8
77 NEWS MENDIMI POZITIV E ENJTE, 6.08.202 VITI I - NR.63 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Fule: Statusi i kandidatit, vetëm nëse plotësohen 12 prioritetet!.....................f.3 Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Të miratohet ligji për referendumet!......................f.3 Intervistë/ Malshi: Problem papunësia, bujqësia, tregtia dhe turizmi!.................................f.5 Projekti ‘’Vitrina në Kampus’’/Dano: Teori e plotë dhe praktikë cilësore në Fakultetin e Mjekësisë!.....f.7 K apërcimi i depre- sionit është i vësh- tirë, ndoshta gjëja më e vështirë që mund të bëni ndonjëherë. Të luftosh kundër depre- sionit nuk është një shëtitje në park, është një luftim i ashpër. Por nëse ju vendosni t’i bashkoheni përleshjes, ju mund ta fitoni betejën dhe ta largoni depresio- nin nga mendja juaj. Nëse dëshironi të keni një mendje të lirë nga depresioni, askush nuk mund t’iu ndalojë. Emocionet tuaja janë reflektim i mendimeve tuaja. Kur ju ndryshoni mendimet tuaja, emocionet tuaja automatikisht ndry- shojnë. Ju nuk keni pse t’i luftoni mendimet negative dhe të shtrembëruara që përsëriten në mendjen tuaj. Në fakt ju keni nevojë të mësoni si të ndryshoni mënyrën se si ju mendoni dhe emocionet në mënyrë natyrale do të kujdesen për veten e tyre. Ashtu si nata ndjek ditën, kur mendimet tuaja janë të shëndetshme dhe pozi- tive, emocionet tuaja bëhen të shëndetshme dhe pozitive gjithashtu. Sfida me të cilën ju përbal- leni në depresion është të ndryshoni mënyrën se si mendoni. Si mund ta ndryshoni mënyrën se si mendoni? Ja ligjet që tregojnë se si mund ta bëni këtë. Ligji i vetëbisedimit pozitiv thotë: “Ju e ndry- shoni mënyrën se si mendoni dhe ndjeheni duke ndryshuar atë që thoni kur flisni me mendjen tuaj”. Nëse dëshironi të ndryshoni mënyrën se si ndjeheni, ju duhet të ndryshoni dialogun tuaj të brendshëm. Ju duhet t’i flisni mendjes tuaj në një mënyrë tjetër. Fillimisht duhet të ndaloni së thëni gjëra negative. Kur fjalët negative fillojnë të dalin nga goja juaj,... >> VIJON NË FAQEN 2 Si të largosh depresionin! Qendra e Mendimit Pozitiv 52-vjeçarja: Si rrita katër fëmijë jetimë mes varfërisë! Resmie Murataj me dy mbesat...>>fq.4

Gazeta 77 News Botimi Nr.163

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta 77 news e përditshme informative organ i Lëvizjes Shqipëria e Re

Citation preview

Page 1: Gazeta 77 News Botimi Nr.163

77 NEWS

MENDIMI POZITIV

E ENJTE, 6.08.202 VITI I - NR.63BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Fule: Statusi i kandidatit, vetëm nëse plotësohen 12 prioritetet!.....................f.3 Komiteti Shqiptar i Helsinkit:

Të miratohet ligji për referendumet!......................f.3 Intervistë/ Malshi: Problem papunësia,

bujqësia, tregtia dhe turizmi!.................................f.5 Projekti ‘’Vitrina në Kampus’’/Dano: Teori e plotë

dhe praktikë cilësore në Fakultetin e Mjekësisë!.....f.7

Kapërcimi i depre-sionit është i vësh-

tirë, ndoshta gjëja më e vështirë që mund të bëni ndonjëherë. Të luftosh kundër depre-sionit nuk është një

shëtitje në park, është një luftim i ashpër. Por nëse ju vendosni t’i bashkoheni përleshjes, ju mund ta fitoni betejën dhe ta largoni depresio-nin nga mendja juaj. Nëse dëshironi të keni një mendje të lirë nga depresioni, askush nuk mund t’iu ndalojë. Emocionet tuaja janë reflektim i mendimeve tuaja. Kur ju ndryshoni mendimet tuaja, emocionet tuaja automatikisht ndry-shojnë. Ju nuk keni pse t’i luftoni mendimet negative dhe të shtrembëruara që përsëriten në mendjen tuaj. Në fakt ju keni nevojë të mësoni si të ndryshoni mënyrën se si ju mendoni dhe emocionet në mënyrë natyrale do të kujdesen për veten e tyre. Ashtu si nata ndjek ditën, kur mendimet tuaja janë të shëndetshme dhe pozi-tive, emocionet tuaja bëhen të shëndetshme dhe pozitive gjithashtu. Sfida me të cilën ju përbal-leni në depresion është të ndryshoni mënyrën se si mendoni.

