63
1 Adresa: Lagja I , Rr “Currilave”, Durrës, Tel & Fax: 003555239163/62, Website: www.uamd.edu.al “Fakulteti i Shkencave Politike - Juridike” kurSi i MaSterit ProFeSional “adMiniStriM Publik” Punoi : Adelina DRUGA Udhëheqëse : Ph.D Cand Viorela POLENA Durrës, Janar 2013

“Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

1

Adresa: Lagja I , Rr “Currilave”, Durrës, Tel & Fax: 003555239163/62, Website: www.uamd.edu.al

“Fakulteti i Shkencave Politike - Juridike”

kurSi i MaSterit ProFeSional

“adMiniStriM Publik”

Punoi : Adelina DRUGA Udhëheqëse : Ph.D Cand Viorela POLENA

Durrës, Janar 2013

Page 2: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

2

DEKLARATË STATUORE Une Adelina Druga, nën përgjegjësinë time deklaroj se ky punim është shkruar prej meje, nuk është prezantuar asnjëherë para një institucioni tjetër për vlerësim dhe nuk është botuar i tëri ose pjesë të veçanta të tij. Punimi nuk përmban material të shkruar nga ndonjë person tjetër përveç rasteve të cituara dhe referuara. © Adelina Druga, 2013

Page 3: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

3

ABSTRAKTI Punësimi është një nga elementet kyç për gjithëpërfshirjen sociale dhe pavarsinë ekonomike për personat me aftësi të kufizuar në moshë pune. Ky punim ka si qëllim të analizojë gjendjen e punësimit të personave me aftësi të kufizuar në Shqipëri si dhe të hedh dritë mbi vështirësitë dhe pengesat me të cilat ata ndeshen në realizimin e së drejtes për punësim. Ky studim jep një pasqyrë të përgjithshme të marrëdhënieve ndërmjet aftësisë së kufizuar dhe punësimit, duke u fokusuar kryesisht në politikat e punësimit të personave me aftësi të kufizuar. Ai analizon të drejtën e punësimit të personave më aftësi të kufizuar në këndvështrimin e standardeve dhe legjislacionit ndërkombëtar si dhe atij vendas. Është analizuar situata e punësimit të personave me aftësi të kufizuar në vendin tonë dhe është argumentuar se deri më tani ligji per nxitjen e punësimit nuk ka gjetur zbatim të plotë dhe politikat sociale nuk janë të orientuara drejt punësimit, për të mundësuar jetesën e pavarur, por janë të orientuara drejt rritjes së pagesave të paaftësisë. Janë dhënë një sërë rekomandimesh për përmirësimin dhe harmonizimin e politikave dhe legjislacionit, me qëllim nxitjen e punësimit për personat me aftësi të kufizuar. Sigurimi i të drejtës së punësimit për personat me aftësi të kufizuar duhet të jetë objektiv i rëndësishëm për vendin tonë pasi përmirësimi i politikave dhe situatës së punësimit për ta sjell përfitime për gjithë shoqërinë në tërësi. Duke punuar së bashku ne mund të krijojmë një botë më të mirë për të gjithë. Juan Somavia Drejtori i Përgjithshëm i ILO-s. ABSTRACT Employment is one of the key elements for social inclusiveness and economic independence for persons with disabilities in working age. This paper aims to analyze the employment situation of persons with disabilities in Albania and to show the difficulties and obstacles they face in the realization of the right to employment. This study provides a general overview of the relationship between disability and employment, focusing mainly on employment policies for people with disabilities. It analyzes the right to employment of people with disabilities from the viewpoint of international and national standards and legislation. It is analyzed the employment situation of people with disabilities in our country and it has been argued that so far employment promotion law has not been fully implemented and social policies are not oriented towards employment, to enable independent living, but are oriented towards increasing the disability payments. A set of recommendations are given for the improvement and the harmonization of policies and legislation, in order to promote employment for people with disabilities. Ensuring the right of employment for people with disabilities should be an important objective to our country, because improving policies and their employment situation bring benefits for the whole society. Working together we can create a better world for all. Juan Somavia Director-General of the ILO Fjalë Kyçe: Aftësi e Kufizuar, Punësim, Politika Sociale, Rehabilitim, Diskriminim. Keywords: Disability, Employment, Social Policy, Rehabilitation, Discrimination.

Page 4: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

4

MIRËNJOHJE Së pari, falenderoj Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës , që krijoi mundësinë e studimeve pasuniversitare, Master Profesional, dega Administrim Publik, për ngritjen e kapaciteteve të administratës publike në Shqipëri. Një falenderim të veçantë për Ph.D Cand Viorela Polena e cila me asistoi në përgatitjen e temës së diplomës duke më dhënë orientimet e duhura. Të njëjtin falenderim shpreh për Fondacionin Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar që me studimet dhe publikimet e tij ka ndihmuar direkt dhe indirekt, duke kontribuar për një kryerje efikase dhe të trajtimit sa më shkencor të këtij studimi. FSHDKAP ka kryer një sërë studimesh dhe botimesh lidhur me të drejtat dhe përfitimet e personave me aftësi të kufizuar në Republikën e Shqipërisë. Gjithashtu falenderoj edhe Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror, Berat ku aktualisht punoj, që më ka mundësuar të njihem më nga afër me të gjitha problematikat e personave me aftësi të kufizuar si dhe me legjislacionin përkatës në fushën e aftësisë së kufizuar.

Page 5: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

5

PËRMBAJTJA

1.Lista e grafikëve ............................................................................................................ 6

2.Lista e shkurtimeve........................................................................................................ 6

I. HYRJE................................................................................................................... 7

II. METODOLOGJIA............................................................................................... 8 II.1 Përzgjedhja e bazës ligjore.............................................................................. 8 II.2 Pjesëmarrësit.................................................................................................... 8 II.3 Përzgjedhja e pjesëmarrësve............................................................................ 9 II.4 Instrumentet dhe materialet.............................................................................. 9

III. PËRMBLEDHJE................................................................................................ 10

IV. VËSHTRIM NË LITERATURË....................................................................... 12 IV.1 Vështrim i përgjithshëm mbi politikat, teoritë dhe zhvillimet e fundit në fushën e punësimit të personave me aftësi të kufizuara...................................12 IV.2 E drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e standardeve dhe legjislacionit ndërkombëtar......................................................17 IV.3 Analizë e kornizës së legjislacionit për personat me aftësi të kufizuar në Shqipëri...........................................................................................................20

II.3.1 Legjislacioni..........................................................................................20 II.3.2 Dokumentat politike.............................................................................30

II.3.3 Institucionet përgjegjëse për punësimin e personave me aftësi të kufizuara...........................................................................................31

V. PUNËSIMI I PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUAR NË SHQIPËRI.33

V.1 Personat me aftësi të kufizuara, përkufizimi, klasifikimi dhe përfitimet e secilës kategori....................................................................................................34 V.2 Studimi i gjëndjes së punësimit të personave me aftësi të kufizuara..............36

VI. STUDIM LIDHUR ME PUNËSIMIN E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË QYTETIN E BERATIT...............................................39

VI.1 Diskutim mbi rezultatet e përfituara nga analiza e të dhënave sasiore.........41

VII. DISKUTIM MBI KUADRIN LIGJOR NË FUSHËN E PUNËSIMIT TË PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUAR.............................................46

VIII. KONKLUZIONE.................................................................................................53

IX. REKOMANDIME...............................................................................................55

X. LITERATURA.....................................................................................................57

XI. ANEKSE...............................................................................................................60

Page 6: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

6

1. LISTA E GRAFIKËVE

Grafiku 1. Kategoria e aftësisë së kufizuar . Grafiku 2.Numri i personave me aftësi të kufizuara në Qarkun e Beratit. Grafiku 3.Numri i personave me aftësi të kufizuara në Qytetin e Beratit. Grafiku 4. Arsyet përse nuk punojnë. Grafiku 5. Arsimi i personave me aftësi të kufizuar. Grafiku 6. Barriera që pengojë punësimin. 2. LISTA E SHKURTIMEVE

FSHDPAK Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar FKP Fondi Kombëtar i Punësimit KB Kombet e Bashkuara KDPAK Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar KM Këshilli i Ministrave KMCAP Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë PAK Person me Aftësi të Kufizuar SKPAK Strategjia Kombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuar SSP Strategjia Sektoriale e Punësimit SHKP Shërbimi Kombëtar i Punësimit VKM Vendim i Këshillit të Ministrave CARITAS Agjensia Katolike për Ndihmë dhe Zhvillim Ndërkombëtar MPÇSSHB Ministria e Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta KKPAK Këshilli Kombëtar i Personave me Aftësi të Kufizuar ILO Organizata Ndërkombëtare e Punës DRSHKP Drejtoria Rajonale e Shërbimit Kombëtar të Punësimit OECD Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik OJF Organizatë jo- Fitimiprurëse.

Page 7: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

7

I. HYRJE Afërsisht 10 përqind e popullsisë së botës vuajnë nga ndonjë lloj paaftësie, ndërsa 25 përqind janë të lidhur direkt me një problem paaftësie në familjen e tyre. Një në dhjetë Evropianë ka ndonjë dëmtim fizik, ndijor ose mendor1. Çështjet më të rëndësishme për PAK mbeten edukimi, punësimi, hyrja në mjedis dhe informim, mundësia që personi me nevoja të veçanta të marrë të njëjtin trajtim si të gjithë qytetarët e tjerë. Një shoqëri do të konsiderohej njerëzore, vetëm kur anëtarët e saj të shfaqin ndjeshmëri dhe të sigurojnë mbështetje për personat me nevoja të veçanta, sikurse janë personat me aftësi të kufizuara. Punësimi është një nga elementet kyç për gjithëpërfshirjen sociale dhe pavarsinë ekonomike për personat me aftësi të kufizuar në moshë pune.Sigurimi i të drejtës së punësimit për personat me aftësi të kufizuar duhet të jetë objektiv i rëndësishëm për vendin tonë pasi përmirësimi i politikave dhe situatës së punësimit të personave me aftësi të kufizuar sjell përfitim jo vetëm për ta, por për gjithë shoqërinë në tërësi.Garantimi i kësaj të drejte duhet të sigurohet në kushte të barabarta edhe për personat me aftësi të kufizuar ashtu si edhe për shtetasit e tjerë, në mënyrë që kjo kategori të jetë e aftë të gëzojë jetën në të gjitha aspektet e saj. Qëllimi i këtij punimi është i lidhur me vlerësimin e realizimit të së drejtës për punësim për personat me aftësi të kufizuara në vendin tonë. Vlerësimi synon të japë informacion mbi numrin e gjendjen e kategorive të ndryshme të personave me aftësi të kufizuara, aksesin që ata kanë për punësim si dhe të hedhë dritë mbi vështirësitë e pengesat me të cilat ata ndeshen në realizimin e kësaj të drejte. Në pjesën e parë të këtij punimi do të hidhet një vështrim i përgjithshëm mbi politikat, teoritë dhe zhvillimet e fundit në fushën e punësimit të personave me aftësi të kufizuar dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e standardeve dhe legjislacionit ndërkombëtar si dhe në këndvështrimin e legjislacionit në Shqipëri. Në pjesën e dytë të punimit do të jepet përkufizimi i termit “person me aftësi të kufiuar” , do të trajtohet klasifikimi i personave me aftësi të kufizuar, përfitimet e secilës kategori si dhe do të analizohet situata e punësimit të personave me aftësi të kufizuar në vendin tonë. Në pjesën e tretë të punimit do të analizohet situata e punësimit të personave me aftësi të kufizuar në Qytetin e Beratit, ku është realizuar edhe nje studim në të cilin janë përfshire persona me aftësi të kufizuar dhe familjarë të tyre, punëdhënës si dhe institucione shtetërore, si dhe do të diskutohet mbi rezultatet e përfituara nga analiza e të dhënave sasiore. Në pjesën e katërt të punimit do të diskutohet mbi kuadrin ligjor në fushën e punësimit të personave me aftësi të kufizuar. Në pjesën e fundit të punimit do të paraqiten konkluzionet, rekomandimet si dhe literatura e përdorur.Rekomandime për ndryshim parashikohen për institucionet shtetërore, të cilat duhet të ndërmarrin hapa urgjente për rishikimin e kuadrit ligjor, i cili lidhet qoftë me vlerësimin e aftësive, qoftë me nxitjen e punësimit e formimit profesional për personat me aftësi të kufizuara. 1http://uk.oneworld.net/article/view/112236

Page 8: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

8

II. METODOLOGJIA

II.1 Përzgjedhja e bazës ligjore. Metodologjia që u përdor për realizimin e pjesës së parë të studimit ishte e tipit cilësor. Për të krijuar një panoramë të plotë të parashikimeve politike dhe ligjore, kombëtare e ndërkombëtare, që i shërbeu një analize të kuadrit shqiptar në këtë fushë, duke e krahasuar me standardet ndërkombëtare, shërbeu informacioni i marrë nga baza ligjore shqiptare; të gjithë dokumentet ndërkombëtarë me parashikimet përkatëse për punësimin e personave me aftësi të kufizuara; literatura bashkëkohore ndërkombëtare, kryesisht mbi politikat sociale dhe të drejtat e njëriut në kontekstin e personave me aftësi të kufizuara; raporte dhe studime të ndryshme shqiptare në këtë fushë të kryera kryesisht nga Fondacioni Shqiptar i Personave me Aftësi të Kufizuar dhe gjithashtu raporte ndërkombëtare të vlerësimit të situatës së punësimit të personave me aftësi të kufizuara . II.2 Pjesëmarrësit. Për studimin e gjendjes së punësimit të personave me aftësi të kufizuar në Qytetin e Beratit , u përfshinë 100 pjesëmarrës, persona me aftësi të kufizuara dhe familjarë të tyre, prej të cilëve 65% (n=65) ishin persona me aftësi të kufizuara dhe 35% (35) ishin prindër e familjarë. Në studim morën pjesë edhe katër institucione punëdhënëse nga të cilët njëri ishte institucion shtetëror dhe tre subjekte private, gjithashtu u kontaktua dhe me Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Inspektoriatin Shtetëror të Punës si dhe me Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve Sociale në Qarkun e Beratit. U bë kujdes që të gjitha kategoritë e aftësisë së kufizuar të përfshiheshin në studim.

Grafiku 1. Kategoria e aftësisë së kufizuar.

0 5 10 15 20 25 30

Shikimi

Sëmundje Kronike

Mendore

Lëvizje

Page 9: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

9

II.3 Përzgjedhja e pjesëmarrësve. Pjesëmarrësit me aftësi të kufizuara dhe familjarët e tyre u përzgjodhën përmes bashkëpunimit me Drejtorinë e Shërbimeve Sociale në Bashkinë e Beratit. Punëdhënësit që u përfshinë në studim u përzgjodhën në mënyrë rastësore. Të gjithë pjesëmarrësit u ofruan vullnetarisht në dhënien e mendimeve dhe informacionit. II.4 Instrumentet dhe materialet. Të dhënat për realizimin e studimit u mblodhën përmes dy pyetësorëve sasiorë, të cilët u plotësuan nga të dyja grupimet pjesëmarrëse. Pyetësori i parë u drejtohej personave me aftësi të kufizuara dhe familjarëve të tyre. Pyetësori i dytë u drejtohej punëdhënësve të ndryshëm privatë dhe shtetërorë.

Page 10: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

10

III. PËRMBLEDHJE

Një në çdo gjashtë njerëz në botë - rreth një miliard njërëz - ka një paaftësi2. Rreth 785-975 milion prej tyre janë vlerësuar të jenë në moshë pune, por shumica e tyre nuk punojnë. Ndërsa një pjesë e personave me afësi të kufizuar janë të punësuar me sukses dhe të integruar plotësisht në shoqëri, si një grup, personat me aftësi të kufizuara shpesh përballen me varfërinë dhe papunësinë joproporcionale. Ata vazhdojnë të jenë të diskriminuar dhe të margjinalizuar nga shoqëria. Edhe pse çështjet e tyre janë trajtuar në disa dokumente ndërkombëtare prej kohësh, situata e tyre vazhdon të mbetet e vështirë. Megjithatë, në një botë ku të drejtat e njeriut kanë marrë një rol kryesor në hartimin dhe zbatimin e politikave dhe legjislacionit, edhe situata e personave me aftësi të kufizuar ka marrë një kuptim të ri, përmes zhvillimeve pozitive në drejtim të tyre. Ajo çka konsiderohet si më thelbësore në këtë aspekt, është ndryshimi i qasjes ndaj konceptit të aftësisë së kufizuar. Nga modeli i mëshirës dhe bamirësisë dhe trajtimit të aftësisë së kufizuar, si një çështje ekskluzivisht mjekësore, është kaluar në një model të të drejtave të njeriut, ku personat me aftësi të kufizuara nuk janë objekte të ligjeve, por subjekte me të drejta të plota dhe në kushte të barabarta me të tjerët. Puna e denjë është qëllimi primari i ILO-s për të gjithë, duke përfshirë personat me aftësi të kufizuara. ILO ka punuar për më shumë se 50 vjet për të promovuar zhvillimin e aftësive dhe mundësive të punësimit për njerëzit me aftësi të kufizuara, bazuar në parimet e mundësive të barabarta, trajtimit të barabartë, integrimit në programet e shërbimeve të punësimit3. Me miratimin e Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, u shënua një ndryshim rrënjësor në të parit e aftësisë së kufizuar. Konventa sjell një këndvështrim të ri ndaj personave me aftësi të kufizuara, atë të të drejtave të njeriut dhe për më tepër, duke qenë se politikat dhe ligjet kanë dështuar herë pas here, ajo shërben si një udhërrëfyes për shtetet anëtare, se si duhet të hartojnë politika, strategji dhe ligje për të realizuar në mënyrë efektive respektimin dhe zbatimin e këtyre të drejtave. Në Shqipëri flitet pak për punësimin e personave me aftësi të kufizuara. Ashtu si në vendet e tjera, edhe në Shqipëri personat me aftësi të kufizuara ende nuk janë përfshirë tërësisht në shoqëri, qoftë në jetën politike, sociale apo ekonomike. Të dhënat dhe njohuritë statistikore për pozitën e personave me aftësi të kufizuara janë të pakta. Aktualisht ato reduktohen në numrin e personave me aftësi të kufizuara, llojet kryesore të aftësive të kufizuara, të cilat vlerësohen dhe përcaktohen nga komisione të veçanta specialistësh, pagesat në para që jepen nga buxheti i shtetit, si dhe disa shërbime mbështetëse që ofrohen në qendra rezidenciale dhe në komunitet. Aktualisht nuk ka të dhëna mbi strukturën gjinore të personave me aftësi të kufizuara, për aftësitë e kufizuara pas moshës së pensionit, të dhëna lidhur me situatën e punësimit të personave me aftësi të kufizuara. Niveli i punësimit të PAK është tepër i ulët. Vetëm 2275 nga 9533 persona me aftësi të kufizuara të aftë për punë kanë patur mundësinë e punësimit4. Shqipëria është pjesë shumë traktateve ndërkombëtare dhe për më tepër, në 3 dhjetor të vitit 2009, ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuar, ajo firmosi Konventën për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, duke shprehur kështu vullnetin dhe

2http://www.ilo.org/skills/areas/inclusion-of-persons-with-disabilities/lang--en/index.htm 3http://www.ilo.org/skills/areas/inclusion-of-persons-with-disabilities/lang--en/index.htm 4Strategjia Kombwtare e Personave me Aftwsi tw Kufizuar,fq.11.

Page 11: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

11

dëshirën për të përvetësuar parimet dhe standardet e saj. Megjithatë, Shqipëria ka shumë për të bërë në drejtim të përfshirjes reale të personave me aftësi të kufizuara dhe çështjeve të tyre. Ne mbetemi akoma në nivelin e skemave të pagesave, për shkak të aftësisë së kufizuar, ndërkohë që mungon integrimi në sfera të ndryshme, si në shoqëri, në arsim, politikë, ekonomi etj. Shqipëria, edhe pse ka një ligj për nxitjen e punësimit të personave me aftësi të kufizuara dhe tashmë ka miratuar dhe Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, ka një përqindje të papërfillshme të punësimit të personave me aftësi të kufizuara. Disa nga arsyet janë: qëndrimet negative të shoqërisë shqiptare; humbja e pagesave për shkak të aftësisë së kufizuar, në rast punësimi; mungesa e stabilitetit të tregut të punës. Një tjetër aspekt është kuadri jo i plotë ligjor në fushën e punësimit, si dhe niveli i ulët i zbatueshmërisë së ligjeve dhe politikave ekzistuese. Nga të dhënat zyrtare rezulton se deri tashmë vënia në funksionim e Fondit Kombëtar të Punësimit (parashikuar në nenin 20 të ligjit Nr.7995 datë 20.09.2005, “Për nxitjen e punësimit”) mbetet ende një pjesë e pazbatuar e ligjit të sipërpërmendur. Ky fond përveç mbështetjes së skemës së pagesës së papunësisë për personat me aftësi të kufizuar do të kishte si synim dhe mbështetjen e programeve aktive si për shembull: mbështetje me kredi për punëdhënësit që krijojnë vende të reja pune; mbështetjen e programeve aktive për hapjen e vendeve të reja të punës për personat të cilët përfitojnë nga kjo skemë dhe punëkërkuesit e tjerë. Zbatimi si duhet i fondeve të kontributit për papunësi do të sillte një impakt tepër pozitiv në uljen e nivelit të papunësisë, rritjen e nivelit të punësimit, hapjen e vendeve të reja të punës, rritjen e cilësisë së fuqisë punëtore dhe si rrjedhim në përmirësimin e rritjes ekonomike të vendit5. Ndërkohë që dhe biznesi nuk financohet sipas parashikimeve ligjore, pasi mungojnë dhe këtu vendimet përkatëse. Mungesa e përshtatshmërisë në përgjithësi, në transport, teknologji, komunikim përbën një problem serioz për ta bërë punësimin të arritshëm, por edhe për të marrë shërbime të tjera të lidhura ngushtësisht me të, siç janë kurset e ndryshme të trajnimit apo formimit profesional. Në Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, trajtohet koncepti “përshtatja e arsyeshme”, mohimi i së cilës përbën diskriminim. Është një arritje e madhe në legjislacionin shqiptar futja e këtij koncepti kaq bashkëkohor, por ky koncept, pa sqarimet e nevojshme, nuk do të gjejë zbatueshmërinë e duhur. Ndërkohë që në Shqipëri përdoren ende modele të vjetëruara për vlerësimin e aftësive të individit me aftësi të kufizuara dhe, nga ana tjetër, janë thuajse joekzistente shërbimet rehabilituese apo riaftësuese. 5FSHDPAK, Raport Vëzhgimi, “Përgjegjësia Sociale e Komunitetit të Biznesit dhe Grupet në Nevojë”, Korrik 2008, fq 52.

