20
Lënda: Procedura në Institucionet dhe Këshillin e Europës Tema: Organet (Institucionet) vendimmarrëse të BE-së

Punim Seminarik - Organet vendimmarrese te UE-së

Embed Size (px)

DESCRIPTION

ealizimi i parimeve

Citation preview

Page 1: Punim Seminarik - Organet vendimmarrese te UE-së

Lënda: Procedura në Institucionet dhe Këshillin e Europës

Tema: Organet (Institucionet) vendimmarrëse të BE-së

Mentori: Studenti: Marko Bello Emin Kurtishi

MARS 2013STRUGË

Page 2: Punim Seminarik - Organet vendimmarrese te UE-së

Përmbajtja

1. Hyrje……………………………………………………………………………..….32. Institucionet e UE-së………………………………………………..…………….…4

2.1. Këshilli Evropian................................................................................................42.2. Këshilli i Ministrave………………………………………………..…………..52.3. Komisioni Evropian............................................................................................72.4. Parlamenti Evropian……………………………………………………………82.5. Gjykata Evropiane e së Drejtës.........................................................................102.6. Gjykata e Revizorëve…………………………………………………........…11

3. Vendimarrja dhe qëllimet e UE-së………………………………………………....124. Përfundimi……………………………………………………………………….…135. Literatura e shfrytëzuar………………...………………………….…………….…14

Page 3: Punim Seminarik - Organet vendimmarrese te UE-së

1. Hyrje

UE-ja ka popullatën prej 450 million më shumë se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia së bashku. Është tregtari më i madh botëror dhe krijon një çerek të pasurisë botërore. Jep më shumë ndihma vendeve të varfëra se cilido donator tjetër. Valuta e tij, EURO renditet e dyta vetëm pas dollarit amerikan në tregjet ndërkombëtare financiare. 

Bashkimi Evropian nuk pati për qëllim të bëhet fuqi botërore. I lindur pas Luftës së Dytë Botërore, preokupimi i tij i parë ishte që të bashkojë kombet dhe popujt e Evropës. Por me zgjerimin e Bashkimit dhe me marrjen e përgjegjësive më të mëdha, duhej t’i definonte raportet me pjesën tjetër të botës. Ashtu siç punoi në largimin e barrierave tregtare, zhvillimin e rajoneve më të varfëra dhe avancimin e bashkëpunimit paqësor përbrenda kufijve të tij, Bashkimi punon me vendet dhe organizatat tjera ndërkombëtare për t’u sjellur të gjithëve beneficonet e tregut të lirë, rritjes ekonomike dhe stabilitetit në një botë gjithnjë e më të ndër-varur. Në të njëjtën kohë, BE-ja mbron interesat e saj legjitime ekonomike dhe komerciale në arenën ndërkombëtare. 

Sfida më e madhe tash është përhapja e paqes dhe sigurisë përtej kufijve të Bashkimit Evropian. Për të tejkaluar këtë sfidë, BE-ja zhvillon një politikë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë ashtu që të mund të veprojë si një forcë për stabilitet, bashkëpunim dhe mirëkuptim çdokund në botë. 

Për më shumë se 40 vite, Lufta e Ftohtë e ndau shumicën e botës në dy kampe. Përfundimi i saj çoi kah një rend më kompleks dhe më i brishtë botëror, që kërkon kyçjen më të madhe të BE-së në parandalimin e konflikteve, ruajtjes së paqes dhe luftimit të terrorizmit.

Në fund, Bashkimi Evropian dëshmon sesi vendet mund me sukses t’i bashkojnë resurset ekonomike e politike për interesa të përbashkëta. Ai shërben si model i integrimit ndërmjet vendeve në regjionet tjera të botës. 

