65
Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor Gjuha shqipe dhe letërsia 12Bome shkollore Albas Edlira Gugu Nexhmie Muça

udhezues letersia 12 ok

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: udhezues letersia 12 ok

Udhëzues për mësuesinpër tekstin shkollor

“Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

Botime shkollore Albas

Edlira GuguNexhmie Muça

Page 2: udhezues letersia 12 ok

2

Këtë material mund ta shkarkoni falas nga faqja jonë e internetit: www.albas-shb.com.

Page 3: udhezues letersia 12 ok

3

HyrjeTeksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 12” (kurrikula bërthamë) është hartuar në përputhje

me programin e miratuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës.

Përmbajtja dhe struktura e tekstitPërmbajtja dhe struktura e tekstit është përcaktuar nga përmbajtja e orientimi i programit.

Teksti është ndërtuar mbi llojet e teksteve dhe përqindjet përkatëse, që janë si më poshtë:

Lloji i tekstit Përqindja OrëtTeksti informues-shpjegues 15 % 18 orë Teksti përshkrues 10 % 12 orëTeksti argumentues 10 % 12 orëEseja 10 % 12 orëTeksti kulturologjik 10 % 12 orëTeksti tregimtar 15 % 18 orëTeksti poetik 15 % 18 orëTeksti dramatik 15 % 18 orë

Brenda këtyre orëve janë parashikuar të trajtohen njohuritë e reja teorike, si dhe përpunimi i tyre, ku përfshihen ushtrime, punë me projekt, përsëritje e testime, të cilat mësuesi/ja i parashikon në përshtatje me kërkesat e programit dhe të klasës ku jep mësim.

Në këta kapituj integrohen edhe tekste të llojeve të ndryshme, me qëllim që nxënësi të mund të bëjë dallimin ndërmjet llojeve të pastra të teksteve dhe atyre të ndërmjetme. P.sh., elementet e përshkrimit mund t’i gjesh edhe në një tekst rrëfyes, edhe në një tekst informativ apo elementet e argumentimit i gjen edhe në tekstet informative, në tekstet përshkruese etj.

Teksti kulturologjik është ndarë si kapitull më vete, ku trajtohet tema e kritikës letrare moderne me përfaqësuesit kryesorë të kritikës së huaj dhe të asaj shqiptare; gjithashtu ai është integruar edhe me temat e teksteve letrare në varësi të tematikës që ato trajtojnë. P.sh., pasi analizohet vepra “I huaji” i Kamysë, merret për model teksti i Sartrit, “Ekzistencializmi është humanizëm”, me qëllim që nxënësi ta përvetësojë si duhet konceptin e ekzistencializmit. Po kështu esetë, në varësi të llojeve të tyre, vendosen pas kapitujve të teksteve informuese, argumentuese e përshkruese.

Gjatë shtjellimit të tekstit është bërë kujdes që të ruhet vazhdimësia me programin e vitit të parë dhe të dytë. Nëse në vitin e parë nxënësi ka marrë njohuri të përgjithshme për llojet kryesore të teksteve dhe teknikat e përgjithshme të tyre, në vitin e dytë zgjerohet informacioni dhe rritet shkalla e vështirësisë për përvetësimin e teksteve të ndryshme brenda një lloji kryesor. Ndërsa në vitin e tretë sillen njohuri të reja nëpërmjet modeleve të llojeve të tjera të teksteve.

Në mësimin hyrës të çdo kapitulli rikujtohen njohuritë që ka marrë nxënësi për llojin përkatës të tekstit; kjo është bërë me qëllim që nxënësi ta ketë të qartë funksionin parësor të çdo lloj teksti që lidhet me komunikimin, pavarësisht nëse është tekst me funksion praktik apo estetik. Është bërë kujdes që çdo element teorik të ilustrohet me modelin përkatës, përpara se kjo zgjidhje t’i kërkohet nxënësit dhe të shndërrohet në mbingarkesë për të. Gjithashtu, me anë të ushtrimeve të shumta e të larmishme është synuar që nxënësi të ushtrohet për të identifikuar veçoritë e teksteve, për t’i analizuar, si dhe për t’i përdorur dhe shkruar saktë e me logjikë.

Page 4: udhezues letersia 12 ok

4

Analizat dhe komentetAnalizat e veprave të plota u përkasin periudhave dhe llojeve të ndryshme letrare. Ashtu

siç rekomandohet në program, janë parashikuar të zhvillohen tri analiza veprash: Teksti tregimtar – I huaji (roman); Teksti poetik – Lirika e Poradecit (vëllim poetik); Teksti dramatik – Pamje nga ura (dramë). Këto analiza janë parashikuar të zhvillohen në 6 orë, ndërsa pjesët për koment në 2-3 orë (Në varësi të nivelit të klasës, mësuesi/ja i zgjedh tekstet me shkallë të ndryshme vështirësie).

Edhe në përzgjedhjen e pjesëve për koment janë respektuar rekomandimet e programit dhe, pavarësisht se ato janë të shumta në numër, është bërë kujdes që të ruhet raporti ndërmjet veprave të letërsisë shqiptare dhe të asaj botërore, si dhe të realizohet synimi që studimi i këtyre veprave përbën bazën e formimit artistik e gjuhësor të nxënësit. Analizat e veprave përqendrohen në elementet kyç që lidhen me stilin e autorit dhe të rrymës letrare që ai përfaqëson. Po kështu, edhe komentet janë të disa llojeve: Koment i përgjithshëm, i cili përfshin të gjitha elementet përbërëse (kuptimore, vlerësuese, strukturore e gjuhësore); Koment me synim, që drejtohet nga elemente të veçanta; Koment krahasues, nëpërmjet të cilit krahasohen vepra të autorëve të ndryshëm, që iu përkasin drejtimeve të ndryshme letrare apo gjinive të ndryshme etj.

Rimarrja dhe integrimi i njohuriveGjatë gjithë tekstit është respektuar objektivi i programit që lidhet me rimarrjen e njohurive

dhe integrimin e tyre. Kjo realizohet jo vetëm nëpërmjet rubrikave shënjuese në tekst, si Rikujtoni njohuritë, por edhe nëpërmjet ushtrimeve të shumta praktike që përforcojnë njohuritë teorike të nxënësve:

- tekstet letrare integrohen dhe plotësohen me tekste të tjera, p.sh., tekste informuese, interpretuese, argumentuese, përshkruese, kulturologjike (nëpërmjet ushtrimeve kërkohen dallimet ndërmjet gjuhës së figurshme dhe asaj tekniko-shkencore);

- gjatë komentit dhe analizave të teksteve ka një larmi të madhe ushtrimesh gjuhësore, që lidhen me forcimin e njohurive gramatikore dhe të atyre drejtshkrimore që ka marrë nxënësi në ciklin 9-vjeçar. Nga ana tjetër, dukuritë gjuhësore shihen edhe në funksionin e tyre stilistik. Ky funksion i tyre del si funksion parësor në tekstet letrare, por dhe si funksion dytësor në tekstet joletrare, p. sh., në tekstin e publicitetit përdoren figurat stilistike, si: metafora, similituda, krahasimi, epiteti etj., ndonëse ai si tekst hyn në llojin e teksteve me funksion praktik. Po kështu, njohuritë e të shkruarit për Përmbledhjen, Parafrazimin, Skedat etj., rimerren në Tekstin poetik, dramatik e tregimtar.

Brenda një teme mësimore realizohen objektivat që lidhen me pesë aftësitë kryesore; me të lexuarin (tekstet ilustruese), të vëzhguarin (ilustrimet, skemat, fotot), të shkruarin (ushtrime që shkojnë nga elementet e veçanta përbërëse deri te shkrimi i një teksti të plotë), të dëgjuarin dhe të folurin (për tema dhe imazhe të ndryshme).

- Është bërë kujdes për një integrim ndërlëndor; integrimi me artet: me muzikën, pikturën, skulpturën, filmin, fotografinë etj.; me lëndën e historisë nëpërmjet kronikës dhe esesë paraqitëse; me lëndën e sociologjisë nëpërmjet esesë argumentuese; me lëndën e shkencave natyrore nëpërmjet teksteve informuese, divulgative; shkencore, me informatikën, përdorimin e kompjuterit, kërkimin në internet etj.

Që në krye të hartimit të këtij teksti synimi kryesor ka qenë që nxënësi të marrë njohuritë e nevojshme teorike dhe praktike për të qenë një përdorues i mirë i gjuhës amtare. Dhe krahas këtij synimi, që lidhet me objektivin qendror të programit, informacioni i tekstit mëton për një formim të nxënësit me vlera estetike e shpirtërore të kulturës sonë kombëtare dhe të asaj botërore.

Page 5: udhezues letersia 12 ok

5

Page 6: udhezues letersia 12 ok

6

Page 7: udhezues letersia 12 ok

7

Page 8: udhezues letersia 12 ok

8

Page 9: udhezues letersia 12 ok

9

Page 10: udhezues letersia 12 ok

10

Page 11: udhezues letersia 12 ok

11

Page 12: udhezues letersia 12 ok

12

Page 13: udhezues letersia 12 ok

13

Page 14: udhezues letersia 12 ok

14

Page 15: udhezues letersia 12 ok

15

Page 16: udhezues letersia 12 ok

16

Page 17: udhezues letersia 12 ok

17

Page 18: udhezues letersia 12 ok

18

Page 19: udhezues letersia 12 ok

19

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

Për t’i ardhur sa më mirë në ndihmë mësuesve, veçanërisht mësuesve të rinj, ky libër mësuesi ofron këto materiale të strukturuara si më poshtë:

I. model të ditarit mësimor, i cili përbëhet nga disa rubrika, si: a. objektivat minimale e maksimale që do të arrihen gjatë orës së mësimit;b. mjetet dhe teknikat e strategjitë mësimore, që duhen përdorur;c. zbërthimi i teknikave;

II. sugjerime për mësuesin, ku përfshihen përgjithësisht:a. synimet kryesore të temës mësimore;b. shqyrtimi i koncepteve të trajtuara në temat mësimore; pikat kyç të tyre, si dhe pikat e

dobëta e marrëdhëniet e vendosura brenda tyre;c. përgjigjet e ushtrimeve;d. fjalor për termat e përdorura;e. shkrime të ndryshme që mësuesi mund t’i përdorë gjatë orës së mësimit.

Të gjitha materialet janë sugjeruese dhe mësuesi/ja i përdor sipas nevojave të veta.

Mbi strukturën e librit të mësuesit për Gjuhën shqipe 12 (kurrikula bërthamë)

Linja: TEKSTI INFORMUES-SHPJEGUES

Tema: Gjuha si mjet komunikimi ( 2 orë: njohuri të reja dhe ushtrime)

Sugjerime për mësuesinTema ka si synim:

a. t’u rikujtojë nxënësve njohuritë e marra edhe me parë rreth gjuhës si mjet komunikimi, b. veçoritë e gjuhës së folur dhe gjuhës së shkruar;c. njohuri e re: të mësojnë veçoritë e gjuhës së transmetuar, si lloj i ri komunikimi (gjuhe) Për këtë

është e nevojshme që mësuesi të rikujtojë bashkë me nxënësit njohuritë që ka marrë në klasat pararendëse mbi komunikimin dhe skemën e tij.

Kjo temë do të zhvillohet në dy orë, ku do të kombinohen njohuritë teorike me ushtrimet praktike.

Përgjigje të ushtrimeve

Ushtrimi 11) F; 2) Sh; 3) Sh; 4) F, Sh; 5) shenja verbale (gojore) F; 6) shenja grafike dhe tingëllore - F, Sh; 7) F;8) Sh

Ushtrimi 2 a) F; b) Sh; c) F, Sh; ç) F, Sh; d) F; dh) F;e) F, Sh; ë) F, Sh

Ushtrimi 3a) Të bësh një ankesë në drejtori.b) Të dërgosh një kërkesë për t’u regjistruar në shkollën e lartë.c) Të shkruash një letër falënderimi për dikë.ç) Të shkruash një njoftim për fillimin e regjistrimeve në kurse të caktuara.d) Të shkruash një vërtetim që je anëtar i bibliotekës.

Ushtrimi 4a) Të thërrasësh një taksi. b) Të lajmërosh mjekun. c) Të thërrasësh zjarrfikësen. ç) Të lajmërosh policinë. d)Të thërrasësh hidraulikun.

Ushtrimi 5 a. F;b. Sh; c. F;ç. F, Sh;d. F; dh. Sh, F;e. Sh; ë. F.

Page 20: udhezues letersia 12 ok

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

20

Tema: Gjuha si mjet komunikimi (ora I)

Teksti A Teksti B

Është përdorur në gjuhën e folur, shenja zanore, pauza e pranishme dallohet nëpërmjet intonacionit të zërit, fjali të shkurtra, shpesh të paplotësuara, të cilat mund të kuptohen nga mimika, gjestet etj.

tekst i shkruar, fjali të plota, të gjata, shpjegon çdo gjë, përshkruan më imtësi hollësitë ...

Ushtrimi 6

Ushtrimi 7

1. Telefoni; 2. SMS; 3. E-mail; 4. TV; 5. Radio; 6. TV; 7. E-mail Fjalor: fjala verbale përdoret në kuptimin gojor, e folur

?

?

?

Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të identifikojë rolin e gjuhës si mjet komunikim. a. të bëjë dallimin ndërmjet gjuhës së folur dhe gjuhës së shkruar; b. të përcaktojë llojet e gjuhës si mjet komunikimi dhe veçoritë e tyre;c. të identifikojë elementet e gjuhës së transmetuar (të folur dhe të shkruar): - shenjat dhe kanalet: - qëllimet e ndryshme; - situatat komunikuese;

Materialet dhe mjetet mësimore: Teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”, lloje të ndryshme tekstesh në gjuhë të shkruar, të folur e te transmetuar, shkumësa me ngjyra, tabela.

Konceptet kryesore: gjuhë, mjet komunikimi, gjuhë e folur, gjuhë e shkruar, gjuhë e transmetuar.

? Zhvillimi i mësimit

? Struktura mësimore

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi (përgatitja për të nxënit)

Përvijimi i të menduarit Diskutim i ideve Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive (përpunimi i përmbajtjes)

Organizues grafik, lexim i drejtuar

Të mësuarit ndërveprues Punë në dyshe

Përforcimi (konsolidimi i të nxënit)

Rishikim në dyshe/ Diagram i Venit

Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe

Parashikimi. Përvijimi i të menduaritNxënësit plotësojnë në tabelë një hartë të mendimit, ku rikujtojnë njohuritë e marra rreth gjuhës si mjet

komunikimi.Mësuesi/ja mund t’i ndihmojë edhe me anë të pyetjeve.

Page 21: udhezues letersia 12 ok

21

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

REFERENTI

KODI

DËRGUESI KANALI MESAZHI KANALI MARRËSI

Gjuha si mjet komunikimi

shumë e lashtë rreth 5000 vjet më parë gjuha e folur gjuha e shkruar nuk ruhet ruhet për një kohë të gjatë i përmbahen së njëjtës skeme komunikimi

Ndërtimi. Organizues grafi k/ mësimdhënia e ndërsjellëNdahet klasa në dy grupe dhe i kërkohet secilit grup të lexojnë tekstet e dhëna. Pasi të lexojnë të dyja

tekstet, u kërkohet që me anë të organizuesit grafi k të evidentojnë dallimet mes tyre. Për të realizuar këtë kërkesë, ata duhet të lexojnë të dhënat që jepen në libër.

Gjuha e përdorur Gjuha e shkruar Gjuha e folur

Shenja përdor shenja pamore (shkronja, fi gura, grafi ka etj.); përdor shenja zanore (tinguj);

Kanali përgjithësisht letra; ajri;

Shqisa e të parit; e të folurit, e të dëgjuarin, shpesh të integruar me të shikuarin;

Qëllimi (synimi)përdoret për të komunikuar mesazhe, të cilat duhet të dërgohen larg ose duhen ruajtur në kohë;

përdoret në të gjitha marrëdhëniet e përditshme për komunikimin e drejtpërdrejtë me personat me të cilët përballemi.

Situatat komunikuese

Përqendrimi për të qenë sa më të qartë e të saktë;Shprehësia jepet nëpërmjet pikësimit e mjeteve grafi ke (nënvizimit, llojit të shkronjave etj.);Mjedisi, objektet, rrethanat i largët dhe i panjohur, prandaj informacioni duhet i plotë;Teksti duhet të jetë i qartë që të mos sjellë keqkuptime për lexuesit;Nuk mund të dialogojë me lexuesin;Gjykimi për shkrimin afat gjatë.

Spontaniteti;

Shprehësia: intonacioni i zërit dhe efektet zanore, gjestet, shprehjet e fytyrës...

Mjedisi, objektet, rrethanat përgjithësisht i njohur, prandaj sqarimi për to i panevojshëm;Vlerësimi merret menjëherë nëpërmjet reagimit të dëgjuesit;Dëgjuesi mund të kërkojë aty për aty shpjegime;

Gjykimi për komunikimin i menjëhershëm dhe pa gjurmë.

Page 22: udhezues letersia 12 ok

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

22

?

??

?

Përforcimi. Rishikim në dyshe/ diagram i Venit. Nxënësit ushtrohen në përcaktimin e llojit të teksteve të ushtrimit 6. Evidentojnë dallimet mes dy teksteve.

Ushtrimi 6Teksti A Teksti B

përdor gjuhën e folur, shenja zanore, pauza e pranishme

dallohet nëpërmjet intonacionit të zërit, fjali të shkurtra,

shpesh të paplotësuara,

Shenja verbale, fjali të plota, të gjata, shpjegon çdo gjë,

përshkruan më imtësi hollësitë,

Në fund të orës mësuesi bën konkluzionet dhe vlerëson me notë.

Detyrë shtëpie. Jepen ushtrimet 3 dhe 4.

Tema: Gjuha e transmetuar – një lloj i ri gjuhe (1 orë)

Materialet dhe mjetet mësimore

Teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”, lloje të ndryshme tekstesh në gjuhë të shkruar, të folur e te transmetuar, shkumësa me ngjyra, tabela.

