41

Revista Delirje & Edukim Nr.13

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Editorial 2 Për çudi, një gënjeshtër e tillë së fundi ka zënë vend edhe tek muslimanët shqiptarë, sidomos në Shqipëri dhe Kosovë, të cilit të mahnitur nga ky lajm filluan të interesohen për vërtetësinë e tij, madje u intervistuan edhe disa hoxhallarë të bashkësisë Islame të Kosovës. Kohë pas kohe tema të ngjashme publikohen nëpër gazetat ditore, çka aludon qartë se mendime të tilla sillen ende nëpër kokat e shqiptarëve muslimanë.

Citation preview

Page 1: Revista Delirje & Edukim Nr.13
Page 2: Revista Delirje & Edukim Nr.13
Page 3: Revista Delirje & Edukim Nr.13

Editorial

A DO TË SHKATËRROHET BOTA NË VITIN

2 Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0

Për çudi, një gënjeshtër e tillë së fundi ka zënë vend edhe tek muslimanët shqiptarë, sidomosnë Shqipëri dhe Kosovë, të cilit të mahnitur nga ky lajm filluan të interesohen për vërtetësinëe tij, madje u intervistuan edhe disa hoxhallarë të bashkësisë Islame të Kosovës. Kohë paskohe tema të ngjashme publikohen nëpër gazetat ditore, çka aludon qartë se mendime tëtilla sillen ende nëpër kokat e shqiptarëve muslimanë.

Vitin që lamë pas filloi të qarkullojënëpër botë lajmi se kinse në vitin2012 do të shkatërrohet Toka. Ky

studim është bazuar në kalendarin e pop-ullit të njohur me emrin “Maja”. Sipas disashkencëtarëve, ky kalendar ka filluar sëvepruari që para tre mijë vitesh dhe deritani provat e dhëna nga ky kalendar kanëqenë të vërteta. Ky kalendar do të përfundojë në vitin2012 dhe kështu do të përfundojë edhejeta në Tokë, pasi ajo do të shkatërrohet

për të filluar një jetë e re.Për çudi, një gënjeshtër e tillë së fundi kazënë vend edhe tek muslimanët shqiptarë,sidomos në Shqipëri dhe Kosovë, të cilit tëmahnitur nga ky lajm filluan të intereso-hen për vërtetësinë e tij, madje u intervis-tuan edhe disa hoxhallarë të bashkësisëIslame të Kosovës. Kohë pas kohe tema tëngjashme publikohen nëpër gazetat ditore,çka aludon qartë se mendime të tilla sillenende nëpër kokat e shqiptarëve musli-manë.

2012

Page 4: Revista Delirje & Edukim Nr.13

3Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0

Një ngjarje e tillë, përveçse të mërzit, tështang për shkak se populli ynë ka traditaislame shekullore. A thua ky popull e kalënë pas fenë e vet deri në këtë masë, saqëi beson lloj-lloj spekulimi, qoftë edhe përgjërat më kryesore të fesë islame?! A thuaky popull nuk i di gjërat kryesore të fesë sëtij? Sa herë që del dikush me gënjeshtra tëtilla, muslimanët e shkretë mahniten,shtangen, madje disa prej tyre u besojnë,kurse shumica nuk e mohojnë njëmundësi të tillë, ashtu siç është rasti edheme teorinë e Darvinit, ndërkohë qëKur’ani dhe mësimet e tij sikur nuk ekzis-tojnë fare në mesin e tyre! Kam frikë semos një ditë do të dalë ndonjë studim ipabazë dhe i rrejshëm si ky, që do të vërënë dyshim edhe ekzistencën e Zotit dhe dotë gjejë dikë nga mesi i muslimanëveshqiptarë që luhatet në besimin e tij.Koha e ndodhjes së kiametit, shkatërrimittë kësaj bote, është e panjohur për ne,ashtu siç është i panjohur edhe fillimi i kri-jimit të saj, siç është e panjohur edhe jeta,sa do të jetojmë në këtë botë dhe kur dotë vdesim. Madje kohën e shkatërrimit tëbotës nuk e ka ditur as Muhamedi sal-lAl-lahu alejhi ve sel-lem, njeriu më i zgjedhuri Allahut, dhe as ndonjë Profet tjetër, bileas engjëjt respektues. E, si pra të ketë mundësi ta dijë dikushtjetër nga njerëzit e rëndomtë, duke ubazuar në hamendje dhe spekulime? Mjerëpër ju, si gjykoni kështu?!

Kjo aludon shumë qartë për injorancën emadhe që ka kapluar popullin tonë, pran-daj edhe obligimi ynë ndaj tij është shumëi madh. Ky rast dhe raste të tjera të shumtai bëjnë thirrje çdo hoxhe dhe thirrësi islamqë të punojë vazhdimisht me këtë popull,që të punojë me të në të gjitha sferat e fesë,

mirëpo t’u kushtojë rëndësi të veçantëçështjeve të besimit, ngase humbja në toështë njëkohësisht devijim dhe humbjenga Islami.Po ashtu u bëj thirrje muslimanëve shqip-tarë që të mos bien pre e përrallave tëndryshme, duke pasuar këdo që ufishkëllen dhe kështu e bëjnë besimin etyre mundësi që të tjerët të luajnë dhe t’ibëjnë të luhatur sa herë të dëshirojnë. Ataduhet të mësojnë çështjet e fesë, sidomosçështjet elementare të besimit, dhe të moslejojnë askënd që të luajë me fenë dhelogjikën e tyre.

Ne duhet të na brengosë më shumë faktise sa jemi përgatitur për atë ditë e jo tëbrengosemi kur do të ndodhë ajo, sepse ajodo të ndodhë herët apo vonë dhe kyshkatërrim do të jetë i befasishëm dhe dot’i kaplojë njerëzit duke qenë të papërgat-itur, befas, të hutuar. Atë ditë nuk do t’i bëjë dobi askujt asgjëtjetër përveç veprave të mira që ka punuarnë këtë botë.Lum ata të cilët kanë punuar mirë, sepsedo të gjejnë mirë, kurse mjerimi do të mbi-zotërojë mbi ata të cilët kanë vepruar keqdhe nuk janë përgatitur fare për ditën kurdo të shkatërrohet kjo botë, ditën kur dotë dalin para Allahut, Atij që e ka krijuarkëtë gjithësi pa na pyetur dhe që e shkatër-ron pa na pyetur. Ai nuk pyetet se çfarë ve-pron, kurse ne do të pyetemi. Atëherë, pra,le ta përgatisim përgjigjen që tani.Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit tëpashoq dhe Sunduesit absolut.

Në emër të redaksisë: Xheladin Leka

Page 5: Revista Delirje & Edukim Nr.13

Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 04

Transmeton Ebu Hurejra se Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush i kabërë ndonjë të padrejtë vëllait të vet musliman, qoftë morale apo materiale, le të kërkojë sott’ia falë dhe t’ia bëjë hallall, para se të vijë dita kur nuk do të ketë as dinarë, as dërhemë. Atëditë do të merren prej veprave të mira të tij, nëse do të ketë aq sa ofendimi që ka bërë. Nësenuk do të ketë vepra të mira, atëherë do të merren prej mëkateve të atij që i është bërë epadrejtë dhe do t’i ngarkohen atij.”

Falënderoj Allahun e Madhëruar, tëvetmin që meriton të adhurohet,Gjyk atësin absolut dhe të Drejtin.

Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi atëqë e kishte drejtësinë si parim të tijin, mbiatë që e ndihmonte viktimën e padrejtësisë,mbi atë që na këshillonte të jemi të ku-jdesshëm e të mos lëndojmë e t’u bëjmëpadrejtësi të tjerëve, parimisht musli-manëve, por edhe çdo krijese që ka krijuarAllahu.Me padrejtësi kam për qëllim padrejtësinëme vepër, fjalë dhe ndjenja. Jo rastësisht efillova kështu këtë shkrim, pasi jam shtyrënga ato që shkruhen nëpër forume, revista,gazeta[1] apo web faqe, qofshin ato të

ndonjë OJQ-je, të ndonjë njeriu me au-toritet apo edhe të thje shtë, ose dukedëgjuar në audio apo videoxhirime tëndryshme se çfarë flitet dhe përflitet përmuslimanët në përgjithësi dhe për pasuesite Sunnetit apo selefitë në veçanti. Nuk do të trajtoj padrejtësitë që i bëhenmuslimanit apo muslimanëve nga jomusli-manët, ngase këtë e di edhe ai që ka njëgrimcë besimi në zemrën e tij. Do të trajtoj padrejtësitë që bëhen ngamuslimanët ndaj muslimanëve; ndoshtatingëllon çuditshëm kjo, por do bindeni nëvazhdim për këtë.Si muslimanë që jemi dhe e falënderoj Al-lahun shumë dhe çdo herë që na bëri pjesë-

DERI KUR ME

PADREJTËSI?

______________[1] Mendoj se të gjithë jemi dëshmitarë të gazetave ditore, të cilat Islamin e paraqesin si diçka krejt të prapambetur apo edhe si fe dhune dhe terrori.

Page 6: Revista Delirje & Edukim Nr.13

5Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0

tarë të kësaj feje të pastër dhe ndriçuesekemi obligime ndaj njëri-tjetrit.Si muslimanë të thjeshtë, xhemat apo më

të ngritur, kërkues dijeje apo edhe më tëngritur, dijetarë, kemi obligim që tëkëshillojmë njëri-tjetrin në punë të mira.Një këshillë, e ndoshta më madhorja, ështëqë t’i këshillojmë ata muslimanë që ngapakujdesia e tyre i shkelin obligimet ndajvëllezërve të tyre muslimanë dhe ndaj çdokrijese tjetër. Allahu në Kuran thotë: “E ti kurrsesi mos emendo Allahun si të pakujdesshëm ndaj asajqë veprojnë zullumqarët-të padrejtët; Aivetëm është duke i lënë ata përderisa një ditënë të cilën sytë shtangen (mbesin të hapur).”Ibrahim 42Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lemthotë: “Mos jini xhelozë ndaj njëri-tjetrit,mos e mashtroni njëri-tjetrin, mos u urreni,mos ia ktheni njëri-tjetrit shpinën, mos garoninjëri me tjetrin në shitblerje (jo me qëllim tëblerjes, por me qëllim të ngritjes së çmimit)dhe bëhuni robërit e Zotit, vëllezër. Musli-mani është vëlla i muslimanit, nuk i bënpadrejtësi atij, nuk e lë (në baltë), nuk e gën-jen, nuk e nënçmon. Takvallëku është këtu”,dhe tregoi në kraharorin e tij tri herë. “Për njënjeri është e keqe e mjaftueshme që ta nënç-mojë vëllanë musliman. Çdo musliman kun-druall çdo muslimani e ka haram gjakun etij, pasurinë e tij dhe nderin e tij."[2]

Obligimet ndaj njëri-tjetrit fillojnë nga ajomë madhorja dhe mbarojnë tek më evogla.

Obligimi i parë ndaj vëllait musliman ështëqë mos ta gjykojmë si të dalë nga feja[3] nëseshohim se është zhytur në mëkate, derisamëkatet e tij nuk e kalojnë kufirin që tëbjerë në kufër. Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem nakëshillon të jemi të kujdesshëm që të mose gjykojmë si të dalë nga feja vëllanë tonëmusliman. Muhamedi sal-lAllahu alejhi vesel-lem thotë: “Kush i thotë vëllait të vet “o idalë nga feja”, vetëm se i kthehet njërit prejtyre.”[4]

“Kush i thotë njeriut “o i dalë nga feja ose oarmik i Allahut” e nuk është ashtu, vetëm sei është kthyer atij.”[5]

Imam Shevkani thotë: “Nuk gjykojmë përaskënd si i dalë nga feja në bazë të mëkatevetë tij, derisa nuk i lejon ato.”Disa të tjerë thanë: “Nëse shihni një njeriqë e lëshon gjuhën e tij shumë duke gjykuarsi të dalë nga feja për muslimanët, atë njerietiketojeni si të dështuar çdo herë.”Obligimi i dytë ndaj vëllait musliman ështëtë mos e vrasësh atë.[6]

E gjithë bota sot po ankohet për vrasje tëpadrejta, gjë të cilën Islami e ka rregulluarqë në etapat e para të shpalljes.Në sajë të këtyre vrasjeve të shumta që pondodhin sot, edhe gjendja e sigurisë ështëmë e palakmueshme se kurdoherë.Pa dyshim se adhurimi i Allahut dhe prak-tikimi i Sunnetit të Muhamedit sal-lAllahualejhi ve sel-lem është garanci e sigurisë sëlartë, të cilën nuk ka mundësi ta vendosëasnjë pushtet i kësaj bote.

______________[2] Muslimi 2564.[3] Rezultat i kësaj është edhe nënçmimi që po u bëhet muslimanëve nga të huajt për shkak se disa muslimanë me bindjet e tyre djallëzore dheveprimet e tyre terroriste bënë që Islami i pastër të etiketohet dhe të njolloset në këtë masë. A thua kush do ta marrë përgjegjësinë para Allahut nëDitën e Gjykimit? A mendojnë të mjerët se nuk do japin llogari para Allahut për të gjitha këto? Apo mendojnë se me këtë afrohen tek Allahu? Sa elargët është lindja me perëndimin, sa dallim ka nata me ditën! [4] Buhariu 5753, Muslimi 60.[5] Muslimi 61.[6] Shiko fusnotën numër 3.

Page 7: Revista Delirje & Edukim Nr.13

Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 06

Po flas për një musliman që ka frikë Al-lahun dhe që Islamin e ka adhurim të vetin,nuk po flas për gjendjen e muslimanëve sotnë rruz ull in tokësor.I gjithë ky trishtim dhe kjo gjendje është sirrjedhojë e asaj që muslimanët e kanë lënëanash obligimin e parë ndaj muslimanëve.Për të qenë më i drejtë po them një grupnga muslimanët,[7] të cilët i gjykojnë vëlle -zërit e tyre muslimanë si qafirë- të dalë ngaIslami për shkak të mëkateve. Si rezultat ikësaj vjen edhe vrasja e tyre pa kurrfarë tëdrejte, pos si rezultat i bindjeve shta za rakedhe ndjekje e epsheve të tyre djallëzore.Allahu na e ka ndaluar vrasjen e njeriut patë drejtë në shumë ajete.Allahu në Kur’an thotë: “Kush vret një njeri(pa të drejtë), pa pasë vrarë ai ndonjë tjetërdhe pa pasë bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë,atëherë (krimi i tij) është si t’i kishte vrarëgjithë njerëzit. E kush e ngjall (bëhet shkakqë të jetë ai gjallë) është si t’i kishte ngjallur(shpëtuar) të gjithë njerëzit.” Maide 32“Kush e vret një besimtar me qëllim, dënimii tij është xhehennemi, në të cilin do të jetëpërgjithmonë. Allahu është i hidhëruar ndajtij, e ka mallkuar dhe i ka përgatitur dënimtë madh.” Nisa 93A thua mbetet diçka e paqartë në këto fjalëtë Allahut? Subhanallah, vetëm për atë qëAllahu ia ka mbyllur sytë e udhëzimit.Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem katreguar dhe ka qenë shumë i ashpër në këtëdrejtim, ngase kjo vepër është nga mëkatete mëdha.Është shumë e çuditshme kur këta të mjerëpër një mëkat e etiketojnë njeriun si të dalënga Islami dhe e vrasin atë. Ata të mjerë

nuk logjikojnë se janë duke bërë një mëkatedhe më të madh se ata të cilët këta janëduke gjykuar. Atëherë çfarë të bëjnë musli-manët e tjerë me vetë këta, të ngrihen dhet’i vrasin e kështu të vazhdojë seriali i vras-jeve?!Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem kathënë: “Shkatërrimi-prishja e dunjasë ështëmë e lehtë sesa vrasja e një muslimanit.”[8]

“Çdo mëkat ka shpresë që e fal Allahu, posnjeriun që vdes si jobesimtar dhe njeriun i cilie vret muslimanin me qëllim.”[9]

Sa muslimanë po vriten sot me qëllim,madje në shenjë adhurimi, nga ata që pre-tendojnë se janë muxhahidë në rrugën e Al-lahut?A i takon një muxhahidi të vrasë pa tëdrejtë një musliman?!

Obligimi i tretë: Largimi nga padrejtësia,çfarëdo qoftë ajo, dhe kjo është esenca ekëtij shkrimiVëllezër muslimanë, padrejtësia ndaj mus-limanit është nga mëkatet e mëdha.Allahu e ka ndaluar padrejtësinë në Kur’ankur thotë: “E ata që bënë padrejtësi, do takuptojnë se ç’përfundimi i shkojnë.” Shuara227“E ata që fyejnë besimtarët dhe besimtaret, përçka ata nuk janë fajtorë, ata e kanë ngarkuarveten me një mëkat shumë të ma dh.” Ahzab58Allahu në hadith kudsij thotë: “O robërit eMi! Unë padrejtësinë e bëra haram për VetenTime, po ashtu e bëra haram edhe për ju,prandaj mos bëni padrejtësi.” [10]

Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lemthotë: “Ruajuni nga padrejtësitë, se

______________[7] Grupimi i quajtur si havarixhë ose pasues të organizatës terroriste të Usame bin Ladenit.[8] I vërtetë, e transmetojnë Tirmidhiu 1395, Ibën Maxhe 2619 etj.[9] I vërtetë, e transmeton Ebu Davudi 4270.[10] Muslimi 2577.

Page 8: Revista Delirje & Edukim Nr.13

7Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0

padrejtësia është errësirë Ditën eGjykimit.”[11]

“Tri lutje pranohen tek Allahu: lutja eprindit për fëmijën e tij, lutja e atij që i ështëbërë padrejtësi, lutja e udhëtarit.”[12]

Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, kure dërgoi Muadhin në Jemen, e porositi:“Ruaju nga lutja e atij që i bën padrejtësi, semes tij dhe Allahut nuk ka pengesë.”[13]

Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem kathënë: “Lutja e atij që i është bërë padrejtësinuk refuzohet, edhe nëse është nga kriminelët,po kriminaliteti i takon atij.”[14]

Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem kathënë: “Lutja e atij që i është bërë padrejtësi,edhe nëse është jobesimtar, nuk ka pengesë tekAllahu.”[15]

Transmeton Ebu Hurejra se Muhamedisal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kushi ka bërë ndonjë të padrejtë vëllait të vet mus-liman, qoftë morale apo materiale, le tëkërkojë sot t’ia falë dhe t’ia bëjë hallall, parase të vijë dita kur nuk do të ketë as dinarë, asdërhemë. Atë ditë do të merren prej vepravetë mira të tij, nëse do të ketë aq sa ofendimiqë ka bërë. Nëse nuk do të ketë vepra të mira,atëherë do të merren prej mëkateve të atij qëi është bërë e padrejtë dhe do t’i ngarkohenatij.”[16]

Sufjan eth Thevri ka thënë: “Të takoheshme Allahun me shtatëdhjetë mëkate mesteje dhe Atij, e ke më lehtë sesa të takoheshme Të me një mëkat i cili është mes tejedhe ndonjë njeriu tjetër.”Ebu Beker Verraku ka thënë: “Ajo që e nx-jerr më shumë imanin nga zemra ështëpadrejtësia ndaj njerëzve.

