43
RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVE Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë - KOMF në partneritet me UNICEF

RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVE - KOMF Kosova · hartimi i statutit, rregullores së Bordit Ekzekutiv dhe të gjithë dokumentacionit shoqërues të nevojshëm për funksionimin

  • Upload
    others

  • View
    5

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVE - KOMF Kosova · hartimi i statutit, rregullores së Bordit Ekzekutiv dhe të gjithë dokumentacionit shoqërues të nevojshëm për funksionimin

RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVEKoalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë - KOMF në partneritet me UNICEF

Page 2: RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVE - KOMF Kosova · hartimi i statutit, rregullores së Bordit Ekzekutiv dhe të gjithë dokumentacionit shoqërues të nevojshëm për funksionimin

RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVEKoalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me UNICEF

1

RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVE

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me UNICEF

Autor: Elbasan Morina

Page 3: RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVE - KOMF Kosova · hartimi i statutit, rregullores së Bordit Ekzekutiv dhe të gjithë dokumentacionit shoqërues të nevojshëm për funksionimin

RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVEKoalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me UNICEF

2

Raporti i Vlerësimit të Nevojave është hartuar në kuadër të projektit “Making Children Visible” të financuar nga UNICEF-i. Qëndrimet e dhëna në këtë raport janë nga autori dhe nuk pasqyrojnë doemos qëndrimin dhe politikat e UNICEF-it.

Page 4: RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVE - KOMF Kosova · hartimi i statutit, rregullores së Bordit Ekzekutiv dhe të gjithë dokumentacionit shoqërues të nevojshëm për funksionimin

RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVEKoalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me UNICEF

3

RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVE

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me UNICEF

Shkurt, 2017

Page 5: RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVE - KOMF Kosova · hartimi i statutit, rregullores së Bordit Ekzekutiv dhe të gjithë dokumentacionit shoqërues të nevojshëm për funksionimin

RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVEKoalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me UNICEF

4

PËRMBAJTJA

I. RREth KOMF ...........................................................................................................................................3II. hYRJE ......................................................................................................................................................4III. QëllIMI dhE ObJEKtIvat E vlERëSIMIt ..........................................................................................5Iv. MEtOdOlOGJIa ....................................................................................................................................5v. të GJEtURat NGa INtERvIStat / REzUltatEt NGa pYEtëSORI ONlINE ...................................6vI. REzUltatEt E pUNëtORIvE ............................................................................................................20vII. KapaCItEtEt EKzIStUESE të KOMF.............................................................................................21vIII. QëNdRUEShMëRIa FINaNCIaRE E KOMF ....................................................................................23IX. aMbIENtI I FUNKSIONIMIt .................................................................................................................25X. MëSIMEt E NXJERRa (2011 – 2016) ...................................................................................................26XI. REKOMaNdIMEt .................................................................................................................................28XII. ShtOJCat...........................................................................................................................................30

Page 6: RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVE - KOMF Kosova · hartimi i statutit, rregullores së Bordit Ekzekutiv dhe të gjithë dokumentacionit shoqërues të nevojshëm për funksionimin

RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVEKoalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me UNICEF

5

I. RRETh KOMFKOMF është themeluar në vitin 2011 me qëllim që të shërbejë si koalicion ombrellë për 22 OJQ vendore dhe ndërkombëtare që operojnë në fushën e mbrojtjes së të drejtave të femijëve në Kosovë. Me qëllim të unifikimit dhe krijimit të një zëri të përbashkët, më 11 maj 2011, dhjetë organizata vendore dhe ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë vendosën të regjistrojnë Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve, me akronimin KOMF. Aktualisht KOMF ka 22 organizata anëtare dhe një sekretariat i cili operon me 4 zyrtarë (lista e organizatave anëtare i është bashkangjitur këtij vlerësimi si shtojcë). Fillimisht KOMF u mbështet nga projekti «Mario» i financuar nga fondacioni zviceran “Terre des hommes”, e më pas u mbështet nga Save the Children si dhe UNICEF i cili vazhdon të mbetet donatori kryesor i KOMF.

Misioni i KOMF është mbrojtja, respektimi, mirëqenia dhe avancimi i të drejtave të fëmijëve. Kjo realizohet nëpërmjet avokimit për promovimin dhe zhvillimin e të drejtave të fëmijëve sipas KdF-së.

Rritja e pjesëmarrjes së fëmijëve dhe i të gjitha grupeve që janë më të ekspozuara ndaj shkeljes së të drejtave të fëmijëve;

Krijimi i hapësirave për zhvillimin e praktikave më të mira në fushën e të drejtave të fëmijëve, dokumentimi dhe ndarja me të gjithë anëtarët e koalicionit;

Fuqizimi i kapaciteteve të koalicionit, veçanërisht fuqizimi i organizatave lokale dhe organizatave të bazuara në komunitet.

KOMF qeveriset përmes asamblesë së përgjithshme si organ mbikëqyrës ku marrin pjesë të gjithë anëtarët e koalicionit, dhe që njëkohësisht është organi më i lartë vendimmarrës. Brenda koalicionit vepron edhe Bordi Ekzekutiv i përbërë nga pesë anëtarë.

KOMF vazhdon të zhvillohet dhe të jetë zë i fuqishëm në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në Kosovë, duke ushtruar veprimtarinë e tij përmes avokimit, influencimit të politikave shtetërore, pjesëmarrjes në trupa ministror, publikimit të raporteve dhe analizave për sensibilizimin dhe krijimin e kushteve më të mira për fëmijët në Kosovë.

Organizatat anëtare të KOMF janë: Associazione Amici dei Bambini, Asociacioni për Trajnime Sociale, Hulumtime dhe Avokim – ASTRA, Action for Mothers and Children, Balkan Sunflowers Kosova, Iniciativa 6, Kosovo Education for Sustainable Development, Kosovo Rehabilitation Center for Torture Victims KRCT, Organizata Rinore akti, One to One Kosova – Qendra e Këshillimit për Familje, One to One Children’s Fund, OpFaKKOS, programi për të drejtat Civile, pl4Y International, Qendra për Arsim e Kosovës – KEC, Qendra për Mbrojtjen e Viktimave dhe Parandalimin e Trafikimit me qenie njerëzore – MVPT, Qendra për Studime të Avancuara FIT, Save the Children, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, Shpresa dhe Shtëpi për Fëmijët Kosovë, terre des hommes, voRaE dhe World vision.

Objektivat kryesore të KOMF janë: Nxitja e miratimit të ligjeve dhe politikave për fëmijë; Monitorimi i zbatimit të ligjeve dhe politikave kombëtare për fëmijë; Sensibilizimi dhe mobilizimi i autoriteteve shtetërore relevante në nivel lokal dhe nacional; Sensibilizimi i ofrueseve të shërbimeve dhe i aktorëve të tjerë në çështjet e mbrojtjes së fëmijëve; Rritja e vetëdijësimit tek opinioni i gjerë për çështjet e mbrojtjes së fëmijëve, pa dallim;

Page 7: RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVE - KOMF Kosova · hartimi i statutit, rregullores së Bordit Ekzekutiv dhe të gjithë dokumentacionit shoqërues të nevojshëm për funksionimin

RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVEKoalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me UNICEF

6

II. hYRJEQë nga themelimi, KOMF ka kaluar nëpër faza të ndryshme të zhvillimit, fillimisht me qëllimin e konsolidimit të tij si koalicion, duke u nisur nga ndërtimi i strukturave funksionale të qëndrueshme brenda koalicionit, hartimi i statutit, rregullores së Bordit Ekzekutiv dhe të gjithë dokumentacionit shoqërues të nevojshëm për funksionimin e tij.

KOMF poashtu organizoi me sukses takimin e parë të asamblesë së përgjithshme ku u zgjodh bordi Ekzekutiv me mandat një vjeçar. Me qëllim të marrjes së praktikave më të mira nga koalicionet e vendeve në rajon, anëtarët e KOMF zhvilluan dy vizita studimore në Bullgari dhe Shqipëri. KOMF në të njëjtën kohë filloi të zhvillonte aktivitete avokuese duke marrë gradualisht formën e plotë të një koalicioni të organizatave që ndajnë vlera të përbashkëta dhe kanë për qëllim përmirësimin e situatës së fëmijëve në Kosovë.

Gjatë pesë viteve të funksionimit KOMF ka arrituar të artikulojë një numër të madh të problematikave në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve duke i adresuar ato tek instancat më të larta qeveritare. KOMF ka arritur që të jetë zë i fuqishëm i shoqërisë civile për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe adresë për institucionet vendore dhe ndërkombëtare si një koalicion serioz dhe me synime konkrete për përmirësimin e jetës së fëmijëve në Kosovë.

Përveç një serie suksesesh që KOMF ka realizuar, sigurisht që si një koalicion i ri është ballafaquar edhe me sfida dhe probleme të vazhdueshme, duke filluar nga mungesa e fondeve, mungesa e përkrahjes së plotë institucionale, bashkëpunimi me media, mënyra e organizimit dhe funksionimit si dhe raportet me partnerët e jashtëm. Këmbëngulja e vazhdueshme e KOMF si dhe angazhimi dhe adresimi në nivel kombëtar i të gjitha çështjeve të lidhura me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve kanë rezultuar në tejkalimin me sukses të sfidave me të cilat KOMF është ballafaquar në fillesat e tij.

Nga katër objektivat kryesore të paraqitura në planin Strategjik 2013 - 2017, KOMF ka arrituar që me sukses dhe plotësisht të zbatojë dy prej tyre, ndërkohë që dy të tjerat i ka zbatuar pjesërisht. Mos realizimi i plotë i objektivave të parapara ka rrjedhur si rezultat i mungesës së fondeve të qëndrueshme dhe krijimit të stabilitetit të plotë financiar, por edhe në mungesë të koordinimit të brendshëm të anëtarëve për tu mobilizuar më shumë rreth objektivave që i kanë paraqitur vetes.

Nga 22 anëtarë të koalicionit që përbëjnë KOMF, jo të gjithë janë në pozicion të kontribuojnë në mënyrë të barabartë në kauzën e përbashkët dhe kjo kryesisht vjen si rezultat i mungesës së fondeve, që në Kosovë jepen si nga donatorët vendor ashtu edhe ata ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes së fëmijëve.

Me qëllim të idenfikimit të pikave të forta dhe pikave të dobëta, sfidave të rradhës, potencialit ekzistues dhe funksionimit më të mirë, KOMF ka marrë përkrahjen nga zyra në Kosovë e UNICEF, për të hartuar një vlerësim të nevojave të brendshme të KOMF në mënyrë që të analizohen përparësitë dhe dobësitë dhe bazuar në këtë vlerësim, të hartohet një plan zhvillimor që do të shërbejë si udhërrëfyes në rrugëtimin e KOMF drejt përmbushjes së misionit fisnik për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Kosovë.

Rezulatet e këtij hulumtimi dhe hapat që KOMF rekomandohet të ndërmarrë në vitet në vijim, janë paraqitur në këtë raport.

Page 8: RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVE - KOMF Kosova · hartimi i statutit, rregullores së Bordit Ekzekutiv dhe të gjithë dokumentacionit shoqërues të nevojshëm për funksionimin

RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVEKoalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me UNICEF

7

III. QËLLIMI dhE OBJEKTIVAT E VLERËSIMIT Qëllimi i këtij vlerësimi është dokumentimi i nevojave të KOMF rreth sfidave, mësimeve të nxjerra dhe potencialit për zhvillim të mëtejshëm. Ky vlerësim bëhet me qëllim të verifikimit të ecurisë së punës së anëtarëve të koalicionit por edhe të vetë KOMF si koalicion ombrellë i 22 organizatave. Respektivisht ky vlerësim ka për qëllim të:

- Analizojë ambientin socio-ekonomik, politik, kulturor dhe ligjor ku KOMF operon; - Analizojë dhe vlerësojë kapacitietet ekzituese të KOMF në aspektin programatik dhe qëndrueshmërinë financiare;

- dokumentojë mësimet e nxjerra gjatë viteve 2011 – 2016;- Idenfitikojë dhe propozojë strategji zhvillimore realiste dhe të zbatueshme për zhvillimin e mëtejshëm të KOMF.

bazë e këtij vlerësimi janë: raportet vjetore të KOMF, dokumentet e ndryshme, plani strategjik 2013 - 2017, pyetësori online me anëtarët e KOMF si dhe konsultimet e drejtpërdrejta të realizuara përmes dy punëtorive.

Rezultati përfundimtar i këtij vlerësimi është analizimi i kapaciteteve të KOMF kundrejt misionit të themelimit dhe krijimi i një plani zhvillimor që do të shërbejë si udhërrëfyes për zhvillimin e mëtejshëm të koalicionit në vitet në vijim.

Ky plan zhvillimor do të shërbejë si pararendës dhe bazë e fortë gjatë procesit të hartimit të planit strategjik 2017 - 2022.

Page 9: RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVE - KOMF Kosova · hartimi i statutit, rregullores së Bordit Ekzekutiv dhe të gjithë dokumentacionit shoqërues të nevojshëm për funksionimin

RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVEKoalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me UNICEF

8

IV. METOdOLOGJIApër realizimin e këtij vlerësimi është aplikuar metodologji e kombinuar, që në përkthim praktik nënkupton:- analizën e dokumenteve ekzistuese siç janë; raportet vjetore të KOMF, raportet e mediave, plani strategjik dhe dokumente të tjera mbi të cilat KOMF operon;

- Intervista të drejtpërdrejta me institucionet që punojnë drejtpërdrejtë apo tërthorazi me KOMF;- Pyetësorin online me anëtarët e KOMF për të krijuar përshtypjen e secilit anëtar të KOMF rreth ecurisë së punës, sfidave dhe progresit të arritur. Ky pyetësor është realizuar dhe trajtuar si konfidencial dhe rezultatet e tij janë prezantuar në punëtorinë e parë me anëtarët e KOMF për verifikim;

- Konsultime direkte me anëtarët e KOMF si proces final për verifikimin e nevojave të koalicionit. Kjo pjesë është realizuar përmes organizimit të punëtorive dhe sesioneve të tjera konsultuese.

