40

Click here to load reader

Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

  • Upload
    voxuyen

  • View
    379

  • Download
    53

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

SUENA AJASLARI 0

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIRVERVSITETI ”ALEKSANDËR MOISIU”

TRAUMA TORAKALE DHE KUJDESI INFERMIEROR

PUNOI MA.STUDENT: SUENA AJASLLLARI

UDHËHEQËS SHKENCOR: MP.H. MSC. INDRIT BIMI

DURRËS 2014

Page 2: Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

SUENA AJASLARI 1

PERMBAJTJA E TEMES

KAPITULLI 1 ................................................................................................................................................... 3

ABSTRAKTI ..................................................................................................................................................... 3

KAPITULLI 2 ................................................................................................................................................... 5

HYRJE ............................................................................................................................................................. 5

KAPITULLI 3 ................................................................................................................................................... 6

Klasifikimi ...................................................................................................................................................... 6

KAPITULLI 4 ................................................................................................................................................... 7

Anatomia kirurgjikale e hapësirës torakale .................................................................................................. 7

KAPITULLI 5 ................................................................................................................................................... 8

Etiologjia dhe fizpatologjia e traumave tëthoraxit ....................................................................................... 8

KAPITULLI 6 ................................................................................................................................................... 9

Klinika e frakturave të brinjëve ..................................................................................................................... 9

KAPITULLI 7 ................................................................................................................................................. 10

Diagnostikimet dhe Egzaminimet ............................................................................................................... 10

KAPITULLI 8 ................................................................................................................................................. 12

Trajtimi i frakturave .................................................................................................................................... 12

KAPITULLI 9 ................................................................................................................................................. 16

Parimet e ndihmës së parë në vend të ngjarjes .......................................................................................... 16

KAPITULLI 10 ............................................................................................................................................... 18

KUJDESI INFERMIEROR NË TRAUMAT E KRAHËRORIT ................................................................................ 18

KAPITULLI 11 ............................................................................................................................................... 20

Kujdesi infermieror në rast ndërhyrjes kirurgjikale .................................................................................... 20

KAPITULLI 12 ............................................................................................................................................... 23

Periudha pas operimit. ................................................................................................................................ 23

KAPITULLI 14 NDIKIMI I TRAUMES NE GJENDJEN EMOCIONALE ................................................................ 29

KAPITULI 15 METODIKA E STUDIMIT .......................................................................................................... 32

Tabela 2 ...................................................................................................................................................... 33

Page 3: Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

SUENA AJASLARI 2

Shkaqet e lëndimit ..................................................................................................................................... 33

Frekuenca e Komplikimet kraharorit: ......................................................................................................... 35

LITERATURA ................................................................................................................................................ 37

FALENDERIME ........................................................................................................................................ 38

DEKLARATË MBI OIGJINALITETIN ................................................................................................................ 39

Page 4: Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

SUENA AJASLARI 3

KAPITULLI 1

ABSTRAKTI

HYRJE Çdo ditë në mbarë botën vdesin nga traumat mijëra persona. Burra, gra ose fëmijë, duke

ecur, duke ngarë biçikletën, duke udhëtuar për në shkollë apo punë, duke punuar, nuk kthehen

më në shtëpi, duke lënë pas familje të shkatërruara. Çdo vit miliona njerëz shpenzojnë javë të

tëra në spitale pas traumave dhe shumë nuk janë në gjendje të jetojnë, të punojnë apo luajnë si

më parë. Traumat e toraksit janë një problem në rritje shëndetësor, të cilat në mënyrë

disproporcionale prekin grupet më vulnerabël: përdoruesit e rrugës, punëtorët e lartësive, fëmijët,

gratë të moshuarit (si grup më vulnerabël ndaj ushtrimit të dhunës fizike. Më shumë se gjysma e

njerëzve të vdekur nga traumate ndodhura në rrugë gjatë aksidenteve rrugore janë të rinj nga

mosha 15-44 vjeç-duke qenë shpesh shtylla e familjes.

QËLLIMI STUDIMIT: Parandalimi i dëmtimeve nga traumat duhet të përfshihet në një

agjendë të gjerë aktivitetesh, të tilla si zhvillimi dhe menaxhimi i infrastrukturës së rrugëve,

sigurimi i makinave më të sigurta, forcimi i legjislacionit, sigurimi i shërbimeve shëndetësore

dhe spitalore dhe planifikimi urban dhe mjedisor.

Sektori shëndetësor është një partner i rëndësishëm në këtë proces. Roli i tij është fuqizimi i të

dhënave të bazuara në evidencë, sigurimi i kujdesit të përshtatshëm pre-spitalor dhe spitalor,

kryerja e advokacisë si dhe kontributi në implementimin dhe vlerësimin e ndërhyrjeve.

METODIKA E STUDIMIT :Gjate vitit 2013, u morren ne studim 336 pacientë me lëndime në

gjoks qe u shtruan në spitalin e traumes Tiranë.

Nga këto 25 ishin femra dhe 311 kanë qenë meshkuj ( femra / meshkuj Raporti :) .

Mosha mesatare ishte 30.5

177 pacientë kishin një traumë sipërfaqësorve gjoksi dhe 159 pacientë kishin një traumë që hyn

në thellësi te gjoksit .

Shkaqet e lëndimit te traumës ishin :

aksidentet e trafikut dhe ato sportive

Shkaqet e lëndimit në grupte traumës qe hyjne ne thellesi te gjoksit ishin :

Page 5: Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

SUENA AJASLARI 4

plagë me armë zjarri (duke përfshirë predhës dhe minave )

plagët me thikë

KONKLUZIONE:

Konkluzionet dhe rekomandimet e punimit synojnë të kontribuojnë në promovimin e të gjitha

atyre masave që do të ndihmonin në parandalimin dhe kontrollin e traumave të mbyllura të

toraksit.

Parandalimi i dëmtimeve nga traumat duhet të përfshihet në një agjendë të gjerë aktivitetesh, të

tilla si zhvillimi dhe menaxhimi i infrastrukturës së rrugëve, sigurimi i makinave më të sigurta,

forcimi i legjislacionit, sigurimi i shërbimeve shëndetësore dhe spitalore dhe planifikimi urban

dhe mjedisor.

Sektori shëndetësor është një partner i rëndësishëm në këtë proces. Roli i tij është fuqizimi i të

dhënave të bazuara në evidencë, sigurimi i kujdesit të përshtatshëm pre-spitalor dhe spitalor,

kryerja e advokacisë si dhe kontributi në implementimin dhe vlerësimin e ndërhyrjeve.

Page 6: Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

SUENA AJASLARI 5

KAPITULLI 2

HYRJE Traumatologjia (gr. Trauma= dëmtim; logos=shkenca)

Degë e shkencave kirurgjike e cila merret me dëmtimet e hapura dhe të mbyllura të

shoqëruara me çrregullime anatomike dhe fiziologjike të shkaktuara nga veprimi i

forcave të jashtme të cilat shkaktojnë dëmtime trupore të menjihershme dhe të papritura.

Traumat janë akute dhe kronike (veprimi përhershëm I vazhdueshëm I forcave të vogëla

dëmtuese.