Konceptet kryesore: gjuhë, mjet komunikimi, gjuhë e folur, gjuhë e shkruar, gjuhë e transmetuar.

Struktura mësimore

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi (përgatitja për të nxënit) Përvijimi i të menduarit Diskutim i ideve Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive (përpunimi i përmbajtjes)

Organizues grafik, lexim i drejtuar, Diagram i Venit Të mësuarit ndërveprues Punë në dyshe

Përforcimi (konsolidimi i të nxënit) Rishikim në dyshe Ndërtim i shprehive

studimorePunë në dyshe

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. Përvijimi i të menduarit

Mësimi mund të fillojë me leximin e detyrës së shtëpisë, e cila vë në dukje se si gjuha e shkruar, ashtu dhe e folur karakterizohen nga situata të ndryshme komunikuese. Për të sqaruar më mirë këtë, mësuesi mund

? Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:- Të dallojë veçoritë e gjuhës së transmetuar; të shkruar dhe të folur: a. nga mënyra e ndërtimit; b. kanalet e transmetimit (artificiale dhe natyrore); të përdorë elementet që u përkasin situatave të ndryshme komunikuese nëpërmjet ushtrimeve në të folur dhe të shkruar

Page 23: udhezues letersia 12 ok

23

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

ta ndajë klasën në dy grupe të mëdha dhe t’u kërkojë nxënësve të përshkruajnë situatat komunikuese, kur përdorim gjuhën e shkruar dhe kur gjuhën e folur.

Grupi I – t’u tregojë një ngjarje shokëve nëpërmjet gjuhës së folur.Grupi II – ka si detyrë të tregojë një ngjarje nëpërmjet gjuhës së shkruar.Pas demonstrimit të të dyja situatave shkruhen në tabelë përvojat e nxënësve të konstatuar gjatë

komunikimit:

Grupi I:- Nxënësit kanë vënë re që: shokët e tyre gjatë të treguarit ishin spontanë, përdorën fjalë të thjeshta, fjali të shkurtra e shpesh të paplota.- Intonacioni I zërit luante një rol shumë të rëndësishëm, - vunë në punë shprehitë me anë të gjesteve, - folësi dhe dëgjuesi ishin ballë për ballë, shpesh I referoheshin objekteve pa u përmendur emërtimet, - prania e drejtpërdrejtë e pjesëmarrësve në komunikim lehtësoi marrjen e informacionit dhe, - njëkohësisht, siguron dëgjuesin e folësin që e kanë kuptuar qartë atë.- Dëgjuesi ndërhyri në diskutim për të kërkuar shpjegime etj

Grupi II- U menduan për gjetur fjalët e duhura me qëllim që të jenë sa më të qartë për të shkruar tekstin.- Përdorën shenjat e pikësimit si dhe mjete të tjera grafike. - Dhanë të gjitha informacionet e nevojshme për të bërë sa më të qartë tekstin e shkruar.- U përpoqën që teksti të ishte i plotë e i rregullt për t’ u kuptuar nga të tjerët, pasi ata si autorë nuk e njihnin lexuesin.- Verifikimi i të kuptuarit të tekstit u bë pasi u rilexua disa herë etj…

Ndërtimi i njohurive. Organizues grafik, diagrami i VenitPër të realizuar këtë etapë mësuesi mund të përdorë një SMS të dërguar nëpërmjet telefonit dhe një bisedë

telefonike.Evidentohen përmes një organizuesi grafik veçoritë e këtij lloji të komunikimit.

- Gjuhë të folur të transmetuar - Gjuhë të shkruar të transmetuar

- koncize, - sintetike - ka ritëm të ndryshëm nga gjuha e - e qartë

zakonshme, -shoqërohet me imazhe që rrisin - kohë e shkurtër transmetimi, efikasitetin e mesazhit - përdorimi i gjuhës në mënyrë korrekte, - vetëdija e të folurit me një marrës të pranishëm.

Përforcimi. Rishikim në dysheNxënësit ndahen në grupe dhe punojnë individualisht ushtrimet 1, 2, 7, 8, 9. Pasi i përfundojnë i rishikojnë

në dyshe. Lexohen zgjidhjet e të gjitha ushtrimeve.

Page 24: udhezues letersia 12 ok

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

24

?

Tekstet e paracaktuara për t’u dëgjuar

Objektiva të përgjithshme: Në fund të kësaj teme nxënësi të jetë i aftë:• Të identifikojë leksionin si lloj i tekstit informues-shpjegues.a. Të dallojë veçoritë e leksionit si një tekst i paracaktuar për t’u dëgjuar;b. të përdorë strategjitë para dëgjimit të leksionit; c. të identifikojë idetë kryesore në një leksion;ç. të vëzhgojë pamjet dhe imazhet që mund të përdoren në leksion si mjete pamore;d. të njohë simbolet e shënimeve dhe t’i përdorë ato gjatë dëgjimit të një leksioni;dh. të dëgjojë me qëllim për fiksimin e detajeve;e. të dallojë dhe të përdorë sinjalizuesit e ligjërimit që përdoren në një leksion;ë. të shkruajë tekste të plota duke u nisur nga shënimet e marra në një leksion.

Sugjerime për mësuesin/en

Do t’u sqarohet nxënësve se teksti informues-paraqitës (shpjegues) është i llojeve të ndryshme dhe përcaktohet nga synimi i tij. Ai mund të jetë për t’u dëgjuar (leksioni, lajmi, fjalimi); për t’u folur (diskutimi, debati etj); për t’u shkruar (letrat, ankesat etj.)

Kjo temë është parashikuar të zhvillohet në dy orë, një për dhënien e njohurive teorike dhe tjetra për ushtrime. Ajo do t’u shërbejë nxënësve të njohin Leksionin, si një nga llojet e teksteve që janë paracaktuar për t’u dëgjuar. Për t’i aftësuar nxënësit si të bëhen dëgjues të mirë që të përfitojnë sa më shumë gjatë marrjes së një leksioni, do t’u mësohen strategjitë që përdoren për një dëgjim të vëmendshëm e efikas, si:

a. të dëgjuarit 1 – strategjitë para dëgjimit;b. të dëgjuarit 2 – strategjitë gjatë dëgjimit;c. të dëgjuarit 3 – strategjitë gjatë mbajtjes së shënimeve.

Demonstrohet në mënyrë praktike elementet me të cilat procedon leksioni. Theksi vihet te qëllimi për të cilin përdoret, si:

- mënyrën si të tërheqim vëmendjen e dëgjuesit;- mënyrën e veçantë si duhet ta dëgjojmë; - pyetjet me të cilat duhet të procedojmë për ta thithur sa më shpejt informacionin; - mënyrën si duhet të mbajmë shënimet.

Për një përvetësimi sa më të mirë, praktikohen këto procese nga vetë nxënësit, të cilët ndërgjegjësohen dhe aftësohen t’i njohin, t’i përcaktojnë e më pas t’i përdorin këto strategji.

Për të realizuar rubrikën e parë është e nevojshme që nxënësit t’i jepen lloje të ndryshme

Materiale shtesë, që mund të përdoren nga mësuesi/ja.

Tema: Leksioni (2 orë)

Leksion për studentët e artit nga Oskar Wilde (përktheu nga origjinali Neli Naço, marrë nga interneti).

Një pikturë nuk ka kuptim, përveç bukurisë të saj; nuk ka mesazh përveç gëzimit të saj. Kjo është e vërteta e parë rreth artit që ju kurrë nuk duhet ta humbisni nga sytë. Një pikturë është një gjë thjeshtësisht...

Subjekti i leksionit tim sot është ajo çka e bën artistin dhe ajo çka një artist bën; cilat janë marrëdhëniet e artistit me ata që e rrethojnë, cili është edukimi që artisti duhet të marrë dhe çfarë

Page 25: udhezues letersia 12 ok

25

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

është cilësia e një vepre të mirë arti. Tanimë, për sa i përket marrëdhënieve të artistit me ata që e rrethojnë, me të cilat unë nënkuptoj epokën dhe vendin në të cilin ai ka lindur, i gjithë arti i mirë, siç e kam thënë dhe më përpara, nuk ka të bëjë fare me ndonjë shekull të veçantë; por ky universalitet është cilësia e veprës së artit; kushtet që e prodhojnë këtë cilësi janë të ndryshme.

Mendoj se ajo që ju duhet të bëni, është që të kuptoni plotësisht epokën tuaj, me qëllim që të largoheni plotësisht prej saj; duke kujtuar që, nëse, në fund të fundit, jeni një artist, ju nuk do të jeni tellalli i një shekulli, por mjeshtri i përjetësisë, që gjithë arti mbështetet në një parim dhe që vetëm konsideratat e përkohshme, në fund të fundit, nuk janë parime, sepse ata, të cilët ju këshillojnë që ta bëni artin tuaj një përfaqësues të shekullit të nëntëmbëdhjetë, po ju këshillojnë të prodhoni një art të cilin fëmijët tuaj do ta quajnë të vjetruar.

Por ju do të më thoni që kjo është një epokë joartistike, që ne jemi një popull joartistik dhe që artisti vuan shumë në këtë shekullin tonë të nëntëmbëdhjetë. Sigurisht që vuan. Unë, përkundër gjithë njerëzve, nuk do ta mohoj këtë. Por, sillni ndërmend që kurrë nuk ka ekzistuar një epokë artistike ose popull artistik që nga fillimet e botës. Artisti ka qenë dhe do të jetë gjithmonë një përjashtim i mrekullueshëm. Nuk ekziston epokë e artë për artin; ekzistojnë vetëm artistë, të cilët kanë krijuar atë që është më e artë sesa ari.

Çfarë? Ju do të më thoni mua: – Grekët? A nuk ishin ata një popull artistik? Mirë pra, grekët sigurisht nuk ishin, por, ndoshta, ju kini parasysh athinasit, qytetarët e njërit prej njëmijë qyteteve. A mendoni ju që ata ishin një popull artistik? Le t’i marrim ata në kohën e zhvillimit të tyre më të lartë artistik, në pjesën e dytë të shekullit të pestë para Krishtit, kur ata kishin poetët më të mëdhenj dhe artistët me të mëdhenj të botës antike, kur Partenoni ngrihej në harmoni sipas urdhrave të Fidias, kur filozofi fliste për urtinë në hijen e një portiku të pikturuar dhe tragjedia shtrihej në përkryerjen e procesionit dhe në patosin përmes mermerëve të skenës. Atëherë, a nuk ishin ata një popull artistik? Aspak. Çfarë është një popull artistik përveçse një popull që i do artistët e vet dhe që e kupton artin e tyre? Athinasit nuk mund të bënin asnjërën. Po si e trajtuan ata Fidian? Fidias ne i detyrohemi për epokën madhështore, jo vetëm në artin grek, por në të gjithë artin – ku unë nënkuptoj fillimin e përdorimit të modelit të gjallë. Dhe çfarë do të thoshit ju nëse të gjithë peshkopët anglezë të ndjekur nga populli anglez zbrisnin nga Exter Hall-i drejt Royal Academy, një ditë prej ditësh, dhe përcillnin Sër Frederick Leighton me një karrocë burgu në Newgate me fajësimin se ju ka lejuar të përdorni modele të gjalla në projektet tuaja për pikturat e shenjta? A nuk do të bërtisnit me zë të lartë kundër barbarizmit dhe puritanizmit të një ideje të tillë? A nuk do t’ju shpjegonit atyre që mënyra më e keqe për të nderuar Zotin është të çnderoni njeriun, i cili është i bërë sipas imazhit të Tij dhe është vepër e duarve të Tij; a nuk do t’ju shpjegonit që, nëse dikush dëshiron të pikturojë Krishtin, ai duhet të gjejë personin më të ngjashëm me Krishtin që mund të gjendet dhe, nëse dikush dëshiron të pikturojë Zonjën, mund të gjejë vajzën më të dëlirë që njeh ai? A nuk do të vërsuleshit dhe do të bënit shkrumb e hi Newgate-in, nëse është e domosdoshme, dhe të thoni që një gjë e tillë është pa paralele në histori? ...

Marrë nga Botimet Shqiptare, më 2011-03-16 Bukuria e Umberto Ecos

Të gjitha debatet historike për të bukurën asnjëherë nuk kanë mbërritur në ndonjë kulminacion, sado që duken estetikisht shteruese. Umberto Eco është një nga “fanatikët” e së bukurës natyrale, të kulluar, asaj që e shtyn drejt mendimit më zhbirues të gjithë procesit ekscentrik që ndodh në brendi të artit. Në një vepër antologjike, e botuar në më shumë se 40 gjuhë, Ekoja e shndërron “bukurinë” në një traktat

Page 26: udhezues letersia 12 ok

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

26

?

?

?

Ushtrimi 11. Teksti I – Ernest Koliqi2. Teksti II – At Zef Pllumi3. Teksti III – Anton Harapi4. Teksti IV – At Zef Valentini

Ushtrimi 2 post scriptum – p.s; për shembull – p.sh.; kilogram – kg; dollar – USD, $; para erës sonë – p.e.s; Paund – £; Zonjë – Znj.; faqe – f.

Ushtrim 3Ina është më < se Ema.Dyqanet kishin 50% ulje.Konkluzionet ishin ≠ nga ç’priteshin.Dëmi ishte më > nga sa e menduam.Numri i turistëve ≈ ishte 2 milionë.Kjo ishte e = me të ardhurat vjetore të kësaj kompanie.

Ushtrimi 4 Ministria e Arsimit dhe e Shkencës – MASH; Arkiva Qendrore e Shtetit – AQSH; Ministria e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve – MTKRS; Radio Televizioni Shqiptar – RTSH; Organizata e Kombeve të Bashkuara – OKB; Universiteti i Tiranës – UT; Instituti i Statistikës – INSTAT; Universiteti i Shkodrës – USH

Ushtrimi 5Tirana – TR; Elbasan – EL; Fier – FR; Vlora – VL; Durrës – DR; Sarandë – SR; Mirditë – MR

Përgjigje të ushtrimeve

filozofik dhe estetik si në jetë, letërsi dhe art. Vepra titullohet “Historia e Bukurisë”, sjellë vetëm pak ditë më parë edhe në shqip ... Kjo vlerësohet si një nga veprat më të rëndësishme të Umberto Ekos…

Umberto Eko ka lindur në Aleksandri më 1932. Është profesor i lëndës së semiotikës dhe rektor i shkollës së lartë për studime humanitare pranë Universitetit të Bolonjës. Ndër veprat e tij studimore përmenden: Vepër e hapur (1962), Struktura e munguar (1968), Traktat i semiotikës së përgjithshme (1975), Si shkruhet (1979), Semiotika dhe filozofia e gjuhës (1984), Kufizimet e përkthimit (1990), Në kërkim të gjuhës së përkryer (1993), Gjashtë shëtitje në pyjet e tregimtarisë (1994), Kanti dhe Ornitorinku (1997), Për letërsinë (2002), Të thuash gati të njëjtën gjë (2003). Veç tyre, ndër përmbledhjet e tij vlejnë të përmenden: Ditar i vogël (1963), Ditari i vogël numër dy (1990), ku përfshihet një përzgjedhje e parë e Kutiza shkrepësesh Minerva, Pesë shkrime mbi moralin (1997) dhe Kutizë shkrepësesh Minerva (2000). Më 1980 ai boton romanin e tij të parë Emri i trëndafilit (Çmimi Strega 1981), i pasuar më 1988 nga Lavjerrësi i Fukoit, më 1994 nga Ishulli i një dite më parë, më 2000 nga Baudolino dhe më 2004 nga Ndjenja e fshehtë e mbretëreshës Loanë.

Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:• Të njohë tekstet e paracaktuar për të dëgjuar.a. Të njohë funksionin e leksionit. b. Të përcaktojë strategjitë për ta ndjekur atë. c. Të përdorë këto strategji në mënyrë praktike në lloje të ndryshme leksionesh.

Materialet dhe mjetet mësimoreTeksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”, lloje të ndryshme tekstesh të paracaktuara për t’u dëgjuar, shkumësa

me ngjyra, tabela.

Konceptet kryesore: tekste të parashikuara për t’u dëgjuar, leksion, strategji, identifikimi i ideve kryesore, përpunimi i detajeve, përcaktimi i marrëdhënieve mes çështjeve,

roli i kontekstit.

Tema: Leksioni (ora I - njohuri teorike)

Page 27: udhezues letersia 12 ok

27

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

?

? Struktura mësimore

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi

Organizues grafik/stuhi mendimesh Nxitja e diskutimit Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Akuariumi me leksion të përqendruar Të nxënit në bashkëpunim Punë në dyshe

Përforcimi Rishikim në dyshe Ndërtim i shprehive studimore

Pune individuale

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. Organizues grafik/ stuhi mendimesh.Mësuesi mund të përdorë stuhinë e mendimit dhe organizuesin grafik, si teknika për të realizuar futjen

në argument të nxënësve si dhe për të bërë lidhjen logjike midis asaj që di nxënësi dhe temës së re do të shpjegojë mësuesi.

Mësuesi shkruan në tabelë fjalën leksion dhe përmbledh në grafikun organizues idetë paraprake që zotërojnë nxënësit për leksionin.

Ndërtimi i njohurive. Akuariumi me leksion të përqendruar Veprimtari praktike e sugjeruara.

Lexohen para klasës dy tekste që ka përzgjedhur mësuesi dhe u kërkohet nxënësve të dëgjojnë me vëmendje dhe të shënojnë në një tabelë ato elemente, të cilat i bëjnë të ndryshme tekstet.

Teksti I (specifika) Teksti II (specifika)

Ky lloj teksti është i paracaktuar për t’u dëgjuar, sepse:

Ky lloj teksti është i paracaktuar për t’u lexuar, sepse:

Karakterizohet nga fjali të tilla, si: Objekti i leksionit tim sot… Por ju do të më thoni që… A nuk ishin ata një popull artistik? Mirë, pra, grekët sigurisht nuk ishin, por, ndoshta, ju kini parasysh athinasit, qytetarët e njërit prej njëmijë qyteteve…

Organizohet në mënyrë të thjeshtë duke informuar pa e shoqëruar informacionin me fraza të komunikimit të drejtpërdrejtë...

