8
MENDIMI POZITIV E PREMTE, 04.01.2013 VITI I - NR.304 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Kreu i LSHR, Edmond Vlashaj takon të rinj nga Vau Dejës, Shkodër!............................................fq.2 Emigrantja e kthyer: Kam mbetur pa punë e pa shtëpi, kërkoj të ndihmohem!.............................................fq.4 Flet Bukurie Shtishi: Pres kompesimin nga bashkia për tokën time që të kuroj vajzën!..........................fq.5 Të moshuarit në Europë, të rrezikuar nga varfëria!..fq.7 Mira Përlala: Qendra e Mendimit Pozitiv, një këndvështrim tjetër në politikën shqiptare!.....fq.8 ...>>fq.2-8 E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! www.shqiperiaere.al Qendra e Mendimit Pozitiv për fuqizimin e sipërmarrjes, familjes, shtetit dhe kombit shqiptar! LSHR, në çdo skaj të vendit me idetë e saj Si të jeni vetëmbrojtës! N jë nga pyetjet më të rëndë- sishme që njerëzit duhet t'ja bëjnë vetes është, “A dua të më japin të drejtë apo dua të jem i lumtur”? Shpesh herë ndodh që këto fraza ta përjashtojnë njëra-tjetrën! Të keni të drejtë, pra të mbroni pozitën tuaj, kërkon shumë energji... >> VIJON NË FAQEN 2

Gazeta 77 News Botimi Nr.304

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Lëvizjes Shqipëria e Re

Citation preview

Page 1: Gazeta 77 News Botimi Nr.304

MENDIMI POZITIV

E PREMTE, 04.01.2013 VITI I - NR.304 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Kreu i LSHR, Edmond Vlashaj takon të rinj nga Vau Dejës, Shkodër!............................................fq.2 Emigrantja e kthyer: Kam mbetur pa punë e pa shtëpi,

kërkoj të ndihmohem!.............................................fq.4 Flet Bukurie Shtishi: Pres kompesimin nga bashkia

për tokën time që të kuroj vajzën!..........................fq.5 Të moshuarit në Europë, të rrezikuar nga varfëria!..fq.7 Mira Përlala: Qendra e Mendimit Pozitiv,

një këndvështrim tjetër në politikën shqiptare!.....fq.8

...>>fq.2-8

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion,plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

www.shqiperiaere.al

Qendra eMendimit Pozitiv

për fuqizimin e sipërmarrjes, familjes, shtetit dhe kombit shqiptar!LSHR, në çdo skaj të vendit me idetë e saj

Si të jeni vetëmbrojtës!

Një nga pyetjet më të rëndë-

sishme që njerëzit duhet t'ja bëjnë vetes është, “A dua të më japin të drejtë apo dua të jem i lumtur”? Shpesh herë ndodh që

këto fraza ta përjashtojnë njëra-tjetrën! Të keni të drejtë, pra të mbroni pozitën tuaj,

kërkon shumë energji... >> VIJON NË FAQEN 2

Page 2: Gazeta 77 News Botimi Nr.304

2 77 NEWS

E duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

POLITIKË E PREMTE, 04 JANAR 2013

Kreu i LSHR, Edmond Vlashaj takon të rinj nga Vau Dejës, Shkodër!

Takim shumë i rëndësishëm me të rinj të Vau Dejës në Qarkun e Shkodrës.

Lufta kundër korrupsionit si dhe idetë e reja në platformën politike të LSHR për krijimin e hapësirave të reja për punë-sim dhe banim për të rinjtë në të gjithë Shqipërinë ashtu edhe në Shkodër ka qenë pikënisja e diskutimeve që kanë zgjatur për më shumë se 1 orë, duke vazhduar më tej ide dhe alternativa për një ndryshim rrënjësor të mentalitetit të ofrimit të shërbimeve nga administrata publike në dobi të popullit dhe sipërma-rrësve.