Andaj mos bëj padrejtësi, nëse nuk kefuqi(t’i përballosh pasojat), ngasepadrejtësia kthehet në dënim dhe vuajtje.Syri yt fle, po syri i atij që i ke bërëpadrejtësi kujdeset që të bëjë lutje kundërteje, e padyshim se syri i Allahut nuk fle.”Obligimi i katërt ndaj muslimanëve ështëmos të përgojojmë për taPërgojimi është nga veset e këqija që Islamie ka luftuar me të madhe. Allahu e për-shkroi pozitën e kësaj dukurie negative nëformë shumë tmerruese, kur thotë: “O juqë keni besuar, largohuni prej dyshimeve tëshumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhemos hulumtoni për zbulimin e të metave tënjëri-tjetrit dhe mos përgjoni njëri-tjetrin. Amos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishine vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni!Kini frikë nga ndëshkimi i Allahut, e Allahuështë mëshirues, Ai pranon shumë pendimin.”Huxhurat 12Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem kathënë: “O ju të cilët besuat me gjuhën tuaj enuk ka hyrë imanin në zemrat tuaja, mospërgojoni muslimanët, mos shikoni gabimet etyre. E, kush shikon gabimet e tyre, Allahu dotë shikojë gabimet e tij. E, gabimet e kujt ishikon Allahu, do ta nënçmojë edhe nështëpinë e tij.”[17]

Andaj, çfarë është përgojimi?Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem kathënë: “A e dini çfarë është përgojimi?”Thanë: “Allahu dhe i Dërguari i tij e dinë.”Tha: “Përgojimi është të thuash diçka për vël-lanë, atë që ai nuk e dëshiron.”I thanë: “Po nëse ajo që themi është tek ai per-son?”

______________[11] Muslimi 2578[12] I mirë, Ebu Davudi 1536.[13] Buhari 2316, Muslimi 19.[14] “Sahih el Xhamii” 3382.[15] “Sahih el Xhamii” 119.[16] Buhariu 6534.[17] I vërtetë, Ebu Davudi 4880.

Page 9: Revista Delirje & Edukim Nr.13

Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 08

Tha: “Nëse e ka atë që ju thoni, kjo është për-gojim, e nëse nuk e ka, kjo është shpifje ndajtij.”[18][19]

O musliman, o ti që po i shkel ligjet e Al-lahut, a e mendon se do të dalësh para Al-lahut një ditë dhe do të ballafaqohesh mesecilin për çdo fjalë që ka dalë nga gojajote?!Si rrjedhojë e mospërfilljes së këtyre oblig-imeve nga vëllezërit muslimanë, selefitë popërfliten nga disa grupime.Grupi i parë: Po quhen shumë të pakujde -s shëm ndaj urdhrave të Allahut dhe kinsepo i anashkalojnë ato. Kjo është përçarjemes muslimanëve.Të flasësh për dikë pa argumente dhe njo-huri është krim, por të shpifësh është diçkamë e madhe se krimi, ngase po flet diçka qënuk i takon atij dhe me këtë po çrregullondhe po shkatërron ndoshta shpirtra tëshumtë, po bëhesh shkaktar që të krijoheturrejtje ndaj tij e po bëhesh shkaktar qëgjithë të tjerët të marrin mëkat duke ndierurrejtje ndaj tij, ndër kohë që ai është ipastër, po bëhesh shkaktar të prishëshvëllezërit mes vete, po bëhesh shka ktar tëprishësh familje. Pas gjithë kësaj, ti kumbetesh? Si mendon ta takosh Allahunnesër? Si mendon të përgjigjesh para Al-lahut? Apo ndoshta ke harruar apo keanashkaluar se ke për të dhënë llogarishumë të rreptë për këtë gjë?!Ndoshta të duket diçka shumë e vogël tëshpifësh për dikë e të prishësh çdo plan tëtij, ta lëndosh shpirtërisht dhe emocional-isht.Mos e ke marrë këtë si obligim ngase pre-

tendon se këta ndaj të cilëve po shpif kanëbe sim jo të pastër?! Mos e ke edhe këtë

bindje djallëzore në mendje?Të thuash për dikë se nuk ka besim tëpastër, duhet të kesh shumë argumente tëqarta mbi atë vëlla apo mbi atë shoqëri, qëpo e lëshon gjuhën tënde kaq lehtë mbi ta.Të gjykosh për dikë duke thënë se po bënpërçarje mes muslimanëve duhet ta shikoshdhe ta studiosh mirë atë njeri, se çfarë fletdhe vepron ai: nëse ai flet me ajete tëKur’anit dhe hadithe të Muhamedit sal-lAl-lahu alejhi ve sel-lem dhe pason të kup-tuarit e tyre nga sahabët dhe komentet ngadijetarët eminentë të kësaj kohe, kurse tiprapë del dhe thua se janë përçarës, atëherëthem se duhet ta shohësh veten se ku je!Mos ndoshta ti paske probleme me besimine po të duket se të tjerët janë gabim? Apondoshta po mendon dhe po mundoheshme këtë të thuash diçka tjetër, që ështëakuzimi ndaj dijetarëve të mëdhenj?Të them vetëm vazhdo, se mbrojtjen e tyree ka tjetërkush në dorë e ti ke për t’u takuarme Allahun për të gjitha.E gjithë kjo vjen si rezultat i atyre të cilët ekanë anashkaluar obligimin e parë dhe tëdytë ndaj muslimanëve, të cilët me një pa-përgjegjësi të madhe marrin guxim të flasine përflasin për pasuesit e Sunnetit, dukekaluar në mosrespektimin e obligimit tëtretë, që është padrejtësia ndaj tyre, duke uzhytur në obligimin e katërt, që është për-gojimi i tyre.Për dukjen e diellit në mesin e ditës nuk kanevojë për argumente, ashtu edhe për këtënuk duhen argumente të qarta.Apo shembulli arab; Akuzohen se edhe Fi-raonin po e bëjnë musliman, ndërsa jupërgjigjem se ju po mundoheni që edhe tekMusai alejhi selam të gjeni ndonjë gabim

[18] Është për t’u mërzitur kur i dëgjon këta shpifës që nuk mjaftohen me shpifje të përgjithshme, po fillojnë të shpifin e të gënjejnë dhe të ndërhyjnëedhe në gjëra personale tek pasuesit e Sunnetit, duke harruar se janë duke bërë padrejtësi të madhe, se lotët e tyre nga kjo padrejtësi do peshojnërëndë kundër tyre![19] Muslimi 2589.

Page 10: Revista Delirje & Edukim Nr.13

9Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0

dhe ta largoni prej Pejgamberllëkut.Grupi i dytë:Po i quan ata si shumë të ash-për dhe se nuk lanë kënd pa e bërë bidatxhiapo duke e etiketuar me emra të grupimevetë hu mbura.Kjo them se është diçka që aludon në atë sekur nuk je i aftë të ngrihesh lart, atëherëmu ndohesh që atë që është lart ta ulëshposhtë duke mos i zgjedhur fare metodat,qofshin ato të lejuara apo të ndaluara.Them se t’i thuash dikujt bidatxhi apo joduhet të bësh një analizë të madhe mbi atënjeri. Po edhe po ta njohësh shumë mirë dheqartë e pastaj të dalësh me një përfundim,gjykimi bëhet nga ata që janë kompetentëdhe kanë njohuri të mjaftueshme për bazate bidatit dhe trajtimin e tyre.Më duket se këtë kategori këta të mjerë ekanë përzier me dikë tjetër apo ndoshtaedhe selefitë janë rivalë të tyre në thirrje.Kjo e fundit është shumë afër realitetit dhesiç thotë populli, sulmi është mbrojtja mëe mirë.Grupi i tretë: Del me diçka krejt tjetër dhethotë se nuk jeni të ashpër me bidatxhitëdhe si të tillë, edhe ju jeni si ata.Këta kanë për bazë ndoshta atë frazën e ko-munistëve, se “kush nuk është me ne ështëkundër nesh”.Injoranca e madhe ka përfshirë shumëmendje, ka mbuluar shumë hapësira, kashfrytëzuar shumë momente që kalonnjeriu, shumë epshe euforike, saqë deldikush që ende gjuhën e Kur’anit nuk ezotëron mirë dhe jep këso idesh të çorodi-tura.Është edukatë islame që nëse sheh ndonjë“gabim” te vëllai yt musliman, ta këshillosh

atë me fjalë të mira, me butësi e me sin-qeritet e t’ia duash të mirën edhe atij, nëseme të vërtetë e do për hir të Allahut. A ekeni bërë këtë para se të dilni me ato gën-jeshtrat tuaja? Jeni takuar me dikë të cilit i keni bërëpadre jtësi, e keni këshilluar dhe nuk i kapranuar këshillat apo thjesht jeni bazuar nëfjalët që ju vijnë nga njerëz që profesionzyrtar kanë spiunllëkun dhe ushqehen mekëtë?!E shumë prej tyre them se as që e njohinfizi onominë e tyre, as janë takuar ndon-jëherë me të e as që kanë komunikuar dhedëgjuar apo lexuar personalisht diçka të tij,pos llafe të nje rëzve të rrugës dhe mbi atollafe kanë ngritur edhe akuzat e tyre, të cilatdo të jenë shumë të rënda kundër tyre nëpeshoren e Allahut.Po pasuesit e Sunnetit apo selefitë ku gjen-den?Allahu na ka bërë popull mesatar dhe si tëtillë jemi mesatarë[20] në të gjitha çështjettona fetare dhe ky është edhe Islami i pastërautentik. Allahu në Kur’an na e përshkruankështu duke thënë: “Ne ju bëmë ju një pop-ull të drejtë, mesatar, për të qenë ju dëshmi-tarë (në Ditën e Gjykimit) ndaj njerëzve dhepër të qenë i Dërguari dëshmitar ndaj jush.”Bekare: 143

Për fund po them:Të nderuar muslimanë shqipfolës!Pa dyshim se Kur’ani dhe Sunneti duhet tëjenë parim kryesor i çdo muslimani, me toduhet të gjykojë çdo musliman në prob-lemet e veta, ngase kështu na ka urdhëruaredhe Allahu, që në mospajtimet mes neshtë kthehemi tek Allahu dhe i Dërguari i Tij.

______________[20] Për mesatarin në fe shpresojmë që të ketë një artikull në numrat vijues.

Page 11: Revista Delirje & Edukim Nr.13

Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 010

Allahu na ka porositur në Kur’an dukethënë: “O ju që keni besuar, nëse ndonjë ipan dër gje gjshëm ju sjell ndonjë lajm, jushqyrtojeni mirë, vërtetojeni mirë, ashtu që tëmos e goditni ndonjë popull pa e ditur re-alitetin e pastaj të pendoheni për atë që kenibërë.” Huxhurat 6Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem kathënë: “Mjafton për një njeri mëkati që tëflasë çdo gjë që dëgjon.” Muslimi 1/10A thua këtë ajet e kanë harruar apo ndoshtamendojnë se janë në atë shkallë sinqeritetidhe devotshmërie, saqë çdo gjë që u vjenështë realitet për ta apo ndoshta kanë har-ruar që muslimani përmes këtij ajeti e kaobligim të vërtetojë lajmet që vijnë nga tëtjerët para se të flasë dhe të bëjë padrejtësie të zhytet në më kate.Apo ndoshta po e shohin si formë adhurimidhe po mundohen të jenë sa më të sinqertëdhe aktivë në këtë adhurim? Kjo e funditështë shumë afër realitetit të tyre!U them le të fillojmë me ju nga ajo që Al-lahu tha në Kur’an: “Ne patjetër do të ndih-mojmë të dërguarit tanë në jetën e kësaj bote,edhe ata që besuan, e edhe në ditën e prezan-timit të dëshmive, në ditën kur zullumqarëve-të padrejtëve nuk u bën dobi arsyetimi i tyre,ata janë të mallkuar dhe ata e kanë vendinmë të keq.” Gafir 51-52Ndoshta nuk ju kujtohet ky ajet, prandajedhe e paraqita, që ta keni parasysh se atëditë nuk do të bëjnë dobi arsyetimet tuajadhe do të jeni shënjestër e çdo mallkimidhe lutjeje derisa të marrin frymë.Kur’ani dhe Sunneti janë burimet te të cilatmbështetemi, duke mos u larguar nga kup-timet e këtyre dy burimeve, që nga sahabëte deri tek tre[21] yjet e këtij shekulli, dhe do

të vazhdojë ky sunnet i Allahut deri nëshkatërrimin e kësaj bote.Ndoshta me paragjykime e ndoshta me qël-lim marrin iniciativa të tilla, që në çdo vendku flitet nga selefitë, të luftohen ata ose çdoselefi të luftohet e të përqeshet e përgojohet,por u them: “Ata fshihen (turpërohen) prejnjerëzve e nuk turpërohen prej Allahut, e Aiështë me ta edhe kur planifikojnë fshehtasthënie me të cilat nuk është i kënaqur Ai. Al-lahut nuk mund t’i shpëtojnë veprimet eatyre.” Nisa 108Me këtë ajet ua kujtoj që kot mundohen tëshpifin, të gënjejnë e të përgojojnë, se Al-lahu do u përgjigjet të gjithëve, Allahuështë Ai që ngre lart dhe që nënçmon.Ndoshta fshiheni pas disa spiunëve apondoshta keni edhe zëdhënës, duke mos dalënë shesh të kësaj bote, por a mund të ikninga dita kur dalin në shesh të gjitha gjërat?!Andaj, kujdes, kujdes se vdekja edhe për jupo afrohet!Do të dëshironi që të ktheheni në këtëbotë, por e kotë është kjo dëshirë, ngase Al-lahu në Kur’an thotë: “E kur ndonjërit prejtyre i vjen vdekja, ai thotë: “O Zoti im, mëkthe, që të bëj vepra të mira e ta kompensojatë që lëshova!” Kurrsesi, (kthim nuk ka) e kjoështë vetëm fjalë që e thotë ai.” Mu’minun99-100Shpresoj dhe kërkoj nga Allahu të më for-cojë në Sunnetin e Muhamedit sal-lAllahualejhi ve sel-lem, t’i udhëzojë shpifësit dhetë padrejtët para se t’u vijë vdekja, të mëfalë mua dhe të më mbulojë me mëshirëne Tij! Pa dyshim se jam shumë i varfër përmëshirën e Tij!

Unejs Murati

______________[21] Abdulaziz Ibën Baz, Muhamed Nasirudin Albani, Muhamed Salih el Uthejmin.

Page 12: Revista Delirje & Edukim Nr.13

11Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0

Ky është ai lloj tevhidi për të cilin janë munduar Pejgamberët dhe popujt e tyre. Ata janëmunduar ngase i mësuan njeriut se nuk duhet t’i drejtohet me ibadet dikujt tjetër pos Allahuttë Lartësuar, se nuk duhet t’i drejtohet me ibadet as melekut e as Pejgamberëve e as ndonjëevliaje dhe askujt prej krijesave.

TEVHIDIULUHIJE

Falënderimi i takon Allahut. Atë efalënderojmë dhe prej Tij falje dhendihmë kërkojmë. Kërkojmë mbro-

jtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetesdhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu,s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rrugae vërtetë Ai, s’ka ku sh e udhëzon. Dëshmojse s’ka hyjni tjetër për veç Allahut, i Ciliështë një dhe i vetmi që meriton adhurim,dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguarii Tij.Fjala më e mirë është fjala e Allahut, kurseudhëzimi më i mirë është udhëzimi iMuha me dit. Veprat më të këqija janë ato tëshpikurat, andaj çdo shpikje është bidatdhe çdo bidat është lajthitje nga rruga evërtetë, kurse çdo lajthitje përfundon mexhehennem.

Robër të Allahut!Kemi shkruar për tevhidin rrububije dheçfarë e kundërshton këtë tevhid, ndërsa nëkëtë shk rim do të mundohemi ta shtjello-jmë llojin e dytë të tevhidit, i cili është

tevhidi uluhije.

Tevhidi uluhije është të veçuarit e Allahuttë Lartësuar në ibadet me të gjitha llojet etij, të dukshme apo të fshehta, qoftë fjalëapo vepër dhe mohimi i adhurimit tëdiçkaje apo të dikujt me Allahun. Pra, ështëdetyrë për çdo besimtar që të besojë mebindje të plotë se vetëm Allahu i Mad-hëruar meriton të adhurohet dhe askushtjetër përveç Tij, se nuk ka të adhuruar metë drejtë përveç Allahut, sepse Allahu iMadhëruar është i Vërteti, Ai që e meritontë adhurohet, ndërsa çdokush tjetër që ad-hurohet përveç Tij është i kotë, kushdo eçfarëdo qoftë, siç thotë Allahu i Lartësuar: “Zoti yt ka urdhëruar që të mos adhuroniaskënd tjetër përveç Atij.” Isra 23Allahu i Lartësuar thotë: “Adhuroni Allahundhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim).”Nisa36Dhe: “Me të vërtetë, Unë jam Allahu, s’ka zottjetër përveç Meje, prandaj, vetëm Mua mëadhuro dhe kryej faljen për të më kujtuar

Page 13: Revista Delirje & Edukim Nr.13

Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 012

Mua!” Ta’ha: 14 dhe shumë ajete të tjera.Kush adhuron të tjerë përveç Allahut, nukka logjikë.Kjo pjesë e tevhidit, tevhidi uluhije, mbartme vete të gjitha pjesët e tjera të besimit nëAllahun e Lartësuar si krijues dhe besiminse vetëm Ai është i vetmi që posedon emratë bukur dhe cilësi të përsosura. Pra, njeriundodh ta pranojë Allahun si të vetmin kri-jues, por të mos e adhurojë Atë apo besonnë emrat dhe cilësitë e Tij, por nuk përfshinllojin tjetër të tevhidit, që është tevhidiuluhije apo tevhidi i ibadetit.

Robër të Allahut!Kush e zotëron tevhidin uluhije duke ubindur dhe duke e pranuar Allahun si tëvetmin që meriton të adhurohet dhe se këtëadhurim nuk e meriton askush tjetër përveçTij, ai kështu e ka pranuar Allahun e Lartë-suar si krijues dhe sundues dhe se vetëmAtij i përkasin të gjithë emrat dhe cilësitë epërsosura, sepse i vetmi ibadet i njëmend ibëhet Allahut të përsosur e jo dikujt tjetërqë nuk është Zot.

Si mund të adhurohet dikush tjetër që nukështë krijues i krijesave? Si mund të adhuro-het dikush që nuk është i përsosur?Dije se ata që adhurojnë lopët, ata që ad-hurojnë Diellin, ata që adhurojnë Hënën,ata që adhurojnë dynjanë, pse nuk adhuro-jnë Atë që i krijoi? Pra, Allahun?! Ata nukjanë të verbër, por zemra në gjoksin e tyreështë verbuar!

