33
Metafora / nr. 1 / nëntor 2010 1

Metafora

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Revista letrare e Lidhjes se Shkrimtareve te Kosoves

Citation preview

Page 1: Metafora

Metafora / n r . 1 / nën t o r 2010 1

Page 2: Metafora

Metafora / n r . 1 / nën t o r 20102 Metafora / n r . 1 / nën t o r 2010 3

Boton Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës

Kryeredaktor Prof. dr. Shyqri GALICA

Redaktor përgjegjësAbdyl KADOLLI

Adresa [email protected]. 044 158 324 & 049 210 542

Tirazhi 1000 copë

Metafora

HyrjeLexues të nderuar,

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës po del me numrin e parë të revistës letrare Metafora. Ky emër i revistës është përcaktuar në Statutin e LSHK-së.Përse pikërisht emri Metafora? Sepse gjithë letërsia dhe gjithë arti janë metaforë.Revista letrare Metafora parashihet të dalë për çdo muaj sikur Ministria e Kulturës e Republikës së Kosovës të bënte financimin e rregullt.Revista letrare Metafora do të jetë tribunë e hapur e të gjitha vlerave letrare. Ajo do të kultivojë vlerat artistike e estetike dhe do të emancipojë mendimin modern për letërsinë. Revista letrare Metafora është e hapur për të gjithë kri-juesit letrarë kombëtarë e ndërkombëtarë.Po hapim revistën letrare Metafora me punimet e lexuara në festivalin ndërkombëtar të poezisë Drini poetik, më 10-11 qershor 2010 në Prizren, që do të jetë tradicional.Festivali është mbajtur nën patronazhin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, zotit Hashim Thaçi, ndërsa niko-qir ishte Kuvendi Komunal i Prizrenit.Një kontribut të veçantë për zhvillimin e festivalit ka dhënë kryetari i komunës së Prizrenit, prof. dr. Ramadan Muja, të cilit i jemi shumë mirënjohës.Festivali zhvilloi këtë program letrar e artistik:Ora e LidhjesEkspozita letrare me përurim veprashEkspozita artistikeMbrëmja e poezisëOra letrare për të rinj Mjellma e LumbardhitSesioni letrar Lidhja Shqiptare e Prizrenit në letërsinë shqipe.Në këtë festival morën pjesë anëtarë të Lidhjes së Shkrim-tarëve të Kosovës, poetë e studiues nga Tirana e nga mër-gata, poetë minoritarë dhe piktorë nga Prizreni.

Lumi Drin

Ura e Gurit, Prizren

Esad MEKULI17.12.1916- 6.8.1993

Lidhja E Shkrimtarëve e Kosovës organi-zon më 17 dhjetor 2010 në Prishtinë, me rastin e ditëlindjes se poetit, takimin le-trar Esad Mekuli, që do të jetë tradicional.

PROGRAMI

Ora 11, Instituti Albanologjik i Prishtinës:Sesioni letrar Krijimtaria letrare e Esad Mekulit

Ora 13 Vizitë në familjen Mekuli në PrishtinëBuqetë lulesh mbi varrin e poetit

Ora 18 në Prishtinë:Akademi letrare Bardi i rilindurLigjërojnë poetët Shpallja e laureatit të çmimit letrar Esad Mekuli për krijimtarinë letrare të shkrimtarit.

BiobibliografiPoeti Esad Mekuli lindi më 17.12.1916 në Plavë, ndërsa vdiq më 6 gusht 1993 në Prishtinë. Kreu gjimnazin më 1936 në Pejë, fakultetin e veterinarisë në Beograd, ku doktoroi më 1959. Si gjimnazist ka shkruar romanin Vendeta – hakmarrjaGjatë studimeve është burgosur tri herë, sidomos kur kundërshtoi traktin për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi. Në vitin 1940 qëndroi në bur-gun famëkeq të Glavinjaqës në Beograd, nga u lirua në prag të kapitul-limit të Jugosllavisë mbretërore. Më 1942 burgoset në Kullën e Sheremetit, për shkak të bashkëpunimit me Lëvizjen antifashiste. Në fund të vitit 1943 u bashkohet aradheve partizane, si redaktor i gazetës ilegale Lirija.Pas luftës Esad Mekuli ishte kryeredaktor i revistës letrare Jeta e re 1949-1972, e cila kultivoi penat e reja letrare; kryetar i parë i Shoqatës së Shkrim-tarëve të Kosovës; kryetar i parë i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës 1975-1970, anëtar me korrespondencë i disa akademive re-publikane në ish–Jugosllavi; kryeredaktor për Kosovën në Redaksinë e Eciklopedisë së Jugosllavsë, dy vëllimet e së cilës janë botuar edhe shqip. Ka përkthyer vepra letrare nga serbokroatishtja në shqip dhe anasjelltas disa vepra letrare e antologji të poezisë shqipe . Poezitë e Esad Mekulit janë përkthyer në gjuhët serbe, kroate, sllovene, maqedonase, hungareze, italiane etj. Janë prezantuar në të gjitha an-tologjitë e poezisë shqipe, por edhe në ato botërore. Esad Mekuli ka shkruar edhe me pseudonimet Sat Nokshiqi dhe Sat Hoxha.

Veprat letrarePër ty, Prishtinë, 1955, 1963, 1967 Dita e re, Prishtinë, poezi për të rinj, 1966Avsha Ada, Prishtinë, 1971Vjersha, Prishtinë, 1973Brigjet, Prishtinë, 1981Rini e kuqe, Prishtinë, 1984Në mes të dashurisë dhe urrejtjes, Tiranë, 1986Dita që nuk shuhet, Prishtinë, 1989Qëndresë urtësie, ASHAK, Prishtinë, 1996

Popullit timDeshta, shum’ kam dasht-dishrueqë me kangë të trimnoj, me fjalën tande të ndrydhuntë ngrej fuqitë prej gjumit... Këndova (dhe kur m’ishte ndalue)se lirija do të vinte edhe për ty, të përbuzun.Këndova mbi ditët fatlume që do të lindshin, pa dhunë,n’agimin e lirisë për ty me popujt këtu e ngjeti,mbi forcë të bashkimit mbarë: mbi vrullin tand të mëshehun-unë, biri yt dhe-poeti.Po! N’errsinën e shtypjes së randë sa shkambi,ndëgjove thirrjet që të bana me dalë n’dritë-pse për liri-me tjerë ke dhanë dhe tidjersë e gjak si etnit.Ke dhanë, i dashtun...Dhe sot, në liri-kur thembra e gjaksorit s’na shkel dhe dora pa pranga mbeti,me ty këndoj mbi fuqinë e ngjallun nën yllin që na pri’-unë, biri yt besnik dhe-poeti.

Takimi letrar Esad Mekuli

Page 3: Metafora

Metafora / n r . 1 / nën t o r 20104 Metafora / n r . 1 / nën t o r 2010 5

Juria letrare e festivalit ndërkombëtar të poezisë Drini poetik, e përbërë nga dr. Faik Shkodra, dr. Kastriot Gjika dhe dr. Begzad Baliu, ka lauruar me çmimin letrar Metafora këto poezi:

Poezitë e lauruara Ora e Lidhjes

Metafora I Metafora II Metafora III

Sabile KEÇMEZI-BASHA

ANATOMIA E PRITJES

Më 1878,Patëm dhënë besënSe kurrë nuk do të lejojmëQë korbatTë na grisin ëndrrat.

Më 1912,Atje... afër detit JonPatëm thënëSe... Gjithsesi... një ditëDo ta qepimLëkurën e grisur të ATDHEUT.

Më 1945,Shumëçka u biseduaPor minjtë e fushësNa i hëngrën gishtatNë hapsane pritjesh.

Më 1999,Gjymtyrët në helmeta i shndërruamNë shpinë vizatuam hartën e atdheutE në gjoksin e Adem JasharitRrëzëllente DIELLI i përflakur.

Më 2008Historia pësoi metamorfozë,Anatomia e pritjes u shndërruaNë nuse Me duvak të kuqDhe ADN-në e RRËNJËVEE bartëm nën sqetull

Rushit RAMABAJA

PANDORA E PIGMALIONI

E ndiej se tashmë kurrkund s’jeAs në shira, as në ylberët lulimtarëAs në trumbën e zërave të telefonitAs në të qarën zymtore të erës.

Po të kishe qenë në fillesën e zjarritKjo vjershë do të të merrte me veteE do të të jepte shpirtin si statujësE dashurimta zemër e Pigmalionit.

Dhe anemonë o flutur po të kishe qenëPrilli do të ta mësonte lojën e ngjalljesE nga çmendja ime do të të krijonte gruan.

E ndiej se ndoshta kurrë s’më ke ardhurMbete me Pandorën kutinë duke hapurO mbase si Sahara beronjë qëllove.

Po qaj që s’u linde për botën pa MortKu do të bohemoje me zotat rrufetarëE Bardi do të të vishte me të kangjeles vetëtima.

Bardhyl LONDO

PIKËLLIMI I PARGËS

Pikë pikë pikojnë pikëllim pishat e Pargës,dëbora derdhet dredhave dritujë deri në deltëdet.Endem.Ecij.Ecij.Endem.Endacak. Emigrant.

Trishtimi trondit tej e tej tejzat time trupore.perënditë pellazgjike paralajmërojnë profeci përmbytjesh,kryqëzata kryqtarësh,tjetërsim tempujsh,eksode endjegjata,dëbime dodonash. Kafenetë kanatat kthejnë në kapakë katafalkeshkapërdijnë klientë,kapërdijnë këdo që kalon,të parin,pa dyshim, mua mërgimtarin,ithtarin e itakave. Endem. Ecij.Ecij. Endem.Varvithisur,vrervrerosur,pa djep,pa deltëderdhje. Pikë pikë pikëllimi im pikëllon pishat e Pargës.

Pargë, shkurt 2009

Merxhan AVDYLI

LUFTA E FUNDIT NË KOSOVË

Para luftës së fundit në KosovëShqiptarët kishin dy idealeMësimet e gjata shkollorePër kalimin e jetës nën robëriDhe ëndrrat e tyre shekullorePër ndërtimin e jetës në liri

Kur krisi lufta e fundit në KosovëShqiptarët mençurisht si gjithnjëEgërsinë e robërisë e sfiduanDhe sërish dy ideale i ndërtuanPër ikjen nga lufta me shpejtësiDhe për fitoren e së shenjtës liri.

Kur u krye lufta e fundit në KosovëShqiptarët u kthyen fitimtarëMbi idealet e tyre ngadhënjimtarë Duke shkelur deri në shpërfilljeIkjen biblike dhe mësimin e robërisëËndrrat e moçme dhe bimën e lirisë.

Agim VINCA

SHTËPI E LIDHJES E vogël në hapësirën e gjerë të qytetitpor e madhe në kujtesën e kombitmidis shtëpive të tjera të zakonshmengrihesh ti -Shtëpi e LidhjesDhe sa herë vij në këtë qytetmë del përpara si ndonjë nënë e mirë.Aty pranë rrjedh një lumëpërballë ngrihet një kalaLumi flet Kalaja përgjonTi heshtheshti dhe unë(dashuria nuk thuhet me fjalë).E vogël në hapësirën e paskaj të atdheutpor e madhe në kujtesën e kombitmidis shtëpive të tjera të zakonshmengrihesh ti Dhe sa herë vij në këtë qytetmë del përpara si ndonjë nënë e mirë Shtëpi e Lidhjes,Moj loke! Prizren, 10 qershor 1978

Sabahate BYCI

LIDHJA E PRIZRENIT

Mbi shuplakën e djathtëTë skuqur gjakSi me-e edha pa gozhdaKalimtari i rastitI HISTORISË,I jetës së tij qëllimishtOse edhe jo!Dorën ta zgjatGjuhën ta falSi dhuratë shpirti nga vetë ZOTI

DhuratëFetus enkasKrijuar për tyBijë Nënëmadhe imja Kosovë,I fal edhe shpresëKohësMburojë- Klithjes për shpëtim!Sa zemërgjerë të kam TyOj Nënë,Oj Nëna ime Kosovë -Vëndrezulltat T(Ll)aboreshI bashkëdyzimeve- ndarje komponenteshTë së kaluarës në TERR-AHistori e shkruarKronikë e pavdekësisë,Çfarë kënaqësie kemi sonteGëzohu -Natyrë së bashkuLidhja e PrizrenitTi krenariaE kokëngritjes sime pafundBesa sa të ka hijeVrapimi Maratonomak në Histori!Çfarë kënaqësie kemi sonteE gjithmonëSë bashku PO-DO LIDHJA E PRIZRENIT.

Lampertheim, Gjemani, 7. VI. 2010

Vrapuesja e Prizrenit, shek.VI p.e.r.

Page 4: Metafora

Metafora / n r . 1 / nën t o r 20106 Metafora / n r . 1 / nën t o r 2010 7

Abdyl KADOLLI

QERSHI E PRIZRENIT

Vijmë për çdo mot te tiKur skuqen qershitë, Ti na pret te dera Paska çelur vera!

Ti na pyet nga vijmë,Me Drinin ilirik erdhëm Shkumbinin e VjosënVardarin Valbonën.

Vijmë e këndojmë për tyHimnin e lirisë,Dhe habitemi shumëSi i zure burrat e dheut!

Ti na pyet a u vu çatiaSi u shkrua historia?Ah mbetën tutje-tehuCepat e shamisë!

Vijmë për çdo verë te tiKur lëkuqen qershitë, Ti ndrit aurolë amshimiNë tempullin e dashurisë.

Ukë Zenel BUÇPAPAJ

ARDHACAKË, MIRË SE ERDHËT!

Kemi mbushur sheshe, rrugë, dritare, ballkone, tarraca. Kemi hipur nëpër pemë.Po presim. S’na zë vendi vend.

Erdhën, Erdhën, ErdhënArdhacakët.U tretën, U tretën, U tretënEndacakët.Qentë e rrugës, përkthyer në sallam.Urdhër dhanë Paranat tanë.I vranë. I hamë. S’na hanë.

Vdekja ka rënë në Kuvend. Kuvendin e kanë kapluar orgazma frike.As gëk as mëk. Thjesht pupla në jastëk. Kuvendarët rrinë sus. Pa rend dite për ligje. Ardhacakët i kanë sjellë me vete në vigje. Tonat mbytur në pus.

Erdhën, Erdhën, ErdhënArdhacakët.Ardhacakët s’kanë pse të blejnëÇorape, Mbathje, Kanotiere, Këmisha, Shami Dore.Ç’u duhen? Kanë Kuvendarët.Kuvendarët s’kanë pse të ruajnëLiri, Barazi, Vëllazëri, Fëmijë, Shtëpi.Ç’u duhen? Kanë Ardhacakët.

Perandori u ngrit.U ngrit para Ditës, para Gjelit.Perandori u ngjit.U ngjit fort te dera e Qytetit.

Perandori nusëroi. Nusëroi për bukuri – Fronin e Madh, Hijen e Rëndë, Kokën e rrasur në Kurorë, Këmbët e ngulura në Kombin e gjorë –Perandori kurvëroi. Kurvëroi gjithë hijeshi – Vithet me tule, zbuluar, Dhuratë për luftën e fituar –

Erdhën, Erdhën, ErdhënArdhacakët. Hë! Hë!

Perandori i dha dorën Paranit të Tyre. Madje,Për Të, për Të, për Të,Kishte shkruar shkresën. Kishte skalitur tituj, ndere.

Në shëtitje paskan dalë PërmbiParanat, bythoret, bythanat,Veshur e ngjeshur me petka të praruara, shik, të çmuara.Kanë byzylykë, perla, unaza të arta, grada shumë të larta.Mbajnë bastunë të shtrenjtë, qëndisur me flori. Zili! Zili! Zili!Shkreptima, Vetëtima, Flakërima dhe Vezullima,Xixa, Xixa, Xixa, Xixa, Xixa, Xixa, Xixa, Xixa,Diell, hënë, yje, të verbuar, rrugën kanë harruar.

Erdhën, Erdhën, ErdhënArdhacakët.Dehen, Dehen, DehenArdhacakët.Rende-rende këto sendeI kanë Shpirt e Sy e Mendje.

Foltarët tanë s’mbajnë fjalimeSi përditë,Nuk flasin,Dhe fjalët i shtypin me dhëmbë,Grij, gëlltit,Ujshëm, vrullshëm,Sa s’plasin –Fjalët, të mjera, jetime,Çjerrë, cunguar, ngujuar,Zinxhirë, pranga, në këmbë, në duar,Në qeli, në vetmi, zatetëTe heshtja a te gënjeshtra,S’i lënë të thonë asnjë të vërtetë.

Erdhën, Erdhën, ErdhënArdhacakët.ArdhacakëtNuk e honepsin gojëtarinë,Në kuleta kanë futur Parinë.

Ç’është ky durim, kjo qetësi?(Sa e butë është bërë kjo njerëzi.)Pse nuk zbrazen sheshe, as rrugë, as dritare, as ballkone, as tarraca, as pemë, me shpejtësi dhe mbytur në lumturi, njerëzit nuk kthehen në shtëpi?

Erdhën, Erdhën, ErdhënArdhacakët.Më të shpejtë se drita. Më të beftë se hija. Rrufe për së kthjelli.Sapo kthehen, pa u mbushur me frymë, mërgimtarët tanë thonë:- Hiqni çdo lloj sikleti. Ardhacakë pa ardhur s’mbeti. Janë zbrazur toka dhe deti.

Erdhën, Erdhën, Erdhën Ardhacakët. Të gjithë këtu janë të Ngratët.LUM SI NE! Fituam. Shpëtuam Atdhe, Komb, Fytyrë, Besë, Fe.LUM SI NE!

Kadrush Radogoshi

TESTAMENTI I SOKRATITUkshin Hotit

Kujtimi për mua le të mbetetnë dëshirën e fëmijës për t’u rriturnë dëshirën e plakut për t’u bërë i rinë hapin e parë apo të fundittë Maratonomakutnë kumtin për fitorennë vuajtjete Laookontit pasi përbuzi tradhtinëe Prometeut pasi kundërshtoi perënditë…

Kujtimi për mua le të mbetetnë detin e përmallimitnë majën më të lartë të malitku kurora e reve të bardha mbretëronku nuk kanë çka të lypinata që u merren mendtënga lartësia.

Kujtimi për mua le të mbetetnë syrin që shikondiellin kur lind me ndriçim hyjnorlulet kur çelin e zemrën ia falin bukurisëqë udhëheq të dashuruaritnë marshimin e tyre të gjatëpër ta vrarë vetminëpër ta mbytur pikëllimin…

Kujtimi për mua le të mbetetnë çdo fluturim që dëshmonse liria është e vërtetëvetëm kur ke mundësi ta ushtroshartin e fluturimitnë një qiell tjetërtë pikturuar nga piktori gjenialpara se të trokasënë dyert e përjetësisë…

Kujtimi për mua le të mbetetnë kronikat e shkruarapër ata që kokën nuk e kanë

për t’i rënë muritndonëse rrënojnë muree as sytë për t’i mbyllurkur vdekja zgërdhihetpara se ta hajë dikë apo vetveten…

Në dëshirën e Lirisë për të mbetur Lirile të mbetet kujtimi për mua…

Milaim BERISHA

NË EMËR TË DASHURISË

Zgjohuni, Ju të rënët, Ju të mirëtTë kuvendojmë sonte deri vonë,Për Shqipërinë, Kosovën, Çamërinë…Me Ju të mëdhenjtë, me Ju martirëtMu në zemër të Mëmë-Dheut tonë!

Të përqafohemi sot si dikur,Pranë Drinit…Vjosës, Shkumbinit,Për fluturimin e lirë të zogjve –Në emër të Dashurisë, të amshimitPër shëndetin e mirë të Malësorëve.

T’i shpalosim dëshirat, ëndrrat,Që na mësuan të zgjohemiNë netët tona të gjata:Drejt mëngjeseve të kaltra,Drejt horizonteve të largëta.

Me Ju të rënët, me Ju të mirëtMe Ju të mëdhenjetë, me Ju martirët,Dhe kështu prore duke çarë stuhinë,Mbi supe kishim – Kosovën,E në zemër – Shqipërinë…

Filigran i Prizrenit

Page 5: Metafora

Metafora / n r . 1 / nën t o r 20108 Metafora / n r . 1 / nën t o r 2010 9

Bedri HALIMI

NË KOHËN E SËMUNDJES SË MADHE

fragment

Ymer Prizrenit, Abdyl Frashërit dhe krerëve të tjerë të Lidhjes

Në mes syve tuaj pashë FeniksinSi po e shikonte fytyrën e AtdheutKaq kohë për ne ndatëNë janarin e Acarit të ZiNuk e di kush ju deshiNë ishit të fshehur apo të ri’.

Në kohën e Sëmundjes së MadheAs këngë s’u këndua për udhën e ngushëllimitNë tokë zëri nuk vdiqKujtim dashurie mbetiNë peizazhe të gjalla.

E Dritaret e gjakut tuajMbetën pasqyrë gjithmonë për burratKëngë solemne e testamentPër çaste mëngjesiQë Lulet e Mykut të mos kenë mbrëmje festeEdhe pse nata shkoi,Shkurtesa pyeti ç’është ky zëNë mesditën e vonshme.

Qetësi është sonteKam nevojë të fleE një zë nga dëboraDërgon fjalë për kalimtarët:Gëzuar Ditëlindjen MiqGjithmonë për herë të parë!

E Kopetë e ujqërveRrëfejnë përvojat Duke ikur barbarët

Nuk mund ta shihnin syrin e kohësPara fytyrës suaj dritë –hënë.

Syri i kohës s’di nga shkoiFjalët tuaja u përhapën çdo natëTë mos mbesë në mes të udhës Ëndrra.E unë kam ëndërruar për ju aq shumëSe dashuria nuk ka mortNë epitaf mungon mbishkrimi i kësaj toke.

Tafil DURAKU SI PAS LUFTËS SË DYTË Gjakun tim sotsi pas Luftës së Dytëpo e pinë ushunjëzat e zezatë Drinit të Zi, e këtej ushunjëzat e bardhatë Drinit të Bardhëse ushunjëza janëe veç gjaku im i ngop.

E kur takohen pragmoteshLiqenit të Thjerrzësushunjëzat kameleone bëhensi pas Luftës së Dytë. Edhe pas kësaj lufte ushunjëzagjakun tim kërkojnë prorenë Prishtinë Shkup Preshevënë Tiranë Podgoricë Tivar Ulqin… E unë lind diell i ri në horizontzbres në Prizrenin legjendarme Orën Shqiptare të Lidhjespër herë të parë përmotnë manifestimin ndërkombëtar të poezisëvalëve të Drinit Poetikrrjedh e gjëllin qenia ime.

Orën time të poezisë zgjoj

bregut të dy lumenjve të mi shekujmbi ujin e vetullës bjeshkorerri dhe sodistë shkuarën të sotmen të ardhmen shoh ushunjëzatqë s’i ngopgjaku im shqiptar gjaku im i shekujvegjaku im kalvarme karvanparët e së keqes në ballë.

o Bac o Bacsi pas Luftës së Dytëpo na bëjnëmë butë shpinën se barkun. Si pas Luftës së Dytëlisin po e shkyenpyka e degës së vetmedet medet Bacmedet… Burojë, maj 2010

Behram HOTI

UDHËS SË ATDHEUT

Drita SHIU era dhe kulmi i shtëpisëJanë këngët e barkës simeUdhës për Janinë e PrevezëLisat e Azemit e të AdemitJanë Metaforat që krasitenU ngjiten gurorëve drejt maleve të lisaveShtegtojnë si guri në madem.Dëgjova lisat si flisnin në PreshevëPrej dege në degë udhës së atdheutDeri në Krajë e Tivar.

Ganimete PODVORICA

EMBLEMË

Shtëpi e Lidhjes së PrizrenitShenjtëruar damarëve për tokë Rrugës së përvëluar nga gjaku zemër e guxim i faleShtrëngove fort dorë më dorë plis më plis Zinxhir i gjatë kufijtë e shqipeve t’i mbrojëNinullat e kreshnikëve të këndoheshin pranë djepit.Në mure guri ndezte dritë shkëlqimiStërgjyshërit për të na lënë trashëgimiEshtrat e bërë shkrumb djegur prush në shpirtPër neve deshën që kokën të mos e ulim kurrë.Sot ç’po e prish dorë besë kanun,Sa të mjerë jemi, o sa të mjerë!

Salajdin KRASNIQI

RRAPI I PRIZRENIT

Nuk të xhelozoj pse je më i madhUnë isha shumë para teje edhe të tjerëve i madh.

Unë jam modest Selman Riza më pati hapur Universitet

Avni DEHARI

DIELLI LOT NË VLORË

Para llucë e shi,Prapa ngricë e borë,Fërfëllizë e llucë,Isa për në Vlorë.

Kisha Lidhjen e Parë dhe të Dytë isha kryeqytet.

Isha me zejtarë kam kulturë e toler-ancë për fe e për atdheTek unë lindën teatri, radio, “Zëri” e “Rilindja” e madhe.

M’i more të gjitha të gjitha pos mad-hështisëE mbajta më të mirin “Agimin”, “Agimin e Lirisë”.

Prapë te ti pas njëqind vjetësh e hap gjoksin QershoriUnë me laps në dorë pres agimin të të shkruajë Nëntori.

Për Ty njëqind vjet zjarr në zemra e lot në sy janë ngrirëQirinjtë në shandanë u mbajtën të ndezur në fshehtësi.

Për Ty ndërtesë e vogël lapsit e letrës i gjëmon historiaPër oratorët kushtrimet e luftëtarëve dhuratë pavdekësia.

Lisat me zemër të ngrirë ju përkundën ju mbajtën madhorëBushtrica u pëshpëriti për gumëzhimin e zogjve gazmorë.

Shiu i lagu, bora u zbardhi flokë e mjekër këtu e atje largDielli i rreshku, acari nuk iu trembi, bëtë rojë në atë prag.

Llucë e shi përpara,Prapa ngricë e borë,Nëpër zhgan ujqish Rrugës për në Vlorë.

Vit bëhej dita,Shekull një natë,Llucë, acar e shi,Breshër e shtrëngatë.

Shqipëria në VlorëShkrifej në Diell të ri,Prapa ngricë e borë,Para llucë e shi.

Trimin nuk e çeliDitë e parë në Vlorë,Ditë e dytë s’ia paPlisin bardhë si borë.

Ditën e tretë DielliNdiqte retë në Vlorë,Bubullimë prapa,Fërfëllizë e borë.

Plaku i PavarësisëMe Flamur në dorë,Biri i KosovësPlisin Sharr me borë.

Shkrihen në përqafimSi vëllezër të vërtetë,Zjarr e afsh në gji,Zhdavaritin retë.

Afshin e KosovësIsa derdh në Flamur,Shteg mali ballin,Gjoksin sikur furrë.

Afshin e Shqipërisë E derdh në Vlorë,Edhe njëqind vjetPrapa ngricë e borë.

Njëqind vjet dimër,Njëqind vjet verë,Diell Vlore andej,Këndej zi e terr.

Afshi i Shqipërisë,Dielli lot në Vlorë,Shkrinin në KosovëAkull shekullor.

Rruga për në VlorëPa llucë e pa shi,Shend e verë përpara,Prapa Diell i ri.

Page 6: Metafora

Metafora / n r . 1 / nën t o r 201010 Metafora / n r . 1 / nën t o r 2010 11

Akad. Rexhep QOSJA

LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT DHE LETËRSIA SHQIPE

Lidhja Shqiptare e Prizrenit është një ngjarje e madhe në his-torinë kombëtare me ndikim të madh edhe në letërsinë dhe, në përgjithësi, në krijimtarinë tonë artistike e shkencore.

Epoka që bashkoi rrjedhat e letërsisë shqipe

Lidhja Shqiptare e Prizrenit, si një organizatë politike, me platformën e saj kombëtare politike, kulturore dhe filozofike, natyrisht të ndër tuar gjatë viteve të zhvillimit të Lëvizjes së Rilindjes Kombëtare e, në radhë të parë, të iluminizmit të letërsisë, është faktori mbizotërues, që prej dhjetëvjetëshit të tetë fillon të ndikojë shprehimisht në bashkimin e rrjedhave të letërsisë shqipe. Për këtë arsye edhe mund të thuhet se ajo shënon kufirin ndërmjet dy etapave të letërsisë shqipe të Rilindjes: të etapës që po kryhej dhe të etapës që po fillonte. Sado etapa e dytë fil-lon me themelimin e Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare në vitin 1978 – në planin politik, dhe të Shoqërisë së të Shtypurit Shkronja Shqip, në vitin 1879 – në planin iluminist, arsimor dhe kulturor, që domethënë se fillon me theksin mbi aktivitetin politik dhe iluminist, që kanë si mjet edhe letërsinë ar tistike, vetëm Lidhja Shqiptare e Prizrenit është ngjarja që bën ndikim të gjithanshëm në letërsinë shqipe, të cilin gjatë shekullit XIX nuk ka mundur ta bëjë asnjë ngjarje dhe asnjë personalitet krijues. Arsyet janë të kuptueshme. Duke filluar prej Lid-hjes Shqiptare të Prizrenit, idealet e synuara të programit të Rilindjes, sikundër janë çlirimi kombëtar, ngritja arsi-more, lufta për alfabetin, për gjuhën dhe për shkollën shq-ipe, lufta kundër ndarjes fetare, që ishin ngritur mbi bazën e iluminizmit kombëtar, të historizmit dhe të folklorizmit, bëhen përmbajtja më e shpeshtë, te disa autorë e vetme, e letërsisë shqipe, madje e krejt letërsisë, që përcakton fizionominë e saj tematike, stilistike dhe ideoar tistike. Mbi të krijohen gjinitë, llojet, tipat letrarë, mikrostrukturat dhe markrostruktura e letërsisë dhe i nënshtrohen një ritmi të zhvillimit shumë më të shpejtuar sesa përpara. Lidhja

Shqiptare e Prizrenit bëhet, ashtu, ngjarja revolucionare që rreth një ideje-idesë së çlirimit kombëtar në planin politik dhe rreth një ideali estetik – idealit të krijimit të letërsisë kombëtare, në planin mendor, i integron, i shpejton dhe i përforcon proceset e filluara të etapës së parë të Rilindjes Kombëtare.

Krijimi i opinionit kombëtar Revolucion iluminist, kulturor dhe letrar në fillimet e saj, Rilindja Kombëtare merr karakterin e një revolucioni në radhë të parë, politik dhe ideologjik pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Lidhja, gjithsesi, përgjithëson Rilindjen duke u futur në të gjitha shtresat shoqërore, në të gjitha rrafshet e jetës, të mendimit dhe të krijimtarisë, që asokohe mund të ekzistonin, në të gjitha format e aktivitetit kombëtar. Përpara kësaj ngjarjeje shqiptarët nuk kishin dhe, objek-tivisht, nuk mund të kishin opinion publik ose kulturor në përpjesëtime kombëtare. Për këtë arsye edhe veprat letra-re, shkencore a publicistike, të krijuara në gjuhën shqipe gjatë etapës së parë të Rilindjes, domethënë gjatë rrjed-hës romantike të letërsisë, mbetën gjatë, shpesh, deri në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të panjohura prej një rrethi më të gjerë lexuesish e, në disa raste, të panjohura edhe për shumicën e krijuesve të tjerë. Kufijtë fetarë, apo administrativë, apo dialektorë, në momente të ndryshme njëri më shumë apo më pak se tjetri, provojnë të shndër-rohen në kufij të shtrirjes së ndikimeve të autorëve, të ideve, të mendimeve, të pamjeve, të ndjenjave, të veprave të tyre. Lidhja Shqiptare e Prizrenit ndikon që njëherë e përgjithmonë të tejkalohen këta kufij dhe i tejkalon jo me pushtetin që, praktikisht, nuk kishte arritur ta vendoste gjatë ekzistimit të vet të shkur tër – sado for-malisht kishte krijuar qeverinë dhe organet e saj – por me vendosjen e një pushteti shumë më të for të dhe më jetëg-jatë se ç‘është ai administrativ: me pushtetin e vetëdijes vullnetare të njerëzve. Lidhja Shqiptare e Prizrenit krijon, ashtu, opinionin e vet në përpjesëtime kombëtare. Ç’është e vër teta, opinioni shqiptar prej fillimeve të Rilindjes kishte filluar të zgjerohej nën ndikimin e zhvillimit dhe të zgjerimit të lidhjeve tregtare në hapësira më të gjera kombëtare, ballkanike apo evropiane, por tani ai kishte një karakter më gjallërues, më të përgjithshëm dhe më njësor: ishte shprehje e një propagande të organizuar, të përpunuar, të mbështetur në idetë, që shprehnin interesat e gjithë Kom-bit.Mjet themelor, si edhe kudo tjetër në atë kohë, me të cilin Lidhja Shqiptare e Prizrenit krijon opinionin, janë shtypi, publicistika dhe poezia. Si institucion i propagandës poli-tike dhe kulturore, gazetaria në gjuhën shqipe i detyrohet ndikimit të drejtpërdrejtë të Lidhjes Shqiptare të Prizre-nit. Megjithëse edhe në etapën e parë të Rilindjes bëhen përpjekje për nxjerrjen e ndonjë gazete, që do të trajtonte çështjet shqiptare në gjuhë të huaj, ose që do t’i trajtonte

Lidhja Shqiptare e Prizrenit në letërsinë shqipeedhe në gjuhën shqipe, ato përmbushen me sukses afat-gjatë vetëm pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Kultura e popullit shqiptar emancipohet si kulturë kombëtare

Në qoftë se në fillimet e Rilindjes, idetë iluministe të përku-jtojnë iluminizmin volterian të shekullit XVIII mbi kulturën e popullit, në gjuhën që e flet dhe e kupton populli, tani, pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, iluminizmi edhe më tepër, edhe më shprehimisht, lidhet me alfabetin kombëtar, me gjuhën kombëtare dhe me hapjen e shkollave kombëtare. E shtruar përpara me gjuhën predikuese të iluminizmit akoma të ndrojtur, çështja e kulturës kombëtare, si çështje gjuhësore, si çështje e shkollës, si çështje e alfabetit, më në fund si çështje e kombit, tani nxirret në rrafshin e trajti-meve të shpeshta publicistike, në njërën, dhe të trajtimeve politike, në anën tjetër. Mjet, në radhë të parë, i emancipi-mit të njerëzve, kultura tani është pikësëpari mjet themelor i vetëpohimit kombëtar. Çështja e kulturës, pra, kalon prej sferës iluministe në sferën politike: përmes saj rilindësit synojnë të zgjidhin problemin e identitetit kombëtar dhe të luftojnë propagandat e huaja, që përpiqeshin të shfrytëzo-nin faktin se shqiptarët u përkitnin tri feve.Si edhe të gjitha lëvizjet me karakter ashtu të theksuar kombëtar gjatë shekullit XIX, më në fund, si edhe të gjitha revolucionet, që fillojnë, zhvillohen dhe realizohen në em-rin e një qëllimi të përgjithshëm kombëtar apo shoqëror, apo kombëtar dhe shoqëror njëkohësisht, ashtu edhe Ril-indja Kombëtare Shqiptare fillon me shikime më të gjera, më universale, ndoshta më të paqar ta, në mënyrë që, dikur, në rastin konkret gjatë dhe pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të përqendrohet në pikat thelbësore të pro-gramit të saj, domethënë në qëllimet më të drejtpërdrejta, historikisht më të rëndësishme, me karakter më të thek-suar politik praktik. Në mungesën e institucioneve dhe të instrumenteve shoqërore, që vetvetiu bashkërendisin aksionet dhe orientojnë energjinë krijuese kombëtare; në mungesën e lirisë elementare për veprim në të gjitha drejtimet, ata sikur ishin të detyruar t’i ngarkonin ar tit të gjuhës detyrën, me të cilën, në kushte normale, s’do të ishte ngarkuar. Më në fund, edhe ata vetë, si individë, kryenin role, të cilat, në kushtet e një zhvillimi normal historik, do t’i kryenin shtresa të caktuara shoqërore dhe individë të vokacioneve përkatëse. Pikërisht për këtë ar-sye edhe mund të thuhet se ndikimi pozitiv, qoftë edhe në kuptimin thjesht cilësor, i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në letërsinë shqipe – në shkencën dhe në kulturën kombëtare përgjithësisht – është shumë më i madh dhe shumë më nxitës. Lëvizja e Rilindjes Kombëtare është proces i zgjim-it të energjisë së mbledhur, por të frenuar kombëtare gjatë

shekujsh, kurse Lidhja Shqiptare e Prizrenit është ngjarja që këtë proces e çliron më tepër dhe, njëkohësisht, e ori-enton më qar të. Koha që shënon Lidhja Shqiptare e Prizre-nit është kohë e takimit më të for të, më të ngushtë dhe më gjallërues të letërsisë dhe të jetës, të ar tit dhe të botëkup-timit; ajo është kohë e zgjidhjes së çështjeve më qenësore të kombit, e ndryshimeve revolucionare në ndërgjegjen, në fatin historik dhe në jetën e tij të ardhshme. E në kohët e tilla, gjithmonë, ar ti dhe jeta, jeta dhe ar ti, nxiten, ndih-mohen, frymëzohen që të shpejtojnë drejt përsosmërisë, që kurrë s’arrihet. Është, prandaj, e kuptueshme pse në një aso situate historike letërsia dhe, në përgjithësi, kri-jimtaria shpir tërore e shqiptarëve shënojnë një lulëzim cilësor dhe sasior të panjohur përpara. Duke shikuar nga perspektiva historike bëhet e qar të, prandaj, se Lidhja Shqiptare e Prizrenit e arsyeton teorikisht dhe e popul-larizon në përmasa kombëtare një platformë ideologjike dhe morale të pranueshme për të gjithë: e forcon dukshëm vetëdijen kombëtare mbi tiparet thelbësore të identitetit të saj; e krijon opinionin kombëtar mbi bazën bashkëkohore të mendimit demokratik; i shpejton përpjekjet e hapjes së shkollës shqipe, të arsimit të popullit dhe të përvetësimit të njohurive bashkëkohore shkencore; e themelon gaze-tarinë në kuptimin e saj bashkëkohor; e shpejton proce-sin e modernizimit të gjuhës shqipe dhe të ngritjes së të veçantave dialektore në të përgjithshmen kombëtare. Qenien kulturore, shpir tërore të shqiptarëve, të rrezikuar gjatë shekujsh prej ndikimit asimilues dhe çintegrues të tri besimeve, të tri shkollave dhe të tri kulturave, ajo ia kthen vetes, duke i dhënë karakterin e qenies së formuar kombëtare. E trajtuar si nënkulturë latine, greke apo turke, kultura e popullit shqiptar emancipohet si kulturë kom-bëtare pikërisht në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Për të gjitha këto arsye është plotësisht e kuptueshme pse Lidhja Shqiptare e Prizrenit i bashkon rrjedhat e letërsisë shqipe të etapës para saj në rrjedhën qendrore të letërsisë kombëtare shqipe. Duke ndikuar, ndërkaq, në strukturën kohore të procesit të zhvillimit të kësaj letërsie, ajo do të ndikojë edhe në qenien e saj estetike.Për të gjitha arsyet e sipër thëna që dëshmojnë rolin e saj të madh politik në historinë kombëtare dhe ndikimin e saj të madh në krijimtarinë ar tistike e shkencore, Lidhja Shqiptare e Prizrenit është bërë temë si e shkencës his-torike, ashtu edhe e letërsisë dhe e ar teve tona të tjera. Për të, prandaj, do të shkruajnë poetë, dramaturgë, pro-zatorë, kritikë, historianë të letersisë, duke krijuar ashtu poezi, poema, drama, tregime, romane, sprova, trajtesa. Kur janë krijuar, çka është thënë në to dhe çfarë vlere le-trare ar tistike a shkëncore kanë këto shkrime mbi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit do të mësojmë në kumtesat që do të dëgjojmë.