Page 4: Punim Seminarik - Organet vendimmarrese te UE-së

2. Institucionet e UE-së

Struktura qeverisëse e UE-së është e veçantë.Shikuar nga largë dhe sipërfaqësisht kjo strukturë mund të përngjajë me strukturën e qeverive të shteteve të zakonshme.Sistemi i kësaj strukture vazhdon të funksionojë sipas marrëveshjes së Mastrihtit.Duke pasur parasysh pozitën unikate të institiucioneve, ndarja e pushtetit, kompetencat dhe përgjegjësitë,janë bërë me një kujdes të madh.Mënyra e pushtetit ushtrohet në baza të konferencave ndërqeveritare.

Institucionet e UE-së janë:

a) Këshilli Evropian,b) Këshilli (i Ministrave),c) Komisioni Evropian,d) Parlamenti Evropian,e) Gjykata Evropiane e së Drejtës, dhe f) Gjykata e Revizorëve.

2.1. Këshilli Evropian

Ky është një nga institucionet më të larta të Kierarkisë Evropiane, ai takohet së paku në çdo gjashtë muaj dhe në të marrin pjesë shefat e shteteve dhe qeverive të 25 vendeve anëtare të UE-së dhe kryetari i Komisionit Evropian1. Aty diskutohet drejtpërdrejtë çështjet me rëndësi dhe ato strategjike për Unionin Evropian.

Udhëheqja zëvendësohet çdo gjashtë muaj nga të gjitha vendet anëtare rradhazi, nga janari deri në qershor dhe nga korriku deri në dhjetor. Kryesi në shumë raste duhet të propozoj kompromise ose të gjejë zgjidhje pragmatike për ndonjë problem që e shtron ndonjë vend anëtar tjeter, e kujdeset gjithashtu dhe për konzistencën dhe kontinuitetin e marrjes së vendimeve2.

1 Neni D i Traktatit pëe themelimin e Unionit Evropian2 Solemn Declaration on European Union. 1983, pika 2.1, EC Bull. 6-1983, fq.25

Page 5: Punim Seminarik - Organet vendimmarrese te UE-së

Është me rëndësi edhe fakti se kryesi me doemos duhet ta konsultojë Parlamentin Evropian për aspektet më të rëndësishme të përcaktimeve themelore të CFSP-së(politikës së përbashkët të sigurisë dhe të punëve të jashtme), dhe të jetë i kujdesshëm ndaj qëndrimeve të Parlamentit, i cili ka të drejtë që Këshillit ti shtrojë pyetje dhe rekomandime3.

Këshilli Evropian përcakton parimet dhe orientimet e përgjithshme, ai merr vendime për implementimin e tyre4, kurse Komisioni merr pjesë aktive në aktivitetin që zhvillohet në kuadër të CFSP-së5.

Sipas Traktatit6, përcaktohej se Këshilli Evropian përcakton parimet e UE-së në: fushën e marrëdhënjeve të jashtme, antarsimin e ri në UE politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë strategjinë e përbashkët iniciativat konstitucionale.

2.2. Këshilli i Ministrave

Këshillin e Ministrave duhet dalluar nga Këshilli Evropian edhe pse këto dy institucione janë të lidhura ngushtë në mes veti.Në fakt, Këshilli Evropian nuk konsiderohet institucion i Be-së. Këshilli Evropian përbëhet nga kryetarët e shteteve dhe të qeverive, të cilët takohen dy herë në vit. Tubimet e Këshillit Evropian quhen Samite.7 Roli i Këshillit evropian është i përqendruar kryesisht në përcaktimin e kahjes politike të UE-së.

Këshilli i Ministrave ekziston që nga themelimi i BE-së. Këshilli i Ministrave, në mënyrë primare, së bashku me Komisionin dhe me Parlamentin, është i angazhuar në fushën e legjislacionit të UE-së.

3 Neni J.7 i Traktatit për Unionin Evropian4 Neni J.8 i Traktatit për Unionin Evropian5 Neni J.9 i Traktatit për Unionin Evropian6 Neni 137 Daut Dauti; “Unioni Evropian”, Prishtinë, 2001, fq.71

Page 6: Punim Seminarik - Organet vendimmarrese te UE-së

Qeveritë e shteteve anëtare, në Këshill, dërgojnë nga një përfaqësues dhe ata, zakonisht janë ministra të punëve të jashtme.