Traumat psikike lëndimet shpirtërore

Etiologjia sipas shkaktarit

• 1. Traumat mekanike –veprimi forcës

• 2. Traumat termike- temperaturave të larta, ulëta

• 3. Kimike- acide, baza

• 4. Aktinike - rrezatimi

Fig.1Plagë torakale me thikë Fig.2 Djegi gradës 3

Page 7: Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

SUENA AJASLARI 6

Fig.3 Plagë me armë zjarri Fig.4 Plagë me armë zjarr

KAPITULLI 3

Klasifikimi sipas aktiviteteve te njerezve

• 1. Traumatizmi industrial

• 2. Traumatizmi bujqësor

• 3. Traumatizmi rrugor

• 4. Traumatizmi shtëpiak

• 5. Traumatizmi sportiv

• 6. Traumatizmi luftës

Klasifikimi it traumas sipas sistemeve:

1. Trauma lokomotore= kockave, nyjeve dhe indeve të buta

2. Trauma kraniocerebrale

3. Trauma maksillofaciale

4. Trauma torakale

5. Trauma abdominale

6. Trauma urogjenitale

7. Trauma vaskulare

Klasifikimi anatomo-patologjik:

Të hapura

Të mbyllura

Lëndimet traumatike

- Lëndimet që ndodhin nga bartja e energjisë nga burimi i jashtëm në trupin e njeriut.

- Hapi i parë në kuptimin e shkallës së lëndimit është të kuptohet Mekanizmi i lëndimit

Page 8: Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

SUENA AJASLARI 7

KAPITULLI 4

Anatomia kirurgjikale e hapësirës torakale/ Strukturat e murit të kafazit të

krahrorit

1.Lëkura dhe indi subcutan përbëjnë strukturat më të jashtme te kafazit të krahërorit që janë

dhe barriera e parë mbrojtëse e kafazit të kraharorit.

Këto struktura nuk janë të ndarë në septe fibroze apo fascie ndarëse nga hapësira

abdominale apo ajo e qafes..

2.Muskujt interkostal përfaqësojne muskujt që lidhin brinjët me njëra tjetrën dhe që marrin

pjesë në aktin e frymëshkmbimit.Në brendësi të tyre kalojë tufa neuromuskulare të përbëra nga

nervat interkostale,vena dhe arteria interkostale të vndosura në kendin e poshtëm të brinjës

3.Sternumi dhe brinjët janëtë lidhura nga përpara me anë tekartilagove dhe nga prapa me

vertebrat.Kjo strukturëështë shumë e rëndësishme për të ruajtur organet jetike në brendësi të

kraharorit.Kontakti I ngushte I tyre me strukturat e hapësirës interkostale është e rëndësishme për

të kuptuar dëmtimet e pulmonit në rastet e frakturave të brinjëve,pasi gjithë kjo strukture e

krijon një kavitet virtual të ndarë në dy pjesë nga hapësira e mediastinit.

Tipet e traumave torakale

Një pacient me traumë thoraxi mund të ketë:

1. Frakturë të brinjëve

2. Shtypje të thoraxit(një pjesë ose e gjithë struktura e thoraxit).

3. Pneumothorax që ndahet në tre lloje:

a) Pneumothorax i hapur

b) Pneumothorax i mbyllur

c) Pneumothorax valvular apo i tensionuar.

4 Hemothorax (përfaqëson praninë e gjakut në hapësirëntorakale)

Page 9: Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

SUENA AJASLARI 8

KAPITULLI 5

Etiologjia dhe fizpatologjia e traumave tëthoraxit Shkaqet, lidhen me traumat e ndryshme që nga rrëzimet nga lartësia dhe dëmtimet e pulmonit në

mënyrë dramatike ashtu dhe nga dëmtime të jashtme nga:

a) Faktorët traumatikë si plagë me armë zjarri me thikë apo nga një valë ekspozimi që mund të

dëmtojë rëndë mushkëritë dhe mund të prishë dhe alveolat.

b)Faktorë të ndryshëm që dëmtojnë strukturat e kafazit të kraharorit.

Në pneumotoraksin e hapur hyja e strukturave të jashtme të kraharorit.

Në pneumotoraksin e mbyllur hyja e ajrit në hapësirën pleurale vjen si rrjedhoje e deëmtimit

strukturave të brendshme të pulmonit,pra kur kemi dëmtim të pleurës visceeerale,sidomos nga

sëmundje të ndryshme të mushkërisë siemfizema,nga sëmundje cistike të pulmonit dhe nga

infeksione të ndryshme.

Në pneumotoraksin valvular hyrja e ajrit vjen në mënyrë progresiv e si rrjedhjë e

hyrjes më të madhe të ajrit në hapsirën pleurales e sa daljes së tij.

Kjo sjell një presion të madh pozitiv int ra pleural duke sjellë zhvendosjen e

mediastinumit me pasojë kolapsin cirkulator , duke penguar kthimin venoz të gjakut në

zemër dhe duke u shtuar sasia shtyp edhe mushkërinë tjetër dhe për pasojë prishet

edhe s hkëmbimi i gazeve në mushkëri .Është forma më e rëndë e pneumotoraksit që kërkon një

ndërhyr je tëmenjëhershme .

Ndërsa në rastin e hemotoraksit ai mund të ketë edhe shkaqe si pasojë eproçeseve patologjike që

ndodhin në pulmon si pleurite specifike , sëmundje tumorale të pulmonit etj.

Page 10: Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

SUENA AJASLARI 9

KAPITULLI 6

Klinika e frakturave të brinjëve Frakturat e brinjve shoqërohen me dhimbje në cdo inspiracion apo ekspiracion.Nuk paraqesin

rrezik nga strukturat e tjera të kafazit të kraharoritr.

Shtypjes së gjoksit,këta pacintë mund të kenë:

a)Hemoragji(hemotoraks)

b)Emfizemë subkutane

c)Detres respirator që mund të cojë në asfiksi tërëndë deri në vdekje.

Pneumotoraksi

Shenjat klinike lidhen me shfaqjen e dhimbjes ne anën e kaharorit ku është shfaqur

pneumothoraxi,këtaq pacientë kanë ndryshime kardiorespiratore sidispne,takikardi,ulje të debitit

kardiak,reduktim të presionit parcial te O2 në gjak.

Këta pacintë kanë ulje të lëvizjes respiratore në anën e prekur.Në auskultacion vërejmë mungesë

të xhurmave respiratore.Në pneumotoraksin traumatik në kraharor shohim një plag të gjërë nga

hyn e del ajër me zhurmë prej kavitetit torakal,por mund të jetë dhe një plagë e vogël.

Në radiografi vërejmë mungesën e indit pulmonary në anën ë dëmtuar.

Hemotoraxi

Shenjat klinike lidhen me presionin qe I bëhët pulmonit nga prania e gjakut në hapësirën pleurale

dhe gjithashtu me shenjat ë humbjes së gjakut në varësi të sasisë ,shkon qe nga prania e

takikardisë deri në uljen drastike të tensionit me praninë e shokut hemoragjik

Pra i sëmuri ka dhimbje gjoksi sithikë,kollë të thatë ose të shoqëruar me

hemoptizi,dispne,zbehje,pacienti është I shqetësuar me djersë të ftohta,cianozë,puls I dobësuar

,gjëndje shoku.