Për më tepër: www.77news.al

<< VIJON NGA FAQJA 1 mendore dhe shpesh ju largon nga njerëzit që janë pjesë e jetës tuaj. Të kërkoni që të keni të drejtë, ose të kërkoni që dikush tjetër të ketë faj, ju bën më vetëmbrojtës dhe si pasojë do të iu ushtrohet më shumë trysni në këtë vetëmbrojtje. Po-thuajse të gjithë njerëzit harxhojnë shumë kohë dhe energji duke u përpjekur të vërte-tojnë që kanë të drejtë, ose që të tjerët janë gabim. Shumë njerëz, të ndërgjegjshëm ose jo, besojnë që është puna e tyre t'ju tregojnë të tjerëve se puna, pikëpamjet ose fjalët e tyre nuk janë ato të duhurat, dhe duke bërë kështu, personi që po korrigjohet do ta vlerë-sojë ose do të mësojë nga ai gjykim. Gabim!

Mendoni. A ju ka korrigjuar ndonjëherë dikush dhe ju t'i keni thënë, “Faleminderit që më treguat që unë jam gabim dhe ju keni të drejtë. Tani po e shikoj. Je i madh!” Ose, a ju ka falënderuar ndokush që njihni (ose edhe të ketë qenë dakord me ju) kur i keni korrigjuar dhe i keni dhënë vetes të drejtë?

Patjetër që jo. E vërteta është se të gjithë nje-rëzit urrejnë të korrigjohen. Të gjithë duan që vendimet e tyre të respektohen dhe të kuptohen nga të tjerët. Një nga dëshirat më të mëdha të zemrës njerëzore është të dëgjohet nga të tjerët. Dhe ata që mësojnë të dëgjojnë janë edhe njerëzit më të dashur dhe më të respektuar. Ata që kanë zakonin e të korrigjuarit shmangen dhe nuk durohen.

Nuk duhet të pretendoni që keni të drejtë, ndonjëherë duhet patjetër që ta vërtetoni një gjë të tillë. Ka disa raste, sidomos ato filozofike që ju nuk i pranoni dhe kërko-ni të gjeni të drejtën, si për shembull kur dëgjoni ndonjë koment racist. Këtu është shumë e rëndësishme të thoni atë që men-doni. Zakonisht, gjithsesi, është egoja juaj ajo që zvarritet dhe përpiqet të shkatërrojë atë nevojë paqësore, zakonin për të pasur të drejtë. Një strategji e mrekullueshme dhe e ndjerë për t'u bërë më të paqtë dhe për të dashuruar është t'iu lejoni të tjerëve të

kenë kënaqësinë e të pasurit të drejtë, t'ua japësh atë triumf. Mos korrigjoni. Mund të duket shumë e vështirë për të ndryshuar këtë zakon, por ia vlen të përpiqeni njëherë. Kur dikush thotë, “Ndjej që është shumë e rëndë-sishme të…” në vend që të thotë, “Jo, është më e rëndësishme të…” ose ndonjë shprehje tjetër që ju irriton dhe ju bën të mbani idenë tuaj qoftë edhe e gabuar. Nëse njerëzit do të përdornin shprehjen e parë do të bëheshit më pak vetëmbrojtës dhe më të dashur. Do të dukej sikur ju vlerësojnë më shumë nga sa ju keni menduar, edhe nëse nuk e dinë me saktësi se përse. Do të zbuloni kënaqësinë e pjesëmarrjes në lumturinë e njerëzve të tjerë, që është shumë më e shpërblyeshme se një luftë egosh. Nuk ju duhet të sakrifikoni të vërtetat tuaja filozofike ose mendimet tuaja më të ndjera, por, duke filluar që sot, lërini të tjerët që të kenë “të drejtë”!

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Takime për prezantimin e platformës politike të LRSH-së!

Me qëllimin e prezantimit të Plat-formës Politike të LSHR-së në të

gjitha Komunat e Kukësit, Koordinatori i LSHR-së, i këtij qyteti organizoi më 31.12.2012 një takim me një grup të rinjsh nga komuna Bicaj. Pas diskutimit të programit politik të rinjtë e Bicajve u shprehën të kënaqur me problema-tikat që trajton kjo parti dhe shprehën gatishmërinë e tyre për arritjen e qëlli-meve tona.

