didaktike statistika vjetore për numrin e studentëve të regjistruar në programet e studimeve të ciklit të parë, tërheqjet nga programi, si dhe largimet para përfundimit të programit apo mospërfundimin me sukses të vitit akademik në të cilin zhvillohet programi i studimeve;

Institucion disponon të dhëna për ecurinë e studentëve gjatë zhvillimit të programit të studimeve që nga pranimi, deri në diplomim

Standardi IV.4 Institucioni angazhon personelin e tij për përkujdesjen ndaj studentëve.

Kriteri 1 Institucioni u ofron këshillim karriere studentëve, ndjek progresin e tyre dhe i ndihmon ata në çështjet që kanë të bëjnë me procesin mësimor; Kriteri 2 Institucioni (nëpërmjet zyrës për këshillimin e karrierës) ndihmon studentët në përzgjedhjen e institucionit në të cilin ata do të zhvillojnë praktikën profesionale, në rastet kur parashikohet një e tillë.

Institucioni u ofron këshillim karriere studentëve, ndjek progresin e tyre dhe i ndihmon ata në çështjet që kanë të bëjnë me procesin mësimor; Ka zyrë këshillimi por ky informacion është i pakët. Institucioni ka marrveshje bashkëpunimi me institucione për praktikën profesionale dhe I jep mundësi studentëve së bashku me tutorin të zgjedhin.

Konkluzionet e GVJ ASAR ndjek një politikë të mirëpritjes së studentëve të rinj. ASAR informon pak në rrugë institucionale studentët në lidhje me politikat e punësimit. ASAR disponon statistika në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin programet e studimeve të ciklit të parë. ASAR angazhon personelin e tij për përkujdesjen ndaj studentëve. Edhe pse disponohen statistika, sic shikohet edhe nga tabelat, sic u pa edhe nga dokumentacioni në vend ( në zyrat e ASAR) përpunimi dhe evidentimi I tyre ka mangësi, psh matrikullimi I studentëve në disa raste mungon, ka lëvizje të numrit të studentëve gjatë vitit e të pa pasqyruar saktë në dokumentacion. Nga ana tjetër personeli I sekretarive është I ri në detyrë e pa përvojën e duhur, cka bën të nevojshëm trajnimin e tyre.

KËRKIMI SHKENCOR NË FUNKSION TË PROGRAMIT TË STUDIMIT.

IX. Kërkimi shkencor

Pjesa përshkrimore Vlerësimi i Treguesve të matshëm:

Në mbështetje të veprimtarisë kërkimore shkencore është ngritur Qendra Kërkimore Shkencore, që bashkërendon punën midis deparftamenteve dhe grupeve kërkimore. Megjithatë gjithcka është në hapat e para. Strategjia e kërkimit shkencor është miratuar nga Senati. Pjesmarrja në aktivitete ndërkombëtare është një objektiv afatshkurtër dhe

Page 24: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Reald_vlore/RVJ Bsc... · 2016-12-07 · Page 4 HYRJE Programi i Studimit në Bsc

Page 24

preokupim i staffit, i cili tashmë ka eksperiencen në konferenca, simpoziume trajnime etj, brenda vendit.

Institucioni ka hartuar politikat e kërkimit shkencor dhe është në hapat e parë të zbatimit të këtyre politikave.

Të dhëna për kërkimin shkencor të stafit akademik, përgjegjës për programin e studimit Numri i botimeve nga personeli akademik efektiv i IAL 1 Numri i aktiviteteve shkencore të organizuara nga IAL, për programin e studimit 2 Numri i pjesëmarrësve në aktivitete shkencore brenda IAL 3 Numri i studentëve të përfshirë në kërkimin shkencor 10 si IAL.

Duhet angazhim më i madh i stafit akademik e studentëve në projekte studimore e shkencore brenda e jashtë vendit.

X. Bashkëpunimi kombëtar, ndërkombëtar dhe marrëdhëniet me publikun

Pjesa përshkrimore

Vlerësimi i Treguesve të matshëm:

ASAR ka bashkëpunim me institucione në plan kombëtar e ndërkombëtar, dhe si rezultat janë ftuar dhe pedagogë të huaj që nëpermjet cikël leksionesh kanë dhënë kontributin e tyre në rritjen e cilësisë. Nga ana tjetër stafi i ASAR është i përfshirë në mësimdhënie në institucione të tjera të arsimit të lartë publik dhe privat.

Institucioni ka bashkëpunim me institucione e organizata të ndryshme:

Institucione shtetërore si Universitetet e Vlorës e Tiranës, organizata profesionale, komunitetin e biznesit dhe marrveshje ndërkombëtare ku mund të vecojmë atë me Universitetin e Salernos dhe në këtë kuadër për tu bërë pjesë e ERASMUS+.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve

VII - INSTITUCIONI GARANTON MARRËDHËNIE BASHKËPUNIMI,

TË BRENDSHME DHE TË JASHTME Standardi VII.1 - Institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes personelit të vet.