Page 11: Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

SUENA AJASLARI 10

KAPITULLI 7

Diagnostikimet dhe Egzaminimet Diagnoza bazohet në:

1. Ekzaminimin klinik të të sëmurit

a) Ekzaminimin subjektiv

Nëpërmjët pyetjeve të ndryshme që I drejtohen pacientit ose familjarëvë që e shoqërojnë

pacientin,në lidhje me gjeneralitetet,vendbanimin,profesionin dhe pyetet I sëmuri në lidhje me

ankesat që ai.

Pyetet në lidhje me shkaqet që e kanë caur në këtë patologji I cili mund të referojë vetë ose

personat që e shoqërojnë atë.Pyetet nëse ka patur hemoragji jgatë mberritjes nëspital dhe sa është

koha e transportimit në spital,si ka qënë gjëndja e pacientit gjatë kësaj kohe,ka reaguar ose

jo.Pyetet ne lidhje me sëmundjet që ai vuan dhe sa kohë ka që vuan nga keto sëmundje.Është

përdorur ndonjë trajtim pëe ndalimin e dhimbjes.Në qoftë se gjëndja e tij është tepër e rënduar

bëht reanimimi I menjëhershëm I pacientit.

b) Egzaminimin objektiv

Një pacient që ka pësuar traumë në gjoks mbikqyret për

a) Dispne

b) Cianozë

c) Dhimbje gjoksi

d) Puls të dobët dhe të shpejtë

e) Shenja të detresit respirator

f) Spostim të mediastiniumit

g) Toraks të fryrë(në rastin e pneumotoraksit valvular).

Me palapacion mund të përcaktojmë përmasat e kraharorit,formën,lëvizjen respiratore,qe gjate

dhimbjes dhe hyrjes së ajrit ato fillojnë e ngadalësohen,verejme

rezistencën,dhimbjen,pulsacionet,krepitacionet e emfizemës subkutane.

Po ashtu vërejme ulje apo mungesë të lëvizjeve respiratore.

Page 12: Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

SUENA AJASLARI 11

Në përkusionnë rastin e frakturave ndihen kërcitjet karakteristike.Me anë të tij ne përxaktojmë

kufijtë e pulmoneve dhe gjëndjet patologjike.Perkusionin e bëjmë topografik për të përcaktuar

kufijtë,madhësinë,pozicionin e organeve dhe krahasues për të parë ndryshimet nga nnjëri pulmon

në tjetrin,apo nga fushat e sipërme dhe të poshtme pulmonare.

Gjatë patologjive të tjera ngaa prania e ajrit apo likideve në pulmon ne nuk dallojmë tingull të

qartë pulmonar ose dallojme tingull timpanik.

Në auskultacion dallojmë mungesë të zhurmave respiratore.

2. Radiografia

Bën vendosjen e diagnoses.Verejmë spostim të mediastinit në anën e shëndoshë. Në

pneumotoraksin valvular ose nga tensoni,në këtë rast kemi një zhvendosje të madhe të

mediastinit dhe ulje të diafragmës.

Fig.5

3. Radioskopia

Sqaron raportet anatomike të një densiteti në nje projeksion ndryshe nga grafia,me anë të saj

mund të shohim lëvizshmërinëë diafragmes

CT

Pëdoret për një diagnose sa më të saktë të këtyre patologjive dhe kur kemi një kompleks

patologjish që mund të shoqërojnë patologjitë e mësiperm.Ku mund të dallojmë dhe lezionet e

vogla intersticiale pulmonare.

Page 13: Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

SUENA AJASLARI 12

KAPITULLI 8

Trajtimi i frakturave Ka shumë metoda me anë të cilave mundohemi të kufizojmë lëvizjet e brinjëve të thhyera,por kjo

është pothuajse e apmundur sepse ato levizin gjatë frymarrjes.

Për këtë qellim përdoret:

1) Vendosja e bandazheve leukoplastike duke përfshirë brinjët lart e poshtë aqëështë thyer ose

përdoren dhe bandazhe elastike.

2) Më i efektshëm është përdorimi I I anestezisë locale me lidoakinë,duke injektuar në buzën e

poshtme të brinjëve sepse aty kalojnë edhe nervat interkostalë.

3) Dhe inj eksioni bëhet edhe një brinjë më lartë e një më poshtë asaj qëështë thyer.

Trajtimi I shtypjes së gjoksit

Nëse pacienti arrin të shpëtojë nga një traumë e tille:

a)Vendoset nëregjim shtrati

b)I jepet O2

c)I bëhet torakocenteza sepse mun të ketë ajër ose likid në hapësirat pleurale.d

d) Në disa pacientë që kanë pneumotaoraks mund te vendoset një tub drenazhi.

Pneumotoraksi mund të jetë I hapur ose I mbyllur

a)I hapur konsiston ne transportimin e menjëhershëm të pacientit në një qëndër të

specializuar.Aty realizohet:Mbyllja e plagës dhe vendosja e drenit torakal në hapësirën e dytë

interkostale për të boshatisur hapsirën e pulmonit dhe liruar kolabimin e pulmonit. Terapi

zëvëndësuse për problemet e tjera të sëmurit.

Pneumotoraks I mbyllur

Në pneumotoraksin e mbyllur,zakonosht është nga emfizema dhe ndodh në moshën mbi 40 vjec.

a) Kur ajri ze deri ne 20% të hapsirës pleurale dhe pacienti eshte në moshë të vjetër zakonisht

bëhet trajtim konservativ.

b). Kur ajri zë deri në 50 % të hapësirës pleurale trajtohet me aspirim të herëpashershëm me

shiringë

Page 14: Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

SUENA AJASLARI 13

c)Kur ajri zë më shumë se 50% atëhere I behet trajtim me drenim.

Pneumotorksi valvular

a)Pneumotoraksi valvular kërkon trajtim të shpejtë dhe të menjëhershem .

b) Vendoset një gjilpërë e trashë në kavitetin torakal dhe pas kësaj kalohet në drenim interkostal

c). Drenat mbahen në presion negative 5-10 mmHg dhe heqja e tij bëhet kur ne sigurohemi që

nuk kemi rrjedhje të ajrit në ahpësirën pleurale.

Si kritere që drenimi ka arritur qëllimin kemi:

a) Eleminimin e ajrit e midis pulmonit dhe pleurës

b)Hapjen maksimale të mushkërisë.

Hemotoraksi

1. Konsiston ne zvotimin e gjakut në hapësirën e 6-7 interkostale me anë të drenazhit

dr e n a z h i t .

2. Terapi xëvëndësuse (s i p.sh transfusion gjaku)

3.Ndërhyrje kirurgjikale për të korrigjuar defektin

- Vlerësimi i shkallës së traumës

me anë të analizës së forcave fizike të cilat e kanë shkaktuar lëndimin

Elementet e mekanizmave të lëndimit:

1. Energjia në lëvizje

2. Ngadalësimi

3. Transferi i energjisë

Modeli i lëndimit në aksidente të trafikut

1Lëndimet cervikale (të qafës)

a)Fleksive; b). Ekstenzive

2. Lëndimet e krahërorit

3. Lëndimet anësore (laterale)

Page 15: Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

SUENA AJASLARI 14

- Thyerja e brinjëve=> Rupturë traheal -Kontuzioni pulmonar-Kontuzioni miokardial -

Rupturë e aortës

- Qarja e krahërorit

- Pneumotoraksi => I mbyllur- I hapur- I tensionuar -Hemotoraksi

-

- Fig.6 Segmenti jostabil i prodhuar kur dy apo mëshumë brinjë janë thyer në dy apo

më shume vende

Fig.7 Segmenti jostabil i prodhuar kur dyapo mëshumë brinjë janë thyer

në dy apo më shume vende

Fig.8 Emfizem subkutane

Page 16: Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

SUENA AJASLARI 15

Shtypja e zemres:kompresioni I zemres ne mes derrises se kraharorit dhe shtylles kurrizore.