Allahu i Lartësuar thotë: “O ju njerëz, ad-hurojeni Zotin tuaj, i Cili ju krijoi ju dhe ataqë ishin para jush në mënyrë që të bëheni tëdevotshëm. Ai, i Cili për ju e bëri tokën shtresëe qiellin ndërtesë, e prej qiellit ju lëshoi shi metë cilin ju siguroi lloje të frutave si ushqim për

ju, pra mos i përshkruani (sajoni) Allahutshokë, duke qenë që ju e dini (që Ai nuk kashokë).” Bekare 21-22

Robër të Allahut!Shehadeti, dëshmia “La ilahe il-lallah” kanë vetvete të gjitha llojet e tevhidit sepsedome thënia e saj është besimi në tevhidinrrububije, tevhidin uluhije dhe tevhidinesma ve sifat.Me tevhidin uluhije ka filluar feja dhe përshkak të tij janë krijuar të gjitha krijesat.Allahu i Lartësuar thotë: “Xhinët dhenjerëzit i kam krijuar vetëm që të më adhuro-jnë.” Dharijat 56Ky është tevhidi me të cilin janë dërguarPejgamberët, me të cilin janë zbritur libratbashkë me dy llojet e tjera; tevhidi rrubu-bije dhe ai i emrave të bukur dhe cilësive tëAllahut, esma ve sifat.Nuk ka ekzistuar asnjë Pejgamber që uështë dërguar njerëzve pa qenë tevhidiuluhije bazë dhe esencë e misionit të tij.Allahu i Lartësuar thotë: “Çdo populli Ne içuam një të Dërguar (që u thoshte): “Ad-huroni Allahun dhe shmangni idhujt!” Disaprej tyre Allahu i shpuri në rrugë të drejtë edisa e merituan të mbeten në humbje. Andaj,udhëtoni nëpër botë të shihni se si ishte fundii përgënjeshtruesve!” Enahel 36Allahu i Lartësuar thotë: “Ne nuk keminisur asnjë të Dërguar para teje, që të mos ikemi shpallur se: “S’ka zot tjetër përveç Meje,andaj më adhuroni (vetëm) Mua!” Enbija 25Allahu i Lartësuar tregon për Pejgamberëte tij, si Nuhu, Hudi, Salihu, Shu’ajbi, se siçdonjëri prej tyre i ka thënë popullit të vet:“O populli im, adhuroni Allahun! Ju nukkeni zot tjetër të vërtetë përveç Tij, vallë, anuk keni frikë (prej Tij)?” Mu’minun: 23Gjithashtu Ibrahimi alejhi selam i tha pop-ullit të vet: “Unë e kthej fytyrën time nga Ai

Page 14: Revista Delirje & Edukim Nr.13

13Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0

që i ka krijuar qiejt dhe Tokën, duke qenë bes-imtar i vërtetë dhe nuk jam nga ata që ibëjnë Allahut shok (idhujtarët)!” En’am 79

Robër të Allahut!Ky është ai lloj tevhidi për të cilin janëmunduar Pejgamberët dhe popujt e tyre.Ata janë munduar ngase i mësuan njeriutse nuk duhet t’i drejtohet me ibadet dikujttjetër pos Allahut të Lartësuar, se nuk duhett’i drejtohet me ibadet as melekut e as Pe-jgamberëve e as ndonjë evliaje dhe askujtprej krijesave.

Adhurimi i vërtetë dhe i pranuar tek Kri-juesi është adhurimi që i drejtohet vetëmAllahut të Lartësuar. Kush e lë këtë pasdore, ai është idhujtar dhe jobesimtar, edhenëse e pranon tevhidin rrububijeh dhetevhidin e emrave dhe cilësive të Allahut.

Robër të Allahut!Për këtë tevhid Allahu ka krijuar qiejt dhetokën. “Vërtet që Zoti juaj është Allahu, iCili i krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë,pastaj qëndroi mbi Arsh , duke drejtuar çdogjë. S’ka ndërmjetës tek Ai, përveçse me lejene Tij. Ky është Allahu,Zoti juaj, andaj ad-hurojeni Atë! Vallë, a nuk po mendoni?”Junus 3Për këtë tevhid të ka krijuar Allahu edhe ty.“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm qëtë më adhurojnë.” Dharijatë 56Për këtë lloj tevhidi Allahu ka dërguar tëDërguarit tek njerëzit. “Çdo populli Ne içuam një të Dërguar (që u thoshte): “Ad-huroni Allahun dhe shmangni idhujt” (ad-hurimit të tyre).” Nahl 36“Dhe nuk kemi dërguar para teje të Dërguarveçse u kemi shpallur atyre se nuk meriton tëadhurohet askush përveç Meje, prandaj mëadhu roni.” Enbija 25

Për këtë lloj tevhidi Allahu ka zbritur librat. “Elif Lám Râ. Ky është një libër, vargjet e tëcilit janë radhitur mrekullueshëm dhe janëpara sht ruar me hollësi nga ana e Një të Urtitë Gjithëdijshëm.” Hud 1“Adhuroni vetëm Allahun, sepse unë (Muha -medi) jam për ju një paralajmërues dhe sjellësi lajmit të mirë prej Tij.” Hud: 2

Robër të Allahut!Tevhidi uluhije është e drejta e Allahut tekrobërit. Nëse e përmbushim me përpikëritë drejtën e Allahut, atëherë do të kemigjithçka që dëshirojmë dhe do të arrijmëgjithçka që synojmë. Prej këtyre gjëravejanë këto: - Allahu do ta largojë dënimin prej nesh sinë dunja ashtu edhe në ahiret, - do të na bëjë të fuqishëm në tokë,- do të na ruajë prej kurtheve të shejtanëvenga njerëz dhe xhinë.

Pas gjithë kësaj, vetvetiu shtrohet pyetja:Por cila është e kundërta e këtij tevhidi? Dota lexoni në numrin e ardhshëm inshaAl-lah.

Bazuar në:1- Kurani i Madhërishëm - Prof. Hasan I.Nahi.2- “El Akidetu Euelen”, Salih bin Taha Ab-dulvahid.3- “Fetava erkani islam vel iman”,Muhammed bin Salih el-Uthejmin.4- “Ilam el-sunneti el-menshura li’itikadtaifetul el-naxhiha el-mensura”, Ahmed el-Hakimij.

Përmblodhi dhe përshtati: Lirim Sadiku

Page 15: Revista Delirje & Edukim Nr.13

Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 014

Muslimanët sot janë shumë larg nga të kuptuarit e drejtë të Islamit dhe kjo ka rezultuar megabueshmërinë në praktikimin e tij, që kundërshtohet dhe dallohet shumë nga praktika e tëparëve tanë të devotshëm, të cilët e shfaqën në veprat e tyre dritën e Islamit burimor.

DOMOSDOSHMËRIA E STUDIMIT TË

KUR’ANIT DHE SI T’I QASEMI ATIJ

Kur'ani i Shenjtë është fjalë e Allahutsubhanehu ve te ala, jo i krijuar. NgaAllahu i Madhëruar atë e zbriti Xhib-

rili alejhi selam për mbarë njerëzimin nëmënyrë graduale tek Vula e të gjithë Pejgam-berëve, Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Kur’ani është udhëzues në rrugën edrejtë, dallues i së vërtetës nga e kota, me tëshpëtojnë njerë zit nga errësirat e djallëzuaradhe dalin në dritën që ndriçon veprat, mekëtë realizohet edhe devotshmëria. Kur’aniështë shë rues i zemrave, qetëson shpirtëratnga më r zia dhe monotonia, sjell lumturinë nëkëtë botë dhe në amshueshmëri. Nga ai arri-het besimi i vërtetë, adhurimi i drejtë i Zotittë Plotëfuqishëm, piedestalet e larta morale,edukative dhe kulturore, humaniteti si dheshumë cilësi të tjera pozitive. Ata që i nën-shtrohen atij me sinqeritet duke i kuptuardrejt domethëniet e tij, triumfojnë me krenaridrejt sukseseve madhështore në Ditën e Gjy -kimit, kur nuk do të bëjnë dobi as fëmijët eas pasuria. Ky libër (Kur'ani) është i begat-shëm, ka shumë begati dhe të mira. Kush e

mëson dhe vepron me të, e pushtojnë të mirate tij në dunja dhe ahiret. Disa dijetarë të tef-sirit thoshin: “Jemi marrë me Kur'an e nakanë përfshirë begatitë dhe të mirat e tij nëdunja, si vërtetim i fjalës së Allahut: "Edhe ky(Kur'an) është libër që e zbritëm; është ibekuar..." [1] Allahu ua lehtëson të vepruaritme këtë Kur'an të begatshëm vetëm njerëzvetë mirë dhe fisnikë, prandaj vërtet ky libërposedon shumë të mira dhe begati sepse ështëfjalë e Zotit të botëve. Nëse njeriu e lexon atëdhe i studion dom e thëniet e tij, për çdoshkronjë gjatë leximit ka nga dhjetë të mira,kurse nga studimi i domethënieve të tij fitonnjohuri në akide, që është e vërteta. Gji -thashtu ai njeh bazat e hallallit dhe haramit,moralin e mirë, banorët e xhennetit dhe tëxhehennemit, se çfarë do t’i ndodhë njeriutpas vdekjes, cilat janë shkaqet e lumturisë dhetë dënimit të përhershëm, prandaj të gjithakëto janë begati dhe të mira sepse ky Kur'anështë dritë me të cilën ndriçohet rruga, dritëme të cilën dallon të mirën nga e keqja, të do-bishmen nga e dëmshmja dhe të vërtetën nga

______________[1] En'amë, 92.

Page 16: Revista Delirje & Edukim Nr.13

15Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0

e kota. Kush punon me të, Allahu ia përmirë-son të dyja jetët."[2] Allahu i Plotfuqishëmthotë: "(Ky është) libër i begatshëm, Ne ta sh-pallëm ty këtë që t'i studiojnë argumentet etij..."[3] Pra, begatia e Kur'anit është në lex-imin dhe studimin e tij si dhe në të vepruaritme të. Ajo që arrihet me të është se Kur’ani lëgjurmë mbi zemrat në shtimin e besimit, njo-hjen e Allahut, emrave, cilësive dhe vendi -meve të Tij. Gjithashtu, çfarë ndodhi ngagjurmët e tij mbi popujt që Allahu me këtëKur'an çliroi shumë vende nga lindja nëperëndim. E gjithë kjo nga begatia e tij dhegjithashtu ajo që ndodhi me praktikuesit e tijnë ngritje, krenari dhe triumf mbi gjithë pop-ujt e tjerë. Praktikuesit të tij iu realizua qëllimii mirë, rruga e drejtë dhe lumturia në dunjadhe ahiret. Me rëndësi është se vërtet begatitëe Kur'anit nuk numërohen.[4]

Nëse Kur'anin e lartë e praktikojmë si duhet,arrihet krenaria dhe triumfi, ndërsa kur ekun dërshtojmë dhe i anashkalojmë urdhër -imet, këshillat dhe udhëzimet e tij, na sundo-jnë të tjerët, bëhemi të dështuar, të nënçmuar,të përqeshur, të prapambetur dhe të humbur.Umeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë:"Pejgamberi juaj ka thënë: “Vërtet Allahu mekëtë libër[5] ngre popuj dhe ul me të të tjerë."[6]

Prandaj, nëse dëshirojmë të jemi të ngriturdhe krenarë, t’i jetësojmë në vepra udhëzimetkur'anore dhe ky është kushti me të cilin re-alizohet premtimi i Allahut. Allahu sub-hanehu ve te ala thotë: "O ju që besuat, nëseju ndihmoni Allahun (fenë e Tij), Ai ju ndih-

mon dhe ju forcon këmbët tuaja"[7] si dhe thotë:"...E Allahu patjetër do ta ndihmojë atë që ndih-mon Allahun (rrugën e Tij)..." [8]

Muslimanët sot janë shumë larg nga të kup-tuarit e drejtë të Islamit dhe kjo ka rezultuarme gabueshmërinë në praktikimin e tij, qëkundërshtohet dhe dallohet shumë nga prak-tika e të parëve tanë të devotshëm, të cilët eshfaqën në veprat e tyre dritën e Islamit buri-mor. Për të shë ruar këtë sëmundje[9] duhet tëpasojmë me to dol o gjinë që lanë trashëgimi sa-habët, Allahu qoftë i kënaqur me ta, të cilët iedukoi me shpalljen hynore në teori dhepraktikë i Dërguari ynë sal-lAllahu alejhi vesel-lem, prandaj duhet t’ia nisim me studimindhe kuptimin e drejtë të bazave dhe parimeveislame dhe këtë kuptueshmëri ta praktikojmëme bindje të sinqertë. Baza e parë e Islamitështë Kur'ani dhe Sunneti,[10] pa këto nuk kaIslam e pa Islam nuk ka shpëtim. Sqarimi ynëkëtu ka të bëjë me njohjen me Kur'anin elartë, që u zbrit për tri çështje: për ta adhuruarAllahun me leximin e tij, për kuptimin e do -methënieve të tij dhe për të punuar me të.Nisur nga kjo, sahabët nuk i kanë kaluardhjetë ajete pa i mësuar dhe pa i praktikuar.Ata kanë thënë: “E kemi mësuar Kur'anin, di-turinë dhe veprën së bashku."[11]

“Muslimanëve u mbetet që ta mësojnëdomethënien e fjalës së Allahut ashtu siç emësuan sahabët, Allahu qoftë i kënaqur meta. Kur lexonin diçka nga Kur'ani, ata nuk ekalonin atë lexim përderisa nuk e kuptoninajetin dhe atë që argumentonte ai në lidhje

______________[2] Marrë nga hyrja e tefsirit “El Adhbun-Nemir”, faqe 7, botim i Daru Alemul Fevaid, i dijetarit të madh Muhammed Emin Esh-Shenkit rahime-hullah, me pak ndryshime. [3] Sad, 29.[4] Shiko “Sherh Mukadimetit-Tefsir” (23, 24), nga Shejhul Al-lame Muhammed bin Salih El Uthejmin rahimehullah.[5] Në disa transmetime të tjera qëndron "me këtë Kur'an".[6] Transmeton Muslimi në “Sahihun” e tij (817).[7] Muhammed, 7.[8] Haxhxh, 40.[9] Për këtë çështje madhështore, që sot është domosdoshmëri nëse dëshirojmë krenari dhe triumf në këtë botë dhe ahiret, të lexohet “Tevhidi sëpari” dhe “Rrugëzgjidhja e këtij ummeti është t'i kthehen Allahut”, nga shejhul Islam Muhammed Nasirudin Albani rahimehullah.[10] Disa thonë se Sunneti është baza e dytë e fesë, por e drejtë është se Sunneti është bazë e parë bashkë me Kur'anin, sepse Sunneti nuk ka dallimnga Kur'ani në ndërtimin e parimeve, bazave dhe vendimeve fetare. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Më është dhënë Kur'ani dhe i ng-jashëm me të (Sunneti)."[11] Shiko “Sherh Mukademtit-Tefsir” (6, 7) nga Shejh Muammed El Uthejmin rahimehullah.

Page 17: Revista Delirje & Edukim Nr.13

Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 016

me besimin, diturinë dhe veprën... Prandajkush e pason këtë rrugë dhe mundohet nëstudimin e fjalës së Allahut, i hapet dera mad-hështore në shke ncën e tefsirit dhe i forcohennjohuritë."[12]

Sahabët, Allahu qoftë i kënaqur me ta, nëpërgjithësi e kanë kuptuar atë që i zbriti tëDërguarit sal-lAllahu aljehi ve sel,-lem mepërjashtim të disa çështjeve të cilat i kuptuanpasi i parashtruan pyetje Pejgamberit alejhisalatu ve selam. Për këtë, Imam Bedrudin binMuahmmed bin Abdullah Ez-Zerkeshijrahimehullah thotë: "Vërtet Kur'ani zbriti nëgjuhën e qartë arabe në kohën e arabëve mëtë ditur për këtë gjuhë. Ata e dinin atë qëgjuha ekspozonte dhe rregullat e saj, porçështjet precize të bre ndësisë së saj atyre usqaroheshin pas hulumtimit, meditimit dhenga pyetjet që i parashtronin Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe kjo ndodhte mëshpesh, si pyetja e tyre kur zbriti ajeti: "...dhenuk e ngatërruan besimin e tyre me padrejtësi(shirk-idhujtari)..."[13] Sahabët pyetën: “Ekush nga ne nuk i bën padrejtësi vetes?!” Pe-jgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ua ko-mentoi këtë me shirk dhe e argumentoi mefjalën e Allahut te barek ve te ala: "...me tëvërtetë shirku është padrejtësia më e madhe."[14]

Më pas imam Ez-Zerkeshij vazhdon e thotë:“Tek ne nuk na ka arritur nga sahabët tefsiridhe sqarimi i Kur'anit i tëri dhe ne keminevojë për atë që kishin nevojë ata përKur'anin si dhe më tepër nga kjo, që sahabëtnuk kishin nevojë për rregullat e qarta,(ndërsa ne po) për shkak të mungesës tonë nënjohjen e rregullave të gjuhës pa i mësuar,

prandaj ne jemi njerëzit që më së shumti keminevojë për tefsirin.’’*[15]

Pra, shkenca që merret me sqarimin eKur'anit quhet tefsir. Çdo shkencë pati zana -fillën dhe etapat e zhvillimit deri në formimine plotë, duke kaluar nëpër periudha të ndry -shme kohore. Edhe shkenca e tefsirit nukmund të përjashtohet nga ky fenomen. Ajokaloi dekada e shekuj deri në formimin eplotë si çdo shkencë tjetër. Dijetarët e kësajshkence shkruan kapituj dhe tema të cilat ielaboruan, i sqaruan dhe i sistemuan shke -ncërisht duke e lehtësuar rru gën drejt kupti-mit të fjalës së Allahut të Plotfuqishëm. Kjoshkencë[16] gjithashtu është mburojë për mus-limanët nga dy shi met dhe sulmet e oriental-istëve, të cilët me men dimet dhe shpifjet etyre ndaj Kur'anit mundohen t'i helmojnëzemrat e besimtarëve muslimanë me mos-besim. Po ashtu, shkenca e tefsirit është mbu -rojë nga fraksionet e shumta islame dhe atoqë i adresohen Islamit,[17] të cilat me bazat dhebindjet e tyre mundohen ta devijojnë atë qëAllahu ka kërkuar nga robërit e Tij nëKur'anin e lartë, si në çështjet e besimit, ad-hurimit, moralit dhe në çdo çështje fetare nëpërgjithësi. Nga kjo kuptojmë rëndësinë qëka kjo shkencë për muslimanin, sidomos nëkëtë kohë kur muslimanët po sfidohen me tëmadhe ditë e natë nga dyshimet e jobesim-tarëve ndaj Kur'anit si dhe nga komentimet erisimtarëve, të cilat sjellin vetëm devijime ngaIslami autentik ose largim total nga Islami.

