67
Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media Shtator, 2020

Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

Opinioni publik në Shqipëri

Shoqëria, politika dhe media

Shtator, 2020

Page 2: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

Tabela e Përmbajtjes

Përmbledhje ekzekutive ..................................................................................... i

1. Hyrja ............................................................................................................... 1

2. Metodologjia .................................................................................................. 3

2.1 Struktura e sondazhit ....................................................................... 3

2.2 Mostra ............................................................................................... 3

2.3 Limitimet .......................................................................................... 5

3. Gjetjet: Shoqëria, politika dhe media.......................................................... 6

3.1 Drejtimi në të cilin po lëvizë Shqipëria dhe shqetësimet

kryesore të qytetarit ........................................................................................... 6

3.2 Vlerësimet për klasën politike – partitë dhe politikanët ............ 11

3.3 Qëndrimet karshi zgjedhjeve potenciale – pjesëmarrja dhe

preferencat .............................................................................................. 20

3.4 Çështjet kryesore të muajit dhe çështje tjera me rëndësi ........... 29

3.5 Raporti me median .......................................................................... 46

4. Grafikë krahasues .......................................................................................... 49

4. Përfundimet .................................................................................................... 61

Page 3: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

i

Përmbledhje ekzekutive

Qëllimi i këtij sondazhi është identifikimi i qëndrimeve dhe perceptimeve të qytetarëve në lidhje

me çështjet ekonomike, politike dhe sociale në Shqipëri. Numri prej 1021 të anketuarve në këtë

sondazh përbën mostrën përfaqësuese të Republikës së Shqipërisë. Puna në terren, pra të dhënat

përmes anketimit janë mbledhur në muajin korrik 2020.

Për qëllime të këtij studimi, mostra është filtruar përmes nëntë kritereve, të natyrës gjeografike,

demografike dhe socio-ekonomike. Pyetësori përbëhej nga pyetje të hapura dhe të mbyllura. Po

ashtu, është kontrolluar puna e intervistuesve në terren, përmes një procesi verifikimi, me qëllim

të shmangies së lëshimeve eventuale. Rrjedhimisht, saktësia e kësaj matje me mostër 1021 të

anketuar, përkatësisht kufiri(margjina) e gabimit sillet tek plus apo minus 3%.

Rezultatet e këtij sondazhi, të cilat do të paraqiten në paragrafët e mëposhtëm, janë të ndara në

pesë grupe:

i) Drejtimi në të cilin po lëvizë Shqipëria dhe shqetësimet kryesore të qytetarit

ii) Vlerësimet për klasën politike – partitë dhe politikanët

iii) Qëndrimet karshi zgjedhjeve potenciale – pjesëmarrja dhe preferencat

iv) Çështjet kryesore të muajit dhe çështje tjera me rëndësi

v) Raporti me median

Grupi i parë i gjetjeve tregon se gjysma e popullsisë së Shqipërisë vlerëson se vendi po ecën në

drejtim të gabuar. Nga totali i mostrës, 50.1% e qytetarëve vlerësojnë që trajektorja në të cilën po

lëvizë Shqipëria nuk është e duhura. Në rrafshin e orientimit politik, 42.5% e qytetarëve janë

deklaruar se pikëpamjet e tyre janë më afër qendrës sesa të majtës apo të djathtës. Ndryshe nga

raportet e Instat1 dhe Bankës Botërore2 për trendët pozitiv ekonomik në Shqipëri, shumica e të

anketuarve, 44.2%, vlerësojnë se problemet ekonomike janë shqetësimi kryesor i shqiptarëve. Po

ashtu, 31.8% e shqiptarëve thonë se gjendja ekonomike në familjen e tyre është përkeqësuar

brenda vitit të fundit dhe po aq presin që ajo të përkeqësohet edhe përgjatë 12 muajve të

ardhshëm.

Grupi i dytë i gjetjeve trajton besueshmërinë dhe pëlqyeshmërinë e politikanëve dhe partive

politike. Nivelet e besueshmërisë janë të ulëta, meqë më shumë se gjysma e qytetarëve kanë

refuzuar të japin përgjigje. Me 18.9%, Edi Rama rezulton politikani të cilit shqiptarët i besojnë

më shumë; trefish më tepër se Lulzim Bashës, i cili me 6.1% radhitet i dyti. Edi Rama radhitet i

pari edhe si politikani më i pëlqyer. Ndërsa, Ilir Meta del të jetë politikani më i papëlqyer, me

62.3% të të anketuarve që kanë deklaruar se nuk e pëlqejnë. Në nivel të partive politike, Partia

Socialiste me 40.9% është partia që pëlqehet më shumë, ose për të cilën shqiptarët kanë opinion

më të favorshëm. Po ashtu, shumica e të anketuarve 56.5% vlerësojnë se Edi Rama ka bërë punë

1 http://www.instat.gov.al/media/7173/shqiperia-ne-shifra-2020.pdf 2 https://www.worldbank.org/sq/news/press-release/2019/10/08/unemployment-drops-while-growth-slows-in-western-balkans

Page 4: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

ii

të mirë si kryeministër, teksa 63.2% i japin notë negative punës së presidentit Ilir Meta. 65.1% të

shqiptarëve kanë vlerësim negativ për punën Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike.

Grupi i tretë i gjetjeve nxjerr në pah preferencat në rast të zgjedhjeve parlamentare. Nga totali i

mostrës, 29.1% e të anketuarve kanë deklaruar se do ta votonin Partinë Socialiste, ndërsa 14.5%

Partinë Demokratike. Nga mostra e votuesve të vendosur, 62% e tyre do të votonin për PS-në

dhe 31% për PD-në. 27.6% e shqiptarëve, të cilët do të votonin në zgjedhje, janë deklaruar të

pavendosur për votën e tyre. Nëse kryeministri do të zgjidhej drejtpërdrejt, 33.9% do të votonin

për Edi Ramën dhe 15% për Lulzim Bashën. Nga mostra e votuesve të vendosur, 65.7% e tyre

do të votonin për Edi Ramën dhe 29.2%% për Lulzim Bashën. Në këtë kontekst, Edi Rama del

mbi votën e PS-së, teksa Lulzim Basha mbetet në votën e PD-së.

Grupi i katërt i gjetjeve shpërfaq opinionet e qytetarëve në raport me çështjet aktuale dhe

temat tjera politiko-sociale, krahas raportit të pëlqyeshmërisë karshi partive dhe liderëve politik.

Në përgjithësi, 67.4% e të anketuarve vlerësojnë se kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste e

kanë menaxhuar mirë përballjen me pandeminë Covid19. Gjatë vitit të fundit të qeverisjes,

57.5% vlerësojnë përmirësim në infrastrukturë, 54.0% përkeqësim në ekonomi, ndërsa 37.5%

vendnumërim në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Shumica e të anketuarve,

54% e mbështet reformën zgjedhore. Për lista të hapura zgjedhore janë 71.1% e shqiptarëve.

Dobësia më e madhe e Partisë Socialiste vlerësohet qëndrimi i gjatë në pushtet(67.4%), teksa për

Partinë Demokratike është lidershipi i dobët(67.9%). Për Edi Ramën 64.1% e qytetarëve thonë

se, megjithëse iu dha timoni, nuk i mbajti premtimet, derisa 66.1% të të anketuarve e cilësojnë

Lulzim Bashën lider të dobët dhe të pavendosur.

Grupi i pestë i gjetjeve tregon që TV Klan dhe Top Channel e dominojnë botën mediale në

Shqipëri. Në regjistrin e televizioneve, 58.9% e të anketuarve kanë thënë se më shumë e ndjekin

TV Klan, teksa 55% kanë zgjedhur Top Channel si televizionin që e shohin më shumë. 22.8% e

të anketuarve janë deklaruar për Topchannel.tv si mediumin kryesor të shkruar, duke lënë në

vend të dytë Opinion.al me 20.9%. Por, ndoshta gjetja më interesante është ajo që 39.2% e të

anketuarve kanë deklaruar që nuk kanë llogari në rrjetin më të madh social në botë Facebook.

Nga të gjitha këto gjetje mund të përfundojmë se: elektorati shqiptar është zhvendosur kah

qendra; Partia Socialiste me Edi Ramën ka arritur ta ruajë lidershipin karshi kundërshtarëve

politik(madje duke kultivuar një figurë tjetër të besueshme politike, Erion Veliajn); Partia

Demokratike ka dështuar ta bëjë për vete votuesin shqiptar; Lulzim Basha cilësohet si lider i

dobët dhe kukull e Sali Berishës; Ilir Meta është politikani më i papëlqyer; dhe TV Klan e Top

Channel vazhdojnë ta ruajnë lidershipin në tregun medial në Shqipëri.

Page 5: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

1

1. Hyrje

Shqipëria, sikur edhe disa shtete tjera ballkanike3, është shoqëri në transformim zhvillimor, me

demokraci hibride4 dhe ekonomi akoma në proces të kapërcimit kah tregu i lirë dhe formalizimi5.

Në shoqëri të tilla, opinioni publik për çështje ndryshon krahas procesit të transformimit, sikur

edhe pritjet e përgjigjet, që si rrjedhojë e konteksteve socio-politike komplekse janë shpeshherë

kontradiktore dhe me dykuptimësi.

Rezultatet e këtij studimi tregojnë pozicionin e shqiptarëve karshi një varg çështjesh, duke nxjerrë

në pah lëvizje dhe trendë të dimensioneve shoqërore dhe politike.

Në dy mandatet e fundit, me Shqipërinë udhëheq Partia Socialiste. Në zgjedhjet e vitit 20136,

Partia Socialiste pati marrë 41.36% të votave, karshi Partisë Demokratike që me 30.63% u rendit

e dyta dhe kaloi në opozitë. Qeveria e dalë nga këto zgjedhje ishte ajo e koalicionit PS-LSI. Më

2017, Partia Socialiste me në krye Edi Ramën kërkon votën e shqiptarëve për ta drejtuar e vetme

qeverinë.7 Dhe, në zgjedhjet e 25 qershorit8 merr 48.34% të votave, duke i lënë Partinë

Demokratike me 28.85% dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim me 14.28% në opozitë.

Qeverisja e mandatit të dytë të Partisë Socialiste është shoqëruar me një varg krizash dhe sfidash,

të natyrave dhe intensiteteve të ndryshme. Në shkurt të 2019-ës opozita, e përbërë nga Partia

Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, dogji mandatet – u largua nga kuvendi.9 Ky

veprim i partive opozitare erdhi pas protestave të vazhdueshme, më e madhja nga të cilat ishte

ajo e 16 shkurtit(që dështoi ta realizojë synimin opozitar për ta larguar Edi Ramën nga pushteti)

dhe kundër këshillave të Komisionit Europian.10 Protestat dhe djegia e mandateve nuk arritën

suksesin që opozita synonte.

Publikimi i disa audio-incizimeve nga gazeta gjermane Bild11, përmes së cilave pretendohej lidhja

e PS-së dhe vet Edi Ramës me blerjen e votave për zgjedhjet e 25 qershorit lëkundi sërish

Qeverinë Rama II. Kundër këtij publikimi, Edi Rama paralajmëroi procedurë gjyqësore në

gjykatat gjermane.12 Por, një vit pas, Kryeministri i Shqipërisë njoftoi tërheqjen e padisë.13

Nga tërmeti prej 6.4 ballësh të shkallës Rihter14, humbën jetën 51 persona dhe mijëra të tjerë

mbetën të lënduar, e akoma më shumë pa kulm mbi kokë. Sfida logjistike dhe ekonomike ishte e

papërballueshme për Shqipërinë. Prandaj, u organizua Konferenca e Donatorëve “Së bashku për

3https://ec.europa.eu/economy_finance/publications/pages/publication15155_en.pdf 4 https://freedomhouse.org/country/albania/freedom-world/2020 5 http://library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/15995-20200409.pdf 6 http://www.cec.org.al/Portals/0/Documents/CEC%202013/zgjedhje-per-kuvend/2013/zgjedhje_2013_web/lidhja_2.pdf 7 https://www.rtsh.al/lajme/vendi/rama-timoni-i-shtetit-duhet-drejtuar-vetem-nga-ps/ 8 http://cec.org.al/wp-content/uploads/2019/06/permbledhese-2017.pdf 9 https://www.dw.com/sq/shqip%C3%ABri-opozita-djeg-mandatet-dhe-k%C3%ABrkon-zgjedhje-t%C3%AB-parakohshme/a-47578315 10 https://www.zeriamerikes.com/a/4803065.html 11 https://www.bild.de/politik/inland/politik-inland/bild-exklusiv-abhoerprotokolle-der-ermittler-wie-die-mafia-in-albanien-wahlen-ma-62395878.bild.html 12 https://tvklan.al/rama-padit-bild-ne-gjykaten-gjermane/ 13 https://tvklan.al/rama-terheq-padine-ndaj-bild-eshte-njerezore/ 14 https://www.dw.com/sq/t%C3%ABrmeti-godet-shqip%C3%ABrin%C3%AB/a-51414730

Page 6: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

2

Shqipërinë”, nga e cila shtetit shqiptar iu zotuan 1.15 miliardë euro, prej të cilave 300 milionë

grante.15

Pandemia e shkaktuar nga virusi Sars-Cov2 mund të identifikohet si sfida e madhe e radhës për

Qeverinë Rama II.16 Masat e ndërmarra kanë qenë të shpejta dhe drastike. Shqipëria është

vlerësuar për mënyrën si e ka menaxhuar pandeminë, por mbetet vend me shkallë të lartë

rrezikshmërie për infektim.17 Në aspektin ekonomik, dy paketa fiskale, e para në vlerë 23 miliard

lekë18 dhe e dyta në vlerë 7 miliard lekë19. Banka e Shqipërisë po ashtu ka marrë një varg masash

lehtësuese për provizionimin dhe klasifikimin e kredive nga bankat20 dhe masa tjera në politikat e

saj financiare.21 Por, me gjithë këto masa, parashikimet për ekonominë shqiptare post-pandemi

janë jo të mira. Rritja ekonomike, e cila edhe ashtu ishte ngadalësuar në vitin 2019, më 2020 në

shifra negative mund të shkojë nga -5 deri në -7%.22

Në këtë frymë, konteksti socio-politik në Shqipëri del të jetë mjaft kompleks dhe me lëkundje që

e ndikojnë deri në bërthamë transformimin shoqëror dhe ekonomik të vendit. Përballjet e

vazhdueshme pozitë-opozitë, deri në protesta të cilat kanë eskaluar edhe në dhunë, dhe sfidat

ekonomike të cilat mund t’i imponojë pandemia janë e sfidojnë vazhdimisht trajektoren e lëvizjes

së saj.

