12
C E N T R U M 12 64 Endrit Temaj 1 UDC: 339.92:2(4-672EU:497) ROLI I RELIGJIONIT NË PROCESET INTEGRUESE TEK VENDET E BALLKANIT УЛОГАТА НА РЕЛИГИЈАТА ВРЗ ЕВРОИНТЕГРАЦИСКИТЕ ПРОЦЕСИ ВО ЗЕМЈИТЕ НА БАЛКАНОТ THE ROLE OF RELIGION IN THE INTEGRATIVE PROCESSES IN THE COUNTRY OF THE BALKAN ABSTRACT Religion is an important part of social structures in the states of Balkan region. In most of the countries of Balkan, religion is a funda- mental for their tradition and culture, especially for the Albanian society, where the role of religion goes to indirect influence of cultural elements. Societies in Balkan have seen a number of changes in their structures after the installation of the communist ideology. Is exactly this fact that that constitutes a very important phenomenon in analyzing the constellation of religion in the region of Balkan. We have to treat religious consciousness as a changeable entity. Inside socio political conditions. In the time of secularization while analyzing, religion is seen as a cultural system. After the downfall of the communist bloc, the world has been dominated by the paradigm of integration, which is seen as a process needed to ensure the well-being of nations. The main theories of this period have been focused on the relations between civilizations, relations which are focused in the cultural plane. From the expansion of EU in the Balkan and the international intervention in the wars of Yugoslavia, we see that the political approach has gone to a geo strategic level. However, the process of integration has imposed 1 BA-Sociologji- Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina", [email protected]

ROLI I RELIGJIONIT NË PROCESET INTEGRUESE TEK VENDET E ...centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-4.pdf · sociale kanë tendenca të përgjithësimit të konteksteve të caktuara

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: ROLI I RELIGJIONIT NË PROCESET INTEGRUESE TEK VENDET E ...centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-4.pdf · sociale kanë tendenca të përgjithësimit të konteksteve të caktuara

C E N T R U M 12

64

Endrit Temaj1

UDC:

339.92:2(4-672EU:497)

ROLI I RELIGJIONIT NË PROCESET INTEGRUESE TEK VENDET E BALLKANIT

УЛОГАТА НА РЕЛИГИЈАТА ВРЗ ЕВРОИНТЕГРАЦИСКИТЕ

ПРОЦЕСИ ВО ЗЕМЈИТЕ НА БАЛКАНОТ

THE ROLE OF RELIGION IN THE INTEGRATIVE PROCESSES IN THE COUNTRY OF THE BALKAN

ABSTRACT

Religion is an important part of social structures in the states of

Balkan region. In most of the countries of Balkan, religion is a funda-

mental for their tradition and culture, especially for the Albanian

society, where the role of religion goes to indirect influence of cultural

elements. Societies in Balkan have seen a number of changes in their

structures after the installation of the communist ideology. Is exactly

this fact that that constitutes a very important phenomenon in analyzing

the constellation of religion in the region of Balkan. We have to treat

religious consciousness as a changeable entity. Inside socio – political

conditions. In the time of secularization while analyzing, religion is

seen as a cultural system. After the downfall of the communist bloc, the

world has been dominated by the paradigm of integration, which is seen

as a process needed to ensure the well-being of nations. The main

theories of this period have been focused on the relations between

civilizations, relations which are focused in the cultural plane. From the

expansion of EU in the Balkan and the international intervention in the

wars of Yugoslavia, we see that the political approach has gone to a geo

– strategic level. However, the process of integration has imposed

1 BA-Sociologji- Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina", [email protected]

Page 2: ROLI I RELIGJIONIT NË PROCESET INTEGRUESE TEK VENDET E ...centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-4.pdf · sociale kanë tendenca të përgjithësimit të konteksteve të caktuara

C E N T R U M 12

65

different values and requests from nations that had joined or are plan-

ning to join this process. The role of tradition has to be seen as a conser-

vative side and her delicate position in this process. Integration has been

and is a process that has interlocked a wide dialectic in itself, this has

done that the political and cultural practices to be a reflection of this

process.