Kriteri 1 Institucioni, për hartimin dhe mbikëqyrjen e programit, nxit bashkëpunimin ndërmjet personelit brenda institucionit nëpërmjet shkëmbimit të informacionit; Kriteri 2 Institucioni, nëpërmjet ndarjes së detyrave mes personelit Brenda institucionit, marrjes së përgjegjësive respektive dhe analizës së vazhdueshme të punës së tyre, garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi.

Institucioni, për hartimin dhe mbikëqyrjen e programit, nxit bashkëpunimin ndërmjet personelit brenda institucionit nëpërmjet shkëmbimit të informacionit, ka një bashkpunim të mirë midis pedagogëve. Duke administruar mirë dhe me rregullore dhe Guida të njohura mirë nga drejtuesit e stafi, bëhen përpjekje te vazhdueshme që bashkëpunimi të jetë sa më i frytshëm

Standardi VII.2 - Institucioni garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj.

Page 25: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Reald_vlore/RVJ Bsc... · 2016-12-07 · Page 4 HYRJE Programi i Studimit në Bsc

Page 25

Kriteri 1 Institucioni për realizimin e objektivave të programeve të studimeve dëshmon se ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj; Kriteri 2 Institucioni ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me punëdhënësit për kryerjen dhe mbikëqyrjen e praktikës, në varësi të programeve të studimeve që ofrojnë; Kriteri 3 Institucioni organizon trajnime profesionale të mëtejshme në bashkërendim me punëdhënësit; Kriteri 4 Institucioni bën një raport analitik të përfitimeve nga marrëveshjet kontraktuale në funksion të realizimit të programeve të studimeve.

Ka një bashkëpunim të ngushtë si institucion me universitete të tjerë të huaj si;Universiteti i Salernos. Tiranës, Vlorës. Po kështu me aktore biznesi. Edhe subjekte publike e private te fushës së biznesit në fizioterapi janë të interesuar pranë këtij universiteti për thithjen e të diplomuarve të tyre. Janë organizuar edhe trajnime profesionale por të

pakta

Institucioni nuk ka analizuar realizimin e

përfitimeve nga marrveshjet.

Konkluzionet e GVJ Duke administruar mirë dhe me rregullore e Guida të njohura mirë nga drejtuesit e stafi, bëhen përpjekje te vazhdueshme që bashkëpunimi i punonjesve akademik dhe atyre administrativ të jetë sa më i frytshëm. Ka një bashkëpunim si institucion me universitete të tjerë shqiptare e të huaj si; Universiteti i Salernos. Tiranës, Vlorës. Po kështu me aktore biznesi

Janë organizuar edhe trajnime profesionale por të pakta

Institucioni nuk ka analizuar realizimin e përfitimeve nga marrveshjet.

ANEKSI 1

Tabela 1: Numri i Personelit Akademik Efektiv (PAE) dhe me kontratë (PAK).

Nuk ka ndryshime nga RVB

Fakulteti ....

Departamenti 1 Departamenti 2 ....

Numri i

PAE

Numri i

PAK

Në Total

Gj Tituj/

Grada

Gj Tituj/

Grada

Gj Tituj/

Grada

ANEKSI 2

Tabela 2: Lista e Personelit Akademik Efektiv (PAE) dhe me kontratë (PAK).

Nuk ka ndryshime nga RVB

Fakulteti ............................... Departamenti 1

Personeli Akademik Efektiv

(Emër Mbiemër)

Detyra në Dep.

Titulli /Grada

Personeli Akademik me Kontratë

(Emër Mbiemër)

Titulli /Grada

Institucioni ku punon

full time

Page 26: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Reald_vlore/RVJ Bsc... · 2016-12-07 · Page 4 HYRJE Programi i Studimit në Bsc

Page 26

1 1

2 2

... ...

Fakulteti ............................... Departamenti 2

Personeli Akademik Efektiv

(Emër Mbiemër)

Detyra në Dep.

Titulli /Grada

Personeli Akademik me Kontratë

(Emër Mbiemër)

Titulli /Grada

Institucioni ku punon

full time

1 1

2 2

... ...

ANEKSI 3

Tabela 3: Të dhënat e stafit akademik sipas kualifikimit dhe Raportet midis

tyre.

Nuk ka ndryshime nga RVB

Titulli

Dep 1 Dep 2....

PAE PAK Raporti

PAE/PAK

PAE PAK Raporti

PAE/PAK

Profesorë

Profesorë të As.

Doktorë

Docentë

Pedagogë (pa tituj)

Asistentë me Ma

Asistentë pa Ma

ANEKSI 4

Tabela 4: Të dhëna për anëtarët e NJSBC

Nuk ka ndryshime nga RVB

Anëtarët e NJSBC

Detyra që ka në në NJSBC

Sa kohë ka në këtë detyrë

1

...