Nga Adem Avdiu

______________[12] Shiko “Kavaidul Hisan lit-Tefsiril Kur'an” me pak ndryshime nga unë, faqe 5, nga Shejh Abdurrahman bin Nasër Es-Sadij rahimehullah. Marrënëpërmjet librit “Dirasatun fit Tefsiri ve Ulumil Kur'an”, faqe 11, të dr. Muhammed bin Bekër Ibrahim el Abid.[13] En'amë, 82.[14] Lukman, 13.*Kjo ishte situata në kohën e këtij dijetari, por si qëndron gjendja e muslimanëve në kohën tonë për këtë çështje?![15] Shiko “El Burhan fi Ulumil Kur'an” (1/43), tahkik nga dr. Zekij Muhammed Ebu Seri'ë.[16] Nëse është nga dijetarët e Ehli Sunnetit, sepse ka edhe nga pasuesit e bidatit që kanë shkruar për shkencën e tefsirit dhe shkrimet e tyre kanë nëvetvete devijime dhe për këtë arsye këto shkrime duhen bojkotuar.[17] Si rafiditë, kadijanitë, behaitë.

Page 18: Revista Delirje & Edukim Nr.13

17Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0

Imam Neveviu thotë: Në këtë hadith tregohet se lejohet bojkotimi i pasuesve të bidateve dhekundërshtarëve të Sunnetit kur ata e njohin Sunnetin dhe e kundërshtojnë atë dhe kylargim prej tyre mund të jetë i përhershëm.

PARATHËNA E

“SUNENIT”TË IBËN MAXHES

HADITHI NR. 17

Transmetohet nga Abdullah ibën Mugaffelse ai ishte ulur pranë djalit të vëll ait të tijdhe ai gjuajti me gur.

Ab d u llahu e ndaloi atë dhe i tha se i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka ndaluar nga kjo dhe kathënë: “Ai, guri, nuk gjuan gjahun dhe nuk e dëmtonarmikun, por vetëm thyen dhëmbin dhe verbon syrin.”Djali i vëllait filloi prapë të gjuajë me gur dhe atëherë(Abdullahu) i tha: “Të tregoj se i Dërguari e kandaluar, kurse ti prapë kthehesh e gjuan?! Nuk do tëtë flas më kurrë!”Hadith sahih-autentik.E transmetojnë Buhariu (“Kitabu edh-dhebaih ves-sajd babu el hadhf vel bundukatu” nr. i hadithit5479), Muslimi (“Kitabus-sajd vedh-dhebaih, babu-ibahat ma justeanu bihi ala el istijadi vel aduv-vi, vekerahetul hadhfi”, nr, i hadithit 5026).Gjithashtu etransmetojnë edhe të tjerë, ndër ta edhe ibën Max-heh. Ky hadith me këtë shprehje është në Muslim.El Munavij, Allahu e mëshiroftë, thotë: “El-hadhfështë të hidhet guri i kapur mes gishtit të madh dhe atij tregues."[1]

Ndërsa ibën Bet-tali, Allahu e mëshiroftë, thotë: “El-hadhf është gjuajtja e gurit apo shkopit medorë."[2]

Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë, thotë: "Ky ha-

dith tregon se gjuajtja me gur është e ndaluar sepsenuk ka dobi në të dhe gjithashtu prej saj mund të vijëe keqja. Këtë rregull e merr çdo gjë që i përngjan gjua-jtjes së gur ëve."[3] Me këtë ndalesë është për qëllimnëse gjuajtja e gurit bëhet në drejtim të njeriut apondonjë kafshe apo edhe nëse janë afër, edhe nëse gjua-jtja nuk është në drejtim të tyre, sepse nga kjo gjuajtjenuk ka kurrfarë dobie, për veçse mund të shkaktojëdëmtimin e nje riut apo edhe të kafshës, si për shem-bull t’i thyhet dhëmbi, t’i verbohet syri ose t’i shkak-tohet plagë në trup. Mirëpo nëse gjuajtja bëhet kurnuk është pre zent askush apo në hapësirë, në natyrë,në drejtim të lumit apo detit etj., hadithi këtë nuk e

______________[1] "Fejdul Kadir” (6\406).[2] “Sherh ibwn Bet-tal” (9\474).[3] “Sherh Nevevi” ( 13\106, hadithi nr. 5026 ).

Page 19: Revista Delirje & Edukim Nr.13

Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 018

përfshin. Allahu e di më së miri. Nga ky hadith kup-tojmë se muslimani në jetën e tij çdo gjë që vepronduhet ta konsiderojë se është duke bërë diçka në dobitë përgjithshme ose në të mirë të vetes ose të Islamitetj., e jo të bëjë ndonjë vepër prej së cilës nuk ka asnjëdobi as në këtë botë e as në botën tjetër. Imam Neve-viu thotë: Në këtë hadith tregohet se lejohet bojko-timi i pasuesve të bidateve dhe kun dërshtarëve tëSunnetit kur ata e njohin Su nn etin dhe e kundërsh-tojnë atë dhe ky lar gim prej tyre mund të jetë i përher-shëm. Vëllanë musliman nuk mund ta bojkotosh përmë shumë se tri ditë kur kjo ndodh për qëllime per-sonale dhe çështje të kësaj bote, ndërsa ndaj pasuesvetë bidateve lejohet që bojkoti të zgjasë edhe mëshumë. Ky hadith përforcon disa hadithe të tjera tëngjashme me të, siç është edhe ngjarja e Ka'b ibënMalikut."[4] Gjithashtu në këtë hadith tregohet njëmënyrë nga mënyrat se si të ndryshohet e keqja,d.m.th. në këtë rast duke mos i folur tjetrit, nëse ajobën dobi. Në rast të kundërt nuk lejohet të mos i flitetmuslimanit, por ai duhet mësuar dhe këshilluar, porkjo varet krejt nga personi i cili vendos të mos i flasëdikujt dhe nga personi i braktisur. Në këtë çështjeshikohet a ka dobi apo jo, sepse nganjëherë me bra -ktisjen e dikujt e keqja vetëm sa shtohet edhe mëshumë, ndërsa nganjëherë e keqja largohet dhe i brak-tisuri kthehet dhe pendohet. Për këtë shembullin mëtë mirë e kemi tek i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Kur disa shokë të tij të afërt bënin diçka nëkundërshtim me Islamin, për t'i mësuar sillej ashpërme ta, siç është rasti kur e pa njërin se kishte unazëari. I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ia hoqi un-azën nga gishti dhe ia hodhi duke mos i folur. Porndodhte të sillej butë me të huajt dhe munafikët, nëmënyrë që t’i kthente në Islam. Rasti i Ka'b ibën Ma-likut me dy shokët e tij është shembulli më i mirë.Edhe pse ishin nga muslimanët e sinqertë, vetëm psemun guan pa arsye në njërën nga betejat vendimtaretë Islamit, Allahu e urdhëroi të Dërguarin që t’i brak-tisë ata për një kohë të caktuar, ndërsa munafikët,edhe pse e kundërshtonin të Dërguarin ditë e natë, iDërguari nuk i bojkotoi dhe sillej mirë me ta. Këtushfaqet shumë qartë dobia dhe dëmi i bojkotimit të

muslimanit dhe realiteti se dobia dhe dëmi duhenpasur parasysh gjatë braktisjes së dikujt. Për këtë temëjanë shkruar shumë shkrime, por ne u munduam qëtë japim rezymenë e kësaj çështjeje, Allahu e di më sëmiri. Sa i përket gjuajtjes së gjahut me gur apo ndonjëmjet të mprehtë, dijetarët kanë rënë në mospajtimrreth lejimit të tij. Ata që e ndaluan thanë se kjo kon-siderohet vrasje e gjahut dhe Allahu e ka ndaluarngrënien e mishit të gjahut të vrarë, mirëpo ibënMulekini, Allahu e mëshiroftë, thotë: "Rastet e gjahuttë gjuajtur me ndonjë mjet janë tre: dy të lejuara dhenjë e ndaluar. Dy rastet e lejuara janë: a) nëse mesendin e gjuajtur (qoftë shtizë, thikë, sëpatë, shpatëetj.) e vret gjahun me anën e mprehtë të tij duke iderdhur gjakun, ai lejohet edhe nëse nuk arrihet tëtheret gjahu; b) nëse e qëllon me anën e rrafshët tëmjetit gjuajtës, por arrin ta therë para se të ngordhëgjahu. Ndërsa rasti i tretë, kur është e ndaluar ngrëniae mishit të tij, është nëse e godet gjahun me pjesën errafshët të mjetit gjuajtës dhe nuk arrin ta therëshgjahun para se të ngordhë."[5]

VijonPërgatit: Fidan Xhelili

Referencat:1."Sunen Ibën Maxheh" me verifikim të haditheve, nga di-jetari shqiptar Muhamed Nasirudin Albani, me përkujdesjene dijetarit Mesh'hur ibën Hasen Al Selman. "Mektebet elmearif-Rijad". Botim i parë.2. “Fet’hul Barij sherhu Sahih el-Buhari”, Ibën Haxher ElAskalani, “El Mektebetu el-asrije”, pa vit botimi.3. “El-minhaxh sherh Sahih Muslim ibën Haxhaxh”, Neve-viu, me verifikim të shejh Halil Me’munë Shejha, DarulMa’rife-Bejrut, pa vit botimi.4. “Fejdul Kadir”, sqarimi i “Xhami’Sagir” të imam Sujutit,autor Abdurreuf El Munavij.5. “Et-tevdih li-sherh el xhami' es-sahih", autor ibën Mulek-kin, me verifikim nga “Darul fellah”, me përkujdesjen e Halid Err-Rrabat dheXhum’a fet’hi. Botimi i parë 2008.6. “Sherh Sahihul Buhari”, autor Ali ibën Halef, i njohur siIbën Bet-tal, me verifikim të Ebu Temim Jasir ibën Ibrahim,Mektebet Err-Rruzhd, Riad, botimi i parë 1420 h.

______________[4] Po aty. Të njëjtën fjalë thotë edhe ibën Haxheri. Shiko “Fet'hul Barij” (15\412).[5] "Et-tevdih li-sherh el xhami' es-sahih", ibën Mulek-kin (26\354).

Page 20: Revista Delirje & Edukim Nr.13

19Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0

Edhe vetë Umer ibën Abdulazizi i urdhëronte të afërmit e tij që të ndiqnin mësimet e dijesqë mbante imam Zuhriu, ngase nuk kishte njeri më të ditur për Sunnetin në sipërfaqen etokës se ai.

KONTRIBUTI I UMER IBËN ABDULAZIZIT DHE

IBËN SHIHAB EZZUHRIUTNË SHKRIMIN E HADITHIT

Deri nga përfundimi i shekullit tëparë, hadithet e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem transme-

toheshin gojarisht me të madhe, edhe pseishin shkruar aty-këtu, siç kemi thënë nënumrin e kaluar të kësaj reviste. Kjo kohëishte fundi i epokës së sahabëve të Pejgam-berit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Ata povdisnin njëri pas tjetrit dhe dita-ditësnumri i tyre po pakësohej[1], e po në tënjëjtën kohë në skenë kishin dalë disalëvizje apo rryma të rrezikshme, të cilatshfrytëzonin gjendjen e hadithit për të re-alizuar qëllimet e veta. U shtua gjithashtuedhe nevoja për tubimin dhe shkrimin ehaditheve në një vend për arsye se ishin

përhapur transmetimet, ishin shtuar (zg-jatur) esanidet (zinxhirët) e haditheve meemra dhe llagape të ndryshme dhe ishtevështirësuar mësimi i tyre përmendësh.Shkaqet apo arsyet përse nuk është shkruarmë herët hadithi me të madhe ishin anu-luar, prandaj mund të themi se në për -gjithësi ishin plotësuar kushtet për të bërënjë përmbledhje masive të haditheve të Pe-jgamberit-sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.I pari që kishte menduar për një tubim tëtillë ishte imam Umer ibën Abdulazizi, Al-lahu e mëshiroftë, i cili i shkroi Ebu Bekribën Hazmit që të fillonte tubimin e ha-ditheve.[2]

Imam Buhariu transmeton në “Sahihun”______________[1] Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Shoqëruesit e mi janë kujdestarët për ummetin tim, kështu që kur shoqëruesit e mi të vdesin, ajoqë i është caktuar ummetit tim, do t'i ndodhë." Me shkuarjen e sahabëve pasuan përçarje të shumta në këtë ummet, ndodhën ndryshime mahnitëse,u shtuan fitnet dhe fatkeqësitë me daljen e shumë fraksioneve në skenë, të cilat kishin filluar të shpiknin gjëra në fenë e Allahut vetëm e vetëm për tërealizuar dëshirat e tyre. Kështu filloi përhapja e trillimit të haditheve në emër të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në mënyrë që të arsyetoninbidatet e tyre. Andaj bidatet janë bërë sunnete, sunnetet janë bërë bidate, e mira është bërë e keqe, e keqja është bërë e mirë, është shtuar injorancadhe është shuar dituria dhe vendimet fetare janë bërë ndihmë për epshet, lakmitë dhe dëshirat, janë ndarë muslimanët mes tyre dhe janë përçarë nëgrupe e parti. Për arsye të tilla ishte më se i nevojshëm tubimi i haditheve në një vend në mënyrë që të mos futet në fenë e Allahut ajo që nuk ështëprej fjalëve të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, por është trilluar në emër të tij.[2] Shiko "ErrIsaleh el-Mustetrefeh” fq. 3 dhe "Dirasat fi el-hadith en-nebevij”, 1/71. Një tentim të tillë para Umer ibën Abdulazizit e kishte bërëbabai i tij, Abdulaziz ibën Mervani. Transmeton Lejth ibën Sa'di, e ky prej Jezid ibën Ebi Habibit, se Abdulaziz ibën Mervani i kishte shkruar Kethiribën Murre el-Hdramiut, i cili kishte takuar në Hims shtatëdhjetë sahabë që kishin marrë pjesë në betejën e Bedrit. I shkroi atij duke e porositur qët’i shkruante ato hadithe që ka dëgjuar prej sahabëve, përveç haditheve të Ebu Hurejrës, ngase ato ishin të shkruara tek ai (Abdulaziz ibën Mervani).Transmeton ibën Sa'di në Tabekat(7/448). Por nuk dihet se a është përfunduar kjo iniciativë apo jo. Për tubimin e haditheve kishte vendosur edheUmer ibën Hatabi, i cili ishte konsultuar me sahabët, por prapë nuk e vazhdoi atë duke thënë: "Me të vërtetë unë doja ta tuboja hadithin me njëvend, por kur kujtova disa popuj që ishin para jush, të cilët shkruan disa libra e më pas u mbështetën në to, saqë e lanë librin e Allahut, ia kthyen sh-pinën atij, unë pasha Allahun nuk do ta përziej librin e Allahut me asgjë tjetër." Transmeton ibën Abduleberri në "Xhamiu bejani el-ilëm ve fedlihi”,1/274" dhe Hatib el-Begdadij në "Takjjidu el-Ilëm”, fq. 49. Shiko "Mekanetu es-Sunneh en-Nebevijeh”, fq. 152-153, të shejhut tonë dr. Umer ibënMuslih el-Husejnij, Allahu e ruajttë.

Page 21: Revista Delirje & Edukim Nr.13

______________[3] “Kitabu el-ilëm, babu kejfe jukbed el-“ilëm, (1/104) dhe “Fet'hu el-barij” (1/34) dhe “Er-rsaleh el-mustetrefeh”, fq. 3.[4] Shiko “Er-risaleh el-mustetrefeh”, fq. 4.[5] “Xhamiu bejani el-ilëm”, ibën Abdulberr, (1/331).

e tij nga Abdullah ibën Dinari, i cili thotë:"Umer ibën Abdulazizi i kishte shkruarletër Ebu Bekr ibën Hazmit duke i thënë:“Shëno atë që gjen nga hadithet e Pejgam-berit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ngaseunë po frikësohem nga pakësimi i tubi me -ve të dijes dhe vdekjes së dijetarëve. Mosprano asgjë tjetër përveç haditheve të Pe-jgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem! Letë shpërndahet dija dhe të uleni në mënyrëqë të mësohet ai që nuk di, ngase dija nukhumbet vetëm se atëherë kur është e fshe-htë."[3]

Umer ibën Abdulazizi kishte vdekur parase Ebu Bekr ibën Hazmi t’ia dërgonte atëqë kishte shkruar, por ai u kishte shkruardhe dërguar letër edhe dijetarëve të tjerënë të gjitha anët, që të merreshin me hadi-thet dhe të bënin tubimin e tyre.[4]

Me këtë Umer ibën Abdulazizi kishteplotësuar apo çuar në vend dëshirën evjetër të gjyshit të tij, Umer ibën Hatabit,Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili shpesh-herë dëshironte t’i tubonte hadithet e Pe-jgamberit, por e pengonte fakti se mos pongatërroheshin me Kur'anin apo se mosnjerëzit e linin pas dore librin e Allahutdhe mbështeteshin në hadithet e shkruara.Imam Zuhriu, Allahu e mëshiroftë, thotë:"Na ka urdhëruar Umer ibën Abdulazizipër tubimin e haditheve, ...i tubuam atopjesë-pjesë..."[5]

Duhet ditur se Ebu Bekr ibën Hazmikishte tubuar vetëm një numër të vogël ha-dithesh, por ai që luajti një rol jashtëza-konisht të madh dhe mbarti një barrë tëmadhe ishte imam Zuhriu. Ai e zbatoi ur-

Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 020

Page 22: Revista Delirje & Edukim Nr.13

______________[6] “Sahihu Muslim”, (1/1268: 1647).[7] Shiko "Es-Sunneh ve Mekenetuha fi et-Teshrij el-Islamij", fq. 123-124.[8] “Takjjidu el-Ilëm”, fq. 109.

dhrin e kalifit me përpikëri të madhe,madje e konsideronte edhe si nder për të.Ai shpeshherë thoshte “na nderuan me ur-dhrin për shkrimin e haditheve”, kurse di-jetarët e kohës së tij thoshin se sikur të mosishte imam Zuhriu, shumë hadithe do tëhumbnin dhe nuk do të arrinin tek ne.Këto fjalë i thoshin atëherë kur ishte gjallëHasen el-Basriu dhe shumë e shumë dije-tarë të tjerë.Imam Muslimi në “Sahihun” e tij thotë:"Rreth nëntëdhjetë hadithe nuk i transme-ton askush tjetër përveç Zuhriut, me zinx-hirë të mirë."[6]

Edhe vetë Umer ibën Abdulazizi i urd-hëronte të afërmit e tij që të ndiqninmësimet e dijes që mbante imam Zuhriu,ngase nuk kishte njeri më të ditur për Sun-netin në sipërfaqen e tokës se ai.[7]

Transmeton Hatib el-Bagdadij me senedine tij deri tek imam Zuhriu, i cili thotë:"Sikur të mos ishin hadithet që na vininprej lindjes hadithe të cilat nuk i njihnimdhe se ishin të dobëta (gjë që i kundërsh-tonim ato); nuk kisha për të shkruar asnjëhadith dhe gjithashtu nuk do t’i lejoja tëtjerët që t’i shkruanin ato"[8]

Salih ibën Kejsani thotë: "Ishim bashkë meZuhriun në kërkim të dijes dhe thamë:“T’i shkruajmë hadithet-sunnetet; e shkr -uam atë që transmetohej prej Pejgamberitsal-lAllahu alejhi ve sel-lem e më pas mëtha: “Të shkruajmë atë që transmetohetprej sahabëve (prej fjalëve të tyre), ngaseedhe ajo është sunnet.” I thashë: “Jo, kjonuk është sunnet dhe nuk e shkruajmë.”Ibën Kejsani thotë: “Imam Zuhriu shkroi

21Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0

Page 23: Revista Delirje & Edukim Nr.13

Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 022

e unë nuk shkruaja, kështu që ai fitoi e unëhumba.”[9]

Ndërsa Ma'mer ibën Rashidi thotë: “Kandodhur që imam Zuhriu të shkruante ha-dithin edhe në nallanet e tij nga frika semos po i ikte diçka.”[10]

Të gjithë dijetarët e ummetit islam ishin tëpajtimit se nuk kishte njeri më të ditur nëhadith në atë kohë sesa imam Zuhriu.Umer ibën Abdulazizi, Katade, Mekhuli,Ejjubi, Ebu Bekr el-Hudhelij, Sufjan ibënUjejne e të tjerët thoshin: "Nuk ka mbeturaskush më i ditur se ibën Shihab ez-Zuhrijnë hadith (sunnetet e kaluara)."[11]

Ibën Ujejneh thotë: “Kam dëgjuar EbuBekr el-Hudhelij duke thënë: "Nuk kamparë kurrë njeri (të ditur) si imamZuhriun."[12]

Edhe pse Ebu Bekr el-Hudhelij ishte ulur

me Hasan el-Basriun dhe Muhammedibën Sirinin. Imam Maliku thoshte: "Kambetur ibën Shihabi e nuk mund t'ia gjeshshokun."[13]

Pra, ky ishte imam Zuhriu dhe kontributii tij në tubimin e haditheve.Nuk është për t’u çuditur pse armiqtë e Is-lamit (orientalistët) u munduan ta ngarko-jnë imam Zuhriun me gjëra prej të cilaveai është larg, duke thënë se ai është ipabesueshëm në hadith ngase ka trilluarhadithe në të mirë të pushtetmbajtësve tëasaj kohe si dhe shumë akuza të tjera tëpabaza.