Fig.9

Shenjat dhe simptomet

- Dridhjet dhe çrregullimi i ritmit të zemrës

- Disa pacientë janë pa simptoma

Grisje e aortës në kryqëzim të harkut aortik dhe aortës rrjedhëse

Shenjat dhe simptomet: -Shoku hipovolemik

Trajtimi Rrjedhje e lartë e oksigjenit

Qasje I.V.

Transport i shpejt

Page 17: Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

SUENA AJASLARI 16

KAPITULLI 9

Parimet e ndihmës së parë në vend të ngjarjes :Qëllimet kryesore Stabilizimi, jo

shërimi Procedura e përgjithshme

1. Së pari siguria

2. Vetëdija-ABCE

3. Prioriteti: jeta-organi-funksioni

Fig.10 Vështirësitë për të hapur rrugët e frymëmarrjes

Vlerësimi i vendit të ngjarjes

Prioriteti absolut në kujdesin Paraspitalor

Siguria në radhë të parë

“Heronjë të vdekur nuk mund të shpëtojnë jetëra”

Page 18: Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

SUENA AJASLARI 17

1.Ndihma mjekësore konsiston në:Ndihma parë- mbajtja funksioneve vitale;

1. Triazhi

2. Transportimi; autoambulanca+helikopteret

3. Trajtimi spitalor

4. Rehabilitimi

5. Parandalimin

Ekipi I traumës

Fig.11

Përmbledhje;Trauma më së miri trajtohet me qasje ekipore (nuk ka “Unë” në

traumë)

Vlerësimi parësor dhe dytësor paraqet qelësin e indentifikimit të lëndimeve që

rrezikojnë jetën

Pas identifikimit të lëndimit, trajtimi nuk duhet të vonohet

Trajtimi përcaktohet nga mundësitë dhe resurset njerëzore.

Page 19: Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

SUENA AJASLARI 18

Traumat e gjoksit janë serioze ose potencialisht të tilla dhe që duan një kujdes të veçantë

si nga ana e mjekut po ashtu edhe nga ana e infermierit për trajtimin e

KAPITULLI 10

KUJDESI INFERMIEROR NË TRAUMAT E KRAHËRORIT 1.Njohja me pacientin

· Në traumat e kraharorit rëndësi ka që të përcaktohet shkalla dhe tipi I dëmtimit.

· Infermieri shikon semos pacienti ka dëmtime të tjera..

· Infermieri mat parametrat vitalë,si respiracionin,pulsing periferik s\dhe atë apical.

Askulton respiracionin në pulmone për të përcaktuar shkallën e shtrirjes se pneumotoraksit pasi

në këtë rast mund të dëgjohet zhurmë,pakësim të zhurmës apo mungesë të plotë të respiracionit.

Monitoron oksigjenin,raporton për saturim të O2<=92 % pasi mund të jetë e nevojshme

administrimi I O2 terapi.

2.Diagnozat infermierore

1. Asfiksi lidhur me pneumotoraksin,hemotoraksin si pasojë e dëmtimittë funksionit të aparatit të

frymarrjes.

2. Dhimbje në lidhje me pneumotoraksin,hemotoraksin,si pasojë e hyrjes së ajrit apo likidit në

hapësirën pleurale dhe prekjes së nervaveinterkostalë.

3. Frikë dhe ankth në lidhje me ndjenjën e asfiksise.

3.Planifikimi:

a)Përmirësimi frymëmarrjes

b)Reduktimi I dhimbjes

c)Reduktimi I ankthit dhe frikës.

4.Zbatimi:

a)Përmirësimi i frymëmarrjes

Infermieri bën administrimine o2 terapisë derisa gjendja e tij të stabilizohet dhe vlerëson

gjëndjen respiratore të pacientit

Në rastin e pneumotoraksit

Page 20: Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

SUENA AJASLARI 19

I asiston mjekut në procesin e vendosjes së denave ose aspirimit të tyre.

Ndjekja në vazhdimësi gjëndjen e aparatit respirator duke vlerësuar dhe raportuar

ritmin,thellësinë respiratore.

Në rastin e frakturave

Imotelektazë dhe pneumoni që zakonisht ndodh kur janë thyer shumë brinjë.

Për të parandaluar këto infermieri kujdeset që pacienti të:a)Kryejë frymëmarrje të thella cdo

2ore.

b)Kollitet herë pas here por duke bërë më parë administrimin e analgjezikëvë për qetësimin e

dhimbjes dhe përmirësimin e shkëmbimit të gazrave.

Në rastin e traumës shtypëse të toraksit

Detyra kryesore e infermierit është që të:

a)Observoje për shënjat e detresit respirator

b)kujdeset që pacienti të kryejë frymëmarrje te thella cdo 2 ore

c)Kollitet herë pas here por duke bërë më parë administrimin e analgjezikëve për qetësimin e

dhimbjes dhe përmirësimin e shkëmbimit të gazrave.

2.Reduktimi i dhimbjes

Zakonisht këto dhimbje janë të forta dhe për qetësimin e tyre infermieri administron qetësuesit

sips përshkrimit të mjekut.Por këto mund të frenojnë frymëmarrjen,prandaj detyra e infermierit

është që të numërojë shpejtësinë respiratore para dhënies dhe 30-40 minuta pas marrjes së tyre

· Kur qetësuesit nuk japin efekt ose ritmi I frymëmarrjes është nën 10 frymëmarrje/minutë

infermieri lajmëron menjëherë mjekun.

3.Reduktimi i ankthit dhe frikës.

· Ankthi dhe frikae vështirësojnë akoma më shumë frymëmarrjen,për këtë arsye mund të

administrohen qetësues.Infermieri e inkurajon pacientin që të bëjë pyetje dhe I lë kohë për të

shprehur ankthin dhe frikën.

Infermieri vlereëson shenjat verbale dhe jovebale të ankthit. Një roltë madh në ndërhyrjet

infermierore ka dhe krijimi I empatise(besimit)\ në personelin mjekësor që do ti bëhen ndërhyrjet

e nevojshme dhesa më kujdes,si dhe gjëndja e tij do të përmirësohet së shpejti dhe I siguron atj

mnështetje emocionale.

Page 21: Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

SUENA AJASLARI 20

KAPITULLI 11

Kujdesi infermieror në rast ndërhyrjes kirurgjikale.

Periudha para operimit

1. Njohja me pacientin

Infermieri pyet përjetën e pacieniti: Alergjite që mund të ketë,ku ka punuar,a është

konsumator I rregullt I duhanit etj..

Infermieri egzaminon pacientin për simptomat e redukimit të perfuzionit indoor si për:

Cianoze;

Vështirësi në frymarrje;

Edemë në duar dhe këmbë.

Në rastet urgjente p.sh në traumë:

Egzaminimi fizik është I shpejtë,infermieri;

Përcakton gjëndjen e përgjithshmë të paientit

Vlerëson shejat vitale

Merr analizat,sipas rekomandimit të mjekut.

