37
1 UNIVERSITETI "FEHMI AGANI" GJAKOVË FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME Tema: Përdorimi i shqipes standarde në mediat e sotme sociale Mentori: Kandidatja: Prof.Ass.Dr. Muharrem Gashi Anduena Rexhaj Gjakovë, 2019

PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Rexhaj_Punim...Tema ka qenë përzgjedhje e imja në përkrahje të mentorit tim. Sa i përket të dhënave jam munduar të dukem sa më e saktë,

  • Upload
    others

  • View
    15

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

1

UNIVERSITETI "FEHMI AGANI" GJAKOVË

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA GJUHË SHQIPE

PUNIM DIPLOME

Tema: Përdorimi i shqipes standarde në mediat e sotme sociale

Mentori: Kandidatja:

Prof.Ass.Dr. Muharrem Gashi Anduena Rexhaj

Gjakovë, 2019

2

UNIVERSITETI "FEHMI AGANI" GJAKOVË

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA GJUHË SHQIPE

PUNIM DIPLOME

Tema: Përdorimi i shqipes standarde në mediat e sotme sociale

Komisioni

Kryetar_______________________

Anëtar________________________

Anëtar________________________

Mentori: Kandidatja:

Prof.Ass.Dr. Muharrem Gashi Anduena Rexhaj

Gjakovë, 2019

3

Përmbajtja

Parathënie........................................................................................................................................................................5

Deklaratë.........................................................................................................................................................................6

Falënderimi.....................................................................................................................................................................7

Abstrakti..........................................................................................................................................................................8

Hyrje................................................................................................................................................................................9

Kapitulli I

I.1. KODI ETIK I GAZETARËVE.......................................................................................................................11

I.2. Përdorimi i emrave sipas drejtëshkrimeve të huaja……………………..…..……………………………….11

I.3. Rregullat e komentimit dhe pastërtia e gjuhës shqipe në media……..............................................................12

I.4. Nevoja për diskutimin e çështjeve etike……………………………..............................................................13

Kapitulli II

II.1. Gjuha e folur……………………………….………………………………………………………….…….14

II.2. Gjuha shqipe në mediat vizive.......................................................................................................................14

II.3. Gjuha e folur dhe gjuha intelektuale..............................................................................................................15

II.4. Gjuha shqipe në serialet televizive…………………………………………………………………………15

II.5. Përkthimi i filmave…………………………………………………………………………………………16

Kapitulli III

III.1. Gabimet drejtshkrimore në përgjithësi.........................................................................................................17

III.2. Disa gabime në përdorimin e trajtave foljore...............................................................................................17

III.3. Përdorimi i lokucionit parafjalor pavarësisht + një emër a përemër në rasën rrjedhore...............................18

III.4. Mospërshtatja e mbiemrit me emrin dhe shkrimi ndaras i trajtave mbiemërore dhe emërore……...…......20

III.5. Mospërdorimi i germave ë dhe ç…………………………………………...……………………………...21

III.6. Përdorimi i gabuar i apostrofit……………………..……………….………………………………...……22

III.7. Përdorimi i gabuar i disa përemrave…………………...…………………………………………………..24

III.8. Shuarja e rasave të emrit…………………………………………………...………………………………24

4

III.9. Përdorimi i gabuar i emrave të gjinisë femërore në rasa të zhdrejta………………………...…...………...24

III.10. Mospërshtatja e kryefjalës me kallëzuesin dhe mospërshtatja e trajtave ndajshtimore…………….…….25

III.11. Tetëmbëdhjetë fjalët që zakonisht i shkruajmë gabim…………………………………………………...27

KAPITULLI IV

IV.1. Huazimet e panevojshme……………………………………………………………………………......…29

IV.2. Përdorimi i ndajfoljeve që shënojnë gjuhën e një populli, të prira nga parafjala - në, si: në gjermanisht, në

frëngjisht, në italisht, në anglisht………………….……………………………………………………..………29

IV.3. Përdorimi i fjalëve të huaja……………………….………………………………………….…………….31

IV.4. Përdorimi i emrave të përgjithshëm, i titujve, gradave shkencore etj. me shkronjë të madhe dhe përdorimi i

emrave të huaj në trajtën e pashquar……………...………………………………………….…………………..32

IV.5. Cilat janë shkaqet për gabimet e shumta?.....................................................................................................34

IV.6. Përfundimi……………………………..………………………………..…………….…………………...35

Literatura…………………………………………………………………...…………………………………….37

5

Parathënie

Që në hapat e parë kur zgjodha këtë temë për punim diplome, një temë që ka vlerë për shoqërinë

e sotit dhe luan një rol jashtëzakonisht kyç në përdorimin e gjuhës shqipe, vendosa që t’i hy

thellë studimit të saj. Nuk do të thotë patjetër që gjuha shqipe që e dëgjojmë në media dhe e

shohim të shënuar nëpër artikuj televiziv apo gazeta është e shkruar mirë. Brenda temës janë të

shtjelluara pothuajse problemet dhe çështjet më të rëndësishme që e deformojnë gjuhën dhe që i

japin asaj një pamje tjetër që është jashtë normave letrare. Gabimet në të shkruar tek ne janë

pothuajse të paevitueshme për faktin se shumica e shqiptarëve bazohen vetëm në kanalet

televizive, artikujt e ndryshëm që gabojnë duke mos përmirësuar fare gabimet e tyre dhe kështu

na shfaqen probleme të vazhdueshme për të mbrojturit mirë të gjuhës.

6

Deklaratë

Tema ka qenë përzgjedhje e imja në përkrahje të mentorit tim. Sa i përket të dhënave jam

munduar të dukem sa më e saktë, në mënyrë që të mund të arrijë rezultatin e dëshiruar. Kam

filluar hulumtimet rreth temës që nga fillimi kur u përcaktova për të dhe jam tejet e kënaqur me

atë që kam arritur.

7

Falënderimi

Që nga fillimi i studimeve e deri tek përfundimi i tyre kam pasur përkrahjen e familjes dhe të

shoqërisë, mirëpo përveç falënderimit që kam për ta, një falënderim i veçantë shkon për mentorin

tim prof. Muharrem Gashi, për ndihmën dhe mbështetjen që më ofroi përgjatë gjithë punës sime

dhe për kontributin e tij edhe gjatë këtyre tri viteve studim.

Faleminderit profesor!

I falënderoj të gjithë ata që më qëndruan afër, që më motivuan dhe që më dhanë kurajo të eci

përpara.

Faleminderit të gjithëve!

8

Abstrakti

Trajtimi i kësaj teme lidhet me rëndësinë e gjuhës, jo vetëm në kuadër të zhvillimit të saj, por

edhe në kuadër të përforcimit të normave dhe rregullave të saj. Në këtë temë, që është shtjelluar

në formë hulumtuese, përfshihen problemet e gjuhës shqipe, çrregullimet e saj, gabimet

gjuhësore, e shumë çështje të tjera që shërbejnë në të mirë të gjuhës sonë shqipe. Sa i përket

temës është paksa e ndërlikuar nga ana gjuhësore për shkak të gabimeve që ka qënë dashur t’I

shtjelloj. Mënyra e paraqitjes së problemeve dhe gabimeve që bëhen kundrejt gjuhës ka të bëjë

me ruajtjes dhe zhvillimin e saj.

Fjalët kyçe: Gjuha e folur, gabimet, problemet, fjalët, etj.

9

Hyrje

Rënien e interesimit të lexuesve ndaj librit, mediat e shpjegojnë hipotetikisht, siç u teket, gjithnjë duke

ua hedhur fajin shkrimtarëve, të cilët shkruajnë dobët dhe botojnë gjithfarë librash, prandaj lexuesit e

kanë humbur interesimin!1 Për t’u analizuar të gjitha aspektet e përdorimit të gjuhës standarde në

media, mbase do të duhej një studim më i gjatë dhe më voluminoz, me rezultate më konkrete dhe me

udhëzime më të qarta. Sigurisht që kjo do të duhet të bëhej duke kyçur në mënyrë të drejtpërdrejtë

studiues të gjuhës që e njohin me përpikëri drejtshkrimin dhe normat e standardit të gjuhës shqipe dhe

duke pasur parasysh gramatikën e zhvilluar të saj. Analiza që është bërë, është për atë se si “kapen”

gabimet gjuhësore nga këndvështrimi i lexuesve që e njohin drejtshkrimin në një nivel të kënaqshëm, e

përdorin drejt gjuhën dhe “ua vrasin syrin” lëshimet naive të mediave. Gabime, nuk ka dyshim që bëhen.

Me shtimin e numrit të mediave, me mungesën e kuadrove profesionale, redaktorëve e lektorëve,

shtohen edhe gabimet.

Në përgjithësi, përshtypja e krijuar është që mediat tradicionale, shtypi dhe televizioni, janë më të

kujdesshme në dhënien e informacionit, për shkak të hierarkisë strukturore të tyre dhe fazave që i kalon

informacioni para publikimit. Portalet janë media që e transmetojnë më shpejt informacionin. Jo të

gjithë, por pjesa më e madhe e tyre, u kushton më pak ose aspak rëndësi rregullave dhe standardeve të

gazetarisë në përgjithësi. Këtu nuk bëjnë përjashtim as standardet e përdorimit të gjuhës. Nëse mediat

tradicionale kanë ende një grimëz përgjegjësie, kontrolli e filtri redaksional (pavarësisht nga niveli i

njohjes së tyre gjuhësore), portalet janë tërësisht jashtë këtij sistemi mbikëqyrës. Ato aty-këtu

strehohen vetëm në ndërgjegjen e shkruesit, gjë që shkakton erozionin gjuhësor e kulturor kur e dimë

që kemi të bëjmë me media të kudo ndodhshme, që kanë ndikim të keq sidomos në kulturën gjuhësore

të të rinjve. Përgjatë kontaktit me këto mediume, tok me gjuhën, të rinjtë e bjerrin edhe kujdesin,

vlerësimin, vetëdijen mbi rëndësinë e gjuhës së tyre, gjë që është më e rrezikshme edhe se cilido lëshim

që vjen nga mosnjohja e një rregulle gramatikore.

Gjuha e sotme standarde shqipe, me gjithë mospajtimet e vërejtjet e disa intelektualëve në këto vitet e

fundit lidhur me bazën dialektore të saj, e në mënyrë të veçantë me mbi-zotërimin e elementeve toske,

nuk bën të vihet assesi në pikëpyetje. Sepse, për mendimin tonë, kjo është një prej arritjeve më të

mëdha në planin kombëtar. Por kjo nuk do të thotë se puna krejtësisht ka përfunduar dhe asgjë nuk

duhet të preket në këtë aspekt. Jo, kurrsesi. Ky nuk mund të jetë një argument i arsyeshëm, ngase secila

gjuhë, prandaj edhe gjuha shqipe, vazhdimisht u nënshtrohet disa ndryshimeve dhe evoluimeve të

natyrshme. Sot pas 35 vjetësh të Kongresit të Drejtshkrimitë -ja paratheksore e pastheksore në disa

raste, mënjanimi i disa trajtave të dyfishuara etj., por jo të shthuret dhe të përmbyset e gjithë ajo që

është krijuar deri më tani, duke insistuar në krijimin dy gjuhëve letrare për kombin tonë të vogël. bazës

së saj dialektore mund t 'i bëhen eventualisht disa korrigjime, sidomos duhet të insistohet që ajo të

pasurohet edhe më tej nga fondi leksikor i kryedialektit gegë, e në mënyrë të veçantë të rishikohet edhe

njëherë çështja e futjes së paskajores dhe përcjellores në normë, edhe pse ato shkaktojnë shumë

probleme në sistemin fonetik e gramatikor, pastaj të shikohet çështja e thjeshtimit të disa trajtave që

paraqesin vështirësi në të shkruar nga masa e gjerë. Mirëpo, derisa nuk kemi ndryshime në këtë aspekt

(sepse kjo do të jetë çështje në radhe të parë e gjuhëtarëve, por edhe e njerëzve të tjerë të pendës),

1 S. Zogaj “Për poezinë dhe publicistikën”, Prishtinë, fq. 145.

10

secili prej nesh duhet të bëjë përpjekje të përdorë atë sa më drejt, duke u mbështetur në rregullat

drejtshkrimore, shqiptimore e gramatikore të gjuhës sonë. Kjo është detyrë e të gjithë neve si

shqipfolës, sidomos e njerëzve të cilët punojnë në institucionet tona arsimore, kulturore - shkencore, në

fushën e informimit publik, e pse jo edhe në institucionet qeverisëse. Sepse kështu veprohet kudo në

botë, sidomos në vendet e zhvilluara evropiane e më gjerë. Në shtypin tonë të përditshëm po ndeshim

një numër të madh gabimesh gjuhësore që po bien ndesh me normën dhe rregullat gramatikore të

gjuhës së sotme letrare shqipe. Gabimet më të zakonshme të mediave, nëse nuk do të ishin skandaloze

për shkak se bëhet fjalë për mosnjohje bazike, do të ishin qesharake. Fakti që këto gabime kanë marrë

përmasa masive e autorët nuk vendosen përballë asnjë përgjegjësie, është shumë shqetësues, sepse

media nuk është vetëm përcjellës informacioni, por edhe edukator dhe modelues i kualitetit të diskursit

publik. Për shtjellim më të qartë, është bërë ndarje në disa kategori. Arsyetimi se portalet kanë prioritet

shpejtësinë e publikimit të informacionit për shkak të ekskluzivitetit, jo gjithmonë ka peshë. Edhe Kodi

Etik i Gazetarëve potencon që koha nuk guxon të rrezikojë qasjen profesionale.