Me këto lloj akuzash ata zbulojnë qëllimete tyre të fëlliqura dhe armiqësinë që kanëndaj Islamit dhe pasuesve të tij.[14]

Bali Musli Sadiku______________[9] Po aty, fq. 108.[10] Po aty.[11] Shiko "Sijer e'alam en-Nubela”, (5/336)[12] Po aty.[13] Nuk ka si ai, nuk ka njeri më të ditur se ai. Shiko Sijer (5/336).[14] Për më gjerësisht rreth trillimeve të orientalistëve dhe kundërshtimit të tyre shiko "Es-Sunneh ve Mekenetuha fi Teshrii el-Islamij”, fq. 239 e mëpas të dr.Mustafa es-Sibaij, Allahu e mëshiroftë.

Page 24: Revista Delirje & Edukim Nr.13

23Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0

Kur u kthye në Medinë, ata ia përmendën këtë veprim të tij Pejgamberit dhe ai tha: “Pyetenishokun tuaj përse ka vepruar kështu.” Kur e pyetën, ai u përgjigj: “E dua këtë sure, meqenësenë të përmenden cilësitë e Mëshiruesit dhe për këtë arsye e fal namazin me të.” Atëherë Pe-jgamberi alejhi selam tha: “Lajmërojeni se Allahu e do atë." Transmeton Buhariu

ÇFARË DO DHE ÇFARË URREN

ALLAHUI L A R T Ë S U A R

Ake menduar ndonjëherë se çfarë dodhe çfarë urren Allahu i Lartësuar,që të jesh prej atyre që Ai i do?

ÇFARË DO ALLAHU I MADHËRUAR PREJ ADHU RIMEVE

1- Puna më e dashur për Allahun ështëfalja e namazit në kohën e tijTransmetohet nga Abdullah ibën Mes’udi,Allahu qoftë i kënaqur me të, se ka thënë:“E kam pyetur Pejgamberin sal-lAllahualejhi ve sel-lem: Cila është puna më edashur për Allahun?Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem

tha: “Falja e namazit në kohën e tij.” TransBuhariu, kapitulli "Kohët e namazit".Fjala: “Falja e namazit në kohën e tij” dotë thotë se për çdo namaz ka kohë të cak-tuar dhe nëse i kalon koha, të kalon na-mazi. Allahu i Plotfuqishëm do që namazitë falet në kohën e tij të caktuar e jo jashtëkohës së tij.

2-Puna më e dashur për Allahun është re-spektimi i prindërveTransmetohet nga Abdullah ibën Mes’udi,Allahu qoftë i kënaqur me të, se ka thënë:“E kam pyetur Pejgamberin sal-lAllahu ale-jhi ve sel-lem: Cila është puna më e dashur

Page 25: Revista Delirje & Edukim Nr.13

Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 024

për Allahun? Tha: “Falja e namazit në kohëne tij.” E pyeta: E pastaj? Tha: “Respektimi iprindërve." Transmeton BuhariuFjala “Respektim i prindërve” do të thotëse Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lemna ka lajmëruar se respektimi i prindërveështë puna më e dashur për Allahun eMadhëruar, pas faljes së namazit në kohëne tij, i cili është shtylla më e madhe e Is-lamit, pas dy dëshmive.

3-Puna më e dashur për Allahun e Mad-hëruar është të shpeshtuarit e sexhdesTransmetohet nga Mi'dan ibën ebi Talhael Ja'merij se ka thënë: “E kam takuarThevbanin, shërbëtor i Pejgamberit sal-lAl-lahu alejhi ve sel-lem dhe i thashë: Tregomëpër një punë që, nëse e kryej, Allahu i Mad-hëruar do të më fusë në xhenet apo punën mëtë dashur për Allahun Fuqiplotë? Heshti. Epyeta përsëri. Heshti. E pyeta për të tretënherë. Më tha: “E kam pyetur për këtë Pe-jgamberin e më tha: Shpeshto të bërit sexhdepër Allahun, për shkak se sa herë që bën sex-hde për Allahun, Allahu do të të ngrejë metë një shkallë dhe do të të shlyejë me të njëgabim.” Transmeton MuslimiSexhdja është kusht prej kushteve të na-mazit dhe kur e bën atë namazliu, ai do tëjetë më afër Allahut të Madhëruar.

CILËT NJERËZ DO ALLAHU?

1-Allahu i do bamirësitThotë Allahu: "Me të vërtetë Allahu i dobamirësit." (Bekare, 195)Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem kathënë: "Allahu është Bamirës dhe e dobamirësinë." Sahih el-xhami es-sagir[1824]Bamirësia është thelbi i besimit, i shpirtit

dhe përsosjes së tij, është shkalla më e lartëe fesë dhe kulminacioni i saj, robërit më tëmirë për Allahun janë ata me etikë të lartë.

2-Allahu i do ata që i mbështeten Atij Allahu i Madhëruar thotë: "Allahu i do ataqë i mbështeten atij." Alu Imran, 159Mbështetje nga ana gjuhësore do të thotëtë tregosh dobësi dhe mbështetje te tëtjerët. Thuhet e kam mbështetur çështjentime te filani, d.m.th. jam drejtuar dhe jammbështetur tek ai.

3-Njerëzit më të dashur për Allahun janëata me moral të mirëPejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem kathënë: "Robërit më të dashur për Allahunjanë ata që kanë moral më të mirë." Sahihel-xhami es-sagir [179]4-Allahu i Madhëruar e do lexuesin e sures

Page 26: Revista Delirje & Edukim Nr.13

25Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0

el-Ihlas Transmetohet nga Aishja, Allahu qoftë ikënaqur me të, se i Dërguari i Allahut edërgoi njërin prej shokëve të vet si kryesueste një ekspedite vëzhgimi. Ai gjatë qën-drimit në terren u lexonte shokëve të tij nëçdo namaz suren el-Ihlas, me të cilën e për-fundonte gjithashtu namazin. Kur u kthyenë Medinë, ata ia përmendën këtë veprimtë tij Pejgamberit dhe ai tha: “Pyetenishokun tuaj përse ka vepruar kështu.” Kur epyetën, ai u përgjigj: “E dua këtë sure, me -qenëse në të përmenden cilësitë e Mëshi ruesitdhe për këtë arsye e fal namazin me të.” Atë -herë Pejgamberi alejhi selam tha: “Lajmëro-jeni se Allahu e do atë." TransmetonBu h a riu

CILËT NJERËZ NUK I DO ALL AHU?

1-Allahu nuk i do të padrejtët, zullumqarëtAllahu thotë: "Allahu nuk i do të padrejtët."Alu Imran, 57Padrejtësi do të thotë vendosje e gjëravejashtë vendit të tyre. Zullumqarët janë ataqë nuk besojnë, të cilët i shoqërojnë shokAllahut, gënjejnë dhe shpifin gënjeshtrapër Allahun.2-Allahu nuk e do çrregullimin dheshkatërruesitAllahu thotë: "Allahu nuk e do çrregul-limin." Bekare, 205Gjithashtu Allahu thotë: "Allahu nuk i dongatërrestarët." Maide, 64Çrregullimi është e kundërta e për-mirësimit.Shkatërruesit janë ata që bëjnë trazira nëtokë, bëjnë çrregullime dhe pengojnë ngarruga e Allahut.3-Allahu nuk i do tradhtarët

Allahu thotë: "Allahu nuk i do ata që trad-htojnë [fshehurazi].” Enfal, 58Gjithashtu Allahu thotë: "Allahu nuk doasnjë tradhtar e bukëpërmbysët." Haxhxh,38Tradhtia është mashtrim dhe fshehjegjërash, është e kundërta e besës. Tradhtarët janë ata që mundohen ta trad-htojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij,tradhtojnë kur u besohet diçka.4-Allahu nuk i do kryelartëtAllahu thotë: "Ai nuk i do kryelartët."Nahl, 23Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem kathënë: "Nuk do të hyjë në xhenet ai i cili kanë zemrën e tij sa grimca e atomit mendje-madhësi.”Kryelartësi është ta shohësh veten mbi tëtjerët, t’i nënçmosh ata.Mendjelartët janë ata të cilët tregohenmendjemëdhenj ndaj adhurimeve për Al-lahun e Madhëruar.5-Allahu nuk i do ata që përbuzin furniz-iminAllahu thotë: "Hani nga të mirat që ju dhu-ruam e mos u bëni përbuzës, se do t'ju godasëhidhërimi Im. E atë që e zë hidhërimi Im,ai ka mbaruar.” Ta-Ha, 81Përbuzja është të tejkaluarit e kufirit.Përbuzësit e furnizimit janë ata të cilët Al-lahu i ka furnizuar me furnizim, por e kanëpërbuzur atë dhe kundërshtuan ndaj asajqë u urdhëruan dhe Allahu është i hidh -ëruar me ta.

Përshtati: Fehmi Dalipi

Page 27: Revista Delirje & Edukim Nr.13

Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 026

Kjo i përket kapitullit "Nëse vaxhibi nuk arrihet vetëm se me diçka, atëherë ai është vaxhib",ashtu siç thonë dijetarët e shkencës së usulit, Allahu i Lartësuar i mëshiroftë.

DOMOSDOSHMËRIA E NJOHJES SË

BIDATIT

Prej gjërave për të cilat jemi të obliguar tëkemi dituri është njohja e bidateve që kanëhyrë në fe. Kjo është një gjë me rëndësi për

t’u ditur, ngase muslimanit nuk i plotësohet tëafruarit tek Allahu pa iu larguar bidatit. Kjo arrihetvetëm duke i njohur ato një nga një. Nëse personinë fjalë nuk i di rregullat dhe bazat e bidatit, ai bienë bidat duke mos e hetuar fare. Kjo i përket ka-pitullit "Nëse vaxhibi nuk arrihet vetëm se mediçka, atëherë ai është vaxhib", ashtu siç thonë di-jetarët e shkencës së usulit, Allahu i Lartësuar imëshiroftë. E njëjta gjë është edhe me njohjen eshirkut dhe llojet e tij. Kush nuk ka njohuri, bienë të, ashtu siç vërehet te shumë muslimanë, tëcilët i afrohen Allahut me atë që është shirk, si p.sh.zotimet ndaj evlijave dhe ndaj të devotshmëve sidhe të betuarit në emrin e tyre, tavafi tek varrezate tyre, ndërtimi i xhamive mbi varret e tyre dhe megjëra të tjera që dihet se janë veprime e bindjeshirku. Prandaj nuk mjafton që adhurimin tangushtojmë vetëm me njohjen e Sunnetit, por do-mosdo duhet të njihet ajo që e kundërshton atëprej bidateve, ashtu siç nuk mjafton në besimtevhidi duke mos i njohur gjërat që e kundërshto-jnë atë . Për këtë realitet na ka sinjalizuar Resulul-lahu sal-lAllahu aljehi ve sel-lem me fjalën e tij:"Kush thotë ‘La ilahe il-lallah-nuk ka të adhuruarme të drejtë përveç Allahut’ dhe mohon çdo gjë qëadhurohet përveç Tij, ndalohet pasuria dhe gjakui tij, e llogaria e tij është tek Allahu."2 Pra, Pe-

jgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem nuk u mjaf-tua me tevhid, por përfshiu edhe mohimin e çdogjëje përveç Allahut. Kjo e bën obligim njohjen ekufrit sepse në të kundërtën personi bie në të dukemos e hetuar. E njëjtë është çështja edhe me Sun-netin dhe bidatin dhe nuk ka dallueshmëri sepsefeja islame është ndërtuar mbi dy baza madhësh-tore: që të adhurojmë vetëm Allahun e askënd meTë dhe ta adhurojmë Atë vetëm ashtu siç e kalegjitimuar Ai. Kush e lë njërën prej këtyre, ai i kalënë të dyja dhe një person i tillë nuk e ka adhuruarAllahun tebarek ve te ala. Vërtetimin dhe sak-tësimin e fjalës mbi këto dy baza mund ta gjeni nëmënyrë gjithëpërfshirëse në librat e shejhul islamIbn Tejmijes dhe Ibnul Kajjimit Allahu e mëshi-roftë. Nga ajo që thamë u vërtetua se njohja ebidatit është një çështje për të cilën domosdo qëkemi nevojë, për ta shpëtuar adhurimin e besim-tarit prej bidatit, i cili e mohon adhurimin e sin-qertë ndaj Allahut subhanehu ve te ala. Pra, bidatiështë prej së keqes që e kemi obligim ta njohim jopër ta përvetësuar, por për ta larguar atë, siç thotëedhe poeti: E kam njohur të keqen jo për të bërëkeq, por për t’u mbrojtur prej saj.E kush nuk e dallon të keqen prej së mirës, ai bienë të. Kjo kuptueshmëri është përfituar prej Sun-netit. Transmetohet nga Hudhejfeh ibën Jemani,Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili ka thënë:“Njerëzit e pyetnin Pejgamberin sal-lAllahu alejhive sel-lem për të mirën, kurse unë e pyesja për të

DHE TËRHEQJA E VËREJTJES PREJ TIJ1

______________[1] Marrë nga libri “Kamusul Bidai mustahrexhun Min kutubil Imam el Al-lameh Muhamed Nasirudin Albani”, faqe 27, I pergatitur nga DijetariEbu Ubejdeh Mesh’hur bin Hasen Al Selman dhe nga dhe nga Dijetari Ebu Abdullah Ahmed bin Ismail Esh-Shekevkani.[2] Transmeton Muslimi në “Sahihun” e tij në “Kitabul Ejman”, nr. 23.

Page 28: Revista Delirje & Edukim Nr.13

27Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0

keqen nga frika se mos më godiste ajo. I thashë:“O i Dërguar i Allahut! Ne ishim në kohën e injo-rancës3 dhe të së keqes. Neve na e solli Allahu këtëtë mirë, andaj a ka pas kësaj të mire të keqe?” Tha:"Po." I thashë: “Po pas kësaj të keqe a ka të mirë?”Tha: "Po dhe në të ka mjegulli." I thashë: “E çfarëështë mjegullia e saj? Tha: "Një popull që punon nëkundërshtim me Sunnetin tim dhe udhëzon jo meudhëzimin tim, ka gjëra në përputhshmëri me sheri-atin dhe në kundërshtim me të." I thashë: “A ka paskësaj të mire të keqe?” Tha: "Po. Thirrësit për nëdyert e xhehenemit. Prandaj kush u përgjigjet atyre,e hedhin në të." I thashë: “O i Dërguari i Allahut!Na i përshkruaj cilësitë e tyre.” Tha: "Po. Ata janëpopull prej nesh dhe flasin me gjuhën tonë..." 4