Page 12: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

12

IV. VËSHTRIM NË LITERATURË

IV.1 Vështrim i përgjithshëm mbi politikat, teoritë dhe zhvillimet e fundit në fushën e punësimit të personave me aftësi të kufizuara. Mbi një miliard njerëz, jetojnë me një formë të aftësisë së kufizuar6. Aftësi e kufizuar është një term ombrellë, që mbulon dëmtimet, kufizimet në aktivitete dhe kufizimet e pjesëmarrjes. Një dëmtim është një problem në funksionimin e trupit të individit; një kufizim aktiviteti është vështirësia e hasur nga një individ në ekzekutimin e një detyre apo veprimi; ndërsa një kufizim pjesëmarrje është një problem i përjetuar nga një individ në përfshirjen e tij në situata të jetës7. Personat me aftësi të kufizuara, "pakica më e madhe në botë", shpesh përballen me pengesa për pjesëmarrje në të gjitha aspektet e shoqërisë. Pengesat mund të marrin forma të ndryshme, duke përfshirë ato që lidhen me mjedisin fizik apo me teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, ose ato që rrjedhin nga legjislacioni apo politika, apo nga qëndrimet ose diskriminimi shoqëror. Rezultati është se personat me aftësi të kufizuara nuk kanë qasje të barabartë në shoqëri ose shërbime, duke përfshirë arsimin, punësimin, kujdesin shëndetësor, transportin, pjesëmarrjen në politikë. Përvoja tregon se kur pengesat për përfshirjen e tyre janë larguar dhe personat me aftësi të kufizuara janë lejuar të marrin pjesë plotësisht në jetën shoqërore, përfitimet e tyre dhe të gjithë komunitetit janë rritur8. Konventa mbi të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (KDPAK) pranon se ekzistenca e pengesave përbën një komponent qendror të aftësisë së kufizuar. Sipas Konventës, aftësia e kufizuar është një koncept evolues se "rezulton nga ndërveprimi mes personave me dëmtime dhe pengesat e sjelljes dhe mjedisore që pengojnë pjesëmarrjen e tyre të plotë dhe efektive në shoqëri në baza të barabarta me të tjerët". Aftësia e kufizuar dhe punësimi janë çështje të cilat kanë ndikim global. Papunësia, punët e pavlerësuara, pagesat e ulëta, varfëria, mungesa e trajnimit dhe formimit profesional, mungesa e edukimit, janë probleme globale 9. Puna është pjesë e rëndësishme e jetës së çdo njeriu dhe një mjet për të fuqizuar të qenit qytetar i një shoqërie. Puna e paguar i jep njerëzve të ardhura, pavarësi ekonomike, mundësi të takohen e shoqërohen me kolegë dhe i ndihmon ata të marrin pjesë në shoqëri. Megjithatë, njerëzit me aftësi të kufizuara janë më pak të përfshirë në botën e punës së paguar. Për herë të parë ishte Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) ajo që hartoi standardet për punonjësit me aftësi të kufizuara. Në vitin 1955, Rekomandimi nr. 99 thekson rëndësinë e integrimit të punonjësve me aftësi të kufizuara në vendin e punës. Me kalimin e viteve u theksua ideja se politikat e punësimit për personat me aftësi të kufizuara mund të ishin të suksesshme, vetëm nëse ato bëheshin pjesë e politikave të punësimit për të gjithë 10. Shpenzimet për aftësinë e kufizuar, qoftë në para apo në shërbime dhe kushtet në të cilat ndodhet ekonomia sot, po bëjnë që kalimi nga skemat pasive në ato aktive, ku personat

6http://www.un.org/disabilities/default.asp?id=1597#background 7 http://www.who.int/topics/disabilities/en/ 8http://www.un.org/disabilities/default.asp?id=1597#background 9ILO-International Labour Conference;91st Session 2003 10ILO, Recommendation No. 99, ILO, Geneva,

Page 13: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

13

me aftësi të kufizuar janë taksapagues dhe kontribues në shoqëri, të kalojë në plan të parë të politikave mbi çështjet e aftësisë së kufizuar. Duke folur për humbjet që shoqëria ka si pasojë e përjashtimit të personave me aftësi të kufizuara nga puna e paguar Buckup liston: humbjen e produktivitetit të punës për arsye të ambientit rrethues, krijimin e një ambienti “me aftësi të kufizuar” që i bën personat me aftësi të kufizuara më pak produktivë nga ç’mund të ishin dhe përfshin, mes të tjerash, mungesën e arsimit, mungesën e trajnimeve apo qëndrime të ndryshme negative, boshllëku që ekziston midis potencialit dhe produktivitetit të tyre dhe ndryshimi i madh në përqindjet e papunësisë dhe mosaktivizimit mes njerëzve pa aftësi të kufizuara dhe atyre me aftësi të kufizuara. Të gjitha këto së bashku, ndihmojnë për të përcaktuar atë që përbën çmimin e përjashtimit të personave me aftësi të kufizuara nga tregu i punës11. Ka disa tipe strategjish të barazisë në punësim dhe punëdhënës të ndryshëm përqafojnë tipe të ndryshme strategjish12 : 1. Politikat e mundësive të barabarta, të cilat synojnë në mundësimin e të drejtave formale, mundësive dhe aksesit për të gjithë. Ato kanë në thelb parimin se të gjithë njerëzit duhen trajtuar njëlloj, pavarësisht nga kategoria sociale së cilës ata i përkasin. 2. Politikat e veprimeve pozitive, thelbi i të cilave qëndron në monitorimin e vazhdueshëm të politikave e praktikave të punësimit, për të mbajtur nën kontroll që ato të mos jenë diskriminuese. 3. Politikat e trajtimit preferencial janë një kombinim i rregullave e proçedurave, përmes të cilave favorizohen disa njerëz për të arritur një pozicion të caktuar. Qasje të ndryshme politike mbështesin personat me aftësi të kufizuara në vendin e punës. Ato përfshijnë legjislacionin antidiskriminues, detyrimin përmes kuotave dhe nxitjet me bazë vullnetare. Me gjithë hapat pozitivë të ndërmarrë në hartimin e politikave nxitëse për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, rezultatet flasin shumë pak. Faktorët që kanë ndikuar mund të jenë të shumtë. Kështu mund të përmendim moszbatimin e legjislacionit; hartimin dhe planifikimin e politikave jo në përputhje me nevojat e tregut; “izolimin” e personave me aftësi të kufizuara në “kurthin” e pagesës së paaftësisë; perceptimet e gabuara të ndërhyrjeve të shtetit; ndjekja e një modeli jo të përshtatshëm të aftësisë së kufizuar, i cili nuk mund të ecë paralelisht me punësimin. Personat me aftësi të kufizuara nuk janë konsideruar shpesh anëtarë potencial të fuqisë punëtore. Perceptimi frika, miti dhe paragjykimet vazhdojnë të kufizojnë të kuptuarit dhe pranimin e personave me aftësi të kufizuar në vendet e punës kudo. Mite të shumtë, duke përfshirë se personat me aftësi të kufizuara nuk janë në gjendje të punojnë dhe që akomodimi i një personi me aftësi të kufizuara në vendin e punës është i shtrenjtë kanë penguar punësimin e tyre. Diskriminimi kundër njerëzve me aftësi të kufizuara dhe besimi i gabuar se ata nuk mund të kontribuojnë plotësisht në ekonomi, mund të jenë pengesa të konsiderueshme në drejtim të punësimit të tyre. Në disa vende, të tilla si Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, ka ligje të forta anti-diskriminimit. Efektiviteti i këtyre ligjeve, për fat të keq, nuk është i qartë13.

11Sebastian Buckup : The price of exculsion : “The economic consequences of excluding people with disabilities from the world of work”, ILO, Geneva, 2009, p.1. 12The Equality Authority and The Department of Justice, Equality and Law Reform, 2001, p.19. 13Daniel Mont, Disablity Employment Policy,2004, p.12.

Page 14: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

14

Përmenden një sërë arsyesh për të justifikuar numrin e madh të personave me aftësi të kufizuara që nuk punojnë. Së pari janë një sërë mitesh për statusin e personave me aftësi të kufizuara, të cilët predispozohen të mos punojnë, të cilat ndikojnë në politikëbërje dhe sjelljen e punëdhënësve. Së dyti, është rritur numri i njerëzve të cilët e konsiderojnë veten të paaftë. Së treti, numri i personave që dalin nga skema e pagesave për të filluar punë është shumë i vogël. Së katërti, niveli i lartë i papunësisë dhe pagesa e paaftësisë janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën dhe me zhvillimin e ekonomisë në përgjithësi14. Gjithashtu niveli i të ardhurave të njerëzve me aftësi të kufizuara është relativisht i mirë dhe pak ndryshon nga ajo e anëtarëve të tjerë të shoqërisë. Kjo krijon strategji varësie nga pagesat, të kushtueshme dhe që nuk reflektojnë dëshirën e shumë prej njerëzve me aftësi të kufizuara, për të qenë pjesë e tregut të punës. Pagesa bujare dhe lehtësisht të arritshme mund të dëmtojnë gatishmërinë për të punuar nga individët me probleme shëndetësore dhe mund të tërheqin njerëzit e moshës së punës të cilët po përballen me vështirësi të tregut të punës15. Pagesat e paaftësisë, të cilat janë në rritje në dekadën e fundit, kanë sjellë rritje të pakontrolluar të shpenzimeve publike, humbje të burimeve njerëzore dhe po shërbejnë si një urë kalimi drejt pensionit të përhershëm të pleqërisë. Në ditët e sotme, personat me aftësi të kufizuara po shihen gjithnjë e më tepër si konsumatorë. Ka shumë pak debate nga lëvizja e aftësisë së kufizuar mbi punësimin dhe nga ana tjetër, institucionet kanë dështuar të përfshijnë në debatet për punësimin përfaqësues të personave me aftësi të kufizuara. Personat me aftësi të kufizuara janë mbrojtës të pagesës së paaftësisë. Rezistenca ndaj punës së paguar nga vetë personat me aftësi të kufizuara lidhet me kulturën e varësisë dhe pritshmërive të ulëta. Pjesa më e madhe e njerëzve me aftësi të kufizuara të cilët nuk janë në punë e përshkruajnë veten si ekonomikisht joaktive dhe jo si kërkim të një pune. Pjesa më e madhe e personave me aftësi të kufizuar mendojnë se ata janë "të paaftë për punë për shkak të sëmundjes ose paaftësisë". Vetëm 13% e meshkujve me aftësi të kufizuara dhe 6% e grave me aftësi të kufizuara të cilët nuk janë duke punuar e konsiderojnë veten të papunë16. Duke parë pagesat që i jepen personave me aftësi të kufizuar, për shkak të aftësisë së tyre të kufizuar, si shpenzime nga buxheti i shtetit, integrimi i tyre në tregun e punës do të zvogëlonte në mënyrë të konsiderueshme dhe kostot që përbëjnë këto pagesa për shtetin, familjet e personave me aftësi të kufizuar dhe të gjithë shoqërinë. Krijimi i më shumë vendeve të punës është çështje e drejtësisë sociale. Përveç kësaj, dalja nga skema ul kostot dhe ndihmon në rritjen ekonomike. Studimet tregojnë se edhe kur hyjnë në tregun e punës, personat me aftësi të kufizuara janë në pozicione më pak të paguara, më pak të pozuar në pozicione të dukshme ku kanë kontakt me klientë , më pak të promovuar dhe të paguar se punonjësit e tjerë pa aftësi të kufizuara. Përjashtimi dhe margjinalizimi brenda tregut të punës lidhet me nënvleftësimin e kontributit të personave me aftësi të kufizuara në tregun e punës. Mungesa e arsimimit të duhur i vendos ata në pozita më të disfavorshme kur hyjnë në tregun e punës. Mungesa e transportit dhe shërbimeve të përshtatura i shton vështirësitë për të arritur vendin e punës. Më shumë persona me aftësi të kufizuara punojnë me kohë të reduktuar. Personat me aftësi të kufizuara fizike e sensore kanë më shumë mundësi për t’u punësuar në krahasim me ata me aftësi të kufizuara mendore apo intelektuale. Gratë me aftësi të

14 FSHDKAP, Raport Studimi, “Punësimi i personave me aftësi të kufizuar në Shqipëri”, Tiranë 2011, fq.9. 15OECD, Sickness, Disability and Work: Breaking the Barriers, 2010, p.106-108. 16Eithne Fitzgerald, Employment and disability-what the facts and figures show, NDA, 2005.

Page 15: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

15

kufizuara punojnë më pak orë dhe paguhen më pak për orë pune se burrat me aftësi të kufizuara. Në vendet në zhvillim, 80% deri në 90% e personave me aftësi të kufizuara në moshë pune janë të papunë, ndërsa në vendet e industrializuara kjo shifër është midis 50% dhe 70%. Në vendet e zhvilluara shkalla zyrtare e papunësisë për personat me aftësi të kufizuara në moshë pune është të paktën dy herë më e madhe se për ata që nuk kanë aftësi të kufizuara17. Njerëzit me aftësi të kufizuara që punojnë me kohë të plotë paguhen më pak sesa personat jo me aftësi të kufizuar ndërsa pagat e grave me aftësi të kufizuara janë vetëm dy të treta e pagave të burrave me aftësi të kufizuar18. Shumë njerëz me probleme shëndetësore mund të punojnë dhe në të vërtetë duan të punojnë në mënyrë të pajtueshme me gjendjen e tyre shëndetësore, kështu që çdo politikë e bazuar në supozimin se ata nuk mund të punojnë është e gabuar19. Puna është mënyra më e mirë për të ndihmuar njerëzit me aftësi të kufizuar. Punësimi promovon përfshirjen sociale dhe redukton rreziqet e varfërisë, ul shpenzimet publike për përfitimet e aftësisë së kufizuar dhe kjo ndihmon në zhvillimin e ekonomisë. Një shumëllojshmëri politikash janë përdorur në mbarë botën, me qëllim rritjen e punësimit të personave me aftësi të kufizuara. 1.Janë miratuar ligje në përpjekje për të ndikuar në sjelljen e punëdhënësve duke përshkruar disa detyrime ligjore për veprimet e tyre. Ato ndikojnë në anën e kërkesës së tregut të punës duke kërkuar nga punëdhënësit të punësojnë persona me aftësi të kufizuara. 2.Janë vendosur kuotat për punësimin e njerëzve me aftësi të kufizuara, si dhe gjobat për moszbatimin e këtyre kuotave . 3.Politikat e kundërbalancimit janë përdorur për të rritur konkurrencën e njerëzve me aftësi të kufizuara në tregun e punës. Supozimi i politikave të tilla është që personat me aftësi të kufizuara janë fillimisht më pak produktiv, kërkojnë trajnim specifik si dhe kërkojnë më tepër shpenzime. Politika e kundërbalancimit mund të përbëhet nga subvencione të pagave, rehabilitimi profesional, fonde për të mbuluar akomodimin në vendin e punës dhe punësimin e mbështetur (për shembull, përdorimi i trajnerëve në punë). Këto politika punojnë në anën e kërkesës duke pakësuar kostot shtesë të punësimit të personave me aftësi të kufizuara, por edhe në anën e ofertës duke rritur produktivitetin e tyre. 4.Zëvendësimet, ndryshe nga ligjet dhe kundërbalancimi, janë politika që supozojnë se njerëzit me aftësi të kufizuara nuk mund të marrin pjesë plotësisht në tregun e hapur të punës. Zëvendësimet i referohen punësimit të mbrojtur apo të rregulluar posaçërisht në sektorin publik apo privat. Zëvendësimet nuk janë përkrahur nga komuniteti i aftësisë së kufizuar. Një ndarja e tillë është parë në përgjithësi si poshtëruese, pasi mungesa e aksesit në tregun e hapur të punës pengon zhvillimin e aftësive sociale dhe integrimin e personave me aftësi të kufizuar. 5.Disa shtete aplikojnë programet e mbështetura të punësimit të cilat kanë si qëllim të ndihmojnë njerëzit me aftësi të kufizuara të integrohen direkt në vendin e punës. Këto programe përbëhen nga shërbimet mbështetëse të vazhdueshme që i mundëson një personi me aftësi të kufizuara për të mësuar dhe për të kryer punën e tij. Zakonisht

17http://www.un.org/disabilities/default.asp?id=255 18Colin Barnes,Disability Activism and the Price of Success, 2007, p.10. 19OECD, Sickness, Disability and Work: Breaking the Barriers, 2010, p.5.

Page 16: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

16

mbështetja është për një periudhë të kufizuar kohore, por disa vende e ofrojnë për një periudhë më afatgjatë punësimin e mbështetur për personat të cilët janë në gjëndje më të rëndë, përfshihen këtu vende si Australia,Norvegjia, Britania e Madhe20. Kompensimi kundrejt integrimit. Një politikë kompensimi thekson pagesa të përfitimeve në krahasim me integrimin ekonomik. Ajo përbëhet nga përfitimet të mjaftueshme dhe të përhershëm që janë të disponueshme për një gamë të gjerë të personave me aftësi të kufizuara. Një qasje e tillë krijon norma të larta pranimi dhe nivele të ulëta të punësimit. Një politikë e integrimit synon te inkurajojë punësimin nëpërmjet rregullave dhe programeve për të kompensuar kostot shtesë të punësimit të personave me aftësi të kufizuara. Për më tepër, kjo politikë përfshin rregulla të forta të pranimit për përfitime, të kombinuara me një nivel të ulët të pagesave21. Disa vende janë të dobëta si kur është fjala për të kompensuar ashtu edhe për të integruar.Disa vende janë të fortë në të dy dimensionet, ata kanë politika integruese, si dhe përfitime bujare dhe gjerësisht të arritshme. Vlen të theksohet se, nuk mjaftojnë vetëm masat për të nxitur barazinë në punësim, si p.sh legjislacioni antidiskriminues apo kuotat, për të parë më shumë persona me aftësi të kufizuara në tregun e punës. Ato nuk mund t’i eliminojnë barrierat në qëndrimet ndaj personave me aftësi të kufizuara. Situata më e lehtë për të nxitur punësimin e njerëzve me aftësi të kufizuara është kur fillimi i paaftësisë ndodh gjatë punësimit. Një punonjës që bëhet i paaftë gjatë një marrëdhënie pune është i njohur për punëdhënësin dhe në këtë rast duke qënë se punëdhënësi i njeh kapacitetet e punonjësit e ka më të lehtë që të vazhdojë ta mbajë në punë. Zëvendësimi i punonjësit do të shtonte kostot për punëdhënësin22. Studimet tregojnë se rritja e kontakteve me njerëz me aftësi të kufizuara mund të ndihmojë në zvogëlimin e frikërave dhe stereotipave negativë. Për rrjedhojë, institucionet punëdhënëse mund të aplikojnë një kulturë më të hapur e më gjithëpërfshirëse. Në dekadat e fundit, kooperativat kanë përmirësuar jetën e shumë grave dhe burrave me aftësi të kufizuara. Kooperativat u kanë mundësuar atyre që të marrin pjesë më aktivisht në shoqëri, të rrisin pavarësinë e tyre dhe të marrin vendime në lidhje me jetën e tyre dhe të ardhmen, duke siguruar mundësi për punësim dhe qasje në shërbimet themelore23. Kooperativat e personave me aftësi të kufizuara ekzistojnë në shumë vende të botës. Ato janë të pranishme në vendet me politika sociale të zhvilluara. Megjithatë, zhvillimi i kooperativave vazhdon të pengohet nga mungesa e njohurive, si dhe ndërgjegjësimi i pamjaftueshëm për mënyrën sesi kooperativa mund t'i përgjigjet nevojave të grupeve të caktuara të njerëzve. Sot, në shumë vende kooperativat janë duke luajtur një rol të rëndësishëm në integrimin e personave me aftësi të kufizuara. Kooperativat e fuqishme dhe të mirë-zhvilluara mund të kontribuojnë për ti shpëtuar rrethit vicioz të margjinalizimit dhe përjashtimit social. Ato mund të ndihmojnë personat me aftësi të

20Daniel Mont, Disability Employment Policy,2004, p.30. 21Daniel Mont, Disability Employment Policy,2004, p.15. 22Daniel Mont, Disability Employment Policy,2004, p.32. 23ILO, A cooperative future for people ëith disabilities,December 2012, p.1.

Page 17: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

17

kufizuar për të thyer barrierat me të cilat ata ballafaqohen dhe në marrjen e vendit që u takon në shoqëri24. IV.2 E drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e standardeve dhe legjislacionit ndërkombëtar . Dokumentat e mëposhtëme janë dokumenta ndërkombëtare që mbulojnë të drejtat e njerëzve me aftësi të kufizuara: Konventa Ndërkombëtare mbi të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore (KNDESK, 1966)25. Konventa garanton të drejtat themelore ekonomike, sociale dhe kulturore për të gjithë individët, kryesisht të drejtën për sigurime shoqërore dhe shërbime shoqërore. Karta Sociale Europiane 26, e cila përmban ndër të tjera edhe të drejta që lidhen me politikat e punësimit, asistencë shoqërore dhe mjekësore, të drejtën për të përfituar nga shërbimet publike dhe të mirëqenies sociale. Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar, Dhjetor 2006, hartuar në mbrojtje të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara. Qëllimi i Konventës është të promovojë, mbrojë dhe sigurojë që të gjithë personat me aftësi të kufizuar të gëzojnë, plotësisht dhe në mënyrë të barabartë, të gjitha të drejtat dhe liritë themelore të njëriut, si dhe të promovojë respekt për dinjitetin e tyre të lindur. Që përpara Deklaratës së të Drejtave të Njeriut apo ekzistencës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Organizata Ndërkombëtare e Punës ka luajtur rol thelbësor në formulimin e një game të tërë standardesh në fushën e punësimit. Si rezultat, pas disa dekada përpjekjesh, në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar, të drejtat e njëriut në fushën e punësimit u zhvilluan në mënyrë të konsiderueshme. 1. E drejta e punës ka të bëjë me aksesin që duhet t’i sigurohet të gjithëve në mënyrë të barabartë për të punuar. Puna është e lidhur ngushtësisht me stabilitetin ekonomik dhe social, por në asnjë mënyrë nuk kufizohet vetëm këtu. Pra, duhet theksuar që puna, përveç mirëqenies, garanton shumë më tepër: siguron realizimin e një individi, parimin e vetëvendosjes që ai duhet të ketë, karakteristika këto të lidhura drejtpërdrejtë me dinjitetin njerëzor. 2. Duke qenë se e drejta për të punuar ka të bëjë me aksesin për të punuar, rrjedhimisht personat që nuk kanë akses ose e kanë aksesin të kufizuar për shkaqe të ndryshme mbeten problematikë kryesore e së drejtës së punës. 3. E drejta e punës apo punësimi i personave me aftësi të kufizuara është trajtuar në disa prej dokumenteve politiko-ligjorë gjatë viteve. Kështu, Rregullat Standarde të OKB-së, Plani i Veprimit Botëror, deklarata apo rezoluta të ndryshme në vite të ndryshme, përmbajnë dispozita mbi punësimin e personave me aftësi të kufizuara. Me gjithë ndikimin pozitiv që kanë pasur, deri në hyrjen në fuqi të Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, ato kanë mbetur dokumente politike dhe nuk kanë gjetur zbatimin e dëshiruar. E drejta e punës reflektohet në disa dokumente dhe konventa ndërkombëtare, duke filluar nga Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, e cila në nenin 23 të saj garanton për të gjithë, në mënyrë të barabartë, të drejtën për punë, punësim të lirë, kushte të drejta dhe të

24ILO, A cooperative future for people with disabilities,December 2012, p.4. 25Kjo konventë është nënshkruar nga Shteti Shqiptar më 4 Tetor 1991. 26Karta Sociale Europiane është nënshkruar nga Parlamenti Shqiptar më 21.09.1998.