Duke pasur parasysh këtë kompleks të gjerë faktorësh, ky raport hulumtues ka për qëllim

identifikimin e opinionit publik – pra të mbështetjes publike – në dimensionin politik dhe atë

ekonomik për politikanë dhe parti politike, për çështje aktuale dhe tema afatgjata që e

shqetësojnë qytetarin shqiptar dhe për raportin e tij me pushtetin e katërt – median.

Përtej diskutimeve, ky studim ofron analizë të detajuar mbi arsyet e pozicionimit të opinionit

publik karshi politikanëve dhe partive politike, mbështetjes apo mosmbështetjes së tyre dhe jep

një pamje të qartë të problemeve dhe shqetësimeve kryesore të qytetarëve të Shqipërisë.

15 https://kryeministria.al/newsroom/konferenca-e-donatoreve-per-rindertimin-1-15-miliarde-euro/ 16 https://shendetesia.gov.al/ministria-e-shendetesise-konfirmohen-dy-rastet-e-para-me-koronavirusin-e-ri/ 17 https://wwwnc.cdc.gov/travel/notices/warning/coronavirus-albania 18 https://financa.gov.al/wp-content/uploads/2020/03/Akti-Normativ.pdf 19 https://qbz.gov.al/eli/akt-normativ/2020/04/15/15 20 https://www.bankofalbania.org/Press/Press_Releases/Document_Title_26867_1.html 21 https://www.imf.org/en/Topics/imf-and-covid19/Policy-Responses-to-COVID-19 22 https://www.worldbank.org/en/region/eca/publication/western-balkans-regular-economic-report

Page 7: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

3

2. Metodologjia

2.1 Struktura e sondazhit

Pyetësori përbëhet nga pyetje të hapura dhe të mbyllura, të tipave të ndryshme, plus kategoria

demografike – pëlqyeshmëria(favorshmëria) apo papëlqyeshmëria(jofavorshmëria) për parti,

politikanë dhe media, mbështetja apo kundërshtimi karshi tyre, perceptimi rreth çështjeve

kryesore dhe të ardhmen.

2.2 Mostra

Sondazhi është realizuar në 12 qarqet e Shqipërisë: Berat, Dibër, Durrës, Elbasan, Fier,

Gjirokastër, Korçë, Kukës, Lezhë, Shkodër, Tiranë dhe Vlorë. Shqipëria ka popullsi prej

2.845.955 banorë.23 Bazuar në të dhënat statistikore për popullsinë e regjistruar sipas secilit qark,

bashkive dhe komunave është përdorur mostra e thjeshtë proporcionale. Të dhënat e kanë bazën

në publikimet e Institutit të Statistikave të Republikës së Shqipërisë.

Për këtë sondazh janë anketuar 1021 qytetarë. Madhësia e kësaj mostre nënkupton që shkalla e

gabimit apo e devijimit nga rezultatet është plus ose minus 3 për qind. Mostra është shpërndarë

proporcionalisht nëpër të gjitha qarqet e Shqipërisë.

23 http://www.instat.gov.al/media/6849/popullsia_me-_1_janar_2020.pdf

Page 8: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

4

Duke ndjekur proporcionalitetin, numri i intervistave nëpër qarqe dhe rajone është vendosur në

përputhje me numrin e popullsisë, në mënyrë që mostra dhe popullsia të përputhen mes vete.

54.1% e mostrës kanë deklaruar që jetojnë në qytet, ndërsa 45.9% në fshat.

Nga totali i mostrës, 50.8% janë femra, ndërsa 49.2% janë meshkuj. Në raport me censusin e vitit

2011, por edhe raportet vjetore të Instat për numrin e popullsisë, mosha e re është e përfaqësuar

në mostër mbi nivelin real të popullsisë, por kjo nuk shkakton devijime sinjifikante.

Page 9: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

5

Për sa i përket shkollimit, 40.2% e të anketuarve kanë deklaruar se e kanë të mbaruar vetëm

shkollimin fillor, 36.4% atë të mesëm dhe 26.4% shkollimin e lartë(fakultetin dhe studimet post-

diplomike).

Në aspektin e punësimit, 45.5% e mostrës ka thënë të jetë të punësuar kur janë anketuar, ndërsa

54.5% janë deklaruar se nuk punojnë askund.

23.5% e të anketuarve janë shprehur se nuk kanë fare të ardhura personale mujore, 10.9% marrin

deri në 12 mijë lekë në muaj, 23.1% mes 12 mijë dhe 30 mijë lekë, mbi 30 mijë lekë në muaj

22.0% e të anketuarve dhe 20.5% e tyre ka refuzuar të përgjigjet.

Ndërsa, në aspektin e të ardhurave mujore për ekonomi familjare, 22.5% kanë deklaruar se

marrin deri në 24 mijë lekë, 21.1% mes 24 mijë dhe 48 mijë lekë, 26.7% mbi 48 mijë lekë dhe

29.7% e mostrës ka refuzuar të përgjigjet.

2.3 Limitimet

Përtej bazës shkencore dhe saktësisë statistikore, të gjitha matjet e opinionit publik kanë limitimet

e tyre. Përgjithësisht matjet që lidhen me perceptimin e opinionit publik karshi politikanëve dhe

partive politike dhe votën në një skenar hipotetik targetojnë votuesit potencial. Po ashtu, me ndikim

në këtë rrafsh është edhe përqindja e refuzimit për t’u përgjigjur nga të anketuarit. Në distanca

më të gjata kohore nga zgjedhjet – deri në 200 ditë, sondazhet për zgjedhjet parlamentare kanë

margjinë gabimi deri në 3.3%, krahasuar me ato presidenciale margjina e të cilave arrin deri në

5.5%. Në dallim me, për shembull para 20 vjetësh, kur një e treta e respodentëve pranonin të

bëhen pjesë e sondazhit, tani shifra është nën 10%. Kjo mund ta ndikojë përfaqësimin në mostër.

Rrjedhimisht, tendenca për të mos u përgjigjur(non-response bias) mund të paraqesë problem në

rezultate, veçanërisht kur përqindjet e përgjigjes janë të vogla.24

Në këtë rast, limitimet lidhen me listat zgjedhore të papastruara, që vihet në pah nëse kryqëzohet

rezultati zgjedhor i vitit 2017, numri i votuesve të regjistruar sipas Komisionit Qendror të

Zgjedhjeve dhe përqindjes së atyre që janë përgjigjur pozitivisht në pyetjen nëse kanë votuar në

zgjedhjet e 25 qershorit. Përveç kësaj, limitimet lidhen edhe me fashën kohore të sondazhit, në

kontekstin pandemik, për shkak se momentet delikate dinë t’i ndikojnë rezultatet e sondazheve.

Pra, në kontekste të caktuara sociale që janë rrjedhojë e shkarjeve nga normaliteti, frekuencat e

besimit dinë të luhaten.

Por, përtej këtyre limitimeve rezultatet e këtij studimi mbeten në margjinën e gabimit 3% dhe

japin një pamje të qartë të opinionit publik, në momentin e caktuar ekonomik dhe politik të

Shqipërisë.

24 Jennings, W., Wlezien, C. Election polling errors across time and space. Nat Hum Behav 2, 276–283 (2018). https://doi.org/10.1038/s41562-018-0315-6

Page 10: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

6

3. Gjetjet: Shoqëria, politika dhe media

Seksioni i të gjeturave trajton rezultatet e dala nga sondazhi, përmes së cilit janë nxjerrë

qëndrimet e qytetarëve karshi një spektri çështjesh. Për arsye analitike janë të ndara në pesë

grupe: i) drejtimi në të cilin po lëvizë Shqipëria dhe shqetësimet kryesore të qytetarit, ii)

vlerësimet për klasën politike – partitë dhe politikanët iii) qëndrimet karshi zgjedhjeve potenciale

– pjesëmarrja dhe preferencat iv) çështjet kryesore të muajit dhe çështje tjera me rëndësi v)

raporti me median.

3.1 Drejtimi në të cilin po lëvizë Shqipëria dhe shqetësimet kryesore të

qytetarit

3.1.1

Në pyetjen, “Në përgjithësi, në cilin drejtim vlerësoni se po shkon Shqipëria?”, pak më

shumë se gjysma e të anketuarve janë përgjigjur se po shkon në drejtimin e gabuar. Përkatësisht,

rezultatet e kësaj pyetje japin këtë pamje: 50.1% e mostrës vlerëson se Shqipëria po shkon në

drejtimin e gabuar, 41.6% në drejtimin e duhur dhe 8.3% e qytetarëve janë përgjigjur me “nuk e

di”.

Ky rezultat është i ndryshëm dhe paraqet shkarje nga rezultatet e sondazhit të majit të vitit 2017(i

realizuar me të njëjtën metodologji, me mostër 1031 respodentë; krahasimet e drejtpërdrejta me

të cilin do të bëhen më poshtë) kur në të njëjtën pyetje, 56.7% e të anketuarve kanë thënë se

mendojnë që Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur, 38.1% në drejtimin e gabuar dhe 5.2%

ishin përgjigjur me “nuk e di”, apo kanë refuzuar të përgjigjen. Për më tepër, ky rezultat në një

Page 11: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

7

mënyrë është kontradiktor edhe me rezultatet e tjera të këtij sondazhi, specifikisht karshi

vlerësimit që qytetarët kanë për politikanë dhe parti politike.

3.1.2

Çështja e dytë në të cilën janë përgjigjur të anketuarit është orientimi i tyre politik, përmes pyetjes

së mëposhtme:

Pikëpamjet tuaja të përgjithshme politike – janë të majta, të qendrës apo të

djathta?

42.5% e mostrës ka deklaruar se në rrafshin e pikëpamjeve politike, bindjet e tyre janë më afër

qendrës, 24.6% janë deklaruar si të majtë, 14.2% të djathtë, ndërsa 18.7% e të anketuarve kanë

thënë “nuk e di” apo kanë refuzuar të përgjigjen.

Këto shifra tregojnë lëvizje të madhe të elektoratit, nga e majta kah qendra dhe tkurrje të

ndjeshme të kampit të djathtë, krahasuar me vitin 2017. Në të njëjtën pyetje, më 2017, 34.5% e të

anketuarve ishin deklaruar se e shohin veten më afër me të majtën, 23.2% me të djathtën, 15.8%

centristë dhe 26.4% ishin përgjigjur me “nuk e di” ose kishin refuzuar të përgjigjen.

Nëse krahasohet me trendët e lëvizjes së elektoratit në Europë, të cilët dalin në pah sidomos në

zgjedhjet për Parlamentin Europian të vitit 2019, sikur edhe trendët brenda shteteve europiane,

ku erozioni i të majtës e ka rritur të djathtën, në Shqipëri, potencialisht edhe në mungesë të një

lideri të djathtë(problemet e Lulzim Bashës me lidership vihen në pah më poshtë në këtë studim),

si edhe për shkak të qeverisjes prej dy mandatesh nga Partia Socialiste, lëvizja e elektoratit nga e

majta ka shkuar kah qendra, të cilën faktikisht nuk e përfaqëson asnjë forcë politike.