Kjo metodologji është përzgjedhur si më e mira për të mbledhur informacione të ndryshme nga burime të ndryshme dhe njëkohësisht duke analizuar pikëpamjet e ndryshme jo vetëm të partnerëve të koalicionit, por edhe vetë sekretariatit të KOMF.

Page 10: RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVE - KOMF Kosova · hartimi i statutit, rregullores së Bordit Ekzekutiv dhe të gjithë dokumentacionit shoqërues të nevojshëm për funksionimin

RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVEKoalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me UNICEF

9

V. TË GJETURAT NGA INTERVISTAT / REzULTATET NGA PYETËSORI ONLINE

Përgjatë periudhës nëntor - dhjetor 2016 nëpërmjet pyetësorit online i cili përmbante 34 pyetje në lidhje me punën e KOMF, u intervistuan shumica e anëtarëve të KOMF. Rezultatet e pyetësorit janë të paraqitura në formë tabelare, të grafikonit si dhe me komente shtesë:

1. Si e vlerësoni punën e deritanishme të KOMF?

Në lidhje me këtë pyetje, rreth 40% e të anketuarve u përgjigjën se KOMF është duke bërë punë të shkëlqyer, 26% prej tyre u shprehen se KOMF është duke bërë një punë shumë të mirë, 33% u përgjigjën se KOMF është duke bërë punë të mirë ndërsa rreth 1% mendojnë se KOMF nuk është duke punuar mirë.

p1: Si e vlerësoni punën e deritanishme të KOMF?

Rezultati përqindja

Jo mirë 1%

Mirë 33%

Shumë mirë 26%

Shkëlqyeshëm 40%

tabela 1 Grafikoni 1

2. Sa e ka përmbushur KOMF misionin e tij?

Në pyetjen sa e ka përmbushur KOMF misionin e tij, rreth 4% e të anketuarve u përgjigjën me “pak”, rreth 38% e tyre u përgjigjën me “kënaqshëm”, 28% me “shumë” dhe 30% u përgjigjën se KOMF e ka përmbushur plotësisht misionin e tij.

p2: Sa e ka përmbushur KOMF misionin e tij?

Rezultati përqindja

pak 4%

Kënaqshëm 38%

Shumë 28%

plotësisht 30%

tabela 2 Grafikoni 2

Not good

Good

Very good

Excellent

Little

Satisfying

A lot

Totally

Jo mirë

pak

Mirë

Kënaqshëm

Shumë mirë

Shumë

Shkëlqyeshëm

plotësisht

Page 11: RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVE - KOMF Kosova · hartimi i statutit, rregullores së Bordit Ekzekutiv dhe të gjithë dokumentacionit shoqërues të nevojshëm për funksionimin

RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVEKoalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me UNICEF

10

3. A ka arritur KOMF të jetë një zë i përbashkët i 22 organizatave anëtare?

Në pyetjen se a ka arritur KOMF të jetë një zë i përbashkët i 22 organizatave anëtare, rreth 91% e të anketuarve u përgjigjën pozitivisht me ”po” ndërsa 9% e tyre u përgjigjën se ky funksion i KOMF nuk është arritur ende.

p3: a ka arritur KOMF të jetë një zë i përbashkët i 22 organizatave anëtare ?

Rezultati përqindja

Ka arritur të jetë një zë i përbashkët i 22 organizatave anëtare

91 %

Ende nuk ka arritur të jetë një zë i përbashkët i 22 organizatave anëtare

9 %

tabela 3 Grafikoni 3

4. A ka arritur KOMF të jetë pjesë e proceseve kyçe të mbrojtjes së fëmijeve; trupave ndër-ministror / komisioneve / paneleve?

Rreth 75% e të anketuarve janë përgjigjur se KOMF ka arritur të jetë pjesë e proceseve kyçe të mbrojtjes së fëmijeve; trupave ndër-ministror / komisioneve / paneleve, ndërsa vetëm 25% e tyre janë përgjigjur se kjo është arritur mesatarisht nga KOMF.

P4: A ka arritur KOMF të jetë pjesë e proceseve kyçe të mbrojtjes së fëmijeve; trupave ndër-ministror / komisioneve / paneleve?

Rezultati përqindja

po 75%

Jo 0%

Mesatarisht 25%

tabela 4 Grafikoni 4

Pas analizës së raporteve të KOMF, rezulton që KOMF aktualisht është pjesë e këtyre proceseve në fushën e mbrojtjes së fëmijës: - Pjesë e grupit punues për hartimin e Projektligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve, pjesë e procesit të plotësim ndryshimit të Kodit për drejtësi për të Mitur;

- anëtar në grupin punues për hartimin e Strategjisë dhe planit të veprimit për të drejtat e Fëmijëve; - anëtar në grupin punues për hartimin e Strategjisë për Ekzekutimin e Sanksioneve penale.

Veç kësaj, KOMF ka qenë pjesë e grupeve punuese dhe palë konsultuese në proceset për plotësim ndryshimin e Ligjit për Shërbime Sociale, Ligjit për Skemën e Asistencës Sociale, hartimit të standardeve minimale për shërbimet sociale, hartimit të Udhëzimit Administrativ për Licensimin e Organizatave jo Qeveritare dhe hartimit të Projektligjit për Ndërrmarrjet Sociale.

Has achieved to become joint voice for 22 organisations

Yes

On the average

Ka arritur të jetë një zë i përbashkët i 22 organizatave anëtare

Ende nuk ka arritur të jetë një zë i përbashkët i 22 organizatave anëtare

po

Mesatarisht

Page 12: RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVE - KOMF Kosova · hartimi i statutit, rregullores së Bordit Ekzekutiv dhe të gjithë dokumentacionit shoqërues të nevojshëm për funksionimin

RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVEKoalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me UNICEF

11

Gjithashtu, në bazë të vendimeve të Qeverisë apo ministrive përkatëse, KOMF aktualisht është anëtar në Komitetin Ndërministror për të drejtat e Fëmijëve i udhëhequr nga kryeministri i Republikës së Kosovës, anëtar në Komitetin Kosovar për parandalimin dhe Eleminimin e punës së Fëmijëve ku KOMF përfaqësohet me tre anëtarë, anëtar në Këshillin për Mbrojtje dhe Drejtësi për Fëmijë, anëtar në Komisionin për Licensimin e OJQ-ve në fushën e shërbimeve sociale, anëtar në Këshillin e Përgjithshëm për Shërbime Sociale dhe Familjare dhe anëtar në panelin për vendosje për Fëmijët pa përkujdes prindëror në Strehim dhe adoptim, në kuadër të MPMS. Megjithë progresin, KOMF ende nuk ka arritur të jetë pjesë e proceseve dhe mekanizmave kryesorë në fushën e arsimit dhe të shëndetësisë.

5. Sa mendoni se po arrin KOMF të influencojë politikat shtetërore?

Në lidhje me pyetjen sa mendoni se po arrin KOMF të influencojë politikat shtetërore, rreth 25% u përgjigjën me “pak”, 58% u përgjigjën me “kënaqshëm”, 17% u përgjigjën me “shumë” ndërsa nuk pati përgjigje për kategoritë “aspak” dhe “plotësisht”.

p5: Sa po mendoni se po arrin KOMF të influencojë politikat shtetërore?

Rezultati përqindja

aspak 0%

pak 25%

Kënaqshëm 58%

Shumë 17%

plotësisht 0%

tabela 5 Grafikoni 5

Shënim: bazuar në raportet e KOMF, publikimet e mediave, njoftimeve në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës, në vitin 2012, gjatë procesit të plotësim ndryshimit të Ligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare, KOMF arriti të ruajë të drejtën e fëmijës për adoptim ndërkombëtar, përkundër iniciativës së Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale për ta larguar këtë të drejtë nga ky projektligj.

6. Cilat nga këto objektiva mendoni se KOMF i ka adresuar më mirë?

Në pyetjen se cilat nga këto objektiva mendoni se KOMF i ka adresuar më mirë, të anketuarit u përgjigjën sipas këtyre përqindjeve: kontributi në përmirësimin e legjislacionit 8%; Monitorimi dhe publikimi i analizave 17%; Ngritja e vetëdijes / komunikimit përmes medias 50% dhe Fuqizimi i Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve me 25%.

Litle

Satisfactory

A lot

pak

Kënaqshëm

Shumë

Page 13: RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVE - KOMF Kosova · hartimi i statutit, rregullores së Bordit Ekzekutiv dhe të gjithë dokumentacionit shoqërues të nevojshëm për funksionimin

RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVEKoalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me UNICEF

12

p6: Cilat nga këto objektiva mendoni se KOMF i ka adresuar më mirë ?

Rezultati përqindja

Kontribuimi në përmirësimin e legjislacionit

8%

Monitorimi dhe publikimi i analizave 17%

Fuqizimi i Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve

25%

Ngrita e vetëdijes / komunikimit me media

50%

tabela 6 Grafikoni 6

7. Cilat nga fushat programatike mendoni se janë adresuar më mirë?

Në pyetjen se cilat fusha programatike janë adresuar më mirë nga KOMF, rreth 90% e të anketuarve u përgjigjën se mbrojtja e fëmijëve ka qenë fusha e adresuar më mirë, 10% u përgjigjën se drejtësia për të mitur ka qënë më mirë e adresuar, ndërsa për dy fushat e tjera që ishin arsimi dhe shëndetësia nuk u dha asnjë përgjigje.

p7: Cilat nga fushat programatike mendoni se janë adresuar më mirë?

Rezultati përqindja

arsimi 0%

Shëndetësia 0%

Mbrojtja e fëmijëve dhe mirëqenia sociale

90%

drejtësia për të mitur 10%

tabela 7 Grafikoni 7

Shënim: Është konstatuar se prej themelimit të koalicionit, pjesa dërrmuese e organizatave anëtare punojnë në mbrojtjen e fëmijëve. Aktualisht, rreth 90% e tyre punojnë në këtë fushë. Objektivat specifike dhe rezultatet e pritura të KOMF gjatë këtyre viteve janë orientuar drejt mbrojtjes së fëmijëve. Gjatë vitit 2014, 2015 dhe 2016, janë përfshirë për herë të parë tri organizata të cilat punojnë në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe drejtësisë për të mitur.

Protection of children and social wellfare

Juvenile Justice

Kontribuimi në përmirësimin e legjislacionitMonitorimi dhe publikimi i analizaveFuqizimi i Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e FëmijëveNgrita e vetëdijes / komunikimit me media

Mbrojtja e fëmijëve dhe mirëqenia sociale

drejtësia për të mitur

Page 14: RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVE - KOMF Kosova · hartimi i statutit, rregullores së Bordit Ekzekutiv dhe të gjithë dokumentacionit shoqërues të nevojshëm për funksionimin

RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVEKoalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me UNICEF

13

8. Cilat konsideroni se janë vështirësitë kryesore me të cilat KOMF ballafaqohet?

Në lidhje me këtë pyetje, të anketuarit u përgjigjën sipas kësaj renditjeje: Mungesa e buxhetit për realizimin e projekteve 29%; mungesa e kapaciteteve të organizatave anëtare 9%; mungesa e kapaciteteve të stafit operacional 7% dhe mungesa e përkrahjes institucionale 55%.

p9: Cilat konsideroni se janë vështirësitë kryesore me të cilat KOMF ballafaqohet?

Rezultati përqindja

Mungesa e buxhetit për realizimin e projekteve

29%

Mungesa e kapaciteteve të organizatave anëtare

9%

Mungesa e kapaciteteve operacionale të stafit

7%

Mungesa e përkrahjes institucionale

55%

tabela 8 Grafikoni 8

9. Si e vlerësoni ambientin politik, ligjor dhe institucional ku operon KOMF?

Kësaj pyetjeje, 18% e anketuesve ju përgjigjën duke thënë se ambienti është i kënaqshëm, 24% u deklaruan se ambienti është jo i kënaqshëm dhe 58% u deklaruan se ambienti politik, ligjor dhe institucional ku KOMF operon është i vështirë.

p9: Si e vlerësoni ambientin politik, ligjor dhe institucional ku operon KOMF ?

Rezultati përqindja

të kënaqshëm 18%

Jo të kënaqshëm 24%

të vështirë 58%

tabela 9 Grafikoni 9

10. Si e vlerësoni në përgjithësi bashkëpunimin e KOMF me: Qeverinë, Kuvendin, Avokatin e Popullit, Mediat, Komunat, Agjensitë, zyrën e BE-së, etj?

Rreth 9% e të anketuarve e shohin këtë bashkëpunim si jo të mirë, rreth 91% e të anketuarve e shohin si të mirë këtë bashkëpunim, ndërsa nuk pati nga ata/ato që e shohin këtë bashkëpunim si të shkëlqyeshëm.

Mungesa e buxhetit për realizimin e projekteveMungesa e kapaciteteve të organizatave anëtareMungesa e kapaciteteve operacionale të stafit Mungesa e përkrahjes institucionale

Not satifactory

Satisfactory

Difficult

të kënaqshëm

Jo të kënaqshëmtë vështirë

Page 15: RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVE - KOMF Kosova · hartimi i statutit, rregullores së Bordit Ekzekutiv dhe të gjithë dokumentacionit shoqërues të nevojshëm për funksionimin

RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVEKoalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me UNICEF

14

p10: Si e vlerësoni në përgjithësi bashkëpunimin e KOMF me: Qeverinë, Kuvendin, avokatin e popullit, Mediat, Komunat, agjensitë, zyrën e bE-së etj?

