327
Tiranë, 2017 AUDITUESITEKLSH-së SHTYPINEPËRDITSHËM KLSH NË MEDIA MEDIAT PËR KLSH Korrik - Dhjetor 2016 Seria: botime KLSH 01/2017/68 VëllimiVII -të AUDITUESITEKLSH-së SHTYPINEPËRDITSHËM

Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Tiranë, 2017

AUDITUESIT�E�KLSH-së�NË�

SHTYPIN�E�PËRDITSHËMKLSH NË MEDIA MEDIAT PËR KLSH Korrik - Dhjetor 2016

Seria: botime KLSH 01/2017/68

Shtypur në Shtypshkronjë “Classic Print”

AU

DIT

UE

SIT

E K

LS

H-s

ë N

Ë S

HT

YP

IN E

RD

ITS

HE

M

Vëllimi�VII

ISBN: 978-9928-159-55-7

-të

Vëllimi�VII

Korrik�-�Dhjetor2016

Albana AGOLLIAlbert THOMAAlfonc GABILI Alfred LESKAJAlfred ZYLFIAlma SHEHUAlmida KAFIA Alush ZAÇEAmantja PATOZIArtan TOPJANAAulona JONUZIBajram LAMAJBerti MEÇAJBesim BILERI Bexhet ZEQIRIBrunilda ZENELIBujar LESKAJEdlira SAKOEdvin STEFANIElira CUKALLAËngjëll MUSAIEni KABASHIErjola MEÇAJEva LEKAFatos ÇOÇOLIGjovalin PREÇIHysen METKO Ina SOKOLIIrena ISLAMIJonild HOXHAJKozma KONDAKÇIUKristaq GJURGJAJLuljeta NANOManjola NAÇO Mariola LLANAJMelina KABOMimoza LLOJIMiranda HAXHIAMuhamed KAVAJANiko NAKONikoleta PIRANJANIPëllumb BEQIRAJSazan GURI Redi AMETLLARIRigels GUZIRinald MUÇA Sali AGAJ Selfo ZENELISelime BREGUSkënder HAJDARIVullnet KARAFILAJXhuljeta ÇELAJYllka PULASHIYrjada JAHJA

� 7 8 9 9 2 8 1 5 9 5 5 7

AUDITUESIT�E�KLSH-së�NË�

SHTYPIN�E�PËRDITSHËM

Printing & Publishing Home

printCLASSIC

Page 2: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së

SHTYPIN E PËRDITSHËM

VËLLIMI VII-të

KLSH NË MEDIA MEDIAT PËR KLSH

KORRIK – DHJETOR 2016

Tiranë, 2017

Page 3: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Titulli:

Audituesit e KLSH-së në Shtypin e Përditshëm

Vëllimi VII-të

Korrik- Dhjetor 2016

Përgatiti botimin:

Amantja PATOZI

Realizoi në kompjuter:

Armanda BEGAJ

Seria e botimeve KLSH

01/2017/68

©Copyright KLSH

ISBN: 978-9928-159-55-7

Shtypur në Shtypshkronjën “Classic Print”

Tiranë, 2017

Page 4: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Përmbajtja

Kontrolli i Lartë i Shtetit 3

PËRMBAJTJA

Faqe

Hyrje 9

Bujar LESKAJ Për një sistem të integritetit kombëtar kundër

korrupsionit. 13

Edlira SAKO Zhvillimi i burimeve njerëzore, sfidë parësore

e KLSH-së. 19

Redi AMETLLARI Ndarja e pushteteve, e pamundur pa shoqëri

civile dhe institucione auditimi. 22

Yrjada JAHJA KLSH pjesëmarrëse në aktivitetet mbi

auditimin e teknologjisë së informacionit. 27

Mimoza LLOJI Mjedisi, qeverisja vendore dhe KLSH. 31

Albana AGOLLI KLSH dhe përgjegjshmëria e punonjësit

publik. 34

Miranda HAXHIA

Abuzimi me procedurën e prokurimit

“Negocim pa shpallje paraprake të njoftimit

të kontratës”.

38

Gjovalin PREÇI Mbrojtja e konsumatorëve nga abuzimet me

matjet, në fokusin e auditimeve të KLSH. 41

Alush ZAÇE

Selfo ZENELI

Risqet nga mosregjistrimi dhe regjistrimi i

vonuar i pronave publike. 45

Edvin STEFANI Metodologjia e përqasjes me risk në auditim

në KLSH. 49

Rinald MUÇA

Alfred ZYLFI

Përvojë e re, auditimet e performancës në

KLSH, pjesë e bashkëpunimit mes

Institucioneve Rajonale të Auditimit.

55

Albert THOMA Problematikat në Prokurimin Publik. 58

Page 5: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

4 Botime 2017

Sali AGAJ

Pëllumb BEQIRAJ

Vendparkimet e automjeteve në procesin e

zhvillimit urban. 61

Fatos ÇOÇOLI Reforma dhe institucionet e pavarura. 65

Pëllumb BEQIRAJ

Bexhet ZEQIRI

Moszbatimi i ligjit në tregun e shërbimit ajror

të pasagjerëve. 67

Aulona JONUZI Analiza e kostove të shërbimeve publike,

mbështetur mbi metodat ABC. 71

Fatos ÇOÇOLI KLSH si garant i parasë sonë. 74

Hysen METKO

Kristaq GJURGJAJ

Procesi i legalizimit të objekteve informale në

optikën e KLSH-së. 76

Fatos ÇOÇOLI Komisioneri Hahn dhe institucionet që

luftojnë korrupsionin. 81

Bajram LAMAJ Reforma administrative dhe menaxhimi i

bashkive sipas të drejtës ekzekutive. 83

Nikoleta PIRANJANI Pensioni vullnetar dhe limitet e financimit nga

punëdhënësi. 89

Irena ISLAMI Partneriteti i KLSH me institucionet homologe

europiane. 92

Bujar LESKAJ Jetë e pastër. 95

Ina SOKOLI “Cloud Computing”, një sfidë e re. 99

Engjëllush MUSAI

Përvoja Polake e auditimit të NIK do të gjejë vend dhe zbatim edhe nëShqipëri në inspektimet e planifikuara dhe ato emergjente të KLSH-së.

103

Bujar LESKAJ Sfidat e modernizimit të mëtejshëm të KLSH. 108

Yllka PULASHI Cilësia e Qeverisë tregohet nga mënyra si

përdoret, por edhe si auditohet paraja publike. 114

Page 6: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Përmbajtja

Kontrolli i Lartë i Shtetit 5

Fatos ÇOÇOLI Pse Gjykata e Auditimit të Austrisë auditon

KLSH? 117

Alfred LESKAJ Direktivat e reja të BE-së për prokurimet

publike. 119

Vullnet KARAFILAJ Abuzimi i postave të shpejta private me

tarifat e deklarimit të thjeshtuar. 121

Amantja PATOZI KLSH në Panairin e Librit. 124

Rinald MUÇA

Alfred ZYLFI

Arsimi dhe formimi profesional në fokusin e

auditimit të performancës në KLSH. 127

Jonild HOXHAJ Investimet publike dhe problematikat që i

shkaktojnë ato. 132

Alfonc GABILI

Redi AMETLLARI

Marrëdhëniet mes Institucionit Suprem të

Auditimit dhe Parlamentit, në fokusin e BE-së. 137

Bujar LESKAJ

Institucionet Supreme të Auditimit të Kosovës

dhe Shqipërisë, bashkë për mirëqeverisjen

publike të dy vendeve.

140

Sali AGAJ Zhvillimi i marrëdhënieve efektive me

Kuvendin, përparësi e KLSH. 145

Bujar LESKAJ “Teoria e Kapjes” dhe realiteti shqiptar. 148

Bujar LESKAJ

INTOSAI nga Lima në Abu Dhabi. Momente

kyçe të veprimtarisë së INTOSAI dhe 35

Standardet Ndërkombëtare të ISSAI për

mirëqeverisjen.

152

Mariola LLANAJ Auditues profesionist apo qytetar auditues. 168

Aulona JONUZI Tranzicioni drejt kontabilitetit rritës, esencial

për standardet e kontabilitetit. 171

Yllka PULASHI Roli i KLSH-së për një qeverisje të mirë. 174

Kozma KONDAKÇIU Sistemet e Informacionit dhe auditimi i tyre

nga KLSH. 177

Page 7: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

6 Botime 2017

Selime BREGU Shoqëritë aksionere dhe sfidat për auditimin

e tyre. 180

Xhuljeta ÇELAJ

Qasja e Zyrës së Auditimit të Qeverisë së

SHBA ndaj menaxhimit të riskut të

mashtrimit.

184

Albana AGOLLI Për një zbatim më efektiv dhe efecient të

programeve me financime të huaja. 188

Brunilda ZENELI Performanca e shërbimit të urgjencës

mjekësore në Shqipëri. 192

Alma SHEHU Mbështetja financiare e BE për auditimin e

jashtëm në Shqipëri. 196

Gjovalin PREÇI Partneriteti Publik Privat në këndvështrimin

auditues të KLSH. 199

Mimoza LLOJI Dëmi ekonomik i evidentuar dhe rekomandimet

e KLSH për përmirësimin e qeverisjes. 202

Elira CUKALLA Vazhdueshmëria e biznesit dhe rimëkëmbja

nga katastrofat. 204

Edvin STEFANI KLSH zhvillon planin e auditimeve të vitit 2017

në bashkëpunim me ekspertët e SAI-it Polak . 207

Redi AMETLLARI KLSH nuk ndëshkon, por përmirëson

qeverisjen. 210

Irena ISLAMI

Komunikimi si prioritet në strategjinë e

zhvillimit të KLSH-së dhe mbështetja nga IPA

2013.

213

Bajram LAMAJ Profesionalizmi dhe transparenca rrit

besueshmërinë e KLSH-së. 216

Luljeta NANO KLSH kundrejt Acquis të BE. 220

Jonild HOXHAJ Pandëshkueshmëria në administratë. 224

Erjola MEÇAJ Rëndësia e planifikimit të buxhetit. 228

Skënder HAJDARI Performanca e ujësjellësve në objektivin e

auditimit të KLSH. 231

Page 8: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Përmbajtja

Kontrolli i Lartë i Shtetit 7

Alfred ZYLFI Vjen në Tiranë bashkëpunimi rajonal i SAI-ve,

në auditimin e performancës. 234

Almida KAFIA

Eni KABASHI

Roli i Institucioneve Supreme të Auditimit në

luftën kundër korrupsionit. 238

Manjola NAÇO

Eva LEKA

“Buxheti i qytetarit” si gjuhë komunikimi mes

qeverisë dhe qytetarëve. 241

Prof. Sazan GURI

Alush ZAÇE

Ujërat detare – koha për auditim.

(Zonat e mbrojtura detare në fokusin e

auditimit)

245

Besim BILERI

Berti MEÇAJ Investime publike joefektive dhe jo afatgjata. 249

Niko NAKO

Muhamed KAVAJA

Për rritje të efektivitetit të reformës

territoriale. 252

Selfo ZENELI Çorba e ndryshimit të emrave të

institucioneve të shtetit. 258

Xhuljeta ÇELAJ Paradokset e auditimeve klasike të jashtme

dhe roli i auditimit të performancës. 261

Amantja PATOZI Kongresi i Abu Dhabit, si konfirmim i vizionit

modern të KLSH. 264

Artan TOPJANA

Ndërtimi i rrugës “Tiranë – Elbasan” dhe

problematikat e konstatuara nga auditi i

KLSH.

267

Almida KAFIA

Rigels GUZI

IPSAS për kontrollin efektiv të shpenzimeve

gjatë ekzekutimit të buxhetit. 270

Melina KABO KLSH në raport me administratën shtetërore. 275

- Media e shkruar dhe vizive për KLSH-në, korrik - dhjetor 2016. 281

- Faksimile të pasqyrimit të aktivitetit të KLSH-së dhe shkrimeve

të stafit, korrik - dhjetor 2016. 319

Page 9: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

8 Botime 2017

Page 10: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

HYRJE

Kontrolli i Lartë i Shtetit 9

HYRJE

Volumi i VII-të i botimit “Audituesit e KLSH në shtypin e përditshëm”, është një libër

i vlefshëm për publikun, sepse jep një kumt, një mesazh të veçantë për atë që është

i interesuar të dijë për fatet e administrimit të parasë publike. Dhe në ketë

këndvështrimin të përzgjedhur, ky libër në një farë mënyre prezanton dhe shpjegon

një koncept të ri në raportet e institucionit tonë me qytetarët. Ndonëse nuk i

drejtohet një publiku të gjerë, sepse ka specifikën e tij, mbetet dokumenti dhe

prova e një pune të përkushtuar, e një mesazhi të dhënë qartë dhe në mënyrë

profesionale, si një nga produktet autentike të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Volumi i

VII-të i botimit “Audituesit e KLSH në shtypin e përditshëm” përmbledh shkrime nga

më të larmishmet të punonjësve të institucionit tonë përgjatë këtij viti. Por nuk

kemi ardhur rastësisht deri këtu, sepse tek e fundit gjithçka është finalizim i një

procesi të gjatë dhe të suksesshëm. Kryetari i KLSH-së, zoti Leskaj do të mbetet

promotor i kësaj risie duke motivuar dhe mbështetur çdo auditues të KLSH-së për të

qenë prezent në media me problematika të punës së përditshme.

Të pajisur me një bagazh të tillë dijesh dhe njohurish profesionale, audituesit tanë,

kanë fituar tashmë shprehi të tilla që mund të dalin lirshëm në faqet e gazetave më

të lexuara të vendit. Tani është një kërkesë e përhershme për ta, që gjetjet dhe

rekomandimet e tyre kryesore të mund t’i shtjellojnë me shkrime dhe analiza në

shtypin e përditshëm. Me një gjuhë të thjeshte, të qartë e të kuptueshme për

lexuesin shqiptar. Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit, apo bagazhi

i fjalëve dhe figurave, pse jo edhe letrare, dhe çdo shkrim merr trajtën unike të

personalitetit dhe botëkuptimit të atij që e shkruan.

Në këtë sens, shkrimet e audituesve të KLSH, edhe pse, i bashkon shpesh herë

tematika dhe problematika që trajtojnë, ndahen dhe dallohen nga “muza”e

artikullshkruesit, nga aftësitë e tij analitike dhe deduktive, nga aftësia për t’i dhënë

mendimet ne mënyrë sa më tërheqëse dhe te drejtpërdrejtë. Nga blogjet mbi temat

që kanë zgjedhur për të dalë në publicistikën shqiptare dhe mënyrën e shtrimit të

problemeve dhe zgjidhjet që japin, audituesit marrin ide dhe shtysa për shkrime të

tjera. Ka lindur praktikisht një tharm tek audituesi ynë, një tërheqje ndaj idesë për

Page 11: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

10 Botime 2017

te përgatitur një shkrim tjetër, apo një pritshmëri ndaj komenteve që dashamirës

apo të njohur mund t’i bëjnë.

Tashmë qytetarët shqiptarë kanë mundësi që të dinë dhe kuptojmë më shumë për

misionin e Kontrollit të Shtetit. Por, po ashtu të njihen edhe me cilësinë e punës së

atyre që kanë marrë përsipër të kontrollojnë mënyrën se si shpenzohen dhe

trajtohen taksat e tyre. Vëllimi i VII-të i botimit “Audituesit e KLSH-së në shtypin e

përditshëm”, përmban një përzgjedhje të shkrimeve më të mira të audituesve të tij

për periudhën korrik-dhjetor 2016. Natyrisht, nuk ka qenë e lehtë përzgjedhja e

tyre, pasi cilësia e shkrimeve në siglën e institucionit tonë në gazetat shqiptare ka

ardhur çdo vit duke u rritur.

E rëndësishme është të theksohet se prezenca e audituesve të KLSH-së në shtypin e

përditshëm në këto dy-tre vitet e fundit nuk është më një risi për KLSH-në, por

është rrjedhë normale e punës së tyre. Shtypi i përditshëm shqiptar prej kohësh ka

mirëpritur dhe ka gjetur vend në faqet e tij për analiza dhe shkrime të audituesve

tanë, ku shtjellohen gjetjet dhe rekomandimet e tyre kryesore të auditimeve të

realizuara prej tyre. Natyrisht, që jo çdo moment i punës së Kontrollit të Shtetit

është i destinuar për të qenë interesant për publikun. Ndaj edhe në vëllimin e VII-të

“Audituesit e KLSH-së në shtypin e përditshëm”, do të gjeni shkrime të zgjedhura me

problematikat më të mprehta, të cilat hasen më shpesh në jetën e përditshme të

qytetarit, që merr shërbime publike.

Ky kanal i ri komunikimi me opinionin publik dhe qytetarin u vlerësua pozitivisht nga

lexuesi shqiptar dhe kjo është e vetmja arsye, përse shumë prej titujve kryesorë të

shtypit të përditshëm shqiptar i mirëpritën artikujt e shkruar nga audituesit tanë.

Është e vështirë qe ne këtë larmi shkrimesh, për shkak te tematikave që ato

trajtojnë të besh një përzgjedhje, ndaj do të donim të veçonim disa titujt si: “Për një

sistem të integritetit kombëtar kundër korrupsionit”, “KLSH dhe përgjegjshmëria e

punonjësit publik”, “Auditues profesionist apo qytetar auditues”, “Teoria e Kapjes”

dhe realiteti shqiptar”, “Sfidat e modernizimit të mëtejshëm të KLSH”. Janë tituj,

disa tërheqës, disa në dukje të zakonshëm, por që ngërthejnë brenda vetes trajtime

me vlere, diku me shume interesante për nga gjuha e përdorur, diku me pak.

Artikujt, analizat dhe editorialet e audituesve te KLSH-se janë shume konkrete dhe

që prekin tema të ndjeshme për qytetarin. Ato kane një karakteristike, shmangia

nga gjuha e rende teknike.

Këto shkrime kontribuojnë në dy drejtime të rëndësishme. Ato shtojnë

transparencën e performancës së institucioneve publike tek ne, duke sjellë

problematika të para në syrin e një audituesi profesionist, duke rritur shkallën e

Page 12: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

HYRJE

Kontrolli i Lartë i Shtetit 11

informacionit për qytetarin lidhur me veprimet dhe mosveprimet e institucioneve

me të rëndësishëm të shtetit dhe me shërbimet publike që ai merr prej tyre.

Së dyti i bëjnë këto institucione me përgjegjëse, duke rritur presionin pozitiv ndaj

tyre si nga opinioni publik ashtu dhe nga qytetari. Kjo ka sjellë padyshim një cilësi të

re në informimin e publikut dhe Kuvendit të Shqipërisë në lidhje me përdorimin e

burimeve publike me ekonomicitet, efektivitet dhe eficiencë nga pushteti qendror,

lokal dhe nga njësi të tjera publike. Prezenca e audituesve në media i ka ndihmuar

edhe ata vetë për të kuptuar sa i rëndësishëm është transmetimi i drejtpërdrejtë i

informacionit nga audituesi tek qytetari dhe sa i vlefshëm është këmbimi i ideve dhe

komunikimi “pa ndërmjetës” me publikun.

Paraqitjet e audituesve të KLSH-së kanë zgjuar interesin e pothuajse të gjitha

gazetave tona, ndaj sot gjejmë edhe një herë rastin të falenderojmë të gjitha

mediat dhe gazetarët, që na kanë dhënë mundësinë të pasqyrojmë me realizëm

punën e audituesve të KLSH-së, duke përmendur gazetat si “Panorama”, “Telegraf”,

“Koha Jonë”, “SOT”, “55”, “Standard”, etj. Por pa diskutim, që pjesa kryesore e

meritës se kësaj arritjeje i takon bashkë autorëve të këtyre librave, punonjëseve të

Drejtorisë së Komunikimit, Botimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë dhe audituesve të

Kontrollit të Lartë të Shtetit, të cilët duhen inkurajuar më tej për të çuar në një stad

më të lartë profesional komunikimin e tyre të drejtpërdrejtë me publikun shqiptar.

Si SAI, ne do të njihemi për punën tonë vetëm nëse arrijmë të komunikojmë tek

qytetarët në mënyrë të qartë rezultatet e punës sonë dhe veçanërisht auditimet

tona sepse në këtë mënyrë qytetarët do të kuptojnë dhe vlerësojnë rëndësinë e

institucionit tonë si gardian i parasë publike.

Irena ISLAMI Amantja PATOZI

Page 13: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

12 Botime 2017

Page 14: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Bujar LESKAJ

Kontrolli i Lartë i Shtetit 13

PËR NJË SISTEM TË INTEGRITETIT KOMBËTAR KUNDËR KORRUPSIONIT

nga Bujar LESKAJ1 – Kryetar i KLSH-së,

botuar në gazetën “Panorama”, më 27 tetor 2016.

Projekti ENIS (European National Integrity System 1 ) është një iniciativë e

Organizatës së njohur ndërkombëtare Transparency International, i cili, që nga vitet

2012-2013 kur u lançua, ka përfshirë 25 vende të Bashkimit Europian dhe me gjerë

në Europë. Ky projekt ka mbështetjen e fuqishme të të gjitha strukturave të

Bashkimit Europian. Projekti konkludon se në të gjithë Europën, jo vetëm në vendet

në zhvillim, ka një ndjenjë të thellë frustrimi të qytetareve rreth hendekut aktual të

integritetit në politikë, biznes, sektorin publik dhe në shumë fusha të tjera. Paratë e

taksapaguesve shpenzohen në mënyrë opake (jo transparente) dhe vendime të

rëndësishme shpesh blihen dhe tregtohen nga një oligarki personash të pasur dhe

të fuqishëm, se sjellja jo etike e shumë prej drejtuesve publikë tolerohet shumë

shpesh dhe veprime që dëmtojnë konkurrencën e lirë në sektorin privat kalojnë pa

u vënë re. ENIS arrin në përfundimin se jo vetëm korrupsioni ekziston në vendet e

BE-së, por se ai mund të marrë forma ose dinamika të ndryshme dhe ka një ndikim

të madh në jetën e përditshme të qytetarëve europianë.

Një nga vendet ku vlerësimi i sistemit të integritetit kombëtar (NIS-National

Integrity System) ka marrë pikavarazhin më të lartë është Gjermania2. Transparency

International Deutschland e.V. (Filiali i Transparency International në Gjermani,

ndër strukturat me aktive dhe me influence të kësaj Organizate në Europë) punon

në mënyrë efektive me të gjithë institucionet dhe veprimtarët kryesor kundër

korrupsionit në këtë vend, duke formuar një koalicion të qëndrueshëm. Kjo u bë e

mundur nga që strukturat dhe institucionet shtetërore, sektori privat dhe shoqëria

civile janë treguar që të gjithë bashkëpunues dhe koalicionet funksionojnë.

1https://www.transparency.org/whatwedo/activity/european_national_integrity_systems_project

2 Raporti i ENIS për Gjermaninë. https://www.transparency.de/fileadmin/pdfs/Wissen/NIS-

report_Germany_short-version.PDF

Page 15: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

14 Botime 2017

Megjithëse vlerësimi i Transparency International Deutschland e.V. është nga

pozitiv në shumë pozitiv për Sistemin Kombëtar të Integritetit, në raportin e NIS

Gjermani janë dhënë 84 rekomandime të cilat po shikohen në mënyrën më serioze

për t’u zbatuar, nga ana e të gjitha strukturave dhe veprimtareve të koalicionit.

Edhe tek ne në Shqipëri, të gjithë biem dakord, duke pasur parasysh shtrirjen

aktuale dhe kompleksitetin e korrupsionit, se lufta kundër tij kërkon përpjekje

afatgjata dhe të shtrira në shumë dimensione. Lufta kundër korrupsionit kërkon

marrëveshje ligjore që shërbejnë posaçërisht për këtë qëllim, politika të

përshtatshme, strategji, institucione të konsoliduara, plane dhe veprime mbi një

bazë të mirë-projektuar organizative.

Korrupsioni është, nëse kujtojmë fjalët që përpara Kuvendit të Shqipërisë në vitin

2012 të 100 Vjetorit të Pavarësisë, shqiptoi ish-Sekretarja e Shtetit Hilari Klinton, sot

Kandidate për President të SHBA-ve, “një kancer që gërryen besimin e qytetarëve

dhe vë në pikëpyetje vetë legjitimitetin e Shtetit”.

Si kudo në botë, edhe tek ne korrupsioni është një çështje e lidhur me legjitimitetin

e Shtetit për sa i përket menaxhimit publik. Ai dëmton ligjshmërinë e institucioneve

bazë të Shtetit dhe ul ndjeshëm imazhin dhe besueshmërinë e sistemit shtetëror

dhe politik të një vendi. Reforma në drejtësi është e mirëpritur nga të gjithë ne

shqiptarët dhe forcat politike në vend. Institucionet e reja që do të dalin nga

zbatimi i saj, do ta udhëheqin luftën kundër korrupsionit, si detyrim kushtetues dhe

kërkesë imediate të kohës, dhe për këtë, e kanë domosdoshmëri të integrohen mirë

dhe shpejt me punën e institucioneve të deritashme në front të parë kundër

korrupsionit. Prej tyre ato do të marrin informacionin e nevojshëm për të konturuar

rastet që do të hetojnë më vete dhe ku do të thellohen në gjetjen e provave të

pakundërshtueshme për gjyqe shembullore. Francis Fukyama, studiuesi i

mirënjohur amerikan i ekonomisë politike, ka thënë se “Ndërtimi i shtetit është

krijimi i institucioneve të reja dhe fuqizimi i atyre ekzistuese”. Institucionet e reja të

reformës në drejtësi, pa dubluar ose anashkaluar punën e institucioneve ekzistuese,

duhet të jenë lokomotiva dhe strumbullari i krijimit të besimit të shqiptarëve se

Shteti i së drejtës mund të ndërtohet edhe tek ne.

Prandaj dhe, nën shembullin e modelit gjerman, lufta kundër korrupsionit duhet

konceptuar si një lëvizje kolektive, e cila duhet të kryhet me një frymë të thellë

bashkëpunimi në të gjitha nivelet, duke filluar nga individët e deri tek subjektet

publike, institucionet ligj zbatuese, institucionet e pavarura dhe organizatat

ndërkombëtare. Qeveria jonë ka një strategji të luftës kundër korrupsionit, por për

Page 16: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Bujar LESKAJ

Kontrolli i Lartë i Shtetit 15

fat të keq, kjo strategji, e shndërruar vetëm në disa konferenca, seminare, tryeza të

rrumbullakëta, portale dhe mesazhe në publik, nuk ka dhënë rezultate konkrete,

duke ngelur praktikisht në letër. Për mosrealizimin e saj mbajmë përgjegjësi të

gjithë, si qeveria, legjislativi dhe gjyqësori, ashtu edhe ne, institucionet e pavarura.

Duhet të shohim me kurajo ku qëndrojnë dobësitë tona në luftën kundër

korrupsionit dhe t’i eliminojmë ato.

Efektiviteti i vetë Shtetit në luftën kundër korrupsionit është i lidhur me përpjekjet

për ta bërë Shtetin dhe institucionet e tij kryesore sa më transparente dhe të

përgjegjshme, nëpërmjet kontributit të institucioneve të pavarura. Edhe pse Raporti

NIS për Shqipërinë i shtatorit 20163 rendit Avokatin e Popullit dhe KLSH, si ndër

institucionet që kanë performuar më mirë në luftën kundër korrupsionit, jemi të

vetëdijshëm se asnjë sukses i një strukture të veçuar nuk mund të ketë peshën e

duhur, në rast se përpjekjet tona nuk kanalizohen në një aleancë efektive. Për

shembull, Prokuroria ka në duar një numër të jashtëzakonshëm dosjesh dhe

çështjesh, por ka ende pak staf profesional për të përballuar ngarkesën e marrë.

ILDKPKI po bën një punë shumë të mirë, por rrezikon të izolohet nga mosveprimi i

disa strukturave të tjera që duhet të trajtojnë dhe thellojnë gjetjet dhe denoncimet

e Inspektoratit.

Institucionet supreme të auditimit (SAI-t) në përgjithësi konsiderohen sot në botë si

një faktor sigurie brenda sistemit të menaxhimit të financave publike dhe kanë role

dhe përgjegjësi të mëdha për parandalimin dhe zbulimin e mashtrimit financiar dhe

korrupsionit, së bashku dhe në sinergji me institucionet e tjera ligjzbatuese të

vendit. Këtë qëndrim mban edhe raporti NIS për Gjermaninë4, ku rendit Gjykatën e

Auditimit të Gjermanisë si ndër faktorët kryesore për frenimin dhe luftën ndaj

korrupsionit ne vend. Si KLSH, jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me institucionet

e reja që do të dalin nga reforma në drejtësi që në ditën e parë të funksionimit të

tyre. Në këto katër vite e gjysmë 2012-2016, jemi përpjekur të japim kontributin

tonë modest në luftën kundër korrupsionit dhe eliminimit të antikulturës së

pandëshkueshmërisë, të vlerësuar nga Progres Raportet e BE-së dhe së fundi nga

Transparency International, duke kryer mbi 190 kallëzime penale për mbi 560

nëpunës të lartë e të mesëm të administratës sonë publike, të gjetur në abuzim

flagrant me ligjet dhe rregullat e menaxhimit të fondeve publike.

3 Raporti I Transparency International Albania, faqe 10.

file:///C:/Users/user/Downloads/2016_NISAlbania_EN.pdf 4 Raporti i ENIS për Gjermaninë, faqe 32, paragrafi i tretë.

https://www.transparency.de/fileadmin/pdfs/Wissen/NIS-report_Germany_short-version.PDF

Page 17: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

16 Botime 2017

Mirëpo roli dhe kontributi i institucioneve të pavarura, i Prokurorisë, ILDKPKI dhe

vetë KLSH marrin përmasat dhe rëndësinë e duhur, kur këto institucione të

pavarura funksionojnë në një sistem të mirë organizuar kombëtar të integritetit.

Sistemi Kombëtar i Integritetit në luftën kundër korrupsionit

Një luftë efektive kundër korrupsionit kërkon një marrëveshje të arritur midis të

gjithë veprimtarëve kryesorë të shoqërisë. Është shumë e rëndësishme që

marrëveshja të ketë për qëllim parandalimin e korrupsionit, të merret me çështjet e

bashkëpunimit në sistem dhe jo me individët. Një marrëveshje të tillë mund ta

sigurojë vetëm një sistem i ngritur dhe i zhvilluar integriteti, ai që në literaturë

botërore të shkencave sociale dhe të luftës kundër korrupsionit u njoh në vitet 90-

të, të Shekullit të kaluar si “Sistemi Kombëtar i Integritetit”. Një shembull të

shkëlqyer të funksionimit të këtij sistemi e jep Gjermania5 dhe sot ky sistem

bashkëpunimi kundër korrupsionit u mor nga Bashkimi Evropian dhe po zbatohet

një projekt për vlerësimin e këtyre sistemeve në 23 vende anëtare të BE-së.

Sistemet e secilit vend bashkëpunojnë ngushtësisht me OLAF, Zyra e Bashkimit

Europian kundër Mashtrimit Financiar dhe Korrupsionit.

Sistemi Kombëtar i Integritetit kërkon me forcë pjesëmarrjen aktive të të gjithë

subjekteve publike që kanë autoritetin dhe përgjegjësitë në fushën përkatëse, të

sektorit privat, të qytetarëve dhe shoqërisë civile. Suksesi i luftës kundër

korrupsionit varet nga gjerësia dhe thellësia e marrëveshjes shoqërore të arritur për

ta bërë Sistemin Kombëtar të Integritetit të funksionojë. Tek ne, si dhe në modelin

gjerman dhe tek 24 vendet e tjera zbatuese të Projektit ENIS, ky sistem duhet të

përbëhet nga elementët e mëposhtme që kanë një funksion parësor në luftën

kundër korrupsionit: Kuvendi, Gjyqësori, Ekzekutivi, Institucionet e pavarura

(Prokuroria e Përgjithshme, ILDKPKI, KLSH), Shërbimi Informativ Kombëtar, Avokati i

Popullit, Organet e menaxhimit zgjedhor, Partitë politike, Organizatat, Media,

Biznesi, shoqatat, etj.

Sistemin Kombëtar të Integritetit është mirë ta iniciojë Kuvendi, Presidenti i

Republikës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Struktura e Posaçme Antikorrupsion, ose

një këshill kombëtar i shoqërisë civile, në bashkëpunim me USAID-in. Të gjithë

elementet e Sistemit janë të pavarur nga njëri-tjetri, por duhet të sigurojnë një

koordinim shumë efektiv dhe eficient në luftën kundër korrupsionit. Çdo mangësi

5 Raporti i Projektit për Sistemin Kombëtar të Integritetit, qershor 2016, Gjermani.

https://www.transparency.de/fileadmin/pdfs/Wissen/NIS-report_Germany_short-version.PDF

Page 18: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Bujar LESKAJ

Kontrolli i Lartë i Shtetit 17

në një ose disa nga elementet e përmendur më sipër, do të ulte efektivitetin e

elementëve të tjerë dhe do të rrezikonte fatin e luftës kundër korrupsionit. Prandaj,

të gjithë elementët e Sistemit Kombëtar të Integritetit duhet të jenë njësoj të

fuqishëm, të angazhuar dhe në ekuilibër me njeri-tjetrin. Dhe duke qenë se të gjithë

elementët në Sistemin Kombëtar të Integritetit janë të ndërvarur, një dobësi në një

element do të mbingarkonte të tjerët. Nëse disa nga elementët kanë dobësi, sistemi

ka risk të lartë që edhe mund të ndalojë së funksionuari si duhet, ose madje edhe të

rrëzohet, dështojë.

Pozicioni dhe kontributi i KLSH në Sistemin Kombëtar të Integritetit do të jetë i

lidhur ngushtë me konceptet e kulturës së llogaridhënies dhe transparencës, për

përmirësimin e qeverisjes në mirë menaxhimin e financave publike. Duke luajtur

rolin kushtetues të garantit dhe dhënësit të sigurisë mbi një menaxhim të

shëndoshë financiar të Shtetit, KLSH do të përpiqet të shndërrohet në një ndër

subjektet më të besuara nga qytetaret, brenda sistemit kombëtar të llogaridhënies

dhe luftës kundër korrupsionit. Jo më kot një nga kërkesat e EUROSAI-t është të

udhëheqim nëpërmjet shembullit. Gjykoj se krijimi i strukturave të reja të reformës

në drejtësi, të parashikuara nga paketa e miratuar në Kuvend më 21 korrik 2016,

duhet të shoqërohet edhe me themelimin e Sistemit Kombëtar të Integritetit për

Luftën Kundër Korrupsionit në vendin tonë.

Ndajmë bindjen se bazat e efektshme për një Sistem Kombëtar të Integritetit dhe në

vendin tonë janë të gjitha aty, si dhe se vullneti politik për krijimin e këtij sistemi nuk

mungon si nga pozita, ashtu dhe nga opozita në Kuvend. Duhet vetëm vetëdije e lartë

dhe e plotë për organizimin si duhet dhe në kohën e duhur të këtij Sistemi. Si SAI jemi

gjithnjë të gatshëm të japim maksimalisht kontributin tonë në ndërtimin e tij.

1 Shkrime të tjera të botuara nga Bujar LESKAJ për periudhën korrik-dhjetor 2016:

Jetë e pastër.

(Botuar në gazetën“Panorama”, më 30 tetor 2016).

Sfidat e modernizimit të mëtejshëm të KLSH.

(Botuar në gazetën“Telegraf”, më 5 nëntor 2016).

Institucionet Supreme të Auditimit të Kosovës dhe Shqipërisë, bashkë për

mirëqeverisjen publike të dy vendeve.

Page 19: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

18 Botime 2017

(Botuar në gazetën“Telegraf”, më 23 nëntor 2016).

“Teoria e Kapjes” dhe realiteti shqiptar.

(Botuar në gazetën“Panorama”, më 4 dhjetor 2016).

INTOSAI nga Lima në Abu Dhabi. Momente kyçe të veprimtarisë së INTOSAI dhe 35

Standardet Ndërkombëtare të ISSAI për mirëqeverisjen.

(Botuar në gazetën “Telegraf”, më 6 dhjetor 2016)

Page 20: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Edlira SAKO

Kontrolli i Lartë i Shtetit 19

ZHVILLIMI I BURIMEVE NJERËZORE, SFIDË PARËSORE E KLSH-së

nga Edlira SAKO – Drejtore Drejtorie, KLSH

botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 2 korrik 2016.

Impakti i drejtpërdrejtë dhe rëndësia e madhe në cilësinë e veprimtarisë audituese,

e ka shndërruar zhvillimin e burimeve njerëzore të institucionit, në një nga sfidat

më të rëndësishme të KLSH. Menaxhimi efektiv dhe profesional i burimeve

njerëzore është jetik për të ndihmuar një institucion që të modernizohet e të arrijë

objektivat e tij. Për më tepër kur ky është institucion kushtetues i pavarur dhe

vlerën më të madhe të të cilit e përbëjnë dijet për auditimin të stafi të tij.

Duke u mbështetur në udhëzimet e standardeve ISSAI të organizatës botërore të

institucioneve supreme të auditimit INTOSAI, në moton “Experentia mutua

Omnibus Prodest (Nga Eksperienca e përbashkët fitojnë të gjithë)” dhe në praktikat

më të mira të organizatave simotra të zhvilluara evropiane, Kontrolli i Lartë i Shtetit

ka investuar fuqishëm gjatë viteve 2012-2015 në zhvillimin me përparësi të

burimeve njerëzore. Nga një analizë e strukturës së burimeve njerëzore, rezulton

një zhvendosje gjithnjë e më e madhe e stafit drejt trupës audituese. Në total,

numri i stafit kryeauditues dhe auditues në vitin 2015 është 123 punonjës, ose 3

përqind më shumë nga viti 2014 dhe 12% më shumë nga viti 2011. Ky numër zë

rreth 72% të numrit total të punonjësve, duke vijuar të ndryshojë në favor të stafit

auditues.

Klasifikuar sipas arsimimit, në strukturën organike për vitin 2015, punonjësit me

arsim të lartë janë 162 punonjës, ose në masën rreth 94.7% kundrejt numrit total të

punonjësve. Gjate këtyre 4 viteve, si rezultat i një politike rekrutimi të bazuar në

kërkesat e kohës dhe duke u orientuar drejt teknologjive moderne të auditimit, stafi

auditues i KLSH-së është dominuar nga ekonomistë, juristë, inxhinierë të fushave të

ndryshme dhe vitet e fundit po plotësohet edhe me sociolog, informaticien,

gazetar, etj. Spektri i gjerë i formimit të audituesve shton perspektivat në trajtimin e

problematikave audituese, sidomos në auditimet e performancës, apo të

Page 21: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

20 Botime 2017

auditimeve që përmbajnë elementë të performancës. Eksperienca në auditim është

kritike në gjenerimin e një gjykimi të shëndoshë dhe ruajtjen e spekticizmit

profesional, sikurse kërkohet nga standardet audituese.

Me qëllim përmirësimin e performancës së tyre si dhe për të fituar njohuri, aftësi

dhe teknika të reja, si dhe të motivuar nga drejtuesit e KLSH-së, një pjesë e

punonjësve kanë përfunduar studimet në degë të dyta apo kanë marrë certifikata të

ndryshme, të cilat bëjnë të mundur përmirësimin dhe përditësimin e njohurive të

stafit të KLSH-së, duke i dhënë një impakt të ri punës në auditim.

Rritja e kapaciteteve audituese është e lidhur ngushtë me arsimimin dhe

kapacitetet e stafit drejtues të institucionit. Niveli i lartë dhe i mesëm drejtues në

KLSH ka të punësuar profesorë të asociuar në lëmin e jurisprudencës dhe

ekonomisë, doktorë shkencash dhe një sërë zyrtarësh të tjerë me master shkencor

apo profesional në fushën e shkencave sociale, ekonomike, juridike, komunikimit,

etj. Drejtuesit e departamenteve apo drejtorive kanë minimalisht mbi 3 vjet që

okupojnë këto pozicione dhe një pjesë e tyre vijnë nga bota akademike, ndërsa

pjesa tjetër kanë avancuar gradualisht në këto poste brenda KLSH-së, duke

investuar punë dhe përkushtim për një periudhë kohore shumë vjeçare.

Në drejtim të rritjes së kapaciteteve audituese nëpërmjet trajnimit, stafi i KLSH-së

(auditues dhe mbështetës) duhet të përmbushë objektivin institucional prej 25 ditë

trajnimi në vit, ku të paktën 5 ditë janë trajnim i pandërprerë për çështje të

caktuara. Trajnimit i nënshtrohen të gjitha nivelet e punonjësve në KLSH,

pavarësisht pozicionit të punës. Trajnimi kryhet në bashkëpunim me ekspertë të

huaj dhe vendas, si edhe nga drejtues dhe auditues me eksperiencë të KLSH-së. Për

vitin 2015 ky tregues ishte 27 ditë trajnimi në vit, nga 26 ditë në vitin 2014, 22 ditë

në vitin 2013, 19.4 ditë në 2012, 2.1 ditë në 2011dhe 3 ditë në vitin 2010.

Treguesi i Performancës së pjesëmarrjes në trajnime e vendos KLSH-në, në nivelet e

larta të Institucioneve Homologe të Auditimit Suprem Europian. Rezultatet e

arritura gjatë viteve 2012-2015 tregojnë për një qasje të qëndrueshme dhe të

suksesshme ndaj procesit të trajnimit, si rruga kryesore për zhvillimin profesional.

Duke iu referuar të dhënave informuese lidhur me pjesëmarrjen për periudhën 5

vjeçare, 2011- 2015, është shumë e dukshme se si reformimi i sistemit të

trajnimeve si pjesë integrale e reformës institucionale në KLSH është zhvilluar i

plotë, duke përfshirë çdo aspekt të ndërtimit dhe forcimit të kapaciteteve. Shtrirja e

Page 22: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Edlira SAKO

Kontrolli i Lartë i Shtetit 21

tij ka qenë gjithëpërfshirëse duke i siguruar çdo individi të drejtën dhe mundësinë e

të mësuarit dhe të trajnuarit.

Në zbatim të Strategjisë së Zhvillimit 2013-2017 ( e ripunuar për periudhën 2015-

2017), politika e zhvillimit të kapaciteteve audituese është përkthyer në 3853 ditë

trajnime nga të cilat 2899 janë zhvilluar nga vetë KLSH dhe 954 ditë trajnime jashtë

KLSH-së, për periudhën 2012-2015.

Projekti i Binjakëzimit IPA “Forcimi i kapaciteteve të auditimit të jashtëm publik në

Shqipëri”, me vlerë 2.1 milionë euro, financim i BE-së, i cili ka filluar në mars të

2016, do të projektojë kapacitetet e audituesve të KLSH për vitin 2020-2025. Ai

parashikon aktivitete të shumta trajnimi dhe vizita studimore në vende të BE-së, si

Polonia dhe Kroacia, duke qenë se SAI-i Polak (NIK) dhe ai Kroat janë partnerët e

KLSH në këtë projekt. Ky Projekt vendos si përparësi absolute të institucionit

zhvillimin intensiv të burimeve njerëzore të tij.

Menaxhimi i Burimeve Njerëzore ka marrë në ditët e sotme një rëndësi të veçantë

duke marrë në konsideratë jo vetëm anën administrative të menaxhimit por duke e

parë këtë funksion si një profesion që mund ti sjellë institucionit vlera të shtuara.

Punëdhënësit po drejtohen dhe po orientohen gjithnjë e më shumë drejt

punonjësve të tyre duke i parë ata si asete me vlerë unike.

Të gjithë treguesit e mësipërm evidentojnë këtë qasje moderne të KLSH-së dhe

rëndësinë e madhe që ka marrë në vitet e fundit menaxhimi dhe zhvillimi i

burimeve njerëzore në institucion sepse drejtuesit e tij janë koshientë për vlerën e

pazëvendësueshme që ka cilësia e stafit në të gjitha nivelet për arritjen e

objektivave të vendosura.

Page 23: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

22 Botime 2017

NDARJA E PUSHTETEVE,

E PAMUNDUR PA SHOQËRI CIVILE DHE INSTITUCIONE AUDITIMI

nga Redi AMETLLARI1 – Auditues, KLSH

botuar në gazetën “Mapo”, më 14 korrik 2016

Shoqëria civile shërben si etalon për të matur cilësinë e demokracisë së një vendi.

Ajo bëhet pasqyrë e mënyrës se si shteti përmbush detyrimet dhe mban

përgjegjësi. Ndarja e tri pushteteve si një nga tiparet më të qenësishme të shtetit

demokratik nuk mund të bëhet e mundur pa ekzistencën e shoqërisë civile, e cila së

bashku me median shndërrohet në një pushtet të katërt.

Pjesëmarrja aktive e shoqërisë civile nënkupton kritikë, alternativë dhe zgjidhje

duke formuar atë që quhet një reagim qytetar për të forcuar llogaridhënien dhe

përmirësuar qeverisjen e mirë në sektorin publik. Mbrojtja e interesit publik kërkon

pjesëmarrjen e vetë “interesit publik”. Është kjo një nga arsyet kryesore që KLSH ka

nënshkruar 22 marrëveshje bashkëpunimi me organizata të ndryshme të shoqërisë

civile. Ky partneritet midis një institucioni shtetëror dhe shoqërisë civile është një

marrëdhënie sinergjie, e cila ka dëshmuar se jep rezultate konkrete në mbrojtjen e

interesit publik, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit.

Një kontribut të tillë e realizon Albanian Platform for Policy Advocacy (APPA), një

organizatë të rinjsh me profesione të ndryshme, të cilët monitorojnë veprimtaritë

dhe politikat shtetërore duke kontribuar në llogaridhënien, transparencën dhe

qeverisjen e mirë në sektorin publik. Secili anëtar është përgjegjës për një ministri,

kjo bazuar tek kompetencat akademike dhe profesionale duke formuar kështu një

grup “audituesish civilë”. Raportet e tyre, të përmbledhura në buletin të

përmuajshëm ofrojnë një skaner të asaj çka nuk shkon në veprimtarinë shtetërore,

duke tërhequr kështu vëmendjen e opinionit publik e për rrjedhim nxitur

llogaridhënien e institucioneve përkatëse. Buletini i muajit Maj 2016, botuar nga kjo

organizatë, paraqet një hartë të risqeve që cënojnë interesin publik.

Page 24: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Redi AMETLLARI

Kontrolli i Lartë i Shtetit 23

Buletini ofron një analizë makro të ekonomisë, ku thekson se borxhi publik ka

tejkaluar madje fashën e “rezistencës” së ekonomisë shqiptare. Bazuar në të dhënat

më të fundit zyrtare të Ministrisë së Financave, në fund të Shtatorit 2015 borxhi

ishte një trilion e 63 miliard lekë ose rreth 73.7% e Prodhimit të Brendshëm Bruto,

ndërsa në fund të vitit 2016, stoku i borxhit publik pritet të arrijë në afro 1.1 trilionë

lekë, një rekord historik.

Më tej, në vlerësimin e indikatorëve të ekonomisë shqiptare, veçanërisht të

investimeve të huaja dhe sistemit fiskal, APPA vë në dukje se klima e të bërit biznes

është përkeqësuar ndjeshëm për shkak të egërsisë dhe pabarazisë të së

ashtuquajturës fushatë e formalizimit. “Me statistika më shumë dekurajuese se sa

inkurajuese, ku vetëm në vitin 2015 u regjistruan pothuajse 3 herë më shumë

çështje për falimentim të kompanive krahasuar me vitin 2014, më saktësisht në

2015 çështjet për faliment të regjistruara në Gjykatën e Shkallës së Parë ishin 64

përkundrejt 22 çështjeve në 2014”. APPA thekson se Shqipëria po bëhet gjithnjë e

më pak tërheqëse për investitorët e huaj dhe largimet e këtyre të fundit janë

kambana alarmi për ekonominë shqiptare, duke nënvizuar se ekonomia shqiptare

po mbahet vetëm nga dy burime: (i) Investimet publike, të cilat janë me pikatore;

(ii) Investimet e huaja direkte, të cilat po zbehin ato të duhurat duke i lënë vend

investitorëve më të pasigurtë.

Koncesionet dhe Partneriteti Publik Privat janë identifikuar si zona me risk të lartë

nga APPA duke evokuar edhe shqetësimet e ngritura nga Fondi Monetar

Ndërkombëtar. “FMN ripërsërit mesazhet për dhënien e PPP-ve vetëm pas një

analize kosto-përfitime, mos lejimin e përjashtimeve tatimore dhe vazhdimin e

reformave strukturore, me qëllim përmirësimin e konkurrueshmërinë e biznesit…”,

thekson buletini. Për koncesionet, APPA na sqaron me një titull tepër shterues: Si të

kalosh nga kompani e bllokuar në kompani fituese koncesioni brenda një viti?!! Më

11 maj 2016 në fletoren zyrtare gjendet i botuar vendimi për miratimin e licencës së

koncesionit kundrejt shoqërisë aksionare AM-OIL, një koncesion 30-vjeçar, i cili i jep

të drejtën kompanisë të kryejë veprimtarinë e përpunimit të naftës bruto dhe

prodhimin e nënprodukteve të saj. Me një kërkim të thjeshtë në dokumentet online

të QKR-së, APPA ka zbuluar se bëhet fjalë për një kompani e cila e ka nisur

aktivitetin e saj në vitin 2009 dhe që merret me projektimin, ndërtimin dhe

përdorimin e impianteve teknologjike (rafinerive), tubacioneve dhe depozitave për

përpunimin, transportimin, depozitimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe

nënprodukteve të tyre.

Page 25: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

24 Botime 2017

Në analizën e politikave qeveritare, Albanian Platform for Policy Advocacy ka

identifikuar probleme të mëdha me kthimin dhe kompensimin e pronave, ku vihet

në dukje se: “Edhe pse deklarohet nga ana e qeverisë se po punohet në këtë pikë,

ende nuk ka asnjë përgjigje konkrete se sa është në të vërtetë vlera e kompensimit

apo edhe e pronave të cilat duhen kompensuar”.

APPA ka zbuluar disa gjetje edhe mbi reformën në arsimin e lartë, ku sipas buletinit,

nuk janë miratuar ende aktet nënligjore. “Duke nisur nga VKM për krijimin e Bordit

të Administrimit, për çlirimin e doktoraturave pas një pauze 3 vjeçare, për modelin

dhe Agjencinë e Financimit të arsimit të lartë, e deri te kodi i cilësisë së arsimit të

lartë janë rreth 30 akte nënligjore që duhet të ishin nxjerrë sipas afateve që

përcakton ligji nga Këshilli i Ministrave”. Përpos kësaj, duket sikur procesi legjislativ

i reformës po “shitet” me tender ku Ministria e Arsimit dhe Sportit ka nisur

prokurimin me objekt “Konsulencë në hartimin e akteve nënligjore për zbatimin e

ligjit të arsimit të lartë”, në vlerën e 2.5 milion lekëve pa t.v.sh. Çudia nuk mbaron

këtu. “Tenderi me afat një mujor zyrtarët e Ministrisë i kërkojnë ekspertëve

përgatitjen e rreth pesëdhjetë akteve nënligjore për të cilat së pari duhet të kërkojnë

ndjesë publike që nuk i realizuan dot as për një vit dhe as me paratë që paguhen nga

taksapaguesit për të bërë detyrën e tyre”, thekson APPA në buletinin e muajit 2015.

Reforma territoriale është një tjetër çështje që ka kaluar në skanerin e APPA-s. Në

analizën e buletinit, theksohet se nuk po zbatohet një nga prioritetet e saj, siç është

ligji i ri për Informimin Publik. “Konstituimi i organeve të reja vendore përfundoi në

Korrik-Shtator 2015, ose rreth një vit pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri “Për të Drejtën e

Informimit”. Me konstituimin e organeve drejtuese në Bashki, rifilloi edhe ecja e

afateve për caktimin e koordinatorëve të të drejtës së informimit dhe adoptimin e

programeve institucionale të transparencës. Nëse për institucionet e tjera afati ligjor

për marrjen e masave për implementimin e Ligjit për të Drejtën e Informimit

skadonte ne 3 maj 2015, për bashkitë e reja të krijuara, me analogji, ai skadon në

datë 3 maj 2016″.

“Pacient, nuk është më kryefjala e Sistemit Shëndetësor Shqiptar”, kështu fillon

titulli i “auditimit civil” të Ministrisë së Shëndetësisë, ku vërehet një keqmenaxhim i

sistemit me pasoja të rënda për buxhetin e shtetit dhe jetën e qytetarëve. APPA

nxjerr në pah se “110 milion lekët e harxhuar për ngritjen e një qendre të konsultës

ambulatore pranë QSUT-së duhet të ishin përdorur për të ngritur qendra të

konsulencës në çdo zonë të banuar me qytetarë shqiptarë“.

Page 26: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Redi AMETLLARI

Kontrolli i Lartë i Shtetit 25

Për Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, APPA vë në dukje se rritja e numrit

të aksidenteve, bazuar në të dhënat e INSTAT, nuk vjen vetëm nga pakujdesia e

drejtuesve, por edhe nga mungesa e sigurisë së qarkullimit dhe sinjalistika rrugore.

Tragjedia e ndodhur në aksin rrugor Plepa-Rrogozhinë, ku humbën jetën dy fëmijë,

si pasojë e prerjes së barrierave mbrojtëse të rrugës, vjen si një tjetër dëshmi e këtij

fakti. “Trendi rritës i aksidenteve nuk po ndalet, por kjo fatkeqësisht po shoqëron

edhe rritjen e pasojave në jetë njerëzore. Mund të themi lirisht se politikat e qeverisë

në këtë drejtim kanë dështuar dhe për këtë nuk mjafton vetëm kërkesa për

dorëheqje ndaj Ministrit Haxhinasto, por një përgjegjësi tërësore e kësaj

mazhorance si një premtim i pa mbajtur”.

Në analizën e Portit të Durrësit, APPA nënvizon se konflikti midis shoqërisë

koncesionare të Terminalit Lindor dhe shoqërive të tjera të licencuara që kryejnë

veprimtarinë e ngarkim-shkarkimit të anijeve po dëmton rëndë TAP-in, projektin më

strategjik në historinë e Shqipërisë, duke i bërë thirrje Kontrollit të Lartë të Shtetit

për të adresuar këtë problematikë. “E drejta për kryerjen e operacionit të shkarkimit

te tubave të projektit TAP i është dhënë shoqërisë koncesionare EMS APO. Por ku

qëndron problemi? Autoriteti Portual Durrës zotëron të gjitha kapacitetet

operacionale, njerëzore dhe teknike, për ta kryer këtë operacion. Duket mjaft e

dyshimtë që ky veprim nga ana e Drejtorit të APD të jetë kryer nisur nga interesi i

cilësisë më të lartë, pasi siç e theksuam më lart APD zotëron të gjitha asetet e

specializuara për përpunimin e mallrave të përgjithshme, ku hyjnë edhe tubat.

Dyshimi bëhet edhe më i madh nëse analizon aspektin financiar të këtij operacioni,

konkretisht: nëse operacioni do të kryhej në Terminalin nën administrim dhe

menaxhim të saj APD do të përfitonte 55% të tarifës së shkarkimit, ndërkohë që

tashmë ajo do të përfitojë vetëm 11% të tarifës. Faktet e mësipërme meritojnë

vëmendjen e institucioneve përgjegjëse, veçanërisht të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Buletini bën një analizë të të gjithë ministrive, madje edhe të atyre ministrive pa

portofol, të cilat në fakt janë barrë për portofolin e shqiptarëve, duke përbërë në

tërësi një hartë risku. Forma e komunikimit e përzgjedhur nga APPA, me botimin e

një buletini, është një gjetje mjaft koncize për të tërhequr vëmendjen e opinionit

publik, duke i shërbyer kështu transparencës dhe llogaridhënies në sektorin publik.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, duke vlerësuar këtë kontribut të vyer të APPA-s, e ka

përcjellë buletinin te të gjithë punonjësit e KLSH-së që të njihen me këtë material.

Page 27: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

26 Botime 2017

1 Shkrime të tjera të botuara nga Redi AMETLLARI për periudhën korrik-dhjetor 2016:

Marrëdhëniet mes Institucionit Suprem të Auditimit dhe Parlamentit, në fokusin e

BE-së.

(Botuar në gazetën “Standard”, më 22 nëntor 2016).

KLSH nuk ndëshkon, por përmirëson qeverisjen.

(Botuar në gazetën “Telegraf”, më 17 dhjetor 2016).

Page 28: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Yrjada JAHJA

Kontrolli i Lartë i Shtetit 27

KLSH PJESËMARRËSE NË AKTIVITETET

MBI AUDITIMIN E TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT

nga Yrjada JAHJA – Audituese, KLSH

botuar në gazetën “Koha Jonë ”, më 17 korrik 2016.

Shumë institucione kryejnë investime të konsiderueshme në teknologjinë e

informacionit pasi tashmë njihen përfitimet që IT sjell në veprimtarinë dhe

shërbimet e tyre. Sidoqoftë, institucionet publike sot duhet të garantojnë

besueshmërinë e sistemeve IT si dhe të sigurojnë ato nga sulme kibernetike.

Auditimi i teknologjisë së informacionit zë rol të rëndësishëm për mbarëvajtjen e

veprimtarive të institucioneve publike, pasi me anë të tij përfitohet garanci se

sistemet IT janë të mbrojtura, ofrojnë informacion të besueshëm dhe menaxhohen

korrektësisht për të arritur përfitimet e synuara.

Në Shqipëri, auditimi i jashtëm publik i teknologjisë së informacionit, zhvillohet nga

Kontrolli i Lartë i Shtetit që prej fillimit të vitit 2015, kur edhe hyri në fuqi Ligji i ri i

KLSH, i cili zgjeronte mandatin e auditimit publik edhe në sistemet e informacionit

që institucionet publike zotërojnë. Gjatë kësaj periudhe, në zbatim të politikave të

brendshme të KLSH, audituesit e IT janë trajnuar vazhdimisht mbi këtë lloj auditimi

si dhe kanë shkëmbyer eksperienca me Institucionet e tjera Supreme të Auditimit.

Një nga këto institucione, është edhe Gjykata Turke e Llogarive (TCA-Turkish Court

of Accounts), e cila më datat 23-27 Maj 2016, zhvilloi trajnimin me temë “Auditimi i

Teknologjisë së Informacionit-Eksperienca e TCA”. Ky trajnim u realizua nga sektori i

auditimit të IT në TCA, një ekip prej dhjetë audituesish të cilët përcollën tek

pjesëmarrësit njohuritë e përgjithshme dhe të detajuara mbi auditimin IT, të cilat

ishin përmbledhur në mënyrë të tillë që të ishin të kuptueshme edhe për

pjesëmarrësit jo të specializuar në teknologji informacioni.

Trajnimi për auditimin e teknologjisë së informacionit, u shtri në fusha të ndryshme:

prezantim të teknologjisë së informacionit, historikut të saj, dyshimeve që njerëz të

fushës kanë patur në zhvillimin që do të kishte, rëndësinë që ka zënë sot si dhe

Page 29: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

28 Botime 2017

risqet që e shoqërojnë atë. Sot ai që përbën objekt auditimi për audituesit publik IT

është ofrimi i shërbimeve publike nëpërmjet teknologjive. Risqet me të cilat

përballet përhapja e madhe e teknologjisë në sektorin publik përfshijnë: çështje të

lidhura me sigurinë e informacionit, mbrojtjen e të dhënave, keqmenaxhim i

fondeve publike, mungesë e ligjeve dhe rregullave mbi IT, mungesë e vizionit të

përshtatshëm të e-shërbimeve (shërbime publike që ofrohen nëpërmjet portaleve

online), mungesë e integrimit horizontal midis institucioneve publike, çështje që

lidhen me integritetin e të dhënave, vazhdueshmëria e biznesit, etj.

Në auditimet e teknologjisë së informacionit risku që shoqëron IT përbëhet nga disa

elementë: aseti-burimet, proceset, produktet ose infrastrukturën kompjuterike që

një institucion duhet të mbrojë; kërcënimi- një rrezik i mundshëm ndaj sistemeve të

informacionit; cënueshmëria-dobësi në kontrollet e brendshme që mund të

përhapet me anë të një kërcënimi duke fituar akses në informacion ose duke

ndërprerë sistemet; ndikimi-rezultati i një kërcënimi që ushtrohet mbi një dobësi.

Menaxhimi i risqeve të teknologjisë së informacionit kryhet nëpërmjet hapave:

analizës së riskut; vlerësimi i riskut; trajtimi i riskut.

Masat që institucionet publike marrim kundrejt risqeve janë kontrollet e

brendshme të IT të cilat ndahen në disa kategori: kontrolle parandaluese-kontrollet

që zbatohen për të ndaluar humbjet që ndodhin në rast të eventit të një risku;

kontrolle zbuluese-kontrollet që zbatohen për të zbuluar një gabim ose një event

me ndikim negativ i cili ka ndodhur; kontrolle korrigjuese-këto kontrolle janë

dizenjuar për korrigjuar gabimet, pasi ato janë zbuluar.

Ashtu si dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, edhe Gjykata Turke e Llogarive për ushtrimin

e funksionit të vet të auditimit IT bazohet në standardet dhe praktikat më të mira

ndërkombëtare, të tilla si ISSAI 5300, ISSAI 5310, COBIT, Itil, standardet ISO, etj.

Standardet IT ofrojnë një bazë të qëndrueshme të praktikave më të mira të

mbledhura për çdo tip institucioni. Ato ofrojnë themele të forta së pari për të

stabilizuar proceset IT, dhe më tej për të udhëhequr në përmirësimin e këtyre

proceseve. Njësoj e rëndësishme është si fokusimi i standardeve IT në procese

ashtu edhe vlera që vjen nga njohja dhe adaptimi i këtyre standardeve prej

njerëzve. Për këtë arsye, implementimi i standardeve IT duhet të trajtohet si një

iniciativë ndryshimi, e cila do të thotë gjithashtu ndryshim i sjelljes së stafit të IT.

Rëndësi gjatë trajnimit iu dha edhe teknikave CAAT (Computer Assisted Audit

Tools), të cilat në KLSH dhe në TCA kanë një shtrirje të gjerë në auditim. Si program i

Page 30: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Yrjada JAHJA

Kontrolli i Lartë i Shtetit 29

përgjithshëm auditimi i cili ndihmon në analizën e të dhënave, në TCA përdoret ACL

i cili është shumë i ngjashëm në funksionet që kryen dhe në interaktivitetin me

përdoruesin me IDEA, i cili përdoret në KLSH. Funksionet bazë dhe më të

përdorshmet të këtyre dy programeve auditimi, janë: importim, renditje,

total/nëntotal, analizë sekuencash, analizë e hendeqeve, analizë e publikimeve,

filtrimi i të dhënave, llogaritje matematikore, grupim/klasifikim, bashkim bazash të

dhënash dhe kamponim. Në fund të trajnimit, organizatorët kishin ftuar ekspertë të

jashtëm të cilët shpjeguan dhe dhanë raste konkrete të ndihmës që ata kanë dhënë

në auditimin publik, ndihmë e cila është përqendruar më shumë në testimet

teknike mbi sigurinë e infrastrukturës kompjuterike dhe sigurinë e të dhënave që

një institucion mban, proceson dhe gjeneron.

Gjatë këtij 6 mujori të parë të vitit 2016, KLSH ka marrë pjesë dhe ka organizuar

gjithashtu aktivitete më rëndësi për auditimin e teknologjisë së informacionit.

Konkretisht: Takimi i Grupit të Punës u hap nga Presidenti i SAI-t të Republikës

Çeke, z. Miloslav Kala, i cili bëri një prezantim të situatës së teknologjisë së

informacionit në administratën çeke, duke theksuar se ka sisteme të avancuara por

me regjistra ende në formën bazë. Z. Kala rekomandoi një sistem të qendërzuar të

shërbimit të teknologjisë së informacionit në administratën publike, gjë që i sjell

procesit të auditimit këto përfitime: përshpejtim, reduktim të kufijve të subjekteve,

identifikim të lëvizjeve me ndikim negativ ekonomik, përmirësim në planifikimin e

auditimit dhe rritje të nivelit të rezultateve të auditimit.

Çështje shumë e rëndësishme për Grupin e Punës, ishte edhe evidentimi i avancimit

të projektit “The Cube” (Control Space for e-Government Audit), i cili është një mjet

për të lehtësuar auditimet e e-Qeverisjes. Qëllimi i këtij mjeti është të jetë një bazë

të dhënash Inteligjente në Internet për të mbledhur raporte auditimi nga SAI të

ndryshëm. Gjithashtu aksesi në të nuk do të kryhet vetëm për informacion mbi

raportet e auditimit për e-Qeverisje, por Cube do të përmbajë artikuj, prezantime,

metodologji, bazë të dhënash dhe materiale të tjera. Ideja është që krahas

grumbullimit të burimeve të informacionit të ofrojë gjithashtu edhe analiza bazë.

Për vitin 2016, Grupi i Punës, evidentoi si problematikë mungesën e burimeve

njerëzore në funksion të Cube, prandaj u la si zgjidhje shtim i formave të gatshme

në program për planifikim/ekzekutim të auditimit.

Kontrolli i Lartë i Shtetit në veprimtarinë e tij, i ka dhënë një rëndësi të madhe

fushës së trajnimeve brenda dhe jashtë vendit, duke dhënë si rezultat auditime

Page 31: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

30 Botime 2017

cilësore dhe bashkëkohore. Trajnimet mbi auditimin e teknologjisë së informacionit

kanë dhënë një ndihmesë të madhe për azhornimin me teknikat e reja të auditimit

IT, inovacionet në teknologji si dhe në shkëmbimin e praktikave më të mira. Marrja

e njohurive të përshtatshme në trajnime pasqyrohet në raporte cilësore auditimi të

teknologjisë së informacionit.

Page 32: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Mimoza LLOJI

Kontrolli i Lartë i Shtetit 31

MJEDISI, QEVERISJA VENDORE DHE KLSH

nga Mimoza LLOJI1 – Auditese, KLSH

botuar në gazetën “55”, më 5 gusht 2016.

Paketa Ligjore për Mjedisin është e bazuar në Kushtetutën e Republikës së

Shqipërisë dhe përbëhet nga ligjet dhe aktet normative, rregulloret, udhëzimet dhe

standardet të cilat kërkojnë nga institucionet përgjegjëse, ruajtjen e një mjedisi të

shëndetshëm, ekologjikisht të përshtatshëm për brezat e tanishëm dhe të

ardhshëm.

Në dhjetëvjeçarin e fundit janë hartuar dhe miratuar një numër i konsiderueshëm

ligjesh dhe aktesh të tjera nënligjore për mbrojtjen e mjedisit, të cilat kanë

kontribuar në plotësimin e kuadrit ligjor dhe në mbështetjen më të plotë ligjore të

masave parandaluese dhe rehabilituese për mbrojtjen e mjedisit nga ndotja dhe

dëmtimet. Kuadri ligjor i miratuar është në masën më të madhe të tij i harmonizuar

me legjislacionin përkatës të Bashkimit Europian.

Në këtë paketë ligjore ndërthuren detyrat dhe përgjegjësitë për mbrojtjen e

mjedisit nga ndotja dhe dëmtimi, si të institucioneve qendrore apo institucioneve

në vartësi të tyre me organet e qeverisjes vendore që përfaqësojnë strukturën më

të rëndësishme shtetërore për administrimin dhe mbrojtjen e mjedisit, duke

zbatuar përgjegjësitë, të drejtat e detyrat që u jep Ligji nr. 8652, datë 31.07.2000,

“Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore” ndryshuar me Ligjin nr.

30/2015 si dhe Ligji nr. 10431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”.

Shoqëria e sotme shqiptare po përballet me transformimet e mëdha ekonomike, të

shoqëruara me rritjen e konsumit prej popullsisë së të mirave materiale dhe për

rrjedhojë edhe me rritjen e sasisë së mbetjeve. Veç kësaj, edhe për shkak të ritmeve

të larta të rritjes së popullsisë, menaxhimi i mbetjeve të ngurta urbane është

shndërruar në një sfidë të fuqishme, kryesisht në qytetet e mëdha të vendit.

Në këtë kuadër, për të ulur sa më shumë ndotjen mjedisore në vendin tonë, është e

nevojshme që subjektet të cilat merren me trajtimin e mbetjeve, të përshtatin

Page 33: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

32 Botime 2017

teknologjinë që përdorin, me politikat e Bashkimit Europian dhe Konventave

Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Mjedisit. Strukturat e pushtetit qendror dhe

vendor, duhet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, për të minimizuar efektet

negative që mund të sjellë përpunimi i mbetjeve, apo trajtimi i ujërave në mjedis.

Nismat kryesore që duhet të ndërmerren në këto fusha, janë rishikimi i legjislacionit

dhe decentralizimi i shoqërive të ujësjellësve drejt pushtetit vendor. Në kushtet

aktuale, stimulimi i aktiviteteve të pastrimit, të trajtimit të mbetjeve, ndarjes në

burim dhe riciklimit të tyre janë të një rëndësie të veçantë dhe një nga prioritetet e

politikave të zhvillimit.

Për një mjedis sa më të pastër dhe në shërbim të komunitetit, organeve të

qeverisjes vendore, u del për detyrë të ushtrojnë kompetencat që ligji u jep në

mbrojtje të mjedisit dhe në kushtet aktuale në fushën e administrimit të mbetjeve

të ngurta urbane, për të rritur ndërgjegjësimin në të gjitha nivelet, duke filluar nga

drejtuesit e institucioneve deri tek qytetarët e thjeshtë dhe duke përfshirë gjithnjë

e më shumë median, edukimin në shkolla, trajnimin e personave përgjegjës në çdo

qark, bashki e komunë etj.

Me qëllim që administrimi i mbetjeve të kthehet në çështje parësore për

komunitetin, të hartojnë dhe zbatojnë planet vendore për administrimin e

mbetjeve të ngurta, si pjesë të planeve lokale të veprimit në mjedis, me qëllim që

nevojat e studiuara për fonde dhe burime njerëzore të përfshihen në buxhetin

respektiv, duke zbatuar skema tarifore të efektshme, që përdoren për pastrimin,

transportin dhe depozitimin e mbetjeve të ngurta.

Organet e Qeverisjes Vendore të angazhohen për të thithur fonde për ndërtimin e

vend depozitimeve të sigurta të mbetjeve, të të gjitha niveleve, për të siguruar

kontrollin mbi zotëruesit e mbetjeve, me qëllim që ata vetë, me shpenzimet e tyre,

të sigurojnë grumbullimin, transportin, ruajtjen, përpunimin dhe asgjësimin e

mbetjeve të gjeneruara prej tyre. Në mënyrë që të kontrollojnë zbatimin e kushteve

të vendosura në lejet mjedisore dhe në kontratat e pastrimit të qyteteve, duhet të

hartojnë dhe zbatojnë planet e veprimit dhe marrjen e masave të posaçme për

pastrimin e plazheve nga mbetjet e ngurta, me qëllim përmirësimin e gjendjes në

zonat bregdetare.

Kontrolli i Lartë i Shtetit realizon ruajtjen dhe mbrojtjen e interesave mjedisore të

vendit, jo vetëm nëpërmjet auditimeve të performancës, por edhe nëpërmjet

këqyrjes së kujdesshme dhe të hollësishme gjatë auditimeve të rregullshmërisë dhe

Page 34: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Mimoza LLOJI

Kontrolli i Lartë i Shtetit 33

përputhshmërisë në bashki. Ky proces është në vijimësi dhe gjetjet e rekomandimet

e KLSH janë një gur prove dhe moment përgjegjësie për qeverisjen vendore, në

përpjekjet e saj për administrimin cilësor të aseteve mjedisore të vendit.

1Shkrime të tjera të botuara nga Mimoza LLOJI për periudhën korrik-dhjetor 2016:

Dëmi ekonomik i evidentuar dhe rekomandimet e KLSH për përmirësimin e

qeverisjes.

(Botuar në gazetën “55”, më 15 dhjetor 2016).

Page 35: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

34 Botime 2017

KLSH DHE PËRGJEGJSHMËRIA E PUNONJËSIT PUBLIK

nga Albana AGOLL1I – Drejtore Departamenti, KLSH,

botuar në gazetën “Telegraf ”, më 6 gusht 2016.

Fakti që menaxherët e lartë të një institucioni publik duhet të jenë të përgjegjshëm

nuk do të thotë që këta menaxherë duhet të kontrollojnë çdo transaksion të

organizatës, nuk do të thotë që quhen përgjegjës nëse marrin të gjithë vendimet

personalisht. Nëse do të ndodhte kjo, këndvështrimi i ekipit të lartë menaxherial

(ose organizatës në tërësi), mbi riskun, mundësitë dhe qeverisjen zhvlerësohet

plotësisht, duke lënë vetëm atë të menaxherëve. Kjo situatë përkeqësohet aty ku

emërimi i menaxherëve të lartë bazohet në konsiderata politike më tepër se sa në

aftësi menaxhimi. Një situatë e tillë padyshim që çon në rregullime të dobëta të

delegimit dhe ulje të eficiencës organizative të institucionit.

Ligji për Buxhetin e Shtetit, si dhe për menaxhimin financiar dhe kontrollin, ofrojnë

dhe përcaktojnë kuptimin, përgjegjësitë dhe rregullat që duhet të funksionojnë për

administratën dhe për institucionet publike (detyrim për zbatim), në drejtim të një

menaxhimi efektiv dhe me përgjegjësi të qeverisjes. Sistemi parashikon caktim të

autoritetit dhe përgjegjësisë, fuqizim dhe përgjegjshmëri si dhe linja të

përshtatshme raportimi. Të gjithë punonjësit, qoftë drejtorët, menaxherët apo

specialistët, duhet të dinë rolin e vet, përgjegjësitë dhe kufijtë e autoritetit në këtë

proces. Po kështu, të gjithë menaxherët duhet të jenë të vetëdijshëm për objektivat

e tyre operacionale dhe duhet të raportojnë mbi realizimin e këtyre objektivave

dhe mbi përdorimin e burimeve me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet, në

realizimin e këtyre synimeve. Menaxherët kanë përgjegjësi për menaxhimin e

burimeve financiare në interes të publikut, pra jo vetëm të garantohen se fondet po

shpenzohen në përputhje me ligjin, por edhe se ato po shpenzohen mirë. Në

praktikë i kushtohet vëmendje përputhshmërisë ligjore, por shumë më pak

shpenzimit të mirë të fondeve dhe përgjegjësisë individuale të menaxherëve ndaj

dëmit të shkaktuar, interesit publik dhe fondeve buxhetore.

Page 36: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Albana AGOLLI

Kontrolli i Lartë i Shtetit 35

Nga auditimet e kryera, KLSH ka konstatuar mjaft probleme dhe shkelje të

dispozitave ligjore në fonde të konsiderueshme publike, që kanë sjellë harxhimin e

tyre pa kriter dhe eficiencë, ose edhe më keq, shkuarjen dëm të një pjese të tyre,

nga keqmenaxhimi financiar. Jemi përpjekur të përcaktojmë përgjegjësitë materiale

të nëpunësve publikë që kanë kontribuar në këto keqpërdorime të fondeve publike,

duke propozuar masa në formën e sanksioneve, kundrejt parregullsive financiare të

shkaktuara prej tyre dhe të konstatuara.

Praktika e auditimit të KLSH, ka sjellë një kuadër shumë të gjerë përgjegjësish

materiale të nëpunësve publikë, të cilat nuk janë trajtuar në mënyrë të plotë në

Kodin e Punës. Përgjegjësia materiale shfaqet në formën individuale dhe atë

solidare. Përgjegjësia materiale individuale vërehet kur në shkaktimin e dëmit

shtetëror është përfshirë vetëm një nëpunës, ndërsa ajo solidare, ose e përbashkët,

vërehet kur në shkaktimin e dëmit janë dy ose më shumë punonjës publikë.

Pavarësisht se ajo është një përgjegjësi e përbashkët, ajo nuk mund të ndahet

njëlloj me numrin e personave që e kanë shkaktuar. Vlerësimi dhe matja e dëmit

dhe adresimi i përgjegjësisë materiale kërkon procedura me konkrete, të detajuara

dhe të njehsuara.

Përgjegjësia e përbashkët shfaqet edhe në formën e përgjegjësisë për

vendimmarrjen publike. Një vendimmarrje e gabuar, rrjedhojë e një organi kolegjial

(bord drejtues, këshill mbikëqyrës, komitet, etj.), mund të shkaktojë dëme të

konsiderueshme në menaxhimin e fondeve publike. Praktika na ka mësuar me

shumë raste kur vendimmarrjet kolegjiale kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme

në fondet shtetërore por nuk kemi një rast të vetëm, kur shumat e humbura të jenë

rikuperuar, si rrjedhojë e zhdëmtimit nga personat që kanë përgjegjësi materiale.

Duhet theksuar se rol në vendimmarrjet kolegjiale nuk kanë vetëm anëtarët e

forumit përkatës (bord, këshill, etj.) por edhe punonjësit që përgatisin

vendimmarrjet, duke marrë pjesë në procesin e vendim-marrjes. Ata nuk mund të

lihen jashtë përgjegjësisë materiale solidare. Kodi i Punës ka trajtuar vetëm

përgjegjësinë e punëmarrësve brenda një enti publik dhe vetëm brenda kuadrit të

detyrimeve kontraktuale. Për shembull, detyrimin kontraktual (dhe për rrjedhojë,

përgjegjësinë materiale) të një ministri me Shtetin, Kodi i Punës nuk e trajton. Po

ashtu, përgjegjësitë materiale të titullarëve të tjerë të enteve shumë të

rëndësishme publike, nuk dalin të qarta. Nga ana tjetër, kush ka të drejtë të kërkojë

zhdëmtimin e shumave që rrjedhin nga vendimmarrjet e gabuara të tyre? Këtë nuk

e ezauron kuadri ligjor ekzistues.

Page 37: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

36 Botime 2017

Përgjegjësia materiale publike mund të jetë e plotë dhe e pjesshme. Pavarësisht

përgjegjësisë së plotë të punëmarrësit (një nëpunës shtetëror), shuma e shpërblimit

të dëmit ndaj fondit ose asetit publik, mund të jetë e pjesshme, e vlerësuar nga

kushtet ku është shkaktuar dëmi ose nga rrethanat vetjake të punëmarrësit. Një

pjesë e përgjegjësisë materiale kalon edhe tek punëdhënësi (titullari i institucionit

shtetëror), në rastin kur ky i fundit nuk i ka krijuar të gjitha mundësitë dhe kushtet

për shmangien e dëmit.

Përgjegjësia materiale mund të jetë e drejtpërdrejtë ose indirekte. Kështu, për

dëmet e shkaktuara nga punëmarrësi, i cili ka përgjegjësi direkte, menaxherët e

niveleve më të larta (shefi i sektorit, i drejtorisë e deri tek titullari i institucionit )

mund të kenë përgjegjësi indirekte, për shkak se nuk i kanë ushtruar si duhet

funksionet e mbikëqyrjes dhe kontrollit ndaj vartësit-përgjegjës të drejtpërdrejtë të

shkaktimit të dëmit. Përgjegjësia indirekte e niveleve më të larta të menaxhimit

shfaqet edhe në rastet kur dëmi nuk është i llogaritur në para dhe lidhet me

ndryshimin e destinacionit të burimeve publike, shkeljen e disiplinës financiare dhe

buxhetore, etj.

Për këto arsye dhe për të ofruar një mjet shumë efikas në luftën kundër

korrupsionit, KLSH e konsideron të domosdoshëm hartimin e një ligji që të trajtojë

në mënyrë të plotë rastet e përgjegjësive materiale të të punësuarve në sektorin

publik, me qëllim parandalimin e dukurive që nxisin dëmtimin e fondeve dhe

aseteve publike. Ky ligj duhet të japë në formë të plotë dhe të njehësuar mënyrat

dhe dokumentimin e dëmeve që nëpunësi publik u shkakton fondeve dhe aseteve

publike, vlerësimin e dëmeve, mënyrat dhe kriteret e vlerësimit, etj. Objekt i këtij

ligji duhet të jetë caktimi i shpërblimit të dëmit, sipas pjesëmarrjes dhe rolit të

nëpunësit publik në shkaktimin e dëmeve. Ligji duhet gjithashtu të sigurojë një

proces të qartë e transparent të shpërblimit të dëmit ndaj interesave publike, duke

vendosur edhe një balancë mes mundësive reale të punonjësit zhdëmtues dhe duke

ruajtur minimumin jetik. Ai duhet të sanksionojë përgjegjësinë materiale të

titullarëve të subjekteve publike për vendimmarrjet e gabuara në dëm të interesave

publike. Ligji duhet të përcaktojë po ashtu edhe kriteret se kur përgjegjësia

materiale shndërrohet në përgjegjësi penale.

KLSH ka disa vite që në raportet e tij në Kuvend mbi ekzekutimin e Buxhetit të

konsoliduar të Shtetit, propozon dhe rekomandon që Ministria e Financave të

ndërmarrë të gjitha masat për ngritjen e një grupi pune për hartimin e Ligjit “Mbi

Përgjegjësinë Materiale të Nëpunësit Publik” në të cilën të trajtohet përgjegjësia

Page 38: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Albana AGOLLI

Kontrolli i Lartë i Shtetit 37

financiare e punonjësve të njësive publike (zyrtarët e lartë dhe punonjësit e të

gjithë niveleve) për dëmet ekonomike të shkaktuara qëllimisht apo nga neglizhenca,

gjatë ose në lidhje me procesin e ekzekutimit të detyrave zyrtare.

Miratimi i një ligji të tillë do të garantonte një përgjegjësi tejet të rritur

menaxheriale të qeverisjes publike në tërësi dhe të nëpunësit të lartë të Shtetit në

veçanti. Nuk është kurrë vonë që ky ligj të përgatitet, futet në kalendarin e

punimeve të Kuvendit dhe të miratohet.

1 Shkrime të tjera të botuara nga Albana AGOLLI për periudhën korrik-dhjetor 2016:

Për një zbatim më efektiv dhe eficient të programeve me financime të huaja.

(Botuar në gazetën “Telegraf”, më 14 dhjetor 2016).

Page 39: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

38 Botime 2017

ABUZIMI ME PROCEDURËN E PROKURIMIT

“NEGOCIM PA SHPALLJE PARAPRAKE TË NJOFTIMIT TË KONTRATËS

nga Miranda HAXHIA – Audituese, KLSH,

botuar në gazetën “55”, më 8 gusht 2016.

Çdo vit, buxheti i shtetit shpenzohet nga institucionet publike për investime, mallra

dhe shërbime. Të gjitha këto mjete shpenzohen përmes procedurave të prokurimit

publik. Korrupsioni në prokurimet publike shfaqet atëherë kur paratë publike të

dedikuara për rrugët, arsimin, blerjen e ilaçeve, etj., përfundojnë në xhepat e të

korruptuarve, duke zbehur në këtë mënyrë efektin që duhet të kenë këto

procedura në të mirën e përgjithshme.

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), korrupsionin në

sektorin publik e konsideron si “pengesë e efikasitetit të shërbimeve publike, minim

të besimit të institucioneve publike dhe rritje të kostos së transaksioneve publike”.

Për këtë qëllim kërkohet që rezistenca e institucioneve publike në raport me

korrupsionin të zhvillohet përmes rritjes së integritetit të tyre, që është thelbësor

në ndërtimin e institucioneve efektive dhe efikase.

Prokurimi publik është një proces kompleks, i rregulluar nga një numër i madh

normash juridike të shprehura në ligje dhe udhëzime të ndryshme. Duke qenë

dinamike, fusha e prokurimit publik dikton nevojën për ndryshime të shpeshta të

legjislacionit të prokurimit publik. Këto ndryshime e kanë bërë edhe më të vështirë

zbatimin e ligjit si nga autoritetet kontraktore ashtu dhe nga operatorët ekonomikë.

A janë transparente procedurat e prokurimit? Për të qartësuar këtë fakt le t’i

drejtohemi auditimit të jashtëm publik, institucionit suprem të auditimit që është

Kontrolli i Lartë i Shtetit. Nga auditimet e kryera nga KLSH, këto 2 vitet e fundit

është vënë re një fenomen i shtuar tek autoritetet kontraktore në lidhje me

përdorimin e procedurës “negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”,

me tendencë në rritje, i cili po çon gradualisht në rrezikun e kufizimit të

konkurrencës.

Page 40: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Miranda HAXHIA

Kontrolli i Lartë i Shtetit 39

Megjithëse legjislacioni i prokurimit publik, parashikon si një ndër procedurat e

prokurimit edhe atë të “negocimit pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”,

kjo procedurë është më pak transparente se të tjerat, por është e vetmja e

mundshme në rastet që parashikon ligji. Ajo që vihet re sot në procedurat e

tenderimit është pjesëmarrja e ulët e operatorëve ekonomikë në procedurën e

hapur që shpeshherë përfundon me anulimin e saj për mungesë konkurrence.

Në këtë rast, zgjidhja ligjore që na vjen në ndihmë është neni 33, i Ligjit nr. 9643,

datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik” i ndryshuar, i cili lejon përdorimin e

procedurës negocim pa shpallje dhe që bazohet tashmë jo në çmimin më të ulët, po

në përzgjedhjen nga Autoriteti Kontraktor të operatorit ekonomik duke negociuar

kushtet e kontratës, por që në çdo rast nuk është çmimi më i ulët i konkurruar si në

procedurën e hapur.

Nga vëzhgimet mbi konstatimet e dala nga auditimet e KLSH-së, një ndër shkaqet e

mungesës së konkurrencës është ekzistenca e “marrëveshjeve të fshehta” mes

operatorëve ekonomikë të cilët krijojnë kushte për anulimin e procedurës së hapur

të prokurimit, e cila sipas ligjit për prokurimin publik sjell si pasojë, pas dy

procedurave të anuluara, përdorimin e procedurës negocim pa shpallje. Ky

fenomen çon në përqendrimin e tenderëve në një numër të kufizuar operatorësh

ekonomikë duke sjellë si pasojë çmime më të larta të ofruara prej tyre.

Me ndryshimet e legjislacionit për prokurimin publik, zhvillimi i procedurave të

prokurimit publik përmes përdorimit të formës online (sistemit elektronik të

prokurimit), ka rritur transparencën dhe minimizuar korrupsionin, duke e bërë atë

një proces më të sofistikuar. Megjithatë, hapësira ligjore për përdorimin e

procedurës “negocim pa shpallje paraprake”, me gjithë kufizimet e ligjit, ka sjellë

stimulimin e saj nga autoritetet kontraktore.

Cili është rreziku i përdorimit pa kriter i procedurës “negocim pa shpallje

paraprake”?

Nga auditimet e ushtruara për vitin 2015, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se

me gjithë avantazhet e ligjit në përdorim e saj për përmbushjen e nevojave të fillim

vitit, vërehet tendenca e stimulimit të faktorit “emergjencë” që çon në rrezikun e

mungesës së transparencës. Në shumicën e rasteve termi “emergjencë”

amplifikohet në një masë të atillë, në mënyrë që të krijohet imazhi i vërtetë i një

rasti të tillë.

Page 41: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

40 Botime 2017

Referuar statistikave të regjistrit të realizimeve të prokurimeve publike, por dhe

atyre të publikuara nga Agjencia e Prokurimit dhe të audituar nga KLSH,

konstatohet se autoritetet kontraktore të cilat tenderojnë mallra, shërbime apo

punë publike në vlera të konsiderueshme, kanë dhe numrin më të madh të

përdorimit të procedurës së prokurimit negocim pa shpallje paraprake.

Vetëm nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për vitin 2014, janë kryer 29 procedura

prokurimi, nga të cilat 12 procedura janë kryer me “negocim pa shpallje paraprake”.

Ndërsa për vitin 2015 janë kryer 16 procedura prokurimi “negocim pa shpallje

paraprake” nga 59 procedura të realizuara gjithsej. Llogaritur në vlerë, për vitin 2014,

vlera e kontratave të lidhura përmes procedurës negocim pa shpallje arrin 770,204

mijë lekë të tenderuar, ndërsa për vitin 2015, llogaritet në vlerën 1,245,522 mijë lekë.

Por çfarë e bën rastin ”emergjencë” të legjitimuar për t’u përdorur nga autoritetet

kontraktore dhe rritur artificialisht nevojën e përdorimit të kësaj procedure?

Emergjenca të tilla “prima facie” krijojnë përshtypjen se nuk janë shkaktuar nga

vetë Autoriteti Kontraktor, por në themel ato ndodhin për faj të tij.

Shembull i një rasti të tillë është dhe procedura negocim pa shpallje i tenderit me

objekt “Supervizim dhe auditim për verifikimin e cilësisë së punimeve të

objekteve të rrugëve”, zhvilluar në vitin 2014, me fond limit 32,200 mijë lekë dhe

vlerë kontrate 32,171 mijë lekë.

Përzgjedhja e procedurës së prokurimit “negocim pa shpallje”, është argumentuar

si rast i nevojës ekstreme “emergjencë”, shkaktuar nga ngjarje të paparashikuara

nga Autoriteti Kontraktor, por që në fakt janë stimuluar nga ai. Nga auditimi i

dokumentacionit konstatohet se kryerja e saj është në tejkalim të ligjit, pasi

procedura e prokurimit ka filluar duke u bazuar në një akt normativ të Ministrit, akt

i cili në formë dhe përmbajtje nuk ka lidhje me situatën “emergjente”. Autoriteti

Kontraktor duke përdorur një sërë “arsyesh” për të argumentuar përdorimin e kësaj

procedure, e ka stimuluar dhe orientuar faktorin “emergjencë” si element

determinues për përcaktimin e kësaj procedure.

Nisur nga këto fenomene të konstatuara në procedurat e prokurimit të cilat krijojnë

pengesa në këtë proces, lind domosdoshmëria e monitorimit të tij. Në këtë aspekt

përmirësimi i llogaridhënies dhe i transparencës në prokurimin publik, varet shumë

mbi të gjitha nga aftësitë dhe kapaciteti mbikëqyrës i audituesve shtetërorë pa lënë

mënjanë rolin e hallkave të tjera të shtetit. Partner kyç në menaxhimin e mirë të

parasë publike mbi të gjitha janë qytetarët, të cilat duhet të jenë më të përfshirë në

monitorimin e procesit të prokurimit publik.

Page 42: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Gjovalin PREÇI

Kontrolli i Lartë i Shtetit 41

MBROJTJA E KONSUMATORËVE NGA ABUZIMET ME MATJET,

NË FOKUSIN E AUDITIMEVE TË KLSH

nga Gjovalin PREÇI1 – Kryeauditues, KLSH

botuar në gazetën “Telegraf”, më 9 gusht 2016.

Auditimet e performancës po zënë një vend gjithnjë dhe më të rëndësishëm në

veprimtarinë e Kontrollit të Lartë të Shtetit, duke bërë realitet një nga shtyllat e

modernizmit të këtij institucioni, të lançuar në Projekt Idenë e Kryetarit të KLSH, z. Bujar

LESKAJ, në dhjetor të vitit 2011.

KLSH, me auditimet e performancës, e ka vënë theksin në cilësinë, koston dhe

afatin e shërbimit që ju ofrohet qytetarëve dhe konsumatorëve nga institucionet

publike, duke rritur kështu jo vetëm transparencën e aktivitetit të institucioneve

publike dhe llogaridhënien e tyre përballë taksapaguesve nga njëra anë, por edhe

ndërgjegjësimin e qytetarëve për të njohur dhe kërkuar përgjegjësitë, si dhe duke

rekomanduar masat për përmirësimin e këtyre shërbimeve. Për më tepër, në

kushtet që Shqipëria është e përqendruar në mbështetjen e rimëkëmbjes dhe

rritjes ekonomike në një mjedis të jashtëm të vështirë, pjesë të sfidave kryesore

mbetet menaxhimi me efektivitet i shpenzimeve publike, krahas konsolidimit fiskal,

reformës rregullatore, institucionale dhe reduktimit të deficitit, etj. Mbi këtë bazë

qytetarët shqiptarë, si taksapagues dhe konsumatorë, janë të interesuar jo vetëm

të marrin shërbimet e duhura në kohë, në cilësi dhe me kosto optimale nga

institucionet administratës publike, por njëkohësisht të mbrohen me ligj interesat e

tyre ekonomike.

Në këtë kuadër, KLSH auditoi Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë (DPM) për

të gjithë aktivitetin e saj në periudhën 2011-2015, në funksion të mbrojtjes së

qytetarëve nga abuzimet me peshën dhe matjet. Është më se e kuptueshme që në

rastet e treguesve të deformuar të matjeve, pasojat tek konsumatorët janë

ekonomike, financiare, sociale, shëndetësore, etj. Duke ditur që në vitin 2014 në

buxhetin familjar vetëm grupi “Ushqime dhe pije jo-alkoolike” zë 44.3% të

Page 43: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

42 Botime 2017

shpenzimeve, si dhe bazuar në vlerësimet se afërsisht 90 % e vëllimit të tregtisë në

botë është e matshme, sigurimi i saktësisë së matjeve mbetet një element i

rëndësishëm me ndikim në jetën ekonomike dhe sociale të qytetarëve, si dhe

garantohen tregje të hapura me lëvizjen e lirë të mallrave.

Në këtë auditim performance është synuar evidentimi i problematikave që lidhen

me veprimtarinë e DPM-së, nëpërmjet analizës dhe vlerësimit, nëse ky institucion

është duke vepruar në mënyrën e duhur, duke bërë gjërat e duhura në kohë dhe

me kosto optimale për të mbrojtur konsumatorin shqiptar nga abuzimet me peshën

dhe matjet. Në këtë prizëm, është bërë e mundur të evidentohen prirjet e

ndryshme dhe të jepen rekomandimet përkatëse për përmirësimin e këtij shërbimi

me ndikim të rëndësishëm në jetën ekonomike dhe sociale të qytetarëve shqiptarë.

Nga auditimi ka rezultuar se veprimtaria kryesore e DPM për metrologjinë ligjore ka

shfaqur mangësi të shumta, të cilat reflektohen në nivele sigurie të ulëta për

mbrojtjen e konsumatorëve në treg nga abuzimet me peshën dhe matjet.

Specialistët meteorologë të autorizuar, të cilët nuk janë në raport të drejtë me

numrin e stafit gjithsej, duhet t’u jepet përparësi, pasi këta janë në kontakt të

drejtpërdrejtë me mjetet matëse nëpërmjet verifikimit fillestar dhe periodik të tyre

në të gjithë territorin e vendit tonë, pra janë punonjës terreni. Jo vetëm kjo, por

janë karakterizuar nga largime të shpeshta, pasi në vitin 2013 janë zëvendësuar të

gjithë (56 gjithsej), disa prej tyre edhe disa herë brenda vitit, për më tepër që nga

këto lëvizje ngelen zona të tëra brenda sektorëve të pa mbuluara për periudha të

konsiderueshme kohe. Po t’u shtohen këtyre dhe mungesa e statusit të nëpunësit

civil prej afër 4 vite, trajnimet e munguara, moskryerja e testimeve dhe vlerësimeve

të punës së tyre, mosvendosja e kritereve të formimit universitar dhe eksperiencës,

i japin një goditje cilësisë dhe sasisë së kësaj veprimtarie me ndikim të

konsiderueshëm në uljen e nivelit të abuzimeve me matjet dhe peshën në

veprimtarinë e përditshme të konsumatorëve shqiptarë.

Veç këtyre, në vendin tonë akoma nuk kemi të dhëna (database) mbi numrin, llojet,

subjektet që përdorin (zotërojnë ose kanë me qira) mjete matëse në transaksionet

tregtare në jetën e përditshme të konsumatorëve. Sipas të dhënave, puna

verifikuese ka ardhur në rënie në vitet 2011-2013 ku numri i instrumenteve të

verifikuar është ulur deri në 20% nga 44,177 në 35,246, duke u pasuar me një rritje

të numrit të instrumenteve dhe subjekteve të verifikuar në vijim, por që nuk

realizohen 14-23% e instrumenteve matës vjetor të planifikuar. Krahas të ardhurave

të munguara në buxhet, rastet këtij e mosrealizimi evidentojnë problemin e

Page 44: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Gjovalin PREÇI

Kontrolli i Lartë i Shtetit 43

mosverifikimit periodik në afat të instrumenteve me ndikim negativ te konsumatori,

si dhe shfaqin boshllëqe të veprimtarisë së meteorologut për një zonë apo

instrument të caktuar.

Gjithashtu, nga krahasimi i të dhënave të INSTAT për numrin e subjekteve aktive

dhe të dhënave të DPM për subjektet e verifikuara në periudhën 2011-2014,

rezulton se afërsisht 1/5 e tyre janë të përfshira në listat e meteorologëve, pa

llogaritur këtu se një pjesë e subjekteve DPM mund t’i paraqesë dy herë për efekt

të verifikimit periodik çdo 6 muaj, si dhe faktit që për shkak të nivelit të lartë të

ekonomisë informale një pjesë e konsiderueshme e subjekteve zhvillojnë aktivitet

të paligjshëm janë jashtë verifikimit periodik. Në këtë mënyrë, nëse supozojmë se

gjysma e subjekteve aktive të regjistruara përdorin instrumente matës, atëherë

DPM duhej të kishte të regjistruar dhe të verifikuar së paku dyfishin e numrit aktual

për të cilat është kryer verifikimi.

Nga auditimi ka rezultuar se DPM nuk ka kryer kontrolle vlerësuese (supervizuese),

jo më rrallë se një herë në 6 muaj deri në fillim vitin 2014, duke rrezikuar që

personat e autorizuar për verifikimin e instrumenteve matës të degradojnë nga

ana e karakteristikave të etalonëve dhe nga ajo profesionale. Për pasojë është

cënuar siguria e konsumatorëve për saktësinë e matjeve për energjinë elektrike dhe

ujin e pijshëm. Gjatë kontrolleve supervizuese periodike të kryera nga DPM në

periudhën 2014-2015 janë konstatuar parregullsi nga ana e personave të

autorizuar, të cilat në shumë raste kanë kërkuar shtyrjen e tyre, nuk ka qenë i

punësuar stafi i paraqitur në aplikimin për autorizim dhe ose nuk janë njoftuar

ndryshimet përkatëse, nuk kanë raportuar për aktivitetin e tyre, mospërdorimit të

stendave të autorizuara, etj.

Në përfundim të auditimit, KLSH ka arritur në konkluzionin se: Mbrojtja e

konsumatorëve shqiptar nga abuzimet me peshën dhe matjen nuk është në nivelin e

kërkuar bashkëkohor, pasi performanca e DPM-së ka shfaqur mangësi për shkak të

kuadrit rregullator të papërputhur plotësisht me direktivat e BE-së dhe të pa

harmonizuar mirë me aktet e tjera ligjore e nënligjore; nga menaxhimi joeficient dhe

joefektiv i burimeve njerëzore; nga mospërfshirja në verifikimin e instrumenteve

matës të fushave me rëndësi jetike për popullsinë si atë të shëndetësisë, mjedisit,

komunikimit telefonik, sigurisë publike, etj.; nga mungesa e bashkëpunimit me

institucionet e tjera publike për përfshirjen në verifikim të të gjithë subjekteve me

instrument matës në përdorim; nga problematikat e licencimit, monitorimit dhe

inspektimit të personave të autorizuar në fushën e matësve të energjisë elektrike

Page 45: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

44 Botime 2017

dhe të ujit; nga veprimtaria inspektuese jo të qëndrueshme; si dhe nga mangësitë e

konstatuara në fushën e kryerjes së investimeve dhe përdorimit të aseteve.

1 Shkrime të tjera të botuara nga Gjovalin PREÇI për periudhën korrik-dhjetor 2016:

Partneriteti publik privat në këndvështrimin auditues të KLSH.

(Botuar në gazetën “Sot”, më 15 dhjetor 2016).

Page 46: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Alush ZAÇE, Selfo ZENELI

Kontrolli i Lartë i Shtetit 45

RISQET NGA MOSREGJISTRIMI DHE REGJISTRIMI I VONUAR I PRONAVE PUBLIKE

nga Alush ZAÇE – Drejtor Departamenti dhe Selfo ZENELI – Kryeauditues KLSH,

botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 12 gusht 2016.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në Konferencën e IV Shkencore me temë “Analiza e

Riskut”, mbajtur në 20-22 qershor 2016, ndërmjet të tjerash, rëndësi të veçantë i

kushtoi edhe identifikimit të risqeve që rrjedhin në administrimin dhe menaxhimin

e pronave publike aseteve, burimeve natyrore, kontrollin e territorit dhe

domosdoshmërinë e përsosjes së auditimeve lidhur me identifikimin, evidentimin,

matjen dhe masat për eliminimin e riskut të vënies nën administrim e eficiencë dhe

përdorimit me ekonomicitet e me efektivitet të tyre.

Në zbatim të objektivave të paraqitura në Parlament nga Kryetari i Kontrollit të

Lartë të Shtetit, z. Bujar LESKAJ, në marrjen e mandatit, si dhe nisur nga eksperienca

5 vjeçare e auditimeve të kryera në këtë fushë, institucioni i KLSH-së tashmë

zotëron një dijeni të plotë, shprehur me kapacitete audituese të mjaftueshme, të

specializuara dhe në përsosje, me një problematikë të identifikuar dhe me një

“Hartë” të shtrirjes së auditimit, si dhe me një tërësi masash për menaxhimin e grup

risqeve të këtij lloji.

Në kuadrin e modernizimit, KLSH ka marrë masa ristrukturuese brenda vetë

institucionit, masa që lidhen me krijimin e vënien në eficiencë të një departamenti

të ri, Departamentit të Auditimit të Administrimit të Aseteve, Kontrollit të Territorit

dhe Mbrojtjes së Mjedisit dhe ka përsosur e përmirësuar programet e auditimit,

kryesisht duke përfshirë e trajtuar auditimin e regjistrimit të pasurive të

paluajtshme publike. Këto masa synojnë në radhë të parë eliminimin e riskut

brenda vetë institucionit dhe të riskut për subjektet që auditohen në këto fusha.