Key words: religjion, integrim, traditë, demokratizim, demokraci

autentike

HYRJE

Pas rënies së Murit të Berlini i cili shënjoj simbolikisht rënien e

komplet të një bote politike dhe ideologjike. Ndonëse Perëndimi deri

në këtë periudhë kishte ardhur nga një periudhë e gjatë e traditës

shekullare, pas viteve ‘70, pati zhvillime edhe vet brenda vendeve të

cilat ishin sinonim i traditës shekullare. Periudha e cila cilësohet si post-

moderne karakterizohet me migrime interkontinentale, kësisoj brenda

konteksteve tradicionale krishtere u shfaqën vlera të tjera identitare,

duke aluduar në religjionin si vlerën kryesore identitare. Shkencat

sociale kanë tendenca të përgjithësimit të konteksteve të caktuara socio-

politike, kjo bën që të injorohen shumë aspekte të zhvillimeve të natyrës

socio-politike. Shtetet-kombe që lindën nga shpërbërja e BRSS-së dhe

Jugosllavisë, u shoqëruan me një prani të fortë të religjionit. Politologët

Pipa Norris dhe Ronald Inglehart e shohin të pritshme dominimin e

religjionit në vendet post-komuniste, pasi ato janë vende të varfra dhe

të pa zhvilluara, me të ardhura të ulëta (Norris,Pipa; Inglerhart, Ronald,

2004, p. 113). Një tezë e tillë ka nuanca të reduksionizmit, pasi që

dominimin e religjionit e lidhë vetëm me konditat ekonomike të një

shoqërie. Konteksti socio-politik në kuadër të Ballkanit, ka determinuar

pozicionin e religjionit brenda shoqërive. Shembull tipik ka qenë kon-

teksti brenda Jugosllavisë, ku instrumentalizimi politik i religjioneve ka

qenë determinues mbi realizimin e kërkesave nacionaliste. Shembujt

më tipik të këtij instrumentalizimi janë, kroatët, serbët, boshnjakët si

dhe grekët, ku identiteti religjioz përafrohet më vlerat e identitetit

kombëtar. Si refleksionet ashtu edhe kundër refleksionet në këtë sferë

rridhnin nga përhapja e ideologjive të cilat ishin të fabrikuara. Njëra nga

ideologjitë e ngritura në fund të viteve ‘80-ta ishte ideja e kristian-

sllavizmit si besimi se sllavët janë të krishterë nga natyra dhe se çdo

Page 3: ROLI I RELIGJIONIT NË PROCESET INTEGRUESE TEK VENDET E ...centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-4.pdf · sociale kanë tendenca të përgjithësimit të konteksteve të caktuara

C E N T R U M 12

66

konvertim nga krishterimi është tradhti e racës sllave. (Sells, 1998, p.

103). Brenda konditave të tilla, dikotomia në rrafshin identitar në mes

etnive ishte edhe më e qartë. Gjurmë të kësaj të kaluare i hasim edhe

sot në formë e ndërtimeve arkitektonike, duke mos harruar faktin se

sidomos në ish-Jugosllavi, objektet religjioze ishin përdorur në

kontekste diplomatike.

Faza e parë transitive, ishte tejet e mundimshme në aspektin

social dhe kulturor të shoqërive post-komuniste. Krijimi i Unionit

Evropian dhe ekzistimi i organizatave si Kombet e Bashkuara nuk për-

bënin faktorin fundamental, i cili do të garantonte një liri në konceptet

kantiane. Tranzicioni në vendet post-komuniste, nuk nënkupton vetëm

një proces kalimi nga një sistem politik dhe ekonomik në një sistem

tjetër, por ky proces nënkupton edhe një bashkërendim të ri politik.

Procesi i dirigjimit të tranzicionit demokratik në vendet e Ballkanit ishte

e domosdoshme, në rrafshin e interesave gjeostrategjike. Pikërisht kjo

thirrje na bën ti kthehemi edhe njëherë tezës së famshme të Samuel

Huntington-it, për përplasjen e civilizimeve. Ndonëse sipas tij, pas

Luftës së Ftohtë nuk do të ketë përplasje në rrafshin politik dhe

ekonomik, por do ketë përplasje në rrafshin e civilizimit, pra në rrafshin

kulturor (Huntington, 1996, p. 32). Konfliktet në Evropën Juglindore si

dhe problemet në rrafshin e politikës ndërkombëtare, dëshmuan që

civilizimi Perëndimor ka tejkaluar paradigmën e civilizimi si një para-

digmë strukturuese në raporte të politikës ndërkombëtare. Njëra prej

këtyre arsyeve në tejkalimin e kësaj paradigme, është fakti i problemeve

politike vet brenda civilizimeve. Civilizimet nuk përbënin një entitet

homogjen që të përbënte realisht një entitet konflikti. Paradigma e

zhvillimit, e lidhur ngushtë me konceptin e demokracisë, përbën jo

vetëm një ekspansion të Perëndimit, por edhe një tentativë të krijimi të

një kulturë e cila nuk ishte autentike për kontekstin e Ballkanit.