Page 12: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

8

3.1.3

Lidhur me shqetësimet kryesore të qytetarëve, sondazhi ka parashtruar pyetjen:

Sipas jush, cilat janë dy problemet kryesore me të cilat po përballet Shqipëria dhe

që juve ju shqetësojnë më shumë?

Dy çështjet kryesore, si shqetësime të qytetarëve dalin të jenë, ekonomia me 44.2% nga totali i

mostrës dhe papunësia me 29.7%. Njëkohësisht këto janë edhe dy tema për të cilat kanë qenë

pritjet më të mëdha, nëse bëjmë një krahasim me matjen e realizuar në vitin 2017. Megjithëse

Shqipëria ka shënuar zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe papunësia ka prekur pikën më të

ulët historike në qershor të vitit 2019, këto dy tema vazhdojnë të jenë shqetësimet kryesore. Ndër

arsyet për këto nivele të përqindjeve mund të jenë edhe efektet ekonomike të pandemisë, që

përkthehen në humbjen e vendeve të punës dhe rritjen e papunësisë gjatë tremujorit të dytë të

këtij viti.25 Sa i përket korrupsionit, që del të jetë një ndër shqetësimet tjera të shqiptarëve,

Shqipëria ka regjistruar trend negativ nga viti 2016, bazuar në raportet e Transparency

International.26

25 http://www.instat.gov.al/media/7429/atfp-t2-2020.pdf 26 https://www.transparency.org/en/cpi/2019/results/alb

Page 13: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

9

3.1.4

Pyetjes, “Në 12 muajt e fundit, si ka ndryshuar gjendja financiare në shtëpinë/familjen

tuaj?”, që lidhet drejtpërdrejt me dy shqetësimet kryesore të qytetarëve(ekonomia dhe

papunësia) të dala nga pyetja paraprake, 49.3% e të anketuarve i janë përgjigjur se ka mbetur “e

njëjtë”, 31.8% kanë thënë se është përkeqësuar, 17.8% se është përmirësuar dhe 1.2% janë

përgjigjur me “nuk e di”.

Këto rezultate janë në shpërputhje me shifrat e publikuara nga Instat, në raportin “Shqipëria në

shifra 2019”, ku treguesit e punësimit dhe papunësisë vënë në pah trendin pozitiv në rritjen e

numrit të të punësuarve, teksa treguesit e varfërisë(kufiri i rrezikut, treguesi i rrezikut, shkalla e

thelluar e privimit material) kanë treguar rënie.27 Po ashtu, raporti “Matja e të Ardhurave dhe

Nivelit të Jetesës në Shqipëri, 2017-2018” tregon që standardi i jetesës është ngritur edhe përgjatë

atyre dy vjetëve.28

3.1.5

Me qëllim të zgjerimit të perspektivës rreth kësaj çështje, në sondazh është përfshirë pyetja

pasuese:

Si prisni të ndryshojë gjendja financiare në familjen/shtëpinë tuaj, në 12 muajt e

ardhshëm?

27 http://instat.gov.al/media/6964/shqiperia_ne_shifra_2019_.pdf 28 http://www.instat.gov.al/media/6543/anketa-e-t%C3%AB-ardhurave-dhe-nivelit-t%C3%AB-jetes%C3%ABs-2017-2018_.pdf

Page 14: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

10

30.8% të respodentëve kanë deklaruar se presin që gjendja të përkeqësohet, 29.5% që ajo do të

mbetet e njëjtë(pandryshuar), 23.8% kanë shpresë se ajo do të përmirësohet dhe 5.9% janë

përgjigjur me “nuk e di.

Pritjet negative për situatën financiare gjatë vitit të ardhshëm mund të përligjen në dritën e

efekteve negative ekonomike pasojë e pandemisë së shkaktuar nga virusi Sars-Cov2.29 Përtej

trendit të rënies së nivelit të rritjes ekonomike, projeksionet për papunësinë në Shqipëri, nga

niveli më i ulët historik në qershorit të 2019-ës, përkatësisht për punësimin janë deri diku

pozitive, pa llogaritur efektet ekonomike të pandemisë.30

29 http://pubdocs.worldbank.org/en/876501588143423927/RER-17-Outlook-ALB.pdf 30 http://pubdocs.worldbank.org/en/638271570485213264/WBRER16-ALB.pdf

Page 15: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

11

3.2 Vlerësimet për klasën politike – partitë dhe politikanët

3.2.1

Për ta nxjerrë në pah nivelin e besimit që qytetarët kanë në liderët politik të Shqipërisë, sondazhi

ka parashtruar këtë pyetje:

Sipas jush, cila figurë politike në Shqipëri është më e besueshme?

18.9% e mostrës totale ka zgjedhur Edi Ramën, 6.1% Lulzim Bashën, 2.0% Pandeli Majkon,

11.9% Sali Berishën, 1.5% Ilir Metën, 1.3% Erion Veliajn, ndërsa nën një përqind të besimit

qytetar radhiten Rudina Hajdari, Fatos Nano, Ben Blushi, Erion Braçe dhe Grida Duma. Me

“asnjëri” janë përgjigjur 8.0% e të anketuarve, me “tjetër” 2.9% dhe 56.0% kanë thënë “nuk e

di”, apo kanë refuzuar të përgjigjen.

Këto shifra janë brenda kufijve të përgjithshëm botëror të besimit qytetar në politikanë.31 Vlen të

përmendet që shumica e të anketuarve kanë zgjedhur të përgjigjen me “nuk e di” apo kanë

refuzuar të përgjigjen dhe vetëm 8.0% e tyre kanë thënë “asnjëri”. Si hipoteza për arsyet e

përqindjes së lartë të përgjigjes “nuk e di” apo refuzimit për t’u përgjigjur, po i parashtrojmë dy:

ambivalenca e votuesit dhe “përgjigja e kënaqshme”(satisficing).

31 https://www.ipsos.com/sites/default/files/ct/news/documents/2019-09/global-trust-in-professions-trust-worthiness-index-2019.pdf

Page 16: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

12

Hulumtimi32 tregon se ambivalenca varet nga informatat që një person ka në dispozicion,

motivet dhe tendencat kognitive.33Kur njerëzit janë të mbingarkuar me informacion për një

çështje, kanë tendencë të përgjigjen me “nuk e di” kur pyeten për të. Ambivalenca zakonisht

është më e vogël kur zgjedhja është mes individëve, sesa kur alternativa janë platformat apo

partitë.

Ndërsa, hipoteza e “përgjigjes së kënaqshme” lidhet me shmangien që i bën i anketuari linjës së

gjatë të pyetjeve të anketuesit, duke zgjedhur rrugën më të shkurtër, që në shumicën e rasteve

është përgjigja “nuk e di”. Duke e bërë këtë i anketuari nuk ka nevojë të bëjë ndonjë korrigjim

apo vlerësim të detajuar, kështu që përgjigja që ai jep krijon kënaqshmëri.34

3.2.2

Për ta qartësuar vlerësimin e qytetarëve për politikanët, është parashtruar pyetja vijuese:

Çfarë është opinioni juaj për këta politikanë?

Gjetjet lidhur me këtë pyetje prodhuan këtë pamje: 46.4% e tw anketuarve kanë opinion të

favorshëm për Edi Ramën, 41.9% për Erion Veliajn, 30.9% për Sali Berishën, 26.3% për Lulzim

Bashën dhe 17.7% për Ilir Metën.

32 Rudolph, Thomas J., & Elizabeth Popp, “An Information Processing Theory of Ambivalence.” Political Psychology, vol. 28, no. 5, 2007, pp. 563–585. doi:10.2307/20447070, www.jstor.org/stable/20447070 33 Sturgis, Patrick & Roberts, Caroline & Smith, Patten, “Middle Alternatives Revisited: How the neither/nor Response Acts as a Way of Saying “I Don’t Know”?” 2014;43(1):15-38. doi:10.1177/0049124112452527, https://journals.sagepub.com/doi/abs/10.1177/0049124112452527 34 Krosnick, J.A. (1991), “Response strategies for coping with the cognitive demands of attitude measures in surveys”. Appl. Cognit. Psychol., 5: 213-236. doi: 10.1002/acp.2350050305, https://onlinelibrary.wiley.com/doi/abs/10.1002/acp.2350050305

Page 17: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

13

Krahasuar me matjen e vitit 2017, vërehet rënie e pëlqyeshmërisë për gati të gjithë politikanët.

Më 2017, 56.2% e qytetarëve kanë pasur opinion të favorshëm për Edi Ramën, 35.4% për Sali

Berishën, 35.1% për Ilir Metën dhe 34.2% për Lulzim Bashën. Erion Veliaj, i cili tani renditet i

dyti, pothuaj si kumulativ i vlerave të rënies së pëlqyeshmërisë për të tjerët, nuk ka qenë pjesë e

asaj matje.

Në anën e kundërt të spektrit, opinioni i pafavorshëm për politikanë është në këto shifra: 62.3%

e të anketuarve janë deklaruar se kanë opinion të pafavorshëm për Ilir Metën, 55.7% për Lulzim

Bashën, 49.6% për Sali Berishën, 41.7% për Lulzim Bashën dhe 40.0% për Edi Ramën.

Nëse tërheqim paralele, ka lëvizje edhe në këtë anë të spektrit, përveç tek Lulzim Basha, niveli i

mospëlqyeshmërisë tek i cili ka lëvizur margjinalisht. Në sondazhin e 2017-ës, 57.0% kanë

deklaruar opinion të pafavorshëm për Lulzim Bashën, 56.3% për Sali Berishën, 53.4% për Ilir

Metën dhe 37.2% për Edi Ramën.

Pra, Edi Rama megjithëse ka pësuar rënie të pëlqyeshmërisë dhe rritje të mospëlqyeshmërisë,

mbetet politikani për të cilin qytetarët kanë më shumë pëlqim, apo opinion më të favorshëm.

Ndërsa Ilir Meta, nga pozita e tretë më 2017, pas Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, ka kaluar në

pozitën e parë si politikani për të cilin qytetarët kanë opinionin më të pafavorshëm.

Page 18: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

14

3.2.3

Sa i përket pëlqyeshmërisë/mospëlqyeshmërisë për parti politike, sondazhi ka parashtruar

pyetjen:

Çfarë është opinioni juaj për këto parti politike?

40.9% e të anketuarve kanë deklaruar opinion të favorshëm për Partinë Socialiste, 28.0% për

Partinë Demokratike dhe 12.5% për Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Këto rezultate paraqesin rënie të ndjeshme në raport me vitin 2017, kur 53.8% e qytetarëve

kishin shprehur pëlqyeshmëri për Partinë Socialiste, 35.1% për Partinë Demokratike dhe 37.0%

për Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Rrjedhimisht, PS-ja ka pësuar rënie për 13 pikë përqindje në pëlqyeshërinë qytetare, LSI-ja për

pothuaj 25 pikë përqindje, teksa PD-ja nuk ka lëvizur shumë nga pozicioni që ka pasur më 2017.

Në anën tjetër, opinioni i pafavorshëm për partitë është në këto shifra: 64.7% për Lëvizjen

Socialiste për Integrim, 52.6% për Partinë Demokratike dhe 42.5% për Partinë Socialiste.

Page 19: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

15

Edhe nga kjo perspektivë, shihet rritja shumë e madhe e papëlqyeshmërisë qytetare karshi LSI-së,

me 14 pikë përqindje, rritja deri diku e ndjeshme e papëlqyeshmërisë karshi PS-së, me 4 pikë

përqindje, dhe rënia e papëlqyeshmërisë karshi PD-së, me 4 pikë përqindje.

3.2.4

Në pyetjen, “Në përgjithësi, sa e pëlqeni apo nuk e pëlqeni punën që ka bërë Edi Rama si

kryeministër?”, 56.5% nga totali i mostrës kanë thënë se e pëlqejnë apo e pëlqejnë shumë,

39.6% se nuk e pëlqejnë apo nuk e pëlqejnë aspak dhe 3.9% prej tyre kanë thënë “nuk e di”, apo

kanë refuzuar të përgjigjen.

Krahasuar me vitin 2017, pra pas mandatit të parë, tani vërehet një rënie e lehtë e pëlqimit për

punën e kryeministrit Edi Rama. Në atë sondazh, 59.3% e të anketuarve kanë thënë se e pëlqejnë

apo e pëlqejnë shumë punën e Edi Ramës si kryeministër, 38.3% se nuk e pëlqejnë apo nuk e

pëlqejnë aspak dhe 2.4% janë përgjigjur me “nuk e di”, ose kanë refuzuar të përgjigjen. Kjo rënie

është e përafërt në shifra me rënien e pëlqimit për Edi Ramën si politikan dhe për Partinë

Socialiste, që vihet në pah në grafikën e mësipërm.