Një ndër grup risqet e evidentuara është risku nga mos regjistrimi dhe regjistrimi i

vonuar i pronave publike. Këto risqe janë të lidhura me faktin që regjistrimi i

pronave publike është hapi i parë dhe kusht i domosdoshëm, që identifikon nga

pikëpamja juridike pronarin dhe është parakusht që pronarit përfaqësues të

Page 47: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

46 Botime 2017

Qeverisjes Qendrore apo të Qeverisjes Vendore t’i jepet mundësia e marrjes dhe

vënies nën administrim, në menaxhim dhe eficiencë përdorimi i pasurisë apo asetit

publik.

Lidhur me riskun e mosregjistrimit dhe vonesës në regjistrim, në përfundim të

auditimeve KLSH ka rekomanduar dhe kërkuar nga subjektet e audituara, të marrin

masa të shpejtojnë procesin e kryerjes së regjistrimeve të pasurive publike dhe të

përcaktojnë e parashikojnë në buxhetet e tyre fondet përkatëse të nevojshme për

mbulimin e shpenzimeve të tarifës së regjistrimit dhe të shpenzimeve për

përgatitjen e dokumentacionit si harta, plane rilëvrimi, etj.

Nga eksperienca e përfituar në auditime është konstatuar se ky risk është i lidhur

me veprime dhe mosveprime të ndërmarra nga subjektet dhe që prek objekte,

element pasurorë, asete, burime natyrore të shtrira në territoret përkatëse të

pothuajse të gjithë entiteteve.

Kështu, është konstatuar mosregjistrim apo vonesa në regjistrimin e pronave dhe

pasurive të paluajtshme, që rrjedh nga ndërprerjet dhe ecuria e ngadaltë e procesit

të transferimit të pronave, mosmarrja e hapave të duhur ligjorë, në kohë, vonesa në

procedurat e vendimmarrjes gjatë procesit të transferimit të Pronave Publike tek

Njësitë e Qeverisjes Vendore (NJQV) dhe gjatë procesit të Kthimit dhe Kompensimit

Fizik të Pronave tek pronarët. Janë konstatuar mos regjistrime, vonesa në

procedurat e shpronësimit për interesa publike të pronave publike, pasurive të

përfituara nga investimet shtetërore në ndërtim rrugësh e autostradash, aeroporte

etj., sipas ligjit përkatës të shpronësimit për interes publik dhe akteve nënligjore,

pasuritë, asetet, objektet pasurore, burimet natyrore dhe territoret që kërcënohen

nga këto rreziqe.

Janë evidentuar si ende të paregjistruara dhe me pronar të paidentifikuar (Shtetin

apo Entitete e përfaqësues shtetëror që i kanë nën administrim), por të

paregjistruara, pra pa zotëruar dokumentin e pronësisë (certifikatën), pa titullin

ligjor të pronësisë, për shkak të mos regjistrimit:

­ Pasuritë, asetet, objektet pasuri e paluajtshme të ndodhura në procesin e

transferimit, si gjatë identifikimit, inventarizimit dhe hartimit të listave paraprake

dhe pasuritë e transferuara tek NJQV-të (ish komunat dhe bashkitë), sipas

vendimeve përkatëse dhe që aktualisht i përkasin vetëm Bashkive, pas kryerjes së

Reformës Administrative Territoriale të Pushtetit Vendor;

Page 48: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Alush ZAÇE, Selfo ZENELI

Kontrolli i Lartë i Shtetit 47

­ Pasuritë, asetet, objektet pasuri e paluajtshme të ndodhura në procesin e

transferimit nga shtetëzimet për interesa publike gjatë procesit dhe pas përfundimit

të kryerjes së investimit publik;

­ Pasuritë, asetet, objektet pasuri e paluajtshme, të transferuara, sidomos ato me

funksion social dhe kulturor, si ish-shkolla, ish-Qendra shëndetësore, fushat e

sportit, objektet me funksion mbrojtës civil, trojet të ndodhura në juridiksion

territorial të NJQV-ve dhe objektet përkatës;

­ Pasuritë, asetet, objektet pasuri e paluajtshme me funksion zhvillimi bujqësor, të

transferuara në NJQV-të, në Bordet e Ujitjes dhe Kullimit (edhe këto së fundi të

transferuara në Bashkitë), si rezervuarët, ujëmbledhësit me aksesoret përkatës,

digat, skemat ujitëse, sifonet, stacionet e pompave, nyjet dhe pikat e shpërndarjes

së ujit, etj;

­ Pasuritë, asetet, objektet pasuri e paluajtshme të llojit “Pyje Kullota” së bashku

me aksesoret përkatës dhe asetet Florë e Faunë, të transferuara në pronësi sipas

ligjit dhe akteve nënligjore dhe të shtrira në juridiksion territorial, burimet natyrore

të shtrira në territorin e NJQV-ve dhe territorin e gjithë vendit.

KLSH, nga auditimet e kryera në disa Zyra Vendore Regjistrimi të Pasurive të

Paluajtshme, ka konstatuar se disa NJQV dhe Institucione Shtetërore kanë kryer

regjistrime “selektive”, të pjesshme, për lloje pronash të veçanta me synime të

rastit, për të realizuar një kontratë qiraje, apo arsye të tjera dhe jo për arsye të

përmbushjes së detyrimit ligjor të regjistrimit të gjithë pasurive dhe të pajisjes me

dokumentin e dhënies së formës së plotë juridike të titujve të pronësisë mbi

pasuritë në zotërim dhe të transferuara nga shteti.

Gjithashtu, në disa auditime, KLSH ka konstatuar fenomene të vonesës dhe zgjatjes

së ecurisë së procesit të shtetëzimit, lidhur me identifikimin e pasurive, me

përdorimin në kohë të fondit të vënë në dispozicion për likuidimin e vlerës së

pronës së shtetëzuar, që kanë sjellë si pasojë vonesa prej disa vjetësh të

përfundimit të procesit të shtetëzimit dhe mos regjistrime e regjistrime të pjesshme

të pronave publike të përfituara nga procesi i shtetëzimit, ndër të cilët mund të

përmendim:

­ Autoriteti i Aviacionit Civil, për regjistrimin e pasurive të shpronësuara që i

përkasin Aeroportit të Kukësit, me gjithë vonesën prej 11 vjet nga hyrja në fuqi e

VKM nr. 95, datë 20.02.2004 “Për shpronësimin për interes Publik të Pasurive të

Paluajtshme që preken nga ndërtimi i Aeroportit të Kukësit dhe rrugëve të reja të

tij”dhe VKM nr. 892, datë 22.12.2004 “Për plotësimin e dokumentacionit të

Page 49: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

48 Botime 2017

Pronësisë mbi tokën që zihet nga Aeroporti i Kukësit” nuk ka regjistruar e kaluar

pronësi shtet 331,098 m2 truall përfituar nga shtetëzimi (përfshirë pjesën historike

përbërë nga 1821 m2 truall dhe 771 m2 sipërfaqe objektesh) dhe nuk ka regjistruar

objektet ndërtimore të Aeroportit, të përfunduara prej disa vitesh. Duhet theksuar

se kjo pasuri aktualisht është objekt i marrëveshjes për vënien në eficiencë të

aeroportit, marrëveshje e cila do të kushtëzohet nga procesi i vonuar dhe i

papërfunduar i regjistrimit të pasurisë “shtet”.

Për këtë, KLSH pas përfundimit të auditimit ka rekomanduar masat për regjistrimin

e pasurive e përfundimin e procesit të shpronësimit dhe për keqpërdorimin e

fondeve të shpronësimit, ka rekomanduar masat përkatëse zhdëmtuese dhe masat

për vënien para përgjegjësisë të personave përkatës.

­ Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), për Autostradën Durrës-Morinë, segmentin

Kalimash Morinë, lidhur me shpronësimin e vonuar, ka konstatuar zvarritje të

procedurave për vendimmarrjen, mospërcaktimin e hartës së gjurmës së kalimit të

rrugës, identifikimin e sipërfaqeve të 593 pasurive private objekt shpronësimi dhe

kalimin në pronësi shtet (vonesë e cila vazhdon edhe pas konfirmimit nga ZVRPP

për gjendjen juridike të pasurive) dhe mungesën e informacionit për ecurinë e

procesit të shpronësimit dhe të regjistrimit të 135 pasurive me sipërfaqe 794,513m2

nga pasuri private në pasuri “shtet” në administrim të ARRSH-së, si dhe të 15

pasurive me sipërfaqe 471,355m2 nga pronë e Institucioneve Shtetërore dhe

Njësive të Qeverisjes Vendore në pronësi te ARRSH-së.

Për këtë, pas përfundimit të auditimit, KLSH ka rekomanduar për ZVRPP Kukës dhe

ARRSH të marrin masa dhe në bashkëpunim të hartojnë listat përfundimtare mbi

konfirmimin e gjendjen juridike të pasurive të segmentit të rrugës Kalimash-Morinë,

për caktimin e fondit të shpronësimit për shpërblimin e pronarëve si dhe kryerjen e

inventarizimit regjistrimin të pasurisë “shtet” të sipërfaqes së truallit të segmentit

“Kalimash-Morinë” në përgjegjësi administrimi të ARRSH-së.

Zbatimi i këtyre rekomandimeve nga subjektet e audituara do të krijonte

mundësinë e marrjes dhe vënies nën administrim, në menaxhim dhe eficiencë

përdorimi të pasurisë apo asetit publik, burimit natyror të çfarëdo lloji pasurie të

paluajtshme dhe jep mundësinë të parashikojë, mobilizojë fondet përkatëse për

vënien në eficiencë të pronës, me synim krijim të ardhurash përdorimi apo krijim

kushtesh për përmbushjen e funksioneve, por në veçanti krijon mundësinë e

ruajtjes së pronës nga përdorimi pa titull pronësie e në mënyrë të paligjshme nga

persona të tretë.

Page 50: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Edvin STEFANI

Kontrolli i Lartë i Shtetit 49

METODOLOGJIA E PËRQASJES ME RISK NË AUDITIM NË KLSH

nga Edvin STEFANI1 – Drejtor Drejtorie, KLSH,

botuar në gazetën “Telegraf”, më 16 gusht 2016.

Procesi auditues në Kontrollin e Lartë të Shtetit bazohet në metodat e përqasjes me

risk. Ky artikull flet për strategjinë e ndërtimit të procesit të auditimit, bazuar në

standardet e auditimit ISSAI, në matematikën e vlerësimeve probabilitare, si dhe

flet për punën e bërë në KLSH në këtë drejtim. Konkluzionet e tij shtrihen në fakt

për përqasjen me risk të çdo projekti auditues, qoftë ky në fushën e financave

publike, financave private, por edhe në jetën e përditshme.

Auditimi mbi bazë risku nënkupton një proces ku audituesi përzgjedh disa prej

ngjarjeve që kanë ndodhur në subjektin që po auditohet, duke mos audituar disa

ngjarje të tjera. Në metodologjinë audituese, të aplikuar tashmë prej disa vitesh në

KLSH, audituesit ndërtojnë një program auditimi, në të cilin përfshihen si pika të

programit për t’u audituar një pjesë e ngjarjeve që kanë ndodhur në subjekt. Ky

proces përzgjedhjeje bazohet në vlerësimet statistikore, vlerësimet cilësore të

riskut dhe në eksperiencën e kaluar nga auditimet e mëparshme që janë realizuar

nga KLSH. Mbështetja në të kaluarën bazohet në një kompromis që e ardhmja do të

jetë një vijimësi e së kaluarës. Risku në këtë rast ka të bëjë me faktin se subjekti i

audituar reflekton dhe ndryshon në bazë të rekomandimeve të kaluara të dhëna

nga auditimet e mëparshme nga KLSH. Për këtë procesi i vlerësimit me risk i

veprimtarisë së realizuar në subjektin që do të auditohet mbështet edhe faktorë jo

sasiorë, që mund të jenë evidenca në lidhje me veprimtarinë e subjektit, të marra

nga informacionet në media, informacionet e marra nga auditimet e subjekteve që

bashkëveprojnë më subjektin që po auditohet, etj.

Risku auditues, AR–Audit Risc, përkufizohet si ngjarja në të cilën në subjektin,

temën, apo fenomenin që po auditohet ka ndodhur ngjarja e evazionit, dëmit

ekonomik, etj., dhe audituesi nuk e zbulon atë. Ky risk është më i ulët në një

auditim të përsëritur, ku audituesi ka fituar eksperiencë në trajtimin e fenomenit.

Page 51: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

50 Botime 2017

Në të njëjtën logjikë, nëse audituesi auditon ngjarje të rralla, të cilat janë audituar

rrallë apo aspak në të kaluarën risku i auditimit është i lartë.

Komponentët që e përbëjnë riskun e auditimit janë tre. Komponenti i parë është

risku i vetë subjektit, IR–Inherent Risc, ose risku më i lartë që ngjarja të ketë

ndodhur në një subjekt se sa në një subjekt tjetër. Për këtë vlerësimi i riskut të

auditimit sugjeron dhe orienton audituesin drejt një ndërgjegjësimi, sepse jo të

gjithë subjektet duhen audituar me të njëjtën gjerësi dhe thellësi. Komponenti i

dytë është risku i kontrollit të brendshëm, ose CR–Control Risk. Ky komponent

gjithashtu lidhet në pozitivisht më riskun e auditimit. Nëse në subjektin që po

auditohet procedurat e funksionimit të subjektit nuk janë të mirë projektuara dhe

në lidhje me këtë, as auditimi i brendshëm i subjektit (nëse ka), as menaxhimi i lartë

nuk ka asnjë qëndrim dhe nuk ka masë të marrë, kjo sugjeron se ngjarja negative do

të ketë një mundësi më të lartë të ndodhjes. Gjithashtu, proceset rutinë të

zhvilluara në subjektin që do të auditojmë janë më shumë të kontrolluara nga

subjekti dhe ngjarjet e rralla kanë më shumë mundësi të mos jenë trajtuar.

Komponenti i tretë është Risku i Zbulimit DR–Detection Risk. Ky risk lidhet

gjithashtu pozitivisht me Riskun e Auditimit–AR . Me qëllim reduktimin e këtij risku

kërkohet rritja e nivelit profesional e audituesve. Për këtë, në KLSH janë zhvilluar

trajnime intensive në fushën e dijeve dhe të standardeve të auditimit ISSAI.

Risku i auditimit, AR–Audit Risc, shfaqet si një përbërës, i cili përkufizon procesin

vlerësimit të një subjekti. Ai është në vetvete një shprehje e ndërgjegjes kolektive

se audituesit me eksperiencë në fakt gjithmonë vlerësojnë në mënyrë të

diferencuar ngjarje të ndryshme të ndodhura në subjektin që do të auditojnë. Në

këtë aspekt metodologjia dhe dokumentacioni i riskut të auditimit i shërben

pothuajse në mënyra të ndryshme audituesit me eksperiencë dhe audituesit me më

pak eksperiencë. Për një auditues me eksperiencë Formulari i Riskut të auditimit, ku

reflektohen të gjithë risqet e vlerësuara, është më shumë një formular, i cili i

shërben formimit të gjurmëve të auditimit për të siguruar informacionin që do ti

shërbejë auditimeve të ardhshme. Më pak i shërben ky formular audituesit me

eksperiencë në kanalizimin e përpjekjeve audituese drejt një procesi të vlerësimit

me risk. Në anën tjetër aplikimi i vlerësimeve në fushën e riskut të subjektit IR,

strukturës së kontrollit të brendshëm CR, orienton dhe përmirëson rezultatet e një

audituesi me më pak eksperiencë. Pa lënë mënjanë vlerësimin me risk, ky auditues i

ri mbështet në formularin e riskut të plotësuar në auditimet e mëparshme, nga

audituesit e tjerë me eksperiencë, duke reduktuar riskun e auditimit. Si përfundim

Page 52: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Edvin STEFANI

Kontrolli i Lartë i Shtetit 51

risku i auditimit reduktohet nëse mbështetemi në vlerësimet e kaluara dhe

auditojmë ngjarje të audituara më parë. Auditimi i ngjarjeve të rralla ofron mundësi

më të lartë për dështim, pasi ka një risk më të lartë që këto ngjarje t’i kalojnë

procese të kontrollit të brendshëm dhe auditimi i këtyre ngjarjeve të rralla kërkon

më shumë profesionalizëm nga ana e audituesit. Si konkluzion, risku që audituesi

të mos zbulojë një ngjarje të ndodhur, reduktohet nëse kjo ngjarje është audituar

më parë dhe përbën një rutinë. Në ngjarje më të rralla risku i auditimit është më i

lartë, pasi eksperienca dhe dijet profesionale dhe ligjore janë më të pakta.

Sidoqoftë vlerësimi i riskut, AR, nuk mjafton në formimin e strategjisë audituese të

suksesshme. Për këtë duhet të kombinojmë konceptin e riskut në auditim me

metodologjinë e vlerësimit probabilitar statistikor. Le të ndalemi për një moment

në këtë të fundit dhe më pas të kalojmë në kombinimin e tyre, për të ndërtuar këtë

strategji të suksesshme auditimi. Metodologjia e vlerësimit probabilitar statistikor

mbështetet në kompromisin se e kaluara ka të njëjtat gjasa të ndodhë në të

ardhmen. Duke kapërcyer këtë kompromis, vlerësimi probabilitar cilëson se ngjarje

të ndryshme kanë probabilitete specifike në ndodhjes në të ardhmen. Nëse do të

evidentonim të gjithë ngjarjet e mundshme që do të mund të ndodhnin në të

ardhmen, totali i probabiliteteve të ndodhjes së tyre do të ishte numri 1. Kjo do të

thotë në fakt se në të ardhmen do të ndodhi, ose njëra, ose tjera nga totali i

ngjarjeve. Kuptohet se hedhja e gurit me gjashtë faqe do të ofrojë një probabilitet

të njëjtë për secilën faqe. Kjo e bën lojën e hedhjes së gurit në fakt një lojë. Nëse do

të dihej që guri do të ofronte probabilitet më të lartë të ndodhjes njërës prej

faqeve, p.sh le të themi të numrit 5, atëherë ne nuk do të luanin me fatin. Kjo do të

thotë se ne do të përpiqeshim të ndërtonim strategji duke vënë bast për numrin me

probabilitet më të madh ndodhjeje dhe loja do të merrte fund. Nëse, si në rastin e

hedhjes së gurit, vlerësimi ynë i ndodhjes së secilit numër (ngjarje) është një

vlerësim probabilitar i barabartë, ose i sheshtë, atëherë nuk ndërtojmë strategji por

luajmë me “fatin” dhe loja është e mundur.

Vlerësimi probabilitar “i sheshtë” është vetëm një ndër dukuritë probabilitare.

Shumë dukuri të tjera evidentojë faktin se disa prej ngjarjeve kanë më shumë

mundësi të ndodhin. Shpërndarja Normale ofron më shumë probabilitete ngjarjeve

që janë afër mesatares, ose ndryshe cilësohen si rutina, ngjarje që kanë më shumë

mundësi të ndodhin. Shpërndarja e Fisherit ofron denduri më të madhe

probabilitare ngjarjeve të cilat janë larg mesatares. Shpërndarja Normale cilëson se

68% e ngjarjeve janë në “brezin e parë” afër mesatares (sigma ), 95% e ngjarjeve

Page 53: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

52 Botime 2017

përbëjnë brezin e dytë rreth mesatares (sigma ) dhe 99.7% e ngjarjeve do të

shtrihet në brezin e tretë (sigma ). Kjo shpërndarje probabilitetesh do të thotë

që nëse ndërtojmë një strategji që merret me ngjarje afër mesatares, në sigma ,

atëherë ngjarjet e ardhme, të cilat kanë këtë largësi nga mesatarja, do të ndodhin

me probabilitet 68%. Nëse zgjerojmë kriterin e ndodhjes së ngjarjeve në sigma ,

atëherë do të “mbulojmë” më shumë ngjarje dhe probabiliteti i ndodhjes së

ndonjërës (cilit do) prej tyre do të jetë më i lartë, 95%. Nëse zgjerojmë mbulimin e

ngjarjeve në 100% të tyre, atëherë e do të jemi të sigurt në vlerësimin e të ardhmes

(probabiliteti 1), që njëra prej tyre do të ndodhë. Pra si konkluzion shpërndarja

probablilitare normale na sugjeron që për të qenë të suksesshëm duhet të

evidentojmë mesataren, apo rutinën. Nëse zgjerojmë kriterin duke përfshirë ngjarje

më larg rutinës, atëherë rrisim probabilitetin që të ndodhë njëra nga ngjarjet e

dëshiruara.

Standardi ISSAI 3000 “Mbi metodologjinë audituese” në lidhje me studimin e

ligjësive të të dhënave cilëson se ka tre dimensione të shpërndarjes së të dhënave

që mund të jenë të rëndësishme për një auditues, së pari “Tendenca e

përgjithshme” e shpërndarjes (moda, mediana, mesatarja, fragmentizimi), së dyti

varianca e të dhënave (minimum, maksimum, bishtat, etj.) dhe së treti forma e

shpërndarjes ( normale, e sheshtë, shpërndarje dy fishe). Kontrolli i Lartë i Shtetit ka

si politikë të saj pragun e pranimit të riskut 5%. Kjo do të thotë se KLSH “toleron”

mos-mbulimin me auditim për 5% të ngjarjeve, ngjarje të cilat janë të rralla, larg

mesatares përtej 95% të probabiliteteve, ose sigmës .

Pra, si konkluzion, shpërndarja normale orienton se një strategji e suksesshme

audituese duhet të bazohet në rutinën e kaluar, ndërsa për të rritur probabilitetin

e ndodhjes duhet të zgjerojmë mbulimin e ngjarjeve.

Duke kombinuar të dy konkluzionet e mësipërme, një strategji e suksesshme është

ajo që bazohet në gjetjen e rutinës dhe vlerësimin se sa afër rutinës secila ngjarje

ndodhet. Kombinimi i të dy konkluzioneve sugjeron se risku i auditimit është më i

vogël në ngjarjet rutinë dhe rritet me rritjen e rrallësisë së ndodhjes së ngjarjes. Një

auditim pa politikë të pragut të riskut do të sugjeronte, për të qenë të suksesshëm,

ndërtimin e një programi auditimi mbi ato ngjarje që kanë ofruar një rutinë

zbulimesh në auditimet e kaluara. Në kushtet e pragut prej 5% duhet të zgjerojmë

pikat për auditim edhe në ngjarje që kanë ofruar një rrallësi zbulimesh dhe nuk

duhet të auditojmë ato ngjarje të cilat përbëjnë atë rrallësi të ndodhjes së

fenomenit negativ (që shtrihen përtej pragut 5%). Një auditim pa politikë të pragut

Page 54: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Edvin STEFANI

Kontrolli i Lartë i Shtetit 53

të riskut që do të fokusohesh në ngjarje që përbëjnë rutinë dhe do të krijonte

premisat për funksionim me një nivel të ulët profesional, ku audituesi do të

merresh me problematika të cilat njihen nga e kaluara. Në kushtet e funksionimit

afatgjatë të këtij lloj programi auditimi, procesi auditues do të shkonte drejt një

rruge pa krye. Kjo pasi subjektet e audituara janë fenomene dinamike, të cilët

reflektojnë nga rekomandimet e KLSH-së. Në të kundër të kësaj, ndërtimi i një

strategjie ku bëhet ndarja e detyrave në një grup auditimi (zakonisht nga tre deri

në pesë auditues) dhe kjo ndarje ndërtohet e tillë që çështjet rutinë i auditon një

auditues me më pak eksperiencë dhe çështjet më të rralla i auditon një auditues

me eksperiencë, atëherë Risku i Auditimit–AR do të zvogëlohet. Nga ana tjetër

subjektet auditohen në pothuajse të gjithë veprimtarinë e tyre, duke përftuar

rekomandime të gjithanshme, duke ndikuar në përmirësimin e gjithanshëm të

veprimtarisë së tyre. Pra politika e pragut prej 5% e aplikuar nga KLSH, jo vetëm

ndërton një program auditimi me mbulim më të gjerë, por dhe shërben për një

evolucion konstant dhe progresiv të subjekteve të audituara. Për këtë Kontrolli i

Lartë i Shtetit ka aplikuar njëkohësisht me politikën e pragut 5% dhe një zhvillim të

vazhdueshëm të metodologjisë audituese dhe nivelit profesional të audituesve

përmes trajnimit intensiv. Në KLSH janë ndërtuar procedura të qarta të

metodologjisë audituese të rregulluara me dokumente të qarta dhe funksionale.

Një dokument i rëndësishëm është ai i Standardeve të Auditimit në KLSH, ku

përcaktohet auditimi me risk dhe metodologjia e vlerësimit. Dokumenti i Strategjisë

së Menaxhimit të Riskut menaxhon procesin e planifikimit vjetor të subjekteve për

auditim. Rregullorja e Brendshme e Institucionit përcakton metodologjinë e

përqasjes me risk në auditim, e cila duhet të kryhet në fazën e planifikimit.

Rregullorja e Procedurave të Auditimit parashikon një fazë planifikimi në procesin e

auditimit, fazë në të cilën audituesi duhet të vlerësojë me risk çështjet që do të

auditojë.

Audituesit e KLSH-së plotësojnë sistematikisht në çdo auditim Formularin e Riskut

në Auditim. Në dispozicion të audituesve janë manualet e auditimit të

performancës të përputhshmërisë dhe atij financiar, të cilët detajojnë procesin e

vlerësimit të riskut në auditim. Praktika audituese gjithashtu ka ofruar raste në të

cilat në funksion të vlerësimit të risqeve, audituesit kanë kaluar nga auditimi i një

pike në përqendrimin e forcave audituese në pika të tjera, të cilat janë vlerësuar me

risk më të lartë. Vetë programi i auditimit ka gjithmonë të përfshirë një pikë, në të

cilën parashikohet auditimi i pikave të tjera, të cilat nuk janë përfshirë në program.

Page 55: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

54 Botime 2017

Kjo përqasje me risk në auditim është pjesë e faktorëve të suksesit që KLSH ka në

procesin auditues duke rritur në mënyrë konstante rezultatet e punës audituese.

1 Shkrime të tjera të botuara nga Edvin STEFANI për periudhën korrik-dhjetor 2016:

KLSH zhvillon planin e auditimeve të vitit 2017 në bashkëpunim me ekspertet e SAI-it

Polak.

(Botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 17 dhjetor 2016).

Page 56: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Rinald MUÇA, Alfred ZYLFI

Kontrolli i Lartë i Shtetit 55

PËRVOJË E RE AUDITIMET E PERFORMANCËS NË KLSH

PJESË E BASHKËPUNIMIT MES INSTITUCIONEVE RAJONALE TË AUDITIMIT

nga Rinald MUÇA – Drejtor Departamenti dhe Alfred ZYLFI – Auditues, KLSH,

botuar në gazetën “Telegraf”, më 17 gusht 2016.

KLSH tashmë ka promovuar një përvojë të re nëpërmjet auditimit të performancës

atë të realizimit të auditimeve të përbashkëta si një mundësi e shkëlqyeshme për të

avancuar në auditimet e performancës, për të thelluar më tej bashkëpunimin

rajonal, si dhe përfitimit nga përvojat e përbashkëta për të përmirësuar cilësinë e

këtij auditimi i cili ndonëse është i ri për këtë institucion vetëm katër vjeç po ecën

me hapa të sigurta e të shpejta në zhvillimin e tij.

KLSH ashtu si dhe Institucionet Supreme të Auditimit të rajonit e më gjerë, gjithnjë

e më tepër, ka kuptuar se sa e rëndësishme është të mësojë nga njëri tjetri, në

mënyrë që të jenë në një hap me ndryshimet e shpejta që ndodhin në sektorin e

menaxhimit publik, në standardet e auditimit apo të financave, si dhe me

pritshmërinë që ka publiku për punën e tonë audituese.

Në kuadër të kësaj risie të re, për auditimet e përformancës në këto dy vitet e

fundit nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të KLSH-së zotit Bujar Leskaj është dhe

angazhimi i KLSH nëpërmjet këtij auditimi në projekte rajonale të përbashkëta në

auditimin e performancës, të cilët janë PPA 1 dhe angazhimit përsëri në projektin e

dytë PPA 2.

Realizimi me sukses i këtyre projekteve të përbashkëta të auditimit të performancës

të KLSH në nivel rajonal ka sjellë disa suksese, si në drejtim:

1) të krijimit të një rrjeti rajonal bashkëpunimi midis SAI-eve të Shqipërisë,

Kosovës, Bosnje-Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi, Republikës së Maqedonisë

dhe Turqisë;

2) të hedhjes së bazave të unifikimit të punës audituese në lëmin e performancës,

si në teori, ashtu edhe në praktikë, kjo në sajë të mentorimit të grupeve

audituese nga kolegët më me përvojë të SAI-t suedez dhe atij europian;

Page 57: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

56 Botime 2017

3) të fokusimit nëpërmjet këtij auditimi në çështje jetike për rajonin, duke

orientuar vëmendjen e vendim-marrësve të të gjitha vendeve pjesëmarrëse në

“Eficiencën e Energjisë” dhe më konkretisht në përdorimin e burimeve

alternative dhe në “Prokurimi Publik”, e cila është një fushë me risk të lartë,

përsa i përket ekonomicitetit në përdorimin e fondeve publike kah sigurimit të

mallrave, shërbimeve dhe punëve publike.

Në projektin e dytë PPA 2 ku të shtatë vendet pjesëmarrëse ranë dakord për

auditimin me temë prokurimi publik u diskutua dhe u sollën përvoja për:

­ procesin i Prokurimit Publik në vendet e tyre;

­ aktorët kryesorë (rolet e tyre, funksionet e tyre dhe hierarkia);

­ problemet më të shpeshta që janë vërejtur, duke përfshirë pasojat e këtyre

problemeve.

Të gjitha këto diskutime kishin si qëllim krijimin e një baze për një auditim të

suksesshëm paralel, bashkëpunim të frytshëm për të përfituar të gjithë, kryerjen e

një auditimi efektiv, shkëmbimin e njohurive dhe përvojës mes auditorëve e

institucioneve të vendeve që ato përfaqësojnë si dhe me qëllim që në fund këto

diskutime të kthehet në një projekt-vendim për fokusin e auditimit dhe qasjes së tij,

dhe se si ai ndikon në paratë publike, sektorin publik dhe direkt në xhepat e

qytetarit e taksapaguesit.

Kontrolli i Lartë i Shtetit këto katër vitet e fundit i ka kushtuar rëndësi të veçantë

bashkëpunimit me institucionet homologe i cili ka ardhur në rritje të vazhdueshme

gjë e cila është sintetizuar edhe nëpërmjet auditimeve të përbashkëta të

performancës, sepse ky bashkëpunim:

Promovon “praktikat më të mira” – nëpërmjet zhvillimit të njohurive të

përbashkëta që do të ndihmonin në përmirësimin e ekonomicitetit, eficiencës

dhe efektivitetit.

Mbështet ngritjen e kapaciteteve të auditimit të performancës në mënyrë që të

jenë në përputhje me standardet e duhura ligjore dhe profesionale.

Promovon përgjegjshmërinë, nëpërmjet plotësimit në nivelin e duhur të

kërkesave ligjore dhe detyrimeve që lidhen me veprimtarinë e një qeverisje të

mirë.

Në përmbledhje të asaj çka u tha më sipër mund të themi se asnjë SAI nuk mund të

zhvillohet dhe të modernizohet i izoluar nga SAI-t e tjerë, kështu nën këtë moto

Page 58: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Rinald MUÇA, Alfred ZYLFI

Kontrolli i Lartë i Shtetit 57

këto katër vitet e fundit Kontrolli i Lartë i Shtetit ka intensifikuar marrëdhëniet e

veta me partnerët ndërkombëtare, edhe nëpërmjet auditimeve të performancës të

përbashkëta ku kërkon si fillim identifikimin e pikave të forta dhe praktikave më të

mira të secilit, për të vendosur më tej se cilat informacione apo eksperienca do të

shkëmbehen sepse idetë mbi qeverisjen e mirë, përgjegjshmërinë dhe menaxhimin

e fondeve publike, ndryshojnë dhe lëvizin me shpejtësi midis shteteve të ndryshme.

Page 59: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

58 Botime 2017

PROBLEMATIKAT NË PROKURIMIN PUBLIK

nga Albert THOMA – Auditues, KLSH,

botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 20 gusht 2016.

Prokurimi i fondeve publike përcaktohet në Ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 i

ndryshuar dhe aktet normative përkatëse si dhe kryhet nëpërmjet sistemit

elektronik të Agjencisë së Prokurimit Publik me qëllim garantimin e përdorimit me

efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve publike. Në tenderët publikë presupozohet

që, si rezultat i kuadrit rregullator dhe realizimit të procedurave në mënyrë

elektronike, të minimizohen mundësitë për abuzime me fondet publike. Po a

realizohet ky qëllim në masën e duhur në vendin tonë? A ka shtigje ku penetrohet

për abuzime?

Pavarësisht masave të parashikuara në kuadrin rregullator dhe në sistemin

elektronik të prokurimit, vendimin mbi përzgjedhjen e fituesve në tenderët e

organizuar e merr një komision i vlerësimit të ofertave të paraqitura, i përbërë nga

të paktën tre anëtarë të përzgjedhur nga autoriteti kontraktor, punonjës të

institucionit. Në bazë të vendimit të KVO merr vendim autoriteti kontraktor, duke

supozuar se anëtarët e KVO dhe titullari i autoritetit kontraktor gëzojnë integritet

dhe janë profesionalisht të aftë të marrin vendime të drejta. Por si ndodh që

perceptimi i publikut është vazhdimisht negativ në lidhje me integritetin e palëve

vendimmarrëse? E thënë më thjesht, pavarësisht sistemit i cili është përafruar

shumë me atë të Bashkimit Europian, në më të shumtën e rasteve dhe veçanërisht

për prokurime të fondeve të mëdha për investime, tenderin e fiton i “përzgjedhuri”

i titullarit të institucionit nëpërmjet KVO dhe jo ai që e meriton?

Kjo ndodh nëpërmjet shfrytëzimit të shtigjeve të hapura në sistem nga KVO dhe

autoritetet kontraktore pa integritet, duke bashkëpunuar me pjesëmarrësit në

tenderë, duke abuzuar me të drejtat që gëzojnë, duke stimuluar e adresuar

marrëveshje të fshehta në ofertë midis operatorëve pjesëmarrës dhe nga mungesa

e kontrollit në kohën e zhvillimit të tenderit, por jo vetëm.

Page 60: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Albert THOMA

Kontrolli i Lartë i Shtetit 59

Procedurat e tenderimit të realizuara nga Njësitë Shpenzuese, i nënshtrohen dy lloj

kontrolleve, të auditit të brendshëm dhe strukturave brenda institucioneve ose

ministrive, të cilat duke qenë pjesë e sistemit nuk mund të mos përfshihen dhe të

pasqyrojnë realitetin dhe KLSH si institucioni i auditimit të jashtëm publik, i pavarur

dhe kompetent. Në këtë situatë ajo që mund t’i japë më shumë garanci publikut

dhe të pasqyrojë realitetin është KLSH sesa strukturat brenda sistemit. Për shkak të

kapaciteteve të tilla që nuk mund të auditohen të gjitha procedurat e tenderimit

për vitet buxhetore, perceptimi i publikut dhe ajo që ndodh në të vërtetë është

vazhdimisht negative.

Duke njohur kuadrin rregullator dhe elementët e sistemit elektronik të prokurimit

lind natyrshëm pyetja sesi manovrojnë KVO dhe autoritetet kontraktore për të bërë

të mundur që tenderin ta fitojë operatori që atyre u intereson, në mënyrë jo të

drejtë dhe nën darën e korrupsionit?

Së pari, duke qenë se nuk mund të mbulohen 100% të tenderëve me auditim të

jashtëm publik dhe auditimi i brendshëm është i paragjykuar në një masë të gjerë,

abuzohet me të drejtën e vendimmarrjes duke i rënë shkurt se mund të mos i

nënshtrohen ndonjëherë auditimit apo inspektimit.

Së dyti, duke shfrytëzuar shtigjet në kuadrin rregullator dhe sistemin elektronik të

prokurimit.

Në jo pak raste, KLSH ka evidentuar problematika abuzive në prokurimet publike

duke adresuar investigime dhe hetime në organet ligj zbatuese për faktin se sistemi

në tërësi ka shtigje që krijojnë mundësinë e kamuflimit të veprimeve gjatë

vendimmarrjes.

Nëse i referohemi pyetjes më sipër, sesi e realizon autoriteti kontraktor, nëpërmjet

KVO, dhënien e një tenderi një operatori të caktuar të pamerituar, shtegu më i

sigurt është fakti që kur KVO hap në sistemin elektronik të prokurimit ofertat e

paraqitura, ai ka informacion për të dy fazat e tenderimit, për kriteret që duhen për

kualifikim dhe për vlerën e ofertave përkatëse. Sistemi elektronik nuk bën ndarjen e

rubrikave të zhvillimit të procedurave me dy faza dhe në këtë mënyrë KVO, duke

ditur vlerën e ofertave, stimulon në mënyrë të kundërligjshme marrëveshje midis

operatorit me vlerë më të ulët dhe operatorit që i intereson autoritetit kontraktor

për t’u shpallur fitues. Nëse sistemi do të afishonte fillimisht kriteret e kualifikimit

dhe pas shpalljes së kualifikuesve të afishonte ofertat ekonomike, ky shteg do të

mbyllej. Kjo është konstatuar së fundmi nga KLSH në Bashkinë Lushnjë dhe

Page 61: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

60 Botime 2017

Përrenjas ku, për veprime e mos veprime duke shfrytëzuar këto shtigje, ka rezultuar

që një operator i vetëm të fitojë rreth 80% të prokurimeve të organizuara brenda

një viti nga këto institucione.

Duke ekzistuar ky shteg, janë konstatuar raste që anëtarët e KVO kanë dhënë

informacion në mënyrë të paligjshme për kriteret e pjesëmarrësve në tender, me

qëllim ankimin e tyre për t’i dhënë mundësinë autoritetit kontraktor të bëjë

rivlerësime në mënyrë të paligjshme të ofertave.

Në shumicën e tenderëve të organizuara nga njësitë e pushtetit vendor, duke qenë

dhe më larg kontrollit, KLSH ka konstatuar se anëtarët e KVO nuk e kanë idenë e

përdorimit të sistemit elektronik të prokurimit dhe në emër të tyre operojnë

persona të tjerë ku dhe kjo mënyrë të vepruari përbën një shteg më vete për

abuzime.

Page 62: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Pullumb BEQIRAJ, Sali AGAJ

Kontrolli i Lartë i Shtetit 61

VENDPARKIMET E AUTOMJETEVE NË PROCESIN E ZHVILLIMIT URBAN

nga Pëllumb BEQIRAJ dhe Sali AGAJ –Auditues, KLSH,

botuar në gazetën “Telegraf” më 24 Gusht 2016.

Dinamizmi dhe zhvillimi i vrullshëm ekonomik në të gjithë hapësirën evropiane ka

sjellë me vete edhe fenomenin e lëvizjeve demografike, si atyre të jashtme, ashtu

edhe të brendshme, kryesisht nga zonat rurale drejt atyre urbane. Për vetë peshën

që kanë zonat urbane në zhvillimin e gjithanshëm ekonomik të çdo vendi, ka ardhur

si rrjedhojë edhe zgjerimi i vazhdueshëm i tyre, zgjerim që domosdoshmërish

kërkon edhe zbatimin e disa rregullave themelore, për të patur një mjedis urban të

rregullt e funksional.

Duke mbajtur parasysh rëndësinë parësore që ka për cilësinë e jetës së individit

mjedisi urban si bazë për të gjithë zhvillimin e mëvonshëm të legjislacionit urban

mbi planifikimin urban, ka shërbyer Karta Urbane Europiane për Rilindjen Urbane të

viteve 1980-1982. Kjo fushatë, drejtuar autoriteteve publike dhe individëve me

qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës në qytete, u fokusua në katër drejtime

kryesore: (i) Përmirësimi i mjedisit fizik urban; (ii) Rehabilitimi i banesave

ekzistuese; (iii) Krijimi i mundësive sociale dhe kulturore në qytet; (iv) Zhvillimi i

komunitetit dhe pjesëmarrja e publikut.

Në përputhje me angazhimin e BE-së, për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, fushata

kishte moton: “Për një jetë më të mirë në qytete”. Më tej, fushata u pasua nga një

program mbi politikat urbane gjatë viteve 1982-1986, i zhvilluar nga një Komitet

Ndërqeveritar, i përbërë prej ministrave përgjegjës për çështjet urbane. Në vitin

1986, ky program iu transferua Konferencës Europiane të Autoriteteve vendore dhe

Rajonale të Europës (CLRAE), duke iu referuar praktikës së ndjekur në shumë shtete

evropiane, ku vendimet që kanë ndikim mbi komunitetet urbane, merren nga

drejtuesit e nivelit lokal, në përputhje me politikat e decentralizimit dhe

respektimin e parimit të subsidiaritetit. Në themel të decentralizmit qëndron parimi

Page 63: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

62 Botime 2017

i subsidiaritetit, sipas të cilit ushtrimi i përgjegjësive publike duhet, në mënyrë të

përgjithshme, t’i takojë më tepër autoriteteve më të afërta të qytetarëve.

Përgjatë tekstit të saj, Karta përcakton parimet që duhet të udhëheqin organet

vendimmarrëse për sa i përket planifikimit urban. Në mënyrë të përmbledhur, ato

kanë të bëjnë me marrjen e masave për reduktimin e trafikut në qendrat urbane,

parandalimin e ndotjes së mjedisit dhe mbrojtjen e shëndetit të individit, ruajtjen e

zonave të gjelbra, të zonave me interes historik dhe arkeologjik, nxitjen e

bashkëpunimit shtet-privat, parandalimin e krimit, mbajtjen dhe ofrimin e

statistikave dhe informacioneve të ndryshme, ofrimin e mjediseve shlodhëse,

sportive e kulturore, mundësimin e pjesëmarrjes së komunitetit në diskutimin e

planeve dhe projekteve të zhvillimit të qytetit, si dhe krijimin e kushteve dhe klimës

së favorshme për investime në zonat urbane që i japin hov zhvillimit ekonomik të

qytetit.

Pas ndryshimeve demokratike në fillim të viteve 90, u miratua ligji “Për

urbanistikën”, i cili pasqyroi ndryshimet sociale-ekonomike të vendit në atë

periudhë. Mirëpo gjatë zbatimit të tij u evidentuan mjaft mangësi, pasi ky ligj nuk

mund ti paraprinte zhvillimit të shpejtë urban të viteve të tranzicionit dhe rritjes së

problematikës të lidhur me këtë zhvillim. Për rrjedhim doli si domosdoshmëri

hartimi i një ligji të ri që do mbante parasysh këto zhvillime. Në këtë kuadër u

miratua një ligj i ri në vitin 1998. Ky ligj u shoqërua edhe me miratimin e rregullores,

e pasuar dhe kjo me daljen e ligjit të ri “Për planifikimin e territorit”, së bashku me

rregulloret përkatëse.

Me gjithë përpjekjet e bëra për të krijuar një kuadër ligjor sa më të plotë, i cili

sigurisht ka patur ndikimet e veta pozitive, në këto zhvillime, nuk është arritur që ky

kuadër ligjor të zbatohet me korrektësi nga organet e qeverisjes vendore.

Ndërkaq, lëvizjet demografike të pakontrolluara nga zonat rurale në drejtim të

atyre urbane, u shoqëruan me ndërtime të shumta informale në qendra të reja

banimi, si dhe ndërtime të reja e shtesa ndërtimesh në zonat ekzistuese urbane, të

cilat krijuan një kaos të vërtetë urban, me mjaft probleme për planifikimin e

zhvillimit të territorit, dhe në veçanti atij urban.

Me zbatimin jo të mirë të ligjeve dhe rregulloreve të urbanistikës si dhe veprimet

korruptive të disa drejtuesve të pushtetit vendor në dhënien e lejeve të ndërtimit

në kundërshtim me kondicionet urbanistike të përcaktuara në rregulloren e

Page 64: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Pullumb BEQIRAJ, Sali AGAJ

Kontrolli i Lartë i Shtetit 63

urbanistikës, kanë krijuar situata mjaft problematike dhe të pa ndreqshme me

pasoja për brezat e ardhshëm.

Rregullorja e urbanistikës e vitit 1998 parashikonte që sipërfaqet e nevojshme për

parkimet e hapura dhe të mbyllura duhet të jenë për banesa kolektive, një vend

parkimi për familje, pa llogaritur këtu vendparkimet e hapura për objektet tregtare.

Nga auditimet disa vjeçare të kryera në Bashkinë Tiranë ka rezultuar se në asnjë rast

në lejet e ndërtimit të dhëna nga Këshilli i Rregullimit të Territorit të kësaj bashkie,

nuk është zbatuar rregullorja e mësipërme në drejtim të vendparkimeve.

Njëkohësisht në miratimin e lejeve të ndërtimit duke mos zbatuar numrin e

nevojshëm të vendparkimeve të përcaktuara në këtë rregullore kanë influencuar

negativisht shumë faktorë, por vlen të përmendim se në dosjet e studimeve

urbanistike pjesore mungojnë të dhënat për zhvillimin demografik dhe të dhëna

specifike të detajuara të zonës që studiohet. Studimet urbanistike pjesore, kanë

rezultuar me mangësi dhe nuk u janë përgjigjen kërkesave të rregullores së

urbanistikës. Në përgjithësi në planimetritë e studimeve urbanistike pjesore të

miratuara nga Këshilli i Rregullimit të Territorit edhe në relacionet përkatëse kanë

munguar treguesit normativë të projektimit të grupit të banimit apo të bllokut të

banimit, si: treguesi mbi numrin e banorëve dhe në raport me këtë numër treguesit

urbanistik përkatës; dendësia e banimit bruto e neto, banorë/ha, sipërfaqja

m2/banorë dhe intensiteti i ndërtimit neto.

Në studimet urbanistike pjesore, koeficienti i shfrytëzimit të territorit varion në

shifrat 55-60%, duke paraqitur një vleftë më të lartë se sa përcaktimi i këtij

koeficienti në zbatim të rregullores së urbanistikës, në të cilat përcaktohet ky

tregues për zonën e banimit respektivisht 28.5% për grupin e banimit dhe 22.5%

për bllokun e banimit.

Në shumicën e planimetrive të audituara të studimeve urbanistike pjesore, nuk

është respektuar distanca minimale e banesave nga bordura e rrugës, distanca

minimale ndërmjet banesave, distancat minimale nga kufiri i pronës, intensiteti i

ndërtimit neto, si dhe numri i vend parkimeve në raport me numrin e

apartamenteve.

Si rrjedhojë, në qytetin e Tiranës parkimi i automjeteve përbën një makth të

vërtetë, në disa rrugë e sidomos në Komunën e Parisit, rrugë e cila është simboli i

turpit urban të Bashkisë së Tiranës, në të cilën janë shkelur mjaftë rëndë

kondicionet urbanistike dhe nuk bëhet fjalë për vendparkime.

Page 65: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

64 Botime 2017

Puna këmbëngulëse dhe kërkesa e lartë e llogarisë nga ana e Kryetarit të KLSH-së

z. Bujar Leskaj, bëri që nga grupet e auditimit në shumë bashki dhe komuna, të

kryenin auditime cilësore në këtë fushë. Nga auditimet rezultoi se shumë leje

ndërtimi ishin dhënë në kundërshtim me ligjin dhe rregulloren përkatëse, si

koeficiente të lartë të shfrytëzimit të sheshit të ndërtimit, intensitet i lartë i

ndërtimit, numër i vogël vendparkimesh, mosrespektim i distancave nga bordura

dhe aksi i rrugës, apo nga objektet e tjera, nga kufiri i pronës, etj.

Për këto shkelje flagrante të dispozitave ligjore, nga ana e KLSH ndaj disa kryetarë

bashkie dhe kryetarë komune u bë kallëzim penal për shpërdorim detyre. Për

riparimin e të metave nga puna mjaft e keqe e viteve të kaluara, Bashkia e Tiranës

duhet të studiojë gjendjen aktuale urbanistike të qytetit të Seviljes dhe sidomos të

kryeqytetit të Kolumbisë, Bogota. Këto dy qytete kanë bërë një hop cilësor në

drejtim të lëvizjes së qytetarëve me biçikleta dhe parqe, ku banorët nuk rrezikohen

nga aksidentet automobilistike.

Me ritmet e shtimit të popullsisë që rezultojnë mjaft të larta, për të përballuar

nevojën e transportit, Qytetit i Tiranës duhet të mbështetet në transportin publik,

në mënyrë që të ulet në maksimum lëvizja e automjeteve në qytet, të ulet në

maksimum numri i aksidenteve dhe të pastrohet mjedisi nga ndotja ndërkohë që

aktualisht Tirana është Kryeqyteti më i ndotur në Europë. Gjatë ushtrimit të

veprimtarisë audituese Kontrolli i Lartë i Shtetit gjithashtu ka insistuar për zbatimin

e plotë të të gjitha rekomandimeve të dhëna, përfshirë edhe ato të fushës së

urbanistikës, për të luftuar klimën e mos ndëshkueshmërisë së abuzuesve me lejet

e ndërtimit.

Page 66: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Fatos ÇOÇOLI

Kontrolli i Lartë i Shtetit 65

REFORMA DHE INSTITUCIONET E PAVARURA

nga Fatos ÇOÇOLI1 – Ekspert i Jashtëm, KLSH,

botuar në gazetën “Telegraf”, më 24 gusht 2016.

Rreth një viti më parë, Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Shulc, në vizitën e

tij në Tiranë, dha për ne, të fortë e të qartë mesazhin se garantimi i institucioneve

të pavarura dhe zbatimi i reformës në drejtësi, japin çelësin e suksesit për

integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Tani që me votimin e 21 korrikut,

zbatimi i reformës në drejtësi është ngjarje e sigurtë, mbarë politika e vendit duhet

të kujdeset për mbrojtjen dhe forcimin e institucioneve të pavarura shqiptare. Ato

janë asete të padiskutueshme të demokracisë në vend dhe garantojnë të ardhmen

e shtetit shqiptar. Ato nuk mund të jenë preja e inatit apo mërisë së askujt, sado

lart të ndodhet në piramidën shtetërore. Edhe pse me reformën në drejtësi

Prokuroria Shqiptare ndryshon mjaft, baza e shëndoshë e saj, puna e mirë e

prokurorëve në terren, duke mos e parë me syze politike e partiake, duhet

vlerësuar. Po ashtu edhe puna e jashtëzakonshme e Inspektoratit të Lartë të

Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), duhet

vlerësuar dhe përkrahur nga ne të gjithë. Aleati më i fortë gjatë gjithë kësaj kohe

për reformën në drejtësi dhe ndëshkimin e politikanëve dhe gjyqtarëve të

korruptuar ka qenë pikërisht ILDKPKI. Vetëm për vitin e kaluar, ky institucion i

pavarur ka dërguar 82 kallëzime penale në prokurori, nga të cilat 25 janë kthyer në

gjyqe për personat e kallëzuar. Nga puna e Inspektoratit nga seancat gjyqësore

kanë dalë 3 vendime me burgim dhe 17 gjoba. Midis të kallëzuarve penalë të

ILDKPKI-së, janë 12 gjyqtarë, 2 prokurorë dhe 6 deputetë. Ky institucion ka

kontribuar më shumë nga të gjithë të tjerët në kauzën e dekriminalizimit të të

zgjedhurve qoftë në Kuvend, qoftë në pushtetin vendor. Një tjetër institucion që

tashmë ka mbi 4 vite që ka shpalosur të plotë pavarësinë dhe profesionalizmin

është Kontrolli i Lartë i Shtetit, me raportet dhe kallëzimet e tij penale kundër

qindra abuzuesve me pronën publike dhe paratë e taksapaguesve. Progres Raportet

e fundit të Bashkimit Europian për Shqipërinë e viteve 2014-2016 rekomandojnë se

Page 67: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

66 Botime 2017

duhen ndërmarrë hapa edhe më të fuqishëm e konkretë për forcimin e pavarësisë

dhe veprimtarisë së këtyre institucioneve në një proces gjithëpërfshirës reformash.

Ato, vënë në dukje nevojën për të garantuar zbatimin efektiv të legjislacionit në

fuqi, si dhe profesionalizmin, funksionimin dhe pavarësinë e këtyre institucioneve.

Është e domosdoshme që me ndihmën e programeve të ndihmës së Bashkimit

Europian të realizohet verifikimi dhe vlerësimi i kuadrit të përgjithshëm ligjor, si dhe

organizimi individual institucional i këtyre institucioneve, me qëllim forcimin e

pavarësisë dhe funksionimit normal të tyre. Ka ardhur sërish koha që ekspertë të

pavarur të programeve dhe Shteteve Anëtare të BE-së të identifikojnë masat

konkrete që synojnë të rrisin pavarësinë, transparencën, profesionalizmin dhe

besimin publik tek këto institucione, si dhe mbushjen e boshllëqeve ekzistuese në

kuadrin e përgjithshëm legjislativ dhe në strukturat e tyre institucionale. Sidomos

lufta e thelluar ndaj korrupsionit kërkon sinergjizimin e veprimtarisë së këtyre

institucioneve, pasi arritjet individuale të gjithsecilit janë shumë pak dhe

shumëfishohen, vetëm nëse koordinohen me veprimtarinë dhe arritjet e

institucionit tjetër të pavarur. Përparësitë e sotme të reformës në drejtësi në asnjë

mënyrë dhe kohë nuk duhet të anashkalojnë apo sjellin në plan të dytë misionin,

vlerat dhe arritjet e institucioneve të tilla të pavarura të Shqipërisë. Ato përbëjnë

shtyllën kurrizore të besimit publik se ky vend mund të bëhet. Puna e tyre, e

inkuadruar natyrshëm në punën dhe rezultatet e strukturave të reja të reformës në

drejtësi, do të sjellë shtetin e së drejtës dhe besimin e humbur të qytetarëve

shqiptarë tek institucionet shtetërore.

1 Shkrime të tjera të botuara nga Fatos ÇOÇOLI për periudhën korrik-dhjetor 2016:

KLSH si garant i parasë sonë.

(Botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 30 gusht 2016).

Komisioneri Hahn dhe institucionet që luftojnë korrupsionin.

(Botuar në gazetën “Sot”, më 13 shtator 2016).

Pse Gjykata e Auditimit të Austrisë auditon KLSH?

(Botuar në gazetën “Sot”, më 9 nëntor 2016).

Page 68: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Bexhet ZEQIRAJ, Pullumb BEQIRAJ

Kontrolli i Lartë i Shtetit 67

MOSZBATIMI I LIGJIT NË TREGUN E SHËRBIMIT AJROR TË PASAGJERËVE

nga Bexhet ZEQIRI – Drejtor Drejtorie dhe Pullumb BEQIRAJ – Auditues, KLSH,

botuar në gazetën “Koha Jonë ”, më 27 gusht 2016.

Tregu i shërbimit ajror të pasagjerëve është pjesë e rëndësishme e Aviacionit Civil

dhe shërben si nyje lidhëse e Shqipërisë me botën. Zhvillimet dhe ndryshimet e

ndodhura në aviacionin civil kanë qenë të lidhura ngushtë edhe me zhvillimet në

vendet e tjera të Europës. Kështu në fillim aviacioni civil shqiptar funksionoi në bazë

të marrëveshjes bilaterale me disa vende të Europës, ndërsa më vonë funksionoi në

bazë të parimit të marrëveshjeve ndërkombëtare e “Qiellit të përbashkët Europian”.

Ky treg mori zhvillime të mëdha mbas ndryshimeve të ndodhura në Shqipëri mbas

viteve 90, ku filloi masivisht emigracioni i Shqiptarëve kryesisht drejt vendeve të

Evropës, heqja e regjimit të vizave dhe zhvillimi i turizmit janë disa nga faktorët që

ndikuan në rritjen e fluksit të fluturimeve të pasagjerëve nga Aeroporti

Ndërkombëtar i Tiranës në drejtim të vendeve të tjera.

Kuadri ligjor dhe rregullator i tregut të transportit ajror të pasagjerëve

Në legjislacionin shqiptar, funksionimi i transportit civil të pasagjerëve rregullohet

me një sërë ligjesh dhe akte nënligjore siç mund të përmendim ligjin “Mbi Kodin

Ajror të Republikës së Shqipërisë”, ligjin “Për organizimin dhe Funksionimin e

Autoritetit të Aviacionit Civil” dhe ligjin “Për marrëveshjen koncesionare të

Aeroportit”.

Në nenin 11 të Ligjit “Mbi Kodin Ajror të Republikës së Shqipërisë”, përcaktohet se:

“Çmimet e transportit ajror vendosen lirisht nga tregu. Për vendosjen e çmimeve

dhe të tarifave për shërbimet ajrore zbatohen rregullimet përkatëse, sipas

marrëveshjeve shumëpalëshe”.

Në Udhëzimin e Ministrit të Transporteve të vitit 2010 “Mbi rregullat e

Zbatueshmërisë të Operimit në Fushën e Shërbimeve Ajrore”, në nenin 24, është

përcaktuar shprehimisht se: Çmimet dhe tarifat për shërbime ajrore të

Page 69: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

68 Botime 2017

disponueshme për publikun e gjerë do të përfshijnë kushtet e zbatueshme kur

ofrohen ose publikohen në çdo formë, duke përfshirë ato në internet. Po sipas këtij

neni, çmimi përfundimtar që duhet të paguhet do të tregtohet gjithmonë dhe do të

përfshijë çmimin ajror ose tarifën ajrore të zbatueshme, si dhe të gjitha taksat dhe

tatimet, shtesat e çmimit dhe tarifat e zbatueshme, të cilat janë të pashmangshme

dhe të paparashikueshme në momentin e publikimit.

Përveç tregtimit të çmimit përfundimtar, do të specifikohen të paktën: (i) çmimi

ajror ose tarifa ajrore (ii) taksat (iii) tatimet e aeroportit dhe (iv) tatime, shtesa

çmimi ose tarifa, si ato të lidhura me sigurinë ose lëndën djegëse.

Shqipëria aderon në Konventën e Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil

(Dekreti Presidencial i muajit dhjetor 1990). Kjo organizatë ka miratuar dhe

manualin “Mbi ekonominë e shërbimeve të Navigacionit Ajror”, në të cilin

parashikon dhe mbikëqyrjen ekonomike të operatorëve të navigacionit civil nga

autoritetet përkatëse.

Deri tani nuk është hartuar dhe miratuar ndonjë metodologji në lidhje me miratimin

e tarifave ajrore dhe njëkohësisht nuk është aplikuar një e tillë nga ana e Autoritetit

të Aviacionit Civil (AAC). Në fakt rezulton se kompanitë ajrore thjesht i dërgojnë

pranë Autoritetit të Aviacionit Civil për miratim çmimet e biletave që do të aplikojnë

në vit të ndara në dy periudha dhe si përfundim AAC bën një miratim formal të tyre.

Kontrata koncesionare me Aeroportin Nënë Tereza

Me anë të Ligjit nr. 9312, datë 11.11.2004, Kuvendi i Shqipërisë, ratifikoi

marrëveshjen e lidhur ndërmjet “Tirana Internacional Airport ” sh.p.k. dhe Qeverisë

së Republikës së Shqipërisë. Në bazë të pikës 2.3 të kontratës koncesionare është

parashikuar që Qeveria e Shqipërisë garanton se gjatë Afatit të Koncesionit nuk do

të licencohet, autorizohet dhe as operojë asnjë aeroport tjetër për fluturime

ndërkombëtare tregtare (kargo dhe pasagjerë), në Republikën e Shqipërisë, me

përjashtim të uljeve emergjente, kusht i cili është shfuqizuar me aktmarrëveshjen

mes Qeverisë Shqiptare dhe koncesionarit të Aeroportit “Nënë Tereza”.

Sipas pikës 19.1 të kontratës “Mbi pagesat për Shërbimet e Aeroportit”, e cila

parashikon: Në caktimin e pagesave për Shërbimet e Aeroportit”, koncesionari

është i autorizuar të përcaktojë Pagesat për Shërbimet e Aeroportit nga përdoruesit

e aeroportit dhe të mbajë pagesat për shërbimet e aeroportit gjatë afatit të

koncesionit si dhe koncesionari do të veprojë në mënyrë të tillë që të mos vijë në

kundërshtim me detyrimet Ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë, duke

Page 70: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Bexhet ZEQIRAJ, Pullumb BEQIRAJ

Kontrolli i Lartë i Shtetit 69

mbledhur (i) taksë vize, (ii) taksë kufiri në dalje dhe (iii) taksa të tjera që Qeveria e

Shqipërisë dhe Kuvendi i Republikës së Shqipërisë mund të vendosin kohë pas kohe.

Referuar të dhënave të siguruara nga portali zyrtar i “Tirana Internacional Airport”

sh.p.k kriteri për përcaktimin e tarifave për sa i takon uljeve dhe ngritjeve të

avionëve, përpunimit në tokë, parkimi për 24 orë dhe ai i ndriçimit është pesha e

avionit. I njëjti kriter përdoret edhe nga aeroportet e tjera të vendeve të rajonit.

Në si krahasojmë tarifat e shërbimit për përpunimin në tokë për peshën 0-15 ton

Aeroporti i Shkupit tarifon 13 euro/ton; Aeroporti i Tiranës (TIA) për intervalin e

njëjtë lëviz nga 30 euro (0 - 1 ton) në 200 euro (6 - 15 ton).

I njëjti fenomen paraqitet edhe në drejtim të shërbimit të parkimit. Aeroporti

“Nikola Tesla” në Beograd tarifon 1.8 euro/ton, ndërkohë aeroporti i Shkupit tarifon

1.6 euro/ton parkim mbi 4 orë, pasi 4 orët e para janë falas. TIA tarifon për 0-1 ton

8 euro, 1-2 ton tarifon 12 euro, 15-30 ton tarifon 60 euro, etj., nga ku rezulton

shumë qartë se TIA tarifon me çmime shumë më të larta se dy aeroportet e tjera

për pesha deri në 80 ton.

Po kështu dhe për shërbimin e ndriçimit tarifa për 15 ton në TIA është 92 euro,

ndërsa Aeroporti “Nikola Tesla” në Beograd tarifon 27 euro.

Sipas pikës 19.2 të kësaj kontrate, Organi i Autorizuar Shtetëror dhe Koncesionari

do të rishikojnë Pagesat për Shërbimet e Aeroportit çdo tre vjet gjatë periudhës së

Koncesionit, rishikimi i parë do të kryhet në janar 2007 dhe do të rrisë Pagesat për

Shërbimet e Aeroportit në bazë të këtij rishikimi sipas cilitdo faktor që është më i

madh.

Mesa duket në tarifat e mësipërme qeveria shqiptare është treguar shumë bujare

me vendosjen dhe miratimin e tarifave të shërbimit për përpunimin e avionëve në

tokë dhe për faktin se në kontratën Koncesionare nuk është përcaktuar dhe

aprovuar një metodologji për përcaktimin e tarifave, në kundërshtim kjo me

Direktivën 2009/12/EC “Aeroport Charges”, ku ndër të tjera në pikën 13 thuhet se

“...është e rëndësishme të dihet nga përdoruesit e aeroporteve, të kenë

informacionin e trupit menaxhues të aeroportit lidhur me bazën rregullatore dhe

mënyrën e llogaritjes së tarifave portuale...”.

Shërbimi i Lundrimit Ajror dhe Menaxhimi i Trafikut Ajror

Sipas nenit 81 të Kodit Ajror menaxhimi i trafikut ajror (MTA) përmbledh funksionet

e bazuara në tokë dhe ajër, të cilat janë shërbimi i trafikut ajror, menaxhimi i

Page 71: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

70 Botime 2017

hapësirës ajrore dhe menaxhimi i flukseve të trafikut ajror, të nevojshme për të

garantuar lëvizjen e sigurt dhe eficentë të avionëve, gjatë gjithë fazave të operimit.

Tarifat e lundrimit ajror përfshijnë tarifat e lundrimit ajror në rrugë dhe tarifat për

shërbimet e lundrimit ajror, që afrohen në aerodrome për nisjen dhe mbërritjen e

fluturimeve. Tarifat autorizohen nga Autoriteti i Aviacionit Civil, publikohen pranë

publikimit informativ aeronautik. Por deri më sot AAC nuk ka hartuar dhe miratuar

ndonjë metodologji tarifimi të Shërbimit të Lundrimit Ajror. Njëkohësisht AAC nuk

kanë të miratuar një metodologji të përcaktimit të tarifave nga ana e Kompanive

Ajrore të cilat operojnë në Shqipëri si dhe mënyrën e kategorizimit të kompanive

“Lowcost” dhe “normale” si dhe kushtet e licencimit për secilën kompani.

Marrëdhëniet e Agjencive me pasagjerët

Një nga risqet në blerjen e biletave të avionëve është edhe moszbatimi i

Standardeve Ndërkombëtare të IATA-s nga Autoritetet Kontraktore në drejtim të

likuidimit të Faturës Tatimore Shitje (biletat e avionëve) pa u shoqëruar me BSP

Link; bileta/fatura BSP (IATA Billing and Settlement Plan) është transaksion i cili

kryhet nga çdo agjenci udhëtimesh në mënyrë periodike mbi bazën e biletave të

shitura.

Mos shoqërimi i BSP Link dhe Faturës BSP (faturë e cila tregon situacionin e taksave

portale të Aeroporteve dhe vlerës së biletës së bashku me marzhin e fitimit), me

faturën tatimore shitje, eliminon mundësinë e kontrollit të marzhit të fitimit, i cili

është kushti kryesor në vlerësimin e Operatorëve Ekonomikë në tenderimin e

biletave të avionëve, për vetë specifikën e veçantë që kanë dhe realisht është një

industri e “fshehtë” në vendin tonë.

Çdo pasagjer në momentin e blerjes së biletës e cila nuk shoqërohet nga Agjencitë

me BSP link nuk njihet me strukturën e kostos së biletës dhe njëkohësisht nuk

kuptohet nga çdo qytetar ndryshimi i lartë i çmimeve nga muaji në muaj si dhe as

ndryshimi i theksuar i çmimeve të biletave me vendet e tjera të rajonit.

Kontrolli i Lartë i Shtetit vitet e fundit i ka kushtuar një vëmendje të veçantë

çështjeve të zbatimit të ligjshmërisë së Transportit Ajror në të gjitha njësitë dhe

institucionet publike që kanë të bëjnë me këtë fushë, duke audituar jo vetëm

zbatimin e buxhetit, por edhe performancën e tyre. KLSH ka evidentuar se

institucionet që lidhen me këtë fushë, nuk zbatojnë plotësisht aktet ligjore dhe

nënligjore që rregullojnë tregun e transportit ajror të pasagjerëve.

Page 72: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Aulona JONUZI

Kontrolli i Lartë i Shtetit 71

ANALIZA E KOSTOVE TË SHËRBIMEVE PUBLIKE

MBËSHTETUR MBI METODAT ABC

nga Aulona JONUZI1 – Audituese, KLSH

botuar në gazetën “Telegraf”, më 30 gusht 2016.

Peter Drucker, në librin e tij “Manaxhimi: Detyrat, Përgjegjësitë dhe Praktikat” citon

se kompanitë private dhe institucionet publike shtetërore, janë organe të

shoqërisë (publikut të gjerë) që nuk mund të ekzistojnë për interesin e tyre, por që

të përmbushin një qëllim social specifik dhe të përmbushin nevojat e shoqërisë,

komunitetit ose individit. Për të arritur këto objektiva, drejtuesit e këtyre

institucioneve duhet të planifikojnë (buxhetojnë), kontrollojnë dhe marrin vendime

rreth burimeve që u janë besuar. Një element kyç i vendimmarrjes organizacionale

eficiente është përdorimi i informacionit të besueshëm si operacional, si edhe të

dhënat e kontabilitetit operacional dhe manaxherial, të nevojshme për analiza dhe

suport në vendim-marrje. Sa më sipër mund të arrihet duke përdorur metoda që

lidhen me përllogaritjen e kostos së shërbimeve, mbështetur mbi aktivitete

(metoda ABC), qëllimi kryesor i së cilës është që burimet konsumohen nga

aktivitetet, të cilat këto të fundit prodhojnë “outpute” (shërbime ose produket).

Duke qenë se, njësitë e sektorit publik karakterizohen në mënyrë unike si njësi

shërbimesh me shkallë të lartë të shpenzimeve fikse, metoda ABC i përshtatet

tërësisht këtij sektori. Adaptimi i kësaj metode në sektorin publik, ofron

informacion mbi kostot e ofrimit të shërbimeve publike e ky informacion është

esencial për proceset e vendim-marrjes. Aktualisht, a e di kush se sa realisht

kushton një shërbim publik që marrim (p.sh një vizitë mjekësore, edukimi në

universitete, udhëtimi urban, etj.)? Mos njohja e një vlere të tillë pjesërisht i

atribuohet edhe menaxhimit jo eficient të fondeve publike. Një studim i ACCA

(Shoqata e Kontabilistëve të Certifikuar e njohur në mbarë botën) tregoi se ka më

shumë gjasa që besimi i njerëzve ndaj sektorit publik të rritet, nëse tregohet të ketë

administrim të fortë financiar, si edhe përgjegjshmëri dhe transparencë në

Activity Based Costing

Page 73: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

72 Botime 2017

përdorimin e fondeve publike. Më tej studimi tregoi se një menaxhim i fortë

financiar është vital për sektorin publik, duke ndikuar në 4 sfera të gjera që janë:

1) menaxhim financiar agregat–qëndrueshmëria fiskale, angazhimi dhe shpërndarja

e burimeve; 2) menaxhimi operacional–performanca, vlera e parasë dhe menaxhimi

i buxheteve; 3) qeverisja–transparenca dhe përgjegjshmëria; dhe 4) menaxhimi i

riskut–kontrollet, përputhshmëria dhe mbikëqyrja. Në këtë kontekst, problemet që

lidhen me manaxhimin financiar me ndikim negativ në ofrimin e një shërbimi

eficient, sot në botë kanë gjetur zgjidhje me përdorimin e metodave që mbështeten

mbi metodat ABC (Activity Based Costing), për përllogaritjen e kostove që duhen

konsideruar gjithashtu në hartimin e buxheteve. Ndërsa metodat tradicionale të

përllogaritjes së kostove kanë për bazë përputhjen me kërkesat e raportimit të

jashtëm financiar, ato nuk i mundësojnë dot njësive të sektorit publik informacionin

strategjik, ka shumë të domosdoshëm në ditët e sotme. Problemi më i madh i kësaj

metode lidhet me shpenzimet fikse të cilat shpërndahen tek shërbimet (ose

produktet) mbi baza që nuk kanë lidhje me faktorët që shkaktojnë kostot për këto

shërbime. Kështu, në sektorin publik (por jo vetëm) shpenzimet fikse shkaktohen

nga aktivitete që “shkaktojnë” kosto, nevojitet të gjurmohet konsumimi i burimeve

të nevojshme për të shpërndarë kostot, mbështetur mbi marrëdhëniet shkak-

pasojë. E kjo gjë realizohet vetëm nëpërmjet metodologjisë ABC. E përllogaritur në

këtë mënyrë, kosto e shumë shërbimeve dhe produkteve shërben si bazë shumë e

mirë informacioni për vendimet strategjike të qeverive, duke qenë se masin jo

vetëm “inputet” e tyre por tashmë edhe “outputin” – në rastin e sektorit publik,

shërbimin e ofruar.

Analiza ABC, ndryshe nga metodat tradicionale mbështetet mbi 3 udhëzime që

janë:

1. Kostot Direkte – Kostot e burimeve të ndryshueshme (variabël) gjurmojnë

produktet individuale që në mënyrë ekskluzive përdorin këto burime. E këtu

përfshihen kostot për materialet dhe punën direkt;

2. Kostot indirekte që i bashkëngjiten produktit – Parimi kryesor është që të

përdoren kosto të veçanta për aktivite nëse produktiviteti (ose kosto) e burimeve

është e ndryshme dhe nëse modeli i kërkesës varion ndërmjet burimeve. Secila

kosto aktiviteti është homogjene dhe ka një marrëdhënie shkak-pasojë me

“shkaktarin e kostos”. Ofrimi i shumë shërbimeve (ose produkteve) njëkohësisht

Cost Driver

Page 74: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Aulona JONUZI

Kontrolli i Lartë i Shtetit 73

kërkon që aktivitete më të rafinuara kostosh të reflektojnë gjithashtu

kompleksitetin e shërbimeve/produkteve;

3. “Shkaktarët e kostos” së aktivitetit – duhet të lidhen mënyrën se si konsumohen

kostot. Për shembull një produkt, i cili kalon në procesin e instalimit, i bashkëngjitet

kostoja e “instalimit” (aktivitet më vete ky), mbështetur mbi orët që i nevojiten këtij

produkti për të kryer këtë proces (aktivitet), gjithmonë nëse ky aktivitet shkakton

kosto. Vetëm sistemet ABC mund të zbulojnë nëse aktivitetet e njësisë janë në

linjë me qëllimet dhe objektivat strategjike të organizatës. Adaptimi i kësaj

metode në funksion të kontabilizimit të mbështetur mbi aktivitete, paraqet një sërë

sfidash për sektorin publik, të cilat lidhen me: kostot e larta të implementimit,

rezistenca ndaj ndryshimit, mungesa e mbështetjes nga menaxhimi i lartë, mungesë

bashkëpunimi dhe angazhimi mes departamenteve, mungesë njohurish sa i takon

teknikave ABC, probleme dhe vështirësi në identifikimin e “shkaktarëve të kostos”,

kosto të larta konsultimi, rradha e prioriteteve (p.sh. ndryshime apo projekte të

tjera, veçanërisht për vendet në zhvillim ku ka ende shumë fusha për tú

ndryshuar/zhvilluar) dhe mungesa e software-ve. Pavarësisht vështirësive dhe

kufizimeve, literatura botërore por edhe praktika nga vende të tjera të zhvilluara

kanë treguar se, në terma afatgjatë përfitimet nga këto metoda tejkalojnë kostot

për implementimin dhe zhvillimin e tyre. E përfitimet kyç konsistojnë në rritjen e

ndërgjegjësimit sa i takon aktiviteteve dhe kostove që ata shkaktojnë si edhe në

përmirësimin ndjeshëm të proceseve të vendimmarrjes. Sa më sipër ndikon në

mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e cilësisë së shërbimeve, që qeveria ofron për

qytetarët e saj, duke menaxhuar me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet paratë

e vetë qytetarëve. Duke mundësuar kontrolle efektive të kostove dhe menaxhimin

e këtyre të fundit gjithashtu, metoda të tilla ndihmojnë edhe në punën e audituesve

të jashtëm, në kuadër të auditimeve të performancës (por jo vetëm), për të

vlerësuar aktivitetet e njësive publike jo vetëm në terma të “inputeve” të

përdorura, por edhe të “outputeve” të ofruara, në përputhje me objektivat e tyre.

1 Shkrime të tjera të botuara nga Aulona JONUZI për periudhën korrik-dhjetor 2016:

Tranzicioni drejt kontabilitetit rritës, esencial për standardet e kontabilitetit.

(Botuar në gazetën “Sot”, më 6 dhjetor 2016).

Page 75: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

74 Botime 2017

KLSH SI GARANT I PARASË SONË

nga Fatos ÇOÇOLI – Ekspert i Jashtëm, KLSH,

botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 30 gusht 2016.

Janë disa institucione publike që në rolin e tyre duhet realisht t’i shohim si aleatë

dhe në shërbimin tonë si qytetarë. Të tilla janë Banka Qendrore, Avokati i Popullit,

por edhe institucionet e kontrollit (auditimit) më të lartë të Shtetit. Shpenzimet e

qeverisë sonë për një vit financiar i kalojnë të tre miliardë eurot. Ato duhen

kontrolluar nga një sy i pavarur dhe profesional, pse shumica nxirren nga taksat që

paguan biznesi dhe ne si qytetarë. Po ashtu dhe të ardhurat e Shtetit, që janë çdo

vit 2.4 miliardë euro dhe që po shumica janë taksat që ne paguajmë. Rolin e syrit të

pavarur e profesional mbi gjithë këto të ardhura dhe shpenzime e luan Kontrolli i

Lartë i Shtetit. Pa kontributin e tij, paratë tona si taksapagues do të ishin shumë më

pak të sigurta. Përfytyroni një ndërmarrje të stërmadhe që mbledh para dhe

harxhon pa hesap, dhe që ka si kontrollorë vetëm ata që i paguan vetë drejtori i saj.

Kështu do të ishte ekonomia jonë publike pa KLSH. Ky institucion na jep sigurinë se

paratë e mbledhura dhe ato të harxhuara në emër të Shtetit, kontrollohen si duhet,

me profesionalizëm dhe ndershmëri. Po pse na e jep këtë siguri? A nuk mund të

korruptohet edhe KLSH, si shumë institucione të tjera në vendin tonë? Po të ishte

kështu, ky institucion nuk do të nxirrte një herë në dy javë një njoftim për shtyp ku

denoncon me qindra milionë lekë dëm të shkaktuar Shtetit dhe kallëzimet penale

për abuzuesit dhe shpërdoruesit e parasë sonë. Nuk do të kishte çuar në Prokurori

edhe një anëtar të kabinetit qeveritar. Nuk do të kishte denoncuar me qindra

milionë euro dëme në AlbPetrol apo në marrëveshjen për zgjidhjen e kundërshtive

me CEZ. Do të kishte ulur kokën, do të ishte bërë urë e atyre që do ta paguanin të

mbyllte gojën. Duke u mjaftuar me njoftime të rralla bombastike për dëme

hipotetike, sikurse ndodhte rëndom 5 vite më parë. Por vitet 2012-2016 na mësuan

me një fytyrë të re të këtij institucioni themelor për përgjegjshmërinë publike me

paratë e të gjithë neve. Me një personalitet kërkues llogarie deri në fund,

këmbëngulës për të zbuluar të vërtetën e përdorimit apo keqpërdorimit të fondeve

Page 76: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Fatos ÇOÇOLI

Kontrolli i Lartë i Shtetit 75

të Shtetit, pa u ndalur përpara asnjë “dore të fortë” apo influence super politikani.

Kjo i dedikohet në radhë të parë personalitetit dhe punës së drejtuesit aktual të

KLSH, pse, sikurse thotë populli, peshku qelbet nga koka. Nëse i pari i një

institucioni publik thyhet, atëherë i gjithë institucioni bie në pellgun e korrupsionit

apo pajtimit me realitetin e shëmtuar të mos luftimit të abuzimit publik. Në të

kundërt, Kontrolli i Lartë i Shtetit në pesë vitet e fundit ka kryer mbi 3.5 herë më

shumë kallëzime penale se në pesë vitet 2007-2011, ose një kallëzim çdo dhjetë

ditë. E gjithë kjo punë nuk është bërë yrysh, me hosanara, por duke u bazuar në

standardet ndërkombëtare të auditimit publik, duke trajnuar çdo auditues gati një

muaj çdo vit brenda dhe jashtë vendit. Ja përse në 90 vjetorin e institucionit në maj

2015, erdhi Presidenti i Gjykatës Europiane të Audituesve, Dr. Vitor Caldeira, që

mund të thuhet pa frikë se është personaliteti i dytë më i madh në botën e

auditimit më të lartë publik të sotëm. Ja perse personaliteti numër një, Gene

L. Dodaro, Audituesi i Përgjithshëm i SHBA-ve, dërgoi një mesazh përshëndetjeje ku

vlerësonte arritjet e institucionit. KLSH gëzon mbështetjen e plotë të Bashkimit

Europian dhe tani po zbaton një projekt binjakëzimi me vlerë 2.11 milion euro nga

fondet IPA të tij, për ngritjen e kapaciteteve audituese të institucionit. Autoriteti i

KLSH është rritur në këto pesë vite si brenda dhe jashtë vendit. Brenda vendit arriti

kulmin me miratimin nga Kuvendi të ligjit të ri integral të institucionit në nëntor

2014, tërësisht në linjë me standardet ndërkombëtare të fushës. Jashtë vendit puna

dhe progresi i tij është njohur dhe vlerësuar nga personalitetet më të mëdha të

auditimit suprem publik, si Dr. Josef Moser, Sekretari i Përgjithshëm i INTOSAI-t,

organizatës mbarë botërore të institucioneve më të larta të auditimit, që përfshin

191 vende anëtare, Jaçek Jezierski, ish President i NIK-ut polak dhe i EUROSAI-t, etj.

Me këtë autoritet të rritur, eksperiencë pune, por sidomos kurajo e vendosmëri për

të qenë plotësisht i pavarur në auditimet dhe gjetjet e veta, Kontrolli i Lartë i Shtetit

sot paraqitet si aleati ynë më i mirë, si qytetarë, në mbrojtje të taksave që

paguajmë. Na takon jo vetëm ta njohim dhe vlerësojmë këtë institucion, por edhe

ta mbështesim e inkurajojmë të “sulmojë gjithnjë qiejt”, në emër të përdorimit të

ndershëm, racional e me përgjegjshmëri të parasë publike, parasë sonë.

Page 77: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

76 Botime 2017

PROCESI I LEGALIZIMIT TË OBJEKTEVE INFORMALE NË OPTIKËN E KLSH-së

nga Hysen METKO dhe Kristaq GJURGJAJ – Auditues, KLSH,

botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 2 shtator 2016.

Procesi legalizimit të objekteve informale lindi si një domosdoshmëri e kohës për

bërjen legale të objekteve pa leje të ndërtuara në territore të ndryshme të vendit,

në zona me pronar privat ose shtet, të cilat janë ndërtuar pa një plan urbanistik të

miratuar më parë nga pushteti qendror apo vendore dhe ku janë zaptuar toka

bujqësore, zona historike, muzeale dhe arkeologjike, rrugë, oborre shkollash, kanale

vaditëse dhe kullues, troje publik, zona bregdetare, etj.

Si rezultat i këtyre problemeve u arrit në argumentin se legalizimi i tyre nëpërmjet

një kuadri ligjore të miratuar me Ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin,

urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore

të dala në zbatim të tij, do të ishte një zgjidhje emergjente.

Megjithëse ligji i legalizimeve kohët e fundit ka pësuar ndryshime të shuma, duke

ndërhyrë në lehtësimin e procedurave të legalizimit, kjo për faktin që ky proces të

përfundojë brenda afatit 4 vjeçarë të qeverisjes, është e pamundur, pasi sipas të

dhënave të çuditura në 6 Drejtori Rajonale të ALUIZNI, rezulton se nga 194,452

vetëdeklarime janë legalizuar 18,078 objekte informale ose 9.2% e

vetëdeklarimeve, shifra këto të cilat tregojnë se ky proces kërkon një periudhë më

të gjatë për mbylljen e kësaj procedure.

Në procesin e zbatimit të dispozitave të këtij ligji, krahas procesit të legalizimit të

objekteve brenda kornizave ligjore janë kryer dhe legalizime të objekteve të cilat

dalin nga këto korniza.

Kështu në auditimet e kryera në Drejtoritë Rajonale të ALUIZNI-t, për zbatimin e

procesit të legalizimit të objekteve informale, u përqendruam në rastet e zonave

me risk, si: përcaktimi i vlerës së truallit të legalizuar, të zonave arkeologjike,

historike dhe muzeale, të distancave me strukturën rrugorë, të lumenjve, etj.

Page 78: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Hysen METKO, Kristaq GJURGJAJ

Kontrolli i Lartë i Shtetit 77

Këto risqe të parashikuara, rezultojnë të kenë qenë të sakta pasi në gjetjet tona

janë evidentuar raste të shkeljeve të dispozitave të akteve ligjore e nënligjore të

ligjit të legalizimit, si mos aplikimi i saktë i vlerës së truallit në zbatim të VKM nr.

1620, datë 26.11.2008 “Për miratimin e çmimeve të trojeve, që ndodhen në të

gjitha bashkitë dhe në disa komuna”, duke evidentuar një dëm ekonomik në fondin

e kompensimit të ish pronarëve në vlerën 287.4 milion lekë, duke u bazuar në

llogaritjen e vlerës së truallit në VKM nr. 187, datë 06.03.2013 “Për miratimin e vlerës

së pronës për secilin qark të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

Me ndërhyrjen dhe rekomandimet e vazhdueshme të KLSH, u bë i mundur që me

Vendim të KM nr. 514, datë 30.07.2014 “Për miratimin e vlerës së pronës për secilin

qark të Republikës së Shqipërisë”, të unifikonte në një vendim të vetëm dy vendimet e

mësipërme për përcaktimin e vlerës së truallit.

Gjetjet dhe rekomandimet e kryera nga KLSH kanë çuar në rezultate konkrete, që

konsistojnë në reagimin e ekzekutivit lidhur me këto rekomandime.

Lidhur me ndryshmin e dispozitave ligjore e nënligjore në fuqi, të cilat kanë patur

efekte pozitive në procesin e legalizimit, por edhe negative, pasi nuk kanë reaguar

në mënyrën e duhur, sidomos në ndryshimet e bëra me Ligjin nr. 50/2014, datë

15.05.2014, për ndryshimet në ligjin bazë.

Një aspekt thelbësor i zbatimit të ligjit të legalizimeve është problemi i

parcelizimeve që kryhen, duke shkurtuar sipërfaqen e parcelës ndërtimore të zënë

nga pronari i ndërtimeve pa leje në kufijtë bazë 300 dhe 500 m2, pavarësisht nga

raporti me vijën kufizuese të ndërtimit deri në 3- fish të bazës së ndërtimit me

ndryshimet e bëra me Ligjin nr. 50/2014, datë 15.05.2014.

Në auditimet tona sipas ligjit bazë, KLSH-ja i ka kushtuar rëndësi parcelizimeve të

kryera në mënyrë të pa arsyeshme dhe në kundërshtim me nenin 17, të Ligjit të

legalizimit, pasi sipërfaqet e zëna nga subjektet informatë, ishin shkurtuar nga

ALUIZNI, megjithëse këto sipërfaqe janë në posedim të subjekteve dhe personave

informale dhe në disa raste nga fotografimet ajrore duket në mënyrë flagrante

pamje të tilla, si p.sh. vija e kufirit të pronës ndan mes përmes pishinën e ndërtuar

nga subjekti i paligjshëm, apo rrugën e kopshtit, etj.

Kushti i parcelizimit, pra shkurtimit të parcelave ndërtimore, ishte hartimi i mini

planeve sipas të cilave përcaktohej nëse këto diferenca sipërfaqesh të shkurtuara,

në përputhje me përmasat e tyre dhe konfiguracionin e parcelave, mund të

përdoren për ndërtime të veçanta, më vete.

Page 79: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

78 Botime 2017

Kushti i mësipërm është vendosur me dispozitë, megjithëse parimi i ligjit të

legalizimit është që më parë kryhet legalizimi e më pas urbanizimi i zonave

informale të miratuara apo jo, si dhe objekteve të veçanta në zona të caktuara.

Nga mos shitja e këtyre sipërfaqeve me çmimin e tregut dhe lënia djerr e tyre, as

kalimit në pronësi të zaptuesit të truallit dhe as shtetit, pasi janë sipërfaqe mbi të

cilat mund të ndërtohet, ku në auditimet e kryera është evidentuar një sipërfaqe

prej 52578.94 m2 me vlerë 634.9 milion lekë, të cilat nëse do të ishin menaxhuar më

mirë problemi i këtyre pjesëve të parcelave, nga ALUIZNI do të ishin arkëtuar të

ardhura dhe përfituar mundësi të konsiderueshme financiare, për mbushjen e

gropës buxhetore dhe detyrimit të kompensimit në vlerë të ish-pronarëve.

Në ndryshimet ligjore që ka pasuar ligji i legalizimit (Ligji nr. 50/2014, datë

15.05.2014), lidhur me këtë problem është kryer një “hap mbrapa”.

Një dallim tjetër nga ligji bazë është që nëse tejkalohet kufiri 3 fish i bazës së

ndërtimit dhe për objektet banimi mbi 500 m2 (gjë që ndodh shpesh), sipërfaqja i

shitet subjektit (zaptuesit) vetëm në rast se më parë ka paraqitur vullnetin me

shkrim. Kjo shtesë e shkurtër ka një kuptim tepër të rëndësishëm për procesin e

legalizimeve, në aspektin reversibil, pasi në një farë mënyrë “legalizon” pushtimin e

tokës nga pronari i paligjshëm që e ka zënë atë.

Sipas ligjit të ri, nëse rasti i mësipërm nuk paraqitet dhe diferencat e parcelave mbi

3-fish e bazës së ndërtimit mund t`i shiten personit informal, është mbyllur dhe

është lënë në dëshirë të subjektit dhe nuk mbetet më asnjë rrugë për zgjidhjen e

problematikës së tokës shtetërore ose publike, por kjo tokë i lihet në posedim

zaptuesit të saj, i cili ka mundësi që pa një periudhë kohe qoftë edhe të gjatë të

përfitojë nga “parashkrimi fitues” dhe të legalizojë falas edhe gjithë sipërfaqen mbi

limitin e vendosur.

Ne, si referues nuk shohim në këtë rast drejtësi dhe për mendimin tonë po shfaqim

një risi në këtë rast, për të mos lënë në dorë të subjektit faktin nëse toka do t`i

shitet apo jo atij, për këtë neni 17, duhet riparë edhe njëherë, duke hequr

domosdoshmërish frazën “...vetëm nëse ka shprehur më parë vullnetin, nëpërmjet

një kërkese me shkrim...”.

Në ligjin e ri kjo mundësi është mbyllur përfundimisht, duke e lënë plotësisht në

dorë të poseduesit të tokës, mundësinë që ta blejë ose ta posedojë atë lirisht.

Sikur pronarët e ndërtimeve pa leje të kishin blerë të gjithë sipërfaqen e tokës që

posedojnë, të ardhurat në buxhet do të ishin të pallogaritshme dhe do të çlironin

Page 80: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Hysen METKO, Kristaq GJURGJAJ

Kontrolli i Lartë i Shtetit 79

buxhetin e shtetit nga pesha për të nxjerrë para nga arka e tij e varfër dhe për të

paguar ish-pronarët dhe në këtë rast do të kishim më shumë drejtësi, pasi as arka e

shtetit nuk do të zbrazej dhe ish-pronarët do të merrnin më shumë se sa marrin sot

dhe vetë shteti do të plotësonte më shpejt dhe drejt detyrimin ligjor për të

shpërblyer humbjet e tyre, që fillojnë pas 28 Nëntorit 1944 dhe vazhdojnë deri sot.

Një problematikë tjetër e legjislacionit të legalizimit është shtyrja e vazhdueshme e

afatit të ndërtimeve pa leje, i cili ka lëvizur 3 herë dhe më i fundit i vitit 2015 kur ky

afat është shtyrë deri më datë 27.06.2014 dhe më i pari në 16 nëntor 2006, pra

është shtyrë 8 vjet.

Këto ndryshime krijojnë patjetër në opinionin publik për perceptimin se mund të

vazhdosh të ndërtosh pa leje, “të zësh” tokën e tjetrit dhe shteti do të legalizojë në

fund të fundit gjithçka. Kuptohet përderisa ka ndryshuar 3 herë ky afat, nuk ka asnjë

siguri se në të ardhmen nuk do të ndryshojë, pra që të jetë i fundit më datën

27.06.2014. Lëvizja e afatit për ndërtimet pa leje mund të quhet pa frikë “nxitje e

paligjshmërisë” dhe paaftësi dhe pamundësi e shtetin për të kontrolluar territorin e

saj, në të gjitha rastet dhe veçanërisht kur cënohet prona shtetërore dhe publike.

Për ironi, në të gjithë rastet përmendet fakti se, të gjitha ndërtimet pa leje që nuk u

përgjigjen kushteve të afatit, trajtohen në përputhje me Ligjin nr. 9780, datë

6.7.2007 “Për inspektimin e ndërtimit” por si duket kjo frazë është zhvlerësuar

krejtësisht dhe të gjithë janë të bindur se paligjshmëria do të vazhdojë në këtë

vend, e cila do të legalizohet më pas.

Të habit fakti se, me sa lehtësi e shikojnë autoritetet shtetërore problemin e

“Tokës”, në një kohë që ky është një aset si gjithë të tjerët dhe më vlera shumë më

të larta se të tjerat. Por ndërsa flitet shumë për korrupsionin me prokurimet

publike, në dogana e tatime, spitale, etj., shumë pak flitet për tokën ose më mirë

për kontrollin e territorit dhe në radhë të parë atë që quhet truall shtetërore ose

publik. Disa veprime të Prokurorisë vitin e fundit ngjallin shpresa dhe duhen

mbështetur nga të gjithë.

Këtu e ka burimin gjithë sjellja indiferente ndaj këtij aseti, përkrahja dhe legalizimi i

vazhdueshëm që u bëhet “pushtuesve” të tij.

Problematika të tjera të cilat janë evidentuar gjatë auditimeve, konsistojnë në

kryerjen e legalizimeve, në zona arkeologjike, muzeale dhe historike, gjë që përbën

shkelje të rëndë ligjore, pavarësisht se ndërtime të paligjshme janë ngritur edhe në

Page 81: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

80 Botime 2017

këto zona. Strukturat shtetërore të ngarkuara (Drejtoritë Rajonale të ALUIZNI-t),

nuk duhet të bënin legalizimin e tyre, duke u bërë ortak me shkelësit e ligjit.

Legalizime në zona të pa lejueshme janë kryer dhe pranë autostradave, buzë

rrugëve (ose duke cënuar rrugët), në shtretërit e lumenjve, liqeneve (bile edhe

brenda tyre), objekte brenda territorit të shkollave, spitaleve dhe institucioneve të

tjera shtetërore, në zona të ndotura, me rrezik përmbytje, etj., veprime këto në

shkelje të dispozitave ligjore e nënligjore të ligjit të legalizimit, ku në auditimet e

KLSH është rekomanduar në mënyrë të vazhdueshme korrigjimi i këtyre praktikave

dhe mos kryerja e procedurave të tjera.

Fatkeqësisht, shohim se ka përsëri veprime të këtyre llojeve, pavarësisht

rekomandimeve tona të vazhdueshme. Efektet e korrupsionit duken qartë në faktin

e zgjatjes së dhënies së lejes së legalizimit, me vite të tëra, kjo edhe pas lidhjes së

kontratave dhe pagimeve të detyrimeve të tjera të kryera nga qytetarët, përsëri ka

stërzgjatje të afateve të legalizimit.

Page 82: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Fatos ÇOÇOLI

Kontrolli i Lartë i Shtetit 81

KOMISIONERI HAHN DHE INSTITUCIONET QË LUFTOJNË KORRUPSIONIN

nga Fatos ÇOÇOLI – Ekspert i Jashtëm , KLSH

botuar në gazetën “Sot”, më 13 shtator 2016.

Institucione si Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe

Konfliktit të Interesave, Avokati i Popullit dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit e kanë

treguar me punë dhe rezultate se janë mirëfilli të pavarur dhe i shërbejnë qytetarit.

Prandaj dhe marrin vlerësime nga organizatat prestigjoze ndërkombëtare, të cilat

realitetin tonë e shikojnë jo me sytë e pasioneve tona partiake. Sipas Raportit të

organizatës së mirënjohur botërore që lufton korrupsionin kudo, Transparency

International (TI), të publikuar pak ditë më parë “Të 15 institucionet dhe sektorët e

shqyrtuar në Shqipëri janë larg të qenit shtylla të forta për luftën kundër

korrupsionit. Në terma relativë, Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) dhe Avokati i Popullit

janë më të mirët në këtë sistem, ndërsa Shoqëria Civile, Prokuroria dhe Gjyqësori

janë ndër më të dobëtit.”

Më tej, Transparency International thekson se KLSH është sulmuar disa herë

politikisht, megjithatë ka vijuar normalisht punën. “Në praktikë kallëzimet ndaj

funksionarëve publikë janë rritur. KLSH është penguar të kryejë auditime në

Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve”, thuhet më tej. Sipas Raportit të TI-së, KLSH

ka rritur ndjeshëm numrin e kallëzimeve, nga 94 zyrtarë në 2013 në 159 zyrtarë në

2015. Dhe nuk është vetëm Institucioni Suprem i Kontrollit. ILDKPKI është në vijë të

parë të kontrollit të pasurive të nëpunësve të Shtetit dhe ka dhënë kontribut jetësor

në procesin e dekriminalizimit. Edhe Avokati i Popullit ka një ndikim të tij në

ndërgjegjësimin ndaj abuzimeve të shtetarëve me interesat e qytetarit. Por në 5

vitet e fundit, institucioni që e ka ngritur stekën në luftën kundër korrupsionit me

kontribut të fortë është institucioni suprem i kontrollit publik, KLSH. Gati në çdo

dhjetë ditë në 5 vitet e fundit, ka çuar në Prokurori nga një kallëzim penal. Gjatë

periudhës janar 2012-dhjetor 2015, ka kryer 170 kallëzime penale, ose mbi 3

herë më shumë se periudha 2008-2011. Ka kallëzuar 527 punonjës deri në

nivelin ministër, sekretar i përgjithshëm në ministri, drejtor i përgjithshëm, etj.

Page 83: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

82 Botime 2017

Në pesë vjet, si institucion nuk është stepur apo përkulur as edhe njëherë nga

presionet politike, të cilat në realitetin tonë janë si të nëndheshme, ashtu dhe

të hapura. Por puna dhe profesionalizmi i institucionit ua ka mbyllur gojën të

gjithëve. Dëmi ekonomik i zbuluar nga institucioni dhe i kërkuar pothuajse

100% për zhdëmtim, në pesë vitet e fundit i kalon të 2 miliard eurot!

Mosveprimi i qeverisë për rastet e zyrtarëve të lartë të Shtetit (janë me

dhjetëra të tillë), të kapur në abuzim me pronën shtetërore dhe të denoncuar

prej KLSH pranë Prokurorisë së Përgjithshme, duke mos i larguar ata nga detyra

apo nga shërbimi civil, për fat të keq ka ushqyer përditë anti kulturën e

mosndëshkimit, të vërejtur edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit në

raportin e tij të fundit për Shqipërinë, si dhe tani nga Transparency

International. Nëse Komisioneri Hahn kërkon kapjen e peshqve të mëdhenj të

korrupsionit shqiptar, strukturat e reja që do të dalin nga reforma në drejtësi,

si Struktura e Posaçme Antikorrupsion dhe Byroja Kombëtare e Hetimit mjafton

të shqyrtojnë dosjet e kallëzimeve penale të KLSH, se atje “peshq”, sidomos të

mëdhenj ka sa të duash. Në Kroaci hetimi ndaj ish Kryeministrit Sanader nisi

nga një indicie e shtypit për orët e shtrenjta të ish Kryeministrit. Tek ne gjurmët

dhe indiciet janë gjetur, dokumentuar, hulumtuar e thelluar në mënyrë

profesionale nga institucione si ILDKPKI dhe KLSH. Mjafton vetëm vullneti për

ta kryer reformën, për të sulmuar qiejt gri dhe të zinj që kanë mbërthyer

Shtetin tonë, korrupsionin galopant dhe konfliktin e thellë të interesave. Nuk

është çështja tek një peshk apo dy të mëdhenj, por tek sistemi, antikultura e

pandëshkueshmërisë që pjell orë e çast abuzues dhe vjedhës të pronës publike

dhe të parave të qytetarëve. Në rast se strukturat e reja bashkëveprojnë me

institucionet e sotme realisht të pavarura dhe të vlerësuara nga

ndërkombëtarët, atëherë produktet e reformës në drejtësi do të jenë të

vërteta e të dukshme nga të gjithë. Një arrestim i bujshëm për t’ia lënë vendin

një gjyqi të dobët pa fakte konkrete e tronditëse do të shërbente pak. Pastrimi

radikal i sistemit, dhe jo vetëm atij të gjyqësorit, do të sillte ndryshimin që mezi

e presim të gjithë që të fillojë.

Page 84: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Bajram LAMAJ

Kontrolli i Lartë i Shtetit 83

REFORMA ADMINISTRATIVE DHE MENAXHIMI I BASHKIVE

SIPAS TË DREJTËS EKZEKUTIVE

nga Bajram LAMAJ – Drejtor Departamenti, KLSH,

botuar në gazetën “Telegraf”, më 21 tetor 2016.

Zbatimi i reformës administrative në pushtetin lokal para një viti dhe zbatimi i saj

nga Bashkitë e reja, ka nxjerr nevojën e rishikimit të akteve ligjore, nënligjore dhe

nxjerrjen e urdhëresave e rregulloreve për të disiplinuar juridikisht dhe

administrativisht, veprimtarinë e këtyre njësive të qeverisjes vendore edhe sipas të

drejtës ekzekutive. Autonomia lokale që u është dhënë bashkive, nuk është e

pakufizuar, megjithatë edhe në kuadrin e sigurimit të lejuar të autonomisë, mbetet

parimi që Qeveria qendrore, nuk duhet të heqë dorë plotësisht nga e drejta për të

patur influencën e vet mbi përmbajtjen e akteve e normave juridiko administrative

që nxjerrin organet e bashkisë.

Kjo vjen nga principi i shtetit ligjor dhe nga demokracia, por edhe nga sanksionimi

ligjërisht i pushtetit publik, në të gjitha shprehjet e veta edhe nëpërmjet rregullimit

të qartë të kompetencave dhe mbajtjes së funksioneve, në mënyrë që të evitohet

keqpërdorimi i pushtetit dhe të sigurohet liria e personit. Bashkia kërkon

rregullimin e një sfere të jetës, nëpërmjet të drejtës objektive, të drejtohet nga

vendimet e të zgjedhurve nga populli (Këshilli Bashkiak). Qeveria nuk mundet që

detyrën e vet kryesore, t’ja lërë në disponim të lirë instancave të tjera brenda ose

jashtë organizimit shtetëror, kjo vlen sidomos kur akti i dhënies së autonomisë, nuk

u jep këtyre bashkive të drejtën për realizimin vetëpërgjegjës të detyrave të marra

përsipër, por dhe lëshimin e normave të kërkuara organizative e rregulloreve sipas

sferës vepruese të Bashkisë. Kompetenca e rregullimit nuk mund të shkojë më larg

se e drejta e autoritetit të Bashkisë në hapësirën vepruese të saj.