Për më tepër: www.77news.al

Page 3: Gazeta 77 News Botimi Nr.304

377 NEWS

Qen

dra p

ër Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

HR Cocacola ofron vend pune Ekzekutiv Shitjesh. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

AKTUALITETE PREMTE, 04 JANAR 2013

Takim me të rinjtë e Komunës Dushk të Lushnjes!

Ekspertët: Ekomomia shqiptare në 2013 me trend pozitiv!

Gjatë vitit 2013 pritet që shqiptarët të shpenzojnë më shumë para se gjatë

vitit që sapo u mbyll. Sipas ekspertëve ekonomia pritet të ketë trend pozitiv rri-tjeje dhe kjo do të sjellë më shumë para në qarkullim, si nga investimet në rritje, por edhe se qytetarët do të rrisin konsumin. Ndërkaq sistemi bankar gjatë vitit 2012 ka mbledhur më shumë depozita dhe ka dhënë më pak kredi. Shqiptarët janë bërë më të kujdesshëm ndaj kursimeve të tyre si

efekt i krizës. Të dhënat që vijnë nga Banka e Shqipërisë gjatë vitit 2012 depozitat janë rritur afro 7% krahasuar me një vit më parë. Të dhënat e Bankës Qendrore trego-jnë se depozitat bankare në muajin tetor regjistruan një rritje të mëtejshme me 2.6 miliard lekë. Sistemi bankar zotëronte në fund të tetorit afro 933 miliard lekë depo-zita, me një rritje vjetore 7.6%. Me bazë vjetore, depozitat janë rritur pothuajse dy herë më shumë se kreditë, pavarësisht se

depozitat rriten mbi një bazë shumë më të lartë, çka do të thotë se në vlerë absolute diferenca është më e madhe.

Nga ana tjetër bankat po japin më pak kredi, duke vijuar kushtet shtrënguese në kreditim. Huaja në monedhën vendase preferohet më shumë pasi interesi konsi-derohet më i ulët. Ndërsa në valutë interesi i kredisë rritet për shkak edhe të luhatjes së kursit të këmbimit. Në fund të tetorit, portofoli i kredisë në valutë ra në 62% të totalit, nga 65% që ishte në fund të vitit të kaluar.

Në 12 muajt e fundit, kredia është rritur me vetëm 21 miliard lekë, ndërsa depozitat me 66 miliard lekë, çka e ka bërë sistemin bankar gjithnjë e më likuid. Raporti mes kredive dhe depozitave ka zbritur më tej në 59.2%, nga 59.9% që ishte në fund të shtatorit. Kredia për ekonominë në tremu-jorin e tretë të vitit, ka shfaqur ngadalësim të normës vjetore të rritjes. Rritja vjetore e saj shënoi 6.5%, nga 10.8% dhe 12.2% që shënonte përkatësisht në fund të tremujo-rit të parë të këtij viti dhe në fund të vitit të kaluar.

Për më tepër: www.77news.al

Gjatë takimit që përfaqësuesi i Lëvizjes Shqipëria e Re Ismail Dervishi orga-

nizoi me të rinjtë e Lushnjes mbi platfor-mën politike të kësaj lëvizjeje, diskutimi u përqendrua kryesisht tek korrupsioni dhe të drejtat e njeriut. Gjithashtu, gje-rësisht u diskutua edhe mbështetja dhe fokusimi që LSHR ka tek të rinjtë shqip-

tar. Të rinjtë e këtij takimi dhanë shumë shembuj mbi problematikat që hasin banorët e kësaj komune dhe problemet që shqetësojnë shqiptarët në përgjithësi duke shkëmbyer edhe alternative dhe ide për zgjidhje.Në përfundim ata shprehën se do jenë pjesë e kësaj lëvizjeje.

Për më tepër: www.77news.al

Page 4: Gazeta 77 News Botimi Nr.304

4 77 NEWS

Artinel 95 ofron vend pune Punonjese Marketingu. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DREJTËSI DHE SOLIDARITET E PREMTE, 04 JANAR 2013

Emigrantja e kthyer:

Kam mbetur pa punë e pa shtëpi, kërkoj të ndihmohem!

Teuta Gishtin e takojmë në dyert e Agjencisë së Sigurimeve Shoqërore.