Trajton një çështje kryesore, jep argumente, përkufizon, sqaron…

Shtjellon thjesht idenë pa u shoqëruar me pyetje apo fraza specifike, të cilat kërkojnë vëmendje të dëgjuesit.

Përbëhet nga sinjalizues të ligjërimit: mendoj, sigurisht, le t’i marrim një nga një… Ndahet në paragrafë.

Pasi mbahen shënime të ndryshimeve rreth teksteve, mësuesi/ja mund të ndajë klasën në grupe të përbërë prej 5-6 nxënësish.

Secilit grup i caktohet një detyrë dhe mund t’i jepet një listë me pyetje që e drejton vëmendjen e nxënësve në aspekte të veçanta, që kanë të bëjnë me natyrën e veprimtarisë që po kryejnë.

komunikim i drejtpërdrejtë

tipik për shkollën

tekst paraqitës synon informimin Leksioni

mësues pedagog

Page 28: udhezues letersia 12 ok

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

28

Grupi I - Cila është çështja kryesore që shtrohet në këtë leksion?(Subjekti i leksionit tim sot është ajo çka e bën artistin dhe ajo çka një artist bën; cilat janë marrëdhëniet e

artistit me ato që e rrethojnë, cili është edukimi që artisti duhet të marrë dhe çfarë është cilësia e një vepre të mirë arti.)

- Çfarë përgjigje ofron?- Çfarë arsyesh jepen në mbështetje të saj?- Çfarë provash jepen në mbështetje të çdo arsyeje?

Grupi II – paracaktohet të mbajë shënime mbi leksionin duke u kujdesur për gjuhën, mënyrën si mbajnë shënimet (shpejt, shkurt dhe me shkurtime).

Grupi III – kujdeset që gjatë shënimeve të identifikojë idenë kryesore, e cila mund të jetë e shoqëruara me disa pika sqarimi.

Grupi IV – e përqendron vëmendjen në një detaj të veçantë duke u përpjekur ta kuptojnë dhe ta memorizojë, të përcaktojë rolin mes marrëdhënieve të ideve dhe çështjeve.

Grupi V – i kushton vëmendje rolit të kontekstit, i cili lidhet me fjalë të panjohura, kuptimi i të cilave nxirret nga konteksti i fjalisë ose situatës së dëgjuar.

Mësuesi lexon leksionin dhe më pas i drejtohet grupit të Akuariumit, të cilët duhet të kenë identifikuar disa nga informacionet kryesore.

Përgjigjet që mësuesi duhet të presë nga nxënësit mund të jenë:Çështja kryesore ishte ... ky element u kuptua edhe nga titulli ... Ajo që vërejta ishte mënyra se si iu

sinjalizuan dëgjuesin… brenda saj kishte pyetje të tilla, të cilat jo vetëm evidentonin çështjen kryesore për të cilën flitet, por tërheqin vëmendjen e lexuesit në detaje të veçanta dhe krijojnë hapësirë për ta memorizuar…

Mësuesi i drejtohet grupit të dytë, i cili ka mbajtur shënime. Prej tyre kërkohet të evidentohet mënyra e mbajtjes së shënimeve dhe roli i tyre. Nxënësit mund të lexojnë shënimet duke theksuar se kanë shënuar vetëm konceptet kryesore madje dhe me shkurtime.

Grupi i tretë identifikon idenë kryesore, e cila plotësohet nga çështje të tilla si (…)Grupi i katërt u rikthehet edhe njëherë pyetjeve të tilla për të kuptuar e memorizuar një çështje të veçantë Grupi i pestë konfirmon mënyrën e të kuptuarit duke theksuar që kjo rrjedh nga konteksti i fjalisë.

Për të realizuar objektivin e dytë dhe të tretë nxënësit mund të organizohen në grupe, ku nëpërmjet ushtrimeve, ata jo vetëm përcaktojnë, por edhe përdorin elementet përbërëse të leksionit.

Në këtë fazë të mësimit mësuesi/ja synon të realizojë dy objektiva: I dhe II, pra, nxënësit do të njihen me elementet përbërëse të leksionit dhe strategjitë për të realizuar një kuptim të suksesshëm të tij. Ndër teknikat e sugjeruar janë DDM dhe biseda e lirë.

Përforcimi. (Rishikim në dyshe)Për të reflektuar mbi njohuritë e marra, nxënësit aplikojnë në dyshe ose në grupe me më shumë nxënës,

strategjitë e të dëgjuarit të leksioneve. Me anë të ushtrimi praktik, nxënësit rishikojnë teknikat, vlerësojnë e korrigjojnë punën e njëri-tjetrit.Mësuesi bën konkluzionin e orës dhe vlerëson me notë.

Detyrë shtëpie. Ushtrimi 7.

Page 29: udhezues letersia 12 ok

29

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

?

?

??

?

?Tema: Leksioni (ora e dytë - ushtrime)

Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:a. Të përdorë strategjitë para dëgjimit të leksionit; b. të identifikojë idetë kryesore në një leksion;c. të vëzhgojë pamjet dhe imazhet që mund të përdoren në leksion si mjete pamore;ç. të njohë simbolet e shënimeve dhe t’i përdorë ato gjatë dëgjimit të një leksioni;d. të dëgjojë me qëllim për fiksimin e detajeve;dh. të dallojë dhe të përdorë sinjalizuesit e ligjërimit që përdoren në një leksion;e. të shkruajë tekste të plota duke u nisur nga shënimet e marra në një leksion.

Materialet dhe mjetet mësimoreTeksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”, lloje të ndryshme tekstesh të paracaktuara për t’u dëgjuar, shkumësa

me ngjyra, tabela.

Konceptet kryesore: tekste të parashikuara për t’u dëgjuar, leksion, strategji, identifikimi i ideve kryesore, përpunimi i detajeve, përcaktimi i marrëdhënieve mes çështjeve, roli i kontekstit, shkurtime. Struktura mësimore

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësveParashikimi Diskutim Nxitja e diskutimit Punë me klasënNdërtimi i njohurive Punë individuale /dyshe Të nxënit në bashkëpunim Punë në dyshe Përforcimi Rishikim në dyshe Ndërtim i shprehive studimore Pune individuale

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. DiskutimPunohet në klasë ushtrimi i dhënë për detyrë shtëpi. Nxënësit kanë plotësuar skemën me shkurtime të leksionit.Diskutohet vlerësohet puna e bërë.

Ndërtimi i njohurive. Punë individuale dhe në dyshePunohen ushtrimet e tekstit dhe më pas kontrollohen në dyshe. Përzgjidhen nxënësit për të lexuar zgjidhjet

e ushtrimeve.

Përforcimi. Rishikimi në dyshePunohet ushtrimi 8.

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi do të jetë i aftë:• Të identifikojë lajmin si lloj i tekstit informues-shpjegues. a. Të dallojë veçoritë e lajmit si një tekst i paracaktuar për t’u dëgjuar;b. të organizojë në tabelat përkatëse elementet kryesore të kronikave të lajmeve;c. të pasurojë fjalorin nëpërmjet teksteve të lajmeve që u përkasin fushave të ndryshme;

Tekstet e paracaktuara për t’u dëgjuar

Tema: Lajmet (1 orë – njohuri teorike dhe ushtrime)

Page 30: udhezues letersia 12 ok

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

30

???

ç. të dëgjojë lajmet me qëllim identifikimin e fakteve reale nga komentet subjektive;d. të dallojë funksionin kryesor të lajmeve (informues apo bindës);dh.të shkruajë lajme duke u nisur nga elementet e tyre kryesore.

Materialet dhe mjetet mësimoreTeksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 12” lloje të ndryshme lajmesh, shkumësa me ngjyra, tabela.

Konceptet kryesore: tekste të parashikuara për t’u dëgjuar, lajme, tituj lajmesh, terminologji specifike, burim informacioni. Struktura mësimore:

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësveParashikimi Organizues grafik/stuhi mendimesh Nxitja e diskutimit Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive DDM Të nxënit në bashkëpunim Punë në dyshe Përforcimi Rishikim në dyshe Ndërtim i shprehive studimore Pune individuale

Sugjerime për mësuesinTema Lajmet ka si qëllim të zgjerojë më tej njohuritë e nxënësve me lloje të tjera të teksteve të

paracaktuara për t’u dëgjuar. Ashtu siç u theksua në mësimin pararendës, synimi i teksteve për t’u dëgjuar, nuk është vetëm informimi në përgjithësi, por dallimi i ideve kryesore, përpunimi i detajeve, përcaktimi i marrëdhënieve ndërmjet ideve dhe çështjeve. Edhe lajmet e dëgjuara në TV e Radio kanë si qëllim jo vetëm të informojnë lexuesin, por ai të kuptojë cilat janë pikat më të rëndësishme të lajmit.

Që të realizohen objektivat e kësaj teme mësuesi duhet të zgjedhë lloje të ndryshme lajmesh, të cilat me mënyrën si janë ndërtuar drejtojnë vëmendjen e nxënësve jo vetëm drejt informacionit, por edhe theksimit të aspektit më të rëndësishëm të tij.

Fjalor LAJM m. sh. 1. Njoftim i shkurtër që ia japim dikujt me gojë ose me shkrim për një ngjarje të re ose për diçka që ai nuk e di. 2. kryes. sh. Njoftime për ngjarje të rëndësishme të ditës, që japin agjencitë telegrafike, gazetat dhe radioja e televizioni.

Materiale mësimore“Tema: Lajmet (1 orë – njohuri teorike dhe ushtrime)Super Hëna” sonte dominon qiellinTIRANE-Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA, ka njoftuar se sonte në mbrëmje, në qiell do të dominojë

“super Hëna” - një fenomen ky astronomik të cilin shumica e njerëzve mund ta shohin pak herë në jetë. Hëna do të arrijë distancën më të afërt që mund të arrijë prej planetit Tokë, 356,577 kilometra, duke bërë që të shihet më e madhe se kurrë. Për herë të fundit “super Hëna” është regjistruar më 28 mars të vitit 1983. (d.b/BalkanWeb)

Page 31: udhezues letersia 12 ok

31

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

Greqi, Papulias: Turqia të heqë dorë nga “bërthamoret”ATHINE-Greqia është tepër e shqetësuar për rrezikun bërthamor që i kanoset. Shqetësimi është bërë zyrtar, kur është artikuluar nga vetë presidenti grek Karolos Papulias. Pas asaj që po ndodh në Japoni me reaktorët bërthamorë, presidenti Papulias gjatë një vizite në forcat ushtarake të Tanagras, ka kërkuar të merren seriozisht në konsideratë rreziqet fatale që vijnë prej tyre.

Aleanca Kuq e Zi: 50 mijë firma kundër regjistrimit me fe e etniTIRANE- Aleanca Kuq e Zi bën publike plan-veprimin për t’i thënë jo regjistrimit të popullsisë mbi baza fetare dhe etnike. Gjatë tryezës së zhvilluar, përfaqësues të administratës shpallën objektivat afatmesme të punës, një prej të cilave është edhe plotësimi i peticionit jo më me 20 mijë firma por me 50 mijë firma, të mbledhura kudo ku ka shqiptarë, me qëllimin për të ndalur regjistrimin e popullsisë mbi bazën e vetë deklarimit të kombësisë.

Sqarime metodikeMe anë të një organizuesi grafik mësuesi mund të mbledhë informacionin që nxënësit njohin

Nxënësit mund të diskutojnë të lirë për mënyrën e dhënies së lajmeve në radiot a televizionet e ndryshme, tregojnë se çfarë i tërheq ata nga lajmet që dëgjojnë, a e kanë të thjeshtë të dallojnë pjesët e rëndësishme të lajmit.

Në këtë fazë të mësimit mësuesi e drejton vëmendjen e nxënësve në aspekte që kanë të bëjnë me:a. qëllimin e lajmit;b. faktet që sillen;c. Vendin që zënë opinionet në lajmet etj.

Nxënësve mund t’u drejtohet një pyetje e tillë: - A është qëllimi i lajmeve vetëm të informojë?Mësuesi mund të presë përgjigje të tilla si:

- Po, sepse nëpërmjet lajmit ne marrim informacion se çfarë ndodh rreth nesh.- Jo, sepse shpesh me anë të lajmit parandalohen dukuri të ndryshme të shoqërisë, ndërgjegjësohet opinioni etj.

- Si mund të dallojmë qëllimin e lajmit, faktet nga opinionet e folësit?

Për të realizuar objektivin e dytë nxënësit ndahen në grupe. Mësuesi i udhëzon të punojnë me teknikën DDM. • Grupi I plotëson pjesën e parë të tabelës• Grupi II shtron çështje të cilat nuk janë të qarta rreth lajmeve dhe mënyrës si ndërtohen ato.• Grupi III lexon tekstin dhe demonstron duke plotësuar pjesën e tretë të tabelës.

Di Dua të di Mësova

Lajmet përdoren për të informuar

Çfarë cilësish duhet të gëzojë një lajm që të tërheqë vëmendjen e dëgjuesit ?

Lajmet hapen me titujt kryesorë, që i informojnë dëgjuesit për ngjarjet kryesore të cilat do të trajtohen në lajme.

Janë të llojeve të ndryshme Cilat janë pjesët e tij përbërëse? Titulli, përmbajtja, burimi I informacionit.

Lajmet

ngjarje kryesore i shpejtë

informacion hapen me titujt kryesorë i drejtpërdrejtë titujt kryesorë

Page 32: udhezues letersia 12 ok

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

32

Përdoren në median e shkruar dhe atë vizive

Në cilën pjesë të lajmit jepet burimi i informacionit?

Fjalia e dytë e një lajmi jep burimin e informacionit

Përmbajnë tituj A duhet të jetë një titulli i një lajmi i gjatë ?

Titujt kryesorë të lajmeve duhet të jenë të shkurtër, në mënyrë që dëgjuesit ta kuptojnë menjëherë lajmin, që pas dëgjimit të parë.

Na informojnë mbi atë që ndodh rreth nesh

A duhet të shoqërohen lajmet gjithmonë me tituj?

Po Titujt e ndihmojnë dëgjuesin që të përzgjedhë informacionin dhe të dëgjojë ato lajme që i tërheqin vëmendjen

Kanë qëllime të ndryshme

Për ta bërë sa më praktike këtë fazë mësuesi mund të shfrytëzojë lajme të marra nga media të ndryshme televizive e radiofonike, të cilat i japin mundësi nxënësit të ushtrohet në mënyrë të drejtpërdrejtë në përcaktimin e përbërësve të rëndësishëm të lajmit.

Vendet ku ndodhin ngjarjet Protagonistët Koha kur ka ndodhur

ngjarja

Kush/çfarë?(protagonist i

ngjarjes)

Kur?(moment kur ndodh fakti)

Ku?(vendi ku ndodh)

Pse?(shkaqet)

Si?(mënyra

si ka ndodhur)

Pasi ushtrohen të ndarë në grupe për të dalluar informacionin që jep lajmi, mësuesi mund t’u sugjerojë nxënësve të praktikohen për çështjet e trajtuara duke zgjidhur ushtrimet e mëposhtme.

Zgjidhja e ushtrimeve

Ushtrimi 11. Një emision lajmesh radiofonik ose televiziv, duhet të paraqesë vetëm fakte dhe të dhëna të reja (lajme)... Ushtrimi synon që nxënësit të dallojnë faktin nga opinioni, i cili nuk duhet të jetë pjesë e lajmit.

a. Pas disa ditësh do të merret vendimi për liberalizimin e vizave për shqiptarët.b. Takimi i radhës mes partive u shty për muajin e ardhshëm, më datën 15 prill, sepse, sipas të dhënave, kryetarët nuk u morën vesh me njëri-tjetrin. c. Sipas të dhënave metrologjike, vera e sivjetshme parashikohet të jetë e gjatë, e nxehtë dhe pa shira.

Ushtrimi 21. Lexoni lajmet e mëposhtme dhe plotësoni tabelën sipas kërkesave të dhëna.

Funksioni: informues, sensibilizuesVendi: MoskëKoha: kohët e funditNgjarja: një virus i ri kompjuterik mund të zbrazë llogaritë bankare

Page 33: udhezues letersia 12 ok

33

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

Ushtrimi 3Funksioni: informues, Vendi: rajonet veriore të KilitKoha: shkurt 2011Ngjarja: tërmet i fuqishëmTë dhënat: Lëkundje të forta të tokës me magnitudë 6.3, epiqendra e tij 60 kilometra në lindje të

qytetit të Aricas në një thellësi prej 120 kilometrash. Lëkundjet u ndjenë edhe në disa rajone të Bolivisë dhe Perusë, nuk ka të dhëna për viktima,

Ushtrimi 4

Funksioni: informimi, ndërgjegjësimiParalajmërimi: Jemen, presidenti refuzon largimin ...Qëllimi i paralajmërimit: Departamenti i Shtetit i SHBA-së u ka kërkuar amerikanëve që të evitojnë

udhëtimet në Jemen dhe i ka ftuar ata që ndodhen në këtë vend që të largohen sa më parë...

Ushtrimi 5Funksioni: informimi, ndërgjegjësimiParalajmërimi: në rast dyshimi të prekjes nga virusi, drejtohuni mjekutQëllimi i paralajmërimit: dhënia e ndihmës së shpejtë për të infektuarit nga gripi i derrit dhe

qetësimi i qytetarëve

Pas praktikimit të këtyre aspekteve, mësuesi mund t’u kërkojë nxënësve që me anë të tabelës së mëposhtme të përcaktojnë një sërë elementësh të lajmeve të dëgjuara në shtëpi.

Lajmet ishin Shumë Pak Fareseriozetë gjatamonotoneobjektivetendenciozesipërfaqësoreLajmet u dhanë në një gjuhë:të qartë dhe të kuptueshmetë vështirë dhe komplekse (fraza të gjata, leksik i specializuar)

Në varësi të niveleve të klasave mësuesit mund të përdorin edhe teknika të tjera si: Të nxënit në bashkëpunim, Veprimtari me dëgjim-mendim i drejtuar, për fazën e përforcimit mund të zhvillohet konkurs etj.