Këshilli i Ministrave vepron si forum përfaqësues i qeverive të shteteve anëtare për nxjerrjen e ligjeve dhe këshillon Komisionin në lidhje me politikën që duhet zbatuar. Këshilli, poashtu bën edhe koordinimin e politikës ekonomike të shteteve anëtare.

Roli dhe funksioni i Këshillit mund të shihet nëpërmes këtyre katër pikave:

e drejta për të ndërmarrë inciativa fuqia legjislative fuqia mbikqyrëse mbi Komisionin, dhe e drejta për të emëruar anëtarët në institucine të tjera.

Në Këshillin e Ministrave vjen në shprehje kombinimi i elementit ndërqeveritar me atë sipërnacional. Udhëheqja e Këshillit bëhet në formë rotative, ku të gjitha shtetet anëtare dërgojnë përfaqësuesin e tyre për kryetar të këtij institucioni.

Në fund është definitivisht për tu konkuduar se Këshilli Evropian nuk është edhe njëkohësisht edhe Këshilli i Unionit Evropian edhe pse ky përbëhet pjesërisht prej pjesëtarëve të qeverive të shteteve anëtare.8

Këshilli i Ministrave është poashtu një organ ndër qeveritar i UE-së, i cili përfaqëson edhe mbron interest e shteteve antare të UE-së, siç përcaktohet me traktat9. Pushtimi përbëhet nga përfaqësuesit e çdo vendi antar në nivel ministror dhe i përgjigjet qeverisë së atij vendi.

8 Bashkim Zahiti; “E drejta Evropiane”, Prishtinë, 2003, fq.689 Neni 203

Page 7: Punim Seminarik - Organet vendimmarrese te UE-së

2.3. Komisioni Evropian

Komisioni është institucion me rëndësi në organizimin e strukturës politike të UE-së,me qendër në Bruksel. Detyra dhe roli i Komisionit Evropian është që në fushën politike dhe juridike,të ndërmarrë iniciativa,të bëjë mbikqyrjen dhe implementimin e masave,si dhe në projektimin e propozimeve,të cilat ia dorëzon Këshillit të Ministrave. Kjo është arsyeja që i ka shtyrë disa shkenctarë të mendojnë se Komisioni Evropian është fuqia kryesore lëvizëse e UE-së.Marrëveshjet ndërkombëtare së pari zhvillohen nga Komisioni,e pastaj përmbyllen nga Këshilli i Ministrave. Por, roli kryesor i këtij organi qëndron në influencimin e kornizave të propozimeve,të cilat paraqesin bazën kryesore të legjislaturës së UE-së. Komisioni është padyshim ai që ofron garancitë më të mëdha ndaj shteteve anëtare.10

Në mënyre sestimatike,sipas ndarjes që del nga marrëveshjet,detyra e primare e Komisionit është:

Siguron zbatimin e Traktateve të UE-së, jep rekomandime për zbatimin e traktateve, vendos vetë apo në bashkpunim me Këshillin dhe PE-në, ka pushtet implementues, ka rol qëndror në procesin legjislativ, ka përgjegjësi administrative, ka pushtet egzekutiv, ka rol të rëndësishëm në buxhetin e UE-së. të propozoj nxjerrjen e ligjeve, të udhëheqë çeshtjet e brendshme, të kujdeset për zbatimin e ligjeve, dhe të jetë udhërrëfim.

10 Bashkim Zahiti; “E drejta Evropiane”, Prishtinë, 2003, fq.69

Page 8: Punim Seminarik - Organet vendimmarrese te UE-së

Komisioni udhëhiqet nga Presidenti, i cili zgjidhet në çdo 2 vjet me të drejtë rizgjedhje.

Ekzistojnë edhe dy zëvendëspresidentë,të cilet kanë rolin e asistentit të drejtorit. Anëtarë të Komisionit mund të zgjidhen vetëm shtetasit e vendeve anëtare të Bashkësisë Evropiane.11

Roli i drejtorit ka ndryshuar pas marrëveshjes së Mastrihtit.Në këtë organ,shtetet anëtare,ato të mëdha,dërgojnë nga dy përfaqësues,kurse ato të vogla nga një.Përfaqësuesit kanë mandat 4-vjeqar.Vendimet merren me shumicë votash.

Procesi i nxerrjes së vendimeve në UE,bëhet në pesë mënyra: me rregulla, me direktiva, me vendime, me rekomandime dhe me opinione. Komisioni punën e vet e kryen duke lëshuar instrukcione në tri mënyra: me rregullore, me direktiva dhe me vendime.

Procedura legjislative brenda Komisionit Evropian shkon në tri faza:

3. së pari Drejtori Gjeneral, nga fusha të cilën e mbulon, propozon legjislacionin e caktuar,

3. pastaj, Kolegji i Komisionerëve e shqyrton atë, dhe3. Kabineti e përcjell më tutjetë kryetarit i Komisionit Evropian.

2.4. Parlamenti Evropian

Nga viti 1979, është vendosur që në shtetet anëtare të mbahen zgjedhjet e drejtpërdrejta dhe të zgjedhen anëtarët për Parlament Evropian me mandate 5-vjeqar. Pas vitit 1980, sidomos pas vitit 1990, Parlamenti mori kompetenca më të mëdha në fushën legjislative dhe në atë mbikqyrëse. Në ditët e sotme, të gjitha shtetet anëtare, në Parlamentin Evropian dërgojnë 626 deputetë.

Parlamenti nuk është organ me fuqi legjislative, siq janë parlamentet e zakonshme apo ato nacionale të shteteve anëtare.

11 Bashkim Zahiti; “E drejta Evropiane”, Prishtinë, 2003, fq.70

Page 9: Punim Seminarik - Organet vendimmarrese te UE-së

Ky institucion e zhvillon aktivitetin e vet në tri lokacione. Mbledhjet plenare mbahen në Strasburg, kurse mbledhjet tjera në Bruksel. Sekretari i Parlamentit gjendet në Luksemburg, kurse Komisionet i mbajnë mbledhjet në Briksel.

Si një institucion kryesisht federalist evropian, Parlamenti Evropian ka:

pushtetin legjislativ, pushtetin mbikqyrës, pushtetin buxhetor, së bashku me Këshillin, konform doktrinës së „dy

gjymtyrëve të autoritetit buxhetor“, pushtetin litigant, me të drejtën e intervenimit dhe paraqitjen e rasteve të

caktuara që cënojnë parimet e traktateve themelore të UE-së para Gjykatës të Drejtësisë të Unionit Evropian12.

Një kompetencë e rëndësishme, që ka tashti Parlamenti, është se propozimet për anëtarët e Komisionit si dhe për Kryetar, aprovohen nga Parlamenti.

Fuqia e Parlamentit vërehet në tri aspekte: në aspektin mbikqyrës, në atë legjislativ dhe në fuqinë e nxjerrjes së buxhetit të UE-së. Parlamenti ka funksione të ndryshme të cilat në bazë të karakterit që kanë ndahen në tri grupe: përfaqësimi i popujve të shteteve anëtare, transmetimi i legjitimitetit demokratik dhe ekuilibrimi i forcave13.

12 Blerim Reka, E Drejta e Unionit Evropian. Prishtinë, 200013 Bashkim Zahiti; “E drejta Evropiane”, Prishtinë, 2003, fq.47

Page 10: Punim Seminarik - Organet vendimmarrese te UE-së

2.5. Gjykata Evropiane e së Drejtës

Kjo është dega gjyqësore e UE-së, e veçantë nga katër institucionet e lartëpërmendura politike. Sistemi i institucioneve, sipas kësaj marrëveshjeje, përfshin edhe Gjykatën e Shkallës së Parë, si shtesë pranë Gjykatës se Drejtësisë. Gjykata e Drejtësisë sipas marrëveshjes së Romës, bën mbikqyrjen, interpretimin dhe aplikimin e kësaj marrëveshjeje.

Gjykata e Drejtësisë siguron që e drejta Evropiane të interpretohet dhe të zbatohet në mënyre uniforme në të gjitha shtetet anëtare. Gjykata gëzon edhe pushtetin e zgjidhjes se mosmarrëveshjeve gjyqësore ndërmjet shteteve anëtare, institucioneve të Bashkimit, personave fizike dhe juridike.

Gjykata është e përbëre nga një gjyqtar prej secilit shtet anëtar, të ndihmuar nga 8 "avokatë të përgjithshëm", të cilët kane për detyre të japin mendimin e tyre për çështjet qe shtrohen për zgjidhje përpara gjykatës. Mendimet e tyre jepen publikisht dhe duhet të jene të paanshme. Gjyqtaret dhe avokatet e përgjithshëm emërohen me marrëveshje të përbashkët të të gjithë shteteve anëtare, për një mandat gjashte-vjeçar, i cili mund të ripërtërihet me një ose dy periudha të mëtejshme tre-vjeçare.

Për ta ndihmuar Gjykatën e Drejtësisë për të zgjidhur numrin e madh të çështjeve qe shtrohen përpara saj, si dhe për t'u siguruar një mbrojtje me të mire ligjore qytetareve të Bashkimit, në vitin 1989 u krijua "Gjykata e Shkalles se Pare". Kjo gjykate është përgjegjëse për zgjidhjen e një numri të caktuar heshtjesh, në mënyre të veçante të atyre qe paraqiten nga individët dhe çështjet qe kane të bëjnë me raste të konkurrencës se pandershme midis ndërmarrjeve.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë dhe Gjykata e Shkalles se Pare kane nga një President, të zgjedhur ndërmjet gjyqtareve për një mandat tre-vjeçar.

Ndërkaq, sipas marrëveshjes së Mastrihtit, Gjykata ka të drejtën e shqiptimit të dënimeve ndaj shteteve anëtare, të cilat nuk përmbushin dhe nuk respektojnë apo nuk implementojnë legjislacionin e UE-së. Kur shikohen të gjitha marrëveshjet del se kjo gjykatë ka përgjegjësi në gjashtë fusha:

të marrëvendime në rastet gjyqësore që janë në mes institucioneve të UE-së dhe shteteve anëtare të UE-së,

të marrë vendime në kontestet që lindin në mes të shteteve anëtare; të marrë vendime në kontestet që lindin në mes të UE-së dhe shteteve

anëtare;

Page 11: Punim Seminarik - Organet vendimmarrese te UE-së

të marrë vendime në mes të individëve dhe BE-së; të ofrojë mendimet gjyqësore në lidhje me marrëveshjet ndërkombëtare,

dhe të marrë vendime preliminare, ku vendimet e gjykatave nacionale i

referohen kësaj gjykate.

Procedura gjyqësore zhvillohet në dy faza: njëra gojore kurse tjetra me shkrim. Procedura me shkrim konsiston në kërkesën me shkrim, ku e tërë proceduara zhvillohet me shkrim dhe të gjitha dokumentat prezantohen me shkrim. Procedura me gojë, ndërkaq përmban veprimet orale procedural para gjykatës.

Gjykata e Lartë e Drejtësisë ushtron detyrën e një lloj gjykate kushtetuese të Bashkësisë Evropiane14.

Gjykata Evropiane e së Drejtës ka dy funksione:

o funksioni gjyqësor si një lloj gjykate supreme e UE-së, dhe

o funksionin e një gjykate kushtetuese të UE-së.

2.6. Gjykata e Revizorëve

Gjykata e Revizorëve nuk është institucion gjyqësor i UE-së, por më shumë një institucion financiar kontrollues që ka autorizime në kontrollin buxhetor dhe finansiar.

Ajo u themelua në vitin 1975 dhe deri në zgjerimin e fundit kishte 15 anëtar, që emërohen me konsesus nga Këshilli. Edhe ky institucion pësoi ndryshime pas konferencës ndërqeveritare të vitit 2000, me qëllim të shtimit të efikasitetit të tij pas zgjerimit të UE-së15.

3. Vendimarrja dhe qëllimet e UE-së

14 Bashkim Zahiti; “E drejta Evropiane”, Prishtinë, 2003, fq.7615 Me Traktatin e Mastrihtit, Gjykata e Revizorëve e fitoi statusin e institucioneve të pestë të UE-së.

Page 12: Punim Seminarik - Organet vendimmarrese te UE-së

Bashkimi Evropian është themeluar me 07 Shkurt të vitit 1992. Procesi i vendimmarrjes në Bashkimin Evropian është i ndarë në mënyrë ekzakte mes institucioneve të komunitetit (Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian) dhe qeverive të shteteve anëtare.

Bashkimi Evropian njihet edhe me emrin si “Organizatë Kulmore” që qëndron mbi tri shtylla legjislative. Me Bashkimin Evropian nuk është për tu kuptuar një fazë përfundimtare, por vetëm një shkallë më e lartë në drejtim të realizimit të një Bashkimi sa më të ngushtë të popujve evropian.

Bashkimi Evropian aktivitetin e vet e zhvillon nëpërmjet Organeve të Bashkësisë Evropiane të cilat janë të përcaktuara në Kontratën mbi themelimin e Bashkësisë Evropiane.

Qëllimet për arritjen e të cilave është themeluar Bashkimi Evropian, janë: që të avancohet një zhvillim i përhershëm social dhe ekonomik

posaqërisht duke vënë për këtë qëllim një konturë pa treg të brendshëm, duke përforcuar kompaktësinë sociale ekonomike nëpërmjet të krijimit të një unioni monetary dhe ekonomik që në aspektin afatgjatë përfshinë një valutë të përbashkët;

që të pohohet një identitet i Bashkimit Evropian nëpërmjet të një politike të përbashkët të sigurisë dhe të jashtme, si dhe në aspektin afatgjatë të përcaktohet një politikë e përbashkët e mbrojtjes;

që të përmirësohet mbrojtja e të drejtave të pjestarëve të shteteve anëtare dhe të vëhet një “nënshtetësi” e Unionit Evropian;

që të zhvillohet një bashkëpunim i ngushtë në fushën e drejtësisë dhe të punëve të brendshme si dhe të sigurohet e të zhvillohet më tutje integrimi i arritur.

4. Përfundimi

Page 13: Punim Seminarik - Organet vendimmarrese te UE-së

Rëndësia e Unionit Evropian qëndëron në faktin se që në momentin që është krijuar ka pasur qëllimin të jetë një strukturë supranacionale, sepse të gjitha organizatat tjera evropiane që ekzistonin deri në atë kohë siq ishin: OECD, NATO, OSBE etj. ishin organizata ndërqeveritare, pra nën ndikim dhe kontrollin e shteteve anëtare që kryesisht mbronin interesat e tyre dhe sovranitetin e tyre.

Pra, Unioni Evropian ishte një kërkesë e kohes, kërkesë ,që si strukturë supranacionale t’a sfidonte shtetin, që deri në atë kohë ishte akteri I vetëm në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Themeluaesit e Evropës së bashkuar kishin për qëllim që të promovonin paqen, sigurinë, stabilitetin dhe bashkëpunimin në kontinentin e vjetër, në vend te luftërave dge konflikteve tradicionale.

Dhe në të vërtet, pas Luftës II-të Botërore, Evropa Perendimore po jeton periudhën më rë gjatë pa luftë në Historinë e saj.

5. Literatura e shfrytëzuar

Page 14: Punim Seminarik - Organet vendimmarrese te UE-së

Bashkim Zahiti; “E drejta Evropiane”. Prishtinë, 2003. Daut Dauti; “Unioni Evropian”. Prishtinë, 2001. Blerim Reka & Arta Ibrahimi; „Studime Evropiane“. Tetovë, 2004. Bashkim Zahiti; „E Drejta Evropiane“. Prishtinë, 2003. Blerim Reka; “E Drejta e Unionit Evropian”. Prishtinë, 2000. Ylber Sela & Blerim Reka; “E Drejta Europiane”. Tetovë, 2007.