13
Ligjërata “Vlera e lutjes”, hoxhë Lulzim Perçuku 1 Vlera e lutjes (duasë) Do flasim për një temë e cila përfshihet në ditët tona dhe gjatë gjithë jetës sonë. E ajo është Vlera e duasë, pra se çfarë vlera ka ta lusësh Allahun e Madhërishëm. Së pari duhet ditur se të gjitha krijesat janë të nevojshme, janë të varura nga Allahu i Madhërishëm, në të përfituarit e dobive dhe largimin e dëmeve. Të gjithë njerëzit kanë nevojë për Zotin e tyre, për Allahun dhe përmirësimin e fesë dhe jetës së tyre. Përsosmëria e njeriut është në të realizuarit e adhurimit ndaj Allahut. Aq sa ti e realizon këtë adhurim ndaj Tij, duke qenë rob i Allahut, aq më shumë shtohet përsosmëria jote dhe aq më lartë ngritën gradat e tua si njeri dhe si mysliman. Allahu i sprovon robërit e Tij me sprova të ndryshme, me shkaqe e fatkeqësi të ndryshme, të cilat e detyrojnë njeriun të kthehet tek Allahu dhe të kërkojë ndihmë e shpëtim tek Ai. E padyshim, kjo është nga mirësitë më të mëdha, e cila fshihet nën urtësinë e sprovës. Mirësia më e madhe që fshihet në urtësinë e sprovës, është kur ajo (sprova) të detyron ty që të kthehesh tek Allahu i Madhërishëm. Përulja, nënshtrimi ndaj Tij, është pasuria më e madhe. Përulja ndaj Tij është esenca dhe thelbi i adhurimit ndaj Allahut. Ajo është synimi më madhështor i adhurimit ndaj Allahut të Madhërishëm. Prandaj, ai njeri i cili e nënshtron dhe e përul veten për Allahun, duhet ta dijë se kjo është vetë krenaria. Sa më shumë që e përul veten ndaj Tij, aq më krenar do të jetë. Lutja ndaj Allahut është kulmi i adhurimit. Allahu dëshiron dhe kërkon prej robërve të Tij që për të gjitha nevojat që kanë ata, ta lusin Atë, t’i drejtohen Atij me lutje. Në hadithin Kudsij që transmetohet te Muslimi, Allahu thotë: O robërit e Mi! Të gjithë ju jeni të devijuar, të humbur, kërkoni prej Meje udhëzim, që Unë t’ju udhëzoj juve! O robërit e Mi, të gjithë ju

Vlera e lutjes (duasë) - · PDF fileLigjërata “Vlera e lutjes”, hoxhë Lulzim Perçuku 2 jeni të uritur, përveçse atij që e kam ushqyer Unë, andaj kërkoni prej Meje që

  • Upload
    lyngoc

  • View
    226

  • Download
    5

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Vlera e lutjes (duasë) - · PDF fileLigjërata “Vlera e lutjes”, hoxhë Lulzim Perçuku 2 jeni të uritur, përveçse atij që e kam ushqyer Unë, andaj kërkoni prej Meje që

Ligjërata “Vlera e lutjes”, hoxhë Lulzim Perçuku

1

Vlera e lutjes (duasë)

Do flasim për një temë e cila përfshihet në ditët tona dhe gjatë gjithë jetës sonë. E

ajo është “Vlera e duasë”, pra se çfarë vlera ka ta lusësh Allahun e Madhërishëm.

Së pari duhet ditur se të gjitha krijesat janë të nevojshme, janë të varura nga

Allahu i Madhërishëm, në të përfituarit e dobive dhe largimin e dëmeve. Të gjithë

njerëzit kanë nevojë për Zotin e tyre, për Allahun dhe përmirësimin e fesë dhe

jetës së tyre.

Përsosmëria e njeriut është në të realizuarit e adhurimit ndaj Allahut. Aq sa ti e

realizon këtë adhurim ndaj Tij, duke qenë rob i Allahut, aq më shumë shtohet

përsosmëria jote dhe aq më lartë ngritën gradat e tua si njeri dhe si mysliman.

Allahu i sprovon robërit e Tij me sprova të ndryshme, me shkaqe e fatkeqësi të

ndryshme, të cilat e detyrojnë njeriun të kthehet tek Allahu dhe të kërkojë

ndihmë e shpëtim tek Ai. E padyshim, kjo është nga mirësitë më të mëdha, e cila

fshihet nën urtësinë e sprovës. Mirësia më e madhe që fshihet në urtësinë e

sprovës, është kur ajo (sprova) të detyron ty që të kthehesh tek Allahu i

Madhërishëm. Përulja, nënshtrimi ndaj Tij, është pasuria më e madhe. Përulja

ndaj Tij është esenca dhe thelbi i adhurimit ndaj Allahut. Ajo është synimi më

madhështor i adhurimit ndaj Allahut të Madhërishëm. Prandaj, ai njeri i cili e

nënshtron dhe e përul veten për Allahun, duhet ta dijë se kjo është vetë krenaria.

Sa më shumë që e përul veten ndaj Tij, aq më krenar do të jetë.

