25
Tema: “Elementet e Sigurimit” 2013 E tërë filozofia e sigurimeve qëndron në atë se: “i siguruari, përkatësisht kontraktuesi i sigurimit paguan preminë e sigurimit, në bazë të parimeve të repricitetit dhe solidaritetit, kurse siguruesi obligohet që, kur të ndodh rasti i siguruar (rreziku) do t’i paguaj personit të siguruar, përkatësisht ndonjë pale të tretë shumën e kompensimit ose të bëjë diç tjetër .” [Menaxhimi i Rrezikut dhe Sigurimet] UNIVERSITETI I PRISHTINËS Fakulteti ekonomik

Menaxhimi i Rriskut Dhe Sigurimet, Punim Seminarik Shembull 1

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Menaxhimi i Rriskut Dhe Sigurimet, Punim Seminarik Shembull 1

Citation preview

Page 1: Menaxhimi i Rriskut Dhe Sigurimet, Punim Seminarik Shembull 1

Tema: “Elementet e Sigurimit”

Profesor : Prof. dr. Fatos Uka

2013

Studenti: Valmir Brahimaj

E tërë filozofia e sigurimeve qëndron në atë se: “i siguruari, përkatësisht kontraktuesi i sigurimit paguan preminë e sigurimit, në bazë të parimeve të repricitetit dhe solidaritetit, kurse siguruesi obligohet që, kur të ndodh rasti i siguruar (rreziku) do t’i paguaj personit të siguruar, përkatësisht ndonjë pale të tretë shumën e kompensimit ose të bëjë diç tjetër .”

[Menaxhimi i Rrezikut dhe Sigurimet]

[Menaxhimi i Rrezikut dhe Sigurimet]

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

Fakulteti ekonomik

Page 2: Menaxhimi i Rriskut Dhe Sigurimet, Punim Seminarik Shembull 1

Përmbajtja:

Hyrja ................................................................................................ 3

1. Rreziqet në sigurime

1.1 Koncepti i rrezikut ........................................................... 4 1.2 Llojet e rreziqeve ............................................................. 5

1.3 Specifikat e rreziqeve në sigurime ................................ 9 1.4 Karakteristikat e rreziqeve ............................................. 9 1.5 Përcaktimi i madhësia e rrezikut .................................. 10

2. Premit e sigurimit – elementi financiar

2.1 Karakteristikat dhe llojet e premive të sigurimit ... 12 2.1.1 Karakteristikat e premive të sigurimit .......................... 12 2.1.2 Llojet e primeve të sigurimit .......................................... 13 2.2 Tarifat dhe pagesat e premisë ....................................... 14 2.2.1 Tarifat e premive të sigurimit ....................................... 14 2.2.2 Pagesa e premisë ........................................................ 15

3.Pagesa e kompensimit në sigurime

3.1 Koncepti, rëndësia, përllogaritja dhe pagesa e shumës Kompensimit ........................................................................ 17 3.2 Vlerësimi dhe likuidimi i dëmit ................................... 18

2

Page 3: Menaxhimi i Rriskut Dhe Sigurimet, Punim Seminarik Shembull 1

Hyrje:

Njerëzit jetojnë dhe prore gjithnjë zhvillohen, e tërë jeta e njerzëve është dinamike dhe secili atakohet me sprova nga më të ndryshme. Shpesh sprovat janë të rënda sa që, kërcënojnë edhe vetë ekzistencën e njeriut. Një prej sprovave janë edhe rreziqet me të cilët përballen, rreziqe këto nga më të ndryshme duke filluar nga ato më të lehta deri tek ato katastrofave të rezultuar me humbjen e jetëve të tyre. Dëmet e pësuara nga ndodhja e dukurive të rrezikshme kanë qenë relativisht të larta dhe shpesh jashtë mundësisë për tu rigjeneruar nga personat e atakuar nga dëmi. Por, me zhvillimin gradual të shoqërisë njerëzore u gjet një solucion i tërë kësaj; ishin kompanitë e sigurimit që bartnin rrezikun dhe përgjegjësin për kompensimit të dëmit personave të siguruar, përgjegjësi kjo e krijuar si rezultat i lidhjesh së marrëveshjes për sigurim mes kompanisë siguruese dhe të siguruarit, në saje të pagesës së një shume të quajtur premi.

Kjo është edhe tema të cilën jemi përpjekur të shtjellojmë përmes këtij punimi seminarik. Tema e punimit është: “”Elementet e Sigurimit” dhe realisht ndahet në tri kaptina, në kaptinën e parë trajtohen koncepti rrezik dhe llojet e rreziqeve, karakteristikat e tyre dhe elemente përcjellëse të rreziqeve, në kaptinën e tretë shtjellohet premia e sigurimit, si caktohet kjo premi, llojet e saj, përdorimin e saj, etj, dhe krejt në fund, në kaptinën e tret trajtohet tematika e kompensimit të dëmit, caktohet shuma e kompensimit, mënyra e pagesës dhe vetë pagesa e saj.