Ka ardhur të bëjë dokumentet për pen-sion invaliditeti për të shoqin, po kërkon të nxjerrë vjetërsinë e punës, por ballafaqohet me të papritura të pakëndshme. Librezat e punës kanë humbur. Qytetarja e kthyer nga emigracioni, sapo ka vënë këmbë në atdhe, është ballafaquar me realitetin kokëfortë. Ajo ka edhe një tjetër hall: Pronari po i nxjerr nga shtëpia. Teuta Gishti banon në rrugën “Komuna e Parisit”, në një nga vilat e vjetra me pronar. Së shpejti do të jetë edhe e pastrehë, ndërkohë që e shoqëron edhe statusi i të papunës.

Emigrantja e kthyer nga Greqia pas krizës që i solli humbjen e punës, tregon: “Na zuri paniku dhe ikëm. Nuk na dilte për të ngrënë bukë, prandaj u kthyem. Burri im është invalid, ndoshta prej punës së rëndë

në ndërmarrjen e Porcelanit dikur. Ai nuk ka punuar në Greqi. Kam punuar e vetme, por së fundi nuk na dilte as për të paguar qeranë e shtëpisë, ujin dhe dritat. U ktheva në Tiranë, kur këtu u gjenda para presionit të pronarit të shtëpisë. Jemi të alarmuar, ai po na nxiton të lëshojmë shtëpinë, ne nuk kemi ku të shkojmë”. Gruaja tregon se është kthyer nga Greqia dhe po rri në shtë-pinë e vjehrrës dhe kunatës, në një dhomë bashkë me burrin, ashtu si në fillim kur u martuan. Por pronari i ka paralajmëruar se do t’i nxjerrë të gjithë jashtë. Pastaj na tregon me lot në sy se nuk ka arritur të mbledhë kursime nga emigracioni, sa për të blerë shtëpi, madje as një shtëpi të shitur me çmim në kosto. “Kam paguar qeranë e dy shtëpive, pasi kisha djalin në shkollë, kam paguar në Athinë ikat (siguracionet) që ishin shumë të larta dhe prapë nuk ma-rrim pension dot në Athinë, se vitet e punës i kemi në dy vende. Burri do edhe disa vjet të dalë në pension, unë po ashtu. Jemi pa të ardhura fare”. Shteti në ’92 tha që do kompensonte pro-narët e shtëpive!

Ajo kërkon që shteti të kujdeset për nje-rëzit që i ka strehuar në shtëpitë me pro-narë në regjimin e shkuar. “Vjehrra ime ka 60 vjet që jeton në atë shtëpi. Edhe vetëm 60 vjet qera t’i paguash një shtëpie, duhet të bëhet e jotja, thotë emigrantja e kthyer. Nuk është e drejtë të dalim në rrugë. Në fillim të demokracisë, na thanë që kur t’u kthejmë shtëpitë pronarëve, do t’iu japim

shtëpi edhe juve. Pastaj na thanë që ju do të rrini këtu ku jeni, se pronarët do të kompensohen. Por nuk e bënë. Nuk është e mundur të ndodhin këto gjëra në një shtet demokratik. Shteti duhet të kompensonte pronarët e shtëpive, ashtu si tha në fillim dhe ne të na linte të vazhdonim të jeto-nim aty”. Teuta mendon se ata që dalin të pastrehë prej shtëpive me pronarë, janë shumë pak, se shumica kanë pasur mundësi të rregullohen. Ndërkohë ne kemi takuar përditë dyerve të Bashkisë së Tiranës me dhjetëra qytetarë si ajo: pa strehë dhe pa mundësi për të paguar marrjen me kredi të një shtëpie. Por sakaq, shumë të tjerë i kemi takuar në kushte edhe më të mjeruara. Ky kontigjent njerëzish nuk paraqiten fare në zyrat e shtetit, pasi as që mund të paguajnë një shumë të përmuajshme qeraje, ndërko-hë që u mungon buka.Shërbime si infermiere, kuzhiniere e të tjera!

