11
e-Newsletter Botimi i dytë Prill 2014. Përmbajtja: 1. Hyrje 2. Përmbledhje e burimeve rinovueshme energjisë 2.1Biomasa 2.2Dielli 2.3Uji 2.4Era 3. Takimi territorial i partnerëve të projektit Szolnok 4. Partneriteti “Për një të ardhme më të gjelbër në zonat rurale” 1. Hyrje Qëllimi i e-newsletter TERRE është të informojë audiencën e jashtme, si psh kompanitë RES, organet publike, OJF- të, agjensitë lokale zhvillimit, komunitetet lokale, fermerë, mbarështues, kompani druri dhe aktorë të tjerë kyç rreth aktiviteteve të projektit TERRE, iniciativave të reja, eventeve dhe rasteve interesante studimore. http://www.terre-project.eu

e-Newsletter Botimi i dytë

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: e-Newsletter Botimi i dytë

e-Newsletter

Botimi i dytë

Prill 2014.

Përmbajtja:

1. Hyrje 2. Përmbledhje e burimeve

të rinovueshme të energjisë 2.1 Biomasa 2.2 Dielli 2.3 Uji 2.4 Era

3. Takimi territorial i partnerëve të projektit

në Szolnok 4. Partneriteti “Përnjëtëardhmemëtëgjelbërnëzonatrurale”

1. Hyrje

Qëllimi i e-newsletter TERRE është të informojë audiencën e jashtme, si psh kompanitë RES, organet publike, OJF-të, agjensitë lokale të zhvillimit, komunitetet lokale, fermerë, mbarështues, kompani druri dhe aktorë të tjerë kyç rreth aktiviteteve të projektit TERRE, iniciativave të reja, eventeve dhe rasteve interesante studimore.

http://www.terre-project.eu

Page 2: e-Newsletter Botimi i dytë

2. Përmbledhje e burimeve të rinovueshme të energjisë

Prodhimi i energjisë së decentralizuar nga burimet e rinovueshme forcon krijimin e vlerës në zonat rurale. Përdorimi i burimeve të rinovueshme në mënyrë efektive ul varësinë ndaj importit të energjisë së jashtme dhe si rrjedhojë të ardhurat qëndrojnë në rajon. Gjithnjë e më shumë fshatrat bioenergjitikë po na tregojnë sesi RES mund të përdoret për të marrë maksimumin nga sinergjitë lokale. Kjo mbështet zhvillimin rural dhe krijon cikle efikase të cilat përbëjnë një kontribut të madh ndaj mbrojtjes së mjedisit. Duke qenë se projekti TERRE “synon të eksperimentojë dhe demonstrojë që një shfrytëzim i mencur i integruar i burimeve endogjene për të prodhuar energji të rinovueshme (nga burime të ndryshme si biomasa, dielli, uji, era) është një mjet efikas për një zhvillim lokal të vetë gjeneruar dhe të qëndrueshëm në këto zona”, kjo newsletter do t’ju japi një përmbledhje të shkurtër të burimeve të rinovueshme më të rëndësishme dhe t’ju tregoj disa shembuj të sistemeve të energjisë së rinovueshme.