Page 18: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

18

favorshme pune dhe gjithashtu mbrojtje nga papunësia27. Më tej Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, e cila parashikon të drejtën e sigurimit të jetesës përmes punës. Kjo Konventë, në paragrafin 6, cilëson që në realizimin e të drejtës së punës përfshihen dhe orientimi teknik dhe profesional si dhe gjithashtu dhe programe trajnimi. Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara është konventë gjithëpërfshirëse. Ajo promovon dhe mbron të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe presupozohet se do të adresojë në mënyrë më të mirë dhe më të plotë çështjet e personave me aftësi të kufizuara, përfshirë këtu integrimin e tyre në jetën civile, politike, ekonomike dhe sociale. Ndër principet e KDPAK janë respektimi i dinjitetit të personave me aftësi të kufizuara, jetesa e pavarur, pjesëmarrja e plotë dhe efektive në të gjitha sferat e jetës, pranimi i diversitetit njerëzor, barazia, mosdikriminimi dhe aksesueshmëria28. Kjo konventë ndryshon rrënjësisht qasjen ndaj personave me aftësi të kufizuar. Nga objekte të të drejtave, personat me aftësi të kufizuara janë subjekte me të drejta të plota. Parë nga kjo perspektivë, përvoja e personave me aftësi të kufizuara duhet të integrohet në interpretimin e ligjeve, për të theksuar më shumë të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, duke forcuar kështu jo vetëm pozicionin e personave me aftësi të kufizuara, por të të gjithëve. KDPAK nuk sjell të drejta të reja. Ajo rithekson të drejta të parashikuara në Konventa dhe dokumente të tjerë ndërkombëtarë, por Konventa synon që të adresojë më mirë të drejtat dhe shërben si udhërrëfyes për realizimin e tyre. Gjithashtu KDPAK krijon Komitetin e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara, i cili, ndër të tjera, monitoron zbatimin e kësaj Konvente. Shtetet, të cilat bëhen palë e kësaj Konvente, kanë për detyrë marrjen e masave ligjore dhe administrative për të implementuar të drejtat e parashikuara, të kenë në vëmendje këto të drejta kur hartojnë politika apo ligje, të sigurojnë që institucione të ndryshme të zbatojnë dispozitat e parashikuara në konventë, të marrin masa për mbrojtjen nga diskriminimi, të promovojnë të drejtat e personave me aftësi të kufizuara etj. Në lidhje me të drejtën për të punuar, KDPAK, në nenin 27, adreson detyrimin e shteteve palë për të siguruar të drejtën e personave me aftësi të kufizuara për të punuar, mbi baza të barabarta me të tjerët, duke siguruar që personat me aftësi të kufizuara të mos diskriminohen për shkak të aftësisë së kufizuar. Është e rëndësishme që në bazë të KDPAK, me të drejtën për të punuar nënkuptohet i gjithë zinxhiri i elementeve dhe proçedurave para punësimit dhe pas tij. Vlen të theksohet që punësimi nënkupton: mënyrën e rekrutimit, momentin e marrjes në punë, vazhdimësinë në punë, rritjen në karrierën profesionale, kushte të sigurta dhe të favorshme gjatë periudhës së punësimit deri në momentin e mbarimit apo zgjidhjes së kontratës. Më tej, neni 27 vendos mbi shtetet detyrimin e sigurimit të përshtatjes së arsyeshme në vendin e punës. Realizimi i këtij neni është vlerësuar shumë thelbësor, duke u nisur nga fakti që studime të ndryshme tregojnë që rastet më të shpeshta të diskriminimit ndaj personave me aftësi të kufizuara ndeshen gjatë punësimit. Karta Sociale Europiane e rishikuar29, në nenin 15 parashikon të drejtën e personave me aftësi të kufizuar për të jetuar në mënyrë të pavarur, për të qenë të integruar në shoqëri dhe për të marrë pjesë në komunitet. Për të realizuar këtë të drejtë, shtetet duhet, që ndaj

27http://www1.umn.edu/humanrts/edumat/IHRIP/circle/modules/module10.htm 28Konventa mbi të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar, Shkurt 2010. 29Karta Sociale Europiane (e rishikuar), Strasburg, 3 Maj1996, neni 15.

Page 19: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

19

personave me aftësi të kufizuara, pavarësisht nga mosha, mënyra dhe shkaku i origjinës së aftësisë së kufizuar, të marrin këto masa: T’i sigurojnë personave me aftësi të kufizuara orientim, edukim apo trajnim profesional në kuadrin e skemave të përgjithshme që mbulojnë fushat e sipërpërmendura dhe aty ku është e nevojshme apo e domosdoshme, përmes institucioneve të specializuara, shtetërore apo private. Përmes promovimit apo nxitjes së punësimit të personave me aftësi të kufizuara, duke inkurajuar punëdhënësit për marrjen në punë të personave me aftësi të kufizuar dhe mbajtjes së tyre në punë dhe gjithashtu përshtatjes së vendit të punës. Më tej, Karta shprehet për rastet kur një përshtatje e tillë është e pamundur, të sigurohet punësimi përmes qendrave të punësimit të mbrojtur. Përmes promovimit të integrimit të tyre social dhe përfshirjes në komunitet, duke marrë masa që synojnë heqjen e barrierave në komunikim apo në lëvizshmëri, për të siguruar akses në transport, strehim, aktivitete të ndryshme kulturore. Direktiva Europiane mbi Punësimin 2000/78/EC30. Dokumenti i parë në Europë që adresonte çështjet e punësimit të personave me aftësi të kufizuara ishte rekomandimi dhe direktiva mbi punësimin. Megjithatë, është pohuar vazhdimisht që ky rekomandim nuk ka qenë i suksesshëm, duke e kritikuar për të qenit pak ambicioz dhe shumë i përgjithshëm. Traktati i Amsterdamit iu referua për herë të parë aftësisë së kufizuar. Në nenin 13 të tij gjejmë ndalimin e diskriminimit në bazë të seksit, racës dhe origjinës etnike, fesë ose besimit, aftësisë së kufizuar, moshës dhe orientimit seksual. Më pas, traktati u pasua nga një “paketë kundër diskriminimit” dhe një element thelbësor ishte pikërisht Direktiva mbi Punësimin. Direktiva kërkon nga shtetet që në legjislacionin dhe politikat e tyre, të zbatojnë parimin e barazisë apo mosdiskriminimit bazuar mbi aftësinë e kufizuar, besimin fetar, orientimin seksual dhe moshën. Artikulli 5 i Direktivës kërkon nga shtetet që të vendosin mbi punëdhënësin detyrimin e sigurimit të përshtatjes së arsyeshme. Megjithatë, Direktiva nuk sqaron më tej a përbën diskriminim mossigurimi i përshtatjes së arsyeshme, çka konsiderohet të jetë një e metë e madhe në të. Koncepti i përshtatjes së arsyeshme bazohet në modelin social, i cili njeh ndërveprimin midis aftësisë së kufizuar dhe shoqërisë që rezulton të jetë një dizavantazh për personin me aftësi të kufizuara. Qëllimi i përshtatjes së arsyeshme është që të eliminojë këtë situatë të pafavorshme për personin me aftësi të kufizuara. Në fushën e punësimit, ky ndërveprim mund të rezultojë në pamundësinë për të kryer një funksion të caktuar ose punën. Kjo bën që individi me aftësi të kufizuara të hasë barriera në punë ose në mundësi punësimi, të cilat personat pa aftësi të kufizuara nuk i ndeshin . Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi nga ana tjetër, palë e së cilës tashmë është edhe Bashkimi Europian, thekson që mohimi i përshtatjes së arsyeshme përbën diskriminim.Mungesa e cilësimit në Direktivë apo e përcaktimit të mohimit të përshtatjes së arsyeshme si formë diskriminimi ka sjellë një mbrojtje heterogjene në shtete të ndryshme anëtare. Disa shtete e kanë të inkorporuar këtë koncept, si formë diskriminimi në legjislacionin kombëtar. Ndërkohë që disa të tjera që nuk i kanë kushtuar rëndësinë e duhur, duke mos e konsideruar si diskriminim, në mënyrë të qartë kanë bërë që niveli i zbatueshmërisë të mos jetë i kënaqshëm dhe individët të mos kenë një mbrojtje ligjore të përshtatshme për këtë formë diskriminimi.

30 Council Directive 2000/78/EC of 27 November 2000.

Page 20: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

20

Direktiva kufizohet vetëm në fushën e punësimit. Ndërkohë që, një person me aftësi të kufizuara, përpara se të fillojë punë ose të jetë një punëkërkues, ka disa nevoja, që duhet të adresohen dhe plotësohen, që lidhen me edukimin, transportin, strehimin, komunikimin etj. Rrjeti i Ekspertëve të Pavarur për të Drejtat Themelore kërkon që parimi i trajtimit të barabartë të zgjerohet më tej e të tejkalojë qëllimin e kësaj direktive. Është e pamundur që të realizohet në mënyrë efektive integrimi në fushën profesionale i personave me aftësi të kufizuara, pa adresuar nevojat që lidhen me transportin dhe komunikimin. Konventa e Organizatës Ndërkombëtare të Punës mbi Rehabilitimin Profesional dhe Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara (ILO) 159, 1983 dhe Rekomandimi 168. Organizata Ndërkombëtare e Punës, duke qenë institucion përgjegjës në hartimin dhe rishikimin e standardeve në fushën e punësimit, është e përkushtuar në zhvillimin dhe shtimin e mundësive të grave, burrave dhe personave me aftësi të kufizuara në punë, duke u bazuar në parime si liria, barazia, siguria në punë, si dhe mbrojtja nga cënimi i dinjitetit të njeriut. Duhet theksuar që ILO ka dhënë kontributin përmes rekomandimeve, për sa i përket punësimit të personave me aftësi të kufizuara, gjatë hartimit të KDPAK. Dokumenti i parë shumë i rëndësishëm për punësimin e personave në fakt, para Konventës Nr. 159 dhe Rekomandimit 168, ishte Rekomandimi 99, i cili për një kohë të gjatë ishte një instrument bazë për hartimin e politikave në lidhje me orientimin, trajnimin profesional dhe punësimin. Konventa kërkon nga shtetet palë që në përputhje me kushtet, praktikën dhe mundësitë kombëtare të formulojnë dhe të zbatojnë periodikisht politika në lidhje me formimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara. Qëllimi i trajnimit profesional të personave me aftësi të kufizuara ka të bëjë me gjetjen e punës, mbajtjen e saj dhe rritjen profesionale për t’u integruar e përfshirë në shoqëri. Rekomandimi njëkohësisht, ndërmjet masave që duhen marrë në drejtim të punësimit të personave me aftësi të kufizuara, përfshin dhe përshtatjen e arsyeshme në vendin e punës, në mjetet e punës, në mënyrën se si është e organizuar ajo, që të mundësohet si trajnimi, ashtu edhe mundësitë e punësimit. Sipas Rekomandimit 99, theksi duhet të vendoset në aftësitë dhe kapacitetet e punës të personave me aftësi të kufizuara dhe jo në paaftësitë e tyre31. IV.3 Analizë e kornizës së legjislacionit për personat me aftësi të kufizuar në Shqipëri. Të drejtat në fushën e aftësisë së kufizuar i gjejmë të shprehura në një kuadër të gjerë politikash dhe legjislacioni në nivel kombëtar të rradhitura më poshtë: IV.3.1 Legjislacioni

a) Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Kushtetuta e Shqipërisë32 parashikon të drejtën për të fituar mjetet e jetesës, nëpërmjet një pune të ligjshme, të zgjedhur prej shtetasit apo që ai e pranon vetë. Kjo e drejtë, në

31ILO, Recommendation concerning Vocational Rehabilitation of the Disabled No.99, Geneva 1955,Chapter VII. 32Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, 1998, nenet 49,50,51.

Page 21: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

21

mënyrë që të realizohet, kërkon ndërhyrjen e shtetit për t’i siguruar punësim shtetasve në moshë pune apo punëkërkuesve. Megjithatë, në Kushtetutë punësimi i të gjithë shtetasve në moshë pune mbetet ndër objektivat socialë që shteti synon të përmbushë. Si i tillë, nuk mund të kërkohet në gjykatë, por me anë të ligjit përcaktohet masa dhe mënyra se si do të kërkohet e realizohet ky objektiv social.

b) Ligji Nr. 10 221, datë 14.02.2010 “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”. Ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi është një ligj themelor tashmë në Shqipëri edhe për personat me aftësi të kufizuara. Ky ligj mbulon në mënyrë të plotë dhe bashkëkohore, forma të ndryshme të diskriminimit dhe krijon institucionet përkatëse për mbrojtjen nga diskriminimi apo vendos detyrat e institucioneve përgjegjëse apo individëve në raport me këtë ligj. Ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi rregullon zbatimin dhe respektimin e parimit të barazisë në lidhje me gjininë, racën, ngjyrën, etninë, gjuhën, identitetin gjinor, orientimin seksual, bindjet politike, fetare ose filozofike, gjendjen ekonomike, arsimore ose shoqërore, shtatzëninë, përkatësinë prindërore, përgjegjësinë prindërore, moshën, gjendjen familjare ose martesore, gjendjen civile, vendbanimin, gjendjen shëndetësore, predispozicione gjenetike, aftësinë e kufizuar, përkatësinë në një grup të veçantë, ose me çdo shkak tjetër33. "Diskriminimi" është çdo dallim, përjashtim, kufizim apo preferencë, bazuar në cilindo shkak të përmendur në nenin 1 të këtij ligji për mbrojtjen nga diskriminimi, që ka si qëllim apo pasojë pengesën apo bërjen e pamundur të ushtrimit në të njëjtën mënyrë me të tjerët, të të drejtave e lirive themelore të njohura me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, me aktet ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë, si dhe me ligjet në fuqi34. Ky ligj sjell një risi shumë të rëndësishme për personat me aftësi të kufizuara, atë të përshtatjes së arsyeshme. "Mohim i një përshtatjeje të arsyeshme" është ajo formë diskriminimi që ndodh kurdoherë kur ka një mohim, ose kundërshtim për të kryer ndryshime ose rregullime të domosdoshme e të përshtatshme, që nevojiten në një rast të veçantë dhe nuk imponojnë një barrë të tepruar, me qëllim që të sigurohet gëzimi dhe ushtrimi në baza të barabarta i të drejtave dhe lirive themelore për personat me aftësi të kufizuar, ose të ndodhur në kushtet e tjera të përmendura në ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi35. Përshtatja e arsyeshme nuk ka të bëjë vetëm me përshtatjen fizike të ambienteve të punës dhe ambienteve të tjera ku ofrohen shërbime të shumëllojshme apo qoftë edhe argëtim por edhe me përshtatjen e proçedurave të nevojshme, programeve të ndryshme, të kushteve reale për mundësimin e realizimit të barabartë të të drejtave të personave me aftësi të kufizuar36. Përshtatja e arsyeshme përfshin edhe marrjen e përkthyesve apo lexuesve profesionalë ose transferimin në një pozicion vakant më të përshtatshëm për personin me aftësi të kufizuara. I lidhur me përshtatjen e arsyeshme është dhe koncepti i barrës së tepruar. Ky koncept kushtëzon përshtatjen e arsyeshme, duke parashikuar vështirësitë apo shpenzimet financiare që do të përbënin një barrë të tepërt, të papërballueshme për punëdhënësin. Kjo duhet parë gjithmonë në kontekstin e burimeve financiare të tij dhe rrethanave të 33Ligji Nr. 10 221, datë 14.02.2010 “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, neni 1. 34Ligji Nr. 10 221, datë 14.02.2010 “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, neni 3, pika 1. 35Ligji Nr. 10 221, datë 14.02.2010 “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, neni 3, pika 7. 36FSHDKAP, Guid udhëzuese mbi Ligjin Nr. 10 221, datë 14.02.2010 “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, Janar 2011, fq.8.

Page 22: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

22

punëdhënësit. Koncepti i barrës së tepruar duhet sqaruar më tej, ndër të tjera duhen përcaktuar kushtet dhe masat në përputhje me mundësitë e punëdhënësit apo mundësitë e subvencionimit nga ana e shtetit. Diskriminimi për shkak të aftësisë së kufizuar kërkon një analizë të hollësishme të aspekteve, faktorëve, rrethanave të ndryshme. Është e rëndësishme të theksohet që me ndalim të diskriminimit në vendin e punës kuptohet ndalimi i diskriminimit në periudhën nga momenti i shpalljes së vendeve vakante, mënyra e realizimit të proçesit të rekrutimit, deri në momentin e zgjidhjes së kontratës. Në fushën e punësimit, ky ligj parashikon të drejtat dhe detyrimet që kanë punëdhënësit dhe punëmarrësit në lidhje me çështjet e diskriminimit. Çdo punonjës, që mendon që ka pësuar diskriminim, në bazë të këtij ligji, ka të drejtën e ankimimit te punëdhënësi, komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe gjithashtu në gjykatë. Ligji mbron punëmarrësin që nga momenti i ankesës para punëdhënësit dhe deri në momentin e marrjes së një vendimi. Kështu, gjatë kohës që ankesa shqyrtohet, punonjësi ka të drejtë të vazhdojë punën dhe të informohet vazhdimisht mbi zhvillimet. Në qoftë se sjelljet diskriminuese apo shqetësimet ndaj tij nuk pushojnë dhe punëdhënësi nuk reagon ndaj ankesës së drejtuar, punonjësi ka të drejtë të lërë punën për aq kohë sa duhet për t’u mbrojtur nga diskriminimi, por duke mos humbur të drejtën e pagesës37. Punëdhënësi është i detyruar: a) të zbatojë, të mbrojë e të nxisë parimin e barazisë dhe të ndalimit të çdo lloj diskriminimi; b) të marrë masat e nevojshme, përfshirë dhe masa disiplinore, për mbrojtjen e punëmarrësve nga diskriminimi dhe viktimizimi, brenda një muaji nga marrja e dijenisë; c) t'u përgjigjet efektivisht dhe në përputhje me këtë ligj ankimeve të marra për shkak të diskriminimit të kryer nga punëmarrësit e tij, brenda një muaji nga marrja e tyre. Punëdhënësi detyrohet të rrisë ndërgjegjësimin për këtë ligj edhe duke e afishuar atë në mjediset publike të vendit të punës, si dhe të mundësojë kuptimin e plotë të tij me mjetet e veta ose me ndihmën e subjekteve të specializuara38. Shihet qartë që ky ligj përpiqet të mbrojë viktimat e diskriminimit në vendin e punës, duke vënë në dispozicion të secilit mundësi të zgjedhjes së formës së ankimimit, duke parashikuar detyra dhe përgjegjësi që, në mënyrë të qartë synojnë eliminimin e diskriminimit dhe vënien e sanksioneve në rastin e shkeljes së dispozitave të këtij ligji, si për subjektet private dhe për ato publike.

c) Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë, Ligji Nr. 7961, datë 12.07.1995 (i ndryshuar).

Kodi i Punës ndalon çdo lloj diskriminimi në punësim dhe trajnim profesional të njërëzve me aftësi të kufizuar. Ata kanë të drejtën të punojnë në punë të përshtatshme sipas vlerësimit të Komisjonit Mjekësor të Vlerësimit që përcakton aftësinë e tyre për punë39. Në Kodin e Punës gjejmë elementë të parimit të mosdiskriminimit në lidhje me persona me të meta fizike dhe mendore. Në bazë të Kodit të Punës “me diskriminim nënkuptohet çdo dallim, përjashtim ose parapëlqim që bazohet në racë, seks, ngjyrë, moshë, fe, bindje politike, kombësi, origjinë shoqërore, lidhje familjare, të meta fizike dhe mendore që cenojnë të drejtën e individit për të qenë të barabartë

37Ligji Nr. 10 221, datë 14.02.2010 “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, neni 15. 38Ligji Nr. 10 221, datë 14.02.2010 “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, neni 13. 39Strategjia Kombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar, Shtator 2006, fq 18.

Page 23: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

23

në punësim dhe në trajtim”40. Ky përkufizim, edhe pse tashmë i vjetër, përmban shumë elementë modernë të konceptit të diskriminimit apo parimit të mosdiskriminimit. Sipas Kodit të Punës, punëdhënësi duhet të ofrojë punë të përshtatshme dhe lehtësi për personat me aftësi të kufizuar. Kodi i Punës duhet të parashikojë të gjitha politikat dhe programet nxitëse dhe favorizuese për personat me aftësi të kufizuara, pra ligjet nxitëse të jenë të integruara në të. Megjithatë duhet theksuar që një kod i praktikave të mira dhe ndërgjegjësimi mbeten shumë thelbësore në këtë aspekt.

d) Ligji Nr. 7995, datë 20.09.1995 “Për nxitjen e punësimit”. “Ligji për nxitjen e punësimit” siguron dhe mbështet punësimin , këshillimin dhe kualifikimin profesional për personat me aftësi të kufizuar. Sipas ligjit për nxitjen e punësimit, shërbimet e riaftësimit profesional janë të mundshme për të gjithë personat me aftësi të kufizuar, me kusht që ata të mund të përgatiten për to dhe të kenë perspektivë të arsyeshme për sigurimin dhe mbajtjen e punëve të përshtatshme. Parimet, mënyrat e veprimit dhe metodat e përgatitjes profesionale të zbatuara përgjithësisht në kualifikimin e personave jo me aftësi të kufizuara, zbatohen në rastin e personave me aftësitë kufizuar deri në masën që lejojnë kushtet e tyre mjekësore dhe arsimore. Shteti merr të gjitha masat e nevojshme, të mundshme e praktike, për të krijuar e zhvilluar brenda kuadrit të zyrave të punësimit shërbimet e specializuara të formimit profesional për personat me aftësi të kufizuara që kërkojnë ndihmë në zgjedhjen dhe ndërrimin e punës. Ligji gjithashtu parashikon se çdo punëdhënës publik (institucione shtetërore apo ente publike) dhe subjekt privat, kur ka të punësuar më tepër se 24 punonjës është i detyruar të punësojë 1 person me aftësi të kufizuar për çdo 25 punonjës të personelit të tij41. Në bazë të këtij ligji, çdo punëdhënës që plotëson detyrimin e mësipërm mund të punësojë një person me handikap të rëndë në vend të pesë personave me handikap të lehtë. Në këtë rast me handikap të rëndë, sipas ligjit, kuptohen persona me aftësi të kufizuar, të cilët janë komisionuar nga KMCAP si invalidë të grupit të I dhe të II. Handikap i lehtë konsiderohen të gjithë ata PAK të cilët komisionohen nga KMCAP si invalidë të grupit të III dhe të IV42. Sipas ligjit “Për nxitjen e punësimit”, çdo punëdhënës publik apo privat që punëson persona me aftësi të kufizuara mund të kërkojë subvencion nga zyra përkatëse e punësimit për të pajisur siç duhet vendin e punës së personit me aftësi të kufizuar dhe për ti siguruar atij/asaj një përgatitje thelbësore për punën43. Gjithashtu, paga që një punëdhënës i paguan një personi me aftësi të kufizuar, të punësuar në institucionin apo sipërmarrjen e tij përjashtohet nga taksat, deri në një masë që caktohet nga Këshilli i Ministrave (ndryshohet nga viti në vit). Nje punëdhënës që nuk punëson numrin e rekomanduar të personave me aftësi të kufizuar, pra në çdo 24 punonjës 1 duhet të jetë me aftësi të kufizuara, është i detyruar të paguajë në një llogari të veçantë në Fondin Kombëtar të Punësimit shumën e barabartë me minimumin e pagesës, për çdo muaj dhe çdo person me aftësi të kufizuar që ai duhej të kishte punësuar. Fondet e krijuara nga këto gjoba duhet të përdoren për të hapur vende

40Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë, Ligji Nr. 7961, datë 12.07.1995, neni 9. 41Ligji Nr. 7995, datë 20.09.1995 “Për nxitjen e punësimit”, neni 15. 42Tashmë përdoret termi Invalid i pjesshëm dhe i plotë. 43Ligji Nr. 7995, datë 20.09.1995 “Për nxitjen e punësimit”, neni 16

Page 24: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

24

pune për personat me aftësi të kufizuar. Me gjithë parashikimet ligjore dhe vendimet e Këshillit të Ministrave, në funksion të zbatimit të këtij ligji dhe Kushtetutës, nuk janë krijuar mekanizmat e duhur që do të mundësojnë zbatimin me efektivitet në praktikë. Në vend mbizotërojnë bizneset e vogla me më pak se 25 punonjës , nuk ekzistojne sanksionet dhe praktikat për zbatimin e duhur të ligjit në fjalë dhe deri tani nuk janë gjendur ende mekanizmat alternativë. Gjithashtu, për zbatimin e ligjit është i nevojshëm sensibilizimi i shoqërisë, autoriteteve tatimore dhe punëdhënësve44.

e) Vendimi nr. 48, datë 10.01.2008, “Për masën dhe kriteret e përfitimit nga programet e nxitjes së punësimit për punëkërkuesit e papunë në vështirësi”.