Në vendin tonë e drejta për të hartuar e miratuar Rregullore nga Bashkia, është e

mbështetur në Ligjin nr. 8652, datë 31.09.2000 “Për organizimin dhe funksionimin

e Qeverisjes Vendore”, të ndryshuar” me Ligjin 30/2015 Nr. 30/2015 “Për disa

Page 85: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

84 Botime 2017

ndryshime dhe shtesa në Ligjin nr. 8652, datë 31.09.2000, neni 8 “Të drejtat e

njësive të qeverisjes vendore”, I. E drejta e qeverisjes, germa a:“Përcaktojnë masa

që ato i gjykojnë të nevojshme për kryerjen e funksioneve dhe ushtrimin e

kompetencave” dhe germa b: “Bazuar në Kushtetutë, në ligje dhe aktet nënligjore

të nxjerra në bazë dhe për zbatim të tyre për kryerjen e funksioneve dhe ushtrimin

e kompetencave, nxjerrin urdhëresa, vendime dhe urdhra që janë të detyrueshme

për të gjitha subjektet e përfshira në akt, në juridiksionin e tyre”. Duhet të kihet

parasysh lidhja ligjore e administrimit si përparësi e ligjit dhe si kusht i ligjit, pra

vendosja e rregulloreve, nuk duhet të shkelë normat ligjore përparësore dhe as tí

përjashtojë ato. Nuk mundet asnjë bashki që nëpërmjet rregulloreve të saj të

përjashtojë detyrimet ligjore dhe as ti modifikojë ato, nëpërmjet të drejtës

administrative, duke cënuar të drejtat e qytetarëve të sansionuara në Kushtetutë e

ligj, pra ky është një kusht në hartimin e rregulloreve.

Bashkitë në vakumin ligjor aktual që kanë në funksionimin e tyre, veçanërisht pas

kryerjes së Reformës Administrative, ku kanë ndryshuar hapësirat dhe janë shtuar

problematikat dhe funksionet e reja me Njësi Administrative apo delegimi nga

Qeveria i disa aktiviteteve të reja si: zjarrfikëset, bordet e kullimit, Kopshtet e

shkollat, ujësjellësit, pyjet e kullotat, liqenet e Parqet, etj., të cilat nuk janë

shoqëruar me paketa ligjore ose nënligjore, Urdhëresa për pushtetin vendor,

nxjerrin domosdoshmëri impenjimin e drejtuesve dhe administratës së Bashkive,

që aktivitetin e tyre ta plotësojnë me rregullore sipas sferave të ndara të aktivitetit.

Këto rregullore që janë norma për administratën dhe banorët, do të rrisin shumë

përgjegjësinë e administratës për llogaridhënie para publikut dhe do e bëjnë shumë

transparente qeverisjen vendore, duke zbatuar parimin e subsidiaritetit në

marrëdhëniet me pushtetin qendror. Disa nga aktivitetet e Bashkisë, që mund të

veprohet me rregullore janë: mbledhja e taksave bazë dhe të tjera, mbledhja e

tarifave të pastrimit(llogaritja, kontraktimi, dëmtimet, etj.), për urbanizimin dhe

planeve ndërtimore, ngritja e zonave të reja ndërtimore banesa e industriale,

rregullore për shërbimet komunale, ujrave të zeza, ujësjellësi, pastrimi i rrugëve,

ndarja e mbetjeve të ngurta, ngrohja qendrore, etj. Këto rregullore duhet të jenë

në formën e rregullit ligjor të përgjithshëm abstrakt, p.sh. tek shërbimet dallohen

nga rregulloret me karakter planifikues-programatik. Kjo nxjerr në pah ndryshimet

strukturore të tipeve të rregulloreve, ku të parat janë rregulloret e përgjithshme

abstrakte (gjenerale-abstrakt), detyra e të cilave është të sigurojë barazinë e

ekzekutimit administrativ dhe përballë tyre qëndrojnë rregulloret me karakter

planifikues-programatik. Sigurisht si funksion kryesor rregulloret duhet të kenë

Page 86: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Bajram LAMAJ

Kontrolli i Lartë i Shtetit 85

rregullimin e administrimit të masave dhe dytësore janë; e drejta e planifikimit dhe

vetëorganizimi (organizimi) i Bashkive. Rregulloret e administrimit të masave

përmbajnë përcaktime abstarkte, që i drejtohen një numri të pa caktuar njerëzish

dhe rregullojnë një numër të madh rastesh në marrëdhëniet me Bashkinë

nëpërmjet aprovimit, ndalimit ose organizimit, si p.sh. rregulloret e pagesave të

urbanizimit, marrja e kontributeve për rregullimin e rrugëve, shkollave, kanalizimet,

pagesat e argëtimit, taksat shtesë luksi, taksa kurimi në ujëra termalë, etj.

Rregullore për përdorimin e shërbimeve publike, si p.sh: Rregullore e varrezave

publike, bibliotekave, arkivit, muzeut të qytetit ose zonës, rregullore të lidhjes e

përdorimit të ujit, thertore, etj.

Në rregulloret e grupit të dytë, janë për vendimet e planifikimit, këtu nuk ka

rregulla abstrakte në kërkesën bazë, por një vendim programesh, që drejtohet

nëpërmjet planifikimit. Kjo nuk vlen vetëm si instrument planifikimi hapësinor,

rregullore e Planit të menaxhimit të aseteve, por kemi dhe planet buxhetore që

nevojitet rregullore si instrument i rëndësishëm për veprimtarinë administrative të

Bashkisë, këto rregullore i afrohen aktit administrativ. Në grupin e tretë, kemi

rregulloret organizative të Bashkive, ku duhet thënë se shumica e bashkive i kanë,

por jo të hartuara me specifikat që ka çdo bashki, por me “copy paste”. Këto

rregullore i shërbejnë vetë organizimit dhe janë në sensin formal, pasi nuk kanë

pasoja dhe tregojnë faktin se rregulloret nuk mund të jenë vetëm materiale. Këtu

futen rregullorja e bashkisë, të ndërmarrjeve dhe institucioneve të vartësisë, por

edhe rregullorja e buxhetit bën pjesë në rregulloret e vetorganizimit (përjashtojmë

kur janë rregullore ngritëse (hartimi).

Qëllimi i këtij trajtimi, është që të bëjmë me dije drejtuesit e Bashkive se ato sot

duhet të menaxhojnë bashkitë nëpërmjet rregulloreve, si mjete demokratike e

transparente të disiplinimit juridik-administrativ të administratës dhe banorëve,

pasi ka vakum ligjor e mungesë Udhëzimesh nga pushteti qendror. E gjithë

procedura e hartimit dhe miratimit në Këshillin Bashkiak, duhet të jetë

transparente dhe të vijë dhe nga dëgjesat publike, ku duhet të prezantohen draft

rregulloret e të reflektohen kundërshtimet nga banorët(komuniteti) dhe palët e

interesit (subjektet private e shtetërore që preken nga zbatimi i rregullore).

Në praktikën ndërkombëtare, kemi dy lloje rregulloresh; të detyrueshme dhe

vullnetlira, por parimisht nuk ekziston asnjë detyrim për lëshimin e rregulloreve,

pasi kjo i lihet më shumë iniciativës së organizmave përfaqësuese (Këshilli

Bashkiak, komisione të ndryshme dhe ad-hoc), që të rregullojnë çështjet e Bashkisë

Page 87: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

86 Botime 2017

nëpërmjet rregullores dhe quhen vullnetlira. Në rregulloret e detyrueshme

mungon e drejta e iniciativës për vendim të lirë, por ato dalin si detyrim i zbatimit

të rregullores së Bashkisë, ose nga ligjet e veçanta nga Kuvendi, këtu kemi

rregulloret e pagesave, mbledhjes së taksave, buxhetit, planit menaxhimit të

aseteve (kontratat, koncensione, PPP, etj.). E gjitha kjo lind e drejta e kufizimit të

autonomisë vendore që: “përsa ligjet nuk kanë vendosur ndryshe, mund të mos

miratohen, ose të ndalohen nëpërmjet vlerësimit të ligjshmërisë nga institucioni i

Prefektit, apo gjetja në kundërshtim me ligjin nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Hartimi

dhe miratimi i rregulloreve, duhet të bëhen me qëllimin se ato do ti shërbejnë

mirëmenaxhimit të Bashkisë por dhe një efekt të jashtëm pozitiv, duke shërbyer si

një autorizim ligjor i sferës që mbulon. Parimisht rregulloret e pagesave janë

vullnetlira, por nga ana tjetër, bashkia është e detyruar sipas të drejtës buxhetore

të shfrytëzojnë burimet e të ardhurave, ku bën pjesë marrja e pagesave, pra

rregullorja e pagesave rrjedhimisht bëhet e detyrueshme. Më të nevojshmet

fillimisht, janë rregullore kryesore dhe rregullore buxhetore. Rregullorja kryesore

është si detyrim, pasi duhet të hartohet sipas kushteve të bashkisë, krahina ku

ndodhet dhe të synojë të arrijë premisa bazë të njëjta me bashkitë e tjera përreth.

Në këtë rregullore nuk mund të përcaktohen rregulla që i shmangen dispozitave

ligjore dhe rregullores bashkiake, ku duhet të përcaktohen qartë kur Kryetari i

Bashkisë merr iniciativa vetjake për emergjencë, fatkeqësi, ose në këto rregullore

nuk mund të përshkruhet procedura e zgjedhjes së kryetarit të bashkisë apo

kryetarit të Këshillit Bashkiak, komisione, apo përfitime apo kontrata të paligjshme

të anëtarëve të Këshillit Bashkiak, konflikt interesi, etj., pasi ato janë përcaktuar

qartë në ligjin organik e ligje të tjera. Kjo rregullore vlen për një legjislaturë dhe

përfaqësia tjetër, pra Këshilli Bashkiak i ri mund ta rrëzojë ose të bëj ndryshime,

por kjo rregullore mund të bëhet dhe Tip, nga disa bashki me grupe pune të

përbashkëta, kjo shton hapësirën e ndikimit të kësaj rregulloreje.

Rregullorja buxhetore merr një kuptim të veçantë në bashki, kjo bën që hartimi i

saj në përmbajtje dhe në procedurën e miratimit e publikimit, të bëhet në mënyrë

të saktë. Këtu bëhet fjalë për një rregullore të shkallëzuar, e cila arrin

efektshmërinë ligjore, vetëm kur çdo shkallë e veçantë vendoset në formën e

paracaktuar. Kjo rregullore nxirret çdo vit, dhe ka të veçantë se është e ndjeshme

dhe duhet të prezantohet banorëve, pra kemi pjesëmarrje publike.

Në hartimin e projekt rregulloreve, duhet zgjidhur çështja se kush duhet të ketë

iniciativën e bërjes së rregullores. Për këtë dispozitat ligjore nuk thonë gjë, kështu

Page 88: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Bajram LAMAJ

Kontrolli i Lartë i Shtetit 87

që iniciativa e rregullores mund të merret nga institucione të ndryshme, lidhje

personash ose persona të veçantë. Po kështu Kryetari i Bashkisë, vetë me iniciativë

ose me detyrim ligjor, nëpërmjet propozimeve të Departamenteve të tij, apo

njësive vartëse paraqet rregullore në Këshillin Bashkiak për miratim. Po kështu dhe

me vendim gjyqi nxirret i pavlefshëm rregullorja ekzistuese, kështu që lind detyrimi

për rregullore të detyruar. Mund të bëjnë propozim për rregullore dhe Degët lokale

të partive politike, OJQ, bashkime qytetare, bile direkt persona privatë, vetë shtypi

e media lokale mund të ndërmarrin një fushatë për lëshimin e një rregulloreje të

caktuar, e gjitha kjo do të rrisë ndjeshmërinë publike nëpërmjet procesit të gjithë

përfshirjes.

Çdo rregullore duhet të ketë kompetencën funksionale, që ka si premisë lëshimin

nga organi kompetent i bashkisë, dhe duhet të ketë dhe kompetencën konkrete,

pra nevojitet që përmbajtja e rregullores të lidhet me një çështje të Bashkisë, do të

quhej jo konkrete nëse një bashki nxjerr një rregullore, ku cek dhe pjesë të

Bashkive të tjera(në rastin konkret e ka kompetencë Këshilli i Qarkut). Mundësia

tjetër është që në drejtim të vendimeve “urgjente”, të nxirren rregullore, pasi sipas

parimeve demokratike vendimet bazë, sidomos formulimi i normave të

ndërmerren prej organit të legjitimuar drejtpërdrejt nga komuniteti, pra Këshilli

Bashkiak. Është e nevojshme që edhe atëherë kur përdorimi parimor i vendimit

urgjent aprovohet në rregullore, duhet të vlejnë përjashtimet në rastet kur është e

nevojshme një procedurë e shkallëzuar, kjo do u priste “hovin” Kryetarëve të

Bashkisë, për marrje vendime të nxituara e me interesa momenti.

Siç e përshkruam në këtë shkrim, funksionimi i Njësive të Qeverisjes Vendore

nëpërmjet rregulloreve si pjesë e realizimit të një ligjshmërie lokale, është formë e

shprehjes së organizmave bashkiake, pasi rregulloret janë një instrument i

rëndësishëm i përmbushjes së vetë përgjegjësisë ndaj detyrave të Bashkisë.

Rregulloret nuk janë ligje në sensin formal, sepse ato nuk lëshohen nga një

parlament. Por Këshilli Bashkiak, si organ vendimor i zgjedhur demokratikisht,

mund të renditet në sferën legjislative, por me kufizime shtrirje si në hapësirë dhe

në personat që prekin vendimet e tij, por në sistemin e ndarjes së pushteteve

Këshilli Bashkiak renditet në sferën administrative. Rregullorja e një Bashkie, është

një normë ligjore, që administrata e lëshon si “ligj lokal”, ku kemi të bëjmë me një

vendosje normash prej pushtetit administrativ, duke vendosur të drejtën e

ekzekutivit.

Page 89: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

88 Botime 2017

Si përfundim, nëse rregulloret e nxjerra nga bashkia vendosin vetëm “ligjshmëri të

brendshme”, pra nuk kanë asnjë efekt mbi qytetarët, nuk bëjnë pjesë në ligjet

materiale dhe nuk i shërben dobishmërisë së mënyrës së zgjedhur të menaxhimit

të Bashkive, në kushtet e zbatimit të Reformës Administrative e cila nuk po arrin

pritshmërinë që kishte Qeveria në fillimet e saj. Vetë fakti se janë rritur shpenzimet

43% të fondit pagave, nga administrata lokale “e shkurtuar” dhe mos afrimi i

shërbimeve tek komuniteti, lënia në harresë e zonave urbane e rurale, rendja pas

qendrave të qyteteve dhe niveli shumë i ulët i administratorëve (të emëruar) të

Njësive administrative, të shoqëruar me mungesë kompetencash po e çon këtë

reformë në një gjendje aspak të mirë menaxhuese e larg pritshmërive të fillimit.

Mendoj se do të ndikojmë sado pak në tërheqjen e vëmendjes së drejtuesve të

pushtetit vendor dhe publikut, për të vendosur disa piketa administrative e ligjore

të menaxhimit të tyre për të kryer një shërbim më të mirë ndaj komunitetit që i ka

zgjedhur e rritjen e transparencës e llogaridhënies publike.

Page 90: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Nikoleta PIRANJANI

Kontrolli i Lartë i Shtetit 89

PENSIONI VULLNETAR DHE LIMITET E FINANCIMIT NGA PUNËDHËNËSI

nga Nikoleta PIRANJANI – Audituese, KLSH,

botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 25 tetor 2016.

Po bëhen afro 8 vjet që edhe në Shqipëri ka filluar të funksionojë tregu i

kontributeve vullnetare për pensionet private. Referuar legjislacionit në fuqi dhe

ndryshimeve të fundit me Ligjin nr. 104/2014 “Për disa ndryshime dhe shtesa në

Ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e

Shqipërisë”, të ndryshuar, përcaktohet ndër të tjera se në sistemin e përgjithshëm

të sigurimeve shoqërore, ligji për sigurimet shoqërore rregullon marrëdhëniet në

fushën e sigurimeve shoqërore edhe për fondet profesionale dhe fondet e pensionit

vullnetar.

Gjithashtu në Ligjin nr. 10 197, datë 10.12.2009 “Për fondet e pensionit vullnetar”

në nenin 4, pika gj, përcaktohet se “Fondi i pensionit profesional” është fondi i

pensionit, për të cilin punëdhënësi ka kontraktuar me shoqërinë administruese, për

t’u ofruar punonjësve të vet një plan pensioni profesional. Gjithashtu në pikën q, të

nenit shpjegohet se “Punëdhënës” janë tregtari, personat juridikë, përfshirë

institucionet shtetërore, institucionet e financuara nga Buxheti i Shtetit dhe

institucionet e pavarura.

Referuar këtyre përcaktimeve në fushën e veprimit të ligjit, përfshihen dhe

institucionet që financohen nga buxheti i shtetit si dhe institucionet shtetërore të

cilat e kryejnë aktivitetin e tyre duke përdorur fondet publike. Referuar këtij cilësimi

fondet e institucioneve që financohen nga Buxheti i Shtetit kalojnë në një cikël të

gjatë kontrolli dhe të miratimit të fondit (përfshirë këtu dhe fondin e pensionit

profesional) duke nisur nga njësia, institucioni qendror, Ministria e Financave,

Këshilli i Ministrave, Komisioni i Ekonomisë, vendimmarrje të cilat konkludojnë me

miratimin e ligjit për buxhetin vjetor të shtetit dhe ku nga praktika e deritanishme

raste të kërkesave buxhetore dhe miratimeve për financime të tilla nuk ka pasur. E

kundërta ndodh me institucionet shtetërore të cilat kryejnë aktivitetin me fonde

Page 91: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

90 Botime 2017

nga të ardhura publike, referuar të ardhurave të realizuara prej tyre, të cilat

referuar procedurave të miratimit për fondet në përdorim, krijojnë lehtësisht

mundësitë e financimit nga punëdhënësi të fondeve profesionale për punëmarrësit

e tyre dhe kjo vetëm me miratimet nga vendimmarrjet e Këshillave Drejtuese të

tyre ose këto miratime rezultojnë vetëm si miratimeve të zërave për personelin në

plan bizneset e paraqitura për miratim për vitet përkatëse, pa u specifikuar si fonde

me destinacion, pensione profesionale. Zgjerimi i përfshirjes në financime në

pensione profesionale nga këto institucione, po vjen e rritet nga dita në ditë me

njohjen prej tyre të të drejtave dhe ndryshimeve të fundit të ligjit të sigurimeve

shoqërore. Referuar auditimeve të realizuara në disa institucione nga Kontrolli i

Lartë i Shtetit, ka rezultuar se institucionet të cilat janë përfshirë në këtë treg,

paraqiten me financime të punëdhënësve dhe punëmarrësve me skema dhe

përqindje të ndryshme, kjo referuar dhe mundësive financiare të institucioneve.

Referuar skemave të përdorura, ku përmendim Autoritetin e Aviacionit Civil, i cili

përdor vetëm skemën e financimit nga punëdhënësi në pension profesional, ku

përqindja e financimit sipas vjetërsisë në punë varion nga 18% në 25%, një skemë e

përafërt dhe për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare, i cili ka detyrimin dhe të

monitorimit dhe të zbatimit të Ligjit nr. 10197, datë 10.12.2009 “Për fondet e

pensionit vullnetar”, Institutin e Sigurimeve Shoqërore (raportin 2% punëdhënës

dhe 2% punëmarrës), etj., ku rezulton se referuar hapësirave të dhëna nga ligji

institucionet përfshihen në këtë treg, sipas mundësive financiare, me përqindje të

ndryshme si dhe me skema të ndryshme financimi (financim punëdhënës +

punëmarrës, financime vetëm punëdhënës), ku për këto financime në legjislacionin

aktual, nuk ka rregulla të mirë përcaktuara në drejtim të përcaktimit të limiteve të

financimit nga punëdhënësi apo dhe nga punëmarrësi. Aktualisht në kushtet që ky

treg po zhvillohet, dhe përfshirja e institucioneve publike po shtohet nga dita në

ditë, del i domosdoshëm nxjerrja e rregullave në zbatim të ligjit, për të krijuar

hapësira të barabarta për institucionet buxhetore dhe publike dhe për të eliminuar

abuzivitetin nga institucionet, të cilat kanë mundësi të konsiderueshme financiare,

referuar funksioneve që ato kryejnë dhe financojnë në këto fonde përqindje jashtë

logjikës së financimit krahasuar me institucione të tjera që financojnë në këtë fushë.

Pjesëmarrja në skemat e parashikuara në ligjin “Për fondet e pensionit vullnetar” ka

efekte pozitive, sidomos për ato institucione buxhetore, të cilat nuk janë të

përfshira në listën e miratuar të institucioneve, të cilat përfitojnë nga Ligji nr. 8097,

datë 21.3.1996 “Për pensionet shtetërore suplementare të personave, që kryejnë

funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, ku referuar gjithashtu dhe

Page 92: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Nikoleta PIRANJANI

Kontrolli i Lartë i Shtetit 91

nivelit të pagave më të ultë të punonjësve të tyre, se sa të institucioneve qendrore,

referuar financimeve nga punëdhënësi për vitet e punës aktive si dhe nga investimi

dhe ri investimi i këtyre fondeve në tregun financiar, përkthehen në një bonus

pozitiv për periudhat, post punësimit (pensionit), duke e ngritur nivelin e të

ardhurave përveç pensionit, në një nivel të pranueshëm për përballimin jetesës dhe

sigurisht krijojnë premisa për trajtim të barasvlershëm të punonjësve të

institucioneve shtetërore buxhetorë dhe publik.

Referuar auditimeve të kryera në disa institucione, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka

rekomanduar zbatimin e politikave të kujdesshme në përcaktimin e përqindjeve të

financimit si dhe zbatimin me korrektësi të procedurave të miratimeve në mënyrë

transparente të fondeve për financim të pensioneve private apo pensione

profesionale, por është detyrë e institucioneve përgjegjëse të cilat menaxhojnë apo

monitorojnë Ligjin “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” dhe Ligjin

“Për fondet e pensionit vullnetar”, të cilat duhet të nxjerrin akte rregullative, që

këto ligje, në procesin e zbatimit të tyre, të mund të implementohen në kushtet e

mundësive të barasvlershme dhe të kontrollueshme nga institucionet e përfshira në

zbatim të ligjeve të mësipërme. Si gjithnjë Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të

detyrave kushtetuese në punën audituese në vazhdim do të jetë rekomandues i

përmirësimeve ligjore dhe nxjerrjes së akteve nënligjore, për çdo rast të

konstatimeve të hapësirave ligjore, të cilat krijojnë premisa për keqinterpretim, në

mënyrë që ligji të jetë mundësisht i zbatueshëm dhe i interpretueshëm në mënyrë

të barabartë për të gjithë.

Page 93: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

92 Botime 2017

PARTNERITETI I KLSH-së ME INSTITUCIONET HOMOLOGE EUROPIANE

nga Irena ISLAMI1 – Drejtore Drejtorie, KLSH,

botuar në gazetën “Telegraf”, më 28 tetor 2016.

Në bazë të Deklaratës së Limës, e cila është Kushtetuta e Institucioneve Supreme të

Auditimit në botë, Neni 15 “Shkëmbimi ndërkombëtar i përvojave”, Pika 1, e cila

shprehimisht thotë “Shkëmbimi ndërkombëtar i ideve dhe përvojave brenda

Institucioneve Supreme të Auditimit është një mjet efektiv për të ndihmuar

Institucionet Supreme të Auditimit të përmbushin detyrat e tyre”, si dhe me

iniciativën personale të titullarit të institucionit, Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë pesë

viteve të fundit 2012-2016 ka realizuar partneritete strategjike me institucionet e tij

homologe në Evropë dhe më gjerë.

Institucionet Supreme të Auditimit (SAI-t) janë burime të rëndësishme informacioni

objektiv. Ato janë gjithashtu partnerë potencialisht të rëndësishëm në nxitjen e

qeverisjes së mirë në një vend. Secili SAI ka mënyrat e tij se si e kryen këtë rol dhe

të mësosh nga eksperienca e suksesshme e institucioneve të tjera homologe për

KLSH ka qenë dhe është një përparësi strategjike. Të mësuarit nga eksperiencat e

njëri-tjetrit është edhe moto e organizatës botërore të institucioneve supreme të

auditimit, INTOSAI-t, “Experentia mutua Omnibus prodest” (Nga eksperienca e

përbashkët përfitojnë të gjithë). KLSH e ka shndërruar këtë moto në një plan

ambicioz pune, i cili është konkretizuar, duke e bërë institucionin të përfitojë me

dhjetëra orë trajnimi cilësor për standardet ndërkombëtare të auditimit (ISSAI) dhe

eksperiencat e auditimeve më cilësore të përputhshmërisë, financiare, të

performancës e teknologjisë së informacionit. Gati të gjithë audituesit e KLSH në

këto pesë vite kanë pasur mundësinë të shkojnë në vizita pune dhe trajnime jashtë

vendit, pranë SAI-ve të zhvilluara të Europës.

Një SAI është një nga institucionet publike më të besuara. SAI-t sigurojnë jo vetëm

për Parlamentin, por edhe për qytetarët, informacione lidhur me performancën e

qeverisë, të lidhura me efektivitetin, eficiencën dhe ekonomicitetin e qeverisjes

Page 94: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Irena ISLAMI

Kontrolli i Lartë i Shtetit 93

publike. Ato janë të vendosura në vijën e parë të luftës kundër korrupsionit, duke

bashkëpunuar me institucione të tjera të shtetit. Një nga SAI-t me të cilat KLSH ka

një partneritet relativisht të gjatë (që nga muaji maj i vitit 2012) është Zyra

Shtetërore e Auditimit Suprem të Polonisë (NIK), e njohur në të gjithë komunitetin e

SAI-ve, si atë evropian edhe më gjerë, për eksperiencën e saj të gjerë dhe të

suksesshme në luftën kundër korrupsionit. Të dyja institucionet e auditimit, ai i

Polonisë dhe i Shqipërisë, kanë ndarë eksperiencat e tyre në këtë fushë, krahas

eksperiencave në auditime.

Gjatë periudhës 2012-2016, KLSH ka lidhur 11 marrëveshje bashkëpunimi dhe

partneritete me institucionet homologe europiane: Zyrën Kombëtare të Auditimit

të Kosovës, me NIK-un polak, me Zyrën Shtetërore të Auditimit të Kroacisë, me

Gjykatën e Auditimit të Sllovenisë, me Gjykatën e Llogarive të Turqisë, me Gjykatën

e Auditimit të Austrisë, me Institucionin Shtetëror të Auditimit të Malit të Zi, me

Institucionin Shtetëror të Auditimit të Maqedonisë, me Zyrën e Auditimit të

Institucioneve të Bosnjë Hercegovinës, me Zyrën Supreme të Auditimit të

Republikës Çeke dhe së fundi me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Bullgarisë.

Kryetari i KLSH-së, z.Bujar Leskaj dhe Presidenti i SAI-t Bullgar,

z. Tzvetan Tzvetkov, duke nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit në Sofje,

më datën 3 tetor 2016.

Veçanërisht me SAI-t e Polonisë, të Kroacisë dhe të Turqisë, marrëveshjet janë

shndërruar në trajnime të shumta dhe me vlerë të jashtëzakonshme për audituesit

Page 95: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

94 Botime 2017

e KLSH, të cilët kanë parë nga afër dhe kanë përfituar nga eksperienca e kolegëve të

këtyre SAI-ve.

Një bashkëpunim shumë i frytshëm i KLSH-së ka qene ai me Gjykatën Europiane të

Audituesve, në të cilën deri tani kanë qenë për trajnime afatgjatë (5 mujore), tetë

auditues nga KLSH.

KLSH ka rivendosur bashkëpunimin me Zyrën e Auditimit të Qeverisë së Shteteve të

Bashkuara të Amerikës (GAO) dhe duke filluar nga viti 2015 auditues të KLSH-së

kanë marrë dhe do të marrin pjesë në fellowship-e 4 mujore pranë kësaj zyre, që

është pa dyshim një eksperiencë pozitive dhe shumë dobi prurëse për KLSH.

E ardhmja flet qartë për konsolidimin e partneriteteve të KLSH me institucionet

homologe dhe për vijimin e këtij partneriteti në forma të reja. Në shkurt të vitit

2016 filloi Projekti i Binjakëzimit, IPA 2013 për KLSH, i përqendruar në ngritjen e

kapaciteteve audituese të institucionit dhe në modernizimin e mëtejshëm të tij. Ky

projekt ka në themel partneritetin e krijuar mes SAI-t polak (NIK), SAI-t kroat dhe

KLSH, të cilët do të punojnë për këtë projekt të përbashkët për një periudhë dy

vjeçare.

Dobia më e madhe dhe vlera e shtuar e këtij Projekti, të financuar nga BE, qëndron

në faktin se ai projekton audituesin suprem publik shqiptar të viteve 2020-2025,

kohë kur sigurisht vendi ynë do të jetë bëre vend anëtar me të drejta të plota në

Bashkimin Europian.

Të gjitha këto bashkëpunime kanë ndikuar pa dyshim në rritjen e kapaciteteve

profesionale të audituesve të KLSH dhe gjithashtu kanë motivuar punonjësit në

punën e tyre të përditshme sepse ndihen të vlerësuar për kontributin që japin në

realizimin e objektivave të institucionit.

1 Shkrime të tjera të botuara nga Irena ISLAMI për periudhën korrik-dhjetor 2016:

Komunikimi si prioritet në strategjinë e zhvillimit të KLSH-së dhe mbështetja nga IPA

2013.

(Botuar në gazetën “Standard”, më 17 dhjetor 2016).

Page 96: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Bujar LESKAJ

Kontrolli i Lartë i Shtetit 95

JETË E PASTËR

nga Bujar LESKAJ – Kryetar i KLSH-së,

botuar në gazetën “Panorama”, më 30 tetor 2016.

Prof. Sang M. Lee nuk është thjesht vetëm një mik i

shtrenjtë i Shqipërisë, i profesoratit dhe studentëve

shqiptarë në fushën e shkencave ekonomike. Krahas së

qenit nismëtar i Programit të parë Master (MBA) në

Shqipëri, Dr. Lee është një ekspert i njohur

ndërkombëtarisht në fushën e shkencave të vendim-

marrjes, në menaxhimin e produktivitetit, në

inovacionin e veprimeve dhe në strategjinë globale.

Puna e tij prej pionieri në Programimin e Qëllimit për

Vendimmarrjen Objektive të Shumëfishtë është e njohur

gjerësisht në të gjithë botën. Kohët e fundit, hulumtimet

e tij në ekonomitë në tranzicion, në zhvillimin e organizatave të klasit botëror, në

disiplinën shkencore të Convergenomics-it dhe në inovacionin e hapur janë botuar

gjerësisht. Ai është autor ose bashkautor i 70 librave deri në muajin tetor 2016, një

pjesë e mirë e të cilëve ka njohur ribotime të shumta.

Prof. Lee është po ashtu autor dhe bashkautor i 340 studimeve, profileve, artikujve dhe

eseve në dhjetëra e dhjetëra revista shkencore të mirënjohura në mbarë botën, si:

Academy of Management Journal(4), AIIE Transactions(3), California Management

Review, Communication of the ACM(2), Decision Sciences(6), European Journal of

Operational Research(4), Financial Management, Financial Management,

Interfaces(3), International Journal of Electronic Commerce, International Journal of

Knowledge Management(2), International Journal of Operations and Production

Management(4), International Journal of Production Research(4), International

Journal of Public Administration), Journal of Applied Psychology, Journal of Chemical

Engineering, Journal of Finance, Journal of Marketing, Journal of Marketing

Page 97: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

96 Botime 2017

Research, Journal of MIS(2), Journal of Money Credit and Banking, Journal of

Operational Research Society(8), Journal of Operations Management(2), Journal of

Portfolio Management, Journal of Risk and Insurance, Journal of World Business,

Management Science(6), MIT Sloan Management Review, Policy Sciences, etj.

Krahas librave, studimeve dhe artikujve, Prof. Lee ka kontribuar dhe me 700 fjalime

në dhjetëra kongrese, konferenca, seminare, tryeza të rrumbullakëta dhe takime

shkencore në mbarë botën.

Profesor Sang M. Lee është aktualisht Studiues i Shquar i Universitetit (University

Eminent Scholar), Profesor i dalluar Regjent Universiteti (Regents Distinguished

University Professor)-tituj jo vetëm honorifikë por dhe shkencore, si dhe Drejtor

Ekzekutiv i disa instituteve kërkimore në Universitetin e Nebraska-Lincoln. Ai ka

shërbyer gjithashtu si profesor i menaxhimit në Institutin Politeknik të Virxhinias

dhe Universitetit Shtetëror para se të vinte në Universitetin e Nebraskës.

Prof. Lee ka shërbyer si President i Institutit të Shkencave të Vendimmarrjes (BDI)

dhe është Kryetar i Shoqatës së Biznesit Pan Paqësor, një shoqatë ndërkombëtare

shkencore me mbi 4000 anëtarë në 35 vende. Ai ka organizuar 36 konferenca

ndërkombëtare si Kryetar dhe është Kryeredaktor i Revistës “Service Business: An

International Journal”.

Por Prof. Sang Lee nuk ka vetëm dimensionin e studiuesit dhe prodhimtarit të ideve

dhe librave. Ai ka aftësitë e një drejtuesi, ka udhëhequr programe zhvillimi dhe

ndihmuar me mijëra studiues të rinj të talentuar në mbarë botën.

Kështu, për shembull, ka drejtuar disa projekte të mëdha globale, të financuara nga

Departamenti i Shtetit të SHBA, nga Agjencia Amerikane për Zhvillim

Ndërkombëtar, nga Fondacioni Soros, etj. Prof. Lee ka ngritur qendra të shumta të

reja studimesh shkencore menaxherialiteti me programe globale bashkëpunuese në

Azinë Qendrore dhe Juglindore, Programin e Ph.D. në Universitetin e Bangkokut në

Tajlandë, etj.

Ka marrë katër Doktoratura Nderi për kontributin e tij në arsimin dhe shkencën e

menaxhimit të biznesit global.

Ky shkencëtar ka një dimension të pashoq në përhapjen e dijeve në të mirë të

cilësdo qendër studimi dhe kërkimi shkencor ekonomik në botë, që është e hapur

për bashkëpunim. Gjatë gjithë jetës së tij aktive, Prof. Lee ka vizituar me këtë qëllim

150 universitete në 70 vende të ndryshme në botë.

Page 98: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Bujar LESKAJ

Kontrolli i Lartë i Shtetit 97

Kontributi i tij për zhvillimin e mendimit shkencor ekonomik shqiptar është i

pakrahasueshëm. Sikurse e përshkruan vetë Prof. Lee në një artikull të tij botuar në

Revistën “Journal for East European Management Studies (JEEMS)”, eksperienca e

tij me Shqipërinë nisi me vizitën e parë në dhjetor 1991. Më tej, gjatë vitit 1992,

kontributi i këtij personaliteti shkon duke u rritur dhe konkretizuar. Një përmasë

interesante e eksperiencës së tij në Shqipëri jepet nga një mik i tij që e shoqëroi në

misionet e Universitetit të Nebraskës për të sjellë shpresë dhe shkencën e

menaxhimit edhe në vendin tonë: Nëpër rrugë të errta dhe të pasigurta, duke

mbajtur takime me Presidentin e vendit dhe me Kardinalin e vetëm shqiptar (i cili e

ka kaluar gjithë jetën e tij në burg si i persekutuar për shkak të fesë), duke pranuar

falenderime nga shqiptarët për mesazhin tonë të shpresës nëpërmjet zhvillimit

ekonomik dhe atij menaxherial, duke lidhur miqësi të ngushtë me shtresa të

ndryshme të shoqërisë shqiptare si profesorë, politikanë, sipërmarrës dhe ministra.

Kjo ishte puna bashkëpunuese me një shkencëtar dhe njeri të madh si Sang Lee.

(Nga kujtimet e Fred Luthans, punonjës i USAID-it në Shqipëri).

Në vitin 1996, me iniciativën personale të Prof. Lee dhe me ndihmën e programeve

të USAID, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë startoi programin e parë

Master në Shqipëri, në bashkëpunim me Universitetin e Nebraskës, kampusi

Lincoln. Fillimisht lëndët e Masterit për Administrim Biznes jepeshin në gjuhën

angleze nga profesorë amerikanë dhe shqiptarë, pastaj programi u dha krejtësisht

në gjuhën shqipe. Me kontributin personal të Profesorit gjatë më shumë se një

dekade janë trajnuar, specializuar dhe laureuar pranë Universitetit të Nebraskës me

qindra studiues, përfaqësues nga profesorati dhe studentë shqiptarë. Kam patur

fatin të specializohem edhe unë pranë këtij universiteti të njohur në botë dhe të

ndjej nga afër mikpritjen dhe interesimin e jashtëzakonshëm të një personaliteti si

Prof. Lee.

Teoricieni i famshëm i lidershipit Warren Benniot ka identifikuar se çfarë presin

nëpunësit (kolegët) nga drejtuesit e tyre: vizion/qëllim, besim, optimizëm dhe

veprime/rezultate. Në botë janë të rrallë ata që i personifikojnë më së miri këto

katër karakteristika dhe një prej tyre është pa dyshim Prof. Sang Lee, një prind,

bashkëshort, vëlla, koleg, shkencëtar, hulumtues dhe mik i mrekullueshëm.

Stili i jetës akademike të Profesorit ka trajtat e një familjeje globale. Metodologjitë e

tij në shkencat e sjelljes janë gjithnjë të përzemërta, edhe pse ai vetë është tepër

shkencor dhe objektiv. Edhe pse në moshën 77 vjeç, Prof. Lee është aktiv dhe

kontribues me dijet, njohjet dhe mesazhet e tij kudo në botë. Po në këtë muaj, më

Page 99: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

98 Botime 2017

25 tetor, ai prezantoi librin e tij të 70-të në Universitetin “Kolegji UBT” në Prishtinë,

Kosovë, me temë “Imperativi i inovacionit në Epokën Dixhitale”.

Profesorati shqiptar i Universitetit të Tiranës, sidomos i Fakultetit të Ekonomisë, por

edhe me dhjetëra studiues të tjerë dhe studentë shqiptarë të programit Master, do

t’i jenë përjetë mirënjohës këtij personaliteti të madh ndërkombëtar që transformoi

shumë shkolla ekonomike në botë, për kontributin e jashtëzakonshëm që dha në

pasurimin e dijeve të tyre, si dhe në evolimin e shkencës shqiptare të menaxhimit.

Page 100: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Ina SOKOLI

Kontrolli i Lartë i Shtetit 99

“CLOUD COMPUTING” NJË SFIDË E RE

nga Ina SOKOLI – Audituese, KLSH,

botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 30 tetor 2016.

Në evolucionin e teknologjisë së informacionit, përpunimi i informacionit ka lëvizur

nga kompjuterët mainframe tek kompjuterët personal, tek serverat qendror dhe së

fundmi në Web.

Sot, shumë organizata janë duke e shqyrtuar seriozisht adaptimin e Vloud

Computing, zhvillimin më të ri në teknologji dhe bashkëpunimin e bizneseve. Një

version i ri i ofrimit të shërbimit nëpërmjet internetit, Cloud Computing

potencialisht mundëson organizatat që të rrisin aftësitë e tyre për të modeluar

biznesin dhe për të përmbushur kërkesat e tyre për burime kompjuterike duke

shmangur investime të konsiderueshme në infrastrukturë, trajnime, personel dhe

programe kompjuterike.

Në vjeshtë të 2010, një prej drejtorëve ekzekutiv të Google dëshmoi përpara një

komisioni të Kongresit të SHBA se më shumë se tre milion biznese nga mbarë bota

ishin klientë të shërbimit Cloud të ofruar prej tij. Siç ishte parashikuar dhe ndodhi

që në vitin 2015 kjo industri siguroi të ardhura prej 140 bilion $.

Zhvillimet teknologjike në sistemin virtual, menaxhimi i sistemeve të burimeve dhe

interneti kanë sjell nevojshmërinë e “Cloud Computing” si një alternativë për të

plotësuar nevojat teknologjike të kompanive të llojeve të ndryshme, me këto

përfitime: plotësimi i menjëhershëm i nevojave për burime informatike; vlerë më e

madhe nga shpenzimet për teknologji me një kosto më të ulët; platforma me

teknologji të përbashkëta që ndihmon në standardizim dhe ulje të nevojës për staf

mbështetës për mirëmbajtjen e sistemeve teknologjike të brendshme.

Ashtu si me çdo mundësi të re, Cloud Computing përfshin edhe risqe. Ajo sjell një

dimension të ndryshëm të bashkëpunimit të organizatave dhe ndërveprimit

njerëzor, varësitë e reja organizative, plotësimin e burimeve më shpejtë, dhe

modele të reja të biznesit.

Page 101: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

100 Botime 2017

Kjo alternativë e re, e cila mund të përdoret shumë mirë edhe nga institucionet

qeveritare, u prezantua në Programin e 131-të, të Trajnimit Ndërkombëtar mbi

“Auditimin në mjedis IT” të zhvilluar në Noida, Indi nga data 12 shtator-7 tetor, në

të cilën unë mora pjesë si audituese e KLSH, Shqipëri.

Por çfarë është “Cloud Computing”? “Cloud Computing” përkufizohet si burim

kompjuterik dhe model prokurimi që mundëson organizatat për të përfituar burime

kompjuterike nga çdo vend përmes një lidhje në Internet. Në varësi të modelit

Cloud që organizata zgjedh që të adaptojë, të gjitha ose pjesë e hardware, software

dhe baza e të dhënave mund të mos ndodhen në infrastrukturën teknologjike të

vetë organizatës. Këto burime mund të qëndrojë në një qendër teknologjike të

përbashkët me organizata të tjera dhe që menaxhohet nga një shitës (palë e tretë).

Sipas Standardeve të Teknologjisë ka katër modele aplikimi të “Cloud”:

- “Cloud” privat, infrastruktura e Cloud-it punon e vetme dhe menaxhohet nga

vetë organizata ose nga palë të treta, mund të ndodhet brenda ose jashtë

organizate.

- “Cloud” i përbashkët, infrastruktura e Cloud-it është e përbashkët me disa

organizata dhe i shërben një komuniteti që kanë interes të përbashkët (p.sh.

mision, bashkëpunim industrial ose kërkesa të njëjta).

- “Cloud” publik, infrastruktura e Cloud-it i shërben një publiku të gjerë ose një

grupi të madh industrial dhe zotërohet nga një kompani e cila shet shërbimin.

- “Cloud” hibrid, infrastruktura e Cloud-it përbëhet nga dy ose më shumë Cloud-

e (private, të përbashkëta dhe publike).

Kjo teknologji e re shoqërohet edhe me risqe të ndryshme (si siguria, integriteti,

vënia në dispozicion dhe performanca) të cilat janë të njëjta si për sistemet Cloud

dhe për ato jo Cloud.

Niveli i riskut të organizatës dhe profili i riskut do të ndryshojnë në qoftë se

organizata vendos të adaptojë teknologjinë Cloud, në varësi të mënyrës dhe qëllimit

që përdoret Cloud. Disa nga risqet tipike që shoqërojë Cloud-in janë: humbja e

kontrollit, risku ligjor, mbrojtja e të dhënave, falimentimi i ofruesit të shërbimit,

dështimi i izoluar dhe ndërprerja e ofrimit të shërbimit, etj.

Por përdorimi i kësaj teknologjie ka edhe një sërë avantazhesh dhe mundësish të cilat

përfitohen nga përdorimi i secilës prej formave të cloud-it:

Page 102: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Ina SOKOLI

Kontrolli i Lartë i Shtetit 101

Kursimet e kostos-konsumatorët Cloud paguajnë vetëm për burimet informatikë që

ata përdorin në vend të blerjes ose leasing-ut të pajisjeve që nuk mund të

shfrytëzohen plotësisht në çdo kohë. Nëse Cloud Computing është përdorur për të

përmbushur të gjitha nevojat e teknologjisë së një organizate, nuk ka më kërkesë

për hapësirë fizike dhe shpenzime për shërbime lidhur me mirëmbajtjen e një

mjedisi të dedikuar qendrës së të dhënave. Një organizatë që siguron të gjitha

burimet e saj informatikë nga një ofrues i shërbimit Cloud mund të përdori të gjitha

burimet monetare në investime të tjera.

Shpejtësia e zhvillimit, ofruesit e shërbimeve Cloud mund të plotësojnë nevojën për

burime kompjuterike (p.sh. procedimit të të dhënave nga serveri dhe të

magazinimit të të dhënave) shumë më shpejt se shumica e teknologjisë së

informacionit (IT) që mund të ketë vet kompania. Koha për të përmbushur kërkesat

për ndryshime teknologjike mund të ndryshojë nga muaj në javë, nga javë në ditë

dhe nga ditë në orë.

Shkallëzimi dhe orientim më i mirë drejt teknologjisë i një organizate mund të

kalojë nga përdorimi i një serveri në shumë servera pa bërë shpenzime kapitale. Kjo

i jep mundësinë organizatës që të përballojë me sukses periudhat të përkohshme

me fluks të lartë përpunimi të informacionit teknologjik pa kryer investime shtesë.

Ulje e përpjekjeve për menaxhimin e teknologjisë duhet të zotërosh dhe të operosh

me IT është e kushtueshme dhe të harxhon kohë. Teknologjia Cloud e lejon

organizatën të fokusohet dhe të shpenzojë më shumë kohë mbi qëllimet dhe

objektivat e tij.

Përfitime mjedisore, në qoftë se çdo organizatë do të zëvendësonte qendrën e të

dhënave private me shërbimin cloud, rezultati i përbashkët do të jetë shumë i

dukshëm pasi do të kemi një konsum energjie dhe emetim karboni më të ulët dhe

përdorim të tokës fizike.

Duke vënë në peshore, avantazhet dhe disavantazhet, me siguri pesha anon nga

avantazhet që ka përdorimi i kësaj platforme të re. Thjeshtësia e aksesimit të

informacionit dhe përdorimi njëkohësisht nga shumë individë e bën Cloud

Computing teknologjinë e së ardhmes, e cila po gjen zgjerim çdo ditë e më shumë.

Institucionet publike Shqiptare, qofshin këto të vogla apo të mëdha, për shkak të

buxheteve të kufizuara për investime në fushën e IT, duhet të fillojnë të

implementojnë këtë teknologji të re sepse në periudhë afatgjatë do të rezultojë me

kursim të ndjeshëm të kostove për ruajtjen dhe administrimin e të dhënave, dhe

Page 103: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

102 Botime 2017

për më tepër do të lejojë implementimin e shërbimeve të reja, të cilat pa

përdorimin e kësaj teknologjie do të ishin praktikisht të pamundura ose jo kosto-

efektive. Duke parë vështirësinë që mund të kenë një sërë institucionesh publike në

implementimin e kësaj teknologjie për shkak të pamundësisë financiare, mund të

shihet me përparësi nga ana e vet qeverisë, të ofrojë shërbimin Cloud për këto

institucione.

Page 104: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Engjëllush MUSAI

Kontrolli i Lartë i Shtetit 103

PËRVOJA POLAKE E AUDITIMIT TË NIK DO TË GJEJË VEND DHE ZBATIM EDHE

SHQIPËRI NË INSPEKTIMET E PLANIFIKUARA DHE ATO EMERGJENTE TË KLSH-së

nga Engjëllush MUSAI – Ekspert i Jashtëm, KLSH,

botuar në gazetën “Telegraf”, më 2 nëntor 2016.

Modeli europian dhe amerikan i luftës kundër korrupsionit dhe trafiqeve do

implementohet edhe në Shqipëri. E kaluara lindorë përballë besimit se drejtësia një

ditë do triumfojë. Pikërisht këto arsye dhe këta element që forcojnë dhe

konsolidojnë shtetin e së drejtës ishin objekt i vizitës trajnuese që një grup i KLSH

me ekspert të brendshëm dhe të jashtëm në Varshavë të Polonisë. Ky bashkëpunim

midis KLSH dhe organit supreme të auditimit të Polonisë (NIK) do i japin një shtysë

konsolidimit të organit tonë të KLSH me synimin përfundimtar që Institucionet

shtetërore të jenë të përgatitura në momentin që Shqipërisë do ti hapet porta e

futjes në BE. Madje duhet përmendur se objekti i KLSH si lufta kundër krimit

ekonomiko-financiar, korrupsionit, vënies para drejtësisë të abuzuesve me fondet e

shtetit dhe taksapaguesve, mbrojtja e interesave të shtresave në nevojë nga

institucionet shtetërore dhe projektet, etj., janë edhe pjesë e kritereve që BE ka

vënë për Shqipërinë si kusht për integrimin dhe futjen e vendit në BE.

Kontrolli i Lartë i Shtetit është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar

në Republikën e Shqipërisë, i cili në veprimtarinë e tij i nënshtrohet vetëm

Kushtetutës dhe ligjeve. Në krye të këtij institucioni qëndron Kryetari i KLSH i cili

zgjidhet nga Parlamenti me propozim të Presidentit të Republikës dhe që ka për

objekt të veprimtarisë së tij aktivitetin ekonomik të institucioneve shtetërore e të

personave të tjerë juridike shtetërore; përdorimin dhe mbrojtjen e fondeve

shtetërore nga organet e pushtetit qendror dhe atij vendor; veprimtarinë

ekonomike të personave juridike, në të cilët shteti ka më shumë se gjysmën e

pjesëve ose të aksioneve, ose kur huatë, kreditë dhe detyrimet e tjera garantohen

nga shteti dhe këto kompetenca janë të përcaktuara dhe mbrojtura me ligj.

Pikërisht për të parë funksionimin e institucionit të KLSH, raportet me institucionet

e tjera shtetërore, të qeverisë, ministrive si dhe ato të bashkëpunimit një grup

audituesish të brendshëm dhe të jashtëm nga Shqipëria bënë një vizitë në

Page 105: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

104 Botime 2017

institucionin homolog NIK të Polonisë për të marrë dhe shkëmbyer përvojën e

përbashkët. Kjo vizitë ishte në vazhdën e projektit që Kontrolli i Lartë të Shtetit, Zyra

Supreme e Auditimit të Polonisë dhe Zyra Shtetërore e Auditimit të Kroacisë,

përuruan në datën 6 maj 2016, Projektin e Binjakëzimit “Forcimi i kapaciteteve të

auditimit të jashtëm në Shqipëri”, me financim të fondeve IPA 2013 të Bashkimit

Europian. Ky Projekt erdhi në kohën e duhur për institucionin e Kontrollit të Lartë të

Shtetit, pas një periudhe katërvjeçare 2012-2015, ku u bënë të gjitha përpjekjet nga

KLSH për të modernizuar veprimtarinë e tij audituese, përmes partneriteteve me

SAI-t evropiane të zhvilluara, trajnimeve të shumta brenda dhe jashtë vendit dhe

zbatimit me rigorozitet të standardeve ISSAI, në bazë të objektivave të Strategjisë së

tij të Zhvillimit 2013-2017, të përgatitur me ndihmën e ekspertëve të programit

SIGMA të BE dhe OECD. Zyra Supreme e Auditimit të Polonisë, e njohur dhe me

emrin NIK, së bashku me Zyrën Shtetërore të Auditimit të Kroacisë, do të punojnë

për këtë projekt të përbashkët me Kontrollin e Lartë të Shtetit për një periudhë dy

vjeçare. Pikërisht këtij bashkëpunimi dhe përfitimi i njohurive bashkëkohore i

shërbeu edhe vizita e një grupi të konsiderueshëm auditesish të KLSH nga data 24

deri 29 tetor 2016 në Poloni.

NIK, e hënë 24 Tetor 2016

Që në fillim duhet saktësuar se NIK është shkurtim i Najwyzsej Izby Kontroli,

homolog me KLSH (Kontrollin e Lartë të Shtetit) në Shqipëri. Dhe ky program i cili do

të vazhdojë edhe në muajt në vazhdim dhe është frut i bashkëpunimit të KLSH me

organizmat evropian të kontrollit dhe luftës antikorrupsion, Gjykatën e Llogarive

Europiane (ECA) dhe organizmave të tjera të cilat caktojnë parimet dhe standardet

e kontrollit sikurse janë INTOSAI dhe EUROSAI. Dhe të gjitha këto marrëveshje, këto

programe, kjo mbështetje ka marrë jetë menjëherë sapo në krye të KLSH ka ardhur

Dr. Bujar Leskaj, i cili gëzonte një respekt apsolutë nga partnerët e tij europianë

(EUROSAI) dhe krerët ndërkombëtarë të INTOSAIT. Edhe projekti aktualë ka një

rëndësi të jashtëzakonshme në përafrimin e stafit me metodat dhe parimet e punës

së vendeve të BE dhe atyre në tranzicion por që aderojnë futjen me status të plotë

në BE dhe është vazhdim i një sërë projektesh të cilat kanë marrë jetë dhe gjetur

zbatim falë punës së palodhur dhe këmbëngulëse të kreut të KLSH, dhe zyrave të

angazhuara prej tij me qëllimin rritjen e performancës së audituesve apo

ekspertëve të Kontrollit të Lartë të Shtetit në mënyrë që stafi të jetë i mirë

orientuar për sfidat që presin vendin tonë në kuadrin e detyrave që shton Bashkimi

Europian dhe integrimi i vendit tonë në këtë organizëm.

Page 106: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Engjëllush MUSAI

Kontrolli i Lartë i Shtetit 105

Prof. Zbyslaw Dobrowolski,akademik me vlera evropiane dhe botërore

Bota akademike veç nivelit profesional mbartë nga brenda edhe qytetarin, kulturën,

traditën, edukatën, qetësinë, maturinë, respektin, këshillën, kritikën, tolerancën,

bashkëpunimin dhe gjithçka pozitive që normon bashkekzistencën njerëzore. Dhe

të gjitha këto cilësi i mëshiron

Prof. Dobrovolski, të cilin auditorët e universiteteve e kishin mësuar të ishte i qetë, i

durueshëm dhe i vendosur për të transmetuar përvojën e vetë akademike tek grupi

që po trajnohej në luftën kundër korrupsionit, trafiqeve, pastrimit të parave dhe

çdo abuzimi në ekonomi dhe financa. Ky ishte prezantim real për Profesorin më

brilant dhe nga më të vlerësuarit jo vetëm në Poloni por edhe në BE, ku organizmat

shtetërore dhe ato evropiane metodat dhe përvojën e tije akademike së shpejti do

e shfrytëzojë si model i kontrollit të brendshëm të vendeve të BE dhe atyre

kandidate pjesë e së cilës është edhe Shqipëria. Pas prezantimit të programit takimi

i parë me zyrtarët do të niste me Presidentin e NIK z.Krzysztof Kwiatkowski. Me sa

duket krerët e lartë të kontrollit paskan të njëjtin temperament pasi ngrohtësia dhe

fjalët e mira të z. Kwiatkowski ishin në të njëjtën gjatësi linje me të cilën kreu i KLSH

në Tiranë z. Leskaj reflekton me këdo që pret dhe diskuton si për jetën e

përditshme edhe për problemet delikate që ofron misioni i tij. Diskutimet e ditës së

parë do të vazhdonin me tematikën e paraqitur nga z. Wojciech Kutyla,

zv/Presidenti i NIK, me Këshilltarin e Presidentit, z.Koscielniak dhe një analizë të

hollësishme dhe tejet profesionale të Prof. Zbyslaw Dobrowolski. Radhën e trajtimit

të çështjeve pas eksperteve të NIK e kishte policia e cila ishte në unison me

strukturat e NIK aq sa të krijonte idenë sikur ishin pjesë të të njëjtit grup. Drejtuesit

e CBS, Komisioneri i Antikorrupsionit në Policinë e Shtetit, Drejtori për pastrimin e

parave në Ministrinë e Financave ja lanë radhën Ms.Malgorzata Sokolowska, Shefe

Page 107: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

106 Botime 2017

e Departamentit për Kontrollin e Administratës Shtetërore pranë Kryeministres së

Polonisë. Dita e tretë ndoshta ishte më e rëndësishmja ku ekspertet e Byrosë

Kombëtare Antikorrupsion zbardhën realitetin Polak dhe raportet e administratës

me politikën, biznesin, qytetarët, krimin, korrupsionit, trafiqeve, pastrimit të

parave, shitblerjes së votës etj. Rastet e shumta dhe shembujt treguan se si një

pjesë e mirë e politikanëve, deputetëve dhe lobistë të interesave klinteliste të

përgatitjes së ligjeve për qëllime korruptive kishin dalë nga zyrat me pranga në

dorë. Fakti më domethënës ishte kur vetë drejtuesit e institucionit më të fuqishëm

antikorrupsion kishin arrestuar edhe drejtues të rëndësishëm brenda institucionit të

tyre. Në fillim menduam që Polonia nuk bëhet, ashtu sikurse po themi edhe ne

shqiptarët sot. Por, shpresa vdesë e fundit pas 10 vjetësh njësitë antikorrupsion e

ngritën Poloninë, luftuan trafiqet, falsifikimet e pronave, pasurive, goditën

korrupsionin, pastrimin e parave dhe ne sot jemi krenarë dhe vend i denjë përkrahë

vendeve të tjera të BE. A ka probleme korrupsioni? Sigurisht që ka por ne jemi në

gatishmëri të vazhdueshme për të parandaluar dhe goditur çdo akt korruptiv.

Qarku i Zielona Gora-s

Pas ditës së tretë grupi i trajnimit u nisë për një udhëtim drejt Zielona Gora afro 500

km larg Varshavës dhe shumë afër Gjermanisë. Një udhëtim sa i veçantë, aq edhe i

rrallë pasi në 500 km ne nuk kemi parë qoftë edhe një kodër të vetme. Vetëm fusha

dhe pyje pa fund, të gjitha të punuara, sistemuara dhe pemë të ruajtura me shumë

kujdes dhe fanatizëm.

Trajnimi në këtë Qark kishte të bënte me pushtetin lokal, si bashkitë dhe njësitë e

tjera vendore si komunat, tatim taksat, policinë lokale etj. Ajo që ka vlerë dhe që i

përshtatej realitetit shqiptar ka të bëjë me faktin se Polonia ka 12 vjet që ka hyrë në

BE por ende dhe sot, partneriteti publik privat është shumë i kufizuar dhe vetëm në

investime dhe ndërtime si parkingje fillestare në zona të lira, ndërtim pishinash etj.

dhe jo shërbime publike dhe aq më tepër as që mund të imagjinohet që

shëndetësia të jepet me koncesion deklarojë një nga ekspertët më të mirë vendas

dhe europian.

Vizita trajnuese dhe bisedat e shumta me ekspertët vendas dhe evropianë ishte një

tregues se edhe në Shqipëri me hir apo me pahir krimi dhe korrupsioni, trafiqet dhe

aktet banditeske, pastrimi i parasë, trafiku i femrave apo krimi politik nëpërmjet

ndikimit direkt dhe indirekt një ditë do të ndëshkohen. Ne vazhdojmë të ecim nëpër

rrugët e Varshavës e cila ka marrë një hov të madh në zhvillimin ekonomik dhe

infrastrukturës duke treguar se ata janë me këmbë në tokë dhe se shpejt edhe ajrin

Page 108: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Engjëllush MUSAI

Kontrolli i Lartë i Shtetit 107

do ta modernizojnë dhe qytetërojnë si kolegët e tyre europiano perëndimor.

Transferimi i njohurive dhe aftësive të ekspertëve tek KLSH do të përmirësojë

standardet dhe transparencën e metodave të punës. Kontrolli i Lartë i Shtetit do të

mbështetet tek një personel me kualifikime të larta dhe sisteme e procese moderne

menaxhimi. Dobia më e madhe dhe vlera e shtuar e këtij Projekti, të financuar nga

BE, qëndron ne faktin se ai projekton audituesin suprem publik shqiptar të viteve

2020-2025, kohë kur sigurisht vendi ynë do të jetë bërë vend anëtar me të drejta të

plota në Bashkimin Europian. Pikërisht këtë qëllim ka pasur edhe Kryetari i KLSH

z.Bujar Leskaj, i cili synon që punonjësit e Kontrollit të Lartë të Shtetit, duhet të

ushtrojnë detyrat e tyre në mënyrë profesionale dhe në përputhje me përcaktimet

e bëra në këtë ligj, legjislacionin mbi shërbimin civil, rregulloren e brendshme të

institucionit, standardet e auditimit dhe Kodin e Etikës për të vënë një gurë të

sigurtë në kulturën qytetare, profesionale dhe ligjore.

Disa nga konkluzionet e nxjerra pas trajnimit dhe shkëmbimit të eksperiencës me

ekspertë dhe specialist të kontrollit dhe të së drejtës në Poloni.

Nuk mund të ketë sukses të garantuar nëse nuk ka një bashkëpunim mes Organit

më të lartë të Kontrollit dhe Kryeministrit, Ministrisë të Brendshme, Financave,

zyrës Antikorrupsion, Policisë, Thesarit, Kontrollit të Brendshëm, Policisë Kufitare,

zyrës së Prokurimit Publik Kombëtare, Zyrave të Noterisë, etj. Veprimtaria e

institucionit të kontrollit mbështetet në pesë parimet e kontrollit të

pakontestueshëm sikurse janë: “Neutraliteti politik, Paanshmëria, Konflikti i

Interesit, Integriteti, Parimi i respektit të punonjësve, vartësve dhe të

kontrolluarve”. Gjatë ushtrimit të kontrollit ekspertët do të përballen me akte

korruptive të cilat duhet ti trajtojnë me kujdes pasi tre elementët e korrupsionit

sikurse janë, ndikimi, veprimi dhe kundërveprimi mundet të dëmtojnë aktin

përfundimtar të kontrollit ndaj institucioneve të veçanta apo individëve përgjegjës.

Nga ana tjetër kontrollet duhet të jenë të planifikuara por edhe kontrolle të

emergjencës kur ka denoncim të individëve, media apo vetë institucioneve që e

kërkojnë. Por për të arritur sukses në një auditim të caktuar kërkohet edhe

bashkëpunim ndërinstitucional sikurse janë, zyra e antikorrupsionit, policia, thesari,

kontrolli i brendshëm, doganat, pikat kufitare, kundërzbulimi në ushtri, zyrat e

kontrollit dhe auditit të vetë institucioneve.

Si përfundim suksesi i çdo kontrolli është i garantuar kur respektohet kodi i etikës

mes institucioneve dhe marrëdhëniet e ngushta me qeverinë dhe në veçanti me

Ministrinë Financave primare në suksesin e kontrollit.

Page 109: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

108 Botime 2017

SFIDAT E MODERNIZIMIT TË MËTEJSHËM TË KLSH

nga Bujar LESKAJ – Kryetar i KLSH,

botuar në gazetën “Telegraf”, më 5 nëntor 2016.

Kriza e fundit financiare, ekonomike dhe buxhetore botërore dhe sfidat e kohës në

përpjekjet për përmirësimin e menaxhimit të financave publike dhe sigurimin e

mirëqeverisjes, kanë rritur pritshmërinë e qytetarëve dhe Parlamenteve lidhur me

kontributin tonë si institucione supreme të auditimit publik. Këto pritshmëri

vendosin përpara nesh detyra serioze për ta bërë situatën financiare të Shtetit

transparente, si dhe për të dhënë rekomandime se si fondet publike mund të

përdoren në mënyrë më efektive dhe eficiente dhe se si korrupsioni mund të

luftohet, me qëllim që të ruhet zhvillimi i qëndrueshëm, veçanërisht

qëndrueshmëria fiskale.

Një nga mjetet më të efektshme që na ka ndihmuar si SAI (realisht shumë në gjithë

komunitetin e INTOSAI-t) në plotësimin e këtyre pritshmërive dhe në zhvillimin e

modernizimin e auditimit të jashtëm publik gjatë viteve të fundit, ka provuar të jetë

procesi i rishikimit mes kolegëve (Peer Review). Në një prezantim në mars të vitit

2015 në Parlamentin austriak, ish-Presidenti i Gjykatës Austriake të Auditimit dhe

ish-Sekretari i Përgjithshëm i INTOSAI-t, personaliteti poliedrik i auditimit suprem,

Dr. Josef Moser theksonte se: Rishikimet mes kolegëve janë mjete qendrore

vullnetare për të matur përputhshmërinë me standardet ndërkombëtare, për t’i bërë

të dukshme fuqitë dhe dobësitë e një SAI, bazuar në këto standarde, për të

identifikuar fushat e veprimit të brendshëm dhe të jashtëm, për të gjetur metodat

për zgjidhjet, referuar dhe shembujve të praktikave të mira, si dhe për t’ju përgjigjur

pyetjes qendrore që lidhet me institucionet e pavarura “Kush e auditon audituesin

dhe institucionet e pavarura mbikëqyrëse?”

Ky proces i ka ndihmuar gjerësisht si SAI-t e zhvilluara edhe ato në zhvillim e sipër

që të masin performancën e tyre me praktikat e mira të institucioneve vlerësuese

Page 110: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Bujar LESKAJ

Kontrolli i Lartë i Shtetit 109

simotra, të identifikojnë ose kuptojnë më qartë mangësitë dhe të gjejnë zgjidhje të

efektshme për t’i shmangur ato në të ardhmen.

Në bazë të ISSAI-t 5600 “Udhëzuesi i Peer Review”, një proces rishikimi mes

kolegëve i ndihmon SAI-t të jenë në përputhje me standardet profesionale të

pranuara ndërkombëtarisht të auditimit publik ISSAI, si dhe me ligjet dhe rregullat

kombëtare që qeverisin auditimin suprem. Nga ana tjetër, shqyrtimi “Peer Review”

u mundëson SAI-ve të vlerësuara të arrijnë: (a) siguri të arsyeshme për kryerjen e

misionit; (b) të forcojnë qasjet e ndryshme në auditim; (c) të identifikojnë praktikat

e mira të përdorura gjatë Peer Review që mund të shpërndahen më gjerësisht; (d)

të përmirësojnë ose sigurojnë cilësinë e punës audituese; (e) të aplikojnë mjete

efektive të auditimit; (g) të përmirësojnë ose sigurojnë cilësinë e menaxhimit dhe

organizimit; (h) të identifikojnë dobësitë dhe nevojat për trajnim; (i) të konfirmojnë

nëse manualet e brendshme, politikat dhe procedurat janë në përputhje me

Standardet Ndërkombëtare ISSAI dhe praktikat më të mira ndërkombëtare; (j) të

kursejnë burimet në punën e SAI-t; (k) të përmirësojnë efektivitetin e auditimit; (l)

të rrisin numrin e raporteve të prodhuara dhe (m) të rrisë besueshmërinë e SAI-t

përballë palëve të interesuara.

Një rishikim mes kolegesh ofron një mundësi unike për të shqyrtuar parimet

themelore dhe qëllimet e funksionimit të një SAI dhe për t’i krahasuar ato me

përvojën e SAI-ve të tjera. Dobia e procesit është e dyanshme, si për SAI-n e

vlerësuar ashtu dhe për SAI-n vlerësues. Komentet e kolegëve janë përvoja të

vlefshme si për ata që i japin dhe për ata SAI që shqyrtohen dhe kërkojnë të gjejnë

zgjidhje për problemet që kanë. Peer Review, në këtë këndvështrim, është një

proces mësimi. SAI-t në proces mësojnë shumë nga njeri-tjetri, nga qasjet që

përdorin në auditim, nga strukturat që kanë ndërtuar dhe teknikat e prodhimit të

raporteve dhe ndjekjes së rekomandimeve.

Gama e përfitimeve nga procesi i rishikimit mes kolegëve është kaq e gjerë, sa

shumëkush në komunitetin e INTOSAI-t e ka zëvendësuar moton e organizatës

sonë, duke e perifrazuar atë, me shprehjen “Peer Review benefits all” (nga

“Common experience benefits all”), pra “Nga Rishikimi mes Kolegëve kemi dobi të

gjithë”.

Praktika e suksesshme e deritanishme e zbatimit të Peer Review-ve ka treguar se

SAI-t përfshihen në këtë proces të thellë shqyrtues për arsye të ndryshme. Disa

mund të dëshirojnë të përmirësojnë procedurat dhe rezultatet e tyre, të tjera mund

të dëshirojnë të japin prova të mjaftueshme të standardeve të larta që rregullojnë

Page 111: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

110 Botime 2017

auditimet e tyre, të tjerët mund të dalin vullnetarë që të ketë një shqyrtim të

kolegëve nga një palë e jashtme, në përgjigje të disa kritikave të marra.

Ne si KLSH, jemi përpjekur ta zbatojmë këtë proces sa transparent, të shëndetshëm

aq dhe modernizues për institucionin tonë, duke e parë si vijim të natyrshëm i të

gjithë punës së nisur për të zbatuar me përpikëri standardet ISSAI në veprimtarinë

tonë audituese.

Falenderojmë për këtë Kuvendin e Shqipërisë, i cili me rezolutat e tij të viteve të

fundit, na ka orientuar drejt zbatimit të standardeve profesionale të fushës, të

pranuara ndërkombëtarisht. Një kontribut thelbësor që kemi marrë nga Kuvendi

është miratimi prej tij në nëntor 2014, i Ligjit të ri integral të KLSH-së, tërësisht në

përputhje me standardet e INTOSAI-t dhe me rekomandimet e Progres Raporteve

të Bashkimit Evropian për Shqipërinë në fushën e auditimit të jashtëm publik. Ky ligj

na siguroi një mandat të gjerë auditimi dhe liri të plotë veprimi në kryerjen e

funksioneve kushtetuese si SAI.

Në zbatim të orientimeve dhe rekomandimeve të Kuvendit, si dhe të strategjisë sonë

të zhvillimit 2013-2017, e rishikuar, kemi përkthyer shënimet praktike të ISSAI-ve të

auditimit financiar, standardet ISSAI e auditimit të performancës, të përputhshmërisë,

të teknologjisë së informacionit, duke përditësuar manualet respektive të auditimit

dhe duke rritur me herë numrin e ditëve të trajnimit, si dhe kontrollin mbi asimilimin

e njohurive për auditues mbi standardet ISSAI, gjatë një viti.

Jemi përpjekur të modernizojmë institucionin tonë, duke përcaktuar qartë misionin

dhe vizionin, si dhe objektivat strategjikë të tij, planet dhe programet e auditimit.

Kemi kryer ndryshime strukturore, duke ngritur struktura që janë më funksionale

përmes Departamenteve të auditimit dhe Drejtorive, me qëllim përmbushjen e

misionit të KLSH-së dhe përshtatjen me kushtet dhe sfidat e reja. Kemi hartuar

Rregulloren e re të institucionit në përputhje me ligjin e ri. Në bazë të Deklaratës së

Limës, ISSAI 1, konsideruar ndryshe dhe si Manja Karta e SAI-ve, Neni 15, kemi rritur

bashkëpunimin me marrëveshjet e partneritetit me SAI-t Europiane, mbështetja e

të cilave ka pasur ndikim në realizimin e objektivave tona dhe ky prezantim i

Raportit të Peer Review-së është një tjetër dëshmi e këtij ndikimi tejet të dobishëm

për ne.

Miratimi i Ligjit të KLSH, hartimi i rregulloreve të reja të përshtatura me hapësirat e

reja të krijuara në auditim, hartimi i manualeve sipas llojeve të auditimit,

përmirësimi i sistemeve të teknologjisë së informacionit, përdorimi i kompjuterëve

Page 112: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Bujar LESKAJ

Kontrolli i Lartë i Shtetit 111

modernë të punës dhe personalë për çdo auditues, si dhe pjesëmarrja e gjere në

trajnime brenda dhe jashtë vendit, publikime të ndryshme profesionale dhe

shkencore të KLSH, sollën atë që është më e rëndësishmja në zhvillimin e një

institucioni suprem auditimi, ndryshimin e mendësisë dhe të qasjes në auditim, në

përputhje me praktikat e mira evropiane dhe me standardet e INTOSAI-t.

Dua ta theksoj edhe njëherë se hartimi i një ligji të ri të KLSH-së solli një frymë të re

kryesisht në qasjen, në dokumentet zyrtare dhe në të dhënat. Hartimi i manualeve

të auditimit, të tilla si Manuali i Auditimit të Ligjshmërisë, Manuali i Auditimit të

Performancës, hartimi i Rregullores së re të Brendshme, i Rregullores mbi

Procedurat e Auditimit dhe i dokumenteve të tjerë standard të KLSH-së, përfshirja e

transparencës me publikun në materialet e auditimit, publikimi i materialeve të

auditimit në faqen zyrtare të KLSH-së, publikimet në shtypin e shkruar dhe në atë

elektronik kontribuan në një imazh të përmirësuar dhe të rritur të institucionit

pranë palëve të interesuara kryesore të tij, qytetarëve dhe Kuvendit, shoqërisë

civile dhe partnerëve vendas dhe të huaj.

Të gjitha këto ndryshime, kishin një nevojë të kthyer në domosdoshmëri tashmë,

për institucionin tonë, që të ballafaqoheshin, të mateshin dhe krahasoheshin me

një gjykim profesional dhe të pavarur. Mjeti më optimal që vetë komuniteti i 191

SAI-ve anëtare të INTOSAI-t ka zgjedhur, pranuar dhe promovuar, për matjen e

performancës së një SAI është pikërisht rishikimi mes kolegëve.

E kemi kërkuar rishikimin mes kolegëve që në vitin 2012. Gjatë periudhës 2012-

2014 u kemi shkruar pothuajse të gjitha SAI-ve anëtare të EUROSAI-t që të na

asistonin me kryerjen e Peer Review-së. Ishte një kënaqësi dhe nder për ne që

Gjykata e Auditimit e Austrisë, një nga SAI-t më me tradita, më të zhvilluara dhe me

kontribute të patjetërsueshme në komunitetin e INTOSAI-t, pranoi vitin e kaluar që

të ishte vlerësuesi ynë në procesin Peer Review, në partneritet me Gjykatën e

Llogarive të Moldavisë.

Më lejoni të them dy fjalë për vlerësuesin tonë kryesor, Gjykatën e Auditimit të

Austrisë. Është një SAI me tradita shumë të vjetra dhe të vyera në auditimin

shtetëror, që daton që nga viti 1761. Pra 255 vite më parë. Është një SAI që ka të

gërshetuar në mënyrën më perfekte vlerat e traditës me qasjet moderne në

auditim. Që zhvillon auditime cilësore si të përputhshmërisë, financiare, ashtu dhe

të performancës dhe të teknologjisë së informacionit. Një SAI që mban selinë e

“qeverisë” së organizatës së INTOSAI-t, Sekretariatit të saj të Përgjithshëm.

Presidenti i Gjykatës Austriake të Auditimit është edhe Sekretari i Përgjithshëm i

Page 113: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

112 Botime 2017

INTOSAI-t. Nga gjiri i ekspertëve dhe audituesve më me eksperience të SAI-t

austriak lindin shumë nisma dhe veprimtari me rëndësi parësore për komunitetin e

INTOSAI-t. Gjykata e Auditimit të Austrisë është e angazhuar në një bashkëpunim

intensiv dypalësh me shumë SAI partnere në Europë dhe në botë, si dhe kontribuon

në grupet e punës më të rëndësishme të INTOSAI-t dhe EUROSAI-t. Ajo po ashtu

bashkëpunon në mënyrë të suksesshme edhe me Kooperacionin Austriak për

Zhvillim (ADA), shprehur edhe në këtë Raport Rishikimi mes Kolegëve. Shpreh

bindjen se bashkëpunimi ynë si KLSH me Gjykatën e Auditimit të Austrisë do të

vijojë të thellohet edhe në të ardhmen.

Kryerja e një Peer Review-je, e një shqyrtimi të hollësishëm mes kolegëve është një

detyrë shumë e ndërlikuar, që kërkon burime, cilësi të lartë dhe një kohë të

konsiderueshme. Dua të falenderoj thellësisht dhe në emër të të gjithë audituesve

të KLSH-së të dy SAI-t që pranuan dhe realizuan procesin, Gjykatën e Auditimit të

Austrisë dhe Gjykatën e Llogarive të Moldavisë.

Më lejoni të vlerësoj lart po ashtu përzgjedhjen e tyre për të kryer rishikimin mes

kolegëve, bazuar në tetë parimet e pavarësisë, sipas Deklaratës së Meksikës, dhe

pikërisht në (1) ekzistencën e një kuadri efektiv ligjor, (2) pavarësinë e drejtuesve

dhe anëtarëve të SAI-t, (3) një mandat të gjerë legjislativ dhe liri të plotë veprimi në

kryerjen e funksioneve të SAI-ve; (4) qasjen e pakufizuar në informacion; (5) të

drejtën dhe detyrimin për të raportuar mbi rezultatet e auditimit; (6) lirinë për të

vendosur mbi përmbajtjen dhe kohën e raporteve të auditimit; (7) ekzistencën e një

mekanizmi për ndjekjen e zbatimit të rekomandimeve dhe (8) autonominë

financiare/menaxheriale/administrative dhe burime të përshtatshme.

Kjo qasje siguroi një rishikim të plotë të vlerave dhe efektshmërisë së auditimeve

dhe raportimeve të KLSH-së, transparencës, përputhshmërisë me standardet ISSAI,

si dhe dobishmërisë së raporteve dhe partneriteteve të institucionit me institucione

dhe organizata simotra, të fushës shkencore dhe akademike, apo të shoqërisë civile.

Rekomandimet e këtij Raporti Peer Review do të përbëjnë për ne në të ardhmen e

afërt një plan konkret pune, i cili do të ketë objektiva, masa që do të merren për

zbatimin e rekomandimeve, afate kohore dhe kosto shumë të qarta. Këto

rekomandime jo vetëm na ndihmojnë konkretisht në realizimin e objektivave tona

strategjike, por shtojnë besimin dhe motivimin tonë se jemi në rrugën e drejtë dhe

po ecim në përputhje me orientimet e standardeve të INTOSAI-t.

Falenderoj stafin e ekipit të Peer Review për përkushtimin dhe profesionalizmin

maksimal, për dashamirësinë dhe komunikimin e ngrohtë në intervistat dhe bisedat

Page 114: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Bujar LESKAJ

Kontrolli i Lartë i Shtetit 113

me stafin e KLSH, të cilat ishin një vlerë e shtuar jo vetëm në planin institucional por

edhe në atë individual të çdo audituesi të KLSH.

Theksoj se konkluzionet dhe rekomandimet e këtij raporti vlerësimi, duke

certifikuar arritjet dhe progresin e bërë të institucionit, nuk na japin aspak të

drejtën për të abuzuar me pavarësinë tonë. Kemi kërkuar disa herë që Kuvendi i

Shqipërisë të na caktojë një auditues të jashtëm të pavarur, për të audituar llogaritë

tona. Jemi të bindur se ky proces gjatë këtij viti po shkon drejt përfundimit.

Sikurse e ka thënë edhe Audituesi i Përgjithshëm i GAO-s Amerikane, z. Gene

L.Dodaro, “ne nuk bëjmë politika, por auditojmë rezultatet e zbatimit të tyre”.

I jemi mirënjohës Kuvendit për orientimet e tij të fundit me Rezolutën e miratuar dy

javë më parë për punën e KLSH-së deri tani. Jemi gati që çdo keqkuptim ose opinion

të Qeverisë apo ndonjë përfaqësuesi të saj ndaj rolit dhe rekomandimeve të

institucionit suprem të auditimit në vend, ta sqarojmë plotësisht dhe në bazë të

standardeve ISSAI.

Rekomandimet e bëra nga Raporti i Peer Review i konsiderojmë si detyra me

përparësi absolute për t’u zbatuar nga ne. Ato na bëjnë edhe më shumë përgjegjës

për të ndjekur me devotshmëri rrugën e nisur të modernizimit dhe shndërrimit të

audituesve të KLSH në një trupë moderne auditimi, të pajisur me vlerat më të mira

të SAI-ve të zhvilluara të vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe me integritetin

më të lartë që na kërkojnë plotësimi i detyrave dhe mandatit kushtetues, si dhe i

pritshmërive të taksapaguesve shqiptarë.

Page 115: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

114 Botime 2017

CILËSIA E QEVERISË TREGOHET NGA MËNYRA SI PËRDORET, POR EDHE

AUDITOHET PARAJA PUBLIKE

nga Yllka PULASHI1 ̶ Drejtore Drejtorie, KLSH,

botuar në gazetën “Standard”, më 8 nëntor 2016.

Sfida e një qeverisjeje të mirë ka qenë gjithnjë shqetësimi themelor i shoqërive të

cilat më shumë nuk e kanë fituar këtë sfidë. Pushteti është një mekanizëm i fuqishëm

korruptimi dhe shoqëritë janë përpjekur që këtë mekanizëm ta bëjnë sa më të

kontrollueshëm në mënyrë që të shmangin shpërdorimet e qeverisë në forma të

ndryshme kufizimi lirish apo dhunimi të drejtash. Një nga mënyrat më domethënëse

dhe më efikase të kontrollit të mekanizmit të pushtetit është edhe auditimi i

financave, kontrolli i mënyrës se si ato përdoren dhe ligjshmëria e këtij përdorimi. Në

një kuptim më të gjerë auditimi i financave dhe kontrolli i mënyrës se si përdoren ato

(financat) është mjeti themelor për të bërë të funksionojë drejt një organizëm i

caktuar shoqëror qoftë ai ndërmarrje biznesi, institucion arsimi, kulture apo

shëndetësie e deri tek qeveria. Sot kompanitë më të rëndësishëm të biznesit në botë

dallohen edhe për zyrat apo departamentet fuqishme të auditimit që kanë. John

Stigler një profesor i njohur i ekonomisë thotë se mund të kuptosh se sa i suksesshëm

është një biznes apo një kompani edhe duke parë cilësinë e zyrës së auditimit.

Politologë të ndryshëm e kanë zgjeruar këtë koncept dhe thonë se edhe cilësia e

qeverisë së një vendi dëshmohet nga fuqia dhe serioziteti i auditimit apo i

institucionit që kontrollon mënyrën e përdorimit të parasë publike.

Taksapaguesi shqiptar duhet të dijë mbi mënyrën se si Qeveria përdor të ardhurat

publike dhe kërkon llogaridhënie dhe kjo e fundit kërkon transparencë. Transparenca

arrihet nëpërmjet bashkëpunimit të institucioneve shtetërore me njëri-tjetrin dhe

me grupet e interesit. Transparenca dhe llogaridhënia rrisin besimin tek publiku, ulin

aktet korruptive, si dhe përmirësim të imazhit të një vendi. Ose e shprehur ndryshe

transparenca dhe llogaridhënia sjellin mirëqenie.

Page 116: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Yllka PULASHI

Kontrolli i Lartë i Shtetit 115

Në qoftë se një vend ka zyra auditimi apo institucione të kontrollit të parasë publike

të dobëta, të nënshtruara atëherë qeveria është abuzuese, të drejta dhe liri të

qytetarëve janë të nëpërkëmbura dhe korrupsioni është i lartë.

Për të zbritur në një terren konkret, në Shqipëri mbas vitit 1991 institucioni i

Kontrollit të Lartë të Shtetit përgjithësisht është sulmuar, është lënë në heshtje apo

është lënë në qetësinë e tij ku burokracia e brendshme dhe niveli i ulët i ushtrimit të

përgjegjësisë i ka dhënë mundësi atij vetë të mos kryej ndonjë rol të madh në

kontrollin e përdorimin e parasë dhe në ligjshmërinë e vendimeve të qeverisë. Nga

ana tjetër vetë qeveria ka patur interes që institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit

të rrijë në heshtjen e tij, të përfitojë atë që një burokraci e rëndomtë mund të ofrojë

në kushte kur vetë institucioni përkufizohet nga kjo burokraci. Kësisoj Kontrolli i Lartë

i Shtetit për vite me radhë që nga viti 1992 deri para pak vitesh vijoi të njëjtën

trajektore dhe të njëjtin profil. Kurrë ndonjëherë një qeveri nuk u shqetësua

seriozisht dhe kurrë ndonjëherë ndonjë gjetje, raport, kërkim apo kontroll nuk e bëri

qeverinë objekt hetimi apo objekt të vëmendjes publike si shkelëse dhe abuzuese me

detyrën dhe paranë publike.

Katër vitet e fundit institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit është shndërruar në një

korpus dinamikë profesional, në një institucion që nuk përkufizohet nga burokracia

që kënaqet me atë që ofron burokracia. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur të jetë një

shqetësim për qeverinë dhe ky është një tregues i rëndësishëm se ai është kthyer në

institucion kushtetues që kryen detyrën që i ngarkon përgjegjësia para vendit por

edhe kushtetutës. Disa nga çështjet më të debatuara në vend në lidhje me

ligjshmërinë e përdorimit të parasë publike, me mënyrën se si qeveria ka adresuar

çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me vendime madhore mbi ekonominë,

financat, etj., janë iniciuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Ndër to mund të përmendin

raportet për abuzime të disa ish ministrave, ish zyrtarëve të lartë të pushtetit vendor,

abuzime në ministritë e tanishme, në AlbPetrol, abuzimi me negociata e kalimit të

kompanisë së energjisë OSHEE në pronësi të qeverisë çeke, etj. Askush nuk ka dëshirë

që një institucion i pavarur sidomos ai që kontrollon mënyrën se si përdoret paraja

publike të jetë agresiv në auditime, serioz në analizimin e fakteve dhe në qëmtimin e

të vërtetave. Bashkimi Europian në betejën e madhe mes Kontrollit të Lartë të Shtetit

dhe qeverisë shqiptare për një ligj të KLSH-së të mbështetur në standarde kombëtare

të auditimit ISSAI përgjatë vitit 2014, jo vetëm që nuk mbajti anën e qeverisë, por

përkrahu KLSH-në dhe propozimet e saj për ligjin e ri organik të KLSH-së. Ligji i ri i

KLSH-së është një mundësi më e mirë, por një mundësi edhe më mirë do të ishte në

Page 117: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

116 Botime 2017

qoftë se KLSH-ja do të shihej edhe nga vetë qeveria si institucioni çelës për të

ndërtuar një shoqëri të qeverisur më mirë. Kjo është një sfidë dhe nuk ka asnjë rrugë

tjetër përveç se të fitohet.

1 Shkrime të tjera të botuara nga Yllka PULASHI për periudhën korrik-dhjetor 2016:

Roli i KLSH-së për një qeverisje të mirë.

(Botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 6 dhjetor 2016).

Page 118: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Fatos ÇOÇOLI

Kontrolli i Lartë i Shtetit 117

PSE GJYKATA E AUDITIMIT TË AUSTRISË AUDITON KLSH-në?

nga Fatos ÇOÇOLI – Ekspert i Jashtëm, KLSH,

botuar në gazetën ”Sot”, më 9 nëntor 2016.

Pak ditë më parë, Drejtori i Përgjithshëm i Gjykatës së Auditimit të Austrisë, Robert

Sattler prezantoi në Tiranë raportin “Peer Review (Rishikim mes kolegëve)”, ku

auditonte Kontrollin e Lartë të Shtetit. Me kërkesë të vetë institucionit shqiptar, një

nga strukturat më përfaqësuese dhe profesionale të auditimit të jashtëm publik në

botë vlerësoi pavarësinë e KLSH-së, të fituar duke zbatuar me përpikmëri standardet

ndërkombëtare të auditimit të jashtëm publik, ISSAI, si dhe ligjin e ri integral të

miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë në nëntor 2014. Me fjalë të tjera, një institucion me

personalitet dhe ndikim të padiskutueshëm në komunitetin e institucioneve supreme

të auditimit, që as fal as bën qoka, certifikoi gamën e gjerë të ndryshimeve në

institucionin analog shqiptar. Këto ndryshime nisën që në ditët e para të vitit 2012,

duke përcaktuar qartë misionin dhe vizionin, si dhe objektivat strategjike të

institucionit, planet dhe programet e auditimit. KLSH ka kryer ndryshime strukturore

thelbësore, duke ngritur struktura që janë më funksionale përmes departamenteve të

auditimit dhe drejtorive, me qëllim përmbushjen e misionit të vet. Në bazë të

Deklaratës së Limës, e konsideruar ndryshe dhe si “Magna Carta” e institucioneve

supreme të auditimit, ka rritur bashkëpunimin dhe partneritetin me institucionet

simotra evropiane, mbështetja e të cilave ka pasur ndikim në realizimin e objektivave

strategjike. Në zbatim të orientimeve dhe rekomandimeve të Kuvendit, si dhe të

strategjisë së vet të zhvillimit 2013-2017, KLSH ka përkthyer shënimet praktike të

standardeve ISSAI të auditimit financiar, standardet ISSAI të auditimit të

performancës, të përputhshmërisë, të teknologjisë së informacionit, duke përditësuar

manualet respektive të auditimit dhe duke rritur me herë numrin e ditëve të

trajnimit, si dhe kontrollin mbi asimilimin e njohurive për çdo auditues. Ka

bashkëpunuar me shoqatat profesionale të fushës, si dhe me institucionet shkencore

dhe universitetet publike, duke organizuar konferenca shkencore dhe ballafaquar ide

dhe praktika të mira kombëtare e ndërkombëtare në punën audituese, në drejtim të

Page 119: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

118 Botime 2017

përmirësimit të cilësisë së auditimeve. Institucioni ka rritur nivelin e transparencës,

duke ftuar të gjitha mediat jo vetëm në aktivitetet e veta, por dhe në analizat vjetore

të çdo departamenti auditimi. Ka hartuar dhe zbatuar marrëveshjet e bashkëpunimit

me organizatat e shoqërisë civile dhe me kurajo i ka ftuar audituesit e vet të

“provojnë penën” nëpërmjet artikuj të botuar në shtyp. Sikurse dhe vetë Raporti

austriak i “Peer Review (Rishikimit mes kolegëve)” thekson, në vitet 2012-2015, KLSH

ka ulur moshën mesatare të audituesve, në dobi të sigurimit të një vijimësie në punën

audituese dhe të kalimit të eksperiencës nga audituesit më me përvojë dhe më të

vjetër tek më të rinjtë. Miratimi i Ligjit të KLSH, hartimi i rregulloreve të reja të

përshtatura me hapësirat e reja të krijuara në auditim, hartimi i manualeve sipas

llojeve të auditimit, përmirësimi i sistemeve të teknologjisë së informacionit,

përdorimi i kompjuterëve modernë të punës dhe personalë për çdo auditues, si dhe

pjesëmarrja e gjerë në trajnime brenda dhe jashtë vendit, publikime të ndryshme

profesionale dhe shkencore të KLSH, sollën atë që është më e rëndësishmja në

zhvillimin e një institucioni suprem auditimi, ndryshimin e mendësisë dhe të qasjes në

auditim, në përputhje me praktikat e mira europiane dhe me standardet e INTOSAI-t.

Ndryshimi nuk ka ndodhur brenda një dite, por është fryt i një pune të vështirë, të

përkushtuar, me tensionin e kërkimit të llogarisë minutë pas minute, duke respektuar

me fanatizëm parimet dhe rregullat e etikës profesionale dhe integritetit në auditim.

Në raport thuhet se KLSH kërkon të udhëheqë nëpërmjet shembullit, të jetë një

institucion model, “pa asnjë njollë”, që të mund të ketë moralin e plotë për të

kontribuar në pastrimin dhe heqjen e “njollave” apo në eliminimin e mangësive të

institucioneve shtetërore që auditon, në dobi të rritjes së përgjegjshmërisë në

administrimin e financave publike. Austriaku Satler theksoi se hartimi i një ligji të ri

për KLSH-në përforcoi qasjen e pakufizuar të institucionit në dokumentet dhe në të

dhënat zyrtare. Hartimi i manualeve të auditimit, të tilla si Manuali i Auditimit të

Ligjshmërisë, Manuali i Auditimit të Performancës, hartimi i Rregullores së re të

Brendshme, i Rregullores mbi Procedurat e Auditimit përfshirja e transparencës me

publikun në materialet e auditimit, publikimi i materialeve të auditimit në faqen

zyrtare të KLSH-së, publikimet në shtypin e shkruar dhe në atë elektronike kanë

kontribuar në rritjen e imazhit të tij pranë palëve të interesuara brenda dhe jashtë

vendit, qytetarëve dhe Parlamentit, shoqërisë civile dhe partnerëve vendas dhe të

huaj. Të gjitha këto ndryshime për KLSH-në ishin një nevojë e kthyer në

domosdoshmëri, që të ballafaqoheshin, mateshin dhe krahasoheshin me një gjykim

profesional dhe të pavarur. Institucioni shqiptar i auditimit suprem doli nga testi dhe

më i fortë e i sigurtë në rrugën e tij të shndërrimit në një institucion modern europian

auditimi.

Page 120: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Alfred LESKAJ

Kontrolli i Lartë i Shtetit 119

KLSH DHE NDIKIMI I DIREKTIVAVE TË REJA TË BE-së, PËR PROKURIMET PUBLIKE

nga Alfred LESKAJ – Auditues, KLSH,

botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 9 nëntor 2016.

Shqipëria është duke bërë një rrugëtim të gjatë drejt anëtarësimit në Bashkimin

Evropian, përgjatë të cilës ajo duhet të zhvillojë politika institucionale, ligjore,

ekonomike dhe sociale, me qëllim harmonizimin e tyre me standardet evropiane.

Reforma në paketën legjislative, në fushën e prokurimit publik, krahas të tjerash ka

për qëllim thjeshtimin dhe fleksibilitetin e procedurave të prokurimit, rritjen e

efektivitetit të përdorimit të fondeve publike dhe harmonizimin me direktivat më të

fundit të BE-së, si vend kandidat i saj. Në parathënien e botimit të KLSH-së,

“Direktivat e BE-së mbi Prokurimet Publike dhe Kontratat Koncesionare”, Kryetari i

KLSH-së, z.Bujar Leskaj shprehet se: “Dëshira dhe vullneti i Institucionit Suprem të

Auditimit të Shqipërisë (KLSH ) për të zbatuar kuadrin ligjor të BE-së dhe direktivat e

Acquis Communautaire në auditimin e prokurimeve publike në vend, krahas marrjes

së eksperiencës më të mirë sipas motos të INTOSAI-t “Experrentia mutua Omnibus

Prodest” (nga eksperiencat e përbashkëta përfitojnë të gjithë), reflekton

njëkohësisht dhe aspiratat e palëkundshme të gjithë shqiptarëve për integrim në

familjen e madhe të Bashkimit Europian”.

Në këtë kuadër, Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), mori pjesë me dy auditues të

Departamentit të Performancës, në seminarin mbi Prokurimet Publike Europiane,

Partneritetin Publik Privat (PPP) dhe kontratat koncesionare, që u zhvillua nga

Europian Institute of Public Administration (EIP), në datat 20 dhe 21 Tetor 2016 në

Dubrovnik-Kroaci.

Seminari, u drejtua nga ekspertë në fushën e prokurimeve, pranë EIPA-s. Paketa

aktuale legjislative në fushën e prokurimit publik për vendet anëtare të BE-së

përfshin tri direktiva, përkatësisht Direktivën 2014/24/EU, Direktivën 2014/25/EU

të prokurimit nga subjektet që operojnë në sektorin e energjisë, ujit, të transportit

dhe shërbimeve postare dhe Direktivën 2014/23/EU për koncesionet. Realizimi i

Page 121: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

120 Botime 2017

prokurimeve publike europiane sipas direktivave të reja evropiane, mbi fushën e

veprimit, procedurat, rregullat për kontratat publike, ekzekutimin e kontratës dhe

regjimeve të veçanta të prokurimit, ishin temat kryesore që u trajtuan në seminar.

Një trajtim i veçantë iu bë analizimit të përfundimit të kontratës së prokurimit, duke

përfshirë dispozita të reja për modifikimin dhe ndërprerjen e kontratave. Gjithashtu

u trajtua se në cilat raste, kontratat dhe marrëveshjet kuadër mund të ndryshohen

pa kaluar nëpër një prokurim të ri, si dhe në cilat raste një ndryshim thelbësor të

çon në një ri-tenderim të kontratës. Një fokus të veçantë pati dhe dhënia e

njohurive mbi, Partneritetin Publik Privat dhe koncesionet. Seminari u bazua në

prezantimet dhe diskutimet, duke e bërë atë interaktiv. Ky seminar ofroi shembuj të

ndryshëm mbi përvojat dhe problematikat, që kanë të bëjnë me prokurimin publik

evropian dhe koncesionet. Temat kryesore që u trajtuan kishin të bënin me

trajtimin analitik të rregullave mbi zhvillimin e prokurimeve publike evropiane,

Partneritetin Publik Privat (PPP) dhe koncesionet, të cilat konsistonin kryesisht mbi:

Prokurimet publike europiane, rregullat, parimet, etj. Sipas direktivës së re mbi

prokurimet, shërbimet social kulturore, shëndetësore dhe disa shërbime të tjera

janë të listuar në aneksin XIV të direktivës. Për këto shërbime janë përcaktuar

rregulla të qarta dhe në rastet kur ato përjashtohen në mënyrë eksplicite apo

kategorizohen në të ashtuquajturën “light regime” në bazë të një kufiri monetar të

vendosur. Gjatë seminarit u theksua roli i përdorimit të dialogut konkurrues dhe

procedura konkurruese me negocim, aplikimi në mënyrë efektive i kësaj procedure

sipas direktivës së re europiane, si dhe “Green Public Procurement”, i cili konsiston,

në një proces ku autoritetet publike për të përmbushur nevojat e tyre për mallra,

shërbime, punë të mund të gjejnë zgjidhje, të cilat kanë një ndikim të reduktuar në

mjedis, gjatë gjithë kohëzgjatjes së tyre, në krahasim me zgjedhjet alternative.

Prokurimi publik i gjelbër është një mjet i rëndësishëm për të arritur qëllimet e

politikave mjedisore në lidhje me ndryshimin e klimës. Një nga risitë mbështetëse

për prokurimet elektronike do të jetë dhe portali: European Single Procurement

Document (ESPD), i cili mundëson, vetë deklarimin e gjendjes financiare të biznesit

dhe kritereve të vendosura nga autoritete kontraktore, për një procedurë të

prokurimit publik. Ai është programuar për të gjitha gjuhët e BE-së dhe përdoret si

një dëshmi paraprake, për plotësimin e kushteve të kërkuara në procedurat e

prokurimit publik, në të gjithë vendet e BE-së dhe do të fillojë të funksionojë, në

formë elektronike në tetor 2018. Reforma në legjislacionin europian për prokurimet

publike, është në kohezion të plotë me vlerësimin e procedurave të prokurimeve

publike të Gjykatës Europiane të Audituesve (ECA) dhe standardet INTOSAI.

Page 122: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Vullnet KARAFIAJ

Kontrolli i Lartë i Shtetit 121

ABUZIM I POSTAVE TË SHPEJTA PRIVATE

ME TARIFAT E DEKLARIMIT TË THJESHTUAR

nga Vullnet KARAFILAJ – Kryeauditues, KLSH,

botuar në gazetën “Telegraf”, më 9 nëntor 2016.

Kohët e fundit janë përditësuar shumë ligje dhe rregullime ligjore në fushën e

administrimit doganor. Kjo, ndonëse me një intensitet të lartë nuk përbën risi në

proceset e administrimit doganor. Shumë tatimpagues, të organizuar në biznese,

përfaqësohen nga stafe profesioniste, të përbërë nga ekonomistë dhe juristë. Në

këtë mënyrë ata mund të përballen dhe të interpretojnë saktë kompleksitetin e

shpeshtë, që këto rregullime ligjore kanë.

Tatimpaguesit që operojnë me vlera të mëdha, janë më të paktë në numër, në

krahasim me tatimpaguesit, të cilët kryejnë blerje të vogla dhe jo të rutinës. Në

këto raste Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (DPD), duhet të kryejë një rol më

aktiv në mbrojtje të interesave të tyre. Si shkak për këtë kemi marrë ndryshimet e

tarifave, që kanë ndodhur për blerjet online. Gjatë auditimeve të kryera nga

Kontrolli i Lartë i Shtetit në subjektet doganore ku operojnë dhe Agjencitë

Doganore, janë vërejtur abuzime nga këto të fundit. Kjo ka ardhur kryesisht nga

mungesa e informimit të tatimpaguesve, me ndryshimin e procedurave të

zhdoganimit për këto blerje online.

Në datën 3 gusht 2016, u ndryshua kufiri i pa taksueshëm në doganë, për dërgesat

e mallrave me karakter jo tregtar. Këto janë blerje, që kryhen nga individë

nëpërmjet porosive, që ata kryejnë nga kompjuteri, duke shfrytëzuar rrjetet si

ebay, amazaon, etj. Përgjithësisht ato kanë një vlerë jo të lartë: për blerjet online

nga interneti në masën 22 euro dhe për dërgesat nga një individ jashtë Shqipërisë

pranë një individi në territorin shqiptar në masën 45 euro. Nga statistikat vihet re

që këto blerje kryhen nga një numër i madh i popullsisë. Sipas VKM-së, nr. 542,

datë 27.07.2016, për të gjithë mallrat që importohen nëpërmjet dërgesave postare,

vlera e të cilave kalon vlerën ekuivalente në lekë të shumës 22 euro dhe dërgesave

Page 123: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

122 Botime 2017

të mallrave nga një individ jashtë Republikës së Shqipërisë për një individ në RSH,

të një natyre rastësore, pa pagesë, që përmbajnë vetëm mallrat e destinuara për

përdorim personal ose familjar prej marrësit, vlera e të cilave e kalon vlerën

ekuivalente në lekë të shumës 45 euro, duhet të ndiqen procedurat doganore,

duke i vetë deklaruar këto mallra.

Me qëllim thjeshtësimin e procedurave doganore në favor të qytetarëve, për

kryerjen e këtij zhdoganimi nuk është i nevojshëm depozitimi i deklaratës doganore

nëpërmjet agjencive doganore, por vetëdeklarimi kryhet duke përdorur Formularin

e Deklaratës së Thjeshtuar. Deklarimi mund të kryhet nga çdo person, që paraqet

mallrat pranë autoriteteve doganore, së bashku me të gjithë dokumentacionin e

kërkuar nga këto autoritete.