Lutja ndaj Allahut është kulmi i adhurimit. Allahu dëshiron dhe kërkon prej

robërve të Tij që për të gjitha nevojat që kanë ata, ta lusin Atë, t’i drejtohen Atij

me lutje. Në hadithin Kudsij që transmetohet te Muslimi, Allahu thotë: “O

robërit e Mi! Të gjithë ju jeni të devijuar, të humbur, kërkoni prej

Meje udhëzim, që Unë t’ju udhëzoj juve! O robërit e Mi, të gjithë ju

Page 2: Vlera e lutjes (duasë) - · PDF fileLigjërata “Vlera e lutjes”, hoxhë Lulzim Perçuku 2 jeni të uritur, përveçse atij që e kam ushqyer Unë, andaj kërkoni prej Meje që

Ligjërata “Vlera e lutjes”, hoxhë Lulzim Perçuku

2

jeni të uritur, përveçse atij që e kam ushqyer Unë, andaj kërkoni prej

Meje që t’ju ushqej dhe Unë ju ushqej juve!” Në këtë hadith Allahu tregon

se njeriu për çdo gjë ka nevojë për Allahun, për fenë dhe dynjanë e tij dhe se çdo

gjë tjetër prej nevojave edhe më elementare të jetës duhet t’i kërkojë prej Tij.

Allahu na ka treguar se nuk i merr parasysh robërit e Tij, përveç nëse ata i përulen

me dua. Allahu thotë: “Zoti im nuk do t’ju përfillte, sikur të mos ishte

lutja juaj.” Surja Furkan, ajeti 77. Pra, për shkak të duave tona, Allahu na merr në

konsideratë. Vazhdon ajeti: “ Por ju (i) keni përgënjeshtruar (Shpalljet e

Tij), andaj dënimi për ju do të jetë i pashmangshëm.”

Duaja është prej cilësive të Pejgamberëve të Allahut dhe njerëzve të zgjedhur të

Tij. Allahu pasi i përshkruan cilësitë e tyre në disa ajete, thotë: “Me të vërtetë, ata nxitonin për vepra të mira dhe Na luteshin, me shpresë e frikë dhe ishin të përulur ndaj Nesh.” Surja Enbija, ajeti 90.

Kurse i madhi i besimdrejtëve, imami i besimtarëve, Ibrahimi alejhi ue selem,

thotë: “Unë po e lus Zotin tim dhe shpresoj dhe jam i bindur se nuk do

të jem fatkeq në lutjen time ndaj Zotit tim.” Pra, Allahu do t’i përgjigjet

lutjes së tij.

Duaja është kopshti i zemrës së besimtarit dhe është xheneti i kësaj dynjaje. Ajo

është një adhurim i lehtë, nuk ka nevojë për shumë mund, mjafton ta lëvizësh

gjuhën e ta lusësh Allahun. Është adhurim që nuk është i kufizuar me kohën apo

vendin. Në çdo kohë, qoftë natën, ditën, në çdo vend, qoftë në tokë, det, udhëtim

apo vendin tënd, e lut Allahun dhe Ai i përgjigjet lutjes tënde.

Dobia e lutjes i përfshin njerëzit gjatë jetës së tyre, por edhe pasi që vdesin.

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Prej gjërave që njeriu i lë pas

vdekjes së tij e që i bëjnë dobi”, ndër to përmend është: “nëse ka lënë

pas vetes një djalë të mirë, një fëmijë vepër mirë, i cili lutet Allahut

për prindin e tij.” Pra duaja vazhdon edhe pas vdekjes. Dobia e saj i përfshin

edhe të vdekurit, e jo vetëm të gjallët.

Page 3: Vlera e lutjes (duasë) - · PDF fileLigjërata “Vlera e lutjes”, hoxhë Lulzim Perçuku 2 jeni të uritur, përveçse atij që e kam ushqyer Unë, andaj kërkoni prej Meje që

Ligjërata “Vlera e lutjes”, hoxhë Lulzim Perçuku

3

Ajo, me mirësinë e Allahut, i largon të gjitha të këqijat e fatkeqësitë, ndalon dhe

pengon zbritjen e ndëshkimit të Allahut. Ajo është arma e besimtarit. Nuk ka

asnjë prej shkaqeve, që më së shumti i bën dobi besimtarit dhe që ndikon më

fuqishëm në arritjen e kërkesës, qëllimit dhe nevojës tënde më shumë sesa lutja.

Ajo është armiku i belasë, i fatkeqësisë. Ajo armiqëson, e lufton fatkeqësinë, e

largon atë ose e shëron nëse ajo ka zbritur, ose e pengon të mos zbresë e nëse ka

zbritur, ajo e lehtëson dhe e shëron atë.

Umer ibn Hattabi radijAllahu anhu thotë: “Unë nuk preokupohem (brengosem)

se a po më përgjigjet Allahu apo jo, sepse Ai ka premtuar se do t’i përgjigjet

lutjes së besimtarit. Mirëpo, brengosem se a po e lus Allahun apo jo. Nëse Ai më

ka frymëzuar që ta lus Atë, atëherë e di që me këtë lutje gjithsesi do vijë edhe

përgjigja.”