Page 7: Metafora

Metafora / n r . 1 / nën t o r 201012 Metafora / n r . 1 / nën t o r 2010 13

Prof. dr. Hysen MATOSHI

LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT NË POEZINË SHQIPE

Në jetën e shqiptarëve Lidhja e Prizrenit shënon përpjekjen e parë për ta unifikuar potencialin mbarëkombëtar drejt bërjes së Shqipërisë më vete. Prizreni edhe sot mbetet reminishenca më e denjë e ngulmimit mbarëshqiptar për të frymuar natyr-shëm si komb në një strukturë organizative shtetërore, që do të shtrihej në kufijtë etnikë. Prandaj, është e kuptueshme pse në veprimtarinë tonë politike, shoqërore, kulturore e tërësore kjo ngjarje ka peshë të veçantë, jo vetëm si histori, jo vetëm si aktualitet, por edhe si formulë magjike, si një mantër identifi-kuese e synimeve shqiptare që pandërprerë përsëritej sa herë që ndodheshim në rrugën e lirisë dhe sa herë që gjendeshim vetëm një hap larg humnerës. Poetët shqiptarë, në mënyrë të veçantë, do t’ia kushtojnë krijimet e tyre këtij qyteti të lashtë, ruajtës besnik i shtresave interesante kulturore. Përtej rëndë-sisë kulturore, vlerave të padiskutueshme përfaqësuese të ko-hëve dhe përkatësive të ndryshme, Prizreni në poezinë mod-erne shqipe do të kthehet në një metaforë, kuptimi bartës i së cilës do të jetë bashkimi kombëtar. Lidhja Shqiptare e Prizrenit do të bëhet temë e preferuar e poetëve tanë, sidomos në 100-vjetorin e saj, të shënuar me aktivitete shkencore dhe përgjithësisht shoqërore të kohës. Klima e tillë e solemnitetit të përvjetorit jubilar do të fitojë edhe më shumë peshë nga konteksti disi më i favorshëm shoqëror, që rezultoi me disa avancime të shqiptarëve nën ish-Jugo-sllavinë federative. Ndryshimet në statusin e Kosovës kishin krijuar shpresën se procesi i filluar do të konvergjente në mjaft pika me programin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.Në perceptimin poetik aktualizimi i kërkesave të programit të Lidhjes Shqiptare dhe konteksti i kohës ushqenin simbiozën emocionale e racionale, për dhënien fund të robërisë shek-ullore. Kështu, në krijime të kohës shpaloset krenaria për të kaluarën – për aktin historik të Lidhjes, por edhe shpresa se programi i lirisë së atdheut në përmasat e tij etnike do të bëhej realitet. Shtëpia e Lidhjes, simboli i krenarisë kombëtare, do të trajtohet në mënyrë të veçantë. Përmasat e saj në perceptimin poetik janë interesante: Përmasa e saj lëndore nuk korrespon-don me përmasën që ka ajo në kujtesën e kombit, përkatësisht në historinë e tij, sikundër e gjejmë në njërën ndër poezitë me këtë temë. Fjala është për krijimin Shtëpia e Lidhjes të autorit

Agim Vinca, të shkruar në 100-vjetorin e kësaj ngjarjeje mad-hështore. Kështu, sipas poetit, Shtëpia e Lidhjes është

E vogël në hapësirën e gjerë të qytetitPor e madhe në zemrën e kombit.

Përmasa ideore e emocionale e Shtëpisë së Lidhjes, përveçse është e madhe kundruall qytetit të Prizrenit, ajo shfaqet e tillë krahasuar edhe me Atdheun:

E vogël në hapësirën e paskaj të atdheutPor e madhe në zemrën e kombit.

Poeti e cilëson Shtëpinë e Lidhjes edhe me shprehje të zgjed-hura: ajo është për të një nënë e mirë, madje edhe një loke.

Si shtëpi të kujtesës, përkatësisht të historisë, do ta çmojë edhe poeti tjetër i njohur shqiptar Xhevahir Spahiu në krijimin Në Prizren:

I pyeta rrugët e Prizrenit- Ku po më çoni ju?Ato ma morën zemrën për doreDhe më thanë:-Këtu.

Tek kjo shtëpi e historisë.

E pyeta majin:- Ku je ti,Ti ku je maj i blertë?-Ja, rreth e qark kësaj shtëpie,derdhur i gjithi tek ky plep...

Tek ky plep, tek kjo shtëpi,ku dhe bilbili këndon shqip.

Streha e moçme njëqindvjeçenë prehër mbante një fëmijë.

Unë iu afrova dhe e pyeta:-Pa thuaj xhaxhit, ç’emër ke?I vogli tha:- Atdhe.

Teknika e dialogimit të poetit me rrugët e Prizrenit, me majin dhe me një fëmijë, e shoqëruar edhe me përshkrime domethë-nëse të shtëpisë historike, e cila këtu paraqitet si strehë qind-vjeçare, e bëjnë këtë poezi një krijim të veçantë – një lirikë të rrëfyer, brenda së cilës nuk është vetëm përjetimi i subjektit, por është edhe e ndodhura, epizmi i saj. Pa dyshim, shprehja ma morën zemrën për dore është përgjithësisht ndër vargjet më të bukura e më inventive të Xhevahir Spahiut.Qyteti i kremtes së madhe që lidh skajet e dy shekujve, në vizionin poetik të Muhamed Kërveshit është shpresa për rrugëtim në një histori të re. Krijimi i tij Lidhja e Prizrenit nuk është karakteristik vetëm për kthesën e paralajmëruar, që do ta shënojë 100-vjetori i kësaj ngjarjeje madhore, por të tillë e

bëjnë edhe mjetet shprehëse tejet origjinale, ligjërimi alegorik dhe sidomos përshkrimet e përjetimeve që zgjon prania e saj në jetën tonë:

Prej vatrës në vatërDhurata e ngrohtësisë së pritjesNdalet shpesh pranë nesh- qëndron gatitu pranë portreteve të LidhjesNë shkallët e gjata të pritjesEmri ynë rojeKaloi edhe nëpër tunelin e ProcesitPranë dashurive shndërrohet në urëZemra e florës e ushqendielli prore ia tregon rrugënedhe dashuria jonë po festonSot fjala jonë – qytet i kremtes së madheecën dhe hyn në histori të re..

Përkushtimi për të krijuar vepra të arrira artistike për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit nuk i ka munguar pjesës më të madhe të autorëve tanë. Madje, ka pasur të tillë që e kanë sprovuar fuqinë e tyre imagjinative në format më kërkuese standarde të poezisë. Duke pajtuar lirinë poetike me një formë të kodifi-kuar të shprehjes, dy gjëra këto vështirë të pajtueshme, poeti Enver Gjerqeku, nëpërmjet kurorës sonetike Rrënjë lashtësie, me nëntitullin Lidhjes së Prizrenit, na ka ofruar një krijim me vlera antologjike në poezinë tonë. Mjeshtri i sonetit gdhend me durim vargun, qëmton fjalët bartëse të idesë dhe njëkohshëm u përgjigjet kërkesave rigoroze të rimës e të metrit; krijon sonetin, por edhe ciklin e soneteve, kurorën e soneteve me magjistralin a sonetin mjeshtëror të kurorës. Bukuria plastike e formës do të ishte krejtësisht e pakuptimtë në rast se kjo kurorë sonetike nuk do të kishte vargje të këtilla mjeshtërore:

Ti o Lidhja jonë – më e shtrenjta besëVatra jonë e ndezur për mik dhe njeri

Dita jonë e madhe sa një historiAg i lindur n’parzma mbushur plot me shpresë Gjithsesi njëra ndër poezitë më interesante me këtë temë është edhe Lidhja e Prizrenit e Milaim Berishës, po ashtu e datuar në njëqindvjetorin e kësaj ngjarjeje madhore në historinë tonë. Në këtë krijim natyrshëm ndërthuren legjenda dhe historia, guri i legjendave dhe muri i historisë, por, gjithashtu, është i pra-nishëm edhe çasti i evokimit që lidhet me kohën e lindjes së poezisë. Pa dyshim njëra ndër gjetjet më interesante, e gjith-sesi origjinale, poetike sa i përket perceptimit të Lidhjes së Prizrenit është e këtij autori. Fjala është për shprehjen antite-tike dhe mjaft domethënëse Lashtësi e re. Ky riciklim i lashtë-sisë dhe i historisë së Kuvendit të madh shqiptar shfaqet në përvjetorin jubilar si shpresë për një zgjim e për një rilindje të vërtetë:

Imazh Hyjnor. Tokë e lashtë. Lashtësi e re. Bukuri o jetë – Ti më je: Lumë që s’ndalesh Shqipja ime dhe Zgjimi ynë i vërtetë!

Gjatë punës për këtë kumtesë u binda se, përveç autorëve që u zunë ngoje, ka edhe shumë të tjerë të cilët Lidhjen Shqip-tare të Prizrenit e kanë pasur burim frymëzimi dhe objekt të përsiatjes poetike. Pa u ndalur në përgjithësime të tjera, dua të theksoj se një antologji e poezisë shqipe me këtë temë, përveçse identifikim i vlerave ndër me të arrirat poetike, do të ishte përjetësimi më i mirë poetik e artistik i ngjarjes më mad-hore në jetën e përbashkët të kombit tonë, i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.____________1Agim Vinca, Letër Zotit / Poezi të zgjedhura, Toena, Tiranë, 2008, f. 44.2 Po aty3 Xhevahir Spahiu, Poezia shqipe, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1990, f. 85-86.4 Muhamed Kërveshi, Kundruall, “Rilindja”, Prishtinë, 1980, f. 12.5 Enver Gjerqeku, Guri i lashtë (Poezi e zgjedhur), AShAK, Prishtinë, 2006, f. 127.6 Milaim Berisha, Pranvera në Prishtinë (Poezi të zgjedhura), “Era”,

Prishtinë, f. 40.

Sami Ahmeti, Vatra ballkanike

Page 8: Metafora

Metafora / n r . 1 / nën t o r 201014 Metafora / n r . 1 / nën t o r 2010 15

Prof. dr. Sadri FETIU

VEÇORITË ARTISTIKE TË KËNGËVE POPULLORE PËR LIDHJEN SHQIPTARE TË PRIZRENIT

Lidhja Shqiptare e Prizrenit paraqet fazën më të rëndësishme për zgjimin e vetëdijes kombëtare të popullit tonë, sepse kjo është një ndër etapat vendimtare të luftës tij për çlirimin kombëtar, që ka lënë gjurmë të dukshme në jetën shpir tërore dhe në aktivitetin kulturor të shqiptarëve në gjysmën e dytë të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX. Procesi i konsti-tuimit të kombit shqiptar intensifikohet plotësisht në këngët që u kushtohen ngjarjeve të Lidhjes Shqipare të Prizrenit. Ky proces është reflektuar shumë qartë në këto këngë, sepse ato janë frymëzuar nga ngjarjet e historisë, të cilat kapërthe-hen me kundërthënie të thella të vetë gjendjes dhe pozitës së shqiptarëve në Perandorinë Osmane dhe të raporteve të saja të ndërlikuara ndërkombëtare. Këngët e Lidhjes së Priz-renit janë vlerësim kritik i pozitës së këtij populli në periud-hën e vrullshme të luftës për çlirimin kombëtar. Krijimtaria jonë gojore dëshmon se lëvizja kombëtare kishte karakter të përgjithshëm popullor.Këngët kanë një shtrirje të gjerë territoriale në krahinat e Veri-ut, sidomos në Kosovë. Ato shtrihen deri në Gjirokastër dhe duke shkuar kah jugu zënë të rrallohen. Këngët që i kushto-hen Kuvendit të Gjirokastrës dhe veprimtarisë së Abdyl Fra-shërit, ndonëse dallohen nga krijimet e tjera qoftë për mjetet e shprehjes artistike, qoftë për karakterin e drejtpërdrejtë përshkrues e narrativ, përcaktojnë në mënyrën më të qartë kërkesat e lëvizjes sonë kombëtare, duke theksuar njëkohë-sisht edhe unitetin e popullit tonë në luftën për liri.

Vetëdija kombëtare në këngë

Karakteri masiv i këngëve për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dëshmohet edhe nga vetë përmbajtja e tyre. Ato vënë në dukje se në luftën për çlirimin kombëtar marrin pjesë njerëzit që kanë krijuar vetëdijen kombëtare. Pa gjak malet mos me i lshue, jena nisë me u ba milet”…

ose Krisi pushka n’istiqamë, duel mileti me faqe të bardhë!

Luftërat e kohës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në shumë vise quhen “lufta të miletit”. Ndërkaq kënga jonë popul-lore ka vënë në dukje fare qartë se ushtria popullore e Lid-hjes Shqiptare të Prizrenit përbëhej kryesisht nga masat e fshatarësisë: Veç gjashtë dit n’ mujsh me qindrue,fukaraja opngat sa t’i marojnë,i madh e i vogël qatje domë me dale…gjallë s’ ja lshojmë Plavën as Gusinë!Këngët popullore të kësaj periudhe, ndonëse inkuadrohen në traditën e mëparshme të krijimtarisë sonë gojore të Rilindjes Kombëtare, shikuar nga aspekti i strukturës së tyre poetike dhe i mënyrës së intensifikimit të shprehjes, ndryshojnë mjaft nga këngët e tjera epike që u kushtohen ngjarjeve para dhe pas kësaj periudhe. Midis këngëve që janë mbledhur në viset e Rugovës, të Plavës e të Gucisë dhe përgjithësisht të Malë-sisë së Veriut gjejmë edhe këngë që kanë strukturë plotësisht të ngjashme me këngët epike legjendare, me formën dhe të gjitha formulimet karakteristike të tyre, me mjete të ngjashme të figuracionit, por pa elemente të theksuara mitike.

Këngët baladore të muhaxhirëve

Veçori karakterisatike kanë edhe këngët e muhaxhirëve, po-pullsisë së shpërngulur me dhunë nga Sanxhaku i Nishit, të cilat qëndrojnë diku ndërmjet këngës elegjiake dhe baladës pa subjekt të ndërtuar epik dhe paraqesin lloj krejtësisht të veçantë në traditën shqiptare. Ato i përshkon njjë ndjenjë e përgjithshme e dhembjes shungulluese, ku, përveç faktorit njeri, merr pjesë edhe natyra, malet , fushat, bota e shpe-zërisë, madje edhe trupat qiellorë. Në to dhembja merr për-masa të gjera kozmike, sepse manifeston një nga tragjeditë më mëdha në historinë e këtij populli- shpërnguljen e gati treqind mijë shqiptarëve nga toka e tyre. Janë rrëqethëse situatat tragjike të vdekjes se njerëzve në kushtet e rënda atmosferike të borës e të shiut, shkretërimi i përgjithshëm i më shumë se 600 vendbanimeve shqiptare, që në këngë manifestohet si gjëmë e përgjithshme e natyrës, si dhembje universale, që mund ta përjetësojë vetëm fuqia e veçantë e krijimit artistik. Këngët, përveç figuracionit përshkruas, përmbajnë edhe një varg personifikimesh e apostrofimësh, që krijojnë atmos-ferën tragjike, e cila është unike brenda artit tonë popullor. Si e tillë ajo mund të matet vetëm me jehonën e mbetur të shpërnguljeve masive të arbëreshëve, pas vdekjes së Skën-derbeut, që ka mbetur si simbol i dhembjes universale të ruajtur në jonet e ndonjë këngë, siç është ajo “Moj e bukura More”. Por tragjedia e muhaxhirëve është më e madhe, sepse ajo në këto këngë, që shquhen si krijime specifike, mbetet një plagë e hapur që në vazhdimësi kullon gjak…Midis këngëve të Lidhjes shqiptare të Prizrenit kemi edhe një numër baladash historike, që shquhen për vlerat e tyre të veçanta poetike dhe rikthejnë në traditën tonë finesën ar-tistike të baladës sonë mesjetare arbëreshe që u kushtohet bashkëluftëtarëve të Skënderbeut, si: Milo Shinit. Nik Petës e Pal Golemit e të tjerëve. Mund të vërehet se në baladat histo-

rike të heronjve të luftërave të Lidhje Shqipare të Prizrenit, siç janë; Mic Sokoli, Smajl Hyseni, Smajl Mehmeti, Col Delia, Ali Rexha, Hysë Bajri e shumë të tjerë, përveç situatave të reja që i karakterizon figuaracioni i veçantë poetik, hasim edhe ripërtëritjen e ndonjë toposi të ngjashëm me atë të finesave të artit mesjetar të këngëve arbëreshe. Shumica e këngëve që u kushtohen ngjarjeve të Lidhjes Shq-ipare të Prizrenit janë të shkurtra. Kështu kënga, si manifes-tim shpir tëror, është kufizuar shpesh në transponimin artistik të situatave, të rrethanave dhe të ngjarjeve nëpërmjet vepri-meve të veçanta të heronjve, të cilët në momente kulmore përfaqësojnë drejtpërdrejt masat ose me anë të përfaqësimit simbolik paraqesin kohezionin e forcave në viset shqip-tare dhe lidhmërinë e veprimit të tyre në situatat kur është e domosdoshme të mbrohen interesat e atdheut. Prandaj, mënyra se si poeti popullor i qaset objektit të frymëzimit të tij krijon mundësi që detaji artistik ta intensifikojë shprehjen dhe të bëhet mjet kryesor i poetikës së këtyre këngëve. Mu për këtë veprimet që paraqiten në këto këngë i karakterizon dinamizmi i përgjithshëm, që është pasojë e atmosferës së këtillë në realitetin historik, ndoshta edhe e periudhës prod-huese të këtyre këngëve. Megjithëse fryma atdhetare është një veçori e përgjithshme e këngëve historike për ngjarjet deri në vitin 1912 ,e edhe më vonë, mund të pohojmë se periudha prodhuese e ketyre këngëve është më e shkurtër dhe me ndërprerje të ndryshme. Në rrethana të vazhdimit të sundimit turk, këngët riaktualizohen krahas këngëve të reja për ngjarjet e mëvonshme. Periudha prodhuese e këngëve pati një ndikim të dyanshëm, që u manifestua në ruajtjen e qëndrueshmërisë strukturore të këngëve dhe varianteve të tyre, ose ky ndikim ishte i dis-favorshëm, sepse në rrethana të reja të riaktualizimit ato pësuan ndërrime dhe filluan të harrohen. Qëndrueshmëria e këngëve është kushtëzuar edhe nga mënyra e të kënduarit të tyre, meqë dihet se të gjitha këngët e shkurtra si: Sefë Ko-sharja i pari i fisit, Mic Sokoli n’dy tagana, Hyse’ Bajri po ban me dorë, Ali pasha fjalë ka çue etj., që kanë prej katër deri në dhjetë vargje, janë këngë malsorçe (për krye-krahit ose me gisht në vesh), të cilat me mënyrën e veçantë të të kën-duarit e japin kushtrimin për luftë. Supozojmë se mënyra se si këndohen këto këngë është një prej faktorëve vendimtarë, që e ka ruajtur strukturën e tërësishme të këngëve të këtilla, sepse kjo mënyrë nuk lejon seleksionim të vazhdueshëm dhe kështu e kushtëzon ruajtjen e strukturës metrike dhe asaj semantike të vargjeve.

Dramatizimi i veprimit të heronjve

Këngët popullore të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ndyshojnë nga ato të periudhave të tjera, sidomos nga ato të viseve veriore, sepse në to nuk kemi narracion të zgjatur as përsh-krime të hollësishme, por veprime të gjalla të heronjve, meqë dinamika e jashme e situatave vepron në botën e tyre të brendshme, prandaj ata flasin, urdhërojnë dhe veprojnë njëkohësisht. Dramatizmi i këtillë i veprimi të heronjve të kë-tyre këngëve në të shumtën e rasteve realizohet artistikisht nëpërmjet dialogëve dhe monologëve, si edhe pyetjeve re-torike të këngëtarit, që në këto këngë kanë specifikën e vet

poetike, sepse kështu paraqitet ajo që është thelbësore, që që kushtëzohet edhe nga rrethanat specifike të entitetit të veprimeve të përgjithshme, sepse këtu nuk vepron më in-dividi, po një populli i tërë, “djemt e mimleqetit” (djemtë e atdheut - kjo shprehje përdoret për herë të parë në këngët tona, që flasin për vrasjen e Mehmet Ali Pashës në Gjakovë). Heroizmin dhe veprimet luftarake të djemve të atdheut, me gjithë përpjekjet e Abdullah pashë Drenit që të arsyetohet në emër të normave tradicionale për mbrojtjen e mikut në shtëpi, i paraqet si vendime të prera të popullit një nga figurat e dalluara të kësaj lufte, Islam agë Batusha: Me i pasë kraht me fluturue, gjallë prej kulls s’ju lamë me shkue; gjallë prej kulls pashën s’e lamë. S’e lamë pashën kurr për t’gjallë!

Në luftën e Plavës e të Gucisë një rol të këtillë për paraq-itjen e vendimeve të masave të popullit e luan Kadri Bajri, ndërsa në luftërat e Shtimes e Slivovës, Mic Sokoli. Kështu, mbi veprimet e masave shquhen figurat e heronjve, të cilat këngëtari popullor i vë në plan të parë, qoftë duke i kon-frontuar me armiqtë, qoftë nëpërmjet urdhrave dhe porosive për bashkëluftëtarët. Në disa raste, në këngët që bëjnë fjalë për udhëheqësit e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, si: Abdyl Frashëri dhe Ymer Prizreni, kanë zënë vend edhe pjesët e fjalimeve të tyre, p.sh. Avdyl Begi prej Toskënisë, Konka kanë burri i Shipnisë, U çue n’kamë, po i flet Malsisë, I lumtë goja, çka i ka thanë: -Tana fiset gjith ka’ janë, Të krishten’ e mysliman’, Donë me u mbledh’n ‘i kuvend t’gjanë, E me lidhë ni besë të tanë; Me luftue pë kët vatan …

Me përjashtim të këngëve të gjata, që kanë formë dhe for-mulime të ngjashme me këngët kreshnike, të gjitha këngët e tjera që u kushtohen ngjarjeve të Lidhjes Shqiptare të Priz-renit në thurjen e tyre nuk i kanë të gjitha etapat kompozi-cionale të këngës epike, sepse veprimi që paraqitet në to është i kondensuar në tërësi dhe është i përqendruar herë në kulminacionin, herë në shthurjen e konfliktit. Në shumicën e këtyre këngëve episodi është tërësi më vete që kryen funk-sionin poetik jo për ta plotësuar ngjarjen kryesore, por për ta krijuar një pjesë të tërësisë së saj, e cila në dukje të jashtme mbetet fragmentare, por estetikisht ka tërësinë e rrumbul-lakuar. Prandaj, çdo varg ose çdo pjesë e vargut është tërësi estetike që ka edhe kuptimësinë e vet. Qe një shembull: Col Delia, synë sahati, Lumt-i goja, mirë vikati: Vetë po jes, pashën p’e çarti!

Në këtë rast vargu i parë është një metaforë e rrallë në letërsinë tonë popullore, që ka kuptimësi të dyanshme, qoftë për parashkimin dhe veprimin preciz të heroit, qoftë si ele-ment i vetëm i përshkrimit të tij, ndërsa vargu i dytë përm-ban njëkohësisht adhurimin dhe vlerësimin për veprimin e tij

Page 9: Metafora

Metafora / n r . 1 / nën t o r 201016 Metafora / n r . 1 / nën t o r 2010 17

heroik, që paraqitet në vargun e tretë. Përbrenda vargjeve të këtilla që i hasim shpesh edhe në këngët e tjera të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, siç janë ato për Mic Sokolin, Sefë Ko-sharen, Sylejman Vokshin, Smajl Hysenin etj., krijohet një tërësi kuptimore shumë e kondensuar, që realizohet plotë-sisht edhe në aspektin estetik.

Dialogu dhe monologu poetik

Në strukturën kompozicionale të shumicës së këngëve që u kushtohen ngjarjeve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit funksion të veçantë artistik ka dialogu dhe monologu, që përzihen shpesh me pyetjen retorike, sepse me ta fillon dhe përfundon konflikti. Format e këtilla të dialogëve dhe mono-logëve në shumë këngë intensifikohen artistikisht nëpërmjet gradacionit të natyrshëm. Format narrative e përshkruese janë kufizuar kryesisht në disa shprehje metaforike, të cilat në shumë këngë shërbejnë si ekspozicion i shkurtër, që real-izohet në vargjet e para, pas të cilave fillon dialogu. Qe disa shembuj: Mic Sokoli, sokol mali: -Thujmi pashës, t’vraftë allahi! T’vraftë allahi frik’ e frik, Ki me m’njoft në Kaçanik...

Ali Pasha dul në shkallë, Ban kuven me bajraktarë: -Ket Rugovë nuk muj m’e nalë, Krejt barotin ma ka marrë…

Ose Mic Sokoli n’dy tagana: -Udha e marë, m’i ka thanë nana, Lufto, bir, ti për Shipni, Mos i len turqit me hi; N’koftë nevoja, vi me ty.

Edhe ndërhyrjet e shkurtra poetike midis dialogëve, të cilat kanë karakter sqarues, i karakterizon saktësia e shprehjes, prandaj krahas përgjigjeve shumë funksionale, krijojnë edhe tablo të gjalla të situatave dhe të veprimeve të heronjve, p.sh. Ali Ibra n’vraç të zi, Po i shko’ gjaki për zingji. ..

Rexhë Avdija, zog i atit, Krejt i kuq ka dalë pej gjakit... Ose Mic Sokoli n’xhemedan... P’e vnon dorën n’jatagan, Goca –flakë po qet me dham’…

Në këto këngë theksohet në mënyrë të veçantë karakteri pa-triotik i luftës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe potenco-hen qëllimet e saj: Me ja dhanë hyqmin Shipnis ose Shah në veti don me kanë / kurgja mretit mos me i dhanë, / as redifë, as nizamë. Dialogu poetik, përveç mundësisë për shprehjen e drejtpër-drejtë të dinamizmit të situatave luftarake, të dëshirave, syni-

meve, kërkesave dhe përgjithësisht të gjendjes shpir tërore të heronjve të ngarkuar me mllefin e urrejtjes kundër armiqve, sado që ndonjëherë duket i thjeshtë, në kontekstin kuptimor e kondenson kuptimësinë e vet dhe ngre lart figurat heroike dhe veprimet e tyre. Kështu, bukuri dhe fuqi të veçantë ar-tistike ka dialogu i Mic Sokolit me nënën e tij, ndërsa janë të rralla, jo vetëm në poezinë tonë popullore, vargjet që kanë një formë këtillë të dialogut të imagjinuar në këngët kushtua Smaj Hysenit e Hyse Smajlit, në mënyrë të veçantë modeli i rrallë i krijimit të kondensuar artistike me titull “Në Fushë t’ Kosovës a lidh jezeri” ose në këngën unikate për Sefë Ko-sharen, e cila përbëhet vetëm nga këto katër vargje: -Sefë Kosharja, i pari i fisit, hije t’paska maja e lisit!- -Hije m’ka o djemt e mi, kam lanë shpirtin për Shqipni!

Shprehja metaforike dhe mesazhi estetik

Në këngët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, përveç formës së dialogut dhe të pyetjes retorike, ideja themelore, porosia artistike dhe efektet estetike realizohen me anën e shpre-hjes ekspresive dhe figuracionit karakteristik me përbërës të theksuar të lirizmit. Kështu, krahas metaforave, këtu gjejmë dendur krahasimet, anaforat, epiforat, personifikimin, apos-trofën, pyetjen retorike etj. Ndërkaq këngët shquhen edhe për përdorimin e shpeshtë të gradacionit, i cili me ndihmën e shprehjes së gjerë metaforike krijon mundësi që veprimet e masave dhe të heronjve që dalin nga to të përjetësohen artisitikisht dhe në momentet e vdekjeve tragjike të veprojnë dhe të flasin në mënyrë madhështore, duke lënë porosi për vazhdimin e luftës. Jehona e kësaj porosie me veçoritë e theksuara artistike e estetike, që i karakterizojnë këto këngë si krijime kulmore të artit tonë popullor, u manifestua si frymëzim i fuqishëm për këngët dhe luftëtarët e mëvonshëm. Këshu fryma liridashëse përshkon krejt krijimtarinë gojore të periudhës së Rilindjes sonë Kombëtare, madje edhe këngët e krijuara deri në kohën tonë, që u kushtohen heronjve të UÇK-së

Prof. dr. Besim REXHAJ

LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT NË DRAMATUIRGJINË BASHKËKOHORE SHQIPTARE – ASPEKTE TË TRAJTIMIT TË SAJ

Tre autorë dhe tri modele të perceptimit letrar e dramatik

Krahas një numrit të autorëve të tjerë të letërsisë dramatike të shkruar pas Luftës së Dytë Botërore, të cilët trajtojnë Lid-hjen Shqiptarre të Prizrenit në dramat e tyre, janë tre autorë që shquhen me një strukturë të veçantë të sensibilitetit a të ndjeshmërisë artistike, të përjetimit dhe të perceptimit origji-nal të realitetit historik të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Këta janë: Mirosh Markaj me dramën e tij Besa e madhe (1978), Ekrem Kryeziu me dramën Epoka para gjyqit (1978) dhe Sylejman Krasniqi me dramën Besëlidhja Shqiptare (1978). Të tria këto drama janë të botuara në të njëjtin vit, në vitin e përvjetorit të 100-të të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe që të tria, megjithëse tematikisht ndërtohen mbi realitetin historik të kësaj periudhe të lavdishme e tragjike të histo-risë sonë kombëtare, si faktografi e realitetit historik, mbi personalitete e situata historike të njëjta a të ngjashme, mbi realitetin e situatave historike të Lidhjes Shqiptare të Prizre-nit, e trajtojnë realitetin historik të Lidhjes Shqiptare të Priz-renit dhe personalitetet e situatat e saj në mënyrë origjinale dhe secili prej këtyre autorëve arrin të artikulojë aspekte e dimensione të veçanta e karakteristike, struktura mesazhore e botëkuptimore të veçanta, aktualiteti i të cilave nuk është tretur as sot e kësaj dite edhe në fillim të mijëvjeçarit tonë. Në të vërtetë, këto aspekte e dimensione, struktura mesa-zhore dhe botëkuptimore e ideofilozofike përbëjnë tri forma ose modele të perceptimit dramaturgjik të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Në shenjë të çmistifikimit të kultit të besës dhe të artikulimit të qëndresës historike

Mirosh Markaj, me dramën e tij historike Besa e madhe (1978), artikulon observimet e tij historike, kombëtare e etike në kontekst të artikulimit të qëndrimit të tij kundruall zhvillimeve historike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ky au-tor, në këtë kontekst, pos që projekton në qendër të dramës së tij situatën tragjike të copëtimit të trojeve shqiptare e të

shqiptarëve, artikulon edhe qëndrimin e tij kundruall kate-gorive morale e etnopsikologjike shqiptare, kundruall kultit të besës, e cila fetishizohet nga një pjesë e krerëve të Lid-hjes Shqiptare të Prizrenit dhe, si e tillë, e fetishizuar, bëhet shkaktare e tragjedisë së njerëzve të fetishizuar, si dhe e manipulimit të njerëzve të tjerë, të cilët, të manipuluar dhe të dogmatizuar, bien viktimë e manipulimit në një situatë para-doksale historike. Që nga vet titulli i dramës Besa e madhe, nga togfjalëshi Besa e Madhe, lexuesit i sugjerohet diçka e pazakontë lid-hur me kultin e besës, si kategori etnopsikologjike e morale e shqiptarëve, me faktin se aktivizohen asociacionet për antinominë dhe variacionet e saj të tjera si “besa e vogël” ose asociacione të tjera. Pas leximit të dramës, pas anal-izës dhe përqëndrimit në situata dhe kategori të veçanta morale e historike të personalitetit të personazheve të kësaj drame, lexuesit i bëhet e qartë se besa, si kult, është vlerë inherente, substanciale. Autori, duke e ndërtuar konceptin e vlerës së besës mbi substratin universal, e çmitizon manipu-limin me të në një situatë historike, në një situatë në të cilën etja për pushtet dhe për privilegjet e tij synojnë, në kuptimin psikologjik të nocioneve, të sublimohen dhe të racionalizo-hen për përfitime individuale në lojën pushtetore në emër të interesave dhe të shenjtnisë së besës. Drama Besa e madhe, si dramë historike, si dramë e cila ndërtohet mbi një situatë dhe personalitete historikisht të njohura, mbi një situatë që bart në vete tensionin dhe kon-fliktin historik, megjithëse nuk ka arritur të projektojë ash-përsinë dhe tragjiken e situatës së tillë, ka arritur të krijojë një tablo të gjerë artistike të një situate historike dhe, po ashtu, ka arritur t’u bëjë jehonë zhvillimeve historike të asaj kohe në aktualitetin tonë përmes çmistifikimit dhe aktualizimit të idesë së manipulimit me kultin e besës, si kategori morale, etnopsikologjike, historike dhe universale, pas të cilave stre-hohen e fshihen e keqja dhe shëmtia morale, tradhtia dhe tragjikja e saj, që në vitet ’70 të shekullit të shkuar, që krahas qëndrimit glorifikues ndaj historisë, aktualizonin e afirmonin edhe qëndrimin e vështrimin realist e kritik ndaj përvojave historike, qëndrim ky që i duhet edhe fillimit të mijëvjeçarit tonë.