Si mund ta ndryshoni mënyrën se si mendoni? Ja ligjet që tregojnë se si mund ta bëni këtë.

Ligji i vetëbisedimit pozitiv thotë: “Ju e ndry-shoni mënyrën se si mendoni dhe ndjeheni duke ndryshuar atë që thoni kur flisni me mendjen tuaj”.

Nëse dëshironi të ndryshoni mënyrën se si ndjeheni, ju duhet të ndryshoni dialogun tuaj të brendshëm. Ju duhet t’i flisni mendjes tuaj në një mënyrë tjetër. Fillimisht duhet të ndaloni së thëni gjëra negative. Kur fjalët negative fillojnë të dalin nga goja juaj,...

>> VIJON NË FAQEN 2

Si të largosh depresionin!

Qendra eMendimit Pozitiv

52-vjeçarja: Si rrita katër fëmijë jetimë mes varfërisë!

Resmie Murataj me dy mbesat...>>fq.4

Page 2: Gazeta 77 News Botimi Nr.163

2 E ENJTE, 16 GUSHT 201277 NEWS AKTUALITETBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

MENDIMI POZITIV

<< VIJON NGA FAQJA ju duhet menj- ëherë të ndaloni atë që po thoni.

Mos i ler ato fjalë negative të dalin jashtë sepse ato janë fara negative që çojnë tek më shumë mendime dhe emocione negative.

Së dyti ju duhet të filloni të thoni gjëra pozitive. Kjo ka të bëjë më vetëbisedimin pozitiv. Gjërat pozitive që ju thoni janë bërthama për një mendje dhe jetë pozitive.

Ligji i drejtimit pozitiv thotë: “Rrota e ndryshimit gjithmonë rrotullohet në dre-jtimin e asaj që ju futni në mendjen tuaj’’. Ju e shtyni mendjen tuaj në një drejtim

pozitiv duke futur në mendje gjëra pozi-tive dhe të shëndetshme. Nëse futni mjaf-tueshëm mendime pozitive në mendjen tuaj, ju mund të krijoni një tru pozitiv.

Ju nuk jeni të pashpresë dhe jeta juaj nuk është e pashpresë. Jeta juaj përmirë-sohet menjëherë në momentin që filloni të futni gjëra pozitive në mendjen tuaj. Akti i thjeshtë i leximit të fjalëve pozitive e kthen rrotën e ndryshimit në drejtim pozitiv. Beteja kundër depresionit bëhet në fushëbetejën e fokusit.

Ligji i ndryshimit pozitiv thotë: “Kur

i ndryshoni gjërat tek të cilat shikoni, mënyra se si i shikoni gjërat ndryshon. Kur i ndryshoni gjërat për të cilat flisni, mënyra se si ju flisni për gjërat ndryshon. Kur ju ndryshoni gjërat për të cilat mendoni, mënyra se si mendoni për gjërat ndryshon”.

Ju duhet të shihni tek gjërat pozitive, të flisni për gjëra pozitive dhe të mendoni për gjëra pozitive nëse dëshironi të çliroheni nga depresioni dhe të bëheni një person pozitiv.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Një ndër investimet e fundit që po bëhet në qytetin e Shkodrës është

rikonstruktimi i shtëpisë së Loro Boriçit. Kanë filluar punimet për ruajtjen e vle-rave historike, kulturore dhe muzeale që mbart me vite ky objekt. Në këtë shtëpi ka jetuar ish-futbollisti kampion Loro Boriçi, nga i cili ka marrë emrin stadiumi i Shkodrës. Stadiumi mbart këtë emër si

shenjë mirënjohje dhe falënderimi për çdo kontribut që ka dhënë ky qytetar në ven-din e tij. Ky rikonstruktim do të realizohet nga bashkëpunimi i Bashkisë Shkodër me një firmë italiane. Sipas administratorit të punimeve z. Genc Fisniku ka filluar faza e parë e punimeve në këtë shtëpi historike të qytetit. Në këtë fazë do të realizohet pas-trimi i pjesës së brendshme të shtëpisë së

ndërtuar nga arkitekti Kolë Idromeno, duke ruajtur parametrat arkitektonike të mureve anësore. Pas kësaj, do të operohet me fazat e mëtejshme deri në rikonstruksionin total të shtëpisë. Shpresohet që ky nuk do të jetë investimi i fundit në Shkodër, në mënyrë që të ruhet më tej trashëgimia e qytetit.

Nga Marije HardadhijaPër më tepër: www.77news.al

Papastërtia, problem në rritje për qytetin e Mamurrasit!