DIELLI WINDEERA

BIOMASA UJI

Page 3: e-Newsletter Botimi i dytë

2.1 Biomasa

Biomasa është një material biologjik që përftohet nga organizmat e gjallë apo që kanë qenë për një kohë të gjallë. Duke qenë një burim energjie, biomasa ose mund të përdoret direkt me anë të djegies për të prodhuar energji, ose në mënyrë indirekte pas shndërrimit të saj në forma të ndryshme biokarburanti. Shndërrimi i biomasës në biokarburant mund të arrihet me anë të metodave të ndryshme të klasifikuara në: metoda termike, kimike dhe biokimike. Druri është biomasa më e madhe si burim energjie deri në ditët e sotme; shembujt përfshijnë mbetjet e pyjeve (të tilla si pemë të vdekura, degë dhe trungje pemësh),ashkla si dhe mbeturina të ngurta. Biomasat në pyll mund të përdoren për të prodhuar forma të ndryshme energjie (duke përfshirë elektricitetin, energjinë termike, nxehtësi të kombinuar me energji, apo biokarburante të lëngshme) ose mund të prodhohet në produkte të tilla druri, si tulla apo trungje të cilat më vonë digjen në kazanë industrial apo furra të projektuara specifikisht. Në kuptimin tjetër, biomasa përfshin lëndë nga bimët apo kafshët nga sektori bujqësor të cilat mund të shndërrohen në lloje të ndryshme të energjisë. Biomasa gjithashtu mund të shndërrohet në forma të tjera energjie të përdorshme si gazi i metanit apo karburantet për transport, të tilla si etanoli dhe bionafta. Mbetjet nga zonat e banimit, ato tregtare dhe institucionale përmbajnë një përqindje domethënëse të materialeve organike që mund të kthehen në energji. Mbeturinat organike nga vaji i gatimit i përdorur, yndyrnat shtazore, mbeturina nga prodhimi i niseshtes dhe mbeturinat nga industria e prodhimit të drurit janë të gjitha shembuj të mbetjeve që mund të gjenden në zonat rurale dhe të përdoren si burim energjie i rinovueshëm.

Page 4: e-Newsletter Botimi i dytë

Ekzistojnë sisteme të ndryshme të energjisë së rinovueshme që shndërrojnë biomasën në energji; më të zakonshmet janë: • Sistemi i ngrohjes me ashkla druri • Impiante biogazi • Biomasa (ashklat e drurit) impiantet e gazifikimit

Sistemi i ngrohjes me ashkla druri është një burim energjie shumë tërheqës i cili përdor biomasën prej druri për ngrohjen e godinave. Ky është një sistem goxha i thjeshtë që përbëhet nga kaldaja, memorja e rregjistrimit dhe rezervuari i ujit. Për shumë pronar godinash, kostoja jashëzakonisht e ulët e lëndës djegëse është dhe arsyeja e djegies së ashklave të drurit dhe biomasave të tjera djegëse si tallashi apo lëvoret. Gazifikimi i ashklave të drurit është një alternativë për impiantet e djegies tradicionale duke qenë se është e mundur të prodhohet elektricitet më efikas në impianet e vogla dhe si rrjedhojë të zvogëlojë inputin e lëndës djegëse. Gazifikimi është një teknologji energjie i pastër dhe i besueshëm që mund të kthejë biomasën apo cdo material tjetër që përmban karbon në gaz sintetik. Ky gaz më tej mund të përdoret në motor me gaz dhe për prodhimin e elektricitetit dhe nxehtësisë. Një përfitim domethënës është sepse pajisjet janë kompakte dhe mundësojnë që impianti të ndërtohet në komunitete të vogla ku nevojitet elektricitet, energji dhe nxehtësi .

Page 5: e-Newsletter Botimi i dytë

Për shkak të larmishmërisë së përfitimeve ekonomike dhe ekologjike që mund të përballojë, shumë fermerë ndertuan impiante biogazi si një burim i mëtejshëm të ardhurash. Biogazi mund të prodhohet nga burime të ndryshme energjie të rinovueshme. Në vend që të lidhen me një lloj tipi të caktuar të korrash, fermerët mund të përshtaten në mënyrë fleksible ndaj kushteve të ndryshme të sistemit. Asnjë përdorim tjetër i energjisë nuk është aq efikas sesa përdorimi I biogazit në impiantet bashkëprodhuese. Duke qenë se ato prodhojnë në të njëjtën kohë elektricitet dhe nxehtësi (dmth bashkëprodhim), efikasiteti i impianteve bashkëprodhuese është shumë herë më i lartë sesa i centraleve elektrike tradicionale të cilët prodhojnë vetëm energji. Fermerët, për më shumë kursejnë kostot e energjisë afat gjatë kur përdorin clirimin e nxehtësisë nga njësia bashkëprodhuese për të ngrohur godinat dhe stallat. Clirimi i nxehtësisë gjithashtu mund të tregtohet me anë të rrjeteve lokale të ngrohjes drejt blerësve të jashtëm për të rritur më tej përfitimet. Operatorët e impiantit gjithashtu mund të integrojnë biznese nga komuniteti lokal për të siguruar substrate. Përdorimi i lëndës së parë rinovuese dhe produkteve të tjera bujqësore kontribuon në krijimin e vlerave në zonat rurale. Rezultati është një ekonomi ricikluese efikase – që shkon deri në përdorimin e mbetjeve

fermentuese si plehra kimike.