Teuta Gishti na tregon se ka nevojë për një punë, që të ketë mundësi të marrë një banesë me qera të ulët. Ajo nuk është e papërvojë dhe mund të bëjë shumë gjëra. “Unë mund të punoj në kuzhinën e ndonjë familjeje ose të ndonjë lokali të vogël, në kuzhinë kopshti e çerdheje. Mund të punoj edhe ndihmës-kuzhiniere.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Teuta Gishti

Page 5: Gazeta 77 News Botimi Nr.304

77 NEWS

Fastcall123 ofron vend pune Operatore. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE PREMTE, 04 JANAR 2013

Flet Bukurie Shtishi:

Pres kompesimin nga bashkia për tokën time që të kuroj vajzën!

Toka e shitur për varrezë shihet si shpë-timi i vetëm për familjen e varfër

të Bukurie Shtishit, që jeton në Tufinë, rrethinat e Tiranës. Me paratë që pret të marrë prej saj, ajo do të përballojë koston e lartë të kurimit të vajzës, që është dia-gnostikuar me kancer në gji. Nëse paratë vonohen? Bukuria dridhet nga ky mendim. Hap çantën dhe thotë: “Unë nuk di si do t’ia bëj, më kanë mbetur këto 12 mijë lekët që kam në çantë. Nuk kam asnjë lek tjetër në shtëpi, as për të ngrënë, as për ilaçe”. Buku-rie Shtishin e kemi takuar në dyert e Bash-kisë së Tiranës. Ka ardhur të interesohet për paratë e pronës, që i ka blerë bashkia. “Kam

1500 metra, 2 truall në zonën e Tufinës, ish-tokë bujqësore. Këtë tokë e ka blerë bashkia për varrezat, se është në vazhdim të varre-zave ekzistuese, na thotë ajo. Po presim që nga janari sepse është në shqyrtim çmimi i saj. Më poshtë ne po japim bisedën e shkur-tër, që patëm me këtë grua që mban gjithë shtëpinë me një pension. Ju thoni se Bashkia e Tiranës e ka blerë tokën tuaj për të zgjeruar varrezat. A është e rrethuar ajo zonë?

Po, është e rrethuar dhe kanë filluar të bëhen varre të reja në tokat tona.Sa metra katrorë truall keni dhe çfarë për-gjigje ju kanë dhënë në bashki?

Kam 1500 metra katrorë truall. Veç meje, janë edhe të afërmit e mi, Muharr-em Shtishi, Idajet Shtishi, Shyqyri Qefalia që kanë dhënë edhe ata tokat e tyre. Jemi interesuar disa herë në bashki, kemi bërë ankesë dhe na thonë nga akt-financa që rasti ynë ka kaluar për shqyrtim juridik. Unë nuk i marr vesh mirë. Ka familje të tjera veç të afërmve, që kanë dhënë toka për varreza?

Po, ka. Bëhen më pak se 20 shtëpi që ua ka marrë tokën bashkia për nevojat e saj.Si është të jetosh ngjitur me varrezat? A ju shqetëson kjo afërsi?

Shtëpitë tona nuk janë kaq afër me vendin e varrezave, ka shtëpi që janë më afër. Nuk besoj se i shqetëson prania e të vdekurve më shumë sesa padrejtësia e të

gjallëve. Unë vetë nuk i shoh. Por as të tjerët nuk e kanë problem. Janë përshtatur.Jeni e kënaqur me vlerësimin e pronës? Sa është çmimi për metër katror që ju kanë llogaritur?

Çmimi nuk është i keq, tetë mijë lekë të reja m2 është çmuar. Por thonë se po e rishqyrtojnë çmimin. Jemi në merak.Sa lekë prisni të merrni nga shitja e tokës për varrezë dhe si keni menduar t’i për-dorni?

Me sa di, kam për të marrë nga 14 milionë lekë të vjetra për frymë. Por të shohim sa do të na japin. Në fund të fundit të marr sa të marr, vetëm t’i marr shpejt se kam vajzën të sëmurë me kancer në gji dhe nuk kam para t’i bie pas mjekimit të saj. Prej 3-4 javësh ka nisur kimioterapinë, mirëpo duhet para e madhe. Duhen miliona. Unë nuk kam mjete të tjera jetese. Jam pa pen-sion, pa punë, se nuk të punëson njeri në këtë moshë. Unë dua edhe 6 muaj të mbush moshën për pension. Im shoq më ka vdekur. Ndërsa në shtëpi kam edhe dy fëmijë të rri-tur, pa punë. Tani me këtë hall që na ra, nuk kemi asnjë shpresë tjetër veç parave të varrezave.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Bukurie Shtishi

Page 6: Gazeta 77 News Botimi Nr.304

77 NEWS

ASC ofron vend pune Shitës/e Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

IDE E PREMTE, 04 JANAR 2013

Avioni që arriti shpejtësinë 6900 km/orë!