Page 20: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

16

3.2.5

Pyetjes, “Në përgjithësi, sa e pëlqeni apo nuk e pëlqeni punën që ka bërë Ilir Meta si

presidenti”, të anketuarit i janë përgjigjur si vijon: 63.2% kanë deklaruar se nuk e pëlqejnë apo

nuk e pëlqejnë aspak, 28.3% kanë thënë se e pëlqejnë apo e pëlqejnë shumë dhe 8.5% janë

përgjigjur me “nuk e di”, ose kanë refuzuar të përgjigjen.

Page 21: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

17

Ky nivel i lartë i mospëlqimit karshi punës së presidentit Ilir Meta mund të lidhet me një sërë

faktorësh dhe çështjesh, të natyrave dhe intensiteteve të ndryshme dhe është më i lartë se ai për

politikanin Ilir Meta. Një prizëm i zbërthimit të kësaj rënie mund të jetë ai përmes analizimit të

përballjeve publike të Ilir Metës me Edi Ramën, përkatësisht Presidentit dhe Kryeministrit të

Shqipërisë, duke përcjellë nivelin e përkrahjes popullore për secilin, para dhe pas këtyre

përplasjeve.

3.2.6

Lidhur me pëlqimin/mospëlqimin për punën e Lulzim Bashës, të anketuarve u është parashtruar

pyetja në vijim:

Në përgjithësi, sa e pëlqeni apo nuk e pëlqeni punën që ka bërë Lulzim Basha si

kryetar i PD-së?

65.1% janë përgjigjur me “e pëlqej” apo “e pëlqej shumë”, 28.1% me “nuk e pëlqej” apo “nuk e

pëlqej aspak” dhe 6.9% me “nuk e di”, ose kanë refuzuar të përgjigjen.

Këto shifra tregojnë se mospëlqimi për punën e Lulzim Bashës në krye të PD-së është akoma më

i lartë se ai për Lulzim Bashën si politikan. Dhe, madje më i lartë se mospëlqimi për punën e Ilir

Metës si president, megjithëse Meta është politikani del të jetë, bazuar në këtë matje, politikani

më i papëlqyer në Shqipëri.

Nga rezultatet e këtij sondazhi, del se mospëlqimit për punën e Lulzim Bashës në krye të Partisë

Demokratike është më i lartë sesa ishte më 2017, kur 62.0% e të anketuarve kishin thënë se nuk e

Page 22: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

18

pëlqejnë apo nuk e pëlqejnë aspak punën e tij, 34.8% kishin thënë se e pëlqejnë apo e pëlqejnë

shumë dhe 3.1% ishin përgjigjur me “nuk e di”, ose kishin refuzuar të përgjigjen.

3.2.7

Për ta kuptuar perceptimin e qytetarit karshi punës së qeverisë dhe çështjeve kryesore me të cilat

qytetarët e lidhin atë punë, sondazhi ka parashtruar këtë pyetje:

Në javët e fundit, me çka e lidhni më shumë kryeministrin Edi Rama dhe Partinë

Socialiste?

13.7% e mostrës totale ka thënë se e lidh me situatën e shkaktuar nga Covid19, 5.2% me

reformën zgjedhore, 3.4% me masat ekonomike, 2.1% me tërmetin, 4.7% janë përgjigjur me

“tjetër”, 4.6% me “asgjë” dhe 53.1% me “nuk e di”, ose kanë refuzuar të përgjigjen. Pjesa tjetër,

nën 2%, paraqet një varg çështjesh që shihen në grafik. Edhe në këtë rast, numri i madh i atyre

që kanë zgjedhur përgjigjen “nuk e di”, ose kanë refuzuar të përgjigjen, lë hapësirë për ngritje

hipotezash, më e mundshmja ndër të cilat duket “përgjigja e kënaqshme”(satisficing). Numri i

madh i alternativave për përgjigje kërkon angazhim shtesë të anketuesit, për të bërë zgjedhjen e

duhur dhe rrjedhimisht çon në humbjen e interesimit të tij për të harxhuar më shumë energji në

proces, duke rezultuar me përgjigjen më të thjeshtë “nuk e di”. Prandaj, në këtë rast, përqindjet e

përgjigjeve për çështje të caktuara, në raport me atë të refuzimit, janë pothuajse margjinale.

Page 23: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

19

3.2.8

Dhe, pyetja e fundit e këtij grupi pyetjesh, ku për mostër merren vetëm ajo pjesë e të anketuarve

që kanë dhënë përgjigje në pyetjen paraprake:

Dhe, a e ka bërë shumë më pëlqyeshëm, disi më të pëlqyeshëm, më të

papëlqyeshëm apo shumë më të papëlqyeshëm në përshtypjen tuaj?

Shumica e të anketuarve, ose 54.6% kanë thënë se e ka bërë “më të papëlqyeshëm” apo “shumë

më të papëlqyeshëm”, 44.1% kanë deklaruar se e ka bërë “më të pëlqyeshëm” apo “shumë më të

pëlqyeshëm” dhe 1.3% e tyre janë përgjigjur me “nuk e di. Rezultati del disi kontradiktor, meqë

çështje kryesore, sipas të anketuarve janë situata e shkaktuar nga koronavirusi dhe reforma

zgjedhore, karshi të cilave, më poshtë qytetarët e vlerësojnë pozitivisht punën e Partisë Socialiste

dhe Edi Ramës. Për më tepër, kjo mostër përbën më pak se gjysmën e mostrës së përgjithshme.

Page 24: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

20

3.3 Qëndrimet karshi zgjedhjeve potenciale – pjesëmarrja dhe preferencat

3.3.1

Lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje, në një datë hipotetike, të anketuarve u është parashtruar

pyetja:

Nëse Zgjedhjet Parlamentare do të mbaheshin këtë të diel, a do të dilnit për të

votuar?

Nga totali i mostrës, pozitivisht janë përgjigjur 69.9% e të anketuarve, prej tyre 56.6% janë

përgjigjur me “sigurisht do votoja” dhe 13.3% janë deklaruar me “besoj se do votoja”. Përgjigje

negative kanë dhënë 26.7% e respodentëve – 17.2% kanë thënë se sigurisht nuk do të votojnë

dhe 9.5% janë shprehur se besojnë që nuk do të votojnë. Dhe, me “nuk e di” është përgjigjur

2.6% e mostrës, ndërsa ka refuzuar të përgjigjet 0.8% e saj.

Megjithëse listat e papastruara e ndikojnë qartësinë e përqindjes së pjesëmarrjes së qytetarëve

shqiptarë në zgjedhje(sipas rezultateve të KQZ më 2017 pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë

46.75%)35, bazuar në gjetjet e këtij sondazhi dhe në gjetjet e sondazhit të vitit 2017, pjesëmarrja

në ato zgjedhje sillet mes 72-75%. Rrjedhimisht, mund të themi që disponimi qytetar për të

votuar nuk ka lëvizur shumë, kur në llogari futen edhe lëkundjet e përqindjeve të këtij disponimi

me afrimin e ditës së zgjedhjeve. Pra, përtej ndryshimeve strukturore në bazën e zgjedhësve,

numri i tyre dhe përqindja potenciale e pjesëmarrjes në zgjedhje nuk ka lëvizur shumë, apo ka

lëvizur shumë pak, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017.

35 http://cec.org.al/wp-content/uploads/2019/06/permbledhese-2017.pdf

Page 25: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

21

3.3.2

Në pyetjen, “Nëse Zgjedhjet Parlamentare do të mbaheshin këtë të diel, për cilën nga

këto parti do të votonit?”, 29.1% e të anketuarve kanë zgjedhur Partinë Socialiste, 14.5%

Partinë Demokratike, 1.8% Lëvizjen Socialiste për Integrim, 27.6% janë deklaruar të pavendosur,

17.2% janë përgjigjur me “nuk votoj, 8.4% kanë refuzuar të përgjigjen dhe 1.4% ndahet mes

partive të vogla. Këto rezultate kanë konsistencë në raport me pyetjen paraprake, në kontekstin e

atyre që janë deklaruar “nuk votoj”, të cilët janë po të njëjtit me ata që në pyetjen paraprake janë

përgjigjur me “sigurisht nuk do votoja”.

Nëse ky rezultat krahasohet me matjen e realizuar para zgjedhjeve të vitit 2017, vërehet një rënie

prej 4.4 pikë përqindje tek Partia Socialiste, rënie prej 8.4 pikë të përqindjes tek Partia

Demokratike dhe rënie prej 8.3 pikë përqindje tek Lëvizja Socialiste për Integrim. Numri i atyre

që janë përgjigjur me “i/e pavendosur” është rritur për 11 pikë të përqindjes, ndërsa numri i atyre

që kanë thënë se nuk do të votojnë me 15.6 pikë përqindje. Rrjedhimisht, numri i atyre që janë

deklaruar se do të votojnë në zgjedhje nuk ka lëvizur shumë mes dy matjeve dhe rënia prej 4.4

pikë përqindje nga partia në pushtet nuk ka rritur mbështetjen për dy partitë kryesore opozitare,

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, të cilat rezultojnë të kenë humbur

pothuaj dyfishin e mbështetjes që ka humbur Partia Socialiste. Nëse ndjekim krahasimin me

pyetjen paraprake, shumica e atyre që deklarohen “i/e pavendosur”, janë deklaruar paraprakisht

se do të marrin pjesë në zgjedhje, pra do të votojnë. Megjithëse, numri i atyre që deklarohen të

pavendosur(kanë një preferencë, por nuk duan ta shprehin) është gjithmonë më i madh se numri

Page 26: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

22

i atyre që në të vërtetë janë të pavendosur36, kjo shifër është goxha e lartë për t’u neglizhuar, pasi

një numër i madh i atyre votuesve mund ta japin votën e tyre si rrjedhojë e ndikimit nga bandëagon

effect.37 Po ashtu, një prej shkaqeve për këtë përqindje të votuesve të pavendosur, që duhet pasur

parasysh, është edhe distanca disamujore nga dita e zgjedhjeve.

3.3.3

Sa i përket votuesve të vendosur, 47% e mostrës totale, rezultatet e përgjigjeve në pyetjen e

njëjtë, “Nëse Zgjedhjet Parlamentare do të mbaheshin këtë të diel, për cilën nga këto

parti do të votonit?”, janë si vijon:

62.0% e tyre janë deklaruar se do ta votonin Partinë Socialiste; 31.0% Partinë Demokratike; 3.8%

Lëvizjen Socialiste për Integrim; 1.0% Partinë Republikane; 0.9% Partinë për Drejtësi, Integrim

dhe Unitet; 0.2% Partinë Socialdemokrate dhe 1.2% e kësaj mostre kanë thënë se do të votojnë

tjetër parti.

Nga këto rezultate mund të shihet qartë se votuesit e vendosur janë të përcaktuar qartë për dy

partitë kryesore, Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike. Rezultati i totalit të mostrës

pasqyrohet përgjithësisht edhe tek kjo pjesë e mostrës. Krahasuar me matjen e vitit 2017(72% e

totalit të mostrës ishin votues të vendosur), shihet se PS-ja e ka thelluar dallim në raport me

partitë tjera, kryesisht në kurriz të LSI-së, që ka pësuar rënie të ndjeshme, e cila mund të vërehej

36 Fenwick, I., Wiseman, F., Becker, J., & Heiman, J. (1982). “Classifying Undecided Voters in Pre-Election Polls”. The Public Opinion Quarterly, 46(3), 383-391. doi:10.1086/268735 http://www.jstor.org/stable/2748869 37 Bandwagon effect: Në matje të opinionit publik nënkupton sjelljen e votuesit të pavendosur, që votën e tij e jep bazuar në besimin se X-i apo Y-i do t’i fitojë zgjedhjet, pra në bazë të trendit të dukshëm për fituesin potencial të zgjedhjeve

Page 27: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

23

edhe tek totali i mostrës. Në atë matje, nga 72% e totalit të mostrës – votues të vendosur, 46.3%

ishin deklaruar për PS-në, 31.6% për PD-në, 14.0% për LSI-në dhe pjesa tjetër për partitë tjera

më të vogla. Por, për dallim, më 2017 numri i votuesve të pavendosur ishte shumë i vogël dhe

prandaj gjetjet e atij sondazhi e kanë pasqyruar me margjinë gabimi nën 3% rezultatin zgjedhor të

25 qershorit. Rrjedhimisht, rezultatet e dala nga kjo pyetje me këtë mostër janë kryesisht të

polarizuara dhe nuk reflektojnë realitetin në terren, nëse përgjigjet e të anketuarve për

vendosmërinë e pjesëmarrjes apo mospjesëmarrjes në zgjedhje kanë qenë të vërteta.

3.3.4

Sondazhi e ka parashtruar të njëjtën pyetje, “Nëse Zgjedhjet Parlamentare do të mbaheshin

këtë të diel, për cilën nga këto parti do të votonit?”, për votuesit e pavendosur, edhe duke

përdorur Push Polling.38rezultatet e së cilës janë si vijon:

89.9% e kësaj mostre është përgjigjur sërish me “i/e pavendosur”, 5.6% e tyre janë deklaruar për

PS-në, 1.0% për PD-në, 0.2% për LSI-në, 2.0% ka refuzuar të përgjigjen dhe 1.3% është

përgjigjur me “nuk votoj”.