Për këtë arsye, është shumë e domosdoshme t'utërhiqet vërejtja muslimanëve ndaj bidateve qëkanë hyrë në fe. Çështja nuk qëndron ashtu siçparamendojnë disa, kur deklarojnë se mjaftonvetëm njohja e tevhidit dhe e Sunnetit dhe se nukduhet t’u afrohemi sqarimeve mbi të kundërtën esaj dhe bidatet, porse duhet të heshtim për këtë.Ky është mendim shkurtpamës dhe i mangët sirezultat i njohurive dhe diturive të pakta mbi tëvërtetën e tevhidit, i cili e kundërshton shirkun,dhe mbi Sunnetin, i cili e kundërshton bidatin.Njëperson i tillë në të njëjtën kohë argumenton mbiinjorancën e kësaj pjese ngase ndodh që në bidattë bjerë edhe dijetari sepse kjo ndodh ngaqëshkaqet e bidatit janë të shumta. Nuk kemi kohëpër t’i theksuar tani, mirëpo do përmendim njëshkak dhe një shembull në lidhje me të. Prejshkaqeve të shfaqjes së bidateve në fe janë hadithete dobëta dhe të shpikura, prandaj ndodh që të fshi-het diçka prej kësaj te disa dijetarë, duke menduarse janë hadithe të vërteta, e ata punojnë me to sidhe afrohen me to tek Allahu subhanehu ve te ala,kurse kërkuesit e diturisë dhe populli i thjeshtë ipasojnë dhe ky veprim shndërrohet në sunnet tëpasueshëm! Shembulli i kësaj është dijetari inderuar Al-lametul-Muhakik5 zotëri famshemXhemaludin El Kasimij Allahu e meshirofte, i cili

ka shkruar një libër të dobishëm me titull: "IslahulMesaxhid minel Bidai vel Avaidi", nga i cili kampërfituar shumë. Megjithëkëtë, ai ka bërë një ka-pitull për disa çështje për të cilat duhet të tërhiqetvërejtja. Ka përmendur në të njëzetë çështje dheprej tyre është çështja e 16-të, "Hyrja e fëmijëve nëxhami", ku thotë6: “Përmendet në hadith: "Dhelargoni nga xhamitë fëmijët dhe të çmendurit tuaj."Kjo sepse fëmija nga natyra e tij është i dhënë paslojës dhe me lojën e tij ai i pengon ata që falen apondoshta e marrin atë për lojë dhe për këtë fëmijalargohet nga ky vend.”Them (Albani): Ky hadith është i dobët, nuk ar-gumentohet me të. E kanë bërë të dobët vetëm njëgrup imamësh, si p.sh. Abdulhak el Ishbilij, IbnulXhevzi, Mundhiri, Busajri, Hejthemi, Askalanidhe të tjerë, e megjithëkëtë i është fshehur gjendjae këtij hadithi dijetarit Xhemaludin el Kasemi, qëndërtoi mbi të një vendim fetar, pra largimin efëmijëve nga xhamia si respekt për xhaminë. Nërealitet kjo është bidat për arsye se kundërshton njëçështje që ishte e lejuar në kohën e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ashtu siç është sqaruar dhekomentuar në librat e Sunnetit. Shiko për këtë lib-rin tonë "Sifetus-Salatin-Nebij sal-lAllahu aljehi vesel-lem", faqe 73, botimi i tretë. Prandaj të tërhe-qurit e vërejtjes nga bidati është çështje obligativepër dijetarët, madje një grup prej tyre kanë shkruarshumë libra mbi këtë kapitull; disa janë për rreg-ullat e bidatit dhe bazat e tij7, disa mbi degëzimete tij, kurse të tjerët i kanë bashkuar këto dy lloje. Ikam vështruar hollësisht të gjithë këta libra dhekam lexuar qindra libra të tjerë në shkencën e ha-dithit, fikhut, gjuhës dhe në shkenca të tjera. Kamgrumbulluar shumë material mbi bidatin dhemendoj se askush nuk më ka paraprirë në këtë gjë,e ky është libri im "Kamusul Bidai", për të cilin lusAllahun që të ma lehtësojë sistemimin, shkrimindhe daljen e këtij libri për njerëzit.8

Nga dijetari dhe Muhadithi Muhamed Nasirudin Albani Allahu e meshiroftë

Përshtati: Adem Avdiu______________[3] Periudha para fillimit të shpalljes së Kur'anit (sh.p.).[4] Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi në sahihat e tyre.[5] Dijetar i madh dhe vërtetues i çështjeve të sheriatit (sh.p.).[6] Në faqen 205.[7] Thotë dijetari Mesh’huri Allahu e ruajte: “Më e mira që është shkruar për këtë është libri "El I'tisam" nga Shatibiu. Kam punuar në këtë libërme përkushtim të madh dhe është botuar prej Darut-Tevhid me verefikimin timin në katër vëllime. Lavdia i qoftë Allahut për suksesin.[8] Dijetari Mesh’huri Allahu e ruajte thotë në hyrje të librit “Kamusul Bidai”, faqe12: “Unë dhe vëllezërit prej nxënësve dhe të dashurit e shejhut(Albanit) e pritnim atë çast kur do të përfundonte shejhu këtë punë madhështore, mirëpo ndodhi caktimi i Allahut subhanehu ve te ala dhe vdiq pae përfunduar.”

Page 29: Revista Delirje & Edukim Nr.13

Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 028

Në seminarin vjetor të Organizatës Mjekësore Amerikane, të mbajtur nëÇikago në vitin 1966, ku temë aktuale ishte studimi dhe mbro-jtja nga rreziku i duhanit, pas konsultimit të mjekëve,u bë e njohur se duhani është shkaktar i kancerit tëmushkërive.

Është e njohur në mesin e njerëzve melogjikë se ajo që sjell dobi duhet kër k -uar, ndërsa ajo që sjell dëm duhet fla -

kur. Jeta kalon në këtë qark që nga kohët epara të krijimit, gjë që është e kuptueshme përtë gjithë ata që kanë logjikë.Gjykimi i njerëzve për atë që u sjell dëm apodobi ndryshon nga njëri te tjetri dhe kjo mbe -tet mangësi e secilit njeri, varësisht nga fuqiaapo dobësia e tyre. Megjithatë, të shumta kanëqenë gjërat e mira dhe të dobishme që njerëziti kanë parë si të dëmshme dhe janë larguar prejtyre dhe shumë gjëra të dëmshme janë pranuarnga njerëzit duke qenë të bindur se janë të do-bishme dhe kanë vepruar me to.Shto këtu edhe shumë gjëra të tjera, të cilatjanë të panjohura nga shumica e njerëzve, tëcilët nuk e dinë nëse janë të dobishme e tëkërkuara apo të dëmshme, që duhen flakur.Për këtë realitet dëshmon edhe hadithi i Mu -ha medit, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, që thotë:"Hallalli është i qartë dhe harami është i qartë.Ndërsa midis tyre ka gjëra të dyshimta, të cilatnuk i dinë shumica e njerëzve…”[1]

Çdo gjë e dobishme është hallall, ndërsa çdogjë e dëmshme është haram. Disa prej tyre du -ket qartë se janë të dobishme, si p.sh. mjalti,ndërsa disa të tjera duket qartë se janë të

dëmshme,si p.sh. helmi.Po ashtu, është më see ditur dobia e bamirësisë dhe dëmi i keqbër-jes, ndërsa ndërmjet tyre ka shumë gjëra, dobiaapo dëmi i të cilave dihet vetëm nga ata qëkanë përvojë. Prej këtyre është edhe duhani,që është keqkuptuar nga shumica e njerë zve.[2]

Për këtë shkak, e pashë të arsyeshme që tëmbledh dhe të paraqes thëniet e dijetarëve li -dh ur me këtë çështje, në mënyrë që të qartë-sohet ky problem, të triumfojë e vërteta dhe tëzbu lohet e ngatërruara.

1. Historia e shfaqjes së duhanitDuhani është shfaqur për herë të parë përafër-sisht në vitin 1492, kur u gjet nga disa tregtarëspanjollë, në kohën kur është zbuluar konti-nenti amerikan. Pastaj është përhapur në Evro -pë me një shpejtësi të madhe, nga fundi ishekullit XVI dhe ka vazhduar kështu deri meardhjen e mbretit të parë britanik, Xhejmsit, icili nisi luftën kundër duhanit dhe konsuma-torëve të tij si dhe shpërndau broshura kundër

DUHANI

______________[1] Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga Numan bin Beshiri.[2] “Et-Ted’hin Madeten ve Hukmen” nga Ebi Beker el Xhezairi, f. 4-5.

Page 30: Revista Delirje & Edukim Nr.13

29Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0

duhanit, në vitin 1604. Gjithashtu ai mori njëvendim të prerë dhe të frikshëm kundër duha -nit në vitin 1634, ku thuhej se çdo person icili përdor, shet apo blen duhan dënohet merrahje, prerje të hundës, burgim apo edhe mevrasje! Në shekullin XVII, Danimarka, Suedia,Greqia e shumë vende të tjera shpallën dekretepër ndalimin e konsumimit të duhanit.Për herë të parë në vendet islame duhani ushfaq në fund të qindvjeçarit të dhjetë tëhixhretit dhe u sollën nga të krishterët.[3]

2. Substancat përbërëse të duhanitDuhani përbëhet nga një numër i konside -rueshëm lëndësh helmuese dhe nuk është ash -tu siç mendojnë shumica e njerëzve, sepë r m ban vetëm nikotinë. Ai përmban edheshu më lëndë të tjera, edhe më të rrezikshmedhe më të dëmshme se nikotina.Prej këtyre substancave po përmendim:1. Gazi i oksidit të qymyrgurit, i cili është injohur për aktivitetin e tij helmues.2. Substancë e rëndë helmuese plumbi, qëngji tet, të cilën trupi i njeriut nuk ka mundësita sekretojë.3. Benzobirinë, për të cilën s'ka mospajtimemes mjekëve se është shkaktar i sëmundjes sëkancerit.4. Nikotinë, e cila është aq substancë hel-muese, saqë 50 mlg. mjaftojnë për ta vrarënjeriun nëse injektohet njëherësh në arterie[4].5. Plenium, i cili përqendrohet në mushkëritëe konsumuesit të tij dhe ia shkatërron ato.6. Katran, një substancë e verdhë dhe ngjitëse,e cila shkakton zverdhjen e dhëmbëve, kariesindhe piorrenë apo qelbëzimin e mishit të dhëm-bëve. Këtë substancë, që e sheh edhe vetë kon-sumuesi në filtrin e cigares, është substanca mëe rrezikshme e duhanit.7. Arsenik, një substancë që përdoret për vras-jen e insekteve. Përmbajtja e tij në cigare është10% dhe ai shkon drejt e në mushkëri.

8. Alkool dhe shumë substanca të ngjashme qëpërdoren për ruajtjen nga lagështia, të cilatjanë shumë të rrezikshme dhe helmuese.[5]

3. Dëmet e duhanitDijetari afgan Muhamed Abdulgafar në librine tij të titulluar “99 Dëmet e Duhanit” ka qar -tësuar se duhani është shkaktar i shumë së-mundjeve për të cilat kanë treguar mjekët,numri i të cilave arrin në 99.Dr. Salahudin Abdurabinebi, doktor i nervave,nga Egjipti, thotë: "Nëse njeriu bëhet skllav izakonit të duhanit, pa dyshim se kjo gjë ndi -kon negativisht në shëndetin e tij, veçanërishtnë zemër, pasi ajo pëson çrregullime në rrahjedhe në qarkullimin e gjakut, të cilat shkakto-jnë marrje mendsh herë pas here si rrjedhojë etkurrjes së arterieve të trurit. Me kalimin e vit -eve, duhani shkakton rritjen e tensionit tëgjakut dhe angjinën (mahisjen) e gjoksit. Gji -th ashtu edhe organet e tretjes dhe të frymë-marrjes ndikohen nga duhani dhe duhanxhiue humb shijimin e ushqimit si dhe e zë kolla equajtur "kolla e duhanit". Nëse aparati nervorndikohet nga duhani, atëherë konsumuesi i tijndien therje, mpirje të gjymtyrëve dhe dhim-bje në nerva.Në seminarin vjetor të Organizatës MjekësoreAmerikane, të mbajtur në Çikago në vitin1966, ku temë aktuale ishte studimi dhe mbr -o jtja nga rreziku i duhanit, pas konsultimit tëmjekëve, u bë e njohur se duhani është shkak-tar i kancerit të mushkërive. Për këtë, doktoriamerikan Eduard Kvilerhamund, drejtor i kër -kimeve statistikore në Qendrën Amerikane tëKancerit, tha: "Kanceri i mushkërive, të ciline shkakton konsumimi i duhanit, nuk ështërelativisht i rëndësishëm nëse do të krahasohejme dëmet e shkaktuara prej tij me rrugë tëtjera të ndryshme." Në revistën “Bota Shkencore”, nr. 9, viti i parë,thuhet: "Ka ardhur koha që të gjithë nje rëzitta njohin rrezikun e duhanit dhe se kjo lëndë

______________[3] “El Eshribetu ve Ahkamuha”, i dr. Maxhid Ebi Rrhijetu (f. 380-389). Shih “El Mevsuatu el Arabijetu el Mujesera” (1/489), e Muhamed ShefikGarbali.[4] Shih “Et Ted’hin Bejne el Muejidin vel Muaridin” (f. 14), i dr. Hani Armush.[5] “El Eshribetu ve Ahkamuha” (f. 93-394).

Page 31: Revista Delirje & Edukim Nr.13

Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 030

e ndyrë të çon drejt vdekjes dhe shkaktonshumë probleme e dhimbje në masë të gjerë.Duhet të qartësohet sa më shumë rreziku iduhanit, me shpresë që të shpëtojnë shumë tërinj që kanë rënë viktimë e tij, të cilët habitenkur dëgjojnë të flitet kaq shumë rreth duha -nit.” Në të gjithashtu thuhet: Sëmundjet vdekjeprurëse të shkaktuara ngaduhaniKjo sëmundje vdekjeprurëse është kupola eshumë sëmundjeve të tjera të shkaktuara ngavarfërimi i gjakut dhe sëmundje të tjera qëkanë lidhje me enët e gjakut. Të gjitha ato së-mundje kanë lidhje me këtë lëndë të ndyrë,por kanceri i mushkërive ka më shumë lidhjeme duhanin. Kjo sëmundje ka qenë shumë errallë, por në çerekun e fundit të këtij shekulli(shekullit XX) është vënë re një ngritje emadhe e numrit të të sëmurëve me të, në fillimtek burrat dhe më pas edhe tek gratë.Në gjashtëdhjetë vitet e para të këtij shekulli,vdekjet e rezultuara nga kanceri i mushkërivejanë shtuar shumë në krahasim me shekulline kaluar.[6]

Duhani është shkaktar edhe i shumë sëmund-jeve të tjera, përveç dëmit ekonomik që ishkakton individit dhe shoqërisë.[7]

4. Argumentet për ndalimin e duhanitDuhani nuk ka ekzistuar në kohën e Muha -medit, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, megjithatëfeja jonë madhështore ka vendosur baza tëpërgjithshme, me qëllim që mbi to të ndërto-hen degëzime të shumta. Me këto baza të për -gjithshme, dijetarët e Islamit, Allahu emë shi roftë, kanë argumentuar për ndalimindhe bërjen haram të duhanit.Bazat në të cilat janë mbështetur ata janë ajetenga Kurani ose hadithe nga Muhamedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.Po paraqesim në pika të shkurtra, disa nga këtoargumente:

1. Fjala e Allahut të Lartësuar kur tregon përcilësitë e të Dërguarit të Tij, sal-lAllahu alejhive sel-lem, dhe thotë: "…Ai i udhëzon ata përel maruf çdo vepër të mirë; i ndalon ata nga elmunker çdo gjë e keqe; i lejon atyre et tajibat -tëgjitha të mirat (prej ushqimeve, etj.) dhe uandalon si të paligjshme el habaith –të ndytat e tëpakëndshmet (prej ushqimeve, etj.)." A'raf 157Ajeti i mësipërm tregon qartë për lejimin egjërave të mira e të dobishme dhe për ndal-imin e gjërave të dëmshme e të pakëndshme.Kështu që nuk dyshon asnjë i mençur seduhani nuk është i mirë, për shkak se gjërat epakëndshme dhe të ndyta janë ato të cilavenuk u pëlqehet era apo shija dhe të gjitha këtocilësi i gjen tek duhani. Ajo që na bind edhemë shumë për këtë është pikërisht ajo lënda everdhë që ai lë mbi dhëmbë.2. Allahu i Lartësuar thotë:"…Por mos shpërdoroni kot e pa vend si shkapër-darë. Vërtet që dorëshpuarit shpërdorues janëvëllezër të shejtanit dhe shejtani është vazh di -misht mosmirënjohës e mosfalënderues ndaj Zotittë tij." Isra 26-27"Por mos shpërdoroni, sepse Ai nuk i do shpër-doruesit." En'am 141Ndërsa i Dërguari, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "...dhe i urren prej jush thashe -themet, pyetjet e shumta dhe humbjen epa su risë.”[8]

Pa dyshim se shpenzimi për duhan është hum-bje e pasurisë, teprim dhe harxhim. E gjithëkjo pa dyshim është e ndaluar me pëlqiminunanim të dijetarëve.3. Thënia e Muhamedit, sal-lAllahu alejhi vesel-lem: "Kush ha qepë apo hudhër, të largohetnga ne, të largohet nga xhamitë tona dhe të qën-drojë në shtëpinë e tij."[9]

E, çfarë mund të thuhet për erën e duhanit, qëështë edhe më e dëmshme dhe shkatërruesepër njerëzit e tjerë? Sigurisht që dëmtimi imuslimanit është i ndaluar në ligjin e Allahut

______________[6] "El Hamru Ve Sairu el Muskirat” (f.159-160), i dr. Ahmed ibën Haxher Al Butami.[7] Shih “El Eshribetu ve Ehkamuha” (f.394-400).[8] Mutefekun alejhi nga hadithi i Mugires; “Sahih el Xhami”, (f.1745), i profesorit tonë, el Albani.[9] Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga Xhabiri. Shih “Sahih el Xhami” (f. 596), “Irvaul Galil” (f. 540).

Page 32: Revista Delirje & Edukim Nr.13

31Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0

dhe fenë e Tij.4. Allahu i Lartësuar thotë:"Dhe jepni për në rrugën e Allahut e mos shkatër-roni vetveten dhe bëni mirë." Bekare 195Siç e mësuam, duhani shkakton sëmundje tëndryshme e vdekjeprurëse si kanceri, veremietj., kështu që është haram.5. Thënia e Allahut të Lartësuar: "…dhe mos embytni veten tuaj." Nisa 29Ndërsa Muhamedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "…Kush merr helm dhe e mbyt vetene tij, ai do ta shijojë helmin e tij në zjarrin e xhe-henemit, përgjithmonë."[10]

Siç dihet, duhani përmban substanca helmu -ese të shumta, kështu që konsumuesi i tij kry -en një vetëvrasje të ngadaltë me konsumimine tij.6. Muhamedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem,thotë: "Nuk lejohet dëmtimi i tjetrit dhe askthimi i dëmit me dëm."[11]

Pra, duhani në çdo rast është i dëmshëm.7. Pas gjithë kësaj, nëse njeriu bëhet mendje-madh dhe nuk pranon argumentet që për-mendëm dhe qartësuam më lart, le ta ketëfri kë Allahun për veten e tij. Dije mirë se më epakta që mund të thuhet për duhanin është seai është nga gjërat e dyshimta, të cilat i ka për-mendur i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhive sel-lem se kush gjendet në to gjendet nëharam dhe ka urdhëruar që të largohemi prejtyre duke thënë: "Hallalli është i qartë dheharami është i qartë, por në mes të këtyre janëçështjet e dyshimta për të cilat shumica e njerëzvenuk kanë njohuri. Kushdo që u shmanget çësht-jeve të dyshimta, e ruan fenë dhe nderin e tij,ndërsa kushdo që bie në çështjet e dyshimta, bienë atë që është e ndaluar. Ashtu si një burrë që ikullot delet e tij pranë kullotës së huaj dhe ngaçasti në çast ato mund të hyjnë në të. Me tëvërtetë çdo mbret ka rezervat privat. Ndërsa rez-ervati i Allahut janë ato gjëra të cilat Ai i kandaluar. Në trup ka një copë mishi, e cila nëse

është e mirë, i tërë trupi është i mirë, por nëseështë e prishur, i tërë trupi është i prishur. Vërtetkjo copë mishi është zemra."[12]

5. Opinionet e dijetarëve për ndalimin eduhanit

a) ShafiitëPrej dijetarëve shafiitë që e kanë konsideruartë ndaluar duhanin po përmendim Ibën Alan,komentuesin e “Rijadu Salihin”, “El Edhkar”dhe librave të tjerë. Ky ka dy shkrime për ndal-imin e duhanit. Në mesin e tyre janë edhe Ab-durrahim el Gazi, Ibrahim ibën Xheman dhenxënësi i tij, Ebu Bekër el Ehdeli el Kalubi elBuxhejremi e të tjerë.

b) MalikitëPrej tyre përmendim Kenun Muhashin, i cilithotë: “Shumica e dijetarëve bashkëkohorë ja -në të mendimit se duhani është haram dhekrejtësisht i ndaluar. Në mesin e tyre është EbuZejd Sejjid Abdurrahman el Fasi, i cili thotë:"Ajo në çka duhet të besojmë pa përjashtime,mirësitë e së cilës kthehen në fenë dhe dunjanëtonë, është detyrimi për qartë simin dhe la-jmërimin në të gjitha vendet islame se kon-sumimi i duhanit është haram. Kjo duke umbështetur në fjalën e shumë njerëzve të diture me përvojë, të cilët thonë se duhani shkaktonplogështi dhe anestezi apo mpirje të gjym-tyrëve."Ndër këta dijetarë janë edhe Shejh Ibrahim elLakani dhe hoxha i tij, Salim es Senhuri, si dheshumë të tjerë.

c) HanefitëPrej tyre përmendim Muhamed el Ajnin, i cilika shkrime për ndalimin e duhanit dhe ka për-mendur katër shkaqe që e bëjnë të ndaluar atë.Të tjerë dijetarë janë edhe Shejh Muhamed elHavaxheh, Isa esh Shehavi el Hanefi, Mekki

______________[10] Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga Xhabiri. Shih “Sahih el Xhami” (6335).[11] Transmetojnë Ahmedi dhe Ibën Maxhe nga Ibën Abasi. Shih “Sahih el Xhami” (7393), “Irvaul Galil” (888) dhe “Silsiletu Ehadithe es Sahiha”(250).[12] “Sahih sunen ibn Maxhe” (2/1318).

