24
PROJEKT TEMA: NE JEMI AJO CFARE HAME PUNUAN: PRANOI: BRUNILDA KADENASI XHESIANA LIKOMETI KRISTJANA LLOLLI VALENTINA JAKUPI SARA KAJANA SERXHI KULLA

Projekt biologji

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Projekt biologji

PROJEKTTEMA: NE JEMI AJO CFARE HAME

PUNUAN: PRANOI: BRUNILDA KADENASIXHESIANA LIKOMETIKRISTJANA LLOLLIVALENTINA JAKUPI SARA KAJANASERXHI KULLA

Page 2: Projekt biologji

DIETAT E CUDITSHME USHQIMORE

PUNOI: XHESIANA LIKOMETI

Page 3: Projekt biologji

Dieta e cuditshme e doktor HaubProfesori i ushqimit njerezor ne Kansas State University sugjeroi qe per 10 jave duhet te ndiqej nje diete bazuar ne ushqimet e embla, te kripura, biskota, dridhera me sheqer, patate te skuqura.Sipas tij nuk ka rendesi se cfare ha, por sa kalori merr ne trup. Ne fund te eksperimentit Haub humbi 12 kilograme. Pyetja qe ngrihet eshte: Nje diete e tille, na ben mire apo keq? Mund te hash ushqime te demshme duke u varur vetem te kalorite? Dieta makrobiotike Ajo konsiston ne konsumin e produkteve shume  te perpunuara.  Deri ketu asgje nuk tingellon çuditshem, por ato qe i jane nenshtruar kesaj diete thone se edhe duhani si produkt i makroperpunuar nuk e demton shendetin.Dieta e kalit

Dieta e kalit : sipas kesaj diete duhet konsumuar supe kali per 7 dite. Eshte nje diete dobesuese pothuajse pa asnjë te dhene ushqyese. 

Page 4: Projekt biologji

Dieta paleolitika Ajo ka te beje me ngrenien e ushqimeve te pagatuara. Pervec renies ne peshe, hamendesohet se kjo lloj diete mund te reduktoje rreziqet e shume sëmundjeve. Dieta e frutaveDieta e frutave: Nese gjate gjithe kohes se regjimit do te hani vetem fruta, thuhet se kjo sherben mjaft mire per te rene nga pesha. Por kjo lloj diete ka nje ane te keqe, pasi nuk te mundeson sasine e duhur te vitaminave, si kalcium, zink, po ashtu edhe te proteinave dhe hekurit.Dieta Shangri-laDieta me simpatike mes gjithe ketyre regjimeve ushqimore te cuditshme eshte dieta Shangri-la: Sipas saj mund te hash te gjitha llojet e ushqimeve, madje edhe ato qe pelqeni me teper. Por, e rendesishme eshte që gjate dites te pini vaj ulliri ose uje me sheqer ne menyre qe neper vakte mos te jeni te uritur.

Page 5: Projekt biologji

Dieta FletcherNe baze te kësaj diete qendron përtypja e mire e ushqimit. Per ta respektuar mire ate duhet qe ushqimi te pertypet disa dhjetra here ne goje perpara se te gelltitet.Dieta e fjetjesDhe mes listes se ketyre dietave te cuditshme ekziston edhe dieta e “Bukuroshes  se Fjetur”. Sipas saj keshillohet qe te flini sa me gjate, ne menyre qe te reduktoni numrin e vakteve.Dieta e cigaresSot të gjithë ne e dimë se të pish cigare është e dëmshme , por në gjysmën e shekullit të 20 nuk ishte e pazakontë për prodhuesit e cigareve të reklamonin mallin e tyre si të dobishëm për shëndetin. Shumë kompani deklaruan se cigarja ndihmon për humbjen e peshës.

Page 6: Projekt biologji

Dieta e Luigji Carnaros Një prej librave më të shitur për dietat “ Arti i të jetuarit gjatë “është shkruar nga Luigji Carnaros i Venedikut. Ai i ndaloi vetes së tij të hante më shumë se 400 gr ushqim në ditë dhe 500 gr verë , por më vonë ai e reduktoi ushqimin e tij në vetëm një veze. Cuditërisht ai jetoi deri ne moshën 98.Dieta e thateDita e parë - 2 kupa qull (sipas dëshirës), pa kripë, sheqer dhe yndyrë.Dita e dytë - 300 deri 400 g sallatë perimesh, pa vaj.Dita e tretë - 400 deri 500 fruta pemësh sipas dëshirës.Dita e katërt - 100 g djathë pa yndyrë apo 1 filxhan qumësht /kos.Dita e pestë - 1 peshk i zier i madhësisë së mesme.