Këto gjetje tregojnë se votuesit e pavendosur, 28 % e totalit të mostrës, kanë paqartësi të

theksuara për votën e tyre. Me këtë përqindje të votuesve të pavendosur është vështirë të arrihet

qartësia e kënaqshme e fotografisë së votuesve shqiptarë. Megjithatë, qoftë duke përdorur

shpërndarjen proporcionale, qoftë shpërndarjen e barabartë apo shpërndarjen sipas modelimit

statistikor mund të krijohet një qartësi më e madhe. Dy metodat e para janë më të pasakta, për

shkak se operojnë mbi premisa kryesisht të thjeshta. Por, edhe duke përdorur modelimin

38 https://www.aapor.org/Education-Resources/Resources/What-is-a-Push-Poll.aspx

Page 28: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

24

statistikor përqindja e lartë e votuesve të pavendosur e ulë përqindjen e besueshmërisë në

shpërndarjen e këtyre votuesve.

3.3.5

Pyetja, “Nëse Zgjedhjet Parlamentare do të mbaheshin këtë të diel, për cilën nga këto

parti do të votonit?”, është parashtruar për tërësinë e mostrës, me Push Polling. Dhe, si

rrjedhojë, 30.06% e qytetarëve janë deklaruar për Partinë Socialiste, 14.5% për Partinë

Demokratike, 1.8% për Lëvizjen Socialiste për Integrim, 24.8% të pavendosur, 8.9% kanë

refuzuar të përgjigjen dhe 17.5% janë përgjigjur me “nuk votoj”. Pjesa tjetër, 1.3% u takon

partive to vogla.

Këto rezultate paraqesin ngritje të lehtë për PS-në dhe po ashtu të lehtë të përqindjes së votuesve

të pavendosur, ndërsa nuk ndikojnë fare, qoftë pozitivisht apo negativisht në përkrahjen për PD-

në apo LSI-në. Rrjedhimisht, kemi një zhvendosje të një numri të të pavendosurve dhe atyre që

refuzojnë të përgjigjen drejt PS-së, duke mbajtur konstant përqindjet për PD-në dhe LSI-në.

3.3.6

Në pyetjen, “Nëse Zgjedhjet Parlamentare do të mbaheshin këtë të diel, për cilën nga

këto parti do të votonit?”, e parashtruar për 49% të totalit të mostrës(votuesit e vendosur),

duke përdorur Push Polling, rezultatet janë këto: 62.8% janë deklaruar për Partinë Socialiste,

30.3% për Partinë Demokratike, 3.7% për Lëvizjen Socialiste për Integrim, dhe pjesa tjetër u

takon partive të vogla.

Page 29: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

25

Ngritja e lehtë në përqindjen e Partinë Socialiste përmes Push Polling, që vërehet tek totali i

mostrës, vërehet edhe në mostrën e votuesve të vendosur(përcaktuar), ndërsa tek Partia

Demokratike ka një lëvizje negative, për pothuaj të njëjtën vlerë. Pra, një lëvizje prej nën 1% në

favor të PS-së, respektivisht në disfavor të PD-së.

3.3.7

Sa i përket mundësisë së zgjedhjes të drejtpërdrejtë të kryeministrit, mes dy kandidatësh

potencial, sondazhi ka parashtruar pyetjen:

Nëse në zgjedhjet e ardhshme do të votohej direkt për ta zgjedhur kryeministrin

dhe kandidatë do të ishin Edi Rama dhe Lulzim Basha, cilin do ta votonit?

33.9% e totalit të mostrës kanë zgjedhur Edi Ramën, 15.0% Lulzim Bashën, 2.6% kanë thënë

tjetër, 18.7% janë deklaruar të pavendosur, 18.3% janë përgjigjur me “nuk votoj” dhe 11.4%

kanë refuzuar të përgjigjen.

Siç ndodh zakonisht, në rastin e zgjedhjes mes dy kandidatëve, pëlqyeshmëria e tyre është e

ndryshme nga ajo e partive politike, në këtë rast edhe Edi Rama edhe Lulzim Basha performojnë

mbi partitë e tyre. Por, ky “kushtëzim” e ka rritur përqindjen e votuesve të cilët refuzojnë të

përgjigjen, pra refuzojnë të zgjedhin mes këtyre dy liderëve, derisa në të njëjtën kohë ka ulur

përqindjen e votuesve të pavendosur.

Page 30: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

26

3.3.8

Duke reduktuar mostrën në votuesit e vendosur, pyetja “Nëse në zgjedhjet e ardhshme do të

votohej direkt për ta zgjedhur kryeministrin dhe kandidatë do të ishin Edi Rama dhe

Lulzim Basha, cilin do ta votonit?”, sondazhi prodhon këto rezultate: 65.7% e votuesve të

vendosur zgjedhin Edi Ramën, 29.2% Lulzim Bashën dhe 5.1% e tyre deklarohet për dikë tjetër.

Page 31: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

27

Nëse krahasohet me pyetjen gjenerale, vërehet se ka një disponim më të madh, që përkthehet në

përqindje më të lartë të votuesve të vendosur, për të zgjedhur mes dy liderëve politik. Po ashtu,

nga mostra e këtyre votuesve(52% e totalit të mostrës), shihet pozicionim i qartë në mbështetje

të Edi Ramës, me më shumë se dyfishin e të anketuarve që e kanë zgjedhur atë, para Lulzim

Bashës. Ky është njëfarë pasqyrimi i rezultatit gjeneral për parti politike, si dhe rezultatit me Push

Polling, por po ashtu mund të zbërthehet edhe përmes vlerësimit që kanë qytetarët për

kapacitetet e lidershipit të Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

3.3.9

Për ta vlerësuar krahasueshmërinë e kësaj matje, me matjen e vitit 2017 dhe me zgjedhjet e 25

qershorit, është parashtruar pyetja:

A keni votuar në Zgjedhjet Parlamentare të 25 qershorit 2017?

Nga totali i mostrës, 74.5% janë përgjigjur pozitivisht, pra kanë votuar në ato zgjedhje, ndërsa

25.5% negativisht, rrjedhimisht nuk kanë votuar në zgjedhjet e 25 qershorit.

Ky rezultat është i krahasueshëm më rezultatin nga matja e vitit 2017, nga e cila përqindja e

votuesve të vendosur ka qenë rreth 74% e totalit të mostrës. Natyrisht, me listat e papastruara

zgjedhore, është e vështirë të bëhet një matje e saktë e përqindjes së votuesve, por krahasimi i dy

sondazheve dhe rezultateve të tyre, i jep vlerën e vërtetësisë këtij pohimi të të anketuarve.

Page 32: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

28

3.3.10

Po për qëllime krahasimi, me matjen dhe zgjedhjet e vitit 2017, karshi shpërndarjes së votës nga

75% e mostrës(atyre që thonë se kanë votuar në ato zgjedhje), të anketuarve u është bërë pyetja:

Për cilën parti apo koalicion keni votuar në Zgjedhjet Parlamentare të 25

qershorit?

Nga kjo mostër, 46.4% janë deklaruar se kanë votuar për Partinë Socialistë, 21.4% për Partinë

Demokratike, 4.1% për Lëvizjen Socialiste për Integrim, 25.6% janë përgjigjur me “nuk e di” ose

kanë refuzuar të përgjigjen, 1.3% kanë thënë “tjetër” dhe 1.3% ndahen mes PDIU-së dhe PSD-

së.

Sërish, duke krahasuar këto rezultate, me ato të matjes së vitit 2017 dhe me rezultatet zgjedhore,

vërejmë që përqindja e Partisë Socialiste korrespondon me përqindjen e dalë nga mostra e

votuesve të vendosur, ndërsa ajo e Partisë Demokratike me përqindjen e dalë nga totali i mostrës.

Pra, tani tek PD-ja kemi një zhvendosje negative prej 8.8 pikësh të përqindjes nga matja dhe

rezultati zgjedhor i vitit 2017. Thënë ndryshe, 29% nga totali i votuesve të PD-së, tani refuzojnë

të thonë se kanë votuar për këtë parti në zgjedhjet e 27 qershorit. Kjo rënie është edhe më

drastike në rastin e LSI-së, tek e cila kemi një dallim prej -9.9 pikësh, karshi rezultatit zgjedhor të

vitit 2017. Për pasojë, ka një rritje të madhe të atyre që deklarohen me “nuk e di” apo refuzojnë

të përgjigjen, për mënyrën si kanë votuar më 27 qershor 2017. Dhe, kjo përqindje e lartë e kësaj

përgjigje, korrespondon me atë të të anketuarve që për zgjedhjet e ardhshme janë përgjigjur me

“i/e pavendosur”.

Page 33: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

29

3.4 Çështjet kryesore të muajit dhe çështje tjera me rëndësi

3.4.1

Për ta nxjerrë disponimin qytetar karshi çështjeve që ata i vlerësojnë më me rëndësi për

momentin dhe në një kontekst më të gjerë kohor, sondazhi ka parashtruar një varg pyetjesh, për

çështje specifike.

Në pyetjen, “Që nga fillimi i pandemisë e këtej, si e vlerësoni punën e bërë nga

kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste, në përballjen me koronavirusin?”, 67.4% e

totalit të mostrës janë përgjigjur me “mirë” ose “shumë mirë”, 28.4% me “keq” ose “shumë keq”

dhe 4.1% e tyre kanë refuzuar të përgjigjen, apo janë përgjigjur me “nuk e di”.

Rrjedhimisht, shumica e të anketuarve kanë vlerësim pozitiv për punën e bërë nga Edi Rama dhe

Partia Socialiste në përballjen me pandeminë. Mirëpo, nëse tërhiqet një paralele me pyetjet 3.2.7

dhe 3.2.8, në të cilat të anketuarit pyeten me çka e lidhin më shumë kohët e fundit Edi Ramën

dhe PS-në, përqindjen më të lartë e ka opsioni “Covid19”. Dhe, kjo pyetje shoqërohet me një

tjetër, ku qytetarët pyeten nëse e ka bërë më të pëlqyeshëm, apo më të papëlqyeshëm për ta kjo

gjë – shumica e tyre thonë ta ketë bërë më të papëlqyeshëm. Pra, në njërën anën të anketuarit

vlerësojnë se përballja me pandeminë i ka bërë Edi Ramën dhe PS-në më të papëlqyeshëm për ta

dhe në anën tjetër, shumica e tyre vlerësojnë se Edi Rama dhe PS-ja kanë bërë punë të mirë në

përballjen me pandeminë. Mbi këto premisa, mund të konstatojmë se për një pjesë të mostrës

ekziston një shpërputhje mes sentimentit të tyre në raport me qeverisjen e PS-së, Edi Ramën dhe

realitetin faktik.

Page 34: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

30

3.4.2

Sondazhi ka parashtruar pyetje të ngjashme, për vlerësimin qytetar në raport me punën e

presidentit Ilir Meta në përballjen me pandeminë:

Që nga fillimi i pandemisë e këtej, si e vlerësoni punën e bërë nga presidenti Ilir

Meta në përballjen me koronavirusi?

42.3% e të anketuarve janë përgjigjur me “mirë” ose “shumë mirë”, 38.0% janë përgjigjur me

“keq” ose “shumë keq” dhe 19.7% e tyre kanë refuzuar të japin përgjigje, apo janë përgjigjur me

“nuk e di”.

Vlerësimi përgjithësisht pozitiv për punën e presidentit në raport me pandeminë është konfirmim

i përshtypjes pozitive për menaxhimin e pandemisë, që bartet edhe në raport me presidentin Ilir

Meta, përkundër faktit që pëlqyeshmëria qytetare për të ka rënë ndjeshëm, siç mund të vërehet

në pikën 3.2.2 dhe të vërtetës tjetër që kompetencat e presidentit, pa paragjykuar vullnetin e tij,

në raport me përballjen me kriza të tilla janë jashtëzakonisht të vogla dhe rrjedhimisht edhe

mundësia që ai të japë kontribut në kësi rastesh është po aq e vogël. Pra, ka një opinion të krijuar

se pandemia është menaxhuar përgjithësisht mirë dhe kjo shpërfaqet e bartet edhe në këtë

vlerësim të qytetarëve, karshi punës së bërë nga presidenti në këtë rast.

3.4.3

Në raport me punën e bërë nga Partia Socialiste dhe Edi Rama, të anketuarve u është bërë pyetja:

Nëse vlerësoni vitet e fundit, cilat janë dy sukseset kryesore të kryeministrit Edi

Rama dhe qeverisjes së Partisë Socialiste?

Page 35: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

31

Nga tërësia e mostrës, vlerësimin më të lartë me 11.6% e ka marrë infrastruktura, me 11.2%

masat anti-covid, me 6.3% rendi dhe ligji, 6.1% urbanizimi 4.0% reforma në drejtësi, e kështu me

radhë. Kanë refuzuar të përgjigjen, apo janë përgjigjur me “nuk e di” 43.1% e të anketuarve,

13.0% e tyre kanë thënë “asgjë – s’ka fare suksese” dhe 7.3% janë përgjigjur me “tjetër”.

Në këto rezultate vërehet vazhdimësia e përqindjes së lartë të përgjigjes “nuk e di”, ose të

refuzimit për t’u përgjigjur, që mund të shpjegohet përmes “përgjigjes së kënaqshme” dhe që në

këtë rast do të thotë që i anketuari i ka të njohura alternativat, por ka moskënaqësi me to, apo

thënë ndryshe nuk ka pozicion të qartë karshi tyre dhe për të mos dhënë përgjigje negative vetëm

mbi këtë premisë, duke refuzuar angazhimin shtesë për të zgjedhur një nga alternativat, jep

përgjigjen “nuk e di”. Po ashtu, krahasuar me matjen e realizuar më 2017, ka një shpërputhje mes

pritjeve kryesore të qytetarëve(zhvillimi ekonomik, rritja e punësimit, luftimi i korrupsionit, etj)

dhe atyre që tani vlerësohen si arritjet kryesore të PS-së dhe Edi Ramës. Pra, pritjet kryesore të

qytetarëve më 2017 dhe atyre që tani vlerësohen nga qytetarët si arritjet kryesore janë pothuaj

krejtësisht të ndryshme.

3.4.4

Të anketuarve u është parashtruar edhe pyetja e kundërt, në formën:

Nëse vlerësoni vitet e fundit, cilat janë dy dështimet kryesore të kryeministrit Edi

Rama dhe qeverisjes së Partisë Socialiste?

19.5% e tyre kanë thënë “ekonomia dhe varfëria”, 14.9% papunësia, 7.8% korrupsioni, 5.9% janë

përgjigjur me “tjetër” dhe 40.7% kanë thënë “nuk e di”, apo kanë refuzuar të përgjigjen.

Page 36: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

32

Përqindjet më të larta të atyre që nga kjo matje konsiderohen dështime, janë çështjet për të cilat,

nga matja e vitit 2017, qytetarët kanë pasur më shumë pritshmëri qeverisja e Partisë Socialiste dhe

Edi Ramës. Pritjet e të anketuarve më 2017 për vendet e punës dhe zvogëlimin e papunësisë

kanë qenë si vijon: 32.4% kanë vlerësuar që PS-ja do të krijojë vende pune dhe 36.5% se ajo do

ta zvogëlojë papunësinë. Sa i përket korrupsionit dhe rendit e ligjit, 27.4% kanë vlerësuar se PS-ja

nuk është e përfshirë në afera korrupsioni dhe 43.4% se ajo do ta forcojë rendin dhe ligjin.

Ndërsa, të gjeturat e këtij sondazhi tregojnë që këto janë çështjet në të cilat vlerësohet të ketë

dështuar qeverisja e PS-së, megjithëse, edhe në këtë rast, përqindja e lartë e përgjigjes “nuk e di”,

e margjinalizon deri në një masë peshën e përgjigjeve tjera.

3.4.5

Në pyetjen, “Gjatë vitit të fundit të qeverisjes së kryeministrit Edi Rama dhe Partisë

Socialiste – ka përmirësim, përkeqësim apo vendnumërim?”, “përmirësim” të anketuarit

kanë vlerësuar të ketë në: infrastrukturë 57.5%, modernizim urban 52.1%, shëndetësi 36.7%,

drejtësi/veting 31.8%, shtegun drejt BE-së 29.6% dhe ekonomi/punësim 13.8%.

Nëse krahasojmë të gjeturat e këtij sondazhi, me atë të vitit 2017, vërejmë se radhitja e fushave

në të cilat ka pasur përmirësime, për nga intensiteti është e kundërt me radhitjen e pritjeve të

qytetarëve. Pritjet më të mëdha kanë qenë për përmirësim ekonomik dhe fuqizim të rendit dhe

ligjit, sfera këto në të cilat qytetarët vlerësojnë të ketë pasur më së paku përparim.

Page 37: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

33

3.4.6

Në pyetjen, “Gjatë vitit të fundit të qeverisjes së kryeministrit Edi Rama dhe Partisë

Socialiste – ka përmirësim, përkeqësim apo vendnumërim?”, “përkeqësim” të anketuarit

kanë vlerësuar të ketë në: ekonomi/punësim 54.0%, shëndetësi 31.3%, drejtësi/veting 27.8%,

shtegun drejt BE-së 25.4%, modernizim urban 22.0% dhe infrastrukturë 19.7%.

Shumica e të anketuarve vlerësojnë që ka pasur përkeqësim të situatës ekonomike dhe niveleve të

punësimit në vitin e fundit, përkundër raporteve të Instat, sipas të cilave në qershor të vitit 2019,

papunësia në Shqipëri ka qenë në pikën më të ulët historikisht.39 Por, ky nivel i bindjes lidhur me

trendët negativë ekonomik mund të lidhet me efektet e pandemisë, që në shifrat e Instat për

tremujorin e dytë të vitit 2020 reflektohet me rënie prej 3.6% të numrit të të punësuarve,

krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.40 Shifrat për fushat janë përgjithësisht brenda

margjinave të përgjigjeve negative që merren zakonisht për çështje të tilla.

39 http://www.instat.gov.al/media/7173/shqiperia-ne-shifra-2020.pdf 40 http://www.instat.gov.al/media/7429/atfp-t2-2020.pdf

Page 38: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

34

3.4.7

Në pyetjen, “Gjatë vitit të fundit të qeverisjes së kryeministrit Edi Rama dhe Partisë

Socialiste – ka përmirësim, përkeqësim apo vendnumërim?”, “vendnumërim” të anketuarit

kanë vlerësuar të ketë në: shtegun drejt BE-së 37.5%, drejtësi/veting 30.7%, ekonomi/punësim

30.2%, shëndetësi 29.7%, modernizim urban 22.2% dhe infrastrukturë 21.6%.

Page 39: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

35

Ka një bindje, e mbështetur potencialisht mbi prolongimin që i është bërë procesit, që Shqipëria

nuk ecën, por vendnumëron në shtegun europian. Por kjo nuk është prej çështjeve që i

shqiptarët i vlerësojnë më me rëndësi. Ekonomia dhe drejtësia, dy temat kryesore sipas të

anketuarve, kanë shënuar përkeqësim apo kanë vendnumëruar në vitin e fundit.

3.4.8

Sa i përket reformës zgjedhore, sondazhi ka parashtruar pyetjen:

E mbështetni apo kundërshtoni reformën zgjedhore që po negociohet nga

partitë? Nëse nuk keni dëgjuar për të, mund ta thoni, po ashtu.

Nga totali i mostrës, shumica apo në shifra 54.0% është përgjigjur pozitivisht, 14.1% e të

anketuarve janë përgjigjur negativisht, 17.1% e tyre kanë thënë të mos kenë dëgjuar për të dhe

14.1% janë përgjigjur me “nuk e di” ose kanë refuzuar të japin përgjigje.

Ekziston një mbështetje solide, për reformën zgjedhore, në shifrat e dy partive më të mëdha

politike, por nga këto rezultate kuptohet po ashtu se procesi është i shoqëruar me paqartësi, apo

mungesë të informimit të publikut, megjithëse kjo temë është diskutuar gjatë kohë dhe negociatat

për marrëveshjen e arritur41 kanë zgjatur po kaq shumë.

41 https://www.rtsh.al/lajme/reforma-zgjedhore-arrihet-marreveshja/

Page 40: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

36

3.4.9

Ndërsa, lidhur me hapjen e listave zgjedhore, si pjesë e kësaj reforme, në pyetjen “A mendoni se

është me rëndësi që reforma zgjedhore të përfshijë edhe hapjen e listave dhe

rrjedhimisht zgjedhjen e drejtpërdrejtë të deputetëve nga secili rajon, apo jo?”, rezultatet e

anketës janë si vijon: 71.1% kanë thënë është “me rëndësi” ose “shumë me rëndësi”, 10.8% kanë

thënë është “pa rëndësi” ose “fare pa rëndësi” dhe 18.1% janë përgjigjur me “nuk e di”, apo kanë

refuzuar të përgjigjen.

Këto shifra tregojnë që për pika specifike, të cilat qytetarët i shohin si të tilla që e ndikojnë

drejtpërdrejt në perceptimin e tyre për transparencën e votës dhe mundësi më të mëdha

zgjedhëse, rrjedhimisht për një reformë të sqaruar në këto terma, ka mbështetje nga shumica

dërrmuese. Nëse mund të derivojmë supozime nga këto rezultate, do të mund të thuhej që

shumica e qytetarëve do ta vlerësonin një proces të çeljes së listave, më shumë se procesin teknik

të reformës zgjedhore, të dakordësuar mes partive politike.

Page 41: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

37

3.4.10

Pyetjes, “Cila deklaratë lidhur me reformën zgjedhore është më afër bindjeve tuaja”,

60.1% i janë përgjigjur me “nga reforma përfitojnë të dyja dhe demokracia”, 15.5% kanë thënë se

nga reforma përfiton qeveria, 2.4% “nga reforma përfiton opozita” dhe 22.1% janë përgjigjur me

“nuk e di”, apo kanë refuzuar të përgjigjen.

3.4.11

Dhe, çështja e fundit për të cilën janë pyetur të anketuarit, para vlerësimit për partitë politike dhe

politikanët, është e ardhmja, përmes pyetjes:

Nga lista e mëposhtme, cilat janë dy gjërat më të rëndësishme që duhen

përmirësuar në Shqipëri?

Nga totali i mostrës shumica dërrmuese, 65.7% kanë kërkuar plan ekonomik për vende të reja

pune dhe rritje pagash, 34.4% forcë të re politike, me liderë dhe ide të reja, 19.3% vënien në

zbatim të vetingut, 17.4% reformë në arsim, e kështu me radhë.

Page 42: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

38

Këto pritje janë të ngjashme me ato që rezultojnë nga matja e vitit 2017 dhe shpjegohen nga

besimi që qeverisja e PS-së dhe Edi Rama kanë dështuar në ekonomi/punësim(54.0%);

zhvendosja e elektoratit kah qendra(42.5%), megjithëse mungon një forcë politike që do ta

akomodonte atë elektorat; dhe besimi që PS-ja dhe Edi Rama po ashtu kanë shënuar

vendnumërim apo dështim në drejtësi/veting(30.7% përkatësisht 27.8%). Pra, përkundër shifrave

të Instat dhe Bankës Botërore për progresin ekonomik, reformës zgjedhore dhe reformës në

drejtësi/vetingut, si pretendime të PS-së dhe Edi Ramës, perceptimi publik është që ka deficite të

theksuara në të gjitha këto fusha, prandaj pikërisht në ato fusha duhet shënuar përmirësim në të

ardhmen.

3.4.12

Kjo analizë trajton edhe qëndrimin e qytetarëve rreth “akuzave publike” ndaj dy partive më të

mëdha në Shqipëri, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, si edhe ndaj dy liderëve

respektivë, Edi Rama dhe Lulzim Basha. Më poshtë, vlerësohen të dy dimensionet e përgjigjeve.

Për t’i analizuar qëndrimet e qytetarëve karshi deklaratave të caktuara në raport me Partinë

Socialiste, sondazhi ka parashtruar këtë pyetje:

Për secilën akuzë publike lidhur me PS-në, tregoni nëse e shihni si të vërtetë, ose

jo?

Në rastin e Partisë Socialiste, vërejmë se shumica e akuzave publike, që nga pjesa më e madhe e

të anketuarve vlerësohen si të vërteta, lidhen me jetëgjatësinë e saj në pushtet.

Page 43: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

39

67.4% e totalit të mostrës vlerësojnë se PS-ja ka qëndruar “shumë gjatë në pushtet”, që në

vetvete nuk përbën akuzë, por observim që merr trajtën e pozicionimit kundër. Po ashtu, 65.2%

e të anketuarve(prej tyre 41.1% e besojnë si “shumë të vërtetë”) deklarojnë se e besojnë të vërtetë

akuzën që “nuk mund të gjesh punë nëse nuk je i lidhur me PS-në”. Këto shifra tregojnë që

perceptimi për klientelizmin në punësime është mbipartiak. Shumica e të anketuarve, në shifra

60.7% e tyre, thonë se besojnë që Partia Socialiste është “jodemokratike, bën gjithçka për të

mbetur në pushtet”. Si parti të korruptuar, PS-në kanë deklaruar se e shohin 60.7% e të

anketuarve. Kjo mund të lidhet edhe me performancën e Shqipërisë në Indeksin e Perceptimit të

Korrupsionit, ku vërehet një trend negativ nga viti 2016.42 Sa i përket vlerësimit për punën në

menaxhimin e pandemisë, sërish kemi të bëjmë me inkonsistencë(49.2% e vlerësojnë të vërtetë

që PS-ja “ka dështuar ta menaxhojë krizën e COVID19), meqë nga pyetja 3.4.1, 67.4% e

qytetarëve kanë deklaruar të kenë vlerësim pozitiv për punën e Partisë Socialiste në menaxhimin

e pandemisë.

