6
1 . Kontrata mbi kembimin 1 . Kontrata mbi kembimin është ajo në të cilën dy palë kontraktuese, që quhën kembyes, detyrohen ndaj njeri-tjetrit që të bartin në pronësi sendet ose ndonjë të drejtë tjetër të pasurisë , pa ndermjetësinin e parave. Elementet e kesaj kontrate jane : kembimi send me send , kembimi I te drejtave qe paraqiten si te drejta te kesaj kontrate , lenda e kesaj kontrate duhet te jene sende te luajtshme dhe te paluajtshme , te caktuara ose te pacaktuara Karakteristikat : eshte kontrate komutative , kontrate e pavarur , kontrate e thjeshte , eshte kontrate me emer , eshte kontrate e dyanshme detyruese , eshte kontrate me shperblim 2 . Nocioni I kontrates mbi ortakerine 2 . Kontrata mbi ortakërinë është kontratë e atillë, me anë të së cilës dy ose më shumë subjekt që quhen ortakë , hyjnë në detyrim t’i bashkojnë pjesët e caktuara të pasurisë së tyre ose punën e tyre, me qëllim të realizimit të ndonjë dobie pasurore, ekonomike Karakteristikat e kontratës mbi ortakërinë janë : është kontratë e dyanshme detyruese ; është kontratë konsensuale

e Drejta Kontraktore Provim

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: e Drejta Kontraktore Provim

1 . Kontrata mbi kembimin

1 . Kontrata mbi kembimin është ajo në të cilën dy palë kontraktuese, që quhën kembyes, detyrohen ndaj njeri-tjetrit që të bartin në pronësi sendet ose ndonjë të drejtë tjetër të pasurisë , pa ndermjetësinin e parave.

Elementet e kesaj kontrate jane : kembimi send me send , kembimi I te drejtave qe paraqiten si te drejta te kesaj kontrate , lenda e kesaj kontrate duhet te jene sende te luajtshme dhe te paluajtshme , te caktuara ose te pacaktuara

Karakteristikat : eshte kontrate komutative , kontrate e pavarur , kontrate e thjeshte , eshte kontrate me emer , eshte kontrate e dyanshme detyruese , eshte kontrate me shperblim

2 . Nocioni I kontrates mbi ortakerine

2 . Kontrata mbi ortakërinë është kontratë e atillë, me anë të së cilës dy ose më shumë subjekt që quhen ortakë , hyjnë në detyrim t’i bashkojnë pjesët e caktuara të pasurisë së tyre ose punën e tyre, me qëllim të realizimit të ndonjë dobie pasurore, ekonomike

Karakteristikat e kontratës mbi ortakërinë janë :

është kontratë e dyanshme detyruese ;është kontratë konsensuale është kontratë që bazohet në besimin e palëve kontraktuese ( intuitu personae ) ;është kontratë me prestime të përhershme ;

Kushtet për lidhjen e kontratës mbi ortakërinë

Për t’u lidhur kontrata mbi ortakërinë duhet të plotësohen kushtet e përgjithshme për lidhjen e kontratës : aftësia punuese e palëve, pëlqimi i vullnetit, lënda dhe baza e kontratës.

Page 2: e Drejta Kontraktore Provim

3 . Kontrata mbi vepren

3 . Kontrata mbi veprën është marrdhënie juridike midis kryerësit të punës dhe porositësit, në të cilën kryerësi i punës detyrohet që t’a kryej punën e caktuar siç është: prodhimi ose riparimi i ndonjë sendi, kryerja e ndonjë pune fizike ose intelektuale, kurse porositësi detyrohet që për këtë të paguaj shperblimin e caktuar

Kontratën mbi veprën i e ka keto karakteristika:

a ) është kontratë me emer;b ) është kontratë komutative;c ) hynë në grupin e kontratave intuitu personae, sepse lidhet duke pas d d ) parasysh cilësit e veçanta personale të kontraktuesve dhe besimin reciprok te tyre;e ) është kontratë kauzale

Kushtet per lidhjen e kesaj kontrate

a ) aftesia punuse e paleve b ) pelqimi I vullnetit c ) lenda dhe baza e kontrates

