53

RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËMaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Ufo University... · elektronike apo projektimin dhe realizimin e sistemeve të telekomunikacionit si edhe marrjen

  • Upload
    others

  • View
    5

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËMaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Ufo University... · elektronike apo projektimin dhe realizimin e sistemeve të telekomunikacionit si edhe marrjen

Page 1

RAPORT

I VLERËSIMIT TË JASHTËM

Për Programin e studimit

Master i Shkencave në “Inxhinieri Elektronike”

Universiteti Privat”Albanian University”

Ekspertët e vlerësimit të jashtëm:

Prof. Asoc. Elinda Meçe

Dr. Alketa Grepcka

(Maj/2016)

Page 2: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËMaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Ufo University... · elektronike apo projektimin dhe realizimin e sistemeve të telekomunikacionit si edhe marrjen

Page 2

RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM

Për Programin e studimit MSc në Inxhinieri Elektronike

“Albanian University”, Tirane

RAPORT I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM

Për Programin e studimit Msc në Inxhinieri Elektronike

Tabela e të dhënave të licencimit për programin e studimit:

1 IAL Aplikues: Universiteti Privat “Albanian University”

2 Fakulteti që e ofron Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe

Ekonomike

3 Urdhëri/VKM i licencimit Urdher Nr. 411, date 25.08.2011

4 Titulli i programit të studimit: Master i Shkencave në Inxhinieri Elektronike

5 Cikli i studimit: Cikli i Dytë

6 Kohëzgjatja e programit të studimit: 2 vite

7 Kreditet në total (ECTS): 120 ECTS

8 Forma e studimit (me kohë të plotë/të pjesshme/në

distancë/): Me kohë të plotë

9 Gjuha (shqip/tjetër): Shqip

10 Programi ofrohet nga institucioni Po

11 Programi ofrohet në bashkëpunim me institucione të

tjera -

12 Diplomë e përbashkët (shëno emërtimin): -

13 Diplomë e dyfishtë (shëno emërtimin): -

14 Niveli në Kornizën kombëtare të kualifikimeve Niveli 7 (shtatë)

15 Aktivizimi i programit të studimit 2012-2013

16 Brezi i parë i diplomimit të studentëve 2013-2014

17 Numri i studentëve 72

Page 3: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËMaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Ufo University... · elektronike apo projektimin dhe realizimin e sistemeve të telekomunikacionit si edhe marrjen

Page 3

HYRJE

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm (GVJ) është kontraktuar nga Agjencia Publike e Akredimit të Arsimit të Lartë

(APAAL) për të kryer procesin e vlerësimit të jashtëm të programit të studimit Msc në Inxhinieri Elektronike.

Në raport, GVJ jep mendimin e tij të pavaruar për shkallën e plotësimit të standarteve akademike për këtë

program studimi(PS). Informacioni dhe të dhënat që përmban ky raport bazohen në Raportin e Vlerësimit të

Brendshëm (RVB), në dokumentacionin bazë mbi të cilin kryen veprimtarinë Universiteti Privat „ Albanian

University“, në dosjen e plotë të programit të studimit në fjalë, në takimet e zhvilluara si dhe në materialet e

ndryshme që u vunë në dispozicion sipas kërkesës së GVJ. Gjatë vizitës në institucion të GVJ, në datat 18-19

prill 2016, takimi i parë, u organizua me Rektoren, zv/Rektoren, Dekanin e e Fakultetit të Shkencave të

Aplikuara dhe Ekonomike si dhe Përgjegjësit e Departamenteve dhe përfaqësues të qendres së cilësisë .

Më pas GVJ bëri takime të veçanta në NJSBC, me grupet e vlerësimit të brendshëm, me stafin akademik dhe

studentet e programit të studimit. Takime të tjera u zhvilluan me punonjësit e sektretarisë mësimore, të zyrës së

burimeve njerëzore dhe zyrën e kurikulave. Vizita pasoi në ambientet e Universiteti Privat„ Albanian

University“, kryesisht në sallat e leksioneve , sallat e kompjuterave dhe laboratorët, ku zhvillohej mësimdhënia

e programit të studimit MSc në Inxhinieri Elektronike. Takimet u përmbyllen me një takim përfundimtar me ,

zv/Rektoren, Dekanin e Fakultetit të Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike si dhe Përgjegjësit e

Departamenteve dhe përgjegjësen e NJSBC. Vlerësimi i programit të studimit u përqëndrua në analizën e

programit të studimit bazuar në shqyrtimin e programeve të lëndëve, medotave të mësimdhënies, në literaturën

bazë dhe atë shtesë, në mënyrat e vlerësimit të dijeve të studenteve, në përcaktimin e krediteve dhe ndarjen e

tyre brenda lëndës si dhe në kompetencat e stafit akademik. GVJ e bëri vlerësimin e PS mbi bazën e plotësimit

të gjithë kritereve të standartave shtetërore të cilësisë.

Albanian University (AU) është një universitet privat i licensuar në Prill 2004 nga Ministria e Arsimit dhe

Shkencës, Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqiperisë. Veprimtaria arsimore që kryhet në Albanian

University synon në rritjen e cilësisë së arsimit si edhe siguron një integritet me mësimin. Procesi i Bolonjës që

ka shtruar edhe domosdoshmërinë e lidhjes së drejtpërdrejtë të programeve universitare me praktiken dhe

tregun e punës është një nga bazat e punës që kryhet në këtë universitet.

Nuk ka të dhëna zyrtare në raport në lidhje me hapjen e programit të studimit, miratimin e hapjes. Urdhëri i

hapjes na u vu në dispozicion nga specialistet e APAAL shoqëruese të grupit të vlerësimit të jashtëm. Ky

program eshte licensuar me Urdher Nr. 411, date 25.08.2011 nga MAS. Ngritja e Grupit të Vlerësimit të

Brendshëm i ngritur nga titullari i njësisë (Nr.45 i vendimit datë 13.03.2013); Trajnimi i GVB nga stafi i

APAAL; Për këtë vihen në dispozicion materialet udhëzuese për vlerësimin dhe organizimin e grupit dhe

procesin, të drejtat dhe përgjegjësitë e secilit (Qershor 2013); Kryerja e vlerësimit të brendshëm në përputhje

me udhëzimet përkatëse, përgatitja e dosjes së Vetvlerësimit, hartimi i Raportit të Vlerësimit të Brendshëm

(RVB) sipas kërkesave e udhëzimeve në këtë udhëzues dhe dorëzimi në APAAL i RVB-së datë 06.01.2015,

Nr.Prot.344/2.

GRUPI I VLERËSIMIT TË JASHTËM (GVJ)

KA dhe APAAL vendosën Prof. As. Elinda Meçe (Kajo) dhe Dr. Alketa Grepcka si ekspertë të jashtëm të

vlerësimit të këtij program studimi.

Page 4: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËMaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Ufo University... · elektronike apo projektimin dhe realizimin e sistemeve të telekomunikacionit si edhe marrjen

Page 4

Gjatë gjithë procedurës, GVJ është asistuar nga specialistët e APAAL, Suela Kromidha dhe Majlinda

Demirneli.

Me datë 10.05.2016, me shkresë Nr. 53/40 Prot., Universiteti Privat Albanian University ka dërguar komentet

për draft Raportin e Vlerësimit të jashtëm. GVJ pasi u njoh me këto komente, nuk bëri asnjë ndryshim në Draft

raport, duke mos i marrë parasysh ato. U mor parasysh vetëm komenti i dytë (faqe 5, 6, 8, 28) për ndryshimin e

emrit të Dekanit të Fakultetit.

1. Misioni/Objektivat e programit të studimit

Pjesa përshkrimore

Programi i studimit Master në Inxhinieri Elektronike ka për qëllim të hedhë baza shkencore në përgatitjen

teorike-praktike të nevojshme për ushtrimin e profesionit inxhinier në fushën e elektronikës dhe

telekomunikacionit. Programi i studimit Master në Inxhinieri Elektronike synon të zhvillojë aftësinë

profesionale të studenteve në institucione dhe firma te ndryshme ku ka sisteme elektronike dhe

telekomunikacioni; aftësinë për të zhvilluar veprimtarinë e drejtpërdrejtë në industrinë e prodhimit të pajisjeve

elektronike apo projektimin dhe realizimin e sistemeve të telekomunikacionit si edhe marrjen e njohurive të

duhura në praktika profesionale për të rritur aftësinë e studenteve në drejtim.

Kjo përgatitje gjatë periudhës dy-vjecare mbi nivelin “Bachelor”, ku merren edhe bazat e nevojshme për të

thelluar studimet dhe për të përfituar kompetenca me specifike mbi tema të profilizuara, u krijon mundesinë

studentëve të marrin njohuri më të thelluara në fushën përkatëse. Ky thellim i njohurive ndihmon inxhinierët e

rinj në një integrim më të lehtë në tregun e punës.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi I.1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij.

Kriteri 3 Programet e studimeve hartohen në

përputhje me misionin dhe qëllimin e institucionit;

Kriteri 4 Programet e studimeve hartohen në përputhje me nevojat e tregut të punës;

Kriteri 5 Programet e studimeve hartohen në

përputhje me zhvillimin ekonomik të vendit; Kriteri 6 Programet e studimeve pasqyrojnë

vullnetin e institucionit për ruajtjen e vlerave

kulturore të kombit.

Programi i studimit “Master i Shkencave” në Inxhinieri

Elektronike është i hartuar nga stafi drejtues i Departamentit të Inxhinierisë si pjesë e Fakultetit të

Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike në Albanian

University dhe është në përputhje me misionin e këtij institucioni që synon të jetë lider në fushën e shkences

elektronike.

Programi i studimit ka objektiva të qarta në lidhje me formimin profesional të studentëve, aftësimin e tyre

teorik dhe praktik si edhe në fushën e kërkimit shkencor.

Ky program ka një mision dhe qëllim të qartë për formimin e studentëve. Përmes këtij programi synohet në

rritjen e përftimit të njohurive dhe vlerësimit për të

mundësuar punësimin e studentëve në institucione, korporata, ndërrmarrje, laboratorë ente tregtare të

ndryshme që kanë pajisje elektronike, si industri,

shëndetësi etj; punësimin në kompani private të pajisura

me sisteme elektrike dhe elektronike, si edhe në arsimin e mesëm professional.

Ky program studimi është hartuar në përputhje me

kërkesat e tregut për inxhinierë të kualifikuar elektronike si edhe me progresin dhe strategjitë e zhvillimit

ekonomik të vendit.

Programi i studimit Master i Shkencave në Inxhinieri

Elektronike ruan vlerat kombëtare të vendit.

Page 5: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËMaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Ufo University... · elektronike apo projektimin dhe realizimin e sistemeve të telekomunikacionit si edhe marrjen

Page 5

Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.

Kriteri 1 Programet e studimeve janë përshtatur

me strategjinë për zhvillim të institucionit;

Programi i studimit Msc në Inxhinieri Elektronike është e

ndërtuar mbi bazën e strategjisë institucionale 2013-2017

të “Albanian University”. Kjo strategji është e hartuar për

të qenë e pajtueshme me prirjet kryesore të zhvillimit të

AL në Evropë dhe në botë, dhe në veçanti, me procesin e

Bolonjës. Qëllimi i saj është të përmirësojë “Albanian

University”, në drejtime të ndryshme, në mënyrë që ky

Institucion të radhitet mes Institucioneve cilësore të

Arsimit të lartë në Hapësirën Evropiane të Arsimit të

Lartë. Strategjia është në përputhje me Ligjin për

Arsimin e lartë, aktet nënligjore të dala në zbatim të tij,

me Strategjinë kombëtare për Arsimin e lartë, 2008 -

2013, Statutin dhe Rregulloret e Institucionit.

Strategjia është fryt i një bashkëpunimi serioz midis

bordit administrativ dhe niveleve më të larta akademike.

Strategjia përbën bazën e një plani veprimi me detyra të programuara për zbatim deri në vitin 2017.

Standardi I.3 - Programet e studimeve ofrohen në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.

Kriteri 1 Përmbatja e programeve të studimeve

është në përputhje me kriteret e përcaktuara nga

aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi;

Kriteri 2 Emërtimi i programit të studimit është

në përputhje me nivelin e kualifikimit të arritur

dhe të përcaktuar nga Korniza Shqiptare e Kualifikimit.

Përmbajtja e programit të studimit Master i Shkencave në Inxhinieri Elektronike është përputhje me kriteret e

përcaktuara nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

“Albanian University” është në kontakt të vazhdueshëm

me MASH dhe azhornon vazhdimisht veprimtarinë e tij në përputhje me vendimet dhe urdhrat që rregullojnë

veprimtarinë e universitetit.

Emërtimi i programit të studimit është në përputhje me nivelin e kualifikimit të arritur dhe të përcaktuar nga

Korniza Shqiptare e Kualifikimit.

Standardi I.11 - Institucioni harton një plan zhvillimi të programeve të studimeve, të rezultateve të

mësimdhënies dhe të të nxënit.

Kriteri 1 Institucioni harton një plan strategjik në

nivel institucioni për zhvillimin dhe përmirësimin

e programeve të studimeve;

Kriteri 2 Institucioni harton një plan strategjik në

nivel institucioni për përmirësimin e rezultateve të mësimdhënies dhe të të nxënit.

“Albanian University” dhe Fakulteti i Shkencave te

Aplikuara dhe Ekonomike ndjek një plan aftshkurter,

afatmesëm dhe afatgjatë në lidhje me përmiresimin e

programeve mësimore. Departamenti i inxhinierise ndjek progresin në universitetet evropiane me te cilat ka

marrevëshje bashkëpunimi si në Itali, Hungari etj. Në

kuadër të strategjisë afatgjatë synon në hapjen e nivelit “Doktorature”. Në këtë plan strategjie synon edhe

trajnimet dhe rritjen e bashkëpunimit përmes projekteve

të përbashkëta. Departamenti i inxhinierisë përshtat dhe rishikon çdo vit

dhe bën ndryshimet e nevojshme në plan programet. Në

këtë strategji është edhe përmirësimi i mësimdhënies dhe

cilësisë përmes përdorimit të instrumentave të kontrollit dhe vlerësimit.

Reference: 1. Studimin e programit të Mastër në Inxhinieri Elektronike

në AU; 2. Studimin e RVB për programin e studimit Master I

Shkencave në Inxhinieri Elektronike;

3. Takimi me Zj. Vera Ostreni-Rektore e AU-së mbajtur në

datë 18.04.2016;

4. Takim me Z. Remzi Sulo - Dekan i Fakultetit të

Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomisë në AU;

Page 6: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËMaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Ufo University... · elektronike apo projektimin dhe realizimin e sistemeve të telekomunikacionit si edhe marrjen

Page 6

Konkluzionet e vlerësimit:

“Albanian University” ofron një program Master i Shkencave në Inxhinieri Elektronike që është në përputhje

me kërkesat e tregut. AU ndjek një strategji afatmesëm dhe afatgjatë në lidhje me përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe zgjerimit të programeve mësimore në nivele më të larta. Në planin e saj stragjik një

mbështetje kryesore i jep bashkëpunimit me universitetet me të cilat ka marrëveshje bashkëpunimi dhe përmes

trajnimeve dhe projekteve të përbashkëta.

2. Struktura akademike e Fakultetit (përgjegjës për programin e studimit)

Programi i Studimit Msc në Inxhinieri Elektronike, ofrohet nga Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe

Ekonomike, i cili përbëhet nga:

Departamenti i Inxhinierive

Departamenti i Arkitekturës

Departamenti i Shkencave Ekonomike

“Albanian University” është një strukturë e përbërë nga njësi akademike dhe kërkimore të organizuara në 3

Fakultete dhe secila prej tyre e strukturuar ne departamente. Programi Master në Inxhinieri Elektronike ofrohet

nga departamenti i Inxhinierisë në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomisë. Fakulteti i Shkencave

të Aplikuara dhe Ekonomisë përbëhet nga autoritetet drejtuese, organet drejtuese, njësitë bazë kërkimore

shkencore (laboratorët) dhe nga administrata.

Ndër autoritetet më kryesore në Universitet dhe Fakultetin e Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike

evidentuam:

1. Senati Akademik që është struktura më e lartë drejtuese dhe vendimarrëse e Universitetit. Senati

akademik është organi me vendimmarrje kolegjiale i cili drejtohet nga Rektori dhe marrin pjesë si

përfaqesues me të drejta të plota Zëvendës- Rektorët, Dekanët, Përgjegjesit e njësive bazë, stafi tjetër

akademik me grada shkencore dhe tituj akademik si edhe një përfaqesues i trupës studentore.

2. Bordi Administrativ që është organi më i lartë kolegjial administrativ më i lartë i cili ka kompetenca

vendimmarrëse dhe supervizimi mbi veprimtarinë ekonomiko-financiare te universitetit.

3. Rektori që është funksionari më i lartë akademik.

4. Zëvendës Rektori që ushtron veprimtarinë e tij nën Autoritetin e Rektorit të Universitetit dhe fushat që

mbulon ky i fundit.

5. Administratori- është autoriteti më i lartë drejtues administrativ i Universitetit. Administratori drejton

Bordin Administrativ duke gëzuar të drejtën e votës.

6. Këshilli i Profesorëve – është organi kolegjial vendimarrës dhe këshillimor që ngrihet nga Senati

Akademik për organizimin dhe drejtimin e doktoraturës dhe të kualifikimit shkencor e pedagogjik.

7. Zyra e Sigurimit të Brendshëm të Cilesisë (ZBSC) realizon vlerësimin dhe kontrollin e cilësisë së

aktivitetit akademik.

8. Zyra e zhvillimit të Kurrikulës – që mbikqyr, promovon dhe orienton përmiresimin dhe ndryshimin e

vazhdueshëm të kurrikulës.

9. Zyra e Këshillimit të Karrierës.

10. Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike me dekan Z. Remzi Sulo.

11. Këshilli i Fakultetit të Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike. Nuk jepet ne RVB numri i

anëtarëve të Keshillit të Fakultetit dhe nuk ka përfaqësim të studentëve në këtë Keshill.

Page 7: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËMaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Ufo University... · elektronike apo projektimin dhe realizimin e sistemeve të telekomunikacionit si edhe marrjen

Page 7

12. Përgjegjesi i departamentit te inxhinierise përgjegjës edhe për programin mësimor Master në

Inxhinieri Elektronike. Përgjegjes departamenti është Z. Sitki Mulla. Departamenti i inxhinierisë është

njësi bazë mësimore-shkencore në Fakultet. Janë të shprehur qartë detyrat dhe përgjegjësitë në

veprimtarinë e departamentit në lidhje me mësimdhënien dhe kërkimin shkencor. Puna e tyre

pasqyrohet përmes planeve të punës, informacioneve që ofrojnë, raporteve semestrale dhe vjetore të

cilat depozitohen në zyrën e Dekanatit.

13. Përgjegjesi i Qëndrës Kërkimore Shkencore. Qëndra kërkimore shkencore është një njësi bazë me

strukturë dhe me personel të veçantë. Fusha e kërkimit nga kjo qendër është në përputhshmëri me

strategjinë e zhvillimit të departamenteve. Ajo koordinon planin e punës shkencore me departamentin e

inxhinierisë si edhe merr pjesë në realizimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë. Departamenti i

Inxhinierisë dhe Qendra e Kërkimit Shkencor janë llogaridhënës tek Dekani i Fakultetit të Shkencave të

Aplikuara dhe Ekonomisë.

14. Administrata përbëhet nga sekretaria mësimore (4 sekretare) dhe personeli ndihmës.

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi II.2 - Institucioni organizohet në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi, për

përmbushjen e misionit të tij.

Kriteri 1 Institucioni organizohet në mënyrë që të

përmbushë misionin e tij; Kriteri 2 Institucioni ka së paku dy Fakultete;

Kriteri 3 Fakulteti organizohet në njësi bazë. Çdo

fakultet ka, së paku, tri të tilla, nga të cilat dy

departamente; Kriteri 4 Fakulteti ose Instituti i Kërkimit dhe

Zhvillimit përbëhet nga, së paku, 3 njësi bazë me

objektiva dhe mision të mirëpërcaktuar; Kriteri 5 Departamenti duhet të ketë në përbërje të

tij të paktën 7 anëtarë efektivë si personel akademik,

ndër të cilët të paktën 3 duhet të jenë me gradën

shkencore “Doktor”.

“Albanian University” është një institucion i organizuar në organe drejtuese të larta vendimarrëse

dhe supervizimi administrativ. Ajo ka një organizim

të strukturave si Senati Akademik, Bordi Administrativ Këshilli i Profësoreve, përgjegjës për

organizimin e doktoraturës dhe kualifikimin

akademik si edhe Zyrën e Sigurimit të Brendshëm te

Cilësisë, Zyra e zhvillimit të Kurrikulës, Zyra e Këshillimit të Karrierës qe drejtohen ne perputhje me

aktet ligjore nga njerëz me kompetencë dhe

eksperiencë në fushat përkatëse. Qëllimi kryesor i mbarëvajtjes së punës së tyre lidhet drejtpëerdrjtë me

përmbushjen e misionit dhe stratgjise afatgjate të

universitetit. Programi mësimor Mastër i Shkencave në Inxhinieri

Elektronike zhvillohet në Fakultetin e Shkencave të

Aplikuara dhe Ekonomike.

Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike, i cili përbëhet nga:

Departamenti i Inxhinierive;

Departamenti i Arkitekturës;

Departamenti i Shkencave Ekonomike;

Programi Master i Shkencave në Inxhinieri

Elektronike ofrohet nga Departamenti I Inxhinierise.

Nga vizita në departamentin e inxhinierisë, nga të

dhënat e marra nga Departamenti i Burimeve

Njerezore ne date 19.04.2016 si edhe nga takimi me stafin akademik të departametit të inxhinierise date

18.06.2016 evidentuam që ky department përbehet

nga 19 anëtarë efektive si personel akademik.

Përbërja e stafit është: 2 Prof. Asoc. Dr., 2 Dr. dhe 15 pedagoge me gradën MSc.