Rezultati përqindja

Jo të mirë 9%

të mirë 91%

të shkëlqyeshëm 0%

tabela 10 Grafikoni 10

Shënim: marrëveshjet e arritura nga KOMF deri tani:

- Marrëveshje bashkëpunimi me Institucionin e Avokatit të Popullit, - Marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e drejtësisë, - Marrëveshje bashkëpunimi me zyrën për Qeverisje të Mirë, - Marrëveshje bashkëpunimi me Lidhjen e Qendrave për Punë Sociale të Kosovës, - Marrëveshje bashkëpunimi me Këshillin e Mediave të Shkruara.

11. Si e vlerësoni prezencën e KOMF dhe bashkëpunimin me media?

Prezenca e KOMF dhe bashkëpunimi me media është vlerësuar si i kënaqshëm nga 58% e të anketuarve, kurse 42% vlerësuan se ky raport është i shkëlqyeshëm. Nuk pati ndonjë përgjigje nga të anketuarit duke e cilësuar si jo të kënaqshëm prezencën e KOMF dhe bashkëpunimin me media.

P11: Si e vlerësoni prezencën e KOMFdhe bashkëpunimin me media ?

Rezultati përqindja

Jo të kënaqshëm 0%

të kënaqshëm 58%

të shkëlqyeshëm 42%

tabela 11 Grafikoni 11

Nga analiza e raporteve të KOMF, konstatohet që KOMF është adresë e parë për mediat lidhur me mbrojtjen e fëmijëve, duke numëruar rreth 400 publikime në media për vitin 2016. Raportet dëshmojnë se vizibiliteti dhe publikimi në media i KOMF ka ardhur duke u rritur nga viti në vit. Sfidë mbetet delegimi i anëtarëve për prezantime në media. Rekomandohet që strategjia e komunikimit të përcaktojë delegimin e anëtarëve në media.

Not good

Good

Satisfacory

Excellent

Jo të mirë

të kënaqshëm

të mirë

të shkëlqyeshëm

Page 16: RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVE - KOMF Kosova · hartimi i statutit, rregullores së Bordit Ekzekutiv dhe të gjithë dokumentacionit shoqërues të nevojshëm për funksionimin

RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVEKoalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me UNICEF

15

12. Si e vlerësoni bashkëpunimin e KOMF me koalicionet rajonale?

Në lidhje me atë se si anëtarët e vlerësojnë bashkëpunimin e KOMF me koalicionet rajonale, shumica nga të anketuarit u përgjigjën me vlerësim pozitiv, gjegjësisht rreth 91% e tyre deklaruan se janë të kënaqur me këtë bashkëpunim ndërsa 9% e tyre u deklaruan se ky bashkëpunim është i shkëlqyeshëm. Nuk kishte ndonjë vlerësim negativ, gjegjësisht asnjë nga të anketuarit nuk e cilësoi këtë raport si të pa kënaqshëm.

p12: Si e vlerësoni bashëkpunimin e KOMF me koalicionet rajonale ?

Rezultati përqindja

Jo të kënaqshëm 0%

të kënaqshëm 91%

të shkëlqyeshëm 9%

tabela 12 Grafikoni 12

Shënim: Në vitin 2013 KOMF është bërë pjesë e ChildPact, një koalicion rajonal i koalicioneve të Ballkanit perëndimor dhe Kaukazit Jugor. Ky bashkëpunim rezultoi me dy projekte të përbashkëta rajonale dhe në të njëjtën kohë dhënien e patentës për implementimin e Indeksit të Mbrojtjes së Fëmijës në Kosovë. prej vitit 2016, KOMF është anëtar në Bordin Drejtues të ChildPact. Në nëntor 2016, KOMF është bërë anëtar në Eurochild duke qenë trupa e parë nga Kosova që anëtarësohet në rrjetin me të madh në Evropë për mbrojtjen e fëmijëve.

13. Si e vlerësoni bashkëpunimin mes anëtarëve të KOMF?

p13: Si e vlerësoni bashkëpunimin mes anëtarëve të KOMF?

Rezultati përqindja

Jo të kënaqshëm 18%

të kënaqshëm 66%

të shkëlqyeshëm 14%

tabela 13 Grafikoni 13

Gjatë vlerësimit vërehet pak ose aspak bashkëpunim mes anëtarëve të koalicionit siç bie fjala në organizimin e akvititeteve të përbashkëta apo në partneritetet në projekte. Ky fenonem bie në sy kryesisht në raportet mes anëtarëve “të mëdhenj” dhe atyre më të “vegjël”. Rekomandohet fokus i veçantë në ngritjen e kapaciteteve të organziatave anëtare të cilat rrezikojnë më shumë qëndrueshmërinë e tyre.

Satisfacory

Excellent

Not satisfactory

Satisfacory

Excellent

të kënaqshëm

Jo të kënaqshëm

të shkëlqyeshëm

të kënaqshëm

të shkëlqyeshëm

Në pyetjen se si e vlerësoni bashkëpunimin mes anëtarëve të KOMF, 14% e tyre u përgjigjën se ky bashkëpunim është i shkëlqyer, 66% e tyre e cilësuan këtë raport si të kënaqshëm, ndërsa 18% të tjerë e cilësuan si jo të kënaqshëm.

Page 17: RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVE - KOMF Kosova · hartimi i statutit, rregullores së Bordit Ekzekutiv dhe të gjithë dokumentacionit shoqërues të nevojshëm për funksionimin

RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVEKoalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me UNICEF

16

14. Si anëtarë të KOMF, a konsideroni se mund të kontribuoni më shumë në përmbushjen e misionit të KOMF?

Në pyetjen e 14-të që ka të bëjë me atë së çfarë mendojnë anëtarët e KOMF nëse mund të kontribuojnë më shumë në përmbushjen e misionit të KOMF, pati një përgjigje unanime se anëtarët mund të bëjnë më shumë.

p14: Si anëtarë të KOMF, a konsideroni se mund të kontribuoni më shumë në përmbushjen e mis-ionit të KOMF?

Rezultati përqindja

po, mund të bëjmë më shumë 100%

Jo, nuk mund të bëjmë me shumë se kaq

0%

tabela 12 Grafikoni 12

Shënim: Sikurse rezulton edhe nga përgjigjet e vetë anëtarëve, gjatë vlerësimit është konstatuar se kontributi i anëtarëve kundrejt KOMF mbetet ende një synim që duhet arritur.

15. Sa të kënaqur jeni me iniciativat / propozimet dhe kontributin e anëtarëve të tjerë të KOMF?

Sa i përket asaj se sa të kënaqur janë anëtarët e KOMF me iniciativat / propozimet dhe kontributin e anëtarëve të tjerë të koalicionit, u dhanë këto përgjigje: 26% e tyre u deklaruan se nuk janë shumë të kënaqur; 57% e tyre ishin pjesërisht të kënaqur dhe vetëm 17% ishin shumë të kënaqur.

Rezultati përqindja

Nuk jam shumë i/e kënaqur 26%

Jam pjesërisht i/e kënaqur 57%

Jam shumë i/e kënaqur 17%

tabela 15 Grafikoni 15

Shënim: Bazuar në raportet e koalicionit, konstatohet që iniciativat, propozimet dhe aktivitetet janë në përputhje me objektivat e projekteve të implementuara. Vlen të theksohet fakti se të githa iniciativat e ndërrmara nga sekretariati i KOMF kanë hasur në mbështetje të plotë nga të gjithë anëtarët. Ndërkohë që iniciativat dhe propozimet e nisura nga vetë anëtarët mbesin të zbehta.

Yes we can do more

I am not that much satisfied

I am partly satisfied

I am very satisfied

po, mund të bëjmë më shumë

Nuk jam shumë i/e kënaqurJam pjesërisht i/e kënaqur

Jam shumë i/e kënaqur

P15: Sa të kënaqur jeni me iniciativat / propozimet dhe kontributin e anëtarëve të tjerë të KOMF?

Page 18: RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVE - KOMF Kosova · hartimi i statutit, rregullores së Bordit Ekzekutiv dhe të gjithë dokumentacionit shoqërues të nevojshëm për funksionimin

RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVEKoalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me UNICEF

17

16. Si anëtarë të KOMF, cilat janë vështirësitë që ballafaqoheni dhe që ndikojnë drejtpërdrejtë në kontributin tuaj ndaj KOMF?

Në lidhje me pyetjen se cilat janë vështirësitë me të cilat anëtarët e KOMF ballafaqohen dhe që ndikojnë drejtpërdrejtë në kontributin tuaj, u dhanë këto përgjigje: 49% e të anketuarve vlerësuan se mungesa e kohës është njëra nga vështirësitë; 18% e tyre u deklaruan se mungesa e fondeve paraqet vështirësinë kryesore dhe 33% thanë se mungesa e projekteve dhe e strategjive paraqet vështirësinë më të madhe.

P16: Si anëtarë të KOMF, cilat janë vështirësitë që ballafaqoheni dhe që ndikojnë drejtpërdrejt në kon-tributin tuaj ndaj KOMF?

Rezultati përqindja

Mungesa e kohës 49%

Mungesa e fondeve 18%

Mungesa e projekteve/strategjive etj 33%

tabela 16 Grafikoni 16

Shënim: Bazuar në punëtoritë e mbajtura me anëtarët, qëndrueshmëria financiare mbetet një ndër sfidat kryersore për anëtarët e koalicionit. Rreth 1/3 e anëtarëve kanë probleme serioze me qasjen në fonde dhe nëse kjo situatë vazhdon për një kohë të gjatë, rrezikohet që numri i anëtarëve të KOMF të bjerë nën 15 anëtarë. Në anën tjetër, KOMF deri tani nuk ka poseduar fonde që të mund të mbështesë anëtarët për të kontribuar në qëndrueshmërinë e tyre. Mungesa e fondeve ndikon në numër të pamjaftueshëm të stafit të organizatave anëtare, duke rezultuar në mungesë të kohës për të kontribuar ndaj koalicionit.

Rekomandohet që KOMF në kuadër të Grupit Tematik për Zhvillim të Koalicionit, të mundësojë më shumë shkëmbim mes organizatave anëtare, në mënyrë që organizatat të cilat kanë më shumë vështirësi në drejtim të qëndrueshmërisë financiare, të përfitojnë mbështetje financiare dhe profesionale edhe nga organizatat anëtare më të mëdha të cilat kanë qëndrueshmëri të sigurtë. Grupi Tematik për Zhvillim të Koalicionit rekomandohet të hartojë një plan vjetor për zhvillim të koalicionit dhe anëtarëve të tij.

17. Numëro disa nga pikat kyçe në të cilat KOMF mund t’ju ndihmojë juve si anëtarë!

Fuqizimin e kapaciteteve operacionale të anëtarëve; trajnimin e anëtarëve për qasje në fonde; programe për shkëmbimin e përvojave mes anëtarëve.

18. Çfarë mbështetje prisni nga KOMF?

bashkëpunim më të madh mes anëtarëve; Koordinim më të mirë të anëtarëve në kuadër të grupeve punuese tematike; Fuqizim te anëtarëve qe hasin probleme në qasje në fonde.

Lack of time

Lack of funds

Lack of projects/strategies etc

Mungesa e kohës

Mungesa e fondeve

Mungesa e projekteve/strategjive etj

Page 19: RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVE - KOMF Kosova · hartimi i statutit, rregullores së Bordit Ekzekutiv dhe të gjithë dokumentacionit shoqërues të nevojshëm për funksionimin

RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVEKoalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me UNICEF

18

19. Si anëtarë të KOMF, a keni nevojë për ngritje të kapaciteteve (trajnime, këshillime, etj.)?

Për pyetjen nëse anëtarët e KOMF kanë nevojë për ngritje të kapaciteteve siç janë trajnimet, këshillimet, etj., 67% e të anketuarve u përgjigjën se kanë nevojë për këtë, ndërsa 33 % e tyre u shprehën se nuk kanë nevojë për diçka të tillë.

p19: Si anëtarë të KOMF, a keni nevoje për ngritje të kapaciteteve (trajnime, këshillime etj) ?

Rezultati përqindja

po kemi nevojë 67%

Jo nuk kemi nevojë 33%

tabela 17 Grafikoni 17

Në bazë të pyetësorit dhe konsultimeve, shumica dërrmuese e organizatave anëtare të koalicionit kanë nevojë për ngritje të kapaciteteve sa i përket zhvillimit operacional të organizatës si dhe ngritjes së fondeve. Rekomandohet që KOMF të dedikojë projekte dhe inciativa për ngritjen e kapaciteteve të organizatave anëtare të tij. Gjithashtu, rekomandohet që KOMF të krijojë një sistem të brendshëm për “know-how” transfer mes anëtarëve si dhe të dizajnojë “On-job training program” për anëtarët e tij.

20. Si i vlerësoni kapacitetet ekzistuese operacionale të KOMF?

Në pyetjen e 20-të se si i vlerësoni kapacitetet ekzistuese operacionale të KOMF, rreth 92% e të anketuarve u përgjigjën se kapacitetet janë të kënaqshme dhe vetëm 8% e tyre ishin të mendimit se kapacitetet operacionale janë të shkëlqyeshme.

P20: Si i vlerësoni kapacitetet ekzistuese operacio-nale të KOMF?

Rezultati përqindja

Jo të kënaqshëm 0%

të kënaqshëm 92%

të shkëlqyeshëm 8%

tabela 18 Grafikoni 18 Shënim: Kjo pyetje i është referuar kapaciteteve të zyrës për të përmbushur objektivat, përfshirë: numrin e stafit, burimet në dispozicion, fondet, asetet, vëllimin e punës, etj.