Mësuesi bën konkluzionin e orës dhe vlerëson me notë.

Detyrë shtëpie: a) Dëgjoni lajmet në TV dhe më pas plotësoni tabelën e vlerësimit të lajmeve.

Page 34: udhezues letersia 12 ok

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

34

?

?

?

?

? Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi do të jetë i aftë:

• Të identifikojë debatin publik si lloj i tekstit gojor.a. Të dallojë elementet kryesore të një debati: - Temën dhe qëllimin e debatit, - argumentet dhe kundërargumentet, - përfundimet, - gjuha e përdorur;b. të dëgjojë një debat publik dhe të evidentojë elementet e tij.

Sugjerime për mësuesin

Kjo temë mësimore synon t’i njohë nxënësit me veçoritë e teksteve, të cilat janë të paracaktuara për t’u folur, si debati, diskutimi, fjalimi etj. për t’i dalluar këto lloje tekstesh të paracaktuara për të folur, nga llojet e tjera të teksteve.

Mësuesi duhet të theksojë fjalën të paracaktuara duke u kërkuar nxënësve të rikujtojnë lloje të teksteve të paracaktuar për t’u dëgjuar.

Mësuesi mund të ftojë nxënësit të diskutojnë mbi llojet e teksteve të paracaktuar për të folur të tilla si: diskutimet, shkëmbimet e ideve, debatet, deklaratat e politikanëve etj.

Materialet dhe mjetet mësimoreTeksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”, shkumësa me ngjyra, tabela.

Konceptet kryesore: tekste të parashikuara për të folur, debat, procedura të debatit, folës, argument, kundërargument.

Struktura mësimore:

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Pema e mendimit organizuesi grafik Sistemimi i ideve Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Ditari dypjesësh Të nxënit në bashkëpunim Punë në dyshe

Përforcimi (konsolidimi i të nxënit) Shkrimi i lirë Ndërtim i shprehive studimore Pune individuale

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. Pema e mendimit organizuesi grafikMe anë të një organizuesi grafik mësuesi mbledh idetë e nxënësve mbi debatin.

Tekstet e paracaktuara për të folur

Tema: Debati (2 orë – 1 orë njohuri teorike dhe ushtrime praktike, 1 orë veprimtari praktike)

Debati

Zhvillohet midis dy a më shumë personave

E drejton moderatori Mbrojnë opinione të ndryshme

Ka temë të caktuar

Page 35: udhezues letersia 12 ok

35

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

Ndërtimi i njohurive. Ditari dypjesëshNdahet klasa në dy grupe dhe, pasi lexojnë debatin ndërmjet Linkolnit dhe Dagllasit, plotësojnë ditarin

dypjesësh:

Çështjet Të dhënat nga debatiÇështja kryesore e debatitArgumentet e DagllasitArgumentet e LinkolnitKundërargumentet e Dagllasit

Kundërargumentet e Linkolnit

Përfundimet (sipas jush)Si janë respektuar nga debatuesit rregullat e debatit?Pse e vlerësoni këtë debat?

Lexohen mendimet e nxënësve dhe diskutohet rreth tyre.

Përforcimi. Shkrimi i lirë.Shikoni karikaturën dhe shkruani diçiturën.

Detyrë shtëpie. Ushtrimi 1.Bëhet vlerësimi i orës së mësimit dhe i nxënësve që kanë marrë pjesë aktivisht dhe kanë dhënë përgjigje

të sakta.

??

? Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi do të jetë i aftë: • Të identifikojë debatin publik si lloj i tekstit gojor.a. Të dallojë elementet kryesore të një debati: - Temën dhe qëllimin e debatit,- argumentet dhe kundërargumentet,- përfundimet,- gjuha e përdorur;b. të marrë pjesë në një debat publik për një çështje me interes për të.c. Të përcaktojë procedurat e organizimit të debatit;ç. Të zbatojë në praktikë këto procedura.

Materialet dhe mjetet mësimoreTeksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”, shkumësa me ngjyra, tabela.

Konceptet kryesore: tekste të parashikuara për të folur, debat, procedura të debatit, folës, argument, kundërargument.

Tema: Debati në klasë

Page 36: udhezues letersia 12 ok

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

36

?

? Struktura mësimore:

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Rrjeti i diskutimit/ organizuesi grafik Nxitja e diskutimit Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Debati Të nxënit në bashkëpunim Punë në dyshe

Përforcimi _ Ndërtim i shprehive studimore Pune individuale

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. Rrjeti i diskutimit/ organizuesi grafik

Një aspekt i veçantë i debatit janë pjesëmarrësit. Ata duhet të jenë folës dhe dëgjues të mirë. Për këtë mësuesi me anë të teknikës Rrjeti i diskutimit shtron për diskutim një çështje të tillë:

PO JO Për të marrë pjesë në një debat: a duhet të jesh një folës i mirë?

Përfundimi.Pjesëmarrësit në debat duhet të jenë jo vetëm folës të mirë, por dhe dëgjues të mirë, sepse gjatë debatit

ata i shkëmbejnë rolet në mënyrë të vazhdueshme.

Ndërtimi i njohurive. Organizimi i një debati

Organizohet në klasë një debat mes nxënësve për tema, të cilat prekin ndjeshëm interesat e tyre, siç mund të jetë:

- A duhet të kenë provimet e maturës të njëjtat pikë me mesataren e katër viteve?

Ndahet klasa në grupe dhe ndahen rolet: moderatori e debatuesit, që zgjidhen përfaqësues nga çdo grup. Të ndarë në grupe nxënësit diskutojnë mbi qëndrimin që do të mbajnë dhe argumentet që do të mbështesin.

Për këtë ata duhet të mbështeten në fakte dhe argumente sa më bindëse. Ndahen në tri grupe bazë.- Mbështetësit e tezës- Kundërshtuesit e tezës - Grupi I tretë mund të grupojë nxënës që mendojnë se të dyja palët kanë pjesërisht të drejtë.

Mësuesi tërheq vëmendjen për rregullat bazë që duhet të respektohen gjatë debatit, si:- respektimi i etikës së mirësjelljes;- respektimi i mendimit të shokut;- respektimi i kohësRoli i mësuesi duhet të jetë më specifik. Ai duhet të mbështesë herë njërën palë, herë tjetrën për të nxitur

sa më shumë idetë e debatuesve.

Pas një kohe të konsiderueshme prej 15 min mësuesi mund t’u kërkojë nxënësve pjesëmarrës të përmbledhin idetë që kanë thënë për të ritheksuar edhe njëherë argumentet që dalin në dritë.

- Vlerësimi i nxënësve mund të bëhet dhe me anë të një tabele të tillë, e cila u shpërndahet nxënësve ku ata mund të vlerësojnë veten ose shokun.

Page 37: udhezues letersia 12 ok

37

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

Tabelë për vlerësimin e pjesëmarrjes së nxënësve në debat Pak Mesatarisht Shumë

Sa i gatshëm është nxënësi të marrë pjesë?A arrin nxënësi te një përgjigje e menduar mirë?A mundet nxënësi ta mbështesë mendimin me fakte apo me argumente?

Mësuesi bën konkluzionin e orës dhe vlerëson me notë.

Detyrë shtëpie: a) Sillni në klasë lloje të ndryshme intervistash.

Tekstet e paracaktuara për të folur

Tema: Intervista (2 orë) Sugjerime për mësuesin

Kjo temë mësimore ka si synim të aftësojë nxënësit të dallojnë veçoritë e teksteve, të cilat janë të paracaktuara për të folur nga lloje të tjera të teksteve. Mësuesi duhet të theksojë fjalën të paracaktuara duke u kërkuar nxënësve të rikujtojnë që në njohuritë e mëparshme kanë njohur lloje të teksteve të paracaktuar për të dëgjuar. Një lloj I këtyre teksteve është edhe intervista. Mësuesi drejton vëmendjen e nxënësve te llojet e intervistave, pasi ato gjejnë një përdorim shumë të gjerë në jetën e përditshme.

Fjalor Sipas FJALORIT TË GJUHËS SË SOTME SHQIPE, 1980, fjala Intervistë ka kuptimin bisedim (me anë të pyetjeve e përgjigjeve) që bën një udhëheqës politik a shoqëror, një njeri i shquar, një përfaqësues zyrtar etj. me një gazetar për çështje të rëndësishme dhe që botohet në shtyp ose jepet në radio a në televizion.

Sot intervistat janë tekste gojore efikase, që përdoren mjaft në rrethana të ndryshme. Në mënyrë të veçantë, në ditët e sotme përdoren gjerësisht intervistat për punë.

Ecuria metodikeKjo temë është parashikuar të zhvillohet në 2 orë mësimore. Në orën e parë nxënësi do të njihet me etapat e zhvillimit të një interviste, si:

a. përcaktimi i temës së intervistës;b. përzgjedhja e të dhënave për personin që do të intervistohet;c. shkrimi i pyetjeve të intervistës;d. realizimi i intervistës.

Në orën e dytë nxënësi vihet në një situatë tjetër ku ai do të mësojë se si mund të jetë i suksesshëm gjatë një interviste pune. Në këtë rast ai duhet të aftësohet për:

a. përzgjedhjen e të dhënave për kërkesat e punëdhënësit;b. përdorimin e një gjuhe të përshtatshme;c. paraqitjen dhe sjelljen etike gjatë intervistës për punë;d. shkrimin e një rregulloreje për intervistën e punës.

Page 38: udhezues letersia 12 ok

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

38

Materiale në ndihmë të mësuesit

Jeta Përtej Letërsisë (intervistë me shkrimtarin Fatos Kongoli)

Pyetja: Le të ndalemi pak te romani juaj “Lëkura e qenit”. Një roman ku ju flisni për emocionet jo të zakonshme të një burri. Si lindi “Lëkura e qenit” dhe a mund të na shuani disa kureshtje që shoqërojnë lexuesin e këtij libri? Përgjigja: F.K. - “Lëkura e qenit” është romani im i pestë, i shkruar pas viteve ‘90. Ky roman vjen pas romaneve “I humburi”, “Kufoma”, “Dragoi i Fildishtë”, “Ëndrra e Damokleut”. Këto romane unë i grupoj në një cikël, të cilin e kam quajtur “Burgjet e kujtesës”. Dhe romani “Lëkura e qenit” është i fundit i këtij cikli, dhe është si një urë midis këtij cikli dhe një cikli të ri romanësh që fillojnë me romanin “Te porta e shën Pjetrit”, që e kam botuar në vitin 2005. “Lëkura e qenit”, u prit mjaft mirë nga lexuesit, dhe është pritur shumë mirë edhe jashtë Shqipërisë, në Kosovë, Maqedoni apo vende të tjera. Ju udhëtoni shpesh. Sa në kontakt jeni me letërsinë që bëhet sot në Evropë apo më tej, dhe si e shihni letërsinë tuaj në raport me këtë letërsi? F.K. - Unë udhëtoj sa herë që më botohet një libër apo ku ftohem diku. Dhe sigurisht që këto udhëtime janë mundësi kontaktesh për mua, me shkrimtarë nga vende ku botohen librat e mi. Sa herë që organizohen promovime, shtypi në Francë apo Gjermani, shkruan për veprat e mia. Unë kam mundësi të njihem personalisht me shkrimtarë të këtyre vendeve, të lexoj veprat e tyre, pak a shumë më jepet mundësia të jem koherent me autorët dhe letërsinë më në zë të Evropës apo më gjerë.

Duhet t’jua kenë bërë shpesh këtë pyetje. Sa je ti në librat e tu ose sa është jeta jote në ato libra? F.K. - Nuk ka asnjë libër ku nuk ndodhem unë. Në një mënyrë apo një tjetër të gjithë librat mbajnë gjithçka timen. Shpesh më kanë bërë këtë pyetje, duke qenë se librat e mi janë shkruar në vetë të parë, më kanë pyetur se sa elemente autobiografike ka aty, sa ka nga jeta ime personale. Është një pyetje që ma kanë bërë edhe në të kaluarën, gjatë kohës që botova romanin tim të parë. Kudo që shkoja në atë kohë, më pyesnin në është jeta ime në këtë libër. Sigurisht, në romanet e mia ka elementë të përvojës sime. Vetëm kaq mund të them. Të shkruash një roman, të duhet një përvojë shumë e madhe, por nuk është vetëm përvoja, ajo që e bën romanin. Çfarë ndodhet tani në tryezën tënde të punës? F.K. - Sigurisht që kam diçka në tryezën time të punës. Nuk ka asnjë shkrimtar që të mos ketë ide. Në mendjen time orvaten shpesh shumë ide dhe vazhdimisht jam në punë. Më konkretisht nuk mund të flas, pasi nuk më pëlqen të flas pa e mbaruar një punë. Ka ndodhur ndonjëherë ta lini në gjysmë një roman? F.K. – Po, më ka ndodhur një herë të lë në gjysmë një roman. Ka ndodhur vite më parë, pikërisht pasi botova romanin tim të parë “Ne të tre”. Përse e latë në gjysmë? F.K. - E lashë se më zuri frika.

Page 39: udhezues letersia 12 ok

39

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

?

??

?

?

Cila është frika juaj tani? F.K. - Tani kam frikë në do pëlqehet ajo që unë shkruaj apo jo. Nuk kam më frikë ideologjike. Shqetësimi im është që të shkruaj diçka që ka ndonjë vlerë. Nuk ju shohim shpesh nëpër kafene. Shfaqeni rrallë në publik. A mund të na thoni se si jeton Kongoli? F.K. - Ka qenë një periudhë e jetës sime ku unë lexoja shumë e shkruaja pak dhe në atë kohë frekuentoja shumë gjëra. Kam pasur një jetë shumë të pasur me ngjarje. Atëherë kisha kohë t’i bëja të gjitha, tani nuk kam më kohë. Ajo kohë që më mbetet dua ta shfrytëzoj. Nuk është se jam i tërhequr e s’më pëlqen të frekuentoj shoqërinë, kafenetë, përkundrazi më pëlqejnë shumë. Gjithçka është çështje kohe, pasi kur do të shkruaj. Unë s’kam më kohë tani, ajo tani është elementi më i çmuar. Ndërsa për sa i përket daljes në gazetë jo se s’më pëlqen, por në mënyrë të arsyeshme kur kam për të thënë diçka. Një shkrimtar nuk është një artist kinemaje. Sipas konceptit tim, shkrimtari është ndryshe dhe duhet të dalë atëherë kur do të thotë diçka.

Intervistoi ALDA BARDHYLI

Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësi do të jetë i aftë:- Të identifikojë intervistën, si lloj i tekstit gojor dhe ta përdorë atë në situatë të caktuar;a. të përcaktojë temën për të cilën do të bëjë intervistën;b. të përzgjedhë të dhëna për personin që do të intervistohet;c. të shkruajë pyetjet për intervistimin;a. të realizojë një intervistë gojore.

Materialet dhe mjetet mësimoreTeksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”, shkumësa me ngjyra, tabela, modele intervistash.

Konceptet kryesore: tekste të parashikuara për të folur, intervistë, procedura të intervistës, intervistë pune, intervistë historike, paraqitje. Struktura mësimore

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Leksion i shpejtë/ ditari dypjesësh Nxitja e diskutimit Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Lojë me role Të nxënit në bashkëpunim Punë në dyshe

Përforcimi Rishikim në dyshe Ndërtim i shprehive studimore Pune individuale

Zhvillimi i mësimit Parashikimi. Leksion i shpejtë/ ditari dypjesëshMësuesi prezanton para nxënësve temën e mësimit dhe u kërkon të japin mendimet e tyre rreth intervistës.

Tema: Intervista gojore ( 1 orë)

Modele mësimi

Page 40: udhezues letersia 12 ok

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

40

Pyet nëse nxënësit kanë pasur raste të intervistojnë apo të intervistohen.Shënon në tabelë përkufizimin për intervistën.U shpërndan nxënësve lloje të ndryshme intervistash. U sugjeron nxënësve të vëzhgojnë mënyrën e

hartimit të tyre.Mësuesi mund ta ndajë klasën në dy grupe dhe u kërkon nxënësve që paraprakisht të njihen me

informacionin e tekstit mbi lloje të ndryshme intervistash. Kjo do t’i ndihmojë ata në fazën e dytë të mësimit ku nxënësit do të aplikojnë lloje të ndryshme të intervistave.

Nxënësit për lehtësi të punës së tyre mund të hedhin shënimet bazë në ditarin dypjesësh.

Intervista për historinë gojoreIntervistuesi I intervistuari

Shkruani një hyrje për intervistën tuaj. Prezantoni veten dhe projektin, si dhe shpjegimet për të.Shkruani të paktën gjashtë pyetje që do ta bëjnë të intervistuarin t’u tregojë ngjarje dhe detaje për periudhën që po studioni.Përgatisni pyetje shtesë që do t’ju ndihmojnë që të zgjeroni informacionin që do të merrni prej të intervistuarve.Shkruani tri pyetje për moshën, vendlindjen dhe profesionin e personit që po intervistoni.Lini një datë takimi me personin që do të intervistoni dhe përpiquni të jeni në kohë.Bisedoni me të intervistuarin nëse e pranon që të regjistrohet.Mbani me vete shënimet që keni përgatitur.

Mbasi ta përfundoni intervistën, shpjegojini të intervistuarit, që këtë intervistë do ta përdorni për një projekt në klasë. Pyeteni të intervistuarin nëse do të donte që t’ i përmendej emri apo do të donte të ishte anonim.

Ndërtimi i njohurive. Lojë me role.

Në këtë fazë të mësimit mësuesi do të synojë realizimin e dy objektivave të II dhe të III ku nxënësit do të njihen me elementet përbërëse të intervistës. Mësuesi duhet t’u tërheqë vëmendjen në aspekte që kanë të bëjnë me organizmin e intervistës.