Nuk ka diçka më të ndershme e më fisnike tek Allahu sesa lutja. Nuk ka gjë që i

tërheq dobitë dhe i largon të këqijat e fatkeqësitë sesa duaja. Përmes saj largohen

të gjitha brengat, pikëllimet, brengat, ato me të cilat njeriu përballet gjatë jetës së

tij, deri në vdekje.

Mjafton si ndershmëri, apo si pozitë e lartë për lutjen, fakti se ajo të afron te Zoti

yt, gjatë lutjes tënde. Sikur mos të kishte pasur dobi e pozitë të lartë lutja, do

mjaftonte fakti se ti gjatë të bërit e saj je afër Allahut. E njeriu më i padobishëm

është ai që nuk e lut Allahun, të cilit nuk i është dhënë mundësia ta lusë Atë.

Njeriu më i dobët në mendimet e tij, më i ulëti në ambiciet e tij, është ai që ia ka

kthyer kurrizin asaj dhe nuk e lut Allahun. Ajo është vet dobia. Nëse ti e lut

Allahun, atëherë patjetër që do të vijnë dobitë (të mirat) që ti i kërkon dhe i

shpreson gjatë jetës tënde.

Mungojnë afro dy minuta!

Përmes duasë shpirti i myslimanit ngrihet lart. Gjithashtu dhe ambiciet e tij.

Përmes saj njeriu e ndërpret shpresën apo mbështetjen te krijesat e Allahut. Sa

Page 4: Vlera e lutjes (duasë) - · PDF fileLigjërata “Vlera e lutjes”, hoxhë Lulzim Perçuku 2 jeni të uritur, përveçse atij që e kam ushqyer Unë, andaj kërkoni prej Meje që

Ligjërata “Vlera e lutjes”, hoxhë Lulzim Perçuku

4

më shumë që forcohet sinqeriteti (ikhlasi) dhe shpresa tek Allahu, aq më afër

është përgjigja prej Allahut të Madhërishëm.

Jahja iben Muadhi rahimehullah, njëri nga dijetarët, thotë: “Atij të cilit Allahu ia

ka mbledh zemrën e tij në lutje, nuk i refuzohet ajo.” Qëllimi është se kur ti bën

dua, të jesh prezentë me zemrën tënde e jo të lutesh e njëkohësisht me mend të

jesh diku tjetër. Mirëpo zemra jote duhet të jetë prezentë, duke qenë i përulur

dhe duke e madhëruar Allahun me atë lutje.

Ushqimi yt që e ha dhe pija jote që e pi, të jenë të lejuara (hallall), nëse do që të

përgjigjet duaja, ashtu siç ka ardhur në hadith, dhe largohu prej gjërave të

dyshimta.

Para se të bësh dua, bëje një vepër të mirë me të cilën afrohesh tek Allahu. Nëse e

bën këtë gjë, përgjigja është më afër.

Thirre Zotin tënd me zemër të përulur, që është prezente. Zekerija alejhi ue selem

e ka thirrur Allahun me zë të ulët, siç lexojmë në suren Merjem. Kjo është prej

rregullave të duasë: të mos ngrihet lart zëri, por njeriu të jetë i përulur e me zë të

ulët. Zekerija i është lutur Allahut: “Andaj, më dhuro nga ana Jote një

pasardhës...” Ajeti 5. Dhe Allahu ia ka dhënë Jahjan alejhi ue selem. Kur ai e ka

bërë këtë dua, ka qenë i moshuar, ndërsa gruaja e tij ka qenë sterile, mirëpo

Allahu i është përgjigjur duasë së tij.

Gjatë të bërit e duasë, duhen zgjedhur shprehjet më të mira, me të cilat ne e

lavdërojmë dhe e falënderojmë Allahun, shprehjet më të larta, më të mira, më

madhështoret, duke qenë i përgatitur në këtë para se t’i drejtohesh Allahut me

dua.

Gjithashtu duhet zgjedhur kohët dhe gjendjet në të cilat pranohet duaja; kohët

dhe gjendjet që kanë vlerë tek Ai, në të cilat Allahu na pranon duanë, siç do i

cekim më vonë.

Nëse ti e lut Allahun, atëherë kërko të mira sa më shumë. Mos u mjafto me pak,

kërko sa më shumë prej Tij. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Nëse

Page 5: Vlera e lutjes (duasë) - · PDF fileLigjërata “Vlera e lutjes”, hoxhë Lulzim Perçuku 2 jeni të uritur, përveçse atij që e kam ushqyer Unë, andaj kërkoni prej Meje që

Ligjërata “Vlera e lutjes”, hoxhë Lulzim Perçuku

5

dikush e lut Allahun, mos të thotë: “O Allah, më fal mua nëse do Ti!”

Por të jetë i vendosur në kërkesën e tij (të thotë: “Allah, më fal ti

mua!”) dhe shpresa e tij të jetë e madhe ndaj Allahut për pranimin e

duasë, sepse çdo gjë që Allahu e jep, nuk është e madhe për Të!”