Page 33: Revista Delirje & Edukim Nr.13

Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 032

bin Feruh, Sead el Belhi el Medeni, Umer binAhmed el Misri el Hanefi, Ebu es Seud,muftiu i Stambollit.

d) HambelitëDijetarët hanbeli janë të gjithë të një mendimise duhani është i ndaluar, përveç ndonjë per-soni të ndarë nga grupi, fjala e të cilit nuk mer-ret në konsideratë. Prej tyre po përmendim:Shejh Muhamed ibën Abdulvehab, Muhamedibën Ibrahim, Abdurrahman ibënNasir es Seadi, Abdullah EbuBatin e të tjerë.Prej kurioziteteve qëmund të përmenden nëkëtë temë është se dije-tari Muhamed ib ënAbdullah el Me s utika qenë aq i rre ptëndaj duhanit dhekonsumuesit të tij,saqë të gjitha shkrimete njohura prej tij kanësi tematikë nda limin eduhanit.

6. A e dini se...?• Kuvendi i ministrave arabë të shëndetësisë,në seminarin e pestë të mbajtur në fillim tëvitit 1980 në Tunis, në vendimin e tij me nr.24, aprovoi fjalinë e mëposhtme:"Duhani është shkaktari kryesor për përhapjene kancerit, të sëmundjeve të mushkërive, së-mundjeve të zemrës dhe të arteriosklerozës.”• Qendra për Mbrojtjen nga Kanceri me selinë Jordani publikoi një broshurë me titull“Duhani është Azraili[13] -shpirtmarrësi i she -kullit tonë.”Kjo broshurë përmbante edhe një formulë tëthjeshtë:Një cigare = Angjinë + Paralizë + Tension të

lartë te gjakut + Kancer = Vdekje.Kësaj i ka shtuar edhe paragrafin në vijim:“Dora që ta ndez ty cigaren nuk është dora enjë shoku të sinqertë, por dora e një armikuqë të ndihmon në vrasjen tënde.”• Organizata Botërore e Shëndetësisë përmendse 346.000 njerëz në vit vdesin nga pasojat eduhanit në Amerikë, 55.000 në Britani dhe8.000 në Suedi.[14]

• Duhani shkakton vdekjen e më se 140.000kinezëve brenda një viti dhe se 90%

nga 660 të prekurit nga kancerinë spitalin e Shangait janë

aty për shkak të duha -nit.[15]

• Përqindja e vdekjevenga pasojat e duhanitështë shumë me emadhe sesa e tëvdekurve ngafatkeqë sitë në trafik,

luftëra, etj.

Përmbyllje

E lus Allahun e Lartësuar të na ebëjë të mundur realizimin e fjalëve dhe vepravetë mira, të na ruajë nga rrëshqitjet dhe fjalët ekëqija dhe të na bëjë nga ata që dëgjojnë dhepraktikojnë!Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbiMuhamedin, mbi familjen e tij, mbi shokët etij dhe pasuesit e tyre deri në Ditën e Gjykimit!

Autor: Ali ibën Hasen el Halebi el EtheriPërshtati: Unejs Murati

______________[13] Tërheqim vërejtjen se emri Azrail nuk është përmendur në librin e Allahut e as në Sunnetin e Muhamedit, paqja dhe bekimi i Allahut qofshinmbi të, mirëpo është i përhapur tek njerëzit. Ndërsa emri i vërtetë i engjëllit të vdekjes është Meleku i Vdekjes. Ndaj, kujdes![14] "El Eshribetu ue ehkamuha" (f. 412), "Alkooli dhe pijet dehëse" (f. 162).[15] Revista Saudite “Ed Davetu”, e datës 02/03/1984.

Page 34: Revista Delirje & Edukim Nr.13

33Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0

"Çdo fëmijë është peng i akikas së tij, e cila theret për të në ditën e shtatë të lindjes, ditë nëtë cilën atij i vihet emri dhe i rruhet koka."

AKIKAHBËRJA KURBAN PËR FËMIJËN

E PORSALINDUR

Falënderimi i takon vetëm Al-lahut të Madhëruar. Vetëm Atëfalënderojmë, Atij i kërkojmë

ndihmë dhe falje të gjynaheve tona. Ikërkojmë mbrojtje Allahut prej të keqessë veteve (shpirtrave) dhe punëve tonatë këqija. Atë të cilin e udhëzon Allahu,nuk ka kush e humb dhe atë të cilinhumb Allahu, nuk ka kush e udhëzon.Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetërme të drejtë përveç Allahut, Një e iPashoq, dhe dëshmoj se Muhamedi,paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbitë, është rob dhe i Dërguari i Tij.

Akikah

HadithiTransmetohet nga Semurah se i Dër-guari i Allahut, paqja dhe bekimi i All -ahut qofshin mbi të, ka thënë: "Çdofëmijë është peng i akikas së tij, e cilatheret për të në ditën e shtatë të lindjes,ditë në të cilën atij i vihet emri dhe irruhet koka." E kanë transmetuar tëpestë (është për qëllim me të pestë, pesë

të tjerët prej grupit duke përjashtuarBuhariun dhe Muslimin). E ka saktë-suar hadithin Et Tirmidhiu.

Transmetuesi i hadithit: Semurah ibën Xhundub

Nxjerrja e hadithit:Ahmedi 5/7-8, 12, 17-18 dhe 22 E ka nxjerrë Ebu Davud 2838Et Tirmidhiu 1522, En Nesaiu 4220Ibën Maxheh 3165, Et Tajalisi 909Et Tahaviu 1/453, Ed Darimiu 2/81, El Bejhekiu 9/299, Et Taberaniu në "El Kebir" 7/6827-6832 El Hakimi 4/237 dhe ka thënë: "Isnadiështë sahih kështu ka thënë dhe EdhDhehebiu." Irvaul Galil 1165 dhe 1169.

Përmbledhja e hadithit:Në këtë hadith, i Dërguari i Allahut,

Page 35: Revista Delirje & Edukim Nr.13

Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 034

paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbitë, na bën me dije se çdo fëmijë i por-salindur është i lidhur me akikën e tij.Por a është akikah vaxhib, sunnet apomustehab në të drejtën e fëmijës apo(akikah) është abroguar nga KurbanBajrami? A bëhet akikah vetëm përdjalin apo edhe për vajzën? Këto pyetje,inshaAllahu teala, do të shtjellohen nëkëtë material të dobishëm.

El akikah është emër i flokut i cilindodhet në kokën e fëmijës në kohënkur lind.

Akikah është sunnet[1] në fjalën epërgjithshme të dijetarëve (xhumhurit)prej sahabëve, tabi'inëve, imamëve tëvendeve islame[2] duke qenë kështu nëkundërshtim me dijetarët hanefi, tëcilët thonë se akikah nuk është as farzdhe as sunnet.[3]

Ndërsa dhahirijët[4], prej tyre Davudidhe të tjerë përveç tij, kanë shkuar drejtasaj se akikah është vaxhib. Duke thënëse i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu ale-jhi ve sel-lem, ka urdhëruar për bërjene saj.

Po ashtu edhe El Hasen el Basri kaanuar nga ajo se akikah është vaxhib

për sa i përket djalit (do vijë më poshtësqarimi i kësaj çështjeje) në ditën eshtatë të tij.

El Lejth bin Sa’di ka thënë se akikahështë vaxhib për të porsalindurin kur tëmbushë shtatë ditë dhe nuk është vax-hib pasi të kalojë dita e shtatë (nëse nukbëhet akikah në ditën e shtatë). ("El Is-tidhkar")

Imam Maliku ka thënë: "Akikah nukështë vaxhib, por është e pëlqyeshme qëtë bëhet…"[5]

Ndërsa për shafi'itë akikah është sun -nnet dhe është e pëlqyeshme që të bë -het ditën e shtatë. {Ravdatut -Talibiin}

Për hanbelitë akikah është sunnet ifortë {Esh Sherhul Kebir i Ibën Ku-dames dhe "El Ikna’"}

Ndërsa hanefitë thonë: -Akikah ështëabroguar me bërjen e Kurban Bajramit. (Do jepet më poshtë edhe dobësia ekësaj fjale.)

Ebu Ez Zinad ka thënë: "Akikah ështëprej çështjeve për të cilën muslimanëte urrenin lënien e saj." "El Istidhkar"

______________[1] Hanbelitë kanë anuar nga mendimi se akikah është sunnet i fortë. Ndërsa në njërin prej transmetimeve, ata thonë se ajo është vaxhib. Kjo ështëfjala e El Hasenit dhe Davudit. "El Insaf" 4/100, "El Mugni" 13/394 dhe "El Muhal-la" 8/151. Malikitë thonë se "(akikah) është mustehab." Shih"El Istidhkar" 15/372. [2] "El Ifsah" 152, "El Eshraf" 2/630 dhe "El Mugni" 13/393.[3] Ata kanë shkuar drejt asaj se akikah nuk është sunnet, porse është prej punëve të kohës së injorancës, e cila është bërë në fillim të Islamit e mëvonë e abrogoi therja e kurbanit (Kurban Bajramit). Përmendet nga disa hanefi dhe prej tyre është Muhamed ibën El Hasen se ajo (akikah) ështëdiçka e lirë. Kush dëshiron, e bën dhe kush nuk dëshiron, s'e bën." "Bedai'u es Sanai'i" 6/295-296.[4] "El Muhal-la" 7/523.[5] Për malikitë akikah është mustehab, jo sunnet dhe as vaxhib, porse është mustehab (e pëlqyeshme) që të bëhet. {El Mudev-veneh}

Page 36: Revista Delirje & Edukim Nr.13

35Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0

Eth Theuri ka thënë: "Akikah nukështë vaxhib, por nëse bëhet ështëshumë mirë." "El Istidhkar"Hanefitë kanë shkuar drejt asaj seakikah është vepër e lirë; kush do, e bëndhe kush do, nuk e bën. Ata argumen-tohen me fjalën e të Dërguarit të All -ahut, paqja dhe bekimi i Allahutqofshin mbi të: "Unë nuk i pëlqej ther-jet." Sikur atij nuk i pëlqente ky emër-tim. Ata i thanë: “O i Dërguari iAllahut, ne po të pyesim për atë që i lindfëmijë nga ne?” Ai, paqja dhe bekimi iAllahut qofshin mbi të, tha: "Kush prejjush dëshiron që të therë për fëmijën e tij,le ta bëjë atë…" "Mishkatu elMesabih" tema "El Akikah".

Ky hadith argumenton (sipas hanefive)se akikah nuk është vaxhib, sepse nësedo ishte vaxhib, i Dërguari i Allahutnuk do thoshte: "Kush prej jush dëshi-ron".

Shënim:Për sa i përket hadithit: "Kurban Ba-jrami abrogoi çdo therje (këtu futet dheakikah), agjërimi i Ramazanit abrogoiçdo agjërim (tjetër)…" deri në fund,Imam Albani, Allahu e mëshiroftë, kathënë: “Ky hadith është shumë idobët.” Po ashtu thotë: "Prej gjurmëvetë këqija të këtij hadithi është lënia esunnetit të saktë të njohur, e ajo është

akikah." "Dhe kanë argumentuar me këtë (ha-dith) disa prej hanefive, të cilët janë tëmendimit se ligjshmëria e akikës ështëabroguar. Tek Allahu ankohemi prejpakujdesjes së njerëzve në lidhje me ha-dithet e sakta dhe të kapurit e tyre mehadithet e dobëta." {Silsiletu ed-Daifeh}

Argumenti i atyre që thonë se akikahështë sunnet është fjala e të Dërguarittë Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem:"Kush dëshiron që të therë (të bëjëakikah) për fëmijën e tij, atëherë le tëbëjë."[6]

Ndërsa argumenti i atyre që thonë seakikah është vaxhib është fjala e të Dër-guarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi vesel-lem: "Çdo fëmijë është peng iakikas së tij, e cila theret për të në ditëne shtatë të lindjes, ditë në të cilën atij ivihet edhe emri dhe i rruhet koka." Ekanë transmetuar të pestë (është përqëllim me të pestë, pesë të tjerët prejgrupit duke përjashtuar Buhariun dheMuslimin). E ka saktësuar hadithinTirmidhiu.

Vijon….

Përgatiti dhe përshtati: Xhabir Sheme

______________[6] E transmeton Ahmedi në "Musnedin" e tij 2/182 dhe 194, Ebu Davudi në "Sunenin" e tij 2842, Nesaiu në "Sunenin" e tij 4212, Abdurrazakunë "Musannefin" e tij 7961, Tahaviu 1/461-462, El Hakimi 4/238, Ibën Abdulberr në "Et-Temhid" 4/317 dhe El Bejhekiu 9/300-312. El Hakimika thënë: "Isnadi është sahih." Dhe e ka aprovuar Dhehebiu.[7] Ahmedi 5/7-8, 12, 17-18 dhe 22, e ka nxjerrë Ebu Davud (2838), Tirmidhiu 1522, Nesaiu 4220, Ibën Maxheh 3165, Ibën Abdulberr në "Et-Temhid" 4/307, Tajalisiu 909, Tahaviu 1/453, Darimiu 2/81, Bejhekiu 9/299, Taberaniu në "El Kebir" 7/6827-6832 dhe El Hakimi 4/237 dhe tha:"Isnadi është sahih kështu ka thënë edhe Dhehebiu."

Page 37: Revista Delirje & Edukim Nr.13

Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 036

HYRJE NË SHKENCAT E

FIKHUTIV

Për shembull, Allahu e ka ndaluar pirjen e alkoolit për shkak të humbjes së mendjes ngadehja, kështu që përmes dobisë së ruajtjes së mendjes ndalohet çdo ushqim apo pirje tjetër ecila e humb mendjen, njësoj si alkooli.

BURIMET DYTËSORE TË FIKHUT

Pasi në temën e kaluar u fol për burimetkryesore apo burimet bazë të fikhut,duke i sqaruar ato shkurtimisht, tani do

të flitet për burimet dytësore të fikhut.Them dytësore ngase për këto ka mospajtimmes dijetarëve në konsiderimit e tyre si burimetë fikhut apo jo, prandaj, duke e pasur para syshkëtë mospajtim, mendova t’i quaj dytësore,ngase po të ishin parësore, atëherë nuk do tëkishte pasur mospajtim mes tyre, por do tëkishin qenë të pranuara nga të gjithë, ashtu siçjanë: Kur’ani, Sunneti, ixhmai dhe kijasi.[1]

Burimet dytësore që do të cek janë: 1) el masla-hatul murseleh, 2) sher’u men kablena, 3) is-tihsani, 4) istis-habi, 5) el urfu 6)sed-dudh-dhera’i, 7) kavlus-sahabi[2].

1) El maslahatul mursele- dobitë e lira (të

pakufizuara)Me termin “el maslahatul mursele-dobitë e lira”kemi për qëllim “dobitë për të cilat nuk ka ar-gument të caktuar për pëlqimin apo refuzimine tyre, por argumentet e përgjithshme të sheri-atit dëshmojnë për pranimin e tyre”.[3]

Dobitë që merr sheriati në konsideratëpërgjithësisht janë tre lloje:[4]

Lloji i parë: Dobitë për të cilat ka argument tëcaktuar në sheriat, i cili tregon që këto dobijanë në konsideratë të sheriatit. Për këto dobinuk ka mospajtim në mes dijetarëve në vlefsh-mërinë e tyre dhe në lejimin e të punuarit meto. Për shembull, Allahu e ka ndaluar pirjen ealkoolit për shkak të humbjes së mendjes ngadehja, kështu që përmes dobisë së ruajtjes sëmendjes ndalohet çdo ushqim apo pirje tjetëre cila e humb mendjen, njësoj si alkooli.Lloji i dytë: Dobitë të cilat nuk merren në kon-sideratë në sheriatin islam, madje sheriati islam

______________[1] Është e vërtetë se disa nga dijetarët e kanë mohuar kijasin, ashtu siç e kam sqaruar në temën e mëparshme, mirëpo për shkak të pakicës së atyreqë e kanë mohuar kijasin dhe për shkak të kotësisë së këtij mendimi, shumë prej dijetarëve e kanë konsideruar këtë mendim të pavend dhe një mo-spajtim që nuk duhet të ekzistojë fare.[2] Të gjitha këto burime në mënyrë të detajuar janë sqaruar në librat e Usuli Fikhut, ku janë shtjelluar me përpikëri llojet e tyre, rastet kur punohetme to, mënyrat e argumentimit me to, mospajtimi i dijetarëve, argumentet e secilit mendim etj. Shiko sa për ilustrim “Ravdatun-Nadhir” (126-134),“Irshadul Fuhul” (772-810), “Etherul Ihtilaf fi el Kavaid el Usulije fi ihtilafi el Fukaha” (469-498). Gjithashtu, për këto burime janë shkruar shumëlibra bashkëkohorë si dhe punime shkencore nëpër universitetet islame të botës, gjë që tregon për rëndësinë dhe vlerën e tyre në nxjerrjen e dispozitaveislame, sigurisht në bazë të kushteve paraprake që kanë vënë dijetarët, në mënyrë që të konsiderohen si argumente të sheriatit.[3] “El Mustesfa” (1/414).[4] “El Mustesfa” (1/414), “Ravdatun-Nadhir” (133-134), “Mekasidush-Sheri’ati el Islamije” (501-502).

