20
1 PLANIFIKIMI I BIZNESIT PËR ARRËN - Udhëzues Terreni (fushe)

PLANIFIKIMI I BIZNESIT PËR ARRËN - forest-al.orgforest-al.org/wp-content/uploads/2017/02/Plani-i-biznesit-per-arren.pdf · është mirë të hapet plani i biznesit të shkruhet

  • Upload
    others

  • View
    48

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

1

PLANIFIKIMI I BIZNESIT PËR ARRËN- Udhëzues Terreni (fushe)

2

SNV- Organizata Hollandeze për Zhvillim“Dëshmorët e 4 Shkurtit” Tirana, Albania,

Tel +355 4 2255800, Fax +355 4 2255801.E-mail [email protected]

www.snvbalkans.org

Materialet dhe pikëpamjet e shrehura në këtë studimmundet që të mos reflektojnë domosdoshmërishtpikëpamjet ose politikën e Organizatave financuese.Mbajtësit origjinal të së drejtës së autorit tëinformacionit të përdorur janë plotësisht të pranuar.Riprodhimi dhe shpërndarja e materialit në ketëpublikim për edukimin ose qëllime të tjera jokomerciale janë të autorizuara me vërtetimin e duhur.

Shoqata: FederataShoqata: FederataShoqata: FederataShoqata: FederataShoqata: Federatae Pyjeve dhe Kullotavee Pyjeve dhe Kullotavee Pyjeve dhe Kullotavee Pyjeve dhe Kullotavee Pyjeve dhe KullotaveKomunale Qarku DiberKomunale Qarku DiberKomunale Qarku DiberKomunale Qarku DiberKomunale Qarku Diber

3

Njohja e tregut të arrës, është hapi i parë kur kërkontë bësh plan biznesi. Më pas mund të vendosësh për tëmbjellë apo administruar. Kjo të orienton çfarë tëinvestosh, cili lloj jep të ardhura më të sigurta e tëlarta, ku gjendet dhe si duhet trajtuar, si vilet qërohet eamballazhohet epërgatitet fruti për treg.Bilanci në moshën 70-vjeçare, evidentonshpenzimet, si dhe tëardhurat nga frutat elënda drusore. E trajtuarme shërbime intensivenjë pemë mesataremund të japë një tëardhur neto 6100 lekënë vit, përkundrejt 1336të shpenzuar, pra njëraport në mes investimite atë ardhurës 1:4,7.Perimetri i arrës nëmoshën 70 vjeçareështë rreth 3 herë sa mosha. Frutat e arrës bëjnë pjesënë prodhimet pyjore jo drusore, druri që i prodhon ështënga ana tjetër një arkë kursimi që shton të ardhurat përfermerin deri sa shitet, me çmim shumë të kërkuar. Aipunon gjatë e shërben gjatë gjithë jetës së tij përveçfrutave, duke shtuar ujin, mbrojtur tokën, pakësuarerozionin, pakëson gazin karbonik në atmosferë, të gjithashërbime shumë të rëndësishme mjedisore, që priten tëshpërblehen nga shoqëria. Broshura jep rekomandimepër zgjedhjen e arrave më të mira si dhe teknologjitë engritjes dhe trajtimit të blloqeve të reja me arrore.

HYRJE

4

Arra nuk është man. Ajo nuk thyhet aq lehtë!!! Mendopërpara se të investosh. Mëso nga dështimet. Më shumëse gjysma e arrave që ishin në vitin 1970, nuk kanëarritur të mbijetojnë pasi diçka u bë gabim vite më parë.Përpara se të blesh, të shartosh një pemë, duhet tëmendosh sa do të kërkohet malli që do prodhosh ngatregu, apo me çfarë çmimi mund të shitet. Pas kësajështë mirë të hapet plani i biznesit të shkruhet qëllimidhe objektivi që kërkoni të arrini. Cila do të ishte arraideale: Ajo që prodhon shumë e mirë, për çdo vit: (i) tëmos lulëzoje shpejt e dëmtohet nga ngricat e pranverës;(ii) të prodhojë shumë e çdo vit, (iii) të frutifikojë shpejt;(iv) të jetë vetëpllenuese; (v) të ketë formë, madhësi epamje që të kërkohet nga tregjet e jashtme, guackë tëhollë apo mesatare, të bardhë, thelbin të plotë e të lirënga guaska e ndarëset, të bardhë e të shijshëm, tëpeshojë më shumë se guacka. Nëse keni vendosur tërealizoni qëllimin tuaj atëherë, duhet t'i bashkoheni njëgrupi kultivuesish, të cilët kanë përvojë dhe do tëdrejtojnë, ku të gjesh fidanët ideale, si do bësh shartimin,trajtimet e kujdesimet e domosdoshme. Si do tambjellësh, me çfarë do ta shoqërosh që të mbuloshshpenzimet deri sa të hyjnë në prodhim..

JO PA PLAN BIZNESI

Çdo pjesë e arrës është e kërkuar nga tregu, trungu,gjethi, fruti, zhgualli. Mobilje, ëmbëlsira, bojëra e ilaçe,shpesh kanë në përbërje të tyre kontributin e arrës.Fruti ka vlera të larta ushqyese, i pasur në vitamine A,B, C me 50-60% yndyrë. Druri është me i çmuari, tepëri kërkuar. Në vitin 1970, prodhimi total i arrës arriti6600 ton, afërsisht 25 kg/rrënjë, në vitin 2006 janëprodhuar 3600 ton. Kërkesa për fruta rritet më shpejt

KONSUMI

5

EKONOMIZIMI

Arrat në shkallë kombëtare përbëjnë një pasuri tëvlerësuar në 6-8 milion euro, me kërkesa në rritje.Prodhuesit mbajnë 20% deri 40 % të prodhimit për nevojate tyre, apo dhuratë për të afërmit, dhe shesin pjesën qëmbetet grumbulluesve të vegjël ose tregut lokal,(mesatarisht 20-50 kg/familje), me çmim mesatar rreth200 Lek/kg, në zonat e thella malore çmimi bie edhe në100 lekë/ kg Nuk ka sistem të organizuar grumbullimi.Nuk ka organizim të fermerëve si dhe komunikim tërregullt me tregtarët, përpunuesit e eksportuesit. Arrat evendit hyjnë në sasi të vogël në treg. Arrat e qëruaraderi tani vijnë nga importi dhe përbëjne 80% të biznesittotal të arroreve. Çmimi i arrave të qëruara ½ arriti 1,000lek/kg në 2008; çmimet për arrat e qëruara ¼ ishin 900lek/kg dhe për ato 1/8 850 Lekë/kg.

se prodhimi vendas. Importetarrorëve, në vitin 2007 i kaluaneksportet me më shumë se 1milion Euro. Rreth 300 prodhuesëmbëlsirash të ndryshme,përdorin arrën e qëruar si lëndëtë parë kryesisht nga importi.

Tregu i arrorëve tregon disa tendenca zhvillimi, qëpërmblidhen si vijon: i) rritja e kërkesës së përgjithshmevendase; ii) zhvendosja e kërkesës drejt arrorëve tëngrënshëm të qëruar. Nga 1999 deri 2007, importet janërritur nga 644,000 Euro në 1.4 milion Euro (+118%),me dominim të arrave të qëruara pjesa e fitimit etregtarëve të shumicës është 3-10% ose midis 10-20lek/kg.

TREGU

6

Tregu ynë përdor rreth 85% arra vendi dhe 15%importi. Një pjesë e prodhimit vendas transferohet ngaprodhuesit drejt konsumatorëve nëpërmjet kontaktevetë drejtpërdrejta nga të afërmit e miqtë. Pengesatkryesore per te shtuar shitjet mbeten (i) cilësia e ulët eproduktit për shitje, (ii) mungesa e përvojës dhe dijevepër trajtim, (iii) mungesa e kultivareve me cilësi të larta,(iv) mungesa e organizimit të fermerëve për t'u lidhur egarantuar shitjen. Kërkesa e tregut për arra është nërritje.

ARRITJA E TREGUT

Pas nxjerrjes nga sharku arrat kanë rreth 30%lagështirë. Ata lahen dhe thahen në natyrë. Për t'u tharëhapen në shtresa me trashësi 10-15cm dhe përzihenkohë pas kohe. Tharja vazhdon për 3-4 ditë deri salagështia të bjerë në 12%-14%. Procesi i tharjes duhettë fillojë jo më vonë se 24 orë pas vjeljes. Është koha tëeksperimentohet edhe tharja e thelpinjve, pasi kërkesanga tregu është në rritje dhe koha e tharjes për thelpinjtëështë më e shkurtër. Për tharjen cilësore është me rëndësiqarkullimi i rregullt i ajrit. Temperatura optimale përtharje është 35 deri 40.5 grade celsius. Qëndrimi gjatëpas rënies në tokë dhe tharja e papërshtatshme ndikojnënë ulje të çmimit. Vlera në treg varet nga përmasat dhe"bardhësia": arrat në ngjyrë kafe janë më pak të vlefshmese ato në ngjyrë të bardhë. Për të arritur çmim të plotëështë mirë të kalibrohen e të jenë uniformë.

PASVJELJA

Arra konsiderohet e pjekur, kur zhgualli hapet dhe elëshon kokrrën. Arrat vilen zakonisht pasi fillojnë shirat,të cilat hapin zhguajt dhe rrëzojnë në tokë arrat e pjekura.

VJELJA

7

Në praktikën e fermerëve,është edhe shkundja e arrësme një shkop të gjatë, me tëcilin goditen degët e llastarët,duke krijuar dridhje të degëvederi sa lëshojnë kokrrat,rekomandohet të bëhet kujdesqë të mos dëmtohet lëvorja.Goditja me shkop nga disakritikohet si dëmtuese esytheve, nga të tjerëkonsiderohet se stimulon vendosjen e sytheve të reja.Kokrrat e pjekura, duhen vjelë menjëherë, pasi nëkontakt me tokën infektohen nga kërpudhat dhe thelbimerr ngjyrë, duke ulur vlerën e tregut.

PËRMIRËSIMI I GRUMBULLIT, PLEHËRIMIDHE KONTROLLI I SËMUNDJEVE

Arra është mbjellë kryesisht në toka me produktivitettë ulët dhe të paujitshme. Në të shumtën e rasteve kamungesë të ndjeshme shërbimesh dhe zhvillimi i tyreishte i varur tërësisht nga kushtet e vendndodhjes. Punimii tokës, plehërimi apo ujitja e arrës ndodh vetëm nërastet kur ajo bashkëshoqërohet me misër, foragjere apoperime. Mungojnë tërësisht trajtimet fitosanitare.

PËRSE I RRËZON KOKRRAT ARRA IME?

Një kultivues arre në Dibër pyet: Kam një arrë tëmadhe, që për vite ka prodhuar fruta me cilësi të mirë.Dy vitet e fundit u dëmtua nga ngricat një pjesë e kurorësdhe nuk prodhoi. Këtë vit lidhi shumë kokrra, por atanxihen dhe bien njëra pas tjetrës. Çfarë është kjosëmundje dhe si mund të parandalohet. Disa kokrra tëmbetura duken të mira, por ketrat i arrijnë ata para meje.

8

Përgjigje: Unë besoj se prodhimii vitit 2008 vuan pasojat e thatësirësdhe nxehtësisë së madhe të verësplot me zjarre të vitit 2007. Arratjanë të paujitura e të pa ushqyerame plehra. Me gjithë lulëzimin ebollshëm, rezervat ujore në tokë përtë furnizuar kurorën e frutat mundtë jenë të pamjaftueshme për tërealizuar zhvillim të plotë të frutit.Kur pema është e kërcënuar, ajo epërdor energjinë që siguron së paripër të mbijetuar dhe së dyti për tëprodhuar frutat. Unë shpresoj se meshirat e bollshme të këtij sezoni, dheme vonesën e pranverës së sivjeteshme arra juaj do tëketë prodhim të bollshëm e të mirë këtë vit.

ÇFARË PLEHRASH TË PËRDORIM?Këtë pyetje e bën një fermer nga Shkodra: Përgjigje:

Plehërimi e ujitja i shërbehen bimës nëpërmjet sistemitrrënjor. Arra ka nevoje për pleh organik të kalbur mirë.Pemëve në prodhim të plotë për të kompensuar atë qëharxhojnë e për të marrë prodhim të bollshëm ështëmirë t'u hedhim 50-60 kg/rrënjë, mundësisht duke ishtuar 2-3 kg superfosfat, 1-1.5 kg nitrat dhe po aqpotas, në mungesë kalciumi shtohet edhe 4-5 kg gëlqeretë shuar (Cici 1973). Pemëve të reja është mirë t'u hidhen20-25 kg pleh organik, si dhe një kombinim me rreth1.5 2 kg superfosfat, 1 kg nitrat dhe po aq potas.

ARMIQ DHE SËMUNDJE

Ngricat e papritura që vijnë pas dimrave të butëshpesh provokojnë tharje të kurorës në shkallë tëndryshme e dëmtim të prodhimit. Një kërpudhë me emër

9

Armillaria mellea, kur mbjellja bëhet në ambiente ku kanëmbeturina rrënjësh, infekton dhe shkatërron rrënjët edobëson rritjen. Kurora sulmohet edhe nga bakteriozat(gjethet, sythet e reja, frutat) si dhe antrakoza. Në fermate krijuara për prodhim intensiv rekomandohet trajtimi kimikkundër Xanthomonas juglandis dhe Laspereysia pomonella.Admiruesit e bujqësisë organike rekomandojnë mulcirimsa më të mirë si dhe kombinim e plehrave me ujitjen përtë ruajtur pemët e frutat nga infeksionet.

SHARTIMI, KRASITJA, RRALLIMI

Që nga viti 1930 është punuar për njohjen dhe shtimin evarieteteve të vendit dhe të huaj. Varieteti Sorento imirënjohur në Itali, u shtua në vitet 1930-1938. Nga tëvendit Abedin Cici këshillon të përdoren për shtim formatë Nepravishtës, Peshkopisë, Ocishtit Gizaveshtit, Sharrit,(tetovarja) Burrelit, apo Durishtit të Tiranës. Shartimi iarrës deri tani nuk është aplikuar.

Përse duhet shartuarSë pari pasi me shartim ka leverdi ekonomike.

Sigurohen kalemat nga kultivari më i mirë që mund tëgjendet në vend, dhe në momentin kur arra hyn nëprodhim, merr frutat që ke dashur, të cilët, duke qenë ekërkuar nga tregu, të justifikojnë shpenzimet si për shartim,punim ushqim e tjera. Arra e shartur është një kapital qështohet arra e mbjellë me farë, në të shumtën e herës nuki ngjan së ëmës. Duhen 7-12 vjet të mësojmë nëse kadalë më e mirë apo më e keqe. Pra sado që të zgjedhimfarën, nuk jemi të sigurtë se çfarë do prodhojë pema ere. Si metodë është me interes, pasi mund të krijohenvarietete të reja.

MetodatLiteratura rekomandon për arrën si shtimin vegjetativ

nëpërmjet rrënjëzimit me nxitësve të zonës së rritjes(acidin giberlinik etj), dhe shartimet me disa teknika: (i)

10

në mjedise të mbyllura (dimëror) me temperaturë elagështirë të kontrolluar, (ii) shartimin direkt në fidanishteme syth të fjetur në periudhën e vegjetacionit, (iii)shartimin me kalem në pranverë.

Shtimi me rrënjëzim:Bëhet krasitje për të nxitur prodhim llastare ecopa.Copat priten pasi piqet druriTrajtohen me Indol te Acidit Butirik (IBA) nëetanol.Majat e copave futen në pelit.Siguroni kullimin në përzierje perliti.Kontenieri vendoset në sërë në vende hijëzuara50-70%.Copat rrënjëzojnë dhe rritja e kërcenjve të rinjfillon pas rreth 35 ditësh.

Trajtimi pas shartimitPas shartimit fidanët vendosen në arka, që hapen

nga anash. Në fund të arkës vendoset një shtresë tallashi lagur 4-6 cm, pas saj vendoset një shtrese fidanash qëmbulohen me 2-3 cm tallash, e kështu deri në mbushjene arkës. Radha e fundit e fidaneve të shartuar mbulohetpërsëri me 4-6 cm shtrese, që është e domosdoshmepër izolimin e shtresës ndërmjet fidaneve e faqeve tëarkës. Arkat vendosen në mjedise me temperature 26-30 grade dhe me lagështirë të ajrit 90-95%. Në këtokushte parashikohet që kallusimi të ndodhë në 12-15ditë.

Shartimi me syth në fidanishteShartimi unazorShartimi me copa drejtkëndësheShartimi në formë TShartimi me kalemBëhen përpara vegjetacionit. Shartuesi kujdeset si

për kohën, qielli i mbuluar me re, temperatura e butë,

11

mungesa e erës, prania e lagështirës të mirë atmosferike,po kështu kalemat duhet të jenë gjysëm të hapur dhelartësia e vendit të shartimit të jetë nga 1 deri 1.5 m ngatoka. Janë dy mënyra që peërdoren edhe për pemët etjera frutore.

Shartimi me kalem nën lëvorePrerje vertikale në lëvore rreth 5 cm të gjatë,me thellësi deri tek druriKalemi të jetë 10-15 cm të gjatë, bëj prerje nëformë pykë të thellë, me gjatësi rreth 6 cm. medy tre sythe në kalem.Hap me kujdes lëvorën e prerë, fut mbishartesënmidis drurit dhe lëvorësMbush sipërfaqja e prerë me dyll apo parafinëdhe shartesën rrethoje me letër alumini. Ështëmirë të lihen kapakë të vegjël në afersi të sytheve.Mbulohet e gjitha me një qeske plastike dhelidhet.Këshillë: Lidh fort një shkop apo degëz pak mbishartesën si vend qëndrim për zogjtë, që ata tëmos ndalojnë në mbi shartesë e ta dëmtojnë.

KrasitjaKurora në fillim është asimetrike dhe me kohë

vetërregullohet duke u zhvilluar proporcionalisht duke marrënjë formë të rregullt sferike, gjysmësferë, ose piramidale.Degëzat e vogla, që ndodhen në periferi të kurorësmbizotërojnë në raport me degët skele-tike. Gjethet emëdha e mbulojnë krejtësisht kurorën dhe japin një hijetë rëndë.

Krasitja aplikohet në blloqet e mbjella në vitet e parapër formimin e kurorës. Përgjithësisht, arra krasitet lehtë,momentet kryesore në rastin e masiveve me përdorim tëdyfishtë, për lëndë drusore e fruta, i jepet rëndësi formimittë trungut të drejtë, si dhe rritjes në lartësi. Për t’u rriturnë lartësi zgjidhet dhe stimulohet udhëheqësi.

12

RrallimetRrallimet rekomandohen si kur është e

bashkëshoqëruar, ashtu edhe kur mbjelljet janë bërë tëdendura dhe kurorat prekin njëra-tjetrën, duke pakësuarpotencialin prodhues. Arra është lloj me kërkesa të mëdhapër dritë; në moshë të re duron një hijëzim të lehtë, porme kalimin e moshës kërkon të jetë krejtësisht eekspozuar në diell.

Arra shumëzohet kryesisht me farë. Për mbjelljezgjidhen kokrra vitale të mëdha ose mesatare, me formëtë rrumbullakët ose pak ovale, me guackë të hollë, tëlëmuar nga jashtë, me tul të bardhë e të plotë, që ndahetlehtë nga guaska, kur thyhet . Kur mbjellja bëhet nëpranverë pasi arrat janë shtratifikuar për 60-90 ditë nërërë të lagët, fara ruhet në ambiente të ftohta e të lagëtame temperaturë 0-5C. Gjatë shatrifikimit tregohet kujdesqë në momentin e mbjelljes guaskat të jenë paksa tëhapura, ose të kenë arritur rrënjëzën 1 cm.Pyetje: Përse nuk futet fara në tokë që në vjeshtë?Përgjigje: Farërat mbijnë në rregull nëse mbillen në vjeshtë,por ekziston rreziku për dështim. Së pari temperatura kaluhatje të ndjeshme në muajt e dimrit. Së dyti është luhatjae lagështirës, që varion nga zhytje në ujë për javë të tëranë thatësirë të tejzgjatur, duke penguar mbirjen. Së tretiçdo brejtës në këtë kohë të vitit është në kërkim të ushqimit,dhe arrën e duan të gjithë, dhelpra, urithi, sorrat e mjafttë tjerë, që diktojnë dhe asgjësojnë shumicën e farëravetë mbjella.

Ku të mbledhim fara?Vetëm në Dibër janë identifikuar pothuaj të gjithë format,

si kokërr mëdha, në forme bajameje, me lulëzim shumë tëvonë (arra budallaqe e Radoveshit), me prodhim të lartë qënë moshe të re, lëvore të hollë e të tjera.

FARA, FIDANËT

13

Në shumicën e rasteve blloqet e mbjella me arrëkanë dështuar nga kushtet e papërshtatshme tokësore.Ky duhet të bëhet mësim për të parë me kujdes përbërjene tokës si dhe vlerat treguese të bimësisë ekzistuese.Në zonat me verë të thatë, duhet të shmangen terrenetpa argjile, që thahen shpejt. Megjithëse e kërkonlagështinë e tokës, arra duron më mirë thatësirën se salagështinë e tepërt të tokës. Pehashi më i përshtatshëmështë mes 6,5 dhe 7,5; nuk duhet të mbillet nëse pehashiështë më i ulët se gjashtë.

Pyetje: A ka rol forma e terrenit në zhvillimin e arrës?Përgjigje: Është e rëndësishme të evitohet mbjellja

në zona të ekspozuara ndaj ngricës për sidomos fundeluginash jo të ajrosura ku ajri i ftohtë grumbullohet. Në

TOKA DHE ZGJEDHJA E VENDIT

Si të prodhojmë fidanë?Farishtja është mirë të ngrihet 6-7 cm nga toka dhe të

ketë vija anësore për kullim apo ujitje me filtrim. Mbjelljanë fidanishte bëhet në një thellësi 8-10 cm, në rreshta melargësi 25-30 cm ndërmjet tyre dhe 6-10 cm fara nga fara.Në një metër linear mbillen 16-20 kokrra arra (rreth 150g), për të marrë 11-13 fidanë. Fara vendoset horizontalishtose me maje poshtë, pa dëmtuar rrënjëzën.

Domosdoshmëria e ngritjes së koleksioneveVendi ynë ka kushte të favorshme ekologjike për të

arritur efektivitet të lartë në prodhim, për të plotësuarkërkesat e tregut vendas edhe për të eksportuar.Përmirësimi i cilësisë së frutit dhe arritja e parametravetë tregut, që lidhet edhe me rritjen e fitimit, kërkonhartimin e një strategjie kombëtare. Kjo mundëson që tëgrumbullohet e ruhet gërmoplazma shqiptare, pasi vendiynë mendohet si një nga vend origjinat natyrore të arrës(shih: Arra e Valit).

14

zona të tilla, sythet fundore të arrës rrezikojnë të ngrijnëçdo pranverë.

Pyetje: Të hapesh profile e të shkosh në laborator,ka kosto? A mund të studiojmë tokën e të marrimvendime në mënyrë më të thjeshtë?

Përgjigje: Së pari është mirë që të këshilloheni, metë moshuarit, për rezultatet e mbjelljeve të bëra meparë, duke gjykuar për terrenet dikur të mbjella, që janëbosh.

Bimësia ekzistuese ka vlera treguese. P.sh. prezencae një numri të shumtë arrash të mëdha dhe me rritje tëmirë në lartësi e diametër është treguesi më i mirë dhei sigurtë. Shtogu i zi, frashri, vidhi, panja, dhe manaferratnëse kanë rritje të mirë në lartësi, janë tregues për kushtetë favorshme për mbjelljen e arrës.

Arra pëlqen terrenet e ajrosura, të thella, joacide, të freskëta por jo të lagështa, duhettë mbillet në vende të ndriçuara, në zona kusasia e reshjeve është e mjaftueshme oseku rezervat ujore të terrenit janë të bollshme.

SI KONKLUZION: KU TA MBJELLIM ARRËN?

NGRITJA E PEMISHTES TRADICIONALE

Mbjelljet në objekt bëhen me fidanë të prodhuar nëfarishte (1-2 vjeçarë), ose te shartuar (3-5 vjeçarë).Skema e mbjelljes ndryshon në vartësi të pjellorisë sëtokës dhe të synimit që ndiqet. Për prodhim lëndedrusore përdoren skemat 6x6 m dhe 8x8 m, dukeparashikuar që në moshën 25-30 vjet të hiqet gjysma edrurëve dhe largësitë ndërmjet drurëve të dyfishohen.Për prodhim fruti, në tokat e pjerrëta e të varfra zbatohetskema 12x12 m (70 drurë/ha). Në tokat e rrafshta epjellore zakonisht përdoret mbjellja lineare në rreshta

15

25 m larg njëri-tjetrit dhe 12-15 m brenda rreshtit (27-33 drurë/ha). Ndërmjet rreshtave mund të mbillen edhedrurë të tjerë frutorë, të cilët kanë rritje të shpejtë dhehyjnë herët në frutifikim (vishnja, pjeshka, kajsia,kumbulla, etj), me cikël të shkurtër prodhimi.

Kultivimi intensiv me bazë familjare.Vitet e fundit fermerët kane filluar të mbjellin blloqe

të reja me arre veçanërisht në rrethet e komunat e Qarkuttë Shkodrës. Ekspertët e kulturave arrore rekomandonedhe për arroret konceptet e furtikulturës intensive e tëspecializuar (tipin e kultivarit, dendësi të lartë mbjellje,teknika moderne menaxhimi si dhe shërbime kulturoretë mekanizuara, duke bërë një farë distancimi ngafrutikultura e vjetër që kombinonte prodhimin e druritme atë të frutit.

Karakteristikat e kultivimit tradicional të arrës me blloqet intensiveqë janë në hapat e para të krijimit sipas rekomandimeve

Blloqet e reja me arroreKarakteristikat Trajtimi tradicional

200-250Drure për hektar 100 - 150

E lartë mund të reduktohen nësembështeten me material mbjellës tëimportuar fidanishtet lokale

Kosto e mbjelljes Ulët

30 vjetJetëgjatësiaekonomike

40-50 vjet

I kërkuar, por i kufizuar për shkak tëdimensioneve të vogla të fermave

Niveli mekanizimit Ulët

E shkurtër, por e pranueshme nëkrahasim me blloqet frutore meprodhim intensiv

Shpejtësia eamortizimit

Mesatare(kosto e ulëtfillestare,

MesatareRreziqe të lidhurame teknikat

Mesatare

Intensive, heqje me kimikate e bimëvekonkurente pjesërisht apo plotësisht

Menaxhimi i tokës Nuk aplikohet ujitja,shërbime te pakta

Trajtime fitosanitare kundërXanthomonas juglandis dheLaspereysia pomonella Prodhim iintegruar biologjik

Mbrojtja ngadëmtues esëmundje

E vështirë, pakefikase dhe pak eushtruar

Kurora natyrale me udhëheqës temodifikuarOrientimi drejt prodhimit të shpejtë,krasitje e mekanizuar

Kujdesimet ekrasitja

Të pakta, krasitjetaplikohen kryesishtpër shëndetësim

16

Përgatitja e tokësPunim qilizëm i tokësPiketimi dhe hapja e gropave 1*1*1 mGrumbullimi dhe përgatitja e plehut (pleh organik 25-35kg, superfosfat 1-2 kg dhe kur ka mungesëkalciumi, gëlqere e shuar, 3-4 kgMbushja e gropës, përgatitja e fidanit, krasitja errënjëve, banjëzimi me pleh organik të holluar në ujë,mbjellja vendosja e hurit mbështetës,krasitja pasmbjelljes, (shpenzimet për rrënjë: çmimi i fidanit,çmimi i përgatitjes së tokës e mbjelljes, çmimi iplehrave organike e kimike

OPERACIONET E MBJELLJES

Punimi i vjeshtës, pranverës, plehërimi dhe prashitje(Bashkë me punimin e vjeshtës bëhet mbjelljebishtajoresh ose foragjere, (nëse ka treg edhe bimëmjekësore shumëveçare) në pranverë mulcirim nërreze 1mPlehërim 20-35 kg pleh organik, 1-2 kg superfosfat,0,5-1 kg nitrat dhe po aq potasKrasitje për formim kurorëKostoja: puna e krahut në total 0.5 ditë punë, plehëratorganike + kimike 500 lekëKosto total për 1 vit për rrënjë me rrogat mesatareaktuale 1000 lekë

SHËRBIMET KULTUROREPËR PEMËT NË RRITJE

Periodikisht duke kombinuar plehratorganike me kimike dhe sistemin ujitës

Plehërimi Pak

Orientim për ujitje sipas nevojave përujë

Ujitja Vetëm në raste tërralla

Duket optimale për sa i përketefektivitetit, dhe raportit shpenzimefitime

Perspektivatekonomike

E kufizuarveçanërisht nëstatukuone aktuale

17

Aktivitetet Baza e përllogaritjes sëshpenzimeve vjetore dhepër periudhën

Shpenzimet/rrënjë

Prodhimi dheshitja, baza ellogaritjes për vitindhe të ardhmen

Tëardhurat/rrënjë

Bilanciprogresiv

Mbjellja(punemateriale)

Shuma është orientuse,varet nga çmimi i fidanit,me çfarë bëhet qilizmi, sapleh përdoret

1000 0 0 0

Shërbimetpër 8 vjet

Shërbimet llogariten rreth1/2 punë, punime,transport plehu, krasitje,blerje plehu, për 1 viti 500lekë punë, 500 lekë plehëra

8000 0 0 -8000

Shërbimenëprodhim(viti 9-15)

Shërbimet llogariten rreth1 ditë punë, punime,transport plehu, krasitje,blerje plehu, e vjelje për 1viti 1000 lekë punë, 500lekë bazë materiale

12000 Prodhimi ne vitine 8 rreth 1kg, nëvitin e 15, 10 kg,mesatarja 5 kgnë vit, gjithsej40 kg

8000 -4000

Shërbimenëprodhim16-25

Shërbimet llogariten rreth1 ditë punë, punime,transport plehu, krasitje,blerje e transport plehu, evjelje për 1 viti 1000 lekëpune, 500 lekë bazëmateriale

15000 Prodhimi ne vitin nëvitin e 15, 10 kg, nëvit in e 25projektohen 25 kg,mesatarja 20 kg,gjithsej në 10 vjet200 kg: Te ardhurat200*200

40000 25000

Shërbimenëprodhim26-40

Shërbimet llogariten rreth1 ditë punë, punime,transport plehu, krasitje,blerje e transport plehu, evjelje për 1 viti 1000 lekepune, 500 leke bazemateriale

22500 Prodhimi mesatarvjetor 30 kg/vit,gjithsej 450 kg, teardhurat 90000

90000 67500

Kosto: pune krahu 1 ditë punë; plehërat 500, kosto totalevjetore për rrënjë 1500 lekë

Shërbime41-50 vjet

Shërbimet llogariten rreth1 dite punë, punime,transport plehu, krasitje,blerje e transport plehu, evjelje për 1 viti 1000 lekëpunë, 500 lekë bazëmateriale

15000 Prodhimimesatar vjetor45 kg/vit,gjithsej 450 kg,te ardhurat90000

90000 75000

Shërbimet51-70

Plehërim, vjelje 20000 prodhim fruta50 kg në vitgjithsej 1000 kg

200000 180000

Bilanci ne moshën 70 vjeç 93500 428000 334500

Nëse mbillet e bashkëshoqëruar me foragjere, drithëra apo bimë mjekësore,të ardhurat mund të regjistrohen që pas vitit të parë, dhe në vitin e 15barazohen të ardhurat me shpenzimet, pas këtij viti, e ardhura neto shtohetme rritjen e volumit të kurorës.

18

INTERVISTË MË ARRËNPyetje: Me gjithë vlerat në çdo element, duket se

Shqiptaret të kanë lëne në harresë pas viteve 90? Ashtusi Skënderbeu, që ishte nga vendi i arrive, edheKryeministri i tanishëm vlerësojnë më tepër ullirin. Faktetflasin për hapa prapa, familja juaj është përgjysmuar në19 vitet e fundit, janë të shumtë ata që presin e të paktata që mbjellin. Si e shihni ju të ardhmen?

Përgjigja: Unë gëzohem që njerëzit në Shqipërivlerësojnë një kulturë drusore fisnike si ulliri. Zbulime tëbëra në një liqen në Zvicër, të kohës së re të gurit, krahasartikujve të tjerë përfshijnë edhe neve dhe kjo u përketgati 8000 vjet para Krishit, pra nuk jemi vetëm nga Persia,por kemi qenë përpara shumë të tjerëve në Europë, përneve janë kujdesur si Grekët e Vjetër ashtu edhe Romakët.Megjithëse na zbuloi me vonesë, Amerika na ka shtuar epërmirësuar dhe është lider në botë duke eksportuar 50% të arrave të botës. Mua më vjen keq që malësorëtshqiptarë kanë vuajtur herë pas herë për bukën e gojës.Shpesh na kanë bërë edhe me llafe që kush e mbjell vdes,kur trupi jonë bëhet sa qafa e tij. Kështu, jo vetëm qënuk janë interesuar të na shtojnë, por ja kanë lënë këtëpunë ketrave e sorrave, të cilat duke dashur të nagllabërojnë pa dashje na kanë mbjellë kudo. Shqiptarëtmësuan që herët të shartojnë e përzgjedhin ullirin, nejemi përpjekur që të vetëpërmirësohemi, mjafton të nastudjoni e do gjeni me dhjetëra forma disa konkurojnëedhe me forma të mira të botës.

Pyetje: Ku e shihni veten? Në krahasim me misrin,grurin, jonxhën apo mishin e qumështin? Pasi ato duhentë parat në sofër, ndërsa ju jeni fruta e duheni pas buke...

Përgjigje: Unë nuk dua të nënvlerësoj as misrin,grurin perimet, apo pulat, lopët e delet, pasi secilin ekrijoi zoti dhe e krijoi për ti shërbyer njeriut. Por arra,pasi lidh rrënjët e hedh shtat, punon pa ndihmën tuaj, e

19

pavarur, prodhonbiomasë, ushqim eoksigjen dhe e pret tëzotin vetëm për ti dhënëfrutat. Sigurimi ienergjisë duket sfidakryesore e juaja, onjerëz. Bimët esigurojnë energjinë, pasijanë të vetmet që imarrin diellit e tokës dhee akumulojnë energjinëpotenciale. Juve, popujte shtetet bëjnë luftë për të fituar sa më shumë pasuri.Neve, bimët jo vetëm arrat, por gjithë bimët, nëse nalejoni të rritemi, kjo i ngjan si të thuash njëmemorandumi apo marrëveshje të nënshkruar me Zotinqë juve e quani shpesh natyrë, për të prodhuar e ruajturpasuri. Pra, nëse na mbillni e na shtoni duket më edëshirueshme se sa të të luftoni d.m.th. të vriteni me njëri-tjetrin. A e shikoni se çfarë i keni bërë tokës nga pakujdesiadhe veprimet e gabuara. Mijëra hektarë toka në shpate ekodrina, që kanë mbetur të zhveshura, si trupa gjigandëpa lëkurë, janë gërryer si rezultat i kultivimit e trajtimit tëgabuar. Ne mund ti shpëtojnë e ti rehabilitojmë këto tokanë se na mbillni e na mundësoni ti veshim. Arrat e vjelanuk kërkojnë dorëzim të nxituar në treg. Shkencëtarëtllogarisin që çdo hektar i mbjellë me arra me kurora tëmira, mund të sigurojë për çdo vit, prodhime të barabartame 8277 litër me qumësht apo me 3750 kg mish dele.Rezultatet më të mira do të arrihen në zona ku do të mbillensipërfaqe të gjera me arrë dhe rritësit do të organizohennë shoqata e do të përfitojnë nga njohuritë dheeksperienca e njëri-tjetrit, duke vepruar të organizuaredhe në marrëdhënie me tregun.

20

SNV - Organizata Hollandeze për zhvillim“Dëshmorët e 4 Shkurtit” Tirana, Albania,

Tel +355 4 2255800, Fax +355 4 2255801.E-mail [email protected]

www.snvbalkans.org

SNV zhvillim i kapaciteteve për impakt

Puna kryesore e SNV është të forcojë kapacitetet eorganizatave lokale, të mbështesë aktorët lokalë që tërrisin kapacitetet për të zgjidhur problemet e tyre,ndjekur objektivat e tyre të zhvillimit dhe kontribuojnënë reduktimin e varfërisë. SNV punon me aktorë privatë,publikë dhe të shoqërisë civile që të ndihmojë nëndërtimin e urave midis tyre, që të rrisin impaktin dhepërmirësojnë qeverisjen.

SNV bashkëfinancoi me Sida me projektin "Forcimi iqëndrueshmërisë së pyjeve komunale", i cili synonforcimin e praktikave menaxhuese të decentralizuara tëpyjeve dhe kullotave, si një mjet për zhvillimin tëqëndrueshëm ekonomik në nivel lokal.