Yes we need

No we do not need

SatisfactoryExcellent

po kemi nevojëJo nuk kemi nevojë

të kënaqshëmtë shkëlqyeshëm

Page 20: RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVE - KOMF Kosova · hartimi i statutit, rregullores së Bordit Ekzekutiv dhe të gjithë dokumentacionit shoqërues të nevojshëm për funksionimin

RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVEKoalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me UNICEF

19

21. A mendoni se KOMF duhet të zgjerohet me anëtarë të rinj?

duke iu përgjigjur pyetjes se a duhet KOMF të zgjerohet me anëtarë të rinj, 63% e tyre u përgjigjën pozitivisht dhe 37% e mohuan këtë.

p21: a mendoni se KOMFduhet të zgjerohet me anëtarë të rinj?

Rezultati përqindja

po, mendoj që duhet të zgjerohet numri i anëtarëve 63%

Jo, nuk mendoj që duhet të zgjero-het numri i anëtarëve 37%

tabela 19 Grafikoni 19

Shënim: Rekomandohet t`i jepet fokus i veçantë anëtarësimit të organizatave të cilat punojnë kryesisht në fushën e arsimit dhe të shëndetësisë. Rekomandohet të bëhet vlerësimi i organizatave pasive në koalicion për të rishqyrtuar vazhdimin e anëtarësisë së tyre. Kushtet dhe procedura për përfundimin e anëtarësisë së organizatës në koalicion të përcaktohet me Rregulloren e Brendshme të Anëtarëve.

22. Cila është strategjia që KOMF duhet të ndjekë për të siguruar qëndrueshmërinë?

Të aplikojë më shumë për grante institucionale; të fokusohet më shumë në politika dhe më pak në aktivitete.

23. Si e vlerësoni transparencën e KOMF? Në lidhje me transaparencën e KOMF, 51% e të anketuarve konsiderojnë se transparenca e KOMF është e mirë, ndërsa 49% konsiderojnë se është e shkëlqyeshme.

P23: Si e vlerësoni transparencën e KOMF?

Rezultati përqindja

Jo të mirë 0%

të mirë 51%

të shkëlqyeshëm 49%

tabela 20 Grafikoni 20

Shënim: Rekomandohet që raportet vjetore të KOMF të bëhën publike duke u publikuar në faqen zyrtare të KOMF. Rekomandohet instalimi i sistemit të ankesave në KOMF. Kjo çështje të parashihet në kuadër të Rregullores së anëtarëve të KOMF.

Good

Excellent

Yes I do think the number of members shall be expanded

No I do not think that the number of members shall be expanded

të mirëtë shkëlqyeshëm

po, mendoj që duhet të zgjerohet numri i anëtarëve

Jo, nuk mendoj që duhet të zgjerohet numri i anëtarëve

Page 21: RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVE - KOMF Kosova · hartimi i statutit, rregullores së Bordit Ekzekutiv dhe të gjithë dokumentacionit shoqërues të nevojshëm për funksionimin

RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVEKoalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me UNICEF

20

24. Si e vlerësoni progresin e deritanishëm të KOMF, që nga themelimi deri më sot?

progresin e deritanishëm të KOMF që nga themelimi e deri më sot, 51% e të anketuarve e konsiderojnë të mirë dhe 49% e tyre e konsiderojnë të shkëlqyeshëm.

p24: Si e vlerësoni progresin e deritanishëm të KOMF, që nga themelimi deri me sot?

Rezultati përqindja

Jo të mirë 0%

të mirë 51%

të shkëlqyeshëm 49%

tabela 21 Grafikoni 21

25. Cilat janë përparësitë e KOMF sipas jush?

Transparenca; Motivi për punë; Mirëkuptimi mes anëtarëve.

26. Cilat janë dobësitë e KOMF sipas jush?

Mungesa e koordinimit mes anëtarëve të koalicionit; Mungesa e konkretizimit të veprimeve; Mungesa e qëndrueshmërisë financiare; Mungesa e rregulloreve dhe politikave të brendshme.

27. Si anëtarë të Bordit Ekzekutiv të KOMF, cila janë vështirësitë që keni hasur deri tani dhe që në të ardhmen dëshironi ti adresoni?

Në pyetjen se cilat janë vështirësitë që janë hasur deri më tani dhe që në të ardhmen dëshironi ti adresoni, 10% e anëtarëve të bordit Ekzekutiv të KOMF u përgjigjën se delegimi i anëtarëve në komisione / panele përbën sfidë të veçantë, 55% e tyre thanë se sfidë kryesore është aplikimi në partneritet me KOMF në thirrjet e projekt-propozimeve, ndërsa 35% u përgjigjen se mungesa e një rregulloreje për anëtarët e KOMF është vështirësi që kanë hasur.

Good

Excellent

të mirë

të shkëlqyeshëm

Page 22: RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVE - KOMF Kosova · hartimi i statutit, rregullores së Bordit Ekzekutiv dhe të gjithë dokumentacionit shoqërues të nevojshëm për funksionimin

RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVEKoalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me UNICEF

21

P27: Si anëtar i Bordit Ekzekutiv të KOMF, cilat janë vështirësitë që keni hasur deri më tani dhe që në të ardhmen dëshironi ti adresoni?

Rezultati përqindja

delegimi i anëtarëve në komisione / panele

10%

aplikimi në partneritet me KOMF në thirrjen e projekt-propozimeve

55%

Mungesa e një rregulloreje për anëtarët e KOMF

35%

tabela 22 Grafikoni 22

Shënim: Rekomandohet që procedura dhe kriteret për delegimin e anëtarëve të koalicionit në mekanizma të ndryshëm të përcaktohen në Rregulloren e Anëtarëve të KOMF.

28. Cilat janë vështirësitë tuaja si anëtarë të KOMF e që dëshironi të adresohen në këtë “vlerësim të nevojave”?

Mungesa e fondeve të organizatave; Mungesa e kohës për t’i dedikuar KOMF më shumë programe për fuqizimin e koalicionit.

29. A jeni të kënaqur me mënyrën e raportimit të KOMF (sipas statutit)?

Sa i përket mënyrës së raportimit të KOMF, nuk pati nga ata që ishin të pakënaqur. Sidoqoftë, 18% e tyre do të donin që të ketë më shumë raporte; 24% ishin pjesërisht të kënaqur dhe shumica e tyre, pra rreth 58% ishin plotësisht të kënaqur me mënyrën e raportimit.

p29: a jeni të kënaqur me mënyrën e raportimit të KOMF (sipas statutit)

Rezultati përqindja

Nuk jam i kënaqur me mënyrën e raportimit

0%

do doja të kishte më shumë raporte 18%

pjesërisht i kënaqur me mënyrën e raportimit

24%

plotësisht i kënaqur me mënyrën e raportimit

58%

tabela 23 Grafikoni 23

Do doja të kishte më shumë raporte

Pjesërisht i kënaqur me mënyrën e raportimitPlotësisht i kënaqur me mënyrën e raportimit

Delegimi i anëtarëve në komisione / panele

Aplikimi në partneritet me KOMF në thirrjen e projekt-propozimeve

Mungesa e një rregulloreje për anëtarët e KOMF

Page 23: RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVE - KOMF Kosova · hartimi i statutit, rregullores së Bordit Ekzekutiv dhe të gjithë dokumentacionit shoqërues të nevojshëm për funksionimin

RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVEKoalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me UNICEF

22

30. A jeni të kënaqur me performancën e ekipit të KOMF?

Në lidhje me atë se sa janë anëtarët e KOMF të kënaqur me përformancën e ekipit të KOMF, nga rezultatet del se 9% e tyre janë të kënaqur nganjëherë; 32% e tyre janë shpesh të kënaqur ndërsa 59% janë gjithmonë të kënaqur në lidhje përformacën e ekipit të KOMF.

P30: A jeni të kenaqur me performancën e ekipit të KOMF?

Rezultati përqindja

Nganjëherë 9%

Shpesh 32%

Gjithmonë 59%

tabela 24 Grafikoni 24

31. A mendoni se KOMF po i realizon objektivat mbi të cilat është themeluar?

Në përgjigje të pyetjes se a po i realizon KOMF objektivat mbi të cilat është themeluar, 89% ishin të pajtimit se KOMF po i realizon objektivat e veta, ndërsa 11% ishin te mendimit se kjo nuk po ndodh.

p31: a mendoni se KOMF po i realizon objektivat mbi të cilat është themeluar ?

Rezultati përqindja

po 89%

Jo 11%

tabela 25 Grafikoni 25

32. Cilat konsideroni se janë pengesat kryesore që KOMF të realizojë objektivat e veta (opsionale)?

Qëndrueshmëria financiare; Numri i vogël i stafit; Mungesa e zotimit të anëtarëve.

33. Si e vlerësoni ambientin politik, ligjor dhe institucional ku operon KOMF?

të favorshëm për të operuar dhe përmirësuar situatën.

34. Si anëtarë të KOMF, sa mendoni se përfaqësoheni nga ky organ?

plotësisht.

Sometimes

Often

Always

Yes

No

Nganjëherë

po

Jo

ShpeshGjithmonë

Page 24: RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVE - KOMF Kosova · hartimi i statutit, rregullores së Bordit Ekzekutiv dhe të gjithë dokumentacionit shoqërues të nevojshëm për funksionimin

RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVEKoalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me UNICEF

23

VI. REzULTATET E PUNËTORIVE Gjatë punëtorive të organizuara në kuadër të “vlerësimit të nevojave të KOMF”, janë nxjerrë këto konkludime:

Të gjeturat Rekomandimet

KOMF të jetë më pak i përfshirë në zbatimin e projekteve.

të fokusohet më shumë në politika dhe aspekte strate-gjike.

zotimet e anëtarëve të konkretizohen. të qartësohet roli dhe përgjegjësitë e anëtarëve karshi objektivave të KOMF.

Të definohen relacionet mes anëtarëve dhe KOMF.

të krijohet një rregullore e brendshme pune për anëtarët.

të themelohen grupet punuese (grupet tematike). Grupet tematike të krijohen bazuar në profilin e anëtarëve dhe kontributin që mund të japin. propozo-hen: Grupi tematik për arsim; Grupi tematik për Shën-detësi; Grupi tematik për Mbrojtje të Fëmijëve; dhe Grupi Tematik për Zhvillimin e Koalicionit.

të krijohen mekanizmat për evitimin e rivalitetit mes anëtarëve të koalicionit.

Sidomos tek “thirrjet për aplikime”. Rekomandohet që rregullorja e punës të definojë modalitetet e tilla.

Të definohet deri ku mund të zgjerohet KOMF dhe sa larg mund të shkojë?

plani Strategjik të jetë realist, praktik dhe i bazuar në situatën akuale të fëmijëve dhe nevojat e KOMF.

të prodhohet Kodi i Mirësjelles për anëtarët e KOMF.

Kodi i Mirësjelles të prodhohet jo më larg se 6 mujorin e parë të 2017.

të dokumentohen “mësimet dhe gabimet” që të evitohen në të ardhmen.

të mësohet nga gabimet në mënyrë që ato të evitohen në të ardhmen.

të instalohet “kontributi i anëtarësisë”. Secili anëtar të paguajë një shumë simbolike për të kri-juar qëndrueshmërinë financiare të KOMF.

të krijohet një program për shkëmbim përvojash mes anëtarëve (KOMF të facilitojë procesin).

Të vlerësohet se cili anëtar mund të ndihmojë tjetrin bazuar në ekspertizën që posedon (shkëmbim përvojash).

KOMF të evitojë rivalitetin me anëtarët e tij. KOMF të orientohet më shumë në grante institucionale.

të përdoren mekanizma të tjerë ekzituese për bashkëpunim (RAE network etj).

Të identifikohen dhe shfryrëzohen mekanizmat ekzistues në terren që merren me mbrojtjen e fëmijëve.

Të analizohen përparsitë dhe dobësitë e secilit anëtar.

Të krijohet profili i secilit anëtar me qëllim që të kuptohet “kush mund të ndihmojë kë” në mënyrë që të sigurohet qëndrueshmëria e anëtarëve në koalicion.

KOMF të posedojë një portofolio të projekteve të të gjithë anëtarëve.

të mbahet një bazë të dhënash rreth projekteve të secilit anëtar (kush bën çfarë).

Të iniciohet bashkpunim më i madh mes anëtarëve të KOMF.

KOMF të marrë rolin e inicuesit dhe koordinuesit në mënyrë që bashkëpunimi midis anëtarëve të zhvillohet edhe më shumë.

Page 25: RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVE - KOMF Kosova · hartimi i statutit, rregullores së Bordit Ekzekutiv dhe të gjithë dokumentacionit shoqërues të nevojshëm për funksionimin

RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVEKoalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me UNICEF

24

VII. KAPACITETET EKzISTUESE TË KOMFKOMF aktualisht funksionin me 22 anëtarë, me një staf prej 4 zyrtarësh dhe me përafërsisht 100,000.00 deri 200,000.00 euro fonde gjatë vitit. Kapacitetet ekzistuese të KOMF mbesin të kënaqshme dhe kanë evoluar gjatë viteve.

Megjithë progresin e arritur në disa fusha, KOMF ende ballafaqohet me kapacitete të limitura në fusha të ndyshme, gjë e ciladuhet konsideruar për tu ngritur në nivel më të lartë në të ardhmen e afërt. aktualisht, KOMF mbulon shumë mirë raportet me ligjëvënësit dhe vendimarrësit përfshirë këtu edhe mediat, duke arritur që të sensibilizojë opininon vendim-marrës por edhe opinionin publik mbi të drejtat e fëmijëve dhe mënyrat e sigurimit të mbrotjes së këtyre të drejtave. Megjithatë kontributi i anëtarëve kundrejt KOMF mbetet ende një synim që duhet arritur. Gjatë vlerësimit vërehet pak ose aspak bashkëpunim mes anëtarëve të koalicionit siç bie fjala në organizimin e akvititeteve të përbashkëta apo partneritetet në projekte, ky fenonem bie në sy kryesisht në raportet mes anëtarëve “të mëdhenj” dhe atyre më të “vegjël”.

Në aspektin e avokimit vërehet një fuqizim, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë edhe për prodhimin e analizave dhe prodhimin e rekomandimeve konkrete me qëllim përmirësimin e situatës.