Page 38: Revista Delirje & Edukim Nr.13

37Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0

dëshmon për mospërfilljen e tyre për shkak seato ose përbëjnë dëm më të madh se dobi osehumbin një dobi tjetër më të rëndësishme. Përshembull, barazimi mes meshkujve dhe fem-rave në trashëgimi, duke shikuar dobinë einkurajimit të femrave në Islam, apo mosprerjae dorës së vjedhësit për shkak të dobisë që për-fitohet nga përdorimi i dorës së tij etj.Pra, këto dobi nuk merren në konsideratë përshkak se kundërshtojnë qartë argumentet eprera të sheriatit dhe gjithashtu janë dobi tëpjesshme kundrejt dobive gjithëpërfshirëse.Lloji i tretë: Dobitë për të cilat nuk ka argu-ment në sheriatin islam as për pranimin dhe aspër refuzimin e tyre, por janë në pajtim merregullat e përgjithshme të sheriatit. Këto janë“dobitë e lira”, siç e përmenda në fillim.Për shembull, mbledhja e Kur’anit në mus’hafnë kohën e Uthmanit, Allahu qoftë i kënaqurme të, për shkak se përmes kësaj vepre është ru-ajtur feja. Edhe pse nuk kemi ndonjë argumentspecial i cili na mëson që ta ruajmë fenë në këtëmënyrë, megjithatë argumentet e përgjithshmetheksojnë dobinë e ruajtjes së fesë dhe bashkimii Kur’anit në një mus’haf bën pjesë në këto ar-gumente të përgjithshme.Po ashtu, për vendosjen e shenjave të komu-nikacionit, edhe pse nuk kemi argument speci-fik për këtë vepër, argumentet e përgjithshmenxisin për ruajtjen e jetës së njerëzve në çdomënyrë dhe formë të mundshme.Megjithatë, dijetarët islamë kanë vënë kushteparaprake që të lejohet të vepruarit me “dobitëe lira” dhe ato kushte janë: 1. Dobia të jetë e vërtetuar dhe jo hamendjeapo iluzion. 2. Dobia të mos bjerë në kundërshtim mendonjë argument nga Kur’ani dhe Sunneti apoixhmai-konsensusi i dijetarëve.3. Të mos kundërshtojë ndonjë dobi tjetër, ecila është e rangut të saj apo më e rëndësishmese ajo.

4. Kjo dobi të jetë në çështjet ku lejohet tëbëhet ixhtihad dhe jo në çështjet e akides,emrat dhe cilësitë e Allahut, ringjalljes apobazave të adhurimeve, ngase përmes dobive tëlira nuk kemi mundësi të caktojmë emër apocilësi të Allahut nga vetja jonë. Gjithashtu nukmund të caktojmë, shtojmë, lëmë mangëtndonjë adhurim, ngase në të gjitha këto nuklejohet ixhtihadi.[5]

2) Sher’u men kablena (ligjet e mëhershmehyjnore)Me këtë term synohen “dispozitat Allahu që kacaktuar për popujt që kanë jetuar para ardhjessë Kur’anit përmes Pejgamberëve, të cilëve Al-lahu u ka dhënë shpalljen, Tevratin, Zeburin,Inxhilin.”[6]

Pra, këto dispozita që janë shpallur për këtapopuj përmes Pejgamberëve të Allahut a vlejnësi dispozita edhe për pasuesit e Islamit apo kanëqenë vetëm për atë kohë dhe pas shpalljes sëKur’anit nuk merren në konsideratë?Para se të tregoj llojet e këtyre dispozitave,ashtu siç i kanë përmendur dijetarët, më duhettë theksoj një gjë me rëndësi. Këtu bëhet fjalëpër dispozitat që kanë të bëjnë me legjislacioninislam dhe jo me dispozitat që kanë të bëjnë mebesimin islam, ngase të gjithë Pejgamberët- prejAdemit alejhi selam e deri tek Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem- kanë pasur një besim,sepse të gjithë kanë qenë në Islam, por ligjetdhe dispozitat në çështjet e legjislacionit kanëndryshuar, siç do ta sqaroj më poshtë. Dispoz-itat e mëhershme në aspektin e pranimit apomospranimit të tyre në sheriatin islam ndahennë tre lloje:Lloji i parë: Dispozitat e mëhershme për të cilatna ka treguar Allahu në Kur’an apo Muhamedialejhi selam në hadith, por në sheriatin tonëjanë të refuzuara ose të abroguara. Këto dis-pozita nuk merren parasysh dhe refuzohentërësisht në ligjin islam.Për shembull, Allahu në Kur’an na tregon për

______________[5] Shiko “Usulu el Fikhi el-ledhi la jesa’u el Fekihe Xhehluhu” (209).[6] “El Mustesfa” (1/390), “Ravdatun-Nadhir” (126).

Page 39: Revista Delirje & Edukim Nr.13

Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 038

disa ushqime që kanë qenë të ndaluara për çi-futët: “Ne ua ndaluam hebrenjve (të hanin) tëgjitha kafshët që kanë kthetra (ose njëthun-drakët), ndërsa nga lopët e delet, atyre uandaluam dhjamin e brendshëm të tyre, me për-jashtim të dhjamit të shpinës ose të zorrëve oseatë që është i lidhur me eshtra.” En’am 146.Kurse në sheriatin islam s’ka dyshim që këtogjëra janë të lejuara, prandaj edhe ligji i tyreështë abroguar nga ligji ynë.Lloji i dytë: Dispozitat e mëhershme për të cilatAllahu na ka rrëfyer dhe në ligjin islam ne sotkemi argumente që i përkrahin ato dispozita.Këto dispozita s’ka dyshim që janë të pranuarapër shkak se edhe sheriati islam dëshmon përvlefshmërinë e tyre. Për shembull, Allahu natregon në Kur’anin Fisnik se agjërimi ishteligjëruar edhe për popujt e mëhershëm. Një ad-hurim i tillë edhe në sheriatin tonë është bërëobligim, në muajin e Ramazanit. Allahu thotë:“O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtusiç u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mundtë ruheni nga të këqijat.” Bekare 183Lloji i tretë: Dispozitat e mëhershme të cilatjanë rrëfyer në sheriatin tonë, por që nuk kemiargumente në të për abrogimin apo aprovimine tyre. Në këtë lloj dijetarët kanë bërë mospaj-tim se a konsiderohen këto dispozita të vlef-shme në sheriatin tonë apo jo. Shumica edijetarëve janë të mendimit se dispozitat e Pe-jgamberëve të mëhershëm vlejnë edhe për ne,përderisa nuk janë të abroguara apo në kun -dërshtim me ndonjë ligj të sheriatit tonë.[7]

Argument për këtë është çështja e shpërblimitpër një vepër të caktuar, për shembull të thuash“kush e vepron këtë punë, e ka këtë shp ë r blimapo atë shpërblim”. Një gjë e tillë është e lejuarnë sheriatin tonë, edhe pse argumenti për këtëgjendet në sheriatin e Jusufit alejhi selam. Nërastin e Jusufit alejhi selam me vëllezërit e tij,

kur Jusufi e ka futur gotën e mbretit nëngarkesën e vëllait të tij, në Kuran lexojmëfjalën e Jusufit: “Kush e sjell atë (gotë), ka shpër-blim një barrë deveje ushqim.” Jusuf 72. Pra, njëshpërblim i tillë është i lejuar edhe në sheriatintonë, bazuar në sheriatin e Jusufit alejhi selam.Allahu e di më së miri.[8]

Përgatiti: Xheladin LekaLiteratura e konsultuar:1. Kur’ani Fisnik, me përkthim të Hasan Nahit.2. “El Mustesfa fi ilmi el Usul”, Muhammed ibënMuhammed, Ebu Hamid el Gazali, botimi iparë nga “Muesesetu err Rrisale”, me verifikim tëMuhammed ibën Sulejman el Eshkar.3. “Revdatu en Nadhir we xhennetu el Munad-hir”, Muvef-fikud-din Abdullah ibën AhmedIbën Kudame, botimi i parë në vitin 2006, botoi“el Mektebetu el Asrije” me përkujdesje tëMuhamed ibën Rijad el Ahmed, Bejrut.4. “El Ihkam fi Usuli el Ahkam”, Ali ibënMuhammed el Amidi.5. “El Bahru el Muhit fi Usuli el Fikh”, Bedrud-din ez Zerkeshi.6. “Irshadu el Fuhul ila tahkiki el Hakki minIlmi el Usul”, Muhammed ibën Ali esh Shev kani,botimi i parë nga “Daru ibën Kethir”, me veri-fikim të Shejh Muhammed Subhi Hal-lak.7. “Etherul Ihtilaf fi el Kavaid el Usulije fi ihtilafiel Fukaha”, Dr.Mustafa Seid, botimi i dhjetë,2006, botuar nga “Muesesetu err Rri sale”, Bejrut.8. “Usulu el Fikhi el-ledhi la jesa’u el fekihexhehluhu”, autor prof. dr. Ijad ibën Nami es-Sulemi, botimi i dytë në vitin 2006, botuar nga“Darut-Tedmurije”, Rijad, Arabi Saudite.9. “Mekasidush-Sheri’ati el Islamije”, autor dr.Muhamed Seid el Jubi, botimi i dytë në vitin1430, shtëpia botuese “Dar ibën Xhevzi”, ArabiSaudite.

______________[7] “Usulu el Fikhi el-ledhi la jesa’u el fekihe xhehluhu” (189-190).Vërejtje: Këto dispozita të mëhershme merren në konsideratë atëherë kur janë përmendur në Kur’an apo hadith, kurse ato që gjenden në Inxhil nukmerren parasysh, sepse Inxhili ka ndryshuar, prandaj nuk jemi të sigurt që ato dispozita kanë qenë në kohën e isait alejhi selam apo i janë atribuuaratij, ashtu siç janë ndryshuar shumë gjëra të tjera në Inxhil. Kuptoje këtë sepse është me rëndësi të madhe.[8] Ky shembull ishte sa për ilustrim, edhe pse dijetarët islamë në bazë të kësaj rregulle kanë aprovuar shumë dispozita në sheriat. Kush dëshiron tëdijë më shumë rreth dispozitave të tjera të nxjerra nga kjo bazë, le të shohë librin “El Bahrul Muhit fi Usuli el Fikh” (4/346-353) dhe librat e tjerë tëUsuli Fikhut.

Page 40: Revista Delirje & Edukim Nr.13

39Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0

RYSHFETIDijetari i njohur Ibën Tejmije thotë: “Nëse dikush jep dhuratë për ta ndaluar padrejtësinëose për të arritur të drejtën e vet, në këtë rast marrësi i ryshfetit bën mëkat, kurse dhënësi eka të lejuar, ashtu siç kishte vepruar Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem...

Ryshfeti apo mitoja, siç njihet në popull, kon-siderohet prej mëkateve të mëdha në Islam,bazuar në atë që transmetohet nga Pejgamberi

sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Imam Ahmedi në “Mus -nedin” e tij dhe Ebu Davudi në “Sune nin” e tij trans-metojnë nga Abdullah ibën Amri se Pejgamberisal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Allahu e mal-lkoftë dhënësin dhe marrësin e ryshfetit.”[1] Në qoftë senjeriu ka mundësi t’i mbarojë punët e tij pa dhënë rysh-fet, s’ka dyshim se dhënia e ryshfetit për të është e nda -lu ar/ha ram. Mirëpo nëse njeriut i mohohet e drejta etij dhe nuk gjen rrugë tjetër për ta marrë atë, dijetarëtkanë thënë se në këtë rast i lejohet dhënia e ryshfetit,por është mëkatar marrësi i tij. Dijetarët këtë e bazojnënë hadithin që transmeton Imam Ahmedi në“Musned” (10739) nga Umer ibën Hattabi, se Pejgam-beri sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ndokushnga ju kërkon ndonjë gjë nga unë, unë i jap dhe aishkon duke e mbartur, por ajo për të nuk është gjë tjetërpërveçse zjarr!” Umeri i tha: “O i Dërguari i Allahut,përse u jep?” I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem itha: “Ata këmbëngulin në atë që kërkojnë, kurse muaAllahu ma ka ndaluar koprracinë.”[2]Pejgamberi sal-lAl-lahu alejhi ve sel-lem u dha nga pasuria edhe pse ajoishte e ndaluar për ta, por me këtë veprim u distancuanga koprracia. Dijetari i njohur Ibën Tejmije thotë:“Nëse dikush jep dhuratë për ta ndaluar padrejtësinëose për të arritur të drejtën e vet, në këtë rast marrësi iryshfetit bën mëkat, kurse dhënësi e ka të lejuar, ashtusiç kishte vepruar Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në hadithin e cekur më sipër.[3]Gjithashtu thotë:“Dijetarët thonë se lejohet dhënia e ryshfetit për tëparandaluar padrejtësinë, por jo për të penguar drejtës-inë, ndërsa marrësi e ka të ndaluar.”

Ibën Tejmije (3/278) thotë: “Dijetarët thonë se kurdikush i jep dhuratë pushtetarit për tëarritur diçka që nuk është e lejuar për të, në këtë rastedhe dhënësi edhe marrësi i ryshfetit janë mëkatarë dheky është ryshfeti për të cilën Pejgamberi sal-lAllahu ale-jhi ve sel-lem ka thënë: “Allahu e mallkoftë dhënësindhe marrësin e ryshfetit.” Pra, nëse personi jep dhuratëpër ta parandaluar padrejtësinë ose për të marrë tëdrejtën e tij, kjo është e ndaluar për atë që e pranon,ndërsa dhënësi në këtë rast është i shfajësuar.Tekijud-din Es-Subki thotë: “…për sa i takon dhënësittë ryshfetit, në qoftë se mund ta marrë të drejtën e tijvetëm se përmes ryshfetit, atëherë i lejohet. Por nëse kazgjidhje tjetër përveç dhënies së ryshfetit, atëherë nuk ilejohet.”[4] Sujutiu në librin e tij “El Eshbahu ven-Ned-hair”, tek rregulli i 27-të thotë: “Çdo gjë që ndalohet tëmerret, ndalohet edhe të jepet, p.sh. kamata, pasuria efituar përmes prostitucionit, pasuria që fiton magjistari,ryshfeti, shpërblimi që merr vajtorja për të vdekurin,pasuria që fitohet duke u rënë instrumenteve muzikoreetj. Këtu përjashtohet ryshfeti që i jepet pushtetarit meqëllim që njeriu të marrë të drejtën e tij, p.sh. për lirimine pengjeve ose për ta siguruar veten nga rreziku aposulmi. Me një fjalë, lejohet dhënia e ryshfetit dhe ështëe ndaluar për marrësin në dy raste:1- Kur dhënësi e jep atë për të marrë të drejtën e tij osepër të parandaluar padrejtësinë, kurse ryshfeti që jepnjeriu për të marrë atë që nuk i takon konsiderohet endaluar dhe prej mëkateve të mëdha.2- Të mos ketë ndonjë zgjidhje tjetër për dhënësin eryshfetit për të marrë të drejtën e tij ose për të paran-daluar padrejtësinë. Allahu e di më së miri!

Përgatiti: Besim Gjelaj______________[1] Shejh Albani e ka vlerësuar si të saktë në “Irvaul-Galil”, nr. 2621.[2] Shejh Albani e ka konsideruar të saktë në librin librin “Sahihut-Tergib”, nr. 844.[3] “El-fetawa el-kubra” 4/174.[4] “Fetava Es-Subki” 1/204.

Page 41: Revista Delirje & Edukim Nr.13

Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 040

Lexuesit pyesin Dijetarët

përgjigjen

Një vëlla pyet: Dëshiroj t’ju pyes në lid-hje me temën që është duke u diskutuarkëto ditë, e cila ka të bëjë me kalen-

darin e popullit “maja”, ku parashikohet që viti2012 do të jetë fundi i botës. Ju faleminderit përmirëkuptimin.

Përgjigjet dijetari i nderuar dr. MuhamedUmer Bazmul, Allahu e ruajtë.Dije, vëlla i dashur, se dija mbi kiametin dhekoha e ndodhjes së tij është gjë e fshehur dhenuk e di askush pos Allahut subhanehu ve te -a la, siç thotë Allahu: “Të pyesin ty (Muha -mmed) për çastin (katastrofën e përgjithshme) sekur do të ndodhë ai. Thuaj: “Atë e di vetëm Zotiim, kohën e tij nuk mund ta zbulojë kush pos Tij(e sjell kiametin pa e hetuar asnjë nga krijesat).Çështja e tij (se kur do të ndodhë) është preo -kupim i rëndë (për krijesat) në qiej e në tokë. Ai(katastrofa) nuk ju vjen ndryshe vetëm se befas.Të pyesin ty sikur ti di për të. Thuaj: “Për të divetëm Allahu, por shumica e njerëzve nuk e dinë(pse është e fshehtë).” A’raf 187Muslimani duhet të besojë me besim të thellëse kiameti do të ndodhë, se nuk ka dyshim nëtë dhe se i është afruar koha. I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: “Jam dërguarunë dhe kiameti sikur këta dy gishtërinj (d.m.th.jam dërguar unë dhe kiameti aq afër si dygishtërinjtë e dorës, gishti tregues dhe i mesëm).”

Ai ka përmendur disa shenja që do të ndodhinpara kiametit dhe shumica e shenjave të voglakanë ndodhur. Nuk lejohet për muslimanin qëtë pohojë se kiameti do të ndodhë në kohë tëcaktuar, sepse kjo është përgënjeshtrim iKur’anit dhe Sunnetit. Janë të paarsyeshme fjalët që thuhen nga disa,të cilët e caktojnë kohën e kiametit dhe preci-zojnë momentin e ndodhjes së tij.Kjo gjë është e paarsyeshme dhe çmenduri qënuk bën t’i jepet rëndësi dhe assesi t’i besohetdhe as të dëgjohen fjalë rreth kësaj teme.Për muslimanin është obligim që të merret mepunë të mira dhe të ndjekë traditën e të Dër-guarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, në mënyrëqë ta shfrytëzojë jetën e tij para vdekjes, rininëpara pleqërisë, shëndetin para sëmundjes, ko -hën e lirë para preokupimeve, fuqinë para do -bësisë dhe të ketë kujdes nga zvarritja dhe lëniae punëve për më vonë.Muslimani duhet të mbështetet tek Allahuduke marrë në konsideratë shkaqet ndihmuesepër veprat e mira. Kjo ishte ajo që e pashë tëarsyeshme të jap si përgjigje ndaj pyetjes suaj.Allahu jua mundësoftë të jeni në rrugën edrejtë dhe jua përmirësoftë hapat tuaj!

Redaksia

“Të pyesin ty (Muhammed) për çastin (katastrofën e përgjithshme) se kur do të ndodhë ai.Thuaj: “Atë e di vetëm Zoti im, kohën e tij nuk mund ta zbulojë kush pos Tij (e sjell kiametinpa e hetuar asnjë nga krijesat).