36
inspektimi ne subjektet ku perdoren substanca te rrezikshme dhe agjentet biologjike si dhe mbrojtja ndaj tyre gjate perdorimit ne pune SEKTORI i SUBSTANCAVE TE RREZIKSHME DHE SEMUNDJEVE PROFESIONALE

udhezues per substancat e rrezikshme

  • Upload
    lykhue

  • View
    303

  • Download
    3

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: udhezues per substancat e rrezikshme

inspektimi ne subjektet ku perdoren substanca te rrezikshme dhe agjentet biologjike si dhe mbrojtja ndaj tyre

gjate perdorimit ne pune

SEKTORI i SUBSTANCAVE TE RREZIKSHME DHE SEMUNDJEVE PROFESIONALE

Page 2: udhezues per substancat e rrezikshme

Njohje me substancat e rrezikshme në ambjentin e punës

Substancat e rrezikshme janë prezente në shumë prej ambjenteve të punës. Sipas një

sondazhi të fundit 16 % e puntorëve në Europë sinjalizojnë se merren me produkte të

rrezikshme dhe 22 % janë të ekspozuar ndaj avujve toksikë. Ekspozimi ndaj

substancave të ndryshme mund të ndodhë në punë, në ferma, në parukeri, në ofiçinat e

riparimit të makinave, në impiantet kimike.

Page 3: udhezues per substancat e rrezikshme

Njohje me substancat e rrezikshme në ambjentin e punës

Substancat e rrezikshme mund të shkaktojnë dëme të shumëllojshme. Disa shkaktojnë kancer, të tjerat mund të prekin sistemin riprodhues ose të provokojnë defekte që në lindje. Substanca të tjera mund të shkaktojnë dëmtime në tru, ose në sistemin nervor,azmë dhe probleme të lëkurës. Dëmi që shkaktohet nga substancat e rrezikshme mund të jetë pasojë e një ekspozimi të shkurtër kohor ose e një grumbullimi të substancave në trup

për një kohë të gjatë.

Page 4: udhezues per substancat e rrezikshme

Legjislacioni aktual për substancat e rrezikshme

Inspektorati Shtetëror i Punës e bazon punën e tij në drejtim të substancave të rrezikshme në V.K.M Nr.100, datë 03.02.2008 “PER PERCAKTIMIN E SUBSTANCAVE TE RREZIKSHME” , në mbështetje të nenit 100 te Kushtetutës dhe të pikes 19 të nenit 2 të ligjit nr.9634, date 30.10.2006 “Për inspektimin e punës dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës”

Ky vendim është bazuar në V.K.M e mëparshme ekzistuese Nr. 459 datë 22.07.1998 “PER SUBSTANCAT E RREZIKSHME” në mbështetje të nenit 2, të ligjit nr.7986, date 13.09.1995 “Për Inspektoratin Shtetëror të Punës”,

Page 5: udhezues per substancat e rrezikshme

Legjislacioni aktual per substancat e rrezikshme

Autoriteti Kompetent për informimin e substancave të reja kimike është Departamenti i Shëndetit dhe Mjedisit pranë Institutit të Shëndetit Publik.

Page 6: udhezues per substancat e rrezikshme

Legjislacioni Europian aktual per substancat e rrezikshme

Legjislacioni europian ka si objektivë minimizimin e rreziqeve që rrjedhin nga substancat e rrezikshme të cilat gjenden në ambjentin e punës.

Legjislacioni i Bashkimit Europian e klasifikon eleminimin dhe zëvendësimin e substancave të rrezikshme në krye të listës së masave të kontrollit për mbrojtjen e puntorëve nga substancat e rrezikshme. Elementët më të rëndësishëm të legjislacionit në këtë fushë janë rregulloret për mbrojtjen prej rreziqeve që vijnë nga agjentët kimikë, kancerogjenë (duke përfshirë asbestin dhe pluhurin e drurit) dhe agjentët biologjikë.