Sa i përket mbulueshmërisë së ngjarjeve, KOMF ka arritur të këtë shtrirje të mirë, por ende nuk arrin të marrë informacione, të sensibilizojë dhe monitorojë mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në nivel lokal. Përfundimisht, KOMF është një histori suksesi e një aleance mes 22 anëtarëve që ndajnë vlera dhe kanë qëllime të përbashkëta, dhe me disa përpjekje shtesë, KOMF lehtë mund të arrijë objektivat thelbësore mbi të cilat është themeluar.Rreth të gjeturave më konkrete nga ky vlerësim, më poshtë po paraqesim një analizë SWOT të kapaciteteve ekzistuese të KOMF.

Ndihmëse Të dëmshme

Përparësitë:• Struktura organizative • Funksionimi i bordit dhe asamblesë • Marrëdhëniet mes partnerëve të koalicionit • Komunikimi mes KOMF dhe partnerëve• Stafi profesional • Marrëdhëniet me donatorë • Marrëdhëniet me Qeverinë • Marrëdhëniet me media • Transparenca dhe llogaridhënia

Dobësitë:• Kapacitetet operacionale të limitura • Financat dhe buxheti i limituar• Mungesë stafi• Mungese e “ekipit të ekspertëve” • Bashkëpunimi mes anëtarëve• Sindromi: Anëtarë të mëdhenj vs. të vegjël • Të ndikuar nga axhenda e donatorëve • Kapacitete të limitura për “ngritje fondesh” • Shkëmbimi i përvojave mes anëtarëve

Mundësitë:• Vendimmarrja dhe funksionimi • Komunikimi mes partnerëve • Profilizimi i partnerëve sipas grupeve tematike• Ngritja nga niveli semi-teknik në nivel politik• Fuqizimi i partnerëve më të vegjël• Partneritet me donatorët strategjik • Influencim i politikave dhe vendimeve

Rreziqet: • Buxheti i vogël vjetor • Qëndrueshmëria financiare• Kontributi i limituar i anëtarëve • Mos definimi i rolit dhe përgjegjësive të anëtarëve

vs. KOMF• Krijimi i dualizmave gjatë aplikimeve për fonde• Rivaliteti mes anëtarëve dhe KOMF

Page 26: RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVE - KOMF Kosova · hartimi i statutit, rregullores së Bordit Ekzekutiv dhe të gjithë dokumentacionit shoqërues të nevojshëm për funksionimin

RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVEKoalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me UNICEF

25

Në rrafshin e përgjithshëm, KOMF ka arritur që për një periudhë të shkurtër kohore të arrijë shumë suksese. Megjithatë, në mungese të fondeve dhe përqëndrimit në aktivitete të ndryshme të cilat rekomandohet të zvogëlohen në të ardhmën e afërt, KOMF nuk ka arritur të zhvillojë kapacitete të plota për të ngritur kapacitetet e anëtarëve. Njëjtë, në mungesë të kapaciteteve financiare dhe njerëzore, KOMF ka arritur që fare pak të prekë fushën e arsimit dhe atë të shëndetësisë.

Në anën tjetër, me zhvillimin e kapaciteteve dhe fuqizimin e imazhit të KOMF në publik, gjatë dy viteve të fundit, interesimi i anëtarëve për të aplikuar në projekte të përbashkëta me KOMF është rritur dukshëm. Si pasojë e më shumë se një kërkese për aplikim të përbashkët në të njejtën kohë dhe për të njejtën thirrje, janë krijuar situata të paqarta në lidhje me mënyrën se si do të duhej të vepronte KOMF në rastet e tilla. Në mënyrë që KOMF të ruajë neutralitetin në raport me anëtarët si dhe të eleminojë rivalitetin me anëtarët për thirrjet për projekt propozime, rekomandohet fuqishëm që KOMF:

Të aplikojë më shumë për grante institucionale; Të aplikojë më shumë për thirrje të dedikuara për koalicione të shoqërisë civile; Të aplikojë më shumë në projekte rajonale në partneritet me koalicionet apo organizatat rajonale; Të inicojë dhe zhvillojë bashkëpunimin me bizneset vendore dhe ndërkombëtare që operojnë në Kosovë

me qëllim të ngritjes së fondeve në të ardhmen; Të forcojë partneritetin me agjensitë ndërkombëtare për zhvillimin e koalicionit.

Page 27: RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVE - KOMF Kosova · hartimi i statutit, rregullores së Bordit Ekzekutiv dhe të gjithë dokumentacionit shoqërues të nevojshëm për funksionimin

RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVEKoalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me UNICEF

26

VIII. QËNdRUEShMËRIA FINANCIARE E KOMFQë nga themelimi i KOMF e deri më sot, mund të thuhet se KOMF ka arritur të sigurojë një qëndrueshmëri solide financiare. Në përgjithësi qëndrueshmëria financiare mbetet një ndër sfidat kryersore jo vetëm të KOMF por edhe të anëtarëve të tij. Rreth 1/3 e anëtarëve kanë probleme serioze me qasjen në fonde dhe nëse kjo situatë vazhdon për një kohë të gjatë, rrezikohet që numri i anëtarëve të KOMF të bjerë nën 15 anëtarë. Në anën tjetër, KOMF nuk posedon fonde që mund të zgjerojnë programet e saj, nuk ka fuqi financiare për të angazhuar më shumë profesionistë të fushave për të ndihmuar në prodhimin e hulumtimeve, rekomandimeve dhe pjesëmarrjes më aktive në proceset e ndyshme të hartimit, zbatimit apo monitorimit të politikave shtetërore.

Nga katër objektivat e parapara me Planin Strategjik 2013-2017, janë plotësuar vetëm dy prej tyre e të cilat kërkojnë më pak mbështetje financiare, ndërsa dy objektivat e tjera janë zbatuar pjesërisht. Në mungesë të stabilitetit financiar, zyrtarët e KOMF janë të mbingarkuar me punë siç janë; hartimi i projekteve, avokimi për fonde, implementimi i aktiviteteve, koordinimi i koalicionit, bashkëpunimi me koalicionet rajonale, etj. duke kaluar nga niveli strategjik në atë teknik të shpenzimit të energjisë dhe kohës. Kjo situatë duket se ka filluar të ndyshojë tek në fundvitin 2016 ku KOMF ka arritur të marrë përkrahje nga donatorët e ndryshëm duke rritur për herë të parë qëndueshmërinë financiare për dy vitet e ardhshme. vështruar nga aspekti teknik, të hyrat e KOMF për vitin 2013 janë rreth: 51.818 euro, në vitin 2014 ka një rënie të lehtë tek të hyrat e KOMF, respektivisht me 44,852 euro në buxhet vjetor, ndërkohë që në vitin 2015 sërish kemi një rritje të fondeve me një buxhet vjetor prej 77,271 euro.

Në aspektin e përgjithshëm, duket se KOMF ka pasur tendenca të kalimit nga niveli strategjik në nivelin teknik të zbatimit të projekteve, gjë që është edhe shqetësim i përgjithshëm i anëtarëve, i sekretariatit por edhe UNICEF, mirëpo kjo duket të ketë qenë forma e vetme për të siguruar qëndrueshmërinë financiare të paktën deri më tani. Një situatë më e mirë për KOMF pritet të jetë viti 2017 – 2018 ku KOMF për herë të parë ka siguruar fonde për dy vite në vazhdimësi, duke trefishuar të hyrat e veta në përafërsisht 400,000 euro për dy vitet e ardhshme. Njëherit projekti është në përputhje të plotë me objektivat e KOMF, ku parashihet implementimi i Indeksit për Mbrojtjen e Fëmijës i njohur si mjeti më i fortë avokues i koalicioneve, si dhe fuqizimi i organizatave anëtare të koalicionit përmes ofrimit të nën financimeve.

Megjithatë, me qëllim që KOMF të orientohet strategjikisht drejt politikave madhore dhe më pak drejt përfshirjes në aktivitete të vogla, rekomandohet fuqishëm që KOMF të hartojë një “hartë të donatorëve” dhe të fokusohet më shumë në grante institucionale.Në vazhdën e përpjekjeve për të siguruar qëndrueshmërinë financiare të KOMF, është diskutuar që të instalohet mekanizmi i anëtarësisë, dhe bazuar në praktikat e koalicioneve rajonale sikurse Bullgarisë dhe rrjeteve më të zhvilluara në Europë sikurse Eurochild, duket që praktika më e mirë e kontributit të anëtarësisë është ajo e përshkallëzimit të pagesës në bazë të fuqisë financiare / të hyrave vjetore të anëtarëve.

për këtë arsye, rekomandohet instalimi i modelit të “kontributit të anëtarësisë” në bazë të tre kritereve:a) Të vlerësohet fuqia financiare e anëtarëve;b) të krijohet formula e përshkallëzimit për pagesën e anëtarësisë sipas të hyrave vjetore të organizatave;c) të vendosen koutat për anëtarët sipas formulës së përshkallëzimit të pagesës.

Qëllimi i destinuar për përdorim të anëtarësisë duhet të përcaktohet dhe aprovohet nga Asambleja e Përgjithshme.

Page 28: RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVE - KOMF Kosova · hartimi i statutit, rregullores së Bordit Ekzekutiv dhe të gjithë dokumentacionit shoqërues të nevojshëm për funksionimin

RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVEKoalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me UNICEF

27

IX. AMBIENTI I FUNKSIONIMIT Ambienti socio-ekonomik, ligjor, politik dhe kulturor janë ndër faktorët e jashtëm më të rëndësishëm, të cilët influencojnë aktivitetet e organizatave të shoqërisë civile, duke përfshirë edhe KOMF. Kosova është një shtet me të ardhura të mesme të ulëta, me një shkallë të lartë të varfërisë dhe mbetet një ndër vendet më të varfëra në Evropë ku bazuar në të dhënat e agjensisë së Statistikave të Kosovës, 29.7 për qind e popullsisë jetojnë nën kufirin e varfërisë, ndërsa 10.2 për qind e popullsisë jetojnë në varfëri ekstreme. Ndërkohë që shkalla e varfërisë së fëmijëve në vitin 2011 është 32.8 për qind, në krahasim me 29.7 sa është për popullsinë e përgjithshme1. Norma e lartë e varfërisë është e lidhur me papunësinë e lartë ku sipas agjensisë së Statistikave të Kosovës shkalla e papunësisë është 27.5 për qind dhe më e theksuar është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 52.7 për qind2. Në anën tjetër ky trend nuk pritet të ketë ndonjë progres të theksuar gjatë viteve në vijim. Inkurajimi i shoqërisë civile mbetet një sfidë, ndërkohë që në anën tjetër, shtrirja e gjerë e ekonomisë jo formale dhe shkalla e lartë e korrupsionit në vend, kanë ndikim të drejtpërdrejtë në mjedisin e përgjithshëm që promovon dhe fuqizon rolin e shoqërisë civile.

Në rrafshin politik e kulturor, Kosova është përballur me paqëndrueshmëri dhe kriza politike për shkak të tensioneve ndërmjet qeverisë dhe partive opozitare, për shkak të çështjeve të pazgjidhura me vendet fqinje, si demarkacioni kufitar, bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe krijimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe. Këto janë shoqëruar shpesh edhe me protesta të shumta, gaz lotsjellës, arrestime dhe gjykime. Këto zhvillime politike kanë ndikuar edhe në aspektin social dhe kulturor në vend, duke ngushtuar hapësirën e organizatave të shoqërisë civile në përmbushjen e rolit të tyre primar, dhe duke zvogëluar kështu kritikën kundrejt fenomeneve të tjera sociale dhe kulturore në vend.

Sa i përket ambientit ligjor, korniza ligjore bazike për themelimin, regjistrimin dhe funksionimin e organizatave të shoqërisë civile ka ekzistuar që nga koha e administrimit ndërkombëtar (Rregullorja 1999/22 për regjistrimin dhe funksionimin e OJQ-ve) e cila është përmirësuar, plotësuar dhe zëvendësuar më pas me legjislacionin përkatës. Tani ligji nr. 03/L-134 për lirinë e asocimit në organizatat joqeveritare rregullon themelimin, regjistrimin, udhëheqjen e brendshme, veprimtarinë, çregjistrimin dhe shuarjen e organizatave të shoqërisë civile që veprojnë si OJQ. Regjistrimi bëhet në një procedurë të shpejtë dhe të lehtë duke shfrytëzuar format e nevojshme apo edhe nëpërmjet aplikimit online. Sidoqoftë edhe përkundër këtij avancimi, ende mbesin probleme për tu zgjidhur në aspektin e operimit të këtyre organizatave, si p.sh. paqartësitë në lidhje me obligimet fiskale, lirimi nga tatimi (OJQ-të nuk lirohen nga asnjë tatim, përveç atij në fitim), rimbursimi i TVSh-së, humbja e rëndësisë se Statusit të Përfituesit Publik etj.

Në përgjithësi mund të thuhet se KOMF operon në një ambient ligjor ku mund të ushtrojë ndikimin e duhur për përmirësimin e të drejtave të fëmijëve në Kosovë. Megjithatë problemi kryesor qëndron në ekzistencën e legjislacionit apo politikave mjaft të mira në fuqi në njërën anë, dhe mungesës së zbatimit të tyre në praktikë në anën tjetër. Edhe pse ekzistojnë shumë ligje dhe rregullore, përfshirë këtu edhe rekomandimet e avokatit të Popullit, zbatimi i tyre në praktikë mbetet sfidë më vete. Prandaj zhvillimi i rrethanave të tilla i jep mundësi të shumëfishta KOMF për shtrirjen e aktiviteteve të veta më qëllim të përmirësimit të gjendjes dhe kushteve ekzistuese, duke përmbushur misionin e vet dhe në të njejtën kohë duke kontribuar në avancimin social, ekonomik, kulturor, politik dhe ligjor në vend.