3

Page 4: Menaxhimi i Rriskut Dhe Sigurimet, Punim Seminarik Shembull 1

Elementet e sigurimit

Nga praktika e deritashme në punën e sigurimit është vërejtur se mekanizmi i sigurimeve funksionon në mënyrë specifike, të ndryshme nga fushat tjera të punës në bankieri, komunikacion, tregti,etj. Në sigurime ka parime të veçanta, diversive nga parimet që ekzistojnë në fushat tjera të punës (të cekura më lartë, si dhe fusha tjera të punës) . Janë elementet specifike të sigurimit ato që e bëjnë këtë dallim.

Këto elemente janë:

1. Rreziqet e sigurimit;2. Premitë e sigurimit;3. Kompensimi nga sigurimi

1. Rreziqet në sigurime

1.1. Koncepti i rrezikut

Fjala rrezik vjen nga gjuha latine “RISKO”, nga ajo frënge “RISIQUE” dhe nga anglishtja “RISK” (Xhevat Bakraçi, Menaxhimi i Rrezikut dhe Sigurimeve, Prishtinë, 2007, fq. 103)

Rreziku ka të bëjë me probabilitetin e ndodhjes së një humbjeje. Rreziku lidhet me pasigurinë apo mundësin e paparashikueshme për të ndodhur një fatkeqësi, që shkaktohet humbje apo shprehet në dëm ekonomik.

Në praktikën e sigurimit thuhet se sigurimi lind vetëm atëherë kur identifikohet rreziku. Që të formohet raporti sigurues-i siguruar, duhet që më parë të ekzistoj rreziku, përndryshe ky raport nuk mundë të krijohet.

Shembull: Kush nga ne do të siguronte automjetet po që se nuk do të

ekzistoj rreziku, fjala vjen, i aksidenteve automobilistike në trafik, kush do të siguronte shtypit nga rreziku i zjarrit, sikurse rreziku i zjarrit të mos ekzistoj, etj.

4

Page 5: Menaxhimi i Rriskut Dhe Sigurimet, Punim Seminarik Shembull 1

Në përditëshmërin e sigurimeve me termin rrezik shpesh identifikohet edhe vetë ngjarja e siguruar (p.sh. zjarri, vërshimi, uragani, aksident, rrufeja, fundosja, etj.), por është gjë e rëndomtë kur në sigurime me termin rrezik personifikohet edhe vetë lënda e sigurimit (p.sh. ndërtesa e siguruar kundër zjarrit, personat për jetën e siguruar, anija që bartë barrën dhe për barrën). (Xhevat Bakraçi, Menaxhimi i Rrezikut dhe Sigurimeve, Prishtinë, 2007, fq. 104)

Është e rëndësishme që gjatë elaborimit të termit rrezik, të vështrohet ky koncept nga aspekti i të siguruarit, rreziku nga aspekti i detyrimeve dhe të drejtave kontraktuare të sigurimit dhe rreziku nga aspekti i siguruesit.

1.2. Llojet e rreziqeve

Ekziston një klasifikim gjeneral i rreziqeve në bazë të determinanteve, ku rreziqet grupohen në dy grupe të mëdha:

a) Rreziqet joekonomike;b) Rreziqet ekonomike

Rreziqet joekonomike- vijnë si rezultat i determinanteve të natyrës joekonomike; janë rreziqe si pasoj e dukurive natyrore, fatkeqësive elementare, përgatitjeve për luftë, tensioneve sociale, tensioneve politike, etj.

Rreziqet joekonimke janë të natyrës objektive (por nuk përjashtohen edhe natyra subjektive), vështirë parashihen, zgjasin për një interval relativisht të gjatë kohorë dhe të gjithë subjektet ekonomike kanë pasoja të rënda në realizimin e politikës afaristeve dhe politikeve ekonomike globale. (Xhevat Bakraçi, Menaxhimi i Rrezikut dhe Sigurimeve, Prishtinë, 2007, fq. 105)

Rreziqet ekonomike – janë si rezultat i determinanteve ekonomike dhe mund të jenë, në esencë, teknike, fizike dhe financiare.

Rreziqet teknike - janë si rezultat i teknologjisë së punës dhe shfrytëzimin punës. Probabiliteti i paraqitjes së dëmeve si pasoj e mënyrës së kryerjes së veprimtarisë afariste.

Rreziqet fizike - janë të lidhura me përmbajtjen materiale të mjeteve të punës, përkatësisht për disa veprime që sjellin në rënie për shkak të veprimit të disa forcave të caktuara.

5

Page 6: Menaxhimi i Rriskut Dhe Sigurimet, Punim Seminarik Shembull 1

Rreziqe financiare – paraqiten si mundësi për paraqitjen e dëmeve si pasoj e kryerjes së punëve në ndërmarrje.

Kur analizojmë rreziqet duhet pasur parasysh si vijon:

E para, të gjitha llojet e mundshme të rreziqeve, në instancën e fundit, ndikojnë në rezultatin financiar të subjekteve ekonomike,

Së dyti, rreziqet mund të kenë impakt në realizimin e strategjisë financiare dhe politikës financiare të ndërmarrjes. (Xhevat Bakraçi, Menaxhimi i Rrezikut dhe Sigurimeve, Prishtinë, 2007, fq. 107)

Rreziqet e pastra dhe spekulative 1

Rreziqet e pastra - përcaktohet si një situatë ku ka vetëm dy mundësi: humbje ose jo. Këto rreziqe shkaktojnë një humbje apo një ngjarje zhdëmtimi i së cilës na lë në të njëjtën situatë që ishim para ndodhjes së saj. Të tillë janë: rreziku i një aksidenti motorik, zjarri në një fabrikë, vjedhja e mallit, etj.

Rreziqe spekulative: - përcaktohet si një situatë në të cilën ekziston mundësia për të fituar. Kështu p.sh. investimi i parave në aksione apo investim të tjera, i cili sjell fitim ose humbje për investitorin

Rreziqet e përbashkëta dhe individuale

Kjo ndarje bëhet në bazë të shqyrtimeve të efekteve të tyre tek popullata, varësisht se a atakon një individ të veçantë apo grupe njerëzish.

Rreziqe të përgjithshme – janë rreziqet që rrezikojnë një grup të madh njerëzish (fjala vjen: papunësia, tërmeti, ndotja e ambientit, etj). Në parim këto rreziqe nuk u takojnë sigurimeve “komerciale-të pagueshme”. Mbulimin e rreziqeve të tilla duhet ta bëjë shoqëria dhe jo individi.

Rreziqet individuale – paraqiten si pasoj e ngjarjeve individuale dhe i ndjejnë individët, e jo menjëherë grupe të tëra njerëzish.

Rreziqe objektive dhe subjektive 2

1 17- Risku, Sigurimet dhe Ecuria e Sigurimeve në Tregun Shqiptar, publikim në internet, 10 Maj 2007, Eglantina Zyka & Elena Tomori, fq.1 2 Xhevat Bakraçi, Menaxhimi i Rrezikut dhe Sigurimeve, Prishtinë, 2007, fq. 112

6

Page 7: Menaxhimi i Rriskut Dhe Sigurimet, Punim Seminarik Shembull 1

Në bazë të përbërjes dhe ndikimit të faktorëve objektiv dhe subjektiv, të cilët veprojnë në madhësinë dhe cilësinë e rreziqeve bëhet ndarja e këtyre rreziqeve në: rreziqe objektive dhe subjektive.

Rreziqet objektive – janë rezultat i rrethanave objektive dhe mund të maten relativisht lehtë. Këto rreziqe varen nga lënda, vlera e saj, madhësia, shpeshtësia e dëmeve dhe zgjatje e mbulimit. P.sh. si rreziqe objektive mund të numërojmë: rreziku nga breshëri, paraqitja e thatësisë, rreziku nga rrufeja, paraqitja e karkalecave, etj.

Rreziqe subjektive – janë ato realizimi i të cilëve varet nga veprimi i individit. Këto rreziqe vështirë mund ti matim pasi nuk varen nga rrethanat objektive.

Rreziqe variabile dhe konstante

Në varësi të asaj se karakteristikat e rreziqeve janë të pandryshueshme apo të ndryshueshme, rreziqet i ndajmë në:

1) Rreziqe variabile, rreziqe këto të cilat ndërrojnë në mënyra permanente. Rreziku variabil ndryshon me kalimin e kohës. Për shembull, vdekshmëria tek njerëzit rritet me mplakjen e tyre, personat e siguruar në pleqëri kanë rrezikshmëri më të madhe dita ditës. Rrezik të njëjtë aset edhe tek rasti me sigurimin e kafshëve, automobilave, anijeve, aeroplanëve, etj.

2) Rreziqet konstante, janë rreziqe që kanë rrezikshmëri të pandryshueshme sa i përket shkallës së rrezikut në paraqitjen e tyre.

Rreziqe të sigurueshme dhe të pasigurueshme

Rreziqe me mundësi sigurimi Te rreziqet me mundësi sigurimi ekziston baza teknike për përcaktimin e madhësisë së tyre dhe madhësisë së mbulimit. Këto rreziqe mund të jenë:

1. Rreziqe pronësore, rreziqe nga humbja financiare si rezultat i dëmtimit fizik, shkatërrimit, vjedhjes së pasurisë, që janë pasoj e dëmeve të drejtpërdrejta dhe dëmeve indirekte, siç janë: humbja e fitimit, rentës, humbja e tregut, etj.

2. Rreziqet personale. Këto janë rreziqe që shkaktojnë zvogëlimin ose humbjen e sigurisë financiare si pasoj e vdekjes, moshës së shtyrë apo sëmundjes.

3. Rreziqet nga përgjegjësia. Këto rreziqe shkaktojnë dëme në pasuri, shëndet ose jetën e personit të tretë.

7

Page 8: Menaxhimi i Rriskut Dhe Sigurimet, Punim Seminarik Shembull 1

Rreziqe të përgjegjësisë janë dëme të shkaktuar personit të tret nga veprimet si vijon: - përdorimi i automobilit;

- posedimi i pasurisë;- profesionet (mjekët, stomatologë, etj)- procesi prodhues;- udhëheqja,- etj.

Rreziqet e pasiguruaraSiguruesi nuk ka bazë reale të përcaktimit të premisë ose nuk ka mundësi për shpërndarje/diversifikim të rrezikut. Divesifikimin e rrezikut kompanitë e sigurimit e bëjnë duke siguruar rreziqe të ndryshme, kështu nëse rreziqet e ndodhura mbulohen nga primet e paguar nga të siguruari, të cilët nuk kanë ndodhur.

Rreziqe që nuk mundë të sigurohen konsiderohen si vijon:

1) Rreziqet e tregut është rreziku i ekspozimit ndaj trendëve jo të favorshme të çmimeve të produkteve, normave të interesit, normave të këmbimit, çmimi i inputeve dhe çmimeve të stoqeve. (Isa Mustafa, Menaxhmenti financiar, Prishtinë, 2008, fq. 184-185)

2) Rreziku politik. Rreziqet që dalin nga ndryshimet e politikave të shtetit, kufizimeve tregtare (embargot dhe sanksionet), konvetivibiliteti i valutës, ngarkim i madh tatimor, pengimi i tërheqjes së fitimit për investitorët e jashtëm, përvetësimin e investimeve të huaja, etj.

3) Rreziqet në prodhim. Këtu kemi të bëjmë me paraqitjen e pikave neuralgjike/fyti i ngushtë në prodhim, ngase punëtorët nuk kanë dijeni përkatëse në manovrim me teknologjinë e re të instaluar në prodhim, mungesa e inputeve, ndërprerja e energjisë elektrike, shterjen e resurseve natyrore, grevave të punëtorëve, etj.

1.3 Specifikat e rreziqeve në sigurime Karakteristikat shoqëruese të rreziqeve në ekonomin e sigurimeve dhe menaxhimin e tyre kategorizohen në dy nivele:

a) Shumëllojshmëri e objekteve të nënshtruara rrezikut. Sa më i madh të jetë numri i objekteve të nënshtruara rrezikut aq më i madh është efektiviteti i punës së kompanive të sigurimit, nëse

8

Page 9: Menaxhimi i Rriskut Dhe Sigurimet, Punim Seminarik Shembull 1

vetëm një numër i vogël i objekteve janë të përfshira në sigurime, siguruesi është në të njëjtën pasiguri si edhe i siguruari

b) Homogjeniteti i rrezikut. Rreziqe homogjene janë rreziqet e njëjta/ngjashme sipas madhësisë dhe llojit të tyre, pra sipas shumës dhe rreziqeve që mbulojnë. Kur realizohen në rrethana të njëjta kanë edhe efekte të njëjta.

Siguruesi duhet të tentoj që në portofolin e tij të mbajë madhësinë e mjaftueshme të rreziqeve homogjene, të cilat më pastaj mundësojnë siguruesin të zbatoj ligjin e numrave të mëdhenj, dhe nga statistika e dëmeve të krijuara më parë të parashoh dëmet e përgjithshme të pritura.

Që të realizoj homogjenitetin e porofolios, siguruesi i agregon rreziqet, por, do të ishte e parregullt t’i grupoj së bashku ndërtesat banesore dhe fabrikat në sigurimin nga zjarri, pasi rreziqet janë të ndryshme

1.4 Karakteristikat e rreziqeve

Që të kategorizohet një rast si rrezik duhet të përmbush konditat e mëposhtme:

1. Rasti te i cili ka mundësi të ndodh dëmi, Pra, vetëm rasti i cili ka probabilitet (0<p<1) të ndodhjes së dëmit përfshihet në lëndën e sigurimit.

2. Raste nga të cilat po të ndodhin rezultojnë me dëme ekonomike.3. Rreziku, gjithsesi duhet të jetë i pasigurt, i paparashikueshëm

dhe i rastësishëm.4. Rreziku duhet të jetë i pavarur nga vullnet i të siguruarit apo

ndonjë personit tjetër.5. Rreziku duhet të ketë karakter kontinuel. Rreziqet që ndodhin

vetëm një herë nuk kanë arsye ekonomike të sigurohen, rasti vullkaneve apo goditjes së tokës nga meteorët që ndodh rrallë, bie fjala çdo 100 vjet, apo për arsye teknike, pasi kompanitë e sigurimit përcaktojnë primet në bazë të statistikave të ndodhjes së dëmeve në të kaluarën, rasti i ndodhive riskoze të papërsëritshme kjo nuk gjen zbatim.

6. Rreziku medoemos duhet të jetë i përcaktuar dhe i matshëm. Përcaktimi duhet të bëhet sipas shkakut, kohës, vendit dhe shumës, në mënyrë që siguruesi të përcaktoj preminë e sigurimit dhe shumën e obligimit potencial të tij.

7. Rreziku doemos duhet të ketë shpërndarje të barabartë në kohë dhe hapësirë. Rasti i rrezikshëm nuk duhet ti godas të gjitha

9

Page 10: Menaxhimi i Rriskut Dhe Sigurimet, Punim Seminarik Shembull 1

lëndët e siguruar në të njëjtën hapësirë, e as të mos ndodh ç’do gjë në të njëjtën kohë.

8. Rasti ku premia është ekonomikisht e arsyeshme. Kjo është ekuivalent me atë që madhësia e rrezikut të jetë funksion edhe i lartësisë së shumës së premisë. Përkatësisht, mbulimi i rreziqeve më të vogla duhet të bëhet me prime më të ulëta dhe e anasjelltë për mbulimin e rreziqeve të mëdha, ku primet janë më të larta.

9. Rreziqet që mbulohen duhet që patjetër të jetë në harmoni me dispozitat ligjore dhe konform normave morale dhe shoqërore. Sigurimi nuk mbulon aktivitetet ilegale dhe jomorale që janë në disharmoni me rregullacionin ligjorë përkatës dhe interesin shoqëror.

10. Dëmet duhen të jenë financiarisht të rëndësishme. Të ekzistoj interesi ekonomik për lidhje të marrëveshjes nga ana e të siguruarit, ngase ai vë në raport kostot e sigurimit dhe avantazhet që do të ketë nëse ndodh ngjarja e siguruar.

1.5 Përcaktimi i madhësisë së rrezikut

Kompanitë e sigurimit para se të bëjnë sigurimin e lendeve, të paraqitura për sigurim, ata tentojnë të përcaktojnë madhësinë e rrezikut. Përcaktimi i madhësisë së rrezikut ndërlidhet me përcaktimin e vlerës së lëndës (bie fjala, nëse ndërtesa është lëndë e paraqitur për sigurim, përcaktohet vlera e saj) që sigurohet, analizohen të gjithë indikatorët që ndikojnë në mundësin e paraqitjes së rastit të rrezikshëm dhe lartësia e reale e obligimeve. Në këtë rast, obligimi i pritshëm i siguruesit është edhe obligim maksimal.

Në ekonomin e sigurimeve vlerësimi adekuat i madhësisë reale të rrezikut i jep mundësi siguruesit të siguroj mbulesë adekuate me mjete të nevojshme.

Madhësia e rrezikut, përveç vlerës së lëndës, të paraqitur për sigurim, varet edhe nga karakteri dhe lloji i rrezikut, lokacioni i lendes, masat preventive dhe represive, etj.

Faktorët vendimtar për përcaktimin e madhësisë së rrezikut janë më se vijon:

1) Shuma e sigurimit ose vlera e lëndës;2) Kohëzgjatja e sigurimit për të cilin është ofruar mbulim përmes

sigurimit;

3) Intensiteti i dëmit ( x 100)

10

Page 11: Menaxhimi i Rriskut Dhe Sigurimet, Punim Seminarik Shembull 1

4) Shkalla e probabilitetit, (

x 100)5) Dëmi më i madh i mundshëm, PML- Probable maximal loss;

2. Premitë e sigurimit – Elementi financiar

Përgjatë elaboorimit të konceptit premi do të analizojmë një varg çështjesh si:

1) Koncepti dhe llojet e premive;2) Kalkulimi i premisë së sigurimit;3) Tarifa e premisë së sigurimit;4) Pagesa e premisë së sigurimit;5) Rezervat e premisë;

11

Page 12: Menaxhimi i Rriskut Dhe Sigurimet, Punim Seminarik Shembull 1

6) Shkalla e premisë së sigurimit.

2.1 Karakteristikat dhe llojet e premive të sigurimit

2.1.1 Karakteristikat e primeve të sigurimit

Premia e sigurimit është element kyç në sigurime dhe paraqet çmimin e mbulimit të sigurimit. Brenda përbrenda premisë janë të përfshirë: çmimi kushtues të sigurimit, çmimi i shërbimeve, të shtuar për shumën e rezerva të sigurimit. Thënë ndryshe, premia e sigurimeve përbëhet nga premia funksionale dhe nga shtesat e regjisë.

Në sigurime, strukturën e çmimit kushtues të rrezikut, përkatësisht në lartasin e premisë ndikojnë dy probabilitete: probabiliteti i ndodhjes së rastit të rrezikshëm dhe probabiliteti i intensitetit të dëmeve në rastin e krijimit të ndodhisë. (Xhevat Bakraçi, Menaxhimi i Rrezikut dhe Sigurimeve, Prishtinë, 2007, fq. 132)Nëse e shprehim matematikisht, kemi:

P = Çk + Çsh + Rs

Ku, P- premia, Çk- çmimi kushtues, Ç- çmimi i shërbimeve dhe Rs – rezervat e sigurimit/regjisë.

Premia, në sigurime, shpreh një shumë parash të cilën i siguruari ia paguan siguruesit, në bazë të marrëveshjes/kontratës së lidhur mbi sigurimin. Është rregull që, preminë e sigurimit i siguruari duhet ta paguaj që më parë, meqë është e nevojshme të formohen rezerva mjetesh, nga ë cilat më vonë do të paguhen dëmet eventuale/kompensimet e dëmeve.

Në saje të një bashkëpunimi afatgjatë mes siguruesit dhe të siguruarit, siguruesi mundë të pajtohet që i siguruari ta bëjë pagesën e premisë në këste apo edhe në fund të periudhës.

2.1.2 Llojet e primeve

Primet vullnetare dhe obligative :Tek sigurimet vullnetare, i siguruari, përkatësisht kontraktuesit e sigurimit mund të dakordohen që, siguruesi t’i ofrohet mundësia e pagesës së premisë në një afat të caktuar kohorë. Mirëpo, nëse tejkalohet ky afat, siguruesi nuk ndjenë përgjegjësin për zhdëmtimin/kompenzmin e të siguruarit. Andaj, edhe quhet primë vullnetar.

12

Page 13: Menaxhimi i Rriskut Dhe Sigurimet, Punim Seminarik Shembull 1

Kur bëhet fjalë për sigurime të obligueshme, që realizohen në bazë të dispozitave ligjore, veprimi i sigurimit nuk ndërpritet edhe në rastet kur i siguruari nuk e ka paguar preminë në afatin e paraparë, ngase premia mund të paguhet edhe përmes rrugës së dhunshme gjyqësore. (Xhevat Bakraçi, Menaxhimi i Rrezikut dhe Sigurimeve, Prishtinë, 2007, fq. 135)

Teoria dhe praktika e sigurimeve njohin dy lloje të primeve: prime neto dhe prime bruto. Ndryshe premia neto njihet edhe si: premi e pastër, teorike, natyrore, përkatësisht premi funksionale. Kurse, premia bruto quhet edhe premi e përgjithshme, tarifore ose/dhe premi komerciale.

Neto premia është vlera e rrezikut dhe, ajo shërben për mbulimin e shpenzimeve për ripërtëritjen e pasurisë së shkatërruar nga veprimi i forcave natyrore dhe nga rastet e fatkeqësive, pagesën e shumave të siguruara. Premia neto duhet të mbuloj në tersi dhe saktësisht të gjitha pagesat nga fondi për sigurime.

Raporti mes lartësisë së premisë teknike/neto dhe madhësisë së rrezikut është funksionale. Pra, ndërrimi i njërës prej këtyre variablave përcillet me ndërrimin e variablës tjetër. Përveç vlerës së rrezikut, në shumën e premisë ndikon edhe një element shumë më rëndësi; është lartësia e shkallës së interesit që realizohet nga mjetet e plasuara/investuara në tregjet financiare.

Pjesa e premisë bruto, të sigurimit, që shërben për mbulimin e shpenzimeve të punës së siguruesit, quhet shtesë e regjisë ose shtesë e premisë teknike. Duhet thënë që, i siguruar nuk mund të shoh lartasin e shpenzimeve të regjisë. Tek i siguruari, premia bruto paraqet çmimin e sigurimit. Shprehur matematikisht merr formën si vijon:

Pb = Pn + Shr

Ku, Pb- Premia bruto, Pn- Premia neto dhe Shr- Shpenzimet e regjisë.

Në shtesën e regjisë kontribuojnë këto elemente:

1) Shpenzimet për lidhjen e kontratës për sigurim;2) Shpenzimet in-kaso, shpenzimet për inkasimin e premive;3) Shpenzimet për prevencë;4) Taksat tatimet dhe llojet tjera të shpenzimeve;5) Koeficienti i fitimit.

13

Page 14: Menaxhimi i Rriskut Dhe Sigurimet, Punim Seminarik Shembull 1

2.2 Tarifat dhe pagesa e premisë

2.2.1 Tarifa e premisë së sigurimeve Tarifa e premisë së sigurimeve i përfshinë parimet e përgjithshme dhe dispozitat e veçanta, në bazë të të cilave lidhen marrëveshjet për sigurim. Apo, premitë e sigurimit, që kontraktohen për sigurim, përcaktohen sipas kritereve unike për të gjithë të siguruarit në lloje të njëjtë të sigurimit.

Termi TARIFË vjen nga emri i qytetit spanjoll Tariffe, që ndodhet afër grykës së Gjibraltarit, nga i cili piratët i ngarkonin detarët të paguanin disa shpenzime.

Tarifat ndryshe njihen edhe si listë çmimesh të punës së sigurimeve. Tarifat shërbejnë për përcaktimin e çmimit të sigurimit të rrezikut.

Tarifa e premive mund të përfshijë:

1) Shkalla e premisë në përqindje ose promil, e cila shumëzon shumën e sigurimit ose ndonjë shumë tjetër dhe shfrytëzohet si bazë.

2) Premia në shumë absolute, e cila kalkulohet për një rrezik të caktuar;

3) Procedura e kalkulimit të shkallës së premisë;4) Kriteri për lëshime ose pagesa plotësuese të premisë së

sigurimit për shkak të të ashtuquajturit individualizëm të rreziqeve të lendeve të caktuara apo dallimi për shkak të masave preventive të ndërmarra.

5) Shkalla minimale e premisë. Shkalla më e ulët që mund të arrijë premia për shkak të lirimeve dhe bonuseve

6) Premia minimale në shumë absolute në marrëveshje për sigurim të vlerave në sigurim të ulët

7) Shkalla maksimale e premisë në rast të rezultateve teknike negative në marrëveshje të caktuara për sigurimin në rastet kur aplikohet bonusi dhe mallusi.

2.2.2 Pagesa e premisë

Në bazë të kontratës për sigurim, i siguruari është i obliguar të bëjë pagesën e shumës së premisë, kurse i siguruari është i obliguar ta pranoj preminë e paguar.

14

Page 15: Menaxhimi i Rriskut Dhe Sigurimet, Punim Seminarik Shembull 1

Shuma e pagesës mund të paguhet me një pagesë të vetme apo me një seri të pagesave (pjesë pjesë, me këste) pas momentit të lidhjes së kontratës mbi sigurime.

Lartësia e premisë, gjatë kohëzgjatjes së sigurimit, mund të mbetet e njëjtë apo të ndryshojë. Ndryshimi i lartësisë së premisë në sigurime mund të bëhet:

a) kur ndryshojnë rrethanat, të rëndësishme për madhësinë e rrezikut. Rreziku bëhet më i madh apo më i vogël në raport me gjendjen në momentin e lidhjes së kontratës për sigurim. b) me marrëveshje të të dy palëve të involvuar në kontratën mbi sigurim.

Ekzistojnë disa variante të pagesës së premisë, siç janë:

1. Pagesa e menjëhershme e premisë pasi të jetë lidhur marrëveshja mbi sigurim. siguruesi e merr “barrën” e sigurimit një dit pas ditës së lidhjes së marrëveshjes.

2. Pagesa e mëvonshme, pas lidhjes së marrëveshjes, atëherë obligimi i siguruesit fillon nga dita e fillimit të sigurimit, të përcaktuara me marrëveshje për sigurimit.

Nga praktika e pagesës së premive, në sigurime hasen dy lloje të parimeve të primeve3:

1. Parimi i ndarjes së premisë. Ekziston mundësia e ndarjes së premisë, ose njësi nga premia, nëse plotësohen disa kushte në praktikën e sigurimit.

2. Parimi i pandashmërisë së premisë së sigurimit. Këtu nuk ka kthim të premisë së sigurimeve.

Në sigurime, premia e sigurimit, sipas rregullit, shprehet në promilë të shumës së siguruar, e ndonjëherë edhe si përqindje të kësaj shume. Lartësia e promilës, gjegjësisht përqindjes varet nga probabiliteti i ndodhjes së dëmit dhe intensiteti mesatar i dëmit.

Shembull:Që të caktojmë lartasin e premisë, ne supozojmë se kemi

siguruar një lind në vlerë prej € 2,000,000, shkalla e premisë është 8 promilë. Nga kjo del që premia e sigurimit është € 16,000.

3 Xhevat Bakraçi, Menaxhimi i Rrezikut dhe Sigurimeve, Prishtinë, 2007, fq. 143

15

Page 16: Menaxhimi i Rriskut Dhe Sigurimet, Punim Seminarik Shembull 1

3. Shuma e kompensimit në sigurime

Nga teoria dhe praktika në sigurim, çështja lidhur me kompensimin nga sigurimi më së shpeshti grupohet në dy grup-çështjesh4:

a) Çështja lidhur me konceptin, përllogaritjen dhe pagesën e kompensimit nga sigurimi, dhe

b) Çështja lidhur me falimentimin e dëmit.

3.1 Koncepti, rëndësia, përllogaritja dhe pagesa e shumës së kompensimit

Dëmshpërblimi, kompensimi nga sigurimi i përfshirë të të gjitha shpenzimet e institucioneve të sigurimit, kur ndodh rasti i paraparë, i mundshëm, i pavolitshëm, kur realizohen raste të dëmshme ekonomike.