Një vendim tjetër i Këshillit të Ministrave për nxitjen e punëdhënësve është vendimi 48, i cili parashikon mbulimin e sigurimeve të detyrueshme dhe një numër të caktuar pagash. Konkretisht parashikohet që punëdhënësi, që punëson me kontratë, me kohëzgjatje njëvjeçare, punëkërkues të papunë në vështirësi (sipas përcaktimit në ligj, të tillë janë dhe personat me aftësi të kufizuara), mund të përfitojë një financim për një vit, në masën 100% të sigurimeve të detyrueshme shoqërore të pjesës së punëdhënësit dhe një financim për katër muaj, në masën 100 % të pagës minimale në shkallë vendi, duke filluar nga muaji і nëntë, për të gjithë vitin e zbatimit të kontratës dhe gjithashtu, deri në 50 % të numrit mesatar të të siguruarve të tre muajve të fundit përpara aplikimit45.

f) Vendim Nr.27, datë 11.01.2012, “Për programin e nxitjes së punësimit të femrave nga grupet e veçanta”.

Ky vendim parashikon që : Punëdhënësi, që punëson me kontratë, me kohëzgjatje njëvjeçare, punëkërkues të papunë femra nga grupet e veçanta, mund të përfitojë: një financim për një vit, në masën 100 për qind, të sigurimeve të detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore të pjesës së punëdhënësit; një financim për katër muaj, në masën 100 për qind, të pagës minimale në shkallë vendi, në muajt e pestë e të gjashtë dhe të njëmbëdhjetë e të dymbëdhjetë të kontratës; punësimin deri në 100 për qind të numrit aktual mesatar të të siguruarve (të 3 muajve të fundit përpara aplikimit), për mikrondërmarrjet, dhe deri në 50 për qind, për ndërmarrjet e tjera. Sipas vendimit femra nga grupet e veçanta janë: femra të papuna për një periudhë afatgjatë (të regjistruara, si punëkërkuese të papuna prej më shumë së një viti); femra që përfitojnë nga programet e mbështetjes me të ardhura; femra të trafikuara; femra mbi 50 vjeç; femra rome; femra me aftësi të kufizuara; vajza nëna; femra të divorcuara me probleme sociale; femra që kthehen nga emigracioni, me probleme ekonomike46.

44Strategjia Kombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar, Shtator 2006, fq 18. 45Vendimi nr. 48, datë 10.01.2008, “Për masën dhe kriteret e përfitimit nga programet e nxitjes së punësimit për punëkërkuesit e papunë në vështirësi” , pika 1. 46Vendim Nr.27, datë 11.01.2012, “Për programin e nxitjes së punësimit të femrave nga grupet e veçanta”, pika 1,2.

Page 25: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

25

g) Ligji Nr. 8872, datë 29.03.2002 “Për Arsimin dhe Formimin Profesional”, i ndryshuar me ligjin nr. 10 434, datë 23.06.2003, “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin për Arsimin dhe Formimin Profesional”.

Ligji “Për arsimin dhe formimin profesional” përcakton objektivat kryesorë të sistemit të arsimit dhe formimit profesional, zhvillimi i të cilit është qëllim i këtij ligji47. Këto objektiva, ndër të tjera janë: të zhvillojë karakteristikat personale kryesore të individit, të nevojshme për veprimtarinë e tij të ardhshme profesionale dhe ekzistencën e pavarur brenda një shoqërie të bazuar në parimet e demokracisë; të përshtasë arsimin dhe formimin profesional në tregun e sotëm dhe të ardhshëm të punës; të krijojë kushte për arsim dhe formim profesional, me qëllim aftësimin e individit për t’iu përshtatur ndryshimeve dhe kërkesave të tregut etj. Në nenin 5 të këtij ligji, ndër përfituesit e tij përcaktohen edhe grupet e veçanta. Si pjesë e tyre konsiderohen dhe personat me aftësi të kufizuara, të cilët dëshirojnë riaftësim profesional. Ndërkohë që në Udhëzimin nr.2222, datë 31.10.2002 “Mbi Këshillimin dhe Orientimin në Formimin Profesional”, sipas të cilit të gjithë shtetasve që e kërkojnë, iu ofrohet mbështetje, këshillim, orientim në formimin profesional nëpërmjet zyrave të punës të Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe Qendrave Publike të Formimit Profesional, për kursantët kërkohet që të tregohet një kujdes i veçantë në këshillimin dhe orientimin e grupeve të veçanta të përcaktuara në ligj, ku përfshihen dhe personat me aftësi të kufizuara. Për të nxitur pjesëmarrjen në kurset e formimit profesional të organizuara në Qendrat Publike të Formimit Profesional, janë hequr tarifat e regjistrimit për disa grupime, përfshirë dhe personat me aftësi të kufizuara.

h) Rregullore për Organizimin, të Drejtat, Detyrat dhe Funksionimin e Komisioneve Mjekësore të Caktimit të Aftësisë për Punë të Invalidëve, datë 30.05.2005 .

Rregullorja përcakton të drejtat, detyrat dhe funksionimin e KMCAP-ve. KMCAP e ushtron aktivitetin në Institutin e Sigurimeve Shoqërore dhe njëkohësisht drejtohet dhe përgjigjet para tij. Vlerësimi për aftësinë për punë të personave me aftësi të kufizuar bazohet në Rregulloren e Vlerësimit të Aftësisë së Kufizuar, nxjerr nga MPÇSSHB në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, me urdhër nr. 362, datë 26.02.2007. Rregullorja përcakton llojet e diagnozave, shenjat apo veçoritë kryesore që ato paraqesin, vlerësimin për sa i përket shkallës së rëndesës për efekt të përfitimit të pagesës së aftësisë së kufizuar, si dhe afatin brenda të cilit rivlerësohet gjendja e aplikuesit. Ndërsa për vlerësimin e kategorisë së invalidëve të punës bazohet në Rregulloren e Përcaktimit të Sëmundjeve Profesionale, miratuar me VKM nr. 369, datë 28.06.2007. Në këto rregullore nuk është përcaktuar se çfarë kuptohet me vlerësim të aftësisë së kufizuar, mbi çfarë do të mbështetet dhe çfarë do të synojë. KMCAP vlerëson personat me aftësi të kufizuara, duke bërë një ndarje midis atyre të cilëve aftësia e kufizuar i ka ndodhur gjatë marrëdhënieve të punës/ të aksidentuar në punë, ose të sëmurë dhe kanë derdhur kontribute në skemën e sigurimeve shoqërore nga njëra anë dhe kategorisë së personave

47Ligji Nr. 8872, datë 29.03.2002 “Për Arsimin dhe Formimin Profesional”, i ndryshuar me ligjin nr. 10 434, datë 23.06.2003.

Page 26: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

26

që nuk kanë qenë në marrëdhënie pune dhe aftësia e kufizuar nuk i ka ndodhur gjatë marrëdhënieve të punës48. Kriteret e vlerësimit janë tërësisht mjekësore, ndërkohë që ato duhet të jenë më gjithëpërfshirëse. Duhet të përcaktojnë nevojat që burojnë nga gjendja sociale apo ekonomike e caktuar, nevojat për arsim, rehabilitimin, shërbime mbështetëse, terapi të ndryshme apo integrimi në mënyrë gjithëpërfshirëse. Për këtë arsye ato duhet të rishikohen dhe duhet të reflektojnë nevojat reale të personave me aftësi të kufizuara. Ndryshimet që kanë të bëjnë me mënyrën e vlerësimit, përfshirë rregulloret dhe strukturat e ngritura, kërkojnë një reformë, e cila do të ndryshonte thelbësisht mënyrën e kuptimit të aftësisë së kufizuar, ndërhyrje ligjore dhe një harmonizim të të gjitha politikave shtetërore49. Reformimi i KMCAP-ve është i një rëndësie thelbësore në fushën e punësimit. Vlerësimi aktual mbi bazën e kritereve mjekësore, duke ndarë invalidët në invalidë të pjesshëm pune dhe invalidë të plotë, është i vjetër dhe i tejkaluar. Nuk merr parasysh shumë faktorë relevantë në vlerësimin real të kapaciteteve për punë të një individi50.

i) Ligji Nr. 8089, datë 28.03.1996, mbi “Statusin e të Verbërit”. Neni 2, pika b, parashikon që shteti siguron punësimin në kushte të favorshme e me përparësi, duke përcaktuar profesionet e mbrojtura me ligj51. Në pikën c parashikohet risistemimi në punë i të verbërve, që janë pushuar apo e kanë humbur punën për arsye të ndryshme dhe gjatë kësaj kohe marrin një shpërblim të përcaktuar, me Vendim të Këshillit të Ministrave. Personat juridikë shtetërorë apo privatë që punësojnë të verbërit, përveç kritereve të përcaktuara në ligjin nr. 7995, datë 20.09.1995 “Për nxitjen e punësimit”, përfitojnë ulje në tatimin mbi fitimin të barabartë me përqindjen e fuqisë punëtore të verbër. Më tej, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 277, datë 18.06.1997 (i ndryshuar) përcaktohet masa e pagesës për shkak të aftësisë së kufizuar në shikim, pagese që ka ndryshuar vit pas viti dhe së fundmi me Udhëzimin nr.8, date 20.09.2012 masa e përfitimit për shkak të verbërisë është 10 850 lekë. Kjo pagesë, vazhdon më tej vendimi, përfitohet pavarësisht nga mosha dhe të ardhurat, që përfitojnë nga shteti. Njëkohësisht, kjo pagesë është në masën 150% të vlerës, në rastet kur personat e verbër e kanë humbur ose humbin vendin e punës për arsye të ndryshme pas 1 Janarit 1991 deri në risistemimin e tyre në punë. Të verbërit, ndryshe nga kategori të tjera të personave me aftësi të kufizuara, nuk i humbasin pagesat që ata marrin për shkak të aftësisë së kufizuar që ata kanë, në çastin e punësimit të tyre. Në nenin 11 të ligjit nr.9355, date 10.03.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, pika 2, përcaktohet që përfituesit nga ky ligj, që i përkasin grupit të dytë të aftësisë së kufizuar, humbasin pagesën për shkak të aftësisë së kufizuar në çastin e punësimit të tyre. Kategoria e personave me aftësi të kufizuara në 48FSHDPAK, “Studimi i kuadrit ligjor mbi vlerësimin dhe komisionimin e aftësisë së kufizuar në Shqipëri”,Dhjetor 2008, fq.42. 49 FSHDKAP, Raport Studimi, “Punësimi i personave me aftësi të kufizuar në Shqipëri”, Tiranë 2011, fq.29. 50FSHDPAK, “Studimi i kuadrit ligjor mbi vlerësimin dhe komisionimin e aftësisë së kufizuar në Shqipëri”,Dhjetor 2008, fq.57-58. 51Ligji Nr. 8089, datë 28.03.1996, mbi “Statusin e të Verbërit”, neni 2.

Page 27: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

27

shikim u përjashtua tashmë nga ky nen dhe vazhdon të përfitojë pagesën për shkak të verbërisë me interpretimin e Statusit të të Verbërit, ku kjo pagesë është një pagesë sociale që i shërben ekskluzivisht kompensimit të shikimit të humbur.

j) Ligji Nr. 8626, datë 22.06.2000 mbi “Statusin e Invalidit Paraplegjik dhe Tetraplegjik”.

Në bazë të nenit 7 të këtij statusi, personat juridikë shtetërorë dhe privatë që punësojnë të sëmurë paraplegjikë dhe tetraplegjikë, përveç kritereve të përcaktuara në Ligjin 7995, datë 20.09.1995 “Për nxitjen e punësimit”, përfitojnë për çdo vit kalendarik ulje tatimi mbi fitimin, të barabartë në përqindjen e fuqisë punëtore të invalidëve paraplegjikë dhe tetraplegjikë. Në grupin I të invalidëve paraplegjikë dhe tetraplegjikë hyjnë personat që kanë humbur aftësinë mbi 55% dhe nuk janë në gjendje për t’u vetëshërbyer, ndërkohë që në grupin e dytë hyjnë personat paraplegjikë që janë pjesërisht të aftë për punë dhe që janë në gjendje për t’u vetëshërbyer52. Si pasojë, duke iu referuar ligjit “Për ndihmë dhe shërbimet shoqërore”, grupi II e humbet pagesën për shkak të aftësisë së kufizuar, nëse punësohet. Gjithashtu ka përfitime të tjera që parashikohen në Vendime të Këshillit të Ministrave, siç është për shembull, vendimi 78, datë 07.02.2007 (ndryshuar me vendimin nr. 873, datë 18.06.2008) për përfitimin e paketës së veçantë higjieno-sanitare për paraplegjikët dhe tetraplegjikët, që arrin tashmë vlerën 16 000 lekë në muaj.

k) Lehtësi fiskale për PAK në sektorin privat – Vetëpunësimi. Të gjithë personat me aftësi të kufizuara, të cilët gëzojnë statusin e para dhe tetraplegjikut, sipas Ligjit nr. 8626, datë 22.6.2000 (i ndryshuar) “Statusi i invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik” dhe statusin e të verbërit sipas Ligjit nr. 8098, datë 28.3.1996 “Për statusin e të verbrit” kanë të drejtën për të përfituar nga lehtësitë fiskale, në rast se personat me statusin e invalidit para-tetraplegjik dhe statusin e të verbrit vetëpunësohen si persona fizikë dhe janë subjekte të tatimit mbi biznesin e vogël, atëherë kuota e tatimit fiks vjetor do të llogaritet sa gjysma e përcaktuar për atë vit financiar sipas ligjit për biznesin e vogël.

l) Ligji Nr. 7889, datë 14.12.1994 (ndryshuar me Ligjin 8052, datë 21.12.1995; Ligjin 9143, datë 16.10.2003) “Për Statusin e Invalidit të Punës”.

Neni 14 i Statusit të Invalidit të Punës parashikon punësimin dhe ripunësimin e invalidëve të punë në ndërmarrje shtetërore dhe private në proçese pune të përshtatshme që rekomandohen nga Komisioni Mjekësor për Caktimin e Aftësisë për Punë. Më tej, statusi parashikon favorizimin në ndjekjen e kurseve të kualifikimit e të rikualifikimit profesional, si dhe ndjekjen e shkollave të larta. Në mbështetje të Statusit për Invalidin e Punës, është vendimi 869, datë 18.06.2008, në të cilin përcaktohet masa e shtesës që u jepet të gjithë personave që përfitojnë nga Ligji 7889, datë 14.12.1994, çdo muaj, si përfitim paaftësie. Kështu invalidët e plotë nga sëmundje të përgjithshme përfitojnë 3300 lekë shtesë; invalidët e pjesshëm nga sëmundje të përgjithshme përfitojnë 2200 lekë shtesë; invalidët e plotë nga aksidente në punë apo sëmundje profesionale përfitojnë 4000 lekë shtesë, ndërsa invalidët e pjesshëm nga aksidentet në punë apo sëmundjet 52V.K.M Nr.31, datë 20.1.2001, “Për përfitimet nga statusi i invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, pika 1.

Page 28: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

28

profesionale përfitojnë 2700 lekë. Personi ka të drejtë të përfitojë këto shtesa edhe pas daljes në pension pleqërie53.

m) Ligji Nr. 9355, datë 10.03. 2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore” (i ndryshuar).

Në nenin 11 të tij, pika 2, parashikohet se : “Përfituesit e pagesës për shkak të aftësisë së kufizuar, të klasifikuar me vendim të komisioneve mjekësore të aftësisë për punë, në grupet e dyta të paaftësisë, humbasin të drejtën e pagesës për shkak të aftësisë së kufizuar, në çastin e punësimit të tyre. Ky nen krijon një skemë të pavolitshme. Nga frika e humbjes së pagesës apo përfitimeve të ndryshme, personat me aftësi të kufizuara nuk dëshirojnë të punësohen ose nuk deklarojnë punësimin e tyre. Në vend të kësaj qasjeje, pra të shkëputjes së menjëhershme nga skema e përfitimeve, një zgjidhje do të ishte heqja graduale në varësi të të ardhurave, lejimi deri në një masë të caktuar i përfitimit apo pezullimi i përkohshëm i tyre, shoqëruar kjo, me mundësi të lehtësuara të rikthimit në proçesin e rivlerësimit. Grupet e para nuk përmenden në këtë ligj. Interpretimi i këtij neni është bërë në mënyra të ndryshme. Së pari, mungesa e përcaktimit të grupeve të para në këtë nen, ka të bëjë me atë që grupet e para ose të plota, nuk mund të punojnë, pra me vendim të KMCAP, personat që deklarohen si persona me aftësi të kufizuar të plotë janë të paaftë për çdo lloj pune. Së dyti, personat me aftësi të kufizuara të plotë, të cilët punësohen, kalojnë në grupet e dyta ose të pjesshme, duke humbur gjithsesi pagesën për shkak të aftësisë së kufizuar në momentin e punësimit.Pra duke qënë se personat që me vendim të KMCAP-it vlersohen grupi i parë dhe u caktohet një kujdestar për tu kujdesuar për ta nënkupton që këta persona nuk janë në gjëndje të kujdesen për veten dhe nevojat e tyre dhe si rrjedhojë ata nuk mund të jenë në gjendje të punojnë. Theksojmë që këto interpretime bëhen për personat me aftësi të kufizuara dhe jo për invalidët e punës, të cilët trajtohen në ligjin përkatës.

n) Ligji Nr.7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”.

Ligji trajton me pensione invaliditeti personat që janë bërë të paaftë plotësisht ose pjesërisht, gjatë periudhës së sigurimit, për shkak të një aksidenti në punë, sëmundjeje profesionale ose të përgjithshme. Më poshtë do të sqarojmë llojet e pagesave që përfitojnë invalidët sipas kategorive përkatëse dhe mënyrës së fitimit të aftësisë së kufizuar. Në vartësi të shkallës së humbjes të aftësisë për punë, sipas Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, invaliditeti klasifikohet në tri grupe: a) Invaliditet i pjesshëm, kur personi i siguruar humbet aftësinë për punë në profesionin apo punën e tij të fundit, por mund të kryejë punë të tjera sipas përcaktimit të vendimit të KMCAP-it. b) Invaliditet i plotë, kur personi i siguruar bëhet i paaftë për çdo punë. c) Invaliditet i plotë në kushtet e nevojës për kujdestari.

53V.K.M Nr. 869, datë 18.06.2008, Për zbatimin e ligjit Nr.7889, datë 14.12.1994, “Statusi i invalidit”, pika nr.1,2.

Page 29: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

29

Merr pension invaliditeti të plotë personi i siguruar që ka plotësuar periudhën minimale të sigurimit, e cila është e barabartë me gjysmën e diferencës së moshës së personit të siguruar, në kohën që bëhet i paaftë dhe moshës 20 vjeç dhe të ketë humbur plotësisht aftësinë për punë, jo për shkak të aksidentit në punë apo sëmundjes profesionale54. Personi që bëhet i paaftë për çdo veprimtari ekonomike dhe ka gjymtime të forta e dëmtime fizike (duke përfshirë verbimin), ka të drejtë të marrë pension invaliditeti të reduktuar. Kushtet që duhet të plotësojë personi për këtë pension është që të ketë humbur plotësisht aftësinë për punë, jo për shkak të një aksidenti në punë apo sëmundjes profesionale dhe kur personi nuk ka plotësuar periudhën minimale të sigurimit, e cila është në varësi të raportit të periudhës faktike të sigurimit me periudhën e sigurimit që i duhet për pensionin e reduktuar të invaliditetit. Personi që bëhet i paaftë për çdo veprimtari ekonomike dhe ka gjymtime të forta e dëmtime fizike (duke përfshirë verbimin), ka të drejtë të marrë pension të pjesshëm invaliditeti. Personi duhet të ketë siguruar periudhën minimale të sigurimit sipas nenit 35, të Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, e cila është e barabartë me gjysmën e diferencës së moshës së personit të siguruar, në kohën që bëhet i paaftë dhe moshës 20 vjeç dhe të ketë humbur plotësisht aftësinë për punën e fundit, por mund të punojë në kushte të veçanta, (humbja e aftësisë jo për shkak të aksidentit në punë apo sëmundjes profesionale)55. Ndërkohë që pagesat për sigurimin nga aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale trajtohen në një kapitull veçmas të këtij ligji. Kështu të ardhura për paaftësi 56 klasifikohen në:

1. Të ardhura për paaftësi të përkohshme 2. Të ardhura për invaliditet të përhershëm 3. Të ardhura për invaliditet të pjesshëm 4. Të ardhura për paaftësi të përhershme në masë të vogël57.

Më tej në ligj sqarohen konkretisht rastet e sipërpërmendura. E ardhura për paaftësi të përkohshme, si pasojë e një aksidenti në punë ose sëmundjeje profesionale, e provuar nga një komision mjekësh ekspertë kompetentë (KML) do të jetë e barabartë me 100 për qind të pagës mesatare ditore të 3 viteve të fundit, paguar për një periudhë përfitimi deri në 12 muaj58. Të ardhurat për invaliditet të përhershëm nga aksidenti apo sëmundja profesionale (i plotë). Pagesë për paaftësi të përhershme nga aksidenti në punë ose sëmundjet profesionale, përfitojnë vetëm të punësuarit. Këtë drejtë e përfitojnë pasi të kenë marrë pagesën deri në 12 muaj për paaftësi të përkohshme nga aksidenti në punë, ose sëmundjet profesionale. E ardhura për invaliditet të përhershëm në punë ose sëmundje profesionale, që ka shkaktuar të paktën humbjen e 67% të aftësisë për punë, e vërtetuar nga KMCAP, është e barabartë me 80% të pagës mesatare të tre viteve të fundit të punës, por jo më pak se niveli minimal

54Ligji Nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”,neni 35. 55Ligji Nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”,neni 35. 56Përdorim terminologjinë e përdorur në ligj. Në fakt, terminologjia korrekte tashmë e njohur është person me aftësi të kufizuar ose aftësi e kufizuar. 57Ligji Nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”,neni 46. 58Ligji Nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”,neni 47.

Page 30: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

30

i standardit të jetesës që vendoset nga KM59. Kur përfituesi i një pensioni invaliditeti bëhet fizikisht ose psikikisht i paaftë dhe ka nevojë për një përkujdesje të vazhdueshme të një personi tjetër, atij i jepet një pagesë shtesë prej 15 për qind të bazës së vlerësueshme. Nevoja për kujdesje të vazhdueshme të një personi tjetër përcaktohet nga komisioni mjekësor i caktimit të aftësisë për punë (KMCAP)60. Të ardhurat për invaliditet të pjesshëm të përhershëm nga aksidenti në punë apo sëmundja profesionale (pension i pjesshëm). Pagesë për paaftësi të pjesshme të përhershme nga aksidenti në punë ose sëmundjet profesionale përfitojnë vetëm të punësuarit. Këtë të drejtë e përfitojnë pasi të kenë marrë pagesën deri në 12 muaj për paaftësi të përkohshme nga aksidenti në punë, ose sëmundjet profesionale. E ardhura për invaliditet të pjesshëm të përhershëm në punë, që ka shkaktuar të paktën humbjen e 33% të aftësisë për punë, e vërtetuar nga KMCAP, është e barabartë me një pjesë të 80% të pagës mesatare të tre viteve të fundit, në vartësi nga shkalla e humbjes së aftësisë për punë, por jo më pak se 50% të saj dhe përcaktohet në Rregulloren e Institutit të Sigurimeve Shoqërore61. Të ardhurat për paaftësi të përhershme në masë të vogël nga aksidenti në punë. E ardhura për paaftësi të përhershme në masë të vogël, në më pak se 33%, por më shumë se 10%, e vërtetuar nga KMCAP, është një shumë të hollash që jepet menjëherë dhe caktohet në përputhje me Rregulloren e Institutit të Sigurimeve Shoqërore62. IV.3.2 Dokumentat politike: Strategjia e Shërbimeve Shoqërore (2005 – 2010), miratuar me VKM Nr.265, dt.28.04.2008, është dokumenti që përcakton rrugët dhe mënyrat e realizimit të proçesit të decentralizimit dhe deinstitucionalizimit të shërbimeve shoqërore duke rritur kompetencat e pushtetit vendor për administrimin e tyre. Ky proçes do të realizojë reformimin e sistemit të shërbimeve shoqërore, duke bërë që ato të plotësojnë nevojat reale të përfituesve63. Në planin e veprimit të kësaj Strategjie janë përcaktuar objektiva dhe masa për zbatim dhe realizimi i tyre do të bëjë që Strukturave Vendore t’u rritet përgjegjësia, ndër të tjera, për krijimin dhe menaxhimin e shërbimeve të reja shoqërore në komunitet për personat me aftësi të kufizuara. Strategjia Sektoriale e Mbrojtjes Sociale, (2007- 2013), miratuar me VKM Nr.80, dt.28.01.2008, është një tjetër dokument që paraqet politikat horizontale të Qeverisë për reduktimin e varfërisë dhe luftën kundër përjashtimit social. Strategjia Sektoriale e Mbrojtjes Sociale parashikon objektiva konkrete për reduktimin e varfërisë dhe ofrimin e shërbimeve për grupet në nevojë. Në këtë Strategji janë rivlerësuar dhe koordinuar edhe

59Ligji Nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”,neni 48. 60Ligji Nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”,neni 38. 61Ligji Nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”,neni 49. 62Ligji Nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”,neni 50. 63Strategjia e Shërbimeve Shoqërore ( 2005 – 2010), 2005, fq.10.