Ndotja e qytetit vijon të mbetet ende një çështje e pazgjidhur që krijon

probleme jo të vogla mjedisore. Kudo që hedh sytë nëpër lagjet e qytetit shikon mbeturina të hedhura në tokë dhe jo në vendet e caktuara. Njerëzit duket që janë të papërgjegjshëm dhe i hedhin mbetu-rinat kudo. Ka edhe nga ato njerëz që i hedhin mbeturinat edhe nga ballkonet e tyre. Ky është një problem, për të cilin duhet të merren masa për mos hedhjen e mbeturinave vend e pa vend, por të hidhen në vendet e caktuara. Vetë banorët duhet të tregohen më të kujdesshëm në lidhje me pastërtinë e qytetit. Ky feno-men po rritet dita-ditës dhe askush nuk e ngre zërin për të bërë diçka, apo për ta vënë në dukje, në mënyrë që të gjejë zgjid-hje nga institucionet përkatëse, të cilat duhet të marrin masa të menjëhershme. Mbrojtja e mjedisit është diçka shumë e nevojshme dhe duhet të shikohet me interes nga njerëzit, të cilët janë fajtor të këtij fenomeni.

Nga Dezdemona PorjaPër më tepër: www.77news.al

Shkodër, shtëpia e Loro Boriçit në rikonstruksion!

Zbardhen ndryshimet që pëson procedu-ra e njohjes së diplomave të shkollës së

mesme që janë fituar nga shtetasit e huaj dhe ata shqiptarë jashtë vendit. Në Fletoren Zyrtare të qeverisë është publikuar udhë-zimi me ndryshimet përkatëse, të cilat deta-jojnë tre periudha aplikimi për kandidatët që duan të njohin studimet e shkollës së mesme të kryera jashtë vendit. Ekuivalen-timi i titujve të studimit, i lejon këta nxënës të vijojnë më tej procedurat e aplikimit për ndjekjen e studimeve të larta në universite-

tet publike dhe ato private. Duke u ndalur në përcaktimet e reja që i janë bërë udhë-zimit, detajohet se të drejtën për të vijuar procedurat e njohjes së diplomës në datat 15 mars-15 prill dhe 15 gusht-25 gusht të vitit, e kanë të gjithë shtetasit shqiptarë dhe të huaj që kërkojnë të vazhdojnë studimet në pro-gramet e studimit me kohë të plotë dhe me kohë të shkurtuar në universitetet publike të vendit, si dhe në disa programe të caktuara të universiteteve private. Më tej udhëzimi përcakton se duke nisur nga muaji shtator e deri në mbyllje të dhjetorit, njohjen e titujve të studimit mund ta kërkojnë të gjithë shte-tasit shqiptarë dhe të huaj që kërkojnë të vazhdojnë studimet e larta në programet studimore që ofrojnë universitetet private në vend. Njëkohësisht udhëzimi detajon se “në çdo kohë” do të lejohet ekuivalentimi i diplomave të shkollës së mesme që janë fituar jashtë vendit nga të gjithë shtetasit shqiptarë dhe të huaj, që kërkojnë të vazhdo-jnë studimet universitare në Shqipëri. Zba-timi i këtij udhëzimi tashmë ka hyrë në fuqi.

Nga Erisa CakaPër më tepër: www.77news.al

Ndryshon procedura e njohjes së diplomave të shkollës së mesme!

Page 3: Gazeta 77 News Botimi Nr.163

3E ENJTE, 16 GUSHT 2012 77 NEWSPOLITIKËE duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Kompania T.E.A sh.p.k kërkon të punësojë menaxher shitje. Të interesuarit të kontaktojnë në nr. e tel: 067 20 09 610/për më tepër: www.njoftime.com

Shqipëria do të mund ta marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Euro-

pian, vetëm nëse përmbush 12 prioritet e Komisionit Europian. Kjo ka qenë dekla-rata e Komisionerit për Zgjerimin Stefan Fule, gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve "Euractiv". Fule shprehet se marrja e statusit kandidat do të shkurtonte mjaft kohën e rrugës së integrimit, pasi do të për-caktonte detyrat për nisjen e negociatave

për anëtarësimin në Bashkimin Europian. "Shqipëria vitin e kaluar ka marrë një listë të 12 prioriteteve kyçe, mbi të cilat duhej të punonte. Këtë pranverë ne kemi përcaktuar së bashku me qeverinë shqiptare, një listë të masave specifike që janë të rëndësishme për t’u marrë. Pasi ato të jenë dorëzuar, komi-sioni do të jetë në gjendje të rekomandojë dhënien e statusit kandidat për vendin. Më pas, do të ishte e mjaftueshme të përcak-

tohen detyrat e mbetura dhe rruga drejt hapjes së bisedimeve për anëtarësimin do të bëhet më e shkurtër", është shprehur Fule. Ndërkohë në tetor Komisioni Euro-pian do të publikojë progres-raportin për Shqipërinë, i cili do të jetë përcaktues për aspiratën e Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Komiteti Shqiptar i Helsinkit kërkon të miratohet ligji për referendumet e

përgjithshme dhe vendore. Sipas KSHH-së, miratimi i këtij ligji do të krijonte mundësi reale për zbatimin në praktikë të një prej parimeve themelore kushtetuese: “E drejta e popullit për të ushtruar sovranitetin e tij edhe drejtpërsëdrejti. Komiteti Shqiptar i