Page 7: udhezues per substancat e rrezikshme

Legjislacioni aktual per substancat e rrezikshme

Gjithashtu, shumë të rëndësishme janë dhe rregulloret mbi klasifikimin dhe etiketimin,

sepse përcaktojnë informacione të rëndësishme (etiketat e sigurisë, simbolet dhe skedat e të dhënave të sigurisë) mjaft të vlefshme për përdoruesit.

Page 8: udhezues per substancat e rrezikshme

Klasifikimi, ambalazhimi dhe etiketimi

Klasifikim: Klasifikimi eshte baza per detyren e amballazhimit dhe te etiketimit duke i klasifikuar lendet ne baze te vetive te tyre te rrezikshme dhe per kete qellim sherbejne

udhezuesi i lendeve te rrezikshme(udhezues te sigurimit kimik) rezultatet e analizave te tyre te dhena te sakta shkencore si ato qe jepen ne fletet e te dhenave te sigurimit

kimik. Amballazhimi: Amballazhimi i lendeve ose perzierjeve te rrezikshme duhet te jete i tille qe te mos kete rrjedhje. Ato nuk duhen te paketohen apo te mbushen

ne ene te tilla ne qofte se nepermjet formes apo emertimit te tyre permbajtja mund te ngaterrohet. Ne asnje menyre amballazhimi apo emertimi nuk duhet te permbaje te dhena qe ulin rrezikshmerine e tyre.

Etiketimi: Per perdoruesit e lendeve te rrezikshme, etiketimi ne te cilen shenohen simbolet e rrezikshmerise, udhezuesit e sigurimit kimik si keshilla te ndryshme sigurimi jane ne pergjithesi burimi i vetem i informacionit prej te cilit perdoruesi mund te nxjerre cfare rreziqesh jane te lidhura me trajtimin e secilit kimikat dhe cfare masa kujdesi duhet mbajtur parasysh, prandaj etiketimi i plote dhe i sakte ka rendesi te madhe ne sigurimin gjate perdorimit te ketyre substancave apo lendeve te rrezikshme.

Page 9: udhezues per substancat e rrezikshme

Kuptimet e termave te perdorura jane:

Me termin “kimikat” kuptojme cdo element ose komponim si dhe perzierjet e tyre qe jane teresisht natyrale ose sintetike.

Me termin “substance e rrezikshme” kuptojme cdo kimikat qe eshte vleresuar

si i tille ne baze te V.K.M Nr 100 “Per percaktimin e substancave te rrezikshme”, duke u bazuar mbi karakteristikat e tyre qe perfshijne:

a-Vetite toksike qe shkaktojne si efekte akute ashtu dhe kronike mbi

shendetin e punemarresve. b-Karakteristikat kimike dhe fizike qe perfshijne aftesine per te marre flake,

eksplozivitetin,vetite e rrezikshme oksiduese dhe reaktive. c-Vetite korrozive dhe irrituese. d-Efektet alergjike dhe sensibilizuese. e-Efektet kancerogjene,efektet teratogjene(d.mth.tek grate shtatezena),si

dhe efektet mutagjene.

Page 10: udhezues per substancat e rrezikshme

Kuptimet e termave te perdorura jane:

Me termin “perdorim i substancave te rrezikshme ne pune”nenkuptojme cdo pune aktive ne te cilen mund te ekspozohen gjate punes kimikate duke perfshire: a-Prodhimin e kimikateve. b-Trajtimin ose perdorimin e kimikateve. c-Ruajtjen e kimikateve. d-Transportin e kimikateve. e-Azgjesimin dhe trajtimin e mbetjeve te kimikateve. f-Clirimin e kimikateve qe prodhohen nga puna aktive. g-Ruajtja,riparimi dhe pastrimi i pajisjeve,makinerive e

konteniereve qe perdorin dhe mbajne kimikatet. Me termin “dege te aktivitetit ekonomik-

prodhues”nenkuptojme te gjitha deget ne te cilat punohet duke perfshire dhe sherbimet publike.

Page 11: udhezues per substancat e rrezikshme

Vleresimi i rrezikut në subjektet ku përdoren substanca të

rrezikshme

“Dokumenti i vlerësimit të rrezikut” është dokumenti,ku përshkruhen karakteristikat e proçesit të punës, që përmban identifikimin e vlerësimit të rrezikut për sigurinë e shëndetin në punë dhe përcakton mbrojtjen e duhur.

Është e rëndësishme të theksohet se analiza e rrezikut, masat teknike dhe kufinjtë limitë janë të aplikueshme edhe për substancat e rrezikshme që gjenerohen nga proceset e punës.

Page 12: udhezues per substancat e rrezikshme

Parandalimi dhe kontrolli i ekspozimit ndaj substancave të rrezikshme

Për të siguruar mbrojtjen e shëndetit të punëmarrësve nga substancat e rrezikshme,

punëdhënësit duhet të:

■ kryejnë analizën e rrezikut,

■ veprojnë për të eleminuar ose reduktuar

rrezikun,

■ monitorojnë efektivitetin e masave

parandaluese dhe të rishikojnë analizën.

Page 13: udhezues per substancat e rrezikshme

Analiza e rrezikut

Analiza e rrezikut nënkupton identifikimin e shkaqeve të dëmit në mënyrë që të merren masat paraprake. Një analizë e saktë është bazë për menaxhimin e suksesshëm të rreziqeve. Formimi i personelit në bazë të analizës së rrezikut për praktikat e sigurta të punës është një pjesë e rëndësishme e këtij menaxhimi. Një personel i formuar jo vetëm zbaton rregullat, por punon më me efektivitet dhe promovon një

ambjent pune të sigurt dhe të shëndetshëm. Rreziku, pasojë e një substance, përcaktohet nga dy faktorë, nga karakteristikat e substancës dhe nga shkalla e ekspozimit.

Page 14: udhezues per substancat e rrezikshme

Analiza e rrezikut

Metoda e analizës së rrezikut kryhet ne 4 faza:

1. Përpilimi i një listë inventari të substancave që përdoren në proceset e punës dhe

ato që gjenerohen nga procese të tilla, si për shembull tymrat e saldimeve ose pluhuri

i drurit.

2. Mblidhja e informacionit rreth këtyre substancave, d.m.th. dëmin që mund të sjellin

dhe mënyrën se si mund të ndodhë. Skedat e të dhënave të sigurisë (SDS), që duhet të

sigurohen nga furnitori i substancave kimike, janë një burim i rëndësishëm

informacioni.

3. Vlerësimi i ekspozimit ndaj substancave të rrezikshme të identifikuara, duke

konsideruar llojin, intensitetin, kohëzgjatjen, frekuencën dhe kohën e ekspozimit të

puntorëve, si edhe efektet e kombinuara të substancave të rrezikshme të përdorura

njëkohësisht dhe rreziqet përkatëse.

4. Klasifikimi i seriozitetit të rrezikut të identifikuar. Kjo listë më pas mund të

përdoret për të përpiluar një plan veprimesh për të mbrojtur punëmarrësit.

Është e rëndësishme përfshirja e incidenteve të parashikueshme në analizën e rrezikut, si edhe të planifikohen masat që nevojiten në këto rrethana, paharruar ndihmën e shpejtë.

Page 15: udhezues per substancat e rrezikshme

Parandalimi dhe kontrolli i rreziqeve

Në rastet kur analiza konstaton rreziqe në ambjentin e punës,

atëherë duhet kryer:

Eliminimi: Mënyra më e mirë për të reduktuar rreziqet që rrjedhin nga substancat e rrezikshme është eleminimi i nevojës për përdorim të atyre substancave duke bërë

ndryshime në procesin ose produktin ku përdoret substanca.

Zëvendësimi: Nëse eleminimi nuk është i mundur, atëherë zëvendësimi i substancës së rrezikshme ose i procesit me një më pak të rrezikshme është alternativa më e mirë.

Page 16: udhezues per substancat e rrezikshme

Parandalimi dhe kontrolli i rreziqeve

Kontrolli: — Nëse një substancë ose proces nuk mund të

eleminohet ose zëvendësohet,atëherë ekspozimi mund të parndalohet ose reduktohet nëpërmjet:

■ kufizimeve fizike të zonave ku kryhet procesi i emetimit të substancave ;

■ kontrollit të emetimit të substancave me anë të një

menaxhimi më të mirë të procesit;

■ zgjidhjeve teknike për të minimizuar përqëndrimin në zonën e ekspozimit;

■ masave organizative, të tilla si minimizimi i numrit të

puntorëve të ekspozuar si dhe të kohëzgjatjes dhe intensitetit të ekspozimit;

■ përdorimit të pajisjeve mbrojtëse individuale.

Page 17: udhezues per substancat e rrezikshme

Mbrojtja nga rreziqet e kimikateve

Tregues per rreziqe te vecanta: Keshilla Sigurimi Emri dhe adresa e prodhuesit dhe e

importuesit Lejimi dhe trajtimi Detyrimet e punedhenesit Detyra per mbikqyrje mbi vlerat kufi Informimi dhe degjimi me vemendje i

punonjesve Renditja e masave mbrojtese Ruajtja dhe magazinimi

Page 18: udhezues per substancat e rrezikshme

Shpërndarja e informacionit mbi substancat e rrezikshme

Komunikimi efektiv për rreziqet ndaj shëndetit të puntorëve

dhe menaxhimi i tyre në vendin e punës është një sfidë e përbashkët për punëdhënësit, punëmarrësit dhe përfaqësuesit e tyre. Dispozitat e BE-së mbi klasifikimin dhe etiketimin përcaktojnë detyrimet për prodhuesit e substancave kimike. Ato përcaktojnë informacionin e rëndësishëm i cili duhet të pasqyrohet në një mënyrë standarte në etiketat e sigurisë, simbolet për rreziqet dhe skedat e të dhënave të sigurisë në dispozicion të përdoruesve.

Punëdhënësi gjithashtu duhet të garantojë se punëmarrësit dhe/ose përfaqësuesit e tyre kanë marrë informimin dhe formimin mbi:

Page 19: udhezues per substancat e rrezikshme

Shpërndarja e informacionit mbi substancat e rrezikshme

■ cilësitë e rrezikshme të agjentit kimik që trajtojnë;

■ nivelin, llojin dhe kohëzgjatjen e ekspozimit dhe rrethanat e

punës që përdor agjentë të tillë;

■ masat paraprake të nevojshme për të siguruar mbrojtjen për vete dhe për kolegët e tjerë në vendin e punës;

■ efektet që rrjedhin ose do të rrjedhin nga procedurat e

menaxhimit;

■ vlerat limite të ekspozimit profesional përkatës ose vlerat

limite biologjike;

■ konkulzionet që do të dalin nga çdo lloj kontrolli

shëndetësor dhe vlerësim ekspozimi tashmë të kryer, nëse janë të disponueshme.

Page 20: udhezues per substancat e rrezikshme

Etapat qe ndiqen per evidentimin e substancave

kimike PYETJET VENDI DHE EMRI I

SUBSTANCES

PO JO

I-Evidentimi

Procesi i punes a prodhon gaze,

lengje dhe pluhura te rrezikshme?

A ka pasur raste alarmi ne

ndermarrje?

Punonjesit a kane simptoma

patologjike te tilla si: irritim te

lekures, i mukozave etj.

Page 21: udhezues per substancat e rrezikshme

Etapat qe ndiqen per evidentimin e substancave

kimike II-Si eshte organizuar ndermarrja per

ti perballuar keto rreziqe.

