7
Faktorët e suksesit të një biznesi Në kushtet e një mjedisi që ndryshon me shpejtësi dhe të një konkurrence intensive, drejtuesit e bizneseve duhet të udhëhiqen nga motoja: “Nuk është e mjaftueshme të mbijetosh, qëllimi është të kesh sukses. Kjo është një botë mizore që nuk ka medalje për vendin e dytë”. Qëllimi i hartimit të një biznes plani është të kemi një biznes plotësisht të suksesshëm, duke pasqyruar nevojat afatgjate të biznesit tuaj, përmes projektimit të strategjisë për rritjen e përformancës së kompanisë. Faktorët e mëposhtëm konsiderohen si kyç në suksesin e biznesit dhe duhet të predominojnë procesin tuaj të planifikimit. Koncepti i biznesit Njohja e tregut Niveli i zhvillimit të industrisë Menaxhim i aftë Kontrolli financiar Fokusi i biznesit Paraprija e ndryshimeve

Faktoret e suksesit te nje biznesi

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Faktoret e suksesit te nje biznesi

Faktorët e suksesit të një biznesi

Në kushtet e një mjedisi që ndryshon me shpejtësi dhe të një konkurrence intensive,

drejtuesit e bizneseve duhet të udhëhiqen nga motoja:

“Nuk është e mjaftueshme të mbijetosh, qëllimi është të kesh sukses. Kjo është një botë

mizore që nuk ka medalje për vendin e dytë”.

Qëllimi i hartimit të një biznes plani është të kemi një biznes plotësisht të suksesshëm,

duke pasqyruar nevojat afatgjate të biznesit tuaj, përmes projektimit të strategjisë për

rritjen e përformancës së kompanisë.

Faktorët e mëposhtëm konsiderohen si kyç në suksesin e biznesit dhe duhet të

predominojnë procesin tuaj të planifikimit.

Koncepti i biznesit

Njohja e tregut

Niveli i zhvillimit të industrisë

Menaxhim i aftë

Kontrolli financiar

Fokusi i biznesit

Paraprija e ndryshimeve

Page 2: Faktoret e suksesit te nje biznesi

Koncepti i biznesit

Realizimi i nevojave është bazë e ço biznesi.

Biznesi i suksesshëm përfshinë të paktën një nga këto

elemente

- diçka të re,

- diçka ma të mirë,

- një treg të ri,

- integrim në rritje

Njohja e tregut

Nuk është e mjaftueshme të kesh një ide apo një shpikje

të re. Ju duhet gjithashtu të keni një treg që është i

mjaftueshëm dhe i pranueshëm për ju.

- Gatishmëria e tregut (Shpenzohen para e mëdha për

kërkime tregu para fillimit të prodhimit të një produkti

të ri)

- Studimi i tregut: demografia, madhësia e tregut,

çmimet, etj.

Niveli i zhvillimit të industrisë

Biznesi nuk operon në vakum, ai është një subjekt i

konditave të caktuara qe ndikojnë në degën e industrisë në

tërësi.

Biznesit duhet ti mundësoni pozicionimin tuaj në

mënyrën më të përshtatshme me degën e industrisë ku

firma e juaj bënë pjesë.

Njohja dhe marrja në konsiderate e faktorëve të industrisë

që ndikojnë në suksesin e kompanisë është faktor kyç

me rastin e kërkimit të fondeve të jashtme.

Page 3: Faktoret e suksesit te nje biznesi

Menaxhim i aftë

Menaxhimi i kompetent konsiderohet si një burim i

rëndësishëm për suksesin e biznesit, ndoshta më shumë se

çdo faktorë tjetër.

Eksperienca dhe kualifikimi i personelit në pozitat kyçe

përcaktojnë suksesin e mundshëm dhe favorizimin nga

investitorët dhe bankieret.

Karakteristikat e menaxherëve të suksesshëm janë:

- Eksperienca,

- Realizimi,

- Fleksibiliteti,

- Aftësia për të punuar me njerëzit

Përcaktimi i anëtareve kyç të menaxhmentit kërkon

posedim të këtyre karakteristikave. Nëse jo, krijoni kushte

për trajnim, për personel të ri, huazim të atyre qe kanë

eksperience nga kompanitë ekzistuese, para se të filloni

një biznes.

Kontrolli financiar

Kyçi i çdo biznesi është mënyra e përdorimit të parave.

Çdo vendimi të marr i përket një shifër e caktuar, dhe të

marra të gjitha së bashku këto shifra formojnë bazat e

planit tuaj financiar.

Në kuadër të këtij definimi financat përfshijnë politikat,

masat dhe teknikat e qarkullimit të parasë në ndërmarrje

dhe në tregun financiar (sigurimin, përdorimin,

transaksionet, ekonomizimin dhe shpenzimet e mjeteve

financiare).

Domosdoshmëria e ndërtimit të mekanizmave për

informimin e vazhdueshëm lidhur me ecuritë e biznesit,

si:

- Informacioni i saktë për lidhur me ecurinë e

shpenzimeve financiare

- Qendrat e fitimit

- Mundësit e zgjerimit

- Shpenzimet e fshehta të marketingut

- Politikat e krediti

Page 4: Faktoret e suksesit te nje biznesi

Fokusi i biznesit

Ndërmarrja-firma definon, misionin, synimet dhe

qëllimet e saj i cili do të udhëheqë aktivitet afatshkurtra

dhe afatgjata të kompanisë.

Përcaktimi dhe formalizmi i misionit të biznesit ka

rendësi sepse:

- Ndihmon në përqendrimin e forcave për një qellim

unanim

- Ndihmon kompaninë në shmangien e konflikteve

- Shërben për racionalizimin e përgjithshëm të

burimeve të biznesit

- Shërben si baze për zhvillimin e objektivave të

organizatës.