Prezantimi i llojeve të ndryshme bën të mundur që nxënësi të njohë forma të ndryshme të shprehuri. Nxënësit organizojnë në dy grupe në role lloje të ndryshme intervistash (intervistë pune, intervistë

historie). Vëzhgojnë njëri-tjetrin për mënyrën si zbatojnë rregullat e saj.

Përforcimi (Rishikim në dyshe)Nxënësit mund të punojnë në dyshe, ku, pasi të kenë lexuar tekstin mund të hartojnë pyetje të ndryshme

për realizimin e një interviste, si p.sh., intervistën me një historian.- Çfarë ndodhi me krahinat shqiptare të Himarës dhe Sulit?- Pse u nda Himara?- A i humbën ndonjëherë lidhjet e gjakut?- Ku shkonin shqiptarët gjatë operacioneve të turqve?

Page 41: udhezues letersia 12 ok

41

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

- A rrinin gjatë aty?- Çfarë ndodhi me dhërmijasit?- Ç’veprime ndërmori Ali Pashë Tepelena?- Çfarë i bëri himariotët të kthenin sytë nga Greqia?- A u kujdes qeveria shqiptare për ta?- Në cilat shtete emigruan ata?

Nxënësit mund të krahasojnë përgjigjet e të vlerësojnë njëri-tjetrin.Mësuesi bën konkluzionin e orës dhe vlerëson me notë.

Detyrë shtëpie. a) ushtrimi 1 Ju mund të bëni intervista për të mësuar më shumë për ndryshimet në shoqërinë shqiptare (vlerat, njerëzit, shoqëria në tërësi)

?

?

??

?Tema: Intervistat për punë (1 orë)

Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësi do të jetë i aftë: - Të identifikojë intervistën për punë dhe ta përdorë atë në situatë të caktuar;a. të përzgjedhë të dhënat për kërkesat e punëdhënësit;b. të përdorë gjuhën e përshtatshme;c. të përshkruajë elementet e paraqitjes dhe të sjelljes etike gjatë intervistës për punë;ç. të shkruajë një rregulloreje për intervistën e punës.

Materialet dhe mjetet mësimoreTeksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”, shkumësa me ngjyra, tabela, modele intervistash pune.

Konceptet kryesore: tekste të parashikuara për të folur, intervistë, intervistë pune, procedura të intervistës, paraqitje, sjellje, rregullore.

Struktura mësimore

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësveParashikimi Leksion i shpejtë/ ditari dypjesësh Nxitja e diskutimit Punë me klasënNdërtimi i njohurive Lojë me role Të nxënit në bashkëpunim Punë në dyshe Përforcimi Shkrim i lirë/ Rishikim në dyshe Ndërtim i shprehive studimore Pune individuale

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. Leksion i shpejtë/ ditari dypjesëshIntervistuesi I intervistuari

Synimi i intervistuesve është që të gjejnë kandidaturën më të mirë për vendin e punës.

Synimi i të intervistuarit është që të bindë intervistuesit se ai/ajo është personi i duhur për këtë vend pune.

Shumica e punëdhënësve bëjnë pyetje duke u bazuar në CV-në e paraqitur, duke i strukturuar pyetjet ose mbi bazën e të dhënave për arsimimin dhe përvojën tuaj në punë, ose mbi bazën e kritereve për punën.

është e rëndësishme që të merret një informacion paraprak për kërkesat që ka punëdhënësi

Page 42: udhezues letersia 12 ok

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

42

?

Pyetja më e rëndësishme që çdo i intervistuar duhet të bëjë paraprakisht është “Pse duhet të më punësojnë mua”?Është shumë e rëndësishme që përgjigjet tuaja të kenë lidhje me pyetjen që ju bëhet, si dhe të jenë interesante, duke vënë theksin te pikat tuaja të forta. Duhet të përgjigjeni në mënyrë të natyrshme, për të mos dhënë idenë që i keni përgatitur më parë pyetje.Përveç pyetjeve të përgjithshme dhe atyre të lidhura me punën, duhet të përgatiteni dhe për pyetje të papritura.Duhet të mbani parasysh që është mirë të mos bëni pyetje për pagën. Gjuha që do të përdorni në intervistën për punë do të krijojë dhe një përshtypje të caktuar tek intervistuesit.Është shumë e rëndësishme që të keni kujdes në përdorimin e kohëve të foljeve.

Ndërtimi i njohurive. Lojë në role.Klasa ndahet ne tri grupe dhe secili përgatit në role një intervistë pune. Kategoritë e punëve të jenë të

ndryshme dhe të lidhen me shkallë të ndryshme kualifikimi.Ndërkohë zgjidhet një juri që vlerëson grupi më të mirë duke argumentuar vlerësimin.

Përforcimi. Shkrim i lirë/ Rishikim në dyshe Në grupe dyshe shkruhet një rregullore për intervistën në punë. Po këto grupe bëjnë vlerësimin e punës

së grupeve dyshe.

?

?

Tema: Letra e mospranimit (1 orë)

Sugjerime për mësuesin/en

Në këtë temë mësimore vëmendja do të përqendrohet në tekstet të paracaktuar për t’u shkruar. Kjo temë do të zhvillohet në një orë.

Model mësimi

Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësi do të jetë i aftë: - Të identifikojë letrën e mospranimit, si lloj i letrës zyrtare.a. të dallojë elementet e një letre mospranimi;b. të shkruajë një letër mospranimi sipas hapave të përcaktuar.

Materialet dhe mjetet mësimoreTeksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”, shkumësa me ngjyra, tabela, modele letrash mospranimi.

Konceptet kryesore: tekste të parashikuara për të shkruar, letër mospranimi

Teste të paracaktuara për t’u shkruar

Page 43: udhezues letersia 12 ok

43

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

?

? Struktura mësimore

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësveParashikimi Harta e mendimit/ diagrami i Venit Nxitja e diskutimit Punë me klasënNdërtimi i njohurive Leximi / përmbledhje në dyshe /

Shkrim i lirë Ndërtim i shprehive studimore Punë individuale Përforcimi Rishikim në dyshe Të nxënit në bashkëpunim Punë në dyshe

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. Harta e mendimit/diagrami i Venit

Mësuesi/ja mund të bëjë një parantezë lidhur më njohuritë që nxënësi ka marrë në temat mësimore pararendëse duke sjellë në vëmendjen e nxënësve lloje të ndryshme të teksteve të studiuara deri më tani.

Me anë të Diagramit të Venit nxënësit, me ndihmën e mësuesit, nxjerrin në pah elementet e përbashkëta dhe të veçanta mes këtyre llojeve të teksteve dhe në veçanti mbi llojet e letrave zyrtare.

Letrat formale (zyrtare) Letrat joformale (jozyrtare)Letrat zyrtare, CV, Letra t personaleKanë formula hyrëse Kanë formula hyrëse

Që në hyrje prezantojnë problemin Midis letërshkruesit dhe atij që merr letrën ka marrëdhënie të afërta..

Gjuhë të ftohtë ….. Gjuhë më afër komunikimit të përditshëm

Ndërtimi i njohurive. Leximi / përmbledhje në dysheNë këtë fazë të mësimit mësuesit mund t’u sugjerojë nxënësve që me anë të teknikës Leximi / përmbledhje

në dyshe të njihen më informacionin rreth letrës së mospranimit.

Së bashku me ta mund të shënojë në tabelë pikat më të rëndësishme që nxënësit duhet të kenë parasysh për të shkruar një letër mospranimi.

- Letra e mospranimit (refuzimit) duhet të ruajë respektin ndaj marrësit.- Letra nuk duhet të krijojë dilema tek kandidati.- Duhet të tregojë qartë rezultatin negative dhe njëkohësisht nuk duhet të fyhet apo cenohet profesionalizmi dhe personaliteti i personit, të cilit i drejtohet letra.

lajmet

intervista leksioni

Tekste të paracaktuara për t’u dëgjuar

Tekste të paracaktuara për t’u shkruar

letrat

Tekste informuese paraqitëse

ankesat

Tekste të paracaktuara për të folur

leksioni

debati fjalimi

Page 44: udhezues letersia 12 ok

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

44

- Në një letër refuzimi nuk duhet të kërkohet falje.- Refuzimi nuk duhet të përmbajë asnjë lloj gënjeshtre.Pas identifikimit të arsyeve për të cilat shkruhet letra zyrtare, mësuesi mund t’i sugjerojë nxënësve të

shikojnë modelin e një letre mospranimi.

Nxënësit në grupe përcaktojnë përbërësit e saj:- Emri i kompanisë dhe logoja e saj.

Kompania AMC Tiranë, më 23.09.2009- Formula hyrëse

I nderuar z Çela

- Përmbajtja e letrës e cila duhet t’u përmbahet parametrave të etikës së punësIshte kënaqësi që ju takova dhe mora pjesë në intervistimin tuaj për vendin e ekonomistit në firmën tonë.Pavarësisht nga kualifikimet tuaja mjaft të mira, komisioni përzgjedhës vendosi që këtë vend ta fitojë një

kandidat tjetër.Ju falënderojmë për kohën dhe interesimin tuaj, si dhe ju urojmë suksese në të ardhmen.

- Formula përmbyllëse.Me respekt

DërguesiDrejtuesi I burimeve njerëzore.Nënshkrimi I hartuesit të letrës.

Pas përcaktimit të këtyre elementeve mësuesi i ndan nxënësit në grupe dhe u jep tri arsye për një letër refuzimi. - Arsyet e refuzimit për të mos pranuar në punë një kandidat të caktuar - Arsyet e refuzimit për mos bashkëpunimin mes institucioneve të caktuara (organizata të ndryshme etj.) - Arsyet për të mos financuar apo mbështetur një projekt nga një institucion i caktuar.

Nxënësit duhet të zgjedhin njërën prej tyre. Ata duhet të shkruajnë letrën të cilët duhet ta paraqesin para klasës duke përcaktuar edhe elementet përbërëse të saj.

Nxënësit diskutojnë për përmbajtjen dhe mënyrën si është ndërtuar secila prej letrave duke evidentuar cilësitë apo mangësitë e secilës.

Në fund të orës mësuesi vlerëson pjesëmarrjen e nxënësve në mësim dhe vlerëson me notë.

Tekstet e paracaktuara për t’u shkruar

Tema: Letra zyrtare - Ankesat (1 orë)

Sugjerime për mësuesin

Kjo temë mësimore synon që nxënësit të dallojnë Ankesën, një nga llojet e letrave zyrtare, si tekste të paracaktuara për t’u shkruar, dhe të aftësohen për të shkruar ankesa. Kjo temë do të zhvillohet në një orë. Fillimisht, duke përdorur strategji të tilla, si Leksion i shpejtë/ ditari dypjesësh apo Lexim / përmbledhje në dyshe, diagrami i Venit, do të rikujtohen njohuritë e mëparshme, duke shtuar edhe saktësuar njohuritë, dhe më pas do të kalohet në shkrimin e një letre ankese, ku nxënësi do të materializojë njohuritë e marra.

Page 45: udhezues letersia 12 ok

45

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

?Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësi do të jetë i aftë:

• Të identifikojë ankesën, si lloj i letrës zyrtare, dhe ta përdorë atë. a. Të dallojë elementet e llojeve të ndryshme të ankesave; b. të vëzhgojë paraqitjen grafike të ankesave për të dalluar strukturën e saj; c. të plotësojë një formular ankese; ç. të shkruajë letra ankese.

Modele përgjigjesh

FORMULARI I ANKESËSAnkuesi:

Emri - Dritan Mbiemri - Muho Adresa - Lagjja “Skënderbeu” Nr 5. TiranëTelefoni - 0693245321

Drejtuar: Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit Rruga “A. Toptani”, Kati II,Tiranë

Përmbajtja e ankesës:a. Organi publik ose privat (Kontrolluesi) për të cilin ankoheniMoszbatim i marrëveshjes mes Drejtorisë së Ujësjellësit dhe shkollës së mesme të përgjithshme “

Hoxha Tahsim” b. Veprimet ose mosveprimet e organit që i konsideroni shkelje Në bazë të marrëveshjes së vendosur mes dy institucioneve është vërejtur për një periudhë kohe të

gjatë mosrespektimi i rregullave të vendosura dhe mosfurnizimi me ujë i mjediseve të shkollës.

c. Dokumentet që mund të provojnë shkeljen, duhet t’i bashkëngjiten këtij formulari.1. Fatura e ujësjellësit2. procesverbalet e mbajtura nga drejtoria e shkollës3. ankesat e nxënësve

ç. Ndihma ligjore që kërkoni nga Zyra e për Mbrojtjen e KonsumatoritNë bazë të ligjeve në fuqi kërkojmë ndërmjetësim të palëve dhe respektimin e rregullave duke furnizuar me ujë shkollën në mënyre të rregullt.

Do ta vlerësoja nëse ju do të merrnit në konsideratë ankesën time.Duke ju falënderuar për kohën tuaj, mbetem me respekt.

AnkuesiDritan Muho

Tiranë, më 21. 02 2008

Model mësimi

Tema: Ankesa

Page 46: udhezues letersia 12 ok

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

46

?

??? Materialet dhe mjetet mësimore

Teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”, shkumësa me ngjyra, tabela, lloje të ndryshme ankesash.

Konceptet kryesore: tekste të parashikuara për t’u shkruar, letër ankesë, teknika të shkrimit të letër ankesës, formula hyrëse, mbyllëse etj. Struktura mësimore:

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësveParashikimi Organizues grafik Nxitja e diskutimit Punë me klasënNdërtimi i njohurive Lexim / përmbledhje në dyshe Të nxënit në bashkëpunim Punë në dyshe Përforcimi Shkrimi i lirë Ndërtim i shprehive studimore Pune individuale

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Organizuesi grafik/diagrami i VenitMësuesi drejton vëmendjen me anë të diagramit të Venit mbi të përbashkëtat dhe të veçantat e letrës së

mospranimit dhe ankesës.

Nxënësit evidentojnë elementet e përmbajtjes dhe të strukturës së letrave dhe përcaktojnë të përbashkëtat ose të veçantat e tyre.

Ndërtimi i njohurive. Lexim/ përmbledhje në dyshe Në këtë fazë të mësimit mësuesi mund të përdorë teknikën lexim / përmbledhje në dyshe duke shënuar

veçoritë kryesore të Ankesës në tabelë.

Ç’janë letrat e ankesës? Ankesat janë letra zyrtare

Cili është qëllimi i hartimit të tyre? Ankesat bëhen për t’u ankuar për qëllime të ndryshime, si: për mungesën e një shërbimi apo produkti, për një vendim që e gjykoni të padrejtë etj.

Ç’duhet të keni qartë kur shkruani një ankesë? a. qëllimin pse po e shkruani ankesën;b. rezultatin ku doni të arrini.

Si duhet të shkruhet ankesa?

a. idetë tuaja t’i parashtroni sa më qartë;b. faktet që paraqisni duhet të qëndrojnë dhe të përligjin të drejtën

tuaj për t’u ankimuar;c. të drejtën tuaj mbroheni me argumente, duke shmangur tonet

patetike, sarkastike apo kërcënuese;d. Letra duhet të jetë e shkurtër dhe koncize;

Kujt duhet t’ia drejtoni ankesën? Letra duhet t’i dërgohet personit përgjegjës me pozicionin më të lartë, prej të cilit mund të vijë dhe zgjidhja e problemit.

Udhëzohen nxënësit të shohin modelet e letrave të dhëna në f. 41 të librit.

Njofton personat ose institucionet përgjegjëse për refuzimin e një shërbimi etj.

- thuhen qartë arsyet e refuzimit;- nuk kërkohet falje për refuzimin

Ankohet te personat ose institucionet përgjegjëse për qëllime të ndryshme;

-Fakte të saktë;- Argumente bindëse;

Mesazhi duhet të jetë i qartë;Ruhet respekti ndaj marrësit të letrës;Zbatohen kërkesat strukturore të letrave zyrtare;Gjuha e përdorur është formale

Ankesa Letra e mospranimit

Page 47: udhezues letersia 12 ok

47

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

Përforcimi. Shkrimi i lirë.Për të praktikuar shkrimin e një letër ankese mësuesi/ja mund ta ndajë klasën në grupe. Për këtë mund të

shërbejë teknika Shkrimi i lirë. Mund t’u sugjerohen nxënësve të zgjedhin një temë aktuale. Duhet t’i udhëzojë që gjatë praktikimit të kenë parasysh rregullat e shkrimit të saj.

Nxënësit praktikohen në grupe në shkrimin e një letër ankese duke lexuar shembuj letrash ankese, si:- Ankesë drejtuar kryetarit të njësisë vendore për shkak të mosmirëmbajtjes dhe mosfunksionimit të fushës sportive,- Ankesë drejtuar një firme e cila shet aparate celulare,- Ankesë drejtuar Komitetit Shqiptar të Helsinkit për shkeljen e një të drejte.

Vëmendja e nxënësve duhet të fokusohet në element të strukturës së letrës të tilla si:

- Formula hyrëse, e cila duhet të ruajë etikën e mirësjelljes:I nderuar zoti Gjika, administrator I pallatit

- Të dhënat kur dhe çfarë ka ndodhur:Mbrëmjen e së hënës aty nga ora 8.30 antarët e familjes sime e gjetën derën e jashtëme të shtëpisë të mbushur me plehra.

- Parashtrimi i qartë i problemit: Situata të tilla kanë ndodhur shpesh në pallatin tonë, por ne, duke mos dashur të krijojmë konflikte, kemi heshtur dhe i kemi pastruar vetë plehrat e të tjerëve.

- Parashtroni qartë arsyen pse e keni shkruar letrën dhe çfarë kërkoni prej tij.Duke qenë se këto raste kohët e fundit janë paraqitur më shpesh, ju kërkojmë që me përgjegjësinë tuaj t’i kushtoni këtij problem vëmendje për ta zgjidhur me qëllim që raste te tjera të mos përsëriten më.

- Kërkesa për të marrë përgjigje nga personi duhet të shoqërohet me kodet e mirësjelljes të tilla si:Do ta vlerësoja nëse do ta merrnit parasysh ankesën time...