Referenca:

Page 8: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËMaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Ufo University... · elektronike apo projektimin dhe realizimin e sistemeve të telekomunikacionit si edhe marrjen

Page 8

1. Studimin e programit të Mastër në Inxhinieri

Elektronike në AU;

2. Studimin e RVB për programin e studimit Master I

Shkencave në Inxhinieri Elektronike;

3. Takimi me Zj. Vera Ostreni-Rektore e AU-së mbajtur

në datë 18.04.2016;

4. Takim me Z. Remzi Sulo - Dekan i Fakultetit të

Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomisë në AU;

5. Takim me pedagogë të Departamentit të Inxhinierisë;

6. Takim me Sekretarine Mesimore;

7. Takimi me Departamentin e Burimeve Njerezore;

8. Takim me studentë të deges së Inxhinierisë

Elektronike;

Standardi II.3 - Njësitë e institucionit angazhohen drejtpërdrejt dhe me përkushtim për realizimin e

programeve të studimeve.

Kriteri 1 Njësitë bazë dhe kryesore janë të ndërgjegjshme për përgjegjësitë që kanë për

realizimin e programeve të studimeve;

Kriteri 2 Njësitë bazë dhe kryesore përfshihen në procesin e rekrutimit të personelit akademik të

nevojshëm dhe në vlerësimin e tij.

Nga takimi me Dekanin e Fakultetit te Shkencave te Aplikuara Z. Remzi Sulo dhe me përgjegjësin e

Departamentit të Inxhinierisë Z. Sitki Mulla në datë

18.04.2016 si edhe nga takimi me stafin akademik të

këtij departamenti evidentuam që është plotësisht i ndërgjegjshëm për detyrat dhe përgjegjësitë e tij. Në

këtë departament janë plotësisht të përcaktuara

qëllimet dhe objektivat dhe fokusi kryesor është sigurimi i cilësisë të lartë të mësimdhënies.

Departamenti dhe stafi i tij kanë të qarta kompetencat

dhe detyrat si edhe pëdorin gjerësisht instrumentat e kontrollit të cilësisë së punës.

Në çdo fillim të vitit akademik si edhe në çdo

semestër departamenti në punën e tij përgatitore për

modulet mësimore shqyrton edhe kërkesat për staf akademik që do të mbulojnë këto module.Këto

kërkesa më pas i paraqiten Dekanit të Fakultetit të

Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike. Përgjegjësi i departamentit të inxhinierisë në bazë të nevojave

përgatit edhe kriteret për rekrutimin e stafit dhe së

bashku me dy pegagogë me eksperiencë të gjerë në fusha të ngjashme me kurrikulën për të cilën bëhet

edhe rekrutimi janë pjesë e komisionit të vlerësimit.

Reference: 1. Studimin e RVB për programin e studimit Master I

Shkencave në Inxhinieri Elektronike; 2. Takim me Z. Remzi Sulo - Dekan i Fakultetit të

Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomisë në AU;

3. Takim me Z.Sitki Mulla pergjegjes i Departamentit

të Inxhinierisë;

4. Takim me Zyren e Burimeve Njerezore;

5. Takim me studentë të deges së Inxhinierisë

Elektronike;

Konkluzionet e vlerësimit: Albanian University” është një institucion i organizuar në organe drejtuese të

larta vendimarrëse dhe supervizimi administrativ. Qëllimi kryesor i mbarëvajtjes së punës së tyre lidhet

drejtpërdrejtë me përmbushjen e misionit dhe strategjise afatgjatë të universitetit. Programi mësimor Mastër i

Shkencave në Inxhinieri Elektronike zhvillohet në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike. i cili

përbëhet nga Departamenti i Inxhinierive; Departamenti i Arkitekturës dhe Departamenti i Shkencave

Ekonomike;Programi Master i Shkencave në Inxhinieri Elektronike ofrohet nga Departamenti I Inxhinierise.

Departamenti dhe stafi i tij kanë të qarta kompetencat dhe detyrat si edhe pëdorin gjerësisht instrumentat e

kontrollit të cilësisë së punës. Departamenti i inxhinierisë merr pjesë në procesin e rekrutimit të stafit të

nevojshëm për të mbuluar kurrikulat mësimore. Nga takimi me Dekanin e Fakultetit te Shkencave te

Aplikuara Z. Remzi Sulo dhe me përgjegjësin e Departamentit të Inxhinierisë Z. Sitki Mulla në datë

18.04.2016 si edhe nga takimi me stafin akademik të këtij departamenti evidentuam që departamenti i

Page 9: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËMaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Ufo University... · elektronike apo projektimin dhe realizimin e sistemeve të telekomunikacionit si edhe marrjen

Page 9

inxhinierisë në të cilën ofrohet edhe Programi Master i Shkencave në Inxhinieri Elektronike është plotësisht

efektiv dhe i angazhuar në misionin e tij.

3. Personeli akademik dhe personeli mbështetës për programin e studimit

Personeli akademik përbëhet nga pedagogë me kontratë me kohë të plotë si edhe personeli akademik me

kontratë semestrale. Këtu përfshihen profesorë, docentë dhe lektorët. Të drejtat e të gjithë stafit akademik

përcaktohen në kontratën e punës dhe në rregulloren e Fakultetit. Personeli Akademik ofron mësimdhënie dhe

kërkim shkencor në përputhje me standartet e Universitetit. Për nevoja të veçanta ky personel angazhohet edhe

në veprimtari të natyrës administrative. Departamenti i inxhinierisë bën në fillim të vitit akademik rishikimin e

programit mësimor dhe në përputhje me këtë bën planifikimin edhe të kërkesës për personel

akademik.Kryesisht mund të shfrytëzohet personeli akademik nga departamentet e tjera, por për programin

Master i Shkencave në Inxhinieri Elekronike nuk ka patur koordinime me njësi të tjera.

Nga RVB dhe nga vizita në Fakultet dhe takimi me pedagoget mbajtur ne date 18.04.2016 ku ishin të

pranishëm gjithsej 21 pedagogë nga të cilët 10 ishin PAE dhe 11 ishin PAK, 3 nga pedagogët e brendshëm për

programin Master i Shkencave në Inxhinieri Elektronike evidentuam që stafi akademik qe zhvillon aktualisht

mësim në këtë program është në specializim dhe kualifikim të vazhdueshëm gjë që është një tregues cilësor për

angazhimin serioz të tyre në procesin mësimor.

Nga vizita e bërë në departamentin e inxhinierisë dhe nga takimi me përgjegjësen e departamentit të burimeve

njerëzore evidentojmë strukturën akademike për programin Master i Shkencave në Inxhinieri Elektronike që

është si me poshtë:

Tabela 1

Fakulteti i

Arkitekturës

dhe

Inxhinierive

Departamenti i Elektronikës – v.a. 2012-2013

Numri i PAE Numri i PAK Numri i PA Në Total

Gj Tituj/

Grada Gj

Tituj/

Grada Gj

Tituj/

Grada Gj

Tituj/

Grada

0

1

0

5

Prof. Dr.

Prof.Asoc.Dr.

Dr.

MSc.

4

9

11

51

Prof. Dr.

Prof.Asoc. Dr.

Dr.

MSc.

1 MSc. 4

10

11

57

Prof. Dr.

Prof.Asoc.Dr.

Dr.

MSc.

Fakulteti i

Arkitekturës dhe

Inxhinierive

Departamenti i Elektronikës – v.a. 2013-2014

Numri i PAE Numri i PAK Numri i PA Në Total

Gj Tituj/

Grada

Gj Tituj/

Grada

Gj Tituj/

Grada

Gj Tituj/

Grada

0

4

2

13

Prof. Dr.

Prof.Asoc.Dr

Dr.

MSc.

5

11

11

41

Prof. Dr.

Prof.Asoc. Dr.

Dr.

MSc.

4

0

1

MSc.

MP.

5

15

13

58

0

1

Prof. Dr.

Prof.Asoc.Dr

Dr.

MSc.

MP.

Page 10: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËMaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Ufo University... · elektronike apo projektimin dhe realizimin e sistemeve të telekomunikacionit si edhe marrjen

Page 10

Tabela 2

Fakulteti i Arkitekturës dhe Inxhinierive - Departamenti i Elektronikës - v.a. 2012-2013

Personeli Akademik

Efektiv

(Emër Mbiemër)

Detyra në

Dep.

Titulli

/Grada

Personeli Akademik me

Kontratë

(Emër Mbiemër)

Titulli

/Grada

Institucioni ku

punon full time

1 Viktor Topulli Zv. Dekan Prof. Asoc. Dr. 1 Adhurim Hoxha MSc. UPT

2 Dritan Gucaj Përgjegjës

Departamenti MSc. 2 Adrian Naço MSc. UPT

3 Arbër Vila Pedagog MSc. 3 Agim Cami MSc. Privat

4 Doloreza Kosova Pedagoge MSc. 4 Agim Anxhaku Prof. Asoc. Dr.

Universiteti

“Aleksander

Xhuvani”

5 Ermira Luari (Vito) Asistente MSc. 5 Agron Gjana MSc. UPT

6 Kamela Mjeshtri Asistente MSc. 6 Agron Laçi MSc.

Drejtoria e

Përgjithshme e

Metrologjisë

7 Agron Tato Prof. Dr. Universiteti i

Elbasanit

8 Albana Vrapi MSc.

Ministria e

Punëve të

Brendshme

9 Albana Gorishti MSc. UT

10 Albina Dema MSc. UBT

Fakulteti i

Arkitekturës

dhe

Inxhinierive

Departamenti i Inxhinierive – v.a. 2014-2015

Numri i PAE Numri i PAK Numri i PA Në Total

Gj Titulli/Grada Gj Titulli/Grada Gj Titulli/Grada Gj Titulli/Grada

0 Prof. Dr. 4 Prof. Dr. 6 MSc. 4 Prof. Dr.

2 Prof. Asoc. Dr. 10 Prof. Asoc. Dr. 0

1

MP.

12 Prof. Asoc. Dr.

1 Dr. 14 Dr.

15 Dr.

13 MSc. 23 MSc.

42 MSc.

Fakulteti i

Shkencave të

Aplikuara

dhe

Ekonomike

Departamenti i Inxhinierive – v.a. 2015-2016

Numri i PAE Numri i PAK Numri i PA Në Total

Gj Titulli/Grada Gj Titulli/Grada Gj Titulli/Grada Gj Titulli/Grada

0 Prof. Dr. 3 Prof. Dr. 6 MSc. 3 Prof. Dr.

2 Prof. Asoc. Dr. 9 Prof. Asoc. Dr. 0

1

MP.

11 Prof. Asoc. Dr.

2 Dr. 13 Dr.

15 Dr.

15 MSc. 2 MSc.

23 MSc.

0 MP.

Page 11: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËMaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Ufo University... · elektronike apo projektimin dhe realizimin e sistemeve të telekomunikacionit si edhe marrjen

Page 11

11 AleksandërBode MSc. Privat

12 Aleksandër Gjonaj MSc. UPT

13 Alfred Daci MSc. UPT

14 Algent Lala MSc. UPT

15 Almarin Frakulli MSc. OSHE

16 Alvin Asimi MSc. UPT

17 Ardita Dimoshi MSc. Raiffeisen Bank

18 Ariana Bejleri Prof. Asoc. Dr. UPT

19 Arnisa Myrtellari MSc. UPT

20 Astrit Bardhi Dr. UPT

21 Aurel Nuro Prof. Asoc. Dr. UPT

22 Bledar Kurti MSc. AU

23 Blerina Zanaj Dr. E papunësuar

24 Blerina Vika MSc. UT

25 Brunilda Jance MSc. UPT

26 Burhan Çanga MSc. Pension

27 Denisa Salillari MSc. UPT

28 Dhurata Kuqi Dr. UPT

29 Dritan Kaloshi MSc. Ministria e

Mjedisit

30 Edlira Kalemi Dr. Universiteti i

Durrësit

31 Eduart Serdari MSc. Universiteti i

Vlorës

32 Elfrida Topçiu Dr. UPT

33 Elma Zanaj Dr. UPT

34 Elson Agastra Dr. UPT

35 Elvis Hyseni MSc. Gjimnaz Privat

36 Emiranda Loka MSc. MAS

37 Enkela Noçka Prof. Asoc. Dr. UT

38 Evis Trendafili MSc. UPT

39 Fatbardha Bilali MSc. OST

40 Fatjona Hyseni MSc. Epoka

University

41 Fiqiri Baholli MSc. UBT

42 Genci Sharko MSc. UPT

43 Gentian Dume MSc. UPT

44 Gerti Kallbaqi MSc. Universiteti i

Durrësit

45 Gjergji Shalesi MSc. Pension

46 Hergys Rexha MSc. UPT

47 Igli Tafa MSc. UPT

48 Ilir Shinko MSc. UPT

49 Indrit Enesi Dr. UPT

50 Islam Tataveshi MSc. Pension

Page 12: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËMaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Ufo University... · elektronike apo projektimin dhe realizimin e sistemeve të telekomunikacionit si edhe marrjen

Page 12

51 Jonida Dhimitri MSc. Unioni

Financiar

52 Katerina Dhoska MSc. UPT

53 Klodian Gumeni Dr. KESH

54 Lediona Nishani MSc. Universiteti

Vitrina

55 Ligor Nikolla Prof. Asoc. Dr. UPT

56 Lindita Mukli MSc. Universiteti i

Durrësit

57 Luçiana Toti MSc. Universiteti i

Durrësit

58 Luela Prifti Prof. Asoc. Dr. UPT

59 Luigj Gjoka Prof. Asoc. Dr. UPT

60 Lulzim Hanelli Prof. Dr. UPT

61 Margarita Gjonaj MSc. Universiteti i

Durrësit

62 Marin Aranitasi MSc. UPT

63 Miranda Ekmekçi MSc. UPT

64 Mirieta Alinçi MSc. UPT

65 Moisi Xhaferaj MSc. Ministria e

Mbrojtjes

66 Pandeli Mitre MSc. Albtelecom

67 Petraq Marango Prof. Dr. UPT

68 Polikron Dhoqina Prof. Asoc. Dr. UT

69 Qimon Koçomani Dr. UT

70 Renalda Kushe MSc. UPT

71 Romeo Teneqexhi Dr. UPT

72 Sanie Çela MSc. UPT

73 Setki Mulla Prof. Asoc. Dr. Universiteti

Vitrina

74 Sidita Troshani MSc. AU

75 Ymer Luga Prof. Dr. UPT

Fakulteti i Arkitekturës dhe Inxhinierive - Departamenti i Elektronikës - v.a. 2013-2014

Personeli Akademik

Efektiv

(Emër Mbiemër)

Detyra në Dep. Titulli

/Grada

Personeli Akademik me

Kontratë

(Emër Mbiemër)

Titulli

/Grada

Institucioni ku

punon full time

1 Viktor Topulli Zv. Dekan Prof.Asoc. Dr. 1 Adhurim Hoxha Dr. UPT

2 Genta Rexha Përgjegjëse

Departamenti Dr. 2 Adrian Naço Dr. UPT

3 Agim Anxhaku Pedagog Prof. Asoc.

Dr. 3 Agron Gjana Dr. Proc. UPT

4 Setki Mulla Pedagog Prof. Asoc.

Dr. 4 Agron Tato Prof. Dr.

Universiteti i

Elbasanit

5 Genc Luarasi Pedagog Prof.Asoc.Dr. 5 Alban Rakipi Dr.Proc. UPT

6 Flutura Myftiu Pedagoge Dr. 6 Albana Gorishti Dr. Proc. UT

Page 13: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËMaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Ufo University... · elektronike apo projektimin dhe realizimin e sistemeve të telekomunikacionit si edhe marrjen

Page 13

7 Vasilika Papa Pedagog Dr. Proc. 7 Albina Dema Dr. Proc. UBT

8 Arbër Vila Pedagog MSc. 8 Aleksandër Bode MSc. Privat

9 Agron Laçi Pedagog MSc. 9 Aleksandër

Gjonaj Dr. UPT

10 Albana Vrapi Pedagoge MSc. 10 Algent Lala Dr. UPT

11 Agim Cami Pedagog MSc. 11 Almarin Frakulli Dr. Proc. OST

12 Gjergji Shalësi Pedagog MSc. 12 Alvin Asimi Dr. Proc. UPT

13 Fatbardha Bilali Pedagoge MSc. 13 Ariana Bejleri Prof. Asoc.

Dr. UPT

14 Andi Kallushi Pedagog MSc. 14 Aurel Nuro Prof. Asoc.

Dr. UT

15 Eglantina Merkaj Pedagoge MSc. 15 Bexhet Kamo Prof.Asoc.D

r. UPT

16 Moisi Xhaferri Pedagog MSc. 16 Besmir Kanushi MSc. i pa punësuar

17 Ardita Dimoshi Pedagoge MSc. 17 Blerina Vika MSc. UT

18 Burhan Çanga Pedagog MSc. 18 Brunilda Jançe MSc. Albtelecom

19 Islam Tataveshi Pedagog MSc. 19 Deivis Disha MSc. Kristal

20 Denisa Salillari Dr. Proc. UPT

21 Desar Shahu Dr. UPT

22 Dhurata Kuqi

Prof. Asoc.

Dr. UPT

23 Doloreza Kosova Dr. Proc. AU

24 Dritan Karriqi MSc.

Universiteti

Planetar

25 Dritan Kaloshi MSc.

Ministria e

Mjedisit

26 Dritan Gucaj MSc. Paylink sh.p.k

27 Edlira Maraj MSc. Privat

28 Elfrida Topçiu Dr. UPT

29 Elson Agastra Dr. UPT

30 Elvis Hyseni MSc. Gjimnaz Privat

31 Emiranda Loka Dr. Proc. MASH

32 Enkela Noçka

Prof. Asoc.

Dr. UPT

33 Erida Skufi MSc. AU

34 Ermal Elbasani MSc.

Klinika

OTOFON

35 Fatmir Brati Dr. UPT

36 Fiqiri Baholli Dr. Proc. UBT

37

Gerti Kallbaqi MSc.

Universiteti

Aleksandër

Moisiu

38 Hergys Rexha Dr. Proc. UPT

39 Idlir Pani MSc. CEZ

40 Igli Tafa Dr. UPT

41 Ilir Shinko Msc. UPT

42 Ilo Bode MSc. UPT

Page 14: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËMaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Ufo University... · elektronike apo projektimin dhe realizimin e sistemeve të telekomunikacionit si edhe marrjen

Page 14

43 Ina Papadhopulli Dr. Proc. UPT

44 Indrit Toska MSc.

AREELA

sh.p.k.

45 Indrit Enesi

Prof. Asoc.

Dr. UPT

46 Joan Jani Dr. Proc. UPT

47 Katerina Dhoska MSc. UPT

48 Klodian Gumeni Dr. KESH

49 Lediona Nishani Dr. Proc.

Universiteti

Vitrina

50 Ligor Nikolla

Prof. Asoc.

Dr. UPT

51 Luçiana Toti Dr. Proc.

Universiteti i

Durrësit

52 Luela Prifti

Prof. Asoc.

Dr. UPT

53 Luigj Gjoka

Prof. Asoc.

Dr. UPT

54 Luiza Bala MSc. Gora Sh.p.k.

55 Lulzim Hanelli Prof. Dr. UPT

56 Marin Aranitasi Dr. Proc. UPT

57 Markelian Zarka MSc. OST

58 Marlind Myftiu MSc. Parlament

59

Mimoza Zeneli Dr. Proc.

Ministria e

Energjisë dhe

Industrisë

60 Orion Zavalani

Prof.Asoc.D

r. UPT

61 Nako Hobdari Prof. Dr. UPT

62 Petraq Marango Prof. Dr. UPT

63 Polikron Dhoqina

Prof. Asoc.

Dr. UT

64 Renalda Kushe Dr. Proç. UPT

65 Romeo Teneqexhi Dr. UPT

66 Saimir Baraj MSc. Armo

67 Sanie Cela Dr. Proc. UPT

68 Ymer Luga Prof. Dr. UPT

Fakulteti i Arkitekturës dhe Inxhinierive - Departamenti i Inxhinierive- v.a. 2014-2015

Personeli Akademik

Efektiv

(Emër Mbiemër)

Detyra në Dep. Titulli/ Grada

Personeli Akademik me

Kontratë

(Emër Mbiemër)

Titulli/

Grada

Institucioni ku

punon

full time

1 Setki Mulla Përgjegjës

Departamenti

Prof.Asoc.

Dr. 1 Ada Gogu Dr. UPT

2 Luigj Gjoka Pedagog Prof.Asoc.

Dr. 2 Adrian Naço Dr. UPT

3 Fatmir Basholli Pedagog Dr. 3 Agim Anxhaku Prof.Asoc.D

r.

Universiteti

“Aleksander

Page 15: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËMaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Ufo University... · elektronike apo projektimin dhe realizimin e sistemeve të telekomunikacionit si edhe marrjen

Page 15

Xhuvani”

4 Andi Kallushi Pedagog MSc. 4 Agron Laçi MSc.

Drejtoria e

Përgjithshme e

Metrologjisë

5 Arbër Vila Pedagog MSc. 5 Alban Rakipi MSc. UPT

6 Daniela Halidini Pedagoge MSc. 6 Albana Gorishti Dr. UT

7 Deivis Disha Pedagog MSc. 7 Almarin Frakulli MSc. OSHE

8 Erida Skufi Pedagoge MSc. 8 Ariana Bejleri Prof.Asoc.D

r. UPT

9 Eglantina Merkaj Pedagoge MSc. 9 Aleksandër

Biberaj

Prof.Asoc.D

r. UPT

10 Lediona Nishani Pedagoge MSc. 10 Aleksandër

Gjonaj Dr. UPT

11 Sildona Ristani Pedagoge MSc. 11 Bexhet Kamo Prof.Asoc.D

r. UPT

12 Vasilika Papa Pedagoge MSc. 12 Blerina Vika MSc. UT

13 Ilir Çela Pedagog MSc. 13 Brunilda Jançe MSc. Albtelekom

14 Albi Dode Pedagog MSc. 14 Desar Shahu Dr. UPT

15 Burhan Çanga Pedagog MSc. 15 Dhurata Kuqi Prof.Asoc.D

r. UPT

16 Sidita Çoniku Pedagoge MSc. 16 Edlira Shahinasi MSc. UBT

17 Edlira Martiri Dr. UT

18 Elson Agastra Dr. UPT

19 Enkela Noçka

Prof.Asoc.D

r. UPT

20 Eduard Serdari MSc.

Universiteti

“Ismail Qemali”

21 Ermal Elbasani MSc.

Klinika

OTOFON

22 Fatbardha Bilali MSc. OST

23 Fatmir Brati Dr. UPT

24 Fiqiri Baholli MSc. UBT

25 Genta Rexha Dr.

Universiteti

“Aleksandër

Xhuvani”

26 Hergys Rexha MSc. UPT

27 Igli Tafa Dr. UPT

28 Ilir Shinko MSc. UPT

29 Ilber Puci MSc. i papunësuar

30 Ilo Bode Dr. UPT

31 Indrit Enesi

Prof.Asoc.D

r. UPT

32 Irini Bano MSc. Eagle

33 Katerina Dhoska MSc. UPT

34 Klodian Gumeni Dr. KESH

35 Luçiana Toti MSc. UAMD

36 Luela Prifti

Prof.Asoc.D

r. UPT

37 Lulzim Hanelli Prof.Dr. UPT

38 Marin Aranitasi MSc. UPT

39 Marlind Myftiu MSc. Parlament

Page 16: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËMaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Ufo University... · elektronike apo projektimin dhe realizimin e sistemeve të telekomunikacionit si edhe marrjen

Page 16

40 Mimoza Zeneli MSc.

Ministria e

Energjisë dhe

Industrisë

41 Markelian Zarka MSc. Privat

42 Nako Hobdari Prof.Dr. Pension

43 Orion Zavalani

Prof.Asoc.D

r. UPT

44 Petraq Marango Prof.Dr. UPT

45 Pranvera Hysenaj MSc. Armo

46 Renalda Kushe MSc. UPT

47 Romeo Teneqexhi Dr. UPT

48 Saimir Baraj MSc. Armo

49 Sanie Çela Dr. UPT

50 Viktor Topulli

Prof.Asoc.D

r. Pension

51 Ymer Luga Prof.Dr. Pension

Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike - Departamenti i Inxhinierive- v.a. 2015-2016

Personeli Akademik

Efektiv Detyra në Dep. Titulli/ Grada

Personeli Akademik

me Kontratë Titulli/ Grada

Institucioni

ku punon

full time

(Emër Mbiemër) (Emër Mbiemër)

1 Setki Mulla Përgjegjës

Departamenti Prof.Asoc. 1 Ada Gogu Dr.

Universiteti

Politeknik i

Tiranës

2 Luigj Gjoka Pedagog Prof.Asoc. 2 Agim Anxhaku Prof.Asoc.Dr.

Universiteti

"Aleksandër

Xhuvani",

Elbasan

3 Almarin Frakulli Pedagog MSc. 3 Alban Rakipi Dr.

Universiteti

Politeknik i

Tiranës

4 Arber Vila Pedagog MSc. 4 Ariana Bejleri Prof. Asoc.Dr.

Universiteti

Politeknik i

Tiranës

5 Armela Mazreku Pedagoge MSc. 5 Bexhet Kamo Prof. Asoc.Dr.

Universiteti

Politeknik i

Tiranës

6 Besmir Kanushi Pedagog MSc. 6 Desar Shahu Dr.

Universiteti

Politeknik i Tiranës

7 Burhan Çanga Pedagog MSc. 7 Dhurata Kuqi Prof. Asoc.Dr. Universiteti Politeknik i

Tiranës

8 Eglantina Merkaj Pedagoge MSc. 8 Eduard Serdari MSc.

Universiteti

"Ismail

Qemali"

Vlore

9 Ermira Vito Pedagoge MSc. 9 Enkela Nocka Prof. Asoc.

Universiteti

Politeknik i

Tiranës

10 Fatmir Basholli Pedagog Dr. 10 Evjola Spaho Dr

Universiteti

Politeknik i

Tiranës

11 Ilir Çela Pedagog MSc. 11 Evis Plaku MSc. Bashkia

Berat

Page 17: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËMaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Ufo University... · elektronike apo projektimin dhe realizimin e sistemeve të telekomunikacionit si edhe marrjen

Page 17

12 Katerina Dhoska Pedagoge MSc. 12 Fatmir Brati Dr.

Universiteti

Politeknik i

Tiranës

13 Lek Pepkolaj Pedagog Dr. 13 Genta Rexha Dr.

Universiteti

"Aleksandër

Xhuvani",

Elbasan

14 Meri Mata Pedagoge MSc. 14 Igli Tafa Prof.Asoc.Dr.

Universiteti

Politeknik i

Tiranës

15 Neralda Berberi Pedagoge MSc. 15 Ilir Shinko Dr.

Universiteti

Politeknik i

Tiranës

16 Pranvera Hysenaj Pedagoge MSc. 16 Ilo Bodi Dr.

Universiteti

Politeknik i

Tiranës

17 Robert Kodra Pedagog MSc. 17 Indrit Enesi Prof. Asoc.Dr.

Universiteti

Politeknik i

Tiranës

18 Sidita Çoniku Pedagoge MSc. 18 Klodian Gumeni Dr. OST

19 Vasilika Papa Pedagoge MSc. 19 Luçiana Toti Dr.

Universiteti

"Aleksandër

Moisiu"

Durrës

20 Luela Prifti Prof.Asoc.Dr.

Universiteti

Politeknik i

Tiranës

21 Nako Hobdari Prof.Dr. Pension

22 Petraq Marango Prof. Dr.

Universiteti

Politeknik i

Tiranës

23 Renalda Kushe Dr.

Universiteti

Politeknik i

Tiranës

24

Romeo

Teneqexhi Dr.

Universiteti

Politeknik i

Tiranës

25 Sanie Çela Dr.

Universiteti

Politeknik i

Tiranës

26 Viktor Topulli Prof. Asoc.Dr. Pension

27 Ymer Luga Prof. Dr. Pension

Numri i Personelit Akademik Efektiv (PAE) dhe Personelit Akademik me Kontratë (PAK), titujt/gradat;

Raporti PAE/PAK:

viti akademik 2010 – 2011 5/23

viti akademik 2011 – 2012 5/52

viti akademik 2012 – 2013 6/75

viti akademik 2013 – 2014 19/68

viti akademik 2014 - 2015 16/51

viti akademik 2015 – 2016 19/27

Raportet Personel akademik/Personel administrativ/student:

Page 18: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËMaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Ufo University... · elektronike apo projektimin dhe realizimin e sistemeve të telekomunikacionit si edhe marrjen

Page 18

viti akademik 2012 – 2013 81/1/15

viti akademik 2013 – 2014 87/5/29

viti akademik 2014 – 2015 67/7/43

viti akademik 2015 – 2016 46/7/57

Në programin Master i Shkencave në Inxhinieri Elektronike aktualisht(2015-2016) janë gjithsej 46 pedagogë në

total të angazhuar për zhvillimin e programit të studimit të marrë në vlerësim, 19 prej tyre janë me kohë të plotë

dhe 27 janë me kohë të pjesshme. Ngarkesa mësimore e planifikuar për këtë program studimi, nuk mbulohet

nga personel akademik me kohë të plotë, niveli 2/3 i mbulimit të ngarkesës nga personel akademik i brendshëm

është përmirësuar dy vitet e fundit. Personeli akademik me kohë të plotë, i angazhuar gjatë semestrit të parë

2015 – 2016, përbën 41% të personelit akademik dhe mbulon 63% të ngarkesës mësimore totale për realizimin

e programeve të studimit.

Në këtë kuadër është e nevojshme që edhe në vijim të punohet për të rritur numrin e stafit akademik të

brendshëm si dhe të zyrtarizohen me marrëveshje midis institucioneve aktivizimi i personelit akademik të

jashtëm. Evidentojmë që për vitin akademik 2015-2016 raporti PAE/ngarkesë mësimore është 63%. Megjithëse

në RVB është theksuar që kjo është semestrale dhe në semestrin e dytë përmirësohet në favor të PAE, duam të

theksojmë që vlerësimi u bë gjatë semestrit të dytë dhe nuk morëm nga departamenti asnjë të dhënë shtesë në

lidhje me shtimin e personelit akademik (PAE) në këtë semester.

AU ndjek procedura ligjore dhe transparente të vlerësimit të personelit. Një mënyrë e periodike vleresimi ishin

pyetësoret e vlerësimit nga studenti të programit dhe mësimdhënies.

Rekomandim: Departamenti duhet të punojë në drejtim të kualifikimit të stafit të ri për marrjen e gradës

Doktor. Departamenti i inxhinierise duhet të permirësojë procesin e rekrutimit për të punësuar si staf akademik

me kohë të plotë pedagogë me grada më te larta se MSc duke konsideruar që titullari i lëndës\modulit ne

programin e studimit “Master i Shkencave” duhet të ketë të paktën gradën “Doktor”.

Shpërndarja e ngarkesës për personelin akademik:

Raportet ngarkesë mësimore e realizuar nga PAE/ngarkesë mësimore totale (%):

viti akademik 2010 – 2011 12%1

viti akademik 2011 – 2012 12%1

viti akademik 2012 – 2013 9%

viti akademik 2013 – 2014 21%

viti akademik 2014 – 2015 44%

viti akademik 2015 – 2016 45%

Të dhënat sipas kualifikimit dhe Raportet midis tyre (Tabela 3)

Tabela 3

Titulli

Departamenti i Elektronikës –

v.a. 2012- 2013

PAE PAK Raporti

PAE/PAK

Prof. Dr. 0 4 0/4

Page 19: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËMaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Ufo University... · elektronike apo projektimin dhe realizimin e sistemeve të telekomunikacionit si edhe marrjen

Page 19

Profesorë të As. 1 9 1/9

Doktorë 0 11 0/11

Pedagogë me Master 5 51 5/51

Personeli Administrativ 1 0 1/0

Titulli

Departamenti i Elektronikës –

v.a. 2013- 2014

PAE PAK Raporti

PAE/PAK

Prof. Dr. 0 5 0/5

Profesorë të As. 4 11 4/11

Doktorë 2 11 2/11

Pedagogë me Master 13 41 13/41

Personeli Administrativ 5 0 5/0

itulli

Departamenti i Inxhinierive–

v.a. 2014- 2015

PAE PAK Raporti

PAE/PAK

Prof. Dr. 0 4 0/4

Profesorë të As. 2 10 2/10

Doktorë 1 14 1/14

Pedagogë me Master 13 23 13/23

Personeli Administrativ 7 0 7/0

Titulli

Departamenti i Inxhinierive –

v.a. 2015 – 2016

PAE PAK Raporti PAE/PAK

Prof. Dr. 0 3 0/3

Profesorë të Asoc. 2 9 2/9

Doktorë 2 13 2/13

Pedagogë me Master 15 2 15/2

Personeli Administrativ 7 0 7/0

Të dhënat sipas seksit;

Tabela 4

Titulli

Departamenti i Elektronikës –

v.a. 2012 – 2013

PAE

Femra

PAE

Meshkuj

Raporti

M/F

Profesorë 0 0 0/0

Profesorë të As. 0 1 1/0

Doktorë 0 0 0/0

Pedagogë me Master 3 2 2/3

Page 20: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËMaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Ufo University... · elektronike apo projektimin dhe realizimin e sistemeve të telekomunikacionit si edhe marrjen

Page 20

Personeli Administrativ 1 0 0/1

Titulli

Departamenti i Elektronikës –

v.a. 2013 – 2014

PAE

Femra

PAE

Meshkuj

Raporti

M/F

Profesorë 0 0 0/0

Profesorë të As. 0 4 4/0

Doktorë 2 0 0/2

Pedagogë me Master 5 8 8/5

Personeli Administrativ 4 1 1/4

Titulli

Departamenti i Inxhinierive –

v.a. 2014- 2015

PAE

Femra

PAE

Meshkuj

Raporti

M/F

Profesorë 0 0 0/0

Profesorë të Asoc. 0 2 2/0

Doktorë 0 1 1/0

Pedagogë me Master 7 6 6/7

Personeli Administrativ 6 1 1/6

Titulli

Departamenti i Inxhinierive –

v.a. 2015- 2016

PAE

Femra

PAE

Meshkuj

Raporti

M/F

Profesorë 0 0 0/0

Profesorë të As. 0 2 2/0

Doktorë 0 2 2/0

Pedagogë me Master 9 6 6/9

Personeli Administrativ 6 1 1/6

Të dhëna sipas moshës së personelit

Tabela 5

Personeli sipas titujve /gradave

Numri i Personelit Akademik Efektiv dhe administrativ

me moshë

v.a. 2012 – 2013

(25-35) (36-45) (46-55) (56-65) (66-68)

Prof. Dr.

Prof Asoc. Dr. 1

Doktorë

Pedagogë me Master 5

Personeli Administrativ 1

Personeli sipas titujve /gradave

Numri i Personelit Akademik Efektiv dhe administrativ

me moshë

v.a. 2013 – 2014

(25-35) (36-45) (46-55) (56-65) (66-68)

Prof. Dr.

Prof Asoc. Dr. 1 1 2

Doktorë 1 1

Pedagogë me Master 7 1 3 2

Personeli Administrativ 4 1

Page 21: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËMaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Ufo University... · elektronike apo projektimin dhe realizimin e sistemeve të telekomunikacionit si edhe marrjen

Page 21

Personeli sipas titujve /gradave

Numri i Personelit Akademik Efektiv dhe administrativ

me moshë

v.a. 2014 – 2015

(25-35) (36-45) (46-55) (56-65) (66-68)

Prof. Dr.

Prof. Asoc. Dr. 1 1

Doktorë 1

Pedagogë me Master 13

Personeli Administrativ 6 1

Personeli sipas titujve /gradave

Numri i Personelit Akademik Efektiv dhe administrativ

me moshë

v.a. 2015 – 2016

(25-35) (36-45) (46-55) (56-65) (66-68)

Prof. Dr.

Prof. Asoc. Dr. 1 1

Doktorë 1 1

Pedagogë me Master 13 1 1

Personeli Administrativ 6 1

Kontratat e punës, njohja me detyrat dhe të drejtat;

Marrëdhenia e punës midis të punësuarve dhe “Albanian University” rregullohet nga kontrata e punës,

mbështetur në Ligjin Nr.9741 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqiperisë” të ndryshuar dhe në Kodin e

Punës. Kontratat që nënshkruhen me pedagogët efektiv dhe me kontratë administrohen nga zyra e burimeve

njerëzore. Kjo zyrë është e vendosur në Tiranë dhe është përgjegjëse për arkivimin e dokumentacionit për

secilin pedagog dhe ruhet në vite duke shërbyer edhe për të dhëna statistikore. Çdo departament në fillim të vitit

akademik për modulet në programin Msc në Inxhinieri Elektronike kërkojnë edhe aktivizim të pedagogëve dhe

në raport me ngarkesën bëjnë edhe kerkesë për anagazhim të pedagogëve nga universitete të tjera. Kandidati i

zgjedhur i nënshtrohet një periudhe prove deri në 3 muaj në mbarim të së cilës përcaktohet nëse marrëdhënia e

punës do të vazhdojë apo ndërpritet.Pegagogët njihen me kontratën dhe me vullnet të lirë bëhet nënshkrimi i

tyre. Pegagogët efektiv të sapo rekrutuar kanë një kontratë një vjecare për vitin e parë dhe me pas vendoset

kontratë pa limit. Pedagogët që vijnë nga universitete të tjera kanë kontrata semestrale të cilat firmosen për cdo

semester angazhim akademik të tyre.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi II.1 - Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ angazhohen për

përmbushjen e objektivave të programeve të studimeve.

Page 22: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËMaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Ufo University... · elektronike apo projektimin dhe realizimin e sistemeve të telekomunikacionit si edhe marrjen

Page 22

Kriteri 1 Personeli akademik, ndihmës mësimor-

shkencor dhe administrativ i institucionit

angazhohen në përputhje me objektivat e programeve të studimeve dhe për arritjen e tyre;

Kriteri 2 Personeli akademik, ndihmës mësimor-

shkencor dhe administrativ i institucionit

angazhohen në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.

Nga RVB dhe nga vizita në Fakultet dhe takimi me

pedagogët mbajtur në datë 18.04.2016 ku ishin të

pranishëm gjithsej 21 pedagogë nga të cilët 10 ishin PAE dhe 11 ishin PAK, 3 nga pedagogët e brendshëm

për programin Master i Shkencave në Inxhinieri

Elektronike dhe nga takimi me përgjegjësin e

departamentit të inxhinierisë RVJ evidenton që personeli akademik dhe ndihmës mesimor – shkencor

është plotësisht i angazhuar në përmbushjen e qëllimit

që ofron ky program. Në këtë departament përdoren forma mësimdhënie dhe instrumenta kontrolli që

synojnë në rritjen e cilësisë mësimore dhe aftësimin e

studentëve.

“Albanian University” ndjek procedura ligjore të personelit në përputhje me statutin dhe rregulloren e tij.

Kërkesat për staf akademik me kohë të plotë janë të

perputhura me strategjinë e zhvillimit institucional të institucionit (2013-2017).

Reference: 1. Studimin e RVB për programin e studimit Master I

Shkencave në Inxhinieri Elektronike;

2. Takim me Z. Remzi Sulo - Dekan i Fakultetit të Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomisë në AU;

3. Takim me pedagogë të Departamentit të Inxhinierisë;

4. Takim me ZVCB;

5. Takimi me Zyren e Burimeve Njerezore

6. Takim me studentë të deges së Inxhinierisë

Elektronike;

Standardi II.4 - Personeli akademik angazhohet në hartimin dhe zbatimin e politikave të zhvillimit të

institucionit.

Kriteri 1 Personeli akademik luan rol kryesor në hartimin e kurrikulës dhe në vendimet institucionale

që i përkasin organizimit të programeve të

studimeve;

Kriteri 2 Rekrutimi i personelit të ri dhe përcaktimi i ngarkesës mësimore bëhet në përputhje me aktet

ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Nga studimi i RVB si edhe nga takimet e bëra në

Fakultet dhe departamentin e inxhinierisë evidentoi që personeli akademik luan rolin kryesor në hartimin e

kurrikulës mësimore. Kurrikula përmirësohet në çdo

fillim viti akademik. Stafi i ri i sapo rekrutuar përgatit kurrikulën sipas një programi mësimor të dhënë nga

përgjegjësi i departamentit dhe me pas bën edhe

ndryshimet përkatëse jo më shumë se 20% të programit. Kurrikulat i nënshtrohen një procesi të vazhdueshëm

përmirësimi në përputhje me kurrikulat e ngjashme që

zhvillohen në universitetet evropiane me të cilat

universiteti ka marrëveshje bashkëpunimi. “Albanian University” ndjek procedura ligjore të

personelit në përputhje me statutin dhe rregulloren e tij.

Kërkesat për staf akademik me kohë të plotë janë të perputhura me strategjinë e zhvillimit institucional të

institucionit (2013-2017).

Reference: 1. Studimin e RVB për programin e studimit Master I

Shkencave në Inxhinieri Elektronike;

2. Takim me Z. Remzi Sulo - Dekan i Fakultetit të

Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomisë në AU;

3. Takim me pedagogë të Departamentit të Inxhinierisë;

4. Takim me ZVCB;

5. Takimi me Zyren e Burimeve Njerezore

6. Takim me studentë të deges së Inxhinierisë Elektronike;

Standardi III.1 - Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente për rekrutimin dhe vlerësimin e

personelit.

Page 23: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËMaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Ufo University... · elektronike apo projektimin dhe realizimin e sistemeve të telekomunikacionit si edhe marrjen

Page 23

Kriteri 1 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe

transparente për rekrutimin e personelit në

përputhje me statutin dhe rregulloren; Kriteri 2 Personeli akademik i punësuar me kohë të

plotë në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe

në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë përbën së paku 70% të personelit akademik të

angazhuar për realizimin e programeve respektive

të studimeve; Kriteri 3 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe

transparente të vlerësimit të personelit;

Kriteri 4 Institucioni mban një bazë të dhënash të

raporteve të rekrutimit të personelit, të njoftimeve për vende vakante, etj.

Procesi i rekrutimit bëhet nga departamenti në fillim të

vitit akademik. Kërkesa i paraqitet Këshillit të

Fakultetit dhe ky i fundit përcakton kriteret e punësimit duke ndërtuar edhe komisionin e vlerësimit i përbërë

nga përgjegjësi i departamentit të inxhinierisë, dy

anëtarë të personelit akademik në këtë department dhe

me eksperiencë të gjatë në fushën e inxhinierisë elektronike si edhe një përfaqësues i zyrës së

kurrikulave i propozuar nga Drejtuesi i zyrës së

zhvillimit të kurrikulave. Kandidatët marrin pjesë në konkursin publik sipas

procedurave të përcaktuara nga Këshilli i Fakultetit dhe

pasi komisioni i vlerësimit vlerëson kandidatet më të

mirë, propozon tek dekani emrat përkatës të fituesve. Të dhënat ruhen ne zyrën e burimeve njerëzore dhe

shërbejnë si bazë të dhënash për të gjithë institucionet e

interesuara apo për përpunime statistikore nga vetë universiteti.

Në MSc. Inxhinieri Elektronike aktualisht (2015-2016)

janë gjithsej 46 pedagogë në total të angazhuar për zhvillimin e programit të studimit të marrë në vlerësim,

19 prej tyre janë me kohë të plotë dhe 27 janë me kohë

të pjesshme. Ngarkesa mësimore e planifikuar për këtë

program studimi, nuk mbulohet nga personel akademik me kohë të plotë, niveli 2/3 i mbulimit të ngarkesës

nga personel akademik i brendshëm është përmirësuar

dy vitet e fundit. Personeli akademik me kohë të plotë, i angazhuar gjatë semestrit të parë 2015 – 2016, përbën

41% të personelit akademik dhe mbulon 63% të

ngarkesës mësimore totale për realizimin e programeve të studimit.

Në këtë kuadër është e nevojshme që edhe në vijim të

punohet për të rritur numrin e stafit akademik të

brendshëm si dhe te zyrtarizohen me marreveshje midis institucioneve aktivizimi i personelit akademik të

jashtëm.

Evidentojmë që për vitin akademik 2015-2016 raporti PAE/ngarkesë mësimore është 63%. Megjithese në

RVB është theksuar që kjo është semestrale dhe në

semestrin e dytë përmirësohet në favor të PAE, duam të

theksojmë që vlerësimi u bë gjatë semestrit të dytë dhe nuk morrëm nga departamenti asnjë të dhënë shtesë në

lidhje me shtimin e personelit akademik (PAE) në këtë

semester. AU ndjek procedura ligjore dhe transparente të

vlerësimit të personelit. Një mënyrë e periodike

vleresimi ishin pyetësoret e vlerësimit nga studenti të programit dhe mësimdhënies. Nga departamenti

zhvillohen kontrolle të stafit akademik të cilat kryhen

mbi bazën e një plan kontrolli të diskutuar dhe miratur

në departamentin e inxhinierisë në fillim semestri. Vlerësimi bëhet edhe në fund të mbarimit të kurrikulës

dhe mbi bazën e të dhënave sasiore dhe cilesore të

përpunuara behen edhe përmirësimet e duhura në mësimdhënie ose në mos rinovim kontratë për raste të

përsëritura dhe abuzive.

Albanian University” disponon zyrën e Burimeve Njerëzore. Kjo zyrë shërben edhe si zyrë e Arshivës së

Institucionit. Personi i ngarkuar në këtë zyrë kishte

Page 24: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËMaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Ufo University... · elektronike apo projektimin dhe realizimin e sistemeve të telekomunikacionit si edhe marrjen

Page 24

informacion të qartë në lidhje me procedurën e

rekrutimit të personelit akademik. Nga verifikimi i bërë

në këtë vizitë u evidentua një përputhje me sqarimin verbal të bërë nga shefja e departamentit të burimeve

njerëzore me përmbajten faktike që u pa nga verifikimi

në lidhje me përmbajtjen e dosjeve të personelit

akademik. Kontratat e përgatitura për personelin akademik bëhen në përputhje me Ligjin e Arsimit të

Lartë në fuqi dhe me Kodin e Punës. Afati i kontratës

është 1 vjecare për pedagogët e rinj që fillojnë për herë të parë në këtë universitet dhe më pas kontrata

rinovohet mbi bazën e performancës së tyre dhe behet

pa afat. Departamenti i Burimeve Njerëzore ndjek të

gjithë politikat në përputhje me kerkesat që shfaq departamenti. Kontratat në lidhje me punonjësit me

kohë jo të plote është semetrale dhe në varësi të lëndës

që ofrohet. Në rast se pedagogu do të angazhohet në 2 semetra, atëhere kontrata i rinovohet edhe në semetrin e

dytë.

U bënë verifikimet me RVB dhe në formë rastësore nga lista e stafit akademik të angazhuar për programin

“Master I Shkencave në Inxhinieri Elektronike” u

kërkua shqyrtimi i dosjeve të stafit të përzgjedhur në

mënyrë rastësore si më poshtë vijon:

Prof. Asoc. Dr. Sitki Mulla (personel akademik

efektiv). Në dosjen e tij u gjetën:

• Fookopje pashaporte;

• CV

• Diplome e Shkolles se Larte e noterizuar;

• Deshmi per graden Prof.Asoc.Dr.

• Liste notash per diplomen e shkolles se Larte;

• Deshmi per gjuhen italiane, ruse.

• Librese e kontrobuteve shoqerore;

• Libreze pune;

• Kontrate pune date 12.10.2015 ( pa afat dhe me aneksin per semestrin e dyte date 29.02.2016).

Dr. Leke Pepkolaj (personel akademik efektiv).

Ne dosjen e tij u gjetën:

Fotokopje pashaporte;

Noterizim i gradës “Doktor” në matematikë në

Universitetin e Salernos;

Çertifikata pjesëmarrje në trajnime;

Diplomë e shkollës së lartë dega “Matematikë”

e noterizuar;

Njehsimi i gradës “Doktor”;

CV

Formular i karrierës shkenëore;

Librezë pune

Librezë kontributesh shoqërore;

Kontratë një-vjeëare datë 12.10.2015;

Kontratë 29.02.2016 pa afat pas njohjes së

njehsimit të gradës “Doktor”;

Reference: 1. Studimin e RVB për programin e studimit Master I

Shkencave në Inxhinieri Elektronike;

2. Takim me Z. Remzi Sulo - Dekan i Fakultetit të

Page 25: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËMaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Ufo University... · elektronike apo projektimin dhe realizimin e sistemeve të telekomunikacionit si edhe marrjen

Page 25

Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomisë në AU;

3. Takim me pedagogë të Departamentit të Inxhinierisë;

4. Takim me ZVCB;

5. Takimi me Zyren e Burimeve Njerezore

6. Takim me studentë të deges së Inxhinierisë Elektronike;

Standardi III.2 - Personeli akademik (me grada shkencore dhe tituj akademikë) mbulon nevojat e

institucionit dhe i ka të përcaktuara qartë përgjegjësitë.

Kriteri 1 Përgjegjësi i programit ka të paktën titullin “Profesor i asociuar” ose, gradën shkencore

“Doktor” (“PHD”) të fituar pranë universiteteve

perëndimore dhe përvojë akademike në këto

universitete; Kriteri 2 Titullari i lëndës/modulit në programet e

studimeve “Master i Shkencave” ka të paktën

gradën shkencore “Doktor”; Kriteri 3 Titullari dhe pedagogët e lëndës/modulit

në programet e studimeve “Master profesional” ka

të paktën gradën shkencore “Doktor” ose, diplomën “Master Profesional” ose “Master Shkencash” dhe

një përvojë profesionale së paku 5-vjeçare në

profesionin në të cilin ofrohet ky program studimi;

Kriteri 4 Rektori, zv/rektori, drejtori dhe zv/drejtori i qendrës ndëruniversitare, dekani,

zv/dekani, drejtori, përgjegjësi i departamentit,

përgjegjësi i shërbimit, përgjegjësi i programit janë të punësuar me kohë të plotë në institucionin që

ofron programin e studimeve;

Kriteri 5 Institucioni siguron personel të mjaftueshëm për udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e

praktikave profesionale.

Përgjegjësi i departamentit të inxhinierisë është Z. Sitki Mulla me gradën “Profesor i Asociuar” dhe me përvojë

shumë vjeçare akademike në universitete.

Titullaret e lëndëve\moduleve kanë të paktën gradën

“Doktor i Shkencave”.

Zj.Vera Ostreni-Rektore e AU, Prof.Dr.Ertela Mato

zv/rektore e AU, Z. Remzi Sulo Dekan i Fakultetit të Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike, , zv/dekani,

Z. Sitki Mulla përgjegjësi i departamentit të

inxhinierisë, janë të punësuar me kohë të plotë në institucionin që ofron programin e studimeve;

Institucioni siguron personel të mjaftueshëm për

udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e praktikave profesionale

Reference: 1. Studimin e RVB për programin e studimit Master I

Shkencave në Inxhinieri Elektronike;

2. Takim me Z. Remzi Sulo - Dekan i Fakultetit të

Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomisë në AU;

3. Takim me pedagogë të Departamentit të Inxhinierisë;

4. Takim me ZVCB;

5. Takimi me Zyren e Burimeve Njerezore

6. Takim me studentë të deges së Inxhinierisë Elektronike;

Standardi III.5 - Studentët që ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave” apo

programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë kanë udhëheqës për tezën.

Kriteri 1 Studentët që ndjekin këto programe

studimesh kanë një udhëheqës për punën kërkimore

dhe tezën që përgatisin për marrjen e diplomës në

përfundim të studimeve të këtij cikli; Kriteri 2 Udhëheqësi ka të paktën gradën

shkencore “Doktor”;

Kriteri 3 Udhëheqësi nuk mbikëqyr më shumë se 5 (pesë) studentë njëkohësisht për temat me karakter

kërkimor të aplikuar (si ato të ofruara në programet

e studimeve në fushat e shkencave të natyrës,

shkencave mjekësore, etj.) dhe më shumë se 10 (dhjetë) studentë njëkohësisht për temat e ofruara

në programet e studimeve në fushat e shkencave

shoqërore e humane.

Çdo student që ndjek studimin në programin Master i

Shkencave në Inxhinieri Elektronike ka një udhëheqës

për punën kërkimore dhe tezën që përgatisin për

marrjen e diplomës në përfundim të ciklit të studimeve. Teza e diplomës ka përmbajtjen e temës, trajtimit

shkencor të saj përgatitur nga studenti, formularin e

vlerësimit për tre fazat e përgatitjes së diplomës. Diploma së bashku me formularet arkivohen dhe një

kopje e saj është me CD.

Udhëheqësi ka të paktën gradën “Doktor”

Nuk evidentuam raste që Udhëheqësi mbikëqyr më shumë se 5 (pesë) studentë njëkohësisht për temat me

karakter kërkimor të aplikuar.

Referenca: 1. Studimin e RVB për programin e studimit Master I

Shkencave në Inxhinieri Elektronike;

2. Takim me Z. Remzi Sulo - Dekan i Fakultetit të

Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomisë në AU;

3. Takim me pedagogë të Departamentit të Inxhinierisë;

4. Takim me ZVCB;

5. Takimi me Zyren e Burimeve Njerezore

6. Takim me studentë të deges së Inxhinierisë Elektronike;

Standardi III.6 - Fusha studimore-kërkimore në të cilën është specializuar udhëheqësi është në

përputhje me fushën studimore në të cilën ofrohet programi i studimit dhe është parashikuar të

përgatitet teza.

Page 26: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËMaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Ufo University... · elektronike apo projektimin dhe realizimin e sistemeve të telekomunikacionit si edhe marrjen

Page 26

Kriteri 1 Fusha studimore-kërkimore në të cilën është

specializuar udhëheqësi është në përputhje me fushën

studimore në të cilën ofrohet programi i studimit.

Kriteri 2 Udhëheqësi ka njohuri të avancuara teorike

dhe aftësi të veçanta kërkimore në fushën në të cilën

ofrohet programi i studimeve dhe në të cilën është

parashikuar të hartohet teza.

Fusha studimore-kërkimore në të cilën udhëheqësi

është i specializuar është në fushën e elektronikës dhe

telekomunikacionit dhe me shumë eksperiencë në këtë fushë.

Standardi III.7 - Institucioni angazhon personel ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ për

përmbushjen e misionit të tij.

Kriteri 1 Institucioni dëshmon një angazhim optimal të

personelit ndihmës mësimor-shkencor për realizimin e orëve laboratorike dhe për mirëmbatjen e laboratorëve e

mjediseve shkollore;

Kriteri 2 Institucioni dëshmon një përdorim optimal të

burimeve njerëzore për përmbushjen e objektivave të

programeve të studimeve të ciklit të dytë.

„Albanian University” angazhon një staf ndihmës

mësimor-shkencor për realizimin e orëve praktike

laboratorike dhe për mirëmbajtjen e mjediseve shkollore (ambjentet si sallë interneti, salla e

bibliotekës etj).

Raportet Personel akademik/Personel

administrativ/student:

viti akademik 2012 – 2013

81/1/15

viti akademik 2013 – 2014

87/5/29

viti akademik 2014 – 2015

67/7/43

viti akademik 2015 – 2016

46/7/57

Angazhimi bëhet në format e mëposhtme:

1. Angazhimi i stafit akademik me experiencë që është specializuar në fushën inxhinieri

elektronike.

2. Angazhimi i stafit ndihmës mësimor-shkencor; 3. Angazhimi i studentëve përmes marrjes pjesë

në konkurse dhe konferenca;

Standardi III.8 - Personeli akademik realizon ngarkesën mësimore të përcaktuar në aktet ligjore e

nënligjore në fuqi. Kriteri 1 Personeli akademik realizon ngarkesën

mësimore të përcaktuar në aktet ligjore e nënligjore në

fuqi;

Kriteri 2 Ngarkesa mësimore e zhvilluar nga personeli

akademik në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe

në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë

dhe organizimi e drejtimi i tyre, vlerësohen me orë

mësimore.

Personeli akademik realizon ngarkesën mësimore të

përcaktuar në aktet ligjore e nënligjore në fuqi. Kjo

ngarkesë është vlerësuar me orë mësimore. Në vitin e parë zhvillohen 395 orë leksione në auditor, 197 orë

seminare, 80 orë në laborator. Në vitin e dytë

zhvillohen 164 orë në auditor leksione, 69 orë seminare

dhe 54 orë laboratore.

Standardi III.9 - Institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin e tij.

Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të dhënash të

hollësishme për anëtarët e personelit akademik të

përfshirë në program dhe të personit përgjegjës për

organizimin e programit të studimit;

Kriteri 2 Institucioni disponon për secilin semestër

listën e plotë të personelit akademik, të personelit

ndihmës mësimor-shkencor dhe personelit administrativ; Kriteri 3 Institucioni përcakton dhe publikon kriteret

dhe procedurat për rekrutimin e personelit akademik.

AU ka Departamentin e Burimeve Njerëzore që shërben

edhe si Arkivë për mbajtjen e të gjithë të dhënave. Të

dhënat mbahen edhe në departamentin e inxhinierisë. Këto të dhëna kanë të bëjnë me personelin akademik

dhe ndihmës mësimor të angazhuar në lëndët për çdo

semestër akademik. Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike

publikon në çdo fillim programi mësimor kalendarik së

bashku me personelin akademik të anagzhuar për

secilen lëndë. është përgjegjësia e departamenti që mbi bazën e nevojave për personel akademik të paraqesë

kërkesën në dekanat dhe më pas të zhvillojë procesin e

vendosjes së kritereve dhe kryerjes së procesit të rekrutimit.

Referenca:

Page 27: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËMaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Ufo University... · elektronike apo projektimin dhe realizimin e sistemeve të telekomunikacionit si edhe marrjen

Page 27

1. Studimin e RVB për programin e studimit Master I

Shkencave në Inxhinieri Elektronike;

2. Takim me Z. Remzi Sulo - Dekan i Fakultetit të

Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomisë në AU;

3. Takim me pedagogë të Departamentit të Inxhinierisë;

4. Takim me ZVCB;

5. Takimi me Zyren e Burimeve Njerezore

6. Takim me studentë të deges së Inxhinierisë Elektronike;

Konkluzionet e vlerësimit:

GVJ pas takimeve me përgjegjes të organeve drejtuese në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara dhe

Ekonomike, përgjegjësin e departamentit të inxhinierise dhe me stafin akademik në këtë departament si edhe

pasi vëzhgoi shumë të dhëna në Departamentin e Burimeve Njerëzore konkludoi se AU ndjek procedura

ligjore të personelit në përputhje me statutin dhe rregulloren e tij. Kërkesat për staf akademik me kohë të plotë

janë të përputhura me strategjinë e zhvillimit institucional të institucionit (2013-2017). Për programin Master I

Shkencave në Inxhinieri Elektronike janë të angazhuar 19 pedagogë me kohë të plotë. 15 prej tyre janë me

gradën Msc, 2 me gradën Dr. dhe 2 me gradën Prof.Asoc.Dr. Detyrimi për të mbuluar ngarkesën mësimore

mbi 2/3 e saj me personel akademik efektive nuk është plotësuar dukshëm deri në vitin akademik 2013-2014.

Dy vitet e fundit ky detyrim plotësohet). Në programin Master i Shkencave në Inxhinieri Elektronike

aktualisht (2015-2016) janë gjithsej 46 pedagogë në total të angazhuar për zhvillimin e programit të studimit të

marrë në vlerësim, 19 prej tyre janë me kohë të plotë dhe 27 janë me kohë të pjesshme. Ngarkesa mësimore e

planifikuar për këtë program studimi, nuk mbulohet nga personel akademik me kohë të plotë, niveli 2/3 i

mbulimit të ngarkesës nga personel akademik i brendshëm është përmirësuar dy vitet e fundit.

Personeli akademik me kohë të plotë, i angazhuar gjatë semestrit të parë 2015 – 2016, përbën 41% të

personelit akademik dhe mbulon 63% të ngarkesës mësimore totale për realizimin e programeve të studimit.

AU ndjek procedura ligjore dhe transparente të vlerësimit të personelit. Një mënyrë e periodike vleresimi ishin

pyetësoret e vlerësimit nga studenti të programit dhe mësimdhënies. Departamenti i inxhinierisë angazhon një

personel të kualifikuar dhe me eksperience të gjrë ne fushën e kërkimit me gradën “Doktor” si titullar të

modulit. Gjithashtu ndjek të gjithë procedurat e duhura për udhëheqjen e tezës së diplomës nga studenti në

fund të perfundimit të ciklit të studimeve. Procesi i mësimdhënies i nënshtrohet një proces vlerësimi periodik

dhe është ne përmirësim të vazhdueshëm.

Rekomandim: Departamenti duhet të punojë në drejtim të kualifikimit të stafit të ri për marrjen e gradës

Doktor. Departamenti i inxhinierise duhet të permirësojë procesin e rekrutimit për të punësuar si staf akademik

me kohë të plotë pedagogë me grada më te larta se MSc duke konsideruar që titullari i lëndës\modulit ne

programin e studimit “Master i Shkencave” duhet të ketë të paktën gradën “Doktor”.

4. Infrastruktura në funksion të programit të studimit, logjistika dhe shërbime të tjera ndaj

komunitetit

Programi Msc në Inxhinieri Elektronike ofrohet në ndërtesën në rrugën e Kavajes, Tiranë. Ambjentet janë të

përshtashme për leksione, praktika dhe laboratorë. Infrastruktura është moderne dhe sallat janë në perputhje me

standartet teknike për mësimdhënie. Hapësirat e klasave janë të mëdha dhe me dritë. Disponohet edhe sallë

interneti. Biblioteka e Fakultetit të Shkencave tëAplikuara dhe Ekonomisë ndodhet në të njëjtën ndërtesë të

Fakultetit te Shkencave te Aplikuara dhe Ekonomike. Biblioteka është e pajisur me të gjithë aksesorët dhe

lehtësirat për një studim dhe marrje informacioni. Salla është e pajisur me tavolina studimi dhe kompjutera.

Page 28: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËMaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Ufo University... · elektronike apo projektimin dhe realizimin e sistemeve të telekomunikacionit si edhe marrjen

Page 28

Interneti është në dispozicion gjatë orëve të studimit por edhe në punën kërkimore shkencore të pedagogëve.

Ofrohet literatura bazë dhe ndihmëse. Megjithëse në RVB u theksua që është krijuar fondi e-book në të vërtetë

ai ishte akoma në proces dhe nuk ishte disponibël për studentët.

Tabela 7

Mjediset për Universitetin Sasia Sipërfaqja

Salla për bibliotekën e Universitetit 3 297

Zyra për strukturat e Rektoratit 5 147.5

Zyra për Qendrat kërkimore 7 125

Zyrë për financën 2 47

Zyrë për Njësinë e SBC 1 23.2

Mjedis për fotokopjime, librari etj 3 30

Zyrë informacioni për studentët 4 24

Korridore/holle 33+ rreth1857

Mjedise sportive universitare (kontrata Aneksi nr.10) 1 4000m2

Mjedise shërbimi për të tretë 3 1130

Nyje higjenosanitare për studentet dhe te trete (kafe) 22 223.4

Nyje higjenosanitare për stafin 5 56.8

Zyra e burimeve njerëzore 1 19

Mjediset për stafin:

Mjediset për Fakultetin 1 – Fakulteti i Shkencave te

Aplikuara (Arkitekturës dhe Inxhinieri) Sasia Sipërfaqja

Salla për leksione 6 239.47

Klasa për seminare 7 230.36

Salla për aktivitete promovuese 1 60

Salla për praktikë lëndore/ profesionale 1 67.72

Laboratorë për lëndët 7 310.42

Laboratorë informatike 1 55.8

Salla interneti 31.4

Salla për bibliotekë 1 31.4

Mjedis për fotokopjime, librari etj 8.8

Zyrë informacioni për studentët 1 6

Korridore/holle/shkalle/ashensorë 7+ 588

Mjedise sportive 0 0

Zyra për Qendrat kërkimore 1 31

Mjedise çlodhëse si kafeteri/ fast-food/etj 1 125

Nyje higjeno-sanitare për studentët 7 55.4

Etj.... 0 0

Mjedise shërbimi për të tretë 1 125

Mjediset për stafin: Sasia Sipërfaqja

Zyra për Dekanin/zv dekanin/ kancelarin 5 147.5

Zyra për sekretarinë mësimore 8 184.54

Zyra për departamentet/qendrat kërkimore 7 125

Zyra për personelin akademik 13 325.21

Zyrë për financën 2 47

Zyrë për Njësinë e SBC 1 23.2

Salla për mbledhje 2 50.9

Mjedis për stafin e shërbimit 7 48.1

Nyje higjeno sanitare për personelin akademik 5 56.8

Mjedise shërbimi për stafin/arkiva 8 145.14

Mjedise shërbimi teknik 5 89.16

Page 29: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËMaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Ufo University... · elektronike apo projektimin dhe realizimin e sistemeve të telekomunikacionit si edhe marrjen

Page 29

Zyra e burimeve njerëzore 1 19

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi II.5 - Institucioni siguron infrastukturën e nevojshme për realizimin e programeve të studimeve të

ciklit të dytë dhe të programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë që ofron.

Kriteri 1 Institucioni ka një vendndodhje të përhershme, që

nënkupton mjedis qendror administrativ dhe mjedis ku

zhvillohet veprimtaria mësimore;

Kriteri 2 Këto mjedise janë në dispozicion të institucionit për

jo më pak se 6 vjet;

Kriteri 3 Nëse programi i studimit ofrohet në më shumë se një godinë, institucioni siguron menaxhim efikas dhe kontroll

të vazhdueshëm për arritjen e standardeve dhe zbatimin e

politikave arsimore të hartuara për realizmin e programeve të

studimeve që ofron;

Kriteri 4 Institucioni garanton kapacitete dhe mjedise të

mjaftueshme për realizimin e praktikave profesionale të

parashikuara për realizimin e programeve të studimeve në

fushat e shëndetësisë, veterinarisë, bujqësisë, shkencave

teknike, etj.

Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike e ka

vendodhjen tek rruga e “Kavajes”. Në këtë godinë është

vendosur edhe departamenti i inxhinierisë elektronike ku ofrohet edhe programi Master i Shkencave për Inxhinieri

Elektronike.

Mjediset janë në dispozicion të AU-së për një periudhë 10-vjeçare.

Programi Master i Shkencave në Inxhinieri Elektronike

zhvillohet në një godinë.

GVJ pasi lexoi me vëmendje RVB bëri një inspektim dy-ditor përkatësisht në data 18-19.04.2016 në ambjentet

ku zhvillohet programi Master i Shkencave për

Inxhinieri Elektronike. GVJ garanton se AU ka siguruar ambjetet e duhura, zotëron një infrastrukture të vlefshme

për të siguruar një mësimdhënie cilësore për këtë

program. Sallat e leksioneve, seminareve janë të pajisura me aksesorët e nevojshëm për të zhvilluar një mësim

bashkëkohor. Laboratorët janë të pajisur me mjetet dhe

pajisjet bazë për temat që trajtohen.

Standardi V. 1- Institucioni vë në dispozicion të studentëve bibliotekën e tij.

Kriteri 1 Institucioni siguron tekste mësimore cilësore dhe

literaturë ndihmëse të mjaftueshme dhe bashkëkohore;

Kriteri 2 Në bibliotekë ka literaturë të mjaftueshme që e

ndihmon studentin për për realizimin me sukses të programit

të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen

e tezës;

Kriteri 3 Në bibliotekë ka botime periodike dhe librari

elektronike, të cilat përmbajnë libra apo revista shkencore të

nevojshme për realizimin me sukses të programit të studimit,

të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës; Kriteri 4 Përgjegjësit e programit kanë hartuar një plan të

detajuar për shtimin e zërave të bibliotekës në mbështetje të

programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për

përgatitjen e tezës nga studentët, përfshirë edhe buxhetin e

planifikuar për këtë qëllim;

Kriteri 5 Biblioteka ka orare të shërbimit në përshtatje me

oraret e programeve të studimeve dhe nevojat e studentëve.

Për zbatimin e programit MSc. në Inxhinieri

Elektronike, në godinën e Fakultetit të Shkencave të

Aplikuara dhe Ekonomike është vënë në dispozicion edhe një bibliotekë e cila ka kapacitetin e mjaftueshëm

për të akomoduar 50 studentë për studim. Biblioteka

është e pajisur me libra shkollore në gjuhën shqipe dhe

anglisht. GVJ nuk evidentoi shumë libra që ishin edhe literatura bazë e shprehur edhe në syllabuset për këtë

program. Aktualisht ishin në dispozicion 156 tituj fizike

librash për inxhinieri kompjuterike dhe elektronike, dhe 51 libra si literaturë bazë ndërsa në RVB shprehet se

jane rreth 6000 libra që i përkasin titujve të ndryshëm.

Në biblioteke kishte shumë botime periodike dhe revista shkencore. Në RVB është shprehur që është krijuar fondi

e-book por u evidentua se është akoma në proces dhe

nuk është aktualisht disponibël për studentët dhe

pedagogët. Për blerjen e librave është hapur një fond i vecantë. Cdo

department paraqet edhe kërkesat e tij për libra shkollore

dhe janë në proces të blerjes së tyre.Nga ana e tyre pedagogët u japin studentëve leksione të shkruara,

prezantime etj. Biblioteka ka një skedar regjistrimi për

cdo student.Aktualisht në total ishin vetëm 16 të

regjistruar në bibliotekë nga ku rezultonin 5 studentë në inxhinieri kompjuterike dhe 1 studentë në inxhinieri

elektronike.

Biblioteka është e hapur për një periudhe kohore 8.00-16.00 sipas nevojave të studenteve dhe është e pajisur

me mjete didaktike dhe akses në internet.

Reference: 1. RVB

Page 30: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËMaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Ufo University... · elektronike apo projektimin dhe realizimin e sistemeve të telekomunikacionit si edhe marrjen

Page 30

2. Vizitë në bibliotekë

Standardi V. 2- Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë të mjaftueshëm dhe mjedise të

përshtatshme mësimore.

Kriteri 1 Institucioni dëshmon se ka në sasi të mjaftueshme:

laboratorë, klasa, zyra, studio e mjedise të tjera me pajisje

elektronike dhe të teknologjisë së informacionit, për

realizimin e programit të studimeve;

Kriteri 2 Pajisjet e mjediseve mësimore janë të përshtatshme

për mësimdhënie në përputhje me qëllimet e programit;

Kriteri 3 Laboratorët përmbajnë aparaturat dhe mjetet e

nevojshme për plotësimin e kërkesave të programeve të

studimeve dhe për zhvillimin e praktikave të parashikuara nga programi i studimit, në përputhje me qëllimet e programit, si

dhe mirëmbahen dhe janë në përmirësim të vazhdueshëm;

Kriteri 4 Institucioni, në varësi të programeve të studimeve

që ofron, ka së paku një laborator, për secilin grup leksionesh

ku parashikohen praktika laboratorike.

AU zotëron godina të cilat ofrojnë një hapesirë të

mjaftueshme për studim. Aktualisht Bsc. Inxhinieri

Elektronike zhvillohet në godinen nr.1 përshkrimi i të cilës është bërë qartë më sipër në përshkrimin e

infrastrukturës. Godina është e pajisur me auditorë të

mëdhenj që kanë një kapacitet mbajtës 75 studentë për

salla leksioni, salla seminari me kapacitet 30-50 studentë. Përveç kësaj në godinë janë të vendosur edhe

laboratorë, sallë interneti. Çdo auditor dhe sallë leksioni

është e pajisur me tabela të mjaftueshme për pedagogun. Sallat e seminareve janë të vogla që mundësojnë

zhvillimin e praktikave (ore ushtrime) në grupe te vogla.

Laboratorët janë gjithashtu të pajisur me softëare simulimi dhe projektimi (MATLAB etj) si edhe me

materiale e komponente të elektronikës dhe

telekomunikacionit të cilat vihen në dispozicion të

studenteve dhe pedagogëve për mbarevajtjen e leksioneve dhe punëve laboratorike.

Për zhvillimin e MSc në Inxhinieri Elektronike

laboratorët e vënë në dispozicion janë të mjaftueshem për zhvillimin e moduleve mësimore. Kryesisht

zhvillohen 12 laboratorë në semestrin e I-rë dhe 8 në

semestrin e II-te. Zakonisht jane me 6 – 8 tavolina pune

ku akomodohen lehtësisht 12 studentë. Universiteti ka një frymë investimi në drejtim të

përmirësimit të laboratorëve. Çdo kërkesë e

departamentit inxhinierik për blerje pajisje të reja laboratorike shqyrtohet nga dekani dhe vijohet me

blerjen e tyre. Studentët në nivel mastër kryejnë

lehtësisht projekte kërkimore të cilat i paraqesin në konferenca kombëtare organizuar edhe nga vetë

universiteti. Aktualisht evidentuam dy punime nga

studentë në Mastër Inxhinieri Elektronike për tu

paraqitur në Konferencë që organizohet nga Universiteti në Maj 2016.

Për zhvillimin e programit mësimor në MSc Inxhinieri

Elektronike, është në dispozicion:

Laboratori i Informatikës (24+1 PC)

Laboratori i Elektronikës (salla 201),

Laboratori Baza Elektronike dhe Makinat

Elektrike;

Laboratori i Mekatronikës dhe Automatikës;

Laboratori i Matjeve (elektrike dhe elektronike);

Laboratori i Fizikës;

Laboratori i elektronikës analog-dixhital;

Page 31: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËMaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Ufo University... · elektronike apo projektimin dhe realizimin e sistemeve të telekomunikacionit si edhe marrjen

Page 31

Konkluzionet e vlerësimit:

GVB konstaton se AU zotëron godina të mjaftueshme për të zhvilluar programet mësimore. Fakulteti i Shkencave të

Aplikuara dhe Ekonomike eshte i pozicionuar në Tiranë. Godina ku ofrohet edhe programi Master i Shkencave për Inxhinieri Elektronike zotëron ambjente të bollshme dhe të pajisura me aksësoret e duhur për të siguruar një

mësimdhënie cilësore. Në godinë është e vendosur edhe biblioteka e cila siguron botime periodike dhe libra

mësimore për këtë program. Nga takimi me drejtuesen e Zyrës së Sigurimit të Cilësisë së Brendshme na u theksua

puna që bëhet për përkthimin e teksteve në programin master, pasi shumica e tyre jane në anglisht. Rekomandohet të bëhet një punë më e madhe në pasurimin e bibliotekës me literature bazë e shprehur në syllabuse. AU zotëron 9

laboratorë për zhvillimin e moduleve në MSc. Inxhinierike Elektronike.

5. Financimi dhe menaxhimi i burimeve financiare

“Albanian University” është një institucion privat ku burimet financiare janë kryesisht nga tarifat e shkollimit

dhe nga aktivitete të tjera tregtare. Të gjithë të ardhurat nga tarifat e shkollimit shkojnë në rritjen e kapaciteteve

dhe në përmirësimin e infrastrukturës mësimore dhe laboratorike. Universiteti disponon një njësi manaxhimi të

burimeve financiare dhe kontrollin e tyre. Universiteti harton cdo vit një raport financiar i cili auditohet edhe

nga ekspertë kontabël te licensuar. Në raportin financiar jepen me detaje të ardhurat, shpenzimet operative,

pagat, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore dhe shumë të dhëna financiare të tjera. Universiteti rezulton me një

bilanc financiar pozitiv duke arritur të mbulojë shpenzimet e tij dhe duke treguar qëndrueshmeri financiare.

Burimet financiare janë ato që lidhen me tarifat e shkollimit të studentëve. 17% e këtyre burimeve të ardhurave

shpenzohen për qiranë e objekteve dhe shërbimeve të tjera të lidhura me të (mirembajtja, pastrimi, ngrohja,

ftohja etj.) dhe 58% e burimit të të ardhurave shpenzohen për pagat dhe sigurimet e stafit të punësuar

(akademik dhe administrative), si edhe për mbulimin e shpenzimeve që lidhen me reklamën, internet, pajisje

dhe aparatura, mjetet e konsumit dhe detyrimet ndaj shtetit. Të ardhurat dhe financimet në AU regjistrohen dhe

auditohen mbi bazën e NIPT-it të AU-së. Nuk mund të japim të mendim në lidhje me të ardhurat dhe

shpenzimet për programin Master i Shkencave në Inxhinieri Elektronike pasi të dhënat që disponojmë shprehen

në total, pa specifikime për programet e studimit në veçanti. Vlen të thekohet që universiteti AU ofron 69

programe studimi.

Nuk mund të japim mendim në lidhje me të ardhurat dhe financimi në programin e studimit Master i

Shkencave në Inxhinieri Elektronike. Nuk mund të japim mendim në lidhje me shpenzimet për studentët

dhe kosto e studimit për vit akademik në programin e studimit Master i Shkencave në Inxhinieri

Elektronike.

Të ardhurat

Të Ardhurat nga 2009-2010 2010-2011 2011-2012 2012-2013

Fonde publike:

Pushteti qendror

Pushteti vendor

Gjithsej

Fonde Jopublike:

Grantet për Kërkim dhe kontratat

Konsulencat, shërbimet

Tarifat për dhe gjatë shkollimit 774,000,000 923,000,000 1,200,000,000 1,136,700,000

Sponsorizimet

Page 32: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËMaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Ufo University... · elektronike apo projektimin dhe realizimin e sistemeve të telekomunikacionit si edhe marrjen

Page 32

Shërbimet trajnuese (kualifikimi i

vazhdueshëm)

Donacionet, aktivitetet siguruese,

fondacione, etj

Aktivitete tregtare

Gjithsej 774000000 923000000 1200000000 1136700000

Shuma 774000000 923000000 1200000000 1136700000

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi II.9 - Institucioni bën një auditim të përvitshëm (të jashtëm dhe/ose të brendshëm) të situatës

financiare.

Kriteri 1 Raporti i auditit paraqet të gjithë situatën

financiare për përdorimin e buxhetit të vënë në dispozicion

për realizimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë;

Kriteri 2 Raporti i auditit përmban një pasqyrë të qartë të

granteve të huaja të përfituara dhe kontratave të

shërbimeve të lidhura në funksion të realizimit të

programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve

të integruara të studimeve të ciklit të dytë;

Kriteri 3 Raporti i auditit analizon eficiencën e përdorimit

të të ardhurave nga tarifat e studentëve në funksion të

rritjes së cilësisë së studimeve në këtë cikël studimesh.

“Albanian University” është një institucion privat ku burimet financiare janë kryesisht nga tarifat e

shkollimit dhe nga aktivitete të tjera tregtare. Të

gjithë të ardhurat nga tarifat e shkollimit shkojnë në

rritjen e kapaciteteve dhe në përmirësimin e infrastrukturës mësimore dhe laboratorike.

Universiteti disponon një njësi manaxhimi të

burimeve financiare dhe kontrollin e tyre. Universiteti harton cdo vit një raport financiar i cili auditohet edhe

nga ekspertë kontabël te licensuar. Nuk ka grante të

huaja. Nuk mund te japim mendim ne lidhje me raportet e auditimit pasi nuk disponojmë të dhëna në

lidhje me to.

Referenca: 1. Raporti nga RVB per Programin Master i

Shkencave per Inxhinieri Elektronike

Standardi VI.1 - Institucioni harton një raport financiar të kostove të programeve të studimeve.

Kriteri 1 Institucioni harton një raport që pasqyron të

dhëna të hollësishme financiare të kostove për realizimin e

programeve të studimeve, si kostot operacionale, kostot

fikse të mjediseve dhe të pajisjeve, etj.

Kriteri 2 Institucioni dëshmon se ka një qëndrueshmëri financiare përgjatë kohës së zhvillimit të programeve të

studimeve dhe se ka kapacitete financiare të mjaftueshme

për përmirësimin e situatës financiare dhe gjenerimin e të

ardhurave në të ardhmen.

Universiteti harton cdo vit një raport financiar i cili

auditohet edhe nga ekspertë kontabël te licensuar. Në

raportin financiar jepen me detaje të ardhurat, shpenzimet operative, pagat, sigurimet shoqërore dhe

shëndetësore dhe shumë të dhëna financiare të tjera.

Universiteti rezulton me një bilanc financiar pozitiv

duke arritur të mbulojë shpenzimet e tij dhe duke treguar qëndrueshmeri financiare. Nuk mund të japim

të mendim në lidhje me të ardhurat dhe shpenzimet

për programin pasi të dhënat që disponojmë janë deri në vitin 2013 dhe shprehen në total, pa specifikime

për programet e studimit në veçanti. Vlen të thekohet

që universiteti AU ofron 69 programe studimi. AU paraqet qëndrueshmeri financiare pasi rezulton se

mbulon shpenzimet vjetore.

Referenca: 1. Raporti nga RVB per Programin Master i

Shkencave per Inxhinieri Elektronike

Konkluzionet e vlerësimit:

Bazuar në RVB, në takim me me dekanin e Fakultetit të Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike dhe nga

vizita në terren evidentoj që standarti II.9 dhe VI.1 janë protësuar. AU Paraqet qëndrueshmeri financiare pasi

rezulton me fitim në vitet e fundit .

6. Sistemi i Brendshëm i Sigurimit të Cilësisë

Page 33: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËMaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Ufo University... · elektronike apo projektimin dhe realizimin e sistemeve të telekomunikacionit si edhe marrjen

Page 33

Në “Albanian University” sistemi i brendshëm i sigurimit të cilesisë sigurohet nga Zyra e Sigurimit të

Brendshëm të Cilesisë. Kjo parashikohet nga neni 18 i Statutit të Universitetit si një organ i panvarur i cili ka të

gjitha informacionet e universitetit duke mundësuar në bazë të politikave dhe kritereve që kjo zyrë bën

sigurimin e cilësisë në universitet në tërësi dhe në departamente në veçanti. Zyra e Sigurimit të Brendshëm të

Cilesisë është në varësi të Rektorit të Universitetit dhe ka detyrimin e paraqitjes vjetore të raportit. Në këtë

raport përfshihen informacione dhe vlerësime për procesin emësimdhënies dhe kërkimit shkencor, cilësinë e

shërbimit akademik dhe administrativ të ofruar si edhe rekomandon masa që duhet të merren në lidhje me

përmirësimin cilësor të mësimdhënies. Sistemi i brendshëm i cilesisë funksion në cdo departament. Funksionet

dhe detyrat e ZBSC-së jane të parashikuara në nenin 13 të Rregullores së brendshme të universitetit. ZBSC

është e përbërë nga një grup pune e përbërë nga tre individë përkatësisht: Elona Mehmeti (Dr. në proces), Sidita

Coniku dhe Leudita Docaj. Kjo zyrë ndërmerr hartimin e anketimeve dhe modeleve të raporteve vlerësuese, të

cilat më tej shpërndahen në departamentin e inxhinierisë dhe pas plotësimit të tyre prej pedagogëve dhe

studentëve ZBSC bën të mundur përpunimin statistikor të tyre duke nxjerr problematikën dhe rekomandon

përmirësimet e duhura.

Takimi në NJSBC, sipas agendës u zhvillua në datën 18 prill 2016 drejtuesja e kësaj zyre që nga viti 2009,

Elona Mehmeti bëri një prezantim të punës së NJSBC. Aktiviteti i NJSBC konsiston në:

Hartimin e anketimeve për studentët , të cilët zhvillohen dy herë në vit, në muajin maj dhe janar përpara

provimeve.

Që prej dy vite për pyetësoret përdoret një sistem on-line

Shqyrtimin e të gjithë dosjeve të studenteve, që rregjistrohen për herë të parë

Rishikimin për herë të fundit të gjitha raportet e vlerësimit të brendshëm.

Përpunimin e të dhënave të cdo raporti që vjen nga departamenti, për secilin pedagog

Paraqitjen e raportit tek rektori.

Në fund të takimit drejtuesja e NJSBC, na dorëzoi të gjithë dokumentacionin e kërkuar nga grupi, që

vërtetonte punën e kësaj zyre.

Nga modelet e pyetësorëve del se përgjithësisht tendenca ka qenë për të marrë mendime për çdo lëndë të

programit. Numri i studentëve të anketuar ndryshon nga njëri anketim në tjetrin, në varësi dhe të studentëve të

pranishëm në momentin e kryerjes 45 % te tyre janë pyetur. Të gjithë pyetsorët përpunohen dhe mendimet e

shprehura i paraqiten me shkrim . GVJ ju vu në dispozicion një raport vlerësimi i përpunimit të pyetësorëve të

vlerësimit nga studentet e programit bachelor. Bazuar në këto vlerësime janë bërë ndryshime në kurrikula,

përmirësime të niveleve të shërbimit, përfundime kontratash me staf akademik. Gjatë intervistës me studentët,

ata u shprehen të kënaqur me faktin që opinionet e tyre të marra nëpërmjet pyetësorëve ishin marrë në

konsideratë .

Nga takimet me GVB doli qartë roli i secilit anëtar në këtë grup gjatë procesit të Vlerësimit të Brendshëm si

dhe në përgatitjen e Raportit.

Të dhëna sasiore për punën konkrete në NJSBC për programin e studimit:

o Janë bërë dy anketime në vit.

o Janë anketuar 45 % e numrit total të studentëve me random si përzgjdhje.

o Janë përpunuar të gjitha anketimet dhe të dhënat kanë dalë në formë sasiore dhe cilësore.

Page 34: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËMaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Ufo University... · elektronike apo projektimin dhe realizimin e sistemeve të telekomunikacionit si edhe marrjen

Page 34

o Është tentuar që raporti të përmirësoet pas cdo semestri. Janë bërë rekomandimet e duhura në lidhje

me përmirësimet që duhet të bëhen në mësimdhënie, në lidhje me stafin akademik, në punën me

studentët si edhe përmirësimet në infrastrukturë.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi I.10 - Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për

ecurinë e programeve të studimeve.

Kriteri 1 Institucioni përdor metodologji vlerësimi,

instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e

programeve të studimeve;

Kriteri 2 Institucioni e përfshin këtë informacion në

vetëvlerësimin që bën për arritjen e sigurimit të brendshëm

të cilësisë;

Kriteri 3 Institucioni publikon rezultatet e vlerësimit dhe

rezultatet që synon të arrijë; Kriteri 4 Institucioni, për kryerjen e vlerësimit, përdor

metoda të tërthorta ose të drejtpërdrejta.

Të tërthorta:

a. Sondazhe: të studentëve që ndjekin programet e

studimeve, të të diplomuarve në këto programe në vitet

e mëparshme akademike apo në ciklet e ndryshme të

studimeve;

b. Sondazhe të vlerësimit të mësimdhënies, kurrikulës, të

të mësuarit;

c. Pyetje konceptuale; d. Intervista;

e. Etj.

Të drejtpërdrejta:

a. Rezultatet e arritura nga studentët në teste të

standardizuara kombëtare/ndërkombëtare (p.sh.

provimi i shtetit për profesionet e rregulluara, etj);

b. Dëgjime në auditor;

c. Rezultatet e arritura nga studentët në provimet e

vlerësuara me nota/pikë;

d. Rezultatet e arritura nga studentët në testimet

paraprake dhe përfundimtare, provimet për module, praktikat profesionale;

e. Rezultatet e arritura nga studentët në vlerësimin e

detyrave të kryera gjatë zhvillimit të programit të

studimit (punë individuale apo në grup, detyra kursi

për të analizuar të kuptuarit konceptual, referatet,

projektet, provimet, etj.);

f. Vëzhgime gjatë kryerjes së ushtrimeve/praktikës;

g. Rezultatet e arritura dhe cilësia e rezultatit të kërkimit -

tezës;

h. Etj.

NJSBC përdor metodologji vlerësimi për cilësinë e

mësimdhënies. Ndër instrumentat matës më kryesor

të saj vlen të përmenden raportet semestrale dhe vjetore. Matja e cilësisë për programin Master i

Shkencave në Inxhinieri Elektronike bëhet nga shefi

i departamentit të inxhinierisë përmes kontrollit në bazë të një plan pune të vendosur në fillim semestri

tek stafi PAK dhe PAE. Gjithashtu shpërndahen

edhe pyetsorë vlerësimi në fund të cdo moduli dhe nga rezultatet në fund të cdo provimi.

AU ka institucionalizuar praktikën e sigurimit të

cilësisë së brendshme duke ngritur NJSBC. Kjo

njësi, ndjek procesin e vlerësimit të cilësisë, duke

matur ecurinë e programeve të studimit për qëllime

përmirësimi. Në këtë proces, NJSBC përdor

metodologji të caktuar, me instrumente matëse dhe

vlerësuese Në procesin e vlerësimit të stafit

përfshihet edhe Departamenti. Vleresimi bëhet

nëpërmjet instrumentave që përdor NJSBC dhe nga

shefi i departamentit nepermjet kontrolleve dhe

analizave. NJSBC e përfshin këtë informacion në

raporte semestrale dhe vjetore, ku përfshihen edhe

të dhënat e % e kalueshmërisë dhe notat mesatare

Në raportin vjetor të AU, publikon rezultatet e

pritshme dhe rezultatet që synon të arrijë.

AU përdor praktika, procedura dhe instrumente të

vlerësimi, monitorimi e evidentimi të cilësisë, si:

pyetësorët, intervistat, rezultatet e detyrave,

testimeve paraprake, provimeve, vëzhgime në

praktikë, kontrolle te pedagogët.

GVJ ju vunë në dispozicion disa prej

instrumenteve të përdorura nga NJSBC, si

pyetësor për studentët dhe raporti i vlerësimit në

përpunimin e tyre.

Referenca:

1. Studimin e RVB për programin e studimit Master I

Shkencave në Inxhinieri Elektronike;

2. Takim me Z. Remzi Sulo - Dekan i Fakultetit të

Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomisë në AU;

3. Takim me pedagogë të Departamentit të Inxhinierisë;

4. Takim me ZVCB;

5. Takimi me Zyren e Burimeve Njerezore

Page 35: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËMaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Ufo University... · elektronike apo projektimin dhe realizimin e sistemeve të telekomunikacionit si edhe marrjen

Page 35

6. Takim me studentë të deges së Inxhinierisë

Elektronike;

Standardi I.13 - Institucioni publikon rregullisht informacion të paanshëm dhe objektiv, sasior e

cilësor, për vlerësimin e brendshëm.

Kriteri 1 Institucioni publikon rregullisht broshura, buletine

etj., të hartuara dhe botuara nga institucioni, për vlerësimin

e brendshëm;

Kriteri 2 Institucioni publikon rregullisht prezantime në faqe interneti, video e audio etj. për vlerësimin e brendshëm.

ZSCB në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave

të Aplikuara dhe me departamentin e inxhinierisë janë përgjegjës për përgatitjen e raporteve për

vlerësimin e brendshëm. Në raportin vjetor të AU,

publikon rezultatet e pritshme dhe rezultatet që

synon të arrijë. Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike

nuk publikon prezantime në faqe interneti, video e

audio etj për vlerësimin e brendshëm.

Standardi II.7 - Institucioni kryen një analizë vjetore për vlerësimin e programeve të studimeve të

ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë. Kriteri 1 Institucioni harton një analizë vjetore për

vlerësimin e ecurisë së programeve të studimeve të ciklit të

dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të

dytë;

Kriteri 2 Institucioni harton politika që synojnë

përmirësimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Nga takimi me përfaqësuesen e ZVCB dhe takimet

me stafin akademik dhe studentët GVJ evidentoi se hartohen raporte vjetore në lidhje me ecurinë e

programit Master i Shkencave në Inxhinieri

Elektronike. Këto raporte janë të bazuara në të dhënat e mbledhura përmes pyetsorëve nga

studentët, duke parë rezultatet e studentëve në

provime, nga kontrollet periodike të organizuar nga

departamenti i inxhinierisë mbi bazën e një plan kontrolli të miratuar nëfillim të çdo viti akademik.

Raporti më pas i kalohet Rektorit të Universitetit

dhe Senatit dhe ndërmerren masa për të plotësuar rekomandimet e shprehura në këto raporte.

AU ka hartuar dhe zbaton një strategji për

përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Strategjia,

politika dhe procedurat janë bërë publike.

Standardi VIII.1 - Institucioni garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e programeve të studimeve.

Kriteri 1 Institucioni ka plotësuar standardet institucionale

dhe është akredituar në nivel institucional përpara aplikimit për akreditimin e programeve të studimeve;

Kriteri 2 Institucioni përdor instrumentet e duhura për

sigurimin e cilësisë;

Kriteri 3 Institucioni harton një politikë dhe ndjek

procedura të caktuara për sigurimin e cilësisë dhe

standardeve të programeve të tyre;

Kriteri 4 Institucioni përdor mekanizma formalë për

shqyrtimin, miratimin dhe mbikëqyrjen e herëpashershme të

programeve të studimit;

Kriteri 5 Institucioni synon ndërgjegjësimin e personelit të

vet dhe të studentëve që ndjekin programet e studimeve që

ofrohen, për rëndësinë e cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në to;

Kriteri 6 Institucioni harton dhe zbaton një strategji për

përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Strategjia, politika

dhe procedurat janë publikuar.

Bazuar në informacionin e dhënë nga RVB rezulton

se AU eshte ne proces akreditimi institucional per te

gjithe universitetin.

AU ka ngritur Njësinë e Sigurimit të Brendshëm të

Cilësisë. AU ka përgatitur një sërë instrumentesh të

cilat i përdor në funksion të sigurimit të cilësisë.

AU ka përgatitur dokumentin e politikës së

vlerësimit dhe ndjek procedura të caktuara për

sigurimin e cilësisë dhe standardeve të programeve

të tyre.

AU kryen shqyrtimin, miratimin dhe mbikëqyrjen e

herëpas-hershme të programeve të studimit.

AU ka përgatitur materiale dhe ka organizuar

trajnime për informimin dhe ndërgjegjësimin e stafit

dhe të studentëve për sigurimin e cilësisë dhe rolin e

tyre në këtë proces.

AU ka hartuar dhe zbaton një strategji për

përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Strategjia,

politika dhe procedurat janë bërë publike.

Referenca:

1. Studimin e programit të Mastër në Inxhinieri

Page 36: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËMaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Ufo University... · elektronike apo projektimin dhe realizimin e sistemeve të telekomunikacionit si edhe marrjen

Page 36

Elektronike në AU;

2. Studimin e RVB për programin e studimit Master I

Shkencave në Inxhinieri Elektronike;

3. Takimi me Zj. Vera Ostreni-Rektore e AU-së

mbajtur në datë 18.04.2016;

4. Takim me Z. Remzi Sulo - Dekan i Fakultetit të

Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomisë në AU;

5. Takim me pedagogë të Departamentit të

Inxhinierisë;

6. Takim me ZVCB;

7. Takim me studentë të deges së Inxhinierisë

Elektronike;

Konkluzionet e vlerësimit:

AU garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e programeve të studimeve. Që nga viti 2009, AU ka ngritur

Njësinë e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë , e cila ka përgatitur një sërë instrumentesh të cilat i përdor në

funksion të sigurimit të cilësisë. Vlerësimi për procesin mësimor bëhet dy herë në vit para sesionit të

provimeve. Vlerësimet pasqyrohen në raporte semestrale dhe në raportin vjetor, ku përfshihen edhe të dhënat

mbi % e kalueshmërisë dhe notës mesatare të studentëve. Raporti vjetor i kalon Rektorit.

Vlen të theksohet se AU është tashmë në proces akreditimi si universitet përpara aplikimit për akreditimin e

programit mësimor Master i Shkencave në Inxhinieri Elektronike.

POLITIKAT E FORMIMIT TË STUDENTËVE

7. Programi i studimit, organizimi i tij

Bazuar në dokumentacionin e vënë në dispozicion programi i studimit Master i Shkencave në Inxhinieri

Elektronike ka për qëllim të realizojë përgatitjen teoriko-praktike të nevojshme për ushtrimin e profesionit si

inxhinier në fushën e elektronikës dhe telekomunikacionit. Kjo përgatitje, gjatë periudhës dy vjeçare mbi

nivelin “Bachelor“, ku merren bazat e nevojshme për të thelluar studimet dhe për të përfituar kompetenca më

specifike mbi tema më të profilizuara, u krijon mundësinë studentëve të marrin njohuri më të thelluara në

fushën përkatëse. Ky thellim i njohurive ndihmon inxhinierët e rinj në një integrim më të lehtë në tregun e

punës. Programi i studimit ka për qëllim të krijojë një profil të studentit të diplomuar, të aftë që nëpërmjet

proçesit të përfitimit të njohurive dhe vlerësimit, të zhvillojë një sërë shprehish dhe kompetencash, si:

a) aftësinë për të zhvilluar veprimtarinë në institucione e firma të ndryshme me sisteme elektronike të

aplikuara dhe telekomunikacion,

b) aftësinë për të zhvilluar veprimtarinë e drejtpërdrejtë në industrinë e prodhimit të pajisjeve elektronike

apo projektimin dhe realizimin e sistemeve të telekomunikacionit

c) pas një periudhe stazhi në profesion dhe studimeve të avancuara, aftësinë për të drejtuar kualifikimin

apo edhe përgatitjen e teknikëve dhe kuadrove të ardhshëm në këtë fushë.

1. Disiplinat e formimit tё pёrgjithshёm plotёsojnё 10 ETCS ose 8,3 % tё programit tё pёrgjithshёm.

2. Disiplina tё formimit karakterizues plotёsojnё 50 ETCS, ose 41,7 % tё programit formues

3. Disiplinat formuese tё ngjashme ose integruese me disiplinat karakterizuese plotёsojnё 10 ETCS, ose 8,3 %

tё programit formues.

4. Disiplina formuese të zgjedhura nga studentët plotësojnë 8 ECTS ose 6,7 % të programit.

5. Disiplinat e veprimtarisё formuese, pёr gjuhё, informatikё dhe praktika plotёsojnё 12 ETCS, ose 10 % tё

programit tё formimit.

6. Provimi i diplomёs plotёson 30 ETCS, ose 25 % tё strukturёs Master i Shkencave.

Page 37: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËMaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Ufo University... · elektronike apo projektimin dhe realizimin e sistemeve të telekomunikacionit si edhe marrjen

Page 37

Referuar syllabuse të programit Master në Inxhinieri Elektronike, përdoret një model syllabusi i cili përban të

dhëna në lidhje me: qëllimin, modulin ku përfshihet lënda, kategorizimin e lëndës sipas veprimtarisë, semetrin

kur zhvillohet, pedagogu përgjegjës dhe të dhënat e komunikimit me të nga ana e studentëve, qëllimi dhe

objektivat e lëndës, literatura bazë dhe plotësuese, format e testimit, temat që trajtohen, detyrimet që duhet të

respektojë studenti, nëse ka ose parakushte për të ndjekur këtë lëndë. Organizimi i lëndëve, ndarjes sipas

semestrave, orëve në auditor dhe jashtë auditorit, jepen në vijim, sipas viteve.

Organizimi i vitit mësimor: Viti akademik ka 30 javë mësimore. Viti akademik ndahet në dy semestra,

semestri i parë (I) dhe semestri i dytë (II). Secili semestër ka 15 javë mësimore. Gjatë vitit të pare akademik

organizohen tre sesione provimesh. Në vitet e tjera akademike organizohen pesë sesione provimesh të

përcaktuara në kalendarin akademik te cdo programi mësimor dhe tre sesione diplomimi.

Vlerësimi i Treguesve të matshëm:

Viti i fillimit, qëllimet dhe objektivat e çdo programi studimi

Organizimi i çdo programi studimi (vite, semestra, javë etj.)

1 vit akademik ka 30 javë mësimore në auditor

1 Semestër ka 15 javë mësimore në auditor

1 ECTS = 25 orë mësimore punë të studentit

1 orë mësimore = 60'

Emërtimi i Diplomës për çdo programi studimi Master i Shkencave në Inxhinieri Elektronike

Mënyra e përcaktimit të krediteve (ECTS) për format e studimit:

Për leksionet 9 – 11 orë në auditor dhe 14 – 16 orë punë e pavarur e studentit

Për Seminaret/Ushtrimet 13 – 16 orë në auditor dhe 9 - 12 orë punë e pavarur e studentit

Për Laboratoret 15 – 16 orë në auditor dhe 9 - 10 orë punë e pavarur e studentit

Për Praktikën Profesionale 0 orë në auditor dhe 25 orë punë e pavarur e studentit

Provimi përfundimtar (Teza e Diplomës) 3 orë në auditor dhe 22 orë punë e pavarur e studentit

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi I.1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij. Kriteri 1 Institucioni ofron programe të akredituara të

studimeve, të organizuara në module dhe të vlerësuara në

kredite, sipas Sistemit Europian të Transferimit dhe

Grumbullimit të Krediteve (ECTS);

Kriteri 2 Sasia mesatare e krediteve të grumbulluara gjatë një

AU ofron programe të licencuara të studimeve, të

organizuara sipas krediteve europiane ECTS. Programi

i studimit Master i Shkencave në Inxhinieri Elektronike kalon për herë të parë procedurat e vlerësimit të

Page 38: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËMaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Ufo University... · elektronike apo projektimin dhe realizimin e sistemeve të telekomunikacionit si edhe marrjen

Page 38

viti nga një student që ndjek një program studimi me kohë të

plotë është 60 kredite; jashtëm dhe akreditimit.

Sasia mesatare e krediteve të grumbulluara gjatë një

viti akademik nga një student që ndjek këtë program studimi me kohë të plotë është 60 kreditë. Për të dy

vitet e studimit, studenti duhet të grumbullojë 120

kreditë

Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.

Kriteri 2 Programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i

Shkencave”, “Master i arteve të bukura” apo “Master

Profesional” i pajisin studentët që zotërojnë diplomën

universitare “Bachelor” me njohuri të thelluara, teorike dhe

praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor apo trajnim të

mirëfilltë profesional;

Kriteri 3 Programet e studimeve “Master i Shkencave” ose

“Master i arteve të bukura” dhe “Master Profesional” synojnë

të zgjerojnë njohuritë e fituara në ciklin e parë të studimeve;

Kriteri 4 Programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë

(në mjekësi, stomatologji, farmaci, veterinari, arkitekturë) i pajisin studentët me njohuri të thelluara dhe kompetenca

shkencore, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim

shkencor sipas fushës. Pas përfundimit të tyre si dhe

përfundimit me sukses të provimit të shtetit për programin

specifik, studentët fitojnë të drejtën e ushtrimit të një

profesioni të rregulluar sipas ligjit në fuqi;

Kriteri 5 Programet e studimeve të këtij cikli i pajisin

studentët me kompetenca të përgjithshme dhe profesionale që

synohen të arrihen apo të zgjerohen gjatë zhvillimit të tij;

Kriteri 6 Programet e studimeve “Master i Shkencave” ose

“Master i arteve të bukura”dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë krijojnë baza të qëndrueshme

njohurish për studimet e ciklit të tretë doktoratës, duke

përfshirë aftësimin për kërkimin shkencor dhe plotësimin e

parakushteve (njohuri, aftësi dhe kompetenca) për pranimin në

ciklin e tretë të studimeve;

Kriteri 7 Programet e studimeve “Master Profesional” kanë

objektiva të qartë profesionalë, të justifikueshëm, të arritshëm,

me synime të qarta për arritjen e kualifikimit të nevojshëm

dhe në përputhje me kërkesat e tregut të punës.

Me anë të programit të studimit Master i Shkencave në

Inxhinieri Elektronike studenti karakterizon dhe

kompleton profilin e tij me një sërë kompetencash bazë

të teknologjisë si dhe me kompetenca specifike të fushës së elektronikes

Nga intervistat me GVB doli që departamenti është

përpjekur të përditësojë programin studimit në fjalë sipas kërkesave të tregut dhe zhvillimit të teknologjisë.

Programet e studimit “Master i Shkencave” të ofruara

nga institucioni, synojnë të krijojnë një figurë

profesionale me njohuri të thelluara teorike e praktike në fushat përkatëse, të aftë për t’ubërë pjesë e tregut të

punës. Programet e studimit“Master i Shkencave”

synojnë të zgjerojnë njohuritë bazë të marra nga të diplomuarit në programin Bachelor. Programet e

studimit “Master i Shkencave” krijojnë baza të

qëndrueshme njohurish për studimet e ciklit të tretë doktoraturë, duke përfshirë aftësimin për kërkimin

shkencor.

Standardi I.4 - Programet e studimeve ofrohen në përshtatje me nivelin e studimeve.

Kriteri 1 Përmbajtja dhe renditja e objektivave të programeve të studimeve synojnë arritjen e qëllimeve të tyre në përputhje

me nivelin e studimeve në të cilin ofrohen ato;

Kriteri 2 Metodat e vlerësimit të studentëve nëpërmjet

kontrollit të vazhdueshëm të njohurive me anë të testeve me

përgjigje alternative apo provimeve përfundimtare dëshmojnë

ecurinë dhe arritjet e studentëve për ciklin përkatës të

studimeve.

Përmbajtja e programeve të studimit dhe organizimi i tij janë në përputhje me nivelin e studimeve në të cilin

ofrohen. Kontrolli i vazhdueshëm i studentëve

dëshmon ecurinë dhe arritjet e tyre për ciklin përkatës të studimeve.

Standardi I.5 - Programet e studimeve synojnë të arrijnë dimensione ndërkombëtare.

Kriteri 1 Programet e studimeve mbështeten në përvojën disavjeçare dhe praktikat e mira të vendeve europiane;

Kriteri 2 Programet e studimeve janë ndërkombëtarisht

konkurruese për nga elementet që përmbajnë (të dhëna të

përgjithshme, objektivat kryesorë, plani mësimor, kreditet,

kushtet e pranimit në tometodat e vlerësimit, kriteret dhe

procedurat e tranferimit të krediteve e njohurive të fituaara,

diplomat që jepen në përfundim etj.) duke afirmuar vlerat e

arsimit universitar në Shqipëri;

Kriteri 3 Programet e studimeve janë hartuar në përputhje me

objektivat e përcaktuar në legjislacionin dhe direktivat e BE-

së për arsimin e lartë dhe profesionet e rregulluara.

Programi i studimit Master Shkencor në Inxhinieri

Elektronike është hartuar duke u mbështetur në

përvojat brenda dhe jashte vendit.

Adaptimi i praktikave Europiane e bën programin e

studimit Master Shkencor në Inxhinieri Elektronike

konkurues në rang kombëtar e ndërkombëtar. Gjithashtu ky program është hartuar në përputhje me

deklaratën e Bolonjës

Standardi I.6 - Programet e studimeve përfshijnë aftësimin profesional dhe kërkimin shkencor.

Page 39: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËMaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Ufo University... · elektronike apo projektimin dhe realizimin e sistemeve të telekomunikacionit si edhe marrjen

Page 39

Kriteri 1 Programet e studimeve të ciklit të dytë dhe

programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë përfshijnë

aftësimin profesional dhe kërkimin shkencor;

Kriteri 2 Programet e studimeve hartohen në përputhje me

profilin e Institucionit të Arsimit të Lartë dhe strategjinë e tij

për zhvillim;

Kriteri 3 Personeli akademik angazhohet në punën kërkimore

shkencore për realizmin e programeve të studimeve;

Kriteri 4 Puna kërkimore e personelit akademik të angazhuar

për realizimin e programit të studimeve përkon me synimet

për arritjen e qëllimeve të tij.

Sipas dokumentacioni, plani mësimor i programit të

studimit Master Shkencor në Inxhinieri Elektronike

parashikon një semestër praktikë profesionale.

Gjithashtu në të përfshihen edhe disa të lëndë me

karakter aplikativ. Në një pjesë të tyre janë parashikuar

detyra/projekte kursi të cilat përmbajnë dhe as gjitha

këto janë në funksion të aftësimit profesional të

studentëve.

Standardi I.8 - Programet e studimeve marrin parasysh nevojat e tregut të punës.

Kriteri 1 Programet e studimeve marrin parasysh nevojat e

tregut të punës, dhe hartohen në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar;

Kriteri 2 Institucioni, për vlerësimin e nevojave të tregut të

punës, kryen një studim tregu, i cili përfshin:

a. mundësitë e punësimit të studentëve në tregun vendas

ose atë rajonal, komëtar a ndërkombëtar;

b. kërkesat e punëdhënësve;

c. një parashikim të përafërt për numrin e pritshëm të

studentëve që mund të regjistrohen në këtë program;

d. numrin e të regjistruarve në programe të ngjashme në

institucionet simotra.

Programi i studimit Msc. Inxhinieri Elektronike merr parasysh nevojat e tregut të punës, dhe është hartuar

në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit

ekonomik kombëtar. AU i vlerëson nevojat e tregut të punës por mungon

një studim i mirëfilltë statistikor për të pasur një

informacion më të qartë përsa i përket tregut të punës.

Standardi I.9 - Programet e studimeve synojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare dhe interesave

kombëtare.

Kriteri 1 Institucioni ofron programe studimi që nuk bien

ndesh me interest kombëtare;

Kriteri 2 Programet e studimeve synojnë të ndihmojnë

ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare.

AU ofron programe studimi që nuk bien ndesh me

interest kombëtar dhe synojnë të ndihmojnë ruajtjen e

vlerave kulturore kombëtare.

Standardi I.12 - Kohëzgjatja dhe numri i krediteve për programet e studimeve të këtij cikli janë në

përputhje me me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i

ndryshuar.

Kriteri 1 Programet e studimeve “Master i Shkencave”

realizohet me 120 kredite europiane ECTS, ku përfshihen 30-

40 kredite europiane ECTS për projektin kërkimor dhe tezën

që duhet përgatitur në përfundim të këtyre programeve të studimeve. Kohëzgjatja normale e tyre është 2 vite akademike;

Programi i studimit Msc. Inxhinieri Elektronike

realizohet me 120 kredite europiane ECTS, ku përfshihen 30 kredite europiane ECTS për tezën që

duhet përgatitur në përfundim të këtyre programeve të

studimeve. Kohëzgjatja normale e tyre është 2 vite akademike;

Standardi II.6 - Institucioni siguron menaxhimin efikas të informacionit në lidhje me programet e

studimeve.

Kriteri 1 Informacioni i ofruar për programet e studimeve,

modulet dhe syllabuset është lehtësisht i konsultueshem për

studentët;

Kriteri 2 Informacioni për programet e studimit, modulet dhe

syllabuset ofrohet në forma të ndryshme të shkruara dhe

elektronike.

Departamenti i Inxhinierive jep informacionin e

nevojshëm për përmbajtjen e programit të studimeve Msc Inxhinieri Elektronike modulet dhe syllabuset, në

fillim të çdo viti akademik, nëpërmjet pedagogeve,

sekretarisë mësimore, zyrës së karrierës. Informacioni

për programet e studimit, modulet dhe syllabuset ofrohet në forma të ndryshme të shkruara dhe

elektronike.

Standardi II.8 - Programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të

dytë parashikojnë një plan diplomimi.

Kriteri 1 Plani i diplomimit shpjegon mënyrën e diplomimit

në përfundim të studimeve brenda afatit të parashikuar;

Kriteri 2 Për realizimin e programeve të studimeve “Master i

Shkencave” janë parashikuar 30-40 kredite për projektin

kërkimor dhe tezën.

Plani i diplomimit shpjegon mënyrën e diplomimit në

përfundim të studimeve brenda afatit të parashikuar.

Për realizimin e programit të studimeve Msc. Inxhinieri Elektronike janë parashikuar 30 kredite për

tezën

Page 40: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËMaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Ufo University... · elektronike apo projektimin dhe realizimin e sistemeve të telekomunikacionit si edhe marrjen

Page 40

Konkluzionet e vlerësimit: Bazuar në dokumentacionin e ofruar nga departamenti dhe takimi me drejtuesit e

Departametit të Inxhinierive, përgjegjës për programin e studimit Msc në Inxhinieri Elektronike si dhe nga takimi

me stafin akademik, rezulton se njësia kryesore përgjegjëse për këtë program studimi jep informacionin e

nevojshëm për studentët dhe të interesuarit e tjerë për programin e studimit, si dhe disponon dokumentacionin e

nevojshëm të plotë për informim si program studimi, plan mësimor, syllabuse lëndore, etj. Çdo fillim semestri

studenteve u vihen në dispozicion kalendari dhe llojet e lëndëve që do të zhvillohen. Programet së bashku me

informacionin për kohëzgjatjen, ngarkesën, syllabuset dhe format e realizimit të tyre u dërgohen në rrugë

elektronike të gjithë studentëve nga koordinatori i programit. Programi i studimit Msc. në Inxhinieri Elektronike

mbështetet në përvojën dhe praktikat e vendeve europiane. Përmbajtja dhe organizimi programit te studimit Msc.

në Inxhinieri Elektronike është në përputhje me nivelin e studimeve në të cilin ofrohet dhe synon aftësimin

profesional dhe kërkimin shkencor. Rekomandohet realizimi i një studimi të hollësishëm statistikor për të krijuar

një ide më të qartë përsa i përket tregut të punës dhe nevojave të tij lidhur me programet inxhinierike të ofruara

nga AU.

8. Mësimdhënia

Procesi mësimor është i organizuar në vite akademike. Viti akademik zgjat 30 javë mësimore dhe 6 javë të

parashikuara për sesionet normale të provimeve. Studenti zhvillon deri në 25 orë mësimore në auditor/javë.

Koha e fillimit, mbarimit, sesionet e provimeve, pushimet e festave zyrtare përcaktohen në kalendarin

akademik të miratuar nga Senati. Format e mësimdhënies: Format kryesore të mësimdhënies janë leksionet,

seminaret, laboratoret, detyrat ose projekte kursi, praktikat profesionale. Numri total i veprimtarive formuese

është 14, ku janë parashikuar 12 provime, 1 praktikë dhe provimi i diplomës.Lëndët zhvillohen sipas orarit

mësimor të shpallur. Kontrolli i dijes së një lënde bëhet me cikle , si rregull, bëhet me shkrim, me gojë, me

praktike ose i kombinuar me shkrim dhe me gojë. Në detyrimet e studentit përfshihen si lëndët e detyrueshme

dhe ato me zgjedhje. Njohuritë e përfituara nga studenti, kontrollohen dhe vlerësohen përmes një kombinimi të

frekuentimit dhe aktivizimit të studentit gjatë orëve të mësimit në auditor, provimeve me shkrim, detyrave të

kursit, punëve laboratorike dhe provimit me gojë. Vlerësimi në përfundim të secilës lëndë bëhet me pikë , deri

100 pikë dhe rezultati përfundimtar konvertohet me sistemin kombëtar të vlerësimit me notë, i cili është nga 4 –

10, ku 4 është notë jo kaluese dhe 10 është vlerësimi maksimal për njohuritë e përfituara si dhe shprehet me

gërma nga A deri në F sipas sistemit të vlerësimit ECTS me notë. Modulet, provimet dhe riprovimet zhvillohen

brenda afatit të caktuar në strukturën e vitit akademik. Datat e moduleve dhe të provimeve shpallen jo më vonë

se dy javë para fillimit të sesionit.

Metodat e mësimdhënies janë një ndërthurje e metodës klasike të shpjegimit në tabele me projektime të

materialeve mësimore të përgatitura nga pedagogët e lëndëve. Stafi akademik dhe procesi mësimor janë në

vlerësim periodik nga ana e studentëve si dhe në kontrollin e departamentit. GVJ e evidentoi këto vlerësime

gjatë takimeve me drejtuesin e departamentit, stafin akademik dhe studentët.

Tregues të matshëm:

Tabela 8.1 Ngarkesa totale në auditor për Format e mësimdhënies (sipas RVB)

Programi i Studimit Master i Shkencave në Inxhinieri Elektronike

Format e mësimdhënies Orët totale në auditor

Page 41: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËMaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Ufo University... · elektronike apo projektimin dhe realizimin e sistemeve të telekomunikacionit si edhe marrjen

Page 41

a. Leksione 559

b. Seminare 8

c. Ushtrime 258

d. Laboratore 134

e. Detyra/Projekte 6

f. Teza e diplomës 100

Në total 1065

Tabela 8.2 Format e kontrollit të njohurive (sipas RVB)

Programi i Studimit Master i Shkencave në Inxhinieri Elektronike

Format e kontrollit Sa pjesë e vlerësimit total të

studentit ka

a. Ndjekja e lëndës dhe pjesëmarrja aktive 25 %

b. Testimet gjatë vitit 15 %

c. Provimi përfundimtar 60 %

Në total 100 %

Aktivizimi i studentëve në komponentet e aktivitetit të Departamentit të Inxhinierisë

Tabela 16

Aktiviteti shkencor i IAL

Numri i studentëve të

aktivizuar

Për punime shkencore individuale të pedagogëve 187

Për projekte shkencore në rang Departamenti 77

Për projekte shkencore në rang Fakulteti 243

Për projekte shkencore në bashkëpunim me të tjerë 35

9. Studentët

Pranimi i studentëve në programin e studimit Msc. në Inxhinieri Elektronike bëhet me konkurrim në rast se

numri i kërkesave është më i madh se kuota e pranimit. Kandidati për ndjekjen e studimeve master paraqitet personalisht pranë Zyrës e regjistrimit ku plotëson formularin e aplikimit për këtë program të shoqëruar me

dokumentacionin përkatës. Procesi i seleksionimit organizohet dhe drejtohet sipas rregullores së organizimit të

programit të studimit master dhe sipas vendimeve të autoriteteve drejtuese të këtij program studimi.

Programi mësimor, Master i Shkencave në Inxhinieri Eletronike, zgjat 2 vite akademike, të organizuar në katër

semestra me një total prej 120 ECTS. Veprimtaritë mësimore në auditor do të zhvillohen për një total prej 20/25

orësh në javë. Forma e studimit është me kohë të plotë dhe frekuentimi i aktiviteteve formuese në auditor është

i detyrueshëm në masën 75%.

Gjatë vizitës në sekretarinë mësimore, GVJ evidentoi se në vitin akademik 2012-2013 janë regjistruar 15

studentë, me notë mesatare të programit Bachelor të përfunduar 6.1. Kanë kaluar në vitin pasardhës 14

studentë. Në vitin akademik 2013-2014 janë regjistruar 15 studentë, me notë mesatare të programit Bachelor të përfunduar 6.1. Gjatë këtij viti janë diplomuar 7 studentë, me mesatare 7.9. Gjatë vitit akademik 2014 – 2015

janë regjistruar për here të parë 28 studentë me mesatare të programit Bachelor 6.2.

Sipas rregullores , studenti nuk pranohet në sesionin e parë të provimit të një lënde kur ka kryer më shumë së 25% mungesa në seancat mësimore të asaj lënde. Nëqoftëse ai ka kryer deri në 50 % mungesa në seancat

mësimore të lëndës atëherë ai pranohet në sesionin e dytë.

Më poshtë jepen të dhënat për kalueshmërinë:

viti akademik 2012 – 2013 15 studentë në total – kalueshmëria 93%

viti akademik 2013 – 2014 29 studentë në total – kalueshmëria 96%

Page 42: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËMaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Ufo University... · elektronike apo projektimin dhe realizimin e sistemeve të telekomunikacionit si edhe marrjen

Page 42

viti akademik 2014 – 2015 (sem I) 43 studentë në total – kalueshmëria 83%

viti akademik 2015 – 2016 (sem I) 57 studentë në total – në vazhdim

Sipas RVB, për punësimin e studentëve që ndjekin programin e studimit Master i Shkencave në Inxhinieri

Elektronike, në vitin e parë janë të punësuar gjithsej 9 studentë me kohë të plotë dhe në fushën e studimit. Në

vitin e dytë janë të punësuar gjithsej 4 studentë, 3 studentë me kohë të plotë dhe në fushën e studimit, 1 student

me kohë të pjesshme dhe jo në fushën e studimit. Nga 7 të diplomuarit gjatë vitit akademik 2013 – 2014, 5 janë

të punësuar në përputhje me diplomën, 1 në fushë tjetër. GVJ konstatoi gjatë takimit me studentët se ata ishin të

punësuar por nuk mundi të nxirrte informacion të saktë nëse ishin të punësuar sipas fushës së studimit.

Në sekretarinë mësimore grupit ju vunë në dispozicon disa dosje studentesh të përzgjedhur në mënyre rastësore.

Grupi konstatoi se sekretaria mësimore disponon një dokumentacion të plotë ,konform rregulloreve dhe

procedurave të ndjekura.

Tregues të matshëm:

Procedura e pranimit te studenteve ( Tabela 17)

Programet e studimit

që ofron IAL

Proçedurat e pranimit

të studentëve

Kushte specifike

të pranimit të studentëve

I

1. BSc në Inxhinieri Elektronike

2. BSc në Inxhinieri Elektrike

3. BSc në Inxhinieri Mekatronike

4. BSc në Inxhinieri Kompjuterike

5. BSc në Teknologji Informacioni

Programet e studimit të Diplomës

Bachelor i drejtohen studentëve të

cilët kanë përfituar njërën nga

diplomat e mëposhtme:

1.Maturën shtetërore

2.Diplomën e shkollës së mesme të

përgjithshme ose të profilizuar

(sistemi i vjetër)

3. Diplomë e shkollës së mesme

profesionale 5 vjeçare.

Në rastin e një diplome të një shkolle

të mesme, të përftuar jashtë vendit,

studenti duhet t’i nënshtrohet një

proçedure ekuivalentimi, e cila organizohet nga universiteti, mbi

kritere të vendosura nga Senati

akademik.

II

1. MSc në Inxhinieri Elektronike

2. MSc në Inxhinieri Mekatronike 3. MSc në Inxhinieri Kompjuterike

4. MSc në Teknologji Informacioni

Çdo kandidat është i detyruar të

plotësojë këto kritere:

1. Të ketë një diplomë të ciklit të parë

të studimeve (minimumi 3 vjet) 2. Të plotësojë kriteret akademike të

vendosura nga komisioni i pranimeve

të njësisë bazë.

3. Të paguajë tarifën e caktuar

vjetore.

Në rast se studenti ka

përfunduar një diplomë

tjetër jashtë disiplinës së

përcaktuar atëherë një

komision i veçantë i

ngritur nga Fakulteti i

Shekncave të Aplikuara

dhe Ekonomike vlerëson

aplikimin duke pasur në konsideratë këto kritere:

- Diplomën e nivelit të

parë që të jetë e

përputhshme në masën 66

% me diplomën e nivelit

të dytë

- Dosjen e kandidatit

- Motivimin e tij për të

ndjekur programin e

studimit të kërkuar.

Page 43: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËMaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Ufo University... · elektronike apo projektimin dhe realizimin e sistemeve të telekomunikacionit si edhe marrjen

Page 43

Cilësia në hyrje dhe në dalje e studentëve (Tabela 18)

5 vitet e fundit, duke

u nisur nga viti që

po bëhet RVB

Studentë të regjistruar

në vitin e Parë (për herë

të parë)

Nota

Mesatare

Studentë të

diplomuar në vitin

e fundit (pa vite

përsëritëse)

Nota Mesatare

2012 – 2013 15 6.1 - -

2013 - 2014 15 6.1 7 7.9

2014-2015 28 6.2 15 7.4

2015-2016 14 6.5

Numri total i studentëve dhe kalueshmëria e tyre në vite (Tabela 19)

Viti akademik 2012 – 2013

Programi i studimit që ofron

IAL Numri total i studentëve

Kalueshmëria

në total1

Nota mesatare për

numrin total të

studentëve

I MSc në Inxhinieri Elektronike V.I - 15 14 - 93% 8.1

Viti akademik 2013 – 2014

Programi i studimit që ofron

IAL Numri total i studentëve

Kalueshmëria

në total1

Nota mesatare për

numrin total të

studentëve

I MSc në Inxhinieri Elektronike V.I +V.II - 15+14 = 29 15 +14=29 100% 7.45

Viti akademik 2014 – 2015

Programi i studimit që ofron

IAL Numri total i studentëve

Kalueshmëria

në total1

Nota mesatare për

numrin total të

studentëve

I MSc në Inxhinieri Elektronike V.I +V.II - 28+15 = 43 23+15=38 80% 6.7

Viti akademik 2015 – 2016

Programi i studimit që ofron

IAL Numri total i studentëve

Kalueshmëria

në total1

Nota mesatare për

numrin total të

studentëve

I MSc në Inxhinieri Elektronike V.I+V.II =14+15=29 -

Mobiliteti i studenteve brenda sistemit të arsimit të lartë në vend

Të dhëna për punësimin e studentëve (Tabela 20)

Viti akademik 2013 – 2014

Programi i studimit që

ofron IAL

Viti

akademik

Numri total të

diplomuarve

Numri total i të

punësuarve (në

përputhje me

diplomën)

Numri total i të

punësuarve (jo në

përputhje me

diplomën)

I MSc në Inxhinieri 2013-2014 7 5 -

Page 44: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËMaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Ufo University... · elektronike apo projektimin dhe realizimin e sistemeve të telekomunikacionit si edhe marrjen

Page 44

Elektronike

Viti akademik 2014 – 2015

Programi i studimit që ofron

IAL

Viti

akademik

Numri total të

diplomuarve

Numri total i të

punësuarve (në

përputhje me

diplomën)

Numri total i të

punësuarve (jo në

përputhje me

diplomën)

MSc në Inxhinieri Elektronike 2014-2015 15 8 -

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi IV.1 - Studentët kanë të drejtë të ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë dhe

programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Kriteri 1 Studentët që ndjekin programet e studimeve “Master i Shkencave” apo “Master Profesional” zotërojnë

së paku diplomën universitare “Bachelor” dhe kanë

grumbulluar 180 kredite ECTS;

Kriteri 2 Pranimi në programet e integruara të studimeve

bëhet në përputhje me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për

arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe

akteve nënligjore në fuqi;

Kriteri 3 Studentët plotësojnë kriteret e pranimit të

përcaktuara nga institucioni;

Kriteri 4 Studentët e këtyre programeve të studimit japin

deri në diplomim edhe provimin e gjuhës angleze mbi

bazën e testeve të njohura ndërkombëtare. Për programet e studimeve “Master Profesional” niveli i gjuhës angleze

është B2, ndërsa për programet e studimeve “Master i

Shkencave” dhe programet e integruara të studimeve të

ciklit të dytë niveli i gjuhës angleze është C1, sipas Kuadrit

Europian të Gjuhëve;

Kriteri 5 Institucioni vlerëson herë pas here politikat e

pranimit dhe ndikimin e tyre në përparimin e mëtejshëm të

studentëve në programin e studimit, si dhe harton plane të

mundshme për ndryshimin e kritereve të pranimit.

Studentët që ndjekin programet e studimeve Master

i Shkencave ne Inxhinieri Elektronike zotërojnë së

paku diplomën universitare Bachelor dhe kanë grumbulluar 180 kredite ECTS;

Studentët plotësojnë kriteret e pranimit të

përcaktuara nga AU.

Në përfundim të MSc. në Inxhinieri Elektronike

studentet jane të detyruar të japin provimin e gjuhës

angleze mbi bazën e testeve të njohura ndërkombetare përpara diplomimit.

Standardi IV. 2- Institucioni informon studentët në lidhje me: statusin e institucionit, të programeve të

studimeve që ofron dhe me politikat e punësimit. Kriteri 1 Studentëve u jepet informacion për mundësitë për

punësim pas diplomimit në përfundim të këtyre programeve

të studimeve;

Kriteri 2 Studentëve u jepet informacion për akreditimin e

institucionit dhe të programeve të studimeve që ofrohen si

edhe për njohjen dhe vlefshmërinë, brenda dhe jashtë

vendit, të diplomës së lëshuar nga ky institucion;

Kriteri 3 Studentëve u ofrohet shërbimi i këshillimit të

karrierës.

AU u ofron studentëve shërbimin e këshillimit të

karrierës. Nëpërmjet Zyrës së Këshillimit të

Karrierës AU ndjek një politikë mbështetëse për

studentët, nëpërmjet veprimtarive të orientimit.

Studentëve u bëhet e njohur informacioni mbi

akreditimin e programit që në kontaktin e parë me

institucionin.

Standardi IV. 3- Institucioni, kur aplikon për vlerësimin dhe akreditimin për herë të dytë, disponon

statistika në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë dhe

programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Kriteri 1 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e të diplomuarve në programet e studimeve që kanë përfunduar; Kriteri 2 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e studentëve të regjistruar në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë,

tërheqjet nga programi, si dhe largimet para përfundimit të programit apo mospërfundimin me sukses të vitit akademik; Kriteri 3 Institucion disponon të dhëna për ecurinë akademike të studentëve që nga pranimi deri në diplomim.

AU disponon statistika për numrin e të diplomuarve

dhe studentëve që pritet të diplomohen.

AU ka statistika vjetore për numrin e studentëve të

regjistruar, tërhequr dhe largimin para përfundimit të programit dhe

mospërfundimin me sukses të vitit akademik. AU

disponon të dhëna për ecurinë e studentëve gjatë zhvillimit të programit të studimeve që nga pranimi

e në vazhdim.

Page 45: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËMaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Ufo University... · elektronike apo projektimin dhe realizimin e sistemeve të telekomunikacionit si edhe marrjen

Page 45

Standardi IV. 4- Institucioni disponon një bazë të dhënash në lidhje me statistikat e punësimit të

studentëve që janë diplomuar pas përfundimit të programeve e studimeve të ciklit të dytë dhe

programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Kriteri 1 Institucioni mban një bazë të dhënash të

studentëve të punësuar pas përfundimit të programeve të

studimeve të ciklit të dytë apo të programeve të integruara

të studimeve të ciklit të dytë si dhe për vendet e punësimit

të tyre;

Kriteri 2 Institucioni mban një bazë të dhënash për studentët që vazhdojnë studimet e mëtejshme në ciklet e

tjera të studimeve etj.

AU po punon për realizimin e një database me të

dhënat mbi punësimin e studentëve si gjatë ciklit të studimit ashtu edhe pas përfundimit të programeve

të studimeve të ciklit të dytë si dhe për vendet e

punësimit të tyre.

AU aktualisht nuk ka aktivizuar programe studimi të mëtejshëm.

Standardi IV. 5- Institucioni informon studentët në mënyrë të vazhdueshme dhe të detajuar, në lidhje

me programet e studimeve. Kriteri 1 Studentët informohen në mënyrë të detajuar për

programet e studimeve, afatin e përfundimit dhe

organizimin e programit, statusin e akreditimit të programit;

Kriteri 2 Studentët informohen për rezultatet e vlerësimit

gjatë dhe në përfundim të programit;

Kriteri 3 Përgjegjësi i modulit diskuton hapur me studentët

rezultatet e këtyre vlerësimeve.

Studentët informohen në detaje për programin e

studimit, kohëzgjatjen, organizimin e tij, statusin e

akreditimit etj.

Studentët informohen për rezultatet e vlerësimit gjatë dhe në përfundim të programit. Pedagogu

diskuton hapur me studentët rezultatet e këtyre

vlerësimeve.

Standardi IV. 6- Institucioni angazhon personelin e tij për përkujdesjen ndaj studentëve.

Kriteri 1 Institucioni u ofron këshillim studentëve, ndjek

ecurinë e tyre dhe i ndihmon për trajtimin dhe zgjidhjen e

çështjeve dhe problematikave që lidhen me procesin

mësimor;

Kriteri 2 Institucioni (nëpërmjet zyrës për këshillimin e

karrierës) ndihmon studentët në përzgjedhjen e institucionit

në të cilin ata do të zhvillojnë praktikën profesionale, në

rastet kur parashikohet një e tillë.

AU u ofron këshillim karriere studentëve, ndjek

progresin e tyre dhe i ndihmon në çështjet që kanë të

bëjnë me procesin mësimor. AU ndihmon studentët në përzgjedhjen e institucionit në të cilin ata do të

zhvillojnë praktikën profesionale.

Konkluzionet e vlerësimit: Bazuar në dokumentacionet përkatëse që gjenden në sekretarinë mësimore, AU

disponon statistika vjetore në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin programin e studimit të ciklit të dytë

në Inxhinieri Elektronike dhe për ecurinë e tyre. AU u ofron studentëve shërbimin e këshillimit të karrierës.

Institucioni dhe stafi akademik i tij janë transparent përsa i përket informacioneve që lidhen me programet

mësimore të aktivizuara si dhe vlerësimin e studentëve në provime.

KËRKIMI SHKENCOR NË FUNKSION TË PROGRAMIT TË STUDIMIT.

10. Kërkimi shkencor

Stafi akademik krahas mësimdhënies ka si veprimtari të veten edhe kërkimin shkencor. Në këtë kuadër

përfshirja e stafit akademik në projekte të kërkimit shkencor ka qenë individuale në kuadër të projekteve të tyre

të doktoraturës apo kërkimin e tyre shkencor. Kërkimi shkencor është fokusuar në punë individuale të stafit

akademik në këto drejtime kryesore:

Punimet e disertacionit për marrjen e gradës shkencore “Doktor”.

Përgatitjen e teksteve bazë.

Botime në revista shkencore brenda e jashtë vendit.

Pjesëmarrje në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare

Page 46: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËMaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Ufo University... · elektronike apo projektimin dhe realizimin e sistemeve të telekomunikacionit si edhe marrjen

Page 46

Veprimataria kërkimore shkencore e AU përqendrohet kryesisht në:

1. Hartimin e strategjisë së kërkimit shkencor që miratohet nga Senati i Universitetit;

2. Në realizimin e kërkimit shkencor të aplikuar ose bazë, në studime dhe projekte zhvillimi;

3. Në mbështetjen e stafit akademik dhe rritjen e tyre profesionale;

4. Në procesin akademik me programe, teori dhe praktika sipas Kartes se Bolonjes, duke krijuar një

raport të drejtë dhe efektiv midis mësimdhënies e kërkimit shkencor; në krijimin e shprehive dhe

metodave kërkimore e shkencore me studentët duke i aktivizuar ata deri edhe në përfshirjen në

grupet mësimore e projekte që ndërrmarrin departamenti i inxhinierisë.

Konferenca

Ndërkombëtare Kombëtare

Total PAE 21 2

Total PAK 128 31

Total Departamenti 149 33

Për sa i përket kërkimit shkencor të stafit akademik në kuadër të kualifikimeve të tyre , nga takimi doli që ka

një mbështeje nga institucioni .

Albanian University boton prej disa vitesh revistën shkencore “OPTIME”.

Rekomandohet që të bëhet një punë më e madhe nga departamenti në lidhje me projekte që te kenë një

gjithpërfshirje të stafit akademik, sepse evidentojmë një kërkim shkencor vetëm në nivel individual.

Tregues të matshëm:

Tabela 21: Të dhëna për kërkimin shkencor (sipas RVB)

Aktivitete të planifikuara individuale dhe në rang Institucioni në pesë vitet e fundit

1 Numri i botimeve nga personeli akademik efektiv i IAL 36

2 Numri i projekteve kërkimore të fituara 0

3 Numri i projekteve të zbatuara 45

4 Numri i aktiviteteve shkencore të organizuara nga IAL 3

5 Numri i pjesëmarrësve në aktivitete shkencore brenda IAL 16

6 Numri i kërkimit shkencor me procesin mësimor 44

7 Numri i studentëve të përfshirë në kërkimin shkencor 7

8 Numri i Çmimeve Kombëtare 1

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi III.3 - Personeli akademik angazhohet në veprimtari shkencore të organizuara në kuadër të

programit të studimeve.

Kriteri 1 Personeli akademik publikon rregullisht

artikuj, materiale shkencore në disiplinën përkatëse;

Kriteri 2 Personeli akademik, nëpërmjet angazhimeve në këto veprimtari jep ndihmesën e tij në zhvillimin e

shkencës ose në zhvillimin e sektorëve të prodhimit apo

të shërbimit.

Stafi akademik angazhohet rregullisht në

veprimtaritë të kërkimit shkencor, të cilat janë në

përpuethshmëri me disiplinat ku angazhohet. Veprimtaritë janë si në nivel kombëtar ashtu

edhe në atë ndërkombëtar.

Page 47: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËMaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Ufo University... · elektronike apo projektimin dhe realizimin e sistemeve të telekomunikacionit si edhe marrjen

Page 47

Standardi III.4 - Institucioni ofron programe mësimdhënieje edhe në gjuhë të huaj, me një personel

akademik të kualifikuar.

Kriteri 1 Personeli akademik që angazhohet në

mësimëdhënie në gjuhë të huaj ka kryer studimet universitare në atë gjuhë ose zotëron një certificate për

njohje të avancuar të saj;

Kriteri 2 Personeli akademik që angazhohet në mësimëdhënie në gjuhë të huaj ka një përvojë në

mësimdhënie në atë gjuhë, prej së paku një semestri.

Programi i studimit Msc. Inxhinieri Elektronike zhvillohet në gjuhën shqipe

Standardi III.10 - Institucioni angazhohet për kualifikimin e vazhdueshëm dhe të mëtejshëm të

personelit të tij.

Kriteri 1 Institucioni organizon programe specifike për

kualifikimin e mëtejshëm profesional të personelit

akademik e të personelit mësimorshkencor; Kriteri 2 Institucioni u ofron personelit akademik dhe

atij mësimor-shkencor mundësinë e kualifikimeve të

mëtejshme brenda dhe jashtë vendit.

AU organizon konferenca kombëtare dhe

mbështet pjesëmarrjen në konferenca të

ndryshme shkencore të stafit akademik dhe atij mësimor-shkencor. AU ofron mbështetje

shkencore për kualifikimin e mëtejshëm të stafit

akademik.

Standardi III.11 - Institucioni disponon një bazë të dhënash në lidhje me veprimtarinë kërkimore-

shkencore të personelit akademik të tij.

Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të dhënash të

studimeve shkencore të personelit akademik të

angazhuar në këtë program studimi; Kriteri 2 Institucioni disponon një bazë të dhënash për

botimet (tekste, monografi, libra, artikuj apo kumtesa në

konferenca) brenda e jashtë vendit të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi;

Kriteri 3 Institucioni disponon një bazë të dhënash për

projektet kërkimore shkencore kombëtare e ndërkombëtare në të cilat ka marrë ose merr pjesë

personeli akademik i angazhuar në këtë program

studimi.

AU disponon një bazë të dhënash për publikimet

e anëtarëve duke identifikuar vitin, autorin, llojin e publikimit etj.

GVJ nuk evidentoi pjesëmarrje në projekte

kombëtare.

Konkluzionet e vlerësimit:

Stafi akademik angazhohet rregullisht në veprimtaritë të kërkimit shkencor, të cilat janë në përpuethje me

disiplinat e tyre. Stafi akademik me tituj është me eksperiencë të gjatë në fushat e tyre kerkimore.

Universiteti nëpërmjet revistës shkencore “Optime” i mundëson stafit akademik të botojnë artikujt e tyre

shkencorë. Universiteti nuk angazhohet drejtpërsëdrejti në kualifikimin e mëtejshëm të stafit akademik, por

e mbështet ne aktivitetin shkencore dhe akademike që ata kanë si projekte individuale kualifikimi.

Rekomandim: Evidentohet një mospjesëmarrje në projekte kombëtare. AU duhet të rrisë frymën e bashkëpunimit me universitetet brenda vendit dhe përmes pjesëmarrjes në projekte bashkëpunimi në mënyrë

që të realizohet më mirë shkëmbimi i informacionit dhe praktikës më të mirë e vlefshme për njohje më të

mirë të problematikës dhe situatës në Shqipëri

11. Bashkëpunimi kombëtar, ndërkombëtar dhe marrëdhëniet me publikun

Albanian University ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Studimeve të Palermos dhe

Universitetin e Pizas në Itali. Marrëveshja me Universitetin e Palermos është bërë në shkurt të vitit 2011. Si

pasojë e këtij bashkëpunimi është mundësuar pranimi i dy kandidateve të AU-së në procesin e formimit të ciklit

të tretë “Doktoraturë”. Fusha të tjera bashkëpunimi janë:

Page 48: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËMaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Ufo University... · elektronike apo projektimin dhe realizimin e sistemeve të telekomunikacionit si edhe marrjen

Page 48

1. Bashkëpunimi në projekte kërkimi të përbashkëta që përfshin mobilitetin e kërkuesve dhe profesorëve

të dy universiteteve si edhe të kërkuesve të rinj apo ata të sapo diplomuar në programe pasuniversitare

dhe në shkëmbime informacioni;

2. Bashkëpunim në disiplina formuese të studentëve të regjistruar në të dyja universitetet.

Marreveshja tjetër është për bashkëpunim në hapjen dhe zhvillimin e studimeve të ciklit të tretë “Doktoraturë”

pranë Albanian University. Këto programe janë në proces aplikimi për liçensim.

Marrëveshja me universitetin e Pizës ka nisur në vitin 2008 dhe u konkludua me firmosjen e bashkëpunimit

midis “Albanian University” dhe Fakultetit të Inxhinierise “Leonardo da Vinci” të Universitetit të Pizas.

Marrëveshja e mësiperme u pasua nga një marrëveshje në kuader midis dy institucioneve të lidhur në Qershor

të vitit 2011. Fushat e bashkëpunimit janë:

1. Shkëmbime të stafit akademik, personelit administrativ dhe atij kërkimor;

2. Shkëmbime studentësh të nivelit të parë, të dytë dhe nivel doktorature;

3. Projekte të përbashkëta shkencore;

4. Konferenca të përbashkëta dhe programe kulturore;

5. Shkëmbime botimesh dhe literaturë shkencore;

Marrëveshje me Universitetin e Corvinous, Budapest. Kjo marrëveshje është nënshkruar në datë 27.02.2012.

Gjithashtu është lidhur marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Laquilas në 27 Mars 2015. Bashkëpunimi

është shprehur edhe në lidhjen me komunitetin e biznesit dhe me tregun e punës. Aktualisht, AU nuk ka

programe aktive të mobilitetit të personelit akademik dhe nuk ka pjesëmarrje aktive në programe kombëtare

dhe ndërkombëtare. Sipas RVB Albania University ka 23 bashkëpunime me institucione dhe kompani në

kuadër të praktikave mësimore. Këtu nuk janë vecuar ato që kanë bashkëpunim vetëm me programin e studimit

në fjalë.

Nga takimi me studentët evidentuam se nuk kishin shumë informacion në lidhje me këto programe

bashkëpunimi dhe nuk kishin raste të vazhdimit të studimeve në universitete jashtë vendit në kuadër të

bashkepunimit.

Tregues të matshëm:

Tabela 22: Të dhëna për bashkëpunimin kombëtar dhe ndërkombëtar(sipas RVB)

Aktivitete shkencore individuale dhe në rang Institucioni në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar në pesë

vitet e fundit

1 Numri i pjesëmarrësve si partnerë në projekte Kombëtare apo ndërkombëtare 5

2 Numri i Leksioneve dhe seminareve me lektorë të huaj 0

3 Numri i pjesëmarrësve në trajnime fushën e kërkimit shkencor jashtë vendit 18

4 Mobiliteti i studentëve nga dhe drejt IAL 176

5 Infrastruktura në funksion të kërkimit shkencor Laboratorët

6 Numri i pjesëmarrësve në aktivitete shkencore Jashtë IAL/ jashtë vendit dhe prezantime 34

7 Numri i Çmimeve ndërkombëtare në fushën e kërkimit shkencor. 2

Page 49: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËMaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Ufo University... · elektronike apo projektimin dhe realizimin e sistemeve të telekomunikacionit si edhe marrjen

Page 49

Komunikimi dhe bashkëpunimi me institucionet e tjera shtetërore, organizata profesionale, komunitetin e

biznesit, tregun e punës dhe me aktorë të tjerë shoqërore të rëndësishëm për Arsimin e Lartë (Tabela 23)

Institucionet bashkëpunuese

Institucionet qeveritare bashkëpunuese Lloji i bashkëpunimit

1 Albcontrol Sh.a. Rinas Praktikë Mësimore

2 Armo Praktikë Mësimore

3 Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare Praktikë Mësimore

4 Autoriteti Portual Durrës Praktikë Mësimore

5 Bashkia e Tiranës Praktikë Mësimore

6 Bashkia Elbasan Praktikë Mësimore

7 Bashkia Kamëz Praktikë Mësimore

8 Bashkia Vorë Praktikë Mësimore

9 Drejtoria Arsimore Rajonale, Kukës Praktikë Mësimore

10 Drejtoria e Zhvillimit, Bashkia Elbasan Praktikë Mësimore

11 KESH Praktikë Mësimore

12 Ministria e Mbrojtjes, Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes,

Garnizoni "Skënderbe" Praktikë Mësimore

13 Ministria e Mbrojtjes, Komanda e forcës Ajrore Praktikë Mësimore

14 Ministria e Mbrojtjes, Komanda e Forcës Detare Praktikë Mësimore

15 Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm i FA, Komanda e

Forcës Tokësore Praktikë Mësimore

16 Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm i FA, Reparti

ushtarak Nr.6640 Praktikë Mësimore

17

Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të

Armatosura,

Agjencia E Sistemeve të ndërlidhjes (ASNI)

Praktikë Mësimore

18 Ministria e Mjedisit Praktikë Mësimore

19 Ministria e Punëve të Jashtme Praktikë Mësimore

20 OSHEE Praktikë Mësimore

21 OST, Burrel Praktikë Mësimore

22 Posta Shqiptare Sh.a. Praktikë Mësimore

23 Shërbimi Informativ Shtetëror Praktikë Mësimore

24 Termocentrali Vlorë Praktikë Mësimore

Organizatat Profesionale Lloji i bashkëpunimit

- - -

Komuniteti i biznesit, tregu i punës Lloji i bashkëpunimit

1 A.E.Distribution Praktikë Mësimore

2 Albanian Fiber Systems Praktikë Mësimore

3 Abissnet Praktikë Mësimore

4 Adrenaline Electronics Praktikë Mësimore

5 Advantive Bisiness Suport & Solution Sh.p.k. Praktikë Mësimore

6 Albanian Satelite Communications Sh.p.k. Praktikë Mësimore

Page 50: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËMaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Ufo University... · elektronike apo projektimin dhe realizimin e sistemeve të telekomunikacionit si edhe marrjen

Page 50

7 Albanian University Press Praktikë Mësimore

8 Albsesol Sh.p.k. Praktikë Mësimore

9 Albtelecom Sh.a. Praktikë Mësimore

10 Communication Progress Sh.p.k. Praktikë Mësimore

11 Copier Computer Center Praktikë Mësimore

12 Dajti Ekspres Praktikë Mësimore

13 ElectroNet Albania Sh.p.k. Praktikë Mësimore

14 Elia Sh.p.k. Praktikë Mësimore

15 ESTECSA 4G Praktikë Mësimore

16 Fercall Albania Praktikë Mësimore

17 Future Generation Sh.p.k. Praktikë Mësimore

18 Gjergji Kompjuter Praktikë Mësimore

19 Jupiter Computer Systems Sh.p.k. Praktikë Mësimore

20 Kurum Praktikë Mësimore

21 Medfau Sh.p.k. Praktikë Mësimore

22 Mega Systems Praktikë Mësimore

23 Multiservis Center HD Sh.p.k. Praktikë Mësimore

24 National Electrical Company Praktikë Mësimore

25 Plus Praktikë Mësimore

26 Pozitron Praktikë Mësimore

27 Sevast Sh.p.k. Praktikë Mësimore

28 Seven Consulting Praktikë Mësimore

29 Sistech Albania Praktikë Mësimore

30 Teknika Italiane Praktikë Mësimore

31 Teuta Company Sh.p.k. Praktikë Mësimore

32 Tring Tv Praktikë Mësimore

33 TV Klan Praktikë Mësimore

34 UTV NEËS Praktikë Mësimore

35 Vodafone Albania Praktikë Mësimore

36 West Alarm Sh.p.k. Praktikë Mësimore

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi V. 3- Institucioni ka marrëdhënie bashkëpunimi me aktorë të biznesit vendas apo të huaj për

kryerjen e praktikave të studentëve të tij.

Kriteri 1 Për kryerjen e praktikave të ndryshme të

parashikuara për realizimin e programit të studimeve

“Master Profesional”, institucioni dëshmon se ka marrëdhënie bashkëpunimi me ndërmarrje apo

sipërmarrje nga fusha e tregtisë, industrisë apo e

shërbimeve prodhuese; Kriteri 2 Për kryerjen e praktikave të ndryshme në

programin e studimeve “Master i Shkencave” ose në

programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë,

institucioni dëshmon se ka marrëdhënie bashkëpunimi me aktorë të ndryshëm nga sfera

GVJ evidentoi se AU ka marrëdhënie bashkëpunimi

me aktorë të ndryshëm nga sfera publike dhe ajo

private që mundësojnë përfitimin e njohurive më të mira profesionale nga ana e studentit.

Page 51: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËMaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Ufo University... · elektronike apo projektimin dhe realizimin e sistemeve të telekomunikacionit si edhe marrjen

Page 51

publike dhe ajo private që mundësojnë përfitimin e

njohurive më të mira profesionale nga ana e studentit.

Standardi VII.1 - Institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes personelit të tij.

Kriteri 1 Institucioni, për hartimin dhe mbikëqyrjen e programit, nxit bashkëpunimin ndërmjet personelit

brenda institucionit nëpërmjet shkëmbimit të

informacionit;

Kriteri 2 Institucioni, nëpërmjet ndarjes së detyrave mes personelit Brenda institucionit, marrjes së

përgjegjësive respektive dhe analizës së

vazhdueshme të punës së tyre, garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi.

AU nxit bashkëpunimin ndërmjet personelit brenda institucionit dhe shkëmbimin e informacionit.

AU garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimit

nëpërmjet ndarjes së detyrave që përcaktohen edhe në

Rregulloren e Fakultetit të Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike.

Standardi VII.2 - Institucioni garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë

vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj.

Kriteri 1 Institucioni për realizimin e objektivave të programeve të studimeve ka vendosur marrëdhënie

bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë

vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj; Kriteri 2 Institucioni vendos marrëdhënie

bashkëpunimi me punëdhënësit për kryerjen dhe

mbikëqyrjen e praktikës, në varësi të programeve të

studimeve që ofron; Kriteri 3 Institucioni organizon trajnime

profesionale të mëtejshme në bashkërendim me

punëdhënësit; Kriteri 4 Institucioni bën një raport analitik të

përfitimeve nga marrëveshjet kontraktuale në

funksion të realizimit të programeve të studimeve.

AU për realizimin e objektivave të programeve të

studimeve ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi

me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e

biznesit vendas.

AU ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me

punëdhënësit për kryerjen dhe mbikëqyrjen e

praktikës.Kjo dëshmohet me dokumentet e

marrëveshjeve të bashkëpunimit.

Institucioni nuk ka organizuar trajnime profesionale

të mëtejshme për studentët e tij të diplomuar.

Aktualisht nuk ka një raport analitik të përfitimeve

nga marrëveshjet kontraktuale nga Universiteti

Konkluzionet e vlerësimit:

AU për realizimin e objektivave të programeve të studimeve ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me

institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas. Marrëveshjet janë në nivel institucioni, nuk

mund ti ndajmë ato që kanë lidhje direkte me këtë program studimi. GVJ mbështetur në RVB dhe nga takimet

nuk përcakton qartë masën e përfitimit të bashkëpunimit për programin Master në Inxhineri Elektronike. Kjo

për faktin se mungojnë të dhëna dhe raporte analitike në lidhje me këto bashkëpunime.

Page 52: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËMaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Ufo University... · elektronike apo projektimin dhe realizimin e sistemeve të telekomunikacionit si edhe marrjen

Page 52

ANALIZA PËRMBLEDHËSE PËR IMPLEMENTIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT

MASTER I SHKENCAVE NE INXHINIERI ELEKTRONIKE NE “ALBANIAN UNIVERSITY”

a. Pika të forta:

1. Programi është në përputhje me standartet dhe i ndërtuar mbi bazën e një strategjie afatgjatë

institucionale.

2. Në departamentin e Inxhinierisë për programin Master i Shkencave në Inxhinieri Elektronike ushtrohen

të gjithë instrumentat e kontrollit të vazhdueshëm në lidhje me përmirësimin e mësimdhënies dhe

infrastrukturës.

3. AU ka struktura të qarta vendimmarrje dhe ekzekutuese.

4. Departamenti i Inxhinierisë në të cilën ofrohet edhe programi Master i Shkencave në Inxhinieri

Elektronike zotëron një infrastructure të nevojshme dhe të përshtashme për leksione, praktika dhe

laboratore.

5. Numer i madh i labaratorëve për modulet në programin Master i Shkencave në Inxhinieri Elektronike.

6. AU ka një qëndrueshmëri financiare në pesë vitet e fundit

7. Vendosja e një orari në përshtatje me nevojat dhe kërkesat e studentëve.

b. Pika të dobëta:

1. Cilësia e studentëve të rregjistruar në këtë program studimi.

2. Nuk ka përfaqësim të studentëve në organet vendimarrëse të Fakultetit të Shkencave të Aplikuara dhe

Ekonomike

3. Numër i vogël i stafit akademik të brendshëm dhe kryesisht në nivel Master pa fituar akoma gradën

shkencore Doktor;

4. Mbulimi i ngarkesës mësimore jo në masën 70 % të saj nga stafi akademik i brendshëm.

5. Shfrytëzimi jo në masën e duhur nga ana e studentëve e shërbimeve si biblioteka dhe zyra e karierës.

6. Numër i vogël i librave bazë në gjuhën shqipe për programin Master i Shkencave në Inxhineri

Elektronike.

7. Mungesa e pjesëmarrjes në projekte kombëtare.

8. Mungesa e një studimi të hollësishëm statistikor për të krijuar një ide më të qartë përsa i përket tregut të

punës dhe nevojave të tij lidhur me programet inxhinierike të ofruara nga AU.

9. Kërkimi shkencor duhet të zgjerohet në nivel kombëtar dhe të mos ngelet në kuadrin e kërkimit

shkencor individual te personelit akademik.

10. Përfshirja e studentëve në kërkimin shkencor.

11. Mbështetje e kufizuar në lidhje me zhvillimin e kërkimit shkencor.

c. Mundësitë:

1. Rritja e kapaciteteve të brendëshme akademike

2. Marrëdhënia e studentëve të diplomuar me institucionin edhe mbas përfundimit të studimeve.

Page 53: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËMaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Ufo University... · elektronike apo projektimin dhe realizimin e sistemeve të telekomunikacionit si edhe marrjen

Page 53

3. Rritja e marrëdhënieve te bashkëpunimit me aktorë të ndryshëm nga sfera publike dhe ajo private që

mundësojnë përfitimin e njohurive më të mira profesionale nga ana e studentit.

4. Ofrimi i bursave të pjesëshme ose të plota për të tërhequr studentë më cilësorë.

5. Kërkesa e vazhdueshme e tregut të punës për specialistë në fushat inxhinierike.

d. Pengesat:

1. Konkurrenca ndermjet universiteteve private.

2. Niveli ekonomik është një faktor kërcenues për ata që duan të studiojnë në AU.

3. Kuadri ligjor pengon punësimin si personel Akademik me kohë të pjeshme në më shumë se një

institucion i Arsimit të Lartë, të stafeve me tituj/grada që punojnë në Universitetet Publike

Ekspertët e vlerësimit të jashtëm:

Prof. Asoc. Elinda Meçe

Dr. Alketa Grepcka