Përgatit pacientin për operacion

Krahas ndihmës reanimatore që I jepet,përshpejtohet ndërhyrja.

2.Diagnozat infermierore

a)Dëmtim I shkëmbimit të gazrave lidhur me dhimbjen postoperatore,paaftësinë për të lëvizur

sekrecionet.

b)Ankth lidhur me ndërhyrjen kirurgjikale

c)Mungesë njohurish lidhur me aparaturat e ndryshme dhe përmirësimin e shkëmbimit të

gazrave.

3. Planifikimi:

1-.Pastrimi dhe lirimi I rrugëve të frymëmarrjes

Page 22: Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

SUENA AJASLARI 21

2- Reduktimi I ankthit

3 -Mësimi I teknikave të frymëmarrjes së thellë për të shmangur ndërlikimet postoperatore si dhe

funksionimit të aparaturave.

4. Zbatimi:

a).Pastrimi dhe lirimi i rrugëve të frymëmarrjes.

Nje pacient me patologji pulmonare mund të ketë vështirësi në nxjerrjen e sekrecioneve

bronkiale dhe mbajtjen e lirë të rrugëve të frymëmarrjes.

Për të nxitur daljen e sekrecioneve infermieri bën administrimin e O2terapisë të lagështuar që

kalohet më parë në një enë me ujë dhe infermieri bën dhe administrimin e bronkodilatatorëve që

mund të përdoren me anë të O2 terapisë ose

veçmas .Pastaj infgermieri bën aspirimin e këtyre sekrecioneve.

b.Reduktimi i ankthit.

Është mëse e natyrshme që para operimit pacienti të ketë ankth e aq më tepër kur nevoja për

operim është urgjente.Ankthi e pengon pacientin që të ketë frymarrje të mirë.Pacienti sqarohet

për të gjitha procedurat duke e siguruar që do ketë një kujdes perfekt në ope3rim dhe në

periudhën pas tij.

c.Mësimi funksionimit të aparaturave si dhe i teknikave të frymëmarrjes së

thellë për të shmangur ndërlikimet pastoperatore.

Infermieri jihet me faktin nëse ato janë në punë dhe si funksionojne ato si psh;aspiratorët. Kur

është e nevojshme mjeku i bën infermirit korrigjimet dhe I jep porositë e rastit. Infermieri ribën

sigurimin e pajisjeve të vecanta.

Gjatë kësaj periudhe dhe kirurgu komunikonme pacientin. Ai e sqaron atë peroperimin që do

kryhet dhe ijep porositë për periudhën e pasoperimit. Gjatë kësaj periudhe infermieri meson

pacietin sesa rënsësishme ështëë ai të dijë frymëmarrjen e thellë;ngrihet herët nga

shtrati,;aktivizohet herët pas operacionit.

Infermieri mëson pacientinsesi të marrë frymë thellë dhe sit a nxjerrë atë me gojë hapur.Ky

veprim ka shumë rëndësi sepse bën që të hapë mushkëritese. Nëse pacienti nuk do të bëjë këtë

mund të shfaqë kollë e cila shoqërohet me dhimbje në plagën operatore çka do të përkeqësonte

periudhën pas operimit.

Page 23: Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

SUENA AJASLARI 22

Rezultatet e pritshme

Pacienti:

1-Paraqet frymëmarrje të lehtësuar

2-Ka rrugët e frymëmarrjes të pastra e të lira

3-Ka më pak ankth

4-Kryhen frymarrje të thellë dhe kollitet vetëm me qëllim që të shmangë ndërlikimet

postoperatore.

Page 24: Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

SUENA AJASLARI 23

KAPITULLI 12

Periudha pas operimit. 1. Infermieri njihet me situatën postoperatore.

Me të arritur në dhomën pas anestezisë,lidhen të gjithë drenat me sistemin përkatës dhe vendosen

nën ujë,duke vrojtuar me kujdes nëse nxjerrin e ajër dhe pulsojnë

Merren të gjitha analizat dhe maten parametrat vitalë të vilat regjistrohen në kartelë.

Fashaturat shihen herë pas here mos kanë hemoragji. Po keshtu infermieri vazhdimisht mbikqyr

drenat,tubat torakalë semos shfaq emfizemë nën lëkurë e cila është pasojë e rrjedhjes së ajrit afër

tubave. Nëse ka emfizemë njoftohet mjeku.

Infermieri vlerëson;

Ngjyrën e lëkurës;pulsing;shpeshtësinë,thellësinë dhe ritmin respirator. Infermieri e riaskullton

pulmonet herë pas herë,infermieri dokumenton të gjita veprimet infermierore

2. Diagnozat infermierore

1. Mos këmbim I mirë I gazeve lidhur me faktorë të ndryshëm si;rrugë jot ë pasra

respiratore,frymëmarrjë jo efektive,moshapje e mirë e mushkërive.

2. Frymëmarrje joefektive lidhur me dhimbjen që ndjen pacienti si pasojë e operimit dhe tubave

të drenimit që janë vëndosur.

3. Rrezik për mbingarkesë me lëngje në lidhje me perfuzionet e shpeshta i/v

4. Diskomfort nga qëndrimi në shtrat sipasojë e drenave ose e perfuzioneve.

5. Ankthi si pasojë e dhimbjes,vështirësisë së frymëmarrjes dhe vendosjes së drenave.

3. Planifikimi i ndërhyrjeve:

1.Pastrimi dhe mbajtja e lirë e rrugve ate frymëmarrjes.

2.përmirësimi i shkëmbimit të gazeve.

3.Monitorimi i ekuilibrit hidroelektrolitik.

4.Reduktimi i dhimbjes.

5.Reduktimi i ankthit.

Page 25: Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

SUENA AJASLARI 24

4. Zbatimi i ndërhyrjeve

1.Përmirësimi i shkëmbimit të gazrave,pastrimi dhe mbajtja lirë e rrugëve të

frymëmarrjes.

Ne këta pacientë mund të duhet që pas operimit ti jepet O2 terapi.

Infermieri bën administrimin e O2 terapisë dhe vlerëson herë pas here statusin respirator dhe

parametrat vitale.

Infermieri auskulton pulmonet cdo 1-2 orë për të vlerësuar shfaqjen e zhurmave jonormale.

Pas oerimit,pasi zgjohet,pacienti, infermieri e pozicionon atë në pozicionin Semi Foëler.

Ështe pozicioni më i përshtatshëm pasi pulmonet zgjerohen duke filluar nga majat e pulmonit,ku

ajri në sajë të drenazhit ka dalë.

Infermieri e xit pacientin të marrë frymë thellë dhe të kolitet cdo 2 orë në mënyrë që të

parandalojmë shfaqjen e atelektazës.

Pastrimi dhe mbajtja lirë e rrugëve të frymëmarrjes.

Parametrat e sistemit kardiovaskularë të frymëmarrjes në periudhën e hershme postoperatore

maten shpesh,cdon 15-30 min. Dhe kur ato stabilizohen , cdo 1-2 orë.

Në kirurgjinë e gjoksit,si rezultat i hapjes së kafazit të kraharorit,kemi barazimin e presionit të tij

me atë të mjedisit.Pas operimit qëështë bërë hapja e mushkërive,duhet të rivendoset presioni

negativ i mushkërive.

Dhe për këtë infermieri përqëndrohet në këete kujdes infermieror.