1 http://ask.rks-gov.net/media/2736/varferia-ne-konsum-ne-republiken-e-kosoves-ne-vitin-2011.pdf2 http://ask.rks-gov.net/media/2753/afp-tm3-2016.pdf

Page 29: RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVE - KOMF Kosova · hartimi i statutit, rregullores së Bordit Ekzekutiv dhe të gjithë dokumentacionit shoqërues të nevojshëm për funksionimin

RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVEKoalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF

28

X. MËSIMET E NXJERRA (2011 – 2016)përgjatë viteve të funksionimit, KOMF ka kaluar nëpër periudha të ndryshme të zhvillimit duke arritur shumë suskese por edhe duke mësuar nga procesi i zhvillimit. Në vazhdim të këtij raporti, ua paraqesim disa nga mësimet e nxjerra që do i shërbejnë KOMF për të evituar dobësitë dhe ngritur në nivel edhe më të mirë:• Mungesa e krijimit të mekanzimave për marrjen e përgjegjësive nga secili anëtar për të dhënë kontribut edhe

më të madh drejt realizimit të objektivave të KOMF;• Mungesa e zbatimit të plotë të Planit Strategjik, e cila ka ardhur kryesisht nga mungesa e fondeve por edhe

nga mungesa e delegimit të profesionistëve nga organizatat anëtare për të zhvilluar më shumë projekte;• Mungesa e thithjes së fondeve për të krijuar më shumë qëndrueshmëri financiare jo vetëm për sekretariatin

por edhe për shumicën e anëtarëve të KOMF;• Koordinimi mes anëtareve të KOMF gjatë procesit të aplikimit për fonde (evitimi i konfliketeve të mundshme

dhe paqartësive);• Mos-jetësimi i rregullores së punës shpesh ka shkatuar paqartësi në bashkëpunim por edhe në adresimin e

përgjegjësive dhe rritjen e llogaridhënies mes anëtarëve dhe vetë sekretariatit;• Koordinimi i papërqendruar dhe mungesa e kapaciteteve të reja me specifika të veçanta për anëtarët e rrjetit, janë

paraqitur si elemente të cilat ndikojnë në procesin e implementimit të projekteve apo mënyrën e qasjes për fonde të reja, duke shtuar këtu edhe mundësitë e kufizuara të kontributit të anëtarësisë së vetë anëtarëve të koalicionit;

• Raportimet e cekëta dhe pa strukturim formal dhe kohor brenda strukturave të koalicionit;• Paqartësitë në lidhje me komunikimin brenda koalicionit e kanë shtuar edhe më shumë hendekun e mungesës

së informimit dhe komunikimit formal mes të anëtarëve të koalicionit;• Kapacitetet e disa organizatave anëtare të koalicionit për lobim dhe avokim, respektivisht për qasje në fonde,

mbeten të kufizuara dhe pa ndonjë plan adekuat për tu zhvilluar më tutje. Kjo vazhdon të sfidojë KOMF duke krijuar amulli dhe mungesë të marrjes së përgjegjësive të organizatave anëtare;

• Gjatë vitit 2016, ka pasur raste kur KOMF dhe organizatat anëtare kanë aplikuar në të njëjtën thirrje dhe në të njëjtën kohë KOMF ka marrë kërkesa nga më shumë se një anëtar për të shkuar si partnere në një thirrje. Nisur nga këto ngjarje KOMF është gjendur në situatë të pavolitshme duke mos ditur si të veprojë. Këso rastesh ka shumë gjasa që do të përsëriten edhe në të ardhmen, andaj këshillohet qe bordi të vlerësojë se cila thirrje dhe cili anëtar mund aplikojë me KOMF. Kushtet dhe kriteret që do të përcaktojnë këtë angazhim, rekomandohet të diskutohen nga vetë asambleja dhe bordi, në mënyrë që të gjindet një zgjidhje e përshtatshme për të gjithë anëtarët;

• Disa nga organizatat anëtare të KOMF kanë probleme serioze me qëndrueshmërinë financiare, dhe nëse një situatë e tillë vazhdon edhe gjatë vitit 2017, rrezikohet që numri i anëtarëve të KOMF të zvogëlohet thuajse përgjysmë duke krijuar kështu një situatë të pakëndshme dhe luhatje në kauzën rreth të cilës këto OJQ janë angazhuar;

• Për të siguruar qëndrueshmërinë financiare të KOMF, rekomandohet që të hartohet strategjia për ngritjen e fondeve për koalicionin, e cila do të përmbante në mënyrë të detajuar të gjitha procedurat, standardet, kriteret dhe hapat që do të duheshin të ndërrmerreshin gjatë aplikimeve;

• Në të njejtën kohë, rekomandohet që krahas hartimit të strategjisë për koalicionin, KOMF të ofrojë mbështetje në hartimin e strategjisë së ngritjes së fondeve për organizatat anëtare të cilat rrezikojnë qëndrueshmërinë financiare të tyre;

• Me qëllim të ruajtjes së qëndrueshmërisë si të koalicionit ashtu edhe të organizatave anëtare, rekomandohet fuqimisht që KOMF të bëjë hartëzimin dhe përditësimin e donatorëve potencial në Kosovë dhe jashtë saj, si dhe të organizojë në baza të rregullta vjetore konferenca (panaire) me organizatat anëtare dhe donatorët e mundshëm të interesuar për mbështetjen e projekteve të lidhura me mbrojtjen e fëmijëve.

Page 30: RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVE - KOMF Kosova · hartimi i statutit, rregullores së Bordit Ekzekutiv dhe të gjithë dokumentacionit shoqërues të nevojshëm për funksionimin

RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVEKoalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF

29

XI. REKOMANdIMET bazuar në të dhënat e mbledhura nga diskutimet me partnerët, punëtoritë e organizuara me përfaqësuesit e organizatave anëtare, përfaqësuesit e zyrës së UNICEF në Kosovë dhe intervistat direkte me përfaqësuesit e KOMF, nxjerrim këto rekomandime:

Rekomandimet

1. të hartohet rregullorja e punës për anëtarët e KOMFa) Të definohen roli dhe përgjegjësitë e anëtarëve të koalicionitb) të vendosen rregullat e funksionimit të anëtarëve të KOMFc) Të përcaktohen mënyrat e aplikimit për fonded) Të përcaktohen mënyrat e bashkëpunimit të brendshëm e) Krijimi dhe funksionimi i grupeve tematike f) Instalimi i sistemit të ankesave

2. të hartohet Kodi i Etikës dhe Komunikimit më palëta) të drejtat e anëtarëveb) të drejtat e përfaqësimitc) Konflikti i interesit d) Komunikimi më palët e) Komunikimi me mediat

3. Të hartohet Planifikimi Strategjik 2017 – 2022a) Objektivat e KOMFb) Nën-objektivat c) Rezultatet e priturad) bartësit e përgjegjësivee) SWOt analiza etj.

4. Të krijohet një profil për secilin anëtar të koalicionita) Profili i anëtarëveb) përparsitë dhe dobësitë e anëtarëvec) Ekspertiza e anëtarëve d) Potenciali për kontribut bazuar në përvojën e anëtarëve etj.

5. Të zhvillohet një program për ngritje të kapaciteteve për anëtarët e koalicionita) Vlerësimi i nevojave për ngritje të kapaciteteve të anëtarëve b) Krijimi i sistemit të brendëshëm për “know-how” transfertë mes anëtarëve c) dizajnimi i “On-job training program” për anëtarët e KOMF etj.

6. të krijohen grupet tematike bazuar në përvojën e anëtarëvea) Të definohen kompetencat e anëtarëve dhe ku mund të kontribuojnë b) Të përcaktohen grupet tematikec) të zhvillohet baza për funksionim të grupeve tematike (toR)d) Të hartohen planet vjetore e veprimit të grupeve tematike, në përputhje me objektivat e planifikimit strategjik

7. të instalohet “kontributi i anëtarësisë”a) Të vlerësohet fuqia financiare e anëtarëve b) të krijohet formula e përshkallëzimit për pagesën e anëtarësisëc) të vendosen koutat dhe qëllimi i destinuar për përdorim të kontributit të anëtarësisë

8. Të hartohet strategjia për avokim e Koalicionit a) Të përcaktohen objektivat dhe çështjet për avokim në plan afatmesëm dhe afatgjatëb) të analizohen partnerët kyç për implementimin e strategjisë për avokim

Page 31: RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVE - KOMF Kosova · hartimi i statutit, rregullores së Bordit Ekzekutiv dhe të gjithë dokumentacionit shoqërues të nevojshëm për funksionimin

RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVEKoalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me UNICEF

30

9. Të mbahet një bazë të dhënash rreth projekteve të secilit anëtar a) të dizajnohet baza e të dhënave për ruajtjen dhe përditësimin e të dhënaveb) Të bëhet profili për secilin anëtar dhe projektet që janë duke u zbatuar prej tyrec) të prodhohen raportet vjetore si përmbledhje vjetore e punës së të gjithë anëtarëve

10. të zhvillohet strategjia e re e komunikimita) Të përcaktohen format e komunikimit të brendshëm dhe të jashtëmb) Komunikimi me partnerët primar dhe sekondarc) Të definohen kriteret e komunikimit me publikun e gjerëd) Prezenca në media dhe mbulueshmëria e ngjarjeve

11. zgjerimi me anëtarë të rinj të KOMFa) Të rishikohet pozicioni i anëtarëve aktual dhe angazhimi i tyre b) të propozohen anëtarë të rinj, kryesisht për të mbuluar fushën e arsimit, shëndetësisë dhe drejtësisë

për të miturit.

12. të hartohet strategjia për “qasje në fonde” a) Kjo stategji duhet të definojë mundësitë dhe burimet e financimit të KOMF dhe anëtarëve të tij të cilët kanë probleme financiare.

13. KOMF të posedojë “grupin e ekspertëve të jashtëm”a) Këshillohet që KOMF të posedojë një listë të ekspertëve të ndryshëm që do të shërbejnë si

bashkëpunëtorë të jashtëm, në mënyrë që KOMF të japë më shumë rezultate në prodhimin e analizave, rekomandimeve dhe asistencës për anëtarët.

XII. ShTOJCAT1. Plani për Zhvillimin e Kapaciteteve: 2017 – 2018 – 2019 2. Perceptimi i partnerëve të jashtëm rreth KOMF3. lista e organizatave anëtare

Page 32: RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVE - KOMF Kosova · hartimi i statutit, rregullores së Bordit Ekzekutiv dhe të gjithë dokumentacionit shoqërues të nevojshëm për funksionimin

RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVEKoalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me UNICEF

31

KOMF: Plani zhvillimor: 2017 – 2018 – 2019

Nr. Aktivitetet Qëllimi Koha e realizimit

Personat përgjegjës / Grupi punues Statusi (re-alizuar, në

proces)

1. hartimi i rregullores së anëtarëve

Q1- Q22017

Shembull: Në proces

• të drejtat e anëtarëve• Të drejtat e përfaqësuesve të Koalicionit• Konflikti i interesit etj.

Q1- Q2 2017

Q3 – Q4 2017

• Objektivat e KOMF• Nën-objektivat • SWOt analiza etj.

Q3-Q4 2017

Q1-Q82017- 2018

• Të definohen roli dhe përgjegjësitë e anëtarëve të koalicionit• të vendosen rregullat e funksionimit mes anëtarëve të KOMF• Të përcaktohen mënyrat e aplikimit për fonde• Të përcaktohen mënyrat e bashkëpunimit të brendshëm • Krijimi dhe funksionimi i grupeve tematike • Komunikimi i brendshëm dhe i jashtëm i KOMF• hartimi i analizave dhe raporteve (komunikatave)• hartimi i projekt-propozimeve

3. Krijimi i një profili për secilin anëtar të koalicionit

• Profili i anëtarëve• përparsitë dhe dobësitë e anëtarëve• Ekspertiza e anëtarëve • Potenciali për kontribut bazuar në përvojën e anëtarëve etj.

4. Hartimi i planit Strategjik 2017 – 2022

• Vlerësimi i nevojave për ngritje të kapaciteteve të anëtarëve • Krijimi i sistemit të brendëshëm për “know-how” transfertë mes anëtarëve • dizajnimi i “On-job training program” për anëtarët e KOMF etj.

5. Zhvillimi i një programi për“ngritjen e kapaciteteve” për anëtarët e koalicionit

2. Kodi i mirësjelljes

KOMF

KOMF

play InternationalKOMF

SOS Fshatrat e Fëmijëveterre des hommesOrganizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror - OFAP

KOMFQendra Rinore AktiQendra Kosovare për Rehabilitimin etë Mbijetuarve të Torturës - QKRMTAksioni për Nëna dhe Fëmijë - AMC

Qendra për Arsim e Kosovës

Page 33: RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVE - KOMF Kosova · hartimi i statutit, rregullores së Bordit Ekzekutiv dhe të gjithë dokumentacionit shoqërues të nevojshëm për funksionimin

RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVEKoalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me UNICEF

32• Të vlerësohet fuqia financiare e anëtarëve • të krijohet formula e përshkallëzimit për pagesën e anëtarësisë• të vendosen koutat dhe qëllimi i destinuar për përdorim të kon-tributit të anëtarësisë

Q1-Q122017- 2019

6. Instalimi i “kontributit të anëtarësisë”

7. Krijimi i grupeve tem-atike bazuar në përvojën e anëtarëve

• Të definohen kompetencat e anëtarëve dhe ku mund të kontribuojnë • Të përcaktohen grupet tematike• të zhvillohet baza për funksionim të grupeve tematike (toR)

KOMF

Q1-Q122017- 2019

ShëndetësiaaMCSave the Children

Mbrojtja e fëmijëveAStRaKOMFpEMaOFAPQKMRTShpresa dhe Shtëpi për Fëmijët - SDSF

arsimi Qendra për Arsim e Kosovës - KECBalkan Sunflowers KosovaQendra për Studime të AvancuaraSave the ChildrenvoRaE

Zhvillimi i koalicionitSOS FshatratSave the Childrenterre des hommesBalkan Sunflowers KosovaQendra Rinore AktiProgrami për të Drejta Civile

Page 34: RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVE - KOMF Kosova · hartimi i statutit, rregullores së Bordit Ekzekutiv dhe të gjithë dokumentacionit shoqërues të nevojshëm për funksionimin

RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVEKoalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me UNICEF

33• Të përcaktohen objektivat dhe çështjet për avokim në plan

afatmesëm dhe afatgjatë•

Q3 – Q11 2017 –2019

9. të mbahet një bazë të dhënash rreth projekteve të secilit anëtar (kush bën çfarë)

• të dizajnohet baza e të dhënave për mbajten dhe përditësimin e të dhënave

• Të behet profili për secilin anëtar dhe projektet që janë duke u zbatuar

• të prodhohet raporti vjetor si përmbledhja vjetore e punës së të gjithë anëtarëve

Q4 – Q12 2017 - 2019

• te krijohet strategjia për ngritjen e fondeve për Sekretariatin dhe anëtaret që kanë më shumë vështirësi financiare

Q3 – Q62017-2018

• Të definohen kriteret dhe kushtet e komunikimit të jashtëm dhe të brendshëm

• Komunikimi me partnerë dhe • publikun e gjërë (media etj.)