1. “NE DHE BALLKANI”, MBI STEREOTIPIZIMIN E

REGJIONIT

Sot në më shumë se asnjëherë e dëgjojmë përdorimin e termit

Ballkan. Përgjithësisht ky term është përvetësuar edhe në diskursin e

vendeve të këtij regjioni. Ashtu siç argumenton edhe Maria Todorova,

se ballkanasit janë përshkruar gjithnjë si “tjetri” i Evropës (Todorova,

2009, p. 3). Referimi si tjetri nuk shkon vetëm në raportin e shkallës së

zhvillimit, por përgjithësisht një tërësie vlerave të cilat i përfaqëson ky

Page 4: ROLI I RELIGJIONIT NË PROCESET INTEGRUESE TEK VENDET E ...centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-4.pdf · sociale kanë tendenca të përgjithësimit të konteksteve të caktuara

C E N T R U M 12

67

regjion. Ballkani në rrafshin e vlerave është identifikuar me vlerat

orientale, e këtu rolin kyç në formimin e këtij identiteti e ka pasur

religjioni. Analizimi i religjionit në këtë rrafsh duhet të jetë jo-vetëm në

kontekstin e religjionit si strukturë, por edhe religjionit si kulturë.

Ndonëse procesi i nacionalizmi e krijoj një lloj ri-strukturimi të vlerave

kulturore brenda vendeve Ballkanike, këto shoqëri prapë nuk arritën të

tejkalojnë diskursin reprezentues për këtë regjion. Kjo formë e repre-

zentimit ka një efekt të veçantë në rrafshin e vet-identitetit. Ashtu siç e

pohon edhe Todorova, dizajnimi i vetes bëhet në bazë të këtyre stereo-

tipave. Mbi të gjitha, politika vazhdon të mbetet në nivelin e riprodhimit

të këtij diskursi, në raport me trajtimin specifik të këtij regjioni.

Shoqëria globale dominohet nga mediat dhe sistemet e avancuara të

komunikimit, ky dominim vetëm sa e ka lehtësuar riprodhimin e këtyre

paragjykimeve mbi Ballkanin.

Raporti identitar është tejet kompleks, diskurset vazhdimisht

përdorin një bazë faktike me anë të cilës proklamohet imazhi identitar.

Hapësira simbolike merr karakter definues në rrafshin e identitetit,

pikërisht në vendet e Ballkanit, religjioni vazhdon të ketë influenca të

mëdha në gdhendjen e identitetit në hapësirë. Madje vendet si Maqedo-

nia e Veriut, janë futur në një proces të vrullshëm të gdhendjes së identi-

tetit maqedonas përmes arkitekturës. Procesi i ndërtimit të Shkupit,

dëshmon një proces së purifikimit të hapësirës nga arkitektura osmane,

arkitektura helene, monumentet si Milenium Cross në malin Vodno,

dëshmojnë faktin se vazhdon të mbetet një frikë nga ajo që cilësohet si

orientale. Brenda vetë vendeve të Ballkani, ka një vazhdimësi të fërki-

meve të identiteteve, shtetet kanë një tendencë hegjemonie mbi pakicat

etnike.

Ndonëse konfliktet e ashpra në gjirin e civilizimit Perëndimor

janë shuar, edhe marrëdhëniet ndërmjet vendeve të Perëndimit dhe

Ballkanit kanë shkuar në rrafshin gjeostrategjik, duke minimizuar

elementin kulturor. Determinimi i marrëdhënieve politike mes shteteve

sigurisht që nga moderniteti nuk përcaktohen religjioni, kjo jo vetëm

për shkak të traditës shekullare, por edhe për shkak që edhe vetë baza

religjioze e Evropës, ka shënjuar zbehje të madhe. Zbehja e vlerave

fundamentale të Evropës, sollën edhe njëherë nevojën e kthimit nga

vetja. Ky proces rrezikon projektet e tilla si Unionit Evropian.

Page 5: ROLI I RELIGJIONIT NË PROCESET INTEGRUESE TEK VENDET E ...centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-4.pdf · sociale kanë tendenca të përgjithësimit të konteksteve të caktuara

C E N T R U M 12

68

2. ‘ZHDUKJA’ E SHTETIT DHE SHOKU KULTUROR

NË SHOQËRITË E BALLKANIT

Ekziston një periudhë e gjatë e tentativës për krijimin e një

identiteti Evropian, identitet ky i cili do të ishte faktor i kalimit të gjen-

djes hobsiane midis kombeve që kishte mbijetuar me shekuj në Evropë.