E tërë filozofia e sigurimeve qëndron në atë se: “i siguruari, përkatësisht kontraktuesi i sigurimit paguan preminë e sigurimit në bazë të parimeve të repricitetit dhe solidaritetit, kurse siguruesi obligohet që, kur të ndodh rasti i siguruar

4 Xhevat Bakraçi, Menaxhimi i Rrezikut dhe Sigurimeve, Prishtinë, 2007, fq. 149

16

Page 17: Menaxhimi i Rriskut Dhe Sigurimet, Punim Seminarik Shembull 1

(rreziku) do t’i paguaj personit të siguruar, përkatësisht ndonjë pale të tretë shumën e kompensimit ose të bëjë diç tjetër .”

Në sigurimin e pasurisë kompensimi quhet dëmshpërblim për dëmin e pësuar material apo jomaterial, kurse në sigurimin e personave, pagesë e të ashtuquajturës shumë e përcaktuar.

Pagesa e obligimeve të dala si rrjedhojë e ndodhjes së rasteve të siguruara njihen si likuidim i obligimeve.Për të likuiduar obligimi, siguruesi nevojitet të përcaktoj:

a) vërtetimin e ndodhjes së rastit;b) lartësia e obligimit të tij.

Tek sigurimi i personave nga rasti i vdekjes, përjetimit ose kundër rrezikut të fatkeqësisë, ç’do herë paguhet nga fondi i sigurimit, kur krijohet rasti i pavolitshëm, saktësisht ajo shumë e cila është përcaktuar si shumë e sigurimit në momentin e lidhjes së kontratës. Shuma e kompensimit në këto sigurime është fikse, e pandryshueshme dhe definitive.Kur kemi të bëjmë me sigurime të pasurisë, siguruesi sipas rregullit duhet të paguaj dëmin real, kur paraqitet rasti i pavolitshëm. Por, në madhësinë e dëmit përveç vlerës reale të dëmit ndikon edhe shuma e sigurimit dhe vlera e punës së siguruar.

3.2 Vlerësimi dhe likuidimi i dëmit

Vlerësimin dhe likuidimin e dëmit ka të bëjë me përcaktimin e obligimeve të siguruesit në bazë të marrëveshjes së lidhur për sigurim, edhe atë nga momenti kur krijohet dëmi nga i cili jemi siguruar. Në këtë situatë, siguruesi e vlerëson dëmin dhe përcakton lartasin e obligimit, shumën e kompensimit që duhet ti paguaj palës së siguruar, apo ndonjë pale tjetër.

Procedura vlerësimit dhe likuidimit të dëmit zhvillohet në disa faza, që nga momenti i ndodhjes së dëmit, vlerësimit të tij deri tek pagesa e tij. Ekonomia e sigurimit ka përcaktuar këto faza të zbatimit të procedurës së vlerësimit dhe likuidimit të dëmit:

a) Dokumenti për paraqitjen e rastit të siguruar. I siguruari është ligjërisht përgjegjës që ta informoj siguruesin për dëmin e krijuar brenda afatit të caktuar kohorë.

b) Vlerësimi i dëmit. Dëmi vlerësohet dhe përcaktohet nga siguruesi dhe i siguruari, ose përfaqësuesve të tyre të

17

Page 18: Menaxhimi i Rriskut Dhe Sigurimet, Punim Seminarik Shembull 1

autorizuar. Nëse ata nuk arrijnë pëlqimin për vlerësimin e dëmit, vlerësimin e dëmit e bëjnë ekspertët.

c) Përcaktimi se, a ekziston obligimi siguruesit. Siguruesi përmes dokumentacioneve përkatëse bënë vlerësimin e dëmit, tenton të dijë se a ekziston obligim për kompensim nga marrëveshja për sigurim. Të shohë shkaktarët e dëmit dhe të shohë se a kanë qenë të mbuluar me polisës të sigurimit.

d) Përcaktimi i lartësisë së shumës së obligimit nga sigurimi.Nëse vërtetohet së ekziston obligim i siguruesit, atëherë tentohet të përcaktohet lartësia e sigurimit, lartësia e zhdëmtimit, shuma e përcaktuar që siguruesi është i detyruar ti paguaj për shkak të paraqitjes së rastit të siguruar.

e) Pagesa e sigurimit.Obligimi i siguruesit, i dalë si rezultat i paraqitjes së rastit të siguruar, obligon siguruesin që në aftë të caktuar të kryej pagesën e sigurimit/kompensimin. Siguruesi mund të kërkoj kthimin e dëmit të pagur nëse vërteton që është mashtruar nga i siguruar i pandërgjegjshëm.

18

Page 19: Menaxhimi i Rriskut Dhe Sigurimet, Punim Seminarik Shembull 1

Literatura:

1. Xhevat Bakraçi : Menzxhmenti i Rrezikut dhe Sigurimet, Prishtinë, 2007

2. Isa Mustafa: Menaxhmenti Financiar, Prishtinë, 2008.

3. 17- Risku, Sigurimet dhe Ecuria e Sigurimeve në Tregun Shqiptar, publikim në internet, 10 Maj 2007, Eglantina Zyka & Elena Tomori, publikim në internet.

19