- Përfundim i letrës duke e falënderuar paraprakisht personin, të cilit i jeni drejtuar.Duke ju falënderuar për kohën tuaj, mbetem me respekt.

Andon Marko

- Adresa e dërguesit e-posta: [email protected] Rr.uga e Re, ap.2/3 Nr. tel: 04234567 Cel: 06578900

Nxënësit mund të krahasojnë përgjigjet e të vlerësojnë njëri-tjetrin. Mësuesi bën konkluzionin e orës dhe vlerëson me notë.

Detyrë shtëpie. Sillni në klasë lloje të ndryshme letër ankesash.

Page 48: udhezues letersia 12 ok

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

48

?

???

?

Tekstet e paracaktuara për t’u shkruar

Tema: Ftesat

Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • Të përdorë teknikat e shkrimit të një ftese. a. Të dallojë elementet e llojeve të ndryshme të ftesave;b. të vëzhgojë paraqitjen grafike të llojeve të ndryshme të ftesave;c. të shkruajë ftesa të llojeve të ndryshme sipas modeleve të dhëna.

Materialet dhe mjetet mësimoreTeksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”, shkumësa me ngjyra, tabela, lloje ftesash.

Konceptet kryesore: tekste të parashikuara për t’u shkruar, ftesë, teknika të shkrimit të ftesës, formula hyrëse, mbyllëse etj. Struktura mësimore

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Organizues grafik Nxitja e diskutimit Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Di /Dua të di / Mësova Të nxënit në bashkëpunim Punë në dyshe

Përforcimi Shkrimi i lirë Ndërtim i shprehive studimore Punë individuale

Në këtë temë mësimore vëmendja do të përqendrohet te veçoritë përmbajtësore dhe strukturore të ftesës, si tekst i paracaktuara për t’u shkruar.

Ftesa është një fletë letre e shtypur a e shkruar që përmban një grishje, që i bëhet dikujt për të marrë pjesë në një festë, në një pritje ose në një ceremoni me rastin e ndonjë dite të shënuar. Ftesat janë llojet e teksteve që shërbejnë për ngjarje të ndryshme vetjake, familjare dhe shoqërore. Duhet theksuar që ato klasifikohen në ftesa zyrtare dhe jozyrtare, për këtë arsye ndryshon edhe mënyra e të shkruarit dhe njëkohësisht edhe paraqitja e tyre grafike.

Zhvillimi i mësimit

Parashikim. Organizuesi grafik Duke qenë se nxënësit i njohin ftesat nga përdorimi i tyre në jetën e përditshme, mësuesi mund të mbledhë

opinionet e tyre në organizuesin grafik.

Shërbejnë për të njoftuar për ngjarje te ndryshme

Formale (zyrtare) joformale (jozyrtare)

për ceremoni zyrtare për ceremoni familjare

Ndërtimi i njohurive. Di /Dua të di /Mësova

Mësuesi/ja mund të ndajë klasën në dy grupe. U paraqet lloje te ndryshme ftesash dhe u kërkon të shënojnë në tabelën: DI/ DUA TË DI/ MËSOVA, informacionin mbi to.

Ftesat

Page 49: udhezues letersia 12 ok

49

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

Di Dua të di MësovaPërdoren për ngjarje të ndryshme

A mund t’i ndajmë në lloje të ndryshme? Ftesat janë zyrtare dhe jozyrtare

Na shërbejnë në jetën e përditshme

Cila është struktura e tyre?

Struktura e tyre përcaktohet nga lloji.Ftesa zyrtare: ka këto elemente: logoja e institucionit, kujt i dërgohet, përmbajtja (informacioni i saktë për vendin, kohën (data, ora), dhe qëllimin për të cilën organizohet ngjarja; informacion i shkurtër mbi kontekstin e ngjarjes), formula përshëndetëse e mbylljes dhe pikat e kontaktit të institucionit që organizon ngjarjen.Ftesa jozyrtare: struktura është më e papërcaktuar, por elemente, si rasti, kush e organizon, vendi dhe koha duhet të jenë shkruar qartë.

Japin informacion për organizmin e një ngjarje ku ftohemi të jemi pjesëmarrës.

Cila është gjuha që duhet te përdoret në to?

Në varësi të llojit të ftesës, gjuha që përdoret mund të jetë formale ose joformale.

I ndërtojmë si duam.A është domethënëse mënyra e paraqitjes grafike?

Paraqitja e ftesës është shumë e rëndësishme, pasi tregon seriozitetin në të cilin organizohet veprimtaria.

Mund të organizohet një lojë me role rreth një situate të dhënë, siç mund të jetë rasti i një agjencie që organizon festa, e cila ka ngatërruar modelimin e dy ftesave për dy ngjarje të ndryshme, një zyrtare, të organizuar nga një institucion, dhe një jozyrtare për një ngjarje familjare, si martesë, ditëlindje etj. U kërkohet nxënësve të evidentojnë çfarë nuk shkon në ftesat e marra dhe më pas në grup duhet të shënojnë cilësitë që duhet të ketë një ftesë zyrtare e një jozyrtare.

Ftesa zyrtare Ftesa jozyrtareFtojnë njerëz me funksione të ndryshme, që drejtpërdrejt ose jo lidhen me ngjarjen. Përdoret për ngjarje të ndryshme të jetës personale.

Shkruhet në mënyrë formale. Përdoret një gjuhë më pak formale.

Ka stil zyrtar Shkruhet në mënyra të ndryshme, në varësi të personave qe ftohen në festë.

Përmban të gjitha informacionet e rëndësishme. Është e rëndësishme të dallohet qartë informacioni mbi vendin, datën dhe orën e zhvillimit të ngjarjes.

Shoqërohet me falënderimin për pjesëmarrje dhe faktin që të ftuarit janë të mirëpritur të marrin pjesë në aktivitet.

Shoqërohen me pamje grafike të ndryshme, zakonisht që përcjellin atmosferën e ngjarjes.

Japin informacion për kodin e veshjes dhe shpesh kërkohet të konfirmohet pjesëmarrja. Kërkohet të konfirmohet pjesëmarrja.

Mbyllen me një përshëndetje. Nxënësit mund të punojnë në dyshe ushtrimin 1.

Formula: hyrëse Të nderuar qytetarë/ mbyllëse: ju mirëpresim, nëse keni ndonjë pyetje, ju lutem kontaktoni në ….

Qëllimi i ftesës: organizimi I fushatës së DITËS BOTËRORE PA MAKINA,

Elementet që tërheqin vëmendjen: logoja, ana grafike, informacioni, i cili shpjegon kontekstin e datës në të cilën ndodh ngjarja,

Informacioni i saktë, gjuha formale,

Page 50: udhezues letersia 12 ok

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

50

IInformacioni kryesor:Në 22 shtator 2010 zhvillohet fushata për shënimin e ditës botërore pa makina, në orën 11, në sheshin

“Nënë Tereza”, Prishtinë.

Përforcimi. (Shkrimi i lirë)Nxënësit praktikohen në grupe për shkrimin e një ftese.Mësuesi/ja mund ta ndajë klasën në dy grupe dhe t’u kërkojë nxënësve të shkruajnë dy ftesa: zyrtare dhe

jo zyrtare. Duke shfrytëzuar njohuritë e marra në lëndën e informatikës, grupet t’i kushtojnë kujdes jo vetëm përmbajtjes, por edhe paraqitjes grafike të ftesës.

Disa nga veprimtaritë për të cilat mund të shpërndahen ftesa mund të jenë si më poshtë:- ftesë për inaugurimin e bibliotekës së shkollës/ muzeut/ promovimin e një libri/- ftesë për pjesëmarrje në një konferencë shkencore/ ngjarje artistike si ekspozitë, festival (muzikor,

teatror), festa të ndryshme (7 marsi, 1 qershori, Krishtlindja, Bajrami)- ftesë për ngjarje të ndryshme familjare (ditëlindje, martesë etj.)

Nxënësit mund të krahasojnë ftesat e të vlerësojnë njëri-tjetrin. Mësuesi/ja bën konkluzionin e orës dhe vlerëson me notë.

Detyrë shtëpie. Sillni në klasë lloje të ndryshme ftesash.

Tema: Referati (2 orë) Sugjerime për mësuesinNë këtë temë mësimore vëmendja do të përqendrohet te veçoritë përmbajtësore dhe strukturore të referatit,

si tekst i paracaktuara për t’u shkruar, me qëllim që t’i komunikohet një auditori të caktuar.

Mësuesi/ja duhet të theksojë se referatet janë llojet e teksteve qëllimi i të cilave është të komunikojnë ide dhe informacione për grupe të caktuara. Për këtë arsye me qëllim që komunikimi të mos dështojë informacioni që zbërthen temën duhet të strukturohet në mënyrë të tillë që të vihen në dukje çështjet kryesore, të mbahet parasysh publiku të cilit i drejtohet, elementet përbërëse më të rëndësishme etj.

Fjalor

Referat – 1. parashtresë e gjerë me shkrim, ku trajtohet një temë e rëndësishme, që përgatitet nga specialistë të fushave të ndryshme, si: të politikës, shkencës, arsimit, prodhimit etj. dhe mbahet para një auditori për të paraqitur, zbërthyer, analizuar dhe për të mbajtur qëndrim mbi të; 2. raport i hollësishëm që mban një drejtues rreth veprimtarisë së sektorit të vet.

Në veprimtarinë shkollore referati është një nga format e punës së pavarur me karakter studimor, që përgatitet nga nxënësit ose studentët mbi një temë të caktuar, shkencore, letrare, sociale etj. dhe mbahet para klasës ose një grupi më të gjerë

Page 51: udhezues letersia 12 ok

51

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

?

?

???

Model mësimi

Tema: Referati (ora I)

Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësi do të jetë i aftë:• Të identifikojë referatin si lloj i tekstit informues-shpjegues.a. Të dallojë elementet e strukturës së një referatit;b. të përshkruajë elementet jogjuhësore të një prezantimi gojor; c. të plotësojë skeda për një referat;d. të shkruajë një referat

Materialet dhe mjetet mësimoreTeksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”, shkumësa me ngjyra, tabela.

Konceptet kryesore: tekste të parashikuara për t’u shkruar, referate te ndryshme, teknika të shkrimit të referatit, skedë, parafrazim, citim etj. Struktura mësimore

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Organizues grafik Nxitja e diskutimit Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Analiza e tipareve semantike Të nxënit në bashkëpunim Punë në dyshe

Përforcimi Shkrimi i lirë Ndërtim i shprehive studimore Punë individuale

Zhvillimi i mësimit Parashikimi. Organizues grafik/stuhi mendimeshMe anë të një stuhie mendimesh mësuesi mbledh disa nga idetë e nxënësve mbi referatin duke u kërkuar

atyre të shfrytëzojnë edhe kuptimin e fjalës të përkufizuar nga fjalori. Tekst i paracaktuar për t’u shkruar

Përdoret nga specialistë Ka si qëllim të komunikojë të fusha të ndryshme me një grup të caktuar

Paraqit një problem të caktuar

analizon zbërthen argumenton, jep zgjidhje

Ndërtimi i njohurive. Lexim/ përmbledhje në dyshe Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të lexojnë materialin e tekstit dhe të diskutojnë në dyshe mbi referatin dhe

mënyrën si ndërtohet ai. U kërkon që të evidentojnë elementet kryesore që kanë të bëjnë me përmbajtjen dhe strukturën e tij.

Referati Përmbajtja Struktura

o një temë e rëndësishme nga një fushë e caktuar

- hyrja – mund të nisë me: pyetje retorike citim i një autori informacione të panjohura për publikun

Referati

Page 52: udhezues letersia 12 ok

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

52

jep pikat kryesore që trajton referati - zhvillimi ndërtohet me:o informacion që informon, argumenton, udhëzon, bind lexuesin;- paraqitjen e fakteve,- me krahasimin e fakteve,-përmes rezultateve të punës kërkimore individualeo - mbyllja -e shkurtër, e thjeshtë-rithekson temën, synimin e kësaj paraqitjeje, -rimerr pikat kryesore

Mësuesi mund t’u shpërndajë nxënësve një model referati dhe u sugjeron të evidentojnë veçoritë që kanë të bëjnë me strukturën dhe përmbajtjen e tij.

Puna me skedatTërheq vëmendjen në rolin që luajnë burimet materiale që përdor shkruesi i referatit, në trajtimin e temës,

si dhe orienton nxënësit se si të plotësojnë skedat, duke mbajtur shënimet, të cilat do t’iu shërbejnë si burim informacioni, mbi të cilat do të mbështetet referati.

Struktura e skedës1. Tema e punimit apo titulli i skedës2. Emri i burimit nga është marrë informacioni3. Citimet apo parafrazimet4. Numri i faqes ku është marrë citimiMësuesi mund të demonstrojë vendin në të cilën shënohen këto shënime dhe citime 1. U kujton nxënësve

që ato realizohen përmes skedave. Ibrahim Rugova: “Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare….” Fq.109

Përforcimi. Shkrim i lirëNxënësit praktikohen në grupe për hartimin e skedave dhe përdorimin e tyre për të ndërtuar referatet për

orën pasardhëse.

Nxënësit mund të krahasojnë përgjigjet e të vlerësojnë njëri-tjetrin.Mësuesi bën konkluzionin e orës dhe vlerëson me notë.

Detyrë shtëpie. Sillni në klasë skedat që keni përgatitur për të hartuar referatin me temën e dhënë. Mësuesi/ja e ndan klasën në grupe dhe i jep secilit grup të hartojë një referat një çështje të caktuar.

(Shënim. Mësuesi mund t’u sugjerojë një punë parapërgatitore nxënësve në shtëpi në mbledhjen e materialit për orën pasardhëse.

Orën e dytë nxënësit lexojnë referatet duke treguar kujdes edhe në elemente që kanë të bëjnë paraqitjen e materialit para auditorit, si me tonin e zërit, gjestet etj.

Diskutohet në klasë për përmbajtjen, strukturimin dhe paraqitjen e materialit. Bëhet vlerësimi i referatit më të mirë.

1. Rugova “Kahe dhe premise”, f. 1092 Nasho Jorgaqi”Antologji e mëndimit estetik shqiptar 1504-1983”, Dituria, Tiranë, 2000, f. 16Resmie Kryeziu “ Nga Lindja në Prëndim”Prishtinë”, 2008, f. Jorgaqi Nasho,” Antologji e mendimit…” Revistat “ Hylli I Dritës”, “Leka” vazhduan veprimtarinë e tyre në bazë të konceptit “ Fe e Kombësi”, …insistonin në vlerat etnopsikologjike e etnohistorike. Këto revista vazhdonin kritikën shkodrane e sidomos “Hylli I Dritës’ mbante një vijë më të fortë religjioze-kombëtare

Page 53: udhezues letersia 12 ok

53

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

Tema: Eseja paraqitëse e përkufizimit

Sugjerime për mësuesit

Kjo temë ka si qëllim t’u plotësojë e t’u thellojë nxënësve njohuritë rreth esesë paraqitëse dhe thelbit të saj, si një lloj shkrimi që synon të interpretojë apo shpjegojë një çështje të veçantë. Duke u mbështetur te qëllimi i paraqitjes ose shpjegimit të informacionit, eseja paraqitëse mund të jetë disa llojesh: e përkufizimit, e klasifikimit, e shkak-pasojës, e krahasim-kontrastit.

Mësuesi/ja duhet të theksojë, se pavarësisht nënllojit të esesë paraqitëse, rruga që duhet ndjekur për të shkruar esenë është e njëjtë.

Tema Eseja paraqitëse e përkufizimit do të zhvillohet në tri orë, nga të cilat një orë është parashikuar për të shpalosur njohuritë teorike dhe në dy orët e tjera, nxënësit përmes ushtrimeve dhe veprimtarive me shkrim, të praktikohen për të shkruar, redaktuar dhe për t’i dhënë formën përfundimtare një eseje paraqitëse të përkufizimit.

Mësuesi/ja duhet të ndalet e të zbërthejë veçoritë e përmbajtjes dhe të strukturës së ese paraqitëse. Ky lloj teksti ka si qëllim të informojë (të paraqitë) duke dashur të përkufizojë (ç’është ky/kjo?); të klasifikojë (ku është?); të paraqitë shkakun dhe pasojën (Pse ndodh?); të krahasojë dy gjëra (Si janë?). Mësuesi/ja shfrytëzon rastin të përsërisë njohuritë që kanë marrë nxënësit në klasat pararendëse mbi tekstin informues -paraqitës. Një organizues grafik do t’i vijë në ndihmë për t’i pasqyruar veçoritë e tij në mënyrë koncize dhe të sakta. Nga ky organizues grafik nxënësi do të kuptojë që eseja paraqitëse është një lloj i tekstit analitik, i cili kërkon të informojë a shpjegojë përmes: analizës, identifikimit të idesë kryesore, të tezave, fakteve, ilustrimit e interpretimit të tyre.

Synimi i mësuesit/es duhet të jetë si të pajisë nxënësit me njohuri teorike, që atij t’i shërbejnë për të qenë një shkrues i mirë i esesë së përkufizimit. Me anë të ushtrimeve nxënësi të arrijë të dallojë termin, mbi të cilin është shkruar eseja, të dallojë elementet e strukturës, shembujt, faktet dhe të kujtojë ato njohuri gramatikore, që të shkruajë qartë e saktë.

Mësuesi duhet të planifikojë kohën e mjaftueshme, që nxënësit të shkruajnë ese përkufizimi dhe ta redaktojnë e korrigjojnë atë. (Ora e tretë mund të planifikohet si veprimtari praktike.)

Mësuesi/ja mund t’u paraqesë nxënësve lloje të ndryshme esesh dhe t’u kërkojë atyre të identifikojnë atë lloj eseje, e cila përkufizon një koncept. Është e rëndësishme të theksohet që përkufizimi është një element prania e të cilit duhet të jetë e dukshëm që në hyrje të saj, pasi në këtë formë ne i prezantojmë lexuesit qëllimin tonë: pra të shpjegojmë duke u mbështetur në përkufizim.