Humbja e shpejtë e deri në 4 kileve për një kohë të shkurtër. Me heqjen e shtresave dhjamore, arrihet ajo që me dieta të tjera është më vështirë të arrihet.E meta më e madhe e kësaj diete është fakti se ajo është e shkurtër dhe se kilet që humben, mund të kthehen lehtë, nëse nuk keni kujdes. Është tepër e ashpër dhe kërkon sakrifica. Nuk preferohet as sesi gjatë verës, kur organizmi ka nevojë për sasi shtesë të ujit.Mendimi i ekspertëve dhe mjekëve është i ndarë, nga ata që thonë se kjo dietë nuk duhet të praktikohet, e deri te ata që thonë se kjo dietë paraqet një mënyrë të mrekullueshme të detoksikimit të organizmit.

Page 7: Projekt biologji

Ushqime dietike

Page 8: Projekt biologji

USHQIMET ME TE SHENDETSHME PER ORGANIZMIN

PUNOI: KRISTJANA LLOLLI

Page 9: Projekt biologji

Limoni Limoni përmban vitaminën C, e cila ndihmon të rritet niveli i “mirë” I kolesterolit HDL. Një studim ka zbuluar se limoni pengon në rritjen e qelizave kancerogjene.

Brokoli Një kërcell I brokolit përmban më shumë se 100% të kërkesave tona ditore të vitaminës K, dhe pothuajse 200 për qind të dozës së rekomanduar të vitaminës C, dy ushqyes esencialë për ndërtimin e muskujve. Një këshillë: Ruani deri në 90 për qind të vitaminës C të brokolit duke e përgatitur në mikrovalë, sepse avullimi ose zierja ruan vetëm 66 për qind të lëndës ushqyese. 

Page 10: Projekt biologji

Cokollata e Zezë30 gramë çokollatë e zezë gjatë ditës mund të zvogëlojë shtypjen e gjakut. Pluhuri I kakaos është po ashtu I pasur me antioksidantë që ndihmojnë në zvogëlimin e kolesterolit “të keq” LDL dhe të shtojë nivelet e mira të kolesterolit HDL.

Patatja Një patate e ëmbël ka gati 8 herë sasinë e vitaminës A, që nevojitet gjatë ditës, e cila lufton kancerin dhe forcon imunitetin. Një këshillë: Patatja duhet ngrënë e ftohtë, pasi hulumtimet tregojnë se kjo ndihmon në largimin e afër 25 përqind të yndyrës.

Page 11: Projekt biologji

Salmoni Salmoni është një burim i shkëlqyeshëm i acideve yndyrore omega-3, të cilat lidhen me nivelin e ulët të depresionit, sëmundjeve të zemrës dhe kancerit.

ArratArrat ndihmojnë në zvogëlimin e kolesterolit. Omega 3 e pranishme tek arrat është vërtetuar se lufton kancerin, po ashtu ndihmon në mbrojtjen ndaj diellit. Arrat ndihmojnë gjithashtu në rregullimin e gjumit.

Page 12: Projekt biologji

Avokado Avokado është e pasur me yndyra të shëndetshme, madje një studim ka dëshmuar se ul kolesterolin në gati 22 përqind. Duke shtuar avokadon në sallatë rritet thithja e lëndëve ushqyese kryesore, si beta-karoteni.Hudhra Hudhra është luftëtar I fuqishëm I sëmundjeve, pengon rritjen e baktereve, përfshirë edhe bakterin E.coli. Gjithashtu, Allicin, një përbërës I gjetur në hudhër është dëshmuar se ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit dhe shtypjes së gjakut. Mbani mend, hudhrat nuk duhet të ziejnë shumë, sepse ekspozimi në temperaturë të lartë për më shumë se 10 minuta humbet vlerat ushqyese. 

Page 13: Projekt biologji

Spinaqi Hulumtimet e fundit kanë treguar se mes frutave dhe perimeve që luftojnë kancerin, spinaqi është një nga më efektivët.

Fasulet

Duke ngrënë fasule, bizele dhe thjerrëza katër herë gjatë javës mund të ulet deri në 22 përqind rreziku ndaj sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu, fasulet zvogëlojnë rrezikun nga kanceri I gjirit. Sa më me ngjyrë të errët të jenë fasulet aq më shumë antioksidantë përmbajnë.