Drama historike si artikulim i tragjikes dhe heroikes kombëtare

Një nga dramat më popullore dhe më të realizuara në kuadër të tipit të dramës historike, krahas dramës Besa e madhe të Mirosh Markajt, është drama historike Besëlidhja shqiptare (1978) e Sulejman Krasniqit, autor i njohur i ro-maneve historike, i cili edhe në këtë dramë, krahas trajtimit të kësaj periudhe në prozën e tij, tematizon periudhën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Besëlidhja shqiptare, megjithëse një dramë e organizuar në më shumë njësi strukturale se zakonisht, tipi i dramës historike, megjithëse një tekst dramatik me një numër të madh personazhesh historike dhe të trilluara, megjithëse një dramë me situata të shumta ar tistike, si rezultat i imagjinatës ar tistike, është ar tikuluar si dramë e ndër tuar mbi parimet e poetikës tradicionale, si një dramë që trajton Kullë shqiptare

Page 10: Metafora

Metafora / n r . 1 / nën t o r 201018 Metafora / n r . 1 / nën t o r 2010 19

ar tistikisht materialin historik e jetësor dhe, po ashtu, si një dramë me lirinë e invencionin e imagjinatës krijuese të autorit, duke ngritur dramën historike mbi nivelin e kroni-kës historike. Krahas Abdyl Frashërit, Ymer Prizrenit, Sulë Vokshit, Haxhi Zekës e Mic Sokolit, që si personazhe janë por tretizuar me vija paksa më të thelluara, një personazh tjetër i rëndë-sishëm është ai i Abdullah pashë Drenit, i cili, ndryshe nga paraqitja që i bënë Mirosh Markaj në dramën e tij Besa e madhe, është projektuar si një personalitet i çliruar pothu-ajse plotësisht nga skrupullat morale e kombëtare, si një karrierist, një njeri i etur për pushtet e për privilegjet e tij, si një njeri sedërmadh e egoist, tipare këto që me një di-nakëri të llojit të vet ia ndezin e kultivojnë armiqtë. Ç’është e vër teta, qoftë në kontekst të vër tetësisë së situatës dhe të fakteve historike të kohës, qoftë në kontekst kraha-simtar me Besën e madhe, që e koncentron veprimin në nivel mbizotërues në Abdullah Drenin e fatin e tij, qoftë në kontekst të veçantisë ar tistike të trajtimit dramatik të personalitetit të kësaj figure historike paradoksale, me të cilën përfundon drama Besëlidhja shqiptare, do theksuar se Sulejman Krasniqi shquhet me qasjen origjinale. Derisa Mirosh Markaj aktualizon me Abdulla Drenin kategori e çështje morale, dilema dhe paradokse etnopsikologjike të situatës së kësaj figure dhe të njerëzve që pozicionohen krah me të, si rezultat i manipulimit me kultin e besës në një situatë moralisht ambiguitive, autori Sulejman Krasniqi që nga fillimi i ndër timit të këtij personazhi e deri në fundin e tij tragjik e të turpshëm krijon një imazh të ri, një pamje që paraqet por tretin e tij kryesisht të pikturuar me ngjyra e tone të errëta. Po ashtu, derisa në versionin e Besës së madhe të Markajt shohim rezultatin e manipulimit me kul-tin e besës dhe viktimat e këtij manipulimi, te Besëlidhja shqiptare shohim zhvillime të tjera historike e dramatike, që janë projektuar në funksion të ar tikulimit të idesë, me gjithë respektin suprem ndaj kultit të besës si kategori mo-rale e etnopsikogjike të shenjtë, përkufizimi i qar të i situ-atave morale e historike nuk prodhon konfuzion e manipu-lim, por motivim për veprim të drejtë, siç ndodh me Xhemë Bungun e trimat e fisit të tij, të cilët kuptojnë dredhinë dhe tradhtinë e Abdullah pashë Drenit dhe nuk manipulohen e viktimizohen si Shaqir e Bajram Aga në Besën e madhe të Mirosh Markajt. Drama Besëlidhja e madhe, edhe për shkak të temës e ideve mbi të cilat ndër tohet, edhe për shkak të figurave e të personaliteteve historike që i tematizon, edhe për shkak të qasjes që i bën temës e situatave historike, është nga dramat e pakta që krijon bindshëm tablo e vizion të tërë-sisë kombëtare, që krijon imazhin e shqiptarëve si komb dhe si tërësi e veprimit dhe e shqetësimit historik kom-bëtar, të shqiptuar në nivel të programit kombëtar të Lid-hjes Shqiptare të Prizrenit, të cilin ar tistikisht, bindshëm e spontanisht e konkretizon tipi i ligjërimit të Abdyl Fra-shërit, qoftë në mbledhjen historike të Lidhjes, qoftë në situatat e tjera dramatike të ballafaqimit me Mehmet Ali pashë Maxharin ose në situata të tjera të trazimit kolektiv të udhëheqësve shpir tërorë të shqiptarëve. Me inkuadri-min, në kuadër të fushës së boshtit tematik e motivor, të

temës së përçarjes, të mbjellë e të ushqyer nga armiqtë e qenies shqiptare; të temës së vëllavrasjes e të pajtimit dhe në këtë kontekst të shfrytëzimit të mekanizmave mor-bidë nga armiqtë me kur thet e inskenuara për rindezje të vëllavrasjes; të temës së pushtetit e të privilegjeve të ofruara nga i dërguari i padishahut, si grackë e korruptim moral e shpir tëror, dhe me reagimet e ndryshme kundruall përpjekjeve të këtilla për korruptim të prijësve shqiptarë; me inkuadrimin e temës së tradhtisë dhe të një qëndrimi specifik kundrejt aktit të tradhtisë të ushqyer nga Por ta e Lar të; me inkuadrimin e temës së tragjedisë së shpërn-guljeve e të refugjatëve nga trojet e tyre dhe të pushtimit e të shkëputjes së trojeve shqiptare nga trungu kombëtar; me inkuadrimin dhe shqiptimin e vetëdijes kombëtare si vetëdije dhe vizion të tërësinë kombëtare të vënë kundru-all vetëdijes dhe vizionit par tikular, të shqiptuara me një gjuhë ar tistike, me situata, me personazhe e me frymë dramatike, Besëlidhja shqiptare ruan edhe sot e kësaj dite aktualitetin e saj, për shkak të realitetit bashkëkohor të situatës kombëtare të shqiptarëve edhe në fillim të mi-jëvjeçarit të tretë, si me strukturën tematike e motivore, ashtu edhe me strukturën ideofilozofike, si me strukturën apelative, ashtu edhe me atë të mesazhit ar tistik, që i bëj-në jehonë ar tistike dhe korrespondojnë me situatën dhe pozitën e popullit shqiptar në kohën tonë.

Mbizotërimi i tragjikes historike nga heroikja

Periudha e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit trajtohet edhe nga dramaturgu e regjisori Ekrem Kryeziu në dramën e tij të njohur Epoka para gjyqit. Derisa Besa e madhe e Mirosh Markajt dhe Besëlidhja shqiptare e Sulejman Krasniqit në fokus të tematikës dhe të trajtimit të tyre ar tistik kanë vitin vendimtar të formimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, vi-tin 1878, Ekrem Kryeziu në dramën e tij Epoka para gjyqit trajton pasojat e vendimeve tragjike për shqiptarët të Kon-gresit të Berlinit dhe përpjekjet e pandalshme të popullit e të personaliteteve historike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në mbrojtje të interesave të atdheut, të çlirimit dhe të pa-varësimit të tij. Derisa dy dramat e sipërpërmendura trajtojnë e ar tikulojnë, në finalen e tyre, një frymë triumfale të ngjizur në idenë e qëndresës historike, drama Epoka para gjyqit përfundon me tone të përziera të tragjkikes dhe të heroizmit, në thelb, me fundin tragjik të dy kryepersonazheve të saj, të Abdyl Frashërit e të Sylejman Vokshit, i pari i dënuar me burgim të përjetshëm nga Por ta e Lar të, kurse i dyti me dënim me vdekje. Me gjithë përfundimin e këtillë tragjik dhe njëkohë-sisht heroik të këtyre dy personaliteteve historike, akordet finale të kësaj drame, e cila ka mundur të intonohet në kuptimin klasik të fjalës si tragjedi, ar tikulojnë një frymë, që më parë se sa tragjike, tingëllon si një dramë heroike, si një dramë me akorde epike të një qëndrese historike, e cila vë në hije dimensionin tragjik si të personaliteteve të kryepersonazheve të saj, ashtu edhe të situatës historike, në të cilën gjenden këto personalitete. Një karakteristikë tjetër e dramës Epoka para gjyqit, që in-tonon tragjiken e personaliteteve dhe të situatës historike

me tone dhe frymë heroike, është qëndrimi i theksuar kritik i personazheve shqiptare të kësaj drame, i ar tikuluar në situata të ndryshme të dialogut, kundrejt tipareve negative të vet shqiptarëve, përqendrimi i interesimit në veset dhe në dobësitë e vetë shqiptarëve në një periudhë të tillë të zhvillimeve historike, si dhe përpjekja e autorit që pozicio-nin e këtillë historik ta intonojë me një gjuhë dhe prej një pozicioni të meditimit filozofik lidhur me fatin dhe historinë e shqiptarëve. Po ashtu, një karakteristikë tjetër e veçantë e dramës Epoka para gjyqit, e realizuar edhe në nivel ske-nash ose tablosh të plota, është përqendrimi i reflektorit ar tistik në aktorët ose përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha europiane, të cilët, megjihëse nuk gjenden në situata të veprimit dhe të dialogut dramatik me personazhet shq-iptare, ar tikulojnë komplotin e përgatitur historik kundër shqiptarëve, aleancën me fuqitë aziatike, lojërat morbide politike, strategjike e diplomatike të programuara kundër qenies shqiptare. Perspektiva e këtillë e vrojtimit ar tistik, që në kuadër të tipit të dramës historike, me vëllimin dhe përmasat e përqendrimit ar tistik, është një këndvështrim origjinal i ar tikuluar në situatat dramatike të tablove të plota të konsujve të fuqive kryesore europiane, është realizuar në funksion të ndër timit të tablosë ar tistike, që ar tikulon pozicionin tragjik të shqiptarëve në kohën kur ata ndodhen midis kudhrës e çekanit, midis Scilës e Haridbës dhe lo-jërave të shumëfishta e koalicioneve të botës aziatike dhe europiane. Janë tre tipa situatash dramatike në të cilat paraqiten kryepersonazhet e dramës Epoka para gjyqit, përmes të cilave ndër tohen tiparet e por treteve të tyre: situata e gjyqit perandorak, në të cilin gjykohen Abdyl Frashëri e Sylej-man Vokshi; situata e burgut ose e qelisë dhe e projek-tuar si reminishencë në tablonë ose në skenën e gjashtë të dramës, situata e Mbledhjes së Lidhjes, siç e shënon au-tori, situatë kjo, megjithëse thyen logjikën e ndër timit dhe të intensifikimit të iluzionit ar tistik të realitetit, është inkua-druar në një moment adekuat të zhvillimit kompozicional të dramës dhe nuk përjetohet si një ndërhyrje e jashtme, ar ti-ficiale dramatike. Në të tri këto situata, bota e personazheve dhe manifestimi i tyre realizohen në rrafsh të shfaqjes, të konkretizimit e të zhvillimit të idesë së qëndresës individ-uale e kolektive, të qëndrimit të palëkundur ver tikal para shqiptimit e ekzekutimit të dënimit dhe të gatishmërisë për flijim në emër të atdheut e të së ardhmes së tij. Me gjasë, situatat e këtilla e të ngjashme, posaçërisht qëndrimi i paluhatur vetikal i kryepersonazheve të saj në një situatë të skajshme ekzistenciale, bëjnë që kjo dramë tragjike si me situatën historike, ashtu edhe me fatin e kryepersonazheve të saj, të tingëllojë para së gjithash si një dramë historike, si një dramë e qëndresës heroike, në të cilën heroikja dhe ar tikulimi i saj, herë pas herë, me tone patetike, ia ka zënë frymën dimensionit tragjik të kësaj qëndrese. Megjithëkëtë, kjo dramë që ka bërë një jetë intensive jo vetëm si tekst dramatik, por edhe si shfaqje teatrore, qoftë në Tiranë, qoftë si dramë e ekranizuar televizive edhe në Prishtinë, edhe sot e kësaj dite nuk humb aktualitetin e saj jo vetëm politik e historik, po edhe ar tistik e ideofilozofik.

Në vend të përfundimit

Siç mund të shihet edhe nga vëzhgimet tona, Lidhja Shq-iptare e Prizrenit është burim frymëzimi për dramaturgët tanë, të cilët e projektojnë atë në veprat e tyre dramatike prej një perspektive origjinale. Po ashtu, secili prej këtyre autorëve arrin të nxjerrë e të ar tikulojë mesazhe të veçanta nga realiteti heroik dhe tragjik i Lidhjes Shqiptare të Prizre-nit, aktualiteti i të cilave vazhdon të qëndrojë edhe në fillim të mijëvjeçarit tonë, me gjasë derisa çështja shqiptare të zgjidhet si çështje kombëtare.

Sahat-kulla, Prizren

Page 11: Metafora

Metafora / n r . 1 / nën t o r 201020 Metafora / n r . 1 / nën t o r 2010 21

Mr. Arben HOXHA

LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT NË VIZIONIN LETRAR ROMANOR

Hyrje

Duke marrë parasysh korpusin e prodhimit tonë letrar, nuk mund të themi se Lidhja Shqiptare e Prizrenit – si objekt arti – nuk e ka provokuar vetëdijen krijuese të romancierëve tanë. Si ngjarje historike me rëndësi për konstituimin e shtetit kombëtar shqiptar, Lidhja Shqiptare e Prizrenit,pikërisht për shkak të mo-spërmbushjes së misionit të krijimit të shtetit kombëtar shqip-tar, për shkrimtarë të ndryshëm, të profileve dhe vokacioneve të ndryshme, do të bëhet objekt i arsyetimit të jehonës që ata do t’i bëjnë në veprat e tyre idesë së lirisë dhe të bashkimit kombëtar, në rastin e parë, apo edhe objekt i shprehjes cinike ndaj për-pjekjeve historike të popullit për liri, në rastin e dytë. Varësisht se si do të objektivizohet raporti ndërmjet idesë po-etike të subjekteve krijuese me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, si objekt arti, në romanin tonë do të përcaktohen modalitetet dhe nivelet e materializimit artistik të vizioneve letrare për këtë ngjar-je me ndikim përcaktues në jetën e kombit shqiptar, dje dhe sot.

Tri vizionet letrare

Prej trajtave të botëperceptimit dhe të botëpërjetimit që do të kenë subjektet krijuese ndaj Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, si ep-okë historike dhe si temë letrare romanore, mund të veçohen tri modele raportesh të të thënit me thënien: modeli himnizues, modeli tragjik dhe ai nihilist e cinik. Të tri modelet e raporteve ndërmjet të të thënit me thënien, në të vërtetë do të jenë shpre-hje e tri vizioneve të ndryshme mbizotëruese që romansierët tanë do të kenë për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen tonë si komb: vizionit romantik, vizionit tragjik dhe të vizionit cinik e nihilist. Ferhat Cakaj, në romanin Zemërimi1 dhe Sulejman Krasniqi në dy romanet e tij Mic Sokoli2 dhe Qielli i përflakur3, Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, si objekt arti që vjen nga sfera e realitetit të historisë sonë, do ta materializojnë sipas vizionit romantik - himnizues. Sefedin Fetiu në romanin e tij Në humbëtirat e kohës4, i ud-hëhequr prej vizonit tragjik për botën, Lidhjen e Prizrenit, si ob-jekt arti, do ta materializojë në trajtë motivi, si përfaqësim i një

situate tipike njerëzore, i cili ka funksion argumentimi e arsy-etimi për dilemat, ankthet ekzistenciale, shoqërore e historike të një intelektuali luftëtar të lirisë, por që i ka rënë fati të vazhdojë të jetojë në kushtet e mosrealizimit të vlerës jetësore – idealit të lirisë dhe në rrethanat postrevolucionare të tkurrjes morale kolektive. Ndërkaq, duke u udhëhequr prej vizonit cinik e nihil-ist, Zejnullah Rrahmani në romanin Romani për Kosovën, peri-udhën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit do ta përdorë si sistem të motivacionit, d.m.th. si kategori strukturore kompozicionale, me anë të së cilës ky autor do të përpiqet që, me mjete të pakta artistike, të krijojë lidhjen koherente ndërmjet pikave kulmore të ngjarjeve historike dhe në këtë mënyrë të krijojë idenë për pamjen shpërfytyruese të qenies dhe ekzistencës së popullit tonë në histori.Mund të thuhet se mënyra dhe niveli i cilësisë artistike të tra-jtimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, si objekt artistik, do të përcaktohen prej konceptit botëkuptimor që këta shkrimtarë do të kenë për historinë. Për-mbajtja e konceptit të historisë do të bëhet ashtu parim orientues i idesë artistike, në bazë të së cilës këta shkrimtarët do ta konceptojnë dhe organizojnë ob-jektin artistik dhe lëndën që përmban ai; do t’i bashkërendisin personazhet, ngjarjet, të ndodhurat, veprimet si dhe meditimet e personazheve për ngjarje dhe probleme ekzistenciale në kon-tekste të ndryshme kohore.

Tri koncepte për historinë

Koncepti për historinë, si parim botëkuptimor dhe si parim i idesë artistike, duke qenë se do të përcaktojë raportin e histo-risë si qenie në vetvete (si mundësi objektive), dhe njeriut si qe-nie për vete (si mundësi subjektive), ai ashtu përcaktueshëm do t’i diktojë trajtat e objektivizmit të vizioneve që këta shkrimtarët do të kenë për moduset e qeniesimit të njeriut tonë në histori. Në romani e Ferhat Cakajt dhe në dy romanet e Sulejman Kras-niqit historia konceptohet si realitet empirik objektiv joveprues, e cila, sikur instrument, i jepet njeriut, si qenie për vete, për të ve-pruar në të me qëllim që ta realizojë vetveten. Në këtë rast, këta autorë përmbajtjen ide-aliste-objektive të konceptit teokratik për historinë do ta zëvendësojnë me përmbajtje materialiste revolu-cionare, me ç’rast koncepti teokratik kthehet me kokë poshtë: nuk është bota hyjnore që e përcakton rrjedhën e ngjarjeve dhe realitetin e botës tokësore, por e kundërta. Dhe, për rrje-dhojë është e kuptueshme që këto romane të përshkohen prej patosi romantik e folklorik për të kaluarën tonë (bie fjala, në romanin Mic Sokoli shpata e Mic Sokolit me një të goditur i ndan trupat e armiqve më dysh); në këto romane ngjarjet vijnë njëra pas tjetrës, të cilave u para-prijnë veprimet e heronjve dhe persona-zheve, vullneti i të cilëve nuk njeh pengesa. E kundërta ndodh në romanin e Zejnullah Rrahmanit: historia konceptohet si një fuqi metafizike, e cila fatin e popujve dhe të heronjve të tyre e përdor si lojë për përmbushjen e fantazisë së saj. Ja se si e vë në përqeshje dhe tallje historia (alias Zejnullah Rrahmani) përfundimin e “lojës” me “lodrën e vet”, heroin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit – Sylejman Vokshin: ...mirëpo e gjetëm (S. Vokshin – A.H.) në odë grash, veshur si një grua arnauto-shqiptaro-turkeshë! Një grua që i ka hequr stolitë, qostekët, vathët, unazat, teslimët e krahut etj. etj.,....me

dimiat turke, dhe këmbët tepër të mëdha, duart tepër të mëdha për një grua që rri në qoshe me shenja të dukshme zie!5 ; dhe përveç kësaj duket që e kishte lyer fytyrën me lloj-lloj bojërash e vajrash që në këto anë përdoren për ta zbukuruar fytyrën.6 (fq. 43) Në qoftë se në tri romanet e para historia do të diktohet prej njeriut, si qenie për vete, në romanin e Zejnullah Rrahmanit his-toria si qenie në vetvete, me qëllim të realizimit të vetes, do t’i diktojë veprimet e njeriut. Në të dy rastet vizioni për qeniesimin e qenies sonë në histori materializohet duke ia dhënë njeriut rolin e subjektit, ndërkaq historisë rolin e objektit (siç ndodh në ro-manet e Sulejman Krasniqit dhe në romanin e Ferhat Cakës) në rastin e parë, dhe e kundërta: vizioni i qeniesimit të qenies sonë në histori materializohet nëpërmjet njeriut si objekt dhe historisë si subjekt (siç ndodh në romanin e Zejnullah Rrahmanit), në rastin e dytë.

Vizioni tragjik

E kundërta ndodh në romanin e Sefedin Fetiut. Këto dy mo-duese të qeniesimit, Sefedin Fetiu në vizionin e tij letrar nuk do t’i konceptojë si entitete të ndara, por në raportin e tyre dialek-tik. Ferid Seferi, protagonist në romanin Në humbëtirat e kohës do të modelohet sipas vi-zionit tragjik, pikërisht se elementet e kuptimit të këtij vizoni, historia dhe njeriu, në botëkuptimin e tij si personazh narrator jepen në raportin e tyre të ndërvarësisë. Prandaj nuk është e çuditshme se pse Ferid Seferi, si protago-nist i romanit, duke jetuar në botën e pamundësisë së realizimit të vlerave të tij njerëzore e kombëtare, si rrjedhojë e goditjes që do të marrë revolucioni i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, për asnjë moment nuk do të mjaftohet që vlerën e lirisë ta real-izojë përmes konte-mpla¬cionesh e meditimesh pa objekt e pa cak veprimi, tipike kjo për sjelljen e një personazhi që vepron i diktuar prej vizionit romantik, por nëpërmjet angazhimit për kapër¬cimin dhe ndryshimin e situatës konkrete shoqërore e historike në të cilën ai do të ndodhet. Koncepti i raportit të ndërvarësisë të këtyre dy moduseve, i cili do ta konstituojë vizionin tragjik, do të ndikojë që ideja e lirisë në veprën e Sefedin Fetiut të marrë përmbajtje dhe kuptim his-torik, shoqëror e etik. Prandaj, Ferid Seferi na del si personazh, me prirje për kontemplacion, por edhe me gatishmërinë për të vepruar si njeri i aksionit, të meditojë për probleme metafizike, por edhe të angazhohet me veprime konkrete me penë e dije për ngritjen e vetëdijes kombëtare, i gatshëm të përballet me hiçin dhe vetëdijen për hiçin, por edhe me qenien dhe vetëdijen për qenien. Ja një shembull:Tha se lufta nuk bëhet me vetëm me kalem e me libër, por duhet tundur edhe kjo milkuke, dhe vuri dorën në kobure. Kjo dorë do të shndërrohet në grimca dheu, shpërtheu befas prej dikah një mendim i përdhunshëm, por e hetova se ky mendim nuk ishte me vend, ishte mani e imja, obsesion imi, ishte i zbehtë karshi fjalëve të sigurta dhe fuqisë që ngriteshin para meje.7

Koncepti i Sefedin Fetiut për historinë, si pikë orientuese e ma-terializimit të vizionit të tij letrar për Lidhjen Shqiptare të Prizre-nit, si objekt arti, siç shihet, është në kahe të kundërt dhe në kundërshtim me konceptin estetizant, i cili duke e konceptuar mbizotërimin e historisë si qenie në vetvete, me tiparet e veta të përhershme dhe të pandryshueshme, njeriun e sheh si viktimë

të historisë dhe, rrjedhimisht, edhe idenë e lirisë si një mosqe-nie, si entitet të veçantë të vetëdijes iluzore, siç aludohet në ro-manin e Zejnullah Rrahmanit, ashtu siç është në kundërshtim edhe me konceptin romantik e folklorizues të variantit socrealist, që e hasim të materializuar në romanet e Ferhat Cakës dhe të Sulejman Krasniqit. Konceptet për historinë, si përcaktuese të përmbajtjeve të vizioneve letrare të këtyre shkrimtareve, gjithashtu do të jenë përcaktuese të marrëdhënieve të përbërësve të poetikave, në bazë të të cilave këta shkrimtarë do t’i materializojnë ato vizione në veprat e tyre. Kështu, për shkak se rrëfyesi i gjithëdijshëm në romanet e Ferhat Cakës dhe Sulejman Krasniqit do të përfshijë vite të tëra para themelimit apo edhe fazën më aktive të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe njëkohësisht ngjarjet e personazhet në ato ngjarje do t’i paraqesë sikur të kenë ndodhur në skenë, të cilën ne e shohim drejtpërdrejt (ky fenomen është më i pra-nishëm në romanin e Ferhat Cakës), raporti i rrëfyesit me botën e paraqitur në këto romane do të konstituohet në bazë të tipit të vizionit panoramik dhe vizionit skenik (Laboku). Në kahe të kundërt me këtë prirje, në romanin e Sefedin Fetiut raporti i rrë-fyesit me botën e paraqitur realizohet prej vizionit subjektiv të personazhit-narrator dhe të narratorit-personazh.

Në vend të përfundimit

Sa kanë arritur shkrimtarët tanë që Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, si objekt artistik, në romanin tonë t’i japin kuptim universal? Sa ata kanë arritur që nëpërmjet kësaj teme të na japin tipa universalë të personazheve që inkorporohen në ngjarje dhe të ndodhura tipike? Duke pasur për pikënisje botëkuptimore modelin himnizues folklorik, shkrimtarët tanë, që në romanet e tyre për temë do ta shfrytëzojnë Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, mund të thuhet se nuk kanë arritur të na krijojnë personazhe tipike, ashtu siç ne sot e njohim, bie fjala, Napoleonin apo Kutuzovin e Tolstoit të trajtuar në romanin e tij Lufta dhe paqja. Duhet theksuar se përpjekje e çmuar për krijimin e tipave uni-versalë dhe ngjarjeve tipike prej realitetit të periudhës së Lidhjes shqiptare të Prizrenit është ajo e Sefedin Fetiut, e materializuar në romanin e tij Në humbëtirat e kohës . Si përfundim mund të themi se ashtu sikur që trajtimi i temës së Lidhjes Shqipare të Prizrenit në frymën romantike- himnizu-ese i bën dëm, në radhë të parë, vlerës historike e praktike të synimeve aktuale edhe sot e kësaj dite të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, trajtimi i kësaj lufte sipas modelit kulturor cinik të tra-jtës nihiliste, i cili jo vetëm duke minimizuar dhe përçmuar, por edhe duke mohuar përpjekjet historike për liri dhe dinjitet, është qëndrim antihistorik dhe antiqytetërues.

____________1. Ferhat Caka, Zemërimi, Naim Frashëri, Tiranë, 1979.2. Sulejman Krasniqi, Mic Sokoli, Naim Frashëri, Tiranë, 1979.3. Sulejman Krasniqi, Qielli i përflakur, Naim Frashëri, Tiranë, 1974. 4. Sefedin Fetiu, Në humbëtirat e kohës, Rilindja, Prishtinë, 1980.5. Zejnullah Rrahmani: Romani për Kosovën, Faik Konica, Prishtinë,

2000, f. 42.6. Po aty, f. 43.7. Sefedin Fetiu, Në humbëtirat e kohës, Rilindja, Prishtinë, 1980,

f. 81.

Page 12: Metafora

Metafora / n r . 1 / nën t o r 201022 Metafora / n r . 1 / nën t o r 2010 23

Akad. Floresha Dado

SI TË SHKRUHET HISTORIA E LETËRSISË? Pse u shkrua ky libër juaj (Sfida teorike të historiografisë le-trare, “Bota shqiptare”, Tiranë, 2009)? “Sepse nga shkrimet e botuara, nga debatet jo të pakta që janë zhvilluar gjatë 15 vjetëve të fundit, u bë e qartë se krahas dëshirës së mirë për të nxitur hartimin e një vepre themelore mbi zhvillimin historik të letërsisë, u shfaq edhe një lloj amatorizmi në gjykimin e problemeve të histo-riografisë sonë letrare. Sepse, prirja (e drejtë) për të kritikuar tekste dhe studime historiko-letrare, të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, shpesh humbi ekuilibrin, duke u kthyer në një agresivitet, po aq politik sa edhe praktikat e mëparshme për t’u larguar, kësh-tu, nga problematika e vërtetë shkencore. Sepse ka disa studiues seriozë, historianë të mirëfilltë në Shqipëri, Kosovë dhe arbëreshë të Italisë, që kanë dhënë kontribute të vyera në studime historike, por që punimet, ose veprat e tyre, në atmosferën e paorganizuar të shkencës së sotme, mbeten të veçuara, për të mos thënë të paintegruara në fondin e shkencës së letërsisë.Sepse përvoja ime shumëvjeçare në fushën e ‘teorisë së letër-sisë’, më kishte zbuluar, me kohë, boshllëkun dramatik të formimit shkencor, të shumë diskutuesve e shkruesve të sotëm mbi prob-lemet e studimit letrar. Kisha kuptuar se ‘teoria e letërsisë’ është baza themelore që formon historianin e letërsisë dhe hap shtigjet e trajtimeve të vërteta shkencore, duke garantuar zgjidhje e rezul-tate serioze”, shprehet Dado. Por, sipas saj, rishkrimi i historisë së letërsisë nuk mund të bëhet apriori. Për studiuesen, çështja nuk shtrohet se cilët autorë do të hiqen apo do të shtohen, se sa vlera apo pavlera do të vihen në diskutim.

Metodologjia e historiografisë letrare

“Së pari ka disa probleme teorike që duhet të zgjidhen mes studi-uesve”, thekson Dado, duke dashur që më së pari të sqarohen edhe raportet mes vetë teoricienëve të letërsisë, historianit të letër-sisë dhe kritikëve. Sipas saj, teoria e letërsisë, ndonëse e zbatuar vonë në sistemin shqiptar, duhet të jetë parakusht për të kuptuar sistemin letrar. “Nuk mund të bëhet kthesë në studimet tona letrare, pa hyrë në thellësitë e korpusit teorik, që orienton studiuesin drejt njohjes së specifikës së sistemit letrar dhe drejt zotërimit të sistemit të studimit letrar. Në vazhdë të këtij konstatimi, kisha kuptuar se nuk mund të realizohet me sukses rishkrimi i ‘Historisë së letërsisë shqiptare’, jashtë diskutimit dhe zgjidhjes së një varg çështjeve të karakterit metodologjik, si çështjet e kritereve të hartimit, të peri-odizimit, të metodave të studimit, të kuptimit, të raportit të letërsisë

me historinë, të historiografisë letrare me historinë, të historianit të sotëm me trashëgiminë letrare, të raportit midis kuptimit historik dhe evolucionit të strukturave formale të letërsisë etj. Siç do të shi-het, në 16 kapituj janë bërë përpjekje për të diskutuar, ose më mirë për të ngacmuar vëmendjen e hartuesve të ‘Historisë së letërsisë’, në çështjet teorike të historishkrimit mbi letërsinë”, thekson Dado.“Në historinë e zhvillimit të shkencave ka momente kthesash të rëndësishme. Mund të themi se ky moment nuk është realizuar akoma në historiografinë tonë letrare, me vepra madhore. Me gjithë kontributet e vlefshme të disa studiuesve e kritikëve, të cilët gjatë viteve të fundit kanë sjellë vizione të reja në interpretimin e letërsisë, për mendimin tonë jemi akoma në fazën e spontanitetit”, thekson studiuesja. Dado i mëshon një pune parapërgatitore të historianit të letërsisë, si edhe bashkëveprimit të gjerë të studi-uesve të rinj që sot mund të mbartin edhe përvoja europiane me përvojën e studiuesve të vjetër, ndonëse një pjesë ka vuajtur nën presione dhe kufizime ideore.

Gjeografia e letërsisë shqipe

Sipas Dados, “Historia e letërsisë shqiptare” duhet të realizohet si një ndërmarrje institucionale, përmes aktivizimit të forcave më të kualifi-kuara nga Shqipëria, Kosova dhe studiuesit arbëreshë. Sigurisht kjo nuk përjashton iniciativat e studiuesve të veçantë (siç ka ndodhur tashmë me Rexhep Qosen, Sabri Hamitin, Ali Xhikun, Robert Elsie-në) që të ndërmarrin hartime individuale. Por, kur është fjala për një vepër monumentale, që përfaqëson një komponent të rëndësishëm të kulturës kombëtare, siç është letërsia, angazhimi duhet të jetë më kolektiv. Vepra ime synon të theksojë se rishkrimi i ‘Historisë së letër-sisë shqiptare’, nuk është thjesht dëshirë, por punë e specialistëve të letërsisë, e atyre që kanë veç pasionit dhe intuitës interpretuese, formimin e domosdoshëm shkencor, për të kuptuar se studimi his-torik i një letërsie dallon rrënjësisht nga interpretimi eseistik, apo nga natyra e një shkrimi kritik, ku aspekti subjektiv është më i theksuar”.Sipas akademikes, “Historia e letërsisë shqiptare” mund të shk-ruhet duke e parë letërsinë tonë si një skemë të madhe vlerash es-tetike të ndryshueshme; dhe çdo skemë vlerash e veçantë duhet abstraktuar dhe nxjerrë nga vetë procesi historik. “‘Historia e letër-sisë shqiptare’ për mendimin tonë, duhet të kapërcejë kompleksin e deritanishëm, për të mos u marrë me letërsinë bashkëkohore, nga viti 1945 e deri në fund të shekullit XX (e quajtur ‘realizmi socialist’). Ajo nuk mund të stopojë në ato kufij që ka ardhur në tekstet e fundit. Është ndrojtja për të hyrë në një periudhë me prob-lematikë specifike, apo është paaftësia për të qenë objektivë, të guximshëm për të bërë gjykime jo politike?Letërsia bashkëkohore ekziston, ajo është tani e gatshme për t’u gjykuar nga studiuesit. Një tjetër sfidë që do t’i takojë kësaj ndërmarrjeje të mëvonshme, sipas Dados, duhet të jetë zgjidhja përfundimtare dhe me kritere shkencore e problemit të gjeografisë së përfshirjes së letërsisë shqiptare, jo vetëm të shkrimtarëve të Kosovës, të arbëreshëve të Italisë, por të gjithë diasporës shqiptare. “Ekuilibri midis aspektit etnik dhe atij estetik, në këtë rast është tepër delikat dhe kërkon një kriter të përcaktuar mirë”. Të tilla parashtrime teorike dhe argu-mentimet e tyre janë trajtuar gjerësisht në 16 kapituj të librit, të cilët kërkojnë të tërheqin vëmendjen në një periudhë kur rishikimi i vler-ave dhe rishkrimi janë kthyer në çështje mjaft të diskutueshme.

(Nga gazeta Shqip)

Koçi PETRITI

BALADA E URËS

Ish një vajzë e ish një djalë,vajza e donte e djali e donte,po Shkumbini i madh me valëi kish ndarë e turfullonte.

Dhe thërrisnin: Oo, të dua!Po kjo klithmë e lashtë fjalëshu dëgjohej: Joo, s’të dua!nëpër thashetheme valësh.

E humbisnin të dy shpresëne shpresonin prapë më tepër, siç humbet dhe dita vesëndhe e gjen mëngjesin tjetër.

Oo, të dua,- nisej fjala,Joo s’të dua, - mbërrinte zallit.Vajza thosh: Më piftë vala!Të përpiftë! – i bëhej djalit.

Bot me buzë, bot me duar,Anës dallgëve ndërkryer, herë për jetë dashuruar,herë për vdekje të zhgënjyer.

Hidhnin fjalën ta klonin,shprishej porsi plisi i kumit,hidhnin gurin të qëllonin, binte mu në mes të lumit.

Një çast lumi s’ish më lumëmes dy maleve të mallitdhe u bind e ra në gjumëdhe u hap e fjeti zallit.

Rendi vajza e rendi djali,sa u ngrit një erë e marrë,që rrëzoi shkëmbinj nga malie një breshër që s’ish parë.

Zgjatën duart, vunë gurë,Shtruan dhembjet që nuk thuhen,gjer mbi lumë u bënë urëtë kalojnë ata që duhen.

Ish një vajzë e ish një djalë…

Abdullah KONUSHEVCI

NË KËTË BOTË TË PISTË SPIUNËSH

Dhe një ditë do të mësoshSe diellin spiunët ta mbuluanMe mantelet e tyre të zeza

Dhe një ditë do të mësoshSe frymën spiunët ta morënMe dorëzat e tyre të zeza

Dhe një ditë do të mësoshSe ditët spiunët t’i nxinëMe brushën e tyre të zezë

Dhe një ditë do të mësoshSe spiunët janë shumë të zezJanë shumë më të zez se peshkve

Dhe një ditë do të mësoshNjë ditë pak para se të vdesëshSe nuk ia vlente të jetohejNë këtë botë të pistë spiunësh.

Sazan GOLIKU /Pandeli Koçi/

PROMETEU

Pasi kaloi skëterrën e mbitokës e të nëntokëspasi përbuzi e mohoi thesaret e tokës e të qiellitpasi shpërtheu zinxhirët e fatit të parathënëme zjarrin rrëmbyer Zeusit të madh rrufehedhësPrometeuqëndroikryelartpara njerëzvee vetes.

Zjarri mitikiu shndërrua në monedhë të artë që rrezatontesi Dielli.

E kush e meriton më tepër se unë! –thirri sa u trand tokë e deti pavdekshmi Prometedhe e futi monedhën në honin pa fund të xhepit të vet.

Drini poetikHistoriografi letrare

Page 13: Metafora

Metafora / n r . 1 / nën t o r 201024 Metafora / n r . 1 / nën t o r 2010 25

Izet DURAKU

MALET JANË GJITHKUND fragment

Malet janë gjithkund, para dhe mbas meje, Të hutuem prej dritës, ditën ngjajnë Kaq të pavëmendshëm, Gjunjtë e prrojve të thamë Sikur i luten qiellit. Putrat e natës mbështeten në truellin Ku me përndezje sysh ngrehen pusitë E ditës, Rrathët e hanës së plotë honeve Derdhin mrekulli kërcënimi. Malet janë gjithkund, para dhe mbas meje, Në veshjezhveshjen e motit, Shkreptimën e reve, Kurriz harkuem e të çatalluem Shkrepash. Një Zot i verbëtPërplaset si në jerm sa në një brinjë Në tjetrën. Para dhe mbas meje. Përhidhet vjedhtas jeta Sa mezi e shoh në shpatull. Si drenushës, Brinat e kohës mbërthehen Mbas degësh. Asnjë kambë përpara, Por as prapa s’kthehesh. Rrufeja ngrin, s’ka Ulërimë ujku, as rënkim të pritshëm Gjaku të ngrohtë, Presin me le andrra Një turmë pret kosën e mortjes, Po jeta e gjen shtegun e ikjes Botës tjetër ku gjithçka ashtë ndryshe.

Zeqir GËRVALLA ME SYTË E POEZISË

… Edhe kur gjumi të lodh herë pas herë, o Shpirt e do të m’i mbyllësh këta sy…

Jo. Nuk dorëzohem para tij…

Kur ti më vjen valë-valë… si dritë… Dhe… s’di… a nga thellësitë apo lartësitë? Apo nga të dyja këto skaje - të paskaj…! ( … herë si këngë… herë si vaj…)

Ah, këtë gjendje vetëm Yjet mund ta dinë që s’bien kurrë! (si dhe rrallë… shumë rrallë… aty-këtu… ndonjë burim që nuk shteron dot )

… unë e ti – një rreze në sy… E… ti dhe unë – një Flamur Kuqezi…

O Ylber (I)LIRIE në Qiellin qëndisur me Yje… Emblemë në Sytë e POEZISË!...