Infermieri drenon nga hapësira pleurale:

a)sekrecionet

b)gjakun me qëllim që pulmonet të hapen.

Infermieri i vendos drenat nën ujë.Nganjëherë vendosen dy drena,një përpara dhe një pas.

Dreni përparëm ka si qëllim të nxjerrë ajrin dhe vendoset pak më sipër,zaknisht në hapësirën e

dyre interkostale në vijën mediaklavikulare.Drenat për të mos levizur,qepen me lëkurën e

paretitt torakal dhe pasi zgjaten futen në shiashe me ujë.

Page 26: Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

SUENA AJASLARI 25

Inf e r mi e r i i v e n d o s dr e n a t në n uj ë.

Mund të përdoren sistemet me një,dy ose tre shishe,por duhet që gjithnjë të futen nën ujë.

Një dëmtim i këtij sistemi do të bëntë që në tubatë futet ajër dhe të arrinte në pulmone,dke

prishur presionin negativ që duam të krijojmë.

Tubat e drenazhit duhet të jenë tëfortë që të mos palosen nga presioni negativ që krijohet gjatë

aspirimit.

Ata gjithashtu duhet të jenë relativisht të gjërë me qëllim q të mos ngecin koagula të cilët

bllokojnë dreninimin.

Sidomos në orët e para pas operimit,infermirei duhet të jetë tepër i kujdesshëm që tubat e

drenimit të mos bllokohen.

Infermieri mban te shtrati i pacientit dy ose tri pinca të forta të tipit klemer.

Infermieri ndërron enët kur ato mbushen,dhe mnëqoftëse tubat e sistemit të drenimit dëmtohen

ato duhen ndërruar,infermieri me klem kap drenat sa më afër kafazit të kraharorit dhe i bllokon

ato.

Mandej vepron duke i zbrazur dhe pastruar shishet ose ndërruar tubat e dëmtuara.Sapo infermieri

bën kapjen dhe mbylljen e tubave njofton mjekun.Në fillim,ne shohim që dalin flluska ajri nga

shishet e drenimit,por dueht patur kujdes se ndërprerja mund të ndodhë dhe pa u hapur

plotrësisht munshkëria,por ngaqë tubi ose sistemet e drenimit janë blloukuar.

Ndërprerja e daljes së ajrit gjatë orëve të para është zakonisht pasojë e bllokimit të tubave.

Në këto raste,duke filluarsa më afër kafazit të kraharorit,me dy gishtat në drejtim larg trupit të

pacientit shtypim tubat sikur iu mjelim në mënyrë që të lëvizim koagulat e ngecura.

Këtë manovër infermieri e bën çdo 2 orë edhe pa qënë tubat e bllokuar.Shtypja bëhet me dy duart

dhënëse tubat nuk çbllokohen atëherë i kapim me klemer dhe njoftojmë mjekun

Në orët e para pas operimit ajri del me flluska të shpeshta.Nëse këtë orë të para ndodh nd

ndërprerja e ajrit infermireri lajmëron mjekun.

Infermieri vlerëson gjatë gjithë kohës sekrecionet që drenojnë,ngjyrën e tyre,sepse mund të

ndodhë që të kemi hemoragji dhe të rrjedhi gjak i pastër.

Nganjëherë përreth tubit nën lëkurë,del ajër duke dhënë emfizemë të saj dhe me anë të prekjes ne

dallojmë krepitacione.Nëse infermieri vëren që sasiae ajrit del në një sipëerfaqe të

gjërë,lajmëron mjekun.

Page 27: Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

SUENA AJASLARI 26

Pastrimi i rrugëve të frymëmarrjes

Inkurajohet pacienti të marrë frymë thellë dhe të kollitët herë pas here pasi kollitja bën që

sekrecionet të dalin jashtë pemës trakeobronkiale..Por,që ti kryejë këto infermieri merr masa që

gjatë frymëmarrjes dhe kollitjes dhimbja në plagën operatore të jetë sa më e pakët,duke

administruar analgjezikët sipas rekomandimit të mjekut.

Gjatë gjithë kohës infermieri mban të pastër rrgët respiratore duke aspiruar sekrecionet e tyre me

ane të aspiratorit dhe kujdeset specifike që mund të ketë ndaj pastrimit të këtij aparati para

aspirimit te sekrecioneve të pacientit.

Infermieri vlerëson gjëndjen respiratore vazhdimisht dhe mbikqyr nëse kemi ndryshim në

ritmimn apo thellësinë e frymëmarrjes dhekur shfaqet cianozë ai lajmëron menjëherë mjekun

2.Monitorimi i ekuilibrit hidroelektolitik.

Infermieri bën administrimin dhe monitorimin e likideve apo elektroliteve sipas përshkrimit të

mjekut.

Ato mund të jepen me rrugë orale ose parenterale.Infermieri monitoron diurezën çdo orë,dhe

nëqoftë se paraqitet nën 30ml/h dhe/ose 220ml/h ai njofton mjekun.

Monitoron shenjat vitale dhe statusin mental për të vlerësuar pacientin në vazhdimësi.

3.Reduktimi i dhimbjes

Kur pacienti zgjohet nga anestezia,dhimbja mund të jetë e fortë,sidomos kur ai kollitet e lëviz

krahët ose mer frymë thellë.Dhimbja duhet të qetësohet në maksimum sepse përndryshe ai nuk

merr frymë thellë dhe nuk kollitet, çka do të favorizonte shfaqjen e atelektazës e më vonë të

pneumonisë si ndërlikim.

Infermieri observon shprehjen e fytyrës apo lëvizjet që bën edhe pa u ankuar,ai e ndjen dhe

vlerëson shkallën e dhimbjes që ndien pacienti.

Page 28: Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

SUENA AJASLARI 27

Duke theksuar se nuk përdoren doza të mëdha qetësuesish,sepse ato japin dhe frenim të

frymëmarrjes.

Qetësuesit jepen në doza të vogladhe shpesh.Pas aplikimit të tyre mjeku vrojton pacientin për 20-

30 min dhe vlerëson reagimin e dhimbjes me metodën qëndrore të anestezisë,e ndjekim në

dinamike cdo 2orë frymemarrjen dhe me të vërejtur dobësimin e saj vëmë në dijeni mjekun.

4.Aktivizimi i hershëm

Këto pacientë krahun dhe shpatullën në anën e operuar i mbajnë në një pozicion karakteristik dhe

nuk i lëvizin,sepse levizja shkakton dhimbje

Ato zakonisht lejohen që tëngrihet nga shtrati në ditën e dytë pas operimit.Drenat në këtë

moment kapen me klemer.Lëvizja bëhet ngadalë dhe njëkohësisht nxitet edhe lëvizja e krahut në

anën e operuar.Pacienti gjatë kësaj periudhe nxitet që të bëjë lëvizje në shtrat,sidomos të krahut

dhe shpatullës në anën e operimit.Me heqjen e drenave lëvizjet bëhen më të lehta.Pozicioni në

shtrat varet nga lloji i operimit të bërë dhe tubave të vendosur,sidoqoftë,duhet që të nxisim

lëvizjen në shtrat dhe ndërrim të pozicionit çdo 2orë

5.Reduktimi i ankthit

Është e natyrshme që këto pacientë të kenë ankth.Është detyrë e infermierit dhe stafit mjekësor

që me sjelljen dhe veprimet e tyre ta pakësojnë atë.