Ndonëse modeli i integrimit ka dalluar nga moduli amerikan (WASP),

ideja e procesit të integrimeve në Evropë do të bëhet nga integrimi

politik. Jurgen Habermasi shtron një problematikë, se a duhet të ketë

një identiteti evropian. Unioni nuk do mund të zhvillohet në një bash-

kësi politike me një identitet të vetin, “sepse nuk ka një popull evro-

pian” (Habermas, 2006, pp. 82-83). Problemi që Habermas ngrit është

problem i rrafshit kulturor dhe i marrëdhënies në mes kulturës dhe

institucioneve mbi kombëtare. Madje nga prizmi i teorisë së funksiona-

lizmit strukturor, veprimi i mekanizmave mbi-kombëtar përkon me ve-

primin në sistemin social, ku përmes shteteve nacionale arrihet një im-

ponim i qëllimeve, të cilat merren si nacionale. Në të tilla momentume

duhet të shtrojmë një pyetje, se a ka demokracia ngjyrime hegjemo-

niste? Përgjigjja e një pyetje të tillë lidhet edhe më problemin e shtuar

nga Habermasi, pasi që projektet mbi-kombëtare kanë tendencën të

kalojnë në një ‘melting pot’ kulturor. Ideja e mos pasurit një identitet

evropian, vjen nga fakti i rolit të traditës dhe diversitetit kulturor i cili e

bën më problematik procesin e unifikimit, si një subjekt i përbashkët

politik. Modeli amerikan nuk përbën një model funksional në kontek-

stin socio-politik të Evropës. Diskrepanca në mes shtetit dhe kulturës

vazhdon të rritet, sidomos në vendet e tranzicionit, ku ksenocentrizmi

vazhdon të jetë si plotësues i vlerave jofunksionale brenda kontekstit

kulturor. Sot religjioni përbën një vegë të rëndësishëm në traditën dhe

në kujtesën e një pjesë të madhe të shoqërive në Evropë. Ndërsa në një

pjesë të vendeve në Ballkan, religjioni vazhdon të ketë influencë të

madhe, pasi që procesi i shekullarizimit social në këto vende ka qenë i

pamundur të ndodh në një periudhë të shkurt të demokratizimit. Procesi

i shekullarizimit social ka pasur pa mundësi të realizohet për dy shkaqe

kryesore: 1) Për faktin se vendet ballkanike kishin ruajtur deri vonë

marrëdhëniet feudale dhe nuk kishin arritur të kenë një proces masiv të

industrializimit autentik. Në mungesë të një industrializim, edhe procesi

i urbanizimit ishte teje i ngadaltë deri në periudhën e komunizmit. 2)

Faktori i dytë i cili solli një kundër-refleksion në vetëdijen religjioze në

Ballkan ishte fakti i represionit komunist në raport me sferën religjioze.

Page 6: ROLI I RELIGJIONIT NË PROCESET INTEGRUESE TEK VENDET E ...centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-4.pdf · sociale kanë tendenca të përgjithësimit të konteksteve të caktuara

C E N T R U M 12

69

Pas rënies të botës komuniste, pati një rifetarizim të këtyre shoqërive.

Edhe shtetet-kombe vazhduan të jenë në udhëkryq në mes historisë

(kulturës dhe religjionit) si dhe në mes bashkërendimit politik e kulturor

të së ardhmes. Rasti i Greqisë, shtet i cili e ka religjionin ortodoks si fe

shtetërore, tregon qartazi që interesimi i projekteve integruese brenda

Ballkanit ishte si domosdoshmëri gjeostrategjike, dhe se religjioni merr

një karakter sekondar, duke u zhvleftësuar nga potenciali për përplasje

identitare.

Ndonëse konstalacioni etnik i Ballkanit ishte njëra nga arsyet e

cila qoj deri në luftërat e armatosura në këtë regjion. Premisa se e lirisë

kombëtare ishte ëndrra e cila e udhëhoqi konfliktet brenda Ballkanit.

Kjo premisë nuk na duket e pa njohur, situata të tilla na sjellin ndërmend

konstatimin e Benedict Anderson-it se kombet ëndërrojnë të jenë të lira.