Helsinkit shpreh jo vetëm keqardhjen por edhe shqetësimin që edhe mbas dhjetorit 2008, kur u miratua Kodi i ri Zgjedhor, ligji i ri ‘Për referendumet’ ende nuk është miratuar. Në nenin 185, pika 2 të këtij Kodi thuhet se pjesa e nëntë (referendumet) e Kodit Zgjedhor të vitit 2003 të ndryshuar mbetet në fuqi deri në miratimin e ligjit të

ri ‘Për Referendumet e Përgjithshme dhe Vendore”, thuhet në deklaratën e KSHH-së. Në këtë deklaratë theksohet se në nenin 185 pika 2 të Kodit Zgjedhor bëhet fjalë vetëm për miratimin e një ligji të ri “Për Referendumet e Përgjithshme dhe ato Vendore” sepse çdo nismë për rishikim të Kushtetutës, ku përfshihet edhe ratifi-kimi i tyre me referendum mbështetet në nenin 177 të Kushtetutës. Në këtë drejtim është shprehur edhe Gjykata Kushtetuese. “Qysh në vitin 2004, Komisioni i Venecias dhe OSBE/ODIHR-i, lidhur me dispozitat për referendumet të përfshira në Kodin Zgjedhor të vitit 2003 kanë bërë jo vetëm vërejtje serioze, por kanë parashtruar edhe 5 rekomandime të rëndësishme që do t’i shërbenin përmirësimit të këtij ligji. KSHH konstaton se qysh nga viti 2004 dhe deri më sot, ndërsa Kodi Zgjedhor është ndryshuar disa herë, asnjë dispozitë për referendumet nuk është rishikuar”, deklaron Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Të miratohet ligji për referendumet!

Fule: Statusi i kandidatit, vetëm nëse plotësohen 12 prioritetet!

Page 4: Gazeta 77 News Botimi Nr.163

E ENJTE, 16 GUSHT 201277 NEWS

Ofertë unike

- Krijoje dhe priji vetë, Fatit tënd! - Bëhu kreativ, produktiv, praktik dhe dinamik!

për regjistrimet në shkollën e Mesme "Vitrina". Tarifa fillestare e regjistrimit vetëm 60 euro deri më datë 20.08.2012

Me profilet: -E Përgjithshme, -Mjekësore, -Ekonomike, -Hoteleri - Turizëm, -Elektronike

Kjo ofertë vlen vetëm për 37 personat e parë të regjistruar deri më datë 20.08.2012.

Adresa 1. Vitrina, Pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë, Adresa 2. Kampusi Universitar Vitrina, Autostrada Tiranë Durrës, pranë “City Park”.

HISTORI NJERËZOREBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Kërkohet të punësohet një femër në marketing. Të interesuarat të dërgojnë Cv në adresën: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

52-vjeçarja Resmie Murataj nga Berati, ka qenë e detyruar që të rrisë dy fëmi-

jët e saj me sakrifica të mëdha pas vdekjes së bashkëshortit, por duke mos mjaftuar kjo është e detyruar të përkujdeset edhe për dy mbesat e saj jetime. Murataj në kushte të vështira ekonomike i bën apel institucioneve përkatëse që t’i ofrojnë një punë djalit të saj, pasi kjo familje e madhe po kalon kushte tepër të vështira ekonomike. Ku banoni dhe kur vdiq bashkëshorti juaj?

Unë banoj prej 20 vitesh në Berat. Në vitin 2004 bashkëshorti im ka vdekur si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. Nga martesa ne kishim dy fëmijë, vajzën, e cila aktualisht është 24 vjeçe, si dhe djalin që është dy vjet më i vogël se vajza. Në këto kushte u dety-rova që të dy fëmijët t’i rrisja me sakrifica

të mëdha. Unë personalisht kam punuar në një furrë buke. Në fakt rroga që paguesha ka qenë shumë e vogël dhe pensioni për fëmijët ishte 32 mijë lekë të vjetër. Në këto kushte, djali pasi u rrit, në vitin 2009 u detyrua që të emigronte me qëllim që të fitonte të ardhu-ra për shkollën e motrës. Fatmirësisht vajza arriti të arsimohej, sepse duke qenë se ishte jetime, Z. Ilir Çumani, drejtor i përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Jetimëve i siguroi bursën falas për shkollimin e saj. Kur vdiq motra juaj dhe sa të vështirë e keni patur që të rrisni katër fëmijë jetimë?