Dhimbjet post operatore,për pasojëtë drenave qëkanë këta pacientë dhe përdorimit të kuizuar të

qetësueseve,të cilët jepen në intervale më të shkurtra dhe doza mëtë pakta.

Gjithashtu aspirimi eshtë i bezdisshëm,prandaj më parë sqaroje me delikatesë për atë që do të

besh

Rezultatet e pritshme

1-Frymëmarrja të jetë normale.

2-Ankthi dhe frika të zhduken ose të jenë minimale

3-Dhembja të eleminohet ose të jetë minimale

.4-Pacienti të ketë kuptuar se çfarë kërkohet prej tij që ai vetë të bëjë në spital dhe në shtëpi.

Page 29: Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

SUENA AJASLARI 28

Page 30: Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

SUENA AJASLARI 29

KAPITULLI 14

NDIKIMI I TRAUMES NE GJENDJEN EMOCIONALE Pas këtyre ndodhive njeriu është shpesh i lënduar fizikisht dhe psiqikisht. Lëndimet trupore

mund të shihen mirë dhe në shumicën e rasteve mund të trajtohen nga mjekët. Por përjetime tilla

mund të sjellin edhe një shok shpirtëror. Është e vështirë të kuptohet se çfarë ka ndodhur dhe

njëkohësisht te mund të pajtohesh me të. Këto lëndime psiqike në shumicën e rasteve ndrydhën

(mbyllen në vete) nga personat e traumatizuar. Edhe ndihmësit profesional, si për shembull

mjekët apo punonjësit social nganjëherë nuk mund ti vërejnë këto probleme psiqike.

Natyrisht çdo njeri reagon ndryshe për çdo ngjarje traumatizuese. Por ka edhe reagime, të cilat te

shumë njerëz janë të njëjta. Në vijim do të përshkruhen disa nga reagimet tipike. Shumë nga këto

probleme janë të njohura për ju..

Një problem veçanërisht i shpeshtë pas një traume është “çrregullimi i stresit (ngarkesës)

posttraumatike”. Kjo sëmundje përbëhet nga katër komponentë:

1. përkujtimet e traumës ripërsëritën herë pas here,

2. përpjekje, për të harruar dhe mënjanuar çdo gjë, që ka lidhje me ngjarjet,

3. ndjenjat janë të shtypura dhe të panjohura,

4. tendosje, nervozitet

Pas një traume njeriut i vijnë herë pas here në mëndje kujtimet për traumën, shpesh pa

ndërprerje. Njeriu e mban mendjen aty, i shikon skenat si në një fotografi ose film. Këto kujtime

vinë pa dashjen tonë, pa qenë në gjendje t’i ndalim ato. Ato vijnë vetvetiu apo nëse diçka të

kujton ngjarjen e përjetuar. Si për shembull duke biseduar për tema të njëjta, për njerëz që kanë

pamje të njëjtë ose për zhurma dhe erëra të cilat janë të ngjashme si në traumë. Kujtimet vijnë

gjatë ditës, duke fjetur dhe natën si ëndrra të këqija. Mundet të ngjajë që, njeriu të mendojë sikur

trauma po ndodh prapë në atë moment dhe të sillet në atë formë, sikur të ishte në të vërtetë ashtu.

Këto përkujtime traumatike sjellin emocione (ndjenja) të mëdha. Si për shembull njeriu e

përjeton prapë të njëjtën frikë, pikëllim, zemërim, neveri ose turp. Shumë njerëz tregojnë, se ata

djersiten papritmas, dridhen, ju merren mendtë apo kanë një lloj shtypje në gjoks. Harresa

(“Shlyerja”) e këtyre kujtimeve nuk është e mundshme ose me shumë vështirësi. Këto reagime të

Page 31: Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

SUENA AJASLARI 30

ngarkojnë shumë. Edhe për faktin, sepse ato duken ashtu, sikur njeriu nuk mund ta ketë më vetën

nën kontroll ose po çmendet në atë moment.

Meqë rikujtesa e traumës së përjetuar është një ngarkesë e madhe, njeriu natyrisht provon çdo gjë

për ta mënjanuar atë. Si për shembull njeriu mundohet – shpeshherë pa sukses! – të mos mendoj

më në ngjarjen e përjetuar. Njeriu gjithashtu mundohet të mos flasë më me të tjerët për atë që i

ka ndodhur, ose njeriu nuk shkon më në vendin ku ka ndodhur ngjarja. Njeriu mbyllet në vetvete,

nuk ka dëshirë të jetë bashkë me njerëz të tjerë. Gjëra që më parë për atë kanë qenë të

rëndësishme apo i kanë dhuruar atij gëzim, papritmas nuk kanë më kuptim. Përveç kësaj mundet

që pas një ngjarje të tillë të mos kesh më emocione të mëdha. Si për shembull të mos e duash më

familjen si përpara. Njeriu nuk ka më ide dhe plane për jetën e tij.

Shpesh ndodh që njerëzit pas një traume ti perceptojnë ndjenjat e tyre, vetveten, dhe atë që bëjnë

jo si zakonisht, por në një mënyrë tjetër. Në të shumtën e rasteve bëhet fjalë për momente të

shkurtra, ku njeriu e “humb mendjen”, dhe i duket sikur ndodhet në mjegull ose prapa një dritare.

Si për shembull njeriu nuk e di më se çfarë ka bërë, ose ku ndodhet.

Papritmas njeriu mendon se familja e vet ose vendi, ku ndodhet në atë moment, të jenë krejt të

panjohura, joreale, pa ngjyra. Ose njeriu e ndjen veten apo trupin e vet si të huaj. Njeriu dëgjon

sikur po flet me veten e tij, mendon që nuk e ka më vetën nën kontroll, dhe i duket vetja si një

marionetë. Për shembull njeriu ngrihet përbrenda (shtangohet), “bëhet akull” dhe nuk mund të

lëvizë më. Të gjitha këto ndjenja dhe perceptime të trupit janë të pakëndshme dhe të fusin frikën.

Ka njerëz që mundohen të përfundojnë këtë gjendje duke e lënduar vetveten. Kjo “humbje

mendje” është një funksion mbrojtës i trupit tonë: nëse trauma është shumë e rëndë, kjo mpirje

dhe ftohje e ndjenjave e lehtëson atë që është përjetuar, shpesh edhe mbijetesën. Trupi e mban në

mënd këtë funksion mbrojtës, që e ndihmon atë të jetë i qetë. Kur njeriu ngarkohet/stresohet

përsëri emocionalisht ose i kujtohet edhe një herë ngjarja (trauma) e përjetuar, mund të ndodhë

që edhe pas shumë vitesh, kjo “humbje mëndje” ti rishfaqet automatikisht.

Nëse njeriu në brendi të vet mundohet gjithmonë nga trauma e përjetuar, edhe trupi reagon

fizikisht prej kësaj ngarkese emocionale. Shumica e njerëzve tregojnë për probleme me gjumin.