Page 6: e-Newsletter Botimi i dytë

Dielli Energjia diellore, drita ndriçuese dhe nxehtësia nga Dielli, shfrytëzohen duke përdorur një gamë teknologjish çliruese, të tilla si sistemi diellor i ngrohjes dhe sistemi fotovoltaik.

Sistemet diellore termike përdoren kryesisht për ngrohjen e brendshme të ujit dhe në një masë më të vogël për mbështetjen e ngrohjes aty ky është teknologjikisht dhe ekonomikisht e mundshme; si psh në ngrohje me temperaturë të ulët. Në parim pjesa nga ndryshon sistemi diellor termik nga llojet e tjerë të sistemeve ngrohëse është kolektori diellor, një pajisje në të cilën drita ndriçuese ngroh lëngun punues. Lëngu punues qarkullon në sistem dhe ngroh ujin në rezervuarin e ujit të nxehtë. Rezervuarët e ujit të nxehtë përdoren për ruajtjen e ujit të nxehtë me humbje të ulët dhe uji i ngrohur mund të përdoret gjatë gjithë ditës. Sisteme të tilla kanë një burim energjie shtesë për ngrohje (druri, biomasa, gazi, elektriciteti, energjia) të përdorura në periudha jo të favorshme.

Sistemet fotovoltaike janë përdorur tradicionalisht për furnizimin me elektricitet të mjediseve të largëta nga rrjeti elektrik dhe kohët e fundit për prodhimin e elektricitetit në sistemet që kanë lidhje me rrjetin. Sistemet fotovoltaike e bazojnë punën e tyre në shndërrimin e ndricimit diellor në elektricitet nga efekti fotoelektrik. Qeliza diellore është një element thelbësor në sisteme të tilla dhe bashkimi i shumë qelizave në një entitet të vetëm formon modulin fotovoltaik. Moduli fotovoltaik është një pajisje që është gati të prodhojë elektricitet, pavarësisht se prodhohet në energji të ulët (deri në qindra vat), në fushën fotovoltaike vendosen më shumë module fotovoltaike me qëllim arritjen e fuqisë më të madhe. Prodhimi i energjisë në sistemin fotovoltaik, përveç rrezatimit të diellit në vendndodhje, varet nga një larmishmëri faktorësh të tillë si: hija, këndi i pjerrësisë dhe orientimit të moduleve FV, veçoritë karakteristike të modulit, temperatura e ambientit, veçoritë e çentralit, humbjet në kabllo etj.

Page 7: e-Newsletter Botimi i dytë

Uji Energjia hidrike është energji që merret nga uji dhe shndërrohet në elektricitet. Energjia hidroelektrike

vjen nga uji në punë, uji në lëvizje. Kur uji i rrjedhshëm rrotullon fletët e turbinës, forma shndërrohet në

energji mekanike (makineri). Turbina rrotullon helikën e gjeneratorit e cila më pas shndërron këtë energji

mekanike në një formë tjetër energjie - elektricitet. Veprimi i një gjeneratori bazohet në parimet e

Faradeit. Ai zbuloi se kur një magnet lëviz afër një përcjellësi shkakton përcjelljen e elektricitetit. Në

një gjenerator të madh, elektromagnetët qarkullojnë direkt rrymën nëpërmjet unazave të telit përreth

tubave laminatë magnetikë të çelikut. Këto quhen pole dhe janë të montuara përgjatë perimetrit të

rotorit. Rotori është i bashkëngjitur me boshtin e turbinës, dhe rrotullohet me një shpejtësi të

caktuar. Kur rotori kthehet ai krijon fushë magnetike për të lëvizur përtej përçuesve të montuar në

stator. Kjo gjë krijon elektricitet të rrjedhshëm dhe tension për të krijuar në gjenerator output-et

përfundimtare.