Q3 – Q4 2017

12. zgjerimi me anëtar të rinj të KOMF

• Te rishikohet pozicioni i anëtarëve aktual dhe angazhimi i tyre •

Q1 – Q122017-2019

data e aprovimit: 31 Janar 2017

10. Zhvillimi i Strategjisëpër ngritjen e fondeve

11. Zhvillimi i strategjsë së komunikimit

të propozohen anëtarë të rinj, kryesisht për të mbuluar fushën e arsimit, shëndetësisë dhe drejtësisë për të miturit.

8.Zhvillimi i

strategjisë për avokim

të analizohen partnerët kyq për implementimin e strategjisë për avokim

KOMF

KOMFterre des hommesSave the ChildrenOFapSOS Fshatrat

KOMF

KOMFASTRA

KOMFQendra për Arsim e KosovësWorld visionShpresa dhe Shtëpi për Fëmijëtpvpt

Page 35: RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVE - KOMF Kosova · hartimi i statutit, rregullores së Bordit Ekzekutiv dhe të gjithë dokumentacionit shoqërues të nevojshëm për funksionimin

RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVEKoalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me UNICEF

34

Perceptimi i partnerëve të jashtëm rreth KOMF

1 Si e vlerësoni Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve?

KOMF ka një rol shumë të rëndësishëm nëpërmjet lobimit dhe avokimit për mbrojtjen, respektimin dhe avancimin e të drejtave të fëmijëve.

2. Si e vlerësoni bashkëpunimin me Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve?

3. Cilat janë përparësitë dhe dobësitë e KOMF nga pikëpamja juaj?

Përfaqësimi i 22 organizatave të shoqërisë civile brenda KOMF; mundësia e krijimit të hapësirave për zhvillimin e praktikave më të mira në fushën e të drejtave të fëmijëve, dhe ndarja me të gjithë anëtarët e koalicionit dhe me autoritetet përkatëse.

4. Cilat nga të arriturat e KOMF do të përmendni?

• bashkëpunimi me akterët që janë në shërbim dhe mbrojtje të fëmijëve;

• lansimi i Indeksit të Mbrojtjes së Fëmijës;• Raporti i monitorimit mbi ekzekutimin e masave dhe dënimeve

për të miturit në Qendrën Korrektuese në lipjan.

5. Sa të rëndësishme e shihni ekzistencën e Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve?

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve ka një rëndësi të veçantë në fuqizimin e kapaciteteve të koalicionit, veçanërisht fuqizimin e organizatave lokale dhe organizatave të bazuara në komunitet. Bashkëpunimi me autoritetet të cilat bëjnë mbrojtjen e fëmijëve.

6. Cilat janë rekomandimet tuaja për Koalicionin?

të vazhdohet më tutje në mbrojtjen, respektimin, mirëqenien dhe avancimin e të drejtave të fëmijëve. T’ju mundësohet përkrahja dhe mbështetja e organizatave joqeveritare të cilat janë të reja në veprimtarinë e tyre në mbrojte dhe avancim të të drejtave të fëmijës.

Nr. Pyetja Komenti

1. Si e vlerësoni Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve?

2. Si e vlerësoni bashkëpunimin me Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve?

Unë vlerësoj lart bashkëpunimin me KOMF dhe sidomos pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me institucionin tonë.

3. Cilat janë përparësitë dhe dobësitë e KOMF nga pikëpamja juaj?

Si përparësi e shoh bashkëpunimin me institucionet dhe si dobësi komunikimin jo të mjaftueshëm me institucione.

4. Cilat nga të arriturat e KOMF do të përmendni?

analiza apo raporti i fundit i publikuar i Indeksit të Mbrojtjes së Fëmijës që në të dhëna paraqet situatën e të drejtave të fëmijëve në Kosovë.

Policia e Kosovës – hysni Shala, zyra për të drejtat e Njeriut

Nr. Pyetja Komenti

Bashkëpunimi me Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve është duke dhënë rezultate në sensibilizimin dhe mobilizimin e autoriteteve shtetërore relevante në nivel lokal dhe nacional, të ofruesve të shërbimeve dhe të aktorëve të tjerë në çështjet e mbrojtjes së fëmijëve.

zyra e Kryeministrit për Qeverisje të Mirë, të drejtat e Njeriut, Mundësi të Barabarta dhe Kundër diskriminim - habit hajredini, drejtor

Është një ombrellë shumë me rëndësi nga shoqëria civile që punon në mbrojtjen e fëmijëve. promovimi dhe analizat e shumta kanë sjellë progres për të shtyrë shumë procese në të mirë të shoqërisë kosovare sa i përket të drejtave të fëmijëve.

Page 36: RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVE - KOMF Kosova · hartimi i statutit, rregullores së Bordit Ekzekutiv dhe të gjithë dokumentacionit shoqërues të nevojshëm për funksionimin

RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVEKoalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me UNICEF

35

5. Sa të rëndësishme e shihni ekzistencën e Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve?

KOMF tani ekziston dhe funksionon mirë, që të jetë më efektiv duhet të jetë më afër institucioneve si partnerë të përbashkët drejt qëllimit më të mirë për fëmijët në Kosovë.

6. Cilat janë rekomandimet tuaja për Koalicionin?

Të bashkëpunojë me shumë me institucionet rreth zbatimit të ligjit dhe të jetë partnere në shumë rekomandime që publikojnë, në mënyrë që ato të kenë adresimin e duhur te institucionet.

ve për Mbrojtjen e Fëmijëve? vlerësoj se KOMF deri më tani ka bërë një punë të mirë, sidomos në drejtim të avokimit për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve. ata sot janë bërë një faktor me rëndësi, që shpreh zërin e përbashkët të organizatave të shoqërisë civile, gjithmonë në funksion të interesit më të mirë të fëmijëve.

2. Si e vlerësoni bashkëpunimin me Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve?

Vështruar si nga aspekti individual, ashtu edhe institucional i bashkëpunimit me KOMF, konsideroj se kemi një bashkëpunim të mirë, të bazuar në partneritet, duke vlerësuar dhe respektuar qëndrimet e të dy palëve.

3. Cilat janë përparësitë dhe dobësitë e KOMF nga pikëpamja juaj?

4. Cilat nga të arriturat e KOMF do të përmendni?

Janë disa të arritura të KOMF, që unë i vlerësoj. • E para; ka të bëjë me artikulimin e zërit unik të organizatave

të shoqërisë civile në drejtim të mbrojtjes së fëmijëve, zë i cili mendoj se përfaqëson “opozitën” më të mirë në Kosovë për sa u përket mbrojtjes së fëmijëve.

• E dyta; avokimi i KOMF, nuk është vetëm zë reagues, por ai shpesh është mbështetur në studime dhe raporte mjaft të besueshme që ka realizuar vetë KOMF, të gjeturat dhe rekomandimet e të cilave, kanë pasur ndikim jo vetëm në institucionet qeveritare por edhe në ato ndërkombëtare (bruksel, etj.)

• E treta; një tjetër e arritur është prania mediale e KOMF në mediat e Kosovës, përmes së cilës ata kanë kontribuar shumë në sensibilizimin e shoqërisë tonë në përgjithësi për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë.

Minstria e drejtësisë - Armen Mustafa, drejtor i drejtoratit për Masa dhe dënime Alternative

Nr. Pyetja Komenti

1. Si e vlerësoni Koalicionin e OJQ-

Në bazë të bashkëpunimit tonë dhe nga ajo që di për punën e KOMF, mendoj që anë pozitive të KOMF janë se është shumë i përkushtuar në atë që bën, ka krijuar një ekspertizë shumë profesionale, sidomos në disa nga fushat e mbrojtjes së fëmijëve, artikulon shumë mirë kërkesat e anëtarëve dhe ka krijuar një partneritet të bazuar në profesionalitet me institucionet qeveritare, kuvendin, mediat dhe me ato ndërkombëtare. për sa i përket dobësive, konsideroj, se ka ende fusha të mbrojtjes së fëmijëve, për të cilat kanë nevojë për më shumë ekspertizë, fusha të cilat nuk janë të mbuluara as nga anëtarët e KOMF. Konsideroj që shumica e anëtarëve të KOMF janë shumë të përqendruar në mbrojtjen dhe ofrimin e shërbimeve sociale të fëmijëve, duke mos u marrë edhe me fushat e tjera të mbrojtjes së fëmijëve.

Page 37: RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVE - KOMF Kosova · hartimi i statutit, rregullores së Bordit Ekzekutiv dhe të gjithë dokumentacionit shoqërues të nevojshëm për funksionimin

RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVEKoalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me UNICEF

36

5. Sa të rëndësishme e shihni ekzistencën e Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve?

Mos ekzistenca e KOMF sot, do ta kthente situatën diku 10 vjet përpara, ku nuk kishte shoqëri civile te organizuar për mbrojtjen e fëmijëve dhe të cilat vraponin vetëm pas donacioneve, por kontributi i tyre në terren ishte pothuaj i papërfillshëm.

6. Cilat janë rekomandimet tuaja për Koalicionin?

KOMF duhet të vazhdojë punën e tij, me përkushtimin që ka, të zgjerojë edhe më shumë partneritetin brenda dhe jashtë Kosovë, të zgjerojë ekspertizën edhe në fusha që më pak i kanë të mbuluara, duke ngritur edhe kapacitetet e anëtarëve për të mbuluar ato fusha (drejtësi, socializim dhe reintegrim, edukim sidomos ai parafillor, etj.)

ve për Mbrojtjen e Fëmijëve? Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve me punën e kryer në kuadër të misionit të tij ka ndikuar dhe ka ndihmuar në ngritjen e vetëdijes, edhe të institucioneve shtetërore, për nevojën e shtimit të përpjekjeve dhe veprimeve për mbrojtjen më të mirë të të drejtave të fëmijëve në Kosovë.

2. Si e vlerësoni bashkëpunimin me Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve?

Institucioni i Avokatit të Popullit ka bashkëpunim shumë të mirë me KOMF, i cili do të vazhdojë edhe në të ardhmen me qëllim të mbrojtjes, promovimit si dhe respektimit adekuat të të drejtave të fëmijëve.

3. Cilat janë përparësitë dhe dobësitë e KOMF nga pikëpamja juaj?

ajo që është e rëndësishme të përmend në këtë vlerësim dhe që e konsideroj përparësi është gadishmëria e treguar dhe të qenurit i hapur për bashkëpunim, i KOMF.

4. Cilat nga të arriturat e KOMF do të përmendni?

Nga puna e kryer nga KOMF gjatë këtij viti do të veçoja publikimin lidhur me Indeksin e Mbrojtjes së Fëmijës.

5. Sa të rëndësishme e shihni ekzistencën e Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve?

Për mendimin tim është më se e nevojshme ekzistenca e KOMF, ngase ajo ndihmon dhe plotëson përpjekjet e gjithmbarshme të institucioneve dhe mekanizmave shtetëror në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, e me këtë edhe në përmirësimin e situatës së fëmijëve në të gjitha fushat e jetës.

Cilat janë rekomandimet tuaja për Koalicionin?

Mendoj se KOMF duhet të vazhdojë punën në avokimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, në veçanti të atyre fëmijëve që janë në pozitë më të cënueshme.

Nr. Pyetja Komenti

1. Si e vlerësoni Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve?

përpjekjet e KOMF për të përmirësuar situatën e mbrojtjes së fëmijëve në Kosovë janë shumë të dukshme dhe mund të vlerësohen të suksesshme, por puna e KOMF është në vazhdimësi dhe ka vend që çdo herë të bëjë më të mirën për këtë kategori.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Socale - Selvete Sadiku, zyrtare e Lartë në Parandalimin dhe Eliminimin e Punëve të Rënda të Fëmijëve

Institucioni i Avokatit të Popullit - Igballe Lutolli Rrahmani, zyrtare për të Drejtat e Fëmijëve

Nr. Pyetja Komenti

1. Si e vlerësoni Koalicionin e OJQ-

Page 38: RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVE - KOMF Kosova · hartimi i statutit, rregullores së Bordit Ekzekutiv dhe të gjithë dokumentacionit shoqërues të nevojshëm për funksionimin

RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVEKoalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me UNICEF

37

2. Si e vlerësoni bashkëpunimin me Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve?

Shumë të mirë, megjithatë do dëshiroja që të bëhet më shumë dhe KOMF të mbeshtesë institucionet në hartimin e Strategjisë për të Drejtat e Fëmijëve e cila duhet të dalë me aktivitete shumë konkrete për mbrojtjen dhe përmirësimin e situatës për fëmijët në Kosovë.