Ata kanë probleme ti zërë gjumi. Shpesh atyre iu del gjumi natën, dhe vetëm në orët e mëngjesit

munden të bëjnë një sy gjumë. Përveç kësaj shumë njerëz tregojnë, se janë shumë të ndjeshëm

(ngacmohen lehtë) dhe bëhen shpejt nervoz – sidomos, nëse nuk kanë fjetur mirë. Edhe për gjëra

shumë të vogla ata kanë një shpërthim zemërimi të madh. Ata tremben edhe nga zhurmat më të

Page 32: Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

SUENA AJASLARI 31

vogla. Ata janë shumë të kujdesshëm dhe e vëzhgojnë me vëmendje ambientin rrethues. Një

problem tjetër i shpeshtë është, që njeriu e ka të vështirë të koncentrohet

Sipask gjithëk këtyre,çrregullimi posttraumatik përbëhet nga shumë probleme të

ndryshme. Njeriu nuk e vëren, që këto të gjitha janë te një sëmundjeje. Prandaj njeriu shpesh

mendon, që nuk është kurrë në gjendje ta harroj ngjarjen e përjetuar, që të mos e ketë kurrë më

vetën nën kontroll ose ndoshta të çmendet fare. Shumë njerëz përshkruajnë gjithashtu, që e

ndjejnë vetën fajtor apo iu vjen turp për gjëra, që kanë ndodhur gjatë traumës edhe pse në të

vërtetë ata ishin viktima të saj. Këto lloj shqetësimesh janë shumë normale. Reagimet e tyre janë

megjithatë një reagim krejt normal për një stres jonormal. Ato tregojnë, që trupi dhe shpirti i tyre

janë duke punuar për të përpunuar traumën.

Me të qenit i çmendur s’ka të bëjë fare kjo gjë.

Në shumicën e rastëve problemet e përshkruara nuk ndikojnë vetëm te ata që i kanë përjetuar ato,

por edhe te familjet e tyre apo te puna. Pasi shpesh çdo gjë që ka të bëjë me traumën evitohet,

shumë njerëz nuk bisedojnë me mjekun për problemet e tyre. Prandaj ata edhe nuk marrin

ndihmën e duhur nga mjeku. Por pa u trajtuar, çrregullimi posttraumatik shpesh nuk mund të

shërohet me vite të tëra.

Psikoterapia në shumicën e rastëve është e suksesshme. Gjatë psikoterapisë pacientet janë të

lutur që t’i tregojnë mjekut në detaje për ngjarjen e përjetuar. Duke u konfrontuar kështu me

kujtimet traumatike dhe ndikimet e tyre në jetën e përditshme, çrregullimi posttraumatik mund të

shërohet.

Page 33: Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

SUENA AJASLARI 32

KAPITULI 15

METODIKA E STUDIMIT Gjate vitit 2013, u morren ne studim 336 pacientë me lëndime në gjoks qe u shtruan në spitalin

e traumes Tiranë.

Nga këto 25 ishin femra dhe 311 kanë qenë meshkuj ( femra / meshkuj Raporti :) .

Mosha mesatare ishte 30.5

Gjithsej me

lendime ne gjoks

Meshkuj Femra Raporti femra /

meshkuj

Mosha mesatare

336 311 25 1 / 12.4 30.5

Tabela 1

177 pacientë kishin një traumë sipërfaqësorve gjoksi dhe 159 pacientë kishin një traumë që hyn

në thellësi te gjoksit .

Shkaqet e lëndimit te traumës ishin :

aksidentet e trafikut në 92 dhe ato sportive në 85 .

Shkaqet e lëndimit në grupte traumës qe hyjne ne thellesi te gjoksit ishin :

plagë me armë zjarri (duke përfshirë predhës dhe minave ) në numrin 140

plagët me thikë në 19 paciente( Tabela I) .

Page 34: Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

SUENA AJASLARI 33

Tabela 2

Shkaqet e lëndimit

0

20

40

60

80

100

120

140

160

180

200

Nr i pacienteve %

Traume siperfaqesore

· Aksidente rrugore

Grupi Nr i pacienteve %

Traume siperfaqesore 177 52.6

Aksidente rrugore

Aksidente sportive

92

85

27.3

25.2

Traume e thelle 159 47.4

Plage zjarri

Plage me mjete te forta, thike

140

19

41.6

5.6

Page 35: Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

SUENA AJASLARI 34

Frekuenca e lezioneve ne gjoks ishte si më poshtë :

Traumat sipërfaqësore :

37paceintëve u kanë shkaktuar Pneumotoraks

51 pacientërve Hemotorvaks

11 pacientërve Hemopneumotoraks

Grupi

Trauma

Pneumotorax Hemotorax Hemopneumotorax Te tjera Total

Siperfaqesore 37 51 11 78 177

20.9% 28.8% 6.2% 44% 100%

Thelle 45 73 34 7 159

28.3% 45.9% 21.3% 4.4% 100%

Tabela 3

Traumat e thella:

45 pacientëve u kanë shkaktuar Pneumotoras

73 pacientëve Hemotoraks

34 pacientëve Hemopneumotoraks

Page 36: Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

SUENA AJASLARI 35

Frekuenca e Komplikimet kraharorit:

Frekuenca e lëndimeve jashtë gjoksit ishte si më poshtë :

Lëndime të barkut - 28 pacientë

Lëndimet në ekstremitetet e poshtme - 41 pacientë

Lëndimet e kafkës -35 pacientë

Lëndimet vaskulare periferike -8 pacientë

Frakturë vertebrale trupi 3 pacientë .

0 20 40 60 80

100 120 140 160 180

Page 37: Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

SUENA AJASLARI 36

0

20

40

60

80

100

120

140

Nr

%

Lidhjet Nr %

Lëndime të barkut 28 8.3

Lëndimet në ekstremitetet e poshtme 41 12.2

Lëndimet e kafkës 35 10.4

Lëndimet vaskulare periferike 8 2.3

Frakturë vertebrale 3 0.9

Total 115 34.2

Page 38: Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

SUENA AJASLARI 37

LITERATURA [v] LoCicero J, Mattox KL: Epidemiology of chest trauma, Surg Clin North Am 69:5,1989

[vi] Shorr RM, et al: Blunt chest trauma in elderly. J Trauma 29:234,1989

[vii] E. Q. Haxhija, H. Nöres, P. Schober and M. E. Höllwarth. Lung contusion-

lacerations after blunt thoracic trauma in children Pediatric Surgery International 2004;

20(6): 412-414, DOI: 10.1007/s00383-004-1165-z

[viii] Peden M, McGee K, Krug E, eds. Injury: a leading cause of the global burden of

disease, 2000. Geneva, World Health Organization, 2002.

[ix] Jacobs G, Aeron-Thomas A, Astrop A. Estimating global road fatalities. Crowthorne,

Transport Research Laboratory, 2000.

Page 39: Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

SUENA AJASLARI 38

FALENDERIME

Falenderoj pedagogun udhëheqës për ndihmesën në realizimin e temës.

Falenderoj familjen time për mbështetjen dhe përkrahjen.

Falenderoj Rektorin e Universitetit Z. Mit’hat Mema.

FALEMINDERIT!!!

Page 40: Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

Trauma torakale dhe kujdesi infermieror

SUENA AJASLARI 39

DEKLARATË MBI OIGJINALITETIN

UNË SUENA AJASLLARI

DEKLROJ SE KY PUNIM PËRFAQËSON PUNËN TIME ORIGJINALE DHE NUK KAM

PËRDORUR BURIME TË TJERA PËRVEC ATYRE TË EVIDENTUARA NËPËRMJET

LITERATURËS

DURRËS

DATA 02.05.2014

SUENA AJASLLARI