Mata: Përkujdesja sociale, një pikë e fortë e platformës së LSHR!

5 këshilla të arta për shëndetin!

Takimi i radhës mbi diskutimin e Plat-formës politike të LSHR është bërë me

të riun nga Tirana Gerald Mata. Ajo çka këtij të riu i bëri përshtypje në lidhje me pikat e platformës ishte “Fuqizimi i Insti-tucioneve Arsimore, Shëndetësore dhe ato të Përkujdesjes sociale”. “Të gjithë prekemi nga shtresa më e brishtë e shoqërisë që janë fëmijët dhe pleqtë. Do ishte mirë që sido-mos këto dy shtresa të kuroheshin falas", tha Mata. Ai u shpreh gjithashtu entuziast për ecurinë e kësaj lëvizjeje.

Për më tepër: www.77news.al

1 mollë në ditë – mban larg doktorin!1 gjethe borziloku në ditë – mban larg kancerin!1 limon në ditë – mban larg yndyrnat dhe dhjamërat!1 gotë qumësht në ditë – jo më probleme me kockat!3 litra ujë në ditë – asnjë sëmundje!

www.banka-ideve.com

Ushtria amerikane ka kryer një flutu-rim provë të ''jetit'' të saj supersonik

'Waverider' me qëllim për të arritur 4300 mph; 6900 km / h, mbi Oqeanin Paqësor.

Shpejtësi që mund të udhëtohet nga Lon-dra për në Nju Jork në rreth një orë. Rezul-tatet nga fluturimi provë u publikuan me rezultate pozitive. Pentagoni dhe Nasa

shpresojnë që të përdorin projektin për të zhvilluar raketa të shpejta. Gjatë një testi në qershor 2011, Waverider udhëtoi në Mach 5, por ka dështuar për të arritur shpejtësinë e synuar. Kjo është një prej disa projekteve aktualisht në proces për të krijuar një avion supersonik. Studimi gjithashtu mund të përdoret për të ndër-tuar një aeroplan komercial, në gjendje të arrijë shpejtësi shumë më të larta se avi-onët e sotëm, pasi Concorde ishte nxjerrë jashtë përdorimit në vitin 2003. Ambicia e Pentagonit, programi Prompt Global Strike ka si qëllim që ushtria amerikane të arrijë një objektiv kudo në tokë brenda një ore. Waverider po arrin një qëllim të tillë në realitet.

www.banka ideve.com

Page 7: Gazeta 77 News Botimi Nr.304

77 NEWS

Autoshkollë (A, B, C,)

të gjitha të përfshira.vetëm 200 euro

Krijoje vetë fatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 7 Janar

Regjistrimet në Shkollën e Mesme “Vitrina”

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

E Përgjithshme, - Mjekësore, - Ekonomike, Hoteleri - Turizëm - Elektronike - Korespodencë( )

vetëm 300 €, të gjitha të përfshira.

PËRSHËNDETJE!

Vetëm sot!

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Sot do të jenë shumë persona që do iu tregojnë që iu duan dhe që pre-zenca juaj është shumë e rëndësishme.

Demi: Mos u tregoni shumë të ashpër me veten tuaj edhe pse Saturni në shenjë iu bën që të analizoni me kujdes çdo lëvizje që bëni.

Binjakët: Dikush mund të mundohet t’iu nxjerrë në dritë të keqen, ndaj men-dohuni mirë përpara se të flisni.

Gaforrja: Gjërat do të shkojnë për-gjithësisht mirë nëse ju nuk do të kërkoni të keni fjalën e fundit në gjithçka.