Page 14: Projekt biologji

SEMUNDJET QE VIJNE NGA KEQUSHQYERJA

PUNOI: VALENTINA JAKUPI

Page 15: Projekt biologji

ObezitetiObeziteti konsiderohet një situatë jonormale, ku ka depozitim të tepërt të yndyrës në trup. Kjo ndodh nga marrja e tepërt e ushqimit, d.m.th e energjisë së tepërt.Për të vlerësuar gjendjen ushqyese të trupit dhe të obezitetit, përdorim indeksin e mases trupore (IMT). IMT =Pesha / Gjatësia2. Etiologjia e obezitetit është shumëfaktoresh,  por shkaku themelor është ngrënia e tepërt.Obeziteti mund t'i ndodhë të gjithëve. Megjithatë disa grupe janë më shumë në rrezik të bëhen obezë. UlceraUlçera është një lloj plage e lokalizuar në stomak ose në duoden . Kjo “gropë“ fillestare, më pas zgjerohet nga inflamacioni i cili shpesh është i dhimbshëm. Në formën klasike (30% e rasteve) pikasim një dhimbje që i ngjan djegies në bark, e cila e rrezaton këtë dhimbje edhe anash apo në kurriz. Dhimbja ka ritmin e vakteve të ngrënies dhe shfaqet një çerek ore pas ngrënies. Ushqimet që përmbajnë spec djegës, kafeja, dhe pijet kola përkeqësojnë jashtë mase sëmundjen e ulçerës, madje në shumë raste këto ushqime provokojnë edhe dhimbje stomaku. Përdorimi i ushqimeve me yndyrë nuk është problematik vetëm për një sërë sëmundjesh por ato janë shkak edhe për dëmtimin e stomakut. 

Page 16: Projekt biologji

Kanceri i zorrës së trashë Në zorrën e trashë, kohë pas kohe te çdo njeri për arsye të ndryshme zhvillohen polite, pëlcitje të zorrës së trashë apo hemoroide. Këto polite me kalimin e kohës, për shkak të ushqimit të keq marin kallje dhe kjo mund të jetë shkaktare, që aty të zhvillohet kanceri. Dieta e pasur në yndyra shtazore, mishi i kuq dhe dieta e varfër në fruta dhe perime është një faktor kryesor predispozues për kancerin e zorrës së trashë. Mjaftojne 10 g fibra drithërash në ditë për të reduktuar me 10% rrezikun e zhvillimit të kancerit të zorrës së trashë.Gjithashtu qumështi dhe kalciumi në ushqim zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të kancerit të zorrës së trashë dhe rektumit.OsteoporozaKockat tona janë të përbëra nga kristale të mineraleve si fosfori, kalçiumi dhe magneziumi. Ka dy lloj qelizash, ato që formojnë kockën dhe ato që e tresin kockën.Deri në moshën 20-25 vjeç dominante janë qelizat që formojnë kockën, më pas ato shkatërruese megjithëse kan një ekuilibër mes tyre. Rritja e shkatërrimit pakëson sasinë e mineralit dhe kjo sjell thyerjen e kockës. Gjendja ku sasia e mineralit pakësohet shumë quhet Osteoporoz. Kjo është sëmundja më e shpeshtë metabolike e kockave ku mikroarkitektura e tyre dhe masa e kockës janë zvogëluar. Osteoporoza është një sëmundje e fshehtë. Nuk jep shenja për një kohë të shkurtër por afatgjate. Nëse është krijuar osteoporoza vihet re kërrusje dhe dhimbje të belit dhe shpinës.

Page 17: Projekt biologji

BulimiaBulimia nervosa është një çregullim psikologjik i të ngrënit, që karakterizohet me intervale të të ngrënit të pakontrolluar të përcjellur me metoda joadekuate për kontrollim të peshës (të vjellur). Zakonisht është rezultat i depresionit, stresit apo çështjes së vetëbesimit. Bulimia më shumë prek femrat. Rreth 10% të individëve të diagnostifikuar me bulimi janë meshkuj ndërsa 10% të individëve që vuajnë nga bulimia, do të vdesin nga uria, sulmi në zemër, komplikimet tjera mjekësore apo vetëvrasja.Guret ne veshkaGurët ne veshka jane grumbullime te kristaleve mikroskopike.Ata formohen si rezultat i çrregullimeve te ekuilibrit midis lëngjeve në urinë dhe sasisë së mineraleve kripore gurë-formuese. Këto përbërje paraqesin vështirësi në tretjen e tyre dhe çojnë në krijimin e gurëve. Shkaku i formimit të gurëve në veshka nuk është saktësisht i njohur. Mendohet që disa persona kanë ndjeshmëri më të madhe sesa të tjere ndaj disa ushqimeve specifike të cilat çojnë në  formimin e gurëve në veshka.