Transmeton Muslimi. Prandaj, sa më shumë kërko nga Allahu dhe të jesh i vendosur

në lutjen tënde tek Ai.

Kur njeriu është në sexhde është më afër Allahut, më afër përgjigjes dhe dhënies

së asaj që ia kërkon Atij. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Njeriu

më së afërti me Allahun, është kur është në sexhde.” Duhet pasur kujdes

që gjatë lutjeve të mos bësh dua kundër vetes tënde, pasurisë apo familjes tënde.

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Mos u lutuni kundër vetes

tuaj, as kundër fëmijëve tuaj e as kundër pasurisë tuaj, sepse ka

mundësi që ajo të takojë me një çast kur Allahu i pranon duatë.”

Muslimi. Andaj, Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka ndaluar të bëhet dua

kundër vetes, pasurisë apo fëmijëve.

Nëse e lut Allahun dhe përgjigja vonohet, mos e konsidero si të vonuar atë.

Përsërite duanë tënde! Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem për një muaj ka bërë

dua kundër dy fiseve, që i kanë bërë padrejtësi e të këqija atij salAllahu alejhi ue

selem. Një muaj ka bërë dua kundër tyre dhe e ka pritur përgjigjen prej Allahut. E

jo të bësh dua një herë e të thuash “mjafton me kaq” ose “s’po më përgjigjet

Allahu, andaj po e braktisi duanë”.

Dije se Allahu është i Turpshëm dhe Bujar. Qëllimi me “Allahu ka turp”, është siç

ka thënë Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem: “Allahut i vjen turp prej robit

të Tij, që kur ai i ngrit dy duart e tij duke e lutur Allahun e Ai t’ia

kthejë ato bosh (pa përgjigje).” Pra, lute Zotin tënd i cili është el Ekram, i Cili

është më Bujari. Hedhe vetën tënde para Tij, para Duarve të Tij! Të gjithë çështjen

tënde leje në Dorën e Allahut, besoja Atij. Të jesh i vendosur në dua, në kërkesën

tënde, shpresa e jote le të jetë e madhe sepse Allahu kurrë nuk e ka kthyer

ndokënd i cili e ka lutur Atë, Ai nuk ia ka kthyer bosh lutjen. Dhe sa herë që dikush

Page 6: Vlera e lutjes (duasë) - · PDF fileLigjërata “Vlera e lutjes”, hoxhë Lulzim Perçuku 2 jeni të uritur, përveçse atij që e kam ushqyer Unë, andaj kërkoni prej Meje që

Ligjërata “Vlera e lutjes”, hoxhë Lulzim Perçuku

6

ka kërkuar prej Allahut me sinqeritet, Ai nuk e ka zhgënjyer atë, mirëpo i është

përgjigjur lutjes së tij.

Atij që i zbret një fatkeqësi, një mjerim, dhe pastaj u drejtohet njerëzve, ankohet

tek ta, le ta dijë se ajo fatkeqësi nuk ka mundësi t’i largohet. E nëse ankohet tek

Allahu, Ai është Furnizuesi, është Ai i Cili ia largon atë.

Lutësi duhet ta shfaqë përuljen para Allahut, duhet ta nënshtrojë veten para Tij.

Ankesën e kërkesën që e ka duhet t’ia drejtojë vetëm Allahut. Allahu është Zoti, i

Adhuruari dhe Allahu i të dobëtëve, është Ai që kujdeset për ta, i Cili i merr nën

mbikëqyrje ata. Jakubi alejhi ue selem ka thënë: “Unë dhimbjen time dhe

pikëllimin tim ia paraqes vetëm Allahut...” Surja Jusuf, ajeti 86.

Allahu është Ai i Cili e zotëron çdo thirrje që është e fshehtë mes Tij dhe robit,

është Ai i Cili e dëgjon çdo ankesë, është Ai i Cili e largon çdo fatkeqësi. Ka thënë

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem: “Dora e Allahut është plotë. Sa do që

jep Ai, nuk e mangëson asgjë atë që është në Dorën e Tij. Ai përherë

ka dhënë”, gjatë ditës dhe natës, prej që i ka krijuar qiejt, dhe kjo nuk e

mangëson aspak furnizimin që është në Dorën e Allahut. Prandaj sa herë robi ka

shpresuar tek Allahu se Ai do t’i japë atë që nuk e ka, apo do t’ia largojë një

fatkeqësi të madhe që e ka goditur, Allahu kurrë nuk e ka ndërprerë kërkesën dhe

lutjen e tij.

Në dorën e Allahut janë çelësat e furnizimit. Dera e Tij është e hapur për çdokënd

që e lutë Atë. Ndaj për çdo fatkeqësi e bela që të ka goditur, mendimi i mirë për

Allahun le të jetë trokitja jote në Derën e Allahut, ngase kur ti mendon mirë për

Të, duke pasur mendim të mirë se Allahu i përgjigjet lutjes tënde dhe ta largon atë

fatkeqësi apo ta plotëson nevojën tënde, pa dyshim se Allahu do të të japë prej të

mirave e dhuntive të Tij të shumta.