Unë jo vetëm që jam kujdesur për dy fëmi-jët e mi që u vdiq babai, por edhe për dy mbesat e mia jetime, që u kanë vdekur të dy prindërit. (në atë kohë Alba ishte 4 vjeçe, kurse Ueda 5 vjeçe). Pra, pasi vdiq motra ime

dhe bashkëshorti i saj, unë u detyrova që të kujdesesha edhe për të dyja mbesat. Madje motra para se të vdiste ma la si amanet që të kujdesesha për dy vajzat dhe unë amanetin e saj e zbatova. Të rritësh katër fëmijë jetimë është një sakrificë shumë e madhe, sepse je vetë babë e nënë për ata fëmijë. Ashtu isha edhe unë për mbesat e mia.Sa janë të ardhurat tuaja ekonomike?

Pensioni që unë marr bashkë me vajzën është 80 mijë lekë të vjetër, por fatmirësisht gjyshja e tyre, e cila aktualisht është 75 vjeç kujdeset me aq sa mundet për to. Gjyshja e tyre ka sakrifikuar jetën e saj për mbesat. Ajo jo vetëm që ka rritur 9 fëmijët e vet por ka kontribuar edhe për rritjen e dy mbesave. Njëkohësisht ashtu si vajza ime, edhe Ueda ka bursën falas.Cili është apeli juaj në lidhje me punësimin e djalit?

Kjo ishte një dhimbje e dyfishtë që e kam përballuar me një forcë të madhe. Gjithë dhimbja që kam pasur për vdekjen e motrës më është kthyer në forcë, që dy vajzat falë përkujdesjes nuk kanë dallim nga fëmijët e tjerë. Prej vitesh kërkuam bursë për vajzën nga shteti, por nuk patëm asnjë vëmendje po-zitive. Aktualisht djali im është i papunë dhe po përjetojmë një vështirësi shumë të madhe ekonomike, ku jetojmë vetë i gjashtë me 80 mijë lekë të vjetër. Djali s’ka lënë vend pa kërkuar punë por asgjë nuk ka zgjidhur deri tani. Do të doja punësimin e djalit sepse jeta jonë është me të vertetë e papërballueshme.

Nga Kondi Ilia Për më tepër: www.77news.al

52-vjeçarja: Si rrita katër fëmijë jetimë mes varfërisë!

Resmie Murataj me dy mbesat

Page 5: Gazeta 77 News Botimi Nr.163

E ENJTE, 16 GUSHT 2012 77 NEWS

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

T.E.A shpk kërkon inxhinier elektronik. Të interesuarit të dërgojnë Cv në adresën: [email protected]/ Për më tepër: www.njoftime.com

PUÇI

INTERVISTË

Punësimi mbetet një nga problemet kryesore për qytetin e Lezhës. Një fakt

të tillë e konstaton Dedë Malshi, qytetar i Lezhës. Gjatë një interviste për “77 News”, për çështjet e punësimit, arsimit dhe shër-bimeve sociale, ai evidenton si problemin kryesor nivelin e lartë të papunësisë. Z. Malshi shprehet se Lezha ka potenciale të mëdha në sektorët e bujqësisë, tregtisë dhe turizmit, që mund të shfrytëzohen për hapjen e vendeve të reja të punës. Ndërkohë ai përshëndet iniciativën e Lëvizjes Shqipëria e Re për organizimin e tryezave të rrumbullakëta me të rinjtë për këto çështje. Sipas tij kjo iniciativë hap horizonte dhe perspektiva të reja.Si paraqitet niveli i punësimit në qytetin e Lezhës?

Gjendja e punësimit në qytetin e Lezhës

është e njëjtë me atë të qyteteve të tjera. Ka një rritje treguesish vitet e fundit, por megjithatë punësimi vijon të mbetet pro-blem.Cilat janë potencialet e Lezhës që mund të shfrytëzohen për hapjen e vendeve të reja të punës?

Një nga potencialet e Lezhës që mund të gjenerojë vende të reja pune është bujqësia. Në fshat bujqësia është lënë në harresë, tokat shfrytëzohen shumë pak ose aspak. Një tjetër alternativë është treg-tia, e cila mund të rriste shumë numrin e të punësuarve në qytet. Turizmi është një alternativë shumë e mirë, që ende nuk po dimë ta shfrytëzojmë si duhet. Turizmi është një nga potencialet më të mëdha të Lezhës, por duhet ende shumë punë për ta sjellë në nivelin e kërkuar.

Cilat janë problematikat e arsimit në qyte-tin e Lezhës?

Arsimi në qytetin e Lezhës ka patur ngri-tje. Mendoj se nuk ka probleme me arsimin. Vajzat dhe djemtë e Lezhës mbarojnë arsi-min e mesëm dhe vijojnë edhe më tej me studimet e larta, por problem mbetet punë-simi. Megjithëse ata arrijnë të përfundojnë me sukses studimet nuk arrijnë të gjejnë një vend pune. A janë në nivelin e duhur shërbimet so-ciale?