ANEKSI 5

Tabela 5: Ndryshimet në Planet mësimore, krahasuar me programet mësimore të

licensuara

Nuk ka ndryshime

Lëndë/Module

Sem

estr

i

EC

TS

Orë mësimore

Pro

vim

e

Leksione Seminare Laborator Praktikë

Orë

në a

udit

or

Pun

ë e

Pavaru

r

Gji

thsej

EC

TS

Në a

udit

or

P. e P

avaru

r

EC

TS

Në a

udit

or

P. e P

avaru

r

EC

TS

Në a

udit

or

P. e P

avaru

r

EC

TS

Në a

udit

or

Pun

ë e

Pavaru

r

1 Lënda 1

(Ishte)

Page 27: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Reald_vlore/RVJ Bsc... · 2016-12-07 · Page 4 HYRJE Programi i Studimit në Bsc

Page 27

Lënda 1 (u ndryshua)

2

Lënda 2 (Ishte)

Lënda 2 (u ndryshua)

3

Lënda 2 (Ishte)

Lënda 2 (u ndryshua)

.. ...

Ndryshime në Total

ANEKSI 6

Tabela 6: Planet mësimore të lidhura me personelin akademik përkatës

Nuk ka ndryshime

Lënda /Moduli Pedagogu/ët përgjegjës

Titulli/grada kualifikimi

Departamenti Statusi PAE apo PAK

1. Lënda 1

2. Lënda 2

3. ....

ANALIZA PËRMBLEDHËSE PËR IMPLEMENTIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT

RVJ mbyllet me “Analizën përmbledhëse të RVJ” sipas metodës SWOT (Strengths-pikat e forta,

Weaknesses- pikat e dobëta, Opportunities-Mundësitë, Threats-pengesat).

Pika të forta:

1) Një mjedis universitar i bollshëm, që jep mundësi zhvillimi edhe më tej, me mjedise

mbështetëse e ndihmëse, laboratore, Kabinet bashkëkohor Fizioterapie, posedim te pajisjeve të

teknologjisë moderne.

2) Drejtues të përkushtuar dhe ambicje për zhvillimin e arsimit të lartë, si dhe mbështetje nga

shoqëria ESKELD, që siguron qëndrueshmëri financiare.

3) Në përbërje të Stafit kryesor akademik të Programit Fizioterapisë ka specialistë me

eksperiencë akademike e profesionale.

4) Kurrikula të njësuara me procesin e Bolonjës

5) Marrveshje që i shërbejnë mbarëvajtjes së praktikave të studentëve.

6) Sigurohet për fizioterapi një diplome që ka vlerë në tregun e punës .

Pika të dobëta:

1) Mungesë të stafit të departamentit me pedagogë specialistë të fushës dhe me tituj e grada

shkencore.

2) Mangësi të raportit PAE me atë PAK.

3) Stafi ndihmës mësimor shkencor dhe administrativ i pakët në numër dhe i punësuar rishtas,

pa përvojë e i pa trajnuar për detyrat që kryenin, cka pasqyrohej në pasaktësi në

dokumentacionin e sekretarisë, zyrës së burimeve njerëzore, etj.

4) Bibliotekë me tituj të pakët e vetëm literaturë bazë.

Page 28: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Reald_vlore/RVJ Bsc... · 2016-12-07 · Page 4 HYRJE Programi i Studimit në Bsc

Page 28

5) Rekrutimi i studentëve me mesatare jo të kënaqshme, që pasqyrohej në ecurinë e dobët të

tyre.

6) Kërkimi Shkencor ende në hapat e para.

7) Mosha e lartë e Personelit Akademik te kualifikuar, me tituj e grada shkencore.

Mundësitë:

1) Rekrutimi i pedagogëve të rinj te kualifikuar, me tituj e grada shkencore.

2) Fitimi tashmë i një eksperience në arsimin e lartë.

3) Rritja e numrit të studentëve duke patur parasysh nevojat e tregut, që akoma janë të shumta

në këtë fushë.

4) Administrimi efikas i burimeve që rrjedhin nga marrveshjet me universitete partnere apo

biznesi të huaja e vendase.

Pengesat:

1) Gjendja e sotme ekonomike e financiare kudo në Evropë dhe në vendin tonë mund të ndikojë

në afrimin e studentëve (qoftë në këndvështrimin financiar edhe në atë cilësor).

2) Tashmë janë hapur edhe kurse të tjera private e publike në fizioterapi. Konkurrenca me to

është faktor ndikues në ecurinë e ASAR.

3) Mungesa e financimit për kërkimin shkencor.

4) Periudhë e shkurtër nga fillimi i programit cka pengon ndërmarrjen e projekteve të kërkimit

shkencor.

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm

Prof. Dhimitraq Stratobërdha