Me sinqeritet kushtëzohet edhe përgjigja. Sa më i sinqertë që je në lutjen tënde

tek Allahu, duke e bërë sa më të pastër, sinqerisht vetëm për Allahun, aq më

shumë do plotësohet ajo.

Page 7: Vlera e lutjes (duasë) - · PDF fileLigjërata “Vlera e lutjes”, hoxhë Lulzim Perçuku 2 jeni të uritur, përveçse atij që e kam ushqyer Unë, andaj kërkoni prej Meje që

Ligjërata “Vlera e lutjes”, hoxhë Lulzim Perçuku

7

Të jesh i vazhdueshëm e këmbëngulës në lutjen tënde, sepse Ai nga i Cili po

kërkon është Kerim, Bujar, Fisnik, i xhymert, Ai të jep vazhdimisht. Ai të Cilin po e

lut të ta largojë një fatkeqësi, është Kadir, i Gjithëfuqishëm, ka mundësi të ta

largojë atë. Pra të jesh i vendosur në lutjen tënde dhe mos nxito me përgjigjen.

Nëse e lut Allahun, mos të jesh i ngutshëm. Nëse vonohet përgjigja, mos mendo

se ajo është vonuar dhe se Allahu nuk i përgjigjet lutjes tënde, ngase Pejgamberi

salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Secilit prej jush Allahu i përgjigjet në

lutje, përderisa ai nuk ngutet.” Kur e kanë pyetur se çfarë do të thotë të

ngutesh, ka thënë: “Thotë: “Jam lutur, jam lutur, mirëpo Allahu nuk po

më përgjigjet” dhe e braktisë lutjen.” Prandaj, dijetarët thonë se ai i cili e

shpeshton trokitjen në dyert e të tjerëve, ka shpresën se një ditë do i hapet një

derë, se s’do jetë gjithmonë e mbyllur. Ndaj nëse ti gjithherë e lut Allahun,

atëherë patjetër se një ditë Ai do e hap Derën e Tij dhe do i përgjigjet lutjes tënde.

Kur i sheh njerëzit që janë duke e shijuar ëmbëlsinë e shtratit, gjumit, pushimit e

rehatisë, ti ngrihu, drejtoji duart e Tua drejt Allahut në qiell dhe lute Atë për

nevojën që e ke. Në errësirës e kohën së syfyrit, Allahu i thërret robërit e Tij:

“Kush është ai që më lut Mua e Unë t’i përgjigjem? Kush është ai që

kërkon prej Meje e Unë t’i jap atij?” Pra Allahu po të thërret ty. Kur ti vëren

se të tjerët janë rehatuar në gjumin e tyre më të mirë, ti ngrihu dhe lute Allahun,

sepse ajo është kohë në të cilën nuk refuzohet lutja.

Gjithashtu lute Allahun mes kohës së ezanit dhe ikametit, sepse është kohë në të

cilën Allahu nuk e refuzon duan.

Duaja e prindit për fëmijën e tij nuk refuzohet. Ndaj ai i cili ka fëmijë, le ta lusë

Allahun që fëmijët e tij t’i udhëzojë, t’i ruajë prej fitneve e të jenë të lumtur në të

dy botët.

Lutja e myslimanit për vëllanë e tij mysliman nuk kthehet nëse bëhet fshehtë, siç

ka thënë Profeti salAllahu alejhi ue selem, pra kur ai (personi) nuk është duke e

dëgjuar atë që po bën dua. Nëse e lut Allahun për vëllanë tënd mysliman, ajo lutje

pranohet, ndërsa engjëjt bëjnë “amin” për atë dua, duke e kthyer edhe me fjalët

Page 8: Vlera e lutjes (duasë) - · PDF fileLigjërata “Vlera e lutjes”, hoxhë Lulzim Perçuku 2 jeni të uritur, përveçse atij që e kam ushqyer Unë, andaj kërkoni prej Meje që

Ligjërata “Vlera e lutjes”, hoxhë Lulzim Perçuku

8

“Edhe ty”, duke u lutur për ty që Allahu të ta jep të njëjtën gjë siç ti u lute për

vëllanë tënd.

Kush kujdeset për prind e tij dhe i respekton ata, nuk i refuzohet lutja tek Allahu.

Brenda ditës së xhuma është një moment që nuk refuzohet lutja, e ajo është mes

kohës së ikindisë dhe akshamit, prandaj kërkoji Allahut në atë kohë, se ndoshta

takon në atë moment e nuk të refuzohet ajo.

Duhet pasur kujdes që mos t’i ofendosh, mos t’i nënçmosh e mos t’i përqeshësh

njerëzit e mirë, besimtarët, ata të cilët janë vepër mirë, sepse këta tek Allahu

kanë pozitë dhe fjalët e tyre ngritën tek Ai, lutjet e tyre Ai i pranon, siç gjejmë në

hadithin kudsij, ku Allahu për miqtë e tij, për të dashurit e tij, për besimtarët e

mirë, thotë: “Nëse ai më kërkon, do t’i jap atij e nëse kërkon nga Unë

mbrojtje, gjithsesi do ta mbroj atë.” Prandaj, atë që e kanë goditur

fatkeqësitë e kohës dhe i cili ka kërkuar strehim tek Allahu, ta dijë se Allahu është

Ai që e ruan atë. Thotë po ashtu: “A ka më të mirë se Ai që i vjen në

ndihmë nevojtarit të këputur, kur i lutet Atij, që jua largon të

keqen...” Surja Naml, ajeti 62.