• një ushtrim praktik i cili mund të zhvillohet në grupe nxënësish mund të jetë ai ku mësuesi përzgjedh disa terma (konkretë dhe abstraktë) dhe u kërkon nxënësve t’i përkufizojnë. mendimet e tyre mund t’i mbledhë në tabelë, duke u treguar nxënësve që ka lloje të ndryshme përkufizimesh në lidhje me objektin për të cilin bëhet fjalë. Ato mund të jenë subjektive dhe objektive.

• (individ, individualizëm, individualitet)Sipas shpjegimit të fjalorit të gjuhës shqipe për këta terma do të kishim:- Individ - një njeri më vete, çdo pjesëtar i kolektivit a i shoqërisë.- Individualizëm - parim ose teori që vë individin në bazë të çdo gjëje duke theksuar se interesat e të

drejtat e individit janë kryesore.- Individualitet - tërësia e veçorive dhe tipareve të veçanta që shquajnë një individ nga një tjetër ose

që dallojnë krijimtarinë e një shkrimtari nga ajo e një tjetri.

Page 54: udhezues letersia 12 ok

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

54

A. Mësuesi mund të diskutojë me nxënësit llojet e ndryshme të përkufizimet që mund të japin për këto fjalë duke i bërë të kuptojnë që eseja e përkufizimit mund të ndërtohet mbi një analizë, e cila duhet të shkojë përtej përkufizimit që jepet në fjalor për këtë fjalë. Ajo duhet të përkufizojë një term ose koncept abstrakt në thellësi, duke bërë analiza, komente e dhënë vlerësime personale. Eseja përkufizuese jep një përkufizim personal, të zgjeruar të këtyre termave, duke iu referuar një përkufizimi të caktuar dhe duke ilustruar se si duhen përdorur këta terma.

Përgjigje të ushtrimeve

Kërkesat e ushtrimeve 1-2 synojnë që të sistemojnë njohuritë që kanë marrë nxënësit dhe përgjigja mund të jetë ushtrimi i tyre praktikisht. Mësuesi përgatit në një tabak letre skemën e strukturës dhe, pasi u jep nxënësve një term, si det, natyrë, mace, qen, shoqëri, lumturi etj., kërkon që ata të bëjnë një ese përkufizimi.

1. Pse përdoret eseja paraqitëse e përkufizimit?- Eseja paraqitëse përdoret për të paraqitur në mënyrë objektive e subjektive opinionin e shkruesit

përmes: përkufizimit, ilustrimit, analizës shkak-pasojë, krahasim- kontrastit etj.

2. Si ndërtohet eseja paraqitëse e përkufizimit?- Ndërtohet duke respektuar strukturën e esesë: Hyrje, zhvillim, mbyllje. Jep një përkufizim personal,

të zgjeruar të termave që merr në shqyrtim, duke iu referuar një përkufizimi të caktuar dhe duke ilustruar se si duhen përdorur këta terma. Tërheq vëmendjen e lexuesit:

I. Hyrja a. Tërhiqet vëmendja me:- një përkufizim të termit sipas fjalorit;- një interpretimi i kundërt i termit; b. shtrohet teza e esesë.II. Trungua. informacioni paraprak;b. Çështjet që trajtohen:- shpjegimi, analizimi, zbërthimi i termit- shembuj- analiza e shembujve

III. Në mbyllje:c. Rishikohen çështjet kryesore të përkufizimit;d. Shpjegohet se si ky përkufizim ka ndikuar te ju.

Rishkruani tekstin e mësipërm në gjuhën standarde, duke pasur parasysh në veçanti rregullat e mëposhtme të drejtshkrimit të shqipes:

Ushtrimin 3.5 mësuesi mund t’u sugjerojë nxënësve si detyrë shtëpie duke u kërkuar të zbatojnë procedurat e mësuara më sipër.

Bashkëtingëlloret e zëshme b, d, dh, g, gj, v, x, xh, z, zh shkruhen si të tilla, ashtu siç shqiptohen, kur janë përpara një zanoreje, edhe kur gjenden në fund të fjalës ose në trup të saj përpara një bashkëtingëlloreje të shurdhët a përpara bashkëtingëllores n.

Shkruhen me sh-, fjalët kur kjo ndiqet nga një bashkëtingëllore e shurdhët (f, k, p, q, t, th etj.)

Shkruhet pa apostrof përemri i pacaktuar çdo.

Nuk shkruhet –ë-ja fundore te pjesoret (dhe mbiemrat përkatës) më –ur, -ier, -yer, -uar.

Page 55: udhezues letersia 12 ok

55

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

?

?

?

?

?

?

Modele mësimi

Tema: Eseja paraqitëse e përkufizimit (3 orë)

Objektiva e përgjithshme: Në fund të tri orëve nxënësi do të jetë i aftë:• Të identifikojë veçoritë e esesë paraqitëse të përkufizimit dhe ta shkruajë atë.a. Të evidentojë përkufizimin si metodën bazë të paraqitjes;b. të dallojë elementet e strukturës;c. të analizojë veçoritë gjuhësore;d. të shkruajë ese paraqitëse të përkufizimit;e. ta redaktojë dhe ta korrektojë esenë.

Ora e parë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi do të jetë i aftë:- të dallojë veçoritë e esesë paraqitëse;- të evidentojë hapat që duhen ndjekur për t’u parapërgatitur për të shkruar një ese paraqitëse;- të evidentojë termin, përkufizimin, shembujt që sillen në një ese paraqitëse të përkufizimit;- të përcaktojë elementet e strukturës së një eseje paraqitëse të përkufizimit;

Materialet dhe mjetet mësimoreTeksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”, lloje të ndryshme të eseve paraqitëse të përkufizimit, shkumësa me

ngjyra, tabela.

Konceptet kryesore: ese paraqitëse, lloje të esesë paraqitëse, ese paraqitëse e përkufizimit, term, përkufizim, strukturë e një eseje paraqitëse të përkufizimit, analizë gjuhësore.

Struktura mësimore

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Përvijimi i të menduarit Diskutim i ideve Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Lexim/Kodim i imët i tekstit Të mësuarit ndërveprues Punë në dyshe

Përforcimi Rishikim në dyshe/shkrimi i lirë Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. Përvijimi i të menduaritKjo teknikë shërben për të përvijuar lidhjen logjike mes njohurive të marra në klasat pararendëse për tekstin

paraqitës dhe esesë, si lloj i tij.

Teksti informues-paraqitës

shpjegon përmes analizëz shkak-pasojë përkufizimit krahasim kontrastitilustrimit

analitike sintetike

raportetrelacionet leksionet

materiale shkencoreesetëartikuj

skedatpërmbledhjetshënimet

Page 56: udhezues letersia 12 ok

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

56

Ndërtimi i njohurive. Lexim/ Kodim i imët i tekstitPunë në dyshe.Mësuesi/ja udhëzon nxënësit në dyshe të lexojnë me vëmendje esenë në faqen 49 duke koduar ato pjesë

të tekstit që kanë të bëjnë: a. me elementet përbërëse të përmbajtjes së esesë së përkufizimit; b. elementet specifike të ndërtimit të tij. Nxënësit të lexojnë me kujdes esenë në tekst dhe shënojnë shenja, të cilat janë vendosur paraprakisht.

Në tabelë mund të shënojë pyetje të tilla të cilat do ta drejtojnë vëmendjen e nxënësit në • aspekte të përmbajtjes, si:•Cila është tema/ termi /koncepti për të cilën flet eseja?•Cili është përkufizimi i konceptit?•Cili është informacioni paraprak?•Cila është çështja e parë?•Cila është çështja e dytë?•Cilët janë shembujt ilustrues?•Si e tërheq në përfundim vëmendjen e lexuesit?• Në aspekte të formës, si:• Cila është pjesa e hyrjes?•Cila është pjesa e trungut?• Cila është pjesa e mbylljes?A ka një mbyllje që tërheq vëmendjen e lexuesit ?Ku mbështetet në dhënien e përfundimeve?

Pasi nxënësit janë thelluar në veçoritë e esesë paraqitëse të përkufizimit, klasa mund të ndahet në dy grupe, ku në dyshe të punohen ushtrimet 3 dhe 6. Për këtë mund të përdorin edhe ditarin dypjesësh i dhënë në tekst.

Përgjigje të ushtrimit 3Hyrja Termi: DituriaPërkufizimi: Dituria është që e bën njerinë të quhet njeri e të çquhetë nga të gjithë kafshët’e-tjera, të cilat

lëvizin dhe ecin e hanë e pinë dhe ato si dhe njeriu.Teza: Sa do mënt të tepër të ketë njeriu nuk munt kurrë të dijë prej vetiu gjithë të vërtetat dhe gjithë ç’i duhet

të dijë as me të dëgjuar e me të parë munt të bëhet njeri i diturë, as dhe me të vuarë, se jet’e njeriut ësht’e pakë.

Trungu i esesëInformacioni paraprak: Gjithë ç’kanë mundurë të mësojnë, të kuptojnë a të çpikin, njerëzit që kanë shkruar

për mbi dhe para nesh që nga mijëra vjet e tëhu, gjithë çka ngjarë, gjithë ç’kanë parë e ç’kanë vuar ata që kanë vuajturë nëpër vende larg e të paditurë me një fjalë gjithë çka ngjarë në jetë, gjithë ç’ka çpikur a mbledhur njeriu dhe gjithë ç’ka gjetur në natyrë, të gjitha janë të shkruara dhe këto bëjnë të diturin e njeriut, e cila s’fitohet përveçse në mësim.

Çështja e parë - pjesa e përkufizimit që jep autori: Prandaj, munt të themi se dituria është mësimi, edhe i pa-mësuari s’munt kurrë të jetë i diturë.

Ilustrimi me shembuj: I mësuari di ç’është bërë që nga kreu i jetës’e tëhu; di ç’ka mbi dhet e nën dhet, di ç’është dheu, ç’është qielli, ç’është natyra, ç’është vetë, di ç’do që munt të dihet, edhe kupton ç’do që munt të kuptohet. I pamësuari s’di përveç ç’sheh me sy e ç’dëgjon me veshë; për atë jeta niset dhe soset me gjalljet të ti, nuk di as ç’është bërë më parë tij, as ç’munt të bëhet pas tij, për atë dheu ësht’aqë sa e sheh ay dhe qielli ashtu siç e sheh ay.

Analiza e shembujve: Pleqtë tanë thoshin ‘mos pyet të mësuarënë, po të vuarënë’. Ajo fjalë ishte e drejtë

Page 57: udhezues letersia 12 ok

57

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

?

??

?

?

për atë kohë, në të cilën mësimi e dituria nuk ish tjatërë gjë përveç mësimi i besësë a shumë shumë i ndonjë gjuhe të huaj. Po të jetë ashtu, vërtet mësimi nuk zë dot vendin e vuajtjes, po sot në ditë tënë mësimi e dituria janë shumë më të gjera e më të forta se ç’pandeheshin atëherë. Sot për sot nëpër vendet e qytetuarë dituria është si djellë që mbulon me dritat e me shkëndiat të tij gjithë ç’është, e s’lë errësirrë gjëkunt

Përfundimi – rishikimi i përkufizimit: Për dy gjëra i duhet njeriut dituria. E para të marrë vesh e të kuptojë ç’i sheh syri, ç’i dëgjon veshi, ç’i zë dora, ç’i shkel këmba dhe gjithë ç’i vjen ndër mënt; të dijë se ç’është, ç’ka qenë, ç’do të bëhetë, ku është, nga ka ardhurë, ku do të vejë. E dyta, të munt të fitojë sa më tepër e të ronjë sa më mirë, jo vetëm duke u bërë shkronjës a nëurdhrës, po më tepër duke nxjerrë nga dheu nga natyra gjëra të vjejtura, me të cilat dhe ay edhe gjithë njerëzia të mundin të bëjnë shumë punëra, e duke gjeturë ç’do farë udhe e çdo farë lehtëije, për të vajtur njerëzia sa mbarë e më mbarë.

Përforcimi. Shkrim i lirë/ rishikim në dyshe.U kërkohet nxënësve të shkruajnë një ese të shkurtër përkufizimi rreth një objekti konkret.Lexohen dy-tri ese në klasë dhe diskutohet rreth tyre.

Detyrë shtëpie. Të redaktojnë esenë që shkruan në klasë dhe të bëjnë korrigjimet e nevojshme.Të dallojnë shmangiet nga standardi i sotëm i esesë së shkruar nga S. Frashëri, te ushtrimi 3.

Në fund të orës mësuesi bën konkluzionet dhe vlerëson me notë.

Tema: Eseja paraqitëse e përkufizimit (Ora II)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi do të jetë i aftë:- të dallojë veçoritë e esesë paraqitëse të përkufizimit;- të rikujtojë rregullat drejtshkrimore dhe gjuhësore që përdoren në shqipen standarde;- të shkruajë një ese paraqitëse të përkufizimit; - të vlerësojë dhe evidentojë anët pozitive dhe mangësitë e një eseje të përkufizimit.

Materialet dhe mjetet mësimoreTeksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”, tabela me rregulla drejtshkrimore dhe lidhëzat, lloje të ndryshme të

eseve paraqitëse të përkufizimit me shmangie nga norma, shkumësa me ngjyra, tabela.

Konceptet kryesore: ese paraqitëse, lloje të esesë paraqitëse, ese paraqitëse e përkufizimit, term, përkufizim, strukturë e një eseje paraqitëse të përkufizimit, analizë gjuhësore.

Struktura mësimore

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësveParashikimi Diskutim/ditar dypjesësh Diskutim i ideve Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Lexim/Shkrim i lirë Të mësuarit ndërveprues Punë individuale

Përforcimi Rishikim në dyshe/shkrimi i lirë Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe

Zhvillimi i mësimit Parashikimi. Diskutim/ ditar dypjesëshLexohet detyra e shtëpisë, ushtrimi 3, nga disa nxënës dhe shkruhen në tabelë rastet tipike të shmangies nga

norma. Plotësohet në tabelë ditari dypjesësh, duke mbajtur parasysh edhe rregullat drejtshkrimore që janë afishuar.

Page 58: udhezues letersia 12 ok

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

58

?

Ndërtimi i njohurive. Lexim/Shkrim i lirë.U kërkohet nxënësve të lexojnë tekstin e ushtrimit 7 dhe më pas të shkruajnë një ese ku të përkufizohet një

term abstrakt. Lihen nxënësit për rreth 25 minuta të shkruajnë.

Përforcimi. Rishikim në dyshe/shkrimi i lirë Nxënësit lexojnë në dyshe esetë e njëri-tjetrit dhe bëjnë vlerësimet për disa aspekte, si:- A është strukturuar si duhet eseja?- Si është zbërthyer dhe analizuar termi që përkufizohet, në çdo pjesë të strukturës?- Si gërshetohen elementet objektive me ato subjektive?- Cila është kultura gjuhësore e shkrimit?Mbahet shënim si për anët pozitive dhe negative të eseve të lexuara në dyshe.Sipas kohës që mbetet në dispozicion, lexohen punët e bëra nga një dyshe.

Vlerësimi i orës së mësimit

??

?

?Tema: Eseja paraqitëse e përkufizimit (Ora III)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi do të jetë i aftë:- të redaktojë dhe një ese të përkufizimit;- të vlerësojë dhe evidentojë anët pozitive dhe mangësitë e një eseje të përkufizimit;- të ripunojë esenë.

Materialet dhe mjetet mësimoreTeksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”, tabela me rregulla drejtshkrimore dhe lidhëzat, lloje të ndryshme të eseve paraqitëse të përkufizimit me shmangie nga norma, shkumësa me ngjyra, tabela.

Konceptet kryesore: ese paraqitëse e përkufizimit, term, përkufizim, strukturë e një eseje paraqitëse të përkufizimit, analizë gjuhësore, redaktim, korrigjim, ripunim, vlerësim

Struktura mësimore

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësveParashikimi Diskutim Diskutim i ideve Punë me klasënNdërtimi i njohurive Lexim/Shkrim i lirë Të mësuarit ndërveprues Punë individuale Përforcimi Shkrimi i lirë/ Rishikim në dyshe Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe

Një vend të rëndësishëm në trajtimin e esesë, i duhet lënë redaktimit, rishkrimit dhe nxjerrjes së një produkti sa më të realizuar. Për realizimin e këtij synimi mësuesi mund të planifikojë një orë me vete mësimore.

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. DiskutimU kërkohet nxënësve të lexojnë esetë që kishin për detyrë shtëpie. Diskutohet rreth tyre, duke u ndalur në aspekte të: a. përmbajtjes, b. strukturës, c. nivelit gjuhësore.

Ndërtimi i njohurive. Lexim/Shkrim i lirë U tërhiqet vëmendja se në fazën e dytë ata do të redaktojnë shkrimet e tyre. Puna mund të jetë e organizuar

Page 59: udhezues letersia 12 ok

59

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

?

në grupe. Nxënësit, duke mbajtur parasysh aspektet e shkrimit të një eseje, pasi lexojnë një nga esetë e anëtarëve të grupit, nxjerrin në pah anët pozitive dhe negative të shkrimit dhe japin sugjerime për korrigjimin e saj. Një anëtar e korrigjon. Paraqiten para klasës përmirësimet që i janë bërë shkrimit.

Përforcimi. Pasi dëgjojnë disa nga esetë e rishikuara, bëhet vlerësimi i tyre.

Tema: Eseja paraqitëse e klasifikimit (3 orë)

Objektiva e përgjithshme: Në fund të tri orëve nxënësi do të jetë i aftë:• Të identifikojë esenë paraqitëse të klasifikimit dhe ta shkruajë atë.a. Të evidentojë klasifikimin si metodën bazë të punimeve shkencore;b. të dallojë elementet e strukturës;c. të analizojë veçoritë gjuhësore;d. të shkruajë ese paraqitëse të klasifikimit;e. ta redaktojë, korrektojë dhe rishkruajë një ese klasifikimi.