Formulari i Deklaratës së Thjeshtuar, plotësohet nga vetë deklaruesi ose në rastet e

dërgesave postare nga punonjësit e postave të shpejta, të autorizuar nga personi

pritës i mallit. Kjo deklaratë e plotësuar dorëzohet në Zyrën Doganore, vendi ku

kryhet pagesa e detyrimeve doganore në vlerën 22.4%, e vlerës së mallit. Për këtë

Formular të Deklaratës së Thjeshtuar, që administrohet nga doganat dhe

plotësohet nga individi, nuk paguhet asnjë detyrim ndaj shtetit.

Nisur nga mungesa e informacionit të qytetarëve të interesuar, disa nga postat e

shpejta, të cilat kanë dhe Agjenci Doganore, përveç tarifës së shërbimit të kryer,

shpesh vendosin një tarifë dhe për Formularin e Deklaratës së Thjeshtuar, sikur të

ishte një deklaratë doganore (DAV), në kundërshtim të hapur me ligjin. Ky është

abuzim i pastër që nuk duhet lejuar.

Nuk janë të rralla rastet kur qytetari me të drejtë ankohet se paguan më shumë për

këtë formular deklarimi, që në rastin konkret është pa pagesë. Kjo ndodh sepse,

për këtë procedurë qytetarët nuk janë të informuar, aq sa për detyrimin doganor të

mallit.

Nga këto agjenci abuzohet gjithashtu edhe me ato dërgesa postare, të cilat në bazë

të nenit 61 të Kodit Doganor, nuk i nënshtrohen deklarimit në doganë. Të tilla janë

botimet e ndryshme si libra, albume, kartolina dhe letrat që përmbajnë mesazhe

vetjake, duke i kërkuar individit padrejtësisht pagesë për çlirimin e mallit nga

dogana, me justifikimin se ka vlerë më të lartë sesa vlerat e lejuara.

Në mbështetje të të drejtave të qytetarëve tatimpagues, në përputhje me rolin

transparent dhe ndihmues që duhet të ketë Drejtoria e Përgjithshme e Doganave,

mendoj se duhet të bëhet një punë më e kualifikuar për informimin e qytetarëve.

Page 124: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Vullnet KARAFIAJ

Kontrolli i Lartë i Shtetit 123

Kështu në vende të dukshme pranë doganave apo agjencive të ndryshme, mund të

afishohen postera të posaçëm ose lajmërime të thjeshta, të përgatitura nga stafi

teknik i DPD-së, ku të sqarohen të gjitha procedurat e reja ose ato në vazhdim.

Kuptohet se koncepti i posterit duhet të shërbejë vetëm për ligjet e sapo hyra në

fuqi e për të cilat tatimpaguesit nuk kanë informacionin e nevojshëm. Mendoj se

informimi më i plotë nga Drejtoritë e Përgjithshme të Doganave do të përmirësojë

më tej punën në mbrojtje të të drejtave të tatimpaguesve, duke i ndihmuar ata me

të gjithë mënyrat e mundshme.

Page 125: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

124 Botime 2017

KLSH NË PANAIRIN E LIBRIT

nga Amantja PATOZI1 – Audituese, KLSH

botuar në gazetën “Panorama”, më 16 nëntor 2016.

Tashmë askush nuk habitet që në vitrinën e përvitshme të librit shqiptar, Panairin e

Librit ka një kënd të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Është hera e katërt që ne marrim

pjesë në këtë Panair dhe kjo nuk është thjesht thyerja e një tabuje, por një

rikonceptim i rolit që na takon të luajmë, si hallkë e rëndësishme e administratës

shqiptare. Kjo me siguri që e ka ndryshuar perceptimin e publikut për institucionin

tonë. Dikur njerëzit, kur përmendej KLSH kishin parasysh disa zyra hijerënda me

burokratë të rreptë, ku prodhoheshin pirgje me shkresa, që shpërndanin zakonisht

lajme të këqija për administratën shtetërore. Por kjo traditë e re komunikimi, që

është vendosur vitet e fundit, e ka përmbysur krejtësisht këtë përfytyrim. Tashmë

qytetarët shqiptarë kanë mundësi që të dinë dhe kuptojmë më shumë për misionin

e Kontrollit të Shtetit. Por, po ashtu të njihen edhe me cilësinë e punës së atyre që

kanë marrë përsipër të kontrollojnë mënyrën se si shpenzohen dhe trajtohen taksat

e tyre.

Në panairin e 19-të, të librit “Tirana 2016” Kontrolli i Lartë i Shtetit këtë vit u

prezantua me 63 botime, 12 prej të cilave botime të reja për këtë vit. Ndër titujt që

vlen të veçojmë është Revista Shkencore “Auditimi Publik”, e cila këtë vit ka nxjerr

numrin e 12-të dhe të 13-të të saj. Në këtë revistë janë publikuar një sërë shkrimesh

dhe publikimesh me karakter shkencor dhe profesional me qëllim për ta përqasur

veprimtarinë e këtij institucioni me thelbin e misionit të tij, në nxitjen e

përgjegjshmërisë së qeverisë dhe të menaxherëve publik për përdorimin e fondeve

me eficiensë, efektivitet dhe ekonomicitet.

Një libër i veçantë i kolonës së botimeve të KLSH-së këtë vit ka qenë botimi i

aktivitetit të përurimit të projektit të binjakëzimit IPA 2013. Projekti IPA 2013 për

forcimin e kapaciteteve audituese të KLSH u miratua në mars 2013. Ky projekt u

Page 126: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Amantja PATOZI

Kontrolli i Lartë i Shtetit 125

fitua nga dy SAI të BE-së, Zyra Supreme e Auditimit të Polonisë dhe Zyra Shtetërore

e Auditimit të Kroacisë dhe ka filluar të implementohet në datën 16 shkurt 2016.

Kontrolli i Lartë i Shtetit këtë vit erdhi përpara lexuesit me vëllimin e V-të dhe të VI-

të, të botimit “Audituesit e KLSH-së në shtypin e përditshëm”. Këto vëllime

përmbajnë një përzgjedhje të shkrimeve më të mira të audituesve të tij për

periudhën korrik-dhjetor 2015 dhe janar-qershor 2016. Prezenca e audituesve të

KLSH-së në shtypin e përditshëm nuk është më një risi për KLSH-në, por është

rrjedhë normale e punës së tyre. Shtypi i përditshëm shqiptar prej kohësh ka

mirëpritur dhe ka gjetur vend në faqet e tij për analiza dhe shkrime të audituesve

tanë, ku shtjellohen gjetjet dhe rekomandimet e tyre kryesore gjatë ushtrimit të

detyrës. Natyrisht, që jo çdo moment i punës së Kontrollit të Shtetit është i

destinuar për të qenë interesant për publikun. Ndaj edhe në vëllimet V dhe i VI-të

botimit “Audituesit e KLSH-së në shtypin e përditshëm”, që po i paraqitet aktualisht

lexuesit, do të gjeni shkrime të zgjedhura me problematikat më të mprehta, të cilat

hasen më shpesh në jetën e përditshme të qytetarit, që merr shërbime publike.

Gjatë kësaj periudhe, ne kemi qenë prezentë pothuajse në të gjitha gazetat me 110

shkrime dhe opinione, produkte të 66 audituesve të KLSH-së. Ky kanal i ri

komunikimi me opinionin publik dhe qytetarin u vlerësua pozitivisht nga lexuesi

shqiptar dhe kjo është e vetmja arsye, përse shumë prej titujve kryesorë të shtypit

të përditshëm shqiptar i mirëpritën artikujt e shkruar nga audituesit tanë. Kolana e

botimeve të KLSH-së këtë vit pasuroret dhe botimin “Direktivat e BE-së mbi

prokurimet publike dhe kontratat koncensionare”. Ky botim synon sjelljen e akteve

të plota ligjore për prokurimet publike të shteteve anëtare të BE-së, duke krijuar një

vizion të qartë të funksionimit të rregullave të sotme dhe duke dhënë perspektivën

e përafrimit të plotë me legjislacionin shqiptar drejt përmbajtjes së Direktivave të

Parlamentit dhe të Komisionit Evropian.

Departamenti i Performancës në këtë Panair u prezantua me botimin “Auditimi i

Performancës 2012-2015”. Me një stil të thjeshtë dhe një gjuhë të kuptueshme, libri

sjell rrugëtimin 4 vjeçar të këtij auditimi risi në KLSH, periudhë kjo që korrespondon

edhe me krijimin e departamentit të auditimit të performancës si një strukturë e

diferencuar, e mandatuar me ligjin e ri të KLSH-së. Ky libër është një lloj feedback-u

për çdo koleg, deputet të Kuvendit, politikan apo specialist të ekzekutivit, palë

interesi apo thjesht lexues e qytetarë të interesuar që kërkojnë të dinë se sa dhe si

KLSH i mban premtimet që bën dhe vë në jetë sfidat që ndërmerr.

Page 127: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

126 Botime 2017

Ne mendojmë se mënyra e re e komunikimit dhe e transmetimit të informacioni tek

publiku nga KLSH, ka rritur besueshmërinë e qytetarëve tek institucioni, por edhe

vetëbesimin e audituesve në punën e tyre, duke i bërë njëkohësisht ata më të

vëmendshëm ndaj çdo detaji dhe më të përgjegjshëm për detyrën e vështirë dhe

misionin që kanë marrë përsipër. Kjo ka sjellë padyshim një cilësi të re në

informimin e publikut dhe Kuvendit të Shqipërisë në lidhje me përdorimin e burimeve

publike me ekonomicitet, efektivitet dhe eficiencë nga pushteti qendror, lokal dhe

nga njësi të tjera publike.

Prezenca e audituesve në media i ka ndihmuar edhe ata vetë për të kuptuar sa i

rëndësishëm është transmetimi i drejtpërdrejtë i informacionit nga audituesi tek

qytetari dhe sa i vlefshëm është këmbimi i ideve dhe komunikimi “pa ndërmjetës”

me publikun. Shembulli i audituesve të KLSH mendojmë se duhet të përcillet tek të

gjithë punonjësit korrektë dhe të përkushtuar në administratën tonë shtetërore.

Nisur nga eksperienca jonë, do t’u sugjeronim atyre t’u drejtohen mediave të

pavarura, për të shprehur idetë e tyre lirshëm dhe me kurajo, sepse do të

ndihmonin qytetarët të shikonin më qartë problematikat dhe do të ndikonin në

përmirësimin e qeverisjes së vendit.

Paraqitjet e audituesve të KLSH-së kanë zgjuar interesin e pothuajse të gjitha

gazetave tona, ndaj sot përmes këtij shkrimi gjejmë rastin të falënderojmë

përzemërsisht të gjitha mediat dhe gazetarët, që na kanë dhënë mundësinë të

pasqyrojmë me realizëm punën e audituesve të KLSH-së, duke përmendur gazetat

si “Panorama”, “Telegraf”, “Koha Jonë”, “SOT”, “55”, “Standard”, etj.

1 Shkrime të tjera të botuara nga Amantja PATOZI për periudhën korrik-dhjetor 2016:

Kongresi i Abu Dhabit, si konfirmim i vizionit modern të KLSH-së.

(Botuar në gazetën “Sot”, më 29 dhjetor 2016).

Page 128: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Rinald MUÇA, Alfred ZYLFI

Kontrolli i Lartë i Shtetit 127

ARSIMIT DHE FORMIMIT PROFESIONAL

NË FOKUSIN E AUDITIMIT TË PERFORMANCËS NË KLSH

nga Rinald MUÇA – Drejtor Departamenti dhe Alfred ZYLFI – Auditues, KLSH,

botuar në gazetën “Telegraf”, më 17 nëntor 2016.

Çdo gjë të mirë, e mësova nga librat.

Abraham Lincoln

Në politikat shoqërore të një vendi, një vend të rëndësishëm zë mbrojtja edhe

ngritja e një sistemi sa më cilësor të arsimimit ku rol të kryesor në të ka edhe

sistemi arsimi dhe formimit profesional. Arsimi duhet të shihet si faktor kryesor i

zhvillimit të qëndrueshëm të burimeve njerëzore, mirëqenies ekonomike, krijimit të

paqes dhe sigurisë, zhvillimit të vlerave universale dhe përmirësimit të cilësisë së

jetës në nivelin individual, familjar, shoqëror e më tej. Arsimi përveç që është e

drejtë njerëzore themelore, ai është motor për zhvillimin ekonomik të vendit ku

theksi duhet vënë në arsimimin sa më cilësor sepse ka një ndikim të drejtpërdrejtë

mbi këtë zhvillimin.

Në këtë kuadër KLSH ka ndërmarrë në sistemin e arsimit dhe formimit profesional

një auditim performance nëpërmjet të cilit ka kërkuar dhënien e opinioneve, për

përmirësimin, modernizimin e tij, vlerësimin e rezultateve dhe objektivave të

vendosura, në përputhje me politikat e ndërmarra sepse ende ky sistem nuk është

plotësisht në harmoni me parimet e efektivitetit, pavarësisht zhvillimeve të kohëve

të fundit, përpjekjeve dhe iniciativave për ndryshime ligjore, masivizimit të tij, si

dhe jemi mundur të ndihmojmë të skicojmë dhe adresojmë rrugën për

përmbushjen dhe plotësimin e përparësive strategjike gjithëpërfshirëse të arsimit

dhe formimit profesional.

Nëpërmjet këtij auditimi Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit zoti Bujar Leskaj ka

dhënë mesazhin kryesor: Nxitje të reformave në ndryshimin e mentalitetit të mos

vlerësimit të arsimit dhe formimit profesional, motivimin e të rinjve e individëve për

të vlerësuar profesione “të lodhshme, të pashpërblyera, të papëlqyera” dhe

Page 129: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

128 Botime 2017

plotësimit të kërkesave të tregut të punës me punonjës të mirë-kualifikuar.

Sot sfida për arsimin dhe formimin profesional qëndron në rritjen bashkëpunimit të

gjithanshëm të institucioneve qendrore e vendore, sipërmarrjeve e bizneseve,

partnerëve të tjerë zhvillimor, publikut, etj., për të kërkuar e përshtatur lidhjen e

shkallës arsimore dhe të kualifikimit me nevojat e ekonomisë së tregut në vend,

gjithashtu për të ndërtuar një sistem të arsimit dhe formimit profesional, të hapur

me zhvillimet e teknologjinë bashkëkohore që të lehtësojë punësimin, punën dhe

jetën shoqërore të përfituesve, sot e në të ardhmen duke qenë në përputhje me

sistemin e BE.

Nga ana e MMSR hartimi i strategjive dhe përmirësimet ligjore në sistemin e arsimit

dhe formimit profesional, i cili deri më tani përbëhej nga dy fusha në atë të arsimit

profesional dhe të formimit profesional, duhet të konkretizohej në më shumë

përpjekje dhe angazhim intensive profesional për vendosjen e dialogut

gjithëpërfshirës, për të siguruar mirëkuptimin ndërmjet aktorëve të ndryshëm e për

të garantuar një sistem arsimor të formimit profesional të respektuar në nivel

kombëtar e madje dhe ndërkombëtar.

Në kuadrin e politikave të reja të qeverisjes dhe programit të saj u bënë disa

ndryshime në kabinetin qeverisës, ndryshime të cilat u pasuan me lëvizjen e fushës

së arsimit profesional nga varësia e MAS në varësinë e MMSR e për pasojë

ndryshimin e kompetencave të tyre në këtë fushë, bashkimin me fushën e formimit

profesional, duke krijuar tashmë një fushë atë të arsimit dhe formimit profesional.

Synimi i këtij bashkimi ka qenë përmirësimi i sistemit por ky bashkim nuk është

shoqëruar me studim “si ka qenë - si është - si do të bëhet”, ku të jepen efektet dhe

pritshmërinë e tij në krijimin e kësaj qasje të re të administrimit të kompetencave,

aseteve, burimeve njerëzore dhe financiare të sistemit të arsimit dhe formimit

profesional.

Studimi duhet të kishte konsistuar gjithashtu në zhvillimin e politikave dhe hapave

ligjorë që duhen ndërmarrë për reformimin, përcaktimin e kritereve, organizimin

dhe funksionimin e institucioneve që ofrojnë arsim dhe formim profesional, në

përputhje me kërkesat e perspektivën e zhvillimit ekonomik, kombëtar dhe rajonal,

kërkesat e tregut të punës dhe me drejtimet evropiane të zhvillimit të vendit.

Disa nga mangësitë e konstatuara gjatë këtij auditimi janë:

Historiku i shkollave profesionale tregon se si hapja, shkurtimi dhe mbyllja e

shkollave si dhe degëve, drejtimeve apo profileve në vite, ka patur oshilacione

Page 130: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Rinald MUÇA, Alfred ZYLFI

Kontrolli i Lartë i Shtetit 129

të mëdha çka tregon se ato nuk janë bërë të studiuara në bazë të nevojave për

specialistë sipas drejtimeve që kishte industria e asaj kohe dhe nevojave që ka

tregu i punës dhe sipërmarrjet sot të ndara sipas rajoneve dhe prioriteteve të

tyre për sot dhe të ardhmen;

Nuk ka akt ligjor për transferimin e arsimit të mesëm profesional nga varësia e

MSA në varësinë e MMSR me të gjitha modalitetet që e shoqërojnë këtë lëvizje,

por vetëm VKM për përcaktimin e fushës së MMSR;

Nuk janë përfshirë në këtë “zhvendosje” shkollat publike social-kulturore

(artistike, sportive, të gjuhëve të huaja), çka do të thotë se nuk është e

përcaktuar saktë kush përfshihet në shkollat profesionale apo cilat janë ato;

MMSR nuk ka institucione për mbikëqyrjen, monitorimin, zhvillimin e

infrastrukturës, etj., të sistemit të arsimit dhe formimit profesional, sepse ato

janë në varësi të MSA;

Nuk ka zhdërvjelltësi për të reflektuar në kohë kërkesat dinamike të tregut të

punës në nivel lokal e kombëtar;

Mungon i gjithë kuadri institucional ligjor për akreditimin e institucioneve që

ofrojnë arsimim dhe formim profesional, megjithëse shprehet në ligjin e AFP-së

dhe në VKM për krijimin e AKAFPK-së, si dhe në ligjin për AFP dhe atë për KSHK

nuk janë parashikuar procedura të akreditimit të kurrikulave të arsimit dhe

formimit profesional;

Ka mungesa të theksuara në fonde buxhetore për sigurimin e bazës materiale

në institucionet e sistemit të arsimit dhe formimit profesional si dhe të fondeve

buxhetore për investime;

Nuk ka standarde dhe kritere mbi realizimin dhe funksionimin financiarisht të

profesioneve të ofruara nga sistemi i arsimit dhe formimit profesional;

Nuk ka sistem gjurmimi për arsimin profesional, duke përfshirë si punësimin e

atyre që diplomohen apo certifikohen, ashtu edhe/ose studimet pas dytësore

apo tretësore;

Nuk ka tregues mbi matjen e përshtatshmërisë së arsimit dhe formimit

profesional me tregun e sotëm dhe ardhshëm të punës.

Page 131: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

130 Botime 2017

Nisur nga gjetjet dhe konkluzionet dhe rezultatet e punës audituese, duke synuar

përmirësimin e mëtejshëm të këtij shërbimi KLSH ka rekomanduar marrjen e disa

masave:

MMSR, institucionet e arsimit dhe formimit profesional, pushteti vendor,

grupet e interesit etj., të studiojnë dhe bashkëpunojnë në krijimin e një klime sa

më të favorshme e afatgjatë sipas nevojave të tregut të punës, të jetëgjatësisë

së institucioneve të sistemit të arsimit dhe formimit profesional dhe drejtimeve

që ato ofrojnë, në përputhje me kushtet realitetin, nevojave të rajonit,

përvojave me të mira si dhe standardet e BE;

MMSR në bashkëpunim me MAS dhe qeverinë të marrin masa për përmirësimin

e gjithë paketës ligjore në përputhje me kushtet dhe realitetin të kësaj qasjeje

të re të administrimit, kompetencave, aseteve, burimeve njerëzore dhe

financiare të sistemit të arsimit dhe formimit profesional;

MMSR në bashkëpunim me qeverinë të marrë masa për krijimin e

institucioneve të hartimit të politikave, mbikëqyrjes, monitorimit, burimeve

njerëzore, zhvillimit të infrastrukturës, hartimit të procedurave përkatëse për

mirëfunksionimin normal të sistemit, plotësimit me personel, etj.;

MMSR në bashkëpunim AKAFPK dhe institucionet e arsimit dhe formimit

profesional, të hartojë, përcaktojë kritere dhe standarde për vlerësimin dhe

certifikimin e institucioneve të arsimit dhe formimit profesional, të përcaktojë

procedura të miratuara për kryerjen e procesit të akreditimit për institucionet e

arsimit dhe formimit profesional, si dhe të kryejë akreditimin e tyre;

MMSR në bashkëpunim AKAFPK dhe institucionet e arsimit dhe formimit

profesional, të hartojë e përcaktojë procedura dhe metodologji për miratimin e

skelet-kurrikulave; të hartojë e përcaktojë tregues mbi matjen e

përshtatshmërisë së kurrikulave të arsimit dhe formimit profesional me tregun

e sotëm e të ardhshëm të punës;

MMSR në bashkëpunim me institucione e sistemit të AFP, biznesin dhe grupet e

interesit të krijojë sistem gjurmimi për arsimin profesional.

Pak histori

Arsimi në vendin tonë, fillesat e tij i ka në shekullin XVII, ku për herë të parë hapet

Mësonjëtorja e parë shqipe në vitin 1887 në qytetin e Korçës, ndërsa Arsimin

Page 132: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Rinald MUÇA, Alfred ZYLFI

Kontrolli i Lartë i Shtetit 131

Profesional ka ndjekur dinamikën e ndryshimeve të ndodhura në vendin tonë që

para çlirimit e deri më sot.

Për herë të parë shkolla e profesionale u hap në vitin 1921 në Tiranë që njihet si

shkolla teknike e Tiranës “Harry Fultz”, ku Drejtor i saj ishte Harry Fultz, i cili

udhëhiqej nga moto “Hajde ta bëjmë së bashku”, e cila u pasua me hapjen e

shkollës në Vlorë në vitin 1924 që njihet si “Shkolla Tregtare” dhe një vit më vonë

hapet shkolla teknike e Golemit e cila u pasuan me shkolla të tjera rreth 3 vjet më

vonë në qytetet Gjirokastër e Berat ku përgatiteshin teknikë e punëtorë të

kualifikuar nga një staf i përbërë me mësues shqiptarë dhe të huaj.

“Harry Fultz Drejtori i Shkollës Teknike Amerikane largohet nga Tirana në vitin 1932

pas vendimit të mbretit Zog për shtetëzimin e arsimit – kjo ishte një masë e mbretit

për të parandaluar përpjekjet italiane për shtrirjen e ndikimit në vend, duke trajtuar

njësoj të gjitha shkollat e huaja. Fultz u nis nga porti i Durrësit për në SHBA, duke

lënë postin e drejtorit të shkollës teknike që prej vitit 1922 - shkolla ishte krijuar në

vitin 1921 me fonde të Kryqit të Kuq Amerikan. Pas luftës së dytë botërore, Fultz do

të kthehej në Tiranë si zv/shef i misionit diplomatik amerikan, për t’u dëbua nga

qeveria komuniste si person i padëshiruar në vitin 1946. Pas rënies së komunizmit

në fillim të viteve 1990 në Tiranë u krijua Fondacioni Harry Fultz për rihapjen e

shkollës së tij teknike, sot kolegj komunitar”1.

1 www.zeriamerikes.com;

Page 133: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

132 Botime 2017

INVESTIMET PUBLIKE DHE PROBLEMATIKAT QË I SHOQËROJNË ATO

nga Jonild HOXHAJ1 – Auditues, KLSH,

botuar në gazetën “Standard”, më 18 nëntor 2016.

Si një Institucion Suprem Auditimit dhe me një rol mjaft të rëndësishëm në

promovimin dhe rritjen e përgjegjshmërisë, transparencës dhe luftës kundër

korrupsionit, Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka dhënë mundësinë publikut të gjerë të jetë

gjithnjë e më tepër në brendësi të fakteve dhe mënyrës se si janë shpenzuar

financat dhe cila ka qenë performanca e punës së ekzekutivit. Kjo është arritur

mjaft mirë nëpërmjet shpërndarjes së raporteve të auditimit, aktiviteteve të tjera

që lidhen me rezultatet e punës si dhe realizimin e Analizave Vjetore në praninë e

medias gjithnjë e më të interesuar për KLSH - në.

Si në çdo vend tjetër në zhvillim, edhe në Shqipëri investimet, kryesisht ato në

infrastrukturë, janë të rëndësishme dhe luajnë një rol kyç në ekonominë e vendit

dhe shpesh bëhen edhe pjesë e debateve të vazhdueshme. Por i rëndësishëm nuk

është vetëm fakti nëse realizohen apo jo investime, por a janë investimet e kryera

me të domosdoshmet apo jo?

Investimet publike, qofshin ato rrugë, shkolla, kopshte, ujësjellës, stadiume apo

ç’do lloj rikonstruksioni i tyre, parkime publike, shëtitore, bulevarde etj., i shërbejnë

komunitetit në tërësi dhe janë gjithnjë të domosdoshme sepse arrijnë të gjenerojnë

një zhvillimi social – kulturor. Ato janë një pasuri që i shtohet publikut e cila ndikon

në mënyrë direkt në rritjen ekonomike nëpërmjet punësimeve, rritjes së

konkurrencës dhe zhvillimit të tregjeve të reja, por mbi të gjitha ndikojnë në rritjen

e mirëqenies së komunitetit. Madje mund të thuhet se investimet publike janë “një

e mirë e prekshme”, kjo pasi vetë komuniteti i shfrytëzon ato.

Kur diskutohet mbi investimet në përgjithësi dhe duke patur parasysh situatën në të

cilën ndodhet Shqipëria, natyrshëm lindin disa pyetje:

1. A ka qenë investimi i domosdoshëm, por sidomos më prioritari për tu realizuar?

Page 134: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Jonild HOXHAJ

Kontrolli i Lartë i Shtetit 133

2. A janë vendosur objektiva dhe parametra specifikë për tu arritur për këtë

investim, për tu verifikuar më pas në përfundim të objektit?

3. A janë vënë para tepër në dispozicion për këtë projekt?

4. A mundet firma, me vlerën e fituar në tender, të kryejë të gjitha punimet me

cilësinë dhe parametrat e kërkuar?

5. Kush kanë qenë hapat e ndërmarra nga Autoriteti Kontraktor (Ministria, Bashkia,

Komuna, etj.) për të kontrolluar ecurinë e punimeve lidhur me afatin dhe cilësinë e

tyre?

6. A i ka arritur investimi objektivat e parashikuara?

7. A ja ka vlejtur shpenzimi i fondeve për një investim të tillë apo mund të ishte

planifikuar ndryshe?

Nga auditimet ka rezultuar se të gjitha këto pyetje marrin përgjigje si pozitive ashtu

edhe negative. Një nga pikat e programit të auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit,

është ajo e auditimit të zbatimit të kontratave të investimeve. Kjo pjesë lidhet me

auditimin e gjurmëve të dokumentacionit pas lidhjes së kontratës për zbatimin e

punimeve mes Autoritetit Kontraktor dhe operatorit ekonomik (OE) ose bashkimit

të operatorëve ekonomik (BOE) deri në kolaudimin dhe marrjen në dorëzim të

punimeve të përfunduara. Rezultatet e punës audituese kanë treguar se investimet

konsiderohen një pikë me risk në programin e auditimit. Këtë e faktojnë edhe vetë

gjetjet nga auditimet të cilat shpesh përfundojnë me probleme apo mangësi të

theksuara në drejtim të zbatimit të kontratave të objekteve.

E parë në këndvështrimin personal, mendoj se problematika kryesore e investimeve

në njësitë vendore, e cila duhet të jetë në qendër të vëmendjes së ekzekutivit është

mungesa e një monitorimi efektiv të zbatimit të kontratave të punimeve, si nga ana

e personave të kontraktuar për të monitoruar dhe kontrolluar punimet ashtu edhe

nga vetë Autoritet Kontraktore. Jo efektive dhe jo eficiente, në rastet e spikatura,

konstatohet se janë si mbikëqyrja nga ana e subjektit të kontraktuar për të

mbikëqyrur punimet ashtu edhe kolaudimi i punimeve. Kjo mangësi bën që lidhja e

kontratave për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të jetë sa formale aq edhe

një procedurë rutinë, madje deri në atë pikë sa në disa raste formati i dokumenteve

standard (procesverbalet e mbikëqyrjes dhe të kolaudimit) mbajnë emrin e një

objekti tjetër nga ai në fjalë. Por efekti negativ i këtij fenomeni nuk është vetëm

mungesa e një monitorimi jo efektiv dhe eficient të punimeve. Përzgjedhja e

mbikëqyrësit apo kolaudatorit të punimeve, (individ apo shoqëri), kryhet nëpërmjet

Page 135: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

134 Botime 2017

një procedure prokurimi. Kjo do të thotë një kosto shtesë për Autoritetin

Kontraktor. Një kosto shtesë për një shërbim, i cili me apo pa qëllim kthehet në jo

ekzistent dhe jo produktiv. Zinxhirit të problematikave në drejtim të investimeve

publike i bashkohet shpesh edhe vetë Autoriteti Kontraktor, kjo si në fazën e

planifikimit, fazën e zhvillimit ashtu edhe në fazën e marrjes në dorëzim të

punimeve të objektit.

Duke gjykuar krejtësisht pa asnjë lloj paragjykimi, eksperienca e auditimit ka treguar

se audituesit janë hasur me projekte të cilat ndryshojnë formën zbatimit të tyre

duke filluar që javën e parë të fillimit të punimeve, ndryshime këto thelbësore për

projektin në fjalë. Në raste të tjera janë konstatuar shkolla të cilat nuk janë vënë në

përdorim asnjëherë. Probleme të tilla ndeshen në investime, por nuk janë të pakta

edhe rastet kur për tenderin në fjalë vendosen para tepër në dispozicion. Kontrolli i

Lartë i Shtetit i ka mëshuar shpesh dhe ka vënë para përgjegjësisë me masa

administrative deri në kallëzime penale hartuesit e projekteve apo studiot e

projektimit për këto investime. Konkretisht, prej janarit 2012 deri në dhjetor të vitit

2015 janë kryer gjithsej 170 kallëzime penale drejtuar institucionit të Prokurorisë,

në krahasim me 52 kallëzime gjithsej në katërvjeçarin 2008 – 2011 ose më shumë se

trefishi. Rëndom konstatohen rastet kur gara publike fillon dhe përfundon e fituar

nga një operator oferta e të cilit është mbi vlerën e kostos reale që kanë këto

punime, kjo pasi paratë e vëna në dispozicion të garës publike kanë qenë më tepër

nga sa ka qenë e domosdoshme. Kjo do të thotë se jo vetëm që efektshmëria e

procedurës së prokurimit ka qenë zero, por përkundrazi, janë shpenzuar para më

tepër për një punë që do të kushtonte shumë më pak. Mangësitë shpesh fillojnë që

me fazën e planifikimit të një investimi. Projektet, edhe pse ndonjë herë “falas”,

rezultojnë të jenë me objektiva jo të qartë dhe jo konkretë. Ndryshimet e shpeshta

të projekteve gjatë zbatimit të punimeve, ndryshimet e volumeve pa asnjë lloj

argumentimi të qëndrueshëm, shtyrjet e herë pas hershme të afatit të përfundimit

të punimeve, edhe pse të parashikuara me ligj, nuk janë gjë tjetër veçse një tregues

i faktit se zbatimi i punimeve ka nisur dhe do të përfundojë me paqartësi.

Ajo që vlen të përmendet tjetër, është cilësia e punimeve. Nëse flasim për cilësi

punimesh duhet të kemi të qartë se kjo është e lidhur pandashmërisht me

garancinë e tyre. Kjo do të thotë se punimet dhe materialet të cilat përdoren në

veprat e ndërtimit kanë një afat përtej të cilit ato fillojnë të amortizohen. Kontratat

e zbatimit të punimeve, që në dokumentet standarde të tenderit përcaktojnë një

garanci punimesh jo më shumë se dy vjet nga data e marrjes në dorëzim të objektit.

Page 136: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Jonild HOXHAJ

Kontrolli i Lartë i Shtetit 135

Pas dy viteve askush nuk mban përgjegjësi se çfarë i ndodh rrugës, nëse plasaritet,

nëse zhvishet nga shtresa e asfalto-betonit, nëse kanalet anësorë nuk janë më të

dukshme, nëse shtyllat janë vjedhur, nëse pemët janë hequr apo nëse suvaja

plasaritet etj. Gjithnjë ka nën sirtar një projekt gati për rikonstruksionin/arnimin e

radhës. Kanë qenë dhe janë gjithnjë konkrete, e madje të vendosura edhe në

raportet që KLSH publikon në faqen e saj web, pasojat e punimeve jo cilësore dhe

me një garanci kaq të ulët siç është ajo prej dy vitesh.

Pavarësisht faktit se Ligji nr. 8402, datë 10.09.1998 “Për Kontrollin dhe Disiplinimin e

Punimeve të Ndërtimit”, i ndryshuar me Ligjin nr. 20/ 2013 dhe Udhëzimi nr. 3, datë

15.02.2001 “Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit” parashikojnë

kompetenca të plota të mbikëqyrësit dhe kolaudatorit të punimeve, serish vërehet

shpërdorime në zbatim të këtyre kompetencave. Pandëshkueshmëria e organeve të

posaçme për trajtimin e problemeve që lidhen me shpërdorimin e kompetencave

që fitohen nga licencimit ngelet sërish një tjetër mangësi e cila i bashkohet këtij

zinxhiri.

Jo efektive dhe ndonjë herë të papërgjegjshme duket të jenë edhe vetë Autoritet

Kontraktore, raste për të cilat KLSH ka kryer dhe kallëzime penale. Sipas optikës së

një audituesi, lidhur me një subjekt i cili rezulton me probleme në drejtim të

zbatimit të kontratave, të pakta janë rastet kur ajo çka ndodh me investimet mund

t’i shpëtojë syrit të një titullari. Problemet dhe mangësitë, në të shumtën e rasteve,

nuk mund të justifikohen as nga mungesa e kapaciteteve profesionale dhe as nga

ato teknike pasi me një përgjegjshmëri të lartë dhe dëshirë për transparencë me

publikun këto probleme janë gjithnjë të zgjidhshme. Këto dy parime, ndër të tjera

janë ato çka Kontrolli i Lartë i Shtetit synon të promovojë nëpërmjet punës së vet,

masat e të cilit kanë efekte si parandaluese, korrigjuese, rregulluese ashtu edhe

ndëshkuese. Si menaxherë kryesor, si drejtues, por mbi të gjitha si persona të

zgjedhur/emëruar për të administruar fonde publike, Titullarët e Autoriteteve

Kontraktore duhet të jenë gjithnjë e më tepër ata që duhet të përgjigjen të parët

dhe të mbajnë përgjegjësinë e plotë si morale dhe ligjore për sa i përket

problemeve lidhur me investimet publike. Kjo nuk mund të arrihet vetëm me punën

e një institucioni siç është KLSH. Në këtë nisme, për të patur investime të mirëfillta

të plota dhe jo arnime, të cilat quhen rikonstruksione, duhet një ndërgjegjësim i

ekzekutivit në radhë të parë. Ky i fundit duhet me doemos të zgjerojë optikën e

vrojtimit në drejtim të investimeve në infrastrukturë e kudo pasi dëmet ekonomike i

Page 137: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

136 Botime 2017

janë bërë tashmë të njohura publikut dhe vazhdojnë ende të qëndrojnë me shifra të

larta.

Është e domosdoshme dhe madje prioritare përforcimi dhe rritja e

ndëshkueshmërisë ndaj të gjithë elementëve të zinxhirit të përmendur pak më

sipër, rishikimi ligjor për sa i përket garancisë së punimeve dhe vendosja e theksit

mbi rëndësinë që ka projektimi me objektiva dhe tregues gjithnjë e më të matshëm.

Një projektim me rezultate të qarta, referuar në standarde duke shmangur gjithnjë

e më tepër mundësitë për abuzime. Hartimi i një plani të detajuar për kontrollin e

cilësisë nga ana e vetë Autoriteteve Kontraktore për çdo projekt zbatimi dhe

kërkesa nga këta të fundit e rritjes së periudhës së garancisë së punimeve nuk do të

ulte nevojën për investime. Përkundrazi, paratë publike do të mund të

investoheshin në projekte të tjera dhe jo disa herë mbi të njëjtin objekt.

Përdorimi me ekonomicitetit, eficiencë dhe efektivitet i fondeve publike, pronës

publike dhe asaj shtetërore është një nga synimet kryesore të KLSH të parashikuara

dhe në ligj. Ndaj, ky institucion do ti kushtojë gjithnjë vëmendjen e duhur auditimit

të investimeve të realizuara nga financat publike.

1 Shkrime të tjera të botuara nga Jonild HOXHAJ për periudhën korrik-dhjetor 2016:

Pandëshkueshmëria në administratë.

(Botuar në gazetën “Telegraf”, më 20 dhjetor 2016).

Page 138: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Alfonc GABILI, Redi AMETLLARI

Kontrolli i Lartë i Shtetit 137

MARRËDHËNIET MES INSTITUCIONIT SUPREM TË AUDITIMIT DHE PARLAMENTIT,

NË FOKUSIN E BE-së

nga Alfonc GABILI dhe Redi AMETLLARI – Auditues, KLSH,

botuar në “Standard”, më 22 nëntor 2016.

Kur flitet për mirëqeverisjen e një vendi ndodh një “keqkuptim”, në atë që flitet

parimisht me fjalë të përgjithshme se ajo është derivat i demokracisë dhe shtetit

ligjor porse nuk ka një analizë në rropullitë e këtyre elementëve. Nëse do të

qëmtojmë këto koncepte dalim tek një shtresë e brendshme, tek pavarësia e

institucioneve si parim themelor i demokracisë dhe i shtetit ligjor por jo në

bërthamë të nocionit. Megjithëse pavarësia është esenciale, për t’u ruajtur ajo

kërkon impakt. Një institucion me impakt thellon pavarësinë e tij. Një institucion i

pavarur por “izolacionist”, në fakt është i damkosur të jetë i dështuar.

Kontrolli i Lartë i Shtetit është institucion i pavarur kushtetues i cili katër vitet e

fundit është provuar të ketë një impakt origjinal e konkret në mirëqeverisjen e

vendit. Raportet e auditimit, që kanë adresuar problematika të mëdha socio-

ekonomike dhe të menaxhimit financiar e që i kanë rezistuar çfarëdolloj intimidimi

apo presioni, flasin për një institucion me kontribut në mirëqeverisje. Por një aspekt

i këtij impakti në mirëqeverisje është zhvillimi i vetë KLSH-së si një Institucion

Suprem Auditimi (SAI), me pjesëmarrje aktive në grupet e punës, forumet,

auditimet paralele të performancës të INTOSAI-t dhe EUROSAI-t. Trajnimet e

audituesve të KLSH-së në SAI-t më të zhvilluara të Evropës e në qendrat

ndërkombëtare të ekselencës, kanë krijuar një gjeneratë evropiane audituesish.

Aplikimi i auditimeve të performancës, IT dhe të mjedisit, përpos auditimeve

tradicionale, dëshmon se institucioni po ngrihet në nivelin e simotrave europiane.

Kësodore, zhvillimi KLSH-së është në fakt zhvillimi i vetë shtetit, parë kjo nga

rëndësia që ka si Institucion Suprem Auditimi (SAI).

Një keqkuptim tjetër që ndodh është mbi “rolin” e KLSH-së. Kontrolli i Lartë i Shtetit

është agjent i Parlamentit dhe i qytetarëve, përfaqëson një organ që është pjesë

Page 139: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

138 Botime 2017

integrale e Parlamentit në funksion të monitorimit sesi ekzekutivi i shpenzon fondet

publike. Parlamenti, ndonëse e miraton buxhetin, nuk i ka burimet për të

monitoruar zbatimin e buxhetit e bash këtu shfaqet KLSH, SAI Shqiptar, si një agjent

i Parlamentit e i qytetarëve. Nga raportet e KLSH-së, Parlamenti dhe qytetarët

informohen mbi mënyrën sesi shpenzohen fondet publike, buxheti bëhet

transparent ndërsa qeverisja detyrohet të japë llogari. Në këtë prizëm,

rekomandimet e KLSH-së shërbejnë jo vetëm për efekt rregullues e zhdëmtues, por

edhe si “input” që Parlamenti e shfrytëzon në hartimin e politikave buxhetore.

Marrëdhënia SAI-Parlament është e natyrshme dhe nuk duhet kuptuar si diçka

artificiale e protokollare. Rëndësia e kësaj marrëdhënieje ka tërhequr vëmendjen e

Bashkimit Evropian, në funksion të rritjes së impaktit të SAI-t në mirëqeverisje. Më

datën 8-9 nëntor në Ankara të Turqisë u zhvillua Konferenca e Institucioneve

Supreme të Auditimit të vendeve kandidate, vendeve potencialisht kandidate dhe

Gjykatës Evropiane të Audituesve (ECA) me temë “Zhvillimi i marrëdhënieve

efektive ndërmjet Institucioneve Supreme të Auditimit dhe Parlamenteve”,

organizuar nga Programi SIGMA, një iniciativë e BE-së dhe Organizatës për

Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, në bashkëpunim me Gjykatën e Llogarive të

Turqisë. Në konferencë morën pjesë SAI-et e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë,

Turqisë, Bosnjë-Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi, Letonisë si dhe përfaqësues të

Gjykatës Evropiane të Audituesve, Komisionit Evropian dhe SIGMA-s. Në fokus të

diskutimit ishte një Manual për të asistuar Parlamentet dhe SAI-t në përmirësimin e

marrëdhënieve.

Pjesëmarrja reflektoi qëllimin e temës së përzgjedhur ku të ftuar ishin përfaqësues

të SAI-ve dhe Parlamenteve të vendeve kandidate dhe potencialisht kandidate të

BE-së, duke u shndërruar kështu në një forum mes parlamentarësh dhe komunitetit

të audituesve të Rrjetit. KLSH u përfaqësua nga një delegacion i kryesuar nga

Kryetari z. Bujar Leskaj, ndërsa Parlamenti nga deputeti Ervin Koçi, anëtar i

Komisionit për Ekonominë dhe Financat. Diskutimi i fokusua mbi atë se SAI-t nuk

janë përgjegjësit e vetëm për ndjekjen e rekomandimeve. Parlamenti, si hallkë e

rëndësishme e “trekëndëshit” të llogaridhënies (Parlament-SAI-Ekzekutiv), luan një

rol të rëndësishëm në amplifikimin e zbatimit të rekomandimeve duke rritur

llogaridhënien e qeverisë përmes shfrytëzimit të mekanizmave të tillë si komisionet

apo interpelancat.

Konferenca theksoi se puna e një SAI është punë integrale e vetë Parlamentit, e

parë kjo në këndvështrimin e formulës se “SAI është agjent i Parlamentit”. Si e tillë,

Page 140: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Alfonc GABILI, Redi AMETLLARI

Kontrolli i Lartë i Shtetit 139

ndjekja e rekomandimeve shtron detyra edhe për vetë Parlamentin dhe projektimi i

rekomandimeve nga vetë Parlamenti e adreson punën audituese kah transparencës

dhe llogaridhënies, duke përmirësuar kështu menaxhimin e fondeve publike të

qytetarëve.

Në prezantimin e marrëdhënieve KLSH-Parlament, në veçanti me Komisionin për

Ekonominë dhe Financat, delegacioni i KLSH-së vuri në dukje marrëdhëniet e mira

që ka KLSH me Parlamentin dhe Komisionin e Ekonomisë dhe të Financave, me

Kryetarin e Parlamentit dhe gjithashtu me Kryetarin e Komisionit të Ekonomisë dhe

të Financave. Në vazhdën e diskutimit, delegacioni trajtoi kontributin e Komisionit

Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave në miratimin e Ligjit të ri 154/2014 të

Kontrollit të Lartë të Shtetit, një ligj që inkorporoi standardet e INTOSAI-t në

auditimin e jashtëm në Shqipëri dhe që përforcoi pavarësinë e institucionit.

Gjithashtu u theksua se prezenca e deputetit Ervin Koçi në këtë konferencë, së

bashku me delegacionin e KLSH-së, është një dëshmi e marrëdhënieve pozitive që

ekzistojnë mes Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Komisionit për Ekonominë dhe

Financat.

Në përfundim, Delegacioni informoi pjesëmarrësit se Parlamenti i Shqipërisë ,në

rezolutën e miratuar së fundmi mbi Raportin e Performancës së KLSH-së për vitin

2015, ndërmjet të tjerave ka rekomanduar krijimin i një nën komisioni parlamentar

brenda komisionit parlamentar ekzistues të Ekonomisë dhe Financave, për

monitorimin e aktivitetit dhe zbatimin e rekomandimeve të KLSH-së, duke e harlisur

marrëdhënien KLSH-Kuvend në një shkallë të lartë, sipas parametrave evropiane.

Mirëqeverisja kërkon pikërisht “impaktin” e institucioneve, por jo vetëm kaq. Lipset

jo vetëm impaktin individual, por shumatorja e impaktit që institucionet sjellin me

bashkëpunim mes tyre, veçanërisht të atyre institucioneve të ndërlidhura me njëri-

tjetrin. Miratimi i buxhetit nga Parlamenti dhe zbatimi i tij nga qeveria shpalos dy

palë, ligjvënësin dhe ekzekutivin. Kjo kuptohet nga fjalia por në fakt nuk është

kështu. Mes Parlamentit dhe qeverisë ekziston një monitorues, një sy i qytetarit

dhe i Parlamentit mbi atë sesi po shpenzohet ky buxhet. SAI dhe Parlamenti

shndërrohen në njëfarë “big brother”, ama i kundërt nga nocioni Orwellian. KLSH

dhe Parlamenti, me bashkëpunimin e tyre lejojnë Qytetarin që të jetë “Big Brother”

ndaj qeverisjes, duke garantuar transparencë dhe llogaridhënie në menaxhimin e

financave publike.

Page 141: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

140 Botime 2017

INSTITUCIONET SUPREME TË AUDITIMIT TË KOSOVËS DHE SHQIPËRISË, BASHKË

PËR MIRËQEVERISJEN PUBLIKE TË DY VENDEVE

nga Bujar LESKAJ – Kryetar i KLSH,

botuar në gazetën “Telegraf”, më 23 nëntor 2016.

Fjala e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Bujar Leskaj gjatë

ceremonisë së certifikimit të audituesve të Zyrës Kombëtarë të Auditimit të

Kosovës dhe rinovimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit të dy

institucioneve, lidhur në shkurt të vitit 2012, si dhe nënshkrimit të Planit të

Veprimit për aktivitetet e përbashkëta 2017-2018 mes Zyrës Kombëtare të

Auditimit të Republikës së Kosovës dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Kriza financiare dhe ekonomike botërore e viteve 2009-2012 ka sjellë në plan të

parë sfidën e përmirësimit të raportimit financiar publik në nivel global, rritjen e

transparencës, plotësisë dhe standardeve të tij, në shërbim të shëndoshjes dhe

qëndrueshmërisë së financave publike të çdo vendi. Duke e rrokur këtë sfidë,

raporti i vitit 2013 i Komisionit Evropian për aplikimin e Standardeve Europiane të

Kontabilitetit të Sektorit Publik (EPSAS-të bazuara në parimin akrual) brenda BE-së,

sipas Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit të Sektorit Publik (IPSAS), synon

pikërisht përmirësimin e ndjeshëm të raportimit financiar në vendet anëtare të

Bashkimit Europian.

Standardet e kërkuara në këtë Raport duhet të na orientojnë edhe ne, vendet

kandidate për anëtarësim si Shqipëria dhe aspirante për anëtarësim në BE, si

Kosova, në drejtim të ngritjes së kapaciteteve të auditimit suprem publik të

vendeve tona në nivel të sfidave të përsosjes dhe modernizimit të raportimit

financiar publik.

http://www.ey.com/Publication/vwLUAssets/european-accounting-standards-for-the-public-

sector/$FILE/European-accounting-standards-for-the-public-sector.pdf

Page 142: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Bujar LESKAJ

Kontrolli i Lartë i Shtetit 141

Institucionet supreme të auditimit publik (SAI-t), duke zbatuar Deklaratën e Limës

(ISSAI 1), Neni 14 “Stafi i auditimit”, pikat 1, 2 dhe 3, si dhe standardet e tjera

ndërkombëtare të fushës, janë kontrollueset dhe vlerësueset e vërtetësisë dhe

plotësisë së raportimit financiar qeveritar. Është domosdoshmëri e kohës që

audituesit e tyre të vihen në nivelin e kontabilistëve dhe financierëve të sektorit

publik prodhues të informacionit dhe pasqyrave financiare, madje duke synuar të

jenë edhe një shkallë më lart në njohuritë financiare dhe aftësitë vlerësuese e

deduktuese, për të kryer me profesionalizëm detyrën kushtetuese të dhënies së

sigurisë për miradministrimin e aseteve dhe financave të shtetit. Trajnimi, kurset

kualifikuese, programet certifikuese janë elementë thelbësorë të përgatitjes

profesionale dhe rritjes së kapaciteteve të tyre. Ato mund të kryhen nëpërmjet

partneritetit me institucionet simotra të auditimit suprem, sipas motos së INTOSAI-t

“Nga Eksperienca e Përbashkët fitojnë të gjithë”, por edhe nga bashkëpunimi i

frytshëm me organizata profesionale brenda dhe jashtë vendit.

Pas një pune disavjeçare shumë të mirë të kryer nga Auditori i mëparshëm i

Përgjithshëm i Kosovës, z. Lars Lage Olofsson, të përqendruar sidomos në ngritjen e

kapaciteteve audituese nëpërmjet trajnimeve dhe marrjes së eksperiencës nga SAI-t

më të zhvilluar, si, për shembull, Zyra Kombëtare e Auditimit e Suedisë, përshëndes

zhvillimet e reja në trupën e audituesve më të lartë publikë të Kosovës, në Zyrën

Kombëtare të Auditimit. Vlerësoj lart procesin e thellë ristrukturues të ndërmarrë

nga Auditori i Përgjithshëm z. Besnik Osmani, riorganizimin e departamenteve

ekzistuese dhe detyrat më sfiduese të dhëna për secilin auditues, sipas

metodologjive dhe kërkesave të standardeve ndërkombëtare të INTOSAI-t, në dobi

të drejtpërdrejtë të një kontrolli edhe më profesional të administrimit të aseteve

dhe fondeve publike në vend. Këto zhvillime synojnë modernizimin e kësaj trupe,

në përputhje me proceset integruese të Kosovës për në Bashkimin Evropian.

Misioni ynë si institucione supreme të auditimit është që të zhvillohemi dhe

avancojmë si organizata profesionale, të cilat respektojnë në mënyrë rigoroze

standardet e INTOSAI-t dhe udhëheqin nëpërmjet shembullit, duke perfeksionuar

performancën përmes respektimit të rregullave etike, integritetit të plotë dhe

ofrimit të ekspertizës së specializuar, duke vepruar me ndershmëri, objektivizëm

dhe me përkushtim ndaj cilësisë së auditimit dhe interesit publik të qytetarëve dhe

taksapaguesve. Shndërrimi ynë në organizata publike model është kolona e katërt e

strategjisë së zhvillimit 2011-2016 të organizatës botërore të institucioneve

supreme të auditimit, INTOSAI, e cila numëron në gjirin e saj 192 institucione

Page 143: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

142 Botime 2017

supreme auditimi, SAI. Sikurse e ka theksuar ish-Presidenti i INTOSAI-t, z. Terence

Nombembe, një personalitet i auditimit suprem ndërkombëtar, ”Dija në auditim

është arma që askush nuk do të guxojë të na e marrë, e cila na pajis me mendim dhe

analizë të pavarur”.

Gjykoj se në funksion të rritjes dhe thellimit të kësaj dije në auditim po zhvillohet

edhe kjo ceremoni e bukur e certifikimit të audituesve të ZKA, pas një bashkëpunimi

të shkëlqyer me Shoqatën e Kontabilistëve dhe të Auditorëve të Certifikuar të

Kosovës. Një aktivitet i tillë është shprehje e zhvillimit intensiv të dijës audituese

brenda institucionit më të lartë auditues publik të vendit, e rritjes së kapaciteteve të

audituesve të ZKA-së në dobi të plotësimit sa më të mirë të detyrave gjithnjë e më

sfiduese në kuadër të procesit integrues të Kosovës për në BE. Ky proces nuk mund

të mendohet pa rritjen e përgjegjshmërisë dhe të kërkesës së llogarisë në

administrimin e fondeve publike, kërkesa këto të kahershme dhe të

patjetërsueshme të Bashkimit Europian si për Shqipërinë, Kosovën, ashtu dhe për të

gjitha vendet e tjera kandidate apo aspirante për t’u anëtarësuar në BE.

Rritjes së kapaciteteve tona profesionale, në bazë të Nenit 15 të Deklaratës së

Limës, e cila është Magna Carta, Kushtetuta e institucioneve supreme të auditimit, i

shërben edhe bashkëpunimi mes vetë SAI-ve, sipas motos së INTOSAI-t “Experentia

mutua Omnibus prodest”.

Në zbatim të standardeve ndërkombëtare ISSAI, si dhe të dy Rezolutave të

Asamblesë së Kombeve të Bashkuara të viteve 2011 dhe 2014, përkatësisht “Nxitja

e eficiencës, përgjegjshmërisë, efektivitetit dhe transparencës së administratës

publike, duke forcuar Institucionet Supreme të Auditimit" dhe “Promovimi i

eficiencës, llogaridhënies, efektivitetit dhe transparencës së administratës publike,

duke fuqizuar institucionet supreme të auditimit”, gjatë viteve të fundit, si ZKA e

Kosovës dhe KLSH e Shqipërisë kanë ditur të zhvillojnë partneritete me shumë vlerë

për audituesit e tyre. ZKA sidomos me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Suedisë dhe

KLSH me NIK-un Polak dhe Gjykatën e Llogarive të Turqisë. Këto partneritete u kanë

dhënë mundësi SAI-ve tona të kenë akses në qasjet moderne në auditim të

partnerëve më të zhvilluar, në auditimet financiare, të përputhshmërisë, të

performancës dhe të teknologjisë së informacionit, të njohin teknika dhe

metodologji me vlerë në luftën kundër korrupsionit, në rritjen e përgjegjshmërisë së

administratës publike dhe të cilësisë së informacionit financiar publik.

Për ne si KLSH, bashkëpunimi me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës ka një

domethënie dhe rëndësi të veçantë. Në muajt e parë të mandatit për institucionin

Page 144: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Bujar LESKAJ

Kontrolli i Lartë i Shtetit 143

që drejtoj, marrëveshja e parë e bashkëpunimit e KLSH-së me një SAI partner ka

qenë ajo e shkurtit të vitit 2012 me Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës

(ZAP-i i asaj kohe). Kemi realizuar shumë aktivitete të përbashkëta, si trajnime,

konferenca e seminare pune, vizita të ndërsjella për marrje eksperience, etj. ZAP-i

ka qenë pjesëtar aktiv në Analizat vjetore dhe Konferencat Shkencore të KLSH për

vitet 2012, 2013, 2014 dhe 2015, duke përshëndetur dhe dhënë mendime me vlerë,

sikurse dhe ne kemi marrë pjesë në Konferencat Vjetore të ZAP-it.

Këto aktivitete jo vetëm na kanë ndihmuar të njohim më mirë njeri-tjetrin, por edhe

të mësojmë nga qasjet në auditim, nga mënyra se si përgatisim raportet e auditimit

dhe raportet ose përmbledhjet për Parlamentet përkatëse, se si punojmë me

komisione të veçanta të Parlamentit, si krijojmë partneritete me veprimtarë të

interesuar brenda dhe jashtë vendit, si thithim ekspertizën e nevojshme nga jashtë

institucioneve tona, për të thelluar dhe rritur cilësinë e auditimeve që kryejmë, etj..

Rinovimi i sotëm i marrëveshjes së lidhur mes dy institucioneve tona në vitin 2012,

duke zgjeruar gamën e aktiviteteve të përbashkëta dhe duke përfshirë edhe Planin

e Veprimit ZKA-KLSH për vitet 2017-2018, është me shumë rëndësi për ne si KLSH.

Ky program aktivitetesh të përbashkëta përfshin shkëmbimin e përvojave në nivel

praktik dhe teknik për zbatimin e plotë të standardeve ndërkombëtare të auditimit

publik dhe praktikave të mira evropiane, vijimin e traditës së krijuar midis dy

institucioneve për realizimin e seminareve, workshop-eve dhe trajnimeve të

përbashkëta, të cilat synojnë forcimin e kapaciteteve të audituesve të KLSH dhe

ZKA, sesione edukative dhe këshilluese me qëllim përditësimin e materialeve të

metodologjisë në auditim, për fushat me interes të përbashkët, si dhe gjashtë

auditime të përbashkëta në dy vitet në vijim. Qëllimi i auditimit dhe çështjet kyçe

do të vendosen bashkërisht dhe raportet e auditimit do t’u dërgohen Parlamenteve

respektive. Temat e përzgjedhura për t’u audituar do të kenë interes kombëtar dhe

rajonal dhe do t’i shërbejnë zhvillimit të strategjive kombëtare të të dy vendeve.

Auditimet e përbashkëta jo vetëm do të na lidhin edhe më shumë, por do të

ndihmojnë në gjetjen e zgjidhjeve efektive dhe efeciente për një numër të

konsiderueshëm çështjesh të mprehta të menaxhimit të fondeve publike, me

problematika të ngjashme si në Kosovë edhe për ne në Shqipëri.

Ndajmë bindjen se ky bashkëpunim më i zgjeruar i shërben jo vetëm komunikimit

efektiv dhe partneritetit të SAI-ve në rajon e më gjerë, por edhe përshpejtimit të

integrimit të të dy vendeve tona në Bashkimin Europian.

Page 145: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

144 Botime 2017

Në nivel të partneritetit sa më efektiv dhe eficient të SAI-ve në rajonin tonë, më

duket me mjaft vlerë ideja e krijimit të një qendre rajonale për edukimin e

audituesve të SAI-ve të rajonit, e cila do të diskutohet në tryezën tematike “Sfidat e

ndërtimit të kapaciteteve institucionale dhe njerëzore të Institucioneve Supreme të

Auditimit”, tryezë që do të mbahet menjëherë pas kësaj ceremonie të certifikimit.

Si KLSH jemi gati të kontribuojmë për materializimin e kësaj ideje, duke mobilizuar

staf dhe vënë në dispozicion mjedise, po të jetë nevoja.

Po ashtu, mbështetja e SAI-ve tona në asistencën teknike që Bashkimi Europian

ofron për vendet kandidate dhe aspirantë për anëtarësim në BE, do të ishte me

mjaft interes për rritjen e kapaciteteve tona audituese. Si KLSH, kemi aplikuar që në

vitin 2012 për të siguruar mbështetje nga Programet e fondeve IPA për Shqipërinë

dhe në mars të këtij viti, ka nisur për KLSH-në një Projekt Binjakëzimi i financuar nga

Fondet IPA për Shqipërinë, me partnerë NIK-un polak dhe Institucionin e Auditimit

Shtetëror të Kroacisë. Urojmë që edhe ZKA të mund ta fitojë sa më shpejt një

projekt të tillë me ndihmën e fondeve të Bashkimit Europian dhe jemi gati të

ofrojmë eksperiencën tonë modeste në këtë drejtim.

Së fundi, më lejoni që në emër të të gjithë audituesve të KLSH të shpreh vlerësimin

tonë maksimal për nivelin e dijeve dhe përkushtimin e integritetin e audituesve

suprem publikë të Kosovës, për gatishmërinë, mirëdashjen, mirëkuptimin,

bashkëpunimin vëllazëror dhe të shkëlqyer që na kanë ofruar gjatë këtyre viteve,

por sidomos për projektin e ristrukturimit dhe modernizimit të mëtejshëm e të

qëndrueshëm të ZKA-së, të cilin e ideoi dhe po e zbaton Auditori i Përgjithshëm i

Kosovës, z. Besnik Osmani. Ky projekt jo vetëm që rrit cilësinë e punës audituese të

ZKA dhe ndikimin e Zyrës në miradministrimin e financave publike të Kosovës, por

kontribuon në një bashkëpunim edhe më dobiprurës për të dy SAI-t tona dhe në

nivel rajonal e europian. Duke shkëmbyer eksperiencat tona në auditim dhe duke

kryer auditime të përbashkëta, jo vetëm rrisim kapacitetet tona si auditues, por

edhe ndihmojmë më fuqimisht në mirëqeverisjen publike të të dy vendeve tona.

Page 146: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Sali AGAJ

Kontrolli i Lartë i Shtetit 145

ZHVILLIMI I MARRËDHËNIEVE EFEKTIVE ME KUVENDIN, PËRPARËSI E KLSH-së

nga Sali AGAJ – Auditues, KLSH,

botuar në gazetën “Telegraf”, më 30 nëntor 2016.

Në një sistem të fortë të llogaridhënies financiare publike në demokraci, personat

përgjegjës për zhvillimin e veprimtarive të publikut dhe përdorimin e burimeve

publike japin llogari përpara atyre që përdorin shërbimet e ofruara.

Kuvendi autorizon buxhetin e qeverisë dhe i kërkon asaj llogari për shpenzimet e

buxhetit. Në emër të qytetarëve dhe përdoruesve të shërbimeve publike ka për

detyrë të japë garanci se qeveria i përdor burimet në mënyrë ligjore dhe me

përgjegjësi, për qëllimet e përcaktuara. Për ta bërë këtë në mënyrë efektive,

anëtarët e Kuvendit kanë nevojë për informacion objektiv dhe të bazuar në fakte se

si qeveria mbledh dhe shpenzon fondet publike.

Në dokumentin fondamental të Institucioneve Supreme të Auditimit, të njohur si

Deklarata e Limës (ISSAI 1, Seksioni) thuhet: Koncepti dhe ekzistenca e auditimit

është një element i natyrshëm në administrimin financiar publik, pasi menaxhimi i

fondeve publike përfaqëson një besim. Auditimi nuk është një qëllim në vetvete,

por është komponent i domosdoshëm i një sistemi rregullator, i cili ka për qëllim të

zbulojë devijimet nga standardet e pranuara dhe shkeljet e parimeve të

ligjshmërisë, efikasitetit, efektivitetit, ekonomisë së menaxhimit financiar në një

fazë të hershme që është e mjaftueshme për tё bërë të mundur ndërmarrjen e

veprimeve korrigjuese në raste të veçanta, për t’i bërë ata që duhet të japin llogari,

që të pranojnë përgjegjësinë, për t’i zhdëmtuar, ose të paktën për t’i bërë më të

vështira – shkeljet e tilla.

Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Kuvendi janë dy lojtarët më të rëndësishëm për t’i

kërkuar llogari qeverisë për përdorimin e fondeve publike. Kuvendi nuk e ka

kapacitetin ose ekspertizën e mjaftueshme për të kontrolluar përdorimin e fondeve

ISSAI 1, Deklarata e Limës (1977) http://www.issai.org/media/12901/issai_1_e.pdf.

Page 147: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

146 Botime 2017

publike nga qeveria. Ai mbështetet në pikëpamjet objektive dhe profesionale të

KLSH-së për t'u dhënë atyre siguri dhe informacion në lidhje me besueshmërinë e

raporteve financiare dhe përdorimin e burimeve publike. Në këtë mënyrë, auditimi i

sektorit publik kontribuon në përmirësimin e standardeve të qeverisjes, në

menaxhim dhe vendimmarrje më të mirë, dhe në përdorimin më efektiv të parave

publike.

Nisur nga rëndësia e marrëdhënieve të Institucionit Suprem të Auditimit (SAI) me

Parlamentin nën drejtimin e Gjykatës Europiane të Audituesve (ECA), më datën 8-9

nëntor në Ankara të Turqisë, për këtë çështje u zhvillua një Konferencë e nivelit të

lartë, të Institucioneve Supreme të Auditimit të vendeve kandidate, vendeve të

mundshme kandidate, ku mori pjesë edhe një delegacion i KLSH, i kryesuar nga

Kryetari z. Bujar Leskaj dhe deputeti i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave të

Kuvendit, z. Erion Koçi. Kjo Konferencë miratoi një dokument bazë të hartuar me

kontributin e të gjithë SAI-ve pjesëmarrës dhe ekspertizën e SIGMA-s, që do t’i

ndihmojë SAI-et për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Parlamentin

bazuar në standardet ndërkombëtare dhe përvojën e përparuar të SAI-ve të BE-së.

Standardet ndërkombëtare të auditimit dhe dokumenti i miratuar në Konferencën e

lartpërmendur, kanë vendosur pritshmëri të mëdha për Kontrollin e Lartë të Shtetit,

për raportimin në Kuvend në lidhje me punën audituese dhe përpjekjet për të

ndihmuar anëtarët e Kuvendit për të kuptuar dhe përdorur raportet e auditimit. Në

këto marrëdhënie ndikojnë një numër faktorësh si: sfondi kushtetues dhe historik i

Kontrollit të Lartë të Shtetit, sistemi parlamentar, organizimi qeveritar, sistemi i

buxhetit dhe i kontabilitetit, etj. Themeli i marrëdhënieve ndërmjet Kontrollit të

Lartë të Shtetit dhe Kuvendit janë raportet e auditimit që KLSH dërgon në Kuvend,

gjë për të cilën KLSH ka praktikat më të mira të implementuara nga Institucionet

Supreme të Auditimit si:

Njohja e Kuvendit me raportet e auditimit dhe publikimi i tyre në të njëjtën

kohë;

Ofrimi i prezantimeve dhe informimi mbi raportet;

Përdorimi i njoftimeve për shtyp për të nxjerrë në pah çështje të rëndësishme të

përfshira në raporte;

Shqyrtimin e raporteve tematike që përmbledhin rezultate nga auditimet e

mëparshme dhe zbatimin e rekomandimeve, etj.

KLSH ka shkuar përtej pajisjes së Kuvendit me raportet e auditimit për rritjen e

ndërgjegjësimit për rolin e KLSH-së dhe ka krijuar marrëdhënie të mira pune në

Page 148: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Sali AGAJ

Kontrolli i Lartë i Shtetit 147

përgjithësi me Kuvendin dhe Kryetarin e Kuvendit si dhe në veçanti me Komisionin

parlamentar të Ekonomisë dhe kryetarin e këtij komisioni.

Kryetari i KLSH-së z. Bujar Leskaj duke raportuar në Komisionin e Ekonomisë me

datë 28.06 2016 mbi Performancën e KLSH-së gjatë vitit 2015, duke folur për këto

marrëdhënie theksoi: Kolona e Dytë e Kornizës së Performancës së SAI-t, Pavarësia

dhe Kuadri Ligjor”, e cila perceptohet si mjedisi ligjor, i krijuar nga Legjislativi dhe

Ekzekutivi, ku vepron SAI dhe që përfshin: 1. Pavarësinë e SAI-t, 2. Pavarësinë e

Kreut dhe të punonjësve të SAI-t dhe 3. Mandatin e SAI-t, është sot më e plotë se

kurrë ndonjëherë më parë, në sajë të mbështetjes së dhënë nga Kuvendi me

miratimin e ligjit të ri organik të KLSH-së, në rradhë të parë në sajë të mirëkuptimit

dhe ndihmës Suaj, të deputetëve të Komisionit të Ekonomisë, gjë për të cilën Ju

falenderojmë.

Marrëdhëniet e mira të zhvilluara vitet e fundit, në zbatim të standardeve

ndërkombëtare të auditimit dhe praktikave të mira të Institucioneve Supreme të

Auditimit ndërmjet Kuvendit dhe KLSH-së, gjejnë pasqyrim konkret në Rezolutën e

datës 20.10.2016 të miratuar nga Kuvendi “Për vlerësimin e Veprimtarisë së

Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2015” si në vlerësimin e punës së KLSH-së,

shqyrtimin e zbulimeve të auditimit dhe rekomandimeve, rekomandimeve për

përmirësimin e veprimtarisë dhe “...shprehjen e angazhimit të tij maksimal, me

qëllim përmirësimin e bashkëpunimit dhe ushtrimin e kontrollit parlamentar për

zbatimin e rekomandimeve të KLSH-së...”

Në këtë Rezolutë gjithashtu Kuvendi i Shqipërisë, vlerëson rolin e Kontrollit të Lartë

të Shtetit, si institucioni kushtetues i pavarur i kontrollit të jashtëm ekonomiko-

financiar, që auditon procedurat dhe zbatimin e ligjeve që rregullojnë menaxhimin

me eficiencë dhe dobishmëri të fondeve dhe pronës publike e shtetërore si dhe

mbështet dhe nxit Kontrollin e Lartë të Shtetit për të punuar dhe kontribuar për një

qeverisje të mirë, nëpërmjet parandalimit dhe luftës pa kompromis kundër

korrupsionit dhe abuzimeve në administrimin e pronës publike, rritjes së besimit të

publikut dhe nxitjes së përdorimit me ekonomicitet, eficiencë dhe efikasitet të

fondeve publike, në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi dhe praktikat më të mira të

BE-së e standardeve ndërkombëtare INTOSAI.

Gjithashtu Kuvendi nëpërmjet kësaj Rezolute, angazhohet të shikojë mundësinë e

krijimit të Nënkomisionit parlamentar brenda Komisionit për Ekonominë dhe

Financat për të monitoruar në mënyrë sistematike aktivitetin e KLSH-së dhe

zbatimin e rekomandimeve.

Page 149: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

148 Botime 2017

“TEORIA E KAPJES” DHE REALITETI SHQIPTAR

nga Bujar LESKAJ – Kryetar i KLSH,

botuar në gazetën “Panorama”, më 4 dhjetor 2016.

Që prej vitit 1776, kohë kur ekonomisti Adam Smith botoi librin e parë të

ekonomiksit modern “Një analizë për natyrën dhe shkaqet e pasurisë së kombeve”,

shkurtimisht e njohur si “Pasuria e kombeve”, ekonomia në vendet që kanë ndjekur

këtë qasje Smithiane të tregut të lirë, ka pësuar ndryshime rrënjësore në drejtim të

rritjes së sasisë së prodhimit dhe zgjerimit të produkteve që ofron. Kriza e

mbiprodhimit e vitit 1929 ishte pasojë e këtij zhvillimi të tregjeve të lirë dhe të

pambikëqyrur. Ndërhyrja vendimtare e shtetit për zgjidhjen e kësaj krize ngacmoi

mendimin ekonomik, duke nxitur një rishikim të filozofisë “Laissez-faire (nga

frëngjishtja, Lëreni të lirë)” të Adam Smithit. Roli i Shtetit në mjedisin ekonomik

duhej riparë. Teoritë e rregullimit që nxitën idetë e ekonomistit John Maynard

Keynes (Kejns) pas vitit 1930, e evoluan së tepërmi mendimin ekonomik dhe

prodhuan ligje dhe institucione rregullative në vendet me ekonomi tregu. Qëllimi i

krijimit dhe roli i këtyre institucioneve ishte të korrigjonte ato “efekte anësore” të

zhvillimit, të cilat tregu i lirë nuk mund t’i korrigjonte vetë. Roli i Shtetit në ekonomi

mori një tjetër dimension. Nga një arbitër tregu, shteti mori në dorë drejtimin e disa

tregjeve, duke i rregulluar më shumë ato si dhe duke vendosur institucione publike,

shpesh të pavarura, për mbikëqyrjen e tyre. Kontrolli dhe kufizimi mbi hyrjet dhe

daljet nga tregjet specifike (strategjike) u shtua.

Kufizimet në tregje u shtuan ndjeshëm. Institucionet publike, në kuadër të

rregullimit dhe mbikëqyrjes, filluan të përcaktonin limite jo vetëm lidhur me llojin

dhe sasitë e produkteve që lejoheshin të tregtoheshin por edhe nivele tavan dhe

dysheme të çmimeve. Ndërthurja e politikave ekonomike me politikat e partive dhe

grupeve populiste e rriti burokracinë, duke e bërë më të vështirë kontrollin publik

të funksionarëve të institucioneve shtetërore që merreshin drejtpërsëdrejti me

rregullimin e tregut. Nën frymën e teorive Kejnsianiste, institucionet publike i dhanë

të drejtë vetes për të ndikuar në shumë elementë të funksionimit të tregjeve të

Page 150: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Bujar LESKAJ

Kontrolli i Lartë i Shtetit 149

mallrave, shërbimeve dhe të atyre financiare. Tezat populiste “për politikanë dhe

institucione në shërbim të popullit/publikut apo komunitetit”, më së shumti kanë

zëvendësuar njëra tjetrën, pa shkaktuar ndonjë ndryshim të dukshëm në punën e

institucioneve shtetërore. Së paku, perceptimi publik lidhur me atë se “Kujt i

shërbejnë institucionet shtetërore?” tashmë është më se i qartë: Institucionet i

shërbejnë atyre që i drejtojnë dhe këta të fundit i shërbejnë kompanive të cilat

duhet të rregullojnë dhe mbikëqyrin.

Në kushtet e një mjedisi të tillë, situatë në të cilën rregullimi po pengonte zhvillimin

e tregjeve, lindi në vitin 1971 “Teoria e kapjes” e ekonomistit neoklasik George

Stigler, fitues i Çmimit Nobel pikërisht për këtë teori. Qëllimi i rregullimit për të

kufizuar tregjet dhe industritë në funksion të së mirës publike ishte tashmë i

kompromentuar. Siç dhe Stigler nënvizon “...një normë ose rregull krijohet nga

industria dhe hartohet e zbatohen kryesisht për përfitimin e saj...”. E thënë më

thjeshtë, rregullat i shërbejnë më së shumti industrive, të cilat rregullojnë për

interesat e tyre, se sa interesit publik.

Teoritë e rregullimit

Në të vërtetë, qëndrimet e Stigler nëpërmjet “Teorisë së kapjes” nuk janë të

vetmet. Teoricienë të ndryshëm kanë prodhuar kohë pas kohe teori të cilat kanë

mbledhur perceptimet e tyre lidhur me qëndrimin që duhet të kenë apo kanë

institucionet publike rregullatore dhe mbikëqyrëse të tregjeve.

Një grup qëndrimesh të mëhershme kanë dhënë argumente në lidhje me atë që

duhet të jenë dhe përfaqësojnë institucionet rregullatore dhe mbikëqyrëse në një

ekonomi. Sipas këtyre qëndrimeve, të grupuar në të ashtuquajturën “Teoritë e

interesit publik”, është pikërisht interesi publik, ai i cili duhet të mbizotërojë në

punën e këtyre institucioneve. Rregullatorët dhe mbikëqyrësit duhet të synojnë

maksimizimin e mirëqenies së shoqërisë në tërësi. Baza logjike e këtij qëndrim është

argumenti se drejtuesit e këtyre institucioneve rregullatore dhe mbikëqyrëse, në

thelb, janë zyrtarë të zgjedhur nga publiku dhe si të tillë, do të ndërtojnë politika të

cilat synojnë të mbrojnë interesin publik. Në kontekstin e kësaj teorie, interesi i vetë

rregullatorëve nuk duhet të ndikojë në politikat e rregullimit të tregjeve.

Institucionet publike duhet të hartojnë studime të kujdesshme mbi alternativat e

mundshme sipas të cilave mund të ndërtohen politikat e rregullimit dhe pasojat e

këtyre alternativave në mirëqenien e publikut. Vetëm pas një studimi të tillë duhet

të merret vendimi për zbatimin e atyre politikave të cilat maksimizojnë mirëqenien

publike.

Page 151: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

150 Botime 2017

Siç dhe mund të kuptohet, përfundimet dhe këshillat e “Teorive të interesit publik”

janë ajo që duhet të synojnë të jenë në të vërtetë institucionet rregullatore.

Përkundër kësaj, në praktikë ndodh që realiteti të jetë krejt i kundërt. Sipas Stigler,

në praktikë “ekzistojnë rregullime, efektet neto të të cilave mbi industrinë e

rregulluar janë të rënda”. Për këtë arsye kompanitë lobuese brenda industrive kanë

investuar energji dhe kapital në drejtim të lobimit të drejtuesve të institucioneve

rregullatore. Sipas Stigler, drejtuesit aktualë të institucioneve rregulluese e dinë që

mandati i tyre ka një limit dhe në fund mund të punojnë për kompanitë të cilat

aktualisht po rregullojnë. Si rrjedhojë, gjëja e fundit që ata do të bënin do të ishte

një rregullim i rrepte i këtyre kompanive, si pasojë e së cilës do të mund të

mbeteshin pa punë pasi t’u mbaronte mandati. Lobimi i kompanive mbi drejtuesit

aktualë dhe të ardhshëm të institucioneve rregullatore dhe mbikëqyrëse të tregjeve

mund të bëjë që shoqëria në tërësi të mos përfitojë nga rregullimi. Ata që në të

vërtetë përfitojnë janë ata të cilët rregullohen (kompanitë), ata që humbasin

zakonisht janë konsumatorët e shërbimeve të tyre.

Shqipëria në kontekstin e “Teorisë së Kapjes”

Realiteti që përshkruan dhe studion Stigler në lidhje me kapjen e institucioneve

publike rregullatore ka ekzistuar dhe shfaqet edhe sot në vendet me një ekonomi të

zhvilluar tregu dhe sistem politik të konsoliduar, si SHBA dhe vendet e Evropës

Perëndimore. Kanë qenë pikërisht këto vende që Nobelisti Stigler dhe pasuesit e

teorisë së tij kanë marrë në studim për zhvillimin e “Teorisë së Kapjes”. Në këtë

kontekst as Shqipëria apo vendet e tjera të Europës Juglindore e Lindore nuk bëjnë

përjashtim. Shqipëria aktualisht është një vend me tregje në zhvillim e sipër, me një

sistem ligjor dhe struktura të drejtësisë në një proces të reformimit të vazhduar.

Logjikisht, në një terren të tillë, mundësitë për shfaqjen e fenomeneve të “Teorisë

së Kapjes”, të identifikuara hollësisht nga Stigler, mund të jenë më të mëdha se sa

në vendet që ka marrë për bazë ky studiues në ngritjen e teorisë së tij. Në këtë

situatë, njohja e formave të ndryshme të shfaqjes së këtyre fenomeneve është një

hap i parë i domosdoshëm për të kërkuar më tej minimizimin e tyre.

E kaluara tejet problematike e mbarëvajtjes së koncesioneve të dhëna në shumë

degë kyçe të ekonomisë dhe shërbimeve në Shqipëri, si në atë të hidrokarbureve,

prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, etj., na mëson se duhet të

analizojmë më shumë kujdes riskun e lartë të mosrespektimit të interesit publik në

koncesionet dhe partneritetet publik-privat (PPP) të këtyre viteve të fundit. Thelbi i

reformave të qeverisjes së mirë është shtet formimi, pra ngritja e një administrate

Page 152: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Bujar LESKAJ

Kontrolli i Lartë i Shtetit 151

të aftë për të kryer të gjitha funksionet e Shtetit. Në mjaft raste në programin

qeveritar të partneriteteve publik-privat po shikojmë se këto reformave kyçe po

thjeshtohen e madje zerohen, nëpërmjet transferimit të disa funksioneve dhe

shërbimeve shtetërore ndaj konsumatorit ose popullatës drejt kompanive të

caktuara private. Ende nuk ka një analizë të plotë e të detajuar, të njohur nga

publiku, të kostove dhe përfitimeve që gjenerojnë PPP-të, për shembull, në fushën

e shëndetësisë publike, të tilla si shërbimet e check-up falas, të hemodializes,

përpunimit të mbetjeve spitalore, etj. Janë me qindra milionë euro që do të paguaj

për një periudhe dhjetëvjeçare Buxheti i Shtetit dhe risku i mosrespektimit sa duhet

të interesit publik është i lartë. Si KLSH, kemi nisur auditime gjatë këtij viti dhe do të

vijojmë në vitin e ardhshëm për të analizuar në mënyrë të thelluar ketë raport

kosto-përfitim në dobi të qytetarit, të PPP-ve kryesore në ekonominë dhe shoqërinë

tonë.

Dëshmi të pa numërta na tregojnë se, edhe në demokracitë e pjekura me nivele të

larta të transparencës dhe lirisë së medias, me mjedise dhe institucione rregullatore

më të gjera dhe komplekse, agjencitë shtetërore janë të lidhura me nivele të larta

të korrupsionit (duke përfshirë edhe deformimin rregullator të studiuar nga “Teoria

e Kapjes” e Stiglerit).

Në Shqipëri, kapja rregullatore, ose institucionet e Shtetit të kapura nga interesat

private përbejnë një formë shumë shqetësuese e me pasoja të rënda për financat

publike në të ardhmen e afërt dhe të mesme. Shqetësimin për këto pasoja e kanë

ngritur edhe institucione ndërkombëtare prestigjioze si FMN dhe Banka Botërore.

Nuk ka asgjë të keqe në lobimin e industrive private për të siguruar tregje dhe

tendera publike, por kur interesat e kompanive private apo formacioneve politike

që i mbështesin këto kompani janë prioritet mbi interesat e publikut, kjo çon në një

humbje neto për shoqërinë tonë si një e tërë. Gjykoj se institucionet dhe agjencitë

qeveritare që vuajnë kapjen rregullatore, të studiuar aq në thellësi nga Stigler dhe

pasuesit e tij, janë një realitet shumë shqetësues tek ne në Shqipëri dhe duhet të

bëhen objekt vëzhgimi e perse jo, edhe hetimi, edhe nga ana e institucioneve të

reja, që do të dalin nga reforma në drejtësi. Si KLSH, si institucion kushtetues në

shërbim të qytetarit dhe Kuvendit për përdorimin me ekonomi, efektivitet dhe

eficiencë të fondeve publike, jemi të gatshëm të kontribuojmë dhe bashkëpunojmë

menjëherë me institucionet e reja të reformës për kufizimin e kapjes rregullatore,

një nga format më të rënda dhe të rrezikshme të korrupsionit në administratën

publike.

Page 153: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

152 Botime 2017

INTOSAI NGA LIMA NË ABU DHABI.

Momente kyçe të veprimtarisë së INTOSAI dhe 35 Standardet Ndërkombëtare të

ISSAI për mirëqeverisjen

nga Bujar LESKAJ – Kryetar i KLSH,

Botuar në gazetën “Telegraf ”, më 6 dhjetor 2016.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun, më 22 tetor në Pekin,

në përshëndetjen e tij drejtuar Kongresit të XXI-të, të INTOSAI, ka theksuar se:

Institucionet supreme të auditimit janë “watchdog”, roje besnike që ndihmojnë për

të nxitur përdorimin efikas dhe efektiv të burimeve publike. Ato do të luajnë një rol

kritik në mbështetje të zbatimit të axhendës së re të Kombeve të Bashkuara për

zhvillim të qëndrueshëm, që mbështetet mbi qeverisjen e mirë, transparencën,

përgjegjshmërinë dhe financat inovative.

Dua të pohoj se institucionet supreme të auditimit (SAI), që në gjysmën e dytë të

shekullit të kaluar kanë qenë të ndërgjegjshme për rolin dhe misionin e tyre në

shoqëri dhe në zhvillimin ekonomik të vendeve përkatëse. Duke ndjerë nevojën e

një mjedisi dhe strukture të përbashkët, ku të paraqisnin dhe debatonin mendimet

e tyre, në vitin 1953, 34 SAI u mblodhën në Kubë dhe në Kongresin e parë

themeluan organizatën e tyre profesionale, INTOSAI. Historia e INTOSAI-t fillon këtu

dhe është një histori 63 vjeçare suksesi dhe rritjeje e institucioneve supreme të

auditimit.

Profili i INTOSAI

Organizata Ndërkombëtare e Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI) sot

përfaqëson komunitetin e 192 SAI-ve anëtare me të drejta të plota dhe 5 SAI

anëtare të asociuara. Ka pësuar një zhvillim të paprecedent me organizata të

ngjashme ndërkombëtare, me një rritje anëtarësie nga 34 në 192 në vetëm 6

Ky studim është përgatitur nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të

Shtetit, z. Bujar Leskaj për organizatën botërore të institucioneve

supreme të auditimit, INTOSAI dhe përshkruan arritjet, kongreset

dhe dokumentet themelore të saj.

Page 154: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Bujar LESKAJ

Kontrolli i Lartë i Shtetit 153

dekada. Është ndër organizatat ndërkombëtare me aktive, me 7 struktura rajonale

(ku përfshihet edhe EUROSAI), me 4 komitete zhvillimi, ku spikasin Komiteti i

Standardeve Profesionale, Komiteti i Ndërtimit të Kapaciteteve dhe Komiteti i

Shpërndarjes së Njohurive, krahas Iniciativës për Zhvillimit (IDI). INTOSAI ka me

dhjetëra grupe pune dhe task forca në të gjitha fushat e auditimit publik suprem.

Që prej vitit të themelimit 1953, organizata ka punuar me vitalitet dhe inovacion,

në përputhje me moton e saj “Mutual experience benefits all (nga eksperienca e

përbashkët, përfitojnë të gjithë)”, duke përhapur ide dhe standarde kombëtare të

auditimit, nëpërmjet shkëmbimit të ideve dhe bashkëpunimit në komunitetin

ndërkombëtar të auditimit.

Si një organizatë jo politike, profesionale, e pavarur dhe autonome, INTOSAI u ka

dhënë mbështetje konkrete SAI-ve, ka nxitur shkëmbimin e ideve, njohurisë dhe

eksperiencave, ka vepruar si një zë i njohur i institucioneve supreme të auditimit

(SAI-ve) në komunitetin ndërkombëtar dhe ka promovuar vazhdimisht përmirësimin

midis SAI-ve anëtare. Që prej themelimit në vitin 1953 deri tek Kongresi i XXI-të në

Kinë në vitin 2013, INTOSAI ka pasur zhvillime pozitive të shumëfishta, si edhe

ndryshime dhe progres të konsiderueshëm. Puna e organizatës është bazuar në

përkushtimin vullnetar të domosdoshëm dhe kontributin e çdo SAI anëtar. Shtatë

Grupet e Punës Rajonale të INTOSAI-t – AFROSAI, ARABOSAI, ASOSAI, CAROSAI,

EUROSAI, OLACEFS dhe PASAI janë tërësisht operacionale, duke marrë parasysh

diferencat rajonale dhe nevojat heterogjene.

Profili i EUROSAI

EUROSAI (Organizata Europiane e Institucioneve Supreme të Auditimit) është një

nga grupet rajonale, pjesë e Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve të Larta

të Auditimit (INTOSAI). Institucionet Supreme të Auditimit (SAI) të 190 vendeve

anëtare të plota dhe katër vendeve anëtare të asociuara të INTOSAI-t, pjesë e një

organizatë mbështetëse të Kombeve të Bashkuara. Gupet e tjera rajonale të

INTOSAI-t janë OLACEFS, AFROSAI, ARABOSAI, ASOSAI, PASAI dhe CAROSAI. Edhe

pse EUROSAI është institucioni më i ri nga shtatë grupet rajonale të INTOSAI-t, ideja

e një organizate evropiane të SAI-ve daton që nga themelimi i INTOSAI në vitin 1953.

Hapat e para aktive në drejtim të krijimit të EUROSAI-t u zhvilluan në vitin 1974

gjatë Kongresit të VIII të INTOSAI-t në Madrid (1974). Ndërmjet viteve 1975 dhe

1989, SAI-t e Italisë dhe Spanjës me mbështetjen e Komiteti të Kontaktit të

Kryetarëve të SAI-ve, të vendeve të Komunitetit Ekonomik Europian hapën rrugën

për krijimin e EUROSAI-t, duke përgatitur projektet fillestare për statutin e EUROSAI-t.

Page 155: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

154 Botime 2017

Në qershor të 1989, në Kongresin e XIII-të të INTOSAI-t, mbajtur në Berlin, u miratua

“Deklarata e Berlinit” për krijimin e Organizatës Europiane të SAI-ve. Në nëntor të

vitit 1990, në Madrid u zhvillua Konferenca Themeluese dhe Kongresi i EUROSAI-t.

EUROSAI u themelua nga 30 anëtarë (SAI-t e 29 shteteve europiane dhe Gjykata

Evropiane e Audituesve). Tani numri i vendeve të anëtarësuara është 50 (SAI-t e 49

shteteve europiane dhe Gjykata Europiane e Audituesve). Objektivat e organizatës,

të përcaktuara në nenin 1 të statutit të saj, kanë të bëjnë me nxitjen e

bashkëpunimit profesional midis vendeve anëtare të EUROSAI-t, për të inkurajuar

shkëmbimin e informacionit dhe dokumentacionit. Kjo gjë çoi në zhvillimin e

auditimit të sektorit publik dhe stimuloi krijimin e një partneriteti me akademikët e

universiteteve, në lidhje me këtë temë, për të punuar në drejtim të harmonizimit të

terminologjisë në fushën e auditimit publik. KLSH, në vitin 2012 ka publikuar botimin

“EUROSAI” (Institucionet Supreme Europiane të Auditimit), seria “Botime KLSH”,

nr.07/2012, ku jep një historik dhe përshkrim të detajuar te organizatës.

INTOSAI– së bashku me Komisionet, Grupet e Punës, Task Force dhe Grupet e

Punës Rajonale – përfaqëson forumin botëror për shkëmbimin ndërkombëtar të

njohurive në fushën e auditimit publik suprem; është organizata që vendos

Standardet e Auditimit në sektorin publik dhe zëri ndërkombëtar i auditimit publik

suprem.

Ndërtimi i kapacitete ka qenë dhe mbetet një nga fushat më të rëndësishme të

INTOSAI-t. Kjo fushë përfshin zhvillimin e strukturave të reja për përfitimin e

njohurive dhe trajnimin profesional dhe zhvillimin organizativ për SAI-t. Organizata

ka pesë gjuhë zyrtare: arabisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe spanjisht.

INTOSAI është një grup vullnetar, suksesi i të cilit varet nga mbështetja e

vazhdueshme profesionale dhe financiare e anëtarëve të tij. Pika më e fortë e tij

qëndron në diversitetin kulturor, gjuhësor dhe në vullnetin e anëtarëve së tij.

Organizata respekton një përfaqësim të balancuar të rajoneve dhe sistemeve të

auditimit. INTOSAI operon nëpërmjet konsultimeve dhe konsensusit, pavarësisht

nga madhësia gjeografike apo fuqitë ekonomike, si dhe e ka të shenjtë respektin

për sovranitetin kombëtar dhe për barazinë e anëtarëve të tij. INCOSAI, kongresi që

mbahet çdo 3 vjet në vende të ndryshme, është organi më i lartë i INTOSAI-t, i cili

përfshin të gjithë anëtarësinë. Çdo vend ka një votë, dhe asnjë prej tyre nuk ka të

drejtën e vetos. Bordi Drejtues, i përbërë nga 18 SAI-anëtare, është përgjegjës për

anëtarësinë. Aktiviteti i INTOSAI-t në periudhën mes dy kongrese të tij, drejtohet

nga Bordi Drejtues i INTOSAI dhe nga Sekretariati i Përgjithshëm. Sipas Statutit të

Page 156: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Bujar LESKAJ

Kontrolli i Lartë i Shtetit 155

INTOSAI-t, Sekretari i Përgjithshëm i tij është Audituesi i Përgjithshëm i Austrisë dhe

selia e tij është në Vjenë. Detyrat kryesore të Sekretariatit të Përgjithshëm janë të

veprojë si një urë lidhëse, si brenda INTOSAI-t, ashtu dhe me partnerët e jashtëm,

për të vënë në dukje punën dhe cilësinë e INTOSAI-t dhe anëtarëve të tij.

Gjithashtu, Sekretariati i Përgjithshëm, punon për të rritur rolin e INTOSAI-t dhe

anëtarëve të tij, si institucione auditimi të pavarur, kompetentë dhe efektivë, duke

rritur transparencën, përgjegjshmërinë dhe besueshmërinë për të mirën e të

gjithëve.

Organizimi

INTOSAI e realizon misionin e tij përmes një shumëllojshmërie organesh,

programesh dhe aktivitetesh. Organet kryesore janë: Kongresi; Bordi Drejtues;

Sekretariati i Përgjithshëm dhe Grupet rajonale të punës. Komisioni i Administrimit

dhe Financave, përgatit vendimet të cilat miratohen nga Bordi Drejtues. Drejtori i

Planifikimit Strategjik, siguron koordinim efektiv dhe zbatimin e Planit Strategjik.

Bordi Drejtues

Bordi Drejtues i INTOSAI-t përbëhet nga 18 anëtarë. Si rregull, ai mblidhet çdo vit,

mes Kongreseve. Nisma për Zhvillimin e INTOSAI-t dhe Gazeta Ndërkombëtare e

Auditimit të Qeverisë, gjithashtu janë të përfaqësuara në Bordin Drejtues.

Kryetari i Bordit është kreu i SAI-t që organizon kongresin e fundit.

KLSH dhe INTOSAI

Delegacione të KLSH-së të kryesuara nga Kryetari kanë marrë pjesë në të gjithë

kongreset e INTOSAI-t dhe EUROSAI-t, duke filluar nga Kongresi i XIV-të i

organizatës në Uashington në tetor të vitit 1992, në Kongresin e XVI-të në

Montevideo, Uruguai, në Nëntor 1998; Kongresi i XVII-të i INTOSAI-t në Seul të

Koresë së Jugut zhvilluar në Tetor 2001 dhe Kongresi i XVIII-të i INTOSAI-t në

Budapest të Hungarisë, Tetor 2004. Gjithashtu KLSH-së mori pjesë në Kongresin e

IV-t të EUROSAI-t në Paris, në vitin 1999 dhe Kongresin e V-të EUROSAI-t të zhvilluar

në Moskë, Rusi në vitin 2002.

Në vitin 2005, një delegacion i KLSH prej 3 vetash, kryesuar nga Drejtori i

Përgjithshëm mori pjesë në Kongresin e VI-të EUROSAI-t, në Bon të Gjermanisë. Në

vitin 2006, KLSH mori pjesë në Konferencën e EUROSAI-t me temë “Roli i SAI-ve në

luftën kundër korrupsionit”. Në nëntor 2007, një delegacion i KLSH-së merr pjesë në

Kongresin e XIX të INTOSAI-t, të zhvilluar në Meksikë. Në qershor 2008, KLSH merr

Page 157: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

156 Botime 2017

pjesë në Kongresin VII të EUROSAI-t, në Krakov, Poloni. Për fat të keq, KLSH nuk

mori pjesë në punimet e Kongresit të XX-të, të INTOSAI në Afrikën e Jugut.

Gjithashtu, është i vetmi institucion i auditimit suprem në Evropë që, megjithëse i

ftuar, nuk mori pjesë në Kongresin e VIII të EUROSAI-t, mbajtur në Lisbonë në vitin

2011. Në Tetor 2013, Kontrolli i Lartë i Shtetit mori pjesë në punimet e Kongresit të

XXI të INTOSAI-t në Pekin, Kinë. Gjatë punimeve të Kongresit, Kryetari i KLSH-së

zhvilloi biseda pune dhe takime me homologë të SAI-ve partnere dhe të SAI-ve të

tjerë pjesëmarrës në Kongres. U realizuan biseda pune me Dr. Josef Moser,

President i ACA-s, njëkohësisht edhe Sekretar i Përgjithshëm i INTOSAI-t, me me

z.Liu Jiayi, Kryetar i SAI-t të Kinës, njëkohësisht edhe Kryetari i ri i Bordit Drejtues të

INTOSAI-t, me z. Gene Dodaro, Auditues i Përgjithshëm i GAO-s së SHBA, me z.Recai

Akyel, President i TCA-së, me z.Krzysztof Kwiatkowski, President i NIK-ut të

Polonisë, me z. Ioannis Karavokiris, President i SAI-t të Greqisë, si dhe me z. Magnus

Lindell, zv/Auditues i Përgjithshëm i SAI-t të Suedisë. Kryetari i KLSH zhvilloi takime

pune edhe me homologë të tjetër partnerë të KLSH-së, me të cilët janë nënshkruar

marrëveshje bashkëpunimi, si z.Ivan Klesic, Auditues i Përgjithshëm i SAI-t të

Kroacisë, z. Milenko Sego, Auditues i Përgjithshëm i SAI-t të Bosnje dhe

Hercegovinës, z. Milan Dabovic, President i SAI-t të Malit të Zi, zj.Tanja Tanevska,

Audituese e Përgjithshme e SAI-t të Maqedonisë dhe z. Naser Ademi, zv/Auditues i

Përgjithshëm i SAI-t të Maqedonisë, etj. Gjatë bisedave me homologët, u theksua

bashkëpunimi i suksesshëm i deritanishëm në fushat e trajnimit dhe shkëmbimit të

informacionit si dhe u shpreh vullneti i përgjithshëm për t’i konkretizuar edhe më

tej në të ardhmen e afërt këto marrëdhënie, duke u drejtuar edhe në fusha të tjera,

si auditime të përbashkëta, etj.

Aktiviteti i INTOSAI

Reputacioni ndërkombëtar i INTOSAI-t është themeluar mbi disa gurë kilometrikë

në rrugën e tij dhe arritjet përfshijnë kryesisht:

Njohjen e rëndësisë së SAI-ve nga Kombet e Bashkuara;

Përcaktimin e një kuadri gjithëpërfshirës të standardeve profesionale bazuar në

procesin auditues;

Ndërtimin e një marrëdhënie produktive me donatorët ndërkombëtarë, për të

promovuar ngritjen e kapaciteteve në SAI-et anëtare;

Ndërtimin e një rrjeti efektiv global për përhapjen e njohurive dhe praktikave

më të mira;

Page 158: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Bujar LESKAJ

Kontrolli i Lartë i Shtetit 157

Bashkëpunimin e mëtejshëm me organizatat ndërkombëtare dhe rajonale;

Përmirësimin e vazhdueshëm të marrëveshjeve publike përmes statusit të

modelit të organizatës ndërkombëtare.

Standardet INTOSAI

Një nga arritjet më të mëdha të INTOSAI-t dhe ndihmesa me konkrete e tij për

audituesit është përgatitja e standardeve ISSAI të auditimit publik suprem. Këto

standarde janë përgatitur dhe botuar në vijimësi nga Komiteti i Standardeve të

Auditimit i INTOSAI, duke filluar nga qershori 1992. Kodi i Etikës i INTOSAI është

miratuar në Kongresin e XVI-të mbajtur në Montevideo në vitin 1998, ndërsa

standardet ISSAI 3000 dhe ISSAI 3100 të Auditimit të Performances janë miratuar

në vitin 2004. Çdo kongres INCOSAI i INTOSAI-t miraton standarde të reja auditimi,

të cilat në periudhën mes dy kongreseve janë në proces të përgatitjes dhe marrjes

se komenteve nga të gjitha SAI-t anëtare të INTOSAI. Standardet e Auditimit ISSAI

përmbajnë postulatet themelore dhe parimet për kryerjen e punës së auditimit nga

institucionet supreme të auditimit. Është përgjegjësi e secilit SAI për të gjykuar

shkallën në të cilën standardet janë në përputhje me arritjen e mandatit të tij, duke

konsideruar rrethanat kushtetuese ligjore dhe të tjera të SAI-t.

Partnerët e INTOSAI

INTOSAI ka partneritet me shumë organizata të tjera: Bashkimi NdërParlamentar

(IPU), Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve (IFAC), Instituti i Audituesve të

Brendshëm (IIA), Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), si dhe

Banka Botërore dhe komunitete të tjerë donatorësh. Gjithashtu, INTOSAI

bashkëpunon edhe me OKB-në, në promovimin e mirëqeverisjes dhe luftën kundër

korrupsionit. Bashkëpunimi i INTOSAI-t, veçanërisht me Kombet e Bashkuara dhe

me organizata ndërkombëtare si Banka Botërore, OECD, IPU, IFAC dhe IIA, ka rritur

në mënyrë të konsiderueshme reputacionin, dukshmërinë globale dhe vlerësimin

ndaj saj si një organizatë profesionale e nivelit të lartë. Që prej vitit 1970, të 22

Simpoziumet dhe Seminaret UN–INTOSAI janë organizuar në mënyrë të përbashkët

nga INTOSAI dhe Kombet e Bashkuara. Këto përhapën njohuri dhe materiale për

trajnime mbi një sërë temash të interesit të lartë, në lidhje me auditimin e jashtëm

suprem. INTOSAI ka firmosur një Memorandum Mirëkuptimi me 21 donatorë. Kjo

marrëveshje historike me 15 organizata, duke përfshirë institucionet

ndërkombëtare të donatorëve dhe agjencitë ndërkombëtare te zhvillimit, u përgatit

për të rritur kapacitetin e zhvillimit të SAI-ve në botë. Organizata ka kryer një seri

Page 159: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

158 Botime 2017

aktivitetesh bashkëpunuese me komunitetin e donatorëve, nëpërmjet të cilave janë

arritur qëllimet e përbashkëta të deklaruara, është siguruar zbatimi i Suksesshëm i

Kornizës së Standardeve Profesionale të INTOSAI-t (ISSAI-t) dhe i Udhëzimeve të

INTOSAI-t për Qeverisjen e Mirë (INTOSAI GOVs), si edhe është rritur njohja e

rëndësisë së SAI-ve dhe të INTOSAI-t në komunitetin e zhvillimit global.

MOMENTET KYÇE TË VEPRIMTARISË SË INTOSAI

Kongresi INCOSAI i Havanës, Kubë, 1953.

INTOSAI është përballur me shumë sfida në këtë skenar kompleks pas Kongresit të

Parë Ndërkombëtar të Institucioneve Supreme të Auditimit (INCOSAI) të mbajtur në

nëntor të vitit 1953 në Havanë, Kubë. Në takimin themelues merrnin pjesë 34 SAI.