… si ditën… si natën… Unë të shoh me Tokë nën sqetullë duke f-l-u-t-u-r-u-a-r . . . pa thyer asnjë xham të dritareve tona… (!)

Medet, medet… që vetëm vetë mund t’i thyejmë e përlyejmë për ta fshehur vetveten nga njëri-tjetri… nga vetvetja…!

Mos e dhashtë Zoti! Mos na mashtroftë Jeta! …Të mbesim fotografi e përlyer nëpër copa xhamash të thyer…para Yjeve që s’bien as ditën… as natën…

Në Sytë e POEZISË…

Me Sytë e POEZISË…

_________________Edinburgh – Columbus IN, 20 maj 2010

Arif BOZAXHI

ÇMENDIA E DIELLIT

Gjinjtë e sajVendKu u çmend dielli.

Unë mbeta në kujtesën e zogjveDhe të shiutQë puthte barin.

PULËBARDHA DHE DETI

Dy horizonte të shtriraMes tyre i vetmi imazhNjë frymë e kaltërNjë këngë e kaltër.

Adem ZEJNULLAHU

E HUMBURA Më thanë se kam lindur Në ditën e martëKur shtrigat bëheshin nuse.

U rrita në orët e së ligës Kur lulet vesonin dhembjeE para kohe ia behu vjeshta.

Në qafë më peshon e pabëra Zihem me tokën e qiellinDerisa të mbijë e humbura.

Shqipe HASANI

DASMA NË KUFI

Po të vë në shpirtin magjikMur i lashtë me gurë fateshTi që zgjon daullet e krushqve të miNë një mijë këngë lirike stinëve të zgjuara.

Qaj natën e mbramë të vajzërisëSytë derdhin nostalgjitë e funditShpirtin ma mbështjell një shami e lagur.

Sa magjishëm ndriçon ura e qirinjveUjë Drini pimë në dënesjet e qetaMëkate shpëlava me lutjet e mbrëmjesVesha petkun e truallit.

Më çuan grykave të prilltaNuse në portë trëndafilashNën mrizim shirash vesa më galdoi zemrën E tëra u ktheva në dashuri.

Ranë hovet e këngësKrushqit të dielën e ringjalljesMorën motrën e Gjergj Elez AlisëDasmë shekulli Dasma në kufi.

Muhamed KËRVESHI

PISHA NË MAJË SHKËMBI

Një pishëJetonRritet verikalishtNë majë shkëmbi-bën jetë të egër

shoqërohet me stinëgëlltit duhinë

jeta e saj shkëmb lartësie të egër

rrënjët i ka thellë në damarët e shkëmbit jetik

flamur i etjesnë stuhinë bardhësi i shpaluar

pisha në majë shkëmbi- jetë e egër shkëmbi

shkëmbi e ushqen pishënpisha e ushqen shkëmbin

pisha dhe shkëmbilartësinë e kanë të përbashkët.

Burimi i Drinit të Bardhë Drini i Zi

Page 14: Metafora

Metafora / n r . 1 / nën t o r 201026 Metafora / n r . 1 / nën t o r 2010 27

Bedri ZYBERAJ

DY EMRA NJË DRI

Dy lumenj të ndryshëmRendin me shpejtësiNjeri rend në jugTjetri në veri.

Njëri Drini i BardhëTjetri Drini i ZiSi dy vëllezër ecinNëpër Shqipëri.

Njëri Drini i BardhëTjetri Drini i ZiKur bëhen së bashku Bëjnë vetëm Një Dri.

Dy emra të ndryshëm Bëjnë një historiNjëri me ujë të bardhëTjetri pa ujë të zi.

Rendin pa pushimNëpër historiFushat i mëkojnëNga malet thithin gji.

Njëri rend në jugTjetri në veriTe Kukësi shkrijnë shtatinBëhen Një Dri.

Njëri Drini i BardhëTjetri Drini i ZiEcin së tokuNë Një Shqipëri.

Adem ZAPLUZHA

LUMBARDHI

I lexuam të gjitha letratE shkruara në imagjinatëKalaja i kungonte manaferratNë shuplakat e malit.

Ti ishe kokëfortëMendoje se vetëm udha joteDel nga labirinti,Të gjitë qeshën me tyKur luaje pa qenë në lojë.

E dashuruam Drinin e kulluarNë zhgjëndrrën e likeneveSa e bukur ishte nusjaKur na dhuroi zambakun!

Pasi hymë në qytetTë bukurat e dheut na pritënMe zymbyla të bardhëE në gjinjtë e vashave Rritej azalea.

Kalldrëmet na përshëndetënMe mikpritjen e lashtë prizrenaseLumbardhi xhelozoiBukurinë e pashkruar në muranë.

Yrjet BERISHA

EDHE

dje sot nesër është një kohë tjetër sillet një lojë e vjetër dhe një zë i brejturç’ofshamë fishkëllon si e borës pjalmsesi e kaploi një valë rrallë sall për mallhë kot thua jo e po u bë si u bë thuaj ponë heshtje mos e moho në shëtitje mos u vononjë gjel këndon e pushon në pleh krahët rrahlangoi skërmit dhëmbët por nuk të hadje kot më the se dy dhe një s’bëjnë treaha u pa ç’tha s’jam i vetëm në malç’pati që nxori gjuhën nxiu fytyrën e vettë zezë e pati futën ajo ish pasqyrë e tijpara syve ta presin tutën zhdrejt qën-dro rreze lëshoruaje emrin e zërin nga i djeshmi mik i ligçliroje bokën e shokën atij ke kokën e lokendhe the çfarë s’the kurse frymën për çerdhemos e tret veten në furtunë dhe bunëëndrrat në përrua harroi ujë pi veç te kroie brejtura vegël ilire noton nëpër dhesa here vishet e trasha setër bëhet një klimë tjetërfjala e brejtur ilire noton nëpër dhengjyra e ylberit shtrohet tokës e qiellitfjalët shkruhen në letër si në kohë të vjetër

Adem SHKRELI

SAVANË

Devja ime gungaçe rrugëgjatëSi na u qas shtrigulë kjo natë

Devja ime e lume e bija e durimitMos na shtihohet fundi I lundrimit

Devja ime e mire e rrallëTë mos na përpijë tinëzisht ky zallë

Po sa e durueshme e gjora më isheEu, po ç’udhëtar të rëndë më kishe

Anija ime e mençur e shtegtimitTë mos na sharrojë busollë e drejtimit.

Dibran FYLLI DASHURIA IME

I keq më duket ajri që më përshkonAkulli mbi ta s`di të shkrijëHapërimet në këtë shekullEcin nga lart e përfundojnë poshtëE unë nuk dua asgjë prej tyreAs ajrin e këtij shekulliAs mikun tim, as ujin e akullt edhe pse jam i eturPo unë nuk i dua se prej të gjithave jam bërë të vjellë.

E nuk i dua më as librat Që shkruhen në këtë shekull.S’i dua as poezitë e mia të pabotuara Aq më pak këngët e çoroditura. Unë s’e dua as veten tashmëSe miq e armiq një më janë bërë.S’e dua as lirinë e këtij shekulliAs botën djallëzore që më gënjenMe mijëra ngjyra njerëzore. I dua vetëm foshnjat ylberoreQë lindin në këtë shekull...

Flori BRUQI

SHPRESA TË DJEGURA

Me çantë mbi shpinë të mbushur plot mallrrëzë supit rripat e saj fort shtrënguartë rrezikuar frikshëm endeni nëpër vargmalenëpër dhëmbë fatziun fajtor duke mallkuar Shikimi i nënëmadhes si shqiponjë pas u ndjekklithma djemsh mbetur ikona nëpër pragjenjë dashuri e braktisur shpirtin tuaj e djeglot që mundin burrërinë e shkasin mbi faqe

Gra zemërngrira presin në ankth zhyturveten mallkojnë që nëna s’i bëri dot djalëmotra kërthinj prej trishtimit të mbyturdhimbje e pamatur që gjunjëzon dhe djaj

Mërgim mëkatar mijëra varre bosh ke lënë tinëna kobzeza që s’kanë një gur ku të qajnëvejusha të pafat ngado mbjellë si tulipanë të zinjfëmijë që prindërit në prehër dot s’i mbajnë Emigrant fjalë mizore që s’di të falësh kurrëdete lotësh mbush e mallin kudo mbjellzemra nënash me gozhdë mbërthyer në mur kujtimipërcaktor njerëzish që tonelata dhimbjesh sjell...!në shpresat e djegura vret e qan trishtimi...

Dren SHALA

RRËZOHEM

Rrëzohem lehtë në tokë Po bie në dheun e lehtë Po rrëzohem në shokë Po rri me peshkaqen në det. Pi raki vuajtje me shije të ëmbël Tretje e ngadalshme e dhimbjes së vëngër Jashtëqitje gëzimi,feste,hareje Ngrënie e vetes, vetes i them preje. Shikoj errësirën time të dashur Bukurinë e errët e të vrazhdë Puth lehtësisht buzët e vuajtjes së kamur Por ndjenja iku me të bardhët.

Rrëzohem, pi, ha vetvetenVuaj, shaj, fajësoj jetënNë fund jam me vetminë në vetmiVetmia më thotë vuajtja, sharja, faji je ti!

MirushaMiradije Ramiqi

Page 15: Metafora

Metafora / n r . 1 / nën t o r 201028 Metafora / n r . 1 / nën t o r 2010 29

Fatime AHMETI- FARA SHTIGJE QËNDRESE

Kalove të gjitha barrieratAsgjë nuk ta ndali marshinShtigjeve të qëndresësMe plagët mbi sup barturNë vitin e Diellit.

Në gjumë ndërdija thërret Kthemi eshtratAty ku lindaUdhëtimin në UniversTa bëj të qetë. Mallkimin ta shlyej nga tokaMe kandilin ndezurRrugës së shtruar me lule të purpurtaT’i dhuroj dritë. Çdo fillim e nis nga vetjaLumi të ndryshojë rrjedhënRruga le të përpijë maletDeri në det Era e jugut të më ngrohëTë rritet sofra e gëzimitE eshtrat, eshtrat sodisinBukurinë e qetë.

Avdi IBRAHIMI

BALADË E ARBRIT

Nata zbret e qetë Mbi varrin e hapur Të Kostandinit.

Drita e hënësZhbiron nëpër errësirëVarrin e zbrazur.

Ushtojnë malet e ArbritNga zëbukurat gjinkalla Prapa të vdekurit ecën i gjalli…

Kostandini i ringjallur Udhëton shekujt varganBashkë me Doruntinën...

Miradije RAMIQI

RILINDJE ARTISTIKE

Në çarjet e gjoksit drithërimNë ecejaket e dhembjeve të murosuraÇuditërisht shpërthen një pikturëNgadalë e përgjumur zbret deri tek unë

” Ecën nëpër gjakun tim të shprishur ”

Lëkurërjepur Atdheu imEshtrat kërkojnë qetësiNga vuajtja Vdekja apokaliptikePërvuajtërisht në tablo paraqitetRilindje artistike

Agim H. BERISHA UDHETIM BIBLIK

Udhët mbushen e zbrazenNëpër stacioneTreni gjëmon dhimbshëm si zemër nëneMallkimet arrijnë deri te Perëndia.

Lotët derdhen nga sytë e pagjumëAnkthet mbyten në heshtjeE heshtjet trazohen si mjegullnajat e Shar-rit.

Zhurmë aeroplanësh sipër kokashUdhët mbushin hekurinat e ftohta uniformat e çmendurisëNë emër të jetës dilet nga shtëpiaUdhëve të përbalturaPrapa mbesin ëndrrat varret atdheu.

Nata e KosovësLidh e zgjidh shaminë e zezëVaji i fëmijëve klithmë jete heshtje e trem-bur

Lepenci ecën turbull turbull zemra jonë

Ditët kanë kuptim tjetërTe Ura e Gurit fundi i ëndrrës së keqe

TregimAdem DEMAÇI

KTHIMI

Qe larguar nga fshati vetë i gjashti e sot po kthehej kalli vetëm...Njëfarë zekthi përbrenda nuk e pati lënë të qetë Hamit Kaçanollën. Dikah donte t’ia mbante, e se kah – nuk e kishte caktuar ende. Ai vërtet e kishte caktuar qëkur, por e mbante përbren-da, derisa një ditë u mblodhën gjindja e të njëjtit zjarr dhe morën vendimin:“Po i shesim krejt çka kemi e po dalim n’Shkup, e pej Shkupi – pade bakallëm!”Shitën shtëpinë, tokën dhe krejt çka nuk mund të merrej me vete.Lanë Gollakun bashkë m fshatin e tyre dhe atë kodër – kokoz me kasollen e xha Selës.Xha Sela i ka pasë dashur fort. I ka pasë përcjellë një orë larg, se nuk mund të ndahej prej tyre. E, megjithatë, para tyre qe mbajtur si të mos i kishte gjashtëdhjetë e dy vjet mbi kurriz. Nuk pati folur më, se pati folur atë natë majft.Kur qe kthyer plaku për në shtëpi, Hamiti u pati thënë të bijve:Pasha nja zotin, me u çuditë me kit plak! Veç me kanë guri, se n’beter t’ti me qinrue s’kam pa deri sod!...- He, more bablok, – pati shtuar njëri nga të bijtë, - mos me kanë qasi, s’ja kish marrë menja me gjallnue n’atë gurinë, mojde kokoz vetun!E xha Sela, kur qe kthyer në shtëpi, pati ndryrë derën dhe pati qarë si fëmijë derisa e pati kotur gjumi që të zgjohej të nesërmen me zemër të shfryrë e të forcuar, se e priste detyra e shenjtë – gjallimi... Thonë se fjalët shkojnë si era; shkojnë e harrohen. Por, qe, nuk qenka krejt ashtu.Pas dy vjetësh Hamitit i tingëllonin në veshë fjalët e xha Selës, të shoqëruara me ofshama, që ia pati thënë natën e fundit:“Jo, qe besa, u s’kam shtek qi vi... U nimë ni pulë para dere s’e kam, i vetun jam – çka thonë ni fjalë “Ku rafsha mos u vrafsha”, veç – diçka po m’ngreh për kit ven... Diçka po m’ kap për kto gurina, për kta lisa të zgoruem, për at kolibë teme kah rrxohet... Jo, qe besa: ma mirë po rrnoj ngat therrave t’mija se midis fiqve t’huej!... Bile, kësaj toke gjamët e mia nuk kanë me ju dokë ranë, se e jemja asht. Se mi ta e kanë derdhë babgjyshi e katragjyshi, e derdhën tash fërk edhe djeltë e mi, gjakun edhe njersën. S’ka ku m’çon edhe lot me derdhë mi ta, s’ka çare edhe gjamët pa m’i durue; e kur t’keshi, n’m’u keshtë, s’më kqyr kush shtremët. Jo, qe besa!... Ju shkoni e mue lemni qi edhe u t’i baj bashk eshtnat me t’atyne... Lemni ktu qi, dekteri t’më rrehë ni dell i qafës, t’jau ruej vorret mos t’jau rrehin kush... E kur t’des, e di qi ksaj toke t’lume s’ka me i ardhë ranë xhenazja jeme, se – nuk e përbuza kurr, nuk lypa ma t’mirë... Ju shkoni... U koftë udha e marë” Veç – s’e di ku po shkoni e kuj po ja leni kit ven? Ni plaku me ni kamë n’dhe e nja mi dhe, a?...”

Si të rënda tingëllonin atë natë këto fjalë të xha Selës, por Hamiti nuk i dëgjonte, se i qe bërë mendja huqë të dilte. Dhe shkoi... * Tash këmbët vetë ia gjenin shtigjet e malit. Sytë e zez dhe të mëdhenj i ishin zgjeruar e shikonin mekshëm, sikur donin të gjethleto-nin çdo gjë rreth vetes. Në veshë i tingëllonin fjalët e të bijve:“Jo, bablok! Ti vetë na prive, e tash po do me na shti ta lpijmë ata qi e kemi pshty! Pak po t’doket çka na bane: na le pa shpi e pa plang – sokaqeve; na le pa kërka tonin, e tash po do me na ba edhe – gazialem!... Jo, përze! T’koftë udha e marë!...”Frushullima e erës, si ndonjë bandë e madhe ushtarake, përcillte rrapamën e shpejtë të

hapave, ndërsa gjethet e drurëve, që fëshfërinin prajshëm, u ngjanin do krijesave të vogla, të cilat thuajse zgjatnin qafat të shihnin se kush po kalonte. Shkulmet e zërit të një fyelli në largësi sikur ia hapnin veshët e mutuar. Tundjet e kumborës së shurdhët të grigjës sikur e qëllonin në tëmtha. Në largësi lehte ndonjë qen...Përnjëherë hapat i ngadalësuan. Para vetes, larg, në shpatin kundruall, pa kasollen e xha Selës. Një fjollë e hollë tymi ngri-hej mbi të...“Gjallë qenka” – mendoi më vete.Para syve solli atë fytyrë të thatë si bujashka, atë hundë të mprehtë, sytë xixëllues dhe atë mjekër të bardhë, që i qe drid-hur derisa shqiptonte fjalët:“Po, po!... Ju po thoni: “I nemun asht ky ven!” Nashta... Po pse i nemun, bre djelm? A mos na e ka falë kush, a?... Nashta mreti na e fali për me i ra nema e ti?!... E medet, medet!...”Lisat e malit ushtonin të madhe. Në kokë të Hamitit vlonin mendime gjithfarëshe. I bëhej se po e thirrnin e po i flisnin gjethet e malit nga prapa:“Hej, o jabanxhi! Hej!...”E pas do kohe:“u, ti qenke – Hamit Kaçanolla?... Shihe, prapë erdhe në këto vende?!... Çudi! Ani, atëherë thoshe: “Kurrë sytë mos jua paf-sha, këmba në ju mos më shkeltë më!”Me sy të ngulur në kasollen e xha Selës mendonte vallë si do ta priste? Ndoshta do të qante për ardhjen e papandehur. Apo ndoshta do ta priste ftohët, shumë ftohët, si të ishte ndonjë i huaj. Ndoshta këtë herë nuk do të mahitej e tallej me të siç bënte dikur. Ndoshta është rrakatur nga mërzia dhe nuk do ta njihte fare. Apo, ndoshta do ta gjente ratë në shtrat duke rënkuar. Apo... Kushedi si do ta gjente dhe si do të bëhej... Por – a janë këto me kaq rëndësi? Mjafton që ky po kthehej. Dhe një gjë e kishte më se të sigurt: dera e konakut – në qoftë se në të do të gjendej njeri i gjallë – do të çelej...Sytë i qenë zgjeruar dhe nuk e reshtnin shikimin nga fjolla e tymit. Këmbët vazhdonin të ecnin... Prapa tij lehnin qentë, që lajmonin se në fshat po hynte një “jabanxhi”...

____________

Këtë tregim nuk e botoi atëherë gazeta “Rilindja” e Prishtinës, por e botoi kryeredaktori i Jetës së re, poeti Esad Mekuli.

Miradije Ramiqi

Page 16: Metafora

Metafora / n r . 1 / nën t o r 201030 Metafora / n r . 1 / nën t o r 2010 31

Shawn STURGEON

QUERENCIA

Don’t go down to the country to quarrel.Don’t go out to the country to fight.Better to keep to your own end of sorrows.Better to work hard into the night.

Morning will come and your eyes will double.Evening will come in just under a day.No one will know what you have exhausted.No one will cut the mists from the haze.

Darkness must make its own destinations.Solitude finds itself stalled at the track.Even if you take some time in choosing,turn the wrong way, and you’ll never get back.

Get back from the waters! your mother will cry.Stay back from the fire! your father will say.If they knew your return, they’d order a pizza.If they knew the way home, your sins would be saved.

But you went down to the country to quarrel,and there, you found yourself tossed in a fight,and what you discovered goes without mention,and the core of your eyes went wide as night.

QUERENCIA

Mos shko në fshat për t’u grindur.Mos shko në fshat për t’u përleshur.Më mirë shiko brengat e tua.Më mirë puno fort natën.

Mëngjesi do të vijë e sytë e tu do të rriten dy herë. Mëngjesi do të vijë vetëm brenda një dite.Askush s’do të marrë vesh çka keni hequr.Askush s’do ta ndajë errësirën nga perdja e tymit.

Terri duhet të arrijë në cakun e vet.Vetmia ndalon në rrugë.Edhe nëse ke kohë për të zgjedhur,Kthehu nga rruga e gabuar, e ti kurrë nuk do të arrish.

Largohu nga ujërat!! - nëna juaj do të klithë.Rri larg nga zjarri! - babai do t’ju thotë.Po ta dinin se do të kthehesh, do të porositnin një picë.Po ta dinin rrugën për në shtëpi, mëkatet e tua do të faleshin.

Por t’i shkove në fshat për t’u grindur,E atje, ti u fute në luftim,E ajo çka zbulove dihet vetvetiu, E zeniti i syve tu u zgjerua sa nata.

Shqipëroi Prof. dr. Jashar Kabashi

____________

SHAWN STURGEON u shkollua në Universitetin Nebraska-Lincoln, Univer-siteti i Teksasit Verior dhe në Universitetin Sinsinati (Cincinnati), ku mori gradën shkencore doktor i letërsisë angleze në vitin 1998, duke specializuar në poezinë dhe prozën e sotme moderne.Ai është paraqitur shpesh në revistën The Paris Review, e cila ia botoi shtatëmbëdhjetë poezi. Më shumë se pesëdhjetë poezi të tjera, përkthime e tregime të tij janë botuar në The New Republic, Story Quarterly, Western Humanities Review, Confrontation, the Southeast Review, Meridian, Willow Springs, Witness dhe revista të tjera letrare. Si bursist i fondacionit Charles Phelps Taft (1996-1997) ka qëndruar në Meksikë, ku studioi kulturën dhe letërsinë meksikane. Më 1999, Fabula për bisha (Fables for Beasts), një ese poetike e tij lidhur me Kojotin dinak vendës të Amerikës, ka qenë njëri prej dy finalistëve për çmimin Kent University Press / Wick Chapbook Award. Ka qenë studiues i fondacionit Tenessee Williams (2000) dhe i Walter A Dackin (2002) në Sewanee Writers’ Conference / University of the South and the Creative Writing Fellow për poezi (2001-2002) në Emory University. Ai ka qenë redaktor themelues, bashkë me Scot Cairns, i revistës North Texas Re-view dhe redaktor i dy revistave të tjera letrare. Libri i tij i parë i poezive Either / Ur (2002) ka qenë finalist për çmimin The Paris Review Prize në Poezi (2000), gjysmëfinalist për shpërblimin e Akademisë së Poetëve Amerikanë Walt Whitman Award (2001) dhe finalist për shpërblimet The Independent Publisher Awards in Poetry (2003). Ai është nominuar për tri çmime Pushcart Prizes, dy herë për poezi dhe një herë për prozë. Ai ka ligjëruar në Univer-sitetin e Teksasit Verior, në Universitetin Sinsinati, në Akademinë e Arteve të Sinsinatit, në Universitetin Adelphi dhe në Universitetin Emory para se të vinte në Universitetin Amerikan në Kosovë, në vitin 2008. Kohët e fundit ka përfunduar një përmbledhje poezish. Sleeping in My Clothes (Fjetja në rrobat e mia) dhe është duke punuar në një roman The Big Bang Sayonara (Goditja

e madhe Sayonara). Ai është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.

Poezi botërore

Sezen AKSU

MË FALNI

Më falni...A ndaloni nje çikë? Mos jemi njohur bashkë?Mos ju kam dashur ndonjëherë?Mos kemi bërë dashuri? Më falni mos kemi folur më parë?Mos jemi lodhur së ecuri në një rrugë pa krye? Sa e njohur më është fytyra juaj!Mbase e kam marrë në duar, e kam puthur ndonjëherë... Po të mos më shikoni aq ftohtëMund të bëj be se ju kam njohur... (Po kjo këngë a ju kujtohet?...) Më falni...A ndaloni një çikë?Si quheni?Mos e kam shkruar në gjoks shkronjën e parë të emrit tuaj?!Më falni? Ku ishit më parë?Mund të kem rendur në rrugët nga keni kaluar? Sa e njohur më është fytyra juaj!Mbase e kam marrë në duar, e kam puthur ndonjëherë! Po të mos më shikoni aq ftohtëMund të bëj be se ju kam njohur... (Po kjo kjo këngë a ju kujtohet?)

Nga turqishtja Vjollcë Berisha

Octavio PAZ

LËVIZJE

Nëse ti je pela prej qelibari unë rruga prej gjaku jam Nëse ti je bora e parë unë jam ai që ndez të mëngjesit mangallNëse ti je kulla e natës unë jam gozhda që të digjet në ballëNëse ti je batica e mëngjesit unë jam klithma e zogut të parëNëse ti je shporta me portokalle unë jam thika e diellitNëse ti je altari prej guri unë jam dora që bën sakrilegjNëse ti je toka që bie të fle unë jam kallami jeshilNëse ti je kërcimi i erës unë jam zjarri i varrosurNëse ti je goja e ujit unë jam goja e myshkutNëse ti je pylli i reve unë jam sëpata që e ndanNëse ti je qyteti i përdhosur unë jam shiu i shugurimitNëse ti je mali i verdhë unë jam krahët e kuq të likenitNëse ti je dielli që lind unë jam rruga e gjakut.

Nga spanjishtja: M. G.

Charles BAUDELAIRE

BALLKONI

Ndjell’se kujtimesh, mbi gjith’ dashnorët e dashur,Për ty të gjitha dhelet, tek ti perkushtimin!A të kujtohet vallë prekja e përmallur,Embëlsia e mbrëmjeve kur prisnim agiminNdjell’se kujtimesh, mbi gjith’ dashnorët e dashur! Netët e ndriçuara nga të kuqtë thëngjij,Muzgjet në ballkon, me një t’argjendtë tis,Zemrat në një rrahje, tek unë të butët gjij,Të pavdekshmet fjalë në vesh të çuçurisNet’ve të ndriçuara nga të kuqtë thëngjij. Sa të bukur diejt në ato perëndime!Qeniet njësh të bëra me t’pafundmen botë!Sikur i përpija të shpirtit kundërmimeKur mbi ty përkulesha o yll magjiplotë.Sa të bukur diejt në ato perëndime! Terr i natës rritej si një gardh i dendurFlakën e syve të tu ndieja n’errësirë,Në buzë pija pezmin,nektarin e mbledhur,Kofshët e tua të ngrohta me duar perfshirë,Terr’ i natës rritej si një gardh i dendur. Une kam mësuar t’ju jap jet’ kujtimeveÇasteve kur ballin mbaja në prehrin tënd.Po ku ta kërkoj ëmbëlsin’ e hirevePërpos se tek ti, ku, në ç’tjetër vend?Unë kam mësuar t’ju jap jet’ kujtimeve. Ato tinguj, oh ç’afshe, ato puthje pareshtje,A do mund t’i shoh e ti ndjej përsëriTë dalin nga shpirti, si nga e detit heshtjeAta diej të zjarrtë që ngjiten n’ajri?O ç’ tinguj! O ç’afshe! O ç’puthje pareshtje!Përktheu Naum Mara/Nga Botimet Shqiptare, 4.10. 2010/

Liqeni i Lurës

Page 17: Metafora

Metafora / n r . 1 / nën t o r 201032 Metafora / n r . 1 / nën t o r 2010 33

Çmimi Nobel për Letërsi

Çmimi Nobel për Letërsi është çmimi më i lartë për arritjet më të mëdha letrare nga një (ose disa) autorë brenda një viti.

Për herë të parë me këtë çmim u laurua shkrimtari francez Sully Prudhomme më 1901, ndërsa sivjet e fitoi shkrimtari peruan Mario Vargas Llosa

Shkrimtari i parë shqiptar që u emërua për këtë çmim ishte poeti kombëtar Gjergj Fishta, ndërsa në vitet ’90 disa herë u emërua prozatori i shquar Ismail Kadare, por fatkeqësisht ai ende nuk është lauruar.

Historiku

Shkencëtari suedez Alfred Nobel, në testamentin e tij të vitit 1895, ndër pesë çmimet që duhej të jepeshin, përcaktoi një çmim për letërsi, për personin që në fushën e letërsisë krijon veprën më të mirë në një drejtim ideal. Laureati duhej të përcaktohej nga Akademia e Stokholmit, që më vonë, sipas statutit të Fondacionit Nobel, u saktësua se është Akademia Suedeze. Sipas këtij statuti, përkufizohet belles-lettres jo vetëm letërsia, por edhe shkrimet e tjera, që për nga cilësia e formës dhe e stilit kanë vlerë letrare. Po ashtu u zbut qëndrimi që çmimi t’u jepej veprave të botuara në vitin paraprak, duke u zgjeruar edhe në veprat e vjetra, nëse rëndësia e tyre nuk ishte bërë e qartë deri në atë kohë . Kandidatët, sipas statutit, duhet të emërohen me shkrim nga ata që mund ta bëjnë këtë deri më 1 shkurt të çdo viti. Sipas rregullores, të drejtën për të emëruar e ka Akademia Suedeze dhe akademitë e tjera, institucionet dhe shoqatat e ngjashme me të në bazë të themelimit dhe të qëllimit. Gjithashtu, këtë të drejtë e kanë edhe mësimdhënësit universitarë të estetikës, letërsisë dhe historisë. Një amendament i vitit 1949 qartëson kategorinë e mësimdhënësve: profesorët e letërsisë dhe fillologjisë në universitete dhe kolegje universitare. E drejta për të emëruar në atë kohë iu dha edhe fituesve të mëparshëm të Çmimit Nobel dhe kryetarëve të shoqatave të autorëve që janë përfaqësues të krijimit letrar në vendet e tyre.

Statuti, po ashtu, përcakton themelimin e Komitetit të Nobelit për të dhënë qëndrimin e tyre në lidhje me dhënien e çmimeve, si dhe të Institutit të Nobelit me një bibliotekë që duhej të mblidhte një koleksion substancial të letërsisë moderne.

Fituesi i Çmimit Nobel për Letërsi shpallet çdo vit më 10 tetor.

***

Çmimin Nobel për letërsi deri tash e kanë marrë 105 shkrimtarë, ndër të cilët emra të njohur të letërsisë botërore:

Çmimin Nobel për letërsi deri tash e kanë marrë 105 shkrimtarë, ndër të cilët emra të njohur të letërsisë botërore:Rabindranath Tagore, Romain Rolland, Eugenio Montale, Salvatore Quasimodo, George Bernard Shaw, Henri Bergson, Luigi Pirandello, Saint-John Perse, John Steinbeck, Giosuè

Carducci, André Gide, Thomas Stearns Eliot, William Faulkner, Ernest Hemingway, Albert Camus, Mihail Sholohov, Miguel Ángel Asturias, Giorgos Seferis, Yasunari Kawabata, Samuel Beckett, Aleksandar Solzhenjicin, Heinrich Böll, Odiseas Elitis, Gabriel García Márquez, Pablo Neruda, Jaroslav Seifert, Joseph Brodsky, Octavio Paz, Günter Grass, Hermann Hesse, Orhan Pamuk, Herta Müller etj.Vetëm Jean-Paul Sartre e ka refuzuar më 1964 këtë çmim prestigjioz.

Medaljoni i Nobelit për Letërsi

Medalja e Akademisë Suedeze paraqet një djalë të ri, ulur nën një dru dafine, duke dëgjuar e shkruar këngën e Muzës.

Në medalje shkruan: Inventas vitam juvat excoluisse per artes

/Krijimet përmirësojnë jetën e zbukuruar përmes artit/.

Ky është vargu 663 nga Eneida e Virgjilit, kënga VI.

Emri i laureatëve gdhendet poshtë figurës, ndërsa teksti “ACAD. SUEC.” do të thotë Akademia Suedeze.

Medalja e Çmimit Nobel për Letërsi është disenjuar nga Erik Lindberg.

/Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë/

Mario Vargas LLOSA

Mario Vargas Llosa nobelist i rezistencës dhe i revoltës

Mario Vargas Llosa është emri më i ri në listën e nobelistëve të letërsisë.Shkrimtari peruan u zgjodh nga Akademia Nobel duke u bazuar tek përshkrimi i tij i strukturave të pushtetit dhe i imazheve të individëve që janë personifikim i rezistencës, revoltës dhe disfatës. Sekretari i Akademisë Nobel, Peter Englund, e ka quajtur atë një rrëfimtar me talent hyjnor, veprat e të cilit e kanë prekur lexuesin. Librat e tij kryesisht janë komplekse në përbërje, me perspektiva të ndryshme, me zëra të ndryshëm dhe me kohë-vende të ndryshme, ka thënë Englund, duke shtuar se Llosa po e bënë këtë në mënyrë të re, duke ndihmuar në zhvillimin e artit të narracionit. Jam shumë i befasuar, nuk e kam pritur këtë, ka thënë Vargas Llosa për Radion Kombëtare spanjolle, duke shtuar se ka menduar se ka qenë shaka kur e ka pranuar telefonatën.Kanë kaluar vite që kur emri im është përmendur, ka shtuar ai. Sinqerisht ka qenë një befasi e plotë, një befasi shumë e këndshme, por megjithatë një befasi. Llosa është një nga shkrimtarët më të njohur në botën spa-njishtfolëse. Ka shkruar më tepër se 30 romane, drama dhe ese. Ai është vlerësuar si një nga shkrimtarët që e ka bërë të njohur në mbarë botën letërsinë e Amerikës Latine. Mario Vargas Llosa lindi në Arkuipa të Perusë, në vitin 1936 dhe kaloi fëmijërinë në Bolivi. Më pas ai u rikthye në Peru, ku ndoqi shkollën ushtarake. Pastaj shkoi në Europë, ku vazhdoi studimet dhe punoi si gazetar.Romani i tij i parë është Qyteti dhe qentë.Veprat e tij më të njohura janë: Kohë heronjsh, Qyteti dhe qentë, Bisedë në kartedrale, Pantalemoni dhe vizitorët, Teze Julia dhe shkresaxhiu, Lufta e fundit e botës, Historia e Maitës, Kush e vrau Palomino Moleron, Orgjia e përjetshme etj.Romanet e tij Shtëpia e gjelbër, Vajza e prapë dhe Festa e cjapit janë përkthyer shqip.Në vitin 1995 ai ka fituar Çmimin Cervantes, shpërblimi më i njohur letrar në Spanjë.

Llosa është i pari shkrimtar peruan që fiton Çmimin Nobel në vlerë prej 1.5 milion dollarësh. Autori i fundit amerikanojugor që kishte fituar në vitin 1990 ishte poeti meksikan Octavio Paz, ndërsa para tij në vitin 1982 shkrimtari Gabriel Garcia Marquez .

/Nga Milosao/

M. V. LLOSA:

Letërsia është fryt i imagjinatës dhe shpirtit kritik. Duke lexuar një roman, një poezi, duke parë një shfaqje në teatër, sa herë që biem në kontakt me botën e të treguarit, zbulojmë se ekzistojnë botë të ndryshme nga kjo jona dhe se bota ku jetojmë ne është e varfër krahasuar me atë që ofron letërsia. Dhe prej kësaj intrigohemi në kërkim të ndryshimit, të transformimit. Letërsia gjeneron pakënaqësi dhe pakënaqësia është motori i lëvizjeve dhe i progresit. Letërsia është një instrument thelbësor i lirisë.

*

Kam shkruar, sepse doja të lirohesha nga barra e rëndë e përvojave të mia dhe këtë nuk mund ta bëja përveçse duke shkruar. Të shkruarit herë pas here merr formën e një hakmarrjeje dhe të një dëshire për të triumfuar, në një betejë të vështirë personale me të shkuarën.

*

E vërteta është se nuk kam reshtur kurrë së ecuri, së kërkuari, nuk kam reshtur kurrë së provuari përvoja dhe ndjesi të reja dhe nuk kam as tani ndër mend të ndaloj... Nuk shkruaj për të jetuar, por jetoj për të shkruar.

*

Nuk ishte Fujimori ai që më mundi në procesin zgjedhor 1990, por shumica e zgjedhësve peruanë.