Sugjerime për mësuesitKjo temë ka si qëllim t’u plotësojë e t’u thellojë nxënësve njohuritë rreth një lloji të veçantë të esesë

paraqitëse, asaj të klasifikimit. Mësuesi/ja duhet të theksojë, se pavarësisht nënllojit të esesë paraqitëse, rruga që duhet ndjekur për të

shkruar esenë është e njëjtë.

Edhe tema Eseja paraqitëse e klasifikimit do të zhvillohet në tri orë, nga të cilat një orë është parashikuar për të shpalosur njohuritë teorike dhe në dy orët e tjera, nxënësit përmes ushtrimeve dhe veprimtarive me shkrim, të praktikohen për të shkruar, redaktuar dhe për t’i dhënë formën përfundimtare një eseje paraqitëse të pklasifikimit.

Mësuesi/ja duhet të ndalet e të zbërthejë veçoritë e përmbajtjes dhe të strukturës së ese paraqitëse të klasifikimit, e cila ka si qëllim të informojë (të paraqitë) duke dashur të klasifikojë (ku është?, ku bën pjesë?) koncepte për objekte, dukuri, klasa grupe, rende, sipas parimeve të përzgjedhura nga shkruesi i esesë.

Ky tip eseje përdoret zakonisht në shpjegimet dhe analizat shkencore.

Një krahasim përmbajtësore dhe strukturor i esesë së klasifikimit me atë të përkufizimit, nxjerr në pah si veçoritë e përbashkëta, ashtu edhe dallimet.

Një organizues grafik vjen në ndihmë për t’i pasqyruar veçoritë e tyre në mënyrë koncize dhe të sakta.

Struktura e përgjithshme

Dallimet strukturoreese paraqitëse e përkufizimit ese paraqitëse e klasifikimit

Hyrjaa. Tërheqje vëmendjeje ndaj termit që do të përkufizohet;b. teza që hidhet prej shkruesit.

a. Teza shkruesit për klasifikiminb. paraqitja e përgjithshme e kategorive (grupeve, klasave, rendeve, shkollave (ne filozofi) etj. mbi të cilat do të bëhet klasifikimi.

Trungu a. informacioni paraprak;b. çështja I që trajtohet;c. çështja II...

a. kategoritë paraqitja e lidhjeve që i bashkon ato në këtë lloj klasifikimi:

b. Kategoria I...c. Kategoria II...

Mbyllja d. rishikimi i përkufizimit të dhënë;e. tërheqje e vëmendjes së lexuesit me

ndikimin që ka pas ky term mbi të.

Vlerësimi, rëndësia e klasifikimit, opinioni i autorit për klasifikimin.

Page 60: udhezues letersia 12 ok

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

60

Nga ky organizues grafik nxënësi do të kuptojë që eseja paraqitëse e përkufizimit, ndonëse është një lloj i tekstit analitik, informimin a shpjegimin përmes analizës, identifikimit të idesë kryesore, të tezave, fakteve, ilustrimit e interpretimit të tyre, e bën duke synuar lidhjet ndërmjet koncepteve që klasifikon dhe veçorive të përbashkëta që ato kanë.

Synimi i mësuesit/es duhet të jetë pajisja e nxënësve me ato njohuri teorike, që atij t’i shërbejnë për të qenë një shkrues i mirë i esesë së klasifikimit. Me anë të ushtrimeve nxënësi të arrijë të evidentojnë dhe t’i klasifikojnë objektet,të gjejnë shembujt, faktet që i kanë shërbyer shkruesit të esesë për të bërë klasifikimin dhe të kujtojë ato njohuri gramatikore, që do t’u shërbejnë për të shkruar qartë e saktë.

Përgjigje të ushtrimeve

1. Pse përdoret eseja paraqitëse e klasifikimit?Qëllimi i saj është të shpjegojë nëpërmjet klasifikimit të koncepteve në grupe, klasa sipas parimeve të

përzgjedhura nga shkruesi i esesë.2. Si ndërtohet eseja paraqitëse e klasifikimit?Kjo lloj eseje ndërtohet duke bërë një klasifikim të termave për të cilët bëhet fjalë në bazë të parimeve

përzgjedhëse ku është mbështetur autori.Ka strukturën e esesë. Me hyrje zhvillim dhe mbyllje. në hyrje të saj shpjegohet termi, dukuria, objekti apo

koncepti për të cilën bëhet fjalë. Në trung të esesë jepet klasifikimi i llojeve të dukurisë për të cilën flitet. Në mbyllje jepet opinion i autorit mbi këtë klasifikim.

3. Lexoni esenë e mëposhtme dhe analizoni se cilat janë kategoritë që analizohen në të. Për t’ju ndihmuar, po ju japim tabelën e mëposhtme. Plotësojeni atë duke u bazuar në tekst

strukturaKriteret e klasifikimit:

funksionet e tyre aftësitë e tyre

Hyrja: një vështrimi i përgjithshëm mbi kompjuterët, duke dhënë veçoritë e përgjithshme

Trungu

Përfundimi

5 llojet e kompjuterëve

1. kompjuteri personal (PC)

2. mikroprocesori

3. serveri

4. superkompjuteri

është krijuar për t’u përdorur nga një person i vetëm

përdoret në vendet e punës

desktopët ofrojnë më shumë fuqi dhe memorje me kosto ulët, laptopët janë kompjuterë të lëvizshëm që integrojnë ekranin, tastierën, procesorin, memorjen dhe harddiskun në një paketë me bateri.Kanë një processor më të fuqishëm, memorje shtesë dhe aftësi të përforcuara për të kryer një sërë detyrash të veçanta si grafikët 3D ose lojëra

4. Kontrolloni gabimet drejtshkrimore në tekstin e mëposhtëm, duke pasur parasysh në veçanti rregullat e mëposhtme të drejtshkrimit të shqipes.

Page 61: udhezues letersia 12 ok

61

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

?

?

Por seriali që ka tërhequr më shumë vëmendjen e publikut, pa diskutim që është “The lost” (Të humburit). Ai është një serial televiziv amerikan, krijuar nga Xhefri Ljebër Abrams (Jeffrey Lieber JJ Abrams) dhe Dejmon Lindëlof (Damon Lindelof). Ky serial përçon jetën e individëve të ndryshëm dhe të grupeve të njerëzve të mbijetuar nga rrëzimi i një avioni pasagjerësh në mes të Sidnejt dhe Los Anxhelosit në një ishull misterioz tropikal, diku në jug të Paqësorit. Çdo episod përbën një linjë kryesore historie që ndodh në ishull.

Në sezonin e parë, çdo episod në ABC, u ndoq mesatarisht nga 15 690 000 shikues amerikanë. “The Lost” ka fituar çmime të shumta të industrisë së kinemasë.

Shënim. Në këtë shkrim, veç gabimeve drejtshkrimore, mund të ndërhyhet edhe në saktësimin e rendit të fjalëve në fjali dhe qartësimit të shprehjeve të përdorura.

5. Lexoni me kujdes çdo fjali. Vendosni shenjat e pikësimit që mungojnë.

a) Ku do të shkojnë ata?b) Paskan ardhur të gjithë!c) Sa është data sot?d) Shkruani shpejt, që të mbarojmë në kohë!e) Të kujtohet si na thoshte: “Flisni sa më qartë!”.f) Kemi shumë punë në shtëpi. A ikim tani?g) Nuk ju kanë informuar që provimi është sot?!

?

?

Tema: Eseja paraqitëse e klasifikimit (njohuri teorike dhe ushtrime) Ora I

Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësi do të jetë i aftë:• Të identifikojë veçoritë përmbajtësore dhe strukturore të esesë paraqitëse të klasifikimit;

a. Të dallojë elementet e strukturës së esesë paraqitëse të klasifikimit;b. Të analizojë veçoritë gjuhësore, duke u ndalur në përdorimin e saktë të shenjave të pikësimit dhe përdorimit të shkronjës së madhe;c. Të shkruajë një ese paraqitëse të klasifikimit.

Materialet dhe mjetet mësimoreTeksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”, lloje të ndryshme të eseve paraqitëse të klasifikimit, shkumësa me

ngjyra, tabela.

Konceptet kryesore: ese paraqitëse e klasifikimit, karakteristika një eseje paraqitëse të klasifikimit, struktura e një eseje paraqitëse të klasifikimit.

Struktura mësimore:

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Përvijimi i të menduarit Diskutim i ideve Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Analiza e tipareve semantike Të mësuarit ndërveprues Punë në dyshe

Përforcimi Rishikim në dyshe/shkrimi i lirë Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe

Page 62: udhezues letersia 12 ok

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

62

? Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. Përvijimi i të menduaritMësuesit do t’i shërbejë kjo teknikë për të përvijuar lidhjen logjike mes njohurive tijtë kanë nxënësit për

veglat muzikore dhe kritereve që përcaktojnë ata për t’i klasifikuar ato.P.sh.: - Si mund t’i klasifikojmë veglat muzikore?

Ndërtimi i njohurive. Analiza e tipareve semantike

Mësuesi udhëzon nxënësit të lexojnë me vëmendje esenë me temën Veshjet tradicionale të grave dhe të kodojnë ato pjesë të tekstit që kanë të bëjnë me elemente përbërëse të çdo kategorie, si:

Struktura

Hyrja: Teza – llojet e veshjeve popullore Veshjet popullore

Trungu Klasifikimi i veshjeve

Kategoria 1: veshja me xhubletea. karakteristikat e përgjithshme;b. pjesët përbërësec. në ç’krahinë përdoret

Kategoria 2: veshja me këmishë të gjatë dhe përparje:a. karakteristikat e përgjithshme;b. pjesët përbërësec. në ç’krahinë përdoret

Përfundimilidhet me një përfundim logjik, i cili ka të bëjë me përdorimin e veshjeve popullore në zona të caktuara pavarësisht përkatësisë së tyre.

Mësuesi duhet t’u kërkojë nxënësve të jenë të kujdesshëm në analizimin e të dhënave të çdo kategorie. Ata duhet të vëzhgojnë:

- P.sh.:Veshja me xhubletë- Pjesa hyrëse e paragrafit trajton prejardhjen e emrit të veshjes. E merr këtë emër nga një lloj fundi

në formë kambane të valëzuar, i qepur me rripa prej shajaku të vendosur njëri pas tjetrit në linjë horizontale, bashkimi i të cilëve realizohet me gajtanë të hollë prej leshi.

- Pjesa e dytë e paragrafit përshkruan përbërësit e saj: Xhubleta shoqërohet edhe me disa pjesë të tjera prej shajaku me ngjyrë të zezë, si të xhubletës të cilat quhen grykës, mangë, dhe krahol. Pjesë tjetër është edhe brezi i gjerë i zbukuruar me rruaza dhe gajtanë, i cili në të folmen vendore quhet kërrdhokëll. Në kokë mbahej një shami e bardhë, e lëshuar mbi shpatulla.

- Pjesa e tretë e paragrafit bën lidhjen e veshjes me elemente simbolike që e shoqërojnë atë: Veshja me xhubletë në gjysmën e poshtme ka formën e kambanës dhe në gjysmën e sipërme ngjan me veshjen e kryqtarëve, sikundër dhe mjaft simbole të gdhendura mbi këtë kostum, si koka e demit kretan, forma kryqi, svastike etj janë të njohura si të templarëve.

- Pjesa e fundit e paragrafit tregon zonat në të cilat përdoret ajo: Kjo veshje është mbajtur në të gjitha malësitë e Alpeve të Shqipërisë përfshirë edhe pjesën e alpeve në Malin e Zi.

Llojet e veglave muzikore

Veglat frymore Veglat me tastierë

Veglat me tela Veglat me membranë

Page 63: udhezues letersia 12 ok

63

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

?

Pas këtij procesi, mësuesi mund t’u kërkojë nxënësve të shkruajnë në grup një model eseje.

Përforcimi. Shkrimi i lirë/ Rishikim në dysheMësuesi/ja u kërkon nxënësve të shkruajnë një ese paraqitëse të klasifikimit, me temë Veglat muzikore,

për të cilën ata bënë një klasifikim fillestar në fillim të orës së mësimit. Klasa mund të ndahet në katër grupe dhe secili të klasifikojë dy-tri vegla (vegla fryme, vegla me tela etj.)Para se të shkruajnë, u kujtohet nxënësve që duhet të përcaktojnë disa kritere që do t’u shërbejnë për

klasifikimin e secilës pre tyre, si: a. karakteristikat e përgjithshme (pjesa hyrëse të paragrafit); b. pjesët përbërëse (pjesa e dytë e paragrafit) c. në ç’krahinë përdoret, me ç’kulturë ka të bëjë etj. (pjesa e tretë e paragrafit)Lexohen dy-tri nga esetë e shkruara dhe bëhet vlerësimi i tyre.

Në fund të orës mësuesi bën konkluzionet dhe vlerëson me notë.

Detyrë shtëpie: ushtrimi 6

Shënim. Shkrimi i dy eseve, do t’i japë dorë mësuesit që në orën e dytë nxënësit të diskutojnë mbi punët e tyre, t’i redaktojnë dhe të shkruajnë një produkt të pastër.

?

?

?

?

Tema: Eseja paraqitëse e klasifikimit (Ora e dytë)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi do të jetë i aftë:- të dallojë veçoritë e esesë paraqitëse të klasifikimit;- të rikujtojë rregullat drejtshkrimore dhe gjuhësore që përdoren në shqipen standarde;- të redaktojë një ese paraqitëse të klasifikimit; - të vlerësojë dhe evidentojë anët pozitive dhe mangësitë e një eseje të klasifikimit.

Materialet dhe mjetet mësimoreTeksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”, tabela me rregulla drejtshkrimore për përdorimin e shenjave të

pikësimit, të shkronjës së madhe dhe përdorime të emrave të përveçëm, lloje të ndryshme të eseve paraqitëse të klasifikimit me shmangie nga norma, shkumësa me ngjyra, tabela.

Konceptet kryesore: ese paraqitëse e klasifikimit, analizë gjuhësore, rregulla drejtshkrimore

Struktura mësimore

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësveParashikimi Diskutim/ditar dypjesësh Diskutim i ideve Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Lexim/Shkrim i lirë Të mësuarit ndërveprues Punë individuale

Përforcimi Rishikim në dyshe/shkrimi i lirë Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe

Zhvillimi i mësimit Parashikimi. Diskutim/ ditar dypjesëshLexohen disa nga esetë e detyrës së shtëpisë, ushtrimi 6 dhe diskutohet rreth tyre, duke u ndalur në:

Page 64: udhezues letersia 12 ok

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

64

Veçoritë e esesë së klasifikimit Realizuar në esea. A është bërë si duhet klasifikimi, sipas

llojit?b. A përputhet struktura e esesë së

paraqitur, me skemën e eses paraqitëse të klasifikimit?...

c. Cila është kultura gjuhësore e esesë?d. Ka shmangie nga norma? Në se?

Plotësohet në tabelë ditari dypjesësh, duke mbajtur parasysh edhe rregullat drejtshkrimore që janë afishuar.

Ndërtimi i njohurive. Rikujtohen njohuritë gjuhësore. Punohet ushtrimi 4 dhe 5.

Përforcimi. Lexim/Shkrim i lirë/punë në dysheU kërkohet nxënësve të lexojnë dhe të redaktojnë në dyshe esetë e njëri-tjetrit. Më pas e rishkruajnë. Mbahet shënim si për anët pozitive dhe negative të eseve të lexuara në dyshe.Sipas kohës që mbetet në dispozicion, lexohen punët e bëra nga një dyshe.

Vlerësimi i orës së mësimit

?

?

?

?

?

Tema: Eseja paraqitëse e klasifikimit (Ora e tretë)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi do të jetë i aftë:- të shkruajë ese paraqitëse të klasifikimit;- ta redaktojë e korrektojë esenë e vet dhe të shokut;- të ripunojë esenë.

Materialet dhe mjetet mësimoreTeksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”, tabela me rregulla drejtshkrimore dhe lidhëzat, lloje të ndryshme të eseve paraqitëse të përkufizimit me shmangie nga norma, shkumësa me ngjyra, tabela.

Konceptet kryesore: redaktim, korrektim, rishkrim, analizë gjuhësore, ripunim, vlerësim

Struktura mësimore

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësveParashikimi Diskutim Diskutim i ideve Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Lexim/Shkrim i lirë Të mësuarit ndërveprues Punë individuale

Përforcimi Shkrimi i lirë/ Rishikim në dyshe Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. DiskutimU kërkohet nxënësve të lexojnë esetë që redaktuan dhe rishkruan. Diskutohet rreth tyre, duke u ndalur në aspekte të:

Page 65: udhezues letersia 12 ok

65

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe dhe letërsia 12”

a. përmbajtjes, b. strukturës, c. nivelit gjuhësore.

Ndërtimi i njohurive. Lexim/Shkrim i lirë U tërhiqet vëmendja se në fazën e dytë ata do të redaktojnë shkrimet e tyre. Puna mund të jetë e organizuar

në grupe. Nxënësit, duke mbajtur parasysh aspektet e shkrimit të një eseje, pasi lexojnë një nga esetë e anëtarëve të grupit, nxjerrin në pah anët pozitive dhe negative të shkrimit dhe japin sugjerime për korrigjimin e saj. Një anëtar e korrigjon. Paraqiten para klasës përmirësimet që i janë bërë shkrimit.

Një kujdes i veçantë i duhet kushtuar redaktimit të esesë, i cili duhet të bëhet nga vetë nxënësit, duke rishkruar pjesët e vlerësuara të paarrira, si nga përmbajtja, ashtu edhe kultura gjuhësore. Në këtë orë mësimi, do të rikujtohen njohuritë gjuhësore që lidhen me rregullat e përdorimit të shenjave të pikësimit, si dhe me shkronjën e madhe. Pasi lexohen esetë e përpunuara para klasës, mund të hapen çështje për diskutim për strukturën e fjalive, për shprehjen e saktë të opinioneve, për përdorimin e konektorëve apo respektimin e shenjave të pikësimit.

Përforcimi. Pasi dëgjojnë disa nga esetë e rishikuara, bëhet vlerësimi i tyre.