(Anderson, 2013, p. 20). Periudha e proceseve integruese krijoj një

gjendje të pasigurisë tek kombet të cilat u pavarësuan pas viteve të ‘90-

ta. Politikat mbi-kombëtare shkaktuan zbehje të rolit të shtetit dhe

çdoherë zbehjes së sovranitetit të shtetit. Brenda konditave të mendimit

klasik politik ku shtetit shihej thelbi i çdo marrëdhënie politike, ballka-

nasit nuk ishin ende të përgatitur për t’u përballuar më karakterin e një

bote globale, e cila vazhdonte të ishte në një gjendje fluksi. Kthimi nga

vetvetja është përgjigjja, ndaj “shokut” kulturor e cila po prodhohet nga

procesi dialektik në mes dy niveleve të skajshme atij kontinental dhe

nivelit lokal. Roli i religjionit si formësues i një numrit të madh të trade-

tave kulturore në Ballkan, qëndron në faktin e krijimit të një moraliteti

në përgjithësi. Ndonëse sociologu i njohur Emil Durkheim, besonte se

një shoqëri nuk mund të shndërrohej në amorale (Ritzer & Goodman,

2011, p. 79). Mirëpo kalimi nga morali kolektiv tek forma individuale,

është një injektim artificial, i cili nuk përkon më zhvillimin socio-politik

të shoqërive. Kjo edhe për arsye se moraliteti kolektiv tradicional nuk

ishte shkatërruar me shkatërrimin e sistemit politik, pasi që kjo formë e

moraliteti funksiononte në mënyra specifike në kuadër të grupeve

etnike. Pra, shkëputja nga sistemi i vjetër i moraliteti kthehet në një

frikë dhe ankth ndaj vlerave të reja, që shihen si të huaja. Zakonisht si

tregues i vendeve të zhvilluara merret niveli i urbanizimit, kjo pasi që

ky tregues lidhet me faktin se komunitetet urbane karakterizohen me

nivel më të ulët të religjiozitet dhe karakterizimit me elementet e

besimit në magji, ritet e përbashkëta etj. Sot regjioni i Ballkanit, shënon

njërën nga regjionet më nivelin më të ulët të urbanizimit krahasuar me

Evropën Qendrore dhe Perëndimore. Pjesa e Ballkanit Perëndimor nuk

Page 7: ROLI I RELIGJIONIT NË PROCESET INTEGRUESE TEK VENDET E ...centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-4.pdf · sociale kanë tendenca të përgjithësimit të konteksteve të caktuara

C E N T R U M 12

70

e kalon mbi 60% të urbanizimit të popullsisë2. Edhe konstalacioni urban

në shumicën e vendeve ka qenë i determinuar nga zhvillimi i pabara-

bartë i rajoneve brenda vendeve. Në teoritë sociologjike, e sidomos në

sociologjinë e migrimeve, pranohet fakti se njerëzit të cilët lëvizin nga

zonat rurale të varfra drejt zonave urbane, elementin e vetëm të cilin e

mbartin me vete është tradita.

Vetëdija religjioze në Ballkan mund të shihet si një refleksion i

zhvillimeve në sferën religjioze në mbarë Evropën. Sipas disa sociolo-

gëve të religjionit, veçmas për Turner, ne kemi hyrë në fazën e post-

shekullarizmit. Post-shekullarizmi në këtë kontekst i referohet më

shumë sferës sociale, sesa asaj politike. Shfaqja e identiteteve kulturore

(religjioze) reflektoj në ngritjen e vetëdijes religjioze edhe tek shoqëritë

shekullare, madje në disa prej tyre edhe një lloj fobie, mbi humbjen e

identitetit kristian të Evropës. Ndonëse Ballkani ishte një mjedis plural

në rrafshin religjioz, projekti shekullarizues nuk ishte prioritet për

shoqëritë të cilat patën lidhje tradicionale me religjionin. Sigurisht se

në Ballkan ka kombe, sikurse janë shqiptarët, të cilët janë karakterizuar

me një indiferencë ndaj religjionit. Mirëpo mjedise sociale të cilat nuk

kanë pësuar ndryshime kulturore në rrafshin demografik, nuk kanë qenë

edhe aq të pa trazuar nga efekti i përhapjes globale të ideologjive.

Globalizmi mund të jetë një proces në natyrën njerëzore, por si proces

në natyrën aktuale, e njohim vetëm brenda konditave të modernitetit.

Pasi që një bazë e mirë e zhvillimit të proceseve globale, është e përqen-

druar në bazën e zhvillimit teknologjik. Në gjirin e shumë shoqërive të

Ballkanit janë ngritur grupe minoritare nga numri, të cilat kanë përqa-

fuar ideologji radikale. Ndaj në shumë aspekte shoqëritë e Ballkanit,

janë tepër fragmentare në rrafshin e perceptimeve. Rilindja e religjionit

në Evropën Perëndimore vjen si një reagim ndaj një materializmi të egër

që ka mbizotëruar në periudhën moderne, ndërsa në Ballkan si një

thirrje për mbrojtjen e vlerave autentike të komuniteteve.