Page 18: Projekt biologji

DiabetiDiabeti është një sëmundje që karakterizohet nga nivel i lartë glukoze( ose sheqeri) në gjak. Ky nivel i lartë glukoze është i shkaktuar nga paaftësia e organizmit për të përdorur insulinën e vet për të tretur sheqerin. Mjekësia akoma nuk e di me saktësi përse ndodh një gjë e tillë dhe e kanë quajtur shkakun: sindroma x, por përgjithsisht besohet se faktorët kryesorë që çojnë në diabet janë : gjenet e predispozuara, ushqim jo i shëndetshëm, mungesë aktiviteti fizik, mbipesha.ArteriosklerozaArterioskleroza është sëmundje e enëve të gjakut. Ajo shkaktohet nga trashja dhe ngurtësimi i mureve të arterieve. Pak nga pak zgavra e arterieve zvogëlohet, kështu që sasia e gjakut që e përshkron atë, pakësohet. Në këto rrethana indet vuajnë për oksigjen dhe lëndë ushqyese. Nëse arterioskleroza prek enët që ushqejnë zemrën ose trurin, pasojat janë shumë të rënda dhe mund të shpien deri në vdekje.Në faktorët rrezikues të pandikueshëm hyjnë mosha, predispozita familjare dhe gjinia.Faktore e ndikueshem: shtypja e lartë e gjakut, përmbajtja e shtuar e yndyrës në gjak (kolesterina), sëmundja e sheqerit (diabeti i tipit 2), mbipesha.

Page 19: Projekt biologji

LENDET USHQIMORE ME TE RENDESISHME PER ORGANIZMIN

PUNOI: SERXHI KULLA

Page 20: Projekt biologji

KarbohidratetKarbohidratet gjenden ne forme niseshteje dhe sheqeri. Niseshteja gjendet ne perime, si patatet dhe dritherat. Perimet, patatet dhe dritherat jane te shendetshme sepse ato permbajne shume karbohidrate ne forme niseshteje, dhe njekohesisht kane permbajtje te ulet dhjamore. Keto lloj karbohidratesh quhen prandaj karbohidratet “e mira”. Karbohidratet e “keqija” vijne nga te gjitha produktet qe permbajne sheqer, si embelsirat, çokollata, akullore, dhe pijet freskuese. Se bashku me sheqerin nga te gjitha keto ne marrim gjithashtu shume lende ngjyruese dhe lende shijuese, per te cilat ne nuk kemi nevoje.

Page 21: Projekt biologji

YndyrnatYndyrna eshte nje lende ushqyese qe permban me shume energji, ne 100 grame yndyre ka dyfish me shume energji se sa ne 100 grame karbohidrate. Do me thene qe njerezit duhet te bejne kujdes qe te mos te hane shume yndyrna, sepse njeriu absorbon shume energji shpejt dhe prandaj rrezikon te behet i shendoshe. Mund te jete e veshtire per te pare sa yndyre ka ne nje ushqim, vetem kur ka gjalpe, vaj ose margarine, qe jane pothuajse yndyrna.

Page 22: Projekt biologji

ProteinatProteina eshte nje lende ushqyese shume e rendesishme, sepse ajo perdoret pjeserisht per te krijuar energji dhe pjeserisht per te ndertuar gjithe organizmin. Proteina mund te jete me prejardhje shtazore ose bimore. Proteina shtazore vjen nga kafshet dhe gjendet per shembull ne veze, qumesht, djathe, mish dhe peshk. Proteina bimore vjen nga bimet dhe gjendet per shembull ne bizele, fasule, oriz , miell e drithera. Proteinat marrin pjese ne mirembajtjen e indeve te lekures. Prandaj eshte e rendesishme qe ato te perfshihen ne te gjitha racionet tona ditore.

Page 23: Projekt biologji

A JEMI TE INFORMUAR MBI ATO CFARE HAME?

PUNOI: SARA KAJANA

Page 24: Projekt biologji