14
DIETET USHQIMORE

DIETAT USHQIMORE

  • Upload
    celmani

  • View
    239

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: DIETAT USHQIMORE

DIETET USHQIMORE

Page 2: DIETAT USHQIMORE

10 llojet e dietave ushqimore më të famshme për vitin 2014

Page 3: DIETAT USHQIMORE

1. Dieta “Dukan”Kjo diete e ndjekur sidomos nga dukesha Kate dhe nëna e saj përpara ceremonisë së dasmës. Kjo lloj diete është e pasur me proteinë dhe sasi shumë të pakta yndyre. Kjo dietë përshkohet në katër faza.

Page 4: DIETAT USHQIMORE

2. Dieta “Paleo”Sipas kësaj diete ju duhet të shmangni konsumimin e përditshëm të produkteve bishtajore, vajin e përpunuar, sheqernat e rafinuar duke konsumuar çdo gjë që njerëzit kanë konsumuar në epokën e paleolitit (nga e merr dhe emrin dieta).

Page 5: DIETAT USHQIMORE

3. Dieta “Mesdhetare”Hulumtimet e kohëve të fundit rezultojnë se femrat të cilat i përmbahen dietës mesdhetare (përfshihen frutat,perimet, drithërat, peshkun dhe vajin e ullirit) do të kenë me tepër jetëgjatësi se ato femra të cilat nuk e përdorin këtë lloj diete.

Page 6: DIETAT USHQIMORE

4. Dieta “Atkins”Në fillimin e kësaj diete ju duhet të kufizoni bukën, pataten, orizin dhe ëmbëlsirat në vetëm 20 gram në ditë ndërsa duhet të rritet sasia e konsumimit të peshkut, vezës, mishit të kuq, pulave dhe vajrave bimore. Pas kësaj duhet të shtoni në dietën tuaj frutat, manaferrat dhe farat e ndryshme për të ruajtur në balancë uljen e peshës.

Page 7: DIETAT USHQIMORE

5. Dieta “Pa Gluten”Kjo dietë është shumë efikase veçanërisht për persona që vuajnë nga sëmundjet e zorrëve. Këto sëmundje shkaktohet zakonisht nga paaftësia e zorrëve për ta tretur siç duhet glutenin e cila është një proteinë që gjendet më së shumti tek gruri thekra etj. Kështu, kjo dietë ka të bëjë me zëvendësimin e konsumimit të këtyre produkteve që e përmbajnë glutenin me shumice me produkte që përmbajnë sasi të vogla gluteni sic janë: fasulja, veza, mishi frutat etj.

Page 8: DIETAT USHQIMORE

6. Dita “DASH”Kjo dietë përmbahet në qasje e dietave që ndalojnë hipertensionin (Dietary Approaches to Stop Hypertension, DASH). Sipas kësaj diete duhen konsumuar ushqime që përmbajnë sasi te vogla sode të cilat ndihmojnë në uljen e presionit te gjakut.

Page 9: DIETAT USHQIMORE

7. Dieta “South Beach”Kjo diete është krijuar nga kardiologu nga Miami Arthur Agatston. Kjo dietë konsiston në idenë e konsumimit të proporcioneve të njëjta të konsumimit të karbohidrateve, yndyrave dhe proteinave. Ajo konsiston në konsumimin e mishit pa dhjamë, perimeve dhe vajra jo shumë të rënda, të shëndetshme për zemrën.

Page 10: DIETAT USHQIMORE

8. Dieta “Alkaline”Kjo diete fokusohet në mbajtjen e trupit “alkalin” me një nivel të qëndrueshëm pH për të shmangur sëmundjen dhe mbajtjen e trupit në formë (diete e përdorur nga Victoria Beckham). Sipas kësaj diete ju duhet të shmangni alkoolin, sheqerin, proteinat që vijnë nga produktet shtazore dhe ushqimet e përpunuara duke konsumuar shumë fruta, perime dhe duke pirë shumë ujë.

Page 11: DIETAT USHQIMORE

9. Dieta “Eliminuese”Ka mundësi qe ju të keni alergji apo intolerancë për disa ushqime të caktuara. Ky është dhe qëllimi I kësaj diete: të zbulojë ato ushqime të cilat trupi juaj nuk i suporton. Ju mbani shënime për cdo ushqim qe ju konsumoni së bashku me simptomat që vini re pasi i keni konsumuar ato, më pas largoni për një kohë të gjatë ushqimin i cili nuk ju bën mirë derisa trupi juaj të stabilizohet.

Page 12: DIETAT USHQIMORE

10. Dieta “Herkul”Dwayne Johnson (kecisti i njohur me emrin “The Rock”) prej 22 javësh ndoqi një dietë në mënyrë që të eliminonte shtimin e peshës trupore dhe krijimin e muskujve. Kjo dietë është tepër specifike e paraqitur në 7 vakte në ditë që ju konsumoni ( duke përfshirë për një vakt: 4 të bardha veze, 28 gram qull tërshëre, krem gruri dhe për vaktin tjetër: 2 gota me oriz të bardhë, një gotë brokoli, dherreth 225 gram pulë./Ikub/

Page 13: DIETAT USHQIMORE
Page 14: DIETAT USHQIMORE

PRANOI ADA HASANTARAJ (TARA)