Angazhimi i INTOSAI-t që në fillesat e tij, për të nxitur pjesëmarrjen aktive të SAI-ve

në kontrollin e burimeve publike, duke promovuar integritetin e punonjësve të

qeverisë, për të ndihmuar shoqëritë tona në përmirësimin e performancës dhe

efikasitetin e veprimeve të kryera nga qeveritë, është provë e kapacitetit të

admirueshëm të organizatës.

Kongresi INCOSAI IX në Lima, Peru 1977.

INCOSAI i 9-të, i mbajtur në Lima, në tetor 1977, mblodhi së bashku 235

përfaqësues nga 95 SAI të botës dhe nga të gjitha kontinentet. Kongresi njihet në

veçanti për shkak të nënshkrimit të Deklaratës së Limës, e cila sot konsiderohet si

Kushtetuta e SAI-ve dhe përmban udhëzimet themelore mbi parimet e auditimit.

Kongresi INCOSAI VIV në Uashington, 1992.

Në tetor 1992, Zyra Amerikane e Llogarive Qeveritare (GAO) organizoi kongresin e

katërmbëdhjetë në Uashington, DC. Në këtë kongres pati seminare, takime dhe

seanca plenare të shumta, të cilat u ndoqën nga rreth 400 delegatë nga 120 SAI

anëtare dhe 10 organizata ndërkombëtare. Temat e këtij kongresi ishin auditimi i

një mjedisi në ndryshim, roli i SAI-ve dhe përmirësimi i menaxhimit financiar

përmes komisioneve të ngritura nga INTOSAI. Kongresi miratoi Standardet dhe

udhëzimet për auditimin dhe kontrollin e brendshëm, si dhe punën e tre

komiteteve të INTOSAI-t në lidhje me kontabilitetin, borxhin publik dhe

mirëqeverisjen e financave publike.

Pjesëmarrja e një numri të madh anëtarësh në këtë Kongres, ishte një arritje shumë

e madhe për INTOSAI-n. Takimi i 37-të i Bordit drejtues menjëherë pas kongresit,

Page 160: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Bujar LESKAJ

Kontrolli i Lartë i Shtetit 159

prezantoi një numër të madh tiparesh të reja në formatin dhe projektimin e

kongresit. Programi zyrtar u mbyll me sukses pas një jave dhe u pasua nga një

simpozium praktik 3-ditor mbi teknologjinë, i cili ofroi një shkëmbim shtesë të

pikëpamjeve dhe informatave.

Kongresi INCOSAI XVII në Seul, 2001.

Nën moton e INTOSAI-t “Nga eksperienca e përbashkët përfitojnë të gjithë”,

Kongresi i shtatëmbëdhjetë i organizuar në Seul në tetor 2001, shënoi një

pjesëmarrje prej 471 delegatësh nga 152 SAI dhe shume institucione

ndërkombëtare. Pjesëmarrja e plotë e delegatëve menjëherë pas ngjarjeve tragjike

të 11 shtatorit, ishte prova më e qartë e angazhimit të anëtarëve të INTOSAI-t për

sukses. Në këtë kongres u diskutuan dy tema të rëndësishme:

- Auditimi i institucioneve ndërkombëtare dhe multinacionale.

- Kontributet e SAI-ve për reformën administrative dhe qeveritare.

Kongresi INCOSAI XVII në Meksiko, 2007.

INCOSAI i nëntëmbëdhjetë u mbajt në Meksiko, më nëntor 2007. Mblodhi 480

delegatë nga 145 SAI, si dhe 21 vëzhgues nga 10 institucione ndërkombëtare. Edhe

në Meksikë, motoja e INTOSAI-it, "Experientia Mutua omnibus prodest", ishte

sërish tema kryesore e diskutimit, që ka të bëjë me shkëmbimin e njohurive,

përvojës, gjetjeve dhe praktikave më të mira mes anëtarëve të INTOSAI-it. Numri i

vendeve anëtare të INTOSAI-t shkoi në 188.

Në këtë kongres u miratuan tetëmbëdhjetë dokumente zyrtare të INTOSAI-t, duke

përfshirë edhe Deklaratën e Meksikos mbi Pavarësinë e SAI-ve, dokumenti më i

rëndësishëm nga i cili njihet ky Kongres, si dhe standardet, udhëzimet dhe praktikat

më të mira në fusha të tilla si auditimi financiar dhe i performancës, auditimi

mjedisor, si dhe auditimi i borxhit publik.

Kongresi INCOSAI XX në Johanesburg, Afrika e Jugut, 2010.

INCOSAI i XX u mbajt në Johanesburg të Afrikës së Jugut në nëntor 2010. U

prezantua Plani Strategjik 2011-2016, i cili u miratua nga kongresi. INTOSAI

identifikoi prioritetet strategjike të mëposhtme për vitet e ardhshme: duke

ndihmuar në sigurimin e pavarësisë së SAI-t, zbatimin e Standardeve

Ndërkombëtare për Institucioneve Supreme të Auditimit (ISSAI), duke forcuar

ndërtimin e kapaciteteve të SAI-ve, komunikimin e vlerave dhe përfitimeve të SAI-

Page 161: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

160 Botime 2017

ve, si dhe luftën kundër korrupsionit. Në këtë kongres u miratua Marrëveshja e

Johanesburgut. Marrëveshja mbuloi diskutimet, përfundimet dhe rekomandimet e

temës së parë (Vlerat dhe përfitimet e SAI-ve) dhe të temës së dytë (Auditimi

mjedisor dhe zhvillimi i qëndrueshëm).

Kongresi XXI i INTOSAI-t në Pekin, Kinë 2013.

Në datat 22-26 tetor 2013,në Pekin u zhvillua Kongresi i INTOSAI-t, INCOSAI XXI, me

pjesëmarrjen e 192 institucioneve supreme të auditimit, përfaqësuar nga më

shumë se 600 delegatë nga të gjithë SAI-t anëtare të INTOSAI-t, të drejtuar nga

Kryetaret e SAI-ve. Delegatët në Pekin rikujtuan zhvillimin e INTOSAI-t në gjashtë

dekadat e fundit dhe duke përmbledhur eksperiencën praktike të anëtarëve të saj,

deklaruan se:

Në shoqërinë e shekullit të 21-të, informacioni dhe globalizimi janë transformuar në

një dallgë të madhe, me SAI-t që përballojnë sfida të reja për të përmirësuar

qeverisjen kombëtare dhe me INTOSAI-n që përballet me mundësi të reja për të

trajtuar tematika globale. SAI-t pranojnë se qeverisja kombëtare efektive është

kryesore për ruajtjen e një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm dhe progresit social,

për përmirësimin e jetës së qytetarëve, si dhe ata janë të gatshëm të kontribuojnë

në përmbushjen e përgjegjësive të përcaktuara në Deklaratën e Mijëvjeçarit të

Kombeve të Bashkuara. Kjo Deklarate thekson për vendet anëtarë të OKB-së se: “Ne

nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për të liruar shokët tanë burra, gra dhe fëmijë

nga kushtet e mjerueshme dhe jo humane të varfërisë ekstreme, në të cilat ndodhen

aktualisht më shumë se një miliardë prej tyre... Ne vendosim për këtë arsye të

krijojmë një mjedis-në nivel kombëtar dhe global-i cili të jetë i favorshëm për zhvillim

dhe për eliminimin e varfërisë. Suksesi në përmbushjen e këtyre objektivave varet

tërësisht nga qeverisja e mirë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, si dhe nga

transparenca në sistemet financiare, monetare dhe tregtare”

Kongresi i INTOSAI-t, INCOSAI XXI, në Pekin në tetor 2013 është ndër kongreset më

të rëndësishëm të INTOSAI-t, duke pasur parasysh kushtet e vështira ekonomike të

pasojave të krizës botërore ekonomike dhe financiare. Kongresi rishikoi progresin e

Planit Strategjik të INTOSAI-t për vitet 2011-2016. Ai prezantoi dy tema kryesore,

“Auditimi Kombëtar dhe Qeverisja Kombëtare”, si dhe “Roli i SAI-ve në Ruajtjen e

Qëndrueshmërisë së Politikave Financiare”.

Page 162: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Bujar LESKAJ

Kontrolli i Lartë i Shtetit 161

Tema I: Promovimi i Qeverisjes së Mirë Kombëtare nga SAI-t

Që në krijimin e tij, qëllimi kryesor i INTOSAI-t ishte promovimi i qeverisjes së mirë.

SAI-t mund të kryejnë mirë këtë detyrë vetëm nëse ata janë të pavarur nga

agjencitë që ata auditojnë dhe janë të mbrojtur nga influencat e jashtme të çdo

forme. INTOSAI njeh se është e rëndësishme që metodat e auditimit të SAI-ve të

bazohen në njohuritë teknike dhe shkencore aktuale dhe që audituesit të kenë

kualifikime të përshtatshme profesionale, si edhe integritet moral.

Për këto arsye, në vitin 1977, INTOSAI aprovoi Deklaratën e Limës dhe me

Deklaratën e Meksikës të vitit 2007, vendosi tetë parimet e pavarësisë të auditimit

suprem publik në aspektet e tij metodologjike dhe profesionale.

Gjatë viteve të fundit, eksperienca e pa precedent, komplekse dhe e pasigurt në

ekonominë globale ka sjellë sfida të reja për çdo shtet në përpjekjen e tyre për të

promovuar një qeverisje më të mirë kombëtare.

Promovimi i mirë qeverisjes në sektorin publik ka qenë një nga prioritetet kryesore

të komunitetit INTOSAI për një kohë të gjatë. Takimi i 62-të i Bordit Qeverisës të

INTOSAI-t, i mbajtur në tetor 2011, aprovoi në mënyrë unanime propozimin e Zyrës

Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kinës (CNAO) për të pasur “Auditim

Kombëtar dhe Qeverisje Kombëtare” si tema e parë për diskutim në INCOSAI-n e

XXI.

Lidhja mes auditimit kombëtar dhe qeverisjes kombëtare

Auditimi kombëtar luan një rol të rëndësishëm, si dhe i bën qeveritë të japin llogari.

Shumë SAI e përshkruajnë funksionin kryesor të auditimit kombëtar si një funksion

sigurimi, i kryer nga një institucion i pavarur dhe i specializuar, si dhe kjo gjë është e

përcaktuar me ligj. Roli i një SAI në sistemin e qeverisjes kombëtare është i

ngjashëm me “sistemin imunitar” të trupit të njeriut. Shumë shtete në botë kanë

pranuar nevojën për një institucion të pavarur auditimi me autoritetin/fuqinë e

nevojshme konform kushtetutës së tyre. Megjithatë, duhet të pranohet që

ekzistenca e institucioneve të pavarura të auditimit varet shumë nga një qeverisje e

mirë. Në këtë kongres u theksua :

- Roli i rëndësishëm i auditimit kombëtar në përmirësimin e qeverisjes

kombëtare;

- Auditimi kombëtar si një forcë e rëndësishme në demokraci dhe në shtetin e

së drejtës;

Page 163: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

162 Botime 2017

- Roli i Auditimit kombëtar në promovimin e performancës së qeverisë ;

- Roli i Auditimit kombëtar në promovimin e një administrate të pastër dhe të

ndershme;

- Roli i Auditimit kombëtar në promovimin e përmirësimit të jetës së

qytetarëve;

- Sfidat që ndeshin SAI-t dhe përgjigjet e mundshme;

- Kryerja e auditimeve me vizionin e auditimit kombëtar që shërben ndaj

qeverisjes kombëtare;

- Vazhdimësia e përpjekjeve që SAI-t të jenë të pavaruar;

- Krijimi i një mjedisi profesional dhe kushteve për auditim financiar;

- Forcimi i kapaciteteve të institucioneve të auditimit;

- Komunikimi dhe bashkëpunimi me grupet e interest.

Rekomandimet për Temën I

Së fundi, Anëtarët e Kongresit:

Njohin rolin e rëndësishëm që SAI-t mund të luajnë në forcimin e qeverisjes

kombëtare, duke krijuar kështu bazat për zhvillimin e qëndrueshëm dhe siguruar

“një jetë dinjitoze” për qytetarët,

Përsërisin vlerën e pavarësisë të përcaktuar në Deklaratën e Limës dhe të Meksikos,

pa të cilat, SAI-t do të ishin të kufizuar në kontributin e tyre ndaj qeverisjes

kombëtare,

Konfirmojnë se në plotësimin e përgjegjësive të tyre, SAI-t kanë nevojë të

kontribuojnë në:

- Promovimin e ndershëm dhe të pastër të qeverisjes dhe administratës;

- Rritjen e efektivitetit, eficiencës dhe ekonomicitetit të qeverisjes si dhe të

kenë një përdorim të njëtrajtshëm të burimeve publike;

- Rritjen e transparencës dhe përgjegjshmërisë në sektorin publik;

- Krijimin e vetëdijes për mbrojtjen e demokracisë dhe shtetit ligjor;

- Mbrojtjen e interesave publikë, dhe

- Promovimin e përmirësimit të jetesës së njerëzve.

Page 164: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Bujar LESKAJ

Kontrolli i Lartë i Shtetit 163

Konfirmojnë, vlerat në vazhdim, të komunikimit të strukturuar dhe angazhimit me

grupet e interest për t’i dhënë rëndësi të kuptuarit të nevojave të qytetarëve në

terma të qeverisjes kombëtare,

Propozojnë që proceset e vendosjes së standardeve të INTOSAI-t:

- T’i japin prioritet zhvillimit të mëtejshëm të standardeve dhe udhëzuesve

për çështje lidhur me auditimin në sektorin publik dhe qeverisjes

kombëtare;

- Të rishikojnë kuadrin ekzistues të ISSAI-ve dhe INTOSAI GOV për të siguruar

që metodologjia e auditimit të kontribuojë në qeverisjen kombëtare, dhe

- Të bien dakort mbi një përcaktim të unifikuar të INTOSAI-t për mashtrimin

dhe korrupsionin.

Inkurajojnë, miratimin pro-aktiv dhe të gjithanshëm të kuadrit të ISSAI-ve nga të

gjithë anëtarët e INTOSAI-t.

Kërkojnë, vazhdimësi dhe aktivitete të ngritjes së kapaciteteve të mirë-koordinuara

në INTOSAI, duke e vënë theksin në krijimin e “komuniteteve të praktikave të mira”

për të forcuar pavarësinë, profesionalizimin e zyrave të auditimit dhe shkëmbimit të

eksperiencave dhe njohurive, për të mundësuar të gjitha SAI-t të japin një kontribut

domethënës në qeverisjen kombëtare të vendeve të tyre.

Kërkojnë, finalizimin urgjent të Kuadrit të Matshmërisë së Performancës së SAI-ve,

për të lejuar SAI-t të masin funksionimin e tyre, si dhe të fokusohen në proceset

strategjike të kontributit në qeverisjen kombëtare.

Njohin rolin e rëndësishëm të komunitetit të donatorëve në mundësimin dhe

mbështetjen e proceseve të vazhdueshme të ngritjes së kapaciteteve dhe

inovacionit.

Njohin vlerën e punës së bërë në nivel nën-komitetesh të INTOSAI-t, grupeve të

punës dhe task forcave për të siguruar që SAI-t të mbeten të rëndësishëm, përdorin

parimet kryesore të zhvilluara së fundi të auditimit në fushat e auditimeve

financiare, të përputhshmërisë dhe performancës (ISSAI 100-400) për të forcuar më

tej këto praktika auditimi dhe nxisin zhvillimin e mëtejshmë të mekanizmave të

përgjigjes ndaj mjedisit gjithnjë e në ndryshim të auditimit dhe nevojave të

qytetarëve.

Page 165: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

164 Botime 2017

Kongresi i INTOSAI-t, INCOSAI XXI, në Pekin në tetor 2013 zhvilloi një temë të dytë

qendrore, e cila ishte: “Roli i SAI-ve në Ruajtjen e Qëndrueshmërisë së Politikave

Financiare”.

Tema II: Ruajtja e Qëndrueshmërisë Afatgjatë të Financave Publike

Siç thuhet gjerësisht, financat publike të qëndrueshme janë ato që plotësojnë

detyrimet aktuale dhe të ardhshme pa kaluar në nivele të tejkaluara të borxhit ndaj

brezave të ardhshëm.

Qëndrueshmëria afat-gjatë e politikave financiare është e nevojshme për të çuar

më tej zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të vendeve.

Diskutimi mbi Temën, në mënyrë të përmbledhur trajton rëndësinë e kombeve për

të ruajtur financa publike të shëndosha, për të ruajtur dhe shtuar rritjen

ekonomike, punësimin dhe standardet e jetesës. Më tej, duke parë globalizimin

ekonomik, qëndrueshmëria e financave publike nëpërmjet miratimit të politikave të

shëndosha nga qeveria, është gjithashtu e rëndësishme në të gjithë botën.

Masa dhe struktura si e borxhit publik ashtu edhe e deficitit publik, si edhe niveli

dhe struktura e të ardhurave dhe shpenzimeve, kanë një ndikim të rëndësishëm në

rritjen ekonomike dhe qëndrueshmërinë.

Mësimet që dalin nga kriza globale financiare dhe ekonomike në fillim të shekullit

XXI, kanë theksuar rëndësinë strategjike të mbajtjes nga qeveritë të financave

publike të shëndosha, në mënyrë që të krijohen kushtet për rritjen ekonomike,

punësimin dhe mirëqenien shoqërore.

Nëpërmjet auditimeve të pavarura dhe të shëndosha, SAI-t kontribuojnë në

mbajtjen e qëndrueshmërisë afatmesme dhe afatgjatë të financave publike, në

mbrojtje të interesit publik dhe forcimit të qeverisjes kombëtare në çdo vend. Duke

pranuar mandatin e çdo SAI anëtar të INTOSAI-t për të përcaktuar qasjen e tij në

përputhje me legjislacionin kombëtar përkatës, aspektet për tu marrë në

konsideratë kur trajtohet çështja e qëndrueshmërisë financiare janë:

- Forcimi i auditimeve të deklaratave financiare qeveritare;

- Përmirësimi i auditimeve publike të performancës;

- Përforcimi i auditimeve për borxhin publik;

- Të rritet numri i auditimeve të përputhshmërisë me rregullat fiskale,

rregulloret financiare dhe standardet e pranuara, etj.

Page 166: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Bujar LESKAJ

Kontrolli i Lartë i Shtetit 165

Rëndësia e Deklaratës së Limës dhe Meksikos, rezolutës së OKB-së për të forcuar

rolin e SAI-ve, si dhe mbështetja e secili shtet u përshëndet. Kur duhet të kryhen

auditime në lidhje me qëndrueshmërinë e politikave financiare, duhet të rritet roli i

mandatit të SAI-t.

Gjatë vendosjes nëse duhet të ndërmerren auditime të politikave financiare të

qëndrueshme, SAI-t njohin nevojën që kanë për të marrë në konsideratë

mundësinë e aftësive të duhura dhe burimeve brenda institucioneve. Për rrjedhojë,

njihet që risqet për këto auditime, mund të jenë më të larta dhe kërkojnë

menaxhim më nga afër.

Nëpërmjet auditimeve të sakta dhe të pavarura, SAI-t kontribuojnë në arritjen e

qëndrueshmërisë afat-mesme dhe afat-gjata të politikave financiare, ruajtjes së

interesit publik dhe rritjes së qeverisjes kombëtare sipas mandateve të tyre dhe

situatave të tyre praktike. Vitet e ardhshme do të ofrojnë mundësinë për INTOSAI-n

dhe grupet e tij rajonalë, të forcojnë kontributet e tyre në zhvillimin e qëllimeve dhe

prioriteteve kombëtare dhe ndërkombëtare duke theksuar kontributet dhe

inkurajuar perspektivën e SAI-ve nga Qëndrueshmërisë Publike Financiare. Më tej, u

theksua rëndësia e qeverive transparente dhe të përgjegjshme dhe në këtë

kontekst, u njoh edhe roli i SAI-ve. Më tej, INTOSAI u inkurajua të përdorë

influencën e tij për të vazhduar të promovojë zhvillimin e kuadrit të raportimit

financiar të harmonizuar brenda sektorit publik për të dhënë transparencë më të

madhe në respekt të veprimeve të qeverisë, veçanërisht në lidhje me borxhin e

qeverisë.

Rekomandimet për Temën II

Kongresi pati konsensus se, vendimet e SAI-ve në ndërmarrjen e auditimeve të

fokusuara në qëndrueshmërinë e financave të qeverisë, do të ndikoheshin nga

pozita financiare dhe ekonomike e secilit vend si dhe nga prioritetet fiskale, nga çdo

risk domethënës apo ekspozim në qeverisjen kombëtare dhe nga prioritetet dhe

kapaciteti i SAI-ve.

Kur adresojnë çështjet mbi qëndrueshmërinë financiare, SAI-t duhet të marrin në

konsideratë sa vijon:

- Ngritjen e aftësive për të audituar fazën e planifikimit të financave publike;

- Vlerësimin e parashikimeve të qeverive lidhur me ekonominë, financat

publike dhe borxhin publik;

Page 167: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

166 Botime 2017

- Rritjen e rregullave të përputhshmërisë me ato fiskale, rregulloret

financiare dhe standartet e pranuara;

- Rritjen e vlerësimit të politikave financiare publike;

- Forcimin e auditimeve të pasqyrave financiare të qeverisë;

- Përmirësimi i auditimeve të performancës për financat publike;

- Forcimi i auditimeve të borxhit publik.

Në përfundim të INCOSAI XXI, Organizata dhe anëtarët e tij riafirmuan ambicien për

ta shndërruar INTOSAI-n në një organizatë model, që paraqet programe cilësore, të

cilat përforcohen nga standardet profesionale dhe nga idetë humanitare.

Kongresi XXII i INTOSAI-t: Abu Dhabi 2016

Në datat 5-11 dhjetor 2016, në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe

zhvillohet Kongresi INCOSAI XXII i INTOSAI-t. Kongresi organizohet një herë në çdo

tre vjet dhe është aktiviteti më i rëndësishëm i INTOSAI-t, Organizatës

Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit(SAI-t), e cila përmbledh 192

SAI anëtare dhe 5 vëzhguese.

Temat e Kongresit të XXII-të janë:

1. Si INTOSAI mund të kontribuojë në Axhendën 2030 të OKB-së për Zhvillim të

Qëndrueshëm, duke përfshirë qeverisjen e mirë dhe forcimin e luftës kundër

korrupsionit?

2. Profesionalizmi: çfarë mund të nxisë besueshmërinë e INTOSAI-t për ta bërë një

organizatë më të shquar ndërkombëtare?

Këto tema janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e INTOSAI-t dhe shndërrimin

e tij në një organizate model që drejton nëpërmjet shembullit. Progresi i ardhshëm i

saj në drejtimet e mësipërme është i mirëpritur nga të gjitha SAI-t, pasi kontributi i

INTOSAI-t dhe i strukturave të tij rajonale në forcimin e pavarësisë dhe në

modernizimin e mëtejshëm të SAI-ve konsiderohet si parësor.

Kongresi do të diskutojë dhe miratojë strategjinë e re të zhvillimit të INTOSAI-t

2017-2022, përditësimin e plotë të standardit ndërkombëtar ISSAI 30, “Kodit të

Etikës”, si dhe ISSAI të tjera të reja që kanë dalë nga praktikat e mira të punës

audituese në të gjithë botën.

Page 168: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Bujar LESKAJ

Kontrolli i Lartë i Shtetit 167

Ne si KLSH kemi përgatitur dhe po realizojmë një plan strategjik 2013-2017, në linjë

me misionin, vizionin, qëllimet strategjike dhe vlerat e Planit të Zhvillimit strategjik

të INTOSAI-t. Misioni ynë është: Informimi i publikut dhe i Kuvendit të Shqipërisë

në lidhje me përdorimin e burimeve me ekonomicitet, efektivitet dhe eficiencë nga

pushteti qendror dhe lokal dhe nga njësi të tjera publike, si dhe nxitja e

përgjegjshmërisë në të gjithë sektorin publik, në përputhje me praktikat me të

mira të BE dhe me standardet ndërkombëtare të INTOSAI, duke kontribuar për

qeverisjen e mirë, nëpërmjet luftës kundër korrupsionit.

Vizioni ynë është: Të jemi një trupë profesionale që i kontribuon shtimit dhe

kursimit të vlerës së parave publike, duke dhënë siguri mbi llogaritë financiare të

përdoruesve të tyre dhe duke ndihmuar në përmirësimin e menaxhimit të

Qeverisë e të enteve të tjera publike nëpërmjet auditimit, duke fituar ne këtë

mënyrë besim të plotë tek qytetarët shqiptarë dhe të audituarit.

Ky studim ishte një udhëtim në kohë, duke përshkruar momentet kryesore të

themelimit dhe zhvillimit të INTOSAI-t. Dua ta mbyll me fjalët e Dr. Jozef Mozer, ish-

Sekretar i Përgjithshëm i INTOSAI-t dhe ish-President i Gjykatës Austriake të

Auditimit, një nga personalitetet më të spikatura të auditimit suprem publik në

botë, të thëna në Simpoziumin e 21-të, të OKB dhe INTOSAI mbi Auditimin Suprem

në Vjenë: Si SAI, puna jonë do të njihet, vetëm nëse arrijmë të komunikojmë qartë

tek qytetarët se çfarë ne bëjmë dhe cila është vlera e shtuar që gjenerojmë për

Shtetin dhe shoqërinë, në mënyrë që ne të perceptohemi si institucione të

domosdoshme strategjike që u shërbejmë interesave të qytetarëve. Për të arritur

këtë objektiv, SAI duhet të marrin parasysh shqetësimet e qytetarëve në punën e

tyre dhe t’i komunikojnë këto në përputhje me rrethanat. Për më tepër, auditimet

dhe gjetjet e auditimit duhet t'i komunikohen publikut, në mënyrë që qytetarët të

aftësohen të kërkojnë zbatimin e gjetjeve dhe rekomandimeve të auditimit. Për të

qenë në gjendje për ta bërë këtë, qytetarët duhet të marrin pjesë aktivisht në

debatin politik dhe të kontribuojnë në zbatimin e rekomandimeve të auditimit. Është

e një rëndësie kritike që t’u sigurojmë qytetarëve platformën e duhur për një

angazhim të tillë. Kur qytetarët të kuptojnë se ata nuk janë të pafuqishëm, por

mund të luajnë një rol aktiv dhe të mbrojnë interesat e tyre, ata do të jenë të

gatshëm të angazhohen plotësisht.

Page 169: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

168 Botime 2017

AUDITUES PROFESIONIST APO QYTETAR AUDITUES?

nga Mariola LLANAJ – Audituese, KLSH

botuar në gazetën “Telegraf”, më 6 dhjetor 2016.

Çdo auditues i Kontrollit të Lartë të Shtetit si shumica e kolegeve të tij, në çdo vend

të botës, fillimin e ditës së tij, e nis si një njeri i zakonshëm i cili vrapon në rrugët e

qytetit të tij, duke u përballur me trafikun e përditshëm, me sfidën e mundësisë së

një vendi parkimi, me vrapin për të përcjellë fëmijët në shkollë, me kostot e

transportit publik, me shërbime publike të cilat në shumicën e rasteve kushtojnë

shumë më tepër se ajo që ofrohet, me ujin që "rastësisht " është ndërprerë nga

punime në rrjet, të cilat në kaq shumë vite nuk u sistemuan njëherë, me faturën e

dritave që paska ardhur më shumë se zakonisht ...me tronditjen e një ngjarje

sociale të rëndë... apo duke përjetuar sëmundjen e një miku apo dhe humbjen e një

të afërmi, etj. Dhe do të vazhdoja të numëroja një sërë problemesh të përditshme

me të cilat si çdo njeri i këtij vendi ndeshet në të përditshmen e tij dhe audituesi.

Me hapin e ngadaltë, pas një vrapi maratonë, pikërisht ky qytetar me profesion-

auditues, futet në dyert e rënda të këtij shteti për të kryer detyrat e tij si auditues

profesionist shtetëror. Duhet të japi opinionin e tij, për Shoqërinë tregtare të

ujësjellësit e cila në mëngjes i kish ndërprerë ujin, për OSHEE-në,i cili i ka faturuar

një faturë goxha të lartë, për ato shërbime publike që shpesh diskuton që nuk janë

në nivelin e kërkuar, etj. Dhe pikërisht është ai që ka detyrën ligjore për të dhënë

një opinion mbi ato investime në rrjetin hidrik, për investimet në infrastrukturën

elektro-energjetike, për sistemin e shkollave publike, për transportin publik.

Dhe këtu fillon sfida e vërtetë. Qytetar-auditues apo auditues profesionist?

A përfshihet personalisht audituesi i Kontrollit të Lartë të Shtetit në dhënien e

opinionit të tij, mbi çështjen që auditon?

Kush e garanton dhënien e një opinioni të paanshëm dhe profesional?

A ka një ndarje strikte, midis qytetarit auditues dhe audituesit profesionist?

Page 170: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Mariola LLANAJ

Kontrolli i Lartë i Shtetit 169

Jam e bindur që shumica e kolegëve te mi, pasi veshin “petkun e audituesit”,

shqyrtojnë me paanshmëri dhe profesionalizëm çdo çështje që auditojnë, por jam e

sigurt se shumica e tyre e ndjen detyrën morale ndaj këtij vendi, për ti shërbyer

sadopak me kontributin e tij në përmirësimin e gjithë problemeve të përditshme të

një njeriu mëse të zakonshëm të këtij vendi.

Po, a mjafton vetëm dëshira dhe ndërgjegjja e brendshme e tij? Në një vend në

zhvillim si ky yni, druaj se dhe besimtari më i verbër, do të ndihej i pafuqishëm për

të dhënë përgjigjen e duhur. Sigurisht që pjesa kritizere e shoqërisë do të

shpërthente në akuza të qena e të paqena, dhe kjo është më se normale, kur nuk

njihen sistemet e ngritura që funksionojnë brenda Institucionit.

Në një institucion si KLSH, garanti sigurisht nuk është ndarja në mënyrë të

ndërgjegjshme e individit por një sistem i ngritur, i cili garanton procesin.

I gjithë ky proces nuk mbetet në ndërgjegjen apo balancën e brendshme që ka

audituesi, por arrihet nëpërmjet një filtri dhe sistemi të brendshëm kontrolli të

ngritur me shumë kujdes brenda strukturës së KLSH-së, ku çdo auditim mbikëqyret

dhe rishikohet në gjenezën e vet dhe gjatë procesit të punës audituese në

vazhdimësi, nga vetë audituesit, nga përgjegjësit e grupeve, kryeaudituesit, nga

drejtorët e departamentit, nga kontrolli i cilësisë në Departamentin Juridik,

saktësuar ky proces në rregulloren e brendshme.

Deri në rishikimin dhe mbikëqyrjen nga vetë Kryetari i KLSH-së, i cili ka kujdesin dhe

vëmendjen për çdo auditim, duke vlerësuar dhe tërhequr vëmendjen në ushtrimin

e auditimit me profesionalizëm dhe bazuar në standardet më të mira.

Para çdo raporti të hartuar dhe opinioni të dhënë Kryetari i KLSH-së shënon mbi çdo

raport apo informacion, një shprehje, që për çdo auditues është kthyer në slogan

dhe moto të brendshme:...shqyrtoni dhe auditoni me përgjegjshmëri profesionale,

paanshmëri, dhe skepticizëm profesional, bazuar në standarde ndërkombëtare dhe

kombëtare...

Është ky kujdes, ky standard i vendosur, ky sistem i ngritur dhe respektim i tij me

fanatizëm, i cili garanton paanshmërinë, gjykimin e drejtë dhe korrekt dhe ju mbyll

shtigjet mundësive për dhënien e një opinioni jo të drejtë, apo dhe nga mungesa e

njohjes së problemit dhe trajtimit të tij, në sipërfaqe, pa u thelluar. Ku ka dhe raste

ku jo rrallë, auditime të tëra rikthehen për rishikim, në të ftohtë apo në të nxehtë,

sigurisht të cilat finalizohen me kontrollin e cilësisë i cili kryhet çdo vit nga drejtoria

përkatëse.

Page 171: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

170 Botime 2017

Dhe jam më se e sigurt se rezultatet janë të shumta, të pamohueshme dhe

kokëforte, për cilindo që ka dëshirën për tu njohur dhe pranuar me këto rezultate,

të cilat publikohen vazhdimisht në faqen www.klsh.org.al të KLSH-së.

Janë pikërisht këta njerëz që mbasi mbartin ngarkesat njerëzore dhe familjare, kanë

detyra më të rëndësishme, kundër korrupsionit, kundër abuzimit, kundër

vendimmarrjeve të gabuar, kundër përdorimit pa efektivitet të fondeve që

administrojnë. Është një përballje e përditshme e pandashme, ku secili nga ne si

auditues ashtu dhe çdo profesion tjetër, nuk mund ta ndajë, ndjesinë e brendshme,

të detyrës ndaj vendit të vet dhe atë që ndjen si një njeri i zakonshëm.

Të kontribuojmë të gjithë nga pak, në fushat që jemi, me aftësitë dhe integritetin

bazuar në sisteme të ngritura, për ta bërë këtë vend, i cili të ketë një të ardhme për

ne, për fëmijët tanë.

Secili nga ne, i cili e nis ditën si një qytetar i thjeshtë dhe mbyll ditën si një

profesionist, diskuton për një ditë të lodhshme me konstatime e vendimmarrje jo të

drejta, me abuzime, hapje dyersh për dikë dhe mbyllje për të tjerë. Lë pas një ditë

të gjatë, por me një mendim entuziast për të nesërmen: Sot bëra diçka për vendin

tim, për fëmijët e mi!

Page 172: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Aulona JONUZI

Kontrolli i Lartë i Shtetit 171

TRANZICIONI DREJT KONTABILITETIT RRITËS,

ESENCIAL NË IMPLEMENTIMIN E STANDARDEVE TË KONTABILITETIT

nga Aulona JONUZI – Audituese, KLSH,

botuar në gazetën “Sot”, më 6 dhjetor 2016.

Vendet që konsiderojnë të kalojnë drejt kontabilitetit rritës në sektorin publik,

nevojitet që t’a realizojnë qëllimin e tyre, duke filluar nga një gamë e gjerë fillesash

(pikash zero) si objektiva, kapacitete, sisteme dhe tradita. Në këto kushte nevojitet

suporti nga lidership i niveleve të larta si edhe suport nga Institucionet Supreme të

Auditimit, pasi ky suport është esencial, për të siguruar që informacioni “accrual”

po prodhohet, kuptohet dhe përdoret për vendimmarrjen fiskale, menaxhimin dhe

llogaridhënien. Përgatitja për fazën e kalimit drejt kontabilitetit rritës kërkon

përfshirjen e një sërë detyrash paraprake si:

Qartësimi i objektivave të reformës: Të kuptuarit e përbashkët rreth pritshmërive

që sjell zhvendosja drejt kontabilitetit rritës, është esenciale për të formësuar

“tranzicionin” dhe përfituar angazhimin e duhur. Objektivat mund të përfshijnë:

transparencë më të madhe, informacion të brendshëm menaxherial më të

besueshëm, kontrolle më strikte mbi shpenzimet dhe detyrimet, menaxhim i

kapitalit qarkullues i përmirësuar, menaxhim më efecient i aseteve të qeverisë,

kuptueshmëri dhe menaxhim më i mirë i risqeve fiskale. Pikërisht rëndësia relative,

e lidhur me secilin objektiv, do të përcaktojë edhe reformat e ndryshme që do të

përfshihen në fazën e tranzicionit.

Krijimi i skuadrës përfaqësuese të reformës mund të jetë një tjetër detyrë, e cila

duhet të përfshijë të gjithë grupet e interesit, përfshirë Ministrinë e Financave,

kontabilistët e sektorit publik, ministritë e linjës, qeverisjen vendore, Parlamentin,

Institucionet Supreme të Auditimit dhe ata që vendosin standardet e kontabilitetit.

Për shembull, nën këndvështrimin e FMN-së, sa më sipër mund të ketë nevojë të

Informacioni që gjenerohet nga kontabilitieti rritës.

Page 173: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

172 Botime 2017

shpërndahet mes një komiteti mbikëqyrës dhe taks force, të cilët rezultojnë të jenë

të aftë të përballen edhe me çështje teknike.

Në vijim nevojitet shqyrtimi i politikave ekzistuese kontabël, sistemeve, aftësive dhe

praktikave, për të mbuluar gjithë sektorin publik dhe për të vlerësuar për çdo sektor

shkallën e përputhshmërisë me kërkesat e kontabilitetit rritës që mbështeten mbi

standardet ndërkombëtare. Eksperienca të vendeve të tjera tregojnë se ekziston

mundësia e kategorizimit të IPSAS-eve me qëllim që ti mundësohet punonjësve një

kuadër i përshtatshëm dhe i kuptueshëm për studimin dhe aplikimin e standardeve

të reja.

Në “Strategjinë e menaxhimit të Financave Publike 2014-2020”, në Shqipëri, ndërsa

në objektivat afatgjatë të “Kontabilitetit”, përfshihet implementimi i standardeve

IPSAS, nuk del qartë ndonjë objektiv për kalimin nga kontabiliteti “cash i

modifikuar” mbi të cilin aktualisht kontabilizohet në Shqipëri, në “kontabilitetin

rritës” si një fazë e domosdoshme për implementimin e IPSAS-eve, për më tepër që

aktualisht ekziston vetëm 1 (një) standard IPSAS për kontabilitetin “cash” dhe 38

standarde “accrual”.

Vlerësimi i kostove të reformës është i rëndësishëm për të përcaktuar nëse

përfitimet tejkalojnë kostot, dhe nëse ka mjaftueshëm burime buxhetore për të

implementuar reformën. Eksperiencat së fundmi tregojnë që kostot financiare dhe

të tjera, variojnë në varësi të gjendjes korrente të praktikave kontabël, shkallës së

ambicies dhe lidhjes së kësaj të fundit me reforma të tjera të menaxhimit financiar.

Themelimi i një mekanizmi për caktimin e standardeve të kontabilitetit merr

rëndësi veçanërisht kur studime të ndryshme sjellin qasje të ndryshme, sa i takon

prezantimit të kontabilitetit rritës mbështetur mbi standardet ndërkombëtare të

kontabilitetit si p.sh Franca ose Anglia, të cilat kanë themeluar disa borde të

pavarura për të këshilluar qeverinë mbi adaptimin e standardeve; Zelanda e Re,

Australia dhe Kanadaja, të cilat kanë ngarkuar me përgjegjësi për sa më sipër, një

njësi kombëtare të pavarur; Kili, që ka adaptuar standardet, të zhvilluara nga një

bord ndërkombëtar; apo rasti i Austrisë, e cila në konsultë të vazhdueshme me

Institucionet Supreme të Auditimit, ka miratuar standardet e kontabilitetit në

sektorin publik.

Prezantimi me elementët e kontabilitetit rritës sa i takon llogarive të qeverisë,

kërkon trajnime të vazhdueshme, sa i takon përgatitjes së pasqyrave financiare

sipas një koncepti të ri, sistemeve të reja dhe metodave të reja kontabël. Këto

Page 174: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Aulona JONUZI

Kontrolli i Lartë i Shtetit 173

trajnime, nën gjykimin e ekspertëve ndërkombëtarë, duhet të përfshijnë ministra,

punonjës të pozicioneve të larta dhe me eksperiencë, shoqëri civile, parlamentarë

dhe institucione supreme të auditimit (SAI). Sa i takon pjesës së SAI-t po citoj çfarë

Departamenti i Çështjeve Fiskale në FMN pohon: “Në shumë prej vendeve, SAI-et

janë përgjegjëse për certifikimin e pasqyrave financiare, të përgatitura mbi bazën e

kontabilitetit rritës. Në këtë kontekst shumë SAI duhet të zgjerojnë qëllimin e tyre,

duke kaluar nga auditime përputhshmërie drejt auditimeve financiare, gjë e cila

kërkon adaptimin nga ana e këtyre të fundit të Standardeve Ndërkombëtare të

Auditimit në Sektorin Publik (ISSAI-të)”. Sa më sipër nënkupton se në vendin tonë,

ndërsa SAI (KLSH) operon në përputhje të plotë me ISSAI-të, puna e tij riskon të

cënohet nga mungesa e aplikimit të standardeve IPSAS. Nën këndvështrimin e FMN-

së “faza e tranzicionit” duhet të nisë nga implementimi i kontabilitetit rritës, e në

mënyrë graduale të vijojë me përshtatjen dhe implementimin e IPSAS-eve, e cila

është një punë e vështirë dhe me përgjegjësi, e jo thjesht “përkthim” i këtyre

standardeve.

E për ta përmbyllur procesin, nevojitet zhvillimi i një plan-veprimi për

“tranzicionin”, ku është konstatuar se kalimi drejt kontabilitetit rritës bëhet

përgjithësisht me një hap të vetëm. Në shumicën e rasteve plani i kalimit ka nevojë

të përkufizohet qartë, duke parashikuar fazat kyçe të reformës, përfshirë

përgjegjësitë dhe afatet kohore për përgatitjen e detyrave përgatitore, reformat që

nevojiten kundrejt sistemeve dhe proceseve, si edhe forma dhe përmbajtja e

pasqyrave financiare në secilën fazë. Plani gjithashtu duhet të marrë në konsideratë

nevojën ose jo për ushtrime pilot, paralelisht mbi kontabilizimin “cash” dhe atë

rritës. IPSAS 33 ofron një guidë shumë të mirë për njësitë që adaptojnë për herë të

parë IPSAS mbështetur mbi kontabilitetin rritës.

Parashikimi i implementimit të këtyre standardeve në Strategjinë e Menaxhimit të

Financave Publike, është një hap pozitiv për vendin tonë, por gjykoj se përgatitja

fillimisht për kalimin drejt parimeve të kontabilitetit rritës është një hap i

domosdoshëm me qëllim që reformat e parashikuara sa i takon standardeve IPSAS

të jenë të suksesshme. Parë nga këndvështrimi i audituesit të jashtëm publik,

informacioni i gjeneruar nga përgatitja e pasqyrave mbështetur mbi këto parime

dhe standarde, do të ofrojë më shumë transparencë për të gjitha grupet e interesit

të përfshira.

Page 175: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

174 Botime 2017

ROLI I KSLH-SË PËR NJË QEVERISJE TË MIRË

nga Yllka PULASHI – Drejtore Drejtorie, KLSH,

botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 6 dhjetor 2016.

“Qeverisja e mirë” është një term i papërcaktuar, i cili përdoret në literaturën e

zhvillimit ndërkombëtar për të përshkruar sesi institucionet publike kryejnë punët

publike dhe menaxhojnë burimet publike. Qeverisja është “procesi i vendimmarrjes

dhe procesi nëpërmjet të cilit vendimet implementohen”. Me prejardhje nga teoria

mikroekonomike dhe shkenca administrative anglo-saksone (New Public

Management), nocioni i “qeverisjes së mirë” është përhapur në vitet 1990 nga

Banka Botërore, si kusht i nevojshëm i politikave të zhvillimit. Për Bankën Botërore,

qeverisja përfshin normat, traditat dhe institucionet përmes të cilave një vend

ushtron autoritetin e tij mbi të mirën e përbashkët në optikën e zhvillimit. Qeverisja

e mirë përfshin gjithashtu kapacitetin e qeverisë për të menaxhuar me efikasitet

burimet e veta dhe për të zbatuar politika të përshtatshme, si dhe ekzistencën e një

auditimi demokratik mbi agjentët e ngarkuar nga autoriteti. Për Bankën Botërore

qeverisja e mirë është “mënyra se si pushteti ushtrohet në menaxhimin e burimeve

ekonomike dhe sociale të një vendi në zhvillim”. Qeverisja, ka “për qëllim të japi

orientimin strategjik, të siguroj që objektivat janë arritur dhe që rreziqet janë

menaxhuar si duhet dhe që burimet janë përdorur në mënyrë të përgjegjshme”.

Koncepti i qeverisjes së mirë shpesh shfaqet si një model i cili krahason

inefektivitetin e ekonomisë ose trupës politike me ekonomitë dhe trupat politikë

praktikë. Ajo kujdeset me prioritet të respektojë interesat e masave dhe të atyre

“që kanë të drejta” (qytetarët, pushtetet publike, aksionerët, etj.) dhe të bëj që

zërat e tyre të dëgjohen në drejtimin e punëve.

Pra, qeverisja e mirë është e lidhur me funksionimin e pushteteve publike, në

veçanti të shtetit. “Mënyra e ushtrimit të pushtetit” duhet të respektoj parimet e

transparencës, përgjegjshmërisë dhe pjesëmarrjes. Transparenca, nënkupton lirinë

e aksesit në dokumentacionin administrativ, lirinë e informacionit, garancinë e një

Page 176: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Yllka PULASHI

Kontrolli i Lartë i Shtetit 175

drejtësie administrative si dhe motivimin e vendimeve të marra. Përgjegjshmëria,

nënkupton përgjegjësinë e vendimmarrësve, kontrollet mbi administratën,

kontrollin mbi tregjet publike, administrimin e parave publike, etj. Pjesëmarrja,

nënkupton dhënien e mundësive të të gjithë aktorëve të marrin pjesë në procesin e

zhvillimit. Në shoqëritë perëndimore të rregulluara nga demokracia liberale,

qeverisja i referohet ndërveprimeve midis shtetit, trupave politike dhe shoqërisë,

duke përfshirë këtu edhe sistemet e lobimit dhe koalicionet e aktorëve publik dhe

privat. Qeverisja e mirë synon të bëj veprimin publik më efikas dhe më të afërt për

të mirën publike dhe interesin e përgjithshëm, si dhe më legjitim. Ajo synon t’i bëj

shoqëritë më lehtë të qeverisshme dhe në mënyrë më të ekuilibruar, në mënyrë që

ato të mos mbi shfrytëzojnë burimet e veta dhe që të jenë të afta t’i ripërtërijnë

ato.

Komisioni Europian ka regjistruar nocionin e vet të qeverisjes në Librin e bardhë të

qeverisjes europiane. Kështu, shprehja qeverisja evropiane përcakton rregullat,

proceset dhe sjelljet që influencojnë mbi ushtrimin e pushteteve në nivel evropian,

veçanërisht në pikëpamjen e hapjes, të pjesëmarrjes, të përgjegjësisë, të efikasitetit

dhe të koherencës. Këto pesë “parime të qeverisjes së mirë” forcojnë ato të

subsidiaritetit dhe të proporcionalitetit. Ky përcaktim përmendet edhe në Traktatin

e Lisbonës.

Siç kanë përmendur edhe profesor të ndryshëm në fushën e ekonomisë sot në botë

po vihet re një rënie e besimit ndaj qeverive, dhe në këtë kuadër një auditim i mirë,

duke kontribuar në rritjen e transparencës ka potencialin të rrisë besimin e

qytetarëve tek qeveria e tyre, çka sjell një qeverisje të mirë, më transparente e më

të përgjegjshme. Besimi ndaj qeverisë varet nga tre faktorë: Integriteti, Kompetenca

dhe Transparenca. Në funksion të transparencës dhe llogaridhënies së Qeverisë

shërbejnë auditimet e Institucioneve Supreme të Auditimit. Transparenca dhe

llogaridhënia janë të përcaktuara dhe në misionin dhe vizionin e KLSH-së, për vitet

2015-2017, të cilat ne përpiqemi t’i përmbushim.

Një auditim cilësor që manifeston të tre këta tregues, ka potencialin të rrisë besimin

e qytetarëve tek qeverisja. Kjo tregon rëndësinë që ka auditimi në nxitjen dhe

promovimin e qeverisjes së mirë, dhe kush më mirë se KLSH si Institucion Suprem

Auditimi, me pavarësinë që kushtetuta i njeh, mund ta bëjë këtë.

Në katër vitet e fundit 2012-2015 Kontrolli i Lartë i Shtetit e ka dëshmuar këtë gjë

me punën që ka kryer. Puna e tij në këto vite ka bërë të mundur zbulimin e qindra

shkeljeve të rënda ku shpërdorimi i parasë publike ka arritur në shifra të pazakonta.

Page 177: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

176 Botime 2017

Këtë fakt e dëshmojnë edhe shifrat konkrete të punës së KLSH, ku me kallëzimet

penale të realizuara në periudhën 2012-2015 rezulton se ato janë rritur me 3.2

herë. Nga një analizë krahasuese rezulton se për vitet 2010-2011, për 1 lek të

shpenzuar nga buxheti i shtetit nga KLSH janë kërkuar mesatarisht për zhdëmtim

24.3 lekë, ndërsa për vitet 2012-2013 për çdo 1 lek të shpenzuar është kërkuar për

zhdëmtim 78 lekë dhe 2014-2015 për çdo 1 lek të shpenzuar është kërkuar për

zhdëmtim 128.5 lekë.

Rolin e rëndësishëm që KLSH ka në sfidën për një qeverisje të mirë, e dëshmon

edhe një nga rekomandimet e Kuvendit të Shqipërisë, që nxit KLSH-në të auditojë

për tre vitet në vijim të gjitha privatizimet dhe kontratat koncensionare në sektorët

strategjikë në 25 vitet e fundit. Përtej debatit politik të ditës, për koncensionet,

privatizimet, kontratat në sektorë strategjikë, që shoqërohen shpesh me komisione

hetimore parlamentare pa asnjë produkt, duket se së fundmi parlamenti i është

kthyer hullisë ligjore dhe ka orientuar institucionin përkatëse për të kryer detyrën

dhe pritur rezultatet.

Performanca e këtij institucioni KLSH-së, në katër vitet e fundit është ngritur në një

nivel të panjohur më parë. KLSH me punën audituese ka ndikuar pozitivisht për një

“qeverisje të mirë” duke vendosur kështu një gur besimi për qytetarin dhe

taksapaguesin.

Page 178: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Kozma KONDAKÇIU

Kontrolli i Lartë i Shtetit 177

SISTEMET E INFORMACIONIT DHE AUDITIMI I TYRE NGA KLSH

nga Kozma KONDAKÇIU – Drejtor Drejtorie, KLSH,

botuar në gazetën “Standard”, më 9 dhjetor 2016.

Pajisjet dhe programet kompjuterike që përdoren për të mbledhur, përpunuar,

analizuar dhe përdorur informacionin formojnë sisteme informacioni. Objektivi i

sistemeve të informacionit është vënia në dispozicion e informacionit të duhur,

njerëzve të duhur, në kohën, sasinë e formatin e duhur.

“Biznesi dhe teknologjia e informacionit janë bërë të pandashëm. Askush nuk mund

të flasë seriozisht për njërën prej tyre pa përmendur edhe tjetrën”.

Bill Gates

Fjala sistem rrjedh nga greqishtja “σύστημα” që do të thotë një tërësi e përbërë

prej pjesësh. Projektimi, implementimi dhe mirëmbajtja e tyre është një detyrë

komplekse e vështirë dhe e kushtueshme. Për të shmangur impaktet e mos

funksionimit, menaxhimi i sistemeve të informacionit ndahet ndërmjet

Departamentit të Teknologjisë së Informacionit dhe strukturave të tjera përdoruese

të informacionit. Një rëndësi të veçantë në këtë mjedis ka etika e përdorimit të

informacionit, mënyrat për ruajtjen e privatësisë dhe sigurisë, për të shmangur

kërcënimet dhe gabimet njerëzore. Zhvillimi dhe ndërveprimi i Sistemeve të reja të

informacionit në Shqipëri është tashmë një realitet, i cili ka për objektiv kthimin e

investimeve në teknologji edhe në burime njerëzore në vlerë të shtuar për

shoqërinë. Në këtë kontekst, bashkëpunimi publik privat ka qenë motori i këtyre

zhvillimeve jo vetëm për vende të vogla e në zhvillim por edhe për korporata e

institucione të shteteve të zhvilluara e të mëdha.

Në mbështetje të këtyre zhvillimeve është hartuar një kuadër rregullator, i cili është

nga ana e tij në një evolucion të vazhdueshëm. Sot çdo institucion, i cili ka ose do të

zhvillojë një sistem në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK),

që ofron shërbime për qytetarët, biznesin, duhet të zbatojë bazën rregullatore dhe

Page 179: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

178 Botime 2017

udhëzimet përkatëse për krijimin dhe funksionimin e sistemeve të ruajtjes së

informacionit.

Për vazhdueshmërinë e punës së sistemeve të informacionit nevojitet edhe kryerja e

shërbimeve të vazhdueshme për mirëmbajtjen e zhvillimin, detyrë e cila realizohet

nga stafi i subjektit apo nëpërmjet Marrëveshjeve të Nivelit të Shërbimit me sektorin

privat (MNSH).

Gjatë auditimeve të kryera nga KLSH në vitet e fundit po konstatohet se fluksi i

problematikave në projektimin, prokurimin, implementimin dhe mirëmbajtjen e

sistemeve të teknologjisë së informacionit po vjen në rritje dhe është prezent jo

vetëm në auditimet IT por edhe në auditimet e përputhshmërisë, financiare dhe të

performacës.

Në këtë kuadër për rritjen e kapaciteteve audituese me njohuri të teknologjisë së

informacionit, me mbështetjen e projektit të binjakëzimit IPA, “Forcimi i

kapaciteteve të auditimit të jashtëm”, i cili po implementohet në KLSH nga SAI i

Polonisë në bashkëpunim me SAI-n e Kroacisë, gjatë muajve tetor-nëntor 2016 u

lançua një cikël trajnimesh për rritjen e aftësive trajnuese të Drejtorisë së Auditimit të

IT. Skema që po implementohet ka për objektiv zhvillimin dhe përdorimin në mënyrë

racionale të kapaciteteve audituese me njohuri në teknologjinë e informacionit

nëpërmjet ngritjes së një strukture “Help Desk” në 2 nivele të ndryshme për të

trajtuar lloje të ndryshme të problemeve të fushës së Teknologjisë së Informacionit

për llojet e tjera të auditimit. Për këtë qëllim janë hartuar e janë në zhvillim mjete e

materiale të nevojshme didaktike.

Niveli i parë (i pranishëm në të gjitha departamentet e auditimit) do të përbëhet nga

një grup audituesish të përgatitur për t'iu përgjigjur pyetjeve që audituesit e

departamentit hasin në procesin e auditimit për probleme të IT në auditimet e tjera.

Nëse çështja nuk zgjidhet në nivelin e parë, ajo mund të përcillet në një nivel të dytë

me burime për të trajtuar çështjet më komplekse (të përqendruara në Drejtorinë e

Auditimit të IT).

Nga auditimet e deritanishme, jo vetëm në teknologjinë e informacionit, KLSH ka

konstatuar se jo gjithmonë institucionet publike kanë qenë të përgatitura në

zhvillimin e këtyre sistemeve dhe shpesh balanca kosto-përfitim nuk ka justifikuar

këto investime. Me auditimin e sistemeve të teknologjisë së informacionit, KLSH

synon që rekomandimet e auditimit të mos jenë vetëm gjetje të dobësive, por duke

reflektuar në rekomandimet dhe standardet kombëtare e ndërkombëtare të

Page 180: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Kozma KONDAKÇIU

Kontrolli i Lartë i Shtetit 179

kryejnë edhe ndërgjegjësimin e strukturave të Qeverisjes së Teknologjisë së

Informacionit të institucioneve për rëndësinë që kanë dhe do të kenë sistemet e

teknologjisë në përdorimin me efektivitet, ekonomicitet e eficiencë të fondeve

publike.

Page 181: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

180 Botime 2017

SHOQËRITË AKSIONERE DHE SFIDAT PËR AUDITIMIN E TYRE

nga Selime BREGU – Audituese, KLSH,

botuar në gazeten “Koha Jonë”, më 10 dhjetor 2016.

Sipas të dhënave të INSTAT, megjithëse shoqëritë anonime nuk zënë një përqindje

të konsiderueshme në numrin e përgjithshëm të kompanive në Shqipëri, ato

përbëjnë pa asnjë dyshim pjesën më dinamike të bizneseve private e publike, të

cilat japin kontribut të rëndësishëm në prodhimin e përgjithshëm bruto të

ekonomisë shqiptare, në rritjen ekonomike, në investimet dhe në shtimin e

vendeve të punës.

Numri i shoqërive publike në vendin tonë ka ardhur duke u reduktuar, si pasojë e

procesit të privatizimit, ndonëse me ritme të ngadalësuara në vitet e fundit si

rezultat i shumë faktorëve, si dhe të falimentimit të atyre degëve që nuk i janë

përgjigjur dot ndryshimeve strukturore në ekonominë shqiptare. Megjithatë shteti

ende ruan një pjesë të konsiderueshme pronësie në disa degë të ekonomisë duke i

dominuar ato si: prodhimin dhe transmetimin e energjisë elektrike, ujësjellës-

kanalizime, prodhimin e hidrokarbureve, transportin hekurudhor, etj. Për arritjen e

rezultateve të programuara nga shoqëritë dhe ndërmarrjet publike, pra në tërësi

për entet publike dhe kryerjen e aktivitetit në përputhje me ligjet dhe rregullat

përkatëse, është e interesuar shoqëria në tërësi, pasi këto janë pronë shtetërore

dhe si e tillë duhet të jenë transparente dhe efektive në veprimtarinë e tyre.

Veprimtaria audituese e KLSH-së në shoqëritë publike i ka shërbyer rritjes së

efektivitetit nëpërmjet rekomandimeve për përmirësimin e situatës në drejtim të

menaxhimit, administrimit dhe organizimit, duke marrë masa për shmangien e

shkeljeve të konstatuara për të ardhmen, por dhe duke vënë para përgjegjësisë

materiale dhe sipas rastit dhe penale, shkaktarët e dëmtimeve të aseteve

shtetërore.

Natyrisht shteti, sikurse edhe çdo pronar privat, kur zotëron paketën e aksioneve,

ka të drejta të plota për të vendosur për treguesit ekonomikë dhe financiarë të

Page 182: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Selime BREGU

Kontrolli i Lartë i Shtetit 181

shoqërisë publike, lidhur me: të ardhurat vjetore, shpenzimet gjithsej dhe nga këto,

për pagat, investimet, numrin e fuqisë punëtore, pagën mesatare vjetore, etj.

Krahas mangësive në cilësinë e përgatitjes së tyre, vërehen shkelje në afatet ligjore

të parashikuara për hartimin e programeve ekonomiko-financiare të zhvillimit të

kompanive publike. Në përgjithësi nuk ka një harmonizim dhe bashkërendim të

punës për hartimin e treguesve të këtij programi midis drejtorive brenda shoqërisë,

duke e konsideruar një veprimtari rutinë të tyre. Shoqëritë dhe ndërmarrjet publike

në hartimin e programeve vjetore nuk kanë ose nuk mbështeten sa duhet në planet

strategjike afatgjata dhe programet afatshkurtra, duke kërkuar për këtë qëllim dhe

miratimin nga ministritë e linjës dhe jo vetëm të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik,

Tregtisë dhe Sipërmarrjes, në cilësinë e pronarit. Veç këtyre është konstatuar se, kjo

ministri ka lejuar ndryshime të vazhdueshme të programeve ekonomike gjatë vitit,

duke prishur balancën edhe të atyre programeve që në ndonjë rast kanë qenë

optimal për nga përgatitja. Mangësitë e mësipërme duke u bashkuar me mungesën

e thelluar të raportimeve dhe analizave periodike nga drejtoritë dhe bordet

drejtuese, bëjnë që niveli i realizimit të programeve ekonomike dhe financiare të

jetë i ulët dhe performanca menaxhuese të shfaq mangësi dhe të meta.

Në të shumtën e rasteve, jo më pak mangësi shfaqin bordet e shoqërive dhe

ndërmarrjeve publike: këshillat mbikëqyrëse dhe ato drejtuese. Bordet trajtohen si

organe pa shumë përgjegjësi, pa iniciativë, shtojca të administratës së shoqërive,

me status të kufizuar dhe që mund të ndryshohen sa herë që ndryshojnë drejtuesit

politikë të dikastereve. Organizimi dhe funksionimi ligjor i organeve drejtuese janë

çështje të auditimit të shoqërive publike. Këshillat drejtues apo mbikëqyrëse të

shoqërive publike, në të shumtën e rasteve nuk përmbushin kriteret ligjore të

cilësisë së përbërjes, duke e konsideruar si burim shtesë të ardhurash për individë

të pushtetshëm të radhës, sesa si menaxherë në administrimin e shoqërisë. Duke

qenë të tillë, në mjaft raste largohen pa përmbushur afatet dhe shkaqet ligjore të

qëndrimit, largimit dhe të zëvendësimit, duke mos respektuar dhe kërkesat numrin

e mbledhjeve dhe tematikën e çështjeve për të cilat këto borde janë përgjegjës

ligjërisht, sikurse është mosmarrja në analizë dhe shqyrtimi periodik i veprimtarisë

së shoqërisë aksionere. Vendimeve të marra, në mjaft raste u mungon referenca

ligjore ose dalin jashtë kompetencave të tyre. Po kështu edhe drejtuesit ekzekutivë

shpesh marrin vendime të kundërligjshme si në lidhje me largimet nga puna,

copëzimin e prokurimeve në rolin e autoritetit kontraktor, paaftësisë në realizimin e

treguesve të programuar, etj.

Page 183: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

182 Botime 2017

Është e rëndësishme të theksohet se shoqëritë publike, akoma nuk kanë arritur të

zbatojnë plotësisht si duhet Ligjin nr. 10296, datë 8.07.2010 “Për menaxhimin

financiar dhe kontrollin” dhe Udhëzimin e Ministrit të Financave nr. 30, datë

27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”, të cilat janë

“busulla” orientuese e stafeve drejtuese në administrimin ekonomik, financiar dhe

ligjor të tyre.

KLSH, kohët e fundit i ka dhënë një vlerësim të veçantë çështjeve që lidhen me

ngritjen dhe funksionimin e auditit të brendshëm në shoqëritë publike. Kjo për vetë

faktin se ekzistenca e specialistëve të aftë, të ndershëm dhe profesionistë në

administrimin financiar të shoqërisë dhe njësia e auditit të brendshëm në funksion

të plotë në përputhje me ligjin, zvogëlojnë ndjeshëm nivelin e riskut të abuzimeve.

Shtrirja e gjerë e funksioneve/operacioneve që mbulon auditimi i brendshëm, duhet

që të ndihmojë shoqëritë publike në përmbushjen e vizionit të tyre, misionit,

objektivave korrente, strategjike, etj., duke kontribuar kështu sistematikisht në

vlerësimin, disiplinimin dhe përmirësimin e efektivitetit të menaxhimit të risqeve, të

sistemeve të kontrollit të brendshëm dhe proceseve të menaxhimit dhe

administrimit.

Mbajtja e evidencës kontabël, respektimi i afateve për nxjerrjen, shqyrtimin dhe

miratimin e bilanceve, saktësia e dokumentacionit bazë financiar, ndonëse ka

përmirësime si rezultat i informatizimit të këtij procesi, përsëri konstatohen

probleme. Në fushën e menaxhimit financiar janë vërejtur abuzime në shpenzimet

për personelin, mungesë të dokumentacionit justifikues në kryerjen e pagesave,

abuzime në përdorimin e kursit të këmbimit të valutës, mos shlyerje në afat të

detyrimeve të ndryshme kontraktore, mungesën e manualeve për procedurat e

vendosjes së likuiditeteve në depozita, etj.

Për të gjitha këto mangësi, KLSH në çdo rast ka evidentuar shkallën e përfshirjes së

personave përgjegjës dhe ka rekomanduar masa për ndëshkimin e tyre. Në këtë

çështje KLSH konstaton se edhe ekspertët kontabël të miratuar të cilët bëjnë

certifikimin e bilanceve vjetore, nuk tregohen të vëmendshëm në dhënien e

opinionit të tyre, pasi ka raste kur mungon inventarizimi vjetor i aseteve apo

mangësi që evidentohen nga auditimet e tjera dhe që nuk gjejnë pasqyrim ose nuk

ndikojnë në dhënien e opinionit për to.

Administrimi i marrëdhënieve të punës përbën aktualisht një nga drejtimet e

rëndësishme të auditimit të shoqërive publike nga ana e KLSH. Në këtë drejtim

edhe pse ka raste të rralla që nuk tejkalohet numri i punonjësve i përcaktuar në

Page 184: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Selime BREGU

Kontrolli i Lartë i Shtetit 183

programin ekonomik, nuk respektohet si duhet struktura organike e shoqërisë,

duke tejkaluar numrin në një sektor a degë të veçantë dhe duke lënë pa plotësuar

një tjetër. Ndonëse nga ana e subjekteve konsiderohet si “devijim” i vogël,

audituesit tanë kanë argumentuar ndikimin që jep një veprim i tillë në

performancën jo të plotë menaxhuese të stafit në tërësi. Veç kësaj, kompanitë

publike nuk i kanë shpëtuar dhe shtesave të punonjësve sezonalë në mënyrë të

pajustifikuar, duke rënduar shpenzimet dhe ulur eficiencën e tyre.

Në vitet e fundit ka marrë përmasa më të gjera fenomeni i ndëshkimit nga gjykata

të shoqërive publike me gjoba, si rezultat i largimit të punonjësve pa shkaqe të

përligjura, në kundërshtim me kodin e punës, duke sjellë rritje të panevojshme të

shpenzimeve dhe ulje të derdhjes së detyrimeve tatimore. Veprime të tilla nga ana

e drejtuesve të shoqërive publike, kanë bërë që të shtohen elementët ndëshkues

ndaj tyre në raportet finale të auditimit të KLSH. Ndryshe nga vitet e mëparshme,

KLSH, gjatë viteve 2012-2016, gjatë auditimeve të tij ka kërkuar marrjen e masave

disiplinore për nivelin e lartë drejtues, përfshirë dhe këshillat mbikëqyrëse dhe

drejtuese të shoqërive publike, për performancë të dobët në menaxhimin e aseteve

publike.

Është kërkesë e kohës që shoqëritë publike të ndjekin parimet për një qeverisje të

mirë, që do të thotë njohje, respektim dhe zbatim i ligjeve, si dhe një kulturë të

lartë manaxhimi, me elementë kryesorë të saj: përgjegjësinë, ndershmërinë,

konfidencialitetin dhe transparencën, për të rritur sigurinë, integritetin dhe

eficiencën e tregut, duke ndihmuar kështu në rritjen ekonomike dhe stabilitetin

financiar të vendit.

Page 185: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

184 Botime 2017

QASJA E ZYRËS SË AUDITIMIT TË QEVERISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA NDAJ

MENAXHIMIT TË RISKUT TË MASHTRIMIT

nga Xhuljeta ÇELAJ1 ̶̶ Audituese, KLSH,

botuar në gazetën “Telegraf”, më 12 dhjetor 2016.

Institucionet e ngarkuara me hartimin e standardeve në fushën e auditimit kanë

hartuar përkufizime të mashtrimit dhe aktiviteteve të lidhura me të. Në ISSAI 1240

mashtrimi lidhet drejtpërdrejt me anomali që rrjedhin nga raportime financiare

mashtruese. Standardi Ndërkombëtar mbi Auditimin (ISA) 240 përcakton se

anomalitë në raportimin financiar mund të rrjedhin si nga mashtrimi ashtu edhe

nga gabimet njerëzore. Dallimi midis mashtrimit dhe gabimit qëndron në faktin

nëse veprimi i cili ka provokuar këtë anomali është i qëllimshëm apo i

paqëllimshëm. Pra mashtrimi është një anomali/devijim i qëllimshëm, ndërsa

gabimi është i paqëllimshëm. Mashtrimi është një koncept tepër i gjerë por për

qëllimin e ISA-ve, audituesi duhet të merret vetëm me mashtrimin, i cili shkakton

një anomali materiale në pasqyrat financiare. Sipas ISA-ve, dy janë llojet e

anomalive materiale të cilat duhet të konsiderohen nga audituesi: anomalitë që

rezultojnë nga raportimi financiar mashtrues; anomalitë që rezultojnë nga

përvetësimi i padrejtë i aseteve.

Sipas Librit të Verdhë të Zyrës së Auditimit të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara

(më tej GAO), mashtrimi është një veprim i paligjshëm, i cili përfshin përfitimin e

diçkaje me vlerë nëpërmjet shtrembërimit të qëllimshëm të realitetit i cili nuk ka të

bëj vetëm me anomali të natyrës financiare, por edhe me të gjitha llojet e tjera të

përfitimeve jo financiare. Me qëllim identifikimin e një aktiviteti mashtrues, duhet

të ekzistojë një mundësi për ta kryer atë, e cila zakonisht krijohet për shkak të

kontrolleve të brendshme të dobëta. Në përgjithësi, individët përgjegjës për

mashtrim racionalizojnë veprimet dhe mosveprimet e tyre duke u justifikuar se:

“Qeveria është aq e madhe, sa që ajo që kam marrë nuk do të bjerë në sy” ose “me

detyrohen për këtë që po marr” Shpesh herë mund edhe të ekzistojë ndonjë lloj

Page 186: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Xhuljeta ÇELAJ

Kontrolli i Lartë i Shtetit 185

presioni i jashtëm ose i brendshëm ndaj individit që kryen mashtrimin, i cili ndoshta

lidhet me probleme personale ekonomike, lakmi, etj.

Cilido qoftë justifikimi, përgjithësisht studiuesit e rasteve të mashtrimit

dakordësojnë në ekzistencën e këtyre tre dimensioneve (Mundësi, Presion,

Racionalizim).

Subjektet publike mund të parandalojnë apo të zvogëlojnë impaktin e mashtrimit

duke punuar në ndonjë nga këto tre dimensione ose njëkohësisht në të gjitha.

Menaxhimi gjithashtu duhet ti kushtojë kujdes racionalizimeve të shprehura nga të

punësuarit lidhur me përfitime të pamerituara, ndërsa audituesi duhet të

kontrollojë për elemente të caktuara bazuar në treguesit e mashtrimit. Treguesit e

veçantë të mashtrimit në përgjithësi janë të vështirë për tu identifikuar, por

ekzistojnë sinjale paralajmëruese si: menaxhim i dobët; kontrolle të brendshme të

dobëta; histori të kaluara mashtrimesh; lidership me sjellje jo etike; premtimi i

përfitimit me mundësi të ulët për tu zbuluar; vendime dhe/ose transaksione të

pashpjegueshme; dështimi për të ndjekur këshilla ligjore ose teknike; mungesë

dokumentacioni ose dokumente të ndryshuara.

Për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve të institucioneve në luftën kundër mashtrimit,

si edhe audituesve, GAO ka identifikuar praktikat më të mira për menaxhimin e

risqeve të mashtrimit dhe i ka organizuar ato në një kornizë konceptuale të quajtur

Korniza për Menaxhimin e Riskut të Mashtrimit. Kuadri përfshin aktivitetet e

kontrollit për të parandaluar, zbuluar dhe përgjigjur mashtrimit, me një theks të

veçantë në parandalimin e tij, si dhe strukturat dhe faktorët e mjedisit që

ndihmojnë drejtuesit për të zbutur risqet e mashtrimit.

Korniza për menaxhimin e riskut të mashtrimit thekson rëndësinë e monitorimit

dhe përshkruan praktikat e vazhdueshme dhe të nevojshme për të zbatuar katër

parimet themelore të saj, të cilat janë: përkushtim i menaxhimit me qëllim krijimin e

një kulture dhe strukture organizative e cila reflekton një menaxhim të shëndoshë të

riskut të mashtrimit; planifikim i vlerësimeve të rregullta dhe të vazhdueshme të

riskut dhe vlerësimi i tij me qëllim identifikimin e një profili të riskut; hartimi dhe

zbatimi i një strategjie me aktivitete kontrolli specifike për të zbutur risqet e

vlerësuara të mashtrimit dhe bashkëpunimi për të siguruar një zbatim efektiv;

vlerësimi i rezultateve duke përdorur një qasje bazuar në risk dhe përshtatja e

aktiviteteve për të përmirësuar menaxhimin e riskut të mashtrimit.

Page 187: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

186 Botime 2017

Këto parime themelore përkthehen në hapa specifike që institucionet duhet të

ndërmarrin me qëllim vlerësimin e riskut të mashtrimit dhe menaxhimin e tij, ndër

të cilat kryesori është përkushtimi i menaxhimit, i cili duhet të krijojë brenda

strukturës kushtet për të parandaluar aktet e mashtrimit, duke ofruar së pari

shembullin dhe në vijim duke krijuar njësi që të merren me aktivitetet e menaxhimit

të riskut. Gjithashtu institucionet duhet të përshtatin vlerësimin e riskut të

mashtrimit me aktivitetet e tyre specifike duke përfshirë palët e interesuara dhe

duke vlerësuar impaktin e pritshëm nëse verifikohen raste mashtrimi.

Për sa i takon hartimit të një strategjie kundër mashtrimit dhe zbatimit të saj,

korniza sugjeron zhvillimin, dokumentimin si edhe komunikimin e saj me qëllim

fokusimin e institucionit në realizimin e kontrolleve parandaluese. Zhvillimi i

kontrolleve parandaluese evidenton përfitimet e një qasjeje bazuar në zbulim dhe

parandalim të aktiviteteve mashtruese të mundshme, në mënyrë që institucion të

mund të planifikojë kundërveprimet efektive në rast se identifikohen raste

mashtrimi. Një qasje e tillë ka nevojë për përfshirjen bashkëpunuese të palëve të

interesit, duke krijuar mekanizma nxitës për të siguruar një zbatim të plotë të saj.

Për sa i takon parimit të katërt, ai fokusohet veçanërisht dhe posaçërisht në

monitorimin e rezultateve të përfituara nga zbatimi në praktikë i një qasjeje të tillë,

përmes mbledhjes së të dhënave nga mekanizmat e raportimit, të krijuar për të

identifikuar raste mashtrimi në kohë reale dhe analizimi i këtyre të dhënave për të

përmirësuar pikërisht kontrollet parandaluese, identifikimin e mashtrimit dhe

përgjigjen ndaj tij.

Rëndësia e kësaj kornize konceptuale për menaxhimin e riskut të mashtrimit është

thelbësore për vetë faktin që është e zbatueshme dhe e vlefshme për çdo

institucion, i cili ka për qëllim identifikimin e rasteve të mashtrimit, por mbi të gjitha

synon të adoptojë një qasje menaxhimi parandaluese, bazuar në krijimin e

aktiviteteve të kontrollit preventive, duke u nisur nga përkushtimi i menaxhimit për

të ofruar shembullin dhe krijuar kushtet bazike për krijimin e kësaj qasjeje. Nga

këndvështrimi i një Institucioni Suprem Auditimi, siç është Kontrolli i Lartë i Shtetit,

kjo Kornizë jep në mënyrë tejet të përmbledhur dhe të qartë një kuadër referues i

cili shërben për të kuptuar dhe vlerësuar, nëse institucionet në shqyrtim kanë

ndërmarrë hapat e duhura në fushën e menaxhimit të riskut të mashtrimit dhe nëse

me të vërtetë janë të angazhuara në luftën kundër këtij fenomeni, i cili është një

nga sëmundjet e pashërueshme të shoqërisë sonë deri më sot. Adoptimi i një

kornize të tillë referuese, madje edhe të detyrueshme në institucionet shqiptare do

Page 188: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Xhuljeta ÇELAJ

Kontrolli i Lartë i Shtetit 187

të favorizonte bindshëm ndërgjegjësimin e përgjithshëm se risqet e mashtrimit

duhet të administrohen së brendshmi, me qëllim zbutjen e impakteve negative të

këtij fenomeni të pashmangshëm në shoqërinë tonë me demokraci ende të dobët.

1 Shkrime të tjera të botuara nga Xhuljeta ÇELAJ për periudhën korrik-dhjetor 2016:

Paradokset e auditimeve klasike të jashtme dhe roli i auditimit të performancës.

(Botuar në gazetën “Sot”, më 28 dhjetor 2016).

Page 189: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

188 Botime 2017

PËR NJË ZBATIM MË EFEKTIV DHE EFICIENT

TË PROGRAMEVE ME FINANCIM TË HUAJ

nga Albana AGOLLI – Drejtore Departamenti, KLSH,

botuar në gazetën “Telegraf”, më 14 dhjetor 2016.

Fitimi nga Shqipëria i statusit të vendit kandidat për në BE ka sjellë rritjen e

angazhimit dhe projekteve të Bashkimit Europian tek ne. Çdo vit shpenzohen nga

270-320 milion euro në realizimin e projekteve dhe programeve me financim të

huaj nga institucione donatore ndërkombëtare ose nga shtete partnere të

Shqipërisë. Interesi më i lartë i vendit tonë është që këto financime, shumica e të

cilave janë kredi të buta, të realizohen në kohë, duke sjellë përmirësim të ndjeshëm

të infrastrukturës dhe shërbimeve publike. Për ketë arsye, hartimi i programit vjetor

të auditimit të projekteve me financime të huaja, mban në konsideratë, krahas të

tjerave nivelin e disbursimit dhe fazën në të cilën ndodhet investimi, me synim

përdorimin racional të burimeve njerëzore, materiale, financiare dhe audituese të

KLSH-së, në funksion të mirë menaxhimit të këtyre fondeve.

Rritja e efektivitetit të investimeve në projektet me financime të huaja, kërkon para

së gjithash studime të fizibilitetit (leverdishmërisë), sa më të sakta dhe të

gjithanshme, me pjesëmarrjen e të gjithë palëve të interesuara, të bashkërenduara

me përllogaritjet e nevojshme për kohën, formën dhe mundësinë e kthimit të

investimit, të shprehur në tregues të matshëm dhe të dukshëm sasiorë dhe cilësorë.

Eksperienca e deritanishme ka treguar se projekti ose programi me financim të huaj

merr një periudhe kohore relativisht të gjatë për zbatimin e tij, me vonesa të

theksuara, duke zbehur përfitimin përfundimtar prej tij. Brenda vetë projektit, nuk

ka gjithnjë një ekuilibër optimal midis shpenzimeve kapitale dhe atyre operative,

çka bën që jo të gjitha programet dhe projektet të jenë të orientuara drejt zgjerimit

të kapaciteteve prodhuese të ekonomisë sonë, përmirësimit të produktivitetit të

saj, rritjes së aftësive konkurruese dhe mundësive për punësim.

Edhe nëse projekti ecën mirë në momentet e fillimit, nuk janë të pakta rastet kur

veprimtaria mbikëqyrëse e enteve tona publike paraqet mangësi, duke ndikuar në

Page 190: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Albana AGOLLI

Kontrolli i Lartë i Shtetit 189

cilësinë dhe në afatet e realizimit të projektit nga kontraktori. Kjo gjeneron shpesh

një ujdi të fshehtë mes drejtuesve të projektit dhe kontraktorit dhe kjo dukuri

negative kërkon para së gjithash një monitorim të rreptë nga ana e njësive zbatuese

publike, punonjësit e të cilave duhet të jenë të përgjegjshëm se përfitimet e

komuniteteve, ashtu si dhe huaja e marrë e që duhet paguar nga Buxheti i Shtetit,

varen prej veprimtarisë së tyre.

Gjatë veprimtarisë audituese të projekteve me burim të huaj financimi, KLSH ka

synuar të analizohet përdorimi me efektivitet dhe sipas qëllimit për të cilin janë

akorduar grantet dhe huatë, si dhe si janë përfituar të mirat dhe shërbimet me

kosto efektive dhe me cilësinë e duhur, si janë zhvilluar procedurat e prokurimit

dhe zbatimi i kontratave, shkalla e realizimit të objektivave të përcaktuara në

marrëveshjet e huasë apo grantit, si dhe realizimi i projekteve sipas grafikëve, duke

identifikuar shkaqet për mosrealizimet.

Kemi konstatuar se vijon të mbetet problematik realizimi në afat i projekteve me

financime të huaja, të shoqëruara me nivele të ulëta disbursimi në krahasim me

programin e marrëveshjes, shpesh të shoqëruara me kosto shtesë në pagesën e

përqindjes për kredinë e pa tërhequr, si dhe vonesa në realizmin e objektivave. Në

rastin e rialokimeve, rriten më tepër shpenzimet menaxheriale dhe të konsulencës,

në dëm të shpenzimeve për investime.

Në projektet e infrastrukturës rrugore, një nga shkaqet kryesore të vonesave dhe të

rritjes së kostos janë shpronësimet, ku përgjithësisht projektet nisin dhe kontratat

nënshkruhen pa përfunduar plotësisht procedura e shpronësimeve. Gjithashtu,

pamundësia financiare për kompletimin e plotë të segmenteve të veçanta rrugore,

ka cenuar sigurinë rrugore si dhe standardet evropiane të kësaj sigurie.

Kemi vërejtur se jo në të gjitha rastet mbahen garancitë bankare për kontratat e

nënshkruara, duke lënë shkak për mos përmbushje të detyrimeve kontraktore dhe

mungesë penalizimi, kryesisht kjo për kontratat e shërbimeve të konsulencës.

Mungesa e bashkërendimit të kohës së përfundimit të projektit, me përgatitjen dhe

kualifikimin e personelit të nevojshëm për të vënë në zbatim investimet e kryera, ka

zvogëluar efektivitetin e projekteve kryesisht në fushën e shëndetësisë.

Ka ndodhur shpesh, gjatë zbatimit të kontratave, që si rezultat edhe i paaftësisë së

njësive të menaxhimit, nuk penalizohen kontraktorët për tejkalim të afateve të

përfundimit të kontratës, duke shkaktuar ulje të rezultateve dhe vonesa në

realizmin e komponentëve dhe objektivave të projektit. Gjithashtu, njësitë e

Page 191: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

190 Botime 2017

menaxhimit/koordinimit të projektit nuk arrijnë të zbatojnë ligjin e marrëveshjes në

mënyrë të plotë lidhur me dokumentacionin që rrjedh prej saj (amendamentet,

marrëveshje të veçantë mbi procedurat e disbursimit, etj.).

Kemi vërejtur mangësi të shumta dhe cilësi të dobët të shërbimeve të supervizionit

gjatë zbatimit të kontratave, pasi ka raste që nuk arrihen parametrat teknike të

përcaktuar në marrëveshje për punimet e reja apo rehabilituese, duke rënë në ujdi

me kontraktorin. Për pasojë, bie cilësia e punimeve dhe ligjërohen padrejtësisht

vonesat në zbatimin e projektit. Në fushën e prokurimeve hartohen kontrata pa

objektiva të matshëm dhe pa sanksione në rastet e mos arritjes së treguesve;

likuidime për shërbime dhe punime të parealizuara dhe të pa dokumentuara, mos

aplikim të penaliteteve gjatë zbatimit të kontratës bazë, zgjatje të paargumentuara

të afatit të punimeve etj..

Të gjitha këto të meta dhe shumë të tjera të konstatuara prej KLSH, kemi synuar t’i

ndreqim me rekomandimet që kemi dhënë në auditimet tona, në bashkëpunim të

ngushtë me institucionin e audituar dhe me ministritë e organet superiore të

mbikëqyrjes.

Duke qenë të ndërgjegjshëm se evidentimi i mangësive apo ndëshkimi i personave

përgjegjës në projektet me financime të huaja nuk përbën qëllim në vetvete, por

kontribuon në realizimin e një prej synimeve themelore të Kryetarit të KLSH zotit

Bujar Leskaj dhe të vetë Strategjisë së Zhvillimit të KLSH-së 2013-2017, të rishikuar,

për thellimin e misionit të KLSH në luftën kundër korrupsionit dhe abuzimeve në

administrimin e pronës publike, po punojmë për një analizë të plotë të veprimtarisë

dhe performancës së këtyre projekteve dhe programeve. Ato po auditohen jo

vetëm nga ana e zbatimit të ligjshmërisë dhe rregullshmërisë financiare, por dhe të

performancës tyre.

Ky aktivitet auditues kërkon njohuri të gjithanshme dhe profesionalizëm, si rezultat

i pleksjes në zbatim të projekteve të disa donatorëve me metoda të ndryshme

veprimi. KLSH e ka rrokur këtë sfide dhe e ka përballuar me sukses atë, në saje të

trajnimeve dhe eksperiencës së grumbulluar me grupe auditimi, me auditues të

fushave të ndryshme (ekonomistë, financierë, inxhinierë, jurist, etj.), si në SAI-t

partnere, kryesisht në Poloni, Kroaci dhe Turqi, ashtu dhe në trajnimet brenda

vendit me ekspertë të fushës.

Sfida e re e hedhur me miratimin e ligjit të ri organik të KLSH-së, për mundësinë e

auditimit të projekteve të financuara nga fonde të Bashkimit Europian, ka hapur një

Page 192: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Albana AGOLLI

Kontrolli i Lartë i Shtetit 191

perspektivë të gjerë përpara audituesve të institucionit. Nga njëra anë, përafrimi i

zhvillimit të ekonomisë shqiptare me rregullat e Acquis Communautaire kërkon

rritjen e eficiencës maksimale prej investimit të fondeve të brendshme dhe të

huaja. Nga ana tjetër, ritmi i Shqipërisë për arritjen e standardeve europiane do të

varet shumë nga rritja e nivelit të financimeve të jashtme, si dhe e cilësisë audituese

të këtyre financimeve, në funksion të përshpejtimit të integrimit të vendit.

Page 193: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

192 Botime 2017

PERFORMANCA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE NË SHQIPËRI

nga Brunilda ZENELI – Audituese, KLSH,

botuar në gazetën “Standard”, më 14 dhjetor 2016.

“Qeveritë kanë përgjegjësinë e shëndetit të popujve të tyre”, thuhet në Preambulën

e Kartës së OBSH-së. Garantimi i shëndetit është një e drejtë e sanksionuar në

Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Ministria e Shëndetësisë dhe strukturat

e saj, janë përgjegjëse për përmbushjen e këtij detyrimi. Çdo pacient ka të drejtën

për akses në shërbimet shëndetësore, sipas nevojës vetjake shëndetësore.

Shërbimet shëndetësore duhet të garantojnë akses të barabartë për këdo pa

diskriminim bazuar në të ardhurat financiare, vendbanimin, llojin e sëmundjes apo

kohën e marrjes së shërbimit.

Si pjesë e sistemit shëndetësor, Shërbimi i Urgjencës është një aspekt i rëndësishëm

i politikave shëndetësore, një nga pikat e para të kontaktit të pacientit me sistemin

shëndetësor, ku pacienti krijon perceptimin mbi këtë shërbim dhe shërbimin

shëndetësor në përgjithësi. Shërbimi i Urgjencës Mjekësore, parë si një sistem, në

funksion të shëndetit ndaj pacientit, ka një rol të rëndësishëm dhe vendimtar në

trajtimin paraprak të personave në rrezik për jetën, duke çuar ndjeshëm në

pakësimin e humbjes së jetëve. Produkti i këtij shërbimi është “Unik, është Jetë

Njerëzore”.

Për këtë arsye politikat e qeverisë për shëndetin përbëjnë një nga temat më

delikate dhe shpesh të nxehta, që kanë tërhequr kritikat dhe pakënaqësitë e

qytetarëve, të mediave, ligjvënësve, shoqërisë civile dhe palëve të tjera të interesit.

Nisur nga rëndësia e këtij shërbimi si dhe ndjeshmëria e lartë publike, KLSH në

zbatim të politikave të saj, të sanksionuara në Planin Strategjik, ligjin “Për

funksionimin dhe organizimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, si dhe të faktit që

auditimet e performancës zënë një vend gjithnjë e më të rëndësishëm në punën e

KLSH-së, ka marrë indicie dhe e ka parë si të rëndësishëm vlerësimin e

Page 194: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Brunilda ZENELI

Kontrolli i Lartë i Shtetit 193

performancës së Shërbimit të Urgjencës Mjekësore, në përfundim të të cilit ka

evidentuar një Shërbim Urgjence, i cili ka nevojë për ndërhyrje të shpejtë.

E drejta për shërbim shëndetësor cilësor, kërkon që institucionet e kujdesit

shëndetësor dhe profesionistët të ofrojnë nivele të kënaqshme shërbimi. Kjo

nënkupton specifikimin dhe zbatimin e standardeve të miratuara të cilësisë, të cilat

duhet të hartohen dhe implementohen nga Institucionet Shëndetësore.

Institucionet shëndetësore për të arritur këto standarde duhet të kalojnë nëpërmjet

procesit të akredititmit, në bazë të ligjit "Për kujdesin shëndetësor në Republikën e

Shqipërisë". Realiteti i hidhur është se asnjë Institucion i Shëndetit Publik nuk është

i akreditur, ç'ka do të thotë se asnjë prej tyre nuk i plotëson kriteret minimale.

Plotësimi i këtyre standardeve do të gjeneronte një shërbim shëndetësor me cilësi.

Një pjesë e këtyre kritereve apo standardeve kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti edhe

me një shërbim cilësor të urgjencës mjekësore. Janë një numër i konsiderueshëm

standardesh të paplotësuara që kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti edhe me cilësinë e

Shërbimit të Urgjencës Mjekësore, si:

- Infrastrukturë e papërshtatshme dhe tejet e amortizuar e institucioneve

shëndetësore dhe reparteve të UM, si pjesë e tyre;

- Mungesë e ambienteve të mjaftueshme për pacientin, parë kjo në raport

me numrin e dhomave dhe shtretërve;

- Mungesë e theksuar e ambjenteve në funksion të personelit mjekësor;

- Infrastrukturë e papërshtatshme për hyrjen në urgjencë, ambientet e

parkimit të auto-ambulancave si dhe sinjalistikës së brendshme të shërbimit

të urgjencës;

- Mungesë e theksuar e pajisjeve duke filluar nga pajisjet bazë (barela,

karrige etj), aparaturave dhe pajisjeve të veçanta të domosdoshme në

marrjen e masave për shpëtimin e jetës;

- Numër i vogël i auto-ambulancave të tipit të avancuar, si dhe mungesa në

pajisjen e tyre me aparaturat e duhura;

- Mangësi në personel të të gjitha niveleve (mjekë, infermierë, paramedikalë,

barelistë);

- Personel mjekësor i patrajnuar në fushën e urgjencës si dhe mungesa e

planeve të trajnimit të vazhdueshëm;

Page 195: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

194 Botime 2017

- Mungesa e protokolleve të miratuara të mjekimit, specifikisht për

urgjencën;

- Mosfunksionim i sistemit të triazhimit (klasifikimit sipas rëndësisë së

rasteve të paraqitura).

Për të riorganizuar dhe përmirësuar shërbimin e urgjencës mjekësore, në Nëntor të

vitit 2014 u miratua Ligji nr. 147/2014 “Për Shërbimin e Urgjencës Mjekësore”, i cili

do të sillte përmirësim të Sistemit të Urgjencës në Shqipëri.

Nga ky auditim u evidentuan dy problematika kryesore. Së pari, në zbatim të të cilit

MSH deri në tetor të vitit 2015 duhet të kishte miratuar një sërë aktesh nënligjore

dhe normative të domosdoshme për riorganizimin e Sistemit të Urgjencës

Mjekësore, por që ende nuk janë miratuar. Mosnxjerrja e akteve normative nga

Ministria e Shëndetësisë, për zbatimin e Ligjit nr. 147/2014 “Për urgjencën

mjekësore”, ka sjellë vonesa në përcaktimin e standardeve të ndryshme, që

parashikohej të miratoheshin nëpërmjet këtyre akteve, si dhe vënien në zbatim të

tyre. Së dyti, pavarësisht se Ligji 147/2014, “Për urgjencën mjekësore”, përfshin

gjithë sistemin e urgjencës mjekësore në të gjitha nivelet e saj, parësor, spitalor,

spitalor universitar dhe të traumës, riorganizimi i konceptuar deri tani përfshin

vetëm një pjesë të këtij shërbimi, i cili konsiston në koordinimin e urgjencave të

mbërritura në numrin 127 në Qendrën e Koordinimit të Urgjencave, identifikimin

dhe dërgimin në vendin e ngjarjes të autoambulancave së bashku me ekipin,

dhënien e ndihmës së parë dhe trajtimin paraprak në autoambulancë si dhe

transportimin në qendrën spitalore më të afërt, por edhe kjo hallkë e këtij zinxhiri

nuk është e plotë. QKUM ka përgatitur dhe ka përpunuar të dhënat mbi mënyrën e

riorganizimit të vendqëndrimeve të auto-ambulancave, numrit të tyre sipas

ndarjeve administrative referuar numrit të popullatës, strukturën e personelit që do

të shërbejnë në autoambulancë dhe vendqëndrimet e tyre, si dhe ka kryer

prezantimin grafik të tyre në disa qendra administrative, por ende nuk e ka bërë

funksional.

Duhet të theksojmë se edhe kur të fillojë funksionimi i riorganizimit të ri, nuk do të

zgjidh problematikat e Shërbimit të Urgjencës Mjekësore (ShMU), pasi raporti i

numrit të rasteve të urgjencës të paraqitur vetë në qendrat shëndetësore, në

krahasim me numrin e rasteve të transportuar me autoambulanca është disa herë

më i lartë, ky raport është rreth 90/10, pra ky riorganizim do të përmirësojë 10 % të

shërbimit.

Page 196: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Brunilda ZENELI

Kontrolli i Lartë i Shtetit 195

Mosplotësimi i shumë standardeve si nga shërbimi parësor, ai me autoambulancë,

spitalor e më tej, janë problemet themelore të këtij shërbimi. Duke e parë si një

sistem të tërë zinxhir e për të patur një performancë të arrirë duhet të funksionojnë

të gjitha hallkat e tij, sipas kritereve dhe standardeve. ShUM ka nevojë për

ndërhyrje urgjente me qëllim plotësimin e standardeve minimale, që një shërbim i

urgjencës mjekësore të ketë cilësi të lartë dhe të ofrohet në një kohë sa më të

shpejtë. Që të arrihet kjo duhen përmirësuar treguesit e mëposhtëm, të cilët deri

tani paraqesin mangësi, e konkretisht:

- Ekzistenca e standardeve të ndryshme, në mënyrën e organizimit dhe

funksionimit të ShUM, në rang vendi;

- Mosfunksionimi si duhet i shërbimit të kujdesit parësor (mjeku i familjes), i cili

ka sjellë fluks të lartë të pacientëve që drejtohen për shërbim në repartet e

urgjencës;

- Mungesë e theskuar e standardeve të miratuara për realizimin e procesit të

akreditimit të ISH, në lidhje me infrastrukturën, burimet njerëzore, aparatura,

pajisje dhe medikamente mjekësore, etj.

Në përfundim mund të themi se: Kujdesi ndaj shëndetit në sistemin e Urgjencës

Mjekësore, është ende larg plotësimit të standardeve për ofrimin me cilësi dhe në

kohë të këtij shërbimi jetik për individin. MSH, QKUM dhe strukturat e tjera të

ngarkuara me Ligjin 147/2014, po ecin me ritme të ulta në plotësimin e akteve

normative dhe riorganizimin e sistemit. Aktualisht në institucionet shëndetësore,

vepron një Sh.U.M me mangësi në plotësimin e standardeve në disa komponentë si:

burime njerëzore (sasi dhe cilësi), infrastrukturë, kushte pune dhe të sigurisë në

punë, mjete transporti dhe pajisje mjekësore, medikamente, shtuar këtyre dhe një

nivel jo të mirë të kulturës mjekësore të popullatës. Ka mungesë organizimi dhe

bashkëpunimi të katër niveleve të urgjencës. Me efektivitet dhe eficiencë të ulët,

duke ndikuar ndjeshëm në cilësinë e ShUM paraqitet edhe shërbimi shëndetësor

parësor, i cili ka një rol potencial për të përmirësuar cilësinë e shëndetit, me efekt

në uljen e rasteve të urgjencës mjekësore si dhe uljen e kostove financiare.

Page 197: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

196 Botime 2017

MBËSHTETJA FINANCIARE E BE PËR NGRITJEN E KAPACITETEVE TË AUDITIMIT TË

JASHTËM NË SHQIPËRI

nga Alma SHEHU – Audituese, KLSH,

botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 14 dhjetor 2016

Me pranimin e kandidaturës së Shqipërisë nga BE si vend kandidat në vitin 2014,

aspiratat e shqiptarëve dhe Shqipërisë për tu bërë pjesë e familjes së madhe

evropiane janë tashmë më të prekshme se kurrë. Marrja e statusit të vendit

kandidat për në BE e ngarkon qeverinë shqiptare dhe institucionet e pavarura me

përgjegjësinë që në bashkëpunim të ngushtë me institucionet evropiane të punojnë

për përafrimin e legjislacionit vendas dhe të veprimtarisë së tyre me standardet dhe

rregullat e BE. Kjo nënkupton çeljen e negociatave për 35 kapituj të “acquis

communautaire”.

Në kapitullin 32 “Kontrolli financiar” përfshihet edhe veprimtaria e KLSH-së, si

Institucioni i Auditimit të jashtëm publik në Shqipëri. Është evidente se Shqipëria ka

bërë progres të dukshëm në shumë fusha falë dhe ndihmës financiare që Bashkimi

Europian i ka ofruar Shqipërisë, që prej hyrjes në fuqi në prill të vitit 2007 të

Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

Prej vitit 2007 Shqipëria ka përfituar prej Instrumentit të Para Aderimit (IPA), që

mbështet vendet kandidate dhe para-kandidate të përfshira në Procesin e

Stabilizim-Asociimit që të përmbushin kriteret e anëtarësimit në Bashkimin

Evropian (BE). Ky instrument i unifikuar financiar pasoi programin CARDS dhe një

sërë instrumentesh ekzistuese dhe është i organizuar në 5 komponentë. Ky proces

ndihmon vendin duke e përgatitur për të përfituar fondet evropiane dhe mbas

anëtarësimit. IPA I fokusohet në zbatimin e prioriteteve kryesore të partneritetit

evropian dhe në mënyrë të veçantë ajo përfshin investime dhe masa që synojnë

ndër të tjera ngritjen e kapaciteteve të institucioneve. Prej vitit 2007-2013 në

Shqipëri janë implementuar dhe po vazhdojnë të implementohen rreth 101

projekte të financuara nga fondet IPA.

Page 198: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Alma SHEHU

Kontrolli i Lartë i Shtetit 197

Në këtë kuadër edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit është përfitues i një fondi prej 2.1

milion euro i cili synon ngritjen e kapaciteteve të auditimit të jashtëm në Shqipëri.

Ky projekt binjakëzimi ka filluar të implementohet prej marsit të vitit 2016 në

bashkëpunim me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Polonisë dhe Zyrën Kombëtare

të Auditimit të Kroacisë. Objektivat kryesore të këtij projekti janë: implementimi i

kornizës legjislative për auditimin; zhvillimi i metodologjive të auditimit dhe

kapaciteteve audituese, si dhe forcimi i kapaciteteve institucionale të KLSH-së dhe

përmirësimi i impaktit të rezultateve të auditimit. Projekti i binjakëzimit, i cili do të

implementohet në KLSH për një periudhë dy vjeçare parashikon kryerjen e 92

misioneve të ndara në: 8 misione që synojnë përmbushjen e objektivit të parë, 59

misione që synojnë përmbushjen e objektivit të dytë dhe 25 misione për

përmbushjen e objektivit të tretë.

Një bazë shumë të rëndësishme për përmbushjen e objektivit të parë përbën ligji i ri

Kontrollit të Lartë të Shtetit, miratuar në 24 nëntor 2014, i cili u hartua me

mbështetjen dhe përkrahjen e DG Budget, SIGMA-s dhe Delegacionit të Bashkimit

Evropian në Tiranë, ligj i cili është në përputhje të plotë me standardet e INTOSAI-t

dhe me praktikat më të mira të BE.

Në këtë kuadër, prej marsit 2016, në 5 misionet e realizuara deri në fund të muajit

nëntor ekspertët polakë kanë punuar ngushtë me kolegët e KLSH për hartimin e

akteve nën-ligjore lidhur me implementimin e ligjit të ri të KLSH.

KLSH po vijon të ndjekë praktikën e mirë për prezantimin e ndryshimeve ligjore dhe

atë të bashkëpunimit me prokurorinë për hetimin e rasteve të mashtrimit dhe

korrupsionit. Duhet theksuar se numri i kallëzimeve penale të bëra nga KLSH për

periudhën janar-shtator 2016 është 39 me 137 persona të kallëzuar penalisht, të

cilët janë drejtues të rangut të mesëm dhe të lartë.

Zhvillimi i metodologjive të auditimit dhe kapaciteteve audituese, si dhe forcimi i

kapaciteteve institucionale të KLSH-së është objektivi i cili lidhet me punën

konkrete audituese që prej planifikimit vjetor të institucionit për auditimin e

institucioneve të qeverisjes qendrore dhe lokale, shoqërive në të cilat shteti ka mbi

50% të aksioneve dhe auditimin e investimeve dhe projekteve me fondet e huaja,

planifikimin konkret për çdo subjekt duke u bazuar në analizën e riskut, zhvillimin e

auditimit bazuar në metodologjitë e veçanta për auditimet e përputhshmërisë,

auditimet financiare dhe auditimet e performancës, hartimin e projekt raportit,

trajtimin e observacioneve dhe hartimin e raportit përfundimtar.

Page 199: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

198 Botime 2017

Në periudhën mars-nëntor 2016, në 20 misionet e zhvilluara, ekspertët polakë dhe

kroatë në bashkëpunim me departamentet përkatëse në KLSH, ndër të tjera kanë

punuar për rishikimin e përditësimin e manualit të auditimit të performancës,

hartimin e manualit të auditimeve IT, hartimin e metodologjive për kontrollin dhe

sigurimin e cilësisë, hartimin dhe paraqitjen e një qasje bazuar në risk në

planifikimin strategjik për auditimet e përputhshmërisë dhe ato financiare.

Duhet theksuar se në bashkëpunim me ekspertët, nga KLSH po punohet për

rishikimin e Manualit të Auditimit të Performancës, për krijimin e një Help Desk-u

për auditimet IT dhe për planin vjetor të auditimit, për të cilin, departamentet e

auditimit në KLSH kanë punuar sipas matricës së propozuar nga ekspertët polakë.

Duke qenë se pjesë e përmbushjes së objektivit të dytë është dhe rritja e

kapaciteteve institucionale, drejtues dhe auditues të KLSH janë përfshirë në

trajnimet për auditimet e performancës, trajnimet për luftën kundër korrupsionit

dhe mashtrimit, trajnimet për modulet e auditimeve IT, në të cilat numri i

pjesëmarrësve ka qenë rreth 80 punonjës.