11

KAPITULLI I

KODI ETIK I GAZETARËVE

Nevoja për shpejtësi asnjëherë nuk guxon të rrezikojë saktësinë, kredibilitetin dhe profesionalizimin e

kontributit. Përpiluesit e Kodit Etik nuk e kanë pasur fjalën vetëm te aspekti përmbajtësor i

informacionit, te faktet dhe verifikimi, por edhe te aspekti gjuhësor. Gjuha është mjeti i gazetarit, p.sh:

“Mediat në gjuhën shqipe shpekulojnë (spekulojnë) se nëse VMRO-DPMNE nuk arrin të formojë qeveri

(Qeveri) me BDI-në, Ivanov (Ivanovi) ka gjasa të jep (japë) dorëheqje, me qëllim që mos të i’a (ia / t’ia)

jep (japë) mandatin Zaevit, gjë e cila do t’i (shkruhet “t’i” por në këtë rast duhet “të”) sjellte (sillte)

zgjedhje të reja.”

“Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi jo zyrtarisht sipas analizave të para thuhet se PDSH përsëri do të jetë

forca e dytë politike shqiptare në Maqedoni.”

“Qytetarët të lodhur nga zvarritja e krizës dhe formimit (formimi) të (i) Qeverisë. Të lodhur dhe nën

presion nga zvarritja e procesit të bisedimeve mes partive dhe nga mosformimi i Qeverisë (Fjalia është

pa folje. Lëshime të këtilla janë të pranueshëm vetëm në titull përshkak të kufizimit. Por kjo pjesë është

teksti përmbajtjesor i artikullit).

Përdorimi i emrave sipas drejtëshkrimeve të huaja

Sipas rregullave të drejtshkrimit, emrat, titujt dhe emërtimet nga gjuhët e huaja duhen shkruar sipas

parimit fonetik të gjuhës shqipe, pra, ashtu siç shqiptohen.

“The Neë York Times” – Nju Jork Tajms

George Bush – Xhorxh Bush

Ollbright – Ollbrajt

Shembull:

BDI hyn në librin e Gunness-it.

Në mediat elektronike s’bëhet fare kujdes për drejtshqiptimin e fjalëve. Ato shpesh dëgjohen me theks

krejtësisht të huaj për natyrën e shqipes. Në të shkruar bëhen gabime të shumta gramatikore e

leksikore. Bie fjala, tepër rrallë gjen të përdoret drejt veta e tretë në njëjës e foljes në mënyrën lidhore

(të shkruajë, të dashurojë…), apo shumësi i emrave me -ë (profesor-profesorë). Dy kohë të mënyrës

habitore të foljes thuajse nuk përdoren fare. Po kështu edhe me mënyrën dëshirore e kushtore, që po i

12

anashkalojnë e po i zhdukin, ndonëse paraqesin një vlerë të shqipes, një vlerë përbri gjuhëve të vjetra

evropiane. Këto mënyra, fatkeqësisht po konsiderohen luks dhe po përdoren tepër rrallë, gjë që po i

dënon me humbje këto mënyra. Gjuhëtari Rami Memushaj, në studimet e tija, po ashtu zgjidhjen e sheh

te shkollimi i hershëm dhe përvetësimi i rregullave të drejtshkrimit. Kjo krijon shprehinë e të shkruarit

drejt. Në të vërtetë, ngulitja e normave të të shkruarit drejt është një proces që përbëhet nga disa

hallka, ku zotërimi i rregullave përbën hallkën fillestare. Hallka të tjera që duhet të pasojnë janë formimi

i shkathtësive dhe i shprehive të të shkruarit pa gabime. Vetëm kur njohuritë për normën gjuhësore

kthehen në shprehi, mund të thuhet se kemi arritur të shkruajmë dhe të flasim si duhet. Në vazhdën e

studimit të mundësive për përmirësim të gjendjes dhe rritjes së vetëdijes, gjuhëtarët përveç kujdesit

individual propozojnë edhe mbrojtje institucionale të gjuhës. Profesorja Berisha mendon që është koha

që gjuha dhe përdorimi i drejtë i saj të mbrohet me ligj. Mbrojtja me ligj e gjuhës është zgjidhja kryesore,

pastaj vijnë faktorët e tjerë që mbyllen me ngritjen e vetëdijes sonë kombëtare të paktën në shkallën që

patëm gjatë Rilindjes Kombëtare. Që në fillim të përcaktimit për këtë profesion, është e qartë se mjeti i

parë i punës është gjuha. Gabimet jo vetëm që shkaktojnë huti te lexuesit gjatë pranimit të mesazhit,

por ju përçojnë atyre të dhëna të gabuara për përdorimin e gjuhës. Në këtë rast, shkelet një nga

misionet primare të medias, edukimi. E të mos flasim për dëmin që i bëhet kualitetit të debatit publik në

përgjithësi. Tani për tani, mund të themi se gjuha nuk është mjet, por viktimë në diskursin që përdorin

një pjesë dominuese e mediave dhe gazetarëve, si dhe atyre që formësojnë opinionin publik. Për çfarë

kualiteti të debatit mund të flasim, në qoftë se artikulatorët dhe përçuesit kryesorë të atij debati nuk

mund as vetë të artikulohen ashtu siç duhet? Duke analizuar shkaktarin kryesor të lëshimeve

drejtshkrimore që i bëjnë shpesh gazetarët, gjuhëtarët kanë parasysh disa aspekte.

Rregullat e komentimit dhe pastërtia e gjuhës shqipe në media

Redaksia nuk i miraton, nuk i përkrah, nuk i mbështet, nuk i inkurajon, nuk i verifikon ose nuk pajtohet

me komentet, mendimet ose deklaratat e publikuara nga ana e shfrytëzuesve në çfarëdo forme

nëpërmjet këtij blogu. Të gjitha informatat e publikuara në internet, veçanërisht këshillat dhe

mendimet, janë pronësi dhe përgjegjësi e personave që i kanë publikuar ato dhe nuk i paraqesin

pikëpamjet e redaksisë ose të personave ose të organizatave që kanë lidhje me të (redaksinë). Ju

pajtoheni se redaksia ose organizatat që kanë lidhje me të, nuk kanë përgjegjësi ndaj jush, as që u

detyrohen diçka, sa i përket informatave ose materialeve të publikuara nga të tjerët, duke i përfshirë

edhe përmbajtjet që mund të përmbajnë elemente të ofendimit dhe të shpifjes, material ilegal ose

material që i shkel këto rregulla për komentim. Redaksia e mban të drejtën që, në qoftë se në komente

identifikon gjuhë të urrejtjes, ofendime, shpifje ose çfarëdo qoftë veprime kriminale, t’i largojë

komentet e tilla pa paralajmërim paraprak.2 Gjuha shqipe është ballafaquar këto vitet e fundit me

gjithëfarë modelesh të huaja kulturore dhe gjuhësore. Pjesë e kësaj përballje ka qenë padyshim edhe

2 Rami Memushaj, “Shqipja standard, si ta flasim dhe ta shkruajmë”, Tiranë 2011, fq. 98.

13

gjuha e medias. Procesi i huazimit të fjalëve në gjuhë është i natyrshëm, por në më të shumtën e

rasteve, në shqip ato marrin një ngjyresë tjetër kuptimore, shpesh të gabuar. Mjetet e informimit masiv

mund të ruajnë vetën, por mund të ruajnë edhe të tjerët. Kemi bërë objekt vëzhgimi gjuhën e mjeteve

të informimit masiv. Së pari, si pjesë thelbësore e stilit publicistik, pra, në fund të fundit, si pjesë e gjuhës

shqipe standarde; së dyti, më së shumti, jo vetëm si objekt kritik, por për nga vetë gjerësia rrezatuese e

këtyre mjeteve, edhe si fushë e si faktor subjektiv me mundësi të mëdha e me rol e ndikim të fuqishëm

për ngritjen e kulturës së gjuhës dhe normativizimin e zhvillimin e mëtejshëm të gjuhës shqipe

standarde; së treti, sepse mendojmë se shumica e fjalëve të huaja (të panevojshme ose te nevojshme

qofshin ato) hyjnë nga gjuha e shkrimit (kryesisht nga gazetat, lajmet televizive, përkthimet politike,

informative etj.) dhe nga gjuha e folur e televizioneve dhe e radiove. Kur flasim per mjetet e informimit

masiv, siç u tha, kemi parasysh edhe gjuhën e shkruar – gazetat, lajmet, filmat televizive e programet e

tjera të televizioneve e të radiove, që parapergatiten, edhe gjuhën e folur – konferencat e shtypit,

intervistat, takimet e bisedat politike etj. që nuk parapërgatiten. Por, edhe pse e paparapërgatitur, gjuha

e folur është formë e gjuhës, e normativizuar dhe e lëvruar deri në kufijtë e gjuhës së shkruar,

domethënë, edhe në një bisedë, intervistë etj. folësi domosdo duhet të orientohet nga normat e gjuhës

së shkruar. Prandaj, edhe gjuha e folur nuk është e nuk mund të jetë më pak standarde se gjuha e

shkruar. Veç të tjerash, edhe për arsye jashtëgjuhësore. Shpërdorimi i fjalëve të huaja (si në gjuhën e

shkruar, ashtu edhe në gjuhën e folur) është, siç do të mundohemi ta argumentojmë më tej, në udhë të

kundërt me standardizimin e mëtejshëm të gjuhës. Është fakt i njohur e shumë domethënës që në

mjetet tona të informimit masiv ka shkrime, ligjërime e kumtime mjaft të mira edhe në punë të gjuhës e

veçanërisht, të zgjedhjes së fjalës. Sipas historisë njihet mjaft mirë fakti se në fillimet e njerëzimit ose

shtetformimit më saktë, në zona që sot janë relativisht të vogla atëherë fliteshin gjuhë dhe dialekte të

tjerë. Por me kalimin e shekujve gjërat ndryshuan dhe nëse vijmë sot në ditët tona çdo gjë është më

ndryshe. Territore të caktuara kanë një gjuhë të caktuar e cila respektohet. Në periudhën komuniste në

shqipëri u vendos standardi, një gjuhë e cila duhej respektuar nga shumica e popullit, dhe shkencëtarët

duhet të punonin për përsosjen e saj. Ndërsa pas përmbysjes së regjimit ndryshuan shumë gjëra. Së pari

ekonomia, politika dhe liria ishin gjërat thelbësore që ndryshuan për mirë, ndërsa përsa i përket gjuhës

ajo filloi të shkatërrohej.

Nevoja për diskutimin e çështjeve etike

Në trajtimin e çështjeve të medias në ambientet mediatike, jashtë tyre dhe në shkollat e profilit përditë

e më shumë flitet për etikën e medias, për etikën e gazetarëve apo për atë lloj standardi që evidentohet

sa herë që shihen faqe të ndryshme interneti, plot opinione e shkrime nga autorë të njohur e të

panjohur. Ecuria në vite e gazetarisë, zhvillimi i mediumeve dhe i procesit të komunikimit në tërësi është

shoqëruar dhe vazhdon të shoqërohet nga kërkesa për standarde etike të qëndrueshme e të përqafuara

gjerësisht prej njerëzve, që marrin përsipër të pasqyrojnë çdo ditë zhvillimet shoqërore, politike,

ekonomike, etj. Diskutimet e sotme pikësynojnë si formulimin e standardeve të qarta, po ashtu edhe

shkëmbimet intensive mes njerëzve të medias me qëllim përmirësimin e nivelit profesional të

pasqyrimit, gjetjen e rrugëve për zbatimin e kodeve të hartuara dhe, në mënyrë të veçantë, shërbimin sa

më me cilësi ndaj interesit publik.

14

KAPITULLI II

Gjuha e folur

Dëshmia se kemi emisione televizive të udhëhequra në gjuhë të folur, popullore, pa e përfillur fare

standardin e shqipes dëshmojnë shumë emisione televizive pothuajse të të gjitha kanaleve tona

televizive në gjuhën shqipe. P.sh., në RTK, televizion publik, në emisionin “IMAZH” me të ftuarin Labin,

dëgjojmë këtë bisedë, pa përpjekje për ta folur gjuhën e unifikuar letrare: “tan kohën po e qes vet”;

“m’kan bo mu ndi mir”, “kom thon që……”, “po na ngon…”; n’çat far fryme… (Klan Kosova), në vend se të

shprehen: Më kanë bërë të ndihem mirë; Kam thënë se…; Po na ndëgjon; Po në atë frymë. Edhe në

reklamat televizive ndeshim përdorimin e gjuhës së folur popullore pra, të shkruar me gabime

gjuhësore, mbase, duke u munduar, që reklamën ta bëjnë më bindëse për opinionin e gjerë.

Gjuha shqipe në mediat vizive

Sot, në periudhën e lirisë së plotë, të periudhës së pasluftës së fundit në Kosovë po ballafaqohemi me

përdorim të ndryshëm të gjuhës shqipe, përkatësisht të mosrespektimit të standardit të saj, në kohën

kur do të duhej t’i kushtohet vëmendje maksimale. Në këtë drejtim “Gjuha është njëri ndër tiparet më të

spikatura e më të shquara të çdo njeriu dhe çdo populli. Në të më së miri ruhen e pasqyrohen pavarësia

e një populli dhe trashëgimia e tij kulturore”.3

Punimi, me këtë rast, merret vetëm me gjuhën e folur dhe të shkruar të qendrave televizive të Kosovës,

sepse brengos fakti, se kur shtetet tjera, madje shumë milionëshe për nga numri i banorëve, flasin dhe

shkruajnë një gjuhë letrare ose zyrtare, duke e respektuar në plotni standardin e vet, atëherë pyes:

“Athua se çka është duke ndodhur me ne sot?”

Po t’i shikojmë emisionet e shtëpive televizive, ndër ne sot në Kosovë fitohet përshtypja se gjuha shqipe

anon më tepër nga gegërishtja dhe nëndialektet e saj, ndërsa emisionet televizive të Shqipërisë kanë

përdorim më të theksuar të dialektit toskë, edhe pse duhet vënë në pah se gjuha andej kufirit përdoret,

flitet dhe shkruhet më me kujdes. Megjithatë, nga folësit dhe udhëheqësit e emisioneve televizive të

Shqipërisë vërejmë përdorime dialektore e shmangie nga standardi, p.sh. në vend të përdorimit të

drejtë të fjalëve: vend, mend, i çmendur, të tria, shqiptohen, si: vënd, mënt, i çmëndur, të treja, etj.

Vërehet edhe mosrespektimi apo anashkalimi i përdorimit të zanores – ë – p.sh në një emision të TV

Klan ‐ it shkruan: “Zogu i Presheves”, zone, nje vjershe per koalicionin e ri Rama – Meta, ku dukshëm

shihet qartë mungesa e përdorimit të – ë – së.

3 Rami Memushaj, “Shqipja standard, si ta flasim dhe ta shkruajmë”, tiranë 2011, fq. 59.

15

Gjuha e folur dhe gjuha intelektuale

“Historikisht, më e lashtë është gjuha në trajtën e saj të folur, e cila siç dihet nga filozofia e gjuhës, ka

lindur së bashku me mendimin, në të njëjtën kohë dhe si rrobë a veshje materiale e tij”. Mirëpo, duhet

pasur parasysh, gjithnjë se gjuha intelektuale dallohet dukshëm nga ajo e folur, e në veçanti ajo e

mediave, ku marrim shembull për pastërtinë e gjuhës dhe që është shumë e rëndësishme për moshat e

reja në formimin e të folurit të drejtë të tyre.4 “Gjuha e lajmeve të radios dhe të televizionit kanë

rëndësi e forcë ndikuese të madhe në ditët tona”. Mbase, në kohën kur është arritur marrëveshja për

drejtshkrimin e gjuhës shqipe në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (në nëntor 1972), mendoj

se të gjithë kemi bërë përpjekje maksimale për t’iu përmbajtur rregullave gjuhësore, si në sistemin

arsimor, në medie përgjithësisht, ashtu edhe në film, teatër. Në këtë kontekst sot, vërejmë

mosrespektim të përdorimit të gjuhës së shkruar e të mos flasim për gjuhën e folur në mjetet e

informimit publik, në veçanti të udhëheqësve të emisioneve televizive argëtuese, humoristike etj., në të

cilat vërehet sheshazi përdorimi i nëndialekteve kosovare, madje të bastarduara dhe gjuha e nivelit më

të ulët të mundshëm, që po i dëmton në masë të madhe të miturit, por edhe rininë në përgjithësi. Këtu

nuk është vetëm problemi i gjuhës së folur në qendrat tona televizive, por edhe papërgjegjësia e

redaktorëve, të cilët gjuhën e shkruar të këtyre mjeteve të informimit nuk e kontrollojnëMospërdorimi i

shkronjës ‐ ë –Kështu, mungesa e shkronjës, përkatësisht zanores shqipe – ë – është pothuajse e

zakonshme. E hasim në shumë shkrime, tituj dhe reklama të programeve televizive. Në reklama ndeshim

edhe përdorim të panevojshëm të – ë‐ së, si p.sh.: detërgjent për detergjent. “Në vend se të flasësh më

zgjidhë”, për: “Në vend se të flasësh më zgjidh”. “Koleksion i ri i tëpihëve nga Belgjika”. për: “Koleksion i

ri i tepihëve nga Belgjika”. Shpesh vërehen përdorimet e gabuara të fjalëve dhe shprehjeve të ndryshme

si p.sh.: “Palloma të lëngëta”. në vend se të thuhet: “palloma të lagështa”.5

Gjuha shqipe në serialet televizive

Fjalori i përdorur, veçanërisht nga artistët në serialet humoristike televizive shqipe, si p.sh. “Stupcat”, ka

ndikim jashtëzakonisht negativ te moshat e reja dhe fjalët e shprehjet e tyre, të cilat ata i përdorin me

një gjuhë të shprishur fare dhe humor të pakontrolluar, fëmijët dhe të rinjtë i përsërisin më pastaj në

mes vete. Nuk duhet lënë anash edhe tekstet e këngëve, posaçërisht ato të fëmijëve dhe të këngëve

argëtuese, që thurren e këndohen me një gjuhë jo standarde, të mos flasim për ato “rep” që përmbajnë

edhe gjuhë të rrugës. Por, në këto raste shtëpitë televizive nuk e bartin përgjegjësinë e tërësishme,

megjithatë do të mund të bënin përzgjedhjen e tyre dhe të mos lejohen të rinjtë të ndikohen me

gjithfarë fjalësh dhe shprehjesh jo përkatëse për moshat e reja. Madje, edhe udhëheqësit e emisioneve

4 S. Zogaj, “Për poezinë dhe publicistikën”, Prishtinë, fq.162.

5 https://gazetamapo.al/perdorimi-i-gabuar-i-gjuhes-shqipe-ne-media/

16

shpërfillin të folurit e drejtë kur jemi te këngët, si p.sh.: “Është kjo një kangë”; “Ndonjë kangë tjetër?”;

“Kangën mund ta votoni”, “në fund do bjen në kurth” për: Në fund do të bjerë në kurth. Këtu kemi

përzierje të standardit të gjuhës shqipe me dialektin gegë, për fjalët: këngë, këngën dhe në shembullin e

fundit mospërdorimin e nyjës së përparme – të. Shembull i veçantë i anashkalimit të plotë të standardit

të gjuhës letrare shqipe është TV Rrokum, i cili emisionet i bën kryesisht në dialektin gegë dhe pa kritere

gjuhësore, p.sh.: “Ashton ka përgëzue Thaçin dhe Dacic, tue rrëfye pasigurinë e saj. Ministri i Egjiptit ia

ka konfirmue njohjen”. Mediat dhe shtypi kanë ndikim shumë të madh në gjuhën e popullit dhe me ata

që nuk bëjnë përpjekje për ta përfillur nuk duhet të merremi fare. Përkitazi me këtë, duhet veçuar folësit

e lajmeve, të cilët maksimalisht përpiqen për të folur dhe shqiptuar drejtë gjuhën shqipe, si edhe disa

prej udhëheqësve të denjë të shtëpive televizive në vendin tonë, të cilët edhe meritojnë lëvdata.

Përkthimi i filmave

Përkthimi i filmave është problem më vete, edhe këtu ka mori gabimesh e lëshimesh prej më të

ndryshmeve, si: drejtshkrimore, morfologjike, sintaksore, përmbajtjesore, kuptimore etj. P.sh në serinë

turke: “Dashuri dhe ndëshkim” je e çmuar për banorët e shtëpisë; për: je e çmuar për njerëzit e

shtëpisë. Në këtë shembull vërejmë se përkthyesi pa menduar mirë e bën përkthimin e fjalës banorët në

vend se fjalisë t’i japë kuptim të mirëfilltë, ashtu siç edhe thuhet: njerëzit e shtëpisë. Me siguri që

shikuesi i serisë filmike do ta kuptojë domethënien, por nga pikëpamja kuptimore kjo vret veshin e

lexuesit për arsye se në këtë insert filmi bisedojnë dy anëtare femra të një shtëpie. “Mos flit gjepura”

për: mos fol gjepura; “Duket djalë i kultivuar” për: Duket djalë i edukuar, ose i mirë. Më pas vërehet

shumë shpesh në përkthim përdorimi i nyjës së përparme të gjinisë mashkullore, të rasës gjinore, të

vënë pa vend. Gabimet e këtij lloji janë të përsëritshme në serialet turke të shfaqura në qendrat tona

televizive. “E pikëllova edhe të birin” për: E pikëllova edhe birin tim. “I lumtë të birit tim” për: I lumtë

birit tim. “Nëse e sheh të vëllanë tim, mos fol me të” për: Nëse e sheh vëllain tim mos fol me të. “A do ti

tregoj të birit gjithçka? për: A do t’i tregoj birit tim gjithçka? Të pranishme janë edhe përkthimet e

gabuara në gjini, si p.sh. përkthimi i përemrit të gjinisë femërore në vend se të përdoret gjinia

mashkullore, si: Kjo është helm shumë i fortë për: Ky është helm shumë i fort. Ndeshim shembuj me

fjalë të papërfunduara, përkatësisht me gabime teknike gjatë përkthimit të filmave dhe lajmeve, lëshime

këto të përsëritura herë pas here. “Shpresoj se harroni të kaluar” për: Shpresoj se e harroni të kaluarën,

“A do ti dëgjoj këto i dashur im? për: A do ta dëgjoj këtë i dashuri im? “Mustafa: Reforma zgjedhore

ëshët afër përfundimit” për: Mustafa: Reforma zgjedhore është afër përfundimit. “Baja e Dobërçanit”

për: Banja e Dobërçanit. Të gjitha këto lloje gabimesh, përgjegjësitë e qendrave televizive do të mund t’i

korrigjonin me lehtësi dhe jo të krijonin përshtypje jo të mirë para shikuesve të vet. Edhe në rastet kur

tekstet u dërgohen me gabime dhe lëshime gjuhësore, mendoj se do të ishte e udhës që ato të

korrigjohen nga personat përgjegjës për gjuhë.

17

KAPITULLI III

Gabimet drejtshkrimore në përgjithësi

Disa gabime në përdorimin e trajtave foljore

Në mjetet tona të informacionit publik, si në ato të shkruara dhe elektronike, po bëhen gabime të

shumta gjuhësore, sidomos në kuadër të sistemit foljor nga ana e disa gazetarëve dhe artikullshkruesve

të ndryshëm (por jo nga të gjithë). Këtu po i përmbledhim vetëm disa raste më të shpeshta: 1. Kur veta e

tretë e kohës së ardhme të tashme të mënyrës dëftore, si p.sh. ai/ajo do të punojë/ dhe veta e tretë e

kohës së tashme të lidhores të tipit: ai/ajo të punojë/ po ngatërrohet dhe po identifikohet me vetën e

parë të njëjësit të së tashmes të mënyrës dëftore të tipit: unë punoj ose me vetën që s'i takon as

lidhores e as aoristit si kjo e tipit: të punoi, në shembujt: ..., gjë të cilën poeti DO TA SHIJOJ vetëm kur

atëherë; nuk ka pranuar TË NËNSHKRUAJ dokumentin e kërkuar nga policët, por ka filluar TË OFENDOJ

me fjalë fyese; ... ka shkuar që TË FITOI; etj. Po kështu shumë herë i gjejmë të përdorura gabimisht

trajtat foljore, si ai/ ajo duhet TË PUNON, TË MENDON, duhet TË VLERËSON etj., në vend që të thuhet:

ai/ajo duhet të punojë, të mendojë, të vlerësojë. Këto ngatërrime janë shumë të pranishme edhe te

foljet sidomos te ato të tipit: vë, zë, lë, nxë, bie etj. 2. Shpeshherë foljet konsonantike, pra ato që

mbarojnë me një bashkëtingëllore, në të tri vetat e njëjësit të dëftores i gjejmë të shënuara me

mbaresën vetore - ë, gjë që bie ndesh me rregullat gramatikore të gjuhës sonë, si në shembujt e sjellë

këtu: Ai PËRKRAHË zhvillimin e hekurudhave; Princ Harry THITHË vodka (një titull gazete, që është

tmerrësisht i gabuar, si nga ana gramatikore, po ashtu edhe nga ana kuptimore etj.); HEDHË nga dritarja

të fejuarën (titull në një gazetë) etj., ngase sipas një rregulle ato nuk duhet të marrin asnjë mbaresë në

vetat e përmendura; 3. Pjesorja e foljeve në kohët analitike del shumë herë pa formantin - ur ose edhe

pa të në rastin e foljeve apofonike, si në shembujt: Kemi MBAJT shpresë që do ta kemi sivjet objektin e ri

të shkollës; ..., por edhe personalitetet kosovare e kanë MBËSHTET një gjë të tillë; Ata kanë SJELLUR disa

libra; Ne jemi MARRUR vesh për këtë gjë; Këto modele kanë DALUR nga përdorimi; etj. Pra, trajtat e

drejta janë: Kemi mbajtur shpresë; e kanë mbështetur; Ata kanë sjellë; Ne jemi marrë vesh për këtë gjë;

etj. 4. Foljet e zgjedhimit të tretë të tipit: di, pi, fle, rri etj. 6me mbaresa vetore njëjtësohen shumë herë

me ato të tri vetave të njëjësit të kohës së tashme të dëftores, si në shembullin: Sipas asaj që DIJ unë,

ndërmarrja e çfarëdo sulmi të tillë kundër Irakut në këtë fazë do të ishte veprim i pamatur, tha Anan. Kjo

kategori e vogël e foljeve, sipas një rregulle gramatikore, në të tri vetat e njëjësit nuk duhet të marrë

asnjë mbaresë vetore, pra: unë/ti/ai/ajo/ di, pi, fle, rri etj.; 5. Foljen - vij në vetën e parë dhe të tretë

njëjës të dëftores e të lidhores shumë herë po e ndeshim me trajtën e gabuar VIE /TË VIE si p. sh.: Kjo

nuk mund TË VIE në shprehje (një trajtë foljore shumëfishtë e gabuar); ... në vend se në pleqëri të vie në

vete, ... etj. Kjo folje e ka këtë paradigmë të drejtë të zgjedhimit: Unë vij, ti/ai/ajo/ vjen/; unë/ të vij, ti/

të vish, ai/ajo/ të vijë (në të ardhmen: do të vijë) etj. 6. Folja - lë në vetën e tretë të aoristit po përdoret

me trajtën e pjesores - lënë, gjë që përbën një gabim gramatikor e drejtshkrimor, si në shembujt: LËNË

6 SHKURTAJ Gjovalin, “Kultura e gjuhës”, Tiranë 2006, fq. 126.

18

punën në QKU, vrapojnë në klinika private: Hajnat LËNË pa ujë dy fshatra (Tituj nga gazetat tona të

përditshme). Në këta dy shembuj është dashur të përdoret trajta e drejtë foljore - lanë, sepse kjo folje ka

këtë paradigmë zgjedhimi në aorist: unë lash, ti lë, ai/ajo la; ne lamë, ju latë, ata/ato lanë. 7. Foljet e

parregullta - ha dhe - rri etj. në kohën e kryer të thjeshtë dhe në trajtat e tyre analitike, në të shumtën e

rasteve, po ndeshen të përdorura gabimisht, si në shembujt: Ata kanë HANGËR...; Ata NDEJTËN lart atje,

si Perëndia...; etj. Folja - rri në kohën e kryer të thjeshtë bën: (unë) ndenja; (ti) ndenje; (ai/ajo) ndenji;

(ne) ndenjëm (ju) ndenjët (ata/ato) ndenjën, dhe jo: ndejtën, si në shembullin e lartpërmendur. Po

kështu edhe folja ha në kohën e kryer të thjeshtë, sikundër dihet, e ka këtë paradigmë zgjedhimi: unë

hëngra, ti hëngre, ai/ajo hëngri; ne hëngrëm, ju hëngrët, ata/ato hëngrën; ndërsa në kohët analitike:

unë kam/ kisha/ pata/ do të kem -+- ngrënë,7 etj.

Përdorimi i lokucionit parafjalor pavarësisht + një emër a përemër në rasën rrjedhore

Është e vërtetë se në faqet e shtypit tonë dhe në shkrime të ndryshme shkencore, përgjithësisht,

gjithnjë e më shumë po e gjejmë të përdorur këtë ndërtim gjuhësor. Madje në këto vitet e fundit ka

marrë një hov të madhe përdorimi. S 'ka shkrim gazete ndoshta që të paktën një herë e më shumë të

mos përdoret kjo shprehje gjuhësore me strukturë: ndajfolje parafjalore + një emër çfarëdo në rasën

rrjedhore. Ja disa shembuj: Kabineti mori vendim që të intensifikojë luftën kundër terrorit, pavarësisht

faktit nëse do të futemi në një luftë totale kundër autoritetit palestinez apo; Pavarësisht rrugëve të reja

ligjore që do të ndjekë opozita për këtë problem; Ushtarët gjermanë qëndrojnë në Kosovë, pavarësisht

veprimeve të njëanshme të shpalljes së pavarësisë së Kosovës; Dhe qëllimi ynë është t'i bashkojmë me

familjet e tyre, pavarësisht cilit nacionalitet i takojnë ata; Pavarësisht negociatave të reja, SHBA-ja

vazhdimisht ka përsëritur qëndrimin për pavarësi; Pavarësisht mënyrës sesi Hristova ka udhëtuar në

letërsinë e një vendi të vogël, ... etj. Përdorimi i këtij lokucioni është i gabuar dhe në vend të tij është

dashur të përdoret lokucioni parafjalor pavarësisht nga, si në shembujt: Pavarësisht nga fakti nëse do të

futemi në një luftë totale; Pavarësisht nga rrugët ligjore që do të ndjekë opozita për këtë problem;

pavarësisht nga veprimet e njëanshme të shpalljes së pavarësisë së Kosovës; etj.) ose, në disa raste,

lokucioni lidhëzor pavarësisht se si në shembullin: Pavarësisht se cilit nacionalitet i takojnë ata. Në anën

tjetër, ka mundësi që edhe këto dy të zëvendësohen me përgjegjësen me gjithë + një emër, përemër në

rasën kallëzore, një togfjalësh etj., si një lokucion parafjalor më i natyrshëm i gjuhës sonë (si p. sh.: me

gjithëme gjithë rrugët e reja ligjore që do t 'i ndjekë opozita për këtë problem, . . ; Me gjithë mbajtjen e

negociatave të reja, SHBA-ja vazhdimisht ka përsëritur qëndrimin për pavarësi), sepse, siç kanë

konstatuar me të drejtë autorët e Gramatikës së gjuhës shqipe II e ASHSH, - Sintaksa[2], por ne do të

thoshim se ka mundësi që të zëvendësohen me lidhëzat dhe lokucionet lidhëzore lejore: megjithëse,

megjithatë, megjithëkëtë, edhe pse, ndonëse, sado që, sido që etj., varësisht nga ndërtimi dhe formulimi

gjuhësor i njësive sintaksore kumtuese. Ky ndërtim gjuhësor, ndonëse është me burim nga gjuhët tjera,

7 https://gazetamapo.al/perdorimi-i-gabuar-i-gjuhes-shqipe-ne-media/

19

ka hyrë tashmë në strukturën gjuhësore të shqipes dhe pakkush ose askush nuk e shtron sot çështjen në

duhet të hiqet nga përdorimi a jo, sepse ai faktikisht iu është përshtatur strukturës gjuhësore të shqipes.

Sot këtë ndërtim e gjejmë kudo, në të gjitha llojet e ligjërimit, si në Kosovë po ashtu edhe në Shqipëri e

më gjerë. Prandaj, ne jemi të mendimit që ndërtimet: pavarësisht nga/ pavarësisht prej, si lokucion

parafjalor ose pavarësisht se, si lokucion lidhëzor, edhe me tutje të përdoret në gjuhën tonë, por jo me

trajtat e tipit: pavarësisht punëve/ aktiviteteve/ organizimit/ veprimit/ faktit etj., siç po i gjejmë të

përdorura në këto vitet e fundit kudo në shkrimet e ndryshme. faktin nëse do të futemi në një luftë

totale; (Tiranë, 1997), lokucioni pavarësisht nga, vjen nga ndikimi i gjuhëve të tjera, prandaj është e

këshillueshme që të mos përdoret.

20

Mospërshtatja e mbiemrit me emrin dhe shkrimi ndaras i trajtave mbiemërore dhe emërore

Në shkrimet tona të përditshme mund të gjesh me qindra shembuj në të cilët zakonisht mbiemri nuk

përshtatet me emrin, kryesisht në numër, por më rrallë edhe në gjini. Këto dy gjymtyrë në njësitë

kumtuese - sintaksore përbëjnë një grup të togfjalëshave emërorë. Po i sjellim këtu disa shembuj në të

cilët mbiemri është përdorur në numrin njëjës, kurse emri në numrin shumës dhe anasjelltas. Në të

gjitha këto raste kemi mospërshtatje trajtash, ngase në tre togfjalëshat e parë punëtorët arsimor,

lojtarët fundor dhe faktorë politik gjymtyra mbiemërore e tyre, duket sikur të jetë në numrin njëjës, por

realiteti është krejt tjetër. Dilema këtu nuk ka në është fjala për numrin njëjës a shumës. Këta

togfjalësha janë në numrin shumës dhe këtë shumë qartë e dëshmon gjymtyra përfaqësuese emërore e

togfjalëshave të lart-përmendur, por edhe vetë konteksti i përgjithshëm i këtyre njësive sintaksore

ligjërimore. Por, gabimi është thjesht i natyrës drejtshkrimore, ngase artikullshkruesit nuk e kanë ditur

se kur një trajtë emërore është në numrin shumës, duhet ta marrë një përcaktor në formë mbiemri apo

ndonjë trajtë tjetër çfarëdo, po ashtu, në numrin shumës.8 Dhe kjo trajtë e shumësit është paraparë të

shënohet me prapashtesën - ë të shumësit të gjinisë mashkullore. Pra, është dashur që të shënohen

drejt: punëtorët arsimorë, lojtarët fundorë, faktorë politikë, ndërsa në numrin njëjës: punëtori arsimor,

lojtari fundor, faktori politik. Kjo është përkufizuar shumë qartë, sipas një rregulle drejtshkrimore dhe

këtu s 'ka dilema. Mund të ketë ndonjë përjashtim të vogël nga kjo rregull, si për shembull togfjalëshat e

tipit: njerëzit punonjës/ punues, studiues shqiptarë, në të cilët mbiemrat punonjës / punues, studiues

nuk duhet të marrë prapashtesën - ë për të shënuar shumësin. Ja një shembull: Kompjuter për nxënësit

malishevas, (Titull gazete), në të cilin shihet se mbiemri malishevas, ndonëse e përcakton emrin nxënësit

në numrin shumës, vetë nuk merr ndonjë prapashtesë fjalëformuese me të cilën do të shënohej

shumësi. Një rast tjetër është kur një kategori e emrave të gjinisë mashkullore në njëjës, si p. sh. ata të

tipit: mësim - i, kanal - i, plan - i, hidrocentral - i etj., në numrin shumës e ndërrojnë gjininë, pra në atë

femërore. Por çfarë ndodh? Artikullshkruesit nuk e marrin për bazë këtë veçori gjuhësore e

drejtshkrimore dhe, kur i përdorin në ligjërimin e tyre të shkruar, trajtat mbiemërore paraqiten në

gjininë mashkullore shumës, ndonëse emri është tashmë një emër i gjinisë femërore shumës, si në

shembujt: ..., dhe zhduk të tjerë personazhe të rëndësishëm që ishin në këtë ditë të madhe; Kongresi i

Manastirit tuboi personalitetet më të ditur; Tenderët e parë për hidrocentralet vendorë etj., në vend që

të shkruheshin drejt: personazhe të rëndësishme, hidrocentralet vendore, personalitetet më të ditura.

Të papërshtatur dalin shpeshherë edhe numërorët tre / tri me vlerë të përcaktorëve, si p. sh.: Dhe janë

tre romane të Kongolit, të përkthyer dhe botuar më parë në frëngjisht; Kosova nënë sot i ka më afër tre

lulet e saj; etj. Edhe në këta dy shembuj numërori tre është përdorur gabimisht, sepse është i gjinisë

mashkullore, kurse emrat romane dhe lule janë të gjinisë femërore. Pra kemi një mospërputhje gjinie.

Sepse sikundër dihet në gjuhën tonë kemi një grup emrash të cilët në numrin njëjës i takojnë gjinisë

mashkullore, por në numrin shumës i takojnë gjinisë femërore p. sh. emrat e tipit: kanal, - i/ kanale;

plan, - i/ plane, mal, - i/ male, qytet, - i/ qytete etj. 9Pra, ne themi: tri kanale të thella dhe jo tre kanale

8 Instituti Albanologjik i Prishtinës, “Çështje të normës letrare”, Prishtinë 1980, fq. 96.

9

http://verifikimiifakteve.mk/perdorimi-i-gjuhes-standarde-ne-media-drejtshkrimi-viktime-e-gazetareve/

21

të thella; tri qytete të mëdha dhe jo tre qytete të mëdha; tri male të larta dhe jo tre male të lartë etj.

Prandaj, duke u bazuar në këtë rregull del se edhe shembujt e lartshënuar është dashur të shkruheshin

drejt kështu: tri romane të Kongolit, të përkthyera dhe të botuara më parë; Kosova nënë sot i ka më afër

tri lulet e saj. Në fund do shtuar se mospërdorimin e drejtë të numërorëve tre/ tri më shumë e kemi

vënë re në ligjërimin e shkruar e të folur në Shqipëri, sesa në Kosovë. Shpeshherë në shtypin tonë të

përditshëm dhe në shkrimet e tjera publicistike, shkencore, madje edhe letrare, po ndodh t 'i ndeshim

disa togfjalësha emërorë, në të cilët gjymtyra e varur e tyre, që zakonisht është një trajtë mbiemërore,

(qoftë si kompozitë, qoftë e prejardhur nga ndajshtesa të ndryshme), po shkruhet me trajtat të

ndryshme, herë ndaras e herë bashkë, si në shembujt e mëposhtëm: ..u nis për në një vizitë gjashtë

ditore në tri vende të këtij regjioni (duhet: rajoni, A. S.); ..se pas një hetimi gati pesë mujor ka arritur të

identifikojë dhe arrestojë personin e dyshuar; Fëmijët që atë natë së bashku me një foshnje disa

muajshe do të kalonin në male; etj. Po kështu, nuk mungojnë as rastet kur gjymtyra e varur e këtyre

togfjalëshave, e formuar kryesisht me anë të ndajshtesave, po përdoret e shkëputur nga parashtesat e

tyre dhe elementet tjera përbërëse, si në shembujt: ..me rëndësi të gjenden rrugë të reja kreative drejt

daljes nga kjo gjendje e pa perspective, për të ardhmen e shëndoshë të tyre, për qindra fëmijë të porsa

dalë nga lufta; pengesat në orët e mësimit janë të pa evitueshme, e për këtë duhet që pa tjetër të

shqyrtohet dhe të krijohet një normë e veçantë; ..nuk duhet t 'i lihet tërë faji për mos efikasitetin e saj;

etj. Në të gjithë këta shembuj dhe shumë të tjerë që nuk u sollën këtu për shkak të natyrës së këtij

shkrimi, sipas një rregulle gramatikore dhe drejtshkrimore, trajtat e zëna ngoje këtu është paraparë të

shkruhen bashkë, si: një vizitë gjashtëditore, foshnje disamuajshe, hetimi pesëmujor, gjendje e

paperspektivë, fëmijë të porsadalë nga lufta, pengesa të paevitueshme; dyzetvjetori, pesëdhjetëvjetori,

vullnetmirët etj, të cilat në përbërjen e tyre kanë dy a më shumë tema motivuese; njëra nga këto (tema

mbështetëse, që është zakonisht e dyta), e formëson gramatikisht gjithë kompozitën, ndërsa tema tjetër

(ose tema të tjera, kur janë më shumë se një) është e asnjanësuar nga pikëpamja e kuptimeve të tyre

gramatikore.

Mospërdorimi i germave ë dhe ç

Nxënësit shpesh i drejtohen internetit për të marrë informacione, për të komunikuar dhe për t’u

zbavitur. Shumë artikuj të gjendur aty janë të shkruar gjithë gabime dhe jo rrallë në to nuk është

përdorur as zanorja ë dhe as bashkëtingëllorja ç, por e para “për lehtësi” është shkruar e, dhe e dyta c. E

dimë që në tastierat e kompjuterëve tanë tashmë mund t’i kemi këto dy taste dhe nëse jo, ka komanda

të caktuara për t’i zëvendësuar. Nuk do të ishte kjo diçka me vlerë për gjuhën tonë amtare? Është

përdorimi i duhur i saj që do të tregojë më tepër kulturë, sesa përdorimi vend e pa vend i fjalëve të

huaja (për të treguar se e njeh këtë të fundit, ndërkohë që nuk njeh apo nuk përdor si duhet gjuhën e

vet). Shumë prej atyre që i shkruajnë këto artikuj do të shqetësoheshin nëse x fjalë në anglisht, shkruhet

me dy s apo me një, por shpesh nuk e mendon dy herë për trajtën e saktë të shkrimit të një fjale shqip.

Përveç funksioneve të tjera, media me të gjitha format e saj, ndikon në mënyrë të ndjeshme në përçimin

22

e një modeli gjuhësor te dëgjuesit, lexuesit apo shikuesit e saj.10 Në këtë shkrim të shkurtër, po trajtoj

në këndvështrimin e një mësuesi të gjuhës shqipe dukurinë e marrjes nga nxënësit të një modeli të

gabuar gjuhësor prej mjeteve të komunikimit masiv. Kjo dukuri i prek pothuajse të gjitha rrafshet

gjuhësore: atë gramatikor, leksikor dhe fonetik. Është e vështirë të përcaktosh se cili është faktori

kryesor që ndikon në këtë dukuri negative, por mund të përmendet formimi i pamjaftueshëm gjuhësor,

ndikimi nga modelet gjuhësore të gjuhëve të huaja dhe vërshimi i fjalëve të huaja të panevojshme,

shoqëruar ky i fundit edhe me një sërë problemesh që lindin me shkrimin e emrave të përveçëm të huaj

dhe përshtatjen e tyre me sistemin fonetik të gjuhës shqipe.

Përdorimi i gabuar i apostrofit

Edhe apostrofi shumë herë po përdoret gabimisht. Ja disa shembuj: Nuk kam kujt ti flas për problemet e

mia; Çka është më keq e dashura Arigonë, t'i edhe mund të vetëvritesh e këtu askush asnjë fjalë nuk do

ta thotë; ... si pasojë për tu mbrojtur nga ekspeditat luftarake që bënin fqinjët; Raportin e Misionit

Faktmbledhës do t'a paraqesë Ambasadori belg në OKB Johan Verbeke; Ligji për gjobat nuk do të

ndryshohet, i kemi votat për t'a rivotuar; Poeti ka sistemuar librin në pesë nëncikle, duke ju referuar

temës dhe mesazheve që përcjellin; etj. Në të gjitha këto raste apostrofi është përdorur gabimisht,

sepse mungon ose është i tepërt: Në shembullin e parë trajta ti, siç është shënuar, e ka formën e

përemrit vetor të vetës së dytë njëjës. Por në të vërtetë këtu është fjala për bashkimin e dy trajtave: të

pjesëzës të dhe të trajtës së shkurtër të përemrit vetor (ai/ajo) në rasën dhanore (atij/asaj, i). Prandaj,

sipas Drejtshkrimit të gjuhës së sotme shqipe dhe rregullave gramatikore të gjuhës sonë ky bashkim

trajtash gjithmonë duhet të shënohet me apostrof në mes, pra me t 'i (Nuk kam kujt t'i flas për

problemet e mia). Mirëpo shembulli: t'i edhe mund të vetëvritesh..., paraqet të kundërtën e kësaj, ngase

këtu fjala nuk është për një bashkim trajtash, por thjesht kemi të bëjmë me një përemër vetor të vetës

së dytë njëjës ti. Edhe në shembullin pasues bashkimi i trajtës tu është dashur të ndahej me apostrof

(pra, t'u), sepse kemi bashkimin e pjesëzave të + u (Për t'u mbrojtur nga). Në anën tjetër, trajta e

bashkuar t 'a është dashur të përdorej pa apostrof (pra, ta), sepse këtu kemi të bëjmë me bashkimin e

pjesëzës të të mënyrës lidhores me trajtën e shkurtër të përemrit vetor (ai) në rasën kallëzore (atë, e).

Pra: të + e = ta. 11Për analogji me këtë edhe bashkimet përemërore ma, ia, jua, ua etj., sipas një rregulle

drejtshkrimore duhet të shënohen kështu pa apostrof, por që, për fat të keq, shumë artikullshkrues nuk

po e përfillin atë. Shpeshherë apostrofin e gjejmë të përdorur gabimisht te ndarja e pjesëzave: t 'mos, si

në shembullin: për t 'mos ngecur së prapthi, për t 'mos lënduar, apo për t 'ia lënë si palimpset sublimes,

10

http://verifikimiifakteve.mk/perdorimi-i-gjuhes-standarde-ne-media-drejtshkrimi-viktime-e-gazetareve/

11 SHKURTAJ Gjovalin, “Kultura e gjuhës”, Tiranë 2006, fq. 148.

23

madhështisë së krijuesit. Në shembullin e fundit apostrofi është përdorur dy herë gabimisht, sepse nuk e

ka vendin aty dhe është krejtësisht i panevojshëm. Pra, është dashur të shkruhej: për të mos ngecur, për

të mos lënduar. Për përdorim të drejtë të apostrofit, shih tabelën e mëposhtme:

Trajtat e ndara

më + e

më + i

të + e

të + i

i + e

i + i

Bashkimi i trajtave

ma

m'i

ta

t'i

ia

ia

Trajtat e ndara

na + e

na + i

ju + e

ju + i

u + e

u + i

Bashkimi i trajtave

na e

na i

jua

jua

ua

ua

24

Përdorimi i gabuar i disa përemrave

E kemi fjalën këtu për përemrat pronorë: juaj, yni etj., si p. sh.: Pse i anuluat në atë kohë të gjitha

angazhimet e juaja aq papritmas, por fati i të dyjave, i shtëpisë dhe i yni etj. Në shembullin e parë janë

bërë dy gabime: Së pari, përemri juaj nuk është dashur të përdorej me nyjën e përparme i, dhe, së dyti,

ky përemër në rasën kallëzore është dashur të shkruhej drejt tuaja. Pa nyjë të përparme duhet të

përdoren edhe përemrat pronorë, si: im/ ime, yt/ jote, por edhe ynë, siç del nga shembulli i

sipërshënuar, në formë të emërzuar. Pra, i shtëpisë dhe yni. Në ligjërimin bisedor, sidomos nga të rinjtë

shpeshherë dëgjojmë edhe trajta të çoroditura, si p.sh. qyteti jonë, fshati jonë/ mendimi jem/ vendi

jem/ shkolla jeme etj., në vend që të thuhet drejt: qyteti ynë, fshati ynëim, vendi im, shkolla ime.

/mendimi. Po kështu, edhe te përemrat vetorë gjejmë shpesh herë trajta që bien ndesh me normën e

gjuhës së sotme letrare, si në shembullin: Askush prej neve nuk ka pasur të drejtë..., në vend që të

shkruhej: askush prej nesh / ose prej jush. Po kështu, në shembullin: Të gjithë janë mërzitur me neve;

trajta neve është përdorur gabimisht dhe duhet: me ne; pra: Të gjithë janë mërzitur me ne; etj.

Shpeshherë artikullshkruesit nuk e dallojnë përemrin pronor i/e/të vet nga përemri vetvetor vetë. Që të

dy trajtat i shkruajnë me ë - në fundore ose pa atë, si në shembullin: Ata të cilët bëjnë gabime, do të

përgjigjen vet për to. Mirëpo, sipas Drejtshkrimit këta përemra dallohen: Përemri pronor i/e/të vet

duhet të shënohet pa ë – në i vet/ shoqja e vet etj., kurse përemri vetvetor vetë me ë - në fundore, si p.

sh. Vetë unë isha iniciator për kryerjen e kësaj pune. fundore, si p sh. Shoku.12

Shuarja e rasave të emrit

Mënjanimi i trajtës së shquar të emrit, madje edhe gjatë kalimit në rasa është një tjetër prirje e gabuar e

mediave.

“Trump bisedoi me Putin” – “Trumpi bisedoi me Putinin”

“Merkel takoi Sarkozy” – “Merkeli takoi Sarkozinë”

“Klinton u takua me Mahmud Abaz” – “Klintoni u takua me Mahmud Abazin”

Përdorimi i gabuar i emrave të gjinisë femërore të tipit lule, nuse etj., në rasa të zhdrejta

Edhe në këtë pikë shpeshherë po gabohet. Ja disa shembuj: Edhe disa minuta para reprizës po në

Prishtinë të po asaj shfaqje! Si rezultat i një marrëveshje u arrit që; Analistët vlerësojnë se mundësitë e

një marrëveshjetë një ilirishtje jugore; etj. përmes negociatave janë baras me zero; Këto dy gjuhë ai i

përfshin në degën dialektore. Sipas Drejtshkrimit dhe rregullave gramatikore të shqipes emrat femërorë

që mbarojnë me e të patheksuar, marrin në rasat e zhdrejta, përkatësisht alomorfet: - je, - ja; e - ja e

temës ruhet në gjinoren e dhanoren e pashquar, po bie në emëroren e shquar: lule: luleje, lulja;

mësuese: mësueseje, mësuesja; qytetare: qytetareje, qytetarja; studente: studenteje, studentja etj.

12 https://gazetamapo.al/perdorimi-i-gabuar-i-gjuhes-shqipe-ne-media/

25

Prandaj, duke u mbështetur në këtë që thamë më lart del se shembujt e lartshënuar janë përdorur

gabimisht. Trajtat e drejta janë: të po asaj shfaqjeje, si rezultat i një marrëveshjeje, e një marrëveshjeje,

në degën dialektore të një ilirishteje etj. Shpeshherë po gabohet edhe te emrat e tipit: triko, pallto etj.,

në rasa të zhdrejta. Këto trajta zakonisht po përdoren kështu: /i/e/ të/ kësaj pallte, /i/ e/ të/ kësaj triko

(sidomos në të folmet tona në Kosovë), në vend që të thuhet: i/e /të/ kësaj palltoje, i/e/të/ kësaj trikoje

etj.

Mospërshtatja e kryefjalës me kallëzuesin dhe mospërshtatja e trajtave ndajshtimore

Në mjetet tona të informimit publik, në shkrime të ndryshme shkencore - publicistike, madje edhe në

ato artistike po na bie në sy shumë herë mospërshtatja e kryefjalës me kallëzuesin. Mospërshtatja vihet

re zakonisht kur kryefjala është në numrin njëjës, kurse kallëzuesi në shumës dhe anasjelltas. 13Ja disa

shembuj: 1. Stafi mjekësor janë duke kryer analiza për të kuptuar arsyet. 2. Kosova në BE do të hyjnë si

partner i fuqishëm. (Një titull nga një shkrim gazetaresk); 3. Personeli i këtij spitali shprehin me fjalët...;

4. Edhe Shkupi i bashkohen entuziazmit për vizitën e Bushit. (Titull); 5. Pushtimi romak dukshëm e

keqësuan jetën e popullatës ilire; Si gjithkund, edhe këtu elektorati nuk duan shumë fjalë; Në ndërtesën

ku krishterimi dhe muslimanizmi flet me të njëjtën gjuhë. (Titull, po ashtu). Ndërtimet e këtilla

sintaksore bien ndesh me rregullat gramatikore të gjuhës sonë. Edhe po të përktheheshin këta shembuj

në gjuhë të tjera kështu si janë, prapëseprapë do të dilnin gabim, sepse edhe në gjuhë të tjera vlen e

njëjta rregull. Prandaj, drejt është po të thuhej e të shkruhej: Stafi mjekësor është duke kryer analiza për

të kuptuar arsyet; Kosova në BE do të hyjë; Personeli i këtij spitali shprehet me fjalët... Edhe Shkupi i

bashkohetPushtimi romak dukshëm e keqësoi jetën e popullatës ilire; Si gjithkund, edhe elektorati nuk

do shumë fjalë, krishterimi dhe myslimanizmi (duhet, - A. S.) flasin me të njëjtën gjuhë; etj. Entuziazmit

për vizitën e Bushit; Sipas një rregulle të përgjithshme që vlen, natyrisht, edhe për gjuhë të tjera, kur

kryefjala e fjalisë është në numrin njëjës, s'ka dyshim se edhe kallëzuesi a trajta foljore duhet të jetë në

numrin njëjës dhe anasjelltas. Por një përjashtim përbën rasti kur kryefjala është e shprehur me njërën

nga fjalët e tipit: shumica, një pjesë, gjysma etj., të ndjekura zakonisht nga një emër në gjinore shumës,

atëherë gramatikisht folja - kallëzues përdoret në shumës, si p. sh: Shumica qëndronin në këmbë, pas

bankave, ku ishin ulur me pleqtë. Shumica e vërejtjeve m 'u bënë në formë pyetjesh. Gjysma e të

ardhurave qëndruan në fshat. Një pjesë e fshatarëve lane punën dhe u grumbulluan te hani Mirëpo, kur

kryefjala është e shprehur në formë togfjalëshi të tipit: Unë me të vëllanë/Agroni me të vëllanë/ marrin

foljen - kallëzues në numrin shumës, si në fjalinë: Unë me vëllanë ishim të gëzuar që do të na vinte

gjyshja. Por, kur gjymtyra emërore nuk pasohet me gjymtyrën me të vëllanë, atëherë folja - kallëzues

duhet të jetë në numrin njëjës. Edhe te gjymtyra e ndajshtimit ka shumë herë mospërshtatje. Ja disa

shembuj të marrë nga shtypi ynë i përditshëm: Në përkujtim të poetit Mirko Gashit; Amaneti i fundit i

komandantit legjendar Agim Ramadanit; Eshtrat e poetit të madh shqiptar at Gjergj Fishtës u hodhën në

13 Instituti Albanologjik i Prishtinës, “Çështje të normës letrare”, Prishtinë 1980, fq.105.

26

lumë; ... u botua njëra nga veprat e fundit të akademik Sabri Hamiti; Për këtë duhet t'i referohemi

Akademik Mark Krasniqi, i cili... etj. Në të gjithë këto raste ndajshtimi është përdorur gabimisht, ngase,

sipas një rregullave gramatikore të gjuhës sonë, ndajshtimi është një lloj përcaktori i cili gjithmonë

shprehet me emër të pashquar në formën e rasës emërore dhe përshtatet vetëm në numër me

gjymtyrën e vet të përcaktuar. Pra, në shembujt e lartshënuar është bërë gabim, ngase edhe ndajshtimi,

edhe trajta e përcaktuar janë përdorur në të njëjtën rasë. Prandaj, është dashur të thuhet: Në përkujtim

të poetit Mirko Gashi; i komandantit legjendar Agim Ramadani; Eshtrat e poetit të madh shqiptar at

Gjergj Fishta...; ...duhet t'i referohemi akademik Mark Krasniqit (Nuk duhet të shënohet me shkronjë të

madhe fjala akademik, A. S.) etj. Pra, në analizën gramatikore si trajta ndajshtimore konsiderohen vetëm

emrat: Mirko Gashi, Agim Ramadani, Gjergj Fishta, akademik, sepse janë përdorur në trajtat e tyre të

pashquara kundruall trajtave të tyre të përcaktuara, siç janë emrat: i poetit, i komandantit, Mark

Krasniqit. Pra, këtu kemi të bëjmë me një moskonsekuencë gramatikore, ngase artikullshkruesi, ka

shumë të ngjarë, e ngatërron trajtën ndajshtimore me gjymtyrën e përcaktuar mu nga fakti se

shpeshherë këto ndërtime sintaksore realizohen nëpërmjet veçimit. Sipas një rregulle gramatikore të

gjuhës sonë, ka mundësi që emrat e plotë të njerëzve të përdoren si ndajshtime të veçuara duke përkuar

në rasë me fjalën e përcaktuar, si p. sh: Kujtimi natën e kaloi në banesën e tij bashkë me

ndihmësmjekun, Petrit Fugën. Mirëpo, këta emra, sa herë që nuk përkojnë në rasë me fjalën e

përcaktuar, funksionojnë si ndajshtime të paveçuara, prandaj ndarja e tyre me presje në këto raste

është shkelje e normës, si p. sh.: Dhoma e mbushur plotë, sapo filloi mbledhja, bubulloi nga fjalët e

kryetarit të këshillit popullor Musa Berisha.

27

Tetëmbëdhjetë fjalët që zakonisht i shkruajmë gabim

Gjuhëtarët janë ata të cilët na tërheqin vërejtjen vazhdimisht për kujdes në shkrimin e drejtë të fjalës

dhe mirëshqiptimin e saj. Po i vëmë në dukje këtu disa nga gabimet drejtshkrimore të cilat i bëjnë

shumica e njerëzve me mendimin se shkruhen ashtu. 14

14 http://www.fjalori.shkenca.org/

1.Shkruhet: shqipëtar

Duhet: shqiptar

2.Shkruhet: qingji

Duhet: qengji

3.Shkruhet: djath

Duhet: djathë

4.Shkruhet: marrdhënie, mardhënie, mardhënje

Duhet: marrëdhënie

5.Shkruhet: intelegjencë

Duhet: inteligjencë

6.Shkruhet: çertifikatë

Duhet: certifikatë

7.Shkruhet: digjitalizim

Duhet: dixhitalizim

8.Shkruhet: vënd

Duhet: vend

9. Shkruhet: qera

Duhet: qira

10. Shkruhet: mirësevini

Duhet: mirë se vini

28

11.Shkruhet: agjensi

Duhet: agjenci

12. Shkruhet: absolutikisht

Duhet: absolutisht

13. Shkruhet: karierë

Duhet: karrierë

14. Shkruhet: lagja

Duhet: lagjja

15. Shkruhet: shef

Duhet: sheh

16. Shkruhet: gjithëçka ose gjithshka

Duhet: gjithçka

29

KAPITULLI IV

Huazimet e panevojshme

Përdorimi i ndajfoljeve që shënojnë gjuhën e një populli, të prira nga parafjala - në, si: në gjermanisht,

në frëngjisht, në italisht, në anglisht

P.sh.: Vepra në fjalë është botuar edhe në turqisht, në Stamboll, e pritur mirë, ndërsa pritet të dalë në

polonishtnë italisht; Ai krijoi disa vepra në greqisht, një fjalor latinisht - greqisht etj. Ky ndërtim nuk

është i drejtë, për arsye se ndajfoljet e këtij tipi që lidhen me emërtimin e gjuhëve të ndryshme, nuk

duhet të jenë të prira nga parafjala - në. Prandaj, një ndërtim i drejtë do të jetë po të themi: në gjuhën

shqipe, në gjuhën gjermane, në gjuhën angleze, si një togfjalësh. Por, ka mundësi të thuhet edhe: në

shqipe, në gjermanishte, në anglishte, në italishte etj., si emra të formuar nga ndajfoljet përkatëse. Edhe

ky është një problem mjaft i përhapur, por, edhe pse është përmendur dhe është trajtuar nga gjuhëtarë

apo edhe nga dashamirës të gjuhës shqipe, ai vazhdon të jetë i përhapur dhe vazhdon “të mos ia dijë”

për këta zëra. Duhet këmbëngulur vazhdimisht te zgjidhja që emrat e huaj duhen shqipëruar duke iu

përshtatur sistemit fonetik të gjuhës shqipe dhe duhet të marrin mbaresat po ashtu si emrat e tjerë të

përveçëm të gjuhës sonë. Në tekstet shkencore, trajtat origjinale të emrave duhet të shkruhen në

shënim fundfaqeje ose në kllapa herën e parë të përdorimit të tyre, dhe më tej duhet të vijohet me

përdorimin e trajtave të shqipëruara pa u shoqëruar me trajtat përkatëse të shkrimit të këtyre trajtave

në origjinal. Duhet nxitur kjo frymë te nxënësit, është një model i rëndësishëm që ata do ta vënë në

përdorim kur në një të ardhme të afërme të punojnë në media, në këto mjete popullore të komunikimit.

Është një dukuri e dhimbshme që shumë njerëz, në vend të përdorimit dhe ringjalljes së zërave pak të

përdorur të fjalorit të shqipes, përdorin fjalë të huaja, duke i cilësuar të parat si shumë të vjetruara dhe

të dytat si fjalë që e japin më mirë kuptimin e asaj çfarë ata duan të kumtojnë. Pse të mos gërmohet në

fjalorin e gjuhës shqipe për të marrë prej saj ato fjalë që tashmë janë aty, para se të kërkohen

përgjegjëset e këtyre fjalëve nga gjuhë të huaja? Jo gjithmonë ndodh që kjo bëhet për “përtaci”, kur

kemi të bëjmë me materiale të përkthyera, por shpesh bëhet fjalë edhe për tekste të shkruara në shqip,

pra jo të përkthyera. Pra, gjatë shkrimit, fjala e parë që i “vjen në mendje” shkruesit, nuk është fjala

shqip, por ajo e huazuara. Një dukuri tjetër, në emisionet televizive e tjetërsimit të gjuhës qëndron tek

përdorimi i dukshëm i huazimeve të panevojshme angleze si në të shkruar, ashtu edhe në të folur; si te

udhëheqësit e emisioneve, ashtu edhe te mysafirët e ftuar të rastit, të cilët nuk bëjnë përpjekje të

mjaftueshme për ta

folur gjuhën shqipe sipas standardit të saj. E njëjta gjë shihet edhe në reklamat televizive si: Brendet më

të mira; për: Llojet, ose tipat më të mirë. “Konkurs për pozitën…”, në vend se të shkruhet dhe thuhet:

Konkurs për vendin e punës. Tek ne fjala pozitë, më herët, por edhe tani ka kuptim të një vendi ose titulli

më të lartë, dhe kjo është kopjuar dhe “përkthyer” nga anglishtja: position = pozitë, për lehtësi nga

papërgjegjësia e disa përkthyesve të papërgjegjshëm.

“Kushtet dhe termet …”, për: afatet. “Emisionet Live”, për: Emisionet e drejtpërdrejta; emision “Imazh”

30

(RTK), për: pamje (panoramë), figurë artistike (Ndreca 1936: 328). “Pikat e planit të implementimit…”

(RTK), për: Pikat e planit të zbatimit. Nuk mungojnë edhe huazimet sllave të përdorura dhe të shkruara

në reklama televizive, si: Virshlle 1 kg. 99cent, për: salsiçe, suxhuk; Tepihstaza (TV21), për: lloj shtroje

për korridore: rrugica, udhëza; Trenerka për fëmijë, për: veshje sportive, uniformë sportive (Fjalor 1974:

881); Torbë udhëtimi (KTV), për: trastë, çantë, valixhe; pllafonierkë (TV21), për: llampë tavani etj. Ne nuk

mund të jemi purist, por jo edhe të pranojmë pa kontrolluar çdo huazim të huaj, duke i pasur fjalët tona

shqipe. Për këtë çështje studiuesi kosovar, akademiku R. Qosja shkruan: “Mund të thuhet se përdorimi i

fjalëve të huaja në gjuhën shqipe, si edhe në gjuhët e popujve të tjerë, është i domosdoshëm. Purizmi,

që bazohet në parimin e përjashtimit prej gjuhës kombëtare të të gjitha fjalëve të huaja, është i

dëmshëm, po ashtu është siç është i dëmshëm edhe përdorimi i tyre, natyrisht në rastet kur nuk janë,

vërtet, të domosdoshme. Gjuha, më në fund, i përvetëson fare lehtë dhe fare natyrshëm dhe i hedh ato

që nuk i përgjigjen dhe që nuk i duhen”, (Qosja 1983: 70‐74).

Origjinaliteti i gjuhës shqipe duhet ruajtur, duke i ikur përdorimit të fjalëve dhe shprehjeve të huaja kur

ato ekzistojnë në gjuhën amë. Në një shkrim tjetër të reklamave është i pranishëm përdorimi i shkronjës

së madhe në vend jo të duhur, si: Kërkohet agjent për gjuhë Gjermane…. Nëse duhet theksuar në këtë

rast, atëherë do të duhej nënvizuar ose edhe të shkruhej: Gjuhë gjermane me shkronjë të madhe për

Gjuhë dhe jo Gjermane.

31

Përdorimi i fjalëve të huaja

Gjuhëtarët, me të drejtë, janë të revoltuar edhe nga integrimi i “paligjshëm” i fjalëve të huaja në gjuhën

e shkruar në media. Mbase mediat këtë e bëjnë me tendencën për t’u dukur më të emancipuar, më

bashkëkohorë dhe më pro-perëndimorë. Por si duket, janë shumë pak të vetëdijshëm për dëmin që i

bëjnë gjuhës. Shqipja ka dy dialekte bazë dhe disa “të folme” krahinash. Ka mijëra fjalë me prejardhje

krahinore që “presin” të hynë në fjalorin standard dhe të pasurojnë gjuhën. 15Fjalët e huaja zakonisht

integrohen kur gjuha tjetër është në zhvillim e sipër dhe nuk ka mjaftueshëm fjalë autoktone për të

emërtuar gjërat, frymorët ose fenomenet. Kjo nuk vlen për shqipen. Publiku është familjarizuar aq

shumë me disa nga fjalët e huaja që përdoren më shpesh në media, sa nuk i bëjnë më përshtypje dhe i

tingëllojnë si të zakonshme.

Envajërnment (environment) – Mjedis

Bulizëm (bullying) – Ngacmim, të ngasësh dikë

Suport-im (support) – Mbështetje

Start – Fillim

Adapt – Përshtatje, përvetësim16

Shembull:

Bizneset e Strugës shohin hair (dobi) nga mysafirët nga Shqipëria.

Jo vetëm që po i përdorim fjalët e huaja në vend të fjalëve tona, por edhe po shpikim fjalë të tjera për t’i

zëvendësuar edhe huazimet me të cilat shqipja me kohë i ka mbyllur llogaritë. Ky infektim i dyfishtë flet

për një pakujdesi të plotë ndaj gjuhës amtare dhe për një bjerrje të tmerrshme të një vlere të

pakapërcyeshme kombëtare e qytetëruese. Gjithashtu, një nga kujdeset e holla që duhen të bëhen janë

edhe ato të natyrës sintaksore, gjithnjë në emër të mbrojtjes së kështjellës së gjuhës, pasi rrënimi më i

sigurt dhe më tinëzar i saj vjen pikërisht nga ngulimet e huaja sintaksore, të cilat imponohen

pavetëdijshëm si tonat dhe, ndonëse janë krejtësisht në kundërshtim me natyrën gjuhësore të shqipes,

zënë padrejtësisht vend dhe e shfytyrojnë atë.”

15 “Për pastërtinë e gjuhës shqipe”, Fjalor, Tiranë 1998, fq. 90.

16 http://www.fjalori.shkenca.org/

32

Përdorimi i emrave të përgjithshëm, i titujve, gradave shkencore etj. me shkronjë të madhe dhe

përdorimi i emrave të huaj në trajtën e pashquar

Në mediat tona të shkruara dhe në ato elektronike, në këto vitet e fundit gjithnjë e më shumë po

përdoren emrat e përgjithshëm me shkronjë të madhe, si te: thirrjet, titujt, gradat shkencore e arsimore,

pedagogjike, ata që tregojnë profesion, detyrë shtetërore a shoqërore, madje edhe ata emra që

shënojnë ditët e javës, muajt e vitit etj., që, për mendimin tonë, përbëjnë një shkelje të normës

gramatikore e drejtshkrimore të gjuhës sonë. Sipas Drejtshkrimit të gjuhës së sotme shqipe, Fjalorit

drejtshkrimor etj., të gjithë emrat e lartshënuar që shënojnë grada shkencore, pedagogjike, thirrje,

profesion, detyrë shtetërore a shoqërore, madje edhe ata që shënojnë ditët e javës, të muajve e të vitit

etj., duhet të shënohen me shkronjë të vogël, përveç në rastet, tashmë të ditura, kur fjalia e re fillon pas

pikës. Pra, emërtimet: patër, akademik, mr., shekulli XX, mbretëresha meksikane, institucionet kosovare,

fillim pranvere në bregdet, shkrimtari gjerman, muaji gusht e të ngjashme, është dashur dhe duhet të

shënohen kështu gjithnjë me shkronjë të vogël. Përdorimi i emrave të këtillë me shkronjë të madhe,

sipas mendimit tonë, bëhet nën ndikimin e gjuhëve të tjera, sidomos të gjuhëve gjermane e angleze,

ngase kanë sot një ndikim shumë të madh jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri e vise të tjera të

banuar më shqiptarë e më gjerë. Në anën tjetër, të gjithë emrat e përveçëm duhet të shënohen me

shkronjë të madhe, pavarësisht nga pozicioni se ku përdoren në fjali. Në këtë grup përfshihen: emrat

dhe llagapet e njerëzve, pseudonimet, emrat e kafshëve, emrat gjeografikë (të lumenjve, maleve,

deteve, shteteve, krahinave, qyteteve, rrugëve, shesheve etj.); emrat e periudhave dhe të ngjarjeve

historike, emrat e institucioneve, të organizatave, të ndërmarrjeve, titujt e veprave letrare, të gazetave,

të revistave, emrat e trupave qiellorë etj. Këtu do pasur parasysh se emrat tokë, diell, hënë etj. zakonisht

shënohen me shkronjë të vogël. Mirëpo në rast se ata shtjellohen në lëndën e astronomisë, si planete,

duhet të shënohen me shkronjë të madhe. Po kështu, nga një emër i përveçëm mund të formohet një

mbiemër, por ky i fundit shënohet pastaj me shkronjë të vogël, si p. sh.: Shqipëri, shqiptar: flamuri

shqiptar; Kosovë, kosovar: institucionet kosovare; Gjermani - a, gjerman: shkrimtari gjerman/ shkolla

gjermane etj. Po kështu: Mendimi i Fishtës: mendimi fishtian; tragjeditë e Shekspirit: tragjeditë

shekspiriane; prozat e Migjenit: prozat migjeniane etj. Në mjetet tona të informacionit, në përgjithësi,

në këto vitet e fundit ka marrë një hov të madh edhe përdorimi i emrave të përveçëm njerëzish,

frymorësh dhe jofrymorësh në trajtën e pashquar dhe kjo gjë, për mendimin tonë, përbën një shkelje të

rregullave gramatikore e drejtshkrimore të gjuhës sonë, në mesin e shumë shkeljeve të tjera. Përdorimi i

tyre në trajtën e pashquar, në të gjitha pozicionet e ligjërimit, po e çorodit shumë natyrën e gjuhës sonë,

pa ia humbur origjinalitetin dhe tiparet e saj. Ja disa shembuj: Pse jo Putin në Prishtinë! Chavez shkëput

Venezuelën nga FMN-ja; Spielberg zgjedh regjisorin e ri më të mirë; Qeveria shqiptare përshëndet

deklaratën e Bush dhe Merkel për Kosovën.; Nuk gabova që e zgjodha Liverpool; Kjo veshje u mundësua

nga butikDylan në Gjermani. (Të gjithë këta shembuj janë marrë nga disa tituj gazetash të përditshme

dhe nga lajmet televizive) etj. Në të gjitha këto raste emrat e përveçëm, sipas rregullave drejtshkrimore

e gramatikore të shqipes, është dashur të përdoreshin në trajtën e shquar, sepse kështu e kërkon natyra

e gjuhës sonë. Pra, është dashur të shkruheshin: Pse jo Putini në Prishtinë! Chavez-i shkëput Venezuelën

nga FMN-ja. Shpilberg-u (ose në origjinal Spielberg-u) zgjedh regjisorin e ri më të mirë. Qeveria shqiptare

përshëndet deklaratën e Bush-it dhe të Merkel-it për Kosovën. Nuk gabova që e zgjodha Liverpool-in;

Kjo veshje u mundësua nga butiku HOT; Pikturat e Dylan-it në Gjermani.

33

Ky përdorim i vërshuar i emrave kryesisht me prejardhje të huaj, sipas mendimit tonë, ka ardhur si

rezultat, po ashtu, i ndikimit të gjuhëve të huaja, sidomos i gjuhëve angleze e gjermane dhe është një

dukuri gjuhësor që sa vjen e po zë rrënjë në mediat tona nga gazetarë, korrespondentë, redaktorë

gjuhësorë e artikullshkrues të tjerë të ndryshëm me një përgatitje jo të mirë gjuhësore në gjuhën shqipe.

Madje, kjo dukuri gati sa nuk ka kaluar në modë, duke depërtuar në kohë të fundit edhe jashtë gjuhës

publicistike. Sikur çdo gjuhë tjetër, edhe gjuha shqipe i ka veçantitë e veta. Dhe njëra ndër to është se

ajo shquhet për një shkallë të lartë të fleksionit të trajtave nominale, për dallim nga shumë gjuhë të tjera

indoevropiane. Kjo shumësi trajtash nominale në gjuhën shqipe, sikundër dihet, realizohen me anë të

mbaresave rasore dhe kjo përbën një begati të madhe gjuhësore të cilën shumë gjuhë të tjera nuk e

kanë. Prandaj, këtij eptimi a fleksioni duhet t 'i nënshtrohen edhe trajtat nominale, pavarësisht nga ajo

se ato trajta vijnë nga gjuhë të huaja. Sepse shqipja i ka ligjet e veta gjuhësore dhe aty s'ka dhe s'duhet

të ketë dilema. Prandaj, nëse përdoren këto emërtime në trajtën e pashquar në këto gjuhë, kjo nuk do

të thotë se patjetër edhe në shqipe duhet të përdoren. 17Kjo është natyra e gjuhës shqipe.

17 Instituti Albanologjik i Prishtinës, “Çështje të normës letrare”, Prishtinë 1980, fq. 132.

34

Cilat janë shkaqet për gabimet e shumta?

Duke analizuar shkaktarin kryesor të lëshimeve drejtshkrimore që i bëjnë shpesh gazetarët, gjuhëtarët

kanë parasysh disa aspekte. Niveli i ulët i arsimimit, neglizhenca, presioni i kohës ose arsye të tjera mund

të qëndrojnë prapa këtij fenomeni, por cili prej këtyre faktorëve dominon më shumë sipas tyre?

Shmangia nga standardi i ka kaluar kufijtë e të qenit një mungesë kulture drejtshkrimi e drejtshqiptimi.

Ajo ka filluar të shfaqet si pakujdesi totale ndaj gjuhës, për të mos thënë si nënçmim ndaj saj. Nëse vihen

re lëshimet që bëhen gjatë hartimit të një teksti në mediat tona elektronike e të shkruara, gjithkush

mund të vijë në këtë përfundim fatal për ngritjen kulturore të një kombi. Mjerisht, faktorët që ndikojnë

në shmangie nga standardi gjuhësor janë shumë në numër dhe të natyrave të ndryshme. Ato lidhen

edhe me çështje të tjera tonat të pambaruara me karakter historik-politik e social. Gjithandej hasim

lëshime që s’janë vetëm mungesë dijesh gramatikore, por mospërfillje dhe pavetëdije për krimin. Jemi

dëshmitarë të shkeljes së rregullave gjuhësore pothuajse në të gjitha llojet e komunikimit, përfshirë

edhe librat që i botojmë e tekstet shkollore që i hartojmë.

35

Përfundim

Përdorimi i drejtë i gjuhës është pjesë e rëndësishme, përbërëse e kulturës kombëtare shqiptare. Andaj

është detyrë e secilit prej nesh ta përdorim në pajtim me rregullat e saj, ta respektojmë dhe mbrojmë

nga ata që duan t’i rrënojnë themelet e vëna me dekada të tëra, pa e përjashtuar mundësinë e pasurimit

me fjalë dhe shprehje të reja, qofshin ato edhe huazime, veçmas ato të teknikës së re, të cilat huazohen

nga mbarë bota deri tek mundësia e krijimit ose përkthimit të tyre në gjuhën tonë. Do cekur se pas

Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe të mbajtur në Tiranë në nëntor të vitit 1972, ka pasur

përpjekje të mëdha të respektimit të gjuhës shqipe, si në të shkruar, ashtu edhe në të folur. Kohëve të

fundit ndjehet një zbehje ku e ku në të gjitha mediat, përfshirë edhe qendrat televizive, apo më mirë të

themi një mospërfillje e dukshme dhe papërgjegjësi institucionale. Po të ndalemi dhe t’i shikojmë filmat

e xhiruar të viteve të shtatëdhjeta dhe të tetëdhjeta në Kosovë, gjuha shqipe e folur dhe ajo e shkruar

dallon dukshëm nga e sotmja edhe pse ditëve të sotme do të duhej të bënim përparim në këtë drejtim

dhe të shkonim drejt respektimit të nivelit më të lartë të standardit të gjuhës shqipe dhe të pasurimit të

mundshëm të tij. “Zhvillimi dhe pasurimi i shqipes sot duhet të jetë shqetësim i vërtetë i gjithë

shqiptarëve, shqetësim që duhet të nxiste energjitë dhe përpjekjet e të gjithë bartësve të saj,

institucionalë e individualë, për ta bërë shqipen mjet të komunikimit sa më të lehtë, sa më të vyer e sa

më të gjerë” (Islamaj 2008:70). Në një emision të televizionit “Al sat” (28. IV 2013) u tha: “Shqipja të

mbrohet me ligj si maqedonishtja, të mos lejohet cenimi i standardit të saj”. Në pajtim me këtë, do të

duhej të ndërmerret një iniciativë e përbashkët dhe të kërkohej një vendim i tillë, jo për rajone të ndara

shqipfolëse, por për gjuhën shqipe të të gjitha trevave shqipfolëse pa dallim.

Në dritën e faktit se çdo gjuhë duhet të flitet dhe të shkruhet sipas rregullave të kërkuara letrare, në

ditët e sotme, kjo nuk mund të pranohet për qendrat televizive të Kosovës, sidomos programet në

gjuhën shqipe, të cilat nuk janë në atë nivel në të cilin do të duhej të ishin. Në shumicën e programeve,

shqipe është folur dhe shkruar në forma të ndryshme në dialekt e nëndialekt të Kosovës. Është e

kuptueshme që në disa programe humoristike gjuha e folur popullore, është e zakonshme, por injoranca

e shqiptarit standard në disa nga këto programe nuk do të kishte qenë e lejuar. Nuk mund të shihen

gabime në shkrimet e ndryshme, si dhe në të folur, si mungesa e zanores shqiptare ‐ ë ‐ apo e përdorimit

të saj të panevojshme, përdorimi i huazimeve angleze, të cilat lirisht mund të zëvendësohen me fjalë

përkatëse shqipe. Mosrespektimi i shkronjave kapitale, përkthimet me shumë gabime jo vetëm leksikore

të filmave janë vetëm disa prej çështjeve shmangieve të standardit kombëtar që janë objekt i këtij

studimi. Përdorimi i gjuhës letrare, ose thënë ndryshe standarde, në media, për shumë studiues të

fushës së gjuhës dhe letërsisë mendojnë se ka lëshime dhe gabime drejtshkrimore. Gjuha si mjet i

gazetarit, duhet të përdoret në atë nivel, ku edhe thelbi i mësimit të drejtshkrimit janë rreshtat e tij, për

lexuesin. Për profesoreshën Valbona Toska, përdorimi i gjuhës shqipe në media, ka shumë mangësi,

ndonëse fjala e tij ka ndikim të madh, në opinionin e gjerë. Ajo shton se edhe komunikimi në rrjetet

sociale, në të cilën shoqëria e përdor në mënyrë masive, por niveli i përdorimit të gjuhës standarde nuk

përputhet me normat e gjuhës shqipe letrare, shkruan Almakos. Në media gjithashtu vërehen mjaft

ndikime dhe shmangie nga norma dhe kur ta kemi parasysh fuqinë e madhe ndikuese që kanë ato,

përqendrimin tonë duhet ta drejtojmë më shumë nga cilësia e gjuhës së përdorur në to. Komunikimi

nëpër rrjetet sociale paraqet një platformë që nxjerr në pah prirjet e gjuhës së regjistrit bisedor. Sado të

36

konstatojmë dhe se ky është vendi që norma respektohet më së paku (që edhe është e pritshme), nuk

mund të mohojmë se ajo gjuhë është një realitet që pasqyron gjendjen. Të rinjtë shqiptarë të

Maqedonisë, ashtu si edhe të gjithë të rinjtë e tjerë, në komunikimin bashkëkohor përmes teknologjisë

së re përdorin shkurtimet e shumta të përziera ndonjëherë edhe me numra e simbole si: prsh

(përshëndetje), flm (faleminderit), sps (s’ka për se), klm (kalofsh mirë) 2shim (dyshim) etj. Ky lloj

komunikimi lë përshtypjen se çdo gjë që thuhet duhet të thuhet sa më shpejt, përkatësisht sa më shkurt.

Kështu, përdorimi i apostrofit natyrshëm duket i tepërt (ska problem, smund, tia them); bëhen bashkime

të pjesëzave, trajtave, nyjave: dot (pjesëzat e kohës së ardhme do të); tët (bashkim i trajtës së shkurtër

të me pjesëzën të); tpunon (pjesëza të me foljen); problemin ma tmadh (nyja të me mbiemrin); fjalët

shkruhen ashtu si përdoren nëpër të folmet lokale (jan, kan, shum, doktora, turista, dinjoja =dynjaja,

shajfni = shikoni, xhi = çka, krietar, ku ke aj = ku ishte ai) e shumë shembuj të tjerë. Mendojmë se

pikërisht ky komunikim vlen të analizohet, sepse dinamika e tij gjithashtu sfidon stabilitetin e normës”,

thotë Toska, profesore në katedrën e gjuhës shqipe, pranë Universitetit “Kiril dhe Metodij”, në Shkup,

për Almakos. Për profesoreshën Toska, çështjet që u shtruan më lart vetëm ilustrojnë gjendjen e

përdorimit të normës në Maqedoni. Në mungesë të kujdesit institucional për ruajtjen e gjuhës shqipe, i

gjithë potenciali profesional duhet të marrë përgjegjësinë për përdorimin e gjuhës me korrektësi, kurse

opinioni i gjerë duhet të sensibilizohet në një shkallë më të lartë për rëndësinë e standardit të gjuhës. Sa

i përket gjuhës letrare, që përdorin gazetarët, qoftë në Televizion, qoftë nëpër gazeta apo revista, unë

nuk jam i kënaqur, sepse ata kanë një nivel të ulët të njohjes së gjuhës letrare shqipe dhe më vjen keq.

Gjuha letrare nuk është gjuha e nënës, gjuha letrare mësohet në shkollë, madje është thënë edhe në

kongres, se gjuha letrare jo vetëm që shkruhet, por edhe flitet nga njerëz intelektual. Nëqoftëse, se

gazetarët e llogaritin veten intelektual duhet ta mësojnë dhe ta flasin në mënyrë të drejtë dhe pa

gabime”, tha Asani, për Almakos. Jo rrallë ne mësuesit e gjuhës hasim në një dukuri të tillë ku nxënësit,

këmbëngulin në modele të gabuara të gjuhës së shkruar dhe të folur, duke argumentuar se kështu e

kanë lexuar apo dëgjuar në një media të shkruar apo pamore. Përveç funksioneve të tjera, media me të

gjitha format e saj, ndikon në mënyrë të ndjeshme në përçimin e një modeli gjuhësor te dëgjuesit,

lexuesit apo shikuesit e saj. Në këtë shkrim të shkurtër, po trajtoj në këndvështrimin e një mësuesi të

gjuhës shqipe dukurinë e marrjes nga nxënësit të një modeli të gabuar gjuhësor prej mjeteve të

komunikimit masiv. Kjo dukuri i prek pothuajse të gjitha rrafshet gjuhësore: atë gramatikor, leksikor dhe

fonetik. 18Është e vështirë të përcaktosh se cili është faktori kryesor që ndikon në këtë dukuri negative,

por mund të përmendet formimi i pamjaftueshëm gjuhësor, ndikimi nga modelet gjuhësore të gjuhëve

të huaja dhe vërshimi i fjalëve të huaja të panevojshme, shoqëruar ky i fundit edhe me një sërë

problemesh që lindin me shkrimin e emrave të përveçëm të huaj dhe përshtatjen e tyre me sistemin

fonetik të gjuhës shqipe.

18 “Për pastërtinë e gjuhës shqipe”, Fjalor, Tiranë 1998, fq. 97.

37

Literatura Skender Zogaj, “Për poezinë dhe publicistikën”, Prishtinë.

Qemal Murati, “Për shqipen standarde”, Prishtinë 2009.

Rami Memushaj, “Shqipja standard, si ta flasim dhe ta shkruajmë”, Tiranë 2011.

Instituti Albanologjik i Prishtinës, “Çështje të normës letrare”, Prishtinë 1980.

SHKURTAJ Gjovalin, “Kultura e gjuhës”, Tiranë 2006.

“Për pastërtinë e gjuhës shqipe”, Fjalor, Tiranë 1998.

Nga internet:

http://ëëë.fjalori.shkenca.org/

https://gazetamapo.al/perdorimi-i-gabuar-i-gjuhes-shqipe-ne-media/

http://verifikimiifakteve.mk/perdorimi-i-gjuhes-standarde-ne-media-drejtshkrimi-viktime-e-gazetareve/