Nëse analizohet ana tjetër, pra pjesën që akuzat i cilësojnë të pavërteta, mund të vërehet njëfarë

balance brenda për brenda një formacioni dhe njëkohësisht konsistencë në përqindje karshi

pjesës që akuzat i cilësojnë të vërteta. Pra, janë përgjithësisht të njëjtit respodentë që këto akuza

publike i kanë cilësuar si të vërteta, apo të pavërteta, mund të jetë tregues i njëlloj inercie në

përgjigje.

42 https://www.transparency.org/en/cpi/2019/results/alb

Page 44: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

40

3.4.13

Për t’i vlerësuar qëndrimet e qytetarëve karshi deklaratave të caktuara(akuzave publike) në raport

me Partinë Demokratike, të anketuarve u është bërë pyetja:

Për secilën akuzë publike lidhur me PD-në, tregoni nëse e shihni si të vërtetë ose

jo?

Çështja kryesore, me përqindjen më të lartë të pajtueshmërisë ndër të anketuarit është ajo e

lidershipit në PD. Shumica e tyre, 67.9% besojnë se Partia Demokratike ka lidership të dobët dhe

rrjedhimisht Lulzim Basha është lider i dobët. Nëse kalojmë në supozime, mbi këto premisa

mund të ndërlidhet lëvizja e elektoratit nga e majta, kah qendra, në mungesë të një lidershipi të

qëndrueshëm në krahun e djathtë dhe në dallim nga të gjithë trendët e lëvizjes së elektoratit në

një pjesë të madhe të shteteve evropiane dhe jo vetëm. Po ashtu, 62.4% e respodentëve besojnë

se demokratët “nuk afrojnë njerëz dhe as japin ide të reja”, gjë që zakonisht bëjnë partitë

opozitare, sidomos pas dy e më tepër mandateve të qëndrimit në opozitë. Rrjedhimisht, ndryshe

nga ç’do të duhej, qytetarët ia atribuojnë PD-së epitetet që zakonisht janë për partitë në pushtet

dhe që për pasojë konsumohen nga pushteti, si të qenit refuzues ndaj prurjeve të reja dhe

mungesa e ideve. Për më tepër, 60.4% të të anketuarve e shohin Partinë Demokratike si parti të

korruptuar, megjithëse ka dy mandate në opozitë, karshi 60.7% që Partinë Socialiste e shohin si

të zhytur në korrupsion. Thënë ndryshe, për një nga tre shqetësimet kryesore të tyre, që është

korrupsioni, qytetarët nuk shohin dallim mes partisë në pushtet dhe asaj në opozitë. “S’dinë të

udhëheqin, veç të protestojnë”, mendojnë për PD-në 58.9% e të anketuarve. Ky qëndrim mund

të ndërlidhet me atë për lidershipin e dobët brenda Partisë Demokratike dhe me protestat e vitit

2019, përfshirë djegien e mandateve dhe refuzimin për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale, që

dështuan t’i realizojnë qëllimet opozitare për largimin nga pushteti të Partisë Socialiste dhe

pengimin e mbajtjes së zgjedhjeve lokale. Dhe, 45.5% e respodentëve vlerësojnë se PD-ja është

Page 45: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

41

në gjendje ta përdorë “edhe dhunën për ta marrë pushtetin”, me gjasë duke pasur për referencë

protestën e 11 majit 2019.43

Sa i përket përgjigjeve të atyre që i cilësojnë si të pavërteta këto deklarata, sikur edhe në rastin e

PS-së, shohim një shpërndarje pothuaj të barabartë të intensiteteve brenda tyre.

43 https://a2news.com/video/perleshje-molotov-fishekzjarre-dhe-gaz-lotsjelles-protesta-e-11-majit/

Page 46: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

42

3.4.14

Në pyetjen, “Për secilën akuzë publike lidhur me Edi Ramën, tregoni nëse e shihni si të

vërtetë, ose jo”, 64.1% e totalit të mostrës janë përgjigjur me pohim që “njerëzit ia dhanë

timonin, por ai nuk i mbajti premtimet. Kjo mund të lidhet me shqetësimet kryesore të

qytetarëve dhe ato që ata i vlerësojnë si dështimet kryesore të Partisë Socialiste dhe vet Edi

Ramës, nga pyetja 3.4.4. Cilësimi i Edi Ramës si “arrogant” është i vërtetë për 58.0% të mostrës,

teksa vërehet se intensitet më të lartë brenda kësaj strukture ka përgjigja që cilësimin e vlerëson si

shumë të vërtetë. Kjo është më shumë çështje që lidhet me perceptimet individuale dhe nuk

mund t’i bëhet një analizë krahasuese. Shumica e qytetarëve, 55.2% e të anketuarve, po ashtu

vlerësojnë që “bashkëpunëtorët i ka të dobët dhe të paaftë”, teksa 31.6% e shohin si të pavërtetë

këtë deklarim, krahasuar me matjen e vitit 2017, nga e cila 40.0% e mostrës vlerësonin se PS-

ja(rrjedhimisht Edi Rama) ka njerëz më të mirë dhe më të përgatitur se partitë tjera, karshi 27.4%

që besonin kjo të jetë e vërtetë për PD-në. 50.9% e qytetarëve vlerësojnë që Edi Rama “e ka

humbur dëshirën për të sjellë ndryshime pozitive”. Ky deklarim ka përqindjen më të lartë të

negacionit, në anën tjetër të spektrit, me 38.3% të qytetarëve që e shohin si të pavërtetë(20.7%

“krejtësisht e pavërtetë dhe 17.6% “deri diku e pavërtetë”), që do të thotë se ka përqindjen më të

ulët të qytetarëve që nuk kanë një opinion të formuar, për ose kundër. “I korruptuar” besojnë të

jetë 49.4% e të anketuarve, ndërsa 30.5% e tyre e vlerësojnë të pavërtetë këtë gjë. Në sondazhin e

vitit 2017, 27.4% e mostrës e vlerësonin se PS-ja(rrjedhimisht Edi Rama) nuk kishte lidhje me

skandalet e korrupsionit, gjë që nënkupton se ka një përmirësim të imazhit në raport me këtë

çështje. Dhe, 44.9% e totalit të mostrës beson që Edi Rama “mbron mafia dhe bosët e krimit”. .

Më 2017, vetëm 33.5% e të anketuarve e shihnin si të vërtetë një deklarim të tillë, ndërsa 54.2% e

vlerësonin si sulm politik. Për më tepër, tërheqim një paralele me matjen e vitit 2017, vërejmë që

ndër të gjeturat është se 43.4% e qytetarëve vlerësonin që Partia Socialiste do ta fuqizonte rendin

dhe ligjin. Dhe, meqë tani vetëm 31.6% e të anketuarve e vlerësojnë si të pavërtetë që Edi Rama

“mbron mafien dhe bosët e krimit”, del të ketë një rënie të ndjeshme në besueshmërinë karshi

PS-së dhe Edi Ramës, karshi fuqizimit të sundimit të rendit dhe ligjit.

Page 47: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

43

Kur analizojmë anën e kundërt, pra pjesën e mostrës që i sheh si të pavërteta këto akuza publike,

vërejmë që oscilimet janë të vogla dhe që negacioni i intensitetit të lartë është dominues.

Page 48: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

44

3.4.15

Për t’i vlerësuar qëndrimet e qytetarëve karshi deklaratave të caktuara(akuzave publike) në raport

Lulzim Bashën, të anketuarve u është bërë pyetja:

Për secilën akuzë publike lidhur me Lulzim Bashën, tregoni nëse e shihni si të

vërtetë, ose jo?

Shumica absolute, 66.1% e totalit të mostrës, vlerëson se Lulzim Basha është lider “i dobët dhe i

pavendosur”. Kjo përqindje është mbi nivelin papëlqyeshmërisë së kryetarit të Partisë

Demokratike, në shifrën 55.7%. Pra, përtej mospëlqimit, edhe një pjesë e atyre që e pëlqejnë, ose

janë të pavendosur, besojnë që Basha nuk është lideri i duhur për PD-në. Kjo është veçanërisht e

rëndësishme për elektoratin e pavendosur, që nga kjo matje del të jetë rreth 30%. Ndërlidhur me

të parë, 64.9% e të anketuarve besojnë që Lulzim Basha i “ka hequr nga partia politikanët e zotë”

dhe “e ka rrethuar veten me lajkatarë”. Dhe, po ashtu 63.3% besojnë që Lulzim Basha është

“kukull e Sali Berishës”. Pra, ka një konsistencë mosbesimi në aftësitë dhe mundësitë udhëheqëse

të Lulzim Bashës. Dhe, nëse ngremë hipoteza, mund të themi që këto mund të jenë disa ndër

arsyet që përkundër një rënie të popullaritetit të Edi Ramës, krahasuar me vitin 2017, nuk ka

ngritje, por po ashtu rënie të popullaritetit të liderit të opozitës, teksa shumica e shqiptarëve tani

deklarohen të qendrës, paçka se nuk ka asnjë forcë politikë që do t’i akomodonte ato bindje dhe

pritje. “Dështoi si kryetar i Tiranës, do të dështojë edhe si kryeministër” mendojnë për Lulzim

Bashën 57.3% e qytetarëve. Nëse mund të derivohet nga këto përgjigje, përshtypja e

përgjithshme mund të jetë që Basha nuk ka treguar aftësi udhëheqëse për ta arsyetuar pozicionin

që mban dhe për pasojë nuk mund të ketë sukses në një si kryeministër. Sa i përket raporteve me

miqtë ndërkombëtarë, 54.7% e të anketuarve besojnë që ai “kritikohet shpesh nga aleatët, BE

dhe SHBA” dhe vetëm 20.4% e tyre e shohin këtë si të pavërtetë. Edhe krahasuar me vitin 2017,

kemi rënie prej 1.2 pikë përqindje të numrit të atyre që besojnë se PD-ja(rrjedhimisht Lulzim

Basha) ka mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar. Dhe, 52.1% e qytetarëve mendojnë se

kryetari i PD-së është i korruptuar. Në pikë të përqindjes, ai është 2.7 pikë më lart se Edi Rama,

pas dy mandatesh në krye të qeverisë, në perceptimin qytetar për politikanët e korruptuar. Pra

kemi të bëjmë me gjetje vërtetë interesante, kur qytetarët e shohin liderin e opozitës si më të

korruptuar se liderin e partisë në pushtet, pas dy mandatesh.

Page 49: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

45

Analiza e negacionit në përgjigje, pra e atyre që i vlerësojnë si të pavërteta këto akuza publike, vë

në pah intensitetin e ulët brenda këtij tipi të përgjigjeve.

Page 50: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

46

3.5 Raporti me median

3.5.1

Sa i përket raportit me median dhe burimeve kryesore të informacionit, në dimensionin televiziv,

sondazhi ka parashtruar pyetjen:

Cilat janë dy kanalet televizive që i shikoni më shumë për t’u informuar?

58.9% e totalit të mostrës kanë thënë se medium kryesor informimi kanë TV Klan, 55.0% Top

Channel, 25.7% Neës24, 8.3% Vizion Plus, 8.2% Ora News, 3.4% TVSH, 2.7% ABC News, me

“tjetër” janë përgjigjur 6.1% e të anketuarve dhe 8.2% kanë thënë “nuk e di”, ose kanë refuzuar

të përgjigjen.

Kur krahasohen rezultatet e këtij studimi, me ato të vitit 2017, shihet që, megjithëse TV Klan

vazhdon të jetë mediumi të cilin më shumë qytetarë e shikojnë për t’u informuar, dallimi mes tij

dhe Top Channel është ulur nga 10 pikë në 4 pikë përqindje. Tek mediat tjera nuk vërehet

ndonjë lëvizje e rëndësishme.

3.5.2

Në pyetjen, “Cilat janë dy gazetat apo uebfaqet që i lexoni më shumë për t’u informuar?”,

20.8% kanë thënë Topchannel.tv, 20.9% Opinion.al, 15.0% Ballkanweb, 12.0% Panorama, 8.0%

Gazeta Shqip, 5.0% Shekulli, 2.8% Tema, 2.1% Sot, 1.0% Lapsi, 2.8% kanë thënë se lexojnë

tjetër medium dhe 48.8% kanë zgjedhur të përgjigjen me “nuk e di”, ose kanë refuzuar të

përgjigjen.

Page 51: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

47

Raporti i leximit të mediave të shkruara, në distancë kohore trevjeçare, ka pësuar përmbysje.

Media kryesore që del nga ky studim, Topchannel.tv nuk ishte fare pjesë e mediave me rëndësi

në matjen e realizuar më 2017. Media e cila nga ky sondazh del të jetë e dyta më e lexuara tani,

Opinion.al, në atë matje rezultonte e lexuar nga vetëm 0.1% e qytetarëve. Gazetat vazhdojnë të

pësojnë rënie dramatike.44 Panorama dhe Gazeta Shekulli, që gjetjet e sondazhit të vitit 2017 i

nxirrnin më të lexuarat tani renditen në pozitën e katërt, përkatësisht të gjashtë.

3.5.3

Pyetjes, “Gjatë muajit të fundit, a keni lexuar në Facebook për zhvillimet politike në

Shqipëri?”, 35.7% të anketuarve i janë përgjigjur me “po”, 39.2% kanë deklaruar se nuk

posedojnë llogari në këtë rrjet social, 22.6% janë shprehur se nuk lexojnë për politikë në

Facebook dhe 2.5% e mostrës është përgjigjur me “nuk e di”, apo ka refuzuar të përgjigjet.

Bazuar në disa grupe të dhënash,4546 penetrimi i mediave sociale në Shqipëri sillet tek 50% dhe

rreth 52% e popullsisë së Shqipërisë ka llogari në Facebook. Pra, krahasuar edhe me vendet

fqinje, Shqipëria nuk dallon shumë në numrin e përdoruesve të mediave sociale për 1 milion

banorë. Po ashtu, mediat shqiptare janë goxha prezentë në platformën më të madhe sociale.47

Kur këto shifra krahasohen me përgjigjet e dhëna nga të anketuarit, del se një numër më i madh

44 Nossek, Hillel & Adoni, Hanna & Nimrod, Galit. (2015). “Is print really dying?: The state of print media use in the European media environment”. International Journal of Communication. 9. 365-385. https://www.researchgate.net/publication/273677418_Is_print_really_dying_The_state_of_print_media_use_in_the_European_media_environment 45 https://napoleoncat.com/stats/facebook-users-in-albania/2020/08 46 https://datareportal.com/reports/digital-2020-kosovo#:~:text=There%20were%201.60%20million%20internet,at%2089%25%20in%20January%202020. 47 https://www.socialbakers.com/statistics/facebook/pages/total/albania

Page 52: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

48

nga ata që janë deklaruar e kanë të pashmangshëm kontaktin me lajmin dhe zhvillimet politike në

rajon. Po ashtu, nëse analizohet frekuenca e shpërndarjeve të lajmeve në Facebook,48 nga mediat

kryesore në Shqipëri, mund të themi me siguri që numri i shqiptarëve që lexojnë ose të paktën

janë në kontakt me lajmet për zhvillimet politike në Shqipëri është më i madh se ai i deklaruar në

sondazh.

48 https://kerol.li/tpm/al/?fbclid=IwAR3IYZMgXdLuGXE_bzHDCca73faSVHBqApJEarrvYo-Ey5HRzG5zfYRyGuQ

Page 53: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

49

4. Grafikë krahasues

Page 54: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

50

Page 55: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

51

Page 56: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

52

Page 57: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

53

Page 58: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

54

Page 59: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

55

Page 60: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

56

Page 61: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

57

Page 62: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

58

Page 63: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

59

Page 64: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

60

Page 65: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

61

5. Përfundimet

Qëllimi i këtij sondazhi është kuptimi i perceptimeve dhe pritjeve të qytetarëve në lidhje me

çështjet kryesore politike, ekonomike dhe sociale në Shqipëri. Numri prej 1021 të anketuarve në

këtë sondazh përbën mostrën përfaqësuese të Republikës së Shqipërisë. Anketa në terren është

zhvilluar gjatë muajit korrik të këtij viti. Krahasimet janë bërë me matjen e realizuar në maj të

vitit 2017. Mbi këto krahasime mund të analizohen lëvizjet, trendët dhe ndryshimet përgjatë tre

vjetëve të fundit. Një pjesë e pyetjeve janë të ngjashme në të dy sondazhet, ndërsa pjesa tjetër i

janë përshtatur nevojave të reja. Përgjithësisht mund të vërehet një qëndrueshmëri e disa

treguesve të rëndësishëm nga matja e majit të vitit 2017 në matjen e realizuar në korrik 2020,

përderisa pjesa tjetër e treguesve kanë ndryshuar ndjeshëm.

• Shumica e qytetarëve të Shqipërisë vlerësojnë se trajektorja në të cilën po lëvizë vendi

nuk është e duhura, për dallim nga viti 2017, kur shumica vlerësonte se rruga nëpër të

cilën po lëvizte vendi ishte rruga që duhej ndjekur.

• Vërehet një lëvizje e ndjeshme e elektoratit nga e majta dhe nga e djathta drejt qendrës –

pa ndonjë forcë politikë për t’i mbledhur rreth vetes, për dallim nga trendët europianë, ku

nga lëvizjet e elektoratit ka përfituar e djathta.

• Besimi i qytetarëve në politikanë vazhdon të mbetet i ulët, teksa Edi Rama mbetet lideri

të cilit shqiptarët i besojnë më shumë – tre herë më shumë se Lulzim Bashës.

• Edi Rama vazhdon të jetë politikani më i pëlqyer, megjithëse ka pësuar një rënie të lehtë,

ndërsa Ilir Meta ka kaluar Lulzim Bashën dhe Sali Berishën(nga matja e vitit 2017) për t’u

bërë politikani më i papëlqyer në Shqipëri.

• Partia Socialiste ka përjetuar rënie të ndjeshme në nivelin e pëlqyeshmërisë nga qytetarët,

por vazhdon ta ruajë një diferencë solide me Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste

për Integrim, që po ashtu kanë rënie të këtij treguesi. Rritjen më të madhe në nivelin e

mospëlqyeshmërisë qytetare del ta ketë shënuar Lëvizja Socialiste për Integrim.

• Shumica e të anketuarve kanë vlerësim pozitiv për punën e Edi Ramës në krye të

qeverisë(ka rënie nga viti 2017) dhe po ashtu shumica e tyre e vlerësojnë negativisht

punën e Ilir Metës në presidencë dhe Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike(ka

rritje nga viti 2017).

• Megjithëse ka shënuar rënie nga vitit 2017, Partia Socialiste prin karshi rivalëve(me

dyfishin e mbështetjes në raport me PD-në) në skenarin e zgjedhjeve. Partia

Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim po ashtu regjistrojnë rënie të ndjeshme

të mbështetjes qytetare.

• Ka një rritje të dukshme të numrit të votuesve të pavendosur, që nuk mund të arsyetohet

vetëm përmes distancës kohore të realizimit të matjes me ditën e zgjedhjeve.

• Në skenarin e zgjedhjes së kryeministrit me votë të drejtpërdrejtë, shumica e votuesve të

vendosur zgjedhin Edi Ramën para Lulzim Bashës.

• Shumica e qytetarëve e vlerësojnë pozitivisht punën e bërë nga Edi Rama dhe PS-ja në

përballjen me pandeminë e shkaktuar nga virusi Sars-Cov2.

• Përkeqësim në ekonomi e punësim dhe përmirësim në infrastrukturë dhe urbanizëm janë

qëndrimet e qytetarëve karshi vitit të fundit të qeverisjes së Partisë Socialiste.

• Qytetarët mbështesin reformën zgjedhore dhe shumica dërrmuese e tyre është për lista të

hapura në zgjedhje.

• Televizioni Klan mbetet mediumi të cilin e shohin më shumë shqiptarët, ndërsa

Topchannel.tv del të jetë media kryesore e shkruar në Shqipëri.

Page 66: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

62

Për t’u dhënë kuptim të gjitha këtyre gjetjeve, po ndërlidhim qëndrimin e qytetarëve në raport me

trajektoren e vendit, pozicionimin e tyre politik dhe numrin e votuesve të pavendosur në

skenarin e zgjedhjeve. Sondazhi vë në pah numrin në rritje të qytetarëve që vlerësojnë se kahu në

të cilin po lëvizë Shqipëria nuk është i duhuri, gjë që paraqet përmbysje të rezultateve të dala nga

sondazhi i vitit 2017. Ka një lëvizje prej 12 deri në 15 pikë të përqindjes në perceptimin qytetar

karshi kësaj çështje. Përderisa më 2017, 56.7% e të anketuarve vlerësonin se vendi po shkonte në

drejtimin e duhur, nga kjo anketë del që 50.1% e shqiptarëve mendojnë që tani Shqipëria po

lëvizë në trajektoren e gabuar. Pra, kemi të bëjmë me një zhvendosje goxha të madhe të opinionit

qytetar lidhur me këtë çështje. Po ashtu, për dallim nga viti 2017, ky opinion ka ndërruar

ndjeshëm pozicion në dimensionin e bindjeve politike. Më 2017, 34.5% e mostrës e kishte

identifikuar veten me bindje të majta, 23.2% të djathta dhe 15.8% bindjet e tyre politike i

vlerësonin si të qendrës. Pjesa tjetër, 26.4% e totalit të të anketuarve, ishte përgjigjur me “nuk e

di”, apo kishte refuzuar të përgjigjet. Por, nga rezultatet e kësaj matje, ky peizazh del të ketë

ndryshuar në mënyrë radikale. Tani, 24.6% e qytetarëve deklarojnë që bindjet politike i kanë të

majta, 14.2% të djathta, 42.5% të qendrës dhe 18.7% e tyre refuzojnë të përgjigjen, apo përgjigjen

me “nuk e di”. Rrjedhimisht, vërehet një zhvendosje e ndjeshme e qytetarëve nga e majta dhe

nga e djathta, drejt qendrës – megjithëse aty mungon një organizim i konsoliduar politik. Dhe, së

treti, ka një rritje të madhe të numrit të qytetarëve që në një skenar hipotetik të zgjedhjeve, lidhur

me votën e tyre, janë të pavendosur. Nga totali i mostrës, kur janë pyetur se për cilën parti do të

votonin nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën e ardhshme, 27.6% e të anketuarve janë

deklaruar të pavendosur. Megjithëse përdoren shpesh, shpërndarja proporcionale apo ajo e

barabartë e votuesve të pavendosur, për dy kandidatët kryesorë, nuk janë përdorur sepse mund të

çojnë në thellimin e margjinës së gabimit të këtij sondazhi. Natyrisht, një përqindje e vogël atyre

që në sondazh janë deklaruar të pavendosur, me afrimin e datës së votimit, do ta bëjnë zgjedhjen

e tyre. Por, për ta shpjeguar sjelljen e pjesës tjetër duhet të marrim në shqyrtim edhe pëlqimin,

përkatësisht mospëlqimin, e kandidatëve. 37.2% e të anketuarve kanë opinion të pafavorshëm

për Edi Ramën dhe 57.0% e totalit të mostrës ka opinion të pafavorshëm për Lulzim Bashën.

Pra, kemi përqindje të lartë të mospëlqimit qytetar karshi dy kandidatëve kryesorë. Sipas teorive

psikologjike të vendimmarrjes, ekziston një lidhje mes mospëlqimit dhe pavendosmërisë. Në këtë

kontekst, zgjedhja mes opsioneve të papëlqyeshme merr më shumë kohë dhe krijon më shumë

paqartësi se zgjedhja mes opsioneve të pëlqyeshme.49 Kur individi zgjedh mes opsioneve të

pëlqyeshme, preferenca për një opsion rritet duke u afruar koha e vendimmarrjes. Dhe,

rrjedhimisht procesi i marrjes së vendimit është më i shpejtë. Në të kundërtën, kur individi

zgjedh mes opsioneve të papëlqyeshme, preferenca për një opsion zvogëlohet me afrimin e

kohës së marrjes të vendimit. Për pasojë, kemi mbylljen në një cikël vicioz, që e bën pothuaj të

pamundur marrjen e një vendimi. Mospëlqimi në raport me kandidatët lidhet edhe me tendencën

e votuesve për të zgjedhur kandidatët me risk më të madh, për të cilët janë më të pasigurt se çka

do të bëjnë nëse zgjidhen. Në rastin e Shqipërisë, kjo nuk mund të ndodhë me këtë garniturë

politike, por mund të paraqitet si mundësi nëse një parti apo organizim politik, me narracion

popullist dhe përgjithësisht i panjohur për votuesin bëhet pjesë e garës zgjedhore. Sa i përket

zgjedhjeve të 2021-ës, ky numër i votuesve të pavendosur mund të reflektohet në daljen e

përgjithshme në zgjedhje, apo në marrjen e vendimit për të votuar në momentet e fundit.

49 Busemeyer, Jerome & Townsend, James. (1993). “Decision Field Theory: A Dynamic-Cognitive Approach to Decision Making in an Uncertain Environment”. Psychological review. 100. 432-59. 10.1037//0033-295X.100.3.432. https://www.researchgate.net/publication/14843487_Decision_Field_Theory_A_Dynamic-Cognitive_Approach_to_Decision_Making_in_an_Uncertain_Environment

Page 67: Opinioni publik në Shqipëri Shoqëria, politika dhe media

63

Shtator, 2020