3. Cilat janë përparësitë dhe dobësitë e KOMF nga pikëpamja juaj?

KOMF ka shumë përparësi, e mbi të gjitha atë që po bën si koalicion në drejtim të sensibilizimit të opinionit dhe institucioneve rreth të drejtave të femijëve.

4. Cilat nga të arriturat e KOMF do të përmendni?

Indeksi konsideroj se është nga të arriturat më të mëdha, pa lënë anash edhe kontributin që KOMF jep në kuadër të institucioneve shtetërore.

5. Sa të rëndësishme e shihni ekzistencën e Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve?

Shumë të rëndësishëm dhe patjetër duhet të vazhdojë tutje.

6. Cilat janë rekomandimet tuaja për Koalicionin?

Një nga rekomandimet është që KOMF të bëjë përpjekje që projektligji për Mbrojtjen e Fëmijëve të dalë sa më i plotë dhe ky ligj të jetë i zbatueshëm dhe të mbrojë fëmijët në të gjitha situatat.

1. Si e vlerësoni Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve?

Mjaft aktiv dhe i zëshëm në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve.

2. Si e vlerësoni bashkëpunimin me Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve?

të gatshëm dhe të hapur për bashkëpunim për çdo çështje që ka prioritet mbrojtjen e fëmijëve.

3. Cilat janë përparësitë dhe dobësitë e KOMF nga pikëpamja juaj?

përparësitë - ka mbështjetjen dhe përfaqësohet nga OJQ-të më kryesore që janë të specializuara në fushën e mbrojtjes së fëmijëve në Kosovë.

Mangësitë - mund të jetë fakti i të qenurit nga sektori jo qeveritar që në disa raste mund të mos ketë impakt të drejtpërdrejtë në krijimin e politikave për mbrojtjen e fëmijëve.

4. Cilat nga të arriturat e KOMF do të përmendni?

E kisha cilësuar marrëveshjen e fundit me Ministrinë e drejtësisë, lidhur me monitorimin e zbatimit të masave dhe dënimeve ndaj të miturve

5. Sa të rëndësishme e shihni ekzistencën e Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve?

Koalicioni i vetëm i organizatave për mbrojtjen e fëmijëve, i rëndësishëm për shtyrjen e proceseve të rëndësishme në këtë fushë dhe për prioritizimin e axhendës së Shtetit / Qeverisë për të vepruar në interesin më të mirë të fëmijëve.

Ambasada Amerikane në Prishtinë - Eliza Thana, Koordinatore

Nr. Pyetja Komenti

Page 39: RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVE - KOMF Kosova · hartimi i statutit, rregullores së Bordit Ekzekutiv dhe të gjithë dokumentacionit shoqërues të nevojshëm për funksionimin

RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVEKoalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me UNICEF

38

6. Cilat janë rekomandimet tuaja për Koalicionin?

- zgjerimin e të tyre me më shumë organizata që ndërlidhen me këtë fushë;

- anëtarësimin në organizata ndërkombëtare për mbështjetjen e fëmijëve;

- Fokusi në disa çështje si: dhuna në familje që i afekton edhe fëmijët, shëndeti i fëmijëve;

- Monitorimi ose propozimi i politikave sociale që do të kërkonte monitorimin e kopshteve dhe çerdheve të fëmijëve; kushteve dhe standardeve që ofrohen aty.

1. Si e vlerësoni Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve?

KOMF është një prej koalicioneve më serioze në Kosovë sa i përket mbrojtjes së fëmijëve. Si një organizëm që brenda saj ka njerëz shumë profesional në trajtimin e problemeve me të cilat mund të ndeshen fëmijët, vazhdon të mbetet referenca më e besueshme në vend, për sa i përket mbrojtjes së fëmijëve.

2. Si e vlerësoni bashkëpunimin me Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve?

Në cilësinë e gazetarit, mund të them se KOMF ka qenë shumë transparent për secilën temë për të cilën kemi shprehur interesim. Kështu që vlerësimi ynë për qasjen ndaj medias nga ana e KOMF, është maksimal. Po ashtu, KOMF përmes konferencave të ndryshme ka ngritur probleme me interes publik të cilat janë shfaqur në media. Mund të them se në mënyrë të shkëlqyeshme KOMF ka krijuar hapësirën e saj në media, duke shfrytëzuar mediat e vendit për një avokim publik sa i përket trajtimit të problemeve të fëmijëve.

3. Cilat janë përparësitë dhe dobësitë e KOMF nga pikëpamja juaj?

KOMF përmes iniciativave vetjake ka krijuar platforma të rëndësishme që janë në funksion të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve. përmes tyre, problemet e fëmijëve janë ngritur në instancat më të larta të vendit. Kështu, problemet që adresohen nga KOMF nuk kanë mbetur në “sirtarët” e përgjegjësve, qofshin ata komunalë apo qeveritarë. por, janë adresuar dhe nuk kanë munguar përpjekjet për adresimin e secilit problem. Si dobësi të KOMF mund të shoh pamundësinë e monitorimit të institucioneve shëndetësore dhe arsimore. Përmes një monitorimi KOMF do të ishte e kyçur direkt në problemet e shumicës së fëmijëve në Kosovë, duke qenë kështu shumë më prezente në eleminimin e dukurive që përfliten në këto institucione.

4. Cilat nga të arriturat e KOMF do të përmendni?

Ndikimin permanent në përmirësimin e gjendjes sociale të fëmijëve, ndikimin në ndryshimin dhe mbrojtjen e fëmijës përmes forcimit të legjislacionit, krijimit të platformës “Miqtë e fëmijëve” e cila avokon në mënyrë permanente për problemet e fëmijëve.

5. Sa të rëndësishme e shihni ekzistencën e Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve?

për aq sa Kosova ka fëmijë duhet të ketë edhe mekanizma për mbrojtjen e tyre. Mendoj se KOMF është një mekanizëm shembull edhe për rajonin sa i përket ngritjes së çështjeve që kanë të bëjnë me fëmijët. Kështu që ekzistenca e KOMF është një domosdoshmëri e përhershme.

Gazeta zëri – Alban Selimi, Gazetar

Nr. Pyetja Komenti

Page 40: RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVE - KOMF Kosova · hartimi i statutit, rregullores së Bordit Ekzekutiv dhe të gjithë dokumentacionit shoqërues të nevojshëm për funksionimin

RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVEKoalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me UNICEF

39

6. Cilat janë rekomandimet tuaja për Koalicionin?

Rekomandimet e mia për KOMF janë që të insistojë për të qenë monitorues direkt i shërbimeve shëndetësore dhe arsimore, duke monitoruar jo vetëm mënyrën e marrjes së shërbimeve por edhe qasjen ndaj fëmijëve gjatë ofrimit të këtyre shërbimeve, që për ta janë të garantuara me Kushtetutë por edhe me Konventat ndërkombëtare.

ve për Mbrojtjen e Fëmijëve? Konsideroj që KOMF është duke bërë punë shumë të mirë në fushëveprimin e vet. Vazhdimisht jam duke përcjellë aktivitetet dhe punën që e kryen ky koalicion. Vizibiliteti i koalicionit është ngritur dukshëm, është rritur paraqitja mediale dhe njerëzit tanimë e dinë se kujt ti drejtohen nga rradhët e shoqërisë civile, sa i përket mbrojtjes së fëmijëve.

2. Si e vlerësoni bashkëpunimin me Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve?

bashkëpunimi me KOMF ka qenë çdoherë shumë i mirë, ndonëse jo shumë i shpeshtë. Kam konsideratë të veçantë për punën dhe stafin e këtij koalicioni të OJQ-ve.

3. Cilat janë përparësitë dhe dobësitë e KOMF nga pikëpamja juaj?

Përparësitë kryesore të KOMF konsideroj që janë profilizimi i koalicionit (fushëveprimtaria specifike e tij), afirmimi si koalicion i besueshëm në mbrojtjen e fëmijëve, prezenca e vazhdueshme në media dhe qëndrueshmëria me projekte. Sa u përket dobësive, nuk kam shumë njohuri rreth organizimit të brendshëm të punës, kështu që nuk mund të komentoj për detaje në këtë aspekt.

4. Cilat nga të arriturat e KOMF do të përmendni?

avokimin e vazhdueshëm për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, monitorimin e institucioneve korrektuese, publikimin e raporteve dhe analizave të ndryshme si dhe marrëdhëniet e mira të bashkëpunimit me institucionet e vendit.

5. Sa të rëndësishme e shihni ekzistencën e Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve?

Konsideroj se është shumë e rëndësishme që KOMF të vazhdojë të ekzistojë, pasi fushëveprimtaria e tij është shumë e veçantë dhe Kosova nuk ka shumë OJQ të fokusuara në këtë aspekt.

6. Cilat janë rekomandimet tuaja për Koalicionin?

të sigurohet qëndrueshmëri sa i përket projekteve, të garantohet organizim dhe funksionim i mirëfilltë i punës dhe të krijohen strategji me objektiva afatmesme në mënyrë që të mundësohet planifikim sa më i mirë i aktiviteteve.

Nr. Pyetja Komenti

1. Si e vlerësoni Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve?

Këtë koalicion e shoh si mjaft të nevojshëm, sidomos kur është fjala në ngritjen e zërit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. E them këtë për faktin se kohëve të fundit, po shohim që fëmijët po keqpërdoren, e keqtrajtohen në forma të ndryshme, fatkeqësisht.

2. Si e vlerësoni bashkëpunimin me Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve?

deri më tani bashkëpunimi ka qenë mjaft i mirë, duke u bazuar në përvojat paraprake. Shpresojmë të vazhdojë edhe më tutje.

Instituti i Kosovës për demokraci - Artan Murati, hulumtues

Nr. Pyetja Komenti

1. Si e vlerësoni Koalicionin e OJQ-

Koha Vizion - Dafina Lata, Gazetare

Page 41: RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVE - KOMF Kosova · hartimi i statutit, rregullores së Bordit Ekzekutiv dhe të gjithë dokumentacionit shoqërues të nevojshëm për funksionimin

RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVEKoalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me UNICEF

40

3. Cilat janë përparësitë dhe dobësitë e KOMF nga pikëpamja juaj?

Përparësi është se të paktën ekziston dikush që po flet për të drejtat e fëmijëve. E dobësi është që pak po dëgjohet zëri i tyre.

4. Cilat nga të arriturat e KOMF do të përmendni?

Nuk kisha dalluar ndonjë të arritur. Pasi që secila përpjekje e juaja në të mirë të fëmijeve është e arritur në vetvete.

5. Sa të rëndësishme e shihni ekzistencën e Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve?

Mendoj që ekzistenca e secilës organizatë do të ishte e nevojshme, kur janë në pyetje fëmijët dhe të drejtat e tyre.

6. Cilat janë rekomandimet tuaja për Koalicionin?

vetëm vazhdoni. Suksese!

ve për Mbrojtjen e Fëmijëve? Konsideroj që KOMF po bën punë shumë të mirë në të gjitha drejtimet. Nëse do duhej të votoja nga 1 deri në 10, do vlerësoja me 7 përformancën e KOMF.

2. Si e vlerësoni bashkëpunimin me Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve?

Shumë të mirë, kemi një bashkëpunim shume të mirë me KOMF dhe konsideroj se janë një ekip shumë bashkëpunues.

3. Cilat janë përparësitë dhe dobësitë e KOMF nga pikëpamja juaj?

përparësia kryesore e KOMF konsideroj që janë lidershipi, respektivisht drejtori ekzekutiv dhe stafi që janë shumë profesional. Ndërsa sa i përket dobësive nuk kam ndonjë mendim konkret.

4. Cilat nga të arriturat e KOMF do të përmendni?

KOMF është shembull për rajonin. Konsideroj që KOMF është një histori suksesi dhe do të isha shumë e lumtur sikur vendet tjera të ballkanit të merrnin KOMF si model edhe për vendet e tyre.

5. Sa të rëndësishme e shihni ekzistencën e Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve?

Një platformë që vazhdon të rritet dhe të avancojë të drejtat e fëmijëve edhe më shumë në Kosovë.

6. Cilat janë rekomandimet tuaja për Koalicionin?

të ndjekë rrugën e deritanishme dhe të shtrijë aktivitetin edhe më shumë.

ChildPact - Mirela Oprea, Sekretare e Përgjithshme

Nr. Pyetja Komenti

1. Si e vlerësoni Koalicionin e OJQ-

Page 42: RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVE - KOMF Kosova · hartimi i statutit, rregullores së Bordit Ekzekutiv dhe të gjithë dokumentacionit shoqërues të nevojshëm për funksionimin

RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVEKoalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me UNICEF

41

Anëtarët e KOMF janë:

Avancuara FIT, Save the Children, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, Shpresa dhe Shtëpi për Fëmijët Kosovë, terre des hommes, voRaE dhe World vision.

Associazione Amici dei Bambini, Asociacioni për Trajnime Sociale, Hulumtime dhe Avokim – ASTRA, Action for Mothers and Children, Balkan Sunflowers Kosova, Iniciativa 6, Kosovo Education for Sustainable Development, Kosovo Rehabilitation Center for Torture Victims KRCT, Organizata Rinore Akti, One To One Kosova – Qendra e Këshillimit për Familje, One to One Children’s Fund, OpFaKKOS, programi për të drejtat Civile, pl4Y International, Qendra për Arsim e Kosovës – KEC, Qendra për Mbrojtjen e viktimave dhe parandalimin e Trafikimit me qenie njerëzore – MVPT, Qendra për Studime të

Page 43: RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVE - KOMF Kosova · hartimi i statutit, rregullores së Bordit Ekzekutiv dhe të gjithë dokumentacionit shoqërues të nevojshëm për funksionimin

RAPORT MBI VLERËSIMIN E NEVOJAVEKoalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF