35
UNIVERSITETI PUBLIK “HAXHI ZEKA”-PEJË FAKULTETI I SHKENCAVE TË APLIKUARA NË BIZNES DEPARTAMENTI ADMINISTRIM BIZNESI Punim seminarik Lënda: Organizimi i ndërmarrjes Tema : Sigurimet e detyrueshme dhe efekti ekonomik- social në Kosovë Studenti: Mësimdhënësi/ja Shpejtim Rudi Prof.Dr.sci.Halit Shabani Nr. Index-it :160122011

Punim seminarik sigurimet e detyrueshme dhe efekti ekonomik- social në

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Punim seminarik sigurimet e detyrueshme dhe efekti ekonomik- social në

UNIVERSITETI PUBLIK “HAXHI ZEKA”-PEJËFAKULTETI I SHKENCAVE TË APLIKUARA NË BIZNES

DEPARTAMENTI ADMINISTRIM BIZNESI

Punim seminarikLënda: Organizimi i ndërmarrjes

Tema : Sigurimet e detyrueshme dhe efekti ekonomik- social në Kosovë

Studenti: Mësimdhënësi/ja Shpejtim Rudi Prof.Dr.sci.Halit Shabani

Pejë \ Dhjetor 2013

Nr. Index-it :160122011

Page 2: Punim seminarik sigurimet e detyrueshme dhe efekti ekonomik- social në

Hyrje

• 1 Definicioni i sigurimeve të detyrueshme • 2 Sigurimet e detyrueshme të interesit të lartë publik• 3 Sigurimi i përgjegjësisë për dëmet nga elektriciteti• 4 Sigurimi i përgjegjësisë së bartësve të transportit publik• 5 Sigurimet e detyrueshme në interes të ngritjes së përgjegjësisë

për nivel kualitativ të shërbimeve• 6 Sigurimet e detyrueshme të karakterit social • 7 Përfundimi

Page 3: Punim seminarik sigurimet e detyrueshme dhe efekti ekonomik- social në

Definicioni i sigurimeve të detyrueshme

• Në teorinë shkencore mbi sigurimet si industri, termi “sigurim i detyruar“ apo “detyrimi ligjor” për t’u siguruar arsyetohet me dobinë e madhe ekonomike dhe sociale nga shfrytëzimi i sendeve apo shërbimeve, nga të cilat realizohet dobia, por nga veprimi apo shfrytëzimi i tyre mund të shkaktohen dëme të mëdha respektivisht humbje ekonomike të mëdha, të cilat individi apo grupi vështirë që mund t’i mbulojë.

Page 4: Punim seminarik sigurimet e detyrueshme dhe efekti ekonomik- social në

• Bazuar në këtë koncept “i detyruar dhe dobi ekonomike dhe sociale edhe sigurimet e detyruara” në shumë shoqëri moderne, me ekonomi të zhvilluar, kategorizohen në tri grupe:

Page 5: Punim seminarik sigurimet e detyrueshme dhe efekti ekonomik- social në

• Sigurimet e detyrueshme të interesit të lartë publik;

• Sigurimet e detyrueshme në interes të ngritjes së përgjegjësisë për nivel kualitativ të shërbimeve, dhe

• Sigurimet e detyrueshme të karakterit social.

Page 6: Punim seminarik sigurimet e detyrueshme dhe efekti ekonomik- social në

Sigurimet e detyrueshme të interesit të lartë publik mund të kategorizohen:

• - Sigurimi i autopërgjegjësisë TPL;

• - Sigurimi i përgjegjësisë për dëmet nga elektriciteti, dhe

• - Sigurimi i udhëtarëve në transportin publik dhe i përgjegjësisë së bartësve të transportit publik.

Page 7: Punim seminarik sigurimet e detyrueshme dhe efekti ekonomik- social në

• Për tri këto kategori të veçuara të sigurimeve secili shtet tregon apo duhet të tregojë interes, që në mënyrën dhe formën më të mirë, t’i rregullojë me ligj, sepse pa asnjërën nga këto aktivitete nuk mundet apo nuk do të ketë kurrfarë prosperiteti asnjë shoqëri e organizuar.

• Sot, në shekullin XXI, është shumë vështirë të mendohet zhvillimi i ekonomik i një vendi pa përdorimin e automjeteve për nevoja të ndryshme dhe pa shfrytëzimin e energjisë.

Page 8: Punim seminarik sigurimet e detyrueshme dhe efekti ekonomik- social në

• Në anën tjetër, rrezikshmëria e motorit është e nivelit jashtëzakonisht të lartë, që po të mos ishin pronarët e automjeteve të detyruara ta mbulonin me sigurime këtë rrezikshmëri në shoqëri do të shkaktoheshin aq dëme saqë do të bëhej pengesë shumë serioze edhe zhvillimi ekonomik i një shteti, si dhe do të ishte shumë vështirë të aplikoheshin politika sociale të mirëfillta për të dëmtuarit në aspektin social dhe për të dëmtuarit në aspektin ekonomik.

Page 9: Punim seminarik sigurimet e detyrueshme dhe efekti ekonomik- social në

• Aktualisht në Kosovë si sigurim i detyruar është vetëm sigurimi i autopërgjegjësisë i rregulluar me Rregullin 3 të Bankës Qendrore, si Autoritet Shtetëror kompetent për mbikëqyrje të industrisë së sigurimeve.

Page 10: Punim seminarik sigurimet e detyrueshme dhe efekti ekonomik- social në

• Në fokus të sigurimit të detyruar të autopërgjegjësisë dhe angazhimeve të Bankës Qendrore për nxjerrjen e Ligjit mbi sigurimet e detyruara dhe Ligjit mbi sigurimin e Autopërgjegjësisë, konsideroj se Ligji mbi sigurimin e detyruar të autopërgjegjësisë duhet të përfshijë edhe disa kategori të sigurimeve, veprimtari këto të cilat janë të lidhura me automjete ose për automjete. Ligji do të duhej të parasheh si sigurime të detyrueshme përpos autopergjegjesise edhe:

Page 11: Punim seminarik sigurimet e detyrueshme dhe efekti ekonomik- social në

• Sigurimin e përgjegjësisë së autosollonit në limitin e njëjtë për lartësinë e dëmit, që e kanë apo do ta ketë në Ligj sigurimi i autopërgjegjësisë;

• Sigurimi i përgjegjësisë se autoservisit në limitin e njëjtë për lartësinë e dëmit, që e kanë apo do ta ketë në Ligj sigurimi i autopërgjegjësisë;

• Sigurimi i përgjegjësisë për kompanitë që ofrojnë asistencë rrugore (merimangat) në limitin e njëjtë për lartësinë e dëmit, që e kanë apo do ta ketë në Ligj sigurimi i autopërgjegjësisë;

Page 12: Punim seminarik sigurimet e detyrueshme dhe efekti ekonomik- social në

• Sigurimi i përgjegjësisë së qendrave të kontrollimit teknik për gabime dhe lëshime teknike në limitin e njëjtë për lartësinë e dëmit, që e kanë apo do ta ketë në Ligj sigurimi i autopërgjegjësisë;

• Sigurimi i përgjegjësisë së kompanive të autorizuara apo të kontraktuara për mirëmbajtje të rrugëve, që konsiderohet trafik, sipas Ligjit për sigurinë në komunikacionin rrugor të Republikës se Kosovës, dhe

• Sigurimi i detyruar i udhëtarëve në transportin publik.

Page 13: Punim seminarik sigurimet e detyrueshme dhe efekti ekonomik- social në

• Industria e sigurimeve fatkeqësisht deri me sot ka bartur pasoja dhe ka paguar shumë dëme përmes Fondit të Garancisë së Kosovës për pasojat, që si industri as nuk mund të organizohet të jetë aktive për masa eventuale preventive e as që ka autorizime dhe kompetencë ligjore t’i ndalojë apo evitojë ato.

Page 14: Punim seminarik sigurimet e detyrueshme dhe efekti ekonomik- social në

• Rastet kur blerësi nxjerr nga autusalloni automjetin në trafik për ta provuar dhe i shkakton dëm-aksident automjetit të siguruar, pasojat i bartë Fondi i Garancisë së Kosovës. Rastet kur autoservisi nxjerr në trafik automjetin pas riparimit që ta testojë funksionimin e motorit pas riparimit dhe i shkakton dëm-aksident automjetit të siguruar pasojat i bart Fondi i Garancisë së Kosovës.

Page 15: Punim seminarik sigurimet e detyrueshme dhe efekti ekonomik- social në

• Rastet kur kompanitë që ofrojnë asistencë rrugore (merimangat) bartin automjete të pasiguruara dhe për shkak të papërgjëgjesisë së tyre automjeti i ngarkuar rrëshqet apo gjatë tërheqjes i shkakton dëme në trafik automjetit të siguruar, pasojat i bartë Fondi i Garancisë së Kosovës.

Page 16: Punim seminarik sigurimet e detyrueshme dhe efekti ekonomik- social në

• Fatkeqësisht është një shifër jo e vogël e dëmeve që i bartë Industria e Sigurimeve, që shkaktohen si pasojë e mosmirëmbajtjes se rrugëve apo sinjalizimit jo të mjaftueshëm të rrugëve, që janë në riparim e sipër nga kompanitë e autorizuara apo të kontraktuara përgjegjëse për këto shërbime.

Page 17: Punim seminarik sigurimet e detyrueshme dhe efekti ekonomik- social në

• Të gjitha këto raste i përmenda, me qëllim të arsyetimit të nevojës për sigurime të detyrueshme, të cilat nëse aplikohen pa dyshim që në rend të parë do ta ngritnin përgjegjësinë për shërbime të secilit subjekt, kualitetin në këto shërbime dhe përmes sigurimit edhe participimit të tyre në pasojat eventuale që do të ndodhnin mëtutje.

Page 18: Punim seminarik sigurimet e detyrueshme dhe efekti ekonomik- social në

Sigurimi i përgjegjësisë për dëmet nga elektriciteti

• Dobishmëria ekonomike nga shfrytëzimi i energjisë është e padiskutueshme dhe aktualisht energjia elektrike është e pazëvendësueshme për plotësimin e nevojave tona. Të vetëdijshëm edhe për rrezikun e madh, që ka shfrytëzimi i saj, detyrimi i prodhuesve dhe distributorëve të energjisë me siguri që në një kohë të shkurtër do të jetë interes publik edhe për Qeverinë e Kosovës dhe Parlamenti do të nxjerrë Ligjin mbi elektricitetin dhe detyrimin për mbulesë të rreziqeve me sigurim të detyrueshëm.

Page 19: Punim seminarik sigurimet e detyrueshme dhe efekti ekonomik- social në

• Ne sot jemi dëshmitar të dëmeve që shkaktohen nga elektriciteti, jemi dëshmitarë edhe të proceseve gjyqësore, që kërkohen nga Korporata Energjetike kompensime të dëmeve të tilla dhe padyshim që sigurimi i detyruar është formë edhe e përshtatshme për kompensimin e shpejtë të humbjeve ekonomike, që i shkakton, por edhe formë e detyrimit për mirëmbajtje më të përgjegjshme dhe shërbim më kualitativ të prodhueseve apo distributorëve të energjisë.

Page 20: Punim seminarik sigurimet e detyrueshme dhe efekti ekonomik- social në

Sigurimi i përgjegjësisë së bartësve të transportit publik

• Transporti publik konsiderohet:• Transportit rrugor• Transportit hekurudhor• Transporti ajror • Transportit ujor

Page 21: Punim seminarik sigurimet e detyrueshme dhe efekti ekonomik- social në

• Mbulesa e rrezikut me sigurim të detyruar të veprimtarisë së transportit publik është padyshim me interes të lartë edhe për Kosovën si shtet i ri dhe për ekonominë dhe efektet sociale të saj, sepse përkundër faktit se ende nuk kemi ndonjë dinamik të zhvillimit ekonomik, krahasuar me vendet e zhvilluara, pasojat mund të ndodhin edhe te ne dhe një mbulesë e rrezikut me sigurime padyshim se ka efekte rehabilituese në aspektin ekonomik në shumë dimensione:

Page 22: Punim seminarik sigurimet e detyrueshme dhe efekti ekonomik- social në

• Në trajtimin e shpejtë të dëmeve në aspektin formal;

• Në kompensimin e shpejtë të dëmeve në aspektin material dhe

• Në kursim të buxhetit të shtetit në aspektin social, nga fakti se në veprimtarinë e transportit publik mund të ndodhin edhe dëme me përmasa të mëdha dhe po të mos jenë të mbuluara me sigurime në një formë shteti duhet të gjejë forma që nga buxheti i vet t’i zbusë pasojat, të cilat padyshim që kanë efekte sociale dhe ekonomike.

Page 23: Punim seminarik sigurimet e detyrueshme dhe efekti ekonomik- social në

Sigurimet e detyrueshme në interes të ngritjes së përgjegjësisë për nivel kualitativ

të shërbimeve • Në interes të shoqërisë kosovare është që nga

Qeveria e Kosovës të identifikojë veprimtaritë, të cilat janë shumë të rëndësishme dhe padyshim në interes të qytetarëve dhe të funksionimit të vet sistemit të shtetit të Kosovës, që bartësit e këtyre veprimtarive përgjegjësinë për punën e tyre ta mbulojnë me sigurime për pasojat, që eventualisht mund të pësojnë nga niveli jo i mirë i shërbimeve të ofruara dhe përgjegjësia jo në nivele të duhura për këto shërbime.

Page 24: Punim seminarik sigurimet e detyrueshme dhe efekti ekonomik- social në

• Në jetën e përditshme kemi pasur raste të dëgjojmë apo vetë të jemi të dëmtuar nga shërbimet jo të mira të avokatit, nga shërbimet jo të mira të mjekut, nga helmimi i një produkti të prodhuar në Kosovë apo jashtë kufijve të Kosovës, nga rreziku i ndonjë veprimtarie ekonomike në mesin e lagjes ku banojmë etj.

Page 25: Punim seminarik sigurimet e detyrueshme dhe efekti ekonomik- social në

• Për të gjitha këto rreziqe shumë shoqëri të zhvilluara sot e kanë të sanksionuar me ligj kushtëzimin e licencës së punës me sigurimin e përgjegjësisë në limite të ndryshme, varësisht nga hapësira dhe rrethanat që ushtrohen këto shërbime. Në kategorinë e këtyre sigurimeve si më të rëndësishme do të ishin:

Page 26: Punim seminarik sigurimet e detyrueshme dhe efekti ekonomik- social në

• Sigurimi i përgjegjësisë profesionale për avokatin;• Sigurimi i përgjegjësisë profesionale për mjekët,

ordinancat mjekësore dhe spitalet private;• Sigurimi i përgjegjësisë për produkte të prodhuara

ushqimore;• Sigurimi i përgjegjësisë së pompave të derivateve të

naftës; • Sigurimi i përgjegjësisë publike për bizneset hotelere;• Sigurimi i përgjegjësisë publike për organizatat, që kryen

punë, ku frekuentimi i publikut afër vendpunishtes apo nëpër vendpunishte është i paevitueshëm (ndërtimi respektivisht riparimi i rrugëve, ndërtimi i shtëpive dhe banesave shumëkatëshe nëpër vendbanime), etj.

Page 27: Punim seminarik sigurimet e detyrueshme dhe efekti ekonomik- social në

• Aplikimi me ligj i këtyre sigurimeve automatikisht e ngrit nivelin, në rend të parë, të bartësve të këtyre shërbimeve për t’i plotësuar kriteret, në mënyrë që të mbulohen me sigurim dhe, në rend të dytë, nëse vjen te pasoja e mbuluar me sigurim në detaje do të analizohet niveli i shërbimit të ofruar dhe përgjegjësia profesionale e bartësit të këtij shërbimi. Kjo nënkupton se vetë siguruesi-kompania do të kërkojë kritere shtesë, në mënyrë që të vazhdojë përsëri me mbulesën e sigurimit, të cilat kritere detyrimisht i nxisin bartësit e këtyre shërbimeve, që të tregohen më të përgjegjshëm dhe më kualitativ në ofrimin e këtyre shërbimeve.

Page 28: Punim seminarik sigurimet e detyrueshme dhe efekti ekonomik- social në

• Ne jemi shoqëri në ngritje e sipër në çdo aspekt dhe padyshim që standarde të tilla janë me dobi shumëdimensionalë, prandaj jam i bindur se në këtë proces të ngritjes kemi nevojë për shërbime të mira profesionale të një avokati, shërbime të mira profesionale të një mjeku, ordinance apo spitali privat, produkte të prodhuara me kualitete të mira për konsum dhe siguri për rreziqe eventuale, që mund të ndodhin në vendin ku ne jetojmë dhe banojmë.

Page 29: Punim seminarik sigurimet e detyrueshme dhe efekti ekonomik- social në

• Vetë Banka Qendrore, si Autoritet shtetëror për mbikëqyrje të sigurimeve, e ka parë të rëndësishme që të aplikojë si detyrim sigurimin e përgjegjësisë për brokerat e sigurimeve, që aplikojnë për marrjen e licencës pranë këtij Autoriteti. Disa nga kategoritë e këtyre sigurimeve sot aplikohen në Kosovë, por do të ishte shumë me rëndësi që edhe kategoritë tjera të identifikohen si standarde të rëndësishme për shërbime të mira dhe të përgjegjshme dhe të fillojnë të aplikohen respektivisht të kushtëzohen nga ministri të ndryshme të Qeverisë së Kosovës.

Page 30: Punim seminarik sigurimet e detyrueshme dhe efekti ekonomik- social në

Sigurimet e detyrueshme të karakterit social

• Politikat sociale dhe shëndetësore janë parakusht për një zhvillim të mirëfilltë të një shoqërie dhe zënë një hapësirë shumë të madhe në programet e të gjitha qeverive edhe vendeve të zhvilluara edhe atyre në zhvillim. Prandaj, gjetja e formave për trajtime sociale dhe ngritje të nivelit të shërbimeve shëndetësore është e mundur edhe në Kosove përmes rregullimit dhe aplikimit të detyruar me ligj të disa sigurimeve, që në tërësi kanë efekte sociale dhe ekonomike. Këto kategori të sigurimeve do të ishin:

Page 31: Punim seminarik sigurimet e detyrueshme dhe efekti ekonomik- social në

• Sigurimi shëndetësor i detyruar në bazën minimale;

• Sigurimi i aksidenteve në punë, i detyruar për të gjithë të punësuarit;

• Sigurimi invalidor i detyruar për secilin qytetar.

Page 32: Punim seminarik sigurimet e detyrueshme dhe efekti ekonomik- social në

• Ne të gjithë jemi të informuar se shumë vende të fuqishme të Bashkimit Evropian, bazuar në rëndësinë që kanë këto sigurime në aspektin socialo-ekonomik, i kanë të rregulluara me ligj si sigurime të detyrueshme. Për të qenë më konkret, disa vende tregohen shumë fanatike në ruajtjen e fondeve nga sigurimet e detyrueshme, që mos të shpenzohen jashtë vendit për shërbime mjekësore, por vetëm brenda kufijve të tyre. Zvicra vetëm në raste ekstreme për trajtime speciale shëndetësore lejon që nga Fondi i sigurimeve invalidore të trajtohen raste jashtë kufijve të saj. Ndërsa, ne fatkeqësisht sot shumë të holla i nxjerrim nga ekonomia e varfër e Kosovës për shërbime mjekësore jashtë kufijve tonë.

Page 33: Punim seminarik sigurimet e detyrueshme dhe efekti ekonomik- social në

• Prandaj, bazuar në shumë fakte, si kjo që përshkrova me lartë, unë e çmoj shumë organizatorin për këtë Konferencë, se padyshim ka nevojë për shumë organizime të tilla, që të identifikohen dhe të gjenden forma më të mira, që në procesin e ngritjes së shoqërisë kosovare, këto kategori të sigurimeve të fillojnë të rregullohen me Ligj dhe të aplikohen, të cilat padyshim do të kenë efekte shumë dobiprurëse, si në aspektin ekonomik e po ashtu edhe në atë social.

Page 34: Punim seminarik sigurimet e detyrueshme dhe efekti ekonomik- social në

Konkluzion

• Por, nuk duhet të harrojmë se aplikimi i këtyre kategorive të sigurimeve, si sigurime të detyruara në Kosovë, nuk duhet të lihen anash, duke u bazuar në gjendjen ekonomike jo të mirë në vend, sepse këto sigurime kanë efekt rehabilitues në aspektin ekonomik për Kosovën dhe qytetarët e saj. Gjithashtu, duhet pasur në konsideratë informacionin se pjesën më të madhe të pasojave të dëmeve të shkaktuara nga katastrofat natyrore, në të gjitha vendet që kanë një sistem të mirë të sigurimeve, i bartin vetë industritë e sigurimeve.

Page 35: Punim seminarik sigurimet e detyrueshme dhe efekti ekonomik- social në

Përfundimi

• Punoi :studenti:Shpejtim Rudi• Drejtimi:Administrim Biznesi F.SH.A.B-Pejë• Literatura:Lënda: Organizimi i ndërmarrjes.

Prof.Dr.sci.Halit Shabani.• Njohurite e mia.• Interneti etj.

• Faleminderit.