Paradigma e zhvillimit u lidh ngushtë me integrimin. Ëndrra

evropiane për shumë shoqëri të Ballkanit mbeti vetëm në nivelin e një

narracioni të bukur, pasi që inkuadrimi në BE, nuk solli zhvillimin e

pritur. Prandaj, Unioni Evropian po kërcënohet nga procesi tjetër, ai

dezintegrues. Ky i dyti nuk qëndron në rrafshin si procesi i luftimi të

2 Harta e Urbanizimit në Evropë:http://balkans.aljazeera.net/vijesti/mapa-urbanizac-

ija-u evropi?fbclid=IwAR1jXGZdgecSVjRNXpFa7TBYDwt Z5Id0rANtCptuL

ybmne-6yFUM6SKGYIY Burimi: Al-Jazzera, publikuar: 17.11.2019

Page 8: ROLI I RELIGJIONIT NË PROCESET INTEGRUESE TEK VENDET E ...centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-4.pdf · sociale kanë tendenca të përgjithësimit të konteksteve të caktuara

C E N T R U M 12

71

hegjemonisë në rrafshin ekonomik apo shpëtimin e ekonomive nacio-

nale, por është edhe një tentativë për gjetjen e vlerave. Paradigma e

integrimit ka qenë dominuese në rrethana e vendeve post-komuniste, ka

qenë si një mundësi e përmirësimit të gabimeve historike, në një formë

pranimi i proceseve integruese ka krijuar një formë të stigmatizimit të

vetë historisë së këtyre vendeve. Por sot më shumë se kurrë në vendet e

ish-bllokut komunist, ka skepticizëm në rrafshin e vlerave se çka ofrojnë

këto projekte integruese. Skepticizmi sa vjen e shtohet, kur rritet pabara-

zia në raportet ndërmjet shteteve. Doxa-t të cilat i mbajtën projektet në

nivele kontinentale, janë zbehur tej mase, me të kuptuarit e faktit së rritjes

së pafuqisë së organizmave të shtetit ndaj organizatave me karakter

kontinental dhe ndërkombëtar. Ndaj tentativa e vendeve evropiane për të

krijuar një identitet evropiane përmes atyre vlerave demokratike, shkon

në rrafshin e një arsyeje të komunikimit, mbrapa të cilës fshihet një

tendencë një represioni të pa dukshëm në rrafshin e vlerave.

Ambiciet e vendeve të Ballkanit kanë qenë dhe për disa vende

mbetet integrimi në organizata ndërkombëtare me karakter politik,

ekonomik dhe ushtarak. Mirëpo në një aspekt tejet specifik procesi i

integrimit në organizata shembull si NATO, ndonëse e ka zgjeruar këtë

organizatë në regjione me diversitet kulturor, por ana tjetër e këtij

anëtarësimi nënkupton heqjen dorën nga roli strategjik i kufijve. Lufta

politike në Ballkan shkon në rrafshin e bllokimi të amerikanizimit apo

shtrirjes së ortodoksisë ruse në këtë regjion, ndaj sfera e konfliktit të

brendshëm në Ballkan ka kaluar nga rrafshi etnik-(kulturor), në rrafshin

e përplasjes gjeostrategjike të fuqive të mëdha botërore. Sfidat e Unionit

Evropian në një këtë regjion specifik, kërkon në krijimin e ndjenjës ndaj

ligjit, solidaritetin qytetarë dhe mbi të gjitha harmonizimin e vlerave

sociale me nivelin e zhvillimi të këtyre shoqërive.

3. DEMOKRACIA JOAUTENTIKE DHE SKEPTICIZMI

NDAJ DEMOKRATIZIMIT

Problemi i natyrës hegjemonike të demokracisë, rrjedh nga i ins-

talimit të vlerave demokratike nga jashtë. Si i tillë procesi i demokra-

tizimit është parë si një proces ku mëtohet heqja dorë nga tradita dhe

një tërësie e vlerave kulturore. Filozofi Ukshin Hoti e definonte në këtë

mënyrë demokracinë autentike, demokracia autentike është një grama-

tikë e lirisë dhe e dinjitetit, e kulturës, por edhe e kulturave, e së

veçantës, por edhe e së tërës (Hoti, 1995, p. 3). Ideja e një e demokracie

Page 9: ROLI I RELIGJIONIT NË PROCESET INTEGRUESE TEK VENDET E ...centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-4.pdf · sociale kanë tendenca të përgjithësimit të konteksteve të caktuara