Një disavantazh i përdorimit të energjisë hidrike është që ndonjëherë mund të ndryshojë rrjedhën natyrale të ujit i cili mund të dëmtojë bimët dhe kafshët në ujë. Gjithashtu mund të dëmtojë zonat dhe botën e egër shtazore duke qenë se kur krijohet një digë hidroelektrike zonat mund të përmbyten. Arsye të tjera që shumica duan të përdorin energjinë hidrike është arsyeja sepse është më e lirë sesa përdorimi i metodave të tjera për të shndërruar energjinë në elektricitet. Gjithashtu është me e besueshme dhe mund të përdoret menjëherë kur plotëson kërkesat për elektricitet. Si rrjedhojë duhen analizuar mire avantazhet dhe disavantazhet përpara se të vendoset për të përdorur energjinë hidrike për të mbështetur kërkesat për elektricitet.

Page 8: e-Newsletter Botimi i dytë

Era Energjia e erës është një mënyrë alternative për të siguruar elektricitet, megjithëse kostoja është më e lartë sesa të paguash për një ofrues tradicional elektrik. Energjia e erës është përdorur për gjenerata të tëra në zonat e largëta, dhe kur udhëtoni përgjatë vendit mund të shikoni turbina të mëdha ere në fusha të zbrazëta apo madje afër një ferme të vjetër.

Turbina e erës është një pajisje që shndërron energjinë kinetike nga era në energji elektrike. Turbinat e erës mund të rrotullojnë ose një bosht horizontal ose vertikal dhe janë të projektuara të shfrytëzojnë energjinë e erës që ekziston në një vend. Modelimi aerodinamik përdoret për të përcaktuar lartësinë optimale të shtyllës, sistemeve të kontrollit, numrit të fletëve dhe formës së tyre. Turbinat tradicionale me bosht horizontal mund të ndahen me tre pjesë: helika, gjeneratori dhe pjesa e mbështetjes strukturore. Potenciali teknik i kapacitetit të erës përcaktohet nga vendndodhjet të cilat janë të përshtatshme për energjinë e erës. Vende të tilla duhet të përmbushin një seri kërkesash, duke nisur, që nga cili është potenciali më i rëndësishëm i erës, pranueshmëria në lidhje me mbrojtjen e mjedisit dhe natyrës. Turbinat e erës vetë mund të arrijnë deri në 400 vat, fuqi e mjaftueshme kjo për t’u përdorur për mullinjtë me erë. Turbinat e vogla do të kenë gjeneratorë të lidhur direkt, me output-e direkte, të cilat zakonisht përdoren në ferma ose qendra banimi të vogla. Turbinat e mëdha të përdorura në mullinjtë e erës për prodhim komercial të energjisë zakonisht janë me tri fletë dhe të drejtuara nga era me anë të motorëve të kontrolluar nga kompjuterat. Këto arrinë shpejtësi të lartë mbi 320 km/orë, efikasitet të lartë dhe lëkundje të ulët të çiftit rrotullues. Fletët zakonisht janë të bardha për dukshmëri gjatë ditës nga avionët dhe variojnë në gjatësi nga 20 deri në 40 metra apo më shumë. Një nga argumentet kryesore në përdorimin e energjisë së erës është sepse duke qenë një burim i rinovueshëm, do të thotë që nuk shteron si lëndët e tjera djegëse, si psh qymyri. Energjia e erës nuk prodhon substance helmuese si dioksidi i karbonit apo ndonjë lloj tjetër ndotje të ajrit, kështu që konsiderohet si një burim i pastër energjie.