Përmirësimi i impaktit të rezultateve të auditimit lidhet ngushtë me planifikimet në

menaxhim, rekrutimin e burimeve njerëzore, komunikimin e brendshëm dhe

përdorimin efecient të kanaleve të jashtme për publikimin e rezultateve të auditimit.

Gjatë periudhës mars-nëntor 2016 departamentet dhe drejtoritë e ndryshme të

KLSH kanë punuar së bashku me ekspertët për identifikimin e mangësive në këto

fusha, me qëllim përmirësimin e tyre.

Komunikimi i rezultateve të auditimit tek Parlamenti dhe tek publiku është një nga

detyrat thelbësore të Institucioneve Supreme të Auditimit pasi i shërben informimit

mbi përdorimin me ekonomicitet, efektivitet dhe eficiencë të fondeve publike.

Misionet e zhvilluara për këtë çështje synojnë shqyrtimin e politikave aktuale për

komunikimin, përcaktimin e objektivave, detyrave dhe mjeteve për strategjinë e

komunikimit.

Zbatimi aktual i projektit IPA për ngritjen e kapaciteteve audituese të KLSH

evidenton faktin se tashmë, që prej vitit 2012, ky institucion po ecën drejt

modernizimit dhe zhvillimit sipas standardeve më të mira të vendeve më të

përparuara të Bashkimit Europian. KLSH po përfiton nga eksperiencat e ekspertëve

polakë dhe kroatë, të cilat do të reflektohen në përmirësimin e cilësisë në auditim

dhe në rritjen e profesionalizmit të audituesve të KLSH-së, duke përmirësuar në

këtë mënyrë impaktin e punës së tij në publik, në përfitim të së mirës së

përbashkët, përmirësimin e qeverisjes në Shqipëri.

Page 200: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Gjovalin PREÇI

Kontrolli i Lartë i Shtetit 199

PARTNERITETI PUBLIK PRIVAT NË KËNDVËSHTRIMIN AUDITUES TË KLSH

nga Gjovalin PREÇI – Kryeauditues, KLSH,

botuar në gazetën “Sot”, më 15 dhjetor 2016.

Zhvillimi i ekonomisë së tregut kërkon burime të reja financimi për projektet

publike në përgjithësi dhe ato me rëndësi strategjike në veçanti, duke e gjetur këtë

tek partneriteti mes sektorit publik me atë privat. Partneriteti publik privat (PPP), si

një mjet për ofrimin e shërbimeve publike, është rritur me shpejtësi në vitet e

fundit si një nga drejtimet kryesore, veçanërisht për shkak të hendekut midis

financimeve të nevojshme për modernizmin e infrastrukturës dhe përmirësimin e

shërbimeve dhe fondeve publike në dispozicion.

Megjithëse nuk ka një përkufizim si burim referimi, në përgjithësi PPP konsiderohet

si një marrëveshje kontraktuale në mes të partnerëve të sektorit publik dhe privat

që lejon më shumë pjesëmarrjen dhe/ose pronësinë e sektorit privat se sa metodat

tradicionale të prokurimit. Sipas OKB, PPP-të janë metoda të reja të përdorura nga

sektori publik për të kontraktuar me sektorin privat që të sjellë kapitalin dhe

aftësitë e tyre, si dhe për të ofruar në kohë projektet dhe buxhetin e tyre, ndërkohë

që sektori publik është përgjegjës për t’i ofruar publikut shërbime që sjellin

përfitime dhe zhvillimin ekonomik e përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Një situatë e tillë e zhvillimit të disa prej funksioneve publike të shtetit, ndodh në

kushtet e një informacioni dhe njohje të kufizuar mbi atë se çfarë përfaqësojnë në

të vërtetë koncesionet; çfarë është kjo marrëdhënie partneriteti midis aktorëve

publikë dhe privatë; cilat janë karakteristikat e këtij partneriteti dhe si bëhet e

mundur qëndrueshmëria e tij; cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e këtij

partneriteti; cilat janë modelet që ndjekin vende të tjera të ngjashme për nga niveli

dhe historiku i zhvillimit; ku qëndron suksesi i këtij partneriteti nga këndvështrimi i

qeverisë dhe i investitorit privat; a është kuadri rregullator që harmonizon si duhet

interesat publike me ato private, etj. Pikërisht për shkak të problematikave të

mësipërme të PPP, lind si nevojë rritja e sigurisë juridike, transparencës dhe

Page 201: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

200 Botime 2017

procedurave konkurruese, si dhe zhvillimi i një qasjeje e cila i përshtatet më mirë

nevojave të sektorit publik, në funksion të shtimit të vlerës së parasë dhe jo të

rritjes së kostos së projekteve dhe shërbimeve për qytetarët.

Megjithëse është e vështirë të jepen këshilla objektive për vendimmarrësit kur dhe

si të përdorin PPP dhe se si të krijojnë politikat e duhura, kuadrin ligjor dhe

operacional, mund dhe duhet të kërkohet me një nivel të lartë sigurie një vlerësim

pragmatik dhe rigoroz paraprak për projektet a shërbimet rast pas rasti.

Një rol dhe ndikim të veçantë në ndërtimin dhe funksionimin e PPP eficiente dhe

efektive ka Kontrolli i Lartë i Shtetit. Nëpërmjet auditimit të jashtëm bëhet e

mundur jo vetëm transparenca e aktivitetit qeverisës në këtë fushë, duke

kontribuar në procesin e llogaridhënies, por edhe evidentimi i problematikave dhe

përgjegjësive, si dhe rritja e performancës së PPP nëpërmjet dhënies dhe ndjekjes

së zbatimit të rekomandimeve përkatëse. Këto synime mund të arrihen nëpërmjet

auditimeve cilësore, baza e të cilëve është përgatitja profesionale e audituesve

nëpërmjet trajnimeve, botimeve, praktikave më të mira audituese, etj.

Modernizimi i veprimtarisë audituese të KLSH duke u bazuar në Standardet

Ndërkombëtare të Auditimit (ISSAI) i ka shërbyer pikërisht rritjes së eficiencës së

auditimit, dhe padyshim jep efektin pozitiv dhe në rritjen e performancës së PPP në

shërbim të qytetarëve. Në këtë kuadër ka dalë udhëzimi, i cili identifikon risqet

kryesore me të cilat përballet shteti dhe Institucionet Supreme në auditimin e PPP,

me shpjegimin edhe se si ato mund të menaxhohen (ISSAI 5240). Tashmë janë të

njohura, risqet kryesore me të cilat ballafaqohet shteti si: qartësia në lidhje me

objektivat e partneritetit, negocimi me partnerin e duhur privat, mbrojtja e

interesave të shtetit, monitorimi interesave publike në partneritet, ekspozimi i

shtetit në rastin e vështirësive, etj. Ndërsa në vëmendje të KLSH janë çështjet si

shqyrtimi i procesit dhe rezultatet e PPP, identifikimi i praktikave të vlefshme,

ndjekja e zbatimit të rekomandimeve, etj.

Në kushtet e vendit tonë, në rastin e PPP duhen konsideruar në mënyrë të veçantë

edhe risqet fiskale, për të cilat është vënë theksi nga organizma ndërkombëtare si

Banka Botërore. Përzgjedhja e një Partneriteti Publik-Privat duhet mbështetur në

një studim kosto-përfitim dhe krahasimit vlerë-kundrejt parasë. Eksperienca ka

treguar se qeveria mund të ketë kosto fiskale më të mëdha me një Partneritet

Publik-Privat të hartuar keq, veçanërisht të atyre që lidhen me garancitë për të

siguruar financim privat apo rinegocim kontratash. Qeveria duhet të studiojë me

Page 202: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Gjovalin PREÇI

Kontrolli i Lartë i Shtetit 201

kujdes shkallën e transferimit të riskut dhe të jetë e vëmendshme për detyrimet e

mundshme të shtetit dhe publikimin e tyre.

Mbi këtë bazë, Kryetari i KLSH-së z. Bujar Leskaj në fjalën e tij në Komisionin e

Ekonomisë dhe Financat në Kuvend (më datë 28.6.2016) ka theksuar se, do t’i

përqendrojmë auditimet e performancës në marrëveshjet koncesionare, në

partneritetet publik-privat, në performancën e borxhit publik, etj.

Page 203: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

202 Botime 2017

DËMI EKONOMIK I EVIDENTUAR DHE REKOMANDIMET E KLSH

PËR PËRMIRËSIMIN E QEVERISJES

nga Mimoza LLOJI – Audituese, KLSH,

botuar në gazetën “55”, më 15 dhjetor 2016.

Administrimi i drejtë i pronës shtetërore si në formën fizike ashtu edhe atë

monetare është dhe mbetet një nga detyrat thelbësore të administratës publike.

Krahas kësaj rritja e eficiencës dhe efektivitetit në përdorimin e fondeve publike

duhet të përbejë një shqetësim në rritje. Nuk mund të pretendojmë rezultate të

qendrueshme në rritjen e efektivitetit të përdorimit të fondeve publike, për sa kohë

që shkalla e abuzimit dhe e dëmit ekonomik të shkaktuar nga përdorimi i tyre

vazhdon të mbetet e lartë, madje në vitet e fundit po vjen duke u thelluar. Ky

konkluzion del nga rezultatet e auditimeve të ligjshmërisë dhe përputhshmërisë

financiare të ushtruara nga KLSH në institucionet qendrore dhe vendore, të cilët

administrojnë pjesën më të madhe të fondeve publike dhe pasurisë shtetërore.

Duhet mbajtur në konsideratë fakti që auditimet në një vit ushtrohen vetëm në një

pjesë dhe jo në të gjithë institucionet, rrjedhimisht dëmi mund të konsiderohet që

është edhe më i madh. Auditimet e ushtruara në sektorët e tatimeve, doganave,

prokurimeve publike, përdorimin e shpenzimeve, koncesionet, privatizimin e pronës

shtetërore dhe aktiviteti në fushën e urbanistikës, tregojnë përkeqësim të

administrimit dhe rritje të konsiderueshme të dëmit ekonomik për periudhën 2013-

2015.

Në vitin 2013, është evidentuar nga KLSH një dëm ekonomik prej 15.1 miliard lekë.

Në vitin 2014, ka një përmirësim të dukshëm duke reduktuar dëmin ekonomik në

11.2 miliard lekë. Pritshmëritë duhet të ishin që në vitin 2015, të përmirësohej

administrimi i fondeve dhe pasurisë publike edhe me tej, por rezultatet e

auditimeve tregojnë një përkeqësim dramatik duke arritur në nivelin e 125.8 miliard

lekë. Nëse do të thellohemi në analizë do të vërejmë se edhe viti 2014, pavarësisht

rezultatit pozitiv ka përkeqësime në shumicën e zërave. Kështu në tatime, dogana,

Page 204: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Mimoza LLOJI

Kontrolli i Lartë i Shtetit 203

përdorimin e shpenzimeve dhe prokurimet publike dëmi i shkaktuar në vitin 2014

ka një rritje që shkon nga dy deri në tre herë nivelin e vitit 2013.

Gjatë vitit 2015, është konstatuar një përkeqësim i administrimit dhe një rritje e

madhe e dëmit ekonomik të evidentuar gjatë auditimeve. Duke përjashtuar zërin e

shpenzimeve ku dëmi ekonomik shënon rënie të lehtë në krahasim me vitin 2014,

në të gjithë zërat e tjerë dëmi ekonomik i shkaktuar është rritur 3-4 herë në

krahasim me vitin 2014, duke dalluar veçanërisht sektori i tatimeve dhe

administrimi i pronës shtetërore ku dëmi është rritur 8-9 herë. Gjatë vitit 2015,

dëme të konsiderueshme janë evidentuar në fushën e shpërblimeve dhe pagave,

duke pakësuar arkën e shtetit me 2.5 milion euro. Vlen të theksohet që edhe në

shpenzimet e tjera, dëmi është i konsiderueshëm duke u përllogaritur me rreth 38

milion euro. Rritja e abuzimit me fondet publike tregon qartë për përkeqësim të

administrimit veçanërisht në sektorë të tillë si tatimet, doganat, prokurimet publike,

koncensionet dhe fusha të tjera.

Keq administrimi pakëson fondet dhe ul efektivitetin e përdorimit të tyre në

sektorët për të cilët janë destinuar këto fonde, për rrjedhojë nuk kapen treguesit që

janë planifikuar në buxhetin vjetor. Veçanërisht i mprehtë bëhet ky problem në

tatime dhe dogana ku keq përdorimi i fondeve publike shoqërohet me

mosrealizimin e planit të të ardhurave. Në tre vitet e fundit administrata tatimore

dhe doganore nuk ka realizuar planin e të ardhurave duke e rishikuar dhe ulur atë.

Efekti negativ i drejtpërdrejtë ka qenë shkurtimi i planit të investimeve që do të

thotë me pak rrugë, shkolla, rrjete të furnizimit me ujë, qendra shëndetësore dhe

investime të tjera të rëndësishme për qytetarët. Investimet publike për çdo vit janë

shkurtuar me 8-10 miliard lekë. Për të përmirësuar përdorimin e fondeve publike

KLSH në auditime ka rekomanduar masa për përmirësimin e gjendjes si ato me

karakter organizativ, zhdëmtimi dhe disiplinore.

Në administratën publike është konstatuar se ka individë të cilët nuk kanë

kualifikimet e nevojshme dhe njohjen me legjislacionin për të përballuar kërkesat e

sektorit ku punësohen. Në të tilla raste shkalla e abuzimit me fondet publike vjen e

rritet pasi kjo kategori nëpunësish është e predispozuar ndaj praktikave korruptive.

Rritja e shkallës së kualifikimit të administratës mbetet një detyrë e përhershme për

të pasur përmirësime në administrimin e fondeve publike.

Page 205: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

204 Botime 2017

VAZHDUESHMËRIA E BIZNESIT DHE RIMËKËMBJA NGA KATASTROFAT

nga Elira CUKALLA – Audituese, KLSH,

botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 16 dhjetor 2016.

Me fillimin e epokës digjitale, sistemet kompjuterike luajnë një rol të rëndësishëm

në disa drejtime, si në informimin e qytetarëve për shërbimet e ofruara në distancë

nga institucione apo biznese të ndryshme, ashtu dhe në analizat e detajuara të të

ardhurave dhe shpenzimeve, apo statistikave të ndryshme mbi të cilat bazohet

vendimmarrja.

Sot, është e mundur që në disa mënyra dhe në çdo kohë, informacioni i çdo

institucioni apo biznesi, lidhur me shërbimet e ofruara prej tij, të ruhet, dublohet

dhe transmetohet në sisteme dytësore (backups), nga ku institucionet mund të

përfitojnë me lehtësi kthimin e informacionit dhe të dhënave në rast fatkeqësie për

të siguruar mbarëvajtjen e proceseve kritike të punës apo gjithë funksionaliteteve

në tërësi.

Rëndësia e zhvillimit të një plani për vazhdimësinë e punës ndryshon sipas

rëndësisë së institucioneve, duke patur parasysh ndikimin që ka tek mbarëvajtja e

punës një banke, kompani fluturimi apo çfarëdo biznesi, i cili gjeneron të ardhura

në çdo minutë të tij, nuk mund të jetë i njëjtë me impaktin financiar të një

institucioni i cili të dhënat i ruan në programe të thjeshta dhe që nuk ka si qëllim

krijimin dhe gjenerimin e të ardhurave. Në mënyrë të pashmangshme, ruajtja e

këtyre të dhënave, kthimi i tyre nga sisteme paralele apo dytësore, për rivënien në

funksion të biznesit dhe ofrimin e shërbimeve të tij në vazhdimësi, realizohet dhe

konsiderohet si përgjegjësi e specialistëve të teknologjisë së informacionit. Sistemet

kompjuterike dhe llojshmëria e tyre rriten dhe sofistikohen me shpejtësi, por çdo

njëri prej tyre bashkëjeton me rrezikun e ndërprerjes (ve) të shërbimit për të cilin

ato janë ndërtuar, që mund të vijë si rezultat i katastrofave natyrore, por edhe

dëmtimeve të qëllimshme nga vetë njeriu. Do të nevojitej shumë kohë, që të

Page 206: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Elira CUKALLA

Kontrolli i Lartë i Shtetit 205

rifillojë operacionalisht funksionimi i institucioneve pas një fatkeqësie nëse nuk ka

një plan funksional të vazhdimësisë së biznesit.

Çfarë është vazhdueshmëria e biznesit (BCP) dhe rimëkëmbja nga katastrofat

(DRC)?

Plan i vazhdueshmërisë së biznesit dhe plani i rimëkëmbjes nga katastrofat, janë

terma që nuk kanë të njëjtin kuptim, por plotësojnë dhe funksionojnë me njëri

tjetrin. Në trajtën e një përkufizimi: Plani i vazhdimësisë së biznesit (BCP) është një

grup procesesh, që kanë të bëjnë me planifikimin, testimin dhe rivënien në funksion

të shërbimeve të institucionit pas një ndërprerje nga katastrofat. Në këtë plan

përshihen dhe dokumentohen reagimet në situata emergjente, si dhe politika,

procedura, praktika dhe mënyra se si do të funksionojë institucioni dhe ofrimi i

shërbimeve të tij.

Plani i rimëkëmbjes nga katastrofa, është një sërë procesesh që i shërbejnë

rikthimit dhe funksionimit të programeve kompjuterike, të të dhënave si dhe të

pajisjeve fizike të nevojshme për një performancë normale të funksioneve kritike të

një institucioni, shoqërie apo biznesi, në rastin e një fatkeqësie natyrore apo të

shkaktuar nga vetë njeriu. Një planifikim i vazhdimësisë dhe rikuperim nga

fatkeqësia për institucionet publike mund të rezultojë jo efektiv me mungesën e

bashkëveprimit ndërmjet institucioneve këshillimore dhe institucioneve përfituese

të këtij shërbimi. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI ) është i

vetmi organ teknik–këshillimor, për mbarëvajtjen dhe bashkërendimin e projekteve

të Teknologjisë së Informacionit që zhvillohen nga institucionet publike shqiptare,

mbështetur në aktet ligjore lidhur me funksionimin e tij.

Zhvillimet teknologjike shoqërohen me rreziqe të pashmangshme lidhur me

sigurinë, ndërprerjen dhe mundësinë e mbivendosjes së shërbimeve.

Ilustruar me shembull: Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile (DPGJC), është një

nga institucionet që ka prokuruar përmirësimin e infrastrukturës aktuale të

serverëve si dhe një sistem dytësor për rikuperimin nga fatkeqësia në vitin 2015 me

një fond të përllogaritur në vlerën 178,829,690 lekë pa t.v.sh. AKSHI ka miratuar

specifikimet teknike të përgatitura nga DPGJC, duke miratuar në këtë mënyrë dhe

vendndodhjen e pajisjeve fizike të reja të sistemit dytësor server, storage etj. Këto

pajisje do të montohen, instalohen konfigurohen në Qendrën e të dhënave

Qeveritare, e vetmja në vend, që ndodhet nën administrimin dhe monitorimin e

AKSHI-t. Nga ana tjetër, AKSHI ka iniciuar ndërtimin e rikuperimit nga fatkeqësia për

Page 207: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

206 Botime 2017

disa institucione dhe aktualisht ka ngritur një sistem për rikuperimin nga fatkeqësia

për llogari të Gjendjes Civile me fond limit 44,820,000 lekë pa t.v.sh.. Kjo do të thotë

se, Gjendja Civile rezulton me dy sisteme për rikuperimin nga fatkeqësia ndërtuar

në të njëjtin vend. Të dhënat në sistemet e Gjendjes Civile janë shumë të

rëndësishme, aq më tepër kur ky sistem ndërvepron me sisteme të tjera, por dy

rikuperime në të njëjtin vend është në mospërputhje me të gjitha standardet

ndërkombëtare dhe eksperiencat më të mira. Arsyeja përse këto sisteme nuk

ndërtohen në të njëjtin vend, është prania ose ekzistenca e të njëjtit rrezik

ndërprerje, madje rreziku i ndërprerjes së sistemit dytësor duhet të jetë

domosdoshmërish i ndryshëm nga rreziku i ndërprerjes së sistemit parësor, në

mënyrë që fondet e shpenzuara për sistemin dytësor të jenë efektive. Zhvillimi

teknologjik nuk pret, ai ecën shpejt dhe shoqërohet me kosto të mëdha, prandaj

KLSH rekomandon që specialistët e teknologjisë në bashkëpunim me organet

teknike këshillimore, të analizojnë me profesionalizëm përfitimet dhe dobësitë

përpara fillimit të çdo projekti në këtë fushë, për të parandaluar amortizimin moral

dhe të realizojë një menaxhim me efektivitet të fondeve.

KLSH rekomandon dokumentimin e saktë dhe me përgjegjësi të procedurave,

rregullave dhe standardeve të aplikuara për sa i përket Teknologjisë së

Informacionit. Dokumentimi formal nuk tregon që sistemet funksionojnë siç duhet,

por mungesa dokumentare tregon për mangësi thelbësore në planifikim, zhvillim

dhe funksionimin e sistemeve të Teknologjisë së Informacionit, si dhe shmangie nga

përgjegjësitë.

Page 208: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Edvin STEFANI

Kontrolli i Lartë i Shtetit 207

KLSH HARTON PLANIN E AUDITIMEVE TË VITIT 2017

NË BASHKËPUNIM ME EKSPERTËT E SAI-t POLAK

nga Edvin STEFANI – Drejtor Drejtorie, KLSH,

botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 17 dhjetor 2016.

KLSH ka kristalizuar Strategjinë e Zhvillimit 2015-2017, në përputhje me misionin

dhe vizionin e saj, të detajuar në një pemë zhvillimi. Pjesë e këtij plan veprimi është

modernizimi dhe zhvillimi i kapaciteteve audituese në përputhje me kërkesat që

shoqëria dhe Parlamenti ka ndaj saj. Për këtë, çdo vit KLSH, zhvillon një analizë të

subjekteve që do të auditohen në vitin pasardhës dhe përpilon planin auditimeve

në përputhje me këtë përqasje. Kjo analizë bazohet në metodat e vlerësimit me risk

të shprehur në dokumente të karakterit udhëzues. Strategjia e Menaxhimit të

Riskut në KLSH, një dokument i tillë, është hartuar mbështetur në ISSAI 9130

“Udhëzues për Standardet e Kontrollit të Brendshëm për Sektorin Publik”, si dhe në

strategjinë e institucionit të rishikuar 2015-2017. Në përputhje më këtë strategji

është zhvilluar regjistri i riskut institucional. Ky regjistër reflekton vlerësimet për

riskun e jashtëm dhe të brendshëm. Elementët e këtij regjistri monitorohen

periodikisht dhe përbëjnë bazën për planifikimin vjetor. Qëllimi i këtij monitorimi

është marrja e masave nga KLSH, si institucioni më i lartë i auditimit publik, për të

mitiguar risqet me të cilat përballet ai. Monitorimi përbën dhe një zhvillim të

perceptimit se si është duke evoluar institucioni në marrëdhënie me palët e

interesit si parlamenti, publiku dhe media.

Procesi i planifikimit vjetor rregullohet me anë të nenit 10, “Parimet, standardet

dhe procedurat e Auditimit” të Rregullores së Brendshme mbi Organizimin dhe

Funksionimin e KLSH-së, miratuar me Urdhrin e Kryetarit të KLSH-së, nr. 53 të datës

16 Prill 2012, si dhe Udhëzimi nr. 4 i datës 31.12.2015, “Mbi hartimin e programit

vjetor të Auditimit të KLSH-së bazuar në vlerësimin e riskut”. Këto rregullime me

karakter normativ zhvillojnë një rrugëtim të ligjshëm dhe të bazuar në standardet e

auditimit ISSAI si dhe bazohen në praktikat më të mira audituese. Plani vjetor i

aktiviteteve hartohet nga të gjithë departamentet dhe drejtoritë e KLSH-së. Ky plan

Page 209: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

208 Botime 2017

përfshin të gjitha detyrat dhe periudhën e plotësimit të tyre që secili

departament/drejtori duhet të zhvillojë gjatë një viti. Plani vjetor i KLSH-së hartohet

për të mundësuar zbatimin e planit të mesëm 3-vjeçar dhe të planit strategjik të

zhvillimit 4-vjeçar.

Në vetvete regjistri i riskut i shërben ndërgjegjësimit të menaxhimit të lartë për

risqet me të cilat përballet institucioni, duke adresuar veprimet që duhet të

ndërmerren. Ai gjithashtu shpërben për të rritur cilësinë në punën e tij audituese,

duke përmirësuar procedurat e planifikimit të procesit të auditimit dhe të përqasjes

së subjekteve të audituara. Informacioni që rezulton nga ky monitorim do të

shërbejë edhe për partnerët tanë strategjik si SIGMA, Komision Europian dhe

Komisioni Parlamentar për Ekonominë dhe Financat.

Bazuar edhe në moton expertia mutua omnibus prodest (eksperienca e përbashkët

na shërben të gjithëve), në zhvillimin e planit të vitit 2017, morën pjesë ekspertë të

SAI-t të Polonisë. Ekspertët ofruan një përmbledhje të aspekteve kryesore mbi

planifikimin, programimin dhe buxhetimin e çështjeve të auditimit të qeverisë dhe

morën pjesë në planifikim që nga fillimi i procesit deri në përpilimin e planit të vitit

2017. Grupi i punës së përbërë nga stafi i KLSH-së dhe stafi Polak rishikoi dhe

diskutoi rezultatet e vlerësimit paraprak të riskut si baza për planifikimin e

mëtejshëm. Ata rishikuan draft-planin e parë të auditimit, programin e aktiviteteve

dhe buxhetin e burimeve të auditimit. Më tej, u rishikua draft planin i dytë dhe në

vijim u diskutua lidhur me aspektet e zhvillimit të një moduli analize planifikimi të

përhershëm. Metodologjia e përdorur ishte e ajo Gantt, e zhvilluar nga Henry Gantt,

e cila përdoret gjerësisht në planifikim. Kjo metodologji ilustron datën e fillimit dhe

të fundit të elementëve terminal dhe përmbledhës të projektit të planifikimit.

Metodologjia përfshin zbërthimin e strukturës së punës së planifikuar, në

përputhje me kapacitet kohore dhe të burimeve njerëzore. Bashkëpunimi mes

ekspertëve zhvilloi “parametrat”, ditët e mundshme për auditim dhe “Audit Cards”,

të dhënat për secilin subjekt të mundshëm për auditim. Këta elementë u

ndërthurën për të zhvilluar tabelën e “balancës”, grafiku i planit vjetor. Si fryt i këtij

projekti u krijua një lidhje funksionale mes Regjistrit të Riskut Institucional (RRI) dhe

procesit të planifikimit të subjekteve për tu audituar. Me ndihmën e VBA, në

versionin makro, u zhvillua moduli për tu përdorur nga stafi i KLSH-së në proceset

planifikuese, në të ardhmen.

Rëndësia e këtij aktiviteti lidhet me planifikimin më të mirë të forcës audituese si

dhe gjetjen e subjekteve më të mira e të mundshme për tu audituar. Kjo ndërmarrje

Page 210: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Edvin STEFANI

Kontrolli i Lartë i Shtetit 209

realizohet për të optimizuar performancën institucionale në funksion të 3e-ve. Ku

optimizmi del jashtë kufijve statik duke krijuar përmirësime dinamike. Në këtë

mënyrë KLSH jo vetëm që përmirëson procesin e planifikimit, por përmirëson

procesin e përdorimit të burimeve audituese në dispozicion. Ky proces është pjesë e

ndërgjegjësimit dhe përgjegjshmërisë se maksimizimi i vlerës së parasë publike nis

fillimisht nga përpjekjet për të maksimizuar performancën institucionale. Zhvillimi i

kapaciteteve audituese dhe i cilësisë së auditimit përbën një kërkesë nga të gjithë

palët e interesit. Shoqëria dhe publiku presin nga ne si institucion që të

përmirësojmë vazhdimisht cilësinë e auditimit në mbrojtje të interesave madhore

të shoqërisë sonë. Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë, e datës 20 tetor 2016, kërkon

gjithashtu zhvillimin e kapaciteteve audituese institucionale. E zhvilluar në

katërmbëdhjetë objektiva, matrica e Rezolutës së Kuvendit, përmbledh një plan

veprimi për zhvillimin e mëtejshëm institucional dhe mbështet fuqimisht

veprimtarinë audituese të audituesit të jashtëm publik. Në përputhje me

rekomandimin e gjashtë, që ka të bëjë me vijimin dhe përmbushjen e objektivave

për rritjen e kapaciteteve audituese të burimeve njerëzore dhe forcimit të

kapaciteteve institucionale, duke përqasur metodologji moderne për auditim, për

t’iu përgjigjur nivelit të parametrave të kërkuar nga INTOSAI dhe rekomandimeve te

dhëna nga kjo rezolutë, u zhvillua ky aktivitet planifikimi.

Kristalizimi në një rezolutë, me karakter mbështetës dhe inspirues, shpreh në

mënyrë sintetike përqasjen e KLSH-së si një agjent i përgjegjshëm për rolin e tij

kushtetues ndaj parlamentit dhe shoqërisë. Në përputhje me këto kërkesa

planifikimi vjetor i vitit 2017 dhe në vijim do të përmbushë pritshmërinë e këtyre

palëve.

Page 211: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

210 Botime 2017

KLSH NUK NDËSHKON, PËR PËRMIRËSON QEVERISJEN

nga Redi AMETLLARI – Auditues, KLSH,

botuar në gazetën “Telegraf”, më 17 dhjetor 2016.

Auditimi në vetvete është një shërbim publik, i rëndësishëm po aq sa vetë qeverisja.

Ti mund të njohësh shpenzuesit, si qeverinë apo bashkinë, mund të dëgjosh

inaugurimin e një investimi, mund ta shohësh investim dhe ta përdorësh, por ti nuk

mund të njohësh kurrsesi nëse paratë e tua, si taksapagues, për atë investim janë

përdorur në përputhje me kuadrin rregullator ligjor. Dyshimet mund të të lindin

vetëm kur sheh se në vend të prozhektorit të investimit është vendosur një

llambushkë apo nëse godina e rikonstruktuar pas 2 muajve merr pamjen e një

ndërtese të përndjekur nga fantazmat.

Auditimi përnjëmend përbën po aq “interes publik” sa vetë ndërtimi i një rruge,

shkolle apo spitali. Në fokus të punës së një audituesi është që të auditojë nëse

paratë publike janë rikthyer po tek qytetarët në formë shërbimi apo investimi, e jo

të gjarpërohen nëpër xhepat e abuzuesve. Kjo nuk është një detyrë rutinë dhe e

zakonshme. Audituesi nuk është i angazhuar vetëm fizikisht me punën, por edhe

moralisht, pasi vetë natyra e punës është e tillë që i shërben një interesi publik.

Aftësitë profesionale shkojnë tok me integritetin moral dhe janë kushte kumulative

që duhen plotësuar për të qenë një auditues. Kjo është kërkesë e vetë Deklaratës së

Limës, Kushtetutës së Institucioneve Supreme të Auditimit (SAI-ve) e cila thekson se

“Anëtarët dhe stafi auditues i Institucioneve Supreme të Auditimit, duhet të kenë

kualifikimet dhe integritetin moral të nevojshëm për kryerjen e detyrave të tyre”.

Në zbatim të kërkesës së Deklaratës së Limës, KLSH-ja me vendimin të Kryetarit,

z.Bujar Leskaj, në vitin 2015 ka miratuar një Kod Etike sipas standardeve

ndërkombëtare e cila përbën “Kushtetutën Morale” të audituesve dhe që e

konturon punën e auditimit brenda profesionalizmit, shmangies së konfliktit të

interesit, pavarësisë, paanësisë, objektivitetit, ruajtjes së konfidencialitetit

profesional.

Page 212: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Redi AMETLLARI

Kontrolli i Lartë i Shtetit 211

Në këtë prizëm, audituesit i lypset të ketë një fizionomi të lartë profesionale dhe

morale sepse i shërben shtetit të së drejtës, po aq sa gjyqtari dhe prokurori, pasi

nxjerr në pah një padrejtësi dhe rekomandon korrigjimin, kompensimin madje bën

kallëzim penal për shkelësin. Kjo nuk duhet të kuptohet si luftë e audituesit kundër

administratës shtetërore. Përkundrazi, duke identifikuar shkeljet dhe shkelësit,

audituesi forcon administratën shtetërore. Duke përmirësuar administratën

shtetërore, ai ka përmirësuar shtetin pasi vetë “shëndeti” i shtetit dallohet tek

administrata, tek mënyra sesi i administron fondet publike. Madje, për të zbehur

pandehmën e “gogolit” tek puna e audituesit, është treguar kujdes që në Ligjin e ri

organik 154/2014 termi kontroll të zëvendësohet me termin auditim, një nocion ky

që reflekton në mënyrë të sinqertë natyrën e punës së Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Në veprimtarinë e saj, KLSH është kritike jo vetëm ndaj administratës, por edhe ndaj

vetes. Shkëmbimi i projektraportit me subjektin, duke e ftuar atë që të njihen me

auditimin por edhe të bëjë komente mbi gjetjet e audituesve përbën formën më të

kulluar të transparencës dhe llogaridhënies së vetë Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Komentet, ose observacionet siç njihen në gjuhën teknike të auditimit, shqyrtohen

me seriozitet dhe profesionalizëm nga departamenti përkatës por edhe nga

Departamenti Juridik dhe i Kontrollit të Cilësisë. Të gjitha observacionet reflektohen

në raportin përfundimtar të auditimit. Më tej, vetë auditimi në një subjekt i

nënshtrohet një auditimi që realizohet nëpërmjet një mekanizmi të quajtur

Kontrolli i Cilësisë, i cili është dyllojësh, “në të ftohtë” e “në të nxehtë” e që bazohet

në urdhrin e përvitshëm të Kryetarit. Në zbatim të standardit ndërkombëtar të

auditimit të jashtëm publik (ISSAI-t 40 “Kontrolli i cilësisë”) Urdhrit të Kryetarit,

z.Bujar Leskaj, grupi i shqyrtimit të dosjeve të auditimit për vitin 2015, përzgjodhi në

mënyrë rastësore 44 dosje auditimi ose 27% të auditimeve të përfunduara brenda

muajit dhjetor 2015, nga 10% e dosjeve që kontrolloheshin në procesin e

rishqyrtimit në të ftohtë në 2011.

Kësodore, KLSH-ja ka mekanizmat dhe filtrat që e bëjnë punën audituese

profesionale dhe të besueshme. Për auditime komplekse apo me ndjeshmëri të

lartë publike, KLSH bashkëpunon me ekspertë të botës akademike dhe profesionistë

të fushave të ndryshme, si Prof. Dr. Jorgji Bollano, Prof. Dr. Skënder Osmani, Prof.

Dr. Hysen Çela, Prof. Dr Sazan Guri, etj.

Thënë kjo, rekomandimet e KLSH-së nuk duhet keqkuptuar e as të shpërfillen.

Natyra fakultative e rekomandimeve është e tillë pasi së pari ajo lidhet me parimet

klasike të auditimit të jashtëm publik dhe së dyti prezumon vullnetin e subjektit

Page 213: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

212 Botime 2017

auditues për t’i zbatuar. Audituesi dhe puna audituese është e zhveshur nga natyra

imperative ngase ai përfaqëson një agjent të qytetarëve, një agjent të Parlamentit,

të vetë administratës publike të cilat duhet të shohin tek audituesi vetveten.

Pra, një rekomandim është një korrigjim, një përmirësim i qeverisjes dhe nëse

flasim në parim, institucionet janë të interesuara për të qenë më të efektshme. Në

vendet e BE-së, rekomandimet e SAI-t kanë një rëndësi sa zbatimi i një vendimi

gjyqësor. Madje ndryshe nga ky i fundit i cili ka karakter individual, efektet e

rekomandimeve janë më të gjera dhe prekin një sistem të tërë, me rëndësi për

shtetin siç është menaxhimi financiar i fondeve publike. Sakaq, zbatimi i

rekomandimeve forcon imunitetin e institucioneve dhe mbron fondet publike nga

korrupsioni dhe mashtrimi. Por, çka vlen për t’u theksuar është se nga zbatimi i

rekomandimeve “shpërblehet” qytetari, i cili do të marr një shërbim më të mirë, një

rrugë, shkollë apo një qendër shëndetësore me cilësi më të lartë sesa viti i kaluar.

KLSH-ja, ashtu si e çdo Institucion Suprem Auditimi (SAI) në botë, kontribuon në

zhvillimin e qëndrueshëm të një vendi dhe ky rol që luajnë SAI-et është përzgjedhur

si temë nga vetë OKB-ja në Kongresin e SAI-ve të OKB-së (INCOSAI) të zhvilluar këtë

muaj në Emiratet e Bashkuara Arabe, më 8-11 dhjetor, ku mori pjesë edhe Kryetari i

KLSH-së, z. Bujar Leskaj. Këtë mision, se pse KLSH, SAI shqiptar nuk ndëshkon por

përmirëson, e ka përkufizuar në mënyrë shteruese, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-

së, Ban Ki-Moon në përshëndetjen e tij për çeljen e Kongresit të INCOSAI-t.

“Audituesit e jashtëm sigurojnë një depërtim tepër të rëndësishëm të trupave

legjislative, qeverive dhe shoqërisë në lidhje me arritjen e qëllimeve për një zhvillim

të qëndrueshëm. Unë ju inkurajoj”, theksoi Ban Ki-Moon, “që të shfrytëzoni

potencialin e statistikave dhe të dhënave për të forcuar akoma dhe më tej

auditimet. SAI-et janë në qendër të institucioneve efektive, të përgjegjshme dhe

gjithëpërfshirëse. Ato luajnë një rol kritik në luftën kundër mashtrimeve financiare

dhe praktikave të korruptuara”.

Page 214: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Irena ISLAMI

Kontrolli i Lartë i Shtetit 213

KOMUNIKIMI SI PRIORITET NË STRATEGJINË E ZHVILLIMIT TË KLSH-së DHE

MBËSHTETJA TEKNIKE E FINANCIARE NGA PROJEKTI IPA 2013

nga Irena ISLAMI – Drejtore Drejtorie, KLSH,

botuar në gazetën “Standard”, më 17 dhjetor 2016.

Në kuadër të implementimit të projektit të binjakëzimit “Ngritja e kapaciteteve të

auditimit të jashtëm në Shqipëri”, financuar nga Bashkimi Europian, në datat 28

nëntor- 2 dhjetor 2016 një grup prej 17 drejtuesish dhe audituesish të Kontrollit të

Lartë të Shtetit kryen një vizitë studimore për çështjet e komunikimit në Zyrën

Kombëtare të Auditimit të Polonisë (NIK).

Një ndër tre objektivat kryesorë të projektit të binjakëzimit, i cili ka filluar të

implementohet në KLSH që prej muajit mars 2016 është përmirësimi i impaktit të

rezultateve të auditimit. Për rritjen e perceptimit pozitiv të rezultateve të auditimit

një rol vendimtar luan komunikimi i institucionit të auditimit me palët e interesit.

Për shkak të zhvillimeve të shpejta që ka pësuar teknologjia e informacionit dhe

komunikimit, institucionet supreme të auditimit gjenden përpara sfidave për të

shfrytëzuar dhe përdorur sa më mirë këto mjete për informimin e publikut mbi

përdorimin me efektivitet, eficiencë dhe ekonomicitet të fondeve publike.

Page 215: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

214 Botime 2017

INTOSAI (Organizata Ndërkombëtare e Institucioneve Supreme të Auditimit) ka

hartuar qëndrimin e saj për Axhendën e Zhvillimit-Post 2015, në të cilën bëhet

thirrje për përfshirjen e pavarësisë, ndërtimin e kapaciteteve dhe përmirësimin e

sistemeve të llogaridhënies në SAI-e, si elemente të nevojshëm të kësaj axhende.

Në këtë prizëm edhe në kuadër të Zhvillimit të Qëndrueshëm, Dr. Josef Moser, ish

President i SAI-t të Austrisë dhe ish Sekretar i Përgjithshëm i INTOSAI-t thekson

rëndësinë parësorë të transparencës në veprimtarinë e SAI-ve: “... Në të gjithë

botën, SAI-t aktualisht po përballen me sfidat që lidhen me zhvillimin e

qëndrueshëm, si mungesa e transparencës dhe e llogaridhënies, të cilat shkaktojnë

dëme të mëdha për shtetet, rrezikojnë paqen sociale dhe minojnë efikasitetin e

zhvillimit...”.

Pikërisht për të gjitha këto arsye dhe për faktin që puna e Institucioneve Supreme

të Auditimit ka një ndikim të qenësishëm në përmirësimin e qeverisjes së çdo vendi,

KLSH ka vendosur në Planin Strategjik të Zhvillimit 2013-2017, të rishikuar për

periudhën 2015-2017, hartimin e Strategjisë së Komunikimit të KLSH-së, e cila do të

realizohet në bashkëpunim me ekspertët polakë, në kuadër të projektit IPA.

Strategjia do të përfundojë brenda gjashtë mujorit të parë të vitit 2017 dhe do të

jetë në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare.

Vizita studimore pesë ditore në Poloni i shërbeu në mënyrë të drejtpërdrejtë

realizimit të këtyre objektivave, audituesit e KLSH-së u njohën në mënyrë të

detajuar me mënyrën e funksionit dhe të organizimit të Zyrës Kombëtare të

Auditimit të Polonisë, duke vënë theksin në rëndësinë që ky institucion i jep

komunikimit me palët e interesit dhe përdorimit të teknologjisë së informacionit

për informimin cilësor të publikut.

Kolegët polakë të komunikimit theksuan se në një ambient si ai i komunikimit, që

evoluon me shpejtësi, institucionet e auditimit nëpërmjet njohjes dhe studimit të

këtij ambienti duhet të synojnë përdorimin e atyre mjeteve, të cilat arrijnë të

përcjellin informacionin në një publik sa më të gjerë.

Eksperienca e NIK-ut polak është shumë e vlefshme sepse vjen nga një SAI me

përvojë i një vendi të Bashkimit Europian dhe që ka në organikën e tij 1700

punonjës dhe është e organizuar në 16 zyra rajonale. Në këto kushte komunikimi i

brendshëm është shumë i rëndësishëm dhe jetik për mbarëvajtjen e institucionit.

Page 216: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Irena ISLAMI

Kontrolli i Lartë i Shtetit 215

Audituesit e KLSH-së u njohën nga afër me mënyrën se si është i organizuar dhe

funksionon komunikimi me palët e interesit në Zyrën Rajonale të Wroclaw-it, e cila

në pikëpamje të Burimeve Njerëzore është e përafërt me KLSH.

Vizita ishte shumë dobiprurëse sepse përfaqësuesit e KLSH-së u njohën konkretisht

me shumë aspekte të komunikimit në NIK-un polak dhe patën mundësi të takojnë

ekspertët polakë të çdo fushe të komunikimit dhe të bashkëvepronin në mënyrë

aktive, duke krahasuar eksperiencën polake me atë të KLSH-së.

Strategjia e komunikimit të KLSH-së është pjesë edhe e Planit Kombëtar për

Integrimin Europian (PKIE), në kapitullin 32 që lidhet me “Kontrollin Financiar”.

Acquis në këtë kapitull lidhet me zbatimin e parimeve ndërkombëtare të rëna

dakord për përshtatjen e legjislacionit të BE-së dhe kërkon ekzistencën e një

menaxhimi financiar dhe sisteme kontrolli transparente dhe efektive, organizimin e

një auditimi të jashtëm operativ dhe funksional.

Si përfundim mund të themi se në zbatim të Planit të Zhvillimit Strategjik të

Institucionit, në kuadër të Planit Kombëtar për Integrimin Europian dhe me

mbështetjen e projektit IPA 2013, KLSH do të ripunojë strategjinë e tij të

komunikimit për të qenë sa më pranë Kuvendit, publikut dhe medias, duke sjellë

vazhdimisht ide të reja, të cilat janë domosdoshmëri për të qenë inovati, atraktiv

dhe në koherencë me ndryshimet e shpejta të TI.

Page 217: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

216 Botime 2017

PROFESIONALIZMI DHE TRANSPARENCA RRITIN BESUESHMËRINË E KLSH

nga Bajram LAMAJ – Auditues, KLSH,

botuar në gazetën “Sot”dhe “Telegraf”, më datën 18 dhjetor dhe 19 dhjetor 2016.

Zhvillimet e sotme në sferën globale dhe kombëtare, kanë sjell nevojën e rritjes së

kontributit të organeve supreme të auditimit të jashtëm publik (SAI-ve), për të çuar

përpara qeverisjen e vendeve të tyre, duke promovuar vlerat në rritje të avancuar

në zbatimin e përsosjen e principeve të llogaridhënies dhe transparencës. Në një

shtet demokratik, sundimi i ligjit është guri themelor i ekzistencës, ku si parakushte

thelbësore, janë pavarësia, përgjegjshmëria dhe transparenca e SAI-t, i cili duhet të

udhëheqë me shembuj dhe të rrisë besueshmërinë e tij publike.

Një nga shtyllat kryesore, ku u mbështet Kongresi i XXII i INTOSAI-t i zhvilluar në

Abu-Dabi (ku KLSH ishte pjesëmarrës me delegacionin e tij), para disa ditësh ishte:

“synimin për të rritur kontributin e SAI-ve në përforcimin e llogaridhënies dhe

transparencës në menaxhimin financiar publik në të gjithë botën, kjo si pjesë e 17

Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs) në kuadër të Axhendës 2030, për

Zhvillim të Qëndrueshëm të miratuara nga OKB-ja, e cila përforcon nevojën dhe

kërkesën për një auditim publik efektiv, duke përfshirë qeverisjen e mirë dhe

forcimin e luftës kundër korrupsionit”.

Në ambientin publik të çdo vendi por dhe në Shqipëri, shtrohet pyetja: Çfarë mund

të nxisë besueshmërinë e KLSH, për ta bërë një institucion më të shquar kombëtar?

Të gjithë jemi dakord që përgjigjja më e plotë është “Profesionalizmi i lartë”.

Është detyrë e KLSH, si një organ suprem auditimi që të marrë masa të gjithanshme

dhe të gjejë rrugët e mundshme për të rritur nivelin profesional të audituesve të

jashtëm publik si nëpërmjet trajnimeve, shkëmbimit të përvojave më të mira,

rekrutimeve cilësore, si dhe zbatimin e programeve të institucioneve si BE,

EUROSAI, SIGMA, INTOSAI, etj.

Një hap i rëndësishëm është hedhur nga KLSH e cila ka filluar zbatimin e projektit

IPA “Për rritjen e kapaciteteve të auditimit të jashtëm” financuar nga Bashkimi

Page 218: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Bajram LAMAJ

Kontrolli i Lartë i Shtetit 217

Europian, nga i cili kanë filluar të merren frytet e para, që janë shumë premtuese në

ngritjen e nivelit profesional të audituesve dhe më e rëndësishmja është se

përfituesit janë në të gjitha nivelet e audituesve, pra ka gjithë përfshirje si nga

mosha, përvojat që kanë dhe fushave të auditimit përputhshmërisë, financiare,

performancë dhe teknologjisë së informacionit, etj.

Duke patur parasysh që qytetarët janë përfituesit kryesorë të auditimit publik,

është detyrë e KLSH-së të performojë me auditime cilësore dhe t’i ofrojnë

qytetarëve dhe Kuvendit, raporte auditimi që mbështesin transparencën,

llogaridhënien dhe besimin në qeverisje. Vetëm puna e mirë e Qeverisë, mund të

bëjë ndryshimin e vërtetë në jetët e tyre, prandaj KLSH duhet të avancojë në

ambiciet që ka për rritjen e profesionalizmit. Si në çdo institucion dhe në KLSH,

profesionalizimi është trajtuar si një proces i vazhdueshëm, me të cilën audituesit

dhe stafi drejtues punojnë çdo ditë dhe synojnë të arrijnë një nivel të lartë

pavarësie, ekspertize, kompetence, sjellje etike dhe cilësi, mbështetur në

standardet profesionale dhe Standardet Ndërkombëtare të Auditimit të jashtëm, të

implementuar në rregulloret dhe manualet e nxjerra nga KLSH. Për të kontribuar në

mirë qeverisjen e vendit si në qeverisjen qendrore dhe atë vendore, e gjithë trupa

audituese ka rritur angazhimin e saj, për të krijuar mbështetjen profesionale të

nevojshme, duke mundësuar nxjerrjen e produkteve raportuese dhe informuese me

cilësi dhe në kohë. Puna e KLSH do të konsistojë në adresimin e tre iniciativave të

mëdha: a) Forcimin e procesit të standard-bërjes në zhvillimin e standardeve të

përshtatshme për auditimin e jashtëm publik, sipas Standardeve Ndërkombëtare të

Auditimit të jashtëm dhe përfituar nga Forumi i Prononcimeve Profesionale (FIPP)

të INTOSAI-t; b) Mbështetjen e profesionalizmit në institucion, duke përthithur

përvojat më të mira të SAI-ve të tjerë rajonal, nëpërmjet shkëmbimit të përvojave

dhe trajnimeve e work-shop të përbashkëta dhe c) Pasqyrimin e kornizës së matjes

së performancës (PMF) së KLSH dhe kryerjen e vetëvlerësimit.

Në kryerjen e proceseve të implementimit të standard-bërjes së INTOSAI-t, duhet të

sigurohet se KLSH, ka akses në standardet ndërkombëtare të auditimit. Fokusi i

vazhdueshëm në përmirësimin e cilësisë së prononcimeve profesionale dhe procesit

të standard-bërjes, do të ndihmojë KLSH-në të përmbushë misionin për të

përforcuar zhvillimin e kapaciteteve të tij. Po kështu bashkëpunimi me grupet

akademike të vendit e rajonit, me botimet e përbashkëta, trajnime, e kryerjen e

auditimeve të përbashkëta, përkrahja e tyre do të zgjerojë më tej përpjekjet e KLSH

për të mbështetur e nxitur profesionalizmin e stafit të tij.

Page 219: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

218 Botime 2017

Profesionalizmi, ka identifikuar nevojën për të forcuar përpjekjet e KLSH-së për të

kryer detyrat e tij, sipas një kuadri ligjor dhe që kërkon përgjegjshmëri dhe

transparencë, njëkohësisht duhet punuar në drejtim të kompetencave, aftësive

profesionale, etikës, vlerave dhe sjelljes së audituesve në sektorin publik, në

kornizën e prononcimet profesionale si pjesë e integritetit profesional.

KLSH në objektivat e saj thelbësore, për arritjen e niveleve të larta të

profesionalizmit ka filluar dhe po zbaton, iniciativat e zhvillimit profesional në

bashkëpunim me një sërë organizmash ndërkombëtare prestigjioz në fushën e

auditimit publik, si me NIK-u Polak, SAI Kroaci, Slloveni, Hungari, Holandë, SIGMA,

me insticionet e auditimit Kosove, Mali i Zi, etj. Në këto bashkëpunime përfshihen:

implementimi rigoroz i standardeve të INTOSAI-t; forcimin e integritetit dhe etikës;

dhe trajnimin e vazhdueshëm profesional për drejtuesit dhe stafin. Vetë

institucioni ka filluar para dy vitesh zbatimin e Kornizës së Matjes së Performancës

(PMF), si një mjet për vlerësimin e bazuar në prova të performancës së KLSH dhe

për identifikimin e mundësive për përmirësim. Auditimi vlerësues i kryer këtë vit

nga ekspertë të Gjykata Austriake e Auditimit mbi performancën e KLSH, vlerësimet

dhe rekomandimet e dhëna, kanë ndikuar në rritjen e përgjegjshmërisë

profesionale të stafit auditues për të ardhmen. Rritja e profesionalizmit do të rrisë

ndjeshëm, kontributin e KLSH në përforcimin e llogaridhënies dhe transparencës në

menaxhimin financiar publik, në të gjithë aktivitetin ekonomik e financiar në vendin

tonë, duke përforcuar nevojën dhe kërkesën për një auditim publik efektiv .

Llogaridhënia dhe Transparenca

Një qeverisje e mirë është kur arrin që të mbështetet në dy elementët kryesorë që

janë: Llogaridhënia dhe Transparenca. Në Kongresin e IX-të të EUROSAI-t mbajtur

në Maj 2014 në Hagë, mesazhi kryesor që u dha ishte se: “Organet supreme të

auditimit (SAI-t) janë avokatë të përkushtuar të transparencës”. Në zbatimin praktik,

nocioni i transparencës i referohet dhënies nga organet supreme të auditimit, të një

raporti auditimi të besueshëm, të qartë dhe të rëndësishëm brenda statusit të tij,

mandatit, strategjisë, aktivitetit, menaxhimit financiar e performancës. Përveç

kësaj, element i rëndësishëm është dhe raportimi publik mbi gjetjet dhe

konkluzionet e auditimit dhe të aksesit publik ndaj informacionit, ku për hir të

vërtetës KLSH e ka kryer më së miri. KLSH synon të rrisë ndikimin e saj në

llogaridhënie për përmirësimin e qeverisjes dhe luftën ndaj korrupsionit. Sfida e

madhe e filluar në vitin 2012 e në vazhdim, nga Kryetari i KLSH për promovimin e

kuptimit më të mirë të rolit dhe detyrave që kishte ky institucion, mund të themi se

Page 220: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Bajram LAMAJ

Kontrolli i Lartë i Shtetit 219

janë realizuar më së mirë, kjo e pasqyruar në një qasje të re të rritjes së interesit të

publikut ndaj produktit të KLSH, njohjes më mirë të rolit si organi suprem i auditimit

në vend dhe transparencës së produktit tonë.

Me zhvillimet e teknologjisë informative, informacioni është shumë më afër

publikut, pasi siç dihet ka rritje të vazhdueshme në prodhimin e të dhënave të

sektorit publik, nëpërmjet rrjeteve të publikimit në faqen e internetit, komunikimi

publik, rrjete sociale, etj., duke i bërë të dhënat e sektorit publik, gjithnjë e më të

lehtë në dispozicion për të gjithë (të hapura) dhe të arritshme nga çdo i interesuar.

Të gjitha këto ndryshime pozitive, të shoqëruara me një informacion cilësor e

transparent të KLSH, synohet që këto të dhëna, të krijojmë mundësinë për publikun

e gjerë dhe palët e tjera, për t'u bërë “auditues në kolltuk”.

Informimi i publikut me të dhëna të hapura, do të ofrojë mundësi të reja për të

vlerësuar performancën e qeverisë dhe rritur transparencën dhe llogaridhënien e

sektorit publik, pra duhet të mësohet publiku, se nuk ka më një monopol të pjesës

më të madhe të informacionit të qeverisë. KLSH duhet të mendojë për rilevancën e

saj, rolin tradicional, mundësitë dhe nevojat që ka për kontributin e

patjetërsueshëm në këtë drejtim dhe kontratën me qytetarët. Qeveria dhe KLSH,

mund të kenë interesa të përbashkëta në përkrahjen e llogaridhënies publike, por

marrëdhënia thelbësore është ajo e auditimit të jashtëm, pra të pavarur. Si të tillë

raportet e auditimit e ndihmojnë Qeverinë, duke tërhequr vëmendjen mbi

mangësitë e administratës dhe duke i rekomanduar përmirësimet e tyre. KLSH në

përmbushjen e kësaj detyre për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë për

qeverisje të mirë, duhet të kujdeset për të shmangur pjesëmarrjet në funksionet e

qeverisë, të cilat janë në kundërshtim me pavarësinë dhe objektivat e tij gjatë

ushtrimit të mandatiti.

Rritja e profesionalizmit të KLSH, në nxjerrjen e konkluzioneve mbi përgjegjësitë e

lindura dhe dhënien e rekomandimeve, të cilat janë vendimtare në konceptin e

përgjegjësisë publike të administratës, kërkojnë që auditimet të kenë metodologjitë

dhe praktikat e një cilësie të lartë. Prandaj sfida e KLSH për vitet 2017-2018, është

rritja e profesionalizmit, llogaridhënies e transparencës, duke zbatuar procedurat

që rrjedhin nga ligji dhe Standardet Ndërkombëtare, për të siguruar një ushtrim sa

më efektiv të përgjegjësive të tij në Raportet e auditimit dhe rritjen e kontributit për

një qeverisje të mirë e luftën kundër korrupsionit në Shqipëri.

Page 221: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

220 Botime 2017

KLSH KUNDREJT ACQUIS TË BASHKIMIT EUROPIAN

nga Luljeta NANO – Sekretar i Përgjithshëm, KLSH,

botuar në gazetën “Sot”, më 20 dhjetor 2016.

Bazuar në standardet ndërkombëtare, BE-ja promovon reformimin e sistemeve

kombëtare të qeverisjes për të rritur besueshmërinë menaxheriale dhe menaxhimin

e shëndoshë të financave publike.

Fokusuar në këtë drejtim BE në progres raportet periodike në nivel vjetor ka

reflektuar zhvillimet e staturës institucionale të KLSH-së. Nëse do të analizonim

dinamikën e këtyre progres raporteve referuar zhvillimeve të sistemit të kontrollit

të brendshëm financiar publik në Shqipëri, ku auditimi i jashtëm është një nga

komponentët kryesor të këtij sistemi krahas auditimit të brendshëm dhe

menaxhimit financiar e kontrollit (MFK) konstatohet dukshëm një progres i

zhvillimit si të kuadrit legjislativ rregullator edhe të performancës operacionale të

KLSH-së drejt reformimit modernizimit dhe praktikave më të mira të fushës.

Nga analiza në vite e progresit institucional të KLSH-së, kryer kjo si një refleksion i

analizës së përmbajtjes së progres raporteve të BE-së gjeneruar pesë vitet e fundit

rezulton një zhvillim mjaft ambicioz, një dinamizëm dhe trend mjaft progresist në

funksion të transformimit në një institucion konform kërkesave të acquis të BE dhe

të kërkesave të INTOSAI Standard.

Nëse do tí referoheshin progres raporteve të viteve 2009-2011 Komisioni Europian

theksonte për auditimin e Jashtëm (KLSH), domosdoshmërinë e miratimit të Ligjit

Organik të KLSH-së si një ligj, i cili nuk përmbushte kërkesat e Standardeve

Ndërkombëtare të Auditimit dhe kërkesat e acquis të BE-së si në drejtim të

pavarësisë insitucionale ashtu dhe në drejtim të veprimtarisë audituese.

Në nëntor 2010 progres raporti i Komisionit Europian theksonte që: “Lidhur me

auditin e jashtëm, pavarësia e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) duhet të

garantohet dhe Ligji për KLSH duhet të ndryshohet dhe të sillet në përputhje të

plotë me standardet e INTOSAI-t (Organizata Ndërkombëtare e Institucioneve

Page 222: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Luljeta NANO

Kontrolli i Lartë i Shtetit 221

Supreme të Auditimit). Kapacitetet e KLSH-së duhet të forcohen më tej për të

garantuar auditim të jashtëm efikas të aktivitetit të qeverisë”. Pra fund viti 2011 e

gjeti institucionin e KLSH-së me një kuadër rregullativ të prapambetur si dhe me një

veprimtari institucionale jo në përputhje me standardet ndërkombëtare të

auditimit (ISSAI). Viti 2012 ishte një vit sfidash dhe përpjekjesh për institucionin e

KLSH-së duke prioritarizuar objektivat e zhvillimit strategjik institucional në një

periudhë afatmesme në atë të krijimit të kuadrit legjislativ pra hartimit të një ligji në

përputhje me standardet INTOSAI.

Ishte Komisioni Europian ai që do të konfirmonte zhvillimet dhe përpjekjet e KLSH-

së në drejtim të reformimit dhe përafrimit të legjislacionit me acquis të BE-së dhe

standardet ndërkombëtare ISSAI. Në tetor të vitit 2012 në progres raportin e BE

theksohet që: “Ka pasur përparim në fushën e auditimit të jashtëm. Kryetari i ri i

Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) u emërua nga Kuvendi në dhjetor të 2011-ës.

Pas disa vitesh në pezullim, janë përgatitur dhe janë dërguar për procedurën e

miratimit projekt ndryshimet e ligjit të SAI-t për ta sjell në përputhje të plotë me

standardet e Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve të Kontrollit të Lartë

(INTOSAI)”.

Viti 2013 për KLSH-së ishte viti i përpjekjeve të vazhdueshme në raport me

Kuvendin për të miratuar Ligjin e ri organik pasi praktikisht kuadri ekzistues ligjor

ishte një kuadër frenues, paralitik dhe i prapambetur dhe që frenonte aspiratat dhe

objektivat strategjike të KLSH-së në drejtim të reformimit dhe modernizimit të

mëtejshëm. Krahas sa më sipër KLSH u angazhua në drejtim të hartimit të një plani

strategjik të zhvillimit institucional për një periudhë 5 vjeçare në të cilën konfirmoi

dhe projektoi zhvillimin institucional për pesë vitet në vijim dhe ku zhvillimi i

institucionet do të përqendrohej në drejtim të modernizimit të kuadrit legjislativ,

kuadrit rregullator ligjor, ngritjes dhe forcimit të kapaciteteve, zbatimit të

standardeve rritjen e numrit të auditimeve të performancës dhe konsolidimit të

auditimeve të përputhshmërisë dhe fillimit të kryerjes së auditimeve financiare dhe

rritjes së ndikimit nëpërmjet komunikimit.

Zhvillimet progresive u reflektuan nga Komisioni Europian në progres raportin e BE-

së në vitin 2013 në të cilin theksohej që: “Në fushën e auditimit të jashtëm, janë

ndërmarrë ndryshime organizative dhe procedurat e reja për të rritur eficiencën e

Kontrollit të Lartë i Shtetit (KLSH). Janë shtruar trajnimet dhe aktivitetet e

marrëdhënieve me publikun, si dhe është forcuar bashkëpunimi dypalësh me

vendet e tjera. Puna me auditin e performancës ka rifilluar. Plani strategjik i

Page 223: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

222 Botime 2017

zhvillimit 2013-2017 është në proces hartimi. Megjithatë, ndryshimet në ligjin për

KLSH-në janë duke u shqyrtuar në parlament që në vitin 2012 dhe mbetet të

miratohen me shumicë 3/4. Aktualisht, nuk ka ndjekje sistematike parlamentare të

raporteve të KLSH-së”.

Sikurse konstatohet BE thekson domosdoshmërinë e rritjes së mbikëqyrjes

parlamentare si një instrument mekanizëm suportues për rritjen e efektivitetit dhe

eficences së veprimtarisë së KLSH-së, sidomos në atë të ndjekjes dhe zbatimit të

rekomandimeve të adresuara nga KLSH.

Përgjatë vitit 2014, KLSH intensifikon përpjekjet dhe trysninë pozitive për miratimin

nga Parlamenti të draft ligjit të KLSH-së cilësuar ky nga organizmat ndërkombëtare,

si një ligj modern dhe që reflektonte më së miri Standardet e Institucioneve

Supreme të Auditimit. Krahas sa më sipër KLSH vijoi me politikën e menaxhimit të

burimeve njerëzore të ndërtimit dhe forcimit të kapaciteteve audituese. Në vitin

2014 BE në progres raporte theksonte që: “Në fushën e auditimit të jashtëm, u

miratua Plani Strategjik i Zhvillimit 2013-2017 të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH)

në 2013. Ndryshimet në ligjin për KLSH-në, që synojnë ta përafrojnë plotësisht me

standardet e Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit

(INTOSAI), janë ende në pritje të miratimit nga Parlamenti. Kapacitetet funksionale

të KLSH-së duhet të forcohen më tej për të siguruar mbulimin e plotë të auditit.

Shqyrtimi i raporteve të KLSH-së nga parlamenti mbetet i kufizuar; nuk ka ndjekje

sistematike parlamentare të raporteve të KLSH-së”.

Fillim viti 2015 e gjeti institucionin e KLSH-së me një ligj të ri organik i cili ishte në

përputhshmëri të plotë me standardet INTOSAI dhe me acquis të BE-së. Pas kësaj

KLSH filloi të përgatiste të gjithë kuadrin rregullativ nënligjor (rregullore, manuale

auditimi, etj.) si dhe që të reflektonte në të praktikat më të mira të fushës së

komunitetit të INTOSAI-t. Këto përparime u reflektuan edhe në Progres raportin e

tetorit të vitit 2015 në të cilin BE konfirmonte që: “Auditimi i jashtëm i KLSH-së ka

krijuar tashmë kuadër kushtetues dhe ligjor të përshtatshëm për të garantuar

pavarësinë funksionale dhe operacionale të KLSH-së. Tani puna duhet të

përqendrohet për të siguruar që dispozitat e rishikuara ligjore të zbatohen

plotësisht. Për të ndihmuar forcimin e kapaciteteve të tij institucionale, KLSH

përditësoi planin e tij të zhvillimit strategjik për periudhën 2015-2017, që

parashikon përmirësimin e cilësisë së punës audituese në përputhje me standardet

e INTOSAI-t.

Page 224: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Luljeta NANO

Kontrolli i Lartë i Shtetit 223

Për sa i përket së ardhmes Progres raporti theksonte që KLSH duhet të rrisë

auditimin e performancës dhe të fillojë kryerjen e auditimeve financiare të cilat

duhet të prodhojnë opinione profesionale auditimi si dhe rishikimin e manualeve

ekzistuese të auditimit. Edhe këtë vit sikurse vitet e shkuara BE theksonte ndjekjen

sistematike parlamentare të raporteve të auditimit për KLSH-në. Në mënyrë të

përmbledhur për Sistemin e kontrollit të brendshëm financiar publik (PIFC) dhe

auditimin e jashtëm BE rekomandonte që gjatë vitit në vazhdim, Shqipëria duhet në

veçanti të miratojë ndryshimet në legjislacionin PIFC, të fuqizojë ndjekjen e

vlerësimit vjetor PIFC, që trajton dobësitë e sistemit të sigurojë cilësinë e auditit të

jashtëm duke përafruar më tej veprimtarinë e KLSH me standardet e Organizatës

Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditit (INTOSAI).

Viti 2016 për KLSH-në është viti i vazhdimit të sfidave dhe përpjekjeve për

modernizimin institucional. Ky vit ishte viti i parë që KLSH implementon projektin

IPA 2013 një projekt i cili synon Forcimin e auditimit të jashtëm, KLSH.

Implementimi i projektit kërkon angazhim të pandërprerë të stafit KLSH-së duke

vijuar krahas projektit edhe me ushtrimin e veprimtarisë audituese në përmbushje

të detyrimeve kushtetuese institucionale. Për sa i përket orientimit të veprimtarisë

së KLSH-së drejt Auditimit të Performancës BE vëren se KLSH është e detyruar të

orientohet dhe fokusohet ende në auditimet e përputhshmërisë pasi rezulton një

nivel i ulët i menaxhimit financiar dhe kontrollit në entitetet publike. Në Progres

raport theksohet se: Shumë institucione nuk e zbatojnë parimin e llogaridhënies

menaxheriale dhe kontrollit të brendshëm në përputhje me ligjin për KBFP-në. Kjo

ndikon në zhvillimin e duhur të auditimit të jashtëm, pasi KLSH-ja vazhdon të

përqendrohet kryesisht në auditimet e përputhshmërisë dhe zbulimin e

parregullsive. KLSH vitin e ardhshëm duhet të rrisë numrin e auditimeve pilote

financiare dhe rregullatore/të përputhshmërisë në përputhje me manualin e

përditësuar të auditit dhe me standardet audituese të INTOSAI.

Sa më sipër KLSH, po vijon me vazhdimin e reformave institucionale me qëllim që të

reflektojë kërkesat e BE-Acquis Communitaire dhe Standardet INTOSAI në funksion

të shndërrimit në një institucion auditimi i cili të jetë një nga aktorët kyç në

arkitekturën e mbikëqyrjes së menaxhimit të financave publike, në funksion të

promovimit të transparencës, eficiencës efektivitetit dhe llogaridhënies publike.

Page 225: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

224 Botime 2017

PANDËSHKUESHMËRIA NË ADMINISTRATË

nga Jonild HOXHAJ – Auditues, KLSH,

botuar në gazetën “Telegraf”, më 20 dhjetor 2016.

Sipas një publikimi në Transparency International ka pesë elementë kyç të cilat ky

koalicion përmend në luftën kundër korrupsionit dhe ato janë:

1. Dhënia fund e pandëshkueshmërisë;

2. Reformimi i administratës publike dhe një menaxhim i shëndosh financiar;

3. Promovimi i transparencës dhe aksesi në informacion;

4. Fuqizimi i publikut me çdo kusht;

5. Ndalimi i fshehjes ndërkombëtare të të ardhurave.

Me përjashtim të pikës së fundit, katër elementët e tjerë janë një pjesë e

objektivave dhe vizionit të Institucionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit apo janë

pjesë e atyre çka ky institucion kërkon të promovojë nëpërmjet punës së tij. Jo më

kot e vendosur e para, pandëshkueshmëria renditet si një nga veprimtaritë më

degraduese të një sistemi qeverisës. Me një korrupsion prezent në të gjitha nivelet

e administratës sasia dhe cilësia e shërbimeve esenciale shtetërore i nënshtrohet

një besimi gjithnjë e më të ulët nga ana e publikut. Ajo çka vetë publiku pret nga

administrata nuk është vetëm përmbushja e detyrave për sa i përket shërbimeve që

administrata ofron por gjithashtu realizimi i tyre në mënyrë transparente. Një

menaxhim i mirë dhe efektiv kërkon një ndarje të qartë të detyrave por mbi të

gjitha të përgjegjësive direkte dhe mungesa e tyre, e bërë me apo pa qëllim, është

pa diskutim fillesa e pandëshkueshmërisë e cila i hap rrugë korrupsionit të

vazhdueshëm në administratë. Vetë korrupsioni është një fenomen i cili prek jo

vetëm drejtësinë por edhe edukimin, shëndetin, demokracinë, prosperitetin dhe

zhvillimin e mëtejshëm.

A është pandëshkueshmëria një cenim i të drejtave të njeriut?

Sigurisht që po! Sipas Deklaratës së të Drejtave të Njeriut të shpallur në Asamblenë

e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara me datë 10 dhjetor 1948, neni 1 citohet

Page 226: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Jonild HOXHAJ

Kontrolli i Lartë i Shtetit 225

se: “Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe në të drejta”.

Pandëshkueshmëria ndaj korrupsionit është një fenomen i cili nuk shkon paralel me

shtetin e së drejtës dhe as me parimet e demokracisë. Transformimi dhe devijimi i

fondeve publike nga investimet për komunitetin në xhepat e titullarëve është një

veprim që dëmton rëndë të gjithë qytetarët, si të pasurit duke u rritur koston e

investimeve ashtu edhe të varfrit duke u vështirësuar kushtet e jetesës. Për aq kohë

sa në njësitë menaxhues, si në nivel lokal ashtu edhe në nivel qendror, titullarët dhe

menaxherët kryesorë të niveleve të ndryshme nuk do ti nënshtrohen

ndëshkueshmërisë direkte, për aq kohë do të jetë publiku ai që do të paguajë

çmimin. Pagesat nën dorë, kostot e tepërta si rrjedhojë e rritjeve fiktive në volume

dhe në çmime, diskriminimi, pabarazia, mbivendosja e investimeve dhe të gjitha

efektet që vijnë pas tyre janë padyshim në dëm të mirëqenies së qytetarëve. Në një

situatë të tillë kurrsesi nuk mund të pretendohet se është vendosur barazia dhe në

një barazi të munguar kemi një drejtësi të munguar. Kur flasim për termin barazi, në

këtë rast nuk duhet kuptuar ajo mes një titullari dhe një specialisti të nivelit më të

ulët të hierarkisë së administratës por barazia në mënyrën e të trajtuarit dhe

gjykimit të shkeljeve të detyrave funksionale. Nën vëmendjen e një titullari objektiv,

me një vizion të qartë institucional dhe me ide por mbi të gjitha me veprime

konkrete progresiste, të gjithë punonjësit e administratës nuk do të kenë zgjidhje

tjetër veçse të ndjekin të njëjtën rrugë, atë të interesave të komunitetit të cilit edhe

i shërbejnë.

Pandëshkueshmëria e Titullarëve

Nëse publiku nëpërmjet medias apo në çfarëdo lloj mënyrë tjetër vihet në dijeni për

shpërdorime detyre, për abuzime me fondet shtetërore, për raste korrupsioni të

përsëritura, për një shkelje të ligjit në vazhdimësi etj., instinktivisht fokusi shkon tek

titullari i asaj njësie. Kjo do të thotë se publiku është i vetëdijshëm për faktin se sa

rëndësi ka një titullar në drejtim të menaxhimit. Si një mbrojtës i interesave të

publikut, KLSH i ka mëshuar së tepërmi vënies përpara përgjegjësisë të drejtuesve

të këtyre njësive si dhe ndëshkueshmërisë direkte të tyre. Këtë e ka bërë fakt

nëpërmjet kallëzimeve penale të cilat për një periudhë 5 vjeçare janë rritur me gati

3 herë. Për të kuptuar rëndësinë që ka një titullar, midis të tjerave, mjafton të

kujtojmë rastin e promovimit të karrierës së një punonjësi. Promovimi dhe rritja në

karrierë sigurisht vjen nga përmbushja e detyrave në radhë të parë dhe më pas nga

mënyra se sa mirë arrihen këto detyra. Kjo do të thotë se nëse një punonjës arrin

realizimin e të gjitha detyrave në mënyrë ekonomike, eficiente dhe efektive, ka

Page 227: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

226 Botime 2017

treguar objektivitet dhe transparencë të plotë dhe ka punuar në mënyrë të tillë në

vazhdimësi, pritet që ky punonjës të ketë një promovim apo një vlerësim për punën

e vet ose të paktën kjo do të ishte pritshmëria. Por nëse titullari nuk ka synim

primar përmbushjen e objektivave të institucionit dhe zhvillimin e mëtejshëm të

mënyrave për përmirësimin e punës, sigurisht që nën të njëjtën moto do të ecin

dhe nivelet e mëposhtme të hierarkisë institucionale. Një promovim dhe një nxitje e

rezultateve të kënaqshme sigurisht nuk mjafton për ti arritur ato. Duhet të jenë

vetë ata, titullarët e njësive që menaxhojnë fondet publike, të cilët duhet të japin

shembullin e vet personal në mënyrë që çdo punonjës të ndjekë të njëjtat hapa dhe

të udhëhiqet nga të njëjtat parime. Duhet theksuar kur themi “shembullin e vet

personal” për arsye se nuk është vështirë të dallohet kur një titullar propagandon

ndryshe nga ajo që vepron në të vërtetë.

Angazhimi i KLSH

Në një situatë të tillë ku kemi titullarë dhe punonjës të niveleve të ndryshme që

shkelin në vazhdimësi ligjin, mendojë se ajo që ka rëndësi nuk është emri i titullarit i

cili ka kërkuar diçka në kundërshtim me ligjin dhe as emri i punonjësit i cili ka

shkelur një urdhër, një udhëzim apo edhe vetë ligjin. Nëse në sistemin e para 26

viteve kërkohej një emër konkret sepse problematika dhe akuza ishin gati, në

demokracinë e ditëve të sotme duhet gjykuar fenomeni. Ky fenomen quhet

pandëshkueshmëri dhe nëse e krahasojmë me vetë korrupsionin mund të jetë edhe

më degradues se vetë korrupsioni. Përforcimi i masave ndëshkuese kundrejt

menaxhimit jo efektiv, eficient dhe me kosto të panevojshme nuk do të sillte gjë

tjetër veçse një rritje të përgjegjshmërisë dhe shmangien e aferave të çfarëdo lloji.

Nga sa më sipër, rezulton se titullarët kanë një peshë të konsiderueshme dhe një

gjyq moral nga ana e publikut duket nuk mjafton për të rritur përgjegjshmërinë e

tyre. Frymës së punës nën presionin e zgjedhjes midis korrupsion apo lëvizje nga

vendi i punës i duhet dhënë fund duke rritur besimin në institucionet e pavarura.

Me një rritje të ndjeshme në këtë 5 vjeçar të trajtimit të problematikave që vijnë

nëpërmjet ankesave direkte nga vetë publiku, Kontrolli i Lartë i Shtetit është

gjithnjë e më në brendësi të asaj çka edhe për vetë për publikun konsiderohet

problem konkret. Mangësi ngelet ende sistemi i drejtësisë në drejtim të gjykimit të

titullarëve nga ana e prokurorisë dhe gjykatës, gjë kjo e cila shihet nga audituesit si

një sfidë për thellimin gjithnjë e më tepër drejt fakteve konkrete që bëjnë shkaktar

personat realisht përgjegjës. Nën petkun e një “menaxheri jo të aftë” titullarët kanë

Page 228: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Jonild HOXHAJ

Kontrolli i Lartë i Shtetit 227

qenë të fundit që janë penalizuar nga drejtësia dhe kjo duhet luftuar me çdo kusht

pasi minon vetë drejtësinë, transparencën dhe sistemin në tërësi.

Janë pikërisht raportet e auditimit, gjetjet, konkluzionet por mbi të gjitha

rekomandimet në përfundim të punës audituese me të cilat institucioni kërkon ti

bëjë të ditur publikut fuqinë që ky i fundit ka për të vënë nën përgjegjësi

ekzekutivin, fuqi të cilën e ushtron më së miri nëpërmjet një institucioni të pavarur

siç është KLSH. Nëpërmjet bërjes publike dhe raportimit të gjetjeve institucioni ka

synuar vënien para përgjegjësisë jo vetëm të personave të përfshirë në

problematikat e konstatuara, por edhe të menaxherëve kryesorë të institucioneve,

kjo për vetë faktin se itinerari i korrupsionit rrallë herë fillon me një përfitues të

drejtpërdrejte dhe të përfundojë me një specialist. Duke ruajtur kuadrin e

pavarësisë institucionale dhe gjykimit profesional, KLSH kërkon të njohë publikun,

ekzekutivin dhe të gjitha palët e interesuara se cila ka qenë kostoja e korrupsionit

dhe se pandëshkueshmëria është akoma më e papranueshme nëse shkon paralel

me të. Sot del e domosdoshme të thyhet miti i titullarit të plotfuqishëm mbi

çdokënd dhe njëkohësisht të pafajshëm për gjithçka ndodh!

Page 229: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

228 Botime 2017

RËNDËSIA E PLANIFIKIMIT TË BUXHETIT

nga Erjola MEÇAJ – Audituese, KLSH,

botuar në gazeten “Telegraf”, më 21 dhjetor 2016.

Procesi i planifikimit dhe përgatitjes së buxhetit është thelbësor, jo vetëm në

kontekstin e shpërndarjes së të ardhurave dhe shpenzimeve, por për të shërbyer

gjithashtu si një mjet këshillimor për politikë bërësit, në kuadër të vlerësimit të

fizibilitetit të vendimeve dhe propozimeve specifike buxhetore nga pikëpamja

makro dhe/ose mikroekonomike. Është shumë më e lehtë për të kontrolluar

shpenzimet qeveritare në procesin e përgatitjes së buxhetit se sa më vonë gjatë

ekzekutimit të buxhetit. Përgjegjësia për përgatitjen e buxhetit përgjithësisht

qendron në Ministrinë e Financave, me të dhëna nga ministritë e linjës dhe disa

agjencive më të vogla shpenzuese, duke i dhënë mundësi kësaj të fundit që të

përcaktojë nivelin global të shpenzimeve, duke shmangur implikimet negative

makroekonomike, si edhe duke parashikuar saktë të ardhurat e pritshme dhe

nivelin e deficitit që mund të financohet në mënyrë të sigurt. Për sa më sipër

nevojitet të përgatitet një qarkore buxhetore për të dhënë udhëzime për ministritë

e linjës, me tregues tavan të shpenzimeve totale për çdo ministri, se si të përgatiten

vlerësimet e tyre në një mënyrë që do të jetë në përputhje me objektivat makro.

Por nëse nevojitet (dhe kryhet) kaq shumë punë në formulimin dhe planifikimin e

buxhetit, pse lind nevoja e rishikimit të tij gjatë vitit ushtrimor?

Pikërisht për çështje që lidhen me buxhetet dhe ekzekutimin e tyre, një grup

audituesish nga Kontrolli i Lartë i Shtetit morën pjesë në një workshop-in, e

organizuar nga Qendra e Ekselencës në Financë, në Slloveni. Gjatë këtij “udhëtimi”

drejt njohjes dhe të mësuarit, u trajtuan edhe çështje që lidhen me buxhetet e

formuluara “dobët”, si një faktor kyç në “suksesin” apo “dështimin” e buxhetit gjatë

ekzekutimit të tij.

Kështu gjatë përgatitjes së buxhetit, ekonomistët fiskalë ose këshilltarët e

përgjithshëm të politikës mund të thirren për të këshilluar mbi mundësitë për

Page 230: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Eriola MEÇAJ

Kontrolli i Lartë i Shtetit 229

ndryshimin e planeve të shpenzimeve (zakonisht, por jo gjithmonë, për zvogëlimin e

shpenzimeve). Në të kaluarën, rregullimi fiskal nëpërmjet reduktimeve në

shpenzimet e planifikuara shpesh ka rezultuar problematik. Ndryshimet e shpeshta

në planet e shpenzimeve, ndaj qëllimit fillestar të autoriteteve, kanë rezultuar në

“shkatërruese” për realizimin e buxhetit, ose të paqëndrueshme në terma me afat

të gjatë. Kudo ku janë ndërmarrë reduktime të shpenzimeve, ato kanë prodhuar

kursime afatshkurtra por me kosto afatgjatë. Reduktimet e planifikuara të

shpenzimeve kanë dështuar (në kuptimin që rezultati i shpenzimeve ka qenë mbi

buxhetin e rishikuar), që kanë çuar në mënyrë tipike në detyrime të pashlyera. Kjo

ka dëmtuar edhe ekonominë e sektorit privat (faturat e saj janë të papaguara) dhe

kredibilitetin e qeverisë në tregjet financiare.

Një problem themelor është se ndryshimet në buxhet propozohen shpesh në një

fazë të vonë të përgatitjes së buxhetit. Megjithatë, pavarësisht nga kufizimet

kohore, vlerësimi i duhur i opsioneve të politikave të shpenzimeve është jetik. Ato

në përgatitjen e buxhetit mund të joshen duke gjetur zgjidhjen më të shpejtë, kur

në fakt duhet të paraqesin një vlerësim objektiv të kostove të politikave të

përcaktuara dhe të miratuara (në kuadër të qeverisë) të shpenzimeve.

Planifikimi i buxhetit duhet bërë duke përgatitur dhe analizuar mundësitë. Kjo nuk

është një detyrë e lehtë, sidomos në vendet që kanë trashëguar sisteme të buxhetit

të projektuar për kontrollin e pajtueshmërisë (në vend të menaxhimit

makroekonomik apo financiar). Ekzekutimi i buxhetit tradicionalisht siguron që

shpenzimet të kryhen në përputhje me buxhetin e miratuar nga Parlamenti. Nga

shembujt dhe eksperiencat e paraqitura në workshop rezultoi se shpesh buxhetet

janë aq të fryrë nga dëshirat e institucionit të ekzekutimit (ministrive të linjës apo

agjencitë e shpenzimeve) sa që Ministria e Financave nuk mund të jetë e vendosur

për të sugjeruar një fushë të mundshme për ndryshime në planet e shpenzimeve.

Gjithashtu, sistemet e klasifikimit të buxhetit në shumë vende janë të dobët dhe

mund të pengojnë një analizë të kënaqshme të opsioneve për ndryshimin e

shpenzimeve qeveritare. Gjatë zbatimit të buxhetit, shumë njësi kanë dëshirë ose

nevojë për të ndryshuar ndarjet e miratuara nga parlamenti. Disa rishikime të tilla

janë të nevojshme dhe të dëshirueshme, por kalimi i tepërt i dispozitës buxhetore

ndërmjet zërave të shpenzimeve (transfertat) dhe përdorimi i tepruar i

preventivave shtesë të shkaktojë vështirësi, dhe zakonisht tregon mungesën e

disiplinës buxhetore. Pasi ndarjet buxhetore janë vendosur në buxhet, nuk është

shpesh një nevojë për të kaluar në dispozitat buxhetore nga një zë në një tjetër. Një

Page 231: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

230 Botime 2017

shembull mund të jetë vonesa në një projekt kapital për shkak të motit të keq, dhe

nevoja ose mundësi për të përshpejtuar punën për një projekt të tillë në vende të

tjera. Pavarësisht të gjithave sa më sipër, në përfundim u konkludua se problemet

në ekzekutimin e buxhetit shpesh reflektojnë buxhete të formuluara dobët, të cilat

më pas gjatë ekzekutimit rezultojnë të ndryshohen vazhdimisht. Lektorët ekspertë

në workshop sollën një qasje profesionale mbi formulimin e buxheteve të

besueshme, ku theksuan se formulimi i dobët i buxheteve është treguesi primar i

një buxheti jo të besueshëm dhe për të forcuar këtë gjë, duhet të konsiderohen

praktikat më të mira të atyre vendeve që sanksionojnë me ligj mos ndryshimin e

buxhetit ose të paktën kufizimin e numrit të ndryshimeve. Buxhetet janë të

besueshme vetëm nëse mbështeten: mbi parashikime të besueshme; mbi analiza të

faktorëve social dhe ekonomikë; si edhe konsiderojnë implikimet e mundshme të

rregullave fiskale e më gjerë. E vetëm nëse buxheti do të shikohet si një

marrëveshje mes qeverive dhe publikut (ashtu sikundër është në gjenezën e vetë),

do të kuptohet rëndësia jetike që ky proces ka në shpërndarjen dhe përdorimin e

burimeve publike me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet.

Page 232: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Skënder HAJDARI

Kontrolli i Lartë i Shtetit 231

PERFORMANCA E UJËSJELLËSVE NË OBJEKTIVIN E AUDITIMIT TË KLSH

nga Skënder HAJDARI – Auditues, KLSH,

botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 21 dhjetor 2016.

Veprimtaria ligjore e shoqërive aksionere të ujësjellës-kanalizimeve, sipas statutit,

përcaktohet kryesisht si shërbimi i furnizimit me ujë të pijshëm të konsumatorëve

dhe largimit e trajtimit të ujërave të ndotura. Pra një nga aktivitetet më jetësore e

humane, cilësia e të cilëve ndikon drejtpërsëdrejti jo vetëm në nivelin e mirëqenies

së qytetarëve por dhe në shëndetin e popullatës në tërësi. Në këtë këndvështrim,

menaxhimi dhe miradministrimi i këtyre ndërmarrjeve, është thelbësor për

konsumatorët dhe taksapaguesit shqiptarë.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të planit të auditimit, ka shqyrtuar dhe analizuar

në vazhdimësi e me rigorozitet, veprimtarinë ekonomiko-financiare të Ujësjellësve

sipas një programi të caktuar me qëllim, jo vetëm evidentimin e dëmeve ekonomike

që i janë shkaktuar buxhetit të këtyre ndërmarrjeve dhe vënien para përgjegjësisë

të shkaktarëve, por mbi të gjitha, dhënien e rekomandimeve me drejtimet dhe

afatet përkatëse për përmirësimet organizative, në funksion të përmirësimit të këtij

shërbimi, pra për rritjen e performancës të ndërmarrjeve të Ujësjellës Kanalizimeve

në vendin tonë.

Ndërthurja e çështjeve teknike me ato ekonomike dhe financiare, i bën auditimet e

këtyre ndërmarrjeve komplekse dhe që kërkojnë grupe audituesish në përbërje të

cilëve, veç përvojës së fushës nuk duhet të mungojnë dhe auditues me profesion në

fushat inxhinierike. Nga rezultatet e deritanishme të auditimeve të shoqërive të

kësaj fushe, midis të tjerave, një nga fenomenet e përgjithshme dhe më të

shpeshta, është investimi i vazhdueshëm me kosto jo të vogël për kryerjen e

shërbimeve të riparimit të pajisjeve elektro-mekanike siç janë elektromotorët e

fuqive të ndryshme për vënien në punë të pompave të furnizimit me ujë të

konsumatorëve. Një çështje kyçe kjo e lidhur ngushtë dhe me furnizimin e

vazhdueshëm e me cilësi të ujit të pijshëm për konsumatorët familjarë dhe jo

Page 233: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

232 Botime 2017

vetëm, në vendin tonë. Konstatimet e kësaj natyre, shfaqin përsëritjen e

investimeve pothuajse çdo vit, duke riparuar të njëjtat pajisje (elektromotorë) dhe

për të njëjtën arsye.

Kështu p.sh., nga auditimet e shoqërive Ujësjellës Kanalizime Tiranë, Durrës dhe

Lezhë, u evidentuan procedura prokurimi të kryera vazhdimisht për të njëjtat pajisje

dhe me të njëjtin objekt prokurimi: “Avolxhim elektromotorësh”, të cilat zënë në

disa raste 20% të prokurimeve gjithsej dhe në këtë mënyrë dhe të pjesës më të

madhe të shpenzimeve. Duhet theksuar fakti se këto shoqëri, kanë në përbërje të

tyre një staf inxhinierik të kualifikuar që nuk u mungojnë as pajisjet për kryerjen e

riparimeve/shërbimeve në rastin konkret por as ambientet/ofiçinat për kryerjen me

sukses të riparimit apo shërbimit, gjë e cila jo vetëm që do të rriste gatishmërinë e

tyre për furnizimin me ujë por njëkohësisht do të ndikonte ndjeshëm në uljen e

shpenzimeve (dhe për pasojë dhe në koston e furnizimit) pra në rritjen e

performancës së shoqërive të ujësjellësve.

Kryerja e procedurave të prokurimit në mënyrë të përsëritur për të njëjtat pajisje

dhe me të njëjtin objekt prokurimi, tregon qartazi se shoqëritë e Ujësjellës-

Kanalizimeve, nuk kanë marrë asnjë masë për mos përsëritjen e defekteve ose më

saktë për mirëmbajtjen e elektromotorëve. Në këtë mënyrë, këshillat teknikë dhe

sektorët e mirëmbajtjes, nga mungesa e marrjes së masave, nuk kanë treguar

profesionalizëm në punën e tyre për të implementuar sisteme mbrojtjeje elektrike

për të shmangur defektet e ndryshme që vijnë nga rritja e rrymave elektrike e në

vazhdimësi nxjerrjen jashtë pune të pompave të furnizimit me ujë të

konsumatorëve. Mos kryerja e një analize tekniko-ekonomike të thellë e serioze,

tregon në radhë të parë se këto këshilla, nuk kanë funksionuar siç duhet, por mbi të

gjitha, nga vetë shoqëritë e Ujësjellësve, nuk është bërë mjaftueshëm për

shmangien e kryerjes së procedurave të prokurimit dhe njëkohësisht të investimeve

në mënyrë të vazhdueshme. Pra, në përgjithësi shoqëritë e ujësjellësve nuk marrin

në kohë masat e nevojshme për mirëmbajtjen e aseteve të tyre nga vetë stafi

inxhinierik. Kjo do të siguronte jo vetëm uljen e kostove të riparimit të

elektromotorëve/pompave të furnizimit të konsumatorëve, por dhe krijimin e

mundësive për përdorimin e këtyre fondeve në funksion të uljes së humbjeve të

rrjeteve të furnizimit me ujë siç janë zëvendësimi i linjave të amortizuara me linja të

reja si dhe vendosja e matësve jo vetëm tek vendburimet e ujit por dhe tek

konsumatori.

Page 234: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Skënder HAJDARI

Kontrolli i Lartë i Shtetit 233

Janë pikërisht këto mangësi, arsyeja kryesore e mungesës së furnizimit të

vazhdueshëm me ujë të popullatës, që ndikojnë direkt në uljen e ndjeshme të

performancës së shoqërive të Ujësjellës-Kanalizime në vendin tonë. Vazhdimësia e

furnizimit me ujë lidhet edhe me aftësinë e ndërmarrjes së ujësjellësit për të

mbajtur rrjetin e shpërndarjes nën një presion të caktuar shërbimi dhe

mirëmbajtjen e vazhdueshme të tij në eliminimin e humbjeve të ujit të prodhuar.

Konkluzione të tilla janë arritur, pasi Kontrolli i Lartë i Shtetit, gjatë auditimeve të

shoqërive të Ujësjellës Kanalizime, nuk ka konstatuar mangësi në sasinë e prodhuar

të ujit, pasi vendi ynë, konsiderohet dhe është i favorizuar gjeografikisht për sa i

përket pasurisë ujore. Ky fakt, dëshmon qartë, se problemi nuk është se duhet

prodhuar më tepër ujë por se duhet menaxhuar uji i prodhuar, kjo vihet re dhe nё

humbjen e lart nё shpërndarjen e ujit që këto shoqëri kanë, ku nё disa raste, 50% e

ujit tё prodhuar kalon nё humbje teknike, pa futur këtu dhe humbjen ekonomike që

vjen nga keq menaxhimi apo pamundësia nё arkëtimin e faturave.

KLSH, në mënyrë të vazhdueshme ju ka rekomanduar shoqërive të Ujësjellës

Kanalizimeve, që të orientojnë shërbimet, në mënyrë të tillë që të rikuperohen

plotësisht kostot operacionale të mirëmbajtjes dhe shpenzimet kapitale për

riparime dhe zëvendësime, jo nëpërmjet procedurave të prokurimit të cilat

kërkojnë jo vetëm kohë, e cila penalizon konsumatorin, por mbi të gjitha rrisin

kostot e shërbimeve të furnizimit me ujë të pijshëm.

Rekomandimet e dhëna nga Kontrolli i Lartë i Shtetit që kanë të bëjnë me marrjen e

masave nga Ujësjellësit për pajisjen e klientëve ekzistues dhe ata të rinj me aparate

matës uji, rritjen e investimeve për përmirësimin e rrjetit shpërndarës ku ekziston

dhe humbja më e madhe duke ulur kostot për mirëmbajtje dhe shpenzimet në

tërësi, janë ndjekur me rigorozitet e përparësi, për të influencuar pozitivisht në

përmirësimin e performancës së shoqërive të Ujësjellës Kanalizime. Në analizën

vjetore 2015, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka vënë theksin në ndjekjen

sistematike të zbatimit të rekomandimeve për subjektet e audituara, si një

shqetësim i përhershëm edhe i Bashkimit Europian.

Page 235: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

234 Botime 2017

VJEN NË TIRANË BASHKËPUNIMI RAJONAL I SAI-VE

NË AUDITIMIN E PERFORMANCËS

nga Alfred ZYLFI – Auditues, KLSH,

botuar në gazetën “Telegraf”, më 22 dhjetor 2016.

“KLSH është përpara një sfide të fortë për ta përqendruar punën tek auditimi i

performancës, pse ai i shërben vlerësimit të përgjegjshmërisë publike.”

Bujar LESKAJ, Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Auditimi i performancës ka qenë një nga sfidat e Kontrollit të Lartë të Shtetit në

këtë mandat, sepse që në krye të herës e në vijim ai është në qendër të vëmendjes

të planeve audituese të tij dhe në një proces integral e zhvillimor të vazhdueshëm,

ku një rëndësi të veçantë i ka kushtuar bashkëpunimit me institucionet homologe i

cili ka ardhur në rritje të vazhdueshme e sintetizuar edhe nëpërmjet auditimeve të

përbashkëta të performancës.

Në kuadër të kësaj risie nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të KLSH-së zotit Bujar

Leskaj është dhe angazhimi i auditimit të përformancës në projekte rajonale të

përbashkëta ku veçojmë (PPA I) i përfunduar me sukses, duke i hapur rrugë

angazhimit në projektin e dytë (PPA II). Në vijim të punës së tij ky projekt mblodhi

në Tiranë nga data 13-16 Dhjetor përfaqësuesit e KLSH si dhe të SAI-ve të vendeve

Kosovë, Bosnjë-Hercegovina, Serbi, Mali i Zi, dhe Republikës së Maqedonisë për të

diskutuar mbi vijueshmërinë e procesit auditues të përbashkët të auditimit të

prokurimit publik dhe eksperiencave të çdo vendi pjesëmarrës.

Takimi u përqendrua në përcaktimin e kritereve të auditimit të procedurave të

prokurimit publik si qëllim për të arritur rezultate pozitive në përfitimin e:

çmimeve më të ulëta të prokurimit;

sasisë dhe cilësisë më e mirë të mallrave dhe shërbimeve për të njëjtin

çmim;

Page 236: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Alfred ZYLFI

Kontrolli i Lartë i Shtetit 235

përpunimit të shpejtë të procedurave të prokurimeve;

mallrave dhe shërbimeve në kohë;

mallrave dhe shërbimet që janë të nevojshme nga ana e përdoruesit;

drejtësisë dhe mundësive të barabarta për të gjithë konkurrentët

pjesëmarrës,etj.

KLSH solli eksperiencat e tij ku vuri në dukje shumë raste të shkeljeve të

konstatuara nga auditime të ndryshme financiare të kryera në subjekte dhe kohë të

ndryshme nga ana e tij. Kryesisht u përqendruam në auditimin e performancës, i cili

ka si qëllim që ti shikojë më thellë rreziqet ose problemet që ndikojnë në kryerjen

me rregullsi të procedurave të prokurimit publik. Nëpërmjet këtij auditimi, ne do të

kërkojmë zbatimin e rregullave për prokurimet e mallrave, të punëve dhe të

shërbimeve nga autoritetet kontraktore me fokus kryesor:

a) rritjen e eficiencës dhe efikasitetit të procedurave të prokurimit publik, të

kryera nga autoritetet kontraktore;

b) sigurimin e mirë përdorimit të fondeve publike dhe të uljen e shpenzimeve

procedurale;

c) nxitjen e pjesëmarrjes së operatorëve ekonomikë në procedurat e

prokurimit publik;

d) nxitjen e konkurrencën ndërmjet operatorëve ekonomikë;

e) sigurimin e një trajtimi të barabartë dhe jo diskriminues për të gjithë

operatorët ekonomikë, pjesëmarrës në procedurat e prokurimit publik;

f) sigurimin e integritet, besim publik dhe transparencë në procedurat e

prokurimit publik.

Ne synojmë tu shpjegojmë dhe rekomandojmë autoriteteve përgjegjëse të

shqyrtojnë pengesat aktuale, në qoftë se ata duan për të përmirësuar

performancën duke:

1. verifikuar prezencën e tyre,

2. gjetur se ku performanca është e dobët

3. pse parregullsitë ndodhin apo kanë ndodhur,

4. a janë parregullsitë gabimi njerëzor, a është kjo një praktikë e parregullt

apo është shkaktuar nga kuadri i përgjithshëm rregullator?.

Përmirësimi i procedurave të prokurimit publik ka si qëllimin të sigurojë që fondet

publike të përdoren në mënyrë transparente, efikase dhe që autoritetet

Page 237: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

236 Botime 2017

kontraktore ti japin llogari publikut për veprimet e tyre. Parimet bazë janë

konkurrenca, trajtimi i barabartë, mos diskriminimi dhe transparenca, me qëllim

kryerjen në mënyrë të përgjegjshme, transparente dhe efektive të procedurave të

prokurimit publik ku si mallrat dhe shërbimet të kontraktohen me çmimet më të

mira të mundshme duke mos rrezikuar cilësinë e tyre.

Me gjithë ndryshimet e sheshta ligjore dhe punën e bërë deri më sot, në

përmirësimin e procedurave të prokurimit për minimizimin e abuzimeve ato

vazhdojnë të ndeshet me problematikat, që kanë të bëjnë me:

Ndryshimet e shpeshta të ligjit të prokurimit publik dhe procedurave të

zbatimit;

mënyrën e përdorimit të legjislacionit, përcaktimin e fushës dhe

përgjegjësisë;

kompetencat, vendimmarrjen dhe bashkëpunimin ndërmjet midis

institucioneve;

përcaktimit i llojit të procedurës së prokurimit dhe arsyet për zbatimin e saj;

mënyrat dhe proceduar e ndjekura në vlerësimin dokumentar;

mungesën e transparencës në procedurat e prokurimit publik;

krijimin, funksionimin e duhur të njësive të prokurimit, mungesa e

personelit të nevojshëm dhe kapacitetet e tyre;

mungesa e ekspertizës në planifikimin dhe kryerjen e procedurave të

tenderimit;

mungesën e mjeteve dhe te burimeve financiare për zhvillimin cilësor të

procedurave të prokurimit në krijimin e kushteve për njësitë e prokurimit

në vartësi të kërkesave që nevojiten sipas llojit të e mallrave apo

shërbimeve që do të kontraktohen;

menaxhimin e sistemit të prokurimit elektronik, si dhe rritjen e kapaciteteve

të këtij sistemi;

me llogaritjen e kostove, humbjeve dhe përfitimeve sipas llojeve të

procedurave të prokurimit;

ndryshimet e shpeshta punonjësve të njësive të prokurimit;

trajnimin e aftësimit profesional të punonjësve në përfitimin e përvojave të

reja profesionale, duke ndarë dhe përvojën e tyre.

Në këtë këndvështrim, ne theksuam se kriteret për Auditimin e Performancës në

këtë auditim dhe në përgjithësi nuk mund të bazohen në citate të thjeshta të

përkufizimeve të paraqitura në ligj, apo nga dokumentet e politikave ligjore, por ato

Page 238: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Alfred ZYLFI

Kontrolli i Lartë i Shtetit 237

duhet të shkojnë më thellë duke marrë aspekte të ndryshme dhe të mundshme apo

"skenarë" të ndryshme të realitetit çka do të ishte më e lehtë për tu ndjekur dhe për

të bërë të mundur vendosjen e gjetjeve në mënyrë logjike, duke i mbështetur me

konkluzione dhe duke e bërë më të qartë terrenin për rekomandimet të cilat duhen

adresuar në mënyrë që të forcohet përputhshmëria me rregullat dhe efikasitetin e

procedurave të prokurimit të prokurimit. Me pak fjalë auditimet e performancës në

përgjithësi janë si konsulent, inovatorë apo "modernizues", në krahasim me

auditimet financiarë të cilët janë më konservatorë. Synimi i këtij lloji auditimi

bashkëkohor i cili tashmë në KLSH është, institucionalizuar, ligjëruar dhe rregulluar

me Udhëzuesit e Manualet e tij, është përmirësimi i eficiencës dhe efektivitetit në

shërbimet publike që i ofrohen taksapaguesit shqiptar, duke ekonomizuar

njëkohësisht përdorimin e fondeve publike. Gjithashtu do të verë në pah anët

pozitive dhe negative të kryerjes së procedurave të prokurimit publik si një

përpjekje e angazhim profesional, për të garantuar dhe ndihmuar gjithë sistemin e

prokurimit publik.