Shërbimet sociale janë mirë. Institucionet funksionojnë, personat në nevojë përkrahen me ndihmë ekonomike, shërbimet e tjera që duhet të ofrojë shteti janë mirë. Përgjithë-sisht nuk ka probleme në këtë fushë.Lëvizja Shqipëria e Re do të zhvillojë një tryezë të rrumbullakët me të rinjtë në qytetin e Lezhës, ku do të diskutohet për arsimin, punësimin dhe shërbimet sociale. Do të mblidhen propozimet e të rinjve për këto çështje dhe do t'i përcillen institucio-neve përkatëse për zgjidhje. Si ju duket një iniciativë e tillë? Mendoni se do të ndikojë pozitivisht?

Më duket një ide shumë e mirë, hap hori-zonte dhe perspektiva. Është pozitive që të rinjtë, ata që përballen më shumë me pro-blemet në këto fusha, të bëhen pjesë e deba-teve. Duke diskutuar dhe propozuar mund të shkohet edhe në zgjidhjen e problemeve.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Malshi: Problem papunësia, bujqësia, tregtia dhe turizmi!“Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021” në Lezhë!

Dedë Malshi

Page 6: Gazeta 77 News Botimi Nr.163

6 E ENJTE, 16 GUSHT 201277 NEWS KURIOZITETEBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Gjatë gjithë jetës së tij ndërtoi jo më pak se 355 ndër tesa ap o komplekse: 81 xhami të mëdha, 50 dhoma faljeje, 62 medrese, 19 mauzoleume, 17 tregje, 3 spitale dhe 7 ujësjellësa. Kryevepra e tij

është Xhamija Sel imije e ndër-tuar në v i t in 1522. Në bazë të projekteve të t i j ndërmjet vit i t 1609 dhe 1617 u ndër tua Xha-mia Blu.

Për më tepër: www.newnews.al

Sinani, arkitekti i madh shqiptar (1489 – 1588)

Shoqeria B.B.D. Sh.p.k kërkon të punësojë agjent shitjeje. Të interesuarit të kontaktojnë në nr. e tel: 04 4504709/Për më tepër: www.njoftime.com

Shumë fëmijë marrin më shumë se mjaf-tueshëm ushqim për të ngrënë (normat

e rritura të obezitetit tek fëmijët janë fakt për këtë). Problemi qëndron se shumë gjëra të cilat i hanë, siç janë ushqimet e tejpërpu-nuara dhe ushqimi i shpejtë janë me shumë kalori dhe më pak ushqyes. Sipas hulumtimit të fundit, fëmijët kanë nevojë për 4 ushqimet energjike. 1. Kalciumi: Sipas statistikave të fundit, rreth një e treta e fëmijëve të moshës 4 deri në 8 vjeç, nuk janë duke marrë kalcium të mjaf-tueshëm. Kalciumi është jetik për të zhvilluar masën eshtërore, ku pothuajse e tëra ndërto-het gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës. Duke

qenë e mangët mund të rrisë rrezikun e osteo-porozës, veçanërisht për vajzat. Është e rëndë-sishme që fëmija të fitojë shprehi të mira të vakteve të pasura me kalcium. (Këshillohet djathi, kosi, qumështi, drithërat, lëngjet).2. Vitamina E: Sipas studimeve të Universite-tit Linkoln në Nebraska, rreth 80 për qind e fë-mijëve nën moshën 8 vjeç, duke përfshirë 2/3 e parashkollorëve, u mungon nevoja ditore e vitaminës E. Ushqimet pa yndyrë apo me yndyrë të ulët, që supozohet të jenë të ulëta me vitaminë E, që veprojnë si antioksidantë, i mbrojnë qelizat nga dëmtimi. Është gjë e mençur të shërbeni prodhime me yndyrë të ulët, siç janë qumështi dhe kosi, sepse janë më të varfëra me yndyrna të ngopura. Zgjedhja pa yndyrë nuk është më e mira për sallatrat, sepse ajo përmban vajra të shëndetshme për zemrën, të cilat janë të pasura me vitaminë E. (Këshillohet avokado, arra, gjalpë kikiriku, farat e lulediellit, vajrat bimore, salca e doma-teve, farat e grurit, spinaqi, etj).3. Fibrat: Janë shumë të rëndësishme për fëmijët sepse i mbajnë ata në rregull dhe të mbushur. Ushqimi i pasur me fibra mund të