/ Nga intervistat në gazetat Shqip dhe 55/

Nobeli

Page 18: Metafora

Metafora / n r . 1 / nën t o r 201034 Metafora / n r . 1 / nën t o r 2010 35

Prof. dr. Begzad BALIU

REXHEP QOSJA DHE ÇMIMI NOBEL Rexhep Qosja (1936, Vuthaj) është njëri prej mendjeve të veçanta të kulturës shqiptare. Historian i letërsisë, estet, kritik letrar, publicist, prozator e dramaturg, Rexhep Qosja për më se 40 vjet shquhet për angazhimin e tij krijues në botën intelek-tuale që ka trashëguar shkolla europiane.Në fushë të mendimit shkencor dhe profesional Rexhep Qosja është i njohur për sintezat e mëdha shkencore Historia e letër-sisë shqipe I-III (1984-1986), Çështja shqiptare – historia dhe politika (1994), Porosia e madhe (1986) etj.Në fushë të letërsisë Rexhep Qosja shquhet për veprat letra-re Vdekja më vjen prej syve të tillë (1974), Një dashuri dhe shtatë faje (2004), dramat Mite të zhveshura etj., për të cilat nga kritika e huaj është shquar si Kafka i Ballkanit, ndërsa për romanin Një dashuri dhe shtatë faje si sinteza e madhe e Kafkës dhe e Xhojsit. Veprat e tij shquhen për gjuhën e jashtëzakonshme dhe prurjet e saj jo vetëm të natyrës fonetike e morfologjike, por edhe sin-taksore e stilistike, një arritje kjo që nuk është shënuar ndon-jëherë në letrat shqipe.Rexhep Qosja është shquar në mënyrë të veçantë me për-pjekjet e tij integraliste në fushë të mendimit shkencor dhe për etikën e fjalës e të mendimit në kulturën shqiptare, në kohën kur ajo ndahej për shkaqe politike, ideologjike dhe ‘parimore’. - Në vitet ’70 ai është shquar për përpjekjen e tij që kulturën shqiptare ta paraqesë si pjesë integrale dhe të natyrshme të kulturës europianë, sado që kjo përpjekje e ka vënë në kon-flikt me regjimin e ideologjizuar të institucioneve politike dhe shkencore të Tiranës; - në vitet ’80, Rexhep Qosja e ka mbrojtur me këmbëngulje përbërësin europian të qytetërimit shqiptar, sado kjo e ka vënë në konflikt me institucionet politike dhe shkencore të Beogra-dit; ndërsa;- në vitin 1981, ai u bë pjesë e lëvizjes së madhe kombëtare në mbrojtjen politike, fizike dhe qytetare të popullatës shqiptare në Kosovë nga gjenocidi i politikës së Beogradit, duke u bërë edhe bard moral e intelektual i saj. Në dekadën e fundit, kur zëra të caktuar filluan të shquajnë karakterin krahinor (të kulturës shqiptare), dialektor (të gjuhës

shqipe) dhe përdallues (të religjionit të shqiptarëve), duke e shquar njërin më shumë së tjetrin dhe madje njërin kundër tjetrit, Rexhep Qosja mbrojti me guximin e tij intelektual pa-surinë universale të qytetërimit shqiptar, pa dalluar prejardhjen perëndimore apo lindore të tij.Për të gjitha këto veçori: intelektuale, letrare, krijuese, etike, gjuhësore dhe qytetëruese, të cilat njëkohësisht janë përbërës edhe të veprës së tij letrare, propozoj që të nisë iniciativa për propozimin e tij kandidat për Çmimin Nobel. Në botën intelek-tuale të mendimit kritik shqiptar, Rexhep Qosja është Nobel më vete./Fragment nga vepra Begzad Baliu, Vareni kryengritësin e shenjtëruar (Qosja, Nobeli, Kadare...), Instituti Albshkenca i Prishtinës, Prishtinë, 2010./

Qosja të kandidohet për Nobelin

Klubi i Shkrimtarëve dhe i Artistëve në Durrës sivjet u është drejtuar me një kërkesë, nënshkruar nga kryetari i këtij klubi Nikollë Spathari, institucioneve shkencore, arsimore dhe kul-turore shqiptare, që shkrimtari dhe studiuesi Akademik Re-xhep Qosja te kandidohet per Çmimin Nobel për letërsi.

Akademik Rexhep Qosja është njëri prej studiuesve, intelektu-alëve dhe shkrimtarëve më të mirë shqiptarë të shekullit XX. Nuk është e rastit, prandaj, që ai shkroi Manifestin e mo-dernitetit, në kulm të lulëzimit të shkollës së realsocializmit në Shqipëri. Kështu ai, me jetën dhe veprën e tij, u bë bardi prijës i rrëzimit të sistemit komunist në Shqipëri (1989), i lir-isë së Kosovës (1999) dhe i demokracisë postdiktatoriale e postklonialiste në këto vende, thuhet në kërkesën e KSHA të Durrësit./ Floart-press/

Faik KONICA

ZAKONI I SKLLAVËRISË

Skllavëria, si çdo pësim tjatër, pasi rëndon ca kohë në kurriz, bëhet më në funt një zakon i pëlqyer dhe ata që e mbajnë mi xverk e durojnë me gëzim. Veçan atyreve që lindin skllav, u është skllavëria si një natyr’ e dytë; dhe ata jo vetëm s’marin vesh çdo me thënë liri, po ndiejnë një farë urrejtje për mprojtësit e lirisë dhe ushqejnë respektin më të thellë për tiranët eksperte të shkopit dhe të zinxhirit.Këto që thomi s’janë theori të thata. Kemi fakte historike që i provojnë. Dini të gjithë se që më 1861 e gjer më 1865, u bë n’Amerikë një luftë civile e madhe në mes të Shteteve të Veriut e të Shteteve të Jugës. Veriu, me Lincolnin si President, i qojti gjithë skllevët të lirë. Juga nuk pëlqeu këtë veprim. Juga deshi t’a mbajë skllavërinë si një institutë legale, dhe u nda nga Veriu duke u prokllamuar një republikë më vete me Jefferson Davis-in si President. Fundin e di çdo njeri: Juga u munt, Amerika u bashkua përsëri, dhe skllavëria u-çduk për gjithënjë. Lincoln-i u-vra në mbarim të luftës. Davis-i rojti gjer më 1889, si njeri prevat, dhe bukuria është se ç’ngjau kur vdiq ky njeri që kish derdhur aqë gjak për të mprojtur skllavërinë: ngjau kjo gjë e çuditshme, që dymij ish-skllev vazhduan duke qarë qivurin e Davis-it! Shikoni forcën e zakonit: skllavi i çliruar kish zëmrën dhe dashurinë të lidhur me armikun e çlirimit.Kur qënka ashtu natyra e njeriut, a është çudi që një shumicë Shqipëtarësh të kenë në shpirt të tyre adhurimin e zgjedhës? Bij, nipër, stërnipër skllevësh, skllev vetë, fjala liri nuk është për ta veç se një gjë misterioze dhe e rezikshme, e cila duhet ose lëftuar ose pritur me të ftohtë. Çudia është se kemi dhe n’Amerikë një shumicë nga këta skllev qesharakë dhe të poshtër. Të lirë nga krahët, truri i tyre është i lidhur me zinxhirë. Dhe është bukuri të vazhdojë njeriu sielljet e kësaj kopeje. Posa u tepëron pakë kohë nga puna, ata nukë dalin të marrin erën e paqme që të qerojnë mëlçit e tyre nga mikrobi i oftikës, - po venë si gjërpërinj nga “konak” në “konak” dhe nga dyqan në dyqan dyke bërë propagandë kundër Fushatës. — “Ç’është ajo parti liberale?” thonë skllevët.“Ne kemi një guvernë, dhe duhet t’a mprojmë. Ato që bën guverna janë të mira. Populli në Shqipëri ësht’ i kënaqur. Mos dëgjoni çpifjet, se paratë do t’ju venë humbur”.

Dhe fjalët e tyre gjejnë përkrahje nga një turm’ e errët spiunësh dhe larosh, - pseudo-tregëtarë gjysmë t’egër që janë në të dhënë faliment e siper, batakçinj t’ardhur në mes të Shqipëtarëve s’dihet nga ku dhe me ç’porosi, varangjelistë të paqytetëruar me kurrizin “den-baba-den” të zbutur nga shkopi, kumarxhinj, dembelë, etj. Kjo turmë, e palarë në gjithë kuptimet e fjalës, ka disa qëllime të fshehta, - dhe një qëllim sheshit, që është: të mos bëhet Shqipëria një Shtet modern i shtënë në themele të shëndosha, po të mbetet një vënt i turbull dhe i dobët, i lehtë për të përmbysur kur lakmia e fqive të gjejë rastin.

Vetëm të larkmët duhet të dinë një gjë: skllevët që përmëntmë, spiunë të mbetur nga regjimet e shkuara të Shqipërisë, s’kanë të bëjnë fare me VATREN. Vërtet lehin, lëpijnë, futin hundën në çdo deriçkë, - po as një në dhjetë s’ësht’ anëtar i Federatës që kam nderin të kryesoj. Dhe në qofshin shtat’ a tetë gjithsej, jan’ asish që hyjnë të pavënë re nga dera kur e gjejnë të hapur, po dalin me elegancë nga penxheria kur zbulohen prej kujdestarëve të shtëpisë.Puna është sheshit. VATRA ka lëftuar dhe lëfton për një Shqipëri moderne, serioze dhe të nderuar. Partia liberale që u-organizua në Shqipëri, do t’mundohet të fitojë shumicën në zgjedhjet, që të vërë në veprim idealet e VATRES. Ju pëlqen ky mendim? Përkraheni më sa ju mundet Partinë Liberale duke mos u vënë veshin larove, të cilët pa fjalë do të bëjnë zanatin e tyre.

Ese

Page 19: Metafora

Metafora / n r . 1 / nën t o r 201036 Metafora / n r . 1 / nën t o r 2010 37

Umberto ECO

MIDIS NJË SHKRIMTARI DHE NJË SHKRUESI

Romanin e parë e kam shkruar në një mënyrë, që do ta përcaktoja si të papërgjegjshme. Askush nuk ma ka kërkuar, askush nuk e ka pritur dhe nuk kam qenë i detyruar që dikujt t’ia dëshmoj. Thjesht, me shumë pasion, iu përkushtova dhe kjo është e gjitha. Ndërkohë, duke shkruar romanin tjetër, jam munduar shumë më tepër. Shpesh kam pyetur veten: po shkruaj nga nevoja për të rrëfyer, apo për t’i pohuar vetes se jam i aftë të shkruaj roman tjetër e për t’u mbyllur kështu muaj me radhë? Mbase do të kisha shkruar “po shkoj”, duke pyetur veten sesi do ta prisnin atë kritikët. Më pas, përsëri do të shkruaja “kam shkuar” e pastaj përsëri “po shkoj”. Unë kam bindjen se çdo faqe e kam shkruar të paktën dhjetë herë dhe ruaj kuti të tëra me variante e kapituj të anuluar.Pas gjithë kësaj, zgjodha strukturën komplekse të narracionit. Tek Emri i trëndafilit (përkthyer shqip nga Donika Omari - shën. i red.) tregimi fillon ditën e parë dhe mbaron ditën e shtatë. Plani është i qartë, ecën sipas radhës, kështu që kam pasur mundësi të shkruaj kapitujt e fundit para atyre të fillimit. Te Lavjerrësi rrëfimi fillon nga fundi, më pas kthehet tri ditë prapa, që andej dhjetë vjet më parë dhe përsëri ecën tutje, e kështu me radhë. Kjo më duket e çuditshme, por pikërisht për këtë arsye nuk isha në gjendje të parashikoja kohën. Secila nga këto dhjetë pjesë ishte e dukshme, si Kepi i Shpresës së Mirë, që duhej anashkaluar për të ecur më tej. Kjo më ka lodhur shumë, se nuk e kam ditur nëse do t’i shkoja deri në fund. Mbase për këtë arsye, romani rrëfen pikërisht ngjarjen sesi ka filluar. Kur shkruaja romanin e parë, kisha dëshirë që të mos arrija asnjëherë deri te fjala “fund”. Jam argëtuar shumë duke shkruar atë roman. Përkundrazi, kur në romanin e dytë e kam detyruar veten që ta përfundoj, sepse duke rrëfyer ngjarjen rreth një shqetësimi, e ndjeva se ajo filloi të më përfshinte edhe mua. Madje, më pushtoi më tepër seç duhej, prandaj duhej përfunduar. Por mund të them se nuk e përfundova sipas këshillës së narratologut, por sipas këshillës së neurologut tim.

Por ka edhe një ndryshim, sepse Emri i trëndafilit merret me të kaluarën e largët. Iu drejtova asaj së kaluare pashmangësisht nëpërmjet syve të mi dhe sentimentalizmit të njeriut të sotëm,

por të tillë që përpiqet të mendojë siç kanë menduar njerëzit mesjetarë. Isha i sigurt se po flisja për njerëzit që tashmë kishin rrëfyer. Ndërkohë, te Lavjerrësi kam treguar ngjarjen e sotme, tonën, që në fakt ende nuk ka përfunduar. Ishte e natyrshme që jam munduar shumë, që kam shkruar më shumë në formën e një pyetësori, por gjithçka u bë më e paqartë. Në të vërtetë, u realizua ajo që doja. U ndjeva i kënaqur kur një mik, pasi kishte lexuar dorëshkrimin, më tha se ishte ndier ngushtë dhe aspak mirë, sepse këtë gjë kërkoja dhe se ashtu isha ndier edhe vetë gjatë shkrimit. Sidoqoftë, romani tjetër paraqiti rrezikshmëri për mua, një kusht jetik që nuk ka ekzistuar për të parin. Të shkruarit e një libri të ri paraqet shumë rrezik, sepse i nënshtrohemi gjykimit të të tjerëve. Por të shkruarit e romanit të ri, pas suksesit që pati i pari, “Emri i trëndafilit”, edhe mund të më rrezikonte linçimin. Një ditë, gazeta “Liberation” më ka drejtuar pyetjen e zakonshme: “Përse shkruani?” Një pyetje e tmerrshme. (Një ditë një fillestar, i ri në moshë, më ka pyetur: “A keni ndonjë këshillë për t’ia dhënë atij që sapo fillon të shkruajë?” Përgjigjja ime ishte: “Mos shhkruani, por telefononi!” Sigurisht, ishte një shaka.) Pyetjes së gazetës “Liberation” i kam thënë të vërtetën, pasi kam pasur përshtypjen se po më pyeste pakëz në formë polemike, vetëm sepse prej një viti shkruaja në prozë. Mbase po të kisha vazhduar të publikoja vetëm libra semiologo-filozofike, as që do të ma bënin këtë pyetje. E përse? Mos vallë as Aristoteli nuk ka shkruar? Mos vallë as Kanti nuk ka shkruar gjë? A mund të bëhet dallimi midis shkrimtarit “krijues”, me fantazi, me një shkrimtar “eseist”, apo, siç është shprehur dikush, midis “një shkrimtari dhe një shkruesi”? Mos ndoshta në këtë rast Aristoteli dhe Kanti klasifikohen si nëpunës banke, policie, ose si kushdo tjetër që shkruan një letër? Cili është ndryshimi? A mos është ndryshimi në faktin se librat e një hartuesi, siç është Kanti, trajtojnë ndonjë ide, ndërkohë që veprat e shkrimtarëve paraqesin vetëm “figura poetike”? Kjo nuk është e saktë, ndryshe Tomas Mani nuk do të ishte shkrimtar, por një shkrimtaruc. Po përse atëherë thuhet se Galileo nuk ishte vetëm një shkencëtar, por edhe një mjeshtër i prozës italiane? Ndoshta, sepse ai është shkrimtar kur shkruan bukur dhe eseist kur parashtron koncepte matematike? Sipas këtij këndvështrimi, Platoni duhet konsideruar shkrimtar i madh për arsye linguistike e jo për vlerën e mendimeve të tij! Po Aristoteli që shkruante shkurt e vetëm thelbin? Po Heminguei dhe Rob-Grije që i përshkruajnë gjërat me një saktësi ekstreme? Komponenti estetik nuk është i mjaftueshëm. Kritika e një mendjeje të shëndoshë është gjithashtu krijim, ashtu siç është edhe një ligj fizike i Anshtainit. Nëse do të përdornim shprehjet, siç bën një bibliotekar, dhe i vendosim në sallën A të ashtuquajturat përmbajtje krijuese, kurse në sallën B të ashtuquajturat përmbajtje shkencore, a do ta vinim Poankaren me Platonin në sallën B, kurse ndonjë poet varfanjak apo romancier popullor do ta vinim me Shekspirin e Molierin? Dikush mendonte se ndryshimi qëndron në raport me të vërtetën. Filozofi dhe eseisti që kanë përgjegjësi për të vërtetën dhe që e shprehin atë, ndërkohë që predikuesi e trillon, kërkojnë prej jush që të merrni pjesë në lojën e trillimit, megjithatë dallimi është i paqartë. Kur Leopardi flet për dashurinë e tij ndaj Silvës, mbase dëshiron të merrni pjesë në trillim! Ai thotë: Kështu kanë ndodhur gjërat

në realitet, jeta është e tillë, ndërsa jeta ime ka qenë e këtillë!Mendoj se ndryshimi gjendet në mënyrën e shumëllojshme të interpretimit të përmbajtjes së vet. Po të shkruaj një libër për semiotikën, do të diskutoj për një shekull me ata që, sipas mendimit tim, nuk do ta kishin kuptuar atë që kam dashur të them. Prandaj do të polemizoj me kritikët e mi e do të vazhdoj të shkruaj ese pas eseje, për të përsosur interpretimin. Ndërkohë, nëse shkruaj letërsi të mirëfilltë, “krijuese”, ndihem i detyruar moralisht dhe nuk protestoj kundër asnjë interpretimi, siç do ta shohim, por atë as nuk e inkurajoj. Shkencëtari-shkrimtar e kalon jetën duke mbrojtur, duke sqaruar e duke formuluar zbulimet konkrete që i ka arritur në saje të arsyetimeve këmbëngulëse. Në të kundërtën, shkrimtari i letërsisë artistike nuk shkruan për të vërtetuar diçka: ai nxjerr në skenë kontradiktat e jetës. Shkencëtari vihet para problemit, i gatshëm për të bërë ç’është e mundur që t’i japë një zgjidhje të vetme. Ndërkohë që funksioni i tekstit krijues është të ruajë paqendrueshmërinë, kuptimin e dyfishtë e të padepërtueshëm, të përpiqet të nxjerrë në pah bindjen e fortë, besimin se ndonjë problem nuk ka vetëm një zgjidhje, por dy ose më shumë. Prandaj mund të thuhet se kuptimi i dyfishtë te filozofi konsiderohet mangësi, kurse te poeti është vlerë. Rastësia ekziston gjithnjë. Në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare i thashë vetes se duhej të lexoja me shumë kujdes Uliksin, sepse dikush më kishte thënë që duhet ta shfletoja e ta studioja, më saktë të thellohesha në të. E me të vërtetë, në atë libër që nuk e njihja ende, gjeta diçka që preku ndjenjat e mia. Për faktin se jemi futur thellë në hulumtime, nuk e dimë se cila thellësi do të preket. Në këtë rast përgjigjja ime gjendet tek eseja që kam shkruar për Xhojsin. Ka edhe shkrimtarë të tjerë që i kam lexuar e që i kam njohur mirë, por që nuk kanë ndikuar tek unë. Ndërkohë, të tjerët që kanë ndikuar thellë tek unë më vonë, nuk patën rëndësi, edhe pse më lanë ndonjë gjurmë. Por edhe të tjerët, që i kam lexuar para tridhjetë viteve, e kam kuptuar se kishin ndikuar tek unë, madje, pa qenë i vetëdijshëm. Përvoja e fituar nëpërmjet leximit përzihet pa u ngatërruar. Nuk mund ta them përse libri E kuqja dhe e zeza u bë libër i rëndësishëm për mua në një moment leximi, sepse këtë libër unë e kisha lexuar edhe më parë dhe atëherë nuk më kishte bërë aspak përshtypje. Më vonë ndodhi diçka në jetën time që ndikoi në kujtesën vetjake e më detyroi ta rilexoja edhe një herë këtë libër, që diku në nënvetëdije kishte lënë gjurmë të zbehta. Ato gjurmë me siguri që ishin ngulitur aq fort, sa më detyruan përsëri ta zbuloja atë shkrimtar. Kështu, ndodh që një ditë të zbulojmë se një shkrimtar ka ndikuar te ne, ndërsa ne nuk kemi qenë të vetëdijshëm për këtë. Mitet e vjetra të kanibalëve thonë se nëse hamë armikun e mundur, të atin apo dikë tjetër, bashkë me ta ne absorbojmë edhe virtytet e tyre. Me fjalë të tjera, mbajtja e ligjëratave të përditshme do të thotë të takosh njerëz të rinj që janë më të rinj se ti, që kanë ide të ndryshme e që na nxjerrin probleme. Kjo është sfidë, sepse duhet t’u përshtatesh kërkesave e problemeve të gjeneratave të reja, në mos nga ana biologjike, nga ana psikologjike. Pra, të ligjërosh do të thotë të përzgjedhësh rininë

e risitë, sepse ai që ligjëron gjithmonë ka rrezik të përsërisë idetë që ka pasur në fillim. Ndërsa kur ndodhemi para brezit të ri, ai ju bën pyetje të reja dhe ju duhet të jeni në gjendje t’u përgjigjeni, po ashtu dhe të detyroheni të ripërtëriheni.

Para pak kohësh prej meje kanë kërkuar të jap definicionin e konceptit “tërheqës” dhe unë jam përgjigjur se nuk ka një definicion absolut për këtë koncept. Gjithçka mund të jetë tërheqëse. Nuk besoj se ekziston joshja si diçka më vete. Gjithmonë ekziston diçka tërheqëse për dikë. Një ditë Zhakob Bemit iu duk nteresante ngjitja prej kallaji mbi të cilën binin rrezet e diellit dhe kjo gjë u bë një përvojë fondamentale (mistike) e jetës së tij. Gombriçit iu duk interesante të meditonte rreth hobbyhorse, pra rreth dridhjeve të zakonshme të fshesës. Për Flemingun ishte diçka interesante të arsyetonte për një lloj vallëzimi, kurse për Galileon ishin luhatjet e fenerit në Kullën e Pizës. Për zonjën Kyri paraqisnin interes gjurmët që la në letër një lloj minerali. Në një nga tregimet e njohura të Sherlok Holmsit (A study in scarlet), kur për të gjithë ishte diçka interesante që dikush kishte shkruar në faqen e një shpelle fjalën “Rach”... atij i ngjalli interes lartësia ku ishte shkruar gjysma e fjalës. E tërë vepra e Frojdit është demonstrim i mënyrës në bazë të së cilës mund të zgjidhej një rast psikologjik, duke u marrë me ndonjë lapsus, me zgjidhjen e ndonjë fjale, në vend të një tjetre, me detajin e ndonjë ëndrre për të cilën të tjerët do të thoshin se është vetëm e rastit ose absurde. Në të gjithë shembujt që kam sjellë (dhe që i përkasin kërkimit shkencor, arsyetimeve metafizike, kritikës, artit, psikanalizës apo hetimit policor), për dikë ishte interesante diçka që shumë të tjerëve u dukej pa asnjë rëndësi. Ja, pra, problemi i vërtetë: çdo qenie njerëzore merret me diçka që nuk e shmang interesin (sidomos kur për dikë është tërheqëse ajo për të cilën interesohen të gjithë: piramidat egjiptiane, deti i trazuar, demi i tërbuar, pylli i Amazonës). Por interesante janë ato raste kur dikush gjen diçka tërheqëse, që nuk është për të tjerët. Kjo atij i duket interesante sepse, duke arsyetuar për një detaj të tillë të parëndësishëm, arrin të zbulojë diçka shumë të rëndësishme. Në këtë nivel problemi i interesantes shndërrohet në problem të pazakontë: në të gjitha rastet që kam përmendur, gjendet diçka tërheqëse, sepse ajo mund të bëhej një element i përzier në “kuadrin” e asaj që ende nuk ekzistonte. Me këtë dua të them se feneri i Galileos u bë diçka e pazakontë, në kuadrin e një teorie izokrone (të njëkohshme) të lëkundjeve të lavjerrësit; por, para se ai të merrej me fenerin, kjo teori nuk kishte dalë ende. Diçka është e pazakontë kur paraqitet e tillë në raport me diçka tjetër. Studiuesit e fonemave e dinë këtë gjë: një vijë është e pazakontë brenda një strukture dhe, po nuk pati strukturë, nuk mund të jetë e tillë. Pra, ajo diçka tërheqëse që ne na josh, ekziston kur një individ zbulon diçka të pazakontë në lidhje me atë që askush nuk e di, madje as vetë zbuluesi...

Përktheu Nikolla Sudar

/Nga Botimet Shqiptare, 1.11. 2010/

Page 20: Metafora

Metafora / n r . 1 / nën t o r 201038 Metafora / n r . 1 / nën t o r 2010 39

K.P. KAVAFI

RREGJIMENTI I KËNAQËSISË

Mos flisni për faj, mos flisni për përgjegjësi! Kur kalon Rre-gjimenti i Kënaqësisë me banda dhe flamuj, kur rrënqethen dhe dridhen ndjenjat, të pandershëm dhe të marrë janë ata që qëndrojnë larg, ata që nuk turren, në betejën e kënaqshme, të vendosur, nën zotërimin e shijimit dhe pasionit.Të gjithë ligjet e moralit, të keqkonceptuar, të keqzbatuar, janënjë zero dhe nuk mund të qëndrojnë asnjë çast, para Rregjimentit të Kënaqësisë, tek kalon me banda dhe flamuj.Mos lejo asnjë virtyt, si hije të të stepë! Mos beso se ekziston detyrim, që mund të të zmbrapë! Detyrimi yt është të jepesh, tëjepesh gjithmonë tek Dëshirat, që janë krijesat e përsosura të perëndive të përkryera. Detyrimi yt është të rreshtohesh si ushtar i aftë, me thjeshtësi në zemër, kur para teje kalon Rregjimenti i Kënaqësisë me banda dhe flamuj.Mos u mbyll në shtëpi të mashtrohesh me teori mbi drejtësinë dhe të drejtën, për gjoja shpërblim nga kjo shoqëri e keqkrijuar! Mos thuaj, kaq ia vlen mundimi im, kaq duhet të shijoj! Siç jeta t’u dha si trashëgim dhe nuk bëre asgjë për ta fituar si shpërblim, edhe Kënaqësia duhet të jetë trashëgim. Mos u mbyll në shtëpi, por mbaji dritaret e hapura, tërësisht të hapura, për të dëgjuar zërat e parë tek kalojnë ushtarët, kur arrin Rregjimenti i Kënaqësisë me banda dhe flamuj!Mos u mashtro nga blasfemistët që të thonë se kjo çka bënështë e rrezikshme dhe e dhimbshme! T’i shërbesh këna-qësisë, është gëzim që zgjat në kohë. Të kapit, të lodh, të drobit, por të gjitha këto i bën mes dehjes së mrekullueshme. Dhe së fundmi, kur të rrëzohesh, në mes të rrugës, atëherë është për ta patur zili fatin tënd.Kur të kalojë funerali yt, Format mbi të cilat u krijuan dhe u dergjën kënaqësitë e tua, do të të hedhin zambakë dhe trëndafilë të bardhë mbi qivur, do të të ngrenë mbi shpatulla Perënditë Adoleshente të Olimpit dhe do të varrosin në Varrezat e Ideales, ku zbardhin mauzoletë e poezisë.

____________________

KAVAFI, Poezi, Shkrime Kritike & EstetikePërktheu Mariela STEFANLLARI

Frederico Garcio LORKA

AJ!

Klithma lë në erënjë hije qiparisash.

(Më lini në këtë fushë,duke qarë).

Gjithçka është shkatërruar në botë.Nuk ngelet asgjë më veç heshtjes.

(Më lini në këtë fushë,duke qarë).

Horizonti pa dritëËshtë i kafshuar nga flakadanët.

(Unë ju thashë që të më lininë këtë fushe,duke qarë).

Përktheu Meri Lika

Prozë poetike

Kolec TRABOINI

Lulet

Ky mes tetori si erdhi kështu papritur me pakëz diell dhe erë të ftohtë. Sikur të mos ta dije kjo vjeshte e marrë, që u zë frymën drurëve e tokën e mbulon me jorganin e reve, se orët e mia të lira e ditët e pushimeve i kaloj në kopsht me një ndjesi frymëimi e meditimi që buron nga prania e natyrës në jetën disi depresive prej emigranti në dhe të huaj, që tashmë është bërë dhe dheu im.Krejt ndryshe nga mirazhet e verës që rrëshqitën kalimthi në sytë e banorëve veriorë, kjo vjeshtë me ngjyra ankthi nuk të jape kurrfarë mundësie të përqëndrohesh.Vendin e meditimit e zënë notat e trishta të një pianoje të largët që vijnë nga shtëpitë përtej rrugës së trenit, e që mua më shumë me bëhen si tinguj imagjinarë që burojnë nga piskamat e erës, sesa gishtrinjtë e ndonjë pianiste thinjoshe me nostalgji për rininë e vet te shkimur e që i shfaqet në atë copëz qiell, të mbetur akoma pezull si çarçaf i shqyer përtej dritares.Peizazhi i kësaj vjeshte të beftë me gjeti disi ndryshe nga ardhjet e tjera. Çuditërisht nuk kam dëshirën e instinktin e lëvizshmërisë si zakonisht. Nuk i sodis lulet dhe pemët që vetë i kam mbjellë, me adhurimin e prindit për fëmijën që e ka rritur dhe mëkuar me duart e veta. Në vend të gëzimit, në sytë e mi tashmë me rudhëza në pjesën e poshtme, zë vend një ndjenjë shqetësimi e pasigurie.Jam krejt i vetëm në kopshtin tim. Dhe veshët që më kanë lënë disi, më bëhet se kapin në eter, së largu, bëlbëzima drurësh e gjethesh, të cilat unë brenda vetvetes i dëgjoj e kuptoj si drithërimëzat e tyre për jetë.Nuk besoj te jem i çmendur, i them vetes, por ruaj idenë fikse se drurët e lulet, gjethet e petalëzat më flasin me gjuhën e tyre, të cilën unë e ndjej në çdo fijëz të shpirtit dhe qënies sime.Jam një mërgimtar në këtë vend. Një banor i ri në këtë shtëpi e një kopshtar vetem dyvjeçar i këtij blerimi që krijova me duart e mia.Në ecjaken në kopshtin e luleve e të pemëve ndjej pafuqinë time, krahthatësinë time për t’iu gjendur në mbrojtje këtij blerimi që më dha jetë kësaj pranvere, vere e pragvjeshte.Më duket vetja një eremit në mes të gjetheve.

Fletët e rrepave të mëdhenj në pjesën e prapme të shtëpisë kanë nisur të mbulojnë barin e blertë.Tani kopshti im ngjet me nje savanë afrikane me një te verdhë që të ngjall ndjesi të trishta vetmie.Kisha mbjellë kaq shumë lule këtë pranverë. E mbi të gjitha trendafilat. Të kuq, rozë, të bardhë. E kam ndikim fëmijërie time në Shkodër, ku në çdo prag shtëpie, në verë e në dimër, gjithmonë lulëzonin trëndafilat me aromën qe akoma kundërmon në shqisat e mia.Kurrë nuk kisha mbjellë kaq shumë lule sa këtë vit. Karafila, lulebore e lulekadife, mullagat me erën karakteristike të gjetheve, pa harruar tulipanët që u shfaqën, o Zot sa shkurt, vetem disa ditë në prag të një pranvere të ftohtë nën erëra veriore të Kanadasë, për t’u kthyer sërish, po aq shpejt, në trajtë bulbe e në gjendje gjumi të mardhur në brendësi të tokës.Lulet e zjarrit që aq bukur kuqëlonin në lulishtat e Tiranës, më duket sikur përgjojnë çdo çapitje të këmbëve të mia mbi gjethet thara që kërcasin trishtueshëm si eshtra te thyera zogjsh. Edhe pse vjeshta i shuan ditët një nga një drejt fundit të vet, lulet nuk duan t’ia dinë. Madje gjethet e lulezjarrit sikur u bëne më të blerta nga freskia dhe kuqëlimi i petaleve sikur u ndez më shumë. Si rinia e dytë e njeriut në moshën dyzetvjeçare, një rinim i shkurtër ku shfaq aq shumë energji dhe pasion krijues, nga ankthi se vitet ikin tmerrsisht shpejt.Vërtet ku do t’i çoj unë gjithë këto lule?Është e pamundur t’i braktis në fatin e tyre nën ngricat e të ftohtit të ashpër të Nju-Englandit.Mblodha vazot ku i kisha e ku nuk i kisha dhe i vendosa pranë çezmes që e kisha sajuar me gurë e blloqe çimentoje si burim në fshatrat shqiptare.Aty në një rresht qëndronin vazo të mëdha e të vogla, ca prej te cilave ishin te thjeshta e të tjerat prej qeramike dekorative. Edhe në botën e vazove,mendova, ca janë oxhakë e ca buxhakë.Ato vazo të rreshtuara më ngjanin herë-herë edhe si toga ushtarësh rekrutë para komandantit të tyre në prag të një beteje me dimrin...

Boston, 29 tetor 2001

Page 21: Metafora

Metafora / n r . 1 / nën t o r 201040 Metafora / n r . 1 / nën t o r 2010 41

Visar ZHITI

SI SHKOHET NË KOSOVËbaladë

- Ti, kalë i bardhë, Pegasi im,si shkohet në Kosovë, tregomë!Malli më ka marrë pa qënë kurrë.

- Përtej varrit të atit tëndvarret e tjerë u rritën dhe u bënë male.Pas maleve ka varre prapë si retënëpër luginë.Shtegtojnë varret në qiejt e ulëtdhe ta ngatërrojnë udhën.Avionët kthehen pas të hutuarnëpër mjegull nate.Karvanët e veturave janë kthyer në shkëm-binjsi kuajt e krushqve në mallkimin e lashtë.O Zot! Dardhat dimërore dhe mëllenjatjanë bërë fushë me ofshamatë gjuhës time!

- Ti, yll blu i fatit mbi ballë të Atdheut,si shkohet në Kosovë, tregomë!- Kur të kesh një plagë tjetër të re në trup,ndiq udhën e rrëkesë së gjakut,

që gjithmonë arrin para mejedhe më pret atje - gurgullimë jete.

Marr dy pishtarë të shuar dardanë,i ngjyej në gjakun timdhe ndriçoj udhën. Ndizen krahët,flakët bëhen flatra,unë bëhem shqiponjë prej dheudhe ndiej ciklonet e stepavesi duan të ma brejnë emrin prej guri.

Fatos ARAPI

DHE PAK KRYEARTËZAT

Dhe pak e kryeartëzat do të ulen tek unënëpër muzgje ullinjsh.

Me shirat e tetorit Do t’u pikojnë prej syveBrerimat dritullirta.

Dhe pak...E un’ e malliMe ty do të takohemi.

Fatime KULLI

BALADË KUSHTUAR NËNËS SIME

Era e tërbuar e shekujve u përplas ndër gjokse të engjëjve të pafajshëm,koha u trullos dhe u bë qameti. Nëna ime ballërrudhur e shpirtplasur,këndon:“Janinës ç’i panë sitëeee, Jaaaninoooo!Ish e premte ajo ditëeee, Jaaaaajaninooo!”

Oh, nënë, ç’është ky zë si në legjendë,që drithëron dhe eshtrat e të parëve në çdo qelizë.

Ah moj bijë e nënës, e njoh mirë këtë gjëmëish shtrëngatë e stuhi në atë kohëyjet ranë nga qielli të përgjakur, një nga njëkafka e hënës ra në prehrin e tokës amëbarërat u helmuan, livadhet u gjakosën anekënd…

Mos nënë, mos më thuaj gjak, gjak…ohhhhhhhh, joooooooooooo gjak!

Po bijë, sa gjak është derdhur në tokën Arbërore!Toka e përgjakur nga kufomat më rrinë ende në sy...Shkëmbinjtë shekullorë u copëtuan nga dhimbjaia ndërruan format, ngjyrat, emërtimet...Eh, s’munda të ngjyej as hijen e gishtit, të shkruaj emrin mbi një varr, në oxhakun ku kam qarë e qeshur për herë të parë...

O Zot, sa shumë dhimbje e lot ka pirë kjo tokëdielli po më rrëzohet para këmbëve të mia...Në qerpikë më ka ngrirë kripa e lotit...Ku rënkon e thinjur në vetull, Çamëria...

Janinës ç’i panë sitëeeee, Jaaaa janinoooooooo...!

Të lutem nënë, mos këndo më se më lëndonKëtu në Drenicë kanë rënë shumë bij e bija...

Ah moj bijë, do këndoj se kështu është historia!Lotët e nënave kosovare u murosën, janë bërë margaritarëpër të ndriçuar shpirtrat e qiejve, për të ndritur sytë e diejve...

Në gjurmët e Hasan Prishtinës dhe heroizmin e Azem GalicësDjemtë e Kosovës me Adem JasharinVulosën përjetë Ëndrrën e Madhe, Lirinë e pavarësinë ngritën në ALTAR.

Monumenti i Lasgush Poradecit, skulpturë e Mumtas Dhramit

PORADECI

Perëndim i vagëlluar mi Liqerin pa kufirPo përhapet dal-nga-dale një pluhúrë si një hije.Nëpër Mal e nër Lëndina shkrumb’ i natës që po bije,Dyke sbritur që nga qjelli përmi fshat po bëhet fir...

E kudó krahin’ e gjërë më s’po qit as pipëlim:Në katund kërcet një portë...në Liqer heshtë një lopatë...Një shqiponjë-e arratisur fluturon në Mal-të-Thatë...Futet zemra djaloshare mun në fund të shpirtit t’im.

Tërë fisi, tërë jeta, ra... u dergj... e zuri gjumi...Zotëroj më katër anë errësira...Po tashi:Dyke nisur udhëtimin mes-për-mes nër Shqipëri,Drini plak e i përrallshëm po mburon prej Shëndaumi...

VDEKJA E NOSITIT

Me zjarr ju flas... me zjarr Në gjirin tim kam hapur varr... Që t’i jap shpresë- edhe t’ja marr...

Un’ ik liqerit zemërak Fatlum dh’ i pastër si zëmbak, Po zemra ime kullon gjak:

Se vijnë- urtuar zogjtë-e mi, Dh’u jap ushqim me dashuri- Një dashuri për llaftari:

Pa nis ah! Gjirin ta godas... Dh’e hap ah! gjirin për një ças... Dh’i nginj ah! zogjtë- e vdes me gas!...

Ahere - helmohet e buçet Pas mallit tim liqer-i shkret, E rrit tallazin posi det.

Ay e tund , ay e shkund, Ay e hap sa me të mund, Gjer mun në gjit,gjer mu në fund.

E shpirtin dyke ma përcjellë Më thotë ah! shih sesa ‘sht’i fellë... Ky gjir’i em që të pat pjellë...

Me zjarr ju flas...me zjarr...

GJENIU I ANIJES

Vështroni si shket sipër valash E tundet anija më ngë? — ...Me krismë-e me prush prej stërkalash Mi të shkrepëtiu një rrufe!... Ti det, brohori fshehtësire! Kuptim i potershëm, ti det! ...Po heshtje: ndaj valës së nxirë Gjeniu i anijes po flet: Prej zallit që sot po largohem, Fillova mërgimin e ri; Hepohem... anohem... humbohem... Po sulmën s´e ndal kursesi. Dh´aspak nuk më tremb zhurmërija, Ndaj turret me hov e vërtik Mi ballë-e mi korje të mija Ndërsimi-i tallazit armik. Përpara kur shoh gjeratore, Dh´ato më gremisin në fund — Mi kulmin e valës malore Un´ heq të shpëtoj sa me mund. E morti fatkeq në më çiku, N´u desh tmerrësisht të fundas Aspak nuk më thyen reziku, Po nis e përmbysem me gas: Se prapa lë vazhdën e ndritur — Q´e hapa me shpirtin fatos: — Fistonin gazmor ku pat shkitur Valim-i anijes q´u sos. ................... .................................... .................................... .................................... .................

Valimi-i anijes së letë Qetohet, ndalohet, mbaron: Gjeniu i anijes përjetë Hepohet.. anohet... valon...

Lirikë shqipe

Page 22: Metafora

Metafora / n r . 1 / nën t o r 201042 Metafora / n r . 1 / nën t o r 2010 43

Mehmet KAJTAZI1944- 25 shtator 2003

Rushit RAMABAJA

METAFORA E ZJARRIT TË PËRBASHKËT

Sot në këtë të shtunë fundshtatori, të mbledhur në përvjetorin e shtatë të ikjes së Mehmetit në të përtejmen, jemi të kredhur në nostalgji, natyrisht, por edhe krenarë që patëm një koleg e mik me zemër të artë, me fjalën aq të ëmbël dhe me paqe aq të gjerë në shpirt.Ky përvjetor i shtatë më kthen në verën e largët të vitit 1973, kur për herë të parë u takuam me Mehmetin në kryeqytet. Qe një e hënë gushti dhe ishim në provimin pranuaes për gazetar në “Rilindje” bashkë me Jusuf Gërvallën, Flora Brovinën dhe me ca të tjerë, që më vonë u bënë emra të njohur në gazetari e letërsi.Qemë të ulur pranë njëri-tjetrit dhe kur ia thashë emrin, më pa gjatë e thellë sikur të kërkonte shenjat e rinjohes së lashtë. Ishte ai komunikimi i shpirtrave të trazuar, që shohin përtej kohës së vet dhe që njihen shumë përpara se të takohen fizikisht. Qysh atë ditë u vulos miqësia jonë e përjetshme, që s’kish nevojë as për fjalë të mëdha, as për formula paktesh.Gjatë tridhjetë vjetëve të mëvonshme kemi kapërcyer nëpër gjithfarë katrahurash, por pa e trazuar asnjëherë kandilin e shenjtë të miqësisë.Gjatë atyre moteve, Mehmeti, krahas punës në gazetë, shkroi edhe një sërë veprash të suksesshme në prozë ( kryesisht romane e tregime). Përveç romanit voluminoz Ndezja e shiut /”Rilindja”, Prishtinë, 2001/, Mehmet Kajtazi deri tash shkroi edhe veprat: Nata në gur (roman), Plaku dhe urat (roman), Zemër e thyer (tregime), Fundi i legjendave (roman), Shqiptarët ne Goli-Otok (roman), Kodra e Pajtimit (tregime), Ushtimë e Albodërit (roman), Shote Galica (roman), Minatorët (roman), Thikë në portokall (roman), Gjeli i katedrales (roman), Santa Ana (roman), Guri i Dallëndyshes (roman), Lindja në qiell (roman) dhe Udha I (roman), ku kryesisht përpush katrahurat e mëdha të etnisë, sfidat, shpresat dhe udhët që e ngjitën në majat e mbijetesës. Pra, në të shumtën, në fabulën e veprave të këtij prozatori gëlojnë luftërat, varrtarët, nënat shamizeza dhe heronjtë, të cilët përcjellin nga një brez në tjetrin gjëmimet e rrufeve, zinë

e riteve mortore, kujet dhe prapë kumbimet e betejave dhe sërish kapërcimi i rrethakut të mortit. Të gjitha këto rrjedhin në një rrafsh rrëfimor plot thyerje e kontraste dhe thuren me një gjuhë që duket sikur mezi e bart baladën.Kam shkruar për disa prej tyre, por do të ndalem shkurt vetëm te dy romanet e tij: te Ndezja e shiut dhe te Një diell tjetër , ngaqë për të parin pati marrë çmimin e LSHK-së, ndërsa tjetri Një diell tjetër qe i fundit që e botoi për së gjalli.

Ngujimi i Dianës në fanitjen simbolike

Ndonëse fabula e romanit Ndezja e shiut fiksohet në Lozanë të Zvicrës, dianoia e tërësishme e veprës vetëm sa e çon një hap më tej kërkimin e misterit së mbijetesës, por tash në një formë tjetërfare, më të avancuar, me një rrëfim më sublim, me një projektim më modern të dramës dhe sidomos me një gjuhë ku plekset mjeshtërisht urtia dhe e bukura.Këtu, megjithatë, më së paku do të merremi me fabulën. Vetëm të themi në nismë se romani hapet me zhdukjen e Dianë Lushtës, që duke kapërcyer Adriatikun për në brigjet italiane (më 9 maj 1999), kish përjetuar një anijethyerje, nga e cila kish mbijetuar, për t’u zhdukur pastaj pa gjurmë. Autori shtron engmën përpara lexuesit: Deri më sot dy gjëra thelbësore kanë mbetur të panjohura: ku është Diana (është e gjallë apo e ngrirë) dhe si quhet saktësisht vendlindja e saj? Misterin e zhdukjes së kësaj vajze të bukur e shton edhe më shumë pjesa e dytë e fjalisë si quhet saktësisht vendlindja e saj?. Pra, ndonëse autori më parë pak a shumë e thotë vendin dhe qytetin nga ka ardhur vajza, këtu sërish i hedh përsipri vellon e enigmës, me çfarë e nis metamorfizimin e saj në simbol, që, pas ciklit të pakëputur të njësive fabulare, vetëm diku nga fundi jep kumtin e ngushëllimit solemn (siç do të thoshte Shekspiri): Dianën do ta gjejë bukuria e vet. Sante! (Shëndet). Këto janë fjalët që autori i thotë me gojën e stjuardesës Genevieve Baraste.Çfarë ka mbetur nga Diana dhe a do të mjaftojë vetëm kujtimi për ta avancuar bukurinë e saj në simbol? Patjetër: ajo ka lënë gjurmët në pikturën Këmisha e bardhë dhe në romanin Ndezja e shiut. Pra, ka lënë hiret e bukurisë në vallen e ngjyrave të pikturës dhe ka lënë urtinë e prushin e zërit në faqet e romanit. Dhe mbërrijmë te pandehma: a do të kish nevojë më që Diana të kishte edhe dimensionin e së bukurës fizike, të dukshme e të prekshme dhe çfarë do të ndodhte po të mos ngujohej kështu në fanitjen simbolike? Më së pari do të zbriste nga piedestali i solemnes dhe tevona do të kridhej në harresë si çdo vdektare. Mehmeti, duke i dhënë këtë përmasë kryeheroinës (që, ndonëse është e pranishme nga fillimi në fund, kurrkund nuk duket), vajzën shqiptare të Lushtës e universalizon si pleksje të bukurisë dhe të mençurisë së botës. Ajo në faqet e dorëshkrimit të romanit të saj do të thotë: Ai nuk është djalë që bredh lule më lule, unë jam vajzë që kam hyrë midis dy luleve: njëra e ka emrin Drosera Binata, tjetra e ka emrin Sarracenia Flava. Ajo ishte, pra, çupa që po plekste bukurinë e burimit të gjakut të vet me bukurinë e njerëzimit, për të mbetur përherë midis tyre e mbërthyer në ngjyrat e ylberit dhe çdo prill shumëfish e harlisur në ëndrrën e botës për jetën.Kjo gjetje artistike autorit i ka shërbyer jo vetëm për të

Përvjetor

NË LIQENIN E PLAVËS

Ja ku me ke, Liqen i dashur: mu ne bregun tend- të endërruar, të dëshiruar. Është mengjesii hershëm. Mjegullat, me ngadalë, janë shtresuar mbi syprinën e ujit, por shpejte shpejt ndahen prej saj. Tashmë zbulohentiparet e Kufilacës, matanë, dhe te Visitorittë afërt- rrëzë malit. Kurse, edhe më largmezi dallohen shkëmbinjtë e Bjeshkëve të Nemuna. Bari i dendur, erëkëndës i rënduarnga vesa. Si pas shiut pranveror...Mbi Qafën e Diellit- dritë. Rrezet e paramiklojnë Qafën, për t´i vërshuar, mandej,hapësirat e pyjeve dhe të rrafshit përposhtë.- Mirëmengjes, bukuri e vendlindjes!Mirë se vjen!

As kërcimi i troftes syprinës, as gagarisjae patave të egra nëpër shastarë, as kënga e zgjatur e kostarëve herakë livadheve përreth.Heshtje. Qetësi e vendlindjes, si në çaste të rralla pajtimi...Ndahem nga bregu me barkën e lirë. Lopata e dyfishtë zhytet herë në njërën, herë në anëntjetër. Si dikur në sandolinën e vogël.Lagur, gati me dashje, rrobat nga lundrimii vrullshëm. I trimëruar. Mandej i rraskapitur,ia dorëzoj lopatën më të fortit dhe më të shkathtit.Në bash i ulur, i përqendruar i tëri në sexhadene lëmuar të barit nën ujë që përdridhetnë drejtim të rrymës kah Limi.Si kujtimet e shumta në këtë mëngjes veror.

1986

GJYKIMI

fragment

Do të vijnë mbas nesh fëmijt tanë e fëmijt e fëmijve tanëdhe ata do të flasin për ne, ata do të gjykojnë për ne-(Breznitë veprat i gjykojnë.. -ka thanë nji Njeri i madh!)-dhe nuk do t’na dënojnë, e dij, për belbëzimet tona, shtërzimet’për gabimet-t’vogla e t’mëdha-për të mbërrimet tona...Pse-kush ka faj që prindët s’na lanë gadi kurrgja -pos vorreve dhe padijes;kush ka faj që aq kohë-errësija dhe vetmija-si mrazet e pranverës kanë mbytë filizat mu në farë?!Do të vijnë mbas nesh fëmijt tanë e fëmijt e fëmijve tanë-breznitë,dhe ata do të dijnë për ne, se ne jemi pjella e Ditës së Re- plot diell e dashni;do të dijnë për ne, e dij, dhe do t’u kallxojnë me binduni fëmijve të vetsi kemi ngadhnjye mbi shekujt-tue vu t’kaluemen në gjunj;si kemi ngritë, nga hini dhe vjetërsija, qytete t’reja, fabrika dhe katunde...si kemi shkrue kangë, si kemi thurrë tregime-tue belbëzue abecenë dhe gjuhën vetë...(Dhe, ani, që të gjithë jemi marrë me çdo gja, si me qenë mjeshtra çollakë,me pak dije po me shumë e shumë vullnet...)

/ Nga Esad Mekuli, Brigjet, Rilindja, Prishtinë, 1981/

Esad MEKULI

SHQIPTARI KËNDON

fragment

Shekujt mbi ne e në ne e mbushën jeten plot vnerë-që pezmi, e zjarri kryengritës ndër zmerat tona m’u ngri,që njeriu mos të jetë-Njeri: emni te na zhduket përherë.

në natën e errët të shekujve në natën plot errësi.Qemë-jo njerëz po robë; pa bukë, liri -n’uzdajë,në votrën tonë pa shtëpi në plangun tonë -argatarë!Qemë- turq, dreqën me bishta, qemë-rajëqë t’hiqet në vargoj të mjerimit të përbuzun-shiftarë!Qemë...Por koha-luftë shëron varrët çdo ditë:mbas natës së errët të shekujve- hap krahët koha e re...-Po, jemi gjallë! Dhe tanët ! Dielli dhe për ne shëndritë...------

Page 23: Metafora

Metafora / n r . 1 / nën t o r 201044 Metafora / n r . 1 / nën t o r 2010 45

universalizuar metaforën e së bukurës, por edhe si çelës për kërkimin e vetvetes në bredhje, për kërkimin e urtisë në gjurmë të lashta dhe për kërkimin e identitetit duke ringjallur kujtesën.

Shpërngulja e heronjve dhe kërkimi i gjysmës së vet

Duke lexuar Ndezjen e shiut, patjetër do të shtrosh pyetjen: për çfarë i degdis autori protagonistët e vet përtej kufirit të atdheut? A kish ardhur kjo spontanisht nga përvoja e bredhëritjeve personale, apo mëtonte që përmes bredhjes së heronjve, të kërkonte formulën e misterit të dashurisë dhe të bashkëjetesës së popujve? Mendoj se është kjo e dyta. Madje kam bindjen se ngjyrimi pesonal është i mezidukshëm. Ta shtyjmë më tej këtë mendim. Mendoj se të gjitha veprat e mëdha të letërsisë janë vepra bredharakësh, mërgimtarësh, ikanakësh, thotë poeti Patrikios dhe shton: “Odiseu, Simbad detari, Don Kishoti. Mua, për veten time, më pëlqen më shumë Don Kishoti se Fausti, sepse Fausti është tepër statik, ndërsa të shtegtuarit është kërkim në kohë dhe në hapësirë. Mendoj se këtu dikund duhet të kërkohet qëllimi i shpërnguljes së heronjve të Ndezjes së shiut dikund në hijet e alpeve zvicerane. Mbase këtë më mirë se askush e ka formuluar Klara Janesh: Sa për të endurit, mendoj se vetë jeta është bredharake, sepse është lëvizje. Nëse vëzhgojmë formën më të vogël të jetës, qoftë edhe një qelizë, vëmë re se është gjithmonë në lëvizje; është një marrëdhënie brenda-jashtë, domethënë një trajtë komunikimi. Kësaj mund t’i shtojmë se Mehmeti, duke i çuar Europës simbolin e zjarrit të vatrës së përbashkët me anë të metaforës së bredhjes, mëtoi t’ia rikujtonte asaj se, megjithatë, jemi populli i tokës ku u mbrujtën mitet dhe ku vrushkulluan artet e dituritë e njerëzimit. Prandaj, në ato bredhje heronjtë e romanit gjejnë edhe gjysmën e vetvetes, atë dritësimin e së bukurës që ia dhuruan njerëzimit.Në këto barisje të mëdha të shqiptarëve, autori i tundon heronjtë të kërkojnë edhe gjurmët e urtisë. Njërit prej atyre do t’i kujtohen fjalët që kish thënë gjyshja: Ata do të fitojnë, sepse e kanë kalin. Gjyshja e protagonistit të Ndezjes së shiut, ndonëse kurrë s’kish dëgjuar për perandorin romak Kaligula, deshifronte thjesht dhe qartë kodin e fitores së pashmangshme të diktatorit të fuqishëm. (Kaligula, siç dihet, për t’i mundur kundërshtarët në Senat, shpalli kalin e vet senator dhe me fuqinë e votës së tij doli fitimtar.) Si kish mbërritur te një plakë e pashkolluar kjo sentencë e artë e përvojës historike? Përgjigjen, veç të tjerëve, e jep edhe Meddebi: Është poetika e gjurmës, e marrëdhënies ndërmjet gjurmës, shenjës kuptimit, domethënë të të shkruarit të asaj që është fshirë dhe të raportit të asaj që është dhe të asaj që mungon. Nga kjo zbulojmë se mençuria shëtiste nga një etni te tjetra, e mistershme dhe e padukshme si era, edhe atëherë kur ndërmjet tyre mungonin kontaktet fizike. Në shpërnguljet dhe bredhëritjet e tyre, heronjtë e Ndezjes së shiut, megjithatë më së shumti kërkojnë identitetin e vet. Autori u heq vellon e misterit duke u nxjerrë përpara Nënën Hyjnore Pellazgjike, Vajzën e Praruar (Artën), Skënderbeun, Ismail Qemalin, Gonxhe Bojaxhiun (Nënën Tereze) dhe një sërë simbolesh, ku ata njohin vetveten, dëgjojnë qartë kumbimin e gjakut dhe shohin harlisjen e jetës.Këto ishin disa nga leximet e mundshme të simboleve

në kozmogoninë e gjerë të romanit Ndezja e shiut, ciklet narrative të të cilit krijojnë metaforën e zjarrit të përbashkët të vatrës së njerëzimit. Në romanin më të ri Një diell tjetër, Mehmet Kajtazi, më me këmbëngulje se gjetkë në prozën e tij të deritashme, kërkon universin e lirisë e të shpresës për etninë, në veçanti, dhe për njerëzimin, në përgjithësi. Duke rrëmuar deri në rrënjë dramën e etnisë sonë në kohën e aparteidit serb në vitet nëntëdhjetë të shekullit që lamë pas, përkatësisht duke gjetur formulimin e veçantë artistik që do t’i ndihmojë për të zënë majat më zallahitëse të asaj tragjedie, në të njëjtën kohë autori ndërton paralelen e shpresës për diellin e padukshëm FOMALHO, trembëdhjetë herë më i madh se Dielli ynë, ky i dukshmi, për të cilin fatalistët thërrasin me zëra të terratisur nga pikëllimi se së shpejti do të shuhet.

Fomalho dhe miti i diellit të ri

Tragjedia shqiptare e viteve nëntëdhjetë, që mundet me anë të luftës e të qëndresës së pashembullt dhe zërat fatalistë për shuarjen e shpejtë të Diellit, që gjithashtu mposhten me zbulimin e Fomalhos, përbëjnë mozaikët e metaforës së mitit të ri për ciklet e pasosura të jetës njerëzore. Të gjithën Mehmeti këtu e ka shtrirë në rrafshin e një strukture të re të procedimit, me një mëvetësi rrëfimtare dhe me një qasje më të thelluar meditative, që e begaton edhe për një nuancë sistemin e tij filozofik për jetën, vdekjen, luftën, mynxyrën, dashurinë e qëndresën. Erëzon Gjeraku, piktor, duke kapërcyer nëpër dyert e mëdha të paradokseve e të absurdeve, vizaton, krahas mynxyrës së kohës, edhe fanitjen e së nesërmes, plot dritë e llamburisje dhe bëhet, në të njëjtën kohë, bartës i universalizimit të shpresës për brezat e nesërm njerëzorë. Ndodh kështu, ngaqë me vënien në rrezik të njërës nga etnitë më të lashta të botës, rrezikohet shuarja e vërtetë e jetës, por, njëlloj siç është Fomalho diell rezervë për të nesërmen, po ashtu ushtria më e re shqiptare e aleatët e saj luftojnë si dragonjtë me kuçedrën kundër aparteidit të fiseve endacake serbe, duke nxjerrë, më në fund, botën shqiptare në bregun e shpresës së mirë.Edhe heronjtë e tjerë (gruaja me gungë Humë Jeronimi, Dyjarët që pësojnë njëlloj si Kullat Binjake, Ardian Talla që, ndonëse fëmijë, e zbardh si plakun gjëma e një dite të vetme etj.) vishen pak nga pak me shtresime të njëpasnjëshme alegorike, duke u kthye më në fund në karaktere-simbole.Struktura fabulare e prozës Një diell tjetër ndërtohet, në të shumtën, mbi retrospektivën dhe mbi vetërrëfimin e veprimeve të heronjve dhe më pak mbi përshkrimin e drejtpërdrejtë të ngjarjeve. Kjo i jep më shumë mundësi autorit për thellim meditues dhe për përgjithësime filozofike rreth fenomeneve të historisë njerëzore dhe të etnopsikologjisë së popujve të veçantë. Romani Një diell tjtër i shkruar sipas modusit të ironisë së qëndrueshme, e shqipton dramën më të re shqiptare me një gjuhë e me një stil të mëvetësishëm, duke e vendosur të gjithën në një kompleks modern sintetizues. Autori, pra, nuk u është përmbajtur kornizave të kanonizuara të romanit tradicional, duke mëtuar një strukturim dhe një semantikë të avancuar, që do t’i shkonte kohës.

Daut DEMAKU

HYRJA NË ART NUK ËSHTË IKJE

Një shëtitje e lehtë nëpër prozën e shkrimtarit Mehmet Kajtazi

Shëtitja artistike nëpër ndonjë vepër letrare nuk është domosdoshmërisht analizë, madje nuk është e domosdoshme të jetë as studim, por më shumë është dhe mund të jetë një bashkëbisedim i heshtur, një ese i pazëshëm, një invokacion gjatë rileximit e të rikujtimit të një krijuesi e një krijimtarie.Invokacioni nuk është nisje nga rrënja, as nga trupi fizik e raportet e tij me jashtësinë, nuk është madje as qëndrim i gjatë në bulbërinë e lulëzimit, pra të pjesës së bukur që quhet art, por është një pikëtakim me aromën e lules.Pikëtakimi i zërit të brendshëm – të pazëshëm me heshtjen mortore të germave, në shëtitjen a rileximin artistik, domosdoshmërisht prodhon përjetimin invokativ që prodhon përjetimin gjatë këtij ritakimi.Proza e Mehmet Kajtazit është krijuar në kohën e turbulencave të mëdha, atyre dallgëve shqetësuese politike e ekzistenciale që shtriheshin në dilemën hamletiane të asaj të njohurës të jesh apo të mos jesh, që nuk preknin apo që nuk rrënonin vetëm aromën e lules, që nuk e thyenin butësinë e lules, por që tronditnin tërë trupin fizik, madje edhe vetë rrënjën e jetës. Nëse duam që këtë ta themi edhe më saktë e më prekshëm, kjo prozë u krijua në valën e lëvizjeve idhnake të pllakave tektonike të qenies sonë kombëtare. Përbrenda këtyre tronditjeve dëshpëruese e shpresëdhënëse, hyrja në art, në njërën anë kishte kuptimin e hyrjes në shpresë dhe, në anën tjetër, kishte kuptimin e harrimit, një ikje artistike nga realiteti brutal.Këto dy elemente: hyrja në shpresë dhe ikja nga realiteti brutal kanë qenë, janë dhe do të mbesin dy ekstreme skajore që përbëhen nga zjarri krijues. Flaka e këtij zjarri – në njërën anë - është sikur dielli i pranverës, që edhe thermisë më të vogël të dheut i jep jetë e gjallëri, e mbush me lëngun e këndshëm dhe erëmirë të jetës në shpresë. Por, në anën tjetër, flaka e këtij zjarri është edhe shumë e pamëshirshme dhe djeg e bën shkrumb e hi tokën reale nën këmbët e njeriut. Të jetosh me këmbë mbi prush dhe me kokë në freskinë e qiellit, pra të bësh jetë në majat idhnake të dy ekstremeve skajore dhe në këto kushte të krijosh art, të ndërtosh kredon e gjallimit, nuk është vetëm mjeshtëri, por kjo është dhe duhet të jetë mjeshtëria e krijimit të mjeshtërisë.Në romanet Ndezja e shiut dhe Për një diell tjetër Mehmet Kajtazi sikur prek lehtësisht, ama njëmend lehtësisht, aq lehtësisht sa prekja e tij ngjason me një pupël pëllumbi - mbi fjalët që mbushin ajrinë tokësore, të thënat e të bëmat e vijës horizontale, jetësore të përditshmërisë idhnake e rrënimtare dhe këto të thëna e këto të bëma lëvizin me shpejtësinë e dritës kah vija tjetër – ajo vija e aromës që di të ngrihet e të shpërndahet vetëm në lartësi, pra në vijën vertikale, do të thotë në atë vijë që di të ecën vetëm në hapësirën e kaltërsisë së pafundme qiellore.

Filozofia e krijimit ndërtohet mbi dy këmbët e fuqishme që kanë emrin: çka thuhet dhe qysh thuhet! Çka thuhet është preteksti artistik, konstrukti, skeleti që mban veprën. Qysh thuhet është mjeshtëria e ndërtimit, e thënies. Të gjitha lëvizjet e tjera estetike janë dhe kanë vlerë, por këto dy postulate përbëjnë dy këmbët e fuqishme mbi të cilat bën jetë një vepër letrare.Kur rilexohet proza e Mehmet Kajtazit, që të dy këto elemente sikur rebelohen dhe bëjnë përpjekje të jenë të paqena. Ajo e famshmja çka thuhet sikur merr krah dhe të ikën nga dora, të lë në vetmi dhe të mashtron e sikur të thotë: kot më kërkon se unë nuk jam këtu... Ndërkaq, ajo tjetra qysh thuhet sikur tallet me lexuesin e thotë: kot më kërkon se unë herë jam e herë nuk jam... Lexuesi që është mësuar të ecën me lehtësi nëpër cektinën krijuese do ta ndiejë lëvizjen dhe ecjen e lehtë, por pikërisht në lehtësinë e lëvizjes do të përballet me lojën e rebeluar e të të qenit e të mosqenit dhe pikërisht këtu realizohet ajo sinteza e këndshme: e ikjes dhe e kthimit, e zhdukjes dhe e ndërtimit. Jeta është lojë, arti është mjeshtëria e lojës

Loja zhvillohet në tokë, por mjeshtëria e lojës prek lartësitë. Nuk udhëtohet kot në univers, por udhëtimi në univers e ka kuptimin e kthimit në shtëpi. Kjo është mjeshtëria e lojës. Pjesa nuk është tërësia, por tërësia pa pjesën nuk është e plotë... Njëra pa tjetrën nuk janë as nuk mund të jenë. Sepse një pikë ujë është H20 dhe të gjitha burimet, lumenjtë, detet dhe oqeanet janë sikur një pikë uji, prapë H2O. Nëse fillohet udhëtimi për djegien e shiut, kush do ta besojë këtë figurë: shiu nuk digjet as në ëndërr! Por kur zjarri i vijës horizontale është aq idhnak, zjarr që ngrihet e djeg me aq ashpërsi, athua do të këtë shi të qetë?Sado që toka në tërësi është vetëm një pjesë, ose më saktë: një thermi e universit, zjarri në atë thërrmijë, sado i vogël e i imët të jetë, sado i padukshëm në vogëlsinë e tij, prapë do të prodhojë dridhje e shqetësime që burojnë nga një thërrmijë edhe më e imët e thërrmijës tjetër që, me gjuhën e përditshmërisë njerëzore - quhet zemër e njeriut!Disi në të njëjtën rrugë – nga një pikë vese në oqean dhe nga oqeani në një pikë vesë – vazhdon rrugëtimi i prozës, do të thosha më të dendur e më të pjekur, që hyn nën ombrellën e titullit Për një diell tjetër. Njësoj siç nuk digjet shiu as në ëndërr, nuk formësohet as figura e diellit tjetër, por vlimi i pjesës, zjarri përvëlues i thërrmijës, merr funksionin e xixës në depo të barutit... Të tjerat që ndodhin mund t’i kuptojë e qartësojë secila mendje.Mënyra e leximit dhe e rileximit duhet të qartësohet në tërësi. Është e ditur se nuk është çdo mënyrë – mënyrë gjithëpërfshirëse. Pse? Sepse ngjyra e barit është e gjelbër, por është e gjelbër vetëm për syrin që sheh e lexon jashtësinë. Athua është ngjyra e barit vetëm e gjelbër? Le të ndalemi pak dhe të mendojmë për mënyrën e vështrimit: çfarë ngjyre do të ketë bari kur vështrohet nga të dashuruarit, çfarë ngjyre do të ketë kur vështrohet nga njeriun që rënkon prej dhembjeve, ose çfarë ngjyre do të këtë kur barin e vështron fëmija apo plaku? Mos dallojnë këto ngjyra, apo edhe më tutje bari vazhdon ta ketë ngjyrën e gjelbër. Them se jo. Bari ka ngjyrë të gjelbër, është e vërtetë, por mënyra e vështrimit përcakton këndin dhe thellësinë, që më vonë dëshmojnë se brenda një ngjyre të gjelbër bëjnë jetë mijëra e mijëra nuanca të së njëjtës ngjyrë, që prapë duket e njëjtë, por nuk është e njëjtë. Këtu gjendet madhështia e artit, subjektivja e komunikimit me vlerën, individualja e leximit dhe e rileximit. Privilegjin e rileximit do ta kenë të gjitha brezat, ata që jetojnë sot me ne, ata që nesër do të jetojnë pa ne, por besoj e shpresoj- edhe të mëvonshmit që do të vijnë. Le të kënaqen brezat që vijnë me veprat që mbesin, sepse njerëzit janë material shpenzues i jetës, kurse veprat që mbesin janë material ndërtues dhe fisnikërues i botës. Kështu jeta i jep jetës dhe ky ligj vepron me ose pa dashjen tonë. Atyre që lënë vepra për rilexim, atyre u takon përulja jonë.

Page 24: Metafora

Metafora / n r . 1 / nën t o r 201046 Metafora / n r . 1 / nën t o r 2010 47

Flori BRUQI

NË VEND TË FALËNDERIMIT

Në këtë akademi përkutimore për shkrimtarin e mirënjohur Mehmet Kajtazi, po citoj fjalën e tij të falënderimit më 29 mars 2002, me rastin e shfaqjes së dramës Nata e fundit në Goli Otok:Fjalë FALËNDERIMI, në kuptimin e bimës dhe në kuptimin e tokës, u drejtoj sonte deri në përulje NJËREZVE që qëndruan dhe u flijuan, që ne të mos jetojmë përherë me erë të mollës, por mollën ta kemi në duart tona.

Biobibliografi

Mehmet Kajtazi lindi më 1944 në Kllodernicë të Skenderajt, Drenicë. Vdiq më 25 shtator 2003 në Lozanë të Zvicrës dhe u varros në Prishtinë më 27 shtator 2003Një kohë punoi arsimtar i gjuhës shqipe në vendlindje, në Turiqec, Runik, Klinë të Epërme dhe në shkollën e mesme “Isa Boletini” në Skënderaj, ndërsa prej vitit 1973 ishte gazetar dhe redaktor i fejtonistikës në të përditshmen “Rilindja” dhe së fundi deri në vdekje punoi si redaktor I prozës në ndërmarrjen botuese “Rilindja” në Prishtinë. Si gazetar më së shumti lëroi reportazhin, ku trajtoi tema të aktualitetit dhe të historisë kombëtare. Me krijimtari letrare merrej që nga shkolla e mesme.Ka botuar tregime, reportazhe e shkrime të ndryshme në revistat dhe gazeta në gjuhën shqipe në Prishtinë, Tiranë, Shkup, Podgoricë dhe Zvicër. Pjesë nga krijimtaria e tij artistike janë përkthyer e botuar edhe frëngjisht. Shkrimtari Mehmet Kajtazi ka trajtuar ngjarje dhe personalitete historike, por ka krijuar edhe vizione të veçanta artistike.

Romanet

Nata në gur , “Rilindja”, Prishtinë, 1984 Plaku dhe urat , “Flaka”, Shkup. 1986 . Fundi i legjendave , “Rilindja”, Prishtinë, 1990. Këtë roman e ka dramatizuar e shfaqur teatri shqiptar “Kurora” në Nyon të Zvicrës.

Shqiptarët në Goli Otok, “Dielli”, Zagreb. 1991.Teatri Popullor i Prishtinës ka inskenuar dramën Nata e fundit në Goli Otok, më 5 nëntor 1992. Kjo dramë pati mbi 300 repriza, duke ushfaqur në të gjitha trojet shqiptare dhe jashtë vendit. Ushtimë e Alboderit, “Shkëndija”, Prishtinë. 1993. Shote Galica, Shoqata e Shkrimtarëve e Kosovës, Prishtinë. 1995. Minatorët,.“Onufri”, Elbasan, 1995.Thikë në portokall, Shoqata e Shkrimtarëve e Kosovës, Prishtinë, 1995 Gjeli i katedrales, NB “Rilindja”, Prishtinë, 1996Santa Ana, NB “Rilindja”, Prishtinë, 1998 Guri i dallëndyshes, NB “Rilindja”, Prishtinë, 1998Lindja në qiell’, “Rilindja”, Prishtinë. 2000 Udha I’, “Rilindja”, Prishtinë, 2000 Ndezja e shiut, NB “Rilindja”, Prishtinë, 2001Një diell tjetër, NB “Rilindja”, Prishtinë, 2003

Tregimet

Zemër e thyer ,“Rilindja”, Prishtinë, 1987Kodra e pajtimit, “Ylberi”, Prishtinë, 1993

Shyqri GALICA

Shtatë vjet më parë u nda nga ne njëri nga krijuesit më të frytshëm të letërsisë shqipe, shkrimtari e publicisti Mehmet Kajtazi. Mehmet Kajtazi penën krijuese e ka provuar në shumë zhanre gazetare e publicistike, kurse në fushën e krijimtarisë artistike ka bërë emër sidomos me kultivimin e romanit, një zhanër në të cilin ka derdhur gjithë talentin e përkushtimin e tij, duke trajtuar tema nga më të ndryshmet, ato historike e atdhetare, shoqërore e politike, aktuale e psikologjike.Mehmet Kajtazi në shtypin e përditshëm dhe atë periodik ka publikuar qindra artikuj e reportazhe, raporte e informata,

të cilat e bëjnë këtë autor një figurë të veçantë jo vetëm në botën e letërsisë artistike, por edhe në fushën e publicistikës shqiptare, një emër që karakterizohet me objektivitetin e tra-jtimit dhe me seriozitetin e shqyrtimit të çështjeve thelbësore të realitetit aktual dhe kombëtar, në situatat më dramatike të historisë sonë të re. Fah i tij posaçërisht ishte letërsia dokumentare, një zhanër kaq aktual në botën e sotme dhe gjithsesi më i lexuari, të cilit i është qasur me një konceptim kritik, me përkushtim kërkues e depërtues, me notë të veçantë kombëtare dhe pa dyshim me një shqetësim artistik që ka arritur ta formësojë pothuajse vazhdimisht në veprën e tij.

Letërsia dokumentare dhe publicistika e Mehmet Kajtazit

Prof dr. Emin KABASHI

POEZIA E ILJAZ PROKSHIT

(Dy veçori tipologjike)

Vdekja e krijuesit

Në të vërtetë, vdekja i gjen të gjithë njerëzit, por vdekja e krijuesit hap një varg dilemash interesante jo vetëm në jetën tonë shpirtërore, por edhe në jetën kulturore të të gjithë popujve historikë

Iljaz Prokshi ka ikur nga kjo jetë e përditshme më 28 prill 2007. Pra në muajin prill ka mbushur tri vjet që nuk është më në mesin e familjes, nuk është në mesin e shokëve, nuk është as nëpër spitalet e ndryshme të Prishtinës. Mirëpo, për çudi, edhe tri vjet pas ikjes së tij nga jeta e të gjallëve, ai është me poezinë e tij. Kudo që del, në librari, në bibliotekë, në rrugë ku shiten librat, nuk mund të gjesh poezinë e tij, librat e tij me poezi, të botuar një zot e di kur, pa emrin e tij. Tashti ka vdekur Iljaz Prokshi, familjari, prindi, shoku e miku, por jo poeti. Vdekja dhe krijuesi janë dy tema të shpeshta e dy motive të trajtuara në poezinë e tij, sidomos në vëllimet pas viteve nëntëdhjetë e këndej.

Autor i disa vëllimeve me poezi:

Pikë e bardhë ëndrre, Rilindja, Prishtinë, 1983 Satana në ferr, Fjala, Prishtinë, 1992 Fytyrë në pergamenë, Rilindja, Prishtinë, 1995 Psalm arbëror, Rilindja, Prishtinë, 1998 Sonatë e dhembshurisë, Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës, Prishtinë, 2003.

Njohës dhe krijues të tjerë, të afërm të poetit Iljaz Prokshi, thonë se ka lënë në dorëshkrim, të përgatitura, edhe tri vëllime me poezi.

Vëllimin me poezi Kambanat e shurdhra e kishte marrë ta botonte shtëpia botues “Dukagjini” e Pejës. Nuk do ta zija ngoje këtë vëllim, sikur të mos ishte interesant, shumë problemor dhe provokues titulli i vëllimit: Kambanat e shurdhra!

Koha në poezinë e tij

Nuk e kam ndër mend të flas për përmasën e kohës në poezinë e poetit Iljaz Prokshi, por dua të flas diçka për praninë e kohës, si referencë në poezinë e tij, për kohën si argument që poezisë ia kushtëzon edhe rrjedhën e realizimit artistik.Unë kam shkruar ndonjëherë edhe për gjallje të poetit qoftë për poezinë e tij, qoftë për prozën e tij dhe ato ndihmesa i kam botuar në shtypin e kohës.Siç edhe të gjithë njerëzit e botës, përveç profetëve ndoshta, askush nuk mund të parathotë se si dhe kah do të zhvillohet poezia e akëcilit krijues, sidomos në rrethana robërie, siç ishin krijuesit shqiptarë në Kosovë. Por tashti mund të thuhet se temat e motivet e poezisë së Iljaz Prokshit, të botuara deri në vitin 1998 (përmbledhja Psalm arbëror), ndryshojnë shumë nga motivet e temat që ka trajtuar në këtë vëllim dhe në vëllimet pasuese, qoftë edhe ato që i ka në dorëshkrim, për të cilat pjesërisht kam njohuri. Këtu nuk u tha asgjë vlerësuese për poezinë. Por, sigurisht, mendoj me bindje, është kategori vlerësuese jo vetëm për poezinë e Iljaz Prokshit, por për poezinë shqipe që zhvillohej në Kosovë në tërësi, koha në të cilën është krijuar ka qenë përcaktuesja themelore edhe e vlerës së poezisë, duke ndikuar edhe në përbërësit tematikë e motivor të saj.Prandaj, edhe në poezinë e Iljaz Prokshit larmia e motiveve ndryshon shumë në vëllimin me poezi Pikë e bardhë ëndrre (1983) nga kërkimi i motiveve dhe temave, fjala vjen, në vëllimin Satana në ferr (1992). Janë dy periudha të ndryshme kohore, edhe pse kohërisht jo shumë të largëta, më pak se dhjetë vjet, por qëndrimi ndaj të gjitha problemeve, qoftë edhe ato me ngarkesë historike e me përkatësi kombëtare, është shumë i ndryshëm.Derisa ana motivore në Pikë e bardhë ëndrre kryesisht realizohet me tema e motive të përgjithshme, si natyra, dashuria, ëndrrat, ndonjë motiv aty-këtu për ndonjë figurë të pakontestuar historike,

ILJAz PROKSHI15.11.1949-28.4.2007

Page 25: Metafora

Metafora / n r . 1 / nën t o r 201048 Metafora / n r . 1 / nën t o r 2010 49

edhe në socializëm, si Isa Boletini, Bajram Curri, Hasan Prishtina e ndonjë tjetër, për çudi, si edhe të pjesa më e madhe e krijuesve të tjerë, poezia e Iljaz Prokshit, as e këtij vëllimi, nuk ka tema e motive që shpalojnë problemet ekzistuese të kohës kur janë krijuar. Nuk ka as demonstrata të vitit 1981, nuk ka asgjë për të vrarët në rrugët e Kosovë duke kërkuar barazi dhe liri (për kërkimin e çlirimit nga pushtuesi ende nuk kishte ardhur koha, sipas poetëve tanë), nuk ka poezi për burgjet (pos ndonjë poezie aty-këtu për ndoshta përplasjet e baballarëve tanë me pushtetet e kohës së tyre). Për kohën historike në poezinë e kësaj kohe që zhvillohej në Kosovë nuk më thotë mendja se mund të qëmtohet shumë, andaj as në poezinë e Iljaz Prokshit. Kjo është një temë tjetër dhe këtu nuk është vendi të flitet për të. Në vëllimin me poezi Psalm arbëror historia flet me gjuhën e poezisë. Larmia motivore shkon deri në lashtësinë e origjinës. Gjuha e poezisë prek çështje jetësore, me përmasë historike e kombëtare. Vargu është i çliruar nga kërkimi i pafund i figurave stilistike, që një herë e një kohë ishte bërë qëllim më vete në poezinë që krijohej në Kosovë. Temat janë të mëdha, herë-herë tragjike. Tragjedia është e përmasave kombëtare. Tashti në poezinë e Iljaz Prokshit nuk mjafton vetëm Kosova as për të bërë historinë poetike të saj, as për të trajtuara tema e motive nga historia e saj. Poetit, ose më mirë të thuhet poezisë së tij, më nuk i mjaftojnë gjysmat e atdheut. Ajo nuk merret me përmasën historike të atdheut, siç do të duhej të merrej historia, por me përmasën kombëtare të atdheut, siç do të duhej të merrje kultura shqiptare. Tema dhe motive të këtilla, tashti edhe më të realizuar në një pjesë të tyre, edhe artistikisht, janë të pranishme edhe në vëllimin me poezi Sonatë e dhembshurisë (2003). Në poezinë e Iljaz Prokshit lufta për liri kishte hyrë që në vëllimin e botuar më 1998 (Psalm arbëror), por në këtë vëllim ajo ka edhe dëshmorët e kombit, që janë argumentim i ri për rrjedhën përgjysmë të historisë. Pa marrë parasysh se si sillet, si vepron politika shqiptare e ditës andej e këndej kufirit politik që i ndan shqiptarët, ajo që quhet shpirtësi e kulturës së përbashkët shqiptare, është shumë e pranishme edhe në këto dy vëllime të Iljaz Prokshtit, sidomos në vëllimin Sonatë e dhembshurisë. Pse e trajtuam këtë çështje në një rast të këtillë përkujtimor? Për të thënë, qoftë edhe në raste të këtilla, se derisa dëshmorët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë përmasë kombëtare, edhe poezia e një pjese të mirë të krijuesve shqiptarë të poezisë, që kanë krijuar dhe krijojnë në Kosovës pas kësaj lufte, ka përmasë të kulturës kombëtare. Nuk e di a vlen parimi i autonomisë së artit edhe për përkufizime të këtilla, siç u fol sot për poezinë e Iljaz Prokshit, që për mua është krejt e parëndësishme. Sepse, zor se mund të ketë art me vlerë njerëzore nëse krijuesi nuk ka atdhe dhe nëse atdheu i tij nuk është i lirë!

Iljaz PROKSHI

AMNEzA E DASHURISË

Do të mund të ishim njohurAs dje as sot dhe kurrnjëherëNë stolin e shkrimit të mos shkruaj kurrë asgjëEra t’i marrë fjalët e mia si gjethet e puthjes ...

Prof. dr. Rifat ISMAJLI VEPRA SI METAFORË E FATIT

Hyrjen mbi prozën e Iljaz Prokshit po e nis me mendimin emblematik të Marsel Prustit: E vetmja jetë që vërtet jeto-het është letërsia… - mendim ky që lidhet me dy jetët e krijuesit: të zakonshmen e kreativen, që jetohen e përjeto-hen në kontekst kohor e shpir tëror.Iljaz Prokshi veprën e tij e nisi me poezi, vazhdoi t’i shpalosë fenomenet e jetës në tregimet e tij, për ta thellu-ar përvojën krijuese në prozën romanore. Veprat e tij po-etike janë: Pikë e bardhë ëndrre, Satana në ferr, Fytyrë në pergamenë, Psalm arbëror. Veprat tregimore: Libri i kujtimeve, Daullet e natës, Vdekja në ëndërr, Magjia e mjegullës, Vajza e trëndafilave dhe Pallati i Helenës. Ve-prat romanore: Fundi i zemërimit dhe Dashuri në labirint. Prozën tregimore të Ilijaz Prokshit e karakterizon narra-cioni i natyrshëm dhe i çiltër në thellësinë e tij kreative. Ajo trajton një botë specifike etnie, si një labirint i veçantë fryme dhe shpir ti. Proza e tij shpreh shqetësimin e madh shpir tëror të autorit për ekzistencën e etnisë, ekzistencën e njeriut, për aktualitetin tonë, që merr përditë përmasat e absurdit dhe të shpër thimit apokaliptik të dhunës dhe të mbijetesës. Tregimet e tij modelohen nëpërmjet poetikës së mung-esës, ikjes, mospranisë dhe harrimit. Shpaloset poetika e shpir tit të mbetur si reflektim hënor në anën tjetër të fatit dhe të kohës. Në këtë hapësirë fiktive gjenden nuancat e theksuara të shprehjes narrative, kreative, të cilat sugje-rojnë dy çështje kyçe: se lëndë e jetës është kryesisht, dhembja, ndërsa temë e shkrimit jehona e mbetur e saj. Andaj, autori gjakon ta rikthejë dhe ta rimobilizojë qe-nësinë tonë mbetur shtigjeve të harruara të kohës. Ai në shkrimet e tij shpër then me thirrjen e veçantë mitike unë kërkoj gjuhën e gjakut tim, një thirrje gjakimi për ta kon-soliduar shpir tin e lashtë të etnisë.Tregimet e tij i karakterizon shprehja lakonike dhe lirizmi poetik. Në to trajtohet labirinti i fatit me plot situata ab-

surde të jetës, që e preokupojnë botën e krijuesit: Fati im është brenda shpirtit tim do të shkruajë, ndër të tjera, autori. Fati si Kutia e Pandorës, që përmban fshehtësi të tilla, që nëpër kohë mund t’i lexojë mbase vetëm kri-juesi. Fati si një har të e shkretuar, ku mungojnë toponimet e lashtësisë, një botë e ngritur përmes flijimit të brezave.Prozat e tij ndër tohen mbi një kontrast të thellë: në një anë janë tmerret reale të jetës dhe, në anë tjetër, gëzi-met ireale të ëndrrës, apo iluzionet e mbetura në kohë. Në këtë kontekst jepet edhe alternimi i kohës mitike me kohën historike, apo alternimi i realitetit dhe i aktualitetit, për të krijuar situata fiktive metaforike me konotacione të përgjithësuara simbolike.Autori në veprën e vet shpalos me ar t zemërimin e tij dhe të brezit në tërësi. Shpalos brengën e përhershme për ta parë e jetuar ndryshe kohën. Brengën si emblemë revolte për lirinë e munguar dhe mendësinë e shtrembëruar. Është përballja e tij e dyfishtë dhe e vazhdueshme me jetën, ashtu siç ishte, dhe me dashurinë që rikthehet si një di-gresion i përsëritur në krijimtarinë e tij letrare. Autorin e shqetëson sidomos sakrifica e njeriut, e etnisë. Çështja e flijimit që vjen nga lashtësia dhe mossendër timi i së ardhmes për tej atij flijimi. Shqetësimi autorial lidhet me çështjen se çka do të rilindë pas rënies, për të përfunduar me pyetjen dilemë monumentale: Fati apo vetëm jeta? Në nëntekst të tregimeve sugjerohet dorëshkrimi, simbo-likisht, hapësira e fatit të njeriut dhe e veprës së pam-baruar. Dorëshkrimi si pergamenë e botës kreative, apo si vepër e pashkruar asnjëherë deri në fund. Mbase është varianti i dyfishtë i fatit të censuruar, ngase brenda botës së absurdit kishin mbetur dy rrugë: heshtja apo shkrimi si dëshmi e rrethanave të vështira ekzistenciale. Kështu jepet eklipsi shpir tëror i rënë përmbys në honet e jetës dhe të mendësisë së penguar nëpër shekuj. Një aluzion i shpir tit të stepur, ndalur para ëndrrës edhe këngës së vet. Dorëshkrimi, mbase, nuk nënkupton heshtjen e shpir tit të etnisë para fatit, por mundësinë e ruajtjes dhe të kor-rigjimit të saj. Pergamena dhe dorëshkrimi sugjerojnë pa-limpsestin simbolik të të mbijetuarit të etnisë sonë nëpër shekuj.Stili i veprës me nuanca poetike e magjike mundëson hapësirën kreative të modeluar si qenësi të rrallë este-tike. Tregimet dhe romanet e tij përbëjnë një strukturë analogjike evokative, që sinjifikon një si shkrim zemre, shkrim gjaku, që konstituon tërësinë fiktive të botës sonë fragmentare mbetur epokave që nga lashtësia. Lirizmi i thellë, që përflak brendinë e veprës, natyrën e saj idilike, përbën metaforën fascinuese të qenësisë së saj. Janë mjaft sugjeruese për ar tin e jetës dhe të përjetësisë vargjet në poezinë Letër botës të poetit spanjoll të dënuar me vdekje: Me vonesë po të vini/mos më gjeni në këmbë/ në vetminë e këtij muri/gjeni dhiatën që kam lënë.Mbase kjo sugjeron flijimin, vetminë dhe dëshminë e kri-juesve në tërësi.

Biobibliografi

Iljaz Prokshi lindi në Fortesë të Drenicës më 15 nëntor 1949, ndërsa vdiq më 28 prill 2007 në Prishtinë. Kishte kryer studimet për gjuhë e letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës. Një kohë kishte punuar në gazetën ”Kosova” të KEK-ut në Prishtinë dhe kishte bashkëpunuar me disa gazeta shqipe jashtë Kosovës.

Veprat letrare

Poezi Pikë e bardhë ëndrre, Rilindja, Prishtinë, 1983 Satana në ferr, Fjala, Prishtinë, 1992 Fytyrë në pergamenë, Rilindja, Prishtinë, 1995 Psalm arbëror, Rilindja, Prishtinë, 1998 Sonatë e dhembshurisë, LSHK, Prishtinë, 2003 Kambanat e shurdhra, SHB “ Dukagjini”, Pejë. Tregime Libri i kujtimeve, Rilindja, Prishtinë, 1987 Daullet e natës, Rilindja, Prishtinë, 1990 Vdekja në endçrr, Rilindja, Prishtinë, 1996 Magjia e mjegullës, LSHK, Prishtinë, 1997 Vajza e trendafilave, Rozafa, Prishtine, 2002 Pallati i Helenës, Prishtinë, 2003 . Romane

Fundi i zemërimit, Rilindja, Prishtinë, 1997 ( roman i lauruar nga LSHK më 1997) Dashuri në labirint, 2001

Ka lënë në dorëshkrim edhe disa vepra të tjera ende të pabotuara.

IMAzHI I RREMË

Asnjëherë mes pirgut dhe ferritS’mjaftonte të ndieja vetminë absurdeLehtë ishte të rrish i vetmuarNën dritën e jeshiltë në të errëtDhe a duhej të ik ...

KAOS NË UNIVERS

Me pak dashuri s’harrohet dot kaosiMe ngjyra jeshile vesh ëndrrën e humburDua të ta themë një meshë për miqtëUniversin ta kaj duke dëftuar dhembjen ...

Page 26: Metafora

Metafora / n r . 1 / nën t o r 201050 Metafora / n r . 1 / nën t o r 2010 51

Arif HALITI

Tko će plaTiTi?

oni uzimaju “dobro im je“. kažu!Samo uzimaju, ne pitaju nikoga, ni savjest svoju, samo uzimaju.Da im je razmisliti malo?! Il’ pitati nekog.Može li netko davati, samo davati a zauzvrat ne tražiti ništa?!Bože! koja generacija će platiti, i koliko visoko? Duplo? Sto puta toliko, il’ još više. novcem. Ne? neće moći. oni će im kamatu zaračunati, sigurno. i još kamatu na kamatu, pa hiljadu kamata, a oni da zaračunavaju znaju, itekako. Stručnjaci veliki, nema šta. Da im se prizna. Možda glavom, sigurno.kažu: - Nije važno, na kom jeziku učimo, koju ideologiju plasiramo, koje pismo koristimo. Stvarno nije važno, važno je samo da nam plaćaju, samo to i ništa drugo?!Bože! oni sebe inteligencijom nazivaju, u diplome i zvanja se kunu. a ponos! Zar za ponos čuli nisu? Zar ga nimalo nemaju?! a visoke su “škole” završili. Stvarno, tko će platiti?

Uzeir AJRADINI

ako pročiTaš

Bojim se, sine,ako pročitaš ove stihove Da nećeč razumjetiTrpljenje duše moje,koja pred ponoćUvjek razgovaraSa sjenama koje mileNiz mjesečev tragI silazi pravoU grotlo bezvremenog,kiptećeg plamena,koji sipa pustošNa dane sto minušeNiz ambis prošlosti. Nikada nećeš osjetitiKako laganoKao labudodmičemNiz jezgro danaIz tvojih zenicaKao srce okeana. oni ti neće reči

Da ću se vratitiDa bolom otkinem tugu,Jer svijetlost Ostaje na praguDaleko od kovačaovih riječiI praskozorijašto mili Niz padine noćii nameće zakoneZaborava. Bojim se, sine ,Da te ove riječiNe žigošu Za vječnost...Bojim se...

Arif BOZACI

MARTI VE DENIZ

Uzayan iki ufukAralarindaki tek görüntüMavi bir solukMavi bir Türkü

Poezi minoritare

Behram HOTI

Lirika e atdhedashurisë e Prokshit

Poezia e Iljaz Prokshit është një përjetim i thellë shpirtëror i dashurisë për Adheun. Ajo pulson që nga vepra e parë e tij Pikë e bardhë ëndrre dhe vazhdon në veprat pasuese Satana në ferr, Fytyrë në pergamenë etj. Edhe sikur të mos kesh talent, vargun e lind revolta -shkru-ante rreth dy mijë vjet më parë poeti i njohur romak Juvenali.E Iljaz Prokshi ishte poet me talent, me revoltë e dashuri njëkohësisht. Ai ishte i çiltër si burimi, si drita me ndjenjën e guximit dhe të fjalës së bukur. Ishte poet i besës ndaj atd-heut, që e deshi aq shumë dhe e këndoi me shpirtin skofiar në prozë e poezi. Ai ishte i çliruar nga serviliteti i “poetëve” oborrtarë e push-tetarë.Gjithmonë qëndroi i pakërrusur para shtrëngatave, lajkave e lakmive të ditës. Iljazin e lindi vatra me emrin Drenicë dhe e përkundi djepi i shqiptarisë. Ai nuk mund të lëvizte nëpër trojet e Shqipërisë etnike pa kaluar nga Drenica nëpër Dukagjin, Tropojë, Himarë, Janinë...Ai ishte nga vatra e Nënë Shqipërisë që mbante prushin në grushte. Vështrimi i tij ishte si qielli pranveror, por shpeshherë i pikël-luar nga retë e pushtimit. Shpirti i tij pikasej në dy ndjenja të kundërta: urrejtja dhe dashuria. Urrejtjen ndaj servilëve, mburracakëve, besëpre-rëve, gënjeshtarëve, bukëshkelësve,”intelektualëve ” të shpi-fur, kohëngrënësve, djerrpërgojuesve, qoftëlargëve...

Dashuria e madhe bulburonte për krojet, malet, shqipon-jat, burrat, plisat, lisat, qiellin e kaltër, lumenjtë e liqenet e frymëzimeve të tij, që i quante sytë e atdheut tim.Në shpirtin e poetit fshihej ëndrra, ajo pikë e bardhë e shpresës përtej fluturimit të sorrshkinave. Në një alternim të tillë shkreptinte poezia e tij me vargjet e rimat kumbuese të magjepsur nga madhështia e brezit të tij, nga majat atdhetare: Adem Demaçi, Adem Jashari, Jusuf Gërvalla…Në poezinë e tij bie shi herë i butë, herë i rëndë, shi fyt me lak, larë me gjak... Shi me bubullima e vetëtima. Shi Kosove, Drenice, Dukagjini, Presheve… Besimi për bereqetin e shiut atdhetar çelte udhën deri në zem-rën e lules dhe trasonte shtegun e lirisë për Shqipërinë etnike. Metaforat e poezisë së Iljaz Prokshit kanë sy e shiko-jnë, vigjilojnë, sepse në qepalla u flenë pëllumbat e agimit të bardhë. Kanë gojë e flasin, nuk heshtin para acarit sllav për të akulluar skajet e Atdheut. Ato janë ura të ndezura për ta ruajtur prushin, këngën e diellin e Atdheut. Këto metafora djegin krahët e RESË SË ZEZË dhe ia varin në vetull gjarprin e zjarrit të shtëpisë sonë për të mos rënë mbi detin Jon. Aty toka nuk harron, guximi nuk ligështohet, fjala nuk thahet, loti nuk qahet...E madhërishmja prek, e bukura magjeps. Poeti ecën udhës së Atdheut me ditë e net. Yjet, diellin, hënën e nënën i ka përbri. Bilbilat i këndojnë në mal që të mos harrojmë atë ib-lisin e mallkuar me hungurimë të thive të egër për ta shterë qumështin e dhive të Albanit.Atëbotë lahutat gurëzohen në Rugovë, por në Tropojë, Du-kagjin, Janinë e Drenicë hutat pinë ujë në epikë. Hamami i Prizrenit

Page 27: Metafora

Metafora / n r . 1 / nën t o r 201052 Metafora / n r . 1 / nën t o r 2010 53

Mjellma e Lumbardhit

Drenushë ZAJMI-HOXHA

ME GJUHËN E BOTËS TUNGJATJETA!

Ne jemi fëmijë, jetës i këndojmëMijëra përshëndetje botës i drejtojmë.Nuk jemi as shumicë, as minoritarë,Kemi shtëpi gjithë botën mbarë.Jemi më të fortë se Fuqitë e Mëdha,Turqi përshëndetje, hej Merhaba!Botën si dritare, kulm qiellin e paskaj,Angli dhe Amerikë, Hello, haj, haj!Sa herë dielli qeshet, sa herë hëna del,Zemrat kemi afër, Shalom Izrael!Në çdo skaj të globit gjendemi kudo,Përshëndetje Kinë, Ni hou, ni hou, ni hou!Paqe përmbi luftëra, lule mbi barut,Puthje Rumani, hej Salut, salut!Asnjëri në botë të mos vuajë nga uria,Jemi krejt të njëjtë, Çao, çao Italia!Pse të dallohemi nga ngjyrë e fytyrës,Jemi bij të diellit, bija të natyrës.Zërat e fëmijëve ndjellin drejtësi,Dora dorën prek, Jasu Greqi!S’duam të na ndajnë me kufi a mur,Vend ka për të gjithë, Francë bonzhur!Urrejtja e robëria le të marrin fund,Përqafim në Egjipt, hej miq, Eh lun!Epokë e dashurisë me fëmijët filloi,Puthje për Holandën Hoi, Hoi, Hoi!E ardhmja juaj jemi, na lejoni sotDashuri të mbjellim, jo tym e lot.Jeta është dhuratë, më të bukur s’ka,Tahiti përshëndetje Ia ora na!Zemra jonë e vogël është porsi oqean,Mban shumë dashuri Salam, salam Iran!Ta shpëtojmë planetin derisa shpresë ka,Të bukurat Filipine, hej Kumusta!Do jemi inxhinierë, mjekë e mësues,Luftëtarë të paqes, shpikës e zbulues.Do jemi astronomë, pilotë në aeroplana,Do jemi biologë, Dumela Botsvana!

Do shkojmë në hapësirë me një mijë raketa,Shqipëri, Kosovë, Tung, tungjatjeta!Do ndryshojmë botën, ta zhvillojmë më tej,Spanjë përshëndetje, Ola, ola, hej!Dashuri përcjellim nga dora në dorë,Rreth e përqark globit thurim kurorë.

Liri LOSHI

KURIMI I AMNEZISË

Në Jug të Shqipërisë Fundi i detit Jonkullon Adriatikun. Në një pikë lartMjegulla shndërrohet në reDhe nis ekskursin mbi Atdhe. Si dy tufa dy degë lisi Takojnë qafat me dy krerëE bëjnë shqiponjën të tërë. Ne Jug të ShqipërisëBukuria frymën këputDashuria trungun ringjall. Brigjeve të detit JonPeizazhet lirikeKurojnë amnezinë poetike.

Ali ALIDEMAJ

KOSOVA

Kosovë, shkëmb graniti në stuhiShumë dëshmorë u flijuan për ty,Shumë furtunave u qëndroveShumë bajlozë i gjunjëzove.

Gjakun e dëshmorëve kush e harronHistoria nëpër stinë të vitevePranverë e verë, vjeshtë e dimërE mallkon.

Ibrahim SKËNDERI RRËFIM PËR BURRIN NË PIKTURË

N’kavalet një burrë shikojaMe mustaqe syshqiponjë,Vetëtimthi pyeta gjyshinCilin burrë këtu pikturon?

Eh, ç’burrë ishte! -më tha aiYmer Prizreni emrin ia thonë,Vulë i dha ky historisë,Emblemë e kombit tonë.

Kureshtja seç mu shtuaPër këtë trim pika e djalit:Mos ish shok i SkënderbeutApo i t’madhit Adem Jashari?!

Jo-m’tha gjyshi – shokë nuk ishinN’kohë të ndryshme ata jetuan,Por ky burrë me trima t’LidhjesRrugën e Skënderbeut vazhduan.

Atdhetarët – vazhdoi ai –Ideali i bashkoi,Aty ku mbeti Xha YmeriAdem Jashari e vazhdoi!

Riza GREIÇEVCI

ZEMRA-ZEMRËN MOS ME DASHTË

Ish një kohë, kohë e lashtëZemra – zemrën s’e ka dashtë!

Ç’thua, nënë, tepër keq M’i thënë foshnjës këlysh o dreq.

M’i thënë këlysh, t’shitoftë zanaTë preftë ujku, të vdektë nana!

T’i thuash fëmijës po vjen shtriga.Në thelb të zemrës i hyn frika!

Vjen një kohë, po vjen ndashtë,Shpirti – shpirtin ka me dashtë!

Kur rrinë bashkë insekte, kafshëNdërmjet vete kanë m’u dashtë.

Mos me dashtë, kjo ish fundiSi një qen do leh kanuni...Zemra – zemrën mos me dashtëBëhet njeriu, krande, kashtë...

Keq, o gjysh, tepër praSyri-syrin mos me pa!

Kur sheh syrin mbushë me lotShpirti i njeriut ka një mort.

Kur sheh syri tepër ziMbushet zemra mjegull, hi...

Kur s’më sheh, unë të shohZemra-zemrës pse i bën moh?

Ç’thua ti, o daja CenShpirti-shpirtin kur mbush helm?

Vjen një kohë, po vjen ndashtë

Njeriu-njeriun ka me dashtë!

Ta mbajnë mend bota – fëmijaNënë dhe diell – dashuria!

Kur pi zemra dashurinëNëna n’djep përkund fëminë.

Pini, pini, o të uruarJu bëftë mirë dhe gëzuar!

Veli VELIU

NJË KOHË TJETËR Lugina e fshatit të pabraktisurBuzë ujërave arë më arë,Lulëzon në blerimin e harlisurDashuria ime - e parë! Në lisin më të gjatë të zabelitËndërrova udhëtimin e Megalanit,Si nga Kulla e EifelitShikova në drejtim të Gjilanit! Në krahun e lindjes zezona,Përtej bjeshkës së Sytelisë,Qytetet dhe fshatrat tonaMbetën nga koha e Turqisë.*

Gjyshërit të mos i ndiqnin,Heshtën në gjirin e vatrës,Baballarët kot pëshpëritënNë veshin e shurdhër të kohës. Ne zërin s’e ngritëm ende,Në baltë zhgënjimi rrota!A do t’i kthejmë ato vende,Që s’i ka ndoshta bota?! *Sanxhaku i Nishit

Arsim HALILI

SHËTITA DERI NË KUFI

Po shëtisja me kalin e TrojësNë rrugëtim të gjatëShkela në tokë të Ilirisë.

Sa andej, sa këndej,nuk shihja kufiNga DardaniaDeri në Apolloni.

Thashë më vete:Shumë troje paske Iliri!Papritmas kali ndali trokunE hingëlliu.

Dikush tha stopKëtu s’ka kalimJe në vendin tim.

Zbrita nga kaliThashë lëshoje rrugënFaqezi!

Se unë sa të rrojDo luftoj për shqiptari,Do apo nuk do Ti ...

Page 28: Metafora

Metafora / n r . 1 / nën t o r 201054 Metafora / n r . 1 / nën t o r 2010 55

Gjon GJERGJAJ

NËNË E DASHUR Nënës Tereze

Nënë e dashurSa të duaSe ti e dashurJe gjithnjë për mua.

Moj e miraMoj e bardhaMoj e blerta,Moj e bukuraMoj e ëmblaMoj e urta!

Ti qe shpresaE kësaj jete

Ti na deshe Ku na gjete.

Moj e miraMoj e bardhaMoj e blertaMoj e bukuraMoj e ëmblaMoj e urta!

Na shtrin dorënDorën e urtisëDhe na kthenNë rrugën e dashurisë.

Moj e miraMoj e bardhaMoj e blertaMoj e bukuraMoj e ëmblaMoj e urta!

Nëna jonëOj nëna jonëUrë dashurieQe përgjithmonë.

Moj e miraMoj e bardhaMoj e blertaMoj e bukuraMoj e ëmblaMoj e urta!

Nebih BUNJAKU

TESTAMENT I LOTITTë pagjeturve

Në natën bizantine pa hënëNe jemi plaga e dhjetë

E Gjergj Elez AlisëKur hienat korb na rrëmbyenNë prag të Shtëpisë.

Na ka mbetur vetëm shpirtiMidis robërisë dhe LirisëMidis Jetës dhe vdekjes.

Sot imazhi ynëVarur në grilat e KuvenditËshtë odiseja jonë Në ritualin e Pritjes Testament i lotitLëbyrur nga dielliDhe lagur nga shiu.

Le të ndizen qirinjPër ta ngrohur shpirtinNë dritën e Lirisë,Kur zemra ka dhimbje

Për eshtrat e humburËndrrave të trishtaNë pentagramin e mallit.

Në ritualin e PritjesNuk duam të jemi Mjet kusuritjeshNë sofrën e djallit.Liria nuk bën tregtiAs me robërinëAs me vetvetenAs me hijen tonë.

Ne nuk jemi të humburJemi ne themelet e Lirisë,Të Humbur janë ataQë ende jetojnëNë iluzionin e imazhitTë vdekjes sonë.

Botime të reja

Ag APOLLONI

NJË ROMAN AVANGARD QË AVANCON NJË LETËRSI

Termi metarecit i filozofit francez Jean-François Lyotard është bërë i njohur gjithandej si metanarracion dhe ka kup-timin e rrëfimeve të mëdha si: iluminiz-mi, idealizmi, komunizmi etj. Lyotard-i proklamonte postmodernizmin si fund të të gjitha metarrëfimeve. Në romanin Bijtë e askujt Rexhep Qosja merret me njërin nga këta metanarracione, saktë-sisht me përrallën e kuqe (komuniz-min), ku vetëm “ujku” kishte të drejtë. Në fakt, ai merret me dy forma të ko-munizmit, shqiptar dhe jugosllav, duke mos iu shmangur as “demokracisë së ish-komunistëve”, siç e quan ai de-mokracinë e Shqipërisë. Pas insistimit të Nushit për ta shkruar një roman historik për babanë e tij, Tarik Saraçi, Miran Bushati mëdyshet nëse duhet të shkruajë histori apo letërsi. Por, meqenëse letërsia është më e vërtetë se historia (J. Conrad), ai, me pëlqimin e porositësit të romanit, vendos të shkruajë letër-si për fatin (në fakt fatkeqësinë) e një të përndjekuri nga regjimi enverist. Nushi e di që jeta e babait të tij ka marrë fund, sepse kështu i sugjeron historia, por ai nuk di asgjë më shumë: Jeta e babait tim, Tarik Saraçit, thotë, është si e porositur për një shkrimtar, për një shkrimtar, i cili duke ndriçuar jetën e të vdekurve të lavdishëm, do të ndriçonte krimet e të gjallëve. Për Miran Bushatin, porsa e merr këtë detyrë për ta shk-ruar jetën e një të vdekuri, historia e ka thënë fjalën e vet. Kështu për të fundi i historisë bëhet fillim i fiksionit. Ud-hëton me avion për në Shqipëri, ku, në shoqëri me Delina Der tin, mbledh informacione rreth jetës së Tarik Saraçit, i cili pasi ishte arratisur nga burgu i Burrelit, kishte kaluar kufirin dhe kishte hyrë në Kosovë, pastaj nga Kosova kishte shkuar në Beograd, prej nga kishte ndërmarrë aksione di-versante drejt Shqipërisë vetëm për ta parë edhe një herë familjen, ose për ta goditur qoftë edhe vetëm një herë regjimin komunist në Shqipëri. Të gjitha faktet i plotëson

me dromca fiktive dhe kështu ai e alternon historinë me fiksionin, ashtu siç kishte bërë disa shekuj para tij Marin Barleti, me të cilin i bashkon vendlindja (Shkodra), që në roman quhet kryeqytet i dikurshëm, ose Kurrnajë (toponim me trajtë gege, që si koncept është i përafër t me utopinë e Thomas More-it), fati i mërgimtarit dhe inicialet M. B., madje emri Miran është një anagram i emrit Marin, kurse Bushati të sjellë ndër mend familjen e famshme të Bush-atllinjve të Shkodrës.

Fati tragjik i intelektualit

Romani i Miran Bushatit është metafiksion historiografik për fatin e intelektualit shqiptar në kohën e diktaturës në dy shtete komuniste: në Republikën Popullore të Shqipërisë dhe në Re-publikën Federative Popullore të Jugosllavisë. Figura e Tarik Saraçit bëhet simbol i njeriut, fati i të cilit është si një gur që

rrokulliset. Për të, jeta në diktaturë është vdekje për së gjalli, ndërsa për lexuesin vdekja e tij është simbolike: ai vdes duke kaluar kufirin Shqipëri-Kosovë, pas një aksioni diversant në atdheun e tij, çka do të thotë se ai nuk himnizohet, sepse koha ishte kundër heronjve. Tariku burgoset dhe arratiset si disident, ndërsa vdes si diversant. Ai bie në një minë ruse, e cila ia ndan trupin përgjysmë: gjysma bie në Kosovë, ndërsa gjysma tjetër në Shqipëri.

Rexhep Qosja në fiksionin dokumentar të tij problematizon një temë që ende është tabu (hapja e dosjeve) dhe vret e pret në të dy anët, majtistët dhe djathtistët, madje duke parodizuar deri në sarkazmë, me aludimin e dy duarve (e djathta dhe e majta) në aktin e masturbimit:

As majtas! As djathtas! As majtas! As djathtas! As! As! E djathta m’u kishte neveritur kur isha në pubertet! E majta m’u kishte neveritur mbasi e kisha kaluar pubertetin!

Rexhep Qosja, duke krijuar veprën si metafiksion historiografik (L. Hutcheon), problematizon historinë, veçanërisht një epokë të saj, si dhe disa figura historike. Përsiatjet, konstatimet, përshkrimet për disa figura të historisë dhe të bashkëkohësisë, këtij romani sigurisht i japin statusin e romanit më problematik të letërsisë shqipe, sepse ky roman dallohet për ikonoklazmin, si një nga el-ementet kryesore të postmodernizmit. Lexuesit shqiptarë, të më-suar me idealizma dhe me himnizime të disa figurave historike e aktuale, nuk mund të tregohen të pandjeshëm ndaj ironizimit të demokracisë, që, kur bëhet fjalë për Shqipërinë, autori e sheh si ekuivalent të demagogjisë; ndaj çmitizimit ose thjesht përshkrimit të figurave të njohura, si: Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Lumo Sk-endo, Anton Arapi, Esad Mekuli, Ardit Gjebrea etj.; ndaj krahasimit

Sadri A. KELMENDI

MAÇOKU

Maçok bardhoshiKy bukuroshËshtë kërcimtarDhe valltar.Kur del në lëndinëQiellin e mbërrinPastaj mbi kurriz të miutVallen fillon.

Kur mërzitetI thotë maces DileZonjushë, mjaft bëre hile!Bardhoshi nazeliVetëm “Parizier”Ha në shtëpiDhe me urtësiI futet gjyshit në gji.

Page 29: Metafora

Metafora / n r . 1 / nën t o r 201056 Metafora / n r . 1 / nën t o r 2010 57

të komunizmit me inkuizicionin; ndaj kritikës së rreptë që ua bën televizioneve servile; ndaj vlerësimit të thirrjes në fenë e krishterë si një nga thirrjet më anakronike dhe më servile të aktualitetit; ndaj servilizmit fetar që i nxit ta fshehin përqindjen e vërtetë myslimane (kujto broshurat që i jepen Miran Bushatit sapo zbret nga avioni); ndaj rrafshimit të dallimeve mes totalitarizmit dhe globalizmit; ndaj konstatimit se kultura masive amerikane dhe socrealizmi kanë ng-jashmëri; ndaj spiunëve të djeshëm që tash janë bërë patriotë dhe ndaj shumë dukurive e paradokseve të tjera. Këtë roman e bëjnë problematik një numër i madh konstatimesh dhe ironizimesh që shpesh bien në kurriz të figurave të njohura të artit, të politikës dhe të fesë. Një nga to është edhe përqeshja e diskursit komunist të liderit shqiptar të kohës së demokracisë, të cilin autori e quan Sundimtari:

Unë ju them juve! Shkoqur! Të gjithë historianëve që do ta kundërshtojnë rishkrimin e historiografisë sonë, desha s’desha unë, me darën e ligjit tonë do t’iu thyhen dhëmbë e dhëmballë. Rroftë demokracia! Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Kjo bëhet edhe më kritikuese kur vihet përballë një teksti të ngjashëm të diktaturës:

Qytetarë e qytetare! Ju flet Tirana! Byroja Politike e Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, në mbledhjen e sotme në të cilën u shqyrtua gjendja në historiografi, ftoi të gjithë shkencëtarët e Re-publikës Popullore të Shqipërisë, të cilët merren me studi-met shqiptare, që të fillojnë ta rishkruajnë historinë politike, shoqërore dhe kulturore të popullit tonë.

Duke u nisur nga këto analogji të dy periudhave të ndryshme, autori krijon sintagmën sarkastike demokracia e ish-komu-nistëve që e përcakton, sipas tij, më së miri politikën aktuale në Shqipëri, të cilën qytetarët e ndershëm të saj e urrejnë për shkak të varfërisë, korrupsionit dhe krimit, ndërsa mërgim-tarët e urrejnë për shkak se nuk i kishte trajtuar si bij të vet. Dëshpërimin ndaj atdheut e ilustron mjaft mirë dialogu ndër-mjet dy pleqve shqiptarë në avion:

A ke lënë testament ku do që të varrosesh?, e pyet i trashi të hajthmin. Në vendlindje, i përgjigjet i hajthmi. Në vendlindje!, i thotë i befasuar, i trashi. Ku përpos në atdhe?Në atdhe? Ku më mirë se në atdhe? Mos ma përmend atdheun! Mos ta përmendi atdheun? Jo. Nuk mund ta dëgjoj fjalën atdhe. Atdheu! Atdheu! Atdheu! Çfarë atdheu! Të ka dëbuar për të gjallë e tani do t’i shkosh për së vdekuri.