Aspekti i dytë i fokusit të kompanisë është zhvillimi i

stilit të kompanisë ose kulturës së korporatës.

Krijimi i stilit të qëndrueshëm që përmbledhë çdo aspekt

të kompanisë, duke filluar nga vendndodhja deri tek

politika e personelit, i jep klientëve dhe punonjësve një

sens besimi në kompaninë tuaj.

Paraprija e ndryshimeve

Ndryshmi është i pa evitueshëm dhe ritmi i ndryshimeve

po bëhet gjithnjë e më i shpejtë.

Parashikimi i ndryshimeve ndikon në të ardhmen e

biznesit.

Ato përfshijnë:

- Ndryshimet teknologjike,

- Ndryshimet sociologjike,

- Ndryshimet e konkurrencës.

Planifikoni ndryshimet, dhe mënyrën se si do t`i

përgjigjeni ndryshimeve të jashtme, paraprini

ndryshimeve të brendshme, si rritja, krijimi i produkteve

të reja apo shërbimeve të reja, lëvizjet e personelit etj.

Të planifikosh një kompani që është në gjendje t`i

përgjigjet ndryshimeve, do të thotë të bëhet kapërcimi i

këtyre ndryshimeve më i lehtë.

Procesi i Planit të biznesit

Page 5: Faktoret e suksesit te nje biznesi

Pesë Stadet e një plani të biznesit të suksesshëm

“si dhe ku do të filloj” është pyetja me e shpeshte kur të

filloni të bëni një plan biznesi, pasi që ju duhen informacione

të detajuara në çdo aspekt të biznesit tuaj, përfshirë

industrinë, tregun, operacionet dhe personelin etj.

Procesi i planit të biznesit përfshinë pese stade themelore:

1. Përcaktimi i konceptit baze të biznesit tuaj

2. Mbledhja e të dhënave lidhur me leverdueshmërinë dhe specifikat e konceptit

tuaj

3. Fokusimin dhe përmirësimin e konceptit bazë, mbështetur në të dhënat që ju

grumbulluat

4. Përshkrimin e specifikave të biznesit tuaj

5. Shendimin e planit tuaj në një detyrim

1. Përcaktimi i konceptit baze të biznesit tuaj

- përshkrimi i komponentëve bazë të biznesit

- mbledhja e informacioneve nga aspektet e ndryshme për krijimin e trupit të

planit të biznesit

- gjetja dhe interpretimi i të dhënave të mbledhura

Gjatë procesit të hartimit të planit të biznesit; procesi i përgatitjes ju jep ju një shanse të

rrallë për të rritur njohurit tuaja lidhur me kompaninë, industrinë dhe tregun tuaj.

2. Mbledhja e të dhënave lidhur me leverduershmërinë dhe specifikat e

konceptit tuaj

- Sasia e mjaftueshme e informacionit

- Burimet e informacionit

- Studimi i tregut

vrojtimit personal

intervistat informuese

fokusimi i një grupi njerëzish

Burimet ndihmese për kërkimin e tregut:

- Klientët potencial ( blerësit e drejtpërdrejte, ndërmjetësit, shpërndarësit etj.)

- Furnitorët potencial

- Bizneset, a kanë lidhje me biznesin tuaj (nga pikëpamja gjeografike apo linjës se

prodhimit)

Page 6: Faktoret e suksesit te nje biznesi

- Bizneset e ngjashme (në qytete të ndryshme)

- Bankat, universitetet, dhomat e tregtisë, grupet tregtare etj.)

- Konkurrentet

3. Fokusimin dhe përmirësimin e konceptit bazë, mbështetur në të dhënat që

ju grumbulluat

Shqyrtimi i konceptit të biznesit, para fillimit të specifikimit të komponentëve të

veçanta të planit.

Kontrolloni nëse ideja është reale, apo nevojitet të modifikohet apo të rikonceptohet.

Për këtë i shtroni disa pyetje:

A vlen të nisesh një biznes të ri?

A ekziston një treg real?

A ekziston një konkurrence e fuqishme?

Si duket gjendja financiare?

Përgjigjet në pyetjet nga Pasqyra të vlerësimit të konceptit të Biznesit tuaj, do të

ndihmoj përfeksionimin e fokusit dhe përcaktimin e vlefshmërisë se idesë.

Page 7: Faktoret e suksesit te nje biznesi

Swot analiza

Zakonisht kur bëhet SWOT (Strength, weakness, opportunities and threats) analiza

bëhet një katror i madh me katër nën katrorë në të cilët numërohen, pra vetëm

numërohen elementet e kërkuara (si më poshtë):

Forcat

Dobësitë

Mundësitë

o Mundësitë e pa shfrytëzuara

Rreziqet

Forcat - forca që keni ju e konkurrentët nuk i kanë dhe ju jeni duke i përdorur

këto forca (numëroni në listë)

Dobësitë – dobësitë tuaja ndaj konkurrentëve, tregut.

Mundësitë – mundësitë tuaja për të ngritur nivelin e konkurrimit në të ardhmen

duke marr parasysh veprimet e tanishme, teknologjinë e tanishme, idetë e

tanishme, stafin etj.

o Mundësitë e pa shfrytëzuara – mundësitë që akoma as edhe

konkurrentët nuk i kanë shfrytëzuar

Rreziqet – rreziqet e llojeve të ndryshme, sociale, ekonomike, politike,

gjeografike etj. Që mund të ndikojnë në dobësimin e aftësisë suaj konkurruese

apo ndoshta edhe në shuarjen totale të biznesit tuaj.