Luani: Sot nuk do iu mungojnë fjalët por do të keni gjithashtu edhe përkëdhel-je të atyre që iu rrethojnë.

Virgjëresha: Sot mund të ndiheni paksa vetëm dhe të dekurajuar.

Peshorja: Sot keni nevojë për një bisedë me një mik për t’u qetësuar dhe për të parë situatën me një sy tjetër.

Akrepi: Ju kërkoni konfirmime në dashuri dhe partneri është gati t'ua japë me kushtin që të duhen vërtetë për diçka dhe jo thjesht për teka.

Shigjetari: Nëse jeni duke kërkuar shpirtin binjak, të jeni të sigurt që jeni vetëm pak hapa larg.

Bricjapi: Sot do të ishit gati të niseshit dhe të bënit xhiron e botës, por do të kë-naqeni vetëm me një mbrëmje të bukur.

Ujori: Idetë tuaja nuk do iu mungo-jnë, as në punë e as në aktivitetet e tjera të përditshme.

Peshqit: Jeni të gatshëm të shpëtoni me dhëmbë dhe me thonj idealet tuaja nga të gjithë ata që duan t'i prekin.

Schrite ofron vend pune Mësues/e të Gjuhës Frënge. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

KULTURËE PREMTE, 04 JANAR 2013

Të moshuarit në Europë, të rrezikuar nga varfëria!

Një jetë të qetë si pensionist? Një gjë e tillë do të jetë gjithnjë e më e

rrallë në Europë. Ndërsa njerëzit plaken gjithnjë e më shumë, numri i lindjeve bie. Kriza e euros është një barrë e rëndë për sistemet sociale.

Për njerëz të panumërt, të cilët vuajnë nga varfëria dhe përndjekja politike në Afrikën e Veriut, Evropa është toka e premtuar. Mijëra prej tyre rrezikojnë je-tën, duke kaluar ilegalisht detin Mesdhe. Këtyre njerëzve në nevojë mund t'u duket krejtësisht abstrakte, kur në Evropë disku-tohet gjithnjë e më shumë lidhur me rre-zikun e varfërisë në pleqëri. Sidomos kur të kuptuarit e varfërisë në mes një vendi të industrializuar të Evropës Perëndimore dhe një vendi afrikan në krizë është jash-tëzakonisht i ndryshëm.

Në fakt Europa është në një zhvillim, që është larg nga kushtet afrikane, por i cili prej kohësh po e vë në gjendje alarmi

Bashkimin Evropian. Jo vetëm shoqëria e moshuar, "e thinjur", si rezultat i ndryshi-mit demografik, por edhe kriza e euros, ushtrojnë trysni mbi sistemet shoqërore. Në shumë vende evropiane ka gjithnjë e më pak njerëz në moshë pune, ndërsa papunësia është në rritje. Si rezultat pen-sionet tkurren.Rrezikimi i ekzistencës

Sipas përllogaritjeve nga Komisioni i BE-së, numri i njerëzve në moshën mbi 60 vjeç rritet çdo vit me më shumë se dy milionë dhe është ndërkohë dy herë më i lartë se para dhjetë vjetësh. Tashmë qeveritë në BE japin dhjetë për qind të produktit të brendshëm bruto të tyre për pensionet. Aktualisht në BE jetojnë 120 milionë pensionistë, që përbëjnë 24 për-qind të popullatës së përgjithshme. Disa vjet më parë imazhin e pensionistit të var-fër nuk mund ta lidhje dot me vende të tilla si Gjermania dhe Britania e Madhe. Ndërkohë shumë njerëz pas largimit nga puna rrezikohen nga varfëria. "Në fakt nuk ka të dhëna të sakta, sepse të dhënat për varfërinë varen nga anketimet, që BE bën nëpër familje", thotë Michael Dau-derstädt i fondacionit Friedrich Ebert në një intervistë me Deutsche Welle, "por për shkak të strukturës së sigurimit të pensioneve në shumicën e vendeve evro-piane, mund të merret me mend se rre-ziku shtohet".