Prandaj, titulli është paradoksal: Bijtë e askujt. Vetë emri bir nënkupton edhe prindin, sepse secili është bir kundrejt prindit.

Pra, secili bir është i dikujt. Mirëpo në këtë roman biri mund të jetë i askujt, bir i mallkuar, i trajtuar si bir bastard. I perse-kutuari Tarik Saraçi dhe i mërguari Miran Bushati janë bij të mallkuar, bij të askujt, sepse nuk i do vendi i vet, ku ata duan të jetojnë. Të persekutuarit dhe të mërguarit e ndiejnë veten si bij të askujt, pasi që At-dheu apo Mëmë-dheu i ka mallkuar, i ka persekutuar si të ishin kopila, kopila të kombit. Roman polifonik

Gjithashtu, autori kritikon edhe shtypin shqiptar: Bëj një hap mbra-pa. Mandej edhe një. Mandej edhe një tjetër. Tre hapa mbrapa – gjithsej. Tre hapa mbrapa e një përpara – liria e shtypit në Shq-ipëri! Shkroi javën e kaluar Nju Jork Tajmsi; kritikon edhe një kanal televiziv shqiptar, Vizion plus (+), ku shenjën + e lexon si kryq dhe e interpreton si akt snobizmi; kritikon edhe himnizuesit dhe sulmuesit e figurës së Skënderbeut, ngaqë nuk e do mitizimin, por s’e pranon as zhvlerësimin; kritikon ndërrimin e emrave të shqip-tarëve nga turqisht në italisht, greqisht e anglisht; problematizon edhe një herë polemikën për identitetin fetar të shqiptarëve, nëpër-mjet takimit të Miran Bushatit dhe Delina Dertit me imzot Shtjefnin në ambientet e bibliotekës, me ç’rast Shtjefni sulmon pasardhësit e herezive të Renesancës dhe të Iluminizmit dhe shpreh dëshirën e tij për kthimin e të gjithë shqiptarëve në fenë e të parëve, që, sipas tij, është feja e krishterë. Mirëpo, Mirani ia përkujton atij që shqiptarët para se të ishin të krishterë, kishin besuar në politeizëm dhe paganizëm. Kështu, Mirani në njërën anë dhe Shtjefni, në anën tjetër, flasin, siç e pati vlerësuar dikush polemikën Qosja-Kadare, në dy mënyra: i pari flet në mënyrë dëftore, ndërsa i dyti në mënyrë dëshirore. Madje, kjo mënyra dëshirore dhe inati që e karakterizon e bën imzot Shtjefnin figurë që ka si prototip real prif-tin shqiptar nga Detroiti, i cili po këtë vit shkundi mediat dhe shokoi shqiptarët anekënd botës me deklaratën e tij pro ekzekutimit të kosovarëve nga serbët. Në këtë metanarracion historiografik Rexhep Qosja tematizon çështje të ndryshme dhe të ndjeshme, duke apostrofuar, krahas figurave historike, edhe persona nga bashkëkohësia, si: Idriz Ajeti, Sabri Godo, Adem Demaçi, Imzot Lush Gjergji, Esad Mekuli, Sali Berisha, Azem Hajdari, Ardit Gjebrea, Meda etj., të cilët, kush për mirë e kush për keq, kanë ushtruar ndikim në vendet shqiptare. Vlerësimi i këtyre figurave, prandaj, doemos do t’i provokojë lex-uesit e familjarizuar me këta emra dhe do t’i nxisë të reagojnë në mënyra të ndryshme, sepse ky është roman polifonik, me zërat e të cilit askush nuk mund të pajtohet tërësisht, madje as vetë autori. Provokimi, pra, qëndron në temë. E tema është jeta e veprës. Bijtë e askujt është roman, që u kundërvihet romaneve realiste shqiptare, nëpërmjet një forme që ndryshon vazhdimisht brenda romanit. Ai është roman polifonik, që me gjithë zërat e tij thërret kundër uniformitetit, monolitikes dhe monokromatikes. Pluralizmi diskursiv është njëherësh edhe pluralizëm idesh dhe larmi formash. Bijtë e askujt është roman që zgjon letërsinë shqipe nga letargjia; që e shkund letërsinë shqipe nga mbetjet socrealiste dhe e bën të mos ketë frikë nga eksperimentimi postmodern. Ky është një ro-man që dallohet për guximin që ka autori për t’i shprehur troç idetë e tij; për guximin letrar dhe moral për ta sfiduar historinë e letërsisë shqipe dhe historinë shqiptare, përgjithësisht; është roman që flet për fate tragjike në dy kohë: për fatkeqësinë e Tarik Saraçit nga komunizmi dhe për fatkeqësinë e Delina Dertit nga demokracia e shpërdorur.

Arben VESELAJ EROTIKA SI METAFORË E DASHURISË

Rushit Ramabaja, Gruaja e Jezuisit, roman, “Orfeu”, Prishtinë, 2010

Protagonistët e romanit Gruaja e Je-zuisit të Rushit Ramabajës ritakohen Ditën e pranverës së vitit 1999, pas 25 vjet e shtatë muaj ndarjeje. Pse pikërisht më 21 mars 1999, në prag të sulmit të Aleancës Veriatlantike mbi shkelësit serbë? Ngaqë është dita e pranverës dhe pranvera e ringjalljes së etnisë. Pra, çdo gjë është nën petkun simbolik të zgjimit e të ripërtëritjes. Mbase që nga kohët homerike në kozmosin e veprave të kri-juesve të mëdhenj vazhdojnë të sillen fate njerëzish e etnish duke thithur mbi vete vetëtima brezash e qindvjeçarësh dhe duke u bërë pjesë e përbashkët e univer-sit kulturor të popujve. Këtu e ka fillesën rrafshi fabulor i univer-sit të këtij romani të jashtëzakonshëm, ku në formë retrospektive rindërtohet drama e dashurisë mes Hyllorit dhe Pranverës, të cilët e kanë të paracaktuar kobin e dashurisë së ndaluar të Isbës e Piramit.

Ata, ndërkaq, të shenjuar nga dora e Erosit, bëhen bartës të dramës së dashurisë. Me fuqinë e bukurisë përshkohen tejembanë nga dramat e nostalgjitë dhe mbërrijnë deri në ku-firin e legjendës. Te kryeprotagonistja Pranvera autori herë sheh Persefonën e rrëmbyer nga Hadi, përkatësisht Burri i Mugës, herë Isbën fatpadalë, por më së shumti gjen rimishërimin e Madalenës, gruas së ndaluar të Jezusit, të cilën Pilati i maskuar si beduin qe dy mijë vjet përpiqet t’ia rrëmbejë. Erotika këtu pahetueshëm vesh metaforën e dashurisë uni-versale për të mirën, të njerëzishmen, të bukurën, mbushul-luesen dhe për gjithë atë që i jep kuptim përdëllesës së gjal-limit. Prandaj, në romanin Gruaja e Jezuisit të duket sikur po dëgjon simfoninë e ngopur me dhimbje e nostalgji për gjërat e bukura dhe të paarritshme të kësaj jete.Të rrëfyerit mjeshtëror, me një lirizëm që të magjeps, me një dinamikë plot zhdërvjelltësi e me një gjuhë të pasur, e bën shumë të veçantë romanin Gruaja e Jezuisit, ku, mbi të gjitha, shkrihet natyrshëm drama e dashurisë moderne me fillesat biblike të mëkatit fillestar të njeriut, qëkur Eva e Adami u detyruan ta vidhnin mëkatin më të bukur nga Edeni për t’ia lënë trashëgim njerëzimit.

Prandaj, duke lexuar romanin Gruaja e Je-zuisit, të duket sikur ky është romani i parë i mirëfilltë shqiptar për dashurinë që nga Gremina e dashurisë, por me një kom-pozicion e përgjithësim modern filozofik.Shpërndërrimet poetike në tekstin e këtij romani të Rushit Ramabajës, po ashtu, paraqesin shkallën më të lart të perfek-sionimit që ky autor i ka bërë shkrimtarisë së tij. I njohur për stilin krejt të veçantë dhe shumë origjinal në prozën shqipe, një stil që qëndron mes prozës eseistike dhe asaj publicistike, mbase e imponon lex-uesin ta krijojë një skemë që shërben si udhërrëfyese në leximin edhe të dymbëd-hjetë romaneve të tjera të këtij autori. Më bëhet, sikurse edhe në shumë romane të tjera të Rushit Rambajës, se edhe te Gruaja e Jezuisit, pengu i autorit-narrator identifikohet me subjektin artistik si alter

ego, për të na dhënë një rrëfim dhembshurisht të bukur, për një natë dashurie dhe 100 vjet luftë.

Ura e Terzive, 1750, Bishtazhin

Page 30: Metafora

Metafora / n r . 1 / nën t o r 201058 Metafora / n r . 1 / nën t o r 2010 59

Prof. dr. Faik SHKODRA

DASHURIA PËR LIRINË E ATDHEUN

Vëllimi poetik i krijueses tashmë të afirmuar jo vetëm në fushën e shkencës së historisë, por edhe në atë të letër-sisë, Sabile Keçmezi-Basha, Kodi i pritjes sjell poezi të konceptuara mbi bazën e një varg simbolesh, metaforash e metonimish, me të cilat ar tikulon tema, motive e ngjarje nga historia jonë e dhimbshme. Janë këto poezi që këndojnë momente të trishta, ankthe të papërshkrueshme të njerëzve nën sundimin e pushtuesve të huaj, që ushtruan dhunë e gjenocid mbi shq-iptarët, mbi historinë, traditën dhe kul-turën e tyre kombëtare.Autorja Sabile Keçmezi-Basha krijon poezi që bar tin më vete idealet, për-pjekjet, ëndrrat dhe shpresat se një ditë këto fantazma të trishta do të perëndojnë, për të mos u përsëritur kurrë më, por as për të mos u harruar kurrë.

Historia dhe gjeografia e tkurrur

Në këto poezi autorja këndon fatin e popullit të Kosovës e më gjerë, jetën e tij që u gjasonte fur tunave të cunamëve. Ato fur tuna sikur flasin për udhëkryqet nëpër të cilët kalonte ai, aty ku vritej liria aq shumë e kërkuar nga shqip-tarët dhe vritej atdheu, për të cilin u derdh aq shumë gjak, u heroizuan e mar tirizuan shumë bija e bij të këtij populli. Ato në poezinë e Sabiles shprehen me simbole të shenjta, me të cilat identifikohen idealet e qëndresës heroike. Kur lexon poezitë e vëllimit Kodi i pritjes të poetes Sabile Keçmezi-Basha të kujtohen mendimet e Nolit, që s’i mplak kurrë koha: Njerëzit e vërtetë, ata që kanë dalë nga thellësi e shpirtit popullor dhe që rrojnë me mendje e zemër të mëmëd-

heut, kanë gjithmonë besime të mëdha. S’bien kollaj dhe as nuk koten në zhgënjime.Në poezinë Kodi i pritjes kryefjalë është liria, vlera dhe kuptimi i saj. Këtu aliteracioni krijon semantikën e fjalës: Pritja priti pritjen e pritur!Realiteti ekzistues dhe gjakimi drejt një realiteti të ri ka frymëzuar poeten për fenomenin e pritjes në poezinë Është plakur pritja. Shqiptarët shumë shekuj pritën lirinë, por u lodhën shumë edhe nga pritjet e papritura.

Në ciklin Sa pak oksigjen shquhen vargjet për tkurrjen e gjeografisë së atdheut. Itaka sikur shpreh fatin e tij me shprehjen ironike e vetironizuese për të këqijat e kohës.E njëjta temë trajtohet në poezinë As dje, as sot. Në mënyrë ironike poetja vlerëson se robëria e rëndë shkak-ton një zjarr Prometeu. Këto motive endëzohen edhe në poezinë Herezi lidhur me strategjinë e zgjidhjes së përher-shme, por mjerisht drejt saj shtegtojnë pak udhëtarë. Vargjet Matematikën kurrë s’e mësuam dhe vazhdimisht gabuam për të llogaritur largësinë e Yllit Polar shprehin një të vër tetë të hidhur, sado e dhimbshme deri në pa-fundësi. Cikli i tretë dallohet me poezitë Qeshje e ngrirë, Edhe

pak ka mbetur, Ndize qiriun, Lojërat olimpike, Mëngjes polar, Me dy gishta, Nuk të gjykoj, Mesazhi i dytë, Lëkura e atdheut, Qeshje e hidhur, Identike, Më fal... etj., ku trajtohen çështje të rëndë-sishme të historisë, atdheut dhe lirisë.Në pozinë e Sabiles shprehet dhimbja për njerëzit e humbur gjatë luftës së fundit në Kosovë, bota e madhe dhe guximi revolucionar i Jan Pallahut e Dalaj Lamës dhe vrulli i demonstrat-ave të rinisë kosovare kundër pushti-mit sllav.Ciklin Kodi i pritjes e cilësojnë poezi me vlera të shquara ar tistike e este-tike, si Liria, As dje, as sot, Herezi, Vetë më the, Paçka…pritja, Asgjë s’është më kot, Na akuzuan, Ecejake, Trokitje dhe Kodi i pritjes.

Me frymëzim e kulturë poetike autorja krijon sinteza të goditura poetike për atdheun, lirinë, pushtimet e vazh-dueshme dhe prerjet si me thikë të pjesëve të atdheut: Liria pa lirinëNuk do të ketë emërAs mbiemër!Poezia Nuk të gjykoj shpreh shqetësimet refleksive të poetes pse nuk arritëm ta njihnim të djeshmen, pse nuk po mençurohemi për të sotmen dhe si ta projektojmë të nesërmen:

Shpesh në ëndërrMë vjen Mic Sokoli e

Adem JashariMë thonë çfarë fytyre ka liriaNë kafkën e Atdheut!Në poezinë Muranë vibrojnë reflek-sione për historinë tonë, kur më shumë u pjesëtuam mes vete e më pak u shumëzuam.

Vlerat artistike e estetike

Sabilja e projekton realitetin si një ëndërr, kurse poezinë si bukuri të ar tit. Poezia e saj sa është gjuhë e hapur, po aq edhe refleksive, që e bën atë një zë të veçantë lirik.Vetë titulli Kodi i pritjes është simbo-lik, që shpreh kuptimin e shenjave si mjet komunikimi në largësi. Kështu, poezitë e këtij vëllimit përjetohen nga lexuesi si një rrezatim idesh e sinjalesh poetike. Aty autorja shpreh brengat, shqetësimet dhe ëndrrat, duke i lidhur me fatin apo fatkeqësinë e atdheut. Këto kode poetike mund të zbër thehen drejt vetëm duke i lidhur me biografinë tragjike të kombit. Po-etja pikërisht kësaj tragjike i bën je-honë të fuqishme përmes frymëzimit spontan dhe përjetimit estetik. Kjo shprehet bukur përmes metonimisë e metaforës së idealeve për qëndresë e triumf mbi korbat e zinj – siç do të thoshte poetja.Në poezinë e Sabiles mbizotëron me tonimia, që shpreh varshmërinë logjike midis shqetësimit e brengës dhe ëndrrës e realitetit.Poezia e Sabiles pasuron fantazinë e lexuesit me ide e ndjeshmëri të re. Ashtu siç thoshte Pikaso se çdo njeri duhet të fillojë prej diku, edhe Sabilja fillon prej tokës së vet dhe prej historisë kombëtare.Vëllimi Kodi i pritjes ngër then vlera të veçanta ar tistike e estetike, që dësh-mojnë afinitetin poetik dhe përvojën krijuese të autores. Ajo kultivon me mjeshtëri shprehjen poetike të figur-shme, me funksione semantike e es-tetike, ashtu siç pohonte Jakobsoni se funksioni poetik shfaq parimin e barasvlerës së boshtit të zgjedhjes me boshtin e kombinimit.

Prof. dr. Zenun GJOCAJ

NJË VEPËR ESESH DINAMIKE

Myrvete & Begzad BALIU, Pesha e komunikimit, “ERA”, Prishtinë, 2009, f. 180.

Vepra Pesha e komunikimit e çiftit Ba-liu është përmbledhje esesh, të botuara sidomos në revistën “ARS”, një pjesëmar-rje aktive e tyre në diskutime, me qëllim të dhënies së një kontributi të çmuar në krijimin e raporteve të mirëfillta ndërkomu-nikuese me kulturën, historinë e rrjedhat shkencore në rrafshin gjithëkombëtar.Siç thuhet në parathënie, esetë janë pun-ime dialoguese në mes krijuesve, studi-uesve e publicistëve për çështje aktuale të kulturës shqiptare. Për më tepër, këtu fokusohen dukuritë që po sillen në rrethin vicioz shkencor e publicistik, pa ndjenjën e mendimit kritik, të mbetura në konceptet e së djeshmes, tashmë të tejkaluara.Vepra përbëhet prej tre kapitujve. I pari traj-ton kryesisht jetën e kafenesë letrare, i dyti (mos) komunikimin tonë në rrafshin e pa-shallëkut (Letërsia e pashallëqeve letrare), pastaj të hapësirës mozaike intelektuale-letrare (Mbi komunikimin tonë) dhe, në rrafshin mbarëkombëtar, eseja Letërsinë shqipe e përbën tërësia e saj. Ndërkaq, kapitulli i tretë trajton kryesisht çështjen e dosjeve të shkrimtarëve e disa vepra të tyre letrare.

Çështja arvanitase

Vepra hapet me esenë Arbërorët filluan të flasin. Aty preket një plagë e ndjeshme politike e kombëtare, deri tani pothuaj e harruar, por e intensifikuar në kohën e vli-meve të reja politike ndërballkanike, sidomos brenda vetë kombit shqiptar. Problemet i ngrit Antonio Belushi, prift e hulumtues i shquar i kulturës italo-arbëreshe, i cili, si thuhet në vepër, është futur në mesin e ishujve etnikë arbëreshë të Greqisë me veladonin fetar për të nxjerrë informacione kulturore kombëtare. Nga punimi marrim vesh se ky veprimtar i kulturës shqiptare kishte arritur t’i shënojë rreth 500 vendba-nime shqiptare. Ndryshe nga lëvizja italo-arbëreshe që ka të drejta pak a shumë të nivelit europian, pa komplekse të së kaluarës nga kombi italian, ajo greke niset në fillim të sh. XIX, atje ku ishte ndaluar procesi i ngritjes kombëtare (f. 23). Megjithatë, çështja arvanitase ka një rrugë tjetër historike tronditëse, deri në shkallën “krra-krra” të zhbërjes kombëtare, kur dihet se janë robëruar, shpërngulur e shpërndarë me dhu-nën më të egër nga trualli i tyre, përkundër fatit italo-arbëresh, të cilët janë vendosur në trojet italiane dhe të pritur mirë nga vendësit, nga shkaku i kundërshpërblimit të kombit italian për çlirimin e sjellë nga Skënderbeu. Artikulli vë në shënjestër mungesën e vullnetit grek për njohjen e mbrojtjen e iden-titetit, kulturës dhe trashëgimisë etnike të shqiptarëve atje. Nga studiuesit tanë është vënë në spikamë se hapësira gjuhësore etnike arvanitase është veç një pjesë arkaike gjuhësore shqiptare brenda një gjuhe e një populli tjetër, që ruhet vetëm si një shenjë që ka të bëjë me përmasa të brendshme psiko-gjenetike. Për ngjalljen e identitetit kulturor arvanitas, shpresa është orientuar në aktivitetin e kosovarëve.Eseja lidhet edhe me Javën e kulturës arvanitase të mbajtur në Prishtinë, pos të tjerash me një ekip dijetarësh arvanitas të përmasave kulturore europiane, si Aristidh Kola, i cili edhe kulturës greke i kishte sjellë frymën europiane të lirisë së fjalës dhe të mendimit. Nga arvanitasit ishte dëgjuar të krahasohej me Nënë Terezën e Adem

Page 31: Metafora

Metafora / n r . 1 / nën t o r 201060 Metafora / n r . 1 / nën t o r 2010 61

Jasharin. Dinamizmi i kësaj eseje, jo vetëm nga autorët, qën-dron në hedhjen e idesë së vënies së Kosovës në funksion të Besës së Re për zgjidhjen e fatit të gjakut të pashuar të ar-bërorëve në Greqi e Itali, si relikt etnik i popullit shqiptar, që lidh gjakun e gjuhën e pashuar të shpirtit arbëror me kombin amë.Autorët i preokupon kafshimi qençe i viseve skajore shqip-tare nga lakmuesit e uritur përreth, ku me dhunë, ku me teza pseudoshkencore edhe sot e kësaj dite. Në esenë Komunikimi i përulur ndërballkanik luftohet fushata pseudoshkencore e pa-argumentuar e Akademisë së Shkencave Maqedonase kundër gjuhës dhe kulturës shqiptare, ku haptas bien në sy përpjekjet për zhdukjen e gjurmëve të historisë autoktone shqiptare ku janë sot, pa ditur se me urrejtje ndaj shqiptarëve, maqedo-nasit nuk mund të shkojnë sot në Europë. Porositet të mos humbet kohë për këtë sot në kohën e integrimeve europiane, kur çështja shqiptare ka marrë rrugë e pikëpamje të mirëfillta ndërkombëtare.Në vijim (Riciklimi i debatit letrar, f. 38) trajtohen nevojat për një organizim të ri institucional, letrar dhe estetik përgjithësisht kombëtar me prirje të reja bashkëkohore gjithëkombëtare me baza unike, sepse nuk qiten molla të shëndosha mbi ato të kalbura. Punimi kërkon kriteret kronologjike, kombëtare e his-torike, prirjet dhe shijet estetike letrare-artistike në prizmin e orientimeve bashkëkohore letrare, për t’u shkoqur nga amullitë e vjetra.

Stigmatizimi i dukurive kulturore

Interes të veçantë zgjon eseja sarkastike Kafeneja kulturore, një si dramë në tri akte e tri pamje, aty ku pinë, bisedojnë e diskutojnë Barbarusi, Poeti i vetmisë së madhe, Kopili i eposit / Bali Katravella/, pastaj Ajnishahja / Hanëmshahja / Shahadija, të cilët vdesin pa dhënë shpirt e pa ditur si e kë ta sulmojnë. Njëri ndër ta, poeti i pafutur në histori të letërsisë, pa pasur mundësi kurrë të shkoqet nga simpatitë e vjetra politike e letrare ndaj marshall Titës n’kali t’bardhë, la testa-ment të varroset pranë stërgjyshërve të tij në fshat, por e varrosën pranë personazheve të tij titistë, ashtu si e meritoi. Këto personazhe të kafenesë janë të paemra, sepse nomina sunt odiosa!. Shkrimi i tillë ka vlerë e ngjyrime cinike, sarkas-tike, ironike, përgjithësisht kritike me retushime artistike ndaj pseudoshkrimtarucëve të kohës së sotme me botëkuptime të djeshme, që defilojnë mjerueshëm dhe përbaltueshëm në patosin e fildishtë të letërsisë së sotme.Në anën tjetër, autorët e këtyre eseve demaskojnë jo vetëm pseudovlerat e disa veprave letrare, por të krijuesit sipas qejfit, diku tjetër jo të krijuesit, por të qendrës urbane, jo të qendrave, por të krahinave, familjeve, barqeve, fiseve, dyerve prej kah ka ardhur krijuesi. Sot, në kohën e lëvizjeve të mëdha kulturore, në kohën e konkurrencës së madhe planetare të dijeve e vlerave, bien në sy përpjekjet për përjashtimin e disa shkrimtarëve, qofshin të burgosur dikur, si Adem De-maçi, Kasem Trebeshina, Bilal Xhaferri etj. (f. 107) apo disa të sotëm me prejardhje të ndryshme politike e sociale ose nga viset e tjera kombëtare, nga Presheva, Ilirida e Shqipëria Perëndimore në Kosovë dhe anasjelltas. Në këtë kontekst,

edhe së brendshmi, është i çuditshëm anatemimi i ndonjë nga veprat e J. Gërvallës (Dy florinj të një dashurie), M. Ra-madanit (Romani pa kornizë), A. Demollit, S. Rrustemit, E. Kabashit, Z. Gërvallës. Mes tjerash, autorët i mundon iritimi i ndokujt për prejardhjen e akëcilit krijues, si “i importuar”, nga një tjetër rajon etnik! Ndryshe nga kjo dukuri negative intelektuale, në mese të veçanta, mbivlerësohen figura letrarësh të periudhës titiste, si Hivzi Sulejmani e ndonjë tjetër, madje caktohen edhe çmime vjetore në emër të tij dhe jo vetëm të tij.Fundja, kemi një histori aq të thjeshtë sa nuk kemi pse ta kompleksojmë, as të kompleksohemi prej saj, shprehen au-torët.Letërsia shqipe përbën tërësinë e saj, autorët godasin pikën e dobët të letërsisë studimore, etnikisht të krahinarizuar si letërsia shqipe (e shtetit shqiptar londinez), letërsia e shqip-tarëve në Jugosllavisë (kur tanimë nuk i gjendet mbi kokë as pushtuesi, as shteti jugosllav) dhe letërsia arbëreshe. Andaj studiuesit Baliu nuk e pëlqejnë sintagmën “Letërsia shqipe” të prezantuar ndaras tani e pesëdhjetë vjet për shkaqe ideo-politike e ndërshtetërore, përkundër aspiratave shekullore për njësinë e gjithanshme kombëtare.Autorët ngacmojnë dhe nevojën e mundësinë e hapjes dhe moshapjes së dosjeve të shkrimtarëve. (A ka dosje të shkrim-tarëve në Kosovë, Pse duhet të hapen dosjet në Kosovë, Cilat dosje mund të hapen, por edhe Pse të mos hapen disa dosje). Janë pjesë të debatit të hapur në revistën letrare “ARS” , të kundruara nga konceptet politike, psikologjike e kulturore-arsimore të kohës sonë, të mbetura nën plaf, e që kanë nevojë për hapje e shqyrtim. Është i pranueshëm pohimi se mund të hapen dosjet e krijuesve të vdekur e të gjallë, që kanë ndërruar gëzofin sipas politikës ditore ndër sisteme klanore si dhe në shërbim të huaj, të cilët sot e kësaj dite nuk kanë kërkuar falje. Por nuk ka mundësi të hapjes së dosjeve të rrëmbyera nga sigurimi serb e programimi i tyre i hapjes, deri në një të ardhme të largët në rrethana politike të tyre kombëtare të dëshirueshme, apo ndërkombëtare si duan ata. Por ajo verë më kurrë nuk do t’i trokasë në derë, sepse historia s’dimë se ka pasur kthim prapa. Dy shkrimet e fundit Neveria dhe Dyshimi godasin jo vetëm foto-retushimet e bëra në emër të ideopolitikës ditore, në emër të shtetit / partisë/, të veprave me rëndësi kombëtare, ku shkelen, përdhosen e fyhen të drejtat e njeriut, në anën tjetër nënvlerësimi i përkthimeve kosovare, sidomos i veprës së Sosyrit nga R. Ismajli, që e prishin sadopak vijimësinë kombëtare, intelektuale letrare-shkencore e njerëzore të saj.Çifti Baliu kanë arritur të botojë një vëllim me vlera të çm-ueshme shkencore gjuhësore e letrare, prej esesh të ndry-shme dinamike të përmasave gjithëkombëtare, disa nga këto, dhe problemesh të sapofilluara në formë debatesh në hapë-sirën shqiptare. Autorët, me një gjuhë të qartë e mjeshtëri stili, kanë arritur të na sjellin frymën e debatit, duke mbajtur qëndrim kritik gjatë trajtimit të problemeve të ndryshme, me qëllim të përvijimit të mirëfilltë të çështjeve aktuale të kulturës sonë kombëtare, si dhe identifikimin e devijimeve që pengo-jnë mirëvajtjen e këtij procesi.

Çdo send ka fshehtësinë e vet, poezia është fshehtësia e çdo sendi. Federiko Garsia Lorka

Le të mos rrezikojmë të tregohemi të mefshtë: personalisht nuk e besoj aspak se poezia mund të ndryshojë botën, porse ajo i ka të tëra mundësitë - çka nuk do të ishte pak - që të na e bëjë këtë botë më të banueshme. Të shkruash në lartësinë e njeriut... Francis Chenot

Asgjë nuk mund të na bindë se arti është i pavdekshëm. Bota mund të jetojë edhe pa letersinë. Mirepo, më lehtë do ta kishte edhe pa njeriun. Jean Paul Sartre

Problemi i njerëzimit është se të paditurit janë shumë të sig-urt, ndërsa inteligjentët janë plot dyshime... Bertrand Russell

E gjithë ekzistenca e njeriut rreth të ngjashmit të tij nuk është asgjë tjetër përveç se një luftë për të tërhequr vëmëndjen e tjetrit. Milan Kundera

Kjo botë është tri ditë: dje, sot dhe nesër. E djeshmja kaloi, e nesërmja nuk dihet a do vijë apo jo, prandaj vleresoje ditën e sotme. Hasan al-Basri

Dy persona mund të shkojnë shumë dakord, të flasin për gjithçka së bashku dhe të jenë afër...Por shpirtrat e tyre janë si lulet, çdonjëra ka rrënjën e saj në një vend të caktuar, e asnjëra s’mund t’i afrohet shumë tjetrës nëse nuk braktis rrënjën e saj, që për të tjera nuk është e mundur. *I gjallë është vetëm ai që dashuron...Hermann Hesse

Deri në një bankë të akuzuarish është kënaqësi të dëgjosh të flasin për ty! Albert Camus

Çdokush quan ide të qarta ato që kanë të njëjtën gradë kon-fuzioni me të tijat. Marcel Proust

Njerëzit përçmojnë atë që s’e kuptojnë.J. W. Goethe

Gjumi i ndërgjegjes prodhon monstra. Francisco Goya

Dikush është kritik kur ai s`mund të jetë artist, në të njëjtën mënyrë që dikush bëhet korrier kur nuk mund të jetë ushtar. Gustave Flaubert

Të pavdekshmit janë të vdekshëm, të vdekshmit janë të pavdekshëm që jetojnë vdekjen e të tjerëve dhe vdesin jetën e tyre. Heraclitus

Njeriu për njeriun është ujk, shqiptari për shqiptarin akoma dhe më ujk. Faik Konica

Dashuria lind, jeton dhe vdes në sy. William Shakespeare

Jam i bindur se nëse të gjithë njerëzit e dinë se ç`flitet për njëri - tjetrin në tërë botën, s`mund të gjesh katër shokë, miq të mirë. Blaise Pascal

Kupola yjore e qiellit është në të vërtetë libri i hapur i projek-timit kozmik. Karl Jung

Jam i bekuar me një memorie fantastike, veç faktit se gjith-monë harroj çadrën. Hubert Gregg

Në perralla kafshët veprojnë si njerëzit, në jetë ndodh e kundërta.Vitoze

Koha, gruaja, fati dhe era si hëna ndryshojnë ngahera.* Mashtrohet kush gruan e vet e beson, po s`e besove je i mashtruar gjithmonë. *Burri dhe zjarri, gruaja është kashta. U bashkuan pëlcet flaka… *Humbe shpirtin, o njeri? Tjetër s`ke ç`humbet tani. Urti franceze

Aforizma

Page 32: Metafora

Metafora / n r . 1 / nën t o r 201062 Metafora / n r . 1 / nën t o r 2010 63

Humor letrar

Mahitet ArkadiaDashuria

Shkrimtari Dritëro Agolli nuk mahitet, por e ka me gjithë zemër: Ka gjëra më të mëdha se letërsia. Për mua është Sadija. Ka qenë njeriu më i dashur imi, njeriu që më ka ndjekur gjithnjë. Më e dashur edhe se një libër. Gënjejnë shkrimtarët që thonë se libri është më i dashur se gruaja.

Akademisti

Mehmet pashë Kraja i kishte hipur një ditë trenit “Express” dhe po e pyeste analistin Shkëlzen Maliqi: Ku na qenka kjo Lidhja e Shkrimtarëve?Unë më së pari s’e kam të qartë a ekziston një Lidhje e Shkrimtarëve në Kosovë apo jo dhe me çka merret ajo. Ishte ç’na ishte dikur Shoqata e Shkrimtarëve!Tash unë jam Akademia.Aty rëndojnë të gjitha kokat e arta: Platoni, Hegeli, Marksi, Kardeli, Safo, Pikaso, Bjelinski, Barti, Moxarti...Ne jemi elita, kurora e dafinës.Ne jemi kalorës të të gjitha pushteteve. Lodruam dje, lodrojmë sot, do lodrojmë nesër... Ajme, ne nuk jemi të politizuar, por të partizuar!Ne nuk jemi të provincializuar, por të klanizuar!Ne nuk jemi të konservuar, por të sklerozuar!Trusni ore shkrimtarë të gjorë pa kurorë!

Eifeli

Shkrimtari me nam e nishan Ismail Kadare një ditë ishte ngjitur në Kullën e Eifelit dhe mallkonte protestat kundër arrestimeve të disa komandantëve të UÇK-së:Në mjediset me sisteme demokratike, siç është Kosova, janë të zakonshme, normale arrestimet nga ana e shtetit…Unë do të dëshiroja që të arrestuarit të dalin të pastër dhe të pafajshëm… Athua si do të reagonin lexuesit e tij sikur ta arrestonin Kadarenë një ditë në rrugët e Parisit e pastaj të dilte në gjyq i pastër, i pafajshëm?! Madje kjo kumbonte edhe sikur dikush ta përdhunonte një vajzë të re për ta provuar se a është e virgjër. Bah, nga Kulla e Eifelit nuk shihet mirë as Parisi!

Saga e Starovës

Pas odisesë së gjatë Paris-Tunis, si dhjak i Kiros, Luan Starova është kthyer me dafina në Itakën e vet, ku po shkruan ciklin romanor Saga ballkanike.Për të mos mbetur si dhia ndër dhen, romanin Koha e dhive së pari e kishte botuar maqedonisht, e pastaj e kishte përkthyer shqip e frëngjisht, si ambasador i Kiros në Paris. Më pas me dhitë e veta Luani kishte hyrë triumfalisht edhe në Akademinë e Maqedonisë. Luani tash kërkon Itakën, si Odiseu pas djegies së Trojës.Krimi më i madh komunist ishte përndjekja e dhive, që

ndalonte me ligj edhe përçitjen e tyre. Ah, çfarë mëkati kundër ligjeve të Zotit!Luani kujton tash si në përrallë fatin e dhive. Njëmend alegori me vend, një përshpirtje për dhitë e kecat e Dionizit, simbole tragjike të miteve antike. Babai i tij kishte braktisur dhitë e kuqe duke kërkuar dhitë e larme.Dhitë e kuqe demonstronin nëpër Shkup me buzë të prera e këmbë të thyera, si cjapi te kasapi.Gjithë kjo është një dhiatë e Odiseut për bëmat e mbretërve të kuq.Askush nuk i njeh më mirë krimet se ata që i kanë bërë vetë. Luani ishte vetë dhiar e përçor i larëm, që kishte bërë shumë dhiare.Ishte cjapor me mjekër dhe dhjakonar i Kiros, që i kishte zënë dhjamë bishti, duke bërë shumë kakërdhia.Ëhë, dhitë e kuqe të Starovës!

Pashallëku

Gjatë tranzicionit romancieri Sabri Godo kishte hyrë me rrëmbim me republikanët e vet në Muzeun Kombëtar dhe kërkonte me ngulm kthimin e pronave, madje edhe të çifligjeve.Muzeu Kombëtar kishte tundur rëndë kokën: Eu, eu, ky republikan qenka ose bir bejlurçine, ose dëshiruaka të formonte farë pashallëku të Jugut!Aty ia pritën pa një pa dy: Kthej një herë pronat e pushtuara të Ali pashë Tepelenës, e pastaj të të bëjmë pasha!

Mëkati Mixha Mark reciton në Parlament Postën e porositur dhe qahet në pleqëri: Mëkatin më të madh në jetën time e kam bërë kur Zef Morinën e bëra ministër. Për t’i larë mëkatet, më duhet të rrëfehem tri ditë rresht te priftërinjtë e Gjakovës! Njëmend Zefi i vogël i ka nxjerrë shumë telashe Markut të madh. Ai e ndjek vazhdimisht si hije : dale, dale se ke edhe shumë mëkate për t’i larë në këtë botë. Ato s’mund t’i lajë as Drini i Bardhë, as Drini i Zi!

Mbreti

Shkrimtari Daut Demaku përnjëmend është rojalist. Ai pohon me bindje të plotë se nuk ka shtet pa mbret. Mbreti është mesi i artë, që mban drejtpeshimin e globit. Ai zakonisht përshëndet Rroftë Mbreti!- duke thyer në teh krahun e djathtë të shpirtit nga krahu i majtë i zemrës. Një ditë e përshëndet ashtu edhe Çaraveshin, por atij i bëhet se po ia maste bërrylin. Edhe ai klth Rroftë!, por duke thyer krahun përpjetë dhe nga admirimi i madh për mbretin dora i rrëshqet në shokë e tëposhtë.Pastaj të dytë ia plasin gazit dhe luajnë lojën Fluturoi, fluturoi zogu!

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës i shpreh mirënjohje Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës për ndihmesën e saj të çmuar për zhvillimin e krijimtarisë sonë letrare.

Page 33: Metafora

Metafora / n r . 1 / nën t o r 201064