Page 31: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

31

objektivat që përcaktohen në dokumenta të tjera ndërsektoriale si: Strategjinë Kombëtare të Fëmijëve, Strategjinë per Personat me Aftësi të Kufizuara, etj. Strategjia Kombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuara (2005-2010), miratuar me VKM Nr.7, dt 25.01.2005, është dokumenti kryesor politik i shtetit dhe qeverisë shqiptare për personat me aftësi të kufizuara si dhe shoqërohet me një Plan Kombëtar Veprimi. SKPAK i ka kushtuar disa objektiva punësimit të personave me aftësi të kufizuara. Arsimi dhe trajnimi profesional mbeten drejtimet kryesore, që përbëjnë parakusht për integrimin e tyre në tregun e punës. Qëllimi i përgjithshëm i SKPAK është sigurimi i një përmirësimi të dukshëm të statusit dhe cilësisë së jetës së personave me aftësi të kufizuar, në përputhje me standartet e OKB mbi Mundësitë e Barabarta64. Ky qëllim zbërthehet më tej në objektiva të mirëpërcaktuar në fushat prioritare ku kjo strategji synon kryesisht. Një nga këto fusha, ajo e punësimit, kërkon sigurimin e mundësive për punësim dhe zhvillim ekonomik të personave me aftësi të kufizuara. Mundësitë, sipas këtij objektivi, kanë të bëjnë fillimisht me sigurimin e mundësive për arsim dhe formim profesional dhe më pas vijojnë më tej me motivimin për punësimin në bazë të mundësive dhe nevojave të personave me aftësi të kufizuara, sigurimin e komunikimit dhe përshtatjes së vendit të punës, njohjen e punëdhënësve për mundësitë e punësimit të personave me aftësi të kufizuar, inkurajimin e rritjes së mundësive për punësim për personat me aftësi të kufizuar65. Pra ky objektiv i SKPAK ka si qëllim që personat me aftësi të kufizuara të gëzojnë të njëjtat të drejta dhe mundësi në tregun e punës. IV.3.3 Institucionet përgjegjëse për punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuar. Në nivel qëndror, institucioni kompetent në fushën e marrëdhënieve të punësimit është Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. MPÇSSHB ka për mision zhvillimim, kordinimin dhe implementimin e një sistemi efektiv të punës, sigurimeve shoqërore dhe asistencës sociale, në harmoni me standardet e Bashkimit Europian, nëpërmjet masave që synojnë: Forcimin e stabilitetit të fuqisë punëtore, duke rritur produktivitetin e punonjësve, zhvillimin e burimeve kombëtare njërëzore duke forcuar sektorin e trajnimit me qëllim ngritjen e kompetencave të përgjithshme të fuqisë punëtore, përmirësimin e konkurencës së vendit nëpërmjet zotërimit të një fuqie punëtore efiçiente. Sigurimin e shpërblimit të drejtë dhe përfitimit nga puna, dhe duke promovuar sigurinë e shoqërisë si domosdoshmëri për zhvillimin e përgjithshëm social-ekonomik. Shërbimi Kombëtar i Punësimit (SHKP) është një shërbim publik autonom, me statusin e një administrate shtetërore qëndrore. SHKP është krijuar dhe rregullon veprimtarinë e tij bazuar në dispozitat e ligjit nr.7995, datë 20.09.1995 “Për nxitjen e punësimit”, (i ndryshuar). Qëllimi i ligjit në lidhje me punësimin, formimin e kualifikimin profesional, shërbimin kombëtar të punësimit dhe fondin e punësimit është ndjekja e politikave aktive të përgjithshme për të mbështetur punësimin e plotë, produktiv dhe të zgjedhur lirisht. Strukturat kryesore dhe kompetencat e tij rregullohen me Statutin e 64Strategjia Kombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuara , Shtator 2006, fq.9. 65Strategjia Kombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuara , Shtator 2006, fq.10.

Page 32: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

32

Shërbimit Kombëtar të Punësimit të aprovuar me VKM nr.42, datë 17.01.1998, “Për miratimin e statutit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit” (i ndryshuar me VKM nr. 263, datë .25.05.2000). Organi më i lartë vendim-marrës i Shërbimit Kombëtar të Punësimit është Këshilli Administrativ Tripalësh. Qëllimi i këtij institucioni është përmbushja e të drejtës së të gjithë shtetasve rezidentë në Shqipëri për punësim fitimprurës nëpërmjet shërbimeve të punësimit dhe pjesëmarrjes në programet shtetërore të tregut të punës. Shërbimi Kombëtar i Punësimit është i ndarë në Drejtorinë e Përgjithshme, zyrat e punësimit në 12 zyra rajonale dhe 24 zyrat vendore dhe 9 Qëndrat Publike të Formimit Profesional. Zyrat e punësimit janë pjesë integrale e SHKP-së, e përfaqësojnë atë dhe kanë kompetencën që u është besuar atyre nga statuti i SHKP-së. SHKP është plotësisht përgjegjës për vendimet e veprimet e zyrave dhe personelit të tij të punësimit. Zyra e punësimit e ushtron funksionin në konsultim me këshillin vendor tripalësh. Të drejtat, detyrat dhe përbërja e këshillit vendor tripalësh përcaktohen nga Këshilli Administrativ Tripalësh i SHKP-së. Inspektoriati Shtetëror i Punës, rregulluar me ligjin nr. 7986, datë 13.09.1995 (i ndryshuar) është institucioni i cili ka për qëllim të sigurojë zbatimin e legjislacionit të punës nga punëdhënësi dhe personat e punësuar prej tyre si dhe të kryejë inspektime lidhur me zbatimin e tij.

Page 33: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

33

V. PUNËSIMI I PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUAR NË SHQIPËRI.

Studimet e realizuara në Shqipëri tregojnë për fillimin e një epoke ku sapo ka nisur të flitet për punësimin e personave me aftësi të kufizuara dhe ku ka ndërhyrje dhe modele sporadike në disa qytete të vendit, të cilat janë më tepër të nxitura nga shoqëria civile. Megjithatë, literatura flet për nivele të papërfillshme të punësimit të personave me aftësi të kufizuara, si dhe për shifra tejet të ulëta të punëkërkuesve të papunë me aftësi të kufizuara. Mungojnë struktura përgjegjëse të trajnuara në nivel qendror e lokal, të cilat duhet të jenë mbështetëse të nxitjes së punësimit të personave me aftësi të kufizuara. Studimet tregojnë për një nivel tejet të lartë pakënaqësie të personave me aftësi të kufizuara dhe familjarëve të tyre, mbi mundësitë që ata kanë për të qenë të punësuar dhe për t’u formuar profesionalisht66. Punësimi i individëve me aftësi të kufizuara shihet më tepër i lidhur me njohjet e rekomandimet personale, sesa si një detyrim ligjor i lidhur me të drejtat e njeriut dhe në përputhje me dokumentet e standardet ndërkombëtare. Nuk mund të flitet gjithashtu për akses drejt punës dhe në vendin e punës. Legjislacioni në fushën e punësimit në dukje nxit punësimin e personave me aftësi të kufizuara përmes sistemit të kuotimit. Praktika e deritanishme tregon se baza ligjore nuk është zbatuar dhe për rrjedhoje nuk ka bërë të mundur punësimin e individëve me aftësi të kufizuara. Evidentohet jo vetëm nivel shumë i ulët informacioni midis punëdhënësve mbi detyrimet ligjore për punësimin e personave me aftesi te kufizuara, por veç të tjerave del në pah koncepti i gabuar që ka shoqëria në tërësi ndaj individeve me aftësi të kufizuara si persona “pa aftësinë e duhur fizike apo mendore” për t’iu përgjigjur nevojave apo kushteve të vendeve të punës që punëdhënësit ofrojnë67. Realiteti shqiptar në fushën e punësimit ka mangësi të theksuar në zgjidhjet praktike për zbatimin e ligjit lidhur me punësimin e personave me aftësi të kufizuara. Edhe ato pak kurse formimi profesional të cilat mund të ndiqen nga individët me aftësi të kufizuara, vazhdojnë të jenë të pafrekuentueshme prej kësaj kategorie jo vetëm për shkak të mungesës së informacionit por edhe për shkak të infrastrukturës së papërshtatur apo mungesës së eksperiencës të stafit. Është e nevojshme nxitja e programeve të veçanta në këtë fushë. Ka vetëm përpjekje të OJF-ve të aftësisë së kufizuar për të krijuar modele punësimi, modele të cilat ende nuk janë bërë pjesë e politikave të qeverisë dhe për rrjedhojë nuk kanë gjetur mbështetje e mundësi për zgjerim. Kuadri ligjor i lidhur me punësimin e formimin profesional, megjithëse jodiskriminues, është krejtësisht i pazbatueshëm pasi mungojnë instrumentet shtrëngues 68. Legjislacioni për nxitjen e punësimit të personave me aftësi të kufizuara nuk është i plotë, por edhe ato dispozita që janë në fuqi nuk zbatohen në praktikë. Ministria e Punës, Çeshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta ka filluar përpjekjet për hartimin e ligjit për ngritjen e ndërmarrjeve apo bizneseve sociale me qëllim punësimin e njerëzve në nevojë, por

66FSHDPAK, Raport Vëzhgimi, “Për një jetë dinjitoze përmes punës”, Nëntor 2010 ,fq 15-16. 67 FSHDKAP, “Punësimi i personave me aftësi të kufizuar në Shqipëri”, fq.10. 68FSHDPAK,Raport studimi, “Respektimi i të drejtave të personave me aftësi të kufizuara mendore”, Dhjetor 2006, fq.77.

Page 34: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

34

vizioni i ketij ligji është tepër i gjerë dhe duhet që të jetë më konkret për personat me aftësi të kufizuar69. V.1 Personat me aftësi të kufizuara, përkufizimi, klasifikimi dhe përfitimet e secilës kategori: Person me aftësi të kufizuar kuptohet individi , të cilit i është kufizuar aftësia si pasojë e dëmtimit fizik, shqisor, të intelektit, psikiko/mendor, të lindura apo të fituara gjatë jetës nga aksidente, sëmundje të përkohshme apo të përhershme, të cilat nuk vijnë nga shkaqe që lidhen me punësimin70. Ndërsa sipas KDPAK : Personat me aftësi të kufizuar përfshijnë ata që kanë dëmtime fizike, mendore , intelektuale apo shqisore afatgjata të cilat në ndërveprim me barriera të ndryshme mund të pengojnë pjesëmarrjen e tyre të plotë dhe efektive në shoqëri në baza të barabarta me të tjerët. Personat me aftësi të kufizuar i klasifikojmë në dy grupe: persona me aftësi të kufizuar dhe invalid pune. 1 - Personat me aftësi të kufizuar të cilët kanë lindur të tillë apo bëhen të paaftë për shkaqe të tjera që nuk lidhen me punësimin. Në këtë kategori përfshihen : paraplegjikët dhe tetraplegjikët, personat me aftësi të kufizuara shqisore, intelektuale dhe fizike si dhe të verbërit. Personat, të cilëve u është kufizuar aftësia si pasojë e dëmtimeve fizike, shqisore,të intelektit, psikike/mendore, të lindura apo të fituara gjatë jetës nga aksidente, sëmundje, të përkohshme apo të përhershme, që nuk vijnë nga shkaqe që lidhen me punësimin , e vërtetuar kjo nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për punë ( KMCAP), përfitojnë pagesë për shkak të aftësisë së kufizuar71. Personat paraplegjik e tetraplegjik, të cilët deklarohen , me vendim të Komisioneve Mjekësore të Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP), se janë bërë të tillë , pavarsisht nga shkaku dhe mosha, përfitojnë pagesë për shkak të aftësisë së kufizuar72. Personat me aftësi të kufizuar , të cilët me vendim të komisioneve mjekësorë të caktimit të aftësisë për punë , përcaktohen se kanë nevojë për përkujdesje, përfitojnë edhe një kujdestar me pagesë73. Masa e përfitimit për personat me aftësi të kufizuar përfshirë edhe paraplegjikët dhe tetraplegjikët është 9500 lekë në muaj.Masa e përfitimit për kujdestarët e personave me aftësi të kufizuar është 9500 lekë në muaj ndërsa kujdestarët e paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve përfitojnë 10 000 lekë në muaj74.

69http://www.avokatipopullit.gov.al,Rezolutë e Konferencës Kombëtare, “ Të drejtat e personave me aftësi të kufizuar , pjese integrale e të drejtave të njëriut”, 2012. 70Ligji nr.9355, datë 10.03.2006, neni 4, pika 3. 71Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.618, datë 7.09.2006, “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe masës së përfitimit të pagesës për personat me aftësi të kufizuar”Kreu I, pika 1. 72V.K.M nr.618, datë 7.09.2006, Kreu I, pika 2. 73V.K.M nr.618, datë 7.09.2006, Kreu I, pika 2 74Udhëzimi nr.7, datë 20.09.2012, mbi zbatimin e V.K.M nr.618, datë 7.09.2006, pikat 1 dhe 2.Pagesat e personave me aftësi të kufizuar ndryshohen çdo vit.

Page 35: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

35

Personat me aftësi të kufizuar, përfshirë edhe paraplegjikët dhe tetraplegjikët cilët ndjekin arsimin e mesëm me ose pa shkëputje nga puna, apo kurse kualifikimi, përfitojnë dyfishin e pagesës pra 19 000 lekë në muaj. Personat me aftësi të kufizuar përfshirë edhe paraplegjikët dhe tetraplegjikët të cilët ndjekin arsimin e lartë me ose pa shkëputje nga puna, apo studimet pasuniversitare, me ose pa shkëputje nga puna, si dhe kanë mbrojtur gradë shkencore , përfitojnë trefishin e pagesës pra 28 50075 lekë në muaj. Pagesa për gradë shkencore është e përhershme dhe bëhet mbi bazën e dëshmisë së lëshuar nga organet kompetente76. Invalidët paraplegjik dhe tetraplegjik, të cilët kanë përfituar këtë status më vendim të komisionit mjekësor të caktimit të aftësisë për punë ( KMCAP) dhe që vlerësohen se kanë humbje të plotë të sensibilitetit dhe motorrikës nga niveli i dëmtimit, poshtë, në të dyja anësitë, përfitojnë një pagesë shtesë, më masën 16 000 lekë77 në muaj, për mbulimin e paketës së domosdoshme me materiale të veçanta higjeno-sanitare78. Në bazë të nenit 1, të ligjit nr.8098, datë 28.3.1996 “ Për statusin e të verbërit”, përfitojnë nga ky ligj të gjithë personat me mungesë të plotë ose të pjesshëm shikimi, të lindur ose të fituar, të cilët sipas kritereve mjekësore janë të paaftë për punë në kushte normale. Pavarsisht nga të ardhurat e tjera që përfitohen nga shteti , të verbërit marrin një shtesë për shkak të verbërisë së tyre në masën e përcaktuar nga Këshilli i Ministrave e cila nuk llogaritet në të ardhurat familjare për efekt varfërie. Po në këtë masë pagesën e përfiton edhe kujdestari i tyre, të cilin e zgjedhin vetë79. Masa e përfitimit për shkak të verbërisë është 10 850 lekë në muaj.Të njëjtën masë përfiton edhe kujdesatri i të verbërit80. Nxënësit e verbër që vazhdojën shkollat e mesme ose kurse kualifikimi, përfitojnë dyfishin e pagesës për shkak të verbërisë, kurse studentët e shkollave të larta dhe ata që janë përfshirë në studimet pasuniversitare, si dhe kanë mbrojtur gradën doktor i shkencave, përfitojnë trefishin e pagesës për shkak të verbërisë81. 2 - Invalidët e Punës të cilët janë ata persona që janë bërë të paaftë plotësisht ose pjesërisht, gjatë periudhës së sigurimit, për shkak të një aksidenti në punë, sëmundjeje profesionale ose të përgjithshme. Invalidët e punës përfitojnë një pension nga Sigurimet Shoqërore masa e të cilit varet nga vitet e kontributit dhe koha kur është shkëputur nga puna per efekt të aftësisë së kufizuar. Invalidët e punës përfitojnë gjithashtu edhe një shtesë mujore mbi pensionin e invaliditetit, si përfitim paaftësie, në masën: a) 3300 lekë në muaj, nëse janë invalid të plotë nga sëmundje të përgjithshme; b) 2200 lekë në muaj, nëse janë invalid të pjesshëm nga sëmundje të përgjithshme; c) 4000 lekë në muaj, nëse janë invalid të plotë nga aksidente në punë dhe sëmundje profesionale; ç) 2700 lekë në muaj, nëse janë invalid të pjesshëm nga aksidente në punë dhe sëmundje profesionale.

75Pagesat për ndjekjen e studimeve ndryshojnë me ndryshimin e pagesave për personat me aftësi të kufizuar. 76V.K.M nr.618, datë 7.09.2006, Kreu II. 77Pagesa ka ndryshuar me V.K.M nr.327, datë 12.3.2009. 78V.K.M nr.78, datë 07.02.2007, “Për masën, kriteret dhe proçedurat e përfitimit të një pakete të veçantë higjeno-sanitare, për invalidët paraplegjik dhe tetraplegjik”. 79Ligji nr.8098, datë 28.3.1996 “ Për statusin e të verbërit”, neni 5. 80Udhëzimi nr.8, datë 20.09.2012. 81Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.277, datë 18.06.1997, “Për përfitmet nga Statusi i të Verbërit”, pika 7.

Page 36: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

36

V.2 Studimi i gjëndjes së punësimit të personave me aftësi të kufizuara. Shqipëria karakterizohet nga një nivel i lartë papunësie në rang popullsie. Në lidhje me aftësinë e kufizuar niveli i papunësisë është shumë i lartë dhe kjo për një sërë faktorësh ekonomike, socialë, demografikë, infrastrukturorë, bashkëpunim jo efiçent midis institucioneve përgjegjëse por pa lënë mënjanë edhe mosnjohjen dhe zbatimin e legjislacionit në praktikë82. Për vitin 2011 numri i personave me aftësi të kufizuar është 142.12383 .Sipas statistikave zyrtare, 60% e grave dhe burrave me aftësi të kufizuara, raportohen të jenë në moshë pune84. Në statistikat e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, gjatë 6 mujorit të parë të vitit 2010, rezultojnë të rregjistruar si punëkërkues të papunë 2112 persona me aftësi të kufizuara, prej të cilëve vetëm 2 janë të punësuar. Referuar të dhënave të SHKP gjatë vitit 2010 personat me aftësi të kufizuara punëkërkues të papunë të punësuar zënë 0.1 % të totalit të punëkërkuesve të papunë të punësuar. Këshilli Kombëtar i PAK raporton se aktualisht numri i Personave me Aftësi të Kufizuar të punësuar në shtet është vetëm 2085. Legjislacioni në sferën e punësimit e formimit profesional në dukje nxit punësimin, por ai është krejtësisht i pazbatueshëm dhe jo në përputhje me standartet ndërkombëtare. Problemet më madhore që pengojnë realizimin e të drejtës për punësim të personave me aftësi të kufizuara janë të lidhura me mangësitë e vlerësimit lokal të nevojave të individëve; mungesën e politikave nxitëse të punësimit e formimit profesional; mungesën e infrastrukturës e shërbimeve mbështetëse; mungesën e informacionit dhe vetvlerësimin e ulët tek personat me aftësi të kufizuara; mungesën e një lëvizjeje të aftësisë së kufizuar për të kërkuar të drejtën për punësim, pasi theksi është vënë gjithnjë në kërkesat për rritje të përfitimeve në para. Rezulatetet e monitorimit të Strategjisë për Personat me Aftësi të Kufizuara për vitin 2010, tregojnë se punësimi e formimi profesional i personave me aftësi të kufizuara mbetet një problematikë e mprehtë dhe se ritmet e realizimit të angazhimeve kombëtare e dokumentave ndërkombëtare, nuk kanë filluar ende të zbatohen. Personat me aftësi të kufizuara në Shqipëri, nuk janë pjesë e përfitimeve nga skemat për nxitjen e punësimit dhe vazhdojnë të shihen si pjestarë pasivë të shoqërisë e jo si kontribues aktivë86. Ndryshimi i konceptit të kësaj paradigme, kërkon veprime konkrete në drejtim të përmirësimit të kuadrit ligjor që lidhet me proçesin e vlerësimit të nevojave; nxitjen e kontrollin e punësimit e formimit profesional; fuqizimin e lëvizjes së aftësisë së kufizuar dhe orientimin e saj drejt të drejtave për punësim; ndërgjegjësimin e opinionit publik në tërësi. Gjithashtu në Raport Progresin e Komisionit Europian për Shqipërinë në vitin 2012 u theksua se: Nuk ka përparim në lidhje me punësimin e personave me aftësi të

82FSHDPAK,Raport studimi, “Respektimi i të drejtave të personave me aftësi të kufizuara mendore”, Dhjetor 2006, fq.72. 83Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Raport Monitorimi, 2011. 84Të dhëna nga Ministria e Punës Çështjeve Sociale e Shanseve të Barabarta. 85Deklaratë e Këshillit Kombëtar të Personave me Aftësi të Kufizuar. 86Raport Studimi, Caritas Shqipëri, Tiranë 2011, fq 15.