Sot sfida në hartimin e procedurave sa më efikase të prokurimit publik qëndron në

rritjen e transparencës, besimit dhe shmangies së abuzimeve sepse në shumë raste

performanca e prokurimit publik matet vetëm me shifra, por harrojmë se mënyra

sesi kontraktorët realizojnë prokurimin e mallrave, punëve dhe shërbimeve

reflekton qasjen sociale në shërbim të qytetarit dhe operatorëve ekonomikë.

Page 239: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

238 Botime 2017

ROLI I INSTITUCIONEVE SUPREME TË AUDITIMIT

NË LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT

nga Almida KAFIA dhe Eni KABASHI – Audituese, KLSH,

botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 22 dhjetor 2016.

Auditimi i sektorit publik i kryer prej Kontrollit të Lartë të Shtetit ka një ndikim

pozitiv në rritjen e besimit të shoqërisë sepse përqendrohet në ruajtjen dhe

përdorimin sa më të mirë të burimeve publike. Kontrolli i Lartë i Shtetit është duke

kontribuar përherë e më shumë nëpërmjet auditimeve që ai kryen, bashkëpunimit

me të gjitha institucionet buxhetore nëpërmjet rekomandimeve që lë dhe

komenteve që ata sjellin në përmirësimin e situatës në favor të një fryme përherë e

më pozitive. Në këtë mënyrë KLSH promovon efikasitetin, përgjegjshmërisë,

efektshmërinë dhe transparencën e administratës.

Në nivelin e sotëm të zhvillimit, auditimi është pjesëmarrës i rëndësishëm në

sistemin e qeverisjes. Ai ka për qëllim mbështetjen dhe forcimin e mekanizmave të

menaxhimit të institucioneve, vlerësimin dhe përmirësimin e efektshmërisë së

menaxhimit të riskut dhe proceset e kontrollit. Më konkretisht, nëpërmjet

kontrolleve të kryera nga auditimi pritet të krijohet një mekanizëm që të

monitorojë dhe kontrollojë mashtrimin me qëllim minimizimin ose në kushtet më të

mira eliminimin e tij.

Kontrolli i Lartë i Shtetit si institucion i pavarur, është një komponent thelbësor në

një sistem demokratik, ku llogaridhënia, transparenca dhe integriteti janë pjesë e

domosdoshme e një demokracie të qëndrueshme, efektive dhe të besueshme.

Këto fenomene parashikohen edhe në Deklaratën e Limës “Institucionet Supreme

të Auditimit me qëllim arritjen e rezultateve dhe efektivitetit në luftën kundër

mashtrimit dhe korrupsionit, duhet të përpiqen në krijimin e një mjedisi të

pafavorshëm për lulëzimin e tyre”.

Qëllimi i bashkëpunimit mes INTOSAI-t dhe anëtarëve të vet është promovimi i një

roli proaktiv duke iu referuar luftës kundër korrupsionit në përputhje me

Page 240: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Almida KAFIA, Eni KABASHI

Kontrolli i Lartë i Shtetit 239

kompetencat dhe autoritetet e Institucioneve Supreme të Auditimit dhe kërkesave

për pavarësi të organizatës.

Për shumë vite, ata kanë përkrahur luftën kundër korrupsionit, dhe si pjesë të

punës së vet audituese, SAI-t janë të angazhuar më tepër për parandalimin e

korrupsionit pasjen si qëllim kryesor zbulimin e tij. Çka do të thotë se qasja ka qenë

më tepër për të parandaluar korrupsionin, se sa zbulimin e aktiviteteve të

paligjshme. KLSH-ja si institucion suprem i auditimit, ka zgjedhur të jap kontributin e

tij në luftën kundër korrupsionit nëpërmjet bërjes së kallëzimeve penale për të

gjitha ato raste kur janë konstatuar shkelje të rënda, shpërdorim të detyrës,

mashtrime apo manipulime me pasoja të konsiderueshme financiare, të kryera nga

zyrtarët e administratës shtetërore të çfarëdo niveli. Pasi në fund të fundit auditimi

është projektuar pikërisht për të mbrojtur, shtuar dhe përmirësuar këto vlera.

Korrupsioni ka qenë dhe mbetet një ndër shqetësimet kryesore të qeverive,

organeve legjislative, atyre të gjyqësorit dhe procedimit penal, si dhe, veçanërisht i

të gjithë institucioneve që operojnë në fushën e financave publike. Dhe prej kohësh

është theksuar se llogaridhënia dhe transparenca janë dy antidodat më të forta ndaj

tij, të cilat nëse zbatohen, mund ta luftojnë dhe kufizojnë me efektshmëri

korrupsionin dhe të rrisin mirëqeverisjen në sektorin publik .Duke pasur parasysh

nevojën urgjente, sot më shumë se kurrë, ndiejmë se lufta kundër korrupsionit dhe

rritja e transparencës dhe e llogaridhënies është kthyer në sfidën më madhore të

kohës.

Korrupsioni paraqet një pengesë serioze për menaxhimin efektiv të burimeve dhe

alokimin e tyre, në mënyrë të drejtpërdrejtë në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Tolerimi i tij përkthehet në abuzim të pushtetit çka nënkupton qeverisje të keqe si

pasojë e mungesës së përgjegjshmërisë dhe kjo e “kalb” një shtet nga brenda. Lufta

ndaj tij duhet të jetë e tillë ku të sigurohemi se nuk ka vend ku të fshihet, duke rritur

transparencën e buxheteve qeveritare, informacionit tatimor dhe prokurimit publik

për të penguar evazionin fiskal dhe për të vënë në dukje vjedhjen ose keqpërdorimin

e taksave.

Ekzistojnë rregulla dhe norma të sjelljes dhe etikës, të shkruara dhe të pashkruara,

që drejtojnë sjelljen e nëpunësve publikë, por procesi i korrupsionit është shumë i

padukshëm duke lënë shumë pak apo aspak prova të dokumentuara.

Raportimi dhe auditimi i mirë i ushtruar nga institucionet e pavarura të auditimit

ndihmojnë në zvogëlimin e keq deklarimeve të cilat fshehin veprimet mashtruese,

keq udhëzojnë dhe shtrembërojnë drejtimin e përdoruesve të raporteve të

Page 241: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

240 Botime 2017

auditimit. Auditimi ofron sigurinë e dëshiruar që raportet dhe deklarimet e tjera

financiare apo jo financiare mund të jenë të besueshme dhe pasqyrojnë me

vërtetësi rezultatet e veprimtarisë së subjektit publik. Roli dhe përgjegjësia e

Kontrollit të Lartë të Shtetit, si institucioni më i lartë i auditimit publik, është që të

kontribuojë në transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve shtetërore,

nëpërmjet auditimeve të tij.

Lufta kundër korrupsionit, në të cilën KLSH dhe institucionet e tjera shtetërore janë

të angazhuar, është një luftë e vazhdueshme, pa kompromise, ndaj çdo institucioni

apo nëpunësi. Partneriteti mes tyre do të jetë një plus i madh që do të ndihmojë në

mposhtjen e “virusit” të tij. Nëse i referohemi shifrave, sipas analizës vjetore të vitit

2015 numri i kallëzimeve penale të denoncuara në organin e prokurorisë gjatë

harkut kohor të tre viteve 2012-2015 është rreth 3.1 herë më tepër se kallëzimet

penale të kryera në katër vitet së bashku 2008-2011, përkatësisht nga 52 në 159

kallëzime penale, ndërsa numri i personave të kallëzuar penalisht rezulton rreth 4

here më i lartë, shifra këto që vitin aktual po vazhdojnë të rriten. Njëkohësisht janë

lidhur disa marrëveshje bashkëpunimi me OJF të ndryshme me qëllim bashkimin në

këtë kazus, me revistën Monitor duke hapur edhe një dritare tjetër komunikimi me

publikun me qëllim rritjen e transparencës dhe modernizimin e institucionit.

Lufta ndaj këtij fenomeni është një luftë e gjatë e cila nuk mund të zhduket “me

magji”, ashtu siç u deshën kohë të arrihet në këto nivele, eliminimi i saj kërkon

dyfishin e kohës për të shkuar drejt këtij synimi. E rëndësishme është parandalimi

duke mos u lejuar rritjen e nivelit në sistem. Bashkëpunimet dhe trajnimet me

vendet homologë kanë bërë të mundur marrjen dhe dhënien e shembujve të

përvojave më të mira nga vendet europiane, të cilat na tregojnë se po të kemi një

bashkëpunim të gjithë shoqërisë, institucioneve ligjzbatuese dhe institucioneve të

pavarura atëherë mund të arrijmë të kemi “triumfin”e kërkuar, gjë për të cilën KLSH

ka kohë që po punon me sukses.

Page 242: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Manjola NAÇO, Eva LEKA

Kontrolli i Lartë i Shtetit 241

“BUXHETI I QYTETARIT” SI GJUHË KOMUNIKIMI MES QEVERISË DHE QYTETARËVE

nga Manjola NAÇO – Drejtoreshë e Përgjithshme dhe Eva LEKA – Audituese, KLSH,

botuar në gazetën “Standard”, më 22 dhjetor 2016.

Në fillim të muajit dhjetor, në Kuvendin e Shqipërisë u prezantua nga Ministri i

Financave, projekt buxheti për vitin 2017. Ndryshe nga herët e tjera, ky projekt

buxhet u cilësua nga Ministri si “Buxheti për Qytetarin” duke renditur një sërë

masash që do ndërmerren në favor të qytetarëve shqiptarë. Vetëm javën e kaluar

ky projekt buxhet, u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë.

Në praktikat më të mira botërore prezantimi i “Buxhetit për qytetarin” është një

instrument që flet për një proces të hapur programimi ku në qendër të

vendimmarrjes është qytetari. Në vitin 2016, ishte hera e parë që qeveria prezantoi

një dokument shtesë që bën të mundur leximin e objektivave të buxhetit të

ardhshëm nga qytetarët, i quajtur “Buxheti i Qytetarit”. Por, në procesin përmes të

cilit kaloi projekt buxheti i vitit 2017, ky dokument i rëndësishëm mungoi.

“Buxheti i qytetarit” është ura më e rëndësishme lidhëse mes buxhetit vjetor dhe

qytetarëve të thjeshtë. Të gjitha sipërmarrjet dhe planet vjetore për t’u përmbushur

brenda vitit të ardhshëm thjeshtohen dhe sintetizohen në një dokument të

kuptueshëm dhe të aksesueshëm për të gjithë qytetarët shqiptarë. Në vitin 2016,

hidhen hapat e para drejt një komunikimi më të hapur me shtresat e shoqërisë

lidhur me buxhetin vjetor të qeverisë. Ishte praktika e parë drejt një buxheti për

qytetarët, duke ofruar një dokument në formën e një udhëzuesi prezantues në vija

të përgjithshme të objektivave të buxhetit për vitin 2016, si dhe mënyrën e

përfshirjes së qytetarëve në hartimin e buxhetit. Pavarësisht përpjekjeve pozitive,

dhe vullnetit për t’u afruar me publikun e gjerë, “Buxheti i Qytetarit” për vitin 2016,

nuk prezantoi objektivat dhe politikat ekonomike të qeverisë, njësitë matëse të

zhvillimit të çdo sektori të ekonomisë. Ndërkohë që për vitin 2017, ky dokument

nuk është bërë akoma publik.

Page 243: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

242 Botime 2017

Po çfarë është “Buxheti i qytetarit”? Përkufizojmë kështu një dokument, ku bëhet

një prezantim jo-teknik, pa ndonjë format të paracaktuar por që ka tipar dallues

konceptimin për të qenë i kuptueshëm nga një shtresë sa më e gjerë e popullsisë.

Një “Buxhet qytetari” është një përmbledhje e thjeshtuar e buxhetit, përgatitur për

të lehtësuar diskutimet mbi të. Është shumë e rëndësishme të bëhet dallimi mes një

përmbledhjeje që mund të jetë pjesë e dokumentit parësor të buxhetit dhe një

“Buxheti qytetari”. Ky i fundit është thelbësisht jo teknik dhe i aksesueshëm nga një

audiencë e gjerë.

Po cilat janë kriteret për një dokument të suksesshëm? Ekzistojnë disa kritere të

cilat duhet të përmbushen në mënyrë që të përpilohet një buxhet qytetari i

dobishëm. Fillimisht, duhet të jetë një dokument objektiv dhe jo teknik, pra larg të

qenit një traktat politik. Duhet të shkruhet duke përdorur një gjuhë të thjeshtë, të

kuptueshme, si dhe duhet të synojë vendosjen e një lidhje të drejtpërdrejtë me

shpjegime më të thjeshta, për të informuar ata që duan të dinë më shumë për

buxhetin e ardhshëm. Duhen përdorur në mënyrë të thjeshtë, tabelat dhe grafikët

për të treguar zërat përbërës të buxhetit vjetor, si të ardhurat, shpenzimet, nivelin e

borxhit publik, shpërndarjen e të ardhurave dhe shpenzimeve sipas funksioneve,

ministrive, programeve, etj. Duhet të jetë një dokument i vetëmjaftueshëm, në

mënyrë që i interesuari të mos ketë nevojë për dokumente të tjera shtesë për ta

kuptuar plotësisht atë. Është e rëndësishme të realizohet zbërthimi i objektivave

dhe i përmbajtjes së buxhetit dhe jo procesi që e ka prodhuar atë.

Duhet të arrihen disa standarde cilësie, ku përmendim kuptueshmërinë,

objektivitetin, besueshmërinë, rrjedhshmërinë logjike nga buxheti aktual në

buxhetin e projektuar për vitin në vijim, si dhe aksesimin në kohë reale.

Nga këndvështrimi i një individi të thjeshtë, “Buxheti i qytetarit” mund të jetë

dokumenti me më shumë rëndësi për të kuptuar punën e qeverisë, sepse është i

vetmi dokument i ndërtuar prej saj (qeverisë) në mënyrë të drejtpërdrejtë për

publikun. Dokumentet qeverisëse janë të mbushura me një mori përllogaritjesh,

shifrash apo dhe me një zhargon teknik, të cilin një lexues i zakonshëm nuk ka

aftësinë e plotë për ta kuptuar. Buxheti për qytetarin, për nga vetë natyra e

ndërtimit të tij, mund të përdoret nga një lexues, i cili nuk ka një njohuri të

mëparshme mbi financat publike dhe tregues të lidhur me to.

Pra, po flasim për një dokument që ofron një marrëdhënie simbiotike mes

qytetarëve dhe qeverisë, megjithatë shoqëria civile është përfituesi kryesor i

buxhetit të qytetarit, sepse qëllimi primar i ekzistencës së këtij dokumenti është që

Page 244: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Manjola NAÇO, Eva LEKA

Kontrolli i Lartë i Shtetit 243

të rritet njohuria mbi çfarë po bën qeveria dhe të zhvillohet aftësia e saj për të

kontribuar në mirëqeverisje. Nga ana tjetër buxheti i qytetarit shërben si një

mënyrë efektive e paraqitjes së përgjegjshmërisë së qeverisë ndaj qytetarëve të vet.

Qeveritë duhet të kenë pikë referimi qytetarët për atë çfarë bëjnë dhe si e bëjnë,

duke nënkuptuar se politikat dhe planet e zhvillimit të qeverisë duhet të pasqyrojnë

nevojat dhe prioritetet e qytetarëve. Kjo do të thotë gjithashtu se qeveria duhet të

japë llogari se çfarë ka bërë për të zbatuar këto politika, së bashku me rezultatet

dhe hapat që janë ndjekur. Qytetarët nga ana tjetër duhet të detyrojnë qeverinë të

jetë e përgjegjshme për veprimet e saj. Ata duhet të marrin pjesë në jetën publike,

duhet të votojnë për njerëzit që besojnë, të monitorojnë veprimtarinë e qeverisë, të

diskutojnë rreth politikave të saj dhe t’i kritikojnë ato kur gjërat nuk shkojnë siç

duhet.

Përgatitja e buxheteve dhe prezantimi i tyre publik është një mënyrë për të treguar

përgjegjshmëri ndaj qytetarëve. Sfida është se informacioni i buxhetit është mjaft i

vështirë dhe përgatitet nga pjesë të ndryshme të qeverisë në kohë të ndryshme. Në

përgjithësi këto dokumente shkruhen për përdorim të brendshëm të qeverisë,

prandaj përmbajnë shumë terma teknikë që pjesa më e madhe e individëve nuk i

kuptojnë. Nëse nuk është e kuptueshme ajo që u prezantohet, qytetarët nuk

mund të bëjnë pyetje mbi materialin e prezantuar. Në këto kushte, këta individë

nuk kanë mundësi t’i kërkojnë llogari qeverisë së tyre. Interesi në rritje i publikut

ndaj aksesit të informacioneve mbi buxhetin nuk është diçka e jashtëzakonshme.

Aksesi ndaj një informacioni të tillë forcon përgjegjësinë që ka qeveria ndaj

përdorimit të fondeve shtetërore, transparencën me qytetarët si dhe rrit

pjesëmarrjen e tyre në debatet mbi buxhetin.

“Buxheti i qytetarit” duhet të përgatitet brenda një kornize kohore që mundëson

pjesëmarrjen, pra duhet të jetë i vlefshëm në të njëjtën kohë me projekt buxhetin,

pasi ky dokument përfaqëson angazhimin e qeverisë ndaj përfshirjes së qytetarëve

të saj. Qeveritë mund të inkurajojnë angazhimin e qytetarëve duke krijuar kushtet e

duhura që ata të marrin pjesë në një mënyrë sa më të plotë. Kushti më i

rëndësishëm për një pjesëmarrje aktive është pasja akses ndaj informacioneve

qeveritare. Pasja akses nuk do të thotë vetëm akses fizik i dokumenteve teknikë,

por edhe qasja me të cilën qeveria ia bën të kuptueshme atë informacion

qytetarëve. Përplasja me koncepte të ndërlikuara dhe terminologji teknike i bën

edhe më të paqartë qytetarët se ç’ishin para se të përballeshin me një informacion

kaq abstrakt për ta. Akses në informacion do të thotë akses në një gjuhë dhe format

Page 245: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

244 Botime 2017

që njerëzit e zakonshëm mund ta kuptojnë dhe vlerësojnë lehtësisht. Ky koncept

është i vlefshëm si për buxhetet e qeverisë ashtu si edhe për çdo dokument tjetër

mbi politikat apo strategjitë e saj. Pasja akses në dokumente kyç si buxheti vjetor,

projekt-buxheti, etj, është thelbësore që qytetarët të kenë një ide sa më të qartë se

si po i shpenzon qeveria paratë publike.

Buxheti i qytetarit nuk duhet të jetë një ngjarje e veçantë dhe e rrallë, por një pjesë

e zakonshme e procesit të hartimit të buxhetit të vjetor të qeverisë, në mënyrë që

me miratimin e projekt buxhetit, buxheti i qytetarit të jetë gati për t’u shpërndarë

gjerësisht dhe për t’u përdorur nga të gjithë qytetarët.

Page 246: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Sazan GURI, Alush ZAÇE

Kontrolli i Lartë i Shtetit 245

UJËRAT DETARE – KOHA PËR AUDITIM

Zonat e mbrojtura detare në fokusin e auditimit

nga Prof.Dr.Sazan GURI – Ekspert i Jashtëm dhe

Alush ZAÇE – Drejtor Departamenti, KLSH,

botuar në gazetën “Sot”, më 23 dhjetor 2016.

Marrëdhëniet historike të shqiptarëve me detin

Marrëdhënia e shqiptarëve me detin ka qenë e kufizuar, sepse historikisht prej kanë

ardhur pushtimet, që kur ishte Pellazgji, 8400 vjet para Krishtit, kur afrikano-

veriorët, gjatë ç’shkretëtirëzimit të Saharasë, kërkonin të dyndeshin në veri të tyre

përmes Mesdheut. Por, edhe kur ishte Iliri, ku si për grekët që formuan koloni, edhe

për romakët që vinin me ushtri, ishte deti ai që i sillte ata si kolonizatorë dhe

pushtues. Po ky det në shekujt pas Krishtit solli Hunët, Visigotët, që shkretuan

përfundimisht Ilirinë dhe më vonë (në fillim të mijëvjeçarit të kaluar) kryqëzatat dhe

vikingët, që e kthyen Arbërinë në shesh betejash. Mjaftuan këto reprezalje që për

popullin shqiptar të humbte lidhja me detin, aq sa kur hanin peshk thoshin se u

detyruan ta bënin se nuk kishin mishin pranë. Ndaj edhe një pjesë e popullit,

megjithëse afër bregdetit, ushqeheshin me trupa mishtorë të gjësë së gjallë të tokës

dhe jo të detit. Më pas Shqipërisë i erdhi e keqja nga malet dhe grykat e lumenjve

(pushtimet serbe dhe osmane). Ndërsa sot, e keqja i vjen nga grykësia e shqiptarëve

në përgjithësi, e veçanërisht e politikëbërësve. Këta të fundit, në hakmarrje të asaj

çfarë iu bënë malet dhe grykat e lumenjve, fillimisht i zaptuan, keq shfrytëzuan, i

goditën deri sa në fund i nënshtruan, duke i ngopur me plehra, mbetje industriale,

ujëra të zeza, mbetje spitalore, ujëra urbane, etj. Historikisht, shqiptarët kanë

derdhur ujëra të zeza e të përdorura në lumenjtë e pastaj në det, por asnjëherë në

përmasat dhe shkallën e ndikimeve të sotme, për shkak se dikur ka qenë numër i

kufizuar i popullsisë dhe i industrisë. Ndërsa sot janë tre milion banorë, tre milion

turistë dhe 110 mijë biznese që pasi e përdorin ujin, e flakin të papërpunuar në

rrëketë përkatëse për të shkuar më tej drejt lumenjve dhe për të përfunduar në det.

Madje në sasi 200 fish më shumë se ajo historike.

Page 247: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

246 Botime 2017

Arrakatia shqiptare 25 vitet e fundit

Kjo pavetëdije njerëzore e 25 viteve të fundit, ka bërë që ujërat tanë të kthehen nga

ujëra të pastër dhe të pasur me shumëllojshmëri gjallesash, me ujëra mezotrofik

dhe eutrofik që ndryshe do të thotë, nga ujëra ku jetonin peshqit, në ujëra ku

natyra zhvillon gjallesa si bretkosa, gaforre etj., për të pastruar ndotjet njerëzore.

Ndaj në pjesën më të madhe të sistemeve ujore (lumenj e laguna) pranë bregdetit,

zhvillohen algat jeshile, në mënyrë që të bëjnë “ngrënien” e lëndës organike

(nitritet, fosfatet, nitratet.) të hedhura nga njeriu. Por, jo vetëm kaq. Kjo ndotje ka

arritur të pushtojë prej vitesh edhe bregdetin shqiptar, ku në çdo ditë flaken 300

mijë tonë (ose m3) ujëra të përdorura (waste water) dhe po në harkun kohor të 25

vjetëve, janë flakur 3000 tonë mbetje bashkiake në ditë.

Nëna natyrë, për të kompensuar ndotjen shqiptare, apo hakmarrjen e shqiptarëve

ndaj maleve, grykave të lumenjve dhe deteve, bëri që të zhvilloheshin edhe më

shumë livadhet me posedonia (posedonia oceanica), që ndryshe quhen pyje të

detit. Natyra i zhvilloi ato, në mënyrë që të arrinte të pastronte ndotjen njerëzore

në det. Por, shqiptarët e pavetëdijshëm, por sidomos pushtetarët dhe politikanët e

babëzitur, e sulmuan për të dytën herë bregdetin shqiptar, duke hedhur në të

mbetje inerte si asfalte, hekura, betone, bitume, pesticide, etj. Dhe ç’ndodh?

Natyra, bazuar në ligjet e brendshme të saj, arrin ta përballojë dhe mund ta mundë

një shkaktar, por kur ata (shkaktarët), bëhen më shumë se një, si edhe ujëra të zeza,

edhe ujëra urbane, edhe mbetje industriale, edhe mbetje të rrezikshme, edhe

mbetje spitalore, edhe mbetje shkëmbore apo dhera, sedimente etj., ajo veçse

dorëzohet. Ndaj, po të vihet re, 30% e bregdetit shqiptar e përbërë nga pyjet

livadhorë me posedonia oceanica (që ndryshe në shqip i thonë leshterikët e detit)

vdesin dhe dalin në bregdet, duke u kthyer edhe këto në mbetje dhe në një

problem edhe më të madh për vetë shqiptarët, turistët, politikanët.

Ç’janë leshterikët e detit?

Në zonën bregdetare shqiptare, në shelfin e brendshëm 0-30m thellësi, me distancë

0-5 km nga bregdeti, zënë vend 5-6 zona të mëdha, të mbrojtura, me pyje detare

dhe kombinimi i natyrës është perfekt dhe për këtë shqiptarët janë me shumë fat.

Dhe shiko se sa e mëncur është mëma natyrë. Atje, ku ka laguna pranë bregdetit,

nuk ka posedonia dhe atje ku mungon laguna, zhvillohen pyjet me posedonia, si në

rastet e Kepi i Rodonit, Gjiri i Lalëzit, Karpen-Currila, ishulli i Sazanit, Gjiri i Vlorës,

Gadishulli i Karaburunit, Dhërmi-Porto Palermo, Qeparo-Kepi i Qefalit deri në Kepi i

Qefalit-Kepi i Stillos. Këta leshterikë prodhojnë një biomasë, apo një rritje të

Page 248: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Sazan GURI, Alush ZAÇE

Kontrolli i Lartë i Shtetit 247

vetvetes, në 1 m thellësi 500-1300 m2/vit, aq sa rritet lënda drusore në një pyll me

lisa.

Ato strehojnë 20-25% të specieve detare (400- 500 lloje algash dhe mbi 1000 lloje

kafshësh). Ato prodhojnë 4-20 litra oksigjen në ditë, për 1m2 livadh, si rezultat i

procesit të fotosintezes, duke thithur dyoksidin e karbonit të çliruar nga mbetjet.

Për këtë arsye quhen edhe mushkëritë e gjelbra të detit. Ato krijojnë ushqim dhe

strehë, duke mbrojtur dhe zhvilluar mikrohabitatet, duke bërë të mundur

riprodhimin dhe rritjen e peshqve, cefalopodëve, etj. Mbi të gjitha luajnë një rol

perfekt në balancën e sedimentit, duke thithur lëndët, grimcat në suspencë të ujit,

pra saktësisht bëjnë atë që bëjnë pemët në tokë. Pikërisht nisur nga dobitë e

mësipërme, quhet paudhësi e pushtetarëve lokale dhe aktivitetit të bizneseve, ku

përpos të tjerave i mbysin këto qenie jetësore me sedimente të hedhura si në Vlorë,

Sarandë, Shëngjin, etj.

Por më tipike është rasti i qytetin e Durrësit dhe më skandal është hedhja

vetëtimthi nga punimet bashkiake e dherave, tubave të ujërave të zeza, inerteve,

asfalteve pranë portit të qytetit të Durrësit. Veç ujërave të zeza të 200,000

banorëve dhe 300,000 të tjerëve në kohë piku turistik, flaken edhe këto sedimente

që bëjnë të asfiksohet jeta e livadheve pyjorë në det. Ndaj, nga Karpeni deri në

Currila, apo edhe në Gjirin e Lalëzit, etj., turizmi shqiptar përballet vitet e fundit me

një mbetje shtesë që kërkon investime marramendëse financiare për tu

zhvendosur, përpunuar dhe asgjësuar. Pra jemi në kohën, ku natyra po hakmerret,

jo ndaj pakujdesive njerëzore, por ndaj paudhësive, ndaj shpërdorimeve të detyrës.

Pra, po gjen vend proverbi popullor “Atë që hedh në det, e gjen në kripë”.

Ballafaquar me auditimet e kryera për Detin Mesdhe, kuptuam që ata kishin

problem mungesën e zonave të mbrojtura detare dhe mundoheshin ti krijojnë ato

artificialisht (p.sh. reef-et artificiale), pra ata në shumicën e rasteve nuk e kanë dhe

e krijojnë, ndërsa ne e kemi dhe e shkatërrojmë. Tek ne nuk mjaftoi shkatërrimi i

posedonias që mban 25% të jetës së gjallë në det dhe mban me oksigjen ujin e

detit, por tek ne kërkohet që të ngrihen mbi 60 kompani në Gjirin e Vlorës për

zhvillimin e Acquakulturës. Mbi 70 kompani veprojnë për rritjen e midhjeve në

lagunën e Butrintit dhe kompani të tjera të mëdha për rritjen e peshkut, kërkojnë të

zënë vend në Sarandë. Në një kohë që ky vend nuk ka kryer rifreskimin e matjeve,

rrymave dhe sidomos të gjireve detare shqiptare, zhvillimi i këtyre aktiviteteve, e

pastudiuar nga ana e institucioneve kompetente, do të sjellë një ndotje të

akumuluar super gjigande për ujërat detare.

Page 249: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

248 Botime 2017

Nevoja për auditim

Ndaj si ekspertë auditimi të institucionit suprem të auditimit, nisur edhe nga

eksperienca e vendeve fqinjë në marrëdhënien me detin, kemi guximin të bëjmë

thirrje, së pari vetvetes, së dyti qeverisë, së treti organeve të pushteteve lokale, së

katërti kompanive të biznesit, që të bashkëpunojnë me institucionin e auditimit

shqiptar, në mënyrë që nesër edhe vendi ynë të radhitet për marrëdhënie me detin,

në nivelin e vendeve të tjera të Mesdheut. Ndotja aktuale detare nuk pret më, ajo

thërret për auditim, sa bashkëpunues, po aq edhe të ashpër. Auditimi mjedisor

është mjet menaxhimi për të përcaktuar përputhjen e aktiviteteve private me ligjet

komplekse, me rregulloret mjedisore, si edhe me politikat, procedurat apo

udhëzimet në fuqi. Auditimi mjedisor na bën të mundur të kemi instrumentin për

mbrojtjen e mjedisit, fuqizimin e komunitetit për veprime në mbrojtje të mjedisit,

kontrollin në përdorimet e burimeve natyrore, rritjen e mirëqenies nga menaxhimi

afatgjatë i resurseve, mbrojtjen e pasojave financiare dhe socio-psikologjike dhe

bashkëpunimin komunitet-qeverisje lokal në gjetjen e zgjidhjeve të reja. Auditimi

Mjedisor detar është sot kërkesë e kohës. Pse? Sepse vendos lidhjet midis njerëzve

dhe mjedisit duke na sjell përfitime si: mbrojtjen e pasurive natyrore, minimizimin e

goditjes ndaj mjedisit, shfrytëzimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore,

minimizimin e mbetjeve, përzgjedhjen e teknologjisë “green” në përgjigje të sfidave

mjedisore, zvogëlimin e humbjeve dhe rritjen e përfitimeve dhe mbi të gjitha

mbrojtjen e shëndetit njerëzor. Mekanizmat e auditimit mjedisor janë përdorimi i

mjeteve të thjeshta ose të sofistikuara si: sistemi i menaxhimit mjedisor, ISO 14001

ose EMAS, vlerësimi i përmirësimit ambiental, respektimi i standardeve, produkte

të pastra, mbetjet, shkarkimet, rritja e eficiencës, përcaktimi i mundësive të

kursimit, produktet ambientale deri tek zhvillimi i produkteve mjedisore apo eko-

etiketim.

Page 250: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Besim Bileri, Berti MEÇAJ

Kontrolli i Lartë i Shtetit 249

INVESTIME PUBLIKE JO EFEKTIVE DHE JO AFATGJATA

nga Besim BILERI dhe Berti MEÇAJ – Auditues, KLSH,

botuar në gazetën “Telegraf”, më 24 dhjetor 2016.

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka audituar vazhdimisht investimet publike, duke

filluar nga parashikimi i fondit limit, zbatimi i procedurave të prokurimit, shpallja e

fituesit, zbatimi i kontratave dhe në disa raste ka konstatuar shkelje të rënda. Për

përmirsimin e kësaj situate ka rekomanduar masa zhdëmtim dëmi, masa disiplinore

deri në largim nga puna, heqje licence, kallëzime penale, përmirësime ligjore etj.

Qëllimi i auditimeve të KLSH është të përcaktojë se deri në çfarë shkalle subjekti ka

zhvilluar aktivitetin ekonomiko-financiar në përputhje me kërkesat e kuadrit ligjor

në fuqi, duke evidentuar gabimet dhe anomalitë të cilat përbëjnë devijime nga këto

rregulla, dhënien e rekomandimeve subjektit me qëllim përmirësimin dhe

eleminimin e mangësive të konstatuara. Por duke parë në vazhdimësi qasjen e disa

institucioneve publike në menaxhimin e fondeve, me keqardhje konstatohet se

gabime dhe anomali të rënda përsëriten vit pas viti, duke mos u zbatuar

përgjegjshmëria menaxheriale e drejtuesve dhe menaxherve të tjerë kryesor që

janë pjesë e vendimmarrjes në përdorimin e fondeve publike.

Por a ka ndryshuar gjendja e investimeve publike edhe pas rekomandimeve të

KLSH? A janë funksionale investimet pasi ato përfundojnë së ndërtuari? A kanë

jetëgjatësi? A janë zbatuar kontratat sipas parametrave dhe standardeve në

shërbim të komunitetit?

Përkundrazi, investimet publike si infrastruktura rrugore, rikonstruksionet e

ndërtesave, parqeve, shesheve, veprave ujore, rrugëve etj., janë pak funksionale

dhe pak afatgjata, janë ndërtuar me cilësi të dobët, punime të paguara por të

pakryera, duke bërë që fondet publike të mos përdoren me efektivitet, eficiencë

dhe ekonomicitet. Fakt për këtë janë prishjet dhe dëmtimet para kohe të këtyre

objekteve, rindërtimi apo rikonstruksioni para afatit të garancisë së jetëgjatësisë së

tyre, etj.

Page 251: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

250 Botime 2017

Kush janë përgjegjësit ?

Përgjegjësit janë titullarët e Autoritetit Kontraktor të institucioneve publike, njësitë

e prokurimit, komisionet e vlerësimit të ofertave, komisionet e marrjes në dorëzim,

projektuesit, preventivuesit, supervizorët dhe kolaudatorët e objekteve. Secili prej

tyre ka pjesën e vet të përgjegjësisë në mos efektivitetin e fondeve publike, por ai

që ka përgjegjësinë më të madhe është titullari i institucionit, i cili nuk ushtron

përgjegjshmërinë menaxheriale, detyrimin për respektimin e parimeve të

menaxhimit të shëndoshë financiar, të ligjishmërisë e të transparencës në

administrimin e fondeve.

Problemet më të shpeshta të konstatuara në auditimet e KLSH paraqiten në këto

drejtime:

­ në vendosjen e kushteve dhe kritereve të kualifikimit nga njësia e prokurimit në

mënyrë të tillë që krijojnë diskriminim dhe trajtim jo të barabartë të

operatorëve ekonomik në procedurat e prokurimit;

­ në skualifikimin e operatorëve ekonomik me ofertën më të ulët edhe kur këta i

plotësojnë kriteret e vendosura nga komisionet e vlerësimit të ofertave, gjë e cila

nuk ka sjellë kursimin e fondeve;

­ në rritjen artificiale të fondit limit nga njësitë e prokurimit dhe preventivuesit, të

cilët hartojnë prentivat në kundërshtim me manualet, duke rritur volumet dhe

çmimet e zërave të punimeve;

­ në mos mbikëqyrjen periodike të punimeve të objekteve nga supervizorët,

madje dhe nënshkrimin e situacioneve për punime të pakryera, me cilësi të

dobët ose paradhënie, në moszbatim të Ligjit nr. 8402, datë 10.09.1998 “Për

kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit” i ndryshuar etj;

­ në kolaudimin formal të objekteve, pa verifikuar gjendjen dhe funksionimin e

tyre, jo në përputhje me projektin, lejen e ndërtimit, standardet, rregullat

teknike dhe me kontratën e nënshkruar, në moszbatim të Ligjit nr. 8402, datë

10.09.1998 dhe udhëzimit nr. 3, datë 15.02.2001 “Për mbikëqyrjen dhe

kolaudimin e punimeve të ndërtimit”;

­ në marrjen në dorëzim të objekteve të cilat paraqesin cilësi dhe defekte të

dukshme nga komisionet e instuticioneve, gjë e cila vjen nga papërgjegjshmëria

e tyre.

Me probleme të tilla janë konstatuar disa investime të audituara nga KLSH për vitin

2012-2016, konkretisht në objektet: “Sistemim i sheshit të qytetit Ersekë”,

“Rikualifikimi i qendrës së qytetit Lezhë”, “Rruga Janjar-Ninat-Markat”, “Ndërtimi i

Page 252: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Besim Bileri, Berti MEÇAJ

Kontrolli i Lartë i Shtetit 251

ujësjellësit Markat-Ninat dhe rrjeti i brendshëm Konispol”, “Rikonstruksioni i rrugës

Hidrovor Akërrni faza e II Novoselë Vlorë”, “Riparime në segmentin rrugor

Progonat-Tepelenë”, “Rikonstruksion i Stadiumit Tomori Berat”, “Sistemim asfaltim

i rrugës Ram Sadria segmenti kryqëzimi i Dragobisë ish-frigoriferi Bajram Curri” etj.

Titullarët dhe menaxherët kryesor të institucioneve të pushtetit vendor, duhet të

marrin masa të shpejta për eliminimin e problematikave në fushën e investimeve

publike, me qëllim rritjen e ekonomicitetit, efeciencës dhe efektivitetit, për mirë

administrimin e fondeve dhe sigurimin e funksionimit afatgjatë të veprave publike,

duke vlerësuar edhe më shumë zbatimin e rekomandimeve të KLSH, për këtë fushë

të rëndësishme të sektorit publik.

Page 253: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

252 Botime 2017

PËR RRITJE TË EFEKTIVITETIT TË REFORMËS TERRITORIALE

nga Niko NAKO dhe Muhamed KAVAJA – Kryeauditues, KLSH,

botuar në gazetën “Telegraf”, më 27 dhjetor 2016.

Kryerja e reformës territoriale, nëpërmjet shkrirjes së 300 komunave në 61 Bashki,

krahas efekteve pozitive që solli, ka nxjerrë në pah edhe një problem të mprehtë.

Bashkë me pasuritë u transferuan edhe mjetet motorike të llojeve të ndryshme, si

fadroma, eskavatorë, makina të vogla tip autovetura pa numërim, etj. Sipas një

përllogaritjeje, i bie që të 300 komunat, të cilat kanë pasur në përdorim

mesatarisht nga 2 mjete, të kenë rreth 600 mjete, shtuar këtu edhe mjetet e 60

Bashkive me mesatarisht nga 3-4 mjete secila, ose në total 200-250 mjete. Pra

aktualisht, pas Reformës Territoriale, të 61 Bashkitë e reja kanë në inventarin e tyre

afërsisht rreth 800 mjete, ku për pjesën më të madhe të tyre nuk janë paguar

taksat vjetore. Ndërkohë që këto mjete nuk çregjistrohen në Drejtoritë e

Transportit Rajonale Rrugore, pasi kanë me vite pa paguar taksat. Kjo e fundit nuk

lëshon as edhe vërtetimin për dorëzim targe, kështu taksave u shtohen edhe

kamatë vonesat. Po ashtu, vështirësohet edhe nxjerrja e përgjegjësisë, pasi ish

komunat nuk funksionojnë më po dhe punonjësit të cilët janë përgjegjës për arsye

të reformës janë larguar nga puna.

Sigurisht që Bashkitë për territorin që administrojnë, duhet të kenë mjete motorike

dhe ato vendosin vetë për buxhetin, por në kushtet kur mungojnë katalogët për

normativat e harxhimit të karburantit të cilat nuk miratohen në Këshillin Bashkiak,

pasi nuk ka dispozitë detyruese, por kryhen testime “formale” dhe “jo ligjore” me

komisione të ngritura nga titullari me caktimin e normativave të harxhimit të

karburantit, realisht po abuzohet!

Bashkitë janë kthyer në “miniparqe” të mjeteve motorike, të cilat

përveç abuzimeve me karburantin, po “hanë” edhe ato pak të

ardhura që grumbullohen nga zyrat e taksave vendore.

Page 254: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Niko NAKO, Muhamed KAVAJA

Kontrolli i Lartë i Shtetit 253

Nga auditimet që ka ushtruar KLSH në disa bashki rezulton se secila, disponon nga

10-20 mjete, madje mbi 80% e tyre janë blerë në fillimet e demokracisë, në vitet

1995-2000 dhe mosha e këtyre mjeteve është mbi 15-20 vjeçare, ndërkohë që

paguhen edhe nga 4-5 drejtues mjetesh në mos më tepër në çdo Bashki, pra

mbajtja e mjeteve po kushton jashtëzakonisht shumë.

Kështu Bashkia Has nga 12 mjete që disponon në inventar vetëm 7 prej tyre janë

paguar taksat vjetore dhe janë prerë siguracionet, ndërsa për 5 mjetet e tjera nuk

janë paguar asnjë vit taksat vjetore dhe nuk janë të siguruara, ndërkohë nuk është

bërë çregjistrimi i mjeteve në Drejtorinë Rajonale të Transporteve, në kundërshtim

me nenet 99-100 të Ligjit nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor në RSH”, i

ndryshuar. Për pasojë për këto mjete Bashkia Has, do të vazhdojë të paguajë taksat

e prapambetura dhe kamat vonesat përkatëse duke shtuar shpenzimet e

panevojshme

Bashkia Poliçan për vitin 2014 për mjetet ka harxhuar 2846 litra/vit me vlerë

510,857 lekë, ndërsa për vitin 2015 sasia e karburantit të harxhuar është rritur 4.5

herë ose gjithsej 12,699 litra në vlerën 1,670,835 lekë, apo 9,853 litra më tepër se

mesatarja e dy viteve 2013-2014. Kjo vjen edhe për faktin e përqendrimit të

automjeteve nga ish komunat. Për caktimin e normativave të harxhimit të

karburanteve Bashkia nuk ka paraqitur dhe miratuar në Këshillin Bashkiak Poliçan

normativat për harxhimin e karburantit për secilin mjet që disponon në inventar.

Kjo edhe për mungesën e dispozitës detyruese për miratimin e këtyre normativave

në Këshillin Bashkiak, detyrim i cili para disa viteve përcaktohej ne udhëzimin e

përvitshëm të miratimit të buxhetit vjetor të bashkive.

Konstatohet se nga 15 mjete që disponon në inventar Bashkia Poliçan, vetëm për 3

prej tyre janë paguar taksat vjetore dhe janë prerë siguracionet, ndërsa për 12

mjetet e tjera nuk janë paguar asnjë vit taksat vjetore dhe nuk janë të siguruara,

ndërkohë nuk është bërë çregjistrimi i mjeteve në Drejtorinë Rajonale të

Transporteve, në kundërshtim me nenet 99-100 të Ligjit nr. 8378, datë 22.7.1998

“Kodi Rrugor në RSH”, i ndryshuar, për pasojë për këto mjete bashkia do të

vazhdojë të paguajë taksat e prapambetura dhe kamat vonesat përkatëse duke

shtuar shpenzimet e panevojshme, pra do rite më tej paaftësinë paguese. Bashkitë

Libohovë dhe Librazhd, kanë në inventarin e tyre 4 mjete transporti publik (tip

autovetura) për 3 mjete transporti nuk janë paguar taksat vjetore. Po kështu

paraqitet gjendja edhe në mjaft bashki të tjera.

Page 255: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

254 Botime 2017

Në vitin 2009 me vendim të qeverisë së asaj kohe për mjetet e transportit të

personave publikë u miratua një ligj dhe një VKM, por e parë mbas 8 vjetësh,

megjithë efektin që ka dhënë deri tashti, ende ekzistojnë probleme. Edhe pse deri

në heqjen e bonusit (pagesë mujore veç pagës) të transportimit për kryetarët e

bashkive (30,000 lekë/muaj) dhe ish komunave (15,000 lekë/muaj), në fund muajin

dhjetor 2013, shpenzimet për mjete në vend që të uleshin ato janë në nivelet kur

mjetet ishin të pa privatizuar, pasi në VKM ishte përcaktuar që përveç bonusit prej

30,000 lekë/muaj, titullarët përdornin edhe mjetin e bashkisë dhe ende mjetet

përdoren njësoj si më parë, duke e justifikuar me fjalën “në dispozicion të

administratës”. Kështu po veprohet edhe sot ku megjithëse ligji, nuk u jep të

drejtën të përdorin automjetin kryetarëve të bashkive (përjashtuar Bashkinë

Tiranë), “de fakto” aktualisht ata i përdorin këto mjete, madje duke i pajisur dhe

njohur si shpenzime edhe gjithë administratorëve të njësive. Kjo nuk kërkon ndonjë

kontroll të kualifikuar, pasi nga një vëzhgim në rrugë shikon kryetarë bashkie që

udhëtojnë me mjetet e bashkisë. Aq naiv paraqitet ndonjëherë problemi sa që

fletët e udhëtimit janë nënshkruar nga vetë personat të cilët udhëtojnë, pra

kryetarët e bashkive, duke e justifikuar me fjalën “në dispozicion të administratës”.

Po të kujt administrate? A ka kuptim që punonjësi i administratës të udhëtojë me

makinën e bashkisë dhe kryetari i bashkisë me autobus apo furgon? Kjo pyetje nuk

ka nevojë për përgjigje. Dhe për këtë përgjegjësi mbajnë vetë kryetarët e bashkive,

por edhe pse jo që kur u konceptua ligji, duke vendosur padrejtësisht që kryetarët e

bashkive të udhëtojnë me mjete publike.

Edhe pse përdorimi i mjeteve nga kryetarët e bashkive përbën kundërvajtje

administrative, nga auditimet rezulton se nuk kemi asnjë rast të ndëshkuar, siç

përcaktohet në Ligjin nr. 169/2013 “Për disa ndryshime në Ligjin nr. 10160 datë

15.10.2009” Për rregullat e shërbimit të transportit për funksionarët publikë dhe

nëpunësit civilë” dhe konkretisht neni 7, Sanksione-Përdorimi i automjeteve për

shërbime jashtë detyrave funksionale përbën kundërvajtje administrative dhe

shkelje të etikës profesionale dhe dënohet sipas akteve ligjore në fuqi.

Në zbatim të Ligjit nr. 10160 datë 15.10.2009 “Për rregullat e shërbimit të

transportit për funksionarët publikë dhe nëpunësit civilë”, mjetet në dispozicion jua

ofruan për blerje kryetarëve të bashkive dhe Kryetarëve të ish komunave, me

çmime simbolike dhe në se nuk paraqesin kërkesë titullarët, shitja e autoveturave

bëhej me ankand publik. Por edhe në zbatimin e kësaj dispozite është abuzuar, në

vlerësimin e çmimit shitjes. Duke qenë të “pa ngopur”, mjaft kryetarë bashkie, ose

Page 256: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Niko NAKO, Muhamed KAVAJA

Kontrolli i Lartë i Shtetit 255

pa frikë mund të themi të gjithë kryetarët e bashkive, edhe pse privatizuat mjetet,

ata vazhdonin të përfitonin edhe bonusin prej 30,000 lekë/muaj, bonus që ndoshta

me vonesë u hoq me ligj në fund të muajit dhjetor 2013. Pra për 5 vjet për heqjen e

autoveturave, kryetarët e bashkive përveç pagës mujore, përfitonin edhe bonos

(pagesë shtesë) 30,000 lekë/muaj, ndërkohë që prej tyre përdoreshin mjetet e

bashkive, pra u miratua një ligj i nxituar pa u studiuar për përfitimin e bonusit.

Në fund të vitit 2013 u përgjysmua lista e personave, të cilët u takonin mjete

autovetura në dispozicion, nga 23 në 12 zyrtarë, Lidhja nr. 2. Por përsëri kryetarët e

bashkive edhe pse nuk u takon mjeti autoveturë në dispozicion, prej tyre në mënyrë

“abuzive” po përdoren këtë mjete, pasi numrin e mjeteve që përdor bashkia,

Vendimi i Këshillit Ministrave e ka lënë të përcaktohet nga titullarët, pra nga vetë

kryetarët e bashkive. Në Vendimin e Këshillit Ministrave nr. 1242, datë 16.12.2009

“Për rregullat e funksionimit të komisionit të ankandit, procedurat e zhvillimit të

ankandit, kriteret e vlerësimit të pronës, që nxirret në ankand, si dhe për mënyrën e

indeksimit të përfitimit financiar mujor”, pika 1 përcaktohet se: 1. titullarët e

institucioneve, objekt i Ligjit nr. 10160, datë 15.10.2009 "Për rregullimin e shërbimit

të transportit për funksionarët publikë dhe nëpunësit civilë", që më poshtë do të

quhen titullarët e autoritetit shitës, miratojnë edhe listën e mjeteve të transportit,

që do të shiten, pasi kanë miratuar listën e mjeteve, të cilat mbeten në pronësi të

institucionit.

Prandaj që të mos i detyrojmë kryetarët e bashkive të abuzojnë me karburantin,

nevojiten që të miratohet normativa karburanti dhe të shtohen në listën e

nëpunësve publikë të cilët u lejohet përdorimi i mjeteve (autoveturave).

Mbajtja e këtyre mjeteve në përdorim të bashkive do mbetet “një valvul

shkarkimi” abuzive, për harxhimet e karburantit me plotësimin e fletë udhëtimeve

formale dhe fiktive. Këtë e tregon edhe “oreksi” i disa kryetarëve të bashkive për

blerje mjete pastrimi, të cilat si makina teknologjike harxhojnë mbi 30 litra

karburant në ditë, apo mjete të rënda, tip fadroma, (6-10 litra/orë), ku për vetë

mungesën e manualeve dhe normativat e harxhimit të karburantit e bën lehtësisht

të “manipulueshme” dokumentacionin justifikues për harxhimin e karburantit, etj.

Nuk mjafton vetëm të jepen porosi që mjetet e bashkisë të përdoren për nevojat e

bashkisë dhe jo në dispozicion të titullarit të bashkisë apo administratorëve të

njësive administrative.

Page 257: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

256 Botime 2017

Por në rastet e përdorimit të mjeteve nga personat jashtë listës së përcaktuar,

organet e qarkullimit rrugor të zbatojnë pa hezitim Ligjin nr. 10160 datë 15.10.2009

“Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët publikë dhe nëpunësit

civilë”, ndryshuar me Ligjin nr. 169/2013 datë 07.11.2013 dhe konkretisht neni 7,

Sanksionet, ku përcaktohet se: Përdorimi i automjeteve për shërbime jashtë

detyrave funksionale përbën kundërvajtje administrative dhe shkelje të etikës

profesionale dhe dënohet sipas akteve ligjore në fuqi...” pra nga njëra anë kemi

shkelje të etikës profesionale nga kryetarët e bashkive dhe nga ana tjetër kemi mos

kontroll “mbylljen e njërit sy” apo mos kryerje me dashje të detyrës nga ana e

organeve të Qarkullimit Rrugor.

KLSH do ti dërgojë organeve kompetente propozimet me përmirësimet e

nevojshme ligjore me qëllim hartimin e udhëzimeve konkrete në lidhje me

normimin e harxhimit të karburantit dhe përdorimin e mjeteve motorike në

Bashkitë dhe Institucionet publike dhe konkretisht:

1. Miratimin nga Ministria e Financave të një udhëzimi në lidhje me përcaktimin e

normativave dhe dokumentimin e harxhimit të karburanteve për gjithë

Institucionet Publike, sipas tipeve të mjetit duke vendosur kufij minimale-

maksimale, sipas tipit dhe numrit kubikëve të mjetit (fuqisë motorike), njësoj si

përcaktimi i kufijve të limitit të harxhimit për telefonat celular. Po kështu Ministria

e Financave në udhëzimin e përvitshme të planifikimit dhe zbatimit të buxheteve të

parashikojë dhe kërkojë vendosjen e normativave të harxhimit të karburanteve për

secilin institucion buxhetor.

2. Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës, të propozojë dhe miratojë aktet

ligjore dhe nënligjore për vendosjen e disa treguesve apo parametrave teknike dhe

plotësimin e kërkesave për nxjerrjen jashtë përdorimit të mjeteve motorike, të cilat

janë mjaft të vjetra dhe nuk janë në gjendje pune apo nuk janë funksionale, pasi

mbajtja dhe përdorimi i mëtejshme i tyre përveç rreziqeve që sjell për mos sigurinë

në rrugë është edhe antiekonomike dhe do vazhdojë të jetë një rëndesë në

buxhetet e bashkive.

3. Blerja e mjeteve nga Bashkitë dhe Institucionet Shtetërore, pavarësisht se

mund të bëhen nga fondet e buxhetit të shtetit apo të ardhurat e veta, blerja e tyre

të bëhet e përqendruar me propozim nga Këshillat Bashkiake dhe miratim të

Ministrit të Financave. Po kështu mjetet e pastrimit dhe mjetet e rënda, si fadroma,

ekskavatorë të ndryshëm, për nevoja të shërbimeve, si pastrimin e kanaleve

kulluese, të blihen në mënyrë të përqendruar, sikurse veprohet me karburantin

Page 258: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Niko NAKO, Muhamed KAVAJA

Kontrolli i Lartë i Shtetit 257

dhe jo tu lihet në dorë bashkive pasi me to po abuzohet, ato nuk targohen (pasi në

të shumtën e rasteve janë blerë mjete të përdorura, të amortizuara, jashtë

funksioneve teknike, kontratat e blerjes të automjeteve nuk janë lidhur para noterit

dhe automjetet edhe pse janë në inventar të bashkive por lejet e qarkullimit

figurojnë mbi pronarët fillestare pra, bashkia ligjërisht nuk i ka në pronësi ato.

4. Ministria e Punëve të Brendshme nëpërmjet sektorëve të qarkullimit në rrethe,

të kontrollojnë, ndalojnë dhe bllokojnë të gjitha mjetet e bashkive dhe

Institucioneve publike të cilat nuk janë pajisur me dokumentacionin e nevojshëm

duke mos paguar taksat vjetore (sidomos për automjetet të cilat qarkullojnë pa leje

drejtimi, pra nuk janë vendosur targa, kryesisht makinat e rënda, si makinat e

pastrimit te plehrave të qyteteve ,mjetet tip fadroma, eskavator, etj., të cilat nuk

dalin në rrugë kombëtare, por lëvizin brenda territorit të bashkive, ku edhe këtu

përbëjnë rrezik për vetë drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët.

5. Dhe së fundi, KLSH, ka propozuar që të bëhen ndryshime në Ligjin nr. 10160,

datë 15.10.2009 “Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët publikë

dhe nëpunësit civilë”, ndryshuar me Ligjin nr 169/2013 datë 07.11.2013, Lidhja nr.

2, duke u shtuar në listën për përdorimin e mjeteve edhe kryetarët e bashkive,

pasi nuk është logjike, që titullarët e disa institucioneve u lejohet të kenë në

dispozicion mjete transporti (autovetura), ndërsa kryetarët e bashkive janë të

përjashtuar, ndërkohë duhet të kontrollojnë territorin duke ecur më këmbë apo për

rast takimesh pune duhet të vinë në Tiranë me mjetet publike. Përveç kësaj do të

formalizohet edhe përdorimi i mjeteve nga kryetarët e bashkive dhe nuk do të

plotësohen dokumente dhe fletë udhëtimi formale për harxhimin e karburantit në

emër të administratës së bashkisë.

Page 259: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

258 Botime 2017

MBI NDRYSHIMIN E SHPESHTË TË EMRAVE TË INSTITUCIONEVE TË SHTETIT

nga Selfo ZENELI – Kryeauditues, KLSH,

botuar në gazetën “Koha Jonë”,më 27 dhjetor 2016.

Gjatë veprimtarisë audituese, hasim dokumentacion të dendur të lëshuar nga disa

institucione me emërtimet si: Komisioni Shtetëror i Kthimit dhe Kompensimit të

Pronave (KSHKKP), Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të Rajonit

(KKKP Rajoni), KKKP e Rrethit, Zyra Qendrore e Agjencisë së Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave (ZQAKKP), Zyra Rajonale e Agjencisë së Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave (ZRAKKP) dhe së fundi Agjencia e Trajtimit të Pronës (ATP).

Pra, nisur vetëm nga ky këndvështrim, praktikisht nga audituesi, por edhe nga

persona të interesuar kërkohen përgjigje për pyetjet si më poshtë: Audituesi a

mundet dhe a e ka të lehtë të auditorë bazuar në dokumente të lëshuara prej

institucioneve të mësipërme përgjatë 25 viteve për një proces të filluar dhe të pa

përfunduar përgjatë kësaj periudhe? Po qytetari-pronar, i cili do të jetë në procese

të hapura gjyqësore në kërkim të së drejtës së pronës së tij, të pa zgjidhur dhe ende

në proces, si duhet t’i administrojë këto dokumente?

Avokati, ka edhe ai vështirësi në dokumentimin, mbështetjen dhe kërkimin e së

drejtës së palës që mbron, ndërsa avokati tjetër (i palës tjetër), e ka argumentin

fare të thjeshtë, qoftë edhe vetëm me një shprehje: “Ke gabuar me emërtimin e

institucionit që ka lëshuar dokumentin e njohjes së pronës”. Dhe kaq mjafton që

seanca të shtyhet në gjykatë, pra edhe procesi të vazhdojë pambarim.

Po Penalisti? Edhe këtij i dalin akoma dhe më tepër vështirësi në përballjen më

zgjidhjen penale të çështjes së fitimit të padrejtë të pronësisë nga një tjetër qytetar

mbajtës i këtij titulli.

Gjatësia e emërtimeve të institucioneve është një tjetër problem, të cilat sjellin

vështirësi si në komunikimin verbal ashtu dhe në komunikimin shkresor, në kujtesë-

mbajtje vetëm për një numër të kufizuar personash, ndërsa për mbarë publikun

Page 260: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Selfo ZENELI

Kontrolli i Lartë i Shtetit 259

qytetarët e thjeshtë, as që bëhet fjalë përmendja dhe përdorimi i emërtimeve të

gjata të institucioneve.

Le të krahasojmë dy emërtime institucionesh në periudha të ndryshme historike të

Shtetit Shqiptar: Ministria e Industrisë, Minierave dhe Energjetikës (emërtim

përpara viteve 1990), me emrin e të njëjtit institucion, Ministria e Ekonomisë,

Tregtisë, Industrisë dhe Energjetikës (METE), pas viteve 1990, pra 25 vjet më vonë.

Emërtim ky i ndryshuar disa herë, sigurisht përzierje emrash dhe emërtime të gjata.

Pas kësaj lind pyetja: si mundet që një qytetar të kërkojë të drejtën, p.sh. për

vjetërsinë në punë, apo vërtetësinë dhe identifikimin e dokumentit “Librezë Pune”

që qytetari posedon? Kjo është vështirësia më e paktë që i sjell qytetarit, pasi për të

fituar vjetërsinë apo vërtetuar vitet e punës në librezë, apo të drejtën e pronës apo

dhe të drejta të tjera themelore, qytetarit dhe avokatit të tij do t’i duhen përgjatë

këtyre 25 viteve të thërrasin për zgjidhjen e problemit edhe një historian të

specializuar në historinë e institucioneve publike shqiptare.

Në periudhën e demokracisë gati një çerek shekulli, të mbushur me ndryshime

funksionesh, emrash dhe emërtimesh institucionesh të Shtetit, që ngjasojnë si t’i

biesh me sëpatë një peme ulliri për ta krasitur por pa asnjë kriter, apo vazhdimësi.

Dhe megjithatë, ai ulliri nuk zhduket por ama kokrra s’të jep. Po kështu edhe pema

e ullirit “Shtet” me institucionet përkatëse.

Këto ndryshime të institucioneve shoqërohen dhe me ndryshime zyrash,

ambientesh, pajisjesh të ndryshme, që krahas dhënies së përshtypjes si të reja apo

të reformuara (të lindura apo rilindura), gjoja humbjes së origjinës funksionale dhe

bashkë me to kryerja e shpenzimeve me prokurime fondesh të reja, pra si ente

prokurues të rinj, pa çka se ato prokurojnë për të njëjtën gjë që kanë prokuruar

paraardhësit e tyre përpara 2, 3 apo 4 vitesh. E si mund të auditojë në këtë kakofoni

emërtimesh?

Sikurse konstatohet lehtë, përgjatë këtyre 25 viteve demokraci, reformash,

tranzicioni të thellë, emërtimet dhe ndryshimet e institucioneve me fushat që

mbulojnë janë bërë aq të shpeshta dhe në një mënyrë të tillë saqë mendja na shkon

sikur ato janë kryer më tepër jo nga nevoja e kryerjes së reformave të

domosdoshme, se sa i janë përshtatur si kioska dëshirave të titullarit të radhës, të

premtuara nga “Njëshi” që gjatë fushatave elektorale, duke lëvizur dhe atashuar

aktivitete funksionale, nga një ministri tek tjetra, nën justifikimin e zbatimit të

programit të subjektit elektoral. Kjo ka ndodhur në konfuzion të plotë, pa studiuar e

pa u përshtatur me eksperiencat e institucioneve të njëjta të Bashkimit Europian

Page 261: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

260 Botime 2017

apo Rajonit, me të cilat do të bashkëpunojnë, madje pa marrë në konsideratë edhe

vazhdimin e shumë punëve dhe projekteve të filluara dhe në proces, si edhe pasojat

e mëvonshme.

Kjo çorbë emërtimesh kërkon që specialistët e historisë së institucioneve publike të

rishkruajnë, shtojnë ose përshtatin historinë e institucioneve shqiptare përgjatë

këtyre 25 viteve, me synim që t’ju vijnë në ndihmë institucioneve ligj zbatuese,

institucioneve të së drejtës gjykatave, prokurorisë, juristëve të institucioneve, por

sidomos qytetarëve, për të lehtësuar zgjidhjen e problemeve të lindura prej kohësh.

Ekonomistëve dhe historianëve të ekonomisë, studiuesve, universiteteve, etj., u bie

barra e studimeve, rishkrimit të funksioneve dhe të marrëdhënieve ekonomike të

lindura e të bartura, të transferuara nga këto institucione sipas funksioneve që kanë

ushtruar, me synim që t’u vijnë në ndihmë menaxherëve të institucioneve,

subjekteve ekonomikë dhe pse jo edhe institucioneve shtetërore por edhe

qytetarëve si punëmarrës, apo edhe për interesa dhe të drejta të tjera të lindura

dhe njohura prej këtyre institucioneve.

Për njësitë aktuale vendore, bashkitë, nisur nga problematika e mësipërme si dhe

në kuadrin e reformës administrative, ku shumë njësi të qeverisjes vendore

(komuna, bashki të vogla, qarqe, etj.) kanë pushuar veprimtarinë, ndërkohë që kanë

qenë bashkëpunuese me institucionet qendrore të Shtetit dhe prodhuese

dokumentacioni, si dhe bartës funksionesh të rëndësishme publike dhe private të

qytetarëve, si tituj pronësie, etj., del domosdoshmëri kryerja me rigorozitet e

procedurave të inventarizimit, marrjes në dorëzim dhe arkivimit të tërësisë së

dokumentacionit (dokumentacionit zyrtar, pronësor, publik, privat, etj.), që bartin

tituj pronësie publike private apo marrëdhënie të tjera me karakter ruajtje

afatgjatë, nga ish njësitë vendore (komunat, etj.) tek bashkitë e sotme përkatëse.

Ky proces unifikimi dhe përshtatjeje duhet të nisë sa më shpejt, për të evituar

dublimet, regjistrimet e gabuara apo sorollatjet pa bazë të qytetarëve që kërkojnë

vërtetime gjithfarësh apo edhe tituj pronësie.

Page 262: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Xhuljeta ÇELAJ

Kontrolli i Lartë i Shtetit 261

PARADOKSET E AUDITIMEVE KLASIKE TË JASHTME

DHE ROLI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

nga Xhuljeta ÇELAJ – Audituese, KLSH,

botuar në gazetën “Sot”, më 28 dhjetor 2016.

Si Institucion Suprem i Auditimit të Jashtëm Publik i mandatuar për të audituar

financat publike, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka qenë gjithmonë në avangardë në këtë

fushë, duke kryer kryesisht auditime përputhshmërie dhe rregullshmërie, si edhe

auditime financiare në kuptimin klasik të këtyre termave, duke u angazhuar për të

evidentuar parregullsitë, mangësitë ose shpërdorimet e mundshme me fondet

publike në dobi të taksapaguesve shqiptar.

Pavarësisht rezultateve evidente në këto lloje auditimesh, gjerësisht të komunikuar

edhe nëpër mjetet e komunikimit të masës, çdo lloj aktiviteti ose veprimi i

ripërsëritur në kohë bie pre e disa paradokseve të pashmangshme të cilat

evidentojnë një farë shkëputjeje midis llojit të auditimit dhe teknikave të përdorura

për të analizuar fenomenin dhe vetë këtë të fundit. Kjo shkëputje vjen si rezultat i

faktit se me kalimin e kohës lloji i auditimit dhe teknikat që e shoqërojnë atë bëhen

obsolete dhe nuk fotografojnë realitetin e pasojave dhe impaktet që ai sjell në

shoqëri. Pra çka ndodh është se nëpërmjet vetëm kryerjes së auditimeve në

kuptimin klasik të termit rrezikohet që këto të humbasin vlerën e tyre nëse nuk

rishikohen metodologjitë dhe teknikat e auditimit, duke mos përshkruar fenomenin

në tërësinë e tij, pra nuk evidentohen arsyet përse është shkaktuar ngjarja.

Literatura e përshkruan këtë proces si një përkeqësim të matësve/llojeve të

auditimit me kalimin e kohës i cili shkaktohet nga katër procese. Procesi i parë

quhet “nxënia pozitive”, falë auditimeve të vazhdueshme të së njëjtës natyrë,

subjektet e audituar nxënë dhe përmirësojnë ato procese të punës së tyre që do të

preken edhe në auditime të ngjashme të mëvonshme. Si rrjedhojë auditimet në

kuptimin klasik humbin në një farë mënyre ndjeshmërinë ndaj fenomeneve në

tërësinë e tyre ose janë totalisht të pamundur për të zbuluar parregullsi të një

natyre tjetër. Procesi i dytë quhet “nxënia e çoroditur”, sipas së cilit subjektet e

Page 263: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

262 Botime 2017

audituara mund të përdorin njohuritë e fituara nga vetë procesi i auditimit për të

manipuluar të dhënat e ofruara me qëllim krijimin e iluzionit se gjithçka në atë

subjekt funksionon siç duhet, ndërkohë që realiteti do të tregonte se gjërat ose nuk

kanë ndryshuar ose madje janë edhe përkeqësuar. Procesi i tretë, seleksionimi ka të

bëjë me ndryshimet që mund të bëhen në metodologji ose teknika të auditimit me

qëllim zëvendësimin e atyre që potencialisht mund të ndikojnë negativisht në

aftësinë e llojit të auditimit të përzgjedhur për të përshkruar fenomenin në tërësinë

e tij. Procesi i katër, ndrydhja ndodh atëherë kur kjo paaftësi nuk merret në

konsideratë.

Gjendur përpara këtij paradoksi sfidues, Institucionet Supreme të Auditimit kanë

shumë vite që janë angazhuar dhe masivisht kryejnë kryesisht auditime

performance si një nga mënyrat më të përshtatshme për të shmangur impaktet

negative të gjeneruara nga paradokset e auditimeve klasike. Vetë konceptimi i

auditimit të performancës është i orientuar në mënyrë të tillë që të tejkalojë

“staticitetin” e auditimeve klasike, pasi kriteret kundrejt të cilave krahasohet

performanca e një institucioni të veçantë në një fushë të caktuar të veprimtarisë së

tij hartohen ad hoc, duke nisur nga analiza e situatës së veçantë në të cilën ai

ndodhet me qëllim kryesor vlerësimin e ndonjë ndryshimi midis kritereve dhe

situatës, nëse ekziston, si dhe evidentimin e saktë të arsyes që ka shkaktuar këtë

situatë, për të ofruar rekomandimin e duhur për ta ndryshuar atë. Pra auditimi i

performancës ka një karakter dinamik që e lejon të përfshijë në fushën e studimit

të tij fenomene dhe problematika për të cilat nuk gjenden përgjigjet e duhur në

auditimet klasike.

Si institucionet e tjera supreme të auditimit, edhe KLSH tashmë është angazhuar në

zhvillimin e mëtejshëm të auditimit të performancës, i ndërgjegjshëm për impaktin

që ky lloj auditimi gjeneron në punën e institucioneve publike dhe në opinionin

publik. Që prej vitit 2012, me krijimin e Departamentit të Auditimit të

Performancës, përdorimi me ekonomicitet, eficiencë dhe efektivitet i fondeve

publike nga institucionet shtetërore me qëllimin e vetëm realizimin e të mirave

publike në përfitim të të gjithëve është tashmë fokusi i punës së audituesve të

perfomancës në KLSH. Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për Funksionimin dhe

Organizimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit auditimi i performancës është kthyer në

detyrim ligjor për institucionin duke e vendosur atë në të njëjtin nivel me SAI-et e

tjera më të zhvilluara në këtë fushë.

Page 264: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Xhuljeta ÇELAJ

Kontrolli i Lartë i Shtetit 263

Gjatë këtyre katër viteve, KLSH ka qenë totalisht i investuar në zhvillimin dhe

konsolidimin e auditimit të performancës duke tejkaluar fillimisht procesin e fundit,

pra duke pranuar atë që në që në rang ndërkombëtar është pranuar hershëm,

vetëm përmes auditimeve klasike nuk shpjegohen të gjitha ineficiencat,

parregullsitë, mungesa e shërbimeve, eksternalitetet negative të performancës së

institucioneve shqiptare. Kjo patjetër është një sfidë për një institucion numerikisht

të vogël si KLSH, por përballë saj institucioni po asistohet nga SAI-t lider për

eksperiencë në auditimet e performancës si GAO, ECA, SAI Holandez, SAI Polak dhe

Kroat, si edhe po përfiton mbështetje nga projekti IPA financuar nga BE. Zhvillimi i

kapaciteteve audituese për të kryer auditime performance me profesionalizëm

punon në funksion të tejkalimit të paradoksit të parë, nxënies pozitive. Edukimi

profesional i audituesve me përvojë dhe të rinjve në metodologjitë dhe teknikat e

auditimit të performancës thjeshtëson kryerjen e këtyre auditimeve dhe krijon tek

subjektet e audituara ndërgjegjësimin se puna e tyre do të rishikohet “me shumë

kritere” dhe se rishikimi i veprimtarisë së tyre në përfitim të taksapaguesve nuk

kufizohet vetëm në format klasike.

Nga ana e tyre subjektet e audituara do ta kenë më të vështirë të pengojnë punën e

auditimit përmes procesit të dytë, pra nuk mund të përdorin njohuritë e fituara nga

kontakti i vazhdueshëm me auditimet klasike për të manipuluar të dhënat duke

dhënë një imazh të shtrembëruar të realitetit të punës së tyre. Nëse auditimi i

performancës përdor kriteret e duhura, tymi çoroditës nuk do të prodhojë efektin e

shpresuar, pra do të dalin në pah problematika të reja që mund të adresohen me

rekomandimet e duhura.

Impakti pozitiv i zhvillimit të auditimit të performancës ndikon dukshëm edhe në

përditësimin e metodologjive dhe teknikave klasike të auditimit, pra stafi i dedikuar

për “auditimet klasike” përkushtohet në seleksionimin e metodologjive dhe

teknikave më të avancuara sepse përditësimi i kritereve klasike të auditimit ndikon

pozitivisht në rezultatet e punës audituese të kryer “me shumë kritere”.

KLSH është një shembull pozitiv, midis së shkuarës dhe së ardhmes në sfidën e

vazhdueshme për të tejkaluar pengesat e këtyre paradokseve, i ndërgjegjshëm se

auditimi i performancës është pjesë e pandashme, thelbësore e auditimeve në të

ardhmen e KLSH.

Page 265: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

264 Botime 2017

KONGRESI I ABU DHABIT SI KONFIRMIM I VIZIONIT MODERN TË KLSH

nga Amantia PATOZI – Audituese, KLSH,

botuar në gazetën “Sot”, më 29 dhjetor 2016.

Nuk ndodh gjithmonë që vizioni i ri i një institucioni të certifikohet shpejt si i

suksesshëm dhe i dobishëm për publikun. Nganjëherë, nuk mjaftojnë as dekadat

për të marrë vlerësimin e merituar, dhe në raste të tjera, për shkak të kohës së

gjatë, që rrjedh, është historia vetë ajo që i mbyll llogaritë.

Nuk mund të mohohet se është përherë kënaqësi të konfirmohesh brenda vendit,

por është disa fish krenari, kur ky vlerësim të vjen nga institucione dhe aktivitete të

rëndësishme ndërkombëtare.

Mund të thuhet pa frikë se Kongresi i XXII INCOSAI, i dha të drejtë projektit

disavjeçar të Kontrollit të Lartë të Shtetit për të qenë më pranë publikut shqiptar,

natyrisht duke qenë gardian i fuqishëm i interesave të tij.

Në deklaratën finale të tij shpalosej qartë ambicia e kësaj organizate për të krijuar

një zë global më të fortë mbi auditimin publik. Ajo përfshin një çështje të veçantë

në strategjinë e re të zhvillimit të INTOSAI-t, 2017-2022, duke e parashtruar si sfidë

të organizatës për të ardhmen. Vlen të theksohet, se mënyra me efektive për të

rritur impaktin dhe peshën e institucionit vlerësohet që të jetë rritja e

transparencës dhe e komunikimit në publik të SAI-ve.

Është në fakt pikërisht ajo që ka bërë vit pas viti Kontrolli i Lartë i Shtetit në

Shqipëri, duke filluar që nga viti 2012 dhe nuk e teprojmë po të themi se e ka

realizuar këtë synim sipas standardeve më të mira europiano perëndimore.

Në këto pesë vjet (2012-2016), KLSH, nga një strukturë tërësisht e mbyllur e

hermetike, e cila prodhonte kryesisht njoftime shtypi për dëme hipotetike, u

shndërrua me shpejtësi në një komunikuese model me qytetarët. Në gjetjet dhe

rekomandimet e KLSH-së, mbrojtja e interesit publik nëpërmjet kallëzimeve penale

për abuzuesit e vërtetë me pronën e të gjithëve, ia rritën profilin institucionit dhe

Page 266: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Amantja PATOZI

Kontrolli i Lartë i Shtetit 265

besimin e simpatinë në sytë e qytetarëve. Gjatë kësaj kohe, KLSH në kallëzimet e

veta nuk kurseu askënd, duke kërkuar llogari për dëmet ndaj Buxhetit të Shtetit në

të gjitha nivelet e hierarkisë së administratës, ministra, drejtorë të përgjithshëm, e

deri tek nëpunës më të ulët të institucioneve shqiptare.

Me nismën dhe interesimin e drejtpërdrejtë të Kryetarit të KLSH-së, u inkurajuan

audituesit dhe gjithë stafi i KLSH që të shkruanin pa asnjë kufizim në shtypin e

përditshëm për probleme të mprehta të administrimit publik, të hasura në

auditimet tona. Ata u ftuan dhe u nxitën të jepnin opinionet e tyre individuale, duke

ofruar rrugëzgjidhje për përmirësime legjislative, administrative dhe ato të

mirëfunksionimit të sistemeve tona publike.

Gjatë katër viteve 2013-2016 janë botuar me qindra shkrime, analiza, editoriale,

opinione dhe profile të punonjësve të KLSH në praktikisht të gjitha gazetat e vendit

me qarkullim kombëtar. Çdo 6 muaj institucioni boton një përmbledhje të

shkrimeve dhe opinioneve më të arrira të audituesve të tij. Kontrolli i Lartë i Shtetit

zbaton një nga standardet më të larta të transparencës institucionale për SAI-t në

rajon dhe më gjerë, nëpërmjet faqes së tij në internet www.klsh.org.al. KLSH

publikon në këtë faqe të gjitha vendimet e Kryetarit për auditimet e zhvilluara, si

dhe njoftimet për rezultatet e tyre dhe kallëzimet penale.

Në këtë faqe, kushdo që ka interes të shikojë do të gjejë publikimet dhe botimet e

shumta të institucionit. Nëse deri në fund të vitit 2011, për të gjithë periudhën

1992-2011, numri i botimeve KLSH ishte 12, për periudhën 2012-2016 ai arrin në 67

libra. Botimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, krahas regjistrimit besnik të

përmbajtjes së auditimeve të institucionit, të gjetjeve dhe rekomandimeve të çdo

auditimi kryesor, përçojnë drejtimet strategjike të reformimit të tij, që janë rritja e

kontributit për përmirësimin e qeverisje publike, nëpërmjet thellimit të luftës

kundër korrupsionit dhe ngritja e kapaciteteve të audituesve të KLSH-së në nivelin e

një audituesi europian.

Faqja zyrtare e KLSH online është një media në llojin e vet, ku publiku mund të gjejë

informacione të plota për auditimet e kryera dhe propozimet kryesore të dhëna në

auditimet e përputhshmërisë, financiare dhe të performancës të institucionit, duke

marre një pasqyrë të hollësishme për abuzimet dhe problematikën me pronën dhe

përdorimin e fondeve publike.

Qasjen me publikun dhe standardin e arritur të transparencës KLSH-së ia kanë

vlerësuar si partnerët e brendshëm, organizatat e shumta jo qeveritare, ashtu dhe

Page 267: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

266 Botime 2017

institucionet e tjera të pavarura, profesorati shqiptar, bota akademike, etj., por

edhe partneret ndërkombëtarë kryesore të institucionit, si SAI i Polonisë, Kroacisë,

Austrisë, Turqisë, etj. Më e rëndësishmja, rritja e personalitetit dhe imazhit të

institucionit është reflektuar dhe në rritjen e adresimeve, letrave e ankesave të

qytetarëve të ndryshëm që vijnë në adresë të institucionit, gjë që dëshmon për

shtimin e besimit qytetar tek KLSH.

Për shkak të këtij vizioni të ri është rritur besueshmëria e qytetareve shqiptarë tek

institucioni, si një mbrojtës i pa kompromis i interesit publik, në luftë të

vazhdueshme dhe të përditshme ndaj abuzimeve dhe korrupsionit në administratën

shtetërore. Gjithçka ka ndodhur këto 5 vjet në rikonceptimin e rolit të Kontrollit të

Lartë të Shtetit në Shqipëri, është në përputhje të plotë me moton qendrore të

Kongresit të Abu Dhabit për ta kthyer SAI-n në një institucion publik tërësisht në

shërbim të qytetarit.

Ndaj edhe mund të themi me plot gojën se kjo ngjarje e rëndësishme botërore për

institucionet audituese legjitimoi suksesin e projektit tonë, duke dëshmuar në një

farë mënyre se ne i kemi paraprirë Abu Dhabit. Dhe sigurisht që kjo për vlen më

shumë se çdo medalje për Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Page 268: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Artan TOPJANA

Kontrolli i Lartë i Shtetit 267

NDËRTIMI I RRUGËS “TIRANË-ELBASAN”

DHE PROBLEMATIKAT E KONSTATUARA NGA AUDITI I KLSH

nga Artan TOPJANA – Auditues, KLSH,

botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 29 dhjetor 2016.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të ligjit, i cili përfshin edhe auditimin e

projekteve me financime të huaja, ndër të tjera ka përfshirë në planet e auditimit

dhe ka auditur projekte të cilat kanë ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e vendit.

KLSH në zbatim të programit vjetor për vitin 2016, auditoi zbatimin e projektit

“Ndërtimit i rrugës Tiranë-Elbasan” për periudhën e zbatimit nga data 30.06.2014

deri më datë 30.06.2016, nga ku rezultuan një sërë shkeljesh dhe mangësish. Për

periudhën nga fillimi i punime, ky projekt është audituar në vitin 2014, auditim i cili

ka evidentuar po ashtu shkelje dhe mangësi, kryesisht në zbatimin e kontratave të

punimeve civile.

Segmenti rrugor Tiranë-Elbasan është parashikuar të ndërtohet me katër korsi me një

gjurmë të re, me gjerësi 28.2 m, karexhatë dyfishe dhe e destinuar për trafik të

lirë.Objektivi kryesor i projektit është sigurimi i një rrjedhe të pandërprerë të trafikut,

uljes së kostos operative të qarkullimit të automjeteve, uljen e aksidenteve rrugore,

kursimi i kohës së udhëtimit dhe realizimi i rritjes ekonomike në zonën e projektit.

Gjithashtu projekti do të zvogëlojë kohën e udhëtimit midis dy qyteteve dhe numrin e

aksidenteve, si dhe do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik. Ndërtimi i rrugës është

ndarë në tre segmente konkretisht segmenti 1 “Sauk-Tuneli i Krrabës”, segmenti 2

“Ndërtimi i tunelit të Krrabës” dhe segmenti 3 “Tunel i Krrabës-Elbasan”.

Tuneli i Krrabës ka përfunduar në muajin mars të vitit 2013, segmenti 3 “Tunel i

Krrabës-Elbasan” në muajin gusht të vitit 2015, ndërsa për segmentin 1 “Sauk-Tunel

i Krrabës”, punimet nuk kanë përfunduar akoma.

Arsyet kryesore për mos përfundimin në afat të segmentit nr. 1, kanë të bëjnë

kryesisht me ndryshime të shumta të projektit origjinal, por edhe me probleme

rrëshqitje të skarpateve kryesisht në zonën e Ibës.

Page 269: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

268 Botime 2017

Ndryshimet e projektit të zbatimit kanë afektuar një gjatësi të konsiderueshme të

këtij segmenti rrugor por më thelbësoret janë ato që kanë të bëjnë me zonën e

Mulletit dhe rrëshqitjet për zonën e Ibës.

Ky segment rrugor duhet të dorëzohej në muajin gusht të vitit 2013, por edhe pas

kalimit të një periudhë të konsiderueshme nuk është bërë i mundur përfundimi i tij,

për arsye të problematikës së mësipërme, por edhe për angazhim të dobët të

kontraktorit në realizimin e punimeve. Për dy vitet e fundit janë realizuar punime në

masën 20% të totalit të punimeve të parashikuara, ndërkohë që periudha

korresponduese për përfundimin e kontratës (rreth 16 muaj) është 150%. Mos

përfundimi në afat i këtij segmenti sjell mos realizimin e objektivave të parashikuara

të projektit, mos vënie në eficiencë në periudhën e caktuar si dhe mos ulje të

shpenzimeve të parashikuara për qarkullimin e automjeteve. Parashikohet që 85% e

punimeve të këtij segmenti rrugor të përfundojë në fund të vitit dhe pjesa e mbetur

në fund të marsit 2017. Nuk është vetëm ky faktor negativ që ka shoqëruar

ndërtimin e këtij segmenti dhe projektit në tërësi. Është ana ekonomike, ose thënë

thjesht kostoja e ndërtimit të tij, e cila është rritur ndjeshëm nga parashikimet duke

rënduar buxhetin e shtetit me vlera të konsiderueshme.

Gjatë këtij auditimi, KLSH ka konstatuar shkelje dhe parregullsi në zbatimin e kontratave

të punimeve civile, kryesisht për segmentin e parë Sauk-Tunel i Krrabës, në rishikimin e

projektit për Kodrën e Mulletit dhe zonën e Ibës, për të cilat janë miratuar ndryshime

duke rritur ndjeshëm vlerën e punimeve dhe të kontratës në tërësi.

Punimeve që po realizohen në Kodrën e Mulletit sipas propozimit të kontraktorit kanë

rezultuar difektoze. Edhe pse këto punime kanë filluar të zbatohen sipas propozimit

të vetë kontraktorit, veprim i cili sipas modelit të këtyre kontratave është i lejueshëm

në rastet kur pa ndryshuar objektivat e përcaktuara realizohet me kosto më të ulët se

projekti origjinal, punimet janë ndërprerë, është kërkuar ndryshim tjetër i projektit,

por në këtë rast me rritje të konsiderueshme të fondeve për përfundimin e punimeve.

Miratimi i këtij ndryshimi nuk është shoqëruar me zbritjen e vlerave siç parashikon

kontrata për këtë rast, por me rritje çmimi, madje pa zbritur punimet që janë

shkatërruar si pasojë e ndryshimit të pjerrësisë së skarpateve, ulje të tabanit të

rrugës, etj., duke rritur vlerën e kontratës me 1.6 milion USD.

KLSH ka rekomanduar dëmshpërblimin, duke kërkuar që kjo vlerë të zbritet nga

pagesat e kontraktorit. Në kundërshtim me përcaktimet e kontratës, njësia e

zbatimit të projektit ka likuiduar dy pagesa për shpenzime të konsideruara të

realizuara në periudha të mëparshme, që kanë të bëjnë me furnizim vendosje

Page 270: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Artan TOPJANA

Kontrolli i Lartë i Shtetit 269

shenja trafiku të përkohshme, përbërës rrugorë dhe sinjalistikë horizontale të

përkohshme, për rritjen e sigurisë rrugore gjatë procesit të inaugurimit të segmentit

1 dhe marrjes në dorëzim të segmentit 3. Për këtë qëllim, KLSH ka rekomanduar

shpërblimin e dëmit me vlerë 316 mijë USD, duke e zbritur vlerën përkatëse nga

pagesat e kontraktorit. Gjatë zbatimit të kontratës, kontraktori nuk i është

përmbajtur përcaktimit të kontratës sa i takon sasive të punimeve që realizon si dhe

respektimit të specifikimeve teknike. Është konstatuar shmangie e përcaktimeve të

mësipërme me vlerë rreth 493 mijë USD, vlerë e cila është rekomanduar për t’u

zbritur nga pagesat e kontraktorit.

Pavarësisht shkeljeve të mësipërme, në ndryshimet e projektit dhe preventivave, në

kundërshtim me përcaktimet kontraktore është përfshirë vlera rreth 4 milion USD,

e cila i përket vetëm kodrës së Mulletit dhe rrëshqitjes së Ibës. Në këtë vlerë

përfshihet shtesë transporti, studim gjeoteknik dhe pagesë për realizimin e projektit

të zbatimit. Nga verifikimet në zonën e zbatimit të kontratës rezulton se dherat që

dalin nga gërmimi hidhen anash rrugës, pra duke mos shpenzuar për transportimin

e tyre. Gjithsesi, edhe në rastin e largimit të dherave në vend-depozitime që duhet

të miratoheshin, pa krijuar probleme mjedisore, shpenzimet për transportin e tyre

ishin të parashikuara në çmimin e kontratës. Krahas vlerës së parashikuar për

transport në kundërshtim me kontratën, hedhja e dherave në këto zona, ka krijuar

probleme të konsiderueshme mjedisore, të cilat janë ngritur herë pas here edhe

nga mediat dhe shoqatat mjedisore. KLSH për këtë qëllim ka rekomanduar zbritjen

nga preventivat të vlerave si më sipër, si dhe marrjen e masave të menjëhershme

për rehabilitimin e mjedisit.

Deri në këtë fazë, për segmentin 1 që përfshin punimet nga Sauku deri në Tunelin e

Krrabës, vlera e kontratës është rritur me rreth 26.5 milion USD dhe pritet të rritet,

sepse akoma nuk janë realizuar zgjidhjet për zonat me rrëshqitje nga kilometër 12

deri 14, që përfshin zonën afër tunelit. Për zbatimin e këtij segmenti rrugor dhe

rrugës në tërësi KLSH ka rekomanduar masat përkatëse për minimizimin e kostos,

përshpejtimin e punimeve dhe rehabilitimin e mjedisit. Për shkeljet dhe mangësitë

e konstatuara nga ky auditim, janë rekomanduar masa disiplinore si dhe është bërë

kallëzim penal pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për Drejtorin e Njësisë

së Menaxhimit të Projektit.

Page 271: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

270 Botime 2017

IPSAS PËR KONTROLLIN EFEKTIV TË SHPENZIMEVE

GJATË EKZEKUTIMIT TË BUXHETIT

nga Almida KAFIA dhe Rigels GUZI – Auditues, KLSH,

botuar në gazetën “Telegraf”, më 30 dhjetor 2016.

Objektivat kryesore të një sistemi të menaxhimit të financave publike janë që të

arrijë disiplinën fiskale nëpërmjet kontrollit të shpenzimeve, të alokojë burimet në

dispozicion në koherencë me prioritetet e politikave dhe të menaxhojë siç duhet

këto burime financiare. Ligjet fiskale, planet buxhetore afatmesme dhe buxhetet

vjetore janë të parëndësishme në qoftë se nuk kontrollohen shpenzimet gjatë

procesit të ekzekutimit të tyre. Mungesa e kontrolleve efektive të shpenzimeve të

realizuara jo vetëm kërcënon stabilitetin makroekonomik dhe disiplinën fiskale, por

edhe vendos në pikëpyetje integritetin e sistemit të menaxhimit të financave

publike dhe ul besueshmërinë në programet qeveritare për përdorimin e burimeve

publike. Për këtë arsye është e një rëndësie shumë të madhe të kryhet kontroll i

shpenzimeve gjatë fazës së ekzekutimit të buxhetit të planifikuar. Buxheti i vitit

është programi financiar i shtetit për një periudhë një vjeçare dhe nëpërmjet tij

realizohen tre funksione kryesore në mbështetje të menaxhimit adekuat të

financave publik. Këto funksione përkufizohen në përcaktimin e objektivave

kryesorë të qeverisë gjatë vitit buxhetor nëpërmjet strukturës së buxhetit dhe nga

ana tjetër e drejtimit të pjesës më të madhe të shpenzimeve buxhetore. Së dyti një

funksion tjetër është edhe instrument i politikave ekonomike të qeverisë dhe

vullnetit të shprehur nëpërmjet Parlamentit. Së fundmi, ai shërben si mjet kontrolli

dhe bazë për vlerësimin e performancës buxhetore. Në këtë drejtim, ky dokument

ka rëndësi për të gjithë shoqërinë e një vendi sepse përcakton shërbimet publike që

do të përfitojë e gjithë shoqëria nga veprimtaria e organeve shtetërore dhe kontrolli

mbi ekzekutimin e tij si dhe evidenton shkallën e shpërndarjes së këtyre të mirave

drejt shoqërisë.

I gjithë procesi i ekzekutimit të buxhetit të shtetit, për qëllime të realizimit të

kontrollit ndahet në disa faza ku evidentohen autorizimi ose shpërndarja e shumave

Page 272: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Almida KAFIA, Rigels GUZI

Kontrolli i Lartë i Shtetit 271

për tu shpenzuar në njësitë përkatëse, angazhimet ose ndërmarrja detyrimeve,

verifikimi për marrjen e të mirave dhe shërbimeve nga njësia dhe në fund faza e

pagesës. Objektivi i kontrollit të shpenzimeve është që të sigurojë që burimet

publike janë përdorur ashtu sikundër kanë qenë të parashikuara të përdoren, duke

respektuar limitet e autorizuara dhe duke ndjekur parimet e menaxhimit të

shëndoshë financiar publik. Përforcimi i sistemeve të kontrollit të shpenzimeve në

shumë vende shihet në një dilemë ndërmjet përmirësimit të kontrollit të sistemeve

aktuale tradicionale apo modernizimit të tyre.

Angazhimet buxhetore mund të jenë specifike dhe të vazhdueshme dhe objektivi

kryesor i kontrollit të angazhimeve është të menaxhojë ndërmarrjen fillestare të

detyrimeve për kontrollin e pagesave, në mënyrë që të vendosen tavane të

angazhimit dhe të shmanget krijimi i detyrimeve të prapambetura nga shpenzimet e

realizuara. Gjithmonë e më shumë institucionet përgjegjëse për menaxhimin e

financave publike janë duke i kushtuar rëndësi menaxhimit të krijimit të detyrimeve

të prapambetura. Kjo për vetë faktin se ndikimi i këtyre detyrimeve në ekonominë

kombëtare në disa çështje shumë të rëndësishme është shumë i madh si: reduktimi

i rritjes ekonomike, ndërprerja e shërbimeve të ofruara publikut për shkak të

zinxhirit të borxheve që krijohet, presioni për rritjen e normave të interesit në

kushtet e rritjes të kërkesës për hua, reduktim të efektit të politikave fiskale të

ndërmarra, etj. Duke ju referuar përkufizimeve në literaturë, ato përcaktohen si

detyrime të ndërmarra që nuk janë paguar në kohën në të cilën maturohen. Këto

borxhe krijohen kryesisht nga shpenzimet që lidhen me pagat, transfertat drejt

individëve në formën e ndihmave dhe pensioneve në përmbushje të kushteve

kontraktore, shpenzimet për pagesat drejt kontraktorëve privatë për shërbimet apo

mallrat në kuadër të aktivitetit operativ, për rimbursimet e taksave drejt individëve

apo bizneseve dhe për pagesat e borxhit apo shërbimit të borxhit në përgjithësi.

Shkaqet kryesore për krijimin e tyre shihen të lidhur me mungesën e planifikimit të

saktë të buxheteve, mungesën e kontrolleve të duhura parandaluese, menaxhimin

e dobët të mjeteve monetare, vonesat gjatë procesimit të pagesave, shtyrjen e

qëllimshme të pagesave kryesisht në vite elektorale dhe mungesa e sanksioneve të

përcaktuara qartë në kushtet e krijimit të këtyre detyrimeve nga personat

përgjegjës për ndërmarrjen dhe kontrollin e tyre.

Shembulli i dhënë së fundi në ekonominë shqiptare nëpërmjet krijimit të zinxhirit të

borxheve në ekonomi si pasojë e mos shlyerjes në kohë të detyrimeve nga ana e

shtetit për shërbime apo mallra të dorëzuara tregon për rëndësinë e këtij procesi.

Page 273: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

272 Botime 2017

Shumë vende, përfshirë edhe Shqipërinë kanë ndërhyrë në bazën ligjore për

planifikimin dhe zbatimin e buxhetit duke përshtatur afatin e shlyerjes së

detyrimeve buxhetore me direktivën e BE-së në 30 ditë nga lindja e detyrimit. Përtej

zgjidhjes ligjore që kryesisht ka efektin e parandalimit nëpërmjet sanksioneve

përmirësimi shihet në rregullimet e përbërësve të procesit. Diskutohet gjerësisht në

lidhje me përmirësimin e sistemit të kontabilitetit, raportimit të pasqyrave

financiare dhe integrimin e sistemeve të teknologjisë së informacionit për

shmangien e krijimit të detyrimeve të prapambetura.

Përmirësimi i kontabilitetit dhe raportimit në drejtim të parandalimit, menaxhimit

dhe qartësimit të borxhit kërkon informacion të kuptueshëm, në kohën e duhur dhe

të besueshëm për përbërjen dhe sasinë e tyre. Një nga kërkesat kryesore si

parakusht për ekzistencën e menaxhimeve të duhura të kontrollit të angazhimeve

është edhe kontabiliteti dhe sistemi i raportimit. Sistemet e kontabilitetit të sektorit

publik duhet të njohin angazhimet e shpenzimeve, detyrimet dhe pagesat. Metodat

e kontabilitetit përcaktojnë vëllimin e informacionit që mund të grumbullojë dhe

raportojë një sistem kontabël. Metodat e kontabilitetit përcaktojnë se në ç’kohë

duhen pasqyruar nё kontabilitet dhe duhen raportuar pasqyrat financiare të

ardhurat dhe shpenzimet si dhe aktivet e detyrimet pёrkatёse. Ato ndikojnë në

strukturën e pasqyrave financiare e për rrjedhojë, secila prej tyre krijon mundësi të

ndryshme për t’i informuar përdoruesit e pasqyrave financiare të njësive të sektorit

publik. Dallimi kryesor midis këtyre metodave qëndron në momentin që merret si

bazë për të njohur/regjistruar në kontabilitet efektet e ngjarjeve ekonomike që

kanë ndodhur. Një sistem kontabël me bazë monetare mund të raportojë vetëm

informacione mbi tepricat e mjeteve monetare dhe mbi flukset monetare që kanë

hyrë/arkëtimet dhe që kanë dalë/pagesat.

Sistemet e monitorimit të detyrimeve të prapambetura duhet të masin dhe

regjistrojnë sasinë, kohën dhe përbërjen e detyrimeve, informacion i cili do të

shërbejë si baza për identifikimin e shkaqeve të krijimit të tyre dhe nga ana tjetër të

qartësojë shlyerjen me prioritet për zgjerimin e tyre. Në afatshkurtër, sistemet me

bazë monetare që njohin transaksionet me ndryshimet e gjendjeve monetare,

duhet të shoqërohen me mekanizma shtesë për njohjen e detyrimeve, angazhimeve

buxhetore llogarive të pagueshme, faturave të paguara dhe detyrimeve të

prapambetura. Në afatgjatë, sistemet e kontabilitetit rritës që njohin detyrimet me

shpërndarjen e shërbimit ose të mallrave mundësojnë monitorimin sistematik të

detyrimeve. Pavarësisht metodës së kontabilitetit të përdorur, raportimi i llogarive

Page 274: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Almida KAFIA, Rigels GUZI

Kontrolli i Lartë i Shtetit 273

të pagueshme dhe identifikimi i atyre të prapambetura duhet të jetë pjesë integrale

e raporteve mujore fiskale dhe duhet të jepet informacion shpjegues në pasqyrat

financiare vjetore të raportuara.

Situata ideale dhe drejt së cilës tentohet të arrihet është ajo e implementimit dhe

zbatimit në sektorin publik të kontabilitetit me bazë rritëse (të të drejtave dhe

detyrimeve të konstatuara). Sisteme me bazë monetare kërkojnë regjistrime në

respekt të angazhimeve buxhetore që janë të trajtuara si detyrime në bazë të

kontabilitetit. Në shumë vende, në zhvillim dhe të zhvilluara, në kuadër të

përmirësimit të menaxhimit të financave publike një nga metodat më efikase dhe

sfiduese shikohet në implentimin e IPSAS-eve (Standardet ndërkombëtare të

kontabilitetit të sektorit publik). Këto standarde janë të aplikueshme në ato

ekonomi të cilat regjistrojnë transaksionet e veprimeve ekonomike në sistemet

financiare të mbajtjes së kontabilitetit qeveritar në bazë të kontabilitetit rritës.

IPSAS garantojnë cilësi dhe pandryshueshmëri të pasqyrave financiare të sektorit

publik si dhe siguri më të lartë të informacionit të raportuar si pasojë e auditimit të

përforcuar të pasqyrave financiare. Nga ana tjetër ato e favorizojnë realizimin e një

qeverisje të mirë publike pasi ato sigurojnë një kuadër unik të informacionit dhe të

analizës të llogarive të shtetit dhe të organizmave publike. Për vetë veçantinë që

paraqet sektori publik dhe kërkesave të ndryshme për informacion të përdoruesve,

këto standarde janë ekskluzivisht të përshtatshme për tu zbatuar dhe në

mbështetjen më të mirë të ofruar nga përafrimi që këto standarde kanë me

standardet ndërkombëtare të raportimit financiar. Sfidë në ditët e sotme mbetet

procesi i implementimit të tyre dhe vënies në përdorim. Duke marrë parasysh

momentin e njohjes së detyrimeve, shmangien e dykuptimësisë për llojin e

detyrimit të krijuar dhe klasifikimin unik të informacionit të krijuar në kohë reale,

mund të themi se implementimi i këtyre standardeve shihet sot si një nga metodat

më efikase për ndalimin e krijimit të detyrimeve të prapambetura. Kjo për shkak se

përdoruesit e informacionit të prodhuar duke raportuar në bazë të këtyre

standardeve kanë mundësi në kohë reale të reagojnë në kushtet e ndërmarrjes së

detyrimeve dhe mos shlyerjes së tyre. Nga ana tjetër edhe baza e raportimit

ndërmjet institucioneve zbatuese dhe ekzekutuese bëhet e njëjtë duke rritur

krahasueshmërinë e informacionit të prodhuar dhe mundësinë për kontrolle të

kryqëzuara duke bashkëngjitur edhe shkëmbimin elektronik të informacionit

nëpërmjet integrimit të sistemeve të teknologjisë së informacionit të institucioneve

qeveritare.

Page 275: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

274 Botime 2017

Kontrolli i shpenzimeve duhet të shihet si një nga pjesët më të rëndësishme gjatë

ekzekutimit të buxhetit në kuadër të menaxhimit të shëndoshë të financave

publike. Këto mundësi për përmirësime nuk mund të shihen asnjëherë si shteruese

për kontrollin e shpenzimeve dhe të kufizojnë probabilitetin e krijimit të detyrimeve

të prapambetura. Implementimi i një sistemi të mirë organizuar kontabiliteti me

bazë rritëse i shoqëruar me një paketë të standardeve ndërkombëtare të

kontabilitetit si një nga praktikat e mira, krijon premisat për kontrollin e ciklit të

realizimit të shpenzimeve, përgjegjshmëri në ekzekutimin e buxhetit e rrjedhimisht

përmbushjen e një prej objektivave kryesore të sistemit të menaxhimit të financave

publike.

Page 276: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Melina KABO

Kontrolli i Lartë i Shtetit 275

KLSH NË RAPORT ME ADMINISTRATËN SHTETËRORE

nga Melina KABO – Audituese, KLSH,

botuar në gazetën “Panorama”, më 30 dhjetor 2016.