Junusi alejhi ue selem është hedhur në det dhe e ka gëlltitur balena. Përmes

duasë që ia ka drejtuar Allahut, Ai e ka nxjerr prej balenës, të shëndosh pa u

dëmtuar asgjë prej saj. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem thotë: “Lutja e

Junusit që është “La ilahe il-la ente, subhaneke, inni kuntu minedh-

dhalimin (Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Teje o Allah, i

Pa të meta je Ti, unë i bëra padrejtësi vetes sime!”, secili mysliman që

lutet me të, Allahu veçse do i përgjigjet lutjes së tij.” Transmeton Tirmidhiu.

Në një transmetim tjetër thuhet: “Secili që ka një brengë që e ka goditur

dhe e lut Allahun me këtë dua, Ai do ia largojë atë brengë.”

Përmes lutjes gjendjet ndryshojnë. Ai i cili është steril, nëse e lut Allahun, Ai i jep

fëmijë atij. Ai i cili është i sëmurë, duhet ta dijë se Allahu shëron, se Ai është

Page 9: Vlera e lutjes (duasë) - · PDF fileLigjërata “Vlera e lutjes”, hoxhë Lulzim Perçuku 2 jeni të uritur, përveçse atij që e kam ushqyer Unë, andaj kërkoni prej Meje që

Ligjërata “Vlera e lutjes”, hoxhë Lulzim Perçuku

9

Shëruesi. Atij i cili është i varfër, Allahu i jep. Atë që është i mjerë, Allahu e bën të

lumtur.

Me një lutje të vetme është shkatërruar e gjithë toka dhe banorët e saj, që e ka

bërë Nuhu alejhi ue selem. Lexojmë në suren Nuh: “Nuhu tha: “O Zoti im,

mos lër mbi tokë asnjë femohues...” ajeti 26. Pra, me një lutje të vetme

Allahu i ka shkatërruar të gjithë banorët e tokës.

Gjithashtu është shkatërruar Faraoni me një lutje që e ka bërë Musa alejhi ue

selem. Gjejmë në suren Junus: "Musai tha: “O Zoti ynë! Ti i ke dhënë

Faraonit dhe parisë së tij stoli dhe pasuri në jetën e kësaj bote, por

ata, o Zoti ynë, na largojnë nga rruga Jote! O Zoti ynë! Shkatërroje

pasurinë e tyre dhe ngurtësoi zemrat e tyre, që të mos besojnë, derisa

të shijojnë dënimin e dhembshëm!” Ajeti 88.

Përmes duasë Allahu i ka dhënë Sulejmanit të gjitha ato të mira që i ka poseduar

ai, i cili e ka lutur Allahun me fjalët “Më jep prej pasurisë, mbretërisë, pres

sundimit, që askujt pas meje nuk do t’i japësh!” Allahu i ka dhënë saqë

edhe era ka qenë nën sundimin e tij, duke e shfrytëzuar aty ku ka dashur të

shkojë. Madje edhe xhindët (shejtanët) kanë qenë nën sundimin e Sulejmanit.

Me dua është shëruar Ejubi alejhi ue selem i cili ka qenë i sëmurë. E ka lutur

Allahun me përulje duke thënë: “Mua më ka goditur fatkeqësia e Ti je më

mëshiruesi i mëshiruesve!” Surja Enbija, ajeti 83.

Përmes duasë është ndihmuar edhe Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem dhe shokët e tij në betejën e Bedrit. Edhe pse kanë qenë pak në numër dhe kanë pasur armë të pakta, ndërkaq armiqtë kanë qenë tri herë më shumë sesa ata, Allahu i është përgjigjur lutjes së Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem dhe i ka ndihmuar.

Allahu thotë: “Ju kërkuat ndihmë nga Zoti juaj e Ai ju përgjigj: “Unë do t’ju ndihmoj me një mijë engjëj të cilët do të vijnë njëri pas tjetrit.” Surja Enfal, 9.

Nëse ndokujt i është bërë padrejtësi dhe nuk gjen mbështetje prej njerëzve, të

cilit kudo që shkon i përplaset dera, atëherë le t’i drejtohet Allahut dhe le ta

Page 10: Vlera e lutjes (duasë) - · PDF fileLigjërata “Vlera e lutjes”, hoxhë Lulzim Perçuku 2 jeni të uritur, përveçse atij që e kam ushqyer Unë, andaj kërkoni prej Meje që

Ligjërata “Vlera e lutjes”, hoxhë Lulzim Perçuku

10

trokasë Derën e Allahu, sepse Ai është i Cili e merr nën Strehimin dhe

Mbikëqyrjen e Tij dhe e përmirëson gjendjen e tij. Tek Allahu strehohen dhe

sigurohen njerëzit e dobët, njerëzit të cilëve u është bërë padrejtësi. Të dobëve,

Allahu u ka premtuar se do t’i ndihmojë, atij që i është bërë padrejtësi ka

premtuar se do i përgjigjet lutjes së tij. Ka thënë Pejgamberi salAllahu alejhi ue

selem: “Mes Allahut dhe atij që i është bërë padrejtësi, nuk ka perde

(që e pengon lutjen)”, pra menjëherë e pranon Allahu atë dua.