A ekziston nje inventar i lendeve te

para te perdorura ne ndermarrje?

A i njeh ndermarrja rreziqet e

lendeve qe perdor?

A i njeh ndermarrja emrat e

substancave te rrezikshme te

perdorura dhe cilat jane ato?

A ka ndermarrja fleten shoqeruese te

substancave te rrezikshme te

perdorura?

A jane te medha sasiste e ketyre

substancave te perdorura?

Page 22: udhezues per substancat e rrezikshme

Etapat qe ndiqen per evidentimin e substancave

kimike III-Masat parandaluese

A ka marre ndermarrja masa per

magazinimin e ketyre lendeve?

A kane punemarresit mjete

mbrojtese individuale?

A ekziston nje aspirim i

mjaftueshem ne ambjentin e punes?

A ekziston nje procedure e

evakuimit te mbeturinave dhe

amballazhimit te tyre ne vende te

caktuara?

Page 23: udhezues per substancat e rrezikshme

Agjentet Biologjike

Çfarë janë agjentët biologjikë Agjentët biologjikë janë organizma të gjallë ose

produkte të organizmave të gjallë. Ato përfshijnë viruset, bakteriet, kërpudhat dhe metabolitët e tyre, si edhe krimbat parazitarë dhe bimët. Ata mund të hyjnë në trup me thithje me hundë, me gëlltitje ose me thithjen nëpërmjet lëkurës, syve, ose mukozës, plagët (kafshim nga kafshët, gërvishtjet, etj). Përveç kësaj, disa prej tyre mund të kalojnë nga

një person tek tjetri.

Page 24: udhezues per substancat e rrezikshme

Agjentet Biologjike

Agjentët biologjikë janë kudo. Ata mund të jenë shumë të dobishëm për jetën , por gjithashtu ata mund të jenë dhe të rrezikshëm. Agjentët biologjikë janë të pranishëm në shumë profesione, si rrjedhojë një pjesë e madhe e popullatës është e ekspozuar ndaj tyre. Vlerësimi i rrezikut për agjentët biologjikë paraqet vështirësi për disa arsye:

Page 25: udhezues per substancat e rrezikshme

Agjentet Bilogjike

Së pari, për shkak të shumëllojshmërisë të këtyre agjentëve.

Deri tani nuk është vendosur asnjë kufi për ekspozimin ndaj agjentëve biologjikë në punë.

Mikro-organizmat patogjene mund të jenë të rrezikshme në përqëndrime shumë të ulëta.

Agjentët biologjikë nuk janë të dukshëm me sy të lirë. Edhe në rastet kur nuk është zbuluar ndonjë agjent biologjik në ambjentin e punës është e mundur ekzistenca e mikro-organizmave për të provokuar një efekt toksik apo alergjik nëpërmjet metabolitëve të tyre (mycotoxins ose endotoksinat përbërëse të tyre).

Ndryshe nga substancat e tjera të rrezikshme, agjentët biologjikë janë në gjendje për të riprodhuar. Në kushte të favorshme, një numër i vogël i mikro-organizmave mund të shumohen në një kohë shumë të shkurtër për të krijuar një problem të konsiderueshëm.

Page 26: udhezues per substancat e rrezikshme

Ku mund të ndodhë ekspozimi ndaj agjentëve biologjikë.

Ekspozimi ndaj agjentëve biologjikë mund të

ndodhë sa herë që njerëzit janë në kontakte pune me:

Materiale natyrore ose organike si balta, argjili, materiale bimore(sanë, kashtë,pambuk etj),

Substanca me origjinë shtazore(lesh,qime,etj),

Ushqime,

Pluhur organikë(p.sh miell, pluhur me origjinë letre, pluhur me origjinë shtazore),

Mbetje, ujra të mbetura,

Gjak dhe lëngje të tjera trupore

Page 27: udhezues per substancat e rrezikshme

Ku mund të ndodhë ekspozimi ndaj agjentëve biologjikë.