Kur John Locku analizonte pushtetin dhe arsyetonte se si ky duhej tu shërbente

qytetarëve që paguanin taksat, ai mbante gjithnjë në vëmendje gjithçka ishte

shkruar në Magna Chart-ën, e cila në vitin 2015 mbushi 800 vjetorin e saj me

mësime të vyera për jetën demokratike dhe ku spikat mes tyre parimi se shoqëria

institucionalizohet përmes autoritetit të ligjit dhe njohja e tij është kushti paraprak

për zbatimin. Në këtë këndvështrim bazuar në eksperiencën time si audituese në

KLSH dua të shtroj disa pyetje që në fakt përtej karakterin interogativ provokojnë

pozitivisht njohjen e situatave në institucionet tona dhe në mënyrën se si ata

komunikojnë, bashkëpunojnë dhe krijojnë sinergjinë ndërinstitucionale në vendin

tonë, duke bashkëvepruar me Kontrollin e Lartë të Shtetit (KLSH).

Ky institucion kushtetues është një nga garantët më serioz, më të besueshëm dhe

më të drejtpërdrejtë që e mbron shtetin nga parregullsitë në raport me ligjin, që u

shërben institucioneve që të shohin me përgjegjësi ligjore se si sillen ato me

buxhetin e shtetit, si e përdorin atë, sa eficiente ata janë, tek e fundit se si sillen

punonjësit e administratës publike që nga titullari dhe deri tek punonjësi më i fundit

me paratë e taksapaguesve. KLSH përmes auditimeve ndihmon që në institucionet

publike të të gjitha niveleve të mbahet në fokus ndërtimi i një performance

efektive, eficiente dhe efektive. Qëllimi është tejet pozitiv, njohja e gjendjes,

kontrollimi i saj në proces, dhe kurimi e korrigjimi me objektiv që veprimtaria të jetë

në përputhje me ligjin, me aktet nënligjore dhe me detyrimet e tjera të kësaj

natyre. Punonjësit e KLSH kanë një barrë dhe përgjegjësi të rëndë dhe mjaft serioze.

Ata duhet të garantojnë Kuvendin e Shqipërisë, pra zgjedhësit shqiptar se si

funksionon shteti dhe institucionet e tjera të shërbimit publik, si sillen ata me ligjin,

me rregullin dhe me detyrimet kontraktore, sa korrekt janë me shpenzimin e

fondeve publike. Pyetja e parë që dua të shtroj është kjo: Në administratën tonë

publike a ka realisht një njohje të Ligjit për KLSH-në, nr.154/2014?! A është krijuar

Page 277: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

276 Botime 2017

vetëdija juridike dhe institucionale tek punonjësit e administratës sonë publike në

lidhje me përmbajtjen e këtij ligji dhe me detyrimet që burojnë prej tij? A ka një

qasje pozitive për të ditur së paku në parime të përgjithshme tagrat juridike dhe

institucionale që parashikon ky ligj? Druaj të them por s’duhet ta pohoj. Jo nuk ka

një njohje të tillë. Këtu ndodh çarja e parë. Audituesit e KLSH-së kryejnë auditimet

duke njohur në detaje gjithçka ligjore dhe nënligjore, vendimet e Këshillit të

Ministrave dhe aktet e tjera normative, pra si të thuash hynë në anatominë ligjore-

institucionale, pasi autoriteti mbi të gjitha palët është ligji. Çdo verifikim bëhet duke

iu referuar ligjit. Shkeljet apo abuzimet identifikohen në raport me kërkesat e ligjit.

Kjo është sjellja dhe etika e punonjësve të KLSH-së. Por nga ana tjetër cili është

realiteti, qëndrimi institucional, sjellja dhe predispozita e bashkëpunimit? Në shumë

raste takojmë punonjës të administratës publike që nuk e njohin ligjin për KLSH-në,

nuk dinë se cilat janë të drejtat dhe kompetencat që ka një punonjës i këtij

institucioni i cili vjen për të audituar, dhe për rrjedhojë se si duhet ndihmuar dhe

mbështetur ai për të realizuar detyrën e tij. Shumë punonjës në administratën

publike nuk e dinë se ky dialog ndërinstitucional është detyrim ligjor. Unë

konsideroj këtë raport si më seriozin në shtetin ligjor. Rule of Law, pra sundimi i

ligjit, nuk është thjeshtë barazia para ligjit dhe respektimi tij. Ky është aspekti më i

dukshëm dhe shumë i rëndësishëm. Por ka edhe aspekte të tjerë po kaq të

domosdoshëm. Bashkëpunimi institucional që bazohet në ligj nëse funksionon

realisht e bënë shtetin të zhdërvjellët, mbështet punën shtetërore me rendiment,

dhe ndihmon për një kontrollim të frytshëm. Kur shkon për të verifikuar gjendjen

përmes auditimit dhe ndeshesh me punonjës që nuk njohin ligjin për KLSH-në, si

dhe të drejtat që ky ligj u njeh dhe u jep punonjësve të këtij institucioni kushtetues,

që në krye të herës e kupton se sa e vështirë është që të punosh në këtë lloj klime

refuzuese. Në punën tonë ne nuk mund të kërkojmë as një lloj dokumenti i cilit do

karakter qoftë as një lloj të dhëne apo informacioni cilido qoftë ai, që nuk bazohet

në të drejtat që na njeh Ligji i KLSH-së dhe urdhëresat përkatëse. Edhe në kuptimin

e etikës institucionale, ne si auditues të KLSH-së, jemi të detyruar dhe bëjmë kujdes

sepse mbajmë përgjegjësi ligjore, që në çdo rast dhe situatë të kërkojmë ato gjëra

dhe aq sa na e njeh e drejta ligjore, bazuar në kreun IV “E drejta e disponimit të

dokumenteve dhe informacionit”, neni 26 “Aksesi në dokumentet zyrtare”. Nëse ne

i njohim të drejtat dhe kompetencat tona dhe veprojmë sipas tyre brenda kufijve

ligjor, dhe në të njëjtën kohë pala tjetër nuk e njeh këtë detyrim, ose nuk e ka këtë

edukatë të bashkëpunimit ndërinstitucional, atëherë kjo do të thotë që palët në

veprim nuk flasin të njëjtën gjuhë, nuk kanë të njëjtën kulturë institucionale dhe

Page 278: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Melina KABO

Kontrolli i Lartë i Shtetit 277

nuk janë kompatibël. Nga përvoja jashtë vendit në trajnime dhe specializime në

vende të Bashkimit Europian kemi parë nga afër që situatat atje janë ndryshe, më të

shëndetshme. Madje institucionet shtetërore të të gjitha niveleve kanë një frymë

dashamirëse dhe e mirëpresin këtë lloj kontrolli nga institucionet homologe të

KLSH-së. Ata janë tejet të interesuar dhe të gatshëm jo thjeshtë në aspektin e

sjelljes korrekte por edhe të një disponibiliteti institucional dhe ligjor. Ndodh kështu

sepse atje secili individ dhe drejtuesit e të gjitha niveleve janë të interesuar që

gjendja të njihet në thellësi, në detaje dhe me kompetencë, me qëllimin pozitiv që

nëse ka gjë që nuk shkon të rregullohet sa më shpejtë dhe me kompetencë. Nëse ka

raste apo situata që janë jo në drejtimin e duhur, eksperti auditues pas një kontrolli

të rregullt lë porosi për ndërhyrjet e nevojshme. Dhe nëse ka shkelje ligjore dhe

administrative të hapura apo të fshehura, ai ndërmerr hapat e nevojshme deri në

kallëzim penal apo administrativ sipas rastit konkret. Kam pasur rastin të shoh se si

funksionon Gjykata e Llogarive në Francë dhe si e ndërton ajo praktikën e punës me

të gjitha institucionet që kontrollohen praj saj. Të binte në sy bashkëpunimi,

luajaliteti reciprok, besimi dyanshëm si dhe kompetenca ligjore e palëve. E gjithë

kjo tregon se shteti dhe institucionet mirë funksionojnë si një mekanizëm. Tek ne,

në vendin tonë do të duhet të krijohet kjo vetëdije kaq e nevojshme. KLSH nuk

është thjesht një institucion kontrollues, por në të njëjtën kohë dhe një institucion

që të ndihmon të shohësh në mënyrë ligjore, shkresore dhe administrative,

financiare dhe monetare, se si funksionon institucioni që është duke u audituar në

një rast konkret. KLSH në filozofinë dhe tagrin e vet ligjor të ndihmon edhe që të

përmirësohesh në proces e të mos lejosh që si edhe thuhet “risku të kthehet në

rrezik”. Sa më shpejtë dhe në kohën e duhur të evidentohet një praktikë jo e

rregullt, një ikje nga ligji, apo dalje nga një detyrim dokumentar aq më mirë për

institucionin që KLSH auditon, dhe për rrjedhojë aq më i vogël është dëmi që mund

të shkaktohet ose në rastin më të mirë ai dëmtim parandalohet pasi auditimi i KLSH-

së të ka ndihmuar që mos e lejosh që kjo gjë të ndodhi. Kemi vënë re në punën tonë

se nuk funksionojnë raportet e duhura bashkëpunuese brenda institucioneve që ne

auditojmë. Programet e auditimit që u dërgohen paraprakisht i shkojnë protokollit

dhe nuk u dërgohen drejtorive që janë në fakt objekte të auditimit. Këtu fillon

mosnjohja e detyrimeve dhe kushteve të bashkëpunimit, për pasojë në disa raste

kërkesat e audituesve të KLSH priten me sjellje jo etike (ka edhe raste arrogance)

karshi tij, duke treguar se nuk njihet realisht statusi i punonjësit të KLSH-së dhe

autoriteti ligjor i institucionit të cilën ai e përfaqëson. Vihen re disa lloj qëndrimesh

refuzimi në administratën tonë. Ka raste të një lloj mbivlerësimi të vetes gati, gati si

Page 279: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

278 Botime 2017

një vetëkënaqje e paarsyeshme e tyre, që shpërfaqet në mënyrën se si e gjykojnë

punën dhe detyrimet që ata kanë ndaj KLSH-s. Kjo shprehet kur thonë, “unë bëj

punën time,” “unë dua të jem në rregull me punën time”, “oh shumë kërkoni ju”,

ose “oh edhe kjo duhet, po pse u dashka tua jap këtë apo atë dokument”. Si

auditues të KLSH, ne na duhet tu sqarojmë me durim dhe të humbasin edhe kohë,

ka raste edhe ditë që tu sqarojmë se edhe ne si auditues punën tonë bëjmë. Se ata

kanë detyrime ndaj nesh dhe se këto janë të bazuara në ligj. Ti bindim se të gjithë së

bashku bëjmë punën shtetërorë që na është ngarkuar. Ndaj është e domosdoshme

të respektojmë statusin e njëri tjetrit, bazuar në detyrimet që burojnë nga ligjet e

shtetit shqiptar dhe detyrimet kushtetuese.

Në disa raste ndjesia e frikës i bënë punonjësit e institucioneve që auditohen nga

KLSH-ja, ose bllokues për punën tonë, ose ata përpiqen të gjejnë shtigje, si p.sh.

njohje për ti shpëtuar detyrimit si institucion nga auditimi. Kjo lloj sjellje të bën të

dyshosh, pasi nëse një punonjës në administratën publike ka frikë të bashkëpunojë,

kjo nuk lidhje me auditusin e KLSH-së, por me punën e atij punonjësi, ka të bëj me

sjelljen dhe veprimet institucionale të atyre që auditohen. Ai/ajo apo ata/ato që

sillën në këtë mënyrë, qartazi janë të vetëdijshme që në punën e tyre ka diçka që

nuk shkon, ose që nuk përputhet me kërkesat dhe detyrimet ligjore. Nisur nga kjo

situatë ata bëhen bllokues, zvarrisin punën e tyre dhe tonën, nuk janë dialogues

dhe shpesh të pasinqertë. Ndaj e gjendur në këto rrethana, këtyre punonjësve ju

duhet bërë me dije edhe publikisht se bazuar në nenin 26 “Aksesi në dokumentet

zyrtare”, pika 2 thuhet: “Të gjitha subjektet e audituara janë të detyruara t’i

sigurojnë Kontrollit të Lartë të Shtetit akses në dokumentet zyrtare sipas paragrafit

të mësipërm. Në rast të hasjes së pengesave, veprimeve apo mosveprimeve në

kundërshtim me të drejtat e mësipërme, Kontrolli i Lartë i Shtetit i drejtohet, sipas

rastit, organit më të lartë administrativ ose organeve të pushtetit gjyqësor.” Kur

nuk funksionon marrëdhënia institucionale me bashkëpunim profesional dhe

njerëzor, detyrohesh ti njohësh me detyrimin ligjor që i prek subjektet në auditim,

rrjedhimisht punonjësit e tij. Por ka edhe raste shumë pozitive kur specialisti që

mbulon një sektor apo detyrim është tejet bashkëpunues, të sqaron për gjithçka, të

sjell pa pengesa të gjitha dokumentet që ti i kërkon, në kohë dhe me rregull, të

sqaron për historikun e problemit, dukurisë apo gjendjes që është evidentuar.

Madje të falenderon që ti si auditues me kërkesat e tua të auditimit e ke ndihmuar

edhe atë për të bërë një rishikim të punës, të procedurave dhe të dokumentacionit,

të shifrave të raportuara dhe të evidencave financiare. Në këto raste edhe puna

jonë si auditues është më dinamike, më gjithëpërfshirëse dhe më e frytshme.

Page 280: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Melina KABO

Kontrolli i Lartë i Shtetit 279

Një realitet që duhet të mbahet në vëmendje është edhe fakti se vihet re një dyndje

e punonjësve të rinj që rekrutohen në administratën publike të cilët nuk e njohin

historikun e institucionit ku punojnë dhe si të tillë nuk janë aspak bashkëpunues me

grupin e auditimit të KLSH-së, jo se vetëm nuk duan por as nuk dinë. Ndonjëherë

shfajësohen duke thënë, jo po unë nuk e di këtë se jam i ri, apo se unë nuk kam

qenë më parë në këtë vend pune, tani kam ardhur, etj., etj.

Duhet të jetë e qartë për këdo që kur fillon punë në një institucion ti e përfaqëson

atë dhe ke detyrë të përgjigjesh për vendin e punës që ke dhe jo të anashkalosh

përgjegjësitë. Ndërsa stafi i vjetër dhe me eksperiencë ndahet në dy grupe dhe

shfaqen dy qasje. Tek njeri grupim gjenden ata që kanë ndërtuar historinë

institucionale, specialistë me shumë përvojë, me kulturë institucionale dhe tejet

bashkëpunues. Ndërsa tek grupi tjetër gjendet persona që gabimisht kanë ndërtuar

një karriere të rreme, pa meritokraci, dhe si të tillë ata s’mund të ofrojnë asnjë

produkt të vlefshëm për institucionin ku punojnë.

Administrata që auditohet nga KLSH-ja, nga natyra e punës së saj vishet me një

burokraci të theksuar, dhe kështu punë të thjeshta zvarriten në pafundësi gjoja për

hir të sigurisë. Individë të tillë që nuk respektojnë hierarkinë e ecurisë institucionale

në parashtrimin dhe zgjidhjen e çështjeve, sjellin si realitet refuzues gjendjen ku

prioritet marrin miqësitë apo frika ndaj përgjegjësisë. Në këtë klimë

ndërinstitucionale nuk mund të zhvillohet puna e Administratës Shtetërore e cila

me shërbimet e saja publike mban peshën më të rëndësishme ndaj taksapaguesit

shqiptar. Dhe duke qenë se ky qëllim kombëtar nuk realizohet ashtu si duhet dhe

kërkohet, atëherë po nga ata vetë nuk lejohet të ushtrohet as funksioni kushtetues

që KLSH-ja ka, të informojë taksapaguesin sesi shpenzohen paratë, ku abuzohet,

cilët janë përgjegjësitë.

Page 281: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

280 Botime 2017

Page 282: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Media për KLSH

Kontrolli i Lartë i Shtetit 281

SHKRIME PËR KLSH-në, BOTUAR NË MEDIAN E SHKRUAR

KORRIK – DHJETOR 2016

04 Korrik

1. Gazeta “Telegraf”: KLSH, burimet njerëzore dhe lidershipi .Auditimi i

financave publike shqiptare, i ballafaquar me përvojat më të mira

europiane dhe botërore (faqe 8-9).

06 Korrik

2. Gazeta “Telegraf”: Auditimi i KLSH në Doganën e Durrësit: Borxhet e

biznesit shkojnë në 1.4 miliard lekë (faqe 10).

3. Gazeta “RD”: Dogana e Durrësit, KLSH: Borxhi doganor ka arritur në 1.4

miliard lekë (faqe 8).

07 Korrik

4. Gazeta “Shqiptarja.com”: Pse kjo vonesë tre vjeçare nga qeveria? Vendimi

pason një numër anulimesh të koncensioneve të energjisë nga ERE (faqe 12).

08 Korrik

5. Gazeta “Panorama”: Leskaj: Audituesit të certifikohen me Ekonomikun

(faqe 9).

6. Gazeta “Shqip”: Kontrolli i fondeve, Leskaj: Kemi shumë borxhe ndaj

qytetarëve shqiptare. Marrëveshja e bashkëpunimit/Fakulteti Ekonomik,

studime shkencore me KLSH (faqe 7).

7. Gazeta “55”: Bujar Leskaj: Partneriteti me botën akademike forcon luftën e

KLSH-së kundër korrupsionit (faqe 5).

8. Gazeta “55”: Auditues të KLSH-së në Workshop-in e CEF-it me temë

“Menaxhimi i Projekteve të Biznesit” (faqe 10).

09 Korrik

9. Gazeta “Shekulli”: “Parkimi me pagesë në Vlorë, qytetarët kundërshtojnë

gjobat: Janë të paligjshme”. Kompania merr me koncesion për 15 vite

Page 283: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

282 Botime 2017

parkimin në qytet. Beteja me KLSH-në, gjykatën dhe qytetarët. Historiku se

si u fitua koncesioni dhe kontestimi publik nga banorët. Drejtoresha e

tatimeve bllokon gjobat (faqe 10-11).

10. Gazeta “Shekulli”: KLSH-Si u përzgjodh fituesi nga komisioni i dhënies së

koncesioneve (faqe 11).

11. Gazeta “Koha Jonë”: Kryetari i KLSH takon ambasadoren Vlahutin dhe

ambasadorin Austriak. Kryetari i KLSH-së takoi në zyrën e tij ambasadoren e

Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin dhe ambasadorin e

Austrisë në Shqipëri, Johann Sattler (faqe 6).

12. Gazeta “Koha Jonë”: Marrëveshja. Fakulteti Ekonomik, studime shkencore

me KLSH (faqe 14).

13. Gazeta “55”: Bujar Leskaj: KLSH e vendosur për të forcuar kapacitetet

audituese. Kryetari i KLSH takon Ambasadoren e BE-së dhe Ambasadorin

Austriak (faqe 5).

14. Gazeta “Telegraf”: KLSH nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me

Fakultetin e Ekonomisë. Bujar Leskaj: Zbatimi i marrëveshjes do të sjellë

ekspertizën e botës akademike. Kryetari i KLSH-së, z. Bujar Leskaj u shpreh

se Kontrolli i Lartë i Shtetit numëron 23 marrëveshje me institucione të

tjera shtetërore, organizata të shoqërisë civile dhe organizata të

profesionistëve të fushës dhe se ky partneritet merr një rëndësi të veçantë

për arsyen se Fakulteti i Ekonomisë përbën bazën e edukimit të

kontabilistëve dhe audituesve të ardhshëm (faqe 8).

15. Gazeta “Telegraf”: Kryetari i KLSH takon ambasadoren Vlahutin dhe

ambasadorin Austriak (faqe 8).

16. Gazeta “Sot”: Leskaj: BE ndihmë të madhe për KLSH (faqe 8).

10 Korrik

17. Gazeta “Sot”: KLSH, në vitin 2013 u vodhën 5 miliard lekë asete te Stacioni i

Trenit, ende asnjë hetim nga bashkia (faqe 10).

12 Korrik

18. Gazeta “Standard”: Kosova, bashkëpunim me Kontrollin e Lartë të Shtetit

të Shqipërisë (faqe 18).

Page 284: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Media për KLSH

Kontrolli i Lartë i Shtetit 283

19. Gazeta “Koha Jonë”: Leskaj në Kosovë, takime me autoritetet më të larta.

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj zhvilloi një vizitë pune në

Kosovë (faqe 7).

20. Gazeta “Albanian Daily News”: Albania, Kosovo Committed to Boost

Cooperation in Auditing (faqe 4).

21. Gazeta “Sot”: Leskaj takime me zyrtarë kosovarë, në fokus bashkëpunimi

(faqe 9).

13 Korrik

22. Gazeta “Koha Jonë”: Leskaj: Auditime të përbashkëta në fusha të ndryshme

me Kosovën. (faqe 13).

23. Gazeta “Koha Jonë”: Shqyrtimi i auditimeve nga Kuvendi, forcon

transparencën e sektorit publik (faqe 13).

24. Gazeta “Koha Jonë”: Ministri i Financave/“Bashkëpunim për shpenzimin e

parave” (faqe 13).

25. Gazeta “Telegraf”: Bujar Leskaj: Shqipëria do të lobojë për institucionin

auditues të Kosovës. Thellohet bashkëpunimi midis KLSH dhe Zyrës

Kombëtare të Auditimit ( ZKA) të Kosovës (faqe 14).

26. Gazeta “55”: Bujar Leskaj: KLSH, lobin për anëtarësimin e Zyrës së Auditimit

të Kosovës në EUROSAI DHE INTOSAI (faqe 10).

22 Korrik

27. Gazeta “Standard”: KLSH: janar-qershor 2016, administrata publike u vjedh

shqiptarëve 280 milion euro! Nga Ervin Kaduku (faqe 10-11).

28. Gazeta “Telegraf”: Shteti të sekuestrojë 853 milion lekë që iu dhanë

“Kurum” për HEC-et Ulzë – Shkopet, 21 muaj pas shitjes (faqe 7).

23 Korrik

29. Gazeta “Telegraf”: Kontrolli i Lartë i Shtetit zbulon skandalin e radhës në

administratën publike. KLSH: Emërimet e inspektorëve me profil juristi,

historiani dhe teknologji bujqësore (faqe 3).

24 Korrik

30. Gazeta “Shqiptarja.com”: KLSH: 280 mln Euro shpërdorime zbulohen në 6

muaj (faqe 12).

Page 285: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

284 Botime 2017

26 Korrik

31. Gazeta “RD”: Kontrolli i Lartë i Shtetit për Aviacionin Civil, raporti: Shkeli

ligjin dy herë. (faqe 11).

28 Korrik

32. Gazeta “Sot”: KLSH – Shkeljet i përkasin periudhës 2013-2016, ja

institucionet me më shumë abuzime. Raporti për 6 mujorin, administrata

publike 380 miliard lekë dëm buxhetit të shtetit (faqe 10).

33. Gazeta “Shqiptarja.com”: Si abuzon Spitali Amerikan me pacientët dhe

buxhetin e shtetit. Nuk dorëzohet dokumentacioni. Nga Elton Qyno (faqe 8-9).

30 Korrik

34. Gazeta “Telegraf”: KLSH: Miliarda lekë të shpërdoruara në 6 muaj, humbja

në dogana shkon në 429 milion lekë (faqe 2).

35. Gazeta “RD”: KLSH - Në 6 muaj dëmi ekonomik mbi 37 miliard lekë (faqe 11).

36. Gazeta “55”: Tatimet dhe doganat, “namin” me paratë e shqiptarëve. KLSH:

Në 6 muaj, dëmi ekonomik mbi 37 miliard lekë (faqe 2).

31 Korrik

37. Gazeta “Sot”: Ankesat në KLSH, 42% për administrimin financiar dhe

tenderat (faqe 10).

01 Gusht

38. Gazeta “Standard”: Lumë shkeljesh dhe abuzimesh në Fondin Shqiptar të

Zhvillimit. KLSH konstaton se shteti nuk funksionon për drejtorin e

përgjithshëm të institucionit, Benet Beci. Megjithatë, ai vijon të gëzojë

privilegjet e zyrtarit që arrin të “kalojë ylberët” e qeverive...Nga Ervin

Kaduku (faqe 10-11).

02 Gusht

39. Gazeta “Mapo”: A mund të ketë KLSH-ja një rol më të madh pas reformës

në drejtësi. Nga Fitim Zekthi (faqe 11).

03 Gusht

40. Gazeta “RD”: Qytetarët të pambrojtur nga abuzimet me mallrat e konsumit

(Inspektimi i KLSH-së në Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë)

(faqe 10).

Page 286: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Media për KLSH

Kontrolli i Lartë i Shtetit 285

41. Gazeta “Shqiptarja.com”: Raporti për bankën: Janë vjedhur 21 mln euro

nga Thesari i Shtetit. KLSH rrëzon shifrën 713 milion lekë të deklaruar nga

Fullani. Vjedhjen nga bankat e nivelit të dytë. Nga Elton Qyno (faqe 2-3).

42. Gazeta “Sot”: Aksidentet rikthejnë konfliktet mes institucioneve, ARRSH

përplaset me policinë në Velipojë, kryebashkiaku i Rrogozhinës akuza

Xhikës. KlSH paditi kreun e ARRSH, Xhikën. Nga Eneida Jaçaj (faqe 10).

43. Gazeta “Tema”: KLSH: Konsumatorët të pambrojtur nga abuzimet me

peshën (faqe 10-11).

44. Gazeta “Albania Daily News”: Can High State Control Have a Bigger Role

After Judicial Reform? (faqe 7).

04 Gusht

45. Gazeta “Shqiptarja.com”: Banka e Shqipërisë i qëndron vjedhjes 713 milion

lekë. Zhdukja e 21.5 milion euro, asnjë të dhënë për deputetët. Nga Genc

Kondi (faqe 2-3).

46. Gazeta “Shqiptarja.com”: Spitali Amerikan zapton 1467 m2 ambient të

Spitalit Ushtarak.

Zhduken dokumentet e kontratës, Spitali Amerikan paguan qira vetëm për

1/3 e sipërfaqes dhe ndërton pa leje. Nga Adriatik Doçi (faqe 7).

47. Gazeta “Albania Daily News”: 21 Milion Euros Were Stolen from the

Treasury ëith the Seal of the Bank of Albania (faqe 6).

48. Gazeta “55”: Kontrolli i Lartë i Shtetit: Konsumatorët shqiptarë të

pambrojtur nga abuzimet me peshën (faqe 11).

49. Gazeta “Tema”: Sejko: Destabilizimi politik, rrezik për ekonominë (faqe 10-11).

05 Gusht

50. Gazeta “Shqiptarja.com”: “Dorëzohet’’ kreu i SHISH, hap dyert për 4

auditues të KLSH. Nga Adriatik Doçi (faqe 5).

06 Gusht

51. Gazeta “RD”: 44 miliard lekë më pak të ardhura deri në dhjetor. Nga Jorida

Tabaku (faqe 4).

Page 287: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

286 Botime 2017

52. Gazeta “Sot”: Në vjeshtë dosjet e korrupsionit te SPAK, ja lista e zyrtarëve

që do hetohen të parët, në sitë 4 ministra, 5 ish ministra, 7 gjyqtarë dhe 3

kryebashkiakë. Paditë e KLSH, ILDKP dhe dosjet për ish ministrat e Berishës

kalojnë te SPAK. Nga Kliti Topalli (faqe 3).

08 Gusht

53. Revista Monitor: KLSH: Konsumatorët, të pambrojtur nga abuzimet me

peshën (faqe 9).

11 Gusht

54. Gazeta “Panorama”: Raporti sekret i Kontrollit të Shtetit zbulon abuzimin

me paratë. Kartëmonedhat e dëmtuara, bankat fitojnë 4 milion euro.

Reagon Braçe: KLSH s’na ka vënë në dijeni, seancë në shtator (faqe 9).

55. Gazeta “Mapo”: Raporti sekret i KLSH flet për një tjetër skandal në Bankën

e Shqipërisë.Braçe: Mbledhje e jashtëzakonshme, Sejko e Leskaj duhet të

raportojnë (faqe 3).

56. Gazeta “Shqiptarja.com”: Braçe: Leskaj dhe Sejko, raport në Kuvend për

vjedhjet në BSH. Nga Esiona Konomi (faqe 6).

57. Gazeta “Tema”: Bankat përfituan paligjshmërisht qindra mln lekë. Raporti

tronditës i KLSH (faqe 6-7).

58. Gazeta “Ballkan”: Bankat përfituan paligjshmërisht qindra mln lekë (faqe 6).

59. Gazeta “Albania Daily News”: “Private Banks Have Illegally Profited

Hundreds of Milions of Leks” (faqe 5).

12 Gusht

60. Gazeta “Telegraf”: KLSH përballë bandave të Bankës së Shtetit.“Sqarim”

apo... Nga Zef Preçi (faqe 11).

61. Gazeta “Panorama”: Raporti i KLSH për bankat që fituan 4 milion euro nga

kartëmonedhat. Paratë e dëmtuara, KLSH njoftoi Kuvendin në 2015. Nga

Dorina Azo (faqe 7).

62. Gazeta “Mapo”: Denoncimi i KLSH. Banka e Shqipërisë: Raporti i pavërtetë,

nuk ka asnjë fakt (faqe 5).

63. Gazeta “Sot”: Vjedhja e dytë e epokës “Fullani”, reagon BSH (faqe 10).

Page 288: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Media për KLSH

Kontrolli i Lartë i Shtetit 287

64. Gazeta “Shqiptarja.com”: Pranohet raporti me abuzimet, Sejko e morëm

nga KLSH. Braçe: Në shtator Sejko e Leskaj të raportojnë shkeljet. Nga Elton

Qyno (faqe 11).

65. Gazeta “Tema”: Vjedhja e dytë e epokës “Fullani”, reagon BSH (faqe 7).

66. Gazeta “Albania Daily News”: Experts Urge Immediate Start of

Investigations.SP’s Braçe Says Economy Committee Not Informed on Secret

Report of HSA (faqe 5).

13 Gusht

67. Gazeta “Panorama”: KLSH kallëzon kreun e KQZ në Prokurori për 2.5 milion

euro. Nga Fation Binjaku (faqe 3).

68. Gazeta “Panorama”: Paratë e dëmtuara, zbardhet raporti i Kontrollit të

Lartë të Shtetit. Nga Dorina Azo (faqe 5).

69. Gazeta “55”: KLSH padit penalisht kryetaren e KQZ, Lefteri Luzi –shpërdoroi

mbi 2.5 milion euro (faqe 2).

70. Gazeta “Koha Jonë”: Reagon Shoqata e Bankave: Jo fitime të paligjshme

nga kartëmonedhat e dëmtuara (faqe 8).

71. Gazeta “Telegraf”: KLSH “hap kutinë” e abuzimit me 2.5 milion euro (faqe

6-7).

72. Gazeta “Tema”: Goditja ndaj Lefteri Luzit dhe BSH-së nga Bujar Leskaj, me

prapavijë politike? (faqe 7).

73. Gazeta “Tema”: KLSH kallëzon në Prokurori kryetaren e KQZ-së, Lefteri Luzi,

dështoi votimi elektronik (faqe 3).

74. Gazeta “Sot”: Dështimi i teknologjisë në zgjedhjet e 2013, KLSH kallëzon

penalisht Lefterie Luzin, 2.6 milion euro dëm ne buxhetin shtetit. Nga Bujar

Muçaku (faqe 5).

75. Gazeta “Shqiptarja.com”: KLSH kallëzon në prokurori kryetaren e KQZ për

abuzim. Nga Esiona Konomi (faqe 4).

76. Gazeta “Shqiptarja.com”: Bankat nuk e quajnë realist vlerësimin e raportit

të KLSH-së (faqe 10).

77. Gazeta “Albania Daily News”: BoA and AAB rebuff news on ilegal profit of

banks through damaged banknotes scheme (faqe 5).

Page 289: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

288 Botime 2017

78. Gazeta “Ballkan”: KLSH akuzon Lefterije Luzin: Abuzoi me votimin

elektronik (faqe 2).

79. Gazeta “Mapo”: KLSH kallëzon kryetaren e KQZ-së, abuzoi me 2.6 milion

euro (faqe 6).

80. Gazeta “Rilindja Demokratike”: KLSH padi penale Lefterisë për aferën 4

milion euro (faqe 4).

81. Gazeta “Shekulli”: KLSH padit kryetaren e KQZ. Luzi: Pres prokurorinë...

(faqe 6).

15 Gusht

82. Gazeta “Telegraf”: KQZ realizoi me sukses dështimin e projektit 4 milion

euro, të votimeve elektronike në Fier (faqe 10).

16 Gusht

83. Gazeta “Panorama”: Padia e KLSH, prokuroria mbyll dosjen ndaj Gjiknurit.

Nga Trazhgim Sokolaj (faqe 8).

84. Gazeta “Sot”: Adriatik Llala pushon hetimet ndaj Damian Gjiknurit, nxjerr të

pafajshëm ministrin për skandalin me CEZ. KLSH çon dosjen në Gjykatën e

Lartë. Nga Erneta Shevroja (faqe 3).

17 Gusht

85. Gazeta “Dita”: Prokuroria pushon hetimet për privatizimin e CEZ-it ndaj

zyrtarëve dhe ish zyrtarëve, KLSH gati animimin (faqe 11).

86. Gazeta “RD”: KLSH zbuloi 1 milion euro dëm, doganierët e korruptuar

rikthehen në detyrë (faqe 6).

19 Gusht

87. Gazeta Shqiptare: KLSH: Aviacioni Civil shkeli ligjin për sponsorizimet. Nga

Ornela Manjani (faqe 7).

88. Gazeta “RD”: Mbyllja e dosjes “CEZ” hedh dritë mbi negociatat sekrete të

qeverisë. Nga Aleksandra Bogdani (BIRN) (faqe 2).

20 Gusht

89. Gazeta “Sot”: Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Kallëzimet e KLSH-së nuk

shkojnë në gjykatë, rritje e korrupsionit në administratë (faqe 8).

Page 290: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Media për KLSH

Kontrolli i Lartë i Shtetit 289

90. Gazeta “Telegraf”: Erinda Skëndaj: Organet e hetimit dhe gjykatat,

përgjegjëse për mbylljen e kallëzimeve të bëra nga KLSH (faqe 3).

21 Gusht

91. Gazeta “Sot”: KLSH zbardh skandalet në UKT, punësime dhe shpenzime në

shkelje të rregullores, abuzime masive me tenderat. Nga Bujar Muçaku

(faqe 10).

24 Gusht

92. Gazeta “Sot”: Beteja për borxhin publik . Nga Fatos Çoçoli (faqe 10).

26 Gusht

93. Gazeta “Dita”: Sigurimet shoqërore, borxhet arrijnë ne 76 mln euro ne

2015. Rriten detyrimet e prapambetura ne formën e sigurimeve shoqërore

gjate vitit 2015. KLSH gjatë një inspektimi ne Institutin e Sigurimeve

Shoqërore, evidenton se gjendja e debitorëve ka kapur vlerën e 10.5 miliard

lekeve nga 10 miliard që ishin në fund të vitit 2014 (faqe 11).

29 Gusht

94. Gazeta “Mapo”: Kultura e mosndëshkrimit. Nga Ndriçim Kulla (faqe 11).

31 Gusht

95. Gazeta “55”: KLSH zbulon fryrjen me 864 punonjës, shkurtohen faturistët

dhe hidraulikët (faqe 5).

96. Gazeta “Standard”: KLSH: Ja shkeljet e kryera ne Ujësjellësin e Tiranës (faqe 11).

97. Gazeta “RD”: Rekordi i Velinës, 864 punonjës në Ujësjellës, militantët e PS

mbysin administratën (faqe 11).

01 Shtator

98. Gazeta “55”: Vetëm në një vit, borxhi tatimor i VIP-ave u rrit me 57 mln

euro (faqe 10).

99. Gazeta “Standard”: Biznesi zhytet në borxhe, individët tërheqin 125 mln

euro nga bankat në 7 muaj. Nisur nga numri i madh i subjekteve debitorë si

dhe vlera e borxhit tatimor, KLSH vëren se janë marrë masa jo te

mjaftueshme shtrënguese në rikuperimin e borxhit tatimor. Nga Ervin

Kaduku (faqe 8).

Page 291: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

290 Botime 2017

100. Gazeta “Tema”: Vetëm në një vit, borxhi tatimor i VIP-ave u rrit me 57

mln euro (faqe 11).

02 Shtator

101. Gazeta “Sot”: Abuzimet me tenderat kalojnë në kompetencë të SPAK, nga

janari mbi 300 persona në sitë për vjedhje të rreth 3.3 miliard lekëve, në

listë 2 kryebashkiakë. Nga Kliti Topalli (faqe 3).

03 Shtator

102. Gazeta “Shqiptarja.com”: Rimbulsimi i bankave akuza heton Fullanin

merret raporti i KLSH. Nga Elton Qyno (faqe 2).

103. Gazeta “Shqiptarja.com”: Sejko pranoi raportin me abuzimet: E morëm

nga KLSH. Nga Elton Qyno (faqe 3).

104. Gazeta “Shqiptarja.com”: KLSH, I dorëzojmë kuvendit raportin.Braçe: Në

shtator Sejko dhe Leskaj të raportojnë shkeljet. Nga Elton Qyno (faqe 3).

105. Gazeta “Sot”: Skandali me kartëmonedhat, prokuroria rihap hetimet për

Ardian Fullanin pas raportit të KLSH, u shkaktua 4 milion euro dëm. Nga

Eneida Jaçaj (faqe 8).

106. Gazeta “ Sot”: Nis hetimi për kallëzimin e KLSH ndaj BSH (faqe 9).

107. Gazeta “Ballkan”: Skandali i kartëmonedhave, hapen hetimet ndaj BSH

dhe bankave të dyta (faqe 5).

108. Gazeta “Dita”: Skandali i ri i BSH, ish guvernatori Ardian Fullani do

rimerret në pyetje (faqe 10).

109. Gazeta “Standard”: Vjedhja me kartëmonedhat e dëmtuara, prokuroria

nis hetimet për bankat (faqe 5).

110. Gazeta “Albania Daily News”: Over 300 Companies to Be Investigated,

Two Mayors in the List (faqe 7).

04 Shtator

111. Gazeta “Sot”: Ngritja e SPAK alarmon pushtetarët, 800 dosje korrupsioni

do rihapen, KLSH dhe ILDKP do përsërisin paditë për të gjithë zyrtarët.

Nga Kliti Topalli (faqe 3).

Page 292: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Media për KLSH

Kontrolli i Lartë i Shtetit 291

112. Gazeta “Sot”: KLSH ka paditur Gjiknurin për marrëveshjen me CEZ. Pas

Fullanit, Adriatik Llalla rihap edhe dosjen e Damian Gjiknurit, kërkesa e

KLSH detyron prokurorinë të rinisë hetimet. Nga Kliti Topalli (faqe 5).

113. Gazeta Shqiptare: Kontrolli i Shtetit: Drejtoria e Përgjithshme e

Metrologjisë shfaqi mangësi. Raporti i KLSH: Ndëshkim abuzimit të

tregtarëve me peshën dhe matjet. “Problem shëndetësia, mjedisi dhe

siguria publike”.Gjobat në tri vite, KLSH: Merrni masa shtesë. Nga Ornela

Manjani (faqe 5).

114. Gazeta “Dita”: Mbrojtja e konsumatorit, raporti i KLSH zbulon abuzimet

me peshën (faqe 10).

115. Gazeta “RD”: Mbrojtja e konsumatorit, raporti i KLSH zbulon abuzimet

me peshën (faqe 6).

116. Gazeta “Sot”: Ngritja e SPAK alarmon pushtetarët, 800 dosje korrupsioni

do rihapen, KLSH dhe ILDKP do përsërisin paditë për të gjithë zyrtarët. Pas

Fullanit, Adriatik Llalla detyron prokurorinë të rinisë hetimet (faqe 5).

05 Shtator

117. Revista Monitor: Vetëm në një vit borxhi tatimor i VIP-ave u rrit me 57

mln euro (faqe 9).

06 Shtator

118. Gazeta “Dita”: Bie pagesa e papunësisë, rriten me dy herë fondet për

nxitjen e punësimit (faqe 14).

119. Gazeta “Telegraf”: Zaptohet dhe blihet me korrupsion për “1 copë bukë”,

kampi 4000m2 i fëmijëve jetim në Borsh. Nga Ilir Cumani (faqe 9).

120. Gazeta “RD”: Hajdutët, 870 milion lekë të tjera Carapulit (faqe 7).

07 Shtator

121. Gazeta “RD”: KLSH: Konsumatorët të pambrojtur në sasitë e blerjes

(faqe 10).

08 Shtator

122. Gazeta “55”: Kreu i opozitës: I kërkojmë KLSH-së të nisë menjëherë një

auditim të plotë të procesit (faqe 3).

Page 293: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

292 Botime 2017

123. Gazeta “Tema”: Dëbohet, por Basha luan me protestën e maturantëve.

Thërret KLSH në ndihmë kundër Ramës (faqe 6).

09 Shtator

124. Gazeta “Shqiptarja.com”: Fullani e anëtarët e këshillit bankar sërisht në

prokurori. Skandali me abuzimin 21.5 mln euro, akuza kërkon

dokumentat e asgjësimit të parave. Gentian Sejko ndryshoi qëndrim dy

herë. Nga Elton Qyno (faqe 13).

125. Gazeta “Telegraf”: “Transparency International” zbardh realitetin e

reformave fiktive në Shqipëri: “Institucionet të pa fuqishme, politika

pengon luftën kundër korrupsionit”.Ja profili i Kryetarit të KLSH, Dr. Bujar

Leskaj, i vetmi zyrtar i lartë i Shtetit Shqiptar, vlerësuar pozitivisht nga

“Transparency International”, për luftën kundër Korrupsionit (faqe 2-3).

126. Gazeta “Sot”: Raporti i Transparency International, KLSH i vetmi

institucion që lufton korrupsionin, u ka bërë ballë presioneve, KLD dhe

prokuroria të kapura politikisht. Nga Kliti Topalli (faqe 8).

127. Gazeta Shqiptare: TIA: Korrupsioni në Shqipëri i shfrenuar, por zero

dënime politikanësh të nivelit të lartë.“Pandëshkueshmëria të trajtohet

urgjentisht”. Nga Valentina Madani (faqe 2).

128. Gazeta “Koha Jonë”: Raporti i Transparency International për

Shqipërinë.TI: Institucionet, të dobëta përballë korrupsionit (faqe 14).

129. Gazeta “Panorama”: Raporti për Shqipërinë: Korrupsion i

shfrenuar.“Transparency International”, vlerësime vetëm për KLSH (faqe 9).

130. Gazeta “Mapo”: Institucionet, të dobëta përballë

korrupsionit,mbizotëron pandëshkueshmëria (faqe 6).

131. Gazeta “Tema”: TIA: Korrupsion i shfrenuar. Ja politikanët problematikë

(faqe 4).

132. Gazeta “Dita”: TIA: Institucionet, të dobëta përballë korrupsionit (faqe 9).

133. Gazeta “Shekulli”: Raporti i TIA-s: Korrupsion i shfrenuar në Shqipëri,

politika po pengon drejtësinë. Nga Isuf Kurtaj (faqe 4-5).

134. Gazeta “Ballkan”: Drejtësia më e korruptuara. Ndryshoni ligjin e konfliktit

të interesit (faqe 2).

Page 294: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Media për KLSH

Kontrolli i Lartë i Shtetit 293

10 Shtator

135. Gazeta “RD”: Mbi 100 mijë euro abuzim për tokën e Aeroportit, kallëzon

4 ish-zyrtarë (faqe 9).

136. Gazeta “RD”: Dy ishregjistrues të Beratit në Prokurori për abuzime me

pronat (faqe 8).

137. Gazeta “Telegraf”: Hipotekat, vendi i babëzisë dhe grabitjes së pasurisë

së shqiptarëve (faqe 9).

138. Gazeta “Standard”: KLSH kallëzon 16 nëpunës të hipotekës Berat (faqe 11).

139. Gazeta “Shqiptarja.com”: Denoncimi–Një regjistrues dhe dy ish drejtuesit.

Shkeljet, KLSH kallëzon 16 nëpunës të hipotekës Berat (faqe 11).

140. Gazeta “Panorama”: Pronat, KLSH kallëzon kreun e Hipotekës në

Berat.“Kanë regjistruar 43.626 m2 sipërfaqe tokë, pa pasur aktin e

pronësisë” (faqe 4).

141. Gazeta “Sot”: KLSH zbulon skandalin me Aeroportin e Kukësit, abuzime

me privatizimin e tokës, kallëzohen zyrtarët e Hipotekës. Nga Eneida Jaçaj

(faqe 4).

142. Gazeta “55”: KLSH zbulon hajdutët e pronave në hipotekat e Beratit dhe

Kukësit – i padit në Prokurori (faqe 5).

143. Gazeta “Shekulli”: Pronat, KLSH kallëzon 20 nëpunës të hipotekës në

Berat dhe Kukës (faqe 7).

144. Gazeta “Koha Jonë”: Pse Transparency International vlerëson KLSH? Nga

Elton Libohova (faqe 15).

145. Gazeta “Dita”: Shkeljet me regjistrimin e pronave, KLSH masa ndaj 16

zyrtarëve e ish zyrtarëve të Hipotekës.(faqe 15).

146. Gazeta Shqiptare: Duma dhe Salianji me maturantët: Hetim nga KLSH,

deputetët në AKP (faqe 10).

14 Shtator

147. Gazeta “RD”: Abuzimet 2.4 mln USD në Tiranë–Elbasan, KLSH çon për

ndjekje penale zyrtarin e ARRSH (faqe 7).

Page 295: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

294 Botime 2017

148. Gazeta “55”: Abuzimet me rrugën Tiranë–Elbasan, KLSH çon për ndjekje

penale zyrtarin e ARRSH (faqe 10- 11).

149. Gazeta “Koha Jonë”: Tiranë–Elbasan, KLSH padit kreun e Njësisë së

Menaxhimit të Projektit (faqe 15).

150. Gazeta “Sot”: KLSH zbardh aferën me rrugën Tiranë–Elbasan, 6.4 milion

dollarë dëm, kallëzim penal për drejtorin e menaxhimit të projektit. Nga

Bujar Muçaku (faqe 7).

151. Gazeta “Panorama”: Shkeljet në rrugën Tiranë–Elbasan, KLSH kallëzon

kreun e projektit (faqe 9).

152. Gazeta “Standard”: Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzon drejtorin e projektit,

i shkaktoi 2.4 milion dollarë dëm shtetit (faqe 21).

153. Gazeta “Telegraf”: KLSH hap, fakton dhe çon në prokurori letrat e

abuzimit, 6.4 milion USD të rrugës së papërfunduar “Tiranë–Elbasan”

(faqe 6-7).

154. Gazeta “Shqiptarja.com”: Ndjekje penale për drejtorin e projektit Tiranë

–Elbasan (faqe 8).

155. Gazeta “Ballkan”: KLSH padit zyrtarin: Shpërdorim e dëm 6.4 mln $ për

Tiranë–Elbasan (faqe 4).

156. Gazeta “Ballkan”: Auditimi “ikën” nga Financat, krijohet “KLSH” për

fondet e BE (faqe 6).

157. Gazeta “Dita”: KLSH çon në prokurori drejtorin e Projektit të rrugës

Tiranë–Elbasan, dëmi 2.4 mln USD (faqe 9).

158. Gazeta “Shekulli”: Kallëzohet drejtori i projektit të rrugës Tiranë–Elbasan

(faqe 1).

159. Gazeta Shqiptare: KLSH: Në Tiranë–Elbasan, dëmi në buxhet 6.4 mln

dollarë (faqe 12).

16 Shtator

160. Gazeta “Telegraf”: Pas zhdukjes se 21milion eurove kartëmonedha që

duheshin asgjësuar, banka kërkon të blejë aparat asgjësimi (faqe 7).

Page 296: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Media për KLSH

Kontrolli i Lartë i Shtetit 295

17 Shtator

161. Gazeta “RD”: Megaafera - Skenari për të fshirë 595 milion dollarë borxhe

të ARMO-s. Koncensioni i Delvinës është pasuria e dytë natyrore, që miku

i afërt i Kryeministrit, mori brenda pak ditësh. Të dyja këto kontrata, janë

objekt i mirë dhe i detyrueshëm për hetim nga Kontrolli i Lartë i Shtetit

dhe veçanërisht për Prokurorinë (faqe 7).

162. Gazeta “Standard”: KLSH nxjerr zbuluar dështimin e administratës

tatimore. Në një vit rriten detyrimet e pambledhura ne 14.4%. Nga Ervin

Kaduku (faqe 10- 11).

18 Shtator

163. Gazeta Shqiptare: KLSH: Tatimet VIP shkelin ligjin, borxhi i pambledhur

7.9 mld lekë. Nga Ornela Manjani (faqe 7).

164. Gazeta “Sot”: Raporti i KLSH, borxhi tatimor ne 2015 arriti mbi 1 miliard

USD, ja shkaqet që përkeqësuan shifrat dhe rekomandimet për Tatimet

(faqe 11).

20 Shtator

165. Gazeta “Telegraf”: Komiteti i Helsinkit dhe Ambasada e SHBA, nesër

konferencë për kallëzimet e dr. Bujar Leskajt (faqe 3).

166. Gazeta “Panorama”: Paratë e dëmtuara, Leskaj e Sejko raportojnë në

Kuvend (faqe 7).

167. Gazeta “Shqiptarja.com”: Braçe: KLSH pretendon dëm 542 mln lekë nga

asgjësimi i parave (faqe 12).

168. Gazeta “Sot”: Bujar Leskaj prezanton raportin për abuzimet në bankën e

Shqipërisë. Raporti i KLSH në Kuvend, ja si janë vjedhur shqiptaret me

lekët e dëmtuara, Gent Sejko justifikohet me rregulloren. Nga Bujar

Muçaku (faqe 10).

169. Gazeta “Dita”: Braçe: Prokuroria të hetojë grumbullimin e

kartëmonedhave të dëmtuara (faqe 6).

170. Gazeta “Koha Jonë”: Braçe: Të hetohet çështja e kartëmonedhave te

dëmtuara!Komisioni për Ekonominë dhe Financat shqyrtoi raportin e

Kontrollit të Lartë të Shtetit për Bankën e Shqipërisë (faqe 14).

Page 297: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

296 Botime 2017

171. Gazeta “Koha Jonë”: Auditimi-Borxhi tatimor i kalon 100 miliard lekët

(faqe 15).

172. Gazeta “Ballkan”: Braçe:Nxisim Prokurorinë të hetojë çështjen e

grumbullimit të kartëmonedhave të dëmtuara (faqe 4).

173. Gazeta “RD”: Borxhi tatimor i kalon te 100 miliard lekët, vetëm me 2015

u rrit me 14% (faqe 9).

174. Gazeta “Albania Daily News”: Prosecutor’s Office Encouraged to

Investigate Collection of Damaged Banknotes (faqe 5).

22 Shtator

175. Gazeta “Telegraf”: Ja si bëhen rrush e kumbulla paratë e amerikanëve.

Nga Engjëll Musai (faqe 9).

176. Gazeta “Ballkan”: Komisioni i Helsinkit: KLSH zbulon dëmet, por nuk

vepron për dënimin e shkaktarëve (faqe 4).

177. Gazeta “Albania Daily News”: Supreme State Audit Does Not Punish

Offenders, Helsinki Committee Says (faqe 9).

23 Shtator

178. Gazeta “Albania Daily News”: Low trust of media and citizen in fight

against corruption (faqe 4).

179. Gazeta “Tirana Times”: Watchdog: State Supreme Audit failing to act on

abuse of power cases (faqe 4).

24 Shtator

180. Gazeta “Sot”: Skandal me fondet e BE, Ministria e Mirëqenies Sociale

përfiton 60 milion euro projekte nën drejtimin e Erion Veliajt, asnjë

dokument ne ministri për shpenzimet e parave.

KLSH zbardh abuzimet me fondet e huaja, ministria marrëveshje me OJF

për kontrollin e fondeve (faqe 11).

181. Gazeta “Standard”: Zbardhen dokumentet e skandalit: Ja ku i çon

Ministria e Mirëqenies Sociale fondet që jepen për të varfrit. Kontrolli i

Lartë i Shtetit zbulon skandalet e radhës: Një drekë faturohet me 6 mijë

euro. Nga Ervin Kaduku (faqe 10).

Page 298: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Media për KLSH

Kontrolli i Lartë i Shtetit 297

25 Shtator

182. Gazeta “Sot”: Abuzimet me tenderat dhe projektet, ish ministri Erion

Veliaj i pagoi 59 milion lekë “Risi Albania” për rafting, koktejle, dreka dhe

darka pune. KLSH: tenderat dhe projektet në Ministrinë e Mirëqenies

Sociale paguheshin pa dokumente origjinale, ja shkeljet (faqe 11).

27 Shtator

183. Gazeta Shqiptare: KLSH duhet të ndjekë kallëzimin e saj në prokurori.

Kuvendi propozon ngritjen e një nënkomisioni të posaçëm (faqe 11).

184. Gazeta “Sot”: Kuvendi i kërkon KLSH auditimin e kontratave

koncesionare, Tahiri do të raportojë në komision për grabitjet e bankave

(faqe 10).

185. Gazeta “Panorama”: Koncesionet, KLSH kontroll kontratave të 25 viteve.

Nga Dorina Azo (faqe 6).

186. Gazeta “Koha Jonë”: Deputetët, KLSH-së: Të auditohen koncesionet në

sektorët strategjikë (faqe 16).

187. Gazeta “Shekulli”: Komisioni i Ekonomisë do të kontrollojë KLSH-në.

(faqe 16).

188. Gazeta “Ballkan”: KLSH të monitorojë paditë – Do të ngrihet një

nënkomision parlamentar për kontrollin e KLSH (faqe 4).

189. Gazeta “Albania Daily News”: Economy Committee Urges SSA to Audit

Concession Contracts (faqe 5).

28 Shtator

190. Gazeta “Sot”: Raporti i KLSH, Prokuroria shkresë BSH për kartëmonedhat

e vjetra (faqe 8).

30 Shtator

191. Gazeta “Telegraf”: Koha e plehrave dhe milionat e shoqërisë civile. Nga

Engjëll Musai (faqe 2).

192. Gazeta “RD”: KLSH: Doganat dështuan në mbledhjen e 4.1 miliard lekë

borxh (faqe 7).

Page 299: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

298 Botime 2017

193. Gazeta “55”: KLSH merr pjesë në seminarin mbi auditimin e bashkive

organizuar në Vilnius të Lituanisë (faqe 10).

194. Gazeta “Sot”: Doganat dështim me mbledhjen e borxhit, KLSH konstaton

4 miliardë lekë dëm (faqe 12).

195. Gazeta “Sot”: KLSH zbardh skandalin me trajtimin e ish të përndjekurve

në 26 vite.Raporti, dëmshpërblimi i të përndjekurve përfundon pas 18

vitesh, ja si u mashtruan për 26 vite me bonot e privatizimit, punësimet

dhe strehimin (faqe 12).

01 Tetor

196. Gazeta “Shqiptarja.com”: Sejko pranoi raportin e KLSH, pas publikimit në

media (faqe 13).

03 Tetor

197. Gazeta “Panorama”: Të përndjekurit, 425 milion dollarë për

dëmshpërblimin Leskaj: Të ndryshojë skema, 18 vjet për shlyerjen e

detyrimit. Nga Dorina Azo (faqe 7).

04 Tetor

198. Gazeta “Telegraf”: KLSH nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me

Zyrën Supreme të Auditimit të Republikës së Bullgarisë. Bujar Leskaj:

Përvoja evropiane, potencial i madh për auditin shqiptar (faqe 5).

199. Gazeta “55”: KLSH nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Zyrën

Supreme të Auditimit të Republikës së Bullgarisë (faqe 8).

200. Gazeta “Sot”: KLSH marrëveshje bashkëpunimi me Bullgarinë, Bujar

Leskaj: Auditime të përbashkëta në institucione (faqe 7).

201. Gazeta “RD”: KLSH zbardh mashtrimin e qeverisë me ish të përndjekurit

(faqe 11).

202. Gazeta “Koha Jonë”: KLSH-ja, marrëveshje bashkëpunimi me Zyrën

Supreme të Auditimit të Bullgarisë. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit

zhvilloi takime pune në Zyrën Supreme të Auditimit të Republikës së

Bullgarisë (faqe 17).

203. Gazeta “Panorama”: Leskaj: Dëmi ekonomik në 3 vitet e fundit u rrit 8

herë (faqe 6).

Page 300: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Media për KLSH

Kontrolli i Lartë i Shtetit 299

204. Gazeta “Ballkan”: Dëmshpërblimi i ish të përndjekurve, KLSH: Ja kur

mbaron procesi (faqe 12).

05 Tetor

205. Gazeta “55”: KLSH; Trajtimi i ish të përndjekurve ka dështuar, kanë marrë

vetëm 1/3 të dëmshpërblimit (faqe 8).

07 Tetor

206. Gazeta “Albania Daily News”: Supreme State Audit Signs Agreement with

IKAF (faqe 5).

207. Gazeta “Sot”: Zbulimi i aferave dhe korrupsionit me fondet, Bujar Leskaj:

Rrisim bashkëpunimin me shoqatat e profesionisteve (faqe 6).

208. Gazeta “Telegraf”: KLSH, marrëveshje bashkëpunimi me Institutin për

Certifikimin e Kontabilisteve dhe Auditorëve të Kosovës (faqe 9).

209. Gazeta “Koha Jonë”: KLSH, marrëveshje me Institutin për Certifikimin e

Kontabilisteve dhe Auditorëve të Kosovës (faqe 11).

210. Gazeta “55”: KLSH, marrëveshje bashkëpunimi me Institutin për

Certifikimin e Kontabilisteve dhe Auditorëve të Kosovës (faqe 10).

08 Tetor

211. Gazeta “55”: Kreu i KLSH takon ambasadorin e ri të Polonisë, Leskaj:

Polonia, një partner i rëndësishëm për Shqipërinë në BE (faqe 11).

212. Gazeta “Telegraf”: Bujar Leskaj: Vlerësojmë bashkëpunimin me audituesit

polake. Kryetari i KLSH takon Ambasadorin e ri te Polonisë, Karol Bachura

(faqe 5).

213. Gazeta “Sot”: Lufta ndaj korrupsionit, Polonia kërkon angazhim të KLSH,

asistence per kryerjen e auditimeve (faqe 5).

214. Gazeta “Koha Jonë”: Leskaj-Bachura: Zgjerimi dhe forcimi i raporteve me

Poloninë.

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit takoi dje ambasadorin e ri të

Polonisë në Shqipëri (faqe 9).

215. Gazeta “Albania Daily News”: “Fruit partnership and Cooperation

Between Supreme Audit Institutions” (faqe 4).

Page 301: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

300 Botime 2017

11 Tetor

216. Gazeta “Telegraf”: Leskaj:Marrëveshja me CEZ shkaktoi një dëm 479

milion euro (faqe 3).

217. Gazeta “55”: Leskaj: Dëmi 479 milion euro, të vazhdojnë hetimet për

ministrin Gjiknuri dhe avokaten Hiçka (faqe 3).

218. Gazeta “RD”: KLSH: Hetimet për Gjiknurin për aferën CEZ u pushuan

padrejtësisht. Abuzimet korruptive për zgjidhjen me mirëkuptim të

konfliktit me kompaninë CEZ (faqe 11).

219. Gazeta “Standard”: Leskaj: Dëmi 479 milion euro nga marrëveshja me

CEZ, shkak paaftësia gjatë negociatave. Nga Ambrozia Meta (faqe 4).

220. Gazeta “Sot”: Hetimi parlamentar i CEZ, Bujar Leskaj akuza Llallës për

hetimet ndaj Gjiknurit, mungojnë dokumentet për marrëveshjen. Nga

Erneta Shevroja (faqe 5).

221. Gazeta “Koha Jonë”: Raportimi i Leskajt: Marrëveshja me CEZ, kosto e

lartë për shtetin (faqe 8).

222. Gazeta “Shqiptarja.com”: CEZ, mbledhja pa kuorum përplas Spahon dhe

Shalsin. Nga Esiona Konomi (faqe 9).

223. Gazeta “Panorama”: CEZ, Leskaj: Dëmi i shkaktuar ishte i rëndë (faqe 5).

224. Gazeta “Dita”: Marrëveshja me CEZ, Leskaj raporton në komisionin

hetimor (faqe 4).

225. Gazeta “Ballkan”: Marrëveshja me CEZ, Leskaj: U shkaktua një dëm prej

479 mln euro (faqe 4).

226. Gazeta “Albania Daily News”: CEZ Agreement Brought 479 mln euro

Damage to State Budget (faqe 4).

13 Tetor

227. Gazeta “Sot”: Sherr në Kuvend për marrëveshjen me CEZ, Shalsi dhe

Spaho shpërthejnë në fyerje, Bujar Leskaj zbardh shkeljet e qeverisë. Nga

Erneta Shevroja (faqe 10).

228. Gazeta “55”: Komisioni Hetimor i CEZ – Bujar Leskaj: Nuk jam dëshmitar,

por denoncues i aferës korruptive (faqe 5).

Page 302: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Media për KLSH

Kontrolli i Lartë i Shtetit 301

229. Gazeta “55”: KLSH merr pjesë në Programin e 131-të të Trajnimit

Ndërkombëtar mbi “Auditimin në mjedis IT” (faqe 10).

230. Gazeta “RD”: CEZ, 479 milion euro dëmi në buxhet, zhduket

dokumentacioni i marrëveshjes (faqe 6).

231. Gazeta “Mapo”: Debate e fyerje në komisionin për CEZ. Spaho: Arrogant.

Shalsi: Horr! (faqe 9).

232. Gazeta “Panorama”: Degjeneron në vulgaritet Komisioni për CEZ. Leskaj:

Raportimi në Kuvend, që para 1 viti kur u bë denoncimi (faqe 8).

14 Tetor

233. Gazeta “Standard”: KLSH kërkesë Agjencisë së Zonave të Mbrojtura: Të

ndalohet ndërtimi i HEC-ve (faqe 12).

234. Gazeta “Koha Jonë”: KLSH, në Trajnimin Ndërkombëtar mbi “Auditimin

në mjedis IT” (faqe 20).

17 Tetor

235. Gazeta “Standard”: Analiza buxhetore e 2015-ës, nis sot “skanimi” në

Kuvend për fondet publike dhe raportin e KLSH (faqe 8).

18 Tetor

236. Gazeta “Sot”: Bujar Leskaj rrëzon Ahmetajn: Të ardhurat në buxhet të

ulta, dështim në Tatime dhe Dogana, 200 milion euro dëme në 2015. Nga

Bujar Muçaku (faqe 6).

237. Gazeta “Sot”: Adriatik Llalla merr në mbrojtje Gjiknurin, kundër

pretendimeve të KLSH për marrëveshjen me CEZ, palët përballen në

Gjykatën e Lartë (faqe 7).

238. Gazeta “Sot”: Leskaj takon homologun kosovar: Auditime të përbashkëta.

Nga Erneta Shevroja (faqe 7).

239. Gazeta “Telegraf”: Zbatimi i Buxhetit të Shtetit për vitin 2015 (faqe 8-9).

240. Gazeta “Telegraf”: Audituesi i përgjithshëm i Kosovës viziton takon kreun

e KLSH, Bujar Leskaj (faqe 9).

241. Gazeta “Albania Daily News”: Supreme State Audit Against CEZ-

Government Settlement (faqe 2).

Page 303: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

302 Botime 2017

242. Gazeta “Ballkan”: KLSH kundër paktit të CEZ, padi në gjykatë kundër

pushimit të hetimeve (faqe 5).

243. Gazeta “Dita”: KLSH nuk tërhiqet për CEZ, e çon në Gjykatën e Lartë

(faqe 7).

244. Gazeta “Dita”: Analiza e buxhetit 2015, KLSH jep rekomandime për

Financat (faqe 18).

245. Gazeta “Standard”: KLSH kërkon dënimin e Gjiknurit, kundër mbylljes së

dosjes (faqe 8).

246. Gazeta “Standard”: Buxheti, Bujar Leskaj: Nga auditimet e realizuara për

efekt të implementimit te buxhetit 2015 u konstatuan dëme më shumë

se 4.8 miliard lekë (faqe 8).

247. Gazeta “Koha Jonë”: KLSH rekomandon: Financat publike, sipas

direktivave të integrimit në BE (faqe 14).

248. Gazeta “Koha Jonë”: Audituesi i Përgjithshëm i Kosovës viziton KLSH-në

(faqe 14).

249. Gazeta “Shqiptarja.com”: KLSH: Gjiknuri pagoi dhe kreditë e marra nga

çekët, i nxjerr BDO-ja (faqe 15).

250. Gazeta “Shqiptarja.com”: Gjykata e Lartë në 24 tetor vendos për

Gjiknurin e Hickën (faqe 15).

251. Gazeta “55”: KLSH: Për 2015, dëmi në buxhetin e shtetit, 8 miliard lekë

(faqe 5).

252. Gazeta “55”: KLSH padi në gjykatë kundër pushimit të hetimeve për

çështjen ÇEZ (faqe 5).

253. Gazeta “Dita”: Audituesi i Përgjithshëm i Kosovës vizitë në KLSH, Besnik

Osmani: Vlerësojmë partneritetin e ngushtë (faqe 8).

254. Gazeta Shqiptare: KLSH: Për 2015, dëmi në buxhetin e shtetit, 8 mld lekë

(faqe 6).

255. Gazeta “Mapo”: Buxheti 2015, Ahmetaj: U forcua rritja ekonomike. Bode:

Dëshmi e krizës (faqe 15).

19 Tetor

256. Gazeta “Telegraf”: Problematika me prokurimet publike (faqe 16).

Page 304: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Media për KLSH

Kontrolli i Lartë i Shtetit 303

21 Tetor

257. Gazeta “Panorama”: Raporti i KLSH, problemet e buxhetit të shtetit në

2015 (faqe 8).

22 Tetor

258. Gazeta “Telegraf”: BE: Mbështesim pa rezerva rolin e KLSH në

parandalimin e korrupsionit (faqe 5).

259. Gazeta “Telegraf”: Bujar Leskaj: Përvoja europiane konsolidon

veprimtarinë e KLSH.

Kryetari i KLSH-së, z.Bujar Leskaj merr pjesë në takimin e Komitetit të

Kontaktit të SAI-ve të vendeve të BE-së (faqe 5).

260. Gazeta “Sot”: Auditimi i institucioneve të energjisë, Kontrolli i Lartë i

Shtetit bashkëpunim me agjencitë partnere në BE (faqe 8).

24 Tetor

261. Gazeta “Standard”: Çfarë po ndodh tek Doganat? Ja abuzimet me miliona

euro....

Mos vallë Edi Rama, pas Fondit Monetar, kërkon të syrgjynosë edhe

Kontrollin e Lartë të Shtetit që konstaton skandalin e radhës? Nga Ervin

Kaduku (faqe 10-11).

25 Tetor

262. Gazeta “Sot”: Gjykata e lartë shpëton Damian Gjiknurin, mbyll

përfundimisht aferën e CEZ, kundër rihapjes së hetimeve për ministrin e

Energjisë. Nga Kliti Topalli (faqe 2).

263. Gazeta “Panorama”: Padia e KLSH. Gjykata e Lartë vulos pushimin e

hetimit për Gjiknurin (faqe 11).

264. Gazeta “Shqiptarja.com”: “Gjiknuri”, Gjykata e Lartë lë në fuqi

prokurorinë, rrëzon KLSH (faqe 13).

265. Gazeta “Ballkan”: Vendimi – Dosja e CEZ nuk do të rihapet. Gjykata e

Lartë rrëzon KLSH (faqe 5).

266. Gazeta “Dita”: Gjykata e Lartë rrëzon KLSH-në për rihetimin e dosjes së

CEZ-it (faqe 6).

Page 305: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

304 Botime 2017

267. Gazeta Shqiptare: Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e KLSH-së për

Gjiknurin e Hickën (faqe 6).

268. Gazeta “Shekulli”: Rrëzohet kërkesa e KLSH për Gjiknurin. Nga Dionis

Xhafa (faqe 3).

269. Gazeta “Albania Daily News”: Supreme Court Decides Not to Reopen

Investigations on CEZ Case (faqe 2).

27 Tetor

270. Gazeta “Sot”: Marrëveshja me CEZ, Kuvendi i drejtohet Komunitetit të

Energjisë, Leskaj: Policia gjyqësore, hetime qesharake për Gjiknurin. Nga

Erneta Shevroja (faqe 9).

271. Gazeta “Sot”: Institucionet shtetërore 43.9 miliardë lekë abuzime,

kryeson Ujësjellësi i Tiranës, pas tij KESH dhe OST (faqe 12).

272. Gazeta “Telegraf”: Deficiti i Përgjithshëm i Buxhetit të Shtetit (faqe 9).

273. Gazeta “55”: Komisioni Hetimor për CEZ–Leskaj: Nuk ka pasur asnjë

strategji negocimi (faqe 5).

274. Gazeta “RD”: KLSH: 314 milion euro vjedhje në dy vite (faqe 4).

275. Gazeta “RD”: Dëshmia në Komisionin Hetimor e Leskajt për CEZ (faqe 4).

276. Gazeta “Standard”: Çështja CEZ, Leskaj: Grupi negociator nuk kishte asnjë

dokumentacion për bisedimet (faqe 4).

277. Gazeta “Panorama”: CEZ, Leskaj: Hetimi i Prokurorisë s’ka qenë i thelluar

(faqe 7).

278. Gazeta “Ballkan”: Pushimi i “CEZ”, Leskaj: Prokuroria nuk thelloi hetimet

(faqe 4).

28 Tetor

279. Gazeta “Sot”: Afera e CEZ përplas institucionet, Gjiknuri padi në gjykatë

kundër Llallës, mazhoranca nis sulmet ndaj KLSH, kërkon kontroll

financiar. Nga Kliti Topalli (faqe 9).

29 Tetor

280. Gazeta “Telegraf”: Njohja e qytetarëve me luftën ndaj korrupsionit, java

e hapur e KLSH për qytetarët (faqe 3).

Page 306: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Media për KLSH

Kontrolli i Lartë i Shtetit 305

281. Gazeta “Ballkan”: KLSH zbulon: Disa qarqe janë diskriminuar ne

shpërndarjen e fondeve publike (faqe 6).

282. Gazeta “Standard”: Shpërndarja e fondeve sipas rajoneve, qeveria “mban

me hatër” (faqe 9).

283. Gazeta “Koha Jonë”: KLSH organizon Javën e Hapur për qytetarët (faqe 9).

284. Gazeta “Sot”: Kontrolli i Shtetit, hap dyert për qytetarët (faqe 5).

285. Gazeta “Sot”: KLSH: Financat publike ne rrezik nga keqmenaxhimi, abuzime

ndaj pushtetit vendor me Fondin e Zhvillimit të Rajoneve (faqe 12).

286. Gazeta “55”: KLSH organizon Javën e hapur për qytetarët (faqe 11).

287. Gazeta “55”: KLSH: Rajonet janë diskriminuar në shpërndarjen e fondeve

publike (faqe 11).

288. Gazeta “RD”: Kujdes, 234 mijë barna të skaduara, skema si futen në treg

(faqe 3).

289. Gazeta “RD”: KLSH:Diskriminim në shpërndarjen e fondeve (faqe 11).

30 Tetor

290. Gazeta “Sot”: KLSH: KESH humbi 50 milion euro në blerje energjie (faqe 12).

291. Gazeta “Gazeta Shqiptare”: Detyrimet e prapambetura, KLSH:

S’rakordojnë shifrat, shkelja 81 mln lekë (faqe 5).

292. Gazeta “RD”: Afera, 214 milionë lekë privatit me pacientë fiktivë. Nga T.

Sinaj (faqe 5).

31 Tetor

293. Gazeta “Telegraf”: Prof. Sang M. Lee: Hulumtimet në ekonomitë në

tranzicion, dhe krijimi i disiplinës shkencore të Convergenomics-it.

Profesori i shquar amerikan Sang M. Lee, leksion me audituesit e KLSH

(faqe 12-13).

294. Gazeta “Standard”: KLSH: KESH humbi 50 milion euro në 2015-ën nga

blerjet tek privati (faqe 11).

295. Gazeta “Standard”: Profesori Lee dhe teza e zëvendësimit “të së

mundshmes” me “mundësinë” (faqe 18).

Page 307: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

306 Botime 2017

296. Gazeta “55”: Profesori i shquar amerikan Sang M. Lee, leksion me

audituesit e KLSH-së (faqe 8).

297. Gazeta “55”: Profil Profesor Sang M.Lee, një mik i shqiptarëve dhe

nismëtar i Programit të parë Master në Shqipëri (faqe 8).

01 Nëntor

298. Gazeta “Koha Jonë”: Profesori i shquar amerikan Sang M.Lee leksion me

audituesit e KLSH-së (faqe 20).

299. Gazeta “Sot”: Profesori i shquar amerikan Sang M.Lee, leksion me

audituesit e KLSH (faqe 12).

300. Gazeta “Telegraf”: Projektet evropiane konsolidojnë KLSH. Vizita

studimore e audituesve shqiptare në institucionet homologe të Polonisë

(faqe 15).

301. Gazeta “Telegraf”: Vazhdon java e hapur për qytetarët në Kontrollin e

Larte të Shtetit (faqe 15).

302. Gazeta “Standard”: QSUT ka paguar spitalet private për pacientë fiktiv

(faqe 11).

04 Nëntor

303. Gazeta “Sot”: Abuzime me pronat, KLSH kallëzon penalisht ish kreun e

Hipotekës në Kuçovë dhe 5 specialistë (faqe 9).

304. Gazeta “55”: Kryen një sërë shkeljesh ligjore, KLSH kallëzon në Prokurori

ish kreun e Hipotekës Kuçovë dhe 5 specialistë (faqe 10).

305. Gazeta “RD”: KLSH padit ish-regjistruesin e 5 specialistë të ZVRPP Kuçovë

(faqe 6).

306. Gazeta “Standard”: KLSH kallëzon në Prokurori ish kreun e Hipotekës

(faqe 7).

307. Gazeta “Telegraf”: Veprimtari në Kontrollin e Lartë të Shtetit (faqe 10).

308. Gazeta “Koha Jonë”: KLSH-ja kallëzon ish regjistruesin dhe 5 specialistë të

Hipotekës Kuçovë (faqe 11).

309. Gazeta “Panorama”: Shkeljet me pronat, KLSH kallëzim për ish

regjistruesin e Kuçovës (faqe 8).

Page 308: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Media për KLSH

Kontrolli i Lartë i Shtetit 307

310. Gazeta “Shqiptarja.com”: Hetim privatizimeve të Sali Berishës dhe Fatos

Nanos (faqe 9).

311. Gazeta “Shqiptarja.com”: Parlamenti analizon punën për vitin 2015 të

KLSH (faqe 9).

312. Gazeta “Shqiptarja.com”: Ish kreu i Hipotekës në Kuçovë e 5 specialistë

paditen nga KLSH (faqe 13).

313. Gazeta “Gazeta Shqiptare”: Abuzuan me Ligjin 7501 për tokën. KLSH

kallëzon në Prokurori ish kryeregjistruesin e Kuçovës (faqe 7).

05 Nëntor

314. Gazeta “Sot”: Bujar Leskaj: Shteti humbet çdo vit 200 mln euro nga të

korruptuarit, pushtetarët po sabotojnë të ardhmen e vendit. Nga Eneida

Jaçaj (faqe 8).

315. Gazeta “Sot”: Kuvendi analizon punën e KLSH: Ka bërë shumë zbulime

(faqe 8).

316. Gazeta “Sot”: Gjykata austriake: KLSH të auditojë financat e partive (faqe 8).

317. Gazeta “Panorama”: Ish të përndjekurit, Leskaj: vetëm 1/3 janë paguar

(faqe 7).

318. Gazeta “55”: Bujar Leskaj: Shqipëria humb 200 milion euro në vit nga

korrupsioni (faqe 5).

319. Gazeta “55”: Audituesit austriakë auditojnë KLSH, vlerësojnë reformat e

kryetarit Leskaj (faqe 11).

320. Gazeta “RD”: KLSH: 200 milion euro humbje në vit nga korrupsioni (faqe 4).

321. Gazeta “Albania Daily News”: Head of SSA Urges Govt to Accelerate

Compensation of Former Politically Persecuted (faqe 5).

322. Gazeta “Albania Daily News”: Austrian Court of Audit Hails SSA Work

(faqe 4).

323. Gazeta “Ballkan”: Ish të përndjekurit.KLSH: Vetëm 1/3 e dëmshpërblimit

është dhënë (faqe 6).

324. Gazeta “Standard”: Gjykata e Auditimit e Austrisë prezanton Raportin për

KLSH-në (faqe 11).

Page 309: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

308 Botime 2017

325. Gazeta “Dita”: Shqipëria humb 200 milion euro në vit nga korrupsioni

(faqe 24).

326. Gazeta “Telegraf”: Gjykata e Auditimit e Austrisë prezanton Raportin për

KLSH-në (faqe 9).

327. Gazeta “Koha Jonë”: Bujar Leskaj: Shqipëria humb 200 milion euro në vit

nga korrupsioni (faqe 15).

328. Gazeta “Koha Jonë”: Gjykata e Auditimit e Austrisë prezanton Raportin

për KLSH-në (faqe 15).

07 Nëntor

329. Gazeta “Standard”: KLSH kallëzon në Prokurori ish kreun e Autoritetit

Portual të Durrësit (faqe 5).

330. Gazeta “Telegraf”: Bujar Leskaj çon në prokurori Gazmend Shalësin. KLSH

kallëzon Drejtorin e Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit Portual të

Durrësit (faqe 8-9).

331. Gazeta “55”: Padia-Kreu i Portit të Durrësit, kushëriri i Eduart Shalsit i

shkakton miliona lekë dëme shtetit (faqe 5).

332. Gazeta “Panorama”: KLSH kallëzon kreun e Portit të Durrësit. E akuzuan

për dëm ekonomik 217 milion lekë (faqe 14).

333. Gazeta “Mapo”: KLSH skanon financat, në 2015 borxhi publik theu

rekordin, vajti 73.86% e PBB (faqe 3).

334. Gazeta “Mapo”: Tatimet e doganat në borxhe, treguesit e 2015 u

përkeqësuan (faqe 3).

335. Gazeta “Mapo”: Porti i Durrësit, koncesionarët 40 milion euro detyrime,

KLSH padit drejtorin (faqe 3).

336. Gazeta “Tema”: Paditet kreu i autoritetit portal të Durrësit Gazmend

Shalësi. 217 milion lekë dëm (faqe 6).

08 Nëntor

337. Gazeta “Telegraf”: Korrupsioni si shpërdorim i pushtetit publik për

përfitime personale dhe lufta e KLSH ndaj tij. Nga Gëzim Llojdia (faqe 15).

Page 310: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Media për KLSH

Kontrolli i Lartë i Shtetit 309

338. Gazeta “55”: Abuzimi me rimbursimin e ilaçeve më 2015, faturat dalëse

në depo ishin 11 mln euro më shumë se importet. Kontrolli i Lartë i

Shtetit, gjatë një inspektimi në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të

Kujdesit Shëndetësor, gjeti abuzime miliona euro me faturat e

rimbursimit të ilaçeve më 2015 (faqe 8).

339. Gazeta “RD”: Vjedhja me rimbursimin, Beqaj zhvat 11 milion euro të tjera

(faqe 7).

340. Gazeta “Ballkan”: Inspektimi i KLSH-së. Abuzimi me rimbursimin e ilaçeve

me 2015, faturat dalëse në depo ishin 11 mln euro më shumë se importet

(faqe 4).

341. Gazeta “Gazeta Shqiptare”: Abuzimet me ilaçet, KLSH: Dëmi, 1.6 miliard

lekë. Raporti: Viti 2015, për 14 barna të rimbursueshme u “vodhën” 1.2

miliard lekë (faqe 7).

12 Nëntor

342. Gazeta “55”: Kreu i KLSH, Leskaj, takim me kreun e Gjykatës Kushtetuese

të Turqisë, Arslan dhe anëtarin Akyel (faqe 11).

18 Nëntor

343. Gazeta “Telegraf”: KLSH kontrollon shkeljet ne Bashkinë e Rrogozhinës

(faqe 3).

344. Gazeta “RD”: KLSH në Rrogozhinë për fondet e rrugëve (faqe 9).

345. Gazeta “Sot”: Ish hotel “Dajti” i bllokuar, Banka e Shqipërisë paguan 700

milion lekë qera në vit në kompleksin privat (faqe 12).

346. Gazeta “Sot”: KLSH zbardh grabitjen ne Bankën e Shqipërisë, ja abuzimet

me kartëmonedhat pa numër seria, prerjet e printuara nga 2001 dhe

kontrollet mbi gjendjen e parëse (faqe 12).

347. Gazeta “Sot”: Banka e Shqipërisë shpenzoi 300 milion lekë për një sallë

konferencash dhe nuk e përdor (faqe 12).

348. Gazeta “Sot”: Banka e Shqipërisë – Sistemimi i trotuareve, rritje fiktive të

preventivit me 70 milion lekë (faqe 12).

349. Gazeta “Sot”: BSH, e dështuar në programin e të ardhurave dhe

shpenzimeve (faqe 12).

Page 311: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

310 Botime 2017

19 Nëntor

350. Gazeta “Sot”: Abuzuan me regjistrimin e pronave, KLSH çon për ndjekje

penale 12 zyrtarë të Hipotekës Devoll (faqe 7).

351. Gazeta “Panorama”: Shkeljet me pronat, KLSH-ja kallëzon regjistruesin e

Devollit (faqe 8).

352. Gazeta “Gazeta Shqiptare”: Devoll, 6 regjistrues dhe 6 specialistë

abuzuan me detyrën. Abuzime me regjistrimin e tokës, 12 punonjës

hipoteke në prokurori (faqe 5).

353. Gazeta “RD”: Mafia e pronave, KLSH padit 12 zyrtarë në Devoll (faqe 9).

354. Gazeta “Shqiptarja.com”: KLSH në Rrogozhinë për fondet e rrugëve

(faqe 9).

355. Gazeta “Telegraf”: Abuzimet me pronat, KLSH kallëzon në Prokurori 12

zyrtarë të Devollit (faqe 10).

21 Nëntor

356. Gazeta “55”: Mafia e pronave, KLSH padit 12 zyrtarë në Devoll (faqe 8).

25 Nëntor

357. Gazeta “Telegraf”: KLSH: Industria e riciklimit përdor dhe ndot pa kriter

lumin e Erzenit, ja masat që duhet të merren (faqe 2).

358. Gazeta “Telegraf”: Intervistë me z.Jacek Jezierski, Ish President i

Institucionit Suprem të Auditimit (NIK) të Polonisë, Këshilltar i Lartë i

Presidentit të NIK. Ambicja jonë: KLSH, institucioni më i përgatitur për

integrim (faqe 4-5).

359. Gazeta “55”: KLSH: Industria e riciklimit përdor dhe ndot pa kriter lumin e

Erzenit, ja masat që duhet të merren (faqe 11).

360. Gazeta “RD”: KLSH: Lumi Erzen i helmuar nga ricikluesit (faqe 10).

27 Nëntor

361. Gazeta “Panorama”: KLSH gjen shkelje, çon në Prokurori 17 zyrtarë. Pas

auditit në Bashkinë e Beratit, në Pogradec e Përrenjas (faqe 9).

362. Gazeta “Koha Jonë”: Shkeljet në tendera, KLSH padit disa zyrtarë

vendorë. Kontrolli i Lartë i Shtetit pohon se abuzimet rezultuan për

Page 312: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Media për KLSH

Kontrolli i Lartë i Shtetit 311

shkelje të barazisë në procedura, vendosjen e kritereve përjashtuese dhe

favorizim të operatorëve ekonomikë (faqe 10).

363. Gazeta “Sot”: KLSH: Favorizimet në shkelje të ligjit, dëme të mëdha

ekonomike shtetit.

Batërdi me tenderat, KLSH kallëzon penalisht 17 zyrtarë, abuzime në

Pogradec, Berat dhe Librazhd (faqe 8).

364. Gazeta “Sot”: KLSH: Bashkia e Tiranës nuk garanton cilësi në transportin

publik (faqe 12).

365. Gazeta “Dita”: KLSH çon në prokurori 6 zyrtarë të Bashkisë Berat (faqe 6).

366. Gazeta “RD”: Korrupsion me tenderat, KLSH padit 6 zyrtarë të Bashkisë

Berat (faqe 9).

29 Nëntor

367. Gazeta “55”: KLSH inspekton arsimin profesional, zbulon një “mal” me

dobësi (faqe 8).

368. Gazeta “Telegraf”: Gati prangat për 6 anëtarët e prokurimeve publike të

Bashkisë së Beratit (faqe 5).

369. Gazeta “RD”: KLSH: Vjedhjet në Bashkinë e Beratit (faqe 6).

370. Gazeta “RD”: KLSH padit kreun e Komunës Buçimas për vjedhje (faqe 6).

371. Gazeta “Gazeta Shqiptare”: KLSH, bashkisë: Pezulloni rritjen e çmimit të

biletave për urbanët (faqe 10).

30 Nëntor

372. Gazeta “Standard”: “Bomba” e KLSH ndaj Bashkisë së Tiranës: Ulni

çmimin e biletave urbane, nuk justifikohet (faqe 8-9).

373. Gazeta “RD”: KLSH zbulon një “mal” me dobësi në arsimin profesional

(faqe 11).

01 Dhjetor

374. Gazeta “RD”: Korrupsioni 400 mijë dollarë, në gjyq 5 doganierë të

doganave (faqe 9).

375. Gazeta “Panorama”: Berat, 5 doganierë në gjyq, dëm shtetit 400 mijë

USD. Nga Dilaver Xhelili (faqe 12).

Page 313: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

312 Botime 2017

376. Gazeta “Shqiptarja.com”: Berat, 400 mijë $ dëm, në gjyq shefi e 4 zyrtarë

(faqe 12).

377. Gazeta “Dita”: Shkaktuan 400 mijë USD dëm, në gjyq ish drejtori i

Doganës, 4 vartësit dhe biznesmeni (faqe 5).

378. Gazeta “Gazeta Shqiptare”: Prokuroria: I shkaktuan shtetit dëm 400 mijë

dollarë. Para gjykatës, 5 ish zyrtarë të Doganës Berat dhe administratori i

një subjekti privat (faqe 9).

379. Gazeta “Sot”: Mbyllen hetimet për doganierët e Beratit, i shkaktuan 400

mijë dollarë dëm shtetit (faqe 14).

380. Gazeta “Standard”: Prokuroria dërgon në gjyq ish drejtorin dhe ish

zyrtarë të Doganës së Beratit. Nga Besar Bajraktaraj (faqe 7).

02 Dhjetor

381. Gazeta “Telegraf”: KLSH, kryqëzon Bashkinë e Pogradecit dhe drejtuesit e

njësisë së prokurimeve për falsifikim dhe shkelje të barazisë.“KLSH

Kallëzon në prokurori ish-Kryetarin e Komunës Buçimas, 3 anëtar të

Njësisë së Prokurimit (NPJ) dhe 3 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të

Ofertave (KVO) në Njësinë Administrative Buçimas dhe 2 Mbikëqyrës

punimesh, për shkelje të barazisë në procedurat e prokurimit, favorizim

të operatorëve ekonomikë privat, për punime të pakryera, si dhe për

dhënien në përdorim të aseteve” (faqe 10).

382. Gazeta “Telegraf”: Drejtësia po mbyll vitin 2016 me finalizimin e hetimit

për abuzimet e 716 zyrtarëve në 12 qarqe (faqe 2).

03 Dhjetor

383. Gazeta “Sot”: Audituesit e KLSH trajnime ne Poloni për çështjet e

komunikimit, projekt binjakëzimi për shkëmbim eksperiencash (faqe 11).

384. Gazeta “Standard”: Përfaqësuesit e KLSH-së në Zyrën Kombëtare të

auditimit të Polonisë për çështjet e komunikimit (faqe 9).

385. Gazeta “55”: Audituesit e KLSH-se, vizite studimore ne Zyren Kombëtare

te Auditimit te Polonisë (faqe 11).

386. Gazeta “Koha Jonë”: Përfaqësues të KLSH, vizitë studimore në Zyrën

Kombëtare të Auditimit të Polonisë (faqe 15).

Page 314: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Media për KLSH

Kontrolli i Lartë i Shtetit 313

387. Gazeta “Telegraf”: Vizitë studimore e përfaqësueseve të KLSH-së në

Zyrën Kombëtare të Auditimit të Polonisë për çështjet e komunikimit

(faqe 8).

04 Dhjetor

388. Gazeta “RD”: KLSH i kërkon Veliajt të anulojë rritjen e çmimit të biletave

të urbanit (faqe 8).

06 Dhjetor

389. Gazeta “Telegraf”: Një delegacion i KLSH-së merr pjesë në punimet e

Kongresit XXII të INTOSAI-t (faqe 7).

390. Gazeta “55”: Një delegacion i KLSH merr pjesë në punimet e Kongresit të

XXII-të të INTOSAI-t (faqe 8).

07 Dhjetor

391. Gazeta “Telegraf”: KLSH dhe SAI Hungarez drejt një marrëveshje

bashkëpunimi për zhvillimin e auditiveve te integritetit (faqe 11).

392. Gazeta “Sot”: Auditimi i institucioneve, Bujar Leskaj takon homologun

hungarez (faqe 7).

393. Gazeta “Koha Jonë”: KLSH dhe SAI Hungarez drejt një marrëveshje

bashkëpunimi (faqe 18).

394. Gazeta “RD”: Klientela e Veliajt, 6 milion euro fitim nga rritja e biletës.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, fakton dhe provon absolutisht pa asnjë ekuivok

të gjitha ato që ne kemi deklaruar e kontestuar (faqe 7).

395. Gazeta “55”: KLSH dhe SAI Hungarez drejt një marrëveshje bashkëpunimi

për zhvillimin e auditiveve te integritetit faqe 11).

396. Gazeta “55”: KLSH i kërkon Bankës së Shqipërisë të përmirësojë

mirëmbajtjen e stokut të parave, ja mangësitë (faqe 11).

08 Dhjetor

397. Gazeta “Sot”: Bujar Leskaj në Arabi, takime me homologë ndërkombëtarë

(faqe 2).

Page 315: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

314 Botime 2017

09 Dhjetor

398. Gazeta “Gazeta Shqiptare”: Kontrolli i Lartë i Shtetit rekomandon

propozimin për ndryshimet ligjore. Ish të përndjekurit, përparësi për

kompromisin e pronës. KLSH: kanë përfituar vetëm 1/3 e vlerës së

dëmshpërblimit (faqe 7).

399. Gazeta “Panorama Sport”: KLSH, gati auditi për Vllazninë (faqe 8).

400. Gazeta “55”: Ban Ki Moon përshëndet Kongresin e XXII-të, të INTOSAI

(faqe 11).

401. Gazeta “Sot”: Financimet e partive, KLSH: Raportet audituese janë

formale (faqe 8).

10 Dhjetor

402. Gazeta “55”: Kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj, takim me Gene L.Dodaro,

Kontrollor i Përgjithshëm i Zyrës së Auditimit të Qeverisë (GAO) së SHBA.

Bujar Leskaj merr mbështetjen amerikane për modernizimin e KLSH-së

(faqe 11).

403. Gazeta “Sot”: Leskaj takon kreun e Auditimit të Qeverisë së SHBA (faqe 8).

404. Gazeta “Panorama”: Leskaj takon homologun amerikan, mbështetje për

audituesit e KLSH. Dorado: Do mbështesim Shqipërinë që të rrisë

kontrollin (faqe 7).

405. Gazeta “Gazeta Shqiptare”: Kreu i KLSH-së, Leskaj, takim me homologun

amerikan. Dorado: Mbështesim SAI-n shqiptar për rritjen e kapaciteteve

(faqe 5).

406. Gazeta “Telegraf”: Kreu i KLSH, takim me Kontrollorin e Përgjithshëm të

Zyrës së Auditimit të Qeverisë së SHBA-ve. Kongresi i XXII i INTOSAI-t

(faqe 6).

407. Gazeta “Koha Jonë”: Leskaj-Dorado: Bashkëpunim në trajnimin e stafit

auditues.Gjatë punimeve të Kongresit të XXII-të të INTOSAI-t, kryetari i

KLSH-së zhvilloi një takim pune me kontrollorin e Përgjithshëm të Zyrës së

Auditimit të Qeverisë së SHBA-ve (faqe 8).

408. Gazeta “Albanian Daily News”: US Gov’t Audit Office to Assist Albanian

SAI (faqe 5).

Page 316: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Media për KLSH

Kontrolli i Lartë i Shtetit 315

15 Dhjetor

409. Gazeta “Sot”: Gazeta “Sot”: Vendimi i qeverisë, Rama i jep prona KLSH-së

(faqe 5).

410. Gazeta “Shqiptarja.com”: Dëmi 30 mln lekë, dogana padi civile Blerta

Krajës. Ish zv/drejtoresha e doganave në gjykatë për abuzimet. KLSH e

denoncoi për 3 tendera. Nga Elton Qyno (faqe 18).

18 Dhjetor

411. Gazeta “Koha Jonë”: Auditimi i zonave të mbrojtura, KLSH në takimin e

EUROSAI-t në Qipro (faqe 2).

412. Gazeta “Dita”: KLSH: Votimi elektronik, i pamundur (faqe 4).

413. Gazeta “Gazeta Shqiptare”: KLSH në takimin e EUROSAI-t në Qipro, për

auditimin e zonave të mbrojtura detare (faqe 5).

19 Dhjetor

414. Gazeta “Standard”: KLSH zbulon katrahurën e Tatimeve të Shehajt dhe

Ramës (faqe 8-9).

415. Gazeta “Albanian Daily News”: Audit of Proteced Marine Areas

Discussed. KLSH delegation attends EUROSAI Meeeting (faqe 4).

416. Gazeta “55”: KLSH në takimin e EUROSAI-t ne Qipro, për auditimin e

zonave të mbrojtura detare (faqe 8).

417. Gazeta “55”: KLSH merr pjesë në Konferencën finale të IPA Adriatic (faqe 8).

21 Dhjetor

418. Gazeta “RD”: Shifrat zyrtare të një batërdie vjedhjesh. KLSH do të

zbulonte se nga këto, 92 milion dollarë dëmi do të ishte vetëm në tatime

dhe 31 të tjerë në dogana. Sipas raporteve, vetëm në vitin e parë të

qeverisjes, qeveria e rilindjes kish abuzuar me 770 milion dollarë,

ndërkohë që trendi ishte në rritje. Nga Armand Maho (faqe 5).

419. Gazeta “RD”: Raporti i KLSH për 2015: Abuzimi qeveritar 920 milion euro

(faqe 5).

420. Gazeta “Shqiptarja.com”: SHISH, ble 18 mln lekë një pajisje kundër

hackerave. Gjatë vitit 2015 SHISH, sipas një raporti të KLSH, ka shpenzuar

Page 317: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

316 Botime 2017

456 milion lekë për investime, duke blerë paisje përgjimi audio-vizuale,

duke bërë rikonstruksionin e objekteve të SHISH në Tropojë, Kukës, Vlorë,

sisteme përgjimi, transmetimi dhe rregjistrimi ambiental, etj. Nga Elton

Qyno (faqe 10).

421. Gazeta “Shqiptarja.com”: Grante të huaja të pa inventarizuara për

shërbimin. KLSH: Këto të dhëna të reflektohen në relacion. Nga Elton

Qyno (faqe 11).

422. Gazeta “Shqiptarja.com”: SHISH, tendera për ushqim në kundërshtim me

VKM. Nga Elton Qyno (faqe 11).

24 Dhjetor

423. Gazeta “Albanian Daily News”: SAI Calls for a Better Debt Management

(faqe 4).

27 Dhjetor

424. Gazeta “55”: KLSH: Bashkia Tiranë favorizon kompanitë e autobusëve, u

abuzua me rritjen e çmimit të biletës (faqe 5).

28 Dhjetor

425. Gazeta “Telegraf”: KLSH kontributore aktive, profesionale dhe zbatuese e

ligjit në auditimin e fondeve publike. Kryetari i KLSH, z. Bujar Leskaj, në

takim me Ambasadoren e Gjermanisë, z. Susane Schutz: Do bëjmë

maksimumin për të përligjur besimin e qytetarëve (faqe 5).

426. Gazeta “Sot”: Bujar Leskaj pret ambasadoren gjermane: Kallëzimet

penale për zyrtarë janë rritur me katër herë (faqe 4).

427. Gazeta “55”: Schutz: Vlerësojmë rolin e KLSH në luftën kundër

korrupsionit. Ambasadorja e Gjermanisë: Vendi ka nevojë për institucione

të fuqishëm jo politikanë të fuqishëm (faqe 11).

428. Gazeta “Koha Jonë”: Kryetari i KLSH-së takon ambasadoren gjermane.

Leskaj i shprehu Schutz mirënjohjen për rolin dhe kontributin e vendit të

saj në progresin e Shqipërisë gjatë gjithë këtyre viteve (faqe 15).

429. Gazeta “Gazeta Shqiptare”: Kryetari i KLSH takon ambasadoren e

Gjermanisë. Leskaj: Ja rekomandimet që dhamë për buxhetin (faqe 4).

Page 318: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Media për KLSH

Kontrolli i Lartë i Shtetit 317

430. Gazeta “Albanian Daily News”: SAI Committed to Fighting Impunity

Culture (faqe 4).

29 Dhjetor

431. Gazeta “Telegraf”: KLSH çon në prokurori regjistruesin aktual, 4 ish

regjistrues dhe 5 specialistë të Hipotekës Lushnje (faqe 9).

432. Gazeta “Telegraf”: Njësia Administrative Maqellarë/KLSH denoncon 3

anëtarë të KVO për shkelje të barazisë së prokurimit dhe favorizim të

operatorëve ekonomikë privatë (faqe 9).

433. Gazeta “Sot”: KLSH kallëzon në prokurori tre zyrtarë në Maqellarë, u

kapën me shkelje dhe favorizime në tendera (faqe 3).

434. Gazeta “55”: Dëmtuan buxhetin e shqiptarëve, KLSH padit shkelësit në

hipotekën Lushnjë dhe njësinë administrative Maqellarë. Në ZVRPP

Lushnjë, dëmi ekonomik që i është shkaktuar buxhetit të shtetit është

rreth 62 milion lekë ndërsa në Njësinë Administrative Maqellarë, për

shkelje të barazisë në procedurat e prokurimit dhe favorizimit të

operatorëve ekonomikë privatë, rreth 81 milion lekë (faqe 10).

435. Gazeta “Koha Jonë”: KLSH padit në Prokurori tre zyrtarë (faqe 19).

436. Gazeta “Mapo”: KLSH, ndjekje penale për zyrtarë të Hipotekës Lushnje

(faqe 5).

437. Gazeta “Panorama”: Abuzuan me pronat në Lushnjë, KLSH kallëzon 10

punonjës të Hipotekave (faqe 7).

Page 319: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

318 Botime 2017

Page 320: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Faksimile

Kontrolli i Lartë i Shtetit 319

FAKSIMILE TË PASQYRIMIT TË AKTIVITETIT TË KLSH-së DHE DISA PREJ SHKRIMEVE

TË STAFIT, KORRIK – DHEJTOR 2016

Page 321: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

320 Botime 2017

Page 322: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Faksimile

Kontrolli i Lartë i Shtetit 321

Page 323: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

322 Botime 2017

Page 324: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Faksimile

Kontrolli i Lartë i Shtetit 323

Page 325: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VII

324 Botime 2017

Page 326: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

RSH. Kontrolli i Lartë i ShtetitAudituesit e KLSH-së në shtypin e përditshëm: KLSHnë media, mediat për KLSH / RSH. Kontrolli i Lartë iShtetit; përg. Amantia Patozi. - Tiranë : KLSH, 2017V.7 ; 165x235 cm.V.7: Korrik-Dhjetor 2016. - 326 f. : me fotoISBN 978-9928-159-55-7

Page 327: Kapak shtypi vol 7 rregulluar · 2017-09-18 · Procesi i legalizimit të objekteve informale në optikën e KLSH-së. 76 ... Nganjëherë ndërhyn edhe stili personal i të shkruarit,

Tiranë, 2017

AUDITUESIT�E�KLSH-së�NË�

SHTYPIN�E�PËRDITSHËMKLSH NË MEDIA MEDIAT PËR KLSH Korrik - Dhjetor 2016

Seria: botime KLSH 01/2017/68

Shtypur në Shtypshkronjë “Classic Print”

AU

DIT

UE

SIT

E K

LS

H-s

ë N

Ë S

HT

YP

IN E

RD

ITS

HE

M

Vëllimi�VII

ISBN: 978-9928-159-55-7

-të

Vëllimi�VII

Korrik�-�Dhjetor2016

Albana AGOLLIAlbert THOMAAlfonc GABILI Alfred LESKAJAlfred ZYLFIAlma SHEHUAlmida KAFIA Alush ZAÇEAmantja PATOZIArtan TOPJANAAulona JONUZIBajram LAMAJBerti MEÇAJBesim BILERI Bexhet ZEQIRIBrunilda ZENELIBujar LESKAJEdlira SAKOEdvin STEFANIElira CUKALLAËngjëll MUSAIEni KABASHIErjola MEÇAJEva LEKAFatos ÇOÇOLIGjovalin PREÇIHysen METKO Ina SOKOLIIrena ISLAMIJonild HOXHAJKozma KONDAKÇIUKristaq GJURGJAJLuljeta NANOManjola NAÇO Mariola LLANAJMelina KABOMimoza LLOJIMiranda HAXHIAMuhamed KAVAJANiko NAKONikoleta PIRANJANIPëllumb BEQIRAJSazan GURI Redi AMETLLARIRigels GUZIRinald MUÇA Sali AGAJ Selfo ZENELISelime BREGUSkënder HAJDARIVullnet KARAFILAJXhuljeta ÇELAJYllka PULASHIYrjada JAHJA

� 7 8 9 9 2 8 1 5 9 5 5 7

AUDITUESIT�E�KLSH-së�NË�

SHTYPIN�E�PËRDITSHËM

Printing & Publishing Home

printCLASSIC