Page 9: e-Newsletter Botimi i dytë

3. Mbledhja territoriale e partnerëve të projektit në Szolnok

Mbledhja e tretë e partnerëve të projektit për projektin TERRE – Territori, Energjia dhe Punësimi, i cili bashkëfinancohet nga Programi i Bashkëveprimit Territorial në Evropën Juglindore, u mbajt në datat 20 dhe 21 mars 2014, në Szolnok, Hungari. Në mbledhje morën pjesë anëtarë nga 12 partnerë projektesh nga 9 shtete të ndryshme. Tema e mbledhjes ishte ecuria financiare e projektit TERRE (WP1), prezantim i qëllimeve kryesore të TERRE dhe lidhjet kryesore ndërmjet WP- ve, lidhjet e WP4 me WP3 dhe WP5 dhe gjëndja e implementimit të aktiviteteve të WP2 dhe WP3.

Ditën në vijim, pjesëmarrësit vizituan Kolegjin Szolnok, ku u instaluan pompat gjeotermike dhe panelet

diellore, gjithashtu vizituan Újszilvás, ku është vendosur fusha më e madhe me panele diellore në Hungari.

Page 10: e-Newsletter Botimi i dytë

4. Partnerët

PARTNERI LIDER Provinca e Riminit C.so D’Augusto 231 Rimini, Italy Tipi i institucionit : Autoritet Lokal Përfaqësues ligjor : Z. Stefano Vitali Tel: +39 0541 716224 Fax: +39 0541 716273 Website: www.provincia.rimini.it

Provinca e Rovigo Via Celio 10, 45100 Rovigo, Itali Tel : +39 425 386171 Fax: +39 425 386170 Website: www.provincia.rovigo.it Bashkia e qytetit Szolnok H-5000 Szolnok Kossuth tér 9.,Hungari Tel : +36 56 503 821 Fax: +36 56 503 424 Website: www.szolnok.hu Bashkia e Odorheiu Secuiesc Piaţa Városháza, . no5, Odorheiu Secuiesc, 535600 Rumani Tel : +40 266 218145 Fax: +40 266 218032 Website: www.varoshaza.ro Agjensia Rajonale e Energjise Istria Ltd. Rudarska 1, 52220Labin, Kroaci Tel: +385 52 351 550 Fax: +385 52 351 555 Website: www.irena-istra.hr

Universiteti Iuav Venecie Ca’Tron, S.Croce 1957 Venezia, 30135 Itali Tel : +39 041 2571726 Fax: +76 041 2572424 Website: www.iuav.it/climatechange Technology Promotion Burgenland Ltd. Marktstraße 3,7000 Eisenstadt, Austri Tel : +43(0)5 9010-2220 Fax: +43(0)5 9010-2210 Website: www.tobgld.at Qëndra për Zhvillimin Rural të Qëndrueshem Kranj Strahinj 99A, 4202 Naklo, Slloveni tel : + 386 4 257 88 26 Fax: + 386 4 257 88 29 Website: www.ctrp-kranj.si

LIR Evolution Petra Kovačića 3, 78000 Banja Luka , Bosnje dhe Hercegovina Tel: +387 51 329 750 Fax: +387 51 329 751 Website: www.lir.ba

Qeverisja Lokale Ujszilvas Szent Istvan utca 6, Ujszilvas, 2768, Hungari Tel : +36 53 387 001 Fax: +36 53 587 519

Website: www.ujszilvas.hu Qëndra Europiane për Energjine e Rinovueshme Ltd. A-7540 Güssing, Europastraße 1, Austri Tel: 00433322 9010 85020 Fax: 0043 3322 9010 85012 Website: www.info.net

Bashkia e Dimitrovgrad 15 “G. S. Rakovski” Blvd, Dimitrovgrad 6400, Bullgari Tel : +359 391 68228 Fax: +359 391 66996 Website: www.dimitrovgrad.bg

Dhoma e Tregtise dhe Industrise Tirane

Rruga “Kavajes” Nr 6 Tirane 1001, Shqiperi Tel: +355 4 5800932 Fax: +355 4 2227997 Website: www.cci.al

Page 11: e-Newsletter Botimi i dytë

�����������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������