Bazuar sa më lart, potencialisht në rrezik nga agjentët biologjikë janë aktivitetet të cilat përfshijnë bujqësinë, industrinë ushqimore, kujdesin shëndetësor dhe shërbimet sociale, shërbimet veterinare, mbeturinat dhe menaxhimi i ujërave të zeza, shërbimet e varrimit, peshkimi, qeramike e bërë tjegull, pambuku dhe prodhimit të gazetave, dhe shumë aktivitete të tjera ekonomike.

Ose duke u bazuar në përcaktimin sipas profesioneve të ekspozuar ndaj agjentëve biologjikë janë profesionet: fermer, stafi i kujdesit shëndetësor, punëtorët e industrisë ushqimore, punëtorët e ujërave të zeza, roja e burgut, shërbimet emergjente , punëtorëve edhe stafit të muzeut, punonjësit e kopshteve zoologjike etj.

Pra duket qartë se një përqindje e konsiderueshme e popullatës që punon, është potencialisht në rrezik.

Page 28: udhezues per substancat e rrezikshme

Efektet shëndetësore

Në V.K.M Nr. 396, datë 28.06.2007 “Për Përcaktimin e Sëmundjeve Profesionale” janë të listuara sëmundjet profesionale që shkaktohen nga agjentët biologjikë.

Agjentët biologjikë mund të shkaktojnë tre tipe sëmundjesh:

Infeksione nga parazitët, viruset ose bakteriet,

Alergji të shkaktuara nga ekspozimi ndaj pluhurit organik të myqeve, si nga pluhuri i miellit, pluhurat me origjinë shtazore, enzimat dhe parazitët, dhe

Efekte helmimi ose toksike.

Page 29: udhezues per substancat e rrezikshme

Efektet shëndetësore

Agjentët biologjikë nuk paraqesin rrezik vetëm sepse ata janë infektive dhe toksike, por ato mund të shkaktojnë reaksione alergjike të tilla si pneumonia hypersensitivity, rinitit alergjike, disa lloje të astmës dhe sindromin organik të pluhurit toksik (ODTS). Normalisht agjentët biologjikë ndikojnë në sistemin e frymëmarrjes, por disa ndikojnë në lëkurë. Përveç kësaj, disa agjentë biologjikë mund të kenë efekte kancerogjene pas një infeksioni kronik. Kjo çështje është një çështje serioze për shëndetin në punë.

Page 30: udhezues per substancat e rrezikshme

Parandalimi ose reduktimi i rreziqeve nga përdorimi i agjentëve

biologjikë.

Eshtë e rëndësishme të parandalosh ose të reduktosh rreziqet e ndryshme që shkaktojnë sëmundje dhe dëmtime nga përdorimi i agjentëve biologjikë. Vlerësimi i rrezikut është proçes i vlerësimit të rreziqeve për sigurinë dhe shëndetin e punëmarrësve në vendin e punës. Një vlerësim i riskut është një shqyrtim sistematik në të gjitha aspektet e punës, duke marrë në konsideratë se çfarë mund të shkaktojnë lëndime ose dëm, nëse rreziqet mund të eliminohen, dhe në qoftë se jo çfarë masash parandaluese ose mbrojtëse duhet të merren, në vendin e punës për të kontrolluar rreziqet . Për shumicën e bizneseve, veçanërisht ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, duhet të ndjekin disa hapa (duke përfshirë elemente të menaxhimit të riskut) të paraqitura si më poshtë:

Page 31: udhezues per substancat e rrezikshme

Parandalimi ose reduktimi i rreziqeve nga përdorimi i agjentëve

biologjikë.