C E N T R U M 12

72

autentike, vjen nga zhvillimi i brendshëm social dhe politik, pra në këto

kontekste përshtatshmëria kulturor do të duhet të jetë në përputhje me

sistemin politik. Zhvillimet në sferën politike ka shkaktuar një proces

të një imponimi të dyfishtë: 1) Imponimi nga mekanizmat ndërkom-

bëtar ndaj shteteve, ku këto imponime nuk njohin aspektet kulturore

dhe tradicionale, 2) imponimet autoritare në kontekstet e vendeve në

tranzicion politik. Pasi që në vendet që nuk kemi pasur kulturë demo-

kratike, hasim shpeshherë në zhdukjen e vullnetit të popullit. Pikërisht

këtë dukuri e kishte vërejtur edhe Huntingtoni, ku brenda vorbullës së

ndryshimeve drastike, kemi hasur në shkeljen e demokracisë si “vull-

neti i njerëzve (popullit)” apo “i së mirës së përgjithshme”

(Huntington, The Third Wave: Democratization in the Late Twentieth

Century, 1991, p. 6). Formimi i një kulture demokratike është baza

kyçe, pasi që nga ky entitet do të determinohen edhe sferat e tjera të

jetës shoqërore dhe politike. Perceptimi demokratik lidhet çdoherë e më

ngushtë me një hedonizëm të qytetarëve në raport me sferën e lirisë.

Por pse ka skepticizëm mbi demokracinë? Në një pjesë të vendeve

të Ballkanit, lidhja në mes religjionit dhe shtetit nuk është shkëputur.

Ndonëse përpos Greqisë e cila nuk shtet shekullar, pjesa tjerë de jure

janë shtete të cilat funksionojnë mbi parimin e shekullaritetit. Por de

facto, ka një influencë të religjionit dhe diskursit religjioz në politikat

nacionale, ndonëse ky raport nuk është i hapur dhe direkt po në mënyra

të tërthorta. Në raste edhe politika ndër-shtetërore afektohet nga diskur-

si religjioz. Sot kemi të ballafaqohemi me fetë e politikë, si forma mbë-

shtetjes së veprimeve politike, apo inkorporimit të traditës në elementët

e politikës. Le të marrim bankënotat e dinarit serb, ku në disa prej tyre

vendosën figurat e klerikëve kishtarë. Për shoqëritë ku religjioni e ush-

qeu bazën nacionaliste, shkëputja shtet-fe do të ishte një ndarje tragjike.

Faktor tjetër i cili nxit skepticizmin mbi procesin demokratizimit

është fakti i ngritjes së fuqisë së individit dhe moralitetit individual.

David Held fazën e parë të liberalizmit e përshkruan kështu; “në fillimet

e modelit liberal preokupimet janë vendosja e lirisë së individit dhe

fuqisë së mjaftueshme për të garantuar rendin social dhe politik” (Held,

2006, p. 72). Në qoftë se këtë e përkthejmë në kontekstin Ballkanik, ky

definim do ishte tregues se zhvillimi social i Ballkani nuk përkon më

vlerat dhe perceptimet liberale, demokratike. Individi dhe individuali-

teti vazhdojnë të ekzistojnë si nocione, mirëpo elemente tradicional

vazhdojnë të ekzistojnë brenda shoqërive ballkanike. Le të marrim

vetëm konceptin e të drejtave të njeriut, de jure është njohur e drejta e

Page 10: ROLI I RELIGJIONIT NË PROCESET INTEGRUESE TEK VENDET E ...centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-4.pdf · sociale kanë tendenca të përgjithësimit të konteksteve të caktuara

C E N T R U M 12

73

çdo pakice dhe çdo individi në zgjedhjen e lirë të disa vlerave identitare,

në rrafshin e identitetit personal. Mirëpo nëse marrim funksionimin e

strukturave si funksionimi i mediave dhe shumë institucioneve tjera,

hasim në forma të diskriminimit, së pari në rrafshin e dinjitetit njerëzore

e deri në mohimet në mënyra direket të të drejtave.