Page 37: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

37

kufizuara.Ligji për nxitjen e punësimit nuk është zbatuar siç duhet dhe kuotat e punësimit për personat me aftësi të kufizuar nuk janë zbatuar87. Studimi i gjëndjes së punësimit të personave me aftësi të kufizuara në raport me nevojat e tregut të punës realizohet çdo vit nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit si pjesë e një studimi të plotë në shkallë vendi që i bëhët vlerësimit të punësimit të popullatës në përputhje me nevojat e tregut të punës88. Megjithatë duhet theksuar që ende pranë zyrave rajonale të punës nuk ka një strukturë të posaçme dhe të specializuar e cila ndjek proçesin e evidentimit të saktë të personave me aftësi të kufizuara si punëkërkues. Nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit raportohet se është duke u punuar në drejtim të nxitjes dhe mbështetjes së krijimit të vendeve të mbrojtura të punës për personat me aftësi të kufizuara. Zyrat Rajonale të Punës raportojnë se e njohin në mënyrë të plotë kuadrin ligjor që mundëson nxitjen e punësimit të personave me aftësi të kufizuara, por ato nuk raportojnë të kenë politika rajonale për arritjen e këtij qëllimi. Edhe në rastet kur ato kanë të rregjistruar persona me aftësi të kufizuara punëkërkues të papunë, proçesi mbetet aty dhe nuk shkon më tej. Në këto zyra mungojnë struktura të posaçme, specialistë të specializuar dhe të trajnuar, për të këshilluar, orientuar dhe ndërmjetësuar personat me aftësi të kufizuara drejt tregut të punës. Këto zyra raportojnë se kanë ndërmarrë veprime konkrete për të ndërgjegjësuar kompanitë private për detyrimet që ato kanë bazuar në ligjin për punësimin e personave me aftësi të kufizuara. Megjithatë mungesa e subvencioneve nga shteti për kompanitë private evidentohet si një nga faktorët pengues për punësimin e personave me aftësi të kufizuara prej këtyre kompanive. Fondi Kombëtar i Punësimit i cili ende raportohet që mungon, do të lehtësonte proçesin e krijimit të vendeve të mbrojtura të punës ku të punësohen persona me aftësi të kufizuara (atelie dhe qëndra punësimi të përbashkëta); subvencione për pajisjen apo përshtatjen e vendit të punës. Mbështetur në raporte të FSHDPAK evidentohet që modele të një lloj punësimi të mbrojtur jepen nga disa OJF89, por është për t’u theksuar që këto projekte të implementuara nga OJF mundësojnë angazhimin e përditshëm të personave me aftësi të kufizuara në një punë të caktuar. Për mungesë të kuadrit ligjor këto qëndra nuk garantojnë daljen në treg të produktit që realizohet nga puna e personave me aftësi të kufizuara. Si të tilla ato ende janë modele të pjesshme të punësimit të mbrojtur90. Nga Drejtoritë Rajonale të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, evidentohen një varg faktorësh të cilët pengojnë integrimin e personave me aftësi të kufizuara në shoqëri përmes punësimit dhe formimit profesional. Të tillë evidentohen; tregu i punës i kufizuar; bizneset janë të pandërgjegjësuara për detyrimet që burojnë për to nga legjislacioni përkatës; komuniteti në përgjithësi është shumë paragjykues për aftësitë për punë të personave me aftësi të kufizuara; moszbatimi i kuadrit ligjor si nga subjektet shtetërore edhe nga ato private si dhe nevoja për përmirësimin e mëtëjshëm të tij; personat me aftësi të kufizuara nuk janë të arsimuar mjaftueshëm për vende të caktuara pune; personat me aftësi të kufizuara nuk janë të kualifikuar në zanate të kërkuara; kushte të papërshatshme pune për personat me aftësi të kufizuara; mungesë e indikatorëve specifikë për

87Commission of the European Communities, Albania 2012 Progress Report, Communication from the Commission to the European Parliament and the Council, Brussels, 11.10.2012,chapter 19, p.48. 88FSHDKAP, Raport monitorimi, “Zbatimi i Planit të Veprimit të Stretegjisë Kombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuar”, Tiranë 2011, fq.74. 89FSHDPAK, Atelie Korçë, “Lira” Berat, “ Ndihmoni Jeten”, Tiranë, Qëndra “ Balashe”, Elbasan 90FSHDKAP, Raport Monitorimi, “Zbatimi i Planit të Veprimit të SKPAK”, Tiranë 2011, fq.77.

Page 38: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

38

rregjistrimin e personave me aftësi të kufizuara si punëkërkues në data-base e rregjistrimit të punëkërkuesve të papunë, rregjistrim ky bazuar në aftësitë për punë të personave me aftësi të kufizuara. Në kuadrin e punësimit të personave me aftësi të kufizuar , Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (FSHDPAK) me mbështetjen e Fondacionit Vodafone Albania ka marr nismën për zbatimin e një projekti një vjeçar me fokus "Punësimi i Personave me Aftësi të Kufizuara në Shqipëri", gjatë vitit 2010. Projekti është zbatuar në qytetet, Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan dhe Korçë. Ky projekt ka pasur për qëllim të thyejë barrierat në qëndrime e mentalitete, të rrisë shkallën e ndërgjegjësimit të strukturave lokale dhe opinionit më të gjërë për të drejtën e personave me aftësi të kufizuara për t'u punësuar përmes realizimit të një vlerësimi paraprak të nevojave të tyre dhe tregut aktual të punës, si edhe të ofrojë disa modele konkrete të punësimit përmes punësimit të 20 personave me aftësi të kufizuara në pesë qytete. Për të garantuar qëndrueshmëri në programet që garantojnë punësimin e individëve me aftësi të kufizuara, është domosdoshmëri rishikimi dhe përmirësimi i kuadrit ligjor dhe politikave që lidhen me këtë fushë 91.

91FSHDKAP, Raport monitorimi, “Zbatimi i Planit të Veprimit të SKPAK”, Tiranë 2011, fq.80.

Page 39: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

39

VI. STUDIM LIDHUR ME PUNËSIMIN E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË QYTETIN E BERATIT.

Numri i personave me aftësi të kufizuara të identifikuar në Qarkun e Beratit është 3704 persona gjithsej nga të cilët 1011 jane përfitues nga statusi i të verbërit, 228 janë përfitues nga statusi i invalidit para-tetraplegjik dhe 2465 janë përfitues të pagesës si persona me aftësi të kufizuar. Gjithashtu në Qarkun e Beratit janë identifikuar 3095 invalid pune92. Grafiku 2. jep të dhëna të ndara sipas kategorive të përfitimit.

Grafiku 2.Numri i personave me aftësi të kufizuara në Qarkun e Beratit Numri i personave me aftësi të kufizuara të identifikuar në Bashkinë e Beratit është 926 persona gjithsej nga të cilët 254 jane përfitues nga statusi i të verbërit, 62 janë përfitues nga statusi i invalidit para-tetraplegjik dhe 610 janë përfitues të pagesës si persona me aftësi të kufizuar. Gjithashtu si invalid pune trajtohen 1226 persona93.

92Të dhëna të marra nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror , Berat. 93Të dhëna të marra nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror , Berat.

0

500

1000

1500

2000

2500

3000

3500

Persona me Aftësi të Kufizuar

Te verber Para-Tetraplegjik Invalid Pune

Page 40: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

40

Grafiku 3.Numri i personave me aftësi të kufizuara në qytetin e Beratit Rreth 48% e personave me aftësi të kufizuara , përfitues nga skemat e pagesave shtetërore, janë persona në moshë pune. Nga intervista me specialistë të Drejtorisë Rajonale të Inspektoriatit të Punës Berat, rezultoi se punonjësit e këtij institucioni ishin të ndërgjegjësuar për problematikat e aftësisë së kufizuar. Ndër 240 subjekte që inspektoheshin çdo vit, vetëm katër prej tyre kishin të punësuar persona me aftësi të kufizuara. Numri i të punësuarve me aftësi të kufizuara ishte 3594. Vetëm të punësuarit në dy prej këtyre bizneseve, kishin deklaruar aftësinë e tyre të kufizuar pasi kishin frikën e pushimit nga puna, në rast se punëmarrësi evidentonte aftësinë e tyre të kufizuar. Të pyetur për krijimin e kushteve dhe ambienteve të përshtatura për t’i ardhur në ndihmë punësimit të kësaj kategorie, specialistët u përgjigjën se ambientet e bizneseve janë kryesisht të papërshtatura.Vetëm njëri prej bizneseve në qytet, biznes i cili kishte të punësuar persona me aftësi të kufizuara, kishte ambiente të përshtatura. Të gjitha institucionet rezultuan të jenë krejtësisht të papërshtatshme për të aksesuar hyrjen e akomodimin në to të personave me aftësi të kufizuara. Të pyetur mbi barrierat të cilat pengojnë punësimin e personave me aftësi të kufizuara, specialistë të DRSHKP dhe të Inspektoriatit të Punës në Berat, listuan si më poshtë vijon:

• Tregu i punës i kufizuar; • Komuniteti i biznesit është i pandërgjegjesuar; • Opinioni Publik është shumë paragjykues; • Kuadri ligjor, i cili duhet të përmirësohet, por edhe zbatohet; • Edukimi e ndërgjegjësimi i punëdhënësve, por edhe i personave me aftësi të

kufizuara, familjarëve e organizatave të tyre; • Mungon një vlerësim i saktë i mundësive dhe aftësive për punë të personave me

aftësi të kufizuara;

94Të dhëna të marra nga Inspektoriati Shtetëror i Punës.

0

200

400

600

800

1000

1200

Persona me Aftësi të Kufizuar

Të verbër Para-Tetraplegjik Invalid Pune

Page 41: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

41

• Mungon puna me kohë të reduktuar; • Mungon mjeku në ndërmarrje me shumë punëtorë; • Nuk është krijuar ende Fondi i Punësimit, një mundësi në nxitje të punësimit të

kësaj kategorie;

VI .1 Diskutim mbi rezultatet e përfituara nga analiza e të dhënave sasiore . Në këtë seksion të studimit do të diskutohen rezultatet e përftuara nga analiza e përgjigjeve të dhëna nga të dyja grupet pjesëmarrëse: a) persona me aftësi të kufizuara e familjarë të tyre, b) punëdhënës. Rezultatet do të diskutohen edhe mbi bazën e ndikimit të kategorisë së aftësisë së kufizuar në punësimin e individëve me aftësi të kufizuara. Rezultatet e këtij studimi tregojnë se po fillon një klimë e re në drejtim të përmirësimit të punësimit të personave me aftësi të kufizuara. Vetë personat më aftësi të kufizuar kanë vlersuar anët pozitive të punësimit dhe kanë treguar interes dhe dëshirë për tu punësuar nëse do tu ofrohej një punë e përshtatshme. Nga rezultatet e vëzhgimit duket qartë se bizneset janë ende larg trajtimit të individëve me aftësi të kufizuar si punonjës të tyre. Vetëvlersimi i ulët, kuadri jo i plotë ligjor, mungesa e besimit në aftësitë e cilësitë, stigma, janë disa nga faktorët, të cilët pengojnë punësimin e personave me aftësi të kufizuara. Nga rezultatet bie në sy roli pasiv që Zyra e Punës luan në proçesin e referemit të personave me aftësi të kufizuara në punësim në biznese të ndryshme. Një gjetje e rëndësishme e këtij vëzhgimi është se bizneset janë pro punësimit të individëve me aftësi të kufizuara në rast se do të ekzistonte kuadri i plotë ligjor, i zbatueshëm në të gjitha hallkat, dhe nëse do të kishin mbështetje nga shteti. Madje jo vetem do të punësonin individë me aftësi të kufizuara, por edhe do të përshtasnin vendin e punës sipas nevojave të tyre, apo do të kryenin formim profesional në varësi të nevojave të vendit të punës. Ky është një fakt i rëndësishëm dhe që duhet marrë në konsideratë për të kaluar nga skemat pasive në skemat aktive.

a) Persona me aftësi të kufizuara e familjarë .

Numri i ulët i personave me aftësi të kufizuara të punësuar tregon se ende në Shqipëri mbizotëron modeli mjekësor i trajtimit të çështjeve të aftësisë së kufizuar. Personat me aftësi të kufizuara trajtohen vetëm përmes dhënies së asistencës për aftësinë e kufizuar në para dhe politikat sociale nuk janë të orientuara drejt ofrimit të shërbimeve mbështetëse, për të mundësuar jetesën e pavarur përmes punësimit, por janë të orientuara drejt rritjes së pagesave mujore të paaftësisë. Shumica e personave me aftësi të kufizuara pohuan se nuk donin të punonin dhe preferonin pagesën e paaftësisë, në vend të asaj përmes punës. Mangësitë që ekzistojnë në kuadrin ligjor shqiptar nuk lënë shteg për të nxitur punësimin, pasi nuk bëhet një vlerësim dhe ndarje e qartë mes aftësive dhe mundësive për të punuar dhe pagesës për aftësinë e kufizuar.

Page 42: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

42

Grafiku 4. Arsyet përse nuk punojnë. Rezultatet e studimit tregojnë për një numër tejet të vogël të personave me aftësi të kufizuara të punësuar dhe për një numër shumë të madh pjesëmarrësish, të cilët nuk kanë punuar asnjëherë gjatë jetës së tyre, se janë pa kurrfarë profesioni. Niveli i ulët i punësimit, padyshim që është i lidhur edhe me nivelin tejet të ulët të edukimit. Rreth gjysma e personave me aftësi të kufizuar të intervistuar janë me arsim tetëvjeçar. Po ashtu studimi tregoi se edhe alternativa e formimit profesional është një alternativë shumë pak e mundësuar për individët me aftësi të kufizuara.

Grafiku 5. Arsimi i personave me aftësi të kufizuar.

0 10 20 30 40 50 60

Kanë frikë se humbasin pagesën

Nuk kanë gjetur punë

Nuk duan të punësohen, preferojnë pagesën

0 10 20 30 40 50 60 70

Arsim 8/9 vjeçar

Arsim i mesëm

Arsim i lartë

Formim profesional

Page 43: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

43

Punëdhënësit e personave me aftësi të kufizuara që rezultonin të punësuar ishin subjekte private. Studimi tregoi se barrierat më të dukshme për pjesëmarrësit janë ato strukturale të lidhura: (a) me qëndrimet dhe paragjykimin e punëdhënësve e stafit rekrutues, por edhe me (b) mungesën e aksesit jashtë dhe brenda vendit të punës. Megjithatë, kujdes duhet treguar me pengesat që burojnë nga brenda individit dhe familjes së tij: 45% e personave me aftësi të kufizuar mendojnë se nuk kanë arsimimin e duhur, 20.1% mendojnë se nuk kanë kurrfarë përvoje pune, 12 % thanë se nuk kanë përkrahjen e familjes për të gjetur një punë.

Grafiku 6. Barriera që pengojë punësimin. Familjet e personave me aftësi të kufizuar gjithashtu bëhen pengese shpesh herë për punësimin e tyre. Pengesat që burojnë nga familja mund të vijojnë dhe janë të lidhura me shumë faktorë: së pari është qëndrimi protektiv i familjes, për ta mbrojtur individin nga “e keqja” që mund t’i vijë nga bota jashtë shtëpisë; së dyti, është turpi që ata mund të ndjejnë se kanë një fëmijë me aftësi të kufizuara; së treti, të ardhurat nga pagesa e aftësisë së kufizuar janë një burim i mirë që i shtohet buxhetit të familjes; së katërti, vetë prindërit e familjarët nuk kanë besim në aftësitë e kapacitetet e fëmijës së tyre; së pesti, shumë nga shërbimet mbështetëse të munguara e shtojnë barrën e pjesëtarëve të familjes për të shoqëruar në punë anëtarin e familjes me aftësi të kufizuara. Studimi tregoi se të gjithë elementët e përshtatshmërisë ishin të niveleve shumë të ulëta, në të gjitha vendet e punës ku punonin persona me aftësi të kufizuara. Mungesa e shërbimeve mbështetëse, duke përmendur asistentin personal apo mjete të përshtatshme lëvizëse, i shtojnë vështirësitë e personave me aftësi të kufizuara për të arritur vendin e punës. Ndërgjegjësimi i të gjitha palëve për të drejtën për punësim mbetet një pengesë, për tejkalimin e së cilës duhet të punohet shumë. Gjithashtu është i nevojshëm dhe trajnimi i

0 10 20 30 40 50 60

Ambiente të papërshtatura

Paragjykimi i punëdhënësit

Edukim i pamjaftueshëm

Familja

Mungese eksperience

Page 44: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

44

stafit e kolegëve të punës për të punuar e komunikuar me persona me aftësi të kufizuara. Fuqizimi individual, qëndrueshmëria ekonomike dhe jetesa e pavarur, rezultuan të jenë disa nga anët pozitive të të punësuarit të personave me aftësi të kufizuara. Vetë persona me aftësi të kufizuar theksuan se, punësimi do t’u mundësonte të ; ndjehen të vlerësuar; kontribuojnë në menyrë aktive në shoqëri; rrisin të ardhurat e familjeve të tyre; fuqizojnë marrëdhëniet me komunitetin ku jetojnë; ndjehen të barabartë. Të gjithë pjesëmarrësit si persona me aftësi të kufizuara ashtu edhe dhe prindër të tyre, e vlerësuan si shumë të vështirë marrëdhënien e tyre me institucionet të cilat kanë përgjegjësi për të informuar, orientuar dhe ndërmjetësuar personat me aftësi të kufizuar për t’u punësuar dhe përfituar formim profesional.

b) Punëdhënësit.

Nga katër punëdhënës të intervistuar, njëri prej të cilëve institucion shtetëror dhe tre subjekte private, rezultoi se vetëm dy prej tyre kishin të punësuar persona me aftësi të kufizuar. Institucioni shtetëror i intërvistuar dhe konkretisht Bashkia e Beratit nuk kishte të punësuar asnjë person me aftësi të kufizuar. Punëdhënësit të cilët konfirmuan se kishin të punësuar persona me aftësi të kufizuara, deklaruan se numri i tyre ishte shumë i vogël krahasuar me punonjësit e tjerë (1.1% të tyre). Të pyetur për orientimin e personave me aftësi të kufizuara, bizneset që kanë punësuar këtë target grup, raportuan se ata jenë drejtuar për punë kryesisht prej familjarëve apo në mënyrë individuale. Zyrat e Punës, në raste shumë të rralla, kanë orientuar drejt tyre persona me aftësi të kufizuara.

• Nga observimet e bëra, vetëm njëri prej bizneseve të intervistuar ofronte ambiente të përshtatura për personat me aftësi të kufizuara fizike.

• Të gjithë bizneset e intervistuar e njihnin kuadrin ligjor për punësimin e personave me aftësi të kufizuara dhe inspektoheshin nga Inspektoriati Shtetëror i Punës edhe në këtë drejtim.

• Të gjithë të intervistuarit, u shprehën mbështetës për punësimin në bizneset e tyre të personave me aftësi të kufizuara dhe mendonin se ekzistonin apo edhe mund të përshtateshin proçese pune, të cilat mund të kryheshin nga kjo kategori.

• Sipas tyre, numri i të punësuarve me aftësi të kufizuara do të ishte edhe më i madh, nëse shteti do të ndërhynte me programe specifike të nxitjes së punësimit dhe Zyrat e Punës do të ishin më aktive në këtë drejtim.

• Pengesat kryesore në punësimin e personave me aftësi të kufizuara, të intervistuarit i lidhën me ambientet e papërshtatura si në çdo skaj të qytetit, ashtu edhe në bizneset e tyre, paragjykimet e stigmën e komunitetit në përgjithësi, rolin pasiv të Zyrave të Punësimit, kuadrit ligjor jo të plotë dhe nxitës të parazitizmit.

“D, është një prej punonjëseve të një Banke në qytetin e Beratit. Punon prej vitesh dhe tashmë është një prej punonjëseve më të mira e më të vlerësuara të kësaj banke. D është me aftësi të kufizuara fizike e si rrjedhojë nuk ka marrë dot pjesë në trajnime të organizuara në kuadër të punës në Tiranë. Stafi Drejtues i Bankës, ka marrë vendimin që të gjitha trajnimet për D, të bëhen në vendin e punës. Si rezultat ajo ka përvetësuar të gjitha të rejat dhe ndryshimet që shpesh ndodhin në vendin ku ajo punon. Me pak

Page 45: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

45

vëmendje nga i gjithë stafi, D e kryen detyrën e saj me përgjegjësinë e përkushtimin maksimal.”

c. Kategoria e aftësisë së kufizuar. Rezultatet e studimit tregojnë se personat me aftësi të kufizuara mendore kanë më pak akses në tregun e punës, në krahasim me grupimet e tjera të aftësisë së kufizuar. Numri i personave me aftësi të kufizuara mendore, të cilët nuk punojnë aktualisht, nuk kanë punuar asnjëherë gjatë jetës, është më i lartë krahasuar me kategoritë e tjera. Ky grupim është sot në vendin tonë një nga grupimet më të diskriminuara, jo vetëm nga qëndrimet negative të shoqërisë, por edhe ligjërisht95. Rezultatet e nivelit të ulët të punësimit të tyre janë të lidhura me shumë faktorë, duke përmendur rolin e familjes, mungesën e traditës për të punësuar individë me aftësi të kufizuara mendore, mungesën e kuadrit ligjor nxitës për punësimin e tyre, mungesën e shërbimeve mbështetëse për ta. Në këtë linjë nuk duhet lënë pa përmendur edhe ndikimi më i dobët dhe avokatia jo e suksesshme e lëvizjes së prindërve të individëve me aftësi të kufizuara mendore, e cila nuk ka qenë në të njëjtat nivele me atë të grupeve të tjera të aftësisë së kufizuar. Të vetmet organizata të cilat operojnë në qytetin e Beratit në sferën e aftësisë së kufizuar, janë deget lokale të organizatave me antarësi të të verbërve, paraplegjikëve, invalidëve të punës, personave me aftësi të kufizuara mendore si edhe një qendër komunitare e shëndetit mendor. 95FSHDPAK,Raport studimi, “Respektimi i të drejtave të personave me aftësi të kufizuara mendore”,Dhjetor 2006, fq.77.

Page 46: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

46

VII. DISKUTIM MBI KUADRIN LIGJOR NË FUSHËN E PUNËSIMIT TË PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUAR.

Siç rezulton në përmbledhjen e kornizës ligjore, çështjet e punësimit të personave me aftësi të kufizuara trajtohen në disa ligje dhe dokumente strategjikë. Në Shqipëri mund të themi që janë bërë hapa shumë pozitivë në drejtim të legjislacionit nxitës të punësimit të personave me aftësi të kufizuara, që në fillim të viteve ‘90. Megjithatë, ajo që nuk ka ndryshuar është përqindja e ulët e punësimit të personave me aftësi të kufizuara, e cila është në nivele të papërfillshme në vite. Në këtë pjesë të studimit, do të diskutojmë mbi kuadrin ligjor në fushën e punësimit të personave me aftësi të kufizuar, mbi arsyet se pse një pjesë e ligjeve nuk zbatohen dhe rekomandime në lidhje me disa ndërhyrje të nevojshme për rregullimin e situatës së punësimit të personave me aftësi të kufizuara. Është e rëndësishme të theksohet që këto ndërhyrje, duhet të jenë në përputhje me Konventën për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, të cilën shteti shqiptar e ka ratifikuar me 15.11.2012. Po ashtu, është punuar dhe tashmë ka përfunduar drafti i Planit Kombëtar i Veprimit për Zbatimin e Konventës 2012-2020. Plani përcakton masat që duhet të ndërmarrin institucionet përgjegjëse për të siguruar zbatimin në mënyrë progresive të Konventës së OKB “Për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara”. Ratifikimi i Konventës pritet t’i përforcojë dhe zgjerojë të drejtat dhe përfitimet për personat me aftësi të kufizuara dhe t’u sigurojë atyre gëzimin e të gjitha të drejtave për jetesë pa barriera dhe integrim real ekonomiko-social96. Ligji “Për nxitjen e punësimit” është dhe ligji themelor në të gjithë kornizën ligjore, që rregullon çështjet e nxitjes së punësimit, duke përfshirë këtu edhe personat me aftësi të kufizuara. Siç u përmend më lart, ky ligj parashikon në një kapitull të veçantë që, 1 ndër 25 persona të punësuar duhet të jetë me aftësi të kufizuara, pra ndërmarrjet që kanë të punësuar 24 persona, personi i 25-të që punësojnë duhet të jetë person me aftësi të kufizuara97. Shqipëria nuk bën përjashtim nga vendet e tjera të cilat kanë aplikuar sistemin e kuotave detyruese me ligj për punësimin e personave me aftësi të kufizuara. Në Shqipëri ky sistem nuk ka pasur efikasitetin e duhur. Arsyet e mosrealizimit të kuotës së përcaktuar në ligj, si nga punëdhënësi shtetëror dhe nga kompanitë private janë: në vend mbizotërojnë kryesisht bizneset e vogla me më pak se 25 punonjës,ose deklarojnë numër fiktiv punonjësish duke stimuluar punën e zezë; edhe ato biznese që kanë mbi 24 punonjës nuk kanë informacion mbi stimujt inkurajues për punësimin e PAK , informacioni jepet i cunguar edhe nga zyrat përkatëse të punësimit apo inspektoriati shtetëror i punës pasi nuk kanë punonjës apo strukturë të veçantë që të jetë i ngarkuar posaçërisht me kategorinë e PAK; personat me aftësi të kufizuar apo familjarët e tyre janë të painformuar mbi të drejtat që ligji u ka garantuar personave me aftësi të kufizuar përsa i përket marrëdhënieve të punësimit; mungon një koordinim i mirë midis zyrave të punës, inspektoriatit të punës dhe sipërmarrjeve për dhënien e informacionit dhe aplikimin e

96http://www.mpcs.gov.al/zedhenësi/6-njoftime-per-shtyp/919-parlamenti-shqiptar-ratifikon-konventën-e-okb-për-të-drejtat-e-personave-me-aftësi-të-kufizuara. 97Ligji “Për nxitjen e punësimit”, neni 15.