Hapi 1. Identifikimi i rreziqeve për proçeset e punës që kanë potencial për të shkaktuar dëm, dhe identifikimin e punëtorëve të cilët mund të jenë të ekspozuar ndaj rreziqeve. Hapi 2. Vlerësimi i rreziqeve ekzistuese në lidhje me probabilitetin e dëmtimit të shkaktuar nga agjentët biologjike dhe renditja e tyre sipas shkallës së rëndësisë. Hapi 3. Marrja e vendimeve mbi përcaktimin e masave te duhura parandaluese, për të eliminuar ose kontrolluar rreziqet që shkaktohen nga agjentët biologjikë.

Page 32: udhezues per substancat e rrezikshme

Parandalimi ose reduktimi i rreziqeve nga përdorimi i agjentëve

biologjikë.

Hapi 4. Ndërmarrja e veprimeve konkrete për zbatimin e masave parandaluese dhe mbrojtëse përmes një plani prioritetesh. Hapi 5. Monitorimi dhe rishikimi në intervale të rregullta për të siguruar që vlerësimi i rrezikut ndaj agjentëve biologjikë të mbetet në vazhdimësi.

Page 33: udhezues per substancat e rrezikshme

Parandalimi ose reduktimi i rreziqeve nga përdorimi i agjentëve

biologjikë.

Disa situata ku punëtorët janë të ekspozuar ndaj agjentëve biologjikë mund të duken komplekse, por koncepti i zinxhirit të transmetimit duhet të përdoret nga eksperti, (ose kompania) i cili bën në mënyrë të vazhdueshme vlerësimin e rrezikut. Vlerësimi i rrezikut të përgjithshëm duhet të përshtatet me rreziqet e veçanta

biologjike.

Page 34: udhezues per substancat e rrezikshme

Parandalimi ose reduktimi i rreziqeve nga përdorimi i agjentëve

biologjikë.

Eliminimin e rrezikut me ndryshimin e proçesit apo produktit është në krye të hierarkisë. Nëse eliminimi nuk është i mundur, atëherë substanca e rrezikshme ose proçesi duhet të zëvendësohet me një tjetër, jo të rrezikshëm ose më pak të rrezikshëm. Kur rreziqet për punëmarrësit nuk mund të eleminohen plotësisht, masat e kontrollit duhet të zbatohen për të reduktuar ato hap pas hapi.

Page 35: udhezues per substancat e rrezikshme

Parandalimi ose reduktimi i rreziqeve nga përdorimi i agjentëve

biologjikë.

Në rastet kur kontrolli i rrezikut ndaj infektimit është i

drejtpërdrejtë dhe i thjeshtë është e rëndësishme mbajtja e higjienës personale, me qëllim mbajtjen e numrit të mikro-organizmave sa më të ulur. Në këto raste të thjeshta por efektive janë masat e higjienës personale, të tilla si larja e duarve etj. Në raste më të komplikuara, kur vlerësohet nga ekstertët, duhen marrë masa shtesë të tilla si përdorimi mjeteve mbrojtëse kolektive dhe i PMI-ve (pajisjet mbrojtëse individuale). Standartet e këtyre pajisjeve do ti gjeni në V.K.M Nr.1022 datë 15.12.2010 “PER MIRATIMIN E LISTES SE STANDARDEVE TE HARMONIZUARA SHQIPTARE, QE KANE KARAKTER REFERUES PER PREZUMIMIN E KONFORMITETIT TE PAJISJEVE MBROJTESE PERSONALE”.

Page 36: udhezues per substancat e rrezikshme

Parandalimi ose reduktimi i rreziqeve nga përdorimi i agjentëve

biologjikë.

Të rëndësishme për parandalimin e rrezikut dhe mbrojtjen ndaj agjentëve biologjikë të punëmarrësve, janë shenjat dhe tabelat paralajmëruese, të cilat do ti gjeni tek V.K.M Nr.1012 datë 10.12.2010 “PER MIRATIMIN E RREGULLORES “PER SINJALISTIKEN NE KANTIER DHE NE VENDIN E PUNES”.

Shumë i rëndësishëm gjithashtu është dhe informimi e trajnimi i punëmarrësve.

Per me shume info : www.inspektoriatipunes.gov.al