Religjioni po shënjon zbehje në sferën politike dhe kulturore,

ndikimi i tij sot shihet vetëm në raportin e traditës. Porositë e tij të fundit

shprehen në gjuhë konservatore, e cila kundërshton apo shpreh skeptic-

cizëm mbi format e reja vlerore. Ndonëse formacionet e caktuara ideo-

logjike, religjioze, vazhdojnë të përdorin instrumentet e komunikimeve

masive mbi mundësitë e indoktrinimi të masave, aty ku gjenden vlera

religjioze edhe në formacionet arkaike. Përgjithësisht skepticizmi mbi

demokracinë është përforcuar jo vetëm nga luhatja e traditës, por edhe

nga rëndimi i gjendjes ekonomike të këtij regjioni. Problemet e shumta

demografike në këtë regjion, tregon që individi është i gatshëm të zhvi-

shte nga çdo element kulturor dhe të migroj, pasi që gjithë ky glorifikim

historik dhe vleror nuk zgjidh problemin ekonomik dhe të ekzistencës.

Ndonëse vazhdon të ekziston debati mbi funksionimin e komuniteteve

në periudhën e zbehjes së shteteve-kombëtare. Sot, Ballkani vazhdon të

mbetet toka, në mes Oksidentit dhe Orientit, në mes shtetit-kombëtar

dhe integrimit mbi kombëtar, midis traditës dhe demokratizimit, midis

religjionit dhe shekullarizimit.

CONCLUSIONS

Religion still remains as a factor that shapes tradition in the

Balkan region, even though secularization has played an important role

in the democratic establishment, religion still has a great impact in the

social sphere. After the Cold War, the theories that dominated throu-

ghout the world were focused on identity, the integration politics in

Balkan have surpassed identity complexities of civilizations. The inte-

gration of countries such as Greece, Bulgaria and Romania show that

the theses of Hantington are just a “stereotype” of him over the role that

have civilizations as a source of conflict in the local level as well as in

the global level.

The integration politics have had the role of spreading values and

blocking the expansion of “powers” outside Europe, in non-stabile

regions. It’s clear that the process of democratization in Balkan was not

just a process that came before integration, but also was an attempt to

Page 11: ROLI I RELIGJIONIT NË PROCESET INTEGRUESE TEK VENDET E ...centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-4.pdf · sociale kanë tendenca të përgjithësimit të konteksteve të caktuara

C E N T R U M 12

74

overcome the hobbsian state of the Balkan nations. The installation of

a few values such as human rights, the acceptance of secularity, the

minority rights have become a factor to ensure peace for the culture

diversity in the Balkan. This process has ensured that religion, as part

of social structures, to be stripped of its potential for causing conflict.

The process of democratization has caused skepticism and revolt for

interfering in the value sphere of certain societies, therefore more often

than not the term of democracy is used as a synonym of Americanism.

The skepticism of this process has even been shown from reli-

gious structures, this reaction has used conservative language. Nowa-

days the cultural accumulation in the religious sphere continues to be

expressed only in the symbolic space plane, where religious identity has

no political potential, inside the sphere of guaranteed freedom.

Finally, religious identities have gone in the secondary plane due

to the fact that Balkan states as well as the majority of other state –

nations are confronting with the problem of their lack of power

comparing to international structures. The call to turn towards tradition,

in the states of European Union, it’s a call to be aware of the

deconstruction of their political power, and for the Balkan states it is a

call of warning over the fate that awaits them after integration

Recensentë:

Prof. dr. Nazmi Maliqi

Doc dr. Bashkim Aliji

BIBLIOGRAFIA:

Anderson, B. (2013). Komunitetet Imagjinare. Prishtinë: Dy

Lindje & Dy Perëndime.

Habermas, J. (2006). Perëndimi i përçarë. Tiranë: Metropol.

Held, D. (2006). Models of Democracy. Cambridge: Polity Press.

Hoti, U. (1995). FILOZOFA POLITIKE E ÇËSHTJES

SHQIPTARE. TIRANË: ROZAFA.

Huntington, S. (1996). The clash of civilizations and the remaking

of world order. New York: Simon & Schuster.

Huntington, S. (1991). The Third Wave: Democratization in the

Late Twentieth Century. Oklahoma: University of Oklahoma Press.

Page 12: ROLI I RELIGJIONIT NË PROCESET INTEGRUESE TEK VENDET E ...centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-4.pdf · sociale kanë tendenca të përgjithësimit të konteksteve të caktuara

C E N T R U M 12

75

Norris,Pipa; Inglerhart, Ronald. (2004). Sacred and Secular;

Religion and Politics Worldwide. Cambridge: Cambridge University

Press.

Ritzer, G., & Goodman, D. (2011). Teoria Sociologjike. Tiranë:

UFO University Press.

Sells, M. (1998). Bridge Betrayed: Religion and Genocide in

Bosnia. California Press .

Todorova, M. (2009). The Imagining the Balkans. New York:

Oxford University Press.