4 . Kontrata mbi sigurimin

4 . Me kontratën mbi sigurimin krijohet marrëdhënia juridike ndërmjet siguruesit dhe të sigurarit, me të cilën siguruesi e siguron të siguruarin duke u detyruar se do të paguajë shumën e siguruar në rast se shkaktohet rasti i siguruar, kurse i siguruari detyrohet të paguajë preminë e sigurimit për siguruesin

Në këtë kontratë palë kontraktuese janë siguruesi dhe i siguruari

Elementet thelbësore te marrëdhënies juridike të sigurimit të cilat nevoitet të caktohën me kontratën mbi sigurimin janë : objekti, rreziku, rasti i siguruar, premia e sigurimit, shuma e siguruar, palët kontraktuese dhe kohëzgjatja e sigurimit.

Page 3: e Drejta Kontraktore Provim

Karakteristikat e kesaj kontrate : eshte kontrate formale sepse forma te kjo kontrate paraqitet si kusht thelbesor per lidhjen dhe vlefshmerine e saj .

Për lidhjen e kontratës mbi sigurimin nevoitet të përmbushen kushtet e përgjithshme për lidhjen e kontratës siç janë : aftësia punuese e palëve kontraktuese, pëlqimi i vullnetit të palëve, lënda dhe baza e kontratës.

5 . Kontrata mbi shitjen

5 . Kontrata mbi shitjen është kontratë me anë të së cilës një subjekt që quhet shitës detyrohet të bartë ndonjë send në pronësi ose t’ia dorëzojë ndonjë të drejtë pronësore subjektit tjetër që quhet blerës , i cili detyrohet nga ana e vet të paguajë shumën e caktuar të parave si çmim.

Subjektet që lidhin kontratë mbi shitjen janë shitësi dhe blerësi, të cilët janë palë kontraktuese në këtë kontratë.

Karakteristikat e kontrates mbi shitjen :

a ) Kontrata mbi shitjen është kontratë konsensuale b ) Kontrata mbi shitjen është kontratë joformale , sepse perplotfuqishmerine e saj nuk kërkohet forma e caktuar. c ) Kontrata mbi shitjen eshte kontrate me shperblim d ) Kontrata mbi shitjen eshte kontrate komutative e ) Kontrata mbi shitjen eshte kontrate e dyanshme detyruese

6 . Kontrata mbi qirane

6 . Me kontratën mbi qiranë, qiradhënësi detyrohet t’ia dorëzojë sendin e caktuar në përdorim qiramarrësit , kurse qirmarrësi detyrohet që t’a paguajë qiranë e caktuar për përdorimin e tij.

Palë në këtë kontratë janë qiradhënësi ( locatori ) dhe qiramarrësi (conductori).

Kontratën mbi qiranë e karakterizojnë keto veqori juridike

Page 4: e Drejta Kontraktore Provim

a ) është kontratë e dyanshme detyruese ;b ) është kontratë me bërje te përhershme c ) eshte kontrate komutative d ) eshte kontrate konsensuale e ) kontrate e pavarur etj .

Për t’u lidhur kontrata mbi qiranë duhet të plotësohen kushtet e përgjithshme për lidhjen e kontratave : aftësia punuese e palëve , pëlqimi i vullnetit, lënda dhe baza e kontratës.

7 . Kontrata mbi huanë

7 . Kontrata mbi huanë është ajo kontratë në të cilën një subjekt që quhet huadhënës , ia dorëzon subjektit tjetër, që quhet huamarrës , në pronësi sasinë e caktuar të sendeve të zëvendësueshme, të cilat ai nga ana e vet detyrohet që t’ia kthejë pas kalimit të kohës së caktuar sendet në sasi, cilësi dhe lloj të njejtë

Palët kontraktuese të kontrata mbi huanë janë huadhënësi dhe huamarrësi.

Karakteristikat e kontrates mbi huane :

a ) është kontratë me prestime të përhershme ;

b ) është kontratë komutative ;

c ) është kontratë e adhezionit në rastet kur si huadhënës është personi juridik- shoqëror, banka ;

d ) është kontratë kauzale ;

e ) është kontratë me emër ;

Kontrata mbi huanë lidhet me vullnetin e palëve, kurse dorëzimi i sendit si lëndë e huasë ose i shumës së parave konsiderohet si akt i ekzekutimit të kësaj kontrate.

Page 5: e Drejta Kontraktore Provim