ndihmojë në mbrojtjen e tyre nga sëmundjet e ndryshme kronike që mund të paraqiten më vonë. Po ashtu, rekomandimi zyrtar për fëmijët është 19 deri në 25 gramë fibra në ditë (afërsisht nevojave të të rriturit). (Këshillo-hen frutat (boronicat, dardhat, portokajtë dhe mollët janë më të mirat), drithëra me nivel të lartë fibrash, fasule, thjerrëza, qiqra, bukë me krunde dhe makarona, miell tërshëre, kokoshkat, arrat, bizele të njoma.4. Hekuri: Një studim i fundit, ka rezultuar se deri në 20 për qind e fëmijëve të moshës 1 deri në 3 vjeç, nuk kanë hekur të mjaftueshëm. Mungesa e hekurit është shumë e shpeshtë tek fëmijët mbipeshë, të cilët konsumojnë ushqim shumë kalorik por të varfër me vlera ushqyese. Hekuri i ndihmon rruazat e kuqe të gjakut të bartin oksigjenin në gjak përmes trupit dhe luan rol kyç në zhvillimin e trurit. Mungesa kronike mund të shkak-tojë probleme në sjellje dhe në të mësuar. (Këshillohen karkalecë, mishi i lopës, pula, qiqra, pasta me domate, fruta soje, rrush i thatë, bukë e zezë).

Për më tepër: www.banka-ideve.com

Vlerat ushqyese, të nevojshme për fëmijët!

Page 7: Gazeta 77 News Botimi Nr.163

E ENJTE, 16 GUSHT 2012 77 NEWSPROJEKTI ‘’VITRINA NË KAMPUS’’

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milionë vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

Klubi i futbollit "Olimpic Tirana" kërkon të punësojë trajner futbolli. Të interesuarit të kontaktojnë në nr. e tel: 0686044490/Për më tepër: www.njoftime.com

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Falë pozicionimit jo shumë të mirë të Venusit, në jetën tuaj sentimentale mund të lindin disa dyshime mbi partnerin.

Demi: Nëse deri më sot keni qenë vetëm, më në fund do ndiheni të plotësuar falë një takimi. Jeta juaj do marrë tjetër drejtim.

Binjakët: Çiftet do të hyjnë sot në një fazë të rëndësishme. Mundohuni me çdo kusht të shmangni edhe debatet më të vogla.

Gaforrja: Do kaloni momente të mrekul-lueshme gjatë të cilave ndjenjat do shprehen më shumë se kurrë nga të dyja palët.

Luani: Do shpenzoni pa kursim gjatë kësaj dite dhe financat do tronditen së tepërmi. Bëni shumë kujdes!

Virgjëresha: Në planin financiar do jeni më të qartë. Shmangni vetëm shpenzimet e tejskajshme.

Peshorja: Do mundoheni t’i rregulloni problemet që kanë lindur kohët e fundit me partnerin tuaj. Tregohuni pak më tolerantë.

Akrepi: Financat do jenë të mbrojtura dhe ju do bëni transaksionet e duhura. Do tregoheni më realiste edhe me shpenzimet.

Shigjetari: Nëse doni të ndërtoni një lidhje të këndshme dhe jetëgjatë, ka ardhur momenti i duhur..

Bricjapi: Financat nuk do jenë shumë të mbrojtura kështu që është mirë të shpenzoni me maturi.

Ujori: Me financat duhet të tregoheni shu-më të matur. Mos shpenzoni pa u menduar sepse jeni ju që do vuani më vonë.

Peshqit: Sot do i kushtoni më shumë rëndësi jetës suaj në çift dhe do merrni disa vendime të rëndësishme.

Shefja e departamentit të farmacisë në universitetin “Vitrina”, zonjusha Eral-

da Dano në një prononcim për “77 News” paraqet punën e këtij departamenti të Fakultetit të Mjekësisë . ‘’Departamenti i Farmacisë u jep mundësinë studentëve të kenë një përgatitje profesionale të plotë në drejtimin teorik dhe praktik’’, shprehet pedagogia Dano. Në këtë intervistë shefja e departamentit të farmacisë thekson se ka një bashkëpunim midis pedagogëve të Fakultetit të Mjekësisë, në mënyrë që të ketë një mësim dhe punë cilësore. ‘’Për të patur një mbarëvajtje në proce-sin e mësimdhënies duhet me patjetër që i gjithë departamenti, por edhe Fakul-teti i Mjekësisë të ketë një funksionim të mirë, bashkëpunim mes stafit akademik dhe në SH.L.P ‘’Vitrina’’ ky bashkëpunim ekziston’’, shprehet pedagogia Dano. Një