Transmetohet një ndodhi nga Buhariu në Sahihun e tij, ku tregohet se Sad iben Ebi

Uekasit, që ishte njëri prej shokëve të Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem, i

ishte bërë padrejtësi nga një njeri. Sadi radijAllahu anhu lutet: “O Allah, nëse robi

yt që po më bën padrejtësi, që po gënjen duke shpikur për mua para njerëzve, e

ka bërë këtë me qëllim që të përmendet dhe lavdërohet tek ta, atëherë jepi jetë

të gjatë dhe bashkë me të jepi edhe varfëri dhe ekspozoje ndaj fitneve!” Kur ky

njeri ka arritur një moshë të madhe, ka thënë: “Jam bërë plak i moshuar dhe i

sprovuar shumë. Më ka goditur lutja e Sadit.” Transmetuesi thotë: “Kur ai është

moshuar, aq shumë është plakur sa që qimet e vetullave kanë rënë mbi sytë tij.

Megjithëkëtë, ka dal rrugëve dhe i ka ngacmuar vajzat e reja.” Pra e ka goditur

lutja e Sadit që e ka bërë kundër tij, e ka poshtëruar Allahu në pleqërinë e tij.

Ibn Akil thotë: “Atij që është i sinqertë dhe atij që i është bërë padrejtësi, lutja u

përgjigjet menjëherë, nuk vonon shumë.” Andaj mjerë për atë të cilit i janë

drejtuar shigjetat e atyre që u ka bërë padrejtësi! Mjerë për atë ndaj të cilit janë

ngritur duart tek Allahu! Mjerë për atë ndaj të cilit janë ngritur duart e të

dobëtëve duke u lutur kundër tij!

Nëse je goditur me ndonjë fatkeqësi nga Allahu, bëj durim në Kaderin (Caktimin) e

Tij, ngase ajo gjë ka qenë kader. Dije se ndihma vjen me durim. Ndërsa largimi i

fatkeqësive nuk jetësohet përveçse kur ndodh brenga. Lehtësimi nuk vjen veçse

pas vështirësisë. Pas vështirësisë gjithsesi do vijë lehtësimi. Sa më e madhe që

është vështirësia, aq më afër është lehtësimi prej Allahut. Aq më shumë që

vështirësohet gjendja, aq më afër është lehtësimi.

Page 11: Vlera e lutjes (duasë) - · PDF fileLigjërata “Vlera e lutjes”, hoxhë Lulzim Perçuku 2 jeni të uritur, përveçse atij që e kam ushqyer Unë, andaj kërkoni prej Meje që

Ligjërata “Vlera e lutjes”, hoxhë Lulzim Perçuku

11

Sprova që meriton të quhet e tillë, fatkeqësia që meriton që quhet e tillë, është

ajo që të largon prej Zotit tënd. Ndërsa në sprovën dhe fatkeqësinë e cila të bën

të kthehesh dhe t’i drejtohesh Allahut, vërehet e shfaqet përsosmëria e krenaria

jote, e kjo nuk është fatkeqësi, por mirësi prej Allahut. E nëse vjen lehtësimi,

largohet fatkeqësia, largohet ajo sprovë që të ka goditur, atëherë thuaj

“elhamdulilah (Falënderimi i takon Allahut)”, falënderoje Allahun, sepse me

falënderimin e Allahut shtohen të mirat e Tij.

Caktimi i Allahut për njeriun besimtar është dhuratë edhe nëse e ka formën e

ndalesës. Nëse Ai të ka ndaluar diçka të cilën ti e ke dëshiruar, dije se kjo në

esencë është dhuratë prej Allahut. Edhe nëse është në formën e sprovës dhe

fatkeqësisë, është mirësi prej Allahut. Fatkeqësia që vjen nga Allahu është

shpëtim, edhe pse ti me sytë e tu e sheh si fatkeqësi apo si sprovë. Umer iben

AbdulAziz thotë: “Kur zgjohem në mëngjes, nuk kam gëzim më të madh sesa të

priturit e ndodhive të Kaderit (Caktimit) që vijnë nga Allahu. Nëse ky kader

është diçka e mirë që më gëzon, atëherë e falënderoj Allahun e nëse është diçka

që më godet, që më dëmton, atëherë unë bëj durim për hir të Allahut.”

Kujt i është dhënë inspirimi dhe i është mundësuar që ta lusë Allahun, le ta dijë se

nuk i refuzohet duaja, nuk i ndalohet përgjigja.