Page 47: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

47

sanksioneve që ekzistojnë në ligj98; nuk ekzistojnë sanksionet dhe praktikat për zbatimin e duhur të ligjit në fjalë dhe nuk janë gjendur ende mekanizmat alternative99. Mosfunksionimi i Fondit Kombëtar të Punësimit dhe mosrealizimi i kuotës nga punëdhënësit për arsye të mospasjes dijeni, mosinformimit, por mbi të gjitha “moskërkimi të llogarisë” nga institucionet përgjegjëse, shkakton një situatë të ngurtësuar në punësimin e personave me aftësi të kufizuara. Kështu, në Fondin Kombëtar të Punësimit, sipas ligjit për nxitjen e punësimit, duhet të derdhen dhe gjobat e vëna për mosplotësimin e kuotës së rekomanduar nga ligji. Gjoba të tilla nuk mblidhen dhe Fondi vazhdon të mos funksionojë. Në qoftë se punëdhënësit nuk realizojnë kuotën e përcaktuar në ligj, atëherë ata janë të detyruar të derdhin në një llogari të veçantë të Fondit Kombëtar të Punësimit, një shumë të përcaktuar në nenin përkatës të ligjit dhe këto fonde duhet të përdoren për hapjen e vendeve të punës së personave me aftësi të kufizuara, të sqaruar më sipër. Duke qenë se mungon kontrolli dhe gjobat nuk aplikohen, kjo pjesë e ligjit ka mbetur e pazbatuar. Institucionet përgjegjëse për vënien e gjobave deklarojnë që nuk janë përcaktuar rregullat dhe proçedurat për zbatimin e këtij paragrafi në ligjin për nxitjen e punësimit. Pra, gjendemi në një rreth ku njëri nga mekanizmat e ligjit nuk funksionon, mungesa e akteve nënligjore, gjithashtu dhe neglizhenca për të nxitur ndryshimet e nevojshme, ndikojnë në moszbatimin e dispozitave të nxitjes së punësimit. Në qoftë se gjithçka do të funksiononte sipas parashikimeve ligjore, atëherë do të kishim mundësi të shtuara për vende të reja pune për persona me aftësi të kufizuara, duke qenë se fondet e mbledhura do të shkonin për realizimin e qëllimit të përcaktuar në ligj. Gjithashtu fondet e mbledhura mund të përdoren edhe për përshtatjen e vendit të punës, kurse të ndryshme trajnimi apo formimi profesional dhe shërbime të tjera, të cilat ndihmojnë apo shtojnë mundësitë për integrimin apo riintegrimin në tregun e punës të personave me aftësi të kufizuara. Në po të njëjtin ligj, gjejmë stimujt që ofrohen për inkurajimin e punësimit të personave me aftësi të kufizuara. Kështu, në bazë të nenit 16, punëdhënësi mund të kërkojë subvencion nga zyra përkatëse e punësimit, për të pajisur siç duhet vendin e punës të personit me aftësi të kufizuar dhe për t’i siguruar atij një përgatitje thelbësore për punën. Gjithashtu, parashikohet që paga që punëdhënësi i paguan një personi me aftësi të kufizuar përjashtohet nga taksat, deri në njëfarë mase që përcaktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave. Megjithatë, ky nen nuk ka gjetur zbatim, pasi nuk janë caktuar rregullat dhe masat, pra nuk kanë dalë vendimet përkatëse. Edhe pse kemi një kuadër ligjor me parashikime të caktuara për personat me aftësi të kufizuara, ai është i paplotë dhe i pamjaftueshëm dhe njëkohësisht nuk mund të gjejë zbatim, pasi ka mangësi të theksuara në zinxhirin e tregut të punës. Si shembull, mund të sjellim mungesën e përshtatshmërisë së mjediseve në qendrat e formimit profesional apo kuadrin ligjor, që mbulon aksesibilitetin në përgjithësi për personat me aftësi të kufizuara të llojeve të ndryshme, që çalon në zbatimin e tij. Kjo bën që personat me aftësi të kufizuara, të mos marrin pjesë në këto kurse100. Pra, i rikthehemi dhe një herë mungesës së “përshtatjes së arsyeshme” edhe në institucionet që janë përgjegjëse për realizimin e

98FSHDKAP, “Studim dhe vlerësim i legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar në Shqipëri”, Maj 2006, fq.73. 99SKPAK, fq.18. 100AlbVET,Need assessment on labor market integration of people with disability in the cities of Fier and Berat, February 2010, p.35.

Page 48: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

48

kurseve, trajnimeve, mossigurimi i së cilës përbën diskriminim101. Mungesa e parashikimeve dhe proçedurave të përshtatura për personat me aftësi të kufizuara gjatë rekrutimit ka ndikimin e saj negativ në mundësitë për akses të tyre në vendet e punës. Një shembull mund të jetë ai i rekrutimit të stafit të administratës publike, ku mungojnë elementët që do të mundësonin pjesëmarrjen e personave me aftësi të kufizuar në konkurset e organizuara. Pra kemi të bëjmë me mossigurimin e një tërësie elementesh, të cilat së bashku krijojnë barriera në aksesin në punë të personave me aftësi të kufizuara. Në nenin 14 të ligjit “Për nxitjen e punësimit” parashikohen shërbimet e riaftësimit profesional, ku shteti merr përsipër të garantojë marrjen e masave të nevojshme për realizimin e këtyre shërbimeve. Ligji, duke qenë i miratuar në fillim të viteve ‘90, bazohet në një model tërësisht mjekësor, duke theksuar në pikën 2, të po këtij neni, që kualifikimet e nevojshme bëhen në varësi të kushteve mjekësore dhe arsimore. Pra, theksi vendoset mbi kufizimet që ka personi dhe nuk parashikohen më tej në ligj masa, të cilat do të merrnin parasysh aftësitë e personit dhe mundësitë për përshtatje sipas llojit të aftësisë së kufizuar. Gjithashtu pranë Zyrave të Punës nuk ka punonjës të veçantë që do të merreshin dejtpërdrejtë me punësimin e personave me aftësi të kufizuar. Një qasje e tillë nuk ndihmon në proçeset e riaftësimit dhe riintegrimit. Rehabilitimi dhe riaftësimi janë pothuajse joekzistente. Shqipëria ka tashmë një Ligj për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Duke qenë se ky ligj është i ri, nuk mund të flasim për efekte të caktuara që ai ka pasur në punësimin e personave me aftësi të kufizuara. Megjithatë, Ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi duhet me kalimin e kohës të ketë ndikim edhe në punësimin e personave me aftësi të kufizuara. Me këtë ligj, tashmë do të kemi eksperiencë në zbatimin e konceptit të përshtatjes së arsyeshme, mohimi i së cilës përbën diskriminim, siç është përmendur dhe më lart. Sigurisht, që për zbatimin e “përshtatjes së arsyeshme” do të duhet një interpretim shumë i saktë i këtij koncepti nga institucionet të cilat do të kenë detyrën për zbatimin apo monitorimin e aplikimit të saj. Sidomos, rol të veçantë do të ketë Zyra e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi apo gjykatat dhe të gjithë aktorët përgjegjës për zbatimin e ligjit. Në mënyrë që përshtatja e arsyeshme të gjejë zbatim, duhet sqaruar patjetër koncepti i “barrës së tepruar”, duhen përcaktuar faktorët që ndikojnë përcaktimin e asaj çfarë përbën “barrë të tepruar”. Kombinimi i ligjeve kundër diskriminimit dhe sistemit të kuotave detyruese, ku të dyja së bashku, duke u alternuar, krijojnë kushte dhe mundësi të barabarta, mund të jetë një mënyrë efikase për të rritur përqindjet e punësimit të personave me aftësi të kufizuar në Shqipëri102. Në Shqipëri ka gjetur më tepër zbatim qasja që synon drejt përfitimeve, sigurisë ekonomike dhe sociale të personave me aftësi të kufizuara sesa ajo drejt integrimit të tyre, nëpërmjet tregut të punës dhe integrimit në përgjithësi. Kështu, kemi rritje të përvitshme të pagesave për shkak të aftësisë së kufizuar dhe përfitimeve të tjera të shprehura në ulje në taksa apo lehtësira të ndryshme fiskale, mbulimi në skemat e sigurimit të detyrueshëm mjekësor. Qasja e integrimit në mënyrë të plotë dhe efektive në shoqëri nënkupton heqjen e barrierave, diskriminimit dhe përfshirjen në të gjitha sferat e jetës shoqërore, politike dhe 101Ligji Nr. 10 221, datë 14.02.2010, “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, neni 3, pika 7. 102 FSHDKAP, “Punësimi i personave me aftësi të kufizuar në Shqipëri”, fq.39.

Page 49: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

49

ekonomike. Ky integrim i përgjithshëm përfshin dhe punësimin dhe do të ndikonte në rritjen e mundësive në tregun e punës të personave me aftësi të kufizuara, çka nga ana tjetër, do të kishte ndikim pozitiv, jo vetëm në jetën e tyre, por në të gjithë komunitetin në përgjithësi. Sigurisht kalimi nga skemat pasive në skemat aktive, pra nga përfitues pasivë të skemave të ndihmës sociale te kontribues në këto skema, do të kishte ndikimin e vet dhe në aspektin ekonomik, përveç atij social, por rezultatet do të shiheshin në një periudhë kohe afatgjatë. Gjithashtu duhet të rishikohet Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë, i cili siç përmendet më sipër, ka nene relativisht të mira mbi diskriminimin në vendin e punës. Megjithatë, përkufizimi nuk është aq i gjerë dhe gjithëpërfshirës sa ai i Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, duke qenë se është hartuar disa vite më parë. Neni 20 i këtij kodi përcakton që të gjithë personat që kanë aftësi të plotë për të vepruar mund të lidhin kontratë pune. Ndërkohë që, në pikën b të tij, ky nen thekson që personat me aftësi të kufizuara me zotësi juridike për të vepruar të kufizuar mund të lidhin kontrata pune, por vetëm në bazë të autorizimit të përfaqësuesit ligjor. Për këto situata, Kodi i Punës i referohet Kodit Civil, sipas të cilit personave me aftësi të kufizuara mendore mund t’i hiqet ose kufizohet zotësia juridike për të vepruar. Ky nen bie krejtësisht në kundërshtim me KDPAK, e cila qartazi shprehet se të gjithë personat me aftësi të kufizuara, përfshirë dhe ata me aftësi të kufizuar mendore, kanë kapacitet ligjor për të vepruar dhe njihen para ligjit në mënyrë të barabartë si të tjerët103. Në kuadrin e ratifikimit të Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar del e nevojshme ndryshimi i një sërë ligjesh që trajtojnë çështjet e PAK. Ajo çka mund të konsiderohet si mangësi në Kodin e Punës është mungesa e konceptit të përshtatjes së arsyeshme. Në kapitullin “Vendi i punës”, përshtatja duhet të jetë e mirintegruar dhe njëkohësisht duhet të theksohet që përshtatja nuk ka të bëjë vetëm me vendin në kuptimin fizik, por edhe me proçedurat që duhen përshtatur, në varësi të aftësisë së kufizuar të çdo individi. Sigurimi i të ardhurave për shkak të aftësisë së kufizuar,nga njëra anë duket të jetë i domosdoshëm për kompensimin e aftësisë së kufizuar, mungesën e vazhdueshme të mundësive për edukim, trajnim dhe pjesëmarrje në përgjithësi, por nga ana tjetër, deri diku mund të ndikojë negativisht në integrimin e personave me aftësi të kufizuar përmes tregut të punës pasi mund ti bëjë ata pasivë dhe të tërhequr. Disa zgjedhin të mos punojnë, duke pasur të ardhura të sigurta mujore dhe përfitime të tjera dhe nga ana tjetër, kjo edhe për shkak të mungesës së stabilitetit në tregun e sotëm ekzistues të punës në Shqipëri, mungesës së sigurisë në mbajtjen e vendit të punës, mungesës së kontratave dhe arsyeve të tjera. Një qasje e tillë kërkon ndërhyrje nxitëse, si për personat me aftësi të kufizuara, ashtu edhe për punëdhënësit, masa pozitive, ligje kundër diskriminimit etj. Në Shqipëri, këto masa janë pasqyruar në legjislacion, por problemi kryesor është mosrespektimi dhe moszbatimi i tij. Aspekti tjetër ka të bëjë me politikat dhe ligjet, që, në këtë pikë, duhet të jenë të harmonizuara në mënyrë të atillë që t’i sigurohet personave me aftësi të kufizuara një standard i caktuar jetese, por njëkohësisht të nxiten për t’u futur në tregun e punës.

103KDPAK, neni 1dhe në vijim.

Page 50: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

50

Duke pasur këtë parasysh, Ligji për Ndihmën Ekonomike dhe Shërbimet Shoqërore, duket të bjerë ndesh me politikat nxitëse. Neni 11 i këtij ligji parashikon se përfituesit e pagesës, për shkak të aftësisë së kufizuar, të klasifikuar me vendim të komisioneve mjekësore të aftësisë, në grupet e dyta të paaftësisë104, humbasin të drejtën e pagesës, për shkak të aftësisë së kufizuar, në çastin e punësimit të tyre. Ky nen krijon një skemë të pavolitshme dhe ka efekte të ndryshme në kategori të ndryshme përfituesish. Kështu, personat që përfitojnë nga Statusi i Invalidit Paraplegjik dhe Tetraplegjik, humbasin pagesën, por ruajnë disa përfitime të tjera që burojnë nga statusi, siç janë paketa higjieno-sanitare, kujdestaria dhe sigurimet. Ndërkohë që personat me aftësi të kufizuar mendore, humbasin këto pagesa dhe njëkohësisht janë grupimi më i diskriminuar, qoftë ligjërisht, qoftë nga pikëpamja e diskriminimit, që vështirëson përfshirjen e tyre në shoqëri dhe në tregun e punës. Ndërkohë personat që gëzojnë statusin e të verbrit nuk i humbasin pagesat dhe as përfitimet e tjera, çfarë i bën ata të jenë grupi më i nxitur realisht për të punuar. Ligji nuk përmend efektin për grupet e para, me arsyetimin që individët që i përkasin grupeve të para të aftësisë së kufizuar, janë plotësisht të paaftë për punë, si pasojë e vlerësimit që bëhet nga KMCAP, si institucioni i vetëm kompetent për vlerësimin e aftësive për punë. Personat me aftësi të kufizuara preferojnë të kenë të ardhura më të pakta, por të sigurta, dhe njëkohësisht punojnë në mënyrë joformale, duke siguruar të ardhura shtesë, pasi pagesat janë të ulëta dhe nuk plotësojnë nevojat që ata kanë, duke mos përmendur faktin që shpeshherë familjet mbahen nga këto të ardhura. Për shmangien e një situate të tillë nevojiten ndërhyrje, që në mënyrë efektive dhe realisht të nxisin punësimin e personave me aftësi të kufizuara dhe që skemat të jenë të përpiluara në mënyrë që personat me aftësi të kufizuar të mos “penalizohen” kur vendosin të punojnë. I njëjti arsyetim mund të përdoret dhe për personat me aftësi të kufizuar me statusin e invalidit të punës. Më lart janë sqaruar llojet e invaliditetit të parashikuara në ligjin nr. 7703 “Për sigurimet shoqërore”. Në këtë ligj kemi një ndërvarësi të të ardhurave të individit me aftësi të kufizuara dhe aftësisë së tij të kufizuar. Përftimet, specifikohet në dispozitat e përbashkëta për të gjitha të ardhurat, duhet të zëvendësojnë pakësimin e të ardhurave nga punësimi ose nga një veprimtari ekonomike. Këto pagesa ndalohen në momentin që përfituesi punësohet ose ka qenë ekonomikisht aktiv dhe përjashtim këtu përbëjnë invalidët e pjesshëm, të cilët, sipas po këtij ligji, janë të aftë për të kryer punë të lehta. Kjo ka çuar në situata të tilla, ku invalidët e plotë të punës, që kanë mundësi punësimi, për të mos humbur krejtësisht pagesën në çastin e punësimit, rikomisionohen me qëllim ndryshimin e statusit nga invalid i plotë në invalid i pjesshëm. Kjo bën, që nxitjet për punësim të grupeve të ndryshme të aftësisë së kufizuar të kenë efekte në masa të ndryshme. Disa vende kanë arritur të bëjnë ndarjen midis statusit individual të aftësisë së kufizuar dhe statusit të përfitimeve, pagesave për shkak të aftësisë së kufizuar. Mbretëria e Bashkuar, Suedia apo Danimarka ofrojnë mundësinë për të mbajtur statusin e aftësisë së kufizuar, ndërkohë që personi me aftësi të kufizuar punësohet. Personat me aftësi të kufizuara gjithashtu kanë mundësinë e rikthimit te përfitimet, në qoftë se humbasin punën ose puna është e papranueshme ose e papërshtatshme. Duhen caktuar ekuilibra të tillë, që 104Terminologji e vjetruar, e përdorur vetëm për efekt të citimit të ligjit.

Page 51: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

51

nga njëra anë të sigurohet një nivel i denjë jetese dhe kompensim për shkak të aftësisë së kufizuar dhe njëkohësisht, të nxiten në tregun e punës personat që të mos qëndrojnë në “rehatinë” e pagesave mujore, sido që të jenë ato. Këto pagesa gjithashtu mund të kushtëzohen me pjesëmarrje në trajnime, seminare apo përvoja të ndryshme të lidhura me punësimin, siç kushtëzohet marrja e ndihmës ekonomike me punë të caktuara ne komunitet105. Këto ndryshime janë të lidhura jo vetëm me administrimin e skemave sociale, pagesave për shkak të aftësisë së kufizuar dhe prodhimin e ligjeve që përmbajnë parashikime të tilla. Në fakt, ato janë të lidhura dhe me përshtatjen e ambienteve, me ndryshimin e mentaliteteve të caktuara, me mundësi të edukimit apo trajnimit, transportin, rehabilitimin dhe praktikisht të gjitha fushat e jetës shoqërore, civile, ekonomike etj. Një tjetër çështje e rëndësishme që duhet trajtuar në lidhje me punësimin dhe jo vetëm, është mënyra e vlerësimit të personave me aftësi të kufizuar. Mbështetjet e caktuara në formë pagesash apo shërbimesh të ndryshme duhet të vijnë si pasojë e një vlerësimi të saktë të nevojave, kushteve dhe mundësive, për të cilin do të flasim më poshtë. Vlerësimi i aftësisë së kufizuar është shumë i rëndësishëm për punësimin e personave me aftësi të kufizuar. Ashtu, siç kuptojmë nga përkufizimi106, aftësia e kufizuar nuk është vetëm një çështje e personit me aftësi të kufizuar. Organizata Botërore e Shëndetësisë tashmë ka miratuar Klasifikimin Ndërkombëtar për Aftësinë e Kufizuar – ICF. Ky klasifikim, në vlerësimin e një personi, përdor tre elementë: struktura dhe funksionet e trupit të individit, pra anën fizike; aktivitetet që lidhen me punën , veprimet e tij dhe pjesmarrjen në situata jetësore ; informimin për AK të rëndë dhe faktorët mjedisor. Për të bërë një vlerësim të saktë të aftësisë së një personi duhet marrë parasysh edhe konteksti kulturor e shoqëror në të cilin personi jeton107. Në Shqipëri, kjo metodë vlerësimi nuk përdoret ende. Komisionet e Caktimit të Aftësisë për Punë janë ato që kryejnë vlerësimin e të gjithë personave që plotësojnë kushtet formale për t’u paraqitur para tyre. Vlerësimi bazohet mbi Rregulloren për Caktimin e Kritereve Mjekësore të Vlerësimit të Aftësisë së Kufizuar, e cila konsiston në një listë sëmundjesh të përfshira, pra shumë larg modelit të ofruar nga dokumentet ndërkombëtare për personat me aftësi të kufizuara dhe duke ndjekur një model mjekësor dhe jo një model psiko-social. Duhen përcaktuar aftësitë për punë të ndryshme dhe në përqindjen reale të tyre. Mënyra e vlerësimit të personave me aftësi të kufizuar duhet të zhvendoset nga modeli mjekësor drejt modelit social dhe atij biopsikosocial, për të mundësuar vlerësimin e nevojave sociale dhe mënyrën e zbatimit të tyre për të gjitha kategoritë e personave me aftësi të kufizuar. Ndryshimi i mënyrës së vlerësimit, duke përfshirë këtu edhe ndarjen e statusit të aftësisë së kufizuar nga ai i punësimit, është thelbësor në këtë drejtim dhe kjo do të kërkonte një reformë të vërtetë të Komisioneve të Caktimit të Aftësisë për Punë 108.

105V.K.M Nr.1053, datë 23.04.2008, Kreu IV. 106Përkufizimi sipas KDPAK 107FSHDKAP, “Studimi i kuadrit ligjor mbi vlerësimin dhe komisionimin e aftësisë së kufizuar në Shqipëri”,Dhjetor 2008, fq.15. 108FSHDKAP, “Studimi i kuadrit ligjor mbi vlerësimin dhe komisionimin e aftësisë së kufizuar në Shqipëri”, fq.64.

Page 52: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

52

Një tjetër aspekt problematik në legjislacion është ai i mospasjes së një përkufizimi të unifikuar të aftësisë së kufizuar109, që vjen në përputhje me KDPAK, përveçse në Strategjinë Kombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuar. Ky dokument, edhe pse i përparuar për periudhën kur është miratuar, nuk e ka shtrirë konceptin e aftësisë së kufizuar përtej individit. Ai mbetet një dokument politik, që ka arritur të japë një drejtim të përgjithshëm për aftësinë e kufizuar në vend, por që fatkeqësisht nuk ka gjetur zbatimin e duhur. Mungesa e një përkufizimi të saktë në legjislacion, në përputhje me KDPAK, ndikon në kuptimin e asaj çfarë është aftësia e kufizuar dhe zvogëlon numrin real të personave me aftësi të kufizuara dhe për pasojë dhe mbrojtjen ligjore që ata do të mund të gëzonin, prandaj është thelbësore që me reformimin e KMCAP-ve, por edhe me ndryshimet ligjore në kuadrin e sipërpërmendur, të kemi njëhsim të përkufizimit të aftësisë së kufizuar. Sipas Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar, aftësia e kufizuar është një koncept që evoluon, zhvillohet vazhdimisht, ashtu si dhe shoqëria dhe është rezultat i bashkëveprimit të personit me aftësi të kufizuara dhe shoqërisë. Pra, ajo krijohet në bashkëveprim; nuk është në qendër personi me aftësi të kufizuar dhe aftësia e tij e kufizuar, parë kjo nga këndvështrimi i një modeli mjekësor, por është shoqëria që krijon barriera të tilla që shkaktojnë aftësinë e kufizuar. Shoqëria duhet të ndryshojë mënyrën e të menduarit mbi punësimin e personave me aftësi të kufizuara. Aftësia e kufizuar është një gjendje e caktuar, por nuk do të thotë “paaftësi për të punuar”110. Pra, ajo nuk duhet të trajtohet në mënyrë automatike, si një barrierë që pengon punësimin. Ashtu si vende të ndryshme kanë arritur të ndajnë nga njëri-tjetri konceptimin e përfitimit të pagesave, për shkak të aftësisë së kufizuar dhe statusit ose gjendjes së aftësisë së kufizuar, edhe Shqipëria mund të bëjë një ndarje të tillë, që do të mundësojë punësimin e personave me aftësi të kufizuara.