tjetër pikë ku shefja e departamentit të farmacisë ndalet është pratika mësimore. ‘’Dua të përmend bashkëpunimin që ka universiteti “Vitrina” me disa faramci, ku studentëve u jepet mundësia të njihen me barnat dhe të zhvillojnë disa procedura të tjera’’, shprehet shefja e departamentit të farmacisë. Ndërkohë zonjusha Dano thotë që studentët e farmacisë kanë zhvilluar edhe praktika në terren, për disa lëndë mësimore të udhëhequr nga pedagogu i lëndës. Bashkëpunimet e universitetit “Vitrina” janë shtrirë edhe jashtë kufijve të Shqipërisë, e kthyer në një traditë tashmë praktika në Turqi. ‘’Të gjithë studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë mundësi të zhvillojnë praktika mësimore në Turqi, në disa nga qendrat spitalore universitare më të rëndësishme, atje ata marrin një formim praktik që do t’iu shërbejë në punën e tyre’’, shprehet zonjusha Dano. Sipas shefes së de-partamentit të farmacisë, në këto praktika mësimore studentët kanë patur mundësi të asistojnë në salla operacioni, apo në nd-jekjen e rastit konkret të një pacienti. ‘’Një teori e plotë dhe një praktikë cilësore, janë bazat më të forta për një student të Fakul-tetit të Mjekësisë që të ketë një përgatitje të mirëfilltë dhe të jetë i aftë për tregun e punës’’, shprehet shefja e departamentit të farmacisë.

Nga Daniela SulaPër më tepër: www.77news.al

Dano: Teori e plotë dhe praktikë cilësore në Fakultetin e Mjekësisë!

Eralda Dano

Page 8: Gazeta 77 News Botimi Nr.163

8 E ENJTE, 16 GUSHT 201277 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë............................................Email: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

Ofertë unike

- Krijoje dhe priji vetë, Fatit tënd! - Bëhu kreativ, produktiv, praktik dhe dinamik!

për regjistrimet te Universiteti "Vitrina". Tarifa fillestare e regjistrimit vetëm 250 euro deri më datë 20.08.2012

Fakultetet: Ekonomik, Juridik, Shkenca Politike, Shkenca sociale dhe Edukimi, Arkitekturë, Inxhinieri dhe Mjekësi.

E njëjta Tarifë Regjistrimi fillestar është për nivelin e studimit Bachelor dhe Master.

Kjo ofertë vlen vetëm për 52 personat e parë të regjistruar deri më datë 20.08.2012.

Adresa 1. Vitrina, Pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë, Adresa 2. Kampusi Universitar Vitrina, Autostrada Tiranë Durrës, pranë “City Park”.

PROFILBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Hotel me 5 yje, vë në dispozicion të turistëve vendas dhe turistëve të

huaj 16 dhoma, që të gjitha me komo-ditet dhe standarde bashkëkohore. Bar-restorant, ku shërbehen vetëm ushqime dhe gatesa të traditës së zonës së Përmetit. Bar-kafe në lulishten plot pemë dhe lule, që bie mbi brigjet e lumit Vjosa, dy par-kingë të mëdhenj për turistët. Një park i bukur lodrash për fëmijë, prenotime për shëtitje dhe eksplorime në zona turistike, në vepra të trashëgimisë kulturore. Udhë-time me kanoe 20 km nëpër rrjedhjen e rrëmbyeshme të Vjosës, në bashkëpunim me shoqatën Rafting të Beratit dhe Konicës në Greqi, pjesëmarrje në garat me makina rally 4x4. Çdo vit menaxherët e kompleksit “Alvero” organizojnë, veç atyre që u thanë më sipër, edhe një tur ciklistik me biçikleta, si dhe një festival multikulturor 3 ditor në muajin qershor. Nr. i telefonit, për ju që dëshironi të provoni magjinë e ofruar nga “Alvero-Përmet” është: 068 20 81 334. Do t’iu presë vetë Vasillaq Nikolla, ideuesi, the-meluesi dhe menaxheri i kësaj sipërmarr-jeje bashkëkohore. Por le t’i rikthehemi me radhë mjediseve dhe aktiviteteve, që ofron për turistët dhe frekuentuesit e saj kompleksi “Alvero”, kompleksi turistik më i mirë në Përmet. Ne thamë se hoteli vë në dispozicion të mysafirëve 16 dhoma, me komoditete dhe standarde bashkëkohore. Prej të cilave: dhoma dopio për çifte, dho-ma treshe çift + një fëmijë; apartamente familjare dhe suita. Ato kanë brenda tyre të gjithë infrastrukturën e nevojshme, (kondi-cioner, tv kabllor dhe satelitor me 35 kanale nga vendi dhe Europa, telefon, tualete, ka-bina dushi edhe me hidromasazh) shtretër, tavolina, karrike dhe pasqyra, punuar me dru dhe dekoracione, që mund të quhen pa

frikë një art i vërtetë. Në restorant, ia vlen të flitet sidomos për mëngjeset tradicionale, ku shërbehen: mjalti i livadheve dhe pyjeve të Dangëllisë, Frashërit dhe Dhëmbelit, dja-thi i kullotave të maleve rrotull Përmetit, gjalpi dhe qumështi gjithashtu të zonës,

rehania dhe pekmezi, llokumet e bajamet, shurupët tradicionalë, 7-8 lloje glikosh, vera e bardhë e Debinës. Kompleksi “Alvero” mirëpret turistët!

Nga Agim Pipa Për më tepër: www.77news.al

Kompleksi “Alvero”, më i miri në Përmet!