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Nuk ka besimtar në

sipërfaqen e tokës i cili e lut Allahun e Ai t’ia refuzojë atë...” Pra gjithsesi

Allahu do i përgjigjet. Më tej citohet në hadith: “...ose ia largon një të keqe

atij”. Transmeton Tirmidhiu. Pra, Allahu ose do t’i përgjigjet duasë së tij ose do ia

largojë një të keqe që ka qenë kader t’i ndodhë. Në disa transmetime tjera thuhet

se ose shpërblimin e asaj duaje Allahu e ruan për Ditën e Gjykimit saqë

besimtari do çuditet se sa shumë shpërblime do gjejë për shkak të duave të tij, ku

shpërblimin e atyre duave Allahu e ka ruajtur për Ditën e Gjykimit, madje do

kishte dëshirë që çdo dua të bërë për hir të Allahut, Allahu të mos i përgjigjej në

këtë dunja, por t’ia ruante shpërblimin e saj për Ditën e Gjykimit. Mirëpo

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem thotë: “me një kusht: të mos lutet për

një mëkat apo për ndërprerjen e lidhjeve farefisnore”. Në këto gjëra

Page 12: Vlera e lutjes (duasë) - · PDF fileLigjërata “Vlera e lutjes”, hoxhë Lulzim Perçuku 2 jeni të uritur, përveçse atij që e kam ushqyer Unë, andaj kërkoni prej Meje që

Ligjërata “Vlera e lutjes”, hoxhë Lulzim Perçuku

12

Allahu nuk i përgjigjet lutjes. Nëse ti lutesh për ndonjë mëkat, Allahu nuk i

përgjigjet lutjes tënde, apo nëse lutesh që të bëhet ndonjë gjë si shkak që t’i

ndërpresësh lidhjet farefisnore mes teje dhe të afërmve të tu.

Kur këtë hadith e ka dëgjuar njëri prej shokëve të Pejgamberit salAllahu alejhi ue

selem, ka thënë: “Atëherë të bëjmë dua sa më shumë, pasi që Allahu po iu

përgjigjka duave tona.” Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem thotë: “Sa më

shumë që e luteni Allahun, Ai ka edhe më shumë furnizim e të mira,

edhe më shumë u përgjigjet lutjeve tuaja.”

Ata që e lusin Allahun, mirëpo në lutjet e tyre i bëjnë shirk Atij, duke e lutur dikë

tjetër së bashku me Allahun, le ta dinë se dera e përgjigjes ndaj lutjeve të tyre

është e mbyllur. Allahu nuk i pranon ato lutje. Ai thotë: “A ka njeri më të

humbur sesa ai i cili e lut dikë tjetër përveç Allahut?!” Pra, Allahu

thotë se ai i cili e lut dikë tjetër përveç Tij, ai të cilit i lutet nuk i

përgjigjet kurrë, nuk ka mundësi që ai t’i përgjigjet, madje ata (të

adhuruarit në vend të Allahut) as që e dinë se njerëzit po i lusin ata, as

nuk e ndjejnë duan e tyre, nuk e dinë se njerëzit janë duke bërë dua,

atëherë si ka mundësi që ata t’u përgjigjen duave të tyre?!

Ndaj, ai i cili i bën Allahut rival në lutjet e tij, le ta dijë se ato nuk i pranohen, siç

është lutja e adhuruesve të varreve që shkojnë tek filan shehu apo filan i vdekuri

dhe u luten atyre, e ndërsa ata të vdekur as që i dëgjojnë e as e ndjejnë se ata po

u luten atyre. Ky është shirk i madh, është gjynahu më i madh të cilin Allahu nuk e

fal. Ai thotë: “Mos e lut dikë apo diçka tjetër përveç Allahut, që nuk ka

mundësi të të bëjë dobi e as të ta largojë ndonjë të keqe. Nëse ti e

bën këtë, atëherë dije se vërtetë je prej atyre që i kanë bërë

padrejtësi vetvetes.” Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Nëse

kërkon diçka, kërko prej Allahut e nëse kërkon ndihmë nga dikush,

kërko veç prej Allahut.” Tirmidhiu.

Page 13: Vlera e lutjes (duasë) - · PDF fileLigjërata “Vlera e lutjes”, hoxhë Lulzim Perçuku 2 jeni të uritur, përveçse atij që e kam ushqyer Unë, andaj kërkoni prej Meje që

Ligjërata “Vlera e lutjes”, hoxhë Lulzim Perçuku

13

Pra duhet të mundohesh në lutjen tënde ndaj Allahut, ta bësh vazhdimisht atë,

përherë të kërkosh prej Allahut, të jesh i sinqertë në lutjen dhe adhurimin tënd

ndaj Allahut, duke i bërë sinqerisht dhe pastër veç për Allahun e ta njësosh Atë

me dua.

Shfrytëzoi çastet e jetës tënde para se të të vijë vdekja. Shfrytëzoi duke e lutur

Allahun dhe dije se askush nuk është shkatërruar duke e lutur Allahun. I lumtur

është ai të cilit Allahu ia ka mundësuar të bëjë dua. Atij që i është ndaluar e mira,

është ai që është ndaluar prej kënaqësisë së duasë dhe adhurimit ndaj Allahut,

ose më keq se kaq, është ai që e ka humbur shpresën tek Allahu, i dëshpëruari, i

cili nuk shpreson se Allahu do t’i përgjigjet lutjes së tij.