109Gjejmë përkufizimin e personit me aftësi të kufizuar dhe në mënyrë jo të drejtpërdrejtë të aftësisë së kufizuar, por më tepër, për efekt të përfitimeve në pagesa. Gjejmë gjithashtu në statuse të veçanta për aftësi të kufizuara të parashikuara në këto statuse, por jo një përkufizim të njehsuar, sipas standardeve ndërkombëtare, përveç SKPAK. 110Transforming Disability Welfare Policies; Towards Work and Equal Opportunities, Bernd Marin, Chrostopher Prinz, Monika Queisser; European Centre Vienna, 2004.

Page 53: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

53

VIII. KONKLUZIONE Personat me aftësi të kufizuar, përballen dita ditës me përjashtim shoqëror dhe me shanse të pabarabarta në jetën e përditshme. Mbeten shqetësuese shanset për punësimin e personave me aftësi të kufizuar, mungon ndërhyrja e shtetit nëpërmjet qëndrave publike të formimit profesional për përshtatjen e personave me aftësi të kufizuar në tregun e punës, apo mbështetja me fonde nga buxheti i shtetit i programeve për përshtatjen e vendeve të punës për personat me aftësi të kufizuar. Personat me aftësi të kufizuara trajtohen vetëm përmes dhënies së asistencës për aftësinë e kufizuar në para dhe politikat sociale nuk janë të orientuara drejt ofrimit të shërbimeve mbështetëse, për të mundësuar jetesën e pavarur përmes punësimit, por janë të orientuara drejt rritjes së pagesave mujore të paaftësisë. Mungojnë vlerësime në nivel lokal për njohjen e nevojave të personave me aftësi të kufizuar; politika për nxitjen e punësimit dhe formimit profesional të personave me aftësi të kufizuar; struktura dhe specialistë për vlerësimin e aftësive për punë të personave me aftësi të kufizuar; infrastruktura fizike si në institucionet ku merret informacioni për punësim dhe formim profesional si dhe në subjektet punëdhënëse; transporti i përshtatur për personat me aftësi të kufizuar. Si parakusht i domosdoshëm për të vlerësuar alternativat për punësim dhe formim profesional që komuniteti ku jetojnë ofron, personave me aftësi të kufizuar dhe familjarëve të tyre u nevojitet informacion. Ky informacion është detyrim ligjor të gjenerohet nga strukturat shtetërore përgjegjëse për punësimin dhe formimin profesional në nivel lokal. Vetëvlersimi i ulët, kuadri jo i plotë ligjor, mungesa e besimit në aftësitë e cilësitë, stigma, arsimimi i ulët i vetë personave me aftësi të kufizuar janë disa nga faktorët, të cilët pengojnë punësimin e personave me aftësi të kufizuara. Legjislacioni për nxitjen e punësimit të personave me aftësi të kufizuara nuk është i plotë, por edhe ato dispozita që janë në fuqi nuk zbatohen në praktikë. Ligji “Për nxitjen e punësimit” nuk ka gjetur zbatim, pasi ai nuk është bashkëkohor dhe mungojnë sanksionet që e bëjnë atë të zbatueshëm. Vetëm një kuadër ligjor i plotë e me sanksione, shoqëruar me edukimin e ndërgjegjësimin e të gjithë aktorëve të interesuar, do të mund të zgjidhte krizën në përfshirjen në punësim e formim profesional të personave me aftësi të kufizuara. Bizneset Shqiptare janë ende larg trajtimit dhe pranimit të individëve me aftësi të kufizuar si punonjës të tyre. Subjektet private megjithëse e kanë detyrim ligjor të punësojnë persona me aftësi të kufizuar, jo vetëm nuk e bëjnë këtë, por nuk sigurojnë as infrastrukturën e nevojshme për t’i paraprirë këtij proçesi. Drejtuesit e kompanive janë të “vendosur” në qëndrimin e tyre karshi punësimit të personave me aftësi të kufizuar edhe për arsye se: institucionet nuk ushtrojnë presionin e duhur karshi tyre bazuar në kuadrin ligjor. Megjithatë nga studimet e ndryshme të kryera kryesisht nga FSHDPAK rezulton se punëdhënësit kryesorë të personave me aftësi të kufizuara, janë ata privatë dhe niveli i punësimit të tyre në institucione shtetërore është në nivele më të ulëta.

Page 54: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

54

Institucionet shtetërore nuk janë të ndërgjegjësuar dhe nuk e perceptojnë dot se edhe këta persona kanë aftësi dhe kapacitete për të punuar në fusha të ndryshme, nëse atyre u ofrohen lehtësi dhe përshtatshmëri për vendin e punës dhe mjetet e punës. Zyrat e Punës luajnë një rol pasiv në proçesin e referemit të personave me aftësi të kufizuara për punësim në biznese të ndryshme. Edhe ne rastet kur ato raportojnë se kanë ndërmarrë veprime konkrete për të ndërgjegjësuar kompanitë private për detyrimet që ato kanë bazuar në ligj për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, mungesa e subvencioneve nga shteti për kompanitë private ka qënë faktorë pengues për punësimin e personave me aftësi të kufizuara prej këtyre kompanive. Mungojnë krejtësisht shërbimet rehabilituese.Nuk ka institucione për rehabilitimin apo riaftësimin në punë të personave me aftësi të kufizuar. Edhe pse në ligjin për nxitjen e punësimit ka një kapitull të veçantë mbi rehabilitimin, ky mbetet i pazbatueshëm. Rehabilitimi përbën një hap dhe parakusht thelbësor për integrimin e personave me aftësi të kufizuara në tregun e punës. Mungojnë programet, kurse kualifikuese të përshtatura për personat me aftësi të kufizuara, duke u bazuar në nevojat e tregut, në natyrën e aftësisë së kufizuar.Koncepti i gjithëpërfshirjes së personave me aftësi të kufizuara në programe të ofruara për grupe të tjera në nevojë, është ende i panjohur për qendra që ofrojnë shërbime punësimi e formimi profesional. Personat me aftësi të kufizuar shpesh kanë një nivel të ulët jetese dhe kjo për shkak të:

• Një legjislacioni jo të plotë në lidhje me ofrimin e mundësive të barabarta të përfitimit për të gjitha kategoritë e aftësisë së kufizuar.

• Mos zbatim të legjislacionit: (a) për të hequr barrierat ndërtimore që vazhdojnë të mbajnë të izoluar personat me aftësi të kufizuara; (b) për edukimin e nxënësve me aftësi të kufizura, duke i veçuar kështu nga bashkëmoshatarët e tyre ; (c) për të ofruar shërbime komunitare, sa më pranë përdoruesve; (d) për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, duke i lënë ata përjetësisht të varur vetëm nga ndihmat në para që për pjesën më të madhe të tyre janë të pamjaftueshme.

• Një vëmendjeje të kufizuar dhe të pamjaftueshme nga strukturat përgjegjëse vendore ndaj problematikave të personave me aftësi të kufizuara.

• Mungesës së identifikimit të nevojave reale të personave me aftësi të kufizuara, për nevojat bazë për mbijetesë dhe të gjitha kërkesat e tyre integruese, të cilat shërbejnë si pikënisje për hartimin dhe përmirësimin e politikave.

• Pranisë së paragjykimeve shoqërore, edhe tek institucionet, edhe tek vete familja dhe personat me aftësi të kufizuara

• Mungesës së ndërgjegjësimit dhe informacionit në lidhje me të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.

Page 55: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

55

IX. REKOMANDIME Ku duhet ndërhyrë:

• Harmonizimi dhe përshtatja e politikave dhe ligjeve, në përputhje me KDPAK e ratifikuar tashmë nga shteti shqiptar, me qëllim realizimin me efektivitet të nxitjes së punësimit të personave me aftësi të kufizuara. Ristrukturimi i sistemit të përfitimeve. Njerëzit me aftësi të kufizuara nuk duhet të orientohen drejt punës me frikën se humbin pagesën e paaftësisë. Përfitimet në para të jenë fleksibël, të lidhura me të punuarit dhe të shërbejnë për të mbuluar shpenzimet ekstra dhe dizavantazhet në vendin e punës.

• Përmirësimi i kuadrit ligjor dhe ngritja e strukturave përkatëse për vlerësimin e aftësive, nevojave, kapaciteteve të personave me aftësi të kufizuara për të punuar;

• Përmirësimi i infrastrukturës për të lehtësuar aksesin e personave me aftësi të kufizuara si në institucionet shtetërore ashtu edhe në subjektet punëdhënëse.

• Krijimi i një database, me të dhënat mbi shkollimin apo formimin profesional të personave me aftësi të kufizuar në zyrat e punësimit.

• Koordinimi i punës midis institucioneve, OJF-ve dhe bizneseve për të rritur zbatueshmërinë e ligjeve ekzistuese. Aktorët kryesorë këtu janë Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, institucioneve në varësi të saj, zyrave rajonale të punësimit, organizatave që përfaqësojnë interesat e personave me aftësi të kufizuara etj.

• Krijimi në një kohë sa më të shpejtë dhe funksionimi i Fondit të Punësimit. Për këtë do të jetë i nevojshëm bashkëpunimi i ministrive përgjegjëse, duke përfshirë sidomos Ministrinë e Financave. Kjo konsiderohet të jetë një masë shumë thelbësore, pasi pa vënien në jetë të këtij fondi, nuk do të mund të realizohen parashikimet në ligjin për nxitjen e punësimit.

• Përshtatja e vendeve të punës duke mbështetur punëdhënësit me fonde. Kjo është e parashikuar në legjislacion, por mbetet e pazbatueshme. Ligji për nxitjen e punësimit ka një parashikim të tillë për mbështetjen e punëdhënësve që punësojnë persona me aftësi të kufizuara, por kjo mënyrë nxitëse nuk parashikohet. Fondi mund të shërbejë dhe për raste të tilla.

• Lehtësira në taksa për bizneset që punësojnë persona me aftësi të kufizuar. Ky është një parashikim ekzistues, por nuk është zbatuar për shkak të mungesës së vendimeve mbi masën dhe proçedurën.

• Ndryshimi i Kodit të Punës duke e përshtatur me KDPAK . Koncepti i përshtatjes së arsyeshme mungon në Kodin e Punës. Aftësia e lidhjes së kontratës lidhet me zotësinë për të vepruar, çka kufizon personat me aftësi të kufizuara mendore ose me probleme të shëndetit mendor në lidhjen e një kontrate pune. Ky nen vjen në kundërshtim me KDPAK. Çështjet e kushteve të punës së personave me aftësi të kufizuara duhet të jenë të integruara në mënyrën më të plotë në këtë kod.

• Duhet të krijohen institucione për rehabilitimin apo riaftësimin në punë. Edhe pse në ligjin për nxitjen e punësimit ka një kapitull të veçantë mbi rehabilitimin, ky mbetet i pazbatueshëm. Rehabilitimi përbën një hap dhe parakusht thelbësor për integrimin e personave me aftësi të kufizuara në tregun e punës.

• Krijimi i programeve, kurseve kualifikues të përshtatura për personat me aftësi të kufizuara, duke u bazuar në nevojat e tregut, në natyrën e aftësisë së kufizuar. Kjo lidhet ngushtësisht dhe me kualifikimin përkatës të stafit në zyrat rajonale të

Page 56: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

56

formimit profesional dhe njëkohësisht, përshtatjen e mjediseve të zhvillimit të trajnimeve apo kurseve. Të ofrohet mbështetje individuale gjatë kurseve përpara dhe gjatë punës, duke theksuar aftësitë dhe kapacitetet.

• Ndryshimi i metodologjisë së vlerësimit nga Komisionet për Caktimin e Aftësisë për Punë. Përdorimi i modeleve psiko-sociale dhe në vlerësimin e aftësisë për punë. Kjo do të përfshinte dhe lehtësimin e rikthimit në skemat përfituese të personit me aftësi të kufizuara, në rastet kur nuk mund të vazhdojnë të punojë.

• Decentralizimi i kompetencave të pushtetit qëndror drejt atij vendor në sigurimin e shërbimeve për rritjen e mirëqënies për personat me aftësi të kufizuara është një hap shumë i domosdoshëm që duhet përshpejtuar, në mënyrë që përfitimet për personat me aftësi të kufizuar të orientohen sa më pranë tyre në komunitet.

• Rritja e gamës së shërbimeve komunitare do të çlirojë nga “izolimi i detyruar” prindërit dhe vëllezërit dhe motrat e personave me aftësi të kufizuar, që kujdesen aktualisht për ta, duke ndikuar në rritjen e mirëqënies familjare përmes “çlirimit”të këtyre forcave për punë.

• Ndërmarrja e fushatave ndërgjegjësuese për komunitetin në tërësi dhe bizneset në veçanti, me qëllim përmirësimin e imazhit mbi kapacitetet por edhe të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.

Page 57: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

57

X. LITERATURA

1. FSHDPAK, Raport Vëzhgimi, “Për një jetë dinjitoze përmes punës”, Nëntor 2011.

2. FSHDPAK, Raport Studimi, “Respektimi i të drejtave të personave me aftësi të kufizuara mendore”, Dhjetor 2006.

3. FSHDKAP, Raport Monitorimi, “Zbatimi i Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuar”, Tiranë 2011.

4. FSHDKAP, “Studim dhe vlerësim i legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar në Shqipëri”, Maj 2006.

5. FSHDKAP, “Studimi i kuadrit ligjor mbi vlerësimin dhe komisionimin e aftësisë së kufizuar në Shqipëri”, Dhjetor 2008.

6. FSHDPAK, Raport Vëzhgimi, “Pergjegjësia Sociale e Komunitetit të Biznesit dhe Grupet në Nevojë”, Korrik 2008.

7. FSHDPAK, Paketë Ligjore për Aftësinë e Kufizuar në Shqipëri, Dhjetor 2008. 8. FSHDKAP, Raport Studimi, “Punësimi i personave me aftësi të kufizuar në

Shqipëri”, Tiranë 2011. 9. Konventa mbi të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar, Shkurt 2010. 10. AlbVET, “Need assessment on labor market integration of people with disability

in the cities of Fier and Berat” , February 2010. 11. FSHDKAP, Guid udhëzuese mbi Ligjin Nr. 10 221, datë 14.02.2010 “Për

Mbrojtjen nga Diskriminimi”, Janar 2011, 12. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, 1998. 13. Ligji Nr. 10 221, datë 14.02.2010 “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”. 14. Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë, Ligji Nr. 7961, datë 12.07.1995. 15. Ligji Nr. 7995, datë 20.09.1995, “Për nxitjen e punësimit”. 16. Ligji Nr. 8872, datë 29.03.2002 “Për Arsimin dhe Formimin Profesional”, i

ndryshuar me ligjin nr. 10 434, datë 23.06.2003 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin për Arsimin dhe Formimin Profesional” .

17. Ligji Nr. 8089, datë 28.03.1996, mbi “Statusin e të Verbërit”. 18. Ligji Nr. 8626, datë 22.06.2000 mbi “Statusin e Invalidit Paraplegjik dhe

Tetraplegjik”. 19. Ligji Nr. 7889, datë 14.12.1994, “Për Statusin e Invalidit të Punës”. 20. Ligji Nr. 9355, datë 10.03. 2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”. 21. Ligji Nr. 7703, datë 11.05.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e

Shqipërisë”. 22. Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.48, datë 10.01.2008, “Për masën dhe

kriteret e përfitimit nga programet e nxitjes së punësimit për punëkërkuesit e papunë në vështirësi”.

23. Vendim i Këshillit të Ministrave Nr.27, datë 11.01.2012, “Për programin e nxitjes së punësimit të femrave nga grupet e veçanta”.

24. V.K.M nr.618, datë 7.09.2006, “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe masës së përfitimit të pagesës për personat me aftësi të kufizuar”.

25. V.K.M nr.327, datë 12.3.2009. 26. V.K.M nr.78, datë 07.02.2007, “Për masën kriteret dhe proçedurat e përfitimit të

një pakete të veçantë higjeno-sanitare, për invalidët paraplegjik dhe tetraplegjik”.

Page 58: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

58

27. Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.277, datë 18.06.1997, “Për përfitimet nga Statusi i të Verbërit”.

28. Udhëzimi nr.8, datë 20.09.2012. 29. V.K.M Nr.1053, datë 23.04.2008, Kreu IV. 30. Rregullore për Organizimin, të Drejtat, Detyrat dhe Funksionimin e Komisioneve

Mjekësore të Caktimit të Aftësisë për Punë të Invalidëve, datë 30.05.2005 . 31. Strategjia e Shërbimeve Shoqërore, miratuar me VKM Nr.265, dt.28.04.2008. 32. Strategjia Sektoriale e Mbrojtjes Sociale, miratuar me VKM Nr.80,

dt.28.01.2008. 33. Strategjia Kombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuara, miratuar me VKM

Nr.7, dt. 25.01.2005. 34. Plani Kombëtar i Veprimit për Personat me Aftësi të Kufizuar. 35. Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Raport Monitorimi,

2011. 36. Commission of the European Communities, Albania 2012 Progress Report,

Communication from the Commission to the European Parliament and the Council, Brussels, 11.10.2012.

37. ILO-International Labour Conference; 91st Session 2003 38. ILO, Recommendation No. 99, ILO, Geneva 1955. 39. Sebastian Buckup ; “The price of exculsion, The economic consequences of

excluding people with disabilities from the world of work”, ILO, Geneva, 2009. 40. The Equality Authority and The Department of Justice, Equality and Law

Reform, 2001. 41. ILO, A cooperative future for people with disabilities,December 2012, p.1. 42. Transforming Disability Welfare Policies; Towards Work and Equal

Opportunities, Bernd Marin, Chrostopher Prinz, Monika Queisser; European Centre Vienna, 2004.

43. OECD.Sickness, Disability and Work: Breaking the Barriers. A Synthesis of Findings across OECD Contries, 2010.

44. Eithne Fitzgerald,Employment and disability- what the facts and figures show, NDA,2005.

45. Colin Barnes,Disability Activism and the Price of Success, 2007. 46. Daniel Mont, Disability Employment Policy, 2004. 47. Karta Sociale Europiane (e rishikuar), Strasburg, 3 Maj1996. 48. Council Directive 2000/78/EC of 27 November 2000.

Burime interneti:

1. www.adrf.org.al 2. www.mpcs.gov.al 3. http://www.ilo.org 4. http://www.avokatipopullit.gov.al 5. http://www.who.int/topics/disabilities/en/ 6. http://www.ilo.org/skills/areas/inclusion-of-persons-with-disabilities/lang--

en/index.htm 7. http://www1.umn.edu/humanrts/edumat/IHRIP/circle/modules/module10.htm

Page 59: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

59

8. http://www.un.org/disabilities/default.asp?id=1597#background 9. http://www.un.org/disabilities/default.asp?id=255 10. http://uk.oneworld.net/article/view/112236

Page 60: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

60

XI. ANEKSE PYETËSOR 1.Për punëdhënësit Emërtimi i subjektit ____________________________ Vendndodhja _________________ 1.Sa është numri i punonjësve tuaj_____________ ?

2. A keni të punësuar persona me aftësi të kufizuara? PO JO Nëse “PO” vijoni me pyetjet e mëposhtme deri te pyetja 11 Nëse “JO” kaloni menjëherë te Pjesa II, te pyetja 12 3. Sa punonjës janë me aftësi të kufizuara_____________ në lëvizje sa ________ në shikim sa ________ në sëm. kronike sa ________ mendore sa ________ 4.Orientimi për kandidatin (-ët) ju ka ardhur nga:

Zyra e punës Kanë kontaktuar vetë E ka referuar një agjenci ndërmjetësimi E ka referuar një i njohur / mik Tjetër ________________________________ 5.Pranimi në punë:

Mbi bazën e aftësive / përgatitjes Në zbatim të ligjit Si përgjegjësi sociale 6. A keni zhvilluar trajnime për ta? PO JO 7. Si janë pagesat për personat me aftësi të kufizuara, krahasuar me punonjësit e tjerë për të njëjtin vend pune: Janë të njëjta Të ndryshme

Page 61: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

61

8. A u keni siguruar përshtatjen e vendit/mjeteve të punës sipas nevojës specifike? PO JO 9. Cilat janë sfidat që ju ndeshni për punësimin e personave me aftësi të kufizuara? Sigurimi i aksesit në vendin e punës dhe infrastrukturë Problemet sociale që ata mbartin Probleme që lidhen me procesin e punës Procedurat për dokumentet Marrëdhëniet me kolegët e tjerë Tjetër ________________________________________ 10. A e njihni legjislacionin për nxitjen e punësimit? PO JO 11. Sa realisht është ai favorizues për ju? Komento _____________________________________________________________ Pjesa II 12. Cilat janë arsyet që nuk keni punonjës me aftësi të kufizuara: nuk ka pasur kandidatura kanë ardhur dhe nuk i keni pranuar janë vlerësuar dhe nuk kanë fituar kanë mbyllur pa sukses periudhën e provës janë tërhequr vetë tjetër _________________________________ 13. A e njihni ligjin për nxitjen e punësimit për personat me aftësi të kufizuara? PO JO 14. A ju është kërkuar nga Inspektorati i Punës të zbatoni ligjin për punësimin e PAK? PO JO 15. Cilat janë pengesat që shihni për punësimin e personave me aftësi të kufizuara? Vështirësi për të përshtatur vendin / mjetet e punës Paragjykimi në staf Kualifikimi i pamjaftueshëm i tyre Mungesa e informacionit për specifikat e tyre Tjetër ______________________________________

Page 62: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

62

PYETËSOR 2.Për personat me aftësi të kufizuara, mbi 18 vjeç apo familjarë të tyre. Familjarët kanë plotësuar informacionin për personat me aftësi të kufizuar që ata kanë në familje. 1.Vendbanimi ______________________________

2. Femër Mashkull 3. Ju jeni person me aftësi të kufizuara: në lëvizje në shikim në dëgjim AK zhvillimi tjetër ________________ 4. Kur jeni bërë më aftësi të kufizuara? Ishit nën moshën 18 vjeç mbi moshën 18 vjeç 5.Niveli i arsimit: Pa arsim 8 / 9 vjeçar I mesëm I lartë Kurs (trajnim) profesional 6. Profesioni pa profesion me profesion: 1. ____________ 2. ____________ 7. Statusi aktual i punësimit: S’kam punuar asnjëherë kam punuar, tani jam pa punë në kërkim të punës I punësuar formal I punësuar informal I vetëpunësuar 8. Arsyet pse nuk punoni: Nuk dua të punoj /preferoj të marr pagesën nuk po arrij të punësohem 9. Nëse nuk arrini të punësoheni, cilat mendoni se janë pengesat: Paragjykimi i punëdhënësit / stafit rekrutues Mungesa e mjeteve dhe ambienteve të përshtatura Edukimi i pamjaftueshëm Pengesat ligjore Pengesat nga familja Aplikimi jokorrekt Mungesa e eksperiencës së komunikimit gjatë intervistimit Tjetër _____________________________________________

Page 63: “Fakulteti i Shkencave Politike Juridike” kurSi i MaSterit ... · dhe më pas do të analizohet e drejta e punës së personave me aftësi të kufizuar në këndvështrimin e

63

10. Si e morët informacionin për punë: Nga zyra e punësimit Nga një organizatë Nga media Nga interneti Nga një shok/mik Tjetër ______________________ 11. Ku jeni punësuar? Në institucion shtetëror Në biznes Org. shoqëri civile I vetëpunësuar 12. Angazhimi në punë: Me kohë të plotë me kohë të pjesshme 13. Cilat janë vështirësitë që ndeshni gjatë punës? 1 _______________________________________________________________ 2 _______________________________________________________________ 3 _______________________________________________________________ 19. A e njihni legjislacionin për punësimin dhe të drejtat tuaja për punësim? PO JO 20. Cilat vlerësoni si anë pozitive të punësimit tuaj? 1 _______________________________________________________________ 2 _______________________________________________________________ 3 _______________________________________________________________