Për më tepër: www.77news.al

Page 8: Gazeta 77 News Botimi Nr.304

77 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë,Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë,Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Qend

ra p

ër Drejtësi dhe Solidaritet

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

SHQIPËRIA E RE NË FOKUS E PREMTE, 04 JANAR 2013

Mira Përlala:

Qendra e Mendimit Pozitiv, një këndvështrim tjetër në politikën shqiptare!

"Shqipëria e Re në fokus” në "77 News", me gazetarin A. Nura, në kuadër të pre-

zantimit të drejtuesve dhe institucioneve të Lëvizjes Shqipëria Re në këtë edicion ftoi znj. Mira Përlala, drejtuese e Qendrës së Mendimit Pozitiv (QMP) e cila në këtë bisedë televizive solli strategjinë, frymën e re të të menduarit pozitiv në jetën e përditshme, në të menduar, gjykuar dhe sigurisht të punuarit, por veçanërisht ndaj politik-bërjes dhe sipërmarrjes në Shqipëri. Mira Përlala, në cilësinë e drejtueses pranë QMP, tha se idea për të ngritur këtë qendër të filozofisë pozitiviste ndaj të jetuarit, të punuarit dhe politikës shqiptare, jo vetëm brenda territorit të shtetit shqiptar por edhe më gjerë, ka ardhur nga vetë drejtuesi i LSHR-së z. Edmond Vlashaj që, sipas saj,

në cilësinë e politik-bërësit diti të vlerësojë rëndësinë e pazëvendësueshme të Mendi-mit Pozitiv në politikën shqiptare. “Filli-misht propozimit dhe idesë së z. Vlashaj i demonstruam pak skepticizëm, por sot pas 6 muajsh nga themelimi i QMP, më duhet të them që ndihem mirë dhe se ia vlen. Këtë përfundim e nxjerr nga fakti se aty ku jemi të pranishëm në rrjetet sociale si Facebook, kemi hasur në vëmendje të qytetarëve të ndryshëm. Kemi tashmë mbi 2000 miq në profilin e qendrës në Facebook dhe kemi komente dhe pyetje në numër shumë të madh”, tha Perlala duke shtuar se kemi pasur edhe kërkesa konkrete të cilat i kemi transferuar për asistencë më të kualifikuar pranë Qendrës së Psikoterapisë Pozitive (QPP). Znj. Përlala tha se ideja dhe projekti

që të menduarit pozitiv të bëhet pjesë e po-litikë-bërjes shqiptare ka ardhur si rrjedhojë e bashkëpunimit të qendrës me Lëvizjen Shqipëria e Re, e cila ka bërë të mundur që artikujt tanë të publikohen në mënyrë të përditshme në gazetën më të përhapur në Shqipëri “77 News”, nga ku lexuesit mund të marrin informacionin e duhur për këtë kulturë të munguar veçanërisht në politikë, e cila përgjithësisht ka qenë konfliktuale dhe aspak pozitive. Drejtuesja e QMP tha se jemi duke menduar që të shtrihemi edhe në rrjetet e tjera sociale siç është Twitter ku sipas të dhënave të fundit rezulton që mbi 70% e politikanëve në botë përdorim më shumë këtë rrjet dhe ku besojmë se do jemi pjesë dinamike e saj për ta veshur me pozi-tivitet edhe politikën shqiptare. Në mbyllje të emisionit Mira Përlala deklaroi se është e domosdoshme që të kemi sa më shumë njerëz pozitivë në politikën shqiptare, për ta bërë atë më profesionale pozitiviste dhe më afër interesit pozitiv të qytetarit, familjes dhe shoqërisë. Znj. Përlala tha se nëpërmjet LSHR po bëhet e mundur që kjo mënyrë e re e të menduarit të bëhet pjesë e poli-tikë-bërjes shqiptare dhe se ajo personalisht ndihet mirë duke qenë pjesë dinamike e LSHR-së dhe se ftonte shqiptarët ta mbë-shtesin këtë organizëm politik që synon ta pozitivojë politikën konfliktuale negati-viste. Ajo shtoi gjithashtu se do ishte mirë për Kuvendin e Shqipërisë që të kishte në gjirin e vet sa më shumë njerëz pozitivistë të cilët i ofron LSHR-ja në listën e së cilës ofrohej me kënaqësi edhe personalisht.

Për më tepër: www.77news.al